25 vjet forca pËr operacione speciale · marfi dhe stenli braun, ministrja shek-erinska pranoi...

60
25 VJET FORCA PËR OPERACIONE SPECIALE Solemnisht shënohet Dita e Regjimentit për Operacione Speciale

Upload: others

Post on 29-Jan-2021

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • 25 VJET FORCA PËR OPERACIONE SPECIALE

    Solemnisht shënohet Dita e Regjimentit për Operacione Speciale

  • Republika e Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ja i rifilluan konsultimet bilateral në fushën e mbrojtjes. Në drejtim të thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe me qëllim të fuqizimit të aleancës, më 12 mars zëvendës ndihmësi i sekretarit të mbrojtjes së SHBA-së, Llora Kuper me një ekip ekspertësh nga Pentagoni zhvilloi konsultime eksperte me ekipe ekspertësh nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata. Në fillim të mbledhjes, ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska përshendeti zëvendës ndihmësen e sekretarit të mbrojtjes së SHBA-së, Llora Kuper dhe ekipin nga Pentagoni duke potencuar se mbedhjet e shpeshta, si dhe vizita e realizuar e punës në SHBA, në mesin e të cilave edhe takimi me Patrik Shahanin, që e mban postin e sekretarit të mbrojtjes të SHBA-së,

    dëshmojnë se dy vendet nga partner kalojnë në aleatë.„Jemi të kënaqur nga përparimi i reformave në fushën e mbrojtjes, ndërsa rruga e suksesshme drejt NATO-s na mundësoi të takohemi me ekipin tuaj si vend protokolli i të cilit tashmë është nënshkruar dhe është ratifikuar për bashkangjitjen e vendit tonë në Aleancë dhe jo vetëm nga vendi juaj, por edhe nga disa vende fqinje. Ne vazhdojmë me reforma në fushën e mbrojtjes, në zbatimin e të cilave kemi edhe mbështetjen e fuqishme nga ana e SHBA-së” – theksoi ministrja.Njëri ndër prioritetet e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me SHBA-në për sivjet është asistenca dhe mbështetja e implementimit të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes.Zëvendës ndihmësja e sekretarit amerikan të mbrojtjes, Llora Kuper mes tjerash tha se përparimi

    Konsultime në fushën e mbrojtjes

  • 3

    Info Vazhdon partneriteti strategjik me SHBA-në

    Info„Perspektivat e anëtarsimit të Maqedonisë së Veriut në NATO“

    Nato-armatatForcat e armatosura të Sllovakisë

    NATOKonceptet strategjike të NATO-s

    Në vijën e parëRusia dhe vendet baltike – fuqia e „fortë“ dhe e „butë“ si komponenta të diplomacisë energjetike

    EdukimKonferenca qëndrore planifikuese për stërvitjes „Joint Reaction 19“ EdukimRelevanca e Sun Cu sot

    24 orëBetim solemn i gjeneratës së 37. të ushtarëve për shërbim vullnetar në Armatë

    24 orëPesëgarëshi ushtarak

    Armatim„Hawk 200“

    TakimeTakim me gjeneral-majorin në pension Zoran Dimov

    GlobalNdalesë për armët bërthamore

    Përgjatë historisëQitje me kundërmarsh – shpikja ushtarake revolucionare e shekullit XVI

    7

    10

    5

    14

    18

    2428

    12

    21

    32

    45

    në 16 muajt e fundit është më se i dukshëm edhe pse ne momentin e parë plani për reforma në fushën e mbrojtjes dhe anëtarsimi në NATO dukeshin tejet ambicioze. “Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes dhe reformat në fushën e mbrojtjes tashmë janë në fazë të implementimit, ambicia për anëtarsim në NATO u realizua, ndërsa protokolli i bashkangjitjes tashmë ratifikohet në vendet anëtare” – potencoi Kuper. Ajo paralajmëroi edhe nënshkrimin e një marrëveshjeje të re të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes në mes të SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.Dy delegacionet shkëmbyen informacione rreth gjendjes së sigurisë në rajon, rreth planeve vijuese për fuqizimin e të gjitha elementeve të bashkëpunimit bilateral në fushën e planifikimit të mbrojtjes, për transformimin e Ministrisë dhe Armatës, për planet rreth modernizimit dhe pajisjes së Armatës, si dhe për mundësitë e mbështetjes nga ana e SHBA-së për trajnime të reja, stërvitje të përbashkëta dhe pjesëmarrje të pjesëtarëve të Armatës në operacionet e NATO-s.

    34

    Konsultime në fushën e mbrojtjes

    42

    MBUROJA viti XI numri 114 prill 2019

    përmbajt ja

  • 4

    Përmes shkrimeve në “Mburoja” synojmë që në mënyrë sa më objektive të informojmë rreth shumë ngjarjeve të cilat ndodhin në gazermat, në stërvitjet, të informojmë për ngjarjet aktuale në vendin tonë që kanë të bëjnë me fushën e mbrojtjes, të shkruajmë për bashkëpunimin bilateral, për takimet dhe aktivitetet e personelit udhëheqës në krye me ministren e mbrojtjes dhe shefin e SHP-së të Armatës, sidomos lidhur me ngjarjet e fundit dhe aktivitetet në kuadër të anëtarsimit vijues në NATO dhe në BE. I informojmë lexuesit për armët më bashkëkohore, publikojmë analiza dhe shkrime për tema të caktuara, etj. Gjejmë hapësirë edhe për të biseduar me personalitete të ndryshme, por kemi hapësirë edhe për tema të lehta dhe zbavitëse, promovime librash, filma me përmbajtje luftarake… Këtë hyrje ua kushtoj bashkëpunëtorëve të cilët me shkrimet e tyre nuk harrojnë të na informojnë dhe të na rikujtojnë në dimenzionin human të thirrjes ushtarake. Kemi pasur shkrime për angazhimin e Armatës në rastet e vërshimeve të cilat e goditën vendin tonë para disa viteve, atëherë kur pjesëtarët e Armatës ishin në mesin e të parëve të cilët me pajisje dhe personel dolën në terren dhe u ballafaquan me pasojat e ujërave të ardhura. Me ditë dhe me javë pas fatkeqësisë ata i ndihmuan popullatës në ballafaqimin me pasojat nga fatkqësia. Shkruam gjithashtu edhe për aksionet për fikjen e zjarreve të mëdhenj pyjor në të cilat morrën pjesë pjesëtarrët e Armatës, si dhe për mbështetjen për policinë në ballafaqimin me krizën e refugjatëve. Shkruam edhe për angazhimin e pjesëtarëve të Brigadës Ajrore, të cilët me fluturaket e tyre ua ofronin banorëve produktet bazike të nevojshme në

    fshatrat e zonave malore që gjatë dimrit u kapluan nga dëbora e madhe. Në këtë numër, në tekstin për aktin solemn e betimit ushtarak u tha se bartja e uniformës së Armatës është krenari dhe privilegj, por gjithashtu edhe përgjegjsi, humanitet dhe sakrificë, duke na rikujtuar edhe në fatkeqësinë dhe tragjedinë e madhe me autobus në fshatin Llaskarcë, kur katër pjesëtarë të Armatës me vetë iniciativë, duke i zbatuar shkathtësitë dhe njohuritë e fituara, me guxim dhe angazhim personal dhanë ndihmën e tyre duke i tërhequr të lënduarit me kohë nga autobusi. Shënimi i Ditës së njësisë nënkupton edhe shumë aksione humanitare për të cilat informuam, si dhe për shumë aksione për dhënien e gjakut dhe donacione në ushqim, veshmbathje dhe ndihmë me produkte të nevojshme esenciale për familjet me ndihmë sociale.Bashkëpuntorja jonë nga Kumanova në këtë numër na informon rreth aksionit humanitar të pjesëtarëve të Batalionit të 1. të Mekanizuar Këmbësorik dhe të pjesëtarëve të Komandës së Bashkuar Operative të cilët grumbulluan dhe donuan pako me produkte ushqimore dhe me produkte tjera për një familje të varfër. Në këtë numër, ajo gjithashtu informon edhe për aksionin fisnik për pyllëzimin e pyjeve mbi Kumanovë, ku krah për krah me qytetarët në pyllëzim ndihmuan edhe pjesëtarët e Armatës.Pjesëtarët e Armatës me aktivitetet e tyre, me rezultatet e arritura dhe me veprat e tyre dëshmojnë se janë profesionistë të vërtetë, të trajnuar dhe të përgatitur mirë ushtarakisht të ballafaqohen me sfidat e sigurisë në tërë botën, por me veprat e tyre ata dëshmojnë se kanë vlera të larta morale, se e duan popullin e tyre dhe se para se gjithash janë human.

    Dr. Zhanet Ristoska

    Së pari, humaniteti

    Фото: Raul654

    BotuesМinistria e Mbrojtjes

    së Republikës së Maqedonisë së Veriut

    Kryetar i KëshillitRadmilla Shekerinska

    Kryeredaktore përgjegjëseDr. Zhanet Ristoska

    Redaksia:Umit Redzepi

    (redaktor i artit grafik dhe teknikës), Kristina Ilievska

    (gazetare dhe fotografe), Asim Zaimi

    (Redaktor gjuhësor)Bujar Zylfiqari

    (përkthimi në gjuhën shqipe)

    Shtyp: „FENIKS PRINT“SHPKEL Koçani

    „Оrce Nikollov“ 116 1000 Shkup

    Теlefon: 02 3128 276www.mod.gov.mk

    Qënrdimet e plasuara nga ana e bashkëpunëtorve të jashtëm nuk përfaqsojnë politikën zyrtare dhe qëndrimet e

    Ministrisë së Mbrojtjes

    MBUROJA Është revistë e Ministrisë së Mbrojtjes sëRepublikës së Maqedonisë së Veriut

    Botohet një herë në muaj

  • 5

    Info

    Мinistrja e mbrojtjes së Re-publikës së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska nga data 5 deri më 9 mars qëndroi për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku zhvilloi takime me përfaqësues të lartë të Pen-tagonit, Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit të Shtetit, me senatorë, kongresmenë dhe me diplomat të NATO-s. Në fokus të vizitës së punës ishte sigurimi i mbështetjes për ratifikim më të shpejtë të Protokollit për anëtarsim në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut.Më 7 mars ministrja e mbrojtjes zhvilloi takim bilateral me sekretarin amerikan të mbrojtjes, Patrik Shanhan, i cili shprehu përgëzime të sinqerta për zgjidhjen e suksesshme të kontestit të emrit me Greqinë, duke theksuar se kjo paraqet

    model për zgjidhjen e kontesteve në mes dy vendeve, konteste këto të cilat për një kohë të gjatë kanë qenë të pazgjidhura. Në këtë takim edhe një herë u vërtetua partneriteti strategjik i SHBA-së me Republikën e Maqedonisë

    së Veriut, ndërsa ministrja Shekerinska dhe sekretari Shanahan u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe avancimin e tij në nivel të mirfilltë të aleatëve të Aleancës.Në Uashington ministrja zhvilloi takime

    edhe me: senatoren Xhin Sha-hin, senatorin Ron Xhonson, drejtorin e Agjensionit të In-telegjencës Ajrore (DIA), gjen-eral-kolonelin Robert Ashli, me

    drejtorin për çështje evropi-ane Uiliam Berkli, si dhe me këshilltaren e nënkryetarit të SHBA-së, Majk Pens, Laura Gabriel Kovan. Përfaqë-suesit e lartë të Shtëpisë së Bardhë e përsëritën mbështetjen e fuqishme të SHBA-së për anëtarsimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe uruan përzemër-sisht “lidershipin e fuqishëm dhe inspirativ – shembullin e guximshëm, sakrificën dhe përqëndrimin drejt së ardhmes” të Qeverisë, e cila përmes proceseve reform-

    Vazhdon partneriteti strategjik me SHBA-në

    Morëm mesazhe për mbështetje të fuqishme dhe urime për lidershipin, partneriteti me SHBA-në

    vazhdon

  • 6

    uese dhe vullnetit të fuqishëm politik, siguron argumente me të cilat tërheq mbështetjen edhe te skeptikët më të mëdhenj. Gjatë takimeve me përfaqësuesit e lartë të Departamentit të Shtetit, Majkëll Marfi dhe Stenli Braun, ministrja Shek-erinska pranoi urimet nga ana e tyre për Marrëveshjen e Prespës, që e prezan-ton vendin tonë “si tregim i suksesshëm në Ballkan dhe në tërë Evropën”. Ata i vlerësuan lartë reformat në fushën e mbrojtjes dhe të njejtat i quajtën argumente të fuqishme për përpjekjet për ratifikim më të shpejtë të Protokollit. Ndihmës sekretari në Departamentin e Shtetit, Majkëll Marfi, potencoi se paralajmërimi për arritjen e 2 % të BPV nga buxheti i mbrojtjes për modernizim dhe masa reformuese të cilat në SHBA kanë mbështetje edhe nga republikanët edhe nga demokratët.Gjatë takimeve në Pentagon dhe në Departamentin e Shtetit u dha porosia se përgatitjet për ratifikimin e Protokollit vijojnë. Në Senat ka shpresa se procesi në SHBA do të fillojë në vjeshtë, me qëllim që ratifikimi të kompletohet para Samitit të Londrës. Ministrja gjatë vizitës së saj me fjalë hyrëse iu drejtua konferencës së NATO-s për ndërtimin e integritetit me temë: “Ndërtimi i aftësive dhe institucioneve të përgjegjshme për fuqizimin e partne-

    ritetit tonë”, ajo mes tjerash mori pjesë edhe në debatin e organizuar nga ting-tenku ndikues “German Marshall Fund” me temë: “NATO dhe më gjerë”, në të cilën i sqaroi përpjekjet për ratifikim sa më të shpejtë të Protokollit, ndërsa në universitetitn prestigjoz kombëtar të mbrojtjes ministrja mbajti ligjeratë me temë: “Republika e Maqedonisë së Veriut në NATO – avancimi i sigurisë në Ballkan”, ku foli për hapërimin e vendit në proceset integruese, për kontributin drejt stabilitetit rajonal dhe efektit eko-nomik nga anëtarsimi në NATO, duke theksuar se përparimi është rezultat i lidershipit të fuqishëm të Qeverisë e cila ia doli t’i mbyll çështjet e hapura me fqinjët dhe të bëjë reforma.Мinistrja para studentëve të pranishëm, para bashkësisë akademike dhe para përfaqësuesve të ting-tenk organizat-ave, iu përgjigj pyetjeve lidhur me sta-bilitetin rajonal dhe rolin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si eksportuese e stabilitetit dhe si lidere e ndryshimeve pozitive në rajon. Me ftesë të shefit të byrosë të Gardës Kombëtare të SHBA-së, gjeneralit Xhozef. L. Lengejl, e në shoqërinë e shefit të SHP të ARM-së, gjenral-majorit Vasko Gjurçinovskit, ministrja mori pjesë në pritjen me rastin e partneritetit strategjik të armatës sonë me Gardën Kombëtare të Vermontit.

    Në pritjen në të cilën morën pjesë mysafirë të shquar nga Garda Kom-bëtare e Vermontit, Pentagonit dhe Ko-legjit Kombëtar të Sigurisë, u riafirmua mbështetja e fuqishme për anëtarsimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, si dhe mbështetje për ratifikim sa më të shpejtë të protokollit për anëtarsim. Mesazhin për mbështetje për ratifikim të shpejtë të protokollit ministrja e për-cjelli edhe në: takimin me Heder Konlin si dhe me ekspertë dhe profesorë amerikan me ndikim pranë Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkom-bëtare (CSIS), në takimin në Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), në ta-kimin me kryetarin e këtij instituti Daniel Tuining dhe në takimin me kreytarin e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Derek Miçell.Ministrja vizitën e saj në SHBA e për-fundoi me takimet me kongresmenët Majk Tarner dhe Adam Smith, takime këto në të cilat u përsëritën mesazhet për mbështetjen e anëtarsimit të Maqe-donisë së Veriut në NATO, si dhe uratat për vendosmërinë në zgjidhjen e kon-testit i cili qëndroi në rrugën tonë drejt Aleancës. Edhe njëherë u dëshmua bashkëpunimi i shkëlqyer bilateral në mes dy vendeve, i cili me pozitën e re të Maqedonisë së Veriut në NATO, do të jetë edhe më intenziv.

    Pande Dimoska

  • 7

    Kohëve të fundit, periudhë kjo e cila është njëra ndër periudhat më të rëndësishme për vendin tonë, për faktin se jemi vetëm një hap larg realizimit të qëllimeve strategjike, anëtarsimit në NATO dhe fillimit të bised-imeve me BE-në, pikërisht nga salla e konferencave e Fakultetit të Sigurisë fil-luan tribunat e para publike dhe debatet në këtë temë. Në këtë drejtim, si më të rëndësishme do të përmendim debatin profesional shkencor me temë: “Per-spektivat e anëtarsimit të Maqedonisë së Veriut në NATO”, në të cilën morri pjesë ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, si dhe Stevo Pendarovski, koordinatori kombëtar i RMV-së për anëtarsim në NATO, mes të pranishmive dhe pjesëmarrësve ishin edhe Viktor Gaber, kryetar i Klubit të Diplomatëve, Daniela Barishiq, ambasadore e R. së Kroacisë, Milan Jazbec, ambasador i R. së Sllovenisë në RMV, Zoran Jankoviq, shefi i zyrës ndërlidhëse të NATO-s në RMV, profesori Rade Rajkovçevski nga Fakulteti i Sigurisë, si dhe diplomatët Ognen Maleski dhe Sashko Todorovski nga Klubi i Diplomatëve. Dekani i Fakultetit të Sigurisë, Nikolla Dujovski në fjalën e tij deri te pjesëmar-rësit dhe mysafirët në debat, e theksoi nevojën për debate publike për çdo çështje lidhur me zhvillimin dhe përpari-min e një vendi demokratik. Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska si hyrëse e parë në temë u ndal në disa

    ngjarje të rëndësishëme të cilat ndod-hën kohëve të fundit, para se gjithash në pjesëmarrjen e mbedhjes zyrtare të NATO-s në Bruksel, si dhe në konfer-encën e sigurisë në Mynih, në të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut ishte në fokusin e bisedimeve. Ajo theksoi se “Anëtarsimi në NATO nuk është vetëm qëllim strategjik. Në të ne shohim një shansë të përmirësojmë shtetin dhe të përmirësojmë funksionimin e institu-cioneve të sistemit. Të qenit ministre e

    parë e qeverisë sonë e cila merr pjesë në mbledhjet e Këshillit Veriatlantik ishte nder dhe privilegj, ishte edhe mo-ment triumfi për vendin tonë. Triumf në pikëpamjen e qytetarëve tanë, triumf i shtetit tonë, triumf sa i përket real-izimit të qëllimeve strategjike”. Ministrja shprehu kënaqsinë që vendet e rajonit janë të vendet e para të cilat e ratifikuan protokollin për anëtarsim në NATO, gjë që tregon se rajoni ka ndryshuar dhe se tashmë nuk është simbol i konflikeve dhe mosmarrveshjeve.Stevo Pendarovski si folës i dytë për këtë temë, foli për përfitimet e anëtarsimit të Maqedonisë në NATO edhe atë në raport të dy dimenzioneve, atij të brendshëm dhe të jashtëm, duke mos harruar të elaborojë edhe sfidat me të cilat duhet të ballafaqo-hemi si anëtare e NATO-s. Në debat me fjalime u përfshijnë edhe Zoran Jankoviq, shefi i zyrës ndërlidhëse të NATO-s, i cili foli për kërcënimet bashkëkohore të sigurisë dhe për konceptin e ri strategjik të NATO-s, bashkëpunimin e NATO-s dhe BE-së dhe për atë se çfarë pritet nga Republika e Maqedonisë së Veriut si anëtare e ardhshme. Më pas vijuan edhe mendimet dhe vlerësimet e profesorëve të Fakultetit të Sigurisë dhe të diplomatëve nga Klubi i Diplomatëve sa i përket implikimeve sociopolitike dhe të sigurisë nga anëtarsimi në NATO, ku u zhvillua një debat i frytshëm me auditorin e pranishëm duke u dhënë konkluza dhe rekomandime nga ky debat profesional shkencor.

    Debati është gjithnjë i nevojshëm dhe produktiv

    Fakulteti i Sigurisë pranë Universitetit “Shën. Klimenti

    i Ohrit” është institucion i i arsimit të lartë në të

    cilin shkollohen kuadro për nevojat e sektorit të sigurisë. Përpos që janë të angazhuar

    në procesin e mësimit, dekanati dhe profesorët nga ky insititucion me renome,

    gjithnjë gjejnë kohë dhe mundësi që në mënyrë

    aktive të jenë pjesë dhe të organizojnë konferenca,

    tribuna, debate shkencore, si dhe debate tjera për tema të

    caktuara aktuale

    „Perspektivat e anëtarsimit të Maqedonisë së Veriut në NATO“

  • 8

    Së shpejti, përsëri nën organizimin e Fakultetit të Sigurisë, ishim të ftuar për pjesëmarrje në konfer-encën “Lidershipi i grave në sferën e sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut“. Në këtë konferencë me fjalë rasti morën pjesë përfaqësues nga të gjitha institucionet të cilat janë subjekte në sistemin e sigurisë së RMV-së, si dhe përfaqësues të sektorit joqeveri-tar, sigurisë private dhe organizatave ndërkombëtare, të cilat në fokusin e punës së tyre e kanë barazinë gjinore. Salla ishte e stërmbushur, ndërsa fjalë hyrëse mbajtën ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Caroska, dekani i Fakultetit të Sigurisë, Nikolla Dujovski, kryetarja e Odës së Sigurisë, Verica Mileska Stefanovska, kryetarja e Këshil-lit Kombëtar për Barazi Gjinore Savka Todorovska, përfaqësuesja e „UN Wom-en“ Vesna Ivanoviq dhe profesoresha e Fakultetit të Sigurisë, Marina Malish Sazdovska, e cila ishte edhe iniciatorja kryesore për realizimin e konferencës.Dekani i Fakultetit të Sigurisë, Nikolla Dujovski duke i përshëndetur të pra-nishmit, nuk harroi të cekë se nevoja për debat dhe për shkëmbim të men-dimeve dhe përvojave është shumë e

    mirëseardhur në këto momente, sido-mos sa u përket reformave aktuale në sektorin e sigurisë, si kusht për pranimin e vendit në anëtarsinë kolektive. Menax-himi dhe udhëheqja është element i rëndësishëm i një sistemi të mirfilltë, efikas dhe i organizuar i sigurisë, ndërsa numri i grave lidere në sektorin e sig-urisë gjithnjë është i vogël në mënyrë që të mund t’i përgjigjet nevojave të

    shoqërisë demokratike bashkëkohore e cila synon të funksionojë sipas pari-meve të barazisë gjinore dhe balancit të barazisë në të gjitha segmentet e saj. Për këtë shkak, kjo konferencë duhe të shërbejë si kontribut dhe inkurajim që të përmirësohet gjendja në këtë plan. Njëherit, dekani e promovoi edhe “Ud-hëzuesin e grave për lidership”, i shk-ruar nga ana e profesoreshës Marina Malish, me qëllim që në mënyrë praktike t’a lehtësojë rrugën për formimin e grave lidere në sektorin e sigurisë. Ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Caroska në fjalën e saj së pari e vërtetoi konstatimin se gratë duhet të jenë në po të njejtat tryeza me strukturën udhëheqëse në institucione dhe se në frymën e Rezolutës 1325 për gratë, paqen dhe sigurinë, është shumë e rëndësishme edhe në sektorin e sigurisë dhe se duhet punuar mjaft në këtë drejtim. Ajo e prezan-toi gjendejen momentale të grave në pozi-tat udhëheqëse në Kuvend, gjendjen me gratë kryetare të komunave, gratë ministre në Qeveri, etj. Ajo në fund konkludoi se barazia gjinore nuk është luftë e gruas me hapësirën, por luftë të krijohet shoqëri ku në mënyrë të barabartë do të shfrytëzohen resurset njerëzore.

    Menaxhimi dhe udhëheqja është element i rëndësishëm

    i një sistemi të mirfilltë, efikas dhe i organizuar i sigurisë, ndërsa numri i grave lidere në sektorin e sigurisë gjithnjë është i vogël në mënyrë që të

    mund t’i përgjigjet nevojave të shoqërisë demokratike

    bashkëkohore e cila synon të funksionojë sipas parimeve

    të barazisë gjinore dhe balancit të barazisë në të

    gjitha segmentet e saj

    „Lidershipi i grave në sferën e sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut“

  • 9

    Kryetarja e Odës së Sigurisë, Verica Mileska Stefanovska, në fjalën e saj përmes përvojës personale na tregoi për sfidat e udhëheqjes në një sektor kun ë mënyrë profesionale dominojnë burrat, por edhe për raportin e grave udhëheqëse të kompanive të mëdha në sektorin privat, ku gratë menaxhere gjithnjë janë në numër të vogël edhe atë jo vetëm te ne, por edhe në korniza evropiane. Ajo konkludoi se grave ju mbetet që ta ndryshojnë këtë gjendje dhe të dëshmojnë se “gratë janë të fuq-ishme individualisht, por në kolektiv janë edhe më tepër se kaq“. Kryetarja e Këshillit Kombëtar për Bara-zi Gjinore, Savka Todorovska është grua e cila për vite me rradhë është në vijën e parë për arritjen e barazisë gjinore dhe për eliminimin e të gjitha llojeve të stereotipeve, dhunës dhe trajtimit të pabarabartë ndaj grave në shoqëri. Ajo fjalën e saj e filloi duke u ndalur në historinë e lëvizjes së grave në Maqe-doni, duke vënë theks te problemet në realizimin e të drejtave të grave. Ajo sa i përket barazisë gjinore në një shoqëri, theksoi se para se gjithash nevojitet një politikë e cila do të ketë mirkuptim për të gjitha nevojat edhe të burrave edhe të grave. Me fjalën e saj u lidh edhe Vesna Ivanoviq, përfaqësuesja e “UN Women” si organizatë e cila synon të arrihen të gjitha parimet e barazisë gjinore dhe të ndërtohen të gjitha kapacitetet e nevojshme për të. Ajo u ndal në konflitet nëpër botë ku gratë dhe fëmijët janë viktima dhe ku ekziston nevojë më e theksuar për përfshirjen më të madhe të

    grave në proceset e ndërmjetësimit dhe negocimit për ndalimin e konflikteve dhe armiqsive. Ajo tha se përfshirja e grave lidere në sektorin e sigurisë është para-kusht për realizimin e predispozitave të Rezolutës së KB-së 1325 dhe e theksoi angazhimin e “UN Women” në zhvillimin e NAP-it në vendin tonë. Profesoresha Marina Malish u ndal te situate e grave në pozitat udhëheqëse në njësitë operative organizative të

    MPB-së dhe konkludoi se nevojitet të ndryshojë stereotipi se gratë nuk kanë mundësi që në mënyrë të përshtatshme t’u përgjigjen sfidave nga udhëheqja dhe puna operative në këtë segment.Paneli i dytë i konferencës la hapësirë për fjalimet individuale rreth situatës me gratë në pozitat udhëheqëse në disa institucione në sektorin e sigurisë. Hrizantema Randevska nga Sindikata

    Policore e Maqedonisë dhe shefe e SPB së Strumicës foli për aktivitetet sa i përket kësaj çështje, Maja Timovska nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpë-tim foli për nevojën e pjesëmarrjes së grave në ekipet e kërkim shpëtimit, ndërsa koloneli Strasho Stojçevski nga Ministria e Mbrojtjes bëri një prezantim të gjendjes në MM dhe në ARM. Ai në mënyrë të detajizuar i njoftoi të pranish-mit me të gjitha aktivitetet që zhvillohen në MM dhe në ARM për avancimin e të drejtave në fushën e barazisë gjinore. Ai theksoi nevojën e një trajnimi të vazh-dueshëm dhe promovim të parimeve të barazisë gjinore në fushën e mbrojtjes, ku tashmë kemi një numër solid të 14 NATO tranuesve të sertifikuar për barazi gjinore, të cilët gjatë periudhës së kaluar mbanin trajnime të vazhdueshme në të gjitha njësitë organizative të MM-së dhe ARM-së në tema të ndryshme lidhur me barazinë gjinore.Pas prezantimeve u zhvillua debat i frytshëm, u parashtruan shumë pyetje, ndërsa Ministria e Mbrojtjes u dallua publikisht si lidere në angazhimin dhe përqëndrimin për implementimin e barazisë dhe perspektivave gjinore në kuadër të institucionit.Edhe kësaj rradhe konstatuam se debati i cili u zhvillua dhe konkluzat që dolën nga i njejti në kuadër të konferencës na dhanë motiv plotësues për angazhim të mëtejmë dhe për bashkëpunim në mes të institucioneve në sektorin e sigurisë me qëllim të fuqizimit dhe avancimit të shoqërisë tonë në përgjithësi.

    Dr. Zhanet Ristoska

    Barazia gjinore nuk është luftë e grave për

    hapësirë, por luftë për të krijuar një shoqëri ku në mënyrë të barabartë do

    të shfrytëzohen resurset njerëzore. Përfshirja e

    grave-lidere në sektorin e sigurisë është parakusht për arritjen e dispozitave të dala nga Rezoluta e KB

    1325

  • Në përbërje të FA të Sllovakisë janë njësitë e forcave tokësore, forcave ajrore dhe të shërbimit sanitarike.Foracat tokësore përbëhen nga: Koman-da e Ushtrisë Tokësore (ministri i mbro-jtjes, me propozim të shefit të SHP-së, e emëron dhe e shkarkon komandantin e Komandës së Ushtrisë Tokësore); Brigada e 1 e Mekanizuar Këmbësorike (bpmk 1.) në përbërje: 3 batalione të me-kanizuara, Batalioni Inxhinerik, Batalioni BNHBO dhe Bateria Artilerike Raketore 122mm; Brigade e 2 e Përzier Këmbë-sorike në përbërje: një batalion i përzier, një i mekanizuar dhe një batalion motorik, Batalioni Sulmues dhe Batalioni Artile-rik Vetëlëvizës; Brigada për Mbështetje Logjistike; Brigada për Mbështetje; Regjimenti i Operacioneve Speciale (i përbërë prej: shtabit, elementit luftarak dhe elementit mbështetës); Batalioni për Lidhje; Komanda për Trajnim; Batalioni i Nderit; Qendra Kombëtare për Heqjen e Mjeteve Shpërthyese; elemente për CIMIC dhe PSYOPS.

    Njësitë janë të pajisura me: armatim të këmbësorisë: pushkë automatike 7,62mm М58V, snajper 7,62mm SVD, push-komitraloz 7,62mm М59, revole М82, hedhës dore predhash RPG 7 dhe RPG 75; tankse Т-72; automjete blinduese luftarake BVP-1, BVP-2, Tatrapan AMB dhe Aligator; sisteme anti tankse: 9M113, 9P148 Konkurs, 9К113, Carl-Gustaf M4 dhe ekipe и topa pa tërheqje 98mm М97; artileri: obuse vetëlëvizëse 122mm M70/85 dhe minahedhës 98mm dhe 82mm.Forcat Ajrore, që janë edhe pjesë e NATO sistemit të integruar të MKA NATINAMDS, përbëhet prej: Vinçit taktik; Vinçit trans-portues; Vinçit helikopteristik; Brigadës për Mbrojtjes Kundërajrore (MKA).

    Njësitë janë të pajisura me: avionë luf-tarak „MiG-29“, avionë trasportues „Spar-tan C-27J“ dhe „L-410“ (UVP E20, UVP E dhe FG) dhe për trajnim „L-39“. Flota Ajrore „MiG-29“ planifikohet në të ardh-men e afërt të zëvendësohet me „JAS-39 Gripen“ e rinj (Suedi); helikopterë: „Mi-17 M“ dhe „UH-60 M Black Hawk“; MKA sisteme: S-300 PMU (SA-10 Grumble), 2K12 KUB 2M (SA-6 Gainful) dhe PLRK Igla (SA-18 Grouse).Shërbimi sanitar: Komadna (Drejtoria); Departamenti i Shëndetësisë Ushtarake; njësia organizative (për menaxhim dhe koordinim të detyrave, për planifikim dhe organizim të sigurimit shëndetsor të FA); Departamenti për Mbështetje Mjekësore; Departamenti i Logjistikësа; Departa-menti për Trajnim dhe Mjeksi të Speciali-zuar; Departamenti për Mbështetje të Veterinës. Çështje të sigurisë: Buxheti i mbrojtjes është modest, por vazhdon të jetë në rritje. Në vitin 2013 ai ka tejkaluar shifrën e 798 milion eurove, ose 1 % e BPV-së, që nga koha kur është në rritje, si dhe për

    NАТО-armatat

    Republika e Sllovakisë u anëtarsua në NATO si anëtare e plotë në vitin 2004, ndërsa

    në organizatën e Partneritetit për Paqe dhjetë vite më parë,

    gjegjësisht në vitin 1994

    Forcat e armatosura të Sllovakisë

    10

  • 2018 janë projektuar 1,08 miliardë euro, që është 1,22 nga BPV-ja e shtetit.Në fushën e bashkëpunimit ndërkom-bëtar, Sllovakia vazhdon me pjesëmarrje në politikën ndërkombëtare të mbrojtjes në kuadër të NATO-s dhe BE-së, pari-misht duke bashkëpunuar me vendet tjera të Grupit të Vishegradit (Çekinë, Hungarinë dhe Poloninë), me qëllim që në mënyrë efikase t’i reduktojë mangësitë e kapaciteteve vetanake. Kjo sidomos ka të bëjë me kapacitetet e intelegjencës, kapacitetet zbuluese dhe ato sulmuese, si dhe me kapacitetet e mbrojtjes kiber-netike. Këtu bën pjesë edhe bashkëpuni-mi në fushën e kapaciteteve ajrore, trans-portit strategjik, trajnimit, mbështetjes së logjistikës multinacionale si dhe të kapaciteteve tjera. Sllovakia merr pjesë në programin e Transportit Ajror Evropian (European Air Transport Fleet program). Ky program i cili ka filluar në vitin 2001 ka për qëllim optimizimin e transporteve ak-tuale dhe vijuse ajrore në tërë Evropën. Për momentin armata sllovake merr pjesë në operacione jashtë vendit edhe atë në kuadër të KB: UNFICYP (Qipro) dhe UNTSO (Lindje e Mesme); në kuadër të BE-së: EUFOR Althea (BeH) dhe EUTM (Маli).Në strukturën e armatës e projektuar deri në vitin 2030 është i planifikuar personel nga diku rreth 21.000 (ushtarë profesional dhe personel civil), por edhe rritje plotësuese dhe avancim i kapa-citeteve dhe aftësive. Treguesi matës primar për suksesin e transformimit dhe për suksesin e përgjithshëm të zhvil-limit të aftësive të FA deri në afatin e paracaktuar do të ishte ngritja e aftësive luftarake e njsëive taktike. Struktura e FA do të përbëhej prej: Shtabi i Përgjithshëm (SHP), Forcat Tokësore, Forcat Ajrore, Forcat e Operacioneve Speciale, si dhe nga njësitë vartëse të SHP-së. Qasja e re ndaj planifikimit të trajnimeve dhe stërvitjeve do të bazohen në territorin e vendit dhe në trajnimin me partnerët e huaj në terriorin e vendit apo jashtë tij, duke e theksuar bashkëpunimin me FA të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve anëtare të BE-së. Qëllimi i trajnimeve do të ishte arritja dhe mbajtja e gjendjes së gatishmërisë të komandave dhe njësive, me theks në Brigadën e Melanizuar. Trajnimi do të fokusohej në avancimin dhe fuqizimin e aftësive për planifikimin e operacioneve të përbashkëta të intenz-itetit të lartë për mbrojtjen e shtetit dhe për mbrojtjen kolektive të aleatëve në mjedis kompleks operativ, duke përf-shirë kërcenimet terroriste, hibride dhe ato kibernetike. Fokusi do të përfshinte edhe trajnimin e përbashkët dhe stërvitjet e përbashkëta me forcat policore, me Departamentin e Zjarrfikësve, me Shërbi-

    min për Kërkim dhe Shpëtim, si dhe me elementet tjera të sistemit të integruar të sigurisë së Sllovakisë.Prioritete gjatë transformimit të armatës do të ishin realizim i:1. Projekteve vijuese në të cilat është e

    përfshirë industria sllovake e mbrojtjes (modernizimi i avionit transportues “Spartan”, i helikopterëve “UH-60M” dhe i automjeteve luftarake të këmbë-sorisë).

    2. Projekteve të avancimit të aftësive luftarake të forcave tokësore (porosi të pa-jisjeve të veçanta dhe pajisjeve sulmuese, automjeteve blinduese luftarake si dhe automjeteve shumë dedikuse taktike, 3D-radarëve të MKA, sistem artilerik DELO-SYS, sisteme antitankse, si dhe komple-tim i sistemit të komunikimit MOKYS).

    3. Projekteve për avancimin e sistemeve të komunikimit dhe informacionit, duke përshirë edhe sisteme për transferin e informatave të klasifikuara, si dhe mbrojtjen e rrjeteve në hapësirën kibernetike.

    4. Projekteve të modernizimit (porosinë e municionit special për njësitë speciale dhe ato këmbësorike, porosinë e autom-jeteve të reja transportuese, zëvendësi-min e pajisjeve inxhinerike, porosinë e pajisjeve të reja për deminim dhe për PNHBO, porosinë e fluturakeve pa pilot dhe modernizimin e artilerisë).

    5. Projekteve për modernizimin e forcave ajrore (porosinë e radarëve, e flutur-akeve për stërvitje dhe të helikopter-ëve shumë dedikues).

    М.S.

    11

    Në përputhje me Kushtetutën e Sllovakisë, Këshilli Kombëtar i R. së Sllovakisë vendos për çështjet esecnicale të sigurisë dhe të mbrojtjes së vendit; miraton konceptet e sigurisë dhe të mbrojtjes së shtetit, si dhe miraton dokumentet strategjike dhe planet zhvillimore duke përfshirë këtu edhe programet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit, si

    dhe realizon kontrollë të realizimit të detyrave të mbrojtjes dhe sigurisë nga ana e forcave të armatosura. Presidenti i vendit i cili njëherit është

    edhe komandant suprem i FA, propozon masa që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe sigurinë e vendit

  • Që nga formimi i tij (Marrëvesh-ja e Uashingtonit nga viti 1949), NATO në vazhdimësi zhvilloi dhe gjithnjë e zhvillon kornizën e mbrojtjes dhe atë jashtëdok-trinuese strategjike. Zhvillimi i mendimit të mbrojtjes dhe atij ushtarak u inicua nga mjedisi i ndryshueshëm strategjik dhe nga manifestimi i vazhdueshëm i sfidave të reja dhe kërcënimeve ndaj sig-urisë në kuadër të sferës Euroatlantike. Gjatë periudhës së viteve 1949-2010, Aleanca promovoi dhe miratoi gjithsej shtatë koncepte strategjike të cilat ishin në funksion të realizimit të qëllimeve strategjike dhe të ruajtjes së vlerave de-mokratike të liberal-demokracisë dhe të kapital-sistemit. Përmbajtja e tyre tregon se si Aleanca përshtatet ndaj ndryshi-meve në mjedisin strategjik dhe se s ii zhvillon kapacitetet dhe aftësitë e saj në ballafaqimin me kërcënimet dhe sfidat e sigurisë. Në përmbajtjen vijuese do t’i analizojmë të gjitha zgjidhjet konceptuale të Aleancës. Me këtë rast, theksi bie tek konceptet pas vitit 1991, por edhe tek vendimet korrektuese të miratuara në samitet e NATO-s.

    Koncepti i parë strategjik i Aleancës i njohur nën emrin e koduar DC 6/1, ndërsa i titulluar si strategjia inicuese për kthimin dhe mbrojtjen e specializuar (Initial Strategy of Deterrence and De-fence Specialisation) u miratua në vitin 1949 me afat deri në vitin 1951. Ai erdhi në një periudhë kur shumica e vendeve

    evropiane nënshkruese të marrëveshjes nuk kishin armata të mjaftueshme. Ato, kryesisht mbështeteshin në aftësitë e forcave të SHBA-së dhe të Mbretërisë së Bashkuar. Gjegjësisht esenca e kthi-mit bazohej vetëm në aftësinë e SHBA-së të përgjigjet me armë bërthamore nga ajri, ndërkaq mbrojtja nga deti u

    12

    NATO

    Konceptet strategjike të NATO-s

  • ishte besuar forcave të Mbretërisë së Bashkuar. Forcat tokësore ishin modeste, pa përbërje të mjaftueshme të konsoliduar ushtarake. Kjo erdhi si pasojë e luftës së posa përfunduar, e më pas edhe si pasojë e anëtarsimit të tre vendeve të vogla të cilat nuk i kishin të zhvilluara forcat ushtarake, ndërkaq, Franca nuk posedonte armatë të fuq-ishme. Nga ana tjetër, për kundërshtarë e kishin Armatën e Kuqe të fuqishme, e pajisur me divizione taniste dhe me forca të fuqishme ajrore. Megjithatë, me këtë koncept u vendosën një sërë parime, të nevojshme për koordinimin e përpjekjeve të Aleancës së posa for-muar për mbrojtjen e vendeve antëre, të bazuara në specializimin kombëtar dhe në divizione të përbëra nga punëtor në vend se të përbëhen nga ushtarë të uniformuar. Në preambulën e konceptit është vërtetuar përpjekja e vendeve anëtare të Aleancës se realizimi i qël-limeve të vendosura të mbrojtjes kolek-tive në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara do të realizohet përmes integrimit psikologjik, ekonomik dhe politik. Postulatet bazike mbi të cilat

    mbështetej një aleancë e tillë ishin: - „mbrojtja e lirisë, e trashëgimisë së

    përbashkët, si dhe e civilizimit të dhe të qytetarëve të tyre, të bazuara mbi parimet demokratike, lirive individ-uale dhe sundimit të së drejtës;

    - promovimi i stabilitetit në fushën Veriatlantike;

    - bashkimi i përpjekjeve të tyre për mbrojtje kolektive dhe për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

    Me qëllim të parandalimit të luftës, por edhe në rast se vjen deri tek e njejta, aleatët përgatiteshin që në mënyrë efikase t’i koordinojnë potencialet e tyre të disponueshme në drejtim të mbro-jtjes së përbashkët. Koncepti para-shikonte angazhim proporcional të të gjitha potencialeve të vendeve, në bazë të pozitës gjeografike, të kapaciteteve industrial, të popullatës dhe të aftë-sive ushtarake të vendeve. Kjo qasje është dashur të mundësojë inicimin e planifikimit produktiv, vital dhe realist të mbrojtjes. Masat politike të implemen-timit nënkuptonin aksion të përbashkët të mbrojtjes kundër ndonjë sulmi me armë përmes ndihmës së ndërsjellë, gjegjësisht përmes kontributit të secilit popull në përputhje me resurset e disponueshme. Zhvillimi i forcave të armatosura duhej të zhvillohet me anë të ndihmës së ndërsjellë dhe të njejtat duhej të jenë të koordinuara në mënyrë që të mund të veprojnë në mënyrë efek-tive dhe efikase në përputhje me planin e përbashkët, ndërsa secili shtet duhej t’i ndërrmer ato aksione për të cilat ka qenë i përgatitur më së miri.Masat ushtarake të implementimit nënkuptonin sigurimin e mundësisë për bombardimin strategjik nga ajri me të gjitha llojet e armëve në disponim, me

    përdorim të aftësive dhe kapaciteteve detare. Forcat e armatosura kryesisht kanë qenë nga vendet evropiane dhe kanë vepruar me qëllim të neutralizimit të opracioneve ajrore nga kundërshtari, sigurimit të kontrollit të vijave ajrore dhe detare të komunikimit dhe implemen-timit të planeve të përbashkëta të mbro-jtjes, sigurisë, ruajtjes të kapaciteteve esenciale dhe të mobilizimit të fuqisë së plotë të Aleancës.Masat e bashkëpunimit parashikonin standardizimin e procedurave dhe doktrinave ushtarake; realizimin e stërvitjeve të përbashkëta; shkëmbim të infromacioneve të intelegjencës; bashkëpunim në ndërtim, ruajtje dhe ndërveprim të kapaciteteve ushtarake; standardizim i mirëmbajtjes; riparim dhe servisim i objekteve ushtarake; bashkëpunim kolektiv në planifikimin e operacioneve ushtarake të interesit të ndërsjellë; standardizim të materialeve ushtarake dhe të pajisjeve në planifi-kimin e përbashkët të operacioneve psikologjike dhe operacioneve tjera. Koncepti i vendosur në këtë mënyrë, shërbeu si bazë iniciale për vendos-jen e komandantit suprem të forcave aleate të Evropës (SACEUR – NATO’s Supreme Allied Commander Europe) dhe të Shtabit Suprem të Forcave Ale-ate në Evropë (SHAPE HQ – Supreme Headquoters Allied Powers Europe). Parë nga aspekti i sigurimit të mbro-jtjes kolektive, ky koncept nuk kishte mundësi t’u përgjigjet kërkesave në përputhje me nenin 5 nga Marrëveshja e Uashingtonit. Për këtë shkak, pas 2 vitesh ky koncept u revidua dhe u zëvendësua me konceptin e dytë që u promovua në vitin 1951.

    Dr. Igor Gjoreski

    13

  • Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Rusia ishte trashëgim-tare e pjesës më të madhe të resurseve natyrore të ish shtetit. Pjesa më e madhe e rezervave energjetike gjenden edhe në vende tjera si që jane Kazakstani, Ukraina, Armenia dhe Turkmenistani, por këto vende nuk kanë kapital financiar dhe teknologji për përdorimin e rezervave, për dallim nga Rusia. Kur kemi të bëjmë me vendet baltike, ata janë pothuajse 90 për qind të varura nga nafta dhe 100 për qind të varura nga gazi i Rusisë. Kjo ka të bëjë me atë që në të kaluarën e tërë infra-struktura e vendeve në fjalë ka qenë e ndërtuar në kuadër të Bashkimit Sovjetik dhe analogjikisht këto vende nuk kanë mënyrë tjetër për t’u furnizuar me ener-

    gense. Te vendet baltike ekziston intenca për inkuadrim në kuadër të sistemit të integruar energjetik evropian (i cili është në ndërtim e sipër) dhe të lidhen me rrjet të ri të gazsjellësit me qëlli që të jenë të pavarur nga infrastruktura e ndërtuar në erën sovjetike. Bëhet fjalë për projekt i cili është quajtur “Baltic Connector”, por i njejti hasë në probleme sepse kompania ruse “Gazprom” e kontrollon shumicën e kompanive të gazit në anën e baltikut, ku projekti i përgjithshëm mund të kushtojë shumë. Rusia diplomacinë energjetike e krijon (përmes dy komponentave, të fuqisë “së fortë” dhe të asaj “të butë”) në mënyë që të ndikojë ndaj politikës së brendshme dhe të jashtme të fqinjëve të saj. Ekzistojnë tre mënyra të përdorimit të fuqisë “së fortë” (si pjesë e diplomacisë

    energjetike): embargoja e naftës, e gazit dhe energjia bërthamore. Kështu për sh-embull Bashkësia e Shteteve të Pavarura (Ukraina, Bjellorusia dhe Kazakstani) si dhe vendet baltike gjithnjë u është vënë embargo apo janë kushtëzuar me çmimin e energensëve, me qëllim që të ndikojë në krijimin e politikës së tyre të jashtme. Megjithatë, Rusia është e kujdesshme në përdorimin e forcës “së fuqishme” te vendet baltike, sepse disa korporata ruse kanë një ndikim të madh financiar në tre kompanitë e mëdha të gazit në Estoni, Letoni dhe në Lituani (Eesti GaAs, Latvi-jas dhe Lietuvos Dujos). Arsyja vijuese është ajo që ekzistojnë edhe aktorë lokal joshtetëror të cilët mund të lobojnë te qe-veritë e vendeve në fjalë. Por, arsyja më e madhe është ajo se Rusia ka enklavën

    24 часа

    14

    Në vijën e parë

    Rusia dhe vendet baltike – fuqia e „fortë“ dhe e „butë“ si komponenta të diplomacisë energjetike

  • e vet (Kalingradin), i cili është i ndarë me territory nga vendi tij dhe gjendet në Detin Baltik dhe reduktimi i energen-sëve për Lituaninë do të ishte reduktim edhe për Kalingradin. Përpos fuqisë së “fortë”, Rusia e përdorë edhe fuqinë e “butë” përmes mbështetjes së pakicave në këto vende ku ka rus etnik. Me këtë mbështetje njëkohësisht promovohet edhe kultura vetanake, arsimi, sporti, të cilat janë jashtëzakonisht tërheqëse te shumica që nuk i takojnë etnisë ruse, sepse ofrohen bursa të ndryshme, shkol-lime në Moskë, shtetësi ruse, si dhe privilegje tjera. Por, si adut më i madh i fuqisë së “butë” ruse është privilegji ndaj sektorit energjetik të karakterit të përzier ku pjesë dhe rol kanë edhe biznesme-nët dhe kompanitë ruse. Gjithashtu,

    ofrimi i energjisë bërthamore në mënyrë plotësuese e stimulon ekonominë e dy vendeve gj që merret si pengesë në politikën vendore të shteteve.

    Rusia dhe Bashkimi Evropian Bashkimi Evropian është një sistem hybrid dhe kompleks i qeverisjes ku el-ementet ndërqeveritare dhe supranacio-nale e prezantojnë metodën komplekse të sinergjisë së ndërsjellë në arenën evropiane. Partneriteti në mes të Rusisë dhe BE-së karakterizohet me një sërë konfliktesh dhe me elemente koopera-tive, e kjo ka të bëjë para se gjithash me atë së sasitë e mëdha me energense që posedon Rusia janë faktor kryesor i fuqisë së saj politike dhe ekonomike dhe merren si mjet më i rëndësishëm në krijimin e politikës së saj të jashtme. Rusia i ka rezervat më të mëdhaja të gazit natyror në botë, është e dyta në botë për nga madhësia e rezervave të thëngjillit dhe e shtata sipas rezervave të naftës. Gjithashtu ajo është ekspor-tuese më e madhe e gazit natyror dhe pothuajse e arrinë edhe Arabinë Sau-dite me prodhimin e naftës. Kur flasim për marrëdhënien Rusi-BE duhet të përmendim se marrëdhënia e tyre e ndërvarësisë bazohet në një pengesë ekonomike, sidomos në fushën energ-jetike. Gjithsesi se edhe përkundër asaj që BE-ja është e varur nga energenset ruse, i njejti punon edhe në diverzifikim, me qëllim që të reduktojë varësinë dhe të krijojë pozicione për tregti ekonomike me energensët. Politika energjetike e anëtarëve të tij shpesh herë dallon sepse ata janë të udhëhequr nga interesat vetanake por edhe nga politika energ-jetike e biznes kompanive joshtetërore politika energjetike e të cilave nuk është mbi nacionale, gjegjësisht nuk mbështet në politikën e jashtme të shtetit apo në politikën energjetike të BE-së. Për dallim

    prej tyre, “Gazprom” është absolutisht në korelacion me Kremlinin dhe si i tillë ka politikë të përbashkët energjetike. Në BE rol kryesor në udhëheqjen e politikës kombëtare energjetike ka Komisioni Evropian dhe Këshilli i Ministrave, por megjithatë, politika energjetike anëtareve të tij është nën mbikqyrjen kombëtare. Roli i Komisionit Evropian është në funksionin të pa penguar në tregun e brendshëm evropain dhe njëherit është përgjegjëse edhe për derregullimin e tregut energjetik kombëtar si dhe për rritjen e konkurencës. Gjithashtu, sipas Marrëveshjes së Lisbonës, Komisioni Evropian luan rol edhe në mbikqyrjen kritike dhe njëherit ka rol fundamental në politikën energjetike të BE-së. Edhe pse KE-ja nuk merr pjesë në dialogun energjetik me Rusinë dhe me furnizuesit e tjerë të rëndësishëm, vendet anëtare e ruajnë sovranitetin e tyre në raport me disa aspekte kritike të tregtisë energje-tike. Komisioni orvatet të gjejë një model për një treg të unifikuar, të liberalizuar energjetik për BE-në, por megjithatë nuk ka ingerenca të organizojë politikë energ-jetike në të gjithë bashkësinë. Qëllimi i KE-së është të sigurojë një treg të vetëm energjetik dhe në këtë mënyrë të ndikojë në çmimin e energensëve. Gjithashtu, Komisioni përpiqet për internacionaliz-imin e kompanive energjetike, me qëllim të menaxhimit efikas të të konkurencës dhe të përmirsimit të funksionimit të tregut të brendshëm energjetik. Sot në BE dominojnë disa kompani energjetike edhe atë kompania ruse “Gasprom, gjermane „Е.ОН Ruhrgas“, italiane „Еni“, holandeze „Gasunie“ si dhe kompania norvegjeze „Norsk Hidro“. Koncentrimi i tillë i forcës ndikon në mundësinë e uljes së konkurencës, në rast se egziston marrëveshje ekonomike në mes tyre dhe njëherit parandalimin e mundësisë nga hyrja e ndonjë kompanie tjetër konkur-

    15

  • ente. Për këtë qëllim, Komisioni Evropian propozoi ndarje të ofertës dhe të pro-nësisë së rrjetit si parakusht për rritje të konkurencës dhe krijimin e funksionimit të mirë të tregut të hapur liberal për mbrojtje nga monopoli i këtyre korporatave, ku dominon roli në krijimin e klimës energje-tike të cilën e posedon Rusia.

    Diplomacia energjetike ruse në Evropën e “re”Diplomacia e re energjetike ruse është e etabluar në atë mënyrë që Evropën e “re” e bën tërësisht të varur nga gazi rus. Kurt hemi Evropa e “re” theksi është vënë në disa vende anëtare të BE-së, të cilat edhe përkundër sankcioneve të vëna të BE-së ndaj Rusisë, nuk ndaluan së bash-këpunuari në fushën e tregtisë energje-tike. Projekti “Rrjedha e Veriut” parashi-konte që përmes Detit Baltik të përçojë gazin natyror drejtpërdrejtë në Gjermani, duke e shmangur Ukrainën, Bjellorusinë, Poloninë, Sllovanikë dhe vendet baltike, në këtë mënyrë duke e bërë Gjermaninë absolutisht të varur nga gazi rus. Projekti „Rrjedha e Veriut“ i mundësoi Rusisë të mbajë politikë të ndryshme ndaj Ev-ropës së “vjetër” dhe ndaj Evropës së “re”: zgjerimin e lidhjeve energjetike me Evropën e “re” (karrotën) dhe kushtëzimin

    me vendet të cilat i vendosën sanksione Rusisë (shkopin) me Evropën e “vjetër”. I tillë ishte edhe shembulli me embargon e vendosur në limanin letonez “Ventspils”, që kryesisht përdoret për pranimin e gazit, sidomos në kohën e Bashkimit Sovjetik. Me këtë rast, Rusia kërkoi që t’a blejë këtë liman, me qëllim që të sigurojë transport të shpejtë dhe efikas, por u refuzua nga ana e Letonisë për shkak të solidarizimit me sanksionet e vëna nga ana e vendeve perëndimore. Por, politika efikase energjetike ruse sipas parimit se gaz mund të rrjedhë vetëm nga Rusia, e arriti qëllimin dhe në rast se limani “Ventspils” i shitet Perën-

    dimit, pa gazsjellësin nuk do të kishte asnjë rëndësi ekonomike apo komer-ciale. Politika ekspanzive ruse, nxiti një numër të madh të vendeve të cilat kanë dëshirë të shfrytëzojnë gazin rus, të lidhin aleanca (jo)formale përmes korporatave të ndryshme multinacionale, me qëllim që të mos akuzohen për mos respektimin e saknsioneve ndaj Rusisë, e njëkohësisht të sigurojnë gaz të lirë ose tranzit për vendin e tyre. Rusia dhe Ballkani Duke ndjekur taksonominë e menaxhi-mit me këtë lloj të diplomacisë, mund të konkludojmë se diplomacia energjetike është e pozicionuar lartë në skenën ndërkombëtare diplomatike. E njejta përbëhet nga pesë elemente të cilat e determinojnë suksesin, e kjo është forca e “butë” përmes sigurimit të një sërë përshtatshmërive financiare (financa për tranzitin dhe çmimi i ulët për furnizim me gaz), tërheqjen e investimeve të huaja si rezultat i stabilitetit politik të vendit dhe rritja e nivelit të rëndësisë së saj gjeopolitike. Më pas, ndërtimet infra-strukturore dhe tregia me energensët me shfrytëzues më të vegjël, si dhe krijimi i tregut vetanak energjetik. E katërta ka të bëjë me zhvillimin industrial të vendit dhe e pesta e jo më pak e rëndësishmja, (ku pjesërisht është e përfshirë edhe fuqia e “fortë”), është mbijetesa politike e vendeve të vogla jostabile. Në kuadër të diplomacisë energjetike në Ballkan nuk duhet të anashkalohet fakti se përpos asaj që Ballkani paraqet treg të vogël energjetik, megjithatë rëndësia e tij më e madhe është në hapësirën gjeostrategjike, sidomos si hapësirë e përshtatshme eksplicite për tranzit dhe për furnizim me gaz për Evropën Perën-dimore. Pas dështimit të projektit “Rrjedha e Jugut” për shkak të heqjes dorë nga ana

    16

    Projekti “Rrjedha e Veriut” parashikonte që përmes Detit Baltik të përçojë gazin natyror

    drejtpërdrejtë në Gjermani, duke e shmangur Ukrainën,

    Bjellorusinë, Poloninë, Sllovanikë dhe vendet baltike, në këtë mënyrë duke e bërë Gjermaninë absolutisht të

    varur nga gazi rus

  • e Bullgarisë, sot është aktual projekti “Rrjedha e Turqisë” i cili parasheh ndërti-min e gazsjellësit nga Rusia i cili përmes Turqisë, Greqisë, Serbisë dhe Hungarisë do t’a furnizojë Evropën me gaz natyror të cilësisë së lartë. Ndërtimi i këtij pro-jekti do të sillte shumë përfitime politike (stretegjike), ekonomike dhe financiare për këto vende të cilat do të gjindeshin në hartën botërore energjetike. Në afat mesatar, përfitimet nga tranziti i gazit do të multiplikoheshin përmes përdorimit të gazit, të ardhurat financiare nga ruta tranzitore, si dhe zhvillimit të industrisë vendore. Në ndërkohë, duke pasur parasysh se Ballkani është “hapësirë e dendur et-nonacionale”, projekti “Rrjedha e Turqisë”

    merret si zgjidhje, ndërsa vendet janë thellësisht të ndara sa i përket pjesëmar-rjes së tyre dhe tranzitit të gazsjellësit. Në këtë mënyrë, qeveritë e disa vendeve projektin në tërësi e kuptuan si një projekt tërësisht anti perëndimor, arritën edhe ti bindnin qytetarët e tyre se kemi të bëjme me një “perde të hekurt”, e vendosur nga Lindja për në Perëndim. Arsyet për këtë sigurisht se bazohen te përvoja e hidhur nga Lufta e Ftohtë, ku shumica e vendeve të Ballkanit kanë mbajtur njërën apo anën tjetër në konflikt. Pa dyshim se në prapavijën e projektit “Rrjedha e Turqisë” është prezente një loje e madhe gjeostrategjike dhe se i njejti “person” lind në një perandori të re në një botë të re multipolare. Qeveritë e vendeve duhet të marrin vendime të drejta dhe të duhura të cilat në afat të gjatë kohor do të siguronin stabilitet politik dhe energjetik për vendet e tyre.

    Dr. Igor Gelev

    Pas dështimit të projektit “Rrjedha e Jugut” për shkak

    të heqjes dorë nga ana e Bullgarisë, sot është aktual

    projekti “Rrjedha e Turqisë” i cili parasheh ndërtimin e gazsjellësit

    nga Rusia i cili përmes Turqisë, Greqisë, Serbisë dhe Hungarisë

    do t’a furnizojë Evropën me gaz natyror të cilësisë së lartë. Ndërtimi i këtij projekti do të sillte shumë përfitime politike (stretegjike), ekonomike dhe financiare për këto vende të

    cilat do të gjindeshin në hartën botërore energjetike

  • 18

    Në konferencën qëndrore pl-anifikuese për stërvitjen „Joint Reaction 19“, e cila u mbajt në Tiranë nga data 05 deir më 07 mars të vitit 2019 morën pjesë përfaqë-sues nga: Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Shqipërisë, Repub-lika e Bosnje e Hercegovinës, Repub-lika e Kosovës, SHBA-ja, Republika e Kroacisë dhe nga Republika e Malit të Zi. Në këtë konferencë nga Republika e Maqedonisë së Veriut morën pjesë: Dr. Toni Petreski, udhëheqës i Departamentit për Bashkëpunim Ushtarako-Civil pranë Ministrisë së Mbrotjes, nënkoloneli Igor Spasenovski, nga PU 2803/30 Shkup, Daniel Gjorgjievski, bashkëpunëtor i ri pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe Ana Llazarevska përfaqësuese e zyrës për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes pranë ambasadës së SHBA-së në Shkup.Stërvitja „Joint Reaction 19“ paraqet stër-vitje rajonale shtabore për menaxhimin e ndihmës rajonale gjatë rasteve urgjente (Regional Emergency Management

    Edukim

    Konferenca qëndrore planifikuese për stërvitjen „Joint Reaction 19“, e cila me iniciativën dhe nën patronazhin e SHBA-së organizohet

    në kuadër të vendeve anëtare të nismës A-5, u mbajt në Tiranë nga data 5 deri më 7 mars 2019 dhe ishte konferenca e tretë rradhazi nga ngjarjet funksionale dhe planifikuese që do të kulminojnë me

    realizimin e stërvitjes rajonale „Joint Reaction 19“ nga fusha e menaxhimit me kriza dhe mbrojtjes dhe shpëtimit

  • 19

    Assistance-REMA), të nivelit strategjik/oprativ. Vendi nikoqir ishte Republika e Shqipërisë, ndërsa përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse të organizuara në shtabe kombëtare, gjithashtu të vendosura në Tiranë, përgjatë realizimit do të marrin pjesë përmes sistemit të vendosur informativ-komunikues me përdorim efektiv të simulacioneve dhe modelimit kompjuterik, si dhe elemente tjera në terren. Qëllimi kryesor i stër-vitjes është rritja e nivelit të bashkë-punimit dhe ndërveprimit në mes të vendeve të rajonit të Gadishullit Ball-kanik për zhvillimin dhe angazhimin në kohë të forcave dhe mjeteve të shpëtim-it në rast të fatkeqësive, gjë për të cilën duhet të ndërrmeret aksion gjithpërf-shirës rajonal (stërvitja është e ngja-jshme me Joint Reaction 15 dhe është vazhdimësi e stërvitjeve të SEESIM). Qëllimet bazike të stërvitjes janë:1. Avancimi i aftësive mes vendeve

    anëtare të Kartës së Adriatikut (A5) dhe partnerëve rajonal për vendosjen e forcave dhe mjeteve në mënyrë efikase

    dhe me kohë për shpëtim në rajonin e kapluar nga ndonjë fatkeqësi.

    2. Në tërë rajonin të vazhdohet me një përgjigje gjithpërfshirëse dhe me fuqizimin e lidhjeve në mes të autoriteteve kombëtare, lokale dhe rajonale, si dhe në mes të organi-zatave qeveritare, joqeveritare dhe organizatave e grupeve tjera.

    3. Përshtatje dhe avancim i mar-rëveshjeve të vazhdueshme në mes të kombeve partnere për përgjigje ndaj fatkeqësive, me qëllim të identifikimit dhe të përmbushjes së zbrastirave të cilat i inhibojnë kapacitetet kolekgive që të përgjigjen shumë shpejtë ndaj kërcënimeve dhe rreziqeve të ndryshme.

    4. Avancimi i shkëmbimit të informatave për gjendjen civile të jashtëzakon-shme, gatishmëri/hapësirë në mes të partnerëve dhe organizatave rajo-nale gjatë të gjitha fazave të ciklit të menaxhimit me gjendjet e jashtëza-konshme.

    5. Testimin e kapaiceteve operative

    gjatë përgjigjes në rast të gjendjes së jashtëzakonshme dhe shkëmbimin e përvojave në mes të vendeve partnere.

    Veç tjerash, kombet/dërgues të ndihmës do t’i testojnë edhe aftësitë vijuese:1. Sigurimin e mbështetjes për ndihma

    humanitare, shpëtim gjatë fatkeqë-sive, si dhe bashkëpunim ushtarako-civil.

    2. Vlerësimi i nevojave të kombit të goditur dhe pengesa e pakove më të mira të resurseve për ndihmë.

    3. Përgatitja e njësive/resurseve për ndihmë dhe mbështetje të kombit/dërgues deri te kombi i prekur nga fatkeqësia.

    4. Planifikim, koordinim dhe menaxhim të transmetimit të njësive/resurseve nga kombi/dërgues deri te kombi i prekur nga fatkeqësia.

    5. Mbajtja e kontakteve/komunikimit me njësitë/personelin e kombit/dërgues të që janë të angazhuara në zonën e kombit të prekur.

    6. Sigurim i personelit/shërbimeve logjistike për njësitë/personelin të e

    Stërvitja „Joint Reaction 19“ paraqet stërvitje rajonale shtabore për menaxhimin e ndihmës rajonale gjatë

    rasteve urgjente (Regional Emergency Management

    Assistance-REMA), të nivelit strategjik/oprativ. Vendi nikoqir ishte Republika

    e Shqipërisë, ndërsa përfaqësues të vendeve

    pjesëmarrëse të organizuara në shtabe kombëtare,

    gjithashtu të vendosura në Tiranë, përgjatë realizimit do të marrin pjesë përmes

    sistemit të vendosur informativ-komunikues

    me përdorim efektiv të simulacioneve dhe

    modelimit kompjuterik, si dhe elemente tjera në

    terren

  • 20

    angazhuar në zonën e prekur.7. Transferimi i njësive/personelit nga

    zona e pekur deri te stacionet ven-dase.

    8. Shpërndarjen e informacioneve në mes të kombeve dhe organizatave rajonale partnere.

    9. Rritja e aftësive të kombëve/dër-guese të ndihmës (qendër simula-tive) për udhëheqjen e stërvitjeve me ndihmën e kompjutorëve.

    Në këtë konferencë, qëllimi i së cilës ishte definimi i kërkesave (kërkesa, dizajni, caqe-trajnuese, nivel i pjesë-marrjes, variable e skenareve, loka-cioni i stërvitjes, orari, kohëzgjatja, etj.) për zhvillimin e dokumenteve të stërvitjes, theksi u vendos në zhvil-limin e skenarit të stërvitjes.

    Do të drejtohet skenari i një tërmeti të fuqishëm me të cilën do të goditet zona e Fushë Krujës në Shqipërinë Qëndrore me fshatrat përreth. Si pasojë e tërmetit, do të shkaktohen dëmet vijuese: numri i viktimave mendohet të ketë kaluar 450 njerëz të grupmoshave të ndryshme, ndërsa pritet që ky numër te rritet; burgu i sigurisë së lartë në afërsi të qytetit do të dëmtohet; në qytet dhe në fshatrat përreth do të ketë vërshime; në pjesën urbane dhe atë të godinave dhe afër spitalit do të përhapen zjarre; të gjithë burimet e ujërave të pijshëm janë të dëmtuara dhe të papërdorshme; ura e Tapizit do të dëmtohet nga tërmeti dhe nuk do të jetë më i kalueshëm për automjete; fabrika e çimentos dhe kompanitë private do të dëmtohen dhe do të shkaktojnë pasoja për mjedisin; aeroporti ndërkombëtar “Rinas” do të dëmtohet dhe do të përdoret vetëm pista rezerve e aeroportit për raste urgjente; diga e rezervareve Bakangu dhe Verjon do të mbetet e shpuar. Për ballafaqim me pasojat dhe për normal-izimin e gjendjes do të nevojitet një aksion gjithëpërfshirës dhe ndihmë nga vendet e rajonit.Më 06.03.2019 për pjesëmarrësit e konferencës qëndrore planifikuese u organizua vizitë studimore në qytetin e Fushë Krujës dhe mbikqyrje në terren ku do të zhvillohet pjesa e stërvitjes në terren.Në konferencën vijuese përmbyllëse planifikuese e cila parashihet të zhvil-lohet nga 16 deri më 18 qershor 2019, gjithashtu në Tiranë të Republikës së Shqipërisë, do të shqyrtohen doku-mentet e planifikimit të cilat kaluan në këtë konferencë, ndërsa theks i veçantë do të vëhet në finalizimin e skenarit; do të vërtetohet numri i pjesëmarësve

    nga vedent e rajonit duke përfshirë këtu edhe emra dhe pozita konkrete, do të shqyrtohet menaxhimi dhe rjedha e informacioneve dhe simulacioneve për nevojat e realizimit të stërvitjes; do të definohet pajisja informatiko-komunikuese kompatibile për vendosjen e lidhjeve me rrjet në mes të vendeve pjesëmarrëse; do të shqyrtohet politika e informimit të opinionit dhe marrëd-hëniet me median; do të definohet plani për mysafirët e shquar gjatë realizimit të stërvitjes, e të tjera.

    Dr. Toni PetreskiMr. Zdravko Jakovlevski

    Në këtë konferencë, qëllimi i së cilës ishte definimi i kërkesave (kërkesa,

    dizajni, caqe-trajnuese, nivel i pjesëmarrjes,

    variable e skenareve, lokacioni i stërvitjes,

    orari, kohëzgjatja, etj.) për zhvillimin e dokumenteve

    të stërvitjes, theksi u vendos në zhvillimin e skenarit të stërvitjes

  • 21

    Edhe pse mjetet e të luftuarit ndryshuan në dy mileniumet e kaluar, është interesante ajo se jo vetëm që Sun Cuja edhe më tutje vazhdon të jetë relevant, por idetë e tij janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të kuptuar konceptin e sotëm bash-këkohor të luftës jolineare. Jolineariteti rrjedh prej filozofisë lindore, ndërsa si metodë e të luftuarit është përshkruar në “Shkathtësitë e të luftuarit” e Sun Cusë. Në kapitullin e parë Sun Cu e sqaron kuptimin e planeve ushtarake. Në fil-lim potencohet rëndësia e planifikimit në luftë, të cilën ai e quan “dyluftim”. Sa më i mirë është planifikimi, aq më të mëdha janë gjasat për sukses. Ai i cili nuk planifikon, do të bëjë më shumë gabime për dallim nga ai i cili planifikon. Sun Cu përdor termin “dyluftim”, sepse sipas tij komandantët duhet ti masin vendimet e tyre në raport me terrenin, forcat veta-nake dhe ato kundërshtare. Për këtë, që në kapitullin e parë theks i veçantë i është dhënë mashtrimit në luftë. Që në momentin e bërjes së llogarive, duhet të ndikohët

    në krijimin e perceptimit të kundërshtarit në mënyrë që të detyrohet që ai të merr vendime të gabuara. Kur një ushtri është e fuqishme, duhet të paraqitet si e dobët edhe anasjelltas. Manovrimet e rrejshme dhe krijimi i perceptimit të gabuar te kundërshtari është ajo që sot përdoret te të luftuarit jolinear dhe te metoda e kon-trollit refleksiv. Sipas Sun Cu, për prakti-kimin e shkathtësisë së të luftuarit vlejnë pesë faktorë, të cilët sipas doktrinës së sotme ushtarake janë: të kuptuarit e mje-disit operativ, lidershipi, komandimi dhe kontrolli, struktura e forcave dhe mënyra

    e përdorimit të tyre. Baza që ushtria të jetë e suk-sesshme është disciplina dhe ai potencon se lideri duhet që me vetëdisciplinë të shfaq konzistencë në këtë parim. Në kapitullin e dytë, udhëheqja e luftës, Sun Cu në fillim tregon se çfarë na nevojitet për të luf-tuar: mjete financiare. Me një përllogaritje të thjeshtë matematikore, ai e shpalos koston minimale për të luftuar në atë kohë: në mënyrë që të mbahet ush-tria prej 100.000 ushtarëve,

    „Shkathtësia e të luftuarit“ e Sun Cusë është doktrina më e vjetër e shkruar ushtarake, e vjetër rreth 2500 vjet. Ky udhëzues me 13

    kapituj edhe sot mbetet literaturë relevante për ti përshkruar bazat

    e strategjisë dhe taktikës dhe gjithnjë ka ndikim të madh jo vetëm në hisotri, por edhe në

    mendimin ushtarak perëndimor

    Relevanca e Sun Cu-sëEdukim

    (pjesa e parë)

  • për çdo ditë ushtria ka pasur nevojë për 30 kilogram argjend. Në këtë mënyrë, qysh para dy mijë viteve Sun Cu ka pot-encuar qartë se çfarë është më e rëndë-sishmja për të bërë luftë: buxheti. Më pas ai lidhet me llogaritë për t’u mbajtur ushtria. Ajo nuk duhet të jetë në numër të panevojshëm, në rast se nuk përgatitet për luftë dhe anasjelltas dhe nga ana tjetër nuk duhet të presë sepse vetvetiu harxhohet. Kjo nënkupton planifikim kohor të resurseve për mbajtjen e shkath-tësive ushtarake në kohë paqeje. Sipas Sun Cu shteti nuk duhet të shpenzojë në mënyrë të panevojshme për kapacitete të cilat nuk i përdor, gjegjësisht nuk duhet të shpenzohen të holla në forca të cilat nuk mund të vendosen, ose për ato të cilat vlerësimet e sigurisë tregojnë se janë të paarsyeshme. Ai paralajmëron se zgjatjet dhe vonesat e operacioneve ushtarake e lodhin shtetin. Si praktikues i luftës, atij i është qartësuar se sa problematik është sigurimi i mbështetjes logjistike për ush-trinë në mënyrë që ajo të jetë tërë kohën në gatishmëri. Ai thotë se është më mirë që ushtria të furnizohet me resurset e kundërshtarit. Sun Cu insiston se lufta duhet të zgjatë sa më shkurt që është e mundur, sepse marshet e gjata janë të dëmshme për shtetin.Në kapitullin e tretë përshkruhet fitorja pa luftë, njëra ndër thëniet më të cituara pas të cilës Sun Cu është i njohur edhe sot. Më së miri është të fitohet pa luftë. Kjo rrjedhë nga kapitulli paraprak në të cilën paralajmërohet se të luftuarit është një punë e kushtueshme në njerëz dhe mjete, të cilat në rast humbjeje duhet të zëvendësohen. Në doktrinën e sotme kjo është parim i të qenurit ekonomik në mbrojtje. Në përllоgaritjet e tij, njësoj si për mbajtjen e luftës në një ditë, ai ka bërë llogaritë se sa kohë duhet në rast se kundërshtari fiton pa luftë, në luftë në vend të hapur, apo duke luftuar në mjedis

    urban (pritë). Kjo e fundit për të është opcioni më i keq i cili duhet shmangur me çdo çmim. Kjo edhe sot dëshmohet si një gjë e vërtetë. Luftimet në vende të banuara si dhe rrethimi i qyteteve, si që ndodhë në luftën qytetare në Siri me të vërtetë zgjat shumë, gjithashtu ka kosto të lartë dhe e njejta duhet shmangur. Koncepti i “blickrigut” gjerman ka qenë që njësitë të mos mbahen të bllokuara rreth vendeve të banuara. Vermahti në këtë aspekt ka qenë i suksesshëm, por jo edhe atëherë kur është dashur t’i rrethojnë qytetet sovjetike. Edhe me armatimin bashkëkohor, rrethimi është

    aq më i vështirsuar, gjë që Sun Cu e bën relevant edhe në doktrinën e sotme. Më tej, Sun Cu bën llogari në bashkrendimin e forcave. Është interesante se ai pro-pozon që sa më të numërta të jenë forcat në raport me kundërshtarin, aq më pak nevojitet të kemi qasje të drejtëpërdrejtë. Nuk ka nevojë për rrezik kur fitorja është e sigurt. Kur forcat janë të ngjajshme apo të barabarta, në atë rast duhe të ofrohet luftë sepse ajo është e pashmangshme dhe askush nuk ka iniciativë numerike. Sun Cu thekson se kuantiteti përmban cilësinë e vet dhe se sa më e numërt ushtria, aq më mirë. Ai poashtu e thek-son edhe lidershipin në luftë edhe atë karakteristikën e të kuptuarit edhe atë se çfarë mund të bëjnë, e çfarë nuk mund të bëjnë vartësit. Lideri duhet të jetë i vetëdijshëm për mundësitë e forcave të veta në mënyrë që të ketë qëllime reale. Këtë mençuri nuk e kanë ndjekur gjen-eralët gjatë Luftës së Parë Botërore, të cilët vazhdimisht kanë shpenzuar mijëra ushtarë për të marrë disa metra terren. Është jashtëzakonisht interesante që vjen në shprehje ajo se çfarë profili të njerëzve duhet të ketë secila ushtri. Sun Cu e citon Su Ma Çeinin, i cili ka thënë se në ushtri duhet të ketë katër kategori ushtarësh: ushtarë të mençur, guxintar, vetiak dhe budallenj, sepse njerëzit “e mençur befasohen kur i shfaqin meritat e tyre, njerëzit e guximshëm dëshirojnë të shfaqin guximin e tyre, vetiakët janë të shpejtë në marrjen e meritave, ndërsa budallenjtë nuk i frigohen vdekjes”. Mund të argumentohet se edhe sot në të vër-tetë kjo është relevante dhe se këto katër kategori janë të pranishme në secilën ushtri. Në fund të këtij kapitulli Sun Cu numëron pesë kushte për sukses në luftime: lideri duhet të jetë i vetëdijshëm për gjendjen me të cilën ballafaqohet (të dijë kur duhet e kur nuk duhet të luftojë), të luftojë me atë që ka (të dijë të ud-hëheqë me ushtri të fortë dhe të dobët), të ruaj moralin te vartësit (ushtria në të gjitha gradat të ketë shpirtin e njejtë),

    22

    Në kohën kur nuk ka pasur armë zjarri për gjuajtje, Sun Cu në

    mbrojtje ka njohur përparsi të madhe, mu për shkak asaj se

    kundërshtari që nga moment kur është detyruar të zhvillohet, i ka

    shfaqur forcat në terren, përderisa ai që është mbrojtur, ka mbetur i fshehur dhe forca e tij ka mbetur

    sekrete

  • 23

    të jetë gjithmonë i gatshëm për luftë (ta sulmojë kundërshtarin e papërgatitur) dhe të posedojë profesionalizëm dhe besim të deleguar nga përgjegjësi (do të fitojë a ii cili ka njohuri ushtarake dhe ai të cilit autoriteti nuk i përzihet në punë).Në kapitullin e katërt, Taktika, Sun Cu operacionet i ndan në sulme dhe në mbrojtje. Në të dy rastet thekson se më së miri është të gjindet mënyrë për të fituar “pa derdhur asnjë pikë gjak”, por nuk mjafton vetëm të fitohet, por duhet parë mënyrë edhe se si të fitohet. Në doktrinën e sotme kjo njihet si masë për arritjen e suksesit në operacion, e shpre-

    hur në raport me masat e efikasitetit, përkundër masave të realizimit. Edhe sot synohet që jo vetëm njësitë t’a bëjnë atë që përgjegjësi urdhëron, por veprimi i tyre t’i arrijë efektet që i pret përgjegjësi. Në këtë kapitull hasim përgjegjësinë dhe kujdesin e kulturës lindore, ndaj rrezikut të asaj perëndimore. Sun Cu thekson se udhëheqësi ushtarak duhet të “kërkojë betejë vetëm në rast të fitores së marrë”. Kjo do të thotë se çdo herë kur mundet, duhet t’i shmangemi rrezikut dhe të lufto-het atëherë kur vlerësohet se kemi një situatë të volitshme. Sun Cu thotë se ai i cili rrezikon me shpresë se do të fitojë, zakonisht është i paracaktuar të humb. Koha e taktikës është e shkurtër dhe për-fundon me tashmë të cekurën, ku suksesi para se gjithash varet nga disciplina.Në kapitullin e pestë, Forca, Sun Cu flet për komandimin dhe kontrollin e ushtrisë në

    luftë. Pa marrë parasysh se kemi të bëjmë me njësi të vogël apo të madhe, ajo do të ketë sukses në rast se ekziston komunikim i mirfilltë. Cu thekson se qasja e drejtëpër-drejtë është i nevojshëm në mënyrë që të tregohet forca, por me qasjen indirekte sigurohet fitorja. Këto duhet të kombino-het në mënyrë që kundërshtari të mos e kuptojë shablonin e zhvillimit të ngjarjeve. Sun Cu përdor metafora për të shprehur se qasja indirekte mundëson manovra të shumta, të cilat varen nga kreativiteti i planifikuesit. Këtu mund të vërejmë jolin-earitetin e mendimit lindor. Në këtë kapitull Sun Cu për herë të parë e përmend mash-

    trimin si metodë të luftës. Ai mendon se kundërshtarit duhet t’i ofrohet një fotografi e rrejshme se gjatë betejës ushtarët janë të frikësuar, kaotik dhe të dobët. Ai jo vetëm që e propozon mashtrimin si mjet të luftës, por i thekson se cilat shkathtësi duhet t’i posedojë ushtria në mënyrë që të ketë suk-ses. Sun Cu shprehet se për t’u stimuluar friga, kaosi dhe dobësia nevojitet t’i kemi elementet e kundërt: guximin, disciplinën dhe fuqinë. Me dy shembuj historik e dësh-mon qëndrimin se manovra mashtruese kontribon për sukses në luftë. Në dy shem-bujt, ushtritë e fuqishme janë shfaqur si të dobëta në mënyrë që të detyrojnë kundër-shtarin të sulmojë i pari.Kapitulli i gjashtë ka të bëjë me Anët e forta dhe të dobëta. Sun Cu këtu e ka përshkruar konceptin e imponimit të vull-netit vetanak ndaj kundërshtarit, ose në fjalorin e sotëm doktrinar, imponimin e

    mënyrës vetanake në luftë dhe në betejë. Kundërshtari detyrohet të luftojë në kushte të papërshtatshme për të. Ai thotë se është më mirë që të arrihet i pari në fushëbetejë, ose në avantazh do të jeë a ii cili i pari do të vendoset në terren, do të arrijë dhe do të presë i pushuar. Ai i cili është vazhdimisht në lëvizje është i lën-duar. Këtu Sun Cu e favorizon mbrojtjen, diçka që Klauzevitzi pas dy mijë viteve do ta kontestojë. Por, në rast se merret parasysh distanca kohore, si dhe armët të cilat janë përdorur, kjo ide në atë kohë është marrë si relevante. Në këtë kapitull jepen edhe disa shembuj ku kundërshtari

    duhet të detyrohet që më herët të bëjë orarin e luftës në mënyër që ti zbulojë forcat. Kjo është relevante edhe sot e kësaj dite. Në doktrinën bashkëkohore ushtarake, sidomos në mbrojtje, syno-het që me forca përpara të provokohet kundërshtari, me qëllim që ta fillojë luftën më herët duke i vendosur forcat e tij. Sun Cu është i mendimit se vetëm me një ushtri më të madhe në numër duhet të nisen operacionet sulmuese. Në rast se forcat e disponueshme janë më të vogla se sa forcat e kundërshtarit, duhet që të pritet sulmi nga ana e tij. Deri më sot rëndësia e gatishmërisë në fushëbetejë ka mbetur e pandryshuar, forca, struktura dhe vendosja e kundërshtarit. Njëkohë-sisht, është e rëndësishme që forca e vërtetë dhe vendosja vetanake të lihen në fshehtësi.

    Gjorgji Veljovski

  • 24

    Në gazermën “Alekso Dem-nievski-Bauman” në Veles më 8 mars betim solemn dha gjenerata e 37. e ushtarëve të rinj të shërbimit vullnetar ushtarak në Armatë. Para prindërve, familjarëve, miqve dhe përfaqësuesve të SHP të ARM-së, para komandantëve të njësive të Armatës, para mysafirëve të tjerë, betim solemn dhanë 86 ushtarë të

    rinj, në mesin e të cilëve edhe gjashtë pjesëtare të gjinisë femërore. Tekstin e betimit solemn e lexoi komandanti i QTI-së (Qendrës për Trajnim Individu-al), nënkoloneli Muhamet Ibraimi, ndër-sa pas tij betimin njëzëri e përsëritën ushtarët e rinj. Ata u betuan se do t’a mbrojnë lirinë, sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se në

    mënyrë të disciplinuar, me përgjegjësi dhe ndërgjegje do t’i realizojnë detyrat dhe obligimet si mbrojtësit e atdheut të tyre dhe se do të luftojnë për nderin dhe lirinë e tij. Komandanti duke i uruar për betimin e dhënë, i informoi ushtarët se si ushtarë të rinj gjatë tre muajve të ardhshëm duke i realizuar përmbajtjet e planifikuara, do të ballafaqohen me sfida të shumta. “Për ballafaqim dhe tejkalim me sukses të sfidave, eprorët tuaj do të përpiqen maksimalisht për t’ua përcjellur shkathtësitë dhe njohuritë e tyre. Mundi juaj, suksesi dhe angazhi-mi do të vlerësohen dhe kjo do të jetë njëri ndër elementet për përzgjedhjen e mëtejme të atyre të cilët dëshirojnë të zgjedhin të jenë ushtarë profesional dhe eprorë në rradhët e Armatës. Të nderuar prindër, dhënia e betimit paraqet akt personal, por njëherit edhe nder e kënaqsi edhe për ju, për famil-jarët dhe miqtë. Ju si prindër mund vetëm të krenoheni që keni rritur njerëz të shëndoshë dhe të shkathët të cilët sot në këtë rreshtim me dinjitet dhe krenari e morën obligimin që me nder t’i shërbejnë atdheut të tyre në rradhët e Armatës. Për këtë shkak, u shpreh mirënjohje të thella që na i besua bijtë tuaj dhe ju siguroj që gjatë muajve

    24 orë

    Betim solemn i gjeneratës së 37. të ushtarëve për shërbim vullnetar në Armatë

  • 25

    vijues me përgjegjësi dhe ndërgjegje do t’a marrim rolin e kujdestarit dhe prindit dhe do t’ua kthejmë ata të pasuruar me më shumë përvoje jete”, theksoi nënkol-oneli Ibranimi.Nga foltojra, betimin solemn të ush-tarëve të rinj ua uroi edhe u dëshiroi trajnim të suksesshëm, zënvedës shefi i SHP të ARM-së, gjeneral-majori Azim Nuredin. “Ne hyjmë në një periudhë ndryshimesh dhe të fillimeve të reja. Sivjet flamuri shtetëror u gjend në tavolinën e NATO-s. Ngadalë por sigurt hapërojnë drejt së ardhmes si pjesë e familjes së madhe veriatlantike të Aleancës Veriatlantike. Para nesh u hapën dyert e Aleancës, por që të jemi anëtare e plotë na presin sfida dhe shumë punë. Sivjet kemi shumë aktiv-itete dhe arsye, ndërsa njëra prej tyre është edhe përzgjedhja e këtyre bijëve të guximshëm për shërbim vullnetar ushtarak. Ushtarë, ju gjatë periudhës së ardhshme do të kaloni përmes një trajnimi intenziv ushtarak, eprorët dhe instruktorët e juaj do t’u drejtojnë që më lehtë t’i tejkaloni përmbajtjet e parapara nga plani i trajnimit. Pas përfundimit të trajnimit me sukes, ju happen dyert e Armatës”, potencoi gjeneral-majori Nuredin.Ai rikujtoj se si edhe gjeneratat para-prake, ashtu edhe kjo gjeneratë do të ketë mundësi për zhvillim të mëtejmë profesional në profesionin ushtarak, ku ata do t’a zgjedhin këtë profesion si përcaktim jetësor. Gjeneral-majori Azim Nuredin potencoi se bartja e uniformës së Armatës paraqet krenari dhe privilegj, por gjithashtu edhe përgjegjsi, human-itet dhe sakrificë. Ai potencoi se shem-bull për këtë është edhe fatkeësia me autobus në fshatin Llaskarcë, ku katër pjesëtarë të Armtës, duke i zbatuar shkathtësitë dhe njohuritë e tyre, me përkushtim dhe guxim, me kohë ndi-hmuan në tërheqjen e të lënduarve dhe viktimave.– Këto nuk janë shembujt e vetëm. Deri më tani ushtarët tanë anën e tyre humane e kanë dëshmuar edhe gjatë ballafaqimit me zjarret pyjore, vërshi-meve dhe fatkeqësive tjera natyrore dhe ne jemi krenarë që kemi pjesëtarë të tillë të Armatës. Ushtarë, gjatë tre muajve të ardhshëm mësoni gjëra të reja, përkushtohuni në secilën fushë, jini të vetëdijshëm, të përgjegjshëm dhe të disciplinuar, ruani veten dhe ndihmoni atyre që janë rreth jush duke i ndërtuar marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe ndër etnike. Ruajen edhe autoritetin e Ar-matës”, tha gjeneral-majori Nuredin.Ushtare është edhe 19 vjeçarja Alek-sandra Jakimova e cila ka përfunduar

    shkollën e mesme në Shkup. Ajo thotë se ka pasur dëshirë të madhe të jetë ushtare, ashtu si edhe prindërit e saj dhe paraardhësit të cilët kanë shkuar në ushtri, kështu që edhe ajo ka shfaqur dëshirë për t’a vazhduar këtë traditë. “Unë dua ta provoj jetën ushtarake dhe mendoj se është një përvojë e mirë që të secili të mësohet në rend dhe disciplinë. Ditët e para janë të vështira, ashtu si çdo fillim, i vështirë është edhe ky, por jam e kënaqur se në dhjetë ditët e para mësova shumë gjëra. Njoha eprorë dhe njerëz të mirë dhe shpresoj se përvojat pozitive do të shtohen aq më shumë gjatë tre muajve vijues”, tha e reja Aleksandra. Ajo thotë se ajo dhe pesë koleget e saj ushtare të reja kanë qenë të pranuara mirë në Armatë nga ana e kolegëve të tyre ushtarë të cilët

    u ndihmojnë dhe bashkëpunojnë gjatë realizimit të obligimeve dhe detyrave ushtarake.Ushtari 19 vjeçar Enis Nebioski i cili ka përfunduar shkollën për elektriçist en-ergjetik në Veles, thotë se që në moshë të re ka pasur dëshirë të kryej shërbimin ushtarak dhe për këtë shkak ka vendo-sur këtë gjë ta bëjë sivjet, menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme. “Unë jam pjesëtar i përfaqësueses së kajakut. Sivjet atë e lash anash për t’u bashkangjitur në rradhët e Armatës. Kam dy kolegë kajakistë të cilët gjithsh-tu janë në rradhët e ARM-së. Ata i kam idol. Edhe unë do të doja të jem si ata. Për këtë, hap pas hapi do t’i ndjek suk-seset e tyre edhe në sportin e kajakut edhe në Armatë”, tha ushtari i ri.

    Antoanella Dimitrievska

  • Humaniteti në vepër

    24 orë

    Batalioni i Parë i Mekanizuar Këmbësorik me disa aktivitete e shënoi ditën e njësisë, në mesin e aktiviteteve ishin edhe dhurimi i gjakur, aktivitete tjera sportive si dhe donacioni të cilit më së shumti iu gëzuan fëmijët e birësuar nëpër familje

    Pako me ushqim, veshmbathje dhe me mjete higjienike u donuan nga ana e pjesëtarëve të Batalioni i Parë i Mekanizuar Këmbësorik të kazermës së Kumanovës “Boro Menkov” për tre fëmijët të birësuar nga familja Agushi në Kumanovë. Dhjetë vjeçarja Linda, një fëmijë i hareshëm me aftësi të kufizuara, iu gëzua më shumë ariut që ia dhuruan pjesëtarët e Armatës. Edhe binjakët Mahmudi dhe Muhamedi iu gëzuan donacionit të pjesëtarëve të ARM-së. Në momentin që arritën pjesëtarët e

    Batalionit të Parë të Mekanizuar Këm-bësorik në shtëpinë modeste të familjes Agushi në Kumanovë, nuk kishte se si të mos vërehet gëzimi i fëmijëve, por edhe te kujdestarët e tyre, Shejnazja dhe Ariza Agushi. Pakot në mënyrë ekspresive u dërguan në shtëpi, ushqim, veshm-bathje, mjete higjienike, gjëra këto të cilat pjesëtarët e Batalionit të Parë të Mekani-zuar Këmbësorik i kanë ndarë nga familjet e tyre, për t’ua dhuruar fëmijëve që nuk kanë kujdesin atëror. “Armata gjithmonë vepron në të mirë të qytetarëve. Ky dona-

    cion ndodh në periudhën kur shënohet 75 vjetori nga formimi i Brigadës së Tretë Sulmuse të Maqedonisë, traditat e së cilës i vazhdon Batalioni i Parë i Me-kanizuar Këmbësorik. Aktivitetet e këtilla humanitare janë shumë të shpeshta për pjesëtarët e Armatës. Kësaj rradhe me rekomandim të Qendrës për Punë Sociale në Kumanovë, vendosëm që të japim dona-cionin për familje që kujdeset për tre fëmijë, gjë që është për çdo respekt” – tha komandanti i Batalionit të Parë të Mekani-zuar Këmbësorik, nënkoloneli Stojançe Kostov.Komadnanti dhe pjesëtarët e Armatës biseduan për kujde-

    sin e Shenazes dhe për obligimet e saj rreth fëmijëve. Binjakët me kurreshtje i vështronin dhuratat dhe të befasuar nga donacioni, tashmë njëri prej tyre e zgjodhi profesionin e tij - ai do të bëhet ushtar.Secili fëmijë meriton shtëpi dhe strehim, meriton dashuri atërore, na tha Shenazja. Ajo tashmë gjashtë vjet kujdeset për Lindën të cilën e ka marrë nga shtëpia e fëmijëve nga Manastiri. Për të thotë se ajo ka qenë një fëmijë i vogël dhe i ëmbël. Kujdesi ndaj saj është i përditshëm, sepse linda është fëmijë me pengesa në zhvillim. “Kënaqet kur valëviten flamujt në qiell”, tha Shenazja. Obligimet atërore nuk kanë fund, ndërsa ndihmë është gjithmonë e mirëseardhur, binjakët shkojnë në shkollë dhe gjithsesi se kanë nëvojë për ushqim dhe veshmbathje. Ajo dhe bashkëshorti i saj edhe përpos faktit se kanë fëmijët e tyre që tashmë janë të rritur, kanë ven-dosur të kujdesen dhe të birësojnë fëmijë të tjerë, sepse ata thonë se kështu bëjnë gjëra të mira. “Këtë të mirë që bëjmë ne, sot na e kthyen pjesëtarët e Armatës. Me të vërtetë ngela e befasur nga donacioni i Armatës. Iu faleminderit pafundësisht që janë nga të rrallët të cilët u kujtuan dhe që dhanë donacion dhe ndihmë për fëmijët në nevojë dhe pa kujdes prindëror”, tha Shenazja.

    Аleksandra Maksimovska

  • Rreth pesëdhjetë pjesëtarë të Armatës të kazermës së Kumanovës “Boro Menkov” dhe të Komandës së Bashkuar Operative, së bashku me nxënësit e shkollave të mesme dhe me të punësu-arit e ndërrmarjes publike “Pastrim dhe Gjelbrim” si dhe me shoqatat qytetare, mbollën fidane në Kumanovë. Ky aksion u realizua me rastin e Ditës së Pran-verës.Edhe pse një punë e mundimshme, megjithatë ditën e bukur me diell pjesëtarët e Armatës e shfrytëzuan për një Kumanovë më të pastër dhe më të bukur. Por, më i rëndësishëm është bashkëpunimi me bashkësinë lokale, ndërrmarjet publike, komunën, qytetarët, e para se gjithash me nxënësit e shkol-lave të mesme të cilët së bashku me pjesëtarët e Armatës mbollën fidane.Nxënësit dhe pjesëtarët e Armatës duke punuar, tregojnë nga ndonjë anekdotë. Dita e lodhshme kalon me shoqërim, por ajo që do të rrëfejë një nxënëse është fakti se fidanet e reja të mbjellura do të rriten dhe do të ngelin që gjeneratave të ardhshme t’u dëshmojnë rreth aksionit të përbashkët. „Një ditë kur fidanet do të rriten, do të kujtoj se edhe unë kam qenë pjesë e aksionit së bashku me pjesëtarët të cilët sot marrin pjesë. Në një mënyrë ne lëmë gjurmë të përjetshme për gjeneratat e reja”, thotë nxënësja e gjimnazit të Ku-manovës “Goce Dellçev”.Armata gjithmonë përfshihet në aksionet të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit jetësor. Në këtë aksion u mbol-lën 5.000 fidane të pishës së bardhë, ku do të formohet një vijë mbrojtëse tek

    shkëmbinjtë e zhveshur afër ndërtesave të lagjes “Goce Dellçev”. „Pothuajse nuk ka aksion të pyllëzimit të hapësirës më të madhe në të cilën nuk marrin pjesë pjesëtarët e Armatës. Jemi mirënjohës që ndihmojnë dhe gjinden për mbrojtjen e mjedisit dhe ajrit”, tha kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.Aksionet e tilla të përbashkëta, thonë pjesëmarrësit, kontribojnë në ndërtimin e besimit të ndërsjellë të institucioneve

    me qytetarët. Nuk është hera e parë që bashkarisht të mbjellin dhe pyllëzojnë pjesëtarët e Armatës dhe qytetarët të cilët, nga të gjitha institucionet, pikërisht më shumë i besojnë Armatës, për shkak të profesionalizmit dhe mbështetjes të cilën e marrin gjatë secilës fatkeqësi, por edhe gjatë aksioneve të këtilla, duke e pasur parasysh se gjithmonë mund të llogarisin në të.

    Аleksandra Maksimovska

    Pjesëtarët e ARM-së nga kazerma e Kumanovës “Boro Menkov” dhe nga KBO-ja së bashku me

    qytetarët pyllëzuan në anën e Kumanovës. Aksionet e këtilla

    të përbashkëta kontribojnë në ndërtimin e mirëbesimit

    në mes të institucioneve dhe qytetarëve. Dhe nuk është hera e parë që së bashku të pyllzojnë pjesëtarët e Armatës dhe qytetarët

    të cilët, nga të gjitha institucionet, më së shumti

    besim kanë pikërisht tek Armata

    Armata dhe qytetarët pyllëzuan anën e Kumanovës

    24 orë

  • Dëshira për të qenë më i mirië, më i shpejtë dhe më i shkathët është diçka e lindur te disa prej nesh, por kur përkundër dëshmisë personale do t’a përfaqësoni shte