aktvendim per papranueshmeri -...

9
REVUlILlKA E KUSUV£S - l'EI IYI:i.lII1KA KOCOHO - REP UBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCfABHM CYLI CONSTITUTIONAL COURT Prishtine, me 19 tctor 2018 Nr. ref.: RK 1280/ 18 AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI ne rastin nr. KI62/18 Parashtrues Nadlije Gojani Vleresim i kushtetutshmerise sl! Aktvendimit te Kolegjit te Apelit te Dhomes se Posa.;me te Gjykates Supreme te Kosoves per .;eshljet ne lidhje me Agjencine Kosovare te Privatizimit, nr. AC-I-17-0505, te 5 marsit 2018 GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBUKEs SE KOSOvES e perbere nga: Arta Rama-Hajrizi, kryetare Bajram Ljatifi, zevendeskryetar Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radomir Laban, gjyqtar Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe Nexhmi Rexhepi, gjyqtar Parashtruesi i kerkeses 1. Kerkesa eshte parashtruar nga Nadlije Gojani nga Gjakova (ne tekstin e metejme: parashtruesja e kerkeses), te cilen e perfaqeson Teki Bokshi, avokat nga Gjakova.

Upload: others

Post on 03-Sep-2019

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/10/ki_62_18_av_shq.pdf · rihapje te nje lende te pezulluar do te trajtohet si len de ere; dhe se lenda

REVUlILlKA E KUSUV£S - l'EI IYI:i.lII1KA KOCOHO - REP UBLIC OF KOSOVO

GJYKATA KUSHTETUESE YCfABHM CYLI

CONSTITUTIONAL COURT

Prishtine, me 19 tctor 2018 Nr. ref.: RK 1280/ 18

AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI

ne

rastin nr. KI62/18

Parashtrues

Nadlije Gojani

Vleresim i kushtetutshmerise sl! Aktvendimit te Kolegjit te Apelit te Dhomes se Posa.;me te Gjykates Supreme te Kosoves

per .;eshljet ne lidhje me Agjencine Kosovare te Privatizimit, nr. AC-I-17-0505, te 5 marsit 2018

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBUKEs SE KOSOvES

e perbere nga:

Arta Rama-Hajrizi, kryetare Bajram Ljatifi, zevendeskryetar Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radomir Laban, gjyqtar Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Parashtruesi i kerkeses

1. Kerkesa eshte parashtruar nga Nadlije Gojani nga Gjakova (ne tekstin e metejme: parashtruesja e kerkeses), te cilen e perfaqeson Teki Bokshi, avokat nga Gjakova.

Page 2: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/10/ki_62_18_av_shq.pdf · rihapje te nje lende te pezulluar do te trajtohet si len de ere; dhe se lenda

Vendimi i kontestuar

2. Parashtruesja e kerkeses konteston Aktvendimin e Kolegjit te Apelit te Dhomes se Posa((me te Gjykates Supreme te Kosoves per ((eshtjet ne Jidhje me Agjencine Kosovare te Privatizimit (ne tekstin e metejme: Kolegji i Apelit), nr. AC-I-17­0505, te 5 marsit 2018.

Objekti i <;eshtjes

3. Objekt i ((eshtjes eshte vleresimi i kushtetutshmerise se vendimit te kontestuar, me te cilin pretendohet se jane shkelur te drejtat e parashtrueses se kerkeses te garantuara me nenet 21 [Pari met e Pergjithshme], 22 [Zbatimi i Drejtperdrejte i Marreveshjeve Nderkombetare], 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem], 53 [Interpretimi i Dispozitave per te Drejtat e Njeriut], 46 [Mbrojtja e Prones] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqesore] te Kushtetutes se Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Kushtetuta) si dhe nenin 6 (E drejta per nje proces te rregullt) te Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut (ne tekstin e metejme: KEDNJ).

Bazajuridike

4. Kerkesa bazohet ne nenin 113.7 te Kushtetutes;, ne nenet 22 [Procedimi i kerkeses] dhe 47 [Kerkesa Individuale] te Ligjit per Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves, nr. 03/L-121 (ne tekstin e metejme: Ligji) dhe ne rregullin 32 [Parashtrimi i kerkesave dhe pergjigjeve] te Rregullores se punes se Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Rregullorja e punes).

5. Me 31 maj 2018, Gjykata miratoi, ne seance administrative, plotesim­ndryshimin e Rregullores se punes, e cila u publikua ne Gazeten Zyrtare te RepubJikes se Kosoves me 21 qershor 2018 dhe hyri ne fuqi 15 dite pas publikimit te saj. Rrjedhimisht, gjate shqyrtimit te kerkeses Gjykata i referohet dispozitave juridike te Rregullores se re ne fuqi.

Procedura ne Gjykaten Kushtetuese

6. Me 25 prill 2018, parashtruesja e dorezoi kerkesen ne Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata).

7. Me 27 prill 2018, Kryetarja e Gjykates caktoi gjyqtaren Selvete Gerxhaliu­Krasniqi gjyqtare raportuese dhe Kolegjin shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret: Snezhana Botusharova (kryesuese), Bekim Sejdiu dhe Gresa Caka-Nimani.

8. Me 8 maj 2018, Gjykata informoi perfaqesuesin e parashtrueses se kerkeses per regjistrimin e kerkeses dhe kerkoi nga ai qe t'ia dorezoje Gjykates autorizimin per perfaqesimin e parashtrueses para Gjykates. Ne te njejten dite, kerkesa iu dergua Dhomes se Posa~me te Gjykates Supreme per ~eshtjet ne lidhje me Agjencine Kosovare te Privatizimit (ne tekstin e metejme: Dhoma e Posa~me) dhe Agjencise Kosovare te Privatizimit (ne tekstin e metejme: AKP).

2

Page 3: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/10/ki_62_18_av_shq.pdf · rihapje te nje lende te pezulluar do te trajtohet si len de ere; dhe se lenda

9. Me 18 maj 2018, perfaqesuesi i parashtrueses se kerkeses e dorezoi autorizimin qe deshmon se ai eshte i autorizuar qe ta perfaqesoje parashtruesen e kerkeses ne Gjykate.

10. Me 16 qershor 2018, u perfundoi mandati i gjyqtareve: Snezhana Botusharova dhe Almiro Rodrigues. Me 26 qershor 2018, u perfundoi mandati i gjyqtareve: Altay Suroy dhe Ivan Cukalovic.

11. Me 9 gusht 2018, Presidenti i Republikes se Kosoves emeroi gjyqtaret e rinj: Bajram Ljatifi, Safet Hoxha, Radomir Laban, Remzie Istrefi-Peci dhe Nexhmi Rexhepi.

12. Me 11 shtator 2018, Kryetarja e Gjykates caktoi Kolegjin e ri shqyrtues te perbere ' nga gjyqtaret: Arta Rama-Hajrizi (kryesuese), Bekim Sejdiu dhe Gresa Caka­Nimani.

13. Me 27 shtator 2018, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtares raportuese dhe i rekomandoi Gjykates papranueshmerine e kerkeses.

Permbledhja e fakteve te rastit

14. Me 29 qershor 1993, parashtruesja e kerkeses parashtroi padi ne Gjykaten Komunale ne Gjakove (ne tekstin e metejme: Gjykata Komunale) kunder Sh. A. "Ereniku" nga Gjakova (ne tekstin e metejme: ndermarrja shoqerore), duke kerkuar kompensimin e te ardhurave personale sj, pasoje e largimit te saj nga puna, nga 1 maji 1992.

15. Me 25 prill 2012, Gjykata Themelore ne Gjakove (Aktvendimi C. nr. 617/06), u deklarua jokompetente per te vendosur rastin dhe padia iu dergua Kolegjit te Specializuar te Dhomes se Posac;me per c;eshtjet ne lidhje me Agjencine Kosovare te Privatizimit (ne tekstin e metejme: Kolegji i Specializuar).

16. Me 10 shkurt 2016, Kolegji i Specializuar ia percolli padine dhe dokumentacionin percjelles AKP-se.

17. Me 4 mars 2016, AKP, si perfaqesuese e ndermarrjes shoqerore, e dorezoi pergjigjen ne padi dhe parashtroi kerkese per pezullimin e procedures ne kete lende, pasi ndermarrja shoqerore ishte duke iu nenshtruar procedures se likuidimit.

18. Me 8 qershor 2017, Kolegji i Specializuar me Aktvendimin C-II.-13-0102-COOOl vendosi qe: procedura ne lidhje me lenden e parashtrueses te pezullohet pasi ndermarrja shoqerore eshte ne procedure te likuidimit; se c;do kerkese per rihapje te nje lende te pezulluar do te trajtohet si len de ere; dhe se lenda e pezulluar per shkak te likuidimit te ndermarrjes shoqerore konsiderohet lende e mbyllur. Kolegji i Specializuar keshilloi parashtresen qe padine ta adresoj tek autoriteti per likuidim dhe se ne te ardhmen mund t'i drejtohet Dhomes se Posac;me per te kundershtuar vendimin e autoritetit te likuidimit.

3

Page 4: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/10/ki_62_18_av_shq.pdf · rihapje te nje lende te pezulluar do te trajtohet si len de ere; dhe se lenda

19. Me 21 gusht 2017, parashtruesja e kerkeses paraqiti ankese kunder Aktvendimit te Kolegjit te Specializuar (C-II-13-0102-COOOl) ne Kolegjin e Apelit, duke kerkuar qe te prishet Aktvendimi i Kolegjit te Specializuar dhe lenda te kthehet ne rishqyrtim.

20. Me 22 janar 2018, Dhoma e Posa~me i dergoi parashtrueses se kerkeses verejtje me shkrim per pagesen e takses gjyqesore ne shume prej 20 (njezet) euro, duke i terhequr verejtjen se nese nuk paguhet taksa gjyqesore brenda 15 (pesembedhjete) diteve, ankesa do te konsiderohet e terhequr.

21. Me 5 mars 2018, Kolegji i Apelit, me Aktvendimin nr. AC-I-17-0505, konstatoi se ankesa e parashtrueses se kerkeses kunder Aktvendimit te Kolegjit te Specializuar (C-II.-13-0102-COOOl) konsiderohet e terhequr pasi parashtruesja e kerkeses nuk kishte paguar taksen gjyqesore. Kolegji i Apelit, nder te tjera, arsyetoi:

"Ne baze te nenit 3.1 te Udhezimit Administrativ nr. 01/2017 (UA) te Keshillit Gjyqesor te Kosoves (KGJK), percaktimi i takses gjyqesore per t'u paguar ne kohen kur eshte paraqitur/parashtruar parashtresa, eshte i bazuar ne vleren e kontestit, ,·espektivisht ne natyl·en e parashtreses.

Neni 2.4 i UA-se e pel·cakton se shpl·ehja 'parasho·ese' perdoret per padi, kunderpadi, ankese, kundershtim, kerkese, revizion, kerkese per mbrojtje te ligjshmerise, etj. Vendimi i KGJK-se nr. 01/2017, i zbatueshem nga data 01 maj 2017, per miratimin e tarifos se takses gjyqesore te DHPGJS-se, percakton se ankuesi duhet te paguaj shumen fikse prej 20 euro pel· parashtl·imin e ankeses.

Pasi [parashtruesja e kerkesesJ nuk e ka paguar taksen gjyqes01·e sic; eshte kel·kuar nga ai me njoftimin (verejljen) e dates 22 janm· 2018, i cili eshte dorezuar te perfaqesuesi i ankuesit me 24janar 2018, dhe nuk ka paraqitur kerkese pel· lirimin nga taksa gjyqesore, Kolewi i Apelit konsideron se ankesa eshte terheqw·".

Pretendimet e parashtruesit te kerkeses

22. Parashtruesja e kerkeses pretendon se Kolegji i Apelit me Aktvendimin nr. AC­1-17-0505, i ka shkelur asaj te drejtat e garantuara me nenet 21 [Parimet e Pergjithshme], 22 [Zbatimi i Drejtperdrejte i Marreveshjeve Nderkombetare], 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem], 53 [Interpretimi i Dispozitave per te Drejtat e Njeriut], 46 [Mbrojtja e Prones] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqesore] te Kushtetutes si dhe nenin 6 (E drejta per nje proces te rregullt) te KEDNJ-se.

23. Parashtruesja e kerkeses fillimisht pretendon aplikim te gabuar te legjislacionit nga Kolegji i Apelit, duke theksuar se kerkesa e Kolegjit te Apelit qe ne afat prej 15 (pesembedhjete) diteve te paguaj taksen gjyqesore ne Jidbje me ankesen e parashtruar ne Kolegjin e Apelit eshte e paligjshme pasi gabimisht eshte interpretuar Udhezimi Administrativ nr.l/2017 per Unifikimin e Taksave Gjyqesore i Keshillit Gjyqesor te Kosoves, i cili [ne .nenin 5.5.1] parasheh: "nese taksa per parashtrese nuk paguhet deri ne daten p"e,jundimtare sipas ketij neni

4

Page 5: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/10/ki_62_18_av_shq.pdf · rihapje te nje lende te pezulluar do te trajtohet si len de ere; dhe se lenda

dhe kw' nuk ekzistojne kushtet per lirimin nga detyl'imi per pagesen e saj, gjykata do te hedh poshte parashtresen, me peljashtim te parashtresave lidhur me 11jjetet e goditjes".

24. Parashtruesja e kerkeses thekson se duke u bazuar ne dispoziten e Udhezimit Administrativ nr.1/2007, te cekur me lart, ajo nuk ka pasur obligim qe te paguaj taksen gjyqesore ne lidhje me mjetet e goditjes-ankesen, pasi neni 5.5.1 i Udhezimit Administrativ nuk parasheh obligim per te paguar takse gjyqesore ne lidhje me ankesen. Prandaj, ajo pretendon se Kolegji i Apelit pa baze ligjore ka konsideruar ankesen e parashtrueses se kerkeses te terhequr dhe me kete i ka mohuar asaj edhe te drejten e qasjes ne gjykate te garantuar me nenin 31 te Kushtetutes dhe nenin 6 te KEDNJ-se.

25. Sa i perket pretendimit per shkelje te se drejtes per mbrojte te prones, parashtruesja e kerkeses i referohet r;eshtjes se kthimit te pronave ne Kosove, duke pohuar se ato duhet t'i kthehen ish-pronareve. Ajo pohon se "Gjykata duhet te kete parasysh Propozimin Gjitheperfshires per Zgjidhjen e Statusit te Kosoves [Pakon Ahtisaadj dhe ne ve.;anti nenit 8.6 qe percakton, nder te tjera, se "Kosova do t'i trajtoje me prioritet te gjitha .;eshtjet e kthimit te pronave [ ...j, si.; parashihet me Aneksin VII" te Pakos Ahtisaari.

26. Sipas parashtrueses se kerkeses, Pakoja Ahtisaari kerkon po ashtu qe Kuvendi i Kosoves te miratoje, nder te tjera "Ligjin pel' Kthimin e Prones". Ajo pohon, se sipas nenit 1.1 te Kushtetutes, "Kushtetuta ne te gjitha dispozitat e saj duhet te jete ne pel'puthje me Pakon Ahtisaari dhe duhet te interpretohet ne pajtim me PakonAhtisaari." Gjithashtu, ajo i referohet nenit 46 te Kushtetutes qe garanton mbrojtjen e prones duke specifikuar me tej se, fakti qe nuk eshte nxjerre ende nje ligj per kthimin e pronave perben shkelje te Kushtetutes dhe te Pakos Ahtisaari dhe mohon keshtu te drejten e kthimit te prones te garantuar me KEDNJ.

27. Parashtruesja po ashtu theksoi qe "duke pasur parasysh hapjen e procedures se likuidimit, propozoj qe kjo al1kese te trajtohet si kel'kese e drejtuar Autoritetit te likuidimit".

28. Ne fund, parashtruesja kerkon nga Gjykata qe t'i anuloje dhe t'i deklaroje jokushtetues Aktvendimin e Kolegjit te Specializuar, nr. C-II.-13-0102-C0001 dhe Aktvendimin e Kolegjit te Apelit, nr. AC-I-17-0505.

Pranueshmeria e kerkeses

29. Gjykata se pari shqyrton nese kerkesa i ka permbushur kriteret e pranueshmerise, te percaktuara me Kushtetute dhe te specifikuara me tej me Ligj dhe te para para me Rregullore te punes.

30. Ne kete drejtim, Gjykata, fillimisht, i referohet paragrafeve 1 dhe 7, te nenit 113 [Juridiksioni dhe Palet e Autorizuaral te Kushtetutes, te cilet percaktojne:

"1 . Gjykata Kushtetuese vendos vetem per rastet e ngritura para gjykates ne menyre ligjore nga pala e autorizuar.

5

Page 6: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/10/ki_62_18_av_shq.pdf · rihapje te nje lende te pezulluar do te trajtohet si len de ere; dhe se lenda

[...] 7. Individetjane te aut01'izuar te ngrene shkeljet nga autoritetet publike te te drejtave dile lil'ive te tyre individuale, te garantuara me Kushtetute, mirepo vetem pasi te kene shteruar te gjitha mjetetjw'idike te percaktuara me ligj".

31. Gjykata gjithashtu i referohet nenit 49 [Afatet] te Ligjit, i cili parasheh:

"Kerkesa parashtrohet brenda afatit prej kater (4) muajsh. Afati filion te ece qe nga dita kur parasht/'uesit i eshte dorezuar' vendimi gjyqeso/·. [. ..]".

32. Ne rastin konkret, Gjykata konstaton se parashtruesja e kerkeses e ka parashtruar kerkesen si individ dhe si pale e autorizuar, kerkesen e ka parashtruar brenda afateve te percaktuara me nenin 49 te Ligjit dhe pas shterjes se te gjitha mjetevejuridike te parapara me ligj . ..

33. Megjithate, Gjykata gjithashtu i referohet nenit 48 [Saktesimi i kerkeses] te Ligjit, i cili parasheh:

"Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe ne kerkesen e tij te qartesoj saktesisht se cilat te dl'ejta dhe liri pretendon se ijane cenuar dhe cili eshte akti konkr'et i aut01'itetit publik te cilin parasht/'uesi deshiron ta kontestoj".

34. Gjykata po ashtu i referohet paragrafit (2) te rregullit 39 [Kriteret e pranueshmerise] te Rregullores se punes, qe parasheh:

"(2) Gjykata mund ta konsideroje kerkesen te papranuesilme, nese ke/'kesa eshte qar·tazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk deshmon dhe nuk mbesiltete ne menyre te mjaftuesilme pretendimin e tij".

35. Gjykata rikujton se parashtruesja e kerkeses fillimisht pretendon se Kolegji i Apelit (Aktvendimi nr. AC-i-17-0505) i ka shkelur te drejten per gjykim te drejte dhe te paanshem. Ne lidhje me kete, ajo pretendon se Kolegji i Apelit ne kundershtim me dispozitat ligjore e ka konsideruar ankesen e parashtrueses te terhequr dhe gjithashtu i ka mohuar asaj te drejten e qasjes ne Gjykate.

36. Gjykata thekson se nuk eshte detyre e Gjykates Kushtetuese te merret me gabimet e faktit ose te ligjit qe pretendohet te jene bere nga gjykatat e rregullta gjate vleresimit te provave apo zbatimit te ligjit (iigjshmerise), perve<; dhe per aq sa ato mund te kene shkelur te drejtat dhe lirite e mbrojtura me Kushtetute (kushtetutshmeria). Ne te vertete, eshte roli i gjykatave te rregullta qe te interpretojne dhe zbatojne rregullat perkatese te se drejtes procedurale dhe materiale (shih, mutatis mutandis, Aktgjykimin e Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut (ne tekstin e metejme: GJEDNJ) te 21 janarit 1999, Garcia Ruiz kunder Spanjes, nr. 30544/96, paragrafi 28).

37. Roli i Gjykates Kushtetuese eshte qe te siguroje pajtueshmerine me te drejtat e garantuara me Kushtetute dhe instrumentet e tjera ligjore. Prandaj, Gjykata Kushtetuese nuk mund te veproje si "gjykate e shkalles se katert" (Shih, Aktgjykimin e GJEDNJ-se, te 16 shtatorit 1996, Akdivar kunder Turqise, nr. 21893/93, para. 65, shih po ashtu, mutatis mutandis rastin KI86/11,

6

Page 7: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/10/ki_62_18_av_shq.pdf · rihapje te nje lende te pezulluar do te trajtohet si len de ere; dhe se lenda

parashtrues i kerkeses Milaim Berisha, Aktvendim per papranueshmeri, i 5 prillit 2012).

38. Ne rastin e parashtrueses se kerkeses, Gjykata rikujton se Kolegji .i Apelit, konsideroi ankesen e saj te terhequr thjeshte per arsye procedurale dhe nuk trajtoi fare ankesen e parashtrueses kunder Kolegjit te Specializuar ne permhajtje, pasi qe ajo perkunder verejtjes se derguar nga Kolegji i Apelit nuk e kishte paguar taksen gjyqesore te parapare ne nenin 13 te Vdhezimit Administrativ nr.01/2017 te Keshillit Gjyqesor te Kosoves, qe percakton se per "ankesat e ish-punetoriive kundiir vendimeve te shkalliis sii parii lidhur me pagat e papaguara nga ana e ndiirmarrjeve shoqiir01'e tii cilatjanii nii proces tii privatizimit/likuidimit [taksa gjyqiisore iishtiiJ 20 Euro".

39. Gjykata veren se Kolegji i Apelit i ka vleresuar dhe interpretuar dispozitat juridike ne lidhje me taksen gjyqesore dhe vendimin e tij e kishte arsyetuar duke u hazuar ne Ligjin per Proceduren Kontestimore, dhe ne haze te nenit 3.1 te Vdhezimit Administrativ nr. 01/2017 (VA) te Keshillit Gjyqesor te Kosoves (KGJK), qe parasheh "percaktimi i taksiis gjyqesol'e per t'u paguar' ne kohen kur eshte paraqitur/parashtruar parashtresa, iishte i bazuar ne vleren e kontestit, I'espektivisht ne natyren e parashtreses". Kolegji i Apelit, ne arsyetimin e tij specifikon: "Vendimi i KGJK-se nr. 01/2017, i zbatueshem nga data 01 maj 2017, per miratimin e tarifos se takses gjyqes01'e te DHPGJS-se, percakton se ankuesi duhet tii paguaj shumen jikse prej 20 Euro per parashtrimin e ankesiis",

40. Gjykata veren se Kolegji i Apelit po ashtu kishte arsyetuar se parashtruesja e kerkeses "nuk e ka paguar taksiin gjyqiisore sir; iishte kerkuar nga ajo me njoftimin (verejtjen) e dates 22janar 2018, i cili eshtii dorezuar' te pelfaqiisuesi i ankuesit me 24janar 2018" dhe, per me teper "nuk ka paraqitur kerkesii per lil'imin nga taksa gjyqesol'e".

41. Gjykata konsideron se perfundimet e Kolegjit te Apelit jane arritur pas nje shqyrtimi te hollesishem te dispozitave relevante ne lidhje me taksat gjyqesore dhe faktit qe parashtruesja e kerkeses nuk kishte paguar taksen gjyqesore dhe nuk kishte here kerkese per lirim nga kjo pagese.

42. Te gjitha <;eshtjet, te cilat ishin relevante per vendosjen ne lidhje me mospagesen e takses gjyqesore nga parashtruesja e kerkeses, ishin shqyrtuar si<; duhet nga Kolegji i Apelit. Te gjitha arsyet materiale dhe ligjore qe lidhen me vendi min e kontestuar u analizuan dhe si rrjedhoje, Gjykata l<onkludon se procedurat ne gjykatat e rregul\ta, te shikuara ne teresine e tyre ishin te drejta (shih, mutatis mutandis, Aktgjykimi i GJEDNJ-se i 21 janarit 1999, Garcia Ruiz kunder Spanjes, nr, 30544/96, paragrafet 29 dhe 30).

43. Sa i perket pretendimit te parashtrueses se kerkeses per shkeljen e te drejtes se saj per qasje ne gjykate si rezultat i kerkeses se Kolegjit te Apelit per pagesen e takses gjyqesore, Gjykata rikujton se, sipas praktikes gjyqesore te GJEDNJ-se, kerkesa per te paguar takse gjyqesore per <;eshtje civile ne lidhje me padite apo ankesat, per te cilat gjykatat duhet te vendosin, nuk mund te konsiderohet si kufizim i te drejtes per qasje ne gjykate qe eshte e papajtueshme, per se, me te drejten per gjykim te drejte dhe te paanshem (shih, mutatis mutandis,

7

Page 8: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/10/ki_62_18_av_shq.pdf · rihapje te nje lende te pezulluar do te trajtohet si len de ere; dhe se lenda

Aktgjykimin e GJEDNJ-se, te 30 nentorit 2005, Podbielski dhe PPU Polpure kunde Polonise, nr. 39199/98, para. 64).

44. Andaj, shuma e takses gjyqesore e vleresuar nen driten e rrethanave te rastit te caktuar, duke perfshire mundesine e parashtruesve per ta paguar ate, dhe faza e procedures ne te cilen taksa gjyqesore eshte vendosur, jane faktor qe duhet te merren parasysh kur te vendoset nese personit i eshte respektuar e drejta per qasje ne gjykate (shih, mutatis mutandis, Aktgjykimin e GJEDNJ-se, te 30 nentorit 2005, Podbielski dhe PPU Polpure kunder Polonise, nr. 39199/98, para. 64).

45. Ne lidhje me kete, Gjykata konsideron se parashtruesja e kerkeses nuk ka paraqitur deshmi, fakte dhe argumente qe tregojne se shuma e takses gjyqesore per te cilen eshte obliguar parashtruesja, mundesite e saj per te paguar ate si dhe rrethanat e rastit te saj ne pergjithesi kane ndikuar ne te drejten e saj per qasje ne gjykate, ashtu si~ parashihet me nenin 31 te Kushtetutes dhe nenin 6 te KEDNJ-se. Per me teper, parashtruesja perkunder verejtjes se derguar nga Kolegji i Apelit as nuk kishte paraqitur kerkese per lirimin nga taksa gjyqesore, ashtu si~ ishte parapare me Udhezimin Administrativ.

46. Perkitazi me shkeljet e pretenduara te parashtrueses se kerkeses ne lidhje me te drejten per mbrojtjen e prones sipas nenit 46 te Kushtetute, dhe te drejten e kthimit te prones per ish-pronaret, dhe obligimet qe dalin nga Pakoja e Ahtisaarit, parashtruesja e kerkeses, perve~ referencave ne Kushtetute, nuk paraqet ndonje fakt apo deshmi se keto dispozita jane relevante per rastin e saj ne lidhje me moskompensimin per largimin e saj nga puna nga ndermarrja shoqerore, nga 1 maji i vitit 1991 e tutje.

47. Ne lidhje me kerkesen per ta trajtuar ankesen e parashtreses si kerkese adresuar autoritetit te likuidimit, Gjykata rikujton se procedurat ne lidhje me kete ~eshtje jane duke u zhvilluar para autoritetit te likuidimit.

48. Po ashtu, perkitazi me shkeljet e pretenduara te parashtrueses se kerkeses ne lidhje me nenet 21 [Pari met e Pergjithshme], 22 [Zbatimi i Drejtperdrejte i Marreveshjeve Nderkombetare], 53 [Interpretimi i Dispozitave per te Drejtat e Njeriut], dhe 54 [Mbrojtja Gjyqesore] perve~ referencave ne dispozitat e Kushtetutes, nuk paraqet ndonje fakt apo deshmi se si asaj i jane shkelur keto te drejta nga Kolegji i Apelit.

49. Gjykata rikujton se fakti i thjeshte qe parashtruesja e kerkeses nuk eshte e kenaqur me rezultatin e vendimeve te gjykatave te rregullta apo permendja e neneve te Kushtetutes nuk eshte e mjaftueshme per te ndertuar nje pretendim per shkelje kushtetuese. Kur pretendohen shkelje te tilla te Kushtetutes, parashtruesja e kerkeses duhet te siguroje pretendime te arsyetuara dhe argumente bindese (shih, Aktvendim per papranueshmeri i 10 shkurtit 2015, Abdullah Bajqinca, Kh36/ 14, paragrafi 33).

8

Page 9: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/10/ki_62_18_av_shq.pdf · rihapje te nje lende te pezulluar do te trajtohet si len de ere; dhe se lenda

Permbledhje

50. Si permbledhje, Gjykata konsideron se parash.truesja e kerkeses nuk ka paraqitur deshmi, fakte dhe argumente qe tregojne se procedurat para Kolegjit te Apelit kane paraqitur ne ndonje menyre shkelje kushtetuese te te drejtave te saj te garantuara me Kushtetute, ne te cilat thirret parashtruesja e kerkeses.

51. Rrjedhimisht, Gjykata vjen ne perfundim se kerkesa eshte qartazi e pabazuar ne baza kushtetuese dhe duhet te deklarohet e papranueshme, ne pajtim me nenin 113.7 te Kushtetutes, nenin 48 te Ligjit dhe rregullin 39 (2) te Rregullores se punes.

PER KETO ARSYE

Gjykata Kushtetuese, ne pajtim me nenin 113.7 te Kushtetutes, ne nenin 48 te Ligjit dhe ne pajtim me rregullin 39 (2) te Rregullores se punes, me 27 shtator 2018, njezeri

VENDOS

r. TA DEKLAROJE kerkesen te papranueshme;

II. TVA KVMTOJE kete vendim paleve;

III. TA PVBLIKOJE kete vendim ne Gazeten ?yrtare, ne pajtim me nenin 20.4 te Ligjit; .

IV. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

Gjyqtarja raportues

Rama-Hajrizi

9