4 vendim-per-caktimin-e-lokacionit-per-qellim-te-interesit-publik

1

Click here to load reader

Upload: muhamet-ahmeti

Post on 12-Apr-2017

228 views

Category:

Investor Relations


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: 4 vendim-per-caktimin-e-lokacionit-per-qellim-te-interesit-publik

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo

Komuna e Prishtinës

Opština Priština –Municipality of Prishtina

Në bazë të dispozitave të nenit 16, pika 16.1. shkronja (b) dhe nenit 32, pika 32.1, shkronja e të Statutit të Komunës së Prishtinës 01. nr. 110 - 455 të dt. 31.3.2008, Kuvendi i Komunës së Prishtinës , në mbledhjen e mbajtur më 26.9.2008, merr

V E N D I M

PËR CAKTIMIN E LOKACIONIT PËR QËLLIM TË INTERESIT PUBLIK

Neni 1 Miratohet Vendimi për caktimin e lokacionit për qëllim të interesit publik: ndërtimin e

objekteve për nevojat e Komunës.

Neni 2 Lokacioni i cekur nën nenin 1 të këtij Vendimi, gjendet në Prishtinë, fleta poseduese nr. 926, Zona kadastrore Prishtinë, ngastra kadastrore 3114 - 1 deri 3125 - 2 vendi i quajtur “Lama e Druve”, zona urbane, me shfrytëzim aktual bujqësor, me sipërfaqe të tërësishme prej 90736 m2 dhe është në pronësi të IMN “Kosova”.

Neni 3

Çështjet që kanë të bëjnë me kalimin e pasurisë që është nën autoritetin e AKP-së te administrata komunale, do të kryhen nga Zyra Ligjore.

Neni 4 Lokacioni i cekur nën nenin 2 të këtij Vendimi, do të përfshihet në planin detal rregullues.

Neni 5 Për zbatimin e këtij Vendimi do të kujdeset Drejtoria e Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit e Komunës së Prishtinës.

Neni 6 Ky Vendim hyn në fuqi ditën e miratimit të tij. KUVENDI I KOMUNËS SË PRISHTINËS 01.nr.353-1407, më 26.9.2008 KRYETARI I KOMUNËS

Prof. dr. Isa Mustafa

Adresa: Rr. UÇK- 2-10.000 Prishtinë-Kosovë Telefon: + 381(0)38/230-900

http://www.prishtina-komuna.org