2 politikË - gazeta 55 onlinegazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170521.pdf · do të ndryshohet...

16

Upload: truongtu

Post on 06-Feb-2018

258 views

Category:

Documents


12 download

TRANSCRIPT

Page 1: 2 POLITIKË - Gazeta 55 Onlinegazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170521.pdf · do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me fi nancimet dhe reklamat
Page 2: 2 POLITIKË - Gazeta 55 Onlinegazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170521.pdf · do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me fi nancimet dhe reklamat

2 E hënë, 22 maj 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

ta POLITIKË POLITIKË POLITIKË

Zbardhen emrat e qeverisë teknike - propozimet, që nga bota akademike, deri tek ajo ushtarake

Ministrat e rinj që vijnë si propozime nga Partia Demokratike janë prova se si respektohet karriera intelektuale dhe se si nuk keqpërdoret besimi i publikut për interesa ngushtësisht partiake. Në krye të Ministrisë së Brendshme propozohet ish-komandanti i trupave tona në Afganistan, Dritan Demiraj, kurse tek Drejtësia, eksperti Gazmend Bardhi. Shëndetësia i besohet Arben Beqirit, ndërkohë që zv/kryeministre propozohet Ledina Mandia. Për Financat, Arsimin dhe Çështjet Sociale, propozimet janë femra; përkatësisht Helga Vukaj, Mirela Karabino dhe Zhuljeta Kërtusha Seanca e jashtëzakonshme/Sot, Kuvendi miraton ministrat teknikë, komisionet e vettingut dhe kreun e KQZ-së

Presidenti Nishani dekreton 25 qershorin, si datën e zgjedhjeve parlamentare dhe atyre në Kavajë

Zgjedhjet në Kavajë/ PD mund të kandidojë kryetarin e degës Isa Sakja, për PS mund të rikandidojë Klodian Shehi

Listat/PD ngre grupet e punës për të përzgjedhur kandidatët për deputetë

Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takuan sërish ditën e djeshme pas dy takimeve, ku u fi nalizua marrëveshja konsensuale për zgjidhjen e krizës politike. Takimi i djeshëm zgjati rreth 45 minuta dhe u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Fokusi i diskutimeve mes palëve ishin emrat e ministrave teknikë të propozuar nga opozita, të cilët do të dekretohen në seancën e jashtëzakonshme parlamentare të ditës së sotme, ku do të votohet edhe Vettingu. Marrëveshja PS-PD përcakton se opozita do të marrë 6 ministri, postin e zv/Kryeministrit dhe disa drejtori të rëndësishme, por emrat e propozuar kanë nevojë për aprovimin e kryeministrit Rama. Ministrat e rinj që vijnë si propozime nga Partia Demokratike janë prova se si respektohet karriera intelektuale dhe se si nuk keqpërdoret besimi i publikut për interesa ngushtësisht partiake. Në krye të Ministrisë së Brendshme propozohet ish-komandanti i trupave tona në Afganistan, Dritan Demiraj, kurse tek Drejtësia, eksperti Gazmend Bardhi. Shëndetësia i besohet Arben Beqirit, ndërkohë që zv/kryeministre propozohet Ledina Mandia. Për Financat, Arsimin dhe

Çështjet Sociale, propozimet janë femra; përkatësisht Helga Vukaj, Mirela Karabino dhe Zhuljeta Kërtusha. Dy liderët politikë nuk u prononcuan në përfundim të takimit, por pavarësisht kësaj në media u publikuan menjëherë emrat e atyre që pritet të jenë anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar. Gjithashtu në media janë zbardhur edhe emrat e propozuar nga PD, për të marrë drejtimin e zyrës së Avokatit të Popullit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Emrat e propozuar nga PD:Ledina Mandia – Zv/kryeministriaDritan Demiraj – Ministria e Brendshme

Helga Vukaj – Ministria e FinancaveGazmend Bardhi – Ministria e DrejtësisëMirela Karabino – Ministria e Arsimit dhe SporteveZhulieta Kërtusha – Ministria e Çështjeve Sociale dhe RinisëArben Beqiri – Ministria e ShëndetësisëKlement Zguri - Kreu i ri i KQZ-sëErinda Ballanca- Avokate e PopullitSeanca e jashtëzakonshme/Sot, Kuvendi miraton ministrat teknik, komisionet e vettingut dhe kreun e KQZ-së/ Pas kërkesës së Edi Ramës, Kuvendi do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme pasditen

e sotme, në orën 18.00, për të shkarkuar Ministrat aktual dhe për të miratuar në vend te tyre Ministrat teknik të propozuar nga Partia Demokratike. Rendi i ditës i kësaj seance do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të marrëveshjes politike të datës 18 maj 2017, mes kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ndërkohe parlamenti do të miratojë edhe një paketë ligjore në funksion të reformës zgjedhore. Ndryshime do të ketë në kodin penal, ku do ashpërsohen nenet për krimin zgjedhor, gjithashtu do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me fi nancimet dhe reklamat në fushatë. Parlamenti në seancën e jashtëzakonshme do të miratojë dhe anëtarët e pakicës pakicës parlamentare në 3 komisionet “ad hoc” të vettingut. Ndërkohe në seancën e sotme, në bazë të marrëveshjes politike, do të zgjidhet dhe kryetarit i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që do të jetë propozim i opozitës. Partia Demokratike është në fazën e konsultimit të emrave teknik që do të zënë vend në kabinetin qeveritar, por dhe drejtorëve të disa drejtorive. “Bazuar në nenin

74 të Kushtetutës dhe në nenin 42 të Rregullores së Kuvendit, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, i ka drejtuar Kuvendit një kërkesë të motivuar me shkrim për thirrjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm. Kërkesa ka përcaktuar që thirrja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm të zhvillohet ditën e hënë, më datë 22 maj 2017, në orën 18.00. Rendi i ditës i seancës plenare do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të Marrëveshjes Politike të datës 18 maj 2017, lidhur me: -Votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim të zëvendëskryeministrit dhe të 6 ministrave;-Shqyrtimin dhe miratimin e paketës ligjore që ka lidhje me reformën zgjedhore;-Miratimin e anëtarëve të pakicës parlamentare në 3 komisionet ad hoc të vettingut, si dhe caktimin e zëvendësuesve;-Zgjedhjen e Kryetarit dhe një anëtari të KQZ-së. Në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe afatet e parashikuara në të, Kryetari i Kuvendit do të nxjerrë urdhrin për mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm dhe do të publikojë rendin e ditës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 25 qershor, ashtu siç parashikon marrëveshja e disa ditëve më parë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Po kështu, në bazë të kësaj marrëveshje, Kreu i Shtetit dekretoi në të njëjtën datë, zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë Kavajë Zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare më datë 25 qershor, që u vendos pas shtyrjes së kërkuar në kuadër të marrëveshjes midis kryesocialistit Edi Rama dhe liderit demokrat Lulzim Basha, është dekretuar edhe nga Presidenti Bujar Nishani. “Në respekt të Kushtetutës dhe dispozitave të Kodit Zgjedhor, si dhe bazuar në kërkesën e krerëve të mazhorancës dhe të opozitës për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare dhe të zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë, pjesë e kësaj marrëveshje politike, Presidenti i Republikës vendosi të miratojë këto kërkesa, si vijon: Ndryshimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, më 25 qershor 2017. Theksojmë se kjo datë i përket ditës së diel të fundit të periudhës zgjedhore të parashikuar në Kodin Zgjedhor për mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e

Shqipërisë. Gjithashtu, Presidenti i Republikës ka vendosur të dekretojë të njëjtën datë, 25 qershor 2017 dhe për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë”, u shpreh këshilltari i presidentit. Në deklaratën për media të këshilltarit Olsi Lafe, thekoshet vlerësimi maksimal që presidenti Nishani i bën kësaj marrëveshje, e cila sheshoi tensionet dhe i vlen të ardhmes evropiane të vendit. “Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani është njohur tashmë me arritjen e marrëveshjes politike midis mazhorancës dhe opozitës, të datës 18 maj 2017, marrëveshje që mundëson përfshirjen e opozitës në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare si dhe në zgjedhjet e pjesshme vendore për Kryetar të Bashkisë Kavajë. Në vijim të iniciativës së Tij institucionale e të vazhdueshme për të nxitur dialogun politik me synim gjetjen e zgjidhjes politike mbi baza kompromisi, Presidenti i Republikës vlerëson maksimalisht këtë marrëveshje si një arritje të rëndësishme me interes për vendin dhe popullin shqiptar. Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit gjithashtu shpreh mirënjohjen dhe ndaj kontributit të çmuar të dhënë nga miqtë evropianë dhe amerikanë të Shqipërisë”, tha Lafe për mediat.

Marrëveshja konsensuale që u arrit midis kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha, përveçse përcaktonte shtyrjen e datës së zgjedhjeve parlamentare për në datën 25 qershor, shënonte dhe një kthesë të rëndësishme për Bashkinë e Kavajës, pasi qytetarët e saj do të votojnë në të njëjtën datë për të zgjedhur kryebashkiakun dhe deputetët që do i përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë. Gara për këtë bashki pritet të jetë e ashpër, falë edhe tensioneve që shoqëruan procesin zgjedhor të parashikuar për t’u fi nalizuar me datë

7 Maj, por që dështoi pas tërheqjes së kandidatëve.Teksa i afrohemi datës së zgjedhjeve zërat që përcaktojnë se kush do të jenë kandidatët e forcave politike, që do të zëvendësojnë Elvis Rroshin e prekur nga ligji i Dekriminalizmit, shtohen gjithnjë e më tepër. Sipas një informacioni të bërë publik nga GSH.al, Partia Demokratike duket se ka vendosur të konkurrojë në këto zgjedhje me Isa Sakjan, i cili aktualisht mban postin e kryetarit të degës së kësaj partie në Kavajë. Në një proces zgjedhor për të cilin Partia Demokratik luftoi që të zhvillohet sipas standardeve

më të larta demokratrike, pritet që fi gura e Sakjas të jetë një zgjedhje që do të mund të hedhë poshtë përfaqësinë e inkriminuar të Partisë Socialiste, kandidati i së cilës nuk dihet ende, por nuk përbën çudi fakti se ajo mund të paraqesë të njëjtin kandidat, që ishte edhe për zgjedhjet e 7 Majit, të cilat u anuluan. Klodian Shehi, i cili konsiderohet si një fi gurë e ardhur nga rradhët e grupit Rroshi, ka shprehur dëshirën për të rikandiduar një ditë pas lajmit të anulimit të zgjedhjeve, duke u shprehur se ka mbështetjen e bazës dhe të kryeministrit.

Partia Demokratike ka ngritur një grup, i cili ka nisur punën në terren, në kontakte me strukturat dhe me faktorët e komunitetit për të siguruar të dhëna sa më objektive rreth kandidatëve potencialë të PD. Ky proces i iniciuar nga vetë krye opozitari Basha synon që të evidentojë kandidatët më përfaqësues në bazë të integritetit, aftësive dhe reputacionit të tyre në komunitetMarrëveshja Rama-Basha për zgjidhjen e krizës politike i ka dhënë një kohë disi të limituar Partisë Demokratike për të përgatitur listën shumë emërore të kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit, që i duhet të dorëzojë në KQZ. Forca kryesore opozitare ka nisur menjëherë nga puna me procesin e konsultimit të fi gurave që janë propozuar nga baza dhe faqja online si

kandidatë të mundshëm për deputetë. Afërsisht 1700 individë janë propozuar nga më shumë se 23 mijë qytetarë në aplikacionin on-line të faqes zyrtare të PD-së, që u hap në ditët e para të aktivitetit të çadrës së lirisë, ndërsa afro 1500 propozime janë paraqitur nga baza demokrate gjatë një procesi që ka zgjatur rreth 3 muaj dhe përfundoi pak para protestës së opozitës më 18 shkurt. Ndërkohë bëhet me dije se Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ngritur një grup pune, i cili ka nisur punën në terren, në kontakte me strukturat e PD dhe me faktorët e komunitetit për të siguruar të dhena sa më objektive rreth kandidatëve potencialë të PD. Ky proces i iniciuar nga vetë kryeopozitari Basha synon që të evidentojë kandidatët më përfaqësues në bazë të integritetit,

aftësive dhe reputacionit të tyre në komunitet. Anëtarët e grupit të punës për përzgjedhjen e fi gurave më të denja për kandidatë janë përcaktuar jashtë konfl iktit të interesit, pasi edhe në rast kandidimi, asnjëri prej tyre nuk mund të garojë në qarkun ku është angazhuar si pjesë e këtij procesi. Ndarja e grupit të punës: Shkodër- Edi Paloka Lezhë- Arben RistaniKukës- Dhurata ÇupiDibër- Ervin SalianjiDurrës- Florjon Mima Elbasan- Albana VokshiFier- Flamur NokaBerat- Tritan ShehuKorçë- Edmond SpahoVlorë- Grida DumaGjirokastër- Gent StrazimiriTiranë- Aldo Bumçi

Page 3: 2 POLITIKË - Gazeta 55 Onlinegazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170521.pdf · do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me fi nancimet dhe reklamat

3E hënë, 22 maj 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta POLITIKË POLITIKË POLITIKË

Rama përpiqet të gënjejë të vetëtËndrra e kryeministrit për t’i marrë të gjitha pushtetet dhe për të qeverisur pa opozitë është shndërruar këto ditë në makthin për të mbajtur të bashkuara, të gjitha narko-klanet që përbënin mazhorancën. Strukturat e PS kanë nuhatur se “anija” e kryeministrit po mbytet, prandaj kanë nisur të kërkojnë mbrojtje gjetkë, prandaj Edi Rama po e harxhon kohën duke thënë se lëshimet i ka të përkohshme e se pas zgjedhjeve, do t’i marrë të gjitha vetë, prandaj do të ketë plaçkë pëtë të gjithë

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon përdorimin e administratës në Pukë për fushatë elektoraleBerisha: Urdhri i Ramës për mospërfshirje të administratës në fushatë është fals

Denoncimi/Rama braktisi fermerët, favorizoi vetëm 14 miqtë e tij-PD, 150 mln euro çdo vit për fshatin

Deklarata/Manjani për Ramën: Kryeministri është i i rrezikshëm, ka defekte serioze

Edi Rama nuk heq dorë nga ideja e tij e krisur për ta pasur të gjithë pushtetin për vete. Videomonologu i djeshëm i kryeministrit u përqendrua pikërisht në marrëveshjen politike, ku mjaft i ‘karikuar’, Edvini nuk kurseu fyerjet për partitë e vogla duke i cilësuar aspak granate të demokracisë në vend. Kjo ‘luftë’ e re e Ramës, në fakt vërteton qartazi synimin e tij për të pasur një pushtet të pakufi zuar. Partitë e vogla të majta në këtë mënyrë u njohën edhe njëherë me pabesinë e Ramës, ndërsa ky ndëshkim i kryeministrit karshi ‘të vegjëlve’ vërteton se për Ramën interesat personale dhe ato të çetës së tij politike janë mbi gjithçka. Pasi shpalli armiq artifi cial të gjithë zërat e pakënaqur nga kjo marrëveshje, Edvini vijoi monologun duke theksuar se plani i tij dhe i Rilindjes është sigurimi i 71 mandateve në zgjedhjet e 25 Qershorit. “Të gjitha partitë kanë interesat e tyre prandaj dhe jemi marrë vesh që të mos e prekim kodin zgjedhor, por të angazhohemi pas zgjedhjeve për të adresuar të gjitha meraket e vjetra të partive politike. Shkojmë në 25 qershor për të bërë më shumë.

Me reformat tona kemi vënë bazat për shtetin. Na duhen 71 mandate për të vijuar rrugën që kemi nisur dhe për të mbajtur timonin e reformave shtetbërëse. Ne do luftojmë për ta çuar ekonominë në nivel të panjohur më parë”- tha Rama. Edhe pse në pikën më kritike, lidershipi i PD, z. Basha duke zhgënjyer edhe më pesimistin i dha një

kthesë të papritur situatës politike në vend duke kërkuar aleancë me qytetarin e thjeshtë dhe duke mos lejuar mbajtjen e një palë zgjedhjeve me një rezultat në tavolinë, PS sërish kërkon një shumicë të cilësuar në Parlament, por këtë herë e vetme. I klasifi kuar si politikani më i korruptuar i 27 viteve të fundit, kryeministri tashmë i

është futur detit në këmbë dhe po kërkon pushtet i vetëm, kjo edhe si shenjë hakmarrje ndaj për të gjithë atyre që i prishën ëndrrën e qeverisjes pa opozitë. Edvini, baroni i krimit dhe drogës, u mundua mjaft që të shfaroste pluralizimin dhe të qeveriste Shqipërinë, njësoj si etërit e tij në diktaturë, me një opozitë fasadë të krijuar sipas

dëshirave personale. Opozita nuk mund të lejonte që kjo të bëhej realitet. Ky njeri, prej muajsh doli kundër të gjithëve, madje edhe kundër ndërkombëtarëve që kanë këmbëngulur vazhdimisht që kryeministri të marrë përsipër përgjegjësinë për krizën, duke konfi rmuar se ishte i vetmi, i cili kërkonte të nxirrte Shqipërinë nga rruga e së drejtës, kjo për t’i vendosur të gjitha pushtetet nën kontrollin e tij dhe oligarkisë së krimit dhe drogës. Tashmë që gjithçka u përmbys dhe Basha realizoi marrëveshjen historike për hir të interesit të vendit, mbetet që qytetarët, ashtu siç u bën bashkë në protestat madhështore të Opozitës: më 18 Shkurt dhe 13 Maj, më 25 Qershor të vendosin pushtetin në duart e tyre, përmes votës. PD e Opozita së bashku, siç edhe kanë deklaruar, me platformat e tyre kërkojnë që pushtetin t’ia kthejnë qytetarëve dhe të jenë po ata që të vendosin për të ardhmen e tyre. Që e gjitha kjo të realizohet, që rrugëtimi heroik i PD-së dhe Bashës të mbyllet me sukses, duhet një bashkim i fuqishëm i qytetarëve, ku përmes votës t’i tregojnë vendin bandave që qeverisin në këto 4 vite.

Inkuadrimi i administratës shtetërore apo policisë në fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste vijon përbëjë një shqetësim madhor për opozitën edhe pas fi rmosjes së marrëveshjes mes dy palëve për të nxjerrë vendin nga kriza politike. Ish-kryeministri Sali Berisha është shndërruar në denoncuesin më të madh të presioneve që i bëhen punonjësve të administratës për të bërë fushatë për kandidatët socialistë dhe për të votuar për ta. Ditën e djeshme nëpërmjet një postimi në Facebook, ish-kreu i ekzekutivit ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se urdhri i dhënë prej tij për qëndrim asnjanës dhe mospjesëmarrje të administratës në fushatë elektorale është thjesht një falsitet i radhës. Teksa bën publik një mesazh të ardhur në adresë të tij nga qyteti i Pukës, Berisha shpjegon se mbështetësit e Ramës në qytetin e Pukës kanë shkelur urdhrin, duke vazhduar të pa shqetësuar punën për të mbledhur vota në favor të kandidatit socialist Paulin Luli. Fakti që Edi Rama po detyron përfaqësuesit kryesorë të partisë së tij në qarqe të ndryshme që

nëpërmjet shantazhit dhe presionit të mbushin sheshet me punonjës të administratës tregon se kryeministri i trembet ndëshkimit me votë popullore më 25 qershor. Çadra e opozitës për 90 ditë tregoi se vullneti i shqiptarëve për të rrëzuar qeverinë e krimit dhe drogës triumfoi mbi dhunën verbale e propagandën mediatike të kësaj të fundit, duke shtyrë kështu kryeministrin që të mposhtë frikën nga vota e kundër e shqiptarëve duke mbledhur kartat e identitetit të punonjësve të administratës shtetërore. Denoncimi i publikuar nga ish-kryeministri Berisha:»Përshëndetje z.Berisha. Sipas «urdhrit» të Edvin Ramës administrata publike nuk duhet të përdoret për fushatë. Në këto çaste që po ju shkruaj e gjithë administrata e njësisë administrative Rrapë (Pukë), me në krye administratoren znj.Lula Mema dhe kryetarin Gjon Gjonaj janë mbledhur tek një lokal i quajtur «SH & SH» në hyrje të qytetit Fushë-Arrëz dhe po u bëhet presion që të votohet pro kandidatit Paulin Luli. Të lutem shumë ma ruaj anonimatin.

Partia Demokratike ka denoncuar braktisjen totale që Edi Rama i ka bërë fermerëve shqiptarë. Në njoftimin e shpërndarë për media, PD thekson se në këto 4 vite kemi zero subvencione, ndërsa janë favorizuar vetëm 14 klientët e kryeministrit. PD, gjithashtu shton se me ardhjen në pushtet do të ketë për çdo vit, 150 milionë euro subvencione për fshatin. “Pasi i braktisi për 4 vite fermerët shqiptarë, pasi ndërtoi një narko-shtet dhe vendosi gjithçka në shërbim të miqve dhe klientelës, Edi Rama predikon sot mashtrime të reja. Në 4 vite, Edi Rama nuk bëri asnjë investim në infrastrukturë

dhe mijëra hektarë u përmbytën rregullisht duke sjellë pasoja katastrofi ke për prodhimin e fermerëve. Në 4 vite, numri i përfi tueseve nga skema e subvencionit është ulur mbi 5 herë. Përfi tuan çdo vit vetëm 14 tregtare, klientë të qeverisë që morën mbi 70% të buxhetit të bujqësisë. Çmimet për imputet bujqësore u rritën deri në 30%. Çmimi i naftës u rrit me 30 për qind. Partia Demokratike ka një projekt të realizueshëm dhe ambicioz që do të transformojë bujqësinë dhe do nxjerrë zonat rurale nga varfëria. 150 milionë euro do të investohen çdo vit në këtë sektor. 100 milionë euro në formën e subvencioneve

direkte për çdo familje fermerë bazuar vetëm mbi prodhimin e tyre. 50 milionë euro investime në infrastrukturë si vaditje dhe kullim, rregullim tregjesh dhe siguri ushqimore. Prodhimet e fermerëve shqiptarë do të mbrohen përmes tarifave doganore nga importet e oligarkëve të Ramës. Kjo do të ndodhë me 25 qershor, kur fermerët shqiptarë së bashku me qytetarët në mbarë Shqipërinë do ti japin fund me votën e tyre të lirë, republikës së vjetër që i zhvati, mashtroi dhe varfëroi dhe do të votojnë për projektin kombëtar të Republikës së Re, Republikës së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e PD.

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani vijon të shprehë hapur kritikat e tij ndaj Edi Ramës si politikan. I ftuar në studion e ‘E Diel’, në Top Channel, Manjani thekson se Rama ka defekte serioze, të cilat i shfaq shpesh me aleatët e tij. “Marrëdhënia e Ramës me aleatët me të tjerët, është e frikshme. Të mendosh që do shkonin në zgjedhje vetëm vetëm se kryeministri nuk dialogonte, kjo nuk është

normale. Kryeministri është i rrezikshëm në këtë filozofi”, - u shpreh Manjani. Për Manjanin, Ilir Meta si President ishte një vendim i mirë. “Ilir Meta është talent ekzekutiv, në trurin e Metës është “action”, nuk e bën dot plakun mere në zyrë. Por mund të jetë një nga presidentët më ndryshe”, theksoi ish-ministri që tashmë i është përkushtuar profesionit të tij si jurist”. Manjani shprehet se mund të kishte

kontribuar në parlamentin e ardhshëm, edhe pse thekson faktin që nuk ka qenë deputet asnjëherë në karrierën e tij politike. Manjani deklaroi se e respekton vendimin e LSI-së për të mos e listuar si kandidat për deputet. “Nuk kam qenë asnjëherë deputet, mund të kisha kontribuar në parlamentin e ardhshëm. Është vendim i partisë, e respektoj, unë nuk jam larguar nga partia dhe nga politika”.

Page 4: 2 POLITIKË - Gazeta 55 Onlinegazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170521.pdf · do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me fi nancimet dhe reklamat

4 E hënë, 22 maj 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

taFORUMFORUMFORUM

Edvini, si lepuri që u zbut se kishte shqiponjën mbi kokë

Spaçi, simbol i qëndresës dhe muzeum i kujtesës

(Me rastin e përvjetorit të Revoltës së Spaçit 1973 dhe Qafë Barit 1984, si dhe kushtuar intelektualëve heronj që kundërshtuan diktaturën)

Nga Sejdi Peka

Ishte mjaft për t’u çuditur se si Edvin Rama aq agresiv në kërkesat e opozitës, duke quajtur “Çadrën e Lirisë” si bunker prej plasmasi, u bë aq i urtë dhe i bindur, kur shqiponja amerikane u çfaq në qiellin plot re dhe të trazuar të Shqipërisë. Të kujton atë fabulën e lepurit dhe të shqiponjës, kur lepuri i rrudhur në kaçube, po i thoshte breshkës se, “tani bëj çfarë të duash se e kam shqiponjën mbi kokë”. Dhe sot, ashtu si në të gjitha udhëkryqet e historisë tonë kombëtare, populli shqiptar po i falet Amerikës, që me ndërhyrjen e saj në momentet më dramatike të kërcënimit të lirisë dhe demokracisë nga klika bolshevike komuniste e instaluar në të ashtuquajturën “Rilindje”, u bë mburojë e interesave tona kombëtare. Sot, Shqipëria në sajë të ndërhyrjes së qeverisë amerikane të Presidentit Trump, po merr frymë më lirisht, me shpresën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për një demokraci funksionale europiane. Ndërhyrja amerikane bëri atë që në harkun kohor mjaft të shkurtër të vizitës së Nd. Sekretarit amerikan për çështjet europiane dhe aziatike Hoyt Brian Yee në Tiranë, “Skenderbeu i Spiropalit, e uli shpatën” dhe ushtria e “Rilindjes” u shpartallua e zhgënjyer se trimi i saj nga ujk i tërbuar, me bishtin ndër shalë hodhi mbi kurriz lëkurën e qëngjit. Të gjithë shqiptarët kanë mbetur të habitur se çfarë mundet të kishte ndodhur. Por media amerikane e njohur si mbështetëse e Presidentit Trump, Breitbart News, hedh dritë në atë se çfarë kishte ndodhur me të vërtetë në mbrëmjen e të enjtes në Tiranë. Në një shkrim të saj të publikuar, bën fjalë për zgjidhjen e krizës politike me ndërhyrjen amerikane.-Kryeministri socialist

shqiptar Edi Rama, një aleat i George Soros dhe kritik i Presidentit Trump, mori një nxitje të rëndësishme politike të enjten, pasi diplomatët amerikan ndihmuan në përfundimin e një bojkoti të opozitës për zgjedhjet e ardhshme në atë vend, - shkruan media Breitbart News. Dhe gjithnjë duke analizuar situatën politike në Shqipëri dhe faktorët që sollën në këtë gjendje kjo media shkruan se po citoj, “ndërhyrja amerikane ka stabilizuar dukshëm qeverinë e një udhëheqësi socialist, i cili duke qenë kritik i Presidentit Trump është pjesë e grupit të miliarderit të krahut të majtë George Soros. Në një intervistë të Prillit 2016 në CCN, Edi Rama e quajti zgjedhjen e Trump si President të Amerikës me të vërtetë të frikshme duke minuar atë që Amerika është në sytë tanë. Kur moderatori i CCN e pyeti se çfarë do të ndodhte nëse Trump do të fi tonte, Rama tha se ruajna zot. Unë mendoj se kjo do të dëmtonte rëndë Amerikën dhe botën demokratike, se Ai në fund do të bëjë gjërat që thotë do të bëjë dhe kjo është shumë, shumë e dëmshme dhe Shqipëria do te rishikonte marrëdhëniet me Ameriken. Edvin Rama ka shërbyer si anëtar i Bordit Soros në një projekt 2 vjecar të transformimit politik të vendit. Në dasmën e Soros në vitin 2013, Rama ka qenë i zgjedhuri si mysafi r i miliarderit. Ndikimi i Soros në Shqipëri është mbështetur edhe nga fondet e USAID, duke kërkuar rezultate politike të përcaktuara”, - shkruan Breitbart News. Duke parë në këtë këndvështrim, nuk është për t’u çuditur se Edvin Rama mori arratinë pak ditë më parë nga vizita e 6 Kongresmenëve Amerikan në Shqipëri, të cilët kishin për mision që të hetonin veprimtarinë e kundraligjshme të shpërdorimit të fondeve të USAID dhe abuzimeve të tjera në

kundërshtim me ligjet amerikane të fi lantropit Soros në Shqipëri duke ndikuar në zgjedhjet politike në Shqipëri dhe në disa vende të tjera të Ballkanit. Tani nuk ka më asnjë dyshim se Edvin Rama e ka humbur “si Xhaferi simiten”. Ajo Çadra e bunkerit prej plasmani i çorri maskën e një krimineli ordiner, një hajdut i përmasave ndërkombëtare i kultivimit dhe trafi kimit të lëndëve narkotike. Në të vërtetë është një Kryeministër si kukull kur Ministrat e qeverisë as nuk i ka zgjedhur, por i janë imponuar nga opozita për të kontrolluar dhe mbajtur nën kontroll mundësitë e këtij aventurieri politik kundër lirisë, demokracisë dhe votës së lirë dhe të ndershme. Është një Kryeministër në survejim të pandërprerë edhe nga faktori ndërkombëtar. Nuk është më ai Rama që rrihte gjoksin se “do të shkonte në zgjedhje edhe pa opozitën”, duke vendosur në Shqipëri një neodiktaturë komuniste. Çadra e Lirisë,në harkun kohorë të tre muajve,ditë e natë pa pushim,ka ngritur zërin për kauzën e sajë për zgjedhje të lira dhe të ndershme që është themeli i demokracisë.Zëri i sajë u dëgjua dhe solli në vëmendjen e faktorit ndërkombëtarë se Shqipëria nuk po qeverisej por ishte duke u sunduar nga një klikë bolshevike. Amerika dhe Presidenti Trump, megjithë problemet e tranzicionit të pushtetit dhe vatrat e ndezura kudo në lindjen e mesme dhe të largët,me konfl ikte të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin në të gjithë botën, i doli pak kohë të merret edhe me Shqipërinë.Po duket se Presidenti Trump “nuk ka harruar” ashtu si po përpiqen ta paraqesin disa pseodoanalistë të paguar,që të sajojnë çmenduritë e Edvin Ramës në ndërhyrjet në punët e brendshme të Amerikës,duke ngritur krifën si gjeli majë plehut për të treguar profecinë e Vuçiçit të Serbisë se

me të vërtetë e gënjeu mëndja këtë të sëmurin mendorë të “Rilindjes” se na qenka si “lider i Ballkanit”. “Poenat” që i dha Vuçiçi këtij Edvin Ramës sa për t’i rritur mendjen duke abuzuar me interesat e popullit të Kosovës, i kanë rënë një e nga një, duke e lënë Edvin Ramën cullak si një gjeli që i kanë rënë puplat, o zot sa i shëmtuar që është. I ndodhur i izoluar dhe i diskredituar si këtu në Shqipëri dhe në sytë e aleatëve tanë strategjik për një qeverisje të dështuar, që e ka dërguar Shqipërinë në buzën e greminës nga gjendja kritike e një varfërie ekstreme, papunësie të tejskajshme, të një kanabizimi masiv të vendit,tani po kërkon vrimën e miut ku të futet. Edhe ajo mëndja e harbuar me ato batutat pa kuptim,është çartur edhe më tej. Në një fushatë elektorale pa asnjë kuptim, pasi ka zhgënjyer të gjithë ata ndjekësit si qorra të “Rilindjes”, po importon me autobuze nga një vend në tjetrin,njerëz të angazhuar dhe të paguar si turistë me 2 qofte dhe një panine, që të mbushin sadopak ambientet e boshatisura ku do të recitojë i sëmuri mendorë i “Rilindjes”.Tani si i thonë fjalës edhe rrenat i janë sosur. Në një takim me gratë socialiste të Korçës që ishin importuar nga të gjitha zonat në një takim elektoral, Edvin Rama i çartallosur mendërisht ,në përpjekje për të justifi kuar atë asgjë që kishte bërë në mandatin 4 vjeçarë për premtimet e pambajtura tha se, “daleni. Ju gratë e dini më mirë së fëmijët bëhen me radhë edhe punët bëhen me radhë. Janë burrat ata që nuk e njohin rradhën”. Një Kryeministër eksiq nga koka që po tallet me gratë e miletit sikur t’i kishte të çifl igut të tijë,është një turp.Po a mundet që të jenë shprehje në gojën e një Kryeministri fjalët bastarde,fyese të personalitetit të njeriut ngado që shkon. Dhe po më bien

ndërmend thëniet e Muharrem Bajraktarit, të patriotit nacionalist antikomunist, që në kulmin e dëshpërimit për gjendjen e Shqipërisë në terrorin e regjimit komunist, u thoshte bashkatdhetarëve të tij në emigracionin politik të Belgjikës,me atë dialektin e Lumës së tij se,”ore taje,a jemi komb,a jemi milet”.Me të vërtetë është koha që shqiptarët të tregojnë se janë komb dhe nuk janë milet. Eshtë koha e fundit që shqiptarët mundet që të gënjehen më nga mashtrimet e Edvin Ramës që është bërë pengesë për integrimin e Shqipërisë në familjen europiane që ka qenë ëndrra shekullore e shqiptarëve, e atyre mijëra barrave dhe grave që dhanë jetën për një Shqipëri të lirë dhe demokratike të bashkuar me Europën. Projekti i Ramës për ta izoluar Shqipërinë në sytë e faktorit ndërkombëtarë,duke e transformuar nga demokracia në një vend totalitarë me një demokraci të dyzuar,tani më ka kapitulluar. Shqipëria është bërë një çështje e shtruar për zgjidhje në rajonin e trazuar të Ballkanit,është një çerdhe e një virusi vdekjeprurës për Europën nga kultivimi dhe trafi kimi i drogave të forta i menazhuar nga Edvin Rama dhe klika e tijë bolshevike në pushtet. Projekti i tij për ta vendosur Shqipërinë në një neodiktaturë ku dhunohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme në ndikimin e parave të pista të drogës,tani më është diskredituar dhe ka kapitulluar. Sot shqiptarët e kudondodhur kanë drejtuar sytë nga Partia Demokratike dhe lideri i saj me ide europiane Lulzim Basha, për të kurorëzuar me sukses një fi tore qytetare dhe europiane,që në zgjedhjet e 25 Qershorit klika komuniste e Edvin Ramës të pushojë në një gjumë letargjik,e dënuar nga historia si klika më e papërgjegjshme që shume kohë i ka humbur Shqipërisë në rrugën e vështirë të demokracisë.

Nga Mentor Tahiri

Në takimin tim të parë me realitetin e quajtur “Spaç”, preka dhimbjen dhe vuajtjen e intelektualit shqiptar nën diktaturë. Mbase njeriu e ka lehtë të shkruan për udhëpërshkrimet, vizitat turistike, pushimet verore a dimërore, shqetësimet e përditshme, politikën, sportin. Të shkruash për Spaçin, është vështirë. Vështirë të ndalësh hovin e ndjenjave, pezmatimit, krenarisë. Gati e pamundur. Spaçi, një vend nga i cili edhe po të shkatërroheshin të gjitha gjurmët e terrorit ndaj intelektualëve, se pushtetet shqiptare të sotme atë duan, sërish do të mbetej aty, kujdestar për të trokitur në ndërgjegjen e çdo shqiptari. Por jo veç për të përkujtuar atë që diktatura ka ditur të bëjë, dhimbjen dhe

urinë. Lugina e vuajtjes e quajtur Spaç, njëjtë si ajo e quajtur Qafë e barit ca kodra matanë, janë të vendosura aty për të kujtuar qëndresën e qindra e mijëra intelektualëve shqiptarë, që patën guximin t’i thonë JO diktaturës, të mos heshtin dhe të mos ulin kokën siç ishte në modën e asaj kohe të pakohë, siç është jo rrallë herë në brishtësinë e sistemeve të instaluara këndej.Nuk dua të mbaj leksion historie për Spaçin. Për historinë e tij sot nuk mund të fl et saktë askush përveç atyre që e kanë mbijetuar, që janë gjallë dhe qëllimshëm të lënë në harresë. Ata janë sot aty për të na treguar edhe për ata që lanë jetën e tyre aty, në vuajtjen e tyre ndërmjet grilave të fjetoreve të burgut ku s’kishte as ajër të mjaftueshëm, torturave nga “uniformat” e regjimit dhe skllavërisë thellë në nëntokën

e minierës. Vetëm ata mund të na rrëfejnë e të na i hapin sytë me rrëfi min e tyre. Ata janë heronjtë e qëndresës dhe shpirtit të lirë, janë ndërgjegjja shqiptare që duhet të na tërheqë vërejtjen sa herë në këtë shoqëri shqiptare brenda atdheut tonë të bërë copa nga kufijtë, ka të tillë që kanë humnerën morale brenda vetvetes për të arsyetuar diktaturën. Shoqëria shqiptare asnjëherë nuk u ballafaqua me të kaluarën. Nuk është kjo në vazhdën e ndonjë projekti që duke parë përpara të mos shikohet mbrapa. Mosballafaqimi me të kaluarën është kompromis elitash e pushtetesh. Për dikë për të ruajtur dinjitetin, për dikë tjetër për të mos diskutuar për të mirat që i kishte shijuar kur shumica po vuante. Mosballafaqimi me të

kaluarën e diktaturës tenton edhe minimizimin e tragjedisë që ajo ka shkaktuar. Spaçi me godina tani të rrjepura, diku edhe të rrënuara, është dëshmi e qartë e luftës së heshtur që dikush po bën për t’i futur nën dhe përmasat e dhunës. Shoqëritë ku ka një pushtet të vetëdijesuar dhe të mishëruar me jetën e njeriut të rëndomtë, apo edhe së paku vullnet brenda shoqërisë, i ruajnë muzeumet e tyre të kujtimeve, prandaj sot Auschwitzi apo Potoçari ekzistojnë. Për të rikujtuar dhe për të sfiduar. Parakusht për këtë, sigurisht është vullneti i shoqërisë për të rikujtuar dhe aq më tepër për të sfi duar çdo sistem a nënsistem politik që na cenon lirinë. Të mbijetuarit e Spaçit po qëndrojnë sot për “inat” të shoqërisë, që përvjedhshëm disi

tenton për të bërë kompromisin drejt të arsyetuarit të skllavërisë së mbrojtur me ligj. Vuajtja e intelektualëve, këtyre njerëzve të lirë që mendjen kurrë nuk arritën t’ua robërojnë, nuk e lënë të qetë asnjërin në mesin e kësaj shoqërie që arsyeton “parimin” bazë të kundërshtarëve të lirisë që thotë “disa janë më të barabartë se të tjerët” si në novelën Orvelliane. Të mbijetuarit e Spaçit ua marrin pa qëllim lavdinë edhe atyre andej e këndej kufiri shqiptar, që mendojnë se kanë shpikur lirinë ndër ne. Revolta në Spaç dhe ajo në Qafë të barit, janë tregues i një shpirti njerëzor të pamposhtur, si ajo valëvitje treditëshe e fl amurit pa yllin komunist, fl amurit të revoltës për liri të ngjizur me gjakun e atyre që e ngritën. Liria është vetë guximi për të qenë i tillë.

Page 5: 2 POLITIKË - Gazeta 55 Onlinegazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170521.pdf · do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me fi nancimet dhe reklamat

5E hënë, 22 maj 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta POLITIKË POLITIKË POLITIKË

“Breitbart News”: Platforma euro-amerikane frenon aleatin shqiptar të George Soros

Skandali seksual, Shukri Xhelili kërkesë Gjykatës për të fi tuar pafajësinë

Nisin hetimet ndaj Aviacionit Civil, 38 persona paguhen si punonjës të aeroportit të Kukësit pa qenë në punë

Prokuroria nis hetimet ndaj drejtuesve të Autoritetit të Aviacionit Civil, kanë emëruar dhe paguajnë nga 2016 e këtej 38 punonjës pa qenë në punë. Të paguarit që dyshohet se i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik janë emëruar si punonjës të aeroportit të Kukësit, aeroport i cili nuk funksionon dhe ndërkohë ata paguhen çdo muaj

“Breitbart News”, që hyn në listën e portaleve më të klikuara nga publiku në SHBA, ka publikuar së fundmi një artikull mbi zhvillimet politike në Shqipëri, duke vlerësuar maksimalisht ndërhyrjen amerikane në negociatat për zgjidhjen e krizës së prodhuar nga arroganca e Edi Ramës. Media në fjalë është themeluar nga Stephan Bannon, i cili është këshilltari më i besuar i Presidentit Trump dhe në këtë shkrim të radhës për gjendjen pas fi rmosjes së marrëveshjes për zgjidhjen e krizës politike, e vendos theksin tek lidhja e Edi Ramës me miliarderin George Soros dhe ndikimin e këtij të fundit në politikat e hartuara prej kryeministrit. Gjithashtu artikulli rikthen edhe njëherë në vëmendje kritikat e ashpra që Rama bëri nga CNN kundër zgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA-ve. Në artikull i thuren elozhe qëndresë së opozitës, kauzat e së cilës u kthyen në shqetësime reale edhe për ndërkombëtarët, ku zyrtari i lartë amerikan për të parën herë pranoi se denoncimet e opozitës për kanabisin e kanë shndërruar zgjerimin e fenomenit në një problematike që tashmë njihet dhe i kushtohet vëmendje nga institucionet e BE-së. Shkrimi i plotë: Kryeministri socialist shqiptar Edi Rama, një aleat i George Soros dhe një kritik i Presidentit Trump mori një nxitje të rëndësishme politike të

enjten pasi diplomatët amerikanë ndihmuan në përfundimin e një bojkoti opozitar të zgjedhjeve të ardhshme duke paralajmëruar se SHBA do të pranonin rezultatet e zgjedhjeve edhe nëse asnjë parti tjetër nuk do merrte pjesë. Hoyt Brian Yee, Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, u takua me Ramën dhe liderin e opozitës këtë javë dhe u bëri thirrje partive të opozitës që t›i japin fund bojkotit të tyre për zgjedhjet 18 qershorit, të cilat kërcënuan të hedhin vendin dhe qeverinë e Ramës në trazira. «Fokusi kryesor i mesazhit tim është se zgjedhjet duhet të jenë përfshirëse; Ato duhet të përfshijnë sa më shumë parti të jetë e mundur», u tha ai gazetarëve të hënën. Zyrtarët e Departamentit të Shtetit, duke përfshirë Yee dhe ambasadorin e SHBA Donald Lu,

thanë se do t’i njohin rezultatet e zgjedhjeve edhe në qoftë se partitë e opozitës refuzojnë të marrin pjesë, një qëndrim që i trembi politikanët e opozitës. «Zgjedhjet janë gjithmonë më të mira kur ka pjesëmarrje sa më të gjerë të partive politike; Megjithatë, partitë kanë të drejtë të mos marrin pjesë nëse zgjedhin», tha një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit për “Breitbart News”. «Nëse zgjedhjet konsiderohen të besueshme nga Komisioni Zgjedhor, vëzhguesit vendas, OSBE dhe vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë, atëherë SHBA do të pranojnë rezultatet, edhe nëse disa parti vendosin të mos marrin pjesë». Partia Demokratike e opozitës bojkotoi parlamentin në shkurt lidhur me akuzat për korrupsion dhe shqetësimet rreth reformës gjyqësore të Shqipërisë, të cilat

kundërshtarët kishin thënë se do të çonin në më shumë korrupsion dhe manipulim të gjyqësorit. Ata gjithashtu kishin frikë se votat në zgjedhje nuk do të numëroheshin në mënyrë të drejtë. Tomor Alizoti, një politikan i Partisë Demokratike, shprehu tronditjen e tij ndaj qëndrimit të SHBA, duke thënë në një televizionin shqiptar të hënën: «Vendi më demokratik nuk mund të thotë të bëhen zgjedhje pa opozitën. «Kjo do të çojë në një krizë». Ndërmjetësimi i SHBA, të cilin Bashkimi Evropian gjithashtu e mbështeti, funksionoi. Rama dhe udhëheqësi i Partisë Demokratike Lulzim Basha u thanë gazetarëve të enjten se kishin arritur një marrëveshje, duke përfshirë një dakordësi që zyrtarët e lartë të opozitës do të mbikëqyrnin zgjedhjet. Marrëveshja stabilizon vendin për momentin, si

dhe mbajtjen e Ramën në pushtet. «Bravo për popullin shqiptar për durimin e tyre dhe besimin e tyre në forcën e demokracisë shqiptare», tha ambasadori Lu në faqen e Facebook-ut të Ambasadës. «Bravo për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për udhëheqjen e tyre personale dhe guximin në formimin e kësaj marrëveshjeje». «Bravo për kolegët në Bashkimin Evropian, OSBE dhe Uashington për mbështetjen e tyre të palëkundur për Shqipërinë. Ne presim me padurim zgjedhje me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike shqiptare», shtoi ai. Ndërhyrja e SHBA-së ka stabilizuar dukshëm qeverinë e një udhëheqësi socialist, i cili është edhe kritik i Presidentit Trump dhe pjesë e grupit të miliarderit të krahut të majtë George Soros. Në një intervistë të prillit 2016 me CNN, Rama e quajti Trump «me të vërtetë të frikshëm dhe duke minuar atë që Amerika është në sytë tanë». Kur u pyet se çfarë do të ndodhte nëse Trump do fi tonte zgjedhjet, Rama tha: «Na ruaj zot! Unë mendoj se kjo do të dëmtonte shumë Amerikën dhe do të dëmtonte shumë botën demokratike, sepse ai, në fund, do të duhet të bëjë të paktën disa nga gjërat që ai thotë se do të bëjë dhe do të jetë shumë, shumë e dëmshme». Sa i përket lidhjes së tij me Soros, siç ka raportuar më parë Breitbart News, Rama shërbeu si anëtar i bordit të Fondacionit

Soros në Shqipëri dhe Soros fi nancoi një projekt dyvjeçar të dizajnuar për të transformuar politikisht vendin në partneritet me Shkollën e Qeverisë së Kennedy të Harvardit. Rama ishte gjithashtu një mysafi r në dasmën e Sorosit në vitin 2013. Ndikimi i Soros në vend ka nxitur gjithashtu shqetësim tek ligjvënësit e SHBA. Senatori Mike Lee (R-UT) dhe një numër senatorësh të tjerë republikanë i shkruan Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson në mars, duke shprehur shqetësimin e tyre për «organizatat e mbështetura nga Soros», të supozuara se mbështeteshin nga paratë e USAID-it, duke kërkuar rezultate të caktuara politike që do t›i japin qeverisë së Ramës «kontroll të plotë mbi pushtetin gjyqësor». Departamenti i Shtetit shprehu besimin se heqja dorë nga bojkoti i opozitës për zgjedhjet e ardhshme ishte masa e duhur për Shtetet e Bashkuara. «Si një mik dhe Aleanca e NATO-s në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara i nxisin me forcë të gjitha partitë që të respektojnë sundimin e ligjit dhe proceset demokratike. Partitë duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe të avancojnë reformat përmes dialogut dhe pjesëmarrjes në institucionet kryesore, duke përfshirë parlamentin», tha zëdhënësi. «Ne duam të shohim një Shqipëri të fortë, të integruar plotësisht në familjen euroatlantike».

Prokuroria nis hetimet ndaj drejtuesve të Autoritetit të Aviacionit Civil, kanë emëruar dhe paguajnë nga 2016 e këtej 38 punonjës pa qenë në punë. Të paguarit që dyshohet se i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik janë emëruar si punonjës të aeroportit të Kukësit, aeroport i cili nuk funksionon dhe ndërkohë ata paguhen çdo muaj. Autoriteti i Aviacionit Civil është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për shkak se paguanin persona si punonjës të aeroportit të Kukësit pa qenë fare në punë. Bëhet

fjalë për 38 persona që marrin rrogë pa qenë fare në punë. Nga hetimet paraprake rezulton se titullarët e Autoritetit të Aviacionit Civil si dhe drejtoria e aeroporteve ka punësuar 38 persona me detyra të ndryshme në aeroportin e Kukësit nga vitit 2016 e këtej, raporton ABC News. Por pavarësisht emërimit dhe vendimit si të punësuar në aeroportin e Kukësit, këta punonjës nuk kanë shkuar një ditë në vendin e punës për shkak se aeroporti nuk funksionon. Kështu që nga vitit 2016 e këtej, të 38 punonjësit

e paguhen çdo muaj me rroga të ndryshme sipas pozicioneve të punës pa qenë në punë. Veç rrogës, prokuroria ka ngritur dyshime se këta punonjës në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Autoritetit të Aviacionit Civil kanë marrë në fi nancën e institucionit edhe dieta udhëtimi çdo muaj dhe ushqimi në shuma të mëdha. Për këtë fakt, prokuroria mësohet se ka caktuar tre ekspert kontabël që të llogarisin dëmin e shkaktuar ndaj shtetit nga pagat e paguara për punonjës që nuk paraqiten një ditë në punë.

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili i shpallur fajtor në lidhje me përfshirjen e tij në një skandal seksual, është në përfundim të vuajtjes së dënimit. Por ai nuk dorëzohet dhe këmbëngul në pretendimin për pafajësi. Ish-zyrtari i lartë i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda, sipas të cilit u dënua me 1 vit e 8 muaj burg për akuzën “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”. Në vendimin ndaj tij, Apeli i Krimeve të Rënda ndryshoi kualifi kimin e akuzës, e cila në Shkallën e Parë ishte ajo e “korrupsionit pasiv…”. Burime pranë Gjykatës saktësuan se në

rekurs Xhelili kërkon prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe Apelit për Krimet e Rënda dhe deklarimin e tij të pafajshëm. Nga ana tjetër, kundër vendimit të Apelit ka qenë edhe Prokuroria për Krimet e Rënda, e cila po ashtu ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë. Prokuroria kërkon lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë. Burime zyrtare të Gjykatës së Lartë konfi rmuan se dosja në fjalë është më 11 maj 2017 në krye sekretarinë e kësaj gjykate. Mësohet se relator i Kolegjit Penal që do të shqyrtojë këtë përballje gjyqësore është gjyqtari Tom Ndreca. Në ditët në vijim pritet të caktohet edhe seanca e parë e këtij gjykimi.

Page 6: 2 POLITIKË - Gazeta 55 Onlinegazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170521.pdf · do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me fi nancimet dhe reklamat

6 E hënë, 22 maj 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

taFORUMFORUMFORUM

Vizita në Arabi dhe vizioni i Trump për Lindjen e Mesme

Koalicionet e (pa)natyrshme në zgjedhjet e Kosovës!

Ende asgjë s’ka përfunduar në Prishtinë, është veç episodi i radhës

Nga Bernard Haykel(Bllomberg)

Një nga qëllimet kryesore të Presidentit Trump ka qenë që ndryshimi i politikave të paraardhësit të tij. Pra, nuk është çudi që vizita e Trump këtë fundjavë në Arabinë Saudite, e cila shënoi edhe vizitën e tij të parë në një vend të huaj, të sinjalizojë një ndryshim total të politikës së jashtme të Barak Obamas në Lindjen e Mesme.Premtuese apo shqetësuese? Riadi dhe Jerusalemi janë ndalesat e para në këtë udhëtim, i cili shënon edhe përpjekjen e zyrtare të Donald Trump për ta distancuar veten nga afrimi i Obamas me Iranin. Përllogaritja e administratës së mëparshme përfshinte krijimin e një balance fuqie mes aktorëve rajonalë, domethënë Arabisë Saudite dhe Iranit, në mënyrë që të zvogëloheshin gjurmët ushtarake që Amerika

kishte lënë në rajon. Por siç është bërë e qartë , strategjia e Obamës dështoi. Trump, në të kundërt, ka një dëshirë të fortë për t›u bashkuar fuqimisht me aleatët tradicionalë të Amerikës, Arabinë Saudite dhe Izraelin dhe e ka identifi kuar vazhdimisht Iranin si burim jostabiliteti në rajon. Me të drejtë, ai thotë se Irani ka përdorur marrëveshjen bërthamore të arritur me gjashtë fuqitë më të mëdha , në vitin 2015, për të rritur ndikimin e tij në të gjithë rajonin, veçanërisht nëpërmjet përdorimit të aktorëve jo-shtetërorë si grupit separatist Hezbollah në Liban dhe Siri, rebelët Houthi në Jemen si dhe njësitë e mobilizimit popullor në Irak. Trump është shprehur i vendosur për dhënien e përparësisë në marrëdhëniet strategjike të Amerikës me Mbretërinë dhe do të përshëndetet nga Riadi si partner i shteteve

të moderuara myslimane në luftën kundër lëvizjeve radikale ekstremiste si Shtetit Islamik. Trump pritet të japë një fjalim të madh mbi Islamin dhe Perëndimin, me shpresën për të rivendosur në vend reputacionin e tij pas akuzave si islamofob. Si rikthim, Arabia Saudite ka njoftuar investime të rëndësishme në projektet e infrastrukturës në Amerikë dhe se do të blejë 100 miliardë dollarë armë amerikane. Theksi megjithatë është vendosur tek partneriteti historik ekonomik dhe politik mes dy vendeve . Duket se slogani i samitit është «Së bashku ne mbizotërojmë». Dhe meqenëse Jeruzalemi do të jetë ndalesa tjetër pas Riadit, thuhet se Trump do të marrë një mbështetje të madhe ekonomike për Izraelin, nga Arabia Saudie dhe fqinjët e saj të Gjirit me qëllim që të rifi llojë bisedimet palestinezo-izraelite të paqes. Nuk është sekret që armiqësia e përbashkët me

Iranin, i ka afruar gjithnjë e më shumë Shtetet e Gjirit dhe Izraelin, veçanërisht përsa i përket sigurisë dhe inteligjencës.Por për të luajtur këtë letrën që Trump po i ofron, Izraeli duhet t›u ofrojë palestinezëve diçka të prekshme, përfshirë këtu edhe ndërprerjen e përhershme të ndërtimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor. Nëse jo, Irani, Assadi, Hezbollahu dhe Houthit do të kenë një argument të fortë për t’ i thënë botës myslimane se agresiviteti është rruga e vetme për t›u marrë me Izraelin. Një vështirësi tjetër është qasja që Trump ndaj Iranit. Ish këshilltari i tij i sigurimit kombëtar, gjenerali Michael Flynn, ka paralajmëruar Teheranin mos të testojë një tjetër raketë balistike. Por çfarë do të thotë praktikisht kjo? Jemeni dhe Arabia Saudite ofrojnë arenën më të mirë për të fi lluar c’rrënjosjen e ndikimit

iranian. Teherani është mëse i përfshirë në mbështetjen dhe furnizimin me armë të rebelëve Houthi, dhe po përpiqet të krijojë një forcë të ngjashme me Hezbollahun që të mund të ngacmojë Arabinë Saudite përtej kufi rit. Për Iranin, Jemeni nuk është një pasuri strategjike. Por dikush duhet t’ia bëjë të qartë regjimit se sulmi në Jemen nuk do të kalojnë pa pasoja , përfshirë këtu edhe fundosjen e ndonjë anijeje me armë dhe shtimin e sanksioneve. Nga ana tjetër, një dialog mbi Jemenin mes Iranit, Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj, mund të fi llonte një proces të tërë mobilizimi në të gjithë rajonin. Më e rëndësishmja, ai do të tregonte gjithashtu se pa angazhimin aktiv të Amerikës, rajoni do të mbetet një “tenxhere me presion” , dhe se Obama bëri gabim që vendosi të tërhiqej nga rajoni. Presidenti Trump duhet ta përdorë në favor të tij këtë situatë.

Nga Adriatik Kelmendi

Kandidatët për kryeministra të partive/koalicioneve janë vetëm kandidatë të përkohshëm për kryeministër, me afat përdorimi deri më 11 qershor. Pas zgjedhjeve, kur ka nevojë për koalicione paszgjedhore, këndohet këngë krejt tjetër! E tëra që vlen është letra e certifi kimit të koalicioneve dhe listat e deputetëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kështu që, nëse asnjëra nga partitë/koalicionet nuk i arrin së paku 40 për qind të votave, gjë që nuk do të jetë e lehtë, atëherë do të duhej të fi llonin negociatat me komunitetet pakicë, përfshirë deputetët serbë.Tash paramendojeni situatën kur, ta zëmë, koalicioni rreth LDK-së del me 38 për qind të votave dhe ai rreth PDK-së me 38 (gjithnjë duke llogaritur se LVV-ja nuk është pjesë e ndonjërit nga blloqet). “King-maker” në këtë situatë do të duhej të mbetej te LVV-ja. Dhe nëse LVV-ja do t’i mbetej besnike parimit se nuk bën koalicion me PDK-në, atëherë do të ishte i lehtë formimi i qeverisë, por kjo nuk do t’ia garantonte Avdullah Hotit postin e kryeministrit, meqë do të duhej që të rinegociohej gjithçka sërish. E nëse LVV-ja do të vendoste të shkonte në koalicion paszgjedhor me PDK-në, atëherë do të ishte tepër e vështirë që posti i kryeministrit t’i mbetej Ramush Haradinajt. Situata tjetër është ajo me LVV-në, si pjesë e koalicionit

parazgjedhor të LDK-së dhe me një rezultat prej rreth 40 për qind të votave. Kjo do ta komplikonte edhe më tej formimin e koalicionit, meqë “king-makers” do të mbeteshin deputetët serbë. Cili do të ishte çmimi, të cilin do të ishin në gjendje ta paguanin koalicionet e mëdha parazgjedhore, në mënyrë që ato ta formonin qeverinë? Deputetët serbë, në rrethana të këtilla, do të mundë të krahasoheshin me deputetët shqiptarë pas zgjedhjeve të fundit në Maqedoni. A do t’ia jepnin kryetarin e Kuvendit deputetëve të komunitetit serb në mënyrë që ta formonin qeverinë? Ose edhe më shumë? Nga joparimësia të cilën e pamë në formimin e koalicioneve parazgjedhore në minutat e fundit, s’do të duhej të çuditej kush në qoftë se do t’i ofronin shumëçka vetëm për të mbetur ose ardhur në pushtet. Me një dallim këtu thelbësor kur krahasohemi me Maqedoninë – meqë Beogradi ka shumë më tepër ndikim në deputetët serbë të Kosovës sesa që ka Prishtina ose Tirana mbi deputetët shqiptarë në Maqedoni.Edhe me rastin e mocionit ndaj Qeverisë Mustafa, edhe një herë u ridëshmua se nënshkrimet në marrëveshjet politike-partiake në Kosovë zhduken si të vëna në një letër të ekspozuar gjithë kohën në diell e në shi. PDK-ja, me mocionin kushtimisht të opozitës, vendosi t’i jepte fund koalicionit me LDK-në, në momentin kur vlerësoi se i ka arritur objektivat e kësaj

marrëveshjeje, me Thaçin si president, duke synuar edhe postin e kryeministrit pas zgjedhjeve. Mirëpo, njësoj është prishur edhe marrëveshja politike-partiake për dorëheqjen e Behgjet Pacollit nga posti i presidentit, e nënshkruar nga Thaçi-Mustafa-Pacolli dhe e garantuar nga ambasadori amerikan Christopher Dell. Marrëveshje politike-partiake e nënshkruar ka qenë edhe ajo për krijimin e LAN-it e VLAN-it, por u prish pas disa muajsh. Marrëveshje politike-partiake kishte edhe mes LVV-së, AAK-së dhe NISMA-s, por po i dimë rezultatet.Pse duhet t’iu besojmë më shumë sot, sesa dje?! Aq më tepër, kur vetë marrëveshjet për shkak të presionit kohor prej vetëm disa orëve nuk kanë pasur mundësi të shoshiteshin sa duhet as nga liderët e partive koalicionuese, gjë që do të zgjojë hatërmbetje të mëdha te anëtarësitë respektive. Përveç ndarjes së posteve me mendësinë e ndarjes së plaçkës së luftës, pak ka hapësirë për diçka parimore në këtë mes. Së këndejmi, bashkëqytetarët tanë votues, 1.9 milionë syresh, s’kanë përse t’i japin shumë zor vetvetes e ta marrin afër zemrës me preferenca e përkrahje, ose fyerje e sharje nëpër rrjete sociale ose muhabete tavolinash. Politikanët tanë janë këta që janë. Politikanët e kanë bërë të veten, votuesit e bëjnë të veten. Më datë 11 qershor.Marrë nga «koha ditore»

Nga Ilir Sefaj

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare po afrohen. Tash kur kanë ngelur më pak se 20 ditë që kur qytetarët e vendit do t’i mësyjnë kutitë e votimit, partitë politike po përgatisin ofertat e tyre. Të vetëdijshëm se të vetëm nuk do të mund të marrin votat e dëshiruara, krerët e partive politike i kanë hapur dyert njëri-tjetrit për koalicione parazgjedhore.Deri pak ditë para rënies së qeverisë Mustafa, Kuvendi i Kosovës dhe jo vetëm, i ngjante një arene “lufte”, aty përpak sa nuk u derdh gjak. Këndvështrimet e partive politike në pushtet në njërën anë dhe i partive opozitare në anën tjetër, për çështje me interes kombëtar ishin diametralisht të kundërta. Nuk ka kaluar shumë kohë që opinioni ta harrojë krijimin e të ashtuquajturës ‘opozita e bashkuar’ e cila iu kundërvu me vrull ‘përpjekjeve‘ të brishta të kryeministrit Mustafa për ratifi kimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare siç qe puna me demarkacionin ta zëmë.Në këto tri vite të qeverisë Mustafa, qeveri kjo e cila doli pas koalicionit PDK-LDK, opozita ishte më e zëshme se asnjëherë më parë. Dhe siç dukej kjo po ndodhte pikërisht se në krye të legjislativit ishte një kryeministër i pa-kurrizor i cili nuk e pati asnjëherë guximin që të merrte një dhe të vetmin vendim të duhur në interes të qytetarëve të vendit.Ai qysh në nismë të punës së tij veç sa nuk u dorëzua pas presioneve të LVV po edhe partive të tjera opozitare, që njëri nga ministrat e tij, Jabllanoviq, të shkarkohej, pas fyerjes së nënave shqiptare nga ky i fundit. Sjellja e Mustafës në rrethanat e krijuara pas deklaratës kriminale të njërit prej ministrave të tij ishte e pakuptimtë. Pra, Mustafa nuk e pati guximin

që ta shkarkonte Jabllanoviqin, pas këtij skandali. U desh demonstrata të pandërprera, presion i jashtëzakonshëm, eskalim enorm i situatës politike dhe të sigurisë së përgjithshme, që më në fund Mustafa ta ndërmarr një veprim të “guximshëm’ shkarkimin e Jabllanoviqit.Sidoqoftë kaluan ditë, javë, muaj e vite dhe më në fund pas një mocioni të mosbesimit të ngritur nga partitë opozitare dhe të përkrahur nga PDK si parti e koalicionit qeverisës, deputetët e Kuvendit të Kosovës me një shumicë votash i dhanë fund keqqeverisjes Mustafa. Deri këtu krejt normale dhe e pritshme, pra një qeveri e korruptuar e që nuk bëri as më të voglin hap drejt mirëqenies së qytetarëve, e meritonte të shkonte në shtëpi. Mirëpo, tash kur veçse ka fi lluar fushata zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit, jemi dëshmitarë të koalicioneve parazgjedhore që po krijohen këto ditë, koalicione këto që nga disa po cilësohen të natyrshme e nga disa të tjerë të panatyrshme. Nëse deri dje krerët e partive politike e konsideronin më shumë se rivalë politik njëri-tjetrit, pra nëse deri dje ata akuzonin njërin-tjetrin për veprime ç’njerëzore, ku nuk mungonin as epitetet; kriminel, idiot, i poshtër, i pafytyrë etj, etj, janë po këta politikanë që sot do të hanë në të njëjtin legen, të bashkuar rreth “një ideali”; varfërimin, zhvatjen, kapjen dhe poshtërimin e shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.Për të mos e zgjatur edhe më, kjo gjendje kaotike politike e cila po mbretëron sot në vendin tonë, mbase edhe do të mund të justifi kohej në vitin 1999, por assesi edhe në vitin 2017, kur po bëhen dy dekada që nga përfundimi i luftës në Kosovë, që megjithatë, fatmirësisht u përkthye: në të qenë të lirë. A duhet të mjaftohemi me kaq?! Sigurisht që jo.

Page 7: 2 POLITIKË - Gazeta 55 Onlinegazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170521.pdf · do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me fi nancimet dhe reklamat

7E hënë, 22 maj 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta FORUMFORUMFORUMFORUMNë gjuhën tonë të bukur: shqip

“KRYEMINISTËR, A NIRTHTE?”

Siria, praktikisht ka ndaluar së ekzistuariNga Jonathan Spyer(Foreign Policy)

Në natën time të fundit në Damask, disa anëtarë më të rinj të delegacionit të sponsorizuar nga Ministria e Informacionit, në të cilën merrja pjesë, vendosën të hanin. Ishte fundi i prillit, dhe baret dhe restorantet po ecnin mirë në mbrëmjet e ftohta dhe të freskëta. Një gazetar rus i zhgënjyer, i shoqëruar nga një ushtar rus me uniformë, hyri në bar përballë hotelit tonë në Qytetin e Vjetër ku ishin ulur kolegët e mi. Fjalët u shkëmbyen. Filloi një grindje. Në një pikë të caktuar, gazetari rus nxori një pistoletë dhe e drejtoi atë në ballin e një prej pjesëmarrësve të delegacionit. Ai pastaj hyri në hotelin tonë dhe kërcënoi një nga punonjësit atje, të gjithë këto me kolegun e tij me uniformë që e shoqëronte në heshtje. Si ka përfunduar incidenti, tregon se kush me të vërtetë mban pushtetin në zonat e kontrolluara nga regjimi i Sirisë sot. Pas largimit të dy rusëve, pjesëmarrësit e delegacionit kërkuan të kontaktojnë autoritetet dhe të raportojnë incidentin. Përfaqësuesi i forcave të sigurisë siriane pyeste nëse burrat e armatosur ishin rusë. Kur u tha se ata ishin rusë, ai u përgjigj se nuk kishte asgjë që autoritetet siriane mund të bënin. Gjashtë vjet lufte në Siri, mbijetesa e regjimit të Presidentit Bashar al-Assad është siguruar – por ajo është bërë si një fasade dhe mungon një strategji për Ribashkimin e vendit. Interesat nganjëherë të ndryshme të Rusisë dhe Iranit nga një anë, dhe shqetësimet lokale të një numri të panumërt të milicive të parregullta pro-regjimit nga ana tjetër, janë faktorët vendimtarë – jo vendimet e sunduesve nominalë të vendit. Kjo ndikon llogaritjet e “regjimit” në luftë, në përcaktimin e strategjisë së saj në konfl ikt. Vetëm shikoni se si lufta është zhvilluar që nga fundi i vitit të kaluar, kur gjërat dukeshin të shkojnë mirë për regjimin. Rebelët ishte larguar nga pjesa lindore e qytetit të Aleppos, duke i hapur rrugë humbjes eventuale të kryengritjes.Por pesë muaj më vonë, ndërkohë që drejtimi i përgjithshëm i luftës ka qenë kundër rebelëve, ata duket se janë ende larg kolapsit. Provinca Idlib, zonat e

Latakisë, Hama, Aleppo e veriut dhe shtresat e mëdha të jugut mbeten në dorë të rebele. Rebelët në jug u forcuan këtë javë, kur një koalicion sulmoi forcat që ishin besnike ndaj Assadit që po përparonin në një bazë të përdorur nga Forcat speciale amerikane dhe britanike. Nëse Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj janë të gatshëm të përdorin forcën për të mbrojtur grupet aleate në këtë zonë, është e vështirë të parashikohet se si regjimi mund të shpresojë të rivendosë atje sundimin e tij. Në lindje, lufta kundër Shtetit Islamik po sulmohet nga një Forcë e fuqishme e mbështetur nga SHBA, e drejtuar nga kurdët e quajtur Forcat Demokratike të Sirisë (SDF). Kjo forcë do të fi llojë së shpejti pushtimin e Raqqës, qytetit të fundit të mbetur në Siri të kontrolluar plotësisht nga shteti islamik që tërhiqet. Me fjalë të tjera, thashethemet e vdekjes së kryengritjes janë mbivlerësuar. Dhe disa nga pjesët përbërëse duket se kanë energji dhe fuqi të konsiderueshme. A ka regjimi i Asadit një strategji për ribashkimin e vendit, ose ndarja e Sirisë tani do të bëhet një realitet i pashmangshëm? Në 10 ditë takimesh me zyrtarë të lartë të nivelit të mesëm dhe zyrtarë të lartë të regjimit të Asadit në Siri, kërkova një përgjigje për këtë pyetje. Ajo që gjeta ishte një boshllëk i konsiderueshëm midis qëllimeve të regjimit dhe aftësive praktike për t’i realizuar këto dëshira. Ministri i Punëve të Pajtimit Ali Haidar, një zyrtar i informuar dhe përgatitur mirë, është një fi gurë qendrore në përpjekjet e qeverisë për të rritur territorin nën kontrollin e saj. “Pajtimi” është procesi në të cilin regjimi dhe aleatët e tij u ofrojnë rebelëve ndërsa mbështetësve të tyre “kalim të sigurt” drejt Idlibit ose Jarabulusit të kontrolluar nga rebelët, në këmbim të cedimit të zonës së rrethuar nga forcat qeveritare. Në disa zona, rebelët dhe mbështetësit e tyre mund të qëndrojnë, për sa kohë që ata pranojnë autoritetin e regjimit. Marrëveshja e fundit e një “pajtimi” të tillë solli transferimin e rebelëve dhe mbështetësve të tyre nga qytetet Zabadani dhe Madaya në rrethinat perëndimore të Damaskut për te Idlib të kontrolluar nga rebelët. Ministri i Çështjeve të Pajtimit, Haider

thotë, që mund të drejtojë një “zgjidhje gjithëpërfshirëse politike” të konfl iktit sirian. Më shumë se 100 qytete dhe fshatra kanë arritur “pajtimin”, tha Haidar për delegacionin tonë dhe 3 milionë sirianë janë përfshirë në procesin e pajtimit, duke përbërë “40 për qind të sirianëve të prekur nga lufta”. Strategjia e regjimit duket të jetë përdorimi i këtyre pajtimeve graduale dhe në rritje që përfundimisht ta pakësojnë rebelimin deri në asgjësim.Ajo që Haidar nuk arriti të përmendë, megjithatë ishte se kjo marrëveshje e fundit u arrit me ndërmjetësimin e Katarit, një mbështetës i fortë i rebelëve. Dhe marrëveshjet e ndryshme deri më tani kanë shërbyer më shumë për të kufi zuar regjimin dhe territoret rebele dhe për të krijuar enklava më të bashkuara sesa për të rritur ndjeshëm territorin e mbajtur nga regjimi. Termi “pajtim” është një emër i gabuar, sigurisht. Regjimi është i interesuar për dorëzimin e rebelëve, jo për afrimin me ta. Por duke pasur parasysh balancën e forcave dhe përparimin e ngadaltë, duket të ketë një hendek midis objektivit dhe metodës. Në këtë prizëm, unë pyes Haidar: Cila është strategjia e regjimit për fi toren dhe ribashkimin e vendit? Ajo që duhet të ndodhë, sugjeron ministri, është fundi i ndërhyrjeve të huaj. “Ne u kërkojmë fuqive të huaja të ndalojnë mbështetjen e organizatave terroriste”, tha ai. “Terroristët”, natyrisht, është përshkrimi i regjimit për forcat rebele. Por, nëse përkrahësit e huaj të kryengritjes nuk tërheqin mbështetjen e tyre, siç duket, si mund t’i detyrojë regjimi ta bëjnë këtë? Haidar duket se nuk kishte ndonjë përgjigje.Unë nuk u mora më tej me Muhammed Tourjmanin, ministrin e informacionit të Assadit. Tourjman është një prezantues i artikuluar i narrativës që regjimi pëlqen të ndajë me përkrahësit e tij. “Ka një plan për të ndarë Sirinë në kantone,” na tha ai. Na mbani të dobët, për të përfi tuar sionistët”. Nëse ky është plani, duket të jetë në një gjendje të avancuar ekzekutimi. Në fund të fundit, Siria është e ndarë në jo më pak se shtatë enklava: territori i kontrolluar nga regjimi, tre zona të veçanta të kontrollit rebel, dy kantone kurde dhe zona e Shtetit Islamik. Cila është

strategjia e qeverisë për të ndryshuar këtë fragmentim, unë pyes? “Ne kemi besim absolut se kjo është një situatë e përkohshme”, u përgjigj Tourjman. “Arsyeja kryesore për këtë besim është se populli sirian po fi llon të kuptojë komplotin kundër tyre”. Me fjalë të tjera, nuk ekziston asnjë strategji, por lloji i teorive të konspiracionit që çdo Baathist që respekton vetën, beson. Në të vërtetë, nuk ka asnjë dëshmi për ndonjë plan gjithëpërfshirës për të ndarë Sirinë dhe asnjë nga forcat kryesore në vend nuk e mbështesin shpërbërjen e saj. Ndarja de facto e Sirisë është rezultat i pamundësisë së çdo force që të mbizotërojë mbi të gjithë të tjerët, e jo të projektimit. Megjithatë, në biseda private me zyrtarët që preferojnë të mos përmenden, gjeta përgjigje më të sinqerta. Një gjeneral në shërbim të forcave të armatosura siriane, duke fryrë mbi një cigare të madhe në zyrën e tij, vuri në dukje me kujdes se “çdo vendim për të përfunduar luftën nuk mund të vijë pa përfshirjen e ” Sirisë zyrtare” – që do të thotë regjimi. Kjo përgjigje e matur e përcakton situatën aktuale mirë. Regjimi tani nuk mund të mposhtet ushtarakisht, dhe ky është një sukses i rëndësishëm për diplomacinë dhe armët e saj. Por as nuk ka ndonjë rrugë të qartë për fi tore. Kam pyetur një zyrtar të Ministrisë së Informacionit për të ardhmen e Sirisë lindore, duke pasur parasysh forcën në rritje të SDF-së të mbështetur nga SHBA në atë rajon. Përgjigja e tij përmblodhi realitetin themelor të qëndrimit aktual të regjimit: “Ne nuk e dimë”. Arsyeja për mungesën e njohurive të regjimit është se vendimet e marra nga Assadi dhe ata rreth tij nuk do të jenë faktori vendimtar në përcaktimin e së ardhmes së Sirisë. Siç luftimet në Aleppon lindore treguan, pala e qeverisë bën vetëm përparim të vërtetë kur rusët angazhohen për të siguruar fi toren e saj. Pra, pyetja vendimtare është për qëllimet e Rusisë, jo Sirisë – dhe Moska mund të ketë arritur shumicën e synimeve të asaj për të cilat erdhi në Siri për të arritur. Ajo ka siguruar sigurinë e bazave të saj në provincën Latakia dhe mbijetesën e aleatëve të saj të regjimit, ka treguar efi kasitetin e armëve ruse dhe ka garantuar se nuk

mund të ketë proces diplomatik për të zgjidhur luftën pa përfshirjen e Moskës. Këto janë arritje të rëndësishme. Por është gjithashtu rasti që një angazhim i mëtejshëm i Rusisë për të përfunduar rebelimin mund të rezultojë në situatën e pakëndshme në të cilën duhet një Rusi më e gatshme që gjen veten të ngarkuar me përgjegjësinë për rindërtimin e një Sirie të shkatërruar, n bazë të “ju e shkatërruar, ju mbajeni atë”. Diplomacia që del nga bisedimet e vazhdueshme të paqes në Astana, Kazakistan, duket se sugjeron që Moska synon pak a shumë ngrirjen e konfl iktit sirian në vend, pasuar nga një proces politik i vazhdueshëm. Formimi i katër zonave “de-eskalimi” duket se do të lërë rebelët në kontrollin e copëzave të mëdha të vendit, ndërsa sulmi i ardhshëm mbi Raqqa nga SDF dhe angazhimi gjithnjë e më i hapur i SHBA-ve ndaj kësaj force ngre mundësinë e një SHBA-je të kthyer në lindje të Eufratit. Me regjimin dhe rebelët tani në mënyrë efektive të reduktuar në statusin e klientit dhe për shkak të dëshirës së madhe nga ana e klientëve për të mos kryer një fi tore absolute për aleatët e tyre, diplomacia mbi luftën siriane me sa duket do të zhvendoset drejt marrëveshjeve që pranojnë fragmentimin e vendit. Marrëveshje të tilla do të ndërtohen pak a shumë rreth status quo që do të mbizotërojë pas shkatërrimit të territoreve të Shtetit Islamik në Sirinë lindore. Kjo do të thotë se Siria do të ndahet midis enklavës së regjimit në perëndim, rebelëve arabë sunitë në veriperëndim dhe në jugperëndim, një enklavë rebele e siguruar nga Turqia në veri, një rajon i kontrolluar nga SDF në verilindje dhe një marrëveshje që përfshin SDF dhe rebelët arabë të mbështetur nga Perëndimi në lindje. Ndërsa ky proces vazhdon, rusët do të vazhdojnë të bëjnë si të dëshirojnë në Damask, hendeku midis retorikës së regjimit dhe realitetit do të mbetet më i shëmtuar sa kurrë, rebelët dhe kurdët do të vazhdojnë të marshojnë në harmoni me dëshirat e padronëve të tyre. Ndërkohë, fakti i zymtë do të vazhdojë të mbetet i pathënë: domethënë, shteti i njohur si Siri, praktikisht ka ndaluar së ekzistuari.

Nga Mehmet Elezi

1.Z. A. Kotini, që pyeste para dy javësh për shprehjen kapuç me mangë, përdorur nga një politikan i Prishtinës, pyet për një tjetër fjalë, përdorur sërish nga një politikan i Prishtinës. Rikujton se gjatë një takimi në Prizren, Hashim Thaçi, asokohe kryeministër, pyet homologun nga Tirana: “A nirthte?”. Edi Rama stepet, atëherë Thaçi

“përkthen” nga shqipja në shqip: a pate të ftohtë? Ndodhiza u pasqyrua në median e Prishtinës e të Tiranës. A është shqip kjo fjalë dhe nga e ka prejardhjen?, përfundon z. Kotini.2. Kosovarishtja, siç quhet nëndialekti që fl itet në Kosovë dhe në Shqipërinë Verilindore, kryesisht në të djathtë të Drinit, është veçanërisht e pasur me fjalë të pastra shqipe, të gurrës indoeuropiane. Çabej ka qëmtuar në botimet e Prishtinës një numër syresh dhe i ka zbërthyer etimologjikisht. Megjithë vemendjen që u kushton mjeshtri, shumë prej tyre nuk u përfshinë në fjalorët e gjuhës shqipe të akademisë së shkencave. Folja narth (me nirthtë) është e burimit indoeuropian të shqipes. Degëzim fonetik me mardh. Ka ndodhur ndërrimi m/n dhe shurdhimi i bashkëtingëllores dh. Është jokalimtare, e çrregullt. Zgjedhohet ngjashëm me foljen mardh (me mardhë). Po ashtu me foljet me bërtitë (bërtas), me këllitë (këllas), me mërdhitë (mërdhas, gjatë zgjedhimit kjo takohet me foljen mardh), me pëlcitë, me thirrë, me virrë (vërras). Koha e tashme:(Unë) narth, (ti) nerth, (ai) nerth; (ne) narthim, (ju) nirthni, (ata) narthin.Koha e kryer e thjeshtë:(Unë) nirthta, (ti) nirthte, (ai) nirthti;

(ne) nirthtëm, (ju) nirthtët, (ata) nirthtën.Pra ka një gjedhe (model) zgjedhimi të disa foljeve të çrregullta, ku përfshihet edhe me nirthtë. Ka kuptimin mardh, kam të ftohtë, mërdhij. “- A po nerth? - Jo, shum herë kam nirth(t)ë ma fort” (A. Çetta, Prozë popullore nga Drenica). Shembuj të tjerë: A nirthtit këtij dimni? Po narthim, s’kem dru. Kish pasë nirthtë fort. Merr xhupin, mos e le veten me nirthtë.Përdoret në fjalë të urta dhe në shprehje frazeologjike.“A po nerth; a je kah nerth?” përshëndetje kryesisht për një bari, për një fëmijë ose të moshuar, që ndesh përjashta gjatë dimrit.“Kush nuk zhegitet verës (në punë) nerth dimnit” (fjalë e urtë).Nerth si macë, thuhet për dikë që s’e duron të ftohtit.3. Përreth foljes me nirthtë është një çerdhe fjalësh me emra dhe mbiemra.Emrat narth, nirthmë, nirthtje, të nirthtun në kuptimin të ftohtë. Jam pa gjumë dhe kam nirthma! (Kosovë).Mbiemri i/e nirthtun, në kuptimin: që ka pasur të ftohtë. U kthye i lodhun e i nirthtun. Fjalori 2006 i akademisë ka disa degëzime fonetike: mërdhas, mërdhij, mërdhit… Përdoren

në të folme të ndryshme brenda Republikës së Shqipërisë. Ndryshe nga këto, folja me nirthtë përdoret në hapësira shumë më të gjera, në Kosovë, në Shqipërinë verilindore, në Maqedoni. Dokumentohet qysh te Fjalori i Bashkimit. Edhe në ditët tona është shumë e gjallë në të folurën e përditshme, në mjedise fshati e qyteti, në mosha e nivele të ndryshme kulturore; është pjellore. Prapëseprapë nuk është përfshirë në fjalorët e akademisë!4. Në të njëjtat hapësira përdoret edhe folje me (u) mërdhi. Por me disa kuptime e ngjyresa, që fjalorët “zyrtarë” s’i kanë përfi llur. Në Fjalorin e M. Elezit janë këto kuptime: Mërdhíhem vetvetore. 1. Kam shumë të ftohtë. “- Uvvv… va, uvvv…va, u mërdhina” (A. Çetta, Prozë Popullore nga Drenica).Fjalë të urta:“Kur të nxehet mreti, mërdhihet mileti”.“Kush nuk nxehet verës tuj punue, mërdhihet dimnit tuj kërkue”.2. Mpihem e nxihem prej të ftohtit të madh, ngricës; atrofi zohem pjesërisht ose tërësisht për të njëjtin shkak. “Iu mërdhinë kambët borë, i shkoqet mishi copa-copa”. “Ka marrë iken, ra në Malsi/ Rob e thmi

kankan mërdhi…” (Këngë Popullore Historike). Me iu mërdhi trutë dikujt me iu atrofi zue; me rrjedhë në krye.3. vetëm në vetën e 3-të. Kalbet e prishet së ftohti (kryesisht për pemët, perimet). U mërdhinë kungujt (patatet, laknat...), s’i hanë as lopët..4. fi g. Bie nga një pozitë shoqërore; e pëson keq. U mërdhi edhe ministri. Mërdhij, kalimtare. 1. Shkaktoj ose bëj që të ketë shumë të ftohtë. “Po fryn véri e më mërdhi…” (Lirikë nga Tropoja, përgatiti Ndoc Papleka). “Rushe Rexhja... rrem fl orini/ Djelt e Isniqit i mërdhini…” (Hamit Alia, këngë për Rushe Rexhen)“Druni i njomë të mërdhin në dhomë” fjalë e urtë.2. vet. vet. e 3-të. Kalb, prish, atrofi zon (bora, ngrica). M’i mërdhini cegma lulet në ballkon.3. fi g. Vras, ndëshkoj rëndë, lë në klasë. E la shkollën, e mërdhini matematika.Mbiemri i mërdhimë: që është mërdhirë; i kalbur ose i atrofi zuar prej të ftohtit. Si lakën e mërdhime, thuhet për dikë që ka çehre të verdhë e të prishur.5.“Kryeminister a nirthte?”.E kundërta në këtë verë:“Kryeministër, a u zhegite?”.

Page 8: 2 POLITIKË - Gazeta 55 Onlinegazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170521.pdf · do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me fi nancimet dhe reklamat

8 E hënë, 22 maj 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

ta

DITAC M Y K

Bujar Leskaj e konsideroi vizitën si një dëshmi të marrëdhënieve të ngushta mes KLSH dhe Gjykatës Turke të Llogarive

Zv/Presidenti dhe gjyqtarë të Gjykatës Turke të Llogarive zhvillojnë një vizitë në KLSHKjo vizitë vjen në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis KLSH-së dhe TCA si dhe në vigjiljen e zhvillimit të Kongresit të EUROSAI-t në Stamboll, më datën 22-25 maj, një ngjarje që do të shënojë marrjen e presidencës nga Turqia të Organizatës Europiane të Institucioneve Supreme të Auditimit

Asambleja e Përgjithshme e Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore miraton Planin e ri Strategjik 2018-2022

Asambleja e Përgjithshme e XII e Rrjetit të Asociacioneve të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore (NALAS) u zhvillua në kuadër të Konferencës vjetore të Ujërave të Danubit (17-19 maj 2017, Vjenë, Austri), duke sjellë së bashku Kryetarët e bashkive të Evropës Juglindore të diskutojnë tema që lidhen me menaxhimin e qëndrueshëm të ujit dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e tyre

Në datën 19 maj, një delegacion i nivelit të lartë nga Gjykata Turke e Llogarive (TCA) zhvilloi një vizitë në Kontrollin e Lartë e Shtetit. Delegacionit kryesohej nga Zv/Presidenti i TCA-së z. Fikri Özkök dhe gjyqtarët z. İsmail Gever, z.Ali Hikmet Tuncer, z. Halil İbrahim Düzenli, z. Mehmet Dönmez, z.Mehmet Bağcaz, z.Ali Osman Güçlü, z.İsmail Destan, z.Nükrettin Parlak, z. Gazi Kapan.Kjo vizitë vjen në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis KLSH-së dhe TCA si dhe në vigjiljen e zhvillimit të Kongresit të EUROSAI-t në Stamboll, më datën 22-25 maj, një ngjarje që do të shënojë marrjen e presidencës nga Turqia të Organizatës Europiane të Institucioneve Supreme të Auditimit.Delegacioni u prit në një takim nga Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj i cili e konsideroi këtë vizitë si një dëshmi të marrëdhënieve të ngushta që ekzistojnë mes Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Gjykatës Turke të Llogarive. “KLSH ka një vlerësim të veçantë për Gjykatën Turke të Llogarive, si një nga SAI-et partnere që përgjatë viteve 2012-2015 ka dhënë një kontribut spikatës dhe me peshë për modernizmin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, u shpreh z.Bujar Leskaj.Në vlerësimin e marrëdhënieve

mes TCA-KLSH, z.Leskaj u shpreh se ky bashkëpunim i ngushtë dhe produktiv është meritë e z. Recai Akyel, ish-presidentit të Gjykatës

Turke të Llogarive duke shprehur vullnetin për të vijuar bashkëpunimin me Presidentin e ri të TCA-së, z. Seyit Ahmet Baş.

Duke uruar delegacionin turk për marrjen e presidencës së EUROSAI-t, z.Leskaj theksoi se mbështetja profesionale që TCA kultivon karshi

anëtarëve të EUROSAI-t, dëshmon se Presidenca e TCA në familjen europiane të SAI-ve të jetë një përçues i mirë i angazhimit të EUROSAI-t për zbatimin e Planit Strategjik 2018-2023. “Me këtë frymë, të një bashkëpunimi solid e produktiv, KLSH është e gatshme t’i konsolidojë marrëdhëniet me TCA-n, tanimë në cilësinë e SAI-t qe ka Presidencën e EUROSAI-t”.Nga ana e tij, zv/Presidenti i Gjykatës Turke të Llogarive, z. Fikri Özkök falënderoi z.Leskaj për mikpritjen e ngrohtë dhe i transmetoi një përshëndetje të veçantë nga ana e Presidentit të TCA-së, z. Seyit Ahmet Baş, për të konsoliduar më tej bashkëpunimin.Zoti Özkök theksoi se marrëdhënia KLSH-TCA ashtë afi rmuar si një histori suksesi dhe në këtë prizëm shpreh vullnetin për të zhvilluar edhe në dimensionet e reja të bashkëpunimit që do t’i mundësohen TCA-së si drejtuese e EUROSAI-t. Zv.Presidenti i TCA u shpreh se Kongresi i EUROSAI-t do të jetë një pikëtakimi i veçantë për të diskutuar më hollësisht mbi thellimin e marrëdhënieve KLSH-TCA.Në përfundim të takimit, delegacioni nga Gjykata Turke e Llogarive vizitoi mini-muzeun e KLSH-së, në të cilin gjendet një stendë e veçantë që i dedikohet marrëdhënieve TCA-KLSH.

Asambleja e Përgjithshme e XII e Rrjetit të Asociacioneve të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore (NALAS) u zhvillua në kuadër të Konferencës vjetore të Ujërave të Danubit (17-19 maj 2017, Vjenë, Austri), duke sjellë së bashku Kryetarët e bashkive të Evropës Juglindore të diskutojnë tema që lidhen me menaxhimin e qëndrueshëm të ujit dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e tyre. Si pjesë e programit të konferencës, NALAS-i do të mbajë një sesion trajnimi mbi rolin e qeverive lokale në planifi kimin

e investimeve dhe përmirësimin e performancës së shërbimeve të ujit dhe kanalizimeve, ndërkohë që kryetarët dhe përfaqësuesit e AQL-ve do të marrin pjesë në seminare të ndryshme gjatë programit dy-ditor të konferencë. Më 19 maj, Asambleja e Përgjithshme e NALAS-it do të hapet nga Presidenti aktual i NALAS-it, z. Naim Ismajli, Znj. Breda Pecan, Zëvendes Presidente e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dhe Dr. Franz Schausberger, Këshilltar Special për Komisionerin Hahn.

Delegatët do të shqyrtojnë punën e NALAS-it në vitin 2016 dhe planin e punës për vitin 2017 dhe do të diskutojnë dhe miratojnë Planin e ri Strategjik të Rrjetit për periudhën 2018-2022. Dy dokumente politike të rëndësishme do të paraqiten nga Asambleja e Përgjithshme, një rreth Ballkanit Perëndimor në agjendën e zgjerimit të BE-së dhe Qeveritë Lokale dhe Asociacionet e tyre si aktorë kyç në procesin e integrimit në BE dhe i dyti për t’iu përgjigjur nevojës për zhvillimin e kapaciteteve për sektorin e ujit dhe kanalizimeve në Evropën

Juglindore. “BE-ja është për njerëzit, për njerëzit dhe përreth njerëzve. Vendndodhja ku njerëzit jetojnë, veprojnë, takohen dhe mbajnë lidhje direkte me qeverinë dhe administratën publike është niveli lokal! Për të qenë të suksesshëm nevojitet një qasje funksionale nga poshtë-lart që varet nga një koordinim efektiv dhe bashkëpunim nëmes nivelit të qeverisjes lokale dhe qendrore” theksohet në Dokumentin Parimor të NALAS-it mbi Integrimin në BE. Dokumenti parimor paraqet disa propozime për lehtësimin

e dialogut, siç janë: Komisioni i BE-së - Njësia teknike ose administrative për AQL-të dhe QL-të për t’iu drejtuar Grupit Punues të Parlamentit Evropian, Ditët e Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor dhe sugjerimet për instrumentet mbështetëse të BE-së që do të rrisin përfshirjen e Qeverive lokale dhe asociacioneve të tyre. Bazuar në sistemin e rotacionit të presidencës, z. Mico Micic, kryetar i komunës së Bijeljinës, Bosnje dhe Herzegovinë, pritet të marrë rolin e presidentit të NALAS-it, i cili do të udhëheqë Rrjetin në vitin e ardhshëm.

Page 9: 2 POLITIKË - Gazeta 55 Onlinegazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170521.pdf · do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me fi nancimet dhe reklamat

9E hënë, 22 maj 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta

NOBELSITI JAPONEZ KENZABURO OE: Politika dhe kultura janë dominuar nga ekonomia e tregutBUKUROSHET E FJETURA, NJË LIBËR I RRALLË!

Autori: Jasunari KavabataAsistenca ekonomike japoneze për

FRAGMENT NGA LIBRI “KOMITAXHINJTË OSE TERRORIZMI NË BALL-KAN”, ” I ALBERT LONDRES , BOTIM I SH.B “55”, PERKTHEU: NASI LERA

C M Y K

Hija e komitaxhiut është rrasur në jetën bullgare. Ajo është në pallatin mbretëror, në muret e ministrive, në Sobranie. Unë hyj në presidencën e Këshillit të Ministrave: ajo

është e varur te parmaku dhe ju vështron të ngjiteni. Unë e shoh të kalojë dhe të rikalojë nën arkadat e rrethit ushtarak. Në këtë kishë, ajo kërcen valle, në petkun priftëror. Ja ku është përkulur mbi rrotullat e letrës, në bodrumet e gazetave. Ç’është kjo ndërtesë që po ngrihet? Do të jetë pallati i drejtësisë. Hija lëkundet si një tullumbace në majë të vinçit të lartë. Në rruginat e parkut Boris, ajo është ulur në këtë stol, ajo është fshehur prapa këtij rrapi. Ja ku zë derën e ndërtesës së re të Universitetit. Në Klubin diplomatik, sa nuk e ngjesha pas një dere, por ajo është e shkathët! Ajo endet, natë e ditë, në surdinë, në korridoret e hotelit tim. Në këtë sallon, ajo ishte mbi këtë kolltuk; unë nuk e vura re, sa e bëra petë. Te pragu i këtij dyqani bakalli... kudo.Po bisedoni me një politikan? Papritmas dëgjon një zhurmë të lehtë: është hija që vendos fronin e saj midis ju të dyve. Shihini këta ambasadorë që një sekretar i fut në kabinetin e ministrit të Punëve të Jashtme: herë është ministri i Francës, herë ai i Anglisë, herë të dy, të çiftuar. Ata vijnë, për të njëzetën herë për të dëbuar hijen që lodron si një fantazmë në qiellin ballkanik. Po trokasin në derën tuaj? Ju ia hapni vizitorit të pritur: atëherë ai futet me vrull në dhomë, sikur, prapa tij, hija po ngjitëte tashmë shkallaret. Me një rrotullim të dorës, vërtit çelsnin, duke u kyçur në vetë banesën tuaj. Mos është e hapur dritarja? Ai hidhet me vrap dhe e mbyll. Para se të ulet, do të vështrojë përsëri nën shtrat, si rastësisht... Ja X... që po kalon në bulevardin Dondukov; pikërisht atij keni një fjalë për t’i thënë, nxitoni hapat në drejtim të tij; menjëherë, futet në mes hija, por hija buzëqesh, tërhiqet, kërkon falje me sy: nuk ju kishte njohur!Unë rraha rrugët e Sofjes me ithtarët e Mihailovit dhe me ithtarët e të vdekurit Protogerov, me neutralë, me serbë, hungarezë, rusë, grekë, të gjithë njerëz që e njihnin vendin dhe që dinin si të silleshe aty. Duke u shkëmbyer me kalimatrët, ata ulnin zërin, nganjëherë ndërprisnin bisedën. Hija...Ora shtatë e mbrëmjes. Po pres një të huaj. Ai duhet të më ndihmojë të diktoj disa qoshe në strofull. Në fi llim nuk e njoha njeriun tim. Një kasketë, një cigare që hallakatet në buzë, një xhaketë lëkure, kjo e ndryshon një zotëri që, një natë më parë, e keni parë me smoking.- Ndiqmëni! – murmurit ai duke më fshikur.Ai futet në rrugën Isker; ndalet. E arrij.- I dashur, është me të vërtetë hera e parë që shoh një diplomat të veshur si jeni veshur ju.Hija, përherë hija!

***

Ky është një mendim i ngulët. Këtu fëmijëria nuk ka nderin të njohë at Gogolin. A është tekanjoz bebja bullgare? “Kujdes! I thotë nëna; po vazhdove të përplasësh këmbën tënde të vogël, do të shkoj të thërres komitaxhiun.” Dimrit, në netët e gjata, gjyshi tregon një histori para zjarrit që kërcen mbi kërcunj. Ai është gjithmonë një tregim për komitaxhinj. Si arritën, më 1903, të dërgonin Guadalquivir, anije franceze, në fund të detit Egje. Dhe ç’heroizëm iu desh

Hijet që vijnë rrotull nëpër Ballkan

të tregonin, në Selanik, për të hedhur në erë bankën otomane. Dhe përse sulmonin trenat midis Serresit dhe Konstantinopojës. Dhe Krumi që i priste kokën mikut të tij Todor duke e marrë me vete që turqit, kur të gjenin kufomën, të mos mund ta pështynin në fytyrë. Dhe Apostoli dhe kompania e tij e mbrojtur në ishujt pluskues të liqenit të Argjendtë dhe duke mbajtur larg për dy vjet qeverinë e padishahut. Dhe si dinin të maskoheshin duke u veshur si gra myslimane! Dhe si fshatarët, admirues të tyre, i paralajmëronin për praninë e turqve duke u thënë: “Dhitë po shfarosin rajonin.” Dhe për praninë e grekve nëpërmjet fjalisë tjetër bukolike: “Delet po zbresin nga kodra.” Dhe kuco-vllahët, që, për të shmangur taksat, ua besonin tufat e tyre hajdukëve dhe hajdukët merrnin si shpërblim pak lesh për të endur veshjet e tyre!Gjyshi i di të gjitha. Nga e kaluara hidhet tek e tashmja. Ja historia e fëmijëve të Prilepit. Dëgjoni me vëmendje, vogëlushët e mi, hapini mirë veshët. Me që nuk mund të fl isnin më bullgarisht në shkollën e tyre, ata fëmijë vendosën ta djegin. Hodhën short. Fëmija që u caktua t’i vinte fl akën pati frikë dhe, të nesërmen, ndezi vetëm një zjarr të vockël. Atëherë, të fyer, adoleshentët patriotë vranë shokun e vogël, që kishte shkelur betimin e tyre.Po për studentin nga Shkupi keni dëgjuar? “Miq, u tha komplotistëve të rinj të 1927, jam thirrur para prefektit të policisë. Unë jam i dobët, jam

frikacak, nuk do t’i bëj dot ballë torturës, kështu që do të tradhëtoj të fshehtat tuaja. Këtë, nuk e dua. Lamtumirë, shokë!” Dhe, me një plumb, hodhi trutë në erë. Po për gjithë atentatet e fundit që kanë ndodhur në Pirot, Kocan, Kriva-Palanka, Strumicë, Nish, Beograd?- Trego, gjysh, trego...

***

Komitaxhiu është në të gjitha këngët.“O vashë e re, përse qëndis këtë fl amur me njëqind gram argjend? Për kë po i shkruan me gjysëm dërhem mëndafsh: “Liri a vdekje”? – Për komitaxhiun”, përgjigjet e pafajshmja e brishtë. Dhe djemtë këndojnë: “Nuk të vjen keq për nënën tënde? – Jo, nëna ime është shpata ime! – Nuk të vjen keq për motrën tënde? – Jo, motra ime është pushka ime. – Nuk të vjen keq për fshatin tënd? – Jo, fshati im është mali i lartë!” Dhe legjenda: një vajzë e re ecën para një komitaxhiu të ri; ajo është e bukur, ajo i ngjall atij mendimin e dashurisë. Atëherë mashkulli i thotë: “Ç’kërkon në rrugën time? Zhduku. Nuk e di se kam tërë atë shqetësim për Maqedoninë?”Vetë vendi fl et për ta. Këtu, përmendore në kujtim të viktimave të tij; atje, përmendore për nder të heronjve të tij. Territori është qeros? Sepse e kanë rruar turqit, nga që dikur aty strehoheshin komitaxhinjtë. (vijon në faqen 10)

51

KOMITAXHINJTËose

terrorizmi në Ballkan

ALBERT LONDRES

KOMITAXHIJTË OSE TERRORIZMI NË BALLKANAutori: Albert LondresPërktheu: Nasi Lera750 L

Albert Londres (gazetar dhe shkrimtar francez) na shfaqet jo vetem si nje gazetar i dores se pare qe eshte ne gjendje te riprodhoje nje arome tipike ballkanike dhe te na e sjelle te patjetersueshme deri ne ditet tona, por na deshmon se sa pak ka ndryshuar gadishulli yne edhe pas afro tete-dhjete vjetesh, se sa i ashper eshte shpirti nacionalist i banoreve te ketyre viseve dhe se, me nje ndjenje te forte fataliteti pak gjase ka qe, ne thellesi, gjerat te ndryshojne, pavaresisht nga iluzioni qe krijojme ne siperfaqe dhe ne aparence.

Albert Londres was a French journalist and writer. One of the inventors of investigative journalism, he criticized abuses of colonialism such as forced labour. Albert Londres gave his name to ajournalism prize for Francophone journalists.

KRONIKA ANONIME E MORESËPërmbledhje arkivore750 L

E njohur në tri variante dorëshkrimesh: në aragonishte, greqishte dhe frëngjishte, Kronika Anonime e Moresë vjen në këtë kolanë në shqipe mbështetur në versionin popullarizues në prozë. Ndër-thurjet gjithë larmi të luftërave me dashuritë, të intrigave politike me martesat , të karaktereve të përziera njerëzore me doket e peizazhet etj… ky është një nga tekstet më interesante të shekul-lit XIV për rajonin tonë…

The Chronicle of Morea, a text that narrates important events in the history of the Latin presence in the Outremer, survives in eight different manuscripts, one of which is written in French prose. Prose versions of the Chronicle also exist in Aragonese and Italian, along with a Greek version composed in verse. By most estimates, the French text was written between 1331 and 1346, and now remains in only one manuscript, currently housed in Brussels.

Page 10: 2 POLITIKË - Gazeta 55 Onlinegazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170521.pdf · do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me fi nancimet dhe reklamat

10 E hënë, 22 maj 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

taLETRAT

(vijon nga faqja 9)

Vështroni këtë manastir që, për të mos rrëshqitur më poshtë, mbërthehet egërsisht pas malit. Eh, mirë, ai strehon murgjit komitaxhinj. Ç’mban ky dru në lëkurën e tij? Mos është ndonjë poezi fshatarake? Janë fjalët e fundit të një haiduku të varur nën gjethnajën e tij. Për ku, pra, pelegrinazhi më i madh bullgar prin, çdo vit, turmat e kredhura në prehje shpirtërore? Drej stelës së ndonjë shenjtori? Jo! Por atje-poshtë, në Maqedoni, përtej Melnikut, në atë burg bizantin, përmes shtigjesh ku vetë dhitë thyejnë kokën, në një vetmi madhështore, te varri i Shumë të Dashurit, te varri i Aleksandrovit, hajdukut të pavdekshëm.Komitaxhiu u është paraqitur vazhdimisht turmave. Ç’do të gjeni nën portën tuaj kur të ktheheni në shtëpi? Një reklamë? Jo; uluni, ia vlen ta ngrini nga toka. Janë lamtumirat e fundit të Ciril Gregorovit, pushkatuar në Shtip. “Edhe unë po vdes, si Krishti, në Golgota, në Golgotanë e racës sime, duke kërkuar Maqedoninë e lirë.” Ç’të reja kanë këtë mëngjes gazetat e Sofjes? Se maqedonasi i moshuar Kosta Içev, nuk mund të priste më gjatë për të parë Ohrin, vendlindjen e tij. Gjithashtu, për të plotësuar dëshirën e tij, ai vrau veten. Atë që serbët ia mohuan për së gjalli, do të guxojnë vallë t’ia mohojnë edhe kufomës së tij?Duke njomur realitetin në banjën e legjendës, një revistë, Botim i ilistruar, lidh të tashmen me të kaluarën. Në kopertinë, në vinjetë, çifti alegorik: Maqedonia dhe komitaxhiu. Maqedonia, që ka shkallmuar prangat, mund të ngrejë më në fund duart; gjesti i saj i parë dhënia e një kurore burrit të saj, një komitaxhiu bashkëkohor, me kapelën e një çiklisti në kokë. Por brenda është bukuria vetë! Nga 1893 deri më 1931, nga At Toshevi te Ivan Mihailovi, është një paradë e madhe. Ç’fytyra! Sikur qeni im të bëhej kureshtar për t’i hapur ato broshura, do të mbetej i ngrirë mbi prapanicën e tij të vogël. Ajo është një ekspozitë retrospektive fl oknajash, mjekrash, mustaqesh. Ja një Van Dik, ja Pepetia i Shumë Dashur, ja ai që do të më vdiste nga frika në cepin e ndonjë pylli. Ky këtu është Absaloni. Pa shih, ja dhe Klovisi, duke thyer vazon e suasonëve! Mua më pëlqen shumë edhe Versinzhetoriksi; këtu thuhet se ai është vrarë në vitin 1911! Të gjithë janë këtu: Atila, njeriu-luan; Xhengis Khani, gruaja me mjekër, Abd-el-Kader! Ky është koleksioni i plotë i gjahtarëve të njerëzve. Dhe këto poza naive! Këta këtu e mbajnë pushkën si mban një fshatar të fejuarën, te fotografi , ditën e dasmës. Por këtu ka edhe paraqitje të shpatave dhe është pothuaj si të ndodhesh në teatrin japonez! Më larg, i sheh të pijnë si në tablotë e Franz Halsit... Ja tre anabaptistë, dy studentët e frymëzuar, mbretërit magë. Dhe në fund opera e madhe: një çetë me gjithë fl amujt e saj, duke përpirë një mal gjigand; është paraqitja e fl amujve si te Dënimi i Faustit, me tingëllime të Marshit hungarez!

***Hija? Ajo është në fusha, duke mbikqyrur mbledhjen e duhanit dhe të lulëkuqeve. Ajo është në qytet, më këmbë, në pragun e dyqanit të çifutëve. Ajo është vizatuar në qiell, për deri sa vetë popët... Ja ku përpush entuziazmin e këtij të riu të përbetuar. Dhe vështrojeni në këtë kopsht publik, duke ngushëlluar këtë plak... Pa të, ai do të ishte vetëm. Të gjithë miqtë me të cilët ishte nisur në jetë, të gjithë janë të vdekur... të vdekur të vrarë... nga hija...

Hija tjetërMesnatë. Po presim në skaj të parkut Boris që është skaji i Sofjes. Njëri prej nesh është mësuar me ceremoninë që do të zhvillohet. Madje është dhe regjisori i saj. Personazhi për të cilin fl as kryen një nga ato zanate që nuk shkruhen në kartë-vizitë. Ai është këtu për t’u përpjekur të paralajmërojë goditjet që Organizata Revolucionare përgatit kundër vendit të tij. Ai ka takim me njërin prej spiunëve të tij.Një hije mjaft e largët. Është teatri i Imro-s. Ne bëjmë para drejt tij ndërsa ai bën para drejt nesh. Shoqëruesi im më lë pas. Korruptuesi dhe i korruptuari hyjnë në lidhje. Biseda vazhdon më pak se dhjetë minuta. Hija humbet nën pemë.Ne arrijmë te makina e lënë në afërsi. Efekt i thjeshtë i natës në këtë fi lm ballkanik...

KUJTIM

Gjithë ditën mendojë për tyGjithë natën me ty në ëndërrQë të jemi se bashku të dyHapa shtegun për në zemër.

Imazhi yt më ndjek nga pas,Si nëper nje cigare me tym,Nuk dua kurr të humbasFundja as dhe një kujtim.

Te dua se të ndjejë kudoNe çdo hap,në çdo veprim,Çdo çast që kaluam bashkë,Le të mbetet gjithmon kujtim.

PA TY S’KA KUPTIM

Çdo natë,moment më çon tek tiBuzëqesh kur të shoh në ëndërrTrembem në gjumë kur s’jam me ty,Gëzohem kur mendoj për ty moj zemër

Lumturia pa ty s’ka kuptim,Ti errësirën largon si në perrallë,Kur jemi pranë dita ska mbarim,Nata largohet ngadalë…

KU VEMI…

Ecim, se ku vemi pa e ditur,Ç›mendojmë njëri tjetërit i themiEcim, shikojmë, qëndrojmë priturNë këtë vend që të huaj nuk jemi

Shkojmë ku të duash vend tjetër,Kërkojmë të mirën e më të mirëPo a e di ç’thot një fjalë e vjetër?

Te “Kurthet e jetës” së Elona Mehmetaj ka jetëNga Ilmi DERVISHI

Elona Mehmetaj vjen me romanin “Kurthet e jetës”, ku lexuesi bie në kurthin e

leximit të një ngjarje reale e ditëve tona, veshur bukur me trillim arti-stik i rrëfyer bukur në roman.Elona Ropi Mehmetaj është një emër i njohur në qarqet letrare me botime të herë pas here në shtypin letrar por edhe në antologjin” Psherëtima në Netët Poetike Korçare”, si me vëllimin poetik “Pranverë për ty”. Krijmtaria e saj fi llon që në bangat e shkollës. Kur në koridoret e shkollës së mesme “Ymer Dishnica” në stendën e Letrarit të Ri lexonin poezinë e Elonës pyesnin:- Kush është kjo ?- Ajo çupka e bukur që shkruan poezi, do të thonin shoqet.Ndërsa në koridoret e Universitetit ” FanS.Noli’ në Korçë përsëri tërhoqi vëmendjen me shkrimet e saj e ndaj thonin: Ajo çupka e mencur. Ndërsa unë pas leximit të librit “Pranverë për ty” dhe romanit “Kurthet e jetës” them: Po, Elona ka talent!Në përgjithësi në letersinë shqipe, por dhe atë botërore njihet fenomeni letrar kur një krijues kalon nga poezi në prozë, e ndërsa nga Elona

prisnim libër të dytë më poezi ajo del para lexuesve me prozë të gjatë me romanin “Kurthet e jetës”.Rrëfi mi i rrjedhëshëm i ngjarjes, krijimi i situatave kulmore pikrisht në momentin kur mes personazheve po nivelohej barazpesha e dramës së tyre, ndodh pa pritur kurthi i radhës se jetës në personazhet e romanit.Portretizimi i personazheve ku autorja ka ditur të na jap botën e brendëshme të sejcilit, e ndonjë herë dhe me një fjalë, me një veprim në kohën, momentin e duhur dhe e bën personazhin të besueshëm. Mesazhi është i qartë. Jeta duhet jetuar ashtu siç vjen, por përpjekjet për të jetuar me dinjitet është virtut.Njeriu, nëpërmjet personazheve lartësohet ose bie nga lartësit e virtuteve, e këtë e lexojmë dhë kuptjmë te personazhet e romanit. ”Kurthet e jetës “, ”kurthe” që rrokullisen njëra pas tjetrës si rrjedha e nje lumi të trubullt që pret të qartesohet.Personazhe si Gavriela dhe Ubeli, Tinti (që do të thotë i lig) janë njerëz të ngjashëm të cilët në tranzicionin që kalojmë janë real. Gjyshet Marika dhe Sanda, dy personazhe gati të rastësishëm në ngjarje por koherent ndonse episodik si personazhe, por

ELONA ROPI MEHMETAJ

Kurthet e jetësRoman

Elo

na R

opi M

ehm

etaj

- K

urth

et e

jetë

s - R

oman

Çmimi: 500 Lekë/5 Euro

Elona Ropi Mehmetaj lindi në qytetin e ëmbël të serenatave Korçë, më 23 tetor 1986. Kreu shkollën tetëvjeçare tek "Naum Veqilharxhi". Më pas vazhdoj shkollën e mesme tek "Ymer Dishnica". Aty shfaqi talenin e saj për letërsinë. Madje ka botuar disa poezi tek gazeta e shkollës. Ndoqi studimet e larta tek universiteti "Fan.S.Noli", në Korçë, dega anglisht. Në korrik të 2009 mbaroi

masterin e nivelit të parë në mësuesi për anglisht. Ka botuar herë pas here poezi në shtypin letrar. Pjesmarrëse në antologjinë” Psherëtima në netët poetike” Aktualisht jeton në Athinë.

Ka botuar:-Pranverë për ty, poezi-Kurthet e jetës, roman

të krijohet një njohje, bëhen të dashur ashtu siç janë të dashur në përgjithësi gjyshet. Përgjithsisht romani “Kurthet e jetës” është një risi për shkrimtaren e ardhëshme Elona Mehmetaj.

CIKËL POETIK NGA ELONA ROPI MEHMETAJ

Kjo botë të kishte vetëm mirësiAh sikur…Dhimbja të kishte një kufi Njerzit do ishin më të lumturJeta do behej më e bukur…

Ah sikur…Qiellit ti merrja kaltërsinë,Çiltërsinë te çdo njeriNë shpirt e zemër dashurinPër çdo jetëLumturi.

REALITET I HIDHUR

Sa njerz të humbur në këtë botë,Sa familje në rrugë të trishtuaraMijra nëna që qajnë me lotëFëmijët e tyre duke kërkuar.

E ndjej dhimbjen që ka një nënë,Që e mban thellë të strukur në shpirt,Mbi kokë vec dielle-hënë,Djemtë rrugëvë të Europës nate e ditë.

Kërkojnë e të sjellin pak lumturiQë varfërinë sado pak ta largojnë,Për familjen pak më shumë ekonomi,Në ketë vend si njerez të jetojmë...

NATËN E MIRË

Të të uroj gjumë të ëmbël,Duke të thënë natën e mirë,E të pres te më zgjosh në ëndërrTë jem me ty kam dëshirë…

Lumturia për një cast ekziston,Ajo ta mbush shpirtin me gëzim…Por.., ashtu si të gëzonMomente sjell dhe me hidhërim

TË DUA

Dashuria jonë si luljaQë cel në pranëverë,Me fl etët, ditët tonaMe aromë si përherë..

U deshëm shumë të dyUnë për ty e ti për mua,Se jeta ime ishe tiKur më thoje se te dua.

ASGJË S’KA NDRYSHUAR

Në këtë rrugë të vjetër,Kështu sic e mbaj mendKjo port e shkatrruar,S’ka ndryshuar askënd..

Këta zogj që cicërojnë,Kështu e mbaj mendKëngën që këndojnëGjithnjë në këtë vend.

As gjë s ka ndryshuarNë Korcën e bukuriveQyteti i serenataveDhe i dashurive.

Asgjë s’ka ndryshuar....

Kur jemi bashke pranëverë bëhet në dimër.

SIKUR…..

Ah, sikur…

Page 11: 2 POLITIKË - Gazeta 55 Onlinegazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170521.pdf · do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me fi nancimet dhe reklamat

11E hënë, 22 maj 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta LETRAT

SHPALLJE ANKANDISHOQËRIA PËRMBARIMORE “ABC-010” SH.P.K.,

ORGANIZON ANKANDIN I PARË PËR SHITJEN E PRONAVE :

1) Për pasurinë Nr.390/44 (Kapanon Mermeri) dhe për makineritë dhe paisjet e tij, me çmimin e ankandit të parë, që është 360 784 Euro ndërtesa + 192 000 Euro makineritë = 562 784 Euro gjithësej. Ankandi zhvillohet në datën 23.05.2017, ditën e martë , në zyrat e Shoqërisë Përmbarimore “ABC-010” sh.p.k, duke fi lluar nga ora 8.00 deri në orën 16.30, kohë në të cilën mbyllet ankandi.2) Për pasuritë me Nr. 17/22 (tokë arë me sipërfaqe 6940 m2), me çmim ankandi 25 600 Euro dhe me Nr. 3/11 (depo dykatëshe), me çmim nakandi 69 371 Euro, të vëna në hipotekë nga debitori Gëzim Rrushi, përfaqësues i “GRI” sh.p.k. dhe “Gri–Star AE”, etj., ankandi për këto pasuri zhvillohet në datën 25.05.2017, ditën e enjte në zyrat e Shoqërisë Përmbarimore “ABC-010” sh.p.k, duke fi lluar nga ora 8.00 deri ne oren 16.30, kohë në të cilën mbyllet ankandi. Çdo person i interesuar që do të marri pjesë në ankand, mund të studjojë dokumentat duke e paraqitur kërkesën në zyrat Shoqërisë Përmbarimore “ABC-010” sh.p.k, me adresë: Bulevardi “Gjergj Fishta”, Nd. 30, Hyrja 18, kati 3. Ap. 14, Tiranë. Tel: 0692916995. e-mail: [email protected].

Nga Martin DEDAJ

Biri i Lekbibajve të Nikaj Merturit të Tropojës fi snike Mhill Marash Bushati, që në fëmijërinë e tij e ka

patur pasion krijimtarinë por “Për arsye të pa arsye” në vijimësi është privuar nga e drejta e shkollimit si dhe për të shprehur dhuntinë e tij krijuese kryesisht në poezi, vetëm sepse ai ishte nipi i “ Tradhëtarit të Atdheut”, Zef Deda!...Daja i tij Zef Gjelosh Deda nga Toplana e Dukagjinit është arratisur nga Shqipëria që në vitin 1949, duke u vendosur fi llimisht në Jugosllavi. Më pas ai shkon në Itali dhe prej aty vendoset në Sidnein e largët të Australisë, ku jeton edhe sot në moshën 93-vjeçare.Sa për ti mbyllur gojën, e vetmja e drejtë që i’u dha Mhillit aso kohe ishte, Shkolla 2-vjeçare Mekanike në Shkozet të Durrësit dhe pas shumë peripecishë ai mundi të kryej vetëm Shkollën e Mesme Bujqësore pa shkëputje nga puna apo siç quhej asokohe “shkollë nate” në Lekbibaj, ndonëse rezultatet e shkollës 8-vjeçare, të cilën e ka kryer në Gjonpepaj i ka patur të shkëlqyera.Duke sfi duar me dinjitet privacionet me të cilat u përball në jetë, Mhill Bushati udhëtoj me guxim dhe kurajo nëpër udhët e vështira të jetës me synim për të bërë realitet ëndrrën e tij të kahershme të shkollimit. Përpos kësaj ai nuk rendi së shkruari poezi, derisa arrin të debutoj me librin e tij të parë të cilin e ka pagëzuar me emrin: “JETË ME POEZI”, një titull mjaft sinjifi kativ dhe si një domethënie për të përshkruar jetën e tij të “dashuruar” marrëzisht pas poezisë. Ky libër i tij vjen si një buqetë lulesh të freskëta për familjen dhe të afërmit, shokët dhe miqësinë e tij, si dhe për adhuruesit e poezisë.Përmes këtij libri ai vjen me frymëzimin nga Nikaj Merturi, krahina e ashpërsisë natyrore të terrenit dhe e butësisë hyjnore të peisazhit natyror, që përfaqëson një perlë të veçantë të bukurisë natyrore të Alpeve Shqiptare të cilën nga do që ta vështrosh të sërvir një panoramë mjaft atraktive dhe tërheqëse për ta vizituar.Brenda një dite vere që mund të ndodhesh në këtë vise të Shqipërisë së Epërme, të jepet mundësia të shijosh të katër stinët e vitit: Pranverën e simfonisë së cicërimave të shpendëve, piskamës së melodive baritore, lulnajës që lulëzon dhe jeshilon

Poezija një inkurajim hyjnor për autorin…-Parathënie e librit “Jetë me poezi e autorit Nikaj Mërturas Mhill Bushati-

me vezullim ylberian përgjatë gjithë vitit;Verën e nxehtë që freskohet nga ujrat e kthjellta që rrjedhin nga bjeshkët dhe majemalet e shumta dhe grumbullohen në liqenin e Komanit;Vjeshtën e fl ladit të këndshëm të bjeshkëve, bjeshnajës plot bereqet të kurorëzuar me natën bjeshkëtore dhe;Dimrin me dëborën plis të majemaleve që nuk shkrin asnjëherë, ushtimin gurgullues të ujrave nga prroskat e shumta, rrjedhjen zgjatuese të lugjeve dhe krojeve ujëakull e plot bukuri të tjera si këto, përbëjnë një kolorit të mrekullueshën gjithëvjetor dhe një atraksion turistik të veçantë dhe joshes për tu vizituar.Padyshim që ky ka qenë tharmi që e ka frymëzuar gjatë gjithë jetës së tij autorin Mhill Bushati i cili nuk ka reshtur së shkruari për të sinkronizuar frymëzimet e tij, disa prej të cilave i sjellë në vëllimin e parë poetik të titulluar: “Jetë me poezi” Të cilin pas afro gjysëm shekulli krijimtari, e sjell për lexuesit si një buqetë të freskët dhe plot larushi krijimtarie.Pavarësisht moshës ai është poeti “më i ri” që i shtohet “Shkollës poetike të Lezhës”, e cila brenda saj ka emra të njohur duke fi lluar nga themeluesit dhe bërjes së saj të njohur si Preç Zogaj, Ndoc Gjetja e Rudolf Marku për të vijuar me dhjetra e dhjetra të tjerë të moshave gjinive, bindjeve e besimeve të ndryshme të cilët së bashku me komunitetin vendas dhe të tjerë që kanë zgjedhur këtë trevë për të banuar, (pas mundësisë së lëvizjes së lirë, falë proceseve demokratike të fundviteve nëntëdhjetë), jetojnë në harmoni dhe bashkëjetesë të pashoqe me frymë

respekti dhe bashkëpunimi ndërmjet njëri tjetrit. Në Lezhën e lashtësisë, historisë dhe bashkëjetesës, kuvendeve dhe shtojzavallave, peisazhit të jashtëzakshën turistik dhe cilivizimit evrpian, krijimtaria dhe promovimi i tyre janë logkuvendet e artistëve dhe krijuesëve nga të gjitha anët e vendit dhe jo vetëm, në të cilin tash e tutje ka hyrë edhe krijuesi Mhill Bushati me vëllimin e parë poetik: “Jetë me poezi”.

****Që në moshë të re u detyrua të punoj në punë të vështira në bujqësi, por nga krijimtaria nuk u nda asnjëherë. Fillesat e krijimtarisë së tij datojnë që në vitin 1970. Që prej asaj kohe e në vazhdim nuk reshti së shkruari pavarësisht se e dinte fort mirë, se nuk kishte mundësi të promovohej, pasi kufi rin e kishte si i thonë deri tek thana. Maksimumi deri në ndonjë aktivitet të rëndomtë të asaj kohe që zhvillohej në shkollë apo kooperativë.I ruan me fanatizëm dhe si gjënë më të shtrenjtë fl etoret e shënimeve të krijimtarisë së tij ndër vite, ndonëse fl etët e disave prej tyre kanë fi lluar të zverdhen, prej moshës afro pesë dekadëshe që ato kanë. Aty gjen gjithë krijimtarinë e tij, që më në fund një pjesë të saj ka vendosur t’i përmbledhë në një vëllim poetik. Kjo krijimtari rrok tematika nga më të ndryshmet, kryesisht të realitetit social të dy periudhave (diktaturës dhe demokracisë), por e tërheqin edhe bukuritë natyrore të vendlindjes, tematika kombëtare, lufta heroike e UÇK-së, pse jo edhe pashia e vashave të bukura etj. ****Me lindjen e pluralizmit në Shqipëri edhe për Mhillin agoi drita e bardhë e lirisë dhe ndër të të tjera bën realitet një ëndërr të kahershme të tij. Vazhdon dhe përfundon studimet e larta në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, por dhe i jepet mundësia të dalë jashtë shtetit, tashmë jo si i arratisur si daja i tij, por si emigrant.Mhill Bushati u lind më 20.05.1950, në Bushat të Lekbibajve. Kryen arsimin fi llor në Peraj dha atë 8-vjeçar në Gjonpepaj të Lekbibajve të Tropojës. Më pas shkollën 2-vjeçare në Shkozet, Durrës dhe Shkollën e Mesme Bujqësore në Lekbibaj. Me ardhjen e demokracisë diplomohet për Gjuhë-Letërsi Shqipe në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Që në moshë të re e në vijim ka kryer punë nga më të ndryshmet. Fillimisht si punëtor në bujqësi dhe pyjore, mekanik në SMT Tropojë, dhe më pas mësues në Lekbibaj, emigrant në Itali dhe Greqi. Aktualisht është i papunë ashtu si shumë të tjerë.Që prej vitit 2006 jeton dhe banon në Tale të Lezhës. Është i martuar, ka një djalë dhe tre vajza. Ashtu si dhe bukuritë e vëndlindjes, në krijimtarinë e tij kanë zënë vend edhe bukuritë e veçanta natyrore, historia dhe gjithçka tjetër e Lezhës ku ai banon prej mëse një dekade, që i ja ka ana ta thërrasë; “Lezha Iliriane”.Dhe në mbyllje të këtyre radhëve, adresoj një falenderim të veçantë për Padre Salvadore Reino, ndihma fi nanaciare e të cilit mundësoi botimin e këtij libri. Lexim të mbarë lexuesëve, që shpresoj të relaksohen me këtë libër që vjen si një buqetë lulesh të freska pranverore të bjeshkëve nga viset prej nga është autori, të cilit i uroj suksese dhe përfaqësim sa më dinjitoz në krijimtari dhe Gëzuar 67-vjetorin e lindjes. Jetë të gjatë dhe lumturi në familje miku im!

Kaltrina Maloku promovon romanin ‘Britmat e Shpirtit’

Romani më i ri i shkrimtares Maloku, trajton në vete fatin e femrës shqiptare, respektivisht dhunën që

ushtrohet ndaj saj dhe pasojat e kësaj dhune në përditshmërinë e saj. Është promovuar të shtunën romani “Britmat e Shpirtit”, i shkrimtares Kaltrina Maloku. Ceremonia e promovimit është mbajtur në Sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Klinës, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të komunës, shkrimtarë, përfaqësues të shtëpisë botuese “Armagedoni”, si dhe të pranishëm tjerë të fushës së letërsisë. Romani më i ri i shkrimtares Maloku, trajton në vete fatin e femrës shqiptare, respektivisht dhunën që ushtrohet ndaj saj dhe pasojat e kësaj dhune në përditshmërinë e saj.Më rastin e promovimit të këtij romani, Hajdin Morina, Drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Klinës, ka vlerësuar punën e shkrimtares së re, duke e cilësuar këtë vepër si njërin ndër romanet më të mira të lexuara deri më tani. “E kam lexuar këtë roman dhe mund të them se është një ndër veprat më të bukura të lexuara gjatë tërë jetës time dhe më ka joshur tepër, pasi që në të ngërthen në vete shumë vlera të mëdha. Po ashtu, “Britmat e Shpirtit” mund të cilësohet një roman dramatik, i cili përcillet me situata të rënda psikologjike”, tha drejtori Morina. Ai duke i inkurajuar të pranishmit që të lexojnë këtë roman, ka uruar shkrimtaren për përkushtimin dhe punën e saj, duke thënë se letërsisë shqiptare i ka sjellë një vlerë të re me romanin e saj.Ndërkaq botuesi i romanit “Britmat e Shpitit” Berat Dakaj–Armagedoni nga Shtëpia Botu-ese “Armagedoni”, ka treguar për tematikën e këtij romani. Ai e ka përgëzuar shkrimtaren për trajtimin e një teme mjaft të ndjeshme në shoqërinë shqiptare. Ndryshe, ky është romani i dytë i shkrimtares Kaltrina Maloku, e cila romanin e parë “Heshtja e Kohës”, e kishte botuar në vitin 2015, në të cilin trajtohej një romancë dashurie e ndikuar nga dukuritë negative në shoqërinë tonë.

Page 12: 2 POLITIKË - Gazeta 55 Onlinegazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170521.pdf · do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me fi nancimet dhe reklamat

12 E hënë, 22 maj 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

taLETRAT

Tronditje kulturore: Akuzat se Milan Kundera ka bashkëpunuar me policinë sekrete na ftojnë të riekzaminojmë

pikëshikimin tonë ndaj shkrimtarëve. Në kapitullin e parë të romanit “Shakaja” të Milan Kunderës, tema e kujtesës dhe amnezisë është kudo. Aty është një imazh i liderit komunist çekosllovak, Gottwald, duke mbajtur fjalime bombastike para një turme në Pragë derisa deklaron se partia e ka gllabëruar shtetin. Miku i tij, Clementis, i brengosur për të ftohtit thumbues, e heq kapelën e leshtë nga koka e tij dhe ia vë Gottwald-it në kokë. Katër vite më vonë, pasi Clementis është varur si i ashtuquajtur tradhtar, ai është fshirë nga fotografi të e deklaratës historike dhe e tërë ajo çfarë ka mbetur nga ai është ajo kapelë.Protagonisti Mirek, një disident, nga këtu e merr moton e tij: “Beteja e njeriut kundër fuqisë është betejë e kujtesës kundër harresës”.Por romani menjëherë fi llon ta komplikojë këtë ndjenjë të kujtesës dhe të pyes nëse është aq e thjeshtë sikurse kthimi i një imazhi që është shlyer. Mirek e kujton një shoqe të vjetër që qante për vdekjen e liderit sovjetik, “Një Zhdanov i besueshëm, një Arbuzov, apo Masturbov”, vdekja e të cilit dukej që e prekte atë madje më shumë sesa vdekja e babait të saj.“A mund të ketë ndodhur kjo vërtet? A nuk është thjesht urrejtja e tij e tanishme që ka sajuar ato lot për vdekjen e Masturbov-it? Jo, ka ndodhur sigurisht. Por natyrisht është e vërtetë se rrethanat e menjëhershme që i kanë bërë të vërteta dhe të besueshme ato lot e kanë hutuar tani dhe kujtesa është bërë aq e pambështetur sa një karikaturë”.Çka është gjithashtu aq e pambështetur sa një karikaturë, apo në të vërtetë si një parodi e keqe e romanit qendror evropian, është se vet Kundera është nxënë tani në këtë moçal të kujtesës. Kundera ishte përballur me dokumente të policisë sekrete që e identifi kojnë atë si një lloj paralajmërues që kishte dërguar në arrest në vitin 1950 një pilot të ri i cili shtirej si agjent i perëndimit.Vet romancieri e ka denoncuar botimin e informatës si “vrasje e shkrimtarit” dhe e ka deklaruar si “mister” prezencën e emrit të tij në dosje. Por episodi vështirë se mund të jetë zgjedhur më mirë për të ilustruartensionin në librin “Shakaja” ndërmjet domosdoshmërisë për të mbajtur mend në njërën anë dhe mënyrës, të ndarë prej rrethanave të kohës, se çka është mbajtur në mend mund të jetë një karikaturë boshe.Ky ekskursion i shkrimtarëve për bashkë-punimet e tyre me pushtetin është bërë zhurmë e vazhdueshme në kulturën bashkëkohore.George Orwell i ka rreshtuar shkrimtarët si “kriptokomunistë”. Crista Wolf ka qenë informatore e Stasit. Gazetari i njohur polak Ryszard Kapuscinski i ka dhenë disa informacione policisë sekrete si shkëmbim për lejet që i duheshin për të shkruar reportazhet e tij verbuese. Më tronditës, Gunter Grass, hulumtuesi i shquar në fi ksion i nazizmit dhe trashëgimisë së tij, e nxori vetën në vitin 2006 si vullnetar i ri për Waffen SS. Dhe tani, Kundera, simbol i rezistencës artistike ndaj totalitarizmit,

drejt apo gabimisht, është futur në moçalin e kujtesës dhe harrimit. Problemi me këtë është se i jep pak drejtësi natyrës si të kujtesës ashtu edhe të letërsisë. Çka del në shesh nga dosjet sekrete të policit nuk është një e vërtetë historike.Është një fragment i makinës, tani të thyer, të mbledhjes së informacionit, një copë e thyer e palidhur e së kaluarës që s’mund të rimarrë vetën. Policët sekretë nuk janë zota të gjithëdijshëm fjala e të cilëve është ungjilli. Ata janë funksionarë me agjenda pjesërisht politike e tërësisht burokratike.Madje edhe nëse janë duke e thënë një pjesë të së vërtetës, gjurmët e operacioneve të tyre na tregojnë pak për rrethanat në të cilat dikush “bashkëpunon”. A kanë qenë ata spiunë me dëshirë apo viktima të frikësuara? A kanë qenë të dobët, apo mos në mënyrë arrogante kanë luajtur lojëra, duke menduar se do t’ia hedhin sistemit? Ambiguiteti i thellë moral i jetës nën totalitarizëm nuk mund të kapet lista me emra e një polici.Dhuna morale gjithashtu e huq natyrën e kreativitetit letrar. Të tronditësh nga ajo se Grass ka gënjyer rreth rinisë së tij apo se Kundera mund të gënjejë rreth asaj çfarë ka bërë 58 vite më parë është si të pranosh idenë diskredituese të shkrimtarëve si vetëdija jonë publike. Megjithatë e vërteta e mundimshme rreth letërsisë është se njerëzit e virtytshëm moralisht ka mundësi të jenë më pak shkrimtarë të mëdhenj sesa njerëzit dredharak. Të kesh një grup vlerash të qarta dhe të mos u nënshtrohesh gjykimeve dhe fatkeqësive e bënë një qenie njerëzore të shkëlqyer, por rrallë shkrimtar të shkëlqyer.Së paku, në kohët tona, mashtrimi, tradhtia, çrregullimi dhe dyshimi janë material i letërsisë. Shkrimtarët janë të mbushur me sekrete, me faje, me tensione të pazgjidhura ndërmjet përsosmërisë së artit dhe jopërsosmërisë së jetës. Ata shpikin bota dhe fjalë jo për të pasqyruar realitetin që ata e kanë jetuar, por për të shmangur apo lartësuar apo për ta kapërcyer atë. Ata shpikin, jo duke nxjerrë pa dashje të vërtetën, por duke qëndruar pezull saj, duke lëvizur drejtsaj dhe larg saj, duke sajuar përgënjeshtrime të përpunuara apo duke ndërtuar realitete alternative në të cilat e kaluara nuk ka ndodhur asnjëherë. Gjërat që i bëjnë ata shkrimtarë interesant shpesh i bëjnë njerëzit e fundit që duhet t’i shikojmë për qartësi morale. Natyrisht se ekzistojnë përjashtime, por ato janë relativisht të rralla. Dhe ka ndryshime të rrethanave. Në shoqëritë relativisht të lira, shkrimtarët kanë luksin e gërvishtjes së sekreteve personale intime dhe tradhtive private.Në shoqëritë më pak të lira, sekretet janë më shumë rreth pushtetit dhe bashkëpunimit, dhe tradhtitë përfshijnë dëmtim të vërtetë ndaj të tjerëve. Nëse romancierët na mësojnë diçka duhet pasur kujdes rreth vlerësimit të gabimeve të njerëzve të tjerë. Dhe nëse vetë romanet na mësojnë diçka, kjo është se në mënyrën më të mirë ato arrijnë një lloj autonomie, jo vetëm nga pushtetet, por edhe nga hipokrizitë e autorëve të tyre.The Irish Times

VISARET E KOMBIT martirëve të Kishës Katolike Shqiptare

Një shkëmb,një kishë, një kryq,një portë me hark,kube, altar i thjeshtë e shenjtëri!

Teposhtë, ai Fan i lashtë ndër valë,prej Ilirie rrjedh, murmuron.Ai lumë dëshmish me gjak e dhimbje!

Nga shkëmbi vjen kumbim kambane,jehon në brigje e kulla varg,kjo thirrje bese e shpirtit tënd!

At Bernardin, At Bernardin,ngroh në faltore besimtarë,meshon përunjshëmpër t’lumin Zot e për Krishtlindje,për shenjtëritë me ruzare,për Atme e besë!

Kungon me frymë lirieferishte, engjëj! *Kurorëzon çifte,e për të thinjurnjë pleqëri të bardhë uron!

At Bernardin, At Bernardintok me At Donatin,në qelë poetësh, dijetarësh,ende gjallon ai kandildhe pena e artë,në ato visarena fton e shndrin!

Bernardin, Bernardin,tok me Donatin!Afër sharkisë e lahutarit,pranë çiftelisëe rreth valltarëve,me shtojzovalle e me fatí.

Dëgjoni larg, sokola mali,përsipër shkrepash,ndër prozhme e kroje,me hej e ho!

“Janë ra vashat me gja n’lumë,kanë gjetë lumën tanë ngri n’akull!... Nand’ varra Gjergji n’ shtat m’i ka shkapet bajlozin e sokëllin...”

At Bernadin e At Donat!Ku, vallë, prehet kurmi juaj?Vrastarët jua prishën shtatin,shpirtin e bukur, jo kurrë, askund!Kur djajtë digjen në skëterrë,shpirti juaj lumnon në Paradis!

LULE PER GAZULLINNë kujtim të dijetarit martirDom Nikoll Gazulli

Për me mbledh do lule, në ç’ lugje të kërkoj?Pyes veriun prej Hoti në Fushën e Shtojt.

Nga Maja e Hekurave e Brijat e Gjarpnit,nga Shtegu i Dhenve e Qafa e Agrit.

Pyes për Gazullin ujëvarat nga krojet,bletën tek mbart nektar, nga gonxhe në hoje.

Bylbylin ndër gjeth e hije të pyllit,

shqipen mbi shkrepa në gjurmë të Gazullit.

Barijtë në ograja, me hutë e lahutë,shtegtarët e lodhur në udhën e gurtë.

Ndër miq rreth vatrës, kambkryq dijetari,me veladon supesh, qëmton fjalë ari.

Gojdhana të urtësh, të lashta sa bota,kushtrime sokolash mbi kreshta e boka.

Mbi kullë oxhakët, shkëndi i falin hanës,dritaret-frëngji, përgjojn’ zanin e zanës.

Nata merr nga dita, dita nga malsia,gjuha shqipe-mjalt’, kullon nga Perëndia.

Hyjnore, e dlirë, e bukur -kang dashnie,burrnore, e lirë e besës-kang trimnie.

Ndërtoja shtatoren prej stralli të zjarrtë!Lartoja për qiell si Bjeshka e Naltë! Gdhendja si Fjalori i ndritun, visar!Lumnoje me lule lugjesh, djalosh i mbarë!

MBARIM DIMRI Mbi kodër rri, mes hijeshive. Mendime zgjimesh më mbulojnë. Hapësirë e gjerë në tokë e qiellzbulon magjinë e bukurinë. Mbi fushe, nën Dajt, i vetëm rri,vështroj e ndjek si grisen retë. Nga majat poshtë dëbora shkete rrjedh në hon.Dimri po shkon, dimri po ikën! Pranverë e bardhë e Perëdisë, pranvera ime, nga shportë e artë në fushë e kodër,lule e bar e gjeth shpërndan.Dimri po ikën! Pranverë e blertë, pranverë e mirë e verdhë e all,e bardhë e blu,i ngjitet malit në krah të dritës me fl uturim të erës. Dimri po i kën!

Çohem më këmbë me brohori, braktis vetminë. Harboj i lirë, pranë çiltërive e shfrej mes bujës, pranë burimesh, pranë magjive. Sythet e ahut mos ulërijnë? Po vjen pranvera e ndjej, e shoh, në shpirt, gjithçka më vlon. Po ikën dimri!

Pranvera, Pranvera… Vallë ditë e bardhë, po vjen e botën zgjon?

SHI NE PRANVEREN E VONUAR

Re, re, re, hiqen zvarrë në shtegun e humbur të yjeveme pelerinën e zymtë të dimërimit.Bie shi ëndërrimesh,lot përmallimi,kur tej dritares hetoj pranverën e vonuar,ndiej zhurmërimë oqeani,zëra të largët,kushedi se ku, kushedi se ku...

Bie shi, bie shi, bora-akull fl e në skuta hijesh të ngrira,rrjedhin ujra nëpër drurë,çuditërisht të zhveshur!Në gji gemash të lagur,gonxhet struken e ankohen,si ferishtet në djep,asnjë lule, asnjë gjeth...

Modeli i keq i shkrimtarëve

Shi në pranverën e vonuar

Poezi nga Agim Xh. DËSHNICA

Page 13: 2 POLITIKË - Gazeta 55 Onlinegazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170521.pdf · do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me fi nancimet dhe reklamat

13E hënë, 22 maj 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta KULTURË

Shoku im i klasës, Kujtim Mati donte një vajzë në gjimnaz, Ajtanga Haskon. Ajtanga ishte si e derdhur në bronz. Edhe kokën si prej bronzi

e kishte. Dukej sikur ishin bashkuar gjithë skulptorët e antikitetit dhe të Rilindjes dhe kishin krijuar Ajtangën. Kujtim Mati e donte atë aq shumë, e donte me zjarrin e luleve të pranverës që shkrijnë dëborën edhe në majat më të larta të maleve...Unë e vlerësoja shumë Kujtimin. Kujtim Mati ishte tip i shkathët, ekspresiv e impulsivë, kolerik. E çmoja mbi të gjithë. Më dukej si Oleg Kushevoi te fi lmi ”Garda e re„“. Kujtim Mati për mua ishte më i zgjuari, më i shkathëti, më simpatiku nga gjithë shokët e klasës, në mos edhe nga nxënësit e gjithë gjimnazit tonë. Në të dyja maturat nuk gjeje një tjetër më inteligjent e simpatik se ai. Ai, vetëm ai e meritonte Ajtanga Haskon. Edhe Ajtanga e donte Kujtimin me zjarrin e lule së shegës. Aq e donte sa nga dashuria për të, ajo zbukurohej e kullohej çdo ditë në fytyrë, e lëkura i bëhej cipë qepe. Kisha dëgjuar që dashuria i zbukuron të dashuruarit dhe ja këtë po e shihja tek Ajtanga.Mirëpo Ajtanga Haskon e dashuronte edhe Besi Bega. Ai si të thuash e donte në heshtje, tinëz. Askush nuk e dinte. Ne ishim shokë klase. Edhe me Besin unë shkoja mirë. Më dhimbsej. Ishte jetim. Babai i kishte vdekur në gurore. Duke qenë jetim ne i qëndronim afër. Sidomos vitet e para të gjimnazit. Pastaj Besi u rrit. Bile u bë sekretari i rinisë së gjithë gjimnazit.Një ditë Besi më fut krahun dhe …-E di si është puna Miri, më thotë...-Jo, - i them, nga ta di unë?-Unë dashuroj një vajzë.-Shumë mirë, i them, po kush është kjo vajzë, e njoh unë ?-Ti, jo vetëm e njeh, po ti e ke në dorë që të më ndihmosh.-Pse pikërisht unë ?Sepse ti e ke shumë shoqe. Ajo me ty rri çdo çast;mëson me ty.-Cila qenka kjo?-Ajtanga!-Ajtanga?

AJTANGA

Tregim nga Faslli HALITI

-Po !-Po Ajtanga rri më shumë me Kujtimin. Ti e di këtë.-S’ka e di s’e di. Po të duash ti… Po t’i thuash ti Ajtangës…Ajo nuk ta prish ty, s’ta bën dysh fjalën…-Nuk ia them dot, Besi, thuaja vetë më mirë. Më fal, po s të ndihmoj dot !

Ia thashë Kujtimit bisedën me Besi Begën.Kujtimi qeshi. Pastaj u zymtësua. M’u duk sikur i hipi një frikë… një xhelozi…Në të vërtetë, Kujtim Mati ishte xheloz… Ajtanga ishte Venusi i gjimnazit. Atë e pëlqenin të gjithë. Gjoksi i Ajtangës zbukurohej, qëndisej me shikime djemsh. Shikimet e tyre ngecnin në gjoksin e saj si brilante të kaltra, të zeza, të larme, sipas ngjyrës së syve. Kujtimi këtë e vinte re dhe para se ai të mbështeste kokën në gjoksin e saj mbi perlat e shikimeve të syve të gjimnazistëve, ia shkundte gjoksin asaj duke ia përkëdhelur, ia pastronte me puplat e përkëdhelive të tij, pastaj mbështeste kokën mbi të i qetë, fare i qetë. Edhe para se t i puthte buzët, ai ia pastronte ato nga puthjet imagjinare të të tjerëve me anë të shikimeve të tyre, ia pastronte ato me përkëdhelitë e gishtave të vet dhe pastaj i puthte dhe i shijonte ato i qetë, i qetë, me delikatesë, pa epsh …, por

vetëm me dashuri.

***Besi Beg e kishte mirë me drejtorin e gjimnazit. Me mësime ishte shumë mirë. Notat i kishte të gjitha shkëlqyeshëm. Sekretar i rinisë së gjimnazit ishte… Flitej se mund të shkonte për studime jashtë shtetit. Thoshin se do ta çonin të studionte diplomaci në Bashkimin Sovjetik, në Moskë.Pas pak erdhi Ajtanga. Ishte pranverë dhe dielli i marsit po e bronzonte edhe më shumë. Kishte marrë një ngjyrë të bukur kakao. Të bardhën e syve e kishte të kaltër. Erdhi si gjithmonë e gëzuar dhe si gjithmonë u fut midis nesh si puhi, si fl lad. Kujtimi u zymtësua më shumë…-Po ky ç’ka?-Pyete vete!, i them.-Ç‘ke kështu ti, Kujtim?-Pyet Mirin…-E pse të pyes Ermirin, kur të kam ty, këtu ?-Unë nuk ta them dot, ç’kam !Ajtanga e preu humorin. Për çfarë s‘i shkoi mendja. Mos… Budallallëqe… Iu dukën budallallëqe ato që mendoi. Kujtimi ishte i ri. Prindërve të tij as që iu shkonte mendja ta fejonin.-Miri…, të keqen motra, - m’u drejtua mua Ajtanga, më thuaj ç’ka kështu Kujtimi.-E di si është puna, Ajtanga…-Si?-Besi Bega ka rënë në dashuri…-Në dashuri…?!-Po !-Shumë mirë… ç‘ka për t‘u mërzitur këtu?-Ka, si nuk ka…-Pse?-Ai ka rënë në dashuri me ty, Ajtanga.-Me mua?-Po me ty !Ajtanga ia plasi së qeshurës.-Oj miu, tha ajo dhe vazhdoi të qeshte.Mua nuk më erdhi mirë që Ajtanga e quajti mi Besi Begën. Kishte të drejtë ta refuzonte, por jo ta shante, ta përçmonte. Unë, mbi Kujtimin, nuk vija njeri, por edhe Besin shok e kisha… Në dimrin e vitit të parë të gjimnazit unë i dhashë xhaketën time Besit që të kalonte dimrin, pasi unë kisha xhaketë tjetër. Ai kishte vetëm nënën dhe nuk ishte mirë nga gjendja ekonomike. Më kujtohet që u gëzua shumë. E ëma i kishte thënë:-Më bëhet qejfi që shokët të duan. Mbaji shokët. E more vesh? Mbaji…shokët…!, i kishte thënë ajo.

Ajtanga humbi në përfytyrime. Kur paska rënë në dashuri me mua ky Besi Bega, pyeti veten Ajtanga dhe iu kujtuan ditët kur unë, Besi Bega dhe Ajtanga Hasko studionim të shtrirë në jonxhën e Fermës në periferi të qytetit tonë… Ishte maj dhe ne na pëlqente të dilnim tutje nga periferia. Një rrugë e dy punë; shëtisnim dhe studionim. Ishte kënaqësi të shëtisje dhe të studioje me një vajzë të tillë si vesa, si ç ishte Ajtanga Hasko. Po Besi Bega e keqkuptoi këtë shoqërim të Ajtanga Haskos me ne. Duke e parë ashtu të shtrirë midis nesh në jonxhë, lirshëm, fare pa të keq, me atë trup atleteje, Besi Bega kishte hedhur zemra përpjetë e kishte rënë befas në dashuri me Ajtangën e cila ndërkaq dashuronte Kujtimin, shokun tonë të klasës. Po Besi këtë nuk e dinte, s e kishte kuptuar, kaq kujdesshëm dashuroheshin, Kujtimi dhe Ajtanga…Dhe shoqërimi im dhe i Besit me Ajtangën, studimi ynë në periferi bënte që dashuria e tyre të mos merrej vesh as nga nxënësit, as nga mësuesit, as nga drejtoria. Kështu mendoja unë, kurse Besi nuk ishte në dijeni të dashurinë së Ajtangës me Kujtimin. Ai i gëzohej pranisë së Ajtangës midis nesh, shëtitjes së saj me ne, prandaj dhe ra në dashuri menjëherë me të.Ajtanga u nda me përfytyrimet e shëtitjeve tona në periferi dhe iu kujtua ajo mbasditja e majit kur era i ngriti përparësen e zezë me grykë të bardhë të gjimnazistes aq lart sa iu dukën breçkat. Ajo u mbulua në çast, por kofshët ngjyrë kakaoje dhe breçkat e saj të rozë mbetën të fotografuara fl esh në kujtesën e Besi Begës… Atë ditë Ajtanga kuptoi diçka dhe nuk deshi që Besi të vinte të studionte me ne në periferi të qytetit… Kjo bëri që Besi Bega të më thoshte mua se kishte rënë në dashuri me Venusin, me bijën më të bukur të rilindësve, si ç e quanim ne gjimnazistët, Ajtangën...

Të shtunën, në orën e tretë, Kujtimi dhe Ajtanga u larguan nga mësimi për të shkuar në Tiranë. Ajtanga kishte tezen në Tiranë, Kujtimi kishte vëllanë. Unë i përcolla gjer në agjenci. Besi e kuptoi. E kuptoi dhe…Në fund të orës së pestë mua më thirrën në drejtori.-Ku ishe ti Ermir në orën e katërt?-Në shtëpi se…-Në shtëpi, apo në agjenci.-Në shtëpi… gënjeva unë.-Pse nuk thua se zure taksi;-Ç’ taksi, drejtor?-Taksi për nusen.-Çfarë nuse, drejtor?-Pse, nuk i përcolle ti Ajtangën me Kujtimin, nusen me dhëndrin, për në Tiranë?-S’është e vërtetë, drejtor…, gënjeva unë përsëri.-Je i sigurt që s‘është e vërtetë?-Shumë i sigurt, drejtor!-Ashtu?-Po, po, shumë i sigurt…Nuk po më gënjen?Jo, nuk po të gënjej !Ashtu?Po !

Drejtori ia bëri me kokë nëndrejtorit që ishte i pranishëm, por që nuk fl iste. Nëndrejtori hapi derën e drejtorisë dhe…Hyri Besi Bega.Besi, a i përcolli Ermiri, Kujtimin me Ajtangën?-Po, shoku drejtor, po, Ermiri i përcolli…Gjer ku i përcolli ?Gjer në agjenci, shoku drejtor!M’u shpërfytyrua në çast shoku im. Si, ai Besi që kish dashur që unë t’i propozoja Ajtangës për të, që unë të bëhesha ndërmjetës, mestar, shkes i tij, të më denonconte te drejtori ? Nuk mu durua. E pyeta me inat:-E ku më pe ti?-Në agjenci.-Atëherë nuk paske qenë edhe ti në mësim. Na paske ndjekur... Spiun i mutit!-Jashtë, jashtë, jashtë, thirri drejtori aq fort sa gati desh u thyen xhamat e dritareve të drejtorisë.Të nesërmen mua më përjashtuan nga shkolla.

Në shtator të vitit 1960, Besi Bega u nis për në Moskë që të studionte në Universitetin «Lomonosov», për diplomaci…

Shi, bie shi mendimesh,mbi shtëpinë e ngrohtë,muret e drunjtë spërkat, si zog i hutuar çukitnë qelqet e dritares.Mbrëmja troket në derëme kujtime muzgjesh,me trishtime, kur hëna mbytej në mjegullnajë.

Bie shi, bie shi,mbi shark bredhash e pishash,psherëtijnë, kanë mall, presin kthimin e bukurisë së luleve, ashtu si unë erë vjollcash,larg nga brigjet e dhimbjes sonë.

ZGJOHUNI!

Zgjohuni, nënë e baba!...

Nata iku e shkoi,qielli u çel, ajri u ngroh!

Dilni shihni në ballkon!Gështenjat bleruan mbi mur! Pisha e lartë retë i shthuri,ajrin e pastroi.

Dajti me rrezet në kreshtë,në heshtje diçka thotë.

Dilni shihni! Shkojnë e vijnë njerëz plot!Heshtja mërgoi.

Dilni me kafetë në tabaka,ulur te fronet e drunjta!Dilni e fl isni, se na mori malli!...

Page 14: 2 POLITIKË - Gazeta 55 Onlinegazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170521.pdf · do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me fi nancimet dhe reklamat

14 E hënë, 22 maj 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

ta DOSSIER

DOSS

IER

DOSS

IER

1984/Revolta në kampin e nxjerrjes së mineralit në Qafë Bari

Regjimi: “Ngjarja, komplot i armiqve të brendshëm e të jashtëm”Nga Kastriot Dervishi

Prej vitesh kampet e punës ku vuanin dënimin nëpërmjet punës të dënuarit politikë dhe më pak ato ordinerë, ishte reparti 303 Spaç. Përveç këtij kampi, për të dënuarit ordinerë shërbenin dy kampe të tjera, Bulqiza dhe Batra. Në vitin 1982 regjimi komunist fi lloi të mendonte për hapjen e një fronti të ri për nxjerrjen e mineralin më në veri të Shqipëri. Ku vend u gjet. Ai ishte në Qafë – Bari të Pukës. Duke kombinuar nevojat e Rrethit të Pukës për fuqi punëtore, nxjerrjen e fi timeve njëkohësisht edhe nënshtrimin shembullor të të dënuarve politikë, u hap reparti nr.311.Të dhënat paraprake bënin të ditur se qëllim ishte nxjerrja e bakrit me një fuqi punëtore prej 250 – 300 punëtorësh.Aksidentet ishin shumë të përhapur të kampin 311. Këtë e tregon shifra e regjistruar. Vetëm në gusht – dhjetor 1982 në repartin 311 ishin bërë 2895 vizita ambulatore dhe 254 mjekime çka tregonte shkallën e lartë të aksidenteve. Në dhjetor 1982 në repart ishin 242 të dënuar ndërsa kapaciteti ishte ndërtuar për 300 të dënuar. Në shkurt 1983 një i dënuar, nisur nga kushtet e vështira i shkruan letër Enver Hoxhës. Agroni që shkruante këtë letër ishte dënuar për faje politike qysh në moshën 16 vjeçare në vitin 1980. Ai ishte dënuar me 11 vjet burg. Dënimin e kishte nisur në Spaç, por më vonë ishte zhvendosur në Qafë – Bari, ku punonte në nxjerrjen e piritit. Në letër ai shkruan se frontet e punës ishin të mbushura me ujë, se futeshin në vende ku nuk dilte minerali, se punonin dy turne, se rriheshin barbarisht, se nuk ushqeheshin dhe se nuk laheshin kurrë me ujë të ngrohtë. “Komanda ka futur terrorin duke rrahur çdo ditë të dënuarit me kamxhik në dorë në mënyrë çnjerëzore.” – shkruante Agroni. Kamxhiku quhej nga komanda si “zorra e trashë”. “Kjo minierë nuk është kamp pune dhe riedukimi, por një kamp shfarosje”, duke i bërë të dënuarit të “pavlefshëm si njerëz” nëse dilnin që andej, pasi nuk kishte “ligj që i mbronte”.Në vitin 1983 të burgosur në kamp ishin 342 persona. Në 9 mujorin e vitit 1983 thuhej se ishin nxjerrë 82.595 ton bakër. Vështirësitë kishin

qenë të mëdha dhe ishte punuar me “sforcim të madh”. Punonin në minierë 230 të burgosur nga 275 që duhej ta bënin këtë punë. Të dënuarit e tjerë punonin mbi sipërfaqe. Personeli teknik nuk ndihmonte, bile brigadierët e lirë iknin para kohe nga puna.Pas inspektimit të Prokurorisë së Përgjithshme, në repart ishin kontaktuar të gjitha shqetësimet e ngritura në letrën e të dënuarit. Në një dhomë 3 x 4 metra fl inin deri 16 të burgosur nga 6 që ishte norma.Në prag të revoltës së 22 majit 1984, në repart ishin 448 të dënuar prej të cilëve 291 punonin nën tokë. Shënohet se 178 të dënuar ishin përsëritës. Rritja e numrit të të burgosurve e dallon vitin 1984 nga viti i mëparshëm. Përgjithësisht shifra ruhet në muajt e tjera të vitit ndërsa në korrik zbret në 392 vetë. Në fund të vitit 1984 në repart ishin 370 të dënuar.

Ngjarja

Në një raport 27 majit 1984 të repartit nr.311 “Mbi ngjarjen e ndodhur në datë 22 maj në regjimin e të dënuarve të

repartit nr.311 Qafë-Bari”, përshkruhej ngjarja që kishte ndodhur. Në datën e përmendur, thuhej se ora 7.30 roja kishte njoftuar se të burgosurit e turnin të tretë, Ndue Pisha dhe Ndrek Geg Nikolla nuk kishin realizuar normën e punës. Komanda duke e pasur problem këtë mosrealizimin, i kishte kërkuar të kryenin orë shtesë pune për plotësimin e normën. Kur po bëhej gati turni i parë dhe të dy këta të burgosur ishin planifi kuar të futeshin në këtë turn, të burgosurit Sokol Sokoli e Sokol Progri, kishin fi lluar revoltën, duke i ndaluar këta të burgosur të fi llonin të punonin.Pas disa minutash policët njoftuan ofi cerin e rojës duke dërguar 5 policë të pajisur me shkopinj gome, duke i bërë thirrje të dënuarve të shkonin në punë, por këta refuzonin. Grupi i policive ndërhyn forcërisht për t’i kapur e çuar në dhomën e izolimit, por 10 – 12 të dënuar siç ishin Sokol Sokoli, Sokol Progni, Tom Ndoja, Martin Leka, Dedë Nimani, Bajram Vuthaj, Ndue Kola, Hoxha Baxhinofski, Lush Bushgjoka e Kostandin Gjordeni të

pajisur me mjete të forta (tulla, gurë, etj), morën pozicion mbrojtës, por dominues mbi policët, duke u bërë thirrje t’i lëshonin. Mbi këtë situatë, ofi ceri i rojës vendosi anulimin e këtij urdhri dhe marrjen e masave për stabilizimin e gjendjes. Komandanti i togës, urdhëroi të dënuarit që të grumbulloheshin e të futeshin në mencë për të bërë apelin. U njoftua menjëherë kryetari i Degës së Punëve të Brendshme dhe komandanti i repartit i cili ndodhej me shërbim në Fushë – Arrëz. Por gjatë apelit nga menca, Kostandin Gjordeni refuzoi të dalë. Po kështu veproi edhe sokol Sokoli i cili mori me vete “edhe grupin e tij”. Nga kjo rrëmujë u arrit të dilnin e të bëhej një grup i organizuar demonstruesish prej 350 vetash. Këtu ishte dalluar edhe një grup më shumë se të tjerët duke i bërë thirrje policëve që të mos afroheshin pasi nuk donin gjak. Midis të dy “palëve” fi lloi një duel me fjalë ku secila prej tyre paraqiste kushtet e veta.Ishte bërë apeli përsëri dhe i pari kishte dalë Kostandin Gjordeni. Sipas raportit, “ai goditi murin me kokë për të thënë se e goditën”. Gjordeni merret për t’u shoqëruar për në birucë. Në këtë kohë, instruktori politik kapet nga Haxhi Baxhinofsi së bashku me të tjerë.Martin Leka, Kostandin Gjordeni (i liruar nga izolimi me urdhër të komandantit për të zbutur sadopak gjendjen) dhe Tom Ndoja e ndoqën efektivin e rojeve në tërheqje me gurë e mjete të tjera. Duke parë këtë gjendje, roja e pozicionin nr.1 qëllonin mbi ta duke plagosur në sup Kostandin Gjordenin. Po ashtu qëlluan në ajër edhe vendrojet e tjera.Duke parë këtë situatë, në repart vjen zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe drejtori i Drejtorisë së Zbatim Vendimeve Penale me helikopter. Të dënuarit u arrestuan dhe u nisën për në Degën e Punëve të Brendshme Pukë.Ky është pak a shumë shpjegimi që kanë bërë për ngjarjet autoritetet e repartit. Arsyetimi i mëposhtëm i tyre për “shkaqet” e kësaj ngjarjeje (për dy pikat e para), është i trashë e jo logjik. Së pari ato e nisin këtë ngjarje me “zbulimin e goditjen nga Partia e shoku Enver i grupit armiqësor të poliagjentit

Page 15: 2 POLITIKË - Gazeta 55 Onlinegazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170521.pdf · do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me fi nancimet dhe reklamat

15E hënë, 22 maj 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta DOSSIER

DOSSIERDOSSIER

Mehmet Shehu e bandës së tij Kadri Hazbiu e Feçor Shehu”, a thua se nuk ishin këta që kishin burgosur pjesën më të madhe të të burgosurve. Së dyti shkaku vihet tek “shtimi i veprimtarisë armiqësore në radhët e të dënuarve, kryesisht nga rrethet e Shkodrës dhe të Tropojës.Së treti normat e ulëta të ushqimit, trajtimet nga personeli, etj.Së katërti mosfunksionimi i këshillit të edukimit tek të dënuarit.Në përfundim të raportit thuhej:“Ngjarja e datës 22 maj 1984 në repartin tonë është një ngjarje që tregoi edhe njëherë se armiku nuk bëhet kurrë mik e ai ashtu siç ka thënë partia e shoku Enver gjithmonë është përpjekur e do përpiqet të pengojë ndërtimin e socializmit në vendin tonë, por nga ana tjetër, kjo ngjarje tregoi edhe njëherë gatishmërinë e vigjilencën dhe urrejtjen klasore të efektivit tonë ndaj armikut të klasës”.Në kohë rekord hetimi, më 1.6.1984 fi lloi gjykimi i të pandehurve në Gjykatën e Lartë. Fillimesh u prezantuan të pandehurit. Pastaj u pyetën në e kishin marrë aktakuzën. Të gjithë thanë se e kishin marrë aktakuzën më 30.5.1984. Të pandehurit nuk shfaqën ndonjë vërejtje për përbërjen e trupit gjykues. Pyetja vijuese ishte në e kuptonin akuzën dhe a e pranonin atë.

Fundi i revoltës në burg

Procesi i dënimeve të Qafë – Barit në fund të tij solli ekzekutimin me pushkatim të 2 të dënuarve dhe me burg të të tjerëve. Për të dhënë një shembull të qartë për këtë çështje, ka mbërritur në Pukë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Me shpejtësi të madhe brenda dy javëve ka mbaruar

gjithçka. Megjithëse ishte viti 1984, diktatura nuk mund të rrinte pa kryer ekzekutime me vdekje. Më 3 qershor 1984 një Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka dhënë vendimin në Pukë kundër të pandehurve në Pukë, duke dhënë këto vendime:1. Sokol Sokoli, me vdekje, pushkatim.2. Tom Ndoja, me vdekje, pushkatim.3. Sokol Progri, me 25 vjet burg. 4. Vllasi Koçi, me 25 vjet burg.5. Martin Leka me 16 vjet burg.6. Haxhi Baxhonovci, me 21 vjet burg.7. Bajram Vuthi, me 15 vjet burg.8. Ndue Pisha me 25 vjet burg.9. Lush Bushgjoka, me 12 vjet burg.10. Kostandin Gjordeni, me 10 vjet burg.11. Lazër Shkëmbi, me 12 vjet burg.12. Hysen Tabaku, me 11 vjet burgPër të gjithë vuajtja e dënimit fi llonte më 22 maj 1984. Të pandehurit Sokol Progri, Lush Bushgjoka dhe Ndue Pisha për akuzën e tradhtisë ndaj atdheut u deklaruan të pafajshëm.

Ekzekutimi i të dënuarve me vdekje

Sikurse shihet, ky proces kishte edhe dy të dënuar me vdekje. Më 7 qershor 1984 Presidiumi i Kuvendit Popullor, njoftoi Gjykatën e Lartë se ishte refuzuar falja e jetës për të dënuarit e revoltës së Qafë Barit. Më 9 qershor 1984, ora 24.00, Dega e Punëve të Brendshme Shkodër, ekzekutoi vendimin ndaj dy të dënuarve me vdekje. Në fjalën e fundit, i dënuari Sokol Sokoli kërkoi të mos vritej pas shpine ndërsa u shpreh se nuk i kishte bërë gjë kujt.

Diskutimi në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Posaçërisht për ngjarjen e Qafë – Barit është mbledhur Drejtoria e Parë Sigurimit të Shtetit dhe Drejtoria e Zbatim – Vendimeve – Penale. Po ashtu kolegjiumi i ministrisë ka diskutuar. Në dokumentacionin përkatës diskutuesit janë të shënuar vetëm me emra e jo me mbiemra. Interesante është terminologjia e përdorur nga të pranishmit, të cilët të gjithë e quajnë “revoltë”. Pra edhe regjimi i kohës pajtohej me faktin se tashmë kundër tij në zemër të institucioneve të diktaturës, kishte nisur zemërimi i madh, pikërisht i njerëzve që e vuanin më shumë të ashtuquajturën diktaturë të proletariatit.

Pjesë nga debati i zhvilluar në Ministrisë e Punëve të Brendshme për revoltën e Qafë – Barit

Hekuran Isai: Për ngjarjen në kampin e riedukimit Qafë – Bari të na thuhet si ndodhi, masat që u morën, mendimet që kanë shokët, si duhet të veprojmë në të ardhmen, si të marrim masa të mos na ndodhin gjëra të tilla herë tjetër, si të marrim masa që po të na ndodhi të jemi në krye të punës, të stabilizojmë e zotërojmë situatën. Prandaj shoku Agron (Tafa) është i ngarkuar të na raportojë për këtë çështje dhe ne të tjerët të themi mendimet tona. Fillo shoku Agron lidhur me revoltën në Qafë – Bari.

Agron Tafa: Ne kemi përgjithësuar punën që ka bërë komanda e Qafë – Barit me sens që në Qafën e Barit u mendua për të krijuar një repart të ri. Me kryesinë e Presidiumit të Kuvendit Popullor vajtëm për të parë kushtet e të dënuarve, në fakt nga pikëpamja e mjediseve

dhe kushteve është bërë një punë me të vërtetë e mirë dhe e lavdërueshme. Dhe për këtë e përgjithësuam me ta dhe mendoj se nuk kemi bërë ndonjë gabim që e kemi përgjithësuar....Pse bëhet ndërtim pa rrethim vendi? Kjo është ndër mangësitë kryesore të komandës. Ne dhamë urdhër që kur ishim atje që kur të bëhet punim brenda atje të bëhet rrethimi, me qëllim që të udhëheqim çdo mundësi që kanë të dënuarit , se ai vete merr tullën dhe po nuk kishte levë, po atje kishte levë, kishte dhe mjete të tjera të punës dhe i kanë strehuar vetë në vende të ndryshme të dënuarit.

Hekuran Isai: Kjo ngjarje duhet të na bëhet mësim i madh. Unë mendoj që në radhë të parë duhet luftuar liberalizmi nga komanda e policia. Gjithë ato shembuj që dha shoku Ferdi këtu janë mjaft skandaloze, mjaft shqetësues, nuk tregojnë për një punë të mirë të Drejtorisë së Zbatim – Vendimeve – Penale e sektori i policisë për këtë problem...E dyta është se duhet forcuar puna agjenturore për ta njohur situatën nga brenda. Gjërat mund të ndodhin, por ne të mos pretendojmë që ja ne e njihnim situatën në Qafë-Bari, nga zbulimi i jashtëm po nga brenda kishim pavarësisht nga qëllimi, nga puna agjenturore, arrestimet që bëmë e njihnim, nga hetimi e njihnim. Këtu është ajo që ne operuam me shumë vonesë atje. Këto elementë që janë atje ishin të lidhur me penxhere nga Isuf Haluca, bie fjala, këto duheshin shpartalluar, se të krijosh skandalin në burg kur të duash...Prandaj ju porosis shokë që jepini një kontroll përsëri kampeve dhe burgjeve. Janë objekt e armikut. Armiku të shpërthejë një kamp që ka 1 mijë vetë, ai është një skandal politik i padëgjuar....

Page 16: 2 POLITIKË - Gazeta 55 Onlinegazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170521.pdf · do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me fi nancimet dhe reklamat

16 E hënë, 22 maj 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

ta REKLAMAC M Y K