5 legjislatura e 8-të viti 2016 drejton seancën kryetari i kuvendit, z. ilir meta e enjte,...

469
Punime të Kuvendit Legjislatura e 8-të Viti 2016, nr. 2

Upload: others

Post on 01-Oct-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • Punime të KuvenditLegjislatura e 8-të

    Viti 2016, nr. 2

  • Përgatiti për botimDrejtoria e Shërbimit të Botimeve Parlamentare

  • PUNIME TË KUVENDIT

    Seancat plenare

    Viti 2016

    2

    Botim i KuvenditTiranë, 2017

  • Viti 2016

    4

    Legjislatura e 8-të

  • 5

    Legjislatura e 8-të Viti 2016

    Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,z. Ilir Meta

    E enjte, 17.03.2016Seanca e paradites, ora 11:00

    Rendi i ditës:

    1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare,të datës 10.3.2016. (neni 44, pika 2 e Rregullores.)

    2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara nëKuvend. (neni 44, pika 3 e Rregullores.)

    3. Projektligji “Për menaxhimin e kimikateve”.(nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë tëthjeshtë, mbartur nga java e kaluar.)

    Pyetje.Shprehet Komisioni përgjegjës për

    Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

    Integrimin Europian.Relatori.Diskutime.(Shprehen grupet parlamentare).Koha e votimit. (në parim, nen për nen, në

    tërësi)4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes

    së bashkëpunimit financiar ushtarak ndërmjetKëshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë

    dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, dheprotokollit të zbatimit për asistencën financiarendërmjet Këshillit të Ministrisë së Republikës sëShqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë”.(nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicëabsolute.)

    Pyetje.Shprehet Komisioni përgjegjës për Sigurinë

    Kombëtare.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

    Ekonominë dhe Financat.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

    Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe tëDrejtat e Njeriut.

    Shprehet për dhënie mendimi Komisioni përPolitikën e Jashtme.

    Relatori.Diskutime.(Shprehen grupet parlamentare). Koha e votimit. (në parim/nen për nen/në

    tërësi.)5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    Punime të KuvenditSeancat plenare

    LEGJISLATURA E 8-tëSesioni i gjashtë

  • Viti 2016

    6

    Legjislatura e 8-të

    ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës sëShqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federaletë Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2013,për projektin “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës nëPrespë”” (nenet 73-77, Rregullore, votim meshumicë absolute.)

    Pyetje.Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë

    dhe Financat.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

    Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

    Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe tëDrejtat e Njeriut.

    Shprehet për dhënie mendimi Komisioni përPolitikën e Jashtme.

    Relatori.Diskutime.(Shprehen grupet parlamentare.)Koha e votimit. (në parim/nen për nen/në

    tërësi.)6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes

    sektoriale ndërmjet Republikës së Shqipërisë,përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikëssë Shqipërisë, dhe Komisionit Europian, qëpërcakton dispozitat e menaxhimit dhe zbatimit tëasistencës financiare të BE-së për Republikën eShqipërisë, në kuadër të instrumentit përasistencën e paraanëtarësimit në fushën “Bujqësiadhe Zhvillimi Rural” (IPARD)”. (nenet 73-77,Rregullore, votim me shumicë absolute, mbarturnga java e kaluar.)

    Pyetje.Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë

    dhe Financat.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

    Integrimin Europian.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

    Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

    Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe tëDrejtat e Njeriut.

    Shprehet për dhënie mendimi Komisioni përPolitikën e Jashtme.

    Relatori.Diskutime.(Shprehen grupet parlamentare.)Koha e votimit. (në parim, nen për nen, në

    tërësi)7. Projektligji “Për aderimin e Republikës së

    Shqipërisë në marrëveshjen e financimit ndërmjet

    Qeverisë së Malit të Zi dhe Komisionit Europianpër programin e veprimit të bashkëpunimitndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri, 2014-2020, alokim ivitit 2014, në kuadër të instrumentit IPA II”. (nenet28, 73-77, Rregullore, votim me shumicë absolute.)

    Pyetje.Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë

    dhe Financat.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

    Integrimin Europian.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

    Sigurinë Kombëtare.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

    Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe tëDrejtat e Njeriut.

    Shprehet për dhënie mendimi Komisioni përPolitikën e Jashtme.

    Relatori.Diskutime.(Shprehen grupet parlamentare.)Koha e votimit. (në parim, nen për nen, në

    tërësi)8. Për votim:Projektvendimi “Për miratimin/mosmiratimin e

    kërkesës së 20 deputetëve të Kuvendit tëShqipërisë, të Grupit Parlamentar të PartisëDemokratike, me objekt: “Konstatimi i mbarimit tëmandatit të deputetit Rakip Suli dhe dërgimin eçështjes në Gjykatën Kushtetuese për të konstatuarpapajtueshmërinë me mandatin e deputetit”.

    9. Draftkalendari 3-javor i punimeve tëKuvendit për periudhën 19 mars – 8 prill 2016 (Neni27, Rregullore, njoftim/votim me shumicë tëthjeshtë.)

    10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.(neni 45, Rregullore).

    ( Koha e diskutimeve deri në 60 minuta)

    Valentina Leskaj - Mirëdita!Hapim seancën plenare.(Pasi lexon rendin e ditës.)Ju njoftoj se vijon puna në komisionet

    parlamentare për projektligjet që ishin parashikuarpër shqyrtim në seancën plenare të datës sësotme:

    Projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 112/20134 “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhetitujt vendorë të nderit në Republikës sëShqipërisë””. Nisma e deputetëve Shpëtim Idrizidhe Mesila Dodës është kërkuar mendimi i Këshillitpër Legjislacionin;

  • 7

    Legjislatura e 8-të Viti 2016

    projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr.8116, datë 29.03.1996 “Kodi i Procedurës Civile iRepublikës së Shqipërisë” të ndryshuar””;

    projektligjin “Për punën vullnetare”;projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime

    në ligjin nr. 9355, datë 10.03.2005, “Për ndihmëndhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar”;

    projektligji “Për administrimin e fondit pyjordhe kullosor kombëtar në Republikën eShqipërisë”;

    projektligjin “Për garantimin e sigurisë sëpunës së pajisjeve dhe bashkësive nën presion”.

    Në vijim, në mbështetje të nenit 46 tëRregullores, ju njoftoj se kanë regjistruar emrat përdiskutim deputetët e poshtëshënuar: Besnik Baraj,Edlira Çekrezi, Taulant Balla, Spartak Braho, ArbenÇuko, Pirro Kapurani, Ervin Bushati, Robert Bitri,Blerina Gjylameti, Kejdi Mehmetaj dhe Evis Kushi.

    Kalojmë në miratimin e procesverbalit tëseancës së datës 10.03.2016.

    Ka vërejtje për procesverbalin? Nuk ka.Miratohet.Njoftim për aktet e depozituara në Kuvend:Bazuar në nenin 44, pika 3 të Rregullores,

    njoftohet se janë depozituar në Kuvend nga Këshillii Ministrave:

    Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime nëligjin nr. 8528, datë 23.09.1999, “Për nxitjen dhembrojtjen e të ushqyerit me gji”, të ndryshuar.”

    Projektligji “Për faljen e detyrimeve që kanëish-ushtarakët në skemën e pensionevesuplementare nga rillogaritja e pensioneve nëzbatim të ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009, “Përsigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve tëForcave të Armatosura, të punonjësve të Policisësë Shtetit, të Gardës së Republikës, të ShërbimitInformativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, tëPolicisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit dhetë punonjësve të Shërbimit të Kontrollit tëBrendshëm në Republikën e Shqipërisë”, tëndryshuar””.

    Pra, këto janë edhe projektaktet edepozituara.

    Zoti Paloka, urdhëroni!Edi Paloka - Të nderuar kolegë,Dy ditë më parë kryeministri francez bëri një

    deklaratë publike për futbollistin Benzema, i cililuan me Realin e Madridit, për ata që nuk e dinë,se nuk mund të luajë me kombëtaren franceze,sepse ai është i akuzuar, jo i dënuar, se i ka bërëshantazh një kolegu të tij.

    Dy vjet më parë, në Itali, plasi një skandal dheu dhanë disa dorëheqje zyrtarësh, sepse një tëdyshuari si mafioz iu lejua një ceremoni mortore.

    Pse i përmenda këto dy raste? I përmendapër të bërë diferencën midis asaj ku duam tëshkojmë, apo ku pretendojmë të shkojmë dhe asajku po na çon Kryeministri ynë. Nuk ka qytet tëShqipërisë ku të mos dëgjosh të njëjtin refren përzyra drejtuesish të mbushur me njerëz, që nuk dinëtë shkruajnë as emrin e tyre, që nuk dinë të vënëas firmën, të cilët janë drejtorë dhe shefa nëinstitucione të rëndësishme dhe të gjithë kanë njëCV të pasur kriminale.

    Nuk ka si të jetë ndryshe kur kemi njëKryeministër që çdo ditë promovon krimin. Përparadisa ditësh, ministri i Brendshëm ka shkruar njëletër për rastin e një gjyqtari, i cili ka liruar një tëakuzuar për armëmbajtje pa leje. Ministri ishteshumë i revoltuar, sepse e shqetësonte padrejtësiae madhe, pabarazia midis qytetarëve, ku disalirohen dhe disa jo; disa mbajnë përgjegjësi e disatë tjerë nuk mbajnë.

    Pse ky ministër nuk u shqetësua ditën kur njënga këto gjykata liroi një deputet të mazhorancës,i cili jo vetëm që akuzohet për armëmbajtje pa leje,por akuzohet që me këtë armë pa leje ka plagosuredhe qytetarë të këtij vendi? Nuk u shqetësua asministri dhe as Kryeministri, sepse ishin këta, tëcilët urdhëruan gjykatën ta lironte këtë deputet.

    Amendamenti që ne kemi sjellë përdekriminalizimin, lidhet pikërisht me një nga këtoraste. Çfarë kërkon amendamenti ynë?Amendamenti ynë kërkon një gjë mjaft evidentedhe elementare. Kërkon që zyrtarët, deputetët, tëcilët janë kapur në flagrancë për krime të rëndandaj jetës së njeriut, si plagosje apo vrasje, derinë një vendim gjykate të mos vazhdojnë të kryejnëfunksionet e tyre zyrtare.

    Nuk e di, a mund të ketë njeri normal që t’idalë kundër këtij amendamenti, përveç EdiRamës? Unë dhe ne, nga ky krahu këtej, e dimëqë Edi Rama e ka dhënë tashmë urdhrin edhe përkëtë amendament. Nuk do ta votojë. Ështëevidente për këdo. Njeriu që promovon çdo ditëkrimin nuk mund të miratojë ligje kundër krimit.

    E dinë të gjithë që edhe ligjin e dekriminalizimite miratoi, sepse ishte i detyruar dhe të nesërmenfilloi paradën me kriminelët, duke i nxjerrë nga njëriqytet në tjetrin, për t’u thënë se ligjin e miratova,por ju nuk ju lëshoj.

    Shqiptarët, ashtu si edhe ne, janë konshientë

  • Viti 2016

    8

    Legjislatura e 8-të

    se kjo qeveri, ky Kryeministër, nuk e ka paktin meta. Ai paktin e ka me krimin dhe oligarkinë. Kjoqeveri nuk është e qytetarëve. Kjo është qeveria ePrengëve dhe e Kokëdhimëve. Këtyre nuk u shkonndër mend të shikojnë interesat e qytetarëve, porvetëm të vjedhin, sepse presin që nesër mekriminelë, me para të pista, me para të grabitura,t’u marrin përsëri votën qytetarëve të këtij vendidhe t’i detyrojnë që t’i mbajnë përsëri në pushtet.

    Kjo është çështje që duhet zgjidhur, por jam ibindur se ky parlament nuk e zgjidh dot, përderisanuk përfaqëson më interesat e këtyre qytetarëve.Sidoqoftë, ne si opozitë do të vazhdojmë të bëjmëdetyrën tonë edhe këtu në parlament. Do të presimqë aktet tona të miratohen dhe ne e dimë shumëmirë që detyra jonë kryesore është tëpërfaqësojmë qytetarët e këtij vendi, dhe do t’ipërfaqësojmë sipas interesave të tyre, aty ku atado të na e kërkojnë. Në qoftë se kjo qeveri dhe kyparlament nuk mund t’i përfaqësojë më interesate këtyre qytetarëve, ne do të bashkohemi me ta.

    Edhe sot, siç ju kemi vënë në dijeni edhepublikisht, grupi ynë do të vazhdojë të mbajëqëndrimin e kushtëzuar ndaj këtij parlamenti. Nedo të marrim pjesë në votimin e akteve që kemikërkuar vetë, por nuk mund të vazhdojmë tëmarrim pjesë në aktet që i shërbejnë grabitjes sëqytetarëve të këtij vendi.

    Faleminderit!Valentina Leskaj - Zoti Berisha, urdhëroni,

    për procedurë!Sali Berisha – Unë e konsideroj kryesimin e

    seancës nga ju, “Madamë lokomotiva”, një sfidëtë hapur që u bëni qytetarëve shqiptarë, ligjit tëvendit, transparencës dhe ekzistencës së këtijshteti.

    Nuk ka cinizëm më ekstrem sesa ju që kenimarrë lokomotivën dhe hekurudhën për djalin tuaj,pasuritë e mëdha publike të vendit dhe të kryesoniseancën.

    Nuk ka gjest më të pacipë, nuk ka gjest mëcinik të Edvin Kristaq Ramës dhe nuk ka gjest mëtë papranueshëm për ne si opozitë. Ne u detyruamtë braktisim parlamentin, sepse ju sollët këtunjerëz, që i kishin duart e lyera me gjak.

    Ne nuk jemi mbledhur të pranojmëparlamentin me një numër kusarësh, të cilët nukbëjnë gjë tjetër veçse e përdorin mandatin për tëvjedhur pasuritë publike. Në qoftë se ju doni opozitënë parlament, duhet ta merrni shumë seriozishtkëtë qëndrim, sepse në mënyrë absolute ne nuk

    pajtohemi me këtë.Javën që kaloi votuam për të dalë nga

    parlamenti një kryekusar, por ai nuk është i vetmi,sepse këtu është një zinxhir i tërë.

    (Ndërhyrje nga salla).Mbylle gojën, çakall! Mbylle gojën, trafikant

    droge!(Ndërhyrje nga salla).Ti, ish-punonjës i Sigurimit të Ushtrisë, që

    terrorizon Mallakastrën me kompanitë e vëllaittënd, mos mendo se do të dalësh mirë! Për ty poflas, mos ki merak!

    Dëgjoni, kusarë! Ju mendoni se dominoniparlamentin, por ju gënjen mendja, sepse kurrënuk do të dominoni!

    Jashtë nga parlamenti! Jashtë nga parlamenti!Jashtë nga parlamenti! Ky është qëndrimi iopozitës.

    (Opozita largohet nga salla).Valentina Leskaj - Zoti Balla, për ata që nuk

    e meritojnë përgjigjen, nuk ia vlen.Taulant Balla - Ik Sali dhe merri me vete të

    gjithë, se arsyeja është përsëri e njëjtë! Për sa kohëqë në këtë vend ende nuk po bëhet reforma nëdrejtësi, kryekusari, Sali Berisha, ka shumë tëdrejtë të hedhë baltë dhe shpifje pa fund.

    Këto ditë në media, edhe për shkak se pakditë më parë u bënë 8 vjet nga dita e shpërthimittë Gërdecit, publikut, por, për fat të keq, jodrejtësisë, i janë bërë të ditura dokumente shumëtë rëndësishme që e lidhin këtë kriminel, që sapobëri përsëri pis parlamentin shqiptar,drejtpërsëdrejt me biznesin vrasës të Gërdecit.

    Këtu kam të gjithë dokumentacionin e plotëtë vendimeve të Këshillit të Ministrave, tëprocesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit tëMinistrave, ku Sali Berisha “ushqente” fabrikën evdekjes në Gërdec. Mjafton t’ju lexoj se çfarë kathënë Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit tëMinistrave për të kuptuar se e gjithë strategjia e tijpër të bërë pis sot qeverinë tonë është një strategjipër të fshehur të gjitha pisllëqet që ai vetë ka bërënë qeverinë e tij.

    Kur ishte puna për të mbledhur qeverinë, përtë furnizuar me ushqim municioni fabrikën e djalittë tij në Gërdec, Sali Berisha e mblidhte qeverinëedhe Ditën e Verës, më 14 mars, pasi e kishtembledhur një herë më parë më 17 shkurt. Shikonise ku arrin Kryeministri i asaj kohe, kryekrimineli,që bëri përsëri pis sot Kuvendin e Shqipërisë.Ndërkohë që dy ministrat e tij e kundërshtonin,

  • 9

    Legjislatura e 8-të Viti 2016

    Ridvan Bode apo zëvendëskryeministri, zotiRusmajli, Saliu u thoshte: “ Hajdeni, ta marrim pakme qetësi këtë problem, sepse duhet ta zgjidhimkëtë punë”. Përsëri ndërhynte Saliu dhe thoshte: “Po jo, se ka ligj për prokurimin publik, por hajdeniqë ta bëjmë ndryshe këtë punë”. Përsëri vazhdonteSaliu, me të gjitha makinacionet e tij, që t’ia jeptedjalit të tij municionin për ta çmontuar, por më paspër të hedhur në erë një zonë të tërë, sikurse ishteGërdeci, bashkë me Vorën dhe të gjitha rrethinate saj.

    Të gjitha këto dokumentacione sot janëpublike. Në fakt, një pjesë të tyre i ka prokuroria,por ende as Sali Berisha dhe as Shkëlzen Berishanuk janë marrë, qoftë edhe një herë të vetme, nëpyetje.

    Të dalë Sali Berisha me njerëzit e tij, dhe meprova të këtij lloji, të akuzojnë qoftë edhe njëministër të vetëm të qeverisë sonë. Të jeni të sigurtqë grupi parlamentar dhe vetë Kryeministri do tashkarkonte nëse në ngarkim të tij do të kishte provakaq therëse!

    Ke vrarë 26 njerëz, Sali Berisha! I ke vrarë time tët bir dhe, për fat të keq, bashkë mebaxhanakun tënd që vdiq atje! Ke ardhur këtu nëparlament, Sali Berisha, dhe ke thënë qëbaxhanakun nuk e njeh. Unë nuk di të ketë ndonjëshqiptar në Shqipëri që nuk njeh baxhanakun e tij,burrin e motrës së gruas, të cilin e solle nga Anglia,sikurse solle nga Suedia Shkëlzenin, sikurse sollenga Kosova Argitën. I solle këtu në vitin 2005 dhei ushqeve me korrupsion, e ushqeve tët bir memunicionin e Gërdecit! Vjen ti këtu dhe guxon, patë drejtë, të hedhësh baltë mbi një zonjë të këtijparlamenti, Valentina Leskaj, fëmijët e së cilës kanë20 vjet që merren me biznes privat dhe nuk kanëpërfituar asnjë fond publik. Edhe ajo që bën ti,historia jote, është një shpifje për aq kohë që nukështë marrë asnjë para publike.

    Ndërkohë, ja ku i kam faturat e municionit qëti i jepje Shkëlzenit. Nuk ka asnjë faturë nën 1 miliondollar, të gjitha janë me nga 1 milion dollarë e lart:1 milion e 150 mijë, 1 milion e 470 mijë, 1 milion e325 mijë, me radhë. Muaj për muaj furnizojefabrikën e Shkëlzenit, dhe vjen ti na thua neve“kusarë”, ti kryekusar, që nuk ke lënë pronëpublike...! Po, nuk ke faj ti, sepse bashkë mepartinë tënde po mundohesh të vonosh reformënnë drejtësi. Por të jesh i sigurt: ose do të bëjmëreformën në drejtësi, ose do të shkojmë nëzgjedhje të parakohshme, por nuk do të kesh më

    1 milion shuplaka, por do të shtohen edhe 100 mijëtë tjera dhe do të bëhen 1 milion e 100 mijëshuplaka.

    Faleminderit!Valentina Leskaj – Faleminderit!Kalojmë te projektligji “Për menaxhimin e

    kimikateve”.Ka pyetje? Nuk ka.Fjalën e ka deputeti Besnik Baraj.Besnik Baraj – Faleminderit!Substancat kimike industriale na rrethojnë

    masivisht kudo në mjediset tona. Një pjesë e tyrejanë të dëmshme dhe të rrezikshme, një pjesësigurisht që jo. Shpeshherë njeriu sintetizonsubstanca kimike pa e ditur si do të jenë pasojatnë ekosistemin ku ne jetojmë. Kështu, prodhimi ikomponimeve të kloruara dhe të floruara tëkarbonit vite më parë, kur u përdorën si gazfrigoriferik, u quajt si një shpikje shumë e madhe.U deshën të kalonin rreth 70 vjet për të provuar seky gaz kishte rol të dëmshëm në ndërtimin eshtresës së ozonit. Sigurisht, tashmë ky gaz edhenë Shqipëri, konform edhe ligjeve, nuk përdoretmë dhe është zëvendësuar me një gaz tjetër, qëmendohet se nuk ka pasoja dhe efekte. Ne si vendnuk pretendojmë të luajmë ndonjë rol në nivel glo-bal, ku të parashohim impaktet e substancave tëndryshme. Adoptimi i praktikave ligjore, por, mbitë gjitha, zbatimi i tyre marrin rëndësi të dorës sëparë në rrethanat kur ka boshllëk ligjor, por edhemungesë kapacitetesh. Informimi i biznesit, por jovetëm, por mbi të gjitha edhe i publikut ka rëndësipër ruajtjen e shëndetit të popullit.

    Po ju sjell një shembull të thjeshtë nga përvojaime: shumë vite më parë, kur bëja temën ediplomës në Kombinatin e Tekstileve, vura re qënjë laborante merrte ngjyrues të ndryshëm dhe uajepte punonjësve të kombinatit për t’i përdorur singjyrues në likernat e ndryshme që përdornin, nënjë kohë që këto substanca ishin kancerogjene.Kuptohet se sa dëm sjell padija në shëndetin enjeriut. Këto bojëra ngjyruese të tekstileve ishinazokomponime, ku thuhej qartë se ishinkancerogjene.

    Le të vijmë në historinë e këtyre tri dekadavetë fundit. Çarë nuk është futur në Shqipëri, qoftë siushqime, qoftë si aditiv që përdoret në ushqime,qoftë produkte kimike realisht të rrezikshme, qëprej vitesh nuk përdoren në vendet e zhvilluara.Këtu do të shtoja edhe një përvojë nga kolegu im,Shalsi, i cili rastësisht, me një ekspert të huaj, spe-

  • Viti 2016

    10

    Legjislatura e 8-të

    cialist për prodhimin e plehrave kimike dhesubstancave të ndryshme për mbrojtjen bimëve,vizituan qytetin e Beratit. Në një kërkesë që i bënënjë shitësi atje, vunë re se një pjesë e kimikateveqë përdornin nuk lejoheshin në BashkiminEuropian dhe njëkohësisht ishin të dëmshme përshëndetin e njeriut.

    Në këto rrethana, përfshirja dhe monitorimimerr një rëndësi të jashtëzakonshme, sigurishtedhe përfshirja e disa institucioneve shqiptare përtë qenë më të dobishme se deri tani në studimin erolit të këtyre produkteve në shëndetin e njeriut.Për mua këtë rol duhet ta marrin mjedisetakademike shkencore dhe Ministria eShëndetësisë. Bie fjala, evidentimi në kohë ifrekuencave të sëmundjeve të ndryshme do tëmund të ishte një indikacion i cilësisë se çfarëhamë, çfarë pimë, i cilësisë së ajrit që thithim derite kimikatet që përdorim në shtëpitë tona.

    Mendoj se projektligji në fjalë, nga pikëpamjaformale ligjore, plotëson një boshllëk dhe e afronkuadrin tonë ligjor më tej me atë të BashkimitEuropian. Zbatimi i projektligjit do të mund tësigurojë një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetittë njeriut dhe të mjedisit nëpërmjet përcaktimit tërregullave të prodhimit, të vendosjes në treg dheprodhimit të kimikateve; do të promovojë metodatalternative për vlerësimin e rreziqeve të kimikateve;do të sigurojë që rrisqet nga substancat errezikshme, që shkaktojnë rrezik shumë të lartë tëjenë të kontrolluara në mënyrën e duhur; do tëharmonizojë legjislacionin mbi kimikatet nëRepublikën e Shqipërisë me sistemin eharmonizuar global “Për klasifikimin dhe etiketimine kimikateve”; do të krijojë një sistem tëdetyrueshëm për klasifikimin, etiketimin, paketimindhe dokumentimin me të dhënat e sigurisë përkimikatet; do të zbatojë konventën e Roterdamit,në të cilën Shqipëria është palë; do të krijojë dhedo të mirëmbajë regjistrin e kimikateve, qëvendosen në tregun e brendshëm ose të atyre qëprodhohen për t’u eksportuar jashtë vendit, si dhedo të sigurojë depozitimin dhe ruajtjen e sigurt tëkimikateve të vendosura në treg, në përputhje mekërkesat dhe përcaktimet e këtij ligji.

    Ritheksoj, si herët e tjera, që ne po bëjmë jopak për anën formale ligjore. Zbatimi i këtijlegjislacioni kërkon financim, profesionalizëm dhendershmëri, që shpesh mungon në shoqërinë tonë.

    Sot në botë investohet shumë për zvogëlimine rrezikshmërisë së substancave kimike. Për

    shembull, 1 kilogram reaktiv, i përdorurshpeshherë, ka kosto më të lartë sesa 1 kilogramreaktiv i paprodhuar nga fabrika dhe kjo lidhet mepasojat që kanë këta reaktivë në mjedis.Njëkohësisht, për konservimin apo asgjësimin ekëtyre shpesh duhen teknologji që kanë kosto.

    Në Shqipëri ne ndeshim rëndom substancatë ndryshme, kimikate, të cilat derdhen nëlavamanet e laboratorëve në universitete, apoedhe në mjedise të tjera ku kryhen prodhime tëprodukteve të ndryshme kimike, të cilatpërfundojnë në lumenj, në liqene, në det dhenëpërmjet zinxhirit ushqimor vijnë edhe në tavolinattona.

    Nga ana tjetër, ne sot kemi nevojë edhe përnjë vend për të depozituar mbetjet e rrezikshme,ide e cila ka lindur vite më parë, dekada më parë.Diku në vitin 2004 u tha se do të përcaktohejndërtimi i një landfilli për mbetjet e rrezikshme, dikunë zonën bregdetare. Për hir të së vërtetës, nëatë kohë, unë nuk isha dakord që të ndërtohej nëzonë bregdetare, ai duhet të ndërtohet në një zonëlarg bregdetit, larg lumenjve dhe liqeneve, porsidoqoftë nuk u realizua dhe ne në Shqipëri sotnuk kemi një landfill, ku të depozitojmë mbetjet errezikshme dhe ndoshta edhe duhet të jetë nëprojektet e ardhshme.

    Sidoqoftë, unë e shoh këtë ligj si premisë përt’u futur në rrugën e duhur, pra vetëm si një fillimdo të thosha. Uroj të vazhdojmë edhe me zbatimetpër aplikimin e këtij ligji. Sigurisht, ritheksoj qësuksesi do të lidhet ngushtë edhe me kapacitetettona monitoruese.

    Unë ju ftoj ta votojmë këtë ligj, pasi, siç ethamë, plotëson një boshllëk në kuadrin ligjor tëvendit.

    Valentina Leskaj – Faleminderit! Atëherë, e kanë kërkuar fjalën zoti Çuko dhe

    zonja Çekrezi.(Ndërhyrje pa mikrofon.)Edlira Çekrezi – E nderuar drejtuese e

    seancës, Të nderuar kolegë deputetë,Në këtë seancë plenare parlamenti do të

    diskutojë një projektligj të rëndësishëm, i cili ka tëbëjë me sigurimin e mbrojtjes së shëndetit, të jetëssë njerëzve, si dhe të mbrojtjes së mjedisit ngapesticidet dhe kimikatet e përdorura.

    Ky projektligj synon të përmirësojë rregullat eprodhimit, shitjes dhe përdorimit të kimikateve,gjithashtu, importet dhe eksportet e tyre, pasi të

  • 11

    Legjislatura e 8-të Viti 2016

    gjithë jemi koshientë për amullinë që ndodh nëpërdorimin tyre; synon të sigurojë lëvizjen e lirë tëkimikateve dhe barnave të tjera, të rrisëkonkurrencën, inovacionin, si dhe të promovojëmetodat alternative për vlerësimin e rreziqeve tëkimikateve. Ky projektligj, gjithashtu, synon tëharmonizojë legjislacionin mbi kimikatet nëRepublikën e Shqipërisë me sistemin eharmonizuar global, të krijojë një sistem tëdetyrueshëm për klasifikimin, etiketimin, paketimindhe dokumentimin me të dhënat e sigurisë përkimikatet.

    Qëllimi tjetër i këtij projektligji është të zbatojëkonventën e Roterdamit, në të cilën Shqipëriaështë palë; të krijojë dhe të mirëmbajë regjistrin ekimikateve; të sigurojë depozitimin dhe ruajtjen esigurisë së tyre, të vendosura në treg në përputhjeme kërkesat dhe përcaktimet e tij.

    Objekti i këtij projektligji është të përcaktojëdetyrimin ndaj prodhuesve, importuesve dhepërdoruesve për të klasifikuar kimikatet ndaj tëgjithë furnizuesve për etiketimin dhe paketimin etyre, pasi të gjithë e dimë se këto tregtohen nëtreg edhe pa etiketat përkatëse; të përcaktojëdetyrimin ndaj eksportuesve dhe importuesve tëkimikateve; të krijojë rregullat e prodhimit, të shitjesnë treg, përdorimit dhe ekspertimit të kimikatevetë rrezikshme; të përcaktojë detyrimet dheprocedurat për krijimin dhe mirëmbajtjen e regjistrittë kimikateve, që vendosen në tregun e brendshëmose prodhohen për t’u eksportuar jashtë vendit.

    Në krahasim me legjislacionin ekzistues, kyprojektligj përcakton përgjegjësitë kryesore përmenaxhimin e kimikateve. Përparësitë e këtijprojektligji lidhen me përparësitë që kanë rregullatnë fuqi të BE-së në fushën e kimikateve dhekonkretisht në hartimin e projektligjit përmenaxhimin e kimikateve.

    Dispozitat e këtij projektligji mbështeten nëparimin e parandalimit, sipas të cilit prodhuesit,importuesit dhe përdoruesit e kimikateve sigurojnëqë kimikatet të mos ndikojnë negativisht nëshëndetin e njerëzve dhe në ndotjen e mjedisit.

    Ky projektligj hartohet në mbështetje tëneneve 78 dhe 83 të pikës 1 të Kushtetutës.Projektligji është në harmoni me konventatndërkombëtare të ratifikuara në fushën ekimikateve: me konventën e Stokholmit “Mbindotësit organikë të qëndrueshëm”, me konventëne Roterdamit “Për procedurën e njoftimit parapraktë pëlqimit për kimikatet e caktuara të rrezikshme

    dhe pesticideve në tregtinë ndërkombëtare” dheme konventën e Bazelit “Për lëvizjen ndërkufitaretë mbetjeve të rrezikshme dhe asgjësimin e tyre”.

    Gjithashtu, ky projektligj përforcon nevojën përngritjen e zyrës së kimikateve në Ministrinë eMjedisit, e cila do të ketë autoritet kompetent përzbatimin e këtij ligji dhe të akteve nënligjore tëzbatimit të tij, detyrimeve ndaj konventave, si dhekoordinimin e nevojshëm midis institucioneve.

    Veç të gjithave, këtë projektligj dua ta cilësojsi një projektligj të garantimit të sigurisë dhe rregullitnë një sektor delikat. Nuk kanë qenë të pakta rastetfatkeqe të shoqërisë shqiptare, ku operatorë tëndryshëm tregu, të gjendur përballë dëshirës dhenevojës për fitim, duke përfituar edhe nga zbrazëtialigjore, kanë mbjellë veçse kaotizëm. Sigurisht, kyligj në fushën e kimikateve sjell dhe standardizonnormat me modelin më të mirë perëndimor.

    Ky projektligj mbetet për t’u vlerësuar përshumë arsye, por arsyeja kryesore, për të cilënduhet ta mbështesim dhe ta votojmë, është se rritmasat për sigurimin, mbrojtjen e shëndetit tënjerëzve dhe të mjedisit që na rrethon.

    Në emër të Grupit Parlamentar të LëvizjesSocialiste për Integrim, i ftoj të gjithë deputetët tavotojnë këtë projektligj!

    Faleminderit!Valentina Leskaj – Faleminderit! Kalojmë te projektligji “Për ratifikimin e

    marrëveshjes së bashkëpunimit financiar, ushtarakndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës sëShqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisëdhe protokollit të zbatimit për asistencën financiarendërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës sëShqipërisë dhe qeverisë së Republikës sëTurqisë”.

    Nuk ka emra të regjistruar për diskutim,përveç atyre që janë regjistruar në emër tëgrupeve.

    Në emër të Grupit Parlamentar të LSI-së,fjalën e ka zoti Spartak Braho.

    Më pas do të flasë zoti Çuko.Spartak Braho - E nderuar zonja drejtuese e

    seancës,Të nderuar kolegë deputetë,E nderuar zonja Kodheli,Marrëveshja në fjalë është një tregues i

    marrëdhënieve të mira që karakterizojnëRepublikën e Shqipërisë me Republikën e Turqisë.

    Kjo marrëveshje është e karakterit ushtarakdhe është në formën e grantit financiar të

  • Viti 2016

    12

    Legjislatura e 8-të

    bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Këshillit tëMinistrave të Republikës së Shqipërisë, Këshillittë Ministrave të Republikës së Turqisë dheprotokollit të zbatimit për ndihmë financiare. Vlenpër t’u theksuar se kjo marrëveshje financiare, nëfavor të Forcave tona të Armatosura, ështëvazhdimësi e përkrahjes vjetore që Republika eTurqisë akordon për modernizimin e mëtejshëmtë Forcave të Armatosura të Republikës sëShqipërisë.

    Marrëveshja e bashkëpunimit financiarushtarak ka si qëllim dhurimin e një shume nëdollarë, ekuivalente me 2 milionë e 500 mijë liraturke, Këshillit të Ministrave të Republikës sëShqipërisë, e ndarë në dy pjesë: pjesa e parë eshumës do të përdoret si kontribut financiar përblerjen e mallrave dhe shërbimeve, nga kompanitëturke që operojnë në industrinë ushtarake, ndërsapjesa e dytë përbën shumën e përcaktuar nëprotokollin e zbatimit të ndihmës financiare.Protokolli i zbatimit të ndihmës financiare midisqeverisë së Republikës së Turqisë dhe Republikëssë Shqipërisë është instrumenti përkatës në zbatimtë marrëveshjes së bashkëpunimit financiarushtarak, objekt i të cilit është të përcaktojëzbatimin e ndihmës financiare në shumën nëdollarë amerikanë, ekuivalent me 150 mijë liraturke, që do t’i ofrohet qeverisë nga Republika eTurqisë.

    Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes sëbashkëpunimit financiar ushtarak Ministria jonë eMbrojtjes, në emër të Këshillit të Ministrave, do tëjetë përfituese e ndihmës së përvitshme financiareqë shteti turk jep për modernizimin e Forcave tëArmatosura të Republikës së Shqipërisë, si njëproces i cili përfshin ndryshimet thelbësore tëkapaciteteve materiale për të përmbushurobjektivat strategjikë dhe për të arritur rezultatin eshumëpritur për të pasur një ushtri sa mëkompetitive.

    Kjo marrëveshje vjen në përputhje të plotë mepolitikat tona strategjike mbi Forcat e Armatosura,të cilat synojnë rritjen e niveleve cilësore nëpërmjetshndërrimit të tyre në një forcë profesioniste, emirëstërvitur, e mirëpajisur me sistemet e teknikësdhe të armatimit bashkëkohor, me mjete modernedhe ndërvepruese, e aftë për të realizuaroperacione të një spektri të gjerë.

    Marrëveshja dhe protokolli, gjithashtu,rregullojnë edhe çështjen e zgjidhjes sëmosmarrëveshjeve apo situatave të caktuara, që

    mund të lindin për shkak të zbatimit apointerpretimit të këtyre akteve. Çdo mosmarrëveshjeqë do të lindë gjatë implementimit të këtyre aktevedo të zgjidhet me negociata midis palëve.Marrëveshja dhe protokolli do të qëndrojnë në fuqipër 5 vjet, deri në përdorimin e plotë të ndihmësfinanciare nga Këshilli i Ministrave të Republikëssë Shqipërisë.

    Më lejoni, që në këtë drejtim, të përshëndesdhe falënderoj, në emër të Komisionit të SigurisëKombëtare, ministren e Mbrojtjes, e cila, mepolitikat e saj të mirëpërcaktuara e ka konsideruarprocesin e modernizimit si një detyrë tërëndësishme, që buron nga programi i qeverisëdhe synimi për të qenë pjesë e denjë e Aleancëssë NATO-s.

    Në përfundim, duke vlerësuar rëndësinë qëparaqet kjo marrëveshje në drejtim të modernizimittë mëtejshëm të Forcave të Armatosura, në emërtë Grupit Parlamentar të LSI-së ju ftoj ta miratojmëatë.

    Faleminderit! Valentina Leskaj – Faleminderit! Atëherë, fjalën e ka zoti Çuko, në emër të

    Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.Këtu mbyllen diskutimet edhe për këtë

    aktmarrëveshje. Arben Çuko – Faleminderit, zonja drejtuese

    e seancës!Të nderuar kolegë, pardje Ministria e

    Mbrojtjes, me anën e një ceremonie domethënëse,mbylli punimet e pastrimit të predhave, minave dhegjithë atij municioni që kishte kontaminuar zonëne shpërthimit gjigant që ndodhi në Gërdec. E themkëtë, duke falënderuar, në radhë të parë, ministrenpër punën e madhe, sepse duhet ta dini që ështëbërë punë shumë e madhe, gati 2-vjeçare, përpërfundimin e pastrimit të rajonit të Gërdecit.

    Së dyti, nisem nga fjalët e ish- Kryeministrit,zotit Berisha, që mori me vete edhe grupin e tij, icili iku, por la këtu baltën e hedhur, duke përmendurterma, si dhe duke bërë insinuata tëpapranueshme dhe të papërshtatshme.

    Në mendje më erdhi “Ferri” i Dante Aligerit tëfamshëm. Ky njeri, që duhej të ishte këtu dhe tëdëgjonte, por gjithsesi i dëgjon ai këto që po them,më duket si ai i vdekuri politik, që është afër portavetë “Ferrit”, por nuk e pranon as “Ferri”, sepse kaboll si puna e atij atje! Por edhe “Parajsa” nuk epranon, sepse ia kanë zënë portën e “Parajsës”ata qindra dhe mijëra të vrarë në ’97-ën, ia kanë

  • 13

    Legjislatura e 8-të Viti 2016

    zënë portën e “Parajsës” 26 të vrarët në Gërdec,ia kanë zënë portën e “Parajsës” 4 të vrarët paraKryeministrisë. Mos të përmend tani që edhe KostaTrebicka është tek ajo portë e “Parajsës”, dhe nuke lejon të futet atje brenda. Kaq për këta të portëssë “Ferrit”, që nuk e pranon këtë të vdekurin politikkëtu!

    Tani do të ndalem te çështja në fjalë.Të nderuar deputetë, Turqia është ndër

    aleatët tanë kryesorë strategjikë.Ajo ka qenë ndër vi te e vi te të tëra

    ndihmësja jonë e sinqertë në marrëdhënietbilaterale, në marrëdhëniet ndërkombëtare, nëforumet e ndryshme, si NATO e të tjerë. E kandihmuar ushtrinë shqiptare dhe shtetin, por nëkëtë rast, meqë po flasim për ushtrinë, e kandihmuar atë me protokollet e bashkëpunimitfinanciar-ushtarak. Unë kam një përvojë timenpersonale, pasi kam shërbyer për gati 30 vjetnë uniformë dhe në ato vite kur shtetet e tjera,miqtë tanë, na ndihmonin me mjetet e përdoruraqë ata i hiqnin nga armatimi, ushtria dhe qeveriae Republikës së Turqisë na ndihmonte duke nadhënë falas mjete të reja, armatim të ri tëstandardit të ushtrisë së tyre. Ky është dallimi imadh midis mbështetjes së një aleati strategjikdhe ndihmave të shteteve të tjera.

    Republika e Turqisë dhe ushtria e saj na kanëndihmuar, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet,kemi qenë ne, kanë qenë demokratët, atje kanëqenë progresistët apo konservatorët, kjo nuk kapasur asnjë lloj rëndësie për shtetin turk, sepseata kanë vazhduar dhe do të vazhdojnë duke nadhënë ndihmë.

    Ku qëndron diferenca para 3 vjetëve dhe tani?Dua t’ju them se ky protokoll ka qenë në axhendëedhe në vitin 2010, edhe në vitin 2011, edhe nëvitin 2013, por efektiv ky protokoll u bë në fund tëvitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015 me ndërhyrjenpersonale të ministres së Mbrojtjes. Këtu bëhetfjalë për gati 3,4 milionë dollarë ndihma logjistikatë dhëna nga ushtria dhe shteti turk, bëhet fjalëpër 43 mjete të reja të standardit të NATO-s, atomjete që i përdor konkretisht sot ushtria turke. Duat’ju them, që me këto mjete ushtria shqiptareprezantohet edhe në misionet e saj në Irak dheAfganistan apo kudoqoftë.

    Dua ta përsëris se vazhdimi i këtij protokollitë ndihmës financiare, që do të mbështesë ushtrinëshqiptare, është 100%. Në qoftë se deri tani 90%të fondeve i nxirrte qeveria turke dhe 10% qeveria

    shqiptare, ky protokoll parashikon që të jetë 100%mbështetje financiare nga qeveria turke.

    Meqë më jepet rasti, falënderoj ministren eMbrojtjes për punën shumë të mirë që ka bërë përmodernizimin, për rrugën e modernizmit dhe tëripajisjes së Forcave tona të Armatosura. Përparakemi sfida të mëdha dhe duhet që Forcat tona tëArmatosura t’i ngrenë më lart kapacitetet e tyreoperacionale në mënyrë të tillë që t’u përgjigjensfidave që po sjell koha edhe në rajonin tonë.

    Ju faleminderit!Valentina Leskaj – Faleminderit!Këtu mbyllen diskutimet edhe për këtë

    projektligj.Kalojmë në projektligjin “Për ratifikimin e

    marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë dhe qeverisë tëRepublikës Federale të Gjermanisë përbashkëpunimin financiar 2013, për projektin“Rezervati ndërkufitar i biosferës në Prespë””.

    Kanë depozituar emrat në emër të grupeveparlamentare: zoti Pirro Kapurani, në emër LëvizjesSocialiste për Integrim dhe zoti Ervin Bushati, nëemër të Grupit Parlamentar të PS-së.

    Zoti Kapurani.Pirro Kapurani – Të nderuar kolegë deputetë,Në fjalën e sotme, kam kënaqësinë të ndaj

    me kolegët si objekt diskutimi një marrëveshje mendikim pozitiv të drejtpërdrejtë në zonën që vishetme bukuritë e rralla të dy liqeneve Prespa e Madhedhe Prespa e Vogël. Zona e Prespës është bekuarme bukuri të rralla natyrore dhe me njerëz tëshkëlqyer, mikpritës dhe bujarë. Nëpërmjetmarrëveshjeve si kjo që ne po diskutojmë sot, atoduhet të sillen herë pas here në vëmendjen estrukturave shtetërore për shkak të potencialit tëjashtëzakonshëm turistik që bartin. Produktetbujqësore dhe blegtorale të banorëve të atjeshëmdhe përkushtimi i disa fshatrave në zhvillimin ezonës së tyre nëpërmjet bujqësisë, blegtorisë dhepeshkimit është tejet i veçantë. Përpos vështirësiveqë kanë hasur ndër vite për t’i shpënë produktet etyre në tregjet e Korçës dhe të Pogradecit, punadhe përkushtimi i tyre ka qenë i vazhduar dhe ipashembullt. Ajo çfarë duhet është një vëmendjee shtuar shtetërore që zona e Prespës të bëhetnjë ndër destinacionet më prestigjioze dhe turistikenë juglindje të Shqipërisë. Dhjetëra iniciativa pri-vate mjaft të lavdërueshme dhe interesante mbetenshumë pak për të përthithur dhe më pas për tëpërballuar fluksin e turistëve që ajo zonë meriton

  • Viti 2016

    14

    Legjislatura e 8-të

    të ketë dhe kam bindjen e palëkundur, edhe sideputet i qarkut të Korçës, se një ditë do t’i ketënë kuota më optimale. Resurset zonale emundësojnë plotësisht këtë objektiv, ndaj edhe nëhapje të fjalës sime them se kjo marrëveshje, qoftëedhe nga ana simbolike, si një sinjal vëmendjejepër atë zonë të vendit dhe pasuritë e saj më tëçmuara, ka një vlerë të rëndësishme.

    Ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Këshillit tëMinistrave të Republikës së Shqipërisë dheqeverisë së Republikës Federale të Gjermanisëpër bashkëpunimin financiar 2013, për projektin“Rezervati ndërkufitar i biosferës në Prespë” ështësa një sinjal vëmendjeje, aq edhe një lajm i mirëqë ngjall shpresë për zhvillimin e mëtejshëm tëfshatrave përreth Liqenasit.

    Zona përreth liqenit vendoset në qendrën enjë projekti ndër më prestigjiozët e për të cilinafrohet një partner tejet serioz dhe bashkëpunuessi Gjermania, e cila ofron jo pak, por 3,5 milionëeuro financim për zhvillimin e zonës. Kjo shumë,siç bën me dije relacioni i Këshillit të Ministrave,orientohet në fillimin e aktivitetit të biosferësrezervë të miratuar nga UNESCO, në konsolidimine aktiviteteve social-ekonomike, në përmirësimine mbrojtjes të aseteve të biodiversitetit në ParkunKombëtar të Prespës, në marrjen e masave përzbutjen e presionit dhe me ndikimin e përdorimitpa kriter të tokës të Parkut Kombëtar të Prespësdhe menaxhimin e projektit. Për ta bërë më të qartëpër publikun që po ndjek këtë seancë, referuaredhe relacionit që bashkëshoqëron projektligjin,marrëveshja ka si synim investimet e mëtejshmetë Parkut Kombëtar të Prespës. Fokusi i këtyreinvestimeve, aq shumë i nevojshëm, orientohet meqëllim përfitimin nga popullsia lokale, si dhe në dyaspekte të tjera të rëndësishme.

    E para, në ruajtjen e diversitetit.E dyta, në mbështetjen kryesore për zhvillimin

    e rezervës së biosferës.Nëpërmjet bashkëpunimit ndërkufitar e

    rajonal, pasi kujtojmë se Prespa e Madhe ndahetmes tre vendeve: Maqedoni, Greqi dhe Shqipëridhe Prespa e Vogël mes Shqipërisë dhe Greqisë,synohet kontributi i përbashkët në promovimin dhemenaxhimin e integruar të ekosistemeve. Zhvillimii qëndrueshëm ekonomik dhe ekologjik janë dyobjektiva të tjera parësore që pritet të japin ndikimpozitiv, të ndjeshëm për zonën. Ndaj, dukediskutuar në emër të Grupit Parlamentar të LëvizjesSocialiste për Integrim, duke i qëndruar

    përpikmërisht besimit se çdo marrëveshje që rritbashkëpunimin rajonal dhe investimet me ndikimdirekt në zhvillimin e resurseve zonale, veçanërishtnë zona potenciale si ajo e Prespës, deklarojmëmbështetjen me votë të kësaj marrëveshjeje.

    Ju faleminderit!Valentina Leskaj – Faleminderit!Fjalën e ka deputeti Ervin Bushati.Ervin Bushati – Të nderuar kolegë,Rajoni i Prespës cilësohet sot si një hotspot i

    biodiversitetit në Europë dhe me një rëndësindërkombëtare për konservim. Për këtë arsyeMinistria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dheZhvillim e Gjermanisë përmes KfW-së ka vendosurtë mbështesë rajonin e Prespës në Shqipëri qëprej vitit 2009. Mbështetja për Parkun Kombëtartë Prespës në Shqipëri me një financim granti prej3,5 milionë eurosh filloi në gusht të vitit 2010 dhepërfundoi në dhjetor të vitit 2015.

    Në terma konkretë në këtë projekt janërealizuar:

    Rehabilitimi dhe funksionimi i zyrave të parkut.Ngritja e dy qendrave të mëdha të

    informacionit, respektivisht në Prespën e Madhedhe të Vogël.

    Blerja e mjeteve dhe e uniformave përpunonjësit e parkut.

    Vendosja e tabelave orientuese, mbështeturme pajisje në organizatat profesionale për bimëtmedicinale, prodhimin e mjaltit dhe peshkatarët.

    Përpunimi i kallamishteve në Prespën e Vogëlpër prodhim briketash ngrohjeje.

    Përgatitja e një numri guidash turistike nëzonë.

    Mbështetja e komunitetit lokal dhe pushtetitvendor. Po ashtu janë zhvilluar një seridokumentesh studimorë, ku më kryesori ështëplani i menaxhimit të Parkut Kombëtar të liqenit tëPrespës.

    Në arenën ndërkombëtare një nga arritjet mëtë mëdha është shpallja e zonës Ohër-Prespë sinjë rezervat ndërkufitar biosfere, kategori eUNESCO-s, ku filloi procesi i integrimit të këtijkoncepti në kuadrin ligjor, kombëtar dhe nësistemin administrativ për zonat e mbrojtura. Dukeparë suksesin e këtij projekti dhe nevojën përvazhdimin e punës së nisur, qeveria gjermane kapropozuar të hartohet një projekt i ri, i cili do tëfinancohet përsëri me 3,5 milionë euro në njëperiudhë 4-vjeçare zbatimi.

    Ne sot aprovojmë këtë financim që është

  • 15

    Legjislatura e 8-të Viti 2016

    grant, pra që nuk ka asnjë detyrim për shtetinshqiptar, përveç përfitimit. Projekti i ri bazohet nëkonceptin e projektit ekzistues, rezervavendërkufitare të biosferës Prespë dhe përqendrohetnë investimet e mëtejshme në Parkun Kombëtartë Prespës, në përfitim të popullsisë lokale, si dhetë diversitetit biologjik dhe një mbështetje fillestarepër zhvillimin e rezervës së re të biosferës.

    Qëllimi i projektit është të reduktojë presioninmbi burimet natyrore, si dhe uljen e varfërisë nëpjesën e Shqipërisë të rezervës së biosferës sëPrespës. Kjo do të kontribuojë në ruajtjen ebiodiversitetit dhe në përmirësimin e kushteve tëjetesës së popullsisë në Parkun Kombëtar tëPrespës dhe në pjesën shqiptare të rezervës sëbiosferës. Projekti do të zbatohet nga Ministria eMjedisit nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Zonavetë Mbrojtura dhe Administratës Rajonale të Zonavetë Mbrojtura, Korçë.

    Projekti do të mbështetet nga një konsulencëzbatimi dhe do të përzgjidhet nga KfW-ja nëbashkëpunim me ministrinë. Një komitet këshilluesdo të lehtësojë zbatimin e projektit, duke qenë njëplatformë për koordinimin me aktorë të tjerë tërëndësishëm, mbështetjen e zhvill imit tëmëtejshëm të rezervës së biosferës dhe diskutimine buxhetit vjetor, planet operacionale dhe raportete projektit, duke u takuar rreth dy herë në vit.

    Komiteti këshillues nuk do të jetë një organekzekutiv. KfW-ja do të ftohet si vëzhguese. Termate detajuar të referencës dhe përbërja e komitetitkëshillues do të arrihen duke rënë dakordnëpërmjet KfW-së dhe subjekteve të tjera tëzbatimit të projektit. Një manual orientimi do tëpërcaktojë në detaje të mëtejshme rolet,përgjegjësitë dhe procedurat e zbatimit të projektit.

    Projekti do të ketë katër shtylla kryesore:menaxhimin e qëndrueshëm të tokës dhe pyjeve;mbrojtjen e biodiversitetit në Parkun KombëtarPrespë; zhvillimin e konceptit dhe zbatimi irezervës të biosferës dhe masat që gjenerojnë tëardhura për zonën. Të gjitha këto do të detajohennë aktivitete konkrete që do të synojnë rritjen emirëqenies së komunitetit të zonave, dukepërmirësuar kushtet e jetesës, duke përmirësuarmenaxhimin e burimeve natyrore, zhvillimin eturizmit ekologjik, rritjen e kapacitetit të stafit tëzonave të mbrojtura,si dhe përfshirjen e komunitetitnë menaxhimin e zonës, duke rritur përfitimet etyre.

    Në fakt, nuk është hera e parë që qeveria

    gjermane ndihmon me projekte, të cilat jo vetëmsjellin fonde në Shqipëri, jo vetëm sjellin njëteknologji të përparuar, por duhet të jenë edhe njënxitje bashkëpunimi ndërsektorial për të arritur qëqytetarët në këtë zonë të përfitojnë edhe nga anaekonomike.

    Këto janë nga ato raste me të vërtetë të arta,ku Ministria e Kulturës lidhur edhe me ministri tëtjera, që merren me zhvillimin e projekteverajonale, edhe me Ministrinë e Bujqësisë, mundtë hyjnë dhe të bashkëpunojnë që ta kthejnë njëkapital natyror nga një hotspot, i cili rrezikohet, nënjë kapital për rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Sot,një pasuri e tillë e cila ndahet mes tre shtetesh,është një pikë e fortë që ne mund ta shfrytëzojmësi një prioritet turistik, si një kapital që ndahet mestri shtetesh dhe mund t’i ofrojë çdo turisti akses, sinë Shqipëri, si në Greqi dhe në Maqedoni.

    Kështu që ministria përkatëse, sidomosMinistria e Turizmit, duhet të ndikohet dhe tëiniciojë, të ndërmarrë nga ky projekt gjenezën apoiniciativat kryesore fillestare për të filluar njëndërlidhje të tillë, për ta kthyer këtë kapital të lënënë harresë në një motor zhvillimi të zonës. Nëshumë vende të botës, në shumë vende tëprapambetura, të cilat nuk e kanë parë kapacitetinnatyror si kapital zhvillimor turistik, këto iniciativakanë eksperimentuar dhe kanë pasur një suksestë dukshëm, të ndjeshëm dhe stimulues përshoqërinë, që t’i bëjnë qytetarët që jetojnë në këtozona të jenë ata përfituesit kryesorë nëpërmjetmbrojtjes së mjedisit, duke ditur të lidhim interesinekonomik që mund të kenë qytetarët në këtë zonëpër të mbrojtur biosferën, për të mbrojtur pasuritënatyrore, sepse ato janë kapitali i tyre i vetëm përmundësi turistike. Ata do të jenë më të aftë, do tëjenë më të interesuar dhe patjetër që do tëinvestojnë dhe do ta mbrojnë zonën për ta kthyeratë në kapital turistik.

    Këto zona, aq më tepër duke qenë periferike,duhet t’i administrojnë këto kapitale natyrorepotencialisht turistike në mënyrën më të mirë,sepse ato do të jenë motorët e vërtetë të gjenerimitdhe të zhvillimit të turizmit dhe të ekonomisë.Ekonomitë e linjës, të cilat i përmenda edhe mësipër, duhet ta shikojnë këtë projekt të financuarnga qeveria gjermane si një trampolinë, si njëplatformë ku mund të marrin ide, t’i zhvillojnë atodhe të kuptojnë që nuk janë paratë aseti apokapitali më i rëndësishëm që na ofrohet ngaqeveria gjermane, si një nga qeveritë kryesore, që

  • Viti 2016

    16

    Legjislatura e 8-të

    ka investuar fuqimisht në kapitale zhvillimi si nëinfrastrukturë, në biodiversitet, ashtu edhe nëmbrojtjen e natyrës. Këto platforma të shikohen simundësi që të angazhojnë popullatën që ta shikojëbiodiversitetin dhe vlerat e natyrës si një kapitalpotencial të madh turizmi dhe zhvillimi ekonomike social.

    Faleminderit!Valentina Leskaj – Këtu mbyllen diskutimet

    edhe për këtë projektligj.Kalojmë në shqyrtimin e projektligjit “Për

    ratifikimin e marrëveshjes sektoriale ndërmjetRepublikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshillii Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dheKomisionit Europian, që përcakton dispozitat emenaxhimit dhe zbatimit të asistencës europianetë BE-së për Republikën e Shqipërisë në kuadërtë instrumentit për asistencën e paraanëtarësimitnë fushën “Bujqësia dhe zhvillimi rural” (IPARD).”

    Fjalën e ka deputeti Robert Bitri në emër tëLëvizjes Socialiste për Integrim.

    Robert Bitri – E nderuar zonja drejtuese eseancës,

    Të nderuar kolegë deputetë,Mbërritja në këtë hap, në prag të ratifikimit të

    marrëveshjes sektoriale, duke përcaktuardispozitat e menaxhimit dhe zbatimit të asistencësfinanciare të BE-së, është një zhvill im ipërgëzueshëm.

    Për të servirur sadopak histori për publikunndjekës të kësaj seance, më duhet të shtoj se kjomarrëveshje është miratuar, së pari në parim, ngaKëshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë mevendimin nr.684, datë 29.07.2015 dhe nëvazhdimësi të këtij zhvillimi pozitiv, ndërmarrë ngaqeveria shqiptare, marrëveshja u firmos në Brukselmë 24 shtator 2015.

    Ne, si deputetë të Kuvendit, duhet të gjejmëarsye të mjaftueshme për t’u motivuar në punëntonë nga zhvillime që përqasen e përafrojnësektorë të caktuar të ekonomisë së vendit merealitetet e vendeve perëndimore. Një rast i tillëështë edhe ky i sotmi, ku në kuadër të Instrumentitpër Asistencën e Paraanëtarësimit në fushën“Bujqësia dhe zhvillimi rural”, Republika eShqipërisë dhe Komisioni Europian nënshkruajnëkëtë marrëveshje sektoriale.

    Programi IPARD II fokusohet tek objektivat estrategjisë ndërsektoriale të bujqësisë dhezhvillimit rural për zhvillimin e një sektori agro-ushqimor ekonomikisht të qëndrueshëm dhe

    zonave rurale dinamike, në përputhje me objektivate përcaktuara në politikat e zhvillimit rural dhebujqësor të Dokumentit Strategjik Kombëtar.

    Nëse u referohemi përfundimeve të raportit,që kolegët e Komisionit Parlamentar për IntegriminEuropian i kanë nxjerr me shumë kujdes, atycitohet: “Ndonëse nuk synon përafrim tëlegjislacionit të BE-së, ai mbështetet nëdokumentet strategjike, si Marrëveshja eStabilizim- Asociimit dhe Plani Kombëtar përIntegrimin Europian. Gjithashtu, hartimi i këtijprojektligji është në zbatim të detyrimit tëShqipërisë për të marrë të gjitha masat enevojshme për të garantuar zbatimin e duhur të tëgjitha aktiviteteve të asistencës, si dhe për tëlehtësuar zbatimin e programit IPARD II”.

    E mora fjalën për të diskutuar edhe sipërfaqësues i Grupit Parlamentar të LSI-së, edhesi relator i projektligjit në fjalë. Edhe gjatë relatimittë këtij projektligji kam listuar një sërë pikash mbitë cilat mund të mbështetet IPARD II, në kuadër tëmarrëveshjes kuadër, si: investime në aktivitetefizike të njësive ekonomike bujqësore; mbështetjepër ngritjen e grupeve të prodhuesve; investimenë aktive fizike në lidhje me përpunimin dhetregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit;masa agro-mjedisore-klimatike dhe të bujqësisëorganike; zbatimi i strategjive të zhvillimit vendor;përqasja lider; investime në infrastrukturën publikerurale; diversifikim të fermës dhe zhvillim biznesi;përmirësim të trajnimit; asistencë teknike;shërbime këshillimore; pyllëzim dhe mbrojtje tëpyjeve.

    Duke vazhduar t’i referohem relatimit të bërëpërpara kolegëve të Komisionit të VeprimtariveProdhuese, dua të ndaj me publikun e gjerë edhedisa të dhëna të tjera:

    Sipas kësaj marrëveshjeje, kontributikomunitar në parim është 75% i shpenzimevepublike, por do të shkojë deri në 85% për masatpër agromjedisin, klimën dhe bujqësinë organike,për krijimin dhe mbrojtjen e pyjeve, për aktivitetetsipas masës së asistencës teknike, përpërmirësimin e trajnimit, për shërbimetkëshillimore, për projektet e investimeve të kryeranë rajonet ku komisioni përcakton që fatkeqësitëe veçanta natyrore kanë ndodhur; 90% do tëshkojnë për zbatimin e strategjive të zhvillimit lokal– përqasja lider.

    Shpenzimi publik në parim nuk e kalon tavaninprej 50% të kostos totale të pranueshme të

  • 17

    Legjislatura e 8-të Viti 2016

    investimit, me përjashtimet e mëposhtme: 60% dotë shkojnë për investime në asetet fizike të njësiveekonomike bujqësore; 65% për investime në asetetfizike të pronave bujqësore të bëra nga fermerët erinj apo në diversifikimin e fermave dhe zhvillimine biznesit; 70% për investime në asetet fizike tëfermave bujqësore në zonat malore;100% përinvestime në mbështetje të infrastrukturës publikerurale, jo e një natyre për të gjeneruar të ardhuratë konsiderueshme neto; për aktivitetet efinancuara nën masën e asistencës teknike; përkrijimin dhe mbrojtjen e pyjeve; për zbatimin estrategjive të zhvillimit lokal –përqasja lider; përngritjen e grupeve të prodhuesve, për masa përagromjedisin, klimën dhe bujqësinë organike, përpërmirësimin e trajnimit, për shërbimetkëshillimore.

    Duke e vlerësuar si një zhvill im tërëndësishëm në sektorin e bujqësisë, në emëredhe të kolegëve të Grupit Parlamentar të LSI-së,duke deklaruar mbështetjen tonë të plotë, ju ftoj tambështesim bashkërisht me votë këtë projektligj.

    Faleminderit!Valentina Leskaj – Faleminderit!Fjalën e ka deputetja Blerina Gjylameti.Blerina Gjylameti – E nderuar drejtuese e

    seancës,Të nderuar deputetë,Për fat të keq, edhe në këtë seancë të radhës,

    jemi dëshmitarë të një teatri absurd që opozita poluan: vjen në fillim të seancës plenare, largohet emë pas vjen sërish duke treguar edhe farsën eradhës.

    Sipas kolegëve të opozitës, arsyeja e bojkotittë tyre është Byroja e Hetimit dhe për këtë qëllimpengojnë edhe reformën madhore në drejtësi,reformë e cila është një nga prioritetet kyçe përprocesin integrues të vendit tonë. Por dyshoj qëtë jetë ky qëllimi i vërtetë. Edhe dje kryetari de factoi opozitës nxori justifikimin e radhës, dukedeklaruar se reformës në drejtësi i duhen 2 ose 3vjet për t’u zbatuar dhe për këtë ka kohë të presë.

    E vërteta është që Sali Berisha ka frikë ngareforma në drejtësi, se nëse kjo reformë do tëmiratohet, kreu de facto i PD-së do të jetë i pari qëdo të duhet të japë llogari para organeve tëdrejtësisë për krimet e kryera, do të japë llogaripër 26 viktimat e tragjedisë së Gërdecit, një krimky shtetëror që ndodhi nën mbikëqyrjen e vetëinstitucioneve shtetërore, madje e gjithë makineriashtetërore u keqpërdor për të ndihmuar bizneset

    familjare të ish-kreut të qeverisë.Drejtuesit e opozitës kanë frikë nga reforma

    në drejtësi, sepse do të duhet të japin llogari për21 janarin, ku u vranë në sytë e medias katërqytetarë të thjeshtë, vetëm e vetëm se protestoninpër dinjitetin e tyre të nëpërkëmbur.

    Sali Berisha ka frikë nga drejtësia dhe ngadënimi për trazirat e vitit 1997 dhe për firmatpiramidale që ngriti duke shkatërruar familje të tëra.Nëse vërtet e duan reformën në drejtësi, duhet tëkërkojnë që kreu i tyre gjatë këtyre 25 vjetve tësqarojë se ku gjendet sot Remzi Hoxha, që SHIK-u famëkeq e zhduku. Por jo vetëm kaq. Ne jemikoshientë që ish-kryetari i PD-së vijon ta mbajë tëmbërthyer edhe lidershipin e ri pikërisht për tapërdorur politikën si koracë për të shpëtuar ngakrimet. Në gjurmët e tij ka ecur edhe kryetari i ri, icili duhet të tregojë aferat për Rrugën e Kombit. Aishpërdoroi dëshirën shekullore të shqiptarëve përtë qenë më të lidhur e më të bashkuar për të futurnë xhepat e tij miliona euro për një rrugë të ndërtuarjashtë çdo standardi.

    Lulzim Basha duhet të japë llogari edhe përtradhtinë më të madhe që i është bërë këtij kombi,atë të shitjes së territoreve shqiptare. Për më tepër,më 21 janar u bë bashkëfajtor në krimin për gjakune katër protestuesve të pafajshëm.

    Të nderuar kolegë, e kanë tërësisht të kotë,sepse mazhoranca është e vendosur për të vijuarreformën në drejtësi. Janë 1 milion vota tëqytetarëve shqiptarë që na kanë dhënë besiminpër të kryer reforma të thella, si rrjedhojë e nevojëssë madhe për ndryshime rrënjësore që ka shoqëriajonë dhe sistemi i kalbur në të cilin e gjetëm.

    Po i kthehem projektligjit që po diskutojmë“Për ratifikimin e marrëveshjes sektoriale ndërmjetRepublikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshillii Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dheKomisionit Europian, që përcakton dispozitat emenaxhimit dhe zbatimit të asistencës financiaretë BE-së për Republikën e Shqipërisë në kuadërtë instrumentit për asistencën e paraanëtarësimitnë fushën “Bujqësia dhe zhvillimi rural, IPARD””.

    Ky projektligj është i rëndësishëm për të vijuarzhvill imin e bujqësisë si një sektor tejet irëndësishëm i ekonomisë shqiptare. Nëpërmjetkëtij projektligji synohet ratifikimi i marrëveshjessektoriale ndërmjet Republikës së Shqipërisë,përfaqësuar nga Këshill i i Ministrave, dheKomisionit Europian, që përcakton dispozitat dhezbatimin e asistencës financiare të BE-së për

  • Viti 2016

    18

    Legjislatura e 8-të

    Republikën e Shqipërisë.Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është përcaktimi

    i dispozitave specifike për menaxhimin dhezbatimin e asistencës në fushën e bujqësisë dhetë zhvillimit rural të Shqipërisë, sipas nenit 9 tëmarrëveshjes së financimit kuadër.

    Gjithashtu, kjo marrëveshje plotëson edhemarrëveshjen e financimit kuadër të lidhur meKëshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë,sipas nenit 5, pikat 1 dhe 2, të RregulloresZbatuese IPA II, për zbatimin e IPA II. Në rastpërplasjesh ndërmjet këtyre marrëveshjeve,precedencë kanë dispozitat e financimit tëmarrëveshjes kuadër.

    Pa dashur të zgjatem më tej, do t’i ftoj të gjithëkolegët për ta miratuar këtë projektligj.

    Faleminderit!Valentina Leskaj – Mbyllet diskutimi edhe për

    këtë projektligj.Kalojmë në diskutimin e projektligjit “Për

    aderimin e Republikës së Shqipërisë nëmarrëveshjen e financimit ndërmjet qeverisë sëMalit të Zi dhe Komisionit Europian për programine veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi -Shqipëri 2014-2020, alokim i vitit 2014, në kuadërtë instrumentit IPA II”.

    Kanë depozituar emrat deputetet KejdiMehmetaj dhe Evis Kushi.

    Fjalën e ka deputetja Kejdi Mehmetaj në emërtë Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste përIntegrim.

    Kejdi Mehmetaj – E nderuara zonja drejtuesee seancës,

    Të nderuar kolegë,Marrëveshja për të cilën kam kërkuar fjalën

    sot është e një rëndësie të veçantë, pasi vërtetështë një marrëveshje e përsëritur, por rëndësia esaj për investimet që sjell në vend, në zhvillimin eprojekteve dhe bashkëpunimit rajonal ështëjashtëzakonisht shumë e madhe.

    Lëvizja Socialiste për Integrim e konsiderontë rëndësishme lidhjen e marrëveshjes ndërmjetqeverisë së Malit të Zi dhe Komisionit Europianpër programin e veprimit të bashkëpunimitndërkufitar Mal i Zi-Shqipëri 2014-2020.

    Gjithashtu, ne vlerësojmë faktin se,pavarësisht vështirësive të ndryshme ekonomikeme të cilat po përballen vendet e BashkimitEuropian, programet e investimit vazhdojnë të jenëtë frytshme në Shqipëri.

    Duke pasur parasysh se programi i

    bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri-Mal i Zi 2007-2013 ka përfaqësuar një nga programet më tërëndësishme në të cilat Shqipëria ka marrë pjesë,gjithashtu duke vlerësuar fqinjësinë e mirë dhe semarrëdhëniet e mira bashkëpunuese janë të njërëndësie të veçantë e të madhe për vende të cilatsynojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian,vendi ynë ka zhvilluar dhe nxitur bashkëpuniminrajonal, sidomos me fqinjët.

    Objektivi i Shqipërisë për t’u bërë pjesë eBashkimit Europian na ka nxitur të luajmë një rolmë të rëndësishëm në rajon, duke zhvilluarprojekte të përbashkëta me vendet fqinje, sidomosato me karakter social dhe ekonomik.

    Gjatë viteve të mëparshme të programit tëbashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri-Mal i Zi,bashkëpunimi ndërmjet qeverive të dy vendeve,bashkive, institucioneve, shoqërisë civile dhebiznesit ka qenë intensiv dhe i afërt.

    Programi i mëparshëm ka hapur gjithsej 3thirrje për propozime, për të cilat janë bërë gjithsej138 aplikime, kanë rezultuar fituese dhe tësuksesshme 24 projekte, prej të cilave ështëzhvilluar edhe i pari projekt strategjik rajonal siiniciativë e vendeve tona.

    Për hartimin e programit të ri 2014-2020përfaqësuesit e të dy shteteve kanë zhvilluarkonsultime të zgjeruara me të gjithë aktorët einteresit të të dyja palëve për të rezultuar në njëprogram, i cili vërtet do të investohet në projektenë shërbim të dy vendeve.

    Gjithashtu, gjatë hartimit të programit ureflektuan ndryshimet e administrimit të territoritpas reformës administrative-territoriale dhenevojave të ndryshme të qyteteve, pjesë eprogramit.

    Programi ndërkufitar IPA ndërmjet Malit të Zidhe Shqipërisë mbulon një territor prej 11 970kilometrash katrorë, me një popullsi tëpërgjithshme prej rreth 749 257 banorësh. NëShqipëri zona përfituese e programit është epërbërë nga tri njësi administrative, rajonet eLezhës dhe Shkodrës dhe rrethi i Tropojës.

    Objektivi i përgjithshëm i këtij programi përperiudhën 2014-2020 është të

    forcojë marrëdhënie të mira fqinjësore dhezhvillimin social-ekonomik të rajoneve kufitare.

    Objektivat e programit janë si më poshtë:1. Nxitja e turizmit dhe mbrojtja e trashëgimisë

    kulturore dhe natyrore.2. Mbrojtja e mjedisit, nxitja e përshtatjes dhe

  • 19

    Legjislatura e 8-të Viti 2016

    lehtësimit ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimidhe menaxhimi i rrezikut.

    3. Nxitja e punësimit, lëvizjes gjeografike tëpunonjësve dhe përfshirjes sociale dhe kulturorepërtej kufirit.

    Përfituesit kryesorë të fondeve të këtijprogrami do të jenë njësitë e qeverisjes vendore.

    Pritet të alokohen gjithsej me këtë programrreth 1 milion e 900 mijë euro nga BE-ja. Ndërkohë,shteti ynë nuk investon nga buxheti i tij për këtëprogram.

    Me bindjen se eksperienca nga programi imëparshëm do të na ndihmojë për të përfituarshumë më tepër nga programi i ri, ju ftoj ta votonikëtë marrëveshje!

    Faleminderit!Valentina Leskaj - Faleminderit!Fjalën e ka deputetja Evis Kushi, në emër të

    Grupit Parlamentar të PS-së.Evis Kushi – E nderuara drejtuese e seancës,Të nderuar kolegë,Sot do të votojmë një projektligj që lidhet me

    programin e bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjetMalit të Zi dhe Shqipërisë në kuadër të instrumentittë asistencës së paraaderimit IPA II.

    Shqipëria përfiton që nga vitit 2007 ngainstrumenti i paraaderimit IPA, që mbështet vendetkandidate dhe kandidate potenciale, të përfshiranë procesin e stabilizim-asociimit, me qëllim që tëpërmbushin kriteret për anëtarësimin në BE.

    Shqipëria përfiton nga 2 komponentë tëprojektit IPA:

    Komponenti i parë është asistenca etranzicionit dhe ngritja e institucioneve.

    Komponenti i dytë lidhet me bashkëpuniminndërkufitar.

    Për sa i takon zbatimit të programit IPA I, përperiudhën 2007-2013, Shqipëria ka fituar disaprojekte me një vlerë totale prej 14,3 milionëeurosh për sektorë të ndryshëm, si: administratapublike, sektori i transportit, sektori i punësimit dhepërfshirjes sociale, si dhe ai i bujqësisë dhe izhvillimit rural.

    Për sa i takon programit IPA II për periudhën2014-2020, fushat e këtij programi lidhen kryesishtme reformat në përgatitjen për anëtarësimin në BE,me zhvill imin social-ekonomik rajonal, mepunësimin, me politikat fiskale, ato sociale, mearsimin, nxitjen e barazisë gjinore, bujqësisë, sidhe bashkëpunimin rajonal dhe territorial.

    Në këtë kuadër, programi i bashkëpunimit

    ndërkufitar ndërmjet qeverisë së Malit të Zi dheqeverisë së Shqipërisë, që po diskutojmë sot,synon t’i hapë rrugë disbursimit të fondeve IPA përvitin 2014, si dhe kontraktimit të projekteve grantpër palët përfituese, që janë Shqipëria dhe Mali iZi.

    Ky program ka 3 objektiva kryesorë:1. Nxitja e turizmit dhe mbrojtja e trashëgimisë

    kulturore dhe natyrore.2. Mbrojtja e mjedisit.3. Nxitja e punësimit.Një tjetër prioritet i programit është edhe

    asistenca teknike për sigurimin e menaxhimit dheadministrimit efikas të programit ndërkufitar.

    Përfitueset kryesore të fondeve IPA do të jenënjësitë e qeverisjes vendore të Lezhës, Shkodrësdhe Tropojës, të cilat zënë 47,9% të sipërfaqes sëprogramit.

    Financimi i marrëveshjes do të realizohet ngakontributi i BE-së, me vlerë 1,19 milionë euro, sidhe nga bashkëfinancimi i përfituesve.

    Si përfundim, marrëveshja është me rëndësitë veçantë për vendin tonë, pasi kontribuon nëzhvillimin e turizmit, mbrojtjen e mjedisit dhe nxitjene punësimit.

    Për këtë arsye, Komisioni i Ekonomisë dheFinancave e miratoi unanimisht projektligjin dhebesoj se po kështu, do të votohet edhe sot nëseancë.

    Faleminderit!Valentina Leskaj - Faleminderit!Ky ishte projektligji i fundit për sot. Me këtë

    projektligj mbyllen diskutimet për projektligjet, qëishin në axhendën e sotme.

    Urdhëroni, zoti Ruçi!Gramoz Ruçi – Kërkojmë 10 minuta pushim

    për mbledhjen e grupit.Valentina Leskaj - Me kërkesë të Grupit

    Parlamentar të PS-së do të bëjmë 10 minutapushim.

    (Pas pushimit)Ilir Meta – U lutem deputetëve të zënë vendet!

    Mediet të jenë të pranishme. Do të fillojmë procesine votimit për aktet që janë diskutuar sot.U lutemdeputetëve të vendosin kartat në sistem! Shërbimii IT-së të asistojë deputetët. Do të fillojmë meverifikimin e prezencës.

    Hapet votimi me elektronikë për verifikimin eprezencës. Mbyllet votimi.

    Me 93 deputetë të pranishëm, prezenca është

  • Viti 2016

    20

    Legjislatura e 8-të

    e mjaftueshme.Fillojmë me votimin e projektligjit “Për

    menaxhimin e kimikateve”.Hapet votimi me elektronikë në parim për

    projektligjin.Mbyllet votimi.Me 75 vota pro miratohet në parim.Kalojmë në shqyrtimin dhe votimin nen për

    nen, me vërejtjet e Komisionit për VeprimtaritëProdhuese, Tregtinë dhe Mjedisin dhe Komisionitpër Integrimin Europian, të reflektuara në raportetpërkatëse.

    Para se të kalojmë nenin 1, votojmë përshënimin në fund të faqes, që lidhet me titullin eprojektligjit dhe tregon përputhshmërinë melegjislacionin e Bashkimit Europian.

    Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Vazhdojmë me votimin e neneve.Neni 1. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 2. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 3. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 4, me vërejtjet e komisionit përgjegjës

    për riformulimin e germës “b” në pikën 7. Pro?Kundër? Abstenim?

    Miratohet.Neni 5, me vërejtjet e komisionit përgjegjës

    për riformulimin e pikave 1, 25, 26, 27 dhe 28. Pro?Kundër? Abstenim?

    Miratohet.Neni 6. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 7. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 8. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 9. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 10. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 11. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 12. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 13. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 14. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.

    Neni 15. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 16. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 17. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 18. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 19. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 20. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 21. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 22. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 23. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 24. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 25. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 26. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 27, me vërejtjet e komisionit përgjegjës

    për riformulim neni. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 28. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 29. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 30. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 31. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 32. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 33. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 34. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 35, me vërejtjet e komisionit përgjegjës

    për riformulim neni. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 36. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 37. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 38. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 39, me vërejtjet e komisionit përgjegjës

  • 21

    Legjislatura e 8-të Viti 2016

    për ta hequr si nen. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 40, me vërejtjet e komisionit përgjegjës

    për ta hequr si nen. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 41, me vërejtjet e komisionit përgjegjës

    për riformulim të paragrafit të parë. Pro? Kundër?Abstenim?

    Miratohet.Neni 42. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 43. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 44. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 45. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 46. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 47. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Kalojmë në votimin me elektronikë në tërësi.Hapet votimi. Mbyllet votimi.Me 73 vota pro miratohet edhe në tërësi.Vazhdojmë me projektligjin “Për ratifikimin e

    marrëveshjes dhe bashkëpunimit financiarushtarak ndërmjet Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë dhe qeverisë sëRepublikës së Turqisë dhe protokollin e zbatimittë asistencës financiare ndërmjet Këshillit tëMinistrave të Republikës së Shqipërisë dheqeverisë së Republikës së Turqisë”.

    Ky projektligj kërkon shumicë absolute përmiratim.

    Hapet votimi me elektronikë në parim. Mbylletvotimi.

    Me 75 vota pro miratohet në parim.Vazhdojmë me votimin nen për nen.Neni 1. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 2. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Hapet votimi me elektronikë në tërësi. Mbyllet

    votimi.Miratohet në tërësi me 75 vota pro.Vazhdojmë me projektligjin “Për ratifikimin e

    marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë dhe qeverisë sëRepublikës Federale të Gjermanisë përbashkëpunimin financiar 2013 për projektin“Rezervati ndërkufitar i biosferës në Prespë”.”

    Hapet votimi me elektronikë në parim. Mbylletvotimi.

    Me 74 vota pro miratohet në parim.Vazhdojmë me votimin nen për nen.Neni 1. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 2. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Hapet votimi me elektronikë në tërësi. Mbyllet

    votimi.Me 75 vota pro miratohet edhe në tërësi.Vazhdojmë me projektligjin “Për ratifikimin e

    marrëveshjes sektoriale ndërmjet Republikës sëShqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave iRepublikës së Shqipërisë, dhe KomisionitEuropian, që përcakton dispozitat e menaxhimitdhe zbatimit të asistencës financiare të BE-së përRepublikën e Shqipërisë, në kuadër të instrumentitpër asistencën e paraanëtarësimit në fushën“Buqësia dhe zhvillimi rural” (IPARD)”.

    Hapet votimi me elektronikë në parim. Mblletvotimi.

    Me 76 vota pro miratohet në parim.Vazhdojmë me votimin nen për nen.Neni 1. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Neni 2. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Hapet votimi me elektronikë në tërësi.Mbyllet votimi.Me 76 vota pro miratohet edhe në tërësi.Vazhdojmë me projektligjin “Për aderimin e

    Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen efinancimit ndërmjet qeverisë së Malit të Zi dheKomisionit Europian për programin e veprimit tëbashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020, alokimi i vitit 2014 në kuadër të instrumentittë asistencës së para-aderimit IPA II”.

    Hapet votimi me elektronikë në parim. Mbylletvotimi.

    Me 75 vota pro miratohet në parim.Vazhdojmë me votimin nen për nen.Neni 1, me vërejtjet e Komisionit të Ligjeve

    për ta riformuluar si vijon: “Republika e Shqipërisëaderon në marrëveshjen e financimit ndërmjetqeverisë së Malit të Zi dhe Komisionit Europianpër programin e veprimit të bashkëpunimitndërkufitar Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020, alokimi ivitit 2014 në kuadër të instrumentit të asistencëssë para-aderimit IPA II, bërë më 28.12.2015, sipastekstit bashkëlidhur këtij ligji”.

  • Viti 2016

    22

    Legjislatura e 8-të

    Kush është pro këtij riformulimi të Komisionittë Ligjeve? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.Neni 2. Pro? Kundër? Abstenim?Miratohet.Hapet votimi me elektronikë në tërësi. Mbyllet

    votimi.Me 75 vota pro miratohet edhe në tërësi.Vazhdojmë me projektvendimin e mbartur nga

    seanca e kaluar “Për miratimin e kërkesës së 20deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të GrupitParlamentar të Partisë Demokratike, me objektkonstatimin e mbarimit të mandatit të deputetitRakip Suli dhe dërgimin e çështjes në GjykatënKushtetuese për të konstatuar papajtueshmërinëme mandatin e deputetit”. Kemi një votim...

    Po, zoti Halimi.Eduard Halimi - Herën e kaluar ky votim u

    shty, sepse Partia Socialiste kërkoi kohë që tarishqyrtonte kërkesën, ndaj duam të dimë se ciliështë qëndrimi i saj lidhur me kërkesën tonë dhepastaj të procedojnë në mënyrë që të orientojmëdhe grupin. Cili është qëndrimi? Çfarë kandryshuar nga java e kaluar deri ditën e sotme? Ajanë dakord ata që ta çojnë në GjykatënKushtetuese, siç ndodhi me rastin e mëparshëm,me zotin Kokëdhima, apo kanë një qëndrim tjetër?Pra, ne duam qëndrimin e partisë. Ne kemi folurnë emër të grupeve herën e kaluar.

    Ilir Meta – Qëndrimi i tyre është që tëshprehen me votë për kërkesën tuaj.

    Eduard Halimi – Tani duhet që grupiparlamentar të shprehet nëse është pro kërkesës,është kundër kërkesës...

    Ilir Meta – Po, zoti Ruçi.Gramoz Ruçi – Së pari, grupet parlamentare

    u shprehën me votë. Meqë doni ta dini, mësoni sesi bëhet kërkesa. Çfarë ka pasur mazhoranca juaka thënë në Këshillin e Rregullores, Mandatevedhe të Imunitetit. Mazhoranca do të votojë atëkonkluzion që ka arritur ky këshill, që ka arriturshumicën, meqë doni ta dini. Lexojeni vendimin.

    Ilir Meta – Po, zoti Halimi.Eduard Halimi – Këshilli i Rregullores,

    Mandateve dhe Imunitetit nuk ka shumicë, por

    anëtarët janë paritarë, nuk merr vendime. Kykëshill, sipas Gjykatës Kushtetuese, ka vetëm njëdetyrë: të verifikojë anën formale. Janë apo nukjanë firmat e 28 deputetëve.

    Detyra e Kuvendit, sipas GjykatësKushtetuese, është ta marrë dhe ta përcjellëkërkesën e Grupit Parlamentar të PartisëDemokratike në Gjykatën Kushtetuese. Ndaj tëmos fshihemi, të mos jemi hipokritë në këtë proces.Duan ta çojnë deputetin para GjykatësKushtetuese apo t’ia fshehin drejtësisë? Ky duhettë jetë qëndrimi. Nëse qëndrimi është ky që thuhetnë këtë raport, që jeni kundër kërkesës, atëherëtë bëjmë 5 minuta pushim për ta orientuar grupinlidhur me kërkesën.

    Ilir Meta – Zoti Halimi, kjo është një çështjeqë zhvillohet pa debat. Debati i vetëm herën ekaluar ishte në aspektin procedural, kur ju kërkuattë shprehej parlamenti vetëm për kërkesën e GrupitParlamentar të Partisë Demokratike. Nga GrupiParlamentar i Partisë Socialiste pati një ide për t’ushprehur për dy çështje. Njëra ishte përmotivacionin dhe tjetra për ta dërguar ose jo nëGjykatën Kushtetuese. Patëm një ndërhyrje edhenga kolegët e grupit tuaj që duhet të shprehet përkërkesën me gjithë motivacionin, ashtu sikurseështë këtu. Ky është një debat që ka shteruar përkërkesën tuaj. Parlamenti do të shprehet me votë.

    Hapet votimi për kërkesën e GrupitParlamentar të Partisë Demokratike.

    Kush është dakord me elektronikë? Kundër?Abstenim?

    Janë 36 vota pro, 77 kundër.Nuk miratohet.Vazhdojmë me draftkalendarin e punimeve të

    Kuvendit për periudhën 19 mars-8 prill 2016.Kush është dakord, me kartonë? Kundër?

    Abstenim?Miratohet.Faleminderit!Seanca e ardhshme do të njoftohet nëpërmjet

    medieve.Seanca mbyllet.

    (Seanca u mbyll në orën 13:30.)

  • 23

    Legjislatura e 8-të Viti 2016

    Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,z. Ilir Meta

    E enjte, 24.03.2016Seanca e paradites, ora 11:00

    Rendi i ditës:

    1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare,datë 17.03.2016 (neni 44, pika 2 e Rregullores).

    2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend(neni 44, pika 3 e Rregullores).

    3. Projektligji “Për garantimin e sigurisë së punëstë pajisjeve dhe bashkësive nën presion” (nenet 73-77,Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë).

    PyetjeShprehet Komisioni përgjegjës për Veprimtaritë

    Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

    Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat eNjeriut.

    RelatoriDiskutime(Shprehen grupet parlamentare.)Koha e votimit (në parim, nen për nen, në tërësi)4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së

    bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë dhe Programit Mjedisor tëKombeve të Bashkuara (UNEP) për Fondin GlobalMjedisor për projektin me madhësi mesatare tëripërtëritjes së Lagunës Kune-Vaini nëpërmjetpërshtatjes së bazuar në ekosistem”.

    PyetjeShprehet Komisioni përgjegjës për Veprimtaritë

    Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

    Ekonominë dhe Financat.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

    Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat eNjeriut.

    Shprehet për dhënie mendimi Komisioni përPolitikën e Jashtme

    RelatoriDiskutime(Shprehen grupet parlamentare.)Koha e votimit (në parim, nen për nen, në tërësi)5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes

    ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës sëÇekisë për mbrojtjen shoqërore” (nenet 73-77,Rregullore, votim me shumicë absolute).

    PyetjeShprehet Komisioni përgjegjës për Punën,

    Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

    Shprehet për dhënie mendimi Komisioni përÇështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat eNjeriut.

    Shprehet për dhënie mendimi Komisioni përPolitikën e Jashtme.

    RelatoriDiskutime(Shprehen grupet parlamentare.)Koha e votimit (në parim, nen për nen, në tërësi)6. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni

    45, Rregullore).Koha e diskutimeve 60 minuta.

    Ilir Meta – Të njoftohen deputetët se për 1 minutëdo të fillojmë seancën plenare.

    Mirëdita!Fillojmë seancën plenare!(Pasi lexon rendin e ditës.)Dua t’ju njoftoj se vijon puna në komisionet

    parlamentare për projektligjet, që ishin parashikuar përt’u miratuar në kalendarin 3-javor në seancën plenaretë datës 24.03.2016:

    Për projektligjin “Për shërbimin e provës” dhe përprojektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10081, datë 23.02.2009 “Për licencat, autorizimet dhelejet në Republikën e Shqipërisë”.

    Ndërsa projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshimenë ligjin nr. 10198, datë 10.12.2009 “Për sipërmarrjet einvestimeve kolektive”, parashikuar për t’u shqyrtuar sotnë seancë, bartet për të enjten e ardhshme, meqenëseështë shqyrtuar dje nga Komisioni për IntegriminEuropian.

    Po ju paraqes listën e diskutantëve:Për projektligjin “Për garantimin e sigurisë së punës

    të pajisjeve dhe bashkësive nën presion” e kanë kërkuarfjalën deputetët Luan Duzha dhe Bujar Çela; përprojektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes sëbashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë dhe Programit Mjedisor tëKombeve të Bashkuara (UNEP) për Fondin GlobalMjedisor për projektin me madhësi mesatare tëripërtëritjes së Lagunës Kune-Vaini nëpërmjetpërshtatjes së bazuar në ekosistem” e kanë kërkuarfjalën deputetët Gjovalin Kadeli, Besnik Baraj dhe ArtaDade; për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjesndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës sëÇekisë për mbrojtjen shoqërore” e kanë kërkuar fjalën

  • Viti 2016

    24

    Legjislatura e 8-të

    deputetët Esmeralda Shkjau, Shpëtim Idrizi, Mesila dheErjeta Alhysa.

    Përpara se të vazhdojmë me rendin e ditës, do tëdoja të theksoja tronditjen dhe revoltën e madhe që kashkaktuar edhe në vendin tonë ngjarja më e fundit nëBruksel, ku dy ditë më parë terrorizmi goditi përsëriEuropën, pikërisht në zemër të saj, duke u marrë jetënnë mënyrë makabre shumë qytetarëve të pafajshëm.Ky agresion i përsëritur jo thjesht ndaj qytetarëve dheshteteve të Europës, por, mbi të gjitha, ndaj vlerave tëEuropës së Bashkuar, na motivon edhe ne më shumëpër të shtuar kontributin tonë dhe vendosmërinë për tafituar këtë betejë deri në fund, sepse terrorizmi nuk mundtë ketë vend dhe të ardhme në Europë. Në solidaritetme Belgjikën dhe në nderim të kujtimit të viktimave tëakteve të fundit terroriste të Brukselit, ju ftoj të gjithëvetë mbajmë 1 minutë heshtje.

    (Deputetët ngrihen në këmbë.)I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!Faleminderit!Kalojmë te rendi i ditës. A ka ndonjë vërejtje për

    procesverbalin e datës 17 mars? Nuk ka.Miratohet.Fjalën e ka kërkuar zoti Halimi.Eduard Halimi – Zoti Kryetar i Kuvendit,Seanca e kaluar, ku mazhoranca në abuzim të

    plotë me pushtetin rrëzoi kërkesën e PartisëDemokratike për të çuar para drejtësisë 2 deputetë, tëcilët dyshohen se kanë përfituar fonde publike, ështëakti më i rëndë pas mbajtjes dhe futjes në parlament tëdeputetëve me rekorde të tmerrshme kriminale. Injorimime arrogancë i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, qënuk i lë asnjë hapësirë parlamentit, por kërkon që tëgjithë deputetët, të cilët dyshohen se kanë përfituarfonde publike, të shkojnë përpara drejtësisë, është padyshim një grusht shteti për Gjykatën Kushtetuese dheështë fundi i parlamentarizmit dhe i funksionimit të njëdemokracie parlamentare. Abuzimi me pushtetin, dukembrojtur 1 vit më parë deputetin Kokëdhima, na detyroit’i drejtoheshim Gjykatës Kushtetuese për ta pyetur këtëtë fundit, në interpretim të Kushtetutës, se çfarë ndodhkur Kryeministri mbron deputetët, kur ata akuzohen përmarrje fondesh me leje të tij, se çfarë ndodh kurdeputetët, të cilët kanë përfituar para me leje tëKryeministrit, bëhen të paprekshëm për drejtësinë, përshkak se Kryeministri nuk ua lëshon drejtësisë. Pa asmë të voglin dyshim, mburoja kryeministrore përdeputetët, për t’i bërë ata të paprekshëm, është abuzive,është vrastare për Kushtetutën, për shtetin ligjor, përdemokracinë, për parlamentin, pa dyshim edhe përGjykatën Kushtetuese. “Një qeveri që qeveris jashtë

    normave dhe kornizave ligjore e kushtetuese ështëtirani”, shkruhet në muret e Kongresit Amerikan. Njëqeveri që e bën zero Gjykatën Kushtetuese, e injoronme arrogancë atë, nuk ka asnjë sjellje tjetër përveçsenjë sjellje prej grushti shteti.

    Prania e opozitës brenda parlamentit ështëelementi më i rëndësishëm në një demokracifunksionale. Detyra e opozitës është të sigurojëtransparencën, vendimmarrjen politike, ndaj edhe nepyetëm Gjykatën Kushtetuese se çfarë ndodh kurKryeministri me arrogancë kërkon t’i mbrojë, t’i bëjë tëpaprekshëm deputetët e tij, kur ata dyshohen se kanëabuzuar me fonde publike. Gjykata Kushtetuese 1 vitmë vonë, pak muaj më parë, foli dhe nxori vendimin nr.7, datë 24.02.2006, që flet për zotin Kokëdhima, porbën edhe interpretimin e Kushtetutës. Ky vendim iGjykatës Kushtetuese, sipas Kushtetutës së vendit,është i njëjtë me normën kushtetuese. Ky vendim thotëse Kryeministri dhe mazhoranca nuk mund të bëhenmburojë; pra, nuk mund t’i mbrojnë dhe t’i kthejnëdeputetët në të paprekshëm përballë sistemit tëdrejtësisë. Detyra e opozitës, thotë vendimi i GjykatësKushtetuese, në paragrafin 13 të tij, është të bëjë trans-parent procesin e qeverisjes. Detyra e opozitës ështëtë kërkojë llogari. Detyra e opozitës është të bëjëdenoncime. Garant për denoncimet e opozitës nukështë mazhoranca, por është drejtësia. Këtë ka thënëGjykata Kushtetuese.

    Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetueseishte një nga tri pikat, së bashku me largimin deputetëveme rekorde kriminale, për të cilat u bë marrëveshja e24 dhjetorit. Ja ku është vendimi i Gjykatës Kushtetuese,i cili javën e kaluar u injorua, u shkel me arrogancë përnjë qëllim madhor: për të mbrojtur nga drejtësia tëpaprekshmit, deputetët që kanë përfituar fonde publikeme leje personale të Kryem