jurgencoku.files.wordpress.com  · web viewne kete regjim koha e punes se maqines ose aparatit...

32
Ing. Boris CFARKU 2018 LEKSIONI 3 NGARKESAT ELEKTRIKE 3.1 Klasifikimi i perdoruesve te energjise elektrike elektrike Ne lidhje me klasifikimin e perdoruesve te energjise elektrike dhe karakteristikat e tyre te pergjithshme, duhet theksuar se jane disa llojesh: A – Sipas llojit te rrymes dhe frekuences: 1. konsumatore te rrymes alternative trefazore rae tension deri 1000V dhe me frekuence 50 Hz; 2. konsumatore te rrymes alternative trefazore me tension mbi 1000V dhe me frekuence 50 Hz; 3. konsumatore te rrymes alternative njefazore me tension deri ne 1000V dhe me frekuence 50 Hz; 4. konsumatore qe punojne me frekuence te ndryshme nga 50 Hz te cilet ushqehen nga impiante shnderruese (transformuese ) te frekuences; 5. konsumatore te rrymes se vazhduar qe ushqehen nga impiante qe shnderrojne rrymen alternative ne rryme te vazhduar. B – Sipas kerkesave qe lidhen me sigurine e furnizimit te perdorueve: ( Shih Leksionin 2) 1. Perdorues te kategorise zero, 2. Perdorues te kategorise pare, 3. Perdorues te kategorise dyte, 4. Perdorues te kategorise trete. C – Sipas regjimit te punes te perdorueve te energjise elektrike: Konsumatoret e energjise elektrike mund te ndahen ne grupe dhe sipas ngjashmerise se regjimit te punes se tyre, d.m.th. sipas ngjashmerise se grafikut te ngarkeses. Ndarja e konsumatoreve ne grupe, ne kete menyre, ben te mundur qe Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 3 - 1/32

Upload: vuongdieu

Post on 26-Jul-2018

227 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: jurgencoku.files.wordpress.com  · Web viewNe kete regjim koha e punes se maqines ose aparatit alternohet me periudha te shkurtera pushimi. Ky regjim pune karakterizohet nga vazhdimi

Ing. Boris CFARKU 2018

LEKSIONI 3

NGARKESAT ELEKTRIKE

3.1 Klasifikimi i perdoruesve te energjise elektrike elektrikeNe lidhje me klasifikimin e perdoruesve te energjise elektrike dhe karakteristikat e tyre te

pergjithshme, duhet theksuar se jane disa llojesh:

A – Sipas llojit te rrymes dhe frekuences:

1. konsumatore te rrymes alternative trefazore rae tension deri 1000V dhe me frekuence 50 Hz;

2. konsumatore te rrymes alternative trefazore me tension mbi 1000V dhe me frekuence 50 Hz;

3. konsumatore te rrymes alternative njefazore me tension deri ne 1000V dhe me frekuence 50 Hz;

4. konsumatore qe punojne me frekuence te ndryshme nga 50 Hz te cilet ushqehen nga impiante

shnderruese (transformuese ) te frekuences;

5. konsumatore te rrymes se vazhduar qe ushqehen nga impiante qe shnderrojne rrymen alternative ne

rryme te vazhduar.

B – Sipas kerkesave qe lidhen me sigurine e furnizimit te perdorueve: ( Shih Leksionin 2)

1. Perdorues te kategorise zero,

2. Perdorues te kategorise pare,

3. Perdorues te kategorise dyte,

4. Perdorues te kategorise trete.

C – Sipas regjimit te punes te perdorueve te energjise elektrike:

Konsumatoret e energjise elektrike mund te ndahen ne grupe dhe sipas ngjashmerise se regjimit te punes se tyre,

d.m.th. sipas ngjashmerise se grafikut te ngarkeses. Ndarja e konsumatoreve ne grupe, ne kete menyre, ben te

mundur qe te llogaritet me sakte energjia elektrike shumare per nje grup konsulatoresh te dhene.

1. Perdorues te cilet punojne ne rregjim te gjate,

Konsumatore qe punojne me regjim te gjate pune me ngarkese te pandryshueshme ose me ndryshim te

vogel te ngarkeses. Ne kete regjim pune makinat ose aparatet elektrike mund te punojne per nje kohe te

gjate dhe temperatura ne pjese te ndryshme te tyre nuk kalon vleften e temperatures se lejuar

Konsumatoret qe punojne ne kete regjim jane, p.sh. motorret elektrike te kompresoreve, te pompave, te

ventilatoreve etj.

2. Perdorues te cilet punojne ne rregjim te shkurter,

Konsumatore qe punojne me regjim te shkurter ngarkese. Ne kete regjim koha e punes se makines ose te

aparatit elektrik nuk eshte aq e gjate saqe temperatura ne pjese te ndryshme te makines ose te aparatit te

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 3 - 1/22

Page 2: jurgencoku.files.wordpress.com  · Web viewNe kete regjim koha e punes se maqines ose aparatit alternohet me periudha te shkurtera pushimi. Ky regjim pune karakterizohet nga vazhdimi

Ing. Boris CFARKU 2018

arrije temperaturen e stabilizuar. Koha e pushimit (ndalimit ) te makines ose te aparatit eshte kaqe e gjate,

sa qe makina, praktikisht ftohet deri ne temperaturen e ambjentit rrethues. Konsumatoret qe punojne sipas

ketij regjimi jane psh. motoret elektrike te mekanizmave ndihmes te makinave metalprerese (motoret e

zhvendosjes se vincave, te zhvendosjes se suporteve te makinave metalpreres), te mbyllesve hidraulike etj.

3. Perdorues te cilet punojne ne rregjim te shkurter te perseritur,

Konsumatore qe punojne ne regjim te shkurter te perseritur ngarkes e. Ne kete regjim koha e punes se

maqines ose aparatit alternohet me periudha te shkurtera pushimi. Ky regjim pune karakterizohet nga

vazhdimi relative i punes (VR) dhe nga koha e ciklit. Ne kete regjim pune maqina ose aparati elektrik mund

te punoje me nje vazhdim relativ te punes se caktuar per nje kohe te te pakufizuar dhe temperatura ne

pjese te ndryshme te maqines ose te aparatit te mos kaloje temperaturen e lejuar. Konsumatoret qe

punojne ne kete regjim jane psh. motoret elektrike te vincave, aparatet e saldimit etj.

Duhet theksuar se ne regjimin e punes se konsumatoreve te energjise elektrike ndikojne edhe vecorite e

seciles dege te ekonomise, ( konsumatoreve industrial, qendra tregtare, shtepiake apo agrare).

Nje vend te vecante persa i perket klasifikimit te konsumatoreve te energjise elektrike, ze edhe ndricimi elektrik.

Vecorite karakteristike te ketij konsumatori jane:

a) ndryshimi i madh i ngarkeses gjate kohes, nga maksiraumi pothuajse deri ne zero.

b) ndikimi i oreve te zgjatjes se dites ose i numrit te turneve etj.

c) vlefta e madhe e koeficientit te fuqise ( cosφ = 1) kur nuk ka ndricim luminishent.

Pavaresisht nga regjimi i punes se konsumatoreve te energjise elektrike, ata mund te kene ngarkese simetrike

(ngarkese e njejte ne tri fazat) ose asimetrike. Ngarkese simetrike kane motoret elektrike, furrat trefazore etj.

Ngarkese asimetrike kane ndricimi elektrik, furrat njefazore dhe dy fazore, transformatoret njefazor te saldimit etj.

3.2 Konsumatoret kryesore te energjise elektrike

3.2.1. Ne sektorin industrial

1. Pajisjet industrial me karakter te pergjithshem. Ne kete grup hyjne, kompresoret, ventilatoret, pompat dhe

makinat ngritese-transportuese. Motoret elektrik te kompresoreye, te ventilatoreve dhe te pompave punojne me

regjim te njejte pune(regjim te gjate pune). Motoret elektrike te ketyre pajsiejve ne varesi nga fuqia e tyre, ushqehen

me tension nga 0,220 -10 kV. Fuqia e ketyre pajisjeve ndryshon ne diapazon shume te gjere, nga nje deri ne mijera

kW. Motoret elektrike te ketyre pajisjeve ushqehen me rryme me frekuence industrial. Ngarkesa zakonisht eshte e

njetrajtshme, veganerisht ne pajisjet e fuqishme. Nderprerja e furnizimit me energji elektrike te ketyre pajisjeve, ne

shumicen e rasteve, eshte e palejuar, sepse mund te rrezikoje jeten e njerezve ose mund te shkaktoje deme serioze

te pajisjeve industrial. Nderprerja e ajrit te ngjeshar (komprimuar) ne makinat metalprerese me kapje pneumatike te

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 3 - 2/22

Page 3: jurgencoku.files.wordpress.com  · Web viewNe kete regjim koha e punes se maqines ose aparatit alternohet me periudha te shkurtera pushimi. Ky regjim pune karakterizohet nga vazhdimi

Ing. Boris CFARKU 2018

detaleve mund te rrezikoje personelin sherbyes. Nderprerja e furnizimit me energji elektrike te pompave te ujit mund

te shkaktoje humbje te medha ekonomike ne uzinat metalurgjike çkyçja e pompave te ujit ne raste zjarri mund te

shkaktoje deme te medha. Ne disa objekte industriale nderprerja e punes se ventilatoreve mund te shkaktoje

helmimin e punetoreve. Te tille shembuj mundd te sillen shume, prandaj te gjitha pajisjet qe permendem larte jane

konsumatore te kategorise se pare.

Konsumatoret e mesiperm kane ngarkese te njejtrajtshme dhe simetrike ne te tri fazat Koefcienti i fuqise eshte

mjaft i stabilizuar dhe zakonisht ka vleften 0.8-0.85.

Ne pergjithesi motoret elektrike te pompave, te kompresoreve dhe te veatilatoreve jane motore sinkrone qe

punojne te mbieksituar (japin fuqi reaktive ne rjet), ose asinkron

Pajisjet ngritese-transportuese punojne ne regjim te shkurter te perseritur. Per keto mekanizma eshte

karakteristike lekundja e shpeshte e ngarkeses. Per shkak te ndryshimit te thelle te ngarkeses, koeficienti i fuqise

ndryshon ne kufinj te gjere nga 0.3 deri ne 0.8.

2. Ndricimi elektrik i objekteve industrial. Ndricimi elektrik eshte nje perdorues njefazor dhe fiqia e aparateve

ndricues eshte e vogel ( nga 10 – 1000W), megjitheate ne rrjetin elektrik te ndricimit arrihet nje shperndarrje pak a

shume e njetrajteshme e ngarkeses ndermjet fazave ( me nje asimetri jo me shume se 5 – 10 %), duke i ndare

ndricuesat ne grupe. Ngarkesa e ndricimit eshte e njetrajteshme, nuk ka lekundje, por ndryshon ne varesi te kohes se

dites dhe vitit, Koeficienti i fuqise per llambat inkandeshente eshte 1, ndersat per ato luminishente eshte rreth 0,6.

Nderprerje te shkurtera te furnizimit me energji elektrike te instalimeve te ndricimit ( disa sekonda) jane te lejuara,

ndersa nderprerje te gjate ( minuta ose ore) per disa dege prodhimi jane te palejuara. Ne raste te tilla perdoret

ushqimi rezerve nga nje burim dytesor rryme. Ne vendet e prodhimit ku ckycja e ndricimit rrezikon jeten e njerezve

( spitale, kinema, stadiume ap0 diskoteka te medha etj.) perdoren sisteme te posacme ndricimi te avarise. Per

instalimet e ndricimit perdoret tensione nga 6- 220 V.

3. Pajisjet shnderruese . Keto pajisje sherbejne per shnderrimin e rrymes trefazore ne rryme te vazhduar ose per

shnderrimin e rrymes trefazore me frekuence industriale ne rryme trefazore ose njefazore me frekuence te larte dhe

jane te vendosura brenda territorit te objekteve industriale. Sipas qellimit, pajisjet shnderuese sherbejne:

1) per ushqimin e vaskave te elektrolizes:

2) per ushqimin e transportit elektrik;

3) per ushqimin e filtrave elektrike ( sisteme te pluhurkapjes etj).

Pajisjet shnderruese per qellime te elektrolizes perdoren gjeresisht ne metalurgjine me ngjyra per nxjerrjen e

aluminit, te zinkut te bakrit elektrolitik etj.

Ne keto instalime rryma me frekuence industriale me tension 6-33 kV, me anen e radrizatoreve shnderrohet ne

rryme te vazhduar me tension te nevojshem per kushtet e procesit teknologjik (deri 825 V).

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 3 - 3/22

Page 4: jurgencoku.files.wordpress.com  · Web viewNe kete regjim koha e punes se maqines ose aparatit alternohet me periudha te shkurtera pushimi. Ky regjim pune karakterizohet nga vazhdimi

Ing. Boris CFARKU 2018

Nderprerja e ushqimit ne pajisjet e elektrolizes nuk shkakton avari te renda per keto pajisje, prandaj lejohet nje

nderprerje prej disa minuta deri ne disa ore. Nderprerja e energjise ketu lidhet kryesisht me mosnxjerrjen e

prodhimit. Megjithate, per shkak te f.e.m. te kundert, ne disa raste ndodh kalimi i metalit te elektrodave ne tretesiren

qe gjendet ne vaske, prandaj pas rifillimit te punes duhen shpenzime suplementare per rinxjerrjen e ketij metali.

Pajisjet e elektrolizes duhet te furnizohen me energji elektrike duke i pranuar si konsumatore te kategorise se pare

qe lejojne nderprerje per kohe te shkurter. Regjimi i punes ne pajisjet e elektrolizes siguron nje grafik ngarkese te

njetrajtshme dhe nje ngarkese simetrike. Koeficienti i fuqise se ketyre pajisjeve eshte afersisht 0,85–0.9. Vecanti e

procesit te elektrolizes eshte domosdoshmeria e mbajtjes konstante te rrymes se radrizuar, prandaj eshte i

nevojshem rregullimi i tensionit te rrymes alternative.

Pajisjet shnderruese qe sherbejne per furnizimin e transportit elektrik kane fuqi relativisht jo te madhe (nga 100

deri 2000-3000kW). Koeficienti i fuqise se ketyre pajisjeve luhatet nga 0,7-0,8. Ngarkesa elektrike ne rrymen

alternative eshte simetrike, por ka ndryshime te theksuara per shkak te pikeve te rrymes gjate punes se motoreve te

terheqjes elektrike. Nderprerja e furnizimit te ketyre konsumatorve mund te shkaktoje prishjen e vete prodhimit dhe

te pajisjeve (veqanerisht ne uzinat metalurgjike). Nderprerja e punes se transportit ne pergjithesi shkakton koklavitje

serioze te punes, prandaj keto pajisje duhen te konsiderohen si konsumatore te kategorise se pare dhe te dyte qe

lejojne nderprerje per kohe te shkurter (deri 10 minuta). Furnizimi i tyre behet me rryme alternative me frekuence

industriale me tension 0,4-35 kV.

Pajisjet shnderruese per ushqimin e filtrave elektrike kane fuqi 100-200kW dhe perdoren kryesisht per pastrimin e

gazeve. Furnizimi i ketyre pajisjeve me rryme alternative me frekuence industriale behet nga transformatore speciale

me tension ne paresor (primar) 6-10 kV dhe ne dytesor (sekondar) deri 100 kV. Koeficienti i fuqise se ketyre

instalimeve eshte 0,7-0.8. Ngarkesa ne paresor eshte simetrike dhe e njetrajtihme. Nderprerja e furnizimit eshte e

lejuar, koha e nderprerjes varet nga procesi teknologjik i prodhimit, Ne uzinat kimike keto pajisje mund te jene

konsumatore te katpgorise se pare ose te dyte.

4. Motoret elektrike te makinave metal-prerese . Ne transmisionin elektrik te makinave metalprerese

perdoren te gjitha llojet e motoreve. Fuqia e tyre eshte shume e ndryshme, prej disa qindra vat deri ne qindra kilovat

dhe me shume. Ne makinat metalprerese, ku kerkohet shpejtesi e madhe rrotullimi dhe rregullim i shpejtesise,

perdoren motore te rrymes se vazhduar qe ushqehen nga pajisje radrizuese por vitet e fundit per rregullimin e

shpejtesise se motorrave asinkron po perdoren gjithnje e me shume shndruesit e frekuences (invertera) duke bere

qe te hiqet dore nga perdorimi i motorrave te rrymess se vazhduar te cilet jane shume mete shtrenjte sa ato

asinkronet.. Tensioni qe perdoret per keta konsumatore eshte 380/220 V me frekuence industriale. Koeficienti i fuqise

luhatet ne kufij te gjere, ne varesi te procesit teknologjik.

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 3 - 4/22

Page 5: jurgencoku.files.wordpress.com  · Web viewNe kete regjim koha e punes se maqines ose aparatit alternohet me periudha te shkurtera pushimi. Ky regjim pune karakterizohet nga vazhdimi

Ing. Boris CFARKU 2018

Sipas sigurise se furnizimit, keta konsumatore i perkasin kategorise se dyte. Megjithate ka disa makina metalprerese,

ne te cilat nderprerja e energjise eshte e palejuar per kushtet e teknikes se sigurimit (ka mundesi te rrezikohet

personeli sherbyes), ose te prishjes gjate perpunimit te detaleve qe kushtojne shume.

5. Furrat elektrike dhe pajisjet elektrotermike , Sipas menyres se shnderrimit te energjise elektrike ne nxehtesi furrat

ndahen ne :

a)furra me rezistenca;

b)furra me pajisje me induksion;

c)furra me hark;

d) furra me ngrohje te kombinuar.

1. Furrat me rezistenca, sipas menyres se ngrohjes ndahen ne furra me veprim indirekt dhe ne furra

me veprim direkt.

Ngrohja e materialit ne furrat me veprim indirekt behet si pasoje e nxehtesise se cliruar nga elementet

ngrohese, neper te cilet kalon rryma elektrike. Keto furra jane zakonisht deri 1000 V dhe ushqehen ne shumicen e

rasteve nga rrjeti 380/220 V me frekuence industriale. Furrat mund te jene nje ose trefazore me fuqi prej nje deri ne

disa mije kilovat. Koeficienti i fuqise, ne shumicen e rasteve, eshte baraz me nje. Ne furrat me veprim direkt, ngrohja

behet nga nxehja e produkteve (detaleve) ne te cilat kalon rryma elektrike. Keto furra mund te jene njefazore ose

trefazore me fuqi deri 3000 kW dhe ushqehen me tension 380/220V, me frekuence 50 Hz, koeficienti i fuqise

luhatet ne intervalin 0,7-0,9. Shumica e furrave me rezistenca pranohen si konsumatore te kategorise se dyte, meqe

lejojne nderprerje te shkurtera te energjise.

2. Furrat dhe pajisjet me induksion dhe ngrohje dielektrike, ndahen ne furra per shkrirje dhe ne

pajisje per kalitjen e detaleve dhe per ngrohjen tej per tej te dielektrikeve. Shkrirja e metalit ne furrat me induksion

behet nga nxehtesia qe lind si pasoje e rrymave te induktuara.

a) Furrat e shkrirjes pergatiten me berthame prej qeliku ose pa berthame. Furrat me berthame perdoren

per shkrirjen e metaleve me ngjyra ose te lidhjeve te tyre.

Ushqimi i furrave behet me rryme me frekuence industriale me tension 380/220V ose me te madh ne varesi te fuqise.

Furrat me berthame behen nje, dy ose trefazore me fuqi deri 2000kVA. Koeficienti i fuqise luhatet nga 0.7-0.8.(furrat

per shkrirjen e aluminit e kane cosφ 0 . 2 ,-0,4; ata te bakrit 0,6-0,8).

b) Furrat pa berthame perdoren per shkrirjen e celikut me cilesi te larte dhe rralle per metalet me ngjyra.

Ushqimi i furrave industriale pa berthame behet me rryme me frekuence industriale me tension 380/220 V. ose me

te madh, si edhe me rryme me frekuence 500-10000Hz te marre nga makina elektrike qe shnderrojne frekuencen

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 3 - 5/22

Page 6: jurgencoku.files.wordpress.com  · Web viewNe kete regjim koha e punes se maqines ose aparatit alternohet me periudha te shkurtera pushimi. Ky regjim pune karakterizohet nga vazhdimi

Ing. Boris CFARKU 2018

ose shndrues statike ( me gjysem percues). Furrat behen me fuqi deri 4500kVA dhe kane koeficient te ulet te fuqise

nga 0.05 deri ne 0.25 Te gjitha furrat e shkrirjes i perkasin konsumatoreve te kategorise se dyte.

c)Pajisjet per kalitjen dhe ngrohjen tej per tej te detaleve ne varesi te qellimit ushqehen me frekuence nga

50 Hz, deri ne disa qindra kHz qe prodhohet nga makina shnderruese te tipit induktiv dhe nga gjeneratore

elektronike. Koto pajisje merren si konsumatore te katego rise se dyte.

Ne pajisiet per ngrohjen e dielektrikeve materiali qe do te ngrohet vendoset brenda fushes elektrike te

kondensatorit dhe nxehja behet nga rrymat e shvendosjes. Keto pajisje perdoren gjeresisht per ngjitjen dhe tharjen e

drurit, per shkrirjen dhe ngjitjen e materialeve plastike, per sterilizimin e produkteve etj. Ato ushqehen me rryme me

frekuence 20-40 MHz dhe me shume. Keta konsumatore, persa i perket nderprerjes se energjise, merren si

konsumatore te kategorise se dyte.

3. Furrat elektrike me hark, sipas menyres se ngrohjes, ndahen ne furra me veprim direkt dhe ne

furra me veprim indirekt. Ne furrat me veprim direkt, ngrohja dhe shkrirja e metalit behet nga nxehtesia e cliruar prej

harkut elektrik, i cili digjet ndermjet elektrodave dhe metalit qe shkrihet. Furrat me hark me veprim direkt ndahen ne

furra per shkrirjen e qelikut dhe ne furra me vakum. Furrat per shkrirjen e qelikut ushqehen me rryme me frekuence

industrials me tension 6-110 kV, nepermjet transformatoreve ules. Keta furra jane trefazore me fuqi deri 45000 kVA.

Koeficienti i fuqise se tyre eshte 0,85-0,9. Gjate procesit te punes ne keto furra ne periudhbn e shkrirjes se metalit

ndodhin lidhje te shkurtera te shfrytezimit. Rrymat e lidhjeve te shkurtera te shfrytezimit e kalojne 2,5-3,5 here

rrymen nominale dhe shkaktojne ulje te tensionit ne zbarat e nenstacionit, gje qe ndikon negativisht ne punen e

konsumatoreve te tjere. Prandaj ushqimi i perbashket i furrave me hark me konsumatore te tjere te energjise

elektrike nga nje nenstacion lejohet, ne qofte se fuqia e furrave nuk kalon 40 % te fuqise se nenstacionit, dhe kur

ushqehet nga nje sistem me fuqi te vogel nuk duhet te kaloje 15-20%.

Keta furra mund te perdoren ne rolin e ngarkeses rregulluese ditore per te njetrajtesuar grafikun ditor te

ngarkeses.

Furrat me hark me vakum ndrtohen me fuqi deri 2000 kw, Ushqimi i tyre behet me rryme te vazhduar me

tension 30-40 V. Si burime te rrymes sherbejne makinat elektrike shnderruese ose radrizatoret me gjysmeperques

Motorret elektrike qe rrotullojne gjeneratoret e rrymes se vazhduar ushqehen me rryme me frekuence industriale.

Ne furrat me hark me veprime indirekt, ngrohja e metalit behet nepermjet nxehtesise se cliruar nga harku

elektrik qe digjet ndermjet elektrodave prej karboni. Keta furra perdoren per shkrirjen e bakrit dhe te lidhjeve te tij.

Fuqia e tyre eshte relativisht e vogel (deri 500 kW dhe ushqehen me frekuence industriale nga transformatore

speciale per furra. Furrat me hark, persa i perket nderprerjes se energjise, jane konsumatore te kategorise se pare qe

lejojne nderprerje te shkurtera te energjise.

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 3 - 6/22

Page 7: jurgencoku.files.wordpress.com  · Web viewNe kete regjim koha e punes se maqines ose aparatit alternohet me periudha te shkurtera pushimi. Ky regjim pune karakterizohet nga vazhdimi

Ing. Boris CFARKU 2018

5. Furrat elektrike me ngrohjeje te kombinuar ndahen ne furra per mineral dhe ne furra per shkrirjen e

skorjeve.

Ne furrat per minerale ngrohja behet nepermjet nxehtesise se cliruar nga rryma elektrike qe kalon neper

vete materialin, si dhe nga djegia e harkut. Keta furra perdoren per marrjen e lidhjeve te hekurit e te karbitit per

nxjerrjen e gizes e te zinkut; per djegjen e fosforiteve, per nxjerjen e bakrit dhe te baker-nikelit blister, ferrokromit

etj... Ushqimi i ketyre furrave behet me rryme me frekuence industriale me ane te transformatoreve ules. Fuqia e

disave prej tyre eshte shume e madhe deri 100 MVA ( furrat per shkrirjen e fosforit te verdhe). Koeficienti i fuqise se

ketyre furrave eshte 0,85-0,92. Furrat per mineral mund te perdoren si rregullatore te ngarkeses ditore, Keta furra

lejojne nderprerje te energjise per nje fare kohe prandaj pranohen si konsumatore te kategorise se dyte.

Ne furrat elektrike per shkrirjen e skorjeve ngrohja behet si pasoje e nxehtesise qe krijohet nga kalimi i rrymes

elektrike neper skorje. Shkrirja e skorjeve pastaj behet nga nxehtesia e cliruar prej harkut elektrik. Shkrirja elektrike e

skorjeve perdoret per marrjen e celiqeve me cilesi te larte dhe te lidhjeve metalike special. Ushqimi i ketyre furrave

behet me rryme me frekuenoe industriale nepermjet transformatoreve ules nga rjeti me tension 6-10 kV me tension

dytesor 40-60V. Zakonisht keta furra ndertohen njefazore por mund te jene dhe trefazore. Koeficienti i fuqise se tyre

eshte 0,5-0,95. Persa i perket nderprerjes se energjise ata merren si konsumatore te kategorise se pare. Furnizimi me

energji elektrike i reparteve qe kane furra elektrike me vakum te te gjitha tipeve duhet te jete shume i sigurte, sepse

nderprerja e ushqimit te pompave te vakumit con ne avari dhe ne demtimin e prodhimit qe ka vlefte te madhe

prandaj ata merren konsumatore te kategorise se pare qe nuk lejojne as nderprerje te shkurtera te energjise.

6.Pajisjet e saldimit elektrik. Keta konsumatore ndahen ne pajisje qe punojne me rryme alternative ose me rryme te

vazhduar. Saidimi mund te behet me hark ose me kontakt dhe sipas menyres se prodhimit ai mund te behet me dore

ose automatikisht.

1)Pajisjet e saldimit elektrik me rryme te vazhduar perbehen nga agregati shnderrues, qe eshte nje motor i

rrymes alternative dhe nga gjeneratori i saldimit me rryme te vazhduar. Ne kete sistem shenderrimi te energjise

njetrajtesisht duke ruajtur vetem ndryshimin gjate kohes se grafikut te ngarkeses. Koeficienti i fuqise i ketyre pajisjeve

eshte i larte, gjate regjimit normal te punes cosφ = 0,7-0,8; ndersa gjate punimit pa ngarkese ulet deri ne 0,4.

2) Pajisjet e saldimit elektrik me rryme alternative punojne me rryme alternative me frekuence 50 Hz. Keto

pajisje jane transformatore njefazore te saldimit me hark ose jane aparate saldimi me kontakt. Saldimi me rryme

alternative eshte nje konsumator njefazor qe punon me regjim te shkurter te perseritur. Koeficienti i fuqise eshte i

ulet (0.3-0,35 per saldimin hark dhe 0,4-0,7 per saldimin me kontakt). Tensioni i rrjetit ushqyes te instalimeve te

saldimit eshte 380/220 V. Transformatoret e saldimit ne sheshet e ndertimit dhe te montimit karakterizohen nga nje

rrjet ushqyes shume te levizshem, rrethane qe duhet patur parasysh per projektimin e rrjetit. Pajisjet e saldimit

pranohen si konsumatore te kategorise se dyte.

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 3 - 7/22

Page 8: jurgencoku.files.wordpress.com  · Web viewNe kete regjim koha e punes se maqines ose aparatit alternohet me periudha te shkurtera pushimi. Ky regjim pune karakterizohet nga vazhdimi

Ing. Boris CFARKU 2018

3.2.2. Ne sektorin rezidencial dhe te banimit

Shiko faqe 129 - 140

5.1. Njohuri të përgjithshme

Fuqia elektrike e transmetuar nëpërmjet rrjetave elektrike është parametri fillestar, kryesor për përmasimin e linjave elektrike, për zgjedhjen e transformatorëve të fuqisë në nënstacione, për mbrojtjet rele, pajisjeve rrotulluese dhe kompensuese, si dhe gjithashtu për vlerësimin e treguesve të rregjimeve – siç janë humbjet e fuqisë dhe të energjisë elektrike, shmangjet dhe lëkundjet e tensionit dhe frekuencës.

Ngarkesat elektrike në rrjetat varen nga regjimi i punës së konsumatorëve të energjisë elektrike. Ato ndryshojnë vazhdimisht në kohë, si pasojë e të cilës nuk mund të karakterizohen me një ose disa tregues. Karakteristika kryesore e ngarkesave elektrike janë grafikët e ngarkesës. Grafiku i ngarkesës përfaqëson paraqitjen grafike të ndryshimit të fuqisë elektrike në varësi të kohës. Këto grafikë paraqiten me vijë të pandërprerë, të ndërprerë ose në formë shkalle. Fuqitë vendosen në boshtin e ordinatave në njësi absolute ose relative kundrejt maksimumit të ngarkesës, ndërsa koha në boshtin e abshisave.

Grafikët e ngarkesës ndërtohen për fuqinë aktive, reaktive dhe të plotë. Me përfaqësuesi për konsumatorin është grafiku për fuqinë aktive, i cili formohet nga rregjimi teknologjik i kansumatorit. Sipërfaqja e figurës, e kufizuar nga grafiku i ngarkesës së fuqisë aktive dhe boshtet kordinativ, përfaqëson kërkesën për energji elektrike.

Grafiku i fuqisë aktive në ndërmarrjet industriale përcaktohet nga numri dhe ngarkimi i makinerive dhe ndriçimit. Kërkesa për fuqi zvogëlohet pas pushimit të drekës dhe zmadhohet në

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 3 - 8/22

Fig. 5.1. Shembuj të grafikut të ngarkesës ditor ( 24 ore)

a – për ndërmarje industriale me një turn;

b – për ndërmarje industriale me dy turne;

Page 9: jurgencoku.files.wordpress.com  · Web viewNe kete regjim koha e punes se maqines ose aparatit alternohet me periudha te shkurtera pushimi. Ky regjim pune karakterizohet nga vazhdimi

Ing. Boris CFARKU 2018

darkë për arsye të kyçjes së ndriçimit. Ne fig.5.1a,b,dhe c janë dhënë grafikët ditore (ditë-natë, 24 orësh) ilustruese për një ndërmarrje industriale për punë me një turn, dy turne dhe tre turne.

Me rritjen e numrit të turneve shumë më mirë mbushet grafiku i ngarkesës. Por edhe për punë me tre turne nuk arrihet grafik ngarkesë konstant, sepse në turnin e tretë nuk kryhen punime remontuese dhe nuk punojnë shërbimet administrative.

Grafiku i ngarkesës i fuqisë aktive për konsumatorët civil-komunal ndryshojnë shumë për periudhën e dimrit dhe të verës (fig.5.2). Në dimër ngarkesa maksimale ( kurba 1) është shumë më e madhe për arsye se përdorimi i ngrohjes elektrike shkon rreth 18-20 orë, kurse në verë ai ( kurba 2) shtrihet tek 21-22 orë për arsye të zgjatjes së ditës.

Në përfundim, në bazë të studimeve të gjata statistikore mund të ndërtohet grafiku tipik i ngarkesës për konsumatorë që ndeshen më dendur (shpesh). Mbi bazën e këtyre grafikëve dhe numrit të konsumatorëve mund të ndërtohet grafiku shumar i ngarkesës për çdo linjë elektrike ushqyese.

5.2. Grafiku shumar i ngarkesës për sistemin elektroenergjetik Shuma e të gjitha grafikëve të ngarkesës për çdo konsumator formon grafikun shumar të

ngarkesës ditor (dit.-natë) për sistemin elektroenergjetik. Ai ka dy ekstremume që dallohen

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 3 - 9/22

Fig. 5.2. Grafiku ditor i ngarkesës për fuqinë aktive të konsumatorëve

komunal

Fig. 5.3. Grafiku shumar ditor i ngarkesës për një sistem

elektroenergjetik

Page 10: jurgencoku.files.wordpress.com  · Web viewNe kete regjim koha e punes se maqines ose aparatit alternohet me periudha te shkurtera pushimi. Ky regjim pune karakterizohet nga vazhdimi

Ing. Boris CFARKU 2018

shumë qartë – maksimumi i darkës ( Pmax) dhe minimumi i natës ( Pmin) (fig.5.3). Janë të pranishme edhe maksimumi më pak i dallueshëm i mëngjesit dhe minimumi i pas drekës. Këto pika ekstreme e ndajnë grafikun e ngarkesës në tri zona – zona bazë 3, nënmaksimum ( nënpiku) 2 dhe të pikut 1. Zona bazë përfshin sipërfaqën nën nivelin e minimumit të natës. Zona nënpik përfshin pjesën ndërmjet dy minimumeve – të natës dhe të pasdrekës. Zona e pikut përfshin pjesën mbi minimumin e pasdrekës.

Karakteri dhe madhësia e grafikut shumar ditor të ngarkesës në sistemin elektroenergjetik ndryshojnë në sezone të ndryshme të vitit. Në fig.5.4 është treguar grafiku ditor i ngarkesës te mesatarizuar për sezone të ndryshme: dimër-a, pranverë-b, verë-c dhe vjeshtë-d. Ndryshimet e mëdha në vlerat e fuqisë aktive që i referohet konsumatorëve komunal vihen re kryesisht nga ngrohja elektrike. Ngarkesa maksimale realizohen në muajt e dimrit – Dhjetor dhe Janar, ndërsa minimalet në muajt e verës-Qershor, Korrik dhe Gusht. Ngarkesat maksimale të verës përbëjnë 75-80% të ngarkesave maksimale të dimrit. Përveç kësaj në verë, kur zgjatja e ditës është më e madhe, (dita është më e gjatë) maksimumi i darkës është rreth orës 21, ndërsa në dimër ky maksimum shfaqet rreth orëve 18-19.

Grafiku i ngarkesës për fuqinë aktive të sistemit elektroenergjetik shfaq periodicitete me periodë 24 orë dhe 168 orë. përioda e dytë karakterizon grafikun e ngarkesës javorë ( fig.5.5). Grafiku i ngarkesës ditore ( ditë-natë) të martën, të mërkurën, të enjten dhe të premten janë po thuajse identik si nga karakteri ashtu edhe për nga vlerat, arsye për të cilën këto ditë të javës quhen ditë pune normale (tipike). Grafiku i ngarkesës i ditës së henë karakterizohet nga vlera më të vogla të ngarkesave të mëngjesit, gjë e cila vjen për arsye të pamundësisë së rivendosjes së plotë të veprimtarisë së punës normale mbas ditëve të pushimit.

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 3 - 10/22

Fig. 5.4. Grafikët ditorë të ngarkesës të mesatarizuar të fuqisë aktive në Shqipëri për ditë pune normale në sezione të ndryshme

Page 11: jurgencoku.files.wordpress.com  · Web viewNe kete regjim koha e punes se maqines ose aparatit alternohet me periudha te shkurtera pushimi. Ky regjim pune karakterizohet nga vazhdimi

Ing. Boris CFARKU 2018

E shtuna dhe e diela janë ditë pushimi, por të shtunën shfaqet një konsum më i madhe komunal. Kërkesa mesatare për energji elektrike për ditën e shtunë, për muaj të ndryshëm të viteve 2001-2002 është 5,5% deri 10,8% më ulët se sa ajo për ditët e punës. Ngarkesat maksimale për ditën e shtunë janë me 8,9 – 12,8%, ndërsa ngarkesat minimale janë rreth 4% më të ulta se ngarkesat përkatëse për ditët normale të punës. Kërkesa mesatare për energji elektrike për ditën e diel, për vitet 2001-2002, është 10,5% deri 17,6% më ulët se sa ajo për ditët e punës. Zvogëlimi ngarkesës maksimale është 11,7 – 16,2%, ndërsa ngarkesat minimale janë rreth 4,9%-10,0% më të ulta se ngarkesat përkatëse për ditët normale të punës. Prandaj ditët: e hënë, të shtunë dhe të diel quhen ditë të veçanta.

Grafikët vjetorë të ngarkesës japin një paraqitje për vlerat e ngarkesave elektrike për të gjithë vitin. Përdorimin më të madh kanë dy format e mëposhtme të grafikut vjetor të ngarkesës:

grafiku vjetor i ngarkesës i mesatarizuar për zgjatjen e përdorimit të ngarkesës aktive në varësi të vlerave të saj (fig.5.6) i cili jep informacion për kohëzgjatjen e vlerave të caktuara ndaj fuqisë aktive shumare në sistemin elektroenergjetik,

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 3 - 11/22

Fig. 5.6. Grafiku vjetor i ngarkesës i mesatarizuar

Fig. 5.7. Grafiku vjetor i ngarkesave maksimale mujore

Fig. 5.5. Grafiku javor i ngarkesës për sistemin elektroenergjetik

Page 12: jurgencoku.files.wordpress.com  · Web viewNe kete regjim koha e punes se maqines ose aparatit alternohet me periudha te shkurtera pushimi. Ky regjim pune karakterizohet nga vazhdimi

Ing. Boris CFARKU 2018

grafiku i ngarkesës vjetor për ngarkesat maksimale mujore është një vijë në formë të thyer, çdo kënd i sëcilës (çdo shkallë) përfaqëson ngarkesën aktive maksimale të muajit përkatës (fig.5.7). Grafiku demostron dinamikën e ngarkesës aktive gjatë sezoneve të ndryshëm. Ngarkesa maksimale vjetore është gjatë periudhës vjeshtë-dimër si pasojë e rritjes së ngarkesës komunale civile dhe veçanerisht në sajë të ngrohjes elektrike. Në periudhën nga 15 Prill deri ne 30 Shtator, e cila karakterizohet nga ngarkesa të vogla, kryhen remontet e planifikuara të centraleve elektrike.

Parametrat kryesore të grafikut të ngarkesës, janë ngarkesa maksimale, minimale dhe mesatare, sikurse dhe koeficientët që përfaqësojnë raportet ndërmjet tyre si dhe koha e përdorimit të ngarkesës maksimale.

Vlera më e madhe e ngarkesës aktive gjatë ditës quhet maksimumi ditor, Pmax, ndërsa vlera më e vogël e ngarkesës – respektivisht, Pmin ( fig.5.3).

Për grafikun vjetor të ngarkesës për fuqinë aktive gjithashtu përcaktohen ngarkesa maksimale dhe minimale, të cilat përcaktojnë relativisht fuqinë më të madhe dhe më të vogël, të realizuara gjatë vitit (fig.5.6). Ngarkesa absolute maksimale vjetore për sistemin elektroenergjetik në vendin tonë për vitin 2004 është rregjistruar me 30 Dhjetor në orën 18- 1298 MW, ndërsa minimalja është 297MW dhe është rregjistruar më 17 Korrik në orën 11 ( e Diel).

Ngarkesa mesatare ( ditore ose vjetore ), Pmes është fuqia mesatare për përiudhën përkatëse. Llogaritet nga sasia e energjisë elektrike A për periudhën e marrë në shqyrtim pjestuar me kohën T:

Pmes=AT

. (5.1)

Tregues karakteristik për grafikun e ngarkesës është koha e përdorimit të ngarkesës maksimale Tmax. Kjo është koha, gjatë së cilës, n.q.s konsumatori do të punojë me fuqinë maksimale, do të konsummojë të gjithë sasinë e energjisë elektrike sikurse e konsumon sipas grafikut të ngarkesës reale për të gjithë vitin. Vlera e Tmax llogaritet mbi bazën e barazimit të sipërfaqeve, të kufizuara nga grafiku i ngarkesës dhe energjia elektrike përkatëse të konsumuar, dhe drejtekendëshit me brinjë Pmax dhe Tmax ( fig.5.6):

T max=A

Pmax. (5.2)

Shfrytëzueshmëria e ngarkesës maksimale varet nga vijueshmëria e punës me turne në ndërmarrjet industriale. Vlerat e Tmax për disa konsumatorë karakteristike janë dhënë në tab.5.1.

Tabela 5.1

Grup kosumatorësh Tmax, h

Ndërmarrje industriale me një turn 2000-3500

Ndërmarrje industriale me dy turne 3000- 4500

Ndërmarrje industriale me tre turne 4500- 6500

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 3 - 12/22

Page 13: jurgencoku.files.wordpress.com  · Web viewNe kete regjim koha e punes se maqines ose aparatit alternohet me periudha te shkurtera pushimi. Ky regjim pune karakterizohet nga vazhdimi

Ing. Boris CFARKU 2018

Nevoja jetësore 2500-3000

Ndriçimi rrugor 2800-3200

Treguesit bazë të grafikut të ngarkesës ditore, janë koeficienti i majave k m=

Pmin

Pmax dhe

koeficienti i dendësisë k d=

Pmmes

Pmax . Vlerat e tyre janë të një rendësie të veçantë për drejtimin opertativ të një sistemi elektroenergjetik, kjo sepse në çdo moment fuqia aktive e prodhuar duhet të jetë e barabartë me atë të konsumuar nga konsumatorët. Nga mënyrat e ndryshme të veçorive të procesit teknologjik të prodhimit të energjisë elektrike ( formave të ndryshme të burimeve të energjisë elektrike) centralet elektrik mbulojnë pjesë të ndryshme të grafikut të ngarkesës (fig.5.8). Në bazën e grafikut punojnë AEC-et dhe HEC-et që punojnë me ujra që rrjedhin ( me derivacion). AEC-et kanë vlerë të ulët të komponentit djegës për prodhimin e energjisë elektrike por me investime kapitale shumë të mëdha dhe shfrytëzimi i tyre është efektiv, n.q.s. ato punojnë me fuqi maksimale. HEC-et me ujë që rrjedhë ( me derivacion) duhet të punojnë me ngarkesë maksimale, që të shfrytëzohet energjia e ujit që nuk përsëritet. Centralet termike janë pak të manovrueshme. Janë të domosdoshme 5-6 orë për një turboagregat që nga koha e lëshimit deri sa ai të lidhet në paralel e të marrë ngarkesën e tij të plotë.

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 3 - 13/22

Page 14: jurgencoku.files.wordpress.com  · Web viewNe kete regjim koha e punes se maqines ose aparatit alternohet me periudha te shkurtera pushimi. Ky regjim pune karakterizohet nga vazhdimi

Ing. Boris CFARKU 2018

Përveç kësaj TEC-et kanë minimume teknike, nën të cilët fuqia e tyre nuk mund të ulët për arsye të djegies së paqëndrueshme në kaldaja. Në pjesën bazë dhe atë të poshtë zonës së pikut të grafiku i ngarkesës, duhet të punojnë centralet me qymyre me fuqi të ulët kolorifike dhe që kanë diapazon të vogël rregullimi të fuqisë.

Zona nën pik, mbulohet nga TEC-e të cilat punojnë me lëndë djegëse me fuqi të lartë kalorifike. Për arsye se ato kanë minimume teknike me të ulta, ato janë shumë më të manovrueshëm. Në zonën e nën pikut punojnë edhe HEC-et me ujra nga lumenj me prurje të qëndrueshme, pra që nuk varen nga furnizimi me ujë.

Zona e pikut të grafikut të ngarkesës mbulohet nga HEC-et që punojnë me ujra të rregulluar ( liqene artificiale) dhe HEC-e me rezervuare të pompuara me ujë. Ato janë centralet elektrike më të manovrueshme, në të cilat mund të rregullohet fuqia në çast nga zero deri në fuqinë e plotë. Vende të cilat, nuk disponojne centrale të tilla elektrike ( Danimarka dhe Hollanda), përdorin centrale elektrike shumë të manovrueshme me turbinë me gaz për mbulimin e zonës së pikut të ngarkesës.

Ndryshueshmëria e madhe e zonës së pikut krijon vështërsi të mëdha për mbulimin e tij. Vlerat e ulta në minimumin e natës detyrojnë që turboagregatët të punojnë në regjimin e punës pangarkesë. Për këtë arsye është shumë esenciale, për një punë me efektivitet të sistemit elektroenergjetik, që grafiku i ngarkesës të jetë i sheshuar, d.m.th. koeficientet km dhe kd të kënë vlera të larta. Vlerat mesatare të këtyre koeficenteve për dite pune të sistemit elektroenergjetik për vendin, në vitin 2002 kanë qenë km =0,782 dhe kd =0,898. Masë shtese për uniformizimin e grafikut të ngarkesës ditor është futja e tarifave speciale për energjinë elektrike, të cilët stimulojnë kalimin e grumbullimit të energjisë elektrike në rregjimin e punës gjate natës, aplikimin e furrave termoakumulatore dhe shfrytëzimin e plotë të sezonit veror për kryerjen e punëve.

5.3. Prognoza e grafikut ditor të ngarkesës për sistemin elektroenergjetik

Mbulimi i grafikut ditor të ngarkesës për një sistem elektroenergjetik është një detyrë e vështirë optimizimi. Eshtë e domosdoshme që në çdo orë të ditës ( 24 orëshe) të punojnë ato centrale, të cilët sigurojnë vetëqëndrueshmëri minimale për prodhimin e energjisë elektrike për humbje minimale të saj gjatë transportimit dhe transformimit.

Shpërndarja ekonomike e fuqisë aktive të domosdoshme ndërmjet centraleve elektrike arrihet n.q.s. bëhet një prognozë e saktë e grafikut të ngarkesës të ditës pasardhëse, për arsye se problemi i prognozimit të ngarkesave është një nga elementët më esencialë të kompleksit të detyrës për drejtimin optimal të rregjimit të sistemit elektroenergjetik.

Prognoza ( parashikimi) e grafikut të ngarkesës të fuqisë aktive në varësi të gjatësisë së periudhës është:

operativ – nga disa orë deri për një ditë; afatshkurtër – për periudha nga disa ditë deri në një javë; afatgjatë – parashikohen vetëm ngarkesat maksimale për periudha nga disa muaj

deri për gjithë vitin.Parashikimi operativ dhe ai afatshkurtër janë të nevojshme për qëllimin e drejtimit

optimal të regjimit të sistemit elektroenergjetik. Parashikimi afatgjatë shfytëzohet për hartimin e grafikut të remonteve të centraleve elektrike.

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 3 - 14/22

Page 15: jurgencoku.files.wordpress.com  · Web viewNe kete regjim koha e punes se maqines ose aparatit alternohet me periudha te shkurtera pushimi. Ky regjim pune karakterizohet nga vazhdimi

Ing. Boris CFARKU 2018

Grafiku i ngarkesës i fuqisë aktive përfaqëson një proçes të rastit, gjatë të cilit ndikojnë dy përbërset kryesore:

përbërësja, që përcakton vlerën bazë të ngarkesës së shqyrtuar në çdo orë dhe ditë, e cila formohet nga konsumi i fuqisë aktive në industri, transport dhe ndërtim; ajo karakterizohet nga vlera stabile të uniformizuara dhe periodicitet të përcaktuara të grafikut të ngarkesës.

përbërësja, që varet nga faktorë të rastit dhe përcakton ngarkesa shtesë në varësi të kushteve meteorologjike; pengesa kryesore për këtë përbërëse është ngarkesa komunale.

Metodat, të shfrytezuara për zgjidhjen e problemit për parashikimin e grafikut të ngarkesës, ndahen në dy grupe kryesore:

1.Metoda, që shfrytëzojnë vetem informacione të kaluara për konsumimin e fuqisë aktive të sistemit elektroenergjetik.

2. Metoda, që shfrytëzojnë përveç të dhënave për realizimet e kaluara dhe informacionet konkrete për kushtet meteorologjike.

Grupi i parë i metodave quhen gjithashtu edhe njëfaktorshe. Ato e shqyrtojnë parashikimin e grafikut të ngarkesës si ekstrapolim të ngjarjeve të rastit jostacionare ( te paqëndrueshme).

Paraqitja e problemit është si më poshtë: Karakteri i proceseve të rastit është i njohur nga realizimet e kaluara ne intervalin [O,N] (fig.5.9). Realizimi i ardhshëm paraqitet në intervalin [O,No], ku No<N. Parashikohet ngarkesa në një moment të caktuar, që i korespondon intervalit [No,N] me transformime matematike të caktuara të procesit të rastit. Për rastin konkret ( për qëllimin tonë) është e domosdoshme të përcaktohet operatori matematikor ndihmës A, me veprimin e të cilit mbi informacionin e realizimit të pritur P(t) merret vlerësim për vlerën e parashikuar P̂ [Θ] për momentin e kohës θ :

P̂ [θ ]=A [ P (t ) ] ; t∈ [ 0 , N 0 ] ; θ∈ [ N 0 , N ] . (5.3)

Në cilësinë e kritereve të saktësisë, zakonisht përdoret gabimi mesatar kuadratik minimal i ekstrapolimit.

Këto metoda gjithashtu marrin parasysh, ndoshta në një formë të padukshme, ndikimin e faktorëve meteorologjike, në atë masë që ato kanë ndikuar në realizimin e proceseve të kaluara.

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 3 - 15/22

Fig. 5.9. Parashikimi i proceseve të rastit për konsumin e fuqisë aktive në sistemin

θ

P(θ )

P̂(θ )

Page 16: jurgencoku.files.wordpress.com  · Web viewNe kete regjim koha e punes se maqines ose aparatit alternohet me periudha te shkurtera pushimi. Ky regjim pune karakterizohet nga vazhdimi

Ing. Boris CFARKU 2018

Grupi i dytë i metodave dallohet nga ndikimi direkt i kushteve meteorologjike mbi konsumin e fuqisë aktive. Vlera e parashikuar e ngarkesës përbëhet nga dy komponente – komponentja bazë, e cila varet nga konsumi i përgjithshëm i fuqisë aktive në sistemin elektroenergjetik, dhe ajo e ndryshueshme, që kushtëzohet nga veprimi i faktorëve meteorologjike. Komponentja bazë llogaritet mbi bazën e realizimeve të kaluara. Për vlerësimin e komponentes së ndryshueshme, të gjitha metodat konkrete propozojnë kombinime të ndërmjetme të faktorëve meteorologjikë dhe koeficienteve të peshës, dhe për këtë arsye, këto metoda quhen shumëfaktoriale. Forma e përgjithshme e këtyre modeleve janë funksione regresiv linear ose jolinear të formës:

P̂ [t ]=F (t )+a1 T+a2W +a3 L+a4 Q , (5.4)

ku P̂ [t] – është vlera e parashikuar e ngarkesës në orën e t-te;F(t) – ngarkesa bazë për të njëjtën orë;T – temperatura; W – aftësia ftohese e erës;L – indeksi i ndriçimit ( i dritës);Q – lagështia;a1,a2,a3,a4 – janë koeficientë të regresit.

Vështërsia kryesore qëndron në përcaktimin e koeficienteve të regresionit. Nuk është i lejueshëm përdorimi i koeficenteve, të përcaktuara për një sistem elektroenergjetik, në një sistem elektroenergjetik tjetër. Metodat të cilët përdorin informacionin e drejtpërdrejtë të kushteve meteorologjike, praktikisht nuk janë efektive për qëllimin e parashikimeve operative. Saktësia e tyre varet nga saktësia e parashikimeve meteorologjike. Përveç kësaj në territorin e një sistemi elektroenergjetik mundet që njëkohësisht të veprojnë kushte shumë të ndryshme meteorologjike. Për këto arsye, përhapje më të gjerë kanë gjetur metodat, të cilët shfrytëzojnë vetëm informacionin për realizimet e kaluara te grafikut të ngarkesës.

5.4. Ngarkesat llogaritëse

Në rastet e projektimit ose të rikonstruksioneve të rrjetave elekrtike ekzistues është e domosdoshme të përcaktohen ngarkesat elektrike për një periudhë kohë të caktuar. Nga saktësia e këtyre përcaktimeve varet efektiviteti i punës për ndërtimin e rrjetave elekrtike. Për karakterizimin e plotë të ngarkesave elektrike të një konsumatori kërkohet njohja e grafikut të ngarkesës për këtë konsumator. Me një shkallë të mjaftueshme saktësie këto grafikë mund të përfaqësohen nga ngarkesat llogaritëse. Ato janë, ngarkesa maksimale Pmax, ngarkesa mesatare Pmes, ngarkesa kuadratike mesatare Pkm dhe ngarkesa e pikut Pp.

Ngarkesa mesatare, quhet ajo ngarkesë me vlerë konstante për të cilën konsumatori do të konsumojë për një periudhë kohë të caktuar të njejtën sasi të energjisë elektrike, sikurse edhe për grafikun e ngarkesës reale për të njëjtën periudhë kohe:

Pmes=A (t p )

t p=∫

0

tp P (t ) dtt p

, (5.5)

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 3 - 16/22

Page 17: jurgencoku.files.wordpress.com  · Web viewNe kete regjim koha e punes se maqines ose aparatit alternohet me periudha te shkurtera pushimi. Ky regjim pune karakterizohet nga vazhdimi

Ing. Boris CFARKU 2018

ku P(t) – është fuqia aktive;A(tp) – energjia elektrike e konsumuar për periudhën tp.

Përdoret për përcaktimin e konsumit të energjisë elektrike, të fuqisë së pajisjeve kompensuese, sikurse edhe për llogaritjen e ngarkesës maksimale për ndërmarrjet industriale.

Ngarkesa maksimale, është ngarkesa konstante më e madhe me interval kohë prej 30 min, i cili është ekuivalent në çlirimin e nxehtësisë me ngarkesën reale për të njëjten kohë veprimi. Ajo shërben për përcaktimin e seksionit të përcjellsave të linjave elektrike, për zgjedhjen e transformatorëve edhe për llogaritjen e humbjeve të fuqisë dhe energjisë elektrike.

Ngarkesa e pikut, është ngarkesa maksimale me zgjatje kohë për një interval prej 1-2s. Ajo është parametri kryesor për tarimin e mbrojtjes rele, për përmasimin e siguresave, studimin e lëkundjeve të tensionit dhe përcaktimin e kushteve të vetëleshimit të elektromotorave.

Ngarkesa kuadratike mesatare llogaritet sipas shprehjes:

Pkm=√∑i=1

n

Pi2 Δt i

∑i=1

n

Δt i

,

(5.6)

ku Pi – është vlera e fuqisë në intervalin e i-të të grafikut të ngarkesës;n – numri i intervaleveΔti – gjatësia e intervalit te i-të.

Ngarkesa kuadratike mesatare përdoret për përcaktimin e humbjeve të energjisë elektrike dhe seksioneve të përcjellësave elektrike, të cilët ushqejnë konsumatorë që punojnë në rregjimin e shkurtër të përsëritur.

5.5. Përcaktimi i ngarkesave llogaritëse për konsumatorët komunal

Këto ngarkesa elektrike përcaktohen për periudha 10-15 vjeçare, me qellim që të mos lind nevoja e rikonstruksionit të parakohëshëm të rrjetit elektrik.

Ngarkesa elektrike maksimale për konsumatorët komunal varet nga përdorimi i energjisë elektrike për ngrohje dhe ngrohje uji. Ngarkesat elektrike maksimale individuale për një familje, të rekomanduara, Pfa janë dhënë në tab.5.2.

Fuqia maksimale e konsumauar nga një vendbanim, llogaritet me barazimin:

Pmax=knj nP fa (5.7)

ku n – është numri i familjeve;

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 3 - 17/22

Page 18: jurgencoku.files.wordpress.com  · Web viewNe kete regjim koha e punes se maqines ose aparatit alternohet me periudha te shkurtera pushimi. Ky regjim pune karakterizohet nga vazhdimi

Ing. Boris CFARKU 2018

Pfa – fuqia specifike e normuar për një familje;knj – koeficienti i njëkohëshmërisë, i cili gjendet nga fig.5.10.

Tabela 5.2

Grupet Mënyra e furnizimit me energjia elektrike të qendrës së banuar Pfa, kW/ shtëpi

I Qendër e banuar e termofikuar 6

II Qendër e banuar me ngrohje individuale dhe 10% ngrohje elektrike 7

III Qendër e banuar me ngrohje individuale dhe 20% ngrohje elektrike 8

IV Qendër e banuar me ngrohje individuale dhe 30% ngrohje elektrike 9

V Qendër e banuar me ngrohje individuale dhe 30% -50% ngrohje elektrike

12

VI Qendër e banuar me ngrohje individuale dhe 100% ngrohje elektrike

15

VII Qendër e banuar e vogel me ngrohje individuale 4

Ngarkesat maksimale për ndertesat administrative llogariten, duke u nisur nga numri normativ i vendeve të punës në këto ndertesa:

Pmax=mn pn N 10−3 , kW , (5.8)

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 3 - 18/22

Fig. 5.10. Koeficienti i njëkohëshmërisë për konsumatorë komunal

Page 19: jurgencoku.files.wordpress.com  · Web viewNe kete regjim koha e punes se maqines ose aparatit alternohet me periudha te shkurtera pushimi. Ky regjim pune karakterizohet nga vazhdimi

Ing. Boris CFARKU 2018

ku mn – është numri normativ i vendeve të punës në ndertesa administrative për 1000 banorë;pn – ngarkesa maksimale normative për një vend pune;N – numri i banorëve në qendrën e banuar.

Vlerat e mn dhe pn, sikurse edhe shfrytëzueshmëria e ngarkesës elektrike për ndertesa administrative të ndryshme janë dhënë në [10].

Ngarkesa për industrine lokale, e cila përfshin ndërmarje të vogla dhe punishte remontuese , për përmbushjen e nevojave të shërbimit të zanatçinjve në qendrën e banuar, të vendosuar direkt në territorin e qendrës së banuar, përcaktohet mbi bazën e konsumit specifik në kW/nj.v. dhe shfrytëzushmërinë e ngarkesës maksimale [10]. Në mënyrë analoge përcaktohet kërkesa për energji elektrike dhe ngarkesa maksimale për B dhe K.

Llogaritja e ngarkesës maksimale për ndërtimet e reja bëhet mbi bazën rritjes mesatare vjetore të qendrave të banimit, e zmadhuar me 20-30%, me qëllim që të merret parasysh ndërtimi i ndërtesave administrative dhe ngarkesa specifike normative ( pn,kW/m2) [10].

Kërkesa për energji elektrike dhe ngarkesa për ndriçimin rrugor llogariten nga normativat për intensitetin e ndriçimit të domosdoshem për kategori të ndryshme rrugësh, me gjatësitë dhe gjërësitë të ndryshme të rrugëve [10].

Kështu, vlerat e përcaktuara të ngarkesave maksimale elektrike për llojët kryesore të konsumatorëve në qendren e banimit realizohen për orare të ndryshme të ditës. Për të marrë grafikun e ngarkesës shumar për nevoja komunale të qendrës së banuar është e domosdoshme të llogaritet grafiku i ngarkesës për konsumatorë të vaçantë nëpëmjet barazimit:

Pi=ai Pmax , (5.9)

ku Pi – është ngarkesa aktive në orën e i-t të ditës;ai – raporti në përqindje i ngarkesës Pi, ndaj ngarkese maksimale; merret nga [10].

Nga grafiku shumar i fuqisë aktive përcaktohet ngarkesa maksimale për nevoja komunale në qendrën e banuar, të reduktuara ndaj nyjes së sistemit elektroenergjetik. Po kjo ngarkesë, reduktuar ( sjellur) ndaj nyjeve të tjera ( nënstacione qytetesh, rrjetit të TM, PT dhe rrjeti TU) janë marrë ( fituar) vlerat të cilat janë dhënë në tab.5.3. Për ngarkesë maksimale të njohur Pmaxpt, ndaj nyjes PT, po e njëjta ngarkesë, reduktuar në nyjen e rrjetit TU, Pmaxtu, është:

Pmax tu=Pmax tp

k nj. (5.10)

Tabela 5.3

Koeficienti i njekohëshmërisë knj për ngarkesën maksimale ndërmjet nyjeve të rrjetit elektrik

Vlerat e koeficienteve te njekohëshmërisë knj

Rrjeti TU/ PT-knj 0,90

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 3 - 19/22

Page 20: jurgencoku.files.wordpress.com  · Web viewNe kete regjim koha e punes se maqines ose aparatit alternohet me periudha te shkurtera pushimi. Ky regjim pune karakterizohet nga vazhdimi

Ing. Boris CFARKU 2018

PT/rrjeti TU- knj 0,85-0,90

Rrjeti TM/ PT qyteti- knj 0,92-0,95

Nënstacione qyteti/ sistemin elektroenergjetik - knj

0,98-1,00

Për të përfituar grafikun e ngarkesës të fuqisë reaktive dhe të fuqisë së plotë për nevoja komunale, kur mungojnë të dhëna konkrete, mund të shfrytëzohen vlerat e faktorit të fuqisë (cosφ) për lloje të ndryshme komsumatorësh komunal, të dhëna në tab.5.4.

Tabela 5.4

Lloje konsumatorësh cosφ

Nevoja jetesore 0,96-0,98

Ndricimi në ndërtesa administrative 0.75

Elektromotora në ndërtesa administrative 0,75

Industri lokale 0,75

Nderime te reja 0,75

Ndricim rrugor 0,92

B dhe K 0,92

5.6. Ngarkesa maksimale të grupit të ndërmarrjeve industriale

Grafiku i ngarkesës për ndërmarrjet industriale përbëhet nga dy komponente- konstante dhe të ndryshueshme. E para, përfaqëson ngarkesën konstante për çdo orë të ditës, kurse e dyta përfaqëson ndryshimet e ngarkesës:

Pper=P0+an Pn max , (5.11)

ku Pper – është ngarkesa përgjithshme aktive në orën përkatëse;Po – komponentja konstante e ngarkesës;Pn – komponentja e ndryshueshme e ngarkesës në të njëjtën orë;Pn max – vlera maksimale e ngarkesës së ndryshueshme gjatë ditës

an – raportin e Pn ndaj Pn max në orën e dhënë [10].

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 3 - 20/22

Page 21: jurgencoku.files.wordpress.com  · Web viewNe kete regjim koha e punes se maqines ose aparatit alternohet me periudha te shkurtera pushimi. Ky regjim pune karakterizohet nga vazhdimi

Ing. Boris CFARKU 2018

Konsumi i përgjithshëm i energjisë elektrike në ndërmarrjet industriale duhet të ndahet në pjesën konstante dhe të ndryshueshme, duke u përdorur raporti në përqindje ndërmjet tyre për lloje të ndryshme të industrive [10].

Vlera e pjesës konstante Po është:

P0=Acost

T 0, (5.12)

ku Acost – është konsumi konstant shumar i energjisë elektrike për një grup ndërmarrjesh industriale.

Shfrytëzimi vjetor i komponentes konstante është To=5000-7000h.Vlera maksimale e komponentes së ndryshueshme është:

Pn max=An

T, (5.13)

ku An – është konsumi i ndryshueshëm shumar i energjisë elektrike për një grup ndërmarrjesh industriale.

Shfrytëzimi vjetor i komponentes së ndryshueshme të energjisë elektrike varet nga rapoti i ngarkesës shumare të ndërmarrjeve me tre turne ndaj ngarkesës shumare të gjithë ndermarrjeve. N.q.s pjesa e ndërmarrjeve me tre turne është 20%: T=2500h;

kur është 40% : T=3000h ndërsa kur është 60%: T=4000h. Vlerat e T për raporte të tjera përcaktohen me interpolim[31].

Ngarkesat elektrike për ekonomitë fshatare përcaktohen, mbasi të shfrytëzohet varësia ndërmjet sipërfaqes së tokës së punuar dhe fuqisë elektrike të instaluar Pinst të konsumatorëve për nivele të ndryshme mekanizimi të bujqësisë.

Ngarkesa maksimale llogaritet me shprehjen:

Pmax=kT P inst , (5.14)

ku kT – është koeficienti i kërkesës. Vlerat e kT dhe të Pinst jepen në [10].

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 3 - 21/22

Page 22: jurgencoku.files.wordpress.com  · Web viewNe kete regjim koha e punes se maqines ose aparatit alternohet me periudha te shkurtera pushimi. Ky regjim pune karakterizohet nga vazhdimi

Ing. Boris CFARKU 2018

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 3 - 22/22