2.0. standardet - autocad -...

23
Standardet 8 2.0. STANDARDET 2.1. Kuptimi themelor Standarde quhen rregullat e përpiluara të cilat i përfshijnë të gjitha të arriturat më të reja të teknikës që përcaktojnë cilësinë e prodhimit, materialit,përmbajtjen, përmasat, formën, masën, llojin, shenjat etj. Me zhvillimin intensiv të prodhimtarisë së makinave, aparateve respektivisht industrisë në përgjithësi, ndjehet nevoja për unifikimin dhe përvetësimin e disa rregullave që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të zhvillohet bashkëpunimi më i mirë dhe më i saktë, si dhe funksionimi i pjesëve, e me këtë kursehet koha e punës, fuqia punëtore dhe njëkohësisht lehtësohet dhe përmirësohet prodhimtaria dhe eksploatimi. Ekzistojnë: o Standarde interne (SI), të cilët zbatohen dhe vlejnë në kuadër të një fabrike, ndërmarrjeje ose në disa grupe të degëve ekonomike. o Standarde kombëtare (SK), standardet e tipizuara të prodhimeve që zbatohen në tërë shtetin. o Standarde ndërkombëtare - (ISO) (International Organization for Standardization). Përparësitë e standardeve janë: - prodhimtaria serike, mekanizimi, automatizimi - veprimtaria unike teknike - cilësia më e mirë dhe çmimi i kostos së prodhimit më i ulët - numri i kufizuar i vegleve - specializimi i ndërmarrjeve - ndrimi i pjesëve makinerike të dëmtuara dhe të konsumura - kursimi i kohës së punimit dhe dërgimit të prodhimit - mundësia e zëvendësimit të ndonjë pjese ose prodhimi të një prodhuesi me atë pjesë ose prodhim të ndonjë prodhuesit tjetër edhe po që se ai është i ndonjë shteti tjetër. 2.2. Shënimi i standardeve Prodhimi ose punimi i kryer sipas standardeve të përmendur mban në vete edhe shenjën. Shenja në përgjithësi të gjithë standardeve, shpeshherë paraqesin grupe ose grupe të numrave me shkronja, të cilët në rastin konkret shënojnë karakteristikat themelore të prodhimit respektivisht të punimit të kryer. Shenja e standardeve kombëtare rëndom fillon me shkurtesën e emrit të shtetit. Standardet kombëtare dhe ndërkombëre posedojnë simbolin përkatës, siç është dhë më poshtë në tabelë: Shteti Simboli themelor i standardit ISO Internatonal Organization for Standardization Gjermania DIN Deutsches Institut für Normung Shqipëria STASH Standardi Shtetëror i Shqipërisë Kroacia HRN Hrvatske Norme Jugosllavia JUS Jugoslavenski Standard

Upload: vantruc

Post on 15-Feb-2019

236 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: 2.0. STANDARDET - autocad - Hometv-kosova.weebly.com/uploads/4/2/9/4/42946505/kapitulli_2_standard... · që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të

Standardet

8

2.0. STANDARDET 2.1. Kuptimi themelor

Standarde quhen rregullat e përpiluara të cilat i përfshijnë të gjitha të arriturat më të reja të teknikës që përcaktojnë cilësinë e prodhimit, materialit,përmbajtjen, përmasat, formën, masën, llojin, shenjat etj. Me zhvillimin intensiv të prodhimtarisë së makinave, aparateve respektivisht industrisë në përgjithësi, ndjehet nevoja për unifikimin dhe përvetësimin e disa rregullave që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të zhvillohet bashkëpunimi më i mirë dhe më i saktë, si dhe funksionimi i pjesëve, e me këtë kursehet koha e punës, fuqia punëtore dhe njëkohësisht lehtësohet dhe përmirësohet prodhimtaria dhe eksploatimi. Ekzistojnë:

o Standarde interne (SI), të cilët zbatohen dhe vlejnë në kuadër të një fabrike, ndërmarrjeje ose në disa grupe të degëve ekonomike.

o Standarde kombëtare (SK), standardet e tipizuara të prodhimeve që zbatohen në tërë shtetin.

o Standarde ndërkombëtare - (ISO) (International Organization for Standardization). Përparësitë e standardeve janë: - prodhimtaria serike, mekanizimi, automatizimi - veprimtaria unike teknike - cilësia më e mirë dhe çmimi i kostos së prodhimit më i ulët - numri i kufizuar i vegleve - specializimi i ndërmarrjeve - ndrimi i pjesëve makinerike të dëmtuara dhe të konsumura - kursimi i kohës së punimit dhe dërgimit të prodhimit

- mundësia e zëvendësimit të ndonjë pjese ose prodhimi të një prodhuesi me atë pjesë ose prodhim të ndonjë prodhuesit tjetër edhe po që se ai është i ndonjë shteti tjetër.

2.2. Shënimi i standardeve Prodhimi ose punimi i kryer sipas standardeve të përmendur mban në vete edhe shenjën. Shenja në përgjithësi të gjithë standardeve, shpeshherë paraqesin grupe ose grupe të numrave me shkronja, të cilët në rastin konkret shënojnë karakteristikat themelore të prodhimit respektivisht të punimit të kryer. Shenja e standardeve kombëtare rëndom fillon me shkurtesën e emrit të shtetit. Standardet kombëtare dhe ndërkombëre posedojnë simbolin përkatës, siç është dhë më poshtë në tabelë:

Shteti Simboli themelor i standardit

ISO – Internatonal Organization for Standardization

Gjermania DIN – Deutsches Institut für Normung

Shqipëria STASH – Standardi Shtetëror i Shqipërisë

Kroacia HRN – Hrvatske Norme

Jugosllavia JUS – Jugoslavenski Standard

Page 2: 2.0. STANDARDET - autocad - Hometv-kosova.weebly.com/uploads/4/2/9/4/42946505/kapitulli_2_standard... · që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të

Standardet

9

2.3. Standardet për vizatime teknike

Standardet në vizatim teknik rregullojnë shkrimin teknik, formatet, simbolet grafike të vizatimeve, palosjen e vizatimeve, përpjesën, llojet e vizatimeve, llojet e vijave, tabelat dhe stampat. Andaj, çdo vizatim teknik, i bërë konstruktivisht dhe i vizatuar drejtë, duhet të jetë i bazuar në rregullat e standardeve momentale ISO (standardet ndërkombëtare). 2.4. Shkrimi teknik

Të dhënat në vizatime teknike si dhe tekste që i bashkangjiten dokumentacionit teknik të lëmive të ndryshme teknike detyrimisht duhet të shkruhen me shkrim teknik standard sipas standardit ndërkombëtar ISO 3098 / 1.

Shkrimi teknik përfshinë: shkronjat e alfabetit latin dhe qirilik, alfabetin grek, numrat, shenjat e operacioneve llogaritëse, shenjat e interpunkcionit dhe shenja tjera.

Me standard janë të rregulluara karakteristikat themelore të shkrimit teknik: lloji (tipi), forma, lartësia dhe trashësia e shkronjave si duhet të shkruhen me dorë të lirë, shabllone ose me kompjuter. Gjithashtu në standardin ndërkombëtar ((SO) shkrimi teknik klasifikohet dhe shumë përdoren këto dy lloje:

Shkrimi i drejtë dhe Shkrimi i pjerrët Shkrimi teknik i pjerrë shkruhet dhe mbyll kënd ndaj horizontales 750. Qëllimi kryesor i shkrimit teknik realizohet me aplikimin e konditave të precizitetit,

uniformitetit, shpejtësisë dhe pamjes së bukur. Përparësi e konsideruar e shkrimit të shkruar me kompjuter është e shumëfisht, por

në vizatim teknik qëndron në mospërdorimin e veglave, që për kohë të shkurtër arrihet zgjidhje precize dhe optimale.

Vlerat e shkrimit teknik të drejtë konform standardit ISO 3098 / 1 janë dhë në tabelën 2.1.

Tabela 2.1

Lartësia nominale 14/14 2.5 3.5 5 7 10 14 20 mm

Trashësia e vijës 1/14 0.18 0.25 0.35 0.5 0.7 1 1.4 mm

Page 3: 2.0. STANDARDET - autocad - Hometv-kosova.weebly.com/uploads/4/2/9/4/42946505/kapitulli_2_standard... · që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të

Standardet

10

4/1

4

22/1

4

2/14 1/14

11/14

10/1

44

/14

14

/14

Pamja e shkronjave të shkrimit teknik të drejtë me lartësi nominale h=20mm (ISO 3098/1, DIN 17, Tipi A).

Shkronjat dhe numrat me trashësi normale

Shembujt në vijim përshkruajnë rregullën dhe mënyrën e vizatimit të shkronjave dhe numrave të shkrimit teknik me trashësi normale. Vizatimi i rrjetës dhe inicialeve është ushtrim i mirë i përdorimit të veglave për vizatim. Gjithashtu është edhe hapi i parë i përvetësimit të shkathësive nga vizatimi teknik. Në bazë të shembujve, me pak mund vizatohet tërë alfabeti i shkronjave. Pas përfundimit të suksesshëm të vizatimit të inicialeve nxënësit mund t`i krahasojnë punimet e tyre, kështu që nxënësit më lehtë do ta kuptojnë vizatimin e shkronjave dhe numrave. Lartësia = 7/7; gjerësia = (5 / 7) x lartësia ( ISO 3098/1 dhe DIN 16, Tipi B)

Page 4: 2.0. STANDARDET - autocad - Hometv-kosova.weebly.com/uploads/4/2/9/4/42946505/kapitulli_2_standard... · që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të

Standardet

11

Vizatimi i shkronjave të mëdha teknike me trashësi normale

Page 5: 2.0. STANDARDET - autocad - Hometv-kosova.weebly.com/uploads/4/2/9/4/42946505/kapitulli_2_standard... · që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të

Standardet

12

Vizatimi i shkronjave të vogla me trashësi normale

Page 6: 2.0. STANDARDET - autocad - Hometv-kosova.weebly.com/uploads/4/2/9/4/42946505/kapitulli_2_standard... · që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të

Standardet

13

Vizatimi i numrave teknik me trashësi normale

Page 7: 2.0. STANDARDET - autocad - Hometv-kosova.weebly.com/uploads/4/2/9/4/42946505/kapitulli_2_standard... · që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të

Standardet

14

2.5. Formatet

Të gjitha vizatimet teknike që vizatohen në letër me përmasa të caktuara, quhen formate. Para se t`ia fillojmë vizatimit teknik, duhet të dimë se cilat detale të aparateve, mekanizmave apo makinave do të vizatohen në to. Me aplikimin e formateve kursejmë letrën e vizatimit njëherësh prodhuesit i bëhet e mundshme të prodhojë letër me përmasa standarde. Përdorimi i formateve ka rëndësi edhe për lidhjen dhe ruajtjen e vizatimeve teknike. Formatet e shprazëta ose formulare të shtypura për vizatime teknike janë të caktuar me standarde. Me standardin e tillë përkatës të origjinaleve dhe kopjeve të tyre caktohet radhitja, forma dhe madhësia e shenjave grafiko – teknike edhe ato janë: - pozita e tabelës - tehi (cepi) dhe korniza - shenjat për qendërvendosje (centrim) - shenjat për orientim - shkalla referente metrike - sistemi i rrjetës referente - shenjat e prerjes. Në vazhdim janë treguar formatet e vizatimeve teknike ISO 5457 dhe në fig. 2.1. përmasat e formateve nga raporti i brinjëve dhe në fig. 2.2. formatet prej A0 gjerë A6.

Formatet e vizatimeve teknike ISO 5457

Fig 2.1. Përmasat e formateve nga Fig.2.2. Formatet prej A0 gjerë A6 raporti i brinjëve

Pozita normale e

tabelës (Këndi i djathtë poshtë i vizatimit)

Page 8: 2.0. STANDARDET - autocad - Hometv-kosova.weebly.com/uploads/4/2/9/4/42946505/kapitulli_2_standard... · që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të

Standardet

15

Formatet normale

Përmasat në [mm]

Formatet e vazhduara

Përmasat në [mm]

A0 841 x 1189 A3 x 4 A3 x 3

420 x 891 420 x 1189 A1 594x 841

A2 420 x 594 A4 x 3 A4 x 4 A4 x 5

297 x 630 297 x 841

297 x 1051 A3 297 x 420 A4 210 x 297

Formatet e vazhduar të veçantë Përmasat në [mm]

A0 x 2 A0 x 3

1189 x 1682 1189 x 2523

A1 x 3 A1 x 4

841 x 1783 841 x 2378

A2 x 3 A2 x 4 A2 x 5

594 x 1261 594 x 1682 594 x 2102

A3 x 5 A3 x 6 A3 x 7

420 x 1486 420 x 1783 420 x 2080

A4 x 6 A4 x 7 A4 x 8 A 4 x 9

297 x 1261 297 x 1471 297 x 1682 297 x 1892

Formati Korniza e vizatimit [mm]

Normale Më e vogël

A0 A1 20 10

A2 A3 A4 10 7

Që tehet e formateve mos dëmtohen gjatë vizatimit, shfrytëzohet letra e paprerë, madhësia e së cilës është më e madhe se sa letra e formatit, e pasi që kryhet vizatimi prehet letra sipas dimensioneve të formatit. Pasi praktikohet që vizatimet të palosen dhe vendosen në dokumentacionin teknik, atëherë formati sipas rregullit kufizohet, ndërsa për lexim sa më të lehtë në këndin e djathtë të poshtëm të çdo formati jepet tabela. Shkronjat, numrat dhe simbolet shkruhen në atë mënyrë që të lexohen, duke shikuar vizatimin nga poshtë – lartë dhe nga ana e djathtë në të majtë, (fig. 2.3.). Rëndom preferohet përdorimi i formateve prioritare, mirëpo për vizatimin e pjesëve te të cilat raporti i gjatësisë dhe gjerësisë është shumë i madh, lejohet përdorimi i formateve standarde të vazhduara (fig. 2.4.), ndë në (fig.2.5.) është treguar pozita e formatit A4 dhe A3.

Page 9: 2.0. STANDARDET - autocad - Hometv-kosova.weebly.com/uploads/4/2/9/4/42946505/kapitulli_2_standard... · që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të

Standardet

16

Fig. 2.5. Pozita e formatit A4 dhe A3

2.6. Simbolet grafike të vizatimeve

1. Korniza e vizatimit për formate standarde (fig.2.3.). 2. Pozita e tabelës dhe legjendës (fig. 2.3.). 3. Simbolet për centrim (qendërvendosje) (fig. 2.6.). 4. Simbolet për orientim (fig. 2.7) 5. Shkalla metrike referente (fig. 2.8.). 6. Rrjeta referente (fig. 2.9.). 7. Sistemi i rrjetës referente (fig. 2.10.). 8. Simbolet për prerje të formateve (fig. 2.11.).

Fig.2.6. Fig.2.7.

Korniza e vizatimit

Formati i vizatimit të gatshëm

Tabela

20 10

Fig. 2.3.

Formati i paprerë

A4 A3 A3

Fig.2.4.

Page 10: 2.0. STANDARDET - autocad - Hometv-kosova.weebly.com/uploads/4/2/9/4/42946505/kapitulli_2_standard... · që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të

Standardet

17

Fig.2.8.

Fig.2.9. Fig.2.10. Fig.2.11.

Page 11: 2.0. STANDARDET - autocad - Hometv-kosova.weebly.com/uploads/4/2/9/4/42946505/kapitulli_2_standard... · që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të

Standardet

18

2.7. Palosja e formateve

Palosja e vizatimeve teknike bëhet për ruajtjen e tyre në arkivin e dokumentacionit teknik ose për bartje dhe transportim kërkon kujdes të veçantë. Kopjet e vizatimeve teknike që janë punuar në formate më të mëdha se A4 palosen në formatin A4, në mënyrë që të mund të palohen në fashikull. Gjatë palosjes së vizatimeve fusha në të cilën gjendet tabela patjetër duhet të jetë sipër, përkatësisht të jetë e dukshme. Fig.2.12.a,b a).Palosja e jashtme, b) Palosja e brendshme

Në formatet numrat tregojnë radhitjen e palosjes (fig.2.13, 2.14.). Kopjet e palosura të vendosura në fashikull janë dhënë sipas standardit DIN 824

Në mënyrë të ngjajshme palosen edhe vizatimet teknike të formateve tjera dhe të formateve të shtuara që fitohen duke i ngjitur ndërmjet vete formatet e vogla. Vizatimet e punuara në letër të tejdukshme dhe origjinali nuk palosen. Palosja mund të bëhet e jashtme (fig. 2.12. a.) dhe e brendshme (fig.2.12.b). Palosja e vizatimeve mund të jetë:

o Për vendosje në fashikull me mekanizëm (fig.2.13.), dhe

o Për vendosje në fashikull pa mekanizëm (fig.2.14.).

.

a b

Fig.2.13. Vendosja në fashikull me mekanizëm

Page 12: 2.0. STANDARDET - autocad - Hometv-kosova.weebly.com/uploads/4/2/9/4/42946505/kapitulli_2_standard... · që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të

Standardet

19

Fig.2.14. Vendosja në fashikull pa mekanizëm 2.8. Përpjesa Përpjesa është raporti i madhësive të njëjta në vizatim dhe në pjesën që vizatohet. Pra, raporti i trupit të vizatuar dhe përmasave natyrore të trupit quhet përpjesë e vizatimit. Përpjesa është shprehje numerike e cila tregon madhësinë e trupit në vizatim dhe përmasat natyrore të trupit të vizatuar. Përpjesa zgjedhet dhe caktohet para se t`ia fillojmë vizatimit, ndërsa varet nga përmasat e trupit si dhe nga përmasat dhe përbërja e vizatimit. Në qoftëse trupi i cili duhet të vizatohet është me madhësi të atillë që mund të vizatohet pa u zvogëluar ose pa u zmadhuar, ndërsa vizatimi të jetë mjaftë i qartë dhe i dukshëm, atëherë trupi i tillë vizatohet në përpjesë 1:1. Domethënë se trupi me përpjesë 1:1 do të vizatohet në përmasa natyrore, kjo do të thotë se gjatësia 1 mm në vizatim paraqet gjatësinë 1 mm të trupit në natyrë. Në qoftëse dëshirojmë të vizatojmë ndonjë trup të madh, p.sh. një shtëpi , urrë, automjet, aeroplan anije tj., përmasat e të cilave janë ma të mëdha, atëherë është e kuptueshme se vizatimi i trupave të tillë nuk mund të vendoset në madhësi natyrore, por duhet të zvogëlohet me ndonjë përpjesë përkatëse. Për ta vizatuar ndonjë trup shumë të vogël, p. sh. akrepat e orës, gjëpërën, bukën e lapsit teknik etj., të cilët në vizatim mezi do të shiheshin, atëherë trupat e këtillë patjetër duhet të zmadhohen në përpjesë përkatëse standarde.

Në tabelën 2.2.. është treguar përpjesa standarde sipas ISO 5455.

Përpjesa i përket vetëm figurës së pjesës së vizatuar, ndërsa përmasat (vlera kuotuese) duhet të shkruhet sipas madhësisë natyrore si më poshtë: Përpjesa 2:1 do të thotë: 2 mm në vizatim i përgjigjet 1 mm në madhësi natyrore. Përpjesa 1:5 do të thotë: 1 mm në vizatim i përgjigjet 5 mm në madhësi natyrore.

Page 13: 2.0. STANDARDET - autocad - Hometv-kosova.weebly.com/uploads/4/2/9/4/42946505/kapitulli_2_standard... · që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të

Standardet

20

rr

r

Tabela 2.2.

Lloji

Përpjesa

Përpjesa për zmadhim

2 : 1 20 : 1

5 : 1 50 : 1

10 ; 1 100 : 1

Përpjesa natyrore

1 : 1

Përpjesa për zvogëlim

1 : 2 1 : 20 1 : 200

1 : 2 000

1 : 5 1 : 50

1 : 500 1 : 5 000

1 : 10 1 : 100

1 : 1 000 1 : 10 000

Përpjesa në vizatim shënohet kështu:

Përpjesa 1 : 2 P 1 : 2 1 : 2

Ushtrimi 1.

Të vizatohet rrethi i dhënë me rreze r=20 mm në përpjesë përkatëse, natyrore P 1:1, në përpjesë të zvogëluar P 1:2 dhe në përpjesë të zmadhuar P 2:1, (fig. 2.15.). Zgjidhja:

Fig. 2.15. Rrethi i vizatuar në përpjesë

P 1:1

P 1:2

P 2:1

Page 14: 2.0. STANDARDET - autocad - Hometv-kosova.weebly.com/uploads/4/2/9/4/42946505/kapitulli_2_standard... · që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të

Standardet

21

30

8

22

12

P 1:2

30

822

12

P 1:1

30

8

22

12

P 2:1

Fig. 2.16.

30

15

300

R 20

60

20

20

40

300

100

250

350

Ushtrimi 2.

Në fig. 2.16. është vizatuar pjesa me përmasa të dhëna me përpjesë: Natyrore P 1:1 , Të zmadhuar P 2:1 , Të zvogëluar P 1:2. Zgjidhja: Ushtrime:

Figurat e dhëna të vizatohen në përpjesë:

P 1:1, P 2:1 (detyra 1) P 1:5, (detyra 2.) P 1:1, P 2:1, P 1:2 (detyra 3)

1. 2.

3.

Page 15: 2.0. STANDARDET - autocad - Hometv-kosova.weebly.com/uploads/4/2/9/4/42946505/kapitulli_2_standard... · që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të

Standardet

22

2.9. Llojet e vizatimeve

Vizatimet teknike dokumente themelore për punimin, kontrollimin montimin e tërësisë së aparatit, makinës dhe pajisjeve në ndërtimin e makinave, si dhe në mirëmbajtje të stabilimenteve industriale, në veçanti gjatë ndrimit të pjesëve të konsumuara dhe riparimin e makinave. Në vizatimin teknik të makinerisë dallohen disa lloje vizatimesh që ndahen:

o Sipas mënyrës së paraqitjes së pjesëve makinerike, o Sipas destinimit dhe përmbajtjes, o Sipas përdorimit, o Sipas mënyrës së arkivimit, o Sipas destinimeve tjera dhe o Sipas mënyrës së punimit.

Sipas mënyrës së paraqitjes së pjesëve makinerike

- vizatimi këndëdrejtë (ortogonal) - vizatimi aksonometrik - vizatimi i përmbajtjes - vizatimi i tërësisë (përmbledhës) - vizatimi i pjesëve të veçanta - vizatimi i projektit - vizatimi për oferta - vizatimi i puntorisë (vizatimi i punës) - vizatimi i montimit

Sipas destinimit dhe përmbajtjes Vizatimi i konstruktimit:

- vizatimi i punës - vizatimi i montimit - vizatimi i instalimit

Vizatimet teknologjike: - vizatimi i përpunimit - vizatimi i kontrollimit

Vizatimet komerciale: - vizatimi për oferta - vizatimi për porositje - vizatimi i dorëzimit - vizatimi për lejim - vizatimi i kontrollimit dhe pranimit - vizatimi i paketimit

Vizatimet e projektit dhe projekt – investimit: - vizatimi i projektit - vizatimi i projekt - investimit

Page 16: 2.0. STANDARDET - autocad - Hometv-kosova.weebly.com/uploads/4/2/9/4/42946505/kapitulli_2_standard... · që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të

Standardet

23

Sipas përdorimit

Vendi përdorimit të vizatimit: - biro konstruktive - biro teknologjike - biro të kontrollimit - biro të konstruktimit të velave dhe pajisjeve - repartet e prodhimit - depo të lëndës së parë dhe prodhimeve të gatshme - shërbimi i furnizimit - shërbimi i transportit - shërbimi i shitje - shërbimet dhe birot tjera

Sipas mënyrës së arkivimit

- origjinali akivohet

Sipas destinimeve tjera

- vizatimi skematik - vizatimi i patentit - vizatimi i themelor (bazave) - vizatimi i diagrameve, nomogrameve - vizatimi i planit të situatës

Sipas mënyrës së punimit

- vizatimi origjinal - kopja e vizatimit - skica e vizatimit.

2.10. Llojet dhe aplikimi vijave Llojet e vijave

Gjatë paraqitjes së pjesëve në vizatime shfrytëzohen vetëm vijat. Vijat nga të cilat përbëhet një vizatim kanë formë dhe domethënie të caktuar. Poashtu, çdo lloj i vijës, përveç formës së caktuar, duhet të ketë edhe trashësinë e caktuar. Sipas standardit ISO 128, DIN 15 T1 dhe T2 janë janë të definuara 10 lloje të vijave, të cilat mund të përdoren në vizatimin teknik në makineri e ato janë të shënuara me simbolet; A, B, C, D, E, F, G, H, J, K. Mënyra e vizatimit të vijave dhe përdorimi është dhënë në tabelën 2.3. Trashësia dhe grupet e vijave janë të paraqitura në tabelën 2.4.

Page 17: 2.0. STANDARDET - autocad - Hometv-kosova.weebly.com/uploads/4/2/9/4/42946505/kapitulli_2_standard... · që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të

Standardet

24

Tabela 2.3. Llojet, emërtimi dhe përdorimi i vijave

Shenja dhe pamja

e llojit të vijës

Emri i vijës Përdorimi

E trashë e plotë

A1 Për konturë të dukshme A2 Për brinjë të dukshme A3 Për kulme dhe mbarim të filetos

E hollë e plotë

B1 Për kalime të rrumbullakuara B2 Për kuota dhe vija ndihmëse të kuotave B3 Për vija treguese B4 Vijëzim B5 Konturë të prerjeve të rrotulluara B6 Akset e shkurtë të simetrisë B7 Fundi i filetos

E hollë e plotë e tërhequr me dorë të lirë E hollë e plotë (e drejtë zik – zak

C1 Vijat e thyera të shikimeve të Pjesërishme dhe të shkurtuara dhe prerjeve D1 Për vizatim me makinë

E ndërprerë e trashë

E1 Për konturë të padukshme E2 Brinjët e padukshme

E ndërprerë e hollë

F1 Për konturë të padukshme F2 Brinjët e padukshme

E hollë vizë - pikë –vizë

G1 Vija për akse të simetrisë G2 Simetralja G3 Lëvizja (trajektore)

E hollë vizë - pikë –vizë

e gjerë në vendin e ndryshimit të kahjes

H1 Shënimi i rrafshit prerës

E trashë vizë – pikë-vizë

J1 Paraqitja e konturave dhe Sipërfaqeve në të cilët vendosen kërkesa të posaçme

E hollë vizë-dy pika-vizë

K1 Konturat e pjesëve fqinjë K2 Pozita e fundit alternative e pjesëve të lëvizshme K3 Qendrat e rëndimit K4 Konturat fillestare para formimit K5 Pjesët para rrafshit prerës

Page 18: 2.0. STANDARDET - autocad - Hometv-kosova.weebly.com/uploads/4/2/9/4/42946505/kapitulli_2_standard... · që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të

Standardet

25

3- 4

2d

d

Tabela 2.4. Llojet, grupet dhe gjerësia e vijave

Llojet e vijave

Grupi, gjerësia e vijave (d) [mm]

0.25

0.35 0.5 0.7 1.0 1.4 2.0

A E ( H ) J

0.25 0.35 0.5 0.7 1.0 1.4 2.0

B C D F G ( H ) K

0.13 0.18 0.25 0.35 0.5 0.7 1.0

Teksti dhe simbolet grafike

0.18 0.25 0.35 0.5 0.7 1.0 1.4

Secilit grupë përkatës të vijave i takojnë dy gjerësi të vijave (e trashë dhe e hollë)

Shigjeta

Shigjeta është element i kuotimit dhe ka funksionin e përcaktimit të kufirit. Sikurse vijat edhe shigjetat kanë përmasa standarde.

Meqenëse në kohën e fundit vizatimet dhe shigjeta bëhet me ndihmën e kompjuterit atëherë ato merren të gatshme siç është varianti.1.

Nëse shigjeta bëhet me dorë, rekomandohet që ajo mos të mbushet shih varianti.2. Varianti 1. d – diametri i vijës [mm] Varianti 2.

Page 19: 2.0. STANDARDET - autocad - Hometv-kosova.weebly.com/uploads/4/2/9/4/42946505/kapitulli_2_standard... · që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të

Standardet

26

Aplikimi i vijave

Në figurat 2.17. dhe 2.18.a,b,c,d,e është dhënë aplikimi praktikë i vijave në vizatime.

Fig.2.18 a,b,c,d,e

Fig.2.17.

Page 20: 2.0. STANDARDET - autocad - Hometv-kosova.weebly.com/uploads/4/2/9/4/42946505/kapitulli_2_standard... · që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të

Standardet

27

2.11. Tabelat (stampat)

Tabela është vend i kufizuar në vizatim në të cilën shënohen të dhënat e

prejardhjes dhe përdorimit të pjesës. Tabela përbëhet prej pjesës themelore, dhe sipas nevojës, i shtohen fushë për të dhënat që shtohen. Forma themelore e tabelës është treguar në (fig. 2.19, 2.20.). Disa ndërmarrje, reparte ose fabrika tabelën e përshtatin nevojave të veta. Legjenda është regjistër i të gjithë pjesëve, respektivisht përmbledhës (tërësi) , pjesët dhe materiali i nevojshëm për kompletim ose përpunimi i një njësie të paraqitur në vizatim ose me pjesën tjetër të dokumentacionit teknik i cili shërben si bazë për punimin (ndërtimin) e legjendës (fig. 2.21.). Legjenda mund të jetë në vizatim ose e veçantë. Po që se është legjenda në vizatim (fig. 2.22, 2.23.), mund t`i shtohet tabelës, në është dokument i veçuar, atëherë shënohet me shenjën e njëjtë sikur vizatimi thelor. Formati i legjendës së veçantë nga vizatimi është A4. Legjenda në në vizatim plotësohet prej poshtë nga lartë, ndërsa legjenda e veçantë plotësohet prej lartë poshtë. Gjatë kalimit të kohës nëse paraqitet nevoja për ndryshime në vizatim, ato futen nëtabelën e ndryshimeve e cila vizatohet ndamas prej tabelës themelore (fig. 2.24.).

Fig.2.20. Tabela themelore

Fig.2.21. Legjenda

Fig.2.19. Tabela themelore

Page 21: 2.0. STANDARDET - autocad - Hometv-kosova.weebly.com/uploads/4/2/9/4/42946505/kapitulli_2_standard... · që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të

Standardet

28

Fig.2.22. Tabela e ndryshimeve

Fig.2.23. Tabela dhe legjenda

Fig.2.24. Tabela dhe legjenda

Page 22: 2.0. STANDARDET - autocad - Hometv-kosova.weebly.com/uploads/4/2/9/4/42946505/kapitulli_2_standard... · që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të

Standardet

29

2.12. Shënimi pozicional Shënimi pozicional i pjesëve të tërësisë bëhet me numra pozicional të cilët detyrimisht shkruhen sipas rendit dhe kahjes së caktuar jashtë konturës së pjesëve të vizatuara. Pozicioni i pjesës së vizatuar makinerike është i definuar me numrin pozicional dhe

vijën treguese (vijë e hollë e plotë) e cila shpeshherë përfundon me pikë në pjesën përkatëse (fig. 2.25. a.). Vijat treguese na udhëzojnë në pjesën makinerike, të cilin pozicion e shënon, numri pozicional në vizatimin teknik në makineri. 2.12.1. Vijat treguese

Vija treguese na udhëzon në pjesën (fig.2.25.a.), në konturë (fig.2.25.b.), në përmasën e pjesës makinerike (fig.2.25.c.). Vija treguese mund të përfundojë:

o Me pikë – nëse përfundon në kornizë të konturës të ndonjë pjese makinerike (fig.2.25.a.)

o Me majë të shigjetës – nëse përfundon shigjeta në konturë të pjesës së vizatuar (fig.2.25.b.)

o Pa majë të shigjetës ose pa pikë – nëse përfundon në vijën e kuotimit (fig.2.25.c).

2.13. Numrat pozicional Numrat pozicional shëjnë pozicionin e pjesëve të nëntërësive, tërësive, grupit makinerik ose në pjesët e vizatimeve përbërëse të makinave, aparateve dhe pajisjeve. Numrat pozicional vendosen pranë, mbi ose nën pjesët e vizatuara edhe atë në projeksion ku është pjesa më kjartë e paraqitur. Numrat pozicional duhet të jenë dy herë më të mëdhej se numrat e kuotimit, por nuk mund të jenë më të vogël 5 mm, ndërsa detyrimisht shkruhen jashtë konturave të pjesëve të vizatuara (fig. 2.26.). Numrat pozicional duhet të vendosen me rend përkatës logjikë, dhë të pasqyruar drejtë në vizatim (fig.2.26.). Vijat treguese i lidhin numrat tregues me pjesën që tregon. Vijat treguese duhet të jenë të drejta dhe ashtë të vizatuara që sipas mundësisë të mos i ndërpriten me vijat kuotuese dhe vijat ndihmëse të kuotimit, ashtu që mos krijojnë konfuzion (fig.2.26.). Numri pozicional shkruhet mbi vijën e trashë për shkakë të qartësisë (fig.2.26.). Nën vijë pranë numrave pozicional të pjesëve të standardizuara mund të shkruhen e standardeve përkatës.

a) b)c)

Fig.2.25 . Përfundimi i vijave treguese

Page 23: 2.0. STANDARDET - autocad - Hometv-kosova.weebly.com/uploads/4/2/9/4/42946505/kapitulli_2_standard... · që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të

Standardet

30

Në vizatimet përmbledhës të tërësive dhe makinave, mund disa pjesë dhe

nëntërësit të shënohen me numrat e vizatimeve të pjesëve të tilla respektivisht nëntërësive për rastet kur mungon legjenda. Numrat pozicional mund të shkruhen sipas renditjes teknologjike të montimit (fig.2.26.), ose sipas numrit të shenjave të pjesëve (1, 2, 3, etj.) (fig.2.27.). Fig.2.26. Fig.2.27. Legjenda plotësohet me pozicionet si në shembujt e treguar mëposhtë për figurat fig.2.26., fig.2.27.

1 Dado 4

1 Pjesa e sipërme e pllakës 3

1 Pjesa e poshtme e pllakës 2

1 Buloni 1

Copë Emërtimi i pjesës Poz. Materiali Përmasa Pesha Normimi

Nr. i vizatimit

1 Nështresa 5

1 Buloni 4

1 Dado 3

1 Pjesa e sipërme e pllakës 2

1 Pjesa e poshtme e pllakës 1

Copë Emërtimi i pjesës Poz. Materiali Përmasa Pesha Normimi

Nr. i vizatimit