2010-2012 në këtë poligon janë asgjësuar rreth 1700 ton … · 2012-05-18 · ushtria 2 e...

16
Përfundon stërvitja paraprake koordinuese që i paraprin stërvitjes “IPA CRO FLOODS 2012” www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] E premte, 18 maj 2012 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 20 (8122) USHTRIA Mbyllet poligoni i asgjësimit të municioneve të tepërta me plasje në Terpan të Beratit Zëvendësministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu: Me këto ritme kemi bindjen e plotë se brenda 6-mujorit të parë të vitit 2013 do të përfundojë demilitarizimi i plotë i municioneve të tepërta MM e Shqipërisë do të ngrejë një ekip të posaçëm menaxhimi të programit bilateral me FSK Imami vizitë zyrtare në Kosovë, takon homologun Çeku dhe kryeministrin Thaçi faqet 4 2010-2012 në këtë poligon janë asgjësuar rreth 1700 ton municione Ministri Imami: NATO ka një vlerësim shumë pozitiv për rritjen e kapaciteteve operacionale të Forcave të Sigurisë së Kosovës Perfomancë e shkëlqyer e Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura në Kosovë Emocione, duartrokitje e lot... KUSH JANË PROTAGONISTËT QË FARKËTUAN KËTË PARTIZAN Ministri i Mbrojtjes i Italisë Di Paola vizitoi Ministrinë e FSK-së INSPEKTIMI BRIGADA LOGJISTIKE TAKIMI ME ÇEKUN CEREMONI Ekipi i Armë-Kontrollit, të FA të Malit të Zi, në Forcën Tokësore Çfarë u ndryshua katërcipërisht në logjistikën e FA Shqipëria në ceremoninë përkujtimore në nder të të burgosurve fatkeqë të kampit Mathauzen faqe 7 faqe 10 faqet 4 faqe 6 Partizani kryeson grupin, ngjitet në Kategorinë e Parë faqe 8-9 faqe 8-9 Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi vizitë zyrtare në Greqi LETRA E ALIZOTIT SAMITI I ÇIKAGOS STËRVITJA “Shqipëria e Pastër”, Prefekti i Durrësit falënderon Gjunkshin për kontributin e FA Mjedisi aktual i sigurisë dhe Koncepti i Mbrojtjes së Zgjuar Komandanti i ISAF në Afganistan, letër vlerësimi për kontributin e FA TAKIMI Në takimin me shefin e Shtabit të Forcave të Armato- sura të Greqisë, gjeneralmajor Gjunkshi ka diskutuar çështje të bashkëpunimit dypalësh, çështje të bash- këpunimit rajonal e në kuadër të Aleancës dhe çështje të tjera me interes reciprok ALLEN: ‘KONTRIBUTI I SHQIPËRISË I JASHTËZAKONSHËM…” faqe 5 faqe 12 faqe 5 faqe 7 faqe 5 Ministria e Mbrojtjes, tifozët, stafi teknik dhe lojtarët e Partizanit janë katërshja që kanë kurorëzuar me shumë sukses historinë e re të këtij ekipi. Partizani ka realizuar ëndrrën më të madhe. Është ngjitur në kategorinë e parë dhe është shpallur kampion i kësaj kategorie pas një ndeshjeje të mrekullueshme me ekipin e Tërbunit... faqe 2-3 Stërvitja “IPA CRO-FLOODS 2012” do të zhvillohet në Zagreb-Kroaci në periudhën 21-25 maj 2012 Ruzhdi Rustemi

Upload: others

Post on 19-Feb-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: 2010-2012 në këtë poligon janë asgjësuar rreth 1700 ton … · 2012-05-18 · ushtria 2 E prEmtE, 18 maj 2012 zyrtare stafi Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita Kryeredaktor:

ushtriaE prEmtE, 18 maj 2012 1

Përfundon stërvitja paraprake koordinuese që i paraprin stërvitjes “IPA CRO FLOODS 2012”

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

E premte, 18 maj 2012

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 20 (8122)

uShtRIAMbyllet poligoni i asgjësimit të

municioneve të tepërta me plasje në terpan të Beratit

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu: Me këto ritme kemi bindjen e plotë se brenda 6-mujorit të parë të vitit 2013

do të përfundojë demilitarizimi i plotë i municioneve të tepërta

MM e Shqipërisë do të ngrejë një ekip të posaçëm menaxhimi të programit bilateral me FSK

Imami vizitë zyrtare në Kosovë, takon homologun Çeku dhe kryeministrin Thaçi

faqet 4

2010-2012 në këtë poligon janë asgjësuar rreth 1700 ton municione

Ministri Imami: NATO ka një vlerësim shumë pozitiv për rritjen e kapaciteteve operacionale të Forcave të Sigurisë së Kosovës

Perfomancë e shkëlqyer e Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura në KosovëEmocione, duartrokitje e lot...

Kush jaNë protagoNistët që farKëtuaN Këtë partizaN

Ministri i Mbrojtjes i Italisë Di Paola vizitoi Ministrinë e FSK-së

inspektimi

Brigada Logjistike

takimi me çekun

ceremoniEkipi i Armë-Kontrollit, të FA të Malit të Zi, në Forcën tokësore

Çfarë u ndryshua katërcipërisht në logjistikën e FA

Shqipëria në ceremoninë përkujtimore në nder të të burgosurve fatkeqë

të kampit Mathauzenfaqe 7

faqe 10

faqet 4

faqe 6

Partizani kryeson grupin, ngjitet në Kategorinë e Parë

faqe 8-9faqe 8-9

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi vizitë zyrtare në Greqi

Letra e aLiZotit

samiti i çikagos

stërvitja

“Shqipëria e Pastër”, Prefekti i Durrësit falënderon Gjunkshin për kontributin e FA

Mjedisi aktual i sigurisë dhe Koncepti i Mbrojtjes së Zgjuar

Komandanti i ISAF në Afganistan, letër vlerësimi për kontributin e FA

takiMi

Në takimin me shefin e Shtabit të Forcave të Armato-sura të Greqisë, gjeneralmajor Gjunkshi ka diskutuar çështje të bashkëpunimit dypalësh, çështje të bash-këpunimit rajonal e në kuadër të Aleancës dhe çështje të tjera me interes reciprok

allen: ‘kontriButi i ShQipëriSë i jaShtëzakonShëM…”

faqe 5

faqe 12

faqe 5

faqe 7

faqe 5

Ministria e Mbrojtjes, tifozët, stafi teknik dhe lojtarët e Partizanit janë katërshja që kanë kurorëzuar me shumë sukses historinë e re të këtij ekipi. Partizani ka realizuar ëndrrën më të madhe. Është ngjitur në kategorinë e parë dhe është shpallur kampion i kësaj kategorie pas një ndeshjeje të mrekullueshme me ekipin e Tërbunit...

faqe 2-3

Stërvitja “IPA CRO-FLOODS 2012” do të zhvillohet në Zagreb-Kroaci në periudhën 21-25 maj 2012

ruzhdi rustemi

Page 2: 2010-2012 në këtë poligon janë asgjësuar rreth 1700 ton … · 2012-05-18 · ushtria 2 E prEmtE, 18 maj 2012 zyrtare stafi Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita Kryeredaktor:

ushtriaE prEmtE, 18 maj 20122 zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

Redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Emocione, duartrokitje e lot

Me kërkesën e ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Agim Çeku në kuadër të vizitës së ministrit të Mbrojtjes së Republikës së

Shqipërisë, Arben Imami në Kosovë, Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura performoi një universalitet të rrallë të frymës së bash-këpunimit ndërsjellë së vlerave dhe krijimeve artistike kombëtare. Qëllimi i koncertit artistik të Orkestrës Frymore ishte performanca e vlerave interpretative të marsheve të ndryshme ushtarake, krijimtarisë popullore e muzikës klasike për qytetarët e Kosovës. Nën dirigjimin e nënkolonel Halim Teqja, Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, gjatë kohës së qën-drimit në Kosovë demonstroi një kolazh të përzgjedhur nga pjesët më të njohura të mar-sheve ushtarake, krijimtarisë popullore, e muz-ikës klasike. Interpretimi i instrumentistëve të Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura, solli një imazh mbresëlënës tek spektatori në sallën e kuqe të qytetit të Prishtinës, në paraka-limin e këtij formacioni orkestral në bulevardin kryesor të këtij qyteti, si dhe në interpretimin e marsheve në homazhet që u kryen në varrezat e dëshmorëve në kompleksin Adem Jashari, në Prekazh. Në interpretimin muzikor në Sallën e Kuqe të Pallatit Rinia, formacioni i Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura, u vlerësua maksimalisht në fjalën përshëndetëse të min-istrit të Mbrojtjes së Kosovës Agim Çeku, si dhe u duartrokit nga pjesëmarrësit dhe të ftuarit në këtë koncert. Të ftuar ishin personalitete të shtetit të Kosovës, diplomatë dhe ushtarakë të huaj të akredituar në Kosovë. Kjo performancë që zgjati përreth një orë u ndoq dhe nga ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë Arben Imami dhe delegacioni që e shoqëronte atë gjatë vizitës në Kosovë. Ndërsa për qytetarët e Kosovës koncerti u transmetua drejtpërdrejtë nga Radio-Televizioni i Kosovës. Pas koncertit në sallë Orkestra Frymore e Forcave të Arma-tosura performoi në një parakalim në sheshin “Nënë Tereza” nga Teatri Kombëtar deri tek Hotel Grandi. Ky parakalim u duartrokit nga qytetarët e Prishtinës, të cilët të entuziazmuar kërkuan që Orkestra Frymore e Forcave të

Armatosura të interpretonte Himnin Kombëtar, si dhe pjesë muzikore me karakter kombëtar. Gjatë këtij interpretimi mijëra qytetarë të Prishtinës u mblodhën në dy anët e bulevardit për tek Hotel Grandi, duartrokitje, e lot gëzimi shoqëruan frymën e marsheve dhe muzikës shq-iptare. Nën kujdesin e komandantit të Regjimentit të Mbështetjes së SHPFA nënkolonel Besnik Sy-laj, Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, dhuroi emocion nëpërmjet interpretimit të Himnit Kombëtar dhe marsheve homazh në varrezat e dëshmorëve Adem e Hamzë Jashari. Homazhet në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Adem Jashari në Prekazh, ku me këtë rast u vendos dhe kurora në emër të Regjimentit të Mbështetjes së

SHPFA, u kuotua prekëse e mbresëlënëse për formacionin muzikor të Forcave të Armatosura, i cili vinte në këtë event pas një performance të shkëlqyer në SHBA, ku u përfaqësua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar “TATOO 2012”. Vizita për të parën herë e Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura në këtë kom-pleks, u vlerësua si një ngjarje e veçantë nga të pranishmit dhe nga familjarët e familjes Jashari. Simbolika e këtij kompleksi, i cili ka pritur rreth nëntë milion vizitorë, këtu ku Flamuri Kombëtar valëvitet në luginën e pajtimit të gjaqeve, në këtë vend tashmë stacion pelegrinazhi për pagëzimin, dasmën e fatet e shqiptarëve i dha dimensionin e duhur këtij eventi. Pjesëtarët e formacionit muz-

Perfomancë e shkëlqyer e Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura në Kosovëikor u njohën me historinë e kësaj familje, si dhe bënë shënime në Librin e Nderit të këtij kompleksi. Demonstrimi i vlerave muzikore të Orkestrës Fry-more të Forcave të Armatosura në Kosovë shënoi një hap më të lartë cilësor në ekzekutimin dhe interpretimin mjeshtëror e profesional të veprave muzikore shqiptare dhe të huaja, ndërkohë u ar-rit një tjetër sukses nga kjo strukturë e muzikore e Forcave të Armatosura. Aktualisht Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura po punon me një program vjetor artistik dhe ka dhënë një sërë koncertesh të suksesshme dhe me nivel të lartë siç ishte edhe koncerti i Pranverës në Teatrin e Operës dhe Baletit.

Azem PARLLAKU

Page 3: 2010-2012 në këtë poligon janë asgjësuar rreth 1700 ton … · 2012-05-18 · ushtria 2 E prEmtE, 18 maj 2012 zyrtare stafi Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita Kryeredaktor:

ushtriaE prEmtE, 18 maj 2012 3

Imami vizitë zyrtare në Kosovë, takon homologun Çeku dhe kryeministrin Thaçi

zyrtare

Ministri i Mbrojtjes, Ar-ben Imami, i ftuar nga homologu i tij, Agim Çeku, më datë 10-11

maj 2012 zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë. Në këtë vizitë, ministri Imami shoqërohej nga zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralbrigade Zyber Dushku, si dhe nga drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave tona të Armatosura. Në pritje të ministrit Imami ishin ministri i FSK, Agim Çeku, zëvendësministrat Shemsi Veseli, Bejtush Gashi dhe Sllavisha Filipoviq, komandanti i FSK, gjenerallejtënant Kadri Kas-trati, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Forcave të Sigurisë së Kosovës. Të dy ministrat, fillim-isht, patën një takim kokë më kokë, pastaj vazhduan takimin në përbërje të plotë të dy delegacioneve. Qëllimi i vizitës së ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë në Kosovë ishte intensifikimi i bashkëpunimit të dyanshëm në sferat e ndryshme me interes të përbashkët, si në sferën e sigurisë, të mbrojtjes, të shëndetësisë, në trajnime të ndryshme ushtarake dhe në kontributin e përbashkët me qëllim ruajtjen e paqes në rajon.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, të mbajtur në fund të takimit nga të dy ministrat, minis-tri Imami ka falënderuar ministrin e FSK, Agim Çeku për pritjen e ngrohtë dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm për përmbushjen e synimeve të FSK, drejt anëtarësimit në të gjitha organizmat e NATO. Ministri Imami premtoi ndi-hmë për FSK, i cili me këtë rast, tha: “Mund të llogaritni që Republikën e Shqipërisë, Ministrinë e Mbrojtjes, në drejtim të avancimit të reformave të cilat ju po bëni e keni partner në të gjitha iniciativat, si në planin bilateral në këmbim të përvojave, ashtu edhe në planin e plotë të pjesëmarrjes së Kosovës në iniciativat rajonale, si dhe në rrugën të cilën ju po bëni për integrimin në strukturat euroatlantike. Të gjitha këto në funksion të paqes dhe të stabilitetit në rajon, një paqe të qëndrueshme dhe ta bëjmë rajonin pjesë e cila do t’i kontribuojë paqes, jo vetëm në rajon, por edhe në nivel global, në atë që është parim i NATO dhe parim i partneritetit”.

Imami: NATO ka një vlerësim shumë pozitiv për rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK. Sipas ministrit Çeku institucioni që ai drejton si dhe FSK kanë një bashkëpunim të mirë me

Ushtrinë e Shqipërisë, një bashkëpunim shumë dinamik dhe shumë të frytshëm

Më tej ministri Imami ka nënvizuar se, duke filluar që nga java e ardhshme, Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë do të ngrejë një ekip të posaçëm menaxhimi të programit bilateral me FSK, në mënyrë që të mund t’i ndjekin të gjitha çështjet, si ato të lidhura me NATO, po ashtu edhe ato të lidhura me bashkëpunimin rajonal, ku sipas tij, Shqipëria ka insistuar dhe ka dhënë gjithë kontributin e saj, që të ketë përmirësim dhe reflektim në këtë drejtim, që FSK të jenë aktorë me të drejta të pjesshme në fillim dhe mandej të plota. “Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera dhe se puna e përbashkët është shumë e mirë dhe ky bashkëpunim në fund të fundit shkon në favor të paqes dhe stabilitetit të të gjithë rajonit. Kemi një vlerësim shumë pozitiv të rritjes së kapaciteteve operacionale të FSK, jemi shumë të lumtur që Komanda e Napolit ka bërë një raport të shkëlqyer vlerësimi për ngritjen e këtyre kapaciteteve dhe kjo hap rrugën që FSK të bëhet një forcë mbrojtje konvencionale. Ne shpresojmë se menjëherë pas Samitit të Çikagos të futet menjëherë në agjendë, Republika e Shqipërisë do të këmbëngulë për këtë gjë”, - është shprehur ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami. Ministri i FSK, Agim Çeku, ka falënderuar shtetin dhe ushtrinë shqiptare për të gjitha kon-tributet e dhëna dhe mbështetjen që po i jep Forcës së Sigurisë së Kosovës. Min-

istri Çeku, ndër të tjera, tha: “Ministria dhe FSK ka një bashkëpunim të mirë me Ushtrinë e Shqipërisë, një bashkëpunim shumë dinamik dhe një bashkëpunim shumë të frytshëm. Shqipëria është ndër vendet që më së shumti e mbështet FSK-, por edhe Kosovën. Ky takim kaloi në frymën e bashkëpunimit vëllazëror, ne i falënderojmë për mbështetjen që po i jep FSK. Gjithashtu i intensifikuam fushat e reja të bashkëpunimit që sa më me sukses t’i përballojmë sfidat, gjithashtu e njoftova ministrin edhe arritjet tona, me angazhimin tonë, me objektivat tona, me vizionin tonë dhe kërkuam mbështetje në të gjitha rrafshet, si në rrafshin bilateral dhe në rrafshin rajonal, në rrafshin e integrimit në NATO, etj. Ne morën një mbështetje të fuqishme dhe ramë dakord për hapa konkretë që duhet t’i ndjekim menjëherë që nga dita e nesërme, që ne të ecim me hapa konkretë në realizimin e misionit që kemi. Ne i kërkuam ministrit

Imami që Shqipëria të jetë lobuese e FSK në NATO”. Duke folur për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ndër të tjera, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i ka kërkuar homologut të tij kosovar që një kuadrat i Forcave të Sigurisë së Kosovës të jetë pjesë e parakalimit që do të organizohet me rastin e këtij 100-vjetori, ku për këtë gjë ai ka marrë miratimin poli-tik të homologut të tij. “I kërkova ministrit Çeku që Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë e pranishme në paradën e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë me një kuadrat dhe kam marrë një miratim politik. Do të fillojmë sigurisht edhe hapat për të marrë një miratim legal, ashtu sikurse që jam i lumtur që Ministria e FSK po na ndihmon për evidentimin e dëshmorëve të luftërave për liri dhe pavarësi të shtetit shqiptar në trojet shqiptare që sot ndodhen në Repub-likën e Kosovës”, - ka deklaruar

ai. Zoti Imami e ka theksuar se një nga djepet e rëndësishme të pa-varësisë kombëtare të Shqipërisë është Kosova. Pas konferencës për media, të dy delegacionet morën pjesë në koncertin që dha Orkestra e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, e më pastaj edhe në sheshin “Nëna Terezë“ në Prishtinë, ku morën pjesë shumë qytetarë. Më herët Min-istri i Mbrojtjes, z. Arben Imami u prit në një takim të veçantë nga kryeministri i Republikës së Kos-ovës, Hashim Thaçi. Kryeministri Thaçi e ka vlerësuar shumë të rëndë-sishme mbështetjen e plotë që Shq-ipëria jep për Kosovën në të gjitha fushat, e sidomos në përkrahjen për avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Në takim u tha se bashkëpunimi i shkëlqyer ushtarak mes Kosovës dhe Shqipërisë është i rëndësishëm për forcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimin ra-jonal, si dhe në funksion të për-shpejtimit të procesit të integrimit euroatlantik të Kosovës. Nga ana e tij, ministri Imami siguroi kryemin-istrin e Kosovës, Thaçi se Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë do të vazh-dojë të mbështesë FSK në procesin e ngritjes së mëtejshme të kapaciteteve të saj. Ministri Imami gjatë homazheve që bëri pasditen e së premtes tek Kompleksi Memorial në Gllogjan u shpreh: “Tërësia territoriale e Kosovës nuk mund të cënohet dhe nuk mund të diskutohet”. Më pas, ministri Imami, i shoqëruar nga zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Zyber Dushku, komandanti i Mbështetjes Rajonale, gjeneralbrigade Abaz Lleshi dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit shqiptar kanë vizituar edhe familjen Haradinaj, për të uruar lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, deri në aktvendimin përfundimtar nga Gjykata e Hagës. Në takimin me anëtarët e kësaj familje, Imami rikonfirmoi mbështetjen e shtetit shqiptar për pacenueshmërinë e territorit të Kosovës. Ai dekla-roi se qëndrimi i shtetit shq-iptar është që veriu i Kosovës është i panegociueshëm. Imami familjes Haradinaj i përcol l i edhe ur ime t e kryemin i s t r i t shqiptar, Sali Berisha për l ir-imin e z. Haradinaj. Në këtë vizitë ishte i pranishëm edhe ministri i FSK, Agim Çeku, si dhe ushtarakë të tjerë.

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë do të ngrejë një ekip të posaçëm menaxhimi të programit bilateral me FSK

Lavdrim Lita

Page 4: 2010-2012 në këtë poligon janë asgjësuar rreth 1700 ton … · 2012-05-18 · ushtria 2 E prEmtE, 18 maj 2012 zyrtare stafi Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita Kryeredaktor:

ushtriaE prEmtE, 18 maj 20124 zyrtare

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu ka zhvilluar një inspektim me rastin e mbylljes së poligonit të

asgjësimit të municioneve të tepërta me plasje në Terpan të Beratit. Ky poligon është përdorur prej disa vitesh për asgjësimin e municioneve, ndërsa tani nuk do të përdoret më, duke i dhënë fund edhe disa shqetësi-meve të shkaktuara për banorët e kësaj zone. Në këtë inspektim ishte i pranishëm zv/ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu, komandanti i Brigadës Logjistike, kolonel Bardhyl Hoxha, përfaqësuesi amerikan i Kompanisë “CUBIC”, Gregory Cannata, prefekti i Qarkut Berat, Bujar Hoxhaj, kryetari i Komunës Tërpan, Engjëll Veliaj, ushtarakë të tjerë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA-së, si dhe banorë të zonës. Fillimisht komandanti i Brigadës Logjistike, kolonel Hoxha, duke iu drejtuar të pranishmëve, u shpreh se ndjehemi të gëzuar t’ju konfirmojmë përfundimin e detyrës tonë në këtë poligon, duke ju dhënë jo vetëm këtë informacion, por edhe duke ju falënderuar për mirëkuptimin tuaj në lidhje me shqetësimet nga zhurmat që mund të ketë shkaktuar asgjësimi i municioneve. Ndërsa, komandanti i Grupit të Asgjësimit të Municioneve në këtë poligon, kapiten Hazizi, bëri një prezantim të historikut të këtij poligoni dhe shfrytëzimin e tij për asgjësimin e municioneve të tepërta. Ndër të tjera, ai ka theksuar se gjatë viteve 2010-2012 në këtë poligon janë asgjësuar rreth 1700 ton mu-nicione të tepërta. Gjithashtu ai ka raportuar edhe për punën që po bëhet për pastrimin e këtij poligoni nga municionet që mund të kenë mbetur pa plasur, proces i cili ende nuk ka përfunduar. Sipas kapiten Hazizit, ky poligon vlerësohet si ”Hotspot”, që do të thotë se do t’i nënshtrohet pro-cedurave të specializuara të pastrimit nga municione të mundshme të pa plasura dhe pas këtij pastrimi do të konsiderohet i pa rrezikshëm dhe me mundësi përdorimi nga komuniteti. Në fjalën e tij zv/ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahiu, pasi ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë ceremoni u shpreh se: ”Sot, kemi ardhur për të inspektuar përfundimin e asgjësimit të municioneve të tepërta në poligonin e Terpanit. Është një lajm i mirë për banorët përreth këtij poligoni që përfundoi me sukses të plotë asgjësimi municioneve të përcaktuara që të asgjësoheshin në

Mbyllet poligoni i asgjësimit të municioneve të tepërta me plasje në Terpan të Beratit

këtë poligon. Gjithashtu kanë për-funduar asgjësimi i municioneve të tepërta edhe në poligonet e Zharrës në Tepelenë dhe në poligonin e Voskopojës në Korçë”. Nuk do të

ketë më asgjësime të municioneve, por nuk duhet të afrohen banorët te poligonet deri në përfundimin e pastrimit të plotë, rehabilitimit dhe certifikimit të zonës ku janë

asgjësuar municione. Më tej, duke folur për ecurinë dhe arritjet e shënuara në procesin e asgjësimit të municioneve të tepërta, zv/ministri i Mbrojtjes Spahiu theksoi: “Procesi

i demilitarizimit të municioneve të tepërta po ecën me ritme të larta dhe nga viti 2009 e deri më sot janë demilitarizuar mbi 62 mijë ton municione të tepërta dhe jashtë nevojave të Forcave tona të Armatosura. Me këto ritme kemi bindjen e plotë se brenda 6-mujorit të parë të vitit 2013 do të përfundojë demilitarizimi i plotë i municioneve të tepërta. Brenda muajit shtator të këtij viti do të përfundojë asgjësimi i municioneve të tepërta në të gjithë poligonet e vendit dhe ky proces do të vazhdojë me demontimin e municioneve vetëm në tre uzinat tona ushtarake, në Poliçan, në Mjekës dhe në Gramsh”. Prefekti Bujar Hoxhaj, kryetari i Komunës Engjëll Veliaj, kryeplaku dhe banorët shprehen falënderimet e tyre maksimale për bashkëpunimin shumë të mirë, por edhe për përfundimin e asgjësimit të municioneve në këtë poligon. Më pas, zv/ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu ka inspektuar edhe grup-depot e muni-cioneve të Konisbaltës, ku ka parë nga afër gjendjen e këtyre depove. Ai ka falënderuar komandantin e Brigadës Logjistike, kolonel Bardhyl Hoxha dhe efektivat e kësaj njësie ushtarake për punën e shkëlqyer që kanë bërë për boshatisjen dhe pastrimin e të gjitha mjediseve.

Gjatë viteve 2010-2012 në këtë poligon janë asgjësuar rreth 1700 ton municione të tepërta

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu: Me këto ritme kemi bindjen e plotë se brenda 6-mujorit të parë të vitit 2013 do të përfundojë demilitarizimi i plotë i municioneve të tepërta

‘Kemi këmbëngulur dhe kemi arritur që gatishmëria e personelit, gatishmëria teknike, armatim, ndër-lidhje dhe në mjete të jenë në shkallën më të lartë’. Kështu thotë për gazetën “Ushtria” komandanti i Brigadës Logjistike kolonel Bardhyl Hoxha. Në një përmbledhje të shkurtër që i bën punës së këtyre pesë muajve në këtë brigadë ai thekson se në të gjitha drej-timet ka një hop të madh cilësor dhe një përkushtim të të gjithë efektivit. Në lidhje me stërvitjen në kemi ndry-shuar katërcipërisht metodologjinë dhe shembulli më i qartë është ekipi i EOD në misionin ALTHEA, i cili ka zhvilluar stërvitje sipas programit dhe në interes të misionit. Pesë specialistë të EOD përfunduan stërvitjen 3 javore me zhytësit kosovarë, maqedonas dhe shqiptarë, nën drejtimin e ushtarakëve të Mbretërisë Holandeze për pastrimin

e mbetjeve nënujore në Pashali-man. Kjo është një arritje shumë e madhe. ‘Specialistët e EOD me datë 03.05.2012 në prani të pjesëmar-rësve në mënyrë demonstrative bënë asgjësimin e 2.5 ton municion, i cili ishte nxjerrë nga fundi i detit gjatë pe-riudhës së stërvitjes’; thotë më tej për këtë gazetë zoti Bardhyl Hoxha. Po ashtu ka vazhduar stërvitja me njësitë që do të vlerësohen sipas sistemit CREVAL. Janë realizuar qitje sipas planëzimit vjetor me të gjithë repartet e BrL, pjesëmarrja 85%, realizimi 100% dhe 25% shkëlqyeshëm. Po objektivi madhor i kësaj brigade cilëson zoti Hoxha është sasia e municioneve të transportuara për në uzinat ushtarake, ku Uzina Ushtarake ka arritur progresivin 5831.06 ton, ndërsa ndërmarrja “MEICO” një progresiv prej 1639.4 ton dhe në

poligone një progresiv prej 862.4 ton. Progresivi i asgjësimit të municioneve është 10910 ton. Janë përshkruar 30510 km.

Misioni “ALthEA”Në Brigadën Logjistike u zhvillua

ceremonia për përcjelljen e kon-tingjentit të nëntë paqeruajtës, pjesë-marrës në misionin “ALTHEA” të Bashkimit Europian në Bosnje-Her-cegovinë. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zv/ministri i Mbrojtjes Ekrem Spa-hiu, efektiv të Brigadës Logjistike, familjarë dhe të afërm të ushtarakëve që janë pjesë e kontingjentit. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, në fjalën e tij vlerësoi angazhimin dhe kon-tributin e kontingjenteve paqeruajtës

të misionit ‘ALTHEA” për forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Ai i cilësoi ushtarakët pjesëmarrës në mi-sione të tilla, si pararojë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Euro-pian: ”Si shef i Shtabit të Përgjith-shëm erdha për të treguar se ashtu si dhe Qeveria shqiptare e ministri i Mbrojtjes, e vlerësoj në mënyrë të veçantë këtë mision. Theksoj se duke qenë një mision që kryhet në kuadër të angazhimit ushtarak të Bashkimit Europian për mbështetjen e paqes në Ballkan, ai përbën një kontribut të rëndësishëm për forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon, si edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Jemi vërtet krenar për profesionalizmin dhe dinjitetin me të cilin ushtarakët tanë pjesëmarrës në këto operacione, përfaqësojnë ushtrinë dhe shtetin shqiptar. Arritjet na rrisin përgjegjësinë për realizimin me cilësi e përkushtim të detyrave dhe misioneve të tjera edhe më të rëndësishme, për ta ngritur më lart emrin e shtetit shqiptar dhe Forcave të Armatosura në këtë 100 vjetor të krijimit.

Bejdo Malo

Brigada Logjistike dhe viti 2012Çfarë u ndryshua katërcipërisht në logjistikën e Forcave të Armatosura

Page 5: 2010-2012 në këtë poligon janë asgjësuar rreth 1700 ton … · 2012-05-18 · ushtria 2 E prEmtE, 18 maj 2012 zyrtare stafi Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita Kryeredaktor:

ushtriaE prEmtE, 18 maj 2012 5shpfa

SHSHPFA, Gjunkshi vizitë zyrtare në Greqi

Kontributi që FA kanë dhënë në aksionin “Shqipëria e Pastër” ka bërë që përfaqësues lokal të falënderojnë Forcat e Ar-

matosura për kontributin që kanë dhënë në pastrimin e territorit nga mbeturinat. Është prefekti i Qarkut të Durrësit, Genci Ali-zoti, i cili i ka dërguar një letër falënderimi shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Në këtë letër thuhet: - “I nderuar gjeneralmajor Gjunkshi! Më lejoni që në emër të Institucionit të Prefektit të Qarkut të Durrësit dhe njëkohësisht të komunitetit që përfaqësoj të shpreh falënderimet për angazhimin dhe kontributin e paçmuar që Ju dhe strukturat që ju përfaqësoni, dhatë gjatë aksionit mbarë kombëtar “Për një Shqipëri të Pastër”. Duke Shprehur vlerësimin tim mjaft pozitiv në rolin dhe bashkëpunimin e Forcave Ushtarake, në realizimin me sukses të kësaj nisme të Qeverisë Shqiptare, do ta konsideroja këtë bashkëpunim sa human aq edhe pro-fesional, për nga vetë situatat e vështira me të cilat forcat ushtarake u përballën. Duke shprehur përzemërsisht konsideratën dhe mirënjohjen për mbështetjen që na dhatë, kam bindjen se bashkëpunimi ynë do të jetë I gjatë dhe frytshëm edhe në çështje dhe situate të tjera në të mirë të komunitetit tonë. Ju faleminderit”. Prefekti

Genci Alizoti”.

“Shqipëria e Pastër”, Prefekti i Durrësit letër falënderimi Forcave të Armatosura

Me ftesë të homologut grek gjeneral Mikhail Kostarakos, gjeneralm-ajor Xhemal Gjunkshi,

në krye të një delegacioni të Forcave të Armatosura realizoi një vizitë zyr-tare në Greqi. Në takime me shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Greqisë, gjeneralmajor Gjunkshi ka diskutuar çështje të bashkëpunimit dypalësh, çështje të bashkëpunimit rajonal e në kuadër të Aleancës dhe çështje të tjera me interes reciprok. Vizita zhvillohet në një kohë që Forcat e Armatosura të të dy vendeve kanë një histori të pasur të bashkëpunimit reciprok në fusha të ndryshme si ato operacionale, në fushën e arsimit, në bashkëpunimin mjekësor, etj. Vizita zhvillohet gjithashtu në prag të Samitit të Çikagos dhe të dy shefat e Mbrojtjes do të kenë mundësinë të shkëmbejnë mendime rreth tematikave që do të jenë objekt edhe i debatit të këtij Samiti. Një vend të veçantë në këtë kontekst do të kapë edhe implementimi i “Smart Defense”, që tashmë është kthyer në një filozofi udhëheqëse për vendet e NATO-s. Çështjet operacionale në kuadër të NATO-s edhe në këtë takim do të përbëjnë një kontribut që të dy ven-det në kuadër të NATO-s, kërkojnë të identifikojnë kapacitetet e tyre në

Në takime me shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Greqisë, gjeneralmajor Gjunkshi ka diskutuar çështje të bash-

këpunimit dypalësh, çështje të bashkëpunimit rajonal e në kuadër të Aleancës dhe çështjeve të tjera me interes reciprok

kuadër të konceptit të Ri Strategjik. Marrëdhëniet dypalëshe midis Forcave të Armatosura, do të përbëjnë edhe një nga objektet qendrore të kësaj vizite. Krahas dëshirës së përbashkët të dy she-fat e Mbrojtjes, kanë shprehur vullnetin për të ngritur dhe zgjeruar më tej nivelin

e tyre duke eksploruar fusha të tjera. Vizita e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA të RSH-së, gjeneralmajor Xhe-mal Gjunkshi, përbën një nga nivelet më të larta të kontakteve në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes.

Komandant i ISAF në Afganistan, letër vlerësimi gjeneralmajor Gjunkshit për kontributin e FA

Nëpërmjet letrës së ardhur të martën Gjeneral John Allen, Komandant i

ISAF, sjell në vëmendje vlerësimin për kontributin e Forcave të Armatosura Shq-iptare, në misionin e tyre në Afganistan, duke u shprehur se “…kontributi i vendit tuaj ka qenë i jashtëzakonshëm…” Në këtë rast Gjeneral Allen fokusohet në kontributin e vendit tonë në trajnimin e Forcave të Sigurisë Afgane (ANSF), në kuadër të misionit të NAtO-s. “Angazhimi i trajnuesve tuaj, në kuadër të ISAF ka rezultuar në progresin e shpejtë të shumë institucioneve afgane…” Letra e Gjeneral Allen mbyllet me inkurajimin për vijimësinë e kontributeve të Forcave të Armatosura Shqiptare, në përputhje me kushtet dhe kërkesat e reja të situatës në Afganistan.

Gjeneral John Allen i drejtohet shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA të RSH-së: …kontributi i vendit tuaj ka qenë i jashtëzakonshëm…”

Page 6: 2010-2012 në këtë poligon janë asgjësuar rreth 1700 ton … · 2012-05-18 · ushtria 2 E prEmtE, 18 maj 2012 zyrtare stafi Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita Kryeredaktor:

ushtriaE prEmtE, 18 maj 20126

deri më sot i ka kryer me sukses të gjitha detyrat e ngarkuara, dhe jam i sigurt se i tillë do të jetë edhe në Brigadën e Mbështetjes Operacionele. Unë dhe një herë shpreh bindjen e përbashkët se gjeneralbrigade Imri Ilazi dhe kolonel Ilaz Dërguti, edhe në detyrat e reja do të arrijnë suksese të reja, sepse që të dy kanë vizion të qartë, për të ardhmen e FSK-së. Si komandant i FSK-së, ju premtoj që do ta keni ndihmën time të pa kursyer, që të punojmë së bashku me të gjitha forcat pa kursyer kohën dhe mundin, për ta quar përpara FSK-në, drejt realizimit të objektivave dhe aspiratave tona. Urime dhe suksese Gjeneral! Urime dhe suksese Kolonel”! Ndërsa ish-komandanti i BMO-së, gjener-albrigade Imri Ilazi, në fjalën e tij, ndër të tjera tha: ”... Për mua dhe Brigadën që time, është një dite e veçantë, si komandant i Brigadës, unë jam krenarë, që BMO-ja ka shënuar rezultate të shumta dhe ka arritur një shkallë të konsiderueshme të profesionalizimit për të i përmbushur detyrat dhe për të zbatuar misionin që ka marrë përsipër. Të arritura më kryesore që ka shënuar Brigada, janë përmbushja e kapacitetet fillestare dhe e kapaciteteve të plota, këto të arritura kanë pasur një ndikim pozitiv, jo vetëm në Brigadën e Mbështetjes Operacionale, por edhe të FSK-së, në përgjithësi. “Komandanti i BMO-së, gjeneralbrigade Imri Ilazi, ndër të tjera tha se: Regjimenti i Mbrojtjes Civile(RMC) ka arritur të zhvillojnë operacione të shumta të çmin-imit të fushave të minuara, mbi 500 mijë metra katror ka pastruar dhe ka eliminuar mbi 1300 mjete të pa shpërthyera, ndërsa, Njësia e Kërkim-Shpëtimit ka bërë mbi 30 intervenime brenda dhe jashtë shtetit. Jashtë shtetit ka intervenuar dy herë në Shqipëri, gjatë vërshi-meve të ujit në Shkodër, ka pasur mbi njëqind inspek-time dhe reagime ndaj helmeve kimike, dhe dhjetëra intervenime për shuarjen e zjarreve. Të gjitha këto operacione kanë evakuuar dhe shpëtuar njerëz, kanë

Në Kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore (KFT) u mbajt të mërkurën Ceremonia e ndërrimit të koman-dantit të Brigadës së Mbështetjes

Operacionale(BMO) të FSK-së, ku morën pjesë: min-istri i FSK-së, Agim Çeku, zëvendësministrat e FSK-së, Shemsi Veseli, Bejtush Gashi dhe Sllavisha Filipoviq, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zv/komandanti i KFT-së, gjeneralbrigade Gëzim Haz-rolli, ambasadorë dhe atashe të akredituar, në vendin tonë, oficerë të FSK-së dhe të KFOR-it, personalitet politike, kulturore, nxënës të shkollave fillore dhe qytetarë të shumtë. Ceremonia e ndërrimit të koman-dantit të BMO-së, filloi me interpretimin e Himnit shtetëror, dhe me inspektimin e kuadrateve të rreshtu-ara të BMO-së, nga komandanti i FSK-së, gjeneralle-jtënant Kadri Kastrati dhe komandanti i BMO-së, gjeneralbrigade Imri Ilazi. Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati fillimisht, për merita të jashtëzakonshme i ndau Medalje, gjeneral-brigade Imri Ilazit, komandantit të deritanishëm të BMO-së. Komandanti më këtë rast solemn foli për të arriturat e FSK-së, për punën e deritanishme të gjen-eralbrigade Imri Ilazit dhe kolonel Ilaz Dërgutit, të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të FSK-së. Gjeneral Kastrati, me këtë rast, tha: “Kam kënaqësinë e veçantë t’ju dëshiroj mirëseardhje të gjithëve në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës së koman-dantit të Komandës në Brigadën e Mbështetjes Opera-cionale, që është një ngjarje e veçantë për FSK-në dhe që dëshmon për një shkallë të lartë të strukturimit dhe zhvillimit që ka arritur FSK-ja. Kjo ceremonia më ofron rastin të shpreh mirënjohjen time të thellë për punën e shkëlqyeshme që kanë bërë të gjithë ata, që ndihmuan të arrijmë këto suksese dhe këtë shkallë zhvillimi të FSK-së. Në emër të Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe në emrin tim, falënderoj gjeneralbrigade Imri Ilazin dhe kolonel Ilaz Dërgutin, për angazhimin maksimal dhe punën e palodhur që kanë bërë, në çdo kohë dhe në çdo moment, për ngritjen profesionale të Forcës së Sigurisë të Kosovës. Është vendi dhe mo-menti të përmend këtu punën dhe sukseset e gjeneral Ilazit dhe të BMO-së, që janë edhe suksese të gjithë FSK-së. Ai ka dhënë kontribut personal në; organizimin dhe strukturimin e Brigadës, trajnimet dhe ngritjen profesionale të pjesëtarëve të Brigadës. Të gjitha këto suksese në një kohë të shkurtër, ku përfshihet edhe kontributi i gjeneralit, janë treguesi me i mirë se BMO-ja dhe gjithë FSK-ja, po ecin drejt realizimit të objek-tivave. Në angazhimin për realizimin e objektivave të deklaruar, pashmangshëm do të ketë edhe lëvizje dhe avancime brenda vetë FSK-së. Në kuadër të rirreshti-meve dhe lëvizjes së kuadrit në detyra të reja, brenda strukturës së MFSK-së dhe FSK-së, është edhe emërimi i gjeneralbrigade Imri Ilazit, në detyrë të re, të shefit të Departamentit të Operativës dhe Trajnimeve të MFSK-së, dhe emërimin e kolonel Ilaz Dërgutit, në detyrën e komandantit të BMO-së. Gjenerali Imri Ilazi

kosovë

Ceremoni për ndërrimin e komandantittë Brigadës së Mbështetjes Operacionale

gjatë kryerjes së punës si komandant i BMO-së ka dhënë një kontribut të çmueshëm në arritjen e Kapac-iteteve Operacionale të FSK-së, që është një nga të arriturat më të mëdha të FSK-së. Gjeneral Ilazi ka kryer shumë detyra me përgjegjësi të lartë ushtarake; Ai është njëri nga emrat e respektuar të luftës së UÇK-së, i cili ka qenë zëvendëskomandant në Zonën Op-erative të Nerodimes. Pas luftës si komandant i Zonës se VI-të të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) ka treguar se është i gatshëm të kryejë detyra me përgjegjë-si dhe çdo detyrë që i është besuar, e ka kryer me sukses. Shpreh vlerësimin tim se shumë suksese të FSK-së lidhen me emrin e gjeneralbrigade Imri Ilazi po ashtu shpreh besimin tim të thellë, se ai do të vazh-dojë me përkushtim të kryej obligimet në detyrën e re, në Ministrinë e FSK-së. Në shenjë falënderimi për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë dhe po jep për forcimin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të FSK-së, kam nderin, që gjeneralbrigade Imri Ilazit t’i jap këtë Medalje, për punën dhe kontributin e tij, në ngritjen e BMO-së. Tani, përgjegjësia që ta udhëheq BMO-në i bie, kolonel Ilaz Dërgutit, nga aty ku e ka lënë gjen-eral Imri Ilazi. Shpreh bindjen se kolonel Ilaz Dërguti me aftësitë veta për të punuar me trupa, do të thellojë frymën e bashkëpunimit dhe bashkë me oficerët dhe ushtarët do të realizoj detyrat në nivel brigade, që da-lin nga plani i trajnimeve dhe zhvillimit në kuadër të strukturës së FSK-së. Gjithashtu kolonel Ilaz Dërguti është ushtarak me përvojë që ka kryer një varg detyrash me përgjegjësi të lartë ushtarake. Ai gjatë luftës ka qenë shef i Logjistikës në Zonën Operative të Drenicës, ndërsa në Trupat e Mbrojtjes të Kosovës, me gradën e gjeneralit ka qenë, drejtor i Departamentit të Logjis-tikës, në Shtabin e Përgjithshëm. Në FSK, ka kryer detyrën e këshilltarit ushtarak të Sekretarit të Përgjith-shëm, në Ministrinë e FSK-së. Kolonel Ilaz Dërguti

siguruar hapësira të lira qarkullimi dhe kanë bërë më të sigurt jetën e qytetarëve. Shkathtësitë e pjesëtarëve të BMO-së, kanë treguar përformancë të lartë. Ndërsa Batalioni i Xhenios ka zhvilluar mese njëzet projekte humanitare që kanë lehtësuar jetën e qytetareve si dhe ka mbështetur fuqimisht Qeverinë e Kosovës në pro-jektin e Zhilivodës, si dhe kanë zhbllokuar me dhjetëra rrugë nga dëbora, për të qarkulluar qytetaret e Kosovës. Edhe Batalioni i Logjistikes ka bërë punë të shkëlqye-shme në mbështetje të Brigadës dhe tërë FSK-së, si në transport, furnizim, mirëmbajtje dhe mbështetje që realisht janë punë jetike për të funksionuar dhe për të përmbushur misionin FSK-së. Gjeneral brigade Imri Ilazi me këtë rast, ka falënderuar zv. komandantin, shefin e Shtabit, komandantët e njësive, si dhe të gjithë oficerët dhe ushtarët e BMO-së, për të gjitha rezultatet që ka arritur Brigada e Mbështetjes Operacionale. Gjeneral Ilazi ka falënderuar edhe Mentoruesit e KFOR-it, për bashkëpunimin e ngushtë, dhe për ndi-hmën që kanë dhënë, në profesionalizmin e Brigadës. Ai falënderoi në veçanti kolonelin PHAIL të Ushtrisë Amerikane, kolonelin LEITHEN, komandant i Grupit Luftarak Shumëkombësh-Lindje dhe stafin e tij. “Mentorimi-këshilldhënia juaj, ka lënë gjurmët të thella në rezultatet dhe të arriturat e BMO-së, përkush-timi i juaj i jashtëzakonshëm pa kursyer asnjëherë kohën, gjithherë pranë nesh si në detyrat e përditshme, si në trajnime, si në operacione reale, janë shembulli më i mirë i mentorimit dhe këshillimit për FSK-në. Angazhimi i juaj për mua si Komandant më ka bërë më të fuqishëm dhe më ka ndihmuar shumë, duke i realizuar edhe objektivat kryesore që kishte Brigada si në trajnimin e stafeve, planifikimin edhe realizimin e Ushtrimit Fushor ,,MIQTË 1,, mbështetjen që na dha OF dhe NOF nga shteti i Ajovws, mbështetja dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm nga Grupi Luftarak Shumëkombësh-Lindje në kuadër të bashkëpunimit të zgjeruar KFOR-FSK-së. Brigada e MO-s, ka arritur shumë rezultate; ka fituar 41 Medalje dhe Certifikata dhe mirënjohje, si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, qoftë në evakuim të popullatës, në shpëtim e qytetareve, në marshime ekipore, si ai i vitit të kaluar, në Holandë. Ku pjesëtarët e FSK-së kanë treguar përkushtim dhe profe-sionalizëm të jashtëzakonshëm. Gjeneral brigade Imri Ilazi ka inkurajuar pjesëtarët e BMO-së, që të vazhdojnë të punojnë dhe të jenë edhe më të suksesshëm, me koman-dantin e ri, me kolonel Ilaz DËRGUTIN. Në fund gjen-eral Ilazi ka falënderuar ministrin e FSK-së, komandantin dhe të gjithë oficerët, nënoficerët dhe ushtarët e FSK-së, për mbështetjen gjatë tërë kohës, sa ka shërbyer si Ko-mandant i BMO-së, ka falënderuar edhe KFOR-in, NATO-n dhe personalitetet vendore e ndërkombëtare, që ndihmuan në zhvillimin e FSK-në, dhe të BMO-së. Në fund, u zhvillua ceremonia e pranim-dorëzimit të fla-murit-detyrës së Komandantit të ri të BMO-së. Këtë ceremoni e udhëhoqi komandanti i FSK-së, gjeneralle-jtënant Kadri Kastrati. Më pastaj u bë parakalimi i esha-lonëve të Brigadës së Mbështetjes Operacionale.

Ministri i Mbrojtjes i Italisë Giampaolo Di Paola vizitoi Ministrinë e FSK-së

Ministri Agim Çeku dhe komandanti i Forcës së Sig-urisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Kadri Kastrati pritën, në Ministrinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës, (MFSK) ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Giampaolo Di Paola të shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Italisë në Prishtinë, Michael Giffoni. Dy ministrat Çeku dhe Di Paola së bashku me bashkëpunëtore zhvilluan një takim pune. Gjatë takimit, ministri i FSK-së Agim Çeku shprehu kënaqësinë e veçantë për vizitën e ministrit të Mbrojtjes të Italisë, Giampaolo Di Paola, si edhe shprehu falënderimet për Qeverinë dhe popullin italianë, për përkrahjen e pakursyer për Kosovën e në veçanti për FSK-në. Ministri Agim Çeku me këtë rast e njoftoi homologun e tij, me zhvillimin e FSK-së, me të arriturat, me objektivat, me vizionin e zhvillimit dhe me sfidat që po përballet FSK-së. Pas takimit ministri i FSK-së Agim Çeku deklaroi se marrë mbështetje nga ministri Di Paola për agjendën e Kosovës për bashkëpunimin rajonal si edhe për agjenden e Kosovës për në NNATO. Ministri

Çeku shprehu besimin për mbështetje pikërisht bazuar në autoritetin e admiralit Di Paola si njohës i mirë i zhvillimeve në FSK dhe Kosovë. Ministri Giampaolo Di Paola deklaroi se Italia do të vazhdojë të angazhohet që të jetë prezent në Kosovë dhe të ndihmojë Kosovën edhe më tej deri sa Kosova dhe i tërë Ballkani të integrohen në Europë, duke premtuar se këtë rrugëtim do ta bëjmë së bashku. Sikur deri më tash edhe në të ardhmen Kosova mund të llogarisë në ndihmën e Italisë. Në takim, pos ministrit dhe komandantit të FSK-së, morën pjesë edhe zëvendësministrat: Shemsi Veseli, Bejtush Gashi dhe Sllavisha Filipoviq, sekretari i Përgjithshëm i FSK-së, Shkëlzen Syla, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, Haxhi Shala drejtor i Drejtorisë së Politikave dhe Pla-neve, drejtori i Drejtorisë për Operacione, gjeneral brigade Zymer Halimi, Besa Kabashi–Ramaj, Këshilltare e Lartë e ministrit dhe kolonel Ilir Qeriqi shef i Depar-tamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtarë.

Page 7: 2010-2012 në këtë poligon janë asgjësuar rreth 1700 ton … · 2012-05-18 · ushtria 2 E prEmtE, 18 maj 2012 zyrtare stafi Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita Kryeredaktor:

ushtriaE prEmtE, 18 maj 2012 77ceremonia

Shqipëria në ceremoninë përkujtimore në nder të të burgosurve fatkeqë të kampit Mathauzen

kampi i përqendrimit, mathauZenmathauzen (austri) vendndodhja: 20 km nga qyteti i Linz, austri. themeluar: 8 gusht 1938. çliruar: 5 maj 1945 nga divisioni i 11-të ushtarak i shBa.numri i viktimave: përafërsisht 150,000. nën-kampe: 49 nën-kampe të përhershme dhe përafërsisht 10 kampe që zgjatën për disa javë.dhoma e gaZit dhoma e gazit në mathauzen ishte në bodrumin e burgut të kampit pranë krema-toriumit dhe dhomës së ekzekutimit. Ndërtimi filloi në vjeshtën e vitit 1941 dhe mbytja e parë me gaz u zhvillua në mars 1942. dhomat e gazit, maskoheshin që të dukeshin si një dush dhe kishin dy dyer të mbyllura hermetikisht. ka pasur edhe një radiator, ndriçim, ventilim elektrik (në tavan) dhe gjatësi të një tubi me një prerje 0.5 cm e gjerë dhe 80 cm e gjatë, të padukshme për viktimat, në anën e murit. tubi ishte i lidhur me kanalin e gazit në një dhomë tjetër dhe në këtë mënyrë kryheshin vdekjet masive të njerëzve.

Më 13 maj 2012, në qytetin e vogël të Mathauzen, Austri u zhvillua cer-emonia përkujtimore në

nder të të burgosurve fatkeqë që vdiqën në atë kamp. Kjo ceremoni është pjesë përbërëse e programit gjithëvjetor që organizon Memoriali i Mathauzen për të kujtuar dhe denoncuar krimet naziste, me qëllim mos përsëritjen e tragjedive të tilla. Ceremonia kishte të ftuar përfaqë-sues nga të gjithë vendet që kanë pasur të burgosur në kamp. Ndër to, një e ftuar e veçantë ishte dhe Shqipëria, e cila u për-faqësua nga dy ushtarakë me uniformë ceremoniali, nënkolonel Mithat Shimaj dhe nëntoger Marenglen Kërxhaliu. Nga autoritetet tona të alokuara atje ishin të pranishëm ambasadori i Shqipërisë në Austri, Vili Minarolli, ambasadori pranë organizmave ndërkombëtarë dhe OSBE, Spiro Koci, atasheu ynë ushtarak, Hajrush Koni si dhe mjaft diplomatë të tjerë shqiptarë. Si fillim dy ushtarakët tanë shqiptarë vendosën kurorë në memorialin e ngritur për nder të shqiptarëve që kanë qëndruar në atë kamp. Më pas ambasadori z. Minarolli mbajti një fjalim për të pranishmit. Më tej ceremonia vazhdoi me vendosjen e buqetave me lule nga ambasadorët e shteteve të tjera në memorialët e tyre përkatës. Pastaj kalimi u bë në të gjithë memorialët kombëtarë të shteteve të tjera, në shenjë respekti dhe solidariteti. Në fund u zhvillua parada dhe vendosja e kurorave në memorialin e përbashkët kryesor të të gjithë shteteve pjesëmarrës në kampin e përqendrimit Mathauzen, ku të pranishëm ishin personalitetet më të larta të Austrisë si presidenti, kancelaria dhe kryetarja e parlamentit. Pas përshën-detjes së autoriteteve të larta, u zhvillua parakalimi i njësive të ceremonialit të shteteve dhe përfaqësuesve diplomatikë sipas rendit alfabetik për tek memoriali kryesor. Kurora e parë që u vendos ishte ajo nga Shqipëria dhe më pas vazhduan

të gjithë shtetet pjesëmarrëse. historia e kampit

Më 8 gusht 1938, Himmler urdhëroi disa qindra të burgosur nga kampi Dachau që të transportoheshin në qytetin e vogël të Mathauzenit, në periferi të qytetit Linz. Plani ishte ndërtimi i një kampi të ri me qëllim furnizimin me fuqi punëtore për shkëputjet tërthore të riaktivizuara të gurores. Deri në vitin 1939, shumica e të burgosurve punonin

pёr ndërtimin e kampit dhe qendrave të banimit për SS. Kampi kryesor i Mathauzenit përbëhej nga 32 kazerma të rrethuara nga tela me gjemba të elek-trizuar, mure të larta prej guri dhe kulla vëzhgimi. Për shkak të numrit të madh të të burgosurve që u sollën në kamp, komandanti Ziereis urdhëroi që fushat nga veriu në perëndim të rrethoheshin me tela. Këtu, më së shumti janë bur-gosur hungarezët hebrenj dhe ushtarët

rusë. Mathauzen ishte klasifikuar si i ash-tuquajturi “kategoria e tretë e kampit”. Kjo ishte kategoria më e ashpër dhe për të burgosurit do të kuptohej kthim i padëshiruar dhe shfarosje nga puna e vështirë. Në verë zgjimi bëhej nё orën 4:45 (5:15 në dimër) dhe dita e punës përfundonte në orën 19. Kjo përfshinte thirrjen e listës së të burgosurve dhe shpërndarjen e racioneve ushqimore. Një dëshmi okulare nga Olga Worm-ser jep një aluzion të jetës në gurore: “Tetëdhjetë e shtatë holandezë hebrenj u dërguan në gurore të ndara nga të gjithë të burgosurit e tjerë. Nga ora 11:30, 47 nga 87 dergjeshin të vdekur në tokë. Ata vriteshin njëri pas tjetrit, para syve të të burgosurve të tjerë të paaftë për ta bërë gjë. Atë pasdite, katër të tjerë u vranë. Ata u çuan në krye të një shkëmbi dhe u thanë që të luftonin. Kur dy ranë nga shkëmbi, fituesit u liruan. Dy ranë, por fitimtarët menjëherë u shtynë që të bashkoheshin me ta. “ Një tjetër metodë vrasjeje gjatë sezonit të dimrit, ishte mbledhja e një grupi të burgosur-

ish në garazhin e oborrit, të cilët urd-hëroheshin që të zhvisheshin. Më pas, një roje spërkati me ujë mbi grupin i cili u la të ngrijë deri në vdekje. Kjo ishte mjaft efektive në një rajon ku temperatura gjatë dimrit zakonisht shkonte me minus 10 gradë Celsius. Të sëmurët, të plagosurit apo ato më të dobëtit, punonin të mbuluar me jashtëqitjet e tyre dhe ato të të tjerëve. Ata i linin në tokë ose mbi të tjerët, kudo që ata ishin të përhapur dhe i linin të vdisnin. Në mesin e prillit 1945, kur i tërë Mathauzeni ishte në kaos total për shkak të evakuimit në masë nga kampet e përqendrimit të tjera, raste të kanibalizmit u raportuan. Më 5 maj 1945, njësitë e Divizionit 11-të amerikan Armor çliruan kampin krye-sor Mathauzenit. Ushtarët amerikanë ishin të parët që publikuan fotografitë e mizorive të kryera pas mureve të Mathauzenit për shtatë vjet. Gjurmët e këtyre krimeve janë fundosur në kujtesën kolektive. Megjithatë, pyetja se kush ishte përgjegjës u shmang për një kohë të gjatë. Vendimi për të ruajtur kampin e ish-përqendrimit dhe për të krijuar një vend përkujtimor është një angazhim i qartë për të mbajtur këto kujtime të gjalla për të gjithë brezat që vijnë. Kujtimi dhe denoncimi i krimeve naziste të Mathauzenit është një simbol i cili duhet të bëhet një aspekt qendror i një ndërgjegjeje të re Kombëtare të Aus-trisë. Kampi i përqendrimit, Mathauzen, gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë një pikë e kristalizimit të historisë euro-piane që shkon përtej kufijve kombëtarë. Mathauzen ishte një vend ku fatet e qytetarëve të shteteve të shumta europi-ane dhe jo europiane u takuan. Është i domosdoshëm nderimi i kujtimit të tyre për të siguruar gjurmët e një historie të përbashkët ndërkombëtare dhe për të parandaluar përsëritje të tilla me të gjitha mjetet.

Elona Mako

Mathauzen, një vend ku fatet e qytetarëve të shteteve të shumta europiane dhe jo europiane u takuan

Përfundon stërvitja paraprake koordinuese që i paraprin stërvitjes “IPA CRO FLOODS 2012”

Stërvitja “IPA CRO-FLOODS 2012” do të zh-villohet në Zagreb-Kroaci në periudhën 21-25 maj 2012. Në kuadër të programit IPA (Instrumenti për Asistencën e pro-aderimit) të BE për bashkëpunimin në kuadër të Mbrojtjes Civile me vendet kandidate dhe potencialisht kandidate, e cila përfshin vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor

Forcat e Armatosura në përbërje të ekipit shqiptar zhvilluan stërvitje koordinuese në Shirokë –Shkodër mbi veprimet e ekipit shqiptar për kërkim shpëtimin në situate përmbytje. Kjo stërvitje i paraprin stërvitjes “IPA CRO-FLOODS 2012” që do të zhvillohet në Zagreb-Kroaci në periudhën 21-25 maj 2012. Në kuadër të programit IPA (Instrumenti për Asistencën e pra-aderimit) të BE për bashkëpunimin në kuadër të Mbrojtjes Civile me vendet kandidate dhe poten-cialisht kandidate, e cila përfshin vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor si: Kroacia, Turqia, Mali i Zi dhe Maqedonia, si dhe vendet e tjera potencial-

isht kandidate si: Shqipëria, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova (sipas rezo-lutës 1244/99-njihen si vende potencialisht k and ida t e ) . IPA ka hartuar programe me qëllim përmirësimin e koordinimit dhe ndërhyrjeve duke siguruar ndërveprimin e ekipeve nga vendet e rajonit. Ekipet e ndërhyrjes së mbrojtjes civile nga vendet partnere po praktikohen për operacione shpëti-mi ndërkombëtar brenda Mekanizmit të Mbrojtjes Civile. Synimi është të forcohen kapacitetet ndërhy-rëse të vendeve partnere, duke përfshirë alarmin,

mobilizimin dhe dërgimin e ekipeve të ndërhyrjes së Mbrojtjes Civile, sipas qasjes së metodave të me-kanizmit, duke bashkëvepruar ngushtë me Qen-drën e Monitorimit të Informacionit (MIC). Ekipi shq-

iptar do të përfaqësohet me 24 vetë, ku drejtues ekipi është z.Pëllumb Dani, shefi emergjencave në Prefekturën e Shkodrës, z.Arben Mollaj, nga SHPFA; kordinatore stërvitje togere Enkeleda Mal-iqi, oficere për logjistikën n/togere Anisa Mance; dhe 4 grupe: - grupi i shpëtimit ujor nga BMR, i drejtuar nga kapiten Artur Xhaferaj, - grupi i

zhytësve nga Renea, i drejtuar nga Muhamet Harizi, - grupi i PMNZ Shkodër, i drejtuar nga Ilir Kopliku dhe grupi shëndetësor i Spitalit Rajonal Shkodër. Stërvitja koordinuese, u zhvillua duke u mbështetur në situatën e përgatitur për stërvitje në Zagreb, Kroaci, e cila përfshin 3 ditë dhe 1 natë, me skenarë real, si: shpëtimi në ujë, evakuimi i njerëzve nga banesat, shpëtim personi nga automjeti duke u mbytur, shpëtim të personave nga çatitë e shtëpive, shpëtim personash nga shembja e një ure (ku u praktikuan veprime me zbritje nga ura), si dhe sigurimi i infrastrukturës nga uji. Nga data 7-10 Maj 2012, në Shirokë u praktikuan element të shumtë, të cilët do të ndikojnë në stërvitjen e përbashkët me vendet partnere. Praktikisht, ishte Shkodra vendi i zgjedhur për kryerjen e kësaj stërvitje, meqenëse ka patur edhe raste emergjencash të tilla. Ekipi shqiptar u drejtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në MB, ku u ndoq nga afër edhe nga drejtori i kësaj Drejtorie z.Alfred Olli.

Page 8: 2010-2012 në këtë poligon janë asgjësuar rreth 1700 ton … · 2012-05-18 · ushtria 2 E prEmtE, 18 maj 2012 zyrtare stafi Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita Kryeredaktor:

ushtriaE prEmtE, 18 maj 20128 reportazh

Bejdo malo

Partizani kryeson gruPin, ngjitet në kategorinë e ParëKush janë protagonistët

që farkëtuan këtë Partizan Ministria e Mbrojtjes,

tifozët, stafi teknik dhe lojtarët e Parti-zanit janë katërshja

që kanë kurorëzuar me shumë sukses historinë e re të këtij ekipi. Partizani ka realizuar ëndrrën më të madhe. Kryeson grupin dhe është ngjitur në kategorinë e parë. Partizani në kategorinë e parë është përgatitur që të marrë përgjegjësi të mëdha pasi konkurrentët që do të përballen me të janë ekipe shumë të forta. Në kategorinë e parë do të jetë dhe rivali i përjetshëm i Partiza-nit, Dinamo, që po përjeton një krizë të thellë. Duke i ndjekur në stërvitje djemtë e Partizanit, në impiantin e tij në Kashar, bindesh se siguria që ky ekip do të ketë vijueshmëri është shumë e lexueshme.

Ministria e Mbrojtjes dhe Partizani….

Vendin e parë në historinë e re të Partizanit e mban Minis-tria e Mbrojtjes, e cila e mori i nekz i s t en t dhe e bë r i ek ip futbolli. Ministria e Mbrojtjes çdo gjë e filloi me procedurat juridike duke zbatuar ligjet e shtetit shqiptar dhe këto i bërë me transparencë dhe me korrek-tësinë më të madhe. Me një logo të re, me një logo të garantuar në bankë si markë, me një Partizan të regjistruar si aset dhe me një dokumentacion për emërimet e stafit nga ministri i Mbrojtjes, i kërkoi në shtatorin e vitit që kaloi Federatës Shqiptare të Futbollit që ta regjistronte si ekip në kategorinë më inferiore që ka futbolli shqiptar, sipas të gj i tha l igjeve ndërkombëtare të funksionimit të këtij sporti. Kështu u bë. Sapo Federata e Futbollit dha dritën jeshile që të formohet ekipi nisi dhe faza më e vështirë e këtij procesi të gjatë e të komplikuar dhe që brenda ka shumë mund dhe d je rsë . Ekipi u formua me caktimin e administronit Gjergj Thaka, me trajner Perlat Musta dhe Al-bert Alcani dhe me tërë stafin teknik që duhej për të zhvilluar në historinë e futbollit shqiptar konkursin e parë shembull dhe model për të gjitha ekipet. U

përzgjodhën 30 lojtarë. Por kra-has këtij konkursi u dhanë fondet për një autobus shumë komod, për një impiant në Kashar dhe tërë infrastruktura që duhej për një skuadër futbolli. Nuk ishte pak. U ringri t nga hiçi. Por ky aset i kësaj Ministrie nuk përfundon këtu. Vetë ministri i Mbrojtjes Arben Imami, por dhe tërë bordi mbikëqyrës bëri një ndjekje të problemeve dhe të punëve me shumë korrektesë dhe këmbëngulje deri në momentin që Partizani kryesoi grupin e tij

në kategorinë e dytë. Një rrugë e gjatë, një rrugë me shumë përpjekje dhe një kontribut i tërë zyrtarëve të kësaj ministrie, që vërtetoi se në këtë dikaster punohet dhe ka përgjegjësi për të gjitha detyrimet.

Stafi teknik dhe Partizani......Padyshim që meritë shumë

të madhe në tërë këtë marshim të madh të Partizanit pati dhe s taf i teknik, i c i l i besoi tek projekti i ministrit të Mbrojtjes Arben Imami. Gjerg j Thaka

e përmbledh me dy fjalë tërë kë të marshim. ‘Par t izani ka hedhur një hap të rëndësishëm për ringritjen e tij në elitën e futbollit shqiptar. Fillimi i se-zonit 2011-2012 e gjeti ekipin “pa shtëpi e katandi”, por me kalimin në administrim të Min-istrisë së Mbrojtjes, të kuqve të kryeqytetit u erdhi “gjaku” dhe tani janë gati për t’u kthyer në piedestalin e tyre. Prej kohësh dikasteri i mbrojtjes i ka plotë-suar procedurat për regjistrim-in e shoqërisë së re aksionare.

E fa lënderojmë Minis tr inë e Mbrojtjes sepse na dha besim dhe ne ja shpërblyem thotë ai për gazetën “Ushtria”. Ndërsa trajneri Perlat Musta thotë për këtë gazetë se: ‘Partizani ka kurorëzuar me sukses punën njëvjeçare, duke siguruar ven-din e parë, që do të thotë ngjitje direkte në kategorinë e parë’. Sipas trajneri t Perlat Musta, n jë punë s h u m ë s e r i o z e k a bërë Min i s t r i a e Mbro j t j e s , k a n ë b ë r ë t ë r ë l o j t a r ë t q ë kanë zba tuar de ty ra t t ekn ike dhe kanë zba tuar ob jek t iva t që ju j anë venë në ndesh je t e zhv i l l ua ra . Nuk j anë pak 52 p ikë mes n jë r iva l i t e t i shumë t ë madh d h e n ë t e r r e n e t ë vësh t i ra spor t ive . Kanë mer-i t a Thaka , Mus ta dhe Alcan i p a s i i s h i n s humë t ë b i ndu r t ek pro jek t i i Min i s t r i s ë së Mbro j t j e s dhe kë t ë p ro jek t e vunë në j e t ë . Tan i a t a kanë t ë d r e j t ë t ë ko r r i n f ry t e t e s u k s e s i t d h e f j a l ë t m ë t ë mi ra për t a . Kanë d j e r s i tu r shumë që t ë t ë ha rmon izo jnë 3 0 d j em t ë r i n j , t ë c i l ë t i k anë r e spek t ua r p ë r a t ë q ë kanë bërë në fushën e lo j ë s . A t a k a n ë f e s t u a r g j a t ë m e lo j t a rë t që a t a s t ë rv i t i n dhe dre j to jnë. Ky ësh të Par t izan i i emri t të madh, që pas i u de-gd i s në ka t egor i t ë in fe r io re , pas i vuaj t i pafundës isht nga problemet nga më të ndrysh-met, duket se po rikthehet.

Page 9: 2010-2012 në këtë poligon janë asgjësuar rreth 1700 ton … · 2012-05-18 · ushtria 2 E prEmtE, 18 maj 2012 zyrtare stafi Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita Kryeredaktor:

ushtriaE prEmtE, 18 maj 2012 9reportazh

Partizani kryeson gruPin, ngjitet në kategorinë e Parë

“S’ka Dinamo as tiron po ka vetëm Partizon”

Ky është slogani i ul tras-ave të t ifozëve të Partizanit. Mbi 3000 t i fozë nga Tirana kanë udhëtuar në drithërimat e Par t i zan i t në 20 nde sh j e t që a i k a z hv i l l u a r . E k anë shoqëruar kudo duke besuar t ek pro jek t i i Min i s t r i s ë së Mbro j t j e s , duke be sua r t ek a f t ë s i a e Thakës, Mustës dhe Alcani t dhe duke besuar tek rr i t ja nga ndeshje në ndeshje e 3 0 d j emve t ë P a r t i z a n i t . Po shumë t i fozë kanë gjetur dhe në çdo s tadium që kanë va j tu r . Mund t ë përmend im tre s tadiume të kategorisë së dytë, ku ekipi i Part izani t ka patur më shumë t i fozë se sa vetë ekipi vendas që ndeshej me të . Në Përmet Par t i zan i kishte 1000 t i fozë më shumë se sa Përmeti edhe pse ndeshja l uhe j n ë s t a d i um in “Dur im Qypi” të kët i j qytet i . E njëj ta s i tuatë u përsëri t në Tepelenë dhe në Librazhd. Po aq t i fozë dhe dashamirës Partizani gjeti në çdo qytet, gjeti në çdo vend ku shkoi. Ultrasit nga Lapraka e Tiranës ishin vlerë e shtuar e t i j , t ë c i l ë t nuk ju ndanë për asnjë moment, nuk i janë ndarë dhe i kanë shërbyer at i j për t ë qenë i qe të në fushë dhe për të besuar në f i tore. Kori i t i fozëve e ka shoqëruar kudo. Të gj i thë të qeshur, me shpresa e ëndrra, sepse ngjitja

në kategorinë e parë është një sukses i të gj i thëve, loj tarë-t i fozë, për të kaluar dhe tek s taf i drej tues.

Kontributi i çmuar i lojtarëve të Partizanit

D j e m t ë e d r e j t u a r n g a Ma rko P e l i n xh i d h e P e r l a t Musta kane di tur ta interpre-tojnë më së miri këtë kampi-onat shumë të vështirë. Ata ja kanë dalë mbanë. Kanë arritur 16 f i tore, katër barazime dhe dy humbje. Ata kanë grumbul-

luar 52 pikë duke shënuar 34 gola, duke marrë 52 pikë dhe duke pësuar ve tëm 10 gola. Cilë t kanë qenë këta djem të Par t izani t . Duke f i l luar nga po r t i e r i Myr to , duke vazh -duar me mbroj tës i t Çul lha j , Bozha, Miska, Sharra, Tata, duke vazhduar me mesfushorët, Alcani, Gjeçi, Thaka, Batha, Xhepa Verli, dhe duke vazh-duar me tre sulmuesit Maho, Gjoka, Boja mund të thuhen pa frikë fjalët më të mira. Kanë interpretuar me profesionalizëm

edhe pse pa shumë përvojë dhe janë gati për në kategorinë e parë. Trajneri P. Musta dhe ad-ministratori Gjergj Thaka thonë se për kategorinë e Parë do të bëjmë dhe shtatë përforcime të reja. Por Partizani si rrallë në këtë kampionat ka 13 lojtarë të t i j që kanë shënuar gola. Idi Batha mban vendin e parë me shtatë gola dhe lista vazh-don me 6 gola Klodian Asllani, me katër gola Franc Gega, me nga dy gola Alert Alcani, Erind Llesh i , Arsen Miska, Erg in

Bleta, Elvi Sharra Rezart Maho, Gevin Gjoka dhe me nga një gol Etien Hametaj dhe Mario Xhafa. Këta djem premtojnë dhe rezultatet pasojnë rezulta-tet. Partizani më këta lojtarë gjithçka e filloi në Memaliaj me atë fitore 2-1 dhe e mbylli me finalen e madhe. Kujtojmë fito-ren tenistike të Partizanit 5-1 me Përmetin, fitoren 3-1 me Sopotin e Delvinën si dhe tetë fitoret e pastra me rezultatin 2-0. Tërë shifrat flasin që lojtarët e Par-tizanit kanë dhënë një kontribut shumë të veçantë në këtë fitore të çmuar. Ende pa u mbyllur mirë kampionati vjen dhe një lajm shumë i gëzuar. Ish-lojtari i Partizanit Skënder Gega ka shpallur sot listën e skuadrës, e cila do të marrë pjesë në turneun e Austrisë, në takimet miqësore me moshataret nga Ukraina dhe Maqedonia. Në këtë listë bëjnë pjesë shumë lojtarë nga skuadra nga jashtë vendit dhe nga superliga si dhe disa nga kategoria e parë. Por lojtari i Partizanit është i vetmi që është thirrur nga kategoria e dytë, megjithëse, tashmë Partizani mund të quhet pjesë e kategorisë së parë. Idi Batha pasi është shpallur kampion i Grupit B me Partizanin dhe gjithashtu edhe golashënuesi më i mirë i të kuqve këtë sezon, ka marrë sot një tjetër lajm të mirë. Ai është thirrur nga trajneri Skënder Gega për dy ndeshjet miqësore që kombëtarja e shpresave do të luajë në Austri.

Page 10: 2010-2012 në këtë poligon janë asgjësuar rreth 1700 ton … · 2012-05-18 · ushtria 2 E prEmtE, 18 maj 2012 zyrtare stafi Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita Kryeredaktor:

ushtriaE prEmtE, 18 maj 201210 aktivitete

Flamuri Shqiptar valëvitet në aktivitetin e CISM-it “Sfida e Vrapimit Malor - Dimitrovgrad 2012”

Në bazë të plan kalendarit të aktiviteteve ndërkom-bëtare në kuadër të CISM-it, ekipi i atletikës

i FA mori pjesë në aktivitetin rajonal të CISM-it, ”Sfida e Vrapimit Malor-Dimitrovgrad 2012”, që u zhvillua në periudhën 11-12 maj 2012, në Dim-itrovgrad, Serbi. Aktiviteti u ndoq dhe u koordinua nga Drejtoria e Op-eracioneve dhe Stërvitjes në SHPFA, ndërsa delegacioni pjesëmarrës në ak-tivitet u kryesua nga n/kolonel Ardian Bali, komandant i bkmot, FT. Sfida e Vrapimit Malor, Dimitrovgrad, që nga viti 2009, organizohet nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Serbisë në bashkëpunim me CISM-in (Këshilli Ndërkombëtar i Sporteve Ushtarake) dhe në të ftohen të marrin pjesë kryesisht vendet e Ballkanit dhe më gjerë. Këtë vit përveç Shqipërisë merrnin pjesë vendi organizator Serbia si dhe vendet e tjera të rajonit Kroaci, Slloveni, Bullgari, Rumani, Mal i Zi, Maqedoni dhe Bosnje Her-cegovinë (gjithsej 9 shtete). Ceremo-nia e hapjes së aktivitetit u zhvillua me datë 11 maj 2012, në qendrën e qytetit Dimitrovgrad dhe në të merrte pjesë gjenerallejtënant Aleksandar Zivk-oviç, shefi i Inspektimit në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Serbisë (gjithashtu edhe zv/shef i CISM-it Serb), kryetari i Bashkisë së Dim-itrovgradit dhe përfaqësues të tjerë të lartë të ushtrisë dhe autoritete lokale. Pas ceremonisë u zhvillua mbledhja

teknike, njohja me kushtet e garës si dhe përnjohje me terrenin e garës nga të gjithë delegacionet pjesëmarrës në

aktivitet. Garat u zhvilluan në datën 12 maj 2012, në një terren malor dhe shumë të vështirë (450 m – 750 m

mbi nivelin e detit). Në disiplinën 12 km meshkuj konkurronin 35 atletë, ndërsa në disiplinën 8 km për femra konkurronin 17 atlete nga 9 shtete pjesëmarrëse. Në përfundim të garës në renditjen e përgjithshme të ekipeve meshkuj/femra të 9 shteteve pjesë-marrëse, ekipi i atletikës së FARSH, mori vendin e III duke zënë një vend në podiumin e nderit. Në vendin e I u rendit Rumania dhe në atë të II Serbia. Në përfundim të aktivitetit u zhvillua ceremonia e mbylljes ku ekipi i FARSH, mori kupë, medalje dhe diplomë si fitues i vendit të III.

Me datën 10 maj, ora 17.00 jahti turistik “Princesha Sophia” pësoi një defekt në motorin e majtë rreth 6 milje në traversë të Kepit të Lagjit, (Kala e Turrës).

Jahti me ekuipazh dhe turistë rusë vinte nga Korfuzi për në Mal të Zi. Në këto kushte ai i kërkon ndihmë kapitenerisë së Portit në Durrës, e cila lajmëron menjëhere Qendrën Ndërinstitucionale Detare Plepa, (QNOD) për situatën e dhënë. Ndërkohe oficeri i shërbimit i QNOD, merr leje nga drejtuesi i Komandës së Forcave Detare, Kapiten i Rangut të I-rë Ferdinant Kreshpani për të nxjerrë anijen e gatshme të Flotiljes Detare të Veriut në Kepin e Palit. Brenda pak minutash Motovedeta R-117, me komandant Kap.Lt. Oltion Beqiri, motorist Arben Koçi, bocman Vladimir Habili dhe radist Skender Elezi, kalon kanalin e bazës së Kepit të Palit dhe në një det 4 ballë i afrohet në minimumin e kohës per keto operacione “Princeshes Sophie”, me të cilën hyjnë në lidhje për ndihmën e kërkuar.

Ekuipazhi i jahtit kërkon thjesht shoqërimin në portin më të afërt për të riparuar difektin në motor, që ne këtë rast është porti i Durrësit.

Motovedeta R-117 bëri shoqërimin e jahtit për në port, i cili mbasi riparoi difektin, ditën e nesërme më datën 11 Maj u nis për në kursin e caktuar.

Ekuipazhi i jahtit modern falenderoi R-117 për ndihmën e dhënë si dhe autoritetet detare shqiptare që u treguan të gatshëm për riparimin e difektit.

Në këtë mënyrë Roja jonë Bregdetare shënon operacionin e parë humanitar në sezonin turistik të këtij viti, si shprehje e qartë e prezencës së shtetit shqiptar në këto hapësira.

Shefqet Kërcelli

Roja Bregdetare në Veprim…Ndihmohet jahti turistik “Princesha Sophia”

Vizitë inspektimi e ekipit të Armë-Kontrollit, të Forcave të Armatosura të Republikës së Malit të Zi, në Forcën tokësore

Rezultatet individuale të ekipit të atletikës së FA

Për herë të parë që nga anëtarësimi i FARSH në CISM në vitin 1995, u ngrit flamuri kombëtar në një ak-tivitet sportiv ndërkombëtar. Për më shumë, ngritja e flamurit në Serbi, merr vlera të veçanta. Ky rezultat pozitiv u arrit si produkt i përkush-timit dhe punës së pa lodhur të gjithë pjesëtarëve të ekipit të atletikës. Çdo garues i ekipit të FA meshkuj/ferma me rezultatin e tij individual tregoi se ekipi ynë ishte ndër ekipet më kompakt në aktivitet gjë e cila bëri të mundur ngjitjen në podium. Vlen të theksohet kontributi i trajnerëve të ekipit kapiten Melsi Hysa dhe kapiten Gernat Qirici, të asistuar teknikisht edhe nga toger Bledar Mesi (atlet, medalist, pjesë e ekipit Kombëtar të Atletikës dhe i ekipit të FARSH), të cilët kanë një eksperiencë dhe përvojë të ad-mirueshme pasi kanë marrë pjesë si sportistë dhe trajnerë në shumë aktivitete brenda dhe jashtë ven-dit. Një pikë e fortë e cila duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen ishte, grumbullimi i ekipit në kohë (6 javë para aktivitetit) dhe stërvitja intensive e tyre në kushte reale për këtë lloj garash. Ekipi i atletikës së FA do të vazhdojë përgatitjen për pjesëmarrjen në aktivitetin tjetër të rëndësishëm në kuadër të CISM-it, “Vrapimi Malor, Visocica 12”, që zhvillohet në periudhën 19-21 Korrik 2012, në Kroaci, me synimin për të arritur rezultate akoma më të larta.

Në datën 16 maj 2012, një Ekip i Armë-Kontrollit të Forcave të Armatosura të Republikës së Malit të Zi, i për-bërë nga 2 ushtarakë të FA malazeze, n/kolonel Vladimir Radmiloviç dhe n/kolonel Robert Goli, zhvilloi një vizitë inspektimi në shtabin e Komandës së Forcës Tokësore. Qëllimi i kësaj vizite ishte inspektimi i reparteve të FT, bazuar në kapitullin e IX të Dokumentit të Vjenës (VD-11). Fillimisht ekipi i Armë-Kontrollit u prit nga shefi i Shtabit të FT kolonel Albert Bora, i cili në emër të komandantit të Forcës Tokësore, gjeneralbrigade Viktor Berdo, ju uroi mirëseardhjen, dhe i shprehu falënderimet e përzemërta. Në vijim, në Sallën e Prezantimeve të Shtabit të FT, nga Dega e Planifikimit, u bë një prezantim informues mbi historikun, misionin, detyrat kryesore, strukturën, infrastrukturën, prioritetet e zhvillimit të kësaj force si dhe me kontributet që ka dhënë dhe jep FT në misionet si brenda vendit ashtu dhe ato për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, jashtë vendit. Informimi i ekipit të Armë-Kontrollit, u ndal kryesisht në punën që po bëhet në strukturat e Forcës Tokësore për konsolidimin e sistemit të stërvitjes. Gjithashtu pjesë e kësaj ekspozeje ishte dhe njohja me projektet konkrete të FT në drejtim të modern-izimit të sistemeve dhe pajisjeve. Në përfundim u bënë disa pyetje dhe u dhanë përgjigje, nëpërmjet të cilave ekipi inspektues u njoh me angazhimet dhe aktivitetin e Forcave Tokësore, në stërvitje, në operacione luftarake

e jo luftarake, çështjet që kanë të bëjnë me strukturën, me operacionet, me kapacitetet operacionale, me planet e zhvil-limit të personelit, me trajnimet, me projektet e moderniz-imit për të ardhmen, rolin dhe rëndësinë e përfaqësimit të femrave në ushtri si dhe prioritetet e zhvillimit dhe karrierës së n/oficerëve në FT dhe më gjerë. Nga ana e tij, n/kolonel Vladimir Radmiloviç në fjalën e tij shprehu konsiderata të larta për pritjen që ju rezervua në Komandën e Forcës Tokësore dhe për prezantimin që ju vu në dispozicion. Më pas ekipi u prit nga komandanti i Batalionit të Këmbësorisë së Motorizuar, nënkolonel Ardian Bali, i cili e njohu ekipin me misionin detyrat, strukturën, dhe angazhimet e këtij batalioni në përmbushjen e detyrimeve në përbërje të Forcës Tokësore, sfidat për të ardhmen, etj. Pas përfundimit të prezantimit ekipi vizitoi ambientet dhe kushtet për jetesë e stërvitje të këtij reparti, si dhe tek Qendra e Gjuhës së Huaj të FT gjithashtu u ndalën dhe në palestrën e përgatitjes fizike, ku ky efektiv stërvitet çdo ditë. U inspektua stërvitja e togës së mortajave, të kompanisë së armëve të rënda të këtij batalioni. Po këtë ditë, në vazhdim ekipi i Armë-Kontrollit zhvilloi një vizitë inspektuese në Batalionin e Këmbësorisë Malore, Vau-Dejës, Shkodër. U prezantua përkatësisht misioni, detyrat, struktura organizative, kontributet që kanë dhënë dhe japin trupat e këtij batalioni, për paqen, stabilitetit në rajon dhe më gjerë si dhe prioritetet për të ardhmen. Në përfundim të vizitës, u shkëmbyen dhurata si dhe u bë foto e përbashkët.

Page 11: 2010-2012 në këtë poligon janë asgjësuar rreth 1700 ton … · 2012-05-18 · ushtria 2 E prEmtE, 18 maj 2012 zyrtare stafi Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita Kryeredaktor:

ushtriaE prEmtE, 18 maj 2012 11 nato

“Afganistani, aftësitë e ardhshme dhe forcimi i partneriteteve do të krye-sojnë axhendën e samitit të Çikagos”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Gjithashtu, ai tha se samiti i 20 e 21 majit do të jetë një takim i rëndësishëm për Aleancën.

“Ky do të jetë samiti i angazhimit. Angazhim për të përfunduar tran-zicionin në Afganistan si dhe për të mbështetur afganët për të pasur një të ardhme sa më të qëndrueshme. Anga-zhim për të mbajtur NATO-n të aftë, në mënyrë që ajo të përballojë me sukses sfidat e shekullit XXI. Angazhim për të forcuar edhe më tej lidhjet me partnerët tanë në të gjithë globin”, u tha Rasmus-sen gazetarëve në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Samiti i 20 e 21 majit do të jetë takimi më i madh që NATO ka organi-zuar ndonjëherë me rreth 60 vende e organizata të përfaqësuara dhe përgatitjet për këtë takim janë në rrugën e duhur. Sekretari i Përgjithshëm ka zhvilluar disa takime para samitit me udhëheqës të ndryshëm të Aleancës, duke përfshirë presi-dentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryemin-istrin e Britanisë së Madhe, David Cameron, etj.Në Afganistan, pritet që samiti të vendosë kursin e angazhimit të ardhshëm të Aleancës atje. “Ne do të përfundojmë misionin tonë të ISAF-it deri në fund të vitit 2014, por angazhimi ynë për një partneritet afatgjatë me popullin afgan do të

Përgatitjet për samitin e 25 të NATO-s janë duke u zhvil-luar në qytetin e lindjes së presidentit amerikan Obama

në Çikago, Illinois. Qyteti do të mirëpresë mijëra vizitorë lidhur me këtë ngjarje më 20 e 21 maj. Më shumë se 60 krerë shtetesh e qever-ish do të takohen për të diskutuar në lidhje me sigurinë e stabilitetin në zonën euroatlantike. Ata do të dorë-zojnë vendimet e marra në samitin e Lisbonës në nëntor të vitit 2010, duke theksuar politikat kyçe të Aleancës si dhe duke riafirmuar lidhjen trans-atlantike.Zgjedhja presidenciale

Vendimi për të zhvilluar sami-tin në Çikago u mor nga presidenti Barack Obama, i cili tha se kjo do të theksojë rëndësinë e NATO-s për Shtetet e Bashkuara.

“Ai donte të tregonte se sa shumë e vlerësojnë Shtetet e Bashkuara NATO-n, sa të angazhuar ishin për të ardhmen e NATO-s, sa shumë u integrua ajo me planet e saj me të ar-dhmen e politikës amerikane. Kështu, ai vendosi që ne do të presim samitin dhe vendosi që ta bëjë këtë në qytetin e tij të lindjes. Kjo është arsyeja pse është kaq personale dhe e veçantë për të”, tha Ben Rhodes, zëvendës këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare të Komuniki-meve Strategjike. “Gjithashtu, kjo paraqet shumëllojshmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe diversitetin që për-faqëson shumica e shteteve anëtare të NATO-s, të cilët kanë një popullsi të konsiderueshme të diasporës këtu”, shtoi ai.Vendi i kulturave të ndryshme

Çikago është një qytet që ka një popullsi shumë kulturore prej rreth 2.6 milionë banorë, duke përfshirë diasporën nga shumë vende të NATO-s si Greqia, Italia, Polonia, Portugalia, Rumania e Turqia. Çdo aspekt i kulturës së qytetit është pa-suruar nga kjo popullsi e përbërë nga kultura të ndryshme, që nga rrugët e arkitektura e deri tek muzika e kuzhina e tij. “Ai është një komunitet i madh kulturor me art e me institucione kul-turore”, tha Warren Wilkinson, shef marketingu i “Zgjidhni Çikagon”. “Si qyteti i tretë më i madh në Shtetet e Bashkuara, ai është një destinacion shumë i rëndësishëm global. Çikago është një qytet i mrekullueshëm për NATO-n, për të mirëpritur një takim të tillë të rëndësishëm”, tha ai.Vendtakimi simbolik

Një pasuri tjetër e qytetit është McCormick Place, ku do të mbahet samiti i NATO-s. Ky vend simbolik, u ndërtua në vitin 1960, por u shkatër-rua nga zjarri në vitin 1967. Më pas, ai u rindërtua me një dizajn kom-plet ndryshe. I vendosur 4 km larg qendrës së qytetit të Çikagos, pranë liqenit Michigan, McCormick Place krenohet me më shumë se 250.000 m2

Çikago përgatitet për samitin e 25 të NATO-s

hapësire ekspozimi. Atje janë mbajtur në mënyrë sistematike konferenca ndërkombëtare dhe takime për vite me radhë. Ajo njihet si qendra e konventës më të madhe në Shtetet

e Bashkuara që mirëpret tre milionë vizitorë çdo vit. Ndërsa qendra e konferencës, i jep vitalitet samitit të NATO-s, stafi i saj do të merret me logjistikën gjatë samitit, duke siguruar

24 orë shërbim për të pranishmit.“Pothuajse për dy ditë e gjysmë

ne do t’u shërbejmë mbi 19.400 vakte jo vetëm të deleguarve e stafit që do të jenë këtu për NATO-n, por

edhe shtypit ndërkombëtar, që do të mblidhet këtu për të mbuluar këtë ngjarje. Ne do të sigurojmë shërbim prej 24 orësh, duke ofruar mëngjesin, drekën e darkën”, shpjegoi David R. Causton, menaxheri i Përgjithshëm i McCormick Place. trashëgimia ekonomike

Çikago është një qendër financiare me një sektor të fuqishëm industrial dhe po bëhet një lojtar i rëndësishëm në ekonominë globale. Komiteti pritës i samitit të NATO-s po planifikon një shumëllojshmëri kuzhinash, sportesh dhe ngjarje kulturore për t’i treguar vizitorëve shumëllojshmërinë e qytetit gjatë samitit të NATO-s dhe ata presin efekte të qëndrueshëm financiarë.

Lori Healey, drejtore ekzekutive e komitetit pritës shpjegon: “Ne kemi parashikuar se do të ketë një numër të madh punësh të përkohshme që do të krijohen nga ajo ngjarje dhe kjo është arsyeja pse ne po punojmë mbi ndikimin ekonomik. Ne e dimë se do të krijohen qindra vende pune. Ne duam të shohim se si do të përkthehet kjo në afatin e gjatë”.

Pra, ndërsa “Qyteti i Erës” po finalizon përgatitjet e tij për samitin e NATO-s, banorët janë të gatshëm të ndajnë qytetin e kulturën e tij të pasur si një shembull të qartë të përfitimeve së lidhjes transatlantike.

afgane të sigurisë, si pjesë e një për-pjekjeje të përbashkët ndërkombëtare, së bashku me afganët”, tha ai.

Samiti gjithashtu do të ngrejë çështjen e ndërtimit të aftësive të ardhshme në një periudhë të ashpër ekonomike. “Në Çikago, ne do të pr-ezantojmë rreth 20-30 projekte të tjera shumëkombëshe, duke përfshirë një mbrojtje, mirëmbajtje e mbikëqyrje më të mirë. Qëllimi ynë janë forcat e NATO-s të vitit 2020 – një Aleancë e aftë për dekadën e ardhshme e më tej. Mënyra për të arritur këtë është Mbrojtja e Zgjuar, një kulturë e re bashkëpunimi që lejon të gjithë aleatët të garantojnë më shumë siguri për qytetarët në një periudhë të ashpër”, tha Rasmussen. Sekretari i Përgjith-

shëm deklaroi se në Çikago, aleatët do të forcojnë rrjetin e tyre të partneritetit

rreth botës. NATO do të mbajë një takim të zgjeruar të ISAF-it, duke përfshirë 22 vende jo partnerë të NATO-s dhe një mbledhje të veçantë me një grup të përbërë nga 13 vende partnerë, për të njohur kontributin e tyre të rëndësishëm në misionet aktuale të NATO-s në Afganistan, Kosovë dhe Libi.

“NATO është e do të mbetet një Aleancë transatlantike, por kur bëhet fjalë për sigurinë, samiti i Çikagos do të tregojë se NATO është gjithashtu një partnere e zgjedhjes së paqes e sigurisë në botë”, tha Rasmussen.

Alba Musaraj

Afganistani, aftësitë dhe partneritetet kryesojnë axhendën e samitit të Çikagos

vazhdojë”, tha Rasmussen. Ai gjithashtu tha se misioni i përfundimit të tranzicionit në Afganistan dhe kalimi i sigurisë në duart e forcave afgane ёshtё në rrugën e duhur, ashtu siç ranë dakord të bënin aleatët e kombeve të NATO-s me presidentin afgan Hamid Karzai, dy vjet më parë në samitin e Lisbonës. Sekretari i Përgjithshëm tha se në Çikago aleatët do të bëjnë të qartë se cili do të jetë misioni i NATO-s pas vitit 2014.

“Unë pres që NATO të trajnojë, këshillojë e ndihmojë forcat afgane të sigurisë. Ky do të jetë një mision i ri me një rol të ri për NATO-n. Në Çik-ago, ne do të përcaktojmë gjithashtu angazhimin tonë për të ndihmuar financiarisht forcat e ardhme

Page 12: 2010-2012 në këtë poligon janë asgjësuar rreth 1700 ton … · 2012-05-18 · ushtria 2 E prEmtE, 18 maj 2012 zyrtare stafi Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita Kryeredaktor:

ushtriaE prEmtE, 18 maj 201212 opinion

Që nga viti 2008 ekonomia botërore është duke përjetuar periudhën më të vështirë që pas përfundimit të Luftës së Dytë

Botërore. Qeveritë janë duke aplikuar kufizime buxhetore për të kapërcyer rënien serioze ekonomike, e cila po jep efekte të konsiderueshme edhe mbi shpenzimet e mbrojtjes. Për më tepër, në rrjedhën e kësaj krize mjedisi i sigurisë së Aleancës ka ndry-shuar, dhe është bërë më i shumëllojshëm dhe i paparashikueshëm.

Kriza ka nxjerrë si kërkesë, më tepër se kurrë, riballancimin e shpenzimeve të mbrojtjes ndërmjet shteteve europiane dhe SHBA. Aleatët e tjerë të NATOs duhet që të reduktojnë diferencën e madhe që kanë me SHBA duke u paisur me kapacitete që konsiderohen si kritike, të zhvendosshme dhe mbështetëse, dhe të tregojnë ven-dosmëri politike për të arritur këtë qëllim. Shumica e shteteve antare të NATOs nuk janë të pajisura mirë për rreziqet e sotme dhe publiku i tyre është i pa përgatitur për zhvendosjet në vende të huaja dhe për sakrificat që ato sjellin. Shumica e shteteve europiane të NATOs kanë mungesa të thek-suara në transportin ajror strategjik, rezervat strategjike dhe municione, për të zhvilluar dhe mbështetur operacionet me intensitet të lartë jashtë vendit. Shkurtimet aktuale në buxhetet e mbrojtjes të shteteve antare kërkojnë mënyra të reja dhe të guximshme për të garantuar sigurinë tonë. Shtetet antare të NATOs janë duke u përballur me sfidat jo vetëm që të bëjnë më tepër së bashku se sa mund të bënin vetëm, por gjithashtu më tepër se sa kanë bërë më parë, dhe të gjitha këto me më pak fonde. Në këtë situatë kërkohet një ndarje e drejtë e detyrimeve për mbrojtjen, marrja e vendimeve të rëndë-sishme strategjike, por gjithashtu edhe një mënyrë e re mendimi.

Mbrojtja e Zgjuar është përgjigja e NATOs ndaj kësaj situate. Pa investimet e duhura ne rrezikojmë një Europë të ndarë, të dobët, dhe në një situatë në të cilën qeveritë europiane do të jenë më pak të afta për të mbrojtur popullsinë e tyre nga rreziqet e reja.

Përmbajta e konceptit të Mbrojtjes së Zgjuar

Në përgjigje të kësaj gjendje në dukje pesimiste Sekretari i Përgjithshëm i NA-TOs, Rasmussen paraqiti një rrugë të re për shpenzimet e mbrojtjes gjatë kohëve të vështirësive ekonomike: MZ “që jep siguri më të madhe, por me më pak para, duke punuar sëbashku me më shumë fleksibi-litet”. Si pjesë të kësaj përqasje ai rekoman-don që shtetet të ”grupojnë dhe shpërndajnë kapacitetet, të vendosin prioritetet e duhura, dhe që më mirë të koordinojnë përpjekjet”. Si aleanca më e suksesshme ushtarake e botës NATO është pozicionuar për të koordinuar përpjekje të tilla: “Grupimi dhe shpërndarja janë jetësore në se duam që të zhvillojmë njohuritë dhe kapacitetet tona ushtarake dhe NATO është mjaft e vendo-sur për të identifikuar dhe lidhur sëbashku shtetet që kanë nevoja të njëjta, por jo mjaft para për të ndërtuar kapacitetet më vete”. Më tej Sekretari i Përgjithshëm theksoi se grupimi në vetvete nuk është i mjaftueshëm, se paratë e shpenzuara për mbrojtjen kanë nevojë që të prioritarizohen, dhe se “kemi nevojë që të reduktojmë burokracinë dhe të zvogëlojmë strukturat tona”. Ai argumentoi nevojën për koherencë në rritje: “Kjo është koha për përdorimin më të mirë të NATOs si një këshillues dhe një ndërmjetës të nder-shëm, për të siguruar një shkallë koherence për çdo shkurtim që mund të gjykohet, dhe të minimizohet ndikimi i tyre në efektivitetin e përgjithshëm të Aleancës”. Për t’u për-

Mjedisi aktual i sigurisë dhe Koncepti i Mbrojtjes së Zgjuar

gatitur më mirë për të ardhmen, Rasmussen theksoi dy prioritete: “investimin në shkencë dhe teknologji, dhe krijimin e një koherence më të madhe brenda Europës”. Ai argumen-toi që shtetet të caktojnë një pjesë të madhe të shpenzimeve për kërkim-zhvillimin për projektet shumëkombëshe dhe të ndërtojnë lidhje të ngushta me sektorin privat. Në Europë, ai nënvizoi se NATO dhe BE kanë 21 antarë të përbashkët dhe se ai “sinqerisht shpreson se NATO dhe BE do të intensi-fikojnë bashkëpunimin e tyre praktik”.

Në konkluzion ai theksoi se “MZ nuk është një imponim i NATOs mbi shtetet. Ajo është për t’i aftësuar ata që të punojnë më mirë dhe më me efektivitet dhe efiçensë sëbashku. Roli i NATOs është që të japë udhëzimet strategjike, të identifikojë fushat e mundshme të bashkëpunimit, të veprojë si mbajtëse e rregullit në shtëpi, dhe që të ndajë praktikat më të mira”.

Rreziqet e reja dhe realitetet e reja fi-nanciare tregojnë se SHBA nuk mundet që të ndjekë më një përqasje për mbrojtjen që nuk merr parasysh dimensionet ekonomike, mjedisore dhe sociale të sigurisë. Janë 6 parime të MZ: sinqeriteti duke mundësuar një dialog të qartë me popullin rreth rolit të mbrojtjes si pjesë e një kornize të gjerë të sigurisë që e vendos NATOn në një pozi-cion që parandalon konfliktin; mundësia për të marrë pjesë, duke krijuar mundësi që çdo sektor i ekonomisë të marrë pjesë në mbrojtjen e vendit; fuqizimi i sipërmar-rësve dhe qytetarëve individualisht për të krijuar një ekosistem jetësor të mbrojtjes që është reflektim i vlerave që kanë rëndësi për popullin; efiçensa për të bërë më shumë me më pak duke mbledhur idetë më të mira nga burime që japin zgjidhjet më të mira, me çmime më të lira dhe më të shpejta për problemet më të “vështira” për sigurinë; mprehtësia për të parë në brendësi që nga momenti i shpikjes, zbulimit dhe eksperi-encës për të përfunduar tek mundësitë dhe sfidat e një bote në ndryshim; mbështetja duke bërë më të mirë ekonominë e mbrojtjes për të mbrojtur lirinë pa i mbingarkuar qytetarët me kosto të panevojshme.

MZ është një lëvizje për domosdosh-mërinë e përmirësimit të përqasjes ndaj mbrojtjes së vendit për të siguruar një botë më të sigurtë. Ajo është një riorganizim i industrisë së mbrojtjes për t’ju drejtuar më mirë sfidave të botës në ndryshim. MZ bën më të mirën e investimit kombëtar, duke promovuar më pak konflikt dhe më tepër siguri nëpërmjet mënyrave transparente dhe me kosto efektive të bërjës së gjërave.

Zbatimi i konceptit të Mbrojtjes së Zgjuar dhe problemet

MZ është përgjigje e menduar ndaj rritjes të ashpërsisë së mjedisit ekonomik. Me më shumë koordinim midis vendeve të NATOs, MZ do të ndihmojë për të patur kapacitetet e duhura në dispozicion dhe për të arritur objektivat tona siç përshkruhet në Konceptin Strategjik të vitit 2010. MZ nuk do të thotë shkurtim i shpenzimeve të mbrojtjes. Ajo është presion ndaj buxheteve të mbrojtjes të shteteve antare të NATOs, për një shpenzim më të mirë, dhe të për-bashkët si një Aleancë.

MZ ka për qëllim që të përmirësojë koordinimin brenda 3 perspektivave koher-ente dhe të ndërvarura: prioritarizimi (cilat kapacitete), specializimi (kush do ta bëjë dhe çfarë do të bëjë) dhe koordinimi.

Prioritarizimi do të ndihmojë Aleancën, për t’i fokusuar investimet, për të marrë rendimentin më të lartë të përfitimit për mbrojtjen dhe sigurinë. Duhet të jemi të sigurtë se prioritetet e vendeve dhe Aleancës të jenë koherente.

Bashkëpunimi shumëkombësh nuk është i ri. Ajo që është e re është ndjenja e urgjencës për të bashkëpunuar më mirë.

Specializimi është ndoshta më sensitivi. Nën presionin financiar, vendet aleate mund të lenë mënjanë kapacitetet kyçe. Qëllimi i MZ është që të koordinojë zgjedhjet e vendeve dhe të lehtësojë specializimin duke u fokusuar në anët e forta specifike të vendeve. Kjo kërkon besim dhe gjetjen e balancës së duhur ndërmjet sovranitetit dhe solidaritetit.

Është akoma herët për të folur rreth arritjeve të rëndësishme. Po përgatitet një listë e inisiativave për të cilat vendet e NATOs kanë rënë dakort dhe po punojnë aktivisht me qëllim që inisiativat të kthehen në rezultate të dukshme. Vendet kanë nevojë për parime udhëheqëse. MZ nuk duhet që të jetë e orientuar vetëm nga projektet, por gjithashtu e orientuar nga parimet.

NATO ka ngritur një task forcë për të nxitur MZ. Rekomandohet grupimi dhe shpërndarja që në hapat fillestarë të kërkimit dhe zhvillimit të projekteve. Hapi i parë të jetë lidhja e kapaciteteve kombëtare me bazën industriale/teknologjike për të rritur bashkëpunimin ndërkufitar në zhvillimin e paisjeve dhe prokurimin; për çfarëdo që është zhvilluar dhe ndërtuar bashkërisht mund që të blihet më lehtë, vihet në veprim dhe luftohet bashkërisht. Grupimi i referohet kapaciteteve dhe NATO e konsideron që kapacitetet kanë aspekte të ndryshme: dok-

trinën, organizimin, stërvitjen, materialet, lidershipin, personelin, paisjet dhe ndërve-primin. Për këtë arsye përputhja e politikave në të gjithë këto fusha është e nevojshme, dhe jo vetëm në atë të kapaciteteve.

Një pikë tjetër e rëndësishme për t’u theksuar është se vizioni linear i zhvillimit të sistemeve të mbrojtjes mund të jetë zh-gënjyes. NATO nuk po ju riadresohet ka-paciteteve nga niveli zero, por po ndihmon vendet e Aleancës që të modernizojnë dhe përshtatin kapacitetet aktuale.

Qendrat e Ekselencës të NATOs luajnë një rol të rëndësishëm për transformimin e NATOs. Ato janë një shëmbull i mirë i bashkëpunimit kosto-efektivitet ndërmjet vendeve të koordinuara nga NATO, që nxitet nga MZ. Zhvillimi i mëtejshëm i QE si nyje të arsimimit dhe stërvitjes është një nga projektet brenda inisiativës së MZ. QE ofrojnë përfundime shumë të nevojshme ndërkombëtare për çështjet që lidhen me transformimin, si dhe mbështetje për op-eracionet në zhvillim. Ato janë një burim shtesë në terma të personelit dhe në veçanti ekspertëve të çështjeve të caktuara.

Konfigurimi i QE i bën ato të afta që t’i përgjigjen problemeve përkatëse dhe kritike në kohë, si dhe punës mbi projekte për nevojat e së ardhmes. Kërkesat për mbështetje grumbullohen nëpërmjet pro-gramit të punës të zhvillimit vjetor të QE, i cili është mjeti parësor për të koordinuar inputet e NATOs për seicilën QE. Ashtu si institucionet e sponsorizuara nga shtetet, QE ofrojnë aftësi unike për zhvillimin e kapaciteteve, si dhe mbështetje për stërvitjen dhe operacionet.

QE bëjnë një punë të shkëlqyer për kërkimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve, jo vetëm për NATOn, por gjithashtu jashtë strukturës komanduese të saj. Ato jo vetëm mbajnë një balancë të shëndet-shme midis solidaritetit dhe sovranitetit, por gjithashtu sigurojnë një dinamizëm që proçesi i shtabeve të NATOs nuk e bën gjithmonë. QE të NATOs janë një kredit i madh për vendet, dhe shërbejnë si modele të qëndrueshme për zgjidhjet shumëkombëshe.

Besimi midis aleatëve mundet që të ndërtohet vetëm bazuar në parime dhe rregulla të qarta për të garantuar se niveli i kërkuar i efektivitetit operacional për kapacitetet e ndara të arrihet nga vendet, ashtu si dhe parimet dhe rregullat e qarta për të garantuar përdorimin e seicilës prej këtyre kapaciteteve.

Për më tepër ka një shqetësim të

fortë për sovranitetin. Të gjithë shtetet e NATOs janë të pavarur dhe sovranë, dhe është normale që asnjë shtet nuk është i gatshëm që të braktisë as pavarësinë dhe as sovranitetin. Ja përse duhet që të gjejmë ballancën e duhur ndërmjet sovranitetit dhe solidaritetit. Solidaritet do të thotë që seicili shtet mund të vendosë që të kon-tribuojë ose jo. Kur një shtet shpenzon më tepër para për kapacitetet ai ka të drejtë që t’i përdorë për qëllimet e tij. Seicili shtet duhet që të garantohet se çfarë kontribuon do të jetë në dispozicion të nevojave të tij. Solidaritet do të thotë që një kapacitet i zhvilluar me shtetet e tjera duhet që të jetë në dispozicion për grupin dhe i garantuar kur Aleanca e kërkon atë.

Gjetja e një balance midis të dyjave është një kusht kryesor për një sukses afatgjatë në mënyrën e të menduarit shumëkombësh. Ne duhet që të jemi të sigurtë se çështja është marrë parasysh dhe se çdo shtet e bën transparent që më parë çdo kusht ose caveat.

Së fundi, edhe pse MZ nuk mund të emërtohet si një ”inisiativë partneriteti”, ne mund të parashikojmë që disa shtete partnere të NATOs mund të kontribuojnë për atë, veçanërisht ato që aktualisht kanë bashkëpunim në vazhdim me shtetet an-tare të NATOs.

Në këto kohë të vështira, çdo euro, dollar apo lekë ka rëndësi. MZ është një koncept që inkurajon aleatët për të bashkëpunuar për zhvillimin, blerjen dhe mbajtjen e kapaciteteve ushtarake për të realizuar problemet aktuale të sigurisë në përputhje me konceptin e ri strategjik të NATOs. Kjo do të thotë që të bëhet më mirë grumbullimi dhe ndarja e ka-paciteteve, vendosja e prioriteteve dhe koordinimi i përpjekjeve.

Plani i MZ i miratuar nga Ministrat e Mbrojtjes përbëhet nga projektet që kanë për qëllim që të “ndërtojnë një siguri më të madhe me më pak resurse, por me më shumë koordinim dhe ko-herencë”. Inisiativa përfshin ndërtimin e kapaciteteve të mbrojtjes bazuar në teknologji të avancuar, inteligjencë, sur-vejim, zbulim (ISR) si dhe logjistikë dhe trajnim. Teknologjia ISR përfshin midis të tjerave dronet e avancuar, kapacitetet për vëzhgim me satelit dhe vëzhgimin e fushë betejës. Midis prioriteteve të tjera të planit të MZ, NATO ka rreshtuar pro-jektet për rifurnizimin në ajër, mjete me komandim në distancë që bëjnë të mundur hapjen e rrugëve në një mjedis me paisje eksplozive të improvizuar dhe projektet për mbështetjen logjistike për helikopterët dhe aeroplanët e patrullimit detar. Plani i NATOs është që të arrijë përputhjen me teknologjinë e mbrojtjes së SHBA.

Në shumicën e operacioneve të për-bashkëta kapacitetet ushtarake të shteteve të NATOs luajnë një rol dytësor ndërsa SHBA merr drejtimin. Kjo është arsyeja që NATO nuk do që të shpenzojë më tepër, por të shpenzojë më mirë.

Koncepti i MZ përmblidhet në një numër projektesh pragmatiste afatsh-kurtëra dhe një vizion afatgjatë për të ndërtuar kapacitetet. Deri në kohën e Samitit pritet që rreth 20-30 projekte të pra-nohen nga grupet e shteteve për të vazhduar, duke përfshirë një shtet në rolin e drejtuesit. Këto do të mbulojnë projektet e blerjes, stërvitjen, mbrojtjen e forcës, angazhimin efektiv, ISR dhe bashkëpunimin logjistik për paisjet ekzistuese. Verën e kaluar NATO identifikoi projektet për mjetet e komanduara në distancë për të hapur rrugët në ambjente ku ka paisje eksplozive të improvizuara, për grupimin e avionëve të patrullimit detar dhe për mbështetjen logjistike të helikopterëve të zhvendosur. Furnizimi në ajër ka dalë si një prioritet kryesor.

(vijon nr. e ardhshëm)

ruzhdi rustemi

Page 13: 2010-2012 në këtë poligon janë asgjësuar rreth 1700 ton … · 2012-05-18 · ushtria 2 E prEmtE, 18 maj 2012 zyrtare stafi Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita Kryeredaktor:

ushtriaE prEmtE, 18 maj 2012 13anaLiza nGa strafor

Kriza financiare europiane u përqendrua për disa vite në idenë e parandalimit të Greqisë nga pamundësia për të paguar borx-

hin e saj kombëtar. Gjithsesi, pjesa tjetër e Europës ka pasur kohë për të përgatitur veten për çdo pasojë të mundshme nga një dështim në pagesën e borxhit grek. Kjo (kriza Greke) po ndryshon dinamikën midis Greqisë dhe Europës si dhe tendencat e reja shoqërore brenda Greqisë, që janë ilustruar në ndryshimin e marrëdhënieve në mes të elitës politike greke dhe popullit të saj. Me date 28 shkurt 2012 në STRATFOR është botuar një analize e kësaj situate, të cilën po e paraqesim më poshtë të shoqëruar edhe me komente nën këndvështrimin tone mbi këtë problem. Që nga fillimi i krizës financiare në vitin 2008, veprimet e udhëheqësve europianë kanë qenë të diktuar nga nevoja e supozuar për të mbajtur Greqinë pavarë-sisht nga pamundësia për te mos e paguar borxhin e saj masiv kombëtar, në të gjitha shpenzimet. Madje edhe duke përballuar koston e humbjes së popullaritetit të brend-shëm për mbështetjen e shpëtimit të Greqisë, dhe madje edhe në qoftë se vetë Greqia dukej jo shumë e gatshme apo e paaftë të ripaguajë paratë që Europa ka derdhur në të. Politikanët europianë e vendosën si prioritet parandalimin e një dështimi grek në mënyrë për të parandaluar rënien e eu-ros - dhe ndoshta Bashkimin Europian - nga dështimi, nga kolapsi i plotë. Megjithatë, kjo gjë tani mund të ndryshojë, jo vetëm marrëdhëniet midis Greqisë dhe pjesës tjetër të Europës, por edhe marrëdhëniet në mes të elitës politike të Greqisë dhe popullit grek. Kur Greqia mori paketën e parë të ndihmës në 2012, perspektiva e një dështimi të Greqisë dhe të një infektimi apo ndotje financiare krijoi një dinamike të ngjashme me një shkatërrim reciprokisht të sigurtë mes Greqisë dhe pjesës tjetër të Europës. Në rast se Europa nuk do vijonte të paguante, Greqia do shkonte drejt shkatër-rimit dhe në qoftë se Athina do mbytej në borxhin e vet, atëherë shumë vende të tjera europiane, sipas të tërë gjasave do bënin të njëjtën gjë. Megjithatë, pa përpjekje për reforma të dukshme në Greqi- ose së paku pa treguar se po përpiqen për këtë – vijimi i ndihmës do ishte politikisht i papranueshëm në pjesën tjetër të Europës. Kjo situate çoi në një ecejake të gjatë me radhë midis Greqisë dhe Europës - Greqia dështon të përmbushë angazhimet e saj për reforma dhe Europa refuzon fondet dhe kërkon më shumë masa shtrënguese; Greqia tenton të marrë masa shtrënguese, por siç duket ajo është në prag të dështimit, atëherë fondet europiane rifillojnë dhe parandalojnë fatkeqësinë. Pas dy vjetësh tashmë, megjithatë, ky bilanc mund të zhvendoset. Europa ka pasur kohë të sekuestrojë potencialisht borxhin e keq grek dhe njëkohësisht të ndërtojë mbrojtjen institucionale kundër korrupsionit, duke krijuar një tampon mbrojtës për veten nga pasojat e një mospagese nga Greqia. Është e vështirë për të gjetur shifra të sakta që të përshkruajnë sa entitetet europiane kanë ulur ekspozimin e tyre ndaj borxhit privat dhe publik Grek, të vlerësuar në rreth 350 miliardë euro ose 469.000.000.000 $), por Banka Qendrore Europiane ka ndërmarrë hapa të paprecedent në dy vitet e kaluara për të reduktuar kërcënimin. Pas tre vitesh të reformave të vështira, situata Greke vetëm se është përkeqësuar. Greqia po hyn në vitin e pestë të recesionit me një papunësi rreth 25%. Përfitimet e shmangies së shkatër-rimit dhe mundësia për të mbetur brenda

Kriza greke po shndërrohet nga krizë financiare në krizë politike

eurozonës janë duke u bërë më pak të qarta për shtresat e mesme të grekeve, siç janë të paqarta edhe përfitimet afatgjata të kursimit në rritje. Diskutimet dikur tabu të një rënie të Greqisë, tashmë po bëhen më të spikatura jo vetëm në Greqi, po edhe kudo në Europë. Vlerësimi i STRATFOR për krizën greke është se; në thelb ajo është krizë politike dhe jo ekonomike. Kushtet financiare europiane do të përkeqësohen, dhe pabarazia e kushteve sociale dhe ekonomike midis vendeve anëtare të BE do të kombinohen me një humbje (të perceptuar ose të vërtetë) të sovranitetit kombëtar, duke rënduar kështu ndjenjat na-cionaliste, duke i çuar ideologjitë më radikale në një rrjedhë që në fund të fundit çon në një thyerje themelore në sistem të shkaktuar nga diferencat politike dhe jo ekonomike. Para kësaj, ne do të presim të shohim ndryshime të caktuara shoqërore të ndodhin në vende të veçanta europiane. Një ndryshim i tillë po fillon në Greqi, ku STRATFOR së fundi ka shënuar disa ngjarje që mund të quhen pa frike anomali, siç janë dhuna në protesta sociale, duke rritur mbështetjen e ideologjive alterna-tive politike dhe me një prani të zvogëluar të elementeve më të moderuar të shoqërisë, me sa më shumë njerëz që largohen nga zonat urbane ose emigrojnë në kërkim e punësimit. Këto ngjarje mund të sinjalizojnë transformimin nga një krizë kryesisht finan-ciare në një krizë kryesisht politike brenda Greqisë, një prirje që ka gjasa të përhapet në të gjithë Europën.

Protestat Greke në zhvillimNgjarja e parë anormale e kohëve

të fundit brenda Greqisë ishte dhuna, që shpërtheu gjatë demonstratave masive në Athinë, përpara miratimit me 12 shkurt nga Parlamenti i Paketës Shtrënguese më të fundit. Vendi ka qenë për gati dy vjet në një gjendje thuajse të vazhdueshme protestash mbi masat shtrënguese, dhe kjo ishte hera e parë që një numër relativisht i vogël i pro-testuesve e ktheu atë në një demonstratë të organizuar të dhunshme. Deri në kohën kur incidenti kishte përfunduar, rreth 48 ndërte-save në Athinë i ishte vënë zjarri, rreth 150 biznese ishin plaçkitur; mbi 100 njerëz, duke përfshirë edhe 68 oficerë policie ishin plagosur dhe 130 njerëz ishin arrestuar. Trazira të ngjashme, por më të përmbajtura kishin ndodhur një të shtunë përpara së Parlamenti të miratonte një tjetër shkurtim të buxhetit me një vlerë rreth 325 milionë euro. Athina ka kaluar së paku pesë pako

të mëdha të Masave Shtrënguese në dy vitet e fundit, kështu që vota parlamentare e 12 shkurtit nuk ishte veçanërisht drastike. Për më tepër, megjithëse protesta e fundjavës se 11 dhe 12 shkurtit me një shifër të vlerësuar prej rreth 80.000 demonstruesish, ishte një nga demonstratat më të mëdha të kohëve të fundit, përsëri ajo ishte e vogël krahasuar me demonstratat e korrikut të 201, kur u morën masa të ngjashme shtrënguese, demonstrata në të cilat morën pjesë rreth 100.- 120.000 vetë. Megjithatë, pavarësisht nga frekuenca dhe madhësia e protestave, dhuna ka qenë e rrallë dhe nuk ishte ngritur mbi nivelin e përleshjeve të vogla midis një numri të vogël protestuesish dhe policisë. Sërish mund të thuhet se pavarësisht frekuencës dhe masës së protestave, dhuna ka qenë e rrallë dhe nuk është ngritur në nivelin e përplasjeve të vogla midis ndonjë grupi të vogël protes-tuesish e policisë. Demonstruesit paqësorë dinë të frenojnë apo të hakmerren kundër protestuesve të maskuar apo me maska, të cilët janë në pakicë dhe janë më të interesuar për të nxitur kaosin se sa të korrigjojnë çështjet për të cilat ata protestojnë, ankesat e tyre. Nëse incidentet e dhunshme si ajo që ndodhi më 12 shkurt do të vazhdojnë, kjo do të paraqiste një ndryshim thelbësor në natyrën e trazirave sociale në Greqi.

Ngritja e ekstremit të periferisë së majtë

Qeveria aktuale greke, e përbërë nga konservatorë (ND), Demokracia e Re, Lëvizja Socialiste Panhelenike (PASOK) dhe nga një pakicë që është e djathta eks-treme Rally Popular Orthodhokse, kishte për qëllim vetëm për të fituar kohën e mjaftueshme për të kaluar reformat jopopul-lore të nevojshme, për të siguruar një bailout të dytë për Greqinë dhe miratimin e Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Me arritjen e kësaj, Greqia ka shpallur synimin e saj për të mbajtur zgjedhjet e përgjithshme në muajin prill 2012.

Ky është konteksti për anomalinë e dytë brenda Greqisë: Që është rritja e mbështetjes për partitë e ekstremit të periferisë së majtë. Historikisht, Demokracia e Re dhe PASOK kanë dominuar skenën politike greke, duke alternuar pushtet gjatë disa dekadave të kaluara. Gjatë zgjedhjeve të fundit të përgjithshme të vitit 2009 në Greqi, dy partitë më të votuara përfaqësuan 77 për qind të votave të përgjithshme, ky ishte një

testament për ndikimin relativisht të kufi-zuar të partive të vogla radikale. Në javët e fundit, dënimi publik që i beri Demokracia e Re, masave shtrënguese të mëtejshme ka ushqyer një rritje dramatike të mbështetjes së kësaj partie, mbështetje që arriti deri në 30 për qind. Para votimit parlamentar të 12 shkurtit 2012, Demokracia e Re dukej e pozicionuar mirë për zgjedhjet e ardhshme të Greqisë. Megjithatë, vetëm disa ditë pasi Demokracia e Re dhe PASOK-u votuan për të miratuar paketën e fundit të Masave Shtrënguese, të dyja palët patën rënie në renditjen e tyre në anketat publike me një ulje më të madhe të të gjitha kohëve, me një renditje që shkon për Demokracinë e Re në rreth 19 për qind në disa sondazhe – me një rënie me më shumë së 10 për qind, krahasuar me popullaritetin e saj para zgjedhjeve. Sondazhe të njëjta tregojnë se tre partitë e ekstremit të majtë së bashku janë votuar nga rreth 37 për qind, ndërkohë që Demokracia e Re së bashku me PASOK në shkalle kombëtare janë votuar vetëm 32 për qind. Të tre partitë e majta kundërshtojnë kushtet aktuale të planit të Greqisë - Partia Komuniste e Greqisë nëpërmjet liderit të saj Aleka Papariga shkoi aq larg sa të deklarojë se mospagesa e njëanshme është e vetmja rrugë përpara për Greqinë. Për aq kohë sa shmangia e mundësisë për të mos paguar ka qenë imperativ kryesor i Greqisë, politikanët grekë - pavarësisht nga ideologjia - kanë pasur pak zgjedhje, përveç që të kalojnë çdo masë shtrënguese shtesë të kërkuar nga Bashkimi Europian dhe FMN. Tani, që një mospagim i Greqisë paraqet më pak rrezik për Europën, politikanët grekë do të humbin mbështetjen - dhe interesat - e fuqive europiane që i kanë lejuar ata që të shkelin vullnetin e brendshëm politik dhe social. Më tej, kur në Greqi të rritet mërzia dhe padurimi për situatën e tyre, zgjidhjet alternative të tilla si mospagimi do të konsid-erohen me pak radikale dhe do të bëhen më të pranueshme nga masat. Ndikimi i poli-tikanëve kryesorë të Greqisë, të cilët kanë bashkëpunuar me Europën për të shmangur mospagimin do të mund të zbehet si brenda Greqisë dhe në të gjithë Europën.

Zhvendosjet e popullsisë grekeMe dhunën në protesta dhe popul-

laritetin në rritje të partive politike greke të ekstremit të majtë, një zhvendosje e segmenteve të popullsisë greke është duke kontribuuar për një ndryshim të detyruar

social në Greqi. Elementet moderues të shoqërisë greke janë duke lënë Athinën dhe qytete të tjera të mëdha, dhe ndërkohë disa, jo pak, janë duke e lënë vendin në tërësi. Aktualisht migrimi i brendshëm dhe statistikat e emigrimit për Greqinë janë të vështira për tu gjetur, por ka mjaft dëshmi anekdotike për të sugjeruar se njerëzit janë duke lënë qytetet ose vendin në një shkallë gjithnjë e më të shpejtë. Greqia ka një traditë të fortë si të migrimit të brendshëm ashtu edhe të emigrimit në kohë të vështirësive ekonomike. Shumica e grekëve, të cilët janë në gjendje të mirë ekonomike i dërgojnë fëmijët e tyre jashtë vendit për të studiuar. Duke pasur parasysh që shkalla e papunë-sisë për personat nën moshën 25 në Greqi është gati 50 për qind, duket se vetëm pak të rinj janë rikthyer nga jashtë Greqisë. Në shtator 2011, organizatorët e një programi të sponsorizuar nga qeveria për emigrim në Australi, një program që thuhet se tërhoqi vetëm 42 njerëz në vitin 2010, u tejmbush kur më shumë se 12.000 njerëz nënshkruan për të marrë pjesë në të.

Ata, të cilët nuk mund të largohen nga vendi kanë filluar të bëjnë të kundërtën e urbanizimit masiv që ka ndodhur në qytetet e mëdha greke gjatë dy dekadave të kaluara. Popullsia e Greqisë është afërsisht 11 milion banorë - vetëm popullsia e Athinës është gati 4 milionë banorë. Sipas organizatës së bashkuar të fermerëve grekë, midis 2008 dhe 2010 – madje edhe përpara se të ndjehej efekti i reformave të ashpra - rreth 38.000 anëtarë të komunitetit të biznesit në vend humbën apo lanë punët e tyre në qytet dhe u kthyen në fshatra, në ferma. Shumica e grekëve që u larguan nga fshati në qytete, ende kanë lidhje me familjen dhe tokën në fshatrat e origjinës ku kanë shtëpitë e tyre. Pas katër viteve të recesionit me një fund që nuk parashikohet dot dhe me një qeveri që në mënyrë graduale po e humb kontrol-lin mbi të ardhmen e vendit, grekët të cilët mbetën akoma në qytete janë ata të cilët nuk kanë mundësi për të përmirësuar situatën e tyre, janë të kufizuar dhe që e shohin veten e tyre - dhe Greqinë – duke humbur kontrollin mbi jetën, mbi situatën, kushtet e rrethanat e tyre. Ndërkohë që segmentet e moderuara të shoqërisë largohen nga qytetet, ato krijojnë më shumë hapësirë për pikëpamje ekstrem-iste, për të ardhur në ballë, për të dalë në sipërfaqe. Kjo, e kombinuar me zhvillime të tjera të brendshme të Greqisë në zhvil-limin vendas dhe me ndryshimet themelore që po ndodhin në marrëdhëniet e Greqisë me Europën, është kthyer një krizë që fil-limisht kish në qendër situatën financiare të Greqisë ndërkohë po shndërrohet në një krizë politike jo vetëm mes Greqisë dhe Europës, por edhe mes qeverisë greke dhe popullit të saj. Greqia është unike midis vendeve europiane për shumë arsye, për këtë arsye dhe jo vetëm evoluimi i krizës në Greqi do të jetë unik gjithashtu. Nga ana tjetër, ajo shërben si një rast studimi i mirë në atë që mund të zhvillohet kudo tjetër nëpër Europë. STRATFOR do të shikojë me kujdes tendencat e reja në Greqi. Protestat sociale duke i hapur rrugë dhunës, popullaritetin në rritje të pikë-pamjeve ekstremiste politike, rikthimin e procesit të urbanizmit dhe emigracionin gjithnjë e më të shpejtë – shfaqjen në vende të tjera të asaj se si qendra e krizës së Europës largohet nga fusha financiare dhe zhvendoset drejt arenës politike.

Perktheu: Kolonel Albert MULLAIBurimi: Stratfor

Page 14: 2010-2012 në këtë poligon janë asgjësuar rreth 1700 ton … · 2012-05-18 · ushtria 2 E prEmtE, 18 maj 2012 zyrtare stafi Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita Kryeredaktor:

ushtriaE prEmtE, 18 maj 201214 GjeopoLitika

“Mein Kampf” dhe deformimi i gjeopolitikës

Në kuadër të 100 vjetorit të krijimit të shtetit shq-iptar, në faqet e gazetës “Ushtria” do të fillojë të

publikohet një rubrikë e re: gjeo-politika. Kjo rubrikë ka si synim që të sjellë një seri shkrimesh të cilët do të rrëfejnë pjesët themelore të men-dimit gjeopolitik, teoritë kryesore të gjeopolitikës dhe mendimtarët bazë të kësaj disipline. Arsyeja qendrore e këtyre shkrimeve, nuk do të jetë thjesht apo vetëm këndvështrimi gjithëpërfshirës i kësaj shkence. Synimi është që në përfundim të serisë së shkrimeve, të jetë rrëfyer një logjikë gjeopolitike te e cila të mund të bazohet një gjeopolitikë shqiptare. Duke parë teoritë dhe mendimtarët kryesorë, do të kuptojmë më qartë strategjitë globale e rajonale në mar-rëdhëniet mes shteteve, të aplikuara edhe në ditët e sotme më besnikëri ndaj disa formulave gjeopolitike që japin çelësin e sundimit global.

Për Haushofer, ekzistenca e një shteti varej nga hapësira jetike, kërkimi i secilës duhet të shërbente si baza e të gjithë politikave. Gjer-mania kishte një densitet të lartë popullsie, ndërsa fuqitë e vjetra koloniale kishin një dendësi shumë më të vogël – një mandat virtual ky për ekspansionin gjerman në zonat e pasura me burime. Hapësira shihej si një mbrojtje ushtarake kundër sulmeve fillestare me rr-eze të gjatë veprimi prej fqinjëve armiqësor. Një zonë territoresh tampon apo shtetesh të parëndë-sishme do të shërbente si mbrojtje për Gjermaninë. Lidhur ngushtë me këtë nevojë, dilte edhe pohimi i Haushofer se ekzistenca e shteteve të vogla ishte evidencë e regresit politik dhe çrregullsisë në mar-rëdhënie ndërkombëtare. Shtetet vogla që rrethonin Gjermaninë duhet të viheshin nën rendin jetik të Gjermanisë.

Këto shtete shikoheshin si shumë të vogla për të pasur au-tonomi praktike, edhe sikur të kishin zotërime të gjera koloniale dhe do të ishin të mbrojtura e të organizuara më mirë me Gjer-maninë. Në Europë, si mbështetje të pohimeve të tija, ai shikonte Belgjikën, Holandën, Portugalinë, Danimarkën, Zvicrën, Greqinë dhe ‘aleancën e gjymtuar’ të Austro-Hungarisë. Versioni au-tarkik i Haushofer ishte i bazuar në një ide thuajse maltusiane, se toka do të mbi-popullohej e nuk do të ishte në gjendje të prodhonte ushqim për të gjithë. Nuk do të kishte rritje thelbësore për sa i përket prodhimit. Haushofer dhe shkolla gjeopolitike e Munihut do të shpërndanin konceptin e tyre të ‘Lebesraum’ dhe despotizmit, pas kufijve të 1914 dhe kërkesës gjermane “për një vend nën diell” në Rendin e Ri Europian, pastaj

në Rendin e Ri Afro-Europian dhe aktualisht në Rendin Euraziatik. Ky koncept u bë i njohur si pan-rajonet dhe u mor nga doktrina amerikane Monroe dhe ideja e vetëplotësimit kombëtar konti-nental. Ky ishte një shikim mbi të ardhmen e rimodelimit të drejtimit të kolonive, diçka që gjeopoliti-kanët nuk e shihnin si një nevojë ekonomike, por më shumë si një çështje prestigji dhe vendosje pre-sioni mbi fuqitë e vjetra koloniale. Forca kryesore motivuese nuk do të ishte ekonomike, por shpirtërore dhe kulturore.

Haushoferi ishte ajo që sot mund të quhej një ithtar i ‘Eurazianizmit’, i cili mbronte një politikë për një aleancë të hegjemonisë ruso-gjer-mane, me qëllim që të mënjanohej struktura e fuqisë anglo-amerikane që ndikonte fuqimisht në Europë. Përtej të qenit një ekonomik kon-cept, pan-rajonet ishin po ashtu edhe një koncept strategjik. Haush-ofer ishte në dijeni të konceptit të “Heartland”, zhvilluar nga gjeopoli-tikani britanik Halford Mackinder. Nëse Gjermania do të kontrollonte Europën Lindore dhe më pas terri-torin rus, ajo do të kontrollonte një rajon strategjik, te i cili do të refuzo-heshin fuqitë detare. Duke u vënë në aleancë me Italinë dhe me Japoninë, do të mund të rritej më tej kontrolli strategjik gjerman i Eurazisë, më këto shtete që do të bëheshin krahët detarë që do të mbronin pozicionin ishullor të Gjermanisë.

Marrëdhëniet dhe ndikimet te nazistët

Provat tregojnë se nuk kishte një lidhje ndërmjet gjeopolitikanëve dhe drejtuesve nazistë, edhe pse qëllimet praktike taktike ishin thuajse të padallueshme. Sekretari i Hitlerit, Rudolf Hess, i cili do të asistonte në shkrimin e “Mein Kampf”, ishte një student i afërt i Haushofer. Kur Hess dhe Hitleri u burgosën në vitin 1924 pas puçit të Munihut, Haushofer

kaloi gjashtë orë duke i vizituar ata të dy, duke u sjellë vetëm nga një kopje të “Gjeografisë politike” të Friedrich Ratzel dhe “Mbi luftën” të Clausevitz. Pas LIIB, Haushofer do të mohojë se ai i kishte mësuar Hitlerin dhe pohoi se Partia Nacio-nal Socialiste i zvetënoi studimet gjeopolitike të Hess. Ai e shikonte Hitlerin si një njeri gjysmë të edukuar i cili nuk kuptoi kurrë në mënyrë korrekte parimet e gjeopoli-tikës, të përçuara te ai nëpërmjet Hess dhe ministrit të Jashtëm Joachim von Ribbentrop, ky i fundit si shtrembëruesi kryesor i gjeopoli-tikës në mendjen e Hitlerit. Edhe pse Haushofer e shoqëroi Hess në misione të shumta propagande dhe mori pjesë në konsultimet ndërmjet drejtuesve japonezë dhe nazistë, ai ka deklaruar se Hitleri dhe nazistët zhvilluan vetëm ide gjysmake dhe parulla. Për më tepër, partia e qeveria naziste nuk kishin ndonjë organ zyrtar që të ishte perceptues për gjeo-politikën, gjë që çoi në adoptimin e pjesshëm dhe interpretimin e varfër të teorive të Haushofer. Së fundi, Hess dhe Konstantin von Neurath, ministri i Jashtëm nazist, ishin të vetmit zyrtarë që Haushofer do të pranonte se kishin aftësi të kuptonin gjeopolitikën. At Edmund A. Walsh S.J., pro-fesori i gjeopolitikës dhe dekan në Georgetown University, i cili intervistoi Haushofer pas fitores së aleatëve, teksa përgatitej për gjyqin e Nurembergut, nuk u pa-jtua me vlerësimin e Haushofer se gjeopolitika ishte deformuar tmer-rësisht nga Hitleri e nazistët.

Ai citon fjalimet e Hitlerit i cili deklaron se shtetet e vogla nuk kanë të drejtë të ekzistojnë dhe përdorimin prej nazistëve të argumenteve hartografike e gjuhë-sore të Haushofer. Edhe nëse do të ishte e deformuar, At Walsh mendon se ishte e mjaftueshme për të implikuar gjeopolitikën

e Haushofer. Haushofer mo-hoi gjithashtu, të kishte asistuar Hitlerin për librin e tij “Mein Kampf”, duke thënë se ai e mori vesh për librin vetëm kur ky ishte botuar dhe se nuk e kishte lexuar kurrë atë. Por sipas gjeopolitikanit Walsh, edhe pse Haushofer nuk asistoi drejtpërdrejt te Hitleri, elementë dukshëm të rinj, shfaqen në “Mein Kampf”, krahasuar me fjalimet e mëparshme të Hitlerit. Idetë gjeopolitike të Lebensraum, hapësira për thellësinë e mbrojtjes, thirrja për kufijtë natyralë, ekui-libri i fuqisë detare e tokësore dhe analiza gjeografike strategjisë ush-tarake, kishin hyrë në mendimet e Hitlerit ndërmjet periudhës së burgosjes dhe publikimit të librit “Mein Kampf”.

Haushofer nuk u bë asnjëherë anëtar i partisë naziste dhe mosmar-rëveshjet e tij me këtë parti, çuan në burgosjen e tij të shkurtër. Ai e vinte theksin gjithmonë te ndikimi i hapësirës mbi racën, duke besuar determinizmin natyror në vend të determinizmit racor. Ai refuzonte që të bashkohej me politikat anti-semite, sidomos edhe sepse e shoqja e tij ishte gjysmë-çifute. Këtë e mbrojti Hess nëpërmjet influencës që kishte. Djali i Haushofer, Al-brecht, u përzje në komplotin e 20 korrikut që synonte vrasjen e Hitlerit dhe si pasojë u ekzekutua nga Gestapo.

Arkivat amerikane dhe dëshmia e haushofer

Sipas dokumentit: “Office of U.S. Chief of Counsel for the pros-ecution of axis criminality, Inter-rogation Division Summary, Inter-rogation of HAUSHOFER, Karl” nga kol. Brundage, jepen disa detaje të përmbledhura nga dësh-mia e Haushoferit pas LIIB, për forcat fitimtare. Nga këto të dhëna del qartë se vizioni gjeopolitik i Haushofer nuk u ndoq nga Hitleri dhe se gjeopolitika e Haushoferit

nuk kishte lidhje me ideologjinë naziste, përderisa synonte ekuilibra dhe zgjidhje paqësore. Detajet në vijim pohojnë këtë gjë:

“Karakterizimi i Hess - Pro-fesor Karl Haoushofer ishte një pedagog gjeopolitike, jo pjesëtar i ndonjë organizate naziste. Ai kishte një marrëdhënie shumë të njohur me Hess. Ai kishte lidhje të ngushtë me të që nga koha kur Hess ishte një student i tij deri sa ai fluturoi drejt Anglisë. Ai e përshkruan atë si në vijim: Ana e tij e fortë nuk ishte inteligjenca, por zemra dhe karakteri. Ai kishte një besnikëri të verbër ndaj Hitlerit dhe Hitleri diskutonte me të çështje mbi filo-zofinë, të tilla si gjeopolitika. Hess ishte shumë i arsimuar në fushën e gjeopolitikës, se sa ç’ishte Hitleri. Haushofer mendon se idetë e Hitlerit mbi “Lebensraum” u morën prej Hess, por se Hitleri nuk i kuptoi ato kurrë në të vërtetë. Për aq sa dihet nga dëshmitarët, Hess diktoi shume prej kapitujve të librit “Main Kampf”. Në parimet kryesore, ai deklaron, se idetë e Hitlerit nuk reflektuan kurrë mësimet e tij. Ai mendon se Ribentrop e frymëzoi Hitlerin mbi gjeopolitikën, më shumë së ç’bëri Hess.

Si president i Akademisë Gjer-mane - Dëshmitari shpjegon difer-encën e opinioneve e mësimeve të tija kundrejt atyre të Hitlerit dhe përmbajtjes së librit “Mein Kampf”. Lidhjet e dëshmitarit me Bohle ishin shumë jomiqësore. Dëshmitari ishte president i Akademisë Gjermane dhe ai deklaron se kjo organizatë, për aq kohë sa ai ishte president, nga viti 1934 në vitin 1937, nuk bënte pjesë në makinën e propagandës dhe nuk kishte lidhje me Komandën e Lartë Gjermane. Dëshmitari jep një pamje të detajuar të aktiviteteve të Akademisë. Ai nuk ka njohuri të sakta për armatimin sekret. Ai shpresonte gjithashtu për një zgjid-hje paqësore. Ai mendonte se do të kishte “Lebensraum” (hapësirë jetike) të mjaftueshme për 100 vjet për gjermanët, nëse nazistët do të ishin kënaqur me atë që iu dha atyre në Munih.”

Që nga shtatori i vitit 1945, Haushofer u mor në pyetje jozyr-tare nga at Admund Walsh (një klerik e autor studimesh gjeo-politike) me qëllim që të ven-dosej nëse do të gjykohej në Nuremberg për kr ime luf te . Walsh deklaroi se ai nuk kishte kryer kr ime luf te. Në natën ndërmjet datave 10 e 11 mars 1946, ai dhe e shoqja kryen vetëvrasje. Ky ishte fundi i një prej mendimtarëve me ndikues në gjeopolitikë dhe në praktikën e saj. Por ky nuk ishte fundi i men-dimeve të tija gjeopolitike. Ato i rezistuan kohës dhe qëndruan më lart se sa ideologjia, për shkakun e vetëm sepse hapësira (gjeografia) shihej nga Haushofer si përcaktuese kryesore e fuqisë dhe ekuilibrit.

prof. dr. pajtim ribajalbert hitoaliaj

Page 15: 2010-2012 në këtë poligon janë asgjësuar rreth 1700 ton … · 2012-05-18 · ushtria 2 E prEmtE, 18 maj 2012 zyrtare stafi Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita Kryeredaktor:

ushtriaE prEmtE, 18 maj 2012 15kuLture

NJOFTIM QENDRA E KULTURËS, MEDIAS DHE E BOTIMEVE TË MBROJTJES

Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarsisë dhe krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare : Shpall konkursin me krijimet më të arrira në fushën e letërsisë (poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë

nga jeta dhe veprimtaria e FA. Materialin konkurrues mund ta dorëzoni çdo ditë pranë

QKMBM, ose mund ta dërgoni në adresë[email protected]

Shpallja e fituesve do të bëhet më datë 01.12.2012DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRËDHËNIEVE ME

KOMUNITETIN SEKTORI I AKTIVITETEVE

(vijon nga nr. i kaluar)

Në Qytetin e Ri u shfaq një arke-olog i huaj për të cilin thuhej se quhej “Shliman” por, ngaqë nuk ishte krejt e sigurtë nëse

quhej ashtu, prej atëherë i thirrnin thjesht “Arkeologu”, ky ishte emri i tij. Ai priti stinë pas stine derisa u shfaqën rrënojat e Qytetit të Vjetër, në mënyrë që të bënte atje gërmime të vazhdueshme. Thuhet që Arkeologut, pa ndodhur ende kjo, kishte nisur t’i fanitej ringjallja e tij. Shumë herë ishte dëgjuar të bërtiste: “Ja një kishë që ringrihet! ja ikonat! ja shenjtorët!. Ja rruga e vjetër e pazarit! Ja muzeu! Ja amfiteatri!”. Bërtiste ai me të madhe, por pjesa më e madhe e njerëzve që e dëgjonte mendonte se thjesht po i ikte mendja.

Në fillim, gjatë viteve të para, kur tërhiqeshin ujërat, banorët shkonin dhe banonin vetëm një stinë në shtëpitë e tyre të vjetra. Atë stinë ujërat kishin nisur të shterreshin dhe të nxirrnin pakengapak trupin e tij dhe atij nuk i duhej të për-fytyronte kurrgjë, por vetëm të priste gjersa ujërat të tërhiqeshin plotësisht për të nxjerrë nën diell atë qytet, për të cilin gojëdhënat nuk mbaronin kurrë.

Kur më së mbrami rrënojat u dukën, Arkeologu nisi gërmimet e tij. Në fund të vjeshtës arriti të gjente disa antikuare të cilat ia përcolli të shoqëruara me një letër të gjatë Shoqatës së Antikuarëve në Londër. Solli një shtypshkronjë në Qytetin e Ri dhe hapi revistën e e tij “Archeologia” e cila pasqyronte zbulimet më të fundit, zakonet e lashta të banorëve, programet e gërmimeve, vendbanimet e gjetura të cilat ishin të kohës së neolitit, shtëpi thuajse të rrënuara buzë lumit, varrezat e epokës së bronzit dhe hekurit si dhe mendime të etnologëve të ndryshëm për Qytetin e Vjetër.

Ai përhapi konceptin e mbrojtjes së objekteve të lashtësisë, dhe në fund të çdo viti botonte një përmbledhje vjetore të veprimtarive në terren. Arkeologu hartoi një kronologji të hollësishme për të gjitha vendbanimet e veçanta që kishte gjetur ose mendoheshin se ishin atypari. Nga gjetjet ai nxori përfundime në lidhje me mënyrën e jetesës së banorëve, lulëzimin e bimëve të drithërave, si gruri, elbi, tërshëra, thekra zbutjen e kafshëve dhe përhapjen e peshkimit dhe gjuetisë. Më shumë thonë se i tërhoqën vëmendjen shtëpitë buzë lumi me një gardhim mbrojtës që tashmë ishte ngjeshur me baltë, të cilat zakonisht qenë shtëpi drejtëkëndëshe me tri kthina, njëra prej të cilave me vatër prej balte të pjekur. Shtëpitë lidheshin me anë rruginash guri të ngritura mbi tokë në mënyrë të rregull për të formuar rrugë të ngushta.

Një ditë, që i binte të ishte edhe e mbramja ditë e vjeshtës, thanë se Arkeologu kishte gjeur një arkë të madhe, gjigande si ajo e Noeut, të mbuluar nga baltovina e lënë nga liqeni i tërhequr e shndërruar në lum. Disa të tjerë thanë se nuk kishte qenë një arkë e madhe si ajo e Noeut, por një arkëmort njeriu bashkë me kufomën e një njeriu të ndryrë brenda, kufomë për të cilën pas leximit, rileximit dhe shqyrtimit të vëmendshëm të gojëdhënave të lashta për atë zonë të Qytetit të Vjetër, ai tha se mund të ishte bash kufoma e një shenjtori. Ai më parë kishte qenë prift por ishte bërë shenjtor pasi kishte parë në ëndërr përmbytjen e Qytetit dhe ç’prej atëherë gjindja nisës ta thirrnin shenjti Atjon.

Kur më pas u zbuluan edhe shumë varre të tjera, banorët e Qytetit të Ri u habitën dhe nisën të pyesnin veten se të kujt ishin ato varre, por, arritën në për-fundimin se përgjersa parardhësit e tyre varret e gjyshërve i kishin transportuar në shpatnajë, ata duhet të ishin varret e ndonjë ushtrie pushtuese e cila kishte lënë aty kockat pas organizimit dhe mbrojtjes së vendosur së banorëve. Në fillim u gjetën fragmente kockash njeriu që përm-bënin skeletin e të paktën tridhjetë e tre burrave, grave dhe fëmijëve.

Ato, sipas Arkeologut, ishin një ma-

Qyteti nën ujë“Dhe dëmi e kobi do ta shuajnë Trojën”

Iliada XXVIIgranit ZeLa

NoVelë

terial shumë i vlefshëm që dëftente ritet e varrimit, mënyrën e shtënies në varr të kufomës, shpeshtësinë e përdorimit të urnës, gjë që nënkuptonte zakonin e djegies së tyre dhe gjëra të këtilla. Sipas shkrimeve që do të shkruante më vonë në revistën e tij “Archeologica” Arkeologu thoshte se tuma varresh ishin gjetur më parë në luginën e Drinit ku edhe ishte parë që dikur ka ekzistuar riti i vënies së varrit brenda një rrethoje me rrasa guri bashkë me riltualin e thyerjes së enëve prej balte mbi sipërfaqen e sopit të tumës.

Gjatë gjithë atyre muajve Arkeologu u pa të gërmonte papushim në Qytetin e Vjetër, madje edhe natën, duke mbajtur afër një fener vajguri, i cili nuk ishte fare i nevojshëm gjatë periudhës kur hëna ishte e plotë, dhe ai gjysmë i zhveshur, punonte në themele të vjetëra, duke gërmuar me kujdesin më të madh në qytetin e ndriçuar nga feneri i hënës.

Në fund të vitit, Arkeologu botoi vjetarin e tij ku përshkruante ditë pas ditë gjithçka që ai kishte gjetur në atë qytet. Atë fundvit, banorët e Qytetit të Vjetër nuk lanë kopje të vjetarit pa blerë, kjo sepse siç thonë, ai nuk kishte shkruar aty vetëm me gjuhën e rreptë dhe të thatë të shkencës por kishte përfshirë edhe ndjesitë e tij subjektive, mëdyshjet, lidhjen e tij me këtë qytet të cilit po i kushtonte disa vite të jetës. Ishte kjo arsyeja pse vjetari ishti libri më i shitur për vite e vite me radhë, madje pas botimit të tij u zbulua se nuk ekzistonte asnjë lloj libri para tij i shkruar pasi të gjithë librat e vjetër ishin djegur me ardhjen e regjimit të ri në Republikë dhe konsideroheshin të rrekzikshëm. Megjithatë, nuk dihet nëse pikërisht ky vjetar bëri që banorët e Qytetit të Ri befas, të kujtoheshin për domethënien që kishte për ta ai qytet i vdekur të cilin ata e kishin harruar ose bënin sikur kinse e kishin harruar.

Qindra banorët e tij, tani shumë më shumë se paraardhësit u kthyen nga Qyteti i Vjetër dhe shkuan atje duke kërkuar tokat e stërgjyshërve të tyre, gjë që bëri të krijohet një zallamahi e vërtetë, sidomos kur mes atyre tumave në të cilat duhej të gërmohej me kujdesin më të madh, u pa një makinë policie e cila fatmirësisht mbeti në një gropë që kishte hapur Arkeologu, për të cilin vazhdohej të thuhej se në mos i kishte ikur mendja, shumë shpejt do t’i ndodhte kjo.

IVMbahej mend edhe historia e një

banori me një vajzë e cila thuhej se ishte bija e Arkeologut. Kallëzohet se rrugës nëpër veri, ndërsa po udhëtonte drejt një bujtine që ndodhej në atë vis, kishte hasur në rrugë një malësor. Nuk e dinte se si një malësor si ai, me veshje tradicionale që zakonisht i shihje në fotografi kur mësoi emrin e çuditshëm të vazjës së tij ishte shndërruar krejt, sikur ishte bërë brenda një çasti tjetër njeri. Ata kishin dalluar një shkëndijë zemërimi në sytë e tij e cila u kishte kallur datën sidomos kur ai kishte nisur të fliste për copëtimin e trojeve të tij të lashta ashtu sikurse edhe për mbytjen e Qytetit të Vjetër.

Në bujtinë i kishin pritur shumë mirë, por natën në ëndërr i ishte shfaqur përsëri fytyra e malësorit. Të nesërmen, ndërsa ngjiteshin nëpër mal, ajo kishte ndiesinë se ata sy e ndiqnin ngado. Kur po pushonim ndanë një kroi, Arkeologu bashkë me shoqëruesit kishin hyrë në mal

për të gjurmuar rrënojat e qyteteve apo amfiteatreve për të cilët kishin lexuar në libra të lashtë, kur befas, ajo kishte parë të mbinte para saj, malësori që kishte hasur një ditë më parë në rrugë, e që prej atij çasti e kishte ndjekur nga pas si hije. E kishte shtangur më shikimin e tij aq shumë sa nuk kishte patur zë të bërtiste kur ai e kishte rrëmbyer me duart e tij të fuqishme duke ia mbyllur gojën për ta shpënë te një kasolle e cila si duket shërbente dimrave për barinjtë e asaj zone.

I ati i saj, Arkeologu thonë se e kishte gjetur duke qarë, ndanë kroit. Njerëzit pyesin veten nëse kjo kishte të bënte me historinë e martesës së malësorit me një zanë ujërash pasi të gjithë e dinin se ai kishte kohë që përgjonte mëngjeseve në bregun e lumit fshehur pas shkurreve, daljen e një zane nga ujërat për të stolisur kryet me shelgje, ashtu siç e kishte lindur e ëma, pa kurfarë tesha mbi shtat.

Nuk e dinin nëse historia e vajzës së Arkeologut lidhjen ndokund me daljen e zanës së ujërave për të kërcyer në breglum këngë të një gjuhe që ai nuk e kuptone. Kishte rënë në dashni me të malësori, e thoshin në Qytetin e Vjetër se një mëngjes, e kishte grabitur zanën, e kishte çuar në shtëpi, e kishte veshur me petkat e qëndisura me ar, por ajo fort ishte pikëlluar nga e gjitha kjo, e thonë se gjithmonë kërkonte të kthehej për të jetuar në lumë, ku edhe e kishte shtëpinë, atje, në fund të ujërave.

Thoshte malësori se nuk mundte të mos jetonte pa të, se megjithëse ajo i përkiste një tjetër bote, ai i përkiste vetëm asaj. Ishte mahnitur ai nga trupi i saj i bardhë, i bardhë si bora e maleve. Kur ajo kishte veshur rrobat e nusërisë, ai ishte trallisur krejt, e pasi kishte rënë në shtrat me të, prej asaj nate kur ajo pasi e kishte lënë të zhytur n’ekstazë kishte dashur të ikte prej shtëpisë së tyre të re, ai e kishte mbajtur mbyllë si në kafaz, e thoshte se e bënte këtë prej dashnisë. Se nuk kishte kurrfarë rruge tjetër vetëm ta mbante të ndryme, robinjë të dashunisë së tij të pazakontë për një zanë.

Po ishte dashurija e atij malësorit po aq e pazakontë sa dashuria e shenjtit Atjon, po aq e pazakontë sa të gjitha dashuritë, urrejtjet, historitë e jetuara, të trilluara, të harruara, të kujtuara, po aq e pazakontë sa drita që lëshonte dielli në ditë të veçanta, sidomos kur gjithçka ishte e mbuluar me borë, një lloj drite që t’i merrte sytë, të bënte të verbër, për mos me pa më kurrë, megjithëse në fil-lim ajo ishte e ngrohtë dhe mahnitëse. E mbante ai nusen të mbyllur në shtëpi, por ajo nuk fliste asnjëherë, dhe, në rastet e rralla kur fliste, thoshte se e kishte marrë malli për ujin.

Thonë se një ditë kishte ikur natën dhe kishte kthyer në ujërat e liqenit por megjithëse malësori kishte pritur ç’do mëngjes që ajo të shfaqej në lum për t’u larë, ajo nuk kishte dalë më kurrë prej andej. Kishte lindur në ujëra djalin e tij i cili ishte i bukur si diell dhe, një ditë ishte shfaqur në shtëpinë e të atit duke i thënë se ishte i biri dhe se kishte të fala nga e ëma e tij, e cila e ftonte të shkonte e të jetonte bashkë me të, në një shtëpi që ajo kishte ndërtuar në fund të ujërave të lumit.

Pas përgjimit të kujdesshëm të punës së Arkeologut u sqarua një herë e mirë se ai kishte ardhur fillikat në qytet dhe po

ashtu nisi të bënte edhe gërmimet pasi nuk kishte kurrfarë shoqëruesi me vete ndërsa gojëdhëna se ai kishte me vete edhe të bijën ishte krijuar prej vetë banorëve.

VKallëzohet se kur të gjithë banorët

e Qytetit të Vjetër u dëbuan me dhunë, qyteti mbeti bosh. Ishte një bosh që të kallte datën. Thuhet se kishin marrë arratinë edhe kafshët rrotull tij, zogjtë, madje edhe drurët. Qyteti ishte kthyer në një shkretëtirë që shumë kohë më parë e kishte parë në ëndërr një nga banorët e tij i cili më pas ua kishte rrëfyer të tjerëve të cilët kishin nisur ta shihnin vetë në ëndërr dhe pas shkretimit të qytetit e panë edhe në zhgjëndërr.

Pas ikjes së frymorëve dhe sendeve të qytetit mendohet se ka ndodhur një stuhi bore e cila ka mbuluar gjithçka me një qefin të bardhë. Kjo i kishte shastisur dëshmitarët e këtij shkretimi, ngase shumë kohë më pas, kur akujt kishin shkrirë sër-ish, ata ishin kujtuar se kishte qenë fillimi i Majit, dhe nuk kishte ndodhur ndonjëherë që të kishte rënë borë në atë kohë.

Sidoqoftë këto janë vetëm disa nga copëzat e rrëfimeve që janë shkruar nga Hilë Kroi, legjendmbledhësi i Qytetit të Vjetër i cili do t’i botoj në një libër pak para se të vdes. Nga kërkimet që bëri atë muaj ai u habit me atë që zbuloi dhe i erdhën ndërmend mendime të cilat kishte nisur t’i shkruante. Kishte droje se ishte dëshmitari i zbulimit të një qyteti mad-hështor i cili gjer atëherë ishte shpërfillur dhe lënë në harresë.

Megjithëse kjo nuk ishte fusha e tij, sidoqoftë, ai nuk donte të linte pa përmendur edhe atë bindje të tij e cila ishte formuar gjatë muajit të fundit të gërmimeve. Së pari donte të njoftonte për gjetjen e sheshit ku mendohet se ishin ekzekutuar Mjelësit Hënorë të cilët nuk dihet nëse kishin qenë vetëm dy siç edhe mëtohej apo më shumë. Pas gërmimeve të përditshme të cilat ja dobësuan jashtëza-konisht trupin i kishin ngjallur frikën e ndonjë sëmundje të çuditshme të cilën mund ta merrte nga kontakti i madh me dheun dhe baltën ishin:

U gjetën disa tuma varresh të cilat zakonisht ishin të diametrit prej njëzetë e nëntë metrash. Ato përmbanin shumë ske-lete kufomash, sëpata prej guri dhe vegla

prerëse. Veglat e tyre ishin copa stralli dhe gurë të tjerë të vendit, një numër kockash dreri gjedhi dhe dhie të egër, disa gdhendje në në faqe shkëmbi. Kishte gjetur qeramika të bëra me dorë me argjil të pjekur në llojj lloj trajtash, të zbukuruar me shenja, bërë me gishtërinj, me shirita dekorativë dhe me vija të dhëmbëzuara. Larmi të mëdha formash e zbukurimesh, enë, kupa me hulliza ose anë të rrafshëta me funde tri ose katërkëmbëshe, tavolina me këmbë bosh përbrenda dhe me poçe të zbukuruara me figura kafshësh, vegla stralli prej guri të lëmuar kocke, briri dhe argjili. Ndër armët e gjetura binin në sy shpata, shtiza, thika, disa armë si shtiza, shpata të përkulura, sëpata lufte dhe, në pak raste, parzmore, përkrenare., diadema, shpata të vogla të harkuara dhe disa byzylykë prej bronzi, rruaza e varëse që mendohet se ishin të Diellzës së Ringjallur. Ai mëtonte se ekzistonte një muze, një amfitetatër si dhe mozaikët e Dymbëdhjetë Piktorëve.

Ai mendonte se Qyteti i Vjetër ka qenë i stolisur me përmendore artistike, ka pasur Arkën e Thesarit dhe shumë armë e enë bakri të punuara me imtësi. Nga mozaikët e gjetur dhe piktuar në muret e një shpelle afër tijë del se vashat e tij kanë qenë shumë të bukura dhe mbanin petka të qëndisura me ar. U gjet edhe një gojëdhënë nga Legjendmbledhësi e cila thoshte që dikur në qytet jetonin dymbëd-hjetë piktorë me emër në vise të largëta që bënin mozaikë dhe zbukurime murale por ekzistonte droja se ata ngatërroheshin me dymbëdhjetë burrat që ndoqën shenjtin Atjon me të cilin ata ndërtuan një Arkë të madhe ku do të fusnin të gjithë frymorët e tij kur të ndodhte përmbyjtja.

Apostujt e tij në asnjë legjendë tjetër nuk përmendet të kenë qenë piktorë pasi kurrnjëherë nuk shkruhet për profe-sionin e tyre. Për sa i përket kishës nga deshifrimi i një pllake thuhet se e kishte pasë emrin “Kisha e Ynëzot” ndërsa për xhaminë e ndërtuar shumë kohë më pas ka edhe më shumë të dhëna por fatkeqësisht Arkelologut dhe legjendmbledhësi nuk dinë arabisht kështu që mbetet të përkthe-het nga ndonjë lexues i kësaj gjuhe.

Sipas Legjendmbledhësit ishte e sig-urtë se ka pasë ekzistuar një bibliotekë e jashtëzakonshme “Biblioteka e Atjelindës” ku shumë shkrues, murgj, misionarë shëtitës, teologë, poet, shkrimtarë, studi-ues dhe themelues shoqërish të përshpirt-shme depozitonin atje librat e tyre. Ndër ata libra përmendet edhe një me titullin “Cuneum Prophetarum” i një prifti me emrin Pjetër, pasardhës i shenjtit Atjon i cili shumë kohë më pas ishte vrarë dhe kockat e tij ia kishin hedhur vrasësite tij qenve të një qyteti tjetër. Mendohet se atëkohë banorët shkruanin më shumë sesa sot, pasi fenomenet e mbinatyrshme që shihnin ishin të atij lloji që nuk rrëfehen me gojë por vetëm shkruhen.

Përzgjedhur për konkurs nga komisioni i ngritur pranë QKMBM

Page 16: 2010-2012 në këtë poligon janë asgjësuar rreth 1700 ton … · 2012-05-18 · ushtria 2 E prEmtE, 18 maj 2012 zyrtare stafi Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita Kryeredaktor:

ushtriaE prEmtE, 18 maj 201216

Vizita e ministrit imami në kosoVë