1 dekade 2 humbje

Download 1 Dekade 2 Humbje

If you can't read please download the document

Upload: alkeo-taga

Post on 18-Dec-2015

230 views

Category:

Documents


4 download

DESCRIPTION

Drama I

TRANSCRIPT

DRAMA

Titulli : "1 Dekad , 2 Humbje"

Autori : Alkeo Taga

Personazhet :

Elizabeta (Liza)

Lira - nna e Lizs

Hektori - Babai i Lizs

Enea - Shoku i ngusht i Lizs

Skena I : [Shtepi] Largimi i babait ,(Moment pause Fjalim i autorit) vdekja e nenes ...

Fjalimi i Autorit ... Shpjegimi i skenes pasardhese ...

Skena II : [Shtepi] pas 10 vitesh ... festa e ditelindjes , (Moment pause Fjalim i autorit) rikthimi i babait , perzimi i babait ...

Fjalimi i Autorit ... Shpjegimi i skenes pasardhese ...

Skena III : [Rruges] marrja e letres , leximi ne trotuar ...

Fjalimi i Autorit ... Shpjegim i pjeses pasardhese ...

Skena IV : [Spital] takimi me babain , vdekja e babait , konfirmimi i mjekeve ...

Skena I

(Ambjenti i nj shtpie. Vajza e vogel qendron te dhoma e saj , mbi shtrat e mbledhur duke degjuar prinderit tek argumentojne ne dhomen ngjitur. nderkohe ne dhomen e pritjes [ku gjendeshin prinderit] vend te konsiderueshm z nj divan i madh e n murin mbrapa nje or druri varet disi shtrembr . ne tavolinen perballe divanit nje cante e madhe duket gjysme-mbushur me rroba te futura me nxitim.

(Kolona zanore : Christina Perri-Jar of Hearts)

Hektori : Nuk mund te vazhdoj me keshtu ... Esht absurde te jetoj nen te njejten cati me nje person qe nuk e dua me ...

Lira : Nuk me do me? ... Ke kaluar kaq vite prane meje dhe papritur tu ftoh zemra?

Hektori : Me vjen keq ... Kjo nuk eshte nje jete qe dua te vazhdoj. Me duhet te iki...tani!

Lira : Te lutem ... Te lutem qendro! Mendo per ne ... Mendo per Lizen e vogel! (tregon me gisht nga dhoma e vajzes)

Hektori : (Me lot ne sy mbledh disa rroba te tjera ne cante) Puthe vajzen per mua! (Del nga shtepia duke perplasur deren fort)

Pause

Autori : Ja dhe Hektori mori dhen. Te shohim se c'do te ndodhe me Liren e te bijen pas ekzaktesisht 13 minutash ... Jo 12 ... jo 14 , por pas fiks 13 minutash.

Play

(Tashm Elizabeta del nga dhoma me lot ne faqe dhe gjen te emen shrire ne divan me fytyren nga muri)

Liza : (duke i rene te emes ne shpatull) Mami ... Mami ... Ku shkoi Babi? A do vije shpejt ai?

Lira : (Kthehet ngadale e me veshtiresi) Babi ... Iku ... Ai na la ... Pergjithmone! (Humb ndjenjat , dhe dora leshohet duke hedhur ne toke nje grusht te madh barnash)

Liza : Mami! (Fillon te trembet e te qaje) Mami cfare ke? Pse nuk flet?

(Kolone Zanore : Elvana Gjata-Me ty)

(Nderkohe nje grup mjekesh hyjne brenda mbajne Lizen dhe konfirmojne vdekjen e Lires)

Pause

Autori : Epo brenda nje cerek ore jo cdo kujt mund ti ndodhe kjo situate , por mos u shqetesoni ! Historia sapo ka filluar! Tashme do ecim pak ne kohe ... Me sakte pas 10 vitesh. Eshte 13 Dhjetor . Eshte ditelindja e 18 e Lizes se vogel dhe normalisht kemi nje feste! Tashme ajo eshte rritur dhe sapo ka blere apartamentin e saj te ri. Boll kishte jetuar ne kurrizin e gjyshes se shkrete! Si studente e re ne juridik ajo tashme kishte dhe nje arsye tjeter per te festuar !

Skena II

(Apartament modest.Kemi nje grup te madh shokesh e shoqesh qe po festojne ne muziken energjike e po urojne Lizen. Papritur nje i paftuar troket ne dere dhe muzika fiket.Elizabeta pa numeruar ne tre u gjend ne dere duke e hapur ate)

Liza : (e habitur dhe e zemeruar nga 'i ftuari' i drejtohet turmes) Mendoj se dhe festes i erdhi fundi ... Me vjen keq po do me duhet t'iu kerkoj te largoheni! Ndoshta e shtyjme per dite tjeter... (turma largohet duke u ankuar menjehere pasi i ftuari hyn brenda)

Liza : (Me ironi) Henri , Herkul ... Hektor! Hektor e ke emrin apo jo? Me fal po pas 10 viteve gjerat fillojne harrohen...

Hektori : (I mallengjyer) Bija ime sa qenke rritur! (Kollitet) Te lutem bije me fal! Kam shume per te te thene ... Te lutem me degjo!

Liza : Ketu nuk ka asgje per te degjuar. Une jam nje vajze jetime , e vetme. Ndersa ti je nje plakush qe nuk kishte aq burreri sa te puthje as vajzen tende e t'i thoje Lamtumire!Ti je arsyeja qe mami vdiq ... Ti! Shporru nga ketu! (gjithe zemerim hap deren dhe i tregon rrugen 'babait')

Hektori : Te lutem bija ime me degj...

Liza : Shporru ...

Hektori : Gezuar Ditelindjen! (ecen ngadale ,nderkohe qe pasi del dera pas tij pothuajse thyhet)

(Kolone Zanore : Christina Aguilera-Hurt)

(Liza ulet ne kolltuk gati ne te qare ... Me nje gote alkool ne dore e z gjumi)

Pause

Autori : Shfaqja po shkon me se miri. E gjora Elizabete! Si do te reagonit ju po te gjendeshit ne situaten e saj? Cdo te ndodhe me pas? Nje moment sa te rregullojme skenen tjeter. Kjo ngjarje qe ju do te shihni tani merr jete ne rrugicen prane apartamentit te Lizes ,plot 35 ore pas 'surprizes' se ditelindjes. E shohim.

Skena III

(Ne trotuarin e c'rregullt.Elizabeta ecen e qete kur papritur ndeshet ne rruge me shokun e saj te ngushte , Enean i cili mban ne dore nje leter te bardhe)

Liza : Ckemi Enea! C'ne ketej ti?

Enea : Hej Liza ckemi! Ne fakt isha tek ti... Nje burre i cuditshem me dha nje leter per ty . Me tha qe duhej ta lexoje deri ne fund.Gjithsesi me duhet te iki tani. (I jep letren Lizes) Shihemi!

Liza : Ok , Ok! Faleminderit!

Enea : Asgje! (Largohet)

Liza : (Ulet ne trotuar dhe vendos te hape letren.E lexon me ze te larte)

Letra

Elizabeta,

E di qe ndoshta nuk do ta lexosh deri ne fund kete leter.Dhe ne fakt as nuk e pres nje gje te tille.Po te shkruaj sepse fatkeqesisht tani ndodhem ne dhomen 21 te spitalit dhe mu kujtua dita qe u largova nga shtepia jone , 21 Tetori... Ndoshta nuk do te arrij te jetoj gjate prandaj po te shkruaj sepse nuk mund te vdes i qete pa te treguar arsyen se pse u largova.

Ne Korrik te atij viti shkova ne spitalin aty afer dhe bera nje check-up ... Me vone kuptova se ai check-up ishte fillimi i nje epoke te re per mua ... Me diagnostifikuan me Kancer ne mushkeri! Vendosa qe te largohesha menjehere nga njerezit qe doja ... Nga ju , sepse heret a vone e dija qe do t'iu lendoja. Keshtu ate dite ika me mendimin se gjithcka do te shkonte mire , por shpejt kuptova se ky ishte gabimi me i madh i jetes sime . Sic e the dhe ti vete : JAM VRASESI I SIME SHOQE!... Te lutem nga thellesia e shpirtit tim Me fal!

Nga dikush qe te do sa tere universi,

Me fal !

(Kolona Zanore : Christina Perri-Human)

(Elizabeta fillon te qaje ne ane te trotuarit nderkohe qe kalimtaret here ikin ne punet e veta e here ndalojne ne medyshje nese duhet te bejne dicka)

Pause

Autori : Tashme gjithcka mori nje kthese prej 360o . Elizabeta pas letres kerkoi ne cdo dhome 21 te cdo spitali te qytetit . Deri sa e gjeti me ne fund ate... Babain e saj te gjore. Gjithcka mbyllet ketu... Me kete skene. C'do te ndodhe tani me Lizen e Hektorin? Ta ndjekim.

Skena IV

(Ambjenti i nje dhome spitali. Liza hap deren ngadale teksa gjen te atin shtrire ne shtrat duke u kollitur me aparatura te koka. Sapo sheh vajzen Hektori mallengjehet , po keshtu dhe vajza. Nje infermiere qendron te dritarja)

Hektori : (Me lot ne sy) Erdhe... (Kollitet lehte, por dhimbshem) Mendova se...

Liza : Mendove se do te te lija te vetem? ... Pse nuk na tregove baba? Mund te te kishim ndihmuar me kohe... (Ulet te stoli afer krevatit duke i mbajtur doren te atit)

Hektori : Asgje nuk mund te behej bije... Te lutem me kupto

Liza : Por te pakten mund te mundoheshim...

Hektori : (Sheh Lizen drejt e ne sy) Te lutem bije me fal ! (Mbyll syte , Vdes)

(Kolone Zanore : Whitney Houston-I will always love you)

(Aparati i zemres pushon se pulsuari dhe vajza shperthen ne te qara , nderkohe qe mjeket hyjne me shpejtesi . Infermjeret mbajne larg Lizen nderkohe qe mjeket nxjerrin nga dhoma te vdekurin)

FUND