mediaprint.al · 2018. 11. 7. · 1 struktura e atomit fletore pune – kimia 9 10 kreu 8. më...

18

Upload: others

Post on 20-Nov-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: mediaprint.al · 2018. 11. 7. · 1 Struktura e atomit Fletore pune – Kimia 9 10 KREU 8. Më poshtë paraqitet shpjegimi i një nxënësi për strukturën e atomit. Gjeni gabimet
Page 2: mediaprint.al · 2018. 11. 7. · 1 Struktura e atomit Fletore pune – Kimia 9 10 KREU 8. Më poshtë paraqitet shpjegimi i një nxënësi për strukturën e atomit. Gjeni gabimet
Page 3: mediaprint.al · 2018. 11. 7. · 1 Struktura e atomit Fletore pune – Kimia 9 10 KREU 8. Më poshtë paraqitet shpjegimi i një nxënësi për strukturën e atomit. Gjeni gabimet
Page 4: mediaprint.al · 2018. 11. 7. · 1 Struktura e atomit Fletore pune – Kimia 9 10 KREU 8. Më poshtë paraqitet shpjegimi i një nxënësi për strukturën e atomit. Gjeni gabimet

Titulli: Fletore pune Kimia 9

Titulli i origjinalit: Workbook Chemistry 11−14

Longman/Pearson Education Limited

Autorë: Michelle Austin, Iain Brand, Richard Grime, Sue Kearsey, Susan Robilliard, Nigel Saunders

© Longman/Pearson Education Limited

Fletore pune Kimia 9 është botim i përkthyer nga origjinali, në gjuhën angleze, i përkthyer

në gjuhën shqipe, në marrëveshje me shtëpinë botuese Longman/Pearson Education Limited.

Përktheu: Laureta Shkoza (Çako)

Përshtati: Aishe Hajredini (Karaj)

Drejtuese botimi: Anila Bisha

Redaktore shkencore: Prof. Dr. Edlira Baraj

Redaktore gjuhësore: Elona Qose

Ilustrimet: Longman/Pearson Education Limited

Dizajni për botimin shqip: Arben Hamzallari

Shtëpia Botuese Mediaprint

ISBN: 978-9928-08-331-9

Botimi i parë, 2018

Shtypi: Shtypshkronja Mediaprint

Page 5: mediaprint.al · 2018. 11. 7. · 1 Struktura e atomit Fletore pune – Kimia 9 10 KREU 8. Më poshtë paraqitet shpjegimi i një nxënësi për strukturën e atomit. Gjeni gabimet

Hyrje

Fletore pune – Kimia 9 3

Fleta e punës për klasën e nëntë përmban rubrika që do t’ju ndihmojnë për të përvetësuar lëndën e kimisë. Ky libër ushtrimesh mbulon të gjithë programin mësimor të kasës së nëntë, duke pasqyruar po ato tema që trajtohen edhe në librin e kimisë. Fleta e punës është shkruar për të kontrolluar dhe përforcuar njohuritë e marra në tekstin mësimor të kësaj lënde. Kjo fletë pune është e ndarë në gjashtë kapituj, ashtu si libri. Këtu do të gjeni ushtrime të detajuara, për zgjidhjen e të cilave do të përdorni njohuritë e marra nga lënda. Disa rubrika sjellin fakte interesante rreth asaj që keni mësuar. Fleta e punës është e ndarë në këto rubrika: Kontrolloni njohuritë Ushtrime Veprimtari praktike Harta konceptesh Veprimtari praktike Provoni veten Test përfundimtar

Pyetjet në fund të çdo kapitulli ju ndihmojnë të kontrolloni dhe përforconi njohuritë e marra, si dhe të provoni veten mbi konceptet e reja duke u testuar. Disa ushtrime janë hartuar me qëllim që të zhvillojnë aftësitë në planifikimin e veprimtarive praktike. Ju do të keni mundësinë të ndërtoni grafikë, të interpretoni të dhënat dhe të nxirrni përfundimet. Të gjitha ushtrimet janë të pikëzuara. Një gjë e tillë ju jep mundësinë që ju vetë të bëni vlerësimin e punës suaj dhe ta krahasoni atë me vlerësimin e mësuesit.

Page 6: mediaprint.al · 2018. 11. 7. · 1 Struktura e atomit Fletore pune – Kimia 9 10 KREU 8. Më poshtë paraqitet shpjegimi i një nxënësi për strukturën e atomit. Gjeni gabimet

Përmbajtja

Fletore pune – Kimia 9 4

Hyrje ......................................................... .................................................................................................... 3

Kreu 1 Struktura e atomit

1.1 Kontrollo njohuritë – Ndërtimi i atomit ................................................................................. .............. 6

1.2 Praktiko – hartë konceptesh .................................................................................................................. 12

Kreu 2 Sistemi periodik

2.1 Klasifiko elementet sipas përdorimit ................................................................................................... 13

2.2 Provo veten – Sistemi periodik ........................................................................................... ................. 14

2.3 Praktiko – hartë konceptesh .................................................................................................................. 16

2.4 Praktiko – Metalet dhe jometalet ……………………………………………………………………......................... . 17

2.5 Mëso më shumë – Metaloidet .............................................................................................................. 20

2.6 Klasifiko metalet dhe jometalet ........................................................................................................... 21

2.7 Praktiko – hartë konceptesh .............................................................................................. ...................34

2.8 Punë në grup – Atomi dhe sistemi periodik ............................................................... ........................ 35

2.9 Praktiko – hartë konceptesh ................................................................................................................ 38

Kreu 3 Uji, ajri dhe fosilet

3.1 Furnizimi me ujë .................................................................................................................................. 39

3.2 Reaksionet e ndotjes ............................................................................................................................ 41

3.3 Mëso më shumë – Diatomet dhe shiu acid ........................................................................................ 42

3.4 Robert Boil – Babai i kimisë ............................................................................................................... 44

Page 7: mediaprint.al · 2018. 11. 7. · 1 Struktura e atomit Fletore pune – Kimia 9 10 KREU 8. Më poshtë paraqitet shpjegimi i një nxënësi për strukturën e atomit. Gjeni gabimet

Përmbajtja

Fletore pune – Kimia 9 5

3.5 Jozef Bllek – Eksperimente ................................................................................................................. 45

3.6 Hulumto – Djegia e magnezit ............................................................................................................. 46

3.7 Ndotja e ajrit ....................................................................................................................................... 48

Kreu 4 Radha e aktivitetit

4.1 Metalet dhe acidet ................................................................................................................................ 49

4.2 Shkrimi i reaksioneve kimike .............................................................................................................. 50

4.3 Praktiko – hartë konceptesh ................................................................................................................ 55

4.4 Përgatitja e kripërave – Praktiko ......................................................................................................... 56

4.5 Praktiko – hartë konceptesh ................................................................................................................ 58

4.6 Zbulimi i metaleve ndër vite ............................................................................................................... 59

4.7 Aliazhet e arit ...................................................................................................................................... 60

4.8 Nxjerrja e metaleve nga xeherorët ...................................................................................................... 61

4.9 Nxjerrja e metaleve dhe emërtimi i përbërjeve – Ushtrime ................................................................ 62

Kreu 5 Verimi kimik i metaleve

5.1 Shkrimi i reaksioneve kimike me fjalë ................................................................................................ 65

5.2 Mëso më shumë – Natyra e acideve .................................................................................................... 67

5.3 Praktiko – hartë konceptesh ................................................................................................................ 69

Kreu 6 Kinetika kimike dhe termokimia

6.1 Shpejtësia e reaksionit – Praktiko njohuritë ......................................................................................... 70

6.2 Konvertuesit katalitikë – Praktiko njohuritë ........................................................................................ 75

6.3 Praktiko – hartë konceptesh ................................................................................................................. 77

Test përfundimtar .............................................................................................................................. 78

Page 8: mediaprint.al · 2018. 11. 7. · 1 Struktura e atomit Fletore pune – Kimia 9 10 KREU 8. Më poshtë paraqitet shpjegimi i një nxënësi për strukturën e atomit. Gjeni gabimet

1KREU

Struktura e atomit

Fletore pune – Kimia 96

1.1 Kontrollo njohuritë – Ndërtimi i atomit!Shembulli 1Bërthama e atomit të magnezit ka 12 protone dhe 12 elektrone. Ç’mund të themi për atomin e magnezit?Zgjidhje

a. Ngarkesa e bërthamës është +12b. Numri i elektroneve është 12.c. Masa e bërthamës së magnezit është 24 njësi.d. Masa e atomit të magnezit është 24 njësi.e. Atomi i magnezit ka 12 ngarkesa negative.

Shembulli 2Numri atomik i aluminit është Z = 13.Sa protone dhe elektrone ka atomi i tij? Po ngarkesa e bërthamës sa është?Zgjidhje

a. Atomi i aluminit ka 13 protone.b. Numri i elektroneve në atom është 13.c. Ngarkesa e bërthamës është +13.d. Atomi ka 13 ngarkesa (pozitive) negative.

Shembulli 3Numri i masës së atomit të borit është 11.Numri i neutroneve në bërthamën e tij është 6. Sa është numri atomik Z për këtë atom?ZgjidhjeA = Z + N Z = A – N Z = 11 – 6 Z = 5

Shembulli 4Izotopet e karbonit kanë A = 12 dhe A = 13. Gjeni numrin e neutroneve për secilin izotop.

Page 9: mediaprint.al · 2018. 11. 7. · 1 Struktura e atomit Fletore pune – Kimia 9 10 KREU 8. Më poshtë paraqitet shpjegimi i një nxënësi për strukturën e atomit. Gjeni gabimet

1 Struktura e atomit

Fletore pune – Kimia 9 7

KREU

Zgjidhje A = Z + N N = A – Z N = 12 – 6 N = 6 N = 13 – 6 N =7

Shembulli 5 Atomi i fosforit ka 15 elektrone. Sa është numri i protoneve në bërthamë? Po numri atomik Z sa është? Zgjidhje Numri i protoneve që ndodhen në bërthamën e atomit është i barabartë me numrin e elektroneve që ndodhen në mbështjelljen elektronike të atomit. Pra, atomi ka në bërthamën e tij 15 protone. Numri atomik Z përputhet me numrin e protoneve. Pra Z = 15.

Shembulli 6 Atomi i natriumit numrin atomik e ka (Z = 11). Gjeni numrin e protoneve dhe të elektroneve. Zgjidhje Numri atomik Z tregon numrin e protoneve dhe të elektroneve. Pra atomi i natriumit ka 11 protone dhe 11 elektrone.

Shembulli 7 Atomi i azotit ka 7 elektrone në mbështjelljen elektronike dhe masën 14. Gjeni numrin atomik Z, numrin e protoneve dhe të neutroneve. Zgjidhje Numri i protoneve është 7, sepse numri i protoneve dhe i elektroneve në atom është i barabartë. Meqenëse numri i protoneve është 7, numri atomik është Z = 7. Numri i neutroneve është N = A – Z N = 14 – 7 N = 7

Shembulli 8 Atomi i fluorit ka 9 elektrone. Gjeni numrin e protoneve dhe numrin atomik Z. Zgjidhje Atomi i fluorit ka 9 protone. Numri atomik Z = 9.

Page 10: mediaprint.al · 2018. 11. 7. · 1 Struktura e atomit Fletore pune – Kimia 9 10 KREU 8. Më poshtë paraqitet shpjegimi i një nxënësi për strukturën e atomit. Gjeni gabimet

1 Struktura e atomit

Fletore pune – Kimia 9 8

KREU

Shembulli 9 Janë dhënë substancat alumin, gaz karbonik, magnez, hidrogjen, oksid natriumi. Përcaktoni substancat e thjeshta dhe të përbëra. Zgjidhje Alumini, magnezi dhe hidrogjeni janë substanca të thjeshta dhe përbëhen nga atome alumini, magnezi dhe hidrogjeni. Kurse gazi karbonik dhe oksidi i natriumit janë substanca të përbëra. Gazi karbonik formohet nga atome karbon dhe oksigjen. Oksidi i natriumit formohet nga atome natrium dhe hidrogjen.

Praktiko Plotësoni fjalitë e mëposhtme: 1. Lënda ose substanca është e përbërë nga ............................. që quhen atome. 1 pikë

2. ............................ është i përbërë nga bërthama dhe elektronet. 1 pikë

3. Bërthama është e përbërë nga .......................... 1 pikë

4. Bërthama ka ngarkesë pozitive, sepse protonet që ndodhen në të kanë ................... 1 pikë

5. Atomi ka përmasa shumë më të mëdha se bërthama, sepse ................................. 1 pikë

6. Substanca e thjeshtë formohet nga .........................., substanca ........................... formohet nga atome të llojeve të ndryshme. 2 pikë

7. Elektroni ka ngarkesë .........................., kurse neutroni ........................... 2 pikë

8. Bërthama e atomit përbëhet nga .................. dhe neutrone. 1 pikë

9. Masa e një protoni është pothuajse e barabartë me masën e ................... 1 pikë

10. Masa e elektronit është ............... me masën e atomit. 1 pikë

11. Bërthamat e atomeve të ndryshme ndryshojnë nga numri i ................ dhe ................... që ndodhen në të. 2 pikë

12. Atomet e bakrit janë .......... nga atomet e hekurit. 1 pikë

13. Atomi është grimcë elektroasnjanëse sepse numri i ............. është i barabartë me numrin e ....................... 2 pikë

Page 11: mediaprint.al · 2018. 11. 7. · 1 Struktura e atomit Fletore pune – Kimia 9 10 KREU 8. Më poshtë paraqitet shpjegimi i një nxënësi për strukturën e atomit. Gjeni gabimet

1 Struktura e atomit

Fletore pune – Kimia 9 9

KREU

Detyra 1. Izotopet e neonit me Z = 10 kanë numër mase A = 20, A = 22. Gjeni numrin e neutroneve në

këto izotope. 2 pikë _________________________________________________________________________

2. Izotopet e klorit me Z = 17 kanë numër mase A = 35 dhe A= 37. Gjeni numrin e neutroneve në këto izotope. 2 pikë _________________________________________________________________________

3. Gjeni numrin e masës së kalciumit duke ditur që bërthama e atomit të tij ka 20 protone dhe 20 neutrone. 1 pikë _________________________________________________________________________

4. Atomi i beriliumit e ka numrin atomik Z = 4. Gjeni numrin e protoneve dhe të elektroneve. 2 pikë ________________________________________________________________________

5. Bërthama e atomit të fosforit ka 15 protone. Gjeni numrin atomik Z dhe numrin e elektroneve. 2 pikë _________________________________________________________________________

6. Atomi i fluorit në mbështjelljen e tij elektronike ka 9 elektrone. Gjeni numrin atomik Z dhe numrin e protoneve. 2 pikë _________________________________________________________________________

7. Janë dhënë këto substanca: hekur, karbon, kripë, ujë, sheqer, klor. Tregoni me shkrim llojin e atomeve nga të cilat janë formuar këto substanca. 2 pikë _________________________________________________________________________

Page 12: mediaprint.al · 2018. 11. 7. · 1 Struktura e atomit Fletore pune – Kimia 9 10 KREU 8. Më poshtë paraqitet shpjegimi i një nxënësi për strukturën e atomit. Gjeni gabimet

1 Struktura e atomit

Fletore pune – Kimia 9 10

KREU

8. Më poshtë paraqitet shpjegimi i një nxënësi për strukturën e atomit. Gjeni gabimet e bëra dhe shkruani versionin e duhur.

9. Kontrolloni dhe korrigjoni të dhënat në shembujt e mëposhtëm. a) Kalciumi; numri atomik = 20; numri i masës = 40 numri i protoneve = 40 numri i elektroneve = 40 numri i neutroneve = 20 [3] b) Oksigjeni; numri atomik = 8; numri i masës = 16 numri i protoneve = 16 numri i elektroneve = 4 numri i neutroneve = 24 [3] c) Kaliumi; numri atomik = 19; numri i masës = 39 numri i neutroneve = 58 struktura elektronike = 2,8,8,1 [2] 10. Arsyetoni dhe kryeni veprimet: a) Bromi; numri i masës = 80; numri i neutroneve = 45 numri i protoneve = ? numri i elektroneve = ? [2]

Atomet janë të ndërtuara nga tri pjesëza: protonet, neutronet dhe shtresat. Në qendër të atomit ndodhet bërthama . Ajo përmban protonet - grimca të ngarkuara negativisht dhe neutronet - grimca të ngarkuara pozitivisht. Rreth bërthamës, në orbita rrethore, lëvizin elektronet, të cilat janë grimca pa ngarkesë. Atomet mund të përshkruhen me anë të numrit atomik, i cili është i barabartë me numrin e neutroneve, si dhe numrit të masës, i cili është i barabartë me shumën e numrit të protoneve dhe elektroneve së bashku. Mos harroni, meqenëse atomet janë grimca me ngarkesë, numri i protoneve është gjithmonë i barabartë me numrin e elektroneve. Grimcat rreth bërthamës vendosen në shtresa elektronike me energji të ndryshme; çdo shtresë mund të mbajë 8 elektrone. Struktura elektronike e një atomi, përveçse me diagram, mund të shkruhet edhe me anë të numrave. P.sh.: magneziumi, i cili ka 14 elektrone, ka strukturë elektronike 8,6. [12]

Page 13: mediaprint.al · 2018. 11. 7. · 1 Struktura e atomit Fletore pune – Kimia 9 10 KREU 8. Më poshtë paraqitet shpjegimi i një nxënësi për strukturën e atomit. Gjeni gabimet

1 Struktura e atomit

Fletore pune – Kimia 9 11

KREU

b) Alumini; numri atomik = 13; numri i masës = 27 numri i protoneve = ? numri i elektroneve = ? numri i neutroneve = ? struktura elektronike = ? [4] c) Klori; numri atomik = 17; numri i neutroneve = 18 numri i masës = ? struktura elektronike = ? numri i protoneve = ? struktura elektronike = ? [4]

11. Nëse një element X ka: a) strukturë elektronike = 2, 8, 6. Gjeni sa është: numri atomik = ? numri i protoneve = ? numri i elektroneve = ? [3] b) strukturë elektronike = 2,8,8,1. Gjeni sa është: numri atomik = ? numri i elektroneve = ? numri i protoneve = ? [3]

12. Paraqisni me fjalë ose diagram strukturat elektronike të elementeve të mëposhtme: Mg Z= 12 Ca Z= 20 P Z= 15 S Z= 16 [4] 13. Kopjoni dhe plotësoni tabelën: [4]

Atomi H Li Ne

Numri atomik 1 3

Numri i masës 1 32

Numri i protoneve 9

Numri i neutroneve 4 10 10

Numri i elektroneve 16

Struktura elektronike 2, 8

[51 pikë]

Page 14: mediaprint.al · 2018. 11. 7. · 1 Struktura e atomit Fletore pune – Kimia 9 10 KREU 8. Më poshtë paraqitet shpjegimi i një nxënësi për strukturën e atomit. Gjeni gabimet

1 Struktura e atomit

Fletore pune – Kimia 9 12

KREU

1.2 Praktiko – Hartë konceptesh

Plotësoni hartën e koncepteve me fjalët e mëposhtme:

ngarkesë negative ngarkesë pozitive 1 njësi bërthamë N pa ngarkesë protone neutrone numri atomik Z numri i elektroneve

simboli p

simboli h

atomi përbëhet

elektronet

masa

masa e atomit

masa

nr. protoneve +

grimcë elektroasnjanëse

Z + ?

numri i protoneve tregon

Page 15: mediaprint.al · 2018. 11. 7. · 1 Struktura e atomit Fletore pune – Kimia 9 10 KREU 8. Më poshtë paraqitet shpjegimi i një nxënësi për strukturën e atomit. Gjeni gabimet

2KREU

Sistemi Periodik

Fletore pune – Kimia 9 13

2.1 Klasifiko elementet sipas përdorimitNë tabelën e mëposhtme janë vendosur simbolet e 20 elementeve të para të tabelës së sistemit periodik.

H He Li Be B C N O F NeNa Mg Al Si P S Cl Ar K Ca

Cili është...?1 Gazi natyror që përdoret në shenja ndriçuese. ____2 Një metal i fortë me dendësi të ulët, i përdorur në industrinë e ndërtimit të avionëve. ____3 Metali më pak reaktiv i grupit IA. ____4 Halogjeni më reaktiv. ____5 Gazi në përbërje të ajrit, që merr pjesë në reaksionet e e djegies. ____6 Elementi me numër më të vogël mase. ____7 Metali që digjet me flakë të ndritshme të bardhë. ____8 Elementi që ekziston ne dy forma: diamanti dhe grafiti. ____9 Element i grupit VIIA. ____10 Elementi që gjendet zakonisht në përbërje të kripërave. ____11 Gazi i rrallë që përdoret shpesh për mbushjen e balonave. ____12 Elementi që gjendet në përbërje të acidit sulfurik. ____13 Elementi që ka molekulë diatomike. ____14 Metal i grupit I A. ____15 Element i grupit IIIA. ____16 Element i grupit IVA. ____17 Elementi që në temperaturën e dhomës është gaz. ____18 Jometali në periodën e tretë. ____19 Elementi që ka një numër të barabartë të protoneve dhe neutroneve. ____20 Metal i grupit IIA. ____

Page 16: mediaprint.al · 2018. 11. 7. · 1 Struktura e atomit Fletore pune – Kimia 9 10 KREU 8. Më poshtë paraqitet shpjegimi i një nxënësi për strukturën e atomit. Gjeni gabimet

2 Sistemi periodik dhe vetitë e elementeve

Fletore pune – Kimia 9 14

KREU

2.2 Provo veten – Sistemi periodik Shembulli 1 Elementi litium me Z = 3, natrium me Z = 11, kalium me Z = 19 kanë në shtresën e jashtme një elektron. Në cilin grup bëjnë pjesë? Zgjidhje Litiumi, natriumi dhe kaliumi i kanë të shpërndara elektronet në këtë mënyrë:

Elementet K L M N

Litium 2 1

Natrium 2 8 1

Kalium 2 8 8 1

Këto elemente ndodhen në grupin e parë, sepse kanë një elektron në shtresën e jashtme. Litiumi e ka elektronin e shtresës së jashtme në shtresën L. Natriumi e ka elektronin në shtresën M, kurse kaliumi e ka këtë elektron në shtresën N.

Shembulli 2 Në cilën periodë ndodhen elementet: Litium Li (Z = 3), Berilium Be (Z = 4), Bor B (Z = 5), Karbon C (Z = 6). Zgjidhje Elektronet në këto elemente shpërndahen në këtë mënyrë:

Elementet K L

Litium 2 1

Berilium 2 2

Bor 2 3

Karbon 2 4

Meqenëse elektronet e këtyre elementeve shpërndahen në dy shtresa elektronike, ato ndodhen në periodën e dytë.

Shembulli 3 A kanë veti të ngjashme elementet me Z = 4, Z = 12, Z = 20 dhe pse? Zgjidhje Mbushja me elektrone për elementet e dhënë bëhet sipas kësaj skeme:

Page 17: mediaprint.al · 2018. 11. 7. · 1 Struktura e atomit Fletore pune – Kimia 9 10 KREU 8. Më poshtë paraqitet shpjegimi i një nxënësi për strukturën e atomit. Gjeni gabimet

2 Sistemi periodik dhe vetitë e elementeve

Fletore pune – Kimia 9 15

KREU

K Z K L M N Z 4 2 2

Z 12 2 8 2

Z 20 2 8 8 2

Elementet në shtresën e jashtme siç duket nga tabela kanë nga dy elektrone. Ato bëjnë pjesë në të njëjtin grup, prandaj kanë veti të ngjashme. Detyra 1. Bori e ka numrin atomik Z = 5. Duke bërë mbushjen e tij me elektrone me Z = 7; Z = 13;

Z = 19, tregoni cilat nga elementet ngjan me borin. 3 pikë ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________

2. Për elementet e mëposhtme: oksigjen (Z = 8), natrium (Z = 11), squfur (Z = 16) paraqisni vendosjen e elektroneve nëpër shtresa elektronike dhe tregoni në cilën periodë bëjnë pjesë. 3 pikë _________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________

3. Duke bërë mbushjen me elektrone nëpër shtresa elektronike, përcaktoni periodën dhe grupin për elementet me Z = 5, Z = 13, Z = 17. 3 pikë _________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________

4. Duke bërë mbushjen me elektrone nëpër shtresa elektronike elementet me Z = 4, Z = 7, Z = 9 dhe Z = 5, përcaktoni periodën ku bëjnë pjesë këto elemente. 4 pikë

5. Plotësoni fjalitë e mëposhtme: a. Elementet që kanë numër të njëjtë elektronesh në shtresën e jashtme vendosen

në të njëjtin ........................... 1 pikë b. Elementet që kanë numër të njëjtë shtresash elektronike vendosen në ................... 1 pikë c. Sistemi periodik përbëhet nga ................................ perioda. 1 pikë

Page 18: mediaprint.al · 2018. 11. 7. · 1 Struktura e atomit Fletore pune – Kimia 9 10 KREU 8. Më poshtë paraqitet shpjegimi i një nxënësi për strukturën e atomit. Gjeni gabimet