al perfu

20

Upload: marius-qytyku

Post on 24-Mar-2016

217 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

al perfundimtar

TRANSCRIPT

100 vjetorii pavarËsisË

festime

koncert

paradËBashkia Berat festoi në datën 24 Nëntor 100-vjeto-rin e pavarësisë së SHQIPËRSIË. AKTIVITETET ME RAST-IN E KËTIJ EVENEMENTI TË RENDËSISHËM PËR POpuLLIN SHQIPTAR ISHIN TË LARMISHME. GJATË DITËS U KRYE NJË PARAKALIM I NXËNËSVE DHE QYTETARËVE PËRGJATË QY-TETIT DUKE MBARTUR FLAMURIN KOMBËTAR SHQIPTAR. NUK MUNGUAN EDHE PARADAT ME KUAJ, MOTORRË, SI DHE NJË PARAKALIM SIMBOLIK I KARROCËS SË PLAKUT ISMA-IL QEMALI. AKTIVITETET VIJUAN MË TEJ ME NJE KONCERT.

" Me rastin e 100-Vjetorin e pavarësisë qyteti i Beratit ishte bërë si rrallëherë i bukur. Lagjet e Mangalemit dhe Go-ricës u stolisën me flamurin kombëtar duke i dhënë qytetit një pamje të papërsëritshme.

2

3

FESTIME

KAROCA E ISMAIL QEMA-LIT

ORGANIZIMINë sheshin kryesor të qytetit u orga-nizua një aktivtet me fëmijë të cilët kërcyen dhe kënduan këngë dhe valle tradicionale shqiptare.

Në sheshin kryesor të qytetit u rikujtua udhëtimi i gjatë i Ismail Qemalit për të arritur qytetin e Vlorës dhe ngritur flamurin e pavarësisë. Djem dhe vajza të veshur me kostumet tradicionale të kohës parakaluan në qytet duke dhënë për qytetarët një pamje historike të kohës kur Shqipëria u bë e pavarur.

PARADA

4

LAPIDARI I DËSHMORËVE

DËSHMORËT E PAVAËSISËNë aktivitetin e organizuar nga Bashkia Berat morrën pjesë, drej-tues të qytetit, vetEranë dhe familjarë të dëshmorëvë të atdheut. Familjeve të dhëshmorëvE Bashkia Berat u akordoi cmime nderimi në emër të sakrifi cës së parardhësve të tyre.

Veteranët e qytetit duke vendosur lule në lapi-darin e pavarësisë.

Intelektualët dhe drej-tuesit e qytetit nderojnë dëshmorët që ranë për pavarësinë e Shqipërisë

Në daten 27 Nëntor Bashkia Berat përuroi Lapidarin e Dësh-morëve të Atdheut

PROGRAMI I LIDERSHIPIT TRAJNIMINë kuadrin e Programit të Ambasadës së SHBA-së për Lidershipin e Vizito-rit, në 26 janar Kryetarët e Bashkive Sarandë, Berat, Elbasan, Kuçovë dhe Kashar u nisën për në SHBA, për të marrë pjesë në një program trajnimi për çështje të administrimit në qeveri-sjen vendore. Të përzgjedhurit për këtë trajnim përfaqësojnë 5 bashki, part-nere të USAID-it nën projektin e tij për Planifi kimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri..

5

Foto nga trajnimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

FOTO NGA AKTIVITETI I ORGANIZUAR ME KËTË RAST

NJERIU I VITIT 2012

KLODJAN ALLAJBEUNë praninë e shumë qy-tetarëve beratas, intelek-tualëve, njerëzve të artit, shkencës e kulturës, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor është organizuar në një nga lokalet e qyte-tit ceremonia solemne e dhënies së çmimit “Njeriu i Vitit” 2012.

6

7

MOTIVACIONIKLODJAN ALLAJBEUKomisioni vlerësues pasi ka parë të gjitha propozimet ka vendosur që çmimi “Njeriu i Vitit” 2012 t’i jepet Dr. Klodian Allajbeu me moti-vacionin: “Intelektual i spikatur”. Sipërmarrës i suksesshëm dhe drejtues me performancë të lartë menaxheriale në fushën e shërbimit shëndetësor në Shqipëri dhe Kosovë. Nëpërmjet Spitalit Amerikan që ka themeluar dhe drejton, ka kontribuar në mbrojtjen e jetës dhe shëndetin e qytetarëve dhe ka mbësh-tetur e financuar shërbime falas për shumë qytetarë në nevojë” .

FOTO NGA DHËNIA E ÇMIMIT

FOTO NGA AKTIVITETI FOTO NGA AKTIVITETI

ANJES, 660 GRAMNe datËn 4 mars nË sallËn e BibliotekËs Vehxhi Bu-haraja u promovua Libri 660 gram i autores Konceta Marrota. Libri ËshtË njË abutobiografi e autores dhe pershkruan ndjenjat dhe eksperiencËn e SAJ kur ajo lindi femijËn e saj vetËm 660 gram. TË ftuar ishin in-telektualË dhe miq tË librit nË qytetin e Beratit. ATA e VLERËSUAN LIBRIN PËR STILIN DHE THELLËSINË E NDJENJAVE TË CILat AUTORJa PËRCJELL NËPËRMJET TIJ.

8

TRASHWGIMI KULTURORE Studio PNI -1 në bashkëpunim me BashkiNË Berat dhe DRKK Berat organizuan në datën 15 Janar Workshopin për identifikimin dhe analizën e rreziqeve dhe mundësive për Qendrën Historike të Beratit, në kuadrin e përgatitjes së Planit të Menaxhimit për Sitin e Beratit. Workshopi vijoi trajnimin e zhvilluar në muajin Tetor 2012 me specialistë të institucioneve lokale të Beratit mbi menaxhimin e qendrave historike. Ky semi-nar është pjesë e Projektit SUSTCULT i cili synon përmirësimin e menaxhimit të Qendrave Histo-rike nëpërmjet një metodologjie të përbashkët duke vlerësuar kompleksitetin e trashëgimisë kulturore në rajonin e Europes Juglindore.

8 PRILL, DITA NDËRKOMBËTARE E ROMËVE

Bashkia berat në bashkëpunim me projektin ssirec, undp, save the children dhe fondacionin ndihmË pË fëmijët or-ganizuan një koncert festiv me komunitetin rom me rast-in e ditës ndërkombëtare të romëve.

AKTIVITETI Në Galerinë e Arteve “Edward Lear” të qytetit muze u prezan-tuan ikonat e piktorëve të famshëm shqiptarë të shek. XVIII--XIX, Çetiri. Ekspozita fotografi ke e titulluar: “Piktorët Çetiri në Myzeqe, rrugëtimi nga stili pas-bizantin në atë laik midis shek. XVIII-XIX” është organizuar nga fondacioni grek i kulturës.

Në këtë aktivitet kulturor, veç shumë artdashësve beratas, merrnin pjesë edhe mitropoliti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqes, Ignati, si dhe Dr. Jorgos Jakumis, drejtues i fondacionit grek të kulturës.

Vëllezërit Çetiri, pikturuan për rreth një shekull. Ata pikturuan kisha si dhe ikonostase të Myzeqes duke fi lluar pas gjysmës së shek. XVIII-XIX. Vepra e tyre daton ndërmjet vitit 1762, kur Joani pikturoi një ikonostas, sipas Theofan Popës dhe vazhdoi deri në gjysmën e shek XIX (pas 1853). Kësaj tradite artistike i shërbyen gjithsej tre breza nga familja Çetiri.

PIKTORËT ÇETIRI NË MY-ZEQE

9

FOTO NGA AKTIVITETI ME TË PRANISHMIT

EKSPOZITË FOTOGRAFI-KE E ARTIT PASBIZAN-TIN

FOTO NGA PREZAN-TIMET FOTOGRAFIKE GJATË AKTIVITETIT

10

EKSPOZITA NE GALE-RINË E ARTEVE

EKSPOZITATPiktori Buron Kaceli erdhi në qytetin e Beratit me një ekspozi-te personale, me një përzgjedhje prej rreth pesëdhjetë vepra të gjinive të ndryshme si natyrë e qetë, pejzazh, portret dhe kompozim. Të gjitha këto realizime të piktures së kavaletit që i përkasin krijimtarisë së tij të pesë viteve të fundit janë realizuar në teknikën e ngjyrave te vajit. Buron Kaceli në krijimtarinë e tij shquhet për ndjeshmëri e sens poetik, për një lirshmëri në trajtimin koloristik e kompozicional të pikturës së tij

Në datën 29 Mars, në sallën e Galerisë “Edëard Lear” Berat u organizua Ekspozita e piktorit Bajram Mato. Në ekspozitë u ekspozuan disa nga pikturat më të mira të piktorit. Ndër to dal-lonin ngjyrat e ndezura, autoportretet, skenat e fshatit etj.

PIKTURË NGA BURON KACELI

11

FOTO NGA PJESËMARR-JA E QYTETARËVE NË GALËRINË E ARTEVE

PIKTURË NGA BAJRAM MATO

MATURANTËT EKSELENTËBashkia Berat KËTË VIT SHPËRBLEU NXËNËS-IT EKSELENTË TË SHKOLLAVE TË MESME. ME KËTË RAST BASHKIA organizoi nje aktivitet KU U PREZANTUAN NXËNËSIT MË TË MIRË DHE U PERFORMUAN kercimE dhe kengË nga talen-tet e reja. GJITHASHTU BASHKIA U MUNDËSOI NXËNËSVE NJË UDHËTIM NË QYTETIN HISTOIK TË DUBROVNIKUT. Nxenesit ekselent te ketij viti JANË: Alteo Hysi, Pirro Sania, Eduart Lushka, Adi Totaj, Ariola Fasko, Armis Cuko, Olta Papa, Julian Hoxha, Adela Dauti DHE BRISELDA SELENICA.

12

13

" GJATË UDHËTIMIT TË MUNDËSUAR NGA BASJHKIA BERAT U VIZITUAN QYTETET HISTORIKE TË BUDVËS, DHE KOTORRIT NË MAL TË ZI SI DHE U U NDALUA NË ISHULLIN E SHËM STAFANIT. NXËNËSIT U NJOHËN MË NGA AFËR ME KULTURËN DHE HISTORINË E VENDEVE TONA FQINJË.

FOTO NË QYTETIN E DUBROVNIKUT

14

8 MARSI AKTIVITETIMe rastin e festes se 8 Marsit në Tavernen Ajka u organizua nje akti-vitet me gratë të cilat kanë dhënë kontribute qytetare. Në këtë ak-tivitet u nderuan me cmim për kontribute të spikatura Znj. Liljana Bica, Znj. Nikoleta Manka dhe Znj. Teuta Qose si dhe përfaqësueset e organizatave PNUD dhe Save the Children.

GJATË CEREMONISË SË DHËNIES SË ÇMIMEVE

15

7 MARSIAKTIVITETIBashkia Berat organizoi njw takim me mwsuesit me rastin e festws sw 7 Marsit. Nw kwtw takim Bashkia nderoi me cmimin e mir-wnjohjes mwsuesit Fitore Suljemani dhe Thanas Greku. Takimi u shoqerua me muzikw dhe me nje kokteil.

FOTO ME MËSUESIT QË U NDERUA ME CMIMIN E MIRËNJOHJES

DITA E VERËSBashkia Berat në bashkëpunim me part-nerë të tjerë organizoi një sërë veprim-tarish me rastin e Ditës së Verës. Në orën 09.00 në lumin Osum u organizua aktiviteti Lumi është Jetë. Ky aktivitet u Organizua nga Federata Shqiptare e Raf-ting me mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar, Bashkise Berat dhe Shkolles 22 Tetori. Gjatë tij u manife-stuan aktivitete rekreative të sporteve ujore duke synuar edukimin e nxënësve të shkollës 22 Tetori në lidhje me fun-ksionimin e lumenjve.

16

FOTO NGA KONCERTI I ORGANIZUAR NGA STUDENTË TË BASHKISË SË BAGCILLARIT

17

EKSPOZITËFOTO NGA PËRURIMI I ESKOZITËS ME DOKUMENTE PËR BERATIN NGA ARKIVI OSMAN

AKTIVITETENë Galerinë e Arteve Eduard Lear u mbajt një ekspozitë me dokumenta për Beratin nga arkivi Osman. Materialet u mundësuan nga Bashkia e Bagcillarit ne Turqi. Në përfundim në pallatin e kulturës u mbajt një koncert me grupe të ftuar artistësh nga Bashkia Bagcillar ne Turqi dhe Bashkia Ulqin. Morrën pjesë edhe grupe muzikore vendase.

FOTO NGA AKTIVITETI LUMI ËSHTË JETË

Ajo që propozohet në projekt është kthimi i Bulevardit Republika në një rrugë të bukur pedonale për shopping. Asfalti i vjetër dhe trotuaret do të zevendësohen me pllaka guri dhe një shesh i madh në qendër do të zëvendësoje zonën e cila përdoret sot për taks-itë dhe furgonat. Zona do t’i drejtojë turistët drejt një rrjeti sitesh kulturore, restorantesh dhe aktivitetesh. Zona do të shërbejë si një vend mikpritës për panaire tregetare, evente, panaire artizanati , aktivitete kulturore etj.

FOTO NGA PROJEKTI

18

FOTO NGA PROJEKTI

MIRATOHET PWR FINANCIM REKONSTRUKSIONI I BU-LEVARDIT DHE SHESHIT QENSDROR TW QYTETITPROJEKTIBashkia Berat pasi ka aplikuar pranë Fondacionit Shqiptaro Ameri-kan për Zhvillim për projektin Rikonstruksioni i Bulevardit Republi-ka dhe Sheshit Qendror të Qytetit ka marrë së fundmi miratimin për fi nancimin në shumn 1 400 000 000 (nje miliard e katerqind mije). Bashkia Berat ka marrë përsipër mbulimin e kostove të saj për buxhetin 2013/2014 në shumën 400 000 000 (katërqind milion) leke. Projekti mbështetet nga Fondacioni në kuadrin e programit

BID (Business Improvement Districts) , strategjia e të cilit fokusohet në katër elementë kyc:

-Përmirësim infrastrukture-Sipërmarrje nëpërmjet zhvillimit të biznesit-Zhvillim i lidershipit nëpërmjet ngritjes së Shoqatës së Biznesit-Mbështetje për Turizmin kulturor dhe Ekoturizmin. Brenda zonës Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim do të vazhdojë të mbeshtesë me asistencë direkte 57 bizneset në zonë. Shumë akti-vitete do të hartohen për të promovuar produktet lokale dhe për të edukuar qytetarët dhe turistët rreth ofertës turistike.

19

BASHKIA BERAT

dizenjoi: Marius Qytyku |[email protected] |

Kontakt Bulevardi Republika, Berattel: 00355 32 2 34 935email: [email protected]: www,bashkiaberat.gov.al