* * * ministri i mbrojtjes i turqisë vizitoi ministrinë e …...dhe shfrytëzimin e resurseve...

8
M inistri i Mbrojtjes i Re- publikës së Kosovës, z. Rrustem Berisha priti në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, z. Hu- lusi Akar. Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, z. Hulusi Akar u prit me nderime të larta ushtarake nga Njësia Ceremoniale dhe Trupa Muzikore e FSK-së. Të dy ministrat, Berisha dhe Akar, së pari zhvilluan një takim të përbashkët, kokë më kokë. Më pas takimi vazhdoi në nivelin e zgjeruar të dy delegacioneve. Ministri i Mbrojtjes i Turqisë shoqërohej nga një ekip i gjerë bashkëpunëtorësh dhe zyr- tarësh, kurse ministri Berisha shoqërohej nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrah- man Rama dhe gjeneralë e ofi- cerë të lartë të FSK-së, si dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbro- jtjes. Në takimin e përbashkëte të të dy delegacioneve u prezan- tuan arritjet e përgjithshme të FSK-së, procesi i transformimit dhe perspektiva e zhvillimit sipas planeve të parapara. Po ashtu u bë edhe prezantimi i bashkëpunimit të deritashëm në mes të Ministrisë së Mbro- jtjes të Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Turqisë si dhe të dy ushtrive përkatëse, duke ev- identuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë edhe në të ardhmen. Në fund të takimit të dy ministrat, Beri- sha dhe Akar, nënshkruan Mar- rëveshje Bashkëpunimi ndërm- jet dy ministrive të mbrojtjes, në të cilën përfshihen fushat me interes të përbashkët të bashkëpunimit. F alë bashkëpunimit shkëlqyer të Kosovës me Francën, Ministrisë së Mbro- jtjes të Republikës së Kosovës me Ministrinë e Armatave të Francës dhe Forcës së Sig- urisë të Kosovës me Ushtrinë e Francës, më 28 mars 2019, u bë akreditimi i atasheut të parë ushtarak të FSK-së në Republikën e Francës, nënkol- onel Ali Krasniqi. Më 18 prill 2019, nënkoloneli Krasniqi, është pritur në takimin e parë zyrtar Ministrinë e Armatave (Ministére des Armées), përkatësisht Zyrën Ndërlidhëse me Mis- ionet e Huaja (BLME) pranë Drejtorisë Përgjithshme për Marrëdhënie Ndërkom- bëtare dhe Strategji (DGRIS) nga koloneli Cyrille Barbie de Preaudeau, zëvendësshef i Zyrës Ndërlidhëse me Mis- ionet e Huaja. Në këtë takim, koloneli de Preaudeau, foli për rëndësinë e akreditimit të atasheut të parë të Mbro- jtjes të Republikës së Kosovës në Francë. Po ashtu kolone- li de Preaudeau e ka pajisur atasheun e FSK-së me një broshurë/guidë, në të cilën pasqyrohen drejtat dhe përgjegjësitë e atasheve të mbrojtjes, pastaj organizimi i Armatave të Francës, me fokus organizimi i Forcave Tokësore etj. Gjatë pritjes, atasheu Krasniqi u njoftua edhe me Shoqatën e Atasheve të Mbro- jtjes (CAMNA), e cila ka mbi 130 atashe të mbrojtjes dhe udhëhiqet nga gjenerali Hal- ter, atashe i mbrojtjes nga Zvi- cra. Edhe atasheu i Kosovës, nënkolonel Krasniqi, pritet që shumë shpejt të bëhet anëtar i kësaj shoqate. Në ketë takim ishte i pranishëm edhe Renand Dorlhiac–Desk, oficer për shtetet e Ballkanit Perëndimor, i cili ka punuar për disa vite në Ambasadën e Francës në Tiranë. Në fund koloneli Barbie de Preaudeau, nënkolonelit Ali Krasniqi, i ka uruar detyrën, duke e bërë efektiv akreditimin e tij. Kështu atasheut Krasniqi, pas akreditimit i jepet mundësia që menjëherë të zhvilloi akti- vitete dhe takime me interes për FSK-në dhe Kosovën, me të gjitha autoritetet relevante në Ministrinë e Armatave të Republikës së Francës. N ën organizimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës u mbajtën gara e FSK-së dhe gara ndërkombëtar për vitin 2019. Në këto gara morën pjesë 18 ushtarë-përfaqësues të 9 shteteve të NATO-s dhe 22 ushtarë-përfaqësues të të gjitha njësive të FSK-së. Ndër më të mirët në këto gara u shpallë: tetari Besnik Nebihu nga Bri- ga e Mbështetjes Operacionale të FSK-së dhe rreshteri Xhe- vat Maloku nga Republika e Shqipërisë. Ceremonia solemne e shpalljes së rezultateve „Ushtari më i mirë i vitit 2019” u mbajt në ka- zermën „Adem Jashari” në Pr- ishtinë, në të cilën morën pjesë; zëvendësministri i Mbrojtjes Burim Ramadani, komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral bri- gade Enver Cikaqi, komandanti i BMO-së, gjeneral brigade Naim Haziri, zv. komandanti i Koman- dës së Doktrinës dhe Stërvitjes, kolonel Mehmet Lladrovci, ko- mandanti i RMC-së, kolonel Shaip Haziri dhe oficerë të lartë të FSK-së, KFOR-it, si dhe oficerë e atashe të shteteve partnere të FSK-së. vijon në faqen e katërt Ministri i Mbrojtjes i Turqisë vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës Nënkolonel Ali Krasniqi akreditohet atashe i Mbrojtjes në Francë Tetari Besnik Nebihu dhe rreshteri Xhevat Maloku shpallen ushtarët më të mirët për vitin 2019 * * * Viti VIII • Nr. 79 • 10 Maj 2019 • Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës * * *

Upload: others

Post on 12-Feb-2020

10 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Ministri i Mbrojtjes i Re-publikës së Kosovës, z.

Rrustem Berisha priti në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, z. Hu-lusi Akar. Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, z. Hulusi Akar u prit me nderime të larta ushtarake nga Njësia Ceremoniale dhe Trupa Muzikore e FSK-së. Të dy ministrat, Berisha dhe Akar, së pari zhvilluan një takim të përbashkët, kokë më kokë. Më pas takimi vazhdoi në nivelin e zgjeruar të dy delegacioneve. Ministri i Mbrojtjes i Turqisë shoqërohej nga një ekip i gjerë bashkëpunëtorësh dhe zyr-tarësh, kurse ministri Berisha shoqërohej nga komandanti i

FSK-së, gjenerallejtënant Rrah-man Rama dhe gjeneralë e ofi-

cerë të lartë të FSK-së, si dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbro-

jtjes. Në takimin e përbashkëte të të dy delegacioneve u prezan-

tuan arritjet e përgjithshme të FSK-së, procesi i transformimit dhe perspektiva e zhvillimit sipas planeve të parapara. Po ashtu u bë edhe prezantimi i bashkëpunimit të deritashëm në mes të Ministrisë së Mbro-jtjes të Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Turqisë si dhe të dy ushtrive përkatëse, duke ev-identuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë edhe në të ardhmen. Në fund të takimit të dy ministrat, Beri-sha dhe Akar, nënshkruan Mar-rëveshje Bashkëpunimi ndërm-jet dy ministrive të mbrojtjes, në të cilën përfshihen fushat me interes të përbashkët të bashkëpunimit.

Falë bashkëpunimit të shkëlqyer të Kosovës me

Francën, Ministrisë së Mbro-jtjes të Republikës së Kosovës

me Ministrinë e Armatave të Francës dhe Forcës së Sig-urisë të Kosovës me Ushtrinë e Francës, më 28 mars 2019, u bë akreditimi i atasheut të parë ushtarak të FSK-së në Republikën e Francës, nënkol-onel Ali Krasniqi. Më 18 prill 2019, nënkoloneli Krasniqi, është pritur në takimin e parë zyrtar në Ministrinë e Armatave (Ministére des Armées), përkatësisht në Zyrën Ndërlidhëse me Mis-ionet e Huaja (BLME) pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Marrëdhënie Ndërkom-bëtare dhe Strategji (DGRIS) nga koloneli Cyrille Barbie de Preaudeau, zëvendësshef i Zyrës Ndërlidhëse me Mis-ionet e Huaja. Në këtë takim,

koloneli de Preaudeau, foli për rëndësinë e akreditimit të atasheut të parë të Mbro-jtjes të Republikës së Kosovës në Francë. Po ashtu kolone-li de Preaudeau e ka pajisur atasheun e FSK-së me një broshurë/guidë, në të cilën pasqyrohen të drejtat dhe përgjegjësitë e atasheve të mbrojtjes, pastaj organizimi i Armatave të Francës, me fokus organizimi i Forcave Tokësore etj. Gjatë pritjes, atasheu Krasniqi u njoftua edhe me Shoqatën e Atasheve të Mbro-jtjes (CAMNA), e cila ka mbi 130 atashe të mbrojtjes dhe udhëhiqet nga gjenerali Hal-ter, atashe i mbrojtjes nga Zvi-cra. Edhe atasheu i Kosovës, nënkolonel Krasniqi, pritet

që shumë shpejt të bëhet anëtar i kësaj shoqate. Në ketë takim ishte i pranishëm edhe Renand Dorlhiac–Desk, oficer për shtetet e Ballkanit Perëndimor, i cili ka punuar për disa vite në Ambasadën e Francës në Tiranë. Në fund koloneli Barbie de Preaudeau, nënkolonelit Ali Krasniqi, i ka uruar detyrën, duke e bërë efektiv akreditimin e tij. Kështu atasheut Krasniqi, pas akreditimit i jepet mundësia që menjëherë të zhvilloi akti-vitete dhe takime me interes për FSK-në dhe Kosovën, me të gjitha autoritetet relevante në Ministrinë e Armatave të Republikës së Francës.

Nën organizimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës u

mbajtën gara e FSK-së dhe gara ndërkombëtar për vitin 2019. Në këto gara morën pjesë 18 ushtarë-përfaqësues të 9 shteteve të NATO-s dhe 22 ushtarë-përfaqësues të të gjitha njësive të FSK-së. Ndër më të mirët në këto gara u shpallë: tetari Besnik Nebihu nga Bri-ga e Mbështetjes Operacionale të FSK-së dhe rreshteri Xhe-vat Maloku nga Republika e Shqipërisë. Ceremonia solemne e shpalljes së rezultateve „Ushtari më i mirë i vitit 2019” u mbajt në ka-

zermën „Adem Jashari” në Pr-ishtinë, në të cilën morën pjesë; zëvendësministri i Mbrojtjes Burim Ramadani, komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral bri-gade Enver Cikaqi, komandanti i BMO-së, gjeneral brigade Naim Haziri, zv. komandanti i Koman-dës së Doktrinës dhe Stërvitjes, kolonel Mehmet Lladrovci, ko-mandanti i RMC-së, kolonel Shaip Haziri dhe oficerë të lartë të FSK-së, KFOR-it, si dhe oficerë e atashe të shteteve partnere të FSK-së.

vijon në faqen e katërt

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës

Nënkolonel Ali Krasniqi akreditohet atashe i Mbrojtjes në Francë

Tetari Besnik Nebihu dhe rreshteri Xhevat Maloku shpallen ushtarët më të mirët për vitin 2019

* * * Viti VIII • Nr. 79 • 10 Maj 2019 • Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës * * *

2

Botues: Departamenti për Marrëdhënie me Publikun, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së KosovësAdresa: MFSK, Kazerma “Adem Jashari”, PrishtinëAdresa elektorinike: [email protected]: 038/551-379 Web: www.mksf-ks.org

Lajme

Gjenerali shqiptar Bajram Begaj u prit në Ministrinë e Mbrojtjes

FSK-ja shënoi Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit ndaj Minave

Ministri i Mbrojtjes z. Rrustem Berisha dhe ko-

mandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjeneralle-jtënant Rrahman Rama, me ft-esë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes të Kroacisë, z. Damir Krsticeviq, po marrin pjesë në Panairin e 5-të të industrisë së armëve ,,ASDA 2019’’, në Republikën e Kroacisë. Në Split, krerët e FSK-së morën pjesë në cer-emoninë e hapjes së panair-it si dhe vizituan disa prej kompanive më të njohura të pajisjeve ushtarake, ku panë nga afër kapacitetet dhe të

arriturat më të fundit të te-knologjisë ushtarake kroate.

Ministri Berisha dhe koman-danti Rama gjithashtu zhvil-

luan edhe disa takime dyp-alëshe me ministra dhe shefa

të Mbrojtjes, pjesëmarrës në panair, me të cilët biseduan për procesin e tranzicionit të FSK-së, si dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në të ardhmen. Ekspozita Ndër-kombëtare e Armatimeve dhe Pajisjeve Ushtarake (10-12 prill 2019) mbahet për herë të pestë në Split nën patronatin e Qeverisë së Kroacisë, orga-nizuar nga ,,TNT Production Inc.’’, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes të Re-publikës së Kroacisë.

Ministri i Mbrojtjes z. Rrust-em Berisha, komandanti i

Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe sekretari i përgjith-shëm dr. Shkelzen Sylaj kanë pritur sot, në takime të nda-ra, komandantin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Re-publikës së Shqipërisë, gjener-al brigade Bajram Begaj. Gjatë takimeve u çmua lart bash-këpunimi i shkëlqyer ndërm-jet Ministrisë së Mbrojtjes të

Kosovës dhe asaj të Shqipërisë si dhe bashkëpunimi i fryt-shëm dypalësh ndërmjet të dy forcave të dy vendeve tona si dhe u theksua nevoja për intensifikimin e këtij bash-këpunimi edhe në të ardhmen, ndërmjet dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në fushën e arsimimit edhe edukimit ushtarak mod-ern. Vizita e gjeneralit Begaj në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës u zhvillua në kuadër të bash-

këpunimit dypalësh ndërmjet FSK-së dhe FARSH-së, ku një grup prej 25 pjesëtarëve të Kursit të Lartë të Oficeri, duke përfshirë edhe personelin pedagogjik të Departamentit të Lidershipit dhe Shkencave Shoqërore po zhvillojnë një vizitë mësimore: ,,Promovimi i vlerave të ndërhyrjes ushtarake të NATO në Kosovë, roli i saj në çlirimin e Kosovës nga Serbia, si dhe rëndësia e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare për njohjen e pavarësisë së saj’’.

Në organizim të Qendrës Koordinuese për Demin-

im të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, më 4 prill 2019, u shënua Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjë-simit ndaj Minave. Në shënimin e kësaj dite morën pjesë: zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Agim Çeku, kolonel Shaip Haz-iri komandant i Regjimentit të Mbrojtjes Civile, Ahmet Sallo-va, shef i Qendrës Koordinuese për Deminim në Ministrinë e

Mbrojtjes, stafi i lartë i Minis-trisë dhe FSK-së, përfaqësues të ambasadave të; SHBA-së, Norvegjisë, Zvicrës, Austrisë, Holandës dhe të organizatave; HALO Trust, NPA, MAT Kosova dhe KFOR-it. Zëvendësmin-istri Agim Çeku, në emër të ministrit Berisha dhe të Minis-trisë së Mbrojtjes, përshëndeti pjesëmarrësit e kësaj ngjarjeje dhe falënderoi të gjithë ata që mbështetën dhe kontribuuan në pastrimin e Kosovës nga mi-

nat dhe mjetet tjera të pashpër-thyera. Zëvendësministri Çeku gjithashtu foli për rëndësinë e çminimit të mjeteve të pash-përthyera, si dhe për planin e pastrimit të Kosovës nga minat deri në vitin 2024. Zoti Çeku, më tej, tha se, ky projekt është shumë konkret dhe shumë i rëndësishëm dhe se në bash-këpunim me Qendrën e Demi-nimit në Gjenevë, është hartuar plani strategjik, i cili parasheh që deri në vitin 2024 do t’i pas-

trojmë të gjitha zonat e njohura të minuara dhe të afektuar nga bombat kasetore në Kosovë. ,,Institucioni më i besueshëm në Kosovë është FSK-ja, dhe njëra ndër të arriturat e saj më të mëdha është pikërisht op-eracioni i çminimit të minave dhe mjeteve tjera të pashpër-thyera në Kosovë. Deri më tani njësitet e deminimit të FSK-së kanë pastruar 52,776,122 me-tra katrorë dhe kanë shkatër-ruar mbi 90,500 mina dhe mjete të tjera eksplozive. Nuk duhet të harrojmë faktin, që si pasojë e minave dhe mjeteve tjera shpërthyese në Kosovë, që nga koha e luftës e deri më sot kanë humbur jetën 117 per-sona si dhe 467 kanë pësuar lëndime të rënda fizike. FSK-ja mbetet e përkushtuar në pas-trimin e çdo fushë nga minat dhe mjetet tjera shpërthyese”, u shpreh zëvendësministri Çeku. Ndërsa, shefi i Qendrës Koor-dinuese për Deminim i Min-istrisë së Mbrojtjes, z. Ahmet Sallova, e paraqiti Planin strate-gjik për eliminimin e minave dhe mjeteve tjera shpërthyese 2019-2024. ,,Kam kënaqësinë që në shënimin e Ditës Ndër-

kombëtare të Ndërgjegjësimit ndaj Minave ta prezantoj edhe Planin strategjik të veprimit ndaj minave dhe mjeteve tjera eksplozive për periudhën 2019-2024 në Kosovë. Andaj evitimi i rrezikut nga minat dhe mjetet tjera eksplozive është një para-kusht për rindërtimin e vendit dhe shfrytëzimin e resurseve natyrore dhe ekonomike’’. Zoti Sallova falënderoi Ambasa-dën amerikane dhe SHBA-të, për përkrahjen e tyre të vazh-dueshme gjatë operacioneve të pastrimit në Kosovë, si dhe për ofrimin e donacioneve dhe tra-jnimeve profesionale për Kom-paninë e Deminimit të FSK-së. Ai gjithashtu falënderoi edhe Zvicrën, Norvegjinë, Holandën, Belgjikën dhe të gjitha vendet tjera që kanë ndihmuar ven-din tonë në pastrimin e minave dhe mjeteve të tjera eksplozive. Ndërsa, Asa Massleberg nga Qendra Kombëtare për Demi-nim në Gjenevë, tha se procesi i planifikimit strategjik 2019-2024, mundëson lehtësimin e operacioneve që Kosova t’i përmbush objektivat e parapa-ra në pastrimin e minave dhe mjeteve tjera shpërthyese.

Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së qëndruan për vizitë zyrtare në Kroaci

3Lajme

Bazuar në Planin për bashkëpunim dypalësh

me SHBA-të, dhe me qëllim të shkëmbimit të përvojave, në kuadër të aktiviteteve të Programit të Partneritetit me Gardën Kombëtare të Ajovës, dy delegacione të FSK-së, nga data 25–31 mars 2019, qëndruan për vizitë në Ajova. Në delegacionin e liderëve ishin komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Irfete Spahiu dhe rreshter majori i KDS-së, Xhevdet Mataj. Në të njëjtën kohë, në aktivitetin ,,Staff Directorate” në Ajova, ka qëndruar për vizitë edhe delegacioni i oficerëve të Komandës së Forcave Tokësore i përberë nga shefi i Shtabit të KFT-së, koloneli Hasan Hoxha, koloneli Fadil Hoxha, nënkolonel Arbnor Zeneli, majori Dedë Hiseni dhe kapiten Qëndrim Kastrati. Qëllimi i këtyre vizitave ishte shkëmbimi i përvojave mes liderëve dhe të stafit të FSK-së dhe të Gardës Kombëtare të Ajovës. Gjatë takimeve zyrtare u diskuan strategjitë e menaxhimit të trajnimeve dhe mekanizmat e planifikimit dhe prokurimit. Ky shkëmbim i përvojave do t’i

ndihmojë stafit të KFT-së për të hartuar planin vjetor të trajnimeve, drejtimin dhe mbajtjen e gjendjes së trajnimeve individuale dhe atyre të njësive dhe hartimin e planit të trajnimeve për vitet e ardhshme. Në fokus të takimeve dhe vizitave ishte identifikimi i fushave të bashkëpunimit ndërmjet njësive dhe departamenteve homologe. Të dy delegacionet u pritën nga komandanti i Gardës Kombëtare

të Ajovës gjeneralmajor Timothy Orr, komandanti i Forcës Ajrore të Ajovës, gjeneral brigade Ford dhe stafi i Shtabit të Përbashkët të Gardës Kombëtare të Ajovës. Delegacionet kanë marrë pjesë në Brifingun e mirëseardhjes, kanë vizituar poligonet e operacioneve, Qendrën Simulative dhe Qendrën e Trajnimeve Specialistike ku u njoftuan me kapacitetet trajnuese që i ofrojnë këto qendra për FSK-në.

Po ashtu delegacionet kanë vizituar Shtabin e Përbashkët të Forcave Ajrore ku janë informuar për vazhdimin e mbështetjes nga Garda e Ajovës në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në mbrojtje kibernetike, mjekësi dhe MKAB. Delegacionet i kanë vizituar këto njësi dhe i kanë parë pajisjet dhe automjetet e tyre. Delegacioni i liderëve ka marrë pjesë në Këshillin e Menaxhimit të Seniorëve. Po të njëjtën ditë ata

kanë vizituar Institutin Rajonal të Trajnimeve, ku janë informuar me trajnimet për zhvillim të liderëve dhe për trajnimet për specialitetet profesionale ushtarake të cilat i ofron ky Institut. Rreshter majori Xhevdet Mataj ka marrë pjesë në një punëtori me Rreshter majoren Fells të Gardës së Ajovës, rreth zhvillimit të kanalit të nënoficerëve. Delegacionet e FSK-së kanë marrë pjesë edhe në Këshillin e Gatishmërisë dhe Qëndrueshmërisë dhe kanë vizituar në kryeqytetin e Ajovës, Des Moins, Dhomën e Senatit të shtetit të Ajovës, ku janë pritur dhe informuar nga senatorët e Ajovës. Të dy delegacionet së bashku kanë vizituar Konsullatën e Republikës së Kosovës, ku janë pritur nga konsulli Xhavit Gashi, nga i cili janë informuar rreth bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ajovës, në shumë fusha. Stafi i lartë i FSK-së, gjithashtu ka qenë i ftuar dhe ka marrë pjesë në Konferencën për oficerët e rinj, dhe në Takimin e Komandantit të Gardës së Ajovës me pjesëtarët e pensionuar të GKA (RECONCOM CALL). Kjo vizitë e oficerëve të FSK-së i paraprinë vizitës së stafit të lartë të Gardës Kombëtare të Ajovës e cila pritet të vizitojnë FSK-në, në muajin maj.

Vizita e liderëve të lartë të FSK-së dhe delegacionit të Shtabit të Forcës Tokësore në Ajova

Shefi i Zyrës për Bashkëpunim dhe Mbrojtje i Ambasadës amerikane vizitoi Kompaninë e Deminimit

Forca e Sigurisë së Kosovës merr pjesë në Konferencën “Kosovo EOD Conference”

Akademia Mbretërore ,,Sandhurst’’ i dhuron FSK-së literaturë ushtarake

Kompaninë e Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Ci-

vile (RMC) në Prizren e vizitoi shefi i Zyrës për Bashkëpun-im dhe Mbrojtje i Ambasadës amerikane në Kosovë, major Brian Devlin së bashku me disa instruktorë të EUCOM-it. Mysa-firët i priti komandanti i Kom-panisë së Deminimit, majori Gëzim Sada, i cili pasi që i infor-moi mysafirët për kapacitetet operacionale të Kompanisë së Deminimit, i njoftoi edhe me të arritura e kësaj kompanie në pastrimin dhe eliminimin e mijëra mjeteve eksplozive në shumë fusha të minuara. Ma-jori Devlin e përgëzoi koman-dantin Sada, për sukseset e

Kompanisë së Deminimit, duke premtuar përkushtim dhe an-gazhim maksimal të tij dhe të shtetit amerikan për aftësimin profesional dhe pajisjen me mjete specialistike të Kompa-nisë së Deminimit, në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Ndërsa, instruktorët e EUCOM-it patën rastin që përgjatë tre ditëve të jenë së bashku me instruktorët e EOD-së, me të cilët biseduan për nevojat dhe planet e duhura për realizimin e trajnimit “Traj-no Trajnerët - Niveli 2-të” , i cili pritet të mbahet gjatë muajit maj të këtij viti, me pjesëmarr-je të pjesëtarëve të EOD-së nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe atyre të Forcave të Armatosura

të Republikës së Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës kanë ndihmuar dhe vazh-dojnë ta ndihmojnë Kom-paninë e Deminimit në ngritjen e kapaciteteve, si me pajisje specialistike moderne ashtu edhe me trajnime adekuate profesionale. Kompania e De-minimit, dje, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjë-simit ndaj Minave, ka filluar op-eracionet e pastrimit të fushave të rrezikshme me 4 ekipe në 4 lokacione të ndryshme. An-daj, edhe njëherë apelojnë te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, në rast që hasin në ndonjë mjet të dyshimtë, men-jëherë të lajmërojnë FSK-në apo Policinë e Kosovës.

Me ftesë të shefit të Opera-cioneve të Ekipeve për Eli-

minimin e Mjeteve Eksplozive të Pashpërthyera (EOD) të KFOR-it, Chiprian Andrica, Forca e Sig-urisë së Kosovës, përkatësisht përfaqësuesit nga Kompania e Deminimit kanë marrë pjesë në konferencën “Kosovo EOD Con-ference”, e cila është mbajtur në ambientet e kampit Bondstell. Në konferencë, përveç komandantit të Kompanisë së Deminimit të FSK-së, major Gëzim Sada, morën pjesë edhe përfaqësues nga EOD-ja e KFOR-it dhe përfaqësuesit e organizatave ,,Halo Trust’’, ,,NPA’’ dhe ,,MAT Kosova’’ që merren me deminim në territorin e Kosovës.

Gjatë kësaj konference u prezan-tua puna e Kompanisë së Demin-imit si dhe operacionet dhe tra-jnimet që zhvillohen në kuadër të aktiviteteve brenda FSK-së. Në punimet e konferencës u shpalos puna e ekipeve të deminimit nga të gjitha organizatat. Kjo konfer-encë ishte një mundësi e mirë e shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të raporteve miqësore mes Kompanisë së Deminimit të FSK-së dhe organizatave tjera që merren me deminim në Kosovë. Konferenca u përmbyll me një marrëveshje bashkëpunimi në të ardhme, me qëllim të krijimit të një ambient të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës.

Vazhdon realizimi i mar-rëveshjes së bashkëpun-

imit ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës e në veçanti Akademisë Ushtarake Mbretërore ,,Sandhurst’’ dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës. Në kuadër të kësaj marrëvesh-jeje janë zhvilluar aktivitete në mbështetje të vazhdueshme të FSK-së nga Akademia Ushtar-ake Mbretërore ,,Sandhurst’’, për ngritjen arsimore dhe përgatit-jen ushtarake të pjesëtarëve të FSK-së, të cilët studiojnë në këtë akademi, që nga niveli bazik deri te niveli më i lartë. Akademia Ushtarake Mbretërore ,,Sand-hurst’’, kësaj here i ka dhuruar një donacion me libra nga fusha ushtarake Qendrës për Studime Ushtarake të FSK-së. Këto do t’i ndihmojnë kadetët e QSU-së, të fitojnë njohuri të reja në fushën ushtarake. Librat e dhuruar nga Akademia Ushtarake Mbretërore

,,Sandhurst’’ janë bërë pjesë e lit-eraturës së bibliotekës së kësaj qendre. Donacionin me libra ush-tarake, komandantit të Koman-dës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Irfete Spahiut, ia dorëzoi nënkoloneli anglez Jake White. Me këtë rast, gjeneral Spa-hiu ka falënderuar Akademinë Ushtarake Mbretërore ,,Sand-hurst’’ për ketë donacion dhe për të gjitha ndihmat tjera. Gjeneral Spahiu tha se ,,Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardh-men dhe do t’i forcojë lidhjet mid-is dy akademive ushtarake. Vlen për të theksuar se kapiteni Ismail Hoxha, i cili ishte kadet i QSU-së, do të fillojë turneun e tij dyvjeçar si instruktor në Akademinë Ush-tarake Mbretërore ,,Sandhurst’’, që është një e arritur ushtarake dhe profesionale jo vetëm e Qen-drës për Studime Universitare por edhe për vet FSK-në.’’

4

Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në ushtrim-

in vend-komandë “Silver Sa-bre 2019-1” të organizuar nga KFOR-i, i cili u mbajt nga data 24-25 prill 2019, (36 orë pa

ndërprerje) në objektin e Ku-vendit Komunal të Ferizajt. Për të përcjellë nga afër ushtrimin, në ditën e dytë, ishin të pran-ishëm krerët e lartë të FSK-së: zëvendësministri i Mbrojtjes,

Burim Ramadani, komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Lorenco D’Add-ario, komandanti i Komandës

së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Enver Cikaqi, koman-danti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale, gjeneral brigade Naim Haziri, zëvendëskoman-danti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, kolonel Mehmet Lladrovci, zëvendëskomandan-ti i KFOR-it, si dhe oficerë e nënoficerë të FSK-së, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjen-cave, përfaqësues të Policisë së Kosovës, si dhe pjesëmar-rës të të gjitha institucioneve tjera emergjente. Me rastin e përfundimit të ushtrimit, në vend- komandë, të gjithë të pranishmit patën mundësinë të informohen në detaje për mbarëvajtjen e këtij ushtrimi përmes brifingjeve informuese, të cilat u realizuan nga përgjeg-jësit e këtij ushtrimi. Ndër ar-ritjet më të mëdha konsidero-het bashkëpunimi dhe veprimi

ndërmjet institucioneve në planifikimin, përgatitjen dhe ekzekutimin e operacioneve, si dhe vlerësimi i rreziqeve, si hap i rëndësishëm në ngritjen e profesionalizmit. Roli i FSK-së në ushtrimin vend-komandë „SILVER SABRE 2019-1” ishte angazhimi i trupave me qël-lim të asistimit tw autoritetet qendrore në aplikimin e Planit të Reagimit Kombëtar, me anë të cilit përcaktohen reaguesit e parë, të dytë dhe të tretë. FSK-ja në këtë ushtrim ka mar-rë pjesë me 18 pjesëtarë, të cilët kanë qenë të përfshirë që nga faza përgatitore e deri në ekzekutimin e këtij ushtrimi, me qëllim të ngritjes së vazh-dueshme të bashkëpunimit dhe të koordinimit në nivel sa më të lartë me KFOR-in, si dhe ruajt-jen e aftësive në standardin më të mirë të mundshëm.

Në Brigadën e Reagimit të Shpejtë në Istog, u mba-

jt ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve pjesëmarrës të trajnimeve: “Taktika me Njësi të Vogla” dhe “Trajnimi për Lidership”. Për të përc-jellë nga afër këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe koman-danti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj, përfaqë-sues të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) si edhe oficerë të tjerë të lartë të BRSH-së. Gjatë realizimit të kësaj ceremonie, përgjegjësi i trajnimeve toger Leotrim Hoti i njoftoi të pranishmit lidhur

me vështirësitë me të cilat janë përballur gjatë realizimit të trajnimeve, si dhe pikat kyçe në të cilat janë trajnuar studentët, si: patrullimet luftarake, mar-shimet, testimet fizike (përf-shirë edhe testimin në ujë), planifikimin e urdhrave dhe zbatimin e tyre, luftërat urbane

etj. Më pas, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj i përgëzoi instruktorët e trajnimit për punën dhe angazhimin e tyre në ngritjen dhe avancimin e pjesëtareve të FSK-së (përf-shirë pjesëtarët e BRSH dhe të Brigadës për Mbështet-je Operacionale), ndërsa të

sapo certifikuarit i uroi për interesimin që ata treguan gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se mënyra e duhur dhe profesionale e lidershipi është manifestimi i vlerave ushtarake përmes shembullit personal. Në fund të ceremo-nisë, u ndanë mirënjohje dhe

certifikata për instruktorët e trajnimeve dhe për studentët pjesëmarrës. Për pjesëtarët e dalluar në trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla 01-2019” u ndanë mirënjohje. Oficeri i Dalluar u shpall nëntogeri De-frim Kurti, Nënoficer i Dallu-ar-tetari Dardan Hasani, Ush-tari i Dalluar-Besmir Shabani dhe çmimi Ushtari i Hekurt iu dha ushtarit Ergon Gashi. Në trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla 01-2019”, u certifikuan 46 pjesëtarë të BRSH-së dhe të Brigadës së Mbështetjes Operacionale, ndërsa në “Tra-jnimin për Lidership” u certifi-kuan 15 pjesëtarë.

Në kazermën „Adem Jashari” në Prishtinë, solemnisht

u shpallën rezultatet e Garës ndërkombëtare dhe të Garës së FSK-së „Ushtari më i mirë i vitit 2019”. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishin të pranishëm edhe zëvendësministri i Mbro-jtjes Burim Ramadani, ko-mandanti i Forcave Tokësore, njëherësh zëvendëskomandant i FSK-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandanti i BMO-së, gjeneral brigade Naim Haziri, zv. komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, kolo-nel Mehmet Lladrovci, koman-danti i RMC-së, kolonel Shaip Haziri dhe oficerë të lartë të FSK-së, KFOR-it si dhe oficerë e atashe të shteteve partne-re të FSK-së. Me këtë rast, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Burim Ramadani, theksoi se që nga viti 2014 është kri-juar tradita e kësaj gare, dhe që nga viti 2017 këtë garë e ka madhështuar edhe më shumë

pjesëmarrja e vendeve partne-re. Orientimi dhe përkushtimi ynë si FSK, shtoi Ramadani, është të rrisim bashkëveprimin tonë me shtetet aleate të NA-TO-s. Kjo garë po tregon bash-

këpunim dhe ndërveprim me pjesëmarrjen e 9 shteteve part-nere në garë si: Shqipëria, Belg-jika, Kanada, Kroacia, Maqedo-nia Veriore, Britania e Madhe, Polonia, Turqia, dhe Shtetet e

Bashkuara të Amerikës. Gara për zgjedhjen e ushtarit më të mirë, promovon vlerat dhe shkëmbimin e përvojave dhe njëherësh ka krijuar miqësi në mes jush, prandaj besoj se

këtë komunikim do ta vazhdoni edhe në të ardhmen. Koman-danti i Forcave Tokësore gjen-eral brigade Enver Cikaqi, në fjalën e tij, theksoi se prezenca e 9 shteteve partnere në garë, më së miri e tregon vlerën dhe nivelin e garës. Kjo i jep kuptim të fuqishëm këtij organizimi u shpreh ai, duke i falënderuar në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, për organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj garës. Ak-tivitetet e realizuara e kanë bërë këtë garë mjaft sfiduese dhe in-teresante për pjesëmarrësit. Ne do të identifikojmë të arriturat, por edhe mangësitë ekzistuese, në mënyrë që në organizimet tjera kemi pjesëmarrje edhe më të madhe të vendeve part-nere. Jemi të lumtur që ky vit është viti i parë me mandatin e ri të FSK-së dhe pjesëmarr-ja kaq e madhe të pjesëtarëve garues, si nga FSK-ja, po ashtu edhe nga partnerët tanë, na

Shpallet ushtari më i mirë i FSK-së dhe i garës ndërkombëtare për vitin 2019Reportazh

Në Organizim të KFOR-it

U mbajtë ushtrimi fushor “Silver Sabre 2019-1”

Në Brigadën e Reagimit të Shpejtë certifikohen 60 ushtarakë të FSK-së

Vijon nga faqja parë,

5

Me manifestimin qen-dror ,,Ditët e Shqipes’’

të mbajtur në Komplek-sin Memorial të Betejës së Koshares dhe me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve u shënua 20-vjetori i Bete-jës së Koshares. Manifestimi u zhvillua nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Hara-dinaj. Në manifestim morën pjesë: presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeparlam-entari i Kosovës Kadri Veseli, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, zëvendësministri Agim Çeku, gjeneral majori Gëzim Hazrolli, në emër të komandantit të FSK-së, gjeneralë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbro-jtjes dhe FSK-së, deputetë dhe personalitete politike dhe shkencore, familjarë të dëshmorëve, invalidë, vet-eranë, bashkëluftëtarë, si dhe mijëra qytetarë nga të gjitha trojet etnike. Në fillim presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Ve-seli dhe ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, bënë hom-azhe dhe vendosen kurora me lule pranë Varrezave të Dëshmorëve në shenjë res-pekti dhe kujtimi për veprën heroike të tyre. Në këtë man-ifestim, presidenti Hashim Thaçi, dekoroi me Urdhër të

Lirisë, Brigadën 138 ,,Agim Ramadani’’ dhe i shpalli të gjithë dëshmorët e kësaj brigade Heronj të Kosovës. Presidenti Thaçi, me këtë rast tha: “Beteja e Koshares ka hapur një kapitull të ri në atë kohë për Ushtrinë Çlir-imtare të Kosovës, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës’’. Në fjalën e tij, kryetari i Ku-vendit të Kosovës Kadri Vese-li, tha: “U deshën 100 vjet që dëshmorët e lirisë t’i thonë jo ndarjes, pro bashkimit’’. Ndërsa, ministri i Minis-trisë së Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-komandant i Betejës së Koshares, man-ifestimin ,,Ditët e Shqipes’’

në 20-vjetorin e fillimit të Betejës së Koshares, e për-shëndeti në emër të kryemi-nistrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj. Ministri Berisha, tha se „vepra e dëshmorëve tashmë–Heronj, duhet të jetë udhërrëfyes për shtetin në ndërtim”. Për Betejën e Koshares ai tha se ,,në këto shkrepa, në mëngjesin e 9 prillit 1999, borën e çanin vetëm ushtarët me uniformë të UÇK-së. Pas përgatit-jeve të gjata dhe të përpikta ishin ushtarët e UÇK-së, që përfundimisht, me forcën e armës, e hoqën kufirin shqiptaro-shqiptar. Këta djem kishin zemër të mad-

he, kishin trimëri të pasho-qe dhe betimin e dhënë për ,,liri a vdekje’’ e realizuan me Liri. Beteja e Koshares ishte një betejë e cila zgjati dhjetë javë, por ajo çka vlen të thek-sohet është se djemtë ishin vendosur të luftojnë deri në çlirimin e Kosovës’’. Ministri Berisha foli gjithashtu edhe për formimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë së Kosovës. ,,Jam krenar sot para jush e para gjithë kom-bit, për rrugën që kaluam nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përmes Trupave Mbrojtëse të Kosovës e Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të arritur deri tek themelimi i Ministrisë së

Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Si çdo shtet sovran, Kosova ka të drejtë të zhvil-lojë kapacitetet e veta mbro-jtëse. Ky sovranitet është vërtetuar nga më se 100 shtete dhe është vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe nga kjo rrugë nuk ka kthim prapa. Prandaj, Ministria e Mbrojtjes, këtë vit, ka filluar ndërtimin e këtyre kapaciteteve, që do të zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n, dhe me shtetet partnere, të cilat ishin përkrah nesh në luftën tonë çlirimtare. Në fund, min-istri Berisha shtoi: “Punët e vështira janë për burrat me një mendje. Prandaj, ne nuk do të ndalemi, nuk do të rreshtim së ndërtuari ama-netin e dëshmorëve, gurë mbi gurë’’. Në emër të famil-jeve të dëshmorëve, foli vël-lai i Agim Ramadanit, Jashar Ramadani, i cili vlerësoi lart veprën dhe kontributin e të gjithë dëshmorëve të rënë në Koshare. ,,Kur këta trima që rrinë edhe këtu krah njeri tje-trit, dhe trimat që janë gjallë këtu, në mesin tonë, s’ka se si mos të thoshte Agimi: ,,Kur pushkët bashkohen edhe krismën e kanë më të fortë’’.

jep vullnet se jemi në rrugë të drejt të krijimit të standardeve me partnerët tanë strategjikë. Ndërsa, rreshter majori i parë i FSK-së, Genc Metaj, tha se „gara ishte mjaft sfiduese, por

nuk ishte vetëm garë. Këto ditë, ne së bashku kemi organizuar edhe vizita kulturore në vende të ndryshme në Kosovë, për t’i njoftuar partnerët me të kalu-arën tonë. Jemi përgatitur së

bashku edhe me partnerët për ecurinë e garës. Rreshter ma-jori Metaj falënderoi të gjithë rreshter majorët që kanë orga-nizuar dhe udhëhequr me suk-ses këtë garë. Ai, tregoi edhe

historikun e garës, duke marrë si shembull në fillim, garën e ushtarit më të mirë të shtetit IOWA të SHBA-ve, dhe pastaj duke e përshtatur atë në një garë unike të FSK-së e që tash më është bërë tradicionale, sf-iduese dhe shumë atraktive për garuesit. Në fund të ceremonisë u shpallën edhe rezultatet e të dyja garave. Ushtari më i mirë i vitit 2019, në nivel të FSK-së, u shpall tetari Besnik Nebihu, Brigada e Mbështetjes Opera-cionale, ndërsa vendi i dytë i takoi tetar Valon Hajdarit, Brigada e Reagimit të Shpejtë dhe vendin e tretë e zuri ushtari Shkodran Kokalla, Brigada e Re-agimit të Shpejtë. Ndërsa fitues i garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë i vitit 2019” u shpall rreshteri Xhevat Maloku nga Republika e Shqipërisë, vendi i dytë i takoi tetarit Darko Dimi-trijevic, nga Ushtria e Maqedo-nisë Veriore dhe vendi i tretë, tetarit Josif Agolli nga Ushtria e

Republikës së Shqipërisë. Gara e ushtarit më të mirë e mbajtur në nivel të FSK-së, është zhvil-luar nga data: 22-26 prill 2019, në kazermën „Skënderbeu” në Ferizaj, ku ushtarët dhe nëno-ficerët nga të gjitha njësitet e FSK-së dhe nga vendet part-nere pjesëmarrëse garuan së bashku në këto disiplina: Test fizik, gjuajtje me armë, navigim tokësor, poligon me penge-sa, hedhje e granatës, kalimi i zonës së rrezikshme, ndihma e parë, vëzhgimi i terrenit, dhe marshimi i shpejt me ngark-esë, me ç ‘rast të gjithë garuesit treguan përkushtim dhe pro-fesionalizëm të lartë gjatë tërë kohës së realizimit të këtyre ga-rave. Në këtë garë morën pjesë 22 garues nga FSK-ja dhe 18 garues nga 9 vende partnere, si: Shqipëria, Belgjika, Kanada-ja, Kroacia, Maqedonia Veriore, Britania e Madhe, Polonia, Tur-qia, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shpallet ushtari më i mirë i FSK-së dhe i garës ndërkombëtare për vitin 2019Reportazh

Në shënimin e 20 vjetorit të Betejës së Kosharës

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha mbajti fjalën tematike në manifestimin „Ditët e Shqipes“ në Koshare

6

Në kuadër të Kartës së Adriatikut- A5, më 19

prill, është mbajtur takimi i parë për vitin 2019, i nivelit të drejtorëve për politika të jashtme dhe të mbrojtjes, në kuadër të kryesimit të kartës nga Shqipëria. Nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës mori pjesë drejtori

i Politikave të Mbrojtjes, z. Faruk Geci. Në këtë takim është diskutuar zbatimi i politikës së derës së hapur për anëtarësim në Kartën e Adriatikut dhe promovimi i politikës së derës së hapur për anëtarësim në NATO, kriza e emigrantëve, sfidat e sigurisë në Evropën juglindore, etj.

Një nga temat kyçe, gjatë këtij takimi, ishte edhe anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut A5, ku mbështetje kanë shprehur pjesëmarrësit e të gjitha shteteve të rajonit, me kërkesën; që duhet të gjendet konsensusi për këtë çështje gjatë vitit 2019.

Kazermën „Adem Jashari” në Prishtinë e vizituan rreth

100 nxënës nga diaspora të shoqëruar nga mësimdhënësit e tyre, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Suedi dhe Austri. Vizitorët, gjatë dy orëve sa qëndruan në mjediset e FSK-së, patën mundësi që të njihen nga afër me jetën ushtarake të pjesëtarëve të saj. Një pritje e veçantë për nxënësit dhe mësuesit nga diaspora u organizua në amfiteatrin e Brigadës për Mbështetje Operacionale.

Së pari, kapiten Nysret Buzhala bëri një prezantim për historikun, misionin, strukturën, kapacitetet dhe të arriturat e FSK-së. Më pas, nxënësit dhe mësuesit bënë pyetje të shumta, të cilave me profesionalizëm iu është përgjigjur kapiten Buzhala. Ndërkaq, për mysafirët u shfaq edhe një video - xhirim me përmbledhjen e ushtrimeve të ndryshme ushtarake dhe disa aktiviteteve të realizuara në FSK. Me këtë rast, mësuesi Faik Avdyli nga Ferizaj i cili

jeton në Suedi u shpreh: „Jam mjaft i kënaqur nga pritja që na u bë sot, gjatë kësaj vizite. Dua t’ju përgëzoj për punën që bëni, për besimin që gëzoni në vendin tuaj dhe për të arriturat e FSK-së deri me tani”. Kjo vizitë u realizua në kuadër të bashkëpunimit që ka Ministria e Mbrojtjes me Ministrinë e Diasporës. Pas përfundimit të vizitës, nxënësit dhe mësuesit nga diaspora drekuan së bashku me ushtarakët e FSK-së, në kuzhinën e kazermës në Prishtinë.

Ministri Rrustem Berisha ka pritur në Ministrinë e

Mbrojtjes një grup anëtarësh të shoqatës shqiptaro-amer-ikane ,,Atlantiku’’, njëherësh

ish-luftëtarë të Batalionit ,,At-lantiku’’të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vullnetarë të ard-hur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën e Kosovës

(1999). Ministri i Mbrojtjes z. Berisha, së pari iu dëshi-roi mirëseardhje mysafirëve duke shprehur kënaqësinë e tij, që po pret në Ministri. Z. Berisha u shpreh: ,,Vendimi juaj për të ardhur në luftë, në ’99-tën, ishte një vendim shumë i qëlluar, që pati ndik-im të drejtpërdrejtë në motiv-imin, jo vetëm të luftëtarëve që ishin nëpër vija të frontit, por edhe te popullata civile’’. Më pas ministri Berisha i in-formoi veteranët e ,,Atlanti-kut’’ edhe lidhur me procesin e tranzicionit dhe planin e zhvillimit të FSK-së në të ar-dhmen. Në emër të koman-dantit të FSK-së, të pranishmit i përshëndeti gjeneral major

Gëzim Hazrolli, i cili i falën-deroi shqiptaro-amerikanët për kontributin e tyre gjatë kohës së luftës dhe për gjithë angazhimin dhe ndihmesën e tyre në ndërtimin e paqes. Vlen të përmendet ndihma e tyre ofruar për shkollimin e kuadrove të reja të Trupave Mbrojtëse të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës, vazhdimësia e së cilës më pas u konkretizuar me planin dypalësh mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, si dhe bashkëpunimi me akademitë më prestig-jioze amerikane siç është Ak-ademia West Point. Ndërsa, në emër të shoqatës ,,Atlanti-ku’’ Mark Gjonaj e falënderoi

ministrin Berisha për pritjen si dhe i përgëzoi krerët e FSK-së për arritjet në ndërtimin e Ushtrisë së Kosovës, si një prej institucioneve me vitale të shtetit, duke premtuar se shqiptaro–amerikanët, ish- luftëtarë të UÇK-së, përherë do jenë të gatshëm ta ndihmo-jnë Kosovën. Gjithashtu këtë takim e përshëndeten edhe Skënder Doqaj, ish-admiral shqiptar, Ukë Lushi dhe të tjerë. Në fund, veteranët e UÇK-së, pjesëtarë të shoqatës ,,Atlantiku”, vizituan kazer-mën e Forcave Tokësore dhe vendosën kurora me lule tek Obelisku i të rënëve.

Ministri i Mbrojtjes priti përfaqësuesit e shoqatës ,,Atlantiku’’ nga SHBA

Drejtori i Politikave të Mbrojtjes Faruk Geci mori pjesë në takimin e Kartës së Adriatikut A-5

Aktivitete

Gjeneral majori Gëzim Hazrollibën homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë

Nxënës dhe mësues nga diaspora vizitojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës

Gjeneral majori Gëzim Hazrolli, drejtor i Dre-

jtorisë për Operacione në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, në emër të komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Ramës, së bashku me oficerë të lartë të FSK-së, mori pjesë në shënimin e përvjetorit të 20-të Ditës së Dëshmorëve të Prisht-inës. Në nderim të sakrificës

sublime të dëshmorëve dhe heronjve, gjeneral Hazrolli vendosi lule të freskëta dhe bëri homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe te Lapidari i heroit Zahir Pajaziti. Më pas gjeneral Hazrolli u takua edhe me familjarët e dësh-morëve, të cilëve u shprehu ngushëllime dhe krenari për veprën heroike të dësh-morëve në shërbim të lirisë së Kosovës.

7

Në mjediset e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u

mbajt ceremonia e certifikimit të kadetëve të dy kurseve: kur-si për Lider Luftarak dhe kursi për Procedurat Shtabore Ko-manduese. Në ceremoni ishin të pranishëm: komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Ir-fete Spahiu, zv. komandant kolonel Mehmet Lladrovci, zv. komandanti i Brigadës për Reagim të Shpejtë, kolonel Hysen Dreshaj, komandantët e qendrave stërvitore, oficerë e nënoficerë të FSK-së, si dhe përfaqësues të NALT-i (Ekipi Këshillues–Ndërlidhës i NA-TO-s për FSK-në). Gjeneral brigade Irfete Spahiu, pasi përshëndeti pjesëmarrësit dhe kadetët, vuri theksin te roli dhe rëndësia e trajnimeve për

ushtarakët e FSK-së, pa marrë parasysh nivelin dhe njësinë. Ndër të tjera gjeneral Spahiu u shpreh: „Të gjithë pjesëtarët e FSK-së duhet të jenë të për-gatitur për detyra të reja, si në menaxhim, udhëheqje por edhe në disiplinë, pra këto janë vetëm disa nga vetitë që duhet t’i posedojë ushtaraku. Ju përgëzoj për një angazhim të tillë si dhe ju mirëpresim në trajnimet tjera avancuese në KDS”. Po ashtu gjeneral Spa-hiu ju drejtua pjesëtarëve të Kursit të Liderit Luftarak, me fjalët se „ky Kurs ka për qël-lim të ju përgatitë se si bëhet kalimi i përgjegjësive individ-uale në ato udhëheqëse dhe drejtuese në radhët e FSK-së“. Ndërkaq, Kursi për Procedurat Shtabore Komanduese fokuso-

het në lidhje me zhvillimin e elementëve bazë që mundëso-jnë kalimin nga aftësitë dhe përgjegjësitë individuale në aftësi dhe përgjegjësi si staf në radhët e FSK-së. Kadetët gjatë kurseve ndoqën disa module trajnimi si: Modulin e Lider-shipit dhe Modulin e Luftimit, ku zhvilluan shumë aktivitete si teorike ashtu edhe praktike, të cilat në fund kulmuan me një ushtrim fushor. Vlen të theksohet se këto ishin kurset e para për Gjeneratën e kade-tëve 2019. Në Kursin për Lid-er Luftarak morën pjesë 44 pjesëtarë, nënoficerë të FSK-së, ndërsa në Kursin për Pro-cedura Shtabore Komanduese morën pjesë 12 pjesëtarë, ofi-cerë e nënoficerë të lartë të FSK-së.

Në kazermën ,,Evropianët e Rijnë” të Regjimentit të

Mbrojtjes Civile në Pomozatin, u mbajt ceremonia e certifi-kimit për pjesëtarët e FSK-së, të cilët përfunduan me suk-ses trajnimin: “Mbijetesë në kushte vere”. Në këtë trajnim kanë marrë pjesë pjesëtarë nga të gjitha njësitet e FSK-së. Trajnimi ishte intensive dhe mjaft sfidues, por pjesëmar-rësit me angazhimin e tyre

arritën që ta përfundojnë me sukses. Trajnimi u realizua nga instruktorët e Qendrës së Trajnimit për Kërkim-Shpëtim, dhe ishte i ndarë në dy pjesë: në pjesën teorike dhe prak-tike. Në trajnim u realizuan edhe këto tema: Psikologjia e mbijetesës; prioritetet në sit-uata të mbijetesës; mënyrat për sigurimin dhe distilimin e ujit; ndërtimi i strehimoreve të ndryshme; sigurimi dhe

përgatitja e ushqimit, testimi i bimëve për konsumim, ori-entimi në natyrë pa hartë dhe busull ditën dhe natën, ndih-ma e parë në mbijetesë etj. Në fund të ceremonisë, u ndanë certifikata dhe mirënjohje për pjesëmarrësit e trajnimit, të cilëve ua mundësojnë ndjek-jen e nivelit të avancuar të këtij trajnimi, që pritet të realizohet gjatë këtij viti.

Në Kosovë, për shkak të thatësisë dhe tem-

peraturave të larta që po mbretërojnë këto ditë, janë shpeshtuar ndezjet e py-jeve. Ekipet zjarrfikëse të FSK-së, janë angazhuar në mbështetje të pushtetit lo-kal për shuarjen e zjarreve në malet e Llaushës, Raki-nicës dhe të fshatit Qubrel, Komuna e Skenderajt dhe në fshatin Vranidoll, Komu-na e Prishtinës. Në këto op-eracione është angazhuar Njësia e Task Forcës e

FSK-së, me 33 pjesëtarë dhe 7 automjete, të cilët kanë arritur t’i shuajnë zjarret në pjesën më të mëdha të pyjeve të këtyre anëve. Ndërkaq, opera-cioni për shuarjen e zjar-reve ka vazhduar në fsha-trat Llaushë, Qubrel dhe Vranidoll. Andaj, bëjmë apel te të gjithë qytetarët e Kosovës që të mos i ndezin mbeturinat dhe djerrinat sepse në këtë mot të thatë lehtë shkaktohen dëme në malet e Kosovës.

Në kazermën ,,Evropianët e rijnë’’ të Regjimentit të

Mbrojtjes Civile në Pomozatin, nga data 08-19 prill 2019, u zh-villua trajnimi për përdorimin e pajisjeve të reja detektuese të rrezeve Alfa, Beta dhe Gama, si dhe për përdorim-in dhe ndërtimin e stacionit të dekontaminimit në masiv nga materiet e rrezikshme, mbajtur nga instruktorë të ekipit DITRA-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë trajnim kanë marrë pjesë 37 pjesëtarë, ku 4 prej tyre, përfaqësues të Forcave të Ar-

matosura të Republikës së Shqipërisë, me komandantin e Kompanisë së Kimisë, ma-jorin Florenc Veliu. Me këtë rast, kompania e MKAB-së e FSK-së, ka përfituar njohu-ri të reja duke e rritur edhe më tutje nivelin operacional. Rendësi e veçantë e këtij tra-jnimi ishte edhe shkëmbimi i përvojave në mes të njësisë së kimistëve nga Republika e Shqipërisë dhe Kompanisë së MKAB-së nga Republika e Kosovës. Nga ky trajnim dolën rekomandimet e dy koman-dantëve, me të cilat u pajtuan

edhe ekipi i DITRA-së, që në të ardhmen të vazhdon bash-këpunimi i mëtutjeshëm në fushën e mbrojtjes nga mater-iet e rrezikshme dhe ndihma e ndërsjellë në rast nevoje. Me rastin e ceremonisë së certifi-kimit, komandanti i Regjimen-tit të Mbrojtjes Civile, koloneli Shaip Haziri falënderoi Ekipin e DITRA-së, për mbështetjen dhe kontributin e tyre në lidh-je me pajisjet dhe trajnimin e pjesëtarëve të RMC-së, konk-retisht të MKAB-së.

Kadetët e FSK-së

Gjenerata 2019 certifikohen në dy kurse

Pjesëtarë të FSK-së certifikohen në trajnimin ,,Mbijetesë në kushte vere”

Në Regjimentin e Mbrojtjes Civile

Certifikohen pjesëtarë të FSK-së për përdorim të pajisjeve detektuese

FSK-ja angazhohet në shuarjen e zjarreve në Komunën e Skenderajt dhe të Prishtinës

Aktivitete

8

Në kazermën “Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës

dhe Stërvitjes të FSK-së në Ferizaj, u mbajte ceremonia e certifikimit të kursit “Udhëheqës i qitjes dhe mbikëqyrës i vijës së zjarrit”. Në këtë ceremoni mori pjesë komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneral brigade Irfete Spahiu, e cila u shpreh mjaft e kënaqur me rezultatet e arritura dhe disiplinën që treguan pjesëtarët që ndoqën këtë kurs. Gjeneral Spahiu për këto të arritura u është mirënjohëse instruktorëve të Qendrës Bazike, të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm, gjatë këtyre tri javëve, treguan se janë të gatshëm në çdo kohë të përmbushin misionin dhe

detyrat e njësisë. Gjeneral

Spahiu iu drejtuar kursantëve,

duke kërkuar nga ta, që

njohuritë e fituara në KDS t’i

përcjellin në njësitë e tyre, ku

ata shërbejnë, duke marrë

përgjegjësi secili për të dhënë kontribut në proceset nëpër të cilat po kalon FSK-ja. Kursi ,,Udhëheqës i qitjes dhe mbikëqyrës i vijës së zjarrit” zgjati 3 javë dhe u ligjëruan këto tema: Menaxhimi i poligonit të qitjes, udhëheqja e qitjes, kalibrimi i armëve, qitja ditën dhe natën (teori dhe praktikë), zbatimi i rregullave të sigurisë etj. Kjo është gjenerata e parë për vitin 2019 e kursit “Udhëheqës i qitjes dhe mbikëqyrës i vijës së zjarrit”, në të cilin morën pjesë 23 pjesëtarë të FSK-së, ku 5 prej tyre janë certifikuar si ‘’Udhëheqës të qitjes dhe mbikëqyrës të vijës së zjarrit’’, ndërsa 18 të tjerë janë certifikuar si “Mbikëqyrës të vijë së zjarrit”.

Kompania e Deminimit e FSK-së, me kapacitetet e saj,

ka realizuar trajnimin bazik për 14 pjesëtarë të FSK-së, të cilët do t`u bashkohen ekipeve të de-minimit në kryerjen e misionit për pastrimin, largimin dhe eliminimin e mjeteve të pash-përthyera në të gjithë territorin e Kosovës. Trajnimi është real-izuara nga data 04 mars 2019 e deri më 12.04.2019, me fokus pastrimi i fushëbetejave dhe fushave të tjera të minuara. Në ceremoninë e mbajtur me ras-tin e përfundimit të trajnimit ishin të pranishëm komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile koloneli Shaip Haziri, këshilltari amerikan i NALT-it, nënkolone-li Todd Essing dhe oficerë dhe

nënoficerë të FSK-së. Kolonel Haziri deminerëve iu uroi punë të mbarë, siç u shpreh ai, në punën fisnike dhe me plot sfida në mbrojtje të jetës së qytet-arëve të Kosovës, pa dallime. Ai kërkoi nga ta, që të kenë ku-jdes të shtuar gjatë punës së tyre, duke pas parasysh rrezi-kun me të cilin ballafaqohen çdo ditë. Ndërsa, nënkoloneli Essing i përgëzoi kursantët për suksesin duke iu uruar punë të mbarë dhe shëndet në detyrat e tyre të reja. Këta pjesëtarë u bashkohen radhëve të ekipeve të Kompanisë së Deminimit në terren për të vazhduar punën e palodhshme në eliminimin e të gjitha rreziqeve nga mjetet shpërthyese.

Në kazermën “Evropianët e Rijnë” të Regjimentit të

Mbrojtjes Civile në Pomozatin, përfundoi trajnimi 5-ditor, për shpëtim në ujëra të shpejta, trajnim ky, që për here të parë

është mbajtur nga instruktorët e FSK-së. Përmbajtja e kursit është zhvilluar dhe dizajnuar nga vetë instruktorët e QTKSH-së, bazuar në përvojat e fituara nga trajnimet e zhvilluara nga

instruktorët e shteteve partnere të NATO-s. Për të rritur vlerën e trajnimit, instruktorët kanë zhvilluar kërkime të pavarura të teknikave dhe kombinimin e tyre me teknikat më bashkëkohore.

Me vendim të ministrit të Mbrojtjes z. Rrustem

Berisha dhe me urdhër të komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, një ekipi i Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, u angazhua në operacionin e kërkimit, për gjetjen e një personi të zhdukur në Bjeshkët e Rugovës- Komuna e Pejës. Ekipi profesional i Kërkim-Shpëtimit të FSK-së,

prej 12 pjesëtarëve, pas një operacioni të gjerë kërkimi, në një terren të vështirë malor, ka arritur ta gjejë trupin e pajetë të personit të shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, me inicialet M.N. mosha 50 vjeçare, nga fshati Shtupeq i Madh i Pejës. Ekipi i FSK-së, trupin e pajetë e ka dorëzuar te Policia e Kosovës dhe familjarët e të ndjerit për procedura të mëtutjeshme.

Në Komandën e Doktrinës dhe Stervitjes

Certifikohen 23 pjesëtarë të FSK–së në kursin “Udhëheqës i qitjes dhe mbikëqyrës i vijës së zjarrit”

Certifikohen 14 deminerë të rijnë të FSK-së

FSK-ja gjeti trupin e pajetë të një qytetari në Bjeshkët e Rugovës

Në Qendrën e Kërkim-Shpëtim

Përfundoi trajnimi për shpëtim në ujëra të shpejta

Aktivitete