1. - connecting youth

24

Upload: others

Post on 29-Nov-2021

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: 1. - Connecting Youth
Page 2: 1. - Connecting Youth

1. Hyrje

2. Metodologjia e monitorimit

3. Gjetjet kryesore

4. Rekomandimet kryesore

5. Analiza e të dhënave

5.1 Pjesëmarrja e të rinjve në proceset e vendimmarrjes në

nivel qendror

5.2 Nxitja punësimit të të rinjve

5.3 Sistemi arsimor dhe të rinjtë

5.4 Shëndeti dhe mbrojtja sociale e të rinjve

5.5 Organizatat rinore në Shqipëri

6. Shtojca

Realizuar nga Kongresi Rinor Kombëtar Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung

Grupi i punës:

Dafina Peci: Koordinatore dhe eksperte për metodën e kërkimit Rigels Xhemollari: Ekspert ligjor Lorela Marku: Intervistuese dhe monitoruese e projektit

Page 3: 1. - Connecting Youth

Kongresi Rinor Kombëtar është një organizatë që synon të përfaqësojë dhe rrjetëzojë

interesat dhe nevojat e të rinjve duke siguruar përfshirjen aktive të të rinjve në

vendimmarrje e të gjitha niveleve.

Duke qënë se Shqipëria është një nga vendet me moshë mesatare relativisht të re në

Evropë, është po kjo kategori sociale e cila gjatë periudhës së tranzicionit është përballur

me sfida të ndryshme duke filluar nga punësimi, emigrimi, arsimimi e deri tek përfshirja

e tyre në proceset e vendimmarrjes.

Të rinjtë shqiptarë të grupuar në forume politike apo organiziata të shoqërisë civile u

bënë pjesë e konsultimit dhe hartimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë 2015 –

2020, i cili më pas u miratua nga qeveria me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.

383,datë 6 maj 2015. Ky dokument ka shërbyer si baza e vetmte ligjore për adresimin

e problematikave ligjore dhe zgjidhjen e tyre referuar objektivave të vendosura në këtë

plan, në harmoni edhe me Strategjinë e Bashkimit Europian për Rininë.

Nisma “Drejt një dialogu më efektiv”, e ndërmarrë nga Kongresi Rinor Kombëtar, me

mbështetjen e Fondacionit gjerman Konrad Adenauer dhe bashkëpunimin e rrjetit të

organizatave partnere synon tëofrojë një pasqyrim transparent dhe objektiv të politikave

rinore të ndërmarra nga qeveria shqiptare përgjatë vitit 2017 – 2018, duke analizuar

punën e ministrive në raport edhe me objektivat e Planit Kombëtar të Veprimit për

Rininë.1

Gjetjet dhe të dhënat e grumbulluara nga ky monitorim do të jenë pjesë e një seri

tryezash diskutimi me përfaqësues të forumeve rinore politike, shoqërisë civile dhe

komunitetit të të rinjve në nivel lokal. Ky debat synon ti shërbejë rritjes së llogaridhënies

dhe transparencës së financimit të politikave rinore nga njëra anë të dhe fuqizimit ligjor

nëpërmjet rekomandimeve konkrete për hartimin e ligjit për rininë.

Monitorimi i zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë dhe politkave rinore të

ndërmarra nga qeveria ka vlerë jo vetëm për të bërë transparente punën e qeverisë për

të rinjtë në një vit, por edhe për të riparë mundësinë e përmirësimit të strategjive në

këtë fushë, pasi nga viti 2016, vit kur Shërbimi Kombëtar i Rinisë i kaloi Ministrisë së

Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ky plan nuk është monitoruar më as nga strukturat

përgjegjëse shtetërore.

1Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë 2015 –

2020http://www.un.org.al/sites/default/files/plani%20kombetar%20i%20veprimit%20per%20rinine%202015-2020_Shqip.pdf

Page 4: 1. - Connecting Youth

Për të grumbulluar të dhënat e përfituara nga ky monitorim janë përdorur disa metoda

alternative për tëpasur në dispozicion një informacion të detajuar, të plotë dhe të ardhur

nga burime të ndryshme subjektive dhe objektive.

Gjatë periudhës së monitorimit Kongresi Rinor Kombëtar:

Dërgoi 20 kërkesa për informacion drejt ministrive të përfshira në Planin

Kombëtar të Rinisëdhe drejtorive të sektoreve që prekin interesat e të rinjve.

Njëkohësisht në monitorim u përfshi edhe vëzhgimi faqeve zyrtare tëministrive.

Gjashtë minsitritë e përfshira në këtë monitorim janë:

- Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë - Ministria e Kulturës - Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale - Ministria e Turizmit dhe Mjedisit - Ministria e Financave dhe Ekonomisë - Ministria e Brendshëme

Monitoroi efektet dhe problematikat e zbatimit të Planit Kombëtar të Rinisë për

vitin 2017 – 2018 nëpërmjet një analize të detajuar ligjore. Kjo analizë u bazua

në objektivat strategjikë të parashikuara sipas këtij dokumenti politikash.

Zhvilloi 12 intervista të thelluara me titullarë të ministrive sipas sektorit me fokus

zbatimin e legjislacionit të fushave përkatëse sipas ministrive në nxjerrjen e

akteve nënligjore dhe ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të parashikaura

në ligj.

Organizoi katër fokus grupe me përfaqësues të qeverisë, kuvendit, shoqërisë

civile, forumeve politike dhe organizatave studentore.

Page 5: 1. - Connecting Youth

Plani Kombëtar i Veprimit për të Rinjtë gjatë vitit 2016 – 2017 nuk është zbatuar

tërësisht sipas afateve dhe objektivave të tij. Ministria përgjegjëse zbatimin e tij

u shkri dhe struktura e re e Shërbimit Kombëtar të Rinisë kaloi në varësi të

MASR, ministri e cila nuk ka bërë asnjë monitorim të ecurisë së këtij plani.

Problemi kryesor i zbatimit të planit është mungesë e programit buxhetor specific

për të rinjtë.

Nga 12 qendra rinore rajonale të parashikuara në Planin Kombëtar të Rinisë, janë

ngritur vetëm katër të tilla, dhe këto funksionojnë më shumë si ambiente për

eventet e OJF-ve sesa si mundësi për pjesëmarrjen e të rinjve.

Strukturat studentore dhe ato të gjimnazeve kanë humbur legjitimitetin.

Aktualisht funksionon vetëm një këshill studentor i zgjedhur sipas ligjit të ri për

arsimin e lartë nga të gjitha universitetet publike. Qeveria e ka penguar këtë

process nëpërmjet vonesës së nxjerrjes së akteve nënligjore.

Për elemente të rëndësishme në funksion të rinisë të sanksionuara në Planin

Kombëtar të Rinisë si portali Rinia.al që do të shërbente për këshillimin e karrierës

së të rinjve dhe Karta e Rinisë, për realizimin e tyre qeveria shqiptare nuk

ndërmorri asnjë hap procedurial apo financiar.

Megjithëse shumë të rinj mund të përfitonin nga ligji i vullnetarizmit, duke marrë

eksperiencë dhe duke ndihmuar komunitetitin nëpërmjet kontratës dhe librezës

së vullnetarit, ky ligji nuk ka filluar ende të zbatohet për shkak se qeveria në

kundërshtim me vetë ligjin, nuk ka nxjerrë aktet nënligjore që ta bëjë ligjin të

zbatueshëm.

Një nga objektivat e qeverisë, që duhet të ishtë realizuar sot në favor të të rinjve

ishtë fakti se të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar duhet të ishin të pajisura

me të paktën një klasë me tabela interaktive multimediale. Megjithëse tenderi u

ezaurua sot në këto klasa mungojnë kushtet teknike, interneti dhe në disa të tjera

mungojnë mësuesit “inteligjentë” për të vënë në zbatim këtë projekt.

Viti akademik 2017 – 2018 ishte viti i pestë që universitetet publike në Shqipëri

nuk patën të drejtën e kuotave të doktoraturës dhe që kërkimi shkencor ishte i

bllokuar me ligj.

Në Shqipëri ende nuk ka një burg specifik për të miturit, ku do të krijohej një mjedis

lehtësues rehabilitimi dhe së dyti në vendin tonë mungojnë shkollat e riedukimit

për autorët e veprave penale nën 14 vjeç.

Page 6: 1. - Connecting Youth

AMSHC nuk e krijoi fondin specifik sipas Planit Kombëtar për Rininë, ku 20 % e

fiondeve duhet të shkonin për organizatat rinore. Ato kanë aplikuar njëkohësisht

me organizatat me shumë vite eksperiencë në Shqipëri brenda të njëjtës thirrje,

faktor ky dekurajues për fuqizimin e organizatave të reja.

Qeveria shqiptare për të bërë të mundur fuqizimin e rinisë dhe adresimin real të

problematiakve rinore, duhet që në planifikimin buxhetor për vitin 2019 të rrisë

dhe detajojë buxhetin për të rinjtë.

Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sportit duhet të rishikojë ligjshmërinë dhe

funksionalitetin e Planit Kombëtar të Rinisë duke miratuar një ligj të ri

gjithëpërfshirës për cështjet rinore për ti dhënë më shumë fuqi juridike

institucioneve në zbatimin e politikave rinore.

Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sportit duhet të rishikojë ligjin e arsimit të lartë

me fokus rritjen e pjesëmarrjes së studentëve në vendimmarrje nga 10 në 50 %

dhe të miratojë menjëherë aktet për nxjerrjen e Kartës së Studentit.

Shërbimi Kombëtar i Rinisë duhet të rishohë modelin e organizimit të Qendrave

Rajonale Rinore dhe të formojë 8 qendrat që mungojnë sipas Planit Kombëtar të

Rinisë.

AMSHC gjatë vitit 2019 duhet të krijojë menjëherë fondin specific për ti dhënë

mundësi fuqizimit dhe mbështetjes të organizatave rinore me bazë në komunitet.

Ministria e Drejtësisë duhet ti propozojë parlamentit krijimin e shkollës së parë

të rieduktimit për të miturit nën 14 vjec që kryejonë vepra penale dhe krijimin e

burgut të parë specific për të rinjtë 14 – 21 vjec në Shqipëri.

Organizatat rinore dhe përfaqësuesit e medias duhet të rrisin shkallën e kërkesës

së llogarisë ndaj qeverisë në lidhje me zbatimin dhe financimin e politikave rinore

dhe projekteve të mëdha në fushën e rinisë dhe arsimit.

Page 7: 1. - Connecting Youth

Objektivi i parë strategjik i Planit Kombëtar të Veprimit për të rinjtëështë pjesëmarrja e

të rinjve në vendimmarja, që nënkupton jo vetëm krijimin e një mjedisi të favorshëm por

edhe mbështetjen e të rinjve për të qenë pjesë aktive në proceset dhe vendim-marrjet

demokratike por edhe forcimin e strukturave dhe kapaciteteve të organizatave dhe

grupeve rinore.Ky objektiv startegjik është i ndarë në 4 objektiva specifikë dhe 17

aktivitete mbështetëse.

Shërbimi Kombëtar i Rinisë

Nga monitorimi yne rezulton se bazuar në VKM Nr. 377, datë 11.6.2014, është ngritur

Shërbimi Kombëtar i Rinisë (SHKR), si institucioni përgjegjës për zbatimin e politikave

dhe programeve rinore të miratuara nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Kjo

ministri, përgjegjëse për zbatimin e planit, pas zgjedhjeve të vitit 2017 u shkri dhe SHKR

kaloi në varësi të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me vetëm 8 nënpunës.

Qëndrat Rinore Rajonale

Një nga objektivat kryesore të Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë ishte ngritja e

qëndrave rinore rajonale në cdo qark. Deri tani janë ngritur vetëm tre qëndra me nga 4

nënpunës secila, në Tiranë, Korçë dhe Vlorë. Nga këndvështrimi jonë këto qëndra gjatë

kësaj periudhe kanë shërbyer si ambiente për shrytëzim nga OJF-të për aktivitete se sa

si qëndra rekreative që mundësojnë përfshirjen e të rinjve në aktivitete sociale apo

kulutore më nismën e vetë qëndrave.

Qeveritë e Nxënësve dhe Këshillat Studentore

Duke qënë se në fokus të këtij objektivi ka qënë forcimi i pjesëmarrjes aktive të Qeverisë

së Nxënësve dhe Këshillave Studentorë në proceset e vendimmarrjes dhe rritjen e

cilësisë së procesit arsimor, duhet të theksojmë se me miratimin e ligjit për arsimin e

lartë 80/2015 në të gjitha universitetet publike, Gjithashtu me përjashtim të

Page 8: 1. - Connecting Youth

Universitetit të Mjekësisë jashtë cdo afati ligjor ende nuk kanë dalë rregulloret dhe nuk

janë zhvilluar zgjedhjet për Këshillat Studentore në Universitetet Publike.

Kjo situatë ka sjellë mungesë reagimi për rritjen e tarifave, mungesën e shërbimeve dhe

kushteve në universitete. Për më tepër ky ligj i ka zvogëluar peshën e vendimmarrjes

studentëve në procesin zgjedhor në universitete, ku pavarësisht se përbëjnë 90 % të

popullatës së universitetit, vota e tyre vlen vetëm 10%. Nga zgjedhjet e 2017 në

universitete, votat e studentëve nuk ishin përcaktuese për asnjë dekan apo rektor.

Sa i përket Presidentëve dhe strukturave të qeverive të nxënësve në gjimnaze sipas

monitorimit tonë vihet re një mungesë legjitimiteti në procesin e zgjedhjes së tyre.

Të rinjtë që zgjidhen në këto struktura nuk kanë as programe dhe as alternative por

thjesht përfaqësojnë interesat e zyshave dhe drejtorëve të shkollave. E njejta gjë ndodh

edhe me anëtarët e senateve akademike që përfaqësojnë studentët. Ose janë të

katapultuar nga forumet e partive politike duke mbajtur pozicione të rëndësishme në to

ose janë të preferuarit e pedagogëve dhe rektorëve.

Portali Rinia.al

Një ndër objektivat e Planit të Veprimit

për Rininë ka qenë ndërtimi dhe fuqizimi i

Portalit Rinia.albrenda vitit 2015 - 2017

me informacione periodike dhe të

përditësuara mbi legjislacionin e

punësimit, procedurave mbi hapjen dhe

sistemet e taksimit të biznesit, tregut të

punës, skemave mbështetëse për

sipërmarrjet rinore, e të tjera. Pra një

manual online për të nxitur dhe stimuluar

punësimin rinor. Sot ky portal nuk ekziston megjithëse ka qënë i parashikuar në plan së

bashku me buxhetin përkatës 442.000 lekë.

Page 9: 1. - Connecting Youth

Përgatitja e Kartës Rinore dhe ekuivalentimi me Kartën Evropiane për Rininë.

Pavarësisht se integrimi dhe dhënia prioritet ndaj Kartës

Rinore në plan – veprimin 2015 - 2020 ka krijuar

konfuzion dhe dualizëm me Kartën e Studentit,

document i parashikuar në nenin 100 të ligjit për arsimin

e lartë, nuk është ndërmarrë asnjë hap për ta bërë

funksionale, për më tepër për ta atashuar me Kartën

Evropiane për Rininë. Kyështë rasti kur Vendimi i Këshillit

të Ministrave, në rastin tonë Plani Kombëtar i Veprimit

për Rininë parashikon terma që bien ndesh me

legjislacionin në fuqi. Pavarësisht kësaj buxheti për të

pajisur të rintjë me një kartë që do u shërbejë për të

përfituar shërbime dhe privilegje ka qënë zero në këto 3

vite të fundit.

Kuadri ligjor për punësimin e të rinjve në Shqipëri Gjatë viteve të fundit rritja ekonomike dhe nivelet e punësimit nuk kanë patur një vijë të njëtrajtshme lineare, por kanë pësuar në mënyrë të vazhdueshme ulje dhe ngritje. Edhe pse kuadri ligjor për mbrojtjen e investimeve është përmirësuar dhe ka patur mbështetje për bizneset e reja, përsëri punësimi mbetet problem për shoqërinë shqiptare. Nga kjo situatë, të rinjtë, edhe pse janë pjesa më produktive dhe aktive e popullsisë, vuajnë pasojat e papunësisë dhe mbi të gjitha mungesën e politikave që mbështesin fuqizimin dhe hapjen e bizneseve rinore dhe rrjedhimisht rrisin numrin e të rinjve të punësuar. Nga analiza e objektivave dhe rezultateve të dokumenteve strategjikë që kanë qenë në fuqi në periudhën 2005-2013 / 2015 mund të vihet re qe, ndonëse përmirësimi i situatës së punësimit të të rinjve ka qenë një objektiv i përhershëm, zbatimi i këtyre dokumenteve ka qenë problematik, sidomos për shkak të mungesës së një qasjeje rajonale/lokale nga konceptimi e deri në zbatim. Ajo që vihet re nga këto dokumenta është se ka një ndërlidhje të fushave të kompetencës

midis disa institucioneve lidhur me punësimin dhe politikat e punësimit, arsimin dhe

formimin profesional, rininë, zhvillimin ekonomik, dhe politikat fiskale. Kjo mbivendosje ka

qenë karakteristikë edhe e dokumenteve të shkuar strategjikë dhe krijon probleme për

vlerësimin dhe llogaridhënien sipas fushës së kompetencës midis institucioneve publike.

Ky fakt e bën tejet të rëndësishëm koordinimin dhe bashkëpunimin midis institucioneve

publike sipas fushës së kompetencës, me qëllim koordinimin e aktiviteteve dhe realizimin

e objektivave dhe rezultateve të përcaktuara sa me sipër.Për strategjitë të cilave u ka

përfunduara afati i zbatimit (2007-2013 dhe 2010-2013) nuk ka dokumente të

vlerësimit.

Kjo është rrjedhojë e mungesës së mekanizmave dhe mjeteve funksionale standarde, që

garantojnë etapat e zbatimit, monitorimit, vlerësimit dhe llogaridhënies sipas

Page 10: 1. - Connecting Youth

standardeve të Bashkimit Evropian. Ky fenomen nuk është specifik për politikat e

punësimit por karakterizon ciklin e politik-bërjes shqiptare ne përgjithësi. Për mbi 500

dokumente politike qe ndodhen ne Repository te Politikave Publike te Shtetiëeb, janë me

pak se një duzine dokumentesh monitorimi.

Kryefjala e Planit Kombëtar të Veprimit të cili i referohemi është rritja e punësimit të të

rinjve përmes politikave efektive të tregut të punës, përmirësimit të kuadrit ligjor,

mbështetjes së programeve “start-up” me fokus sipërmarrjet rinore, zgjerimit të

kurseve të ofruara nga shkollat e Aftësimit Profesional dhe krijimit të konkurseve që

nxisin idetë inovative.

Ligji për vullnetarizmin

Në Prill të vitit 2016 u miratua ligji për vullnetarizmin i cili synonte një rregullim ligjor të

vullnetarizmit me synimin për të rritur pjesëmarrjen e individëve në jetën sociale, për

përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitet si dhe zhvillimin e vlerave te solidaritetit

njerëzor. Shumë të rinj mund të përfitonin nga ky ligj pasi do të merrnin eksperiencë

duke ndihmuar komunitetitin nëpërmjet kontratës dhe librezës sëvullnetarit një kontratë

vullnetarizmi, dokument i cili do të zyrtarizontë dhe vërtetonte angazhimin si vullnetar.

Megjithëse kanë kaluar më shumë se dy vjet nga miratimi dhe ligji nuk ka filluar ende të

zbatohet. Arsyeja kryesore pse nuk po zbatohet është sepse nuk kanë dalë aktet

nënligjore që ta bëjnë ligjin të zbatueshëm.

Për ta bërë ligjin funksional duhet që në mënyrë të organizuar zyrat e punës të

përshtaten në mënyrë që të krijojnë regjistrin e të gjithë institucioneve publike apo

organizatave që do pranojnë vullnetarë, duhet të ndërtohet regjistri i vullnetarëve dhe

të krijohen mekanizmat financiarë dhe administrativë për të trajtuar sigurimin e

shëndetit për vullnetarët. Aktet nënligjore duhet të dilnin brenda gjashtë muajve pas

hyrjes në fuqi të ligjit, por ende nuk është marrë një iniciativë për ta bërë të zbatueshëm

këtë ligj të dobishëm dhe rëndësishëm për rininë.

5.3 Sistemi arsimor dhe të rinjtë

Plani Kombëtar i Rinisë në raport me progresin në sistemin arsimor Referuar Planit Kombëtar të Rinisë, parësore në lidhje me çështjen e edukimit qëndron përmirësimi i kurrikulave të lidhura me aftësimin për jetën, të cilat janë element kryesor në edukimin e brezit të ri dhe zvogëlimi i përfshirjes në sjellje antisociale. Në të njëjtën kohë ky plan parashikohen një sërë masash që lidhen me përmirësimin dhe forcimin e zinxhirit të sistemit arsimor, duke filluar që nga ulja e numrit të nxënësve për klasë, përmirësimi i bazës teknike/laboratorike në shkolla, edukimi në vazhdim dhe i akredituar të mësuesve dhe deri tek krijimi agjencive të pavarura me ekspertë të jashtëm për monitorimin dhe vlerësimin e sistemit arsimor dhe procesit mësimor në veçanti. Fuqizimi i qendrave të ekselencës dhe njësive kërkimore shkencore janë dy nga çështjet e

Page 11: 1. - Connecting Youth

rëndësishme të ngritura në planifikimet kombëtare lidhur me politikat e edukimit. Një tjetër aspekt që ka për qëllim forcimin e edukimit të të rinjve është dhe krijimi i marrëveshjeve të përbashkëta me universitete të ndryshme të EU dhe më tej, me qëllim rritjen e shkëmbimit akademik dhe krijimin e rrjetit të “mentorimit” mes akademikëve dhe studentëve të përfshirë në aktivitete shkencore dhe akademike.

Investimi më i mirë që një shoqëri mund të bëjë për

të ardhmen e saj është investimi tek edukimi i brezit

të ri. Gjatë implementimit të Planit Kombëtar të

Veprimit për të rinjtë, qeveria shqiptare nuk ka

arritur të realizojë objetkivat kryesore të vendosura

për fushën e edukimit. Përvec faktit që sot të rinjtë

shqiptarë paguajnë tarifat më të larta në Europë për

studimet e masterit ata nuk marrin shërbimet

minimale në universitete. Kjo për shkak të dështimit

apo keqimplementimit të reformës në arsimin e lartë

dhe mungesës së pjesëmarrjes së studentëve në

qeverisjen e universiteteteve.

Klasat Dixhitale

Një nga objektivat që duhet të ishtë realizuar sot

nga qeveria në favor të të rinjve ishtë fakti se

100% e shkollave të arsimit parauniversitar duhet

të ishin tëpajisura me të paktën një klasë me

tabela interaktive multimediale, apo të

ashtuquajturat “klasa dixhitale” në retorikën e

qeveritarëve.

Në vitin 2014 qeveria shqiptare mori një kredi prej

3.5 milionë eurosh nga banka austriake, UniCredit, për të blerë tableta me justifikimin e

përfshirjes së teknologjisë në ato që i quante 120 klasat “dixhitale”. Projekti kishte si

qëllim që nxënësit e gjimnazeve në të gjithë vendin të mund të zhvillonin mësimin e disa

lëndëve shkollore përmes tableteve elektronike, të cilat kërkojnë lidhje me internetin për

të funksionuar. Nga një investigim i kryer nga Laboratori i Gazetarisë Investigative u

zbulua fakti se përtej ambicieve të qeverisë, sot asnjë nga klasat e pretenduara si

“inteligjente” nuk i përdor këto tableta.2 Në disa nga klasat mungojnë kushtet teknike,

në disa interneti dhe në disa mungojnë mësuesit “inteligjentë” për të vënë në zbatim

këtë projekt ambicioz, që për fatin e keq të nxënësve dhe shqiptarëve ato tableta janë

2http://pse2017.com/3-5-milione-euro-per-klasat-inteligjente-pa-internet/

Page 12: 1. - Connecting Youth

duke u mykur në magazinat e shkollave dixhitale. Sot 15 gjimnazet dhe 54 shkollat 9-

vjeçare të Tiranës vuajnë mungesën e laboratorëve të kimisë, fizikës apo biologjisë, për

shkak të mungesës së investimeve nga të gjitha qeveritë për arsimin paraunviersitar dhe

me paratë e shpenzuara për tabletat e magazinës tashmë mund të ishin ndërtuar

dhjetëra laboratorë të shkencave natyrore që të punonin të gjithë nxënësit, por siç duket

edhe kjo politikë qeveritare nuk u investua me kujdes në favor të të rinjve.

Klasat e mbipopulluara dhe infrastruktura arsimore

Nja nga objektivat kryesore që

qeveria u angazhua për ta

zbatuar nga viti 2014 në

funksion të përmirësimit të

cilësisë së edukimit në vend

ishte përmirësimi i

infrastrukturës së shkollave me

qëllim uljen e numrit të

nxënësve për klasë dhe

zvogëlimin e orëve të

reduktuara si rezultat i mbingarkesës me nxënës. Në vitin 2017 sipas një analize të

Albania Platform for Policy and Advocacy vetëm në 15 gjimnaze të bashkisë Tiranë

mungojnë 3500 banka, dhe 50% e tyre zhvillojnë mësimin me turne, fakte të cilat ulin

automatikisht cilësinë e mësim nxënies. Rreth 50 % e gjimnazeve nuk kanë sistem

ngrohje, por edhe pjesa e shkollave që e zotërojnë nuk e kanë funksional. 7 nga 14 shkolla

të mesme nuk kanë palestër për të zhvilluar orët e edukimit fizik dhe tre nga këto shkolla

nuk kanë mjedis mjekësor dhe biblioteke. 3 Këto të dhëna tregojnë edhe arsyen e

ndërprerjes së mësimit më urdhër zyrtar të ministres disa herë kur temperaturat

uleshin nën 0 gradëcelsius gjatë vitit 2017 – 2018.

Mbështetja e kërkuesve të rinj shkencorë

Viti akademik 2017 – 2018 është viti i pestë që universitetet publike nuk kanë të drejtën

e kuotave të doktoraturës, është viti i pestë që shkencës në Shqipëri i është bërë bllok

për shkak të mungesës së një ligji apo me keq akoma të disa akteve nënligjore. Ministria

e Arsimit, Sportit dhe Rinisëpremtoi se aktet nënligjore do të dalin në bllok duke hapur

edhe një tender publik në vitin 2016 për hartimin e tyre, por përsëri ato nuk dolën. Vetëm

në datën 23.02.2018 ka dalë një VKM nr 112, dokument i cili i hap rrugën procesit të

shpalljes së kuotave për doktorantë nga ana e universiteteve publike. Por ende nuk ka

një skemë të qartë financimi dhe rregullimi tërësor të këtij procesi nëpërmjet udhëzimeve

3http://appa.al/rinia-janar-shkurt-2017/

Page 13: 1. - Connecting Youth

të ministrit apo vendimeve të senateve akademike. Nga ana tjetër sipas një monitorimi

të organizatës Qëndresa Qytetare, vetë universitetet kanë shpenzuar 0 lek për kërkimin

shkencor gjatë vitit 2017 – 2018. Këto fakte tregojnë edhe njëherë bllokimin financiar

dhe ligjor që i është bërë kërkuesve të rinj shkencorë në Shqipëri, pavarësisht frymës

optimiste që parashikon Plani Kombëtar I Veprimit për të Rinjtë në tekstin e tij. 4

Miratimi i ligjit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës

Miratimi i këtij ligji në shkurt të vitit 2017 ishte një hap pozitiv në rregullimin e të

drejtave dhe mbrojtjen që gëzon çdo fëmijë, mekanizmat dhe autoritetet përgjegjëse, që

garantojnë me efektivitet ushtrimin, respektimin, promovimin e këtyre të drejtave, si dhe

mbrojtjen e veçantë të fëmijës. Prej 7 vitesh qëndronte në formën e draftit në Kuvendin

e Shqipërisë dhe tashmë të paktën ligjërisht të drejtat e fëmijëve janë të mbrojtura ën

mënyrë të plotë dhe definitive. Sfidat për zbatimin e këtij ligji nga qeveria, organet

gjyqësore janë të mëdha dhe plotesimi me akte nënligjore nga ana tjetër është një

problem më vete, pasi vendi ynë nuk ka vuajtur shumë nga ligjet e mira por nga zbatimet

e dobëta të tyre.

Bulizmi në shkolla dhe përfshirja e të rinjve

Referuar studimit të fundit të vitit 2017 të organizatës Save dhe Children në 8 bashki

të vendit, rezultoi se për çdo rast mbi 50 % e të rinjve12 – 17 vjeç ndjejnë të

domosdoshme përmirësimin e të paktën 3 aspekteve të jetës së tyre. “Duhet të bëjnë

më shumë për të eleminuar fenomenin e bullizmit. 90% e fëmijëve e konsiderojnë të

domosdoshëm praninë e psikologut ose punonjësit social në shkollë. 39% e fëmijëve nuk

dinë ose janë të pasigurt se ku duhet të drejtohen kur ndjehen të dhunuar ose të

keqtrajtuar ndërsa 10% nuk ndihen të sigurt në shkollë”

Këto të dhëna nxjerrin në pah edhe njëherë problematikat shumëvjecare në Shqipëri që

megjithëse janë adresuar disa herë nuk arrijnë të marrin zgjidhje. Sot një punonjës social

apo psikolog mbulon 3 shkolla dhe nuk arrin dot as ti takojë të gjtihë nxënësit e kësaj

shkolle jo më të trajtojë shqetësimet e tyre. Së dyti për fenomenin e bulizmit nuk janë

bërë hapa përpara pasi shifrat qëndrojnë konstante nga të gjitha studimet dhe mungesa

e adresimit të dhunës në shkolla pasqyron mungesën e urave të partneritetit midis

policisë së shtetit dhe administratës së shkollave.

Përdorim i drogave në shkolla

4http://qendresaqytetare.al/index.php/2018/04/23/monitorimi-i-transparences-financiare-dhe-autonomise-se-universiteteve-publike-raport/

Page 14: 1. - Connecting Youth

Sipas një studimi të kryer nga Istituti i Shëndetit Publik në vitin 2016, rreth 5-7% e personave të moshës 15-18 vjeç kanë eksperimentuar me kanabisin, rreth 4% e tyre me ekstazi, mbi 1% heroinë dhe rreth 2-3% e te rinjve kanë eksperimentuar me kokaine.Po sipas ISHP-së, drogat u jane ofruar me shume se 8 % të të rinjve në mjedise te shkolles.Ndërkohë numri i përgjithshëm i të rriturve në Shqipëri, të cilët kanë

provuar lloje të drogave të paligjshme është vlerësuar te jete aktualisht ndermjet 40 000 dhe 60 000.

Duke marrë parasysh edhe faktin se numri i përdoruesve në shkolla sipas studimeve paralele nga organizata të tjera është në rritje dhe në shifra më të larta se ato të paraqitura nga ISHP këmbanat e alarmit duket se nuk kanë zgjuar as hartuesit e strategjive kundër përdorimit të narkotikëve nga të rintjë as oficerët e policisë të cilët mbulojnë shkollat.

Të mitruit që kryejnë dënimin në burgim dhe paraburigm

Kateogritë e të rinvje të cilët vuajnë dënimin me burg kodi penal i ndan në të mitur 14 – 18 vjec dhe mbi 18 – 21 vjec të rritur. Kongresi Rinor Kmbëtar nëpërmjet një kërkese për informacion i kërkoi Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve informacion se ku e vuajnë sot dënimin të rinjtë e këtyre moshave. Sipas përgjigjes së

ardhur nga titullarët e këtij insitucioni, të rinjtë e moshës 14 – 18 vjeç e vuajnë dënimin në sektorët për të miturit të krijuar pranë burgjeve të mëdha në katër qyetete. Ndërsa të rintjë e tjerë janë të shpërndarë në burgjet normale dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me kriminelët e tjerë. Së pari në Shqipëri ende nuk ka një burg specific për të rinjtë, ku do të krijohej një mjedis lehtësues rehabilitimi dhe së dyti në vendin tonë mungojnë shkollat e riedukimit dhe mënyra e vetme që të rinjtë e adoleshentët të vuajnë dënimin e tyre është burgu. Mungesa e shkollave të riedukimit i krijon një problem të madh shkollave noramle, pasi edhe të miturit që kanë kryer një krim dhe nuk kanë mbushur moshën e përgjegjësisë penale 14 vjec, nuk trajtohen në ndonjë nga ndonjë institucion specifik, rrezikojnë të kthehen në recidivistë dhe me kalimin e kohës në kryerës të vperave penale me vetëdije të plotë.

Page 15: 1. - Connecting Youth

Sfidat e organizatave rinore në Shqipëri

Aktualisht në Shqipëri nuk ka një ligj apo status specifik për organizatat rinore dhe të

Rinjtë, as një bazë të dhënash gjithëpërfshirëse për organizatat apo grupet që merren

më të rinjtë. Sipas një studimi të realizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në

vitin 2015 rezulton se në Shqipëri janë regjistruar rreth 9,100 organizata të shoqërisë

civile, prej të cilave 2,500 kanë paguar disa tatime (qeverisjen vendore, TVSH-në, tatimin

mbi të ardhurat dhe sigurimet shoqërore) gjatë këtij viti. Kongresi Rinor Kombëtar në

bashkëpunim me organizata të rrjetit dhe qendra rinore të ndryshme, si dhe duke

përdorur intervistat dhe kontrolli i rastësishëm manual mbi motorët e kërkimit dhe

mediat sociale përveç identifikimit të strukturave të regjistruara ligjërisht, ka kryer

edhe identifikimin e grupeve joformale që merren me veprimet dhe politikat rinore. Në

përgjithësi, u identifikuan 174 struktura organizative dhe grupe joformale të përfshira

dhe implementuese në politikat rinore dhe aktivitetet rinore në Shqipëri. Për shkak të

mungesës së statistikave dhe regjistrit kombëtar të konsoliduar të OSHC-ve, së bashku

me një informalitet të gjerë në sektor, shifra e ofruar nuk është gjithëpërfshirëse dhe jo

përfaqësuese e të gjithë vendit. Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit si Serbia dhe

Kosova ku shikojmë një rol shumë të rëndësishëm të qeverisjes lokale dhe qendrore në

mbështetjen e ogranizatave rinore, në Shqipëri donatorët ndërkombëtarë mbeten

mbështetësit më të rëndësishëm të organizatave.

Ne vlerësojmë se një varësi joproporcionale nga donatorët e huaj nuk është pozitive për qëndrueshmërinë e organizatave lokale pasi vihet re tendenca për të punuar në bazë të projektit të marrë nga donatorët i cili lidhet më së shumti me qëllimet ndërkombëtare se sa ato lokale. Gjithashtu rrjetet lokale, kombëtare dhe rajonale paradoksalisht janë më të lidhur rajonalisht - në partneritet me rrjetet Ballkanit Perëndimor dhe BE - sesa me kolegët e tyre brenda vendit ku ata janë themeluar. Kjo mund të ketë të bëjë me mundësite dhe shanset më të mëdha të fitimit të fondeve. Ndërsa në fushën kombëtare organizatat rinore konkurrojnë në mesin e tyre, ndërkohë që është e nevojshme që ata të rrjetëzohen / bashkëpunojnë / krijojnë partneritete formale për të qenë në gjendje të marrin fonde rajonale dhe kombëtare. Logjika e donatorëve të bazuar në "parimet e tregut dhe transparencën e disbursimit" duhet të rishikohet për të luftuar funksionimin konkurrencës jo të shëndoshë midis partnerëve në skenën kombëtare. Inkurajimi përmes "proceseve konkurruese të ofertave" mund të shkojë ndonjëherë kundër frymës së solidaritetit dhe bashkëpunimit që duhet të karakterizojë aktorët në sektorin joqeveritar. Zbatimi i parimeve të tregut të pastër në shpërndarjen e burimeve të organizatave të shoqërisë civile duhet të plotësohet me mënyra inovative dhe më të përshtatura për mbështetjen e iniciativave të reja.

Page 16: 1. - Connecting Youth

Mbështetja financiare e organizatave rinore

Sipas planit Kombëtar të Veprimit për Rininë Agjensia Shqiptare për Mbështetjen e

Shoqërisë Civile (AMSHC)duhet të krijonte një fond specifik për mbështetjen e

aktiviteteve të organizatave apo grupimeve rinore. Përllogaritja e kostos për këtë

objektiv është bazuar në fondin vjetor të AMSHC- së prej 90,000,000 lekë/vit , nga i cili

20% mendohet të përdoret për rininë, pra rreth 18,000,000 lekë/vit duke filluar nga viti

2016. Sipas monitorimit tonë dhe përgjigjes zyrtare të ardhur nga ky institucion, jo

vetëm që fondi specifik nuk është krijuar, por organizatat rinore aknë aplikuar

njëkohësisht me organizatat me shumë vite eksperiencë në Shqipëri brenda të njëjtës

thirrje, faktor ky dekurajues për fuqizimin e organizatave të reja.

Ecuria dhe Zhvillimet e fundit të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor

Gjatë muajve të fundit RYCO është fokusuar në disa

drejtime paralelisht, duke filluar me procesin e

planifikimit strategjik ku në fund të Marsit është

organizuar konferenca ‘ Dialogu Strategjik’ me mbi 100

pjesëmarrës të profileve të ndryeshëm nga i gjithë

rajoni si dhe nga institucione të ndryeshme nga vendet

e Bashkimit Evropian. Kjo ka shënuar pikën fillestare të

një dialogu të gjerë në nivele të ndryshme në mënyrë që

Plani Strategjik për tri vitet e ardhshme (2019-2021)

të jetë një dokument sa më thelbësor dhe

gjithëpërfshirës. Në mënyrë që nevojat të adresohen në

formën më te drejtë të mundshme, RYCO ka realizuar gjashtë aktivitete një ditore, të

quajtura “Dialog Kombëtar Strategjik”, në të gjitha vendet e rajonit në mënyrë që të

marrim rekomandime nga organizatat e shoqërisë civile, shkollat e mesme të larta si dhe

partnerët që janë të vendosur në nivel lokal, rreth draft dokumentit ‘Plani Strategjik

2019-2021’. I njejti dokument është ndarë me gjitha strukturat e tjera të RYCO-s

(Bordi Drejtues, Bordi Këshilldhënës dhe Sekretariati) dhe tani ndodhet në fazën finale

ku pritet të aprovohet nga Bordi Drejtues.

Njëkohësisht RYCO ka qenë e angazhuar me grumbullimin e dokumenteve të nevojshme

nga përfituesit e parë të projekteve, si parakushte për përgaditjen e kontratave në bazë

të të cilave më pas do të fillonte faza implementuese e tyre në gjithë rajonin. Dhe në

fund të muajit Maj, ka përfunduar procesi i nënshkrimit të kontratave me 34 përfituesit

e Thirrjes se Parë për Projekt Propozime te RYCO-s. Nënshkrimi i kontratave është

realizuar përmes organizimit të ceremonive në gjithë vendet e rajonit nga ana e Zyreve

Lokale të RYCOs ku të ftuar kanë qenë përfituesit e projekteve (aplikantë dhe partner)

dhe partnerët kryesorë të RYCOs në secilin vend.

Page 17: 1. - Connecting Youth

Me qëllim sigurimin e cilësisë së projekteve që do të implementohen nga përfituesit e

granteve, RYCO ka zhvilluar një trajnim për ngritje të kapaciteteve per 34 përfituesit e

Thirrjes së Parë për mbështetje të Projekt Propozimeve, gjatë javës së parë të muajit

Maj. Trajnimi ishte në fushat tematike të RYCOs (bashkëbisedemi ndërkulturor,

shkëmbimet rinore, shkëmbimet midis shkollave etj.).

Në muajin Prill është zhvilluar mbledhja e parë e Bordi Këshilldhënës të RYCO-s duke

pëmbyllur themelimin dhe funksionimin e gjithë strukturave të RYCO-s. Ky Bord përbëhet

nga 18 anëtarë gjiuthsej të cilët vijnë nga fusha të ndryeshme dhe përfaqësojnë

institucione të rënëdsishme nga rajonit i Ballkanit Perëndimor si dhe nga Evropa. Secila

palë kontraktuese e RYCOs përfaqësohet me tre anëtarë në këtë bord.

Në mënyrë që të fuqizohet roli i të rinjëve në proceset vendimmarrëse, specifikisht në

Bordin Drejtues, RYCO në bashkëpunim me Crossborder Factory, Nismën e të Rinjve për

të Drejtat e Njeriut, Zyrën Franko-Gjermane; ka zhvilluar seminarin e parë me

përfaqësuesit e të rinjve në Bord. Ky seminar u mbajt në muajin qershor në Berlin dhe

është takimi i parë në kuadër të programit: Mbështetja e Bashkëpunimit Rajonal – Roli I

Bordit Drejtues të RYCO-s. Aktivtitetet e tjera qe janë të planifikuara në kuadër të këtij

programi janë edhe disa ngjarje një ditore që do të organizaohen në formë bilaterale mes

palëve kontraktuese të RYCOs. Sipas propozimit të të rinjve në Bordin Drejtues,

Shqipëria do ta organizoj ngjarjen me Malin e Zi, Kosova me Bosnjën dhe Hercegovinën

dhe Maqedonia me Serbinë. Qëllimi këtyre aktviteteve një ditore do të jetë diskutimi mbi

kontributin e vendeve në bashkëpunim rajonal nga këndvështrimi politik.

Në vazhdimësi të përpjekjes për të përfshirë sa më shumë partner të cilët janë në pozita

vendimmarrëse, RYCO në bashkëpunim me Crossborder Factory si dhe OFAJ, ka zhvilluar

po ashtu takimin e parë të parlamentarëve nga i gjithë rajoni. Ky takim kishte për qëllim

që t’i ftoj anëtarët e parlamenteve që të na bashkëngjiten ne procesin e fuqizimit të të

rinjve në rajon nga përspektiva e tyre në nivel vendi. Ky takim u realizuar në fund të

qershorit në Tiranë.

Zyret Lokale me mbështetjen e Misioneve të OSBE-s në rajon kanë filluar ciklin e

trajnimeve për ngritje të kapaciteteve te organizatave të vogla rinore si dhe shkollave të

mesme në mënyrë që të jenë më të përgatitura në kontekst të menaxhimit te ciklit të

projekteve si dhe në shkathtësi ndërkulturore. Zyra Lokale e RYCO-s në Beograd ka

përfunduar trajnimin dhe Zyrat e tjera Lokale janë në fazën përgaditore.

Sekretariati i RYCO-s dukë përfishirë këtu Zyrën Qëndrore si dhe Zyret Lokal kanë qenë

aktivisht pjesëmarrës në të gjitha ngjarjet që lidhen drejtperdrejt me bashkëpunimin

rajonal, procesin e pajtimit si dhe me aktivitet që janë të ndërlidhura me Procesin e

Berlinit në përgjithësi.

Page 18: 1. - Connecting Youth
Page 19: 1. - Connecting Youth
Page 20: 1. - Connecting Youth
Page 21: 1. - Connecting Youth
Page 22: 1. - Connecting Youth
Page 23: 1. - Connecting Youth
Page 24: 1. - Connecting Youth