10 mars - 11 mars 2015 - 2015/zhvillimi i... · teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i...

68
1 10 mars - 11 mars 2015 “Teknikat e arsimimit” Ceshtjet kryesore : - Teknologjitë në arsim dhe kuptimi i tyre; - Historia e teknikave në arsim; - Teknikat e komunikimit masiv; - Objektivat dhe synimet e metodave mësimdhënie; - Sjellja dhe roli i saj; - Vështrim rreth objektivave të sjelljes; - Përcaktimi i kushteve; - Nivelet e kryerjes gjatë procesit mësimdhënës; - Fusha njohëse, emocionale dhe psikomotore; - Objektiva të fshehtë dhe të vëzhgueshëm;

Upload: others

Post on 06-Nov-2019

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

1

10 mars - 11 mars 2015

“Teknikat e arsimimit”

Ceshtjet kryesore :

- Teknologjitë në arsim dhe kuptimi i tyre; - Historia e teknikave në arsim; - Teknikat e komunikimit masiv; - Objektivat dhe synimet e metodave në

mësimdhënie; - Sjellja dhe roli i saj; - Vështrim rreth objektivave të sjelljes; - Përcaktimi i kushteve; - Nivelet e kryerjes gjatë procesit mësimdhënës; - Fusha njohëse, emocionale dhe psikomotore; - Objektiva të fshehtë dhe të vëzhgueshëm;

Page 2: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

2

Teknologjitë në arsim dhe kuptimi i tyre

Teknologjitë në arsim janë shfaqur në mënyrë të veçantë pas Luftës II Botërore si një disiplinë më vete dhe ky term ishte i lidhur me zhvillimin:

- e teknologjisë; - të përmirësimit të teknikave; - të medodave polivalente në mësimdhënie; - në këmbënguljen për një përvetësim aktiv, logjik;

krijues dhe të suksseshëm të mësimit; - të rolit të ri që duhet të merrte mësuesi.

Me teknologji në arsim do të nënkuptojmë çdo kuptim të mundshëm me anën e të cilit mund ta parashtrohet informacioni. Ai është e lidhur me përdorimin e pajisjeve teknike gjatë mësimit si : televizioni, kompjueteri, laboratorët shkencorë të gjuhës, aparatet detektorë, zbulues, transmetimiet audiovizuale, softëare etj.

Këto kanë luajtur një rol të madh në përmirësimin e cilësisë së mësimit, si edhe kanë ndikuar në një aftësim modern të teknologjisë dhe në përvetsimin e shpejtë të informacionit të ri shkencor. Tashmë në shkollat euroamerikane filloi të kthehej në normë dhe u bë i nevojshëm përdorimi i teknikave të reja, të cilat u përhapën me shpejtësi në

Page 3: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

3

mbarë kontinentin dhe vitet 1990-2000 mund t’i përkufizojmë si koha e mësimit nëpërmjet asaj që quhej edukim në distancë e që integroi në këtë sistem mësimi universitar studentë të moshave të ndryshme. Në vendin tonë edukimi në distancë u çel fillimisht

në ciklin e parë universitar, bachelor e më pas u shtri edhe në ciklin pasuniversitar, master e doktoraturë. Sot në vendin tonë më i përhapur dhe ku vijon normalisht veprimtarinë e vet mësimore e kjo më shumë në shkencat teknike si : elektronikë, informatikë, mekanikë, telekomunikacion është Universiteti Politeknik i Tiranës, UPT. Roli kryesor i teknologjisë së arsimimit është në funksion të procesit të mësimdhënies e të mësimnxënies dhe drejtimet e saj influencuese janë :

a. Rritjen e cilësië të të mësuarit dhe të shkallës së mjeshtërisë;

b. Shkurtimin e kohës që nevojitet për të realizuar

objektivat dhe synimet mësimore;

c. Rritjen e kapacitetit të mësuesve dhe rritja e numrit të studentëve pa ulur cilësinë e

Page 4: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

4

diplomimit dhe të mësimit në shkolla të natyrave të ndryshme;

d. Ulja e kostos së studimit e pa ndikuar në

cilësinë, konkretisht në edukimin në distancë

Çështja II

Historia e teknikave në arsim

Gjatë shekullit të fundit në shumë vende të botës së zhvilluar e demokratike teknologjitë e reja në arsim zbatoheshin nëpërmjet “orëve mësimore në punë”. Anglia ka qenë vendi i parë që teknikat e reja në arsim i zbatoi, i integroi në strukturën kurrikulare shkollore e kombëtare. Përvetësimi i teknikave të reja në shkollë u bë

tashmë një normë dhe u kuptua se pa ndihmën e saj zhvillimet e vrullshme në shkencë dhe në teknologji nuk mund të mësoheshin në shkollë pa u integruar ato në procesin mësimor dhe ajo që ishte më e rëndësisshme teknikat e reja në arsim duhet të ndihmonin në përvetësim të shpejtë të njohurive, pra si një arritje teknologjike që ndihmon në mësimnxënie të shpejtë dhe produktive.

Page 5: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

5

Pas Luftës II Botërore teknologjia u pa me mendimin se ku është, ku ka qenë dhe ku do të shkojë?... Më pas ajo u përhap edhe në vendin tonë e këtu mund të përmendim:

- sallat e informatikës, - të kompjuetarve,

- përfshirjen në kurrikulën e shkollës të lemdës së informatikës,

- hapjen në masë të gjerë në shkolla të larta të degëve të studimit : Informatikë, shkenca kompjuterike, teknologji informacioni, elekronikë etj.

Teknikat e reja ndryshuan kërkesën për mësuesit e së ardhmes dhe kërkuesit e hulumtuesit në rrugë të ndryshme. Procesi të mësuarit bëhet më i rëndësisshëm se çdo proces tjetër, teknikat e reja u trajtuan si një mjet i fuqishëm komunikimi, përvetësimi dhe vlerësimi i njohurive shkencore.

Historia e saj erdhi duke u pasuruar nga informaticienë të tillë në SHBA, si Shannon etj. dhe që rriti harmoninë logjikë-gramatikë, gjuhë-mendim etj.

Page 6: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

6

Le të përmendim disa objektiva, të cilat mund të lidhen me përdorimin e teknikave në arsim në mënyrë efektive :

a. Përcaktimi i qëllimeve të të nxënit dhe i teknologjisë së përshtatshme për të mbështetur arritjet e të nxënit nga nxënësit;

b. Pajisjen e klasave me teknologji bashkëkohore;

c. Hartimi i një plani të teknologjisë në rrafshet e

arsimit;

d. Përsorimi i teknikave të mësimit në bashkëpunim me metodat e mesimdhënies;

e. Trajnimi i mësuesve dhe i nxënësve për të

njohur sistematikisht teknikat e reja të informacionit;

f. Prodhime softëare të realizuara nga specialistë

didaktikë dhe që janë të parshtatshme për fushën didaktike të mësimdhënies dhe të mësimnxënies;

g. Përzgjedhja e teknologjisë që përshtatet më mirë

me objektivat.

Page 7: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

7

Që një mësues të jetë i aftë dhe produktiv në përdorimin e teknikave të arsimimit të nxënësve duhet të ketë parasysh:

a. Të gjitha veprimtaritë t’i referohen të nxënit të nxënësve, shkallës së përvetësimit të njohurive

shkencore në mënyrë të vetëdijshme; b. Zotërimi i lëndës është një përparësi për të gjithë

mësuesit;

c. Mësuesi duhet të jetë i kujdesshëm në zhvillimin individual të nxënësit, në kuptimin e shkallës së përvetësimit logjik të njohurive prej tij, sa ndikon teknologjia e re në arsimimin e tij;

d. Shkollat duhet të përdorin të dhënat për të

marrë vendime rreth përmbajtjes dhe llojit të aktiviteteve që bën të mundur zhvillimin e nxënësit.

Të nxënët më të mirë ndodh atëhere, kur studentët janë bashkëveprues me integrimin e teknologjisë, si edhe me rikonstruksionin e procesit të të nxënit.

Page 8: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

8

Çështja III

Teknikat e komunikimit masiv Zona e parë e kryesore e zhvillimit në teknologjinë e arsimore është ajo e komunikimit masiv dhe kjo

është e lidhur me përgatitjen e pajisjeve “hardware” në procesin e mësmdhënies cilësore, të shpejtë dhe produktive. Kjo është e lidhur në mënyrë të veçantë në edukimin në distancë, në krijimin e një televizioni me qark të mbyllur dhe nëpërmjet tij mund të jepen leksione për një masë të madhe studentësh, por edhe në shkolla me shumë nxënës. Teknikat e të mësuarit individual kanë të bëjnë më shumë me teorinë e sjelljes, psikologjinë e sjelljes. Kjo e filluar më parë nga Burrhus Frederic Skinner , SHBA, në vitin 1950 çoi më vonë në zhvillimin e paketave të mësimit individual të programuar.

Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset një raport stimul-përgjigje dhe ajo të krijojë një harmoni në raportin:

- marrje - përvetësim – shtjellim. Kjo teori krijon një programacion linear dhe në këtë lloj të mësuari të programuar çështjet shkencore

Page 9: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

9

ndahen në hapa të vegjël dhe që vijojnë njeri pas tjetrit. Me qëllim për të vlerësuar nxënësin dhe më pas ngulitjen në procesin e të mësuarit, çdo hap përmban një sasi të caktuar informacioni dhe kërkon që studenti të përgjigjet ndaj pyetjeve rreth

informacionit të dhënë. Teoria e Skinerit orienton drejt të mësuarit hap

pas hapi dhe me hapa të vegjël. Krahas të mësuarit linear është edhe i mësuari i degëzuar e që mund të realizohet nëpërmjet kompjuterit. Teknika e të mësuarit në grup është një tjetër rrugë e suksesshme dhe e rëndësisshme studimi për teknikat që përdoren në fushën e arsimit. Teknikat e të mësuarit në grup bazohen tek psikologjia humaniste.

Psikologjia humaniste është e lidhur me faktin se si njerëzit duhet të mësojnë njeri nga tjetri në situatat e grupeve të vogla. Të mësuarit në grup aktualisht përbën një nga standardet që përdoret në institucione, në projekte të shumta dhe ka dhënë produktivitet, si edhe është një masë në vlerësimin e njerëzve.

Page 10: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

10

Puna në grup është tashmë edhe një praktikë në shkollat tona ku jepen ushtrime apo edhe detyra të ndryshme për të parë shkëllën e përvetësimit të njohurive, si edhe për të parë nga afër bashkëpunimin dhe raportet që krijohen brenda pjesëtarëve të grupit.

Teknikat e aftësive të studimit Kjo është e lidhur më shumë me zhvillimin, me përparimin e përvetësimit të njohurive shkencore nga studentët dhe nga nxënësit, me rritjen e aftësive të tyre studiuese. Teknologjistët e fushave të arsimimit bazohen në rezultatet e kërkimeve arimore dhe psikologjike për të përvijuar programet e veprimtarive që janë projektuar për të ndihmuar nxënësit dhe studentët. Këtu duhet të kihet parasysh:

a. Organizimi i kohës së punës;

b. Përdorimi efektiv i kohës së punës;

c. Të lexuarit me mjeshtëri; d. Teknikat e kontrollit;

e. Mbajtja e shënimeve;

Page 11: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

11

f. Teknikat e mësimit në distancë, veçoritë e tyre

Çështja IV Objektivat dhe synimet e metodave në mësimdhënie

Mësimdhënia është një një proces i organizuar dhe si e tillë ajo është e orientuar drejt një qëllimi apo disa qëllimeve të caktuara. Termat “qëllim” dhe “synim” përdoren herë pas here në vend të njera-tjetrës dhe në kuptime të ndryshme Synimet janë vlera të përgjithshme të vlerave që përbëjnë një kufi të caktuar që ne përpiqemi t’i arrijmë, t’i realizojmë dhe që shkojnë në një drejtim të caktuar. p.sh.

a. Çdo student apo qytetar duhet të jetë i

përgatitur të përdorë me aftësi teknologjinë moderne të informacionit apo të komunikimit;

b. Çdo i rritur duhet të fitojë shprehitë kryesore të

leximit dhe të shkrimit;

c. Çdo shqiptar duhet të jetë në gjendje, të ketë aftësi të votojë si një qytetar i lirë.

Page 12: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

12

Qëllimet : Lidhen me dukurinë se çfarë duhet të mësohet, nxitin e motivojnë dhe konkretisht :

- Nxënësit duhet të kuptojnë përdorimin e

kompjuterit; - Nxënësit duhet të jenë të aftë të shkruajnë

shqipen standarde;

- Nxënësit duhet të jenë të aftë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në “qeverinë e nxënësve” apo në qeverinë studentore”.

Objektivat :

Mbartin sjellje të veçanta që kërkohet të arrihet në kushte, në të cilat duhet të demonstrohet sjellja dhe niveli i kryerjes së tyre.

Page 13: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

13

Objektivat mund të ilustrohen :

a. Nxënësit të jenë të aftë të përgatitin një ese vetëm për 15 minuta dhe në 1.5 faqe, pa gabime;

b. Përgatitja e një punimi në mënyrë të pavarur,

me referncë dhe krijuese nga studentët etj.;

c. Mësuesi duhet të ketë për objektiv nisur nga

orientimi i tij drejt arritjes së një objektivi të caktuar në procesin mësimor.

Qëllimi i objektivave : Së pari : a është e qartë se cili është qëllimi i mësimit, a janë të qarta objektivat? Këtu është e nevojshme të merren në vlerësim dhe të bëhen të qarta objektivat mësimore për nxënësit.

Merr rëndësi edhe planifikimi i mësimdhënies, pra me synime, qëllime dhe me objektiva të qarta, si edhe të përcaktosh përparësitë e nxënies për nxënësit. Së dyti : a merren parasysh në mësim niveli dhe nevojat e nxënësve?

Page 14: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

14

Këtu është e nevojshme të merren në vlerësim tipet e aftësive të nxënësve, njohuritë e tyre të mëparshme dhe përparimin në fund të mësimit.

Çështja V

Sjellja dhe roli i saj Sjellja është e lidhur me objektivat dhe ka të bëjë me sjelljen e nxënësve gjatë procesit mësimor. Teoria e sjelljes ka ekzistuar për një periudhë të gjatë dhe tashmë kemi një sjellje të nxënësve variabël dhe që zgjat sa përdorimi i një përmbajtje të caktuar në mësim, i materialeve të vecanta të mësimdhënies. Kufizimi i objektivave të sjelljes në një afat kohor të

caktuar është i lidhur me përmbajtjen, me temat e vecanta, kapitujt e lëndëve dhe vlerësimin e njohurive. Treguesit e arritur janë një mundësi për të rishikuar dhe përmirësuar procesin e mësimdhënies.

Page 15: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

15

Çështja VI

Vështrim rreth objektivave të sjelljes Objektivat e sjelljes mund të fokusohen, si më poshtë :

a. Qëllimi të lidhet me rezultatin e matshëm; b. Kushtet në të cilat do të ndodhë të nxënit;

c. Sasia e kohës që përdoret për mësim

Hapi i parë në shkrimin e objektivave të sjelljes është identifikimi i përfundimit të të nxënit e dëshiruar. Që një objektiv të jetë veprues duhet të jetë i vëzhgueshëm dhe i matshëm, në myrë që të përcaktohet nëse sjellja është e pranishme, pjesërisht e pranishme apo mungon.

Kryesore në identifikimin e vëzhgimeve është zgjedhja e fjalëve për ta përshkruar atë. Le të shikojmë nga ilustrimet se cilat paraqesin veprimtari të të nxënit dhe cilat rezultate të tij :

a. Nxënësi të demonstrojë përvetësimin e vjershës;

Page 16: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

16

b. Nxënësi të dallojë zërat sipas tingujve;

c. Nxënësi të tregojë njohuritë për shenjat e pikësimit;

Rezultate të të nxënit :

a. dallo; b. emërto; c. rendit; d. shkruaj.

Veprimtari të të nxënit :

a. studio; b. vështro; c. dëgjo; d. lexo.

Çështja VII

Përcaktimi i kushteve Hapi i dytë në hartimin e objektivave është përcaktimi i kushteve të veçanta, në të cilat do të ndodhë të nxënit. Konkretisht, disa objektiva që vendosen në këto kushte :

Page 17: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

17

a. Përdorimi i shembujve të shkurtër nga poezitë e autorëve të ndryshëm, bëni dallimin në stilet e të shkruarit të secilit autor;

b. Duke përdorur një hartë ekonomike bëni

dallimet e vendburimeve të mineraleve dhe të llojeve të tyre;

c. Duke parë fotografi të disa viteve më parë,

dalloni veshjet, apo bëni një “dezha vu”. Përcaktimi dhe njohja e kushteve nga mësuesi është një normë e nevojshme për të kuptuar më mirë mësimnxënien. Njohja e kushteve konkrete bën të mundur që edhe mësimi të jetë i ndërtuar mbi modele dhe punë individuale, me qëllim orientimin drejt të cdo nxënësi drejt të nxënit, drejt një përvetësimi aktiv dhe të vetëdijshëm të njohurive të shtjelluara në klasë, në procesin mësimor.

Çështja VIII

Nivelet e kryerjes gjatë procesit mësimdhënës Hapi i tretë në objektivat e sjelljes është të vendosë nivelin e kërkuar të kryerjes në mënyrë të tillë që të

Page 18: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

18

përmbushë objektivat. Përcaktimi i përfundimeve dhe i kushteve nxjerr në pah procedurat e nevojshme të sjelljes që do të vëzhgohen. Niveli i kryerjes, i zotërimit të njohurive shkencore dhe shprehive do të tregojë shkallën e realizimit të objektivave.

Nivelet e kryerjes janë të formave dhe të madhësive të ndryshme. Ato mund të parashtrohen si më poshtë :

a. Numri i përgjigjeve të sakta në një test; b. Numri i përgjigjeve të sakta (apo të gabimeve) të

njëpasnjëshme;

c. Përfshirja e një pyetje apo të një eseje në një punim;

d. Përfundimi i një punimi, brenda një kohe të

caktuar si limit;

e. Përfundimi me një shkallë të caktuar saktësie.

Nëpërmjet objektivave të dhënë mësuesi kontrollon:

a. Përfundimet e të nxënit;

Page 19: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

19

b. Kushtet;

c. Nivelin e kryerjes

Çështja IX

Fusha njohëse, emocionale dhe psikomotore

Planifikimi i mësimit fillon me transformimin e qëllimve dhe objektivave në veprimtari mësimore, në mësimdhënie dhe në mësimnxënie. Për të kuptuar qëllimet dhe objektivat e parashikuara në kurrikula është e nevojshme të dimë, të kuptojmë se pse ato ushtrojnë kufizime gjatë veprimtarisë së të nxënit. Kurrikula është tërësia e lëndëve që zhvillohen dhe që në konkludim ato marrin formën e një branshi, dege apo të një programacioni. Nga raporti i brendshëm që formohet në kurrikul vendosen edhe objektiva të caktuara.

Sistemi i Bloomit, (Blumit), nënkupton klasifikimin e objektivave që do të ndihmonin hartuesit e testeve të përcaktonin, të matnin të nxënit, të përvetësuarit e llojeve të ndryshme. Ai dhe kolegët e tij e fokusuan studimin e tyre në tre drejtime :

Page 20: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

20

a. njohëse, të menduarit: lidhen me objektiva që që merren me përsëritjen apo me njohjen e njohurive, si edhe me shprehitë intelektuale, të të mësuarit automatik, depërtimi në semantikën e dukurive, të tremave dhe të informacionit që transmetohen;

b. emocionale : merret me qëndrimet, bindjet dhe me sistemin e vlerave;

c. psikomotore, me veprimtaritë fizike : aspektet e

lëvizjeve fizike dhe të bashkërendimit. Këtu mund të përmendim programet e studimit të edukimit fizik dhe të llojeve të sporteve që lidhen me atë.

Aftësia për të njohur lidhet gjithashtu me riprodhimin, me kujtesën, si edhe me njohjen e informacionit dhe koherencën e tij me informacionin

e vjetër. Njohja lidhet :

a. të njohurit e të veçantave; b. njohja e përgjithshme dhe abstraguese,

riprodhimi i skemave dhe i modeleve me anën e

Page 21: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

21

të cilës është organizuar një lëndë e caktuar apo një disiplinë shkencore;

c. Të kuptuarit e materialit e asaj që thuhet me

fjalë, me figura etj., d. Shndërrimi : nënkupton ndryshimin e ideve nga

një formë komunikimi në tjetër;

e. Interpretimi : parakupton aftësinë e nxënësit për të identifikuar dhe kuptuar idetë kryesore në një kumtim, si edhe për të kuptuar më mirë marrëdhëniet ndërmjet tyre gjatë komunikimit, shtjellimit apo transmetimit të një mesazhi shkencor ose mësimor të caktuar. Interpretimit i duhet kushtuar një rëndësi, sepse ai realizon hamoninë informacion-përvetësim dhe interpretim, përgjigje e më në fund vlerësim.

Çështja X

Objektiva të fshehtë dhe të vëzhgueshëm

Page 22: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

22

Gjatë formulimit të objektivave në fund kërkohet që nxënësi të kuptojnë apo të vlerësohen në përfundim të mësimdhënies. Objektiva të tillë lidhen me përfundime fundore apo që lidhen me ndryshimin e kuptimit, me depërtimin në esencë të atyre që nënkuptohen pra me informacione shkencore që kërkojnë një zgjidhje.

Konkretisht :

a. Studimi i veçorive të kafshëve të ndryshme nisur nga një operacion i caktuar;

b. Studimi i lëvizjeve të trenave, të avionave etj

përbën atë që quhet objektiva të vëzhgueshëm;

c. Arsyet se përse letërsia e viteve ‘30 krijoi vepra letare me vlerë;

d. Transformimi i fjalive të ndryshme nga dëftore

në pyetëse etj.;

e. Cilat nga metodat e ndihmojnë nxënësin më

mirë drejt të të nxënit, të të përvetësuarit logjik të temave të ndryshme mësimore.

Page 23: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

23

“Teknikat e instruksionit masiv, menaxhimi i klasës, disiplina”

Ceshtjet :

- Teknikat kryesore të instruksionit masiv; - Leksionet dhe bisedat; - Prezantimet në video dhe në film, media

audiovizuale; - Transmetimet arsimore; - Grupi, fazat e formimit të tij; - Formimi, shpërthimi, normimi, kryerja; - Karakteristikat e klasave;

- Fillimi, përfundimi i mësimit; - Mobilizimi mendor; - Klima e klasës; - Mjedisi dhe zhvillimi i të menduarit kritik; - Studimet për klimën në klasë; - Motivimi i nxënësve

Page 24: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

24

Çështja I

Teknikat kryesore të instruksionit masiv Si e vlerëson me të drejtë prof. Simo se “… termi “leksion” është përdorur zakonisht në kontekstin e edukimit dhe të trajinimit, ne do ta marrim atë për të mbuluar ndonjë situatë, në të cilën një mësues ose instructor flet në një klasë me nxënës, studentë ose të trajinuar…”. Simo, P “Teknologjitë e edukimit”, f. 54, Dita 2000. Në këtë vështrim dhe në koherencë me të me instruktim masiv nënkuptojmë pikërisht atë lloj komunikimi që rrok një

marrëdhënie midis :

a. Një lektori dhe një lektoriumi, pjesëmarrje e një mase të madhe studentësh apo nxënësish;

b. Auditoriumi, kur kemi përsëri një marrëdhënie

midis një grupi lektorëh, i kufizuar, dhe një numir të konsiderueshëm studentësh,

Page 25: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

25

studiuesisht, pjesëmarrësish në një konferencë etj.;

c. Procesi mësimor në mësimdhënie, mësues dhe

një mase nxënësish; d. Simpoziume apo konferenca : një veprimtari e

organizuar me një pjesëmarrje të gjerë njerëzish të profileve të ndryshme sociale, shkencore etj.

Metodat kryesore të instruksionit masiv :

1. Leksionet dhe bisedat; 2. Veprimtaritë praktike;

3. Prezantimet me video dhe me film;

Çështja II Leksionet dhe bisedat Leksioni është një nga format e edukimit dhe e parashtrimit të njohurive shkencore në mënyrë sistematike dhe analitike.

Page 26: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

26

Leksioni zhvillohet në mënyrë transfomacionale dhe bisedore Disa anë pozitive të leksionit :

a. Efektiviteti i tij në një masë të madhe njerëzish;

b. Kur leksioni zhvillohet mirë dhe me pjesëmarrje

e vëmendje nga auditori;

c. Është një metodë që ndihmon të arsimosh në kushte të njëjta nivele dhe individualitete të ndryshme studentësh

Disa mangësi :

a. Leksioni është i varur nga aftësitë individuale të lektorit;

b. Pasiviteti i studentëve në leksione, pra ata nuk

marrin as shënime dhe as dëgjojnë lektorin;

c. Pasiviteti sjell një përvetësim të dobët të njohurive të shtjelluara në leksion;

Veprimtaritë praktike: a. Laboratoret;

Page 27: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

27

b. Seminaret;

c. Praktikat pedagogjike; d. Ëorkshopet;

e. Sesionet e punës; f. Detyrat e kursit, ushtrime, zgjidhje problemesh;

g. Punime temash e diplomash

Çështja III Prezantimet në video dhe në film, media audiovizuale;

Prezantimet me film janë përdorur shumë në edukim dhe në arsimimin e nxënësve. Sot nëpërmjet videos dhe botës së internetit realizohet arsimimi në disatncë, si edhe komunikmi me të gjithë globin. Çështja IV

Page 28: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

28

Transmetimet arsimore

Me të drejtë prof. Simo nënvizon se “…transmetimet arsimore kanë të njëjtat anë positive arsimore bazë si prezantimet në film e televizion…” Simo, P “Teknologjitë e edukimit’, f. 61, Dita 2000. Nisur nga kjo optikë bashkohemi me mendimin se transmetimi në radio e televizion ka një histori të gjatë të përdorimit utilitar në edukim e në trajinim, me programe të hartuara për përdorim në klasë, në shkolla e në auditore. Në këto transmetime përgatiten situata arsimore dhe shkëmbehen përvoja e jepen mësime të zhvilluara në vende të ndryshme dhe kjo të jep mundësinë të realizosh krahasimin, të bësh diferencimin.

Çështja V Grupi, fazat e formimit të tij Klasa e përbërë nga nxënësit formon një grup në tërësinë e vet. Çdo grup ka veçoritë në formimin e vet social e individual.

Page 29: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

29

Grupi i përmbush detyrat dhe bëhet i suksesshëm vetëm nga roli i madh i mësuesit e konkretisht :

1. Formimi, zgjidhja e problemeve, shqetësimeve rreth pranimit dhe marrjes së përgjegjësisë;

2. Normimi, zgjidhja e shqetësimeve;

3. Kryerja, zgjidhja e problemeve të lirisë,

kontrollit dhe të vetërregullimit.

Çështja VI

Formimi, shpërthimi, normimi, kryerja:

Faza I Formimi: Faza II Shpërthimi Faza III Normimi Faza IV Kryerja

Page 30: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

30

Formimi : Kur nxënësit vijnë në shkollë në fillim të vitit ata janë të shqetësuar për dy gjera, kryesisht :

a. Vendi i tyre në strukturën sociale; b. Përcaktimi se çfarë duhet të bëjnë?

E para, ka të bëjë me atë që quhet anëtarësia në grup. Nxënësin në mënyrë të vijueshme e shqetësojnë pyetjet se si do të më presin? Cilat do të jenë marrëdhëniet e mia me shokët e rinj dhe me mësuesin? A do të më pranojnë? etj. Kjo është një dukuri që quhet testim të nxënësit me vetveten dhe me të tjerët. Me kalimin e kohës ata fillojnë hap pas hapi të integrohen njeri me tjetrin dhe në këtë mes janë shumë faktorë :

a. Mosha, b. Endrrat e rritjes së tyre;

c. Veprimtaritë e përbashkëta; d. Planifikimi shkollor,

e. Roli i mësuesit;

Page 31: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

31

f. Interesat;

g. A i është dhënë mundësia për t’u dëgjuar; h. A janë identifikuar frika apo dyshimi për arritjen

e rezultateve në mësime.

Nxënësit që nuk arrijnë të integrohen, të gjejnë gjuhën e përbashkët ata kanë problematikë dhe këtë e vuajnë me vetveten e tyre e në raport me shokët dhe me mësuesit. Shpërthimi : Qllimi i tij është të formojë dhe të zhvillojë grupin e nxënësve të ndjehen më të sigurtë dhe ta quajnë veten anëtarë të vërtetë të grupit të klasës. Kjo ka një fillesë të mirë, kur nxënësit fillojnë ta pëlqejnë mësuesin, ta respektojnë atë dhe të fillojën të zbatojnë rregullat e klasës, të grupit dhe të

shkollës. Në këtë fazë nxënësit fillojnë të provojnë kufizimet e lirisë në grup, problematiën e tij drejt një kohezioni. Mësuesi nuk duhet të shqetësohet, sepse kjo është një fazë kalimtare, por që kërkon angazhimin e tij dhe veprimtarinë e tij individuale dhe me psikologji sociale e moshore.

Page 32: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

32

Mësuesi dhe qeveria e nxënësve duhet të organizojnë vijimisht diskutime, debate të ndryshme rreth konflikteve dhe acarimeve që mund të lindin midis nxënësve e t’i orientojnë nxënësit t’i zgjdhin konfliktet, si më poshtë:

a. Marrëveshje për problemin në fjalë; b. Përcaktimi i konfliktit;

c. Identifikimi dhe përzgjedhja e përgjigjeve; d. Gjetja e zgjidhjes;

e. Hartimi dhe zbatimi i planit

Vlen të merren në konsideratë:

a. Janë dalluar konflikte të hapura dhe a janë

diskutuar ato? b. A mundet të vlerësojë grupi mënyrën e

funksionimit të tij?

c. A dëgjohen, respektohen e vlerësohen mendimet e reja dhe të ndryshme?

Page 33: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

33

d. A përdoren shprehitë e të gjithë anëtarëve apo ato kalohen përciptazi?

e. A kanë të gjithë nxënësit mundësinë të drejtojnë

së bashku, por edhe të kenë përgjegjësi të përbashkët?

Normimi: Siguria që krijojnë nxënësit në fazën e formimit i pajis ata me një bazë të sigurtë për të përballuar autoritetin e mësuesit gjatë fazës së shpërthimit. Udhëheqja e aftë gjatë fazës së shpërthimit, i siguron nxënësit se ata do të dëgjohen, do të respektohen në mendimet e veta, do të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe do t’u krijohen kushte e mundësi të kenë forcë dhe ndikim në klasë.

Siguria e krijuar tek nxënësit është një tregues kuptimor se nxënësit do të kenë në të ardhmen rezultate pozitive në mësime, por do të fillojnë të jenë më bashkëpunues në grup, i cili vijimisht shkon drejt një harmonizimi, për zbatimin e rregullave e të procedurave në grup. Normat e realizuara janë përfundime të pritshme dhe të përbashkëta midis anëtarëve të grupit, në

Page 34: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

34

mënyrën se si duhet të sillen dhe si dhe se si duhet të mendojnë. Normat kanë disa funksione të rëndësishme në rregullimin e sjelljes në klasë :

a. Normat i orientojnë nxënësit drejt

bashkëveprimit social në grup, kur ato janë të përshtatshme;

b. Normat krijojnë identifikimin dhe kohezionin e

grupit;

c. Normat janë nxitje për arritje më të larta në

mësime dhe në marrëdhënie pozitive midis anëtarëve të klasës.

Kryeja :

Gjatë kohës që grupi ka arritur fazën e katërt të zhvillimit, nxënësit ndjehen mjaft të lirshëm në marrëdhëniet me njeri-tjetrin, njohin rregullat dhe rolin e tyre, i pranojnë normat e grupit dhe janë familjarizuar me proceset e zakonshme rutinë në klasë. Shqetësimi kryesor për grupin është vendosja e pavarësisë së tij në këtë fazë.

Page 35: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

35

Faza e kryerjes karakterizohet nga padurimi i nxënësve për të treguar se ata dinë të bëjnë diçka, në mënyrë të pavarur nga mësuesi. Mësuesit duhet të nxitin dëshirën për pavarësi në këtë fazë, duke u përqendruar më pak në :

a. kontrollin e klasës; b. më shumë në mësimin e grupit; c. për mënyrën se si duhet të vendosë përparësitë; d. planifikimin e kohës dhe vetërregullimin.

Çështja VII

Karakteristikat e klasave

Page 36: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

36

Klasat janë lloje të veçanta mjedisesh. Ato kanë disa tipare, të cilat nuk mund të anashkalohen nga një mësues i kujdesshëm e që vlerëson çdo element të veprimtarisë që kryhet në procesin e shkollimit të nxënësve:

a. Janë shumëpërmasore : janë të populluara nga

shumë njerëz, me detyra të shumta dhe nën trysninë e kohës;

b. Njëkohëshmëria në veprimtari : Çdo gjë ndodh

në çast dhe mësuesi duhet të vëzhgojë çdo sjellje të nxënësve të vet;

c. Menjëhershmëria në marrjen e vendimeve : Ka të

bëjë me marrjen e menjëhershme të vendimeve dhe me zbatimin e tyre;

d. Ngjarje të paparashikuara : Mund të lindin dhe

ngjarje të paparishikuara, të cilat vijnë si

rrjedhim e vetë dinamikës së jetës;

e. Klasat janë publike : Vendimet e mësuesit

gjykohen nga e gjithë klasa;

Page 37: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

37

f. Klasat kanë edhe një histori : Veprimet e mësuesit apo të një nxënsi lidhen pjesërisht me atë që ka ndodhur më përpara.

Çështja VIII Fillimi, përfundimi i mësimit Dy aspekte të rëndësisshme që kanë të bëjnë me fillimin e msëimit janë:

a. Përpikmëria; b. Rregulli mendor

Fillimi i mësimit, sipas kohës së parashikuar në orar është një element i rëndësisshëm dhe sinjifikativ në procesin e mësimit, sepse kjo ka të bëjë edhe me

vendosjen e një raporti të drejtë midis mësuesit dhe nxënësit, në përgatitje e tyre psikologjike dhe e mocionale. Çështja IX

Page 38: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

38

Mobilizimi mendor Kontaktet e bashkëpunimit, raportet mësues/ nxënës, zhvillimet e ndryshme gjatë procesit mësimor fillojnë me disa veprimtari të shkurtëra, siç

janë informacionet e vjetra mbi njohuritë e transmetuara, mbi komentet e sqarimet mbi detyrat e shtëpisë, si edhe mbi të dhëna të caktuara që lidhen me dinamikën e mësimit, me problematikat që mund të kenë lindur. Mobilizimi mendor ka të bëjë shumë me komunikimin e ndërsjellë, me tonalitetin e zërit të mësuesit, me mënyrën se si ai do të fillojë mësimin, me optimizmin e tij dhe duke qenë i anagazhuar jovetm mendërisht, por edhe nga ana fiziologjike dhe aktoriale. Si nënvizon prof. B. Musai “...paraqitja e suksesshme e mësimit, i cili krijon një mobilizim mendor, e bën atë shumë më të lehtë për të

përballuar vështirësitë e të nxënit”. Musai, B “Metodologji e mësimdhënies”, f. 207, p. III. Kjo sjell një klimë të re, sjell një mobilizim mendor dhe çdo veprim që realizohet në procesin e mësimit, i nënshtrohet sjelljes mendore dhe mobilizimit mendor të nxënësit. Duhet kuptuar se e gjithë dinamika e mësimit, metodat e çdo element që

Page 39: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

39

realizohet në klasë apo jepet si një orientim për një punë të pavarur në rrafshin teorik apo në atë apraktik në vetvete është një proces mendor dhe si e tillë ka nevojë për një angazhim mendor produktiv në qasje të objektivit mësimor lëndor apo kurrikular. Mësuesi duhet që të gjejë edhe leksikun e

nevojshëm, nxitës e motivues për nxënësit dhe bashkëbisedimi komunikativ në çdo rrafsh ligjërimor që ai paraqitet mësues--nxënës duhet të jetë harmonik, i qartë dhe i kuptueshëm. Çështja X Klima e klasës Kuptimi i klimës së klasës, së qetësisë si nocion mësimor, është i dobishëm, kur mësimi fillon në

mënyrë të qetë dhe procesi rrjedh në mënyrë të natyrshme. Mjedisi në klasë, i krijuar nga mësuesi, duhet të jetë në funksion të motivimit të nxënësve dhe që pasyrohet në qendrimin e tyre aktiv në procesin e mësimit. Një mjedis i tillë quhet “Klima e klasës”.

Page 40: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

40

Lloji i klimës në klasë ndikon fuqishëm në procesin e të nxënit, ne mësimdhënie dhe në të gjithë zhvillimin e mësimit në mënyrë të suksesshme. Kur mësimi nuk fillon dhe nëse në klasë nuk ka një klimë qetësie dhe pune atëhere kemi atë që emërtohet nocioni i lëkundshmërisë, që është e

kundërta e qetësisë. Lëkundshëmria shoqërohet me përsëritje të mësimit, pra nëse mësuesit i duhet të përsëritë mësimet, temat mësimore. Duke vështruar klimën në klasë, të qetë ose të butë, vërejmë se ka dy aspekte që kontribuojnë :

a. Mësuesi ka nevojë të jetë i ndjeshëm për faktin se si po zhvillohet mësimi dhe të vendosë se kur duhet të fillojë mësimin;

b. Kalimet e buta kanë të bëjë me faktin se kur

duhet të japë mësuesi udhëzime për të gjithë

klasën, më mirë se për çdo individ të klasës së vet;

Çështja kryesore është kujdesi dhe vëmendja për të ndërtuar një pjesë të veprimtarive, në të cilat nxënësit punojnë mirë, por ngadalë janë po aq të rëndësishëm sa edhe përpjekja që ka të bëjë me përmbajtjen e veprimtarive.

Page 41: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

41

Përfundimi i mësimit : Një temë që ka ngjallur vijimisht debat profesional, është edhe ajo se kur duhet të përmbyllet mësimi si proces mësimdhënës apo mësmnxënës, pra në cilin moment mësuesi duhet të kryejë përfundimin

e mësimit në një orë ditore. Nga vëzhgimet e studimet në vijimësi, duke rrokur edhe mendimin e mësuesve të ndryshëm në karrierë, përfundimi i mësimit është i lidhur me : a. Mësimi duhet të mbarojë në kohën e caktuar me

të gjithë dinamikën e vet, me përjashtim të rasteve të caktuara;

b. Drejtimi i mësimit ka të bëjë me procedurën për

përgatitjen e nxënësve për përfundimin e mesimit;

c. Dalja nga klasa duhet të jetë e rregullt dhe e

kontrolluar nga mësuesi

Çështja XI

Mjedisi dhe zhvillimi i të menduarit kritik

Page 42: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

42

Mësimdhënia për të mësuarin kritik nuk është detyrë e thjeshtë, as një detyrë që mund të kryhet në një klasë të caktuar dhe më pas të harrohet. Mësuesi duhet të ketë parasysh disa elementë për të nxitur të menduarit kritik :

a. Koha dhe mundësia për të shpalosur përvojat dhe të menduarit kritik;

b. Të krijojë mundësinë që nxënësi të mendojë;

c. Të marrë në vlerësim ide dhe mendime të

ndryshme; d. Të nxitë pjesëmarrjen e nxënësve në mënyrë

krijuese në procesin e të nxënit;

e. Nxënësi të ketë një mjedis të lirë, pa ndjenjën e frikës apo të emocionit;

f. Të shprehë bindje për aftësinë e çdo nxënësi për të realizuar gjykime kritike;

g. Të vlerësojë mendimin kritik.

Që nxënësit të integrohet në të menduarit kritik është e nevojshme :

Page 43: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

43

a. Të fitojnë besimin në vetvete dhe arsyetimin për

dobinë e mendimeve, të gjykimeve dhe të ideve të tij;

b. Të jenë të përfshirë në procesin e të nxënit në

mënyrë aktive e të natyrshme;

c. Të dëgjojnë me durim mendimet alternative të

shokëve të vet në klasë apo në grup; d. Të jenë të përgatitur për të formuluar dhe

mënjanuar gjykimet për të tjerët. Mendimi kritik kërkon :

a. Kohën e vet; b. Mundësinë për të menduar;

c. Leja për të menduar; d. Ndryshueshmëria apo larmia në të menduar, për

të dhënë një mendim kritik;

e. Përfshirja në të menduar kritik; f. Marrja përsipër e rrezikut;

Page 44: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

44

g. Respekti për mendim kritik të tjetrit; h. Vlera e të menduarit kritik

Për të ndihmuar nxënësit në të menduarit kritik janë të nevojshme disa cilësi, si :

a. Besimi; b. Përfshirja aktive;

c. Shkëmbimi i mendimeve dhe i përvojës; d. Dëgjimi

Çështja XII Studimet për klimën në klasë

Studimet kanë treguar se mësimdhënia është e lidhur ngushtë me arritjet në klasë të nxënësve. Kjo e bën edhe mësuesin të suksesshëm në realizimin e objektivave të tij. Duke vëzhguar mësues me pëvojë dhe mësues të rinj është arritur se:

Page 45: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

45

a. Mësuesit e vjetër ishin më të sigurtë në klasë, më të përzemërt dhe më të shoqqërueshëm;

b. Vepronin si bisnesmenë;

c. Ishin më nxitës;

d. Ishin më të lëvizshëm në klasë;

e. Ishin më të qartë në mësimdhënie, më të kuptueshëm;

f. Vendosnin më mirë autoritetin e tyre pedagogjik

dhe shkencor. Klima në klasë krijohet, realizohet edhe nga këto përbërës :

a. Komunikim i hapur dhe aktiv;

b. Përdoret më shumë dialogu;

c. Tërheqja për të gjithë grupin; d. Vendosja e rregullave të caktuara dhe fryma

optimiste në përballimin e problematikave të temave mësimore;

e. Maksimizimi i mundësive individuale;

Page 46: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

46

f. Bashkëveprimi i nxënësve në të gjithë procesin e

mësimit;

g. Kultivimi sistematik i punës në grup

Çështja XIII

Motivimi i nxënësve

Tipar themelor i mjeshtërisë pedagogjike, i mjeshtërisë në mësimdhënie është edhe motivimi I nxënësve në procesin e mësimit, në pjesëmarrjen e tyre aktive në të gjithë veprimtarinë shkollore.

Motivimi ndikohet nga :

a. Motivimi i brendshëm; b. Motivimi i jashtëm;

c. Shpresa për sukses

Page 47: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

47

Mësuesi i suksesshëm duhet të bazohet në tri pyetje kryesore, konkretisht: Së pari, Cili është shkaku që e nxit një njeri të nisë një veprimtari?

Së dyti, Cila është forca që e nxit njeriun energjikisht drejt qëllimit? Së treti, Çfarë e bën njeriun të këmbëngulë në përpjekjet e tij për të arritur qëllimin? Faktorët që ndikojnë në motivet e nxënësit janë impulsive, janë arsyetuese dhe krijiojë të gjitha mundësitë për një të mësuar aktiv, logjik, të qendrueshëm dhe bindës. Motivi është një nga bazamentet e suksesit të njeriut e aq më tepër në shkollë, kur ai e shtyn atë drejt suksesit në diplomimin e tij.

Page 48: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

48

“Teknikat në mësimnxënie dhe tipet”

- Trajtime për të mësuarin e indvidualizuar - Përdorimi i medias në të nxënit e individualizuar - Materialet e tekstuale - Materialet audiovizuale

- Materialet e bazuara në teknologjinë e informacionit

- Të nxënit në bashkëpunim - Mikroskema e diskutimit për të shprehur

njohuritë - Karakteristikat e të nxënit në bashkëpunim - Tiparet dalluese të të nxënit në bashkëpunim - Nxitja e të nxënit në bashkëpunim në klasë - Njohuritë linguistike gjatë të nxënit logjik - Materialet audiovizuale vetinstruktuese

Page 49: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

49

Çështja I

Procesi i të nxënit Procesi i të mësuarit, në të cilin marrin pjesë aktorë dhe faktorë të caktuar, përbëhet nga :

a. Mësuesi b. Nxënësi

Ky proces përbëhet gjithashtu nga :

a. mësimdhënia b. mësimnxënia.

Mësimdhënia përbëhet nga :

a. Mësuesi, kryesisht, i cili drejton mësimin, shpjegon dhe zbërthen temat mësimore

b. Në mënyrë të veçantë marrin pjesë edhe

nxënësit me ndërhyrjet dhe me bashkëpunimin, metodat e dialogut, të bisedës etj.

Të nxënit realizohet :

Page 50: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

50

a. nën drejtimin e mësuesit b. në mënyrë ta pavarur nga vetë nxënësit

Konceptet të mësuar dhe të nxënit e njohurive shpesh përdoren në vend të njeri-tjetrit dhe kjo ka lidhje me procesin e të mësuarit të njohurive të

shpjeguara në klasë apo jashtë klase, në fillim nën orientiomin e mësuesit në fazën e parë të shkollimit kryesisht në ciklet e ulëta dhe më pas, nxënësi duhet të mësojë në mënyrë të pavarur që ai të dijë të shprehë :

a. Konceptet bazë të njohurive të shtjelluara b. Te jetë i aftë të përshkruajë dukuri apo

fenomene të caktuara të temave apo të grup temave të mësimit

c. Të ndërtojë në mënyrë të pavaruar ese apo të

realizojë detyra shtëpie vetë, me përpjekjet e

veta, duke gërshetuar teorinë me praktikën

d. Të japë një gjykim të pavarur rreth temave mësimore, personazheve apo koncepteve të natyrave të ndryshme të lëndëve të ndryshme në arsimin parauniversitar, apo të studiojë në mënyrë të plotë të pavarur në arsimin e lartë, në cikle të ndryshme të studimit të tij

Page 51: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

51

Njeriu fiton aftësi dhe shprehi gjatë gjithë jetës së tij, qëkur ai fillon të folurin human dhe deri në përfundim të jetës së tij nëpërmjet teorisë “të mësuarit gjatë gjithë jetës”. Njeriu mëson në rrafshe të ndryshme të zhvillimit

të jetës së tij, në mjedise dhe në kontekste të ndryshme sociale si : a. Në shtëpi; b. Në shkollë;

c. Në struktura sociale;

d. Në distance;

e. Nëpërmjet botës së internetit;

f. Në biblioteka të karaktereve të ndryshme;

g. Në kurse të ndryshme;

h. Nëprmjet romaneve, studimeve, almanakakëve

apo të artikujve dhe të monografive të ndryshme etj.

Page 52: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

52

Në procesin e të nxënit nuk ka receta absolute, pra duhet të kuptojmë se gjatë këtij procesi kemi edhe diçka origjinale, sepse çdo individ ka edhe të veçantat e veta që lidhen me :

a. Mjedisin familjar;

b. Edukimin familjar;

c. Raporti në familje;

d. Niveli arsimor në familje;

e. Kushtet ekonomike në familje;

f. Aftësimin dhe prirjet e veçanta; g. Interesimin dhe angazhimin e nxënësit me prirje

të veçanta;

h. Të nxënit nuk ndalet vetëm në marrjen e

informacionit, por edhe në përpunimin dhe në shtjellimin e tij analitik;

i. Në krijimin e bindjes për shpjegimin e

koncepteve në mënyrë të pavarur dhe me logjikë moshore nga nxënësi.

Si rrjedhim i të nxënit, nga faktorë objektivë dhe subjektivë :

Page 53: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

53

a. Nga familja; b. Nga shoqëria;

c. Nga media;

d. Nga studimi individual;

e. Nga vetëveprimi; f. Nga vetarsimimi; g. Nga këmbëngulja;

h. Nga ambicja;

i. nga nxitja;

j. Insitucionet e specializuara.

Sigurohet, arrihet në një përvetësim aktiv, logjik, të pavarur dhe nxitet për më tej mendimi e veprimi i nxënësve. Pedagogjia tradicionale është marrë me kohë : a. Përcaktimin e rrugës ku konkretizohen

ndryshimet e sjelljes si rrjedhim i mësimdhënies dhe e harmonizuar më mësimnxënien;

Page 54: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

54

b. Pa këtë raport harmonik dhe të ndërsjellë nuk

ka ndryshim në sjelljen e nxënësit, në angazhimin e tij drejt mësimit, për një interesim më cilësor të tij gjatë rritjes moshore dhe të personalitetit të tij;

c. Teoria e Herbartit i ka kushtuar një rëndësi të

madhe punës së pavarur të individit, dobisë praktike që sjell një veprimtari e tillë;

d. Të nxënit e njohurive është i lidhur në mënyrë

të veçantë me mënyrën pedagogjike të hartimit të tekstit mësimor, me organizimin e aparatit pedagogjik, me terminologjinë e panjohur, me pyetjet shpjeguese apo problemore, pra më tërësinë e përbërësve të një teksti funksional që njeh mirë :

- piskologjinë moshore;

- kontekstin;

- faktorët socialë;

- fiziologjinë;

- kriteret e standardet e një teksti mësimor.

Page 55: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

55

Çështja II Të nxënit, një proces i motivuar

Studimet e ndryshme kanë hedhur dritë mbi një dukuri që të gjithë mësuesit duhet t’i bëjë të vetëdijshëm se motivimi i të nxënit është i lidhur me :

a. Si mund të realizohet cilësisht procesi i të nxënit;

b. Deri ku duhet të shkojë orientimi i nxënësve nga

mësuesi gjatë procesit të të nxënit, gjatë punës për përvetësimin e njohurive të transmetuara;

c. Si mund të bëhet procesi i të nxënit një proces i

motivuar dhe nxitës?

d. Nxënësi mëson nga që i pëlqen të nxënit e

njohurive, nga që ai plotëson nevojat e tij kulturore e arsimore;

Mësuesi mund të ruajë procedurën e tij, vetëm pasi të jetë i informuar mbi :

a. Gjuhën;

Page 56: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

56

b. Konceptet;

c. Aftësinë e funksioneve mendore;

d. Stilet e njohjes nga nxënësi;

e. Si mund të marrë një nxënës apo edhe student nota të mira dhe në vijim diplomë cilësore;

f. Nuk do ta përsëritë vitin shkollor;

g. Fëmijët të mësojnë nga kureshtja dhe jo nga një

ego personale;

h. Të arrijnë synime personale në përvetësimin e gjuhëve të huaja apo në shkenca natyrore;

Të nxënit lidhet gjithashtu me qëllime të caktuara si :

a. afësinë për të planifikuar kohën; b. për të shmangur tërheqësit e vëmendjes;

c. për të zotëruar veten;

d. Për t’u mbështetur kryeisht në forcat e veta;

Page 57: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

57

e. Për të mësuar në grup.

Çështja III

Tipet e të nxënit Tipi i të nxënit konjitiv të njohurive nis me nxënien, me përvetësimin e :

a. Fjalëve; b. informacionit faktik;

c. koncepteve;

d. Parimeve.

Elementë të ndërlikuar të të nxënit konjitiv,

njohës janë të lidhur me :

a. të menduarit problemor; b. të menduarit krijues;

c. përvetësimi i dijenive në mënyrë sistematike;

Page 58: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

58

d. Të nxënit konjitiv rezulton në fitimin e një kompetence profesionale të lartë;

e. Të cilësive pozitive shoqërore, të qëllimeve dhe të

aspirtave më të larta;

f. Përvijimi i personalitetit;

g. Karakteri;

h. Koncepti për veten;

i. Koncepti për njohjen dhe respektimin e vetvetes.

Të nxënit psikomotor fokusohet në :

a. përvetësimin e shkathtësive të jetës së përditshme;

b. të përvetësimit të shprehive verbale e grafike, të

gjesteve dhe të zakoneve;

c. Për t’u bërë profesionist në një fushë të caktuar shkencore, profesionale.

Të nxënit afektiv synon në :

Page 59: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

59

a. Formimi i dëshirave si antipatia; b. Në qendrimet ndaj paragjykimeve.

Të nxënit ka rëndësi që :

a. individi të punojë në një mënyrë të caktuar;

b. Të mësuarit me të punuarit së bashku të kryhen;

c. Të nxënit duke u ushtruar.

Dy reagime ndeshen më dendur gjatë tipeve të të nxënit:

a. Rëndësia që ka fëmija t’i zbulojë vetë gjerat;

b. Njerëzit kanë pikëpamje të ndryshme rreth njohurive themelore;

c. Motivimi për të mësuar nuk duhet të realizohet

me llastime apo me forma të ndryshme si “do të kesh këto përfitime” etj.;

d. As me frikësime;

Page 60: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

60

e. Motivimi duhet të kthehet në një bindje të caktuar, si një nevojë për zhvillimin cilësor të nxënësit në cikle të ndryshme të studimit të tij.

Çështja IV

Teknikat e të nxënit Në funksion dhe në zbërthim të objektivave që mësuesi i ka vënë vetes për një përvetësim aktiv, të qendrueshëm e logjik të njohurive të dhëna prej tij janë edhe teknikat e të nxënit. I nxëni është një proces i vështirë e kompleks. Ai ka nevojë që nxënësi të dijë apo të orientohet drejt një

përvestëimi të shpejtë dhe produktiv. Në këtë mënyrë, nxënësi duhet të jetë i qartë dhe i bindur për rrugën e tij drejt përvetësimit, sepse ai do të vlerësohet për njohuritë e fituara dhe të mësuara prej tij, do të testohet rreth tyre. Të nxënit e njohurive fillon si proces që në klasë me shpjegimin dhe me komentet e mësuesit rreth :

Page 61: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

61

a. temave të ndryshme mësimore; b. rreth moduleve;

c. me çështje të caktuara;

d. më pas nxënësi duhet të fillojë vetë procesin e të mësuarit në kushte të tjera, në kushtet e shtëpisë apo të jetës në konvikte.

Skema e të nxënit mund të ilustrohet si më poshtë :

a. Të dëgjuarit; b. Të lexuarit;

c. Të shënuarit; d. Riprodhimi i pavarur;

e. Diskutimi;

f. Zgjidhja e problemeve. Procesi i të nxënit nuk i lihet vetëm vullnetit të mirë të nxënësit. Ky proces duhet të organizohet nga familja dhe nga vetë subjekti nxënës në atë mënyrë që ai të jetë :

Page 62: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

62

a. I detyruar; b. produktiv; c. të bëhet veprues; ç. mos të ketë alternativë tjetër, veç për të mësuar.

Në këtë process përvetësimi mund të lindin edhe paqartësira, të cilat mund të bëhen objekt i një pyetësori nga masa e nxënësve dhe ajo që është kryesore nxënësi mos të ketë frikë apo emocion për të bërë pyetje të ndryshme rreth njohurive. Procesi i të nxënit lidhet edhe me :

a. memorizimin e njohurive; b. me të jetuarit e tyre;

c. me përsëritjen;

d. me komunikimin me nxënësit e tjerë rreth

çështjeve të caktuara, rreth rezultateve në matematikë etj.

Procesi i të nxënit lidhet ngushtë edhe me pjesën tjetër të mësimit dhe duhet të kuptohet si një i tërë dhe i pandarë. Ky proces ka më shumë ECTS, kredite se edhe vetë mësimi që realizohet në klasë

Page 63: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

63

dhe duhet të kuptohet si një raport i drejtë objekt-subjekt në marrëdhënien me nxënësin.

Çështja V

Media dhe instrumentet e të nxënit Mjetet elektronike dhe të shkruara luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e të nxënit të njohurive e në mënyrë të veçantë rreth njohurive plotësuese e ilustrative apo të literaturës ndihmëse e në funksion të temave të ndryshme mësimore. Në këtë vështrim, media nëpërmjet emisioneve dixhital apo në median e shkruar ndihmon për një përvetësim më të shpejtë të njohurive, krijon një nxitje të brendshme për nxënësin për të zgjeruar njohuritë e tij, si edhe për të qenë aktiv dhe të kërkojë një vlerësim për njohuritë e tij të fituara në

raport me nxënësit e tjerë. Kjo e bën mësimin më interesant, pasuron mendimin e nxënësve dhe i nxit ata drejt një vlerësimi më të motivuar për median, për rolin dhe për rëndësinë e saj në formimin e nxënësve me njohuri bashkëkohore.

Page 64: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

64

Një rol këtu kanë edhe botimet e shumta, manualet e ndryshme, revistat shkencore etj. të cilat krijojnë një tërheqje dhe një mënyrë që nxënësi të ketë interes, të jetë më i anagzhuar dhe ai të mjedisohet me një mënyrë të re të mësuari, pra ta përdorë me produktivitet literaturën vizive apo të shkruar.

Çështja VI

Të nxënit gjatë gjithë jetës Të mësuarit gjatë gjithë jetës në kohën e sotme ka zenë një vend të rëndësishëm. E filluar në vitin 1970 nga Këshilli i Europës, tashmë ajo ka zenë një vend të rëndësishëm në praktikën moderne të të mësuarit të njohurive në vijimësi dhe në funksion të

dinamikës së tregut e të zhvillimit të shoqërisë. Ky lloj të mësuari i ndihmon njerëzit të përvetësojnë dhe të kulifikohen vijimisht gjatë gjithë jetës së tyre të përgjegjshme. Në këtë mënyrë shoqëria e sotme është një shoqëri që nxë, që përvetëson pa mbarim ose si emërtohet “shoqëria arsimore”, ku mësimi e shoqëron njeriun në mjete dhe në metoda të ndryshme në gjithë jetën intelektuale.

Page 65: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

65

Duke u bazuar tek kjo teori dhe duke e parë atë si një mundësi të artë për të rritur shkallën e përvetësimit të njohurive nga nxënësi ajo mund të përdoret edhe në shkollë nga mësuesi për tema të caktuar në përshtatje me psikologjinë moshore, me ciklin e studimit, në të cilin është nxënësi.

Kjo ka të bëjë edhe me marrëdhëniet mësues-nxënës, pra që mësuesi mos ta shikojë nxënësin si një akt në përfundim të një cikli apo klase studimi shkollor, por si të integruar në një proces mësimi gjithëjetësor, ku ai mëson me :

a. Me kohë të plotë; b. Me kohë të pjesshme;

c. Në distancë.

Të mësuarit gjatë gjithë jetës krijon një mundësi për të zgjidhur çështje të ndryshme, për të depërtuar më mirë në esencën e dukurive gjatë jetës nëpërmjet studimit apo mësimit në forma e në mjete të ndryshme.

Pra, mbetet një hapësirë e të gjithë mësuesve për të perceptuar dhe për të aplikuar në veprimtarinë e vet teorinë dhe praktikën që lidhet me të mësuarit gjatë

Page 66: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

66

gjithë jetës, si një rrugë produktive dhe që nxënësi të edukohet e të mësohet për t’u thelluar në njohuritë e veta e ta bëjë bindje se formimi solid shkencor nuk përfundon me një cikël studimi, por vijon gjatë gjithë jetës për të përballuar sfidat e tregut:

a. Lokal;

b. Global.

Pra, si përfundim, procesi i të nxënit ëhtë një proces kompleks që ka metodat dhe pragmatikat e veta, të cilat në fazën e parë orientohen nga mësuesi dhe më pas ky proces realizohet nga vetë nxënësi nëpërmjet:

a. Teknikave; b. Metodave;

c. formave të ndryshme.

të cilat krijojnë mundësi për një studim efektiv, logjik, në përshtatje me vijën e zhvillimit të shoqërisë, të tregut, si edhe vijon gjatë gjithë jetës. Ky proces kërkon një raport të drejtë e organik midis shkollës dhe familjes, për një organizim që të jetë funksional dhe që ta ndihmojë nxënësin në rrugën e tij të përgatitjes cilësore, të formimit të tij, të jetë një proces ku ai do të plotësojë kërkesat e

Page 67: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

67

tij, interesat e veta përballë sfidave të tregut të punës.

Page 68: 10 mars - 11 mars 2015 - 2015/Zhvillimi i... · Teoria e sjelljes synon të zbulojë si bëhet i mësuari dhe më pas si mund të nxitet të mësuarit efektiv. Duhet të vendoset

68