albasalbas.al/.../kl-12/word/libri_mesuesit_gjuha_shqipe_12.docx  · web viewshtëpia botuese...

365
Edlira Gugu Suela Kastrati Natasha Kalemi Manjola Zaçellari Libër mësuesi për tekstin shkollor GJUHA SHQIPE 12

Upload: truongdung

Post on 16-Dec-2018

277 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

Edlira Gugu Suela

Kastrati Natasha Kalemi Manjola Zaçellari

Libër mësuesipër tekstin shkollor

GJUHA SHQIPE 12

albas

Page 2: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

2

Botues:Latif AJRULLAI Rita PETRO

Redaktore:Sevi LAMI

Arti grafik:Eva KUKALESHI

Kopertina:Semela MERO

© Albas, 2018

ISBN 978-9928-282-03-3

Shtëpia botuese AlbasNë Tiranë: rr. “Donika Kastrioti”, pallati 14, ap. 4D.Tel: 00355 45800160e-mail: [email protected]

Në Tetovë: rr. “Ilinden”, nr. 105 Tel.: 00389 44 344 047e-mail: [email protected]

Në Prishtinë: rr. “Muharrem Fejza”, p.n.Tel.: 00377 45 999 770e-mail: [email protected]

Në Preshevë: rr. “Selami Hallaqi”Tel.: 00381 17 669 677e-m ail: [email protected]

Shtypur në shtypshkronjën:

Page 3: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

3

HYRJE

Shtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin e mësuesit për tekstin e ri “Gjuha shqipe 12”, hartuar nga mësuese me përvojë, të cilat janë përpjekur të zbërthejnë temat mësimore në modele mësimesh, që ndërtohen mbi bazën e metodave dhe teknikave mësimore bashkëkohore.

Libri i mësuesit përmban:1. Një model të planit mësimor, në të cilin zbërthehet programi mësimor i MASR-së për lëndën e Gjuhës shqipe. Plani është i ndarë sipas tremujorëve dhe i realizuar sipas nismës “Tri lëndë në gjashtë orë”. Sipas programit, në plan janë parashikuar njohuritë teorike dhe veprimtaritë praktike, si: ushtrime, projektet, orët e përsëritjes dhe testimi i nxënësve. Plani është sugjerues dhe mësuesi/ja mund ta ndryshojë në përputhje me nivelin e klasës dhe synimet e tij/saj.2. Modele mësimesh për të gjitha temat, të trajtuara sipas metodave bashkëkohore të mësimdhënies. Në to paraqiten:

kompetencat e temës, burimet që do të përdoren nga mësuesi/ja për të qartësuar më mirë temën mësimore; struktura mësimore, strategjitë që do të përdoren, veprimtaritë dhe organizimi i

nxënësve; vlerësimi dhe motivimi i nxënësit/es; detyra e shtëpisë, e cila përmban punë të pavarur lidhur me temën e dhënë, si dhe

kërkesa për parapërgatitjen e temës së ardhshme; fjalor ose njohuri teorike, lidhur me temën e dhënë.

Këto modele mësimesh janë zhvilluar sipas nismës së MASR-së, “Tri lëndë në gjashtë orë”, ku temat që përkojnë me njëra-tjetrën janë zhvilluar dyshe, mirëpo ka tema që janë zhvilluar teke, pra 45 min, për shkak se nuk përkojnë ose kanë natyra të ndryshme.3. Modele testesh.

Struktura e njësisë mësimoreNjësia mësimore parashikohet të zhvillohet me hapa.• Në hapin e parë u kërkohet nxënësve të mendojnë dhe të bëjnë pyetje për temën që do të studiojnë. Kjo shërben:

për t`i nxitur nxënësit të sjellin ndër mend njohuritë që zotërojnë; për të bërë një vlerësim sa më të plotë në lidhje me atë që dinë, duke përfshirë edhe

konceptet e gabuara; për të përcaktuar qëllimet e të nxënit; për të përqendruar vëmendjen te tema; për të përftuar një kontekst, në të cilin vendosen idetë e reja.

• Në hapin e dytë mësuesi/ja udhëzon dhe drejton nxënësit të kuptojnë e të zbërthejnë materialin e të zbulojnë njohuri të reja në të, të bëjnë pyetje e t’u përgjigjen pyetjeve të drejtuara, të gjejnë pyetje të reja dhe t’u përgjigjen edhe atyre. Kjo shërben për:

për të krahasuar atë që pritej të ndodhte a ekzistonte me atë që po mësohet; për të rishikuar parashikimet dhe për të krijuar parashikime të reja; për të identifikuar a njëjtësuar pikat kryesore; për të disiplinuar a shqyrtuar të menduarit vetjak; për të bërë përgjithësime në lidhje me problematikën a materialin e parashtruar; për të gjetur lidhje vetjake me mësimin; për të ngritur pyetje të mëtejshme për mësimin.

Page 4: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

4

• Në hapin e tretë nxënësit reflektojnë për ato që kanë mësuar, mendojnë se çfarë domethënieje ka mësimi për ta, reflektojnë dhe vërejnë se si kanë ndryshuar mendimet e tyre dhe të vrasin mendjen se si mund t’i përdorin ato. Kjo shërben për:

për të përmbledhur idetë kryesore; për të interpretuar idetë; për të diskutuar mendimet; për të bërë reagime vetjake; për të vënë në provë idetë; për të vlerësuar të nxënit; për të bërë pyetje të mëtejshme.

Për disa tema janë dhënë dy modele mësimi, duke sjellë mënyra të ndryshme se si mund të zhvillohet ora mësimore.

Në fund të çdo tremujori janë parashikuar modele testesh, si dhe projekte.

Shpresojmë që ky libër i hartuar nga mësuese që sjellin përvojën e tyre modeste, t’ju ndihmojë në punën tuaj.

Mirëpresim sugjerimet tuaja!

Page 5: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

5

PLANI VJETOR SINTETIK GJUHA SHQIPE 12

TEMATIKA

SHPËRNDARJA E PËRMBAJTJES SË LËNDËS - 68 orë

SHTATOR- DHJETOR

26 orë

JANAR-MARS24 orë

PRILL-QERSHOR18 orë

Tekst përshkrues -5 orë (tekste përshkruese rrëfyese, bindëse)

Tekst rrëfyes -

6 orë (kronika, reportazhi, autobiografia, ditarët, letra, kujtimet)

Tekst udhëzues4 orë (rregullat, ligjet, udhëzuesit, recetat)

- -

Tekst argumentues - -

5 orë (eseja argumentuese, fjalimet politike, debate)

Tekst informues-shpjegues

8 orë (leksioni, lajmi, kryeartikulli,artikulli me komente,intervista)

-

Përvetësimi i rregullave gramatikore,drejtshkrimore dhe të pikësimit

10 orë (Fjalëformim, drejtshkrim)

6 orë (fjalitë e thjeshta e të përbëra,fjalitë me bashkërenditje e nënrenditje, skemat)

6 orë (fjalitë e nënrenditura, fjalitë e ndërkallura, drejtshkrimi)

Të folurit, të dëgjuarit, të shkruarit dhe të lexuarit e teksteve të ndryshme

4 orë (gjuhët dhe komunikimi, stilet në gjuhën shqipe, ligjërimet, test, projekt)

6 orë (eseja dhe llojet e saj, paraqitëse e përkufizimit, klasifikimit,krahasim-kontrastit)

2 orë (projekt, test)

ORË NË DISPOZICION PËR PROVIMET E MATURËS

-1 ORË PËRSËRITJE

5 ORË PËRSËRITJE

GJITHSEJ 68 orë TESTE 3 orë PROJEKTE 1 projekt (4 orë)

Page 6: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

6

Page 7: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

7

REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE KYÇ

Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit Nxënësi:

shpreh para të tjerëve çështjet kryesore të ngritura në një fjalim ose interpretim të dëgjuar për një temëtë caktuar nga fusha të ndryshme, përmes, së paku, një forme të komunikimit (gjuhës, simboleve, shenjave, kodeve, performancës artistike) etj.;

diskuton në grup, në mënyrë konstruktive, duke dhënë informacion e argumente dhe duke shtruar pyetjenë diskutim për një temë të caktuar;

përdor drejt strukturën dhe rregullat e drejtshkrimit të gjuhës amtare dhe të gjuhës së huaj në një numër të caktuar të konteksteve, si: ese, email, letër formale dhe joformale etj.;

lexon rrjedhshëm një tekst të përbërë prej disa paragrafësh dhe shprehet në forma të ndryshme të komunikimit për organizimin, qëllimin e leksikun e përdorur dhe argumenton mesazhin që mbart secili paragraf (teksti mund të jetë rrëfyes, përshkrues etj.);

prezanton një temë të caktuar nga arti, nga shkenca, nga jeta e përditshme dhe, në mënyrë efektive,komunikon me të tjerët duke përdorur TIK-un dhe mediet e tjera të shkruara dhe elektronike;

shpreh mendimin e lirë, opinionin dhe qëndrimin e tij për një temë të caktuar nga jeta, shkenca, profesioni, shoqëria, mjedisi, duke përdorur forma të ndryshme të komunikimit me gojë e me shkrim, të artit pamor, muzikor, skenik, krijimin letrar etj.;

angazhohet dhe kontribuon në një diskutim me të tjerët për një temë të caktuar, si p.sh., për edukiminmediatik, duke paraqitur argumente të bazuara në fakte për rolin dhe ndikimin e televizionit, radios, shtypit dhe mjeteve të tjera të informacionit në shoqëri, në procesin e përgatitjes së të rinjve për jetë të pavarur dhe orientim në karrierë;

përdor, në mënyrë efektive, programet e TIK-ut gjatë procesit të të nxënit (duke përfshirë edhe të nxënitnë distancë) dhe gjatë kryerjes së detyrave në një fushë të caktuar mësimore.

Kompetenca e të menduarit Nxënësi:

analizon, në mënyrë të pavarur, informacionet e marra nga burimet e ndryshme për një temë ose detyrëtë dhënë, vlerëson cilësinë e tyre dhe i radhit ato sipas rëndësisë dhe sipas qëllimit që kanë;

hulumton, në mënyrë të pavarur, për një çështje të caktuar, duke përcaktuar fazat dhe procedurat e hulumtimit, paraqet dhe interpreton rezultatet e fituara në tabela dhe grafikë, duke përdorur teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit;

identifikon burimet e informacioneve të nevojshme dhe i shfrytëzon ato në mënyrën e duhur për tëzgjidhur një problem, duke dhënë shembuj konkretë.

Kompetenca e të nxënit Nxënësi:

demonstron shkathtësi të përdorimit të TIK-ut në situata të përditshme dhe në përmbushjen e kërkesavetë ndryshme gjatë të nxënit (p.sh., për ndërtimin e tabelave, grafikëve apo diagrameve, për vizatimin e një plani të shtëpisë, për përgatitjen e shkresave dhe prezantimeve etj.);

diskuton në grup për mënyrat e bashkëpunimit me të tjerët për të zgjidhur një situatë të re mësimore,tregon mënyrën e shfrytëzimit të përvojave paraprake për të zhvilluar njohuritë dhe shkathtësitë e reja në zgjidhjen e situatave dhe problemeve të tilla;

shfrytëzon në mënyrën e duhur këshillat dhe informacionet e marra për përkrahje në zgjidhjen e njëdetyre apo problemi të caktuar, pastaj rezultatet i paraqet para të tjerëve;

përpunon, në mënyrë të pavarur dhe efektive, informacionet për një temë të caktuar dhe rezultatet e punës i prezanton me shkrim ose me gojë para të tjerëve, duke dhënë shpjegime për mënyrën e zgjedhjes dhe të shfrytëzimit të burimeve të informacionit.

Page 8: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

8

paraqet një plan studimi (në formë skice, vizatimi, shkrimi etj.) për ndonjë çështje të caktuar (p.sh., vlerat kulturore të rajonit të vet, vlerat e edukimit në shoqëri etj.) duke respektuar të gjithë hapat e planit të studimit dhe e paraqet para të tjerëve;

përzgjedh punimet kryesore të dosjes së vet për të shpjeguar para një audience të caktuar strategjitëqë ka zbatuar për të ndjekur avancimin e vet dhe masat e që ka marrë për të përmirësuar përparimin në mënyrë të vazhdueshme;

vlerëson në mënyrë kritike punën e vet duke iu referuar qëllimeve fillestare të punës, p.sh., në mënyrë tëpavarur redakton një dorëshkrim të tij për përmirësimin e organizimit të shkrimit, qartësisë së mendimit etj.;

menaxhon, në mënyrë produktive, burimet që i ka në dispozicion (kohën, njerëzit, mjetet e konkretizimit/ punës etj.) gjatë kryerjes së një aktiviteti ose detyre të caktuar në një fushë mësimore apo në situata të jetës së përditshme.

Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin Nxënësi:

paraqet, nëpërmjet njërës prej formave të shprehjes, kompetencat e nevojshme për të përballuar situatatë ndryshme jetësore apo për zhvillimin e karrierës në një fushë të caktuar;

merr iniciativa të suksesshme për organizimin e aktiviteteve të ndryshme që nxisin bashkëpunimin e ndërmarrjeve me komunitetin, duke promovuar interesin e dyanshëm.

Kompetenca personale Nxënësi:

tregon shkathtësi në organizimin e lojërave me të tjerët, të garave sportive apo aktiviteteve kulturore,dhe menaxhon me sukses emocionet e veta në situata të ndryshme gjatë aktiviteteve dhe gjatë jetës së përditshme;

prezanton, në forma të ndryshme shprehëse, mënyrën e zbatimit të planeve personale të jetës (p.sh., nëshkollim, në karrierë, në sport, në shoqëri, në biznes etj.)

vlerëson nivelin e arritjes së qëllimeve të synuara dhe ilustron shembuj të veçantë të planeve personale për të ardhmen.

Kompetenca qytetare Nxënësi:

prezanton, në forma të ndryshme, se si i ushtron të drejtat e veta në shkollë dhe në jetën e përditshmedhe si i njeh e i respekton të drejtat e të tjerëve, duke dhënë shembuj konkretë;

paraqet, në forma të ndryshme të të shprehurit, vlerat kryesore të shumëllojshmërisë në shoqëri apo në mjedisin ku jeton, i diskuton ato me të tjerët, duke i krahasuar me shembuj nga jeta e përditshme që tregojnë tolerancë, respekt dhe qëndrim të hapur ndaj dallimeve;

merr pjesë në proceset demokratike të vendimmarrjes në nivele të ndryshme (në familje, shkollë,komunitet etj.), i diskuton me të tjerët përvojat personale dhe paraqet propozime të argumentuara se si të përmirësohet pjesëmarrja demokratike dhe vendimmarrja në shoqëri.

Kompetenca digjitale Nxënësi:

përdor, në mënyrë efektive, programet e TIK-ut për të komunikuar dhe për të bashkëpunuar mebashkëmoshatarët gjatë procesit të të nxënit, duke përfshirë edhe të nxënit në distancë;

vlerëson cilësinë e informacionit të gjetur nga një shumëllojshmëri burimesh dhe mediesh; është aktiv dhe i pavarur në procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit për gjetjen dhe përdorimin e

metodologjive që lehtësojnë këtë proces.

Page 9: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

9

REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE TË FUSHËS/ LËNDËS

Kompetenca: Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar Nxënësi:

zgjeron gamën e strategjive për mbledhjen e të dhënave të nevojshme që do të përdorë gjatë prezantimeve;

zbaton hapat e përgatitjes dhe të mbajtjes së një fjalimi për tema të ndryshme; përzgjedh fjalët dhe shprehjet e përshtatshme, në mënyrë që të ndikojë te dëgjuesit, si dhe përmirëson

zgjedhjen e fjalëve duke përdorur mjete retorike dhe të figurshme; vlerëson rolin e përdorimit të TIK-ut gjatë prezantimeve me gojë dhe analizon funksionet e këtij

përdorimi.

Kompetenca: Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme Nxënësi:

reflekton ndaj informacionit të dëgjuar, rikujton përmbajtjen e informacionit, si dhe analizon mënyrën nëtë cilën stili dhe struktura e një fjalie ose e një ligjërate mbështetin qëllimin e saj;

reflekton mbi informacione të llojeve dhe të fushave të ndryshme, si dhe përgjigjet në mënyrë të përshtatshme;

demonstron aftësitë e domosdoshme të të dëgjuarit kritik.

Kompetenca: Të lexuarit e teksteve të ndryshme Nxënësi:

zbulon origjinën e fjalës për të kuptuar domethënien e teksteve, interpreton kuptimet e dyta si pasurigjuhësore brenda tekstit, vlerëson kuptimet e figurshme të fjalëve, si dhe përdor materiale udhëzuese dhe hulumton fjalët e teksteve të ndryshme për të pasuruar fjalorin;

përdor njohuritë dhe aftësitë e tij për të kuptuar dhe për të vlerësuar tekstin; përzgjedh burime të ndryshme informacioni, të përshtatshme për kërkime, përdor informacionin për të

mbajtur qëndrim ndaj një çështjeje të caktuar, vlerëson dokumente publike për logjikën, argumentet, paraqitjen e shqetësimeve të të tjerëve dhe për mënyrën se si ia nxitin interesin lexuesit;

krahason dy ose më shumë tekste që trajtojnë të njëjtat tema, për të treguar se si autorët nxjerrin përfundime të njëjta ose të ndryshme.

Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale Nxënësi:

realizon hapat e përcaktuar dhe të domosdoshëm gjatë të shkruarit, përdor strategji të ndryshme përtë planifikuar shkrimin e tij, vlerëson cilësinë e informacionit që gjen, si dhe reflekton ndaj shkrimit duke përcaktuar elementet për përmirësim;

përshtat shkrimin me qëllimet dhe lexuesit, p.sh.: të përshkruajë, të rrëfejë, të udhëzojë, të informojë, tëargumentojë;

përzgjedh dhe organizon fakte, ide, opinione, jep shembuj dhe të dhëna për të realizuar një produkt shkrimi cilësor;

ushtrohet në veprimtari praktike dhe paraqet produkte të llojeve të ndryshme të shkrimit duke respektuar karakteristikat e tyre;

përzgjedh leksikun e duhur dhe format gramatikore e strukturore gjatë të shkruarit, si dhe respekton rregullat drejtshkrimore.

Kompetenca: Përvetësimi i rregullave gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit Nxënësi:

zotëron njohuri gramatikore dhe leksikore që mundësojnë nivele të larta arritjeje në lexim-shkrim; analizon ndryshimet mes gjuhës së folur dhe të shkruar; mes regjistrave formalë dhe joformalë, mes

dialekteve e shtresave leksikore dhe gjuhës standarde; vlerëson me argumente pasurinë leksikore të gjuhës shqipe; kërkon materiale ose botime në biblioteka dhe në internet për të gjetur informacionin e nevojshëm për

sistemin gjuhësor të shqipes; vlerëson zbatimin e rregullave të drejtshkrimin dhe të pikësimit, si të domosdoshme në çdo profesion

Page 10: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

dhe veprimtari të jetës njerëzore.

Page 11: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

PLANI ANALITIK VJETOR

PLANI ANALITIK PËR PERIUDHËN SHTATOR-DHJETORNr Tematika Temat mësimore Situatat e

parashikuara të tënxënit

Metodologjia dhe veprimtaritë enxënësve

Vlerësimi Burimet

Të folurit, të dëgjuarit, të shkruarit dhe të lexuarit e teksteve të ndryshme.

Gjuha si mjet komunikimi . Gjuha e folurdhe e shkruar

Situate të ndryshme komunikimi me shkrim dhe në tëfolur.

Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur

Vlerësim motivues me gojë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio evideo, e-libri.

Përvetësimi i rregullave gramatikore, drejtshkrimore dhe tëpikësimit

Ligjërimet në gjuhën shqipe

Tekste të ndryshme me modele ligjërimesh tëndryshme.

Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur

Vlerësim motivues me gojë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio evideo, e-libri.

Përvetësimi i rregullave gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit

Stilet funksionale në gjuhën shqipe Stili letrardhe politiko-shoqëror

Tekste të llojeve të ndryshme sipas njërit prej stileve

Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur

Vlerësim motivues me gojë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio e video, e-libri.

Përvetësimi i rregullave gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit

Stilet funksionale në gjuhën shqipe. Stilishkencor-teknik dhe juridiko-administrativ

Tekste të llojeve të ndryshme sipas njërit prej stileve

Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur

Vlerësim motivues me gojë, vlerësim me notë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio e video, e-libri.

Teksti informues Projekt 1 (ora I) “Libri ynë i kujtimeve të gjimnazit”

Kujtime në foto, dhurata,kujtime nga jeta e nxënësve nëgjimnaz

Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur

Vlerësim motivues me gojë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio e video, e-libri.

1

Page 12: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

Teksti informues Leksioni. Lajmet Tekste të llojeve të ndryshme sipas njërit prej stileve

Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur

Vlerësim motivues me gojë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio evideo, e-libri.

Teksti informues Kryeartikulli dhe artikujt me komente

Tekste të llojeve të ndryshme sipas njërit prej stileve

Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur

Vlerësim motivues me gojë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio evideo, e-libri.

Teksti informues Tekstet tekniko- shkencore

Tekste të llojeve të ndryshme sipas njërit prej stileve

Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur

Vlerësim motivues me gojë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio evideo, e-libri.

Teksti informues Intervista me gojë, biseda

Modele intervistash Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur

Vlerësim motivues me gojë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio evideo, e-libri.

Teksti informues Intervista për punë. Letra e mospranimit për punëFtesa

Modele intervistash për punë

Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur

Vlerësim motivues me gojë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio e video, e-libri.

Teksti informues Punë me shkrim (teksti informues )

Modele tekstesh Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur me shkrim

Vlerësim motivues me gojë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio evideo, e-libri.

Teksti informues Punë me shkrim (tekstiinformues )

Punët me shkrim Punë e pavarur me shkrim

Vetëvlerësim, vlerësim i punëve me shkrim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale tëndryshme.

Përvetësimi i rregullave gramatikore, drejtshkrimore dhe tëpikësimit

Fjala dhe morfema

Punë me tekstin Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur me shkrim

Vlerësim motivues me gojë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio evideo, e-libri

1

Page 13: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

Përvetësimi i rregullave Mënyrat e Punë me tekstin Diskutim, stuhi Vlerësim motivues me Teksti, përvoja tëgramatikore, fjalëformimit të mendimi , punë e gojë, vlerësim me notë, nxënësve, materiale tëdrejtshkrimore dhe të fjalëve drejtuar, punë e vetëvlerësim ndryshme në audio epikësimit pavarur video, e-libri.Përvetësimi i rregullave Kompozimi dhe Punë me tekstin Diskutim, stuhi Vlerësim motivues me Teksti, përvoja tëgramatikore, përngjitja mendimi , punë e gojë, vlerësim me notë, nxënësve, materiale tëdrejtshkrimore dhe të drejtuar, punë e vetëvlerësim ndryshme në audio epikësimit pavarur video, e-libri.Përvetësimi i rregullave Nyjëzimi, Punë me tekstin Diskutim, stuhi Vlerësim motivues me Teksti, përvoja tëgramatikore, konversioni mendimi , punë e gojë, vlerësim me notë, nxënësve, materiale tëdrejtshkrimore dhe të dhe mënyrat e drejtuar, punë e vetëvlerësim ndryshme në audio epikësimit përziera pavarur video,e-libri.Përvetësimi i rregullave Shkrimi i nyjave Punë me tekstin Diskutim, stuhi Vlerësim motivues me Teksti, përvoja tëgramatikore, të përparme mendimi , punë e gojë, vlerësim me notë, nxënësve, materialedrejtshkrimore dhe të drejtuar, punë e vetëvlerësim të ndryshme në audiopikësimit pavarur drejtshkrimi I gjuhës

shqipe, e-libri.Të folurit, të dëgjuarit, të Projekt 1 (ora II) Materialet e Diskutim, punë e Vlerësim motivues me Teksti, përvoja tëlexuarit dhe të “Libri ynë i nxënësve pavarur gojë, vetëvlerësim nxënësve, materiale tëshkruarit e teksteve të kujtimeve të ndryshme në audio endryshme (përshkruese, gjimnazit” video, e-libri.rrëfyese, argumentuese,udhëzuese,informuese-paraqitëseTeksti udhëzues Rregullat, Tekste të llojeve Diskutim, punë e Vlerësim motivues me Teksti, përvoja të

rregullorja, të ndryshme drejtuar, punë e gojë, vetëvlerësim nxënësve,materiale tëLigjet dhe nenet rregulloresh pavarur ndryshme në audio e

video, e-libriTeksti udhëzues Udhëzuesit dhe Tekste të llojeve Diskutim, punë e Vlerësim motivues me Teksti, përvoja të

recetat të ndryshme drejtuar, punë e gojë, vetëvlerësim nxënësve,materiale tëudhëzuesish e pavarur ndryshme në audio erecetash video,e-libri.

1

Page 14: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

Teksti udhëzues Bibliografia Tekste të llojeve Diskutim, punë e Vlerësim motivues me Teksti, përvoja tëtë ndryshme me drejtuar, punë e gojë, vetëvlerësim nxënësve,materiale tëbibliografi pavarur ndryshme në audio e

video, e-libri.Teksti udhëzues Punë me Modele tekstesh të Diskutim, punë e Vlerësim motivues me Teksti, përvoja të

shkrim (teksti llojeve të ndryshme drejtuar, punë e gojë, vetëvlerësim nxënësve, materiale tëudhëzues) pavarur me shkrim ndryshme në audio e

video, e-libriTë folurit, të dëgjuarit, të Përsëritje Modele tekstesh të Diskutim, punë e Vlerësim Teksti, përvoja tëlexuarit dhe të llojeve të ndryshme drejtuar, punë e motivues me gojë, nxënësve, materiale tëshkruarit e teksteve të pavarur vetëvlerësim,vlerësim ndryshme në audio endryshme (përshkruese, me notë video, e-librirrëfyese, argumentuese,udhëzuese, informueseTë folurit, të dëgjuarit, të Test 1 Testet Testimi Vlerësim me notë për Testetlexuarit dhe të testinshkruarit e teksteve tëndryshme (përshkruese,rrëfyese, argumentuese,udhëzuese,informuese-paraqitësePërvetësimi i rregullave Drejtshkrimi Punë me tekstin Diskutim, stuhi Vlerësim motivues me Teksti, përvoja tëgramatikore, I fjalëve me mendimi , punë e gojë, vlerësim me notë, nxënësve,materialedrejtshkrimore dhe të prejardhje të drejtuar, punë e vetëvlerësim të ndryshme në audiopikësimit huaj pavarur drejtshkrimi I gjuhës

shqipe,e-libriPërvetësimi i rregullave Drejtshkrimi Punë me tekstin Diskutim, stuhi Vlerësim motivues me Teksti, përvoja tëgramatikore, I emrave të mendimi , punë e gojë, vlerësim me notë, nxënësve,materialedrejtshkrimore dhe të përveçëm të drejtuar, punë e vetëvlerësim të ndryshme në audiopikësimit huaj. pavarur drejtshkrimi i gjuhës

shqipe, e-libri

1

Page 15: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

PLANI ANALITIK PËR PERIUDHËN JANAR-MARSNr Tematika / kapitulli Temat mësimore Situatat e

parashikuara të të nxënit

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Vlerësimi Burimet

Teksti rrëfyes Teksti rrëfyes. Kronika /Miniatura historike

Modele tekstesh të rrëfyese

Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur me shkrim

Vlerësim motivues me gojë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio e video, e-libri

Teksti rrëfyes Reportazhi Modele tekstesh të reportazh

Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur me shkrim

Vlerësim motivues me gojë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio e video, e-libri

Teksti rrëfyes Autobiografia . Ditari dhe kujtimet.

Modele tekstesh të ditar,kujtime e autobiografi

Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur me shkrim

Vlerësim motivues me gojë, vetëvlerësim.

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio e video, e-libri

Teksti rrëfyes Letra personale/ ditari I udhëtimit

Modele tekstesh të llojeve të ndryshme

Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur me shkrim

Vlerësim motivues me gojë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio e video, e-libri

Teksti rrëfyes Punë me shkrim Teksti rrëfyes

Modele tekstesh të llojeve të ndryshme

Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur me shkrim

Vlerësim motivues me gojë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio e video, e-libri

Teksti rrëfyes Punë me shkrim Teksti rrëfyes

Punët me shkrim të nxënësve

Diskutim, punë e pavarur me shkrim

Përvetësimi i rregullave gramatikore,drejtshkrimore dhe të pikësimit

Fjalia e thjeshtë dhe fjalia e përbërë

Punë me tekstin. Diskutim, stuhi mendimi , punë e drejtuar, punë e pavarur.

Vlerësim motivues me gojë, vlerësim me notë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve,materiale të ndryshme në audio shqipe, e-libri

Përvetësimi i rregullave gramatikore,drejtshkrimore dhe të pikësimit

Fjalia e përbërë me bashkërenditje

Punë me tekstin. Diskutim, stuhi mendimi , punë e drejtuar, punë e pavarur

Vlerësim motivues me gojë, vlerësim me notë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve,materiale të ndryshme në audio shqipe, e-libri

1

Page 16: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

Përvetësimi i rregullave gramatikore,drejtshkrimore dhe të pikësimit

Fjalia e përbërë me nënrenditje dhe skemat e saj.

Punë me tekstin. Diskutim, stuhi mendimi , punë e drejtuar, punë e pavarur

Vlerësim motivues me gojë, vlerësim me notë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve,materiale të ndryshme në audio shqipe, e-libri

Teksti përshkrues Teksti përshkrues Modele tekstesh përshkruese

Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur me shkrim

Vlerësim motivues me gojë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio e video, e-libri

Teksti përshkrues Tekste përshkruese rrëfyese

Modele tekstesh përshkruese

Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur me shkrim

Vlerësim motivues me gojë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio e video, e-libri.

Teksti përshkrues Teksti përshkruese bindëse Tekste përshkruese bindëse në media; reportazhi

Modele tekstesh përshkruese bindëse

Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur me shkrim

Vlerësim motivues me gojë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio e video, e-libri.

Teksti përshkrues Eseja përshkruese Modele tekstesh përshkruese

Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur me shkrim

Vlerësim motivues me gojë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio e video, e-libri

Teksti përshkruar Punë me shkrim Punët me shkrim të nxënësve

Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur me shkrim

Vlerësim motivues me gojë, vlerësim me notë vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio e video, e-libri

Përvetësimi i rregullave gramatikore,drejtshkrimore dhe të pikësimit

Fjalia e varur kryefjalore, kallëzuesore dhe kundrinore.

Punë me tekstin. Diskutim, stuhi mendimi , punë e drejtuar, punë e pavarur

Vlerësim motivues me gojë, vlerësim me notë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve,materiale të ndryshme në audio shqipe, e-libri

Përvetësimi i rregullave gramatikore,drejtshkrimore dhe të pikësimit

Fjalia e varur përcaktore

Punë me tekstin. Diskutim, stuhi mendimi , punë e drejtuar, punë e pavarur

Vlerësim motivues me gojë, vlerësim me notë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve,materiale të ndryshme në audio shqipe, e-libri

1

Page 17: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

Përvetësimi Fjalia e varur Punë me tekstin. Diskutim, stuhi Vlerësim motivues Teksti, përvoja tëi rregullave vendore, kohore e mendimi , punë e me gojë, vlerësim me nxënësve,materialegramatikore, mënyrore. drejtuar, punë e notë, vetëvlerësim të ndryshme në audiodrejtshkrimore dhe të pavarur shqipe, e-libripikësimitORË NË Përsëritje nga orët Ushtrime,tekste të Diskutim, stuhi Vlerësim Teksti, përvoja tëDISPOZICION në dispozicion për llojeve të ndryshme mendimi , punë e motivues me gojë, nxënësve,materialePËR PROVIMET E provimet e maturës drejtuar, punë e vetëvlerësim të ndryshme në audioMATURËS 1 pavarur shqipe, e-libriTë folurit, të Projekt (ora III) Punimet e Punë e drejtuar, Vlerësim Teksti, përvoja tëdëgjuarit, të lexuarit “Libri ynë i nxënësve diskutim motivues me gojë, nxënësve,materialedhe të kujtimeve të vetëvlerësim të ndryshme në audioshkruarit e teksteve gjimnazit” shqipe, e-libritë ndryshmeTë folurit, të Test 2 Testet Testimi Vlerësim me notë për Testetdëgjuarit, të lexuarit testindhe tëshkruarit e tekstevetë ndryshmeTë folurit, të Eseja paraqitëse e Modele tekstesh të Diskutim, punë e Vlerësim Teksti, përvoja tëdëgjuarit, të lexuarit përkufizimit llojeve të ndryshme drejtuar, punë e motivues me gojë, nxënësve, materiale tëdhe të pavarur me shkrim vetëvlerësim ndryshme në audio eshkruarit e teksteve video, e-libritë ndryshmeTë folurit, të Eseja paraqitëse e Modele tekstesh të Diskutim, punë e Vlerësim Teksti, përvoja tëdëgjuarit, të lexuarit përkufizimit llojeve të ndryshme drejtuar, punë e motivues me gojë, nxënësve, materiale tëdhe të pavarur me shkrim vetëvlerësim ndryshme në audio eshkruarit e teksteve video, e-libritë ndryshmeTë folurit, të Eseja paraqitëse Modele tekstesh të Diskutim, punë e Vlerësim motivues Teksti, përvoja tëdëgjuarit, të lexuarit shkak-pasojë llojeve të ndryshme drejtuar, punë e me gojë, vlerësim me nxënësve, materiale tëdhe të pavarur me shkrim notë vetëvlerësim ndryshme në audio eshkruarit e teksteve video, e-libritë ndryshme(përshkruese,rrëfyese,argumentuese,udhëzuese,informuese

1

Page 18: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

Të folurit, të Eseja e krahasim- Modele tekstesh të Diskutim, punë e Vlerësim motivues Teksti, përvoja tëdëgjuarit, të lexuarit kontrastit llojeve të ndryshme drejtuar, punë e me gojë, vlerësim me nxënësve, materiale tëdhe të pavarur me shkrim notë vetëvlerësim ndryshme në audio eshkruarit e teksteve video, e-libritë ndryshme

PLANI ANALITIK PËR PERIUDHËN PRILL- MAJNr Tematika / kapitulli Temat mësimore Situatat e

parashikuara tëtë nxënit

Metodologjia dhe veprimtaritë enxënësve

Vlerësimi Burimet

Teksti argumentues Eseja argumentuese Modele tekstesh të llojeve të ndryshme

Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur me shkrim

Vlerësim motivues me gojë, vlerësim me notë vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio evideo, e-libri

Teksti argumentues Punë me shkrim Punët me shkrim të nxënësve

Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur me shkrim

Vlerësim motivues me gojë, vlerësim me notë vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio evideo, e-libri

Përvetësimi i rregullave gramatikore,drejtshkrimore dhetë pikësimit

Fjalia e varur qëllimore, shkakore, rrjedhimore dhe kushtore

Punë me tekstin Diskutim, stuhi mendimi , punë e drejtuar, punë e pavarur

Vlerësim motivues me gojë, vlerësim me notë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve,materiale të ndryshme në audio,e-libri

Përvetësimi i rregullave gramatikore,drejtshkrimore dhetë pikësimit

Fjalia e varur krahasore dhe lejore

Punë me tekstin Diskutim, stuhi mendimi , punë e drejtuar, punë e pavarur

Vlerësim motivues me gojë, vlerësim me notë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve,materiale të ndryshme në audio ,e-libri

Përvetësimi i rregullave gramatikore,drejtshkrimore dhetë pikësimit

Përdorimi i presjes në fjalitë e varur rrethanore

Punë me tekstin. Diskutim, stuhi mendimi , punë e drejtuar, punë e pavarur

Vlerësim motivues me gojë, vlerësim me notë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, drejtshkrimi i gjuhës shqipe, e-libri

1

Page 19: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

Të folurit, të dëgjuarit, të lexuarit dhe tëshkruarit e tekstevetë ndryshme

Projekt (ora IV) Punimet e nxënësve

Prezantim në power point, diskutime

Vetëvlerësim, vlerësim motivues, vlerësim me gojë

përvoja të nxënësve,materiale të ndryshme në audio

Teksti argumentues Arti i bindjes Modele tekstesh të llojeve të ndryshme

Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur me shkrim

Vlerësim motivues me gojë, vlerësim me notë vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio e video, e-libri

Teksti argumentues Fjalimet politike Modele tekstesh të llojeve të ndryshme

Diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur me shkrim

Vlerësim motivues me gojë, vlerësim me notë vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në audio evideo, e-libri

Teksti argumentues Debate publik/ debate në klasë

Modele tekstesh të llojeve tëndryshme

Diskutim, punë e drejtuar, punë epavarur

Vlerësim motivues me gojë, vlerësim menotë

Teksti, përvoja të nxënësve, materiale tëndryshme, e-libri

Përvetësimi i rregullave gramatikore,drejtshkrimore dhetë pikësimit

Fjalët dhe fjalitë e ndërmjetme

Punë me tekstin. Diskutim, stuhi mendimi , punë e drejtuar, punë e pavarur

Vlerësim motivues me gojë, vlerësim me notë

Teksti, përvoja të nxënësve,materiale të ndryshme,e-libri

Përvetësimi i rregullave gramatikore,drejtshkrimore dhetë pikësimit

Fjalitë e ndërkallura Punë me tekstin. Diskutim, stuhi mendimi , punë e drejtuar, punë e pavarur

Vlerësim motivues me gojë, vlerësim me notë,vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, e-libri

Përvetësimi i rregullave gramatikore,drejtshkrimore dhetë pikësimit

Përdorimi i presjes në fjalitë e ndërkallura

Punë me tekstin. Diskutim, stuhi mendimi , punë e drejtuar, punë e pavarur

Vlerësim motivues me gojë, vlerësim me notë, vetëvlerësim

Teksti, përvoja të nxënësve, drejtshkrimi i gjuhës shqipe, e-libri.

1

Page 20: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

Orë në dispozicion Përsëritje Ushtrime,tekste Diskutim, stuhi Vlerësim motivues Teksti, përvoja tëpër provimet e të llojeve të mendimi , punë e me gojë, vetëvlerësim nxënësve,materialematurës 2 ndryshme drejtuar, punë e të ndryshme në audio

pavarur shqipe, e-libriTë folurit, të lexuarit Test 3 Testet Testimi Vlerësim me notë për Testetdhe të shkruarit testine teksteve tëndryshmeOrë në dispozicion PËRSËRITJE Ushtrime,tekste Diskutim, stuhi Vlerësim motivues Teksti, përvoja tëpër provimet e të llojeve të mendimi , punë e me gojë, vetëvlerësim nxënësve,materialematurës 3 ndryshme drejtuar, punë e të ndryshme në audio

pavarur shqipe, e-libriOrë në dispozicion PËRSËRITJE Ushtrime,tekste Diskutim, stuhi Vlerësim motivues Teksti, përvoja tëpër provimet e të llojeve të mendimi , punë e me gojë, vetëvlerësim nxënësve,materialematurës 4 ndryshme drejtuar, punë e të ndryshme në audio

pavarur. shqipe, e-libri.Orë në dispozicion PËRSËRITJE Ushtrime,tekste Diskutim, stuhi Vlerësim motivues Teksti, përvoja tëpër provimet e të llojeve të mendimi , punë e me gojë, vetëvlerësim nxënësve,materialematurës 5 ndryshme drejtuar, punë e të ndryshme në audio

pavarur shqipe, e-libri.Orë në dispozicion PËRSËRITJE Ushtrime,tekste Diskutim, stuhi Vlerësim motivues Teksti, përvoja tëpër provimet e të llojeve të mendimi , punë e me gojë, vetëvlerësim nxënësve,materialematurës 6 ndryshme drejtuar, punë e të ndryshme në audio

pavarur shqipe, e-libri.

1

Page 21: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

2

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e tekste Situata e të nxënit:Mësuesi/ja aktivizon nxënësit duke iu referuar modeleve të teksteve për të ilustruar gjuhën e folur dhe gjuhën e shkruar. Shkruan një sms dhe realizon bisedë telefonike për të ilustruar gjuhën e transmetuar.

Tema mësimore: Gjuha si mjet komunikimiGjuha e folur dhe gjuha e shkruar. Gjuha e transmetuar (ora I: njohuri të reja)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:- Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme- Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar- Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare- Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale- Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:Nxënësi/ja:- identifikon rolin e gjuhës si mjet komunikimi;- bën dallimin ndërmjet gjuhës së folur dhe gjuhës së shkruar;- përcakton llojet e gjuhës si mjet komunikimi dhe veçoritë e tyre;- identifikon elementet e gjuhës së transmetuar (të folur dhe të shkruar):

• shenjat dhe kanalet:• qëllimet e ndryshme;• situatat komunikuese.

Koncepte kyç:- gjuhë- mjet komunikimi- gjuhë e folur- gjuhë e shkruar- gjuhë e transmetuar.

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, e-libri, lloje të ndryshme tekstesh në gjuhë të shkruar, të folur e të transmetuar, shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave− Të drejtat e njeriut − Vendimmarrja morale − Mjedisi − Bashkëjetesapaqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësvePërvijimi i të menduarit, organizues grafik, lexim i drejtuar, rishikim në dyshe/diagrami i Venit

Organizimi i orës së mësimit

Tema ka si synim:a. t’u rikujtojë nxënësve njohuritë e marra edhe më parë rreth gjuhës si mjet komunikimi,b. veçoritë e gjuhës së folur dhe gjuhës së shkruar;c. njohuri e re: nxënësit të mësojnë veçoritë e gjuhës së transmetuar, si lloj i ri komunikimi (gjuhe). Për këtë është e nevojshme që mësuesi/ja të rikujtojë bashkë me nxënësit njohuritë që ka marrë në klasat pararendëse mbi komunikimin dhe skemën e tij.Kjo temë do të zhvillohet në dy orë, ku do të kombinohen njohuritë teorike me ushtrimet praktike.

Sugjerime për

Page 22: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

2

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Përvijimi i të menduaritNxënësit plotësojnë në tabelë një hartë të mendimit, ku rikujtojnë njohuritë e marra rreth gjuhës si mjet komunikimi.Mësuesi/ja mund t’i ndihmojë edhe me anë të pyetjeve:

Ndërtimi i njohurive të reja: Organizues grafik/mësimdhënia e ndërsjellëNdahet klasa në dy grupe dhe i kërkohet secilit grup të lexojnë tekstet e dhëna. Pasi të lexojnë të dyja tekstet, u kërkohet që, me anë të organizuesit grafik, të evidentojnë dallimet mes tyre. Për të realizuar këtë kërkesë, ata duhet të lexojnë të dhënat që jepen në libër.

Gjuha e përdorur Gjuha e shkruar Gjuha e folur

Shenja përdor shenja pamore (shkronja, figura, grafika etj.);

përdor shenja zanore (tinguj);

Kanali Përgjithësisht letra; ajri;

Shqisa E të parit; e të folurit, e të dëgjuarin, shpesh tëintegruar me të shikuarin;

Qëllimi (synimi)Përdoret për të komunikuar mesazhe, të cilat duhet të

dërgohen larg ose duhen ruajtur në kohë.

përdoret në të gjitha marrëdhëniet e përditshme për komunikimin e

drejtpërdrejtë me personat me të cilët përballemi.

Page 23: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

2

Situatat komunikuese

Përqendrimi për të qenë sa më të qartë e të saktë;Shprehësia jepet nëpërmjet pikësimit e mjeteve grafike (nënvizimit, llojit të shkronjave etj.);Mjedisi, objektet, rrethanat i largët dhe i panjohur, prandaj informacioni duhet i plotë;Teksti duhet të jetë i qartë që të mos sjellë keqkuptime për lexuesit;Nuk mund të dialogojë me lexuesin; Gjykimi për shkrimin afat gjatë.

Spontaniteti;

Shprehësia: intonacioni i zërit dhe efektet zanore, gjestet, shprehjet e fytyrës...

Mjedisi, objektet, rrethanat përgjithësisht i njohur, prandaj sqarimi për to i panevojshëm;Vlerësimi merret menjëherë nëpërmjet reagimit të dëgjuesit;Dëgjuesi mund të kërkojë aty për aty shpjegime;

Gjykimi për komunikimin i menjëhershëm dhe pa gjurmë.

Gjuha e transmetuarPër të realizuar këtë etapë të orë mësimore, mësuesi/ja mund të përdorë një SMS të dërguar nëpërmjet telefonit dhe një bisedë telefonike. Secila prej tyre i referohet gjuhës së shkruar dhe të folur të transmetuar. U kërkohet nxënësve të bëjnë dallimet në këto dy forma komunikimi.Evidentohen përmes një organizuesi grafik veçoritë e këtij lloji të komunikimit.

- Gjuhë të folur të transmetuar - Gjuhë të shkruar të transmetuar- koncize, - sintetike- ka ritëm të ndryshëm nga gjuha e zakonshme, - e qartë- kohë e shkurtër transmetimi, - shoqërohet me imazhe që rrisin efikasitetin e mesazhit- përdorimi i gjuhës në mënyrë korrekte, - vetëdija e të folurit me një marrës të pranishëm

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Rishikim në dyshe, Diagrami i VenitGjuhë e shkruar Gjuhë e folur Gjuhë e transmetuar (e shkruar) Gjuhë e transmetuar ( e folur)

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që të hartojnë në një tabelë përmbledhëse dallimet mes gjuhës së shkruar dhe të folur.

VlerësimiMësuesi/ja i vlerëson nxënësit për pjesëmarrjen aktive gjatë procesit të mësimnxënies.

Page 24: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

2

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (Fusha: Gjuhët dhe komunikimi

Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit: Mësuesi/ja aktivizon nxënësit duke i ndarë në grupe për t’u ushtruar me anë të ushtrimevetë ndryshme.

Tema mësimore Gjuha si mjet komunikimi- Gjuha e folur dhe gjuha e shkruar.- Gjuha e transmetuar (ora II: ushtrime)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxënësi/ja:- bën dallimin ndërmjet gjuhës së folur dhe gjuhës së shkruar në ushtrime të ndryshme;- përcakton elementet e gjuhës së transmetuar në ushtrime të ndryshme (të folur dhe të shkruar):- shenjat dhe kanalet:- qëllimet e ndryshme;- situatat komunikuese.

Koncepte kyç:gjuhë, mjet komunikimi, gjuhë e folur, gjuhë e shkruar, gjuhë e transmetuar.

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, e-libri, lloje të ndryshme tekstesh në gjuhë të shkruar, të folur e të transmetuar, shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale, Mjedisi,Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësvePunë në grup, organizues grafik, punë në dyshe, rishikim në dyshe/d iagram i Venit

Organizimi i orës së mësimit Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Organizuesi grafikMësuesi/ja merr shkas nga tabela e ndërtuar prej nxënësve në orën I mbi dallimet që ekzistojnë mes gjuhës së folur dhe gjuhës së shkruar, dhe u kërkon të punojnë ushtrimet: 1.2.3.4.5, ku u kërkohet të evidentojnë veçori të gjuhës së shkruar dhe të folur.

Përgjigje të ushtrimeve Ushtrimi 1

a) F;b) Sh;c) Sh;d) F, Sh;

Page 25: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

2

e) shenja verbale (gojore) F;f) shenja grafike dhe tingëllore - F, Sh;g) F;h) Sh.

Ushtrimi 2a) F;b) Sh;c) F, Sh;d) F, Sh;e) F;f) F;g) F, Sh;h) F, Sh.

Ushtrimi 3a) Të bësh një ankesë në drejtori.b) Të dërgosh një kërkesë për t’u regjistruar në shkollën e lartë.c) Të shkruash një letër falënderimi për dikë.d) Të shkruash një njoftim për fillimin e regjistrimeve në kurse të caktuara.e) Të shkruash një vërtetim që je anëtar i bibliotekës.

Ushtrimi 4a) Të thërrasësh një taksi.b) Të lajmërosh mjekun.c) Të thërrasësh zjarrfikësen.d) Të lajmërosh policinë.e) Të thërrasësh hidraulikun.

Ushtrimi 5a) F;b) Sh;c) F;d) F, Sh;e) F;f) Sh, F;g) Sh;h) F.

Për ushtrimet 6,7,8 mësuesi/ja ndan klasën në grupe dhe u kërkon të përqendrohet në dallimet mes teksteve, në evidentimin e përdorimit të tyre në situata të ndryshme komunikative dhe në shkrimin e teksteve të përshtatshëm për situata komunikative të caktuara.

Ushtrimi 6

Page 26: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

2

Teksti A Teksti BËshtë përdorur në gjuhën e folur, shenja zanore, pauza e pranishme dallohet nëpërmjet intonacionit të zërit, fjali të shkurtra, shpesh të paplotësuara, tëcilat mund të kuptohen nga mimika, gjestet etj.

tekst i shkruar, fjali të plota, të gjata, shpjegon çdo gjë, përshkruan më imtësi hollësitë...

Ushtrimi 71. Telefoni; 2. SMS; 3. E-mail; 4. TV; 5. Radio; 6. TV; 7. E-mail Fjalor: fjala verbale përdoret në kuptimin gojor, e folur

VlerësimiMësuesi/ja vlerëson pjesëmarrjen e nxënësve në mësim duke evidentuar pikat e forta të tyre dhe duke bërë sugjerimet e duhura për përmirësim të punës në vazhdim.

DetyrëUshtrimi 9, f. 12.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Leksikologji Situata e të nxënit: Tekste të llojeve të ndryshme në letërsinë dhe kinematografinë shqiptare.https://www.youtube.com / watch?v=_ lAKJWWR6pk https://www.youtube.com/watch?v=zqXZwtiuH3g

Tema mësimore:- Ligjërimet në gjuhën shqipe

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore.Nxënësi/ja:- përkufizon ligjërimin si lloj i gjuhës së gjallë;- përcakton llojet e ligjërimeve në gjuhën shqipe;- liston veçoritë e secilit ligjërim;- krahason ligjërimet mes tyre;- analizon ligjërimin e teksteve të ndryshme.

Koncepte kyç ligjërim të folur gjuhë e gjallë ligjërim libror ligjërim bisedor ligjërim i shkujdesur.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 12”, libri digjital, përvoja të nxënësve. https://www.youtube.com/watch?v=_lAKJWWR6pk https://www.youtube.com/watch?v=zqXZwtiuH3g

Lidhja me fushat e tjera dhe temat ndërkurrikulare: Identiteti kombëtar dhe njohja e

kulturave

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësvestuhi mendimi, analizë teksti, dëgjim dhe diskutim materiali në videoprojektor, punë e pavarur në grup,

diskutim.

Page 27: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

2

Page 28: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

KANALIMESAZHIKANALIDHËNËSI

KODIKODIMIDEKODIMI

MARRËSI

DEKODIMIKODIMIKONTEKSTI

2

Organizimi i orës mësimore

Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve: Stuhi mendimi, diskutimMësuesi/ja u kërkon nxënësve të ndërtojnë skemën e komunikimit dhe të specifikojnë gjuhën lidhur me marrësin e kontekstin, pra si ndryshon kodi i përdorur në varësi të marrësit e kontekstit të dhënies së mesazhit.

Ndërtimi i njohurive: Analizë teksti dhe dëgjim e diskutim materialiU jepet nxënësve për të analizuar tekstet e mëposhtme, duke pasur si bazë për analizë pyetjet e dhëna më poshtë.

Matematika përbën një fushë të njohurive abstrakte të ndërtuara me ndihmën e arsyetimeve logjike mbi koncepte të tilla, si: numrat, figurat, strukturat dhe transformimet. Në Greqinë antike matematika përjetoi një zhvillim të paparë nga një plejadë e tërë matematikanësh, siç janë Pitagora, Talesi, Platoni, Eudoksi, Euklidi, Arkimedi etj. Grekët e vjetër matematikën e kuptonin në sensin e gjeometrisë dhe të parët ishin ata që të vërtetat matematikore, të cilat ato i quanin teorema, i vërtetonin. Njohuritë matematikore të grekëve të vjetër më vonë i përvetësuan dhe i pasuruan arabët, të cilët quhen edhe themelues të algjebrës. Përkthimet arabe të veprave të matematikanëve grekë në mesjetë depërtuan në Europë. Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e matematikës e morën në dorë europianët...

LumenjtëNatyra shqiptare është mjaft e pasur me burime ujore, lumenj dhe përrenj të shumtë. Numërohen rreth 200 burime me prurje uji mbi 200 litra në sekondë. Burime me vlera të kurative janë edhe ato të ujërave termale të quajtura llixha. Këto burime ndodhen në Leskovik (Vronomero), në Dibër, në Elbasan, në Fushë-Krujë (Bilaj), dhe në afërsi të Përmetit (Bënjë). Janë të shquar për bukurinë dhe veçantinë e tyre burimet e ujërave të Syrit të Kaltër në Delvinë, të Ujit të Ftohtë në Tepelenë, të Syrit të Sheganit pranë liqenit të Shkodrës, të Drilonit afër liqenit të Ohrit, të Viroit në Gjirokastër...

Plaku dhe këpucëtNjë ditë kishte qenë një plak dhe kishte dëshirë me ble një palë këpucë. Ai vendosi një ditë me ble një palë këpucë dhe shkon me i ble. Kur hyn në shitore dhe i thotë shitësit a bën me i provu ato këpucë dhe shitësi ia jep këpucët me i provu. Plaku i provon këpucët dhe ato i vinin të vogla. Atëherë shitësi i thotë plakut merri këpucët se rriten, plaku i thotë shitësit leje pra atje, kur të rriten unë vij e i marr.

Page 29: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

2

Fragment nga 14 vjeç dhëndër

TanaDëgjo, burrë...

VangjeliÇ’ke, moj grua?T. (Rënkon.) Jam sëmurë.

V.Që kur?! Ç’thua? T.Ç ‘them? Ja them që jam sëmurë, koka më digjet si furrë,s’e kesh pësuar kurrë.

V.Po tani, vallë, ç’pësove? Më duket se u ftove; gjithë natën u zbulove dhe s’më lë fare të flerë!

T.Gjithë ditën ç'keshe bërë?

Ti për bar e për dru s’vete dhe qahesh se nukë fle?Tërë ditën ngas qetëdhe drek’ e darkë bëj vetë, gjithë puna përmi mua!

V.Përse të kam marrë grua? Gratë për punë po janë.

T. (Qesëndis.)Edhe burratë të hanë dhe të rrinë nat’ e ditë!V. (Me inat.)Mos më bën të të godit. se zakonë s’e harrova, sonte shumë të durova.Nga hunda s’më heq dot kurrë, se nuk’ jam si çdo burrë!

Ngrehu të biem të flëmë dhe këto fjalë t’i lëmë.

T.Bjer e fli, mua s’më flihet. V.Adhamutnë. T.S’e shoh dot me sy çifutnë, as për mace s’i vë besë!

V.Mos kuvendo kështu, moj grua.

T. (Me inat.)Nuk’ e dua, nuk’ e dua! Pse s’shëron gruan e tij? Se nga ajo ha e pi...Ndaj e mori me një sy, i daleinë që të dy.

“Gjahu i malësorëve”

-Ç’muaj është tashi?-Kallënduar.-Sa ka muaji sot?-Sot ka pesmbëdhjetë ditë.-Thuaj se dolli edhe ky muaj.-Është kohë e bukurë.-Ka bërë mot të mirë.-A dalëmë nesër për gjah?-Dalëmë.-Me të vërtetë?-Po, besa.-Mbë, ç’anë?-Vemi ndë Malt të Tomorrit.-Po atje të vemë e të gjuajmë, sepse atje ka mjaft egërsira. Atje ka edhe bisha, atje ka derra t’egërë, e ujq e çakaj, e harusha, e ndrej, e kapruaj, e dhi t’egëra, e dhelpëra, e lepuj. Po atje ka dhe thllëna mali: ndë marrishin erë qëntë e të biemë në ndonjë tufë të madhe, kemi për të vrarë shumë nga ato. Nesër pra të dalëmë për gjah.- Fort mirë.

Page 30: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

2

Mësuesi/ja u jap nxënësve fisha me fragmentet e mësipërme dhe u kërkon të nxjerrin këto veçori:- Sa rigoroz është përdorimi i standardit?- Dalloni emrat në shumës dhe evidentoni si e kanë formuar atë.- Llojet e fjalive. (bashkërenditëse, nënrenditëse , të përziera, raporti mes tyre dhe fjalive të thjeshta).- Dalloni GE dhe thoni si janë formuar.- Raporti i GE me GF.- Forma më e përdorur e foljeve (veprore apo joveprore).- Llojet e fjalëve kompozitë.- Llojet e shprehjeve lidhëzore e parafjalore më tëpërdorura.- Prania e krahinorizmave;- Prania e leksikut terminologjik dhe leksikut të përditshëm.- Prania e huazimeve- Përdorimi i enumeracionit, pyetjeve retorike.- Roli i intonacionit- Prania e shkurtesave në GE dhe emrat e njerëzve- Sa vend zënë përsëritjet e shkurtesave ose pjesëzave e pasthirrmave.- Mungesa ose tepria në përdorim e zanores ë.- Prania e shprehjeve përshëndetëse dhe e thënieve frazeologjike.- Prania e figurave letrare, si: hiperbolë, krahasim, metaforë.- Sa të shmangura janë fjalët nga norma nëse ka të atilla.- Prania e barbarizmave e arkaizmave.- Pjesëza e pasthirrma në të folurin e përditshëm.

Nxënësit diskutojnë duke ecur paralel dhe me konkluzionet e tekstit për veçoritë e-ligjërimeve dhe nxjerrin vetë përmes këtyre fragmenteve karakteristikat e ligjërimeve.

Prezantimi i njohurive: DiskutimeMaterialet e mësipërme nëse vendosen në video u kërkohet të mbajnë disa shënime dhe diskutojnë dhe për nga intonacioni e mimikë që lidhen gjithashtu në gjuhën e folur dhe kategorizojnë ligjërimet.

Ushtrimi 1. Nxënësit argumentojnë përmes veçorive të secilit tekst përgjigjet mbi llojet e ligjërimeve. Teksti A, ligjërim i shkujdesur Teksti B, ligjërim libror Teksti C, ligjërim bisedor.

Vlerësimi: Vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit/es për nxënësit.

Fragment nga “Pallati 176”Vani - Kur bën dashuri dhe i biri i tetos, Sandër Mafishja, mos mbettë djalë në këmbë, mos mbettë! Elsa - Do të shkoj t’ua them të gjitha çfarë keni thënë ju për ta: tëk e tëk e tëk.Liria - Na, moj Elsa, ku shkon, kthehu mbrapa! Elsa! Elsaaa! (pauzë) Elsaaaaa!...Vani - Ç’sinema mo, ç’sinema! Po pazaret kush do t’i bëjë, unë dhe krushku?!Drejtori - Mo, po çfarë t’u bëj atyre të dyve që duhen, pa unë me ty... krushqi unë me ty?! Puu, puu, puu!

Page 31: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

2

stil

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Leksikologji. Situata e të nxënit:Fragmente nga tekste të ndryshme që përfaqësojnë lloje të ndryshme stilesh.

Tema mësimore: (90’)- Stilet funksionale në gjuhën shqipe

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxënësi/ja:

- përkufizon termin “stil” si veçori të të shkruarit;- përcakton veçoritë e stileve të ndryshme;- analizon tekste të stileve të ndryshme për t’i krahasuar;- shkruan tekste të llojeve të ndryshme sipas stileve që njeh.

Koncepte kyç:- stili i letërsisë artistike- stili politiko-shoqëror- stili tekniko-shkencor- stili administrativ juridik

BurimeLibri “Gjuha shqipe 12”, libri digjital, tekste të ndryshme sipas stileve të llojeve të ndryshme, përvoja të nxënësve.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat ndërkurrikulare: Shkenca dhe shoqëria

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveanalizë teksti, stuhi mendimi, punë e pavarur, punë në grupe, punë e drejtuar.

Organizimi i orës mësimore

Ora I

Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve: Stuhi mendimiNxënësit kanë njohuri për termin “stil” dhe u kërkojmë të japin përkufizimin e termit dhe veçoritë e tij përmes një kllasteri. Nxënësit mund të shfrytëzojnë burime të ndryshme për të përkufizuar termin dhe dhënë veçoritë që e karakterizojnë në gjuhë të huaj ose shqip.

Një përkufizim mund të jetë: “Stili është veçantia e një tërësie gjuhësore të organizuar në një mënyrë, që i jep ligjërimit këtë veçanti në realizimin e përmbajtjes, duke synuar përshtatjen me qëllimet e komunikimit, me kushtet dhe me synimet vetjake.

Ndërtimi i njohurive: Analizë teksti, punë e drejtuar, punë në grupe, diskutim

Paraardhësit gjenialëRruga e evolucionit drejt njeriut modern nuk ka qenë lineare “nga të këqijtë deri tek inteligjentët”, por një rrugë e ndërlikuar. “Edhe sepse mes nesh dhe specieve të tjera që na kanë paraprirë ekzistojnë lidhje shumë të forta, dhe jo vetëm gjenetike”, thotë arkeologu Françesko d’Eriko. Për shembull, ka pasur momente në historisë evolutive të njeriut, në të cilin një specie dukej se “kishte zbuluar” mendje dhe herë të tjera, kur arkeologët nuk njohin shenjat

Page 32: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

3

Kushtetuta e Republikës së ShqipërisëNe, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, m e zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit,

Programet orientuese të provimeve të detyruara dhe me zgjedhje.Po sipas udhëzimit të MASR-së, provimet e detyruara do të mbështeten vetëm në kurrikulën bërthamë. Programet orientuese të provimeve të detyruara për të gjithë kandidatët do të jenë në përshtatje me programet ekzistuese të arsimit të mesëm të lartë. Ndërsa programet orientuese të lëndëve me zgjedhje do të jenë njëjta për të gjithë maturantët që do të plotësojnë formularin A1 dhe A1Z në afatet e përcaktuara. Programi orientues i lëndëve me zgjedhje përmban programin e lëndës bërthamë dhe atë me zgjedhje. Në çdo rast duhet që maturanti të zgjedhë nga lista e lëndëve me zgjedhje vetëm një prej tyre, pavarësisht nëse e ka zhvilluar ose jo, në shkollën e mesme që ka ndjekur.

“E drejta e femrave për të votuar”, 1873, Susan B. Anthony“Ishim ne njerëzit; jo ne, qytetarët meshkuj të bardhë, apo ne, qytetarët meshkujt; por ne, të gjithë njerëzit, të cilët formuam Bashkimin. Dhe ne e formuam atë për të siguruar, jo vetëm gjysmën tonë dhe gjysmën e brezave të ardhshëm, por gjithë njerëzit, gra dhe burra”.

Konica për shqiptarët.Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare, morale apo letrare, qoftë me bizantinët, qoftë me turqit. Mirëpo gjë e bukur të ndodhte kjo në çast. Zgjidhja do të ishte e realizueshme, po qe se stërgjyshërit tanë do ta kishin përgatitur me kohë për ne; atëherë neve do të na duhet ta përgatisim këtë zgjidhje për nipat tanë të ardhshëm. (Albania 2, 1907).Duke u ngritur përmbi egoizmat e pafuqishëm dhe mëritë e pafrytshme vetjake, le të ulim kokat e të punojmë për formimin e një Shqipërie, ku poshtërsia keqbërëse e armiqve tanë trashëgimtarë t’i lërë vendin drejtësisë dhe ndershmërisë së mëkëmbur të stërgjyshërve tanë. Boll duke krasitur degë kuturu, dhe me një vendosmëri të ftohtë por të pamëshirshme, le të japim goditjen përfundimtare në rrënjët e së keqes. (Albania 12, 1909).

LiqenetNë raport me sipërfaqen gjeografike të saj, Shqipëria është shumë e pasur me liqene. Krahas liqeneve të mëdhenj të Shkodrës, Ohrit dhe Prespës, gjenden disa dhjetëra liqene të vogla të mrekullueshëm dhe shumë liqene artificiale mjaft atraktivë. Interesant është fakti që çdo liqen i madh në Shqipëri përbën një rekord në gadishullin e Ballkanit. Liqeni i Shkodrës është liqeni me sipërfaqe më të madhe në Ballkan, 368 km2, nga të cilat 149 km2 me një gjatësi brigjesh prej 57 km i takojnë Republikës së Shqipërisë. Liqeni i Ohrit është liqeni me thellësinë më të madhe në Ballkan, 289 m i thellë. Liqenet tektonike të Prespës ndodhen në lartësinë 850 m mbi nivelin e detit, duke përbërë liqenet më të larta tektonike të gjithë Gadishullit Ballkanik.

Page 33: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

3

Mësuesi/ja ndan nxënësit në grupe dhe u jep materialet e teksteve të mësipërme. Bashkë me tekstet japin dhe çështjet që nxënësit duhet të shohin për të analizuar tekstet e mësipërme.

1. Kuptimi i tekstit2. Funksioni i tekstit3. Roli i autorit4. Gjuha e përdorur5. Raporti fakte dhe opinione, elemente objektive dhe subjektive.6. Organizimi gjuhësor.

a. Leksikub. Sintaksac. Kuptimi i drejtpërdrejtë ose i figurshëm i fjalësd. Morfologjia, prania e emrave, mbiemrave, foljeve, përemrave.e. Koha dhe mënyra e foljevef. Shkurtesatg. Llojet e fjalëve sipas formimit

Nxënësit punojnë të pavarur në grup dhe nxjerrin konkluzionet lidhur me tekstet e dhëna. Në bazë të analizës që bëjnë, grupojnë tekste që përafrohen me më shumë karakteristika mes tyre.

Ora IIVazhdohet me punën në grupe duke u kthyer në tekst dhe vëzhguar veçoritë e stileve sipas materiali teorik. Nxënësit klasifikojnë sipas stilit tekstet e dhëna dhe konkludojnë veçoritë e secilit stil sipas pikave që u dhanë më sipër.

Prezantimi i njohurive: Punë e pavarur në grupe, ushtrimeNxënësit punojnë me tekste e ushtrimeve në libër, duke dhënë përgjigje për kërkesat e çdo tekst. Nëse e shohim të arsyeshme, nxënësit punojnë në grup ose çift.Çdo grupi i jepet një ushtrim për çdo stil të shkruari.P.sh. G. I ushtrimi 3, f. 19; ushtrimi 1, f. 21; ushtrimi 2, f. 25 etj.

Kroj i fshatit tonë (Lasgush Poradeci)Kroj i fshait tonë ujë i kulluar,Ç’na mburon nga pylli dyke mërmëruar.

Venë mbushin ujë vashat an’-e-mbanë, Cipëzën me hoje lidhur me-nj’-anë;

Cipëzën e bardhe,cipëzën e kuqe, Gushen si zëmbaku, buzën si

G. G. Markes, “Letra e fundit”“Sikur Zoti të harronte për një moment që unë jam një dordolec i ndrequr me rrecka dhe të më dhuronte një copëz jetë, mbase nuk do t’i thosha të gjitha ato që po mendoja, por sigurisht do t’i mendoja ato që po them. Do t’u jepja rëndësi gjërave jo për vlerën, por për domethënien e tyre. Do të flija pak, do të ëndërroja më shumë, sepse çdo minutë që mbyllim sytë humbasim 60 sekonda dritë. Do të vazhdoja kur të tjerët do të ndalonin, do të zgjohesha kur të tjerët do të flinin. Do të dëgjoja kur të tjerët do të flisnin, dhe sa do e shijoja një akullore me çokollatë!

Page 34: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

3

Ushtrimi 1, f. 19 Gjuha është pranë ligjërimit të zakonshëm në dialog Autori rrëfen në vetën e tretë, por i përfshirë në ngjarje. Fjalitë janë të llojeve të ndryshme nga ana kuptimore, pyetëse, dëftore e me vetë të përgjithësuar. Gjuha është e figurshme.

Ushtrimi 2, f. 19Vëmë në dukje se Kadare shquhet për krijimin e fjalëve të reja dhe një pjesë e mirë janë neologjizma ose janë bërë pjesë e leksikut të gjuhës.Veçojmë fjalët: rrëshqanore, pavërejtshme, vetanake, parathë etj.

Ushtrimi 3- Rima që realizon anën tingullore të poezisë ABAB,- Përsëritje artistike:... ndër, ndër- Elemente fonetike të gegërishtes etj.

Ushtrimi 1, f. 21Te mjetet e zakonshme janë pjesa më e madhe e teksti.Te mjetet shprehëse hyjnë përdorimet e figurshme, shprehjet steriotipe frazeologjia etj. Mjetet shprehëse

- Fjalë të kota, përpjekje e guximshme,- Situata europiane- Ju paraqes...- Lartësinë e rreziqeve- Europa nuk bëhet me një të goditur,- Hedhjen e themeleve të përbashkëta- Kolonat e para konkrete të një federate etj.

Ushtrimi 2, f. 22Në të dy tekstet kemi një leksik nga fusha politike dhe sociale duke e parë në rrafshe kohore të ndryshme.

Komuniste, luftë, fitueseKryeministër, kabinet, popull, kryengritje etj.

Ushtrimi 1, f. 24Stili i teksteve të dhëna është shkencor dhe kjo mbështete me termat shkencorë të fushave të gjeografisë e gjeologjisë dhe teknologjisë.

Lumi Drin, Alpe, lartësi, minerale, magnetike etj. Dekoder, digjital, Hz, energji etj.

Ushtrimi 2, f. 25Shtresa e dytë, pra leksiku i fushës përkatëse të biologjisë dhe fizikës (leksik teknik specifik)Ushtrimi 3, f. 25Forma joveprore e foljeve; mbahet, kalohet.Strukturë e rregullt sintaksore: kryefjalë, kallëzues, gjymtyrë të dyta. Përemra lidhorë që gjenerojnë fjali me pjesë të nënrenditur përcaktore etj.

Ushtrimi 4, f. 25 mund të punohet sipas grupeve që kemi ndarë më parë.

Ushtrimi 1, f. 27Leksik i drejtpërdrejtë, përdorimi i pjesores si mbiemër, fjalë të përbëra, leksik i fushës së juridiksionit.

Ushtrimi 2, 3 dhe 4 sipas kërkesës.

Page 35: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

3

Vlerësimi:Vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për:

- aktivizimin në punën në grup;- saktësinë e përgjigjeve.

Detyra:Detyrat kërkimore mund të jepen si detyra shtëpie ndarë në grupe ose detyra dosjesh ndarë në grupe.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Lexim i llojeve të ndryshme të leksioneve duke u kërkuar nxënësve të përqendrohen në mënyrën e veçantë të dëgjimit të tyre.

Tema mësimore : Tekste të paracaktuara për t’u dëgjuar- Leksioni (ora - I njohuri teorike; ora II - ushtrime)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxënësi/ja:

- identifikon leksionin si lloj i tekstit informues- shpjegues;

- dallon veçoritë e leksionit si një tekst i paracaktuar për t’u dëgjuar;

- përdor strategjitë para dëgjimit të leksionit;- identifikon idetë kryesore në një leksion;- vëzhgon pamjet dhe imazhet që mund të

përdoren në leksion si mjete pamore;- njeh simbolet e shënimeve dhe i përdor ato

gjatë dëgjimit të një leksioni;- dëgjon me qëllim për fiksimin e detajeve;- dallon dhe përdor sinjalizuesit e ligjërimit të

një leksioni;- shkruan tekste të plota duke u nisur nga shënimet e

marra në një leksion.

Koncepte kyç:• tekst informues-shpjegues• leksion• informim• i paracaktuar për t’u dëgjuar• strategji.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 12”, e-libri, lloje të ndryshme tekstesh informuese-shpjeguese të paracaktuara për t’u dëgjuar, leksione, lajme, shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave; Të drejtat e njeriut; Vendimmarrja morale;Mjedisi; Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveOrganizues grafik, stuhi mendimesh, akuariumi me leksion të përqendruar, rishikim në dyshe, diskutim

Page 36: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

3

Organizimi i orës mësimore

Mësuesi/ja mund t’ju sqarojë nxënësve se teksti informues-paraqitës (shpjegues) është i llojeve të ndryshmedhe përcaktohet nga synimi i tij. Ai mund të jetë për t’u dëgjuar (leksioni, lajmi, fjalimi); për t’u folur (diskutimi, debati etj); për t’u shkruar (letrat, ankesat etj.)Kjo temë është parashikuar të zhvillohet në dy orë, një për dhënien e njohurive teorike dhe tjetra për ushtrime. Ajo do t’u shërbejë nxënësve të njohin “Leksionin”, si një nga llojet e teksteve që janë paracaktuar për t’u dëgjuar. Për t’i aftësuar nxënësit si të bëhen dëgjues të mirë që të përfitojnë sa më shumë gjatë marrjes së një leksioni, do t’u mësohen strategjitë që përdoren për një dëgjim të vëmendshëm e efikas, si:a. të dëgjuarit 1 - strategjitë para dëgjimit;b. të dëgjuarit 2 - strategjitë gjatë dëgjimit;c. të dëgjuarit 3 - strategjitë gjatë mbajtjes së shënimeved. të dëgjuarit 4 - përpunimi i detajevee. të dëgjuarit 5 - përcaktimi i marrëdhënieve ndërmjet ideve dhe çështjevef. të dëgjuarit 6 - roli i kontekstitg. të dëgjuarit 7 - identifikimi i përemrave referues

Demonstrohet në mënyrë praktike elementet me të cilat procedon leksioni. Theksi vihet te qëllimi për të cilin përdoret, si:

- mënyrën si të tërheqim vëmendjen e dëgjuesit;- mënyrën e veçantë si duhet ta dëgjojmë;- pyetjet me të cilat duhet të procedojmë për ta thithur sa më shpejt informacionin;- mënyrën si duhet të mbajmë shënimet.

Për një përvetësimi sa më të mirë praktikohen këto procese nga vetë nxënësit, të cilët ndërgjegjësohen dhe aftësohen t’i njohin, t’i përcaktojnë e më pas t’i përdorin këto strategji.

Materiale shtesë, që mund të përdoren nga mësuesi/ja.

Sugjerime për

Leksion për studentët e artit nga Oskar Wilde (përktheu nga origjinali Neli Naço, marrë nga interneti).Një pikturë nuk ka kuptim, përveç bukurisë të saj; nuk ka mesazh përveç gëzimit të saj. Kjo është e

vërteta e parë rreth artit që ju kurrë nuk duhet ta humbisni nga sytë. Një pikturë është një gjë thjeshtësisht... Subjekti i leksionit tim sot është ajo çka e bën artistin dhe ajo çka një artist bën; cilat janë marrëdhëniet e artistit me ata që e rrethojnë, cili është edukimi që artisti duhet të marrë dhe çfarë është cilësia e një vepre të mirë arti. Tanimë, për sa i përket marrëdhënieve të artistit me ata që e rrethojnë, me të cilat unë nënkuptoj epokën dhe vendin në të cilin ai ka lindur, i gjithë arti i mirë, siç e kam thënë dhe më përpara, nuk ka të bëjë fare me ndonjë shekull të veçantë; por ky universalitet është cilësia e veprës së artit; kushtet që e prodhojnë këtë cilësi janë të ndryshme. Mendoj se ajo që ju duhet të bëni, është që të kuptoni plotësisht epokën tuaj, me qëllim që të largoheni plotësisht prej saj; duke kujtuar që, nëse, në fund të fundit, jeni një artist, ju nuk do të jeni tellalli i një shekulli, por mjeshtri i përjetësisë, që gjithë arti mbështetet në një parim dhe që vetëm konsideratat e përkohshme, në fund të fundit, nuk janë parime, sepse ata, të cilët ju këshillojnë që ta bëni artin tuaj një përfaqësues të shekullit të nëntëmbëdhjetë, po ju këshillojnë të prodhoni një art të cilin fëmijët tuaj do ta quajnë të vjetruar. Por ju do të më thoni që kjo është një epokë joartistike, që ne jemi një popull joartistik dhe që artisti vuan shumë në këtë shekullin tonë të nëntëmbëdhjetë. Sigurisht

Page 37: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

që vuan. Unë, përkundër gjithë njerëzve, nuk do ta mohoj këtë. Por, sillni ndërmend që kurrë nuk ka ekzistuar një epokë artistike ose popull artistik që nga fillimet e botës.

Artisti ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një përjashtim i mrekullueshëm. Nuk ekziston epokë e artë për artin; ekzistojnë vetëm artistë, të cilët kanë krijuar atë që është më e artë sesa ari. Çfarë? Ju do të më thoni mua: – Grekët? A nuk ishin ata një popull artistik? Mirë pra, grekët sigurisht nuk ishin, por, ndoshta, ju kini parasysh athinasit, qytetarët e njërit prej njëmijë qyteteve. A mendoni ju që ata ishin një popull artistik? Le t’i marrim ata në kohën e zhvillimit të tyre më të lartë artistik, në pjesën e dytë të shekullit të pestë para Krishtit, kur ata kishin poetët më të mëdhenj dhe artistët me të mëdhenj të botës antike, kur Partenoni ngrihej në harmoni sipas urdhrave të Fidias, kur filozofi fliste për urtinë në hijen e një portiku të pikturuar dhe tragjedia shtrihej në përkryerjen e procesionit dhe në patosin përmes mermerëve të skenës. Atëherë, a nuk ishin ata një popull artistik? Aspak. Çfarë është një popull artistik përveçse një popull që i do artistët e vet dhe që e kupton artin e tyre? Athinasit nuk mund të bënin asnjërën. Po si e trajtuan ata Fidian? Fidias ne i detyrohemi për epokën madhështore, jo vetëm në artin grek, por në të gjithë artin – ku unë nënkuptoj fillimin e përdorimit të modelit të gjallë. Dhe çfarë do të thoshit ju nëse të gjithë peshkopët anglezë të ndjekur nga populli anglez zbrisnin nga Exter Hall-i drejt Royal Academy, një ditë prej ditësh, dhe përcillnin Sër Frederick Leighton me një karrocë burgu në Newgate me fajësimin se ju ka lejuar të përdorni modele të gjalla në projektet tuaja për pikturat e shenjta? A nuk do të bërtisnit me zë të lartë kundër barbarizmit dhe puritanizmit të një ideje të tillë? A nuk do t’ju shpjegonit atyre që mënyra më e keqe për të nderuar Zotin është të çnderoni njeriun, i cili është i bërë sipas imazhit të Tij dhe është vepër e duarve të Tij; a nuk do t’ju shpjegonit që, nëse dikush dëshiron të pikturojë Krishtin, ai duhet të gjejë personin më të ngjashëm me Krishtin që mund të gjendet dhe, nëse dikush dëshiron të pikturojë Zonjën, mund të gjejë vajzën më të dëlirë që njeh ai? A nuk do të vërsuleshit dhe do të bënit shkrumb e hi Newgate-in, nëse është e domosdoshme, dhe të thoni që një gjë e tillë është pa paralele në histori?..

Organizimi i orës së mësimit

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Organizuesi grafik, stuhi mendimesh

Mësuesi/ja mund të përdorë stuhinë e mendimit dhe organizuesin grafik, si teknika për të realizuar futjen në argument të nxënësve, si dhe për të bërë lidhjen logjike midis asaj që di nxënësi dhe temës së re do të shpjegojë mësuesi/ja.Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalën “leksion” dhe përmbledh në grafikun organizues idetë paraprake që zotërojnë nxënësit për leksionin.

dëgjohet nga studentët, nxënësit, publiku i gjerë

tekst paraqitës

komunikimi drejtpërdrejtë

mësues

Leksion

ka disa strategji të të dëgjuarit

synon informimin

pedagog

tipik për shkollën

Page 38: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

3

Ndërtimi i njohurive të reja: Akuariumi me leksion të përqendruarMësuesi/ja prezanton temën e leksionit që do të dëgjojnë nxënësitAi/ajo mund të ndajë klasën në grupe të përbërë prej 5-6 nxënësish. Secilit grup i caktohet një detyrë dhe mund t’i jepet një listë me pyetje që e drejton vëmendjen e nxënësve në aspekte të veçanta, që kanë të bëjnë me natyrën e veprimtarisë që po kryejnë.Grupi I- Cila është çështja kryesore që shtrohet në këtë leksion? (Subjekti i leksionit tim sot është ajo çka e bën artistin dhe ajo çka një artist bën; cilat janë marrëdhëniet e artistit me ato që e rrethojnë, cili është edukimi që artisti duhet të marrë dhe çfarë është cilësia e një vepre të mirë arti.) - Çfarë përgjigje ofron? - Çfarë arsyesh jepen në mbështetje të saj? - Çfarë provash jepen në mbështetje të çdo arsyeje?Grupi II – paracaktohet të mbajë shënime mbi leksionin duke u kujdesur për gjuhën, mënyrën si mbajnë shënimet (shpejt, shkurt dhe me shkurtime).Grupi III – kujdeset që gjatë shënimeve të identifikojë idenë kryesore, e cila mund të jetë e shoqëruara me disa pika sqarimi.Grupi IV – e përqendron vëmendjen në një detaj të veçantë duke u përpjekur ta kuptojnë dhe ta memorizojë, të përcaktojë rolin mes marrëdhënieve të ideve dhe çështjeve.Grupi V – i kushton vëmendje rolit të kontekstit, i cili lidhet me fjalë të panjohura, kuptimi i të cilave nxirret nga konteksti i fjalisë ose situatës së dëgjuar.Mësuesi lexon leksionin dhe më pas i drejtohet grupit të Akuariumit, të cilët duhet të kenë identifikuar disa nga informacionet kryesore.Përgjigjet që mësuesi duhet të presë nga nxënësit mund të jenë: Çështja kryesore ishte ... ky element u kuptua edhe nga titulli ... Ajo që vërejta ishte mënyra se si iu sinjalizuan dëgjuesin… brenda saj kishte pyetje të tilla, të cilat jo vetëm evidentonin çështjen kryesore për të cilën flitet, por tërheqin vëmendjen e lexuesit në detaje të veçanta dhe krijojnë hapësirë për ta memorizuar…Mësuesi i drejtohet grupit të dytë, i cili ka mbajtur shënime. Prej tyre kërkohet të evidentohet mënyra e mbajtjes së shënimeve dhe roli i tyre. Nxënësit mund të lexojnë shënimet duke theksuar se kanë shënuar vetëm konceptet kryesore madje dhe me shkurtime.Grupi i tretë identifikon idenë kryesore, e cila plotësohet nga çështje të tilla si (…)Grupi i katërt u rikthehet edhe njëherë pyetjeve të tilla për të kuptuar e memorizuar një çështje të veçantë Grupi i pestë konfirmon mënyrën e të kuptuarit duke theksuar që kjo rrjedh nga konteksti i fjalisë.

Mësuesi/ja u drejton pyetjen nxënësve:- Nga dallon teksti i leksionit që sapo dëgjuat nga teksti i mëposhtëm?

Të gjitha debatet historike për të bukurën asnjëherë nuk kanë mbërritur në ndonjë kulminacion, sado që duken estetikisht shteruese. Umberto Eko është një nga “fanatikët” e së bukurës natyrale, të kulluar, asaj që e shtyn drejt mendimit më zhbirues të gjithë procesit ekscentrik që ndodh në brendi të artit. Në një vepër antologjike, e botuar në më shumë se 40 gjuhë, Ekoja e shndërron “bukurinë” në një traktat filozofik dhe estetik si në jetë, letërsi dhe art. Vepra titullohet “Historia e Bukurisë”, sjellë vetëm pak ditë më parë edhe në shqip ... Kjo vlerësohet si një nga veprat më të rëndësishme të Umberto Ekos… Umberto Eko ka lindur në Aleksandri më 1932. Është profesor i lëndës së semiotikës dhe rektor i shkollës së lartë për studime humanitare pranë Universitetit të Bolonjës. Ndër veprat e tij studimore përmenden: Vepër e hapur (1962), Struktura e munguar (1968), Traktat i semiotikës së përgjithshme (1975), Si shkruhet (1979), Semiotika dhe filozofia e gjuhës (1984), Kufizimet e përkthimit (1990), Në kërkim të gjuhës së përkryer (1993), Gjashtë shëtitje në pyjet e

Page 39: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

3

Teksti I (specifika) Teksti II (specifika)

Ky lloj teksti është i paracaktuar për t’u dëgjuar, sepse: Ky lloj teksti është i paracaktuar për t’u lexuar,sepse:

-Karakterizohet nga fjali të tilla, si: Objekti i leksionit tim sot… Por ju do të më thoni që… A nuk ishin ata njëpopull artistik? Mirë, pra, grekët sigurisht nuk ishin, por, ndoshta, ju kini parasysh athinasit, qytetarët e njërit prejnjëmijë qyteteve…

Organizohet në mënyrë të thjeshtë duke informuar pa e shoqëruar informacionin me fraza të komunikimit të drejtpërdrejtë... …

Trajton një çështje kryesore, jep argumente, përkufizon, sqaron

Shtjellon thjesht idenë pa u shoqëruar me pyetje apo fraza specifike, të cilat kërkojnë vëmendje tëdëgjuesit.

Përbëhet nga sinjalizues të ligjërimit: mendoj, sigurisht,le t’i marrim një nga një…

Ndahet në paragrafë

Diskutim i lirë mbi veçoritë e teksteve.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në dyshe, diskutim i lirëMësuesi/ja u kërkon nxënësve të punojnë në dyshe me ushtrimet e librit. Punohet me ushtrimet 1-6.

Ushtrimi 11. Teksti I –Ernest Koliqi

2. Teksti II –At Zef Pllumi

3. Teksti III –Anton Harapi

4. Teksti IV – At Zef Valentini

Ushtrimi 2post scriptum

– p.s; për

shembull – p.sh.;

kilogram

– kg; dollar –USD, $; para

erës sonë – p.e.s; Paund –£; Zonjë – Znj.;

faqe – f.

Ushtrim 3Ina është më < se

Ema.

Dyqanet kishin 50%

ulje.

Konkluzionet ishin ≠

nga ç’priteshin.

Dëmi ishte më > nga

sa e menduam.

Numri i turistëve ≈

ishte 2 milionë.

Kjo ishte e = me

të ardhurat vjetore

të kësaj

kompanie.

Ushtrimi 4 Ministria e Arsimit

dhe e Shkencës

– MASH; Arkiva

Qendrore e

Shtetit

– AQSH; Ministria e

Kulturës, Turizmit,

Rinisë dhe

Sporteve

– MTKRS; Radio

Televizioni Shqiptar

– RTSH;

Organizata e

Kombeve të

Bashkuara – OKB;

Universiteti i

Tiranës

– UT; Instituti i

Ushtrimi 5 Tirana – TR;

Elbasan – EL;

Fier – FR; Vlora

– VL; Durrës –DR; Sarandë

– SR; Mirditë

– MR

Ushtrimi 6 Inst KE

Sek Përgj

Kom Min

Asam

Parlament

Kong KE

Gj E të Drejt

të Nj

Kom i të Drejt

të Nj

Konf e OJF

Kësh përb për

Rininë

IZHA

AKAFP

AAAL

AKP

tregimtarisë (1994), Kanti dhe Ornitorinku (1997), Për letërsinë (2002), Të thuash gati të njëjtën gjë (2003). Veç tyre, ndër përmbledhjet e tij vlejnë të përmenden: Ditar i vogël (1963), Ditari i vogël numër dy (1990), ku përfshihet një përzgjedhje e parë e Kutiza shkrepësesh Minerva, Pesë shkrime mbi moralin (1997) dhe Kutizë shkrepësesh Minerva (2000). Më 1980 ai boton romanin e tij të parë Emri i trëndafilit (Çmimi Strega 1981), i pasuar më 1988 nga Lavjerrësi i Fukoit, më 1994 nga Ishulli i një dite më parë, më 2000 nga Baudolino dhe më 2004 nga Ndjenja e fshehtë e mbretëreshës Loanë.

Page 40: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

3

Mësuesi/ja punon me nxënësit ushtrimin 7, duke synuar të zhvillojë më tej aftësitë e nxënësve kundrejt strategjive të mbajtjes së shënimeve.Nxënësit më tej punojnë në dyshe në zhvillimin e ideve të dala nga shënimet e mbajtura me anë të fjalëve kyç. Lexohen detyrat e nxënësve dhe diskutohen mbi mënyrat e zhvillimit të ideve.

Mësuesi/ja bën vlerësimin e përgjigjeve të nxënësve.Detyrë, ushtrimi 8, f. 36

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit dëgjojnë lajme të ndryshme e sjella në klasë.Tema mësimore:

- LajmiRezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:Nxënësi/ja:- identifikon lajmin si lloj i tekstit informues-shpjegues;- dallon veçoritë e lajmit si një tekst i paracaktuar për

t’u dëgjuar;- organizon në tabelat përkatëse elementet kryesore

të kronikave të lajmeve;- pasuron fjalorin nëpërmjet teksteve të lajmeve që u

përkasin fushave të ndryshme;- dëgjon lajmet me qëllim identifikimin e fakteve reale nga

komentet subjektive;- dallon funksionin kryesor të lajmeve (informues

apo bindës);- shkruan lajme duke u nisur nga elementet e tyre kryesore.

Koncepte kyç:• lajm• tekste të parashikuara për t’u dëgjuar• lajme• tituj lajmesh• terminologji specifike• burim informacioni.

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, e-libri, lloje të ndryshme lajmesh, gazeta, shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale, Mjedisi,Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveOrganizues grafik, DDM, rishikim në dyshe, bisedë e lirë

Page 41: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

“Super-hëna” sonte dominon qiellinTIRANË - Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA, ka njoftuar se sonte në mbrëmje, në qiell do të dominojë “super-Hëna”, një fenomen ky astronomik, të cilin shumica e njerëzve mund ta shohin pak herë në jetë. Hëna do të arrijë distancën më të afërt që mund të arrijë prej planetit Tokë, 356,577 kilometra, duke bërë që të shihet më e madhe se kurrë. Për herë të fundit “super-Hëna” është regjistruar më 28 mars të vitit 1983. (d.b/BalkanWeb)

ejtë Lajmet

ngjarje kryesore i shpejtë

3

Organizimi i orës mësimore

Sugjerime për mësuesinTema “Lajmet” ka si qëllim të zgjerojë më tej njohuritë e nxënësve me lloje të tjera të teksteve të paracaktuara për t’u dëgjuar. Ashtu siç u theksua në mësimin pararendës, synimi i teksteve për t’u dëgjuar, nuk është vetëm informimi në përgjithësi, por dallimi i ideve kryesore, përpunimi i detajeve, përcaktimi i marrëdhënieve ndërmjet ideve dhe çështjeve. Edhe lajmet e dëgjuara në TV e radio kanë si qëllim jo vetëm të informojnë lexuesin, por ai të kuptojë se cilat janë pikat më të rëndësishme të lajmit.Që të realizohen objektivat e kësaj teme, mësuesi/ja duhet të zgjedhë lloje të ndryshme lajmesh, të cilat me mënyrën si janë ndërtuar, drejtojnë vëmendjen e nxënësve jo vetëm drejt informacionit, por edhe theksimit të aspektit më të rëndësishëm të tij.

FjalorLAJM m. sh. 1. Njoftim i shkurtër që ia japim dikujt me gojë ose me shkrim për një ngjarje të re ose për diçka që ai nuk e di. 2. kryes. sh. Njoftime për ngjarje të rëndësishme të ditës, që japin agjencitë telegrafike, gazetat dhe radioja e televizioni.

Sqarime metodikeMe anë të një organizuesi grafik, mësuesi/ja mund të mbledhë informacionin që nxënësit njohin.

informacion hapen me titujt kryesorë

i drejtpërdr titujt kryesorë

Greqi, Papulias: Turqia të heqë dorë nga “bërthamoret”ATHINË-Greqia është tepër e shqetësuar për rrezikun bërthamor që i kanoset. Shqetësimi është bërë zyrtar, kur është artikuluar nga vetë presidenti grek Karolos Papulias. Pas asaj që po ndodh në Japoni me reaktorët bërthamorë, presidenti Papulias gjatë një vizite në forcat ushtarake të Tanagras, ka kërkuar të merren seriozisht në konsideratë rreziqet fatale që vijnë prej tyre.

Aleanca Kuqezi: 50 mijë firma kundër regjistrimit me fe e etniTIRANË - Aleanca Kuq e Zi bën publike planveprimin për t’i thënë jo regjistrimit të popullsisë mbi baza fetare dhe etnike. Gjatë tryezës së zhvilluar, përfaqësues të administratës shpallën objektivat afatmesme të punës, një prej të cilave është edhe plotësimi i peticionit jo më me 20 mijë firma, por me 50 mijë firma, të mbledhura kudo ku ka shqiptarë, me qëllimin për të ndalur regjistrimin e popullsisë mbi bazën e vetë deklarimit të kombësisë.

Page 42: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

4

Nxënësit mund të diskutojnë të lirë për mënyrën e dhënies së lajmeve në radiot a televizionet e ndryshme, tregojnë se çfarë i tërheq ata nga lajmet që dëgjojnë, a e kanë të thjeshtë të dallojnë pjesët e rëndësishme të lajmit.Në këtë fazë mësuesi/ja e drejton vëmendjen e nxënësve në aspekte që kanë të bëjnë me:

a. qëllimin e lajmit;b. faktet që sillen;c. vendin që zënë opinionet në lajmet etj.

Nxënësve mund t’u drejtohet një pyetje e tillë:- A është qëllimi i lajmeve vetëm të informojë?

Mësuesi/ja mund të presë përgjigje të tilla, si:- Po, sepse nëpërmjet lajmit ne marrim informacion se çfarë ndodh rreth nesh.- Jo, sepse shpesh me anë të lajmit parandalohen dukuri të ndryshme të shoqërisë, ndërgjegjësohet opinioni etj.- Si mund të dallojmë qëllimin e lajmit, faktet nga opinionet e folësit?

Për të realizuar objektivin e dytë nxënësit ndahen në grupe. Mësuesi i udhëzon të punojnë me teknikën DDM.• Grupi I plotëson pjesën e parë të tabelës• Grupi II shtron çështje të cilat nuk janë të qarta rreth lajmeve dhe mënyrës si ndërtohen ato.• Grupi III lexon tekstin dhe demonstron duke plotësuar pjesën e tretë të tabelës.

Di Dua të di Mësova

Lajmet përdoren për të informuar

Çfarë cilësish duhet të gëzojë një lajm që të tërheqë vëmendjen e dëgjuesit?

Lajmet hapen me titujt kryesorë, që i informojnë dëgjuesit për ngjarjet kryesore të cilat do të trajtohen në lajme.

Janë të llojeve të ndryshme Cilat janë pjesët e tij përbërëse? Titulli, përmbajtja, burimi I informacionit.

Përdoren në median e shkruar dhe atë vizive

Në cilën pjesë të lajmit jepet burimi i informacionit?

Fjalia e dytë e një lajmi jep burimin e informacionit

Përmbajnë tituj A duhet të jetë një titulli i një lajmi i gjatë?

Titujt kryesorë të lajmeve duhet të jenë të shkurtër, në mënyrë që dëgjuesit ta kuptojnë menjëherë lajmin, që pas dëgjimit të parë.

Na informojnë mbi atë që ndodh rreth nesh

A duhet të shoqërohen lajmet gjithmonë me tituj?

Po Titujt e ndihmojnë dëgjuesin që të përzgjedhë informacionin dhe të dëgjojë ato lajme që i tërheqin vëmendjen

Kanë qëllime të ndryshme

Për ta bërë sa më praktike këtë fazë mësuesi mund të shfrytëzojë lajme të marra nga media të ndryshme televizive e radiofonike, të cilat i japin mundësi nxënësit të ushtrohet në mënyrë të drejtpërdrejtë në përcaktimin e përbërësve të rëndësishëm të lajmit.

Vendet ku ndodhin ngjarjet Protagonistët Koha kur ka ndodhur ngjarja

Page 43: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

4

Kush/çfarë? (protagonist i

ngjarjes)

Kur?(moment kur ndodh fakti)

Ku? (vendi ku ndodh)

Pse? (shkaqet)

Si? (mënyra

si kandodhur)

Pasi ushtrohen të ndarë në grupe për të dalluar informacionin që jep lajmi, mësuesi mund t’u sugjerojë nxënësve të praktikohen për çështjet e trajtuara duke zgjidhur ushtrimet e mëposhtme.

Zgjidhja e ushtrimeve Ushtrimi 11. Një emision lajmesh radiofonik ose televiziv duhet të paraqesë vetëm fakte dhe të dhëna të reja (lajme)... Ushtrimi synon që nxënësit të dallojnë faktin nga opinioni, i cili nuk duhet të jetë pjesë e lajmit.

a. Takimi i radhës mes partive u shty për muajin e ardhshëm, më datën 15 prill, sepse, sipas të dhënave, kryetarët nuk u morën vesh me njëri-tjetrin.b. Sipas të dhënave metrologjike, vera e sivjetshme parashikohet të jetë e gjatë, e nxehtë dhe pa shira.

Ushtrimi 2a) Funksioni: informues, Vendi: rajonet veriore të Kilit Koha: shkurt 2011Ngjarja: tërmet i fuqishëmTë dhënat: Lëkundje të forta të tokës me magnitudë 6.3, epiqendra e tij 60 kilometra në lindje të qytetit të Aricas në një thellësi prej 120 kilometrash. Lëkundjet u ndien edhe në disa rajone të Bolivisë dhe Perusë, nuk ka të dhëna për viktima.

b) Funksioni: informimi, ndërgjegjësimiParalajmërimi: në rast dyshimi të prekjes nga virusi, drejtohuni te mjekuQëllimi i paralajmërimit: dhënia e ndihmës së shpejtë për të infektuarit nga gripi i derrit dhe qetësimi i qytetarëve. Pas praktikimit të këtyre aspekteve, mësuesi/ja mund t’u kërkojë nxënësve që me anë të tabelës së mëposhtme të përcaktojnë një sërë elementësh të lajmeve të dëgjuara në shtëpi.

Ushtrimi 3 mund të jepet si detyrë e pavarur në klasë, ku nxënësit punojnë në dyshe për shkrimin e një lajmi duke shfrytëzuar të dhënat e ushtrimit.

Mësuesi/ja bën konkluzionin e orës dhe vlerëson me notë.

Detyrë:Sillni në klasë një kronikë aktualiteti dhe një kryeartikull gazete.

Page 44: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

4

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë lajme të ndryshme e sjella në klasë duke synuar të dallojnë kryeartikullin nga lajmet e tjera.

Tema mësimore:- Kryeartikulli dhe artikujt me komente

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhës

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:Nxënësi/ja:- dallon opinionet në një kryeartikull si elemente të tekstit

argumentues;- analizon nga ana gjuhësore kryeartikullin;- dallon kryeartikullin nga artikujt me komente;- përdor teknikat e shkrimit të një artikulli ose kryeartikulli

Koncepte kyç:• kryeartikull• artikull me komente

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, e-libri, lloje të ndryshme artikujsh informues gazetash e kryeartikuj, shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale, Mjedisi, Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake/harta e konceptit, tabela T/kodimi i tekstit, fleta e specifikimit, diskutim

Organizimi i orës mësimore

Sugjerime për mësuesin/enKjo temë mësimore synon që nxënësit të identifikojnë veçoritë e kryeartikullit dhe artikujve me komente, në ndryshim nga kronika dhe nga llojet e tjera të artikujve me karakter informues. Mësuesi/ja shfrytëzon njohuritë e marra në klasat pararendëse, duke bërë të mundur organizimin logjik të njohurive të tyre rreth gazetës.Kjo temë do të zhvillohet në dy orë, nëpërmjet të cilave nxënësit do të marrin njohuri teorike dhe do të ushtrohen praktikisht.

Page 45: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

4

Model përgjigjeje Ushtrimi 1Forma PërmbajtjaLidh argumentet mes tezës që ngre: Procedohet duke përdorur pyetje të ndryshme:

Sjell argumente të ndryshme dhe kundërargumente të tilla, si:

Evidenton shkaqet pse prindërit i lënë fëmijët para televizorit

Evidenton pasojat që kanë fëmijët nga qëndrimi para TV

Aftësi aktualizuese

Arrin në përfundime

Pse televizioni është magjik? Pse shihni televizor? Le të lëmë mënjanë “siguritë” e të mëdhenjve... TV tregon shumë gjëra dhe në mënyrë më argëtuese se prindërit... TV është dado elektronike e tyre.. ...Është më argëtuese të shohësh TV se të bësh detyrat e vështira shkollore... Le të ndalim te fjalët etyre... e vetmja gjë që mund të bëjnë të rriturit është të kritikojnë fëmijët se shohin shumë televizor...

Prindërit janë të shpërqendruar e shumë të zënë me punët e tyre. kjo bën që ata t’i vendosin fëmijët para televizorit me qëllim që të mos i pengojnë në punët e tyreDalin rrallë nga shtëpia, nga qyteti. Nuk kanë shumë mundësi të luajnë me shokë. Kanë pak mundësi të të menduarit dhe të shprehurit.

E vetmja gjë që mund të bëjnë prindërit....

Kështu për fëmijët bota e televizorit është shumë e bukur..., por për të vegjlit pa përvojë, kufiri mes fantazisë dhe reales është i paqartë. Nuk ndodh kështu edhe me përrallat?

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Diskutim i njohurive paraprake/harta e konceptitPër të krijuar një ide më të qartë rreth artikujve të gazetës dhe llojeve të teksteve që ato i përkasin, mësuesi/ja me anë të hartës së konceptit u kërkon nxënësit të rikujtojnë njohuritë e marra rreth tyre në klasat pararendëse.- Si është e ndërtuar një gazetë?

sociale politikë

ekonomikë

rozë

artikuj informues kryeartikulli

e zezëkronika gazeta

Ndërtimi i njohurive: Kodimi i tekstit, tabela TMësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe. Grupi i parë lexon një kronikë nga aktualiteti, grupi i dytë lexon një kryeartikull. Mësuesi/ja shënon në tabelë dallimet mes një kronike dhe kryeartikulli.

Artikulli informues/kronika Artikulli komentues/kryeartikulli

Page 46: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

4

Përhapja e informacioneve për një fakt të aktualitetit që i drejtohej një publiku të gjerë..

Përveç informacionit ka edhe reflektim, një analizë një fakt, nuk lexues aq të gjerë sa kronika…

Page 47: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

4

Duke e përqendruar vëmendjen te kryeartikulli, specifikat e formës dhe përmbajtjes së tij, mësuesi/ja e rioganizon klasën në dy grupe të mëdha duke u kërkuar nxënësve që t`i evidentojnë ato në modelin e kryeartikullit të dhënë në librin e nxënësit: Teatër apo amfiteatër - dy termat që ndryshojnë tërësisht njeri nga tjetri.Më pas shënojnë së bashku shenjat me të cilat do të kodojnë tekstin.

◊-hyrja - paraqet tezën çfarë - Më gëzon lajmi se së afërmi, pas një rikonstruksioni të plotë, do të vihet në funksionim Teatri veror tek parku i madh i Tiranës, një vlerë e shtuar për veprimtaritë artistike e kulturore për kryeqytetin, kur në fakt është ndier mungesa e sallave dhe e mjediseve për veprimtari të tilla.○-përmbajtja - Kundërvënia kryesore që shërben për të shtyrë kureshtjen e lexuesit, që ta lexojë deri në fund artikullin: Është momenti që bashkë me rikonstruksionin e teatrit të bëjmë një saktësim të emërtimit të tij, mbasi edhe në njoftimet e ditëve të fundit dikush flet për rikonstruktimin e Teatrit veror e të tjerë për rindërtimin e amfiteatrit te liqeni. Ky përdorim pa vend i njërit ose i tjetrit term vjen pa dyshim nga mosnjohja e saktë e përmbajtjes së këtyre fjalëve, të cilat shpesh njerëzit i marrin si dy fjalë, në mos të njëjta, të paktën të përafërta. Në të vërtetë teatër e amfiteatër janë dy terma që ndryshojnë tërësisht njëri nga tjetri.

Përmbajtja karakterizohet nga:Elemente informuese për të mbështetur tezën - Teatri (që vjen nga greqishtja “Theatron” – “vend për të ndenjur spektatorët), është një nga monumentet e rëndësishme- me karakter publik i kohës antike, që ka shërbyer për shfaqje korale, për tragjedi, drama e komedi...

- Përmban thellësi dhe origjinalitet në analizë:... Midis tyre, teatri i Butrintit shquhet për ndërtimin e përsosur sipas të gjitha kërkesave të kohës, për konstruksionin e fortë e për ruajtjen në gjendje shumë të mirë. Teatri i hapët i Apolonisë, puna për zbulimin e të cilit po vazhdon me sukses prej disa vitesh, është më i madhi i vendit tonë. Nga llogaritje të përafërta ai duhej të nxinte 6 000 deri 7 000 vetë. Teatri i Nikaias dhe teatri i Bylisit, të ngritur përkatësisht në dy qytete ilire, Bylis e Nikaia, 1,5 km larg njëri-tjetrit, është një rast i rrallë, një tregues sinjifikativ që dëshmon për nivelin e lartë e shkallën e zhvillimit kulturor që arritën këto dy qytete ilire...

- Aftësia e aktualizimit: Në vendin tonë është zbuluar vetëm një amfiteatër, në Durrës, i cili është ndërtuar sipas parimeve më të përparuara të arkitekturës antike. Deri tani është zbuluar pjesa më e madhe e tij me shkallaret dhe galeritë, një pjesë e arenës, hyrja veriore etj. Nga përmasat ai është monumenti më i madh i lashtësisë i zbuluar në vendin tonë. Afërsisht nxinte mbi 10000 vetë. Amfiteatri i Durrësit u ndërtua në shek. II të erës sonë dhe vazhdoi të funksiononte deri në shekullin IV të erës sonë.

▫ - Përfundimi në këtë rast jep tezën që mbrohet: Teatri dhe amfiteatri janë dy monumente të antikitetit që ndryshojnë nga forma dhe nga koha e përdorimit, teatri lindi shumë më herët dhe vazhdoi të përdoret për një kohë shumë të gjatë, rreth 8 shekuj (shek. VI p. e. s. – shek IV e. s.), kurse amfiteatri e pati jetën shumë të shkurtër (shek. II-IV erës sonë).

- Shënime të lidhura me temën: Shënim. Prof.dr. Muzafer Korkuti ka punuar gjithë jetën si arkeolog. Gjithashtu, ai është studiues i antikitetit dhe autor i dhjetëra studimeve të arkeologjisë së antikitetit e më gjerë. Disa nga studimet e tij janë “Parailirët, Ilirët, Arbërit”, “Arti shkëmbor në Shqipëri”, “Harta arkeologjike e Shqipërisë”, “Qytetërimi neolitik dhe eneolitik në Shqipëri”, “Arkeologjia” e të tjera (Dh.H)

Page 48: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

Është teknikë që përdoret në procesin e të shkruarit. Përpara se të shkruajnë materialin, nxënësit përgatisin një listë me idetë që duhet të përmbajë materiali. Fleta e specifikimit do të përdoret më vonë nga nxënësit në mësim si mjet vlerësimi që përmban një grup kriteresh të cilësisë, kur ata të praktikojnë vlerësimin e punës së njëri-tjetrit për materialet e shkruara prej tyre.

4

◌- elemente të formës - karakterizohet nga saktësia gramatikore, sintaksore, leksikore etj:Para shkallëve ishte orkestra në formë të rrumbullakët ose gjysmërrethi, ku dilnin aktorët që jepnin shfaqje, ndryshe nga funksioni që ka vendi i orkestrës në teatrin modern. Pas orkestrës ishte proskena dhe skena, të cilat në fillim ishin shumë të thjeshta, kurse më vonë u rritën dhe u zhvilluan duke u zbukuruar me kolona e skulptura. Në kohën antike skema ka shërbyer gjithnjë si vend ndenje për aktorët dhe si sfond arkitektonik para të cilit zhvilloheshin shfaqjet.....

Mësuesi/ja mund t’u kërkojë nxënësve që, në bazë të modeli të praktikuara, të analizojnë artikujt e në klasë, duke plotësuar kërkesat e ushtrimit 2, f. 45: titullin, temën, parashtrimin e fakteve, shkak-pasoja, përfundimin (mesazhi).

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Fleta e specifikimit, diskutim

Mësuesi/ja mund t’u kërkojë nxënësve, në bazë të modeli të praktikuara, të analizojnë artikujt e sjellë në klasë, për të cilat të përcaktojnë:

Titullin Tezën ArgumentetKundërargumentet Përfundimin Përforcimi

Fleta e specifikimit

Në orën II të mësimit, mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë një artikull për gazetën e shkollës duke u bazuar në strukturën e ushtrimit 3 f. 46 të dhënë në librin e nxënësit.

Detyrë : Ushtrimi 4, f. 46

Page 49: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

4

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë në klasë lloje të ndryshme tekstesh shkencore.Tema mësimore :

- Tekstet tekniko-shkencore (1 orë)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhës

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:Nxënësi/ja:- identifikon dhe shkruan tekste tekniko-shkencore.- dallon temën, synimin dhe funksionin e një teksti tekniko-shkencor;- analizon strukturën dhe elementet gjuhësore të një teksti tekniko-

shkencor;- shkruan tekste tekniko-shkencore të fushave të ndryshme.

Koncepte kyç:- tekste shkencore- objektivitet- kode standarde- karakter paraqitës- karakter

argumentues.

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, e-libri, lloje të ndryshme tekstesh shkencore, shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale, Mjedisi, Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake, mbajtja e strukturuar e shënimeve, diskutim, rishikim në dyshe

Organizimi i orës mësimore

Sugjerime për mësuesin/enKjo temë mësimore synon në njohjen më të mirë të veçorive strukturore dhe gjuhësore të teksteve shkencore. Mësuesi /ja duhet ta drejtojë vëmendjen e nxënësve jo vetëm në njohjen e tyre, por njëkohësisht edhe në zbulimin e elementeve karakteristike të tekstit, sidomos në ato që i bëjnë këto tekste të klasifikohen brenda llojit argumentues.

Page 50: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

Tekste shkencore

4

Materiale plotësuese

Parashikimi: Diskutim i njohurive paraprakeMësuesi/ja u shpërndan nxënësve lloje tekstesh shkencore dhe u kërkon t’i lexojnë për disa minuta e të shënojnë çfarë vënë re në këto tekste.Shënon në tabelë idetë e nxënësve rreth tyre duke iu referuar edhe njohurive të marra në klasat pararendëse.

Përbërësit kimikë të lëndës së gjallëPërbërësit kimikë mund të jenë organikë dhe joorganikë. Të gjithë përbërësit organikë përmbajnë elementin karbon (C). Shumica e përbërësve organikë ndodhen vetëm në organizmat e gjallë ose në produktet e tyre. Megjithatë shumë nga ata mund të prodhohen edhe në laboratorët kimikë. Përveç karbonit, shumica e përbërësve organikë përmbajnë hidrogjen (H), dhe shumë prej tyre oksigjen (O), azot (N) ose të dy bashkë. Më rrallë në përbërësit organikë janë gjetur elementet fosfor (P), squfur (S), hekur (Fe), kalcium (Ca), natrium (Na), klor (Cl), magnez (Mg) dhe kalium (K). Për shembull, në përbërjen e hemoglobinës së gjakut, e cila transporton oksigjenin në gjak, ka hekur, ndërsa në përbërjen e klorofilit te bimët, i cili kap energjinë e diellit gjatë procesit të fotosintezës, ka magnez, etj. Pra, edhe në sasi shumë të vogla ato kontrollojnë procese jetësore shumë të rëndësishme në qeniete gjalla.

Vlerat ushqyese të bizelesDikur bizelja konsiderohej si ushqim i të varfërve, ndërsa sot luan rolin kryesor në shumë restorante ekskluzive. Bizelja përmban shumë proteina dhe stimulon ndërtimin e masës së muskujve. Vetëm 100 gramë bizele furnizojnë trupin me dhjetë herë më shumë proteina sesa salsiçet me patate të skuqura ose një pjesë torte me krem. Bizelja ju mban gjatë të ngopur, sepse është e pasur me materie të lehta dhe ngadalë kalon nëpër traktin tretës. Përqindja e lartë e materieve të lehta në bizele ka edhe një përparësi: ul vlerën e rritur të kolesterolit. Përveç kësaj, bizelja ka sasi të konsiderueshme magnezi. E zier vetëm pak, bizelja bëhet një ushqim i vërtetë antistresues, pohon eksperti vjenez i shëndetësisë, profesor Hademar Bankhofer. Bizelja është po ashtu një ushqim ideal për fëmijët, për arsye se u jep energjinë e cila është e nevojshme për kryerjen e detyrave të shtëpisë pas shkollës. Përveç që stimulon ndërtimin e muskujve, bizelja forcon nervat, flokët dhe indin lidhës si edhe shikimin dhe koncentrimin.

Burimi: Gazeta “Standard”

Page 51: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

4

Ndërtimi i njohurive: Mbajtja e strukturuar e shënimeveU kërkohet nxënësve të lexojnë për disa minuta dy nënçështjet e para të mësimit dhe njohuritë e reja për veçoritë e përmbajtjes dhe të strukturës, shkruhen në grafikun organizues harta e konceptit.Mësuesi/ja u sugjeron nxënësve të lexojnë shembullin e dhënë në libër për analizën strukturore të tekstit “Dietat, efektet që kanë në organizëm” dhe të mbajnë në shënim veçoritë e tekstit shkencor, në pjesën e parë të ditarit dypjesësh, të cilin do të plotësojnë me të dhëna nga studimi gjeologjik “Thethi” ose pjesë nga vepra të tjera shkencore që mund t’ua japë mësuesi/ja.

Modeli i plotësuar i ditarit dypjesëshVeçoritë e teksti tekniko-shkencorTitulli

Hyrja - trajton çështjen kryesore

Trungu ndahet në paragrafë që zbërthejnë përmbajtjenParagrafi I – jepen linjat kryesore të argumentitParagrafët e tjerë – (mënyra e paraqitjes së argumenteve varet nga marrësi i këtij teksti)- Faktet- Argumentet teorike shoqërohen me shembuj figura dhe skema

• fjali të qarta dhe tekst i ngjeshur• nuk shkruhet në vetën e parë

- Bibliografia

Parku Kombëtar Divjakë–Karavasta

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta bën pjesë në zonën e klimës mesdhetare fushore, nënzona qendrore...I përket fushës së gjeografisë dhe lexuesve një lexuesi më të specializuar.

Trungu shtjellon të dhënat gjeografike të Divjakës që e klasifikojnë si një nga zonat gjeografike të pasura ” Territori i këtij parku është nga më të pasurit me energji termike,ku numërohen deri në 2840 orë diell në vit. Në territorin e Parkut, sasia mesatare vjetore e reshjeve arrin në 890 mm në vit, ndërsa numri i ditëve me reshje varion mesatarisht nga 85-108 ditë në vit.Jep shpjegime për argumentin që sjell të bazuara edhe në fakte e të dhëna statistikore:Këto kushte klimatike, si dhe flora e fauna karakteristike, luajnë rol të rëndësishëm në krijimin e shumë habitateve me biodiversitet të lartë.Laguna e Karavastasë është më e madhja në vendin tonë,

me sipërfaqe 4330 ha. Bregu perëndimor i saj ka disa ishuj dhe gjallesa të shumta. Ajo lidhet me detin nëpërmjet tri kanaleve: i Vaut, i Dajlanit të Vogël dhe i Dajlanit të Madh. Deti përbën burimin më të madh ujor të parkut, i cili paraqet një potencial të madh në fushën e turizmit.Temperatura e ujit ka vlera të larta në muajt korrik dhe gusht (23,50C-25,10 C). Temperaturat më të larta se 180 C të ujit dhe ato të ajrit më të larta se 200 C janë të përshtatshme për banja uji dhe dielli, të cilat fillojnë në pranverë.Përdor një fjalor të specializuar: Laguna e Karavastasë..... Bregu perëndimor..... Ajo lidhet me detin nëpërmjet tri kanaleve: i Vaut, i Dajlanit të Vogël dhe i Dajlanit të Madh. Deti përbën burimin më të madh ujor...Temperatura e ujit ka vlera më të mëdha në muajt korrikdhe gusht...

Page 52: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

5

Përforcimi: Shkrim i lirë/ rishikim në dysheNë këtë fazë të mësimit nxënësit mund të ushtrohen në dyshe në ushtrime shkrimit të teksteve të shkurtra shkencore. Kujdes do të tregojnë në respektimin e strukturës së tij dhe përdorimin e saktë gjuhësor.Nxënësve në grupe mund t’u sugjerohet të punojnë me skemat e informacioneve të dhëna në tekst: Grupi I - Celularët e mplakin më shpejt lëkurënGrupi II - Zemra ka nevojë për hekur Grupi III - Frika nga mushkonja vrasëse Grupi IV - zbulohet një planet i ri

Model përgjigjeje:Shkencëtarët amerikanë nga zbulimet e bëra së fundmi kanë arritur në përfundimin se zemra e njeriut ka shumë nevojë për hekur. Në këtë përfundim ata arritën pas një studimi që u krye gjatë 18 javë në laborator me kafshë të ndryshme. Nga studimi u vërtetua, se hekuri, i cili përmban antioksidues, ndikon në uljen e shtypjes së gjakut, si dhe mbron muskulin e zemrës nga dobësimi i tij. Konsumimi i tij është i rëndësishëm pasi, zemra është organi kryesor i trupi të njeriut, e cili e furnizon me gjak.

Vlerësimi:Në fund të orës së mësimit mësuesi bën konkluzionet e orës dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie. Shkruani një tekst tekniko-shkencor

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë në klasë lloje të ndryshme intervistash nga personalitete të njohura.

Tema mësimore:- Intervista gojore dhe biseda (1 orë)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxënësi/ja:- të identifikojë intervistën, si lloj i tekstit gojor dhe ta

përdorë atë në situatë të caktuar;a. të përcaktojë temën për të cilën do të bëjë intervistën;b. të përzgjedhë të dhëna për personin që do të intervistohet;c. të shkruajë pyetjet për intervistimin;ç. të realizojë një intervistë gojore.

Koncepte kyç:- tekste të parashikuara për të folur- intervistë- procedura të intervistës- intervistë pune- intervistë historike- paraqitje

Page 53: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

5

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, e-libri, lloje të ndryshme intervistash të personaliteteve publike, shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale,Mjedisi, Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveLeksion i shpejtë/ditari dypjesësh, lojë me role, rishikim në dyshe

Organizimi i orës mësimore

Sugjerime për mësuesinKjo temë mësimore ka si synim të aftësojë nxënësit të dallojnë veçoritë e teksteve, të cilat janë të paracaktuara për të folur nga lloje të tjera të teksteve. Mësuesi/ja duhet të theksojë fjalën të paracaktuara duke u kërkuar nxënësve të rikujtojnë që në njohuritë e mëparshme kanë njohur lloje të teksteve të paracaktuar për të dëgjuar. Një lloj i këtyre teksteve është edhe intervista. Mësuesi/ja drejton vëmendjen e nxënësve te llojet e intervistave, pasi ato gjejnë një përdorim shumë të gjerë në jetën e përditshme.

FjalorSipas Fjalorit të Gjuhës të Sotme Shqipe, 1980, fjala “Intervistë” ka kuptimin bisedim (me anë të pyetjeve e përgjigjeve) që bën një udhëheqës politik a shoqëror, një njeri i shquar, një përfaqësues zyrtar etj. me një gazetar për çështje të rëndësishme dhe që botohet në shtyp ose jepet në radio a në televizion.

Sot intervistat janë tekste gojore efikase, që përdoren mjaft në rrethana të ndryshme. Në mënyrë të veçantë, në ditët e sotme përdoren gjerësisht intervistat për punë.

Ecuria metodikeKjo temë është parashikuar të zhvillohet në 2 orë mësimore. Në orën e parë nxënësi do të njihet me etapat e zhvillimit të një interviste, si:

a. përcaktimi i temës së intervistës;b. përzgjedhja e të dhënave për personin që do të intervistohet;c. shkrimi i pyetjeve të intervistës;d. realizimi i intervistës.

Në orën e dytë nxënësi vihet në një situatë tjetër, ku ai do të mësojë se si mund të jetë i suksesshëm gjatë një interviste pune. Në këtë rast ai duhet të aftësohet për:

a. përzgjedhjen e të dhënave për kërkesat e punëdhënësit;b. përdorimin e një gjuhe të përshtatshme;c. paraqitjen dhe sjelljen etike gjatë intervistës për punë;d. shkrimin e një rregulloreje për intervistën e punës.

Jeta përtej letërsisë (intervistë me shkrimtarin Fatos Kongoli)

Pyetja: Le të ndalemi pak te romani juaj “Lëkura e qenit”.Një roman ku ju flisni për emocionetjo të zakonshme të një burri. Si lindi “Lëkura e qenit” dhe a mund të na shuani disa kureshtje qëshoqërojnë lexuesin e këtij libri?

Përgjigja: F.K. - “Lëkura e qenit” është romani im i pestë, i shkruar pas viteve ‘90. Ky roman vjen pasromaneve “I humburi”, “Kufoma”, “Dragoi i Fildishtë”, “Ëndrra e Damokleut”. Këto romane unë i grupoj në një cikël, të cilin e kam quajtur “Burgjet e kujtesës”. Dhe

Page 54: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

5

romani

Page 55: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

5

“Lëkura e qenit” është i fundit i këtij cikli, dhe është si një urë midis këtij cikli dhe një cikli të ri romanësh që fillojnë me romanin “Te porta e Shën Pjetrit”, që e kam botuar në vitin 2005. “Lëkura e qenit”, u prit mjaft mirë nga lexuesit, dhe është pritur shumë mirë edhe jashtë Shqipërisë, në Kosovë, Maqedoni apo vende të tjera. Pyetja: - Ju udhëtoni shpesh. Sa në kontakt jeni me letërsinë që bëhet sot në Evropë apo më tej, dhe si e shihni letërsinë tuaj në raport me këtë letërsi?F.K. - Unë udhëtoj sa herë që më botohet një libër apo ku ftohem diku. Dhe sigurisht që këtoudhëtime janë mundësi kontaktesh për mua, me shkrimtarë nga vende ku botohen librat e mi. Saherë që organizohen promovime, shtypi në Francë apo Gjermani, shkruan për veprat e mia. Unë kammundësi të njihem personalisht me shkrimtarë të këtyre vendeve, të lexoj veprat e tyre, pak a shumëmë jepet mundësia të jem koherent me autorët dhe letërsinë më në zë të Evropës apo më gjerë.Duhet t’jua kenë bërë shpesh këtë pyetje. Sa je ti në librat e tu ose sa është jeta jote në ato libra?F.K. - Nuk ka asnjë libër ku nuk ndodhem unë. Në një mënyrë apo një tjetër të gjithë librat mbajnë gjithçka timen. Shpesh më kanë bërë këtë pyetje, duke qenë se librat e mi janë shkruar në vetë të parë, më kanë pyetur se sa elemente autobiografike ka aty, sa ka nga jeta ime personale. Është një pyetje që ma kanë bërë edhe në të kaluarën, gjatë kohës që botova romanin tim të parë. Kudo që shkoja në atë kohë, më pyesnin në është jeta ime në këtë libër. Sigurisht, në romanet e mia ka elementë të përvojës sime. Vetëm kaq mund të them. Të shkruash një roman, të duhet një përvojë shumë e madhe, por nuk është vetëm përvoja, ajo që e bën romanin.

Pyetja: Çfarë ndodhet tani në tryezën tënde të punës?F.K. - Sigurisht që kam diçka në tryezën time të punës. Nuk ka asnjë shkrimtar që të mos ketë ide. Në mendjen time orvaten shpesh shumë ide dhe vazhdimisht jam në punë. Më konkretisht nuk mund të flas, pasi nuk më pëlqen të flas pa e mbaruar një punë. Pyetja: Ka ndodhur ndonjëherë ta lini në gjysmë një roman?F.K. - Po, më ka ndodhur një herë të lë në gjysmë një roman. Ka ndodhur vite më parë, pikërisht pasibotova romanin tim të parë “Ne të tre”.Pyetja: Përse e latë në gjysmë?F.K. - E lashë se më zuri frika.Pyetja: - Cila është frika juaj tani?F.K. - Tani kam frikë në do pëlqehet ajo që unë shkruaj apo jo. Nuk kam më frikë ideologjike. Shqetësimiim është që të shkruaj diçka që ka ndonjë vlerë. Pyetja: - Nuk ju shohim shpesh nëpër kafene. Shfaqeni rrallë në publik. A mund të na thoni se si jeton Kongoli?F.K. - Ka qenë një periudhë e jetës sime ku unë lexoja shumë e shkruaja pak dhe në atë kohë frekuentoja shumë gjëra. Kam pasur një jetë shumë të pasur me ngjarje. Atëherë kisha kohë t’i bëja të gjitha, taninuk kam më kohë. Ajo kohë që më mbetet dua ta shfrytëzoj. Nuk është se jam i tërhequr e s’më pëlqen të frekuentoj shoqërinë, kafenetë, përkundrazi më pëlqejnë shumë. Gjithçka është çështje kohe, pasikur do të shkruaj. Unë s’kam më kohë tani, ajo tani është elementi më i çmuar. Ndërsa për sa i përket daljes në gazetë jo se s’më pëlqen, por në mënyrë të arsyeshme kur kam për të thënë diçka. Njëshkrimtar nuk është një artist kinemaje. Sipas konceptit tim, shkrimtari është ndryshe dhe duhet të dalë atëherë kur do të thotë diçka.

Intervistoi ALDA BARDHYLI

Parashikimi: Leksion i shpejtë / ditari dypjesëshMësuesi prezanton para nxënësve temën e mësimit dhe u kërkon të japin mendimet e tyre rreth intervistës Pyet nëse nxënësit kanë pasur raste të intervistojnë apo të intervistohen.Shënon në tabelë përkufizimin për intervistën. U shpërndan nxënësve lloje të ndryshme intervistash. U sugjeron nxënësve të vëzhgojnë mënyrën e hartimit të tyre. Mësuesi/ja mund ta ndajë klasën në dy grupe dhe u kërkon nxënësve që paraprakisht të njihen me informacionin e tekstit mbi lloje të ndryshme intervistash. Kjo do t’i ndihmojë ata në fazën e dytë të mësimit ku nxënësit do të aplikojnë lloje të ndryshme të intervistave. Nxënësit për lehtësi të punës së tyre mund të hedhin shënimet bazë në ditarin dypjesësh.

Page 56: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

5

Intervista për historinë gojoreIntervistuesi I intervistuari

Shkruani një hyrje për intervistën tuaj. Prezantoni veten dheprojektin, si dhe shpjegimet për të.Shkruani të paktën gjashtë pyetje që do ta bëjnë të intervistuarin t’u tregojë ngjarje dhe detaje për periudhën që po studioni.Përgatisni pyetje shtesë që do t’ju ndihmojnë që të zgjeroni informacionin që do të merrni prej të intervistuarve.Shkruani tri pyetje për moshën, vendlindjen dhe profesionin epersonit që po intervistoni.Lini një datë takimi me personin që do të intervistoni dhepërpiquni të jeni në kohë.Bisedoni me të intervistuarin nëse e pranon që të regjistrohet. Mbani me vete shënimet që keni përgatitur.Mbasi ta përfundoni intervistën, shpjegojini të intervistuarit, që këtë intervistë do ta përdorni për një projekt në klasë. Pyeteni të intervistuarin nëse do të donte që t’ i përmendej emri apo do tëdonte të ishte anonim.

Ndërtimi i njohurive: Lojë me roleNë këtë fazë të mësimit mësuesi do të synojë realizimin e dy objektivave të II dhe të III ku nxënësit do të njihen me elementet përbërëse të intervistës. Mësuesi/ja duhet t’u tërheqë vëmendjen në aspekte që kanë të bëjnë me organizmin e intervistës. Prezantimi i llojeve të ndryshme bën të mundur që nxënësi të njohë forma të ndryshme të shprehuri. Nxënësit organizojnë në dy grupe në role lloje të ndryshme intervistash (intervistë pune, intervistë historie). Vëzhgojnë njëri-tjetrin për mënyrën si zbatojnë rregullat e saj.

Përforcimi: Rishikim në dysheNxënësit mund të punojnë në dyshe, ku, pasi të kenë lexuar tekstin mund të hartojnë pyetje të ndryshme për realizimin e një interviste, si p.sh., intervistën me një historian.- Çfarë ndodhi me krahinat shqiptare të Himarës dhe Sulit?- Pse u nda Himara?- A i humbën ndonjëherë lidhjet e gjakut?- Ku shkonin shqiptarët gjatë operacioneve të turqve?- A rrinin gjatë aty?- Çfarë ndodhi me dhërmijasit?- Ç’veprime ndërmori Ali Pashë Tepelena?- Çfarë i bëri himariotët të kthenin sytë nga Greqia?- A u kujdes qeveria shqiptare për ta?- Në cilat shtete emigruan ata?Nxënësit mund të krahasojnë përgjigjet e të vlerësojnë njëri-tjetrin.

Vlerësimi. Mësuesi/ja bën konkluzionin e orës dhe vlerëson me notë. Detyrë shtëpie. a) ushtrimi 1

Ju mund të bëni intervista për të mësuar më shumë për ndryshimet në shoqërinë shqiptare (vlerat, njerëzit,

Page 57: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

5

shoqëria në tërësi)

Page 58: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

5

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë në klasë lloje të ndryshme intervistash nga personalitete të njohura.

Tema mësimore:- Intervista për punë ( 1 orë)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxënësi/ja:- identifikon intervistën për punë dhe ta përdorë atë në

situatë të caktuar;- përzgjedh të dhënat për kërkesat e punëdhënësit;- përdor gjuhën e përshtatshme;- përshkruan elementet e paraqitjes dhe të sjelljes etike

gjatë intervistës për punë;- shkruan një rregulloreje për intervistën e punës.

Koncepte kyç:- tekste të parashikuara për të folur- intervistë- intervistë pune- procedura të intervistës- paraqitje- sjellje- rregullore.

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, e-libri, lloje të ndryshme, intervistash pune, shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale,Mjedisi, Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveLeksion i shpejtë/ ditari dypjesësh, lojë me role, shkrim i lirë/ rishikim në dyshe

Organizimi i orës mësimore Parashikimi: Leksion i shpejtë/ ditari dypjesësh

Intervistuesi I intervistuari

Synimi i intervistuesve është që të gjejnë kandidaturën më të mirë për vendin e punës.

Synimi i të intervistuarit është që të bindë intervistuesit se ai/ajo është personi i duhur për këtë vend pune.

Shumica e punëdhënësve bëjnë pyetje duke u bazuar në CV-në e paraqitur, duke i strukturuar pyetjet ose mbi bazën e të dhënave për arsimimin dhe përvojën tuaj në punë, ose mbi bazën e kritereve për punën.

është e rëndësishme që të merret një informacion paraprak për kërkesat që ka punëdhënësi

Pyetja më e rëndësishme që çdo i intervistuar duhet të bëjë paraprakisht është “Pse duhet të më punësojnë mua”?

Page 59: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

5

Është shumë e rëndësishme që përgjigjet tuaja të kenë lidhje me pyetjen që ju bëhet, si dhe të jenë interesante, duke vënë theksin te pikat tuaja të forta. Duhet të përgjigjeni në mënyrë të natyrshme, për të mos dhënë idenë që i keni përgatitur më parë pyetje.

Përveç pyetjeve të përgjithshme dhe atyre të lidhura me punën, duhet të përgatiteni dhe për pyetje të papritura.Duhet të mbani parasysh që është mirë të mos bëni pyetje për pagën.Gjuha që do të përdorni në intervistën për punë do të krijojë dhe një përshtypje të caktuar tek intervistuesit.Është shumë e rëndësishme që të keni kujdes në përdorimin e kohëve të foljeve.

Ndërtimi i njohurive: Lojë në roleKlasa ndahet ne tri grupe dhe secili përgatit në role një intervistë pune. Kategoritë e punëve të jenë të ndryshme dhe të lidhen me shkallë të ndryshme kualifikimi.Ndërkohë zgjidhet një juri që vlerëson grupi më të mirë duke argumentuar vlerësimin.

Përforcimi. Shkrim i lirë/ Rishikim në dysheNë grupe dyshe shkruhet një rregullore për intervistën në punë. Po këto grupe bëjnë vlerësimin e punës së grupeve dyshe.Teste të paracaktuara për t’u shkruar.

Vlerësimi:Mësuesi/ja bën vlerësimin e nxënësit në bazë të përgjigjeve të tyre dhe aktivizimit në klasë.

Page 60: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

5

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë në klasë lloje të ndryshme letrash mospranimi

Tema mësimore :- Letra e mospranimit (1 orë)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxënësi/ja:- identifikon letrën e mospranimit, si lloj i letrës zyrtare;- dallon elementet e një letre mospranimi;- shkruan një letër mospranimi sipas hapave të përcaktuar.

Koncepte kyç:• tekste të parashikuara për të shkruar• letër mospranimi

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, lloje të ndryshme letrash mospranimi, shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale,Mjedisi, Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveHarta e mendimit/diagrami i Venit, Leximi/përmbledhje në dyshe/Shkrim i lirë, Rishikim në dyshe

Organizimi i orës mësimore

Sugjerime për mësuesin/en Në këtë temë mësimore vëmendja do të përqendrohet në tekstet të paracaktuar për t’u shkruar. Kjo temë do të zhvillohet në një orë.

Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Harta e mendimit/ diagrami i Venit Nxitja e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Leximi / përmbledhje në dyshe / Shkrim i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë individuale

Përforcimi Rishikim në dyshe Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Harta e mendimit/diagrami i VenitMësuesi/ja mund të bëjë një parantezë lidhur më njohuritë që nxënësi ka marrë në temat mësimore pararendëse duke sjellë në vëmendjen e nxënësve lloje të ndryshme të teksteve të studiuara deri më tani.

Page 61: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

intervista Tekste të paracaktuara për t’u dëgjuar leksioni

Tekste informuese

letratparaqitëse leksioni

Tekste të paracaktuara për t’u shkruarTekste të paracaktuara për të folur

5

lajmet

ankesat debati fjalimi

Me anë të Diagramit të Venit nxënësit, me ndihmën e mësuesit, nxjerrin në pah elementet e përbashkëta dhe të veçanta mes këtyre llojeve të teksteve dhe në veçanti mbi llojet e letrave zyrtare.

Letrat formale (zyrtare) Letrat joformale (jozyrtare)Letrat zyrtare, CV, Letra t personaleKanë formula hyrëse Kanë formula hyrëse

Që në hyrje prezantojnë problemin Midis letërshkruesit dhe atij që merr letrën ka marrëdhënie të afërta..

Gjuhë të ftohtë ….. Gjuhë më afër komunikimit të përditshëm

Ndërtimi i njohurive. Leximi / përmbledhje në dysheNë këtë fazë të mësimit mësuesit mund t’u sugjerojë nxënësve që me anë të teknikës Leximi / përmbledhje në dyshe të njihen më informacionin rreth letrës së mospranimit.

Së bashku me ta mund të shënojë në tabelë pikat më të rëndësishme që nxënësit duhet të kenë parasysh për të shkruar një letër mospranimi.

- Letra e mospranimit (refuzimit) duhet të ruajë respektin ndaj marrësit.- Letra nuk duhet të krijojë dilema tek kandidati.- Duhet të tregojë qartë rezultatin negative dhe njëkohësisht nuk duhet të fyhet apo cenohet profesionalizmi dhe personaliteti i personit, të cilit i drejtohet letra.- Në një letër refuzimi nuk duhet të kërkohet falje.- Refuzimi nuk duhet të përmbajë asnjë lloj gënjeshtre.

Pas identifikimit të arsyeve për të cilat shkruhet letra zyrtare, mësuesi mund t’i sugjerojë nxënësve të shikojnë modelin e një letre mospranimi.

Nxënësit në grupe përcaktojnë përbërësit e saj:- Emri i kompanisë dhe logoja e saj.Kompania AMC Tiranë, më 23.09.2009- Formula hyrëseI nderuar z Çela

- Përmbajtja e letrës e cila duhet t’u përmbahet parametrave të etikës së punësIshte kënaqësi që ju takova dhe mora pjesë në intervistimin tuaj për vendin e ekonomistit në firmën tonë. Pavarësisht nga kualifikimet tuaja mjaft të mira, komisioni përzgjedhës vendosi që këtë vend ta fitojë një kandidat tjetër.Ju falënderojmë për kohën dhe interesimin tuaj, si dhe ju urojmë suksese në të ardhmen.

Page 62: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

6

- Formula përmbyllëse.Me respekt

DërguesiDrejtuesi I burimeve njerëzore.Nënshkrimi I hartuesit të letrës.

Pas përcaktimit të këtyre elementeve mësuesi i ndan nxënësit në grupe dhe u jep tri arsye për një letër refuzimi.- Arsyet e refuzimit për të mos pranuar në punë një kandidat të caktuar- Arsyet e refuzimit për mos bashkëpunimin mes institucioneve të caktuara (organizata të ndryshme etj.)- Arsyet për të mos financuar apo mbështetur një projekt nga një institucion i caktuar.

Nxënësit duhet të zgjedhin njërën prej tyre. Ata duhet të shkruajnë letrën të cilët duhet ta paraqesin para klasës duke përcaktuar edhe elementet përbërëse të saj.Nxënësit diskutojnë për përmbajtjen dhe mënyrën si është ndërtuar secila prej letrave duke evidentuar cilësitë apo mangësitë e secilës.

Në fund të orës mësuesi vlerëson pjesëmarrjen e nxënësve në mësim dhe vlerëson me notë.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimiLënda: Gjuhë shqipe

Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë në klasë lloje të ndryshme ankesashTema mësimore:

- Ankesa ( 1 orë)Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxënësi/ja:- dallon elementet e llojeve të ndryshme të ankesave;- vëzhgon paraqitjen grafike të ankesave për të dalluar

strukturën e saj;- plotëson një formular ankese;- shkruan letra ankese.

Koncepte kyç:- tekste të parashikuara për të shkruar- letër ankesë- teknika të shkrimit të letër ankesës- formula hyrëse- mbyllëse etj.

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, e-libri, lloje të ndryshme ankesash, shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale,Mjedisi, Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveOrganizues grafik, leximi/përmbledhje në dyshe/shkrim i lirë

Page 63: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

6

Organizimi i orës mësimoreSugjerime për mësuesinKjo temë mësimore synon që nxënësit të dallojnë Ankesën, një nga llojet e letrave zyrtare, si tekste të paracaktuara për t’u shkruar, dhe të aftësohen për të shkruar ankesa. Kjo temë do të zhvillohet në një orë. Fillimisht, duke përdorur strategji të tilla, si: leksion i shpejtë/ ditari dypjesësh apo lexim / përmbledhje në dyshe, diagrami i Venit, do të rikujtohen njohuritë e mëparshme, duke shtuar edhe saktësuar njohuritë, dhe më pas do të kalohet në shkrimin e një letre ankese, ku nxënësi do të materializojë njohuritë e marra.

Modele përgjigjesh

FORMULARI I ANKESËS

Ankuesi:

Emri - DritanMbiemri - MuhoAdresa - Lagjja “Skënderbeu” Nr 5. Tiranë

Drejtu Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit Rruga “A. Toptani”,

Përmbajtja e ankesës: Organi publik ose privat (Kontrolluesi) për të cilin ankoheniMoszbatim i marrëveshjes mes Drejtorisë së Ujësjellësit dhe shkollës së mesme të përgjithshme

“ Hoxha Tahsim” Veprimet ose mosveprimet e organit që i konsideroni shkeljeNë bazë të marrëveshjes së vendosur mes dy institucioneve është vërejtur për një periudhë

kohe të gjatë mosrespektimi i rregullave të vendosura dhe mosfurnizimi me ujë i mjediseve të shkollës.

c. Dokumentet që mund të provojnë shkeljen, duhet t’i bashkëngjiten këtij formulari.1. Fatura e ujësjellësit2. procesverbalet e mbajtura nga drejtoria e shkollës3. ankesat e nxënësve

ç. Ndihma ligjore që kërkoni nga Zyra e për Mbrojtjen e KonsumatoritNë bazë të ligjeve në fuqi kërkojmë ndërmjetësim të palëve dhe respektimin e rregullave duke furnizuar me ujë shkollën në mënyre të rregullt.

Do ta vlerësoja nëse ju do të merrnit në konsideratë ankesën time. Duke ju falënderuar për kohën tuaj, mbetem me respekt.

Ankuesi Dritan Muho

Page 64: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

6

Model mësimiParashikimi: Organizuesi grafik/diagrami i VenitMësuesi/ja drejton vëmendjen me anë të diagramit të Venit mbi të përbashkëtat dhe të veçantat e letrës së mospranimit dhe ankesës.

Ankesa

Njofton personat ose institucionet përgjegjëse për refuzimin e një shërbimi etj.

- thuhen qartë arsyet e refuzimit;- nuk kërkohet falje për refuzimin

Ankohet te personat ose institucionet përgjegjëse për qëllime

të ndryshme;-Fakte të saktë;

- Argumente bindëse;

Letra e mospranimit

Mesazhi duhet të jetë i qartë;Ruhet respekti ndaj marrësit të letrës;Zbatohen kërkesat strukturore të letrave zyrtare; Gjuha e përdorur është formale

Nxënësit evidentojnë elementet e përmbajtjes dhe të strukturës së letrave dhe përcaktojnë të përbashkëtat ose të veçantat e tyre.

Ndërtimi i njohurive. Lexim/ përmbledhje në dysheNë këtë fazë të mësimit mësuesi mund të përdorë teknikën lexim / përmbledhje në dyshe duke shënuar veçoritë kryesore të Ankesës në tabelë.

Ç’janë letrat e ankesës? Ankesat janë letra zyrtare

Cili është qëllimi i hartimit të tyre? Ankesat bëhen për t’u ankuar për qëllime të ndryshime, si: për mungesën e një shërbimi apo produkti, për një vendim që e gjykoni të padrejtë etj.

Ç’duhet të keni qartë kur shkruani një ankesë? qëllimin pse po e shkruani ankesën; rezultatin ku doni të arrini.

Si duhet të shkruhet ankesa?

idetë tuaja t’i parashtroni sa më qartë; faktet që paraqisni duhet të qëndrojnë dhe të përligjin të drejtën

tuaj për t’u ankimuar; të drejtën tuaj mbroheni me argumente, duke shmangur tonet

patetike, sarkastike apo kërcënuese; Letra duhet të jetë e shkurtër dhe koncize;

Kujt duhet t’ia drejtoni ankesën? Letra duhet t’i dërgohet personit përgjegjës me pozicionin më të lartë, prej të cilit mund të vijë dhe zgjidhja e problemit.

Udhëzohen nxënësit të shohin modelet e letrave të dhëna në libër.

Përforcimi. Shkrimi i lirë.Për të praktikuar shkrimin e një letër ankese mësuesi/ja mund ta ndajë klasën në grupe. Për këtë mund të shërbejë teknika Shkrimi i lirë. Mund t’u sugjerohen nxënësve të zgjedhin një temë aktuale. Duhet t’i udhëzojë që gjatë praktikimit të kenë parasysh rregullat e shkrimit të saj.

Nxënësit praktikohen në grupe në shkrimin e një letër ankese duke lexuar shembuj letrash ankese, si:- Ankesë drejtuar kryetarit të njësisë vendore për shkak të mosmirëmbajtjes dhe mosfunksionimit të fushës sportive,- Ankesë drejtuar një firme e cila shet aparate celulare,- Ankesë drejtuar Komitetit Shqiptar të Helsinkit për shkeljen e një të drejte.

Page 65: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

6

Vëmendja e nxënësve duhet të fokusohet në element të strukturës së letrës të tilla si:

- Formula hyrëse, e cila duhet të ruajë etikën e mirësjelljes:I nderuar zoti Gjika, administrator I pallatit

- Të dhënat kur dhe çfarë ka ndodhur:Mbrëmjen e së hënës aty nga ora 8.30 antarët e familjes sime e gjetën derën e jashtëme të shtëpisë të mbushur me plehra.

- Parashtrimi i qartë i problemit:Situata të tilla kanë ndodhur shpesh në pallatin tonë, por ne, duke mos dashur të krijojmë konflikte, kemi heshtur dhe i kemi pastruar vetë plehrat e të tjerëve.

- Parashtroni qartë arsyen pse e keni shkruar letrën dhe çfarë kërkoni prej tij.Duke qenë se këto raste kohët e fundit janë paraqitur më shpesh, ju kërkojmë që me përgjegjësinë tuaj t’i kushtoni këtij problem vëmendje për ta zgjidhur me qëllim që raste te tjera të mos përsëriten më.

- Kërkesa për të marrë përgjigje nga personi duhet të shoqërohet me kodet e mirësjelljes të tilla si:Do ta vlerësoja nëse do ta merrnit parasysh ankesën time...

- Përfundim i letrës duke e falënderuar paraprakisht personin, të cilit i jeni drejtuar.Duke ju falënderuar për kohën tuaj, mbetem me respekt.

Andon Marko

- Adresa e dërguesite-posta: [email protected] e Re, ap.2/3 Nr. tel: 04234567Cel: 06578900

Nxënësit mund të krahasojnë përgjigjet e të vlerësojnë njëri-tjetrin. Mësuesi bën konkluzionin e orës dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie. Sillni në klasë lloje të ndryshme letër ankesash.

Page 66: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

Ftesat

për ceremoni familjarepër ceremoni zyrtare

joformale (jozyrtare)Formale (zyrtare)

6

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë në klasë lloje të ndryshme ftesash

Tema mësimore:- Ftesat ( 1 orë)Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxënësi/ja:- dallon elementet e llojeve të ndryshme të ftesave;- vëzhgon paraqitjen grafike të llojeve të ndryshme të

ftesave;- shkruan ftesa të llojeve të ndryshme sipas modeleve të

dhëna.

Koncepte kyç:• tekste të parashikuara për t’u shkruar• ftesë• teknika të shkrimit të ftesës• formula hyrëse• mbyllëse etj.

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, e-libri, lloje të ndryshme ftesash, shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale,Mjedisi, Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveOrganizues grafik, Di /dua të di / mësova /Shkrim i lirë

Organizimi i orës mësimoreNë këtë temë mësimore vëmendja do të përqendrohet te veçoritë përmbajtësore dhe strukturore të ftesës, si tekst i paracaktuara për t’u shkruar. Ftesa është një fletë letre e shtypur a e shkruar që përmban një grishje, që i bëhet dikujt për të marrë pjesë në një festë, në një pritje ose në një ceremoni me rastin e ndonjë dite të shënuar. Ftesat janë llojet e teksteve që shërbejnë për ngjarje të ndryshme vetjake, familjare dhe shoqërore. Duhet theksuar që ato klasifikohen në ftesa zyrtare dhe jozyrtare, për këtë arsye ndryshon edhe mënyra e të shkruarit dhe njëkohësisht edhe paraqitja e tyre grafike.

Parashikim. Organizuesi grafikDuke qenë se nxënësit i njohin ftesat nga përdorimi i tyre në jetën e përditshme, mësuesi mund të mbledhë opinionet e tyre në organizuesin grafik.

Shërbejnë për të njoftuar për ngjarje te ndryshme

Page 67: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

6

Ndërtimi i njohurive. Di /Dua të di /Mësova

Mësuesi/ja mund të ndajë klasën në dy grupe. U paraqet lloje te ndryshme ftesash dhe u kërkon të shënojnë në tabelën: DI/ DUA TË DI/ MËSOVA, informacionin mbi to.

Di Dua të di MësovaPërdoren për ngjarje të ndryshme

A mund t’i ndajmë në lloje të ndryshme? Ftesat janë zyrtare dhe jozyrtare

Na shërbejnë në jetën e përditshme

Cila është struktura e tyre?

Struktura e tyre përcaktohet nga lloji.Ftesa zyrtare: ka këto elemente: logoja e institucionit,kujt i dërgohet, përmbajtja (informacioni i saktë për vendin, kohën (data, ora), dhe qëllimin për të cilën organizohet ngjarja; informacion i shkurtër mbi kontekstin e ngjarjes), formula përshëndetëse e mbylljes dhe pikat e kontaktit të institucionit që organizon ngjarjen.Ftesa jozyrtare: struktura është më e papërcaktuar, por elemente, si rasti, kush e organizon, vendi dhe koha duhet të jenë shkruar qartë.

Japin informacion për organizmin e një ngjarje ku ftohemi të jemi pjesëmarrës.

Cila është gjuha që duhet te përdoret në to?

Në varësi të llojit të ftesës, gjuha që përdoret mund të jetë formale ose joformale.

I ndërtojmë si duam.A është domethënëse mënyra e paraqitjes grafike?

Paraqitja e ftesës është shumë e rëndësishme, pasi tregon seriozitetin në të cilin organizohet veprimtaria.

Mund të organizohet një lojë me role rreth një situate të dhënë, siç mund të jetë rasti i një agjencie që organizon festa, e cila ka ngatërruar modelimin e dy ftesave për dy ngjarje të ndryshme, një zyrtare, të organizuar nga një institucion, dhe një jozyrtare për një ngjarje familjare, si martesë, ditëlindje etj. U kërkohet nxënësve të evidentojnë çfarë nuk shkon në ftesat e marra dhe më pas në grup duhet të shënojnë cilësitë që duhet të ketë një ftesë zyrtare e një jozyrtare.

Ftesa zyrtare Ftesa jozyrtareFtojnë njerëz me funksione të ndryshme, që drejtpërdrejt ose jo lidhen me ngjarjen. Përdoret për ngjarje të ndryshme të jetës personale.

Shkruhet në mënyrë formale. Përdoret një gjuhë më pak formale.

Ka stil zyrtar Shkruhet në mënyra të ndryshme, në varësi të personave qe ftohen në festë.

Përmban të gjitha informacionet e rëndësishme. Është e rëndësishme të dallohet qartë informacioni mbi vendin, datën dhe orën e zhvillimit të ngjarjes.

Shoqërohet me falënderimin për pjesëmarrje dhe faktin që të ftuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë në aktivitet.

Shoqërohen me pamje grafike të ndryshme, zakonisht që përcjellin atmosferën e ngjarjes.

Japin informacion për kodin e veshjes dhe shpesh kërkohet të konfirmohet pjesëmarrja. Kërkohet të konfirmohet pjesëmarrja.

Mbyllen me një përshëndetje.

Nxënësit mund të punojnë në dyshe ushtrimin 1.

Formula:hyrëse Të nderuar qytetarë/mbyllëse: ju mirëpresim, nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem kontaktoni në ….

Page 68: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

6

Qëllimi i ftesës: organizimi I fushatës së DITËS BOTËRORE PA MAKINA,

Elementet që tërheqin vëmendjen: logoja, ana grafike, informacioni, i cili shpjegon kontekstin e datës në të cilën ndodh ngjarja,Informacioni i saktë, gjuha formale,

IInformacioni kryesor:Në 22 shtator zhvillohet fushata për shënimin e ditës botërore pa makina, në orën 11, në sheshin “Nënë Tereza”, Prishtinë.

Përforcimi. (Shkrimi i lirë)Nxënësit praktikohen në grupe për shkrimin e një ftese.Mësuesi/ja mund ta ndajë klasën në dy grupe dhe t’u kërkojë nxënësve të shkruajnë dy ftesa: zyrtare dhe jo zyrtare. Duke shfrytëzuar njohuritë e marra në lëndën e informatikës, grupet t’i kushtojnë kujdes jo vetëm përmbajtjes, por edhe paraqitjes grafike të ftesës.

Disa nga veprimtaritë për të cilat mund të shpërndahen ftesa mund të jenë si më poshtë:- ftesë për inaugurimin e bibliotekës së shkollës/ muzeut/ promovimin e një libri/- ftesë për pjesëmarrje në një konferencë shkencore/ ngjarje artistike si ekspozitë, festival (muzikor, teatror), festa të ndryshme (7 marsi, 1 qershori, Krishtlindja, Bajrami)- ftesë për ngjarje të ndryshme familjare (ditëlindje, martesë etj.)

Nxënësit mund të krahasojnë ftesat e të vlerësojnë njëri-tjetrin. Mësuesi/ja bën konkluzionin e orës dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie. Sillni në klasë lloje të ndryshme ftesash.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Përdorimi i gjuhës. Morfologji.Situata e të nxënit: Punë me tekstinTema mësimore:

- Fjala dhe morfema

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore.Nxënësi/ja:- përkufizon konceptet “fjalë” e “morfemë” si koncepte gjuhësore;- përcakton llojet e morfemave;- bën dallimin e analizës morfemore dhe analizës fjalëformuese.

Koncepte kyç:- fjalë- morfemë- rrënjë- parashtesë- prapashtesë- mbaresë- temë- analizë morfemore

Page 69: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

6

Burimet: libri “Gjuha shqipe 12”, libri digjital, përvoja të nxënësve.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat ndërkurrikulare: Shkenca dhe shoqëria Të drejtat e njeriut

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveStuhi mendimi, analizë rasti, INSERT, punë e drejtuar, punë e pavarur

Organizimi i orës mësimore

Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve: Stuhi mendimiNxënësit kanë njohuri dhe nga burime të ndryshme japin përkufizimin dhe veçoritë që dinë në lidhje me konceptet: “fjalë”, “morfemë”, “fjalëformim” dhe “mënyrat e fjalëformimit”.Për secilin prej tyre nxënësit listojnë karakteristikat dhe veçoritë që dinë nga më parë.

Ndërtimi i njohurive: INSERT, punë e drejtuar, analizë rasti, diskutimNxënësve u kërkohet të punojnë me shenjat e tabelës INSERT në libër dhe të ndalen kryesisht në termat e rinj të panjohur dhe ata që hasin vështirësi.

+ - ?Njohuri që nxënësi i di Njohuri të reja, por që i

kuptonNjohuri që i di ndryshe Njohuri që nuk i kupton

Mësuesi/ja sqaron së bashku me nxënësit konceptet kryesore të morfemave si:- Parashtesa- Prapashtesa- Rrënja- Tema- Tema fjalëformuese- Mbaresa.

Dallimi i temës dhe i temës fjalëformuese është se tema është ajo pjesë e fjalës që mbetet kur heqim mbaresën, kurse tema fjalëformuese është ajo që mbetet kur heqim parashtesat dhe prapashtesat. Forma përfundimtare e temës fjalëformuese përputhet me rrënjën.

Kujtojmë gjithashtu, se morfemat mund të mbartin kuptim leksikor ose jo në varësi të rolit që kanë.Morfemat rrënjore mbartin edhe kuptim, ndërsa morfemat fjalëformuese ndajshtesore nuk mbartin kuptim leksikor dhe kanë vetëm rol teknik në formimin e fjalëve të reja.

Nxënësve u kërkohet të bëjnë dallimin mes analizës morfemore dhe analizës fjalëformuese duke ilustruar me shembuj.

Prezantimi i njohurive: Punë e pavarur, ushtrime

Page 70: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

6

Ushtrimi 1KUSHTETUTË f.Ligji themelor i një shteti, që përcakton rendin politik dhe ekonomik e shoqëror të tij, sistemin e zgjedhjeve, organet e larta dhe lokale të pushtetit shtetëror e të administratës shtetërore, organizimin e mbrojtjes së vendit e të forcave të armatosura, të gjykatave e të prokurorisë, si edhe të drejtat e detyrat themelore të shtetasve. Kushtetuta e re

SHTET m.Organizatë politike e klasës sunduese të një vendi, e cila ka për qëllim të mbrojë interesat e kësaj klase dhe rendin ekzistues, nga klasat e forcat kundërshtare brenda vendit dhe nga armiqtë e jashtëm. Shtet socialist. Shtet borgjez (kapitalist, feudal, feudalo-borgjez, skllavopronar). Shtet i klasës punëtore. Shteti i diktaturës së proletariatit. Kryetari i shtetit. Burrë shteti. Banka e shtetit etj.2. Vendi që ka një organizatë të tillë. Shteti shqiptar. Shtet i lirë (i pavarur, i fuqishëm). Shtet federativ. Shtet asnjanës (ndërluftues). Shtet policor (fashist). Shtetet e mëdha (të vogla). Shtetet e Ballkanit. Flamuri i shtetit.3. Njësi territorialo-administrative me vetëqeverisje të brendshme në disa vende borgjeze me organizim federativ. Shteti Nevada (në SHBA). Shteti Kerala (në Indi).

DEMOKRACI f.Regjim a sistem politik, ku pushteti ushtrohet nga populli drejtpërdrejt ose nëpërmjet organeve të zgjedhura, ku shtetasit gëzojnë liri e të drejta të barabarta; shtet ose vend që ka këtë regjim a këtë organizim politik. Demokraci socialiste tipi më i lartë i demokracisë, formë e diktaturës së proletariatit, ku pushtetin e ka në dorë populli punonjës me klasën punëtore në krye dhe udhëheq partia e saj, ku masat e gjera punonjëse marrin pjesë drejtpërdrejt në qeverisjen e vendit, në drejtimin e ekonomisë, në hartimin e diskutimin e planeve ekonomike e të ligjeve, kontrollojnë veprimtarinë e organeve të pushtetit etj. Demokracia proletare. Demokraci popullore

LIGJ m.Normë, rregull që vendoset nga organi më i lartë i pushtetit shtetëror dhe që është e detyrueshme për të gjitha organet shtetërore dhe për të gjithë shtetasit. Ligjet e shtetit. Ligji mbi zgjedhjet. Njohja e ligjeve. Zbatimi i ligjit..

SHKOLLOR mb.Që i përket shkollës (kryesisht tetëvjeçare e të mesme); që ka të bëjë me shkollën dhe me procesin mësimor; që është bërë për shkollën dhe për procesin mësimor. Botime (tekste, programe) shkollore. Ndërtesa (orendi) shkollore. Viti shkollor

KULTUROR mb.Që lidhet me kulturën e një populli a të një njeriu; që i përket kulturës, i kulturës; që i shërben kulturës që bëhet në fushën e kulturës. Gjendja kulturore. Trashëgimia kulturore.

QYTETAR m.1. Banor i qytetit, qytetas.2. Ai që i përket popullsisë së një shteti të caktuar dhe që ka të gjitha të drejtat e detyrat e vendosura me ligj; shtetas. Qytetar i lirë. Qytetar nderi.

ARSIMOHEM vetv.

Page 71: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

6

Marr arsim, pajisem me njohuri e dituri duke ndjekur një shkollë a një kurs. Arsimohet populli.

Page 72: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

7

ZHVILLOJ kal.E rrit dhe e forcoj nga trupi; bëj që të rritë aftësitë për punë e për veprim ose për një veprimtari të caktuar. Zhvillon trupin. Zhvillon mushkëritë (krahët, muskujt). Zhvillon syrin. I zhvilloi zërin. Të zhvillon kujtesën.

SYNOJ kal.1. Kam si qëllim e përpiqem ta arrij këtë, e kam syrin te diçka. Synojnë të arrijnë më të përparuarit. Synonin të ngrinin popullin për luftë. Synonin pushtimin e vendit tonë. Është e qartë ku synon.

Ushtrimi 2Analizë morfemore: sh-k-o-ll-o-r etj.Temat e fjalëve janë: shkollor, nënsistem, nënkontinental, kufizo, papjekuri, universitar, i përbotshëm, gazetar, ligjor, zbukuro, puno, futbollist, përkrah, mosbindje, paqartësi, çarmatos, bindës, çlirimtar.

Fjala Rrënja Parashtesa Prapashtesa Tema Mbaresa

qetësisht qetë sisht qetësisht

mendojmë mend o mendo jmë

përjetësinë jetë për si përjetësi në

përjetësoi jetë për so përjetëso i

largova larg o largo va

joshkencor shkencë jo or joshkencor

zgjeroni gjerë z o zgjero ni

përdorën dorë për përdor ën

përmirësoj mirë për so përmirëso j

shëtitjet shëtit je shëtitje t

Ushtrimi 4

Fjala Prapashtesa fjalëformuese Prapashtesa trajtëformuese (Mbaresa)

studentëve ent ë (për shumësin) ve (për rasën)

marshim im(kam) pirë rëqytetarë tar ëlënçin në (formon pjesoren )

ç (prapashtesë trajtëformuese e mënyrës habitore)in (mbaresë)

gjyqtarë tar ëzënë nëëmbëlsoftë so f (prapashtesë trajtëformuese e

mënyrës dëshirore)të (mbaresë)

Page 73: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

7

dalë ëfrymëzofshin zo fsh (mënyrën dëshirore)

in (vetën)shtetarë ar ëmarrë ëlartësofshin so fsh

inarbëreshë esh ënderofsh o fshkufizime zo

ime

Ushtrimi 5Kujtojmë që familjet e fjalëve janë tërësi fjalësh të prejardhura e të përbëra. Vendosja e fjalëve në familjen e fjalëve është në radhë hierarkike sipas temës fjalëformuese.

Vlerësimi: vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për nxënësin.

Detyra: Formoni fjalë të prejardhura nga fjalët e ushtrimit 1 dhe përdorini në një tekst.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Morfologji. Fjalëformim Situata e të nxënit:Punë me tekstin. http://www.shkenca.org/content/ view/142/27/

Tema mësimore:- Mënyrat e formimit të fjalëve

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temësmësimore.Nxënësi/ja:- liston mënyrat e fjalëformimit të fjalëve;- dallon llojet e prejardhjes mes tyre;- liston pjesën më të madhe të parashtesave e prapashtesave

në gjuhën shqipe;- analizon mënyrën e fjalëformimit të fjalëve të ndryshme;- ndërton vetë fjalë me prejardhje nisur nga parashtesat e

prapashtesat.

Koncepte kyç:- analizë fjalëformuese- fjalëformim- prejardhje

Burimet:libri “Gjuha shqipe 12”, libri digjital, http://www.shkenca.org/content/view/142/27/, përvoja të nxënësve, burime të tjera.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat ndërkurrikulare: Identiteti kombëtar dhe njohja e

kulturave

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveStuhi mendimi, punë e pavarur, punë e drejtuar, konkurs, INSERT.

Page 74: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

7

Organizimi i orës mësimore Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve: Stuhi mendimiMësuesi/ja e nis orën mësimore me një stuhi mendimi. U drejton nxënësve pyetjen:- Si klasifikohen fjalët sipas ndërtimit? Jepni shembuj për çdo rast.

Nxënësit kanë njohuri për fjalëformimin me anë të prejardhjes, përngjitjes dhe përbërjes. Për secilën prej tyre specifikojnë mënyrën e formimit të fjalëve, rrugën që ndjekin fjalët deri në formën përfundimtare.

Ndërtimi i njohurive: INSERT, punë e drejtuarFillimisht nxënësve u kërkohet që në fragmentin e dhënë të gjejnë fjalët jo të thjeshta dhe t’i klasifikojnë sipas formimit. Ndalen konkretisht te fjalët e prejardhura, duke specifikuar morfemat fjalëformuese (parashtesa e prapashtesa që marrin pjesë në formimin e fjalëve).Më pas nxënësit punojnë me tekstin duke specifikuar njohuritë e reja.

+ - ?Njohuri që nxënësi i di Njohuri të reja, por që i

kuptonNjohuri që i di ndryshe Njohuri që nuk i

kupton

U kërkohet nxënësve të sjellin shembuj fjalësh të reja nga formimi me prejardhje me modelet e tekstit.

Prezantimi i njohurive. Punë e pavarur, konkursUshtrimi 1. Nxënësit për fjalët pa ndajshtesë përpiqen të shpjegojnë nëse janë ose jo të thjeshta dhe pse.Me parashtesim Me prapashtesim Me parashtesë e

prapashtesëPa ndajshtesë

përhap kaltërsi zgjeroj shkuarstërgjysh punëtor nguros ndryshkdezinfektoj frikacak përjetësi shëndoshjokalimtar oshtimë kripmbingarkesë falas trashparashkollor luftojprapaskenë shpërqendrojripunim industriali pavlefshëm fusharakmosbesim djegie

përballojrrjedhimditurie bukura

Ushtrimi 2koekzistencë - bashkekzistencë internacional - ndërkombëtarpanshqiptar - gjithëshqiptar antiajror - kundërajrorkontemporan - bashkëkohor demilitarizimi - çmilitarizimdekompozim - shpërbërje deformim - shformimdeziluzion - zhgënjim momentale - e çastit

Ushtrimi 3http://www.shkenca.org/content/view/142/27/

Page 75: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

7

Ushtrimi 4Punohet me rubrikën e dytë: “Kujdes”, f. 70.

Ushtrimi 5anëtar, mospranim, kombëtar, djegie, jozyrtar, dezintegroj, lojtar, kombësi, paaftësi, çorganizoj, shfaq, shpirtëror.

Ushtrimi 6Punohet në trajtë konkursi duke kërkuar sa më shumë fjalë.

Vlerësimi: Vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për nxënësin.

Detyrë:Kërkoni, f. 71 (punë për dosje).

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Morfologji. Fjalëformimi Situata e të nxënit:Punë me tekstin

Tema mësimore:- Kompozimi dhe përngjitja

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipastemës mësimore Nxënësi/ja:- dallon formimin me kompozim dhe përngjitje të fjalëve;- krahason veçoritë e formimit me kompozim dhe përngjitje;- pasuron leksikun e tij me sa më shumë fjalë të përbëra.

Koncepte kyç:- kompozim- fjalëformim- përngjitje

Burimet:libri “Gjuha shqipe 12”, libri digjital, burime të tjera.

Lidhja me fushat e tjera dhe tematndërkurrikulare: Identiteti kombëtar dhe njohja e

kulturave.Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:

Stuhi mendimi, punë e drejtuar, INSERT, leksion i drejtuar, punë e pavarur.

Organizimi i orës mësimore

Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve: Stuhi mendimiNxënësit sjellin në vëmendje njohuritë që kanë në lidhje me përbërjen dhe përngjitjen, duke bërë dallimin mes tyre në lidhje me klasat e fjalëve dhe natyrën e formimit të fjalëve.- Ç’dinë për akronimet ose shkurtesat si kompozita?

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar, diskutim, INSERT, leksion i drejtuarNxënësve u jepet teksti i Kadaresë për të gjetur dhe klasifikuar fjalët me prejardhje, përngjitje e përbërje. Për efekt kohe mësuesi/ja e ndan ushtrimin në klasë në tri grupe.

Page 76: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

7

Më pas nxënësit punojnë me tekstin duke specifikuar njohuritë e reja.+ - ?

Njohuri që nxënësi i di Njohuri të reja, por që i kupton Njohuri që i di ndryshe Njohuri që nuk i kupton

Këtu mësuesi/ja ndalet pak te përngjitja dhe te klasa e emrave dhe e foljeve. Nxënësit rikujtojnë që janë pak të tilla:Emra; farefis, gjëegjëzë, shtojzovalle, taketuke, qoftëlargu, rraketake, fëshfëshe, shtrojerë, djegagur, shtrojerë, ecejake, thashetheme etj.Folje: bëzaj, vërej.Ndërkohë kujtojmë që pjesa më e madhe e parafjalëve, e lidhëzave, e përemrave, e pasthirrmave, e ndajfoljeve, që nuk janë të thjeshta, janë formuar me përngjitje.

Prezantimi i njohurive: Punë e pavarurUshtrim 1

Me prejardhje Me kompozim Me përngjitjepunëtor kokëfortë kushdopërpunoj mirëbesim ndokushdhjetëfishoj gjysmëkoloni njëqindmirësi dorëshkrim thashethemepikoj gjithëkombëtar kudodoracak pesëvjeçar megjithatë

faleminderitecejake

Ushtrimi 2Kompozita këpujore Kompozita përcaktore

Historiko-gjeografik rrufepritësGreko-romak krahëmarrjedritëhije dëmshpërblimhekurbeton letërkëmbimItalo-shqiptar fletëdaljePolitiko-kulturor letërnjoftimBujqësor-industrial vargmalveriperëndimNgarkim-shkarkim

Ushtrimi 3 vetëmbrojtje (emër) - përcaktore, përemër+emër dorëmbarë (mbiemër) - përcaktore, emër+mbiemër viç-urë (emër) - këpujore, emër+emër ujësjellës (emër) - përcaktore, emër+emër vetëbesim (emër) - përcaktore, përemër+emër drejtshkrim (emër) - përcaktore, ndajfolje+emër keqtrajtim (emër) - përcaktore, ndajfolje+emër vetushqyes (emër) - përcaktore, përemër+emër hekurudhë (emër) - përcaktore, emër+emër

Page 77: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

7

datëlindje (emër) - përcaktore, emër+emër zhurmëmadh(mbiemër) - përcaktore, emër+mbiemër flakëhedhës (emër) - përcaktore, emër+emër baraspeshë (emër) - përcaktore, ndajfolje+emër flokëverdhë (mbiemër) - përcaktore, emër+mbiemër shpirt-e-zemërmadh - kompozita pa takim, me bashkërenditje, (emër+mbiemër) besëlidhje (emër) - përcaktore, emër+emër

Ushtrimi 4

Gjithë+një Në+për Kush+doMirë u pafshim Tu ngjattë jeta Mat anëNjë mbi dhjetë Nga qëAnë e mbanë Pesë dhjetë Ndo (një) kush Po thuaj seSi vjetNëntë mbi dhjetë Tre qindPara dite Pikë së pari Për vitPër rrethDy mbi dhjetë Se ciliNëntë dhjetë Cili do Përveç Falem nderit Di siThash e theme

Ushtrimi 5

punëdhënës juglindje qytet-muze fletëhyrje gojëmbëli njëanshëm shpeshherë ATSHgjithçka projektbuxhet megjithëkëtë hotel-pension kurrgjë ndokush pesëdhjetëzëvendësministër

Vlerësimi: Vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për nxënësin.

Detyra:Ushtrimi 6 dhe 7 sipas kërkesës.

Detyrë shtëpie:Kërkoni. Situatë të nxëni ose detyra dosjesh.

Page 78: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

7

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Fjalëformim Situata e të nxënit:Punë me tekstinTema mësimore:

- Nyjëzimi, konversioni dhe mënyrat e përzier

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipastemës mësimore Nxënësi/ja:- identifikon mënyrat e formimit të fjalëve;- përcakton mënyrat e konversionit të fjalëve;- jep forma të fjalëve me paranyjëzim, konversion e

forma të përziera të përdorura në fjali.

Koncepte kyç:- nyjëzim- paranyjëzim- konversion- forma të përziera të formimit të fjalëve

Burimet:libri “Gjuha shqipe 12”, libri digjital, burime të tjera.

Lidhja me fushat e tjera dhe tematndërkurrikulare: Shkenca dhe shoqëria Identiteti kombëtar dhe njohja e

kulturave.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveStuhi mendimi, INSERT, punë e drejtuar, punë a pavarur, analizë teksti

Organizimi i orës mësimore Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve: Stuhi mendimiListoni mënyrat e formimit të fjalëve duke dhënë specifikat në se cilin rast dhe shembuj ilustrues.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar, analizë teksti, INSERTNxënësve u kërkojmë që pasi të lexojnë pjesën për Aleksandrin e madhe të specifikojnë mënyrën e formimit të fjalëve jo të thjeshta. Përjashtojnë të gjitha fjalët e formuara me përngjitje,prejardhje e përbërje duke u ndalur në ato që janë me paranyjëzim, konversion ose mënyra të përziera.Më pas kalojnë në tekst me shenjat e tabelës INSERT dhe specifikojnë njohuritë e reja.

+ - ?Njohuri që nxënësi i di Njohuri të reja, por që i kupton Njohuri që i di ndryshe Njohuri që nuk i kupton

Prezantimi i njohurive: Punë e pavarurUshtrimi 1

Konversion Me nyjëzimanës qoftë të folurittrim qyqja i qeshurbrenda italian i ardhurpunëtor forca i shkruarmot mes i fjeturbuzë rrëzë i gëzuarplak daç

Page 79: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

7

Ushtrimi 2• i përbotshëm - përzier, paranyjëzim + prapashtesim• njëherazi - përzier, përngjitje+prapashtesim• i blerë - nyjëzim• pjesëmarrës - përzier, kompozim+prapashtesim• i hekurt - përzier, nyjëzim+prapashtesim• përgjumësh - përzier, përngjitje+prapashtesim• papritmas - përzier, përngjitje+prapashtesim• i përpiktë - përzier, nyjëzim+parashteso-prapashtesim• këmbadoras - përzier, kompozim+prapashtesim• i zakonshëm - përzier, nyjëzim+prapashtesim• i artë-përzier, nyjëzim+prapashtesim• marrëveshje - përzier, kompozim+prapashtesim• i përgjithshëm - i përzier, nyjëzim+parashteso-

prapashtesim• i djeshëm - përzier, nyjëzim+prapashtesim• kryengritës - përzier, kompozim+prapashtesim• i sotëm-përzier, nyjëzim+prapashtesim• nëpunës - përzier, përngjitje+prapashtesim• shumëkëmbësh - përzier, përngjitje+prapashtesim• përshpirtje - përzier, përngjitje+prapashtesim• dhjetëgarësh - përzier, përngjitje+prapashtesim

Ushtrimi 3Me përngjitje Me përngjitje dhe prapashtesimGjithnjë papritmas,Njëmbëdhjetë dyvendësh,matanë përshpirtje,dyqind shtatëgarësh,përmbi përgjumësh,pikësëpari shumëkombësh,

gjashtëkëndësh.

Ushtrimi 4Me kompozim Kompozim dhe prapashtesimrrobaqepës pjesëmarrës,pjesëmarrje kryengritës,

ujësjellës,bashkëbisedues,këmbadoras

Page 80: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

7

Ushtrimi 5Me nyjëzim dhe prapashtesim Nyjëzim parashteso-prapashtesimi artë i përpiktëi sotëm i përgjithshëmi thyeshëmi mundshëmi djeshëmi hekurt

Ushtrimi 6Më poshtë jepen trajtat e sakta të fjalëve. i natyrshëme jashtme dyvjeçar marrëveshje i njëmijtëi njëzet këmbadoras ujësjellës pikëpamjei përbotshëm i ftohtëi mundshëm i thyeshëmi sotmi

Vlerësimi: Vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për nxënësit.

Detyra: Kërkoni, f, 77 mund të jepet detyrë shtëpie, detyrë dosjeje ose si situatë të nxëni paraprakisht.

Page 81: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

7

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI

Tematika: Drejtshkrim (Të shkruarit)Situata e të nxënit:Tekst i përzgjedhur për evidentimin e përdorimit të nyjave të përparme të dhe së

Tema mësimore:Shkrimi i nyjave të përparme të dhe së

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temësmësimore Nxënësi/ja:- tregon rastet kur duhet përdorur nyja të dhe kur duhet përdorur nyja së;- identifikon në fjali nyjat e përparme;- përdor drejt nyjën të dhe nyjën së;- argumenton përdorimin e nyjës të dhe së në fjali;- aftësohet në praktikë në drejtshkrimin e nyjave.

Koncepte kyç:- drejtshkrim- nyje e përparme- nyja të dhe së- përdorim- rregulla

Burimet: teksti mësimor “Gjuha shqipe 12” dhe libri digjital, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, materiale plotësuese, shkumësa me ngjyra, fisha të përgatitura, tabela të shkruara, tekste të llojeve të ndryshme.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat ndërkurrikulare: Histori, Letërsi, Qytetari etj.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveStuhi mendimesh/ Organizuesi grafik; INSERT; Analizë dhe diskutim rasti.

Organizimi i orës së mësimit Parashikimi (përgatitja për të nxënit): Stuhi mendimesh/Organizuesi grafikMësuesi/ja u drejton nxënësve pyetje për rastet e përdorimit të nyjave të përparme të dhe së të mësuara në klasat e mëparshme:

- Ç’është nyja e përparme?- Para cilave pjesë të ligjëratës vendoset ajo?

Mund t’u kërkojë nxënësve të mbajnë shënime për të plotësuar më pas organizuesin grafik për nyjat e përparme. Pasi nxënësit kanë rikujtuar njohuritë e mëparshme, plotësohet në tabelë organizuesi grafik, duke u përqendruar te nyjat të dhe së.

Organizuesi grafik

Kur ka më shumë se një përcaktor emër nyjat e tjera janë të (veshjet e krahinës së Mirditës dhe të Matit)

u paravendosen formave të eptueshme

para numërorëve themelorë

para emrit në gjinoreNyjat e përparme

Përdorim së pas një emri të gjinisë femërore në rasën gjinore

a dhanore të shquar njëjës (prodhimet e fushës së Korçës)

para përemrit dëftorshkruhen ndaras nga fjala

para përemrit dëftor para përemrave pronorë para mbiemrave

Page 82: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

8

Ndërtimi i njohurive të reja: INSERT, prezantim i punës hulumtueseMësuesi/ja analizon me nxënësit rastet e paravendosjes së nyjës në fjalë të veçanta, si dhe rregullat që duhet të dimë për përdorimin e saktë të tyre. Për këtë i referohet tekstit të dhënë në libër si dhe botimit Drejtshkrimi i gjuhës shqipe. Rregullat e përdorimit të saktë të nyjave shkruhen në tabelë. Mësuesi/ja drejton dhe orienton nxënësit për përgjigjet e tyre. Kjo etapë e orës së mësimit realizohet me metodën INSERT.Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve te njohuritë e prezantuara në tekst. Nxënësit lexojnë materialin dhe vendosin shenjat përkatëse sipas rubrikave:√ (njohuri që nxënësi di)+ (njohuri të reja, por që i kupton)- (njohuri që i di ndryshe)? (njohuri që nuk i kupton).

Pasi e përfundojnë këtë detyrë, plotësojnë tabelën e mëposhtme në fletore. Katër nxënës dalin në tabelë dhe plotësojnë secili nga një ndarje.Në fund bëhet verifikimi i njohurive që zotërojnë nxënësit: ato që kanë fituar të reja dhe ato që gjatë punës i kanë rindërtuar. Njohuritë e tekstit pasurohen edhe me njohuritë e reja që kanë sjellë nxënësit nga hulumtimi i tyre.

Përmbledhja e të dhënave:√ + - ?

Njohuri që nxënësi di Njohuri të reja, por që i kupton Njohuri që i di ndryshe Njohuri që nuk i kupton

Mësuesja shpjegon njohuritë që nxënësit nuk kuptojnë, si dhe rastet e shmangies nga rregullat.Krahas njohurive të dhëna në libër mësuesi/ja mund të sjellë edhe njohuritë e mëposhtme shtesë për drejtshkrimin e nyjave të përparme.

Rregulla:a) Kur një emër i rasës gjinore vjen pas një emri tjetër në rasën gjinore a dhanore njëjës të pashquar,

shkruhet me nyjën e përparme të, pavarësisht nga gjinia që ka emri para tij: diploma e një studenteje të degës elektrike; çmimi iu dorëzua një atleti të skuadrës kombëtare; banorët e një pjese të lagjeve të reja etj.

b) Kur një emër femëror në rasën gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës përcaktohet nga një ose disa mbiemra,fjala përcaktuese e dytë e të tjerat pas saj marrin nyjën të e jo së: (i, e, të, së) fabrikës së re e të rindërtuar të çokollatave.

c) Kur emri i përcaktuar është në kallëzore, atëherë emri i dytë në gjinore merr nyjën të e jo së: në rafinerinëe naftës të Ballshit etj.

d) Mbiemrat e nyjshëm që ndjekin një emër në rrjedhoren e pashquar të shumësit marrin nyjën të e jo së: (prej) malesh të larta; (prej) lumenjsh të rrëmbyer etj.

Përforcimi: Analizë dhe diskutim rastiPasi nxënësit kanë përvetësuar rregullat e përdorimit të nyjave të dhe së, punojnë në mënyrë individuale me ushtrimet 1-3 në libër sipas kërkesave.

Ushtrimi 1 (Zgjidhje)zyrës së drejtoreshës së shkollëskërkesa e radhës e praktikantes së sapoardhur

Page 83: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

8

nisma e radhës e shoqatës së mbrojtjes së mjedisit

Page 84: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

8

miqësi e kohës së bukur të gjimnazit mbështetja e nismës së të rinjve të qytetit tonë dashurisë të së ëmësçelësi i makinës të së motrës nxitja e nxënësve të shkollës sonë

Për ushtrimet 2 dhe 3, pasi nxënësit korrigjojnë gabimet, analizojnë dhe diskutojnë rastet e përdorimit të nyjave, kur përdoret të e kur së e kur të dyja bashkë.

Ushtrimi 4 (punë në dyshe)Me shokun e bankës nxënësit zgjidhin ushtrimin për të vendosur nyjën e duhur në shembujt e dhënë dhe pas përfundimit diskutohet së bashku me mësuesen për zgjedhjen e tyre.

Shembull:Për një zgjidhje të1 plotë dhe të saktë të këtij problemi do të ishte e nevojshme paraqitja e shkallës së2

vështirësive që duhet të përballoheshin.

Rregulla drejtshkrimore:1 Kur emri i përcaktuar është në kallëzore, atëherë emri i dytë në gjinore ose mbiemri merr nyjën të e jo së. 2Kur pas një emri fëmëror të shquar të rasës gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës vijnë dy a më shumë emra femërorë në gjinore njëjës, nga këta të fundit i dyti e të tjerët pas tij marrin nyjen së e jo të.*Në të njëjtën mënyrë do të punohet me të gjitha rastet e ushtrimit.

Për ushtrimin 5 mësuesi/ja së bashku me nxënësit shkruan në tabelë fjalë të ndryshme. Nxënësit i bashkojnë këto fjalë në grupe duke përdorur nyjat sipas rregullave të mësuara.Shembull:

- përfundimi i shkollës së mesme e të lartë

shkollës

Për ushtrimin 6 punohet në dysheMësuesi/ja cakton një limit kohor dhe më pas identifikohen nxënësit që e zhvilluan ushtrimin më shpejt dhe gjetën saktë rregullën e përdorimit të nyjës të e së.

Shembull:Shembuj të së vërtetës njohëse jobindëse, si rezultat i shkaqeve propogandistike, janë edhe manualet shkollore të rëgjimeve totalitare.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen dhe vetëvlerësohen për punën e realizuar individualisht dhe në dyshe, argumentimin e përgjigjeve, strategjitë e të menduarit e të shprehurit në bazë të pjesëmarrjes së tyre gjatë orës së mësimit.Detyrat dhe puna e pavarur:Gjeni në medien e shkruar një pjesë, ku të jenë përdorur nyja të përparme. Analizojini ato, duke nxjerrë në pah

e lartë

i

e mesme

përfundimi

Page 85: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

8

përdorimin e saktë ose jo të tyre.

Page 86: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë në klasë lloje të ndryshme ditarëshTema mësimore:

- Teksti udhëzues ( 2 orë)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:Nxënësi/ja:- identifikon lloje të teksteve udhëzuese (rregulloret, ligjet e nenet,

udhëzuesit, recetat;- përcakton karakteristika të teksteve udhëzuese;- zbulon veçoritë gjuhësore e strukturore të teksteve udhëzuese;- shkruan tekste të ndryshme udhëzuese.

Koncepte kyç:- tekst udhëzues- rregullore- ligj- nen- recetë gatimi- rregulla- udhëzime

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, teksti digjital, lloje të ndryshme tekstesh udhëzuese, shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale, Mjedisi,Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësvePërvijimi i të menduarit/organizues grafik, punë në grup, rishikim në dyshe/shkrimi i lirë

Organizimi i orës së mësimitOra ILidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Përvijimi i të menduarit/ organizues grafikLexohen në klasë tekste udhëzuese: rregullore, ligj, nen, recetë gatimi.

78

Page 87: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

7

Mësuesi/ja rikujton me nxënësit njohuritë e marra për tekstin udhëzues me anë të organizuesit grafik:- teksti udhëzues jep udhëzime, dikton rregulla, tregon norma, për mënyrën se si duhet të sillemi në

situata të caktuara;- marrësi i tekstit njeh autoritetin e dërguesit- u përkasin disa prej stileve të ligjërimit, si: stilit tekniko-shkencor (udhëzuesit e përdorimit, recetat e

gatimit, guidat turistike etj.) dhe stilit administrativ-juridik (rregulloret, ligjet, udhëzuesit etj).- përdor leksikun e gjuhës së përditshme,- terminologjia e veçantë, sipas fushave përkatëse- administrative, teknike, juridike- forma joveprore e foljeve,- ndërtimi i tekstit sipas modeleve të përcaktuara,- renditja kohore e fakteve,- qartësia e informacionit- fjali të qarta e të sakta, të shkurtra- folje në mënyrën urdhërore, veta II- përdoren ilustrime, foto, skica.

Ndërtimi i njohurive: Ditari dy/trepjesësh, punë në grup, analiza e tipareve semantikeMësuesi/ja e ndan klasën në grupe, për të diskutuar mbi veçoritë e tyre.

Grupi I- analizon rregulloren:

Rregulla për udhëtimin me avion/ Rregullorja e Universitetit të Tiranës

Veçoritë IlustrimeStrukturë e veçantë (ndarje në kapituj, ligje, nene, rregullame numër rendor)Rendi kronologjik i veprimeveInformacion i saktë dhe i qartëFjali të shkurtraLeksik i stilit administrativ/gjuhës së përditshmeFolje në mënyrën urdhërore/lidhore, (veta II shumës), formajoveprore e foljeve

Grupi II- analizon tekstin ligjet nga Kushtetuta e Shqipërisë/Kanuni i Lekë Dukagjinit

Veçoritë IlustrimeStrukturë e veçantë (ndarje në kapituj, ligje, nene, rregullame numër rendor)Rendi kronologjik i veprimeveInformacion i saktë dhe i qartëFjali të shkurtra,Leksik i stilit administrativ-juridik/ gjuhës së përditshmeFolje në mënyrën urdhërore/lidhore, (veta II shumës), formajoveprore e foljeve

Page 88: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

8

Grupi III- analizon udhëzuesit

Udhëzues në rast aksidentiVeçoritë Ilustrime

Strukturë e veçantë (pjesë sqaruese, pjesë këshilluese)Rendi kronologjik i veprimeveInformacion i saktë dhe i qartëFjali të shkurtraLeksik i gjuhës së përditshme/ terminologjie fushës sëmjekësisëFolje në mënyrën urdhërore/lidhore, (veta II shumës),forma joveprore e foljeve

Grupi IV- analizon recetat e gatimit

Veçoritë IlustrimeStrukturë e veçantë( pjesë sqaruese, pjesë këshilluese)Renditje kohore e veprimeveInformacion i saktë dhe i qartëFjali të shkurtra, fjali me pjesë të bashkërenditura, tëlidhura me lidhëza etj.)Leksik i gjuhës së përditshmeFolje në mënyrën urdhërore (veta I shumës), formajoveprore e foljeve,

Diskutim mbi këto tekste.

Ora IIPrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Rishikim në dyshe, shkrim i lirëNë orën e dytë të mësimit mësuesi/ja e përqendron vëmendjen e nxënësve në zbatimin e ushtrimeve të tekstit.

Ushtrimi 1

Teksti që shkruhet për gazetën Teksti që shkruhet për televizioninTitulli kryesor është shumë i rëndësishëm; ai duhet të jetë i shkurtër; titulli duhetta ndihmojë marrësin që të përzgjedhëinformacionin

Titujt vijnë përpara emrave.

Fjalia e dytë e një lajmi jep burimin e informacionit, nëse kjo është e rëndësishme,dhe rimerr mesazhin e titullit kryesor.

Mënjanohen shkurtimet, edhe kur u referohen për herë të dytë.

Më pas jepen fakte të rëndësishme ose mëpak të rëndësishme,

Mënjanohet ligjërata e drejtë.

duke i shtuar detajet kryesore Përmendet burimi përpara citimit dhe jo pas tij.ndërhyrje të shkurtra Përdoren pak shenja pikësimikëndvështrime të ndryshme të protagonistëve Personalizohen lajmet

Page 89: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

8

Jepet ngjarja; vendi ku ndodh ngjarja, koha kur ka ndodhur ngjarja; arsyeja pse ka ndodhur ngjarja ka ndodhur ngjarja:protagonistët.

Mënjanohet përdorimi i përemrave

Përhapja e informacioneve për një fakt tëaktualitetit që i drejtohet një publiku të gjerë.

Mënjanohet përdorimi i ndajshtimeve.

Sintaksë e thjeshtë. Leksik i qartë, i përpiktë, ikuptueshëm për një masë të gjerë të publikut.

Përdoret koha e tashme

Shkruhet në vetë të tretë, përdoren pyetje retorike dhe lloje të ndryshme fjalish për tapërfshirë emocionalisht lexuesin.

Mënjanohet hapja e lajmit me një fjali të varur

Nxënësit të ndarë në grupe punojnë ushtrimet në faqen 88 të librit të nxënësit për të shkruar një nga llojet e teksteve udhëzuese. Nxënësit lexojnë tekstet e shkruara dhe diskutojnë mbi mënyrën e ndërtimit të tyre.

Diskutim i lirë

Detyrë: Shkruani një tekst udhëzues.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Drejtshkrim (Të shkruarit) Situata e të nxënit:- Dialog

Tema mësimore:- Rregulla për shkrimin e bibliografisë

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxënësi/ja:

- u përmbahet rregullave të përcaktuara në shkrimin e bibliografisë;

- përdor drejt shenjat e pikësimit dhe shkronjën e madhe në shkrimin e bibliografisë;

- ndërton një bibliografi sipas rregullave përkatëse.

Koncepte kyç:- drejtshkrim- bibliografi- rregulla- shenja pikësimi

Burimet: teksti mësimor “Gjuha shqipe 12” dhe libri digjital, materiale plotësuese (vepra të ndryshme shkencore, artikuj nga gazetat, revistat, enciklopeditë etj.)

Lidhja me fushat e tjera dhe temat ndërkurrikulare:Shkencat shoqërore, Shkencat natyrore etj.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:Bashkëbisedim mësues/nxënës, Punë e drejtuar me modele, Punë e pavarur, Punë në dyshe, Punë e drejtuar.

*Kjo orë sugjerohet të zhvillohet në bibliotekën e shkollës

Page 90: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

8

Organizimi i orës së mësimit Parashikimi (përgatitja për të nxënët): Bashkëbisedim mësues/nxënës

Nëse kjo orë do të zhvillohej në bibliotekë, mësuesi/ja së bashku me nxënësit përzgjedhin disa vepra me karakter studimor, revista shkencore etj. Nëse ora mësimore zhvillohet në klasë mësuesja sjell vetë nga biblioteka materialet e mësipërme, duke i drejtuar më së shumti nxënësit te bibliografia në fund të librit, artikullit në revistë etj.Më pas diskutohet për mënyrën se si është shkruar bibliografia dhe nëse autorët e këtyre teksteve shkencore kanë përdorur ndonjë stil të veçantë për shkrimin e saj.Nxiten nxënësit të shprehin të gjitha mendimet e tyre, disa prej të cilave i shkruajnë në tabelë.

Ndërtimi i njohurive të reja: Punë e drejtuar me modeleKjo orë mësimi do të zhvillohej më mirë me videoprojektor.Mësuesi/ja ka përzgjedhur disa vepra studimore, artikuj nga revista shkencore, materiale të marra nga interneti etj., prej të cilave ka shkëputur bibliografinë, sipas stileve të ndryshme të shkrimit të saj:a. stili i bibliografisë Harvard, që përdoret në fushat e shkencave shoqërore, veçanërisht në gjuhësi.b. stili i bibliografisë Vankuver, që përdoret në shkencat natyrore, veçanërisht në mjekësi.c. stili i përdorur në gjuhën shqipe.Nxënësit përqendrohen te modelet dhe në bashkëpunim me mësuesen nxjerrin disa rregulla të paraqitjes së burimeve të ndryshme bibliografike:- kur libri është me një autor- kur është libër i përgatitur nën kujdesin e një studiuesi- artikull i botuar në një revistë, gazetë- materiale të shfrytëzuara nga interneti.

Në mungesë të videoprojektorit mësuesi/ja i përgatit materialet në tabakë të bardhë, pasi është shumë e rëndësishme që nxënësve t’u shpjegohet vizualisht çdo hap i shkrimit të një liste bibliografike, që më pas ata ta kenë më të thjeshtë të shkruajnë vetë një të tillë.Nëpërmjet videoprojektorit mësuesi/ja mund t’u shpjegojë nxënësve edhe materialin e mëposhtëm shtesë që lidhet me formatimin automatik të burimeve të cituara dhe listën e bibliografisë a referencat.

Material shtesë(Ky material u shërben nxënësve në rastet kur do t’u jepet si detyrë një ese argumentuese apo me karakter studimor, ku ata patjetër do të citojnë shprehje, ide etj., të studiuesve të tjerë, veprave të të cilëve do t’u referohen. Ata mund të përdorin hapat e mëposhtëm për shkrimin me kompjuter të listës së burimeve bibliografike, sipas të dy stileve të referimit e të shkrimit të bibliografisë. Kur citohet një burim duhet patur parasysh të jepet sa më shumë informacion rreth tij (të dhëna për autorin, veprën studimore, revistën shkencore etj., titullin e veprës, shtëpinë botuese, vitin e botimit, faqet). Të kihet parasysh që një bibliografi konsiderohet e përshtatshme apo e saktë atëherë kur janë vendosur të gjitha të dhënat për burimin e cituar, sepse renditja e këtyre të dhënave në shumë raste është një zgjedhje që e bëjnë vetë institucionet arsimore, shkencore etj., të cilat zbatojnë modele bibliografish sipas kritereve të vendosura prej tyre. Të dhënat që përmban një bibliografi shërbejnë që lexuesi të orientohet lehtësisht te tekstet apo materialet që janë shfrytëzuar nga autori për të mbështetur një argument të caktuar në një punim me karakter studimor.Duhet të kihet parasysh që çdo burim i cituar në brendësi të një punimi të tillë të pasqyrohet në fund të tij tekBibliografia apo Referencat.)

Page 91: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

8

Model i referimit me shënimet në fund të faqes në Microsoft WordFormatimi manual i shënimit në fund të faqesVendoset kursori në fund të fjalisë së cituar. Përzgjidhet Reference në menunë e faqes në Word dhe më pas shtypet butoni Insert footnote, si në figurën më poshtë:

Në këtë mënyrë do të krijohet një numër eksponent, i cili qëndron pak më i ngritur se teksti që është cituar dhe në të njëjtën kohë në fund të faqes do të shfaqet numri eksponent që korrespondon me numrin e mësipërm. Për të cituar burimin, vendoset kursori menjëherë pas numrit dhe shkruhet informacionin i nevojshëm (duke përzgjedhur një stil të stil të caktuar), si në shembullin më poshtë:

Formatimi automatik i futnotës dhe listës së referencavePasi të jetë krijuar futonota tek ikona References përzgjidhet ikona EndNote në Word dhe selektohet citimi që duam të vendosim në tekst. Formatimi automatik i futnotës dhe listës së referencavePasi të jetë krijuar futonota tek ikona References përzgjidhet ikona EndNote në Word dhe selektohet citimi që duam të vendosim në tekst.

Në këtë mënyrë do të krijohet një futnotë dhe lista e referencave.

Page 92: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

8

Përforcimi: Punë e pavarur/ e drejtuar/ në dyshe

Ushtrimi 1. Sugjerohet të punohet në dyshe. Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të mendojnë rreth një argumenti dhe më pas, me qëllim mbështetjen e tij me ide, fakte, të dhëna etj., nga studiues, veprat apo artikujt shkencorë të të cilëve lidhen me fushën përkatëse, ndërtojnë një bibliografi.Për shembull, nëse do të ngrihej një argument në lidhje me përdorimin e fjalëve të huaja në gjuhën shqipe, materialet burimore, apo bibliografia do të duhej të ndërtohej me vepra, artikuj shkencorë etj., të studiuesve të gjuhës shqipe që janë marrë me këtë çështje.

Shembull i një artikulli shkencor të referuar për këtë çështje:

Lafe, Emil: “Shqipja standarde në shekullin e ri”, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 2002, 5-7.

Ushtrimet 2, 3 dhe 4 punohen individualisht nga nxënësit sipas kërkesave.

Shembull për zgjidhjen e ushtrimit 2:Bibliografia e parë është shkruar sipas stilit të Harvardit.Boriçi, L. (1977). Kontribut mbi aspektin akustik të zanoreve të shqipes e të disa zanoreve të frëngjishtes, Studime filologjike, Nr. 1.

Shembull për zgjidhjen e ushtrimit 3:Umberto, E. (2003). Si shkruaj, Prishtinë, AIKD (sipas stilit Harvard) Umberto, E. Si shkruaj, Prishtinë, “AIKD”, 2003 (sipas stilit Vankuver)Eko, Umberto: Si shkruaj, AIKD, Prishtinë, 2003, f. 15-25. (sipas stilit të përdorur në gjuhën shqipe)

Nxënësit mund të zgjedhin njërin nga stilet e mësipërme për të unifikuar bibliografinë.

Shembull për zgjidhjen e ushtrimit 4:Libër me një autor:Umberto, E. (2003). Si shkruaj, Prishtinë, AIKD

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen dhe për punën e realizuar individualisht dhe në dyshe, strategjitë e të menduarit e të shprehurit në bazë të pjesëmarrjes së tyre gjatë orës së mësimit.

Detyrat dhe puna e pavarur:Gjeni në një tekst studimor bibliografinë dhe analizojeni atë për nga stili i përdorur.

Page 93: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

8

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XIITematika: Drejtshkrim (Të shkruarit) Situata e të nxënit:

Tekst i përzgjedhur për evidentimin e përdorimit të fjalëve të huaja dhe emrave të përveçëm të huaj

Tema mësimore:- Drejtshkrimi i fjalëve me prejardhje të huaj

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxënësi/ja:

- shkruan drejt fjalët me prejardhje të huaj që kanë -ia, -ie, -iu, mei të theksuar në trup të tyre;

- shkruan drejt fjalët me prejardhje të huaj me -oo-;- shkruan drejt fjalët nga latinishtja ose nga gjuhët romane, si

dhe nga greqishtja;- identifikon rregullat e drejtshkrimit të fjalëve me prejardhje të

huaj.

Koncepte kyç:- drejtshkrim- fjalë- emër i huaj- përdorim- rregulla

Burimet:teksti mësimor “Gjuha shqipe 12” dhe libri digjital, materiale plotësuese, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, shkumësa me ngjyra, fisha të përgatitura, tabela të shkruara.

Lidhja me fushat e tjera dhe tematndërkurrikulare:Histori, Letërsi, Qytetari etj.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:Stuhi mendimesh; Vështrim krahasues; INSERT; Punë e pavarur

Organizimi i orës së mësimit Parashikimi (përgatitja për të nxënit): Stuhi mendimesh/ Vështrim krahasues

Mësuesi/ja u drejton nxënësve disa pyetje:- Nga cilat gjuhë shqipja ka huazuar më shumë fjalë? (Jepni disa shembuj të këtyre fjalëve dhe thoni

burimin prej nga janë huazuar.)- Po shqipja e sotme nga cilat gjuhë huazon më tepër?- A dini ndonjë rregullë drejtshkrimore për shkrimin e fjalëve me prejardhje të huaj?

Pas kësaj veprimtarie mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë në fletore fjalët e mëposhtme me prejardhje të huaj në shqipe, të cilat ua dikton ajo vetë.

olimpiadë, recension, zoolog, provincial, patolog, oksigjen, balsam

Vështrim krahasuesMësuesi/ja i kërkon një nxënësi të shkruajë në tabelë fjalët që ajo ka diktuar më parë. Më pas, në krah të fjalëve të shkruara nga nxënësi, shkruan edhe njëherë fjalët. Nxënësit bëjnë krahasimin mes tyre dhe korrigjojnë fjalët që mund t’i kenë shkruar gabim.

Ndërtimi i njohurive të reja: INSERTMësuesi/ja i drejton nxënësit te pjesa në tekst. Nxënësit e lexojnë, vërejnë shkrimin e fjalëve me të zeza dhe përpiqen të gjejnë burimin e tyre. Për informacionin e lexuar nxënësve u kërkohet të vendosin shenjat përkatëse sipas rubrikave:

Page 94: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

8

√ (njohuri që nxënësi di)+ (njohuri të reja, por që i kupton)- (njohuri që i di ndryshe)? (njohuri që nuk i kupton).

Pasi e përfundojnë këtë detyrë, plotësojnë tabelën e mëposhtme në fletore. Katër nxënës dalin në dërrasë të zezë dhe plotësojnë secili nga një ndarje.Në fund bëhet verifikimi i njohurive që zotërojnë nxënësit: ato që kanë fituar të reja dhe ato që gjatë punës i kanë rindërtuar. Njohuritë e tekstit pasurohen edhe me njohuritë e reja që kanë sjellë nxënësit nga hulumtimi i tyre.

Përmbledhja e të dhënave:

√ + - ?Njohuri që nxënësi di Njohuri të reja, por që i kupton Njohuri që i di ndryshe Njohuri që nuk i kupton

Mësuesja shpjegon njohuritë që nxënësit nuk kuptojnë si dhe rastet e shmangies nga rregullat, duke u kushtuar vëmendje të veçantë dhe i shoqëron këto raste me shembujt përkatës.

Përforcimi: Punë e pavarurPasi nxënësit janë njohur me rregullat e drejtshkrimit të fjalëve me prejardhje të huaj punojnë në mënyrë individuale me ushtrimet 1-6 në libër sipas kërkesave.Më pas diskutohen me radhë të gjitha ushtrimet.

Ushtrimi 1 plotësohet sipas kërkesës:Shembull:Trajta e saktë është presion dhe rregulli për drejtshkrimin e kësaj fjale është: Fjalët që kanë -ia-, -ie-, -io-, -iu-, me i të patheksuar në trup të tyre, shkruhen me -ia-, -ie-, -io,-iu- dhe jo me -ja-, -je-, -jo-, -ju-.*Në këtë mënyrë do të punohet edhe me rastet e tjera të këtij ushtrimi.

Tek ushtrimi 2 trajta e saktë është nacion. Më poshtë jepen fjalët që formohen prej kësaj fjale dhe gjegjëset e tyre në shqip nëse ka:nacional - kombëtar nacionalist - atdhetarnacionalizëm - lëvizje kombëtare nacionalizoj - shtetëzojnacionalizim - shtetëzim i nacionalizuar - i shtetëzuar

Ushtrimi 3 sugjerohet të punohet me tabelë:

Grupet -ia-, -ie-,-io-, -iu- në trup të fjalës

Grupet -ia-, -ie-,-io-, -iu- në trup të fjalës

Grupet –aj,-ej, -oj, -uj

Fjalët me burim nga latinishtja

Fjalët me burim nga gjuhët romane

Fjalët me burim nga greqishtja

ambicie dialekt koktej moratorium zhargon himn

Tabela mund të punohet edhe në dërrasën e zezë.

Page 95: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

8

Ushtrimi 4Trajta e saktë:aksioma; fjorde; Jeronim; bojkotojnë; koktej; iluzionet; medaljesh; higjienës vetjake.

Ushtrimi 5Ky ushtrim mund të punohet në libër. Më pas një nxënësi i kërkohet të lexojë ushtrimin e zgjidhur.Shembull:Në literaturën teorike është pranuar lidhja midis poetikës së letërsisë dhe poetikës së publicistikës letrare.

Ushtrimi 6Edhe ky ushtrim punohet individualisht në libër. Një nxënësi i kërkohet të lexojë ushtrimin e përfunduar, duke argumentuar përgjigjet e dhëna.Zgjidhjedezinfektues, dezinfektim, dezintegroj, dezinformoj, dezintegrim, disharmoni, diskreditoj, diskriminim, disnivel, dispozitë, dizajnues, disertacion, deziluzion.

Rregullat:Shkruhen me -z- fjalët e huaja të formuara me parashtesën dez- (des) kur s-ja e parashtesës gjendet në pozicion ndërzanor (dezinfektues, dezinfektim, dezintegroj, dezinformoj, dezintegrim)Fjalët me parashtesën dis- përpara një bashkëtingëlloreje e ruajnë gjithmonë s-në e parashtesës në shkrim (disharmoni, diskreditoj, diskriminim, disnivel, dispozitë, dizajnues, disertacion, deziluzion).

Ushtrimi 7 do të zgjidhet në orën pasardhëse, pasi të jetë zhvilluar mësimi në lidhje me drejtshkrimin e emrave të përveçëm të huaj.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen dhe vetëvlerësohen për punën e realizuar individualisht dhe në dyshe, argumentimin e përgjigjeve, strategjitë e të menduarit e të shprehurit në bazë të pjesëmarrjes së tyre gjatë orës së mësimit.

Detyrat dhe puna e pavarur:Gjeni në internet ose në medien e shkruar raste të përdorimit të fjalëve të huaja. Bëni një përmbledhje të problemeve të drejtshkrimit të tyre.

Page 96: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

8

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Drejtshkrim (Të shkruarit)Situata e të nxënit:Tekst i përzgjedhur për evidentimin e emrave të përveçëm të huajTema mësimore:

- Drejtshkrimi i emrave të përveçëm të huaj

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipastemës mësimore Nxënësi/ja:- shkruan drejt emrat e përveçëm me prejardhje të huaj;- shkruan drejt emrat e përveçëm të gjuhëve sllave;- shkruan drejt emrat e përveçëm që burojnë nga greqishtja e

vjetër, nga latinishtja ose nga gjuhët romane;- identifikon rregullat e drejtshkrimit të emrave të

përveçëm me prejardhje të huaj.

Koncepte kyç:- drejtshkrim- emra të huaj- emra të përveçëm- përdorim- rregulla

Burimet:teksti mësimor “Gjuha shqipe 12” dhe libri digjital, materiale plotësuese, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, shkumësa me ngjyra, fisha të përgatitura, tabela të shkruara.

Lidhja me fushat e tjera dhe tematndërkurrikulare:Histori, Letërsi, Qytetari etj.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:Vështrim krahasues; Bisedë e kombinuar me shpjegim; Punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi (përgatitja për të nxënët): Vështrim krahasuesMësuesi/ja shkruan në tabelë emrat e nxënësve të klasës dhe kërkon prej tyre të dallojnë se cilët prej emrave janë me burim vendas dhe cilët me prejardhje të huaj.

Për emrat me prejardhje të huaj u kërkon nxënësve që t’i grupojnë në emra me burim sllav, në emra nga greqishtja e vjetër dhe në emra me burim nga latinishtja e gjuhët romane (sipas tabelës më poshtë).

Emra me burim sllav Emra nga greqishtja e vjetër Emra nga latinishtja e gjuhët romane

Secili nxënës shkon në tabelë dhe plotëson emrin e tij në ndarjen përkatëse.

Ndërtimi i njohurive të reja: Bisedë e kombinuar me shpjegimDuke u bazuar te mësimi i kaluar, nxënësit të ndarë në grupe përpiqen të formulojnë rregullat për drejtshkrimin e emrave të tyre me prejardhje të huaj.Secili grup paraqet rregullat që ka formuluar dhe diskutojnë rreth tyre.Mësuesi/ja ka përgatitur në tabak të bardhë rregullat e drejtshkrimit të emrave të përveçëm të huaj dhe i

Page 97: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

8

shpalos ato përpara nxënësve, duke shpjeguar secilin rast. Nxënësit bëjnë plotësimet e duhura te rregullat e formuluara prej tyre.Për të plotësuar njohuritë e nxënësve mësuesi/ja mund të përdorë edhe materialin e mëposhtëm shtesë me disa rregulla për drejtshkrimin e emrave të përveçëm të huaj.

Rregulla: Emrat e përveçëm të gjuhëve sllave, pavarësisht nga mënyra e shqiptimit të “l”-së në këto gjuhë,

shkruhen përgjithësisht me “l”: Bajkal, Bratislava, Gogol, Ludmila, Vladimir, Ruslan, Jalta, Kaligula etj. Emrat e përveçëm që burojnë nga greqishtja e vjetër, nga latinishtja ose nga gjuhët romane dhe që në

këto gjuhë kanë një l të thjeshtë ose dyfishe, shkruhen me l e jo me ll: Apoloni, Atlantida, Galatea, Peloponezi, Penelopa, Platoni, Plutoni, Scila etj.

Emrat e përveçëm që kanë -ia-, -ie-, -io-, -iu-, me i të patheksuar në trup të tyre, shkruhen me -ia-, -ie-,-io,-iu- dhe jo me -ja-, -je-, -jo-, -ju-: Diana, Iliada, Oktaviani, Santiago; Danieli, Molieri, Robespieri, Sevilie; Berliozi, Diogjeni, Diokleciani, Etiopia, Hesiodi, Nairobi, Tokio etj. Duhet të kihet parasysh që shkruhen me-ja-, -je-, -jo-, -ju- emrat e përveçëm që nisin me këto togje: Jalta, Jasoni; Jemen, Jeronim, Jerusalem; (deti,) Jon, Jordan; Jupiteri, Justiniani, Juvenali etj.

Emrat e përveçëm me aj, ej, oj, uj shkruhen me j kur këto grupe janë në trup të tyre, por me i kur grupet në fjalë janë fundore: Azerbajxhan, Bajkal, Hajne, Kajro, Lajpcig, Majer, Malajzia, Sajgon, Tajlandë, Versajë, Xhamajka; Bejrut, Cejlon, Marsejë, Rejkjavik, Rio-de-Zhanejro etj.

Shkruhen me i në fund: Sidnei, Tolstoi etj. Emrat e përveçëm, kryesisht me burim grek, latin a iliro-trak me au, eu shkruhen edhe në shqipen me

au, eu: Audata, August-i, Aurora, Australi-a, Centaur-i, Glauk-u, Kaukaz-i, Mauritani-a etj.; Euripidi, Eube-ja, Euklid-i, Pleurat-i, Teuta etj.

Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, emrat e përveçëm me burim nga latinishtja a nga gjuhët romane, si edhe nga greqishtja, të cilat në gjuhën shqipe kanë një c të ndjekur nga zanorja e ose i, shkruhen me c dhe jo me ç apo me s: Barcelona, Centauri, Cerberi, Cezari, Ciklopi, Horaci, Lukreci, Marciali, Sicilia etj.

Shkruhen me d, t edhe emrat e përveçëm grekë e romakë të tipave të mëposhtëm: Adonis, Afërdita, Demetra, Fedra, Heliodori, Iliada, Prometeu, Teba, Tesalia, Tesprotia, Teti, Tezeu, Trakia, Zakinti etj.

Përforcimi: Punë e pavarurPasi nxënësit janë njohur me rregullat e drejtshkrimit të emrave të përveçëm të huaj punojnë në mënyrë individuale me ushtrimet shtesë të mëposhtme, të cilat mësuesi/ja mund t’i shkruajë në tabelë, në tabakë të bardhë, ose t’ua diktojë nxënësve.

1. Vendos shenjën √ përbri fjalëve të shkruara drejt. Argumentoni zgjedhjen tuaj.Tokjo Ruslana √ Siçilia Vladimir √ Çentaur Euripidi √ Ciklop √ Cezar √

Page 98: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

9

Ruslana - Emrat e përveçëm të gjuhëve sllave, pavarësisht nga mënyra e shqiptimit të “l”-së në këto gjuhë, shkruhen përgjithësisht me “l”

Page 99: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

9

Vladimir - Emrat e përveçëm të gjuhëve sllave, pavarësisht nga mënyra e shqiptimit të “l”-së në këto gjuhë, shkruhen përgjithësisht me “l”.Euripidi - Emrat e përveçëm, kryesisht me burim grek, latin a iliro-trak me au, eu shkruhen edhe në shqipen me au, eu.Ciklop - Emrat e përveçëm me burim nga latinishtja a nga gjuhët romane, si edhe nga greqishtja, të cilat në gjuhën shqipe kanë një c të ndjekur nga zanorja e ose i, shkruhen me c dhe jo me ç apo me s.Cezar - Emrat e përveçëm me burim nga latinishtja a nga gjuhët romane, si edhe nga greqishtja, të cilat në gjuhën shqipe kanë një c të ndjekur nga zanorja e ose i, shkruhen me c dhe jo me ç apo me s.

2. Në pjesën e mëposhtme rishkruani si duhet emrat e përveçëm me prejardhje të huaj.

Në epokën e Rilindjes shpikja e makinës së shtypshkrimit nga Gutenberg-u bëri që veprat letrare të ishin në duart e një publiku më të gjerë. Paraardhësit e Dante Alighierit, Petrarkës dhe Boccaccio-s i dhanë udhë shkëlqimit të letërsisë rilindëse në Itali në shekullin XVI. Figura drejtuese e shijes poetike rilindëse të kësaj epoke do të ishte Pietro Bembo. Në Itali, vazhduan disa jehona nga autorët e mëdhenj mesjetarë të konsideruar herë pas here si prekrusorë të lëvizjes së re: Dante Alighieri, Petrarka dhe Giovanni Boccaccio. Midis letrarëve të dalë në këtë kohë u dalluan: Ludovico Ariosto, Torquato Tasso etj.

ZgjidhjeNë epokën e Rilindjes shpikja e makinës së shtypshkrimit nga Gutenbergu bëri që veprat letrare të ishin në duart e një publiku më të gjerë. Paraardhësit e Dante Aligerit, Petrarkës dhe Bokaços i dhanë udhë shkëlqimit të letërsisë rilindase në Itali në shekullin e XVI. Figura drejtuese e shijes poetike rilindase të kësaj epoke do të ishte Pietro Bembo. Në Itali, vazhduan disa jehona nga autorët e mëdhenj mesjetarë të konsideruar herë pas here si prekrusorë të lëvizjes së re: Aligeri, Petrarka dhe Xhovani Bokaço. Midis letrarëve të dalë në këtë kohë u dalluan: Ludoviko Ariosto, Torkuato Taso etj.

Ushtrimi 3Zgjidhni trajtën e saktë të emrave të përveçëm të huaj:

Çehov - Cehov Djana - DianaSevilje - Sevilie Vjenë - VienëGëte - Gëthe Myse - MuseShekspir - Shakespeare Wilhem Tel - Vilhelm Tel Uashington - Washington

(Shënim: Trajta e saktë është çdo emër i theksuar me të zezë)

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen dhe vetëvlerësohen për punën e realizuar individualisht dhe në dyshe, argumentimin e përgjigjeve, strategjitë e të menduarit e të shprehurit në bazë të pjesëmarrjes së tyre gjatë orës së mësimit.

Detyrat dhe puna e pavarur:Si detyrë nxënësve u jepet ushtrimi 7, f. 96.Përshkruani një grup muzikor të huaj, duke treguar kujdes në shkrimin e emrave të këngëtarëve.

Page 100: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

9

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë në klasë lloje të ndryshme tekstesh rrëfyese.Tema mësimore :

- Teksti rrëfyes (2 orë)Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:Nxënësi/ja:- identifikon tekstin rrëfyes;- përcakton karakteristikat e tekstin rrëfyes;- zbulon veçoritë gjuhësore e strukturore të tekstit rrëfyes;- analizon lloje të ndryshme të tekstit rrëfyes.

Koncepte kyç:- tekst rrëfyes- tregues vendorë- tregues kohorë- tregues subjektiv, objektiv- lloje të tekstit rrëfyes- reportazh- kronikë

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, teksti digjital, lloje të ndryshme tekstesh rrëfyese, shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale,Mjedisi, Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësvePërvijimi i të menduarit/organizues grafik, punë në grup, rishikim në dyshe/shkrimi i lirë

Organizimi i orës së mësimitOra ILidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Përvijimi i të menduarit/organizues grafik- Çfarë mbani mënd nga teksti rrëfyes?Nxënësit rikujtojnë njohuritë përmes organizuesit grafik. Teksti rrëfyes:

- përdoret në tekste letrare e joletrare- vendos elementet kohore e vendore në një marrëdhënie të caktuar- perspektiva tregimtare- vëmendja përqendrohet te veprimet- reportazhi/kronika.- miti, legjenda, përralla, romani, novela, tregimi.- kush, ku, kur, çfarë, pse ?

Ndërtimi i njohurive: Ditari dypjesësh, punë në grup, analiza e tipareve semantikeMësuesi/ja diskuton karakteristika të tekstit rrëfyes dhe u kërkon nxënësve t’i shënojnë në ditarin dypjesësh duke rikujtuar edhe tekstin rrëfyes letrar.

Page 101: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

9

Teksti rrëfyes joletrar Teksti rrëfyes letrar• kohë dhe vende të mirëpërcaktuara;• protagonistë (personazhe kryesore) realë të ngjarjes;• personazhe dytësore reale;• rend kronologjik (natyror): sekuencë kohore faktesh; rend artificial: nëse autori do që t’u kushtojë vëmendje aspekteve të caktuara;• nga ana gjuhësore karakterizohet nga:- përdorimi i ndajfoljeve të kohës (në fillim, më pas, pastaj);- folje në kohën e shkuar;- prania e llojeve të ndryshme të tekstit: përshkrues, argumentues; e paragrafëve meditues të personazheve dhe të autorit.

Mësuesi/ja ndan klasën në grupe dhe u kërkon të analizojnë lloje të tekstit rrëfyes kronika dhe reportazhi.

Grupi 1. Analizon reportazhinStruktura (çfarë, kush, kur, ku, pse?) Elementet e jashtme Elementet gjuhësore

Grupi II. Analizon kronikën historikeStruktura (çfarë, kush, kur, ku, pse?) Elementet e jashtme Elementet gjuhësore

Grupi III. Analizon kronikënStruktura (çfarë, kush, kur, ku, pse?) Elementet e

jashtmeElementetgjuhësore

Hyrja Jemi në qytetin K këtë fundjavë janari, ku po mbizotëron një gjendje alarmante nga ajri i ndotur. Stina e ftohtë, përveçmungesave të tjera, po shoqërohet edhe me shtimin e ndotësve të ajrit, që vijnë si pasojë e përdorimit të druve të zjarrit apo edhe e qymyrit për ngrohje.Pjesa kryesore (Orët e pasdites janë kthyer në një shqetësim edhe për qytetarët, të cilët e ndiejnë tymin në masë. Ndaj vendosëm të shkojmë në spitalin e qytetit. Aty takojmë disa mjekë që na pohojnë se rritja e ndotjes së ajrit sjell jo pak probleme për shëndetinte pacientët kronikë me sëmundje të mushkërive dhe zemrës. Gjithashtu vështirëson edhe rikuperimin nga virozat....)Pjesa e funditSi zgjidhje kemi menduar projektin TAP, që do të mundësojë fillimisht përdorimin e gazit për ngrohjen e qytetit, dhe më pas edhe të zonave rurale, në pjesën fushore. Projekti TAP ka parashikuar që të lërë një pikë për marrjen e gazit në afërsi të qytetit”, na thotë kryebashkiaku i qytetit, S. F.K është ndër qytetet më të ndotura prej vitesh. Në qytet ka një kontrast të thellë mes stinës së ngrohtë dhe asaj të dimrit, pasi nëverë ndotja e ajrit ulet ndjeshëm.

Titulli: NDOTJE ALARMANTE E AJRIT NË K...

Koka e lajmit

fjali të shkurtra, - Ndaj vendosëm të shkojmë në spitalin e qytetit. foljet kryesisht në kohën e tashme,të kryer të thjeshtë etj.,- Jemi, po mbizotëron janë kthyer, ndiejnë... treguesit vendorë,- në qytetin K në spitalin e qytetit.treguesit kohorë- Stina e ftohtë Orët e pasdites

Page 102: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

9

Page 103: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

9

Nxënësit gjithashtu përcaktojnë: Veprimet që kanë ndodhur:ajri i ndotur. Stina e ftohtë, me shtimin e ndotësve të ajrit,përdorimit të druve të zjarrit apo edhe e qymyrit për ngrohje, ndotjes së ajrit sjell jo pak probleme për shëndetin te pacientët kronikë me sëmundje të mushkërive dhe zemrës, ngrohja me dru zjarri vazhdon të jetë një cenim për pyjet dhe nga ana tjetër, djegia e tyre është një ndotës masiv i ajrit...Fjalët e të intervistuarve në ligjëratë të zhdrejtë:“Të sëmurëve kronikë, me shpeshtësi të këtyre shenjave, jemi përpjekur që me mundësitë tona t’u japim mjekimet e nevojshme për frymëmarrjen”, - thotë mjekja E. X.Zgjidhja e problemit:Si zgjidhje kemi menduar projektin TAP, që do të mundësojë fillimisht përdorimin e gazit për ngrohjen e qytetit, dhe më pas edhe të zonave rurale, në pjesën fushore. Projekti TAP ka parashikuar që të lërë një pikë për marrjen e gazit në afërsi të qytetit”, na thotë kryebashkiaku i qytetit, S. F

Ora IIPrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Diagrami i VenitPas analizës semantike, mësuesi/ja u kërkon nxënësve të argumentojnë mbi cilësitë e tekstit rrëfyes joletrar të vëna në plan krahasimtar në të tria tekstet e mësipërme.

Nxënësit punojnë fillimisht të pavarur e më pas plotësojnë me mësuesin/en diagramin e Venit.Kronika Kronika historike Reportazhi

Kohë dhe vende të mirëpërcaktuara

Protagonistët (personazhe reale)

Personazhet dytësore (reale)

Fakte real/ historik/letrar

Rend kronologjik etj.

Karakteristika gjuhësore (foljet, ndajfoljet, llojet e ndryshme të teksteve)

Lloje të shkrimit (përshkrim subjektiv/objektiv, rrëfim

Diskutim i lirë për këto çështje.

Detyrë: Gjeni një tekst rrëfyes dhe analizojeni atë.

Page 104: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

9

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë në klasë lloje të ndryshme autobiografishTema mësimore: Autobiografia (1 orë)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:Nxënësi/ja:- identifikon autobiografinë si

tekst rrëfyes;- përcakton karakteristika të

autobiografisë;- zbulon veçoritë gjuhësore e

strukturore të autobiografisë.

Koncepte kyç:- autobiografi,- tekst rrëfyes,- tregues vendorë/kohorë,- tregues subjektivë/objektivë,- personazhe reale, historikë,- protagonist, rrëfyes.

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, teksti digjital, lloje të ndryshme autobiografish, shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale, Mjedisi, Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësvePërvijimi i të menduarit /organizues grafik, punë në grup, rishikim në dyshe/shkrimi i lirë

Organizimi i orës së mësimitLidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Përvijimi i të menduarit/organizues grafikMësuesi/ja rikujton njohuritë për autobiografinë me anë të organizuesit grafik: Duke i ndihmuar me anë të pyetjes:- Çfarë do të thotë “shkruash për jetën tënde”?

do të do të jesh autor, rrëfyes dhe protagonist njëkohësish; rrëfen ngjarje reale në rend kronologjik; rrëfen për periudha të ndryshme të jetës; përshkruan vendet në të cilat ke qenë dhe ke jetuar; paraqet fakte, gjendje emocionale, ndjenja, reflektime personale për vetveten dhe të tjetër etj.

Për autobiografinë si lloj i teksteve rrëfyese, mësuesi/ja mund të ndërtojë një organizues grafik me këto specifika:- autobiografia;- tekst subjektiv;- shkruhet për t’u lexuar nga të tjerët;- ngjarjet rrëfehen pasi ka kaluar një kohë shumë e gjatë,- autori përzgjedh ngjarjet duke synuar të sjellë imazh pozitiv për veten;- tekste dëshmi të rëndësishme për një mjedis dhe epokë të caktuar.

Page 105: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

9

Ndërtimi i njohurive: Ditari dypjesësh, punë në grup, analiza e tipareve semantikeMësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe dhe me anë të teknikave ditari dypjesësh dhe analiza e tipareve semantike u kërkon nxënësve të evidentojnë veçori të autobiografisë në fragmentin e shkëputur nga autobiografia e Hilari Klinton, “Festë familjare”.

Grupi I- analizon elemente të përmbajtjes

Veçoritë Ilustrime nga tekstiautori, rrëfyesi, protagonisti; Hilari Klinton (Gati nuk arrija ta besoja sa shpejt po rritej vajza jonë! Më

dukej sikur e kisha shoqëruar dje për mësimin e parë të kërcimit apo kurtërhiqej te prehri im për t’i lexuar ndonjë libër)

ngjarje reale; Nuk vonoi çasti për të festuar një ngjarje familjare me rëndësi: përvjetori igjashtëmbëdhjetë i Çelseas.

rrëfen për periudha tëndryshme të jetës;

Ngjarjet në fragment i referohen kohës kur bashkëshorti i autores ishtepresident dhe e bija ishte në moshën e adoleshencës....

përshkruan vendet në të cilat ke qenë dhe ke jetuar;

festuam përvjetorin e saj të gjashtëmbëdhjetë me një mbrëmje në Teatrin Kombëtar për të parë shfaqjen “Të mjerët”... Pastaj unë dhe Billi ftuam njëautobus plot me miq për të kaluar një fundjavë në Kemp Dejvid...

paraqet fakte, gjendje emocionale, ndjenja, reflektime personale për vetveten dhe të tjetër etj.

Tani më kishte arritur me trup dhe donte të merrte lejen për drejtimin e automjetit. Kjo ishte mjaft e frikshme, por çfarë më trembte më shumë në të vërtetë ishte se vetë i ati po e mësonte të ngiste makinën... Duke harruar gjithçka që dija për psikologjinë e efektit të kundërt dhe dinamikën nënë- vajzë, shpërtheva:...Por biseda më detyroi ta shihja realitetin në sy: pavarësisht se ku shkonte ajo, pas një viti e gjysmë do të ndahej prej nesh. Ajo mund të kishte qenë gati për këtë, por unë jo, prandaj vendosa që të rrija edhe më shumë metë, ose të paktën gjithë kohën që do të më lejonte ajo!

Grupi II- analizon qëllimin që kërkon të nënvizojë autorja në rrëfimin e saj:Veçoritë Ilustrime nga teksti- të nxjerrë vlera të jashtëzakonshme të vetvetes dhe të bashkëshortit të saj

...Jo se im shoq nuk ka prirje për të ngarë makinën, por gjithmonë ka aq shumë mendime në kokë, saqë nganjëherë nuk e vë re se ku shkon. Por ai ngulte këmbë që të luante rolin e tij prej babai, duke përdorur ndonjë makinë të shërbimit të fshehtë në Kemp Dejvid... Unë dhe bashkëshorti im, gjithashtu,bëmë çmos që ta mbronim nga hetimet dhe komentet e ashpra të medies,

t’i tregojë gjërat siç janë në të vërtetë,

...Të jesh vajza e presidentit nuk është përherë e lehtë, po ashtu të përballesh me mungesën e anonimatit e deri te sigurianjëzetekatërorëshe....

të analizojë faktet reale, Gati nuk arrija ta besoja sa shpejt po rritej vajza jonë! Më dukej sikur e kisha shoqëruar dje për mësimin e parë të kërcimit apo kur tërhiqej te prehri im për t’i lexuar ndonjë libër. Tani më kishte arritur me trup dhe donte të merrte lejen për drejtimin e automjetit. Kjo ishte mjaft e frikshme, por çka më trembte më shumë në të vërtetë ishte se vetë i ati po e mësonte të ngiste makinën. Jashtë fushës së golfit, shërbimi i fshehtë asnjëherë nuk e linte Billin ta ngiste makinën vetëm, që natyrisht ishte një gjë e mirë. Jo se im shoq nuk ka prirje për të ngarë makinën, por gjithmonë ka aq shumë mendime në kokë, saqë nganjëherë nuk e vë re se ku shkon. Por ai ngulte këmbë që të luante rolin e tij prej babai, duke

Page 106: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

9

përdorur ndonjë makinë të shërbimit të fshehtë në Kemp Dejvidtë mbivlerësojë origjinën e saj ...Kujtova atë çast babanë, që asnjëherë nuk na linte të zgjidhnim vetë

Page 107: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

9

Grupi III- analizon gjuhën dhe strukturën e tekstitVeçoritë Ilustrime nga tekstiRrëfimi në vetën IKoha e foljeveLlojet e fjaliveKonektorëtShprehje ndajfoljore që tregojnë kohë, vendPërdorimi i dialogutParagrafë rrëfyes, përshkrues ...etj

Diskutim i lirë mbi këto çështje.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Rishikim në dyshe, shkrim i lirëNë këtë fazë të mësimit mësues/ja u kërkon nxënësve të punojnë me rubrikën “Shkruani” duke përdorur karakteristika të autobiografisë.

Detyrë.Bëni një shkrim të shkurtër, ku të flisni për sjelljet e përbashkëta që gjeni te prindërit tuaj, duke i krahasuar me Hilarin dhe Billin si prindër.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë në klasë lloje të ndryshme ditarësh

Tema mësimore:- Ditari dhe kujtimet/Ditari i udhëtimit (1 orë)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Nxënësi/ja:- identifikon ditarin/ ditarin e udhëtimit/

kujtimet si tekst rrëfyes shprehës;- përcakton karakteristika të ditarit/ ditarit

të udhëtimit/ kujtimet si tekst rrëfyes shprehës ;

- zbulon veçoritë gjuhësore e strukturore të të ditarit/ ditarit të udhëtimit/ kujtimet sitekst rrëfyes shprehës.

Koncepte kyç:- ditar- ditari i udhëtimit- kujtime- tekst rrëfyes shprehës- elemente subjektive- përshtypje- të dhëna personale/ historike/ gjeografike/politike.

Page 108: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, teksti digjital, lloje të ndryshme ditarësh, shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale, Mjedisi, Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësvePërvijimi i të menduarit/ organizues grafik, punë në grup, rishikim në dyshe/shkrimi i lirë, diagram i Venit

Organizimi i orës së mësimitLidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Përvijimi i të menduarit/organizues grafik Mësuesi/ja sjell në vëmendje të nxënësve njohuritë për ditarin dhe ditarin e kujtimeve me anë të organizuesit grafik:- ditari vjen nga fjala latine dies (ditë)- lloj teksti rrëfyes,- ngjarjet, përjetimet tregohen në mënyrë kronologjike, të ndara në intervale kohore të rregullta,- kronikë e jetës ose e një periudhe të jetës së një personi,- përmbledhje e shënimeve të përditshme,- jepen ngjarje me rëndësi: ngjarje politike, sociale, ekonomike- i pasur me elemente subjektive,- lloje të ndryshme ditarësh: ditar udhëtimi, ditar personal, libër kujtimesh.

Ndërtimi i njohurive: Ditari dy/tripjesësh, punë në grup, analiza e tipareve semantikeMësuesi/ja u kërkon nxënësve të ndahen në grupe të lexojnë ditarin personal, ditarin e udhëtimit, kujtimet dhe të të përcaktojnë karakteristikat e tyre.

Grupi Ianalizon ditarin personal:

Veçoritë IlustrimeTregim personal (rrëfen ngjarje të ditës) 22 tetor, dita e provimit, 28 nëntor… pasdite.Shkruhet në mënyrë fantastike/ reale I drejtohet një personi imagjinar...Tekst shprehës emocional (funksion shprehës)Përshkruan ndjenja, emocione

...Për herë të parë kam frikë. Provimi i fundit, unë pak e përgatitur dhe me tezën në sekretari. Më kaplon dyshimi, por duhet të hyj gjithsesi......E përfundove jetën e provimeve, të librave shkollorë, të shënimeve, në tokën ku ke shijuar magjepsjen e ditëve plot me diell, ku pate sy për çdo gjë, ku ke parë lule të lulëzojnë dhe gjethe të shushurijnë në puhizën e ëmbël dhe të butë të erës. Erdhi ora për t’u nisur drejt vendit tënd, drejt mjedisit tënd të vjetër, drejt një të ardhmeje përvijimesh të paqarta, sepse për tyka mbaruar jeta e universitetit, jeta e këndshme plot ëndrra”

Page 109: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Ka strukturë të veçantë Shënon datën, mund të ketë formula hyrëse: i dashur ditar; karakterizohet nga paragrafë të shkurtër rrëfyes e përshkrues;ka formulë përmbyllëse.

Gjuhë informale (fjali të shkurtra, folje në kohën e tashme, në të shkuarën, përdorimi i vetës së parë njëjës, mospërdorim i rregullt i shenjave të pikësimit, përdorimi i mbiemrave etj)

Fjali të shkurtra( kur rrëfen): ...Kisha dhënë provimin. Zbres shkallët dhe mendoj se nuk më duhet të jap më provime. Mbaj në dorë librat, shënimet. I shoh, shoh edhe fshesarin që fshin oborrin...Fjali të gjata kur përshkruan: “Musine, mbaroi për ty jeta në qytetin e madh, ku ke ardhur si e huaj dhe ku ke mbetur e tillë në mes të njerëzve të panjohur, ku ke kaluar mbrëmjet e gjata dhe mbrëmjet e shkurtra, duke punuar në tavolinë: mbrëmje të zbrazura, të shkretuara. E përfundove jetën e provimeve, të librave shkollorë, të shënimeve, në tokën ku ke shijuar magjepsjen e ditëve plot me diell, ku pate sy përçdo gjë, ku ke parë lule të lulëzojnë dhe gjethe të shushurijnë në puhizën e ëmbël dhe të butë të erës. Erdhi ora për t’u nisur drejt vendit tënd, drejt mjedisit tënd të vjetër, drejt një tëardhmeje përvijimesh të paqarta, sepse për ty ka mbaruar jeta e universitetit, jeta e këndshme plot ëndrra.Folje në të tashmen:... Ndaloj, sheh, mendon, jam, them... Përdorimi i vetës së parë njëjës: Dal me ta. Shkoj te rrobaqepësi, te këpucari, te mjeku, te dentisti. Marr e çoj Hektorin nga kolegji dhe bëj një vrap deri nga universiteti. Eci e eci dhe kthehem në darkë vonë në shtëpi

Grupi II- analizon ditarin e udhëtimit:Veçoritë IlustrimeTekst rrëfyes ( i pasur me ngjarje e fakte)

Më 10 qershor, duke shfrytëzuar pjesërisht rrugën e re dhe në pjesën më të madhe rrugën e vjetër me kalldrëm të kohës së turkut, lëvizëm përgjatë shpatit perëndimor të malësisë së pyllëzuar të Lezhës, për në shtratin e gjerë të lumit Mat, të cilin e kapërcyem në Pezana, pastaj marshuam drejtMatit dhe Laçit, duke kaluar nëpër zona me pyje të virgjra dhe moçalore deri në fshatin Mamurras, të vendosur me shumë harmoni në një zonë të hapurtë qarkuar nga pylli.

Rrëfimi i gërshetuar me përshkrim të detajuar e përshtypje të autorit

Këtë përshtypje të krijon dhe pamja jashtëzakonisht joshëse e qytetit me shtëpitë piktoreske dhe çatitë në formë kupole, të vendosura në harmoni të plotë mes ullishtave të lashta dhe qiparisave që mbulonin shpatin e malit. Këtu fitohej një pamje e veçantë dhe shikimi shtrihej në gjithë zonën bregdetare të Shqipërisë Veriore dhe të Mesme, nga malësia e Malit të Zideri te malet e largëta të gadishullit Akrokeraun.

Rend kronologjik ngjarjesh Më 10 qershor, duke shfrytëzuar pjesërisht rrugën e re dhe në pjesën më të madhe rrugën e vjetër me kalldrëm të kohës së turkut, lëvizëm përgjatë...... në mbrëmjen e 12 qershorit, u ngjitëm në qytetin malor të Krujës, plot meullishta të harlisura....

Page 110: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Page 111: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Të dhëna interesante: historike, gjeografike, politike

qëndrimi këtu sipër, në ajrin e freskët malor të qytetit të vendosur 600 m mbi nivelin e detit, ishte si një shpëtim...... Kruja ndodhet në një krahinë, emri i sotëm i së cilës vjen nga lashtësia. Në malësinë në juglindje të Lezhës, Ptolemeu III 12, 17 vendos fisin ilir të albanëve dhe vendin e tyre Albanopolis. Emri Albanopolis është ruajtur në formën greko-mesjetare Bistum Arbanum (Albanon), i cili është konsideruar identik me atë të Krujës, deri në shekullin XIII. Dezdevizes dëshironte të identifikonte Krujën me Albanopolin e Ptolemeut, por pa pasur pika mbështetëse. Ne nuk kemigjetur në Krujë asnjë gjurmë të Antikitetit.....

Struktura : paragrafë rrëfyes e përshkrues

paragrafë përshkruesKruja ndodhet në një krahinë, emri i sotëm i së cilës vjen nga lashtësia. Në malësinë në juglindje të Lezhës, Ptolemeu III 12, 17 vendos fisin ilir të albanëve dhe vendin e tyre Albanopolis. Emri Albanopolis është ruajtur nëformën greko-mesjetare Bistum Arbanum (Albanon), i cili është konsideruar identik me atë të Krujës, deri në shekullin XIII. Dezdevizes dëshirontetë identifikonte Krujën me Albanopolin e Ptolemeut, por pa pasur pika mbështetëse. Ne nuk kemi gjetur në Krujë asnjë gjurmë të Antikitetit. paragrafë rrëfyesMë 10 qershor, duke shfrytëzuar pjesërisht rrugën e re dhe në pjesën më të madhe rrugën e vjetër me kalldrëm të kohës së turkut, lëvizëm përgjatë shpatit perëndimor të malësisë së pyllëzuar të Lezhës, për në shtratin e gjerë të lumit Mat, të cilin e kapërcyem në Pezana, pastaj marshuam drejt Matit dhe Laçit, duke kaluar nëpër zona me pyje të virgjra dhe moçalore deri në fshatin Mamurras, të vendosur me shumë harmoni në një zonë të hapur të qarkuar nga pylli. Këtu u kthyem nga lindja, morëm drejtimin për në shpatin perëndimor të malit të Krujës duke kaluar nëpër pyje të virgjra dhe moçale dhe, në mbrëmjen e 12 qershorit, u ngjitëm në qytetin malor tëKrujës, plot me ullishta të harlisura.

Përdorim i gjuhës:-me fjalor të specializuar të

fushës historike, gjeografike etj-fjali të gjata me pjesë të bashkërenditura e të nënrenditura- përdorim i gjerë i konektorëve- përdorim i foljeve në kohën e shkuar-përdorimi i vetës I shumës

Page 112: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Grupi IIIanalizon librat me kujtimeVeçoritë IlustrimeTekst rrëfyes (rrëfejnë për ngjarje reale të ndodhur në njëkohë të shkuar)Rrëfim i gërshetuar me përshkrimNgjarje të kohës së shkuar (jo domosdoshmërish të renditura në rend kronologjik, të cilat janë sa me interes shoqëror, aqedhe me karakter personal)Rrëfimi shoqërohet me analiza, shpjegime e krahasime tëçështjes për të cilën flitetTregues vendorë, kohorë, personazhe realë, historikë.Gjuhë më formale e karakterizuar nga:-fjali të gjata kryesisht në ligjëratë të zhdrejtë-terma specifikë të fushës-folje në kohën e shkuar- përdorimi i konektorëve të ndryshëm.

Diskutim i lirë mbi këto çështje

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Rishikim në dyshe, shkrim i lirë, diagrami i VenitMësuesi/ja u kërkon nxënësve të bëjnë krahasimin mes këtyre llojeve të teksteve rrëfyese shprehëse.Veçoritë Ditari Ditari i udhëtimit Kujtimet

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë një nga llojet e parapëlqyera të teksteve rrëfyese përshkruese. Lexohen disa nga shkrimet e nxënësve dhe bëhet vlerësimi i tyre.

Detyrë: Gjeni një nga llojet e teksteve rrëfyese të sipërpërmendura. Analizoni ndërtimin e tyre.

Page 113: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë në klasë lloje të ndryshme letrash personaleTema mësimore:

- Letra personale (1 orë)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhës

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxënësi/ja:- identifikon letrën personale si tekst rrëfyes shprehës- Përcakton karakteristika të letrës personale;- Zbulon veçoritë gjuhësore e strukturore të letrës

personale.

Koncepte kyç:- letra personale,- tekst rrëfyes,- elemente subjektive,- përshtypje,- tekst shprehës emocional.

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, teksti digjital, lloje të ndryshme letrash personale, shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale, Mjedisi, Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Përvijimi i të menduarit/organizues grafik, punë në grup,rishikim në dyshe/shkrim i lirë, diagram i Venit

Organizimi i orës së mësimitLidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Përvijimi i të menduarit/organizues grafikMësuesi/ja sjell në vëmendje të nxënësve njohuritë për letrën personale me anë të organizuesit grafik:- tekst rrëfyes shprehës;- kanë elemente subjektive;- shprehin përshtypjet e personit që shkruan;- tregon marrëdhënien e afërt mes dërguesit dhe marrësit;- gjuhë shprehëse informale;- strukturë e veçantë.

Ndërtimi i njohurive: Ditari dy/trepjesësh, punë në grup, analiza e tipareve semantikeMësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë letrën dhe të ndarë në grupe të përcaktojnë karakteristika të saj.

Grupi I- analizon elementet strukturore

Page 114: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Struktura Karakteristikat Ilustrime nga tekstidata e dokumenton letrën si fakt real (specifika e kësaj letre në

shënimin e datës lidhet me kohën – mesnatë - të shënuar nga autori duke e bërë të kuptueshme marrëdhënien me marrësin (intimitetin dhe nevojën për të komunikuar eshprehur ndjenjat për të)

hyrja ndryshon nga formulat klishe ( i/e dashur), nis me një fjali të gjatë ku shprehet jo vetëm marrëdhënia me marrësin,por edhe qëllimi i saj.

zhvillimi mes dërguesit dhe marrësit ekzistojnë qëllime dhe interesa të përbashkët mbi punën që bëjnë, prandaj zhvillim i letrës është i ndarë në paragrafë, në të cilët autori ndan me marrësin:- mendimet e shqetësimet e tij për punën që bën

(metoda që ndjek për shkrimin e veprës “Zonja Bovari”);

- nxitje intelektuale për mikeshën e zemrës për të vazhduar më tej punën e saj;

- diskuton mbi vepra të ndryshme letrare, ku i bën me dije marrësit (lexuesit) shijet dhe botëkuptimin e tij;

- shpreh ndjenjat (për mungesën e së dashurës, mungesën e motivimit për të punuar duke vendosur në një marrëdhënie organike mes tyre).

mbyllja karakterizohet nga përshëndetje tipike dhe formula përmbyllëse që tregon përkushtim madhor ndaj ndjenjaveqë ushqen për marrësin.

Grupi II- analizon letrën në aspektin gjuhësor:Veçoritë Ilustrime nga tekstipërdorimi i gjuhës informale (frazave të përditshmërisë, fjali mungesore, përdorimi i shpeshtë i shenjave të caktuara të pikësimit, pikëçuditje, pikëpresje, presje, përdorimi ikllapave, përdorimi i fjalive dëshirore

le pastaj ... hajde

përdorimi i vetës I në njëjës ...muza ime e dashurfjali të shkurtra që japin informacion real për dërguesin, shprehin ndjenjat e tij etj.

vazhdoj të jem me rrufë...megjithatë, sot iu riktheva Bovarisë; ëndërroj skica, ndreq rendin e ngjarjeve, sepse gjithçka varet prej saj; prej metodës. por kjo vjen shumë ngadalë ose s’vjen fare........sa të lumtur qemë gjatë atij udhëtimi!...sa shumë udashuruam!

Page 115: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

përdorimi i figurave letrare kontekstuale po ngrohem me tepri duke vështruar borën që bie dhezjarrin që digjet ...mua më pëlqen mishi me shumë lëng....

përdorimi i mënyrës dhe kohës së foljeve, koha e tashme, e shkuar, e ardhme; mënyralidhore, dëshirore, urdhërorepërdorimi i lidhëzave

Diskutim i lirëPrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Rishikim në dyshe, shkrim i lirë, diagram i Venit) Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që, me anë të teknikës së diagramit të Venit, ata të bëjnë dallimin mes letrës së mospranimit dhe letrës personale.

Karakteristikat Letra zyrtare Letra personalelloji i tekstitpërmbajtja (qëllimi, fakti,elemente subjektive/objektive)strukturagjuha

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë një letër personale, duke pasur parasysh elementet e diskutuara për letrën personale.Lexohen disa nga punimet e nxënësve dhe diskutohet mbi to.

Detyrë:Gjeni nga letërsia artistike letra të ndryshme dhe analizoni strukturën e tyre.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: XII

Tematika: Dallimi i tipave të fjalisë sipas ndërtimit Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë tekstin dhe bëjmë ndarjen e tyre në të thjeshta dhe të përbëra.

Tema mësimore:- Fjalia e thjeshtë dhe fjalia e përbërë

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç.- Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.- Kompetenca e të menduarit.- Kompetencat e të mësuarit për të nxënë.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Koncepte kyç:mësimore - fjali e thjeshtëNxënësi/ja:- klasifikon fjalitë e thjeshta dhe të përbëra;

- fjali e përbërë- raport barazie

- bën tabelën e klasifikimit të fjalive të thjeshta dhe të përbëra; - raport varësie- përcakton tiparet e përbashkëta dhe dallimet e secilit lloj fjalie;- identifikon raportet e barazisë dhe pabarazisë në fjalitë e

thjeshta dhe të përbëra.

Page 116: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Page 117: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Burimet: libri “Gjuha shqipe 12”, libri digjital, përvoja të nxënësve, shkumësa me ngjyra, fletë formati A4, skeda.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat ndërkurrikulare:Histori, Letërsi, Qytetari etj.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:Diskutim; punë në grupe dyshe; punë e pavarur; rrjeti i diskutimit; punë e pavarur në grup

Organizimi i orës mësimoreHapi I: DiskutimKontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimet e kaluara për të nxitur diskutimin në klasë, duke pyetur:

- Ç’është fjalia e thjeshtë?- Ç’është fjalia e përbërë?- Cilat janë veçoritë e fjalive të thjeshta?- Cilat janë veçoritë e fjalive të përbëra?- Në cilat raste vendosen marrëdhënie barazie ndërmjet fjalive?- Në cilat raste vendosen marrëdhënie varësie ndërmjet fjalive?- Ilustroni me shembuj secilin lloj fjalie.

Hapi II: Puna në grupe dysheNxënësit ndahen në çifte dhe midis tyre diskutohet pjesa e lexuar në tekst. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që të ndajnë fjalitë e thjeshta dhe ato të përbëra. Duke përcaktuar secilin lloj, nxënësve u kërkohet që të bëjnë klasifikimin e tyre. Ngrihen nxënës në tabelë dhe në gjysmën e ndarjes së tabelës shkruhen fjalitë e thjeshta, ndërsa në ndarjen tjetër fjalitë e përbëra.

Hapi III: Rrjeti i diskutimitNë dërrasën e zezë shkruhet pyetja:Disa karakteristika të fjalive të thjeshta janë: Fjalitë e thjeshta kanë kuptim relativisht të plotë. Fjalitë e thjeshta kanë intonacion të mbaruar. Edhe pse mund t’u mungojë një gjymtyrë kryesore, fjalia ka kuptim. Struktura e saj mund të jetë me të dyja gjymtyrët kryesore ose vetëm me një të tillë.

Më pas pyetja e radhës është:

Fjalia e përbërë

2. Në atë periudhë, Prizreni njihej me emrin Theranda, e në këtë trevë banonte një popullsi e pastër ilire: dardanët.Cilat janë disa karakteristika të fjalive të thjeshta?

Cilat janë disa karakteristika të fjalive të përbëra?

Fjalia e thjeshtë

1. Në shek. XI njihet si qendër e rëndësishme qytetare.

Page 118: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Disa karakteristika të fjalive të përbëra janë: Fjalitë e përbëra përbëhen nga njësi kallëzuesore, që i quajmë pjesë fjalie, të cilat përgjithësisht nuk

kanë kuptim të plotë. Pjesët e fjalisë nuk kanë intonacion të plotë të mbaruar, nëse nuk përdoren si një fjali e plotë. Pjesët e varura plotësojnë gjymtyrën që mungon në pjesën kryesore. Fjalia e përbërë mund të jetë me dy a më shumë pjesë, të zgjeruara ose të pazgjeruara.

Për sa u përket marrëdhënieve kuptimore dhe sintaksore te fjalitë e thjeshta kemi raporte barazie kur gjymtyrët e fjalisë qëndrojnë në të njëjtin rrafsh, pra te gjymtyrët homogjene.

Ndërsa te fjalitë e përbëra kemi raporte barazie: Mes pjesësh të pavarura me bashkërenditje. Mes pjesësh kryesore të bashkërenditura, prej të cilave varet një pjesë tjetër. Mes pjesësh të varura të të njëjtit lloj të bashkërenditura me njëra-tjetrën, që varen nga e njëjta pjesë

kryesore. Mes pjesësh të lidhura pa lidhëza e fjalë lidhëse.

Raportet e pabarazisë vendosen kur gjymtyrët qëndrojnë në rrafshe varësie prej njëra-tjetrës.Te fjalitë e thjeshta ndodhin kur gjymtyrët plotësohen prej njëra-tjetrës.Te fjalitë e përbëra raporte pabarazie kemi kur ndeshim një pjesë kryesore dhe pjesë të varura prej saj. Ato shprehen me fjalë lidhëse, ose me lidhëza nënrenditëse.

Të gjitha rregullat ilustrohen me shembuj.

Hapi IV: Punë e pavarur në grupPër të përmbledhur njohuritë e marra në mësimin e ditës, mësuesi/ja i kushton kohë zgjidhjes së ushtrimeve në mënyrë të pavarur. Jepen për t’u punuar ushtrimet f. 112-113. Shembuj zgjidhjesh.

Ushtrimi 1Klasifikoni fjalitë e mëposhtme në fjali të thjeshta dhe të përbëra. Thoni veçoritë e secilës.Shkrimet e para për ekzistencën e Tetovës si vendbanim datojnë nga periudha antike, me emrin antik Enea. (fjali e thjeshtë) Sipas disa të dhënave, të cilat disponojmë, fusha e Pollogut dikur ka qenë liqen. (fjali e përbërë)Këto të dhëna mbështeten në shenjat e zbuluara në Balltepe, ku gjendet rrafshnalta me shkëmbinj te liqenit me lartësi mbidetare prej 770 m. (fjali e përbërë) Sipas të dhënave turke të dokumentuara, Tetova në shekullin XIV është trajtuar si fshat në fushën e Pollogut.(fjali e thjeshtë) Në vitin 1689 Tetova emërohet si qytet. (fjali e thjeshtë)Në Tetovë ka edhe kisha, të cilat në varësi nga periudha kohore që u takojnë, kanë edhe vlerat e tyre të veçanta historike.(fjali e përbërë) Një zhvillim intensiv i Tetovës ndodh në pjesën dytë të shek. XIX deri te luftërat ballkanike, kur Tetova bëhet qendër tregtare dhe zejtare. (fjali e përbërë)

Ushtrimi 2Gjeni dhe krahasoni fjalitë e thjeshta dhe fjalitë e përbëra, duke u bazuar në veçoritë e përbashkëta dhe dallimet mes tyre.

Zyrtarisht, ndeshja nuk do të luhet sonte. (fjali e thjeshtë)

Page 119: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Ndeshja do të rifillojë nesër, në orën 14:00, ku do të luhen minutat e mbetura të ndeshjes.(fjali e përbërë)

Pritet vendimi i gjyqtarit, që të caktohet ora e ndeshjes ditën e nesërme. (fjali e përbërë) Stadiumi është boshatisur dhe një pjesë e tifozëve janë në tribunën kryesore, e cila është e mbuluar.

(fjali e përbërë) Ndeshja u ndërpre në minutën e 77-të, për shkak të shirave të dendura. (fjali e thjeshtë) Deri në këtë minutë, ndeshja ishte me rezultatin 1-1. (fjali e thjeshtë) Goli i parë u shënua në minutën e nëntë, kurse goli i barazimit u shënua në minutën e 51-të.

(fjali e përbërë)Gjatë pjesës së dytë, Shqipëria bëri dy zëvendësime. (fjali e thjeshtë)Në minutën e 32-të, një gol për skuadrën shqiptare u anulua nga gjyqtari për pozicionin jashtë loje.

(fjali e thjeshtë)Ishte rasti më i mirë për Shqipërinë që të dyfishonte rezultatin. (fjali e përbërë)Urojmë që minutat e mbetura që do të luhen nesër, të jenë me fat për ne. (fjali e përbërë)

Ushtrimi 3. Përcaktoni nëse gjymtyrët në fjalitë e thjeshta dhe pjesët në fjalitë e përbëra janë në marrëdhënie barazie apo pabarazie.Një prej dënimeve për refuzimin e pjesëmarrjes në politikë, është se përfundon të qeverisësh nga inferiorët. Ky qytet është ai që është, sepse qytetarët tanë janë ata që janë.Vlera e një njeriu është ajo që bën kur ka pushtet.Mund të zbulosh më shumë për atë person në një orë loje se në një vit bisedash. Tregohu i mirë, sepse kushdo që takon, po përballet me një betejë të vështirë.Kurrë mos e shkurajo dikë që bën përparime të vazhdueshme, sado të ngadalta qofshin. Që një njeri të arrijë të zotërojë vetveten, është nga fitoret më fisnike dhe më parësore. Çdo njeri mund t’i bëjë dëm fare lehtë tjetrit, por jo çdo njeri mund t’i bëjë mirë tjetrit.Një hero lind mes qindrave, një i mençur mund të gjendet mes mijërave, por një njeri i vetërealizuar mund të mos gjendet as mes qindra-mijë njerëzve.

Ushtrimi 4. Analizoni kallëzuesit foljorë në fjalitë e thjeshta dhe në fjalitë e përbëra.- Për të treguar se të udhëtuarit është një çelës për të hyrë në shtëpinë e lumturisë, ka ndërhyrë

(kallëzues foljor, i shprehur me folje, mënyra dëftore, koha e kryer) edhe shkenca...- Ka nga ata që udhëtojnë shpesh, sepse e kanë të shkruar në ADN. (kallëzues të thjeshtë foljorë, të

shprehur me folje në kohën e tashme, mënyra dëftore).- Sipas një studimi të fundit, dëshira për të udhëtuar është e lidhur me kuriozitetin dhe rregullon nivelin e

dopaminës në tru, duke e bërë kështu njeriun më entuziast sa herë që shkon në një udhëtim. (kallëzues të thjeshtë foljorë, të shprehur me folje në kohën e tashme, mënyra dëftore).

- Sipas studiuesve, në botë, këtë tipar e kanë 2 në 20 njerëz. (kallëzues i thjeshtë foljor, i shprehur ne folje në kohën e tashme, mënyra dëftore).

- Lexoni (kallëzues i thjeshtë foljor) ca arsye të tjera pse duhet të udhëtoni... (kallëzues i përbërë foljor)- Të jesh (kallëzues i thjeshtë foljor) në kontakt me banorët e një vendi të huaj, të njohësh (kallëzues i

thjeshtë foljor) kulturën, zakonet e tyre vë (kallëzues i thjeshtë foljor) në lëvizje atë që shkencëtarët e quajnë (kallëzues i thjeshtë foljor) “fleksibiliteti njohës”.

- Sa më shumë vende të vizitosh e sa më shumë njerëz të njohësh, bindesh se në botë nuk janë të gjithë të këqij, ka njerëz të mirë për të zbuluar, prandaj udhëtimi ndihmon. (kallëzues të thjeshtë foljorë)

Page 120: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Ushtrimi 5. Nxënësit punojnë në mënyrë individuale. Ata krijojnë një tekst me fjali të thjeshta e të përbëra. Nënvizojnë me një vijë gjymtyrët kryesore dhe me dy vija gjymtyrët e dyta. Përcaktojnë llojin e fjalive të thjeshta dhe të atyre të përbëra.

Detyrë:Pasi bëhen vlerësimet për nxënësit, mësuesi/ja jep detyrën e shtëpisë: kërkoni, f. 113.

Fusha:Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: XII

Tematika: Klasifikimi i fjalive të përbëra me bashkërenditje sipas llojit të lidhëzave të përdorura

Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë tekstin dhe bëjnë klasifikimin e fjalive të përbëra me bashkërenditje sipas llojit te lidhëzave të përdorura.

Tema mësimore:- Fjalia e përbërë me bashkërenditje

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç.1. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit.2. Kompetenca e të menduarit.3. Kompetencat e të mësuarit për të nxënë.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temësmësimore Nxënësi/ja:- rikujton njohuritë rreth lidhëzave bashkërenditëse;- liston lidhëzat bashkërenditëse të përdorura në tekst;- klasifikon lidhëzat bashkërenditëse sipas llojit;- bën skemat e fjalive të përbëra me bashkërenditje.

Koncepte kyç:- marrëdhënie me bashkërenditje- skema fjalish- fjali asindetike

Burimet: libri “Gjuha shqipe 12”, libri digjital, përvoja të nxënësve,shkumësa me ngjyra, fletë formati A4, skeda.

Lidhja me fushat e tjera dhe tematndërkurrikulare:Histori, Letërsi, Qytetari etj.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:Diskutim; stuhi mendimesh; punë e pavarur; tabela INSERT; organizuesi grafik; punë e pavarur në grup

Organizimi i orës së mësimitHapi I: DiskutimKontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i kaluar, për të nxitur diskutimin në klasë, duke u përqendruar në pyetjen:- Ç’kuptojmë me fjali të përbëra?- Pse quhet e tillë?

Hapi II: Stuhi mendimeshMësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e mësimit “Fjalia e përbërë me bashkërenditje” dhe drejton pyetje:-Ç’dini ju për lidhëzat bashkërenditëse?Bëni një skemë ndarjeje të këtyre lidhëzave duke marrë disa shembuj konkretë për secilin lloj të përdorur në fjali.

Page 121: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Japim përkufizimin e fjalisë së përbërë me bashkërenditje:

Hapi III: Praktikë e pavarur, INSERTLexohet fragmenti i dhënë në tekst ose dëgjohet në magnetofon. Mësuesi/ja orienton nxënësit të ndalen te plotësimi i tabelës duke bërë ndarjen e lidhëzave sipas saj.

Me marrëdhënie shtuese (këpujore)

Me marrëdhënie kundërshtore

Me marrëdhënie veçuese

Me marrëdhënie përmbyllëse

Me marrëdhënie shkakore-motivuese

Ora vazhdon me plotësimin e tabelës së INSERT-it për njohuritë e marra nga informacioni i lexuar. Vazhdohet me leximin e tekstit nga nxënësit dhe vendosjen e lidhëzave në shtyllën përkatëse.Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve te njohuritë e rikujtuara deri tani. Për realizimin e dhënies së njohurive, mësuesi/ja mbështetet te metoda “Tabela INSERT”.

Hapi IV: Organizuesi grafikMësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me qëllim që nxënësit të argumentojnë njohuritë e reja për fjalitë e përbëra me bashkërenditje dhe skemat e tyre:

Binte shi dhe i duhej çadra. Kishte kaluar ora, por koncerti nuk po fillonte. Nuk po vinte, as po merrte në telefon.Vazhdon më tej shpjegimi i njohurive të reja me ilustrime dhe shembuj për çdo rast dhe skemë.

Hapi V: Punë e pavarur në grupPër të përmbledhur njohuritë e marra në mësimin e ditës, mësuesi/ja i kushton kohë zgjidhjes së ushtrimeve në mënyrë të pavarur. Duke u ndalur te termi “fjali asindetike”, të cilat janë fjalitë përbëra, ku pjesët midis tyre lidhen pa lidhëza dhe fjalë lidhëse. Ato karakterizohen nga rendi i ngurosur dhe nga bashkëlidhja e trajtave kohore dhe mënyrore. Jepen për t’u punuar ushtrimet e faqes 117.

Ushtrimi 1. Klasifikoni fjalitë e mëposhtme në fjali të bashkërenditura me marrëdhënie: a. shtuese, b. kundërshtore, c. veçuese, d. përmbyllëse, e. shkakore-motivuese.- U ula pranë nënës dhe i vuri dorën mbi supe.( fjali me bashkërenditje shtuese)- Ata prisnin të reagonte, por ajo qëndroi në heshtje. (fjali me bashkërenditje kundërshtore)- E mbante turpi, pa do t’ua kishte thënë dy fjalë atyre grindavecëve. (fjali me bashkërenditje përmbyllëse)- Isha duke gatuar, pra i kisha duart e zëna dhe nuk u përgjigja dot. (fjali me bashkërenditje, përmbyllëse)- Veç të arrijmë në kohë, pa të gjitha rregullohen. (fjali me bashkërenditje, shkakore-motivuese)- Ja të pranoheshin të gjithë, ja të largoheshin të gjithë. (fjali me bashkërenditje, veçuese)- Ka pasur diskutime të shumta, dhe kjo tregon që është me interes. (fjali me bashkërenditje shtuese)- Guri pëlcet, por njeriu s’pëlcet. (fjali me bashkërenditje kundërshtore)

Fjalitë me bashkërenditje përbëhen prej dy a më shumë pjesë fjalish homogjene të bashkuara pikërisht me lidhëzat bashkërenditëse.

Pjesë e pavarur Pjesë e pavarur

Page 122: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Ushtrimi 2. Lexoni ngjyrimet e fjalive me marrëdhënie këpujore dhe përpiquni t’i lidhni me fjalitë.Ngjyrim numërimi Nata atje ishte tjetër natë edhe dita tjetër ditë.Ngjyrim shkak-pasojë. Jo vetëm nuk pranuan asnjë nga propozimet tona, por edhe i konsideruan joetike.

(ngjyrim shkallëzimi)Ngjyrim përqasor I kishte muskujt të mpirë dhe nuk mund të vraponte. Ngjyrim mospajtimi Është shprehur gabim e tani nuk di si ta rregullojë.Ngjyrim shtesimi Klasa III A e ka provimin ditën e hënë dhe klasa III B e ka provimin të martën.

Ai pasion filloi të rritej, e prej tij u krijuan kryevepra.

Ushtrimi 5. Korrigjoni rastet kur presja është përdorur gabim ose nuk është përdorur kur duhet.- O e njoh unë atë person, o nuk e njeh njeri. (përdoret presja para lidhëzës së dytë o)- Ishin ende shumë të rinj, por megjithatë ishin qytetarë të angazhuar. (përdoret presja para lidhëzës

kundërshtore por)- Nganjëherë edhe pikturonte, vetëm se pikturat e tij nuk i kishte parë askush. (përdoret presja para

lidhëzës kundërshtore vetëm se)- Ata bisedonin për tema të ndryshme, prandaj priteshin me shumë kënaqësi nga të rinjtë. (përdoret

presja para lidhëzës bashkërenditëse përmbyllëse prandaj)- Në mes të udhëtimit pati probleme makina, dhe kështu u detyruam të ecnim më këmbë. (vendoset

presja para dhe kështu, pasi fjalia ka ngjyrim rrjedhimor)- Kishin kaluar një fëmijëri të lumtur në atë qytet dhe ktheheshin gjithnjë me shumë përmallim. (nuk

përdoret presja para lidhëzës dhe)- I ngjante vërtet të atit, apo i dukej atij? (përdoret presja para lidhëzës veçuese apo)- A do të pranonin të takoheshin edhe një herë, apo ky ishte takimi i fundit? (përdoret presja para lidhëzës

veçuese apo)- Të dyja skuadrat ishin shumë të forta dhe ndeshja përfundoi me penallti. (nuk përdoret presja para

lidhëzës dhe)

Detyrë.Pasi bëhen vlerësimet për nxënësit, mësuesi/ja jep detyrën e shtëpisë: kërkoni, f. 117.

Page 123: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Fusha:Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: XII

Tematika: Përdorimi i saktë i pjesëve të nënrenditura në fjaliSituata e të nxënit:Punë me tekstin.

Tema mësimore:- Fjalia e përbërë dhe skemat e saj

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç.1. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit.2. Kompetenca e të menduarit.3. Kompetencat e të mësuarit për të nxënë.4. Kompetenca digjitale.5. Kompetenca qytetare.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipastemës mësimore:- rikujton njohuritë rreth lidhëzave nënrenditëse;- dallon lidhëzat nënrenditëse të përdorura në tekst;- përcakton llojin e lidhëzave nënrenditëse;- analizon fjalitë nënrenditëse në skemat përkatëse.- ndërthur teorinë me praktikën në bërjen e skemave të fjalive.

Koncepte kyç:- fjali e përbërë- skemë me nënrenditje- bashkim lidhëzor

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 12”, libri digjital, fjalorë, tekste tëshkëputura nga literatura të ndryshme.

Lidhja me fushat e tjera dhe tematndërkurrikulare:Histori, Letërsi, Qytetari etj.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:Diskutim; stuhi mendimesh; punë e pavarur; tabela INSERT; organizuesi grafik; punë e pavarur në grup

Organizimi i orës mësimoreHapi I: DiskutimKontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i kaluar, për të nxitur diskutimin në klasë, duke u përqendruar në pyetjen:

- Ç’kuptojmë me fjali të përbërë?- Pse quhet e tillë?- Cilat janë disa lloje lidhëzash nënrenditëse?- Përse quhen të tilla?- Çfarë pjesësh të një fjalie lidhin ato?

Hapi II: Stuhi mendimeshMësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e mësimit “Fjalia e përbërë dhe skemat e saj” dhe drejton pyetje:-Ç’dini ju për lidhëzat nënrenditëse?Bëni një skemë ndarjeje të këtyre lidhëzave duke marrë disa shembuj konkretë për secilin lloj të përdorur në fjali.Japim përkufizimin e fjalisë së përbërë me nënrenditje:

Fjalitë me nënrenditje ose të varura përbëhen prej dy a më shumë pjesë fjalish. Në bazë të funksionit, raporteve sintaksore me fjalitë drejtuese dhe të paralelizmit me gjymtyrët e fjalisë ndahen në: fjali

ftilluese, përcaktore dhe rrethanore.

Page 124: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Hapi III: Praktikë e pavarur, INSERTLexohet fragmenti i dhënë në tekst ose dëgjohet në magnetofon. Mësuesi/ja orienton nxënësit të ndalen te nënvizimi i lidhëzave dhe të përcaktojnë çfarë lloj lidhëzash nënrenditëse janë:

“Nuk e harroj kurrë mundësinë 1. që pata për të vizituar një shtëpi 2. Ku strehoheshin një mori pleqsh, të flakur në atë institut dhe… të harruar! Shkova atje e pashë se kishin gjithçka, gjëra të bukura, por të gjithë i kishin sytë të mbërthyer te porta. E nuk pashë asnjë fytyrë të qeshur…”

Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve me njohuritë e marra deri tani. Për realizimin e dhënies së njohurive, mësuesi/ja mbështetet te metoda “Tabela INSERT”. Mësuesi/ja u ndan nxënësve një listë me pyetjet e mëposhtme:

- Cilat janë llojet e lidhëzave nënrenditëse?- Si klasifikohen lidhëzat nënrenditëse?- Shpjegoni përdorimin e lidhëzave në fjali.

Ora vazhdon me plotësimin e tabelës së INSERT-it për njohuritë e marra nga informacioni i lexuar. Vazhdohet me leximin e tekstit nga nxënësit dhe vendosja e shenjave. Nënvizimet e bëra nga nxënësit në libër hidhen në tabelën e INSERT-it.

√ + - ?

Njohuri që nxënësi di Njohuri të reja, por që ikupton

Njohuri që i di ndryshe Njohuri që nuk i kupton

Hapi IV: Organizuesi grafikMësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me qëllim që nxënësit të argumentojnë njohuritë e reja për skemat e fjalive me nënrenditje.Skema më e thjeshtë është kur fjalia përbëhet nga një pjesë kryesore dhe një pjesë e varur.

Shembull: E morën në telefon / që të takoheshin.Kur u takuan, / u përqafuan me mall.

Nënrenditje paralele, kur dy pjesë të varura varen drejtpërdrejt nga pjesa kryesore,a. Nënrenditje të varguar kur pjesa e parë varet prej pjesës kryesore, një pjesë tjetër varet prej saj e kështu

me radhë.

Shqyrtohen bashkë me nxënësit të gjitha skemat e lidhjeve me nënrenditje.Aktivizohen sa më shumë nxënës për dhënien e përgjigjeve. Këto skema shkruhen në tabelë me shkumësa me ngjyra, ose në tabela tabak dhe u shërbejnë nxënësve për të vijuar me punën praktike.

Hapi IV: Punë e pavarurPër të përmbledhur njohuritë e marra në mësimin e ditës, mësuesi/ja i kushton kohë zgjidhjes së ushtrimeve në mënyrë të pavarur. Jepen për t’u punuar ushtrimet f. 121.

Ushtrimi 1. Përcaktoni llojin e fjalive të tekstit të mëposhtëm. Dalloni pjesën kryesore dhe pjesën drejtuese në fjalitë me nënrenditje ose të përziera.- Ashtu siç erdhi vjeshta herët, ashtu erdh dhe dimri. (pjesa kryesore)- Kur bora shkriu, la pas një botë të zymtë, të zverdhur, të zbrujtur. (pjesa kryesore)

Page 125: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

- Pas trungjeve të drurëve më dukej gjithnjë (pjesa kryesore) sikur shikoja teksa zgjatej tinëzisht një dorë katile, e armatosur me një çifte gjahu, drejtuar në një shenjë të largët në hapësirë, ku ravijëzohej në sfondin e qiellit dimëror silueta e një fytyre të dashur e të paharruar për mua.

- Mëngjeseve, malet hidhnin mbi supet e larta guna të murrme mjegullash (pjesa kryesore) që vininte kryet qeleshe të bardha resh.

- Natyra ndërroi krejtësisht porsi në një vjershë të Naimit, porsi në një këngë të De Radës, (pjesa kryesore), por zemra ime nuk ndërroi, se njeriu mësohet me të gjitha ndryshimet në natyrë dhe në jetën e tij, mësohet dhe me vdekjen dhe vazhdon të jetojë duke u përshtatur dhe duke shpresuar, veç zemra e tij nuk mësohet dot kurrë me shëmtimin e jetës së një shoqërie, ligjet dhe natyra e së cilës janë kundër ligjeve dhe kundër natyrës së zemrës së njeriut.

Detyrë:Pasi bëhen vlerësimet për nxënësit, mësuesi/ja jep detyrën e shtëpisë: kërkoni, f. 121.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë në klasë lloje të ndryshme tekstesh që përmbajnë detaje shqisore.

Tema mësimore:- Teksti përshkrues. Përdorimi i detajeve shqisore (2 orë)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:Nxënësi/ja:- identifikon përdorimin e detajeve shqisore;a. dallon detaje në një tekst përshkrues që kapen me anë të shqisave;b. dallon elementin mbizotërues, që lidhet me: pamjen, tingujt, nuhatjen, shijen, prekjen;c. evidenton dhe përdor fjalët kyç të detajeve shqisore; ç. analizon gjuhën e figurshme në një tekst përshkrues;d. shkruan tekst përshkrues duke përdorur detaje shqisore.

Koncepte kyç:- tekst përshkrues,- përshkruan

karakteristikat e një dukurie

- detaje shqisore- gjuha e shqisave

gjuhë e figurshme.

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, libri digjital, lloje të ndryshme tekstesh përshkruese , shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale, Mjedisi, Bashkëjetesapaqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësvePërvijimi i të menduarit/organizues grafik, Analiza e tipareve semantike, Rishikim në dyshe/shkrimi i lirë

Page 126: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Sugjerim e për mësuesin/enNë klasat pararendëse nxënësit kanë marrë njohuri rreth teksteve përshkruese, që vënë në dukje karakteristikat e veçanta të vendeve, objekteve, njerëzve, kafshëve, madje edhe ndjenjave. Qëllimi i përdorimit të tekstit përshkrues është i ndryshëm.Synimi i kësaj teme është të theksojë rolin e shqisave, në perceptimin e realitetit dhe transmetimin sa më me vërtetësi te marrësi. Pra, kjo temë mësimore evidenton mënyrën si mund të përshkruajë nxënësi duke vënë në punë shqisat.Teksti ilustron nëpërmjet shembujve pik ërisht mënyrën si shkrimtarë të ndryshëm kanë vënë në përdorim shqisat për të përshkuar objekte të ndryshme, ndjenja, ngjarje, dukuri etj.

Mësuesi duhet të drejtojë vëmendjen e nxënësve në evidentimin e detajeve që perceptohen me anë të shqisave për të bërë të mundur realizimin e përshkrimit.

Përgjigje të ushtrimeveUshtrimi 1a. Është tekst përshkrues, sepse na përcjell një proces, të cilin autori e percepton nëpërmjet shqisave të ndryshme.b.- Detaje shqisore të të parit: terri u derdh si një rrigë e praruar e rrezeve të hënës...lisat e gjatë duken si fantazma të të trishtueshme,- Detaje shqisore të të dëgjuarit:... është e lidhur dhe e shtrënguar mirë e mirë nga penjtë e qetësisë... penjtë e heshtjes, e cila është e rëndë...edhe qyqja hesht, një klithmë u dëgjua, korbi krokati, lisat shushuruan, as bulku nuk mbeti pa lëshuar zë- Detaje shqisore të të prekurit: nuk desh të përlyhej me nga pikat e gjakut, që i lëshonte prerja e korbit,

c. Figurat letrare të përdorura:Metafora: terri u derdh, një rrigë ... lau kreshtën e malit, syprina... që lëmon buzët dredharake të fushës, penjtë e qetësisë, një yll noton duke lënë mbas vetes një hark të gjatë vezullues, hëna nuk desh të shihte krimin, nuk desh të përlyhej nga pikat e gjakut, një hije kaploi vendin.Epitete: e praruar, e lëmuar, dredharake, të gjatë, vezullues, të trishtueshme, Epitete metaforike: heshtje e rëndë, heshtje e palëvizshme, skaje të grisura, Krahasime: penjtë e qetësisë u prenë si me shpatë, një hije si vdekje kaploi vendin...

Ushtrimi 3.Fragmenti I

- Të nuhatjes: ta thithte atë aromë edhe vetë, vinte erë mjaft e këndshme dhe, kur e afronte dorën te hunda dhe e nuhaste, ndalonte në vend dhe nuhaste, dhe aroma e saj vinte si fllad, premtimi i aromës së saj,- Të prekjes: dora që mbante shtrënguar flakonin... sepse e kam krijuar me duart e mija,- Të pamjes: i vetmi që e kam njohur në bukurinë e tij jam unë, kur po qëndroja matanë kopshtit, ku lozte ajo vajza flokëkuqe...Fragmenti II- Të nuhatjes: ajri i paluejtun aty mbrendë, ishte mbarsun me gjith nduer amsimesh, erë pemësh të pjekuna, erë bari të ri, erë lulesh, erna të ndryshme gjethesh e bimësh të mshefuna nëpër kande të freskëta, të tana kto rna të përzieme,- Të pamjes: erna të ndryshme gjethesh e bimësh të mshefuna nëpër kande të freskëta, nëpërmjet mureve që s’i lejshin me tretë, e me u hapë përtej,- Të shijimit: të fortë e të shëndoshë si pije aromatike.

Page 127: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

Përshkruajnë karakteristika të vendeve,objekteve, dukurive...

objektivTekstet përshkruese

subjektiv

përdoren për qëllime të ndryshme

për të informuar për të bindur për të shprehur ndjenja

1

Figurat letrare:Epitete: i paluejtshëm, të pjekuna, të ri, të freskëta, të përzieme, aromatikeKrahasime: si pije aromatikeMetafora: ajri i paluejtëm aty mbrendë, ishte mbarsun me gjith duer amësimesh, erë të ndryshme... të mshefuna nëpër kande të freskëta, mureve që si lejshin me tretë,Funksioni i tyre është të ndihmojnë në krijimin e perceptimit sa më të gjallë të përshkrimit që përcjell autori.

Ushtrimi 5Fjalët kyç që paraqesin perceptimin me anë të shqisave të tilla, si:Mjedis – kopshti n’at mbasdite të nxehtë heshte në diell, kumbullat dëng me kokrra të pjekuna s’mungojshin, por syt e Lecit, si të tërhjekun prej nji fuqije shortare, kërkuan një kumbull përtej murit....nëpërmjet të cilëve lavireshin vilet e rrushit ende të bleruna e të pashejuna e në midis pemët në rrjesht e rrjesht, zerdelija, pjeshka, dardha, molla ftoj, kumbulla.Lëvizje – heshtja e tij po vlonte me zane të panjehuna, veçse të lehta e me lëvizje disi të shushituna, levizje kandrrash e fluturash zna bletësh e grethesh,..nëpërmjet të cilëve lavireshin vilet e rrushit, u përhapën në at heshtim ari.Forma – lëshojshin hije anave hardhijat e rrëfatuna në huj të tyne me gjeth e stërpikë gurkalli, kumbullat dëng me kokrra të pjekuna,Ngjyra – heshte në diell, vilet e rrushit ende të bleruna, me gjethe stërpikë në gurkali, ngjyrë të bruzët ari i diellit,Shije – e të pashejuna, me kokrra të pjekuna

Ora II

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Përvijimi i të menduarit/ organizues grafikMe anë të organizuesit grafik u kërkohet nxënësve të rikujtojnë njohuritë e marra për tekstin përshkrues në

klasat pararendëse:

Mësuesi/ja mund t’u kërkojë nxënësve të përshkruajnë, duke përdorur një gjuhë të pasur,- pamjen e mjedisit të klasës;- aromën e trëndafilit;- shijen e një frute (ananasit);- ndjesinë kur prek shallin e butë të gjyshes;- tingëllimin e ziles së shkollës.

Duke dëgjuar përgjigjet e nxënësve mësuesi mund t’u drejtojë pyetje të tilla, si:- Çfarë ke përshkruar?- Ku u mbështete për të realizuar përshkrimin ?- Cilat mjete gjuhësore të erdhën në ndihmë?

Page 128: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

- Ç’lloj përshkrimi ke përdorur?- Ç’ rol luajnë shqisat në perceptim? etj.

Ndërtimi i njohurive. Analiza e tipareve semantike.Punohen modelet e dhëna në tekst. Mësuesi/ja e ndan klasën në 5 grupe. Çdo grup ka si detyrë të lexojë

përshkrimin dhe të përcaktojë me anë të analizës së tipareve semantike cilat shqisa ka vënë në përdorim autori, detajet shqisore që përftohen nga shqisat e veçanta dhe figurat letrare të përdorura. Me anë të ushtrimit të mësipërm mësuesi duhet të ngulmojë në përkufizimin e përshkrimit si proces me anë të të cilit përshkruhet ajo çka ndien nga ana shqisore autori i tekstit.

U kërkohet nxënësve të nënvizojnë fjalën kyç të detajit shqisor në përshkrimet e dhëna, p.sh.: - kur theksi vihet te pamja, detajet shqisore janë: në tabandheun dysheme të shtëpisë së tjerrmit, rropatet nëpër hapësirë... e nalt, mbi nja dy kate, trarë të nxirë, dërrasa, tjeglla...

- kur theksi vihet te tingujt: hukamat, ulërima, krratja, dëgjon.- kur theksi vihet te nuhatja: zaliset nga këndellja, e dehur nga poleni, e kapitur si në jerm, errësirë e

freskët kundërmimshumë....- kur theksi vihet te shija: një shije verërash të humbuna, nji amë stinësh ...

- kur theksi vihet te prekja: çoi dorën kah kokrrat e verdha, i shtrëngoi në gishta, si të prekte mishin e njomë...

Përforcimi. Rishikim në dyshe/ shkrim i lirë.

Mësuesi mund ta ndajë klasën në 5 grupe dhe nxënësit në dyshe përshkruajnë perceptime që lidhen me shqisat e të parit, me të dëgjuarit, më të shijuarit, me të prekurit, më të nuhaturit.

Në përfundim lexohet detyra nga çdo grup, nxënësit theksojnë detajet. Mësuesi bën konkluzionet e orës vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 7 f. 100

Në orën e dytë punohen ushtrimet e tekstit.

Ushtrimi 1 – do t’u shërbejë nxënësve për t’u ushtruar në argumentimin pse teksti është përshkrues si dhe në përcaktimin e detajeve.

Ushtrimi 6 shërben për të evidentuar fjalët kyçUshtrime sugjeruese të cilat lidhen më të përshkruarin janë 2, 3.b, 4 mësuesi mund të procedojë duke i

ndarë në grupe nxënësit për të përshkruar ndjesi apo perceptime të ndryshmeUshtrimi 7 synon që nxënësit nëpërmjet komentit të vargjeve të ndërtuara mbi bazën e detajeve shqisore

(të parit e të dëgjuarit) të përshkruajnë bukur ndjenjat që përjetojnë nëpërmjet vargjeve të poezisë.

Mësuesi/ja mund të parashikojë një kohë më të gjatë për shkrimin e lirë.

Page 129: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë në klasë lloje të ndryshme tekstesh përshkruese.

Tema mësimore :- Tekstet rrëfyese përshkruese ( 2 orë)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:Nxënësi/ja:- identifikon tekstin narrativ përshkrues dhe ta shkruajë

atë;- dallon elementet narrative në një tekst përshkrues;- analizon strukturën e tekstit narrativ përshkrues;- evidenton elementet gjuhësore në tekstin narrativ

përshkruese;- përdor teknikat e shkrimit të tekstit narrativ përshkrues.

Koncepte kyç:- tekst përshkrues- përshkruan karakteristikat e një dukurie- detaje shqisore- gjuha e shqisave gjuhë e figurshme.

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, libri digjital, lloje të ndryshme tekstesh përshkruese , shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale,Mjedisi, Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësvePërvijimi i të menduarit/organizues grafik, analiza e tipareve semantike, rishikim në dyshe/shkrimi i lirë

Sugjerime për mësuesin/enQëllimi i kësaj teme është t’u qartësojë nxënësve veçoritë e këtyre teksteve në mënyrë që ata ta kenë të

lehtë për t’i dalluar, por njëkohësisht edhe për t’i shkruar. Ky lloj teksti përdoret gjerësisht në situata të ndryshme jetësore. Ai ka në qendër të tij një ngjarje që i ka ndodhur shkruesit, të cilën ai do t’ia komunikojë dikujt. Prandaj është e rëndësishme të theksohet se në bazë të këtij lloj teksti është rrëfimi i ngjarjeve.

Kjo temë do të zhvillohet në dy orë, nga të cilat ora e parë do të shërbejë për të dhënë njohuritë teorike, kurse ora e dytë do të shërbejë për ushtrim praktik.

Ecuri metodikePër të bërë sa më praktike identifikimin e tyre, në fazën e parashikimit mësuesi mund të përdorë tekste

të ndryshme narrative përshkruese dhe t’u kërkojë nxënësve që të përqendrohen tek mënyra si këto tekste përshkruajnë.

Në këtë fazë mësuesi mund të sjellë në vëmendje të nxënësve çdo të thotë narracion si dhe të krahasojë tekstet narrative letrare me ato joletrare, duke vënë në dukje dallimet dhe ngjashmëritë.

Duke qenë se këto tekste rrëfejnë një ngjarje, për të identifikuar sa më lehtë elementet e rrëfimit mësuesi mund të shënojë në tabelë pyetjet të cilat ua bëjnë nxënësve më të thjeshtë vjeljen e informacionit (Kush,

Page 130: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Çfarë, Kur, Ku, Pse, Si)Duke qenë se elementi specifik i këtyre teksteve është gërshetimi i rrëfimit me përshkrimin, mësuesi duhet

ta drejtojë vëmendjen në bërthamat narrative të tekstit, ku evidentimi i detajeve përshkruese është shumë i rëndësishme, pasi janë pikërisht këto detaje që japin një ide të plotë të ngjarjes së ndodhur. Për këtë mësuesi duhet t’u kërkojë nxënësve të përcaktojnë në tekstet që kanë gjetur:

detaje konkrete përshkruese;informacione që duhet t’u jepen lexuesve për të kuptuar ngjarjen; të dhëna për efektin që shkakton përshkrimi te lexuesi; mbështetja në detajet shqisore;përshkrimi i emocioneve; përdorimi i foljeve.

Material plotësues

Në Valbonë pranë bjeshkëveMe Avniun, Adin dhe Nuredinin me ndihmën e sms-ve, vendosëm të shkojmë bashkë me familjet në Valbonë.

Rezervimin e dhomave e bëmë përmes Nuredinit, i cili është rritur në Tropojë, por për 15 vjet ka jetuar e punuar në Londër. Atje ka pasur kompaninë e tij të ndërtimit, por ka investuar në Shqipëri dhe ka vendosur të jetojë këtu. Prej vitesh frekuenton familjarisht bjeshkët.

Rruga për në Koman, nga ku do të marrim tragetin për të shkuar në Fierzë, është lënë pas dore. Arsyen do ta mësojmë në traget. Pak kilometra pasi lë pas Vaun e Dejës, rruga është në mëshirën e agjentëve atmosferikë. Nxitojmë, sepse trageti niset në orën 9:00. Makthi vjen në rritje, sepse ora ka kaluar dhe ende nuk duket diga e Komanit. Shqetësim i kotë, sepse ne mbërrijmë para tragetit. Një person na orienton për të ekonomizuar hapësirën dhe për t’u bërë vend edhe makinave që do vinin më pas. Shumica e udhëtarëve që po prisnin ishin të huaj. Tre furgonë ruletë me targa franceze, disa makina me targa angleze, njëra prej të cilëve ishte e ndërtuar vetëm për të ecur nëpër shkëmbinj, “shumë e mirë, por shumë e shtrenjtë” - shtoi Nuredini.

Trageti mbërrin me vonesë. Në pritje për udhëtimin shohim ankorimin dhe më pas dy - tre persona që me veprimet e tyre dukej se nuk dinin të bënin gjë tjetër veç orientimin e shoferëve që dilnin dhe hynin në traget. Këtë gjë e bënin shumë mirë. Me ton të lartë, për shkak të zhurmave të erës që sjell gryka, por gjithsesi të krijonin siguri. Siguri që erdhi duke u lëkundur tek unë, Adi dhe Avniu për shkak se trageti po mbushej dhe ne ende ishim jashtë. Nuredini na dha garanci se patjetër kishte vend për të gjithë. Pagesa prej 200 lekësh e një “takse portuale” kthen sigurinë se do të shkojmë në Valbonë. Kanë filluar reshjet e shiut. Makinat tona janë të fundit dhe në traget mezi dallon hapësirë. Paniku rritet në përpjesëtim të drejtë me çdo makinë që zë vend në traget.

- A ka vend për të gjithë? - pyetja është vetëm për katër makinat tona. Po, po.- Varianti i fundit është kthimi sërish mbrapsh dhe marrja e rrugës së Kukësit.- Pas 45 minutash trageti të ngjan me barkën e Noes. Ka bërë vend për trailera me ngarkesë, furgona, foristrada,

makina e sigurisht për të gjithë udhëtarët.- Rruga e re e Kukësit i ka rralluar udhëtimet me traget, - thotë Fisniku, një djalë simpatik nga agjensia High Albania

në Tiranë, që shoqëron turistë në Alpe. Sipas tij kjo është një gjë e mirë, sepse liqeni ndotet më pak dhe ruhet “bukuria e egër” dhe “rruga më e bukur në botë”.

Udhëtimi me traget zgjat dy orë. Megjithëse bie shi, kënaqësia e udhëtimit që të ngjall peizazhi që të rrethon është e papërshkrueshme. Uji i gjelbër i liqenit dhe pamja madhështore e mahnitëse e zinxhirit të maleve, njëri më i madh e më i bukur se tjetri, aty-këtu shtëpi të vetmuara në shpate malesh, lëndina dhe rripa të vegjël tokash që rrethojnë shtëpitë-kulla dhe poshtë tyre varkat. I vetmi mjet komunikimi për këta njerëz, që duket se kanë vendosur të mos “braktisin” këto vende. Duhet të ketë një fuqi të madhe magnetike që i mban “të gozhduar” këta njerëz. Gjatë mbrëmjes në Valbonë dhe të nesërmen duke takuar banorë të zonës bindesh se nga këto male banorët kanë marrë seriozitetin dhe njëfarë solemniteti që nuk e gjen gjetkë. Pamja që të shoqëron nga Komani në Fierzë bën që dy orë të duken më pak se 20 minuta. “Me një pamje të tillë do të udhëtoja gjithë jetën”, - thotë një angleze, bashkëshorte e një djali nga

Tropoja që ka ardhur edhe ajo për të shijuar Bjeshkët.

Page 131: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Me të mbërritur në Fierzë, pak kilometra më tej në të djathtë të rrugës, ndalojmë në një lokal që duket se është ndërtuar vetëm me gurë lumi. Për drekë: peshk, sallatë dhe bukë misri e përgatitur edhe me shëllirë. Këtë bukë misri do ta kërkonte i madh e i vogël nga grupi ynë sa herë uleshim për të ngrënë. E vemja gjë që nuk shkon është një shishe uji në banak. Nuk kishim ardhur për të pirë ujë nga shishet plastike. Kërkuam ujë Valbone. Ky ishte takimi i parë me Valbonën.

Pas 5 minutash udhëtim me makinë, kalojmë Bajram Currin dhe lëmë pas Margegajn. Në të majtë, në urën e parë, sheh grykën e Dragobisë nëpër të cilën rrjedh uji i pastër i Valbonës. Rruga për në Valbonë ka një peizazh të mahnitshëm. Këtu malet takojnë retë. Aty-këtu dallon se majat e maleve janë mbi re. Sado profesional të jetë aparati fotografi dhe, sado përvojë të kesh me fotografinë, e ndien veten amator dhe të pafuqishëm për të rrokur atë që sheh syri. Mali i Dajtit me të cilën mburremi në kryeqytet, duket si maket përballë alpeve. Këtu çdo detaj që sheh duket se Zoti e ka bërë për të kënaqur syrin e njeriut. Vendi është thjesht i mrekullueshëm dhe malet sikur i japin siguri gjithkujt. Këtu është vendi ku takohet mikpritja e njeriut me atë të maleve.

Të nesërmen në barin e hotelit, xha Fetahu me origjinë nga Skrapari, që fatkeqësisht vitet më të bukura të jetës i ka kaluar në burgje e internime thotë i habitur: “Male ka edhe andej nga ne, por këtu ka bimësi, ka pemë, ka livadhe të mrekullueshme. Edhe malet janë mikpritëse”. Sapo futemi në Dragobi, një djalosh biond po gjuante (jo me dinamit, por me kallam) peshk. Adi, që kishte ndaluar me makinë pak më parë, takohet me të. Kur afrohet, dalloj Granitin. Afro 10 vjet më parë kemi punuar bashkë në gazetë.

- Po ti?Graniti kthen pak kokën djathtas dhe tregon shtëpinë që ndodhej 50 metra më tej.- Këtu është shtëpia ime.- Po çfarë dreqin ke kërkuar në Tiranë, - mërmërita i pasigurt nëse kishte kuptim që Graniti ta dëgjonte këtë pyetje, që

më shumë se pyetje kishte dhe nuanca “mallkimi”. Tani, jo vetëm e kemi afër Tiranën, por shkojmë rehat. Nga këtu dy orë deri te tuneli (rruga kalon përmes Gjakovës – Prizrenit - Kukësit) dhe nga tuneli për dy orë në Tiranë. Ai tregoi me gisht tregues një “ishull” me pemë të vogla në mes të Valbonës dhe, si të kishte dëgjuar “mallkimin” tim, thotë: “Aty do të ngre një lokal vitin tjetër”.

Lokalet mbi lumenj nuk mungojnë as në Jug, as në Veri të vendit, por ideja e fillimit të “shfrytëzimit” të lumit më të pastër dhe fakti se rruga është gati për asfalt më kujtoi batutën e Fisnikut në traget. Po e pyesnim për kafshët e egra dhe ndonjë rrezik të mundshëm. Si djalë i gjezdisur në gjithë zonën, aq më tepër me zanatin “udhërrëfyes”, fjala e tij kishte autoritetin e një plaku të moçëm. - Jo mor burrë çfarë kafshe e egër! Kafsha më e egër është njeriu. Nuk ka fuqi kafsha të bëjë atë të keqe që i bën njeriu natyrës.

Në mbrëmje, në bar-restorantin e fshatit turistik dëgjova për idenë se mund të ngriheshin hidrocentrale të vogla përgjatë Valbonës! Nuk di se sa do të fitohej nga kjo ide, por e sigurt është se do të dëmtonim në mënyrë të pakthyeshme një nga perlat që aq bujarisht na e ka falur Natyra. Valbona të shoqëron gjatë gjithë rrugës. diku zhduket dhe shfaqet sërish. Duke ecur në luginë, nëpër zallin e lumit që nuk ka ujë sapo kalon fshatin Rragam, përballë malit pak më poshtë se mesi i lartësisë sheh duke rrjedhur si katarakt nga shkëmbi ujin e Valbonës. Në majë të malit ende ka dëborë. Uji bie nga lartësia ecën disa dhjetëra metra dhe zhduket nëntokë për t’u shfaqur sërish pas 3 apo katër kilometrash. Ujë bore që filtrohet me gurëve dhe të jep ndjesinë e akullit sapo përpiqesh të pish një gllënjkë me pëllëmbë. Edhe gurët këtu janë ndryshe. Gjen gurë me ngjyrë të gjelbër apo dhe gurë të krijuar nga 7 apo 8 sendimente të ndryshme. Nga ideja për të marrë suvenire falas, hidhemi në praktikë...

Darka është e shijshme dhe, më shumë se shërbimi, shija vjen nga ushqimet bio që të serviren. Por, në Valbonë kemi ardhur për natyrën dhe jo për t’i vënë yjet hotelit apo notën kuzhinës. Të nesërmen në mëngjes të gjithë i vëmë notat maksimale “cilësisë së gjumit”. Duke hamendësuar për “axhendën” e ditës, të kujtohet proverbi se udhëtimi është më i rëndësishëm se destinacioni.

Gjatë gjithë ditës nuk kam oreks. Nuredini e njeh këtë proces dhe duke përdorur metaforën e filtrit të makinës thotë se do të kesh problem pak sa të “dounload-osh” ajrin e Tiranës. Mushkëritë ende nuk po merrnin veten nga ajri i pastër. Kjo ndodh edhe me fëmijët. Torturës së nënave për të ushqyer nazelinjtë e vegjël i vjen fundi brenda 24 orëve. Edhe më i vogli i ekipit në mbrëmje mbllaçit gjithë shije bukën e misrit me djathë.

Dalim nga bari i hotelit dhe ecim drejt luginës më në Veri. Përtej ndodhet Gucia, pak më në perëndim është Thethi. Tek një pemë është vendosur një tabelë: “bjeshkët e bekuara”. Ky është epiteti që meritojnë Bjeshkët dhe

Page 132: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

jo “Bjeshkët e Namuna” që I kanë thënë ato që nuk mundën t’i merrnin me luftë. Pas 10 minutash në anë të luginës

Page 133: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

është një shkollë e braktisur. Nga dritaret dallohen bankat e vogla dhe dërrasa e zezë. Germat e alfabetit të shkruar me shkumës, për nga bukuria duket se janë bërë me program kompjuterik. Lëndina që rrethon shkollën ka një aromë që nuk mund të përshkruhet. Në një metër katror bar mund të numërosh 8-10 lloje të ndryshme lulesh. Aty kupton pse mjalti ka atë shije të rrallë. Qetësia është imponuese. Mungesa e valëve të celularit bën që të ndihesh vërtet zot i vetes. Ndonjë zile e largët thyen heshtjen e natyrës. Shumë kulla janë braktisur. “Njerëzit kanë zbritur poshtë”. Por ka nisur kujdesi për të rikthyer jetën në kulla. Gjatë muajve të verës njerëzit kanë nisur të kthehen në shtëpitë e tyre...

***Sapo futesh në Tiranë ndien një zagushi të lehtë. Kanë mjaftuar dy ditë në Valbonë për të pastruar mushkëritë dhe për

të kuptuar se duhet qëndrosh më shumë në Valbonë, pranë Bjeshkëve... të bekuara.

Lutfi Dervishi, Gazeta Start, 05.08.201

Zgjidhje e ushtrimeve

1. Analizoni foljet në tekstin e mëposhtëm.Kam kujtime shumë të bukura, sepse atëherë shumë nga banorët e Durrësit ishin myslimanë edhe pjesa

tjetër ishin të krishterë ortodokse ... Gratë duhet të mbuloheshin, ndërsa unë që isha veçse një shkollare 15-vjeçare vija vërdallë nëpër qytet me pantallona të shkurtra dhe mbaj mend se një grup të rinjsh që vinin nga familjet e pasura të Durrësit e kishin studiuar në Itali nuk mund t’u besonin syve që isha e vërtetë dhe erdhën të më pyesnin se ç’bëja në Durrës. Unë u tregova historinë time dhe nga ky takim lindi një miqësi shumë e mirë”, vijon Epstein.

Fjalët e nënvizuara janë folje.Mbizotërojnë foljet në mënyrën dëftore në kohën e pakryer: ishin, isha, vija, vinin, pyesnin, bëja,Por ka edhe folje në kohën e kryer të thjeshtë ose të kryer të dëftores, si: kishin studiuar, tregova, lindi apo

në kohën e tashme, si: kam, mbaj, vijon, të cilat lidhin ngjarjen me rrëfyesin e saj, që tregon në të tashmen.Janë përdorur edhe folje në mënyrën lidhore, të shoqëruara me foljet modale mund e duhet që shprehin

mundësi ose domosdoshmëri, si: duhet të mbuloheshin, mund t’u besoninEdhe foljet në mënyrën lidhore janë në kohën e pakryer.

2. Zëvendësoni disa nga foljet e përdorura në tekstin e mësipërm, pa ndryshuar kuptimin e tekstit.Ruaj kujtime shumë të bukura, sepse atëherë shumë nga banorët e Durrësit ishin myslimanë edhe pjesa

tjetër ishin të krishterë ortodokse ... Gratë duhet të mbuloheshin, ndërsa unë që isha veçse një shkollare 15-vjeçare vërdallosesha nëpër qytet me pantallona të shkurtra dhe më kujtohet se një grup të rinjsh që kishin prejardhje nga familjet e pasura të Durrësit e kishin studiuar në Itali nuk mund t’u besonin syve që isha e vërtetë dhe filluan të interesoheshin se ç’bëja në Durrës. Unë u tregova historinë time dhe nga ky takim lindi një miqësi shumë e mirë”, vijon Epstein.

3. Ndryshoni kohët e foljeve në tekstin e mësipërm.Do të kem kujtime shumë të bukura, sepse sot shumë nga banorët e Durrësit janë myslimanë edhe pjesa

tjetër janë të krishterë ortodokse ... Gratë duhet të mbulohen, ndërsa unë që jam veçse një shkollare 15-vjeçare vij vërdallë nëpër qytet me pantallona të shkurtra dhe do të mbaj mend se një grup të rinjsh që vijnë nga familjet e pasura të Durrësit e kanë studiuar në Itali nuk mund t’u besojnë syve që jam e vërtetë dhe vijnë të më pyesin se ç’bëj në Durrës. Unë do t’iu tregoj historinë time dhe nga ky takim do të lindë një miqësi shumë e mirë”, do të vijojë Epstein.

Page 134: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

4. Analizoni mbiemrat në tekstin e mëposhtëm.Vjeshta po kalon ndërrueshëm me vapë e fortunë, dridhje shtërpie lara-lara nëpër dushk Thonë: kohën që

vjen askush të mos presë një ditë të mirë (mbiemër cilësor, gj. femërore, n. njëjës, r. kallëzore, i nyjshëm, shkalla pohore). Si kështu! Kaq pabesim në jetë? E njëmend erdhi moti krejt i mirë , (mbiemër cilësor, gj. mashkullore,n. njëjës, r. emërore, i nyjshëm, shkalla sipërore); lak i gjatë pa nyja (mbiemër cilësor, gj. mashkullore, n. njëjës,r. emërore, i nyjshëm, shkalla pohore). Dranjes iu sqarue drita e synit si me dashë me pa si asnjë breshkë ndojherë kreshtat e maleve larg-larg mbulue me borë të bardhë ( mbiemër cilësor, gj. femërore, n. njëjës,r. kallëzore, i nyjshëm, shkalla pohore) : vetëm prei atij vezullimi u ndez dheu e uji mori flakë. Jo, nuk ishin vargmale ato, po fletëza arnejsh në vërvitje në skajin e pyllit, një flakim peshe larg dhe përpara turra kajzish të vegjël (mbiemër cilësor, gj. mashkullore, n. shumës, r. rrjedhore, i nyjshëm, shkalla pohore) barnash të thata (mbiemër cilësor, gj. femërore, n. shumës, r. rrjedhore, i nyjshëm, shkalla pohore). Vjeshta po kalonte, por gredhi me za të burrnueshëm (mbiemër marrëdhënior, gj. mashkullore, n. njëjës, r. kallëzore, i nyjshëm) kurrë kërkoi ndër lisa e gjeti ç’ka lypte: pemë të çame përgjysmë me erën e athët (mbiemër cilësor, gj. femërore, n. njëjës, r. kallëzore, i nyjshëm, shkalla pohore) në lang. Një lloi bretkose, thithlopa e ngime (mbiemër cilësor, gj. femërore, n. shumës, r. emërore, i nyjshëm, shkalla pohore), i merr amë në hapësi qumështit që shkumbon në vedër mes gjujve të mjeltores, gërmuq në shkam, ende të pashtitëruem mirë për këtë zeje. Edhe pse tepër ngjyra në këtë vend, koha përputhet për kohë përkueshëm, pa u vra aspak sendi për send.

Dranja, Martin Camaj

FjalorKajz - lule në formë kallëzash

KujtojmëMbiemrat cilësorë tregojnë cilësi. Kjo cilësi kapet nëpërmjet shqisave ose përfytyrohet sie tillë, si p.sh.:

ngjyra, forma, madhësia, ngjyra, shija, cilësi të karakterit etj.Mbiemrat marrëdhëniorë tregojnë marrëdhënie të një sendi me një tjetër, të një dukurie me një tjetër etj. si

marrëdhënie lëndore, përkatësie, kohore, hapësinore etj.Këta mbiemra janë gjithmonë të prejardhur, zakonisht nuk kanë shkallë, nuk formojnë emra abstraktë.

Ushtrimi 5Detajet shqisore të të parit:Zogjtë ishin ulur prej vapës, ... dhe hija e pemëve ishte shkurtuar, fletët e shelgjeve çuditërisht të bardha si

të ishin prej alumini, disa pisha të pushtuara nga shermashekët kacavjerrës dukeshin sikur kishin veshur rreth trupit një peliçe të gjelbër…

Detaje shqisore të të dëgjuarit:...Dukej sikur pyllin e kishin pushtuar gjinkallat. Ngjante sikur në çdo dru ndodheshin me mijëra gjinkalla

dembele që bënin fresk me krahët e tyre si luspa…Detaje shqisore të të shijuarit;Grykën e kishte të thatë e të kripur nga pluhuri, dhe gjuhën e ndiente të trashur, … dhe shijen të athët, po

ai i hëngri dhe ndjeu një farë freskie, sepse goja iu mbush me pështymë tamam sikur kishte përtypur ndonjë limon.

Detaje shqisore të të nuhaturit:fletët mishtore të mersinave lëshoni erë mjalti……frymëmarrja ishte shpejtuar dhe gjoksi i ulej dhe i ngrihej.

Tani merrte frymë me gojë, si një langua i lodhur.Detaje shqisore të prekjes:sytë i digjnin nga djersa, dielli digjte, nga lëvorja e pishave kullonte rrëshirë e verdhë si sumbull e trashë,

mishin e kishin të fortë …

Page 135: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

Tekstet narrative përshkruese

1

detajet narrative me ato përshkruese konkrete ndërthuren për të bërë sa më të gjallë veprimet e personazheve: kemi një përdorim të gjerë të foljeve të tilla si:

ishin tulatur, kishin pushtuar, vraponte, merrte fryme, e shtynte, këpuste, gjeti, doli, s’bënte, e mundonte, kishte ndjekur, u zgjatën…

- përdorime të shumta të mbiemrave për të përshkruar emocionet:e verdhë, e trashë, mishtore, të bardha, kacavjerrës, i lodhur, të thatë, të kripur, të trashur, të athët, të fortë,

të gjata të dobëta, të cekët,…

Në fund mësuesi bën konkluzionet e orës dhe vlerëson pjesëmarrjen e nxënësve në mësim.Detyrë shtëpie: ushtrimi 6. f. 106

Parashikimi. Përvijimi i të menduarit/ organizues grafikMe anë të organizuesit grafik u kërkohet nxënësve të rikujtojnë njohuritë për tekstin narrativ përshkrues.

rrëfejnë dhe përshkruajnë bazohen në ngjarje të ndodhura

letrat për miqtë familjarëtllojet në media (reportazhet)

përdoren në jetën e përditshme

Mësuesi mund t’u sugjerojë nxënësve të lexojnë dy tekste (mësuesi mund të përdorë si modele tekstet e shënuara në mjetet mësimore ose mund të sjellë në klasë shembuj të tjerë) dhe të përcaktojnë si realizohet përshkrimi.

Shtron pyetjen: -Cili është qëllimi i tyre?

Ndërtimi i njohurive. Lexim me kodim të imët të tekstit/analiza e tipareve semantike.Në këtë fazë të mësimit mësuesi mund t’u sugjerojë nxënësve që të lexojnë në heshtje për 5 minuta

tekstin Nga Ishmi në Brera, të piktorit Ibrahim Kodra, dhe të identifikojnë në të:- Kush (përshkrimi i atij që përfshihet në ngjarje)- Kur (përshkrimi i kohës kur ka ndodhur ngjarja)- Ku (përshkrimi I vendit ku ka ndodhur ngjarja)- Çfarë (përshkrimi i ngjarjes)- Pse (përshkrimi i shkakut)- Si (Përshkrimi i zgjidhjes)Mësuesi mund të marrë përgjigje të tilla si:- Kush – Ibrahim KodraHap pas hapi zbulohen elementet e strukturës:

Si shprehet edhe në llagapin tim “kodra”...Vendlindja ime Likmetaj ndodhej mbi një kodrinë që me disa fshatra të tjerë të bashkuar mes tyre, krijuan zonën e Ishmit…

Hyrjapersonazhet, (kush?)vendi, (Ku?)konflikti ose situata ku përqendrohet ngjarja (çfarë?)

ngjarje të përjetuara nga

aplikimet për shkollë,

Page 136: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

TrunguPërshkrimi i zhvillimit të ngjarjes, që arrin pikën kulmore dhe shoqërohet me intensitet emocional.

Si?

Kam lindur më 22 prill të vitit 1918 pra vetëm pak mote nga çlirimi i këtyre trojeve nga zgjedha e tmerrshme turke….kur isha tre vjeç humba time më, Xhixhën, që vdiq në lindje e sipër…... Një herë kur u kthye nga udhëtimi më pruri një fletore dhe disa lapsa dhe më mësoi të shkarravisja emrin tim në gjuhën arabe...kështu që zemra më shtyu që në fletore të hidhja gjithçka që më qarkonte e që shikoja: pra malet në formë gotash, detin që shquhej në horizont...Vizatimet e para lanë tek unë gjurmë të thella... nga ana tjetër unë vetë arrita të zbuloj që vizatimi si lëndë studimi më sillte gëzim pa kufi dhe sigurisht për të do të jepja më shumë se për çdo gjë tjetër...Vdekja e nënës sime mëje më la një plagë që do të mbetej e pambyllur.

MbylljaPërmblidhet mesazhi që del nga ngjarja e përshkruar

Nëna e kish zakon të më merrte në krahë dhe dendur të më thoshte “ do të të nisim për në Paris”. Për të Perëndimi paraqiste botën e përparuar ku çdo djalosh të mund të përmbushte ëndrrën e tij. Ndoshta bindja e patundur e nënës ishte e tillë saqë ky parashikim të dilte i vërtetë...Ndonëse në lulen e moshës..., ia doli të mëkonte një dashuri të atillë që nuk do të mund ta harroja. Që aso kohe të gjitha nënat në moshë të re do të merrnin emrin Xhixhe.

Mësuesi u kërkon nxënësve që me anë të analizës së tipareve semantike të ngulitin disa nga veçoritë strukturore të tekstit narrativ përshkrues, si:

- mbështetja me përshkrime e narracionit;- përdorimi i përshkrimeve shqisore (detaje shqisore);- përshkrimi i hollësishëm i emocioneve;

përdorimi i foljeve, që tregojnë gjendje dhe veprime, përdorimi i kohës së pakryer të mënyrës dëftore, si edhe i së kryerës së thjeshtë, që e tregon veprimin të përfunduar në një çast të së shkuarës.

Ilustrim të veçorive strukturore të tekstit narrativ përshkrues.- Mbështetja me përshkrime të narracionit:

Vendlindja ime Likmetaj ndodhej mbi një kodrinë që me disa fshatra të tjerë të bashkuar mes tyre, krijuan zonën e Ishmit, ... Kjo zonë mbante emrin e lumit Ishëm, i cili përshkon fushat e pakta të Tiranës, derdhet në detin Adriatik….- Përdorimi i përshkrimeve shqisore:

kështu që zemra më shtyu që në fletore të hidhja gjithçka që më qarkonte e që shikoja: pra malet në formë gotash, detin që shquhej në horizont si dhe shtëpitë e fshatit..

- Përdorimi i fjalëve që përshkruajnë emocionet:sot kur rrëkëllej në mendje kohërat e largme, arrij të kuptoj se vitet e fëmijërisë time në Ishëm nuk kanë qenë të lumtura. Humbja e sime mëje ishte një plagë që do të mbetej e pambyllur.- Përdorimi i foljeve –Vendlindja ime Likmetaj ndodhej mbi një kodrinë që me disa fshatra të tjerë të bashkuar mes tyre,

krijuan zonën e Ishmit, mjaft e njohur në Shqipëri që nga grekët e lashtë që e patën quajtur Isamnus, dhe më pas nga romakët me emrin Pistum. Kjo zonë mbante emrin e lumit Ishëm, i cili përshkon fushat e pakta të Tiranës, derdhet në detin Adriatik… mund të shkoqisësh……

Mësuesi mund të tërheqë vëmendjen e nxënësve mbi rolin e foljeve të përdorura në kohën e pakryer, e cila tregon një veprim në zhvillim e sipër në një çast të caktuar të së shkuarës, në lidhje me çastin e ligjërimit veprimi i shprehur nga folja në të pakryerën është i papërfunduar në të shkuarën ….

Në bazë të kësaj veprimtarie mësuesi mund ta ndajë klasën në grupe dhe nxënësit mund të punojnë me ushtrimet 1, 2,3,4.

Page 137: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Page 138: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Përforcimi. Rishikim në dysheNë fazën e përforcimit mësuesi mund t’u kërkojë në dyshe nxënësve të analizojnë detajet përshkrues të

ushtrimit nr. 5.

Ora e dytë do të përdoret për përforcimin e njohurive nëpërmjet zgjidhjes së ushtrimeve. Një vend i veçantë i duhet lënë shkrimit të lirë dhe veçanërisht redaktimit të tij. Nxënësit nëpërmjet modeleve, skemave, fjalorit që rekomandohet të mundin të shkruajnë vetë një tekst narrativ përshkrues.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë në klasë lloje të ndryshme tekstesh përshkruese bindëse.Tema mësimore:

- Tekstet përshkruese bindëse (1 orë)Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxënësi/ja:

- identifikon tekstin përshkrues bindës- dallon elementet të një teksti përshkrues bindës;- analizon strukturën e tekstit përshkrues bindës;- evidenton elementet gjuhësore në tekstin përshkrues

bindës;- përdor teknikat e shkrimit të tekstit përshkrues bindës.

Koncepte kyç:- tekst përshkrues- tekst përshkrues bindës- bind

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, libri digjital, lloje të ndryshme tekstesh përshkruese bindëse , shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale,Mjedisi, Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësvePërvijimi i të menduarit/ organizues grafik, analiza e tipareve semantike, rishikim në dyshe/shkrimi i lirë

Organizimi i orës së mësimit Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Përvijimi i të menduarit

objektiv

Përshkruan

Synon të bindë

Teksti argumentues bindës

I përditshëm si reklamë apo njoftim

Gjendet në shtypin

Jep informacion për ndjenjat e opinionet e autorit

Page 139: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Mësuesi/ja lexon dy lloje tekstesh përshkruese bindëse (tekst që përmban vetën fakte, tekst që përmban fakte dhe opinion)- Jepet me qira kati i parë i një vile dykatëshe me dhomë gjumi e kuzhinë të kompletuar, ballkon, korridor dhe banjë.- Jepet me qira kati i parë i një vile të mrekullueshme dykatëshe, me dhomë gjumi të pajisur me shumë shije, kuzhinë të kompletuar, ballkon të madh dhe të bukur, korridor dhe banjë.

Ndërtimi i njohurive: Organizues grafik, analiza e tipareve semantikeMësuesi/ja e ndan klasën në grupe dhe u kërkon të përshkruajnë shtëpinë e tyre në dy mënyra:- duke u mbështetur vetëm në fakte- duke u mbështetur në fakte dhe opinionin e tyre personal.Për këtë arsye mësuesi/ja ndërton ditarin tre pjesësh ku shënon hapat në të cilat duhet të kalojë përshkrimi:

Hapi I Hapi II Hapi IIIFaktet Opinione dhe gjuhë bindëse Mënyrat e shkrimitShkruani faktet.• Planifikoni përshkrimin. Bëni

një liste ose skemë.Filloni me një hyrje të përgjithshme (numrin e dhomave, tarracën, oborrin etj.), të ndjekur nga vendi (në qendër të qytetit, afër dyqaneve, afër rrugës etj.)Përmendni karakteristika të veçanta (zonë e veçantë etj.).

Imagjinoni sikur ju po përpiqeni ta shisni shtëpinë (ose ta jepni me qira). b) Rishkruani përshkrimin që bëtë duke përdorur gjuhë tëfigurshme interesante dhe bindëse.• Përdorni mbiemra për të zgjeruar informacionin për shtëpinë tuaj.• Mendoni për gjuhën bindëse. Qëllimi juaj është që të bindni njerëzit të vijnë dhe të shohin shtëpinë tuaj.• Fjalitë të jenë të qarta dhe të sakta.

Shkruajeni përshkrimin tuaj në kompjuter.• Ju mund të përdorni përmasa të

ndryshme shkronjash.• Shtojini përshkrimit një figurë.• Bëni një fotografi të shtëpisë

dhe shtojeni në dokument.

Filloni me një hyrje të përgjithshme (numrin e dhomave, tarracën, oborrin etj.), të ndjekur nga vendi (në qendër të qytetit, afër dyqaneve, afër rrugës etj.)Përmendni karakteristika të veçanta (zonë e veçantë etj.).a) Imagjinoni sikur ju po përpiqeni ta shisni shtëpinë (ose ta jepni me qira).b) Rishkruani përshkrimin që bëtë duke përdorur gjuhë të figurshme interesante dhe bindëse.• Përdorni mbiemra për të zgjeruar informacionin për shtëpinë tuaj.• Mendoni për gjuhën bindëse. Qëllimi juaj është që të bindni njerëzit të vijnë dhe të shohin shtëpinë tuaj.• Fjalitë të jenë të qarta dhe të sakta. Shkruajeni përshkrimin tuaj në kompjuter.• Ju mund të përdorni përmasa të ndryshme shkronjash.• Shtojini përshkrimit një figurë.• Bëni një fotografi të shtëpisë dhe shtojeni në dokument.

Lexohen disa nga përshkrimet e nxënësve, evidentohen specifikat e përshkrimit bindës.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në dysheNxënësit punojnë me ushtrimet 1, 2, f. 136 Vlerësimi i nxënësve mbi punën e bërë.

Page 140: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Detyrë: ushtrimi 3, f. 136

Page 141: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë në klasë lloje të ndryshme tekstesh përshkruese bindëse.

Tema mësimore:- Tekstet përshkruese bindëse në medien e shkruar (1 orë)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxënësi/ja:- identifikon tekstin përshkrues bindës në medien e shkruar;- dallon elementet të një teksti përshkrues bindës në medien e

shkruar;- analizon strukturën dhe elementet e tekstit përshkrues bindës;- përdor teknikat e shkrimit të tekstit përshkrues bindës.

Koncepte kyç:- tekst përshkrues bindës- përshkruan në mënyrë

objektive- ka synim të bindë.

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, libri digjital, lloje të ndryshme tekstesh përshkruese bindëse , shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale, Mjedisi,Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësvePërvijimi i të menduarit/ organizues grafik, analiza e tipareve semantike, rishikim në dyshe/shkrimi i lirë

Organizmi i orës mësimore Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Përvijimi i të menduarit Mësuesi/ja rikujton njohuritë me nxënësit për tekstin publicitar:- përshkrim subjektiv- përdoret në gazeta, revista, broshura- lëvrohet në formën e një reportazhi ose libër udhëtimesh etj.

Ndërtimi i njohurive: Analiza e tipareve semantikeMësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë tekstet Ejani në kompleksin “Parku i gjelbër” dhe “Parku Kombëtar i Lurës, magjepsje mes 14 liqeneve”, të cilët ndarë në dy grupe evidentojnë veçoritë e tyre. Nxënësit do të analizojnë tekstet me anë të teknikës analiza e tipareve semantik në ditarin dypjesësh.

Page 142: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Grupi ITeksti - Ejani në kompleksin “Parku i gjelbër”Veçoritë Shembuj nga tekstiDetajet përshkruese të natyrës Plot hijeshi gjendet i vetëm atje majë kodre, mes një pylli plot sekrete

dhe natyrë të virgjër me vështrim nga gjiganti mali i Tomorit dhe nga Berati me një histori 2400-vjeçare. “Parku i gjelbër” ofron për të gjithë ata që duan të zgjohen mes ajrit të pastër, aromës së pishave dhepamjes përrallore të lindjes së diellit mbi malin e Tomorit

Detaje historike përshkruese Tetë dhomat e hotelit janë punuar plot mjeshtëri duke ruajtur traditëndhe kulturën e Beratit 2400-vjeçar

Detaje përshkruese të mjedisit Gjithçka në to është punim druri, stil antik dhe nuk mungojnë kushtetbashkëkohore si: televizor, kondicioner, frigorifer apo wireless

Detaje përshkruese të ushqimit Perimet e ndryshme të ziera apo të skarës, kungujt e furrës mbushur me oriz dhe presh, pispilia e famshme e zonës (lakror me miell misri dhe barishte të egra), patëllxhanët e furrës me qepë e mish viçi të grirë, byreku i famshëm me presh e oriz apo mishrat e shumta ngatë imëtat që rriten në malin e Tomorit, deri zogjtë e fshatit me oriz...

Nxënësit evidentojnë veçoritë dhe argumenton pse ky është një përshkrim bindës.

Grupi II - Parku Kombëtar i Lurës, magjepsje mes 14 liqeneveVeçoritë Detajetdetajet përshkruese objektive që lidhen me

- Me të dhënat gjeografike:shtrihet në malësinë e Lurës, midis luginës së Drinit të Zi në lindje, pellgut të Matit në perëndim, luginës së Serriqes në veri dhe malit të Dejës në jug. Ai ka një sipërfaqe prej 1 280 ha dhe shtrihet në një lartësi nga 1 350 – 1 720 metra mbi nivelin e detit- Me përbërjen e florës dhe faunës;Në liqen rritet një bimësi ujore, veçanërisht zambaku i ujit me lule të bardha të mëdha, të cilat në stinën e verës mbulojnë gjithë sipërfaqen e liqenit duke i dhënë atij një bukuri të rrallë. Bota bimore e këtij parku është e pasur dhe të shumëllojshme...- Bota shtazore:Bota shtazore është nga më të rrallat e vendit tonë dhe përfaqësohet nga ariu i murrmë, rrëqebulli, zardafi, dhia e egër, kunadhja e kaprolli, ujku etj. Nga shpendët është i përhapur gjeli i egër, shpendi më i madh i familjes së fazanëve, por mjaft i rrallë....

detajet përshkruese bindëse

... peizazhe që të lënë pa frymë, pasuri të shumta natyrore dhe dhjetëra mundësi për sporte e aktivitete të tjera... mbulojnë gjithë sipërfaqen e liqenit duke i dhënë atij një bukuri të rrallë.Parku Kombëtar i Lurës ka vlera shkencore estetike, peizazhore, turistike mjaft tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj. Aktivitetet kryesore në këtë park janë ekoturizmi, sportet dimërore, alpinizmi dhe hipizmi. Ato zhvillohen në livadhin “Fushae pelave”, që gjendet në pjesën jugore të parkut dhe ka një sipërfaqe prej 18 ha.

Page 143: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

përmblidheni shkurt qëllimin e autorit në këtëshkrim

Publiciteti për qëllime të frekuentimit turistik, për informim të lexuesve të ndryshëm mbi bukuritë natyrore të vendit

Cilit lexues (marrës) idrejtohet ai?

Turistëve( të huaj e vendas)

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të evidentojnë veçori gjuhësore të tekstit përshkrues të trajtuara në temat mësimore pararendëse.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Diagrami i Venit, shkrim i lirëPas diskutimit të teksteve, mësuesi/ja u kërkon nxënësve të krahasojnë tekstet me anë të një diagrami Veni.

Ejani në kompleksin “Parku igjelbër”

Parku Kombëtar i Lurës,magjepsje mes 14 liqeneve

StrukturëPërmbajtjeGjuhëQëllimi i tekstit

Nxënësit punojnë të pavarur me ushtrimin 2, f. 137. Lexohen punimet, bëhen vlerësimet e tyre.

Detyrë: Shkruani një reportazh për vendin tënd të preferuar

Page 144: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë në klasë lloje të ndryshme esesh përshkruese.Tema mësimore:

- Eseja përshkruese (2 orë)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhës

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:Nxënësi/ja:- identifikon esenë përshkruese;- dallon elementet përbërës të një eseje përshkruese;- analizon strukturën dhe elementet gjuhësorë të saj;- përdor teknikat e shkrimit të esesë përshkruese.

Koncepte kyç:- ese përshkruese- përshkruan- persona- vende- objekte- përshtypje- objektive- subjektive.

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, libri digjital, lloje të ndryshme esesh përshkruese , shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave − Të drejtat e njeriut − Vendimmarrja morale − Mjedisi −Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësvePërvijimi i të menduarit/ organizues grafik, punë në grup, Rishikim në dyshe/shkrimi i lirë

Organizimi i orës së mësimitOra ILidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Përvijimi i të menduaritMësuesi/ja shtron për diskutim me nxënësit esenë përshkruese dhe karakteristikat e saj. Shënon në organizuesin grafik këto karakteristika.Eseja përshkruese

• -Përdoret për të përshkruar persona, vende, njerëz• -Përshkrimi nga këndvështrimi personal i autorit• - Synon t’i sjellë lexuesit imazhin e gjallë• - Mund të jetë objektive( faktet)/ subjektive (marrëdhënia me objektin që përshkruhet)• - Jep të gjitha detajet e objektit që përshkruan• - Përshkruan, por nuk rrëfen• - Vendos faktet në mënyrë kronologjike• - Vendos në qendër një emocion të caktuar

Page 145: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

• - Mbizotëron vetëm përshtypja e personit që shkruan esenë.

Page 146: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Ndërtimi i njohurive: Punë në grupPër t’ u aftësuar në mënyrat e përshkrimit, mësuesi/ja ndan klasën në grupe dhe u kërkon të punojnë me ushtrimet 1,2 7Mësuesi/ja orienton nxënësit drejt përshkrimit objektiv të një vendi (ushtrimi 1), përshkrimit subjektiv të një personi në foto (ushtrimi 2), përshkrimit të një objekti (ushtrimi 7)Diskutohet me nxënësit mënyra e përshkrimit dhe u kërkohet të hetojnë nëse u janë përmbajtur veçorive të esesë përshkruese të përmendura në organizuesin grafik.

Ora II

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Shkrim i lirëMësuesi/ja ndan klasën e grupe dhe u kërkon nxënësve të përshkruajnë një preson, një objekt, një vend duke u mbështetur në teknikat specifike të përshkrimit për secilin prej tyre. I ndihmon nxënësit me tabelat përkatëse që gjenden në librin e nxënësit. Lexohen esetë dhe diskutohet mbi mënyrën e ndërtimit të tyre.

Detyrë: ushtrimi 6 f. 147

Fusha:Gjuhët dhe komunikimiLënda: Gjuhë shqipe

Shkalla: IV Klasa: XII

Tematika: Përdorimi i drejtë i fjalive të varura. Situata e të nxënit:Punë me tekstin

Tema mësimore:Fjalia e varur kryefjalore, kallëzuesore dhe kundrinore

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç.- Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit.- Kompetenca e të menduarit.- Kompetencat e të mësuarit për të nxënë.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxënësi/ja:- dallon fjalitë e varura të secilit lloj;- identifikon mjetet lidhëse të përdorura;- krahason fjalitë e varura kryefjalore, kallëzuesore dhe

kundrinore;- shpjegon rendin e përdorimit të gjymtyrëve në fjali;- formon fjali të varura për secilin lloj.

Fjalët kyçe:- fjali e varur,- kryefjalore,- kallëzuesore,- kundrinore,- mjetet lidhëse.

Burimet: libri “Gjuha shqipe 12”, Libri digjital, tekste të ndryshme si gazeta, revista, shkumësa me ngjyra, fletë formati A4, skeda.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat ndërkurrikulare:Histori, Letërsi, Qytetari etj.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:Diskutim, mësimdhënie e ndërsjellë, stuhi mendimesh, pema e mendjes, organizuesi grafik

Page 147: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Fjali kallëzuesore quhet fjalia e përbërë, ku pjesa e varur kryen ndaj asaj kryesore:funksionin e kallëzuesit emëror;funksionin e përcaktorit kallëzuesor.

Sipas mjetit lidhës kemi:fjali të varura kallëzuesore lidhëzore;përemërore;ndajfoljore;Rendi i tyre mund të jetë i ngulitur dhe i lirë.

Organizimi i orës mësimore

Hapi I: DiskutimMësuesi/ja nis mësimin me diskutimin e detyrave të shtëpisë. Lexohet teksti i dhënë në fillim të mësimit. Nxiten nxënësit të klasifikojnë fjalitë e tekstit sipas llojit.

Hapi II: Mësimdhënie e ndërsjellëJepet për t’u analizuar fjalia e parë e tekstit të dhënë. Rikujtojmë së bashku:- Çfarë kuptojmë me fjali të varur?- Nënvizoni në tekst disa fjali në lidhje varësie?- Ndajeni fjalinë në grupe fjalësh duke përcaktuar pjesët kryesore dhe të varura.

Hapi III: Stuhi mendimeshMësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve me temën e dhënë në dërrasë “Gjymtyrët e dyta të fjalisë” dhe u kërkon nxënësve të shprehin idetë e tyre. Drejtohen pyetjet:- Ç’kuptojmë me fjali dykryegjymtyrëshe?- Cilat mund të jenë disa mjete që lidhin fjalitë e varura?

Nxënësit konkretizojnë njohuritë e tyre me shembuj konkretë.

Hapi IV: Pema e mendjes, organizuesi grafikMësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me qëllim që nxënësit të argumentojnë klasifikimin e gjymtyrëve të varura në fjali.

Fjalia kundrinore quhet fjalia e

përbërë, ku pjesa e varur kryen

drejtpërdrejtë ose tërthorazi një

funksion të ngjashëm me atë të një

kundrinori të drejtë, të zhdrejtë me ose

pa parafjalë.

Sipas mjetit lidhëz ndahen në:

1. lidhëzore;

2. me përemra lidhorë;

3. kundrinore pyetëse e zhdrejtë;

4. kundrinore thirrmore e

zhdrejtë. Rendi i tyre mund të jetë

- i drejtë

- i anasjelltë

Fjali kryefjalore quhet fjalia e

përbërë, ku pjesa e varur kryen ndaj

asaj kryesore funksion të ngjashëm

me te kryefjalës.

Sipas mjetit lidhës dhe llojit kumtues

të pjesës së varur dallohen këto

pjesë kryefjalore:

1. lidhëzore, me rend të

zakonshëm: pjesa kryesore -

pjesa e varur dhe rend të lirë;

2. përemërore me rend të

zakonshëm pjesa e varur-

pjesa kryesore, me rend jo të

zakonshëm: pjesa kryesore-

pjesa e varur;

3. të pyetjes së zhdrejtë, ku pjesa

kryesore mund të hyjë edhe në

mes të pjesës së varur.

Organizuesi grafik shkruhet në tabelë me shkumësa me ngjyra ose në tabela tabak dhe u shërben nxënësve për të vijuar me punën praktike.

Hapi V: Punë e pavarurPunohet në mënyrë të pavarur ushtrimet f. 151. Nxënësit mund të diskutojnë me njëri-tjetrin idetë e tyre.

Page 148: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Ushtrimi 1. Dalloni fjalitë kryefjalore, kallëzuesore e kundrinore dhe vendosini në tabelën e mëposhtme.- I dukej sikur vendimet ishin të drejta.- U kishte treguar se ajo shtëpi i mikpriste të gjithë.- I ishte kërkuar të bënte raportin përfundimtar.- Ti bëre ç’të thanë shokët.- Ajo u shtir sikur nuk kuptoi gjë.- Thuaj kë takove në atë moment ishte nxënësja që shikonte mësuesin.- E ndjente që situate qe e nderë.- I është thënë që të raportojë tani.- Kishte frikë se mos nuk ia dilte dot në kohë.- Ajo quhej sikur ishte përfunduar në kohë.- Iu kujtua si kishin festuar atë vit të ri.- Nuk dihej kur kishte filluar e gjitha.- Nuk e dinte a do ta vazhdonte projektin.- Iu duk sikur po e imitonte.- Shiko sa i bukur është qielli sot!- Gjithë sa u paraqitën më lart, janë konstatimet tona.- Tako kë të duash.

Kryefjalore Kallëzuesore Kundrinore

I dukej sikur vendimet ishin të drejta. Ajo u shtir sikur nuk kuptoi U kishte treguar se ajo shtëpi iI ishte kërkuar të bënte raportin gjë. mikpriste të gjithë.përfundimtar. Ajo quhej sikur ishte Ti bëre ç’të thanë shokët.I është thënë që të raportojë tani. përfunduar në kohë. E ndiente që situata qe e nderë.Iu kujtua si kishin festuar atë vit të ri. Kishte frikë se mos nuk ia dilte dot nëNuk dihej kur kishte filluar e gjitha. kohë.Iu duk sikur po e imitonte. Nuk e dinte a do ta vazhdonteGjithë sa u paraqitën më lart, janë projektin.konstatimet tona. Tako kë të duash.

Ushtrimi 5. Dalloni mënyrën e formimit të fjalive të mëposhtme: me lidhëza, me përemra, me ndajfolje, pa fjalë lidhëse.

- Thuaj pse nuk do të vish. (e pyetjes së zhdrejtë)- Nuk e di a do ta përsëris këtë provim. (e pyetjes së zhdrejtë)- E di kush e ka thënë këtë. (me përemër)- Kujtoja se ata do të vinin me ne. (me lidhëza)- Na thanë se do të bashkëpunonin së shpejti me ne. (me lidhëza)- Shiko sa të bukura janë këto piktura! (fjali kundrinore thirrmore e zhdrejtë)- Si e mendon ti, qofshin gjërat! (me fjalë lidhëse)- Nuk ka rëndësi si ndodhi kjo. (me fjalë lidhëse)- Kërkoni kë të doni. (me fjalë lidhëse)- E pranoi në heshtje gjithë ç’i treguan.(me fjalë lidhëse)- Nuk e mbaj mend kur e kam parë për herë të parë.(me lidhëza)- E urdhëroi të largohej një orë e më parë. (pa fjalë lidhëse)- Mos pretendo të flasësh edhe ti në këtë aktivitet. ( pa fjalë lidhëse)- Nuk po kuptonin nga t’ia nisnin prezantimin e të ftuarve.(e pyetjes së zhdrejtë)- Nuk dihej pse nuk kishin konfirmuar.(me fjalë lidhëse)

Detyrë.Pasi bëhen vlerësimet për nxënësit mësuesi/ja jep detyrat e shtëpisë: kërkoni, f. 151. 131

Page 149: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Fusha:Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: XII

Tematika: Përdorimi i drejtë i fjalive të varura Situata e të nxënit:Punë me tekstin

Tema mësimore:- Fjalia e varur përcaktore

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç.- Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit.- Kompetenca e të menduarit.- Kompetencat e të mësuarit për të nxënë.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore.Nxënësi/ja:

- dallon fjalitë e varura përcaktore;- identifikon mjetet lidhëse të përdorura në to;- krahason fjalitë e varura ndërmjet tyre;- shpjegon rendin e përdorimit të gjymtyrëve në fjalitë

përcaktore;- analizon fjalitë e varura përcaktore;

Koncepte kyç- fjali e varur,- përcaktore,- mjetet lidhëse,- rendi i pjesës së varur.

Burimet: libri “Gjuha shqipe 12”, libri digjital, tekste të ndryshme, si: gazeta, revista, shkumësa me ngjyra.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat ndërkurrikulare:Histori, Letërsi, Qytetari etj.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:Diskutim; diskutim me pyetje; diskutim përmes shqyrtimit të përbashkët; Di-Dua të di-Mësoj, punë e

pavarur.

Organizimi i orës së mësimitHapi I: DiskutimKontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mblidhen disa fletore të nxënësve të niveleve të ndryshme për t’u korrigjuar dhe për t’u vlerësuar me notë brenda orës së mësimit.

Hapi II: Diskutim me pyetjeMësuesi/ja organizon mësimin me pyetje të ndryshme rreth mësimit paraprak, duke aktivizuar nxënësit në orën e mësimit, por njëkohësisht duke drejtuar dhe diskutimin (pyetje të mundshme)- Ç’është përcaktori?- Cili është funksioni i tij në fjali?- Formoni fjali me përcaktorë.

Hapi III: Diskutim përmes shqyrtimit të përbashkët(Kjo metodë ka si qëllim nxitjen e nxënësve që të diskutojnë për një përmbajtje të mësuar. Organizohet nën udhëheqjen dhe drejtimin e mësuesit/es. Mësuesi/ja shkruan një pjesë ose skemë në dërrasën e zezë dhe ftohen nxënësit të shkruajnë një përgjigje për pyetjen që drejton mësuesi/ja. Qëllimi është angazhimi i nxënësve në diskutim).Shkruhen fjalitë e mëposhtme në dërrasën e zezë.

Page 150: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

“Një migrim i konsiderueshëm shqiptarësh i ishte drejtuar Venedikut për të ushtruar zanate nga më të ndryshmet, duke u integruar në atë mozaik njerëzish dhe kulturash, që karakterizoi në shekuj kozmopolitizmin e Republikës, e duke i dhënë jetë një komuniteti që do të bashkohet në një shoqëri zyrtare në vitin 1442, fillimisht në Shën Severo, ku ishte ngritur një manastir kushtuar Shën Galos, i cili bëhet mbrojtësi i tyre i parë, e që do të zhvendoset më pas në kishën e Shën Mauricios,mbrojtësit të dytë të tyre:dy shenjtëve do t’u shtohet Zoja e Këshillit te Mirë ose “Zonja jonë e Shkodrës”.Në 1489-ën, në Shën Mauricio, në kufijtë e asaj fushe, që në rastet solemne zbukurohej me aq madhështi,

sa shndërrohej në kopsht kënaqësish dhe në teatër solemniteti, shqiptarët kishin nisur të ngrinin qendrën e shkollës së tyre, fasada e së cilës ruan ende edhe sot relieve sugjestionuese...

U drejtohen pyetje nxënësve:- Nënvizoni në tekst fjalitë e varura dhe përcaktoni se cilat janë mjetet lidhëse të përdorura në to.Ftohen nxënësit që të japin përgjigjet e tyre, duke u udhëhequr nga mësuesi/ja, që shpjegon përdorimin e shenjave të pikësimit dhe rregullat për përdorimin e thonjëzave, kllapave dhe shumëpikëshit.

U drejtohen pyetje nxënësve:- Nënvizoni në tekst fjalitë e varura dhe përcaktoni se cilat janë mjetet lidhëse të përdorura në to.Ftohen nxënësit që të japin përgjigjet e tyre, duke u udhëhequr nga mësuesi/ja, që shpjegon se fjalia e varur përcaktore kryen funksion të ngjashëm me përcaktorin e thjeshtë në fjalinë e thjeshtë. Ajo tregon karakteristikë të dikujt a të diçkaje, të shprehur me emër ose përemër, në përgjithësi vetor, i cili është paraprijës i tij. Ai mund të jetë: emër, përemër vetor, grup emëror.

Hapi IV: Di-Dua të di-MësojShkruhet në dërrasë tema e mësimit “Fjalia e varur përcaktore”. Tabela ndahet në tri pjesë dhe punohet në të. Nxënësit orientohen nga mësuesi/ja duke shënuar informacionet e njohura në pjesën e parë të tabelës. Në pjesën e dytë të saj vendosin informacionet që kërkojnë të dinë. Në pjesën e fundit të tabelës mësuesi/ja ndihmon në shpjegimin e njohurive që do të japë.

DI DUA TË DI MËSOJ Përcaktori është gjymtyrë e

fjalisë. Ai përcakton gjymtyrën prej

së cilës varet. Kemi tri lloje përcaktorësh.

Kur përdoren presjet në fjalitë e varura përcaktore dhe kur nuk përdoren ato.

Rendin e pjesës së varur përcaktore.

Funksionin e pjesës së varur përcaktore.

Mjetet me të cilat ai shprehet.

Cila është kategoria gramatikore e pjesës që ai përcakton.

Të dallojë mjetet lidhëse që përdoren në fjalitë përcaktore.

Të shpjegojë përdorimin e presjes në fjalitë e varurapërcaktore.

Hapi V: Punë e pavarur. DiskutimNë fazën e fundit mësuesi/ja përmbledh njohuritë e marra në këtë orë mësimi. Punohen ushtrimet e dhëna në libër, duke përdorur dhe shpjegimet e dhëna në hapin III dhe IV. Përdoret metoda e diskutimit për dhënien e zgjidhjeve të sakta.

Page 151: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Ushtrimi 1. Dalloni llojin e fjalive përcaktore dhe thoni me se shprehet gjymtyra që përcaktohet. Kuptohet, fjala ishte për një premierë (emër) që nuk është parë në skenë dhe nuk do të shihet, se në mrekullinë e saj ia kalon edhe vetë mrekullisë!...Këtu është fjala për një shfaqje (emër) që jetohet vetëm një herë, që ti e shikon në gjatësinë e një mbrëmjeje dhe pastaj të mbetet në mendje për të gjithë jetën si një ëndërr, që as ti vetë nuk je i sigurt në e ke parë ose jo.Kush nuk ua ka zili atyre (përemër) që lozin rolet e para në një kryevepër?Në ato çaste dhe vetëm në ato çaste djem dhe vajza, pa e kuptuar as vetë dhe pa qenë të vetëdijshëm për kufijtë e fortë të njeriut, arrijnë dhe shkojnë në hapësirat kozmike (grup emëror) që nuk kanë fund, anë dhe fillim!Në ato çaste dhe vetëm në ato çaste gjithë hapësira dhe njeriu përbëjnë një të tërë të vetme,ndaj shpirti i ri (grup emëror), që kërkon të çelë, rrëmbehet nga një ndjenjë e perëndishme, hapet së bashku me pafundësitë.

Ushtrimi 4. Dalloni mjetet lidhëse te fjalitë e mëposhtme. Diskutoni për rendin e pjesëve të varura përcaktore.Më 1 mars shumë prej fëmijëve, vajzave dhe grave, por edhe meshkujve vendosin në dorë një lidhëse dyngjyrëshe, që (fjalë lidhëse, përemër lidhor) është zakonisht dyngjyrëshe: e bardhë dhe e kuqe. Domethënia e perit të bardhë dhe të kuq, i cili (fjalë lidhëse, përemër lidhor) ndërthuret në një lidhëse, ku (fjalë lidhëse, ndajfolje) dhe varet një objekt, ka një kuptim të lidhur edhe me disa legjenda. Sipas studimeve etnologjike, verorja është ngushtësisht e lidhur me traditat e Vitit të Ri, të cilat (fjalë lidhëse, përemër lidhor) festoheshin në të kaluarën në muajin mars. Verorja vendosej që të sillte fat, bashkë me urimet për mirësi, shëndet, dashuri dhe gëzime. Ka prej tyre që (fjalë lidhëse, përemër lidhor) e vënë veroren më datë 1 mars dhe e heqin më 14 mars, siç ka të tjerë që (fjalë lidhëse, përemër lidhor) e vendosin më datë 14 mars dhe e heqin “kur shohin dallëndyshen e parë”.

Ushtrimi 5. Shkruani një tekst të shkurtër, ku të përdorni fjali përcaktore të llojeve të ndryshme, me anë të përemrave që, i cili (në të gjithë formati) dhe të ndajfoljeve kur, nga, pse etj.

Detyrë.Pasi bëhen vlerësimet për nxënësit, mësuesi/ja jep detyrat e shtëpisë: kërkoni, f. 154.

Page 152: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Dallimi i tipave të fjalisë sipas ndërtimit Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë tekstin dhe bëjmë ndarjen e tyre në të thjeshta dhe të përbëra dhe llojet e tyre përkatëse

Tema mësimore:- Fjalitë e varura vendore, kohore dhe mënyrore

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç.- Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.- Kompetenca e të menduarit.- Kompetencat e të mësuarit për të nxënë.- Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxënësi/ja:- identifikon dhe klasifikon fjalitë e përbëra nënrenditëse;- analizon fjalitë e përbëra nënrenditëse me lidhje vendore,

kohore dhe mënyrore;- përcakton tiparet e përbashkëta dhe dallimet e secilës lloj

fjalie;- shkruan një tekst duke përdorur fjali të llojeve të

mësipërme.

Koncepte kyç- fjali e thjeshtë- fjali e përbërë- raport barazie- raport varësie- marrëdhënie vendore- marrëdhënie kohore- marrëdhënie mënyrore

Burimet: libri “Gjuha shqipe 12”, libri digjital, përvoja të nxënësve, shkumësa me ngjyra, fletë formati A4, skeda.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat ndërkurrikulare:Histori, Letërsi, Qytetari etj.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:Diskutim; punë në grupe dyshe; punë e pavarur; rrjeti i diskutimit; punë e pavarur në grup

Organizimi i orës së mësimit

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Hapi I: DiskutimKontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimet e kaluara për të nxitur diskutimin në klasë, duke pyetur:- Ç’është fjalia e thjeshtë?- Ç’është fjalia e përbërë?- Cilat janë veçoritë e fjalive të thjeshta?- Cilat janë veçoritë e fjalive të përbëra?- Në cilat raste vendosen marrëdhënie barazie ndërmjet fjalive?- Në cilat raste vendosen marrëdhënie varësie ndërmjet fjalive?Ilustroni me shembuj secilin lloj fjalie.

Hapi II: Puna në grupe dysheNxënësit ndahen në çifte dhe midis tyre diskutohet pjesa e lexuar në tekst. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që të ndajnë fjalitë e thjeshta dhe ato të përbëra. Duke përcaktuar secilin lloj, nxënësve i kërkohet që të bëjnë

Page 153: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Page 154: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

klasifikimin e tyre. Ngrihen nxënës në tabelë dhe në gjysmën e ndarjes së tabelës shkruhen fjalitë e thjeshta, ndërsa në ndarjen tjetër fjalitë e përbëra.

Ndërtimi i njohurive të reja Hapi III: Rrjeti i diskutimitNë dërrasën e zezë shkruhet pyetja:

Disa karakteristika të fjalive të përbëra janë: Fjalitë e përbëra përbëhen nga njësi kallëzuesore, që i quajmë pjesë fjalie, të cilat përgjithësisht nuk

kanë kuptim të plotë. Pjesët e fjalisë nuk kanë intonacion të plotë të mbaruar, nëse nuk përdoren si një fjali e plotë. Pjesët e varura plotësojnë gjymtyrën që mungon në pjesën kryesore. Fjalia e përbërë mund të jetë me dy a më shumë pjesë, të zgjeruara ose të pazgjeruara.

Ndërsa te fjalitë e përbëra kemi raporte barazie: Mes pjesësh të pavarura me bashkërenditje; Mes pjesësh kryesore të bashkërenditura, prej të cilave varet një pjesë tjetër; Mes pjesësh të varura të të njëjtit lloj të bashkërenditura me njëra-tjetrën, që varen nga e njëjta pjesë

kryesore; Mes pjesësh të lidhura pa lidhëza e fjalë lidhëze.

Më pas pyetja e radhës është:

Raportet e pabarazisë vendosen kur gjymtyrët qëndrojnë në rrafshe varësie prej njëra-tjetrës.Te fjalitë e thjeshta ndodhin kur gjymtyrët plotësohen prej njëra-tjetrësTe fjalitë e përbëra raporte pabarazie kemi kur ndeshim një pjesë kryesore dhe pjesë të varura prej saj. Ato shprehen me fjalë lidhëse ose me lidhëza nënrenditëse.

Të gjitha rregullat ilustrohen me shembuj.

Fjalia e varur vendore: Tregon vendin ku ndodh ngjarja ose drejtimin e lëvizjes: Ai ktheu kokën nga erdhi zhurma e rëndë. Saktëson kuptimin e një ndajfoljeje vendi: gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi. Në mënyrë të përgjithësuar lidhet me pjesën kryesore me lidhëzat ose shprehjet lidhëzore: ku, tek,

nga, ngado, tekdo, gjer ku, deri ku, nga ku, që ku, kudo që, ngado që, tekdo që,

Fjalia e përbërë2. Gjithmonë njeriu ka lexuar e vazhdon të lexojë, mbase më pak në epokën e sotme, por lexon gjithsesi.

Cilat janë disa karakteristika të fjalive të përbëra bashkërenditëse?

Cilat janë disa karakteristika të fjalive të përbëra nënrenditëse?

Ndaluni në fjalitë e varura vendore, kohore dhe mënyrore

Fjalia e thjeshtë1. Kjo është, në fund të fundit, e drejta e tij.

Page 155: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Pozicioni i pjesës së varur mund të prijë, të hyjë në mes të pjesës kryesore ose të pasojë pjesën kryesore Kujdes:

a) Nuk ndahen me presje kur plotësojnë kallëzuesin: Mos thuaj ku të shohë.; ose kur plotësojnë ndajfoljen aty, atje, andej, këndej: Qëndroi aty ku i thamë.

b) Ndahen me presje kur saktësojnë rrethanor: Po ngjitej lart, ku kishte zyrat.; kur prin pjesën kryesore: Ku e ke punën, shtro gunën.; kur hyn në mes të pjesës kryesore etj

Fjalia e varur kohore: Tregon kohën kur ndodh veprimi Mund të shpreh marrëdhënie njëkohësie, paskohësie, parakohësie me pjesën kryesore Në mënyrë të përgjithësuar lidhet me pjesën kryesore me lidhëzat ose shprehjet lidhëzore: kur,

derisa, gjersa, pasi, ndërsa, qëkurse, sapo, kurdoherë që, para se, posa që, që kur, që se, qysh se, sapo që, sa herë që, sa kohë që

Pozicioni i pjesës së varur mund të prijë, të hyjë në mes të pjesës kryesore ose të pasojë pjesën kryesore Kujdes: Nuk ndahen me presje kur plotësojnë kallëzuesin ose kur plotësojnë ndajfoljen kohore. Ndahen me presje kur saktësojnë rrethanor kohe, kur pjesët kohore bashkohen me pjesën kryesore

me lidhëzën kur, kur lidhen me lidhëzat derisa, gjersa me ngjyrim rrjedhimor.

Fjalia e varur mënyrore: Tregon mënyrën e kryerjes së veprimit Bashkohet me pjesën kryesore me anë të lidhëzave dhe shprehjeve lidhëzore: siç, ashtu si, ashtu

siç, kështu si, sikur, sikurse, ashtu sikurse, sikundër, ashtu sikundër Pozicioni i pjesës së varur mund të prijë, të hyjë në mes të pjesës kryesore ose të pasojë pjesën kryesore Kujdes: Nuk ndahen me presje kur plotësojnë kallëzuesin dhe vjen drejtpërdrejt pas tij. Ndahen me presje kur saktësojnë rrethanor mënyre, edhe sikur të vijnë pas kallëzuesit dhe kur nuk

lidhet ngushtë me pjesën drejtuese dhe nuk vjen drejtpërdrejt pas.

Karakteristikat shoqërohen me shembuj të krijuar nga nxënësit.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Hapi IV: Punë e pavarur në grupPër të përmbledhur njohuritë e marra në mësimin e ditës, mësuesi/ja i kushton kohë zgjidhjes së ushtrimeve në mënyrë të pavarur.Jepen për t’u punuar ushtrimet f. 158. Shembuj zgjidhjesh.

Grupi i parë: Ushtrimi 1Përcaktoni llojin e fjalive (vendore, kohore dhe mënyrore) në fjalitë e dhëna

- Ai dënoi çdo sulm mbi të pafajshmit, ngado që të vijë. (vendore)- Nuk më mbetej gjë tjetër vetëm se ta admiroja, ashtu si po bënte i gjithë stadiumi. (mënyrore)- Ashtu sikurse liria nuk dhunohet, edhe kjo ka qenë një arritje strategjike plotësisht e merituar.

(mënyrore)- Do të rrimë këtu, derisa të marrim rezultatet e konkursit. (kohore)- Xhubleta përdoret nga malësorët tekdo që gjenden. (vendore)

Page 156: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

- Para se të jepnin çmimet, falënderuan të gjithë pjesëmarrësit. (kohore)- Teksa shihte avionin që ngrihej, ndjeu mall për vendin që la pas. (kohore)- Mendohuni mirë, përpara se të përgjigjeni. (kohore)

Grupi i dytë: Ushtrimi 2Analizoni rendin e pjesëve të fjalive të dhëna. Ndërtoni skemat e tyre.

Kudo që të shkosh në Shqipëri, ka bunkerë.- Kudo që të shkosh në Shqipëri- pjesa e varur vendore (PN1), që varet nga pjesa kryesore- Ka bunkerë - pjesa kryesore. (PK)

Nuk i ka prekur asnjëri në malet e Shqipërisë, por në vendet fushore, ku ato ndodhen në një numër shumë të madh, shumë prej tyre janë shkatërruar.- Nuk i ka prekur asnjeri në malet e Shqipërisë - pjesa kryesore (PK)- Por në vendet fushore shumë prej tyre janë shkatërruar - pjesa e dytë kryesore me marrëdhënie

bashkërenditëse kundërshtore- Ku ato ndodhen në një numër shumë të madh - pjesa e varur përcaktore (PN1) qe varet nga

pjesa kryesore (Por në vendet fushore shumë prej tyre janë shkatërruar) Ngado që të shkosh, ngado që të kthehesh, sheh bunkerë.

- Sheh bunkerë - pjesa kryesore (PK)- Ngado që të shkosh, ngado që të kthehesh - pjesë të varura vendore të lidhura me presje,

(PN1) (PN2) që varen nga pjesa kryesore Numri i saktë i bunkerëve ushtarakë që janë shpërndarë anembanë Shqipërisë, mbetet një çështje

që duhet trajtuar ende me shumë saktësi.- Numri i saktë i bunkerëve ushtarakë mbetet një çështje - pjesa kryesore (PK)- Që janë shpërndarë anembanë Shqipërisë - pjesa nënrenditur ( PN1) përcaktore- Që duhet trajtuar ende me shumë saktësi - pjesa nënrenditur ( PN2) përcaktore

Në Shqipëri, kurdo që t’i pyesësh, njerëzit të thonë që u intereson e ardhmja.- Në Shqipëri njerëzit të thonë - pjesa kryesore (PK)- Kurdo që t’i pyesësh - pjesa nënrenditur (PN1) kohore- Që u intereson e ardhmja - pjesa e nënrenditur (PN2) ftilluese

Shqiptarët, të shkathët nga natyra, kanë ndërruar skenarin, dhe po u japin jetë këtyre bunkerëve, kudo ku njerëzit përpiqen të zhvillojnë turizmin.- Shqiptarët, të shkathët nga natyra, kanë ndërruar skenarin - pjesa kryesore (PK1)- dhe po u japin jetë këtyre bunkerëve - pjesa kryesore (PK2) të lidhur me PK1 nëpërmjet lidhëzës

shtuese dhe- Kudo ku njerëzit përpiqen të zhvillojnë turizmin - pjesa e varur vendore që varet nga PK2

Grupi i tretë:Ushtrimi 3. Vendosni presjet në fjalitë e mëposhtme. Shpjegoni përdorimin e tyre.Kudo që të shkoj, prapë te ti kthehem. (ndahet me presje kur pjesa e varur vendore prin pjesën kryesore) Është e gatshme në çdo moment dhe kohë, kurdo që merret vendimi politik i rëndësishëm për vendin. (përdoret presja kur saktëson një rrethanor kohe)Ashtu si mendon njeriu, në zemër i tillë është. (nuk lidhet ngushtë me pjesën kryesore, nuk lidhet drejtpërdrejt me foljen)Reperi, ngado që shkon, duket se e dëgjon këtë muzikë si të preferuarën të tij.( pjesa e varur futet në mes të pjesës kryesore)

Page 157: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Dëshiroj të tregoj historinë tonë dhe nga vjen gjaku ynë dhe përpiqem t’u tregoj njerëzve, kudo që shkoj dhe në çdo intervistë, që jam nga Kosova. (pjesa e varur futet në mes)Bëri buqetë shumëngjyrëshe me lule, si i pëlqente nënës. (nuk lidhet ngushtë me pjesën kryesore, drejtpërdrejt me foljen)Kurdo që flitet e duartrokitet për të, Shqipëria shihet me respekt. (prin pjesën kryesore)Kjo është mbështetur në të dhëna konkrete të përvojës së shteteve të mëdha, sikundër janë shtetet e Europës Perëndimore. (nuk lidhen drejtpërdrejtë me kallëzuesin)

Grupi i katërtUshtrimi 4. Analizoni përshtatjen e formave foljore në mënyrë e kohë.Mbështetet - mënyra dëftore, koha tashme Ka - mënyra dëftore, koha tashmeTë dëgjohet - mënyra lidhore, koha e tashme Të gjykohet - mënyra lidhore, koha e tashmeShërbeu - mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë Formuan - mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë Thërret - mënyra dëftore, koha e tashmeNgrihemi - mënyra dëftore, koha e tashmeMund ta keni lexuar - folja gjysmëndihmëse e mundësisë+ mënyra lidhore, koha e kryer Kushtohet - mënyra dëftore, koha e tashme

Vlerësim diagnostikues për nxënësit:Mësuesi/ja jep detyrën e shtëpisë: kërkoni, f. 158

Page 158: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë në klasë lloje të ndryshme esesh përkufizimi

Tema mësimore:- Eseja paraqitëse e përkufizimit ( 2 orë)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxënësi/ja:- identifikon veçoritë e esesë paraqitëse të përkufizimit dhe

ta shkruajë atë;- evidenton përkufizimin si metodën bazë të paraqitjes;- dallon elementet e strukturës;- analizon veçoritë gjuhësore;- shkruan ese paraqitëse të përkufizimit;- redakton dhe korrekton esenë.

Koncepte kyç:• ese paraqitëse• lloje të esesë paraqitëse• ese paraqitëse e përkufizimit• term• përkufizim• strukturë e një eseje paraqitëse të

përkufizimit• analizë gjuhësore• redaktim• korrigjim• ripunim• vlerësim.

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, e-libri, lloje të ndryshme esesh paraqitëse të përkufizimit, shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale, Mjedisi,Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësvePërvijimi i të menduarit, Lexim/Kodim i imët i tekstit, Rishikim në dyshe/shkrimi i lire,

Diskutim/ditar dypjesësh

Organizimi i orës së mësimit

Sugjerime për mësuesitKjo temë ka si qëllim t’u plotësojë e t’u thellojë nxënësve njohuritë rreth esesë paraqitëse dhe thelbit të

saj, si një lloj shkrimi që synon të interpretojë apo shpjegojë një çështje të veçantë. Duke u mbështetur te qëllimi i paraqitjes ose i shpjegimit të informacionit, eseja paraqitëse mund të jetë disa llojesh: e përkufizimit, e klasifikimit, e shkak-pasojës, e krahasim-kontrastit.

Mësuesi/ja duhet të theksojë se, pavarësisht nënllojit të esesë paraqitëse, rruga që duhet ndjekur për të shkruar esenë është e njëjtë.

Tema Eseja paraqitëse e përkufizimit do të zhvillohet në dy orë, nga të cilat një orë është parashikuar për të shpalosur njohuritë teorike dhe në orën e tjetër, nxënësit përmes ushtrimeve dhe veprimtarive me

Page 159: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Page 160: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

shkrim, të praktikohen për të shkruar, redaktuar dhe për t’i dhënë formën përfundimtare një eseje paraqitëse të përkufizimit.

Mësuesi/ja duhet të ndalet e të zbërthejë veçoritë e përmbajtjes dhe të strukturës së esesë paraqitëse. Ky lloj teksti ka si qëllim të informojë (të paraqitë), duke dashur të përkufizojë (ç’është ky/kjo?); të klasifikojë (ku është?); të paraqitë shkakun dhe pasojën (pse ndodh?); të krahasojë dy gjëra (si janë?). Mësuesi/ja shfrytëzon rastin të përsërisë njohuritë që kanë marrë nxënësit në klasat pararendëse mbi tekstin informues- paraqitës. Një organizues grafik do t’i vijë në ndihmë për t’i pasqyruar veçoritë e tij në mënyrë koncize dhe të sakta. Nga ky organizues grafik nxënësi do të kuptojë që eseja paraqitëse është një lloj i tekstit analitik, i cili kërkon të informojë a shpjegojë përmes: analizës, identifikimit të idesë kryesore, të tezave, fakteve, ilustrimit e interpretimit të tyre.

Synimi i mësuesit/es duhet të jetë si të pajisë nxënësit me njohuri teorike, që atij t’i shërbejnë për të qenë një shkrues i mirë i esesë së përkufizimit. Me anë të ushtrimeve, nxënësi të arrijë të dallojë termin, mbi të cilin është shkruar eseja, të dallojë elementet e strukturës, shembujt, faktet dhe të kujtojë ato njohuri gramatikore, që të shkruajë qartë e saktë. Mësuesi/ja duhet të planifikojë kohën e mjaftueshme, që nxënësit të shkruajnë ese përkufizimi dhe ta redaktojnë e korrigjojnë atë.

Mësuesi/ja mund t’u paraqesë nxënësve lloje të ndryshme esesh dhe t’u kërkojë atyre të:• identifikojnë atë lloj eseje, e cila përkufizon një koncept. Është e rëndësishme të theksohet që

përkufizimi është një element, prania e të cilit duhet të jetë e dukshme që në hyrje të saj, pasi në këtë formë ne i prezantojmë lexuesit qëllimin tonë: pra, të shpjegojmë duke u mbështetur në përkufizim.

• të zgjidhin një ushtrim praktik në grup. Mësuesi/ja mund të përzgjedhë disa terma (konkretë dhe abstraktë) dhe u kërkon nxënësve t’i përkufizojnë. Mendimet e tyre mund t’i mbledhë në tabelë, duke u treguar nxënësve që ka lloje të ndryshme përkufizimesh në lidhje me objektin për të cilin bëhet fjalë. Ato mund të jenë subjektive dhe objektive: individ, individualizëm, individualitet. Sipas shpjegimit të fjalorit të gjuhës shqipe për këta terma do të kishim:

Individ - një njeri më vete, çdo njeri i vështruar veçan midis njerëzve të tjerë, si pjesëtar i veçantë i shoqërisë, i grupit shoqëror ku bën pjesë.

Individualizëm - parim ose teori që vë individin në bazë të çdo gjëje duke theksuar se interesat e të drejtat e individit janë kryesore.

Individualitet - tërësia e veçorive dhe tipareve të veçanta që shquajnë një individ nga një tjetër ose që dallojnë krijimtarinë e një shkrimtari nga ajo e një tjetri.

Mësuesi/ja mund të diskutojë me nxënësit llojet e ndryshme të përkufizimet që mund të japin për këto fjalë, duke i bërë të kuptojnë që eseja e përkufizimit mund të ndërtohet mbi një analizë, e cila duhet të shkojë përtej përkufizimit që jepet në fjalor për këtë fjalë. Ajo duhet të përkufizojë një term ose koncept abstrakt në thellësi, duke bërë analiza, komente e dhënë vlerësime personale. Eseja përkufizuese jep një përkufizim personal, të zgjeruar të këtyre termave, duke iu referuar një përkufizimi të caktuar dhe duke ilustruar se si duhen përdorur këta terma.

Përgjigje të ushtrimeve të teksti, faqe 162-163Kërkesat e ushtrimeve 1-2 synojnë që të sistemojnë njohuritë që kanë marrë nxënësit dhe përgjigja

mund të jetë ushtrimi i tyre praktikisht. Mësuesi/ja përgatit në një tabak letre skemën e strukturës dhe, pasi u jep nxënësve një term, si: det, natyrë, mace, qen, shoqëri, lumturi etj., kërkon që ata të bëjnë një ese përkufizimi. 1. Pse përdoret eseja paraqitëse e përkufizimit? - Eseja paraqitëse përdoret për të paraqitur në mënyrë objektive e subjektive opinionin e shkruesit përmes: përkufizimit, ilustrimit, analizës shkak-pasojë, krahasim-kontrastit etj.

Page 161: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Si ndërtohet eseja paraqitëse e përkufizimit?Ndërtohet duke respektuar strukturën e esesë: Hyrje, zhvillim, mbyllje. Jep një përkufizim personal, të

zgjeruar të termave që merr në shqyrtim, duke iu referuar një përkufizimi të caktuar dhe duke ilustruar se si duhen përdorur këta terma. Tërheq vëmendjen e lexuesit:

I. Hyrja a. Tërhiqet vëmendja me: - një përkufizim të termit sipas fjalorit; - një interpretimi i kundërt i termit;b. shtrohet teza e esesë.

II. Trungu a. informacioni paraprak; b. Çështjet që trajtohen: - shpjegimi, analizimi, zbërthimi i termit - shembuj - analiza e shembujve.

III.Në mbyllje: c. Rishikohen çështjet kryesore të përkufizimit; d. Shpjegohet se si ky përkufizim ka ndikuar te ju.

Ushtrimi 3 Hyrja

Termi: DituriaPërkufizimi: Dituria është që e bën njerinë të quhet njeri e të çquhetë nga të gjithë kafshët’e-tjera, të cilat

lëvizin dhe ecin e hanë e pinë dhe ato si dhe njeriu. Teza: Sa do mënt të tepër të ketë njeriu nuk munt kurrë të dijë prej vetiu gjithë të vërtetat dhe gjithë ç’i duhet të dijë as me të dëgjuar e me të parë munt të bëhet njeri i diturë, as dhe me të vuarë, se jet’e njeriut ësht’e pakë.

Trungu i esesëInformacioni paraprak: Gjithë ç’kanë mundurë të mësojnë, të kuptojnë a të çpikin, njerëzit që kanë

shkruar për mbi dhe para nesh që nga mijëra vjet e tëhu, gjithë çka ngjarë, gjithë ç’kanë parë e ç’kanë vuar ata që kanë vuajturë nëpër vende larg e të paditurë me një fjalë gjithë çka ngjarë në jetë, gjithë ç’ka çpikur a mbledhur njeriu dhe gjithë ç’ka gjetur në natyrë, të gjitha janë të shkruara dhe këto bëjnë të diturin e njeriut, e cila s’fitohet përveçse në mësim.

Çështja e parë - pjesa e përkufizimit që jep autori: Prandaj, munt të themi se dituria është mësimi, edhe i pa-mësuari s’munt kurrë të jetë i diturë.

Ilustrimi me shembuj: I mësuari di ç’është bërë që nga kreu i jetës’e tëhu; di ç’ka mbi dhet e nën dhet, di ç’është dheu, ç’është qielli, ç’është natyra, ç’është vetë, di ç’do që munt të dihet, edhe kupton ç’do që munt të kuptohet. I pamësuari s’di përveç ç’sheh me sy e ç’dëgjon me veshë; për atë jeta niset dhe soset me gjalljet të ti, nuk di as ç’është bërë më parë tij, as ç’munt të bëhet pas tij, për atë dheu ësht’aqë sa e sheh ay dhe qielli ashtu siç e sheh ay.

Analiza e shembujve: Pleqtë tanë thoshin ‘mos pyet të mësuarënë, po të vuarënë’. Ajo fjalë ishte e drejtë për atë kohë, në të cilën mësimi e dituria nuk ish tjatërë gjë përveç mësimi i besësë a shumë shumë i ndonjë gjuhe të huaj. Po të jetë ashtu, vërtet mësimi nuk zë dot vendin e vuajtjes, po sot në ditë tënë mësimi e dituria janë shumë më të gjera e më të forta se ç’pandeheshin atëherë. Sot për sot nëpër vendet e qytetuarë dituria është si djellë që mbulon me dritat e me shkëndiat të tij gjithë ç’është, e s’lë errësirrë gjëkunt

Përfundimi – rishikimi i përkufizimit: Për dy gjëra i duhet njeriut dituria. E para të marrë vesh e të kuptojë ç’i sheh syri, ç’i dëgjon veshi, ç’i zë dora, ç’i shkel këmba dhe gjithë ç’i vjen ndër mënt; të dijë se

Page 162: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

ç’është, ç’ka

Page 163: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

qenë, ç’do të bëhetë, ku është, nga ka ardhurë, ku do të vejë. E dyta, të munt të fitojë sa më tepër e të ronjë sa më mirë, jo vetëm duke u bërë shkronjës a nëurdhrës, po më tepër duke nxjerrë nga dheu nga natyra gjëra të vjejtura, me të cilat dhe ay edhe gjithë njerëzia të mundin të bëjnë shumë punëra, e duke gjeturë ç’do farë udhe e çdo farë lehtëije, për të vajtur njerëzia sa mbarë e më mbarë.

Ushtrimi 5Nacionalizmi si sistem apo mënyrë e besimit, si një ideologji dhe si lëvizje politike dhe shoqërore ka

pasur një rol të rëndësishëm në krijimin e botës moderne. Nacionalizmi, po ashtu, ka luajtur rol qendror në proceset konfliktuale të globalizimit. Si ideologji nacionalizmi ofron një sistem idesh mbi organizimin e njerëzimit në bashkësi apo komunitete etnike, pastaj për formën e organizimit politik dhe për marrëdhëniet mes shteteve të ndryshme. Nacionalizmi edhe pse është në kontradiktë me globalizimin, në një formë është promovuar nga globalizimi, sidomos përmes proceseve të migrimit, të tregtisë së lirë, transnacionalizmit kulturor, dhunës politike (duke parë raste të ndryshme apo individë janë inspiruar për veprime të tilla) etj. Por ka qenë edhe një burim serioz konfliktesh në periudhën pas Luftës së Ftohtë. Ironia me nacionalizmin është pikërisht se si ideologjia nënvizon karakterin e veçuar të kombeve dhe shteteve, por në vetvete është edhe rezultat i një procesi global, ku të gjitha shtetet janë të kyçura në një sistem të vetëm politik dhe normativ ndërkombëtar.

Ushtrimi 6Pjesa hyrëse - për të tërhequr vëmendjen e lexuesitTë bësh përkufizimin e dukurisë së dashurisë është shumë e vështirë. Jam i vetëdijshëm se duke

dashur të hulumtojmë dashurinë, do të futemi në natyrën e misterit. Ne do të mundohemi të gjurmojmë të pagjurmueshmen dhe të sqarojmë të pasqarueshmen. Dashuria është aq e lartë dhe aq e thellë, saqë nuk është e lehtë të kuptohet, të matet apo të përkufizohet. Për vetë natyrën misterioze të dashurisë, askush nuk ka arritur ende ta përcaktojë atë plotësisht (kënaqshëm). Në përpjekje për një përkufizim sa më afër reales, dashuria ndahet në disa kategori të ndryshme: Eros, Filia, Dashuri e përkryer dhe e papërkryer. Unë do të mundohem të jap një dhe vetëm një përkufizim për dashurinë.

PërkufizimiDashuria është vullneti që nxit zhvillimin tonë shpirtëror për të arritur pjekurinë ose plotësimin e vetvetes

dhe të të tjerëve.

Trungu i esesëÇështja e parë –Informacioni paraprak:Së pari, ju sigurisht do ta vini re se ky është një përkufizim fetar (teologjik), një akt që i shërben qëllimit të

ngritjes apo pasurimit shpirtëror të njerëzve. Studiuesit shfaqin shumë dyshime ndaj përkufizimeve teologjike dhe po të tillë ata mund të jenë dhe ndaj kësaj. Unë nuk kam arritur në këtë konkluzion thjesht nga të menduarit teologjik, por duke u nisur nga praktika ime psikoterapeutike (e cila nënkupton dhe vështrimin brenda vetes). Shumica e pacientëve është gjendur e hutuar përpara konceptit apo ndjenjës që shkakton përvoja e “të dhënit” në dashuri.

Ilustrimi me shembuj: Që ta sqaroj këtë më mirë, do të na shërbejë ky shembull. Një djalë i ri, që dukej se ishte mjaft i ndrojtur, më pohoi: “Nëna më ka dashur aq shumë, saqë nuk më lejonte të shkoja vetë në mësim me autobusin e shkollës, deri në maturë. Unë i lutesha vazhdimisht që të më lejonte, por ajo frikësohej se mos më ndodhte ndonjë gjë e keqe dhe më shoqëronte përditë, pavarësisht se ky ishte një stërmundim për të. Me të vërtetë më ka dashur shumë!”.

Analiza e shembujve: Për shërimin e këtij personi ishte e nevojshme, si në shumë raste të tjera, të

Page 164: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

sqarohej se nëna e tij ka pasur një motiv tjetër, përveç dashurisë, që sillej ashtu dhe se shpesh, ajo që neve na duket si dashuri, mund të jetë shembull i kulluar varësie. Përvoja të tilla mund t’i ilustrosh me shumë shembuj të sjelljeve të ndryshme, të cilat nënkuptojnë ose jo dashurinë.

Çështja e dytëSë dyti, dashuria është një proces rrethor (ciklik) shumë evolutiv, procesi i ngritjes apo i zgjerimit të së

vërtetës.

Ilustrimi në mënyrë të përgjithshme dhe analiza e shembullitKur dikush i ka zgjeruar me sukses kufijtë e vet, me këtë ai ka kaluar në gjendjen më të lartë të eksitimit.

Kështu, akti i dashurisë shndërrohet në një akt të vetëngritjes shpirtërore, madje dhe kur ka për qëllim kryesor zhvillimin e tjetrit. Vetëm me synimin nga ngritja, ne mund të arrijmë te evoluimi më i lartë shpirtëror

Çështja e tretëSë treti, ky përkufizim unitar për dashurinë përfshin dashurinë ndaj vetvetes dhe dashurinë ndaj të

tjerëve. Të duash njerëzit, do të thotë të duash vetveten. T’i përkushtohesh ngritjes shpirtërore, do të thotë të luftosh për ngritjen tënde personale dhe për ngritjen e të tjerëve.

Përfundimi – rishikimi i përkufizimit:Është e pamundur të duash të tjerët, nëse nuk do veten. Kjo është njëlloj me të vërtetën, se nuk mund t’i

mësojmë fëmijët tanë me disiplinë, nëse nuk i nënshtrohemi vetë asaj. Në jetën e përditshme ne asnjëherë nuk do të lëmë pas dore zhvillimin tonë shpirtëror në favor të të tjerëve. Nuk mund të jemi burim energjie, nëse nuk kemi energji brenda vetes për të tjerët.

Ora ILidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Përvijimi i të menduaritKjo teknikë shërben për të përvijuar lidhjen logjike mes njohurive të marra në klasat pararendëse për

tekstin paraqitës dhe esesë, si lloj i tij.

Ndërtimi i njohurive: Lexim/ Kodim i imët i tekstit/ Punë në dysheMësuesi/ja udhëzon nxënësit në dyshe të lexojnë me vëmendje esenë “Miqësia” në faqen 160 duke

koduar ato pjesë të tekstit që kanë të bëjnë:a. me elementet përbërëse të përmbajtjes së esesë së përkufizimit;b. elementet specifike të ndërtimit të tij.Nxënësit të lexojnë me kujdes esenë në tekst dhe shënojnë shenja, të cilat janë vendosur paraprakisht.

Në tabelë mund të shënojë pyetje të tilla të cilat do ta drejtojnë vëmendjen e nxënësit

Në aspekte të përmbajtjes, si: Cila është tema/ termi /koncepti për të cilën flet eseja? Cili është përkufizimi i konceptit? Cili është informacioni paraprak? Cila është çështja e parë? Cila është çështja e dytë? Cilët janë shembujt ilustrues? Si e tërheq në përfundim vëmendjen e lexuesit?

Page 165: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Në aspekte të formës, si: Cila është pjesa e hyrjes? Cila është pjesa e trungut? Cila është pjesa e mbylljes? A ka një mbyllje që tërheq vëmendjen e lexuesit? Ku mbështetet në dhënien e përfundimeve?

Pasi nxënësit janë thelluar në veçoritë e esesë paraqitëse të përkufizimit, klasa mund të ndahet në dy grupe, ku në dyshe të punohen ushtrimet 3 dhe 6. Për këtë mund të përdorin edhe ditarin dypjesësh i dhënë në tekst. ( shih përgjigjet e ushtrimeve të dhëna më lart)

Ora IIPrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Rishikim në dyshe/ shkrimi lirëMësuesi/ja punon me nxënësit në rifreskim të njohurive ushtrimet 1,2,4,5. U kushton një vëmendje të

veçantë njohurive gjuhësore, të cilat kanë të bëjnë me strukturën e fjalisë, shenjat e pikësimit dhe elemente të drejtshkrimit. U kërkon nxënësve të shkruajnë një ese të përkufizimit duke u mbështetur në ushtrimin 7, f. 165.

Udhëzon nxënësit të bëjnë redaktimin e esesë duke respektuar hapat për redaktimin e saj.Shënim: Nëse koha për shkrimin e esesë nuk është e mjaftueshme në klasë, mësuesi mund t’ua japë

detyrë shtëpie, redaktimin dhe rishikimin duke demonstruar në orën tjetër të mësimit rrugën e ndjekur.

Në fund të orës mësuesi/ja bën vlerësimin e nxënësve.

Page 166: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë në klasë lloje të ndryshme esesh klasifikimi

Tema mësimore:- Eseja paraqitëse e klasifikimit ( 2 orë)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxënësi/ja:- evidenton klasifikimin si metodën bazë të punimeve

shkencore;- dallon elementet e strukturës;- analizon veçoritë gjuhësore;- shkruan ese paraqitëse të klasifikimit;- redakton, korrekton dhe rishkruan një ese klasifikimi.

Koncepte kyç:• ese paraqitëse e klasifikimit• karakteristika një eseje paraqitëse të

klasifikimit• struktura e një eseje paraqitëse të

klasifikimit.

BurimetTeksti “Gjuha shqipe 12”, libri digjital, lloje të ndryshme esesh paraqitëse të klasifikimi, shkumësa me ngjyra, tabela, burime të tjera.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale, Mjedisi,Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësvePërvijimi i të menduarit, Analiza e tipareve semantike, Rishikim në dyshe/shkrimi i lirë, Diskutim/ditar

dypjesësh

Organizimi i orës së mësimit

Sugjerime për mësuesitKjo temë ka si qëllim t’u plotësojë e t’u thellojë nxënësve njohuritë rreth një lloji të veçantë të esesë paraqitëse: asaj të klasifikimit. Mësuesi/ja duhet të theksojë se, pavarësisht nënllojit të esesë paraqitëse, rruga që duhet ndjekur për të shkruar esenë është e njëjtë.Edhe tema Eseja paraqitëse e klasifikimit do të zhvillohet në 2 orë, nga të cilat një orë është parashikuar për të shpalosur njohuritë teorike dhe në orën tjetër, nxënësit përmes ushtrimeve dhe veprimtarive me shkrim, të praktikohen për të shkruar, redaktuar dhe për t’i dhënë formën përfundimtare një eseje paraqitëse të klasifikimit. Mësuesi/ja duhet të ndalet e të zbërthejë veçoritë e përmbajtjes dhe të strukturës së ese paraqitëse të klasifikimit, e cila ka si qëllim të informojë (të paraqitë) duke dashur të klasifikojë (ku është?, ku bën pjesë?) koncepte për objekte, dukuri, klasa grupe, rende, sipas parimeve të përzgjedhura nga shkruesi i esesë. Ky tip eseje përdoret zakonisht në shpjegimet dhe analizat shkencore.

Page 167: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

Llojet e veglave muzikore

Veglat me membranëVeglat me tela

Veglat me tastierëVeglat frymore

1

Një krahasim përmbajtësore dhe strukturor i esesë së klasifikimit me atë të përkufizimit, nxjerr në pah si veçoritë e përbashkëta, ashtu edhe dallimet.Një organizues grafik vjen në ndihmë për t’i pasqyruar veçoritë e tyre në mënyrë koncize dhe të sakta.

Struktura e përgjithshme

Dallimet strukturoreese paraqitëse e përkufizimit ese paraqitëse e klasifikimit

Hyrjaa. Tërheqje vëmendjeje ndaj termit që do të përkufizohet;b. teza që hidhet prej shkruesit.

a. Teza shkruesit për klasifikiminb. paraqitja e përgjithshme e kategorive (grupeve, klasave, rendeve, shkollave (ne filozofi) etj. mbi të cilat do të bëhet klasifikimi.

Trungu informacioni paraprak; çështja I që trajtohet; çështja II...

kategoritë paraqitja e lidhjeve që i bashkon ato në këtë lloj klasifikimi:

Kategoria I... Kategoria II...

Mbyllja rishikimi i përkufizimit të dhënë; tërheqje e vëmendjes së lexuesit me

ndikimin që ka pas ky term mbi të.

Vlerësimi, rëndësia e klasifikimit, opinioni i autorit për klasifikimin.

Nga ky organizues grafik nxënësi do të kuptojë që eseja paraqitëse e përkufizimit, ndonëse është një lloj i tekstit analitik, informimin a shpjegimin përmes analizës, identifikimit të idesë kryesore, të tezave, fakteve, ilustrimit e interpretimit të tyre, e bën duke synuar lidhjet ndërmjet koncepteve që klasifikon dhe veçorive të përbashkëta që ato kanë.Synimi i mësuesit/es duhet të jetë pajisja e nxënësve me ato njohuri teorike, që atij t’i shërbejnë për të qenë një shkrues i mirë i esesë së klasifikimit. Me anë të ushtrimeve nxënësi të arrijë të evidentojnë dhe t’i klasifikojnë objektet,të gjejnë shembujt, faktet që i kanë shërbyer shkruesit të esesë për të bërë klasifikimin dhe të kujtojë ato njohuri gramatikore, që do t’u shërbejnë për të shkruar qartë e saktë.

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Përvijimi i të menduaritMësuesit/es do t’i shërbejë kjo teknikë për të përvijuar lidhjen logjike mes njohurive tijtë kanë nxënësit për veglat muzikore dhe kritereve që përcaktojnë ata për t’i klasifikuar ato.P.sh.: - Si mund t’i klasifikojmë veglat muzikore?

Ndërtimi i njohurive: Analiza e tipareve semantikeMësuesi udhëzon nxënësit të lexojnë me vëmendje esenë me temën Veshjet tradicionale të grave dhe të kodojnë ato pjesë të tekstit që kanë të bëjnë me elemente përbërëse të çdo kategorie, si:

StrukturaHyrja: Teza – llojet e veshjeve popullore Veshjet populloreTrungu Klasifikimi i veshjeve

Kategoria 1: veshja me xhubletëa. karakteristikat e përgjithshme;b. pjesët përbërësec. në ç’krahinë përdoret

Page 168: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Kategoria 2: veshja me këmishë të gjatë dhe përparje:a. karakteristikat e përgjithshme;b. pjesët përbërësec. në ç’krahinë përdoret

Përfundimi lidhet me një përfundim logjik, i cili ka të bëjë me përdorimin e veshjeve popullore në zona të caktuara pavarësisht përkatësisësë tyre.

Mësuesi/ja duhet t’u kërkojë nxënësve të jenë të kujdesshëm në analizimin e të dhënave të çdo kategorie. Ata duhet të vëzhgojnë, p.sh.:Veshja me xhubletë- Pjesa hyrëse e paragrafit trajton prejardhjen e emrit të veshjes. E merr këtë emër nga një lloj fundi në formë kambane të valëzuar, i qepur me rripa prej shajaku të vendosur njëri pas tjetrit në linjë horizontale, bashkimi i të cilëve realizohet me gajtanë të hollë prej leshi.- Pjesa e dytë e paragrafit përshkruan përbërësit e saj: Xhubleta shoqërohet edhe me disa pjesë të tjera prej shajaku me ngjyrë të zezë, si të xhubletës të cilat quhen grykës, mangë, dhe krahol. Pjesë tjetër është edhe brezi i gjerë i zbukuruar me rruaza dhe gajtanë, i cili në të folmen vendore quhet kërrdhokëll. Në kokë mbahej një shami e bardhë, e lëshuar mbi shpatulla.- Pjesa e tretë e paragrafit bën lidhjen e veshjes me elemente simbolike që e shoqërojnë atë: Veshja me xhubletë në gjysmën e poshtme ka formën e kambanës dhe në gjysmën e sipërme ngjan me veshjen e kryqtarëve, sikundër dhe mjaft simbole të gdhendura mbi këtë kostum, si koka e demit kretan, forma kryqi, svastike etj janë të njohura si të templarëve.- Pjesa e fundit e paragrafit tregon zonat në të cilat përdoret ajo: Kjo veshje është mbajtur në të gjitha malësitë e Alpeve të Shqipërisë përfshirë edhe pjesën e alpeve në Malin e Zi.

Ora e dytë mësimorePrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Shkrimi i lirë/ Rishikim në dysheMësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë një ese paraqitëse të klasifikimit, me temë Veglat muzikore, për të cilën ata bënë një klasifikim fillestar në fillim të orës së mësimit (ose nga sugjerimet e dhëna në ushtrimin 6 f. 168). Klasa mund të ndahet në katër grupe dhe secili të klasifikojë dy-tri vegla (vegla fryme, vegla me tela etj.) Para se të shkruajnë, u kujtohet nxënësve që duhet të përcaktojnë disa kritere që do t’u shërbejnë për klasifikimin e secilës pre tyre, si:a. karakteristikat e përgjithshme (pjesa hyrëse të paragrafit);b. pjesët përbërëse (pjesa e dytë e paragrafit)c. në ç’krahinë përdoret, me ç’kulturë ka të bëjë etj. (pjesa e tretë e paragrafit)

Lexohen dy-tri nga esetë e shkruara dhe bëhet vlerësimi i tyre.Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të dëgjojnë me vëmendje dhe të shënojnë në ditarin dypjesësh si janë realizuar esetë:

Veçoritë e esesë së klasifikimit Realizuar në esea. A është bërë si duhet klasifikimi, sipas llojit?b. A përputhet struktura e esesë së paraqitur, me skemën e eses paraqitëse të klasifikimit?...c. Cila është kultura gjuhësore e esesë?d. Ka shmangie nga norma? Në se?

Page 169: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Page 170: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Plotësohet në tabelë ditari dypjesësh, duke mbajtur parasysh edhe rregullat drejtshkrimore që janë afishuar. U kërkohet nxënësve të lexojnë dhe të redaktojnë në dyshe esetë e njëri-tjetrit. Më pas e rishkruajnë. Mbahet shënim si për anët pozitive dhe negative të eseve të lexuara në dyshe. Sipas kohës që mbetet në dispozicion, lexohen punët e bëra nga një dyshe.

Përgjigje të ushtrimeve1. Pse përdoret eseja paraqitëse e klasifikimit? Qëllimi i saj është të shpjegojë nëpërmjet klasifikimit të koncepteve në grupe, klasa sipas parimeve të përzgjedhura nga shkruesi i esesë.2. Si ndërtohet eseja paraqitëse e klasifikimit? Kjo lloj eseje ndërtohet duke bërë një klasifikim të termave për të cilët bëhet fjalë në bazë të parimeve përzgjedhëse ku është mbështetur autori. Ka strukturën e esesë. Me hyrje zhvillim dhe mbyllje. në hyrje të saj shpjegohet termi, dukuria, objekti apo koncepti për të cilën bëhet fjalë. Në trung të esesë jepet klasifikimi i llojeve të dukurisë për të cilën flitet. Në mbyllje jepet opinion i autorit mbi këtë klasifikim.

Në fund të orës mësuesi/ja bën konkluzionet dhe vlerëson me notë.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë në klasë lloje të ndryshme esesh shkak-pasojëTema mësimore:

- Eseja paraqitëse shkak-pasojë ( 2 orë)Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:Nxënësi/ja:- njeh esenë paraqitëse të shkak-pasojës;- përcakton qëllimin për të cilën shkruhet dhe veçoritë e saj;- vëzhgon strukturën e esesë së paraqitëse të shkak-pasojës;- shpjegon ndërtimin e esesë së paraqitëse të shkak-pasojës

Koncepte kyç:• ese• ese shkak-pasojë• shkak• pasojë

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, teksti digjital, lloje të ndryshme esesh paraqitëse shkak-pasojë, shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale,Mjedisi, Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësvePërvijimi i të menduarit, Analiza e tipareve semantike, Rishikim në dyshe/shkrimi i lirë, Diskutim/ditar

dypjesësh

Page 171: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Sugjerime për mësuesinKjo temë mësimore synon që të aftësojë nxënësin të dallojë veçoritë e esesë së shkak-pasojës, si dhe të shkruajë ese të tilla. Tema do të zhvillohet në dy orë dhe do të ndiqet ajo ecuri metodike që është ndjekur për llojet e tjera të esesë. Një vend i veçantë i duhet lënë ushtrimit praktik të nxënësve për të shkruar, redaktuar, vlerësuar një ese.

Sugjerime metodikeE veçanta e këtij lloji të esesë argumentuese është evidentimi i shkaqeve dhe shpjegimi i pasojave që rrjedhin prej tyre, prandaj vëmendja e nxënësve duhet të përqendrohet mbi evidentimin e shkaqeve dhe të pasojave që rrjedhin nga një veprim, ngjarje apo situatë. Është e rëndësishme që nxënësit të dallojnë esenë paraqitëse shkak-pasojë nga llojet e tjera të eseve paraqitëse. Për këtë mësuesi sjell në klasë dy tri lloje esesh dhe u kërkon nxënësve të identifikojnë llojin e atyre, duke argumentuar përgjigjen.Duke qenë se qëllimi i esesë shkak-pasojë është që të shpjegojë shkaqet (arsyet) dhe pasojat e një ngjarjeje apo situate, mësuesi/ja i ushtron nxënësit të shoqërojnë shkakun me pasojën ose anasjelltas. Klasa mund të ndahet në grupe me nga dy nxënës. Me anë të organizuesit grafik nxënësit mund të shënojnë në njërën anë shkaqet dhe në anën tjetër pasojat. Të identifikuara me anë të pyetjes “Pse?” Dhe me anë të përgjigjes “Sepse”/ “Kështu që”.Formulimi i tezës së esesë shkak-pasojë është një moment i rëndësishëm. Prandaj mësuesi/ja duhet ta konsiderojë si një hap të veçantë brenda orës mësimore mënyrën si nxënësit duhet të hartojnë tezën. Mësuesi/ ja mund t’u kërkojë nxënësve të përcaktojnë tezën e esesë së paraqitur në tekst dhe të analizojnë pyetjet mbi të cilat është ndërtuar.

1. Cilat janë pasojat që do të analizohen?2. Cili është zinxhiri shkak-pasojë që ka çuar tek ky efekt?3. Cili është shkaku kryesor?4. Cilat janë marrëdhëniet që do të vendosen mes shkakut dhe pasojës dhe pse?

-Emigrimi i shqiptarëve;- situata e pafavorshme ekonomike, situata politike, faktorët social-kulturorë: bashkimet familjare, arsimi;-ndryshimi i sistemit politik-ekonomik;- shqiptarët kërkojnë gjithnjë e më shumë stabilitet ekonomik e politik në vendin e tyre, duke e parë gjithnjë e më shumë të ardhmen e tyre këtu. Këtë e tregon dhe numri i shqiptarëve të kthyer vitet e fundit nga emigracioni.

Për ndërtimin e paragrafëve, mësuesi/ja mund ta organizojë punën me tri grupe të mëdha:

Grupi I – paraqit paralelisht shkaqet dhe pasojat.

Grupi II – sjell pasojën që vjen për një a më shumë shkaqe.Pasoja Shkaqet

largimi nga vendi Ndryshimi i sistemit politik- ekonomik, mungesa e prodhimit në vend; rënia ekonomike pas vitit 1990

Shkaqet Pasojaa. Situata politike në vendBashkimi me familjarët që jetojnë jashtë Situata ekonomike personaleb. emigrimi në një vend tjetër

- largimi nga vendi

- vështirësi në përshtatjen në kulturën e re; - jetë më e izoluar; - një stil i ri jetese krejtësisht i ndryshëm

Page 172: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Grupi III – jep në fillim shkaqet dhe më pas paraqit pasojatShkaqet Pasojat

Emigrimi në një vend tjetër - vështirësi në përshtatjen në kulturën e re;- një stil i ri jetese krejtësisht i ndryshëm;

- jetë më e izoluarMësuesi/ja mund të udhëzojë nxënësit të vëzhgojnë nëse eseja ka renditje të shkaqeve dhe pasojave:

a. sipas një rendi kronologjik.b. duke trajtuar në fillim shkakun kryesor dhe më pas shkaqet e tjera, p.sh.: shkaku kryesor - ndryshimi i sistemit politik dhe ekonomik;shkaqe të tjera - situata e pafavorshme ekonomike; situata politike e paqëndrueshme; faktorët social- kulturorë: bashkimet familjare, arsimi etj.c. duke trajtuar në fillim shkaqet e tjera dhe më pas shkakun kryesor.

Një ushtrim efikas do të ishte këtu praktikimi i nxënësve në përcaktimin e strukturës së esesë. Për këtë mund të vijë në ndihmë ushtrimi 3.• Për të realizuar redaktimin e esesë paraqitëse shkak-pasojë, mësuesi/ja mund t’u kërkojë nxënësve të evidentojnë llojet e fjalive të përdorura si dhe lidhëzat që i karakterizojnë ato, si:- Numri i të kthyerve në Shqipëri është më i lartë këto vite, për shkak se situata ekonomike në vend është më e mirë.- Megjithatë, shqiptarët kërkojnë gjithnjë e më shumë stabilitet ekonomik e politik në vendin e tyre, duke e parë gjithnjë e më shumë të ardhmen e tyre këtu. Këtë e tregon dhe numri i shqiptarëve të kthyer vitet e fundit nga emigracioni.

3. Kontrolloni gabimet drejtshkrimore në tekstin e mëposhtëm, duke pasur parasysh në veçanti rregullat e mëposhtme të drejtshkrimit të shqipes, si dhe vendosni shenjat e pikësimit atje ku mungojnë:

Shkova në Francë, sepse ishte vendi që njihja më mirë. Librat e mi ishin pritur gjithnjë me shumë ngrohtësi edhe pse futën me vështirësi. Franca gjithnjë ka treguar një lloj hapjeje ndajletërsisë shqiptare Për këtë ishte e natyrshme që unë të vija në Francë. • Kam lexuar “Makbethin” kur isha 10 vjeç. Ishte një magjepsje aq e madhe, sa fillova ta kopjoja të gjithë pjesën me shkrim dore. Shekspiri është shkrimtari më i jashtëzakonshëm i botës. Është më i kompletuari nga të gjithë, më vizionar se shkrimtarët e antikitetit edhe pse atyre u kam një borxh të madh. Vetëm në moshën 28-vjeçare, e zbulova siç duhej literaturën antike greke. Isha i tronditur nga moderniteti i tragjedive të Eskilit, të cilat më dukej sikur reflektonin shqetësimet e mia si shkrimtar disident përballë një shteti totalitar në shekullin XX.

Nuk shkruhet -ë-ja para prapashtesave –shëm dhe -të në të gjitha trajtat e mbiemrave të formuar prej Kur numërori rreshtor shkruhet me shifër romake përdoret pa prapashtesë dhe pa nyjë të përparme.

Page 173: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Organizimi i orës së mësimitOra ILidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Përvijimi i të menduarit/organizues grafikMësuesi/ja u prezanton nxënësve lloje të ndryshme esesh. U kërkon nxënësve të përcaktojnë llojin e tyre. Me anë të organizuesit grafik u kërkon nxënësve të përcaktojnë shkaqet dhe pasojat.

Pse Sepse

Ndërtimi i njohurive: Analiza e tipareve semantikeMësuesi/ja udhëzon nxënësit në leximin e vëmendshëm të esesë, duke koduar ato pjesë të tekstit që kanë të bëjnë me elementet përbërëse të përmbajtjes së esesë shkak-pasojë:

StrukturaHyrja:TezaTrungu: ShkaqetShkaku I Shkaku II...

Pasoja…

Përfundimi

Në punën në grupe mësuesi/ja udhëzon nxënësit të praktikojnë ndërtimin e paragrafëve duke përdorur mënyra të ndryshme të paraqitjes së shkaqeve dhe pasojave.

shkaku pasojaTeza Ne jetojmë në epokën moderne ku media

ka një ndikim të rëndësishëm në vetë gjykimin, sjelljen dhe stilin e jetës. Të rinjtë, të cilët rriten me këtë zhvillim teknologjik, sitelevizorë, kompjuterë personalë, ndryshojnë shumë nga të rinjtë e një gjysmë shekulli më parë. Për shkak të televizionit, filmave dhelojërave kompjuterike

ata kanë ndryshuar mentalitetin e tyre, stilin e jetës dhe të sjelljes në shoqëri.

Shkaku I

Shkaku II

Shkaku III

për shkak të programeve të ndryshme televizive, filmave apo video lojërave. Televizioni është një industri fitimprurëse, nëse ka shumë abonentë.Sa më zbavitës të jenë filmat dhe programet televizive,

I. ndodhin ndryshimet në mentalitetin e të rinjve,

II. kjo është arsyeja pse ata që kanë biznese të tilla, përpiqen të shtojnë numrin e personave të pasionuar pas televizionit;

III. aq më shumë kohë kalojnë të rinjtë përpara televizorit

Shkaku IV

Duke ndjekur medien televizive, të rinjtë fillojnë të mendojnë, të vishen, të flasin dhe të arsyetojnë si në emisionet televizive; në qoftë se prindi ose kujdestari ligjor nuk kujdesenpër fëmijët e tyre pushteti i medies

IV. mund edhe të ndryshojnë stilin e tyre të jetës, është te koha që konsumatori duhet të shpenzojë duke ndjekur produktet e tyre.

Shkaku V Videolojërat janë faktorët më të zakonshme Këta njerëz kalojnë më shumë kohë përparanjë kompjuteri,

që i mbajnë të rinjtë larg nga një stil jete aktive. sesa duke bërë një shëtitje në park ose dukengarë biçikletën.

Page 174: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Shkaku VI

Së fundi, efekti që ka zhvillimi teknologjik tek të rinjtë Duke qenë se ata e kanë të pranishëm në çdo kohë televizorin apokompjuterin, por jo pjesëtarët e familjes,

është distanca që ai krijon mes tyre dhe familjeve apo miqve.është më e lehtë për ta që të ndihen më mirënën shoqërinë e vazhdueshme të tyre.

Nxënësit ushtrohen në ushtrimin 4-5 për të përcaktuar edhe strukturën e një eseje shkak-pasojë dhe disa veçori gjuhësore.

Ora IIPrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Shkrimi i lirë/Rishikim në dysheMësuesi/ja bën një rifreskim të njohurive të marra me anë të pyetjeve të tilla si:Pse përdoret eseja paraqitëse shkak-pasojë? Qëllimi i esesë shkak-pasojë është që të shpjegojë shkaqet (arsyet) që sjellin pasojat e një ngjarjeje apo situate ose anasjelltas.

2. Si ndërtohet eseja paraqitëse shkak-pasojë?a. Ndërtohet nga një tezë, e cila mbështetet në shpjegimin e shkaqeve dhe pasojave të argumentit që trajton. Rendit në rend kronologjik shkaqe të ndryshme të shoqëruar nga pasojat. Shkrimi i paragrafëve mund të organizohet në mënyra të ndryshme duke u mbështetur në:b. diskutimin i shkaqeve dhe pasojave të një problemi apo çështjeje në të njëjtën kohë ose në mënyrë të njëpasnjëshme;c. dhënia në fillim e pasojës dhe pastaj diskutimi shkaqeve;ç. dhënia në fillim e shkakut dhe më pas diskutimi pasojave të tij.

Nxënësve në grupe mund t’u sugjerohet të shkruajnë ese me një nga temat, si:a. Shpjegoni efektet që ka përdorimi i internetit tek ju.b. Cili është ndikimi që ka njeriu mbi mjedisin?c. Shkruani për një personazh historik, duke dhënë shkaqet dhe rezultatet e veprës së tij/saj.

Në këtë fazë të mësimit nxënësit mund të ushtrohen në dyshe për redaktimin e një eseje shkak-pasojë. Kujdes do të tregojnë në përdorimin e konektorëve të ndryshëm dhe shenjave të pikësimit.Në fund të orës së mësimit mësuesi/ja bën konkluzionet e orës dhe vlerëson me notë.

Page 175: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë në klasë lloje të ndryshme esesh krahasim-kontrasti.

Tema mësimore:- Eseja paraqitëse e krahasim-kontrastit ( 2 orë)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxënësi/ja:- identifikon esenë paraqitëse të krahasim-kontrastit dhe ta shkruajë atë.- evidenton elementet e përbashkëta si metodën bazë të krahasimit;- bën dallimin e elementeve të veçanta të dy dukurive mbi bazën e kontrastit;- dallon mënyrat e ndryshme të organizimit të eseve - krahasuese;- analizon elementet e strukturës të esesë krahasuese në letërsi;- shkruan ese paraqitëse të krahasim-kontrastit;- redakton dhe korrekton esenë.

Koncepte kyç:• ese paraqitëse të

krahasim-kontrastit• karakteristika një

eseje paraqitëse të krahasim-kontrastit

• struktura e një eseje paraqitëse të krahasim-kontrastit.

BurimetTeksti “Gjuha shqipe 12”, libri digjital, lloje të ndryshme esesh paraqitëse krahasim- kontrasti, shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale, Mjedisi, Bashkëjetesapaqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveOrganizues grafik ,Analiza e tipareve semantike, Rishikim në dyshe/shkrimi i lirë, Diskutim/ditar dypjesësh

Sugjerime për mësuesinSynimi i kësaj teme është nxënësit nëpërmjet njohurive teorike, shembujve të dhënë dhe ushtrimeve praktike të mësojnë veçoritë përmbajtësore dhe strukturore të një eseje paraqitëse të krahasim-kontrastit. Në këtë lloj eseje rëndësi të veçantë merr nxjerrja e përfundimeve nëpërmjet krahasimit dhe kontrastit. Nxënësit e njohin si proces, pasi ata gjatë orëve të mësimit janë marrë shpesh me krahasime të dukurive të ndryshme në lëndën e letërsisë dhe në lëndë të tjera. Theksi duhet të vihet te qëllimi për të cilën ndërtohet eseja: për të mbështetur qëndrimin e tyre personal për një temë të caktuar. Përmes kësaj lloj eseje, autori jo vetëm informon lexuesin për dallimet mes dy temave (personave, vendeve, objekteve, fenomeneve), por i bën me dije dhe parapëlqimin e tij për njërën prej tyre.Kjo temë do të zhvillohet në dy orë, një orë për të dhënë njohuritë e reja, kurse një orë për t’u ushtruar. U theksohet nxënësve se eseja e krahasim-kontrastit përdoret dendur në letërsi, ku jepet opinioni i shkruesit përmes krahasimeve mes: autorëve të ndryshëm, veprave të ndryshme të të njëjtit autor, variante të

Page 176: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

ndryshme

Page 177: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

të së njëjtës vepër, personazheve të së njëjtës vepër ose të veprave të ndryshme, teknikave të të shkruarit dhe ideve të autorit në të njëjtën vepër ose në vepra të ndryshme etj.

StrukturaInformacion paraprak mbi personat që do të vihen në krahasimJemi rritur me idenë se për prindërit nuk duhet të japim mendim. Ata thjesht shihen si personat më të rëndësishëm në jetën tonë, që me dashurinë e tyre të pakufishme dhe me diturinë e tyre do të na ndriçojnë rrugët e errëta. Ky mendim i ngulitur në kokë na bën ne t’i kalojmë ditët me ta, pa e vrarë mendjen shumë, por kjo gjendje monotonie nuk zgjat përgjithmonë. Ajo pasohet nga një gjendje e re. Gjatë ndryshimit turbullohet çdo gjë. Në ato çast u përmenda edhe unë, u ula në kolltuk dhe, për herë të parë, vendosa të vëzhgoja prindërit e mi, secilin më vete, si individë.

Të përbashkëtat (në pamjen fizike)Nga pamja e jashtme do të dalloja pak ndryshime. Të dy bukuroshë, me fizik të rregullt e tipare të pastra. Flokët e valëzuar e sytë e shkruar të tërheqin vëmendjen te këta dy bashkëshortë. Kjo të jep një ndjesi ekuilibri.Ndryshimet (në karakter, perceptim të realitetit, mënyrën e të vepruarit të dhe jetuarit etj)Pasi i vëzhgova së jashtmi, nuk isha bindur nëse do t’i kuptoja më shumë vetëm me kaq. ...Babai hyn pa bërë shumë fjalë, pasuar nga mamaja që, si në entuziazëm e si në mërzi apo inat, do të shpërthejë me nota të larta zëri. Fjalët e saj ndiqen nga gjeste të gjallëruara, ndërsa babai para saj duket i palëvizshëm. Duke qëndruar vetëm në një vend, ai mund të përmbushë shumë kërkesa njëherësh. Në të njëjtin vend ai çlodhet, sheh televizor, flet e bisedon. Mamaja gjithmonë është në lëvizje e shumë pak pushon. Ajo mund të ketë shumë teka, por ka një zemërgjerësi shumë më të madhe. Babai duket se nuk e vë re dhe ia ngatërron me naivitetin.Kjo tregon se me sa pak largpamësi i sheh ai gjërat. Një gjë që më bën shumë përshtypjeështë se si babai u dorëzohet situatave pa bërë asnjë përpjekje për t’i ndryshuar ato. Nëse do të vendosja në një anë të peshores ambicien dhe në anën tjetër krenarinë, kjo e fundit do të peshonte shumë. Mamaja ime jeton mbi re, por arrin gjithmonë të realizojë pjesën më të madhe të atyre që ëndërron. Ndonjëherë zhytet në punët e saj dhe lë çdokënd jashtë, ndërsa babai është më i qëndrueshëm. Të dy janë të dashur me mua, por shumë vonë kuptova se nuki kisha njohur ashtu siç janë vërtet... Jo vetëm buzëqeshje e përkujdesje.

Organizimi i mësimitOra ILidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Përvijimi i të menduarit/organizuesi grafikMe anë të organizuesit grafik mësuesi/ja u kërkon nxënësve të përcaktojnë të përbashkëtat dhe të veçantat

e mënyrë së jetesës në fshat dhe në qytet. Për ta bërë më të kuptueshme, mësuesi/ja u sugjeron nxënësve që, me anë të organizuesit grafik të shënojnë dallimet e fshatit e të qytetit dhe dallimet mes jetës në fshat e në qytet.

Eseja jo vetëm përshkruan për të vënë në dukje të të përbashkëtat dhe të veçantat, por shpreh edhe qëndrimin e autorit.

Jeta në fshat Jeta në qytetsi vendbanim Qyteti Fshatijeta ekonomikepolitike

Page 178: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

socialekulturore

Duhet theksuar që të bëhet krahasimi midis dy dukurive duhet të ketë patjetër një pikë takimi: në rastin tonë:Jeta.Gjatë krahasimit mësuesi/ja mund t’u kërkojë nxënësve të pozicionohen me qëndrimin e tyre. Në këtë mënyrë nxënësi duhet të kuptojë që qëllimi nuk është vetëm të krahasojë, por edhe të shprehë qëndrimin e autorit. Në këtë fazë të mësimit mund të sugjerohet ndarja e klasës në grupe të mëdha. Secili grup mund të merret me evidentimin e veçorive dhe hartimin e esesë së krahasim-kontrastit duke zgjedhur një nga mënyrat e sugjeruara të librit.Grupi I - Në fillim përshkruhet me detaje njëra temë (person, vend, objekt, fenomen), pastaj tema tjetër (person, vend, objekt, fenomen) dhe në fund jepen dallimet apo ngjashmëritë mes tyre.Grupi II - Në pjesën e parë të esesë krahasohen tiparet e përbashkëta mes dy a më shumë temave (personave, vendeve, objekteve dhe fenomeneve) dhe më pas nxirren në pah dallimet mes tyre.Grupi III - Eseja e krahasim-kontrastit mund të organizohet edhe duke krahasuar në detaje, në paragrafë të veçantë, elementet përbërëse të dy a më shumë temave. Zakonisht përshkruhen ato elemente, të cilat mund të krahasohen apo të vihen kontrast.Grupi IV - Eseja e krahasim-kontrastit mund të ndërtohet dhe vetëm mbi krahasimin apo kontrastin mes dy a më shumë temave, Duhet pasur parasysh se në këtë rast eseja ndërtohet vetëm mbi njërin variant, pra, ose mbi krahasimin, ose mbi kontrastin.Pas ndërtimit të paragrafëve të esesë, mësuesi/ja mund t’u kërkojë nxënësve të paraqesin modelet e tyre para klasës, duke u shpjeguar nxënësve të tjerë ku konsiston modeli i esesë së ndërtuar prej tyre.

Ndërtimi i njohurive: Analiza e tipareve semantikeMësuesi/ja orienton nxënësit të analizojnë në mënyrë konkrete ndërtimin e një eseje krahasim-kontrasti. Mund t’i referohen ushtrimit 3 f. 176 ose eseve të ndërtuara nga grupet e nxënësve duke krahasuar jetën në fshat në qytet.Një grup i tillë pyetjesh do të lehtësonte punën e nxënësve të hetojnë mënyrat ndërtimit të eseve:- Çfarë krahason? (persona, objekte, vende)- Ku konsiston krahasimi te ngjashmëritë apo ndryshimet?- Cilën teknikë të ndërtimit të esesë kanë përdorur?- Si janë ndërtuar paragrafët?- A kanë krahasuar dukurinë në tërësi apo një aspekt të saj?- Cilat janë përfundimet e arritura?- Qëllimin për të cilën është shkruar eseja?- Cila është metoda e ndjekur?

Ora IIPrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Shkrimi i lirë/Rishikim në dyshePas analizës mësuesi/ja drejton vëmendjen në shkrimin e një eseje krahasim kontrasti. (ushtrimi 5).U kërkon të krahasojnë dy vende, në të cilat kanë kaluar pushimet, duke u mbështetur në elemente të tilla, si: klima, vendi, sporti, ushqimi, argëtimi etj.), duke ndjekur metodat e teknikat e ndërtimit të lartpërmendura. Mësuesi/ja udhëzon nxënësit t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë redaktimit të esesë, pasi është një fazë ku nxënësit mund të ushtrohen në fragmente të eseve ose paragrafëve të punuar në klasë duke u marrë me përdorimin e llojeve të ndryshëm të konektorëve, gjithashtu edhe të shenjave të pikësimit.

Page 179: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Page 180: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Gjithashtu u kërkon nxënësve të vëzhgojnë ndërtimin e esesë dhe përcaktojnë pjesët përbërëse të saj. Lexohen disa nga esetë e shkruara në klasë dhe evidentohen anët pozitive e negative.

Përgjigje të ushtrimeveUshtrimi 1, faqe 176Pse përdoret eseja e krahasim-kontrastit?Eseja e krahasim-kontrastit përdoret zakonisht për të përshkruar një person, një objekt, një çështje a dukuri duke e krahasuar dhe duke e vënë përballë me një a më shumë persona, objekte etj.

Ushtrimi 2, faqe 176Mbi ç’bazë ndërtohet krahasimi?Krahasimi bëhet mbi bazën e tipareve të përbashkëta (apo të ngjashmërive), si dhe të tipareve dalluese (apo ndryshimeve) që ka mes tyre. Duke qenë se në këtë lloj eseje objektet e përshkruara krahasohen (nxirren në pah tiparet e tyre të përbashkëta), por dhe vihen në kontrast (dalin në dukje dallimet mes tyre), kjo lloj eseje është përkufizuar si eseja e krahasim-kontrastit.

Ushtrimi 3, faqe 176Mamaja dhe babai imKjo është një ese krahasim kontrasti. Ajo është ndërtuar mbi krahasimin e dy personave dhe ka këto karakteristika strukturore e përmbajtësore:

- Jep një informacion paraprak mbi personat që krahason- Përshkrimi i tipareve të përbashkëta- Përshkrimi i tipareve të veçanta

Duke qenë se synon të vërë theksin te dallimet, eseja fillon me krahasimin e tipareve të përbashkëta, të cilat janë më të pakta se dallimet mes dy personave. Autori përpiqet të realizojë një përshkrim të përgjithshëmtë tipareve. Paragrafët janë të ndërtuar me përshkrimin e gërshetuar njëkohësisht të tipareve të secilit prej personave që përshkruhen.

Diskutim i lirëMësuesi/ja vlerëson punën e nxënësve.

Detyrë: ushtrimi 6, f. 176

Page 181: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë në klasë lloje të ndryshme esesh krahasim-kontrasti.

Tema mësimore:- Eseja paraqitëse e krahasim në letërsi (2 orë)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:Nxënësi/ja:- identifikon esenë paraqitëse të krahasim-kontrastit në letërsi;- evidenton qëllimin përse është shkruar;- dallon mënyrat e ndryshme të organizimit të eseve

krahasuese në letërsi;- analizon elementet e strukturës të esesë krahasuese në

letërsi;- shkruan ese paraqitëse të krahasim-kontrastit në letërsi;- redakton dhe korrekton esenë.

Koncepte kyç:• ese paraqitëse të krahasim-

kontrastit• karakteristika një

eseje paraqitëse të krahasim-kontrastit

• struktura e një eseje paraqitëse të krahasim-kontrastit.

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, teksti digjital, lloje të ndryshme esesh paraqitëse krahasim-kontrasti në letërsi, shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale, Mjedisi,Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveOrganizues grafik, Analiza e tipareve semantike, Rishikim në dyshe/shkrimi i lirë, Diskutim/ditar dypjesësh

Organizimi i orës së mësimit

Sugjerime për mësuesinSynimi i kësaj teme është nxënësit nëpërmjet njohurive teorike, shembujve të dhënë dhe ushtrimeve praktike të mësojnë veçoritë përmbajtësore dhe strukturore të një eseje paraqitëse të krahasim-kontrastit në letërsi. Në këtë lloj eseje shpesh krahasohen: autorë të ndryshëm, vepra të ndryshme të të njëjtit autor, variante të ndryshme të së njëjtës vepër, personazhe të së njëjtës vepër ose të veprave të ndryshme, teknikat e të shkruarit dhe idetë e autorit në të njëjtën vepër ose në vepra të ndryshme etj. Nëpërmjet metodës së krahasimit dalin në pah ngjashmëritë ndërmjet tyre, kurse përmes kontrastit vihen në dukje dallimet mes tyre.Kjo temë do të zhvillohet në dy orë, një orë për të dhënë njohuritë e reja, kurse një orë për t’u ushtruar. U theksohet nxënësve se eseja e krahasim-kontrastit përdoret dendur në letërsi, ku jepet opinioni i shkruesit përmes krahasimeve mes: autorëve të ndryshëm, veprave të ndryshme të të njëjtit autor, variante të

Page 182: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

ndryshme

Page 183: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

të së njëjtës vepër, personazheve të së njëjtës vepër ose të veprave të ndryshme, teknikave të të shkruarit dhe ideve të autorit në të njëjtën vepër ose në vepra të ndryshme etj.Theksi duhet të vihet te:- qëllimi për të cilën ndërtohet eseja: autori duhet të ketë të qartë qëllimin përse po e shkruan esenë e krahasim- kontrastit, duhet të krahasojë shkrimtarë, vepra, personazhe mes të cilëve mund të bëhen krahasime për mbërritur në përfundime me vlerë.- metoda në të cilën do të ndiqet për t’u shkruar eseja.

Ora ILidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Përvijimi i të menduarit/organizuesi grafikMësuesi/ja rikujton disa nga karakteristikat e esesë së krahasim-kontrastit:

- Krahason tipare të përbashkëta ose të veçanta.- Të dy temave letrare, stilit të autorëve, personazhe të veprave, rryma letrare, veçori të gjuhës/

ligjërimit, filozofinë që përcjell vepra, risitë në stil dhe në mënyrën e të shkruarit etj.- Përdor disa teknika në varësi të qëllimit, p.sh:

alternon mënyrën e ndërtimit duke përdorur edhe krahasimin edhe kontrastina. evidenton të përbashkëtatb. evidenton dallimetc. mbërrin në përfundime etj.

ndërtohet vetëm mbi krahasimin ndërtohet vetëm mbi kontrastin- ka strukturë të veçantë, organizohet në paragrafë etj.Ndërtimi i njohurive: Analiza e tipareve semantikeMësuesi/ja ilustron njohuritë duke u mbështetur në esenë të dhënë në libër: “Don Kishoti” Mësuesi/ja orienton hetimin e nxënësve duke u mbështetur në këto pyetje:- Qëllimin për të cilën është shkruar eseja.- Ku konsiston ngjashmëria/ndryshimi.- Cila është metoda e ndjekur?

Eseja është ndërtuar me një qëllim të qartë:Hyrja - Krahason personazhe në letërsinë botërore, të cilët kanë lënë gjurmë në të, duke theksuar parimet në të cilat është mbështetur krahasimi.Trungu - vendos në plan krahasimtar personazhet, duke i marrë në shqyrtim një e nga një. Vë në dukje specifikën me të cilët spikasin si personazhe dhe mënyrat e ndryshme të leximit dhe të interpretimit të në gjithëkohësi.Përfundimi - mbart reflektimin e autorit ndaj personazheve dhe vlerës së tyre në çdo kohë.Mësuesi/ja orienton nxënësit të vëzhgojnë esenë në drejtim të strukturës së fjalisë, përdorimit të lidhëzave dhe shenjave të pikësimit.Nxënësit mund të punojnë të ndarë në grupe me ushtrimet 4, 5.

Ora IIPrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Shkrim i lirëMësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë një ese të krahasim kontrastit në letërsi, duke u mbështetur në veprat mësimore të studiuara në lëndën e letërsisë.Redaktimi dhe rishikimi i esesë është hap i rëndësishëm. Lexohen ese dhe vlerësohet puna e nxënësve.Detyrë: Ushtrimi 4 f. 180 159

Page 184: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Përgjigje të ushtrimeveUshtrimi 1Pse shërben eseja e krahasim kontrastit në letërsi?Kjo lloj eseje përdoret shpesh në letërsi për të krahasuar: autorë të ndryshëm, vepra të ndryshme të të njëjtit autor, variante të ndryshme të së njëjtës vepër, personazhe të së njëjtës vepër ose të veprave të ndryshme, teknikat e të shkruarit dhe idetë e autorit në të njëjtën vepër ose në vepra të ndryshme etj. Nëpërmjet metodës së krahasimit dalin në pah ngjashmëritë ndërmjet tyre, kurse përmes kontrastit vihen në dukje dallimet mes tyre.

Ushtrimi 2Cilat janë tri etapat që duhen ndjekur në shkrimin e saj?

- duhet të jetë i qartë qëllimi se përse po e shkruani këtë ese- duhen gjetur vepra dhe autorë, të cilët mund të krahasohen midis tyre.- duhet të përcaktohet metoda që duhet ndjekur për të shkruar esenë.

Ushtrimi 31. Lexoni tekstin e mëposhtëm të marrë nga “Shkolla letrare e jezuitëve” të E. Koliqit dhe plotësoni:

E përbashkëta ndërmjet dy shkollaveTë dyja i sollën letrësís kombtare e gjuhës shqipe dobína të mëdhá. Në kulmin e lulzimeve të tyne, ajo e Jezuitvet i fali atdheut Dom Ndré Mjedjen dhe ajo e Françeskâjvet At Gjergj Fishtën.

Dallimet ndërmjet të dy shkollaveNdryshimi ndërmjet dy shkollave dhe veprimtaríja e sejcilës zhvillue dámas, duhet të kuptohet në mënyrë t’urtë, sepse në fund të fundit dallimi në mes tyne âsht relativ dhe lidhnít latente për osmoszi janë të papréme. Etënt Jezuitë meritojnë lavd dhe mirënjohje për lavrim e zgjanim qi i dhânë gjuhës e kulturës s’onë. Natyrisht qellimi i tyne, n’e parë, ishte krejt fetárdhe për sa i përket zgjimit të ndiesíve kombtare, nuk âsht për t’u çuditë qi ata, kah gjymsa e shekullit të kaluem, kur nisen veprimtarín e vet në Shqipní, të kenë qëndrues krejt asnjânsa. Ata ishin të huej. Nuk e shifshin t’arsyeshme t’ i krijojnë pengime veprës së vet apostullore me ndërlikimet e aspiratave patriotike asokohe porsa në të lindun në disa shqiptarë të rrallë.

Shkolla e françeskanëve- … Shkolla e Françeskâjvet, mbas mësimit t’At Leonard De Martinit, shembujt për t’u ndjekun filloi t’ i kërkonte e t’ i gjênte në popull- këshillonte me shtî në përdorim frazeologjín që, e njomë e plot fuqí shprehse, buronte nga goja e popullit. Kângët e De Martinit janë plot me thânje, mënyra shprehjeje, circonlokucje të zakonshme në përdorim populluar.- Kur arríjti mâ vonë nga Bosnja, ku kishte krye studimet theologjike, tuba e Françeskâjvet shqiptarë, -At

Gjeçovi, At Pashko Bardhi, At Fishta, -Shkolla e Françeskâjvet dhe mësimet letrare të saj murën shkas të stërfuqíshëm.- Në letrësít ballkanike poezíja popullore, si për sasí âshtu për cilsí, ka syperanín mbi tê t’artit. Në Kroací

poetët Kaçiq, Martiq e Mazhuraniq mirrshin frymëzim nga populli. Fishta qé nxânsi i tyne. Kthei në Shqipní rreth vjetit 1893 i vendosun me zbatue në gjuhë e letrësí shqipe mësimet e mjeshtërve të madhej kroatë.

Detyrë:

Page 185: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Ushtrimi 4, faqe 180.

Page 186: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë në klasë lloje të ndryshme esesh argumentuese.

Tema mësimore:- Eseja argumentuese ( 2 orë)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore Nxënësi/a:- identifikon esenë argumentuese;- analizon elementet e strukturës së esesë argumentuese;- dallon veçoritë gjuhësore të një eseje argumentuese;- analizon paragrafët në një ese argumentuese;- shkruan ese argumentuese duke u nisur nga disa argumente;- redakton dhe rishikon esenë argumentuese.

Koncepte kyç:- ese argumentuese- karakteristika

një eseje argumentuese

- struktura e një esejeargumentuese

- lloje të esesë argumentuese.

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, libri digjital, lloje të ndryshme esesh paraqitëse krahasim- kontrasti në letërsi, shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale, Mjedisi, Bashkëjetesapaqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveOrganizues grafik, Lexim/Kodim i imët i tekstit/ Organizues grafik, Diskutim/ditar dypjesësh,

Pyetje-përgjigje

Sugjerime për mësuesin/enKjo temë synon t’iu shërbejë nxënësve për të zhvilluar aftësitë për të përdorur sa më mirë argumentimin në shkrimin e një eseje e për të mbajtur një qëndrim kritik ndaj dukurive të ndryshme. Për realizimin me sukses të këtij synimi, nxënësi do të gjejë në tekst shtjellimin e njohurive praktike nëpërmjet shembujve konkretë, si:a. kujdesi në përzgjedhjen e temës,b. mënyrat e organizimit të përmbajtjes së esesëa, si gërshetimi i fakteve me argumentet, shembujt etj.

c. ndërtimi strukturor i esesë;ç. rruga për redaktimin e materialit dhe vëmendja për kulturën gjuhësore.Tema do të zhvillohet në 2 orë, nga të cilat 1 orë do të përdoret për marrjen e njohurive teorike të gërshetuara me shembujt konkretë dhe do të zhvillohen ushtrimet që janë në tekst, 1 orë do të përdoret për të shkruar dhe korrigjuar një ese të shkurtër argumentuese. Për t’ua lehtësuar punën, në tekst ka tema që shoqërohen me argumentet që mund të përdorë nxënësi.

Page 187: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Page 188: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Qëllimi i esesë argumentuese

të bindë lexuesin nëpërmjet informimit

Të tregojë pikëpamjen e tij rreth një çështjejeTë argumentojë se pikëpamjet e tij janë më të sakta emë të besueshme

Ora IOrganizimi i orës së mësimit

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Përvijimi i të menduarit/organizuesi grafikShtrohet para nxënësve pyetja:- Cili është qëllimi i esesë argumentuese?

fakteve argumenteve të shumta dhe bindëse

Ndërtimi i njohurive: Lexim/ Kodim i imët i tekstitMësuesi/ja udhëzon nxënësit në leximin e vëmendshëm të esesë, duke koduar ato pjesë të tekstit që kanë të bëjnë me elementet përbërëse të përmbajtjes së esesë argumentuese.Për t’i bërë sa më pjesëmarrës nxënësit në përftimin e njohurive teorike, mund t’u kërkohet që, me anë të teknikës “Shkrimi argumentues-bindës”, të vëzhgojnë mënyrën e ndërtimit të esesë model të dhënë në tekst. Nxënësit mund të ndahen në dy grupe. Leximi me kodim të imët i tekstit, i cili është pjesë e teknikës së shkrimit argumentues bindës, do t’u shërbejë nxënësve për të vënë në dukje veçoritë e esesë argumentuese, të cilat nxënësit do t’i hetojnë në modelet e dhëna dhe do t’i ngulitin.

Kriteret për përzgjedhjen e temës:

-Mbrojtja e pikëpamjes nga ana e shkruesit:

-Kundërshtimi i tezës:

Mbështetësit për argumentimin162

- tema të jetë specifike dhe e ngushtë;- të përmbajë një argument të caktuar;- të gjenden statistika dhe materiale që e mbështesin këtë argument- dhënia në fillim e argumenteve pro temës që trajton, për të kaluar më pas tek trajtimi i argumenteve kundër dhe kundërshtimi i tyre. - eseja mund të fillojë dhe me trajtimin e argumenteve kundër për të kaluar më pas tek trajtimi i argumenteve të veçanta pro- të trajtohen një për një argumentet kundër.) - duke pranuar faktin se ky argument edhe mund të pranohet, por janë më të shumta argumentet që e hedhin atë poshtë (p.sh deri diku është e drejtë të thuhet se…)- duke e hedhur poshtë në mënyrë kategorike këtë argument (p.sh: siç duket nga argumentet që u sollën në këtë ese, nuk mund të biem dakord me …)- duke e konsideruar argumentin të papërshtatshëm me temën që trajtohet).- Informacion i shumtë: shembujt, statistika; - Të mos ketë pohime të përgjithshme.- Burimet e informacionit të jenë të besueshëm.

Page 189: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Struktura Për të kuptuar ndryshimet e sotme kulturore, shoqërore dhe politikePjesa hyrëse – Teza: përdoren analiza që mbështeten në metodologji të ndryshme, të cilatPse duhen studiuar ndryshimet e duhet të kuptojnë, regjistrojnë dhe mbajnë parasysh atë që vjen e resotme kulturore, shoqërore dhe në krahasim me tradicionalen. Përndryshe, shumë tensione, konflikte,politike? marrëdhënie disi të tendosura midis grupeve shoqërore, brezave,Çfarë shmangin ato? bashkësive socio-profesionale, individëve etj., mund të mbesin pa

përgjigje dhe të pakuptuara.Çështja Rrjedhojat e moskuptimeve: në familje, mes grupeve shoqërore apo

individëve... e ka burimin te moskuptimi i asaj që bën tjetri...

Trungu – shtjellimi i argumenteve Argumentet pro

Duke filluar prej viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar dhe pastaj në vazhdimësi deri në ditët tona, autorë të ndryshëm që kanë shprehur majën e mendimit modern perëndimor në fushën e shkencave humane dhe në logjikë, sikurse edhe teoricienët më të mirë në fushën e komunikimit dhe të medies, kanë zbuluar, argumentuar, vërtetuar se shoqëria bashkëkohore ka bërë një ndryshim të madh kulturor.- roli i shkronjës - roli i medieve

Argumenti 1

Argumenti 2

Informacion mbështetësArgumentet kundër Argumenti 1Argumenti 2 Informacion mbështetës

Përfundimi

Nxënësit lexojnë shembullin e dhënë në libër dhe nxjerrin thelbin e informacionit nga eseja argumentuese e dhënë.Punohen ushtrimet 1 dhe 2 të tekstit (shih përgjigjet të dhëna në rubrikën sugjerime mësuesit). Gjithashtu, nxënësit të ndarë në dy grupe ushtrohen për të shkruar një ese argumentuese duke u mbështetur në kërkesën e ushtrimit 3 (Ushtrohuni për të shkruar ese argumentuese duke u nisur nga argumentet e mëposhtme.

Ora IIPrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Shkrim i lirëNga çdo grup mësuesi/ja mund të përzgjedhë e të lexojë një ese.Çdo prezantues duhet të paraqesë përpara shokëve mënyrën e organizimit të esesë, të cilat kanë të bëjnë me mënyrat e ndryshme të hartimit të hyrjes, të trungut apo të paragrafëve mbështetës dhe të paragrafit përmbyllës, mënyrat e ndryshme se si janë përzgjedhur detajet për t’i bërë të qartë lexuesit këndvështrimin e autorit.Nxënësit mund të ndërtojnë një Diagram Veni, ku të evidentojnë të përbashkëtat dhe të veçantat e eseve.

Të përbashkëtat Të veçantatPërmbajtje /Në argumentNë strukturë

Page 190: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Redaktimi i eseve është një nga fazat e rëndësishme për të mësuar se si shkruhet çdo ese. Mësuesi/ja të kërkojë që në grup nxënësit të marrin dhe redaktojnë një nga esetë e shokëve duke demonstruar më pas kriteret dhe rregullat që ndoqën gjatë redaktimit.

Redaktimi duhet të përqendrohet në:a. në zbatimin e strukturës së esesë;b. në argumentet bindëse që sillen;c. në pasurinë e fakteve dhe detajeve;ç. në organizimin e paragrafëve, në mënyrë që të evidentohen sa më mirë çështja që argumentohet;d. në kulturën gjuhësore të shkrimit, si:• Gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore.• Përdorimi i saktë i shenjave të pikësimi të tilla, si: presja, pika etj.

Përgjigje të ushtrimeve Ushtrimi 11. Titulli – Mbi sublimen2. Paragrafi I – me synim paraqitjen e krahasim kontrastit, mbizotëron krahasimi dhe kontrasti: ... jo proza, por fakti ose shkenca. Njëra i drejtohet besimit, tjetra ndjenjave. Njëra punon nëpërmjet bindjes, tjetra nëpërmjet prekjes së ndjenjave…3. Paragrafi II – me synim shpjegimin e përkufizimit. Në këtë paragraf përkufizimi gërshetohet edhe me elemente të krahasim-kontrastit, që ndihmojnë përkufizimin. Elementet që e bëjnë të dukshme janë: ... këto mendime nuk janë të pamjaftueshme për ta përkufizuar poezinë. Ne e kemi dalluar nga diçka, por jemi të detyruar ta dallojmë nga gjithçka tjetër…por ka një dallim thelbësor midis interesit që zgjon një tregim, nga interesi që zgjon një poezi... të dyja burimet e interesimit u korrespondojnë dy karaktereve të veçanta...4. Paragrafi III – synimi të argumentojë: Këto dy lloje karakteresh bashkohen, ashtu si edhe karakteret më të palidhshme, por ato nuk kanë lidhje natyrore … burimi i emocionit prejpoezisë sjell krijimin e një gjendjeje ose të disa gjendjeve të ndjeshmërisë njerëzore… 5. Paragrafi i fundit ka si synim të vërë në dukje lidhjen shkak-pasojë: …ai është poet jo sepse ka ide të ndonjë lloji të veçantë, por sepse rrjedha e ideve është pasojë e rrjedhës së emocioneve…

Ushtrimi 2Teksti i përmbahet strukturës së esesë:- Titulli: Me mënyra të ndryshme arrihet qëllimi i dëshiruar- Paragrafi I– Teza që ngre: Mënyra më e zakontë për të zbutur zemrat e atyre që kemi fyer …është të dish t’i mallëngjesh duke iu drejtuar përdëllimës e shpirtbutësisë së tyre.- Paragrafi II– Shembujt që sjell për ta mbështetur dhe argumentuar tezën: • Eduardi, princi i galëve, nuk ndalej prej thirrjes së popullit dhe të grave e fëmijëve … për të ndalur kasaphanën... duke shkuar nëpër qytet, vuri re tre fisnikë frëng që me guxim të pabesueshëm i bënin ballë goditjes.Vlerësimi dhe nderimi për një virtyt aq të shquar e zbuti kulmin e zemërimit ….ai tregoi mëshirë për banorët. • Skanderbeku, princ i Epirit, iu qep pas një ushtari nga të vetët për ta vrarë ….më në fund ai vendosi që ta priste fundin e tij me shpatë në dorë….- E përbashkëta mes sjelljes së dy princërve lidhet me evidentimin e vlerave të tilla, si: forca, kuraja, besimi,

guximi.

Page 191: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

- Fjalia e fundit mund të lidhet me interpretime ose keqinterpretime mbi aftësitë e figurës së Skënderbeut.- Eseja përbëhet nga argumente pro tezës që ngre.

- Përdor informacione nga burime të sigurta.- Karakterizohet nga një gjuhë e pasur dhe fjali të gjata.

Në fund të orës mësimore, mësuesi/ja bën vlerësimin e nxënësve.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Dallimi i tipave të fjalisë sipas ndërtimit Situata e të nxënit:Nxënësit lexojnë tekstin dhe bëjmë ndarjen e tyre në të thjeshta dhe të përbëra dhe llojet e tyre përkatëse

Tema mësimore:- Fjalia e varur qëllimore, shkakore, rrjedhimore dhe

kushtore

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç.1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.2. Kompetenca e të menduarit.3. Kompetencat e të mësuarit për të nxënë.4. Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxënësi/ja:- identifikon dhe klasifikon fjalitë e përbëra

nënrenditëse;- analizon fjalitë e përbëra nënrenditëse me lidhje

qëllimore, shkakore, rrjedhimore dhe kushtore;- përcakton tiparet e përbashkëta dhe dallimet e secilës

lloj fjalie;- shkruan një tekst duke përdorur fjali të llojeve të

mësipërme

Koncepte kyç:- fjali e thjeshtë- fjali e përbërë- raport barazie- raport varësie- marrëdhënie qëllimore- marrëdhënie shkakore- marrëdhënie rrjedhimore- marrëdhënie kushtore

Burimet: libri “Gjuha shqipe 12”, libri digjital, përvoja të nxënësve, shkumësa me ngjyra, fletë formati A4, skeda.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat ndërkurrikulare:Histori, Letërsi, Qytetari etj.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:Diskutim; punë në grupe dyshe; punë e pavarur; rrjeti i diskutimit; punë e pavarur në grup

Page 192: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Organizimi i orës së mësimit

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Hapi I: DiskutimKontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimet e kaluara për të nxitur diskutimin në klasë, duke pyetur:- Ç’është fjalia e përbërë?- Cilat janë veçoritë e fjalive të përbëra?- Në cilat raste vendosen marrëdhënie barazie ndërmjet fjalive?- Në cilat raste vendosen marrëdhënie varësie ndërmjet fjalive?- Ilustroni me shembuj secilin lloj fjalie.

Hapi II: Puna në grupe dysheNxënësit ndahen në çifte dhe midis tyre diskutohet pjesa e lexuar në tekst. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që të ndajnë fjalitë e thjeshta dhe ato të përbëra. Duke përcaktuar secilin lloj, nxënësve u kërkohet që të bëjnë klasifikimin e tyre. Ngrihen nxënës në tabelë dhe në ndarjen e tabelës shkruhen fjalitë e përbëra qëllimore, shkakore, rrjedhimore dhe kushtore.

Fjali e varur qëllimore: Fjali e varur shkakore: Fjali e varur rrjedhimore: Fjali e varur kushtore:

Ndërtimi i njohurive të rejaHapi III: Rrjeti i diskutimitNë dërrasën e zezë shkruhet pyetja:

Cilat janë disa karakteristika të fjalive të përbëra nënrenditëse?

Raportet e pabarazisë vendosen kur gjymtyrët qëndrojnë në rrafshe varësie prej njëra-tjetrës.Te fjalitë e thjeshta ndodhin kur gjymtyrët plotësohen prej njëra-tjetrës.Te fjalitë e përbëra raporte pabarazie kemi kur ndeshim një pjesë kryesore dhe pjesë të varura prej saj. Ato shprehen me fjalë lidhëse ose me lidhëza nënrenditëse.Klasifikohen: ftilluese, vendore, kohore, shkakore, qëllimore, krahasore, kushtore, rrjedhimore e lejore. Të gjitha rregullat ilustrohen me shembuj.

Fjalia e varur qëllimore: Tregon qëllimin e veprimit të shprehur në pjesën kryesore, ose që mund të kryhet.E lanë të takoheshin që të sqaroheshin. Në mënyrë të përgjithësuar lidhet me pjesën kryesore me lidhëzat ose shprehjet lidhëzore: që, me qëllim

që, në mënyrë që, pa lidhëza ose me ndërtime me paskajore Pozicioni i pjesës së varur mund të prijë, të hyjë në mes të pjesës kryesore ose të pasojë pjesën kryesore

Kujdes:

a) Nuk ndahen me presje kur plotësojnë kallëzuesin: E lanë që të takoheshin.b) Ndahen me presje kur nuk lidhen me kallëzuesin: Stërviteshin shumë, me qëllim që të fitonin ndeshjen

Page 193: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Fjalia e varur shkakore: Tregon shkakun ose arsyen e asaj që thuhet në pjesën kryesore. Duhet të ikim se do bëhemi vonë Në mënyrë të përgjithësuar lidhet me pjesën kryesore me lidhëzat ose shprehjet lidhëzore: se,

sepse,meqë, meqenëse, gjersa, përderisa kur, që, sapo, ngaqë, duke qenë se, nga frika se, nga shkaku se, për arsye se etj

Pozicioni i pjesës së varur mund të prijë, të hyjë në mes të pjesës kryesore ose të pasojë pjesën kryesore

Kujdes:a) Nuk ndahen me presje kur plotësojnë kallëzuesin ose kur theksojnë pjesëzat edhe, pikërisht, vetëm

e vetëm. Ata vështronin për shkak se uji ishte i pastër.b) Ndahen me presje kur nuk lidhen drejtpërdrejt me kallëzuesin: Ata vështronin peshqit, për shkak se

uji ishte i pastër.

Fjalia e varur rrjedhimore: Tregon rrjedhimin e veprimit nga një sasi, shkallë, intensitet apo fakt të një veprimi. Bashkohet me pjesën kryesore me anë të lidhëzave dhe shprehjeve lidhëzore: aq... sa, kaq…sa,aq…sa

që, i atillë… sa, aq sa, kështu që, në mënyrë që. Pozicioni i pjesës së varur kryesisht ka rend të ngulitur, pas pjesës kryesore; kur ka të bëjë me një nga

gjymtyrët e pjesës kryesore hyn edhe në mes.

Kujdes:

a) Nuk ndahen me presje kur lidhet drejtpërdrejt me një mbiemër, ose ndajfolje të shoqëruar me fjalën tepër: Kaluam shumë bukur saqë ishim si të dehur.

b) Ndahen me presje kur saktësojnë një mbiemër ose ndajfolje të përcaktuar nga fjala aq; ose pas fjalëve deri atje, gjer atje, i tillë, e atillë: Kaluam aq bukur, sa…

Fjalia e varur kushtore: Shpreh marrëdhënie kushti Bashkohet me pjesën kryesore me lidhëza dhe shprehje lidhëzore ose pa lidhëza: në, në qoftë se,

nëse, në rast se, po qe se, po kusht që, mjaft që etj. Pozicioni i saj është pas pjesës kryesore kur përdoren lidhëzat: me kusht që, mjaft që, por përdoren

edhe në mes dhe kryesisht para pjesës kryesore.

Kujdes:

a) Nuk ndahen me presje kur lidhen drejtpërdrejt me kallëzuesin, ose lidhen me pjesëzën vetëm.b) Ndahen me presje në çdo situatë tjetër.

Karakteristikat shoqërohen me shembuj të krijuar nga nxënësit.

Page 194: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura

Hapi IV: Punë e pavarur në grupPër të përmbledhur njohuritë e marra në mësimin e ditës, mësuesi/ja i kushton kohë zgjidhjes së ushtrimeve në mënyrë të pavarur e në grup, Jepen për t’u punuar ushtrimet f. 193Shembuj zgjidhjesh.

Grupi i parë: Ushtrimi 1Dalloni llojin e fjalive: qëllimore, shkakore, rrjedhimore e kushtore...

Në mënyrë që kërkesa juaj për vizë të mund të shqyrtohet shpejt, këshillohet që të respektohet procedura në vijim. (qëllimore)Në qoftë se unë dua, e bëj. (kushtore)Situata u përkeqësua deri atje, sa u kërkua ndihma e policisë. (rrjedhimore)Nuk kishin bërë rezervim bilete, kështu që nuk e pash dot shfaqjen. (rrjedhimore)Ata u munduan në këtë mënyrë të luajnë rolin e Kupidit, me qëllim që të marrin kontrollin mbi gjithë mbretërinë. (qëllimore)Po punoj shumë për të dalë sa më mirë. (qëllimore)Personi nuk do të dëshirojë të vërë kurrë këmbë atje, nga frika se mos përjeton sërish një përvojë të frikshme. (shkakore)

Grupi i dytë: Ushtrimi 2Ndërtoni skemat e fjalive të mëposhtme. Do të intensifikohen kontaktet mes institucioneve, me qëllim që të gjejnë mënyrën se si të përfundojë

fasada e objektit të përbashkët në qendër të qytetit.- Do të intensifikohen kontaktet mes institucioneve - pjesa kryesore (PK)- me qëllim që të gjejnë mënyrën - pjesa nënrenditur qëllimore (PN1)- se si të përfundojë fasada e objektit të përbashkët në qendër të qytetit - pjesa e nënrenditur

përcaktore (PN2)

Ai, në një shënim në “Facebook”, ka thënë se presioni duhet të jetë për kryetarët, sepse ata janë në fakt që vendosin për gjithçka.

- Ai, në një shënim në “Facebook”, ka thënë - pjesa kryesore (PK)- se presioni duhet të jetë për kryetar - pjesa nënrenditur kundrinore (PN1)- sepse ata janë, në fakt - pjesa nënrenditur shkakore (PN2)- që vendosin për gjithçka. - fjali e varur

Në qoftë se doni të humbni disa kilogramë, duhet të hani këto produkte që kanë vlerat e duhura ushqimore për ju dhe nuk ju shtojnë në peshë.

- duhet të hani këto produkte - pjesa kryesore (PK)- Në qoftë se doni të largoni disa kilogramë - pjesa nënrenditur kushtore që varet nga PK (PN1)- që kanë vlerat e duhura ushqimore për ju - pjesa nënrenditur përcaktore që varet nga pjesa kryesore (PN2)- dhe nuk ju shtojnë në peshë - fjali me bashkërenditje shtuese me PN2

168

Duke qenë se aktivitetet zhvillohen kryesisht në lidhje me specialitete të ndryshme, nuk mund të përzgjedh aktivitetet ku mund të marr pjesë.

- nuk mund të përzgjedh aktivitetet - pjesa kryesore (PK)- Duke qenë se aktivitetet zhvillohen kryesisht në lidhje me specialitete të ndryshme- pjesa e nënrenditur

Page 195: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

shkakore (PN1) që varet nga pjesa kryesore- ku mund të marr pjesë - pjesa e nënrenditur përcaktore (PN2) që varet nga pjesa kryesore

Era fryn aq lehtë, saqë asnjë gjethe peme që shihte në oborr nuk lëvizte.- Era fryn aq lehtë - pjesa kryesore (PK)- Saqë asnjë gjethe nuk lëvizte - pjesa nënrenditur rrjedhimore (PN1) që varet nga pjesa kryesore- Që shihte në oborr - pjesa nënrenditur përcaktore (PN2) që varet nga (PN1)

Grupi i tretë:Ushtrimi 3. Vendosni foljet kllapa në mënyrën dhe kohën e duhur. Bëni analizën e tyre.Rritem - ishin rritur (mënyra dëftore, koha më se e kryer, forma joveprore)Diskutoj - të diskutonin (mënyra lidhore, koha e pakryer) Mblidhem - ishin mbledhur ( mënyra dëftore, koha më se e kryer) Telefonoj - të telefononi (mënyra lidhore, koha e tashme)Njoftoj - njofto (mënyra urdhërore, veta e dytë njëjës)

Vlerësim diagnostikues për nxënësit: Mësuesi/ja jep detyrën e shtëpisë: U. 4, f. 193

Fusha:Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: XII

Tematika: Përdorimi i drejtë i fjalive të varura Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore:- Fjalitë e varura lejore dhe krahasore

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç.- Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.- Kompetenca e të menduarit.- Kompetencat e të mësuarit për të nxënë.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxënësi/ja:- dallon fjalitë e varura lejore dhe krahasore;- identifikon mjetet lidhëse të përdorura në secilën prej tyre;- krahason fjalitë e varura ndërmjet tyre;- shpjegon rendin e përdorimit të gjymtyrëve në secilin lloj fjalie të varur;- ndërton skemat e fjalive të varura lejore dhe krahasore;

Koncepte kyç:- fjali e varur lejore

fjali e varur krahasore- rend gjymtyrësh- të bashkëlidhura- jo të bashkëlidhura

Burimet: libri “Gjuha shqipe 12”, libri digjital, tekste të ndryshme si gazeta, revista, shkumësa me ngjyra.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat ndërkurrikulare: Histori, Letërsi, Qytetari etj.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:Diskutim; diskutim me pyetje; diskutim përmes shqyrtimit të përbashkët;

Di-Dua të di-Mësoj, punë e pavarur.

Page 196: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Organizimi i orës së mësimitHapi I: DiskutimKontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mblidhen disa fletore të nxënësve të niveleve të ndryshme për t’u korrigjuar dhe për t’u vlerësuar me notë brenda orës së mësimit.

Hapi II: Diskutim me pyetjeMësuesi/ja organizon mësimin me pyetje të ndryshme rreth mësimit paraprak, duke aktivizuar nxënësit në orën e mësimit, por njëkohësisht duke drejtuar dhe diskutimin (pyetje të mundshme)- Përmendni disa lloje lidhëzash lejore.- Përmendni disa lloje lidhëzash krahasore.- Cili është funksioni i tyre në fjali?- Formoni fjali me lidhëza lejore dhe krahasore.

Hapi III: Diskutim përmes shqyrtimit të përbashkët(Kjo metodë ka si qëllim nxitjen e nxënësve që të diskutojnë për një përmbajtje të mësuar. Organizohet nën udhëheqjen dhe drejtimin e mësuesit/es. Mësuesi/ja shkruan një pjesë ose skemë në dërrasën e zezë dhe ftohen nxënësit të shkruajnë një përgjigje për pyetjen që drejton mësuesi/ja. Qëllimi është angazhimi i nxënësve në diskutim).Shkruhen fjalitë e mëposhtme në dërrasën e zezë.

U drejtohen pyetje nxënësve:- Nënvizoni në tekst fjalitë e varura dhe përcaktoni se cilat janë mjetet lidhëse të përdorura në to.Ftohen nxënësit që të japin përgjigjet e tyre, duke u udhëhequr nga mësuesi/ja, që shpjegon se në fjalinë e varur lejore, pjesa e varur shpreh një veprim a gjendje që pritet të pengojë realizimin e veprimit në pjesën drejtuese, por që nuk arrin ta ndalojë atë. Pjesa kryesore lidhet me pjesën e varur:

- me anë të lidhëzave (megjithëse, megjithëqë, ndonëse) P.sh.: E pranoi këtë sfidë, megjithëse është shumë skeptik.- me shprehje lidhëzore (edhe pse, edhe se, sado që, paçka se, pavarësisht se, sado që, sido që, vërtet që)

“Aty ku njerëzit jetojnë dhe punojnë, gjithmonë tepron diçka që nuk nevojitet më. Sa më shumë produkte konsumohen, aq më shumë mbeturina krijohen. Në terminologjinë e reklamave produkti i ri nënkupton se është “më i mirë dhe më i efektshëm”, nga sa janë produktet “e vjetra”. Thuhet se të zëvendësosh gjërat e vjetra është më praktike dhe më ekonomike sesa t’i rregullosh ato. Edhe pse ndonjëherë kjo është e vërtetë, të hedhësh shpesh gjërat e vjetra e t’i zëvendësosh me të reja kushton. Sado që jetëgjatësia e përdorimit të produkteve sa vjen e shkurtohet, është mirë që gjërat që nuk përdoren, po që ende kanë vlerë përdorimi t’u jepen njerëzve që kanë nevojë për to. Prindërit e mençur i mësojnë fëmijët që të hedhin në pjatë vetëm aq ushqim sa mund të hanë. Ky është parim që të mos i çojmë dëm gjërat. Para se të hidhni gjërat që janë ende në gjendje të mirë, mendoni se kush mund të jetë i lumtur po t’i ketë ato. Ndani gëzimin që keni provuar nga një send, duke ia dhënë atë dikujt tjetër, sepse gëzimi kur ndahet me të tjerët shumëfishohet. Edhe bota do të ishte shumë më mirë sikur të gjithë njerëzit të ishin të gatshëm për të ndarë me të tjerët. Pavarësisht se nevojat e njeriut rriten vazhdimisht, njerëzit që kënaqen me atë që kanë dhe që arrijnë me punën e tyre, në përgjithësi janë njerëz të lumtur. Ndonëse mund të duket si moralizuese, shumë njerëz kanë filluar ta kuptojnë këtë dhe kjo është një gjë pozitive për shoqërinë njerëzore.”

Page 197: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

P.sh.: Sado që t’i flasësh, nuk të dëgjon.- me forma të pashtjelluaraP.sh. Pa biseduar me ta, ajo e ndiente se diçka nuk shkonte.

Fjalia e varur krahasore karakterizon një veprim a gjendje që shprehet në fjalinë kryesore.Sipas përbërjes së tyre strukturore ato ndahen në:

- Fjali krahasore të bashkëlidhura,P.sh.: Sa erdhën, aq u larguan

- Fjali krahasore jo të bashkëlidhuraP.sh. Gëzohej për të, ashtu siç gëzohej për vajzën e vet. Rendi i pjesës së varur mund të jetë i lirë në fjali.

Hapi IV: Di-Dua të di-MësojShkruhet në dërrasë tema e mësimit “Fjalia e varur lejore dhe krahasore”. Tabela ndahet në tri pjesë dhe punohet në të. Nxënësit orientohen nga mësuesi/ja duke shënuar informacionet e njohura në pjesën e parë të tabelës. Në pjesën e dytë të saj vendosin informacionet që kërkojnë të dinë. Në pjesën e fundit të tabelës mësuesi/ja ndihmon në shpjegimin e njohurive që do të japë.

DI DUA TË DI MËSOJ Lidhëzat lejore lidhin pjesë fjalie të

varura nga njëra-tjetra

Lidhëzat krahasore lidhin pjesë

fjalie të varura nga njëra-tjetra.

Kur përdoren presjet në fjalitë

e varura lejore dhe kur nuk

përdoren ato.

Kur përdoren presjet në fjalitë

e varura krahasore dhe kur nuk

përdoren ato.

Rendin e pjesës së varur lejore.

Rendin e pjesës së varur

krahasore.

Funksionin e pjesës së varur lejore.

Mjetet me të cilat shprehet

ajo.

Cila është kategoria

gramatikore e pjesës që ai

përcakton/

Të dalloj mjetet lidhëse

që përdoren në fjalitë

krahasore.

Të shpjegoj përdorimin e

presjes në fjalitë e varura

lejore dhe krahasore.

Hapi V: Punë e pavarur. DiskutimNë fazën e fundit mësuesi/ja përmbledh njohuritë e marra në këtë orë mësimi. Punohen ushtrimet e dhëna në libër, duke përdorur dhe shpjegimet e dhëna në hapin III dhe IV. Përdoret metoda e diskutimit për dhënien e zgjidhjeve të sakta.

Ushtrimi 1. Dalloni llojin e fjalive lejore dhe krahasore dhe vendosini në tabelën e mëposhtme.Sa më gjatë e mendonte, aq më e vështirë e kishte ta kuptonte gjithë këtë histori.Edhe pse të rregulluara me ligj, të drejtat e gruas janë larg standardeve. Ajo kundërshti vinte nga pakënaqësia, pavarësisht se jo të gjithë e kuptonin.Sa më shumë futeshin në atë rrugë të njohur, aq më shumë ndiente mall për gjyshërit e tij.

Page 198: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

E gjithë situata iu duk ndryshe nga se e kishte parashikuar. Më mirë të vij me ju tani, sesa të rri vetëm.Ne kishim biseduar me të me zemër në dorë, si bisedon prindi me fëmijën.Megjithëse kishte ende disa ditë kohë,ai filloi të bënte gati rrobat për udhëtimin e radhës. Sa të mira ke bërë, aq të mira paçin fëmijët e tu.

Lejore KrahasoreEdhe pse të rregulluara me ligj, të drejtat e gruas janë larg standardeve.Ajo kundërshti vinte nga pakënaqësia, pavarësisht se jo të gjithë e kuptonin.Megjithëse kishte ende disa ditë kohë, ai filloi të bënte gati rrobat për udhëtimin e radhës.

Sa më gjatë e mendonte, aq më e vështirë e kishte ta kuptonte gjithë këtë histori.Ne kishim biseduar me të me zemër në dorë, si bisedon prindi me fëmijën.Sa të mira ke bërë, aq të mira paçin fëmijët e tu. E gjithë situata iu duk ndryshe nga se e kishte parashikuar.Më mirë të vij me ju tani, sesa të rri vetëm.

Ushtrimi 2. Dalloni llojin e fjalive dhe ndërtoni skemat e fjalive të mëposhtme.Ata ishin mësuar me ritmin e qytetit të tyre, (p.k.) edhe pse atje s’kishte shumë gjallëri, (p.n.1, lejore) edhe pse s’kishte lokale mode,klube nate. (p.n.2, lejore)Gjithçka ndodhi shumë më shpejt (p.k.) nga se e kishin parashikuar miqtë e mi, (p.n.1, krahasore) që e shikonin si shumë të vështirë miratimin e këtij projekti. (p.n.2, përcaktore)Ndonëse informacione të përgjithshme për këtë takim u ishin dërguar më parë, (p.n.1, lejore) vendosi ta dëgjonte me shumë vëmendja fjalën e drejtueses, (p.k.) që të kuptonte më mirë qëllimin e këtij aktiviteti. (p.n.2, qëllimore)Sado që ishte përpjekur shumë që të thyente rekordin kombëtar, (p.n.1, lejore) dëmtimi në këmbë e kishte penguar në arritjen e këtij synimi, (p.k.) prandaj ndihej i pakënaqur me këtë rezultat. (p.n.2, përmbyllëse) Ishte një ditë aq e ftohtë (p.k.), sa nuk bënte punë as zjarri (p.n.1, krahasore) që kishin ndezur në vatër. (p.n.2. përcaktore)

Vlerësimi:Të fund të orës mësimore, mësuesi/ja bën vlerësimin e nxënësve në bazë të përgjigjeve të tyre.

Page 199: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Fjalitë e varurarrethanore

kohore vendore shkakore qëllimore mënyrore

kur ku se, sepse me qëllim që si, siç

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Drejtshkrim (Të shkruarit) Situata e të nxënit:Punë me tekstin

Tema mësimore:- Përdorimi i presjes në fjalitë e varura rrethanore

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxënësi/ja:- liston rregullat e përdorimit të presjes te fjalitë e varura

rrethanore;- dallon përdorimin e saktë të presjes te fjalitë e varura

rrethanore;- përdor drejt presjen në fjalitë e varura rrethanore.

Koncepte kyç- drejtshkrim- presje- fjali rrethanore- rregulla

Burimet: teksti mësimor “Gjuha shqipe 12” dhe libri digjital, materiale plotësuese, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, shkumësa me ngjyra, fisha të përgatitura, tabela të shkruara.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat ndërkurrikulare:Histori, Letërsi, Qytetari etj.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveOrganizues grafik; Di/dua të di/mësova; Punë e pavarur/Punë në grup; Turi i galerisë.

Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi (përgatitja për të nxënët): Organizues grafikFaza e parë e mësimit realizohet me anë të organizuesit grafik. Nëpërmjet kësaj metode nxënësit rikujtojnë njohuritë e marra për fjalitë e varura rrethanore, duke u përqendruar te:- mjeti lidhës;- vendi i pjesëve të nënrenditura rrethanore;- përdorimi i presjes tek fjalitë e varura.

Page 200: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Ndërtimi i njohurive të reja: Di/dua të di/mësova

Di Dua të di Mësova

U kërkohet nxënësve të lexojnë me kujdes materialin e dhënë në tekst dhe të hedhin në tabelën e mësipërme njohuritë që zotërojnë rreth përdorimit të presjes në fjalitë e varura.Vëmendja përqëndrohet te përdorimi i presjes në fjalitë e varura rrethanore kohore, vendore, shkakore, qëllimore e mënyrore, kudo që ato vendosen në fjali; pas pjesës kryesore, para saj dhe në mes të pjesës kryesore.Më pas, nxënësit ndahen në pesë grupe dhe secili grup sjell shembuj të përdorimit të presjes në fjalitë rrethanore.Kryetarët e grupeve shkruajnë shembujt në tabelë.

Përforcimi: Punë e pavarur/Punë në grupPunohet me ushtrimet e librit nga 1-4.

Për ushtrimin 1 nxënësit shkruajnë rregullën e përgjithshme të përdorimit të presjes në të gjitha llojet e fjalive me nënrenditje.Tek ushtrimi 2, pasi nxënësit t’i grupojnë fjalitë në fjali të bashkërenditura e të nënrenditura, për të nënrenditurat do të tregojnë llojin e tyre, vendin e pjesës së nënrenditur dhe përdorimin e presjes.

Shembull:Nuk luajmë më, sepse plakemi.sepse plakemi - pjesë e nënrenditur shkakore; është vendosur pas pjesës kryesore.

Rregull: Ndahen me presje pjesët shkakore (me lidhëzat se, sepse, meqenëse, për shkak se, për arsye se, që, meqë, ngaqë, ngase etj.), kur nuk vijnë menjëherë pas kallëzuesit.*Punohet në të njëjtën mënyrë me të gjitha fjalitë e ushtrimit.

Për ushtrimin 3 u lihet kohë nxënësve të punojnë individualisht në libër, duke vendosur presje aty ku duhet. Më pas argumentojnë përdorimin e saj.

Zgjidhje ushtrimi 3Duke qenë se struktura aktuale kishte mangësi, gjatë vitit të fundit u mendua dhe u propozua për miratim një strukturë e re organizative. Ranë dakord që të dëgjoheshin në telefon, vetëm në rast se do të vonoheshin shumë. Kishte vendosur të mos fliste, për të mos krijuar probleme të tjera. Ka bashkëpunuar me autoritetet vendore, me qëllim që t’i sigurojnë dokumentet zyrtare. Nga frika se mos ma merrnin, nxitova të veproja. Kaq gjë duhet ta dinë, sepse kanë aplikuar. Meqenëse janë shumë të dobët, me siguri do të humbin. Ai është ende në formë të mirë fizike, dhe pse pas disa muajsh do të mbushë plot 70 vjeç. Më thuaj dhe mua, nëse vendos të bëhesh pjesë e skuadrës sonë.

Page 201: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Argumentimi i përdorimit të presjes në fjalinë e parë:Duke qenë se struktura aktuale kishte mangësi, gjatë vitit të fundit u mendua dhe u propozua për miratim një strukturë e re organizative.Duke qenë se struktura aktuale kishte mangësi - fjali e varur shkakore.

Rregulla drejtshkrimore: Sipas rregullës së përgjithshme ndahen me presje të gjitha pjesët e varura që ndodhen para pjesës kryesore ose drejtuese.*Punohet në të njëjtën mënyrë me të gjitha fjalitë e ushtrimit.

Për të punuar ushtrimin 4 nxënësit janë porositur që të marrin në klasë tabakë të bardhë dhe lapsa me ngjyra. Nxënësit ndahen në grupe dhe secili grup punon sipas kërkesës.Nxënësit argumentojnë rregullat e përdorimit të presjes te fjalitë që kanë krijuar. Për këtë detyrë përdoret metoda Turi i galerisë.Nxënësit pasqyrojnë punën e tyre duke ngjitur tabakët në dërrasën e zezë/tabelë dhe diskutojnë për çdo rast.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen dhe vetëvlerësohen për punën e realizuar individualisht dhe në grup, argumentimin e përgjigjeve, strategjitë e të menduarit e të shprehurit në bazë të pjesëmarrjes së tyre gjatë orës së mësimit.

Detyrat dhe puna e pavarur:- Gjeni tekste të ndryshme letrare ku të jenë përdorur lloje të ndryshme fjalësh.- Analizoni përdorimin e presjes në fjalitë që gjetët, duke nxjerrë në pah shmangiet nga rregullat e

pikësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit dëgjojnë në klasë lloje të ndryshme tekstesh retorike.Tema mësimore:

- Arti i bindjes (2 orë)Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhës

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:Nxënësi/ja:- identifikon retorikën (artin e bindjes) si lloj i tekstit argumentues;- shpjegon kuptimin e termit retorikë;- përshkruan zhvillimin historik të retorikës;- dallon format e retorikës së lashtë: etos, logos, patos;- analizon mjetet gjuhësore dhe të strukturës të një ligjërate retorike;- shkruan argumente pro dhe kundër të folurit bindës,- flet para një auditori për ta bindur rreth një çështjeje që iu intereson.

Koncepte kyç:- tekst

argumentues- retorikë- arti i bindjes- forma të

retorikës së lashtë:

- etos- logos- patos

Page 202: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

Teksti argumentues

1

Është një metodë e cila funksionon në bazë të grupit. Mësuesi e ndan fillimisht klasën në 4 grupe bazë dhe shkruan në tabelë grupe pyetjesh, të cilat lidhen me mësimin. Më pas brenda grupeve nxënësit, duke numëruar, rindahen në grupe ekspertësh (p.sh. 1-shat bashkë etj.). Secili grup ekspertësh duhet të përgatitet t’u përgjigjet pyetjeve të dhëna. Më pas nxënësit bashkohen në grupet fillestare ku duhet të diskutojnë rreth mësimit dhe të japin përgjigjet e tyre para klasës si grup.

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, lloje të ndryshme të teksteve retorike, shkumësa me ngjyra, tabela,linku http://www.youtube.com/watch?v=70EjyR-wExc&NR=1, ku mund të gjendet pjesa teatrore “Apologjia e Sokratit”, e luajtur nga Mirush Kabashi, shkumësa me ngjyra, tabela

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Tëdrejtat e njeriut, Vendimmarrja morale, Mjedisi, Bashkëjetesapaqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveHarta e konceptit, Të nxënit me këmbime, Diskutim

Organizimi i orës së mësimit

Sugjerime për mësuesinSynimi i kësaj teme është që nxënësit të njihen me retorikën, artin e bindjes, si një nga llojet e më të vjetra të tekstit argumentues. Tema do të zhvillohet në 2 orë, nga të cilat një orë do të shërbejë për dhënien e njohurive teorike rreth retorikës dhe 1 orë për ushtrime. Nëpërmjet njohurive teorike, vështrimit historik të zhvillimit të artit të bindjes, mësuesi duhet të ndalet në faktin se qëllimi i retorikës nuk ka ndryshuar (bindja e njerëzve për një çështje të caktuar), por kanë ndryshuar mjetet e përçimit të mesazhit: nga kontakti i drejtpërdrejtë më dëgjuesit, përmes ligjërimit, në përdorimin e multimedies, që në kohë shumë të shkurtër komunikon me një publik të interesuar në një territor shumë të gjerë.

FjalorRETORIKË f. libr. - 1. Dija që shtjellon rregullat e parimet për të folur bukur e në mënyrë bindëse dhe për të ndikuar te njerëzit me anë të fjalës; gojëtari.Materiale në ndihmë të mësuesit Mësuesi mund të shfrytëzojë pjesë nga “Apologjia e Sokratit”, një formë e retorikës në antikitet, e cila e përçonte informacionin përmes ligjërimit, fjalimin e Skënderbeut në Krujë (M. Barleti)

Ora I

- fjalimet e ndryshme- artikujt e gazetave- opinionet- tekstet e publicitetit- esetë argumentuese të llojeve të ndryshme

llojet e tekstit argumentues

trajton ide ose teza për çështje të ndryshme

llojet ka qëllim të bindë marrësin e tekstit për tezën e dhënë

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Harta e konceptit Përmes hartës së konceptit mësuesi/ja sistemon njohuritë për tekstin argumentues, që nxënësi ka marrë në klasat pararendëse.

Page 203: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Ndërtimi i njohurive: Të nxënit me këmbimeMund të përdoret edhe Leksioni i shpejtë/ ditari dypjesësh.Mësuesi/ja e ndan klasën në grupe dhe u jep nga një pjesë të shkurtër të disa ligjëratave, ku mbizotëron stili retorik (përdorimi në të shkruar a në të folur i një stili me fjalë e shprehje të mëdha e të bukura, me figura të shumta, me fjali të gjata e të stërholluara), siç mund të jenë: pjesë nga ligjërata e Perikliut, nga Ciceroni, nga ligjërata e Skënderbeut, kur hyri në Krujë (M. Barleti).U drejton nxënësve pyetjen:- Ç’ju bën përshtypje në këto ligjërata?- Ç’gjë kanë të përbashkët?

Pasi nxënësit nxjerrin në pah disa nga veçoritë e përbashkëta të tyre, si toni thirror, përdorimi i shpeshtë i figuracionit, fjali të gjata, japin edhe përkufizimin e termit retorikë.Retorika përpunoi rregullat e artit të të folurit bukur dhe pa të meta.Mësuesi/ja, me anë të strategjisë leksion i shpejtë, ndalet te lindja dhe evoluimi i retorikës, si arti i bindjes, duke theksuar:- arti i bindjes është i vjetër sa njerëzimi;- grekët e ngritën në sistem retorikën (zhvilluan të folurit në publik, nxorën rregullat për të folurit në publik);- koncepti i bindjes nuk ka ndryshuar, por kanë ndryshuar mjetet me të cilat përçohet ai.a. nga antikiteti e deri në kohët moderne përçimi i informacionit bëhej përmes ligjërimi (përballjes së folësve

me njerëzit, përfshirja e tyre në të folurin publik)b. sot, për shkak të zhvillimeve teknologjike, përçimi i informacionit bëhet nëpërmjet televizionit, radios, gazetave, filmave etj.

Më tej, mësuesi /ja e ndan klasën në dy grupe;Grupi I – lexon tekstin, nxjerr të dhënat historike për retorikën e më pas plotëson tabelën:

Pyetja PërgjigjjaKu është aplikuar për herë të parë studimi i retorikës?Cili ishte konteksti politik që bëri të mundur lindjen e saj?Çfarë ishin sofistët?Cilat ishin disa nga idetë e tyre?Për çfarë ishte i njohur Sokrati?Çfarë konstatonte Platoni?Cilat ishin disa nga idetë e Aristotelit?Cilët ishin oratorët në Romën e lashtë?Po idetë e tyre?

Grupi II - identifikon veçoritë e formave të retorikës me anë të ditarit dypjesëshFormat e retorikës Ilustrim nga teksti ku bie në sy kjo cilësi:etos – bindja nga karakteri i folësit

Nëse ka ndonjë aftësi natyrore tek unë, o gjykatës, dhe unë e di se sa është ajo: ose nëse unë kam përvojë si folës, dhe në këtë linjë unë nuk e mohoj se kampërvojë…

Page 204: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

logosi – bindja me anë të arsyetimit

Dhe, nëse unë e ndiej se më jepet kënaqësia prej jush, unë do t’ju bëj të mendoni se Aulus Licinius, është një njeri, i cili tani që është qytetar, jo vetëm nuk meriton të hiqet nga lista e qytetarëve, por se ai është i vlefshëm, edhe kur ai nuk ishte qytetar… Para së gjithash… ai e tregoi veten e tij superior nga tëgjithë të tjerët në aftësi…

patosi – bindja përmes emocioneve.

O gjykatës, a ka ndonjë pushtet mbinjerëzor, me rekomandime hyjnore në çështje të tilla të rëndësishme, për të marrë në mbrojtjen tuaj atë njeri që i kanderuar në të gjitha kohërat gjeneralët tuaj …

Mësuesi/ja shtron përpara nxënësve pyetjen për diskutim:- A përdoren në fjalime sot format e retorikës (etos, logos, patos)?

Nxënësit punojnë të pavarur me ushtrimet 1, 2,3.

Ora IIPrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në dyshe, diskutim, rrjeti i diskutimitNë këtë fazë të mësimit mësuesi/ja udhëzon nxënësit të punojnë në dyshe duke lexuar fillimisht tekstin e ushtrimit 4, e më tej duke u dhënë përgjigje kërkesave të ushtrimit 5.Grupi I – punon për të zbuluar argumentet në ligjëratën e Perikliut;Grupi II – analizon veçoritë gjuhësore të ligjëratës. Përfaqësuesit e grupeve paraqitin punën e bërë. Nxënësit e tjerë diskutojnë dhe vlerësojnë punën e grupeve.Mësuesi shtron për diskutim çështjen e paraqitur në ushtrimin 6: “E di që është punë e rëndë t’ju mbush mendjen që të mos hidhëroheni për humbjet tuaja.” Thoni disa arsyeMe anë të teknikës rrjeti i diskutimit shtrohet pyetja:

PO Ndonëse arti i bindjes mund të përdoret edhe për mirë, JO edhe për keq, a është i dobishëm ai?

Përgjigje të ushtrimeve Ushtrimi 1Thoni se ku i ka rrënjët të folurit e sotëm publik dhe çfarë formash të reja e shoqërojnë atë në qytetërimin modern. Të folurit e sotëm në publik i ka rrënjët në retorikën e lashtë((Retorika përpunoi rregullat e artit të të folurit bukur e pa të meta) dhe sot në kohët moderne shoqërohet nga mjetet e multimedies (televizione, radio, filma, gazeta etj)., dhe përdorimi i publicitetit për të bindur njerëzit.

Ushtrimi 2Shkruani tri mjetet e bindjes sipas konceptit të Aristotelit dhe përkufizimin për secilin Filozofi grek Aristoteli i ndan mjetet e bindjes në tri kategori kryesore: etos, patos, logos.Etos - Etosi (besueshmëria) ka të bëjë me bindjen që vjen si rezultat i karakterit të autorit. Ne priremi të besojmë njerëzit që respektojmë. Aristoteli mendonte se folësi duhet të jetë jo vetëm i ditur (në fusha të caktuara), por dhe dashamirës.Patos -Patosi (emocional) ka të bëjë me bindjen përmes emocioneve. Logosi - Logosi (logjika) ka të bëjë me bindjen me anë të arsyetimit.

Ushtrimi 3Analizoni fjalët e Ciceronit në të tri shembujt e mësipërm:

Page 205: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

në drejtim të transmetimit të kuptimit (argumenteve që sjell) në drejtim të gjuhës që përdor (stilin elartë, fjalitë e gjata).

- Ciceroni përdor etosin dhe shfrytëzon impaktin që ai ka në publik, tek gjykatësit për atë çfarë ai përfaqëson si mjeshtër i fjalës, duke njohur si atribut, talentin e aftësitë e përvojën po aq sa edhe njohuritë e thella që zotëron.

- Përdor logosin duke pasur sigurinë në vetvete se ai e realizon bindjen (...unë do t’ju bëj të mendoni....) Duke e trajtuar në origjinë problemin duke sjellë argumente të qëndrueshme, me rrjedhë logjike dhe në koherencë( meriton të jetë qytetar ...edhe kur nuk ishte qytetar sepse ...Kur Archias-i doli nga bota e fëmijërisë dhee studimeve të atyre arteve për të cilat djemtë e rinj trajnohen gradualisht, ai iu kushtua studimit të të shkruarit)

- Përdor patosin duke u përpjekur të prekë ndjenjat e dëgjuesve (O gjykatës, a ka ndonjë pushtet mbinjerëzor, me rekomandime hyjnore në çështje të tilla të rëndësishme, për të marrë nën mbrojtjen tuaj atë njeri...)

- Stil i lartë: përdorimi përemrave vetorë, fjalë të tilla si gjykatës, qytetar, përdorimi i thirrorëve, fjali të gjata me nënrenditje etj.

PërfundimetDiskutim i lirë mbi retorikën e ditët e sotme.

Vlerësimi i nxënësve dhe punës së tyre. Detyrë: ushtrimi 7, f. 205.

Page 206: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit dëgjojnë në klasë lloje të ndryshme fjalimesh politike.Tema mësimore:

- Fjalimet politike (2 orë)Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxënësi/ja:- identifikon fjalimin politik si lloj të tekstit argumentues;- dallon elementet e strukturës në një fjalimi politik;- dallon elementet shprehëse-emocionale të një fjalimi

politik;

Koncepte kyç:- fjalim politik- ide të strukturuara- struktura e fjalimit- mjete retorike.

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, libri digjital, lloje të ndryshme të fjalimeve politike shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale,Mjedisi, Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveHarta e konceptit, të nxënit me këmbime, diskutim, rishikim në dyshe/shkrimi i lirë

Sugjerime për mësuesinNë këtë temë mësimore, nxënësit do të ritrajtojnë fjalimet politike, si lloje të tekstit argumentues, me qëllim që të zgjerojnë njohuritë rreth tyre, duke analizuar strukturën dhe elementet përbërëse të tyre. Kjo temë do të zhvillohet në dy orë, nga të cilat në një orë do të konkretizohen veçoritë e fjalimit, përmes një shembulli të dhënë, dhe orën e dytë nxënësit do të ushtrohen praktikisht për të analizuar veçoritë strukturore dhe gjuhësore të një fjalimi.Mësuesi/ja mund t’u sugjerojë nxënësve të kërkojnë dhe të sjellin në klasë fjalime të politikanëve, të cilat opinioni i ka vlerësuar se janë të famshme. Mund të ketë edhe nga ato fjalime, të cilat kanë rezultuar të dështuara, pasi vendosja e tyre me fjalimet e suksesshme lehtëson te nxënësi elementet që bëjnë një fjalim të suksesshëm.Mësuesi/ja duhet të drejtojë vëmendjen e nxënësve në ato aspekte që kanë të bëjnë me organizimin e ideve. Objekt studimi prej nxënësve do të bëhet fjalimi i famshëm i Martin Luter Kingut “Unë kam një ëndërr”, i cili elektrizoi Amerikën në vitin 1963 dhe ndikoi në zhdukjen e pabarazisë raciale. Në këtë fjalim nxënësit do të dallojnë si elementet e strukturës, ashtu edhe veçoritë gjuhësore.

Page 207: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Materiale për mësuesinFranklin D. Ruzvelt: Të vetmes gjë që duhet t’i trembemi është vetë frika (Fjalimi i përurimit, 4 mars, 1933). Presidenti Huver, zoti Komandant, miqtë e mi: kjo është një ditë e shenjtë për kombin, dhe jam i bindur se miqtë e mi amerikanë presin që me rastin e dhënies së postit të Presidentit, t’iu drejtohem me sinqeritet dhe me një vendim që situata e tanishme e kombit na nxit. Kjo është jashtëzakonisht koha për të thënë të vërtetën, gjithë të vërtetën, sinqerisht dhe me guxim. Nuk duhet të mohojmë kushtet e vendit tonë sot. Ky komb i madh do të durojë ashtu siç ka duruar, do të ringjallet dhe do të begatohet. Prandaj para së gjithash, më lejoni t’ju shpallë besimin e patundur se të vetmes gjë që duhet t’i trembemi është vetë frika, tmerri pa emër, pa arsye, dhe të pajustifikuar, që paralizon përpjekjet e nevojshme për ta kthyer tërheqjen në përparim. Në çdo orë të zezë të jetës së kombit, një grup drejtues i çiltër dhe i fuqishëm i ka kuptuar dhe i ka mbështetur vetë njerëzit, të cilët janë të rëndësishëm për fitore. Jam i bindur se edhe ju do ta mbështesni lidershipin në këto ditë kritike. Në një frymë, unë dhe ju do të përballemi me vështirësitë e përbashkëta.

Falë Zotit ato kanë të bëjnë vetëm me gjëra materiale. Vlera është tkurrur në nivele imagjinare. Taksat janë rritur, aftësia jonë për të paguar ka rënë, qeveria po përballet me shkurtime fondesh, mjetet e shkëmbimit kanë ngrirë në rrjedhën e tregtisë, fshatarët nuk gjejnë dot tregje për prodhimet e tyre, kursimet e shumë viteve të mijëra familjeve janë zhdukur. Më e rëndësishmja, qytetarët e papunësuar përballen me problemin e ekzistencës, dhe një pjesë e madhe prej tyre mundohen pa u shpërblyer. Vetëm një optimist i pamend do ta mohonte realitetin e errët të këtij çasti.Megjithatë, shqetësimi ynë nuk vjen nga dështimi i substancës. Nuk jemi goditur nga ndonjë murtajë apo fatkeqësi. Në krahasim me rrezikun që i pushtoi etërit tanë, për arsye se besonin dhe nuk kishin frikë, ne ende kemi shumë për të qenë mirënjohës. Natyra ende i ofron bujari dhe përpjekjet e njerëzve e kanë shumëfishuar atë. Begatia është në prag të derës, por përdorimi bujar

i dobëson prodhimet e tokës. Së pari, kjo ndodh për shkak se drejtuesit e shkëmbimittë të mirave njerëzore kanë dështuar në saj të

Page 208: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

kokëfortësisë dhe paaftësisë, kanë pranuar dështimet dhe kanë dhënë dorëheqjen. Praktikat e paskrupullta të shkëmbyesve të parave do të dënohen në gjykatën e opinionit publik, janë hedhur poshtë nga mendjet dhe zemra e njerëzve.E vërteta është se janë përpjekur, por përpjekjet e tyre kanë ndjekur modelin e traditës. Përballë dështimit të mirëbesimit, kanë propozuar të japin më shumë para. Të tërhequr nga epshi i përfitimit, kanë nxitur popullin tonë të ndjekin lidershipin e tyre të rremë, kanë këshilluar, duke u lutur që situata të kthehet në kushtet e mëparshme. Ata dinë vetëm rregullat e një gjenerate vetë-kërkuesish Ata nuk kanë vizion dhe, kur nuk ka vizon, njerëzit humbasin. Lumturia nuk vjen thjesht nga zotërimi i parave, por nga gëzimi i arritjes, emocioni i përpjekjeve krijuese. Gëzimi i stimulit moral të punës nuk duhet harruar në ndjekjen e tërbuar të përfitimeve që zhduken. Këto ditë të errëta do të harrohen nëse na mësojnë se fati ynë i vërtetë nuk është të na shërbejnë, por t’i shërbejmë vetes dhe miqve tanë.Ky komb kërkon aksion dhe aksion të menjëhershëm. Detyra jonë më e rëndësishme është t’i vëmë njerëzit në punë. Nuk është një problem i pazgjidhshëm nëse përballemi me të me zgjuarsi dhe kurajë. Mund të shoqërohet me një përfshirje të vetë qeverisë; duke e trajtuar detyrën ashtu siç do ta trajtonim urgjencën e një lufte, por në të njëjtën kohë, do të zbatojmë projekte të mëdha për të stimuluar dhe riorganizuar përdorimin e burimeve kombëtare. Së bashku me këtë, duhet të pranojmë me sinqeritet mbipopullimin e qendrave tona industriale dhe, duke i rishpërndarë në shkallë kombëtare, të përpiqemi ta përdorim më mirë tokën dhe ta lëmë në duart e të duhurve.Kjo detyrë do të ndihmohej nga përpjekjet e qarta për të rritur vlerat e produkteve bujqësore, dhe me pushtetin për të blerë prodhimin për qytetet tona. Mund të lehtësohet në shumë mënyra, por asnjëherë nuk mund të ndihmohet vetëm duke folur për të. Duhet të veprojmë, dhe të veprojmë

me shpejtësi. Në këtë dedikim të një kombi, kërkojmë me përulësi bekimet e Perëndisë. Le ta mbrojë secilin prej nesh dhe të gjithë ne! Le të më drejtojë mua në ditët që do të vinë. *U zgjodh President i SHBA-së në vitin 1932 dhe qëndroitre mandate deri në vitin 1944.

Page 209: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

idetë - të prekin mendjetdhe zemrat e njerëzve

zgjedh fjalët e duhura

Fjalimet politike

këto fjalime ndryshojnëpolitikën /jetën

argumentojnë duke u mbështeturnjëkohësisht në pasion

Parashikimi. Harta e konceptitPërmes hartës së konceptit mësuesi e drejton vëmendjen e nxënësit në njohuritë që ai ka marrë në klasat

pararendëse për fjalimet politike.

Ndërtimi i njohurive. Të nxënit me këmbimeMësuesi mund të ndajë klasën në grupe dhe brenda grupit sugjeron që nxënësit të kenë nga një detyrë në

evidentimin e elementeve të strukturës së fjalimit.Mësuesi u kërkon nxënësve të lexojnë me vëmendje tekstin dhe u kërkon të evidentojnë elementet që

kanë të bëjnë me strukturën dhe gjuhën.Nxënësit duhet të jenë të kujdesshëm të vërejnë nëse fjalimi përmban:

- me emocione të forta- konstaton ndjesi të fajit- krijon ndjesi vuajtje, dhembjeje- a flet në mënyrë konkrete për problemet- ç’lloj fjalish përdor

Nxënësit evidentojnë në një tabelë elementet që kanë të bëjnë me strukturën dhe mjetet retorike.Struktura Mjetet retorike

Hyrja:Hyrje e drejtpërdrejtë (jam i lumtur që jam me ju sot…) Përdorimi i aliteracionit

Situata historike dje (njëqind vjet më parë…) Përsëritje të fjalëve kyç

Situata historike e sotme (njëqind vjet më vonë…) metafora

Trungu. Sjell fakte dhe argumente rreth padrejtësive të kryera; Jep një vizion për të ardhmen; Fjali të drejtpërdrejta që të japin zemër e të nxisin

Prek ndjesitë e dëgjuesve(.. kam një ëndërr.. se fëmijët…) Fjali urdhërore

Jep qëllimin e fjalimit (…kam një ëndërr se nje ditë ky komb do të …) Folje të përdorura në vetën e parë njëjës

Fjalimi ka karakter gjithëpërfshirës (…kjo është shpresa jonë..) Folje lidhore të ndjekura nga folje në kohën e ardhme …

Mesazhi është i prekshëm (… dhe kur kjo të ndodhë, kur ta lejojnë lirinë të kumbojë…)Mbyllja.

Folja në të tashmen tregon realizimin e ëndrrës

Përforcimi. Shkrim i lirë/ Rishikim në dysheU kërkohet nxënësve të shkruajnë një fjalim që do ta mbajnë para banorëve të komunitetit për t’i

sensibilizuar për mirëmbajtjen e mjedisit.Të mbahet parasysh përbërja e auditorit: Grupi I - mund t’iu drejtohet fëmijëve;Grupi II - mund t’i drejtohet një auditori të gjerë; Grupi III - mund t’iu drejtohet grave;

Page 210: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Pasi e përfundojnë, vlerësohet fjalimi që do të jetë më bindës (do të ketë më shumë fakte e argumente e do të përcillet më bukur)

Detyrë shtëpie. Gjeni në internet dy fjalime politikanësh gjatë një fushate elektorale dhe i analizoni për strukturën dhe retorikën.

Orën e dytë punohen ushtrimet 1 dhe 2 të librit, sipas skemës së orës së parë.

Model përgjigjeje Ushtrimi 1- Fjalimi i Çërçillit edhe pse duket se i drejtohet një grupi të vogël audience (siç është dhoma e

përfaqësuesve), ai në fakt i drejtohet gjithë njerëzimit.- Hyrja e fjalimit nuk është deklarative, por jep informacion mbi atë që ka ndodhur.- Kjo për të vetmen arsye se Çërçilli argumenton para grupi të dhomës së përfaqësueseve mënyrën dhe

arsyet e veprimeve të tij.- Fjalimi është i ndarë në dy pjesë:- pjesa e parë informon mbi formimin e qeverisë së re të koalicionit dhe kërkon nga Dhoma miratimin e

programit dhe votëbesimin për qeverinë,Të premten mbrëma mora nga Madhëria e tij misionin që të formoj një administratë re… Për këtë arsye është formuar një kabinet lufte prej pesë anëtarësh…- pjesa e dytë jep të dhëna, informon Dhomën për vështirësitë e mëdha që i presin dhe shpreh besimin

për arritjen e qëllimit.Tani jemi në një fazë paraprake të një prej betejave më të mëdha në histori. Jemi përfshirë në një aksion…

para nesh na pret një torturë e rëndë…ju do të thoni cili është qëllimi ynë?...është fitorja. Fitore me të gjitha kostot…

- mjetet retorike të përdorura:

- përsëritja e fjalëve kyç:

- përdormi i metaforave:

- përdorim i përsëritjeve:

- ritmi i fjalimit:- Fjalim gjithëpërfshirës:

- Fjali nxitëse duke përdorur vetën e parë në lidhore:- Prek ndjenjat dhe emocionet:

- Përdorimi i përemrave në vetën I njëjës e shumës për t’i dhënë fjalimit karakter gjithëpërfshirës:- Mesazhi i fjalimit:- Përsëritet 5 herë fjala fitore dhe 4 herë fjala ekzistencë- Fitorja do të sigurojë ekzistencën...

administratë të re, kabinet prej pesë anëtarësh, uniteti i kombit, qeveria e re,na pret një torturë, tirani monstruoze, nuk kam asgjë për të ofruar përveç gjakut, mundimeve dhe lotëve,është fitorja, fitore me të gjitha kostot, fitore pavarësisht nga terrori, fitore, pavarësisht se sa e rëndë dhe e gjatë do të jetë rruga përpara, pasi pa fitore nuk ka ekzistencë ... nuk ka ekzistencë të Perandorisë Britanike, nuk ka ekzistencë të parimit mbi të cilat ka qëndruar Perandoria Britanike, nuk ka ekzistencë për nxitjen, impulsin e të gjitha kohërave, që i gjithë njerëzimi të përparojë drejt qëllimit të tij.

- tani jemi në një fazë paraprake të një prej betejave më të mëdha në histori. Jemi përfshirë në aksion në shumë pika të tjera, në Norvegji, në Holandë, …- të hapim luftë nga toka dhe deti…--- se nuk kam asgjë për të ofruar përveç gjakut, mundimeve, lotëve dhe djersës para nesh, jemi përfshirë në aksion, unë them të hapim luftë, qëllimi ynë..

fitorja, fitore me të gjitha kostot, fitore pavarësisht nga terrori, fitore pavarësisht se sa e rëndë dhe e gjatë do të jetë rruga përpara, pasi pa fitore nuk ka ekzistencë...nuk ka ekzistencë të Perandorisë Britanike, nuk ka ekzistencë të parimit mbi të cilat ka qëndruar Perandoria Britanike, nuk ka ekzistencë për nxitjen, impulsin e të gjitha kohërave, që i gjithë njerëzimi të përparojë drejt qëllimit të tij.

Arsyet e fjalimit kaq të shkurtër lidhen me mungesën e nevojës për fjalë të shumta dhe veprimeve aktive pasi janë në kohë lufte.

Page 211: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Mësuesi bën konkluzionet e orës së mësimit dhe vlerëson pjesëmarrjen ne nxënësve në mësim.Detyrë shtëpie. Rubrika “Shkruani”.

Page 212: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

E drejton moderatori Debati Mbrojnë opinione të ndryshme

Ka temë të caktuar

Zhvillohet midis dy a më shumë personave

1

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhëshqipe

Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit dëgjojnë në klasë lloje të ndryshme debatesh publike.Tema mësimore:

- Debati publik (1 orë)Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxënësi/ja:-identifikon debatin publik si lloj i tekstit gojor.-dallon elementet kryesore të një debati:

temën dhe qëllimin e debatit, argumentet dhe kundërargumentet, përfundimet, gjuhën e përdorur;

-dëgjon një debat publik dhe evidenton elementet e tij.

Koncepte kyç:- tekste të parashikuara për të folur- debat- procedura të debatit- folës- argument- kundërargument.

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, libri digjital, lloje të ndryshme të debatesh publike shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale, Mjedisi,Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësvePema e mendimit, Ditari dypjesësh, shkrimi i lirë

Organizimi i orës mësimore Sugjerime për mësuesin

Kjo temë mësimore synon t’i njohë nxënësit me veçoritë e teksteve, të cilat janë të paracaktuara për t’u folur, si debati, diskutimi, fjalimi etj. për t’i dalluar këto lloje tekstesh të paracaktuara për të folur, nga llojet e tjera të teksteve.Mësuesi/ja duhet të theksojë fjalën të paracaktuara duke u kërkuar nxënësve të rikujtojnë lloje të teksteve të paracaktuar për t’u dëgjuar. Mësuesi/ja mund të ftojë nxënësit të diskutojnë mbi llojet e teksteve të paracaktuar për të folur të tilla si: diskutimet, shkëmbimet e ideve, debatet, deklaratat e politikanëve etj.

Parashikimi. Pema e mendimit organizuesi grafikMe anë të një organizuesi grafik mësuesi mbledh idetë e nxënësve mbi debatin.

Page 213: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Ndërtimi i njohurive. Ditari dypjesëshNdahet klasa në dy grupe dhe, pasi lexojnë debatin ndërmjet Linkolnit dhe Dagllasit, plotësojnë ditarin dypjesësh:

Çështjet Të dhënat nga debati

Çështja kryesore e debatit

Argumentet e Dagllasit

Argumentet e Linkolnit

Kundërargumentet e Dagllasit

Kundërargumentet e Linkolnit

Përfundimet (sipas jush)

Si janë respektuar nga debatuesit rregullat e debatit?

Pse e vlerësoni këtë debat?Lexohen mendimet e nxënësve dhe diskutohet rreth tyre.

Përforcimi. Shkrimi i lirë.Shikoni karikaturën dhe shkruani diçiturën.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 1.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit dhe i nxënësve që kanë marrë pjesë aktivisht dhe kanë dhënë përgjigje të sakta.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Llojet e teksteve Situata e të nxënit:Nxënësit dëgjojnë në klasë lloje të ndryshme debatesh.

Tema mësimore:- Debati në klasë (1 orë)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale5. Përdorimi i drejtë i gjuhësRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:Nxënësi/ja:

- identifikon debatin publik si lloj i tekstit gojor.- dallon elementet kryesore të një debati: temën dhe qëllimin e debatit,argumentet dhe kundërargumentet, përfundimet, gjuha e përdorur;- merr pjesë në një debat publik për një çështje me

interes për të.- përcakton procedurat e organizimit të debatit;- zbaton në praktikë këto procedura.

Koncepte kyç:- tekste të parashikuara për të folur- debat- procedura të debatit- folës- argument- kundërargument.

Page 214: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

PO JO

1

Burimetteksti “Gjuha shqipe 12”, teksti digjital, lloje të ndryshme të debatesh publike shkumësa me ngjyra, tabela.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave, Të drejtat e njeriut, Vendimmarrja morale, Mjedisi,Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveRrjeti i diskutimit/organizuesi grafik, Debati

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Rrjeti i diskutimit/ organizuesi grafik

Një aspekt i veçantë i debatit janë pjesëmarrësit. Ata duhet të jenë folës dhe dëgjues të mirë. Për këtë mësuesi me anë të teknikës Rrjeti i diskutimit shtron për diskutim një çështje të tillë:

Për të marrë pjesë në një debat: a duhet të jesh një folës i mirë?

Përfundimi.Pjesëmarrësit në debat duhet të jenë jo vetëm folës të mirë, por dhe dëgjues të mirë, sepse gjatë debatit

ata i shkëmbejnë rolet në mënyrë të vazhdueshme.

Ndërtimi i njohurive. Organizimi i një debati

Organizohet në klasë një debat mes nxënësve për tema, të cilat prekin ndjeshëm interesat e tyre, siç mund të jetë:

- A duhet të kenë provimet e maturës të njëjtat pikë me mesataren e katër viteve?

Ndahet klasa në grupe dhe ndahen rolet: moderatori e debatuesit, që zgjidhen përfaqësues nga çdo grup. Të ndarë në grupe nxënësit diskutojnë mbi qëndrimin që do të mbajnë dhe argumentet që do të mbështesin.

Për këtë ata duhet të mbështeten në fakte dhe argumente sa më bindëse.Ndahen në tri grupe bazë.- Mbështetësit e tezës- Kundërshtuesit e tezës- Grupi I tretë mund të grupojë nxënës që mendojnë se të dyja palët kanë pjesërisht të drejtë.

Mësuesi tërheq vëmendjen për rregullat bazë që duhet të respektohen gjatë debatit, si:- respektimi i etikës së mirësjelljes;- respektimi i mendimit të shokut;- respektimi i kohësRoli i mësuesi duhet të jetë më specifik. Ai duhet të mbështesë herë njërën palë, herë tjetrën për të nxitur

sa më shumë idetë e debatuesve.Pas një kohe të konsiderueshme prej 15 min mësuesi mund t’u kërkojë nxënësve pjesëmarrës të

përmbledhin idetë që kanë thënë për të ritheksuar edhe njëherë argumentet që dalin në dritë.- Vlerësimi i nxënësve mund të bëhet dhe me anë të një tabele të tillë, e cila u shpërndahet nxënësve ku

ata mund të vlerësojnë veten ose shokun.

Page 215: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Page 216: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Tabelë për vlerësimin e pjesëmarrjes së nxënësve në debatPak Mesatarisht Shumë

Sa i gatshëm është nxënësi të marrë pjesë?A arrin nxënësi te një përgjigje e menduar mirë?A mundet nxënësi ta mbështesë mendimin me fakte apo me argumente?

Mësuesi bën konkluzionin e orës dhe vlerëson me notë.Detyrë shtëpie: a) Sillni në klasë lloje të ndryshme intervistash.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: XII

Tematika: Dallimi i tipave të fjalisë sipas ndërtimit (Sintaksë) Situata e të nxënit:Nxënësi kupton rolin dhe rëndësinë e fjalive te ndërmjetme në periudha fjalish

Tema mësimore:- Fjalët dhe fjalitë e ndërmjetme

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç.1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.2. Kompetenca e të menduarit.3. Kompetencat e të mësuarit për të nxënë.4. Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxënësi/ja:- identifikon dhe dallon llojet e fjalive të ndërmjetme;- klasifikon fjalët dhe togjet e ndërmjetme;- analizon fjalitë e ndërmjetme nga ana strukturore dhe

ndërtimore- shkruan një tekst duke përdorur fjali të llojeve të mësipërme

Koncepte kyç:- fjali e ndërmjetme- fjalë dhe togje të ndërmjetme- shkallë- fjali te ndërmjetme

njëkryegjymtyrëshe dhe dykryegjymtyrëshe

Burimet: libri “Gjuha shqipe 12”, libri digjital, përvoja të nxënësve, shkumësa me ngjyra, fletë formati A4, skeda.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat ndërkurrikulare:Histori, Letërsi, Qytetari etj.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:Diskutim; punë në grupe dyshe; punë e pavarur; rrjeti i diskutimit; punë e pavarur në grup

Page 217: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

Të qofsha falë, ta sosim deri në fund, me sa kuptoj unë etj.Sigurisht, për fat të keq, të paktën etj.Fjali të ndërmjetmeFjalë dhe togje fjalësh të ndërmjetme

1

Organizimi i orës së mësimit

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Hapi I: DiskutimKontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimet e kaluara për të nxitur diskutimin në klasë, duke pyetur:

- Lexohet teksti në klasë, gjejnë fjalë dhe togjet e fjalëve që nuk lidhen ngushtë me pjesën tjetër

Hapi II: Puna në grupe dysheNxënësit ndahen në çifte dhe midis tyre diskutohet pjesa e lexuar në tekst. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që të nxjerrin fjalët dhe fjalitë që nuk lidhen ngushtë me pjesën tjetër të fjalisë. Duke përcaktuar secilin lloj, nxënësve i kërkohet që të bëjnë klasifikimin e tyre. Ngrihen nxënës në tabelë dhe në gjysmën e ndarjes së tabelës shkruhen fjalë të ndërmjetme dhe fjali të ndërmjetme.

Ndërtimi i njohurive të rejaHapi III: Rrjeti i diskutimitNë dërrasën e zezë shkruhet pyetja:

Cilat janë disa karakteristika të fjalive të thjeshta?

Disa karakteristika të fjalëve të ndërmjetme janë: Fjalët e ndërmjetme tregojnë:1. shkallën e vërtetësisë së kumtimit (sigurisht, domosdo, patjetër, fjalë për fjalë)2. shkallën e vlerësimit së kumtimit (fatkeqësisht, fatmirësisht, mjerisht, për inat)3. shkallën rëndësisë së një fakti (para së gjithash, mbi të gjitha, aq më tepër)4. lidhjen logjike midis pjesëve të një fjalie (ndër të tjera, përkundrazi, sidoqoftë, ndërkaq, pikë së pari)5. burimin e kumtimit (sipas mendimit tim, sipas tij, sipas meje, për mendimin tim)6. qëndrimin e folësit ndaj formulimit të kumtimit (me një fjalë, shkurt, më saktë)7. fjalë që tërheqin vëmendje (ama)

Më pas pyetja e radhës është:

Cilat janë disa karakteristika të fjalive të ndërmjetme?

Fjalitë e ndërmjetme quhen fjalitë që përfshihen brenda një fjalie tjetër, por që nuk kanë lidhje logjike të fortë me të, luajnë të njëjtin rol me fjalët dhe togjet e fjalëve në fjali.Fjalitë e ndërmjetme klasifikohen sipas kuptimit:1. Fjalitë e ndërmjetme të shkallës së vërtetësisë: siç ma pret mendja mua, kuptohet vetvetiu, sikundër kuptohet, me sa kuptoj unë, në mos gabohem, sa të them unë etj2. fjalitë e ndërmjetme të vlerësimit emocional: urim (jetofsh sa malet); dëshirë (të qofsha falë!); lutje (të pastë nëna!); zemërim (t’u bëfsha!); mallkim (gjynah mos paça!)3. fjalitë e ndërmjetme të burimit: - person i njohur (siç thotë populli); folësi (siç thashë); një e vërtetë e njohur (i thonë fjalës); diçka e dëgjuar nga të tjerët (thonë)

Page 218: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Fjalitë e ndërmjetme kanë vlerë kallëzuesore, se atëherë shprehet më mirë kumtimi. Këto fjali janë më struktura të ndryshme, të zgjeruara ose të pazgjeruara:a) Njëkryegjymtyrëshe kur kuptimi është përgjithësisht i njohur: Siç e thotë dhe populli dita duket që në

mëngjes.b) Dykryegjymtyrëshe kur kumtimi është i një personi të caktuar: Siç e di dhe ti, ne duhet të nisemi

nesër.

Këto fjali nga ana ndërtimore janë dy llojesh:a) pa mjete lidhëse: duhet thënë, mund të themi, kuptohetb) me mjete lidhëse: siç u tha më lart, siç e di edhe ti

Karakteristikat shoqërohen me shembuj të krijuar nga nxënësit.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura

Hapi IV: Punë e pavarur në grupPër të përmbledhur njohuritë e marra në mësimin e ditës, mësuesi/ja i kushton kohë zgjidhjes së ushtrimeve në mënyrë të pavarur.Jepen për t’u punuar ushtrimet pas mësimit. Shembuj zgjidhjesh.

Grupi i parë:Ushtrimi 1Dalloni fjalitë e ndërmjetme nga fjalët dhe togjet e ndërmjetme:Fjalitë e ndërmjetme:Në mos gabohem, në mos qofsha i gabuar, t’u bëftë nëna, që mos ta zgjatim, e që ta pata thënë, kuptohet vetvetiu, siç është e natyrshme,

Fjalët dhe togjet e fjalëve të ndërmjetme:Për fat të mirë, natyrisht, me një fjalë, për çudi, ndoshta, kushedi, mbase, për habi të gjithëve, për besë, aq më tepër, doemos, si gjithnjë, sipas mendimit tim, shkurt, me pak fjalë, si rrjedhim, si rrjedhojë, krahas, krahas të tjerave, para së gjithash, përmbi të gjitha, prapë se prapë, vetëm e vetëm, pothuajse

Grupi i dytë:Ushtrimi 2Klasifikoni fjalitë e mëposhtme në fjali të ndërmjetme të tipave:Të shkallëssë vërtetësisë

Të vlerësimitemocional

Të burimit Të karakterit tëthënies

Të lidhjes sëkumtimit

Të tërheqjessë vëmendjes

nga sa dimë gjynah mos siç e thotë në rast se më siç mund të keni ta marrëshe paça; t’u populli, kur i lejoni; më mirë dëgjuar; siç vesh ti; të lutembëfsha; të thonë; siç dihet të them; që u tha më lart; shumë; mbajepastë nëna; nga të gjithë; kur të shprehemi siç e di dhe ti; mend; ja ku ta

i thonë fjalës; një haptazi; në qoftë sikundër thash; them unë;fjalë e urtë thotë; se lejohem të siç do ta shihnikur i thonë fjalës shprehem; më më poshtë;

besoni; si të Ç’është më keq;them;

Page 219: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Grupi i tretë:Ushtrimi 3.Klasifikoni fjalitë e mëposhtme:

Njëkryegjymtyrëshe DykryegjymtyrësheE që ta pata fjalën; ta themi shqip; më duket; i thonë fjalës; nuk e sheh ; që të flasim mëshkoqur; gjynah mos paça; siç do ta shohim më poshtë; siç ju kanë njoftuar; në mos qofsha igabuar; më mirë të them;

Siç e the edhe ti; me sa kuptoj unë; të marrësh vesh ti; që thua ti; ja ku ta them unë; si thonë vendasit; një fjalë e urtë thotë; të pastë nëna; a e di, babi?

Vlerësim diagnostikues për nxënësit:

Mësuesi/ja jep detyrën e shtëpisë: ushtrimi 4 pas mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: XII

Tematika: Dallimi i tipave të fjalisë sipas ndërtimit (Sintaksë) Situata e të nxënit:Nxënësi kupton rolin dhe rëndësinë e fjalëve dhe fjalive të ndërkalluraTema mësimore:

- Fjalët dhe fjalitë e ndërkallura

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç.1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.2. Kompetenca e të menduarit.3. Kompetencat e të mësuarit për të nxënë.4. Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:Nxënësi/ja:- identifikon dhe dallon llojet e fjalive të ndërkallura;- klasifikon fjalët dhe togjet e ndërkallura;- analizon fjalitë e ndërkallura sipas funksionit të tyre;- shkruan një tekst duke përdorur fjali të llojeve të mësipërme.

Koncepte kyç:- fjali e ndërkallur- fjalë të ndërkallura- togje të ndërkallura- funksioni.

Burimet: libri “Gjuha shqipe 12”, libri digjital, përvoja të nxënësve, shkumësa me ngjyra, fletë formati A4, skeda.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat ndërkurrikulare:Histori, Letërsi, Qytetari etj.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:Diskutim; punë në grupe dyshe; punë e pavarur; rrjeti i diskutimit; punë e pavarur në grup

Page 220: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Organizimi i orës së mësimit

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Hapi I: DiskutimKontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimet e kaluara për të nxitur diskutimin në klasë, duke pyetur. Lexohet teksti në klasë, gjejnë fjalë dhe togjet e fjalëve të ndërkallura në tekstin e faqes 220.

Hapi II: Puna në grupe dysheNxënësit ndahen në çifte dhe midis tyre diskutohet pjesa e lexuar në tekst. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që të gjejnë fjalët dhe fjalitë që nuk lidhen ngushtë me pjesën tjetër të fjalisë. Duke përcaktuar secilin lloj, nxënësve u kërkohet që të bëjnë klasifikimin e tyre. Ngrihen nxënës në tabelë dhe në gjysmën e ndarjes së tabelës shkruhen fjalë të ndërkallura dhe fjali të ndërkallura.

Fjalë dhe togje fjalësh të ndërkallura Fjali të ndërkallura

Ndërtimi i njohurive të reja Hapi III: Rrjeti i diskutimitNë dërrasën e zezë shkruhet pyetja:

Cilat janë disa karakteristika të fjalive të thjeshta?

Disa karakteristika të fjalëve të ndërkallura janë:

Fjalët e ndërkallura tregojnë:Të ndërkallura quhen fjalë ose togje fjalësh,1. me anë të së cilave folësi shton kumtimin, bën sqarime e plotësime, për ta bërë më të përpiktë e më të plotë kumtimin.2. veçohen në të folur nga intonacioni, në të shkruar me anë të kllapave, ose vizave.3. u përkasin gjymtyrëve të ndryshëm në fjali dhe shprehen me klasa fjalësh të ndryshme.4. kanë funksione:a) plotësuese të kohës dhe vendit të kryerjes së veprimitb) shpjegojnë, sqarojnë kuptiminc) japin shkurtime të emërtimeve të institucioneve

Për çdo karakteristikë nxënësi dhe mësuesi/ja ndërtojnë fjali konkretizuese.

Më pas pyetja e radhës është:

Cilat janë disa karakteristika të fjalive të ndërkallura?

Page 221: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Fjalitë e ndërkallura janë të ngjashme me shënimet në fund të faqes. Ato kryejnë këto funksione:a) Saktësojnë kohën dhe veprimin që shpreh fjalia kryesoreb) Shpjegojnë, sqarojnë kuptimin e fjalisë kryesorec) Zbulojnë qëllimin, shkakun e fjalisë kryesored) Japin të dhëna plotësuese për personin ose ngjarjen e thënë në pjesën kryesore.

Këto fjali nga mënyra se si përfshihen në fjali janë tri llojesh:a) pa mjete lidhëse: Drejt tyre po vinte fqinja (një vajzë e re).b) me lidhëza bashkërenditëse: Ky vendim ( ose më mire ky projekt) ishte shkatërrues për firmën.c) me lidhëza nënrenditëse: Unë e njihja mire (se kisha punuar më parë me atë).--

Shenjat e pikësimit të përdorura janë pika, pikëpyetja, pikëçuditja. Karakteristikat shoqërohen me shembuj të krijuar nga nxënësit.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Hapi IV: Punë e pavarur në grupPër të përmbledhur njohuritë e marra në mësimin e ditës, mësuesi/ja i kushton kohë zgjidhjes së ushtrimeve në mënyrë të pavarur. Jepen për t’u punuar ushtrimet pas mësimit.Shembuj zgjidhjesh.

Grupi i parë:Ushtrimi 1Dalloni fjalitë e ndërkallura nga fjalët dhe togjet e ndërkallura:Fjalitë e ndërkallura:Kanë shumë kujtime të tyre për këtë simpati. (Në fakt, në disa intervista të marra nga studentë që kanë mbaruar studimet në B.S., më kanë treguar për histori të ndryshme.) etj.

Fjalët dhe togjet e fjalëve të ndërkallura:1. Tirana (në të folmen tiranase: Tirona) është kryeqyteti i Shqipërisë.2. Zeneli (duke qeshur nën buzë): - Doktor efendi, nuk i thashë gjësend beut, se s’është këtu sot!3. Penës së Ҫajupit i përket edhe tragjedia ‘Burri idheut’ (botuar më 1937-ën) etj.

Grupi i dytë:Ushtrimi 2Dalloni fjalitë e ndërkallura dhe fjalitë e ndërmjetme.Fjali të ndërkallura Fjali të ndërmjetme1. Nuk është tërësisht autobiografik (çdo shkrimtar, 1. Me sa kuptoj unë, gjërat sa vijnë dheedhe po të jetë në fiksion të plotë, flet gjithmonë më vështirësohen.pak nga vetja). 2. Siç ma pret mendja mua, kjo histori do të zgjasë2. Një inspektor krimi që i trembet një dosjeje për shumë vite.hetimore, që të çon drejt emrave të njerëzve të 3. Me ç’mbaj mend, ne ishim takuar shumë pakpushtetit (një ministër dhe një deputet qëndrojnë pas herë etjkëtij investimi).3. Ajo përshkruan jetën e dikurshme shqiptare dhelexohet aq lirshëm libri (të paktën në frëngjisht muakëtë përshtypje më ka lënë), saqë të duket vetja sepo jeton ato ngjarje. etj

Page 222: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Grupi i tretë:Ushtrimi 3.Shpjegoni pse janë përdorur fjalitë e ndërkallura më poshtë:

1. Ky roman (që për mua nuk është roman), nuk mbart asnjë element që mund ta klasifikojë si vepër artistike.- interpreton kuptimin e fjalisë kryesore.2. Ai e konsideron si “personalitetin më të rëndësishëm politik të kohës” (sa gjykim i varfër). - interpreton kuptimin e fjalisë kryesore.3. Një letër, të vogël fare sa puthja, si ta nis për atje? (Pëllumbat korrierë ngrohin vezët në foletë e plagëve...).- zbulon shkakun që është thënë në fjalinë kryesore.4. Dëshmia që po shkruaj si ai skllavi i mbërthyer para një kompjuteri të ëndërrt, (me ekranin të zbrazët plot verbëri homerike dhe gjithçka më shfaqet e gërryer mbi rrasa të lashta, nëpër pergamenë epokash...po, po. mbi lëkurën time të shqyer) - shpjegon e interpreton atë që thuhet në fjalinë kryesore.5. Akuza që ai bën kundër shoqërisë sonë që e shtyp këtë “talent të tmerrshëm” siç e quan ai vetë, (kuptohet i tmerrshëm për shoqërinë tonë) është shpifje. - interpreton kuptimin e fjalisë kryesore6. Duhet thënë se qëndrime që theksuam si në aspektin politik e ideologjik ashtu edhe në atë të konceptimit të mjeteve të shprehjes (të cilat spikatin fund e krye) në krijimtarinë e tij nuk janë të ndara me thikë.- shpjegon, sqaron atë që thuhet në fjalinë kryesore.

Vlerësim diagnostikues për nxënësit:Mësuesi/ja jep detyrën e shtëpisë: ushtrimi 4, 5 në faqen 223.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: VI Klasa: XII

Tematika: Drejtshkrim (Të shkruarit) Situata e të nxënit: Tekst i përzgjedhur për evidentimin e shenjave të pikësimit te fjalitë e ndërmjetme e të ndërkallura

Tema mësimore:- Përdorimi i presjes te fjalitë e ndërmjetme, si dhe i shenjave të

tjera të pikësimit te fjalitë e ndërkallura

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxënësi/ja:- liston rregullat e përdorimit të presjes te fjalitë e ndërmjetme;- dallon përdorimin e saktë të presjes te fjalitë e ndërmjetme;- përdor drejt shenjat e pikësimit në fjalitë e ndërkallura.

Koncepte kyç- drejtshkrim- presje- fjali e ndërmjetme- fjali e ndërkallur- rregulla pikësimi

Burimet: teksti mësimor “Gjuha shqipe 12” dhe libri digjital, materiale plotësuese, Rregullat e pikësimit, tabela të shkruara, lapsa me ngjyra.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat ndërkurrikulare:Me historinë, letërsinë, qytetarinë etj.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveStuhi mendimi/Diagrami i Venit; Punë e drejtuar me modele; Punë e pavarur/Punë në dyshe.

Page 223: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi (përgatitja për të nxënit): Stuhi mendimi/Diagrami i VenitMësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet:

- Ç’quajmë fjali të ndërmjetme? Po të ndërkallura?- Çfarë funksioni kryejnë ato në fjali?- Sa lloje fjalish të ndërmjetme dallohen në bazë të kuptimit?- Cilat janë llojet e fjalive të ndërkallura?- Cili janë disa nga veçoritë e tyre gramatikore dhe cili është pozicioni i tyre në fjali?

Nëpërmjet diagramit të Venit nxënësit paraqesin dallimet dhe ngjashmëritë midis fjalive të ndërmjetme dhe të ndërkallura.

Ndërtimi i njohurive të reja: Punë e drejtuar me modeleMësuesi/ja paraqet nëpërmjet videoprojektorit fjalitë e mëposhtme dhe pjesën e shkëputur nga romani “Vëllezërit Karamazov” (Dostojevski).Nxënësit përqendrohen te pozicioni që zënë në fjali fjalitë e ndërmjetme dhe të ndërkallura, si dhe shenjat e pikësimit të përdorura për secilin rast.

Me sa më kujtohet, ti ke qenë me ta atë ditë.Unë, të them të drejtën, kisha dëshirë të rrija me të.Dhe, ç’është e vërteta, asnjë njeri nuk dinte gjë për këtë fejesë. Mua më vinte keq, ç’është e drejta.

...Ishte bërë vonë (fundja ditë nëntori qe) kur Aliosha trokiti në derën e burgut. Kish nisur të errej. Por Aliosha e dinte që do ta linin të hynte te Mitja pa asnjë pengesë. Edhe në qytetin tonë njëlloj ndodh si gjithandej. Natyrisht, gjatë hetimit paraprak vizitat e njerëzve të shtëpisë dhe personave të autorizuar qenë disi të kufizuara, të paktën formalisht, por më vonë formalizmat, jo vetëm që u zbehën, por vetiu u bënë përjashtime (të paktën për disa njerëz, që vinin shpesh te Mitja). Përjashtimet madje arritën deri atje sa takimet me të burgosurin, në vend që të bëheshin në dhomën e caktuar për të gjithë, rregulloheshin vetëm për vetëm. Këta persona nuk qenë shumë: Grushenka, Aliosha dhe Rakitini.

Page 224: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Së bashku me mësuesin/en nxënësit formulojnë rregullat e përdorimit të presjes te fjalitë e ndërmjetme dhe të shenjave të tjera të pikësimit te fjalitë e ndërkallura.

Rregullat për përdorimin e presjes në fjalitë e ndërmjetme: Fjalitë e ndërmjetme ndahen me presje kur ndodhen në fillim a në fund të fjalisë Fjalitë e ndërmjetme vihen midis presjesh kur ndodhen në mes të saj.

Rregullat për përdorimin e shenjave të pikësimit te fjalitë e ndërkallura:

Fjalitë e ndërkallura vendosen vetëm në fund e në mes të një fjalie tjeter, pas fjalës së cilës i referohet. Ndahen nga fjalitë e tjera me vizat e pushimit ose me kllapa. Ndonjë autor përdor edhe presjet, por përdorimi i tyre në këto raste nuk këshillohet.

Përforcimi: Punë e pavarur/Punë në dysheUshtrimet e mëposhtme do t’i vijnë në ndihmë mësuesit/es për të përfunduar etapën e fundit të mësimit. Nxënësit mund t’i punojnë dy ushtrimet e para në dyshe.*Këto ushtrime mësuesi/ja mund t’i shkruajë në tabakë të bardhë ose në dërrasën e zezë/ tabelë.

Ushtrimi 1

Shpjegoni përdorimin e presjes te fjalitë e ndërmjetme dhe tregoni pozicionin e tyre në fjali.E pse, ju pastë babagjyshi, nuk çlodheni pak?Gjithashtu, duhet thënë, poezia ndikon shumë në ndjenjat e njeriut.Por, kuptohet vetvetiu , është gjë e bukur të flasësh në klasë për Migjenin, Lasgushin etj.Në mos gabohem, jemi takuar herë tjetër.Me sa e kuptoj unë, ky është një njeri i veçantë.Siç ka thënë Naimi, gjuha shqipe është gjuhë e pasur. Unë u gëzova, të them sinqerisht.Që të themi të drejtën, askush s’e parashikonte atë që ndodhi.Sikundër theksuam dhe më parë, ekonomia ka nevojë për specialistë të zotë. Leksiku i shqipes, theksonte Xhuvani, ka mundësi të shumta pasurimi.Ç’sjell ora, i thonë një fjale, nuk sjell viti.Siç thotë dhe populli, dita e mirë duket që në mëngjes.Që thoni ju, ky u nis i pari.Një fjalë e keqe të vret më shumë se pushka, thotë një plak në fshatin tonë.

Shembull:E pse, ju pastë babagjyshi, nuk çlodheni pak? Fjalia e ndërmjetme ndodhet në mes të fjalisë.Rregulla: Fjalitë e ndërmjetme vihen midis presjesh kur ndodhen në mes të saj.*Punohet në të njëjtën mënyrë me të gjitha fjalitë e ushtrimit.

Page 225: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Ushtrimi 2Shpjegoni përdorimin e shenjave të pikësimit të fjalitë e ndërkallura dhe tregoni pozicionin e tyre në fjali.

Ata e bënin rrugën dy-tri orë (po shpesh edhe më pak).Priti në heshtje (edhe një sekondë i dukej e gjatë) pastaj filloi të ecte. Ata u vështruan në sy (ose më mirë sytë e Benit panë ata të shokut). Ai, - e ç’t’ia kujtojmë emrin, - ishte njeri praktik, por i çuditshëm.Një mbrëmje - ishte në të perënduar të diellit - në fshat erdhi i nipi. Atij moti (a e mban mend, o xhaxha Ndini?) unë kam qenë djalë i ri.Fyelli i Tanës (unë e kërkoja në Shpat, sepse isha i bindur që aty ndodhej) ishte një fyell i çuditshëm. Me dhjetëra gurnecka - sikundër i quajnë në Pogradec - iu sulën grepit.Kapiteni shënonte me kujdes (sa vinte edhe jetën në rrezik) gjithçka.Alfabeti i sotëm (që u miratua në Kongresin e Manastirit) mbështetet tërësisht në alfabetin latin. Skuadra kaloi në Gorë (ku u prit bujarisht), në Opar e doli në Skrapar.U hodhi një sy shënimeve - gjë që nuk i ndodh shpesh, - dhe filloi të fliste.

Shembull:Ata e bënin rrugën dy-tri orë (po shpesh edhe më pak).Fjalia e ndërkallur ndodhet në fund të fjalisë dhe është ndarë me kllapa.

*Punohet në të njëjtën mënyrë me të gjitha fjalitë e ushtrimit.

Ushtrimi 3Shkruani një paragraf të shkurtër ku të përdorni fjali të ndërmjetme e të ndërkallura në pozicione të ndryshme në fjali. Tregoni kujdes për përdorimin e shenjave të pikësimit.

Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të punojnë individualisht me ushtrimin e mësipërm dhe më pas disa nxënës lexojnë detyrën e përfunduar.

Nxënësit udhëzohen të punojnë individualisht edhe me ushtrimin 4, f. 223, sipas kërkesës.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për punën e realizuar individualisht dhe në grup, argumentimin e përgjigjeve, strategjitë e të menduarit e të shprehurit, plotësimin e diagramit të Venit, zgjidhjen e ushtrimeve në bazë të pjesëmarrjes së tyre gjatë orës së mësimit.

Detyrat dhe puna e pavarur:Gjeni fjali të ndërmjetme e të ndërkallura në medien e shkruar dhe analizoni përdorimin e shenjave të pikësimit. Vini në dukje rastet kur shenjat e pikësimit nuk janë përdorur drejt.

Page 226: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

1

Page 227: albasalbas.al/.../kl-12/word/Libri_Mesuesit_Gjuha_Shqipe_12.docx  · Web viewShtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme librin

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Gugu, EdliraGjuha shqipe 12 : libër mësuesi për tekstin shkollor / Edlira

Gugu, Suela Kastrati, Natasha Kalemi, Manjola Zaçellari ; red. Sevi Lami

. – Tiranë, etj. : Albas, 2018 198 f. ; 20.5x27.5

cm.

ISBN 978-9928-282-03-3

I.Kastrati, Suela II.Kalemi, Natasha

III.Zaçellari, Manjola