a. peÇulaj & e. xeka revistË edukimi natyror / nr · njihuni me ne. edukimi natyror në...

16
A. PEÇULAJ & E. XEKA REVISTË EDUKIMI NATYROR / NR.4 This project is funded by the European Union

Upload: others

Post on 05-Sep-2019

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: A. PEÇULAJ & E. XEKA REVISTË EDUKIMI NATYROR / NR · Njihuni me ne. Edukimi natyror në Shqipëri vjen si domosdoshmëri e formimit të qytetarëve të rinj me atë pjesë të edukimit

A. PEÇULAJ & E. XEKA REVISTË EDUKIMI NATYROR / NR.4

This project is funded by the European Union

Page 2: A. PEÇULAJ & E. XEKA REVISTË EDUKIMI NATYROR / NR · Njihuni me ne. Edukimi natyror në Shqipëri vjen si domosdoshmëri e formimit të qytetarëve të rinj me atë pjesë të edukimit

Idea & Autorët: Msc. Artenisa Peçulaj / [email protected]/ +355675267135Msc. Erald Xeka / [email protected] / +355692445037Redaktimi Shkencor: Dr. Ermelinda MahmutajFoto e Kopertinës: Shutterstock/Sergey UryadnikovFoto në brendësi: NaturAL, a21, Angyalosi Beata, A.S.Floro, Dagmara Ksandrova, Artenisa Peçulaj, Erik Mandre, Adamantios, Dein Freund der Baum, Irene Mei, Georgina Gomez, fourteenfoottiger, Erald Xeka, Stamos Abatis,pexels, Ilirjan Qirjazi.Design: Ergys Bejleri / Oxigen StudioBotimi i këtij numri u mundësua nga Projekti NaturAL (IPA Natura 2000 & Protected Areas)“Forcimi i Kapaciteteve Kombëtare për Ruajtjen e Natyrës-Përgatitja për Rrjetin Natura 2000”

Njihuni me neEdukimi natyror në Shqipëri vjen si domosdoshmëri e formimit të qytetarëve të rinj me atë pjesë të edukimit të munguar. Dikur i pranishëm me produkte periodike, sot thjesht i përqëndruar në nivelin e organizimeve pikësore. Edukimi i autorëve, mungesa dhe nevoja e një produkti dedikuar edukimit natyror, solli ideimin dhe krijimin e kësaj reviste.

Revista “Hapat e Gjelbër” është një revistë me fokus edukimin natyror, e krijuar kryesisht për informimin dhe edukimin e fëmijëve të moshës 10-13 vjeç, por edhe të një publiku më të gjerë i interesuar për t’u informuar rreth vlerave më të spikatura të natyrës shqiptare.

Për informacionin që do të gjeni në “Hapat e Gjelbër” jemi kujdesur veçanërisht që të jetë i qartë, argëtues dhe nxit për më shumë dije.

Në brendësi të revistës do të gjeni rubrika dedikuar zonave të mbrojtura në Shqipëri, kush janë ato dhe vlerat më të spikatura të botës së gjallë që jeton në to dhe plot kuriozitete. Si përfaqësues i faunës është marrë një lloj i cili identifikohet me zonën e mbrojtur të përshkruar.

Shqipëria po ashtu, njihet për vlera të florës të njohura edhe botërisht dhe në rubrikën për florën në çdo numër do të njiheni me një prej llojeve më të veçanta.

Bota e gjallë të ofron larmishmëri të madhe të sjelljes së përditshme të kafshëve, dhe për këtë kemi përzgjedhur disa raste për t’jua treguar në çdo numër.

Prezantimi i vlerave të natyrës shqiptare nuk do të ishte i mundur nëse nuk do të kishim pasur kërkues shkencorë të cilët me vite të tëra pune kanë krijuar bibliotekën shkencore shqiptare, ndaj në një rubrikë të revistës “Hapat e Gjelbër” ju do të njihni këto personalite të kërkimit shkencor në Shqipëri.

Rubrika e fundit ju mëson sesi të bëni eksperimente të thjeshta dhe shumë argëtuese në natyrë.

I gjithë material i përfshirë është menduar të jetë i tillë që të shërbejë edhe si material plotësues për kurrikulat të cilat janë pjesë e sistemit tonë arsimor.

Synimi i kësaj reviste është afrimi i një brezi të teknologjizuar edhe me atë që është ekzistencë, shëndet, jetë….natyrë….

Dhe që ta jetosh natyrën , do duhet që ta njohësh atë, hap pas hapi me rregullat perfekte dhe magjinë që fsheh .

PërmbajtjaDITA E JETËS SË EGËR NË SHKODËR

PARKU KOMBËTARBREDHI I HOTOVËSDANGËLLI

PASAPORTA ARIUT TË MURRMË

BREDHI I MAQEDONISË

PROF. KOLË PAPARISTO

KURIOZITETE

VITAMINA N: SI TË ZBULOJMË NATYRËN

LOJRA

FJALËT KYÇE

3468910121415

Kjo revistë shpërndahet falas

2

This project is funded by the European Union

Page 3: A. PEÇULAJ & E. XEKA REVISTË EDUKIMI NATYROR / NR · Njihuni me ne. Edukimi natyror në Shqipëri vjen si domosdoshmëri e formimit të qytetarëve të rinj me atë pjesë të edukimit

Në 3 Mars, revista “Hapat e Gjelbër” udhëtoi drejt Shkodrës për tu prezantuar

me fëmijët e shkollës “Zogaj” në Qendrën e Informimit të Bashkimit Evropian në

Shkodër.

Dita e Jetës së Egër shërbeu si një ditë ku fëmijët morën informacione rreth zonave

të mbrojtura në Shkodër dhe llojeve më të veçanta të florës dhe faunës. Në fund

të prezantimit përmes lojës së “Rrjetës Ushqimore” fëmijët kuptuan më mirë sesi

funksionon bota e gjallë dhe sesi ndikon zhdukja e një lloji tek gjithë ekosistemi dhe

tek jeta jonë e përditshme.

Dita e Jetës së Egër në Shkodër

3

Peizazh, Liqeni i ShkodrësPeizazh, Liqeni i Shkodrës

Zogaj

Aktivitete

Karabullaku i vogël Microcarbo pygmeus

Foto © NaturAL

Foto © NaturAL

Foto

© E

rald

Xek

a

Foto © AKZM

Page 4: A. PEÇULAJ & E. XEKA REVISTË EDUKIMI NATYROR / NR · Njihuni me ne. Edukimi natyror në Shqipëri vjen si domosdoshmëri e formimit të qytetarëve të rinj me atë pjesë të edukimit

edhe për të bërë pijen tradicionale të rakisë, Phyllirea latifolia, Erica arborea, Cottinus coggygria etj. Në zonat me ekspozime më të freskëta grupimet bimore dominohen nga shkoza (Carpinus orientalis). Brezi i dushkajave, përfaqësohet nga sipë-rfaqe të vogla dhe të fragmentuara të pyjeve me dushqe si në zonat e ulëta përzierje e pyjeve Quercus cerris dhe Quercus frainetto, dhe në zonat më të sipërme me Quercus petraea. Brezi i ahut në të cilin vendosen pyjet përherë-blertë më Bredhin e Maqedonisë (Abies borisi-regis) zënë sipërfaqen më të madhe të parkut dhe e rrethojnë atë si kurorë e blertë përgjatë gjithë vitit. Pyjet me ah (Fagus sylvatica) zënë një sipërfaqe shumë të vogël dhe vendosen në kufijtë e sipërm dhe në disa vende në kufijtë e poshtëm të bredhit.

Në zonën midis brezit të dushkajave dhe atij të ahut janë të vendosura edhe grupime bimore me pishë të zezë (Pinus nigra) të cilat nuk janë në gjendje natyrore por të mbjella.

Në numrin e katërt të revistës “Hapat e Gjelbër” do të eksplorojmë Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës - Dangëlli” si një ndër parqet më të bukur dhe më të pasur. Ai ndodhet në jug - lindje të Shqipërisë, në afërsi të qytetit të Përmetit, në veri - lindje të lumit Vjosa. Ai është shpallur Park Kombëtar në 17 Dhjetor 2008 dhe ka një sipërfaqe rreth 34 000 ha.

Po çfarë e bëri këtë park ti shtohej zonave të tjera të mbrojtura - të shpallura më herët?

Duke filluar që nga emri “Bredhi i Hotovës” ju kuptoni menjëherë që është masivi i madh i bredhit të Maqedonisë (Abies borisii–regis) që e bën parkun e vetëm në Shqipëri me një masiv kaq të madh të këtij bredhi duke u bërë kështu “shtëpia” e shumë bimëve dhe kafshëve.

Bimësia dhe floraNë një vështrim të përgjithshëm, brenda parkut janë të pranishme grupime të ndryshme bimore, përfaqësues edhe të brezave të ndryshëm fito-klimatik, ku ndër më tipiket përmendim si më poshtë:

Brezi i pyje dhe shkurretave mesdhetare, në të cilin tipike dhe e veçantë e zonës është makia mesdhetare me mëllagjer (Arbutus andrachne). Mëllagjeri, është i zakonshëm në Greqi por në vendin tonë shtrihet vetëm në këtë zonë deri në kodrat e Skraparit; dhe kjo zonë përfaqëson kufirin verior të përhapjes së tij. Specie të tjera që shoqërojnë mëllagjerin në makien e zonës Bredhi i Hotovës – Dangëlli janë mareja (Arbutus unedo) me fruta të kuqe të ngrënëshme të cilat piqen gjatë periudhës së vjeshtës së hershme, dhe përdoren

Foto© Stamos Abatis

4

PARKU KOMBËTARBREDHI I HOTOVËSDANGËLLI

Foto

© S

tam

os A

batis

Po ashtu përgjatë përrenjve dhe lumenjve, gjenden pyje të rrapit Platanus orientalis dhe veçanërisht në afërsi të lumit Lengarica dhe grumbullimeve pyjore të Polmenit.

Në përgjithësi këto zona janë të pashqetësuara me sasi relativisht të madhe të drurëve të vdekur dhe likeneve, të tilla si Lobaria sp., që tregojnë vazhdimësi të gjatë, lagështirë të madhe dhe ajër të pastër. Është e rëndësishme të përmendim se drurët e vdekur janë shumë të rëndësishëm në natyrë sepse edhe pse shpeshherë të rrëzuar, ata

Gjumashi i lajthive Foto © Angyalosi Beata

Page 5: A. PEÇULAJ & E. XEKA REVISTË EDUKIMI NATYROR / NR · Njihuni me ne. Edukimi natyror në Shqipëri vjen si domosdoshmëri e formimit të qytetarëve të rinj me atë pjesë të edukimit

Drurët e kalbur të cilët i përmendëm më lart për rëndësinë e tyre në park, janë shumë të rëndësishëm edhe si habitate të qëndrueshme për një numër të lartë qukapikësh, harabelorësh.Gjitarët janë të përfaqësuar nga ata më të vegjëlit deri tek mishngrënësit e mëdhenj. Kështu përmendim; lundërzën (Lutra lutra), ariun e murrmë (Ursus arctos), ujkun (Canis lupus), kaprollin (Capreolus capreolus), derrin e egër (Sus scrofa), gjumashin e lajthive (Muscardinus avellanarius), kunadhen gushëbardhë (Martes foina), baldosën (Meles meles), dhelprën (Vulpes vulpes), macen e egër (Felis sylvestris) dhe disa lloje të lakuriqëve të natës.

Rëndësia e Parkut Kombëtar Bredhi i Hotovës shkon edhe më tej ndaj atyre që ne përshkruam më lart. Kështu parku është përcaktuar si kufiri jugor i shpërndarjes së ariut të murrmë në Shqipëri i klasifikuar si i kërcënuar për tu zhdukur.

E veçanta e kësaj zone është që edhe në pjesët e degraduara me tokë argjilore dhe buzë rrugës, është e pasur me specie të rëndësishme për florën e Shqipërisë. Në këto mjedise rriten dy specie sub endemike të vendit tonë me Greqinë të cilat janë Salvia candidissima dhe Centaurea zucchariniana dhe në Shqipëri kanë përhapjen e tyre vetëm në këtë zonë. Pra, ato kanë një areal shumë të kufizuar dhe të ngushtë, por brenda parkut janë të përhapura mirë dhe popullatat përfaqësohen nga një numër i madh individësh, por sërish ato duhet të jenë në vëmendje të lartë për ruajtje dhe mbrojtje për ndjeshmërinë dhe arealin e kufizuar që paraqesin.

FaunaBota shtazore në këtë park është e përfaqësuar me shumë lloje shpeshherë edhe të rrezikuara për tu zhdukur dhe si të tilla me rëndësi për ti njohur dhe për ti mbrojtur. Mund të përmendim këtu fluturën e quajtur “E hershmja” e cila gjendet vetëm në zonën e parkut dhe është klasifikuar shumë e ndjeshme ndaj rrezikut për zhdukje. Lloje të tjera që mund të përmendim këtu janë peshqit të cilët janë shumë të rëndësishëm edhe shpeshherë të rrezikuar për shkak të investimeve hidroenergjitike1 në degët e lumit Vjosë dhe në vetë lumin Vjosë, kështu: Mrena e Mesdheut, Mrena me gjemba, Peshku i motit apo Mrena shqiptare janë të pranishëm në këto rrjedha ujore.

Dyfrymorët (amfibë) si: bretkosa barkverdhë (Bombina variegata), thithlopa (Bufo bufo), tri-tonët (Triturus sp.), bretkosa kërcimtare (Rana dalmatina) apo bretkosa e maleve (Rana tempo-raria). Zvarranikët janë të përfaqësuar në masë nga gjarprinjtë si: bolla laramane (Zamenis situla), zhapiku i gjelbër (Lacerta viridis), breshka e tokës (Testudo hermanni), breshkujza evropiane (Emys orbicularis).

Shpendët në këtë park janë në një numër të konsiderueshëm (142 lloje) dhe përmendim këtu lloje si: bufi (Bubo bubo), huta bishtbardhë (Buteo rufinus), gjeraqina këmbëshkurtër (Accipiter bre-vipes), skifteri i Mesdheut (Falco biarmicus), kali i qyqes (Neophron percnopterus), shqiponja gjarpërngrënëse (Circaetus gallicus), kukuvajka mjekëroshe (Tyto alba) etj.

shërbejnë si ushqim dhe vendstrehim për shumë lloje të cilat janë të rëndësishme (kështu psh. termitet të cilat konsumohen nga ariu i murrmë). Në muret e lagësht ka popullata të bimës insektengrënëse Pinguicula hirta.

Shumica e sipërfaqes në këtë park përbëhet nga zona të hapura të cilat janë të rëndësishme për shumë lloje me rëndësi të veçantë ruajtje. Të tilla janë bimët mjekësore si: Rigoni (Origanum vulgare), Njëgjira e blertë (Asperula chlorantha), Haraqinë e malit Bertisk (Valeriana bertiscea), Haraqina mjekësore (Valeriana officinalis), Bari i mushkërisë (Symphytum officinale) dhe Saleporet (Orchis spp.).

Zona e Mbrojtur

1 Shiko faqen e fundit për shpjegim

5

Valeriana officinalis_a21

Kukuvajka mjekëroshe Foto © Dagmara Ksandrova

Foto © NaturAl

Fot

o ©

Nat

urA

l F

oto

© N

atur

Al

Euphydryas aurinia Foto ©A.S.Floro

Page 6: A. PEÇULAJ & E. XEKA REVISTË EDUKIMI NATYROR / NR · Njihuni me ne. Edukimi natyror në Shqipëri vjen si domosdoshmëri e formimit të qytetarëve të rinj me atë pjesë të edukimit

PASAPORTAEmri latinisht: Ursus arctos

Habitati:pyjet farorë

Sjellja: aktiv gjatë ditës. Është kafshë vetmitare dhe bie në letargji gjatë dimrit

Ushqimi: gjithçkangrënës (peshq, insekte, gje-the, rrënjë, tuberë, fruta, fara etj)

Përmasat e të rriturit:70 -150 cm

Biologjia: Lind deri në 2 të vegjël, të cilët bëhen të pavarur pas vitit të dytë të jetës

Jetëgjatësia: 20 – 30 vjet në natyrë, 50 vjet në kopësht zoologjik

Kërcënimet kryesore: humbja dhe tjetërsimi i habitateve, përndjekja nga njeriu

Statusi (sipas Listës së Kuqe IUCN): I kërcënuar në Shqipëri

Foto

: Erik

Man

dre

Page 7: A. PEÇULAJ & E. XEKA REVISTË EDUKIMI NATYROR / NR · Njihuni me ne. Edukimi natyror në Shqipëri vjen si domosdoshmëri e formimit të qytetarëve të rinj me atë pjesë të edukimit

Bredhi i Maqedonisë Abies borisii-regis

Flora

8

Abies borisii-regis (bredhi bullgar) është një lloj e bredh karakteristik në malet e Gadishullit Ballkanik, në Bullgari, Greqinë Veriore, Republikën e Maqedonisë, Shqipëri dhe

Serbi. Ky bredh gjendet në lartësi prej 800-1,800 m, në male me reshje vjetore mbi 1,000 mm.

Është një lloj me gjelbërim të përhershëm çka i jep dhe veçantinë Parkut Kombëtar Bredhi i Hotovës – Dangëlli. Ai rritet deri në 40-50 m (me raste të veçanta deri në 60 m) të gjatë dhe me diametër trungu deri në 1.5 m. Gjethet janë në formë gjilpëre, të rrafshuar, 1.8-3.5 cm të gjatë dhe 2 mm të gjerë me 0.5 mm të trasha, me shkëlqim të gjelbër të errët. Boçet janë 10-21 cm të gjata dhe 4 cm të gjera dhe hapen kur piqen për të shpërndarë më pas farat.

Karakteristikë e veçantë e këtij lloji është se është shumë tolerant ndaj periudhave të thata të motit dhe është i aftë për të populluar vende të pazakonta. Rritja është e ngadaltë vitet e para por shpejtohet ndërsa pema rritet.

Ky lloj ngjason me bredhin e bardhë që ndodhet në veri të Evropës Qëndrore, me Bredhin e Qefalonisë në jug të Greqisë dhe Bredhin e Kaukazit në Turqi. Ky lloj mendohet të jetë një lloj i krijuar nga këto lloje. Emri shkencor nderon Carin Boris III të Bullgarisë, gjatë mbretërimit të të cilit u përshkrua ky si lloj në vitin 1925.

Foto © Adamantios

Foto © Ilirjan Qirjazi

Page 8: A. PEÇULAJ & E. XEKA REVISTË EDUKIMI NATYROR / NR · Njihuni me ne. Edukimi natyror në Shqipëri vjen si domosdoshmëri e formimit të qytetarëve të rinj me atë pjesë të edukimit

Kolë Paparisto

U lind në 8 nëntor 1914. Pasi mbaroi Liceun e Korçës me rezultate shumë të mira, vazhdoi dhe përfundoi studimet e larta për Biologji në Paris. Në vitet 1941 – 1943 punoi si mësues i shkencave Natyrore në shkollën Normale.

Në vitet 1945 – 1947 ka punuar fillimisht si kryetar dege në Ministrinë e Arsimit, më pas zëvëndës ministër.Në vitet 1949 – 1957 ka punuar në Institutin e Shkencave me detyrën e kryetarit të tij. Në 1957, me krijimin e Universitetit të Tiranës, emërohet zëvendës Rektor për anën shkencore, në të njëjtën kohë kryente detyrën e përgjegjësit të Katedrës së Botanikës në Fakultetin e Shkencave Natyrore. Gjatë kësaj kohe atij i jepet titulli Profesor.

Personalitete Shqiptare

9

Në vitet 1967-78 Profesor Paparisto punoi në Fakultetin e Shkencave Natyrore si pedagog e përgjegjës i Katedrës së Botanikës. Me krijimin e Qendrës së Kërkimeve Biologjike, pranë Akademisë së Shkencave, kaloi pranë saj si përgjegjës i Sektorit të Florës, detyrë të cilën e mbajti deri më 27 gusht 1980, kur u nda nga jeta. Në vitin 1972, me krijimin e Akademisë së Shkencave, për merita të shquara në fushën e shkencës e arsimit, Profesor Papariston e gjejmë si anëtar të Akademisë dhe përgjegjës të seksionit të Shkencave Natyrore.

Profesor Paparisto udhëhoqi punën për hartimin e veprës ndoshta më të rëndësishme në fushën e botanikës “Flora e Shqipërisë”. Ai drejtoi punën për Florën e Tiranës, Bimët Mjaltore të Shqipërisë, Fjalorin Botanik. Ai është mësues i Popullit, mban Çmimin e Republikës dhe disa urdhra e medalje.

Page 9: A. PEÇULAJ & E. XEKA REVISTË EDUKIMI NATYROR / NR · Njihuni me ne. Edukimi natyror në Shqipëri vjen si domosdoshmëri e formimit të qytetarëve të rinj me atë pjesë të edukimit

SJELLJE TË KAFSHËVEKuriozitete

10

Mashkulli me përgjegjësitë e familjes mbi shpinëKy rast interesant vjen nga pyjet e Ekuadorit dhe bëhet fjalë për një bretkosë helmuese e cila jeton nëpër degët e pemëve. E veçanta në këtë bretkosë është që femrat konkurojnë për meshkujt. Jo vetëm kaq por shkojnë më tej duke zgjedhur mashkullin më të madh për vetë faktin se do të jetë ai i cili do të kujdeset për pasardhësit. Në momentin kur vezët (zakonisht 4-8) lëshohen në një mjedis ujor mashkulli i fekondon4 dhe më pas kalojnë në trupin e mashkullit të bretkosës i cili është gati dyfishi i femrës. Larvat dalin nga vezët pas qëndrojnë të ngjitura në trupin e babait për rreth 60-80 ditë derisa të përfundojnë metamorfozën të zhvillojnë gjymtyrët e për të bërë më pas një jetë të pavarur.

Foto

© D

ein

Freu

nd d

er B

aum

Ketrat mbjellin me mijëra pemë të reja çdo vit thjesht sepse harrojnë se ku i vendosin frutat e mbledhura. Ata gjithashtu adoptojnë të vegjëlit e lënë nga ketrat e tjerë

Ketrat

4 Shiko faqen e fundit për shpjegim

Foto

© Ir

ene

Mei

Page 10: A. PEÇULAJ & E. XEKA REVISTË EDUKIMI NATYROR / NR · Njihuni me ne. Edukimi natyror në Shqipëri vjen si domosdoshmëri e formimit të qytetarëve të rinj me atë pjesë të edukimit

Kuriozitete

11

Foto: Erni

Kuajt e detit martohen për gjithë jetën, dhe kur udhëtojnë mbajnë njëri-tjetrin nga bishti.

Pufin (Shpendë detar) kanë një partner gjatë gjithë jetës. Ata i bëjnë shtëpitë e tyre anash shkëmbinjëve dhe kanë një hapsirë më vetë të cilën e përdorin si tualet.

Pufin

Kuajt e Detit

Foto

© G

eorg

ina

Gom

ez

SJELLJE TË KAFSHËVE

Foto

© f

ourt

eenf

ootti

ger

Page 11: A. PEÇULAJ & E. XEKA REVISTË EDUKIMI NATYROR / NR · Njihuni me ne. Edukimi natyror në Shqipëri vjen si domosdoshmëri e formimit të qytetarëve të rinj me atë pjesë të edukimit

12

VITAMINA NSi të zbulojmë natyrën

Foto: pexels

Page 12: A. PEÇULAJ & E. XEKA REVISTË EDUKIMI NATYROR / NR · Njihuni me ne. Edukimi natyror në Shqipëri vjen si domosdoshmëri e formimit të qytetarëve të rinj me atë pjesë të edukimit

Si të zbulojmë natyrën

13

Vëzhgimi i fazave të rritjes së bimës nëpërmjet piktografisë6 Eksperiment me ndihmën e prindërveNdihmoni fëmijën tuaj për të rritur aftësitë e tij të matematikës me këtë eksperiment. Vëzhgimi i fazave të rritjes së një bime është një kënaqësi, mënyrë e thjeshtë për të mësuar me metodën shkencore dhe për të zbuluar natyrën. Edhe për ju fëmijë që nuk keni një oborr në shtëpinë tuaj mund ta zhvilloni këtë eksperiment të thjeshtë në një vazo.

Çfarë ju nevojitet:1. Kopësht ose vetëm bima2. Poster i bardhë ose letër tabake3. Marker, shënues4. Vizore

Çfarë duhet të bëni:1. Diskutoni me prindërit apo mësuesit për ciklin e rritjes së

një bime, mund të shfrytëzoni tekste shkollore për të marrë sa më shumë informacione.

2. Zgjidhni një bimë e cila rritet në zonën tuaj. Mund të vendosni ta mbillni me farë ose me fidan.

3. Kërkoni ndihmën e prindërve për të zgjedhur vendin më të përshtatshën në oborr ose në mungesë të tij kërkoni ndihmë për zgjedhjen e enës ose vazos.

4. Vizatoni me vizore në posterin ose letrën tabake të ngjitur në mur, katrorë të barabartë dhe me madhësi që t’ju lejojë më pas të viatoni në të bimën tuaj në çdo fazë të rritjes.(shih figurën)

5. Zgjidhni vetë se çfarë do të paraqisni te rreshtat dhe te kolonat. Mund të shënoni temperaturën, motin, lartësinë e bimës, sezonin apo sa herë e ujitni.

6. Vëzhgoje bimën teksa rritet! Filloni të mbushni me kujdes katrorët për secilin parametër që do matni. Kështu për shembull nëse do matni lartësinë duhet të vizatoni bimën më të madhe e kështu me radhë për lagështirën apo temperaturën.

Në fund të sezonit shikoni me kujdes piktografinë e plotë. Mundohuni të arrini në ndonjë përfundim të mundshëm. Numëroni fotot e vizatuara dhe bëni vetes disa pyetje përgjigjet e të cilave i gjeni në tabelë. Sa herë ra shi? Si ndikoi kjo në rritjen e bimës?” Në fund të këtij eksperimenti, ju do të kuptoni më mirë grafikët gjithashtu edhe ciklin jetësor të bimës dhe për më tepër, do të keni kaluar disa kohë jashtë mureve të shtëpisë.

Vrojtimi i bregdetit Bëhuni një eksplorues i bregdetit Herën tjetër që vizitoni bregdetin, bëhuni një eksplorues plazhi! Ju do të shihni shumë bimë dhe kafshë të ndryshme dhe shumë interesante. Numërojini ato për të parë sa kafshë të ndryshme shihni. Një eksplorues i mirë duhe të jetë shumë i vëmendshëm dhe të shoh në shumë vende, kështu që ne po ju japim një udhëzues për t’ju ndihmuar të bëni eksploruesin profesionist kur të shkoni në det.

Vendet ku mund të shihni qoftë edhe për gjurmë të kafshëve janë mes shkëmbinjve.

Shpendët - ata duan të gjuajnë ushqim në plazh dhe në ujë, por zakonisht jetojnë diku larg nga uji, ndoshta brenda një pylli pishe afër plazhit ose në majë të shkëmbinjve të lartë.Gjurmët - zogjtë, gaforret dhe kafshët e tjera mund të kenë lënë gjurmët prapa ndërsa ishin jashtë duke kërkuar diçka të shijshme për të ngrënë. Gjithashtu shikoni për guacka të thyera ose shenja të tjera të lëna pas nga ushqimi i një kafshe.Njerëzit - ndoshta do të shihni shumë njerëz të tjerë në plazh, gjë që mund ta vështirësojë gjetjen e kafshëve! Shiko për një vend të qetë në plazh me pak njerëz.

Në plazh ecni përgjatë rërës dhe kërkoni për këto:Drurët e nxjerrë nga uji – drurët e nxjerrë në breg shpesh bëhen strehë për shumë lloje kafshësh dhe është një vend i mirë për të kërkuar.Algat (Leshterikët) - lëvizni me një shkop për të parë nëse diçka është ngatërruar në të.Insektet – shihni me vëmendje për ndonjë insekt që është duke kërkuar ushqim në breg.Guacka - ju mund të gjeni guacka që kanë të fshehur brenda kafshën ose edhe thjesht guackën bosh.Gaforret – nuk do donit një eksperiencë kafshimi nga këmbët e tyre, mund ti shihni por me kujdes.Kandil deti - jini shumë të kujdesshëm; Kurrë mos prekni një kandil deti ose të afroheni me të, edhe nëse duket sikur është i vdekur - mund të të lëndojë!Vrima në rërë - çfarë mendoni se janë këto vrima? Krijesa të vogla si p.sh. disa guacka futen në rërë për të qëndruar të lagur dhe të freskët ndërsa nuk ka valë që vijnë deri aty të paktën për pak. (Kur nuk ka valë ka më pak ujë dhe rëra fillon të thahet nën diellin e nxehtë!)Provoni këtë: Nëse gjeni një vrimë në rërë, ju mund të gërmoni me kujdes nën të dhe vendosni rërën në një sitë ose kovë. Pastaj tundeni me kujdes sitën apo kovën për të parë se çfarë mund të gjeni. Nëse gjeni ndonjë krijesë të gjallë, shiheni shpejt dhe pastaj kthejeni në rërë në mënyrë që të mos thahen dhe të vdesin!Kjo është gjithashtu një kohë e mirë për të gjetur një vend të qetë për t’u ulur dhe për të parë jetën rreth jush! Mbani shënim gjurmët e gjithçkaje që shihni dhe shikoni se çfarë bëjnë kafshët.E rëndësishme: Kini kujdes kur jeni në breg! Duhet të jeni nën vëzhgimin e një të rrituri.

Foto: pexels

Foto

© p

exel

s

Page 13: A. PEÇULAJ & E. XEKA REVISTË EDUKIMI NATYROR / NR · Njihuni me ne. Edukimi natyror në Shqipëri vjen si domosdoshmëri e formimit të qytetarëve të rinj me atë pjesë të edukimit

Lojëra

14

Si të ndërtojmë një balonë me qese plastike?

1 2 3

4 5 6

7 8 9

10 11 12

13 14 15

1. Merr një qese plastike me doreza. Nuk duhet të jetë shumë e madhe – mjafton një me përmasa mesatare.2. Palose qesen vertikalisht në dy pjesë. Sigurohuni që cepat e qeses të përputhen sa më mirë.3. Prit formën e balonës. Ja disa nga format që mund të bësh për balonën tënde:Prit fundin e qeses. Pozicionoje gërshërën 5 ose 7.5 cm nga fundi dhe prit fundin e qeses.Prite qesen në mes, nga baza deri në mesin e gjatësisë së qeses.Bëj një prerje nga qendra e qeses drejt palosjes duke formuar një kënd 45 gradë afërsisht.4. Mbaj pjesën më të madhe të qeses deri tek pjesa e palosjes dhe hiqe mënjanë pjesën tjetër. Hapi pjesët në një tavolinë punë. Duhet të kesh dy 5 – brinjësh të ç’rregullt.5.Merr dy struktura të holla që do shërbejnë për të mbajtur balonën. Një duhet të jetë i të njëjtës gjatësi me balonën nga lart poshtë. Pjesa tjetër e drurit duhet të jetë pak më e gjatë se gjerësia e balonës, nga djathta në të majtë.6. Duke përdorur një ngjitës plastik, ngjit shkopin e drurit vertikalisht. Ngjit fillimisht pjesën e sipërme, më pas puthite mirë shkopin e drurit me plastikën dhe në fund ngjit pjesën e bazës.7. Ngjit një pjesë të shkopit të drurit më të shkurtër se pjesa e majtë e balonës.8. Harko shkopin horizontalisht drejt majës së balonës në mënyrë që të formojë pak hark dhe ngjit pjesën e djathtë me një ngjitës.9. Ngjiti dy shkopinjtë e drurit bashkë. Në pikën ku ata kryqëzohen mund ta fiksosh pak me ngjitës.10. Priji pjesët e mbetura të plastikës në shirita dhe lidhi njëra me tjetrën. Ky do të jetë bishti i balonës tënde dhe duhet të jetë të paktën 1 metër. Mund të përdorësh ngjyra të ndryshme për ti dhënë më shumë stil balonës tënde.11. Ngjite bishtin tek baza e balonës12. Bëj dy vrima të vogla tek qesja plastike. Përdor ndoshta një gjipërë të madhe për të bërë një vrimë tek pika ku dy shkopinjtë e drurit kryqëzohen, një nga çdo anë, dhe dy në bazën e balonës.13. Prit një pjesë filli të gjatë rreth 30 cm. Vendos një pjesë të fillit në pikën ku kryqëzoheshin shkopinjtë e drurit dhe bëj një nyje që filli të mos dalë. Bëj të njëjtën gjë me fundin tjetër të fillit duke e kaluar tek vrimat që hapët tek baza e balonës. Këto do të jenë “frenat” e balonës tënde.14. Bëj një nyje tek filli që vendosët 30 cm në të njëjtën lartësi ku ndodh kryqëzimi i shkopinjëve. Provo fillin duke e tërhequr nga një anë për të parë nëse nyja është anash (as lart as poshtë) kryqëzimit të shkopinjëve.15. Vendos se ku do ta lidhni fillin. Kur jeni në mjedis jashtë, mbaj fillin e shkurtër 30 cm midis gishtit të madh dhe atij tregues në mënyrë që të shohësh balonën të fluturojë nga dora juaj. Bëni disa prova dhe shihni se në cilin pozicion do duhet të lidhni fillin tjetër.16. Pri një fill me gjatësi deri në 6 metra dhe lidhe me fillin tjetër.17. Fluturoni balonën dhe për ta bërë këtë mjafton ta lëshoni balonën në ajër dhe të tërhiqni fillin sikur të jeni duke peshkuar. Ndoshta do ju duhet të vraponi pak sa balona të fillojë të fluturojë.

http://www.wikihow.it/Costruire-un-Aquilone-con-una-Borsa-di-Plastica

Page 14: A. PEÇULAJ & E. XEKA REVISTË EDUKIMI NATYROR / NR · Njihuni me ne. Edukimi natyror në Shqipëri vjen si domosdoshmëri e formimit të qytetarëve të rinj me atë pjesë të edukimit

Fjalët kyçe

1. Investimeve hidroenergjitike Janë përdorime të burimeve ujore për të prodhuar energji elektrike

2. Dinarik-PindusJanë vargjet e maleve që fillojnë që nga Italia, vijojnë drejt Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje – Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe përfundojnë në Greqi.

3. Popullatë e qëndrueshme gjenetikishtNjë popullatë quhet e qëndrueshme gjenetikisht kur numri i individëve të asaj popullate është i tillë që mundëson që të lihen pasardhës të shëndetshëm.

4. Fekondim Është procesi gjatë të cilit formohet individi i ri. Ky ndodh në ujë apo në trupin e femrës në varësi të kafshës (si psh. peshku në ujë dhe ariu në trupin e femrës).

5. Metamorfozë Ndryshimet që pëson një kafshë në formë dhe në zakone pasi del nga faza embrionale

6. Piktografi Shprehja apo komunikimi përmes të shprehurit me anë të figurave apo vizatimeve.

www.natura.alwww.akzm.gov.alwww.mjedisi.gov.aleeas.europa.euwww.itacalbania.orgwww.biokids.umich.edu

Hapat e Gjelbër

15

Page 15: A. PEÇULAJ & E. XEKA REVISTË EDUKIMI NATYROR / NR · Njihuni me ne. Edukimi natyror në Shqipëri vjen si domosdoshmëri e formimit të qytetarëve të rinj me atë pjesë të edukimit

Be wise

be!

naturAL

Monachus monachus(Hermann, 1779)

Mediteranean Monk SealFoka e MesdheutThe Mediterranean monk seal is the most endangered pinniped species, and one of the rarest animal in the world. Today there are only 400 individuals le�. The monk seal feeds in shallow water on a variety of fish. The marine traffic, fishing, coastal development are the main threat to this species.

Foka e Mesdheut është një nga llojet më të kërcënuara të pinniped-ëve dhe një nga kafshët më të rralla në botë. Sot kanë mbetur vetëm 400 individë. Foka ushqehet në ujëra të cekëta me një larmi peshqish. Trafiku detar, peshkimi dhe zhvillimi i bregdet janë kërcënimet kryesore për këtë lloj.

Conservaon status:Endangered (IUCN Red List Ver. 3.1)Species of Community Interest (Annex II EU Habitat Direcve)Crically endangered (Albania red list 2013)

Statusi i ruajtjes:E rrezikuar (Lista e Kuqe e IUCN ver. 3.1)Lloj me rëndësi për Komuniten (Aneksi II, Direkva e Habitateve e BE)Tepër e rrezikuar (Lista e Kuqe e Shqipërisë, 2013)

www.natura.al

This publication has been produced with the assistance of the European Union. The contents of this publication are the sole responsibility of the authors and can in no way be taken to reflect the views of the European Union. The views expressed in this publication do not necessarily reflect those of partners in the project “NaturAL”

Phot

o ©

shut

ters

tock