5 gabime fatale te marketingut ne internet te biznesit tuaj

13
5 Gabime Fatale ne Biznesin Tuaj Digitreg Website: www.digitreg.com Email: [email protected] 1/10/2013 Fitor Krasniqi 5 Gabimet fatale të marketingut në Internet që mund të shkatërrojnë shitjet dhe fitimet në Biznesin tuaj.

Upload: fitor

Post on 06-Mar-2016

228 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

Page 1: 5 gabime fatale te marketingut ne internet te biznesit tuaj

5 Gabime Fatale ne Biznesin Tuaj

D i g i t r e g

W e b s i t e : w w w . d i g i t r e g . c o m

E m a i l : d i g i t r e g @ g m a i l . c o m

1 / 1 0 / 2 0 1 3

Fitor Krasniqi

5 Gabimet fatale të marketingut në

Internet që mund të shkatërrojnë

shitjet dhe fitimet në Biznesin tuaj.

Page 2: 5 gabime fatale te marketingut ne internet te biznesit tuaj

Nga Fitor Krasniqi ©2012 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

www.digitreg.com

Gjatë 10 vjetëve të fundit kemi përjetuar një ndryshim radikal në mënyrën se si

ne kërkojmë informacion dhe në mënyrën se si blejmë.

10 vjet më parë njerëzit kishin frikë per të blerë në internet. Vetëm një pakicë e

njerëzve kishin lidhje me internet.

Dhe vetëm një pakicë shumë e vogël e popullit komunikonin me email.

Çfarë ndryshimi të habitshem bën një dekade …!

Shumica e njerëzve në gjithë botën janë lidhur tashmë me

internet në një farë mënyre ose tjeter...

Dhe një përqindje shumë e mirë e tyre

kanë internet me shpejtësi të madhe ...

Pothuajse të gjithë njerëzit që ju njihni ... komunikojnë rregullisht me email ose

në mediat sociale, dhe një perqindje shumë e madhe e tyre kanë blerë

diçka online duke përdorur kartën e kreditit ose Paypal ose të dyja.

Page 3: 5 gabime fatale te marketingut ne internet te biznesit tuaj

Ndryshimi është edhe më radikal se kaq ...

Një përqindje e madhe e popullsisë me të ardhura të disponueshme për të

shpenzuar tani janë:

Duke kerkuar në internet për produktet, shërbimet dhe informacione

të tjera

Duke blerë online ose duke bërë hetimet fillestare online për bizneset

apo produktet në të cilat janë të interesuar.

Duke komunikuar online në shumë mënyra të ndryshme.

Email-i është vetëm maja e ajsbergut.

Klientët tuaj aktual dhe ata të mundshem janë duke përdorur shërbimet online

chat, komunikimin me zë dhe video si Skype dhe Messenger, mediat sociale si

facebook, twitter, google plus etj.. për të komunikuar dhe argëtuar me njëri-

tjetrin.

Thënë thjesht në qoftë se ju nuk jeni duke përdorur internetin si pjesë e

strategjisë së marketingut të biznesit tuaj, ju jeni duke humbur një media

themelore dhe jetike të komunikimit.

Interneti gjithnjë është duke zëvendësuar mediat si gazetat, radion dhe

televizionin DHE kjo lidhje tashmë është duke u bërë më efektive dhe më

shumë ekonomike sesa komunikimi me postë të rregullt dhe me telefon.

Page 4: 5 gabime fatale te marketingut ne internet te biznesit tuaj

Le të shohim cfarë do të thotë kjo për prespektiven e biznesit tuaj ...

Gabimi Fatal No: 1

Të menaxhoni Biznesin tuaj Pa Përdorim Aktiv të Internetit

është më keq se përpjekja për të drejtuar Biznesin tuaj pa një

Telefon apo Adresë

Duke mos përdorur internetin në mënyrë aktive si pjesë e strategjisë tuaj të

marketingut është njelloj sikur te mos pranonit më postën apo telefonatat dhe

sikur te mos reklamonit kurrë më në radio, në gazeta, në televizion ose me

postera/fletushka etj.

Asnjë pronar inteligjent biznesi nuk do të përpiqej të bënte biznes pa një telefon

dhe një adresë për të marrë postën.

Por në qoftë se jeni duke u përpjekur për të drejtuar biznesin tuaj pa internet

marketing dhe strategji komunikimi, me kalimin e kohës ju do të shikoni se

marketingu dhe komunikimi juaj me klientët do të bëhet cdo dite e më pak

efektive, duke pas parasysh se interneti po merr përsipër gjithnjë e më shumë

komunikimin tonë dhe detyrat e mediave.

Sigurisht që shumë pronarë biznesesh kanë kuptuar se ata nuk mund të

vazhdojnë të injorojnë internetin si një kanal jetik të marketingut dhe

komunikimit ...

Page 5: 5 gabime fatale te marketingut ne internet te biznesit tuaj

Por shumë prej tyre marrin këshilla qëllim-mira por të varfëra dhe bien në

gabimin fatal no. 2

Gabimi Fatal No: 2

Vëndosja e "Një reklame të bukur" në internet

në vënd që të synoni për rezultate reale.

Forca e marketingut të internetit është komunikimi juaj në mënyrë aktive me

konsumatorët.

Ka shumë faqe interneti të mëdha dhe të bukura në paraqitje, por që në të

vërtetë bëjnë pak ose asgjë për të rrëmbyer vëmëndjen e klientëve të tyre të

mundshëm dhe për ti drejtuar ata drejt procesit të marketingut dhe të shitjeve.

Ajo çfarë po kërkojmë është -- Rezultate Reale --... e jo një website që vetëm

duket bukur.

Në shumicën e rasteve një website e thjeshtë që çon mesazhin e duhur dhe në

kohën e duhur tek klientët tuaj aktual ose klientët e mundshëm do të bënte më

shumë shitje dhe fitime sesa ndonjë website e bukur vetëm në paraqitje.

Ka (me plot kuptimin e fjalës) qindra mjete dhe strategji në internet që mund ti

përdorni për të rritur efektivitetin e marketingut.

Ju duhet të shqetësoheni më pak se si duket faqja juaj e internetit dhe më shumë

rreth asaj se si ajo ndryshon sjelljen e klientëve dhe të konsumatorëve të

produkteve apo shërbimeve tuaja.

Page 6: 5 gabime fatale te marketingut ne internet te biznesit tuaj

Për të ndihmuar biznesin tuaj me shitje dhe fitime reale, ju keni nevoje për një

faqe interneti që komunikon drejtpërdrejt dhe që është projektuar për të shitur

ose për të çuar klientët tuaj drejt procesit të shitjes.

Gjithashtu në faqen tuaj të internetit duhet të keni të instaluar një sistem i cili do

tju mundësonte marrjen e detajeve të kontaktit (emer, mbiemer, email, adrese,

nr telefoni etj..) të klientëve dhe konsumatorëve për të siguruar vazhdimesinë e

komunikimit me ta.

Në këtë mënyrë, do të mund të krijoni shitje të përsëritura dhe referime për

biznesin tuaj ose të paktën, të rrisni kënaqësinë e konsumatorit për të ofruar

vlerë të shtuar, duke ju dhënë informacion të dobishëm në internet.

Krijimi i një fushate efektive të marketingut në internet nuk do të thotë të

krijosh pamje/imazhe tërheqëse ... Ajo duhet të synojë arritjen e rezultateve

reale për biznesin tuaj.

Dhe në shumë raste ju mund të filloni të merrni rezultate shumë shpejt.

Arsyeja që faqet e internetit dhe perpjekjet e tyre të marketingut në internet

dështojnë është për shkak të ...

Gabimi Fatal No: 3

Mos Shfrytëzimi i Burimeve që Ju

Tashmë keni në biznesin tuaj.

Page 7: 5 gabime fatale te marketingut ne internet te biznesit tuaj

Në biznes ne shpesh bëjmë gabim duke kërkuar për atë “dicka magjike” ... një

ide të mahnitshme që do të eksplodonte shitjet dhe fitimet tona ...

Por shumica e pronarëve të bizneseve nuk kuptojnë se ata janë duke qëndruar

në një “minierë ari” mu aty në biznesin e tyre.

Kur ju filloni të përdorni internet marketing në mënyrë efektive, ju gjithashtu

hapni shtigje të tjera për integrimin e marketingut dhe krijimin e shitjeve të

rregullta në internet.

"Shumica e bizneseve janë të ulur absolutisht në

një minierë ari të pashfrytëzuar ... "

Po! Ajo është aty... tek klientët që ju tashmë keni dhe klientët e mundshem që

bien në kontakt me biznesin tuaj çdo ditë.

Në shumë raste përpjekjet për të qëndruar në kontakt me klientët mund të jenë

të shtrenjta dhe jopraktike.

Por kur ju filloni te përdorni fuqinë e madhe të internetit për të ofruar

informacion pothuajse falas, mundësitë për mbajtjen e kontaktit dhe edukimin e

konsumatorit, dhe një gamë të tërë të strategjive të tjera, e gjithë kjo bëhet

shumë emocionuese.

Një tjetër avantazh që shumica e pronarëve të biznesit kanë, janë burimet fizike

që ju tashmë i posedoni.

Ju mund të shumëfishoni fitimet nga klientët tuaj, ju me siguri që keni staf,

ambientet e biznesit, telefonat, ndoshta produktet dhe një gamë të tërë të

burimeve të tjera që ju mund ti integroni në një përzierje efektive reklamimi

online/offline.

Page 8: 5 gabime fatale te marketingut ne internet te biznesit tuaj

Kjo përzierje e strategjive ... duke përdorur fuqinë e internetit si një mjet për të

dhënë informacion, pastaj të kombinuar me burimet fizike që ju tashmë keni ...

mund të shumfishojnë shitjet e produkteve apo shërbimeve tuaja.

Por duhet të kuptoni se marketingu efektiv në internet është një PROCES.

Gabimi Fatal No:4

Të Menduarit se: E gjithë ajo që ju duhet është një Website dhe

Ju do të bëni Milionat!

Internetit është një tjetër formë e komunikimit.

Kjo është një mënyrë shumë e fuqishme për të komunikuar me njerëz në anën

tjetër të qytetit dhe në anën tjetër të botës.

Ju keni mundësi të bëni shumë gjëra në menyrë automatike ... të siguroni

raporte që gjenerojnë kontakte të klientëve, audio dhe video, seri e-mail-esh për

klientët dhe konsumatorët, me informacion të vlefshëm që ata vetë e kanë

kërkuar …

të gjitha këto të dërguara në mënyre automatike.

Në shumë biznese ju mund të merrni gjithashtu edhe pagesat online

automatikisht.

Page 9: 5 gabime fatale te marketingut ne internet te biznesit tuaj

"Përdorimi i internetit në mënyrë efektive

është një ndihmë e madhe për marketingun tuaj

mix ...(te përzier)"

Sigurisht që nuk duhet menduar se mjafton blerja e një dyqani në rrugën

kryesore për të arritur qindra e mijëra dollarë në fitime, pa pasur nevojë të

organizoni një punë të detajuar dhe serioze.

Dhe kjo është e njëjtë në internet.

Nuk është e mundur që ju duhet vetëm të ndërtoni një faqe interneti dhe të fitoni

milionat.

Lajm i mirë është që ju MUND të përdorni internetin për të arritur shitje dhe

fitime serioze dhe për të shtuar një gamë të tërë aspektesh të ndryshme në

biznesin tuaj ... sidomos në fushën e ofrimit të informacionit, gjetjen dhe

mbajtjen në kontat me konsumatorët dhe klientët, gjithashtu duke shtuar

dimensione të reja të komunikimit të drejtpërdrejtë me ta.

Por për të bërë këtë nevojitet punë dhe ekspertizë dhe ky është një proces i gjate

me prova dhe gabime.

Ju do të keni nevojë për ndihmën e një eksperti të përkushtuar për ta bërë atë.

Fitimet në internet nuk vijnë në menyrë magjike ... edhe pse mund të duket

ashtu, por ju duhet të gjeni një ekspert interneti për të punuar me ju.

Duke pasë parasysh këtë, mendoj se gabimi i rradhës duhet të jetë mëse i qartë

për ju ...

Page 10: 5 gabime fatale te marketingut ne internet te biznesit tuaj

Gabimi Fatal No: 5

Të Menduarit se: Ju mund ti bëni të gjitha vetë...

Interneti po ndryshon me të shpejtë dhe marketerët e internetit janë duke punuar

dhe studjuar në kohë reale për ti qëndruar në kokë ndryshimeve.

Ne kemi lidhje të ngushta me ekipet e ekspertëve dhe miq(kolegë) të cilët nuk

bëjnë asgjë tjetër, përvec punës gjatë gjithë ditës në fushat e tyre të zgjedhura të

ekspertizës duke marrë rezultatet më të mira të mundshme me ekspertizën e

marketingut të tyre në internet.

Ne studiojmë dhe përsosim qasjen tonë në internet duke provuar vazhdimisht

strategji dhe mënyra të reja.

Ne flasim së bashku në forume private me pagesë dhe ndajmë sekrete që të

tjerët nuk do ti zbulojnë për vite ... nëse i zbulojnë ndonjeherë.

Kur ju jeni duke menaxhuar biznesin tuaj, thjesht nuk ka asnjë mënyrë në botë

që ju mund të merrni atë lloj angazhimi në zotërimin e botës se marketingut në

internet apo qoftë edhe një pjese të vogël të saj.

Dhe më e rëndësishmja... ju tashmë keni aq shumë detyra dhe projekte të tjera

që ju e dini se duhen kryer për biznesin tuaj, por që është pothuajse e pamundur

të kujdesesh për të gjitha përnjëherësh.

Ju nuk keni nevojë për më shumë punë dhe detyra që ju thjesht nuk keni kohë

për tu marrë me to.

Page 11: 5 gabime fatale te marketingut ne internet te biznesit tuaj

Ju nuk keni nevojë për një konsulent apo këshilltar që t'ju tregojë se çfarë duhet

të bëni.

Le ta pronojmë ... ju thjesht nuk e keni kohën në dispozicion për të gjitha këto.

"Çfarë ju nevojitet ju është dikush

që mund ta bëjë marketingun në internet jetik dhe fitimprurës PER

biznesin tuaj ... "

Ju keni nevojë për një ekspert të kualifikuar me një masë burimesh që mund ta

bëjë atë vërtetë për ju dhe të përqëndrohet në marrjen e rezultateve që dëshironi.

Çdo ditë që ju nënvlerësoni marketingun në internet të biznesit tuaj, është

duke ju kushtuar realisht PARA.

Por tani unë do ju jap nje rast të mirë për një konsultim me mua FALAS

Konsultim Falas …

Si një konsulent në internet marketing unë kam punuar për klientët e mi në

zbatimin e strategjive për ta.

Një përqindje e madhe e zgjidhjeve që unë sigurojë janë të bazuara komplet në

kohën dhe punën time që do të thotë se ju nuk do të besdiseni fare, dhe ju vetëm

Page 12: 5 gabime fatale te marketingut ne internet te biznesit tuaj

do të më informoni në lidhje me rezultatet që jeni duke marrë (duke shpresuar

në më shumë shitje dhe fitime).

Unë gjithashtu ju sugjeroj për gjëra shumë të thjeshta që ju dhe stafi juaj mund

ti bëni në biznesin tuaj ... ndodh shpesh që ato duhen bërë menjëherë ... për të

rritur fitimet.

Koha ime është e kufizuar, por në qoftë se ju veproni tani unë do ju jap 2 orë të

plota të kohës sime.

Ne do të flasim për biznesin tuaj dhe unë do t'ju jap idetë dhe strategjitë që kanë

më shumë mundësi të funksionojnë për të shtuar shitjet dhe fitimet reale në

biznesin tuaj.

Pse po e bëj këtë?

Arsyeja është e thjeshtë.

Unë e di se sapo ju të shihni se ...

Unë me të vërtetë jam i interesuar të punoj me ju për të marrë rezultate reale për

biznesin tuaj ...

Dhe kur ju të shikoni idetë dhe strategjitë që unë sugjeroj duke u bazuar në

mënyre të vecantë rreth biznesit tuaj dhe në atë që ju kërkoni nga biznesi juaj.

Unë e di se ka një shans shumë të mirë që ju do të më punësoni mua ose do të

më rekomandoni mua te ndonjë pronar tjetër biznesi që ju mendoni se unë mund

ta ndihmoj.

Sido që të vendosni, ju do të përfitoni në konsultimin me mua dhe nga një

grumbull i tërë ideshë dhe sugjerimesh që nuk do t'ju kushtojë asnjë cent.

Page 13: 5 gabime fatale te marketingut ne internet te biznesit tuaj

Por siç thashë koha ime është e kufizuar dhe unë mund të ofroj këto konsultime,

vetëm tani që unë kam akoma disa orë të lira në dispozicion.

Nëse ju dëshironi të përfitoni nga kjo mundësi unike për reklamimin e biznesit

tuaj në internet, atëherë ...

Më kontaktoni me email tek: [email protected]

Me Respekt,

Fitor Krasniqi

www.digitreg.com

P.S. Unë ju kam dhënë adresën time private të e-mail-it kështu që ju mund të

kontaktoni me mua direkt.

Jeni të mirëpritur të më kontaktoni në cdo kohë për ndonjë pyetje apo pa-qartësi

që mund të keni.