2010 fileinstitutit gjyqësor të kosovës” (igjk). me këtë ligj janë përcaktuar...

16
+[Pic 1 RAPORT MBI ORGANIZIMIN, HARTIMIN DHE VLERËSIMIN E PROVIMIT PËRGATITOR/HYRËS PËR KANDIDATËT POTENCIAL PËR GJYQTARË DHE PROKURORË 2010 Prishtinë, korrik 2010 2010 Republika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial Institute

Upload: others

Post on 02-Nov-2019

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: 2010 fileInstitutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK). Me këtë ligj janë përcaktuar përgjegjësitë e IGJK-së si institucion udhëheqës në fushën e trajnimeve në kuadër të

+[Pic

1

 

 

 

 

 

 

  R A P O R T MBI ORGANIZIMIN, HARTIMIN DHE VLERËSIMIN E PROVIMIT PËRGATITOR/HYRËS  

PËR KANDIDATËT POTENCIAL PËR GJYQTARË DHE PROKURORË 2010  

Prishtinë, korrik 2010  

2010 

                                   

Republika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo

Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial Institute

Page 2: 2010 fileInstitutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK). Me këtë ligj janë përcaktuar përgjegjësitë e IGJK-së si institucion udhëheqës në fushën e trajnimeve në kuadër të

 

Përmbajtja I. Hyrje...................................................................................................................1

II. Qëllimi raportit...................................................................................................1

III. Historiku dhe sfidat............................................................................................1

IV. Baza ligjore ........................................................................................................2

V. Veprimet dhe vendimet paraprake.....................................................................2

VI. Struktura e Provimit Përgatitor/Hyrës...............................................................3

1. Provimi me shkrim...................................................................................3

2. Provimi me gojë.......................................................................................3

VII. Qëllimet dhe objektivat e pjesëve të provimit....................................................4

VIII. Shpallja publike..................................................................................................4

IX. Hartimi i Provimit Përgatitor/Hyrës...................................................................5

X. Formatizimi, shtypja dhe ruajtja e provimit.......................................................7

X.1. Formatizimi i provimit.........................................................................7

X.2. Fotokopjimi i materialeve të provimit..................................................7

X.3. Ruajtja e fshehtësisë dhe siguria...........................................................7

XI. Publiciteti dhe transmetimi i të dhënave tek kandidatët.....................................8

XII. Organizimi dhe administrimi i provimit.............................................................8

XIII. Vlerësimi i provimit me shkrim.......................................................................10

XIV. Shpallja e rezultateve të provimit me shkrim...................................................10

XV. Provimi me gojë...............................................................................................11

XVI. Rezultatet përfundimtare..................................................................................12

XVII. Kundërshtimi i rezultateve...............................................................................12

XVIII. Masat e veçanta të ndërmarra për të arritur standardet ndërkombëtare............12

XIX. Falënderim për mbështetje...............................................................................13

XX. Komentet e monitoruesve ndërkombëtarë........................................................13

XXI. Përfundimi........................................................................................................14

XXII. Akronimet.........................................................................................................14

Raporti për Provim Përgatitor 2010 

Page 3: 2010 fileInstitutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK). Me këtë ligj janë përcaktuar përgjegjësitë e IGJK-së si institucion udhëheqës në fushën e trajnimeve në kuadër të

1 Raporti  për  Provim  Përgatitor  2010  

I. HYRJE Kuvendi i Kosovës më datën 23 shkurt 2006 miratoi Ligjin nr. 02/ L-25, “mbi Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK). Me këtë ligj janë përcaktuar përgjegjësitë e IGJK-së si institucion udhëheqës në fushën e trajnimeve në kuadër të sistemit të drejtësisë së Kosovës. Ndër përgjegjësitë kryesore të cilat janë të përcaktuara në nenin 2 të këtij ligji janë;

• aftësimi i bartësve aktual dhe bartësve potencial të funksionit në gjyqësi (gjyqtarëve dhe prokurorëve) dhe

• vlerësimi dhe organizimi i Provimit Përgatitor/Hyrës për gjyqtarë dhe prokurorë. Ky ligj i vë bazat themelore për një qendër moderne trajnimi për gjyqtarët dhe prokurorët që ushtrojnë funksionet e tyre si dhe për përgatitjen profesionale të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë. II. QËLLIMI I RAPORTIT Ky raport është hartuar për t’i informuar institucionet relevante, kandidatët, donatorët dhe opinionin për masat që janë ndërmarrë për të përgatitur, hartuar, administruar dhe vlerësuar Provimin Përgatitor/Hyrës, për gjeneratën e tretë të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë të Kosovës. Si qëllime kryesore të këtij raporti janë:

• Paraqitja në mënyrë publike dhe transparente e punës së IGJK-së dhe Komisionit për Hartimin dhe Vlerësimin e Provimit Përgatitor/Hyrës,

• Njoftimi për progresin e arritur gjatë procesit të administrimit të Provimit Përgatitor/Hyrës,

• Njoftimi me historikun e shkurtër të zhvillimit të Provimit Përgatitor/Hyrës dhe sfidat organizative,

• Publikimi i vendimeve/veprimeve që i paraprinë zbatimit të Provimit Përgatitor/Hyrës, • Paraqitja e fazave të zbatimit të Provimit Përgatitor/Hyrës, • Prezantimi i masave të veçanta që u ndërmorën nga IGJK për të arritur standardet

ndërkombëtare në organizim të këtij provimi. III. HISTORIKU DHE SFIDAT Ky është viti i tretë i organizimit të Provimit Përgatitor/Hyrës për kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë. Provime të ngjashme u organizuan në vitin 2008 nga i cili 30 kandidatë tanimë kanë përfunduar trajnimet si dhe në vitin 2009 ku 23 kandidatë janë duke ndjekur trajnimet në fazën e tretë (fazën e mentorimit) në Programin Fillestar për Arsimim Ligjor. IGJK-ja në konsultim dhe bashkëpunim me KGJK-në organizoi edhe në vitin 2010 Provimin Përgatitor/Hyrës. Qëllimi i këtij provimi është zgjedhja e kandidatëve të kualifikuar për emërime në pozitën e gjyqtarit apo prokurorit.

Page 4: 2010 fileInstitutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK). Me këtë ligj janë përcaktuar përgjegjësitë e IGJK-së si institucion udhëheqës në fushën e trajnimeve në kuadër të

2 Raporti  për  Provim  Përgatitor  2010  

IV. BAZA LIGJORE “Në bazë të nenit 2.1.a) dhe nenit 7 të Ligjit për Themelimin e IGJK-së dhe seksionit B 7 të Rregullores Nr. 2006/23 për hyrjen në fuqi të këtij ligji, IGJK-ja është institucioni i vetëm kompetent dhe përgjegjës për organizimin dhe vlerësimin e Provimit Përgatitor/Hyrës për kandidatët për pozitën e gjyqtarit dhe prokurorit” Mbështetur mbi këtë bazë ligjore organizimi i këtij provimi është paraparë dhe rregulluar edhe me këto dokumente:

• Statuti i IGJK-së; • Plani Strategjik IGJK-së 2008-2011; • Korniza e Aktiviteteve për Organizimin e Provimit Përgatitor/Hyrës dhe Programit

Fillestar për Arsimim Ligjor; • Dokumenti mbi Kronologjinë e Veprimeve për Organizimin e Provimit Përgatitor/

Hyrës; • Rregullave për Organizim dhe Vlerësim të Provimit Përgatitor/Hyrës; • Struktura e Provimit Përgatitor/Hyrës.

V. VEPRIMET DHE VENDIMET PARAPRAKE Në bazë të nenit 8.3 (e) të Statutit të IGJK-së, Këshilli Drejtues i IGJK-së miratuar përbërjen e Komisionit për Hartimin dhe Vlerësimin e Provimit Përgatitor/Hyrës. Komisioni për Hartimin dhe Vlerësimin e Provimit Përgatitor/Hyrës për vitin 2010 ishte në këtë përbërje:

z. Fejzullah Hasani, Kryetar i Gjykatës Supreme; z. Ymer Hoxha, Kryetar i Gjykatës së Qarkut në Prizren; z. Halil Ilazi, Avokat; z. Salih Mekaj, Kryetar i Gjykatës së Qarkut në Pejë; znj. Raima Elezi, Gjyqtare e Gjykatës së Qarkut në Prizren; z. Muharrem Shala, Gjyqtar i Gjykatës së Qarkut në Pejë; z. Reshat Millaku, Prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës; z. Destan Rukiqi, avokat; z. Osman Ismajli, Profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës; z. Erdogan Haxhibeqiri, Gjyqtar i Gjykatës së Qarkut në Prizren.

VI. STRUKTURA E PROVIMIT PËRGATITOR/HYRËS Këshilli Programor i IGJK-së rishikoi dhe miratoi:

• Rregullat e Provimit Përgatitor/Hyrës dhe • Strukturën e Provimit Përgatitor/Hyrës

Sipas strukturës, Provimi Përgatitor/Hyrës për vitin 2010 ishte ndarë në dy pjesë:

Page 5: 2010 fileInstitutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK). Me këtë ligj janë përcaktuar përgjegjësitë e IGJK-së si institucion udhëheqës në fushën e trajnimeve në kuadër të

3 Raporti  për  Provim  Përgatitor  2010  

1. Pjesa e provimit me shkrim dhe 2. Pjesa e provimit me gojë

1. Provimi me shkrim Kjo pjesë e provimit përbëhet nga pesë seksione.

Ky provim u vlerësua me 80% nga pikët e përgjithshme të provimit. 2. Provimi me gojë Provimi me gojë ishte i përbërë vetëm nga një seksion.

Ky provim u vlerësua me 20 % nga pikët e përgjithshme. VII. QËLLIMET DHE OBJEKTIVAT E PJESËVE TË PROVIMIT Pjesa 1, (Testi i Aftësive Analitike dhe Analizë e tekstit). Kjo pjesë e provimit ishte dizajnuar për të vlerësuar aftësitë e kandidatëve për të menduar logjikisht dhe praktikisht gjatë zgjidhjes së problemeve, mënyrën e përdorimit të informacioneve të reja, nxjerrën e përfundimeve logjike si dhe për vlerësimin e aftësive të kandidatëve në leximin e teksteve të ndërlikuara nën rrethana të vështira dhe vërtetimin e kuptimit thelbësor të tekstit. Pjesa 2, (Etikë profesionale). Kjo pjesë e testit është dizajnuar për të vlerësuar nëse kandidatët posedojnë njohuri të mjaftueshme për parimet dhe rregullat kyçe të Kodit të Etikës Profesionale për

Numri i pjesëve të testit

Titulli Përqindja e caktuar në secilën pjesë të testit –

Dita A do të vlerësohet 80% nga pikët e testit

Pikat e caktuara në secilën pjesë të testit

Pjesa 1 Testi i aftësive analitike dhe Analizë e tekstit i përbërë prej 25 pyetjeve

5 % 50 pikë

Pjesa 2 Etikë profesionale e përbërë prej 50 pyetjeve

30 % 300 pikë

Pjesa 3 Zgjidhje e shumëfishtë ligjore e përbërë prej 50 pyetjeve

15 % 150 pikë

Pjesa 4 Ese me shkrim 10 % 100 pikë

Pjesa 5 Rast studimi nga drejta civile 20 % 200 pikë

Numri i pjesëve të testit

Titulli Përqindja e caktuar në secilën pjesë të testit. Dita B do të vlerësohet 20%

Pikët e caktuara në secilën pjesë të

Pjesa 6 Rast studimi nga e drejta penale (prezantim gojor)

20 % 200 pikë

Page 6: 2010 fileInstitutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK). Me këtë ligj janë përcaktuar përgjegjësitë e IGJK-së si institucion udhëheqës në fushën e trajnimeve në kuadër të

4 Raporti  për  Provim  Përgatitor  2010  

gjyqtarët, prokurorët, gjyqtarët porotë dhe avokatët si dhe aftësitë e aplikimit të dispozitave të këtyre kodeve. Pjesa 3, (Zgjidhje e Shumëfishtë-ligjore). Ishte dizajnuar për vlerësimin e aftësive të kandidatëve mbi njohuritë themelore të ligjit. Pjesa 4, (Ese me Shkrim). Ka pasur për qëllim vlerësimin e aftësive të shkrimit të kandidatëve, përmes ofrimit të përgjigjeve të strukturuara, argumenteve cilësore dhe vërtetimin e njohurive lidhur me temën e përzgjedhur. Pjesa 5, (Rast Studimi nga e Drejta Civile). Kjo pjesë e provimit është krijuar për të bërë vlerësimin e aftësive dhe shkathtësive të kandidatëve mbi menaxhimin e rasteve, kuptimin dhe analizimin e fakteve, identifikimin e çështjeve ligjore, zbatimin e ligjit bazuar në fakte dhe analizimin e ligjit. Pjesa 6, (Rast Studimi nga e Drejta Penale – prezantim me gojë). Ishte krijuar me qëllim të vlerësimit të aftësive gjuhësore dhe shkathtësive për komunikim gojor të kandidatëve. VIII. SHPALLJA PUBLIKE Në bashkëpunim dhe koordinim të ndërsjellë, KGJK dhe IGJK me 26 maj 2010 në të përditshmet ditore bënë Shpalljen Publike për Organizimin e Provimit Përgatitor dhe Programit Fillestar për Arsimim Ligjor, me ç’rast u shpallën 30 poste gjyqësore për kandidatët e ardhshëm për gjyqtarë dhe prokurorë. Regjistrimi i kandidatëve për të marrë pjesë në këtë provim ka filluar në ditën e shpalljes publike dhe ka vazhduar deri me datën 25 qershor 2010. Regjistrimi është bërë në zyrat e IGJK-së. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 93 kandidatë ku 51 prej tyre kanë qenë meshkuj, 42 femra, 92 shqiptarë, 1 nga komuniteti boshnjak. Nga ata, 68 kandidatë e kanë preferuar profilin për gjyqtarë, ndërsa 25 profilin për prokurorë.

IX. HARTIMI I PROVIMIT PËRGATITOR/HYRËS Në mbështetje të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) nga data 31 maj deri më 05 qershor 2010 në Republikën e Shqipërisë është mbajtur tryeza e punës për hartimin e Provimit Përgatitor/Hyrës. Qëllimi i mbajtjes së tryezës jashtë Kosovës është që pjesëmarrësit të koncentrohen vetëm në hartimin e provimit duke mos u marr njëkohësisht edhe me obligimet tjera ditore që mund të dalin papritmas si dhe për të treguar rëndësinë që ka ky proces dhe aplikimin e masave për ruajtjen e rreptë të fshehtësisë dhe të sigurisë nga ana e pjesëmarrësve. Përveç anëtarëve të komisionit në tryezën për hartimin e Provimit Përgatitor/Hyrës morën pjesë edhe zyrtarë nga IGJK-ja dhe monitorues nga OSBE-ja si:

z. Lavdim Krasniqi, Drejtor i IGJK-së; z. Harold D. Dampier, Jr., shef i Sektorit për Monitorim të Sistemit Ligjor OSBE; z. Besim Morina, Udhëheqës i Programit Fillestar për Arsimim Ligjor; znj. Mary An Aguirre Shahin, Këshilltare Speciale e OSBE-së në IGJK;

Page 7: 2010 fileInstitutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK). Me këtë ligj janë përcaktuar përgjegjësitë e IGJK-së si institucion udhëheqës në fushën e trajnimeve në kuadër të

5 Raporti  për  Provim  Përgatitor  2010  

znj. Flutra Hoxha, Eksperte Ligjore e UNDP-së; z. Ismet Sadriu, Asistent i Lartë Gjuhësor; znj. Nora Dedi, përkthyese e UNDP-së;

1. Anëtarët e komisionit gjatë hartimit të provimit

Në këtë tryezë pune, z. Lavdim Krasniqi, Drejtori i IGJK-së, prezantoi para anëtarëve të komisionit qëllimin, rëndësinë dhe metodologjinë e hartimit të provimit si dhe prezantoj udhëzimet e nevojshme rreth detyrave të anëtarëve të komisionit. Punën e komisionit për hartimin e Provimit Përgatitor/Hyrës e përshëndeti edhe z. Harold D. Dampier, Jr., Shef i Sektorit për Monitorim të Sistemit Ligjor në OSBE, i cili edhe një herë ua përkujtoi rëndësinë e punës së komisionit dhe vet procesit lidhur me provimin. Para se të fillonte hartimi i provimit anëtarët e komisionit dhe i gjithë stafi tjetër pjesëmarrës kanë nënshkruar një Deklaratë mbi Konfidencialitetin me të cilën morën obligimin që të ruajnë sekretin lidhur me përmbajtjen e provimit dhe në asnjë formë të mos e publikojnë atë. Në këtë tryezë, anëtarët e komisionit kanë punuar të ndarë në tri grupe punuese, nga tre anëtarë secili grup me qëllim të hartimit të provimit në mënyrë të pavarur, në konfidencialitet të plotë dhe fizikisht larg nga njëri tjetri. Ata kanë hartuar pyetjet nga të gjitha sferat e së drejtës mbështetur mbi ligjet e zbatueshme. Secili grup ka hartuar pyetjet në numër të njëjtë për secilën pjesë të provimit, pa e ditur përmbajtjen e punës së grupit tjetër. Qëllimi i hartimit të më shumë se një versioni të provimit ishte që të ruhet sekreti në mënyrë që askush (përfshirë komisionin dhe përkthyesit) të mos dijë se cili version i provimit do të përdoret nga kandidatët në provim. Çdo seksion i provimit dhe në fund të gjitha provimet e hartuara nga grupet punuese janë rishikuar për ndonjë pasaktësi eventuale apo gabime gramatikore në formulim dhe çdo pyetje që është konsideruar e paqartë është diskutuar me grupin hartues dhe është evituar çdo paqartësi. Përkthimi i provimeve në gjuhën serbe është bërë menjëherë pas rishikimit nga grupi rishikues. Po ashtu edhe përkthyesit kanë qenë të ulur larg njëri tjetrit dhe kanë përkthyer pyetjet pa ditur se nga cili grup janë hartuar ato. Në fund të çdo dite pune pyetjet e hartuara, të rishikuara dhe të përkthyera janë vendosur në USB dhe janë fshirë nga të gjithë kompjuterët.

Page 8: 2010 fileInstitutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK). Me këtë ligj janë përcaktuar përgjegjësitë e IGJK-së si institucion udhëheqës në fushën e trajnimeve në kuadër të

6 Raporti  për  Provim  Përgatitor  2010  

Në përfundim të hartimit të provimit të gjitha materialet që gjendeshin në kompjuterë janë vendosur vetëm në një USB të cilën e ka mbajtur Drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës pastaj janë fshirë nga të gjithë kompjuterët. Kompjuterët ku është punuar provimi nuk kanë pasur lidhje interneti, ndërsa komunikimi me telefon gjatë kohës së hartimit të provimit ka qenë i ndaluar.

2. Pjesëmarrësit në tryezën për hartimin e provimit

Me qëllim të shmangies së ndonjë gabimi teknik apo ndonjë paqartësie eventuale në hartimin dhe formulimin e pyetjeve apo përkthimit të tyre, pyetjet e hartuara janë rishikuar nga grupi rishikues i përbërë nga z. Lavdim Krasniqi, Drejtor i IGJK-së, për versionin në gjuhën shqipe dhe znj. Flutra Hoxha, eksperte ligjore e UNDP-së, për versionin në gjuhën serbe. Ata kanë diskutuar me grupin që ka hartuar pyetjet lidhur me çështjet që ata kanë menduar se duhet rishikuar, plotësuar apo ndryshuar për pyetjet konkrete. X. FORMATIZIMI, SHTYPJA DHE RUAJTJA E PROVIMIT X.1. Formatizimi i provimit Provimi i hartuar është formatizuar në atë mënyrë që secili version kishte dy forma për pyetjet me përgjigje të shumëfishta. Secila formë (A ose B) ka pasur pyetjet e njëjta por ka ndryshuar vetëm renditja e përgjigjeve. Qëllimi ishte që të krijohet një standard unik për të gjitha zgjidhjet e shumëfishta me përzierjen e pyetjeve prej tri versioneve të hartuara dhe të ruhet sekreti në mënyrë që askush (përfshirë komisionin dhe përkthyesit) të mos dijë se cili version i provimit do të përdoret nga kandidatët në provim.

Page 9: 2010 fileInstitutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK). Me këtë ligj janë përcaktuar përgjegjësitë e IGJK-së si institucion udhëheqës në fushën e trajnimeve në kuadër të

7 Raporti  për  Provim  Përgatitor  2010  

X.2. Fotokopjimi i materialeve të provimit Procesi i fotokopjimit është kryer në ndërtesën IGJK-së në hapësirë të veçantë pa qasje nga stafi, me përjashtim të zyrtarit kryesor për siguri të provimit e në prani të monitoruesit të OSBE-së dhe një roje nga një kompani sigurimi. Kjo është bërë me qëllim që të mbrohet provimi dhe ruhet i gjithë procesi i fotokopjimit, ku secili nga pjesëmarrësit në këtë proces ka monitoruar të gjithë procedurën dhe njëri tjetrin. Çdo letër e dëmtuar gjatë fotokopjimit apo ndonjë letër e kopjuar dobët është shkatërruar menjëherë. Të gjitha kopjet e përfunduara të provimit janë paketuar nga Drejtori i IGJK-së dhe zyrtari për siguri të provimit, duke u siguruar që janë të gjitha kopjet e nevojshme brenda dhe se nuk ka ndonjë material tjetër në pako.

3. Fotokopjimi dhe paketimi i provimit

X.3. Ruajtja e fshehtësisë dhe siguria Ruajtja e fshehtësisë lidhur me pyetjet dhe përgjigjet e provimeve është konsideruar si çështje me prioritet të lartë për IGJK-në. Janë aplikuar rregulla dhe procedura të rrepta për t’u siguruar që asnjë e dhënë lidhur me pyetjet apo përgjigjet e provimit të mos i bëhet e ditur askujt. Kjo është bërë për t’u siguruar që asnjëri prej kandidatëve të mos ketë përparësi ndaj kandidatëve tjerë për shkak të çfarëdo përhapje paraprake të të dhënave lidhur me pyetjet e provimit. Me qëllim të ruajtjes së besueshmërisë më të lartë është përzgjedhur një zyrtar kryesor për siguri nga IGJK-ja për zbatimin e rregullave të sigurisë. Secili pjesëmarrës në procesin e hartimit dhe përgatitjes së provimit ka nënshkruar marrëveshjen mbi ruajtjen e fshehtësisë, duke u zotuar për mos zbulimin e asnjë të dhëne lidhur me pyetjet dhe përgjigjet e provimit dhe duke iu përmbajtur tërësisht rregullave dhe procedurave të sigurisë. Puna tjetër rreth formatizimit, kopjimit dhe mbylljes është kompletuar në një zonë të sigurt ku ka qenë e ndaluar hyrja për persona tjerë përveç Drejtorit, zyrtarit të sigurisë dhe monitoruesit ndërkombëtarë. Kompjuterët e përdorur gjatë punëtorisë janë konfiguruar pa kyçje në internet dhe janë rregulluar në atë mënyrë që të mos kenë mundësi të shtypin apo kopjojnë cilëndo nga materialet e provimit. I gjithë materiali në letër që është krijuar gjatë hartimit dhe përgatitjes së provimit janë grisur.

Page 10: 2010 fileInstitutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK). Me këtë ligj janë përcaktuar përgjegjësitë e IGJK-së si institucion udhëheqës në fushën e trajnimeve në kuadër të

8 Raporti  për  Provim  Përgatitor  2010  

XI. PUBLICITETI DHE TRANSMETIMI I TË DHËNAVE TEK KANDIDATËT Të gjithë kandidatët të cilët kanë plotësuar kushtet për t’iu nënshtruar provimit janë njoftuar me Rregullat e Provimit, Strukturën e Provimit, procedurën e provimit, vendin dhe datën e provimit si dhe detajet tjera, drejtpërdrejt në momentin e regjistrimit, nëpërmjet telefonit dhe web faqes së IGJK-së. XII. ORGANIZIMI DHE ADMINISTRIMI I PROVIMIT ME SHKRIM Provimi me shkrim është mbajtur më 03 korrik 2010, në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) në Vushtrri. Këtij provimi i janë nënshtruar 82 kandidatë. Regjistrimi i kandidatëve për t’iu nënshtruar provimit është bërë nga stafi i IGJK-së.

4. Stafi i IGJK-së gjatë regjistrimit 5. Dhënia e udhëzimeve gjatë provimit

Në momentin e regjistrimit, kandidatët janë njoftuar paraprakisht se asnjë gjësend personal si; telefona, çanta, çanta dore, letra dhe gjësende tjera personale, që nuk janë veshmbathje, nuk do të lejohen në sallën e provimit. Ata që me vete kanë marrë gjësende të tilla i kanë dorëzuar ato gjatë regjistrimit dhe të njëjtat janë vendosur në zarf apo qese të posaçme të cilave iu është vendosur një numër për t’i identifikuar në momentin e kthimit tek kandidatët. Gjësendet u janë kthyer kandidatëve pas provimit. Po ashtu në momentin e regjistrimit, kandidatët kanë nënshkruar një formular të pranimit me nënshkrimin e të cilit ata janë pajtuar se kanë lexuar, kuptuar dhe do të sillen sipas rregullave dhe udhëzimeve të Provimit Përgatitor/Hyrës. Të gjithë kandidatët kanë bartur në vend të dukshëm një shenjë dalluese me logon e IGJK-së. I gjithë procesi i regjistrimit të kandidatëve në QKSPEZH, të cilët janë paraqitur për t’iu nënshtruar provimit, nga stafi i IGJK-së është bërë në mënyrë shumë mirë të organizuar, shumë profesionale, të shpejtë, të përpiktë dhe të rregullt. Para se të fillonte provimi një kandidat i zgjedhur nga një përfaqësues ndërkombëtar ka zgjedhur me short versionin e provimit i cili do të përdorej ditën e provimit.

Page 11: 2010 fileInstitutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK). Me këtë ligj janë përcaktuar përgjegjësitë e IGJK-së si institucion udhëheqës në fushën e trajnimeve në kuadër të

9 Raporti  për  Provim  Përgatitor  2010  

Para fillimit të provimit kandidatëve u janë dhënë udhëzimet e nevojshme për provimin në tërësi si dhe për pjesët konkrete janë dhënë udhëzime të veçanta. Udhëzimet hyrëse dhe përmbyllëse janë lexuar në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe. Provimi është mbajtur nën drejtimin e përgjithshëm dhe mbikëqyrjen e Drejtorit të IGJK-së i cili si administrator i provimit ishte mbikëqyrësi kryesor dhe ka pasur autoritetin për vendimmarrje përfundimtare në rast të ndonjë shkelje apo kundërshtimi të rregullave, procedurave apo udhëzimeve të provimit. Provimi ishte monitoruar nga përfaqësues ndërkombëtarë nga OSBE-ja, ndërsa siguria ishte bërë nga personeli i QKSPEZh-së. Secili kandidat është ulur në një tavolinë për një person dhe tavolinat kanë pasur hapësirë të mjaftueshme për monitoruesit e sallave që të kalojnë në mes tyre si vertikalisht ashtu edhe horizontalisht. Pas përfundimit të tri pjesëve të para të provimit, kandidatët i kanë mbyllur zarfet dhe kanë shkuar për drekë. Dreka është shërbyer në kuzhinën e QKSPEZH, ndërsa kandidatët nuk janë lejuar të dalin jashtë qendrës apo të komunikojnë me këdo jashtë qendrës. Para se të dilnin kandidatët mbi tavolinën e punës kanë vendosur dokumentin identifikues me fotografi, në mënyrë që kur të kthehen të ulen në vende të njëjta. Pas përfundimit të provimit, kandidatëve iu është shpërndarë një zarf i madh në të cilin janë futur zarfat me provime dhe një zarf i vogël brenda të cilit ishte një letër e zbrazët dhe e vulosur ku kandidatët shënuan emrin dhe mbiemrin. Administratori i provimit ka shkuar tek secili kandidat dhe i ka marrë të dy zarfat dhe pasi që i ka bashkuar me makinë kapëse për letër, ka shkruar një numër të njëjtë në secilin zarf. Këtë numër nuk e ka regjistruar askush. Pastaj të dy zarfat janë vendosur në një kuti e cila është mbyllur dhe nënshkruar nga Administratori i Provimit dhe monitoruesit ndërkombëtarë. Numrat e zarfeve nuk iu kanë bërë të ditur as kandidatëve e as anëtarëve të komisionit me qëllim që të mbrohej konfidencialiteti i procesit. Për shpërndarjen e provimit dhe materialeve tjera të nevojshme gjatë provimit është përkujdesur stafi i IGJK-së. Për shkak të mosrespektimit të rregullave të provimit dhe tentimit për të kopjuar, pas konsultimeve në mes të monitoruesve ndërkombëtarë dhe administratorit të provimit një kandidat është përjashtuar nga provimi. XIII. VLERËSIMI I PROVIMIT ME SHKRIM Më 05 dhe 06 korrik 2010, në ambientet e IGJK-së, në hapësira të veçanta me qasje të kufizuar nga stafi është punuar pandërprerë dhe në mënyrë profesionale për vlerësimin e provimit.

Page 12: 2010 fileInstitutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK). Me këtë ligj janë përcaktuar përgjegjësitë e IGJK-së si institucion udhëheqës në fushën e trajnimeve në kuadër të

10 Raporti  për  Provim  Përgatitor  2010  

Provimi u vlerësua nga Komisioni për Hartimin dhe Vlerësimin e Provimit Përgatitor/Hyrës. Në fillim komisioni verifikoi edhe një herë pyetjet, përgjigjet e sakta si dhe çelësat për përgjigjet e sakta. Drejtori i IGJK-se para komisionit hapi vetëm zarfet e mëdhenj në të cilët gjendeshin provimet e kandidatëve, ndërsa zarfat e vegjël me emrat e kandidatëve u vendosën në vend krejt tjetër. Në momentin e hapjes së zarfeve secilës faqe të provimit iu dha numri identifikues që ishte në zarf, në mënyrë që testeve të mos u mungonte asnjë faqe dhe të mos mund të ngatërroheshin ato me testet tjera. Pastaj Komisioni ka vlerësuar provimet vetëm sipas numrit të provimit në zarf.

4. Komisioni gjatë vlerësimit 5. Shënimi i numrit të provimit në çdo fletë të provimit

Komisioni ka punuar i ndarë në grupe dhe ka vlerësuar pjesë të caktuara të provimit e jo të gjitha pjesët e tij. Ata e kanë bërë vlerësimin duke përdorur çelësat e përgjigjeve të sakta të punuara në momentin e hartimit të provimit si dhe në bazë të formularëve standard të vlerësimit, përmbajtja e të cilave ka qenë e miratuar nga Këshilli Programor i IGJK-së. Me qëllim të shmangies së ndonjë gabimi të mundshëm matematikor zyrtari i sigurisë për provim dhe këshilltarja speciale e OSBE-së për IGJK-në, pas vlerësimit të provimeve nga komisioni i verifikuan në pikëpamje matematikore pikët e vendosura nga komisioni. XIV. SHPALLJA E REZULTATEVE TË PROVIMIT ME SHKRIM Bazuar në rregullat e provimit të aprovuara nga Këshilli Programor i IGJK-së, 60 rezultatet më të larta u kualifikuan që të marrin pjesë në provimin me gojë (Dita B). Pikët e provimit u verifikuan dhe kontrolluan disa herë dhe u krijua një listë me vetëm numrat e provimit. Bazuar në këtë listë u identifikuan 60 rezultatet më të larta. Me 13 korrik 2010 publikisht në ndërtesën e IGJK-së, në prani të përfaqësuesve të OSBE-së dhe z. Fejzullah Hasani, Kryetar i Këshillit Drejtues të IGJK-së dhe kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, u hapën zarfet e vogla me ç’rast u bë përshtatja e numrit të provimit me emrin e kandidatëve. Kandidatët u njoftuan se do të jetë finale pasi të kontrollohen rezultatet dhe të publikohet. Në pajtim me procedurat e përdorura gjatë Provimit Përgatitor/Hyrës të organizuar në vitet paraprake, IGJK edhe një herë në prezencë të përfaqësuesve të OSBE-së e rishikoi listën me qëllim që të verifikoi saktësinë e saj. Nga numri i përgjithshëm i kandidatëve që iu nënshtruan

Page 13: 2010 fileInstitutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK). Me këtë ligj janë përcaktuar përgjegjësitë e IGJK-së si institucion udhëheqës në fushën e trajnimeve në kuadër të

11 Raporti  për  Provim  Përgatitor  2010  

provimit me shkrim 68 prej tyre u përfshinë në grupin e 60 rezultateve më të larta (këtu janë përfshirë rezultatet e njëjta). Këta kandidat u ftuan të marrin pjesë në provimin me gojë (Dita B) me 17 korrik 2010. XV. PROVIMI ME GOJË Provimi me gojë për kandidatët të cilët kishin hyrë në 60 rezultatet më të larta u mbajt me datë 17 korrik 2010 në IGJK. Regjistrimi i kandidatëve filloi në orën 07:30 të mëngjesit. Në momentin e regjistrimit, kandidatët janë njoftuar paraprakisht se asnjë gjësend personal si; telefona, çanta, çanta dore, letra dhe gjësende tjera personale, që nuk janë veshmbathje, nuk do të lejohen në sallën e provimit. Ata që me vete kanë marrë gjësende të tilla i kanë dorëzuar ato gjatë regjistrimit dhe të njëjtat janë vendosur në zarf apo qese të posaçme të cilave iu është vendosur një numër për t’i identifikuar në momentin e kthimit tek kandidatët. Gjësendet u janë kthyer kandidatëve pas provimit. Para fillimit të provimit një kandidat zgjodhi me short versionin e provimit nga dy versione të provimeve sa ishin përgatitur për këtë pjesë. Provimi filloi në orën 09:00 duke i vendosur katër kandidatët e parë në sallën e dedikuar për përgatitjen paraprake të kandidatëve. Në këtë sallë çdo 20 minuta janë vendosur nga 4 kandidatë që do të thotë se në çdo kohë në këtë sallë kanë qenë 8 kandidatë njëkohësisht. Kandidatët kanë pasur 40 minuta kohë për të lexuar rastin dhe për tu përgatitur për prezantim, ndërsa 10 minuta i kanë pasur për prezantim para komisionit.

12. Kandidatët gjatë provimit me gojë

Komisioni ka qenë i ndarë në katër grupe nga dy anëtarë. Para fillimit të provimit anëtarët e komisionit identifikuan kandidatët nga lista të cilët i njihnin në bazë të rrethanave të caktuara, në mënyrë që ata kandidatë të mos paraqiten para tyre. Për dërgimin e kandidatëve para grupeve të

Page 14: 2010 fileInstitutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK). Me këtë ligj janë përcaktuar përgjegjësitë e IGJK-së si institucion udhëheqës në fushën e trajnimeve në kuadër të

12 Raporti  për  Provim  Përgatitor  2010  

komisionit u kujdes stafi i IGJK-së të cilët shpërndanë kandidatët duke mundësuar shmangien e konfliktit të interesit në mes kandidatëve dhe anëtarëve të komisionit. Para se të fillonte prezantimin kandidati, komisioni i lexonte atij një deklaratë me të cilën kandidati njoftohej me; përbërjen e komisionit, se as ata e as komisioni nuk do të parashtronin pyetje si dhe merrej mendimi i kandidatëve nëse ata kanë ndonjë vërejtje për përbërjen e komisionit. Pas përfundimit të prezantimit nga kandidati, anëtarët e komisionit plotësonin formularin e vlerësimit duke shënuar pikët për kandidatët në mënyrë individuale e të pavarur, dhe nënshkruan vlerësimet e tyre. Gjatë gjithë kohës sa ka vazhduar provimi, i tërë procesi është vëzhguar nga monitorues ndërkombëtarë si dhe është siguruar nga roje të kompanisë “Balkan International”. XVI. REZULTATET PËRFUNDIMTARE Nga të gjithë kandidatët që iu nënshtruan fillimisht provimit me shkrim e më pas atij me gojë 30 kandidat e kaluan provimin dhe mund të emërohen pasi ta kenë kryer me sukses Programin Fillestar për Arsimin Ligjor (PFAL) të organizuar nga IGJK-ja. XVII. KUNDËRSHTIM I REZULTATEVE Në pajtueshmëri me rregullat e provimit kandidatët kanë të drejtë të ankohen vetëm lidhur me administrimin e provimit. Kandidati mund të kundërshtojë testin duke paraqitur një kundërshtim me shkrim apo përmes postës elektronike brenda tre (3) ditëve të punës nga dita e publikimit të rezultateve të provimit. Secilit kandidat i cili paraqet kundërshtimin do ti caktohet një kohë dhe vend për rishqyrtim. Rishqyrtimi do të përfshijë administrimin dhe vlerësimin e provimit dhe nuk mund të kundërshtojë përmbajtjen e përgjigjeve. Po ashtu secili kandidat i cili dëshiron të shoh provimin dhe rezultatet për secilën pjesë mund ta bëj pasi të bëj kërkesë me shkrim. XVIII. MASAT E VEÇANTA TË NDËRMARRA PËR TË ARRITUR STANDARDET

NDËRKOMBËTARE Me qëllim të arritjes së standardeve ndërkombëtare për organizimin e provimeve të tilla, veçanërisht për provimet për kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë, IGJK-ja ka ndërmarrë këto masa:

Ø Janë hartuar disa grupe provimesh, me qëllim të ketë përzgjedhje më të zgjeruar të pyetjeve dhe më pak mundësi që vet hartuesit, komisioni apo stafi i IGJK-së të njohin përmbajtjen e pjesëve që do të përdoreshin në ditët e provimit.

Ø Të gjitha pjesët e provimit me zgjidhje të shumëfishta janë përgatitur në dy versione (versioni A dhe versioni B),

Ø Me qëllim të vlerësimit sa më të gjithanshëm të kandidatëve provimi është ndarë në gjashtë pjesë (testi i aftësive analitike dhe analizë e tekstit, test me pyetje të shumëfishta nga lëmi i etikës dhe sjelljes profesionale, test me pyetje të shumëfishta ligjore nga të gjitha sferat e së drejtës, ese me shkrim, një rast studimi nga e drejta civile dhe një rast studimi nga e drejta penale),

Page 15: 2010 fileInstitutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK). Me këtë ligj janë përcaktuar përgjegjësitë e IGJK-së si institucion udhëheqës në fushën e trajnimeve në kuadër të

13 Raporti  për  Provim  Përgatitor  2010  

Ø Pas hartimit, të gjitha pjesët e provimit janë vendosur dhe janë ruajtur nën masa të rrepta sigurie,

Ø Anëtaret e komisionit nuk kanë pasur dijeni se cilat grupe të provimeve do të përdoren nga kandidatët,

Ø Fotokopjimi i testeve është bërë nga një zyrtar i IGJK-së në prani të këshilltarit special të OSBE-së për IGJK-në,

Ø Përkthimi i testeve është bërë menjëherë pas hartimit në tryezën për hartim të provimit në kompjuterë të veçantë të cilët nuk kanë qenë të lidhur në rrjet.

Ø Përkthyesve nuk iu është lejuar të përdorin telefonin apo të kenë USB, ose pajisje tjetër që mund të regjistrojë apo transferojë materialet e provimit,

Ø Vet kandidatët kanë i zgjedhur me short pjesët e provimit nga të dy grupet e provimit, Ø Pasi që kandidatët kanë përfunduar provimin të gjitha testet janë vendosur në një zarf të

madh (A3) e cila ka marrë një numër të cilin nuk e kanë e ditur as kandidatët e as anëtarët e komisionit,

Ø Zarfet e vegjël të mbyllur brenda të cilave në një copë letër të vulosur ka qenë i shënuar emri i kandidatit, kanë marrë numrin e njëjtë sikur zarfi i madh me provime, në momentin kur administratori i provimit ka marrë provimet nga kandidatët,

Ø Provimet janë vlerësuar nga anëtarët e komisionit të IGJK-së në mënyrë të paanshme, dhe konfidenciale pa njohur identitetin e kandidatëve,

Ø Procesi i hartimit, administrimit dhe vlerësimit të provimit është mbikëqyrë nga monitorues ndërkombëtarë,

Ø Provimi me gojë përveç se është monitoruar nga ndërkombëtarët është siguruar dhe mbikëqyrur nga Kompania e Sigurimit “Balkan International”,

Ø Të gjitha materialet e nevojshme për realizimin e provimit janë siguruar nga IGJK-ja dhe kandidatët nuk janë lejuar të sjellin asgjë me vete gjatë provimeve,

Ø Stafi i IGJK-së për t’iu nënshtruar provimit është dashur të largohet nga IGJK-ja para kohës së hartimit të provimit,

Ø Një nga kandidatët e regjistruar për provim është nxitur të mos marrë pjesë në provim për shkak të konfliktit të interesit me një nga anëtarët e komisionit të provimit,

XIX. FALËNDERIM PËR MBËSHTETJE IGJK-ja shpreh falënderimin e tij për mbështetje dhe përkrahje për organizatat e mëposhtme të cilët ndihmuan gjatë procesit të provimit:

• QKSPEZH për ofrimin e personelit dhe objektit në shfrytëzim gjatë provimit, • UNDP për mbështetje financiare dhe me personel gjatë procesit të provimit. • OSBE për ofrimin e ndihmës përmes Këshilltarit Special dhe stafit për monitorim të

LSMS, XX. KOMENTET E MONITORUESVE NDËRKOMBËTARË Monitoruesit ndërkombëtarë kanë vërejtur se provimet janë hartuar, organizuar, administruar dhe vlerësuar në pajtueshmëri me standardet e pranuara ndërkombëtarisht.

Page 16: 2010 fileInstitutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK). Me këtë ligj janë përcaktuar përgjegjësitë e IGJK-së si institucion udhëheqës në fushën e trajnimeve në kuadër të

14 Raporti  për  Provim  Përgatitor  2010  

XXI. PËRFUNDIM Përkundër shumë sfidave IGJK me sukses hartoj, administroj dhe vlerësoj Provimin Përgatitor/Hyrës për të gjithë kandidatët, me paanësi dhe transparencë përgjatë tërë procesit. Rezultat i këtij provimi është një grup i kandidatëve të përshtatshëm për të vazhduar përgatitjen profesionale në kuadër të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor i cili do të filloj në shtator të vitit 2010 dhe do të zgjasë për 15 muaj. Kandidatët të cilët me sukses e përfundojnë këtë program trajnimi do të jenë të kualifikuar për të ushtruar pozitat si gjyqtarë dhe prokurorë dhe të mbrojnë të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në Kosovë. XXII. AKRONIMET IGJK......................................................................................................Instituti Gjyqësor i Kosovës KGJK.....................................................................................................Këshilli Gjyqësor i Kosovës UNDP..................................................................Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim QKSPEZH......................................Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim OSBE.............................................................Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë PFAL...................................................................................Programi Fillestar për Arsimim Ligjor LSMS.................................................................................Sektori i Monitorimit të Sistemit Ligjor Raport i përgatitur nga; z. Besim Morina, Udhëheqës i PFAL në IGJK Versioni në gjuhen angleze i përkthyer nga znj. Lindita Gashi, Asistente e Lartë Gjuhësore në IGJK Versioni ne gjuhen serbe i përkthyer nga z. Ismet Sadriu, Asistent i Lartë Gjuhësor në IGJK. Publikuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës ©

Adresa: Lagja e Spitalit Rr. “Muharrem Fejza” p.n.

Tel&fax:: +381 (0) 38 512 069/081/095

www.kjijudicial.org