07 turpi agim baci ese 07

6
Agim BAÇI “TURPI” I TË MOSPASURIT TURP (Shënime mbi librin “Turpi” i nobelistit Coetze) Coetze është shkrimtar që marrëdhëniet me lexuesin ka ndërmend t’i shtrijë vetëm në rrafshin e zgjuarsisë. Nuk të lë kohë të mendosh për atë që thotë. Nuk të lë mundësi të hezitosh dhe të mendosh edhe ti për zgjidhje. Gjithçka e vendos ai vetë dhe ti je një spektator që duhet të kesh durim. Dualiteti është stili i tij. Kemi të bëjmë me dy histori: nje prej institkt (Luri), që e shkakton vetë, si dhe nje histori që shkaktohet nga keqdashja e dikujt mbi dikë tjetër (mbi Lusin). Personazhi kryesor (Devid Luri) që gjer ne momentin qe kish gabuar vete është në një jetë normale, nuk mundet më të jetë i qetë kur lëndojnë të tjerët vajzën e tij. Luri është mes njeriut që ka bërë një të keqe dhe njeriut që i kanë bërë një të keqe. Gjithë konfliktet dhe gjithë zgjidhjet vijnë nga ky dualitet. Kush 1

Upload: adelaukzenel

Post on 13-Apr-2015

30 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: 07 Turpi Agim Baci Ese 07

Agim BAÇI

“TURPI” I TË MOSPASURIT TURP

(Shënime mbi librin “Turpi” i nobelistit Coetze)

Coetze është shkrimtar që marrëdhëniet me lexuesin ka ndërmend t’i shtrijë

vetëm në rrafshin e zgjuarsisë. Nuk të lë kohë të mendosh për atë që thotë. Nuk

të lë mundësi të hezitosh dhe të mendosh edhe ti për zgjidhje. Gjithçka e vendos

ai vetë dhe ti je një spektator që duhet të kesh durim.

Dualiteti është stili i tij. Kemi të bëjmë me dy histori: nje prej institkt (Luri), që

e shkakton vetë, si dhe nje histori që shkaktohet nga keqdashja e dikujt mbi dikë

tjetër (mbi Lusin). Personazhi kryesor (Devid Luri) që gjer ne momentin qe kish

gabuar vete është në një jetë normale, nuk mundet më të jetë i qetë kur lëndojnë

të tjerët vajzën e tij.

Luri është mes njeriut që ka bërë një të keqe dhe njeriut që i kanë bërë një të

keqe. Gjithë konfliktet dhe gjithë zgjidhjet vijnë nga ky dualitet. Kush është e

keqe më e madhe, ajo që vjen prej instiktit apo ajo që vjen nga keqdashja? Kush

është më guxim, të kesh turp ap të bësh gjëra të turpshme? Një Zot e di!

Gjer në momentin që ai ka bërë një të keqe (edhe pse prej instiktit) ai mendon se

ka të drejtë të jetojë ashtu pa menduar se çfarë ndodh në krahun që është

shkaktuar kjo e keqe. Por kur rreshtohet vetë në radhën e njerëzve që lëndohet

ai fillon të veprojë.

Krenaria është armiku ynë. Të pranojmë një gabim që e kemi kryer ne apo të

përballojme një të keqe që na kanë bërë të tjerët?

1

Page 2: 07 Turpi Agim Baci Ese 07

Luri ka “të metën” që nuk pranon rrëshqitjen e tij. Eshtë krenaria që nuk e lejon

ta lëndoje askush. Ai nuk përpiqet të mendoje të kundërtën. Ai është pranim i

fatit me destinacion ndëshkimin. Ai ka turp të ketë turp. Ai ka turp të pranoje se

instikti i tij është edhe armiku i tij. Pranon ta ndëshkojnë për të shmangur

vetndëshkimin, për të shmangur “pendimin budalla” që shpesh na merr në qafë,

pasi as nuk jemi krenarë për atë që bëmë e as nuk mund të bëjmë diçka tjetër me

krenari. Kjo është pikturë e krenarisë.

Lusi ka “të metën” se nuk pranon të keqen që i kanë bërë të tjerët. Nuk kërkon

të paraqitet si viktimë. Eshtë e gatshme të pranojë gjithçka që të mos jetë në

rreshtin e njerëzve të mëshiruar.

Debati Luri-Lusi nuk është veçse ajo pjesë e jona që ne pranojmë të diskutojmë

për të tjerët, por jo për veten.

Lusi e di të vërtetën për të atin, por nuk përpiqet ta korrigjojë sipas mendimit të

vet.

Luri e e përjeton të vërtetën për të bijën, por nuk mundet ta bëjë të bijën të sillet

ashtu siç mendon.

Asnjë nga palët nuk bën asnjë hap përpara edhe pse asnjë nga personazhet nuk

është i sigurtë për të drejtën që ka brenda vetes. Por nuk mund të ketë zgjidhje –

nëse nuk ke investuar për të qenë njeri, si mund të pretendosh të trajtojnë dhe të

respektojnë si të tillë? Ndaj nuk ka zgjidhje: ka vetëm një baba mekanik, që jeta

e bën të kuptojë se ka një vajzë, si dhe është një vajzë që mekanikisht e kupton

se do të bëhet nënë. Këtu njeriu nuk përpiqet, këtu njeriu kalon ditën!

2

Page 3: 07 Turpi Agim Baci Ese 07

Ata e dinë që duhet të ndryshojnë, pos s’lëvizin asnjë grimë për të bërë një jetë

tjetër. Fati është mbi ta sepse ata nuk kanë qenë kurrë me veten e tyre. Ata nuk

kanë asnjë raport me faljen- ose thënë shkurt, ata nuk kanë asnjë raport me

shpirtin.

Lusi është pajtim me Fatin!

Luri është lojë e fatit!

Në fakt, edhe loja Luri-Lusi-Petrusi, ngjan si një lojë fjalësh, si për të thënë qe e

gjithë zgjidhja është mes gabimit që bëjmë vetë, gabimit që bëjnë të tjerët drejt

nesh si dhe veprimeve për të cilat ne nuk mbajmë shumë përgjegjësi që

ndodhin.

Luri nuk ka jetë të vërtetë: vetëm divorce, tradhëti dhe një vajzë që as nuk e ka

dashur të vijë në këtë jetë e as që e kupton.

Lusi është destinacion i njeriut që ka marrë rrjedha. Ajo e di se kush e lufton, e

di që mund të humbasë, por nuk reagon, nuk kërkon të ndryshojë. Madje arrin

deri atje sa edhe përdhunimin që i ndodh, një përdhunim i dyshuar për inicim

nga ai që ajo e ka bërë njeri, ajo e konsideron rrjedhë.

Petrusi është fabula. Eshtë fabul për të ndryshuar jetën e Lurit, por është fabul

edhe për të kuptuar pranimin e fatit nga Lusi.

Më shumë se sa fshatar tipik, Petrusi është “fati tipik”. Njëri nuk ka fuqi ta

kundërshtoje (Lusi), ndërsa tjetri nuk ka fuqi ta kontrollojë, ta zbojë apo ta

ndryshojë (Luri).

3

Page 4: 07 Turpi Agim Baci Ese 07

Rikthimi i Lurit në qytet, e më pas edhe një herë në fshat, nuk është tjetër veçse

një dëshirë për t’u rikthyer në jetë. Isaksi apo Melania, apo më pas edhe

dashuria me Bevin, janë një përpjekje për të kuptuar jetën përtej instiktit.

Por për çfarë na shërbejnë gjërat që bëjmë vonë nëse nuk kemi falur dhe nuk

kemi kërkuar kurrë falje, nëse nuk kemi dashur dhe nuk jemi kujdesur të na

duan? Mos ndoshta Zoti na ndihmon të përpiqemi një grahmë vetëm për të

vdekur më mirë?

4