49452236-miti-i-njeriut-te-ri

16
Njeriu i Ri Miti i Njeriut te Ri në socializëm qe një ndër tentimet më të egra dhe që gati e arriti realizimin e tij të plotë. Por paradoksi i gjithë atyre viteve që Shqipëria jetoi në realizmin socialist, ishte që produkti i projektit, u shndërruan vetë ata që e projektuan në fillim këtë vepër , Paria e Partisë. Me kohën edhe pse vazhdonin ti nënshtrohesin fallsitetit të realizmit socialist “të suksesshëm”, populli filloi të jetonte një realitet tjetër dhe ti perceptonte ndryshe gjërat nga vija qëndrore, duke e vleresuar situaten ashtu si vertet ishte. Ndërsa paria e parties, duke u munduar jashetzakonisht shume të krijonin realitetin që I shkonte përshtat sistemit që donin të zhvillonin, brendësuan vetë dhe u brumosën vetë më shumë se kushdo tjetër nga idealet socialiste dhe absurditeti i asaj kohe,

Upload: anisa-hysesani

Post on 28-Nov-2014

116 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: 49452236-miti-i-Njeriut-te-Ri

Njeriu i Ri

Miti i Njeriut te Ri në socializëm qe një ndër tentimet më të egra dhe që gati e arriti

realizimin e tij të plotë. Por paradoksi i gjithë atyre viteve që Shqipëria jetoi në realizmin

socialist, ishte që produkti i projektit, u shndërruan vetë ata që e projektuan në fillim këtë

vepër , Paria e Partisë. Me kohën edhe pse vazhdonin ti nënshtrohesin fallsitetit të

realizmit socialist “të suksesshëm”, populli filloi të jetonte një realitet tjetër dhe ti

perceptonte ndryshe gjërat nga vija qëndrore, duke e vleresuar situaten

ashtu si vertet ishte.

Ndërsa paria e parties, duke u munduar jashetzakonisht shume të krijonin realitetin që I

shkonte përshtat sistemit që donin të zhvillonin, brendësuan vetë dhe u brumosën vetë më

shumë se kushdo tjetër nga idealet socialiste dhe absurditeti i asaj kohe,

pikërisht duke u kthyer nga projektues në mbartës vetë dhe out-put i gjithë veprës.

Kërkohej të shpikej në cdo kuptim Njeriu i Ri tamam si një ndërhyrje ne gen por vetëm

me ndryshimin që edhe pse dhe kjo ndërhyrje, kërkonte të hynte në palcë e të të

transmetohej, pothuajse në mënyrë biologjike, duhej te realizohej përmes “injeksioneve”

nga jashtë e jo modifikimeve së brëndshmi!

Njeriu i Ri ka profil psikologjik të një njeriu që di ti kontrollojë të gjithë emocionet e tij

dhe të bëj vetëm “veprime racionale “, sipas rregullave të mirëpërcaktuara dhe aty ku të

gjithë do ishin njësoj “të përsosur” e të “barabartë”. Gjuha e të cilit do ishte kufizimi më i

madh i njohur ndonjëherë, i horizontit të mendjes së tij. Do zhdukte qënien brënda cdo

njeriu dhe do kishte pasardhës të padallueshëm nga paraardhësit e tyre. Njeriu i ri është

kryesisht metamorfozë e këtyre planeve: socio -psikologjik, politik dhe ekonomik, ku

Page 2: 49452236-miti-i-Njeriut-te-Ri

marrëdhëniet në cdo sferë e në cdo nivel ndërpersonal ose jo, pësojnë tëhuajëzim dhe

impersonalizim në atë lloj mase sa cdo gjë duket njëlloj dhe lumturia duket po njëlloj,

fortësisht e brishtë sa dhe kërcënimi më i dobët që mund ti bësh “gjithë lumturisë që është

krijuar”, përbën rrezik serioz për mbijetesën! Le të përdorim si pasqyrim një paragraf nga

libri “1984” të Xhorxh Orëell që duket se e përshkruajnë shumë saktë situatën

Nuk do të ketë besnikëri tjetër

vec besnikërisë ndaj Partisë

Nuk do të ketë tjetër dashuri

Vec dashurisë për Vëllain e Madh

Nuk do të ketë të qeshura

Vec të qeshurës së triumfit mbi armikun

Në doni një imazh të së ardhmes

Përfytyroni një cizme

Ngjeshur në fytyrën e dikujt

…përjetesisht1

E pra sic duket qartazi njeriu nuk është më subjekt , Njeriu i Ri është objekti që do

përdoret për luftën pjesë e së cilës janë të gjithë, e për fitoren e të padukshmes ku duket

se është paradoksalisht ashtu si Orëell e përshkruan po te libri 1984:

LUFTA ËSHTË PAQE

LIRIA ËSHTË SKLLAVËRI

1 Orëell.Xh. “1984”.fq 13

Page 3: 49452236-miti-i-Njeriut-te-Ri

INJORANCA ËSHTË FUQI. 2

Nuk ka më personalitet apo individualitet, ka vetëm njerëz që tashmë nuk janë as hije të

vetvetes, por qënie të një qënësie që u është imponuar deri në brendësim absolut, e ku

duket se dhe orgazëm nuk do të ketë më, pasi “neurologët do punojnë ta eliminojnë

atë”(Xhorxh Orëell :1984). Sepse kërcënimi më i madh i sistemit është kënaqësia

personale fizike e shpirtërore e individit, cfare mund ta bëjë, të arrijë të prekë një

dimension tjetër aq personal, sa cdo organizim i mirëdetajuar do hidhej në erë, do ishte

një flluskë sapuni e cila do shfryhej me kontaktin e parë, më erën e lartësinë e individit, si

qënie ne vetvete. Ja një përshkrim artistik, i marrëdhënieve të atyre që për pak i

shndërruan në Njeriun e Ri dhe sesi ndryshimi i situatës socio-politike ka bërë të

ndryshojë jo vetëm situata vlerore, theksimi i individualitetit por dhe marrëdhëniet

ndërpersonale të cilat duket se pësojnë ndryshim radikal:

“ Shtatë vjet më pas, Zdena e vogël kishte mbushur 5 vjec, s’do ta harroj kurrë këtë, ai

më tha ne nuk u martuam nga dashuria por për hir të disiplinës së partisë, e di mirë që ma

tha në sherr e sipër , që ishte një gënjeshtër, që Paveli u martua me mua se më donte dhe

më vonë ndryshoi, megjithatë është e llahtarshme që arriti të më thotë një gjë të tillë,

pikërisht ai që nuk ka rreshtur kurrë së thëni se dashuria e sotme është tjetër gjë, se ajo

nuk të largon nga njerëzit por të mbështet nëpër beteja, në fund të fundit ne kështu e

jetonim atë, në drekë nuk kishim kohë as të hanim, gëlltisnim thatë dy kafshata buke në

sekretarinë e Bashkimit të Rinisë, e më pas shpesh nuk shiheshim deri në fund të ditës,

zakonisht e prisja Pavelin rreth mesnatës kur ai kthehej nga mbledhjet që s’mbaronin e që

zgjasnin gjashtë a tetë orë , kur kisha pak kohë të lirë kopjoja për të raportet që duhej të

2 Orëell.XH.“1984”.fq 29

Page 4: 49452236-miti-i-Njeriut-te-Ri

paraqiste në lloj lloj konferencash e nëpër stazhe kualifikimi , Këto tekste ishin shumë të

rëndësishëm për të, vetëm unë e di sa e vlerësonte ai suksesin e fjalimeve të tij politike,

përsëriste me qindra herë se Njeriu i Ri ndryshon nga i vjetri për faktin se ai ka fshirë

dallimin midis jetës publike dhe private,e tani më ankohet mua mbas kaq vitesh, se nuk ia

kanë respektuar jetën e tij private.3

-Një aspekt shumë interesant i gjithë procesit të formëzimit dhe konsolidimit të Njeriut të

Ri ishte cështja e së vërtetës së madhe dhe kush e kishte ekskluzivitetin e saj, duke

ndeshur këto karakteristika dhe përkufizime të së vërtetës:

1. E vërteta ekziston

   2. E vërteta është absolute dhe universale

   3. E vërteta është monopol i një elite të ndriçuar.

   4. Armatosur me të, një klasë shoqërore ka misionin për të ndryshuar shoqërinë.

Duke iu referuar të vërtetës dhe faktin që për atë duhet të bëheshin të gjithë kurban, por

ama ata nuk mund ta zotëronin të gjithë por vetëm nje elitë e caktuar ,e cila do kishte

detyrën “e madhe “ të disiplinimit të tyre dhe të ndëshkimit sa herë që individi do

mundohej të gabonte duke qënë i tillë dhe duke shkelur në rrugë të ndryshme nga ato të

përcaktuara me kujdes nga “vija udhëheqëse”.

Cdo individ është në survejim të plotë nga komuniteti, strukturat sociale dhe

partiake. Asgje nuk mund të ishte intime, private, në interes të vetëm atij/asaj. Cdo

hapësirë mendore kufizohej në gjuhën e ngushtuar, e të mirëplanifikuar, të konceptuar

deri ne detaje, për të zvogeluar deri në zhdukje, mendimin e atyre përmasave, që do conin

individin në kundërshtimin e sistemit dhe zgjerimit ne ato përmasa që do e legjitimonin

3 Kundera.M. “Shakaja”. Fq 21

Page 5: 49452236-miti-i-Njeriut-te-Ri

sistemin, e do e linin mendjen e individit të depërtonte gjerësisht dhe thellësisht vetëm në

ato përmasa që duheshin “sipas të vërtetës së madhe“, që ishte e vetmja e vërtetë dhe që

vetëm ata, "elita" e njihnin. Njeriu i Ri është ai që për cdo gjë duhej të mbështetej tek

shteti, absolutisht asgjë nuk ishte nën vullnetin personal( edhe pse cdo gje inskenohej që

të dukej si e tillë).

Njeriu i ri është qënie forme dhe jo qënie në vetvete ,duke u kthyer kështu në një

nje objekt dhe jo subjekt, gjë e cila bën që ky individ të mos ekzistonte më si vullnet i

lirë e i përvecëm , madje nuk ekziston fare si vullnet njerëzor, por si vullnet sendor, që ka

disa programe ditore e është pjesë e një shoqërie, ku objektivat janë të përbashkëta e

lumturia është një për të gjithë! Marrëdhëniet janë vetëm Vëllai i Madh-TI nuk ka më

marrëdhënie TI dhe Ai/Ajo, madje dhe shkëputja emocionale është aq e madhe sa dhe

fëmija shndërrohet në burim zhvillimi të sistemit dhe prindëri merr një nocion

thjeshtësisht dhe ftohtësisht vetëm disiplinues, në kuadër që të rrisë një tjetër objekt që do

jetë ndihmë e pjesë integrale e sistemit. Sipërmarrja private ekonomike, që rrjedhimisht

con në objektiva dhe interes personal përfitimi, nuk aplikohet fare në sistemin ku jeton

Njeriu i Ri dhe madje liria dhe te drejtat janë liritë dhe të drejtat e kufizimit madje dhe

brënda kufizimit nuk kishe hapësirë të gjerë . Situata që paraqitet në periudhën e Njeriut

të Ri është vetëm bardh e zi, nuk ka as perceptime të mesme dhe as zgjidhje të mesme ka

vetëm aleatë dhe armiq, e drejtë dhe e gabuar, e mirë dhe e keqe, ku nuk diskutohet që

këto brendësoheshin me gati- gati, përdhunim sistematik i mendjes së njerëzve dhe më e

keqja është dhe mbas rrëzimit të sistemit të Njeriut të Ri, gjurmët janë të shënjuara aq

thellë sa duhen breza dhe vite të tëra për të pasur një ndryshim të plotformuar dhe kjo

periudhë sic do ta quante Durkheim është periudha e Anomisë , ku kemi një ripërcaktim

Page 6: 49452236-miti-i-Njeriut-te-Ri

vlerash, rikonceptim të marrëdhenieve, te stilit të jetesës etj. E vetmja shpresë e

mosdorëzimit ndaj Njeriut të Ri, është uniciteti i cdo individi në llogjike,intelekt dhe

shpirt , dhe thelbi jonë si qënie e jo thjesht si qënësi.

-Karakteristikë e Njeriut të Ri, sipas konceptit tim është të qënit një njeri jashtë shoqërisë

dhe jashtë vetes, duke qënë dhe duke pasur si lajtmotiv, pikërisht të qënit brënda këtyre

dy gjërave.

- Nga pikëpamja filozofike, Platoni dhe Aristoteli ishin ndër të parët që e konceptuan

njeriun si të shoqërizuar dhe të shoqërueshëm nga natyra , por prapë e linin në hije derisa

Hobsi dhe me tej Loku i jepnin prioritet individit , edhe pse Hobsi pasi e nxjerr nga

gjëndja natyrore individin e kthen atë ne objekt të pushtetit absolut më shumë sesa

subjekt, derisa mbrrijmë ke Rusoi i cili fliste për alikiminë ë trupit shoqëror, ku njësia

individ nuk do kishte vlerë e as kuptim pot ë shkëputej nga tërësia e trupit

Elementët empirikë përforcues te trajtimit teorik të Njeriut të Ri (interviste e

realizuar me nje individ te rreth te 55 dhe nga e cila jam munduar te marr elemente

qe nxjerrin praktikisht ate qe synonte te realizonte sistemi socialist ne kuader te

"Njeriut te Ri").

I- Kur është përmendur për herë të parë koncepti i “Njeriut te Ri”?

P- Për herë të parë ‘njeriu i ri’ është përmendur pas viteve 1970.

I- Cfarë nënkuptonte “Njeriu i Ri”?

P- Njeriu i Ri ishte njeri me ideale komuniste. Ai duhet të ishte shembullor në punë dhe

në jetë. Mjafton të kujtosh parrullën: “Në njërën dorë kazmën armën, në dorën tjeter

pushkën”, që nënkuptonte mbrojtje dhe punë për ndërtimin e socializmit.

Page 7: 49452236-miti-i-Njeriut-te-Ri

Njerëzit shkonin “vullnetar” për ndërtimin e veprave të pesë vjecarit (sic i quanin) që

ishin hekurudhat, hidrocentralet, metalurgjiku, aksionet bujqesore etj…

Në punë nuk njihej orari i punes, duhej të ishe në gadishmëri për cdo nevojë. Me urdhër

të sekretarit të partisë dhe drejtuesit do rrije në punë deri sa të realizohej plani.

I- Si edukohej “Njeriu i Ri”?

P- Edukimi bëhej nëpërmjet propagandës së cdo mëngjesi, nëpërmjet shtypit të ditës,

direktivave të partisë. Duhet të blije me detyrim veprat e udhëheqësit. Kush ishte i

organizuar në parti duhej të merrte pjesë në mbledhjen e partisë cdo pasdite.

Për të gjithë njerëzit që konsideroheshin “të çrregullt” bëhej fletë rrufeja, mblidhej fronti i

lagjes duke diskutuar dhe duke i bërë vërejtje. Masë ndëshkimore ishte edhe punësimi i

tij në një punë të vështirë.

Kjo ishte ajo që quhej ‘lufta e klasave’.

I- A konformoheshin njerëzit?

P- Dy ishin zgjidhjet: njëra ishte moskonformimi që kishte si pasojë burgosjen ose

transferimin në një fshat në rastin më të mirë dhe tjetra konformimi.

I- A lexoheshin veprat e udhëheqësit?

P- Po, lexoheshin. Pjesë të veprave lexoheshin në ndërmarrje.

I- Cfarë donte të arrinte partia nëpërmjet kësaj propaganda?

P- Donte të arrinte përsosmërinë e sistemit. Liria e njeriut ishte e kornizuar brenda vijës

së partisë ku cdo gjë ishte e kontrolluar. Nuk duhej të flisje keq për partinë, as për njerëzit

e partisë. Propaganda kundër partisë edhe në detaje të parëndësishme ishte e dënueshme

dhe e ndaluar. Madje edhe ankesa të tilla si ushqimi i pamjaftueshëm brenda familjes

dënohej. Frika për spiunim ishte ngado, nuk mund të flisje as para një komshiu.

Page 8: 49452236-miti-i-Njeriut-te-Ri

I- Cilët ishin shembuj të personifikimit të “Njeriut të Ri”?

P- Ishin shumë personazhe realë të cilët u kthyen në heronj të punë socialiste dhe që u

kthyen edhe në personazhe të filmave. Të tillë ishin shumë si personazhi I “Melit” te

filmi “Zonja nga qyteti”. Meli është një vajzë e re që së bashku me nënën e saj

transferohet nga qyteti për të punuar në fshat dhe përshtatet mepunën dhe jetën e fshatit.

Personazhi i Shkurte Pal Vatës e cila humbi jetën duke punuar si vullnetare në ndërtimin

e hekurudhës. Imazhi i saj u transformua në figurën e heroinës së punës socialiste, duke

theksuar vështirësitë, sakrificën e saj. Duke e bërë shembull të rinisë për këtë sakrificë.

Personazhi i Adem Rekës, i cili ishte njeriu i partisë. Një njeri që sakrifikoi jetën e tij në

krye të detyrës gjatë një fortunali për të shpëtuar nga përmbytja një anije.

I- A besohej në të vërtetë në këto vlera?

P- Një pjesë e mirë e njerëzve besonte, një pjesë tjetër ishte e detyruar të besonte. Liria

për tu shprehur ishte inegzistente, pasi në rast të kundërt ndëshkimi ishte duke të pritur.

Njerëzit detyroheshin të brendësonin ideale të rreme dhe kjo i conte drej servilizmit.

Përgjithësisht njerëzit e partisë ishin servile.

I- Po sot, a ka modele njerëzish që mitizohen?

P- Sot ka shumë modele. Njeriu mund të zgjedhë një model që mund të jetë kushdo, por

nuk është një model që merr përmasat e mitikes. Nuk egziston modeli i përsosur.

-Nga një shqyrtim i elementëve teoriko-empirikë,ne shohim që miti i Njeriu të Ri është

njësoj si një ndërtese-në këtë rast sistemi, ku brënda detyrohen të jetojnë shumë njerëz që

pavarësisht asaj që ndodh përtej atyre mureve , ata jetojnë në një botë tjetër, ku synojnë

Page 9: 49452236-miti-i-Njeriut-te-Ri

përsosmërinë, gjenialen e racës njerëzore gjithmonë pa harruar që këto ndryshime te jenë

drejtuar kah favorizimit të sistemit .

Njeriu i Ri është një koncept shumë interesant për vetë faktin që qeliza e tij zbërthyese

kuptimore mund të gjendet ne tentim për tu përhapur në lloj lloj periudhash edhe pse me

forma të ndryshme.

Lufta ngelet e hapur kundrejt formës pa qënë dhe përfaqësuese e thelbit.Lufta ngelet e

hapur dhe ndaj zbulimit te vete thelbit dhe gjetjes se menyres me te mire drejt

arritjes se ketij thelbi, por kjo nuk do te thote qe duhet te krijojme makro sisteme qe ta

percaktojne , por duhet krijuar cdo kusht qe mikrosistemet aq te vecanta te cdokujt te

zhvillohen pa hasur pengesa te vena artificialisht .E si perfundim mund te themi se duket

sikur problemi dhe zgjidhja e problemit ne kete rast jetojne bashke dhe që janë vetë

Individët!

Page 10: 49452236-miti-i-Njeriut-te-Ri