04 elasticiteti i kerkeses dhe ofertes
TRANSCRIPT
ELASTICITETI I KERKESES DHE OFERTESFisnik Reçica, PhD
Kandidat
UNIVERSITETI AAB-RIINVESTMIKROEKONOMI 1
1
Përmbajtja e ligjëratës
Koncepti i elasticitetit Definicioni i Elasticitetit Elasticiteti i kërkesës lidhur me çmimin Grafiku: Elasticiteti i kërkesës Matja e elasticitetit Interpretimi i rezultatit Rastet ekstreme te elasticitetit
Koncepti i elasticitetit
Firmat janë te interesuara te kenë njohur mbi konceptin e elasticitetit, ne mënyrë qe te dijne se cfarë ndikimi do te ketë ne sasinë e kërkuar ndryshimi i çmimit te produkteve deri ne një mase te caktuar.
Qeveria ne anën tjetër dëshiron te ketë informacione se cfare ndikimi do te ketë ne çmime dhe ne sasi te prodhuar, rritja apo ulja e një takse te caktuar.
Definicioni i Elasticitetit
Elasticiteti – shpreh nivelin e reagimit te agjenteve ekonomik (konsumatoret dhe prodhuesit) ndaj ndryshimit te faktorëve te tregut (çmimi, te ardhurat, çmimi i produkteve te lidhura, kosto e prodhimit).
Elasticiteti i kërkesës lidhur me çmimin Bazuar ne ligjin e kërkesës, e kemi shume te
njohur se lëvizja e çmimit do te lëviz sasinë e kërkuar për një produkt te caktuar!
Nëse konsumatoret janë shume te ndjeshëm ndaj ndryshimit te çmimit, themi se kërkesa është elastike!
Nëse konsumatoret nuk janë te ndjeshëm ndaj ndryshimit te çmimit, themi se kërkesa nuk është elastike!
Grafiku: Elasticiteti i kërkesës
Matja e elasticitetit
Përqindja e ndryshimit te sasisë = (Q2 – Q1)/{(Q2 + Q1)/2} x 100
Përqindja e ndryshimit te çmimit = (P2 – P1)/{(P2 + P1)/2} x 100
ed = (Q2 – Q1)/{(Q2 + Q1)/2} : (P2 – P1)/{(P2 + P1)/2}
Elasticiteti i kërkesës lidhur me çmimin ka shenje negative, sepse lidhja ne mes te çmimit dhe sasisë se kërkuar është negative!
Nëse koeficienti i elasticitetit është me i vogël se 1, kërkesa është jo-elastike, kurse nëse koeficienti është me i madh se 1, atëherë kërkesa është elastike.
Interpretimi i rezultatit
Nëse, % e ndryshimit ne sasinë e kërkuar është me e vogël se përqindja e ndryshimit ne çmim, kjo tregon se konsumatoret nuk po reagojnë shume ndaj ndryshimit te çmimit dhe koeficienti i elasticitetit do te jete me i vogël se 1.
Nëse, % e ndryshimit ne sasinë e kërkuar është me e madhe se përqindja e ndryshimit ne çmim, kjo tregon se konsumatoret reagojnë shume ndaj ndryshimit te çmimit dhe koeficienti i elasticitetit do te jete me i madh se 1.
Rastet ekstreme
Ne rastet kur, % e ndryshimit ne sasinë e kërkuar është e barabarte me % e ndryshimit te çmimit, qe rezulton ne një koeficient te barabarte me 1, themi se kërkesa është me elasticitet unitar.
Kur elasticiteti është i barabarte me 0, atëherë themi se është joelasticitet perfekt.
Kur elasticiteti është i barabarte me infinit, atëherë themi se është një elasticitet perfekt.
Rastet ekstreme
Faktorët qe e përcaktojnë elasticitetin e kërkesës lidhur me çmimin Ekzistenca e te mirave zëvendësuese Efekti i te ardhurave Faktori kohe Te mirat e domosdoshme Te mirat e luksit
Elasticiteti i Ofertës lidhur me Çmimin Bazuar ne ligjin e ofertës, e kemi shume te njohur
se lëvizja e çmimit do te lëviz sasinë e ofruar për një produkt te caktuar!
Nëse shitësit janë shume te ndjeshëm ndaj ndryshimit te çmimit, themi se oferta është elastike!
Nëse shitësit nuk janë te ndjeshëm ndaj ndryshimit te çmimit, themi se oferta nuk është elastike!
Kalkulimi i elasticitetit te ofertës Për te matur elasticitetin e ofertës ndaj
çmimit, përdorim te njëjtën formule sikurse edhe tek kërkesa.
es = (Q2 – Q1)/{(Q2 + Q1)/2} : (P2 – P1)/{(P2 + P1)/2}
Faktorët qe e përcaktojnë elasticitetin e ofertes lidhur me çmimin Kostoja dhe mundësia për te rezervuar
produktet Fleksibiliteti i procesit te prodhimit Kostoja e prodhimit për njësi shtese Faktori kohe
Llojet tjera te elasticitetit
Elasticiteti i kërkesës lidhur me te ardhurat
Elasticiteti i tërthortë i kërkesës
Elasticiteti i kërkesës lidhur me te ardhurat Elasticiteti i kërkesës lidhur me te ardhurat –
shpreh nivelin e reagimit te agjenteve ekonomik (konsumatoret dhe prodhuesit) ndaj ndryshimit te te ardhurave.
ey = (Q2 – Q1)/{(Q2 + Q1)/2} : (Y2 – Y1)/{(Y2 + Y1)/2}
Elasticiteti i tërthortë i kërkesës
Elasticiteti i tërthortë i kërkesës shpreh nivelin e reagimit te agjenteve ekonomik (konsumatoret dhe prodhuesit) ndaj ndryshimit te çmimit te mallrave te lidhur.
ea,b = (Q2 – Q1)/{(Q2 + Q1)/2}e mira a : (P2 – P1)/{(P2 + P1)/2}e mira b
Pyetje dhe diskutim!