: kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të...

50
Përmbajtja Në vend të hyrjes: Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të Maqedonisë Kriteret evropiane për anëtarësim: Rezultatet e arritura dhe sfidat Konvergjenca reale ekonomike me BE – sfida kryesore Treguesit e përzgjedhur ekonomikë: Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor Koordinimi ekonomik në BE Ekonomia e BE-së nëpërmjet numrave Indikatorët e përzgjedhur ekonomikë, socialë dhe zhvillimorë Çfarë është buxheti i BE-së dhe si financohet? Fondet e BE-së ESI-fondet Prioritetet për financim Fondet e tjera të BE-së Programet e Bashkimit Politika rajonale e BE-së Përfitimet nga integrimi evropian për Maqedoninë Qasja te tregu evropian dhe zona e lirë tregtare: integrim i zmadhuar ekonomik IPA II ‒ Instrumenti për ndihmë paraaderuese Programet e Bashkimit dhe instrumentet financiare të BE-së të hapura për Maqedoninë Përfitimet nga anëtarësimi në BE: ndarja dhe llojet e efekteve Përfitimet e pritura nga anëtarësimi i ardhshëm për Maqedoninë Pakoja financiare në mbështetjen e aderimit Përvojat dhe përfitimet nga anëtarësimi: zgjerimi nga viti 2007 dhe 2013. Efektet e anëtarësimit I : Republika e Kroacisë Efektet e anëtarësimit II: Republika e Bullgarisë Efektet e anëtarësimit III: Rumania Arritjet ekonomike të shteteve anëtare nga zgjerimi i pestë (2004)

Upload: others

Post on 13-Jan-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

Përmbajtja

Në vend të hyrjes: Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të Maqedonisë

Kriteret evropiane për anëtarësim: Rezultatet e arritura dhe sfidat

Konvergjenca reale ekonomike me BE – sfida kryesore

Treguesit e përzgjedhur ekonomikë: Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor

Koordinimi ekonomik në BE

Ekonomia e BE-së nëpërmjet numrave

Indikatorët e përzgjedhur ekonomikë, socialë dhe zhvillimorë

Çfarë është buxheti i BE-së dhe si financohet?

Fondet e BE-së

ESI-fondet

Prioritetet për financim

Fondet e tjera të BE-së

Programet e Bashkimit

Politika rajonale e BE-së

Përfitimet nga integrimi evropian për Maqedoninë

Qasja te tregu evropian dhe zona e lirë tregtare: integrim i zmadhuar ekonomik

IPA II ‒ Instrumenti për ndihmë paraaderuese

Programet e Bashkimit dhe instrumentet financiare të BE-së të hapura për Maqedoninë

Përfitimet nga anëtarësimi në BE: ndarja dhe llojet e efekteve

Përfitimet e pritura nga anëtarësimi i ardhshëm për Maqedoninë

Pakoja financiare në mbështetjen e aderimit

Përvojat dhe përfitimet nga anëtarësimi: zgjerimi nga viti 2007 dhe 2013.

Efektet e anëtarësimit I : Republika e Kroacisë

Efektet e anëtarësimit II: Republika e Bullgarisë

Efektet e anëtarësimit III: Rumania

Arritjet ekonomike të shteteve anëtare nga zgjerimi i pestë (2004)

Page 2: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

Investimet e drejtpërdrejta të huaja: shoqërues i integrimeve

Aneksi

Në vend të hyrjes: kronologji e vogël nga integrimi evropian i Maqedonisë

Perspektivat për integrim të Republikës së Maqedonisë në BE [i] për herë të parë u hapën në vitin

1995 me nënshkrimin e Marrëveshjes së përkohshme me Republikën e Greqisë dhe me vendosjen e

marrëdhënieve diplomatike me Bashkimin Evropian. Një vit më vonë (dhjetor 1996) u vendosën

edhe marrëdhëniet e para kontraktuese me BE-në me nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim

dhe Marrëveshjen për transport, të cilat rregullojnë çështje nga fusha e tregtisë, financave dhe

transportit. Në të njëjtën periudhë Maqedonia aderoi edhe në programin FARE (1996 – 1999) [ii], kur

filloi dhe dialogu i rregullt politik me BE-në. Në suazat e Procesit të stabilizimit dhe asociimit (PSA) si

kornizë e re për rregullim dhe zhvillim të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe tregtare me

shtetet e Evropës Juglindore (sot Ballkani Perëndimor) për shkak të afrimit të tyre me BE-në,

Republika e Maqedonisë ishte shteti i parë i cili filloi (2000) dhe i përfundoi me sukses negociatat për

nënshkrimin e Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim (MSA)[iii]. Me nënshkrimin e MSA-së në vitin

2001 dhe me ratifikimin e saj nga shtetet anëtare të BE-së në prill të vitit 2004 u përforcua

përfundimisht perspektiva evropiane e R. Maqedonisë [iv]. Në planin ekonomik MSA-ja vendosi

marrëdhënie të forta ekonomike me BE-në dhe mundësoi qasje te blloku më i fuqishëm ekonomik

në botë

Me realizimin e qëllimit të vet përfundimtar: integrim i tërësishëm në BE, me MSA-në Maqedonia

mori obligimin që të zbatojë reforma komplekse juridike, administrative, institucionale dhe

ekonomike. Kjo praktikisht nënkupton se Maqedonia do të “transponojë” dispozitat evropiane në

sistemin juridik nacional përkatësisht do ta transformojë legjislacionin e Maqedonisë me

“trashëgiminë juridike” evropiane (acquis communautaire) në fushat kryesore të MSA-së, siç janë në

veçanti: dispozitat lidhur me katër plus 1 të drejtat e Tregut Unik (p.sh. në fusha si standardizimi,

meteorologjia dhe akreditimi); rregullat në fushën e tregtisë dhe mbrojtjes së konkurrencës, duke

përfshirë edhe ndihmën shtetërore, furnizimet publike, pronësinë industriale dhe intelektuale, por

edhe në të gjitha fushat e tjera të bashkëpunimit me BE-në të përcaktuara me Marrëveshjen, duke

filluar nga politika ekonomike dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, nëpërmjet arsimit, shkencës

dhe kërkimit, deri te mjedisi jetësor, transporti dhe energjetika.

Përshtatja e ligjeve ekzistuese dhe ligjeve të reja me acquis communautaire (lexohet aki komuniter)

nënkupton jo vetëm ndryshim dhe përshtatje të legjislacionit por edhe zbatim i tij efikas dhe të

përpiktë. Për këtë qëllim është e domosdoshme mbështetja e fuqishme institucionale, kurse para së

gjithash reformë në sistemin gjyqësor, ndërtimit dhe zhvillimit të administratës profesionale dhe

publike dhe ndërtimit të institucioneve të fuqishme, të pavarura, profesionale dhe eksperte. Më në

fund, përpjekjet e Maqedonisë për përmbushjen e obligimeve të MSA-së dhe për zbatimin e

reformave, Marrëveshja i mbështeti me parashikim të mbështetjes gjithëpërfshirëse financiare në

formë të ndihmës së pakthyeshme (KARDS, IPA), kredi të volitshme, mbështetje buxhetore dhe

ndihmë makrofinanciare. Me Protokoll të veçantë me MSA-në për pjesëmarrje të Maqedonisë u

“hapën” dhe programet e Bashkësisë (sot të njohura si programe të Bashkimit), si dhe agjenci të

caktuara të BE-së si instrumente plotësuese për mbështetje, zhvillim dhe harmonizim të ngadalshëm

të politikave sektoriale me ato evropiane.

Page 3: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

Pas dorëzimit të kërkesës për anëtarësim në BE më 22 mars 2004 në Dublin dhe me Pyetësorin e

mbushur shpejt dhe të dorëzuar (14 shkurt 2005) te Komisioni Evropian për përgatitje të mendimit

për anëtarësim të RM-së në BE, KE më 9 nëntor 2005 e shpalli mendimin e vet me të cilin i

rekomandoi Këshillit të BE-së që RM-së t’i jepet statusi kandidat për anëtarësim në BE: Më 17

dhjetor 2005 Presidenca e Këshillit Evropian në Bruksel Maqedonisë i është dhënë statusi kandidat

për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në tetor të vitit 2009 KE-ja konstatoi se Maqedonia i

plotëson mjaftueshëm Kriteret politike të Kopenhagës, si dhe obligimet e MSA-së dhe se po bën një

përparim të theksuar në plotësimin e Kritereve ekonomike për anëtarësim, në bazë të së cilës

rekomandoi fillim të negociatave për anëtarësim të RM-së në BE.

Pas plotësimit të gjashtëfishtë (2009-2014) të rekomandimeve të përsëritura “të pastra” për fillim të

negociatave, në raportin e vet në vitin 2015 KE-ja dhe rekomandim të kushtëzuar [vi], që në raportin

e ardhshëm në vitin 2016 të konstatojë se Maqedonia është shtet i robëruar (Raporti për

përparimin, KE: 4). Pas tejkalimit të krizës shumëvjeçare dhe zgjedhjes së qeverisë së re, KE në prill

të vitit 2018 vlerësoi se shteti “ka hyrë në ndryshimet fundamentale në atmosferën e hapur dhe

inkluzive” dhe në “dritën e përparimit të arritur” rekomandohen përsëri negociata me Maqedoninë.

Në samitin e qershorit, Këshilli i punëve të përgjithshme (KPP) të BE-së e miratoi fillimin e

negociatave me kusht që të realizohen rezultatet e reformave në administratën publike, nga

reformat e shërbimeve zbuluese dhe kundërzbuluese dhe, më e rëndësishmja, të zbatohen reformat

gjyqësore dhe vendimet gjyqësore finale në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel të

lartë [vii]. Realizimi i këtyre kushteve do ta ndjekë dhe do ta konstatojë KE në Raportin e ri për

Përparim, kështu që, deri në fund të qershorit të vitit 2019 do të vijojë Konferenca ndërqeveritare

me të cilën de fakto do të fillojnë negociatat. Deri atëherë do të zbatohet procesi i skrining

(screening)[viii], i cili e përfaqëson pasqyrimin dhe vlerësimin analitik të përputhjes së legjislacionit

të Maqedonisë me atë të BE-së me 35 kapituj gjithsej [ix] të përfshira në negociatat dhe vlerësime e

kapaciteteve për zbatimin e tij. Raporti i KE nga skriningu do të jetë bazë për hapjen e kapitujve

negociues si dhe bazë për përgatitjen e pozitave negociuese me shtetet anëtare të BE-së.

Kriteret ekonomike për anëtarësim: rezultatet e arritura dhe sfidat

Ekzistimi i ekonomisë funksionale (efikase dhe konkurruese) të tregut, e cila është e aftë që

ballafaqohet me sfidat konkurruese dhe fuqitë e tregut të tregut evropian, është kriter ekonomik për

anëtarësim, i cili së bashku me kriteret politike, juridike apo administrative (të njohura me Kriteret e

Kopenhagës) janë (para)kushtet kryesore të cilat duhet të plotësohen për anëtarësim në BE[i]. Qëllimi

përfundimtar i plotësimit të kritereve ekonomike është përputhja sa më e madh, përkatësisht

konvergjencë e politikave ekonomike nacionale me ato evropiane, si bazë për integrim të

përgjithshëm në BE. Si rezultat i mësimeve të nxjerra nga përvoja e deritanishme nga zgjerimi, njëzet

vjet pas Kopenhagës, në vitin 2013 KE ka vendosur qasje të re për vlerësim të plotësimit të kritereve

për anëtarësim, të quajtura Fundamentals first[ii] ose “Së pari themeloret”. Qasja e re parashikon

fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive të themeleve kryesore të vendosura

në Kriteret e Kopenhagës: 1. reforma në administratën publike; 2. sundimi/menaxhimi ekonomik

dhe konkurrenca dhe 3. sundimi i të drejtës dhe të drejtave fondamentale. Në pjesën ekonomike,

BE-ja kërkon shtetet aspirante për anëtarësim të drejtohen kah arritjes së themeleve ekonomike, siç

janë stabiliteti makroekonomik, mjedisi afarist nxitës, tregu financiar funksional dhe tregu i fuqisë së

Page 4: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

punës, niveli i lartë dhe cilësia e arsimit, infrastruktura, inovacionet dhe integrimi ekonomik me BE-

në dhe botën. Që t’i ndihmojë shtetet kandidate që të ballafaqohen sfidat ekonomike dhe t’i

plotësojnë më lehtë kriteret ekonomike, KE-ja ka vendosur më tepër instrumente të reja, siç janë

Programi ekonomik reformator (PEF) (nacional); dialogu ekonomik intensiv për shkak të ndjekjes dhe

drejtimit të politikave ekonomike dhe lidhjen e shteteve kandidate me Semestri evropian,

mekanizmin kryesor për koordinim të politikave ekonomike të shteteve anëtare të BE-së.

Që të vlerësohet përparimi në plotësimin e kritereve ekonomike, KE-ja në raportet e veta të rregullta

vjetore e ndjek plotësimin e një sëre të tërë nënkriteresh[iii]. Kështu, ekzistimi i ekonomisë

funksionale të tregut vlerësohet nëpërmjet këtyre elementeve:

1. Ekzistimi i një konsensusi të gjerë politik mbi elementët themelore të politikës ekonomike;

2. Stabiliteti makroekonomik (duke përfshirë stabilitetin e çmimeve, financat e qëndrueshme

publike dhe balancën e jashtme);

3. Ndikimin e lirë në fuqinë e tregut (duke përfshirë çmime të liberalizuara dhe liberalizim të

tregtisë);

4. Hyrje dhe dalje e lirë nga tregu (duke përfshirë çështje siç janë themelimi dhe likuidimi i

firmave)

5. Sistemi përkatës juridik (duke përfshirë të drejtat pronësore, zbatueshmërinë e ligjeve dhe

marrëveshjeve, përkatësisht sistemin efektiv gjyqësor) dhe

6. Tregu financiar i zhvilluar mjaftueshëm.

Kriteri i dytë – aftësia e ekonomisë që të ballafaqohet me konkurrencën e fuqishme e cila sundon në

tregun e vetëm evropian, lidhet me faktin sa mirë funksionon ekonomia dhe me fuqinë relative

konkurruese të prodhimeve dhe shërbimeve vendase në raport me ato të shteteve të tjera anëtare

të BE-së. Prej këndej, arritja e kapaciteteve për ballafaqim me konkurrencën dhe fuqitë e tregut të

tregut evropian supozon ekzistim të mëparshëm të ekonomisë funksionale të tregut. Komisioni te ky

kriter vlerëson komponentët të cilët janë karakter më të theksuar strukturor:

1. Sasinë e mjaftueshme, me çmim përkatës, të kapitalit njerëzor dhe fizik (duke përfshirë edhe

arsimin, kërkimin dhe infrastrukturën);

2. Strukturën përkatëse sektoriale dhe strukturën e ndërmarrjeve (duke përfshirë edhe

ristrukturimin e ndërmarrjeve, zhvendosjet sektoriale dhe rëndësinë ekonomike të

ndërmarrjeve të vogla dhe mesatare);

3. Ndikimin e kufizuar qeveritar mbi konkurrencën (duke përfshirë edhe politikën tregtare,

politikën e mbrojtjes nga konkurrenca dhe ndihmën shtetërore, politikën e mbështetjes së

ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme) dhe

4. Integrimin e mjaftueshëm në raport me BE-në në kuptim të tregtisë dhe investimeve.

Në Raportin e vet të fundit mbi përparimin e Maqedonisë, KE-ja e vlerësim edhe përparimin në

plotësimin e kritereve ekonomike në mënyrën e mëposhtme:

Page 5: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

1. në raport të zhvillimit dhe ekzistimit të ekonomisë funksionale të tregut shteti dëshmon një

nivel të mirë të përgatitjes, kurse

2. në raport me kapacitetin për ballafaqimin me konkurrencën dhe fuqitë e tregut në BE,

Maqedonia dëshmon një përparim të matur ose modest.

Përveç përparimit të arritur, KE përfundon se ekzistojnë akoma dobësi të mëdha strukturore

ekonomike të cilat ndikojnë negativisht mbi konkurrencën dhe e pengojnë zhvillimin. Ato para së

gjithash janë:

Mangësi në mjedisin afarist, siç janë zbatimi i marrëveshjeve dhe ekonomia e madhe

joformale;

Problemet strukturore të tregut të fuqisë së punës të cilat reflektojnë me norma të larta

(afatgjate) të papunësisë dhe në aktivitetin e fuqisë së punës (sidomos midis të rinjve,

grave);

Norma të ulëta të rritjes së PBV-së dhe të investimeve;

Politika fiskale është e drejtuar kah masave afatshkurtra në vend të konsolidimit afatgjatë;

Qasje e kufizuar te financat;

Cilësi e keqe në arsim dhe dobësi në programet mësimdhënëse arsimore;

Niveli i ulët i inovacioneve dhe nivel i ulët i investimeve në hulumtime dhe zhvillim;

Konkurrenca e sektorit privat vendas është i ulët;

Transformimi strukturor i ekonomisë është shumë i ngadalshëm dhe i udhëhequr nga SDI;

Struktura prodhuese nuk është e diversifikuar sa duhet;

Pjesëmarrja e prodhimeve teknologjike-intensive dhe prodhimeve me vlerë më të lartë të

shtuar është e ulët;

Niveli i ulët i investimeve publike (por edhe private) duke përfshirë (modernizimin e)

infrastrukturës publike (transport, energji, arsim, shëndetësi dhe socialja);

Gjendja (rezervat) në SDI për person është e vogël.

Konvergjenca reale ekonomike me BE – sfida kryesore

Konvergjenca e ekonomisë maqedonase ndaj asaj evropiane, si qëllim i dëshiruar i procesit të afrimit

me BE-në, shënon afrim me nivelin e zhvillimit dhe nivelin e standardit jetësor në shtetet anëtare të

BE-së. Kjo konvergjencë realizohet si konvergjencë nominale ose afrim në çmime, inflacion dhe në

normat e kamatave dhe si konvergjencë reale apo afrim me nivelin e të hyrave në shtetet anëtare.

Gjatë kësaj, konvergjenca minimale matet sipas Kritereve ekonomike të Mastrihtit (stabilitet i

çmimeve i shprehur nëpërmjet normës së inflacionit, financave publike të shëndetshme dhe të

qëndrueshme të shprehura nëpërmjet niveleve të borxhit publik dhe deficitit të buxhetit dhe

stabilitetit të kursit të devizave dhe konvergjencave të normave afatgjate të kamatave), kurse realja

Page 6: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

matet nëpërmjet nivelit të prodhimit të brendshëm bruto, normës së zhvillimit të PBV-së, strukturës

ekonomike të PBV-së, hapjes së ekonomisë së Maqedonisë dhe integrimit të tregut me BE-në,

normës së papunësisë, normës së varfërisë, nivelit të prodhimtarisë së punës dhe nivelit të rrogave.

Shumica e studimeve dhe analizave[i] e vlerëson plotësimin e parametrave të konvergjencës

nominale si “relativisht të mirë”, më e lehtë për t’u përmbushur, edhe pse me sfida të caktuara në të

ardhmen, sidomos me rritjen e pritur dhe prej këndej zmadhimi i konvergjencës reale. Përparimi në

arritjen e konvergjencës reale në periudhën e kaluar njëzetvjeçare vlerësohet si i pamjaftueshëm,

shumë i ngadalshëm dhe, në përgjithësi, si më i vështirë për realizim në raport me konvergjencën

nominale. Prapambetja në konvergjencën reale sidomos lidhet me “realizimin e tregut të punës, që

si rezultat ka normat më të larta të punësimit dhe varfërisë, e shoqëruar me nivelin e ulët të rrogave

dhe produktivitetit.” Si rezultat i tempos së ngadalshme të konvergjencës (shumë më e ulët se

shtetet me nivel të njëjtë të të hyrave), Maqedonia “ka nivelin më të ulët të standardit jetësor

(matur sipas PBV për banor) në raport me të gjitha shtetet anëtare të BE-së.” Sipas skenarëve të

konvergjencës, të zhvilluara nga autorët, në skenarët më pozitivë, në se realizohet rritje e PBV për

banor mesatarisht 6% në vit ekonomia e Maqedonisë do të arrijë nivelin e BE 28 për 35 vjet, kurse

me normë rritjeje prej 8% në vit për 20 vjet. Kjo praktikisht nënkupton se ekonomia duhet të rritet

me normë mesatare të qëndrueshme të rritjes reale së PBV-së nga 4 deri në 6%. Nga kjo rrjedh, se

supozimi kryesor për realizim të konvergjencës është realizimi i rritjes më dinamike të ekonomisë të

Maqedonisë në një periudhë relativisht më të gjatë.

Dinamizimi dhe intensifikimi i zhvillimit ekonomik që të arrihet konvergjenca reale ekonomike me

BE-në mund të arrihet me zgjidhjen e sfidave kryesore ekonomike në procesin e integrimeve

evropiane.[ii] Propozimet konkrete për ballafaqim me këto sfida autorët i përmbledhin si vijon:

Pranim i modelit të zhvillimit ekonomik (karakteristik për ekonomitë e tregut të BE-së) lu

nxitës i zhvillimit do të jetë sektori privat;

Politikat makroekonomike të fokusuara në stabilitetin makroekonomik dhe sidomos në

konsolidimin fiskal (zvogëlim i borxhit dhe deficitit buxhetor);

Përmirësimi cilësor i segmenteve kryesore të klimës;

Politikat makroekonomike të fokusuara në stabilitetin makroekonomik dhe sidomos në

konsolidimin fiskal (zvogëlim i borxhit dhe deficitit të buxhetit);

Përmirësimi cilësor i segmenteve kryesorë në klimën investuese (afariste) nga mbartësit

nacionalë dhe lokalë të politikave: korrupsioni, involvimi i politikës në biznes, implementimi i

rregullativës, shpejtësia e mbylljes së bizneseve, efikasiteti (joefikasiteti) i sistemit gjyqësor,

mungesa e burimeve alternative të financimit të bizneseve (kapitali formal dhe joformal i

rrezikut, lizingu, faktoringu etj.) infrastruktura e keqe lokale etj.;

Zmadhimi i rolit të MSP, sipërmarrjes dhe inovacioneve në përshpejtimin e zhvillimit

nëpërmjet: 1. zmadhimit të mjeteve për kërkim dhe zhvillim të buxhetit; 2. zmadhimit të

aftësisë për rinovim, midis të tjerash edhe nëpërmjet përmirësimit të trajtimit dhe statusit të

sipërmarrësve të suksesshëm, menaxherëve dhe inovatorëve në shoqëri; 3. përforcimi i

presionit konkurrues në ekonomi; 4. Përmirësimi i qasjes te financat; 5. lehtësime tatimore

etj.

Page 7: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

Përshpejtimi i rritjes dhe aftësimit të ekonomisë që të krijojë punësime të reja dhe

produktive (punësime në sektorin e biznesit, kurse jo në administratën publike), si dhe

rishqyrtim i politikave të veçanta qeveritare në tregun e punës – subvencione në bujqësi,

subvencione në zonat industriale, politikat aktive të tregut të punës etj., që të përzgjidhen

ato me efekte të dëshmuara;

Zmadhimi i kredibilitetit dhe kapacitetit të veprimit në institucionet kryesore ekonomike.

Sidomos janë të rëndësishme sistemi gjyqësor dhe agjencitë regullatore. Reformat

komplekse janë të domosdoshme edhe në sistemin e pensionit me kompensim të qasjeve të

ndryshme.

Tregues ekonomikë të përzgjedhur: Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor

Më poshtë jepet një pasqyrë krahasuese e treguesve kryesorë për zhvillimin ekonomik të

Maqedonisë në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe mesataren e 28 shteteve

anëtare të BE-së. Statistikat tregojnë trendin e PBV-së, PBV-së për kokë banori, normën e rritjes së

PBB-së dhe vlerën e shtuar bruto sipas sektorit të ekonomisë (struktura ekonomike) për periudhën

2006-2016, krahasuar me BE 28, Maqedoninë, për vendet kandidate (Turqia, Serbia, Mali i Zi dhe

Shqipëria) dhe vendet potenciale kandidate (Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova).

Tabela 1 tregon lëvizjen e PBV-së në Maqedoni që nga viti 2006 kur ai arriti në 5.5 miliardë euro, deri

në vitin 2016, kur ajo ishte 9.7 miliardë euro sipas çmimeve në vijim. Me fjalë të tjera, në 10 vjet

ekonomia maqedonase u rrit me 76%. Krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia ka

PBV-në më të lartë vetëm nga Mali i Zi dhe Kosova. Nëse i krahasojmë të dhënat për GDP për banor,

sipas standardin të fuqisë blerëse (e cila mundëson eliminimin e ndikimit të ndryshimeve në nivelet e

çmimeve në shtete të ndryshme dhe nëpërmjet kësaj edhe krahasueshmëria e tyre), Maqedonia në

vitin 2016 ka realizuar 10,900 euro për banor, që është më shumë se në Shqipëri, Bosnjë dhe

Kosovë. Krahasuar me mesataren për BE 28, e cila arriti në 29,100 euro, Maqedonia ka realizuar

37.5% të të njëjtës, kështu që Maqedonia është më e dobët dhe nga ekonomia më e dobët në

Evropë - Bullgaria, e cila në të njëjtin vit ka realizuar 49% nga mesatarja e BE-së.

Tabela 2 i tregon normat e rritjes së PBV-së sipas çmimeve aktuale në periudhën 2006 - 2016 si

përqindje në ndryshim në raport me vitin paraprak. Është e dukshme që Maqedonia ka pasur një

rritje më dinamike në periudhën 2006-2008, pas së cilës ka vijuar periudha (2009-2012), në disa nga

vitet (2009 dhe 2012) ka edhe rritje negative të PBV-së, kurse te vitet e tjera (2010 dhe 2011) janë

me rritje të reduktuar në krahasim me rritjen nga periudha e mëparshme. Periudha nga viti 2013

deri në vitin 2016 karakterizohet me rritje të vazhdueshme, por me norma të ulëta. Në përgjithësi

konstatohet se në 10 vitet e fundit Maqedonia nuk kishte zhvillim ekonomik të mjaftueshëm

dinamik, duke pasur parasysh faktin se vendet që u bashkuan me BE në itin 2004 dhe 2007 kishin

norma mesatare më të larta të rritjes në periudhën para hyrjes në BE. Këto norma, mesatarisht, për

periudhën 2001-2006 lëvizin nga 3.6% për Hungarinë, 3.5% për Poloninë, 7.1% për Lituaninë dhe

Letoninë, për Bullgarinë dhe Rumaninë, të cilat janë më të përshtatshme për krahasim me

Maqedoninë për shkak të nivelit të ngjashëm fillestar të zhvillimit, normat janë përkatësisht 4.9 dhe

4.6%[iii].

Page 8: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

Tabela 1 Prodhimi bruto vendas (PBV) sipas çmimeve aktuale në euro, viti 2006 ‒ 2016.

Tabela 2 Normat reale të rritjes së PBV-së, 2006-2016, në euro (% e ndryshimit në raport me vitin e

mëparshëm)

Tabela 3 Prodhimi bruto vendas (PBV) për banor, 2006-2016 (euro)

Page 9: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

Tabela 3 e tregon PBV për kokë banori në vitin 2006, kur ka qenë 2.682 dhe në vitin 2016 ka qenë

4.691. Për 10 vjet PBV për kokë banori është zmadhuar me 2.010 euro. Në suazat ballkanike

Maqedonia është mjaft m mirë se Shqipëria dhe Kosova, kurse ngelet pas të gjitha shteteve të tjera.

Në raport me BE-në, Maqedonia në vitin 2016 ka PBV 6 herë më të vogël për kokë për banor.

Tabela 4 e tregon strukturën e ekonomisë maqedonase sipas pjesëmarrjes së sektorëve të ndryshëm

në krijimin e vlerës së shtuar. Krahasimi me strukturën ekonomike të BE-së dëshmon se Maqedonia

në vitin 2006 dhe 2016 ka pjesëmarrje shumë më të lartë të prodhimtarisë bujqësore (10.3

përkatësisht 10.5%, përkatësisht, për të dyja vitet), kurse për të njëjtat vite në BE ka 1,5 përkatësisht

1,3% . Në Maqedoni kjo pjesëmarrje madje është zmadhuar pak për periudhë 10-vjeçare.

Përkundrazi, pjesëmarrja e shërbimeve në krijimin e vlerës së re në Maqedoni është më e vogël se

ajo në BE: në vitin 2006 ka qenë 64,8, kurse në vitin 2016 është zvogëluar në 61%, kurse për vitet

përkatëse në BE është zmadhuar nga 71,9 në 73,9%

Tabela 4 Analiza e vlerës së shtuar sipas aktivitetit ekonomik, (NACE Rev. 2), 2006 dhe 2016 . (% në

raport me vlerën e përgjithshme të shtuar)

Page 10: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

Koordinimi ekonomik në BE

Deri në krizën e thelluar ekonomike dhe financiare të vitit 2008, politikat ekonomike të shteteve

anëtare të BE-së janë zbatuar, kryesisht në nivel lokal, me koordinim shumë të vogël në nivel të BE-

së, që lidhet sidomos me planifikimin e buxhetit dhe politikat fiskale. Pas, krizës, BE-ja ka vendosur

një sërë mekanizmash juridikë dhe institucionalë për përforcimin e sundimit ekonomik për shkak të

ndjekjes, parandalimit dhe korrigjimit të trendeve ekonomike problematike të cilat i dobësojnë

ekonomitë nacionale ose pasqyrohen negativisht te shtetet anëtare. Ndryshimi thelbësor në

sistemin e sundimit ekonomik qëndron në koordinimin e politikave nacionale ekonomike dhe fiskale

të shteteve anëtare të BE-së, sidomos në shtetet anëtare të Bashkimit Ekonomik Monetar (BEM)[i],

përkatësisht shtetet të cilat janë në Eurozonë.

Cikli vjetor i koordinimit të politikave zhvillohet nëpërmjet të ashtuquajturit Semestri evropian, i cili

fillon në nëntor me dorëzimin e Pakos së vjeshtës nga KE-ja, ku janë përcaktuar prioritetet

ekonomike dhe sociale të BE-së për vitin e ardhshëm, si edhe vlerësimet për projekt-planet

buxhetore të shteteve anëtare për vitin e ardhshëm. Në shkurt në pakon dimërore, KE-ja përgatit

Raporte për çdo shtet anëtar, të cilat i analizojnë trendet ekonomike dhe sociale në çdo shtet anëtar

në vitin e mëparshëm dhe e vlerësojnë përparimin e arritur në zgjidhjen e çështjeve që identifikohen

në rekomandimet e vitit të mëparshëm. Në mars/prill shtetet anëtare i dorëzojnë planet e veta për

reformat buxhetore, makroekonomike dhe strukturore, të cilat shqyrtohen dhe diskutohen me

shtetet e tjera anëtare si edhe në institucionet evropiane. Planet dëshmojnë cilat dhe çfarë

politikash do të zbatojë çdo shtet anëtar që ta stimulojnë krijimin e vendeve të punës dhe në

zhvillimin ekonomik sipas prioriteteve të përbashkëta të përcaktuara, si dhe plane konkrete që t’u

përgjigjet rekomandimeve specifike edhe të rregullave fiskale të BE-së. KE-ja zbaton analiza të

detajuara në programet e dorëzuara (Programet nacionale reformuese, Propozim-programet

buxhetore dhe Programet për stabilitet (për anëtaret EMU), përkatësisht programe për

konvergjencë (për shtetet joanëtare të EMU), kurse në maj/qershor jep Rekomandime të veçanta[ii]

si të përforcohen zhvillimi dhe punësimi gjatë mirëmbajtjes së financave stabile për çdo shtet anëtar

më vete [iii]. Vendimet për masat të cilat ndërmerren në raport me rekomandimet i marrin vetë

shtetet anëtare në formë të programeve të reja reformuese dhe projekt-planet buxhetore për vitin

Page 11: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

e ardhshëm, të cilat dorëzohen në tetor, me të cilat përfundon edhe cikli vjetor i koordinimit në

suazat e Semestrit evropian[iv].

Qëllimet e Semestrit evropian janë:

sigurimi i financave publike të qëndrueshme dhe stabile (tejkalimi i borxhit qeveritar tej

mase) (nëpërmjet Paktit për stabilitet dhe zhvillim[v]),

parandalimi i çekuilibrimit makroekonomik në BE (nëpërmjet procedurës për Çekuilibrim

makroekonomik[vi]),

në mbështetje të:

reformave të strukturuara për krijim të më tepër vende pune dhe për zhvillimin,

përforcimi/zmadhimi i investimeve.

Mandej, Semestri evropian ka rol në ndjekjen dhe mbështetjen e përpjekjeve të shteteve anëtare

për realizimin e qëllimeve të vendosura në strategjinë Evropian 2020 për zhvillim të mençur, inkluziv

dhe të qëndrueshëm. Evropa 2020 është strategji ekonomike afatgjate të BE-së për tejkalimin e

mangësive strukturore të ekonomisë evropiane, për përmirësimin e konkurrencës dhe

produktivitetit të saj dhe për mbështetje të ekonomisë sociale të tregut si modeli kryesor ekonomik i

zhvillimit të BE-së[vii]. Më poshtë është treguar struktura e Strategjisë sipas tri shtyllave, qëllimeve

[viii] dhe instrumenteve për mbështetje.

Tabela 5 Struktura e strategjisë Evropa 2020

Evropa 2020

Tri shtylla

Zhvillim i mençur Zhvillim i qëndrueshëm Zhvillim inkluziv

Ekonomia e bazuar

në njohuri dhe

inovacione

Ekonomi më “e gjelbër”,

më konkurruese dhe më

efikase.

Ekonomi me punësim të

lartë dhe kohezion social

dhe territorial

Shtatë iniciativa kryesore

1.Inovacione

“Innovation Union”

4.Klima, energjia dhe

mobiliteti

“Resource efficient

Europe”

6.Punësimi dhe

shkathtësitë

“An agenda for new skills

and jobs”

2.Arsimi

“Youth on the

5. Konkurenca

“An industrial policy for

7.Lufta kundër varfërisë

“European platform

Page 12: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

move” the globalisation era” against poverty”

3.Shoqëria digjitale

“A digital agenda

for Europe”

Pesë qëllime kryesore

Investime në R&D ‒

3% nga PBV

20 % Emisione më të

vogla nga gazrat e serrës

10 % më pak nxënës

largohen nga arsimi (prej

15%)

‒ Minimum 40 % e të

rinjve në moshë 30 ‒ 34

v. të përfundojnë arsimin

e lartë.

Punësimi 75 % (69

%) për persona nga

20 deri në 64 .

20 % pjesëmarrje në

burimet e rinovueshme

të energjisë në burimet

e përgjithshme

Për 25 % më pak varfëri

(20 mil. njerëz)

20 % efikasitet më i

madh energjetik

Ekonomia e BE-së nëpër numra

Duke vepruar si treg prej rreth 510 milionë banorësh dhe 28 shtete anëtare, BE-ja është një nga

partnerët më të fuqishëm tregtarë në botë. E treguar nëpërmjet vlerës së përgjithshme të të gjitha

të mirave dhe shërbimeve të prodhuara (PBV), BE 28 është para SHBA-së, menjëherë pas Kinës. PBV-

ja e BE 28 në vitin 2017ka qenë 15,3 bilionë euro ose, për kokë për banor, 30 000 euro. Kështu BE-ja

merr pjesë me 21,8% në formimin e PBV-së botërore, kurse SHBA-ja me 24,6% janë në vendin e

parë, kurse Kina me 14,8% është në vendin e tretë. Nëpërmjet 64% nga shkëmbimi tregtar i shteteve

anëtare të BE-së realizohet me anëtare të tjera në bllokun ekonomik. Duke përfaqësuar vetëm 6,9%

e popullatës botërore, BE-ja ka shkëmbim tregtar me pjesën tjetër të botës në shumë prej 15,6% nga

importi dhe eksporti i përgjithshëm global.

Së bashku me SHBA-në dhe Kinën, BE-ja është një nga tre aktorët globalë më të mëdhenj në tregtinë

ndërkombëtare. 28 shtetet anëtare të BE-së në vitin 2016 kanë pjesëmarrjen e dytë më të madhe në

importin dhe eksportin global të të mirave. Eksporti përbën 15,6% të eksportit të përgjithshëm

botëror. Në vitin 2014 BE është kaluar për herë të parë nga Kina (e cila ka pasur pjesëmarrje prej

16,1 % në 2014 dhe prej 17 % nga eksporti botëror në 2016 ). Pjesëmarrja e SHBA-së në eksportin

botëror është 11,8%. SHBA-ja ka pjesëmarrjen më të madhe në importin botëror, 17,6%, BE-ja

14,8%, kurse kina 12,4%[i]. Bashkimi Evropian, gjithashtu, është donatori më i madh i ndihmës

Page 13: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

humanitare dhe zhvillimore në botë. Ai merr pjesë me rreth 60% në ndihmën e përgjithshme në

botë.

Grafiku q më poshtë e tregon lëvizjen e PBV në BE në periudhën 2006-2016, krahasuar me

konkurrentët më të rëndësishëm të BE-së: Kina, SHBA-ja dhe Japonia. Pas tejkalimit të Krizës globale

dhe Krizës evropiane të huas të vitit 2008, nga viti 2012 ekziston një trend i theksuar i zhvillimit në

ekonominë evropiane.

Grafiku 1 Zhvillimi i prodhimit bruto vendor real, 2006 ‒ 2016. (%-ndryshimi në raport me vitin e

mëparshëm)

Page 14: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

Indikatorë të përzgjedhur ekonomikë, socialë dhe zhvillimorë

Në vijim janë dhënë indikatorët e përzgjedhur për BE-në dhe për shtetet anëtare, të cilat ndiqen

rregullisht në suazat e sistemit për ndjekje të qëllimeve të vendosura me Evropa 2020, me Kriteret

ekonomike të Mastrihtit për Eurozonën, si edhe disa nga qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të

OKB-së. Mandej, në kolonën e fundit janë dhënë të dhënat për Maqedoninë të cilat janë për

indikatorë të veçantë. Tabela 6 tregon PBV, normën e zhvillimit të PBV-së, normën e inflacionit, si

dhe huan dhe deficitin qeveritar. Tabela 7 i paraqet normat e punësisë dhe papunësisë për kategori

të ndryshme, si edhe rrezikun nga varfëria. Tabela 8 i paraqet përqindjet e personave të cilët e kanë

lëshuar shumë herët arsimin, personat që kanë përfunduar arsimin terciar (të lartë), si edhe

investimet publike në arsim dhe në hulumtim dhe zhvillim, kurse Tabela 9 paraqet pjesëmarrjen e

bujqësisë organike, emisionet e gazrave të serës, varësinë energjetike, si dhe pjesëmarrjen e

burimeve të rinovueshme të energjisë në konsumin e përgjithshëm të energjisë.

Tabela 6 Ekonomia dhe financat , BE 28 dhe Maqedonia, 2017.

Country

Gross domestic

product at

market prices

(GDP)

GDP

growth

rate

Inflation

rate2

General

government

deficit/surplus3

General

government

gross debt

bn

EUR

per

inhabitant

(PPS)1

%

% of GDP

2017

EU-28 15,336 29,900 2.4 1.7 -1.0 81.6

Austria 369 38,200 3.0 2.2 -0.7 78.4

Belgium 437 34,900 1.7 2.2 -1.0 103.1

Bulgaria 50 14,700 3.6 1.2 0.9 25.4

Croatia 49 18,400 2.9 1.3 0.8 78.0

Cyprus 19 25,100 3.9 0.7 1.8 97.5

Czech

Republic 192 26,400 4.3 2.4 1.6 34.6

Denmark 289 37,500 2.3 1.1 1.0 36.4

Estonia 23 23,100 4.9 3.7 -0.3 9.0

Finland 224 32,700 2.8 0.8 -0.6 61.4

Page 15: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

France 2,292 31,200 2.2 1.2 -2.6 97.0

Germany 3,277 37,000 2.2 1.7 1.3 64.1

Greece 178 20,100 1.4 1.1 0.8 178.6

Hungary 123 20,400 4.0 2.4 -2.0 73.6

Ireland 294 54,800 7.2 0.3 -0.3 68.0

Italy 1,717 28,700 1.5 1.3 -2.3 131.8

Latvia 27 20,100 4.5 2.9 -0.5 40.1

Lithuania 42 23,400 3.8 3.7 0.5 39.7

Luxembourg 55 75,800 2.3 2.1 1.5 23.0

Malta 11 28,700 6.4 1.3 3.9 50.8

Netherlands 737 38,400 2.9 1.3 1.1 56.7

Poland 466 20,900 4.6 1.6 -1.7 50.6

Portugal 193 23,000 2.7 1.6 -3.0 125.7

Romania 188 18,700 6.9 1.1 -2.9 35.0

Slovakia 85 23,000 3.4 1.4 -1.0 50.9

Slovenia 43 25,400 5.0 1.6 0.0 73.6

Spain 1,164 27,700 3.1 2.0 -3.1 98.3

Sweden 478 36,500 2.3 1.9 1.3 40.6

United

Kingdom 2,328 31,500 1.7 2.7 -1.9 87.7

Macedonia 10e : : 2,2d : :

Burimi: Destatis, Statistisches Bundesamt për BE 28 dhe Eurostat për Maqedoninë

Tabela 7 Indikatorët socialë dhe tregu i punës, BE 28 dhe Maqedonia

Country

Employment

rate

Unemployment

rate Children

under 18

At-risk-

of-

Page 16: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

age 20

to 64

age 55

to 64

age 20

to 64

age 15

to 24

living in

jobless

households1

poverty

rate2

%

2017 2016

EU-28 72.2 57.1 7.5 16.8 9.8 17.3

Austria 75.4 51.3 5.3 9.8 6.7 14.1

Belgium 68.5 48.3 7.0 19.3 12.1 15.5

Bulgaria 71.3 58.2 6.1 12.9 12.1 22.9

Croatia 63.6 40.3 10.8 27.4 8.4 19.5

Cyprus 70.8 55.3 11.1 24.7 9.5 16.1

Czech

Republic 78.5 62.1 2.8 7.9 6.0 9.7

Denmark 76.9 68.9 5.3 11.0 8.9 11.9

Estonia 78.7 68.1 5.7 12.1 6.3 21.7

Finland 74.2 62.5 8.1 20.1 5.1 11.6

France 70.6 51.3 9.1 22.3 12.0 13.6

Germany 79.2 70.1 3.7 6.8 9.4 16.5

Greece 57.8 38.3 21.4 43.6 9.2 21.2

Hungary 73.3 51.7 4.0 10.7 7.5 14.5

Ireland 73.0 58.4 6.4 14.4 11.8 16.6

Italy 62.3 52.2 11.1 34.7 9.6 20.6

Latvia 74.8 62.3 8.8 17.0 8.2 21.8

Lithuania 76.0 66.1 7.2 13.3 9.8 21.9

Luxembourg 71.5 39.8 5.3 15.4 7.6 16.5

Malta 71.2 45.1 4.2 11.3 6.9 16.5

Page 17: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

Netherlands 78.0 65.7 4.4 8.9 6.3 12.7

Poland 70.9 48.3 4.8 14.8 8.3 17.3

Portugal 73.4 56.2 8.9 23.9 5.9 19.0

Romania 68.8 44.5 4.8 18.3 9.4 25.3

Slovakia 71.1 53.0 7.9 18.9 8.0 12.7

Slovenia 73.4 42.7 6.6 11.2 3.0 13.9

Spain 65.5 50.5 16.9 38.6 9.8 22.3

Sweden 81.8 76.4 6.0 17.9 5.8 16.2

United

Kingdom 78.2 64.1 3.8 12.1 11.6 15.9

Macedonia 54,8 41,4 22 46,7 15,6 21,9

Burimi: Destatis, Statistisches Bundesamt për BE 28 dhe Eurostat për Maqedoninë

Tabela 8 Indikatorë arsimi dhe investimet publike, BE 28 dhe Maqedonia

Country

Pupils per

teacher –

secondary

level

Early

leavers

from

education

(aged 18-

24)1

Tertiary

educational

attainment,

age group

30-342 Public expenditure

female Male Education

Research

and

development

(R&D)

Number % % of GDP

2016 2017 2014 2016

EU-28 12.0 10.6 44.9 34.9 5.1 2.0

Austria 10.1 7.4 44.0 37.7 5.4 3.1

Belgium 9.8 8.9 50.9 40.8 6.5 2.5

Page 18: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

Bulgaria 12.1 12.7 40.5 25.5 4.2 0.8

Croatia 9.2 3.1 35.4 22.1 . 0.9

Cyprus 9.1 8.6 63.5 47.2 6.4 0.5

Czech

Republic 11.0 6.7 41.0 27.7 3.8 1.7

Denmark . 8.8 56.7 41.1 . 2.9

Estonia 15.3 10.8 55.6 41.6 . 1.3

Finland 17.2 8.2 52.0 37.3 6.8 2.8

France 11.3 8.9 49.6 38.7 5.5 2.3

Germany 12.9 10.1 34.2 33.8 4.6 2.9

Greece 9.1 6.0 50.5 37.0 . 1.0

Hungary 11.1 12.5 37.5 27.0 . 1.2

Ireland . 5.1 58.9 47.5 4.9 1.2

Italy 10.4 14.0 34.1 19.8 4.1 1.3

Latvia 9.8 8.6 56.0 32.1 5.3 0.4

Lithuania 7.7 5.4 68.1 47.6 4.4 0.9

Luxembourg 9.0 7.3 55.5 49.8 4.0 1.2

Malta 8.3 18.6 32.2 28.0 6.0 0.6

Netherlands 17.9 7.1 51.8 44.0 5.5 2.0

Poland 10.2 5.0 55.5 36.3 4.9 1.0

Portugal 9.6 12.6 40.4 26.2 5.0 1.3

Romania 13.8 18.1 28.9 23.9 2.8 0.5

Slovakia 13.7 9.3 42.4 26.7 4.1 0.8

Slovenia 14.2 4.3 58.8 34.7 5.0 2.0

Spain 10.7 18.3 47.5 34.8 4.2 1.2

Page 19: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

Sweden 13.7 7.7 58.4 44.6 7.1 3.3

United

Kingdom 16.5 10.6 50.8 45.8 5.9 1.7

Macedonia 11.8 d 8.5 36.8 24.6 : 0.43

Burimi: Destatis, Statistisches Bundesamt për BE 28 dhe Eurostat për Maqedoninë

Tabela 9 Indikatorë për mjedisin jetësor dhe energjinë, BE 28 dhe Maqedonia 2016

Country

Area

under

organic

farming Greenhouse gas emissions

Energy

dependency

rate1

Share of

renewable

energy in

gross final

energy

consumption

Passenger

transport

– share of

rail

transport2

as % of

total

agriculture

аrea

tonnes of

CO2equivalent

per capita

index

(1990=100) %

2016

EU-28 6.7 8.7 78 54 17.0 7.7

Austria 21.3 9.4 103 62 33.5 12.1

Belgium 5.8 10.8 82 76 8.7 7.7

Bulgaria 3.2 8.4 57 37 18.8 2.2

Croatia 6.1 5.9 76 48 28.3 2.7

Cyprus 4.9 11.3 153 96 9.3 –

Czech

Republic 14.0 12.4 66 33 14.9 8.9

Denmark 7.7 9.3 74 14 32.2 8.6

Estonia 18.0 15.0 49 7 28.8 2.0

Finland 10.5 11.1 84 45 38.7 5.6

Page 20: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

France 5.3 7.1 86 47 16.0 9.7

Germany 6.8 11.4 74 64 14.8 8.6

Greece 6.5 8.8 90 74 15.2 1.0

Hungary 3.5 6.3 66 56 14.2 9.3

Ireland 1.7 13.5 113 69 9.5 2.9

Italy 14.0 7.2 84 78 17.4 6.1

Latvia 13.4 6.0 44 47 37.2 3.4

Lithuania 7.5 7.1 42 77 25.6 1.0

Luxembourg 3.3 19.8 88 96 5.4 4.6

Malta 0.2 5.0 99 101 6.0 –

Netherlands 2.9 12.2 92 46 6.0 11.0

Poland 3.7 10.5 85 30 11.3 7.3

Portugal 6.8 6.9 116 74 28.5 4.2

Romania 1.7 5.8 46 22 25.0 4.2

Slovakia 9.8 7.6 56 59 12.0 9.4

Slovenia 9.1 8.6 95 48 21.3 2.0

Spain 8.5 7.3 116 72 17.3 6.6

Sweden 18.3 5.6 76 32 53.8 9.3

United

Kingdom 2.8 7.9 64 35 9.3 8.8

Македонија 0.26 : : 58.7 18.2

1

Burimi: Destatis, Statistisches Bundesamt për BE 28 dhe Eurostat për Maqedoninë

Çfarë është buxheti i BE-së dhe si financohet?

Korniza shumëvjeçare financiare (Multiannual Financial Framework MFF)[i] planifikohet për një

periudhë prej 7 vjetësh dhe përfaqëson buxhetin [ii] e Bashkimit Evropian. Në një kornizë të tillë të

përcaktuar prej shtatë vjetësh planifikohet dhe negociohet Buxheti për çdo shtet të veçantë MMF-ja

Page 21: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

është instrumenti kryesor për realizimin e politikave evropiane. Prandaj ajo i reflekton qëllimet dhe

prioritetet e BE-së[iii]. Për kornizën financiare 2014-2020 ato janë prioritetet e strategjisë për rritje

dhe vende pune në Evropën 2020. Buxheti i kornizës kohore aktuale shtatëvjeçare është përcaktuar

maksimum 1.023.954 milionë euro. Kjo është 1% e PBV i të gjithë Bashkimit Evropian dhe rreth 2% e

të dalave të përgjithshme publike të vendeve anëtare. Thënë më ndryshe, përveç fitimeve të cilat

BE-ja ua mundëson qytetarëve të vet dhe të cilat mund të përcaktohen me vështirësi sa të mëdha

janë, qytetarët kontribuojnë me rreth 2.016 euro në buxhetin e Be-së për 7 vjet, që është rreth 288

euro në vit ose 78 centë në ditë, që është përafërsisht sa çmimi i një “filxhan çaji”[iv] në ditë. Buxheti i

BE-së nuk mund të jetë më i lartë se 1% e PBV-së së shteteve anëtare, kurse pagesat reale janë

gjithnjë më të ulëta nga kufiri i sipërm. Koncepti i tillë i planifikimit dhe realizimit të buxhetit të BE-së

mundëson që ai të jetë vazhdimisht në balancë, përkatësisht të mos ketë asnjëherë suficit ose

deficit, duke u eliminuar kështu edhe nevoja për rebalancë të buxhetit, praktikë e njohur mirë nga

ekonomitë nacionale. Prandaj, financat publike të BE-së dhe menaxhimi me to karakterizohen nga

balanca, transparenca dhe parashikimi më i madh në krahasim me nivelin nacional. Ekzistojnë tri

burime kryesore të mjeteve të Buxhetit, të ashtuquajtura burime personale të mjeteve të BE-së[v]:

Burimet tradicionale personale: vijnë nga shpenzimet për doganat të cilat llogariten në

prodhimet e importuara në BE nga shtetet të cilat janë jashtë BE-së, si dhe nga tatimet për

sheqerin. SHT (shtete anëtare) mbajnë 20% të këtyre mjeteve në bazë të shpenzimeve të

kryera për mbledhjen e këtyre të hyrave. Në vitin 2011 kanë qenë 12% e të hyrave të

përgjithshme.

Burimet personale në bazë të tatimit të vlerës së shtuar: përbën një pjesë të vogël (0.3%) e

normës së harmonizuar të TVSH-së të cilën e mbledhin shtetet anëtare. Ky burim ka qenë

11% në vitin 2012.

Kontributi nacional: një përqindje e caktuar e zakonshme e të ardhura nacionale bruto e çdo

shteti anëtar paguhet në Buxhetin e BE-së. Shtetet ekonomikisht më të dobëta paguajnë më

pak, kurse më të fuqishmet më tepër, relative me fuqinë e tyre ekonomike[vi]. Kjo është pjesa

më e madhe e burimeve të të hyrave dhe në vitin 2011 ka qenë 76 % e të hyrave të

përgjithshme.

Burime të tjera të mjeteve: Mandej në buxhetin e BE-së hyjnë mjete në bazë të kamatave bankare,

pagesave nga shtetet e treta për pjesëmarrje në programe të caktuara të BE-së, gjoba në para dhe

tatimet prej rrogave të të punësuarve në BE, gjobat që i paguajnë kompanitë të shqiptuara për

shkeljet (për shembull, për shkak të mos respektimit të rregullave të konkurrencës).

Fondet e BE-së

Realizimin e qëllimeve strategjike si dhe i qëllimeve ekonomike dhe prioriteteve, BE-ja e financon

nëpërmjet fondeve të shumta, nëpërmjet të ashtuquajtura programe të Bashkimit, instrumente të

veçanta për zhvillim, mbështetje dhe bashkëpunim në fushën e politikave të shumta me rëndësi për

BE-në, si dhe nëpërmjet instrumenteve të shuma dhe të ndryshme financiare të zbatuara nga Banka

Evropiane për Investim (BEI), e cila quhet Banka e Evropës, nëpërmjet Fondit Investues Evropian

(FIE) (i cili operon si pjesë përbërëse e grupit FIE), si dhe Banka Evropiane për Zhvillim dhe Ndërtim

(EBRD). Programe të caktuara financohen nëpërmjet Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës.

Page 22: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

Fondet dhe programet evropiane të BE-së[i], si edhe instrumentet e tjera, veprojnë në bazë të

parimit të kofinancimit i cili shënon pjesëmarrje personale me mjete financiare nga shteti

shfrytëzues. Si rezultat i parimit të tillë të financimit mjetet e përgjithshme të investuara në

programet, projektet dhe investimet janë shumë më të larta se mjetet e miratuara nga burimet e BE-

së. Prandaj, kombinimi i financimit nga BE-ja dhe nga financimi nacional mundëson ndikim shumë

më të madh të investimeve publike të përgjithshme, kurse mobilizon, gjithashtu, edhe investime të

reja private dhe publike, që çon në shumëfishim të efekteve. Mandej, ekziston edhe mundësia për

kombinim të mekanizmave dhe instrumenteve të ndryshme të financimit të BE-së që, përsëri,

kontribuon në sinergjinë më të madhe investimeve publike nga burime të ndryshme. Mjetet e

fondet evropiane planifikohen njësoj si edhe buxheti i Be-së për periudhë prej shtatë vjetësh. .

Fondet ESI

Ekzistojnë 5 fonde kryesore të BE-së, të njohura me emrin e përbashkët Fondet Evropiane të

Strukturuara dhe investuese (FESI);

Fondi evropian për Zhvillim Rajonal, FEZHR (the European Regional Development Fund -

ERDF), që u dedikohet të gjitha SHT-ve dhe ka për qëllim përforcimin e kohezionit ekonomik

dhe social në BE nëpërmjet korrigjimit/zvogëlimit të disparitetit midis rajoneve të ndryshme;

Fondi Evropian Social (FES) (the European Social Fund - ESF) u dedikohet të gjitha rajoneve,

investon në njerëz (kapital njerëzor) me fokus në përmirësimin e mundësive për punësim

dhe arsim/edukim nëpër Evropë. Të përmirësojë situatën me grupet më vulnerabile të

personave të cilët janë të pasqyruar ndaj varfërisë, gjithashtu qëllim i FES-së.

Fondi (Evropian) i Kohezionit (FK) (the Cohesion Fund - CF) HNB më të ulëta se 90% e

mesatares së BE 28 me qëllim zvogëlim të dallimeve sociale dhe ekonomike dhe promovim

të zhvillimit të qëndrueshëm. Fondi i Kohezionit financon projekte nga fusha e (mbrojtjes së)

mjedisit jetësor dhe transportit.

Fondi Evropian Bujqësor për Zhvillim Rural (FEBZHR) (the European Agricultural Fund for

Rural Development - EAFRD) u dedikohet të gjitha shteteve; e financon zhvillimin rajonal,

duke u fokusuar në zgjidhjen e sfidave specifike të rajoneve rurale.

Fondi Evropian për Detari dhe Peshkim (FEDP) (the European Maritime and Fisheries Fund -

EMFF) u dedikohet të gjitha shteteve; i mbështet peshkatarët në zhvillim e peshkimit të

qëndrueshëm, zhvillim e akuakulturës dhe aktivitetet për hapjen e vendeve të reja të punës

dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve në rajonet bregdetare.

Prioritete për financim

Në periudhën aktuale të financimit, 2014-2020, Fondet ESI, sidomos ERFD, ESF dhe CF, mbështesin

11 prioritet investuese të njohura si prioritete tematike::

1. Kërkimi, zhvillimi teknologji dhe inovacionet

2. Qasja, përdorimi dhe cilësia e TIK-ut

3. Konkurrenca e MSP-së

Page 23: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

4. Kalimi në ekonomi me emision më të ulët të dyoksidit të karbonit në të gjithë sektorët

5. Adaptimi me ndryshimet klimatike, parandalimi dhe menaxhimi me rreziqet

6. Mbrojta dhe mirëmbajtja e mjedisit jetësor dhe promovimi i efikasitetit të resurseve

7. Transporti i qëndrueshëm dhe heqja e grykëve të ngushta në infrastrukturat kryesore të

rrjetit

8. Punësimi i qëndrueshëm dhe cilësor dhe mbështetja e mobilizimit të fuqisë së punës

9. Inkluzioni social, lufta kundër varfërisë dhe diskriminimit në çfarëdo lloj baze

10. Investimet në arsim, trajnim dhe arsimin profesional për aftësi dhe mësim të përjetshëm

11. Përforcim i kapaciteteve institucionale publike dhe faktorëve administratës efikase publike.

Qëllimet tematike çdo fond i shndërron në prioritete të veta, kështu që ERDF-ja i mbështet të 11

prioritetet, por fokusohet në temat 1 deri në 4, ESF-ja fokusohet nga 8-11, por i financon edhe 1-4,

kurse FK-ja i përfshin temat nga 4 deri në 7 dhe temën 11.

Për këto pesë fonde janë dhënë 455 miliarda euro ose gjysma e Buxhetit të planifikuar të BE-së për

periudhën 2014-2020. Së bashku me kofinancimin nacional prej rreth 183 miliarda euro, investimet e

përgjithshme janë minimum 637 miliarda euro. Fondet zbatohen nga shtetet anëtare nëpërmjet 530

programeve nacionale, rajonale dhe ndrërajonale. Më tepër se 120 miliarda euro nga Fondet ESI do

të zbatohet strategjikisht në kërkim dhe zhvillim, në zhvillimin e biznesit të vogël dhe teknologjive

digjitale si mbështetje e qëllimit zhvillim i mençur. Në energjetikë, mjedisin jetësor, klimën dhe

transportin e qëndrueshëm do të investohen 193 miliarda euro nga Fondet ESI si mbështetje për

qëllimin zhvillim i qëndrueshëm. Zhvillimi inkluziv do të mbështetet me investimet në arsim dhe

trajnim, inkluzion social dhe aftësim profesional të fuqisë së punës në Evropë. Fondet ESI do të

mbështesin drejtpërdrejt 2 milionë ndërmarrje për zmadhim të konkurrencës së tyre, për zhvillim të

prodhimeve inovative dhe për hapjen e vendeve të punës.

Fonde të tjera të BE-së

Ekzistojnë edhe shumë fonde të tjera për financim të nevojave të tjera të përmendura më sipër dhe

për nevoja specifike. Një pjesë e tyre financohen nga burimet jashtë Kornizës shumëvjeçare

financiare të BE-së.

1. Fondi Evropian për Garanci në Bujqësi – EAGRDF European Agricultural Guarantee Fund

(EAGF) — Market related expenditure and direct payments;

2. Fondi për Adaptim të Globalizimit ‒ The European Globalisation Adjustment Fund (EGF);

3. Fondi i Solidaritetit i BE-së– The European Solidarity Fund;

4. Fondi për Azil dhe Migrim ‒ Asylum and Migration Fund;

5. Fondi për Ndihmë Evropiane për Personat që kanë më tepër nevojë për ndihmë materiale ‒

The Fund for European Aid to the Most Deprived (FEAD);

Page 24: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

6. Fondi Zhvillimor Evropian – European Development Fund;

7. Fondi i Kërkimit për Qymyr dhe Çelik ‒ Research Fund for Coal and Steel.

Programe të Bashkimit

Përveç Fondeve ESI, nga Buxheti i BE-së financohen mbi 30 programe të Bashkimit, të cilat kanë në

dispozicion shuma të mëdha mjetesh për mbështetje të projekteve, bashkëpunimeve dhe

shkëmbimeve të njohurive, përvojave dhe praktikave të mira. Programet ekzistojnë pothuajse për

çdo politike që zbatohet në nivel të BE-së, si për ato që janë në kompetencë të saj, si Politika për

Mbrojtje nga Konkurrenca, ashtu edhe ato që janë kompetencë nacionale e shteteve anëtare, siç

janë dogana apo politika financiare, kurse edhe në ato fusha me kompetencë të ndarë, si mjedisi

jetësor, punësimi apo mbrojtja e konsumatorëve. Shkaku parësor për vendosjen e programeve ishte

afrimi i politikave dhe aktiviteteve të Bashkimit Evropian me qytetarët evropianë, si edhe krijimi i

vlerës së shtuar evropiane në fushën e dhënë, që në fund çon në thellimin e integrimit evropian dhe

evropeizmit më të madh të shoqërive dhe qytetarëve.

Buxhetet planifikohen për periudhë prej katër deri në shtatë vjet, por pa ekzistim të alokimeve

nacionale, si është rasti me Fondet ESi. Për çdo program ekziston një program pune që zbatohet

nëpërmjet thirrjeve. Edhe te programet, si edhe te fondet, ekziston një parim i bashkëfinancimit nga

shfrytëzuesit. Nga aplikuesit zakonisht kërkohet të demonstrojnë një vlerë të shtuar evropiane

specifike për idetë e projektit që shprehet nëpërmjet shumë dimensioneve: partneritete midis

shteteve, rajoneve dhe sektorëve të ndryshëm; prioritetet, objektivat ose rezultatet e ideve të

projektit duhet të lidhen me problemet që janë relevante për Evropën; idetë e projektit duhet të

ofrojnë zgjidhje që janë relevante në nivel evropian dhe projektet duhet të jenë në përputhje me

qëllimet dhe prioritetet evropiane në fushat përkatëse, domethënë të kontribuojnë në përmbushjen

e tyre.

Në pjesën më të madhe, programet zbatohen në nivel qendror të BE-së nga drejtoritë kompetente

të përgjithshme. Me zmadhimin e rëndësisë dhe ndikimit mbi disa prej programeve, BE-ja formon

agjenci të veçanta të specializuara për zbatimin më efikas të programeve të caktuara. Shtetet që nuk

janë anëtarë të BE-ë, por duan të marrin pjesë në programe paguajnë të ashtuquajturin “biletë

hyrëse” për pjesëmarrje. Kushtet, rregullat dhe procedurat për pjesëmarrje janë të njëjta si edhe për

shtetet anëtare, kurse pjesëmarrja financiare për çdo program do të rregullohet duke nënshkruar një

memorandum mirëkuptimi që parashikon të njëjtat kushte për kontrollin financiar dhe auditimin.

Zonat që i mbulojnë programet e Bashkimit janë NVM, konkurrenca, risitë, hulumtimi dhe zhvillimi,

klima, mjedisi, energjia dhe transporti, arsimi, politikat sociale, rinore, zhvillimi i demokracisë dhe të

drejtave të njeriut, kultura dhe mediat, shëndeti dhe mbrojtja e konsumatorit , shoqëria e

informacionit dhe digjitalizimi etj. Programet më të rëndësishme në fushat e veprimit dhe me

buxhetin e përgjithshëm në dispozicion për periudhën 2014-2020 janë dhënë më poshtë në tabelë.

Pasqyra 1 Programet më relevante të Bashkimit sipas fushave dhe mjeteve financiare

Programi Fusha dhe qëllimet

Buxheti

në euro

Page 25: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

Competitiveness of

enterprises and

SMEs (COSME)

Qasje më e mirë te financat për NVM;

qasej në treg për NVM; sipërmarrja;

kushte të përshtatshme për themelim

dhe zhvillim të bizneseve 2.300 mil.

Consumer

protection

mbrojta e konsumatorëve; përfaqësimi

i të drejtave të tyre; informimi për të

drejtat e tyre; dhe bashkëpunimi midis

organizatave nacionale kompetentet

për mbrojtjen e të drejtave të

konsumatorëve

188 mil.

Creative Europe

Sektori audiovizual, kulturor dhe

kreativ 1.460 mil.

Customs,

fiscalis,and anti-

fraud

Shkëmbimi i informacioneve dhe

përvojave midis shërbimeve

kompetente nacionale 547,3 mil.

Education, training,

youth and sport

(Erasmus +)

Mbështet aktivitete të ndryshme në

fushën e arsimit (të gjitha nivelet dhe

llojet), trajnimi, të rinjtë dhe sporti, si

dhe zhvillimi i politikave, hulumtimit,

bashkëpunimit etj.

14.800

mil.

Environment and

climate action (LIFE)

Projekte për mbrojtjen e mjedisit

jetësor, mbrojtjen e natyrës dhe

aksioneve klimatike nëpër Evropë 3.400 mil.

Europe for citizens

Mirëkuptimi në BE, historia, politikat

dhe proceset, kujtimi i të kaluarës

evropiane, përforcimi i qytetarisë

aktive evropiane, pjesëmarrja më e

madhe e qytetarëve në aktivitetet

demokratike. 188 mil.

European Union

programme for

employment and

social innovation

Modernizimi i politikave sociale dhe

politikave të punësimit; mobiliteti i

fuqisë së punës; qasja te mikrofinanca

dhe sipërmarrja sociale 919,5 mil.

Health for growth

Mbrojtja e shëndetit të njeriut në

kërcënime të rrezikshme përtej

kufitare; kontribut në zhvillimin e 449,4 mil.

Page 26: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

sistemeve shëndetësore inovative,

efikase dhe të qëndrueshme;

përmirësimi i qasjes në siguri dhe

kujdes shëndetësor me cilësi të lartë

për qytetarët e BE-së; promovimi i

shëndetit, parandalimi i sëmundjeve

dhe promovimi i stileve të

shëndetshme shëndetësore.

Horizon 2020

Mbështetja e hulumtimeve dhe

inovacioneve nëpërmjet shkencës,

lidershipit industrial dhe ballafaqimit

me sfidat shoqërore të ditëve të sotme.

80.000

mil.

Justice

Bashkëpunimi gjyqësor në lëndët

qytetare dhe penale; qasje efektive te

drejtësia në Evropë, iniciativa në fushat

e parandalimit të drogës dhe trajnim

në gjykata 378 mil.

Rights, equality and

citizenship

Mbrojtja e të drejtave dhe lirive të

qytetarëve të BE-së: promovim i

mosdiskriminimit; lufta kundër

ksenofobisë, racizmit dhe formave të

tjera të mostoleancës; promovimi i

barazisë gjinore; parandalimi i dhunës

mbi fëmijët, të rinjtë, gratë dhe grupet

e tjera të pasqyruara në rrezik;

promovim i të drejtave të fëmijëve;

mbrojtja e të dhënave personale;

promovim i të drejtave të qytetarëve

në BE dhe mbrojtja e të drejtave të

konsumatorëve 439,5 mil.

Politika rajonale e BE-së

Pjesa më e madhe e buxhetit të BE-së, që përfaqësohet nga fondet ESI, tradicionalisht investohet në

dy politikat kryesore të BE-së: 1. Politika e përbashkët bujqësore (PPB) [i] dhe 2. Politika rajonale. Në

kornizën e fundit financiare, në përputhje me tri shtyllat e Evropa 2020, këto investime shprehen

nëpërmjet rubrikave: 1. Rritje e qëndrueshme: resurse natyrale, që merr pjesë me 41,6% në

buxhetin e BE-së (420 miliarda në qëllimit në vijim) dhe 2. Rritje e mençur dhe inkluzive me

nënrubrikën: kohezioni ekonomik, social dhe territorial, i cili merr pjesë me 33,3% në buxhetin e

përgjithshëm 2014-2020.

Page 27: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

Politika rajonale ose në kuptimin më të gjerë e njohur si Politika e Kopenhagës (PK), për dallim nga

PPB-ja, është politika kryesore investuese e BE-së. Ajo realizohet nëpërmjet tri prej pesë fondeve ESI:

ERDF, EKF dhe ESF[ii], si edhe nëpërmjet iniciativave dhe instrumenteve të tjera të shumta. Rreth

367 miliarda euro, apo një e treta e buxhetit të përgjithshëm të BE-së i dedikohet instrumentit për

mbështetje të Politikës Rajonale e cila synon zhvillim rajonal të të gjithë BE-së. Qëllimi kryesor është

përforcimi i “kohezionit ekonomik, social dhe territorial” që është edhe një prej qëllimeve të

përcaktuara nga Marrëveshjet e themelimit të BE-së. Kështu që, pjesa më e rëndësishme e

investimeve të Politikës së kohezionit u dedikohet shteteve dhe rajponeve evropiane më pak të

zhvilluara me qëllim që të ndihmohen që ta arrijnë nivelin e zhvillimit të shteteve më pak të

zhvilluara që t’i ndihmojë që të arrijnë nivelin e zhvillimit të shteteve dhe rajoneve më të zhvilluara,

që t’i zvogëlojnë dallimet ekonomike, territoriale dhe sociale të cilat ekzistojnë në Evropë. Më

konkretisht, politika rajonale është në drejtim të mbështetjes së krijimit të vendeve të punës,

zmadhimit të konkurrencës së biznesit, rritjes ekonomike, zhvillimit të qëndrueshëm dhe

përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve. Në këtë mënyrë politika rajonale i mbështet

njëkohësisht edhe prioritetet edhe qëllimet e strategjisë Evropa 2020.

Ekziston lidhje e qartë midis Politikës së Kopenhagës dhe zhvillimit në BE. Kthimi i investimeve të

kryera në periudhën 2000-2006 në suazat e PK-së deri në vitin 2020 vlerësohet me 4,2 euro për çdo

1 euro të investuar. Studimet dëshmojnë se PBV në BE 25 si tërësi në vitin 2009 ka qenë -0,7% më e

lartë falë investimeve të PK-së në të njëjtën periudhë. Pritet që kjo përqindje të rritet në 4^ deri në

vitin 2020. Efekti neto i akumuluar për BE 15 vlerësohet me 3,3% deri në vitin 2020.[iii]

Evalvimi i pavarur dhe studimet e shumta [iv] për zbatimin e politikës rajonale për periudhën 2007-

2013 përcaktoi se ajo ka ndikim mjaft pozitiv në krijimin e vendeve të punës, zvogëlimin e dallimeve

rajonale dhe zmadhimin e zhvillimit ekonomik. Konkretisht, bëhet fjalë për kontributet e mëposhtme

kryesore për rritjen dhe zhvillimin e BE 28:

Çdo 1 euro e investuar në periudhën e caktuar parashikohet të sjellë 2,74 euro shtesë në

PBV deri në vitin 2023;

34,5 miliardat euro të investuara parashikohet të kontribuojnë me 1 bilion euro shtesë në

PBV deri në vitin 2023. Kjo parashikohet të ketë ndikim veçanërisht të madh prej 4% në SHA

siç janë: Bullgaria, Rumania, Çekia, Sllovakia, Sllovenia, Malta, Estonia etj.;

Janë krijuar 1 milion vende të reja pune, që përfaqëson 1/3 e vendeve të përgjithshme të

punës të hapura në BE;

PK-ja ka mbështetur më tepër se 400.000 NMV dhe themelimin e 121.400 startap-kompani;

Janë investuar mjete në ndërtimin e 4.900 km rrugë dhe autostrada dhe 1.500 km linja

hekurudhore;

PK-ja u ka ndihmuar 5,7 milionë njerëz që të gjejnë punësim dhe 8,6 milionë personave të

fitojnë kualifikime profesionale;

6 milionë persona janë përfshirë në sistemet e reja ose të rinovuara me ujë të pastër për të

pirë;

Page 28: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

7 milionë persona janë përfshirë në sistemet e reja ose të rinovuara për trajtim të ujërave të

ndotura;

Qasje e zmadhuar te financat: prej 1 miliarda euro në periudhën 2000-2006, instrumentet

financiare të cilat i ka në dispozicion biznesi për periudhën 2007-2013 janë zmadhuar në

11,6 miliarda euro si rezultat i mbështetjes nga ERDF-ja.

Përfitime nga integrimi evropian për Maqedoninë

Qasje te tregu evropian dhe zona e lirë tregtare: integrim i zmadhuar

Bashkëpunimi i thelluar tregtar me BE-në, që u zhvillua në periudhën e zbatimit të CCA-së, në vitin

2011 ka rezultuar me vendosjen e zonës së tregtisë së lirë midis Republikës së Maqedonisë dhe

Bashkimit Evropian. Efektet e zbatimit të CCA-së i vërtetuan pritjet se Marrëveshja do të jetë nxitës i

ristrukturimit të ekonomisë maqedonase dhe se do të kontribuojë për zhvillimin e saj të

përshpejtuar ekonomik-social, për zmadhim të prodhimtarisë industriale dhe bujqësore, si dhe të

veprimtarive shërbyese (Monografia 2014:16). Matur sipas madhësisë së shkëmbimit tregtar me BE-

në, të dhënat dëshmojnë se ndërkohë që në vitin 2002 eksporti ka qenë 613 milionë euro, për 10

vjet ai është zmadhuar trefish, përkatësisht 2.126 milionë euro, që përbën një rritje prej 247 pikë

përqindje (matur: 2012 në raport me vitin 2002). Në të njëjtën periudhë importi është zmadhuar me

135 pikë përqindje, prej 1.404 milionë euro në vitin 2002 në 3.300 milionë euro në vitin 2012.

Edhe përkrah deficitit të dukshëm në shkëmbimin tregtar, dinamika e rritjes së eksportit është më e

madhe se dinamika e rritjes së importit. Trendin e tillë e përcaktojnë edhe të dhënat e fundit për

vitin 2017 (Raporti për zhvillimin, 2018, KE: 5 6), sipas të cilave 71% të shkëmbimit të përgjithshëm

tregtar Maqedonia e realizon me BE-në; gjatë kësaj 81% e eksportit të Maqedonisë është në BE,

kurse në importin e përgjithshëm BE-ja merr pjesë me 63%. Për krahasim, në vitin 1999 eksporti i

Maqedonisë është 45,3%, kure importi nga BE-ja është 40&% nga importi i përgjithshëm (Raporti

analitik, KE, 2005:50). Përveç deficitit në shkëmbimin tregtar me BE-në, problem mbetet mandej

edhe struktura e keqe e eksportit me pjesëmarrje të llojit të kufizuar në prodhime dhe me

pjesëmarrje të vogël me prodhimet me vlerë të shtuar të lartë. Kurse në vitin 2005 tekstili dhe

veshjet kanë marrë pjesë me 30% në eksportin e përgjithshëm, kurse prodhimet e hekurit dhe zinkut

me rreth 25% në vitin 2017 pjesëmarrja e tyre bie edhe mandej në dobi të prodhimeve kimike,

makinerive dhe pajisjeve të transportit, të cilat përfshijnë më tepër se 60% nga eksporti i

përgjithshëm.

IPA II – instrument për ndihmë paraaderuese

Instrumenti kryesor me të cilin BE-ja e mbështet zbatimin e reformave për plotësimin e kritereve për

anëtarësim është instrumenti IPA: Pakoja e përgjithshme financiare për IPA I për periudhën 2007-

2013 ishte 615,1 milionë euro, kurse për IPA II për periudhën 2014-2020 është 664,2 milionë euro,

ose 320 milionë euro për kokë banori[i]. Më poshtë është dhënë pasqyrë e prioriteteve kryesore për

financim, të ndara në pesë fusha të politikave dhe nëntë sektorë ku zbatohen reforma kryesore, si

dhe pasqyrë e mjeteve të parapara financiare për secilën nga fushat dhe për secilin nga sektorët.

Pasqyra 2 Alokimi i mjeteve nga IPA II sipas fushave, 2014 ‒ 2020

Page 29: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

Fusha dhe politika Sektorë

Mjete financiare

2014 ‒ 2020 (në mil.€)

А. Reforma për

përgatitje për

anëtarësimin në BE

1. Demokracia dhe

sundimi

2. Sundimi i të drejtës

dhe të drejtat

themelore 205,9

B. Zhvillimi social-

ekonomik dhe

territorial

3. Mjedisi jetësor dhe

aksionet klimatike

112,9

4. Transporti 112,6

5. Konkurrencë dhe

inovacione 73

C. Punësimi, politikat

sociale, arsimi,

promovimi i barazisë

gjinore dhe zhvillimi i

resurseve njerëzore

6. Arsimi, punësimi dhe

politikat sociale 53,2

Ç. Bujqësia dhe

zhvillimi rural

7. Bujqësia dhe zhvillimi

rural 106,3

E. Bashkëpunimi

territorial dhe rajonal

8. Bashkëpunimi

territorial dhe rajonal

Mjete shtesë të

financuara nëpërmjet

IPA dhe programit

Ballkan/Mediteran –

Programi ERDF

Programi i Bashkimit dhe instrumentet financiare të BE-së

Përveç instrumentit kryesor për mbështetje të integrimit evropian, Maqedonia do të ketë në

dispozicion edhe pjesën më të madhe të programeve të Bashkimit (shiko f. për shpjegim më të

detajuar), dedikuar zhvillimit të kapaciteteve dhe për transferimin e njohurive në fusha të ndryshme

të politikave, nga shëndetësia dhe deri te bashkëpunimi në fushën e politikës fiskale, si dhe

iniciativat dhe instrumentet e shumta financiare, të zhvilluara dhe të mbështetura nga Bashkimi

Evropian me qëllim që të lehtësohet qasja te financat për zhvillim të kompanive, por edhe sidomos

Page 30: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

për mbështetje të zhvillimit të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe mesatare, për financimin e

rrezikshëm etj.; mekanizmat financiarë të cilët zbatohen nëpërmjet ndërmjetësve financiarë (banka,

arka kursimi dhe ndërmjetës të tjerë).

Në kornizën e mëparshme financiare, 2007 – 2013, Maqedonia merrte pjesë në 9 programe të

Bashkimit nëpërmjet 688 projekteve në lerë të përgjithshme prej 41.031.790 euro. Bileta hyrëse e

cila është paguar për pjesëmarrje në këto programe është për të 9 programet 14.475.450 milionë

euro, prej të cilave pjesa më e madhe, ose 10.832.382 milionë, përkatësisht rreth 75% është

kofinancim nga BE-ja. Maqedonia, kryesisht nëpërmjet Bankës Maqedonase për Mbështetje dhe

Zhvillim (BMMZH), merr pjesë në disa prej instrumenteve financiare të BE-së. BMMZH, si edhe

shteti, sidomos bashkëpunon ngushtë me EIB-në, e cila deri më tani shumë herë siguroi linja

kreditore të volitshme për NMV[i], por gjithashtu, i ka kofinancuar me norma të volitshme kamatash

për projekte të rëndësishme infrastrukturore në Maqedoni[ii]. Më poshtë është dhënë pasqyrë e

programeve të BE-së dhe instrumentet ku mund të marrë pjesë Maqedonia.

Pasqyra 3 Programe të Bashkimit dhe instrumentet financiare të BE-së

Programe të

Bashkimit, 2014 ‒2020 Instrumente dhe iniciativa financiare

1. Horizont 2020 1.

Western Balkans Investment

Framework (WBIF) ‒ financiar

investime strategjike në energjetikë,

transport, mjedis jetësor, si dhe

zhvillim të sektorit privat në BP.

2.

KOSME – Konkurrencë e

ndërmarrjeve të vogla dhe

të mesme 2.

Western Balkans Enterprise

Development & Innovation Facility

(WB EDIF) ‒ mbështetje për qasje te

financat për NVM në të gjitha fazat e

zhvillimit të sipërmarrësve me ide

inovative

3. Evropa kreative: kultura 3.

Western Balkans Private Sector

Support Facility (PSSF) Instrument i

EBRD-së për financim të projekteve

në fushën e energjisë dhe efikasitetit

energjetik

Evropa kreative: media 4.

SME Competitiveness &Innovation

Support Facility (EFG) dhe (LGF) ‒ dy

instrumente për garanci dhe

financim të kapitalit fillestar dhe

zhvillimor për NVM në fushën e

Page 31: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

hulumtimeve dhe inovacioneve

4. Evropa për qytetarët 5.

European Fund for Southeast

Europe (EFSE)

Ndërmarrjet mikro dhe të vogla, hua

për aktivitete rurale dhe hua për

amvisëritë

5. Erazmus plus 6.

InnovFin

Instrument financiar (në Horizont

2020); financon hulumtim dhe

zhvillim nëpërmjet llojeve të

ndryshme të instrumenteve: hua dhe

garanci për ndërmarrje inovative,

financim të projekteve kërkimore

dhe zhvillimore dhe ekuit-financim

në faza të hershme

Erazmus plus programi i

jashtëm 7.

Banka Evropiane Investuese (BEI)

kredi afariste dhe garanci, NVM

6.

(ЕаСИ) Programi për

punësim dhe inovacione

sociale – pjesa Progres 8.

Fondi Evropian Investues (FEI)

Fokus në NVM, sipërmarrjen dhe

inovacionet, mikrofinancimin dhe

kapitalin në rrezik

7. DOGANA 2020

8. FISKALIS 2020

9.

Mekanizmi për mbrojtje

civile dhe instrument

financiar

Përfitime nga anëtarësimi në BE: ndarja dhe llojet e efekteve

Në teoritë e integrimit ekonomik dhe të zgjerimit janë përcaktuar efektet e ndryshme nga

anëtarësimi në BE si forma më e lartë e integrimit ekonomik (bashkimi ekonomik dhe monetar me

elementet e bashkimit politik si faza teorike më e lartë e integrimit). Efektet e aderimit në BE dhe

anëtarësimit në BE mund të sjellin fitime ose dobi për shtetin i cili aderon, por gjithashtu, krijojnë

edhe obligime dhe shpenzime të caktuara nga integrimi. Një ndarje e mundshme e efekteve, e

Page 32: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

pasqyruar në tabelën më poshtë, i klasifikon fitimet/shpenzimet si efekte të drejtpërdrejta dhe të

tërthorta ose si makroekonomike dhe mikroekonomike.

Si fitime kryesore ekonomike nga aderimi në BE konsiderohen mundësitë për dinamizim të rritjes

ekonomike, zmadhimi i shkëmbimit tregtar, zmadhimi i të hyrave nga investimet e huaja të

drejtpërdrejta, zmadhimi i fondeve BE që janë në dispozicion, zmadhimi i të hyrave dhe fuqisë

blerëse, zmadhimi i cilësisë së jetës dhe standardit të jetesës, rritja e pasurisë nacionale, si dhe

konkurrenca e zmadhuar dhe lima afariste e përmirësuar. Nga ana tjetër, transferimi, përkthimi dhe

harmonizimi me legjislacionin evropian (proces i komplikuar dhe i shtrenjtë), miratimi i të gjitha

normave, rregullave dhe standardeve evropiane nëpërmjet zbatimit të legjislacionit evropian

(sidomos acquis communautaire në pjesën e mbrojtjes së mjedisit [i] dhe bujqësisë/zhvillimit rural),

reformat në gjyqësor dhe modernizimi i administratës (integrimi nënkupton edhe zmadhim të saj për

shkak të zmadhimit të agjencive dhe trupave të cilat duhet të formohen për zbatim të legjislacionit

evropian), investimet e larta për futjen e teknologjisë, përshtatjen me normat dhe konkurrencën e

zmadhuar, si edhe përshtatjet e tjera strukturore të industrisë, zmadhimi i çmimeve për shkak të

përshtatjes dhe harmonizimit të tyre, të hyrat doganore të zvogëluara për shkak të harmonizimit me

politikat doganore, shpenzimet si zmadhim i financave publike, çmimi i distorzëve në tregun e fuqisë

së punës, shpenzimet në konkurrencën e rrogave, përgatitja për absorbim të fondeve të BE-së etj.,

janë vetëm një pjesë e shpenzimeve të integrimit për shtetin kandidat. Por, gjithashtu, ashtu siç

aderimi nuk është një akt i njëfishtë por proces (dinamik) ashtu edhe shpenzimet dhe dobitë prej tij

zhvillohen në mënyrë dinamike dhe mund të përcaktohen në afat të gjatë. Gjatë kësaj, sa do të jenë

efektet pozitive dhe a do të jenë efekte të caktuara dobi apo shpenzime, në masë të madhe varet

nga përgatitja e shtetit aderues.

Pasqyra 4 Efektet nga anëtarësimi

Të drejtpërdrejta Indirekte

Zmadhimi i shkëmbimit tregtar

(Trade creation) Efekte sektoriale

Ridrejtimi i shkëmbimit tregtar

(Trade diversion) · Alokimi më i mirë i resurseve

· Efekt mbi bilancin dhe

pagesat

· Përmirësimi i konkurrencës

ndërkombëtare

· Efekt mbi të hyrat publike

(Goverment revenue effect)

· Efekte nga ekonomia e

madhësisë dhe rritjes së tregut

· Efekte nga mirëqenia e

konsumatorëve

(Consumer wellfarе effect)

· Efekte nga zbatimi i

dispozitave

Fitime të pritura nga anëtarësimi i ardhshëm për Maqedoninë

Page 33: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

Fitimet nga anëtarësimi i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë në BE janë të shumta. Kurse fitimet

politike dhe të sigurisë janë të njohura, është e vështirë të përcaktohen fitimet ekonomike dhe

financiare nga anëtarësimi. Përvoja e shteteve që deri më tani i janë bashkangjitur BE dëshmon e

fitimet nga anëtarësimi më mirë ndjehen në afat të mesëm dhe më të gjatë. Sa do të jenë fitimet nuk

varen (vetëm) nga BE-ja, por shumë më tepër nga Maqedonia, përkatësisht nga përgatitja e saj për

reforma, nga investimet personale në zhvillim dhe, përfundimisht, nga kapaciteti për planifikim

strategjik dhe shfrytëzim të fondeve të BE-së dhe të gjitha burimeve të tjera të cilat gjithnjë dhe më

shumë do të zmadhohen me afrimin e Maqedonisë drejt anëtarësimit. Në mungesë të analizave

komplekse dhe simulimeve të cilat nevojiten për kuantifikimin e efekteve të anëtarësimit, ajo që

është e dukshme dhe që mund të thuhet është fakti se qytetarët e Maqedonisë dhe ndërmarrjet

dobi më konkrete dhe të shumta mund të presin nga tregu unik i BE-së dhe nga pesë liritë

fondamentale në Bashkimin Evropian që lidhen me tregun unik:

liria e lëvizjes së njerëzve,

liria e lëvizjes së mallrave,

liria e lëvizjes së kapitalit,

liria e lëvizjes së shërbimeve dhe e drejta e themelimit të ndërmarrjeve dhe, më në fund,

liria e lëvizjes së njohurive.

Politikat e shumta të BE-së të cilat e mbështesin integrimin në Tregun unik, siç janë politika e

mbrojtjes së konkurrencës, e mbrojtjes së konsumatorëve, e mbrojtjes së shëndetit publik, politika e

mbrojtjes sociale dhe politika e punësimit, politika e furnizimeve publike, politika e mbështetjes së

NVM dhe politika industriale, politika e kërkimit dhe zhvillimit dhe shumë të tjera sjellin beneficione

për qytetarët e Maqedonisë. Më poshtë është dhënë një pasqyrë e vogël e përfitimeve që priten për

qytetarët dhe ndërmarrjet e Maqedonisë.

Pasqyra 5 Përfitimet potenciale për Maqedoninë

Për qytetarët Për ndërmarrjet

Cilësia më e lartë, përzgjedhje më

e madhe dhe çmime më të ulëta

të prodhimeve Mbrojtja nga konkurrenca jolojale

Siguria më e madhe e prodhimeve

Mobiliteti i personelit dhe

shkëmbimit të njohurive, përvojave

dhe praktikave të mira

E drejta e punës pa leje pune

(nëse nuk ka periudha tranzicioni)

Qasja te fuqia e punës më

profesionale

E drejta e studimit në cilindo SHA

në kushte të njëjta Mundësi që të formojnë firma dhe

filjale pa shpenzime shtesë, pengesa

Page 34: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

administrative e të tjera në BE

E drejta e benefiteve sociale të

barabarta

Mundësia që ofrojnë shërbime nën

kushte të njëjta si edhe kompanitë

rezidente

E drejta e kompensimit familjar

dhe bashkimi me familjen

Mundësia për investim dhe fitimin e

të drejtës së pronësisë mbi

kompanitë e huaja

E drejta e sigurimit social

(kompensime sociale,

kompensime për sigurimin

shëndetësor dhe pensional) Menaxhim aktiv i kompanive

Njohja e kualifikimeve

profesionale

Hapja e llogarive bankare në bankat

e huaja

Qasje te shërbimet më të shpejta,

më cilësore dhe më të lira (p.sh.

shërbime postale) Blerja e pasurive të patundshme

Hapja e llogarive bankare në

banka të huaja

Çmime më të ulëta të shërbimeve të

telefonisë

Blerja e aksioneve në kompanitë e

huaja Pa shpenzime për roaming

Investimi i mjeteve të lira

Qasje më e lehtë dhe më e lirë te

financat

Kursimet bankare mund të ruhen

në cilëndo bankë dhe shtet anëtar

në BE

Çmime më të ulëta të burimeve të

jashtme të kapitalit

Blerja e pasurive të patundshme

Norma më të ulëta të kamatave të

kredive dhe huave

Pa shpenzime për roaming

Shpenzime të zvogëluara të biznesit

për kompanitë eksportuese

Çmime më të ulëta të shërbimeve

telefonike dhe celulare

Qasha te tregu i furnizimeve publike

në BE

Norma më të ulëta të kamatave të

kredive dhe huave

Mundësi për themelim të

ndërmarrjeve BE

Page 35: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

Shërbime dhe të mira publike më

të lira dhe më cilësore nëpërmjet

furnizimeve publike

Rregullat për mbrojtje të

konkurrencës do të zvogëlojnë

proteksionizmin, trajtimin e

zyrtarizuar dhe mostransparencën.

Mbrojtja juridike e programeve

softuerike

Mbrojtje (më e mirë) e të drejtave

të pronësisë industrisë

Mbrojta e të drejtave autoriale

dhe të ngjashme

Mbrojtja nga konkurrenca jolojale

dhe mbrojtja nga keqpërdorimi i

pozitës dominuese në treg

Mbrojtja e të drejtave të

konsumatorëve

Mbrojtja e marrëveshjeve së

karteleve të cilat e rrëzojnë

konkurrencën

Mbrojtja e shëndetit dhe sigurisë

së konsumatorëve, sidomos të

fëmijëve

Qasja te infrastruktura moderne

informatike

Përdorimi më efikas i shpenzimeve

publike nëpërmjet kontrollit të

ndihmës shtetërore

Shpenzime më të ulëta të

transportit me zhvillim të

infrastrukturës moderne dhe të

sigurt të transportit

Mbrojta nga kartelet (çmimet e

dakorduara, shpërndarja dhe

kushtet e tjera për shitje)

Shpenzime më të ulëta për energji

me zhvillim të burimeve të reja të

energjisë dhe liberalizimi i tregut

Mbrojtja e të dhënave personale

Parashikim më i madh dhe

stabilitetit në mjedisin rrethues

Siguri më e madhe e ushqimit

Investime më të mëdha në

prodhimtarinë bujqësore,

prodhimtarinë e ushqimit të

shëndetshëm dhe akuakulturë

Transport më i shpejtë, më efikas

dhe më i sigurt, duke përfshirë

edhe atë urban

Investime më të mëdha në

eksploatimin e qëndrueshëm të

resurseve natyrore

Stimulime më të mëdha për bujqit

e rinj

Fuqi e zmadhuar blerëse e

konsumatorëve vendas

Mbrojte më e madhe e mjedisit

jetësor dhe resurseve natyrore Mbështetje më e madhe e NVM-ve

Page 36: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

Respektim dhe mbrojtje më e

madhe e të drejtave të

punëtorëve

Mundësi më të mëdha për

bashkëpunim industrial dhe

transferim të njohurive dhe

përvojave

Mundësi më të mëdha për zhvillim

profesional

Shpenzime të zvogëluara të biznesit

nëpërmjet heqjes së shpenzimeve

doganore dhe kufijve

Pa procedura dhe kontrolle

doganore në kufij për qytetarët

Përparësi nga administrata efikase

dhe profesionale

Paketa financiare në mbështetje të aderimit

Me një paketë financiare që u miratohet shteteve për aderim dhe e mbulon periudhën fillestare të

anëtarësimit, BE-ja u jep këtyre vendeve, si anëtarëve të barabartë të Bashkimit, një pjesë “të drejtë

dhe të balancuar” në buxhetin e BE-së. Paketa synon të lehtësojë përshtatjen, d.m.th. kalimin e

shteteve nga vende aderuese në anëtare të plota dhe të barabarta të BE-së. Paketa të tilla u

negociuan dhe u vendosën për vendet e EQL-së, për Bullgarinë dhe Rumaninë, dhe në fund për

Kroacinë.

Kështu, paketa për 10 vendet e EQL-së ishte rreth 25 miliardë euro, për Bullgarinë dhe Rumaninë

gjithsej rreth 9 miliardë dhe për Kroacinë pothuajse 2 miliardë euro. (Shih Shtojcën, Pasqyrat

Financiare 1, 2 dhe 3, pozita: payment appropriations). Maqedonia, në fazën përfundimtare të

negociatave, do të jetë, gjithashtu, në gjendje të negociojë për kompensimin financiar në periudhën

fillestare pas pranimit.

Përvojat dhe fitimet nga anëtarësimi: zgjerimi nga viti 2007 dhe 2013.

Në pjesën tjetër të dokumentit, në shembullin e Kroacisë, Bullgarisë dhe Rumanisë janë dhënë

ndryshimet në treguesit kryesorë makroekonomikë; të dhëna për të hyrat neto nga buxheti i BE-së;

informacionet mbi fondet nga fondet kryesore ESI të cilat këto vende mund t’i përdorin për të

financuar zhvillimin e tyre, si dhe përfitime specifike nga zbatimi i fondeve evropiane me theks në

Politikën rajonale dhe bujqësore.

Efekte nga anëtarësimi I: Republika e Kroacisë

Disa indikatorë statistikorë, 2017 .

Norma e përgjithshme e papunësisë 8,8

Norma e punësisë – 20 deri 64 vjet. (%) 63,6

Norma e punësisë – 55 deri 64 vjet. (%) 40,3

Rroga minimale (euro/muaj) 395,61

Page 37: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

Shpenzime të punës për orë (euro) 4,9

PBV për kokë banori (euro) 11.500

PBV për kokë banori në PPS (Indeks BE28 = 100) 61

Norma e punësisë së personave të cilët shumë shpejt

pas përfundimeve të arsimit ISCED 3 kanë gjetur punë

(%) 65,9

Ndërmarrjet me qasje interneti broadband 95 %

– PBV, vlera e shtuar bruto, eksporti

PBV-ja në Kroaci gjatë hyrjes në BE ka qenë 43.779,2 milionë euro, në çmimet aktuale, ndërsa në

vitin 2017 ka qenë 48.989,5 milionë euro, që përbën një rritje prej gati 11.9%. Vlera e shtuar bruto

në çmime vijuese ishte 36,605.1 milionë euro në vitin 2013, kurse në vitin 2017 40,403.1 milionë

euro, që përbën një rritje prej 10.4%. Eksporti i mallrave dhe shërbimeve në vitin 2013 ishte

18,712.4, ndërsa në vitin 2017 ishte 25,026.9 milionë euro, ose për 4 vite u rrit me 33.7%. Importi i

mallrave dhe shërbimeve në vitin 2013 ishte 18.511, ndërsa në vitin 2017 ishte 23.925,8 milionë

euro, ose për 4 vite janë rritur me 29.3%. Bilanci i tregtisë së jashtme në vitin 2013 arriti në 201.4

milionë euro negative, ndërsa në vitin 2017 ai arriti në 1.101.1 milionë euro pozitive.

– Sa mjete nga buxheti i BE-së ka në dispozicion Kroacia në periudhën 2014-2020?

Në kornizën financiare për vitin 2014-2020 për Republikën e Kroacisë janë flokuar 9.02 miliarda euro

nga Politika rajonale, 3.508 miliarda euro nga Politika bujqësore e përbashkët dhe 253 milionë për

zhvillim të peshkatarisë, nga EMFF-ja. Mjetet e dhëna për Republikën e Kroacisë nga ESIF janë

gjithsej 12.813 miliarda euro. Kjo përbën rreth 3.017 euro për kokë njeriu [i] për të 7 vitet, ose hyrje

shtesë prej 431 euro për kokë banori për secilin prej shtatë viteve.

Për perspektivën e ardhshme financiare, 2012-2027, nga buxheti i përgjithshëm i cili, sipas

propozimit të KE-së, është 373 miliara euro, Kroacia do të ketë në dispozicion 9,89 miliarda euro për

politikën kohezive, që është pothuajse 10% më tepër mjete në raport me perspektivën financiare

2014-2020.

– Sa kontribuon dhe sa merr Kroacia nga BE-ja?

Struktura e pagesave dhe pagimet nga dhe në Buxhetin e BE-së në Kroaci për vitin 2016:

Të hyra të përgjithshme nga BE-ja në Kroaci: 0,921 miliarda euro;

Të hyra të përgjithshme nga BE-ja në Kroaci përbënin 2,09 % nga të ardhurat nacionale bruto

(ANB) në Kroaci;

Pagesa e përgjithshme në Buxhetin e BE-së: 391 milionë euro;

Page 38: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

Kontributi i Kroacisë në Buxhetin e BE-së është 0,89 % nga të ardhurat nacionale bruto (ANB)

në Kroaci.

– Të hyra neto pozitive nga Buxheti i BE-së

Pas 5 viteve të para të anëtarësimit në BE, Republika e Kroacisë ka financa pozitive prej 8.4 miliardë

kuna, ose rreth 1.2 miliardë euro. Që nga viti i parë i pranimit në BE, Kroacia ka një bilanc pozitiv,

përkatësisht shuma e përgjithshme e mjeteve të pranuara në baza vjetore është më e lartë se shuma

e pagesave në Buxhetin e BE. Në vitin e parë, diferenca midis të hyrave dhe të dalave në Buxhetin e

BE ishte 85 milionë, në vitin 2016 u rritën në mbi 433 milionë euro, ndërsa për 3 muajt e parë të

2018 bilanci pozitiv arriti 153 milionë euro më shumë të hyra nga Buxheti i BE-së.

– Eksport i zmadhuar në BE dhe jashtë saj

Në pesë vitet e anëtarësimit, eksporti kroat u rrit me 56%, ndërsa eksporti në SHA të BE-së u rrit në

70% të eksportit të përgjithshëm. Në vitin 2017, Kroacia ka realizuar eksport prej 13 miliardë eurosh.

Kjo është rezultat për shkak të faktit se janë hequr barrierat administrative dhe jotarifore, si dhe

fakti që operimi në Tregun unik është shumë më i thjeshtë me anëtarësimin në BE.

– Shpenzime më të ulëta në udhëheqjen e biznesit dhe konkurrencë më e madhe e ekonomisë

Si rezultat i heqjes së barrierave për hyrje në treg (liri e lëvizjes së mallrave), ekonomia kroate është

bëtë më konkurrente sepse janë ulur mjaft shpenzimet e prodhimtarisë dhe udhëheqjes së biznesit.

– Kredi më të lira, stabilitet makroekonomik dhe menaxhim më i mirë me financat publike

Me hyrjen në BE normat e kamatave të të gjitha llojeve të kredive dhe huave janë ulur mjaft, duke u

afruar dalëngadalë me nivelin e normave të kamatave në Euorozonë. Falë BE-së, Kroacia i rregulloi

financat e veta publike, arriti edhe stabilitet makroekonomik, kurse u zvogëluan shpenzimet publike

të panevojshme dhe të mëdha për financim të nevojave dhe investimeve publike.

Arritjet kryesore të Politikës rajonale të BE-së në Kroaci për periudhën 2007 ‒ 2013

Në periudhën 2007-2013, Kroacia ishte anëtare e BE-së vetëm 6 muaj, nga 1 korriku i vitit 2013.

Kështu, mbështetja financiare e Kroacisë në atë periudhë realizohet nëpërmjet instrumentit IPA I

dhe në shumë prej 705.9 milionë eurosh. Rezultatet kryesore të arritura për qëllimet e politikës

rajonale në atë periudhë janë: 129 milionë euro të investuar në kompani dhe në zmadhimin e

riciklimit të mbetjeve të ngurta nga 5% në 15%.

– IPA I dhe arritje ESF, 2013 ‒ 2014

Në periudhën pas anëtarësimit të Kroacisë, financimi IP për zhvillim të resurseve njerëzore

transformohen dhe zëvendësohen me programin operativ ESP. Deri në fund të vitit 2014, në

aktivitetet e financuara nëpërmjet IPA I dhe Fondit ESF kanë marrë pjesë 17.000 persona, prej të

cilëve 66% gra, 54% të papunësuar dhe 17% joaktivë (të tjerët kanë qenë të punësuar). IPA I/Buxheti

ESF për këtë periudhë është 179 milionë euro. Rezultatet kryesore të arritura në këtë periudhë janë

1.092 nxënës të cilët kanë marrë certifikatë/kualifikim; 177 persona janë punësuar, kurse

mbështetur 226 organizata, shoqata, rrjete[i]. Lëvizjet makroekonomike për periudhën përkatëse

dëshmojnë se u zvogëlua përqindja e nxënësve të cilët e kanë lënë procesin e arsimit, si edhe

Page 39: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

përqindja e personave të pasqyruar ndaj rrezikut të varfërisë, kurse u zmadhua numri i personave të

cilët përfunduan arsimin e lartë[ii].

Efekti i anëtarësisë II: Republika e Bullgarisë

Disa indikatorë statistikorë, 2017 .[i]

Norma e përgjithshme e papunësisë 6,2

Norma e punësisë – 20 deri 64 (%) 71,3

Norma e punësisë – 55 deri 64 (%) 58,2

Rroga minimale (euro/muaj) 184,07

Shpenzime për mundin për orë (euro) 4,9

PBV për kokë banori (euro) 6.300

PBV për kokë banori në PPS (Indeksi BE28 = 100) 49

Norma e punësisë së personave të cilët për një kohë të

shpejtë pas përfundimit të arsimit ISCED 3 kanë gjetur

punë (%) 77,7

Ndërmarrjet me qasje interneti broadband 89 %

- PBV, vlera bruto e shtuar, eksporti dhe investimet

PBV-ja e R. Bullgarisë në vitin 2007, kur hyri në BE, ka qenë 32,449.1 milionë euro në çmime vijuese,

kurse në vitin 2017 ishte 50,430.1, ose 55.41% më shumë. Vlera bruto e shtuar është 27,535.6 në

vitin 2007, kurse në vitin 2017 43,671.9 milionë euro, që është një rritje prej 58.6%. PBV për kokë

banori në vitin 2006, përpara anëtarësimit në BE, ishte 37% e mesatares së BE-së, ndërsa në vitin

2017 ishte 47%, që do të thotë se në periudhën përkatëse konvergjenca në të ardhurat e Bullgarisë

me mesataren e BE-së u zmadhua me 10 p.p. Eksporti i mallrave dhe shërbimeve në vitin 2007 ishte

16,996.9, ndërsa në vitin 2017 arriti në 33,448.3 milionë euro, ose u zmadhua me 96.8%. Importi i

mallrave dhe shërbimeve në vitin 2007 ishte 23,107.6, ndërsa në vitin 2017 ishte 32,676.7 milionë

euro, një rritje prej 41.41%. Bilanci i tregtisë së jashtme në 2007 ishte negativ dhe arriti në -6,110.7

milionë euro, ndërsa në vitin 2017 u zvogëlua dhe arriti në 771.6 milionë. euro.

- Sa mjete janë flokuar për Bullgarinë në periudhën 2007 ‒ 2013 nga fondet e BE-së?

Në periudhën 2007 - 2013 për Bullgarinë janë alokuar 6,853 miliarda euro për zhvillimin rajonal

(fondet EFRE, ESF dhe CF), 2.642 miliarda euro për zhvillimin rural (fondi EARDF) dhe 80 milion për

peshkatarinë (fond EFF). Së bashku, për këto tri fusha për Bullgarinë janë caktuar 9,575 miliardë euro

gjithsej, e cila përfaqëson rreth 1.265 euro për kokë banori[i] për të 7 vitet, ose një fluks shtesë prej

181 euro për kokë banori në secilin nga shtatë vjetët. Këto fonde, edhe pse pjesa më e rëndësishme,

Page 40: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

megjithatë përfaqësojnë vetëm një pjesë të fondeve të përgjithshme të cilat i ka përdorur R.

Bullgarisë në periudhën përkatëse.

- Sa mjete nga Buxheti i BE-së ka në dispozicion Bullgaria në periudhën 2014 ‒ 2020?[i]

Në kornizën financiare për periudhën 2014-2020, për Bullgarinë janë alokuar 8,099 miliardë euro

nga Politika rajonale dhe 7,472 miliardë euro nga Politika e përbashkët bujqësore. Së bashku me 88

milionë dollarë për zhvillimin e peshkatarisë nga ERFF dhe 293 për programin bërthamor, fondet e

ndara për Bullgarinë nga ESIF janë gjithsej 15.953 miliardë euro. Ajo është rreth 2,263 euro për kokë

banori[i] për të gjithë 7 vjetët ose një fluks shtesë prej 323 euro për kokë banori në secilin nga shtatë

vitet. Në raport me kornizën financiare të mëparshme kjo paraqet një rritje prej gati 67%.

- Sa kontribuon dhe sa merr Bullgaria nga BE-ja?[i]

Struktura e pagesave dhe pagimeve nga Buxheti i BE-së dhe në të nga Bullgaria në vitin 2016.

Të hyra BE të përgjithshme në Bullgari: 2,345 miliardë euro;

Të hyra BE të përgjithshme në Bullgari kanë qenë 5% nga të hyrat bruto nacionale të

Bullgarisë;

Pagimet e përgjithshme në Buxhetin e BE-së: 382 milionë euro;

Kontributi i Bullgarisë në Buxhetin e BE-së ka qenë 0,81% e të hyrave bruto nacionale të

Bullgarisë;

5 % e pasurisë nacionale të Bullgarisë është rezultat i investimeve të BE-së.

- Bujqësia dhe zhvillimi rural: profiterët më të mëdhenj

Investimet më të mëdha të BE-së në Bullgari shpenzohen në fushat e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Të ardhurat në bujqësi për të punësuar janë zmadhuar me 49% midis vitit 2007 dhe 2012.

- Zhvillimi rajonal ‒ shfrytëzuesi i dytë më i madh i fondeve të BE-së

Rajonet në Bullgari janë shfrytëzuesi i dytë më i madh i fondeve të buxhetit të BE-së. Politika

rajonale ka për qëllim zvogëlimin e pabarazive ekonomike, sociale dhe territoriale në rajone dhe

shtete. Një shembull i një investimi të tillë është sistemi i metrosë i Sofjes, i cili u mundësua nga

investimet ERDF dhe ku u ndërtuan dy linja të reja metro. Parku Teknologjik i Sofjes është një

shembull tjetër i një investimi të suksesshëm nga ERDF. Prioritetet e tjera për zhvillimin rajonal në

Bullgari përfshijnë sistemet e ujitjes, furnizimin me ujë të pijshëm, trajtimin e ujërave të zeza si edhe

menaxhimin e mbeturinave.

- Tregu i brendshëm si nxitës i eksportit dhe i zhvillimit bullgar

Falë pjesëmarrjes në tregun unik, bashkëpunimi afarist i kompanive bullgare është lehtësuar mjaft

dhe eksporti bullgar nga pranimi në BE është në rritje. Përveç kësaj, Bullgaria po përjeton një rritje të

normës të rritjes: nga viti 2007 deri në 2013, Bullgaria rriti normën e rritjes nga 40% në 47% të

mesatares së BE-së.

Page 41: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

Arritjet kryesore të Politikës rajonale të BE-së në Bullgari në periudhën 2007 ‒ 2013

- Burim i më shumë se 1/3 e investimeve kapitale publike

Investimet e Politikës rajonale të BE-së në Bullgari për periudhën 2007 ‒ 2013 në shumë prej 5,4

miliarda eurosh përbëjnë një burim të rëndësishëm të financave publike dhe përbëni 34,4% të

investimeve kapitale qeveritare në periudhën e dhënë.

– Janë krijuar vende te reja pune me mbështetje të kompanive të mëdha

Në periudhën 2007 ‒ 2014 si rezultat i investimeve nga ERDF dhe KF, në Bullgari janë hapur 8.289

vende të reja pune.

- Infrastrukturë e rinovuar dhe e ndërtuar

Në periudhën 2007-2013 janë rikonstruktuar gjithsej 1,040 km rrugë ekzistuese, janë ndërtuar rrugët

e reja TEN-T 175 km dhe janë rikonstruktuar 234 km linja hekurudhore ekzistuese, duke përfshirë

linjat TEN-T. Janë financuar lidhjet kombëtare të rëndësishme të transportit. Autostradat e reja të

ndërtuara në Bullgari përfaqësojnë 40% të rrugëve ekzistuese para periudhës 2007-2013.

Në periudhën 2007-2013 janë mbështetur më shumë se 70 projekte kërkimore. Këto projekte kanë

rezultuar me krijimin e 244 vendeve të reja të punës. Me mbështetjen e fondeve u krijuan rreth 40

projekte bashkëpunimi midis kompanive dhe instituteve kërkimore.

-Trajtimi i mbeturinave dhe efikasiteti energjetik

Si rezultat i investimeve në menaxhimin e mbeturinave, përqindja e mbetjeve të hedhura në

deponitë në Bullgari është zvogëluar nga 80% në 70% midis viteve 2007 dhe 2013. U hapën dy

impiante të reja për trajtimin biologjik të mbeturinave në Varna dhe Sofje, si dhe një fabrikë shtesë

për kompostimin. Si rezultat i investimeve në efikasitetin energjetik, gjatë gjithë periudhës në

Bullgari, është realizuar zvogëlim i konsumit përfundimtar të energjisë prej 0.4% në vit.

- Arritjet ESF, 2007 ‒ 2013: inkluzion më i madh social, më tepër punësime

Në të njëjtën periudhë, në aktivitetet e financuara nëpërmjet fondit ESF çdo vit kanë marrë pjesë

791,000 persona ose gjithsej 2,632,000 persona. Investimet e ESF-it në këtë periudhë arrijnë në

1.388 miliarda euro. Rezultatet kryesore të arritura janë: 790,953 nxënës kanë marrë pjesë në

aktivitete jashtë shkollës; 429,312 pjesëmarrës morën një kualifikim të caktuar, 221,565 studentë

morën bursë; 132.485 filluan të punojnë; u zhvilluan edhe 1,140 produkte të reja (p.sh. shërbimet

online-administrative) dhe janë mbështetur 426 organizata, shoqata, rrjete. Analizat e ndikimit

social-ekonomik të investimeve të ESF-it tregojnë se për periudhën përkatëse është zvogëluar

përqindja e nxënësve që largohen nga procesi arsimor shumë herët si dhe përqindja e njerëzve në

rrezik varfërie.

Page 42: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

Efektet e anëtarësimit III: Rumania

Disa të dhëna statistikore, 2017

Norma e përgjithshme e papunësisë 7,6

Norma e punësisë – 20 deri në 64 vjet (%) 72,2

Norma e punësisë – 55 deri n64 vjet. (%) 57,1

Rroga minimale (euro/muaj) 217,5

Shpenzime për mundin në orë (euro) 4,9

PBV për kokë njeriu (euro) 8.200

PBV për kokë njeriu në PPS (Indeksi BE28 = 100) 63

Norma e punësisë së personave të cilët për një kohë të

shpejtë pas përfundimit të arsimit ISCED 3 kanë gjetur

punë (%) 80,2

Ndërmarrjet me qasje interneti broadband 82 %

- PBV, vlera e shtuar bruto dhe eksporti

BPV-ja e Rumanisë në vitin 2007 gjatë hyrjes në BE ka qenë 128,617.8 milion euro, kurse në 2017

ishte 187,939.9 mil. euro, që përbën një rritje prej 46.12%. Vlera e shtuar bruto ka qenë 54,878 në

vitin 2007, kurse në vitin 2017 ishte 170,281.4 milionë euro, ose është rritur me 210.3%. PBV-ja për

kokë banori në vitin 2006, përpara anëtarësimit në BE, ka qenë 39% e mesatares së BE-së, ndërsa në

vitin 2017 ishte 63%, që do të thotë se në periudhën përkatëse konvergjenca në të ardhurat e

Rumanisë në mesataren e BE-së u rrit me 14 p.p. Eksporti i mallrave dhe shërbimeve në vitin 2007 ka

qenë 21,882.6, ndërsa në vitin 2017 arriti në 77,860.8 milionë euro, që përbën një rritje prej

255.18%. Importi i mallrave dhe shërbimeve në vitin 2007 ka qenë 27,372.1, ndërsa në vitin 2017

ishte 81,855 milionë euro, që është një rritje prej 199%. Bilanci i tregtisë së jashtme në 2007 ka qenë

negativ dhe arriti në -5,489.5 milion euro, ndërsa në vitin 2017 u zvogëlua dhe arriti në -3,994.2

milionë euro, e cila është një rënie prej 27.24% [i].

– Sa mjete janë alokuar për Rumaninë në periudhën 2007 ‒ 2013 nga fondet e BE-së?[i]

Në periudhën 2007 - 2013 për Rumaninë janë alokuar 19,667.6 miliardë euro për zhvillimin rajonal

(fondet EFRE, ESF dhe CF), 8.124,2 miliardë për zhvillimin rural (Fondi EARDF) dhe 230.7 milionë euro

për peshkatarinë (fondi EFF). Së bashku, për këto tri fusha për Rumaninë janë alokuar 28,022.5

miliardë euro gjithsej, e cila përfaqëson rreth 1,326.2 për kokë banori për të gjitha 7 vitet, ose një

fluks shtesë prej 189 euro për kokë njeriu për secilin nga shtatë vitet. Këto fonde, edhe pse janë

Page 43: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

pjesë më e rëndësishme, përbëjnë vetëm një pjesë të mjeteve të përgjithshme të cilat i ka përdorur

Rumania në këtë periudhë.

- Sa mjete nga buxheti i BE-së ka në dispozicion Rumania në periudhën 2014-2020?

Në kornizën financiare për periudhën 2014 - 2020 vjeçare Rumanisë i janë alokuar 24,671 miliardë

euro nga Politika rajonale dhe 19,766 miliardë euro nga Politikës së përbashkët bujqësore dhe 168

milionë për zhvillimin e peshkatarisë nga EMFF, Fondi për politikën e peshkimit; mjetet e

përgjithshme të akorduara për Rumaninë janë gjithsej 44.605 miliarda euro. Ai përfaqëson rreth

2,236.1 euro për kokë banori për të gjitha 7 vitet, ose një hyrje shtesë prej 320 euro për kokë banori

për secilin nga shtatë vitet. Sa i përket kornizës financiare të mëparshme kjo paraqet një rritje prej

pothuajse 60%.

- Sa kontribuon dhe sa merr Rumania nga BE-ja?

Struktura e pagesës dhe pagimit në Buxhetin e BE-së dhe prej Buxhetit të BE-së në Rumani në vitin

2016 .

Të hyra të përgjithshme nga BE-ja në Rumani: 7.360 miliarda euro;

Të hyrat e përgjithshme nga BE-ja në Rumani përbëjnë 4,47% nga të hyrat nacionale bruto

në Rumani;

Pagesat e përgjithshme në Buxhetin e BE-së: 1.374 milionë euro евра;

Kontributi i Rumanisë në buxhetin e BE-së është на 0,83 % nga të hyrat nacionale bruto të

Rumanisë.

Eksport më i madh në BE dhe zhvillim

Qasja e pakufizuar për kompanitë rumune në tregun e përbashkët evropian ka kontribuar në rritjen

e plasmanit të produkteve dhe shërbimeve të tyre. Eksportet i prodhimeve në SHA të BE-së në vitin

2013 u rritën dhe arritën në 70% të eksportit të përgjithshëm të Rumanisë. Eksporti i zmadhuar nga

ana e tij kontribuuan për nxitjen e rëndësishme të zhvillimit të përgjithshëm rumun.

– Politika rajonale krijon vende të reja pune, ndërton infrastrukturën dhe nxit hulumtimin dhe

zhvillimin

Pjesa më e madhe e fondeve që Rumania merr nga buxheti i BE kalojnë në rajonet rumune. Fondet

rajonale janë investuar në një sërë projektesh për të mbështetur krijimin e vendeve të punës,

konkurrencën, rritjen ekonomike, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Përveç kësaj, prioritetet kryesore për Rumaninë janë transporti dhe kërkimi. Projektet e

rëndësishme janë ndërtimi i autostradave dhe financimi i laboratorëve të rinj për kompanitë

kërkimore. Si rezultat i drejtpërdrejtë i investimeve nga ESIF në Rumani në periudhën 2007 - 2014

janë hapur 51.203 vende të reja pune. Në të njëjtën periudhë u mbështetën 558 projekte për kërkim

dhe zhvillim dhe janë ndërtuar 385 km rrugë të reja. Në aktivitetet e financuara nga ESF, çdo vit kanë

marrë pjesë deri në 411,000 shfrytëzues.

Page 44: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

- Të hyra të zmadhuara në bujqësi dhe stimulim i zhvillimit rural

Fusha e dytë më e madhe e financimit nga BE-ja në Rumani është bujqësia dhe zhvillimi rural.

Politika bujqësore e BE-së në Rumani i mbështet fermerët dhe promovon ushqim të sigurt dhe të

mirë, duke u kujdesur për mjedisin, duke stimuluar kështu ekonominë rurale. Si rezultat i fondeve të

investuara, të ardhurat për një të punësuar në bujqësi në periudhën midis 2007 dhe 2012 u rrit me

51%.

Arritjet kryesore në Politikën rajonale të BE-së në Rumani për periudhën 2007-2013

– Burim i më tepër se 1/4 të investimeve kapitale publike

Investimet e Politikës rajonale të BE-së në Rumani për periudhën 2007-2013, në shumë prej 15,4

miliarda eurosh, përbënin burim të rëndësishëm për financat publike dhe kanë qenë 25,1% e

investimeve kapitale qeveritare në këtë periudhë.

- Janë hapur vende të reja pune, janë mbështetur NVM dhe bizneset startap

Në periudhën 2007 deri në 2013 janë mbështetur 2.900 NVM dhe janë themeluar 101 kompani

startap. Si rezultat i ERDF-së dhe KF-së në Rumani janë hapur 35.000 vende të reja pune, prej të

cilave 13.000 vende pune në NVM.

- Infrastrukturë e rikonstruktuar dhe e ndërtuar

Në periudhën 2007-2013 janë ndërtuar gjithsej 368 km rrugë të reja dhe janë rikonstruktuar 1.900

km rrugë ekzistuese. Janë rindërtuar 122 km linja ekzistuese hekurudhore, kurse janë ndërtuar 22

km të reja. Rrugët e reja të ndërtuara në Rumani përfaqësojnë 130% të rrugëve ekzistuese para

periudhës 2007-2013. Ndikimi i investimeve të transportit në GDP deri në vitin 2023 në Rumani

pritet të jetë në masën prej 02-03% të PBB-së në bazë të këtyre investimeve.

– Kërkime dhe inovacione dhe vende të reja pune

Janë mbështetur më tepër se 570 projekte kërkimore në periudhën 2007-2013. Këto projekte kanë

rezultuar me krijimin e 1.200 vende të reja pune.

Arritjet ESF, 2007 ‒ 2013[i]: inkluzion më i madh social, më tepër punësime, pjesëmarrje e zmadhuar

në tregun e fuqisë së punës dhe pjesëmarrje në trajnim.

Në periudhën 2007-2013, në aktivitetet e financuara nëpërmjet fondit të FSE-së morën pjesë gjithsej

1,423,000 persona. Investimet e ESF-it në këtë periudhë arrijnë në 4.334 miliardë euro. Rezultatet

kryesore të arritura janë: 344,893 pjesëmarrës morën certifikatë/kualifikim të caktuar, 43,725

persona filluan të punojnë; u zhvilluan 182 produkte të reja (p.sh. shërbimet online-administrative)

dhe janë mbështetur 2,643 organizata, shoqata, rrjete. Analizat e ndikimit social-ekonomik e

investimeve ESF tregojnë se për periudhën relevante është ulur përqindje e nxënësve që e kanë lënë

para kohe procesin arsimor dhe është rritur përqindje e personave të cilët kanë përfunduar

shkollimin e lartë.

Efektet nga anëtarësimi III: Rumania

Disa të dhëna statistikore, 2017

Page 45: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

Norma e përgjithshme e papunësisë 7,6

Norma e punësisë – 20 deri në 64 vjet (%) 72,2

Norma e punësisë – 55 deri n64 vjet. (%) 57,1

Rroga minimale (euro/muaj) 217,5

Shpenzime për mundin në orë (euro) 4,9

PBV për kokë njeriu (euro) 8.200

PBV për kokë njeriu në PPS (Indeksi BE28 = 100) 63

Norma e punësisë së personave të cilët për një kohë të

shpejtë pas përfundimit të arsimit ISCED 3 kanë gjetur

punë (%) 80,2

Ndërmarrjet me qasje interneti broadband 82 %

- PBV, vlera e shtuar bruto dhe eksporti

BPV e Rumanisë në vitin 2007 kur hyri me BE ka qenë 128,617.8 milionë euro, kurse në vitin 2017

ishte 187,939.9 mil. euro, që përbën një rritje prej 46.12%. Vlera e shtuar bruto ka qenë 54,878 në

vitin 2007, kurse në vitin 2017 ishte 170,281.4 milionë euro, ose është zmadhuar me 210.3%. PBV-ja

për kokë banori në vitin 2006, përpara anëtarësimit në BE, ka qenë 39% e mesatares së BE-së,

ndërsa në vitin 2017 ishte 63%, që do të thotë se në periudhën përkatëse konvergjenca në të

ardhurat e Rumanisë në mesataren e BE-së është zmadhuar me 14 p.p. Eksporti i mallrave dhe

shërbimeve në vitin 2007 ka qenë 21,882.6, ndërsa në vitin 2017 arriti në 77,860.8 milionë euro, që

përbën një rritje prej 255.18%. Importi i mallrave dhe shërbimeve në vitin 2007 ka qenë 27,372.1,

ndërsa në vitin 2017 ishte 81,855 milionë euro, që përbën një rritje prej 199%. Bilanci i tregtisë së

jashtme në 2007 ka qenë negativ dhe arriti në -5,489.5 milion euro, ndërsa në vitin 2017 u zvogëlua

dhe arriti në -3,994.2 mil. euro, e cila është një rënie prej 27.24%

- Sa mjete janë alokuar për Rumaninë në periudhën 2007 ‒ 2013 nga fondet e BE-së?

Në periudhën 2007 - 2013 vit për Rumaninë janë alokuar 19,667.6 miliardë euro për Zhvillim rajonal

(fondet EFRE, ESF dhe CF), 8.124,2 miliarda për Zhvillim rural (Fondi i EARDF) dhe 230.7 milion për

Peshkatarinë (Fondi EFF). Së bashku për këto tri fusha për Rumaninë janë caktuar 28,022.5 miliardë

euro gjithsej, që përfaqëson rreth 1,326.2 euro për kokë banori për të 7 vitet, ose një fluks shtesë

prej 189 euro për kokë banori për secilin nga shtatë vitet. Këto mjete, edhe pse pjesa më e

rëndësishme, megjithatë përfaqësojnë vetëm një pjesë prej mjeteve të përgjithshme të cilat

Rumania i ka përdorur në këtë periudhë.

- Sa mjete nga Buxheti i BE-së ka në dispozicion Rumania në periudhën 2014 ‒ 2020

Page 46: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

Në kornizën financiare për periudhën 2014 - 2020 vjeçare për Rumaninë janë alokuar 24,671

miliardë euro nga Politika rajonale dhe 19,766 miliarda euro nga Politikës së përbashkët bujqësore

dhe 168 milionë për zhvillimin e peshkatarisë nga EMFF, Fondi për politikën e peshkimit; fondet e

përgjithshme të akorduara për Rumaninë gjithsej arrijnë 44.605 miliarda euro. Kjo përfaqëson rreth

2,236.1 euro për kokë banori për të gjitha 7 vitet, ose një hyrje shtesë prej 320 euro për frymë për

secilin nga shtatë vitet. Sa i përket kornizës financiare të mëparshme kjo paraqet një rritje prej

pothuajse 60%.

Sa kontribuon dhe sa merr Rumania nga BE-ja?[i]

Struktura e pagesës dhe pagimit në Buxhetin e BE-së dhe prej Buxhetit të BE-së në Rumani në vitin

2016 .

Të hyra të përgjithshme nga BE-ja në Rumani: 7.360 miliarda euro;

Të hyrat e përgjithshme nga BE-ja në Rumani përbëjnë 4,47% nga të hyrat nacionale bruto

në Rumani;

Pagesat e përgjithshme në Buxhetin e BE-së: 1.374 milionë euro евра;

Kontributi i Rumanisë në buxhetin e BE-së është на 0,83 % nga të hyrat nacionale bruto të

Rumanisë.

Eksport më i madh në BE dhe zhvillim

Qasja e pakufizuar për kompanitë rumune në tregun e përbashkët evropian ka kontribuar në rritjen

e plasmanit të produkteve dhe shërbimeve të tyre. Eksportet i prodhimeve në SHA të BE-së në vitin

2013 u rritën dhe arritën në 70% të eksportit të përgjithshëm të Rumanisë. Eksporti i zmadhuar nga

ana e tij kontribuuan për nxitjen e rëndësishme të zhvillimit të përgjithshëm rumun.

– Politika rajonale krijon vende të reja pune, ndërton infrastrukturën dhe nxit hulumtimin dhe

zhvillimin

Pjesa më e madhe e fondeve që Rumania merr nga buxheti i BE kalojnë në rajonet rumune. Fondet

rajonale janë investuar në një sërë projektesh për të mbështetur krijimin e vendeve të punës,

konkurrencën, rritjen ekonomike, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Përveç kësaj, prioritetet kryesore për Rumaninë janë transporti dhe kërkimi. Projekte të

rëndësishme janë ndërtimi i autostradave dhe financimi i laboratorëve të rinj për kompanitë

kërkimore. Si rezultat i drejtpërdrejtë i investimeve nga ESIF në Rumani në periudhën 2007 - 2014

janë hapur 51.203 vende të reja pune. Në të njëjtën periudhë u mbështetën 558 projekte për kërkim

dhe zhvillim dhe janë ndërtuar 385 km rrugë të reja. Në aktivitetet e financuara nga ESF, çdo vit kanë

marrë pjesë deri në 411,000 shfrytëzues.

- Të hyra të zmadhuara në bujqësi dhe stimulim i zhvillimit rural

Fusha e dytë më e madhe e financimit nga BE-ja në Rumani është bujqësia dhe zhvillimi rural.

Politika bujqësore e BE-së në Rumani i mbështet fermerët dhe promovon ushqim të sigurt dhe të

mirë, duke u kujdesur për mjedisin, duke stimuluar kështu ekonominë rurale. Si rezultat i fondeve të

Page 47: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

investuara, të ardhurat për një të punësuar në bujqësi në periudhën midis 2007 dhe 2012 u rrit me

51%.

Arritjet kryesore në Politikën rajonale të BE-së në Rumani për periudhën 2007-2013

– Burim i më tepër se 1/4 të investimeve kapitale publike

Investimet e Politikës rajonale të BE-së në Rumani për periudhën 2007-2013, në shumë prej 15,4

miliarda eurosh, përbënin burim të rëndësishëm për financat publike dhe kanë qenë 25,1% e

investimeve kapitale qeveritare në këtë periudhë.

- Janë hapur vende të reja pune, janë mbështetur NVM dhe bizneset startap

Në periudhën 2007 deri në 2013 janë mbështetur 2.900 NVM dhe janë themeluar 101 kompani

startap. Si rezultat i ERDF-së dhe KF-së në Rumani janë hapur 35.000 vende të reja pune, prej të

cilave 13.000 vende pune në NVM.

- Infrastrukturë e rikonstruktuar dhe e ndërtuar

Në periudhën 2007-2013 janë ndërtuar gjithsej 368 km rrugë të reja dhe janë rikonstruktuar 1.900

km rrugë ekzistuese. Janë rindërtuar 122 km linja ekzistuese hekurudhore, kurse janë ndërtuar 22

km të reja. Rrugët e reja të ndërtuara në Rumani përfaqësojnë 130% të rrugëve ekzistuese para

periudhës 2007-2013. Ndikimi i investimeve të transportit në GDP deri në vitin 2023 në Rumani

pritet të jetë në masën prej 02-03% të PBB-së në bazë të këtyre investimeve.

Arritje ekonomike të shteteve anëtare pas zgjerimit të pestë (2004)

– Rritje e zmadhuar e PBV pas zgjerimit

Analiza e efekteve ekonomike pas 5 vite nga zgjerimi i BE-së (Komisioni evropian 2008) dëshmoi se

rritja e PBV-së në SHA të reja në pesë vitet pas zgjerimit ka qenë 5 1/2% krahasuar me 3 1/2% në 5

vitet të cilat i kanë paraprirë zgjerimit. Faktorët kryesorë të cilët kanë lëvizur këtë zhvillim janë hapja

e ekonomive, SDI dhe përmirësimi i përgjithshëm i kornizës institucionale, për të cilën kontribut dha

procesi i integrimit dhe afrimit me BE-në. Këta faktorë kanë çuar në dinamizmin e rritjes së

produktivitetit, i cili është bazë për një rritje afatgjatë dhe të qëndrueshme në standardin e jetesës.

– Rritja e PBV-së nga 23 % deri në 67 %!

Në periudhën nga viti 2004, kur u bë zgjerimi i madh i BE-së me vendet e Evropës Qendrore, dhe deri

në vitin 2017, të ardhurat nacionale bruto (ANB) u rritën me 23% në Hungari, 37% në Republikën

Çeke, 62% në Poloni dhe 67% në Sllovaki[i].

- Afrimi me BE-në ndikon pozitivisht në rritje

Bazuar në analizën e regresionit të rritjes, është përcaktuar se për periudhën 2000-2008, dhe si

rezultat i procesit të afrimit në BE, SHA e reja përjetuan një rritje shtesë prej rreth 1¾% për të gjitha

shtetet. Rritja e zmadhuar u ka mundësuar SHA ta kompensojnë vonesën në kuptim të PBV-së për

kokë banori prej rreth 40% nga mesatarja e BE-së pesë vjet para aderimit me 52% në vitin 2008.

Përveç kësaj, procesi i konvergjencës reale në disa shtete është zhvilluar më shpejt se te të tjerat,

duke theksuar rëndësinë e vendosjes së politikave të përshtatshme publike.

Page 48: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

– Zmadhimi i tregtisë vazhdon me anëtarësimin

Tregtia në BE në tërësi pas zgjerimit u rrit me një ritëm shumë më të shpejtë sesa në vitet përpara

zgjerimit. Kështu, norma vjetore e rritjes së tregtisë prej 9.4% pesë vjet para anëtarësimit u rrit në

12.8% pesë vjet pas pranimit. Aderimi në Tregun unik e ka rritur tregtinë midis vetë shteteve të reja

anëtare.

– Trende afatgjate pozitive në tregun e punës

Norma e punësimit në shtetet e reja anëtare prej 55.9% në vitin 2004 u rrit në 59.8% në vitin 2007

(para krizës), ndërsa norma e papunësisë në vitin 2007 në të gjitha shtetet anëtare të reja kanë rënë

në 7.6%, ose nga 5 p.p. në raport me nivelin e vitit 2003. Gjatë kësaj, rënia ishte më e theksuar për

Poloninë (10 p.p. në 9.7%), Sllovakinë (6 p.p. deri 11.1%) dhe Bullgaria (nga 7 p.p. në 6.9%),

përkatësisht në shtetet me normat më të larta të papunësisë. Duhet pasur parasysh se në shumicën

e këtyre shteteve, me disa përjashtime, periudha e viteve 1990 shënoi goditjen e tranzicionit që

shkatërroi shumë vende pune dhe se rritja që filloi në vitet e para të mijëvjeçarit të ri nuk u ndoq me

një rritje të përshtatshme të punësimit. Si rezultat, në periudhën e paraaderimit këto shtete kishin

normë të lartë të papunësisë dhe norma të ulëta të punësimit dhe aktivitetit. Në vitin 2017 të gjitha

shtetet e zgjerimit të pestë kanë shkallë punësimi më të lartë se 70% (mesatarja e BE 28 është

72.2%), ndërsa norma e papunësisë për Poloninë është 4.8%, Sllovakia 7.9% dhe Bullgaria 6.1% (shih

Tabelën 7).

– Indikatorë të përzgjedhur makroekonomikë

Në Aneks, në Tabelat 10 deri 15, janë treguar lëvizjet në PBV, vlera e shtuar bruto, importet,

eksportet dhe bilanci i tregtisë për shtetet anëtare që aderuan në BE në vitin 2004 nga Evropa

Qendrore dhe Lindore (Sllovenia, Sllovakia, Republika Çeke, Polonia, Hungaria, Estonia, Letonia,

Lituania) dhe vendet e Mesdheut (Maltë dhe Qipro). Janë përfshirë Rumania dhe Bullgaria (që u

bashkuan në vitin 2007), Kroacia, e cila në vitin 2013 u bë anëtarja e 28-të evropiane dhe

Maqedonia.

- Shtetet në aderim: magnet për investime

HD -të në vendet e reja anëtare kanë pasur shumë efekte pozitive direkte dhe indirekte në nxitjen e

rritjes ekonomike. Kështu, IHD-ja ka ndikuar pozitivisht në rritjen e investimeve të përgjithshme, në

prodhimtari dhe eksporte, por ka pasur, gjithashtu, edhe ndikim në rritjen e konkurrencës së

kompanive vendase (si rezultat i efekteve të transformimit të produktivitetit) dhe në konkurrencë

më intensive. Flukset e IHD-së nga Gjermania në SHA të reja në vitin 2008 kanë qenë rreth 60

miliardë euro, e cila përfaqëson 1% të kapitalit rezervë të Gjermanisë. IHD-ja gjermane ishte e ulët

në vitet '90, kur ato filluan të rriten, por shumica apo 2/3 nga këto IHD kanë ndodhur para zgjerimit

në vitin 2004. Kështu, një e treta e investimeve të Gjermanisë në SHA të reja janë dhënë në

Republikën Çeke ,29% në Hungari, 24% në Poloni dhe 10% në Sllovaki, ndërsa një pjesë shumë më e

vogël në SHA të tjetra. SHA të vjetra (BE 15) në vitin 2004 kanë investuar 19.1 miliarda euro në vitin

2005 37,5 miliarda euro në vitin 2006 37.2 miliarda euro në SHA të reja (10 + 2). Në vitin 2006 IHD-ja

në shtetet e reja anëtare, që vjen nga SHA të vjetra BE-15 MS, ka arritur shumën prej 273.1 miliarda

euro. Duhet të kihet parasysh se IHD në fillim të viteve 90 fillojnë të rriten praktikisht nga zeroja. Në

Page 49: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

fund, SHA të reja në vitin 2006 kanë pasur një pjesëmarrje në IHD në investimet bruto në kapital fiks

prej 27%.[i]

Në Tabelën 16 në Aneks janë treguar të hyrat e IHD-së dhe IHD-të e akumuluara në shuma absolute

në miliona dollarë për periudhën para hyrjes në BE, përkatësisht nga viti 2003 deri në vitin 2017, për

10 shtete nga zgjerimi i pestë (Evropa Qendrore dhe Lindore dhe dy shtete nga Mesdheu).

– Fondet për SHA nga Evropa Qendrore dhe Juglindore për periudhën 2021 ‒ 2027

Pasqyra e alokimit të mjeteve nga Politika rajonale e BE-së për shtetet e Evropës Qendrore dhe

Lindore, plus Kroacinë për Periudhën 2021-2027 (Aneksi, grafiku nr. 1) dëshmon se për Estoninë janë

flokuar 3,2 miliarda euro, për Slloveninë 3,3 miliarda euro, për Letoninë 4,8 miliarda euro, për

Lituaninë 6,4 miliarda euro, për Sllovakinë 13,3 miliarda euro, për Republikën Çeke 20,1 miliarda

euro, për Hungarinë 20,2 miliarda euro, për Rumaninë 30,8 miliarda euro dhe për Poloninë 72,7

miliarda euro.[i]

Investimet e huaja të drejtpërdrejta: shoqërues i integrimit

Praktika e deritanishme e zgjerimit dëshmoi se IHD-të e shteteve aderuese zmadhohen që në

periudhën para anëtarësimit, kurse në pritje të përfitimeve të mundshme që do t’i sjellë anëtarësimi

nga investitorët. Faktor vendimtar për rritjen e investimeve të huaja dhe tërheqja e shteteve që

marrin IHD janë siguria, sundimi i ligjit dhe respektimi i standardeve evropiane, rregullat dhe normat,

si dhe potenciali i tregut unik evropian me fuqinë e tij të madhe të konsumatorëve, kurse pjesë e të

cilit bëhen shtetet aderuese . Politikat tatimore, arsimore, makroekonomike dhe politikat e tjera

publike kanë, gjithashtu, një ndikim vendimtar. Si një shembull, pothuajse 3/4 e IHD-ve në BE nga

fillimi i viteve 1990 janë tërhequr nga Bullgaria dhe Rumania pas Samitit të Selanikut në vitin 2003,

ku u shpall data për anëtarësim në BE.

Në aneks, në Tabelën 17, është treguar hyrja e IHD-ve në miliona dollarë në Republikën e Bullgarisë,

Rumania (2006 - 2017) dhe R. Kroaci (2012 - 2017) në periudhën përpara anëtarësimit në BE deri në

vitin 2017, si dhe gjendja e IHD-ve (shumat totale të grumbulluara) në të njëjtën periudhë për të tri

shtetet individualisht.

Në tabelat e mëposhtme (nga 18 në 22) në Aneks tregohet hyrja dhe gjendja e IHD-ve në shuma

relative, përkatësisht për kokë banori në euro si dhe përqindja e PBV-së për tetë shtetet e EQL dhe

shtetet e Ballkanit Perëndimor plus Turqinë, për periudhën 2008 – 2016. Tabelat janë marrë nga

raportet vjetore të Institutit të Vjenës për Kërkime Ekonomike Ndërkombëtare për SDI.[i]

Llogaritjet në bazë të të dhënave nga këto tabela tregojnë se IHD-të në Bullgari dhe Rumani kanë

qenë më intensive përpara dhe pas hyrjes në BE. Kështu, për Bullgarinë në vitin 2006 arriti në 7,805

milionë dollarë për vitin 2007 12.389 (më shumë se 63% vetëm për një vit) dhe për vitin 2008 9,855

milionë dollarë, që përfaqësojnë në mënyrë të përgjithshme vetëm për tre vjet IHD prej 30,048.9

mil. dollarësh gjithsej. Situata me IHD nga viti 2006 deri në vitin 2017 rritur me më shumë se 100%,

ose nga 23,483 në 48,838 milionë dollarë. Në vitin 2008 IHD-të e grumbulluara përfaqësonin 85.1%

të PBV-së së Bullgarisë (për krahasim, në të njëjtin vit kishte investime kumulative në masën 43.8%

të PBV-së). Vlerësuar për kokë banori, IHD të akumuluara në 2008 në Bullgari ishin 4.240 euro,

ndërsa në Maqedoni 1.448 euro ose 2.9 herë më pak.

Page 50: : Kronologjia e shkurtër për integrimin evropian të …zacekorinapred.mk/wp-content/uploads/2018/11/ekonomska...fokus më të madh në plotësimin dhe mbikëqyrje më intensive

Për Rumaninë IHD në vitin 2006 kanë qenë 10.858 në vitin 2007. 9,733, kurse në vitin 2008 janë

zmadhuar në 13,492 milionë euro, ose kumulativisht për tri vitet e fundit arriti në 34,082.5 milionë

dollarë. Gjendja e IHD-ve në 2006 ishte 44.517 mil. dollarë, ndërsa në vitin 2017 88.199 mil. dollarë

që është një rritje prej gati dy herë (1.98) për periudhën në fjalë. Për krahasim, IHD-ja në 2008 në

Rumani për kokë banori ishin 445 euro, ndërsa në Maqedoni për të njëjtin vit ishin 195 euro, ose

pothuajse 2,3 herë më pak.

Në Republikën e Kroacisë IHD në periudhën para hyrjes në BE - nga viti 2012 deri në vitin 2017 kanë

qenë 9.473 milionë dollarë. Gjendja e IHD-ve në vitin 2012 ishte 29.646 mil. dollarë, kurse në vitin

2017 33.436 milionë dollarë, që përbën një rritje prej 3.790 milionë për 6 vjet. Për krahasim, IHD-ja

për kokë banori në vitin 2012 në Kroaci arriti në 272 euro, ndërsa në Maqedoni vetëm 54 euro, që

është 5 herë më shumë IHD në Kroaci sesa në Maqedoni. Krahasuar nëpërmjet situatës së IHD-ve,

ajo në Kroaci, në vitin 2012 arriti në 5.270 euro për kokë banori, ndërsa në Maqedoni 1,787 euro për

kokë banori, që është pothuajse 3 herë më shumë IHD të mbledhura në Kroaci sesa në Maqedoni.