agronomi e pergjithshme

Upload: atlantida-dermaku

Post on 07-Aug-2018

625 views

Category:

Documents


16 download

TRANSCRIPT

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    1/171

     

    AGRONOMIE PËRGJITHSHME

    Për shkollat e mesme bujqësore

    SHTËPIA BOTUESE E LIBRIT UNIVERSITARTIRANË, 2012

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    2/171

     Teksti është miratuar dhe financuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

    Titulli: Agronomi e përgj ithshme  

    E përshtatën: Agim Uruçi (Kreu 1 dhe 5)Mira Ballauri (Kreu 2, 3 dhe 4) 

    Botues: SHTËPIA BOTUESE E LIBRIT UNIVERSITAR

    Adresa:Rruga e Durrësit, Nr. 219, Tiranë, Shqipëri: + 355 4 2225659; [email protected]

     Këshilli botues i ShBLU-sëKryetare: Lirika ÇoçoliAnëtarë:  Klara Shoshi, Nirvana Lazi, Valbona Gjergo

    Spartak Kumbaro, Marjeta Pengo

    Botimi i parë, maj 2008

     Ky material është hartuar në kuadrin e projektit Agri-AL ose TOUR-reg

     financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC).

    Kontakt: k-education Austria, Project Office Tirana, R ruga “ Naim Frashër i”, Nr. 37, Tiranë

    © Shtëpia Botuese e Librit Universitar, 2012.Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shumëfishimime çdo mjet apo formë pa lejen me shkrim të botuesit.

    Redaktore përgjegjëse: Klara Shoshi

    Redaktore letrare: Klara Shoshi

    Arti grafik dhe kopertina: Klara Shoshi

    ISBN 978-99927-0-639-8

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    3/171

    AGRONOMI E PËRGJITHSHME 

    3

    PASQYRA E LËNDËS

    HYRJE: Rëndësia dhe kuptimi i prodhimit bimor 5

    KREU  : Bima, ndërtimi dhe funksioni i saj 7

    1.1. Shpërndarja e bimëve, qendra e prejardhjes 81.2. Faktorët që kushtëzojnë përhapjen e bimëve bujqësore 101.3. Drita si faktor i përhapjes së bimëve 131.4. Toka, kushtet ekonomike shoqërore 151.5. Zonat e kultivimit, zonat klimatike 171.6. Faktorët kufizues dhe puna për zvogëlimin e efektit të tyre 20

    1.7. Kuptimi mbi ekosistemin 221.8. Filogjeneza e bimëve 251.9. Klasifikimi botanik i bimëve 271.10. Klasifikimi bujqësor dhe biologjik i bimëve 291.11. Organizimi dhe ndërtimi i qelizës bimore 311.12. Organet bimore –  Rrënja 331.13. Kërcelli, gjethet, sistemi përçues 361.14. Lulja, fryti, fara 411.15. Fotosinteza, hormonet 451.16. Frymëmarrja, transpirimi dhe të ushqyerit 481.17. Shumëzimi seksual dhe joseksual 511.18. Fara. Fazat e mbirjes së saj 551.19. Dalja e filizit dhe mbirja te bimët dythelbore 581.20. Zhvillimi vegjetativ i bimëve 611.21. Zhvillimi riprodhues i bimëve 63 

    KREU  : Përmirësimi gjenetik i bimëve dhe prodhimi i farërave 65 

    2.1. Trashëgimia dhe mjedisi 652.2. Strategjia e përmirësimit gjenetik të bimëve 682.3. Përmirësimi gjenetik i bimëve vetëpllenuese. Metoda Pedigre 712.4. Përmirësimi gjenetik i bimëve me pllenim të lirë 732.5. Krijimi i hibrideve 752.6. Përmirësimi gjenetik me anë të kloneve 772.7. Hibridizimi seksual i largët. Metoda invitro 792.8. Teknika të veçanta. Poliploidia 802.9. Provat e krahasimit të kultivarëve dhe të hibrideve të reja 81 

     Përmbledhje  82

    KREU 3: Toka bujqësore dhe karakteristikat e saj. Ndërhyrjet e njeriut në tokë 83 

    3.1. Njohuri të përgjithshme mbi tokën, horizontet e tokës 833.2. Përbërja e tokës. Lënda inorganike dhe organike e saj 863.3. Uji, ajri, temperatura dhe mikrogjallesat e tokës 88

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    4/171

    AGRONOMI E PËRGJITHSHME

    4

    3.4. Cilësitë fizike dhe kimike të tokës. Temperatura e tokës 903.5. Elementet ushqyese më të domosdoshme për bimët 923.6. Gërryerja dhe ruajtja e tokës prej saj 94 

     Përmbledhje  95

    KREU4

    : Klima dhe faktorët klimatikë që ndikojnë në rritjendhe zhvillimin e bimëve 97 

    4.1. Vështrim i përgjithshëm. Faktorët atmosferikë 974.2. Temperatura 1004.3. Veprimi i temperaturave të ulëta, ngricat 1024.4. Veprimi i temperaturave të larta 1044.5. Drita. Rëndësia e dritës për bimët dhe prodhimin bimor 105 

     Përmbledhje  107

    KREU 5: Kultivimi i bimëve si veprimtari ekonomike për të përputhurkërkesat e tyre më karakteristikat e klimës dhe tokës 109 

    5.1. Përgatitja e tokës për mbjellje 1115.2. Mënyrat dhe mjetet e përgatitjes së tokës 1135.3. Mënyrat e ujitjes sipërfaqësore të tokave 1175.4. Ujitja me shihedhës dhe me pika 1205.5. Nevoja e tokës për kullim. Rrjeti i kanaleve kulluese 122 5.6. Sistemimi sipërfaqësor i tokës 124 5.7. Sistemimi intensiv i tokave të pjerrëta 126 5.8. Sistemimi ekstensiv i tokave të pjerrëta 1285.9. Plehërimi i bimëve. Mendime të përgjithshme 1315.10. Analiza e tokës dhe efektiviteti i plehërimit. Diagnostikimi gjethor 1335.11. Faktorët që ndikojnë në plehërim 1355.12. Përcaktimi i dozave të plehërimit 1375.13. Llojet e plehrave. Kriteret e përdorimit të plehrave 1395.14. Mënyrat e përdorimit dhe dozat orientuese të plehrave kimike 141 5.15. Vështrim i përgjithshëm mbi farërat 143 5.16. Cilësitë dalluese të farës 145 5.17. Mbjellja dhe koha e mbjelljes 148 

    5.18. Norma e farës, thellësia, mënyra e mbjelljes 1515.19. Farishtet 1545.20. Fidanishtet. Zgjedhja e vendit për ngritjen e pemëtores 1565.21. Njohuri të përgjithshme mbi barërat e këqija 1585.22. Shumëzimi dhe përhapja e barërave të këqija 1485.23. Klasifikimi i barërave të këqija 1605.24. Metodat e luftimit të barërave të këqija 1645.25. Kuptimi i qarkullimit bujqësor 1675.26. Sistemet e qarkullimit bujqësor 169

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    5/171

     

    5

    HYRJE: RËNDËSIA DHE KUPTIMII PRODHIMIT BIMOR

    Qysh në lashtësi, me lindjen e njerëzimit, lindi edhe nevoja e ushqimit. Fillimisht, njeriu ilashtë përdori si ushqim bimët, që rriteshin dhe zhvilloheshin, duke i prodhuar në mënyrëspontane. Me shtimin e numrit të popullsisë dhe shtimin e numrit të kafshëve të zbutura nganjeriu për nevojat e tij, lindi si domosdoshmëri që disa kultura bujqësore të mbilleshin nganjeriu dhe me prodhimet e tyre të plotësoheshin nevojat e tij. Njerëzimi nuk mund të jetojë dot

     pa praninë e drithërave, të perimeve, të kulturave foragjere, industriale, drurëve frutorë,ullinjve, agrumeve etj., pasi ato janë një ushqim i përditshëm i tij. Prodhimi i marrë nga bimëte kultivuara quhet prodhim bimor.

    Kështu, qëllimi kryesor i  Agronomisë së përgjithshme  (prodhimi bimor) është që t’u  japënjohuri kryesore nxënësve se si arrihet dhe çfarë duhet të njihet për të marrë maksimumin e

     prodhimit te çdo kulturë. Prodhimi bimor nga viti në vit në shkallë botërore dhe në shkallëvendi ka ardhur gjithmonë në rritje. Detyra kryesore e prodhimit bimor është jo vetëm të plotësojë nevojat në sasi dhe në kohë, por edhe në cilësi sipas kërkesave të tregut të sotëm,duke theksuar se teknologjia e prodhimit bimor këto vitet e fundit është përsosur dhe ka pësuar

     përparime të dukshme, ka çuar në rritje të prodhimit, por edhe të përpunimit të prodhimit tëçdo bimë. Rëndësi ka që, para së gjithash, duhet të njihet prejardhja e bimës, mënyra ekultivimit, mënyra e ndërtimit si dhe kërkesa për klimë-tokë, plehërim dhe shërbim për tëarritur qëllimin kryesor: prodhimin maksimal.

    Agronomia e përgjithshme e realizon qëllimin e saj në saje të një lidhjeje dhe bashkëpunimi qëka me shkencat e tjera si dhe me pjesët organikisht të lidhura të vetë shkencës së bujqësisë(shkenca e tokës, biologjia, ekologjia, botanika, fiziologjia e bimëve, kimia, fizika, mekanika

    etj.).

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    6/171

     

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    7/171

     

    bjektiv t

     

     

    Përshkrimi i qendrave të origjinës së bimëve;

      Analizimi i faktorëve që kushtëzojnë përhapjen e bimëve;

     

    Përcaktimi i zonave të kultivimit në vendin tonë;

      Përshkrimi i ekosistemit;

     

    Përcaktimi i zonave ku mund të përshtaten më mirë bimët e kultivuara;

      Dallimi i botës biologjike dhe biotipit;

     

    Përshkrimi i sistematikës së bimëve dhe detyrat e saj;

      Renditja e nënndarjes së botës bimore;

     

    Shpjegimi i klasifikimit bujqësor të bimëve;

     

    Shpjegimi i klasifikimit biologjik të bimëve;

     

    Dallimi i klasifikimit botanik nga ai bujqësor e biologjik;

     

    Përshkrimi i organizimit të organeve bimore;

      Shpjegimi i veprimtarisë që kryejnë pjesët kryesore të qelizës, si pjesë bazë e çdo organi;

     

    Përshkrimi i mënyrave kryesore të pjalmimit të bimëve;

      Interpretimi i procesit të frymëmarrjes te bimët;

     

    Interpretimi i procesit të fotosintezës te bimët;

      Emërtimi i tipave të ndryshëm të rrënjëve, kërcejve, gjetheve dhe luleve të ndryshme;

     

    Dallimi i procesit të frymëmarrjes nga ai i fotosintezës;

      Dallimi i transpirimin nga avullimi fizik;

     

    Përshkrimi i shumëzimit seksual dhe joseksual;

     

    Shpjegimi i mënyrave të shumëzimit joseksual;

     

    Interpretimi si ndodh dalja e filizit dhe mbirja në bimët njëthelbore dhe ato dythelbore;

      Përshkrimi i mënyrave të shumëzimit të bimëve me përpaja, me copa dhe me fundakë;

     

    Analizimi i ndikimit të temperaturës dhe lagështirës në mbirjen e bimëve;

      Përshkrimi i rritjes vegjetative dhe asaj riprodhuese të bimëve;

     

    Analizimi i faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm që rregullojnë rritjen e bimëve;

      Analizimi i faktorëve gjenetikë, tokësorë dhe klimatikë që rregullojnë pjekjen e bimëve;

     

    Dallimi i fazave të rritjes së bimëve;

      Përcaktimi i masave agroteknike që duhen zbatuar;

     

    Dallimi i pjekjes teknike nga ajo fiziologjike.

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    8/171

     

    bjektiv t

     

      Njohja e vendit dhe e origjinës së çdo bime të kultivuar.  Përcaktimi i qendrave të prejardhjes së bimëve në botë.  Përcaktimi i qendrave të prejardhjes së disa bimëve që kultivohen në Shqipëri.

    Çdo bimë e kultivuar zhvillohet normalisht dhe jep prodhim të bollshëm në kushte të caktuaratë mjedisit, që për të janë më të përshtatshme, prandaj edhe shpërndarja e bimëve bëhet dukesiguruar këto kushte (klimë, tokë). Çdo përpjekje e bërë nga njeriu për të përhapur një bimë nëzona me kushte të ndryshme klimatiko – tokësore nga zona e prejardhjes, është ndeshur mevështirësinë e mospërshtatjes ndaj kushteve të reja. Aftësia e bimëve për t’u rritur dhe për t’u

    zhvilluar normalisht në kushte të ndryshme të mjedisit rrethues përbën përshtatjen e bimëvendaj këtij mjedisi. Kjo përshtatje ka mundësuar shpërndarjen e bimëve në rruzullin tokësor, nësaje të përzgjedhjes dhe evolucionit natyror dhe njerëzor.

    Bimët që kultivohen sot e kanë prejardhjen nga rajone të caktuara të rruzullit tokësor që quhen“QENDRA TË PREJARDHJES”.

    Figura 1.1. Qendrat e prejardhjes 

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    9/171

     Sipas N.J.VAVILLOV ekzistojnë tetë qendra të prejardhjes së bimëve, të cilat janë si më poshtë:

      Kina –  nga ku e kanë prejardhjen soja, elbi, pemët frutore, bimët rrënjore

     

    India  –   nga ku e kanë prejardhjen orizi, pambuku i lashtë, sorgumi, panxhari isheqerit, banania, portokalli, liri, kërpi etj.

      Azia Qendrore –  nga ku e kanë prejardhjen gruri, bizelja, liri, karota.

      Azia e Vogël dhe Lindja e Mesme  –   nga ku e kanë prejardhjen tepa, elbi distik,tërshëra, thekra, qershia, jonxha.

      Vendet Mesdhetare dhe bregdeti i Afrikës Veriore  –  nga ku e kanë prejardhjen ulliri,koçkula, panxharsheqeri.

      Abisinia –  nga ku e kanë prejardhjen gruri, elbi, spinaqi, kafeja dhe recini.

      Amerika Qendrore dhe Meksika Jugore –  nga ku e kanë prejardhjen pambuku i kohëssë re, misri, fasulja, patatja e ëmbël etj.

     

    Amerika Jugore  –  nga ku e kanë prejardhjen patatja e zakonshme, duhani, domatja,speci, patëllxhani.

     Nga këto qendra të prejardhjes, me kalimin e kohës, bimët janë përhapur në zona dhe vende tëndryshme të rruzullit tokësor, në saje të përshtatjes ndaj kushteve të reja të tokës, të klimës dhetë mjedisit. Një ndihmesë në këtë përhapje dhe përshtatje ka luajtur dhe luan njeriu, duke

     përdorur metoda të ndryshme seleksionimi, që çojnë në përmirësimin e veçorive morfologjikedhe fiziologjike të këtyre bimëve. Nga kjo punë e bërë janë krijuar varietete ose hibride të reja,që jo vetëm janë përshtatur me kushtet e reja të mjedisit, por kanë siguruar prodhime të

     bollshme dhe cilësore, duke rritur të ardhurat e fermerëve, si p.sh.: importimi i duhanit nëEuropë, importimi i grurit, bananes, kafesë etj. Dhe njeriu ia ka arritur këtij qëllimi, duke

     përshtatur bimë të ndryshme në zona të ndryshme, sepse ka njohur mirë faktorët e kultivimit,rritjes, zhvillimit dhe prodhimit në një tokë dhe klimë të caktuar për çdo bimë ose grup bimëshgjë që do ta trajtojmë edhe në temat e ardhshme.

    yetje dhe detyra

     

    1.  Pse është e nevojshme të njihet vendi i prejardhjes së çdo bime të kultivuar?2.

     

    Ç’kuptoni me termin përshtatje?3.  Cilat janë tetë qendrat e prejardhjes së bimëve në botë?4.  Si i ka përhapur njeriu bimët në zona të ndryshme të botës?5.  Shkruani në fletore  qendrat e prejardhjes së bimëve që mbillen në vendin tonë: gruri,

    misri, pambuku, duhani, orizi, domatja, ulliri etj.

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    10/171

     

    bjektiv t

     

     

     Njohja e faktorëve që ndikojnë në përhapjen e bimëve bujqësore.   Njohja e përbërjes së elementeve të klimës.  Dallimi i bimëve të ditës së gjatë nga bimët e ditës së shkurtër.

    Faktorët që përcaktojnë nëse një bimë mund të rritet e të prodhojë në një zonë të caktuar janë:  KLIMA  TOKA  KUSHTET EKONOMIKO –  SHOQËRORE.

    Klima përcakton tipin e bimësisë që zhvillohet në çdo vend të botës dhe përbëhet nga këto

    elemente:1.  Temperatura2.  Uji3.  Drita

    Temperatura e një zone kushtëzohet nga:a) lartësia mbi nivelin e detit,

     b) gjerësia gjeografike,c) kundrejtimi.

    a) Sa më lart të ngjitemi mbi nivelin e detit, aq më shumë ulet temperatura (për çdo 100 mngjitje kemi zbritjen me 0,5°C).

     b) Në gjerësinë gjeografike mesdhetare rriten pothuajse shumica e bimëve, gjë që nuk ndodhkështu në Polin e Veriut ose në Polin e Jugut.

    c) Kur një sipërfaqe toke ka kundrejtim nga jugu ose nga perëndimi ka një temperaturë më tëlartë sesa një sipërfaqe toke me kundrejtim nga lindja ose nga veriu.

    Temperatura përcakton nëse një bimë do të zhvillohet në Veri apo në Jug të Ekuatorit.

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    11/171

     Temperatura merr tri vlera për zhvillimin e çfarëdolloj bimë:

    1. temperaturë minimale (nën të cilën bima nuk zhvillohet),2. temperaturë optimale (bima ka ritëm normal dhe të shpejtë zhvillimi),3. temperaturë maksimale (mbi të cilën bima e ndërpret zhvillimin).

    Bimët kanë kërkesa dhe qëndrueshmëri të ndryshme ndaj temperaturave: 

    Temp. minimale  Temp. optimale  Temp. maksimale 

    Gruri  0 – 5 C  25 – 30  31 – 37 C 

    Pambuku (bimë e zonës së nxehtë)  15 – 18 C  31 – 37 C  44 – 50 C 

    Bimët bujqësore grupohen në dy kategori të mëdha:a)

     

     bimë që duan klimë të freskët dhe që nuk durojnë të nxehtin (drithërat, foragjeret, panxhari, bizelja etj.);

     b)   bimë që duan klimë të nxehtë (misri, pambuku, orizi, sorgumi, soja etj.).

    Rëndësi për zhvillimin normal të një bimë (bimët shumëvjeçare dhe ato që kultivohen gjatëdimrit) përveç vlerave të temperaturës ka dhe numri i ditëve me ngrica gjatë një viti. Në këtëdrejtim me anë të përmirësimit gjenetik, janë krijuar shumë kultivarë që u qëndrojnëtemperaturave shumë të ulëta në kultura të ndryshme. Duke njohur rëndësinë dhe vlerat etemperaturës, ne e kemi më të lehtë të përcaktojmë, se çfarë kulturash mund të mbjellim nëzonën veriore, qendrore dhe jugore të vendit tonë.

    Toka furnizohet me ujë nga reshjet, që mund të vijnë në formën e shiut ose të borës. Në vendintonë sasia mesatare vjetore e reshjeve është e lartë dhe arrin rreth 1400 mm në vit. Por rëndësika edhe shpërndarja e tyre brenda një muaji, stine dhe viti, luhatja nga një vit në tjetrin etj. Tene reshjet bien shumë të çrregullta dhe: nëse stina e dimrit dhe e pranverës është e lagësht(80% reshje), kërkohet kullim; nëse periudha e verës dhe e vjeshtës është e thatë (20%),kërkohet ujitje. Nga të dhënat shumëvjeçare del se në vendin tonë më shumë reshje bien nëShkodër (mbi 1400 mm shi në vit), në Gjirokastër (1300 – 1400 mm shi në vit), në Sarandë

    (1000 – 1100 mm shi në vit) dhe më pak reshje bien në Kukës, Korçë, Peshkopi (500 – 700 mmshi/vit). Meqenëse uji është faktor kryesor për rritjen dhe zhvillimin e bimës, ne i grupojmëato, sipas kërkesave që kanë, në tri grupe kryesore:

    1. Bimë HIDROFILE (jetojnë në ujë, pra nuk rriten pa të: orizi).2. Bimë MEZOFILE (duan mesatarisht ujë: misri, perimet, pambuku etj.).3. Bimë KSEROFILE (duan pak ujë ose i durojnë thatësirës: kaktuset).

    Bima që të formojë një gram/lëndë të thatë ka nevojë për një sasi uji e cila është e ndryshme për bimë të ndryshme; p.sh.: sorgumi 322 g për 1 g; gruri 513 g për 1 g; tërshëra 597 g për 1 g;misri 368 g për 1 g; elbi 534 g për 1 g; patatja 636 g për 1 g; pambuku 646 g për 1 g; tërfili770 g për 1 g; jonxha 831 g për 1 g dhe panxhari i sheqerit 400 g për 1 g.

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    12/171

     Sigurimi dhe veprimi i përbashkët i temperaturës dhe i lagështirës të çojnë në një zhvillimnormal të bimës dhe prej tyre merret prodhim maksimal.

    yetje dhe detyra 

    1.  Përcaktoni tre faktorët që ndikojnë në përhapjen e bimëve?2.  Cili nga tre faktorët është më i rëndësishëm?3.  Cilat janë tre elementet e klimës?4.  Përshkruani tri vlerat që merr temperatura?

    5. 

     Në sa kategori grupohen bimët sipas kërkesave për temperaturë?6.   Në sa zona ndahet vendi ynë sipas sasisë së reshjeve vjetore?7.   Në cilat rrethe të vendit tonë bien më shumë reshje dhe në cilat bien më pak reshje?8.   Në sa kategori grupohen bimët sipas kërkesave për lagështi?9.  Jepni shembuj të harxhimit të ujit për bimë të ndryshme për të krijuar 1 g lëndë të thatë.10.  Përcaktoni se cila zonë nga pesë zonat e mësipërme mbi sasinë vjetore të reshjeve i përket

    vendbanimit dhe komunës suaj.

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    13/171

     

    bjektiv t

     

      Përcaktimi i gjatësisë së ditës dhe të natës në zona të ndryshme të botës dhe të vendittonë.

     

    Dallimi i bimëve që duan dritëzim të bollshëm, mesatar dhe të kufizuar.   Njohja e fotoperiudhës dhe e bimëve me fotoperiudhë të ndryshme.

     

    Klasifikimi i bimëve sipas fotoperiudhës.

    Burimi i vetëm i nxehtësisë është dielli. Ai rrezaton shumë energji në njësinë e kohës, por në pika të ndryshme të rruzullit tokësor nuk marrim nxehtësi dhe ndriçim të barabartë. Për rritjendhe zhvillimin normal të bimës kanë rëndësi dy elemente të dritës:

    1. INTENSITETI2. KOHËZGJATJA

    Që të dyja këto elemente varen nga:  gjerësia gjeografike,  stina e vitit.

    Po t’i referohemi të dhënave, del se në Ekuator dita dhe nata janë të barabarta gjatë gjithë vitit,kurse, po të largohemi nga Ekuatori, kemi ndryshim të zgjatjes së ditës dhe të natës.

    Drita është element i domosdoshëm për procesin e fotosintezës, të krijimit të klorofilit dhe tëgrumbullimit të energjisë dhe kthimit të saj nga energjia diellore në energji kimike. Ajo është edomosdoshme për të gjithë bimën, po në veçanti për organin kryesor të saj, gjethen, mbi të

    cilën kryhen të gjitha këto procese. Jo të gjitha bimët kanë nevojë për ndriçim të bollshëm gjatëditës, prandaj, në bazë të kërkesave që kanë ato për dritë, ne i grupojmë në:

       bimë që kërkojnë intensitete të larta ndriçimi: pambuk, domate, luledielli, misër, pra, bimët pranverore.

       bimë që mund të rriten edhe në intensitete relativisht të ulëta ndriçimi: panxhar, lakër,spinaq, perime gjethore ose kultura dimërore.

    Rëndësi në rritjen e zhvillimin e bimëve ka edhe gjatësia e ndriçimit diellor. Gjatësia e ditësme ndriçim me ritëm prej 24 orësh quhet fotoper iudhë.  Fotoperiudha ndikon jo vetëm nëzhvillimin e bimës, por edhe në riprodhimin e saj (nxjerrjen e organeve të riprodhimit, luljadhe fryti).

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    14/171

     Për nga mënyra se si reagojnë bimët ndaj fotoperiudhës dhe nxjerrjes së luleve, ne i grupojmëato në disa kategori:

    1. 

     bimë të ditës së shkurtër (nxitet lulëzimi me shkurtimin e gjatësisë së ndriçimit –  bimët pranverore);

    2. 

     bimë të ditës së gjatë (nxitet lulëzimi me zgjatjen e ndriçimit –  bimë vjeshtore);3.

     

     bimë të ndërmjetme (lulëzojnë njëlloj si në periudha të shkurtimit, ashtu edhe tëzgjatjes së ndriçimit);

    4. 

     bimë indiferente.

     Në qoftë se nuk do t’i respektonim kërkesat e lartpërmendura, atëherë bimët ose nuk do tëlulëzonin, ose do të lulëzonin para kohe, prandaj bimët që mbillen në vjeshtë lulëzojnë në

     pranverë, kur dita është mbi 12 orë (gruri, elbi, tërshëra, thekra etj.); bimët që mbillen në pranverë lulëzojnë në verë ose vjeshtë (sorgumi, misri, orizi) kur dita fillon të shkurtohet. Kyreagim i bimëve ndaj fotoperiodizmit është një karakteristikë që rrjedh nga prejardhja e tyre në

    vende të ndryshme të botës.

    yetje dhe detyra 

    1. 

    Cili është burimi i dritës dhe i energjisë për bimët?2.

     

    Cilat janë dy elemente të dritës dhe nga varen ato?

    3. 

    Ku ndikon drita (proceset në gjethe)?4. 

    Cila quhet fotoperiudhë?5.

     

    Si i grupojmë bimët sipas fotoperiudhës? Jepni shembuj.6.

     

    Gruponi bimët e mëposhtme sipas kategorive të cilave u përkasin (ditëgjatë, ditëshkurtër,të ndërmjetme dhe indiferente).

    Spinaq  Lakër   Presh  Domate Grurë Misër Fasule OrizSorgum  Pambuk   Duhan  Luledielli Panxhar   Patate  Elb  Tërshërë 

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    15/171

     

    bjektiv t

     

      Përshkrimi i karakteristikave të tokës sipas kërkesave të bimëve.  Përcaktimi dhe dallimi i tokave të lehta, të mesme dhe të rënda.

     

    Përcaktimi i tokave me Ph acid, bazik dhe neutral.

     

    Grupimi i bimëve që kanë kërkesa për tokë të lehtë, të mesme dhe të rëndë.

     

     Njohja e ndikimit të kushteve ekonomiko – shoqërore në përhapjen e bimëve.

    Edhe toka, ashtu si klima, është faktor tjetër i rëndësishëm i rritjes, i zhvillimit dhe i përhapjessë bimëve. Pa ekzistencën e tokës bimët nuk do të kishin mundësi të mbilleshin, tëmbështeteshin, të ushqeheshin dhe të shërbeheshin nga njeriu, me përjashtim të rasteve kur atodo të mbilleshin në mjedise ujore, që ndryshe quhet HIDROPONI.

    Çdo kategori toke ka një përbërje të caktuar grimcametrike, që ndryshe quhet teksturë.  Në

     bazë të faktorëve që kanë marrë pjesë në formimin e tokës, nuk mund të kemi teksturë të njëjtënë toka të ndryshme, prandaj në bazë të saj kemi bërë dhe ndarjet në:

    a) Toka të lehta, b) Toka të mesme, c) Toka të rënda.

    Këto grimca bashkohen me njëra – tjetrën në mënyra të ndryshme duke formuar strukturën. Sitekstura edhe struktura e tokës janë dy karakteristika shumë të rëndësishme që përcaktojnëvetitë fizike dhe ndikojnë shumë në vetitë kimike të tokës, si dhe aftësinë e saj për të plotësuarkërkesat e bimës.

    Bimët nuk reagojnë në mënyrë të barabartë ndaj tipave të ndryshëm të tokave, jo vetëm sendryshon struktura dhe tekstura, por ndryshon dhe sipas madhësisë së farave. Është vënë re se

     bimët me fara të imëta përshtaten më mirë dhe prodhojnë më shumë në toka të rënda dhe mestrukturë të mirë, por që duhet të përgatiten mirë para procesit të mbjelljes, p.sh. karota, qepa, jonxha, tërfili etj. Ka kultura të tjera që japin prodhime të larta në toka deltinore dhesubdeltinore, si: misri, patatja, ku nuk përjashtohet dhe rasti që disa kultura duan toka të lehta,të shkrifëta, me strukturë të qëndrueshme, si p.sh. hudhra, panxhari, patatja etj.

    Përveç elementit strukturë, toka duhet të këtë edhe elementin tjetër të domosdoshëm, siç është prania e lëndës organike dhe minerale, e cila jo vetëm rregullon strukturën, por edhe ushqen bimën gjatë zhvillimit të saj. Përpara se një bimë ta mbjellim në një tokë të caktuar, kësaj tëfundit duhet t’i njohim, përveç elementeve minerale (Ca, K, N, P etj.), përmbajtjen e kripëraveminerale, aftësinë ujëmbajtëse dhe mbi të gjitha Ph-në, që quhet ndryshe përmbajtja e joneve Hdhe hidroksil OH në solucionin tokësor.

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    16/171

     Bimë të caktuara kërkojnë një Ph të caktuar në tokë, i cili mund të jetë acid, bazik, asnjanës.Kur dominojnë jone H+ kemi Ph acid në tokë; kur dominojnë jonet OH- kemi Ph bazik në tokë,

    dhe kur ato ndodhen 50% me 50% kemi Ph neutral ose barazi me 7 Ph. Pjesa më e madhe e bimëve parapëlqejnë një Ph neutral në tokë 6.2 –  7.2, por ka edhe bimë që duan një Ph bazik, pra mbi 7, si: elbi, panxhari, pambuku, dhe të tjera që kërkojnë Ph nën 6 (acid), si: thekra, soja,sorgumi, misri, gruri, tërshëra, elbi, patatja, fasulja. Jonxha e tërfili duan një Ph asnjanës.

    Do të ishte në interes të bimës dhe të prodhimit që do të merrej prej saj që, përpara se të mbillej,tokës t’i bëhej analiza, për të përcaktuar llojin e Ph-së, pasi kështu do të orientoheshim më mirë dhe do të gabonim më pak në mbjelljen e bimëve dhe në sigurimin e Ph-së që duan ato.

    Pavarësisht nga sa folëm më lart mbi faktorët klimatikë dhe tokësorë, ne nuk mund të lëmë pavlerësuar rolin e njeriut dhe të kushteve ekonomiko – shoqërore që kanë ndikimin e tyre në

     përhapjen dhe përshtatjen e bimëve në botë, në mbjelljen, aklimatizimin, prodhimin si dhetransportin në mbarë botën. Kushtet ekonomiko – shoqërore ndikojnë numrin e popullsisë të njëvendi ose të një rajoni, kërkesat e kësaj popullsie për prodhimin dhe furnizimin e një vendi oserajoni, numrin e fuqisë punëtore, për të realizuar një prodhim të caktuar, konkurrencën dhendryshimin e çmimit të prodhimit në bazë të parimit ofertë  –   kërkesë. Vetë njerëzimi dhekultivuesit e produkteve bujqësore kanë bërë një ndarje ose rajonizim si më poshtë:

      Ato që nuk durojnë transporte të gjata mbillen afër qendrave urbane (qyteteve), praqendrave të banuara.

     

    Produktet që durojnë transporte të gjata kultivohen larg qendrave të banuara, pra nëvende rurale.

    Qëllimi kryesor është që në bazë të nivelit ekonomiko – shoqëror të një vendi ose rajoni, tëkrijohet mundësia, për të plotësuar të gjitha nevojat e tij me të gjitha llojet e produkteve

     bujqësore, sipas zhvillimit intelektual, teknologjik e tregtar.

    yetje dhe detyra

     

    1.  Pse ka rëndësi toka për kultivimin e bimëve?2.  Sa lloj tokash kemi për nga përbërja e strukturës?3.  Pse s’marrim prodhimtari të lartë në një tokë të varfër?4.  Ku qëndron rëndësia e Ph-së dhe si përcaktohet ai?5.  Sa lloj Ph-je kemi dhe si reagojnë kultura të ndryshme ndaj tij? Jepni shembuj.6.  Ku qëndron rëndësia kushteve ekonomiko  –   shoqërore në përhapjen dhe kultivimin e

     bimëve?7.  Çfarë Ph-je (acid, bazik apo neutral) duan bimët e mëposhtme: grurë, misër, sojë, panxhar,

    tërshërë, elb, pambuk, jonxhë, tërfil, thekër etj.

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    17/171

     

    bjektiv t

     

      Dallimi i zonave të kultivimit nga njëra –  tjetra.

     

    Përcaktimi i kufijve midis zonave klimatike.  Krahasimi i klimës midis zonave.   Njohja e sasisë së temperaturave dhe të reshjeve për çdo zonë.

     

     Njohja se ç’është zona e kultivimit.

    Bujqësia e një vendi kushtëzohet nga:

     

    KLIMA  TOKA  TREGTIA

    Këto përcaktojnë se cila bimë do të kultivohet në një zonë dhe ç’sipërfaqe do të zërë ajo. Zonae kultivimit të një bimë është ajo ku bima në fjalë zë pjesën më të madhe të sipërfaqes sëkultivuar. Kushtet klimatike e tokësore të një zone ndihmojnë dhe përcaktojnë zhvillimin dhe

     prodhimin e një bimë të caktuar.

    Për sa i përket kushteve klimatike, vendi ynë bën pjesë në brezin subtropikal të brigjeve perëndimore, i cili ndahet në dy zona klimatike:

      Zona mesdhetare atlantike;

     

    Zona mesdhetare kontinentale.

    Rripi bregdetar i Shqipërisë Jugperëndimore bën pjesë në klimën mesdhetare atlantike, kurse pjesatjetër e Shqipërisë bën pjesë në klimën mesdhetare kontinentale. Në bazë të elementevemeteorologjike (temperaturë, reshje) vjetore e mujore, studiuesit e Institutit Hidrometeorologjik tëTiranës e kanë ndarë territorin e vendit tonë në katër zona dhe 13 nënzona klimatike si më poshtë:

    I. Zona mesdhetare fushore me tri nënzona:  veriore, qendrore, jugore.

    II. Zona mesdhetare kodrinore me katër nënzona: veriore, qendrore, juglindore, jugperëndimore.

    III. Zona mesdhetare paramalore me dy nënzona:  veriore, jugore.

    IV. Zona mesdhetare malore me katër nënzona:  veriore, lindore, juglindore, jugore.

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    18/171

     

    1. Zona mesdhetare fushore bashkë me nënzonat e saj përfshijnë territorin fushor dhe bregdetar; karakterizohet nga një temperaturë e ulët nga -30C deri -90C, nga një temperaturëmesatare vjetore nga 150C –  180C dhe nga një sasi reshjesh vjetore nga 1000 – 1800 ml shi nëvite. Kjo zonë karakterizohet me erë të fortë (nënzona veriore Shëngjin Lezhë) dhe ndonjëherëe mbrojtur nga erërat e ftohta (nënzona jugore Vlorë, Sarandë).

    Figura 1.2. Ndarja klimatike e Shqipërisë

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    19/171

     2. Zona mesdhetare kodrinore me nënzonat e saj përfshijnë si territor vargmalet e Matit, luginëne Vjosës dhe bregdetin Jon. Temperaturat më të ulëta vërtiten nga -70C deri -90C; ajo mesatarelëviz nga 110C –  150C dhe sasia e reshjeve vjetore shkon nga 1100 – 2700 ml shi në vit.

    3. Zona mesdhetare paramalore përfshin pjesën e Valbonës, vargmalet përreth lumitShkumbin, ato të Krujës dhe të Dajtit, Çermenikës, Korçës, Kolonjës. Temperaturat minimalevjetore shkojnë nga -100C deri -120C, temperatura mesatare vjetore shkon nga 90C –  110C dheshuma e reshjeve vjetore shkon nga 600 – 1000 ml shi në vit.

    4. Zona mesdhetare malore shtrihet 1000 m mbi nivelin e detit dhe fillon nga alpet e Valbonësdhe përfundon në vargmalet e Vjosës. Temperatura minimale vjetore shkon nga -100C deri-150C, por ka dhe raste që shkon -200C deri -270C. Temperatura mesatare vjetore varion nga80C –  180C dhe sasia e reshjeve vjetore shkon nga 1300 – 2500 ml shi në vit.

    yetje dhe detyra

     

    1.  Ç’kuptoni me termin zonë e kultivimit të një bime?2.  Cilët janë faktorët që përcaktojnë zonën e kultivimit?3.   Nga se kushtëzohet bujqësia e një vendi?4.   Në sa zona klimatike ndahet brezi subtropikal perëndimor?5.  A bën pjesë në klimën mesdhetare atlantike rripi bregdetar i Shqipërisë Jugperëndimore?

    Po pjesa tjetër e territorit çfarë klime ka?6.   Në sa zona klimatike ndahet vendi ynë?7.  Mbi ç’bazë është bërë kjo ndarje dhe kush e ka bërë?8.  Përshkruani veçoritë klimatike të çdo zone, por në veçanti të zonës dhe nënzonës së

    vendbanimit tuaj.

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    20/171

     

    bjektiv t

     

       Njohja e faktorëve kufizues.  Përcaktimi i dëmeve që i shkaktojnë ato.   Njohja e shpërndarjes jo të rregullt të reshjeve.

     

    Përcaktimi i mënyrave të eliminimit të shpërndarjes së çrregullt të reshjeve.

     

     Njohja e ndikimit negativ të Ph-së të tokës dhe masat për eliminimin e tij.

    Po t’i hedhim një vështrim klimës së vendit tonë, shikojmë se elementi i ndriçimit diellorvjetor është i mjaftueshëm pothuajse për shumicën e bimëve që mbillen te ne. Në disa raste tëtemperaturës minimale dhe maksimale, duke mos arritur pragun kritik, nuk pengojnë ciklin

     biologjik të zhvillimit të bimës, si pasojë vegjetacioni dhe pjekja e tyre mbaron para ngricave.Por ka raste, dhe ne duhet ta pranojmë se klima e Shqipërisë ka edhe çrregullime dhemangësitë e veta, ku në një mënyrë apo në një tjetër bëhet pengesë për rritjen dhe zhvilliminnormal të bimës.

    Siç u pa edhe në veçoritë klimatike të katër zonave dhe të 13 nënzonave të tyre, vendi ynë kanjë rënie të çrregullt të reshjeve dhe nuk ka një baraspeshë të rënies së tyre në katër stinët evitit. Konkretisht, te ne 80% e reshjeve bien në periudhën tetor  –   prill (ku lind nevoja përkullim) dhe 20% për periudhën prill  –   tetor (ku lind nevoja për ujitje). Dihet që kulturat që

    mbillen në pranverë (të vonat) kërkesën për ujë e kanë në periudhën prill –  shtator, prandaj, kurmungojnë reshjet dhe kur nuk sigurohet burim ujor tjetër, prodhimi i tyre vihet në pikëpyetje.

     Ndryshe qëndron puna me vreshtat, ullishtat dhe pemët frutore, të cilat kanë një sistem rrënjortë zhvilluar thellë në tokë. Ato janë në gjendje të shfrytëzojnë ujërat nëntokësorë, qëdepozitohen gjatë dimrit dhe ndodhen në shtresat e thella të tokës.

    Për të eliminuar këtë faktor kufizues, pra këtë çrregullim të rënies së reshjeve, me synim që të plotësohen nevojat për ujë të bimëve, si: misri, pambuku, panxhari i sheqerit, perimet etj., nemarrim masa për të grumbulluar dhe siguruar sasi uji për ujitje, duke ndërtuar puse, rezervuarë,diga, gropa ujëmbledhëse etj. Nga ana tjetër, për të shmangur gërryerjet dhe përmbytjet gjatëdimrit ku bien shumë reshje, ne vëmë në gatishmëri rrjetin e kanaleve kulluese për çdo parcelëdhe bllok parcelash në fushë.

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    21/171

     

    Duke iu referuar zonave klimatike të vendit tonë, shohim se kemi një luhatje të temperaturave simaksimale, ashtu dhe minimale nga njëra zonë në tjetrën. Kjo ka ndikuar ndjeshëm nëshpërndarjen e bimëve në vendin tonë, P.sh., në ato zona ku temperatura është e ulët kultivohen ato

     bimë që i rezistojnë këtyre temperaturave, ndërsa bimët e tjera si, p.sh., ulliri nuk kultivohen.

     Në përgjithësi bimët pranverore zhvillohen brenda një cikli ose periudhe 6 – 9 muaj në zonatfushore dhe 3 – 6 muaj në zonat malore. Duke pasur parasysh efektin negativ e frenues oseshkatërrues të temperaturave ekstreme të ulëta ose të larta, atëherë njeriu mundohet t’ishmangë ato në disa mënyra.

     –  Mënyra më kryesore është kultivimi në zonat me temperatura të ulëta dhe gjatë periudhës sëdimrit i specieve të qëndrueshme nga të ftohtit (gruri).

     –  Mënyrë tjetër është ndërtimi i mjediseve të mbrojtura, siç janë serat tunelet etj. Këto mjedisemundësojnë kultivimin e bimëve më pak të qëndrueshme ndaj temperaturave në zona apo stinëku kultivimi i tyre nuk do të ishte i mundur (Holandë, Angli, Gjermani, Shqipëri etj.).

     –  Mënyrë tjetër është mbjellja e bimëve pranverore me rreshta të gjerë, duke mbuluar tokën me plastmasë, për të rritur temperaturën e saj. Kohët e fundit janë krijuar dhe prodhuar e kultivarme pjekje të hershme (grurë), që e mbyllin shpejt ciklin e zhvillimit të tyre, duke eliminuarndikimin negativ të temperaturave shumë të larta e të shoqëruara me thatësirë.

    Ka raste që edhe Ph-ja bëhet frenues ose pengues për rritjen dhe zhvillimin normal të një bime,sepse jo të gjitha bimët duan një Ph të njëjtë. Për të parandaluar efektet negative të Ph-së dhe përt’u siguruar bimëve Ph-në e dëshirueshme, duhet të bëjmë analizën e tokës, për të përcaktuar nëseajo ka Ph acid, bazik ose neutral, Ph-në negative të një tokë (kur është acide) me anë tëgëlqerëzimit dhe kur është bazike me anë të gipsimit. Këto dy procese ndikojnë në përmirësimin e

     pH-së të tokës duke i siguruar bimëve një Ph në tokë 6.8 – 7.2, që është dhe Ph më optimal për to.Reaksionin e ulët në tokë e durojnë më mirë bimë si lupini, thekra apo patatja, ndërsa në toka me

     pH të lartë mund të mbillen bimë si jonxha apo panxhari i sheqerit që durojnë pH deri 7.5.

    yetje 

    1.  Cilët janë faktorët kufizues të bimëve?2.  Si janë të shpërndara reshjet në vendin tonë?3.  Si eliminohen lagështira e tepërt dhe thatësira e gjatë?4.  Cilat janë burimet e sigurimit për bimët pranverore?5.  Si eliminohet efekti negativ i temperaturave të larta dhe i temperaturave të ulëta?6.  Si rregullohet Ph-ja në tokë, që bimët të mos dëmtohen?

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    22/171

     

    bjektiv t

     

      Përcaktimi i termit ekosistem dhe elementet përbërëse të tij.

     

    Shpjegimi dhe dallimi i botës biologjike bimore dhe shtazore.

     

     Njohja se ç’është biotopi dhe biosfera.  Kuptimi i dallimit midis prodhuesit dhe konsumatorit.

    Kur udhëtojmë me aeroplan ose ndodhemi në një mal të lartë, mund të dallojmë përreth: njëliqen, një lumë, një pyll, një fshat, një kullotë, një arë të mbjellë etj. Këto njësi kanëkarakteristika konkrete dhe kur i vrojtojmë, vërejmë se midis tyre ka ngjashmëri dhediferencime. Kur vërejmë nga afër liqenin, pyllin ose një sipërfaqe të kultivuar, bindemi se nëto ka lloje të ndryshme bimësh dhe kafshësh.

     Në liqen gjenden mjaft bimë hidrofile (ujëdashëse), peshq, bretkosa etj. Në pyll ka shumë lloje bimësh dhe kafshësh. Në arën e mbjellë përveç bimës së kultivuar ka barëra të ndryshme,dëmtues, krimba, shpend etj. Bimët konsiderohen si gjallesa vetushqyese (autotrofe), kursekafshët janë gjallesa jetëushqyese (heterotrofe), sepse çlirojnë energji duke ngrënë gjallesa

    vetushqyese ose gjallesa të tjera jetëushqyese.Tërësia e bimëve pavarësisht se në ç’njësi bëjnë pjesë (liqen, pyll, arë), përbëjnë botën bimore,kurse tërësia e kafshëve, përbëjnë botën shtazore. Bota bimore dhe shtazore së bashku përbëjnë

     botën biologjike. Mjedisi klimatik dhe tokësor, ku jeton kjo botë biologjike quhet biotop. Bota biologjike së bashku me biotopin përbëjnë një tërësi të vetme, që quhet ekosistem. 

    Përkufizimi i ekosistemit është i thjeshtë, por në realitet përbërja e tij është mjaft komplekse.Bota bimore e ekosistemit përbëhet nga gjallesa vetushqyese të cilat kanë aftësi të përvetësojnëenergjinë diellore nëpërmjet procesit të fotosintezës dhe të prodhojnë lëndë organike. Prandajgjallesat vetushqyese quhen prodhuese .

    Bota shtazore, që përbëhet nga gjallesa jetëushqyese, konsumojnë lëndë organike të prodhuaranga gjallesat vetushqyese (prodhuesit) dhe e kthejnë atë përsëri në lëndë organike. Prandajgjallesat jetëushqyese quhen konsumatore.  

    Konsumatorët ndahen në:

    a)  mikrokonsumatorë (saprofit) dhe ushqen me lëndë organike të vdekura duke eshpërbërë atë;

     b)  makrokunsumatorë (biofag –  fitofag) ose mishngrënës –  barngrënës etj.

    Si shembull ekosistemi do të përshkruajmë tërësinë e një liqeni, i cili përbëhet nga këto njësi bazë:

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    23/171

     Lëndë abiotike: janë lidhjet me bazë organike dhe inorganike, siç është uji, dyoksidi i karbonit,oksigjeni, kalciumi, azoti, kripërat e fosforit apo përbërjet organike, si proteina, sheqerna etj.,që janë të tretura në ujë.

    Figura 1.3. Ekosistemi 

    Ato mund të jenë dy tipash:   bimë me rrënjë ose bimë barishtore e drunore dhe bimë të vogla, të cilat ndodhen deri

    në atë thellësi të ujit ku arrin të depërtoje drita;

     

    algat.

    Peshqit, krimbat dhe kafshë të tjera që ushqehen me bimë të gjalla ose mbeturinat e tyre quhenmakrokonsumatorë parësorë  (të rendit të parë).

     Makrokonsumatorë dytësorë  (të rendit të dytë) janë dëmtues të ndryshëm dhe lloje peshqish qëushqehen me makrokonsumatorë parësorë ose dytësorë, gjallesat saprofitet  –   bakteret dhemyshqet, që ndodhen në gjithë liqenin. Shumica nga gjallesat pëlqejnë kafshë pa jetë. Disa prejtyre mund të jenë patogjene dhe të zhvillohen në gjallesa të gjalla, duke u shkaktuar atyresëmundje të ndryshme. Biotopi përcakton strukturën dhe veprimtarinë e botës biologjikenëpërmjet lagështirës së elementeve ushqyese dhe temperaturës. Edhe vetë bota bimore ndikonmbi biotopin, duke ndryshuar mikroklimën ose elementet e tjera të tij, duke bërë një afrim në

     prodhim si të ekosistemit bujqësor, ashtu dhe të atij natyror.

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    24/171

     

    yetje dhe detyra 

    1.  Ku dallojnë gjallesat jetëushqyese nga vetushqyeset?2.  Çfarë të përbashkëtash dhe të veçantash ka në liqen, në pyll dhe në një arë me të mbjella?3.  Çfarë kuptoni me botë bimore dhe shtazore?4.  Çfarë e përbën botën biologjike? Po biotopin?5.  Çfarë quhet ekosistem?6.  Ç’quajmë prodhues? Po konsumator?

    7. 

    Sa lloje konsumatorësh kemi?8.  Vështroni nga afër një arë të mbjellë dhe përshkruani në fletoren tuaj njësitë përbërëse të

    këtij ekosistemi.

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    25/171

     

    bjektiv t

     

     

    Përcaktimi i tri kategoritë bimore sipas dobisë së njeriut.   Njohja se çfarë studion sistematika.

     

    Dallimi i llojit nga gjinia, familja etj.

     

    Dallimi i bimëve njëthelbore nga ato dythelbore.

    Të gjithat llojet e bimëve që ekzistojnë në tokë përbëjnë botën bimore. Bimët dallohenndërmjet tyre nga madhësia, ndërtimi, pamja dhe mënyra e riprodhimit. Ka bimë si bakteret, që

     janë njëqelizore, te cilat dallohen vetëm me mikroskop. Ka bimë të tjera (lloje pemësh nëKaliforni) që arrijnë 120 m lartësi dhe 7 m diametër. Por në botë hasim edhe lloje bimore sikërpudha e alga, që nuk kanë as kërcell, as gjethe, as lule dhe as fare.

    Duke i parë në aspektin e dobisë që i sjellin njeriut, bimët bujqësore ndahen në tre kategorikryesore:

       Bimë të dëmshme  –   Këto bimë quhen të dëmshme, sepse shkaktojnë sëmundje në bimë dhe kafshë dhe kërkojnë shpenzime për t’i luftuar ato. Të tilla janë edhe barërate këqija, që rriten midis bimëve të kultivuara dhe ulin prodhimin e tyre.

       Bimë ndërmjetëse  –  Nuk kanë atë rëndësi që kanë bimët e dy kategorive të tjera. Këtufuten bimët që nuk përbëjnë interes ekonomik në kultivimin e tyre dhe ato qëndihmojnë në një farë mënyre në gjenezën e tokës.

       Bimë të dobishme për njeriun  –  Janë të tilla ato bimë që i kultivon vetë njeriu për t’uushqyer, për t’i përdorur si lëndë të parë për industrinë ose si u shqim për blegtorinë(mishi, qumështi, vezët, leshi, gruri, misri etj.).

    Sistematika merret me studimin e bimësisë që ka ekzistuar në epoka të ndryshme gjeologjike

    dhe të asaj të sotme. Detyrë themelore e saj është të zbulojë dhe të pasqyrojë lidhjetfilogjenetike të grupeve të ndryshme bimore nga format më të thjeshta deri tek ato më tëndërlikuarat. Detyrë tjetër e sistematikës është të lehtësojë njohjen dhe studimin e bimëve ngaana e shfrytëzimit të tyre praktiko  –  ekonomik, me të cilat njerëzit janë marrë që në lashtësidhe që nga lashtësia e deri më sot. Deri në ditët e sotme janë studiuar dhe përshkruar rrethgjysmë milioni bimë (nga bakteret e deri te bimët e larta me lule). Njohja dhe studimi i bimëve

     para së gjithash nënkupton emërtimin e tyre, prandaj botanistët e vjetër deri në shekullin XVIIIi emërtonin bimët me fraza latine. Ishte K. LINEU, i cili propozoi (në vitin 1853) një emërtimqë u quajt binomial -ku çdo lloj ka dy emra- nga të cilët i pari i përket gjinisë, kurse i dytillojit. P.sh., duhani u emërtua  Nicotiana tabacum, gruri i fortë u emërtua Triticum durum etj.Ky propozim i LINEUT jo vetëm që u pranua nga shumica e botanistëve, por sot ai është

     përsosur nga disa ligje të vendosura në kongrese ndërkombëtare të botanikës.

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    26/171

     Emërtimi i bimëve është ndërkombëtar dhe shprehet në një gjuhë ndërkombëtare që ështëlatinishtja. Duke përgjithësuar zbatimin e emërtimit dyemëror, themi se të gjithë individët që kanënjë varg karakteristikash të ngjashme, grupohen në një lloj të vetëm. P.sh., të gjithë individët e

     bimës së patates grupohen në llojin SOLANUM TUBEROSUM. Mirëpo ky lloj është shumë ingjashëm me llojet të tjera, si me domaten, patëllxhanin etj., pra të tilla lloje të ngjashme, që kanëmarrëdhënie të ngushta fisnore dhe prejardhje të njëjtë, grupohen në një gjini, që quhet Solanum.Duke marrë parasysh ndërtimin e lules, të frytit dhe të organeve të tjera, gjinia Solanum  lidhetngushtë me gjini të tjera me karakteristika të ngjashme, p.sh., me gjininë  Kapsikum  (speci),

     Nikotjana (duhani) etj. Të gjitha këto gjini grupohen së bashku në një njësi më të madhe, që quhetfamilje; në rastin tonë konkret kemi të bëjmë me familjen Solanaceae.

    Emrat e familjeve formohen nga emri i një gjinie përfaqësuese, duke i shtuar prapashtesën - aceae .Familja Solanaceae, nga ana fisnore, lidhet me disa familje të tjera që grupohen në një njësi më tëlartë, të quajtur rend ; në rastin tonë rendi Solanales. Emrat e rendeve formohen nga emri i një

    gjinie karakteristike, me prapashtesën – 

     ales. Tipari themelor i të gjitha bimëve të rendit Solanales është prania në embrionin e farës së tyre idythelboreve, tipar që zotërohet dhe nga shumë rende të tjera. Pra, të gjitha rendet me tiparin e

     përbashkët “dythelbore” grupohen në një njësi edhe më të lartë, të quajtur klasë ; në rastin tonëklasë Dicotyledonae.

    Duke marrë parasysh numrin e thelboreve në embrion, dallojmë dy grupe bimore: ato me dythelpinj, si dhe ato me një thelb  (njëthelbore); p.sh. tërshëra, elbi, misri, orizi etj., të cilatgrupohen në një njësi edhe më të lartë, të quajtur tip ; në rastin tonë tipi Angyiospermae (bimëme farë të veshur). Mbi këto kritere mbështet klasifikimi i të gjitha bimëve ekzistuese dhe iatyre fosile. Të gjitha sa thamë mund të paraqiten në këtë mënyrë skematike:

    TipiKlasa

    RendiFamilja

    GjiniaLloji (specia) 

    KultivariIndividi 

    yetje dhe detyra

     

    1.  Si ndahen bimët sipas dobisë së njeriut?2.  Çfarë studion sistematika?3.  Cilat janë detyrat e sistematikës?4.  Si i emërtoi K. LINEU bimët?5.  A japin familje gjinitë e përafërta? Jepni shembuj.6.  Radhitni njësitë nga klasa deri te lloji dhe e kundërta.7.  Ç’quajmë lloj?

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    27/171

     

    bjektiv t

     

      Dallimi i kriptogameve nga fanerogamet.

      Përcaktimi i katër grupeve kryesore të bimëve.

      Përshkrimi i bimëve farëveshura dhe farëzhveshura.

      Dallimi i njëthelboreve nga dythelboret. 

    Ashtu siç u theksua më lart, botanistët kanë dalluar dy grupe kryesore bimësh:

      Kriptogamet ose bimët pa lule, ku bëjnë pjesë algat, kërpudhat, myshqet dhe fierët.

      Fanerogamet ose bimët me lule dhe me farë, ku bëjnë pjesë shumica e bimëve bujqësore të kultivuara.

    Më vonë bimët u ndanë në katër grupe kryesore:

    1. Talofitet ku përfshihen bakteret, algat, kërpudhat dhe likenet. Algat nuk kanë as kërcell, asgjethe të vërteta, dhe nuk prodhojnë as lule dhe as farë, por përmbajnë klorofil dhe për rrjedhojë e

     prodhojnë vetë lëndën ushqimore. Kërpudhat, duke mos përmbajtur klorofil, e sigurojnë ushqiminnga bimët dhe kafshët. Kërpudhat janë të dobishme, por ka dhe lloje të dëmshme, të cilatshkaktojnë sëmundje te disa bimë bujqësore të kultivuara. Bakteret që rrojnë në rrënjët e

     bishtajoreve (jonxhë, tërfil) fiksojnë azotin e lirë të atmosferës dhe e shndërrojnë në lidhje të përvetësueshme për bimët. Kërpudhat në shumicën e rasteve përdoren për prodhimin e ushqimevedhe për përpunimin e produkteve bujqësore në rrugë industriale, por disa kërpudha, ashtu si dhe

     bakteret, janë të dëmshme dhe shkaktojnë sëmundje në kultura të ndryshme bujqësore.

    2. Briofitet (myshqet) nuk prodhojnë as lule, as fare dhe nuk kanë asnjë interes ekonomik për bujqit.

    3. Pteridofitet (fieret), këtu përfshihen likopodet, këputjet, fieret, të cilat nuk kanë interes dherëndësi ekonomike për bujqit.

    4. Spermafitet ose permatofitet, bimët që prodhojnë dhe lule, dhe farë. Ka dy nënndarje tëtyre:

     –   bimët me farë të zhveshur (Gjimniospermet ), –   bimët me farë të veshur ( Angiospermat ).

     Në Gjimniospermet  futen të gjitha bimët drunore, si: pisha, bredhi etj. Te ky grup përfshihenrreth 600 lloje. Angjiospermat ndahen në dy klasa:

    1. njëthelbore (njëkotiledonet),

    2. dythelbore (dykotiledonet).

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    28/171

     Këto dy klasa dallohen nga njëra – tjetra jo vetëm nga numri i thelpinjve, por edhe nga ndërtimii kërcellit, i gjetheve dhe i lules.

     Njëthelboret e kanë embrionin me një thelb, i cili zhvillohet nën tokë. Rrënja e parë(embrionale) ka zhvillim të pakët dhe pas saj zhvillohet rrënja e dytë, duke formuar një tufërrënjësh mishtake, por jo boshtore. Gjethet i kanë me nervatura paralele me formë gjatësoreose vezake, ku përfaqësuesit më kryesorë janë: gruri, elbi, tërshëra, misri, orizi etj.

    Dythelboret e kanë embrionin me dy thelpinj, të cilët zhvillohen mbi tokë; rrënja e parë është eqëndrueshme boshtore dhe shoqërohet me rrënjë të dyta të vogla. Janë bimë barishtore ose drunoreme gjethe pendore ose pëllëmbore me nervatura të rrjetëzuara. Në këtë klasë bëjnë pjesë: jonxha,tërfili, gjithë bishtajoret, pambuku, luledielli, domatja, speci, patëllxhani etj. Kur japin emrinshkencor (botanik) të një bimë, nuk është e nevojshme të përmendim të gjithë klasifikimin, porvetëm gjininë dhe llojin; p.sh., tërshëra -  Avena sativa, jonxha - Midicago sativa, elbi - Hordeum

     sativa, duhani - Nicotiana tabakum, domatja - Solanum lycopersicum etj.

    Shembull i klasifikimit botanik të bimëve 

    Sistematika

     Ndarja 

    Tërshëra

    Spermatohyta 

    Jonxha

    Spermatohyta  NënndarjaKlasa 

    Angjiosperma Njëthelbore 

    AngjiospermaDythelbore 

    FamiljaGjinia 

    GramoreAvena 

    BishtajoreMeticago 

    Lloji  Sativa  Sativa 

    yetje dhe detyra

     

    1.  Pse shërben klasifikimi botanik i bimëve?2.  Cilat janë nënndarjet kryesore të botës bimore?3.  Cilat janë katër grupet kryesore të bimëve?

    4. 

    Ku qëndron dallimi midis gjimnospermeve dhe angjospermeve?5.  Ku ndryshojnë njëthelborët nga dythelborët?6.  Jepni shembuj mbi klasifikimin botanik të patates dhe specit me të gjitha nënndarjet

     bimore.

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    29/171

     

    bjektiv t

     

      Përcaktimi i grupeve të bimëve bujqësore.  Përcaktimi i bimëve drunore dhe bimëve barishtore.  Dallimi i bimëve narkotike nga bimët foragjere.

     

    Dallimi i drithërave nga bimët industriale.

     

    Përcaktimi dhe dallimi i bimëve dyvjeçare nga bimët shumëvjeçare.

     Në bujqësi ka bimë që jetojnë shumë gjatë, por ka dhe bimë që jetojnë brenda një viti. Nëgrupin e bimëve që jetojnë shumë gjatë do të përmendim: hardhinë, ullirin, agrumet, pemëtfrutore dhe të gjitha bimët që mbillen në pyll dhe që i përkasin pylltarisë. Bimët e mësipërme

     jetojnë nga dhjetëra vjet deri në qindra vjet, si p.sh.: rrapi mund të jetojnë, deri në pesë shekujdhe ulliri akoma më shumë. Mirëpo në bujqësinë e përditshme, fermeri, për të plotësuarnevojat e tij, mbjell bimët barishtore, që, sipas qëllimit të përdorimit të prodhimit, ndahen nëdisa grupe:

       Drithërat. Në këtë grup futen gruri, elbi, tërshëra, misri, orizi, thekra, tepa etj. Frutat ekëtyre bimëve (kokrrat) përdoren për prodhimin e miellit, të amidonit dhe të shumënënprodukteve të tjera. Prodhimi i drithërave përdoret gjerësisht edhe si ushqim për

     blegtorinë në formë të përpunuar ose koncentrat i bluar.

       Bishtajoret për kokërr. Në këtë grup bëjnë pjesë fasulja, batha, bizelja, qiqra, frutat e tëcilave janë të pasura me proteina dhe me amidon, që përdoren gjerësisht edhe përushqimin e njerëzve.

       Bimët industriale. Ky grup ndahet në disa nëngrupe:

    a) 

    Bimë tekstile, si: pambuku, liri, kërpi. b)

     

    Bimë vajore, si: luledielli, susami, recini, kikiriku, farat e të cilëve përmbajnë sasi tëlartë vaji.

    c)  Bimë sheqerore, si: panxhari i sheqerit dhe kallami i sheqerit. Industria shfrytëzon ato pjesë të bimës që kanë përmbajtje të lartë sheqeri (tuberi dhe panxhari).

    d) 

    Bimët narkotike dhe aromatike, ku bëjnë pjesë duhani, hashashi, menta, borziloku,levanda etj.

    e) 

    Bimët foragjere, ku bëjnë pjesë jonxha, tërfili, misri foragjer, sorgumi, sudangrasiloljumi, perkoja, kolza, lakra foragjere, urofi, koçkulla e shumë graminore të tjera, që

     përdoren gjerësisht në gjendje të thatë, të njomë, të përpunuar ose të silazhuar, siushqim i përditshëm për kafshët (blegtorinë) e mbarështuara.

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    30/171

     

    Sipas ciklit të zhvillimit biologjik (mbirje, korrje ose vjelje), bimët bujqësore i klasifikojmë në:

      Bimë njëvjeçare, që plotësojnë ciklin biologjik brenda një viti, p.sh., drithërat (misër,grurë, tërshërë), disa bimë bishtajore (bathë, bizele, soj, qiqër) dhe disa bimëindustriale (pambuku etj.)

      Bimë dyvjeçare, që e mbyllin ciklin biologjik në vitin e dytë. Në vitin e parë rritendhe zhvillohen nga ana vegjetative, kurse vitin e dytë nxjerrin kërcej lule, frutën dhefarën. Këtu bëjnë pjesë qepa, panxhari, disa lloje tërfilesh, preshi.

      Bimë shumëvjeçare, që rrojnë shumë vjet dhe frutifikojnë çdo vit. Në këtë grup bëjnë pjesë jonxha, disa llojesh tërfilesh dhe shumë lloje graminore shumëvjeçare.

    yetje dhe detyra

     

    1.  Çfarë bën pjesë te bimët drunore shumëvjeçare?2.  Jepni shembuj të drunorëve shumëvjeçarë që keni në fermën tuaj?3.  Cilat bimë futen te drithërat?4.  Përcaktoni bimët industriale vajore, tekstile, sheqerore, narkotike dhe aromatike.

    5. 

    Cilat bimë futen në kulturat foragjere?6.  Përcaktoni kulturat njëvjeçare, dyvjeçare dhe shumëvjeçare që mbillen në zonën tuaj dhe

    në fermën tuaj.

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    31/171

     

    bjektiv t

     

      Përshkrimi se ç’është qeliza bimore.  Përcaktimi i formave që kanë qelizat bimore.  Përcaktimi i pjesëve të qelizës bimore.

     

    Përcaktimi i rolit të çdo pjese të qelizës bimore, në veçanti të kromozomeve.

    Qeliza është njësia më e vogël e jetës. Diametri i qelizës bimore shkon zakonisht nga 1/100deri 2/10 e milimetrit. Forma e qelizave gjithashtu ndryshon, nga e rrumbullakët deri nëdrejtkëndëshe. Shumë qeliza së bashku mund të formojnë një njësi të pavarur, e cila kryen njëfunksion të caktuar të domosdoshëm për jetën e bimës. Një njësi e tillë quhet ind. Qelizat e njëindi nuk është e thënë të kenë të njëjtën formë dhe madhësi.

    Po të shohim një qelizë bimore në mikroskop, në të dallojmë pjesë të ndryshme. Ajo kandërtim shumë të ndërlikuar. Të gjitha pjesët e saj karakterizohen nga një specializimmorfologjik dhe funksional mjaft i lartë. Ndërtimi qelizor krijon mundësi të mëdha për

     përshtatje, në rastet kur bima përballet me kushte jo të favorshme të mjedisit. Specializimifunksional dhe ndryshimi morfologjik i qelizave qëndron në bazën e proceseve të zhvillimit tëgjallesave dhe të evolucionit të botës organike. Qeliza ka murin qelizor, i cili i jep asaj formën.Pjesa e brendshme e qelizës, në pjesën më të madhe, përbëhet nga protoplazma ose citoplazma,e cila është rregullatore për veprimtaritë e ndryshme të saj dhe përmban 85 – 90% ujë, kurse

     pjesa tjetër nga lëndë organike dhe inorganike. Nga lëndët organike të protoplazmës mëkryesoret janë: proteinat, lyrat dhe sheqernat. Lëndët inorganike  përbëhen  nga elementet endryshme që merr bima nga toka nëpërmjet rrënjëve.

    Protoplazma mbështillet nga membrana qelizore, e cila ndodhet në pjesën e brendshme të muritqelizor. Nëpërmjet saj, lëndët ushqyese futen në protoplazmë ose dalin që andej. Brenda në

     protoplazmë ndodhet bërthama, një trup i dendur dhe pothuajse me formë të rrumbullakët.Bërthama përmban kromozomet në të cila ndodhet ADN-ja (acidi dezoksiribonukleik), që është

     përgjegjës për trashëgiminë e tipareve gjatë ndarjes së qelizave dhe nga prindërit te pasardhësit.

    Qeliza përmban edhe disa trupëza të veçantë, siç janë plastet, që ndahen në dy lloje: leukoplastetdhe kromoplastet.

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    32/171

     Leukoplastet janë pa ngjyrë dhe shërbejnë për grumbullimin e lëndëve ushqimore në formën eamidonit. Nga kromoplastet më kryesoret janë: kloroplastet, të cilat përmbajnë klorofilin, qëshërben për kapjen e rrezeve të diellit në procesin e fotosintezës. Përbërës të tjerë tërëndësishëm të qelizës janë: ribozomet, mitokondritë dhe vakuolat. Ribozomet, qofshin të liraapo të rrjetit endoplazmatik, kanë funksion sintezën e aminoacideve, ndërsa mitokondritëmund të quhen fabrikat e prodhimit të energjisë, pasi sintetizojnë molekulat e ATP-së.

    Gjatë rritjes dhe zhvillimit të qelizave në masën e citoplazmës formohen zgavra pak a shumë tëmëdha, me forca të parregullta, që quhen vakuola. Tërësia e vakuolave të një qelize përbën atë qëquhet sistem vakuolar . Vakuolat janë rezerva e ujit të qelizës dhe qendra të dukurive osmotike.

    Figura 1.4. Ndërtimi i qelizës 

    Qelizat nuk janë plotësisht të pavarura nga njëra – tjetra. Zakonisht ato lidhen me lidhje protoplazmatike, që njihen me emrin rrj eti endoplazmatik (REP).

    Rëndësia funksionale e rrjetit endoplazmatik është e shumanshme. Kanalet e tij, nga njëra anë,lidhin citoplazmën e qelizës me bërthamën dhe, nga ana tjetër, lidhin në një të tërë citoplazmëne qelizave fqinje. Ky nuk është vetëm një sistem transporti, por edhe sinteze.

    Rrjeti endoplazmatik është karakteristik për citoplazmën e qelizave bimore e shtazore.

    yetje

     

    1.  Ç’është qeliza bimore?2.  Cili është qëllimi i qelizës bimore?3.  Cilat janë format e qelizës bimore?4.  Cilat janë pjesët e qelizës bimore?5.  Pse shërbejnë kromozomet?6.  Çfarë përmbajnë leukoplastet dhe kloroplastet?7.   Nga se janë formuar kromozomet?

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    33/171

     

    bjektiv t

     

       Njohja e qëllimit pse shërben rrënja.

     

    Përcaktimi i rrënjëve të bimëve të ndryshme.  Përcaktimi i thellësisë së shtrirjes të sistemit rrënjor në thellësi të tokës.  Përshkrimi i rrënjëve xhufkore dhe bishtajore.

    Bima është një organizëm i gjallë, i organizuar dhe i kompletuar dhe që funksionon si njëunitet i vetëm. Ajo përbëhet nga disa organe, ku më kryesoret janë: rrënja, kërcelli, gjethja,lulja, fryti dhe fara. Secili nga këto organe do të trajtohet në temat e mëposhtme veç e veç, përefekt mësimor, kurse nga ana biologjike ato nuk mund të ndahen për asnjë çast, përndryshenuk do të kishte vazhdimësi të rritjes, zhvillimit dhe frutifikimit të bimës. Secili prej organevetë mësipërme luan një rol dhe ka një funksion jetik gjatë zhvillimit të bimës.

    Rrënjët shërbejnë për fiksimin e bimës në tokë dhe për thithjen nga toka të ujit dhe kripëraveminerale. Për disa bimë shumëvjeçare, pjesa mbitokësore e të cilave thahet në dimër, rrënjët

     përbëjnë organin dimërues që, në pranverë, rigjenerohet, duke dhënë bimë të reja. Rrënjët mëtë vjetra të bimëve shumëvjeçare shërbejnë edhe si organe të grumbullimit të lëndëveushqyese; p.sh. te jonxha, te tërfili 30 – 40% e peshës së tyre janë lëndë ushqyese të depozituara. Tekarota, panxhari, patatja, në frytin rrënjor depozitohen sasi të mëdha amidoni dhe sheqernash.

    Ka raste që në bimë të rritura në fazën e pjekjes, sistemi rrënjor brenda në tokë mund të zërënjë vëllim të tillë sa edhe pjesa mbitokësore. P.sh., kurora mbitokësore e ullirit është e

     barabartë me një kurorë nëntokësore të sistemit rrënjor të tij; te misri, sistemi rrënjor mund tëarrijë thellësinë 2 m dhe gjerësinë 1.2 m –  2 m.

    Pesha e sistemit rrënjor përbën zakonisht një të tretën e peshës së përgjithshme të bimës. Nganjë studim i bërë në laborator ka dalë se duke mbjellë një bimë thekre në një enë me përmasa30x30x55 cm, e cila pas katër muajsh arriti lartësinë 50 cm dhe, kur u matën rrënjët u pa se atokishin arritur një gjatësi 625 km dhe së bashku me qimet thithëse kishin arritur një gjatësi10 500 km dhe një sipërfaqe të përgjithshme 480 m2. 

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    34/171

     Dendësia, thellësia dhe gjerësia e shtrirjes së sistemit rrënjor varet nga këta faktorë:

    1. dendësia e bimëve,2. temperatura,3. lagështia,4. ajrimi i tokës,5. përbërja minerale dhe kimike e tokës,6. stadi i zhvillimit të bimës,7. gjendja shëndetësore e saj.

     Nga pikëpamja bujqësore, interes ka ajo shtresë e tokës në të cilën shtrihet vëllimi më i madh irrënjëve të çdo bime. Për grurin, vëllimi më i madh i rrënjëve gjendet në thellësi 20 – 30 cm të tokës,

     jonxha 50 – 60 cm. Kjo mbahet parasysh në përgatitjen e shtratit të mbjelljes për çdo bimë.

    Dallojmë kryesisht dy tipa të sistemit rrënjor:1. Sistem rrënjor xhufkor (p.sh. graminoret);2. Sistem rrënjor boshtor (p.sh. bishtajoret).

    Figura 1.5. Sistemi rrënjor

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    35/171

     Rrënjët e tipit xhufkor janë të holla dhe me mjaft degëzime, karakteristikë për bimët e familjesgraminore. Thellësia e tyre shkon nga disa centimetra deri në 1,5 m, sipas llojit dhe kushteve tëtokës. Te rrënjët e tipit boshtor, rrënja kryesore është e ndërtuar vertikalisht poshtë, prej sëcilës dalin rrënjë të tjera më të holla, më të vogla, si p.sh.: jonxha, karota dhe bishtajoret përkokërr. Thellësia e rrënjëve të tipit boshtor në toka të mira shkon deri në 10 – 16 m thellë(jonxha). Ana pozitive e këtyre rrënjëve është se në kohë thatësire të gjatë ato thithin ujë ngashtresa të thella të tokës. Në mënyrë të detajuar, ndërtimi i rrënjës paraqitet në figurën emëposhtme, ku pjesët më kryesore janë: epiderma, qimet thithëse etj.

    yetje dhe detyra

     

    1.  Cilat janë funksionet kryesore të rrënjëve?2.  Pse shërbejnë rrënjët?3.   Në ç’thellësi dhe në ç’gjerësi shtrihen rrënjët e bimëve të ndryshme?4.  Cilët janë dy tipat bazë të sistemit rrënjor?5.  Jepni shembuj për dy tipa të sistemit rrënjor.6.  Cilat janë pjesët kryesore të rrënjës?

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    36/171

     

    bjektiv t

     

      Përcaktimi përse shërben kërcelli dhe gjethet.  Përshkrimi i rolit që luan kërcelli dhe gjethja.

     

    Përcaktimi i pjesëve kryesore të kërcellit dhe të gjethes.   Njohja e ndërtimit të sistemit përçues.

    Kërcelli është pjesa mbitokësore e bimës, i cili përcakton lartësinë e saj dhe mban degët,gjethet, lulet dhe frutat. Kërcelli është aksi kryesor i bimës dhe vazhduesi i rrënjës. Kërcelli në

     bimë barishtore është i gjelbër, sepse përmban klorofil dhe kryen procesin e fotosintezës. Meanë të kërcellit bëhet transportimi i ujit dhe i kripërave minerale, të thithura nga rrënjët për nëgjethe. Njëkohësisht kërcelli bën kalimin e lëndëve ushqyese të përpunuara në gjethe për në

     pjesë të tjera të bimës. Një rëndësi tjetër e kërcellit qëndron në atë se ai, në disa bimë, shërbenedhe si shumëzues i tyre në rrugë vegjetative, pra joseksuale.

     Në një bimë drunore dallohen qartë këto pjesë kryesore:

      Trungu:  është pjesa më e trashë e kërcellit nga dalin degët.

      Degët:  janë trungje të dyta më të trasha e më të vjetra të kurorës.

      Degëzat:  quhen degë më të holla dhe të reja të kurorës.

      Nyjat:  përbëjnë pjesën më të trashur të kërcellit, ku vendosen gjethet dhe sythat.

      Ndërnyj at:  quhet pjesa që gjendet midis dy nyjave.

     Në majën e kërcellit gjendet zakonisht sythi i majës; ka gjithashtu edhe sytha sqetullorë dheanësorë, që vendosen në sqetullat e gjetheve. Kërcelli rritet në gjatësi, si rrjedhojë e rritjes sëmajës së tij nëpërmjet sythit të saj. Rritja e kërcellit vjen si rrjedhim i dy proceseve, që ndodhinnë indin meristematik të majës së kërcellit:

    1. nga formimi i qelizave të reja nëpërmjet ndarjes,

    2. nga rritja dhe zgjatja e qelizave të reja që u formuan.

    Indet më kryesore të kërcellit janë: indet e mbulimit (epidermës), indi parenkimatik dhe indet e përçimit. Në indet e përçimit bëjnë pjesë tufat e  floemës nga jashtë dhe tufat e ksilemës  nga

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    37/171

      brenda. Të dyja këto lloje tufash ndahen nga kambjumi, i cili prodhon floemën dhe ksilemëndytësore.

    Figura 1.6. Sistemi rrënjor  

    Kërcelli rrjedh nga rritja e filizit, që formohet nga mbirja e farës. Kërcelli mund të zhvillohetmonopodial (pa degëzime) ose simpodial (me degëzime), që dalin nga sqetullat e gjetheve dhei quajmë kërcel l anësor . Kur kërcelli zhvillohet i shtrirë mbi tokë quhet stolone (luleshtrydhe),

     por ai mund të jetë dhe në formën e rizomeve (grami). Kërcejtë mund të jenë edhe në formën ezhardhokut (patatja), edhe në formë bulbi (qepa); që të dy zhvillohen në tokë.

    Kërcelli mund të mbarojë me një syth vegjetativ ose me një syth frutor. Kur mbaron me njësyth vegjetativ (domatja) ai zgjatet gjatë gjithë jetës së bimës, duke nxjerrë sytha frutorë nëdegëzimet anësore. Në këtë rast bima quhet me zhvillim të pakufizuar. Kur kërcelli përfundonme një syth frutor, me formimin e lules (lulërisë) dhe frytit zgjatja e kërcellit përfundon. Nëkëtë rast bima quhet me zhvillim të kufizuar.

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    38/171

     

    Gjethet janë organe mjaft të rëndësishme të bimëve të larta. Ato kryejnë këto funksione: kapjene energjisë së rrezeve të diellit me anë të klorofilit dhe sintezën e lëndëve ushqyese të bimës,duke çliruar oksigjen (fotosinteza), shkëmbimin e gazrave me atmosferën (frymëmarrjen),çlirimin e avujve të ujit (transpirimin). Gjethet shërbejnë edhe si përçuese dhe përpunuese tëlëndëve ushqyese për gjithë bimën.

    Gjethja e një bimë përbëhet nga tri pjesë kryesore:

    1. 

    Fleta ose llapa:  është pjesa më e dukshme e gjethes, më e holla dhe më e rrafshëta, kukryhet fotosinteza;

    2.  Bishti:  lidh gjethen me kërcellin;

    3.  Nervaturat:  mund të jenë paralele ose të tërthorta.

    Figura 1.7. Forma të ndryshme gjethesh

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    39/171

      Në disa bimë gjethet mbështillen nga ndajgjethëzat, të cilat vendosen te vendi ku bashkohet bishti i gjethes me kërcellin ose me degët. Gjethet mund të jenë të thjeshta, kur në një bishtndodhet një gjethe e vetme, dhe të përbëra, kur në të njëjtin bisht janë të vendosura dy ose mëshumë gjethe të vogla (tërfili). Gjethet janë të pajisura me inde përçuese në formën enervaturave të degëzuara, që më qartë duken në pjesën e poshtme të gjethes (bimë dythelbore),dhe nervatura paralele sipër gjethes, për bimët njëthelbore.

    Çdo gjethe, në pjesën e poshtme të saj, është e pajisur me disa pore të vogla që quhen gojëza .Ato hapen në periudhë lagështie dhe mbyllen në periudhë thatësire, për të penguar largimin eujit nëpërmjet transpirimit. Veçori tjetër e gjethes është dhe shtresa dyllore, që vendosetzakonisht në pjesën e sipërme të saj dhe shërben për të penguar largimin e ujit, duke i bërë

     bimët më të qëndrueshme ndaj thatësirës, por te barnat e këqija ul efektin e herbicideve.

    Sistemi përçues i bimëve ka për qëllim të çojë ujë dhe lëndë organike nga rrënjët për në pjesëtë tjera të bimës, si dhe lëndët e përpunuara, dhe nga gjethet në drejtim të të gjitha pjesëve të

     bimës, duke përfshirë edhe rrënjët.

    Sistemi i përçimit (tufat përçuese) përbëhet nga dy tipa indesh:

    1. Ksilema: është indi kryesor, përçues i ujit, si te bimët barishtore, ashtu edhe te bimët e lartadrunore. Qelizat e ksilemës formojnë një sistem gypash përçues, që uji me kripërat minerale tëtretura në të t’i çojnë nga rrënjët deri në majat më të larta të pemëve.

    2. Floema: është një lloj indi, që përbëhet nga qeliza të gjalla, të cilat, duke u bashkuar në pjesëtskajore të tyre, formojnë tufa përçuese për lëndët ushqyese dhe lidhjet e tjera organike. Nëpërmjetfloemës qarkullojnë jo vetëm lëndët që përpunohen në bimë, por dhe lëndë të tjera që spërkatenmbi gjethe (përdorimi i herbicideve për të tharë barërat e këqija). Ksilema dhe floema ndodhen sinë rrënjë, ashtu dhe në kërcell te të gjithë llojet e bimëve. Ndërmjet floemës dhe ksilemës ndodhetkambiumi, që ka si funksion të prodhojë nga jashtë floemë të re dhe nga brenda ksilemë të re.

    Figura 1.8. Pamje e kërcellit 

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    40/171

     

    yetje dhe detyra

     

    1.  Ku qëndron rëndësia e kërcellit dhe e gjethes?2.  Si është i ndërtuar kërcelli dhe gjethja?3.  Cilat janë pjesët kryesore të kërcellit dhe gjethes?4.  Sa lloje kërcejsh dhe gjethesh kemi?5.   Nga se përbëhet sistemi përçues i bimës?6.  Cili është funksioni i sistemit të përçimit të bimës?

    7. 

    Ku vendoset kambiumi dhe çfarë detyre ka ai?8.  Grumbulloni dhe emërtoni kërcej dhe gjethe të ndryshme të bimëve një- dhe dythelbore,duke i tharë dhe ngjitur në fletore ose në fletë të veçanta.

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    41/171

     

    bjektiv t

     

      Përcaktimi i pjesëve kryesore të lules, frytit dhe farës.   Njohja e llojeve të ndryshme të luleve, frutave dhe farave.  Përshkrimi i procesit të pllenimit te lulja.  Klasifikimi i llojeve të frutave.

    Lulja është organi më i rëndësishëm i bimës, i cili siguron shtimin seksual të saj, duke pasuredhe qeliza mashkullore, edhe qeliza femërore, pra është organi riprodhues i bimës. Lulja

     përbëhet nga këto pjesë kryesore: nënpetlat, petlat, thekët dhe pistili. Nënpetlat kanë ngjyrë tëgjelbër, ngjajnë me gjethet, përbëjnë pjesën e jashtme të lules, mbrojnë pjesë të tjera të saj dhe

     përbëjnë kupën e lules. Numri i tyre është i njëjtë në individët të të njëjtit lloj ose të së njëjtësfamilje, p.sh. te farorët numri është pesë (mollë, dardhë) etj.

    Petlat kanë një ngjyrë tërheqëse për kandrat, me anë të cilit kryhet pjalmimi. Të gjitha petlat së

     bashku përbëjnë kurorën. Ngjyra, forma dhe përmasat e petlave ndryshojnë shumë në bimë tëndryshme.

    Thekët (organi mashkullor i lules ose  Androceu) janë të vendosura brenda unazës së petlave;çdo thekë ka fillin, pjalmoren dhe kokrrizat e pjalmit mbi pjalmoren.

    Pistili (organi femëror i lules ose Gjineceu) është i vendosur në qendrën e lules, zakonishtështë numër tek dhe në bazë të tij ka vezoren, shtyllëzën dhe në majë stigmën ose krezën e tij.

    Kur një lule i ka të katra pjesët që përmendëm më lart quhet lule e plotë (duhani, jonxha,fasulja, tërfili etj.). Kur lules i mungon një ose disa pjesë quhet lule jo e plotë (gramoret). Kurnjë lule ka edhe thekë, edhe pistilin quhet hermaphrodite ( Androceu, Gjineceu)  –  gruri. Kurnjë luleje i mungon ose pistili, ose thekët quhet decline, si: misri, pjepri, kërpi, luleshtrydhja.Lulet hermafrodite ndryshe quhen dyseksore dhe decline quhen njëseksore . Kur një bimë kavetëm lule njëgjinore quhet monoike dhe kur lulet mashkullore dhe femërore janë të vendosuranë bimë të ndryshme, ato quhen bimë dioike . P.sh., bimë monoike është misri, kurse bimëdioike është kërpi.

    Pllenim do të quajmë rënien e kokrrave të pjalmit në krezën e pistilit. Pllenimi ose pjalmimi mundtë bëhet brenda së njëjtës lule dhe ky quhet vetëpl lenim. si p.sh. te gruri, elbi, tërshëra, bizelja,duhani.

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    42/171

     Kur kokrrizat e pjalmit të një luleje kalojnë në krezën e pistilit të një luleje të një bime tjetër (tëtë njëjtit lloj) quhet pjalmim i kr yqëzuar , p.sh. jonxha. Pllenimi kryhet me mënyra tëndryshme, por më kryesoret janë; me anë të erës, me anë të kandrave dhe me anë të njeriut. Kyi fundit ndryshe quhet pllenim artifi cial .

    Figura 1.9. a) Lulja e një bime gramore; b) Pjalmimi dhe pllenimi i lules 

    Fryti është rrjedhojë e bashkimit të vezëve të pjekura të vezores dhe pjesëve të tjera të lules.Ka dhe raste kur vezorja shndërrohet në fryt pa pllenim, por, në këtë rast, në fryt nuk formohenfarat dhe quhet fryt partenokarpik, si te disa kultivarë portokallesh, mandarinash, rrushi etj.

    Pjesët kryesore të një fryti janë: perikarpi, që përbën murin e frytit, epikarpi, mezokarpi dheendokarpi, që është muri i brendshëm i tij, dhe në qendër fara.

    Frutat ndahen në dy grupe kryesore, duke marrë parasysh veçoritë e jashtme të tyre:

     

    Fruta të thjeshta,  Fruta të përbëra.

    Frutat e thjeshta e kanë prejardhjen nga një vezore e vetme dhe i ndajmë në dy nëngrupe:

    a) Fruta me tul (mishtore) ku përmendim fruta në formë rrushku (rrushi, domatja);

     b) Fruta bërthokna, fruta me bërthama (qershi, kumbulle) etj.

    Frutat e thata kanë një perikarp të drunjëzuar dhe që mund të hapen ose mund të mos hapen.Duke u bazuar në këtë veçori, këto fruta i ndajmë në dy nëngrupe:

    1. Fruta të thata që hapen (çahen): bishtajë, kapsollë.

    2. Fruta të thata që nuk hapen (nuk çahen): luledielli, kërpi, kulpra.

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    43/171

     Frutat e përbëra janë grupe frutash të bashkuara mbi një shtrat të përbashkët, por që rrjedhin ngavezore të veçanta të lules; p.sh. mani, manaferra etj., ndryshe këto fruta quhen fruta tërrema .

    Fara është rrjedhojë e shtimit seksual të bimës, pra e bashkimit të organit femëror dhemashkullor të lules. Farat janë të ndryshme në bimë të ndryshme. Ato ndahen në tre tipa:

      Tipi i farës së bishtajorëve, që kanë dy thelpinjtë, por nuk kanë endospermë.

      Tipi i farës së recinit, që ka dy thelpinjtë dhe endospermë.

      Tipi i farave të drithërave, që kanë një thelbi dhe endospermë.

     Ndryshe, farat me dy thelpinj quhen dythelbore ose dykotiledone (bishtajoret).

    Farat me një thelbi quhen njëthelbore ose njëkotiledone (drithërat). Farat e bimëve të ndryshmedallohen nga pamja e jashtme si nga: ngjyra, forma, madhësia, pushëzimi etj. Farat, në përgjithësi,

     janë të thata dhe të forta, dhe për t’u ruajtur sa më gjatë, ato nuk duhet të përmbajnë më shumë se13 – 14% lagështi.

    Sipas ndërtimit të brendshëm dallojmë katër grupe farash:

    1. fara me endospermë,

    2. fara pa endospermë,

    3. fara me perispermë,

    4. fara me endospermë dhe perispermë.

    Figura 1.10. a) Fara të bimëve dythelbore; b) Fara gruri (kariopsis) 

    Fara është elementi bazë i riprodhimit të bimës. Pasi kalon periudhën e qetësisë dhe kur ikrijohen kushte optimale lagështie, ajrimi, e temperature ajo ka aftësi të mbijë. Gjatë mbirjes sëfarës qelizat shtohen në numër e madhësi dhe japin bimëzën e re. Pra, farat dhe frutat, duke

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    44/171

     qenë qendra të grumbullimit të lëndëve ushqimore, kanë rëndësi bujqësore dhe ekonomike,duke përbërë kështu prodhimet kryesore për vjelje.

    yetje dhe detyra 

    1.  Cilat janë pjesët përbërëse të lules dhe ç’rol luajnë ato?2.  Cilat janë llojet kryesore të luleve?3.  Ç’është procesi i pllenimit të luleve, sa llojesh e kemi atë?4.  Si i klasifikojmë frutat?

    5. 

     Në sa nëngrupe ndahen frutat e thata?6.  Ku ndryshojnë frutat e thjeshta nga frutat e përbëra?7.  Sa tipa farash kemi?8.  Sa lloje farash kemi sipas ndërtimit të brendshëm të tyre?9.  Ku qëndron rëndësia e frutave dhe e farave dhe pse shërbejnë ato?10.  Grumbulloni fruta dhe fara të ndryshme, duke vizatuar në fletore fara njëkotiledone dhe

    dykotiledone, fruta të thjeshta dhe të përbëra.

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    45/171

     

    bjektiv t

     

     

    Shkrimi i reaksionit të fotosintezës dhe argumentimi i tij.  Përshkrimi i faktorëve që ndikojnë në procesin e fotosintezës.  Përcaktimi i rolit të hormoneve në jetën e bimëve.

     

     Njohja e fitohormoneve kryesore.  Përcaktimi i rolit të auksinës në jetën e bimës.

    Me termin fotosintezë kuptojmë shndërrimin e energjisë kinetike të rrezeve të diellit në energjikimike të përdorshme nga bimët. Gjatë këtij procesi ndodh sintetizimi i karbohidrateve nga

     bashkimi i dyoksidit të karbonit me ujin në prani të klorofilit. Reaksioni bazë i fotosintezësështë:

    CO 2 + H 2 O energji diell ore / klorofil  —  (CH 2 O)n + O 2  

    Karbohidratet që formohen nga fotosinteza, përbëjnë lëndën e parë për prodhimin e energjisë

    së drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga të gjithë gjallesat.

    Rëndësia vendimtare e fotosintezës, është vlerësuar sidomos pas kërkimeve shkencore të Van Helmontit , i cili tregoi se rritja e bimës nuk vjen vetëm si rrjedhim i ushqimit që vjen nga toka. Helmonti mbolli një filiz shelgu në një tokë dhe paraprakisht e peshoi. Pas përkujdesjeve përdisa vjet, filizi u bë bimë i madh, me masë disa kilogramë, kurse masa e dheut u zvogëluavetëm disa gram.

    Gjatë mesit të shekullit XVIII  Priestley provoi se një bimë dhe një kafshë mund të jetonin së bashku të mbyllura në një kambanë qelqi, kurse në kambana të vetme ato nuk jetonin dot.Bima merrte CO2 që çlironte kafsha, kurse kafsha thithte O2 që çlironte bima. Më vonë

     Ingenhour   tregoi se përfundimi i  Priestley bazohej në praninë e dritës dhe të indeve bimore.

    Kërkimet në shekullin XIX treguan se bimët thithin CO2 dhe ujë dhe prodhojnë O2 dhe lidhjeorganike, që u vërtetua se ishin karbohidrate. Kështu, që në fillim të shekullit XX, biologëtarritën të përcaktojnë tipin e përgjithshëm të fotosintezës.

    Figura 1.11. Eksperimenti i Priestlejt

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    46/171

     

    Figura 1.12. Procesi i fotosintezës 

    Vlen për t’u  theksuar se burimi i O2 për prodhimin e karbohidrateve gjatë fotosintezës nukështë oksigjeni i ujit, por ai i dyoksidit të karbonit. Nga faktorët që ndikojnë në fotosintezën,më kryesorët janë: CO2, uji dhe intensiteti i dritës, CO2, i atmosferës. Në lidhje me intensitetine dritës, sa herë që ai rritet, po aq shtohet dhe fotosinteza e përgjithshme e bimës. Drita mundtë jetë faktori kufizues në ditët me vranësira të dendura ose kur atmosfera është e ndotur.

    Bimët rriten dhe zhvillohen nga lëndët ushqyese, që sintetizohen nëpërmjet fotosintezës. Këtolëndë vendosen nga bimët kryesisht në pjesët që zhvillohen, siç janë: gjethet e reja, degëzat ereja, frutat e tjera.

    Vendosja e lëndëve ushqyese dhe rritja e bimëve kontrollohet nga disa rregullatorë, të cilët janëlëndë organike, që prodhohen në bimët me sasi të vogla, dhe emërtohen fitohormone (hormone

     bimore). Këto hormone rregullojnë: ndarjen e qelizave, diferencimin e tyre, formimin e organevedhe rritjen e tyre.

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    47/171

     Grupet kryesore të fitohormoneve janë:

     

    Auksinat janë komponentë që ndikojnë pozitivisht në rritjen e qelizave, formimin e sythavedhe zhvillimin e rrënjëve. Ato gjithashtu ndikojnë në prodhimin e hormoneve të tjera sicitokininat. Është vërtetuar se ndarja josimetrike e auksinës në kërcell ose në rrënjë shkaktonzgjatjen jo të barabartë të qelizave, jo në të dy krahët, dhe për pasojë përkuljen e tyre. Auksinat

     përdoren në praktikat bujqësore për nxitjen e veprimeve të ndryshme fiziologjike të bimës.

     

    Giberlinat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në mbirjen e farave, duke ndikuar në prodhimine enzimave që përçojnë ushqimet në qelizat e sapoformuara. Ato ndikojnë në rritjen endërnyjave të kërcellit, duke shkaktuar zgjatjen e bimës. Giberilinat nxisin gjithashtu edhelulëzimin e bimëve, si dhe daljen e bimëve apo farave nga gjendja e gjumit. Kur kërkohet tëzvogëlohet lartësia e bimëve (p.sh. për të penguar rritjen e tepruar të bimës së pambukut),

     përdoren antigiberlinat. Ky hormon, në kulturën e kastravecit, mund të shtojë numrin e lulevemashkullore, kurse te hardhia mund të krijojë rrush pa fara.

     

    Këto hormone nxitin ndarjen e qelizave të indeve bimore dhe formimin e filizave. Atoformohen në rrënjët e bimëve dhe transmetohen në pjesët mbitokësore të bimës, ku rregullojnëzhvillimin e organeve të ndryshme. Citokininat ndihmojnë gjithashtu në vonimin e plakjes sëindeve bimore. Citokinina e ndihmon krijimin e sythave anësorë, kurse auksina në krijimin edominancës skajore.

     

    Ky hormon prodhohet në indet e bimës dhe vepron në gjendje të gaztë. Ai ndikon në zvogëlimin eritmeve të rritjes së gjetheve dhe shpejton pjekjen e frutave dhe farave. Në praktikën bujqësore i

     jepet bimës gjatë periudhës së pjekjes së frutave për të shpejtuar pjekjen e tyre.

    yetje dhe detyra 

    1.  Pse kur janë bashkë bima dhe miu kanë jetë?2.  Shkruani reaksionin e fotosintezës.3.  Argumentoni formulën e fotosintezës.4.  Cilat janë kushtet e fotosintezës?5.   Nga varet intensiteti i fotosintezës?6.  Ç’ janë fitohormonet?7.  Cili është roli i fitohormoneve në jetën e bimëve?8.  Çfarë roli ka auksina?

  • 8/20/2019 Agronomi e Pergjithshme

    48/171

     

    bjektiv t

     

      Përcaktimi i kushteve të ushqyerjes së bimëve.   Njohja se nga cila pjesë e bimës përvetësohen elementet ushqyese.

     

    Argumentimi i barazimit të procesit të frymëmarrjes.

     

     Njohja e fazave të frymëmarrjes dhe faktorët e intensitetit të saj.  Shpjegimi se ç’është transpirimi dhe faktorët që e rregullojnë atë.

    Ashtu si dhe kafshët, bimët marrin frymë, d.m.th. marrin oksigjen, që hyn në reaksion melëndët organike të bimës dhe kështu prodhohet ujë i dyoksid karbonit, dhe çlirohet energji.Barazimi i përgjithshëm që shpreh frymëmarrjen është:

    C 6 H 12 O 6 + 6CO 2→ 6H 2 O + 6CO 2 + energji (ATP)  

    Oksidimi nuk ndodh pikërisht si në barazimin e mësipërm. Ky barazim paraqet vetëm reaksionin përfundimtar të frymëmarrjes. Gjatë zbërthimit të glukozës zhvillohen shumë reaksione, tërësia e tëcilave njihet me emrin cikli i Krebsit. Energjia që prodhohet gjatë frymëmarrjes grumbullohet nëmolekula të ATP-së ( Adenozin trifosfat ). Frymëmarrja zhvillohet në mitokondritë e të gjithaqelizave të bimës. Ajo mund të zhvillohet në prani të oksigjenit (siç u paraqit në reaksionin emësipërm) dhe në këtë rast quhet frymëmarrje aerobe.

    Zbërthimi i glukozës mund të kryhet edhe në mungesë të oksigjenit. Në këtë rast bëhet fjalë përfrymëmarrjen anaerobike ose siç quhet ndryshe fermentimin. Gjatë frymëmarrjes anaerobike

    zbërthimi i glukozës nuk shkon deri në formimin e CO2 dhe H2O, por ndërpritet me formimin ealkooleve apo të acidit laktik. Në këtë rast energjia që formohet nga zbërthimi i glukozës është mëe vogël se gjatë frymëmarrjes aerobe.

    Gjatë frymëmarrjes aerobe, nga një molekulë glukozë formohen 36 molekula të ATP, ndërsagjatë frymëmarrjes anaerobike vetëm dy molekula ATP. Intensiteti i frymëmarrjes varet ngafaktorë të caktuar, siç janë:

    1. Temperatura. Në qoftë se temperatura rritet mbi 10°C, dyfishohet ritmi i frymëmarrjes. Porkur temperaturat rriten mbi 25 – 40°C, ka rritje të menjëhershme të intensitetit të frymëmarrjes.Temperaturat e ulëta e ngadalësojnë frymëmarrjen. Ky është dhe shkaku i ruaj