raport...deponisë sanitare në prizren dhe stacionit për transferim të mbeturinave në gjakovë...
TRANSCRIPT
Republika e Kosovës
Republika Kosova - Republic of Kosovo
Qeveria – Vlada - Government
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Ministarstvo Životne Sredine, Prostornog Planiranja i Infrastrukture
Ministry Of Environment, Spatial Planning And Infrastructure
AGJENCIONI PËR MBROJTJEN KOSOVSKA AGENCIJA KOSOVO ENVIRONMENTAL
E MJEDISIT TË KOSOVËS ZA ZAŠTITU SREDINE PROTECTION AGENCY
Raport
Vlerësimi i gjendjes mjedisore të Deponisë sanitare në Pejë,
Deponisë sanitare në Prizren dhe Stacionit për transferim të
mbeturinave në Gjakovë
Prishtinë
Qershor 2021
2
Hyrje
Drejtoria për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit / Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të
Kosovës në kuadër të Planit të punës për vitin 2021 ka bërë monitorimin dhe vlerësimin e
gjendjes së deponive sanitare dhe stacioneve të transferit të mbeturinave komunale. Gjatë
periudhës Shkurt - Qershor 2021 ka bërë monitorimin dhe vlerësimin e gjendjes së Deponisë
sanitare të mbeturinave komunale për regjionin e Pejës, Deponisë sanitare të mbeturinave
komunale për regjionin e Prizrenit dhe Stacionit për trasferimin e mbeturinave komunale në
Gjakovë.
Bazuar në vizitat e realizuara në terren është konstatuar që gjendja e deponive nuk është e mirë
dhe se ka probleme që ndërlidhen me menaxhimin e deponive.
Ndër problemet kryesore të evidentuare duhet përmendur ngjeshja dhe mbulimin jo i rregullt i
mbeturinave, shpërndarje jo e rregullt e mbeturinave në deponi, mbeturinat jashtë rrethojave të
deponisë, shkarkimi i ujërave të deponisë jashtë bazenit të grumbullimit, prania e qenëve
endacak në zonën e deponisë, si dhe prania e individëve të paautorizuar në deponi të cilët
merren me grumbullimin e llojeve të caktuara të mbeturinave me qëllim të shitjes së tyre.
Në Raporti janë dhënë edhe disa rekomandime për ndërmarrjen e masave nga institucionet
relevante për përmirësimin e gjendjes.
1. Vizita monitoruese në Deponinë sanitare në Pejë
Vizita monitoruese në Deponinë sanitare në Pejë (Sferkë) është realizuar me datë 23.02.2021,
me qëllim që të vlerësohet gjendja dhe menaxhimi i mbeturinave në këtë deponi. Edhe pse kjo
deponi menaxhohet nga Komuna e Pejës, mbeturinat deponohen edhe nga komunat tjera të
këtij regjioni si: Peja, Istogu, Klina dhe Deçani.
Pranimi i mbeturinave në këtë deponi ka filluar në vitin 2001 dhe kohëzgjatja e kësaj deponie
është paraparë të jetë 15 vjet.
1.1. Gjendja e Deponisë
Gjatë vizites monitoruese në këtë deponi me datën 23.02.2021, është vlersuar së gjendja
mjedisore dhe infrastrukturore e deponisë është shumë e rëndë. Pamja e deponisë në përgjithësi
jep imazhin e një deponie skajshmërisht të mbushur më mbeturina dhe jashtë çdo standardi të
duhur të menaxhimit. Edhe nga biseda me përgjegjësin e deponisë, z. Besnik Kelmendi u
vlerësua se deponia i ka tejkaluar të gjitha kapacitet e parapara për deponimin e mbeturinave,
madje masa e tyre mbi nivelin e duhur ka arritur edhe mbi 5 m. Problemi bëhet çdo ditë e më
i rëndë, edhe për faktin se mbeturinat akoma pranohen në këtë sipërfaqe të deponisë.
Zgjerimi i deponisë që kishte filluar në vitin 2013 fillimisht me një sipërfaqe prej 1 Ha, ka
ngecur dhe nuk është punuar më në ndërtimin e argjinaturave. Andaj, në atë pjesë ende nuk ka
filluar deponimi i mbeturinave. Kjo ndërprerje e hapjes së pjesës së re të deponisë është bërë
me arsyetimin e mungesës së fondeve, si dhe duhet të paijset me Leje nga MMPHI. Ky problem
siç duket ka marrë sinjale pozitive të zgjidhjes sepse do të jetë pjesë implementimit të projektit
të financuar nga BE dhe MMPHI.
3
Nga gjendja aktuale e deponisë u konstatua se ngjeshja e mbeturinave nuk bëhet në mënyrë të
rregullt, ngase sipas përgjegjësit të deponisë ka probleme me makinerinë e rëndë. Gjithashtu,
mbulimi i mbeturinave me dheun nuk bëhej në mënyrë uniforme në deponi, varësishtë nga
mbushja me mbeturina. Aktualisht pjesë të pambuluar vlerësohen të jenë 3-4 ha, edhe pse kjo
hapësirë është e mbushur me mbeturina.
Nga mosmbulimi i rregullt i mbeturinave dhe si pasojë e erës ekziston një shpërndaje të
mbeturinave veçanerisht të qeseve të plastikës, të cilat jo vetëm në aspektin vizuel por edhe
mjedisor shkaktojnë ndotje përreth kësaj zone.
Foto: Deponia e stërmbushur me mbeturina dhe shpërndarja e qeseve
Në këtë deponi ka shkarkim të ujërave të zeza jashtë lagunës në dy drejtime, e cila ndikon në
ndotjën e tokës dhe ujërave nëntokësore.
Foto: Rrjedhjet e ujërave të ndotura nga deponia e Pejes
Si rezultat e mbingarkesës së deponisë, në pjesën lindore të deponisë ështe hudhur një sasi e
madhe e mbeturinave. Kjo sipërfaqe me mbeturina ështe jashtë çdo kriteri ligjor për deponim.
Kjo sipërfaqe nuk ka asnjë autorizim nga MMPHI për deponimin e mbeturinave, ashtu siç është
e paraprë me rregullativen ligjore.
4
Foto: Pjesa e mbushur me mbeturina jashtë deponisë
Dukuri shqetësuese është prania e individëve të paautorizuar në deponi që merren me
grumbullimin e llojeve të caktuara të mbeturinave me qëllim shitjen e tyre, si dhe qënëve
endacakë.
1.2. Rekomandimet:
Qe te kemi një gjendje më të mirë në menaxhimin e mbeturinave në këtë deponi duhet të merren
parasysh këto rekomandime:
Të bëhet mbulimi i sipërfaqëve të mbushura me mbeturina;
Të mbahet në funksion të vazhueshëm sistemi i pompimit për të parandaluar rrjedhjet
e ujërave te zeza nga kjo deponi duke respektuar nenin 16 te UA nr. 08/2017 për
menaxhimin e deponive të mbeturinave;
Të bëhet hapja e pjesës së re të deponisë me të gjitha standardet e lejuar ligjore për
deponim të mbetuinave;
Të ndalohet rrjedhja e ujërave të zeza nga deponia në dy pjesët aktuale të deponisë;
Të ndalohet hudhja e mbeturinave jashtë sipërfaqës së deponisë;
Të ndalohet çasja e personave të paautorizuar në deponi;
Të bëhet kontrollimi i ujërave dhe menaxhimi i kullimit sipas nenit 15 te UA nr.08/2017
Operatori duhet te sigurojë zbatimin e monitorimit te deponise sipas nenit 16 te UA nr.
08/2017 për menaxhimin e deponive te mbeturinave;
Te mos pranohen në deponi llojet e mbeturinave siç janë: gomat e përdorura, mbeturinat
e lëngëta, mbeturinat medicinale, mbetjet shtazore etj, të cilat janë te ndaluara me nenin
11 të UA nr. 08/2017 për menaxhimin e deponive te mbeturinave;
5
2. Vizita monitoruese në Deponinë sanitare në Prizren
Nga personat zyrtarë të AMMK-së, vizita monitoruese në deponinë sanitare në Prizren është
realizuar me datë 23.02.2021. Qëllimi i vizitës ishte vlerësimi i gjendjes mjedisore të deponisë.
Ashtu siç është përcaktuar sipas planit të operimit, në deponinë e Prizrenit, deponohen
mbeturinat që vijnë nga Prizreni, Gjakova, Rahoveci, Malisheva, Suhareka, Mamusha.
Jetëgjatësia e kesaj deponie është paraparë të jetë 15 nga fillimi i operimit. Deponia akoma
është në funksion, me gjasë edhe për shumë vite.
2.1.Gjendja e Deponisë
Gjendja mjedisore e deponisë është konstatuar së nuk është e mirë. Në rënd të parë
insfrastruktura rrugore brënda deponisë duhet të jetë më e rregulluar dhe e shtruar me zhavor,
për faktin se rruga në brendi është e mbuluar me baltë. Pra, kërkohet të vehet një shtresë e
mirëfillt me zhavor.
Pjesa e poshtme e deponisë (ana perëndimore) është e mbushur me mbeturina, dhe e cila nuk
mbulohet me dhe sipas proporcionit të mbushjes. Në pjesën lindore të deponisë vazhdon
deponimi i mbeturinave me një proporcion të shpërndarë. Në të njëjtën kohë në këtë pjesë bëhet
shtyrja dhe ngjeshja me makinerin e rëndë të përcaktuar për ketë operim. Po ashtu, në këtë
pjesë të deponisë para disa viteve është hapur një sipërfaqe e re e cila është dedikuar për
zgjerimin e deponisë, por e cila akoma nuk është në operim.
Përgjegjësi i deponisë, z. Asllan Shehu ka deklaruar se është duke punuara në menaxhimin e
deponisë përkundër veshtirësive që kanë me mjetet dhe infrastrukturën. Ndër të tjera
përgjegjesi theksoi se ngjeshja e mbeturinave bëhet në mënyrë të rregullt, por se
mbulueshmëria e saj me dhe është duke shkuar ngadalë për shkak të mungesesë së kapaciteteve
për mbulim.
Fotot : Gjendja mbrenda deponisë
6
Fotot: Rrjedhjet e ujërave të ndotura nga deponia e Prizrenit
Në pjesën e poshtme të deponisë (lagunës) është hasur ujërrjedhje e vogël e deponisë, e cila
shkakton probleme të metutjeshme mjedisore në kontaminimin e tokës bujqësore dhe livadheve
që shtrihen në anën e poshtme. Gjithashtu, ujërjedha e deponisë shkakton ndotjen edhe të lumit
të Landovicës, e cila shkarkohet pas një distance prej 700 m të qarkullimit.
Një problem tjetër është konstatuar prezenca e mbeturinave jashtë rrethojes së deponisë të
hudhura nga persona fizik dhe juridik, duke shkaktuar kështu një ndotje të theksuar me
mbeturina në atë zonë. Ky problem mbetet afatgjatë me faktin së KMDK nuk është përgjegjesë
për menaxhimin e mbeturinave jashtë deponisë, ndërsa komuna nuk e evidenton si deponi
ilegale dhe si një përgjegjesi e saj për të hequr këtë sasi të mbeturinave.
Foto: Pjesa e mbushur me mbeturina jashtë deponisë
Krahasuar me deponitë tjera, në këtë deponi nuk kemi hasur individ të pa autorizuar që merren
me ndarjen e mbeturinave. Meqë një pjesë e madhe e deponisë është e pa mbuluar me shtresën
e dheut, gjatë kesaj faze kohore sa ishim në monitorim kishte skajshmerisht volum të madhë
të insekteve te ndryshme e në veçanti nga mizat. Mizat njihen bartëse të semundjeve infektive
dhe rrezik, në rënd të parë për stafin menaxhues të deponisë dhe me gjerë.
7
2.2.Rekomandimet:
Pas vizitës monitorues të deponisë së Prizrenit, jepen këto rekomandime;
Të bëhet mbulimi me dheun proporcionalisht me sipërfaqën e mbushur me mbeturina;
Të mbahet në funksion të vazhueshëm sistemi i pompimit për të parandaluar rrjedhjet
e ujërave te zeza nga laguna e kësaj deponie, duke respektuar nenin 16 te UA nr.
08/2017 për menaxhimin e deponive te mbeturinave;
Të mos bëhet hapja e pjesës së re te deponisë pa i respektuar rregullat ligjore dhe pa u
pajisur me Leje përkatëse nga MMPHI;
Të ndalohet rrjedhja e ujërave të zeza nga laguna e deponisë;
Të bëhen përpjekje për parandalimin e hudhjës së mbeturinave jashtë sipërfaqës së
deponisë,
Të bëhet vlerësimi i gjëndjes së mjedisit të deponisë nga ana e kompanisë, veçanerisht
nga ana e poshtme e ujërrjedhëse e lagunës,
Operatori duhet te sigurojë zbatimin e monitorimit te deponise sipas nenit 16 te UA nr.
08/2017 për menaxhimin e deponive te mbeturinave;
Te krijohen kushte dhe infrastrukturë më e mirë brënda deponisë nga KMDK, etj.
3. Vizita monitoruese në Stacion për transferim të mbeturinave komunale në
Gjakovë
Më datë 23.02.21, është bërë një vizitë për vlerësimin e gjendjes mjedisore në Stacionin për
transferim të mbeturinave komunale në Gjakovës. Gjatë vizitës u takua z. Nuri Mulliqi, në
cilësi të administratorit gjatë ditës së vizitës. Ndër të tjera nga z. Mulliqi u njoftuam rreth
gjendjes së stacionit për transferim, për formën e menaxhimit, për hyrjet mbeturinave brënda
një dite, daljet, dhe hapat që është duke ndërmarrë kompania për përmirësimin e gjendjes.
3.1. Karakteristikat e përgjithshme të Stacionit
Stacioni për transferim të mbeturinave komunale në Gjakovë menaxhohet nga Kompania
Rajonale e Mbeturinave “Çabrati” Sh.A. Stacioni është i lokalizuar në periferi të qytetit të
Gjakovës, në drejtimin e rrugës Gjakovë – Prizren. Mbeturinat nga ky Stacion transferohen në
deponinë sanitare në Landovicë - Prizren. Pjesa kryesore e stacionit ka një bazament prej
betoni. Ndërsa pjesa tjetër përreth stacionit ku ka prani të mbeturinave nuk ka ndonjë bazament
apo shtresë izoluese.
3.2. Të gjeturat gjatë monitorimit
Përgjatë rrugës në drejtim të hyrjes në stacionin e transferimit të mbeturinave, gjendet një sasi
e madhe e mbeturinave. Kjo gjendje është gjatë tërë rrugës në anën e majtë në drejtim të
Stacionit të transferit. Lartësia e mbeturinave në ketë pjesë arrin 2-3 m. Gjendja në këtë stacion
akoma është e rëndë, edhe përkundër transferimit të një sasie të konsiderueshme të mbeturinave
ekzistuese në deponinë sanitare në Landovicë. Përkundër përpjekjes që kompania është duke
8
bërë për largimin e mbeturinave deri në 130 t, sasia e shkarkuar gjatë viteve paraprake ka qenë
shumë me e madhe sesa heqja e tyre. Prandaj, kjo gjendje duhet kohe për t’u përmirësuar nëse
vazhdohet më këtë tempo te heqjes se mbeturinave.
Fotot: Gjendja e mbeturinave të grumbulluara pa kriter në Stacion.
Një projekt i iniciuar nga Komuna dhe i mbështetur edhe nga MMPHI për ndarjen dhe
klasifikimin e mbeturinave në stacion është në proces të ndërtimit. Ky projekt parasheh
ndërtimin e një objekti për ndarjen e mbeturinave para se ato të dërgohen në deponinë në
Landovicë. Ky objekt do të ndihmonte që të ndahen mbeturinat, dhe jo e tërë sasia të dërgohet
për deponim. Sipas z. Mulliqi ky objekt do të përfundoj gjatë vitit 2021 meqë edhe teknologjia
për operim kishte arritur.
Foto: Punimet për instalimin e linjës për ndarjen dhe klasifikimin e mbeturinave në Stacion
Duhet theksuar se neglizhenca e komunës për vite me radhë për të menaxhuar stacionin për
transferim të mbeturinave komunale sipas standardeve ligjore, ka ndikuar që edhe kompania
për menaxhim të mbeturinave të humbë efikasitetin e operimit dhe mirëmbajtjes së
infrastrukturës operuese të stacionit. Si pasoj e mungesës së mbështetjes së kompanisë, gjendja
në stacion prej vitit në vit është përkeqësuar, ku edhe kulmin e arriti në vitin 2020 kur edhe një
sipërfaqe bukur e madhe e mbeturinave është djegur. Akoma ky stacion paraqet një imazh të
keq për këtë komunë dhe një burim të theksuar të ndotjes së mjedisit.
9
3.3.Rekomandimet
Rekomandimet për këtë stacion janë qe të ndërmerren këto veprime:
Nga kompania menaxhuese ”Çabrati” të kërkohet që të largohen të gjitha mbeturinat
të cilat janë akumuluar me vite;
Të fillohet me ndarjen e mbeturinave pas përfundimit të objektit për riciklim;
Komuna e Gjakovës të ndërmarrë masa për mbështetjen e kompanisë për largimin e të
gjitha mbeturinave jashtë transferit, veçanërisht përgjatë rrugës në drejtim të
transferit;
Të bëhet transferimi i tërë kësaj sasie mbeturinash në deponin e Landovicës;
Izolimi i hapësirës dhe ndërtimi sa më parë i rrethojës, si masë parandaluese për futjen
e personave të paautorizuar dhe qenëve endacak;
Të bëhet pastrimi i gjithë zonës nga mbeturinat;
Të bëhet dezinfektimi i hapësirës para dhe pas heqjes së mbeturinave.
10
Raporti
Vlerësimin e gjendjes mjedisore të Deponisë sanitare në Pejë, Deponisë sanitare në
Prizren dhe Stacionit për transferim të mbeturinave në Gjakovë
e ka përgatitur Drejtoria për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit e Agjencionit për Mbrojtjen e
Mjedisit të Kosovës
Tafë Veselaj-PhD- Udhëheqës i Sektorit për Vlerësimin e Gjendjes Mjedisore
Armend Agushi- Zyrtar për Vlerësim të Gjendjes së Mbeturinave, Kimikateve dhe
Materieve të Rrezikshme
Adresa e AMMK-së:
Rruga Luan Haradinaj, Ndërtesa Rilindja kati XV/04
Tel. +381 38 200 33 228 , email: [email protected]
www.ammk-rks.net