1. per investime strategjike_final -5.pdf · strategjik. investitorët potencialë duhet të...

22

Upload: others

Post on 13-Sep-2019

10 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: 1. per investime strategjike_final -5.pdf · strategjik. Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë titull te Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë
Page 2: 1. per investime strategjike_final -5.pdf · strategjik. Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë titull te Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë

2

1. Hyrje

Në dhjetor 2015, Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin për Investime Strategjike1. Ky ligj synon që të lehtësojë procedurat burokratike për investitorët potencialë në Kosovë. Përveç lehtësimit të procedurave, ligji i jep të drejtën Qeverisë së Kosovës të negociojë drejtpërdrejt me investitorë dhe të nxisë investime në rast se ata i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj. Qëllimi i ligjit thuhet të jetë nxitja e investimeve. Si arsye shpesh e përmendur për krijimin e këtij ligji nga Qeveria është përshpejtimi i zhvillimit ekonomik dhe ulja e papunësisë në Kosovë. Në shtetet tjera të rajonit, ligjet e tilla kanë nxitur mjaft reagime. Përderisa lehtësirat që i sjellin këto ligje mund të nxisin investime, ekziston rreziku se qeveria merr shumë kompetenca duke mos iu nënshtruar asnjë kontrolli të jashtëm. Rrjedhimisht rritet edhe mundësia për korrupsion. Shqetësime të tilla janë paraqitur në Kroaci2 dhe Shqipëri3. Qëllimi i këtij studimi është analizimi i ngjashmërive dhe dallimeve mes këtij ligji dhe ligjeve e politikave për investime strategjike në vendet fqinje. Duke identifikuar dallimet dhe rezultatet e politikave të ndryshme në nxitjen e investimeve, kjo analizë do të ofrojë një konkluzion lidhur me mundësitë dhe rreziqet që paraqet Ligji për Investime Strategjike në Kosovë. Duke u bazuar në këto të gjetura, kjo analizë rekomandon që të përmirësohen dhe rriten pakot për investime si metoda alternative për nxitje të investimeve, si dhe në rast se ligji aprovohet, ndryshimet që duhet t’i bëhen që të reflektojë principet demokratike.

1 Qeveria e Kosovës, Vendimi nr. 01/61, qasur më: 02.12.2015, http://bit.ly/1T3IEyk 2 Lexology, Croatia adopts the Strategic Investments Act , qasur më:12.12.2015, http://bit.ly/1nlB0DL 3 Panorama.al, qasur më: 12.12.2015, Burimi: http://bit.ly/1Nkc83D

Page 3: 1. per investime strategjike_final -5.pdf · strategjik. Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë titull te Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë

3

2. Investimet në Kosovë

2.1. Projektligji për Investime Strategjike

Ky projektligj emëron disa sektorë strategjikë si energjetika, minierat dhe turizmi. Më pas i përcakton edhe kriteret për vende pune dhe shumën që një investim duhet t’i ketë për t’u konsideruar si strategjik. Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë titull te Komisioni Ndër-ministror. KomisionI Ndër-Ministror për Investime Strategjike do të përbëhet nga gjashtë ministra/e dhe kryetari/ja e komunës përkatëse ku do të implementohet investimi. Ky komision do të rekomandojë në qeveri investimet strategjike dhe pastaj qeveria vendos përfundimisht se a i jepet titulli një projekti investim strategjik apo jo. Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve, gjegjësisht një Grup Operacional, luan rol në menaxhimin e procedurave që investitori potencial strategjik duhet t’i kryejë në agjencitë shtetërore4. Me marrjen e titullit si investitor strategjik vijnë edhe përfitime si transfer më i lehtë i pronës shtetërore, marrje më e lehtë e licencave për fillim të punës si dhe procedura të përshpejtuara administrative.

2.2. Klima e të bërit biznes në Kosovë

Mirëpo, përveç lehtësirave teknike, siç janë taksat e ulëta dhe reduktimi i procedurave burokratike, investitorët e jashtëm kanë edhe kërkesa më përmbajtësore, që shpesh dallojnë prej vendit në vend. Në përgjithësi, mund të thuhet se këto kërkesa përfshijnë sundimin e ligjit, sigurinë e furnizimit me energji, fuqi punëtore të edukuar, si dhe në shumë raste edhe sigurinë politike5. Më poshtë kemi analizuar se ku është Kosova në këto fusha. Të bërit biznes në Kosovë. Renditja e Kosovës në Raportin e të bërit Biznes të Bankës Botërore për vitin 2016, tregon se Kosova ka rënë për dy pozita më poshtë në krahasim me vitin 2015. Pra, në përgjithësi ambienti i të bërit biznes në Kosovë është vlerësuar me pozitën e 66, pas Maqedonisë (pozita e 12), Kroacisë (40), Malit të Zi (46) e Serbisë (59), por duke e kaluar Shqipërinë e cila renditet në vendin e 97.

4 Qeveria e Kosovës, Projektligji për Investime Strategjike, qasur më 25.11.2015

5 Paulo Tembe, Attracting foreign direct investment in developing countries, qasur më 22.11.2015

Page 4: 1. per investime strategjike_final -5.pdf · strategjik. Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë titull te Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë

4

Tabela 1 Rankimi i Kosovës dhe vendeve të rajonit në Raportin e Të Bërit Biznes

Burimi: Banka Botërore

Njëra prej kategorive në të cilat është vlerësuar ambienti i të bërit biznes në Kosovë është edhe qasja në rrjetin elektrik. Në këtë kategori, Kosova ka rënë për 6 vende nëse i krahasojmë vitet 2015 dhe 2016 (nga 118 në 124). Një tjetër kategori është edhe zbatimi i kontratave, që është një prej faktorëve që ndikon në zbatim të ligjit. Edhe në këtë kategori gjendja në Kosovë është përkeqësuar (nga pozita 46 në atë 48). Në të dy këto kategori Kosova ka shkuar në drejtim të kundërt me atë se çka propozohet të bëhet për të tërhequr investime dhe qëndron dukshëm më keq sesa vendet fqinje, duke e përjashtuar Shqipërinë.

Fuqia punëtore. Kosova konsiderohet si vend me popullsi të re. Rreth 35% e popullsisë janë të papunë, ndërsa papunësia tek të rinjtë është 61%6. Niveli i lartë i papunësisë pasqyron nivelin e ulët të prodhimit/shërbimeve por edhe hendekun mes aftësive të fuqisë punëtore dhe kërkesave të tregut. Sipas Bankës Botërore, shkollat në Kosovë shpesh i lënë studentët të papërgatitur për t’u futur në tregun e punës7.

Siguria politike. Institucionet qeveritare në Kosovë janë cilësuar me kapacitet të ulët. Për më tepër, edhe niveli i lartë i korrupsionit në institucionet shtetërore dhe i perceptimit të korrupsionit kanë

6 Agjencia e Statistikave të Kosovës, Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore 2014, qasur më 22.11.2015, http://bit.ly/1TjWEUJ 7 Banka Botërore, Rritja e vendeve të punës në Kosovë, qasur më 22.11.2015 http://bit.ly/1IYEGod

Rankimi sipas fushave Kosova Maqedonia Kroacia Mali i Zi Serbia Shqipëria

Totali 66 12 40 46 59 97

Hapja e një biznesi 47 2 83 59 65 58

Lejet e ndërtimit 136 10 129 91 139 189

Elektriciteti 124 45 66 163 63 162

Regjistrimi i pronës 32 50 60 79 73 107

Qasja në kredi 28 42 7 7 59 42

Mbrojtja e investitorëve minoritete

57 14 29 36 81 8

Pagesa e taksave 67 7 38 64 143 142

Tregtia jashtë kufijve 71 26 1 42 23 37

Zbatimi i kontratave 48 26 10 43 73 96

Zgjedhja e falimentimit 163 37 59 36 50 42

Page 5: 1. per investime strategjike_final -5.pdf · strategjik. Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë titull te Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë

5

kontribuuar në imazhin e Kosovës si vend jo i preferueshëm për investime8. Këshilli i Sigurisë në Kombet e Bashkuara e ka cilësuar periudhën pas zgjedhjeve të vitit të kaluar deri në formimin e qeverisë si krizë politike dhe kushtetuese9. Krizat politike krijojnë paqartësi te investitorët për politikat që lidhen me ta dhe projektet e tyre investuese. Rrjedhimisht, investitorët janë më pak të prirë të investojnë në një vend të tillë. Zbatimi i ligjit. Kosova ende cilësohet si vend me zbatim të dobët të ligjit. Gjyqtarët, prokurorët dhe policia shihen si të ndikuar nga politika, ndërsa korrupsioni dhe krimi i organizuar konsiderohen si të shpërndarë dhe në rritje e sipër10. Megjithëse siguria e jetesës në përgjithësi në Kosovë është e kënaqshme, problemi qëndron te sistemi gjyqësor dhe inefikasiteti i tij për të zgjidhur paditë11.

3. Krahasim mes Ligjeve të

Shqipërisë, Kroacisë Dhe

Kosovës Në këtë pjesë kemi analizuar dallimet dhe ngjashmëritë mes ligjeve për investime strategjike në Shqipëri12, Kroaci13 dhe Kosovë14. Krahasimet janë bërë rreth sektorëve të synuar për investime, kriteret për investime dhe procedura e parapara.

Sektorët – Në projektligjin për investime strategjike të Kosovës ka

një numër sektorësh të targetuar. Mirëpo aty nuk është e qartë nëse këta sektorë janë përfundimtar, pasi se varësisht prej interpretimit që i bëhet ligjit nga komisioni ndër-ministror edhe investimet në sektorët tjerë mund të konsiderohen strategjike. Listës i prijnë

8 Indeksi i Lirisë Ekonomik 2016, qasur më 22.11.2015, http://herit.ag/1Npbdiw 9 Këshilli i Sigurimit, Parashikimi mujor, qasur më 25.11.2015, http://bit.ly/1NBEB6w 10 Crisis Group, Rule of Law in an Independent Kosovo, qasur më 25.11.2015 http://bit.ly/1OAPw0c 11 Raporti i Progresit për Kosovën 2015, qasur më 25.11.2015 http://bit.ly/1SKQMSt 12 Kuvendi i Shqipërisë, Ligji për Investime Strategjike në Republikën e Shqipërisë, qasur më 25.11.2015 13 Parlamenti i Kroacisë, The Act on Strategic Investment Projects of The Republic of Croatia, qasur më 25.11.2015 14 Qeveria e Kosovës, Projektligji për Investime Strategjike, qasur më 25.11.2015

Page 6: 1. per investime strategjike_final -5.pdf · strategjik. Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë titull te Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë

6

sektorët e energjisë, turizmit dhe agrikulturës, fusha këto që janë cilësuar me rëndësi të veçantë në zhvillimin ekonomik. Ligji i Shqipërisë përveç sektorëve të veçantë, si transporti, energjetika, minierat, bujqësia, turizmi, teknologjia, lë hapësirë edhe për sektorë tjerë në rast se investimi bëhet në një "zonë me përparësi zhvillimi". Këshilli i Ministrave definon përmes një vendimi se çka do të thotë zonë me përparësi zhvillimi, që do të thotë se interpretimi dhe definimi i këtij termi i mbetet qeverisë. Në ligjin e Kroacisë ka edhe më shumë sektorë të targetuar. Përveç atyre që përmenden tek ligji i Shqipërisë, sektorë të përfshirë në ligjin e Kroacisë janë edhe komunikimet elektronike, shërbimet postare, mbrojtja e ambientit, pajisjet publike, pylltaria, menaxhimi i pyjeve, shëndetësia, kultura, shkenca, drejtësia dhe edukimi. Ligji i Kroacisë për dallim nga ai i Shqipërisë si pjesë e investimeve përfshinë edhe ndërtimin e ndërtesave të reja.

Tabela 2 Sektorët e targetuar në tri vendet

Sektorët Shqipëria Kroacia Kosova

Transporti √ √ √

Energjetika √ √ √

Miniera √ √ √

Bujqësia √ √ √

Turizmi √ √ √

Teknologjia √ √ √

Komunikime elektronike √ √

Shërbime postale √

Mbrojtja e ambientit √

Pajisje publike √

Pylltaria √

Menaxhimi i pyjeve √

Shëndetësia √ √

Kultura √

Shkenca √

Drejtësia √

Edukimi √ √

Industri ushqimore √

Sport dhe rekreacion √

Parqe industriale √

Naftësjellës dhe gazsjellës √

Administrim të ujit dhe ujërave të zeza √

Mbledhje, riciklim dhe menaxhim të mbeturinave

Kriteret - Përveç sektorëve të definuar, tri ligjet shtrojnë edhe kriteret

që një projekt potencial duhet t’i kalojë që të konsiderohet si investim strategjik prej organit vendimmarrës. Ligji i Kosovës i emëron disa kritere që kanë të bëjnë me shumën minimale të investimit dhe vendet e punës që duhet të hapen. Përveç që kërkon prej investitorëve të përmbushin kriteret ambientale të BE-

Page 7: 1. per investime strategjike_final -5.pdf · strategjik. Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë titull te Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë

7

së dhe të mos shkelin traktatet ndërkombëtare, kërkohet edhe garanci prej investitorëve për përmbushje deri në 60% të investimit. Kriteret e veçanta në bazë të investimeve janë përmbledhur në tabelën 3.

Tabela 3 Kriteret për marrjen e titullit investitor strategjik

Sektori Vlera monetare (€) Vende pune

Energjetik dhe minerar 30 milionë 80

Turizmi 20 milionë 60

Bujqësi 10 milionë 50

Industri ushqimore 5 milionë 30

Teknologji industriale 40 milionë 60

Transport 30 milionë 80

Telekomunikacion 30 milionë 60

Arsimi 5 milionë 20

Sport dhe rekreacion 5 milionë 30

Shëndetësi 10 milionë 30

Parqe industriale 10 milionë 50

Naftësjellës dhe gazsjellës 20 milionë 50

Administrim i ujit dhe ujërave të zeza

10 milionë 30

Mbeturina 10 milionë 30

Ligji i Shqipërisë parasheh dy lloje të projekteve që konsiderohen si investime strategjike: investim strategjik - procedurë e asistuar dhe investim strategjik - procedurë e veçantë. Marrja e statusit të procedurës së veçantë do të thotë që mund të krijohen rregulla të veçanta që të përshpejtohet investimi. Natyrisht, ndikimi i projekteve që marrin statusin e procedurës së veçantë në vend është më i madh se ai i atyre me procedurë të asistuar15. Përveç këtyre kritereve ekonomike, në rast se investimi bëhet në partneritet me shtetin shqiptar, ky ligj parasheh që investuesi privat duhet të vërtetojë se ka mjete financiare për të garantuar minimalisht 10% të shumës. Në ligjin e Kroacisë nuk ka ndarje të tilla në kategori, ngjashëm më atë të Kosovës. Kriter fillestar është që të dëshmohet se projekti në fjalë e përmirëson në mënyrë të konsiderueshme mirëqenien e qytetarëve të Kroacisë. Më pas, një tjetër kriter i përgjithshëm është edhe përmbajtja e rregullave të planifikimit të ndërtimeve. 16 Një tjetër kriter i përgjithshëm që investimet strategjike në Kroaci duhet ta përmbushin është që të mos i shkelin traktatet ndërkombëtare të nënshkruara nga Kroacia si dhe të jenë në pajtim me ligjet e BE-së dhe Kroacisë, si në rastin e ligjit të Kosovës. Kjo specifikë nuk haset në ligjin e Shqipërisë.

15 Aneks I: Kriteret për marrjen e statusit të investitorit strategjik në Shqipëri 16 Aneks II: Kriteret për marrjen e statusit të investitorit strategjik në Kroaci

Page 8: 1. per investime strategjike_final -5.pdf · strategjik. Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë titull te Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë

8

Procedura - Qëllimi kryesor i ligjeve për investime strategjike është lehtësimi i procedurave administrative për investitorit potencial. Ligji i Kosovës ka kërkesa si plan i biznesit dhe financiar, vërtetim i kapacitetit financiar mes tjerash. Mirëpo, ligji i Kosovës nuk kërkon një studim të fizibilitetit për projektet e propozuara. Poashtu me ligj lejohet mundësia që qeveria të negociojë drejtpërdrejt me investitorët potencial. Për më shumë, ligji i Kosovës kërkon që investuesit potencial të dorëzojnë edhe dëshmi për pagesë të taksave dhe tatimeve të tjera në vendet e tyre respektive. Ligji i Shqipërisë obligon të gjitha institucionet dhe organizatat publike të krijojnë procedura të veçanta për t’i ofruar shërbime investitiorëve strategjik. Këto shërbime përfshijnë nxjerrjen e dokumenteve dhe licencave por edhe dhënien e informacioneve. Kërkesa me shkrim për marrjen e statusit të investitorit strategjik duhet t’i dërgohet Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve së bashku me dokumentet që janë përmbledhur në tabelën 4. Në krahasim me ligjin e Shqipërisë, ligji i Kroacisë parasheh më pak kërkesa por më të detajuara si pjesë e aplikimit për investimet e mundshme strategjike. Për dallim nga ligji i Shqipërisë, ligji i Kroacisë kërkon prej investuesve potencialë të dorëzojnë një aplikacion në të cilin duhet të përshkruhet detajisht projekti investues dhe të tregohet se si ai projekt përmbush kërkesat ligjore për investime strategjike. Më pas parashtrohen disa kërkesa të ngjashme me ato me ligjin e Kosovës dhe Shqipërisë, mirëpo kërkohet edhe një përshkrim konceptual për projektin, statusi si dhe lokacioni ku do të zhvillohet projekti si dhe një profil i detajuar i kompanisë dhe degëve të saj. Njëkohësisht, si në ligjin e Kosovës, kërkohen dëshmi për pagesë të taksave.

Tabela 3 Kërkesat gjatë procedurës së aplikimit për marrjen e titullit investitor strategjik

Ligji i Shqipërisë

Ligji i Kroacisë

Ligji i Kosovës

Plan i biznesit √ √ √

Plan financiar √ √ √

Plan i punës √

Vlerësim për ndikim ekonomik

√ √

Vlerësim për ndikim shoqëror √ √

Kërkesat për shtetin √ √

Autorizim për agjencinë √ √ √

Vërtetim për kapacitetin financiar

√ √ √

Profil i kompanisë dhe i degëve

Konfirmim i pagesës së taksave

√ √

Përshkrim konceptual i projektit

Page 9: 1. per investime strategjike_final -5.pdf · strategjik. Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë titull te Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë

9

Lehtësirat - Në të tri shtetet, investuesve strategjik u ofrohet asistencë teknike në marrjen e licencave dhe dokumenteve me procedurë të përshpejtuar përmes agjencive përkatëse (në Kosovë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve). Po ashtu përfituesve mund të iu ofrohen tokat dhe pronat e paluajtshme të shtetit. Në Kosovë dhe Kroaci këto prona dhe toka u ofrohen investuesve me çmim të vendosur nga një ekspert, pa tender ose prokurim publik. Po ashtu, pronat ose ndërmarrjet shoqërore nën autoritetin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe ato të Agjencisë Pyjore të Kosovës mund t’u jepen për shfrytëzim investitorëve në rast se Kuvendi i Kosovës, me një shumicë të thjeshtë, e miraton këtë. Ndërsa në Kroaci dhe Shqipëri, një vendim të tillë e marrin trupat qeveritar përgjegjës për menaxhim të asaj prone ose Këshilli i Ministrave.

4. Ndikimi i Ligjit për Investime

Strategjike në Ekonominë e

Kroacisë Investimet në Kroaci kanë pasur ulje dhe ngritje përgjatë viteve. Si përqindje e BPV-së, e kanë arritur kulmin në vitin 2008 me 31%. Mirëpo që nga viti 2008, investimet kanë pësuar rënie të vazhdueshme, duke përfshirë këtu edhe vitin 201317 kur edhe hyri në fuqi Ligji për Investime Strategjike. Mirëpo në vitin 2014, IHD është rritur në Kroaci në mënyrë drastike për rreth 3 bilion dollarë (324%).18 Deri më tani shuma total e kategorizuar si investime strategjike është 1.6 bilionë euro, ndërsa në listë janë edhe 517 milionë euro investime. Kroacia ka pranuar 115 aplikacione për t’u listuar si investime strategjike. Katër aplikacione nga sektori publik janë listuar si strategjikë. 13 aplikacione janë në listë për t’u shpallur investime strategjike, prej tyre nëntë nga sektori publik dhe katër nga sektori privat. Shumica e investimeve të sektorit publik janë investime në infrastrukturë, ndërsa investimet e sektorit privat janë investime në turizëm. 19 Një studim i kryer në lidhje me gjendjen e investimeve në Kroaci ka dalë në përfundim se kapaciteti i përvetësimit të investimeve (ang. absorptive capacity) në Kroaci është njëri prej faktorëve që e ka

17 Statistikat Makroekonomike të FMN-së, qasur më 25.11.2015 http://bit.ly/1NXfChv 18

World Development Indicators, qasur më 25.02. 2016 19

Agencija za Investicije i Konkurentnost,, Përgjigje me email, datë16 Shkurt dhe 25 Shkurt 2016

Page 10: 1. per investime strategjike_final -5.pdf · strategjik. Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë titull te Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë

10

penguar një rritje më të madhe të investimeve. Krahas kësaj të gjeture, ky studim rekomandon që të përmirësohen burimet njerëzore dhe infrastruktura moderne në mënyrë që të rritet ky kapacitet. Për më shumë, ky studim cilëson se një faktor tjetër shumë i rëndësishëm është edhe qasja pro-investimeve e qeverive lokale, jo vetëm asaj qendrore20.

5. Ndikimi i Ligjit Për Investime

Strategjike në Ekonominë e

Shqipërisë Ligji i Shqipërisë për Investime Strategjike është miratuar në vitin 2015 dhe është ende herët të bëhet vlerësim i suksesit të tij. Megjithatë, Shqipëria ndonëse me investime më të ulëta në rajon, ka arritur t’i rrisë investimet e huaja direkte si përqindje e GDP-së prej 3.6% në vitin 2006 në rreth 10.3% në vitin 201321. Papunësia në Shqipëri në vitin 2014 ka qenë 17.3%, ndërsa në vitin 2015 është ngritur në 17.5%22. Ndikimi i ligjit në rritjen e investimeve dhe papunësisë mbetet të shihet në vitet në vazhdim. Sipas një studimi të kryer atje, gjendja e investime në Shqipëri ka qenë e tillë për shkak të pozitës së lakmueshme gjeografike dhe

ambientit të mirë të të bërit biznes. Mirëpo, një shqetësim shpesh i përmendur për sa i përket investimeve ka qenë edhe siguria politike. Studimi i njëjtë vjen në përfundim, bazuar në rekomandime të bëra nga Banka Botërore, që duhet marrë disa hapa për t’i siguruar investitorët si krijimi i një agjencie sigurimi shumëpalëshe për rreziqe politike si dhe krijimi i institucioneve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që lidhen me investime23.

20 CroEconSur, The Influence of Foreign Direct Investments on Regional Development in Croatia, qasur më 13.11.2015 21 Arbër Demeti dhe Erjona Rebi, Foreign direct investments (FDI) and Productivity in Albania, qasur më 13.11.2015 http://bit.ly/22dF6gR 22 Statistikat e Trading Economics për Shqipërinë, qasur më 25.11.2015 http://bit.ly/1OcNxou 23 European Academic Research, Factors Determining Foreign Direct Investments in Albania, qasur më 25.11.2015

Page 11: 1. per investime strategjike_final -5.pdf · strategjik. Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë titull te Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë

11

6. Modelet Tjera për Tërheqjen e

Investimeve

Dy shtetet fqinje, Serbia dhe Maqedonia, nuk kanë nxjerrë ligje specifike për investime strategjike, por kanë paraparë disa politika të tjera për të stimuluar investuesit potencial. Në Maqedoni, për shembull, ligji për zonat e zhvillimit teknologjik industrial ka funksion të ngjashëm me ligjin për investime.24 Politikat e tyre stimuluese janë në formë të ndihmës financiare, lirimit nga taksat apo edhe në forma të tjera, të cilat në përgjithësi ia shtojnë konkurrencën Kosovës në tërheqjen e investimeve. Ndihmat financiare - Serbia ofron grante të përgjithshme dhe grante për punësim. Grantet e përgjithshme mund t'u jepen ndërmarrjeve të mëdha deri në 50% të kostos totale të investimit. 25 Ndërkaq grantet për punësim jepen për secilin punëtor në tri programe të ndryshme: në programin e subvencioneve për punësim, për praktikë dhe për ri-trajnim. Në Maqedoni, përdoruesit e zonave, siç quhen investitorët, marrin fonde nga shteti deri në 50% të kostos së investimit ose 50% të pagave për dy vjet për vendet e hapura të punës. Për bizneset e mesme, kjo përqindje rritet deri në 60% ndërsa për bizneset e vogla deri në 70%. Investitori duhet të sigurojë të paktën 25% të investimit. Por, në rast se projektet investuese tejkalojnë shumën prej 50 milionë euro, ndihmat financiare prej shtetit janë më të mëdha, praktikë kjo e parë edhe në ligjet e vendeve tjera. Formë tjetër është kur shteti i Maqedonisë paguan pjesërisht për ndërtimet që duhet të bëhen për një investim, me kusht që të hapen mbi 20 vendeve të reja të punës dhe vlera totale e investimit të jetë prej 1 milion euro. Lirimet në taksa- Në Serbi politikat stimuluese që kanë të bëjnë me taksat janë: pushimet në taksat në fitim, bartja e humbjeve, shmangia e tatimit të dyfishtë, zbritje (subvencionim) e pagesës së kontributeve për paga të punëtorëve, zbritjet prej taksave për të ardhurat vjetore, dhe lirimet nga tatimi mbi vlerën e shtuar në zonat e lira ekonomike. Pushimet në taksat në fitim u mundësohen kompanive që investojnë më shumë se nëntë milionë euro dhe që punësojnë të paktën 100 punëtorë. Bartja e humbjeve në taksa mund të bëhet deri në pesë vite. Kjo do të thotë që për çdo shumë të paguar për taksa që në ndonjë formë apo tjetër tejkalon shumën ligjërisht të kërkuar, kompanitë do të marrin lirime proporcionale në taksat e paguara për vitet e

24 Investo në Maqedoni, Ministria e Punëve të Jashtme, qasur më: 12.11.2015, http://bit.ly/1Qj44oA 25 Agjencia e Serbisë për Investime dhe Promovim të Eksportit, qasur më 12.11.2015, http://bit.ly/1lyU93j

Page 12: 1. per investime strategjike_final -5.pdf · strategjik. Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë titull te Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë

12

ardhshme. Po ashtu, në rast se një kompani gjeneron profit edhe jashtë Serbisë, mund të fitojë të ashtuquajturat kredi tatimore në Serbi për të njëjtën sasi të paguar të taksave jashtë vendit. Kjo është bërë me qëllim që të shmanget tatimi i dyfishtë. Edhe barra e pagave, gjegjësisht taksat dhe kontributet që kompania duhet t’i paguajë për punëtorët e saj zvogëlohet proporcionalisht me numrin e punëtorëve të punësuar. Serbia ofron edhe lirime nga tatimi në vlerën e shtuar në të ashtuquajturat ‘zona të lira’ që janë gjithsej 12. Në Maqedoni investitorët brenda zonave lirohen për dhjetë vitet e para nga taksa e fitimit dhe nga taksa e pagave për punëtorët. Po ashtu, në këto zona, lënda e parë mund të futet dhe tregtohet pa tatim në vlerë të shtuar. Për më tepër, shfrytëzuesit e zonës lirohen nga pagesa e një tarife për rikonstruktim të tokës mbi të cilën ndërtohet si pjesë e investimit. Kompanitë të cilat investojnë në softuer, teknologji, ose hulumtime shkencore, nuk kanë nevojë të paguajnë garancion në dogana për pajisjet e përdorura. Format tjera stimuluese - Në Serbi importi i lëndës së parë dhe i produkteve gjysmë të përfunduara janë të liruara nga dogana në rast se këto elemente përdoren për të prodhuar produkte që eksportohen. Po ashtu, për të gjitha makineritë dhe pajisjet që një investitor i sjellë nga jashtë nuk ka nevojë të paguaj tatim në doganë. Edhe në nivel lokal ofrohen stimuj që kanë të bëjnë kryesisht me tarifat që paguhen për shfrytëzim të hapësirave publike për ndërtim ose për qëllime tjera. Format tjera të stimulimit në Maqedoni për shfrytëzuesit e zonave janë edhe ndihmat financiare për trajnim të punëtorëve. Ky stimul u mundëson punëtorëve të investitorëve të fitojnë aftësi për punë, në mënyrë që gjasat e tyre të punësimit të rriten pasi të largohet investitori. Maqedonia i ka lehtësuar edhe procedurat për regjistrimin e bizneseve përmes metodës one-stop shop, që u mundëson bizneseve regjistrim për 4 orë.

6.1. Ndikimi i pakos stimuluese në ekonominë e

Serbisë

Futja në fuqi e pakos së stimujve për investitorët e jashtëm është bërë në qershor të 2014-ës. Investimet si përqindje e BPV-së kanë qenë në rënie prej 2008-ës (30.34%) deri në vitin 2010 (18.47%). Prej vitit 2010 deri në vitin 2012, investimet kanë pësuar një ngritje të lehtë. Më pas, investimet prapë kanë rënë, deri në vitin 2015 kur janë ngritur në

Page 13: 1. per investime strategjike_final -5.pdf · strategjik. Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë titull te Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë

13

18.38%26. Siç duket, pakoja ka pasur ndikim pozitiv në ngritje të investimeve27. Kjo ngritje e investimeve mund të ketë ndikuar edhe në uljen e papunësisë. Niveli i papunësisë ka rënë në vitin 2014 në 17.6 % nga diku rreth 20%, dhe ka vazhduar të jetë rreth 17.3% edhe në 2015-ën28. Një studim i kryer në Serbi suksesin e tërheqjes së investime në këtë vend ja atribuon edukimit primar dhe atij të lartë të fuqisë punëtore, infrastrukturës, teknologjisë, madhësisë së tregut dhe qasjes në tregjet e tjera jashtë vendit. Në këta indikatorë të Indeksit Global të Konkurrueshmërisë (ang. Global Competitiveness Index) Serbia qëndron shumë mirë krahasuar me vendet tjera të rajonit29. Një tjetër faktor kyç i suksesit të investimeve në Serbi janë cilësuar edhe zonat e lira që janë krijuar në territore të ndryshme. Madje edhe Financial Times i ka cilësuar dy zona të lira ekonomike ne Serbi si dy ndër zonat më të mira në botë30.

6.2. Ndikimi i pakos stimuluese në ekonominë e

Maqedonisë

Direktorati për Zona Zhvillimore Teknologjike dhe Industriale në Maqedoni është themeluar në vitin 2002. Në vitin 2006, procesi i zgjerimit të zonave u përshpejtua pasi që qeveria vendosi si prioritet tërheqjen e investimeve nga jashtë. Kjo u reflektua edhe në investimet totale në Maqedoni: ndonëse prej vitit në vit pati rritje, në vitin 2007 investimet arritën pikën më të lartë me 506 milionë euro31. Mirëpo prej atij viti, investimet kanë qenë jo edhe aq stabile, me ulje dhe ngritje32. Megjithatë mund të thuhet se zonat kanë pasur sukses. Menjëherë pas zbatimit të tyre, investimet gati janë trefishuar. Një spjegim i mundshëm është që kur këto investime janë absorbuar nga tregu, niveli i tyre ka rënë pasi që nuk ka pasur më aq shumë nevojë për investime në tregun maqedon si në fillim. Ngritja e investimeve mund të ketë ndikuar edhe në uljen e papunësisë, megjithatë trendi i lëvizjes së nivelit të papunësisë nuk e reflekton komplet nivelin e

26 Statistikat makroekonomike të FMN-së, qasur më 25.11.2015, http://bit.ly/1NtrPcr 27 Aneks IV: Indikatorët ekonomik para dhe pas hyrjes në fuqi të ligjit në Serbi 28 Statistikat e Trading Economics për Serbinë, qasur më 25.11.2015, http://bit.ly/1QxtCAV 29 Research in World Economy, Global Competitiveness Indicators as a Determinant of Brownfield Investments in Serbia: Generalized Linear Model, qasur më 05.01.2016 30 Ekonomika, The Role And Importance Of Free Zones In Economic Development: The Experience Of The Republic Of Serbia And The European Union, qasur më 12.12.2015 31 Statistikat e Trading Economics për Maqedoninë, qasur më 25.11.2015,

http://bit.ly/1PaYSlY 32 Aneks V: Indikatorët ekonomik para dhe pas hyrjes në fuqi të ligjit në Maqedoni

Page 14: 1. per investime strategjike_final -5.pdf · strategjik. Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë titull te Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë

14

investimeve. Papunësia në Maqedoni ka qenë në rënie prej vitit 2005. Në vitin 2015, papunësia është në nivelin më të ulët prej vitit 2000, gjegjësisht 25.48%33. Suksesi i investimeve në Maqedoni është cilësuar si rezultat i kombinimit të zonave të lira ekonomike, stabilitetit makroekonomik si dhe ideve kreative për të lehtësuar barrat burokratike për bizneset. Një tjetër faktor për suksesin e Maqedonisë në fushën e investimeve është edhe bashkëpunimi i ngushtë me odat e huaja ekonomike prezente në Maqedoni të cilat kanë ndërmjetësuar në projektet investuese mes qeverisë dhe investitorëve të interesuar34

33 Statistikat e Trading Economics për Maqedoninë, qasur më 25.11.2015 http://bit.ly/1Iabch6 34 Monthly Macedonian Business, Macedonian Arch Towards Europe, qasur më 25.11.2015

Page 15: 1. per investime strategjike_final -5.pdf · strategjik. Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë titull te Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë

15

7. Përfundime dhe rekomandime Ligji për Investime Strategjike e sjellë Kosovën në një pozitë më garuese me vendet e rajonit që kanë politika të veçanta për tërheqjen e investitorëve potencialë. Me lehtësirat e krijuara, investitorët kanë më shumë arsye për ta konsideruar Kosovën si vend potencial për investim. Megjithatë, edhe me këtë ligj Kosova nuk ofron lirime në taksa për punëtorë e as heqje të tatimit të doganës për lëndën e parë, siç bëjnë Serbia dhe Maqedonia. Prandaj, edhe me një ligj të tillë, suksesi në tërheqjen e investimeve nuk është i garantuar. Gjendja në Kosovë nuk është ideale për zbatimin e këtij ligji. Hapësira dhe kompetencat që ju ofrohen institucioneve të caktuara janë shqetësuese. Ligji duhet të ofrojë balancë në mes të nevojës për shkurtim të procedurave dhe respektimit të procedurave tenderuese të cilat minimizojnë shanset për korrupsion. Ligji po ashtu duhet të shërbejë si mbrojtje për asetet dhe resurset e Kosovës edhe në rast se investitorët largohen. Përveç lehtësirave në procedura dhe stimujve financiar, Kosova ka ambient më pak të përshtatshëm të të bërit biznes krahasuar me të gjitha vendet e rajonit. Për të pasur sukses në nxitjen e investimeve, ligje të tilla duhet të mbështeten edhe me reforma substanciale sa i përket ambientit të të bërit biznes dhe edukimit cilësorë të fuqisë

punëtore. Kjo ngase përveç lehtësirave teknike, shkurtimit të procedurave burokratike dhe incentivave financiare, investitorët kanë kërkesa edhe për siguri politike, ligjore, fuqi punëtore të aftë dhe në përgjithësi ambient të përshtatshëm të biznes-bërjes. Këto reforma është më e vështirë të arrihen, ngase kërkohet reforma më të thella, kohë, vullnet politik dhe burime financiare. Bazuar në këtë, Instituti GAP jep këto rekomandime:

Të mos aprovohet Ligji për Investime Strategjike pa ndryshimet e cekura më poshtë sepse bart rreziqe të larta për abuzime me pronën shtetërore;

Të largohet neni që lejon transferimin e pronës shtetërore te investitori pa procedura tenderuese ose të kërkohet edhe vota e Kuvendit të Kosovës mbi këtë çështje;

Të kërkohen analiza dhe plane të detajuara fizibiliteti për secilin propozim për investim;

Page 16: 1. per investime strategjike_final -5.pdf · strategjik. Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë titull te Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë

16

Të definohet më qartë se çka është sektor strategjik si dhe të caktohet metoda e futjes së sektorëve të rinj strategjik;

Qeveria të futet në negociata me investitorë me pëlqimin paraprak të Komisionit Ndër-Ministror për Investime Strategjike që të zvogëlohen mundësitë për keqpërdorim;

Në përbërje të Komisionit Ndër-Ministror për Investime Strategjike të shtohet edhe Avokati i Popullit dhe një përfaqësues i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik që të ketë qasje më gjithëpërfshirëse;

Në kuadër të kritereve për numrin e të punësuarve, ligji duhet të qartësojë lidhur me gjatësinë e kontratave të punëtorëve të cilët punësohen dhe nëse ata duhen të jenë me orar të plotë;

Gjithashtu, të krijohen pako financiare si alternativë për nxitjen e investimeve siç janë:

o Krijimi i zonave të lira ekonomike për sektorë të

ndryshëm; o Subvencionimi i pagave të punëtorëve, pushime nga

tatimi në fitim, ulje të tatimit në të hyra, subvencionim të kontributeve për punëtorë, lirim të lëndës së parë nga tatimi në import, lirime nga tarifat lokale për ndërtim apo leje të ndryshme, grante për mbulim të pjesshëm të kostos së ndërtimit të objekteve nga investitori;

o Financimi (subvencionimi) dhe mbështetja e trajnimeve të punëtorëve për ta garantuar transferimin e dijes prej investitorit tek punëtorët;

o Krijimi i institucioneve të veçanta neutrale për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lidhur me investimet për të krijuar siguri të investitorëve;

o Rritja e bashkëpunimit me odat ndërkombëtare të bizneseve në Kosovë për projekte investuese si dhe rritja e numrit të odave të huaja ekonomike këtu.

Lidhur me ambientin e të bërit biznes:

Të përmirësohet qasja në rrjetin e energjisë elektrike për biznese;

Të përmirësohet zbatimi i ligjit, si në çështjet që lidhen me zgjidhjen e kontratave, ashtu edhe në rritjen e sigurisë;

Të punohet në edukimin dhe trajnimin e fuqisë punëtore.

Page 17: 1. per investime strategjike_final -5.pdf · strategjik. Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë titull te Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë

17

8. Anekset

Aneks I: Kriteret për marrjen e statusit të investitorit strategjik në Shqipëri

Tabela 4 Kriteret për marrjen e statusit të investitorit strategjik në Shqipëri

Sektori Procedurë e asistuar Procedurë e veçantë

Vlera monetare (€)

Vende pune

Vlera monetare (€)

Vende Pune

Energjetik dhe minerar

30 milion - 50 milion -

Transport, infrastrukturë dhe k.e.

30 milion - 50 milion -

Turizëm 5 milion 80 50 milion -

Bujqësi 3 milion 50 50 milion -

Teknologji dhe zhvillim ekonomik

5 milion - 50 milion -

Zonë me përparësi zhvillimi

1 milion 150 10 milion 600

Page 18: 1. per investime strategjike_final -5.pdf · strategjik. Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë titull te Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë

18

Aneks II: Kriteret për marrjen e statusit të investitorit strategjik në Kroaci

Tabela 5 Kriteret për marrjen e statusit të investitorit strategjik në Kroaci

Lloji i investimit Vlera monetare (€)

I përgjithshëm 20 milionë

I bashkëfinancuar nga BE 10 milionë

Njësi lokale të vetë-udhëhequra 2.5 milionë

Në ishuj të Kroacisë 2.5 milionë

Bujqësi dhe Agrikulturë 2.5 milionë

Page 19: 1. per investime strategjike_final -5.pdf · strategjik. Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë titull te Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë

19

Aneks III: Indikatorët ekonomik para dhe pas hyrjes në fuqi të ligjit në Kroaci

Figura 1 Indikatorët ekonomik para dhe pas hyrjes në fuqi të ligjit në Kroaci

59.67

62.24

56.49

57.87 57.22

0.16

0.18 0.18 0.185

0.2

0.17

0.21 0.21 0.19 0.19 0.18 0.1

0.15

0.2

0.25

0.3

50

52

54

56

58

60

62

64

2010 2011 2012 2013 2014 2015

GDP

UNEMP

TI

Page 20: 1. per investime strategjike_final -5.pdf · strategjik. Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë titull te Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë

20

Aneks IV: Indikatorët ekonomik para dhe pas hyrjes në fuqi të ligjit në Serbi

Figura 2 Indikatorët ekonomik para dhe pas hyrjes në fuqi të ligjit në Serbi

46.47

40.74

45.52 43.87

36.55

23.1 24

20 17.6 17.3

20.1 21.01 17.65

15.57 18.38

0

5

10

15

20

25

30

35

40

45

50

2011 2012 2013 2014 2015

GDP

UNEMP

TI

Page 21: 1. per investime strategjike_final -5.pdf · strategjik. Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë titull te Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë

21

Aneks V: Indikatorët ekonomik para dhe pas hyrjes në fuqi të ligjit në Maqedoni

Figura 3 Indikatorët ekonomik para dhe pas hyrjes në fuqi të ligjit në Maqedoni

5.68 6.26

6.86

8.34

9.91

0.37 0.37 0.36 0.349 0.35

0.21 0.2 0.21 0.24 0.27 0.18

0.23

0.28

0.33

0.38

0.43

0.48

0

2

4

6

8

10

12

2004 2005 2006 2007 2008

GDP

UNEMP

TI

Page 22: 1. per investime strategjike_final -5.pdf · strategjik. Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë titull te Investitorët potencialë duhet të aplikojnë për këtë

22

Instituti GAP është Think-Tank i themeluar në tetor të 2007 në Kosovë. Qëllimi kryesor i GAP-it është të tërheq profesionistë për të krijuar një ambient të zhvillimit dhe hulumtimit profesional, që haset në institucione të ngjashme në shtetet perëndimore. Kjo gjithashtu u ofron mundësi kosovarëve për hulumtimin, zhvillimin dhe implementim e projekteve me qëllim të avancimit të shoqërisë kosovare. Prioritet për këtë Institut është mobilizimi i profesionistëve në adresimin e sfidave ekonomike, politike dhe sociale të vendit. Qëllimet kryesore të GAP-it janë të mbush zbrazëtitë në mes të qeverisë dhe qytetarëve, si dhe të mbushë zbrazëtitë në mes të problemeve dhe zgjidhjeve.

Ky projekt është mbështetur nga: