100 ditë qeverisje e re
TRANSCRIPT
1
RAPORTI
100 DITË QEVERISJE E RE
Prill, 2014
2
HYRJE
Gjatë këtyre 100 ditëve, kemi instaluar një model të ri të qeverisjes për gjithë Republikën e
Kosovës. Kjo mendësi e re e trajton ndryshe postin publik, paranë publike dhe qasjen ndaj
qytetarit.
Për ne, qeverisja nënkupton shërbim. Ne jemi shërbyes ndaj qytetarëve, i shërbejmë
interesit publik. Jemi këtu që ta ruajmë interesin e Komunës dhe ta rrisim vlerën e Komunës. Kemi zhvilluar me mijëra takime me qytetarë, nëpër të gjitha drejtoritë e i jemi përgjigjur të
gjitha kërkesave të qytetarëve, edhe pse i kemi pasur mbi 75 mijë të tilla, që kanë kërkuar
shërbime të ndryshme nga Komuna.
Shumë qytetarë na janë falënderuar, për shkak të trajtimit të barabartë që po ia bën tani
Komuna e Prishtinës. Kryetari i Komunës dhe drejtorët e drejtorive janë Kryetar dhe drejtorë
të të gjithë qytetarëve të Prishtinës. E kjo barabarësi, përveç që vërehet në takimet që kemi
me secilin prej tyre pa dallim, vërehet edhe tek mënyra e punësimit.
Qasja ndaj postit publik dhe parasë publike, është tërësisht tjetër në këto 100 ditë. Komuna na
takon të gjithë neve. Kemi bërë transparente të gjitha vendimet, do t’i bëjmë transparente të
gjitha raportet buxhetore. Buxheti është i qytetarëve të Prishtinës, dhe iu takon atyre, prandaj
ne e kemi për detyrë ta menaxhojmë, ta ruajmë, e ta shpërndajmë në mënyrë të drejtë e të
barabartë. Takimet që kanë kërkuar bizneset individualisht, për të diskutuar për tenderë të caktuar, nuk i
kemi mbajtur. Nuk ka nevojë për takime të tilla. Ata që duan të punojnë drejt dhe mirë, e
kanë Komunën mbështetësin më të madh. Ata që duan të punojnë mbrapshtë, e kanë
Komunën armikun më të madh. Kurdo që ka tender, ose do t’i takojmë të gjitha bizneset e
interesuara përnjëherë dhe do ta diskutojmë tenderin, ose nuk do ta takojmë asnjërin.
Në këtë 100 ditësh, po e instalojmë rendin dhe ligjin në Komunën e Prishtinës. Në fillim na
thoshin se “nuk do të mund t’i ndalni ndërtimet pa leje”, tani po na thonë se “i keni ndalur
shumë ndërtimet pa leje”. Prishtina nuk do të rregullohet pa u instaluar ky rend dhe ligj.
Në këtë mënyrë, kemi ndërtuar dhe forcuar institucionin, dhe kështu do t’i forcojmë edhe
marrëdhëniet institucionale. Nuk hezitojmë t’i shkruajmë secilit zyrtar publik, në secilin
institucion publik, nga cilido subjekt që është, gjithnjë në mbrojtje të interesit të qytetarëve të
Prishtinës, duke forcuar kështu komunikimin institucional, e jo takimet joformale
prapaskenave. Kështu ka ndodhur edhe me lëndët e dorëzuara në prokurori, ku të gjitha kanë
qenë publike, me ç’rast është ngritur edhe presioni publik mbi prokurorinë që të veprojë më
shpejt.
Për këto 100 ditë kemi vendosur themele të shëndosha. Por, kjo nuk përbën vetëkënaqësi,
ngase ka hapësirë për t’u përmirësuar. Ne do të mbajmë ritëm të e lartë e dinamikën do ta shtojmë, duke u angazhuar edhe më
shumë, për të realizuar projekte të ndryshme që përmirësojnë jetën e qytetarëve të Prishtinës. Me këtë rast, falënderojmë mediat dhe shoqërinë civile, për monitorimin e përditshëm, për
pyetjet e përditshme, për presionin e vazhdueshëm, duke na ndihmuar kështu në gjetjen e
defekteve dhe problemeve të shumta të qytetit, me ç’rast reagimi jonë ka qenë më i shpejtë në
përmirësimin e tyre.
3
UJI
Gjatë periudhës 100 ditore Komuna ka bashkëpunuar me Kompaninë rajonale
të Prishtinës dhe ka bërë identifikimin e burimeve të ujit në dhe për
Prishtinën.
Komuna është zotuar për të investuar në zgjidhjen e problemit me ujë në
Kryeqytet.
Për të gjetur zgjidhje të kombinuara për problemin me ujin Komuna ka
organizuar edhe një konferencë bashkëpunimi me ekspertët e ujit nga
Shqipëria dhe Kosova. Në këtë konferencë Komuna ftoi inxhinierë të fushës,
profesorë, institucione qendrore, kompani publike, institutet e fushës,
përfaqësues të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues e specialistë nga Republika
e Shqipërisë për të dhënë ndihmën e tyre në këtë drejtim. Konkluzionet e
nxjerra nga kjo konferencë Komuna ja ka dërguar Qeverisë, Kompanisë së
Ujësjellësit Prishtina, palëve të interesuara dhe donatorëve të interesuar në
këtë drejtim.
Është bërë parandalimi i keqpërdorimit të ujit të pijshëm nga autolarjet si
dhe është kërkuar nga pronarët e këtyre bizneseve që të bëjnë hapjen e
puseve për bizneset e tyre.
Komuna ka propozuar masa konkrete për të zgjidhur problemin me ujë. Ndër
masat e propozuara janë: hulumtimi i burimeve të reja në territorin e
Komunës së Prishtinës, Projekt-ideja për mbushjen e Liqenit të Batllavës,
aktivizimi i puseve (ujërat nëntokësore) që kanë funksionuar për furnizim me
ujë në Komunën e Prishtinës (Fusha e Pajtimit, Burimet e Gërmisë, etj.) si dhe
pranë Komunës së Prishtinës, studimi teknik i përditësuar për puse të reja
dhe shpimet e provës në zonat ujëmbajtëse, analizat kimike të ujit nga
burimet e mundshme, kontrolli i ndotjes së lumenjve (tashmë të mbuluar në
Prishtinë).
4
TRANSPARENCA RADIKALE
Të gjitha vendimet dhe komunikimet që ka ndërmarrë Komuna e Prishtinës
kanë qenë transparente dhe të gjitha janë bërë publike.
Trajtimi dhe shqyrtimi i të gjitha kërkesave të qytetarëve dhe njoftimi
janë bërë në afatin e paraparë ligjorë.
Të gjitha projektet i janë nënshtruar një diskutimi me profesionistë,
shoqëri civile, sindikatë dhe palë të interesit. Janë organizuar edhe dëgjime
publike në drejtim të informimit korrekt të palëve dhe publikut dhe gjetjes së
një zgjidhjeje më të mirë.
Të gjitha intervistat për punësim nëpër shkolla janë bërë publike – për
herë të parë tre kandidatët për intervistim janë zgjedhur me monitorim dhe
duke u projektuar në dy projektorët në sallë e Kuvendit Komunal. Procedura
e përzgjedhjes dhe kriteret e para seleksionimit janë publikuar së bashku me
konkursin dhe të gjithë kandidatët kanë pasur qasje në to. Rezultatet e fazës
së para seleksionimit së bashku me data bazën e të gjithë aplikantëve janë
bërë publike në ueb-faqen e komunës, në mënyrë që të gjithë të mund të
shohin se kush është përzgjedhur për intervistim. Lista e të përzgjedhurve
finalë është publikuar në ueb-faqen e komunës, në mënyrë që të gjithë të
mund të shohin se kush është përzgjedhur për punësim;
Po ashtu me datën 31 mars Drejtoria e Arsimit, konform të gjitha
procedurave të reja për përzgjedhjen e stafit nëpër institucionet edukative-
arsimore dhe aftësuese, me mbikëqyrje nga mediat, shoqëria civile, Këshilli i
Prindërve dhe Këshilli i Nxënësve, ka bërë përzgjedhjen e kandidatëve
përfundimtarë për mësimdhënie.
Komuna e Prishtinës ka bërë hapjen e prokurimit dhe ka ftuar përfaqësuesit e
shoqërisë civile që të bashkëpunojnë me Komunën duke monitoruar punën e
prokurimit. Brenda këtyre 100 ditëve, Komuna e Prishtinës ka bërë
5
marrëveshje me Lëvizjen "FOL" për monitorim të prokurimit në çdo fushë.
Po ashtu, Komuna e Prishtinës ka nënshkruar Memorandum
Mirëkuptimi edhe me fondacionin “Rockefeller Brothers”, rrjetin e gazetarisë
hulumtuese BIRN, institutin GAP, institutin INDEP, organizatat KOSID, FIQ dhe
GLPS, për ndërtimin e shtëpisë se shoqërisë civile. Sipas këtij Memorandumi
të gjitha organizatat e lartshënuara do të jenë në të njëjtën shtëpi, në
mënyrë që të bashkëpunojnë më shumë edhe mes veti, edhe në raport me
Komunën duke kontribuar që qeverisja jonë të jetë më transparente.
Posta elektronike nuk është përdorur dhe shumica e adresave
elektronike zyrtare kanë qenë të mbyllura. Me marrjen e detyrës menjëherë
kemi bërë hapjen dhe funksionalizimin e sistemit të postës elektronike dhe
tani çdo komunikim në mes të të punësuarve bëhet përmes e-mail adresave
zyrtare. Asnjë informacion që vjen nga të punësuarit përmes e-mail adresës
private nuk merret në konsideratë.
Administrata mban takime të rregullta me OSBE dhe INPO.
Për çdo informacion ose vendim që merret në Administratë,
informohen punëtorët me kohë përmes udhëheqësve të zyrave.
LUFTË NDAJ SJELLJEVE KORRUPTIVE
Komuna e Prishtinës ka suspenduar zyrtarë komunalë që janë në
procese gjyqësore për korrupsion.
Mbi 50 raste janë dërguar në Prokurorinë e shtetit dhe një pjesë e disa
rasteve tjera pritet të dërgohet së shpejti.
6
NDALIMI I PARREGULLSIVE DHE JOKONFORMITETEVE
Komuna brenda periudhës 100 ditore ka identifikuar se nëpër shkollat
e Komunës së Prishtinës, nga 42 mostra që janë testuar, ka vërtetuar se është
përdorur naftë e dëmshme. Prokuroria ka vërtetuar se në të gjitha shkollat
niveli i sulfurit ka qenë deri në 80 herë më i madh se niveli i lejuar. Komuna
për të vërtetuar nivelin e lartë të sulfurit ka dërguar mostrat për analiza edhe
në një laborator në Itali. Pas vërtetimit të nivelit të lartë të sulfurit në naftë
Komuna e ka përgatitur padinë ndaj HIB-in, e cila është e licencuar për
furnizimin e shkollave me naftë. Lënda është dërguar në prokurori.
Më parë Komuna e Prishtinës nuk ka zbatuar plotësisht ligjin: L-03/L-
196 për Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financimit të terrorizmit.
Ky ligj nuk është zbatuar plotësisht pasi që ne nga palët kemi kërkuar vetëm
transferin bankar - (fletëpagesën për shuma mbi 10,000 euro) jo edhe
deklaratën e cila parashihet të kërkohet me ligjin për Parandalimin e
Shpërlarjes së Parave dhe Financimit të Terrorizmit. Drejtoria e Kadastrit ka
takuar zyrtarë nga Njësiti për Inteligjencë Financiare dhe pas bisedës nga data
01.04.2014 ka filluar të zbatohet plotësisht Ligji për Parandalimin e
Shpërlarjes së Parave dhe Financimit të Terrorizmit duke ju mundësuar
palëve që në sportelet e drejtorisë së kadastrit të pajisen me deklaratat e
transfereve.
7
PLANIFIKIMI URBAN
Ndalimi i të gjitha ndërtimeve ilegale (objekte pa leje, tejkalime të lejes
së ndërtimit, si dhe lloje të tjera të ndërtimeve)
Rrënimi të objekteve ilegale që janë ndërtuar pas 30 gushtit (objekte pa
leje, tejkalime të lejës së ndërtimit, si dhe lloje të tjera të ndërtimeve).
Në fushën e Planifikimit është bërë verifikimi i planeve rregulluese në
raport me sistemin koordinativ dhe po ashtu është bërë verifikimi i
ndërtesave me leje në raport me sistemin koordinativ dhe planet rregulluese,
me ç ‘rast janë evidentuar ndërtesa të shumta me leje përtej vijave
ndërtimore.
Është bërë vendosja e rregullit te verifikimit nga gjeodeti në sistem
koordinativ për çdo leje që lëshohet dhe për çdo objekt që piketohet, para
fillimit të punimeve ndërtimore.
Është bërë rishqyrtimi i lëndëve të vjetra për të cilat nuk është dhënë
asnjëherë përgjigje. Në lidhje me këtë është krijuar komision i brendshëm që
trajton këto lëndë nga e kaluara, me ç ‘rast janë trajtuar rreth 30 lëndë, për
të cilat tani është dhënë përgjigje, qoftë me dhënie të lejes, qoftë me refuzim
apo me informim të palës për plotësim dokumentacioni.
Revokimi i gjitha lejeve që kanë rezultuar të jenë dhënë në mënyrë të
jashtëligjshme.
Komuna ka krijuar grupin punues i cili merret me evidentimin dhe
evitimin e parregullsive në gjithë komunën e Prishtinës. Kemi filluar me lagjen
Ulpiana si pilot projekt dhe do të vazhdojmë edhe në lagjet tjera.
8
LARGIMI I LUKSIT NGA QEVERISJA KOMUNALE
Ashtu siç kemi premtuar se do të largojmë luksin nga qeverisja
komunale edhe kemi vepruar. Kryetari i Komunës që nga fillimi ka bërë
publike se do të fillojmë me shitjen e veturës Audi Q7, e cila ka shërbyer si
makinë zyrtare për ish-kryetarin, dhe do të vazhdojmë më tutje me të tjerat.
Në mbledhjen e dytë të Kuvendit Komunal me shumicë votash është votuar
për shitjen e Audi Q7 e cila pritet së shpejti të del në ankand për shitje.
Është marr vendim që të gjitha automjetet në fund të orarit të punës
dorëzohen në parkun e automjeteve. Asnjë veturë nuk mund të qëndrojë
jashtë autoparkut pas orarit të punës, përveç automjeteve të cilat përdoren
në raste emergjente.
Në parkingun kryesor asnjë automjet privat nuk mund të parkohet. Po
ashtu edhe në parkingun anësor nuk mund të parkohen automjetet private,
përveç automjeteve të personave me aftësi të kufizuar, udhëheqësve të
grupeve parlamentare dhe ndërrimit të tretë të punëtorëve të sigurimit. Me
këto veprime janë eliminuar dallimet, privilegjet dhe luksi jo i të gjithë
punëtorëve.
Komunikimi elektronik si dhe shfrytëzimi më i madh i të arriturave të
teknologjisë informative ka sjell deri te reduktimi i shpenzimeve të letrës.
Sidoqoftë, ky reduktim nuk është në nivel të kënaqshëm dhe pritet reduktim
edhe më i madh në këtë aspekt.
Është bërë edhe ulje në shpenzimet mujore të derivateve për automjetet
zyrtare të Komunës. Organizimi më i mirë si dhe shpërndarja e shfrytëzimi më
optimal në Drejtoritë ka rezultuar me zvogëlim të shpenzimeve të derivateve
gati 60%.
9
INFRASTRUKTURA
Më parë Komuna e Prishtinës ka bërë investime kapitale pa projekte
fare. Mbi 17 investimet e vitit të kaluar janë bërë pa projekte. Tani me
qeverisjen tonë çdo investim fillon vetëm kur të ka projekt.
Realizimi i punëve te rreth rrotullimi i Veternikut. Komuna ka bërë
largimi e pompës “Kosova Petrol” e cila i kishte bllokuar punimet në këtë
rreth rrotullim dhe tashmë çdo gjë po shkon sipas planit. Shumë shpejt do të
hapet njëra pjesë e rrugës, në mënyrë që të zhvillohen punimet edhe në anën
tjetër, ku do të vendoset edhe rreth rrotullimi. Prej momentit kur e kemi
njoftuar rifillimin e punimeve, kemi thënë që do të zgjatë 110 ditë, dhe deri
tash gjithçka po shkon sipas planit. Ndërtimi i Rreth rrotullimi në Veternik do
të përfundojë në muajin qershor
Komuna e Prishtinës e ka dërguar për projektim edhe rrugën që shkon tek
ndërtesat në lagjen "Kalabria", rrugë kjo që do të lidhet me rreth rrotullim,
duke e zgjidhur kështu problemin e qarkullimit dhe ngarkesën e madhe të
trafikut në këtë zonë.
Zgjidhja e kontesteve shumë vjeçare siç është rasti tek rrethi i Arbërisë.
10
PËRFSHIRJA NË VENDIMMARRJE
Që nga fillimi i kemi premtuar qytetarëve se për çdo vendim që do të
ndërmerr Komuna në lagjet e tyre do të organizohen debate publike duke i
përfshirë qytetarët në vendimmarrje. Gjatë këtij tre mujori Komuna e
Prishtinës në bashkëpunim me Bashkësitë Lokale ka organizuar
debate/tubime publike:
- Debat publik me banorët e rrugës “Rexhep Luci” dhe me pronarët e
lokaleve që operojnë në atë pjesë pas peticionit që kishin nënshkruar
banorët e kësaj rruge, për problemet që i kanë me lokalet përreth.
- Komuna e Prishtinës organizoi diskutim publik lidhur me ndotjen që
shkaktohet nga nivelet e larta të squfurit në lëndët djegëse. Në këtë
diskutim ishin të pranishëm inxhinierë të kimisë, të mekanikës, të
mjedisit, organizata që merren me çështjen e mbrojtjes së ambientit,
me çështjen e të drejtave, me antikorrupsion, institucione përgjegjëse
të shëndetit publik, mjekë specialistë të fushës, si dhe gazetarë
hulumtues.
- Debat publik me banorët e lagjes Sofalia, për të diskutuar bashkë me ta
planin rregullativ për këtë lagje.
- Tubim publik me banorët e lagjes Ulpiana, për të diskutuar lidhur me
problemet e kësaj lagjeje dhe me veprimet që do të ndërmarrë Komuna
shumë shpejt.
- Tubim publik me banorët e Barilevës për problemet konkrete dhe
zgjidhjet e tyre.
- Tubim publik në lagjen Arbëria me banorët që banojnë në rrugën
Stambolli”
- Tubim me qytetarët e Lagjes Mati 1 afër rrugës” Enver Maloku”
- Tubim me banorët e Lagjes Kroi i Njelmët.
11
Në të kaluarën përzgjedhjen e subvencioneve e kanë bërë 3 persona:
shefat e sektorëve me drejtorët e drejtorive përkatëse. Brenda 100 ditëve
Komuna ka vendosur për të inkuadruar edhe shoqërinë civile dhe
profesionistë të fushës ne përzgjedhjen e subvencioneve. Me këtë vendim
komisionet për ndarjen e subvencioneve përbëhen nga 5 persona të cilët
vijnë prej shoqërive civile, profesionist të fushës dhe minimum një person nga
Komuna.
Komuna ka organizuar takim me ekspertët e arsimit, ekspertë të
pavarur dhe ekspertë të të gjitha subjekteve politike, drejtorë të shkollave,
zyrtarë të MASHT-it e të Inspektoratit të Arsimit, profesor të Fakultetit të
Edukimit, përfaqësues të shoqërisë civile, me ndihmën dhe rekomandimet e
të cilëve janë përgatitur të gjitha kriteret dhe dokumentet që janë të
nevojshme dhe që janë përdorur për pranimin e personelit në IEAA, sipas
konkursit publik.
Komuna ka organizuar takim me ekspertët e çështjeve të dhunës dhe të
sigurisë në IEAA, përfshirë përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, ekspertët e
pavarur, drejtorët e shkollave, prindërit, psikologët, zyrtarët e MASHT-it,
përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare,
me ndihmën dhe rekomandimet e të cilëve tashmë DKA ka filluar procesin e
hartimit të një plani të veprimit në nivel komunal për të adresuar problemin e
sigurisë dhe dhunës nëpër IEAA, duke filluar nga një hulumtim
gjithëpërfshirës (me nxënës, mësimdhënës e prindër), mbi bazën e të cilit do
të hartohet plani i veprimit.
Është bërë funksionalizimi i Këshillave të institucioneve si: Dodona,
Qendra Kulturore e Fëmijëve, Bibliotekës etj. Këshillat në shumicën e rasteve
nuk kanë qen të formuara, por edhe në rastet e rralla kur kanë qenë të
formuara nuk kanë qenë funksionale. Në rastet ku këshillat kanë ekzistuar,
jemi duke i funksionalizuar, në rastet tjera jemi duke i formuar. Këshillat
përbëhen nga profesionist të fushave përkatëse dhe ata i këshillojnë
institucionet për punën e tyre.
Është fuqizuar roli i sektorëve në Administratë dhe shprehja e lirë e
12
ideve dhe propozimeve, e që automatikisht ka sjell deri te fuqizimi i
vendimmarrjes të sektorëve. Të gjitha vendimet merren pas diskutimit të lirë,
gjithëpërfshirës dhe pas aprovimit të të gjithë sektorëve.
PËRMIRËSIMI I CILËSISË NË SHËRBIMET MJEKËSORE
Gjatë këtij tre mujori përkatësisht gjatë muajit shkurt janë përcaktuar
kriteret për përzgjedhjen e shefave të QMF-ve proces ky i cili i parapriu më
vonë zgjedhjen e shefave të ri apo rizgjedhjen e tyre.
Është formuar grup punues për rishikimin e shpërndarjes adekuate të
personelit, ku pas të gjeturave në terren, është vërtetuar se ka pasur një
shpërndarje jo racionale të punëtorëve shëndetësor dhe në bazë të
gjeturave, ka filluar rishpërndarja e tyre, bazuar në kritere transparente dhe
sipas nevojës.
Është formuar grup punues edhe në poliklinikën stomatologjike për
skanimin e situatës në teren ku janë gjetur disa probleme në organizim dhe
mjete të punës dhe menjëherë ka filluar të përgatitet plani i veprimit bazuar
në këto të gjetura.
Gjithashtu është formuar grup punues në përcaktimin e aftësive
menaxheriale dhe kritereve të matshme dhe transparente për punën e stafit
menaxhues. Kjo është akoma në proces dhe pritet që brenda një muaji të
vijnë rezultatet e para në këtë drejtim.
Në drejtim të plotësimit të plotë të kontratës kolektive, janë organizuar
shumë takime me sindikatën, dhe me një pjesë të punëtorëve shëndetësor të
cilët kanë pasur pretendime se është shkelur kjo kontratë në dëm të tyre. Kjo
sidomos për punëtorët e ndërrimit të natës dhe teknikëve të cilët punojnë në
teren. Në këtë drejtim është formuar një komision për përcaktimin e këtyre
pretendimeve dhe shpejt pritet të dalë me rezultate dhe rekomandime.
Gjithashtu është bërë analiza e kontratave kornizë për furnizime me
material të ndryshëm për nevojat e QKMF-së, ku janë vërejtur parregullsi në
disa nga këto kontrata të cilat pritet të rishikohen në drejtim të përmirësimit
të furnizimeve dhe parandalimit të keqpërdorimeve eventuale.
13
NGRITJA E MIRËQENIES SOCIALE
Ofrimi i informacioneve të sakta për përfituesit e SAS dhe jemi në diskutim
për largimin e taksës së pagesës prej 3 eurove për familjen aplikuese për SAS.
Kjo do të thotë se mund të arrihen kursime diku rreth 12 000 euro në vit për
këtë shtresë të qytetarëve.
Arritja e marrëveshjes me Komitetin specialistik të Psikologjisë Klinike
për kryerjen e specializimit të Psikologeve klinik brenda QPS-së Prishtinë, e
cila marrëveshje do të zgjasë për 2,5 vite. Gjatë gjithë kësaj periudhe QPS-ja
do t'i shfrytëzoj shërbimet e psikologëve klinik në ofrimin e shërbimeve për
klientët e saj dhe deri tani kjo ka rezultuar shumë pozitivisht.
Përpilimi dhe nënshkrimi i akt-emërimeve për secilin të punësuar,
kompletimi i dosjes me gjitha të dhënat e domosdoshme.
Organizimi i punës së kujdestarisë 24 orësh të punëtorit social, ku
prezenca e punëtorit social është më se e domosdoshme dhe asnjë
intervenim apo intervistë pa prezencën e punëtorit social nuk mund të
zhvillohet.
Formimi i 6 komisioneve punuese ashtu siç e parasheh edhe statuti
QPS-së.
Identifikimi i nevojave për trajnim profesional për stafin aktual të QPS-
së Prishtinë si dhe identifikimi i nevojave për renovime brenda tri njësive të
QPS-së Prishtinë.
Aksione të përbashkëta me policinë e Kosovës dhe OJQ Terre de
HOMMES në largimin e lypsareve nga rrugët e qytetit e posaçërisht nga
udhëkryqet në semaforë ku rrezikohet trafiku, qytetarët dhe vet lypsarët.
Themelimi i Task Forcës dhe zhvillimi i funksionimit të saj, ku janë të
14
përfshirë shumë institucione relevante në ofrimin shërbimeve për qytetarët.
Në këtë grup punues janë të përfshirë Policia e Kosovës, Njësia për mbrojtjen
e viktimave me qenie njerëzore, Terre de Hommes, GIZ, OSBE,
Ombduspersoni, Gjykata, prokuroria, OJQ relevante në ofrimin shërbimeve
sociale, QGMF, Shëndetësia, Arsimi, punëtorët social dhe aktor tjerë sipas
nevojës.
Trajnime me Amici De Bambini në trajnimin e familjeve strehuese si
dhe gjetjen e familjeve strehuese.
Trajnimi me projektin e BE “Twining” rreth rrëmbimit ndërkombëtar
të fëmijëve.
Trajnimi me QGMF (Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve) dhe
RTM në ofrimin e shërbimeve për viktimat e dhunës në familje.
15
NJË PRISHTINË PËR QYTETARËT
Ndërmarrja komunale “Hortikultura” ka pastruar platonë te
kompleksi banesor “Qafa”, hapësirë kjo e mbushur me mbeturina që nga viti
2000, e që tash iu është kthyer banorëve në shfrytëzim.
Kompania Pastrimi ka vazhduar me punën për të bartur mbeturinat,
në mënyrë ad hoc është bërë pastrimi si dhe eliminimi i disa deponive të
vogla të mbeturinave. Nga kompania është kërkuar të kalohet në orarin e
mbledhjes së mbeturinave gjatë natës në mënyrë që rrugët të jenë të
qarkullueshme për qytetarin.
Ka filluar puna për rregullimin e Parkut të Qytetit në lagjen Dodona.
Ka filluar projekti i rregullimit dhe shtimit të gjelbërimit në lagjen Dardania, si
pjesë e projektit për zgjerimin e gjelbërimit në qytet “Muaji Prill, muaj i
gjelbërimit”, ku do të vazhdohet me lagjet Ulpiana, Bregu i Diellit, Rruga B,
etj.
Është bërë testimi dhe është futur në funksion e ashtuquajtura “Vala e
gjelbër” e nyjeve semaforike nga kryqëzimi i rrugëve Bill Clinton dhe Agim
Ramadani në drejtim të daljes nga qyteti për në Fushë Kosovë. Gjatë ditëve
në vijim do të kërkohet nga ministria përkatëse që kjo “Valë” të vazhdon për
gjatë magjistrales deri në dalje të Fushë Kosovës.
Shtimi i punës së policisë së trafikut në lirimin e trotuareve nëpër qytet,
në bashkëpunim me kompanitë “Marimangë”. Me kompanitë jemi ra dakord
që të fillojmë me bllokada të veturave në mënyrë që të vetëdijesohen
qytetarët për të mos parkuar në vendet e ndaluara.
Largimi i shitësve ambulant në hapësirat publike.
Kemi filluar me lirimin e trotuareve dhe parandalim për prishjen e gjelbërimit
16
në hapësira publike.
Në bashkëpunim me policinë e trafikut është bërë orari i qarkullimit të
furgonëve për bartje të mallrave në pjesët më të frekuentuara të qytetit, prej
orës 05-08 dhe 17-22. Kompanitë janë furnizuar me leje të posaçme për këtë.
Pas ankesave të qytetarëve, janë larguar transportuesit e shërbimeve
funerale nga pjesa e hyrjes për në QKUK si dhe jemi dakorduar me të njëjtit
që të i zhvendosim në një pjesë të veçantë për zhvillim të këtij biznesi, si dhe
të hiqen panot reklamuese nga makinat e këtij transporti dhe të njëjtat të
duken më serioze në përputhje me veprimtarinë që zhvillojnë. Pjesa e
dëmtuar e gjelbërimit ku kanë qenë të vendosur është duke u rregulluar.
Është shqyrtuar mundësia e bashkëveprimit me banorët e lagjes
Qendra – Rruga "Rexhep Luci" dhe "Hajdar Dushi" për të menaxhuar
hapësirat publike në këtë zonë si dhe parkingjet dhe do të fillon si pilot
projekt që të vazhdohet tutje pastaj në tërë qytetin, nëse një gjë e tillë
tregohet e suksesshme.
Është futur në revidim rregullorja për shfrytëzimin e përkohshëm të
pronës publike për vendosjen e objekteve të përkohshme dhe përgatitet për
mbledhjen e radhës së kuvendit komunal. Në këtë rregullore do të përfshihet
edhe menaxhimi i hapësirave publike (terasave) gjatë sezonin dimëror.
Ndriçimi publik është duke u mirëmbajtur në nivel të duhur si dhe
është duke u parë mundësia e modernizimit të gjithë ndriçimit publik në
qytet duke kaluar nga llambat konvencionale në ato të teknologjisë së fundit
LED që shpenzojnë 70% më pak energji elektrike. Në të njëjtën kohë është
shikuar mundësia e vendosjes së shtyllave elektrike me mundësi të mbushjes
me panele solare.
17
KOMUNA NË SHËRBIM TË QYTETARËVE
Secila drejtori ka bërë hapa pozitiv në përmirësimin e shërbimeve me
qytetarë.
Brenda këtij tre mujori, secila drejtori, me qëllim për të qenë sa më afër
qytetarit për të ndihmuar ata në zgjidhjen e problemeve të tyre, ka realizuar
prej 800-1000 takime individuale me ç‘rast janë pranuar ankesa të
drejtpërdrejta nga ata, në bazë të të cilave pastaj janë marrë masa në
funksion të zgjidhjes së drejtpërdrejtë të problemeve, si dhe në funksion të
eliminimit të dukurive problematike.
Për të mundësuar qasjen e pandërprerë të qytetarëve në sportele,
Drejtoria e Administratës Publike ka marrë vendimi që të mos ketë pauzë
njëorëshe në të gjitha sportelet, por që dyert e Komunës të jenë të hapura
prej orës 8:30–15:30 pa ndërprerje. Pauzën punëtorët e shfrytëzojnë në dy
ndërrime.
Drejtoria e Urbanizmit në funksion të përmirësimit të procedurës për marrje
të lejeve ndërtimore, pëlqimeve dhe informatave nga Planet Urbanistike si
dhe shkurtimit të kohës së përgjigjes, është përforcuar Zyra e Pranimit te
Dokumentacionit, me një arkitekt dhe një jurist. Në këtë zyre informohen
palët dhe kontrollohet dokumentacioni për aplikim. Tani lëndët që pranohen
janë te kompletuara dhe arsyet e vonesave janë zvogëluar.
Me datë 27 janar 2014, Drejtoria e Kadastrit ka bërë hapjen e sportelit
(zyrës pritëse) të dytë në të cilën bëhet pranimi i kërkesave të qytetarëve për
marrjen e certifikatave të pronësisë. Në të kaluarën Drejtoria e Kadastrit ka
punuar vetëm me 1 sportel (zyre pritëse) në të cilën është bërë pranimi i
rreth 50-70 kërkesave për vërtetime dhe printime të certifikatave të së
drejtës së pronës së pa luajtshme. Me hapjen e këtij sporteli/zyrës pritëse të
18
re qytetarët do ti realizojnë të drejtat e tyre me shpejtë dhe puna e zyrtarëve
të kadastrit do të jetë më efikase.
DINAMIKË E RE E BASHKËPUNIMIT
Gjatë këtij tre mujori Komuna e Prishtinës filluar bashkëpunim të ngushtë me
komuna të shteteve Evropiane, me donatore (UNDP, GIZ, IFC etj. ), OJQ dhe
me subjektet politike i bazuar në interesin e qytetarëve, etj.
Bashkëpunimi me qytetin e Zagrebit është fokusuar në realizimin e projekteve
të Komunës në këto çështje:
- Uji dhe menaxhimi i mbeturinave
- Planifikimi urban, Infrastruktura, Zhvillimi i studimeve dhe
planeve
- Zhvillimi i një modeli të përshtatshëm të transportit urban në
Prishtinë
- Planifikimi i shëndetit publik
- Bashkëpunimi ekonomik midis dy Komunave
- Struktura dhe organizimi i Kompanive publike
- Bashkëpunimi në fushën e Kulturës
Bashkëpunimi Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – grupi i
ekspertëve nga Londra në kuadër të BERZH-it ka zhvilluar një vizitë dy ditore
në Komunën e Prishtinës duke biseduar me Drejtorinë e Shërbimeve Publike
si dhe Trafikun Urban, dhe në përfundim të kësaj vizite janë dakorduar të
punojnë me Komunën e Prishtinës në planin e detajuar të reformimit të
transportit publik. Në ndërkohë, Komuna së bashku me këtë grup është duke
diskutuar modalitetet për financimin e një pjese të projektit të trafikut urban
në Prishtinë. E gjitha kjo pritet të kurorëzohet në pjesën e dytë të vitit 2014,
atëherë kur Komuna do të fillojë implementimin e këtij projekti kapital për
Prishtinën. Në vija të përgjithshme, projekti përfshinë një flotë të re të
autobusëve dhe menaxhim të integruar të tyre, sistem të integruar të
biletimit, ridizajnim të linjave të autobusëve, si dhe reformim të plotë të
19
ndërmarrjes publike “Trafiku Urban”. Të gjitha këto kanë si synim qendror
realizimin e një sistemi evropian të transportit për qytetarët e Prishtinës.
Komuna e Prishtinës ka filluar bashkëpunimin me Bashkimin Evropian për
krijimin e tregut të prodhimeve vendore “Duaje Tënden”.
Komuna e Prishtinës ka nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me UNDP, e cila
parasheh që UNDP do ta mbështesë Komunën e Prishtinës për të realizuar një
hulumtim gjithëpërfshirës (me nxënës, mësimdhënës e prindër), i cili do të
identifikojë shkaktarët dhe faktorët e problemit dhe gjithashtu do të
eksplorojë edhe alternativat më të mira për t’ju qasur kësaj problematike dhe
pastaj mbi këtë bazë do të hartohet plani i veprimit dhe masat parandaluese
ndaj këtij fenomeni.
Bashkëpunime me OJQ-të, Institucionet dhe Organizatat e ndryshme partnere
të fushave që mbulon inspektorati si: Ndërmarrja Hidroekonomike “Iber-
Lepenc” Sh.A., Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” Sh.A., Kompania
Rajonale për Mbeturina “Pastrimi”, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së
Kosovës etj.
Në fushën e planifikimit urban kemi vendosë marrëdhënie bashkëpunimi me
universitete jashtë vendit si ai Politeknik i Milanos dhe Universiteti ne
Antwerp ne Belgjikë.
Ngritja e bashkëpunimit me policinë e Kosovës -Me kërkesë të policisë
dhe insistimin tonë, tani kemi mbështetje të plotë të policisë së Kosovës, si
dhe shtim të masave të sigurisë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare të
Inspektorëve.
20
QASJE TË LEHTË DHE TË BARABARTË NË AKTIVITETET
KULTURORE PUBLIKE
Dhënia e mundësive shkollave dhe çerdheve publike për paraqitje
publike në koncertet e organizuara nga Komuna (si koncerti i ditës së
shpalljes së pavarësisë së Kosovës) - për 1 qershor do të përfshihen edhe dy
shkolla nga zonat rurale.
Kemi filluar të bëjmë evidentimin e artistëve, sportistëve dhe
vullnetarëve të rinj në qytetin e Prishtinës.
MBROJTA E PUNËTORËVE
Mbrojtja e të drejtave të punëtorëve është objektiv i padiskutueshëm.
Pas privatizimit të shërbimit të sigurimit të Komunës, që të gjithë 16
punëtorët janë sistematizuar në vendet e reja të punës. Objekti tani sigurohet
nga kompania e kontraktuar e sigurimit, ndërsa punëtorët kanë filluar punën
në detyrat e reja.
Po ashtu janë sistemuar në pozita të reja të punës edhe 3 ish-punëtorët
e bufesë së Komunës, e cila bufe është privatizuar më 30.10.2013.
21
KOMUNA E PRISHTINËS
www.prishtina-komuna.org