album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit të tyre

8
DETYRË NR. 2 – TREMUJROI I DYTË LËNDA: Gjeografi TEMA: Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit të tyre PUNOI: #MesueseAurela Ese Dhe Projekte Per Studentet

Upload: mesueseaurela-elezaj

Post on 23-Jan-2018

107 views

Category:

Education


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit të tyre

DETYRË NR. 2 – TREMUJROI I DYTË

LËNDA: Gjeografi

TEMA: Album fotografik me lloje të ndryshme

liqenesh bazuar me origjinën e formimit të tyre

PUNOI:

#MesueseAurela Ese Dhe Projekte Per Studentet

Page 2: Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit të tyre

Liqene quhen masa ujore që zënë për një kohë të gjatë gropa të

mbyllura dhe që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me detin. Ato

formohen kur ardhja e ujit është më e madhe sesa sasia që largohet.

Liqenet mund të furnizohen prej: reshjeve; ujërave rrjedhëse;

burimeve nëntokësore; ujërave të përftuara nga shkrirja e borës dhe e

akullnajave etj. Liqenet mund të jenë me rrjedhje, kur e dershinujin e

tyre në det, ose pa rrjedhje, kur uji i tyre nuk shkarkohet në det.

Liqenet ndryshojnë nga

njëri-tjetri në bazë të

mënyrës së formimit të tyre.

Ato ndahen në liqene

artificiale, tektonike.

vullkanike, akullnajore,

karstike dhe bregdetare.

Page 3: Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit të tyre

Liqenet artificiale krijohen nga veprimtaria e njeriut, për

qëllime ekonomike (hidroenergji, ujitje, peshkim, turizëm,

transport ujor) dhe mjedisore (për zbutjen e klimës dhe

pastrimin e ajrit).

LIQENI I TIRANËS (artificial)

Tiranë, Shqipëri

Page 4: Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit të tyre

Liqenet tektonike formohen nga mbushja me ujë e gropave

tektonike. Ato janë të thella dhe me shpate pothuajse të

drejta.

LIQENI BAJKAL (tektonik) LIQENI I OHRIT (tektonik)

Rusi (në Jug të Siberisë) Ohër, Maqedoni

Page 5: Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit të tyre

Liqenet vullkanike formohen nga mbushja me ujë e

kratereve të vullkaneve të shuara dhe dallohen për formën

e tyre rrethore.

LIQENI TOBA (vullkanik)

Indonezi (në ishullin Sumatra)

Page 6: Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit të tyre

Liqenet akullnajore formohen nga uji i përftuar prej

shkrirjes së akujve në një grope akullnajore. Ato kanë

formë jo shumë të rregullt dhe të përzgjatur, të krijuar nga

pasha dhe veprimi gërryes i akullnajës.

LIQENET E MËDHA (akullnajor) LIQENI I LURËS (akullnajor)

Rila, Bullgari Lurë, Shqipëri

Page 7: Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit të tyre

Liqenet karstike formohen nga mbushja me ujë e gropave

karstike.

LIQENI I DUMRESË (karstik)

Dumre, Shqipëri

Page 8: Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit të tyre

Liqenet bregdetare (lagunore) formohen si rezultat i

veçimit me rripa toke të një gjiri bregdetar. Gjatë

baticë-zbaticave, uji i tyre komunikon me detin përmes

kanaleve lidhëse.

LIQENI I BUTRINTIT (bregdetar)

Sarandë, Shqipëri