· 2020. 1. 7. · c. myk. rr.sitki Çiço përballë maternitetit të ri, tel: 067 60 00 172,...

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Diel 7 Korrik 2019 Ç m i m i 2 0 l e k ë Njoftim Gazeta “SOT” kërkon gazetarë me eksperiencë në fushën mediatike (jo korrespondentë nga rrethet). Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected] & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Fatos ÇOÇOLI Polonia, integrimi dhe KLSH Nga Bardhyl BEJKO Nga Pandeli BARDHI Brukseli rrëzon Holandën dhe entuziastët tanë të bllokimit të vizave Kush i futi “xhindet” Presidentit...? Presidenti tenton të intimidojë drejtësinë, ja 2 nenet që ka shkelur me letrën ndaj KLGJ, i rrëmben kompetencat Kuvendit Ndryshon ligji, ja si do eliminohen emërimet nepotike në drejtësi, nuk ka më familjarë dhe të afërm në gjykata dhe prokurori Hyn në fuqi vendimi, ja kriteret e reja për përfitimin e kredive të buta, procedurat për subvensionimin e familjeve në nevojë që aplikojnë Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për kriteret e reja mbi dhënien e kredive të buta nga shteti.Vendimi u mor ditën e mërkurë dhe dje është publikuar në Fletoren Zyrtare, duke hyrë menjëherë në fuqi... Kuvendi po ecën në rrugë të drejtë për amendimin e neneve të ligjeve të reformës në drejtësi të rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese. Së fundmi, në Parlament janë depozituar dy ligjet e reja që do të... Faqe 11 Ambasada ruse merr në mbrojtje Ilir Metën, sulmon me gjuhë rruge gazetën “Sot” për intervistën e presidentit në mediat e Moskës Faqe 7 Faqe 19 Faqe 9 Rezultati i zgjedhjeve vendore të 30 qershorit pritet të sjellë furtunë në radhët e socialistëve. Në shumë qytete pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës ishte e dobët, ndërsa shumë fletë votimi dolën të pavlefshme. Edhe pse në këto... Kinematografia në vend ka probleme jo vetëm me buxhetet e pakta për filmat, por dhe punës që bëhet sot për realizimin e tyre. Regjisori i njohur Saimir Kumbaro shprehet se filma bëjnë ata që dinë ti realizojnë dhe jo njerëz anonimë... Ministria e Brendshme ka bërë gati terrenin për të nisur vetingun në radhët e policisë. I pari që do të kalojë në sitë brenda korrikut është drejtori i përgjithshëm ArdiVeliu, më pas do të vijohet me Aida Hajna, Gjovalin Loka,Tonin... Opozita do të protestojë të hënën në orën 20:00 kundër qeverisë. Ky tubim është i dhjeti i organizuar nga opozita, qysh kur kjo e fundit dogji mandatet. Në të gjitha protestat e... Rama furtunë në degë, analizë në çdo qytet për rezultatet e zgjedhjeve, shkarkime në zonat me pjesëmarrje të ulët SAIMIR KUMBARO: Filmat e kanë humbur shkëlqimin e dikurshëm, duhet të realizohen nga profesionistë dhe jo anonimë Nis vetingu në polici, përjashtim përjetë për këdo që ka probleme, Ministria e Brendshme zbardh procedurat që do të ndiqen Opozita nesër në protestë, mbështetësit e Sali Berishës presione për skenarë dhune, Lulzim Basha i tërhequr pas ultimatumit amerikan Përplasje të forta në opozitë, Lulzim Basha distancohet nga Monika Kryemadhi për 13 tetorin, LSI përgatitet për t’u futur në zgjedhje Fundoset Ilir Meta, ja si pritet të izolohet nga mazhoranca pas shkarkimit nga Parlamenti, drejt pezullimit deri në ngritjen e Kushtetueses Faqe 2,3 Fillojnë përçarjet mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike. Shkak është bërë mungesa e koordinimit në qëndrimet e tyre, sa i takon axhendës së opozitës dhe zg- jedhjeve lokale. Presidenti Ilir Meta ka dekret- uar 13 tetorin si datë të re zgjedhjesh vendore. Por ky vendim i kreut të shtetit, duket se është mirëpritur vetëm nga LSI, zyrtarë të lartë të së cilës kanë deklaruar hapur se do... Faqe 8 Faqe 5 Faqe 4 Faqe 10

Upload: others

Post on 31-Jul-2021

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1:  · 2020. 1. 7. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Diel 7 Korrik 2019. Ç m i mi 2 0 l e k ë. Njoftim.Gazeta

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Diel 7 Korrik 2019

Çmimi 20 lekë

NjoftimGazeta “SOT” kërkon gazetarë me eksperiencë në fushën mediatike (jo korrespondentë nga rrethet). Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë një CV në

adresën elektronike [email protected]

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Fatos ÇOÇOLI

Polonia, integrimi dhe KLSH

Nga Bardhyl BEJKO

Nga Pandeli BARDHI

Brukseli rrëzon Holandën dhe entuziastët tanë të

bllokimit të vizave

Kush i futi “xhindet” Presidentit...?

Presidenti tenton të inti midojëdrejtësinë, ja 2 nenet që ka shkelur me letrën ndaj KLGJ, i rrëmben kompetencat Kuvendit

Ndryshon ligji, ja si do eliminohen emërimet nepotike në drejtësi,

nuk ka më familjarë dhe të afërm në gjykata dhe prokurori

Hyn në fuqi vendimi, ja kriteret e reja për përfitimin e kredive të buta, procedurat për subvensio nimin e familjeve në nevojë që aplikojnëKa hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për kriteret e reja mbi dhënien e

kredive të buta nga shteti. Vendimi u mor ditën e mërkurë dhe dje është publikuar në Fletoren Zyrtare, duke hyrë menjëherë në fuqi...

Kuvendi po ecën në rrugë të drejtë për amendimin e neneve të ligjeve të reformës në drejtësi të rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese. Së fundmi, në Parlament janë depozituar dy ligjet e reja që do të... Faqe 11

Ambasada ruse merr në mbrojtje Ilir Metën, sulmon me gjuhë rruge

gazetën “Sot” për intervistën e presidentit në mediat e Moskës

Faqe 7

Faqe 19

Faqe 9

Rezultati i zgjedhjeve vendore të 30 qershorit pritet të sjellë furtunë në radhët e socialistëve. Në shumë qytete pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës ishte e dobët, ndërsa shumë fletë votimi dolën të pavlefshme. Edhe pse në këto...

Kinematografia në vend ka probleme jo vetëm me buxhetet e pakta për filmat, por dhe punës që bëhet sot për realizimin e tyre. Regjisori i njohur Saimir Kumbaro shprehet se filma bëjnë ata që dinë ti realizojnë dhe jo njerëz anonimë...

Ministria e Brendshme ka bërë gati terrenin për të nisur vetingun në radhët e policisë. I pari që do të kalojë në sitë brenda korrikut është drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu, më pas do të vijohet me Aida Hajna, Gjovalin Loka, Tonin...

Opozita do të protestojë të hënën në orën 20:00 kundër qeverisë. Ky tubim është i dhjeti i organizuar nga opozita, qysh kur kjo e fundit dogji mandatet. Në të gjitha protestat e...

Rama furtunë në degë, analizë në çdo qytet për rezultatet e zgjedhjeve, shkarkime në

zonat me pjesëmarrje të ulët

SAIMIR KUMBARO: Filmat e kanë humbur

shkëlqimin e dikurshëm, duhet të realizohen nga

profesionistë dhe jo anonimë

Nis vetingu në polici, përjashtim përjetë për këdo që ka probleme,

Ministria e Brendshme zbardh procedurat që do të ndiqen

Opozita nesër në protestë, mbështetësit e Sali Berishës presione për skenarë dhune, Lulzim Basha i tërhequr pas

ultimatumit amerikan

Përplasje të forta në opozitë, Lulzim Basha distancohet nga Monika Kryemadhi për 13

tetorin, LSI përgatitet për t’u futur në zgjedhje

Fundoset Ilir Meta, ja si pritet të izolohet nga mazhoranca pas shkarkimit nga Parlamenti,

drejt pezullimit deri në ngritjen e Kushtetueses

Faqe 2,3

Fillojnë përçarjet mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike. Shkak është bërë mungesa e koordinimit në qëndrimet

e tyre, sa i takon axhendës së opozitës dhe zg-jedhjeve lokale. Presidenti Ilir Meta ka dekret-uar 13 tetorin si datë të re zgjedhjesh vendore.

Por ky vendim i kreut të shtetit, duket se është mirëpritur vetëm nga LSI, zyrtarë të lartë të së cilës kanë deklaruar hapur se do...

Faqe 8

Faqe 5

Faqe 4

Faqe 10

Page 2:  · 2020. 1. 7. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Diel 7 Korrik 2019. Ç m i mi 2 0 l e k ë. Njoftim.Gazeta

2 GAZETA SOTE Diel 7 Korrik 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ambasadori rus tregohet sërish i butë me Ilir Metën, anashkalon sulmet e presidentit ndaj ndërkombëtarëve

Ambasadori rus Alexander Kaprushin vijon të tregohet i butë me presidentin Ilir Meta. Pak kohë më parë ai sulmoi ashpër kryeministrin për sulmet e tij ndaj Moskës, por nuk bëri të njëjtën gjë për presidentin. E njëjta gjë ka ndod-hur dhe dje. Ai ka dhënë një intervistë televizive dhe i pyetur mbi deklaratat e ditëve të fundit të presidentit Meta ndaj ndërkombëtarëve, ai i anashkaloi totalisht. “Diplomacia ruse i përm-bahet vijueshmërisht parimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera. Këtu përfshihet edhe Shqipëria. Unë jam absolutisht i

bindur se populli juaj është në gjendje të zgjidhë vetë problemet e tij. Dallimet tuaja politike na interesojnë vetëm nga pikëpamja e sigurisë së qytetarëve tanë, si të atyre që jetojnë këtu, por edhe të atyre që ndodhen në Shqipëri me push-ime. Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me çdo qeveri shqiptare, pavarësisht forcës politike që ato mund të përfaqësojnë. I vetmi kusht për çdo bashkëpunim është shfaqja e interesit nga ana juaj dhe zbatimi i parimeve të përfitimit dhe respektit reciprok”, tha ambasadori. Më tej, ai u tregua i zhgënjyer me marrëdhëniet mes qever-

isë shqiptare dhe asaj ruse. Sipas ambasadorit, Shqipëria nuk ka marrëdhënie tregtare me Moskën. “Për fat të keq, më duhet të pranoj se bashkëpunimi në fushën tregtare dhe ekono-mike midis vendeve tona është praktikisht në nivelin zero dhe nga kjo pësojnë humbje, në radhë të parë, qytetarët dhe rrethet e biznesit të vendit tuaj. Sot, pala shqiptare nuk ka ndonjë interes pragmatik për të ndërtuar marrëdhënie reciproke të dobishme me Rusinë. Krijohet një përshtypje se politika e jashtme e shtetit tuaj ndodhet nën një ndikim të lartë nga forca të

treta. Përveç kësaj, Shqipëria, për të justifi-kuar qëndrimin e saj, i referohet solidaritetit famëkeq euroatlantik, por po ai anëtarësim në NATO dhe BE nuk e pengon Italinë, Slloveninë, Greqinë apo shumicën dërrmuese të vendeve evropiane për të bashkëpunuar dhe zgjeruar në mënyrë aktive bashkëpunimin me Rusinë. Pse Shqipëria nuk mund të bashkëpunojë? Por kjo është një pyetje që ju duhet t’ua drejtoni vetë drejtuesve tuaj”, tha ai. Po ashtu ambasadori ka këmbëngulur se nuk ka pasur financim rus për lobimet e PD në SHBA.

Kliti TOPALLI

Ambasada ruse në Tiranë ka marrë në mbrojtje presidentin Ilir Meta. Në datën 5

korrik, gazeta publikoi një artikull mbi një intervistë që presidenti Meta ka dhënë para një viti në mediat ruse. Por publikimi i kësaj interviste ka shkaktuar alarm në ambasadën ruse në Tiranë, e cila si duket është irrituar me të gjithë ata që i kanë dalë kundër presi-dentit dhe skenarëve të tij dest-abilizues. Ambasada ka reaguar në faqen e saj në Facebook, duke sulmuar gazetën “Sot”. “U njohëm me botimin e djeshëm të gazetës “Sot”. Sa herë që lexojmë artikujt e saj sulmues të porositur kundër nesh, mendojmë se gazetarët e kësaj gazete, duke rrezikuar të katandisen në nivelin e “shtypit të verdhë”, tashmë kanë arritur kulmin e absurditetit. Megjithatë, ata vazhdojnë të na habisin me produktet e imagjinatës së tyre të sëmurë. Dje gazeta “Sot” u tregoi të gjithë shqiptarëve se ata që lexojnë “letërsinë revolucionare sovjetike” bëhen automatikisht “njerëzit e Putinit”. Duke iu referu-ar intervistës së Presidentit Ilir Meta të vitit 2017-të (pra, të dhënë më shumë se një vit e gjysmë më parë) për kanalin televiziv “Rossija 24”, gazeta e fajëson atë për simpatinë që ka për romanin “Garda e re” të shkrimtarit Alek-sandër Fadejev. Autori raporton në mënyrë konspirative se kjo intervistë e vjetër ishte “e fshe-htë”, gjë që është një “provë ven-dimtare” e lidhjeve të presidentit me Moskën”, thuhet në deklaratë.

Reagimi Gazeta e ndjen për detyr-

im ndaj lexuesve që të japë një sqarim për këtë sulm të paprec-edentë. Ambasada na etiketon si gazetë e porositur që sulmojmë Rusinë. Ne nuk kemi asgjë me shtetin rus. Shkrimi i kushtohet Presidentit të Republikës, i cili është i pari zyrtar i lartë që flet në mediat ruse dhe me kaq elozhe për rusët. Ambasada përmend shkrimtarët rusë. Edhe këtu duam të sqarojmë se ne nuk kemi

Ja përgjigja e gazetës për ambasadën ruse në Tiranë

Ambasada ruse merr në mbrojtje Ilir Metën, sulmon me gjuhë rruge gazetën “Sot” për

intervistën e presidentit në mediat e Moskës

ngjashmëri në situatën e sotme. Një president që frymëzohet nga revolucione anarkike që kanë shkatërruar shtete dhe kanë mar-rë jetë popujsh, sigurisht që nuk mund të mbështetet. Pastaj, ne ju garantojmë se presidenti vërtet ka folur për pasazhe librash, por ai në jetën e tij nuk ka lexuar 2 libra, jo më veprat e Tolstoit, Dos-tojevskit, apo Fajdevit që përmend në intervistë.

Fshehtësia e intervistësNë reagimin e saj, ambasada

është shprehur se kjo intervistë nuk ka qenë e fshehtë sepse është transmetuar në një kanal rusisht folës. “Në fakt, kjo interv-istë shumë “e fshehtë” u shfaq dy herë gjatë “prime-time” të një prej kanaleve televizive më popullore rusishtfolëse në botë me një audi-tor teleshikuesish prej më shumë se 200 milionë njerëz. Kjo interv-istë është, në të vërtetë, e vetmja përpjekje e një prej udhëheqësve shqiptarë për t’u përcjellë qytet-arëve rusë një informacioni pozi-tiv për Shqipërinë, për t'i bindur ata të vizitojnë këtë vend dhe të shpenzojnë këtu paratë e tyre. E theksojmë, është e vetmja përp-jekje. Ju kujtojmë se turizmi është një nga sektorët kryesorë të ekon-omisë shqiptare”, thotë ambasa-

asgjë me shkrimtarët rusë. Emra si Anton Çehov, Fjodor Dosto-jevski, Nikolai Gogol, Maksim Gorki, Boris Pasternak, Sergej Esenin, Leon Tolstoi, Leon Turgen-jev, Mihail Sholohov, Aleksandër Solzhenicin vijojnë të mbete frymëzim dhe sot. Madje disa prej tyre mësohen në shkollat shqiptare. Padyshim veprat e Dostojevskit, nga “Karamazovët”, “Idioti”, “Kumarxhiu”; veprat e Gogolit nga “Taras Bulba” deri te “Revizori”, “Karenina”, apo “Lufta e paqja” të Tolstoit, “Nëna” e Gorkit, novelat e Çehovit, apo Doktor Zhivago i Pastërnakut janë fond i çmuar i letërsisë botërore që kanë magjepsur botën mbarë pjesë e së cilës janë gazetarët e kulturuar të “Sot”. Asnjë nga ne nuk merr përsipër të hedhë një fjalë fyese për perlat e letërsisë ruse, të cilat janë perla mbarë botërore. Por konteksti dhe frazeologjia e marrë nga presidenti Meta kanë lënë vend për kritikat tona ndaj tij. Presidenti në intervistën e tij flet për revolucion. Si për çudi, ai dhe njerëz pranë tij momentalisht janë duke tentuar revolucion në vend, pasi duan të rrëzojnë qeverinë dhe të vijën në pushte me dhunë. Pra, kjo intervistë e dhënë para një viti, gjen shumë

da. Por gazeta nuk ka thënë këtë. Në shkrim thuhej qartë se kjo intervistë është mbajtur e fshe-htë nga Presidenca për mediat shqiptare. Asnjë media shqiptare nuk e ka publikuar intervistën në fjalë më parë, pasi zyra e shtypit e Presidencës e ka mbajtur të fshehtë kur është dhënë. Gazeta ka shkruar në artikull se kjo zyrë shtypi, u çon gazetarëve lajme sa herë Meta relaksohet në Gjirin e Lalëzit, jo më intervistat që ai jep në media të ndryshme vendase dhe perëndimore. Por për rastin në fjalë intervista nuk ekziston në faqen e Presidencës dhe nuk është shpërndarë nga zyra e shtypit. Pra, për ne që nuk jemi ru-sishtfolës, kjo intervistë ka qenë e fshehtë dhe qëllimi dihet tashmë. Ambasada ka hedhur dhe një link në faqen e saj në Facebook për të treguar intervistën, por ky link nuk punon, duke e nxjerrë blof. Pastaj ambasada flet se e kanë dëgjuar Metën 200 milionë rusë. Kjo tregon fare qartë se sa u intereson rusëve presidenti. Për sqarim të ambasadës, gazeta e ka siguruar intervistën e plot që të presidenti dhe për ironi në You-Tube kjo intervistë është parë nga 3.417 persona. Pra gazeta siguron ambasadën se nuk ka asgjë me të,

por nuk mbështet aspak skenarët destabilizues të presidentit, për të cilin faktet flasin vetë se si i ka marrëdhëniet me rusët. Për koicidencë, dje ambasadori Kar-pushin ka dhënë një intervistë për mediat dhe i është shmangur py-etjes për sulmet e presidenti ndaj ndërkombëtarëve. E njëjta gjë

ka ndodhur dhe në një intervistë të mëparshme. Gazeta po ashtu kërkon të sqarojë lexuesin e saj se vijon të jetë tërësisht e paanshme dhe e transmeton lajmin ashtu si është realisht, pa drojë dhe pa u ndikuar nga askush. Faktet për presidentin flasin vetë, mjafton të kontrollosh sajtet ruse.

Në konferencën për shtyp të lëshuar në fillim të javës, Meta sulmoi gazetarin Sokol Balla, i cili dje i është përgjigjur. Fillimisht Balla e ftoi që të vinte në emision dhe kishte për-gatitur madje dhe pyetjet, një prej të cilave ishte se cili hero e frymëzon Metën. Por duke qenë se Meta nuk i shkoi në emision, Balla tha se e ka gjetur përgjigjen në një intervistë që Meta ka dhënë pak kohë më parë. Në të vërtetë Meta kishte folur për një televizion rus. Intervista është mbajtur tërësisht e fshehtë dhe u zbardh pjesërisht dje në studion e gazetarit Balla. Pyetjes se kush e frymëzon, Meta ju përgjigj: “Jam rritur si edhe shumë moshatarë të mi në fëmijëri apo në rininë e hershme me letërsinë sovjetike. Madje një nga arsyet pse jam ndeshur me shumë vështirësi në jetën politike dhe mendoj që kam arritur t’i përballoj ato është sidomos sepse kam qenë shumë i ndikuar nga letërsia revolucionare sov-jetike nga shkrimtarët tuaj, dhe sot mund t’ju recitoj fjalën e Oleg Koshevojit, të Fadejevit tek ‘Rojet e Rinj’”, dëgjohet Meta në videon para gazetarit rus. Çdo intervistë që jep Meta në mediat vendase, e sidomos në ato perëndimore, zbardhet me shpejtësi nga zyra e tij e shtypit dh serviret e gatshme. Por nuk ka ndodhur aspak kështu me intervistën që ai ka dhënë në Presidencë për televizionin rus.

Ambasada ruse mohon të ketë lidhje me Metën, por revista amerikane "Mother Jonws" përmes një investigimi tregoi kohë më parë se LSI dhe Ilir Meta, kanë lobuar në SHBA përmes personave të dyshimtë nga Rusia. “Doli se Dorelita ishte një kompani guaskë e që kishte vetëm një qëllim: të jepte pagesën për lobimin që McKeon do të bënte për LSI-në. Firma u inkorporua në vitin 2013 nga një avokat grek, i quajtur Andreas Petrou. Ai ka një zyrë të vogël ligjore në kryeqytetin e Qipros, e cila krijon dhe administron kompani guaskë. Një e treta e klientëve të kësaj firme janë rusë, dhe madje kompania ka te rekla-ma një numër enkas për klientët që flasin rusisht. Sipas regjistrimeve të bizneseve ruse dhe qipriote, firma e Petrout ishte e përfshirë me kompani me bazë në Qipro, të lidhura me Oleg Deripaskan, manjatin rus të biznesit të aluminit, i cili është përfshirë në skandalin e lidhjeve ruse të presidentit Trump për shkak të bizneseve që ka pasur me Paul Manafort, kreun e fushatës së Trump-it që është nën hetim”, thuhej në artikull.

Ja një pjesë e shkrimit të gazetës në datën 5 korrik

Meta e LSI lobime në SHBA përmes rusëve

Page 3:  · 2020. 1. 7. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Diel 7 Korrik 2019. Ç m i mi 2 0 l e k ë. Njoftim.Gazeta

2,3,5,9,10,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 7 Korrik 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Fundoset Ilir Meta, ja si pritet të izolohet nga mazhoranca pas shkarkimit nga Parlamenti,

drejt pezullimit deri në ngritjen e Kushtetueses

Ngjela: Në momentin e shkarkimit, presidenti quhet i pezulluar juridikisht

Idajet Beqiri: Ja procedurat që do të ndiqen për shkarkimin e Ilir Metës, rrezikon që të pezullohet nga detyra

Avokat Idajet Beqiri ka zbardhur procedurat që do të ndiqen për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra. Nesër Kuvendi mblidhet në se-ancë plenare, ku do të ngrihet komisioni hetimor për Metën. Beqiri ka treguar hapat që do ndjekë fillimisht komisioni. “Procedura e shkarkimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta tashmë ka avan-cuar shumë. Jemi në fazën e Komisionit Hetimor. Ky Komision do të evidentojë shkeljet kushtetuese të bëra nga Presidenti i Republikës, natyrën e tyre,

në cilën kategori futen dhe duhen kualifikuar. Presi-denti i Republikës do të thirret në Komision. Thirrja e tij është detyrim ligjor për Komisionin. Paraqitja ose mos paraqitja e Presidentit në këtë Komision është zgjedhje e tij. Komisioni Hetimor do të përgatisë raportin për Kuvendin e Shqipërisë, i cili do të zh-villojë debat parlamentar. Në këtë debat thirret për të marrë pjesë Presidenti i Republikës. Nëse ai nuk paraqitet pa shkak, debati vazhdon dhe më në fund, nëse Kuvendi arrin në konkluzionin se Presidenti i

Republikës e ka shkelur rëndë me dashje, me votim të cilësuar prej 93 vota shkarkohet”, tha avokati. Më tej Beqiri është shprehur se e gjithë dosja e krijuar me të gjitha materialet brenda, që nga nisma e mbi 1/4 së deputetëve e deri te vendimi i Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit, i përcillen Gjykatës Kushtetuese e cila miraton ose jo vendimin e Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë kohës që Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur shkarkimin e Presidentit të Republikës e deri në vendimmarrjen e Gjykatës

Kushtetuese, Presidenti i Republikës është në detyrë, por veprimtaria e tij është tepër e kufizuar. Ai nuk mund të marrë dot vendime të rëndësishme që merr çdo kryetar shteti në bazë të kompetencave kushtetuese. Nëse në këtë hapësirë kohore deri në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese vërehen raste abuzimi me kompetencat prej Presidentit të Republikës, Kuvendi i Shqipërisë e pezullon nga detyra Presidentin dhe kompetencat e tij i ushtron Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë”, ka vijuar ai.

Kliti TOPALLI

Presidenti Ilir Meta rrezikon të pezullohet nga detyra në momentin që Parlamenti do vendosë për shkarkimin e tij.

Të hënën do të zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme parlamentare, ku do të ngrihet komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit. Ditët e fundit janë dhënë sinjale se deputetët opozi-tarë në Parlament do japin votat pro shkarkimit nëse realizohet reforma zgjedhore. Pra çështja e shkarkimit të tij është thuajse e mbyllur. Por vetë Meta, juristë dhe media pranë tij shprehen se ai nuk shkarkohet dot nga detyra, derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese. Por gazeta ka mësuar se pasi Kuvendi të vendosë shkarkimin e tij, ai mund të pezullohet nga detyra derisa të marrë vendim gjykata. Pra mazhoranca do e izolojë. Gazeta ju drejtua avokatit Spartak Ngjela, i cili shprehet se në momentin që Parla-menti voton pro shkarkimit, presidenti nuk ka më asnjë kompetencë juridike. “Kushtetuta nuk shprehet. Por ai quhet i pezulluar juridikisht. Nuk mund të nxjerrë dot akte administrative. Nuk ka më forcë juridike. Kështu është ve-pruar në të gjithë botën. Pastaj shkon në Gjykatën Kushtetuese, e cila gjykon nëse është shkelje e rëndë apo është shkelje e lehtë ç’dekretimi i zgjedhjeve dhe pasoja sociale që ka sjellë. Për mendimin tim është shkelje e rëndë sepse pasoja ishte sociale dhe shkelësit e mëdhenj të Kushtetutës, dhunuesit e opozitës e morën si slogan”, tha Ngjela. Sipas burimeve, edhe presidenti Meta i trembet këtij precedenti. Madje gaze-tarë pranë tij janë shprehur në portale se kanë frikë nga nxjerrja e Metës përmes policisë nga zyra. Sigurisht që çështja mund të mos shkojë deri këtu, por gazeta ka mësuar se frika e presidenti është diku tjetër. Sipas nenit 91 të Kushtetutës, në momentin që presidenti është në pamundësi për të ushtruar funksionin apo kur vendi mbetet vakant, kompetencat i kalojnë kreut të Parlamentit, pra Gramoz Ruçit. Meta i trembet një gjëje të tillë dhe prandaj po këmbëngul te ngritja e Kushtetueses dhe përzgjedhja e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve, 3 anëtarë të Kushtueses i zgjedh presidenti dhe po ashtu ai emëron anëtarët e Gjykatës së Lartë, pasi përzgjidhen nga KLGJ.

PD akuza ndaj Ramës për Samitin e Polonisë

Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar dje për Samitin e Polonisë, duke deklaruar se Shqipëria nuk mori asnjë fond nga BE. “Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë eurot që Bashkimi Europian u dha vendeve të Ballkanit për projekte kombëtare infrastrukturore, për vitin 2019. Është ndëshkim i qëllimshëm kundër një qeverie të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Është vazhdim i qën-drimit të prerë të vendeve të Bashkimit Europian për të mbajtur Shqipërinë jashtë çdo procesi afrimi për aq kohë sa në pushtet është Edi Rama. Qeveria Rama është e vetmja qeveri në 30 vjet tranzicion që nuk ka bërë asnjë hap të vetëm në procesin e integrimit europi-an. Fatkeqësisht izolimi ndërkombëtar që po i bëhet qeverisë Rama po sjell pasoja direkte për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët po ndëshkohen për shkak të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me krimin. Prandaj largimi i Ramës është një arritje që do të përmirësojë jetën e çdo shqiptari”, tha Basha.

U larguan nga vetingu, prokurorë e gjyqtarë

bëhen avokatëJanë larguar nga vetingu, por

të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar, duke nisur që ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, ish- anëtarët e shkarkuar të saj, ish- anëtarët Gjykatës së Lartë si dhe prokurorët janë sërish në sistem, por këtë herë si avokat. Kjo pasi të gjithë kanë qenë të pajisur para vetingut me licenca avokatie, madje disa prej tyre kanë patur edhe zyra në hije, të cilat i kanë aktivizuar menjëherë pas shkarkimit, duke u përballur me kolegët tashmë në një formë tjetër. Në ndryshimet që iu bënë ligjit të avokatisë u përcaktua se të lar-guarit e vetingut nuk do të pajiseshim me licencë avokatie, madje gjatë dis-kutimeve në komisione përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, u shprehën se avokatia nuk do të ishte strehë e të korruptuarve. Por kjo mesa duket ka qenë vetëm në letër pasi ligji nuk ka veti prapavepruese dhe ndalimi për të ushtruar të drejtën e avokatit është vetëm për ata që nuk kanë pasur më parë licencë, gjë që deri tani nuk rezulton të ketë ndonjë rast.

Çfarë konstatohet në këto momente? Konstatohet që gjithë politika e lartë ndërkombëtare, që nga Uashingtoni në Berlin e deri në Bruksel, kur flitet për Shqipërinë, të gjithë flasin për reformën në drejtësi dhe për godit-

jen e korrupsionit të lartë”, tha ai. Ngjela u shpreh se Shqipëria hyn në Perëndim menjëherë nëse bën goditje penale të korrupsionit të lartë, që nga presidenti, e deri tek ministra e ish-kryeministra, etj.

Por Meta i trembet faktit se duke u zëvendësuar nga Ruçi, do jetë ky i fun-dit që do bëjë emërimet dhe prandaj po dërgon letra në KLGJ për këto dy institucione.

Argumentet e NgjelësAvokat Ngjela, në prononcimin

për gazetën është shprehur se dhe për ndërkombëtarët Meta ka kryer shkelje të rëndë Kushtetuese. Po ashtu ai ka paralajmëruar se sapo të shkarkohet Meta, do ngrihen SPAK e BKH. “Py-etja është që po presidenti, prandaj e bëri ç’dekretimin e zgjedhjeve? Fakti që ka filluar procedura dhe ky është president dhe nuk ka asnjë lloj reaksioni kundër nga politika e lartë ndërkombëtare, kuptohet që edhe ata e kanë konceptuar si shkelje të rëndë të Kushtetutës. Shkarkimi i presidentit është hapi i parë që e fut Shqipërinë në hullinë e drejtësisë shoqërore dhe demokracisë ligjore. Menjëherë pas kësaj do të shikoni që do të krijohen edhe SPAK dhe BKH. Do të thuhet që reforma në drejtësi mori jetë.

1. Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.

2. Në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë de-tyrën për më shumë se 60 ditë, Kuvendi, me dy të tretat

e të gjithë anëtarëve, vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundë-sisë, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga dita e vërtetimit të pamundësisë.

I KUSHTETUTËSNENI 91

“A e kuptoni tani sesa e rëndë do të jetë në histori veprimtaria e këtyre me këtë rezistencë që bie ndesh me interesin më të madh historik të Shqipërisë. Por gjithçka tani përfun-doi, këta nuk kanë forcë, politika e lartë perëndimore i goditi rëndë, ne e pamë. Tani do presim ngjarjet që vijnë

NGJELA: NUK E DESTABILIZOJNË DOT VENDINsi pasojë e proceseve penale. Unë ju them të gjithëve që kot shpresojnë për destabilizimin e shoqërisë shqiptare dhe kot mendojnë se mund të ndë-rhyjnë fqinjët me përfaqësuesit e tyre të vjetër që të bëhet destabilizimi i Shqipërisë. Nuk bëhet. E vetmja rrugë e tyrja është përplasja me gjykatat. Ilir Meta nuk ka kujt t’i qahet. Kujt t’i drejtohet? Nëse godet Perëndimin, kujt t’i drejtohet? Arsyeja logjike të jep përgjigjen që i drejtohet Lindjes. Po a mundet të ndërhyjë Lindja në Shqipëri, ku ka bazë amerikane tani? Kjo është pamundësi absolute”, tha avokat Ngjela për gazetën.

Page 4:  · 2020. 1. 7. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Diel 7 Korrik 2019. Ç m i mi 2 0 l e k ë. Njoftim.Gazeta

4 GAZETA SOTE Diel 7 Korrik 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një prononcimi për mediat pak ditë më parë bëri thirrje për revolta, ndërsa e konsideroi 30 qershorin si “groposje të vlerave të demokracisë”. Në këtë kontekst, Berisha theksoi se është jetike që opozita të qëndrojë besnike e vlerave, duke kërkuar që të vijohet me kryengritjen popullor. “Shporrjen e mostrës së pluraliz-

mit Edvin Ramës, narkoshtetit dhe kakistrokacisë. Kjo është një betejë që merr karakter të shenjtë. Vlerat e Demokracisë të groposur me 30 qershor në farsën moniste do të fun-dosen një minutë e më parë. Kjo ishte thirrja ime. Të vazhdojnë betejën deri në fitimin e plotë. Kryengritja popullore në 51 format e mos-bindjes civile”, deklaroi Berisha.

Berisha kërkon kryengritje

NË MONITORIM DHJETRA PERSONA ME REKORDE KRIMINALEPërveç masave të marrë për mbarëvajtjen e pro-

testës sikundër është marrja në mbrojte e institucioneve shtetërore, mësohet se Policia e Shtetit, Njësia Anti-terror dhe Shërbimi Informativ Shtetëror ka marrë masat duke vënë në monitorim dhjetra persona me rekorde kriminale. Këto masa shtesë, sipas informacioneve, janë marrë nga institucionet ligjzbatuese të vendit prej disa ditësh, me

qëllimi mbajtjen nën kontroll të personave me rekorde kriminale, të cilët pritet të marrin pjesë sot në këtë tubim për të ushtruar akte dhune. Madje, sipas informacioneve të policisë, këta individë të dënuar për vepra penale janë përgatitur për të qenë pjesë e akteve të dhunshme në tu-bimin e thirrur nga opozita. Kështu që për të parandaluar këto skenarë, ata janë vënë në monitorim të rreptë.

“Të vjetrit” në PD nisin sulmet ndaj Bashës, Kulluri akuza kreut demokrat se nuk ka vizion dhe program për të çuar përpara të djathtën

Rindizet debati dhe përplasjet në Partinë Demokratike. Edhe pse Basha gardën e vjetër e largoi nga partia dhe Parlamenti, tentativa e tyre për t’u bërë sërish protagonist nuk ndalen. Pas ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila pak ditë më parë lëshoi akuza të forta ndaj Lulzim Bashës, ditën e djeshme ka qenë ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, i cili ka vijuar kritikat ndaj liderit demokrat. Gjatë një prononcimi për mediat, Kulluri deklaroi se Partia Demokratike gaboi që bojkotoi zgjedhjet e 30 qershorit, pasi sot sipas tij, kjo parti nuk përfaqëson më jo vetëm shumicën e shqiptarëve

por as shumicën e demokratëve. Kulluri deklaroi se Basha nuk e çon dot më përpara PD-në. “Ajo që i mungon PD-së është një zvetënim i men-dimit mbi vlerat. Pra një mungesë e projektit politik. Ajo që është më keq akoma është që edhe pjesa kritike ndaj kësaj nuk ka qartësi se ku do ta çojnë PD-në, me apo pa Bashën. Ajo që më shqetëson më shumë sidomos pas kësaj që ndo-dhi në 30 qershor që për mua është katastrofike për demokracinë në këtë vend dhe për PD-në si protagoniste e kësaj që ndodhi. Le të themi atë që është. Ky ka qenë një vendim i PD-së për të mos hyrë në zgjedhje. Ndaj unë nuk e kuptoj në

një masë të madhe këtë triumfalizmin për bojkot masiv, sepse ky ka qenë vendimi jonë. Këtu kemi arritur në një pikë sot që nuk ka vend më për të kritikuar se çfarë bën Basha. Unë personalisht mendoj se sot partia nuk përfaqëson më shu-micën e shqiptarëve dhe nuk përfaqëson më as shumicën e demokratëve. Çështja është se çfarë do bëjmë? Sot kemi ngecur në një pikë që Basha nuk e çon dot më PD-në përpara”, deklaroi ai. Më tej, Kulluri u shpreh se zërat që thonë se pas Bashës në fakt qëndron Berisha nuk janë të vërtetë, pasi sipas tij, gabimet e tij i ngjajnë një fill-estari dhe jo një lideri që ka drejtuar prej 23 vitesh

në këtë vend. “Nuk është mënyra e Berishës kjo e të drejtuarit të partisë. Sepse ka një problem, për ata që e njohin Berishën e pëlqejnë apo nuk e pëlqejnë dhe unë hyj tek njerëzit që them se e njoh në një masë të caktuar dhe përgjegjësit Berisha është prirur nga përmirësimi i vetve-tes. Na e ka thënë dhe e kemi diskutuar nëpër takime. Është njeri që përgjithësisht nuk shkon në digresion. Mund të bëjë gabime të reja por ata që i ka bërë nuk i bën më. Mua më rezulton që këto gabime janë gabime prej fillestari. Nuk janë prej një lideri që ka drejtuar 23 vite në këtë vend. Nuk më del llogaria”, nënvizoi Kulluri.

Rigels SELIMAN

Opozita do të protestojë të hënën në orën 20:00 kundër qeverisë. Ky tubim është i dh-jeti i organizuar nga opozita,

qysh kur kjo e fundit dogji mandatet. Në të gjitha protestat e organizuara deri më tani nga opozita, qëllimi krye-sor ka qenë çuarja para drejtësisë të blerësve të votave në zgjedhjet e 2017, rrëzimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do t’i hapet rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Por ndryshe nga nëntë herët e tjera, ku është kërkuar që drejtësia të ndëshkojë tjetërsuesit e votave, sa i takon zgjedh-jeve parlamentare të 2017, protesta e nesërme ka si kauzë të saj hetimin dhe çuarjen para drejtësisë të personave që janë implikuar në vjedhje votash në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Për këto pretendime, opozita ka bërë me dije se disponon edhe video dhe foto mbi mënyrën se si janë tjetërsuar votat në shërbim të Partisë Socialiste të dielën që lamë pas. Kështu që, këto manipulime opozita pritet t’i përdorë si kartën e saj në betejën kundër qeverisë. Gazeta u interesua pranë degëve të Partisë Demokratike dhe mësoi se ato janë duke u organizuar për protestën e nesërme. Mirëpo, burimet theksuan se ka një ndarje brenda demokratëve, sa i takon mënyrës se si po protestohet. Deri më tani kryedemokrati Lulzim Basha në të gjitha protestat është tre-guar i moderuar, duke mos lejuar që ato të degjenerojnë në dhunë, përveçse disa rasteve kur janë hedhur bom-ba molotov. Por të ndodhur përpara kësaj situate, mësohet se njerëz pranë Berishës, madje edhe ky i fundit kanë rritur presionet ndaj shefit të selisë blu, duke i kërkuar që të ndryshojë kurs dhe strategji, në mënyrë që të rrisë dhe ashpërsoi aksionin kundër qeverisë. Në këtë kontekst, mësohet se mbështetësit Berishës e kanë argumentuar kërkesën e tyre me faktin se opozita ka protestuar disa herë, por këto protesta duke qenë se kanë qenë të qeta nuk kanë dhënë rezu-ltat. Kështu që sipas tyre, e vetmja rrugë për rrëzimin e qeverisë janë revoltat dhe jo protestat e qeta, sikundër i ka bërë Basha gjatë këtyre muajve. Po ashtu, burimet theksuan se njerëzit e Berishës kanë qenë të prerë në kërkesat e tyre, duke e quajtur këtë protestë si tepër të

Basha thirrje për protestën e 8 korrikut: Bashkohemi kundër bandës së krimit

Opozita nesër në protestë, mbështetësit e Berishës presione për skenarë dhune,

Basha i tërhequr pas ultimatumit amerikanShehaj: PD jo marrëveshje me PS, nuk duam pushtet

në tavolinëIsh-deputeti i Partisë Demokra-

tike, Agron Shehaj ka komentuar ditën e djeshme aktualitetin politik në vend. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-deputeti demokrat shpre-hu dje bindjen se kthesa e vërtetë në Shqipëri mund të ndodhë vetëm nëse hetohet kryeministri. Madje, ish-de-puteti Shehaj shkruan se nuk do të ketë marrëveshje me Edi Rama, pasi opozita nuk doli nga parlamenti për të marrë pushtetin në tavolinë. “S’do të ketë kurrë marrëveshje me Edi Ramën. Nuk dolëm nga parlamenti për të rritur pazarin, as për të marrë pushtetin në tavolinë, por sepse duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me Edi Ramën në qeveri dhe po nuk u ndëshkuan ministrat e korruptuar si Ahmetaj, nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Kthesa e vërtetë në Shqipëri mund të ndodhë vetëm nëse hetohet kryeministri, dhe nëse Rama dënohet, do jetë një leksion për të gjithë politikanët e ardhshëm”, tha ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj.

Spahia: Ministria e Shëndetësisë, gjenocid

me barnatIsh-deputeti i PD, Bardh Spahia

ka hedhur dje akuza në adresë të Ministrisë së Shëndetësisë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Spahiu thek-soi se deklarata e ministres që është negociuar çmimi i barnave të shtrenjta është mashtrim, çmimet e barnave të shtrenjta janë njësoj siç ishin tek lista e vjetër. Ai thotë se shumë barna të listës mungojnë pothuaj vazhdimisht dhe kjo është gjenocid. “Makutëri makabre edhe tek shëndeti i qytetarëve. Lista e ashtuquajtur e re e Barnave të Rimbur-sueshme që tregtohen nga farmacitë e rrjetit të hapur e që aksesohet nga pje-sa më e madhe e pacientëve ka vetëm 1 bar të ri. Dhe në total janë sa gishtat e njërës dorë numri i barnave që janë shtuar në listën e barnave që tregto-hen në spital. Lista jo vetëm nuk po shtohet me barna të reja dhe jetike për pacientët por po vazhdon të mbushet me alternativa të para me cilësi dhe origjina të dyshimta kryesisht Turqia, Qipro, Serbia etj”, deklaroi Spahia.

rëndësishme dhe jo shëtitje sikundër është bërë në nëntë tubimet e tjerë.

Basha i tërhequr pas ultimatumit amerikan

Pavarësisht presioneve që po has nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe njerëz pranë tij, kryedemokrati Lulzim Basha duket se është i tërhequr nga skenarët e dhunës pas presionit të ndërkombëtarëve. SHBA dhe BE ua kanë kërkuar hapur krerëve të

opozitës që të distancohen nga dhu-na dhe se ata nuk tolerojnë dhunën, pasi kush shkakton destabilitet do të mbajë përgjegjësi. Kështu që, edhe kryedemokrati duket se është tërhequr nga skenarët e dhunës, pas këtyre ultimatumeve të amerikanëve dhe eu-ropianëve, duke respektuar dhe iu qën-druar strikt mesazheve të tyre. Këtë e tregon edhe një statusi i djeshëm i tij në rrjetet sociale, i cili teksa iu bëri thirrje

qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme, në asnjë rresht nuk për-mend fjalën dhunë. “Të hënën 8 korrik në ora 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës së krimit, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj”, shkruan Basha.Policia përgatitet për skenarë dhunë

Protesta e opozitës, e cila pritet të mbahet nesër në orën 20:00 para Kryeministrisë, ka vënë në lëvizje edhe Policinë e Shtetit. Sipas informacion-eve, në gatishmëri gjatë protestës pritet të angazhohen më shumë forca policie se herët e tjera. Po ashtu, mësohet se perimetri i sheshit përreth Kryeminis-trisë, por edhe Parlamentit do rrethohet me kordon hekuri dhe tela me gjemba, ndërsa pjesa e pedonales do të blloko-het me kordon me skela, me qëllim bllokimin e militantëve të opozitës, në mënyrë që të mos tentojnë të mësyjnë brenda godinave qeveritare.

Page 5:  · 2020. 1. 7. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Diel 7 Korrik 2019. Ç m i mi 2 0 l e k ë. Njoftim.Gazeta

GAZETA SOT E Diel 7 Korrik 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Dekreti i Presidenti Ilir Meta për të anuluar dhe dekretuar datën e re të zgjedhjeve lokale që është 13 tetori ka ndarë Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë Demokratike më dysh. Kjo e fundit nuk pranon që të hyjë në zgjedhje, për sa kohë që Edi Rama është kryeministër, ndërkohë që nuk e ka komentuar fare dekretin e Metës. Ndërsa LSI ka reaguar dhe të gjithë ish-deputetët dhe zyrtarë të saj në unison kanë marrë në mbrojtje dekretin e presidentit, madje i kanë dalë Metës në mbrojte edhe sa i takon përplasjeve të këtij të fundit me mazhorancën qeverisëse. Por sipas informacioneve, heshtja e PD në këto çështje, nuk është mirëpritur nga partia e Kryemadhi dhe media pranë LSI. Mësohet se ata po ushtrojnë presion ndaj Bashës që të dalë dhe të marrë në mbrojtje Metën, sa i takon luftës që ai ka nisur me qeverinë, por edhe për dekretin. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë qëndrimi do mbaj PD.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi duket se nuk ndan të njëjtin qëndrim si kryetari i PD, Lulzim Ba-sha. Teksa ky i fundit nuk lëviz nga kushtet e tij duke kërkuar qeveri tranzitore, Kryemadhi theksoi pak ditë më parë se kryetarët e bashkive do të qëndrojnë deri në zgjedhjet e 13 Tetorit duke aprovuar datën e re. “Krye-bashkiakët janë legjitimë deri ditën që bëhen zgjedhjet e 13 tetorit dhe emërohen ose zgjedhin shqiptarët krye-tarët e tjerë të bashkisë. Kemi një dekret të presidentit të hyrë në fuqi, kemi dhe një datë tjetër zgjedhjesh që është 13 tetori. Nuk kemi parë deri sot asnjë ankimim të PS deri më sot as në gjykatat socialiste dhe as në Kushtetuese. Ky njeri ngre çdo gjë mbi ilegjitimitetin. Sot tregon edhe më shumë se ilegjitimiteti i tij, kapja e sistemit, çdo institucioni shtetëror nuk mund të jetë jetëgjatë për të. Kanë ikur dhe rrëzuar burra shumë më të fortë se ai”, deklaroi Kryemadhi.

LSI PRESION BASHËS PËR DEKRETIN E METËS

KRYEMADHI NUK NDAN TË NJËJTIN QËNDRIM SI BASHA

Bylykbashi akuza KQZ se manipuloi zgjedhjet e 30 qershorit, Basha mobilizon degët për protestën e nesërme

Partia Demokratike denoncoi ditën e djeshme një tjetër skandal nga manipulimi i procesit të 30 qershorit, ku sipas saj vetëm në Elbasan, rezulton se janë më rreth 5 mijë vota më shumë sesa votues për kandidatin e vetëm në garë të Partisë Socialiste. Kjo është bërë publike dje nga ish-deputeti Oerd Bylykbashi, i cili është dhe ekspert zgjedhor i PD. Përmes një statusi në rrjetet sociale ai shpjegon se shifrat e KQZ tregojnë manipulime të frikshme. Ai rrëzon argumentet e KQZ për gabime njerë-zore, duke shpjeguar se raportimi i shifrave edhe në mënyrë paraprake nga komisionet

është detyrim ligjor. “Halli i Ramës po e degra-don KQZ në karagjozllëk që të kthen stomakun mbrapsht. KQZ thotë që gabimi në raportim vjen nga raportimi me telefon dhe se zonat e largëta me mbulim ‎të keq valësh telefonike kanë ndikuar. Ja po e pranojmë një moment këtë mufkë. Po skandali që e tregon vetë tabela e KQZ për Elbasanin? Çfarë janë këta votues fantazmë? Po mashtrimin me përqindje që bëri KQZ për orën 11:00 duke deklaruar 12% pjesëmarrje kur shifrat e raportuara nga komi-sionet tregonin vetëm 6%? Apo edhe për ketë e kishin fajin valët e telefonisë celulare nga një

zyrë e KQZ në tjetrën? Nuk ka ndodhur kurrë më parë kjo fshehje e të dhënave nga KQZ dhe kurrë nuk ka pasur debat për pjesëmarrjen. Po ndodh kësaj radhë sepse Ramës i duhet pjesëmarrja, jo rezultati. Në 2009 Rama u ënjti veshët shqiptarëve me sloganin “Hap kutitë ose largohu!”. Urdhri i tij sot për katër kamikazët socialistë të KQZ‎ është: Mos hapni kutitë sepse largohem”, deklaroi Bylykbashi. Ndërkohë dje kryetari i PD Lulzim Basha ka vizituar qytetin e Kavajë në të cilin ka takuar simpatizantë të PD. Në një takim informal me drejtuesit e degës në Kavajë ai tha se beteja për zgjedhje të lira

dhe të ndershme nuk ka kthim derisa ajo të fitohet. Më pas kryedemokrati i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe kryetari në detyrë i Bashkisë së Kavajës Isa Sakja. Nën rrezet e diellit të pasdites Ba-sha shfaqet i qeshur dhe i lumtur me simpati-zantët e tij në Kavajë, duke ditur se dy ditë më vonë zhvillon protestën e 10-të kombëtare të opozitës. Darka e ka zënë Bashën në Elbasan në një takim me strukturat e PD. Kësaj radhe lideri demokrat është pritur nga ish- deputetët Endri Hasa dhe Aurel Bylykbashi si dhe kreu i PD në Elbasan, Eugen Isaj.

Rigels SELIMAN

Fillojnë përçarjet mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike. Shkak është bërë mungesa e koor-

dinimit në qëndrimet e tyre, sa i takon axhendës së opozitës dhe zgjedhjeve lokale. Presidenti Ilir Meta ka dekret-uar 13 tetorin si datë të re zgjedhjesh vendore. Por ky vendim i kreut të shtetit, duket se është mirëpritur vetëm nga LSI, zyrtarë të lartë të së cilës kanë deklaruar hapur se do të shkojnë në këto zgjedhje, ndërkohë që nga ana e PD nuk ka pasur asnjë qëndrim publik për dekretin e Metës, duke nënkuptuar se nuk e mbështesin. Një gjë të tillë e fakton edhe vetë Basha, i cili reagoi menjëherë sapo presidenti Meta dekretoi 13 tetorin si datë kur do të mbahen zgjedhjet vendore. Në një deklaratë për mediat, Basha u shpreh i prerë që Partia Demokratike nuk futet në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. “Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar nuk merr pjesë në asnjë proces zgjedhjesh dhe në asnjë diskutim për zgjedhje, nuk merr pjesë në asnjë diskutim për zgjidhje politike apo për reforma apo për çfarëdo for-mule pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në vjedhjet e zgjedhjeve në bashkëpunim me krim-in”, deklaroi ai. Ndërkohë që, për të vërtetuar se ai nuk hyn në zgjedhje, duke dalë kështu kundër Metës dhe LSI ka të bëj me reagime e tij të ditëve të fundit. Kreu i PD, Lulzim Basha prej disa ditësh ka nisur një betejë kërcënimesh kundër qeverisë, me vid-eo dhe foto që tregojnë manipulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa ka ritheksuar vendosmërinë e forcës politike që drejton se nuk hyn në asnjë palë zgjedhjesh pa u ndëshkuar më parë krimi zgjedhor. “Qëndrimi ynë është i pandryshueshëm, 30 qershori vetëm na motivon më shumë n ven-dosmërinë tone: largimi i Edi Ramës, ndëshkim të politikaneve që vodhën zgjedhjet në bashkëpunim me krim-in dhe të gjithë atyre që organizuan dhe zbatuan farsën e 30 qershorit, qeveri transitore, zgjedhje të lira e të ndershme, parlamentare dhe lokale”, nënvizoi Basha pak ditë më parë. Pra, të gjitha këto veprime të PD, trego-jnë qartë se Basha distancohet nga Kryemadhi, sikundër është futja në

Ish-deputetja e LSI ndryshe nga Basha: Do zbatojmë dekretin e presidentit Ilir Meta

Përplasje të forta në opozitë, Basha distancohet nga Kryemadhi për 13 tetorin,

LSI përgatitet për t’u futur në zgjedhjeShalsi thirrje

kryebashkiakëve të opozitës të lirojnë zyratMinistri i Shtetit për Mbrojtjen e

Sipërmarrjes, Eduard Shalsi deklaroi se kryebashkiakët e rinj të zgjedhur pas një procesi të paqtë e të rregull do të hyjnë në zyrat e tyre, sepse ligji i ndalon atyre ekzistuesve që të qëndrojnë në zyrë përtej çka i lejon mandati. Gjatë një prononcimi për mediat, Shalsi tha se shpreson që kryebashkiakët e opozitës të kuptojnë ligjin. “Ndiej keqardhje për ta, sepse u bënë kurban të një politike qorre, një rruge pa krye ku i futën të tjerët. Një pjesë e mirë e tyre mund të kandidonin e të kishte një garë dhe mund të vendosnin qytetarët, por fatkeqësisht vendosën të bojkoto-jnë zgjedhjet duke u hequr mundësinë të garojnë. Shpresoj t’i thërrasin arsyes. Nuk mund të uzurpojnë karriget, ndryshe do të përballen me ligjin. Ligji është i ashpër dhe do të ndeshen me penalitetet që parashikon Kodi Penal. Është e kotë të vazhdojnë të ndjekin në mënyrë të verbër ata dështakë që i fu-tën në rrugë pa krye”, deklaroi Shalsi.

Gjosha: Samiti i Poznanit tregoi se

qeveria është në krizëIsh-ministrja e Integrimit, Klajda

Gjosha deklaroi dje Samiti i Poznanit në Poloni tregoi së paku 3 problema-tika kyçe të qeverisjes së Shqipërisë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjosha nënvizoi se ky samit tregoi se institucionet në Shqipëri kanë ndalu-ar së funksionuari, bashkëpunimi me fqinjët nuk është në nivelet e duhura dhe qeveria shqiptare ka humbur kredibilitetin si partner serioz dhe i besueshëm. Ajo shtoi se Shqipëria nuk mund të mbahet peng vetëm nga etja e Edi Ramës për pushtet. “Faktin që institucionet tona kanë ndalur së funksionuari, duke hequr dorë nga përpilimi i projekteve me standard dhe në bazë të prioriteteve të përbashkëta të gjithë rajonit. Kjo është e lidhur ngushtë edhe me paaftësinë e lidershipit për të dhënë vizionin e duhur dhe për të vënë në punë kapacitet njerëzore të adminis-tratës publike. Është mëse e qartë që bashkëpunimi me fqinjët nuk është në nivelet e duhura”, deklaroi Gjosha.

zgjedhjet lokale të 13 tetorit.LSI përgatit për 13 tetorin

Por ndonëse kryedemokrati, Lulzim Basha, është shprehur se nuk do të ketë zgjedhje pa largimin e Edi Ramës, duket se LSI po përgatitet për të zbatuar dekretin e fundit të presi-dentit Ilir Meta. Ka qenë ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, e cila deklaroi dje se LSI do të shkojë në zgjedhjet e 13 tetorit, si datë e dekretuar nga presidenti Ilir Meta. Gjatë një prononcimi për medi-

at, Caka theksoi se kryebashkiakët e LSI do vijojnë të qëndrojnë në detyrë derisa të shpallen fituesit e 13 tetorit. “Kryebashkiakët e LSI nuk kanë asnjë arsye për të liruar zyrat, pasi janë në zbatim të dekretit të presidentit. Fitu-esi do ta shpallet pas zgjedhjeve të 13 tetorit. Dekreti i presidentit flet shumë qartë, të gjithë institucionet duhet të vihen në funksion të tij. Duke nisur nga KQZ që duhet të nisë procesin e administrimit menjëherë. Dhe cakti-mi i datës nga presidenti duhet që në

radhë të parë të vërë në lëvizje këtë institucion dhe më pas edhe te krye-tarët e bashkive që duhet të vijojnë punën derisa të zgjidhen të rinjtë. Sa i përket mospjesëmarrjes besoj çdo gjë ka qenë shumë e qartë që është bërë në sy të publikut. Presidenti shpalli fillimisht një datë konsultimesh për datën e zgjedhjeve. Kush pati dëshirë shkoi. OSBE e ka shprehur qartë që i vetmi institucion mbi dekretin e pres-identit është Gjykata Kushtetuese”, deklaroi Silva Caka.

Page 6:  · 2020. 1. 7. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Diel 7 Korrik 2019. Ç m i mi 2 0 l e k ë. Njoftim.Gazeta

GAZETA SOT6 E Diel 7 Korrik 2019

2,3,5,9,10,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Vijon debati për zgjedhjet, bien ankimimet e Bindjes Demokratike, KQZ i përgjigjet

opozitës për akuzat e pjesëmarrjes

Denar Biba: Kërkesat e Bindjes Demokratike nuk janë korrekte

PS përplaset me ISP për rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit, Balla: “Matematikani” Basha prodhon lajme të rreme

Instituti i Studimeve Politike ka publikuar disa të dhëna për votimet e 30 qershorit. Sipas ISP, për Elbasanin dalin rreth 3 mijë vota më shumë se fletë votimi për kryetar bashkie, referuar po vetë të dhënave të publikuara nga KQZ dhe po e një-jta gjë ndodh edhe votat për Këshillin Bashkiak. “Çfarë po ndodh me votimet e 30 qershorit? Pas kontestimeve të shumta për shkak të shifrave të ndryshme të pjesëmarrjes ofruar nga KZZ dhe KQZ, gjë që çoi pjesëmarrjen nga 18% në 20% dhe

më pas në 22%, edhe në vendimet e fundit zyrtare të KQZ gjenden të dhëna paradoksale. Ja p.sh, KQZ ka vendosur shpalljen e rezultateve finale për kryetarin dhe këshillin bashkiak Elbasan. Siç shihet nga tabela, në vendimin e KQZ thuhet se në kutinë e votimit u gjenden 35,618 vota, nga të cilat 2,089 dolën të pavlefshme dhe 44 fletë të hed-hura gabim, ndërkohë që fletë të vlefshme KQZ shpall 38,479 ose 2,861 vota më shumë sesa fletët e votimit të gjetura në kuti. Nga ana tjetër po KQZ

ka deklaruar se në kutinë e votimit për këshillin bashkiak janë gjetur 40,601 fletë votimi, ose rreth 4,983 vota më shumë sesa tek kutia e votimit për kryetar”, thuhet në postimin e ISP. Por këto preten-dime të ISP janë hedhur poshtë nga kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla. Përmes një postimi në rrjetin social, Balla ka paraqitur rezultatin zyrtar të KQZ për Elbasanin, për të cilin ISP tha se është paradoksal. Balla gjithashtu ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha si “matematikan”, ndërsa prod-

hues lajmesh të rreme quan Neritan Sejaminin. ““Matematikani” i shquar Lulzim Basha vijon të prodhojë fake-news për rezultatet zgjedhore. Më të pa-aftin ndër prodhuesit e lajmeve të rreme ka “profesorin” këshilltar Sejamini. Shikoni zbulimin e “profesorit” të Lulëzimit dhe krahasojeni me dokumentin zyrtar. Ka të drejtë Saliu kur për të fshehur pa-aftësinë e Lulit tha se “Bashën e rretho-jnë këshilltarë mizerabël dhe të paaftë”, u shpreh kreu i grupit socialist Taulant Balla.

Elisjeda KIKO

Debati për zgjedhjet e 30 qershorit ka vijuar edhe ditën e djeshme. Ndonëse e shtunë, KQZ u mblodh

për të diskutuar mbi rezultatin. Ditën e djeshme, ky institucion shqyrtoi edhe 41 kërkesat e paraqitura nga Partia Bindja Demokratike për anu-lim dhe përsëritje të zgjedhjeve ven-dore. Por KQZ ka rrëzuar me 4 vota pro dhe 1 kundër të Klement Zgurit ankimimet e Bindjes Demokratike, me pretendimin se duhet të paraqesë prova për të bazuar ankimimin e saj. Nën kryetari i KQZ Denar Biba u shpreh se nuk mund të kërkohet anulimi dhe përsëritja e zgjedhjeve të 30 Qershorit në 41 bashki të vendit me një kërkesë të pa plotësuar dhe të paplotësuar me fakte e indicia që vërtetojnë pretendimin e Bindjes Demokratike se ka pasur shtim fiktiv të numrit të përgjithshëm të votuesve, si dhe ndryshim të votave në tavolinat e numërimit në favor të Partisë Socialiste dhe të aleatëve të saj. “Është ekzaktësisht e njëjta kërk-esë. Kërkesat janë identike, ndërro-het vetëm emri i bashkisë. Nuk më duket korrekte, sepse më duket e ob-jektivisht e pamundur që në të gjitha KZAZ-të të ketë ndodhur e njëjta gjë. Në lidhje me bindjen e pretenduar nga BD dhe indiciet e forta, del se as BD nuk mbështetet në ndonjë provë dhe as indiciet nuk listohen se kush janë”, u shpreh nënkryetari i KQZ Denar Biba. Po ashtu, KQZ miratoi ditën e djeshme edhe rezultatin për Bashkinë Kamëz dhe Korçë.

KQZ i përgjigjet opozitësPo ashtu, Komisioni Qendror

i Zgjedhjeve i ka kthyer ditën e djeshme përgjigje edhe opozitës, e cila prej disa ditësh ka ngritur pre-tendimet se rezultati i zgjedhjeve të 30 qershorit u manipulua. Në një njoftim që KQZ shpërndau për media, theksohet se Kodi Zgjedhor nuk përcakton në asnjë dispozitë të tij detyrimin që KQZ të publikojë informacion për pjesëmarrjen, por se ato janë publikuar vetëm në res-pekt të transparencës. “Informacioni që transmeton KZAZ në KQZ për pjesëmarrje ditën e votimit, bazohet në të dhënat e transmetuara përmes telefonit celular nga KQV-të, ku për shkaqe objektive si mos mbulimi i zonave të caktuara gjeografike me sinjal telefonik, mungesës së

komunikimit nga ana e sekretarëve të QV-ve, në asnjë rast nuk mund të pretendohet saktësia e tyre. Gjithash-tu, duhet marrë në konsideratë fakti që lista e zgjedhësve administrohet nga Kryetari i KQV-së, ndërsa të dhënat transmetohen nga sekretari i KQV-së, i cili duke mos disponuar dokumentin (listën e zgjedhësve) ku numri i votuesve evidentohet përmes nënshkrimeve, referon të dhëna për pjesëmarrjen në votime bazuar në shënimet e mbajtura, pra është evidente se shifra e transmetuar nga Sekretari i KQV-së nuk mund të ketë saktësi maksimale”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Transmetimi i informacionevePo ashtu, në njoftim theksohet se

transmetimi i informacionit nga KZAZ në KQZ për pjesëmarrje në votime përmes telefonit celular, është për-dorur edhe në zgjedhjet e mëparshme në kushtet e mungesës së modulit për realizimin e transmetimit të tij. “Trans-metimi i informacionit nga KZAZ në KQZ për pjesëmarrje në votime përmes telefonit celular, është për-dorur edhe në zgjedhjet e mëparshme në kushtet e mungesës së modulit për realizimin e transmetimit të tij. Në zg-jedhjet vendore 2015, ato për Kuvendin 2017, zgjedhjet e pjesshme 2013, 2016, 2017, transmetimi i informacionit për

pjesëmarrje në votime nga KZAZ-të në KQZ është bërë si përmes dërgim-it me e-mail të të informacionit, po ashtu edhe me anë të telefonit celular kur KZAZ nuk arrinin të dërgonin informacion në rrugë elektronike, për shkak të ngarkesës së punës ose qoftë edhe për neglizhencë. Volumi i madh i informacionit që ka procesi zgjed-hor administrohet nga KQZ përmes Sistemit të Integruar të Manaxhimit Elektronik të Informacionit Zgjedhor (IEMIS), që ka filluar të shfrytëzohet prej vitit 2009. Sistemi ka qënë i in-tegruar dhe ka marrë informacion paraprak nga niveli VNV-KQZ”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Boçi: Rilindja po lavdërohet me vota të vjedhuraIsh deputeti i Partisë Demokra-

tike Luçiano Boçi ka akuzuar mazhorancën se ka shtuar vota në kuti në Qarkun e Elbasanit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai deklaroi se pas 30 qershorit Rilindja sot po lavdërohet për faktin e është ha-jdut. Sipas tij, PS po mburret me vota të vjedhura dhe jo me pjesëmarrje reale. “Të lavdërohesh se je hajdut. Kjo po ndodh me Rilindjen…Pasi nxorën me përdhunë administratën, ato të ndihmës ekonomike e përkrahjes sociale, angazhuan bandat, mbushën kutitë, krenohen me hajdutërinë e tyre live. 5000 fletë votimi më shumë në Elbasan se numri i votuesve edhe ky i manipuluar nga Komisioni Qendror i Hajdutërisë. E njëjta situatë në Cërrik, Peqin, Gramsh, Librazhd, Prrenjas e Belsh. Kështu në gjithë Shqipërinë. Të lavdërohesh se je hajdut votash do të thotë as më shumë e as më pak, të hash turpin me vota”, u shpreh ish deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi.

Hasa: KQZ ka falsifikuar pjesëmarrjen e votuesve

Ish deputeti i PD Endri Hasa ka akuzuar KQZ për falsifikim të pjesëmarrjes. Në një dalje për me-dia, ai ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit socialist Taulant Balla. “Sa më shumë PD, mediat dhe shoqëria civile zbulojnë skandalet nga manipulimi që iu bë pjesëmarrjes së votuesve në 30 Qershor, aq më shumë falsifikime detyrohet të bëjë Komisioni Qen-dror i Vjedhjeve. Sot, duke tentuar të mbulojë se në kuti ka më shumë vota se votues, KQZ-ja, ka prodhuar dokumente false në shërbim të pushtetit të Edi Ramës. Rezultati i Bashkisë së Elbasanit është simboli i manipulimit dhe falsifikimit të 30 Qershorit. Qytetarët janë njohur sot me faktin skandaloz se kandidati i Partisë Socialiste në Elbasan ka më shumë vota sesa numri i fletëve në kutitë e votimit. Nuk janë 100 apo 200 vota. Janë 2861 vota për Edi Ramën më shumë në Elbasan, sesa fletë votimi të gjendura në kuti. Këtë matematikë prej hajduti nuk mund ta mbulojë as Edi Rama, as Komisioni Qendror i Vjedhjeve dhe as Taulant Balla”, tha ai.

“Në zgjedhjet e datës 30 qershor, sikundër edhe në proceset zgjedhore të mëparshme, publikimi i informacionit nga KQZ për pjesëmarrje në votime gjatë ditës së zgjedhjeve, ka referuar të dhëna të cilat nuk mundet të konsiderohen të dhëna zyrtare përfundimtare për pjesëmarrjen në votime, sikundër në çdo zgjedhje janë konsideruar informacion paraprak dhe nuk janë përputhur me të dhënat zyrtare që

disponohen vetëm nga dokumentacioni zyrtar zgjedhor: procesverbalet e plotësuara nga KQV pas mbylljes së voti-mit. Shpresojmë se ky sqarim publik do t’ju krijojë bindjen se pasaktësitë e pretenduara, mbeten në kuadër të preten-dimeve të pabazuara dhe të qëllimshme, pasi sikundër KQZ ka theksuar informacioni për pjesëmarrje në votime ka qenë paraprak”, thuhet në njoftimin e KQZ.

KQZ INFORMON OPINIONIN PUBLIK

“KQZ, në zbatim të përcaktimeve të nenit 119 dhe 120 të Kodit Zgjedhor, ka detyrimin të publikojë menjëherë në faqen e internetit rezultatet e çdo Qendre Votimi, sapo i merr ato zyrtarisht nga KZAZ. Për përmbushjen e këtij detyrimi, KQZ me Udhëzimin nr. 1/2015 “Për mbledhjen, administrimin dhe publikimin e rezultatit paraprak të zgjedhjeve” ka përcaktuar procedurat që zbaton KZAZ dhe KQZ për mbledhjen, administrimin dhe publikimin

e rezultatit paraprak të zgjedhjeve. Sipas këtij Udhëzimi, dalë në bazë dhe për zbatim të Kodit Zgjedhor, përcjellja e informacionit elektronikisht nga KZAZ në KQZ fillon pas marrjes në dorëzim të materialit zgjedhor nga KQV, vijon me transmetimin në rrugë elektronike të tabelës së rezultateve të Qendrës së Votimit, dhe përmbyllet me transmetimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve që nxjerr KZAZ”, thuhet në njoftimin e KQZ.

KQZ: PUBLIKUAM MENJËHERË REZULTATET NË ÇDO QV

Page 7:  · 2020. 1. 7. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Diel 7 Korrik 2019. Ç m i mi 2 0 l e k ë. Njoftim.Gazeta

GAZETA SOT E Diel 7 Korrik 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi dje mbledhje falënderimi me Asambletë e PS në Gramsh, Cërrik dhe Librazhd. Në takimin me Asamblenë e PS në Cërrik, Balla u shpreh se tashmë punët nuk presin dhe se para çdo kryetari bashkie shtrohen detyra të rëndësishme, sidomos në ato bashki, si Cërriku, që nuk kanë qenë në shërbim të qytetarëve. “Këto zgjedhje mbaruan por miq. Të tjerat janë zgjedhjet e përgjithshme në qershor të vitit 2021, ta kemi të qartë se mos kanë mbetur dyshime. Tani s’ka më llafe, tani ka punë. Duhet që sapo të hyjë kryetari të bëjë detyrat e rëndësishme që e presin. Vota e 30 Qershorit ishte një votë, këtu në Cërrik, përtej votave të PS, prandaj edhe një herë mirënjohje të gjithëve”, deklaroi Balla.

BALLA AKUZA KRYEBASHKIAKËVE TË PD NGA CËRRIKU

“Gjatë tërë muajit korrik, ne do të zhvillojmë një de-bat të brendshëm, për të analizuar qeverisjen qendrore dhe vendore, qoftë në bashkitë e drejtuara deri dje nga ne, qoftë në të tjerat që do të drejtojmë nga nesër dhe, për të programuar të tëra korrigjimet e nevojshme, në funksion të sfidës së vështirësuar tejmase, një debat të gjerë, për të analizuar situatën në familjen tonë të mad-he politike, në funksion të korrigjimeve të nevojshme, duke u mbështetur tek shembujt e suksesshëm organ-izativë, që sot jo vetëm nuk munguan, por ishin tepër domethënës. Një debat për të analizuar edhe pozicionin tonë të ri në skenën politike të vendit dhe marrëdhëniet ndërpartiake - qoftë me opozitën parlamentare, qoftë me opozitën jashtëparlamentare”, deklaroi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama.

RAMA: PAS 30 QERSHORIT, DEGËT E PS DO HYJNË NË ANALIZË

Zbardhet urdhri i prerë i Ramës për deputetët: Gjatë 2019 LSI duhet të shkrihet, të rikthejmë në PS militantët e larguar

Lëvizja Socialiste për Integrim rrezikon të zhduket fare si parti. Teksa nga njëra anë Mon-ika Kryemadhi vendosi të djegë mandatet dhe të mos hyjë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, nga ana tjetër janë vënë në lëvizje socialistët për t’i dhënë goditjen finale LSI. Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë zhvilloi një mbledh-je me Kryesinë e Partisë Socialiste, në fokus të së cilës kanë zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Burime nga mbledhja i thanë gazetës se i pari qeverisë ka deklaruar se rezultati, ku PS fitoi 60 bashki nga 61 duhet i ka veshur social-istët me përgjegjësi dhe se duhet të punojnë

fort për të përmbushur premtimet. Mirëpo, për të arritur objektivin, mësohet se Rama ka kërkuar nga vartësit e tij që të porosisin gjithë kryebashkiakët e rinj që sapo të marrin detyrën e re, të kenë kujdes me personelin dhe nëpunësit e bashkive. Në këtë kontekst, mësohet se shefi i qeverisë ka kërkuar që në ato bashki që drejtohen nga LSI të punohet fort që të gjithë nëpunësit që i përkasin kësaj force politike jovetëm që të mos hiqen nga puna por të ftohen që t’i bashkohen PS. Pra, në këtë pikë mësohet se Rama ka qenë i prerë duke iu kërkuar vartësve të vetë që ta çojnë deri në

fund planin për të shkrirë Lëvizjen Socialiste për Integrim si parti. Shkrirja e LSI është një premtim i kahershëm i kësaj mazhorance dhe duket se tanimë kjo strategji duket se do të për-fundojë me sukses. Gazeta e ka deklaruar që në 2017 që në mënyrë të përsëritur në mbledhje grupi, Kryesie, madje edhe në Asamble, Rama ka kërkuar që LSI të shkrihet me çdo kusht. Ndërkohë që, këtë skenar të socialistëve për të asgjësuar LSI-në e ka zbuluar pak ditë më parë edhe Presidenti Ilir Meta, kur theksoi se Rama i ka çuar disa SMS-së, duke i bërë të ditur se pas zgjedhjeve të 30 qershorit Lëvizja Social-

iste për Integrim do të shkërmoqet. Por si do kapitullojë LSI? Mësohet se një nga taktikat që socialistët do të përdorin kundrejt militantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim është se do t’i ftojnë në Partinë Socialiste, duke iu kujtuar që në fillim kanë qenë socialistë. Ndërsa një tjetër taktikë që socialistët do të ndjekin për të joshur militantë, është gjatë takimeve me militantët do t’u kërkojnë këtyre të fundit që t’i bashkohen PS, pasi LSI nuk do të vijë më në pushtet dhe se vetëm Partia Socialiste ua garanton vendin e punës. Ndërkohë që taktika tjetër është shkarkimi nga puna.

Rigels SELIMAN

Rezultati i zgjedhjeve ven-dore të 30 qershorit pritet të sjellë furtunë në radhët e socialistëve. Në shumë qytete

pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës ishte e dobët, ndërsa shumë fletë votimi dolën të pavlefshme. Edhe pse në këto zgjedhje Partia Socialiste doli fituese, duke marrë drejtimin e plot 60 bash-kive, rezultati i 30 qershorit duket se nuk e ka kënaqur aspak kryeministrin Edi Rama. Sipas burimeve pritet që të ketë ndryshime në shumë degë të PS. Kështu në kuadër të zgjedhjeve të 30 qershorit, socialistët kanë nisur një tur nëpër qytetet, ku do të analizojnë rezultatin që sollën zgjedhjet lokale për këtë parti. Burime nga selia rozë i pohuan gazetës se do të analizohet numri i votave, teksa në ato zona ku numri i votave është më i lartë se vitit 2017 degët nuk do të reformohen. Ndërkohë që, mësohet se në ato zona, teksa numri i votave që ka marrë Partia Socialiste është më i vogël, krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare, madje edhe me ato lokale të vitit 2017, degët socialiste do të përfshihen nga furtuna e largimeve. Sipas informacion-eve, mësohet se më të rrezikuar për t’u shkarkuar nga detyra janë kryetarët e degëve të PS në ato zona, ku kjo forcë korri më pak vota se zgjedhjet e fundit. Megjithatë, gjithçka do të qartësohet dhe do të vendoset gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila sipas informacioneve pritet që të mblid-het në fund të muajit korrik.

PS nis analizën e zgjedhjeve në Elbasan

Sinjalin se Partia Socialiste ka nisur analizën, sa i takon rezultatit të zgjedh-jeve lokale të 30 qershorit e ka dhënë dje kreu i grupit të PS, Taulant Balla. Ky i fundit ditën e djeshme zhvilloi mbledhje me Asambletë e Partisë Socialiste në Gramsh, Cërrik dhe Librazhd. Sipas Ballës, zgjedhjet e 30 qershorit treguan një mbështetje të jashtëzakonshme për PS, madje, një mbështetje më të madhe se viti 2017 në zgjedhjet parlamentare. “Në 30 Qershor Partia Socialiste mori 15 mijë vota më shumë në Qarkun e Elbasanit në krahasim me vitin 2017. Qytetarët treguan se janë për shtetin me rregulla dhe me ligje dhe jo për

Balla nis analizën në Elbasan për zgjedhjet vendore

kaos”, deklaroi ai. Ndërsa në takimin me Asamblenë e PS në Librazhd, Balla theksoi se kjo zonë shënoi një pjesëmar-rje të konsiderueshme në zgjedhje, duke fajësuar edhe kushtet e motit pse qytet-arët nuk morën në proces. “Pjesëmarrja jonë ishte në kushtet e një normaliteti zgjedhor. Nuk kishte ndonjë dallim nga zgjedhje tejet normale ku marrin pjesë edhe ato që kanë qenë partitë kryesore të opozitës. Nëse në një palë zgjedhje normale, në shkallë kombëtare mar-rin pjesë 46%, në Bashkinë Librazhd

morën pjesë 37.54% në zgjedhjet e 30 qershorit. Pra, kanë mbetur pa marrë pjesë vetëm 8.5% e popullsisë dhe në kushtet e një vape të madhe, të sezonit bujqësor shumë të angazhuar dhe të një klime politike, jo ashtu siç duhet, duhet të falenderoj popullin e Librazhdit që zgjodhi të respektojë shtetin me rreg-ulla dhe me ligje”, u shpreh ai. Ndërsa në takimin në asamblenë e Gramshit numri dy të PS Balla theksoi se ask-ush nuk mundi të ndalë popullin të shprehë vullnetin e tij me votë. “Për ne

Rama furtunë në degë, analizë në çdo qytet për rezultatet e zgjedhjeve,

shkarkime në zonat me pjesëmarrje të ulët

30 qershori ishte një moment shumë i rëndësishëm i cili tregoi që shqiptarëve, askush nuk mund t’ua heqë të drejtën për të votuar, për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur. Pati një përpjekje të paim-agjinueshme, në të cilën u përfshi, jo vetëm opozita, por për fat të keq, edhe Presidenti i Republikës, për t’i hequr të drejtën popullit të Gramshit për të zgjedhur kryetarin e bashkisë. Kjo përpjekje mori fund në 30 Qershor, ne tani duhet të fillojmë menjëherë punën”, nënvizoi Balla.

Majko: Vota e 30 qershorit flet më qartë se ne të politikës

Ajo që për shumë vite i ngjante më shumë një monopati se sa një rruge kryeqyteti, falë investimit të Bashkisë së Tiranës Rr. “Dhimitër Shuteriqi në Njësinë 5 i ka dhënë një pamje krejt tjetër zonës, ndërsa banesave u është rritur vlera. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, inspektuan ditën e djeshme përfundimin e punimeve, ku siguruan se pavarësisht verës, puna nuk do të ndalojë. Duke përshëndetur banorët, Majko u shpreh dje se ndryshimi flet vetë, ndërsa theksoi se kjo është edhe fuqia transformuese që ka vota. “Tani këtu gjërat flasin vetë. Vota flet ndon-jëherë gjuhën më të qartë se sa ne të politikës. Zona që i ka dhënë vota më shumë në zgjedhjet e fundit kryetarit të bashkisë dhe këshillit bashkiak. Ky është reflektim i asaj që ka ndodhur këtu. Ka qenë rrugë fshati, dhe tanimë është bërë “Dhimitër Shuteriqi”, deklaroi deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko.

Veliaj: 30 qershori ishte vetëm fillimi i punës me energji të reja

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Pan-deli Majko, inspektuan përfundimin e punimeve në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”. Gjatë fjalës së tij, krye-bashkiaku Veliaj siguroi se pavarë-sisht verës, puna nuk do të ndalojë. Madje, Veliaj deklaroi se 30 qershori ishte fillimi me energji i projekteve të reja për kryeqytetin. “E vlerësojmë faktin që edhe pse piku i vapës në ditë të verës, i kemi ndenjur punës te koka dhe në fund të fundit, mbajmë premtimin që dhamë. Ndaj, edhe data 30 qershor është vetëm fillimi me en-ergji të reja i punës dhe jo detyrimisht fundi dhe lënia pas dore e punëve. Për ne fushata është ajo çka ndodh 4 vite përditë; përditë një punë konkrete, që mos të dallojë fare ai 30 ditëshi zyrtar i fushatës, nga 1500 ditët e qeverisjes dhe administratës lokale”, deklaroi ai. Më tej, Veliaj theksoi se për Bashkinë e Tiranës fushata është ajo çka ndodh për 4 vite, çdo ditë, me punë konkrete.

Page 8:  · 2020. 1. 7. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Diel 7 Korrik 2019. Ç m i mi 2 0 l e k ë. Njoftim.Gazeta

8 GAZETA SOTE Diel 7 Korrik 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

1. Jo më vonë se 15 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Kuvendi krijon një komision të pavarur për monitorimin e proceseve të përzgjedhjes së kandi-datëve dhe të zgjedhjes së emërimit të anëtarëve të organeve të qeverisjes të sistemit të drejtësisë.

2. Komisioni i pavarur miraton rregullat e veprimtarisë së tij. Komisioni ndihmohet në ushtrimin e funksion-

eve të tij nga administrata e Kuvendit.3. Komisioni i pavarur bën koordinimin midis in-

stitucioneve dhe organeve që zbatojnë parashikimet ligjore të këtij ligji, si dhe ndjek ecurinë e zbatimit të parashikimeve ligjore nga institucionet respektive, të parashikuara në ligj, brenda afateve ligjore të parashikuara.

NGRITJA E KOMISIONIT TË PAVARUR PËR KOORDINIMINNENI 288

1. Këshilli Lartë Gjyqësor raporton para Kuvendit mbi gjendjen e sistemit gjyqësor gjatë vitit të mëparshëm kalendarik, jo më pak se një herë në vit. Raporti për-shkruan veprimtarinë e Këshillit dhe të komisioneve të tij, si dhe përmban rekomandimet për përmirësimet e nevojshme.

2. Raporti i përcillet Kuvendit jo më vonë se data 1 maj e çdo viti. Raporti publikohet në faqen zyrtare të Këshillit,

si dhe me çdo mënyrë tjetër që vlerësohet e përshtatshme nga Këshilli.

3. Këshilli i përgjigjet kërkesës së Kuvendit për të paraqitur raportin dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me të.

4. Rekomandimet e përcjella në rezolutën e miratuar nga Kuvendi për raportin vjetor të Këshillit të Lartë Gjyqësor janë të detyrueshme për t’u marrë parasysh nga Këshilli për aq sa nuk cenojnë pavarësinë e këtij institucioni.

RAPORTIMI PUBLIK DHE PARA KUVENDITNENI 82

Kryemadhi e shqetësuar për sovranitetin e Shqipërisë, sulmon ashpër ambasadorët, kërcënon me padi në gjykatat ndërkombëtare

Familja Meta duket se është bërë e gji-tha bashkë kundër ndërkombëtarëve. Pas akuzave të njëpasnjëshme të Ilir Metës, dje kritika ndaj ambasadorëve ka lëshuar dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. Gjatë një interviste televizive, Kryemadhi ka dalë kundër ndërkombëtarëve duke i quajtur ata turistë në Shqipëri, duke shtuar se do t’i padisë në gjykatat ndërkombëtare. Por duket sikur sulmet e saj në drejtim të ndërkombëtarëve vijnë nga shqetësimi që kryetarja e LSI ka për sovranitetin e Shqipërisë. “Më gjej një

ndërkombëtar që ka përshëndetur zgjedhjet. Shqipëria është vend sovran dhe nuk ka amba-sador që të dalë kundër Kushtetutës. Le të gux-ojnë të dalin kundër dekretit të presidentit të tyre. Nëse shkohet në gjykatë ndërkombëtare, del se shkelin sovranitetin e një vendi anëtar të NATO-s. Ndërkombëtarët janë turistë, jo zot. Ka prej 4 vitesh që s’ka këtu më as investitorë të huaj, këtu ka prej 4 vitesh kompani fantazmë që vijnë. Ne nuk kemi investitorë të huaj që i dalin garant shtetit shqiptar, por kompani që marrin para nga Shqipëria dhe ikin”, tha Kryemadhi.

Por sulmeve të Kryemadhit nuk i ka shpëtuar as reforma në drejtësi. Kryetarja e LSI ka folur me të njëjtën gjuhë si presidenti Ilir Meta, duke e quajtur reformën në drejtësi si “Ramaformë”. “Në LSI nuk do jem e përjetshme, po se mendoj dorëheqjen së afërmi, madje kam menduar një proces zgjedhor me parimin ‘një anëtar një votë’ me një anëtarësi të organizuar, dhe përveç se do kërkoj mandatin do kërkoj ndryshim të gjerave në LSI sa i përket sfidave, mendimit, etj. LSI tashmë është një parti e konsoliduar. Reforma në drejtësi pa LSI nuk do ishte reali-

zuar, por u kthye në një Ramaformë, që vjen si rezultat i gabimit të LSI. LSI ka shumë sfida, ka një ideologji ndryshe”, tha Kryemadhi. Më tej, kryetarja e LSI ka komentuar edhe zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas saj, presidenti Ilir Meta shtyu datën e zgjedhjeve për të shmangur konfliktin, duke shtuar se Meta i ka qëndruar stabilitetit dhe zgjidhjes. Por Kryemadhi duket se ka dalë kundër kreut të shtetit për datën e re të zgjedh-jeve që ai dekretoi. Ajo nuk u shpreh e bindur nëse opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit, duke thënë se ka kohë për të vendosur.

Kliti TOPALLI

Hyrja në shina e reformës në drejtësi duket se po shqetë-son jashtë mase presidentin Ilir Meta. Prej ditësh ai ka

nisur një sulm ndaj reformës në drejtësi, ndërsa i dërgoi dhe një letër Këshillit të Lartë Gjyqësor sa i takon përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Por letra e presidentit duket se bie ndesh me Kushte-tutën, ligjin për organet e reja të drejtësisë dhe me ligjin për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit. Meta e ka argumentuar letrën e tij te fakti se Kushtetuta i jep atij të drejtë emërimi, por që në fakt roli i tij është honorifik. Nëse shihet me kujdes ligji dhe Kushtetuta, Meta ka vetëm rol dekretimi në emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Sipas ligjit, emrat zg-jidhen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Meta vetëm duhet t’i aprovojë. Por edhe nëse ai rrëzon dikë, KLGJ ka të drejtë që ta rrëzojë vendimin e Metës. Pra jemi njësoj si me ligjet që miraton Parlamenti. Parlamenti nuk i jep llogari Metës se kur dhe si i miraton ligjet, por vetëm ja çon për dekretim. Nëse ky i refuzon, Parla-menti ka të drejtë ta rrëzojë presidentin, njësoj si KLGJ. Pra, presidenti duket se ka cenuar pavarësinë e gjyqësorit. Deri në fund të 2018 Ilir Meta ishte kryetar i KLD dhe kishte gjithë mundësinë të fuste në shina gjyqësorin, por nuk e bëri. Ar-syeja që u shkri KLD dhe u krijua KLGJ ishte pikërisht që të hiqej presidenti në mënyrë që drejtësia të jetë e pavarur. Sipas ligjit, i vetmi institucion ku KLGJ jep llogari është Kuvendi. “Këshilli i Lartë Gjyqësor raporton para Kuvendit mbi gjendjen e sistemit gjyqësor gjatë vitit të mëparshëm kalendarik, jo më pak se një herë në vit. Raporti përshkruan vep-rimtarinë e Këshillit dhe të komisioneve të tij, si dhe përmban rekomandimet për përmirësimet e nevojshme. Raporti i për-cillet Kuvendit jo më vonë se data 1 maj e çdo viti. Raporti publikohet në faqen zyrtare të Këshillit, si dhe me çdo mënyrë tjetër që vlerësohet e përshtatshme nga Këshilli. Këshilli i përgjigjet kërkesës së Kuvendit për të paraqitur raportin dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me të”, thuhet në nenin 82 të ligjit për organet e qeverisjes së drejtësisë. Pra, përveç Ku-vendit, askush tjetër nuk mund t’i kërkojë llogari KLGJ. Madje në ligj presidenti përmendet vetëm në një pikë.

ShkeljetMe letrën që Meta i çoi KLGJ

Presidenti, rol honorifik për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë

Presidenti tentativa për të intimiduar drejtësinë, ja 2 nenet që ka shkelur me letrën ndaj KLGJ, i rrëmben kompetencat Kuvendit

Rudina Hajdari sfidon Metën, takon Eliot Engel

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari dhe vëllai i saj Kiri Hajdari, ishin të ftuar special të kongresmenit amerikane Eliot Engel në Gjakovë të Kosovës, për të nderuar figurën e Azem Hajdarit, pas kthimit të tij nga Tropoja. Deputetja Hajdari ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku shfaqet e përqafuar me kongresmenin Engel, dhe e shoqëruar nga vëllai i saj Kiri Hajdari. “Një falënderim të veçantë për Kongresmenin Eliot L. Engel që nderoi sot figurën e Azem Hajdarit dhe kontributin e tij sublim për një Shqipëri Demokratike dhe Evropiane. Kongres-meni Engel është një mik i çmuar për kombin tonë dhe për të gjithë Shqiptarët kudo që ndodhen”, shkruan Hajdari, duke sfiduar presidentin Meta. Rudina Hajdari dhe familja e saj nuk patën mundësinë të ishin në Tropojë, atje ku u nderua figura e Azem Hajdarit, babait të saj, ish-deputetit dhjetorit të vrarë në '98-ën. Deputetja tha dje se nuk e lejuan të shkonte me urdhër të partisë, ndërsa i drejtohej drejtpërdrejt presidentit Ilir Meta dhe Besnik Dushajt, kryetarit në ikje të Bashkisë së Tropojës.

Siguria ushqimore, AKU bllokon mbi 21 ton ushqime

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij për mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të konsumatorit ka bllokuar gjatë kësaj jave 3,05 tonë mish dhe nënprodukte të tij, ëmbëlsira, nënprodukte të qumështit, vezë, pije alkoolike etj dhe ka asgjësuar 18,02 tonë ëmbëlsira, pije alkoolike dhe joalkoolike etj. Gjatë kësaj jave, AKU ka realizuar 1954 inspektime në total, 1304 prej të cilave në pikat e inspektimit kufitar, lidhur me praktikat e ndjekura për ngarkesat me ushqime, ushqime për kafshë, produkte të mbrojtjes së bimëve dhe të mjekësisë veterinare. “Janë marrë në total 100 mostra zyrtare dhe janë realizuar analiza laboratorike për 185 tregues analitik, nga të cilat 6 mostra kanë rezultuar jo konform ligjit, ndaj është vendosur masa administra-tive “bllokim/ asgjësim produkti. Janë vendosur 180 masa administrative “Paralajmërim”, 21 masa administrative “Gjobë” me vlerë 6.860.000 lekë dhe 6 “Ndërprerje aktiviteti” të operatorit të biznesit”, njofton AKU.

duket qartë se po ushtrohet presion dhe njëkohësisht po cenohet pavarësia e gjyqësorit. Kur u hartua reforma në drejtësi, gjithë qëllimi ishte që të kemi një drejtësi jashtë politikës. Deri dje anëtarët e Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë zgjidheshin nga Parlamenti, tani jo. Kjo u bë për të hequr duart e politikës. Po ashtu, Meta është në shkelje të nenit 288 në ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të dre-jtësisë. Në këtë nen parashikohet ngritja e Komisionit të pavarur për koordinimin, monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit. Ky komision është ngritur dhe

pjesë e tij janë 5 juristë të njohur që nuk kanë lidhje me politikën. Sipas nenit në fjalë, vetëm ky komision ka të drejtë të kërkojë llogari për zbatimin e ligjit, komision i cili është pjesë e Kuvendit. “Jo më vonë se 15 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Kuvendi krijon një komision të pavarur për monitorimin e proceseve të përzgjedhjes së kandidatëve dhe të zgjedhjes së emërimit të anëtarëve të organeve të qeverisjes të sistemit të drejtësisë. Komisioni i pavarur miraton rregullat e veprimtarisë së tij. Komisioni ndihmohet në ushtrimin e funksioneve

të tij nga administrata e Kuvendit. Komi-sioni i pavarur bën koordinimin midis institucioneve dhe organeve që zbatojnë parashikimet ligjore të këtij ligji, si dhe ndjek ecurinë e zbatimit të parashiki-meve ligjore nga institucionet respektive, të parashikuara në ligj, brenda afateve ligjore të parashikuara”, thuhet në ligj. Skandali me letrën e presidentit është ku kundërshton Euralius mbi mënyrën e plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë. KLGJ nuk mund t’i japë askujt llogari mbi rrugët që ndjek, pasi kushdo mund t’i drejtohet gjykatës.

Page 9:  · 2020. 1. 7. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Diel 7 Korrik 2019. Ç m i mi 2 0 l e k ë. Njoftim.Gazeta

2,3,5,9,10,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 7 Korrik 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Nis vetingu në polici, përjashtim përjetë për këdo që ka probleme, Ministria e

Brendshme zbardh procedurat që do ndiqen

Hodaj: Në fazën e parë të vetingut do kalojnë 245 punonjës policie

“Deutsche Welle”: Bashkimi Europian të mbajë premtimin, të hapë sa më parë negociatat për Ballkanin PerëndimorIntegrimi i Ballkanit Perëndimor në Bash-

kimin Europian ka qenë në qendër të vëmend-jes gjatë këtyre ditëve. Sipas një artikulli në “Deutsche Welle”, theksohet se BE duhet të mbajë premtimin e dhënë dhe të bëjë të mundur sa më parë pranimin e Shqipërisë dhe Maqe-donisë së Veriut në familjen europiane. Sinjalet që vijnë nga kryeqytetet europiane në drejtim të Sarajevës deri në Tiranë janë kundërthënëse dhe tregojnë vetëm dilemën e BE: Sa herë po ngushëllohen këto vende, një herë shtyhen

premtimet e bëra, herën tjetër aktorë të rinj politikë nuk ndjehen të lidhur ndaj premtimeve të vjetra. Ka ardhur koha për një strategji të re të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, një strategji, e cila gjen konsensus brenda BE kurse njerëzve në Ballkan u tregon perspektiva konkrete e të bëshme. Kjo dilemë u bë më se e qartë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan. Presidenti polak Andrzej Duda u shpreh hapur i zhgënjyer për hezitimin e partnerëve të tij europianë, për t’i afruar më shumë vendet e

Ballkanit Perëndimor. Merkel u përpoq të zbusë, kurse Macron as nuk u duk në Poznan. Gjithash-tu “Deutsche Welle” shkruan se lehtësimet ekono-mike dhe nxitja e bashkëpunimeve duhet të forcohen. Nëse arrihet në disa nivele më shumë depërtim e shkëmbim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE, anëtarësimi në BE e humbet atë kërcënimin e shenjës së kobshme. Njohja e dyanshme e diplomave, për të cilën u ra në ujdi në samitin në Poznan, është një hap konkret dhe i vërtetë për mijëra akademikë të rinj! Le të jemi

të drejtë: Nëse hapi i madh i anëtarësimit në BE për një afat të mesëm nuk është i realizueshëm, atëherë mbeten hapat e vegjël e të shumtë të normalizimit fqinjësor, natyrisht të lidhura me kërkesa të qarta për respektimin e normave të shtetit ligjor dhe reformave në këto vende. Kjo është ajo që duan e kanë nevojë njerëzit në Ballkanin Perëndimor. Dhe Procesi i Berlinit i iniciuar nga kancelarja Merkel në vitin 2014 në krizën aktuale të BE është instrumenti më realist i një politike konkrete të afrimit.

Elisjeda KIKO

Ministria e Brendshme ka bërë gati terrenin për të nisur vetingun në radhët e policisë. I

pari që do të kalojë në sitë bren-da korrikut është drejtori i përg-jithshëm Ardi Veliu, më pas do të vijohet me Aida Hajna, Gjovalin Loka, Tonin Vocaj dhe Muhamet Rrumbullaku. Zëvendës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, në një dalje për media u shpreh se në fund të muajit korrik është parashikuar që të nisin seancat dëgjimore me subjektet e riv-lerësimit ne radhët e policisë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. “Procesi ka vijuar me fazën e parë që janë rreth 245 punon-jës të funksioneve dhe gradave më të larta. Janë kërkuar dhe shkëmbyer informacione më të gjitha institucionet. Kini para-sysh që bëhet fjalë për një volum të lartë informacioni. Do ishim shumë të lumtur nëse në fund të korrikut do të kishim edhe cak-timin e seancave të para dëgji-more”, u shpreh Julian Hodaj.

Përjashtim përjetë kush ka probleme

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka përcaktuar edhe 15 anëtarët e tij të ndarë në 3 grupe me nga 5 përfaqësues. Zëvendës ministri i Brendshëm u shpreh se ata do të krahaso-jnë vërtetësinë e deklarimeve të drejtuesve të policisë për tre 3 kriteret e përcaktuara, aftësitë profesionale, pasuria dhe integ-riteti. Sipas Hodaj, kush ka prob-leme me pasurinë dhe me figurën do të përjashtohen përjetë nga sistemi i policisë. “Ata që kalojnë të tre kriteret qëndrojnë në de-tyrë, ata që nuk kalojnë largohen nga detyra, me përjashtim të rasteve kur vihet re tek punonjë-si, ndonjë mangësi profesionale, e cila mund të kompensohet shumë mirë nëpërmjet një proce-si riformimi dhe rispecializimi në Akademinë e Sigurisë”, deklaroi Julian Hodaj.

ZëvendësimetPor Ministria e Brendshme

ka zbardhur edhe procedurat që do të ndiqen për vendet e lëna

Cakaj: Shqipëria meriton hapjen e negociataveMinistri i Jashtëm në detyrë

Gent Cakaj u shpreh se Shqipëria meriton hapjen e negociatave me BE. Në një postim në rrjetin social, ai tha se Finlanda konfirmoi mbështetjen për vendin tonë. “Diskutuam për rëndësinë që çështja e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor do të ketë në kuadër të prioriteteve pro-gramatike të Presidencës Finlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian. Finlanda konfirmoi edhe një herë mbështetjen absolute për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë. Finlanda, po ashtu, do të angazhohet aktivisht për të punuar me vendet anëtare për të siguruar një vendim pozitiv për Shqipërinë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit. Tutje, kësaj radhe u siguruam se Pres-idenca Finlandeze do të ketë një qën-drim të prerë për domosdoshmërinë e marrjes së një vendimi të qartë dhe substancial në tetor 2019! Shqipëria meriton hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian menjëherë bazuar në vlerësimet pozitive të Komisionit Evropian dhe arritjet përmbajtjesore të saj në fushat e pesë prioriteteve kyçe”, tha ai.

Lamallari: Gjoba për bizneset që nuk

respektojnë detyrimetZëvendësministri i Brendshëm,

Besfort Lamallari, lajmëroi masa të ashpra për këdo që nuk përmbush detyrimet ligjore sa i përket sezonit turistik. Gjatë një inspektimi në vi-jën bregdetare të Lezhës në zonën e “Ranës së Hedhun”, Lamallari kërkoi përmbushjen e standardeve për sigurinë e pushuesve dhe tu-ristëve në bregdet. “Jemi këtu për t’u siguruar që gjithçka shkon sipas pritshmërive të pushuesve dhe stand-ardeve të kërkuara nga ligji. Aty ku nuk përmbushen si duhet kriteret e nevojshme, janë marrë masa me gjo-ba dhe sigurisht për rastet kur nuk zbatohet ligji dhe nga inspektorët, policia do të bëjë punën e saj për të vijuar më tej me procedimet penale. Konstatuam gjatë këtij inspektimi në këtë zonë që janë përmbushur de-tyrimet lidhur me kullat e vrojtimit, me personat e certifikuar në kullat e vrojtimit”, tha Lamallari

bosh nga punonjësit e policisë në rast të spastrimit nga vetin-gu. Për këtë, Julian Hodaj dha edhe një shpjegim ligjor. Po ka dy mekanizma. Ligji parashikon edhe mundësinë e ish punon-jësve që mund të aplikojnë dhe t’i nënshtrohen rivlerësimit dhe për t’u rifutur në Policinë e Shtetit dhe tjetra është Ak-ademia e Sigurisë nëpërmjet rekrutimeve të reja”, u shpreh

Procesi ka vijuar me fazën e parë që janë rreth 245 punonjës të funksioneve dhe gradave më të larta. Janë kërkuar dhe shkëmbyer

informacione më të gjitha institucionet. Kini parasysh që bëhet fjalë për një volum të lartë informacioni. Do ishim shumë të lumtur nëse

në fund të korrikut do të kishim edhe cak-timin e seancave të para dëgjimore...

1. Ana Kapaj-kryetare2. Artur Baku-anëtare3. Marjeta Gjelaj-anëtare4. Sonila Kadareja-anëtare

anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit

4

1. Ardi Veliu2. Aida Hajna3. Gjovalin Loka4. Tonin Vocaj5. Muhamet Rrumbullaku

Ja emrat që do kalojnë në

veting të parëtHodaj. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka përcaktuar edhe 15 anëtarët e tij të ndarë në 3 grupe me nga 5 përfaqësues. Në krye të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit është përcaktuar ekonomistja Ana Kapaj, ndërsa anëtare janë Artur Baku, Marjeta Gjelaj dhe Sonila Kadareja. Po kështu edhe dy komisionet e tjera përbëhen nga 5 anëtarë secili, përfaqësues nga ILDKPI dhe nga radhët e pedagogëve. Në total do të kalojnë në filtrat e Vettin-gut 13 mijë punonjës të Policisë së Shtetit, për çdonjërin prej të cilëve sipas ligjit, do të mbahet seancë e hapur dëgjimore për mediat dhe qytetarët. Në dy fazat

e tjera të Vettingut, dosjet e efek-tiveve blu do të shqyrtohen nga drejtuesit e Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave dhe ata të policisë së Shtetit, të cilët kanë kaluar me sukses fazën e parë të vetingut. Ata që nuk do të kalojnë dot filtrat, shkarkohen për të mos u kthyer më në polici, ndryshe nga vetingu në drejtësi që ka një limit kohor që gjyqtarët apo prokurorët mund të riapliko-jnë përsëri. Ndërkaq, ende nuk ka një datë konkrete se kur pritet të përfundojë vetingu në radhët e pol-icisë, përveç limit deri në qershorin e 2020 kur pritet të kenë përfun-duar të gjitha shqyrtimet për 245 dosjet e drejtuesve më të lartë.

Page 10:  · 2020. 1. 7. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Diel 7 Korrik 2019. Ç m i mi 2 0 l e k ë. Njoftim.Gazeta

GAZETA SOT10 E Diel 7 Korrik 2019

2,3,5,9,10,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ndryshon ligji, ja si do të eliminohen emërimet nepotike në drejtësi, nuk ka më familjarë

dhe të afërm në gjykata dhe prokurori

Ligji i ri: Mandati i Prokurorit të Zyrës së Prokurorisë së Posaçme mbaron në moshën 67 vjeç

Ligji i ri, ja shkeljet disiplinore që i hapin probleme një magjistrati dhe rastet kur mund të pezullohet nga detyra

Në ligjin e ndryshuar “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, janë të parashikuar rastet kur një magjistrat kapet në shkelje disiplinore. Sipas lig-jit, gjyqtari a prokurori kryen shkelje disiplinore me dashje ose për shkak të pakujdesisë, kur: kryen veprime ose mosveprime, të cilat përbëjnë mospërmbushje të detyrës, sjellje joprofesion-ale ose joetike gjatë ushtrimit të funksionit ose jashtë tij; gjatë ushtrimit të funksionit haptazi nuk i referohet ligjit ose fakteve, etj. Në ligj sqa-rohen edhe shkeljet disiplinore gjatë ushtrimit

të funksionit, që mund t’i hapin probleme një magjistrati. “Shkelje disiplinore gjatë ushtrimit të funksionit janë në veçanti: mosparaqitja e kërkesës për heqje dorë nga procedimi ose gjy-kimi i çështjes, kur kjo është e detyrueshme, nëse magjistrati ka dijeni ose duhet të kishte dijeni të rrethanave të tilla; paraqitja e kërkesës për heqje dorë nga procedimi ose gjykimi i çështjes, nëse këto veprime: nuk bazohen në shkaqet e para-shikuara në ligj; bëhen me qëllim që të krijohen përfitime të padrejta për palët dhe të tretët ose synojnë shmangien e detyrimit ligjor të tij për

shqyrtimin e çështjes ose të krijojnë mundësinë që çështja të shqyrtohet nga një magjistrat tjetër; mosparaqitja menjëherë e kërkesës pasi është informuar për shkakun”, thuhet në ligj. Shkelje disiplinore për një magjistrat quhet edhe ndë-rhyrja ose çdo lloj ndikimi tjetër në ushtrimin e funksionit të një magjistrati tjetër; vonesat dhe zvarritjet e përsëritura dhe të pajustifikuara të veprimeve procedurale pa një shkak të ligjshëm, etj.. Për këto raste, por jo vetëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor kanë të drejtë të marrin masa ndaj magjistratëve.

Një masë ndaj tyre mund të ishte pezullimi nga detyra. “Kur Këshilli është i bindur se vazhdimi në detyrë i magjistratit, për të cilin është paraqi-tur kërkesë për fillimin e procedimit disiplinor, sipas nenit 138, të këtij ligji, dëmton rezultatin e procedimit disiplinor, pengon konkluzionin e tij të drejtë ose të rregullt, ose e diskrediton rëndë figurën dhe pozicionin e magjistratit, mund të vendosë pezullimin e tij nga detyra. Pezullimi, sipas këtij neni, zgjat deri në marrjen e një ven-dimi përfundimtar nga Këshilli mbi kërkesën për çështjen përkatëse”, thuhet në ligj.

Mimoza IBRA

Kuvendi po ecën në rrugë të drejtë për amendimin e ne-neve të ligjeve të reformës në drejtësi të rrëzuara nga

Gjykata Kushtetuese. Së fundmi, në Parlament janë depozituar dy ligjet e reja që do të zëvendësojnë ato të hedhurit poshtë nga Kushtetuesja. Një nga këto ligje është ai “Për sta-tusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, nenet e të cilit kanë ndryshuar rrënjësisht. Drafti i këtij ligji, i cili pritet të mirato-het brenda korrikut nga Parlamenti, është siguruar nga gazeta dhe një detaj mjaft interesat është se përmban një nen që eliminon emërimet nep-otike në sistemin e drejtësisë. Sipas nenit 1 të ligjit që pret të diskutohet në komision, një magjistrat nuk mund të emërohet në një gjykatë a prokurori nëse aty punojnë edhe të afërmit e tij. “Papajtueshmëria ambientale, në kuptimin e këtij neni, krijohet për shkak të lidhjeve të ngushta familjare mes magjistratëve, që janë përkatë-sisht bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, ose të afërmit e tij deri në shkallë të dytë. Këshillat gjatë emërimit, trans-ferimit, lëvizjes paralele apo ngritjes në detyrë të një magjistrati, për aq sa është e mundur dhe pa cenuar në mënyrë jopropocionale të drejtën për zhvillimin normal të karrierës profe-sionale të magjistratit, marrin masa për të shmangur papajtueshmërinë ambientale, sipas pikës 3, të këtij neni, me qëllim që të garantohet besimi i publikut në sistemin e drejtësisë, pavarësia dhe paanësia e magjistratit, eficenca e gjykatave dhe zyrave të prokurorisë në dhënien e drejtësisë”, thuhet në ligj.

Rastet e ndalimitAty janë të përcaktuar edhe të

gjithë rastet kur një gjyqtar a proku-ror nuk ushtron dot detyrën për shkak të lidhjeve familjare. “Përbëjnë papajtueshmëri ambientale rrethan-at e mëposhtme: nëse respektivisht në të njëjtën gjykatë ose prokurori, ku magjistrati kërkon të caktohet, ushtron funksionin një magjistrat tjetër, që ndodhet në kushtet e pikës 1 të këtij neni; nëse gjyqtari që kërkon të caktohet në një gjykatë adminis-trative të shkallës së parë, ndodhet në kushtet e pikës 1, të këtij neni, me një gjyqtar tjetër, që ushtron funksionin

në Gjykatën Administrative te Apelit, si dhe anasjelltas; c) nëse gjyqtari që kërkon të caktohet në seksionin civil të gjykatës së zakonshme të shkallës së parë ndodhet në kushtet e pikës 1, të këtij neni, me një gjyqtar tjetër, që ushtron funksionin në seksionin civil të gjykatës së apelit, që ka nën juridiksion gjykatën e zakonshme të shkallës së pare, si dhe anasjelltas”, sqarohet në ligj. Dihet që ish-KLD dhe Prokuroria e Përgjithshme gjatë kë-tyre viteve kanë kryer shumë emërime nepotike, ku në të njëjtën gjykatë a prokurori kanë qenë edhe familjarët e një magjistrati. Por tani duket se një gjë e tillë do të marrë fund.

Mandati i prokurorit të SPAKNjë tjetër pikë interesante e

ligjit të ndryshuar është neni ku përcaktohet se sa do të jetë man-dati i prokurorëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Sipas nenit 5, kur një prokuror i SPAK mbush 67 vjeç, mandati i tij mbaron. “Mandati i Prokurorit të Zyrës së Prokurorisë së

Ja disa nga nenet e ligjit të ndryshuar Neni 3/ Pika 10, i nenit 23,

ndryshohet si më poshtë: Magjistrati nuk mund të kryejë mungesa në detyrë, me përjashtim të rasteve të justifikuara të parashikuara në legjis-lacionin në fuqi. Kryetari, me vendim të arsyetuar me shkrim, zbret nga periudha e pushimit vjetor të të njëjtit vit, ditët e mungesës së pajustifikuar. Magjistrati ka të drejtë të ankimojë vendimin e Kryetarit në Këshillin përkatës brenda 7 ditëve nga data e njoftimit të vendimit.

Neni 4/ Në piken 3, shkronja “a” ndryshohet si më poshtë: Në rastet e parashikuara në pikën 1, shkronja “a”, të këtij neni, magjistrati kërkon ulje të ngarkesës në punë, nëse kjo nuk cenon interesat thelbësore të funksionit, afatet dhe ushtrimin në mënyrë eficente të funksioneve në gjykatën ose prokurorinë përkatëse.

Neni 6/ Pika 3, e nenit 78, ndryshohet si më poshtë: Vlerësimi i përgjithshëm “shumë mirë” jepet vetëm në ato raste kur magjistrati vlerësohet “shumë mirë” për tri kritere dhe “mirë”për njërin prej tyre. Në çdo rast, kriteret “aftësitë profesion-ale të gjyqtarit dhe prokurorit” dhe “etika dhe angazhimi ndaj vlerave të gjyqësorit dhe të prokurorisë” duhet të jenë vlerësuar” shumë mirë.

Neni 7/ Pika 7, e nenit 95, ndryshohet si më poshtë: Magjistrati ka të drejtë të ankimojë vendimin e vlerësimit të Këshillit në Gjykatën e Lartë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit, vetëm për shkaqe ligjore të lidhura me zbatimin jo të njëjtë të ligjit.

Neni 15/ Neni 156 ndryshohet si më poshtë: Kufijtë e kohëzgjatjes së pezullimit-Pezullimi i magjistratit, i parashikuar në nenet 151 dhe 152, të këtij ligji, vendoset për një periudhë të caktuar kohë dhe nuk mund të vazhdoje nëse arsyet e pezullimit, të përcaktuara në nenet 67, 151 dhe 152, të këtij ligji, pushojnë së ekzistuari. Këshilli kryesisht, me kërkesë të ins-pektorit ose të magjistratit, mund të rishikojë pezullimin e parashikuar në nenet 67, 151 dhe 152, të këtij ligji, dhe të vendosë sipas rastit: ndryshimin e kohëzgjatjes së pezullimit; revokimin e pezullimit; ose lënien në fuqi të pezullimit.

“Pikat 7 dhe 8, të nenit 9, ndryshojnë si më poshtë: Magjistrati, pa cenuar afatet e përcaktuara dhe ushtrim-in në mënyrë eficente të funksioneve, mund të marrë pjesë në veprimtari jashtë funksionit të papaguara, pa miratimin e Këshillit, vetëm në rastet kur: vepron si përfaqësues i gjyqësorit ose prokurorisë; bën deklarata publike të përgjithshme për çështje që prekin sistemin

gjyqësor ose sistemin e prokurorisë; merr pjesë në dis-kutime për çështje të ligjit. Magjistrati raporton, brenda muajit mars të çdo viti në Këshill, për natyrën dhe numrin e orëve, për veprimtaritë e papaguara jashtë funksionit, ku ka qenë i përfshirë në vitin paraardhës”, thuhet në nenin 2 të ligjit të ndryshuar “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Ja kur magjistrati mund të kryejë veprimtari jashtë funksionit

“Projektligji propozon rregul-limin dhe plotësimin e vakuumit lig-jor të krijuar në përmbajtjen e ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, pas shfuqizimit të plotë apo të pjesshëm të disa neneve të këtij ligji. Shtesat dhe ndryshimet e propozuara janë të domosdoshme me qëllim: Plotësimin e vakuumit ligjor të krijuar nga shfuqizimi i dispozitave të lidhura me shkeljet disiplinore të magjistratëve. Plotësi-mi i këtij vakuumi ligjor është i nev-ojshëm për të garantuar zbatimin

e parimeve të llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve, bazuar në elementet e procesit të rregullt ligjor, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare; Garantimin e mirëfunksionimit normal dhe në përputhje me kompetencat e par-ashikuara në ligj, të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si organi përg-jegjës për hetimin e shkeljeve të kry-era nga gjyqtarët dhe prokurorët”, thuhet në relacionin shpjegues për ndryshimet në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

QËLLIMI I NDRYSHIMEVE NË LIGJ

Posaçme mbaron në fundin e muajit në të cilin mbush moshën 67 vjeç, pavarësisht viteve që ai ka qenë në detyrë në këtë pozicion. Pika 5 ndry-shohet si më poshtë: Statusi i mag-jistratit mbaron në fund të muajit në të cilin magjistrati mbush moshën 67

vjeç. Këshilli deklaron me vendim mbarimin e statusit të magjistratit jo më vonë se dy javë para fundit të muajit përkatës”, thuhet në ligjin e ndryshuar “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Page 11:  · 2020. 1. 7. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Diel 7 Korrik 2019. Ç m i mi 2 0 l e k ë. Njoftim.Gazeta

GAZETA SOT E Diel 7 Korrik 2019 11

e k o n o m i www.sot.com.al

• Institucioni financiar njofton individët/famil-jet përfituese për t’u paraqitur për lidhjen e kontrat-ave, duke ndjekur radhën sipas renditjes së listave të dërguara nga njësia e vetëqeverisjes vendore. Kontrata e kredisë lidhet ndërmjet institucionit fi-nanciar dhe gjithë pjesëtarëve madhorë të familjes.

• Individët/familjet e miratuara me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore

duhet të kujdesen për gjetjen e një banese për blerje me kredi dhe kanë një afat 6-mujor nga data e marrjes së njoftimit për lidhjen e kontratës me institucionin financiar. Në rast se pas kalimit të këtij afati individi/familja ende nuk ka gjetur banesë, paraqitet pranë institucionit financiar dhe institucionit që monitoron subvencionim e kredisë për të kërkuar shtyrje të afatit.

Individët/familjet përfituese të kredisë me interes 0%, që janë qiramarrës në banesa pronë e subjekteve të shpronësuara, duhet të paraqesin një deklaratë pranë nëpunësit të institucionit publik, të ngarkuar nga qeveria, në përputhje me rregullimet e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr.3/2012, të Këshillit të Ministrave, që ai dhe familja e tij prano-jnë të lirojnë banesën e pronarit brenda 30 ditëve,

nga data e lëvrimit të kredisë, përveç rasteve kur është parashikuar ndryshe në marrëveshjen me pronarin/pronarët. Institucioni financiar nuk lidh kontratën me përfituesin në mungesë të deklaratës së mësipërme. Lista e individëve/familjeve, e mirat-uar me vendim të këshillit të njësisë së vetëqever-isjes vendore, i dërgohet institucionit financiar me të cilin është nënshkruar marrëveshja.

RRUGA QË NDIQET

PËRFITUESIT ME 0% INTERES

Qeveria plan për të rimëkëmbur bashkitë deri në vitin 2022, synohet të jepen më shumë fonde

Qeveria ka një plan të qartë për rimëkëmbjen e bashkive deri në vitin 2022 në mënyrë që të kenë të ardhura të mjaftueshme për të shërbyer qyte-tarët dhe autonomi vendore. Kështu, ekzekutivi ka planifikuar që të rrisë shpërndarjen e taksës së mjeteve të përdorura në buxhetin e njësive të vetëqeverisjes vendore në masën 30% si dhe të rrisë shpërndarjen e taksës së rentës minerare në buxhetin e njësive të vetëqeverisjes vendore në masën 10% . Po ashtu ka planifikuar ngritjen e një sistemi raportimi dhe rakordimi nga admin-istrata qendrore për masën e rentës minerare të pagueshme për njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Një tjetër pikë është ndarja e të ardhurave nga tarifat koncesionare të veprave energjetike dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore në nivelin 15% për buxhetet e njësive të vetëqeverisjes vendore. Të gjitha këto burime financiare në rritje për bashkitë, kanë afat realizimi deri në vitin 2020. Qeveria parashikon gjithashtu rritje graduale të financimit për transfertën e pakushtëzuar deri në 1,5% të PBB-së dhe rishikimi i sistemit të granteve të kushtëzuara për të siguruar financimin e pro-jekteve strategjike vendore. Aktualisht me fondet që kanë në dispozicion bashkitë kanë shumë pak mundësi për investime, për shkak se pjesa më e

madhe e buxhetit shkon për shpenzime pagash dhe sigurimesh shoqërore. Plani për veprim është hedhur për konsultim dhe pritet të miratohet së shpejti. Ndërkohë në Parlament ka shkuar dhe ligji për planifikimin e territorit. Ndryshimet e propozuara synojnë rregullime në ligjin ekzistues nr. 107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Këto rregullime vijnë si rezultat i problematikave të ndryshme që janë ndeshur në praktikë gjatë implementimit të ligjit aktual. Konkretisht, këto ndryshime kanë si objektiv: shpërndarjen e kompetencave te autoritetet për-katëse dhe, konkretisht, përcaktimin e mundësisë

për të miratuar rregullore të veçanta lidhur me kushtet e zhvillimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit, për tipologjitë e zhvillimeve që janë kompetencë të këtij organi; zbatimin e proce-durës së ndryshimit të resursit të tokës në zonat për të cilat ka dokumente planifikimi dhe leje zhvillimi të miratuara nga autoritetet e zhvillimit dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës; saktësimin te leja e zhvillimit për rastin e parcelave, për të cilat nuk parashikohet hartimi i një plani të detajuar vendor, në përputhje me përcaktimet e rregullores së zhvillimit dhe regjistrimin pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për kriteret e reja mbi dhënien e kredive të buta nga shteti. Vendimi u mor ditën e mërkurë dhe dje është publikuar në

Fletoren Zyrtare, duke hyrë menjëherë në fuqi. Sipas këtij vendimi, pas aplikimit për kredi të butë, njësitë e vetëqeverisjes vendore, brenda kuotave të përcaktuara paraprakisht nga ministria përgjegjëse për strehimin (numrit të familjeve që përfitojnë), miratojnë listën e familjeve sipas sistemit të pikëzimit të miratuar prej tyre dhe që plotësojnë kushtet e mëposhtme: Kanë të ardhura mujore jo më të larta se të ardhurat mesatare të njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse dhe nuk përballojnë dot pagesat e kredisë për blerjen e një banese me vlerë jo më të madhe se mesatarja e vlerave të tregut në atë njësi dhe me sipërfaqe jo më të madhe se normat e strehimit; Nuk disponojnë banesë në pronësi ose disponojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit, apo janë zhvendosur nga banesat, sipas parashiki-meve të nenit 6, të ligjit nr.22/2018. Sipas vendimit, për verifikimin e kushteve të mësipërme, strukturat përgjegjëse për strehimin, në bashkëpunim me administratorët shoqërorë, krahas verifikimit të dokumentacionit përkatës mund të kryejnë në vendbanimin e familjes verifikime që lidhen me gjendjen e banesës dhe me sipërfaqen e saj. “Struktu-ra përgjegjëse për strehimin në njësinë e vetëqever-isjes vendore shpall listat e aplikuesve nëpërmjet njoftimit në faqen e saj të internetit si dhe njoftimit publik në vende të dukshme. Çdo individ/ familje, që pretendon se nuk figuron në lista, ka të drejtën të pa-raqitet për verifikim. Pasi shqyrtohet dhe plotësohet dokumentacioni, individi/familja përfshihet në listë dhe bëhet njoftimi publik i listës së re të aplikuesve, brenda 10 ditëve. Individi/familja që aplikon për subvencionimin e interesave të kredisë paraqet në strukturën përkatëse të njësisë së etëqeverisjes vendore dokumentacionin që lidhet me plotësimin e kushteve të përgjithshme. Lista e familjeve që plotësojnë kushtet e subvencionimit të interesave të kredisë miratohet me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore”, thuhet në dokument. Më tej theksohet se miratimi, me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, i listës së familjeve që plotësojnë kushtet për subvencionimin e intere-save të kredisë, nuk e bën familjen automatikisht përfituese. Institucioni ndjek të gjitha procedurat e veta për përfitimin e kredisë dhe verifikon aftësinë përballuese të individit/familjes, mbështetur në të ardhurat që kanë, me qëllim që përfituesi të zgjedhë në treg për blerje me kredi një banesë që i përshtatet kushteve specifike të tij. Në vendim bëhet e ditur se institucioni financiar bën vlerësimin për banesën e zgjedhur dhe aftësinë për ta përballuar shlyerjen e kësteve të kredisë nga përfituesi, mbështetur në programin e subvencionimit të interesave të kredisë.

Masa e subvencionimitMasa e subvencionit të interesave të kredisë

Ja si do veprohet për të përfituar kredi të butë

Parashikimet në vendimin e qeverisë

Për çdo njësi të vetëqeverisjes vendore, kufiri maksimal i kreditimit, që mbulohet si-pas strukturës së familjes, llogaritet bazuar në çmimet mesatare të shitblerjes së banesave në treg, sipas aktit nënligjor në fuqi për çmimet e tregut të banesave; sipërfaqes së apartamentit, që përfiton familja, bazuar në normat e strehimit në fuqi; dhe shumës maksimale që mund të kreditojë institucioni financiar, sipas nënpikës “iv”, të shkronjës “a”, të pikës 9, të këtij vendimi.

Zyra e regjistrimit të pasurive të palua-jtshme regjistron me përparësi transaksionet e kryera brenda programit të subvencionimit të interesave të kredisë për blerjen e banesave me kosto të ulët.

E drejta e shlyerjes së kredisë nuk mund t’i kalojë një personi tjetër. Në rast se familja, për shkaqe ekonomike, nuk mund të vazhdojë më shlyerjen e kredisë, njofton menjëherë in-stitucionin financiar dhe njësinë e vetëqeverisjes vendore përkatëse.

Për çdo rast bëhet vlerësimi i shumës së shlyer nga familja, subvencionimit të interesave të kredisë, që ajo ka përfituar nga shteti, dhe pjesës së ngelur të kredisë. Në marrëveshje ndërmjet institucionit financiar, familjes dhe njësisë së vetëqeversijes vendore mund të jepet njëra prej zgjidhjeve të mëposhtme:

a) Familja mund t’i kalojë të drejtën e shlyer-jes së kredisë një familjeje tjetër, që është në listën e njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe përmbush të njëjtat kritere për përfitimin dhe shlyerjen e kredisë. Mënyra e kalimit të kësaj të drejte dhe marrëdhëniet ndërmjet dy familjeve rregullohen me akt noterial mes palëve të interesuara;

b) Banesa mund të kalojë në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore vetëm kur kjo e fundit merr përsipër shlyerjen e detyrimeve që i takon familjes në mënyrë të menjëhershme ose me kredi, sipas plan – pagesave të familjes. Në këtë rast, familja kalon me kontratë qiraje sociale me njësinë e vetëqeverisjes vendore dhe subvencionimi i interesave të kredisë nga buxheti i shtetit ndërpritet;

c) Nëse nuk plotësohet asnjë nga dy alterna-tivat e mësipërme, banesa vlerësohet dhe shitet në ankand, sipas procedurave të parashikuara nga Kodi i Procedurës Civile.

Masa e ndihmës për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti planifikohet në buxhetin vjetor dhe atë afatmesëm të institucionit që financon programin, bazuar në informacionin që dërgon institucioni financiar mbi, ndër të tjera, numrin e përfituesve dhe sasinë e subvencionimit të shpenzuar në vitet paraardhëse dhe nevojat e parashikuara për vitin pasardhës.

për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti, për banesa me kosto të ulët, bazuar në ligjin nr.22/2018, “Për strehimin social”, është e bara-bartë me diferencën që rezulton ndërmjet interesit vjetor të kredisë në tregun e lirë me interesin në varësi të aftësisë përballuese të familjes, me kusht që interesi dhe principali që paguan familja të mos jenë më të mëdha së aftësia e familjes për t’i përballuar, sipas përcaktimeve të nenit 3, të ligjit nr.22/2018, “Për strehimin social”. Në rastet kur këstet mujore me interes të subvencionuar rezul-tojnë më të larta se aftësia e familjes për t’i përbal-luar ato, familja kalon për trajtim në një program

tjetër të përballueshëm për të. Sipas vendimit, llogaritja e masës së subvencionit të interesave të kredisë bëhet në momentin e lidhjes së kontratës për marrjen e kredisë, ndërmjet individit/familjes përfituese dhe institucionit financiar, mbështetur në marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet in-stitucionit financiar dhe ministrisë përgjegjëse për strehimin ose njësisë së vetëqeverisjes vendore. Përjashtim nga ky rregull janë familjet qiramar-rëse që banojnë në banesa, pronë e subjekteve të shpronësuara, të cilat përfitojnë subvencion 100% të interesit të kredisë. Këto familje paguajnë vetëm principalin e kredisë me interes 0%.

Hyn në fuqi vendimi, ja kriteret e reja për përfitimin e kredive të buta, procedurat e plota

për subvensionimin e familjeve në nevojë

Page 12:  · 2020. 1. 7. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Diel 7 Korrik 2019. Ç m i mi 2 0 l e k ë. Njoftim.Gazeta

12 GAZETA SOTE Diel 7 Korrik 2019

C M Y K

d o s s i e r www.sot.com.al

Ja detajet që japin amerikanët për zgjedhjet e para pluraliste

Raportimet e amerikanëve, ja zhvillimet që ndodhën në vitin 1991 për rrëzimin e sistemit, qëndrimet e Nexhmije Hoxhës, Sali Berishës dhe Ramiz Alisë

Amerikanët i kanë kushtuar rëndësi si periudhës komu-niste, ashtu dhe viteve të para pas rrëzimit të saj. Në

disa artikuj të “New York Times”, trego-hen zhvillime nga viti 1991, kur dhe mori fund sistemi komunist. Aty tregohen detaje nga zgjedhjet e para pluraliste, si dhe qëndrimet e mbajtura nga Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, apo Sali Berisha.

E ardhmja e Shqipërisë Vdekja e Enver Hoxhës e ngre në

një dimension tjetër misterin dhe ankthin që Shqipëria përbën për fqinjët e saj, si dhe për kampin Perëndimor dhe atë Komunist në përgjithësi. Por gjithsesi pozita armiqësore e Shqipërisë me botën e jashtme ka qenë e vazhdueshme, teksa vendi i vogël malor i Ballkanit ka ruajtur një izolacionizëm agresiv, pa hezituar të qëllojë në kufijtë detarë e tokësorë ndaj armiqve të vërtetë ose të imagjinuar. Ata dyshojnë ndaj të huajve dhe keqtrajtojnë minoritetet, veçanërisht atë grek. Nën regjimin e Hoxhës, fqinjët e Shqipërisë të paktën e dinin se përballeshin me një vend pa aleatë e pa miq, të dobët por të egërsuar. Hoxha e kishte bërë vendin e tij armik si me sovjetikët ashtu dhe me perëndimin, dhe prej fundit të viteve 1970 edhe me mikun e vetëm të mbetur, Kinën.Sovjetikët mbeten jashtë Adriatikut

Nën regjimin e tij ishte e sigurt se Moska nuk do të rivendoste dominimin në detin Adriatik, frikë nga e cila Jugoslla-via ishte ankuar shpesh te aleanca Atlan-tike, ku janë anëtarë dhe Greqia e Italia. Hoxha gradualisht ka reduktuar këto frika pasi ka eliminuar thuajse të gjithë ata që dyshoheshin si agjentë të fuqive të huaja apo rivalë të mundshëm. Viktima e fundit ishte Mehmet Shehu, kryeministër dhe njeriu i dytë më i fuqishëm në vend, i cili u vra ose kreu vetëvrasje në 1981. Spastrimet mund të kenë mjaftuar për të eliminuar kërcënimin ndaj vazhdimit të politikave të jashtme të Hoxhës. Grupi i vogël ndërkombëtar i vëzhguesve të Shqipërisë i cili mbështetet në rapor-timet e ambasadave të huaja në Tiranë dhe studimin e shtypit vendas, besojnë se tashmë qeverisja do të vazhdojë mbi bazë kolegjiale.

Alia pasuesi i mundshëm Ramiz Alia, i cili ka qenë President

i vendit, pritet të drejtojë një grup me besmnikë të Hoxhës. Në vitet e fundit të udhëheqjes së tij Hoxha kishte nisur një proces të ngadaltë të zëvendësimit të mbështetjes së tij të mëparshme te Kina me zgjerimin e kontakteve me perëndimin. Kontakte të tilla u inkura-juan nga Jugosllavia, Greqia, Italia, Gjermania Perëndimore e Franca si për arsye ekonomike dhe politike. Shtetet e Bashkuara nuk arritën të merrnin asnjë vëmendje në tentativat e tyre periodike për përmirësimin e lidhjeve. Greqia ka hapur dy kalime rrugore me Shqipërinë por vlera e tyre mbetet simbolike pasi Shqipëria nuk pret vizitorë dhe rrallëherë lejon shtetasit e saj të udhëtojnë jashtë vendit. Shqipëria ka përfunduar gjithash-tu një hekurudhë drejt kufirit me Ju-gosllavinë, dhe po punon për zgjatjen e binarëve që pritet të jetë gati ën fund të vitit. Ka nënshkruar një traktat të zgjeru-ar tregtar me Italinë, me të cilën shpreson

të hapë linjën e trageteve, por kjo besohet se do të jetë një operacion humbës prej mungesës së trafikut. Diplomatë gjer-mano-perëndimorë dhe figura politike si kryeministri bavarez Franz Josef Strauss, kanë biseduar me të dërguarit shqiptarë.

Bonn i gatshëm të ofrojë krediMegjithëse Gjermania refuzon kërk-

esat shqiptare për dëmshpërblime lufte, ajo është e gatshme të ofrojë kredi zhvil-limi për vendin. Analistët perëndimorë shpresojnë që këto mundësi lidhjesh të tundojnë liderët shqiptarë të vazhdojnë në këtë drejtim. Për ta joshur vendin Perëndimi mund të ndjekë negociatat për kthimin e floririt shqiptar të kapur nga Gjermania në 1945, i cili vlerësohet në rreth $37 milionë. Ajo çka analistët i tremben Shqipërisë post-Hoxha, është mundësia e rivaliteteve që mund të zhvil-lohen nën qeverisjen e Alias, të cilat mund të rihapin çarjet që do të shfrytëzoheshin nga Bashkimi Sovjetik. Gjithashtu histo-ria e luftës për pushtet në Shqipëri e bën akoma më real këtë rrezik.Komunistët e vjetër të Shqipërisë

përballë valës së ndryshimitViti 1991

Mbështetësit e demokracisë u për-ballën me komunistët e vjetër në të gjithë Shqipërinë për të fituar dominimin në për-caktimin e të ardhmes së vendit të vogël të Ballkanit. Shkëmbime sporadike zjarri, me sa duket nga snajperë, u raportuan sot në kryeqytetin Tirana, ku tanket dhe autoblindat e ushtrisë po ruajnë ndërtesat qeveritare dhe ato të partisë komuniste në pushtet. Përplasja ka vënë përballë njëri-tjetrin shqiptarët e rinj me gjeneratën e vjetër dhe zonat e varfra rurale, kryesisht maloret veriut, kundër qyteteve. Për rreth 46 vjet Shqipëria u qeveris me dorën e hek-urt staliniste të Hoxhës, por në maj 1990, Presidenti Ramiz Alia nisi ndryshimet që sipas tij kishin si objektiv "demokratizimin e vendit". Ndryshimet dhe rritja e aktivitetit të forcave të opozitës tashmë po sjellin përplasje. Banorët në Tiranë thanë sot se disa njësi ushtarake dukej se do të merrnin pjesë në një grusht shteti për të larguar udhëheqjen revizioniste të President Alia dhe eliminimin e partive të reja opozitare. Një grup oficerësh të shkollës ushtarake në verilindje të Tiranës dhanë një ultima-

tum për Alian, duke kërkuar rivendosjen e monumenteve të Stalinit dhe të Enverit që ishin rrëzuar një javë më parë në Tiranë dhe në qytete të tjera nga turmat e protestuesve. Ushtarakët e quanin veten Komiteti i Mbrojtjes në Interes të Vendit por nuk identifikoheshin. Mbrëmjen e të premtes ndodhi një përplasje e dhunshme mes kadetëve dhe oficerëve ushtarakë, demonstruesve anti-komunistë dhe forcave të policisë, ku një polic dhe tre civilë u vranë ndërsa Radio Tirana rapor-tonte për 80 të plagosur. Rreth 50 civilë u arrestuan. Sot rreth shkollës ushtarake kishte njësi të ushtrisë, por dëshmitarët thoshin se disa kadetë ishin larguar pasi mbështesnin programin e ndryshimeve të President Alia.

Çështjet partiake Oficerët radikalë morën mbështetje

nga komunistët fshatarë që organizuan mitingje në qytezat e vogla, duke kërkuar që autoritete të nderojnë diktatorin Hoxha. Demonstrata të tilla u zhvilluan në Bajram Curri, Kukës e Peshkopi në verilindje të vendit, si dhe në Skrapar, Fier, Përmet e Berat në jug. Gjithashtu komunistët ortodoksë ringritën bustin e Hoxhës në Gjirokastër, që ishte dhe vendlindja e diktatorit të 41 viteve. Komu-nistët fshatarë organizuan Unionin e Vull-netarëve të Enver Hoxhës në Peshkopi, Përmet e Skrapar, duke deklaruar se do të marshojnë drejt kryeqytetit. Në Tiranë, Partia Demokratike u themelua dhe u legalizua nga President Alia në dhjetor. Ajo i bëri thirrje të gjithë "shqiptarëve patriotikë" të protestojnë kundër krim-inelëve dhe forcave anti-demokratike "që po përpiqen të zhdukin demokracinë në Shqipëri." Sali Berisha, kardiologu, një nga drejtuesit e partisë, tha se ky apel denonconte vullnetarët e Hoxhës dhe mitingjet e tyre, për të cilat akuzoi se organizoheshin nga zyrtarët lokalë, komitetet e partisë dhe komandantët ushtarakë. Në apel ai i përshkruante ato si forca puçiste, duke thënë se "ato mund të dëmtojnë demokracinë për pak kohë, por është e pamundur të fitojnë".

Zgjedhjet e para pluraliste në mars 1991

Policia me veshje të rënda ndë-rhyri sot për të ndarë përleshjet mes

mbështetësve të komunistëve në pushtet me partinë kryesore opozitare Par-tia Demokratike, gjatë një mitingu të opozitës ku merrnin pjesë rreth 10,000 njerëz. Raportimet jozyrtare flisnin për të plagosur. Partia e parë opozitare shqiptare është duke sfiduar komunistët në zgjedhjet lokale të 31 marsit, në atë që është hera e parë që komunistët konkur-rojnë me një parti tjetër që kur erdhën në pushtet në vitin 1944. Skuadra policie me mburoja dhe shkopinj çajnë mes turmave në sheshin kryesor të Burrelit, duke ndarë mbështetësit brohoritës të Partisë demokratike, nga grupet e komunistëve me foto të diktatorit Enver Hoxha në duar. Hoxha, themeluesi i partisë komu-niste qeverisi vendin me dorë të hekurt deri në vdekjen e tij në 1985.Komunistët e Shqipërisë në panik

12 dhjetor, 1991 Teksa përballen me humbjen e kon-

trollit të qeverisë që kishin dominuar prej 47 vjetësh dhe me thuajse anarkinë që ka pushtuar vendin, udhëheqësit e partisë komuniste të Shqipërisë u përballën sot me njëri tjetrin në kongresin e partisë, duke kritikuar kujtimin e diktatorit dhe politikat e tij staliniste. Sot polemikat kundër Enver Hoxhës, i cili drejtoi qeverinë komuniste të Shqipërisë deri në vdekjen e tij në 1985, zbuluan ndarje të thella mes konservatorëve të cilët duket se kanë shumicën në sallën e par-lamentit, dhe anëtarëve të tjerë të partisë që janë në favor të një ndarjeje të plotë me të kaluarën totalitare të organizatës. Shpresat për një ndarje të mundshëm të partisë po zbehen, liderët opozitarë këtu argumentojnë se komunistët, megjithë largimin e nëntë anëtarëve të vjetër radikalë të Byrosë Politike, nuk do të mund të distancohen nga trashëgimia e Hoxhës. Dita e aprë të kongresit të hënën, u karakterizua nga kritika të matura edhe pse të paprecedenta ndaj Hoxhës. Por një nga ish-ndihmësat e tij ashpërsoi tonet duke dënuar ashpër ish-diktatorin dhe shtetin policor që ai krijoi.

Kulti i të shëmtuarës"Lufta e klasave rezultoi në ngritjen e

kultit të Enver Hoxhës, kultit të partisë dhe kultit të organeve të sigurisë," tha Dritero Agolli, poeti që më parë kishte thurur

rapsodi ndaj lavdisë së revolucionit në Shqipëri, partisë komuniste dhe drejtuesit të saj Hoxha. "Njerëzit kishin frikë nga këto kulte, dhe morali i tyre ishte shkatër-ruar. Kjo dsolli shkatërrimin e karakterit të njeriut", thotë Agolli. "Një person që në vitet 1960-të pyeste se përse po e izolojmë veten nga Evropa Perëdnimore, do të ishte marrë e pushkatuar. Traditat e vendit tonë janë shkatërruar. Njerëzit nisën të frikësohen nga njëri-tjetri pasi besonin se çdokush ishte spiun. E bukura gjithashtu u dënua në vendin tonë, u dënua si një in-fluencë e huaj. Dhe kjo solli lindjen e kultit të së shëmtuarës. Era trupore lavdërohej, kurse erërat e parfumeve përçmoheshin", vijoi ai. Agolli kritikonte gjithashtu dhe ndihmësit e Hoxhës. "Këta njerëz të lartë, lëkura e të cilëve shkëlqente nga ushqimi që hanin, jetonin në vilat e tyre sekrete dhe u bënë krejt indiferentë ndaj varfërisë së popullit”, thotë ai. Delegatët e vjetër u ngritën në këmbë dhe nisën të bërtisnin e të tundnin grushtet teksa Agolli fliste, aq sa në një pikë zëri i tij nuk dëgjohej më prej brohoritjes së koordinuar të qindra delegatëve me sloganet e vjetra: "Parti-Enver– Jemi gati kurdoherë." Kon-gresi i partisë erdhi një javë pas një greve kombëtare të rreth 350,000 punëtorëve që detyruan të dorëhiqej qeverinë komuniste të Fatos Nano.

Zgjedhjet e pranverësNjë qeveri e re e "shpëtimit kom-

bëtar" pritet të shpallet zyrtarisht në sesionin e të mërkurës në parlament tha lideri i opozitës demokratike Sali Berisha, duke shtuar se në qeverinë e re komunistët do të kontrollojnë më pak se gjysmën e ministrive. "Kjo qeveri do të përgatisë kushtet për zgjedhjet e reja dhe stabilizimin e situatës”, tha ai. Asnjë anëtar i qeverisë nuk do të jetë i aftë të kandidojë për post në zgjedhjet e ardhshme, nuk do të mbajë anëtarësinë e partisë apo të formojë një parti të re, tha ai. Zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në pranverë. "Askush këtu nuk e di se si do të kalojmë nga socializmi te kapital-izmi", tha ai, duke shtuar se në qytetin e Shkodrës nuk ka qeveri dhe se fshatarët e dëshpëruar po vjedhin bagëtinë nga fermat kolektive dhe po ndajnë parcela nga toka kolektive.

Mbrojtja e vejushësPasdite në kongres vejusha e Hoxhës

mbrojti të shoqin duke thënë se opozita po hidhte baltë mbi emrin e tij. "Unë kam ndenjur e heshtur. I kërkoj popullit dhe Enverit të më falin. Nuk i mohoj gabimet që janë bërë dhe Enveri kishte përgjegjësinë kryesor si udhëheqës, por ai ishte udhëheqës i një partie që kreu këtë detyrë kolektive. Puna e tij nuk ishte Bibla e as Kurani, dhe ne nuk jemi besimtarë dogmatikë, por puna e Enverit nuk duhet hedhur e gjitha poshtë si e pavlefshme", tha ajo, para se të quante periudhën e Shqipërisë së pasluftës, si “të shkëlqyer”.

Stalinizmi i rëndë i Hoxhës solli terrorin e përgjakshëm të policisë, at-eizmin militant dhe izolimin e vendit me tre milionë banorë për afro gjysmë shekulli. Por regjimi i Hoxhës gjithashtu çrrënjosi shoqërinë e vjetër të dominuar nga klanet, dhe nisi një fushatë të gjerë industrializimi dhe shumëfishoi numrin e shkollave në vend, ku më parë 80 për qind e banorëve ishin analfabetë.

Page 13:  · 2020. 1. 7. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Diel 7 Korrik 2019. Ç m i mi 2 0 l e k ë. Njoftim.Gazeta

2,3,5,9,10,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 7 Korrik 2019 13

k r o n i k e www.sot.com.alr a j o n & b o t e www.sot.com.al

Kosova e Serbia me sytë nga SHBA për arritjen e marrëveshjes, pritet që Uashingtoni të dalë me draft konkret

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraHaradinaj pret Engel, Daçiç paralajmëron projekt nga SHBA

Prishtina dhe Beogradi i kanë kthyer sytë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për arritjen e një marrëveshje

mes tyre. Dje ka folur kryeministri kosovar Ramush Haradinaj dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, duke treguar se shpresat e tyre për t’i dhënë fund përplasjeve janë te Uashingtoni. Haradinaj priti në një takim kongresmenin Eliot Engel. Siç njofton Zyra e kryeministrit, fillimisht Haradinaj e ka uruar kongresistin Engel për shënimin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së dhe hapjen e ndërtesës së re të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, duke thënë se Kosova do të jetë përjetë mirënjohëse për përkrahjen që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë para dhe gjatë luftës dhe tani në shtetetndërtimin dhe konso-lidimin e institucioneve demokratike të Kosovës. Haradinaj e ka njoftuar kongresistin Engel me proceset e përgjithshme në vend, prioritetet qeverisëse, forcimin e rendit dhe ligjit, zhvillimin ekonomik, duke potencuar se synimi i Kosovës është anëtarësimi në BE dhe në NATO, duke falënderu-ar njëherësh kongresistin Engel për kontributin e tij të vazhdueshëm për të gjitha proceset në Kosovë. “Kosova është e përcaktuar për të ardhmen eu-ro-atlantike, në miqësi të përhershme me ShBA-të, fqinjësi të mirë me vendet e rajonit dhe përmbylljen e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, tha Kryeministri Haradinaj dhe kërkoi

IAEA do të diskutojë për programin bërthamor të Iranit

Gjermania, fituesja e kompromisit për drejtimin e Evropës

Agjencia për Energji Bërthamore (IAEA) do të mba-jë një mbledhje të posaçme javën e ardhshme, mbi pro-gramin bërthamor të Iranit. Kjo mbledhje do të mbahet me kërkesë të Shteteve të Bash-kuara, pasi Teherani tha se ka shkelur disa prej pikave të marrëveshjes bërthamore. Një zëdhënës i kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara tha se takimi i bordit të guvernatorëve do të mbahet më 10 korrik në Vjenë të Austrisë. Ky takim vjen në kohën e rritjes së ten-

sioneve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, mbi pro-gramin bërthamor të Teheranit. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në maj të vitit të kalu-ar u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, e arri-tur ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, që kishte për qëllim frenimin e programit bërthamor të Teheranit, në këm-bim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike. Presidenti iranian, Hassan Rohani ka njoftuar se shteti i tij ka tejkaluar limitet për pasurim të uraniumit.

Debati për drejtimin e Komi-sionit Evropian (dhe të Bankës Qendrore Evropiane) mund të konsiderohet i mbyllur. Që prej momentit kur kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE propozuan gjermanen Ursula von der Leyen, aktualisht Ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë, si pasardhëse të Jean-Claude-Junckerit, në Komi-sionin Evropian. Padyshim, këtë vendim duhet ta miratojë edhe Parlamenti Evropian. Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk e mbrojti në Strasburg para europarlamentarëve kan-

didaturën e gjermanes. Sipas deklaratave publike të tyre, pritet që socialdemokratët, edhe ata gjermanë, të votojnë kundër von der Leyenit. Këtë e deklaroi publikisht madje edhe kolegia e mëparshme von der Leyenit në qeverinë gjermane, ish-Ministrja e Drejtësisë së Gjermanisë, so-cialdemokratja Katarina Barley - tashmë eurodeputete. Ish-min-istri i Jashtëm, socialdemokrati Sigmar Gabriel kërkoi me këtë rast këtë javë madje fundin e koalicionit qeveritar në Gjerma-ni, raporton “DW”.

OKB bën thirrje për armëpushim në Libi

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënoi sulmin vdekjeprurës në një qendër migrantësh në Libi, ndërsa u bëri thirrje palëve të përfshira në luftë që urgjentisht të bëjnë armëpushim. Organi më i fuqishëm i OKB-së po ashtu u bëri thirrje palëve që t'iu kthehen bisedimeve politike, të ndërmjetësuara nga OKB-ja. Deklarata e së premtes është e para që miratohet nga të 15 anëtarët e Këshillit prejse forcat e komandantit Khalifa Haftar, i cili kontrollon lindjen e Libisë,

kanë nisur një ofensivë në mua-jin prill për të marrë kontrollin e Tripolit, i cili kontrollohet nga një qeveri e mbështetur ndërkombëtarisht, raporton REL.Së paku 44 njerëz janë vrarë nga sulmi në qendrën e ndalimit të migrantëve në lind-je të Tripolit, më 2 korrik. Një zëdhënës i Haftarit mohoi se forcat e tij kanë qenë të përfshira në sulm dhe fajësoi Qeverinë në Tripoli për të. Së paku 600 mi-grantë, përfshirë gra dhe fëmijë, mbaheshin në qendrën Tajoura, e cila ishte shënjestër e sulmit.

Në Alaskë shënohen temperatura rekord

Greqia voton sot, ja sondazhet e fundit

SHBA kërkon sekuestrimin e 12 miliardë

dollarë të El ChapoQeveria amerikane kërkoi sot

sekuestrimin e rreth 12,6 miliardë dollarëve të narkotrafikantit meksi-kan Joaquin Guzman “El Chapo”, që përkon me një vlerësim të të ardhurave të realizuara nga karteli i tij në periud-hën që drejtohej nga ai. Në një doku-ment të regjistruar sot në gjykatën e Bruklinit, Nju Jork, prokurori federal Richard Donoghue thekosn se “ka të drejtë të sekuestrojë të gjitha të mirat që përkojnë ose vijnë nga krimet e të akuzuarit që kanë të bëjnë me drogën”.

Rusia refuzoi sërish që të shkatërrojë raketat e saj të reja të vendosura në Evropë, që sipas NATO-s ka shkelur një traktat të arritur në vitin 1987, theksoi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, në përfundim të një mbledhje të këshillit të NATO-Rusi. “Nuk kemi parë ndonjë tregues të vullnetit të Rusisë që t’i përmbahet Traktatit mbi Armët Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) duke shkatërruar këto raketa para datës 2 gusht”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp. “Nëse duket e pamundur që të shpëtohet traktati, atëherë reagimi i NA-TO-s do të jetë i koordinuar dhe mbrojtës. Ne do të jemi të detyruar të reagojmë”, garantoi Stoltenberg. Ministrat e Mbrojtjes së Aleancës miratuan më 26 qershor një seri masash ushtarake dhe politike, ku më e rëndësishmja është përforcimi i mbrojtjes antiajrore.

Kalifornia Jugore u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 6,9 deri në 7,1 ballësh të Rihterit, vetëm një ditë pasi një tërmet po ashtu i fuqishëm goditi këtë zonë. Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti ndodhi në orën 20:19 më 5 korrik dhe epiqendra ishte 13 kilome-tra nga Ridgecrest, ku më 4 korrik kishte ndodhur edhe tërmeti prej 6,4 shkallësh. Ky institut fillimisht tha se tërmeti i fundit ishte në magnitudë prej 7,1 ballësh. Por, matjet e tjera thanë se dridhjet e regjistruara ishin 6,9 ballë, që e bën tërmetin më të fuqishëm që ka goditur Kaliforninë Jugore në 20 vjetët e fundit. Ende nuk ka raportime për persona të lënduar. Sizmologët thanë se kanë regjistruar 1,700 dridhje të tjera pas tërmetit të parë që goditi këtë pjesë më 4 korrik. Tërmeti i 4 korrikut shkaktoi disa dëmtime në ndërtesa dhe rrugë dhe disa persona u lënduan lehtë në Ridgecrest.

Stoltenberg: Moska refuzon shkatërrimin e raketave në Evropë Kalifornia sërish goditet nga një tërmet i fuqishëm

mbështetjen e SHBA-ve edhe në procesin e dialogut. Duke theksuar se partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe ShBA-ve do të vazhdojë edhe në të ardhmen si dy vende mike, kryeministri Haradinaj theksoi nevo-jën e mbështetjes së kongresistit Engel në konsolidimin ndërkombëtarë të vendit dhe në anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare. Kongre-sisti amerikan Eliot Engel, tha se është i ngazëllyer që kthehet në Kosovë dhe i bashkohet festës së 4 Korrikut dhe përurimit të ndërtesës së re të Am-basadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, kongresisti Engel vuri në dukje përparimin e madh që Kosova ka bërë që nga pavarësia dhe shpreson që ky vend të vazhdojë të përparojë në drejtim të prosperitetit, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Reagimi i serbëve Ndërsa ministrin e Jashtëm serb,

Ivica Daçiç, ka reguar pas deklaratës së kryeministrit të Bullgarisë, Bojko Borisov, i cili i ka kërkuar shefit të ri të diplomacisë evropiane, Josep Borell, që të përfaqësojë qëndrimin e gjithë BE-së në lidhje me pavarësinë e Kosovës dhe jo Spanjën, shtetin nga i cili vjen ai në këtë post. Shefi i diplomacisë serbe tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë duke u përgatitur propozimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, e cila, ndër të tjera, nënkupton se Beogradi duhet të ndërpres aktivitetet e lobimit për tërheqjet e njohjes së Kosovës, kurse Prishtina të heqë taksën ndaj importit të mallrave serbe. “Nëse Prishtina ndalon lobimin për pavarësi, ne do të ndalojmë lobimin për tërheqjen e njohjeve, por kjo nuk do të ndodhë. Ata duan që ne të

bëjmë diçka që Prishtina ta heq taksën. Ne duam dialog, por jo me taksa, ato duhet të hiqen në mënyrë që dialogu të vazhdojë”, tha ministri. Ai vlerësoi se zyrtarët e BE po veprojnë si ‘tibetianët e mençur”, të cilët “vazhdimisht i tolerojnë aktet dhe provokimet e njëanshme të Prishtinës, qëllimi i së cilës, siç tha ai, është ta bëjnë “dialogun pa fund”. “Ne nuk e dimë se çfarë është gjëja tjetër që mund të shpikin në Prishtinë, në mënyrë që të mos ketë kompromis, por ajo që ata mendojnë se është e lejuar të bëjnë është ta harrojë atë”, tha Daçiç.

Qyteti më i madh i shtetit të Alaskës – që njihet për temper-atura të ulëta dhe të reshura të mëdha të borës – po përjeton një nxehtësi rekorde. Temperaturat në Anchorage më 4 korrik arritën në 32,22 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin paraprak prej 29,44 gradë, që kishte ndodhur më 1969. Edhe qytete të tjera të shtetit të Alaskës kanë shënuar temperatura të larta. Shkencëtarët thonë se Alaksa – që shtrihet në Rrethin Arktik – po ngrohet dy herë më shpet sesa me-satarja globale.

Sondazhi i fundit i Pulse për Skay Tv përpara votimit të së nesërmes konfirmon avantazhin e fortë të qendrës së djathtë të Nea Dimokratia (36%) kundër të ma-jtëve të Syrizas, me 28, edhe pse ‘hendeku’ midis dy partive kryesore greke është zvogëluar nga 9-10% e anketave të javëve të fundit. Son-dazhi thotë për 7% për Lëvizjen për ndryshime (Kinal, qendra e majtë), 5 % për Partinë Komuniste Kke, 4% për neonazistët e Agimit të Artë, 3% për Diam25.

Dje ka folur kryeminis-tri kosovar Ramush Haradinaj dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, duke treguar se shpresat e tyre për t’i dhënë fund përplasjeve janë te Uashingtoni. Ha-radinaj priti në një takim kongresmenin Eliot Engel. Siç njofton Zyra e kryeministrit, fillimisht Haradinaj e ka uruar kongresistin Engel për shënimin e 4 Korrikut...

Page 14:  · 2020. 1. 7. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Diel 7 Korrik 2019. Ç m i mi 2 0 l e k ë. Njoftim.Gazeta

GAZETA SOT14 E Diel 7 Korrik 2019

2,3,5,9,10,13,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“Të arrestuarit dolën dje para trupës gjykuese për t’u njohur

me masat e sigurisë. Gjyqtarja e çështjes, Irida Kaçerja vendosi në fund të seancës të lërë në burg Zef Kolën, i cili është edhe kreu i bandës, Kristian Melajn dhe Genc Meçajn, ndërsa për dy të tjerët, Elvis Hysaj e Xhuzepe De-laj u vendos masa “Detyrim paraqitje”.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraElvis Hysaj dhe Xhuzepe Delaj lënë qelitë, gjykata cakton masën “Detyrim paraqitje”

Operacioni “Blloku” vë në pranga 22-vjeçarin, i sekuestrohen 43 doza me kokainë

Policia e Tiranës goditi ditën e djeshme një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla mu në zemër të qytetit. Gjatë operacionit të policisë, në pranga ra 22-vjeçari me inicialet R. M., ndërsa u pro-ceduan penalisht edhe dy shtetasit e tjerë E. P. dhe A. M.. Sipas njoftimit që policia ka shpërndarë për mediat, në automjetin me të cilin po lëviznin këta 3 shtetas është gjetur sasi droge. Pas kontrollit të makinës, unifor-mat blu kanë gjetur dhe sekuestruar si prova

materiale dhe 25.500 franga zvicerane, 600 euro, 100 dollarë dhe 49.500 lekë. Arrestimi i 22-vjeçarit u bë i mundur pasi specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Poli-cisë Nr 2 kishin marrë informacion në rrugë operative se një shtetas duke qarkulluar me automjetin e tij shpërndante kokainë në doza të vogla. “Si rezultat i operacionit në rrugën “Brigada e 8”, nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 2, është ndaluar për kontroll mjeti tip “Benz” me drejtues

shtetasin R. M., dhe me pasagjerë shtetasit A. M. dhe E. P. Gjatë kontrollit në pjesën e brendshme të monitorit të kasetofonit policia gjeti dhe sekuestroi 43 doza me lëndë narko-tike të dyshuar kokainë. Po gjatë kontrollit fizik të shtetasit E. P, policia gjeti dhe sekues-troi në cilësinë e provës materiale një sasi prej 25500 franga zvicerane, 600 euro, 49500 lekë dhe 100 dollarë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti në posedim të shtetasit R. M. si dhe 6 telefona

I shpallur në kërkim për trafik droge, prangoset lezhjani

Policia e Lezhës bëri të mundur ditën e djeshme arrestimin e një shtetasi shqiptar që ishte i shpallur në kërkim. Më herët gjatë këtij viti ai ishte dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për trafik droge, por nuk po e vuante këtë dënim sepse ishte në arrati. Por lirisë së 49-vjeçarit i erdhi fundi dje pas një telefonate që mbërriti në zyrat e policisë. “Specialistët e Hetimit të Narkotikëve në Dre-jtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacionit të marrë në rrugë operative dhe një punë të mirë-organizuar, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit G. K., 49 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në Maj 2019 Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka trafikuar lëndë narkotike në drejtim të Italisë”, njoftoi policia.

Qëlloi me armë gjahu drejt banesës së fqinjit, arrestohet 39-vjeçariNjë 39-vjeçar u arrestua mbrëmjen e së premtes në Korçë

pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së fqinjit. Poli-cia njoftoi se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E. A,, i cili armën e gjahut e kishte pa leje. “Mbrëmjen e djeshme, në nr 129 të Policisë, ka ardhur një telefonatë se në lagjen nr 7 në Korçë, një shtetas kishte qëlluar në drejtim të një banese me armë gja-hu dhe po lëvizte në qytet me armë të cilën e posedonte pa leje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë shkuar men-jëherë në adresën e denoncuar ku kapën në flagrancë shtetasin E. A., banues në Korçë, i cili për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar në drejtim të oborrit të banesës së shtetasit D. K.. Në cilësinë e provës materiale këtij shtetasi iu sekuestrua 1 armë gjahu tip çifte me fishekë. Shtetasi E. A., (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”) u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”; “Prishja e qetësisë publike”; “Kanosja””, njoftoi policia.

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i njërit prej automjeteve

Një aksident rrugor ka ndodhur në Fier në orët e vona të së premtes. Dy automjete u përplasën në zonën ku kryqë-zohet Bypasi i Fierit me rrugën që të çon për në fshatin Pojan. Sipas informacioneve paraprake që vijnë nga policia, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Dum-Dum” (bujqësor), me arga AA 862, me një automjet tip “Audi”, me targa AA 888 UK, që udhëtonte në rrugë. Policia njoftoi se si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i “Dum-Dumit”, banor i fshatit Havaleas, i cili ka humbur ndjenjat. Për këtë ngjarje uniformat blu kanë pyetur edhe banorët e zonës, të cilët kanë dëshmuar se i plagosuri po tentonte të kalonte në anën tjetër të Bypasit, ku kishte tokat. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca, e cila ka transportuar të aksidentuarin në spital, si dhe policia, që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Gjykata e Shkod-rës vendosi ditën e djeshme të lërë në burg tre

nga pesë të arrestuarit e operacionit “Prekalori” të zhvilluar katër ditë më parë. Të mërkurën forcat e Policisë së Shkodrës prangosën shtetasit Zef Kola, Kristian Melaj, Genc Meçaj, Elvis Hysaj dhe Xhuzepe Delaj në zonën e Malësisë së Madhe në tentativë për të shpërndarë 205 kg drogë drejt Malit të Zi. Të arrestuarit dolën dje para trupës gjykuese për t’u njohur me masat e sigurisë. Gjyqtarja e çështjes, Irida Kaçerja vendosi në fund të seancës të lërë në burg Zef Kolën, i cili është edhe kreu i bandës, Kristian Melajn dhe Genc Meçajn, ndërsa për dy të tjerët, Elvis Hysaj e Xhuzepe Delaj u vendos masa “Detyrim paraqitje”. Gjatë seancës 5 të arrestu-arit nuk pranuan të flasin vetë, por për ta u shprehën avokatët mbrojtës. Këta të fundit deklaruan në seancë se shtetasit e arrestuar nuk i pranojnë akuzat që janë ngritur ndaj tyre dhe se kërkojnë lirinë. Më konkretisht, avokatët kërkuan lehtësim mase për Zef Kolën, Genti Meçajn dhe Kristian Melajn. Për këtë të fundit, avokati deklaroi se duhet të cak-tohet një masë tjetër më e lehtë deri në përfundim të hetimeve sepse Kristian Melaj është arrestuar për moskallëzim krimi dhe jo sepse ishte pjesë e grupit kriminal. Sipas avokatëve, prokuroria nuk e provon me fakte përfshirjen e tyre në aktivitet kriminal. Por kërkesa për lirimin e tyre u rrëzua nga gjyqtar-ja Irida Kaçerja, e cila u shpreh se arrestimi i tyre është i bazuar në provat e

sjella nga prokuroria dhe vëzhgimi i tyre për rreth 3 muaj.

OperacioniPolicia e Shkodrës

finalizoi me sukses op-eracionin “Prekalori” në datën 3 korrik, duke bërë të mundur sekuestrimin e 205 kg kanabis, 5 au-tomjete që përdoreshin për transportin e lëndës narkotike si dhe 5 aparate celularë. Ishte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë Shkodër e cila mbi bazën e një pune të mirë-filltë operative policore

grumbulloi informacione në lidhje me një grup kriminal që kishte lidhje me organizimin, financi-min dhe transportin me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike të llojit mari-juanë në qarkun e Shkod-rës. “Mbi bazën e këtyre informacioneve Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Shkod-ër, ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila regjistroi Procedimin Pe-nal nr. 964 i vitit 2019, për veprën penale të “Prodhim-it e shitjes së narkotikëve”

kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Hetimet në lidhje me këtë proce-dim janë kryer në bash-këpunim mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkod-ër, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Në kuadër të këtij hetimi u finalizua me sukses oper-acioni policor “Prekalori”, ku u arrestuan 5 perso-na. Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata po kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike, me qëllim përfitimin e shumave mon-etare. Materialet procedur-ale ndaj të arrestuarve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Prodhi-mi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Veprimet që pengojnë zbulimin e të vërtetës” parashikuar nga nenet 238/2 dhe 301 të Kodit Penal”, njoftoi policia.

Trafikonin drogë në Mal të Zi, mbeten në burg kreu i bandës dhe dy të tjerë,

të arrestuarit mohojnë akuzat

celular në posedim të shtetasve të lartpërmen-dur. Në përfundim të veprimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D. V. P. Tiranë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: R. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, Sauk, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Moskallëzim Krimi”. A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim Krimi””, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet proce-durale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore .

Page 15:  · 2020. 1. 7. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Diel 7 Korrik 2019. Ç m i mi 2 0 l e k ë. Njoftim.Gazeta

GAZETA SOT E Diel 7 Korrik 2019 15

www.sot.com.alk r o n i k e

Por nga përgjimet e policisë, ka dalë në pah fakti se tre prej anëtarëve të grupit, më konk-retisht Roland Luli, Rezarta Memetllari dhe Ermal Basha kohët e fundit kishin nisur edhe aktivitetin tjetër kriminal, atë të trafikimit të vajzave të mitura drejt Greqisë. Në momentin e përgjimit, ata po planifikonin...

Zbardhet skema sesi operonte grupi krim-inal i shkatërruar dy ditë më parë nga Poli-

cia e Korçës, i cili merrej me kultivim droge, por trafikonte edhe të mitura. Të premten forcat e policisë arrestuan 7 persona, mes të cilëve një grua dhe një të dënuar më parë në Greqi me burgim të përjetshëm, duke parandaluar kështu trafikimin drejt shtetit grek të një vajze të mitur. Në fakt, një prej të arrestuarve, Roland Luli 33 vjeç, i cili është edhe shtetasi i dënuar nga drejtësia greke, për t’i shpëtu-ar policisë së Greqisë, kishte hyrë në territorin shqiptar dhe ishte strehuar në Maliq të Korçës. Aty ai ka nisur të merret me kultivim droge dhe shitje hashashi, ndërsa vetëm së fundi kishte nisur të merrej edhe me trafikim të vajzave të mitura. Pranë vetes për të ushtruar aktivitetet kriminale, Roland Luli mbante 6 anëtarët e tjerë të grupit, po ashtu të arrestuar dy ditë më parë: Çel-nik Fasho, i dënuar me parë për “Vjedhje” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”, Mirel Fasho, Ermal Basha, i divor-cuar i dënuar më parë për vjedhje, Rezarta Mehmetllari e divorcuar, Ervin Kalari dhe Oldian Merdani. Të shtatë ata bashkëpunonin në kul-tivimin e bimëve narkotike në fshatin Zerec të Maliqit dhe trafikimin e tyre. Por nga përgjimet e policisë, ka dalë në pah fakti se tre prej anëtarëve të grupit, më konk-retisht Roland Luli, Rezarta Memetllari dhe Ermal Basha kohët e fundit kishin nisur edhe aktivitetin tjetër krimi-nal, atë të trafikimit të vajzave të mitura drejt Greqisë. Në momentin e përgjimit, ata po planifikonin që një vajzë të njohur me ta, ta trafikonin në shtetin grek. Skema sesi ata kishin punuar ishte mashtri-mi me fejesë. Më konkretisht,

vajza në fjalë ishte dashuruar me njërin prej anëtarëve të grupit, Ermal Bashën, i cili e gishte gënjyer se e dashu-ronte dhe i kishte premtuar fejesë. Nga ana tjetër qën-dronte e vetmja anëtare femër e grupit, Rezarta Memetllari, e cila mbante lidhje me vajzën dhe fliste herë pas here me të për t’i mbushur mendjen që të afrohej edhe më shumë me Ermal Bashën dhe të pranonte të udhëtonte drejt Greqisë me të. Për këtë ishte siguruar dhe një deklaratë noteriale, ku prindërit e va-jzës lejonin udhëtimin e saj drejt Greqisë, nën shoqërinë e Ermal Bashës.

Momenti i arrestimit dhe provat e sekuestruaraTre anëtarët e grupit krim-

inal që merreshin edhe me trafikim të miturash u arrestu-an dy ditë më parë në vendin e quajtur “Qafë-Plloçë”. Roland Luli, Rezarta Mehmetllari dhe Ermal Basha janë gjetur në momentin e arrestimit duke udhëtuar me automjetin e tyre tip “Benz” drejt Greqisë. Nën shoqërinë e tyre ishte edhe e mitura me inicialet V. GJ., e cila do të trafikohej në shtetin fqinj sipas planit. Pasi

Në kërkim për trafik droge dhe dhunë, 2 të arrestuar në Lezhë

Aksident rrugor në Fushë-Krujë, plagosen dy persona

Dy persona mbetën dje të plagosur në një aksident në Fushë Krujë, pranë Thumanës. Sipas informacioneve, automjeti tip “Fiat” me targa AA 764 SR në të cilën udhëtonin dy personat ka humbur kontrollin, si pasojë e një parakalimi të gabuar dhe më pas u përplasën me një shtyllë. Ata po udhëtonin nga Tirana për në Laç. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Një aksident i rëndë ndodhi edhe në aksin Bulqizë-Shupenzë, ku mbeti i plagosur një person. Ai u transportua me helikopter drejt Tiranës sepse mori plagë të rënda. Ndërkohë, po dje një automjet u përfshi nga flakët në Durrës. Ngjarja ndodhi pranë universitetit të ri në Durrës. Në pak minuta, zjarri e shkrumboi tërësisht makinën. Flakët shkaktuan panik tek kalimtarët dhe shoferët. Në të ndodheshin dy pasagjerë, një shtetas i huaj turk dhe një shqiptar. Fatmirësisht ata kanë dalë në kohë dhe nuk kanë lëndime.

u vunë në pranga, policia se-kuestroi edhe një sërë provash materiale. Roland Luli, midis të tjerash kishte me vete dhe një armë zjarri tip pistoletë TT, dy granata dore njëra offensive dhe tjetra defensive, 67 fishekë kalibri 56 mm, një thikë të ngjashme me ato që përdoren në ushtri, dy telefona dhe sendet e tjera personale. Ndërsa Rezarta Mehmetllarit

i janë gjetur e sekuestruar një sasi prej 3060 eurosh. Ermal Bashës nga ana tjetër iu gjet kontrata noteriale ku prindërit e të miturës e lejonin këtë të fundit të udhëtonte me ta. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së Ermal Basha, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës material 14 fishekë pistolete 9 mm dhe një krehër pistolete bosh.

Trafikonin drogë në Itali, arrestohen dy shqiptarë

Policia italiane ka arrestuar një grup trafikantësh të lëndëve narkotike, mes të cilëve edhe dy shqiptarë. Mediat italiane raportu-an ditën e djeshme se policia kishte nisur hetimet për grupin rreth tre muaj më parë, ndërsa gjatë arrestimit, të dy shqiptarëve dhe dy italianëve, u gjetën 4 kilogramë kokainë e pastër si dhe disa mijëra euro. Policët u shtirën si çiklistë për të mësuar se ku e fshihnin drogën trafikantët, e cila vinte nga Lombardia. Të arrestuarit janë të moshës 30-35-vjeç, ndërsa vepronin në Massa Carrara. “Katër kilogram heroinë dhe kokainë të pastër. U deshën tre muaj hetime për të çmontuar një grup trafikantësh të narkotikëve në provincën Massa Carrara, përpara se lënda narkotike të vinte drejt bregut të Apuan dhe përgjatë Versilisë, për një qarkullim prej qindra mijëra eurosh. Në operacionin e përfunduar nga ekipi i Massa Mobile ka pasur 4 arrestime dhe 20 ankesa. Të arrestuarit janë dy shqiptarë dhe dy italianë nga Garfagnana dhe Massa, të moshës ndërmjet 35 dhe 50 vjeç”, shkruajnë mediat italiane.

Në momentin e arrestimit 3 prej anëtarëve të grupit ishin bashkë me të miturën në makinë

Zbardhet skema, ja si grupi kriminal trafikonte të mitura drejt Greqisë,

i mashtronin vajzat me fejesë

Dy shtetas kanë rënë në prangat e Policisë së Lezhës dje. Ata ishin shpallur në kërkim për veprat penale të trafikut të drogës dhe dhunës në familje. I arrestuari për “Trafikim të lëndëve narkotike” është 49-vjeçari me inicialet G. K., i cili ishte i shpallur në kërkim sepse në muajin maj të këtij viti ishte dënuar me 4 vjet burg. “Ar-restohet shtetasi me iniciale Gj. K., 49 vjeç, nga Lezha, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar. Në maj 2019 Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Trafikim Narkotikësh”. Ai ka bashkëpunuar me dy persona të tjerë duke trafikuar lëndë narkotike drejt Italisë”, njoftoi Policia e Lezhës. I arrestuari tjetër është shtetasi me iniciale B. T., i cili akuzo-het se ka ushtruar dhunë në familje. “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka urdhëruar ndalimin e shtetasit L. T.,43 vjeç., për veprën penale “Dhuna në familje””, thuhet në njoftimin e policisë.

Një çift të moshuarish u dhunuan dhe u grabitën në fshatin Vuno të Himarës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa sipas njoftimit të policisë, prej e grabitjes kanë rënë shtetasit Kolo dhe Theme Proto të moshës 75 dhe 78 vjeç. Uniformat blu njoftuan se të moshuarve iu janë marrë 800 euro, vaj dhe raki. Grabitësit e maskuar kanë ushtruar edhe dhunë ndaj çiftit. Sipas infor-macioneve paraprake, ata i kanë përplasur përtokë të moshuarit, të cilët momentalisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, pasi morën ndihmën e nevojshme mjekësore. “Rreth orës 01:00 të natës, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se janë futur me

forcë në banesën e dy të moshuarve në Vuno të Himarës dhe kanë vjedhur një sasi parash prej 800 eurove nën kërcënimin e dhunës. Të moshuarit janë dëmtuar lehtë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. Kjo nuk është hera e parë që në zonën e Himarës shënohen grabitje gjatë sezonit turistik. Pak kohë më parë, Policia e Vlorës, pas një hetimi të nisur që në muajt e parë të këtij viti, arriti të identifikonte dhe më pas të arrestonte autorin e dyshuar, i cili është shtetasi Kristaq Andoni nga Tirana, i cili kishte kryer të paktën 10 vjedhje të në zonën e Himarës dhe të Vunoit. Policia e Vlorës bëri

të ditur se ai dyshohet edhe për disa vjedhje të tjera, të cilat kanë mbetur pa autor. I riu u identi-fikua në sajë të një hetimi të nisur që në muajin janar, pasi nisën edhe denoncimet e para nga pronarët, që kanë konstatuar grabitjet e shtëpive të tyre. Sipas policisë, i riu nga Tirana rezultoi se ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike, çka dyshohet se është bërë edhe shkak i orientimit të tij drejt kryerjes së këtyre veprave penale. Grabitjet i kryente në banesa, të cilat, sipas pol-icisë, i kishte studiuar më parë dhe sigurohej se nuk kishte persona të tjerë brenda apo ishin të pabanuara. Por ai shfrytëzonte jo vetëm muajt e dimrit, por edhe periudhën e sezonit turistik për të kryer të tjera grabitje.

Maskat grabisin një çift të moshuarish, i dhunojnë dhe iu marrin 800 euro

Page 16:  · 2020. 1. 7. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Diel 7 Korrik 2019. Ç m i mi 2 0 l e k ë. Njoftim.Gazeta

16 GAZETA SOTE Diel 7 Korrik 2019

Nga Fatos ÇOÇOLI

Gjatë zhvillimit të M b l e d h j e s s e Grupit të Kontak-tit të institucion-

eve supreme të auditimit të Bashkimit Evropian në Varshavë, Poloni, drejtuesit e këtyre institucioneve (ku mes tyre ishte edhe delegacioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit) u pritën më datën 28 qershor 2019 nga Presi-denti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda. Kryetari i KLSH Bujar Leskaj u takua me Pres-identin polak dhe e falënderoi atë në emër të të gjithë audituesve të KLSH, por edhe të popullit shqiptar, për kontributin e tij personal dhe të shtetit polak për integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane. Polonia po bën jo pak për integrimin tonë. Në Tiranë, gjatë samitit të Brdo-Brijunit, Presidenti Duda konfirmoi fuqishëm vizionin e tij për Evropën e Bashkuar dhe i shërbeu interesave integruese të vendit tonë, kur deklaroi se “Parlamenti i ri Evropian, Komisioni i ri Evropian që do të ngrihet së shpejti, nuk do të shqetësohen vetëm nga fakti

Nga Pandeli BARDHI

Deri në mesditën e 30 Qershorit, meg-jithëse në ankth që diçka duhej të

ndodhte atë ditë të mallkuar, megjithëse me vështirësi, mundohej të ruante “qetësinë dhe dashurinë”! Relaksohej në ujin e detit të kaltër dhe rrezeve përvëluese të diellit në Gjirin e Lalzit, buzëqeshte dhe pozonte me miqtë e tij. Për dy vite e kishte shtyrë “kuli-ku-li”, “hiqe e mos e këput”, “me qetësi e dashuri”, “lento lento e plot tigani..”!. Por, ah kjo dita “fatale e 30 Qershorit, sikur ta kishte mallkuar vetë Ceka, me gojën e tij! Iu duk sikur kjo ditë, nuk do të ngrysej kurrë dhe ende pa e tretuar akoma stomaku i tij ushqimin e drekës, u ngrit me shpejtësi dhe frymën e mbajti në Presi-dencë. “Këtu dergjet Don Kishoti/ Është i fortë dhe i zoti/ Botën prapë do të kthej/ Nuk kam ushtë por Dekret/ I “pagdhendur” ky milet/ S’pyes “kokëlarë” e “kokëpalarë”/ S’pyes as për ndërkombëtarë..! Këto i shkonin ndërmend dhe fap, kur njerëzit akoma fërkonin sytë nga pagjumësia, ca nga të nxehtit e ca nga ajo se ç’do të ndodhë, të votojmë apo të mos votojmë doli në konferencë shtypi.. Të gjithë “dashakeqët” i shkoi në “vrimë të gjilpërës”!. Tha e ç’nuk tha.. Foli për komplote e rreziqet “italo - anglo –amerikanë që i “kanosen” Shqipërisë, foli për fantazma e ca “palo amba-sadorë të papërgjegjshëm” foli për “Reformën në drejtësi të kthyer në “Ramaformë”..!. Dy, ishin arsyet që e “xhindosën” keqazi. E para, me një “palo ç’dekret” që kishte nxjerrë për anulimin e dekretit për ditën e votimeve dhe “ramaforma” në drejtësi! Me “palo ç’dekretin” nuk e priste që qytetarët do të shkonin të votonin “me qetësi e dashuri” në kohën që ai mendonte që ata do t’i bindeshin “ç’dekretit” të tij dhe nuk do të shkonin të votonin, apo se diçka që mund të ndodhte për bojkotimin e votimeve nga të gjithë. Kjo, nuk ndodhi si e kishte parashikuar dhe kjo e “xhindosi”!. “Xhindet” filluan të vijnë një nga një duke vazhduar me “Ramaformën” në drejtësi asaj që e tmerron aq shumë dhe i del edhe në ëndërr!. Se ç’lidhje ka Rama, me reformën në drejtësi, vetëm ai e di por nuk ke ç’farë t’i bësh “gomarit” i bie “samarit” sepse Rama, do të vijë një ditë që do të japi llogari përpara këtyre organeve të drejtësisë që nuk po ngre Rama!

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Polonia, integrimi dhe KLSH

Kush i futi “xhindet” Presidentit...?

që britanikët i thanë jo BE-së. Zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e tjera që po aplikojnë duhet të jetë pjesë e rendit të ditës dhe qëllim i Komisionit të ri Evropian”. Me nismën e tij, Polonia hyri në vitin 2018 në Procesin e Berlinit. Më 3-5 korrik 2019, Duda organizoi Samitin e Gjashtë të vendeve të Ball-kanit Perëndimor me Bashkimin Evropian në Poznan të Polonisë. Procesi i Berlinit është një nismë që mbështet bashkëpunim rajonal të Ball-kanit Perëndimor dhe plotëson politikën e zg-jerimit të Bashkimit Evropian. Në sajë të Dudës, Polonia po bëhet një lojtare e rëndësishme në këtë proces. “Konferenca e organizuar në kuadër të Procesit të Berlinit paraqet platformë për dialogun evropian dhe bashkëpunim, e cila jep mbështetje për politikën e zgjerimit të Komi-sionit Evropian”, deklaroi Duda. Një moment të dytë i përpjekjeve polake për të ndihmuar integrimin e Shqipërisë e përbën vizita më 6 qershor 2019 në Shqipëri e një delegacioni të Parlamentit të Polonisë, i kryesuar nga Nënk-ryetari i Parlamentit, Ryszard Terlecki. Terlecki deklaroi në Tiranë se vendi i tij do të nxisë Këshillin e Evropës që të hapë menjëherë nego-ciatat me Shqipërinë. “Zgjerimi i Europës është prioritet para forcimit të BE-së”, theksoi Terlecki.

“Xhindi” i tretë, ishte ajo që e ka pasur gjith-monë në kokën e tij, Gruaja e tij në opozitë siç e deklaroi edhe vetë dhe jo një opozitare sidokudo por opozitare që të imponon të bësh ashtu si thotë ajo sepse problemi ka të bëjë me çështje madhorë dhe jo me çështje të rën-domta, si “pse nuk i lave pjatat”, “pse nuk më ndihmon të shkundim mbulesat e divaneve” etj etj.. Opozitë në shtëpi, opozitë në rrugë “Rama ik”, opozitë me Kryeministrin, opozitë me Parlamentin, opozitë me ndërkombëtarët, opozitë me ambasadorët... E si mund të mba-jë ekuilibër njeriu, qoftë ky edhe President, kur gjithë ditën sulmohet nga Kryeministri, nga deputetët, nga ambasadorët e personal-itete të ndryshëm? Si mund të mbajë ekuilibër kur ditën e diel, më 30 Qershor në vend të “pushkëve” e “mitralozave”, ai sheh valle me gërneta e klarineta? Edhe këto, saze, “armë” ishin, por jo luftarake për vetë pozicionin dhe kohën që bëheshin, që jo vetëm nuk e kën-aqën, por e acaruan edhe më tepër.... Qytet-arët, me qytetarinë e tyre, shkuan të qetë pranë kutive të votimit, pavarësisht presioneve dhe kërcënimeve që u ishin bërë për të mos votuar. Kreu i Opozitës, Basha, me të cilin ka qënë gjithmonë ne unison, e ka “xhindosur” edhe më shumë sepse ai, as në sytë e kolegëve të tij dhe as në sytë e ndërkombëtarëve, nuk është më i besueshëm dhe e kishte shumë mirë dikur kur shprehej se “Bashës, nuk duhet t’i besosh as kur e pyet për orën”!. I “gëlltiti” edhe ato që Basha dikur thoshte: “LSI-ja, është parti e maskarenjve”!. Protestat e këtij Kreu të opozitës që vetëm emrin ka të tillë, janë bërë si “p... e ujkut” që askush nuk i beson!. Thirrja e protestuesve “Rama ik” janë bërë tashmë për të bërë gallatë edhe vetë ata militantë të tij që bërtasin, apo si “lodër” në gojët e kalamajve që rëndom i dëgjon nëpër rrugica! Po si mund të besojnë më në parullat “Rama ik”, kur në vend që Rama të ikë, në këtë 30 Qershor, Rama, solli edhe 30 Rama të tjerë në pushtetin lokal? Po të vazhdojë më tej z. Basha me thir-rjen “Rama ik”, nuk është çudi që Rama, një ditë të “pushtojë” edhe zyrën ku qëndron Basha dhe ky të ikë pa i thënë Rama, “Basha ik”! Koha është “Basha ik” kohë kjo që tashmë është tejkaluar disa vite, sepse Basha dhe Presidenti që mburret me të, është për të pestën herë radhazi që shënohet si humbës dhe akoma ka gojë të këndojë Himnin Kom-bëtar me zërin e tij “melodioz”! Të gjitha këto, e “xhindosën” Presidentin dhe nuk kishte rrugë tjetër përveçse të nxirrte “koburen” si Osman

Gazepi! Kishte arritur deri në “pikën e vlimit” dhe nuk kurseu as sulmet ndaj gazetarëve dhe grave, të cilët, të gjithë i dukeshin “armiq të betuar”! Sa herë që të tjerët ja venë në dukje bëmat e tij që nuk janë të pakta, menjëherë e humbet arsyen dhe hidhet në sulm. Mirë Sokol Balla, që “nëna e fëmijëve të tij punon në qeveri dhe Sokoli ndjehet i “relaksuar”, mos vallë ai është burrë më i mirë nga unë që gruan e kam në opozitë”! Mirë o Koli mirë, do ta shohim edhe këtë punë! Presidenti, si “modest” që është nuk e tha që “fëmijët i ka lënë rrugëve” pa asnjë “kacidhe” në xhep! Kështu veproi edhe me gazetaren e “Zërit të Amerikës”, e cila kur i tha që “emri juaj shumë herë është lakuar në afera korruptive dhe pasuri të paligjshme, ai menjëherë ju hakërrye duke i thënë “që juve duhet ta filloni gazetarinë nga e para”. Të gjithë i bën fajtorë, të gjithë i duken “armiq” vetëm vetvetja i duket “qelibar”, por që nuk “shkëlqen”, por vetëm “nxin”. Asgjë të re nuk solli në këtë konferencë për shtyp, përveçse u a hodhi të tjerëve mangësitë dhe kusuret” e tij të akumuluara prej shumë kohësh . E “reja” e vetme, ishte ajo që tha: “Nëqoftëse Edi Rama, do të më thotë më “burri i Monikës”, unë do t’i përgjigjem atij me të njëjtën monedhë, do t’i them “Gruaja e Bilalit”! Akuzoi tre “P”-të, një “d” të vogël, disa “m”, por asnjë grimë faji nuk ndjen për veten e vet, edhe kur Kushtetutën e shkel me të dy këmbët me dekrete e ç’dekrete, e përsëri dekrete. Ka dekretuar tashme 13 Tetorin si data e zgjedhjeve lokale, të përg-jithshme dhe presidenciale, kur e di që as mazhoranca as opozita nuk i njohin ato zg-jedhje. Kur nuk e di nëse do të jetë apo jo President! Këtë radhë nuk foli e nuk veproi si Alende i Kilit, por foli si burrat e vërtetë. “Unë, nuk jam politikan i tipit Gruevski, por i tipit Avni Rustem dhe Mic Sokoli...”! Nuk i kishte shumë për zëmër këta personazhe për poli-tikën e tyre sesa për trimëritë dhe “atentatet” pa i u dridhur dora mbi armiqtë e tradhtarët! E gjithë ideja e asaj konference, ishte “këtej e tutje do të shihni kush është “Baftjari” që pi raki Skrapari. Nuk ishte parë asnjëherë në këtë gjendje Presidenti dhe nuk mund të themi që nuk kishte arsye. Përveç “armiqve” rreth e rrotull, hallin më të madh e kishte tek “rama-forma” në drejtësi, sipas “oreksit të Ramës dhe disa ambasadorëve. Këtë, ai e dëgjoi edhe nga vetë Sorreca, i cili tha se “Reforma do të vazh-dojë..”! Nuk është shqetësuar ky President as në funksionin që mban dhe as në kohën kur ishte Kryetar i këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Gjithçka i mori “urtë e butë”, duke qenë kështu i vetmi që synonte të sabotonte reformën në drejtësi. Shumë propozime i shkonin për prokurorë e gjyqtarë me shkelje të rënda lig-jore, por të gjithë i mbrojti sipas mënyrës së tij. Edhe të katër ata gjyqtarë që i shpëtuan “bllokun” e tij, nuk i shpëtuan vetingut. Mori në mbrojtje hapur prokurorë e gjyqtarë të korrup-tuar si në rastin e ish Kryeprokurorit Llalla që për të mbrojtur korrupsionin e tij, edhe Amer-ika i dukej si “mizë”! Por, në këtë ditë të 4 Kor-rikut, ditës së 243-të të Pavarësisë së Amerikës, çifti Meta, i bëri “grurë” marrëdhëniet me Amerikën. Ishin të parët që i dërguan mesazhe miqësie, duke theksuar që “Amerika, është shtëpia e përbashkët e të gjithë shqiptarëve”! A e morët vesh ju Amerikë, kush janë miqtë e vërtetë? Asnjëherë nuk e prishi “qetësinë dhe dashurinë” e tij, pavarësisht që drejtësia me këtë kryetar të Këshillit të Lartë i bëri të gjithë qytetarët të “llafosin” me vete. Ishte ky President që në sajë të kësaj drejtësie e hodhi “lumin” dhe nuk donte t’ia dinte për të tjerët. Tani që po i ngushtohet laku fillon e “hakërrehet” dhe “shqetësohet” për vendet vakante që janë kri-juar në Gjykatën e Lartë. Mangësitë në sistemin e Drejtësisë, janë të mbartura prej shumë kohësh dhe nuk u krijuan kohët e fundit që Presidenti “hakërrohet”! Dy vite si President dhe Kryetar i KLGJ-së, por edhe më parë si Kryetar i Kuvendit, nuk ka marrë asnjë masë për aftësimin e magjistratëve, për plotësimin e vendeve vakante me njerëz kompetentë Dihet tashmë se sa gjyqtarë e prokurorë nuk i kanë shpëtuar vetingut e sa të tjerë do të ngecin në “rrjetat” e tij. Përveç të tjerave, “shkelja e syrit” që ai i bëri z. Berisha kur u nda prej tij në vitin 2013, donte të thoshte që do të ecte në gjurmët e tij, përveç të tjerave, edhe në atë të drejtësisë. Z. Sali, me të famshmin kurs të Plepave, nuk përgatiti magjistratë të aftë e kompetentë për sistemin e drejtësisë, por përgatiti “detashmente” besnikë të tij, për t’i hedhur në “prapavijat e armikut” me “qitje të largët” edhe kur në pushtet të vinin kundërshtarët e tyre. Koha, këtë strateg-ji të tyre e vërtetoi plotësisht dhe dihet mirë sot në ç’gjendje është katandisur drejtësia. Tashmë që ajo nuk i shërben më atyre, që nuk i bindet urdhrave të tyre, është e “kapur nga Rama dhe i shërben vetëm interesave të tij, është drejtësi e kapur nga krimi”! Ka edhe shumë arsye të tjera që “xhindoset” Presidenti dhe ajo që është e sigurt, këtej e tutje, ai nuk do të ketë asnjëherë “qetësi e dashuri”! Ai tashmë do të “kafshojë”, por “dhëmbët” i kanë rënë!

si NIK. Marrëveshja në këto shtatë vit realizoi trajnimin e dhjetëra audituesve të KLSH në qendrën e Trajnimeve të NIK në Varshavë, për auditimet financiare, të performancës, të për-puthshmërisë dhe të teknologjisë së informa-cionit. NIK ishte partner i KLSH në Projektin e Binjakëzimit IPA 2013 të Bashkimit Evropian. Gjatë periudhës mars 2016-korrik 2018 (kohë kur u zhvillua ky projekt), ekspertët e NIK kry-hen 96 misione ekspertimi (vizita pune, tryeza të rrumbullakëta, dhe një eksperiencë gjatë auditimit, raporte vlerësimi, etj.) në Tiranë, duke bashkëpunuar ngushtë me dhjetëra auditues të KLSH. Marrëdhënia e ngushtë e bashkëpunimit që institucioni i auditimit suprem publik të Pol-onisë, NIK-u polak ka me KLSH gjatë këtyre viteve 2012-2019, si dy institucione supreme të auditimit partnere të dy vendeve evropiane miq me njeri-tjetrin, ndihmon integrimin e Shqipërisë në BE. Takimi në 27-29 qershorit i Komitetit të Kontaktit të institucioneve supreme të auditimit anëtare të Bashkimit Evropian në Varshavë, Poloni, ku si vëzhgues mori pjesë edhe KLSH, i shërbeu një procesi të natyrshëm dhe intensiv integrimi, ku NIK-u polak e mbështet KLSH-në njëlloj si Polonia mbështet Shqipërinë në sprovat e saj integruese.

“Ne sapo dolëm nga zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Kemi marrë një fitore të madhe. Kjo do të thotë se eurodeputetët tanë do të marrin udhëzime të punojnë fort në përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së. Tani, Polonia ka 51 eurodeputetë (nga 571 gjithsej) në Parlamentin Evropian. Edhe pse nuk e dimë “gjeografinë” e grupeve parlamentare që do të formohen, pse bisedimet vazhdojnë, në çdo rast një gjë është e rëndësishme: Si eurodeputetët e shumicës sonë parlamentare dhe ata të pakicës do të japin mbështetjen e tyre të fuqishme për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Kjo është një nga pikat e pakta ku si pozita dhe opozita kanë një gjuhë të përbashkët”, përfundoi ai. Polonia, ky vend i madh evropian dhe mik i Shqipërisë, e ka mbështetur fuqimisht integrimin tonë në familjen e përbashkët evropiane. Në të gjitha marrëveshjet për pranimin e vendit tonë në strukturat euroatlantike, të cilat kanë pasur nevojë për ratifikim nga parlamentet e vendeve anëtare të BE-së, Polonia ka qenë gjithmonë në grupin e parë të vendeve që i ka ratifikuar. Me nismën e Kryetarit të KLSH Bujar Leskaj në qershor 2012, KLSH rinovoi marrëveshjen e bashkëpunimit me Dhomën Kombëtare të Au-ditimit të Polonisë, të njohur ndërkombëtarisht

Page 17:  · 2020. 1. 7. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Diel 7 Korrik 2019. Ç m i mi 2 0 l e k ë. Njoftim.Gazeta

GAZETA SOT E Diel 7 Korrik 2019 17

Nga Bardhyl BEJKO

Shqiptarët nuk mund ta harrojnë entuziazmin që shpërtheu pas

rezolutës së Parlamentit të Holandës, drejtuar Komi-sionit Europian për bllokimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve. Kërkesa për vendosjen e regjimit të vizave me arsyetimin se ishte shtuar numri i azilkërkuesve dhe kriminaliteti nga shqiptarët që shfrytëzojnë Holandën për qëndrim dhe si tranzit për në shtet e tjera të BE-së. Më shumë se populistët holan-dezë, të djathtët ekstremë që i tremben zgjerimit dhe kanë fobi ndaj qytetarëve që kërkojnë të strehohen në vendin e tyre dhe janë kundër pranimit të shteteve të tjera në unionin europian, duke përfshirë edhe Shqipërinë, u entuziazmuan liderët e opozitës shqiptare. Kryelajm dhe deklarata pa fund për këtë sihariq të madh që u përdor si armë vrastare kundër interesave të shqiptarëve dhe ky ngazëllim i paparë bëri që shumë shqiptarë të besonin se vërtetë po humbnin një nga arritjet më të mëdha pas vitit 1990. Një vendim që shmangu ecejaket nëpër ambasada e konsullata për një vizë e cila shumë herë përfundonte me refuzim ekstrem, pa marrë asnjë përgjigje përse nuk e fitoje këtë të drejtë. U kujtohet besoj si Berisha, u lumturua dhe sulmoi me të gjithë arsenalin e sharjeve dhe mallkimeve qeverinë e Ramës. Si Lulzim Basha e Monika Kryema-dhi, jetuan çaste dalldie e lumturie pa fund. Si dolën radhazi në podiumet e selive të partive respektive për të komunikuar lajmin bombë, si tu flisnin qytetarëve shqiptarë për një arritje madhore për një sihariq progresi dhe lumturie në jetën e tyre. Po nëse shqiptarët, vërtetë humbnin nga një masë e tillë ekstreme dhe nuk do kishin për një kohë të gjatë shansin të udhëtonin si qytetarë të barabartë me shtetasit fqinjë, entuziastët tanë, të papërm-bajtur, euforik mbi çdo limit, dilnin të fituar. Siguruan një armë speciale, një kauzë të re me përmasa pakufi, shumë efektive për të zhurmuar dhe goditur qeverinë e cila damakosej, si qeveri e krimit dhe emigrimit të paligjshëm. Qeveri që detyroi BE të vendoste regjimin e vizave për shqiptarët. Që u bëri gjëmën qytetarëve me pazotësinë ekstreme. Kaq kënaqësi u pa në fytyrat e liderëvë të opozitës tonë, aq shumë krenari u ndje në fjalimet e tyre, sa u çanë mikro-fonët dhe daullet e veshëve të qytetarëve nga deklaratat bombë për një qeveri të paaftë që e lindi krimi, u formua nga korrupsioni dhe nuk punoi për të ruajtur arritjet që trashëgoi nga paraardhësit demokratë, posaçërisht atë të vizave. Dhe atë që qytetarët tanë e llogarisnin si një humbje të rëndë e të pariparueshme, opozitarët e vlerësuan si një nga fitoret më të rëndësishme antiqeveritare. Një armë e re u ra në duar liderëve opozitarë, një shans fatlum që nuk lanë rast pa e shfry-tëzuar. Podiumet partiake u pushtuan nga oratorët zë lartë të opozitës. Në ekstazë, lajmi llogaritej, si rritje progresve e aksion-eve opozitare kundër qeverisë. E shkoni, kapardiseshin radhazi përfaqësues të opozitës ku u shpuri Rama? E kuptoni tani nga kush qeveriseni? Sa shumë analistë e opinionistë kënduan këngën e triumfit të vënies së vizës qeverisë. Ishin ata që e lartësuan dhe e bënë kryelajm e hit kërk-esën e Parlamentit Holandës dhe e quajtën punë të kryer bllokimin e lëvizjes së lirë. “

Më shumë se popu-listët holandezë, të djathtët ekstremë që i tremben zgjerimit dhe kanë fobi ndaj qytet-arëve që kërkojnë të strehohen në vendin e tyre dhe janë kundër pranimit të shteteve të tjera në unionin eu-ropian, duke përfshirë edhe Shqipërinë, u entuziazmuan liderët e opozitës shqiptare. Kryelajm dhe deklarata pa fund për këtë sihariq të madh që u përdor si armë vrastare kundër interesave të shqip-tarëve dhe ky ngazëllim i paparë bëri që shumë shqiptarë të besonin se vërtetë po humbnin një nga arritjet më të mëdha pas vitit 1990. Një vendim që shmangu ecejaket nëpër ambasa-da e konsullata për një vizë e cila shumë herë përfundonte me refuz-im ekstrem, pa marrë asnjë përgjigje përse nuk e fitoje këtë të dre-jtë. U kujtohet besoj si Berisha, u lumturua dhe sulmoi me të gjithë ar-senalin e sharjeve dhe mallkimeve qeverinë e Ramës. Si Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, jetuan çaste dalldie e lumturie pa fund...

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Brukseli rrëzon Holandën dhe entuziastët tanë të bllokimit të vizave

Nuk u dëgjua një individ i vetëm nga opozita dhe zëdhënësit e saj në TV e shtypin e shkruar të shfaqte një keqardhje edhe minimale, se tek e fundit bllokimi i lëvizjes së lirë nuk ishte një goditje vetëm për qeverinë, po së pari për popullin dhe Shqiprinë. Si kurdoherë, liderët e opozitës e shndërruan në festë bllokimin e vizave. Rezoluta u interpretua dhe u e lexua si përfundimtare. Aq i egër ishte reagimi i liderëve të opozitës sa edhe vetë populistët holandezë mbetën të shtangur u ndjenë si në prapavijë, u gjendën ngushtë, të turpëru-ar që nuk mundën të ishin së paku në lartësinë e delirit të opozitës shqiptare, e cila u ngazëllye dhe brohoriti, fitore, fitore. Ia arritëm! U hoqëm vizat shqiptarëve! E përmbysëm qeverinë! E goditëm brinjë më brinjë Kryeministrin. Shpërthyen në hare, sikur humbësit të ishin Kryeministri dhe ministrat, të cilët janë në çdo kohë mbi avion dhe hynë e dalin nëpër aeroporte në hyrjet e VIPA-ve, me pasaporta diplomatike dhe nuk ka zot që i ndal deri sa janë në këto poste. Po populli? Ai do e vuante këtë masë ekstreme. Më mirë deklaroi opozita. Të vuajnë se këtë qeveri kanë zgjedhur. Ne të na rrojë kauza jonë kundër qeverisë. Ia arritëm. Fituam. U kry, do deklaronin shumë prej figurave opozitare nga deputetë deri tek funksionarë të lartë të koalicion-istëve opozitarë. Nëse në Holandë kishte dhe zëra objektiv e të pavarur që deklaronin se kjo ishte një masë ekstreme dhe e pabazuar në fakte, tanët nuk njohën asnjë kufi. Për ta ishte arritje, sukses, fitore e sfidës antiqeveritare. Tani vërtetë ishte mbyllur porta për shqiptarët, po ishte hapur dykanatëshe, dera për opozitarët, të cilët e shfrytëzuan hallin shqiptar për të arritur objektivin e tyre, pushtetin. Entuzi-azmin opozitarë për vendosjen e vizave nga KE, pas rezolutës së Holandës, e kundërshtuan shumë zëra deri edhe vet Avramopulos, Kryetar i Komisionit për Emigracionin, i cili deklaroi në Tiranë, se Shqipëria nuk është në atë situatë që t’i bllokohen vizat. Dhe realiteti flet se niveli I kriminalitetit dhe klandestinëve është në ulje. Argumenti më i qënësishëm është fakti se në vitin 2015, numri i azilkërkuesve ishte 1005 persona, në 2016 ishte 365 dhe në 2018 në nivelin e 550 shqiptarëve që kërkuan azil në Holandë. E njëjta situatë edhe për krimin në territorin e Holandës. Politika nuk bëhet me emocion dhe nuk ka bazë dëshirat për pushtet. Vendimi i Brukselit, ndëshkoi gjithë ata që para interesave të mëdha kombëtare dhe qytetare, vendosin pushtin me çdo çmim që edhe duke kërkuar të dënohen shqiptarët me masa drastike, si ajo e bllokimit të lëvizjes së lirë. Brukseli më së fundi rrëzoi Holandën. Shqiptarëve nuk do u cenohet e drejta e lëvizjes së lirë. Bashkë me rrëzimin e rezolutës dhe kërkesës holandeze, u rrëzuan edhe dëshirat dhe entuziazmi i liderëve tanë politik që shpallën me zë të lartë fitoren e tyre dhe humbjen e të drejtës së lëvizjes së lirë për qytetarët tanë. Vendimi i Brukselit është shumë dimen-sional. Ai është pritur me entuziazëm nga qytetaret dhe me dëshpërim nga liderët që u ranë borive të fitores dhe çanë daullet e propagandës për një vendim ekstrem të Brukselit në përgjigje të kërkesës holan-deze. Shtetasit shqiptarë, kanë të drejtë ti gëzohen këtij lajmi që mbërriti si fresk në këto ditë të nxehta të politikës shqiptare, ku përditë zhvillohen beteja epike nga presidenca deri tek selitë e partive, PD dhe LSI, ku festohet fitorja e bojkotit, me shifrat fiktive, duke iu gëzuar raportit, tetë me dy, në favor të opozitës siç e trumbeton

opozita jonë rezultatin e 30 qershorit. Pikërisht se janë kaq të zënë me “fitoren” e 30 qershorit dhe fitoret e tjera të mëparshme me pushtimin e institucioneve dhe braktisjen e tyre, asnjë nga entuziastët e vendosjes së regjimit të vizave nuk gjeti një sekondë kohë të fliste për vendimin e Brukselit. Nuk u dëgjua një fjalë nga korifeu i integrimit Meta. Nuk tha asgjë Berisha. Heshti Basha. Dhe nuk pëshpërit një rrokje të vetme, Monika. Ata e kanë të gjithë mendjen tek fitorja e fundqershorit, “fitore” që është ngjashme me këtë të bllokimit të vizave nga Brukseli. Fitore të tilla urojmë të korri opozita jonë çdo ditë. Vendimi i Brukselit është fitore për shqiptarët. Një vendim që duhet brohorit-ur dhe vlerësuar maksimalisht. Po në se dëshpërimi i atyre që iu gëzuan bllokimit të vizave është i thellë, qeveria dhe tërë faktorit politik në mazhorancë nuk ka vend të festojnë. Përkundrazi duhet ta lexojnë seriozisht dhe të nxjerrin mësime pasi Brukseli aty është dhe shtetet e BE-së mbajnë shënim për çdo klandestin që shkel në shtetet e tyre dhe çdo krim që bëhet nga shqiptarët. Në këto kushte, entuziazmi duhet të jetë i përmbajtur. Qeveria, Parlamenti, organet e rendit dhe emigracionit, policia, pushteti vendor, çdo hallkë e shtetit duhet të jenë në sinkron për të penguar në mënyrë drastike, si lëvizjet edhe kërkesat për azil në çdo shtet të Europës dhe jo vetëm në Holandë. Emigrimi nuk ndalet vtëm me ndalime dhe pengime në kufi apo masa represive, duke kthyer mbrapsht ata që kërkojnë të ikin. Qeveria duhet ta marrë vendimin e Brukselit seriozisht dhe ta vlerësojë, jo si një privilegj dhe as për keqardhje apo për të mos rënduar vendin tonë. Shteti shqiptar duhet të vërë në funksion tërë organizmat, të marrë masa urgjente për hapjen e vendeve të reja të punës. Të krijojë kushte optimale për gjithë ata që diplomohen për t’i sistemuar në vende pune dhe tu krijoj mundësinë e strehimit dhe punësimit. Është detyrë e shtetit të parandalojë largimin e intelektualëve dhe specialistëve të formuar pasi vendi ka nevojë për ta, qoftë duke sakrifikuar edhe nga buxheti për një rrugë apo vepër tjetër. Administrata shqiptare duhet të bëjë një refresh dhe të përzgjedh njerëzit më të mirë, duke kthyer shërbimet tek qytetarët, duke zhdukur burokracitë dhe sorollatjet, mitmarrjen, korrupsionin nga zyrat e shtetit apo veprime që nxisin pakënaqësitë në popull. Pas 30 qershorit, Shqipëria është në një stad tjetër. Qeveria dhe mazhoranca kanë mbi supe, një peshë shumë më të rëndë për vet rrethanat që ngjanë. Pikërisht, kjo situatë kërkon vëmendje dhe flakje të burokracisë e përqafim të punës dhe zgjidhjeve të mëdha për shqiptarët. Në se veprohet ndryshe atëherë edhe kërkesat për emigrim do shtohen edhe treguesit e kriminalitetit në shtetet e BE-së do rriten. Në këtë mënyrë të vetmit që duhet ta lexojnë vendimin e refuzimit të rezolutës së Holandës, duhet të jenë qeveritarët e Shqipërisë, Kryemi-nistri, ministrat dhe të tërë organizmat dhe hallkat e pushtetit për ti motivuar shqiptarët të punojnë e jetojnë këtu në atdheun e tyre në Shqipëri. Emigracioni nuk është zgjidhja magjike. Atdheu ynë, ka nevojë për të gjithë. Dhe që të bëhet i dashur duhet dashuri e kujdes nga ata që sot drejtojnë. Për të gjitha këto qeveria, duhet ta lexojë me objektivitetin më të madh vendimin e Brukselit. Për këtë nuk mjafton vetëm. Faleminderit Bruksel që nuk na vurët vizën!

Page 18:  · 2020. 1. 7. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Diel 7 Korrik 2019. Ç m i mi 2 0 l e k ë. Njoftim.Gazeta

GAZETA SOT18 E Diel 7 Korrik 2019

2,3,5,9,10,13,14,18,19,20,21,24

Po ti krahasosh fil-mat e kohës sonë pavarësisht nga defe-ktet ideologjike që quhen sot, por janë me emocione, me ngjarje, kanë veprim, aksion, atmosferë, personazhe, karak-tere, gjë që ka filluar të sfumohet sot...

k u l t u r e www.sot.com.al

Regjisori shprehet se sot puna me filmin nuk është si dikur në Kinostudio

Filmat e kanë humbur shkëlqimin e dikurshëm, duhet të realizohen nga profesionistë dhe jo anonimë

Kinematografia në vend ka probleme jo vetëm me bux-hetet e pakta për filmat, por dhe punës që bëhet sot për re-

alizimin e tyre. Regjisori i njohur Saimir Kumbaro shprehet se filma bëjnë ata që dinë ti realizojnë dhe jo njerëz anonimë. Në intervistën për “SOT” regjisori flet dhe për rregulloren e re të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, duke pohuar se janë vënë disa kufizime, që sipas tij pritet të ndikojnë për më mirë për filmin. Punën me filmin në Kinostu-dio e filloi dekada më parë, por regjisori Saimir Kumbaro shprehet se po ti kra-hasosh filmat e atyre viteve pavarësisht nga defektet ideologjike që quhen sot, janë me emocione, ngjarje, kanë vep-rim, aksion, atmosferë, karaktere, gjë që ka filluar të sfumohet në kohët sot. Regjisori pohon se skenari nuk është një tregim ose hartim, dhe që të shkruash skenar duhet të bësh shkollë. Problemet me filmin janë dhe në zbatimin e ligjit të së drejtës së autorit, dhe sipas regjisorit Saimir Kumbaro njëkohësisht dhe dre-jtor i FMAA ka organizma që ka krijuar ministria dhe nuk kanë performancë në këtë drejtim. Në aktivitetin e tij si regjisori me filmin artistik përmendim: Ne dhe Lenini ( 2009); Të burgosurit e galerisë (1994); Vdekja e kalit (1992); His-toriani dhe kameleoni (1989); Rrethimi i vogël (1986); Tre njerëz me guna (1985); Nxënësit e klasës sime (1984); Grac-ka (1983); Gjurmë në kaltërsi (1981); Gëzhoja e vjetër (1980); Koncert në vitin 1936 (1978); Ilegalët (1976), Rrugicat që kërkonin diell (1975). Në realizimin e dokumentarëve, regjisori Saimir Kumbaro ka marrë të tjera vlerësime. Dokumentari më i fundit ishte ai me titull “Një ciceron për historinë”.

-Qendra Kombëtare e Kine-matografisë ka publikuar rregulloren e re. Si regjisor ju si e shikoni?

Mua më duket, që rregullorja e re nga QKK është bërë në favor të kineastëve. Filma bëjnë ata që dinë të realizojnë, jo njerëz anonimë, që iu teket të shkojnë të regjistrohem në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë si pro-ducent filmi dhe të arrijnë të marrin disa para. Janë 92 shtëpi filmike, dhe për një vend si Shqipëria është absurde. Me rregulloren e re janë vënë disa kufizime, që të jesh producent duhet të kesh dhënë prova që ke bërë disa gjëra, ke marrë ndonjë çmim, pra je vlerësuar dhe jep garanci. Kështu e ka dhe bota e qytetëruar. Nuk ka që të bësh tulla dhe llaç apo shet mish dhe të bëhesh producent. QKK financon, në një farë mënyre produktin kinematografik është biznes se prodhon një mall për ta shitur. Këto para kryesisht i jep shteti, nëse je i zoti nxjerr dhe nga “Eurimages” bën montazh financiar, dhe nëse nuk je i zoti do të mbetesh me atë shumë që të jep QKK, taksapaguesi shqiptar, dhe dihet që nuk janë mjaftueshme, por jo shumë pak. Këtu futet dhe pasioni i të riut për tu lançuar. Kryetari i ri në QKK ka idenë që ky produkt kinematografik të jetë biznes dhe jo familjar. Në kohën tonë më parë ne kishim skenaristin përshembull Kiço Blushin, Nexhmedin

Tafën, Peçi Dadon, Nasho Jorgaqin e të tjerë dhe ne na servirnin skenarin. Unë më pas kisha të drejtë që e përpunoja, por pa i hyrë në pjesë, kishte një bash-këveprim dhe harmoni me njëri- tjetrin. Po ti krahasosh filmat e kohës sonë pavarësisht nga defektet ideologjike që quhen sot, por janë me emocione, me ngjarje, kanë veprim, aksion, atmosferë, personazhe, karaktere, gjë që ka filluar të sfumohet sot.

-Bordi i ri i QKK sipas rregullores do të ketë dhe anëtarë të huaj. Ju duket e drejtë?

Duke qenë se ne nuk kemi kritikë apo skenaristë të kualifikuar, atëherë lind nevoja që skenarët të gjykohen nga njerëz, që e njohin gjuhën e filmit, që e lexojnë që në letër. Kjo kërkon përgatitje, të kesh dhënë prova, që ti ta lexosh këtë. Me kontaktet që kanë sot në botë si me Francën, Gjermaninë, Italinë kanë mundësi të bëjnë 2 deri në 3 propozime, që brenda bordit që është prej 5 deri në 7 veta inkludohen 2-3 të huaj, që janë të pakorruptueshëm. Një bord me shqiptarë, ku ka njerëz të fushave të ndryshme shto këtu dhe përgatitjet, që e kanë të dyshimtë votojnë. Unë kam qenë partizan i kësaj ideje dhe çuditërisht edhe kryeministri Rama e aprovoi këtë. Ky është qëllimi i kryetarit të ri në QKK, por puna po ecën me pengesa të mëdha, sepse e kemi shumë të vështirë të prano-jmë inovacione, gjërat e reja.

-Sa është përkrahur nga shteti kinematografia me buxhete?

Unë e di që ka qenë deri në 1 mil-ionë euro buxhet në QKK për filmat. Dhe besoj që dhe kryetari i ri do të shiko-jë dhe shpërblimin për anëtarët e bordit. Por përpara kësaj pune duhet bërë një preseleksionim i projekteve. Nëse janë përshembull 20 skenarë, zgjidhen pesë. Këto pesë përkthen sigurisht që ata që do ta bëjnë duan para dhe i nisen anëtarëve që janë të huaj. Buxheti duhet për të rritur dhe cilësinë e filmit, sepse shumë pak filma janë cilësorë sot. Duke

SAIMIR KUMBARO:

pasur pak buxhet detyrohen që të mos marrin dhe aktorët, që duhet në film. Pra me qëllimin e mirë për të rritur cilësinë e filmit kryetari i ri në QKK ka bërë disa ndryshime në rregulloren e re. Ka mbledhur dhe komunitetin e kineastëve për këtë punë. QKK aktualisht ka 60 milionë lekë të reja që duhet ti shpenzo-jë, por ka mbetur me këtë ngërç. QKK duhet ti shpenzojë deri në fund të vitit se ndryshe ia merr shteti. Nuk ia kalon më për vitin tjetër. Unë nuk e di se si do ta zgjidhi këtë punë kryetari i ri në QKK, por duhet të bëjë një zgjedhje urgjente në mënyrë që të fusë në punë paratë që kanë mbetur.

-Jeni prej disa muajsh në krye të Forumit të Mbrojtjes për Autorë të Audiovizualit. Kineastët flasin për probleme dhe shprehen se ministria duhet të gjejë zgjidhjet me të drejtën e autorit. Çfarë duhet bërë?

Prej tre muajsh jam caktuar drejtor ekzekutiv te FMAA. E drejta autorit mbrohet me ligj. Shqipëria ka aderuar në konventën e Bernës në vitin 1994. Kjo konventë thotë që e drejta e autorit është eksluzive, e përjetshme, por ne e kemi 70 vjet. Autorët kanë të drejtë të caktojnë tarifat, etj. Por tek ne ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro me stafin e saj huazoi një ligj kroat më duket dhe krijoi një organizëm që quhet Sporteli Unik për Administrimin e të Drejtës së Autorit (SUADA). Por kjo nuk ka perfomancë, dhe jo për faj të drejtuesit. SUADA nuk bën dot gjë, sepse nuk ka përkrahje dhe mbështetje. Ministria gjënë e parë që duhet të bënte me SUADA-n duhet ti jepte një fond, që të krijonte qendrën e monitorimit. Ne kemi ligj dhe shkelet, por çdo film i prodhuar nga ish Kinostudio apo Qendra Kombëtare e Kinematografisë jepet me të drejtën dhe lejen e autor-izimin e autorit. Këto tani kanë krijuar SUADA-n, që nuk ka performancë të mbledhë para. Pra SUADA është një dështim. Kjo ka bërë që televizionet

të përfitojnë nga ngërçi ligjor dhe nga paaftësia e SUADA-s.

- Çfarë është bërë për pagesat e kineastëve?

Ne na kanë dhënë një letër nga qeveria, që të gjithë honoraret e kine-astëve duhet të kalojnë te SUADA, por kur fillon procesi i dytë dhe aty ajo nuk i ndan sipas meritave, ne na kanë dhënë shumë pak. Unë i kam kërkuar ZSHDA, që të shikojnë mundësinë e abrogimit të ligjit për SUADA-n, sepse nuk është rezultativ. Ne kërkojmë abrogim të ligjit për SUADA-n, sepse do të na kthejë në vitin 1992, atë punë që bënte ndjesë pastë Neshat Tozaj. U provua dhe nuk dha rezultat, që në 1992 dhe tani na e sjellin si shpikje të re. Ne paratë që kemi pasur si Forum i Mbrojtjes së Autorë të Audiovizualit (FMAA), Esat Musliu i ka ndarë të gjitha në mënyrë korrekte. Tani këtë buxhet që ka mbetur ma kanë kaluar mua në FMAA dhe ministria thotë ndaje. Por unë nuk e bëj dot këtë pa mbledhur më parë bordin, që është vendimarrës në FMAA. Në një mbledhje të fundit u mblodh bordi, ku iu thashë çfarë do të bëjmë me paratë që na kanë mbetur, sepse ministria ka dhënë ulti-matum çojeni në zero deri në fund të vitit. Mirëpo nëse e çojmë zero në fund viti do të thotë të falimentojë zyra në FMAA, sepse me çfarë do të paguajmë qeranë? Ne po bëjmë përpjeke që të ulim maksimalisht shpenzimet e zyrës, që janë paratë e kineastëve. Pra defekti jonë është te SUADA. Ne për të drejtën e autorit ministrisë i kërkojmë zbatim të ligjit. Dy platforma e rëndësishme private tek ne shfaqin pa të drejtë filmat tanë. Jo vetëm që i marrin filmat pa leje dhe kontratë dhe i shfaqin non stop, por më pas i shesin. I shesin përmes një aparature tjetër për shqiptarët jashtë shtetit dhe me ligj kjo ndalohet nga QKK, sepse nuk ka dhënë këtë autor-izim. Më pas ia shesin dhe kabllorëve. Në territorin e Shqipërisë janë 328 pika shitje, që vetëm transmetojnë mall të vjedhur. Afganistani ka 16, Austria 12, Argjentina 156, Australia 87, Afrika 201. Në këtë situatë kineastët shqiptarë nuk marrin para, sepse nuk i lë SUADA. Një shkresë thotë që të gjithë të ardhurat duhet të kalojnë te SUADA, e cila më pas vazhdon një budallëk të dytë që ndan përqindjet, përshembull 10 përqind merr skenari, regjisori, kompozitori dhe 10 përqind edhe muzika. Por me këto që ndodhin tregon dhe papërgjeshmëri totale të Këshillit Kombëtar të Drejtës së Autorit (KKDA) i krijuar po nga ish ministrja Kumbaro, që ka mbledhur disa njerëz që nuk e kanë idenë çfarë është produkti. Pra kemi vetëm pengesa pa fund me të drejtën e autori. Ne kemi një ligj pengues, ndërsa duhet të bëhen për t’u zhvilluar.

- Për ju skenarin duhet ta shkruajnë ata që dinë ta bëjnë. Dikur ju jeni shpre-hur se skenari i filmit nuk është hartim. Si ndikon në film skenari kur nuk është shkruar si duhet?

Këtu i bëjnë të gjitha vetë. Justifiki-mi është, që nuk ka buxhet. Që të bësh skenar sot duhet të bësh shkollë, por ne nuk kemi. Janë disa të guximshëm që japin skenarë, por ai nuk është një

tregim ose hartim. Por kemi pasur dhe filma që kanë qenë të suksesshëm si Gentian Koçi, Bujar Alimani, etj, pra kemi pasur edhe filma të mirë.

-Sa problem është mungesa e kin-emave në vend?

Në Tiranë kemi disa kinema private, ndërsa të tjerat u bënë zyra. Kinema “Dajti” u bë zyrë. Në rrethe që nuk ka kinema le të shohin televizor. Ka vetëm në Kuçovë kinema apo dhe në Sarandë më duket. Të tjerat dikur u bënë edhe bingo.

-Sipas jush sa i kufizon buxheti i paktë kineastët?

Kinemaja është biznes. Ka një kosto. Në botën si e jona në kinema ka një mision tjetër edukativ dhe njerëzit shikojnë modelin, që të bëhen të mirë. Ka disa lloj skenarësh, që të dalin më pas filmat. Kemi skenarë të tipit “Odisea” dhe “Iliada”. Ne me buxhetin që kemi nuk mund të marrim filma të karakterit “Odisea”, sepse është pak dhe duhet ti përshtatemi skenarit të “Iliadës”.

-Si i shikoni aktorët sot?Aktorët sot janë më të mirë se sa

kanë qenë. Kanë filluar të interpretojnë për kinemanë, sepse aktorët e vjetër, duke qenë se ishin punonjës në teatër deklamacioni i tyre ishte teatral.

-Ju keni qenë kritik ndaj Ministrisë së Kulturës. Sipas jush sa është bërë për artin?

Ministria e Kulturës ndër vite nuk ka bërë për artin, ka bërë gabime. Unë jam nga ata njerëz, që jam shumë vëzh-gues. Shkulën pllakën nga Kinostudio, që shkruante me 10 korrik të 1952 inau-gurohet Kinostudio Shqipëria e Re...Ajo u zhduk, por unë nis e kërkoj dhe e gjej si rraqe të hedhur në një magazinë. Isha në Kanada dhe vizitova një qytet me 160 mijë banorë që ishte Oshaëa. Aty ishte muzeu i automobilave të vjetër, që i kish-in zbukuruar dhe ishte 15 dollarë për të hyrë brenda. Ruajtur dhe restauruar. E kundërta ndodh në Shqipëri, makinat tona të vjetra janë duke u kalbur. Në mëshirë të fatit. Pashë kamioçinën që kam pasur unë në filmin “Koncert në ‘36” pa goma, po jepte shpirt. Të gjitha po kalben dhe askush nuk bën gjë.

Intervistoi: Julia VRAPI

Page 19:  · 2020. 1. 7. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Diel 7 Korrik 2019. Ç m i mi 2 0 l e k ë. Njoftim.Gazeta

2,3,5,9,10,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 7 Korrik 2019 19

Festivali ndërkombëtar i teatrit “Butrinti2000” ndër vite është parë si simbol i ballafa-

qimit të kulturave dhe i lirisë të krijimit artistik. Ai është arenë e dramaturgjisë së mjeshtrave

të mëdhenj, të cilët vijnë dhe aktualizohen prej mbartësve të një realiteti bashkëkohor...

k u l t u r e www.sot.com.al

Sopranoja Ermonela Jaho me operën “Ana Bolena” po vijon me suksesin e saj në skena të huaja. Sopranoja Ermonela Jaho interpreton rolin kryesor në operën e Donizzetit "Anna Bolena" në premierën e këtij produksioni të ri, që hapi siparin e Opera Australia në 2 korrik, për të vazhduar shfaqjet në datat 6, 9, 13, 17, 20, 23 dhe 26 Korrik. Teatri i Operës dhe Baletit ka publikuar materiale nga The Economist dhe Financial Times, që shkruajnë me vlerësime për sopranon shqiptare. “Një engjëll i zjarrtë", kështu e cilëson The Economist sopranon shqiptare Ermonela Jaho për interpretimin e rolit të Ana Bolenës në operan e Donizzeti-t. Revista prestigjioze vijon më tej duke shkruar: “E njohur për të falur zem-rën dhe shpirtin e saj në skenë”, ndërsa Financial Times shkruan: “Mos u përpiqni as të rezistoni”, për performancën e saj. TOB shprehet se përmes Ermonela Jahos ne ndi-hemi në nivele të larta në botë. “Një nga më të mirat dhe që na bën të ndihemi në nivele të larta, në botë”, shprehet Teatri i Operës dhe Baletit. Nga viti 2009, karriera e saj e kthen atë në një ikonë arti botërore. Fitoi shpejt sukses nëpër botë, me lavdërime të shumta nga kritikët. Ajo vazhdon të paraqitet me La rondine të Puçinit në Trieste, Karmen në Glyndebourne dhe La Traviata në Lion. Në 2009, ajo vjen si Liu (Turandot) në Filadelfia, Vitellia (La Clémence de Titus) në Avinjon, dhe Ana Bolena në Paris. Në tetor 2010, ajo duartrokitet në rolin kryesor Thais (e kompozitorit Zhyl Masene) në operën e Tulonit. Në prill 2011, ajo luan rolin e Luizës në Luiza Miller e Verdit në operën e Lionit, nën regjinë e David Alden. Në tetor 2013, ajo këndon në La Vestale (Spontini) në Teatrin e Champs Elysees. Për hap-jen e sezonit 2013-2014 në operën e Grand Avignon, ajo risjell rolin e Cio-Cio-San në Madama Butterfly, nën regjinë e Mireille Laroche. Në shtator 2014, ajo shfaqet si Violeta e Traviatës në Operën Bastille, dhe në tetor vjen me një recitim në sallën Cortot të 'Ecole Normale de Musique de Paris', e shoqëruar nga Genc Tukiçi. Pasi risjell rolin kryesor të Madamës Butterfly ne 2015, në janar 2016, ajo është Desdemona e Othellos (Verdi) në Teatrin e Madh të Liceut në Barcelonë. Në shkurt 2017, ajo vjen përsëri si Violeta e Traviatës në Sydney Opera House, ku vlerësohet shumë, duke vijuar me suksese të tjera aktivitetin e saj.

manouil Koutsurelis. Më 11 korrik do të jenë në skenë artistët nga Bullgaria me shfaqjen “Otello” nga Shekspir me regji nga Ivan Urumov. Mbrëmja e datë 12 korrik sjell në skenë artistët nga Larissa e Greqisë, që do të jenë në Butrint me shfaqjen “Toka u ngjye në të kuqe” me regji nga Kyriaki Spanou.

Festivali ndër vite“Butrinti Summer Festival” deri

tani ka zhvilluar 16 edicione. Festivali ndërkombëtar i teatrit “Butrinti 2000” ndër vite është parë si simbol i ballafa-qimit të kulturave dhe i lirisë të krijimit artistik. Ai është arenë e dramaturgjisë së mjeshtrave të mëdhenj, të cilët vijnë dhe aktualizohen prej mbartësve të një realiteti bashkëkohor. Në edicionet e tij kanë marrë pjesë trupa teatrore nga

Italia, Franca, SHBA, Anglia, Greqia, Rusia, Kosova, Zvicra, Republika Çeke, Maqedonia, Kroacia, Serbia, Rumania, Spanja, Bullgaria, Ukraina, Holanda, Qipro, Hungaria, Suedia, Po-lonia, Shqipëria, etj. “Nga këto vende kanë pasur fatin të luajnë në skenën magjike të Butrintit rreth 2650 artistë, si dhe janë ndjekur nga përreth 65.500 spektatorë vendas e të huaj. Zhvillimi i edicioneve të mëparshme të festivalit ishin pa mëdyshje një sukses i prek-shëm, që për nga vlerat e gjithanshme krijuan një jehonë të jashtëzakonshme në qarqet e kulturës evropiane”, thuhet në faqen zyrtare të festivalit. Ndërkaq që sonte në mbrëmje do të startojë edicioni i 17 për publikun me shfaqje të tjera teatrore.

Ermonela Jaho vlerësim me operën

“Ana Bolena” në Australi

Julia VRAPI

Në teatrin antik të Butrintit nis këtë mbrëmje festiva-li ndërkombëtar “Butrinti Summer Festival”. Edicioni

i 17 sjell në skenë artistë të huaj dhe shqiptarë, që gjatë netëve të festivalit do të jenë me shfaqje të ndryshme te-atrore. Vepra nga Shekspiri, Sofokliu, autorë të tjerë të huaj, si dhe pjesë nga autorë shqiptarë janë në skenën e festivalit. Nga datat 7 deri më 13 korrik festivali ndërkombëtar i teatrit premton për një atmosferë të bukur artistike, ku këto të ditë të korrikut në skenën antike do të jenë artistë të njohur, por dhe emra të rinj. Drejtori i festivalit Alfred Bualoti ashtu si dhe më parë për këtë edicion shprehet se pavarësisht problemeve që e kanë shoqëruar “Butrintin 2000” që vijoi më pas “Butrinti Summer Festival” ka pasur jehonën e tij në jetën artistike. Me rëndësi sipas drejtorit Bualoti janë dhe personalitete të ndryshme, që kanë qenë në festival ndër vite. “Ne e kishim një largpamësi dhe ishim të sigurt që festivali do të kishte jetë dhe këtë na e bënë më të sigurt artistët e shquar që kanë ardhur, personalitetet e mëdha që kanë kaluar qoftë si të ftuar apo dhe nga skena magjike e Butrintit, të cilët thoshin që festivali do të jetojë sa gurët e Butrintit. Kjo do të thotë që pavarësisht nga problematikat dhe shqetësime apo gjëra të paparashi-kuara, që i kanë ndodhur festivalit tonë ai vijon rrugëtimin e tij dhe do të jetë shumë i gjatë”, pohon Bualoti. Festivali hapet mbrëmjen e sotme në orën 21:00 të mbrëmjes, ku janë të ftuar personal-itete të artit dhe kulturës. Më pas do të jetë Orkestra e Vajzave të Bukureshtit nga Rumania, që do të performojë për të pranishmit. Nata e mrekullive është quajtur kjo natë e festivalit me pjesëmarrjen e sopranos së njohur Arlinda Morava në skenë. Në natën e dytë më 8 korrik do të jetë në skenën e teatrit antik shfaqja “Vallëzim i shpirtit” nga artistët e Beogradit nga Serbia, më nëntë korrik do të jenë në skenën e Butrintit artistët nga Kosova. Vepra teatrore “Karnavalet e Korçës” shkruar nga Spiro Çomora do të jetë në skenë me regji nga Altin Basha. Mbrëmja e datës 10 korrik sjell artistët nga Kievi, Ukrainë me “Antigonën” të Soflikut me regji nga Iryna Klishchevska dhe Em-

“Takohemi në Moulin Rouge” mirëpritet nga publiku

Busti i Gjergj Kastriotit vendoset në Karakurt të Ukrainës

S h f a q j a “ Ta k o h e m i në Moulin Rouge” me yjet botërorë në skenën e amfite-atrit të Tiranës u mirëprit nga publiku. Shfaqja solli emra të njohur të skenave botërore dhe ashtu si pritej kjo mbrëmje ofroi magjinë e artit botëror përmes gjuhës së trupit. Am-fiteatri i Tiranës tek kodrat e liqenit, ishte pika e takimit me yjet e skenave të ndrys-hme të botës. Balerinë nga Moska, Kievi, Tokio, Athina, Londra dhe të tjerë ofruan një mbrëmje unike. Vepra klasike si “Zhizel”, “Liqeni i Mjelmave”,

“Ëndrra e një nate vere” si dhe pjesë kontemporane, sollën një atmosferë të jashtëzakonshme në Tiranë. Në këtë shfaqje nuk munguan edhe balerinët e rinj të Shkollës së Baletit të cilët interpretuan në skenën e amfiteatrit. Sipas drejtorit artistik Arian Sukniqi kjo shfaqje la gjurmë tek publiku shqiptar, por edhe një mundë-si më shumë për balerinët e rinj, që panë live idhujt e tyre. Nga 30 maji 2018, amfiteatri i Tiranës i rindërtuar mirëpret artdashësit me një kalendar të pasur aktivitetesh.

Figura e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti -Skënder-beu, u përkujtua nga komu-niteti shqiptar në Karakurt të Ukrainës. Gjatë këtij manifes-timi përkujtimor, komuniteti shqiptar në Ukrainë, e vendosi bustin e heroit kombëtar të kombit shqiptar, Gjergj Kas-trioti Skënderbeu në Karakurt, një fshat i Ukrainës banuar nga shqiptarët prej më se 200 vitesh. Busti Gjergj Kastriotit është vendosur në qendër të fshatit, ku shqiptarët e Karakurtit do të kenë tashmë mundësinë të identifikohen me heroin

e tyre kombëtar dhe pse janë shumë larg vendit amë. Iniciativa e ndërmarrë nga një grup shqiptarësh me mbështetjen e Postës Shqiptare ka realizuar këtë kërkesë të kahershme të mbi 2500 shqiptarëve që jetojnë në këtë vend. Gjatë ceremonisë kryetarja e Bashkisë Elena Zheceva, në emër të gjithë banorëve vlerësoi vendosjen e bustit të Gjergj Kastriotit në qendër të fshatit dhe nënvizoi rëndësinë që kjo vepër ka në forcimin e unitetit mes tyre dhe shtetit amë.

Pazari i vjetër i Krujës, ndër më të vizituarit

Pazari i vjetër në Kru-jë është vlerësuar si mon-ument kulture i kategorisë së parë dhe sipas Institutit të Monumenteve të Kul-turës në Shqipëri ai është një nga destinacionet tu-ristike më të vizituara në vend. Ky pazar karak-teristik ka funksionuar që prej shekullit XV, ku dyqanet e shumëllojshëm arrinin deri pranë hyr-jes së kalasë. Në ditët e sotme rrugicat e tij janë të mbushura me produkte zejtarie si veshje tradi-

cionale, qilima e sixhade, punime bakri e floriri, sende të vjetra dhe simbole kom-bëtare apo simbole të vetë qytetit. Pazari është shem-bulli i vetëm publik dhe i vizitueshëm që tërheq me qindra vizitorë çdo ditë drejt produktit artistik të zejtarisë tradicionale shqiptare. Ajo që bie më shumë në sy në këtë pazar teksa futesh brenda tij janë qeleshet tradicionale shqiptare, ku pavarësisht ndryshimeve në mënyrën e veshjes, sot ende përpunohen aty, ndonëse jo më si dikur.

Festivali në teatrin antik, në skenë artistë të njohur por dhe emra të rinj

“Butrinti Summer Festival”, vepra të huaja dhe shqiptare në edicionin e 17

Page 20:  · 2020. 1. 7. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Diel 7 Korrik 2019. Ç m i mi 2 0 l e k ë. Njoftim.Gazeta

GAZETA SOT20 E Diel 7 Korrik 2019

2,3,5,9,10,13,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Karriera e James Adeniyi te skuad-ra e Qabalas ka shkuar në mënyrën e duhur pas largimit nga Skënderbeu. Afrikani ka bindur në Azerbajxhan aty ku është kthyer në titullar dhe ka shënuar 10 gola në 25 ndeshje të lu-ajtura. Shifra mjaft të kënaqshme që kanë ngjallur dhe interesin e skuadrës izraelite Hapoel Ironi Kiryat. Izraelitët e kanë marrë Jaimes në formë huazimi prej 100 mijë eurosh dhe në këtë rast Skënderbeu mbetet thatë. Korçarët zotëronin 20% të kartonit të tij, por nuk përfitojnë në rast huazimi. Një lëvizje surprizë nga Qabala që lë të largohet një prej futbollistëve më të spikatur të skuadrës. Nigeriani ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës azere.

SUPERIORE

MERKATO

MERKATO

Vetëm porta dhe mbrojtja repartet e kompletuara

Kukësi mbetet në klasë për merkaton e verës, vetëm me 15 futbollistë përballë Debrecenit

Triumfi në Kupën e Shqipërisë dhe vendi i dytë në kampionat ishin një pikënisje e mirë për Kukësin e sezonit të ri, me

verilindorët që premtuan përforcime serioze në verë, për të tentuar kalimin e turit të parë në Europa League dhe më pas për t'u përqendruar totalisht te gara për titull. Megjithatë, vera deri tani ka pasur shumë fjalë dhe pak vepra, sepse trajneri Ernest Gjoka deri tani ka marrë shumë pak lojtarë në merkato, ndryshe nga sa mendohej. Vetëm porta dhe mbrojtja janë repart të kompletuar, ndërsa në repartet e tjera situata është shumë shqetësuese. Porta është në duar të sigurta me Frashërin dhe Avdylin, pas afrimit të ish-portierit të Kamzës. Cuculi, Teqja, Shameti dhe Lulaj garantojnë qendrën e mbrojtjes, Kitanovski është përforcim cilësor në krahun e djathtë me Maliqin si alternativë kur të kthehet nga një dëmtim i pësuar në prill dhe Rrum-bullaku e Musta mbulojnë më së miri krahun e majtë, por aty Rrumbullaku do të largohet pas kupave të Europës. Mesfusha dhe sulmi janë repartet që mbajnë në ankth Gjokën, sepse Musolli e Limaj janë dy mesfushorët e vetëm në qendër, Rroca do të veprojë si sul-mues i dytë nga halli, Çyrbja, Ethemi e Valdet Rama mbeten alternativa në krahë, me Mustën që do të improvizo-het mesfushor nëse nevojitet. Çyrbja e Valdet Rama pas kupave të Europës do të largohen, ndaj sërish merkatoja do të ndizet. Sulmi është katastrofë: ka mbetur vetëm Shkurtaj, i cili do të mba-jë peshën e një reparti ku afrimi i vetëm

është i riu Çema. Largimi i Reginaldos ka lënë një gropë të madhe dhe këtë verë klubi ka kërkuar pa fund në treg për emra cilësorë, por herë për kërk-esat e larta të lojtarëve të kontaktuar e herë për hezitim të presidentit Gjici, asnjë nuk është afruar, pa harruar që shumë emra të ofruar nuk kanë qenë cilësorë. Me pak fjalë, me përjashtim të portierëve, Kukësi ka vetëm 14-15 futbollistë realisht, gati për të luajtur dhe për të mbajtur peshë në ekip. Nëse ndokush dëmtohet, sidomos në qendër të mesfushës dhe në sulm, atëherë mbe-tet të luajnë disa nga të rinjtë e klubit. Aspak serioze për një ndër 2-3 klubet më të fuqishëm në Shqipëri! Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, duket se do ta ketë shumë të vështirë për të bërë një

performancë të mirë me Debrecenin, pasi ka mungesa të mëdha. Reparti i sulmit është më shqetësuesi për traj-nerin Gjoka, duke qenë se Reginaldo u largua, por tekniku ka marrë dhe një surprizë tjetër të keqe. Verilindorët kanë udhëtuar drejt Ohrit, por me ek-ipin nuk është bashkuar Roger Junior. Braziliani u mendua se do të ishte pjesë e nënkampionëve për të luajtur në Europë, por diçka e tillë nuk ka ndodhur. Ai nuk është pjesë e skuad-rës dhe nuk do të luajë në Europë, një tjetër goditje e keqe për trajnerin Gjoka në prag të sfidave europiane me Debrecenin. Shorti nga krahu tjetër nuk është treguar i favorshëm, pasi hungarezët janë një ekip i mirë, pa-varësisht se nuk po kalojnë momente

Ekipi i Elbasanit siç duket edhe këtë sezon do të jetë në pozita e sezonit të shkuar, ku do të luftojë sërish për mbijetesë. Duke parë situatën aspak të mirë që po kalon, klubi i Elbasanit do ta ketë të vështirë të krijojë një ekip pretendent për sezonin e ard-hshëm. Aktualisht, flitet vetëm për një ekip mesatar në Kategorinë e Parë, që të paktën të mos e vërë në diskutim mbijetesën, ndonëse deri në fund shpresat për të formuar një Elbasan konkurrues nuk do

të humben. Gjithsesi, drejtuesit e Elbasanit e kanë në kokë një plan për t’i paraprirë çdo lloj situate të mundshme sezonin e ri, për të bërë afrime pa shumë sforco dhe për më tepër me sa më pak kosto, ndonëse për cilësinë mbetet për t’u parë. Bëhet fjalë për afrimin e futbollistëve në formë huazimi për gjashtë muaj apo qoftë edhe për një sezon të plotë. Drejtuesit verdheblu kanë marrëdhënie të mira me klubet elitare të futbollit shqiptar, për shkak edhe të traditës

që kanë dhe pikërisht këtë fakt pritet ta shfrytëzojnë në favorin e tyre gjatë merkatos së verës. Burimet pranë gazetës pohojnë se bisedat e para janë bërë, por nuk mund të dilet në emra konkretë, sepse do të shihet se cilët futbol-listë nuk do të jenë të vlefshëm për këto ekipe. Për momentin kjo shihet si mënyra më e lehtë për forcimin e skuadrës, por deri kur të vijë koha për të ndërhyrë në të tillë formë, në Elbasan presin zgjidhjen e problemit të aksioneve.

Elbasani në hall, nuk ka fonde për të formuar ekip pretendent

James transferohet në Izrael, Skënderbeu

ngel thatë

Vllaznia nis merkaton, firmos me futbollistët

Marku e Shehi

të arta. Ndërkohë nëse verilindorët do të kalojnë Debrecenin ata do të kenë një ndeshje të vështirë në turin e dytë, ku do të përballen me Torinon. Nëse kjo ndodh ekipi i Ernest Gjokës nuk do ta luajë në Torino ndeshjen e vajtjes. Stadiumi "Olimpico" në Torino është i mbyllur për momentin, sepse po ndryshohet bari i fushës dhe nuk mund të luhet aty deri në 1 gusht, edhe për faktin se janë planifikuar disa evente, përfshirë koncerte nga Laura Pausini e Biagio Antonaçi. Torino kishte bërë kërkesë që ndeshjen e vajtjes në Europa League ta luante në transfertë, por UEFA ka refuzuar. Në këtë mënyrë, me shumë gjasa ndeshja e vajtjes kundër Kukësit apo Debrecenit do të luhet në 25 korrik në stadiumin Moçagatta në Alessandria, me 6.000 vende.

Pas rikthimit nga faza përgatitore e cila u zhvillua në Slloveni, skuadra e Partizanit vazhdon intensivisht përgatitjet për përballjen me Karabakun. Partizani po stërvitet dy herë në dit në kompleksin sportiv në Kamëz. Seanca e djeshme ka qenë specifike, pasi stafi teknik kishte vendosur që ta ndante punë në dy pjesë. Fillimisht trajneri Lerda punoi posaçërisht me mbrojtësit, ndërsa në pjesën e dytë në fushë hynë mesfushorët dhe sulmuesit. Ndeshjet miqësore të zhvilluara në Slloveni nxorën në pah disa defekte të Partizanit në fazën mbrojtëse. Ndaj, në seancën e djeshme, pikërisht në pjesën e parë të

përgatitjeve, trajneri Lerda ka punuar shumë dhe me përkushtim të lartë me mbrojtësit. Alternati-vat në këtë sektor janë të pakta, ndaj 51-vjeçari synon të marrë më të mirën nga lojtarët që ka në dispozicion për Karabakun. Trajneri i ka instruktuar lojtarët në këtë pjesë, kryesisht në vendosjen e tyre dhe sjelljen që mbrojtësit duhet të bëjnë në fushë kur topi sulmohet nga krahët apo nga sektorë të tjerë. Ibrahimi dhe Ferhati ishin alternativat në të djathtë të mbrojtjes. Trashi me Hakajn në të majtë, ndërsa qendra e mbrojtjes është me më pak alternativa, vetëm Bitri me Belicën. Pjesëmarrja në pjesën e dytë

të stërvitjes ishte më madhe, për vetë faktin se mbrojtja mbetet repart i paplotësuar. Mesfusha është sektori më i mbipopulluar te Partizani, por merkatoja e kësaj vere i ka shtuar alternativat edhe në sulm. Trajneri Lerda u shpjegoi në fillim mesfushorëve dhe sulmuesve planin e punës, ku pa dyshim theksi kishte të bënte me qarkullimin e topit dhe kombinimet. Në dallim nga enjtja, dje grupi ishte më i kompletuar, pasi Lukas Kardozo dhe Esat Mala u përgatiten normalisht me grupin dhe janë gati për trajnerin Lerda. Ndërsa Jurgen Bardhi akoma nuk shikohet i gatshëm për t’u bashkuar plotësisht me grupin.

Partizani stërvitje intensive përpara Karabakut, dy seanca stërvitore në ditë

Jasmin Raboshtën, sulmuesi shkodran që ka luajtur më së shumti në Kategorinë e Parë është në dilemë për të zgjedhur mes Vllaznisë dhe Beslidhjes. Sulmuesi i cili ka ngjitur në superiore skuadra si Luftëtari, Elbasani e Kastrioti, ka provuar të luajë edhe në elitën shqiptare, ndërsa edicionin e shkuar luajti në Turqi, në ligat inferiore, e megjithatë zanatin si shënues nuk e harroi. Tashmë është rikthyer në Shqipëri dhe ka disa oferta, e negociata. Sulmuesi mund të vijojë karrierën në Shkodër, por edhe në Lezhë. Bisedimet kanë nisur dhe me shumë gjasa sulmuesi, aktualisht 29-vjeçar sezonin e ardhshëm do të vi-jojë karrierën në Shqipëri, ku pritet të zgjedhë mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes.

Jasmin Raboshta në dilemë mes Vllaznisë

dhe Besëlidhjes

KF Vllaznia ashtu siç kishte premtuar, ka nisur punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Për këtë arsye, pasditen e sotme janë konkretizuar edhe dy kontratat e para me futbollistët që janë përzgjedhur nga drejtuesit. Futbollistët që kanë firmosur janë Herald Marku që luan në pozi-cionin e mesfushorit dhe Dajan Shehi qendër-mbrojtës. Këta dy futbollistë sezonin e kaluar kanë qenë pjesë e Kas-triotit të Krujës ku kanë spikatur me paraqitjet e tyre. Kontratat e firmosura me këto dy futbollistë janë një vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. KF Vllaznia i uron mirëseardhjen Heraldit dhe Dajanit duke shpresuar që së bashku të bëjmë paraqitjen e duhur në sezonin e ri.

Kukësi ka vetëm 14-15 futbollistë real-isht, gati për të lua-jtur dhe për të mba-jtur peshë në ekip. Nëse ndokush dëm-tohet, sidomos në qendër të mesfushës dhe në sulm, atëherë mbetet të luajnë disa nga të rinjtë e klubit.

Page 21:  · 2020. 1. 7. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Diel 7 Korrik 2019. Ç m i mi 2 0 l e k ë. Njoftim.Gazeta

2,3,5,9,10,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 7 Korrik 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Emanuele Ndoj mbylli një kam-pionat mjaft pozitiv në Serinë B italiane, duke u ngjitur me skuad-rën e tij në Serinë A. Mesfushori i Kombëtares, ka qenë një nga më të vlerësuarit në sezonin e lënë pas dhe për shërbimet e tij, kanë nisur të interesohen shumë klube të ndryshme në Itali. Ish-drejtori spor-tiv i Kosencës dhe Trapanit, Xhixhi Kondo ka dhënë një intervistë për italianen “TMË” dhe ka folur për merkaton dhe futbollistët që do të merrte te skuadra e tij, nëse do të ishte aktualisht në një skuadër. Mes shumë emrave të tjerë që mund të vinin nga Seria B, Kondo ka veçuar emrin e Ndojit.

SULMUESI

LEGJIONARËT

TALENTI

Gardiani kuqezi u transferua në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit

Etrit Berisha zyrtarisht lojtar i Spal, Atletiko Madrid ofertë zyrtare

Hysajt, mbrojtësi pret JuventusTashmë është zyrtare Etrit

Berisha është futbollisti më i ri i SPAL-it. Portieri i kombëtares shqiptare,

ashtu siç pritej, ka firmosur për ekipin tjetër të Seria A për t'u kthyer në titullar, pasi tek At-alanta humbi vendin ndaj Gol-linit. Gariani kuqezi paraditen e djeshme i ka dhënë fund ëndrrës Chempions duke nënshkruar zyrtarisht dhe duke u prezantu-ar me ekipin e Spalit. 30-vjeçari është huazuar për një vit me të drejtë blerje nga SPAL, por nëse plotësohen disa kushte. Kushte që vetëm klubet mund t'i dinë, pasi asgjë nuk është bërë zyrtare. Mar-rëdhënia e mirë mes dy klubeve ka ndikuar te ky transferim. "Titi" ka mundësi të rikthehet si numri 1 mes dy shtyllave. Sezoni që lamë pas nuk ishte më i miri për ish-lojtarin e Kalmarit, Lazios dhe Atalantas. Portieri shqiptar ka luajtur 18 ndeshje sezonin e shkuar, ndërsa tani destinacioni është Ferrara. Atalanta pagoi thuajse 5 mln euro te Lazio për ta siguruar, pasi e huazoi për një se-zon. Etrit Berisha e humbi vendin e titullarit tek Atalanta gjysmën e dytë të sezonit të fundit. Trajneri Gasperini vendosi që të gradojë Golinin, duke i besuar atij finalen e sezonit, në të cilin bergamaskët siguruan një vend në zonën Cham-pions. Ky ishte një sezon i vështirë për shtatlartin nga Prishtina pasi ai humbi formacionin dhe në ekipin kombëtarë, ku si zgjedhje

e parë shihet Thomas Strakosha. 30-vjeçari, shpreson ta lërë pas sezonin 2018-2019 dhe shpreson të kapë formën e tij më të mirë me ekipin e ri, ku të bëjë një paraqit-je të mirë në Serinë A të sezonit 2019-2020.

Atletiko ofertë zyrtare, Hysaj pret Juventusin

Atletico Madrid konsiderohet si favoriti kryesor për ta transferu-

ar Elseid Hysajn nga Napoli në këtë afat kalimtar veror. Kjo për shkak se madrilenët janë i vetmi ekip që kanë bërë një ofertë zyr-tare për mbrojtësin e kombëtares shqiptare. Skuadra spanjolle është shumë afër ta realizojë transfer-imin e mbrojtësit shqiptar për të përfituar shërbimet e tij. Aurelio De Laurentiis ka bërë të ditur ditë më parë se janë të gatshëm

Para disa vitesh Milani vinte në Shqipëri për të luajtur dy miqësore e për të arkëtuar shifra të majme. Tani loja vijon në Kosovë, sepse klubi kuqezi, mjaft i dashur për shqiptarët, ka marrë një ofertë për të luajtur një miqësore kundër Feronikelit, kampion në fuqi në Kosovë. Diçka e bukur, Mi-lani mbetet i madh, edhe pse prej vitesh lëngon dhe nuk ka shans të pretendojë majat e Europës. Megjithatë, dardha

e ka bishtin prapa dhe tifozët që duan të shkojnë në stadium në Prishtinë më 10 gusht duhet të maten mirë. Organizatori i ndeshjes Feronikeli-Milan, Agron Selimi ka dhënë detaje duke folur në RTV Dukagjini, duke zbuluar çmimet e iletave, që janë vërtet të kripura. Çmi-mi i biletave do të jetë nga 35 euro deri në 155 euro dhe bile-tat do të shiten vetëm online. Me pak fjalë, një miqësore verore me Milanin vlen më

shumë se Kosovë-Angli, edhe pse kjo e fundit mund të vlejë një vend në Europian. E im-agjinoni sikur Feronikeli-Mi-lan të luhet për një vend në grupet e Champions League? Gjithsesi kjo miqësore do të jetë historike, pasi është hera e parë që skuadra kuqezi fituese e 7 Championsave do të luajë në Kosovë, ku ka edhe Milan Junnior Camp. Sakaq, kuqez-injtë dikur luajtën në Tiranë dy herë, për trofeun "Taci Oil".

Historike, Milan ndeshje miqësore në Kosovë me Feronikelin

Specialistët italianë: Emanuele Ndoji më

i miri i Seria B

Sadiku jashtë planeve të Levantes, sulmuesi në

kërkim të një ekipi

ta shesin 25-vjeçarin, por kërko-jnë 25 milionë euro, ndërkohë që ekipi i Simeones ka afruar 20 milion euro. Skuadra nga qyteti i Madridit thuhet se kanë arritur një marrëveshje me Napolin që çmimi të ulet në 20 milionë euro, derisa Hysaj pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare. Nëse Atletico Madridi nuk arrin mar-rëveshje personale me të dyja palët, atëherë do ta mendojë edhe transferimin e Nelson Semedos nga Barcelona. Sipas Corriere dello Sport, agjenti i mbrojtësi të Kombëtares së Shqipërisë, Mario Giuffredi, thuhet se është takuar me Romën për të diskutuar rreth transferimit të mundshëm. Giallorossët mund ta humbasin garën për 25-vjeçarin, vetëm nëse tentojnë ta ulin çmimin në 18 milionë euro, shumë kjo që nuk po pranohet nga De Laurentiis. Mario Giuffredi, menaxheri i yllit të Shqipërisë, Elseid Hysajt, ka konfirmuar se mbrojtësi i djathtë do të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar të verës, mbrojtësi kërkon Juventusin klub për të cilin dikur e kishte refuzuar. Por duke qenë se bardhezinjtë tashmë i ka marrë Sarri një njohje e vjetër e Hysajt, ku në drejtimin e tij ka qenë në një super formë me Em-polin dhe në dy sezonet kur Napoli drejtohej nga ai. Pritet që në ditët në vijim Hysaj të zgjedhë ekipin e tij të ri pasi, kapiteni i kombëtares shqiptare nuk është më në planet e Carlo Ancelottit.

Komiteti Ekzekutiv pranë Federatës Shqiptare të Futbollit në mbledhjen e dy ditëve më parë mori dhe një vendim të rëndë-sishëm, sa i përket sezonit të ri të Kategorisë Superiore, e cila pritet të startojë më datën 24 gusht. Bëhet fjalë për një ndeshje Play Out, që vendi i tetë i renditjes do ta luajë për të siguruar mbijetesën, përballë fitueses mes vendeve të dyta të grupeve A dhe B të Kate-gorisë së Parë. Deri tani binin nga Superiorja dy skuadra dhe ngjiteshin fitueset e grupeve përkatëse të Kategorisë së Parë, ndërsa këtë sezon edhe vendi i tetë nuk do ta ketë të sigurt

mbijetesën, ndërsa vendet e dyta të grupeve në Kategorinë e Parë do të shpresojnë deri në fund për ngjitjen në Superligë. Kjo lëvizje pritet ta bëjë edhe më interesante garën në Kategorinë e Parë, që shpesh mbyllej pasi skuadrat në grupet përkatëse shkëputeshin me pikë dhe binte interesi për ekipet e tjera. Ndërkohë, po sa i përket Kategorisë së parë, këtë sezon do të bien nga dy skuadra për çdo grup, dhe do të ngjiten vetëm dy të tjera, me qëllim që në sezonin 2020-2021 të ulet numri i ekipeve që garojnë, nga 20 në 18. Po sot në Komitetin Ekzekutiv u vendos që të mos ndry-

shohet numri i të huajve të lejuar në fushë për skuadër, pasi klubet kishin kërkuar që të rritej nga 4 që është aktualisht në 5. Gjithashtu, për të shmangur problemet financiare të reflek-tuara në sezonin e fundit, Komiteti Ekzekutiv ka paralajmëruar klubet se duhet të mbyllin detyrimet brenda 31 korrikut, për t’u licenc-uar për të garuar në Kategorinë Superiore. Në ditët në vijim pritet që të gjitha skuadrat që mbyllën superioren këtë sezon por edhe Vllaznia dhe Bylisi që u erdhën në Kategorinë e I, pritet që brenda këtij muaj të dorëzojnë në FSHF të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Ndryshimet në superiore, rënien nga kategoria e rrezikon dhe vendi i tetë

Liridon Latifi ka hedhur shumë shpejt kandidaturën për t’u bërë një titullar fiks i skuadrës së Sherif Tiraspol. E cila kërkon që të ecë sa më shumë në Ligën e Kampioneve. Futbollisti i për-faqësueses shqiptare iu bashkua pak javë më parë ekipit moldav, por iu desh një kohë e shkurtër për të treguar vlerat e tij. Titullar në ndeshjen e sotme në Kupën e Moldavisë ndaj Sireti, ai u shfaq në një formë të shkëlqyer kundër modestëve të Sireti në ndeshjen që skuadra e tij fitoi me shifrat 15-0. Latifi ishte autor i tre golave, të tre të ndryshëm, por edhe protagonist në shumë aksione të golave të tjerë me asistent e tij. Ishte Latifi ai që hapi serinë e golave për Tiraspol duke shënuar i pari në minutën e 19.

Shpërthen Liridon Latifi, shënon tre gola

në ndeshjen debutuese

Armando Sadiku duket larg Le-vantes, pasi trajneri Paco Lopez nuk e llogarit në skuadër. Sulmuesi elbasanas nuk dëshiron të mbetet në stol, prandaj po sheh mundësitë që ka. Ekipi spanjoll nis sot përgatitjet, por për lojtarin e kombëtares shqiptare ka leje speciale. Ai së bashku me Enis Bardhin, Nikola Vukcevic dhe Simon Moses kanë disa ditë më shumë leje. Ideja është e qartë, Sadikut i jepet më shumë kohë për të gjetur ekipin e ri dhe për të mos udhëtuar më në Spanjë. Trabzonspori do me patjetër sulmuesin shqiptar, por ende nuk ka arritur akordin me klubin e Levantes. Pritet që brenda kësaj jave futbollisti shqiptar të gjejë ekipin e ri dhe të nisë fazën përgatitore me të, që me shumë gjasa do të jetë Trabzonspori.

30-vjeçari është huazuar për një vit me të drejtë blerje nga SPAL, por nëse plotëso-hen disa kushte. Kushte që vetëm klubet mund t'i dinë, pasi asgjë nuk është bërë

zyrtare. Marrëdhënia e mirë mes dy klubeve ka ndikuar te ky transferim...

Page 22:  · 2020. 1. 7. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Diel 7 Korrik 2019. Ç m i mi 2 0 l e k ë. Njoftim.Gazeta

22 GAZETA SOTE Diel 7 Korrik 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Dua Lipa: Me muzikën dua që fansat e mi të jenë të sigurt

1-Rovena e këngës lirike 2-Dimër pa qoshe 3-Ndryshe për pop-ullin 4-Një nënë nga krahinat e veriut 5-OKB 6-Literaturë Italiane 7-Veshja dimërore e ushtarit 8-Një shtet gjiton me Irakun 9-Sektori Industrial Tiranë 10-Hekuran M Ujko 11-E ka çdo automjet 13-Copë për çarçafë 14-Vend me baltë dhe lluc 16-Një kryeqytet i vjetër europian 17-Është lidhëse nëqoftëse 18-Kodheli e politikës 20-...De Kuelar, ish Sekretar i OKB-së 21-Ecja e gjatë e një batalioni ushtarak për të kryer një detyrë luftarake 22-Gjykatës turk 23-Letër në format të madh 24-Një shtet aziatik me kryeqytet Vientiano 25-Pagesë mbi vlerën e faturës 26-Fukara 27-Një perime vjeshte 29-Një shpend grabitqar që rron shumë 30-Lloj peshku i ujërave të ëmbla, i madh në trup me katër fije të gjata si mustaqe 31-Sheshi i luftimit të gladia-torëve 33-Fshat i Kavajës 34-Një zonjë gjermane 35-Qazimi e këngës 36-Banka Ndërkombëtare 37-Element Radioaktiv

1-Një lloj sporti 4-Një ndër shfaqet e para të baletit shqiptar 7-Janë objekte fetare, shumës 12-Flloko i skenës , pa fillim 13-Një qytet i madh gjerman. 14-Laveri, mjeshtri i klarinetës 15-Peshk i ujërave të kripura , ng-jyrë hiri të errët 17-Janë konstruksione prej betoni për ndërtim 18-Manaj, futbollist shqiptar që luan në Spanjë 19-Një ngjyrë 20-Një lloj gjarpëri aziatik, i madh e pa helm 21-Një tip avioni ushtarak rus 22-Thikë në të dy anët e mprehur 23-Njëlloj si kaprriçot 24-Kafshë nga Peruja me lesh të mirë 25-Qytet në Francë ku zhvillohet festivali i filmit 26-Ish futbollist i Dina-mos Sejdini. 27-‘Qeveria e fshatit’ 28-Krasta gazetar 29-Lajm 30-Lloj gare vrapimi në natyrë 32-Notë muzikore 33-Personzh tek telenovela “Klon” 34-Është dru pylli që ka lëndën të bardhë dhe të fortë.Është edhe fshat në Korçë 36-Njesi e vogël shitjeje të rrobave të gatshme 37-Ramazoti i këngës italiane 38-Tani në dialekt 39-Njeri që vepron në fshehtësi 40-Një lloj pesh-ku i madh i ujërave të ëmbla 41-Është kryeqyteti i Jordanisë

Dua Lipa është shprehur se albumi i saj i ri do të vijë së shpejti. Ylli i popit tregoi se ndihej e nervozuar për albumin e ri në tapetin e kuq të Nordoff Robins' Silver Clef Awards, ku fitoi çmimin ‘best female’. Edhe pse u shpreh se ishte mjaft e lumtur sërish ajo tregoi se nervozimi ishte gjithmonë. “Jam shumë e lumtur, dhe jam shumë nervoze” tha Dua Lipa për BBC. Këngëtarja ka regjistruar këngë me Pharrell Williams, Nile Rodgers, Diplo dhe Tove Lo. Ajo u shpreh gjatë intervistës se, që nga publikimi i albumit të saj debutues në 2017, ka një ide më të qartë se çfarë mesazhi dëshiron të përcjellë me

anë të muzikës së saj. “Tani kam një ide shumë të qartë për atë që po bëj dhe çfarë dua të them. Gjërat për të cilat nuk kam frikë” tha më tej në fjalën e Dua Lipa. Por këngëtarja vijoi më tej fasnat e saj duhet të jenë në një hapësirë të sigurt për ta dëgjuar atë teksa ajo këndon në skenë. “Me muzikën, dua të sigurohem që fansat të jenë një hapësirë të sigurt, ku mund të vijnë për të dëgjuar muzikë. Kjo është me të vërtetë e rëndësishme për mua” tha mes të tjera këngëtarja që tashmë ka marrë famë në botë. Dua Lipa nuk zbuloi se kur do të publikojë albumin, megjithëse pritet të dalë në fund të vitit.

Vlerësimet Babai i Mirit shkon tek profesorët

e djalit në fundin e semestrit shkollor. Në fillim takon profesorin e matema-tikës i cili i thotë: -Shikoni këtë provim që kemi zhvilluar ditët e fundit. 2+2, nuk bëjnë 5.

I zhgënjyer babai shkon tek profesori i gjuhës. Edhe ai i tregon gabimet ortografike. Më në fund drejtohet tek profesori i vizatimit. Edhe këtu sërish ankesa: -Dje, Miri ka vizatuar tek muri i korridorit të shkollës një burim, ku të gjithë shokët e tij u drejtuan me vrap për të pirë ujë, duke parë që dukej si i vërtetë.

Babai heq nga vetja mërzitjen dhe i drejtohet profesorit duke i thënë: -Më në fund e kuptova se cila është lënda që pëlqen më shumë djali im. Një piktor i vërtetë në familjen tonë.

Kur nuk dëgjonPasi mbaron vizitën, një plakë që

nuk dëgjonte, pyet mjekun: -Sa kushton?-Pesëmbëdhjetë, përgjigjet mjeku.- Më falni, sa thatë? Njëzet?- Tridhjetë hallë nëse i ke!- ngriti

zërin mjeku.

6 3 7 9 5 2

5 9 7

1 9 7 8 5 2 3 4

7 8 2 9 3

6 8

5

8 1

4 3 6

5 3

8 9 2

4 2 5

2 9 1 7

9 8

6 3 2 8 9 4

7 4 3 8 6

2 9 4 6 7 3

2 8 9

1

9 4 5 7

3 4 1 6

7 1

4 2 8 3

6 5 4 9

1

1 7 2

Princ Harry dhe Meghan Markle,

kritikohen për privatësinëDuka dhe dukesha Sussex janë

bërë prindër disa muaj më parë, por tashmë po akuzohen se janë tepër privatë. Kritikat për vendimin e Princ Harry-t dhe Meghan Markle për të mbajtur Archie larg vëmendjes kanë qenë në rritje për muaj. Dhe lajmet e fundit ku u zbulua se çifti ka për-dorur 2.4 milionë paund nga taksat e britanikëve për rinovimin e shtëpisë dhe se planifikojnë të mbajnë privat pagëzimin e foshnjes kanë nxitur akoma më shumë kritikat. Vlen të përmendet se pagëzimet mbretërore kanë qenë tradicionalisht private. Sidoqoftë, në vitet e fundit kamerat u lejuan të kapin ardhjen e familjarëve dhe mysafirëve në ceremoninë e pagëzimit. Kjo ndodhi edhe me tre fëmijët e princ William dhe Kate, George, Charlotte dhe Louis. Të shtunën, Harry dhe Meghan organi-zuan një ceremoni krejtësisht private për Archie të udhëhequr nga Kryepe-shkopi i Canterbury në Eindsor Cas-tle. Dhe ndërsa mediat u përjashtuan nga ceremonia, fotografitë e marra nga fotografi i tyre personal, Chris Allerton, do të dalin pas pagëzimit.

Page 23:  · 2020. 1. 7. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Diel 7 Korrik 2019. Ç m i mi 2 0 l e k ë. Njoftim.Gazeta

GAZETA SOT E Diel 7 Korrik 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Edhe pse mund të keni disa mosmarrëveshje të vogla në çift duhet ta dini se këto janë normale dhe duhet thjesht durim.

23 shattor - 22 tetor

Lumturia në çift do ju bëjë që të jeni të qeshur gjatë gjithë ditës së sotme. Sensualiteti, butësia dhe bashkëpunimi do të mbizotërojnë në jetën tuaj.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Sot do jetë një ditë shumë e qetë dhe e bukur për çiftet. Do të qëndrojnë pranë njëri- tjetrit dhe do të flasin për jetën e tyre deri tani.

Sot çiftet do kenë disa de-bate për një temë delikate. Më mirë vazhdoni debatoni sesa t’i shmangeni bisedës. Sqarojeni çdo gjë njëherë e mirë.

Do keni sfida për të kaluar në dashuri ata që janë çifte. Disa gabime që do bëni sot do t’ju kthehen në mësim. Dita do përfundojë mirë në mbrëmje.

Dashi Demi

Lumturia dhe qetësia e familjes suaj do jetë prioriteti i kësaj dite. Nëse e bëni të mun-dur këtë do ndjeheni mjaft mirë me veten.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Situata në lidhjen tuaj nuk do jetë e mirë. Do keni mosmarrëveshje dhe do deba-toni për diçka. Kujdes, duhet të bëni kompromis.

Jeni optimistë se gjithçka do shkojë mirë në lidhjen tuaj dashurore. Do jeni plot energji dhe do përgatisni edhe ndonjë surprizë për njeriun e zemrës.

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Pozicioni që do të mbani sot për një çështje të caktuar mund të ndezë konflikte. Më mirë qën-droni larg njëri-tjetrit për të mos e acaruar më shumë situatën.

Apple paguan 680 mln dollarë për Samsung

Mos prisni fundin e ditës për t’u takuar me të dashurin e zemrës tuaj. Sapo të keni një mundësi flisni me të dhe i thoni të vijë tek ju.

Horizontal

Jeta në çift mund t’ju rezervojë disa surpriza shumë të këndshme. Do kaloni një ditë të mirë. Disa familjarë mund t’ju shkojnë kundra për diçka.

Gjithçka që doni do ju realizohet. Kur i vini një qëllim vetes doni të arrini gjithmonë atë që doni. Çiftet mund të kenë edhe ndonjë problem të vogël.

Kompanitë po përgatiten të japin shi-frat e hollësishme të profiteve më vonë këtë muaj dhe Samsung pritet të ketë rënie për tremujorin e tretë radhazi, kryesisht për shkak të luftës tregtare të SHBA-Kinës dhe kufizimeve të eksportit japonez. Megjithatë, divizioni i ekranit të Samsung do të vendosë disa numra atraktivë, por nuk është për shkak të shitjes së pan-eleve. Përkundrazi, Apple është detyruar të paguaj gjobë ndaj Samsung për mos arritjen e kuotës së tyre të rënë dakord, për shkak të ngadalësimit të shitjeve të iPhone. Analistët vlerësojnë se Apple ka rimbursuar Samsungun rreth 800 miliardë won, ose rreth 680 milionë dollarë, për shkak të mungesës së arritjes së shitjeve të dakorduara.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Vertikal

Fjalëkryq i shifruar

1-Tip kompjuteri 6-Bujk 7-Vajza më e bukur 8-Adelina e shkrimeve në inc. 9-Ali-kaj e skënës në inc. 10-Shkrimtari amerikan Tomas... 11-Jashtë për italianët12-Lloj uji që tregtohet 16-I vogli i gomaricës 17-Koha e ekzistencës 18-Gjini letrare në prozë 19-Agjensia e lajmeve greke 20Njëlloj si shkak 22-Posedon 23-Eqerem... , alban-olog dhe akademik 24-Meksi e plolitikës në inc.25-Filimi italian “... në Iskia” me Domeniko Modunjen 26-Lojë në fushën e shahut 27-Kohë me re të dendura gati për shi 29-Iliri regjizor 30-Ai banon në manastir 31-Solo me kalrinetë 32-Shkencëtari anglez Njuton 33-Pandeli..., patriot i rilindjes, hapi shkollën e parë shqipe në Korçë 35-Kular që i vihet qeve në qafë kur janë në qerre 36-Ëmbëlsirë me fruta 37-I thuhet ndrys-he kalit të shalës 38-Lopatat e lundërtarit 39-Hyrja në Itali 40-Gaz pa erë që prodhojnë tokat kënetore 41-Ish futbollisti gjerman ...Myler 42-Është Kryetar i një manastri të murgjëve kotolikë 43-Politikani Zela...

1-Janë dythundërakë nga Peruja me lesh të mirë 2-Një pjësë nga një opera 3-Shprehje që përdorimi kur luajmë poker 4-Tirana në targa 5-Miralem... futbollist boshnjak luan me Juven 8-Tërësia e mjeteve detare të një shteti, pa të fundit 10-Mal në Korçë 11-Kala-maj 12-Qytet në Kosovë 13-Lumë në Rusinë Lindore rrjedh nga malet Verkojansk dhe derdhet në Detin e Veriut 14-Italia në tabelë 15-Përemër vetor 16-Njëlloj si pergjumëm 18-Mali i ... plazh afër shkëmbit të Kavajës 20-Model i një vepre në shkallë të zvogëlu-ar 21-Poeti dëshmor ...Metaj 23-Tas i thëllë për çorbë 24-Është lidhëse, pra, domethënë 25-Letër në format të madh 26-Njeri i mf-sheht që nuk para mbush 28-Ndryshimet që pëson emri para gjatë lakimit 29-Është brinjë në skuadër 31-Kalli misri pa kokrra 32...Blasi, gruaja e Françesko Totit 33-Lumi që kalon përmes Fierit 34-Një ekip futbol-li italian 36-Goli në Olimpikun e Romës 38-Baker ose... 39-Një pije freskuese 40-Bën lopa 41-Ushtria Libaneze...

Indiani shpallet i vdekur, zgjohet në funeral

Një i ri indian, i shpallur i vdekur nga mjekët, u zgjua pak para se të varrosej gjatë funeralit. Mohammad Furqan u deklarua i vdekur por ai u ngrit papritur në funeralin e tij në qytetin indian të Lucknoë. 20-vjeçari u dërgua menjëherë në spital. Furqan ishte pa ndjenja që më 21 qershor kur pësoi aksident. Mjekët e deklaruan të vdekur të hënën, pasi një nga familjarët i tha se nuk kishin lekë për të paguar mjekimin e tij. Familja e të riut tha për Hindustan Times se u traumatizuan pasi e panë duke lëvizur gjatë funeralit. “Të shkatërru-ar, po përgatiteshim për varrim kur disa prej nesh panë gjymtyrët e tij duke lëvizur. Menjëherë e dërguam Furqan në spitalin Ram Manohar Lohia ku mjekët thanë se ishte gjallë”, tha vëllai i tij.

Page 24:  · 2020. 1. 7. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Diel 7 Korrik 2019. Ç m i mi 2 0 l e k ë. Njoftim.Gazeta

GAZETA SOT24 E Diel 7 Korrik 2019

2,3,5,9,10,13,14,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

Drejtori i Deleguar i Interit, ka folur dje pa doreza në një interv-istë për “Sky Sport”,

ku iu përgjigj disa pyetjeve. Vëmendja e gazetarëve ishte çështja Ikardi si dhe ajo e mes-fushorit Nainggolan. Që kur Ma-rotta arriti tek Inter, ka pasur dy situata që janë përfolur shumë. E para është masa disiplinore ndaj Nainggolan dhe çështja Icardi. Në një ekip duhet të ketë rregulla dhe detyra që duhen respektuar gjithmonë. “Nuk është një metodë Marotta, është një metodë që duhet përdorur në të gjitha komunitetet: kjo do të thotë të kesh rregulla të sakta, të drejta, por mbi të gjitha detyra dhe këto detyra gjithnjë duhet të respektohen"m tha Morratta. Gjithashtu ai është shprehur se Ikardi dhe mesfushori belg nuk janë më në planet e klubit zikaltër dhe po shihen mundësitë më të mira për transferimin e

tyre. “Në një projekt, ne duhet të gjejmë profilet e duhura. Kjo është rruga që ne po marrim: kemi qenë në gjendje të flasim shumë drejtpërsëdrejti me ata të përfshirë drejtpërsëdrejti, duke respektuar atë që kontrata dhe vlerat profesionale janë,

Mauro Ikardi dhe Nainggolan jashtë planeve të klubit, Giuseppe Marotta: Po krijohet Interi i ri

por ne kemi shpjeguar se cili është pozicioni i kompanisë, mendoj se ky është elementi më i rëndësishëm. Të dy e dinë këtë situatë dhe nuk do të thotë se aftësitë e tyre zvogëlohen, janë lojtarë të shkëlqyeshëm dhe me talent të shkëlqyeshëm. Vetëm

Ikardi dhe mesfushori belg nuk janë më në planet e klubit zikaltër dhe po shihen mundësitë më të mira për transferimin e tyre

talenti mund të fitojë ndeshje, por është ekipi që fiton kampionatin. Rrjedhimisht, ata nuk janë pjesë e projektit tonë, e them këtë me transparencën dhe respektin që është për shkak të tyre”, ka shtuar drejtuesi interist. Në fund pyetjes së gazetarit të Sky se sa mundësi ka që mardhnit të rregullohen dhe Ikardi të kthehet në urdhrat e Contes, Moratta iu përgjigj se sulmuesi argjentinas tashmë është në merkato. “Një gjë duhet të thuhet: Icardi është në merkato, është një gjë për të respektuar aspektet kontraktu-ale, një marrëveshje kolektive që kërkon akoma që lojtari të marrë pjesë në stërvitje. Më pas ka edhe të drejta të drejta të tilla si ato e trajnerit për të zgjedhur formacioni në fushë”, e mbylli ai deklaratën për mediat. Ndërsa përsa i përket mesfushorit belg, trajneri i ri i Interit, Antonio Con-te, nuk e do në skuadër mesfush-orin Radja Nainggolan. Ai nuk e

25 Korrik - 3 Gusht

• Shumë supriza na presin këtë verë në

kampin tonë veror

•Kampi veror ndodhet në Greqi, pranë qytetit të

Selanikut buzë detit, në qarkun e Scrresit.

•Ju mirëpresim të argëtohemi së bashku në këtë

eksperiencë të bukur dhe edukative.

Për çdo informacion shtesë na kontaktoni në: 0686033098 email:[email protected]

Siguria - Staf mjekësor

Ushqimi (Menu Javore)

Programi Ditor

Aktivitet

Datat

Udhëtimi me autobuz (vajtja-ardhje). Nisja nga Tirana

Q.T.Basket organizon: Q.T.BASKET

Basketboll Gara atletikeTibeton BridgeFutboll në rërëVolejboll në rërëNotPing Pong

• Kampi zhvillon aktivitetin që prej vitit 2006. Qëllimi i këtij kampi është argëtimi i fëmijëve nëpërmjet

shumëllojshmërisë së aktiviteteve duke aplikuar në mënyrë strikte rregullat e higjenës.

•Stafi është i përbërë nga persona në eksperiencë shumë vjeçare në këtë fushë.

• Aktivitete sportive

• Në programin ditor të kampit përfshihen aktivitete sportive në të cilin fëmijët zhvillojnë kampionate midis

grupeve, nën mbikëqyrjen e stafit.

AerobiPoint BollMuzik & VallëzimKinemaPikturë, skulpturëLojra të ndryshme në grup

Shtesë: Të gjithë fëmijët duhet të pajisjen me pashaportë dhe prokurë të posaçme të firmosur nga prindërit, si dhe siguracioni udhëtimi

sheh të përshtatshëm për skemat e tij dhe zikaltrit duan ta largo-jnë. Interesimi nga Kina ishte prezent me shifra që joshnin klubin italian dhe "vishnin me ar" vetë lojtarin belg. "Ninxha" e ka refuzuar një mundësi të tillë, pasi nuk dëshiron të largohet shpejt nga skena europiane dhe nuk dëshiron të ndryshojë sërish destinacion. Interi do të mun-dohet t'i gjejë një skuadër tjetër për ta blerë, ose për ta huazuar, pasi duan të heqin dorë dhe nga rroga e majme që mesfushori belg merr. Ndërsa Piero Asilio në një intervistë për Sportëeek ka thënë se përforcimi më i mirë në këtë merakato verore është trajneri Antonio Conte, i cili po nërton një ekip që mund të jetë konkurrues në Itali dhe në Europë. Për “Sportëeek”, drejtori menaxhues i klubit zikaltër, në radhë të parë foli për trajnerin e ri, që konsiderohet një përforcim i rangut të lartë: "Interi i madh është duke lindur. Ekipi është zakonisht pasqyra e klubit. Në këtë moment, Interi është një klub i madh, me pronësi të fu-

qishme financiare, me drejtues largpamës dhe me Antonio Conte në stol, trajner i nivelit të lartë”, ka thënë ai. Por drejtuesit zikaltër përveç largimeve syno-jnë të sjellin dhe lojtarë me eks-periencë në ekip, një dër të cilët është Dani Alvesh. Braziliani deklaroi në fund të sezonit se do të largohet nga PSG, dhe tashmë është një lojtar i lirë. Sipas me-diave braziliane, mbrojtësi ka marrë një ofertë nga Interi, për të cilën nuk ka kthyer akoma përg-jigje. Kohëzgjatja e kontratës dhe paga e kënaq brazilianin, i cili megjithatë, ëndërron të kthehet tek Bacelona. Katalanasit janë të gatshëm që t’i ofrojnë atij një kontratë një vjeçare, diçka që do t’i pëlqente edhe vetë futbollistit. Gjithsesi tek Interi shpresojnë se 36-vjeçari do të pranojë ofertën e tyre, duke qenë se është edhe një dëshirë e trajnerit Konte. Dani Alvesh nuk nxitohet për të bërë zgjedhjen e tij, për shkak se ka kohë deri në 20 korrik, kohë kur përfundon pushimet e tij dhe do të vendosë ku do të vazhdojë të ardhmen.