97*,: . 85*( · 5 kostoja e prodhimit të specit tabela në vijim paraqet koston e prodhimit të...

16

Upload: others

Post on 07-Sep-2019

20 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

TREGU I SPECIT

Nëntor, 2015

DEPARTMENTI I ANALIZAVE EKONOMIKE DHESTATISTIKAVE BUJQËSORE

ANALIZA E TREGUT TË SPECIT

Nëntor, 2015

2

Parathënie

Analiza e tregut të specave e punuar në mënyrë të detajuar nga Departmenti i AnalizaveEkonomike dhe Statistikave Bujqësore si qëllim ka ofrimin e një dokumenti i cili ka tëpërmbledhura të gjitha të dhënat e tregut të specave në Kosovë.

Në këtë analizë shtjellohen të dhënat e prodhimtarisë vendore, eksportit dhe importit tëspecave (importi dhe eksporti i specave të freskët si dhe ekuivalentëve të tyre e qënënkupton, produktet e përpunuara të konvertuara në produkt të freskët), çmimeve tëspecave vendorë si dhe atyre të importuar, madhësisë së tregut, mbështetjes së sektorit tëspecave si dhe konkluzionet finale mbi këtë analizë.

Rëndësia e pasqyrimit të të dhënave për gjendjen e specit në treg qëndron në faktin emundësisë së investimeve në këtë sektor, e që do të ndikonte në rritjen e punësimit dhezhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi.

3

Tregu i specit

Si rezultat i kushteve të favorshmeklimatike speci është një ndër kulturat ecila kultivohet në masë të madhe nëKosovë. Sipas të dhënave të Agjencionit tëStatistikave të Kosovës në vitin 2013 janëmbjellur 3,686 ha me speca. Sipërfaqja embjellur në vitin 2013 përfaqëson njëheritedhe sipërfaqen më të madhe të kultivuar

me speca në periudhën ’09-’13. Në këtëperiudhë mesatarisht 23% e sipërfaqes sëpërgjithshme të mbjellur me perime kaqenë e mbjellur me speca. Kosova për tëpërmbushur nevojat vendore importongjithashtu një sasi të konsiderueshme tëspecave.

1 Prodhimtaria vendore

Sipas të dhënave të Agjencionit tëStatistikave të Kosovës gjatë vitit 2013prodhimtaria e specave ka qenë 72,928 ton.Për tu përmbushur nevojat vendoreKosova ka importuar edhe 9,890 ton specatë freskëta dhe 503 ton ekuivalent të specitduke bërë që furnizimi total te jetë 81,974

ton brenda vitit. Gjatë kalkulimit të sasisësë importit të specit si vit për kalkulim nukështë përdorur viti kalendarik mirëpo tëdhënat vjetore janë llogaritur nga muajiKorrik kur fillon sezona e vjeljes së specitderi në fund të muajit Qershor të vitittjetër kur edhe fillon sezona ardhëshme.

2 Zhvillimi i tregtisë

Kosova për të përmbushur nevojatvendore për konsum importonvazhdimisht spec. Sasia më e madhe eimportit të specit është gjatë muajve Prill-Qershor, ndërsa në muajin Korrik fillon tëbie sasia e importit dhe kjo si rezultat ipranisë së prodhimtarisë vendore. Ngamuaji Korrik, Kosova gjithashtu fillon tëeksportoj një sasi të specave, ku sasia më e

madhe është gjatë muajit Shtator kurprodhimtaria vendore arrin vlerat më tëlarta. Prodhimi i përgjithshëm vendormbulon 89% të nevojave të brendshme dhepjesa tjetër e mbetur prej 11% mbulohetnga importi. Gjatë periudhës 2010-2014janë eksportuar mesatarisht rreth 1,754 tonspeca të freskët në vit dhe 419 tonekuivalent të specit.

2.1 Importi i specit

Gjatë periudhës 2005-2014 sasia mesatare especave të importuar ka qenë 8,512 ton,93% e së cilës është importuar si spec ifreskët dhe 7% si ekuivalent i specit.

Shikuar në aspektin kohor që nga viti 2005deri në vitin 2014 importi i specit kashënuar ngritje dhe rënie të lehta, e kjo kandodhur si rezultat i disponueshmërisë sëprodhimit vendor.

Figura 1: Importi i specave 2005 – 2014 në metrik ton

Burimi: DAESB-MBPZHR

Kosova, për të përmbushur nevojatvendore për konsum importon spec gjatëtërë vitit. Sasia më e madhe e importuarbrenda vitit shënon gjatë muajve Prill-Korrik duke pasuar me një rënie në muajtnë vijim, kur edhe fillon të jetë i pranishëmnë treg prodhimi vendor. Figura në vijimpasqyron sasinë e importuar të specit sipasshteteve gjatë vitit ekonomik1 ’14-‘15.

1 Periudha kohore prej kur fillon vjelja e deri nëvitin e ardhëshëm kur vjelja tjetër.

Nga sasia përgjithshme e specit të importuar,

53% është importuar nga Maqedonia, vlera e

së cilës është 2,045,848 €. Turqia me 31% dhe

Greqia me 15% gjithashtu paraqesin vendet

nga ku Kosova ka importuar sasi të

konsiderueshme të specit për vitet ’14-‘15.

-

5,000

10,000

15,000

20,000

25,000

2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014

Importi i specit të freskët Importi në ekuivalent të specit Gjithsej importi

Figura 2: Importi i specit 2014/2015 sipas vendeve

Burimi: DAESB-MBPZHR

2.2 Eksporti i specit

Sasia mesatare e eksportuar gjatë viteve2005-2014 arrin shifrën prej 1,708 ton. Kjoshifër paraqet 81% të sasisë së eksportuarsi spec i freskët dhe 19% si ekuivalent ispecit. Në figurën 3 është paraqitur sasia e

eksportuar gjatë viteve 2005-2014. Gjatëkëtyre viteve ka pasur luhatje të mëdha tësasisë së eksportuar. Viti 2010, paraqetvitin ku është eksportuar sasia më emadhe e specit.

Figura 3: Eksporti i specave 2005- 2014 në metrik ton

Burimi: DAESB-MBPZHR

Në figurën 4, janë paraqitur shtetet kuKosova ka eksportuar sasinë më të madhetë specave gjatë viteve ’14-’15. Sasia më emadhe e eksportuar gjatë kësaj periudheka qenë në Gjermani me 23% nga sasia e

përgjithshme, vlera e së cilës është 161,202€. Gjithashtu, Kosova ka eksportuar specaedhe në Serbi (19%), Maqedoni (19%) dhenë shtetet e tjera europiane (39%).

Shqipëria0.1%

Greqia14.7%

Maqedonia52.7%

Turqia31.2%

Serbia0.8%

Të tjera0.5%

-

5,000

10,000

15,000

20,000

25,000

2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014

Importi i specit të freskët Importi në ekuivalent të specit Gjithsej importi

Figura 4: Eksporti i specit 2014/2015 sipas vendeve

Burimi: DAESB-MBPZHR

2.3 Bilanci tregtar i specit

Bilanci tregtar i tregut të specit gjatë viteve2005-2014 nuk ka pasur luhatje të mëdha.Në figurën e mëposhtme paraqitet raportinë mes eksportit dhe importit ku shohimse, mbulushmëria më ulët ka qenë në vitin2005 me 2% me bilanc tregtar prej 3,381

mijë €, ndërsa mbulueshmëria më e lartëka qenë në vitin 2012 me 29%, bilanctregtar prej 2,666 mijë €. Siq shihet ngafigura 5, viti 2012 ka pasur mbulueshmërimë të lartë të importit me eksport.

Figura 5: Vlera e bilancit tregtar për specin, në 1000 €

Burimi: DAESB-MBPZHR

Austria9%

Gjermania23%

Mali i Zi11%

Maqedonia19%

Sërbia19%

Other19%

(6,000)

(4,000)

(2,000)

-

2,000

4,000

6,000

8,000

2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014

Eksporti i specit Importi i specit Bilanci tregtar për specin

7

3 Çmimet e tregut

Tregu i specit në Kosovë është një treg përtë cilin ka një kërkesë të madhe, prandajplasimi i specit në treg nuk paraqet ndonjëproblem për kultivuesit e tij. Sasia më emadhe e prodhimit të specit përdoret përkonsum njerëzor. Nga prodhimtaria nëfermë një pjesë e vogël përdoret për nevojafamiljare dhe pjesa më e madhe shitet në

treg. Prodhimi i përgjithshëm vendormbulon 89% të nevojave të brendshme dhepjesa tjetër mbulohet nga importi. Nëtregun tonë janë të pranishme disa lloje tëspecave duke përfshirë specat somborka,speca të ajvarit, feferonat, specat e djegës,specat e kuqë, baburet dhe speca padjegës.

3.1 Çmimet në tregun vendor

Plasimi në treg i specave vendor fillonqysh nga muaji Mars (në serra) e kështuvazhdon deri në muajin Korrik kur fillonprodhimtaria në fushë të hapur dhe qëvazhdon deri në muajin Tetor, varur ngakushtet klimatike që e mundësojnë njëcikël të tillë. Çmimet e specit varësisht ngaregjionet nuk dallojnë shumë dhemesatarja brenda vitit ka qenë 0.83 €/kg.

Figura 6, tregon lëvizshmërinë e çmimevevendore të specave gjatë viteve 2014-2015.Gjatë këtyre viteve çmimet vendore përllojet e ndryshme të specave nuk kanëpasur luhatje të mëdha. Mesatarja eçmimit për kg tek secili lloj përfshinëperiudhën Korrik-Tetor, periudhë gjatë sëcilës prodhimi vendor është i pranishëmnë treg.

Figura 6: Çmimet e shitjes së specave vendor

Burimi: SIT; Përpunuar: DAESB

0

0.2

0.4

0.6

0.8

1

1.2

1.4

2014 2015 2014 2015 2014 2015 2014 2015 2014

Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor

Padjegës Babure Te Kuqë Djegës Fefarona Speca Të Ajvarit Somborka

8

3.2 Çmimet e importit

Çmimi mesatar i importit në tregun eKosovës për kulturën e specit gjatë viteve2014-2015 ka qenë 1.91 €/kg. Gjatëperiudhës Janar-Qershor çmimet e specitjanë më të larta dhe kjo si rezultat imungesës së prodhimit vendor. Figura nëvijim tregon çmimet mesatare të importittë llojeve të ndryshme të specave gjatë

muajve. Periudha Janar-Qershor, kur kamungesë të prodhimtarisë vendore,paraqet periudhën me çmimet më të lartatek të gjitha llojet e specave. Pasuar ngamuaji Qershor, në Korrik fillon plasimi iprodhimtarisë vendore, ku dhe sasia eimportuar është në masë shumë të vogël.

Figura 7: Çmimet e shitjes së specave të importuar

Burimi: SIT; Përpunuar: DAESB

4 Madhësia e tregut

Tregu i përgjithshëm i specave në Kosovënë vitin 2013 vlerësohet të ishte rreth81,974 ton. Kjo përfshinë gjithëprodhimtarinë vendore si dhe importindhe eksportin e specave si produkt ifreskët si dhe si produkt i procesuar.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare tëprodhimtarisë vendore si dhe në të dhënate tregtisë rezulton që konsumi ipërgjithshëm i specit për kokë banori nëKosovë është rreth 45 kg.

Prodhimtaria vendore e specave në fushëtë hapur klasifikohet në bazë të regjionevedhe madhësisë së fermave. Në figurat emëposhtme janë paraqitur qytetetkryesore të cilat merren me kultivimin especit në fushë të hapur dhe atë në bazë tëmadhësisë së fermave.

Pjesa jug-perëndimore e Kosovës paraqetsipërfaqen më të madhe të kultivuar tëspecave në fushë të hapur. Nga totali prej3,213 ferma, sa edhe janë raportuar gjatë

0

0.5

1

1.5

2

2.5

3

3.5

4

4.5

2014 2015 2014 2015 2014 2015 2014 2015 2014 2015 2014 2015 2014 2015 2014 2015

Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Tetor Nëntor

Padjegës Babure Te Kuqë Djegës Fefarona Speca Të Ajvarit Somborka

9

vitit 2014, 64% janë ferma të vogla prej0.1-0.4 ha; 30% janë ferma gjysmëkomerciale me 0.5-1 ha dhe vetëm 6% prejt

totalit janë ferma komerciale me mbi 1 haspeca të mbjellur.

Figura 8: Numri i fermave sipas madhësive

Burimi: Drejtoritë komunale për bujqësi

Në figurën 9, janë paraqitur komunatkryesore, fermat e të cilave janë mbi 1 ha(komerciale). Rahoveci, me pjesëmarrje mëtë madhe ka 34% nga totali i fermave

komerciale duke vazhduar me Gjakovën,me 24% ferma me mbi 1 ha speca tëmbjellur.

Figura 9: Numri i fermave komerciale sipas komunave

Burimi: Drejtoritë komunale për bujqësi

Gjithashtu në figurat e mëposhtme janëparaqitur numri i fermave të vogla dheatyre gjysmë komerciale që merren me

kultivimin e specit në fushë të hapur nëvende të ndryshme.

0

500

1,000

1,500

2,000

2,500

> 1 Ha (komerciale) 0.5 – 1 Ha (gjysmëkomerciale)

0.1 – 0.4 Ha

184

986

2,043

Numri i fermave

Rahovec33%

Istog7%

Gjakovë23%

Podujevë11%

Pejë6%

Të tjera20%

> 1 Ha (komerciale)

Figura 10: Numri i fermave gjysmë komerciale dhe të vogla

Burimi: Drejtoritë komunale për bujqësi

5 Kostoja e prodhimit të specit

Tabela në vijim paraqet koston eprodhimit të specit për 1 ha në fermë meujitje. Kjo është kosto e kalkuluar përprodhimin e specit në fushë të hapur dukepërfshirë edhe prodhimin e fidaneve ngavet fermeri. Kostoja e prodhimit tëfidaneve nga vet fermeri është 0.012 € përnjësi.

Po ashtu, është kalkuluar edhe fuqiapunëtore, kur puna kryhet nga anëtarët efamiljes si dhe kur puna paguhet, sepse nëKosovë në shumicën e rasteve fermerët

punën e anëtarëve të familjes nuk ekalkulojnë dhe kjo ndikon në ngritjen efitimit të tyre dhe nuk pasqyron fitiminreal.

Të ardhurat neto, në sipërfaqe prej 1 hajanë 3,625 € nëse llogaritet se e tërë fuqiapunëtore paguhet ndërsa në rast se vetëm20% e punës paguhet të ardhurat janë mëtë larta, respektivisht 5,077 €. Për fermerëttë cilët përfitojnë subvencione për kulturatperimore (300 €/ha) të ardhurat netorriten për 8%.

Rahovec65%

Obiliq4%

Gjakovë8%

Podujevë

9%

Pejë4%

Të tjera10%

0.5 – 1 Ha (gjysmëkomerciale)

Suharekë4%

Rahovec17%

Novobërdë

19%Gjakovë26%

Podujevë15%

Të tjera19%

0.1 – 0.4 Ha

11

Tabela 1: Kostoja e prodhimit të specave për ha në fushë të hapur

KULTURA: Speci në fushë të hapur / 1 ha(Speci i kuq Kurtovska) Njësia Vlera

TË ARDHURAT

Speci kg/ha 30,000

Totali i të hyrave Euro 9,000

KOSTO VARIABILE

Totali i inputeve Euro 2,628

Shpenzimet e makinerisë Euro 731

Totali i kostos variabile Euro 3,359

MARZHA E KONTRIBUTIT Euro 5,640

Puna me pagesë (20%) Euro 363

MARZHA PARA ZHVLERËSIMIT Euro 5,277

Zhvlerësimi Euro 200TË ARDHURAT NETO (Kur 80 % të punëve kryhennga anëtarët e familjes) Euro 5,077

Puna nga anëtarët e familjes (80%) Euro 1,452

TË ARDHURAT NETO Euro 3,625

Subvencione Euro 300

TË ARDHURAT NETO+Subvencionet Euro 3,925

Burimi: DAESB-MBPZHR

5.1 Ndikimi i prodhimtarisë së specit në punësim dhe mundësia ekrijimit të vendeve të reja të punës

Duke ju referuar të dhënave të fuqisëpunëtore të përdorura në modelin e kostossë prodhimit të specit ku është kalkuluarfuqia punëtore e angazhuar në sipërfaqeprej 1 ha, mund të themi se një punëtor meorar të plotë të punës mund të kujdesetapo të punoj mesatarisht 1.5 ha. Në këtëkalkulim është llogaritur fuqia punëtore eangazhuar për ngritjen e serrës, përprodhimin e fidanëve, fuqia punëtore përmbjelljen dhe kultivimin e fidanëve si dhe

fuqia punëtore e angazuar përprodhimtarinë e specit. Duke marrparasysh sipërfaqen e mbjellur me specprej 3,686 ha mund të themi se nëkultivimin e kulturës së specit janë tëpunësuar rreth 2,500 persona të rregulltme orar të plotë të punës. Nëse sipërfaqja embjellur me spec në Kosovë rritet, për çdo100 ha të sipërfaqes së shtuar do tëkrijoheshin rreth 68 vende të rregullta tëreja të punës me orar të plotë.

12

5.2 Mbështetja e prodhimtarisë së specit

5.2.1 Pagesat direkte për spec

Përmirësimi i konkurrencës dheefektiviteti i prodhimit primar bujqësorparaqesin objektivat e plan programit përBujqësi dhe Zhvillim Rural. Mbështetjadirekte e sektorit të perimeve në fushë tëhapur do të kontribuojë në realizimin ekëtyre objektivave. Rritja e të hyrave,sigurimi dhe siguria e ushqimit, zvogëlimii shpenzimeve të prodhimit janë gjithashtuarsyet e përkrahjes së këtij sektori.

Fermerët që janë kultivues të specit për tëpërfituar nga programi i pagesave direkte

duhet të kenë të mbjellura së paku 0.50 hame spec në fushë të hapur dhe kjosipërfaqe duhet të jetë në minimum 0.20ha parcelë e pandarë. Në rast se fermerimerr me qira gjithashtu edhe sipërfaqja emarrur me qira duhet të jetë së paku 0.20ha e pandarë, e dokumentuar përmeskontratës si dhe e kontraktuar në periudhëprej së paku një vit. Subvencionimi nëformë të pagesave direkte do të bëhet përsipërfaqe të mbjellura me spec në fushë tëhapur, në vlerë prej 300 €/ha.

5.2.2 Masat e zhvillimit rural që përkrahin sektorin e perimeve- specat

Në kuadër të masave të zhvillimit rural nëvitin 2015 specat do të përkrahen nëkuadër të masës 101, Investimet në asetetfizike në ekonomitë bujqësore.

Objektiva të përgjithshme të kësaj masejanë përmirësimi i aftësisë konkurruesedhe zëvendësimi i importit, krijimi ivendeve të reja të punës, përkrahja efermerëve me qëllim të përafrimit merregullat, standardet, politikat dhepraktikat e BE-së, përkrahja e zhvillimitekonomik, social dhe territorial përmeszhvillimit të kapitalit fizik dhe adresimi isfidave të ndryshimit klimatik përmesshfrytëzimit të energjisë së ripërtëritshme.

Objektivat specifike që kanë të bëjnë mesektorin e perimeve janë: rritja e prodhimittë perimeve për qëllime komerciale,përmirësimi i cilësisë me qëllim tëpërmbushjes së standardeve kombëtaredhe atyre të BE-së, modernizimi i fermave

përmes përdorimit të pajisjeve të reja dhemekanizmit modern, zvogëlimi ihumbjeve pas vjeljes nëpërmjetinvestimeve në fermë, në teknologjinë eruajtjes, në infrastrukturë dhe pajisje përfazën pas vjeljes, përfshirë kapacitetet përftohje, klasifikim dhe paketim, prodhimi ienergjisë së ripërtëritshme dhepërmirësimi i integrimit të fermerëve meblerësit e prodhimeve bujqësore.

Për të përfituar përmes kësaj masefermerët, përveq kritereve të përgjithshmeqë shpallen në thirrjen për aplikim duhettë plotësojnë edhe disa kritere specifikepër sektorin e perimtarisë.

Fermeri në momentin e aplikimit përinvestime në depo për perime duhet tëdëshmojë posedimin e sipërfaqesbujqësore, në pronësi apo të marr me qiraprej së paku 10 vjet dhe të ketë tëregjistruar në Regjistrin e Fermave

13

sipërfaqen prej së paku 2 ha. Në rast tëinvestimeve për ndërtimin e serrvave tëreja, ekonomia bujqësore (ferma) duhet tëdëshmojë se ka së paku 0.10 hektar tokë tëpunueshme të regjistruar në Regjistrin eFermave.

Vlera minimale e shenzimeve tëpranueshme për projekt brenda kësaj maseëshë 10,000 € ndërsa vlera maksimale është120,000 €. Niveli i përkrahjes publike është60% e shpenzimeve të pranueshme tëinvestimit, ndërsa përkrahje shtesë prej10% jepet për investime në zonat maloredhe 5% për fermerë të rinjë (40 vjeç ose mëtë rinjë).

Investimet në sektorin e perimeve dheserrave përfshijnë:

- investimet në ndërtimin e serrave tëpërherëshme për perime me madhësiminimale prej 0.1 ha;

- investimet në prodhim të energjisë nëfermë nga burimet e ripërtritëshme

- investimet në vendosjen e rrjetave përmbrojtje nga breshëri;

- investime në vendosjen ose avancimin esistemeve të ujitjes në serrë sipaspraktikave efikase të ujitjes;

- ndërtimin e objekteve për trajtim pasvjeljes (klasifikim, paketim, etiketim) dhepër ruajtje të prodhimit, si dhe depove përproduktet për mbrojtje të bimëve dhe përplehëra artificiale .

Përveç në kuadër të masës 101, sektori iperimeve-specave përkrahet edhe nëkuadër të masës 103, Investimet në asetet

fizike në përpunimin dhe tregtimin eprodhimeve bujqësore.

Kjo masë ka për qëllim që të rrisëkonkurrueshmërinë e sektorit agro-ushqimor, të ndikoj në zëvendësimin eprodukteve të importuara si dhepërmirësimin e produktivitetit.

Objektiva të përgjithshme të kësaj masejanë: përmirësimi i aftësisë konkuruesepërmes rritjes së produktivitetit dhepërdorimit të teknologjive të reja,përkrahja e bujqve me qëllim të përafrimitme standardet e BE-së dhe përmirësimin esigurisë dhe cilësisë së ushqimit, forcimi ilidhjeve me prodhimin primar si dheprodhimi i energjisë së ripërtëritshme meqëllim të ruajtjes së mjedisit.

Objektivat specifike të kësaj mase janë:implementimi i standardeve kombëtaredhe atyre të BE-së, përmirësimi iteknologjive të përpunimit si dheobjekteve përcjellëse, diversifikimi iaktiviteteve, përmirësimi i marketingutdhe përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve.

Përfitues në kuadër të kësaj mase mund tëjenë vetëm ndërmarrjet mikro, të vogladhe të mesme që kategorizohen sipaslegjislacionit në fuqi dhe që plotësojnëstandardet minimale kombëtare.

Përfituesit e mundshëm janë subjektet qëkanë zhvilluar aktivitetin e tyre nësektorin përkatës për së paku dy vjet paradatës së aplikimit dhe janë të regjistruar nëAgjencinë për Regjistrimin e Bizneseve tëKosovës, ndërsa në rast të investimit nëqendra grumbulluese dhe paketuese

14

kapaciteti minimal i ruajtjes duhet të jetësë paku 500 ton.

Investimet e pranueshme për speca nëkuadër të kësat për promovimin e tyre.

Në kuadër të shpenzimeve të marketinguthyjnë përgatitja dhe shtypja e katalogëve,fletëpalosjeve, broshurave, posterëve,prodhimi i audio dhe videospotevepromovuese, por jo edhe shpërndarja etyre. Vlera e shpenzimeve të marketingutështë e kufizuar në 5% të investimeve tëpranueshme.

Në kuadër të investimeve të pranueshmehyjnë: ndërtimi dhe renovimi i objekteve(blerja e pronës është e përjashtuar), blerjae makinerive dhe pajisjeve duke përfshirëprogramet kompjuterike, shpenzimet etjera që lidhen me projektin si shpenzimetpër arkitekt, inxhinier dhe shpenzimet përstudime paraprake si dhe nxjerrja edokumenteve dhe lejeve paraprake janë tëpranueshme deri në 7% por jo më shumëse 20,000 € të shpenzimeve të pranueshmepër projekt kurse shpenzimet për

përgatitjen e planit të biznesit janë tëpranueshme deri në 3% por jo më shumëse 5,000 € të shpenzimeve të pranueshmepër projekt. Të pranueshme janë edheshpenzimet administrative edhe nëse atondodhin para nënshkrimit të kontratësvetëm në rast se projekti është përzgjedhurdhe kontraktuar nga Agjencia përZhvillimin e Bujqësisë.

Vlera minimale e pranueshme për projektështë 30,000 € ndërsa vlera maksimale400,000 €. Përkrahja publike është nënivelin 50% të shpenzimeve tëpranueshme të investimit, ndërsa vetëmpër investimet që kanë të bëjnë metrajtimin e mbetjeve përkrahja rritet në60%. Pagesa bëhet me dy këste ku pjesa eparë prej 50% jepet në formë tëparadhënies pas nënshkrimit të kontratësndërsa pjesa tjetër pas përfundimit tëinvestimit të përgjithshëm. Në total përpërkrahje të pemëve dhe perimeve nëkuadër të kësaj mase janë ndarë 1,400,000€.

15

Konkluzionet

Në bazë të analizave të detajuara më lartëpër kulturën e specit shihet se mundësia ezhvillimit dhe investimit është e lartë.Rritja e sipërfaqës së kutivuar ndër vite,kushtet e favorshme klimatike dhe çmimete përshtatshme për treg janë tregues përpotencial të zhvillimit së kësaj kulture.

Prodhimtaria e specit në Kosovë kryesishtorientohet për konsum, pjesa më e madhekonsumohet si spec i freskët, por, një sasitë konsiderueshme e prodhimtarisëpërdoret edhe për përpunim në kuadër tëekonomive familjare.

Përkunder faktit që Kosova mbulonnevojat e tregut vendor në kohën kur ështëi pranishëm prodhimi vendor, për të

përmbushur nevojat vjetore vazhdimishtështë i pranishëm importi i kësaj kulture.Përmbushja e nevojave të tregut ngaprodhimtaria vendore me 89%, ështëtregues që ky sektor mund të zhvillohetedhe më tutje.

Identifikimi dhe klasifikimi i regjioneveme potencial zhvillues për këtë kulturëorienton në zhvillimin e praktikave të mirabujqësore si dhe investimin në kultivim nëserra, praktikë kjo e cila mundësonpraninë e prodhimtarisë vendore në treggjatë tërë vitit. Krijimi i kushteve tëavancuara për kultivimin e kulturës sëspecit në serra dhe në fushë të hapurshihet si objektivë për vitet e ardhshme.