alma pogoni-ilokutiviteti në gjuhën shqipe
TRANSCRIPT
i
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE
DISERTACION
ILOKUTIVITETI NË GJUHËN SHQIPE
PUNOI UDHËHEQËS SHKENCOR
Msc. ALMA POGONI Prof. dr. SHEZAI RROKAJ
Tiranë, 2016
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
ii
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE
DISERTACION
Përgatitur nga: Alma POGONI
Për marrjen e gradës shkencore: “DOKTOR”
ILOKUTIVITETI NË GJUHËN SHQIPE
Udhëheqës shkencor: Prof. dr. Shezai RROKAJ
Mbrohet në dt. ___. ___. 2016 përpara jurisë së përbërë nga:
1. ______________________ _________________ Kryetar
2. ______________________ _________________ Anëtar
3. ______________________ _________________ Anëtar (Oponent)
4. ______________________ _________________ Anëtar (Oponent)
5. ______________________ _________________ Anëtar
Tiranë, 2016
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
iii
Falënderime
Pas një ecurie disavjeçare në punën kërkimore për tezën e disertacionit,
në përfundim të saj dëshiroj të përcjell mirënjohjen dhe të falenderoj së pari
udhëheqësin e temës prof. dr. Shezai Rrokaj, i cili me durim dhe kompetencë
shkencore më ka nxitur dhe orientuar në përmbylljen e kësaj sprove.
Gjithashtu falënderoj kolegët dhe miqtë e mi, pedagogë të Fakultetit të
Edukimit dhe Filologjisë në Universitetin e Korçës për mbështetjen, mendimet
dhe sugjerimet e tyre gjatë gjithë punës sime.
Një falënderim të veçantë kam për profesorët e Departamentit të Gjuhës
Shqipe në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, për
mbështetjen dhe përkrahjen e tyre të vazhdueshme gjatë shkollës doktorale.
Dhe së fundi, por jo nga rëndësia dua të shpreh mirënjohje për
dashamirësinë dhe ndihmën e pakursyer të dekanit të Fakultetit të Edukimit dhe
Filologjisë, prof. dr. Ali Jashari.
Faleminderit!
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
iv
Tabela e përmbajtjes
Falënderime ..................................................................................................................................................... iii
1. HYRJE .......................................................................................................................................................viii
1.1 Përligjja e punimit ......................................................................................................................viii
1.2 Objektivat e punimit dhe hipotezat e tij .............................................................................. ix
1.3 Metodologjia e punimit .............................................................................................................. xi
KREU I
BAZAT E PRAGMATIKËS ............................................................................................................................. 1
I. 1. Fillesat e fushës së pragmatikës .................................................................................................... 1
I. 1. 1. Çështje terminologjike rreth termit “pragmatikë” ............................................. 1
I.1.2. Fusha e studimit të pragmatikës përbri disiplinave të tjera gjuhësore.............. 3
I. 2. Pragmatika dhe drejtimet e tjera gjuhësore: Ngjashmëritë dhe dallimet .................... 9
I. 2. 1. Pragmatika dhe semantika ................................................................................... 9
I.2.2. Pragmatika dhe sintaksa ...................................................................................... 14
I.2.3. Pragmatika dhe fonologjia ................................................................................... 17
I. 2. 4. Pragmatika, sociolinguistika dhe psikolinguistika ........................................... 18
I. 3. Parimet teoriko – filozofike të pragmatikës ........................................................................... 19
I.3.1. Parimi i bashkëpunimit ........................................................................................ 19
I. 3. 1. 1. Koncepti i implikimit dhe lidhja me parimin e bashkëpunimit................... 20
I.3.1.2. Zbatimi i maksimave të Liçit ......................................................................................... 22
I.3. 2. Parimi i mirësjelljes ............................................................................................. 25
I. 3. 2. 1. Parimi i mirësjelljes si ruajtja e “fytyrës” ............................................................. 25
I. 3. 2. 2. Maksimat e mirësjelljes të Liçit ................................................................................ 28
KREU II
TEORIA E AKTEVE TË TË FOLURIT ..................................................................................................... 31
II. 1. Vitgenshtajni dhe lindja e konceptit të aktit të të folurit ................................................. 31
II. 1. 1. “Traktati logjiko-filozofik” ................................................................................ 31
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
v
II. 1. 2. Vitgenshtajni në “Hulumtime filozofike” ......................................................... 33
II. 2. Ostini dhe teoria e akteve të të folurit ..................................................................................... 36
II. 2. 1. Dallimi midis konstatueseve dhe performueseve ........................................... 36
II.2.2. Analiza e aktit ilokutiv......................................................................................... 39
II.2.3. Klasifikimi i akteve të të folurit sipas Ostinit .................................................... 41
II. 3. Sërli dhe zhvillimi i Teorisë së akteve të të folurit (Speech Acts Theory: SAT) ... 44
II. 3. 1. Koncepti i aktit të të folurit sipas Sërlit ........................................................... 44
II.3.1.1. Referimi dhe predikativiteti ........................................................................................ 47
II. 3. 2. Klasifikimi i akteve të të folurit sipas Sërlit ..................................................... 51
II. 3. 3. Kushtet e përmbushjes së aktit ......................................................................................... 55
II. 3. 4. Aktet e tërthorta të të folurit (Indirect Speech Act: ISA) ................................ 60
II. 4. Metodologjia e Vunderlihit në studimin e akteve të të folurit ...................................... 63
II. 5. Reagimi i Bahut dhe Harnishit ndaj teorisë sërliane ......................................................... 67
II. 6. Rreth qëndrimeve ndaj teorisë së akteve të të folurit ...................................................... 70
II. 6. 1. Levinsoni mbi teorinë e akteve të të folurit ..................................................... 71
II. 6. 2. Liçi dhe studimi i foljeve ilokutive.................................................................... 73
II. 6. 3. Teoria semantike e “Hipotezës së Performatives” .......................................... 75
KREU III
ILOKUTIVITETI NË GJUHËN SHQIPE .................................................................................................. 77
III. 1. Ç’është ilokutiviteti ........................................................................................................................ 77
III. 1. 1. Mjetet treguese të forcës ilokutive (IFID) ....................................................................... 78
III. 2. Performativet ................................................................................................................................... 79
III. 2. 1. Koncepti i performatives sipas Ostinit ........................................................... 80
III. 2. 2. Performativet sipas Sërlit ................................................................................ 81
III. 2. 3. Qëndrimi i Bahut dhe Harnishit ...................................................................... 83
III. 2. 4. Varianti performativ i Rekanatit ..................................................................... 85
III. 2. 5. Forma e performatives në shqipe ................................................................... 85
III. 3. Folje performative të shqipes ................................................................................................... 88
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
vi
III. 3. 1. Folje performative që shërbejnë për të paraqitur një fakt të realitetit ........ 90
III. 3. 1. 1. Folje me funksion të mirëfilltë paraqitës .......................................................... 90
III. 3. 1. 2. Folje me funksion të pjesshëm paraqitës .......................................................... 95
III. 3. 1. 3. Folje me funksion kontekstor paraqitës ............................................................ 98
III. 3. 2. Folje performative që shërbejnë për të udhëzuar kryerjen (moskryerjen) e
një veprimi.................................................................................................................... 101
III. 3. 2. 1. Folje me funksion të mirëfilltë udhëzues ........................................................ 102
III.3. 2. 2. Folje me funksion të pjesshëm dhe kontekstor udhëzues ....................... 105
III. 3. 3. Folje performative që shërbejnë për t’u zotuar apo për të marrë përsipër
kryerjen e një veprimi ................................................................................................. 108
III. 3. 3. 1. Folje me funksion të mirëfilltë zotues ............................................................. 109
III. 3. 3. 2. Folje me funksion të pjesshëm kontekstor zotues ..................................... 111
III. 3. 4. Folje performative që shërbejnë për të shprehur emocione, ndjenja,
reagime, qëndrime etj .................................................................................................. 112
III. 3. 4. 1. Folje me funksion të mirëfilltë shprehës .................................................. 113
III. 3. 4. 2. Folje me funksion të pjesshëm shprehës........................................................ 116
III. 3. 4. 3. Folje me funksion kontekstor shprehës.......................................................... 118
III. 3. 5. Folje performative që shërbejnë për të performuar akte deklaruese ........ 120
III. 3. 5. 1. Folje me funksion të mirëfilltë deklarues ...................................................... 121
III. 3. 5. 2. Folje me funksion të pjesshëm dhe me funksion kontekstor ................. 126
deklarues .......................................................................................................................................... 126
III. 3. 6. Folje me funksione të shumëfishta performative ........................................ 128
III. 4. Elemente të tjera leksikore me funksion performativ ................................................. 144
III. 4. 1. Emra me funksion performativ ..................................................................... 145
III.4. 2. Mbiemra me funksion performativ ................................................................ 148
III. 4. 3. Pjesëza ............................................................................................................. 150
III. 4. 4. Pasthirrma ...................................................................................................... 154
III. 5. Mjete të tjera treguese të forcës ilokutive ......................................................................... 160
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
vii
III. 5. 1. Llojet e fjalive, mënyra e foljeve dhe llojet e akteve të të folurit në ........... 160
gjuhën shqipe ............................................................................................................... 160
III. 5. 1. 1. Treguesit e fjalive dëftore dhe lidhja e tyre me aktet e të folurit ......... 162
III. 5. 1. 2. Treguesit e fjalive pyetëse dhe lidhja e tyre me aktet e të folurit ........ 162
III. 5. 1. 3. Treguesit e fjalive urdhërore dhe lidhja e tyre me aktet e të folurit ... 163
III. 5. 1. 3. 1. Fjalitë nxitëse ................................................................................................... 163
III. 5. 1. 3. 2. Fjalitë dëshirore .............................................................................................. 164
III. 5. 1. 4. Treguesit e fjalive thirrmore dhe lidhja e tyre me aktet e të folurit .... 164
III. 5. 1. 4. Përmbledhje ............................................................................................................... 165
III. 5. 2. Intonacioni, theksi logjik dhe pikësimi ......................................................... 166
III. 5. 2. 1. Intonacioni i paraqitëseve, zotueseve dhe deklarueseve ........................ 167
III. 5. 2. 2. Intonacioni i udhëzueseve .................................................................................. 168
III. 5. 2. 3. Intonacioni i shprehëseve ..................................................................................... 169
PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME ................................................................................................ 171
REFERENCAT DHE BIBLIOGRAFIA ................................................................................................... 184
ABSTRACT/PËRMBLEDHJE .................................................................................................................. 191
INDEKSI I TERMAVE ................................................................................................................................ 193
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
viii
1 HYRJE
1.1 Përligjja e punimit
Ilokutiviteti është forca me të cilën përdoret një thënie ose qëllimi i shprehur i
çdo akti të të folurit. Pas mesit të shekullit të kaluar, studimi i akteve të të folurit dhe
gjithashtu, përcaktimi i elementeve gjuhësore që bëhen tregues të ilokutivitetit të
thënieve (mjetet treguese të forcës ilokutive) kanë qenë ndër sfidat më të reja të
studimeve gjuhësore për gjuhët natyrore kudo në botë.
Mungesa thuajse e plotë e përkthimeve dhe përshtatjeve në gjuhën shqipe të
veprave të kësaj tradite nga gjuhët origjinale përbën një pengesë jo të vogël për
shtimin e numrit dhe të intensitetit të studimeve në fushën e pragmatikës dhe,
sidomos, në fushën e teorisë së akteve të të folurit. Kjo mungesë është edhe arsyeja
kryesore pse përgatitja dhe shqyrtimi teorik zë një pjesë të konsiderueshme të këtij
punimi. Në këtë pjesë janë sjellë trajtime të ndryshme të një morie konceptesh teorike
nga studiues të ndryshëm përgjatë tashmë rreth një shekulli të teorisë dhe të
studimeve pragmatike.
Në gjendjen e sotme të studimeve të zbatuara pragmatike në fushë të teorisë së
akteve të të folurit, shihet e nevojshme që kjo qasje të gjejë zbatime konkrete edhe në
gjuhën shqipe. Punimet dhe qasjet e studiuesve të kësaj fushe në gjuhën shqipe, si Xh.
Lloshi, Sh. Rrokaj, A. Ballhysa etj., kanë hapur rrugën e studimeve të mirëfillta
pragmatike.
Në këto kushte, punimi trajton një nga çështjet më me interes, por njëkohësisht
edhe më të debatueshme në rrethin e gjuhëtarëve që janë intriguar nga vështirësitë e
studimit për përdorimin e gjuhës, pra, përcaktimin e mënyrave të shprehjes së
ilokutivitetit si mjete për të përcaktuar origjinalitetin e gjuhëve, jo vetëm në strukturë,
por edhe në pikëpamje të përdorimit të tyre.
Pjesa më e rëndësishme e punimit ka të bëjë me dallimin dhe më pas me
analizën e elementeve leksikore ilokutive të gjuhës shqipe. Gjatë analizës dhe
grupimit të këtyre elementeve (kryesisht, të foljeve) është parë e udhës që të bëhen
disa vërejtje edhe në drejtim të klasifikimit të akteve të të folurit. Duhet theksuar se
studimi që po paraqesim nuk ndërmerr trajtimin e çdo aspekti që ka lidhje me
studimin pragmatik të gjuhës, edhe pse dukuria e gërshetimit të aspekteve të
ndryshme është shpeshherë e dukshme dhe mjaft e vështirë për t’u shmangur. Kjo do
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
ix
të thotë se shtrirja e analizës së punimit edhe në hulli të tjera, që do të përbënin
objekte për studime të tjera të mëvetësishme, nuk përbën një angazhim në vetvete.
1.2 Objektivat e punimit dhe hipotezat e tij
Një nga objektivat e këtij punimi është paraqitja e plotë e sfondit teorik ku është
vendosur studimi. Kjo është synuar të arrihet përmes paraqitjes së ndihmesave
teorike, duke filluar me përshkrimin e historisë së lindjes dhe të zhvillimit të
disiplinës së pragmatikës dhe vijon me përcaktimin e qartë të kufijve dhe të lidhjeve
të saj me disiplinat e tjera gjuhësore. Në plotësim të planit të gjerë teorik nevojitet
edhe njohja e parimeve teorike të drejtimit, të cilat shtrohen para studiuesve, por edhe
para përdoruesve të gjuhës si udhëzime që mund të gjejnë zbatime në situata të
ndryshme ligjërimore dhe jo si rregulla gramatikore strikte. Më pas bëhet paraqitja e
një kuadri teorik më të ngushtë, asaj të teorisë së akteve të të folurit. Gjithashtu,
përgjatë historisë së zhvillimit të kësaj teorie në punim janë dhënë disa nga qëndrimet
më të njohura dhe që kanë ngjallur më shumë interes dhe reagime.
Krijimi i kuadrit teorik përbën një hap të rëndësishëm për përgatitjen e terrenit
ku do të vendoset studimi. Përcaktimi dhe analiza e mjeteve treguese të forcës
ilokutive të thënieve në gjuhën shqipe përbën një sipërmarrje shumëplanëshe për
faktin se këto mjete i përkasin fushave të ndryshme të studimeve të gjuhës dhe
hulumtimi në këto fusha kërkon një përgatitje të caktuar dhe një zhvendosje të
herëpashershme nga njëra fushë në tjetrën.
Që në përpjekjen për të përkufizuar dhe për të dalluar më qartësisht thëniet
performuese1
J. L. Austin-i (Ostini) sugjeron gjetjen e një apo disa kritereve
gramatikore dhe leksikore, të cilat do të shërbenin për të dalluar një fjali performuese
nga një konstatuese (për të treguar forcën ilokutive të shqiptimit të një fjalie). Ai
rendit disa kritere si, psh., përdorimi i foljeve performuese, veta I njëjës, koha e
tashme, mënyra dëftore, forma veprore, kthimin në formën e performueses eksplicite
(prova e performueses eksplicite), fjalë të tilla, si: i autorizuar, premtim, i rrezikshëm,
i detyruar etj., ndajfolje dhe shprehje ndajfoljore, por edhe lidhëza, pjesëza etj., si
elemente leksikore që rritin forcën shprehëse të thënies, toni i zërit (intonacioni, forca
e shqiptimit), faktorë të ndikuar nga gjendja shpirtërore e folësit dhe dëgjuesit, nga
1 Austin, J. L., How to do things with words. Oxford: Clarendon Press, 1962, f. 53-67.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
x
konteksti i thënies etj.
Pas Ostinit, J. R. Searle-i (Sërli) vë në dukje se forcat ilokutive të thënieve
realizohen përmes sintaksës (gramatikës) së gjuhëve natyrore në një shumësi
mënyrash, si, psh., mënyrat e foljeve, pikësimi, rendi i fjalëve në fjali dhe llojet e
fjalive, vija intonacionore dhe theksi, foljet performative dhe forma e performatives
etj.
Nga studimet e mëvonshme në fushën e studimit të akteve të të folurit në
gjuhë të ndryshme vihet re se, ndër mjetet treguese të forcës ilokutive, interes të
madh ka forma e performatives dhe, paralelisht me të, përcaktimi dhe klasifikimi i
foljeve performative dhe i njësive të tjera me funksion performativ. Studiuesit kanë
dalë në përfundimin se forma e performatives ka vetitë e në universaleje gjuhësore, që
priret të shfaqet në të gjitha gjuhët natyrore me funksionin e saj tashmë të përcaktuar
të shprehjes së qëllimit të folësit duke e shpallur atë (qëllimin). Megjithatë, gjuhët në
përgjithësi dhe gjuha shqipe në veçanti, krahas ngjashmërive, shpalosin edhe veçoritë
apo origjinalitetin e tyre në këtë aspekt të përdorimit (performancës). Duke dalluar
formën më të njohur të performatives, por edhe forma të tjera thëniesh, të cilat mund
të përdoren si performative në shqipe dhe duke i dhënë këto përmes shembujve në
situata konkrete, mendohet se i hapet udhë studimeve gjuhësore pragmatike me
karakter krahasues.
Në leksikun e gjuhëve natyrore ka një numër të konsiderueshëm njësish (kryesisht
folje), kuptimi i të cilave shërben për të përcaktuar forcat ilokutive që mund të kenë
thëniet e secilës gjuhë. Edhe pse kjo dukuri shfaqet në të gjitha gjuhët natyrore, vihet
re se ato shfaqin, gjithashtu, veçoritë e tyre në mënyrën sesi i shprehin me mjete
leksikore forcat e ndryshme ilokutive. Në këtë drejtim, punimi synon sidomos
analizën semantike dhe pragmatike të njësive (grupeve të njësive) leksikore që kanë
një synim ilokutiv në përbërjen e tyre semantike, pra, zbatimin e logjikës ilokutive në
përshkrimin e kuptimit dhe funksionit të foljeve dhe elementeve të tjera performative.
Përmes kësaj analize mund të nxirren dhe të kuptohen të veçantat që shfaq shqipja
(pragmatika e shqipes) në drejtim të shprehjes leksikore të forcave ilokutive.
Për të përcaktuar dhe për të analizuar përbërësit e forcave ilokutive që emërtohen
nëpërmjet këtyre njësive, është parë e nevojshme që analiza të vijojë sipas ndarjes në
grupe. Kriteret e këtij grupimi janë marrë dhe janë përshtatur nga teoritë dhe
klasifikimet e akteve të të folurit, kryesisht nga klasifikimi i Sërlit, por edhe nga
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
xi
autorë të tjerë. Gjithashtu, për të formuar grupe sa më homogjene të foljeve
performative sipas funksioneve që kanë në ligjërim, është synuar të përvijohen edhe
ndarje të tjera sipas kritereve të ndryshme semantike dhe pragmatike. Këto ndarje dhe
klasifikime nuk mëtohet të jenë të vetmet e mundshme apo më të duhurat, por vetëm
disa nga shumë të tilla që mund t’u bëhen elementeve performative, si elemente të
strukturës dhe, sidomos, të përdorimit të gjuhës.
0. Dallimi i mjeteve të tjera që tregojnë llojin e forcës ilokutive të thënies në
shqipe, do të vijë në funksion të përmbushjes së objektivave që u parashtruan edhe
më lart. Si plotësim i kuadrit të përgjithshëm të studimit të mjeteve treguese të forcës
ilokutive do të jetë edhe analiza e llojeve të fjalive dhe e mënyrave të foljeve në
aspektin pragmatik, pra në lidhje me rolin që kanë në përcaktimin e llojeve të akteve
të të folurit që performohen në shqiptimin e tyre. Gjithashtu do të bëhen përpjekje për
të hedhur dritë edhe mbi natyrën ilokutive të intonacionit të frazës (në të shkruar,
pikësimit), si një nga mjetet treguese të forcës ilokutive të thënies në shqipe.
Në përfundim, duhet të thuhet se ky punim nuk synon të mbyllë kapituj të
sapohapur të studimeve gjuhësore pragmatike por, përkundrazi, synon krijimin e një
terreni sa më të përshtatshëm dhe sa më të gjerë për studime të tjera të mëtejshme në
fushën e pragmatikës së gjuhës shqipe dhe në kuadër të teorisë së akteve të të folurit.
Metodologjia e punimit
Punimi është konceptuar dhe organizuar në tre kapituj, në të cilët trajtohen
koncepte të ndryshme teorike dhe zbatime praktike.
Kapitulli i parë, “Bazat e pragmatikës”, është konceptuar në formën e një
sinteze të gjerë të ndihmesave teorike dhe këndvështrimeve të ndryshme në lidhje me
zhvillimin e kësaj lëmie si shkencë, duke e ndarë atë në tri pjesë kryesore.
Në çështjen e parë jepet historiku i lindjes dhe i përdorimit të termit
“pragmatikë” dhe raporti fillestar që kjo qasje e re ndaj gjuhës kishte me studimet e
deriatëhershme. Në vijim renditen përcaktimet më të njohura që i janë bërë
pragmatikës që nga lindja e saj e deri në studimet bashkëkohore. Këto përcaktime janë
dhënë dhe janë ballafaquar me njëra-tjetrën sipas qëndrimeve të ndryshme të disa prej
studiuesve të kësaj fushe. Ndër ta përmenden studiuesit J. J. Katz (Katz) dhe J. A.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
xii
Fodor (Fodor), Ostin, A. Cruse (Kruz), S. Levinson (Levinson), J. Lyons (Llajons) etj.
Në kuadër të përcaktimit të fushës së pragmatikës janë dhënë edhe disa përkufizime
nga fjalorë të ndryshëm të gjuhësisë.
Në një çështje më vete brenda këtij kapitulli janë trajtuar raportet e
pragmatikës me disiplinat e tjera gjuhësore. Raportet më të ngushta pragmatika duket
se i ka me semantikën, ndaj dhe shumë studiues, si: P. F. Strawson-i (Strousoni), K.
Bach-u (Bahu), Levinsoni, G. Leech-i (Liçi) etj., i kanë trajtuar ngjashmëritë dhe
dallimet midis këtyre disiplinave, duke përcaktuar në të njëjtën kohë kufijtë e të
dyjave. Lidhje të rëndësishme pragmatika ka edhe me sintaksën. Këto lidhje e kanë
burimin kryesisht në faktin se kompetenca gjuhësore e folësve të një gjuhe është
aftësia për të prodhuar dhe për të kuptuar fjalitë e kësaj gjuhe. Edhe pse në studimet
pragmatike nuk i është kushtuar shumë rëndësi, midis pragmatikës dhe fonologjisë ka
gjithashtu, lidhje mjaft të konsiderueshme. Më tej në punim janë dhënë në mënyrë të
përmbledhur edhe disa aspekte të lidhjeve të pragmatikës me sociolinguistikën dhe
psikolinguistikën.
Në çështjen e tretë trajtohen parimet teoriko – filozofike të pragmatikës si
drejtim gjuhësor. Analiza e bërë në këtë pjesë është mbështetur kryesisht mbi
studimet e H. P. Grice-it (Grajsit), Liçit, Levinsonit, R. Harnish-it (Harnishit), P.
Brown-it (Braunit) etj., për të dhënë një tablo sa më të qartë të studimeve dhe
koncepteve teorike për këtë disiplinë.
Kapitulli i dytë, “Teoria e akteve të të folurit”, i është kushtuar kësaj teorie si
më e njohura në fushën e pragmatikës dhe për arsye se kjo teori përbën edhe fushën e
studimit të këtij punimi. Përgjatë këtij kapitulli në trajtë çështjesh dhe nënçështjesh
janë trajtuar kronologjikisht disa nga qasjet dhe problemet më kryesore brenda kësaj
teorie.
Duke filluar nga L. Wittgenstein-i (Vitgenshtajni), është vënë re zhvillimi i
konceptit të lojërave gjuhësore, që do të emërtohen më vonë me termin akte të të
folurit.
Në vijim të punimit janë paraqitur disa aspekte (ndër më të spikaturat) të
analizës së “ligjëratave” dhe të aktit ilokutiv sipas Ostinit si dhe zhvillimi i teorisë së
akteve të të folurit, kryesisht përmes hartimit të kritereve të klasifikimit të këtyre
akteve sipas Sërlit. Për arsye se veprat e këtyre dy studiuesve nuk gjehen të
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
xiii
përkthyera në gjuhën shqipe, paraqitja e tyre priret të jetë relativisht më e hollësishme
dhe më e plotë.
Në çështjen që vijon bëhet njohja me ndihmesat për aktet e të folurit nga D.
Wunderlich-i (Vunderlihi), i cili e vendos studimin e akteve të të folurit në një fushë
ku duhet të lejohet ndërthurja e metodave dhe e fushave të ndryshme gjuhësore, siç
janë teoria gramatikore, teoria e kuptimit dhe teoria e bisedës.
Në mënyrë të përmbledhur bëhet përshkrimi dhe klasifikimi i forcave ilokutive
si dhe i natyrës së akteve të drejtpërdrejta e të tërthorta të të folurit sipas Bahut dhe
Harnishit, të vështruar në raport me teorinë e Ostinit dhe të Sërlit, si një reagim, me
mjaft kundërthënie dhe ballafaqime interesante.
Në mbyllje të këtij kapitulli janë sjellë edhe disa nga “reagimet” apo
zhvillimet e mëtejshme ndaj qëndrimeve të quajtura të traditës (kryesisht qëndrimeve
të Ostinit dhe të Sërlit).
Kapitulli i tretë, “Ilokutiviteti në gjuhën shqipe”, është hartuar në formën e një
punimi të gjerë i cili përmban si kuadrin teorik, ashtu edhe atë zbatues.
Në fillim të kapitullit janë dhënë përmbledhtas konceptet për ilokutivitetin dhe
për mjetet treguese të forcës ilokutive. Në vijim janë paraqitur disa nga analizat më të
njohura që i janë bërë konceptit të performatives, si një prej mjeteve më të spikatura
për të shprehur ilokutivitetin. Mbas shqyrtimit të hollësishëm të performatives është
kaluar në hulumtime konkrete të formës së performatives në shqipe, të shoqëruar me
shembuj të shumtë, mbështetur në materialin leksikor të vjelë nga “Fjalori i shqipes së
sotme (2002)”. Ky material është ndarë paraprakisht në disa grupe:
a. Grupin më të madh e përbëjnë foljet, shprehjet frazeologjike dhe togjet me
vlerë foljore performative të shqipes. Në këtë grup janë dalluar foljet e mirëfillta
performative, foljet pjesërisht të leksikalizuara performative dhe foljet kontekstore
performative. Njësitë performative të këtij grupi janë analizuar të grupuara në pesë
klasa të mëdha foljesh (në bazë të klasifikimit të Sërlit), të cilat shërbejnë për të
performuar në kuadrin e performatives pesë klasa të dallueshme aktesh të të folurit.
Analiza e foljeve përfshin dhënien e kuptimit (apo nuancës) performative sipas fjalorit
të gjuhës shqipe, shoqërimin me shembuj të përdorimit të saj në formën e
performatives, si dhe analizën e nevojshme në raste të veçanta. Gjatë analizës
funksionore të foljeve performative është dalluar edhe një grup i konsiderueshëm
foljesh performative, të cilat shfaqin vetinë e të paturit disa (dy e më shumë)
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
xiv
funksione të ndryshme ilokutive.
b. Grupi i emrave performativë përfshin një numër krahasimisht më të vogël
njësish, të cilat, në thënie të caktuara performative kryejnë funksionin e foljeve
performative, pra, emërtojnë llojin e aktit teksa ai kryhet (performohet).
c. Grupi i mbiemrave performativë (ku janë përfshirë edhe një grup i vogël
ndajfoljesh), gjithashtu zëvendëson funksionin e foljes performative brenda një
thënieje në formën e performatives.
ç. Grupi i pjesëzave modale që në gjuhën shqipe shërbejnë për të shprehur
qëndrimin e folësit ndaj një dukurie, vërtetësisë së një fakti të shprehur, ndaj një
mendimi të caktuar etj. dhe, në këtë mënyrë, ato shpesh mbajnë peshën kuptimore dhe
funksionin e një akti të plotë performativ.
d. Grupi i pasthirrmave si shprehëse të ndijimeve, ndjenjave apo vullnetit të
folësit (pasthirrmat emocionuese, nxitëse, madje edhe përshëndetjet) me karakter të
veçantë performativ, që bëhet i dukshëm (edhe pse pa u emërtuar) sidomos gjatë
përdorimit të tyre.
Në çëshjen e fundit të këtij kapitulli janë dhënë në mënyrë të përmbledhur disa
vëzhgime të bëra mbi mjetet e tjera treguese të forcës ilokutive. Së pari, janë parë dhe
trajtuar në këndvështrimin e pragmatikës disa lidhje që ekzistojnë në gjuhën shqipe
midis llojeve të fjalive (duke përfshirë edhe rendin e fjalëve), mënyra e foljes te fjalia
e performuar dhe llojeve të akteve të të folurit. Së dyti, megjithëse mungojnë shembuj
dhe studime konkrete, është sjellë në vëmendje si një mjet tregues i ilokutivitetit edhe
intonacioni i shqiptimit të thënies (në të shkruar, pikësimi) në shqipe. Studimet e
mirëfillta në këtë drejtim do të kërkonin përdorimin e teknologjisë dhe përgatitje
paraprake në fushë të fonetikës akustike.
Në pjesën e fundit të punimit janë parashtruar, në mënyrë të përmbledhur, një
sërë përfundimesh në lidhje me aspektet teorike të shtjelluara gjatë gjithë punimit dhe,
sidomos, me shembujt e analizuar që përfaqësojnë shfaqje konkrete të aspekteve
teorike.
Këto përfundime mund t’iu vijnë në ndihmë studentëve që studiojnë lëndën e
pragmatikës, studiuesve të gjuhës shqipe apo edhe hartuesve të fjalorëve të ardhshëm
të shqipes.
Gjithashtu, në fund të punimit jepet edhe treguesi i termave të përkthyer dhe të
përdorur gjatë punimit, si dhe i njësive leksikore performative, në mënyrë që
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
xv
përdorimi i materialit të jetë sa më i thjeshtë dhe i hapur për mundësi të reja studimi.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
1
KREU I
BAZAT E PRAGMATIKËS
I. 1. Fillesat e fushës së pragmatikës
I. 1. 1. Çështje terminologjike rreth termit “pragmatikë”
Merita e përdorimit bashkëkohor të termit “pragmatikë” i takon filozofit Ch.
Morris (Çarls Moris) dhe përpjekjes së tij për të vendosur kufijtë e shkencës që merret
me studimin e shenjave pra, semiotikës. Brenda semiotikës Morisi dalloi tri drejtime
kryesore studimi: sintaktikën (angl. syntantics), që është studimi i marrëdhënieve
formale mes shenjave; semantikën, që është studimi i marrëdhënieve midis shenjave
dhe objekteve; pragmatikën, që është studimi i marrëdhënieve mes shenjave dhe
përdoruesve (interpretuesve) të tyre2. Sipas Morisit, fusha e pragmatikës gjuhësore
nuk mund të përfshijë çdo aspekt që ka lidhje me përdoruesit dhe përdorimin e
shenjave gjuhësore. Në këtë përcaktim ai lë jashtë kufijve të studimit të pragmatikës
ato aspekte biologjike, psikologjike dhe shoqërore që sot përfshihen në studimet
antropologjike, psikolinguistike, sociolinguistike etj.
Dallimin trikahësh midis sintaktikës, semantikës dhe pragmatikës R. Carnap-i
(Karnapi) e mbështet mbi bazën e shkallës së abstragimit të këtyre disiplinave. Sipas
tij, nëse një studim i gjuhës u referohet përdoruesve, ai i përket fushës së pragmatikës;
nëse abstragohet prej përdoruesit (merret parasysh rasti i një përdoruesi ideal) dhe
studiohen vetëm lidhjet e fjalëve (shprehjeve) me ato që shënojnë, studimi i përket
fushës së semantikës; nëse abstragohet nga i shenjuari për të analizuar vetëm lidhjet e
fjalëve (shprehjeve) me njëra-tjetrën, atëherë studimi i përket fushës së sintaksës. Në
këtë mënyrë, sintaksa u hap udhën studimeve semantike dhe semantika studimeve
pragmatike3. Prej kësaj qasjeje buron një nga konceptimet e para për pragmatikën, që
u quajt pragmatika ideale (angl. pure pragmatics) dhe që përfshin studimin e
koncepteve abstrakte, si: thënia, besimi, qëllimi etj., si dhe studimin e lidhjeve logjike
të ndësjellta që ekzistojnë mes këtyre koncepteve.
Një përcaktim i hershëm për pragmatikën është ai që lidhet sidomos me emrin
2Morris, Ch. W., Foundations of the Theory of Signs, International Encyclopedia of Unified Sciences,
Chicago: University of Chicago Press, 1938, f. 6-7. 3 Carnap, R., Introduction to Semantics. Cambridge, Mass: Harvard University Press, 1942, f. 9.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
2
e Montagut (R. Montague)4. Ai niset nga përcaktimi i përgjithshëm se pragmatika
është studimi i atyre aspekteve gjuhësore që kanë lidhje të ngushtë me përdoruesit.
Sipas Montagut, aspekti që, padyshim, e kërkon referimin ndaj përdoruesve të gjuhës,
është studimi i fjalëve dëftuese (angl. deictic words) ose indeksore (angl. indexical
words). Siç do të theksohet edhe më poshtë, duke e ngushtuar fushën e pragmatikës
vetëm në studimin e këtyre elementeve, ajo do të zinte hapësirën e semantikës dhe
nga ana tjetër, nuk do të përfshinte aspekte të tjera që lidhen me studimin semantik të
gjuhës.
Në përdorimin origjinar të termit “pragmatikë” të Morisit brenda kuadrit të
semiotikës gjatë shekullit të kaluar Levinsoni5 sheh burimin e disa përdorimeve dhe
përcaktimeve të ndryshme të pragmatikës në fushën e studimeve gjuhësore. Ai
përmend studimin e shumë aspekteve psikologjike e shoqërore të komunikimit në
përgjithësi dhe të gjuhës në veçanti, të cilat, për arsye të kufijve të lëvizshëm ose të
papërcaktuar qartë, futen brenda fushës, së pragmatikës dhe të disiplinave të tjera, si:
psikolinguistika, sociolinguistika etj. Kjo prirje vihet re sidomos në Evropë, ndaj dhe
Levinsoni e cilëson atë si “kuptimi Kontinental i termit”.
Kuptimi, sipas traditës gjuhësore dhe filozofike anglo-amerikane, është ai që
njihet dhe ka përhapjen më të gjerë edhe në studimet bashkëkohore gjuhësore. Gjatë
dhe pas viteve ’60 të shekullit të kaluar pati interes të veçantë (në studimet e filozofisë
së gjuhës dhe sidomos në gjuhësi) për t’u marrë me çështje të kuptimit të gjuhës.
Përqendrimi i studimeve në këtë fushë u dha udhë qartësimit të mjaft koncepteve edhe
në lidhje me përcaktimin e fushave të studimit të disiplinave gjuhësore. Këto studime
u mbështetën më së shumti në njërën prej qasjeve të Karnapit, sipas së cilës,
pragmatika është studimi i atyre aspekteve gjuhësore, të cilat lidhen ngushtësisht dhe
patjetër me aspekte të kontekstit të përdorimit të gjuhës. Brenda termit “kontekst”
Karnapi përfshin të gjitha të dhënat për identitetin e pjesëmarrësve, njohuritë, besimin
dhe qëllimet e tyre, referimin kohor dhe hapësinor të situatës ligjërimore etj.
Konceptimi i mësipërm për kufijtë e pragmatikës u rimor dhe u përshtat edhe
në kuadër të teorisë së semantikës gjenerative, një teori e zhvilluar kryesisht si pasojë
e zhvendosjes së interesit të studiuesve tek studimi i aspekteve të kuptimit të gjuhës
sipas drejtimit gjenerativist.
4 Montague, R., Pragmatics, në R. Klibansky (ed.) Contemporary Phylosophy, Florence: La Nuova
Italia Editrice, 1968, f. 102-121. 5 Levinson, S.C., Pragmatics, Cambridge University Press, 1983, f. 1-5.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
3
Që nga Morisi e deri në studimet e sotme pragmatike, termi “pragmatikë”
është përdorur dhe përdoret njëherësh me së paku tri kuptime të ndryshme:
- Drejtim i studimeve gjuhësore (me kuptimin e disiplinës gjuhësore);
- Funksion i theksuar “pragmatik” i disa elementeve gjuhësore, psh., kur flitet
për pjesëzën pragmatike “Oh”.
- Çështje të natyrës metagjuhësore, për shembull, kuptimi (përshkrimi)
pragmatik krahasuar me kuptimin (përshkrimin) semantik të pjesëzës “Oh”.
I.1.2. Fusha e studimit të pragmatikës përbri disiplinave të tjera gjuhësore
Në këtë pjesë të punimit synohet përcaktimi i kufijve që ndajnë pragmatikën
nga disiplinat e tjera, duke sjellë disa nga përkufizimet që i janë bërë kësaj disipline
në trajtesa të veçanta nga studiues të ndryshëm. Edhe pse këto përkufizime përpiqen
të qartësojnë fushën, problemet mbi të cilat hulumtohet në këtë fushë, metodologjinë e
studimit etj., vihet re se shpesh arritjet nuk janë plotësisht të kënaqshme. Pra,
përcaktimi i kufijve mes disiplinave nuk është thjesht çështje përkufizimi; vështirësitë
e vërteta nisin kur studiuesit i qasen objektit të studimit (gjuhës) dhe, sidomos, kur
gjenden në terrene të pashkelura. Një nga vështirësitë e para në këtë fushë është fakti
që termi “pragmatikë” ka një njohje, përdorim dhe përhapje relativisht të kufizuar në
krahasim me termat dhe konceptet e tjera në fushë e gjuhësisë. Gjithashtu, edhe
studimet në këtë fushë në gjuhë të ndryshme (përfshirë këtu edhe gjuhën shqipe)
vazhdojnë të përbëjnë sprova të vështira për gjuhëtarët dhe filozofët. Një tjetër
vështirësi buron nga qëndrimet e ndryshme dhe shpesh kundërvënëse që mbajnë
studiues të ndryshëm ndaj mëvetësisë së disiplinave gjuhësore dhe ndaj pragmatikës
në veçanti.
Sipas Llajonsit, në studimin e gjuhëve natyrore nuk mund të bëhet një ndarje e
prerë midis fushave (disiplinave) të ndryshme gjuhësore, d.m.th., në studime
sintaksore, semantike apo pragmatike, pasi një ndarje e tillë do të mbetej gjithnjë e
paqartë6. Të tjerë autorë
7 sugjerojnë se fjala “pragmatikë” është një nga termat që
japin përshtypjen se bëjnë fjalë për diçka të përcaktuar dhe thelbësisht metodike, kur,
në të vërtetë, sipas tyre, kuptimi i saj shpesh mbetet i paqartë.
6 Lyons, J., Semantics vol. 2, Cambridge: Cambridge University Press, 1977, f. 117.
7 J. Searle, F. Kiefer and M. Bierwisch (eds.). Speech Act Theory and Pragmatics. Dordrecht: D. Reidel
Publishing, 1980.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
4
Në këto kushte, sfida e parë e pragmatistit sipas Levinsonit8 mbetet të provojë
se të paktën brenda fushës së gjuhësisë dhe filozofisë termi ka një kuptim dhe një
zbatim të kristalizuar.
Levinsoni ka bërë një renditje të përkufizimeve për pragmatikën duke filluar
nga ato përkufizime që kanë ngjallur më tepër diskutime dhe që përbëjnë pengesën
më të madhe në arritjen e një përfytyrimi të drejtë dhe të qartë për argumentin në
fjalë9.
Një përkufizim, ndaj të cilit janë mbajtur përgjithësisht qëndrime kritike, është
ai që ka ardhur si shtysë e dallimit midis kompetencës dhe performancës dhe që e lidh
objektin e pragmatikës ngushtësisht me parimet që udhëheqin performancën e gjuhës,
duke e përjashtuar nga çdo lloj lidhjeje me strukturën e saj. Në këtë hulli studiuesit
Katz dhe Fodor10
mendojnë se teoria pragmatike ose, siç e quajnë ata, teoria e
përzgjedhjes (angl. theory of selection) duhet parë si teoria që ndihmon qartësimin e
kuptimit të fjalive të performuara nëpërmjet të dhënave kontekstore. Sidoqoftë, këta
dy autorë i përkasin drejtimit gjenerativist dhe e studiojnë kuptimin si pjesë e
kompetencës dhe jo si pjesë e performancës gjuhësore.
Sipas Katzit11
, teoritë gramatike (fonologjia, sintaksa, semantika) janë ato që
merren me studimin e llojeve të fjalive. Në dallim nga këto, teoritë pragmatike nuk
kanë lidhje me strukturat gjuhësore apo me elementet dhe lidhjet gramatikore. Teoritë
pragmatike, sipas tij, shpjegojnë mënyrën sesi folësit dhe dëgjuesit lidhin kontekstin e
performimit të një fjalie me një përmbajtjen të caktuar. Katzi sugjeron se, për të
dalluar elementet gjuhësore që analizohen pavarësisht kontekstit nga ato që varen prej
tij, duhet të përfytyrojmë se kemi në dorë diçka që dihet, që “krijon” kushtet e
mungesës së kontekstit ose, siç quhet ndryshe, kontekstit zero ose të pashprehur (angl.
empty or null context). Mangësia e këtij përcaktimi qëndron në faktin se shpesh,
aspekte të strukturës së gjuhës kodojnë njëherësh dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe
aspekte të kontekstit dhe në këto raste bëhet e pamundur të ndash çështjet që
qëndrojnë pavarësisht kontekstit nga ato që varen nga konteksti i shqiptimit të një
fjalie.
8 Levinson, S.C., Pragmatics, Cambridge University Press, 1983, f. 6.
9 Po aty, f. 6-34.
10 Katz, J. J. & Fodor, J. A., The structure of a semantic theory, Language, 39, 170-210, 1963.
11 Katz, J. J., Propositional Structure and Illocutionary Force, New York: Crowell, 1977, f. 19.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
5
Sipas Sërlit12
, gjatë interpretimit të një fjalie nuk mund të ekzistojë një
kontekst zero apo i pashprehur, pasi ne jemi në gjendje ta kuptojmë këtë fjali
paraprakisht vetëm në një sfond të caktuar kontekstor, në të cilin është i mundur
performimi i saj.
Një përkufizim më i qartë i njeh pragmatikës studimin e lidhjeve që ekzistojnë
midis gjuhës dhe kontekstit dhe që gramatikalizohen apo kodohen në strukturën e një
gjuhe të caktuar. Kjo do të thotë se pragmatika merret vetëm me studimin e atyre
lidhjeve mes gjuhës dhe kontekstit, të cilat kodohen në strukturën e gjuhës. Ky
përcaktim e ngushton fushën e studimit të pragmatikës në studimin e aspekteve të
strukturës së gjuhës, në kundërshtim me propozimin e Katzit, i cili e vendoste këtë
fushë në studimin e aspekteve të përdorimit të gjuhës, por që nuk kishin lidhje me
strukturën e gjuhës. Konkretisht, kjo qasje fut brenda kufijve të këtij drejtimi gjuhësor
studimin e dukurisë së dëftimit, dukurisë së presupozimit, madje edhe studimin e
akteve të të folurit, por përjashton, në pamje të parë, studimin e parimeve të
përdorimit të gjuhës, të cilat, nuk duket se kanë pasqyrim në strukturën e gjuhëve. Në
këtë mënyrë, ky përkufizim e ngushton fushën e studimit të pragmatikës vetëm në
studimin e aspekteve thelbësisht gjuhësore të përdorimit të gjuhës, duke përcaktuar
një ndarje relativisht më të qartë me disiplina të tjera, si: sociolinguistika,
psikolinguistika etj.
Një përkufizim tjetër për pragmatikën lidhet me rolin e kontekstit, por edhe të
një aspekti tjetër të njohur në teoritë pragmatike: konceptit të përshtatshmërisë (angl.
appropriateness) ose ndryshe, i përmbushjes (angl. felicity). Ky qëndrim është
përkrahur mes gjuhëtarësh dhe filozofësh, që nga Ostini dhe Sërli e deri tek Llajonsi
etj. Sipas tyre, pragmatika është studimi i aftësisë së përdoruesve të gjuhës për të
lidhur fjalitë me kontekstet në të cilat ato do të përshtateshin. Me fjalë të tjera, për çdo
fjali të saktë nga pikëpamja gramatikore dhe me kuptim në një gjuhë të caktuar, një
teori pragmatike duhet të parashikojë të gjithë grupin e konteksteve në të cilat ato janë
të përshtatshme ose të përmbushura. Por, folësit e një gjuhe nuk sillen gjithmonë sipas
skemave të parapërcaktuara apo brenda kornizave dhe modeleve. Nga ana tjetër,
parashikimi i konteksteve të përshtatshme do t’i referohej një gjuhe të abstraguar dhe
të idealizuar dhe jo përdorimit konkret të saj. Gjithashtu, ky përcaktim ka zbehur edhe
12
Searle, J., Expression and meaning: Studies in the theory of speech acts. Cambridge, England:
Cambridge University, 1979, f. 117.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
6
më shumë kufijtë midis pragmatikës dhe sociolinguistikës, si studimi i kompetencës
komunikuese të individëve.
Një qasje terminologjike mjaft e përhapur dhe e debatuar është ajo që e lidh
objektin e pragmatikës me studimin e kuptimit. Sipas kësaj qasjeje, pragmatika është
studimi i atyre aspekteve të kuptimit që mbeten jashtë teorive semantike ose, ndryshe,
pragmatika është kuptim – semantikë. Përballë këtij përkufizimi studiuesit të vështirë
për të përcaktuar se cilat janë aspektet që mbeten jashtë teorive semantike. Kjo vjen
nga fakti se teoritë semantike kanë mbulim të përmasave të ndryshme nga njëra-tjetra
dhe, në këtë mënyrë, ajo që i mbetet pragmatikës është shpesh e paqartë. Sipas
Levinsonit13
, kuptimi jo i natyrshëm (angl. meaning-nn ose non-natural meaning) i
Grajsit14
, pra, gjithçka që mund të thuhet se është komunikuar (përcjellë) me anë të
përdorimit të gjuhës në një kontekst të caktuar, mund të përshtatet në thelb si objekti i
pragmatikës në ballafaqim me semantikën.
Levinsoni e sheh të arsyeshme dhe të mundshme që ndarjen midis fushave të
semantikës dhe të pragmatikës ta mbështetë në dallimin midis kuptimit të fjalisë
(angl. sentence meaning) dhe kuptimit të thënies (angl. utterance meaning). Ky dallim
bëhet edhe më domethënës nga fakti se fjalia është një njësi abstrakte që përkufizohet
dhe njihet në kuadër të teorive gramatikore, ndërsa thënia është një “dalje” e fjalisë,
një prej analogeve ose fragmenteve të saj në një kontekst të caktuar. Edhe pse ky
dallim është i rëndësishëm për t’u mbajtur parasysh, studiuesit, me raste, i kapërcejnë
kufijtë, duke u veshur fjalive dhe thënieve veti të tilla, si: presupozimi, forca ilokutive,
vlera e vërtetësisë etj. Nga ana tjetër, Levinsoni vëren se në studimet semantike
dallimi midis fjalisë dhe varianteve të saj (thënieve) vazhdon të mbetet i paqartë.
Kruz bën një ballafaqim më të plotë mes dy disiplinave për të përcaktuar
objektin e pragmatikës15
. Së pari, nëse semantika merret me kushtet e vërtetësisë së
kuptimit të fjalisë, pragmatika merret me aspektet që nuk kanë lidhje me vërtetësinë e
saj. Së dyti, ndërkohë që semantika studion kuptimin pavarësisht kontekstit,
pragmatika e studion kuptimin vetëm brenda një konteksti (këtu bëhet fjalë për
kontekstin në kuptimin e gjerë). Së treti, semantika merret me lidhjet e vendosura
konvencionalisht midis formës dhe kuptimit, ndërsa pragmatika merret me ato lidhje
konkrete, të cilat vendosen dhe përpunohen gjatë përdorimit të gjuhës. Së fundi, nëse
13
Levinson, S.C., Pragmatics, Cambridge University Press, 1983, f. 16-18. 14
Grice, H. P., Meaning, Philosophical Review 66, f. 377–88, 1957; edhe në Grice, f. 213–23, 1989. 15
Cruse, A., A glossary of Semantics and Pragmatics, Edinburgh University Press, 2006, f. 136-137.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
7
semantika është një qasje formale ndaj kuptimit, pragmatika i qaset atij
funksionalisht.
Pragmatika është studimi i lidhjeve midis gjuhës dhe kontekstit; i atyre
lidhjeve, të cilat duhet të mbahen parasysh për të arritur të kuptuarit me anë të
gjuhës. Ky përcaktim sjell në vëmendje një prej koncepteve më të rëndësishme të
analizës pragmatike, atij të konkludimit ose nxjerrjes së përfundimeve (angl.
inference). Pra, sipas kësaj teorie, pragmatika duhet të merret me nxjerrjen e
përfundimeve nga faktet e presupozuara, nga faktet e implikuara, nga forca ilokutive
etj. të një forme gjuhësore të performuar në një kontekst të caktuar. Por, koncepti i
kontekstit këtu nuk është i përcaktuar (i kufizuar) dhe, për të arritur të kuptuarit me
anë të gjuhës, mund të duhen të gjitha njohuritë enciklopedike, të cilat, në fakt, nuk
mund të jenë pjesë e njohjes së kontekstit.
Përcaktimi sipas të cilit pragmatika është studimi i dëftimit, implikimit,
presupozimit etj., i akteve kumtuese dhe aspekteve të tjera të strukturës së bisedës
është mjaft empirik. Ai nuk jep asnjë kriter për përfshirjen apo përjashtimin e
aspekteve dhe të çështjeve që mund të dalin përpara gjatë studimit të përdorimit të
gjuhës.
Në kuadër të përcaktimeve që u parashtruan më lart, renditet edhe ai i bërë në
“Fjalorin gjuhësor të Oksfordit”16
. Në të pragmatika jepet e konceptuar si një degë e
semantikës që merret me kuptimet që fjalitë kanë në kontekste të caktuara, në të cilat
ato përdoren. P.sh., “Një makinë po afrohet” jashtë kontekstit është pohimi se një
makinë po afrohet. Por, në një kontekst të dhënë, ajo mund të jetë një paralajmërim
për një këmbësor që të mos kalojë rrugën ose një shprehje e dëshirës së dikujt që, më
në fund ata, në pritje të të cilëve ka qenë prej kohësh të jenë në makinën që po afrohet
etj. Kështu, më ngushtësisht, pragmatika shihet si studimi i implikimeve në dallim nga
studimi i fjalëpërfjalshëm apo i kushteve nën të cilat është e vërtetë një fjali (kushteve
të vërtetësisë17
).
Levinsoni18
përdor përcaktimin e Katzit dhe Fodorit19
për kufijtë e
semantikës20
për të vendosur në të njëjtën mënyrë kufijtë e pragmatikës. Me të njëjtat
16
Matthews, P. H. Oxford concise dictionary of linguistics, Oxford University Press, 1997. 17
Kushtet e vërtetësisë janë ato që, nën varësinë e të cilave një fjali ose një fakt i shprehur është i
vërtetë. “Unë kam flokë të kuq” është e vërtetë nëse folësi ka me të vërtetë flokë të kuq. 18
Levinson, S.C., Pragmatics, Cambridge University Press, 1983, f. 27. 19
Katz, J. J. & Fodor, J. A., The structure of a semantic theory, Language, 39, 170-210, 1963.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
8
terma mund të thuhet se kufiri i sipërm i pragmatikës shkon deri në kufijtë e
semantikës, ndërsa kufiri i poshtëm përcaktohet nga kufijtë e sociolinguistikës
(ndoshta edhe të psikolinguistikës).
Siç u vu në dukje edhe më lart, përcaktimi i kufijve mes semantikës dhe
pragmatikës nuk është një sipërmarrje e lehtë. Nga ana tjetër, një ndarje e prerë midis
pragmatikës dhe sociolinguistikës, sipas Levinsonit, është edhe më e vështirë,
sidomos në çështje të tilla, si: honorifikët (angl. honorifics), e folura krahinore etj.
Arsyet pse kjo ndarje paraqitet e vështirë gjenden edhe në përcaktimet mjaft të
ndryshme që i janë bërë fushës së sociolinguistikës. Gjithashtu, vihet re se
sociolinguistët interesohen për çdo ndërveprim midis gjuhës dhe shoqërisë, është apo
jo i pasqyruar në gramatikën e një gjuhe, pra, edhe për aspekte të studimit të
pragmatikës. Sidoqoftë, sociolinguistika nuk është një përbërës i strukturës së një
gjuhe në të njëjtin nivel siç janë sintaksa, semantika, fonologjia dhe pragmatika21
.
Sipas fjalorit të gjuhësisë të D. Crystal-it22
(Kristalit), objekti i pragmatikës
duhet parë patjetër dhe sidomos në lidhje me përdoruesit e saj. Pragmatika është
studimi i gjuhës duke u përqëndruar te përdoruesit e saj dhe sidomos, te zgjedhjet që
ata bëjnë, kufizimet që ata hasin gjatë përdorimit të gjuhës në ndërveprimin shoqëror
dhe te ndikimet që ka te pjesëmarrësit e tjerë ky përdorim gjatë komunikimit. Studimi
i parimeve që organizojnë përdorimin komunikativ të gjuhës, siç haset sidomos gjatë
bisedës, është futur brenda spektrit të pragmatikës së përgjithshme. Studimi i
ndërveprimit gjuhësor në fusha të tilla, si: konsultimi, vizita mjekësore, mësimi i
gjuhës, seanca gjyqësore, ku problemet e komunikimit kanë një rëndësi kritike,
përbëjnë fushën e pragmatikës së zbatuar23
.
Në “Fjalorin e gjuhësisë (dhe të folologjisë, metrikës, retorikës)24
” shtrirja e
analizës pragmatike të gjuhës përfshin ato aspekte që lidhen me veprimin e kryer në
ligjërim. Më saktë, pragmatika studion ligjërimin si një formë e veprimit gjuhësor
brenda një situate komunikative dhe shoqërore. Në këtë kuptim, ajo mund të
përkufizohet edhe si një sprovë për të vënë në dukje një prej shfaqjeve të komunikimit
20
Kufiri i sipërm i semantikës është vendosur nga kufijtë e sintaksës dhe fonologjisë, ndërsa kufiri i
poshtëm shkon te teoritë e pragmatikës. 21
Levinson, S.C., Pragmatics, Cambridge University Press, 1983, f. 28-29. 22
Crystal. D., The penguin dictionary of language, Second edition, Penguin books, 1999. 23
Crystal. D., The penguin dictionary of language, Second edition, Penguin books, 1999, f. 269. 24
Dizionario di Linguistica e di filologia, metrica, retorica, Diretto da Gian Luigi Beccaria, Piccola
Biblioteca Einaudi, Nuova Edizione, Torino, 2004.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
9
gjuhësor, marrëdhënieve midis shenjave dhe përdoruesve të tyre. Pas viteve ’70
objekti i analizës pragmatike bëhen kushtet e ndërveprimit komunikativ, si dhe,
kushtet e performimit të suksesshëm të një akti të të folurit. Në këtë plan të ri të
vëmendjes së pragmatikës futen edhe arritjet e një dege të psikologjisë, që
përqendrohet në ndikimet e komunikimit gjuhësor në sjelljen njerëzore. Kështu, në
këndvështrimin metodologjik, pragmatika përfshin studimin e teorisë së akteve të të
folurit, analizën e bisedës dhe studime të domethënies së gjuhës, gjuhësisë konjitive
dhe të qëllimit (it. scopistica).
Në një fjalor tjetër të gjuhësisë25
, brenda kufijve të pragmatikës grupohen
orientime shumë të ndryshme. Në origjinë ajo kishte të bënte me karakteristikat e
ligjërimit (motivimet psikologjike të folësve, synimet dhe reagimet e tyre, tipe të
shoqërizuara të ligjërimit etj.), duke ua kundërvënë këto aspektit sintaksor dhe
semantik të studimit të gjuhës. Më pas me studimin e akteve të të folurit dhe të
performativeve nga Ostini, fusha e pragmatikës u zgjerua në modalitetet e thënies, në
shprehjen dhe ligjërimin, duke përfshirë këtu edhe analizën e kushteve të vërtetësisë
dhe analizën e bisedës.
Përkufizimet e dhëna janë përzgjedhur midis shumë përkufizimeve që janë
sjellë e risjellë nga studiues të kësaj fushe apo nga hartues të fjalorëve të gjuhësisë.
Fakti që këto përkufizime shpesh janë shumë të ndryshme duke u bërë objekt i
debateve dhe kundërshtimeve lë të papërmbushur detyrën e studiuesve të pragmatikës
për të shënuar në mënyrë të qartë dhe përfundimtare kufijtë e kësaj disipline.
Megjithatë, në vazhdën e gjithë përpjekjeve në këtë drejtim, ajo që është arritur
tashmë, është njohja e nevojës për zhvillimin e një teorie pragmatike të gjuhës, e cila
ka vendin e saj përkrah sintaksës, semantikës dhe fonologjisë.
I. 2. Pragmatika dhe drejtimet e tjera gjuhësore: Ngjashmëritë dhe dallimet
I. 2. 1. Pragmatika dhe semantika
Pragmatika dhe semantika janë dy disiplina, të cilat kanë një lidhje të hershme
prejardhjeje. Të dyja këto lidhen me zhvillimet e gjysmës së parë të shek. XX në lëmë
të filozofisë së gjuhës dhe përkatësisht, me dy drejtimet e zhvilluara në këto kohë:
drejtimit që që vendos në qendër studimin e gjuhës së zakonshme (pragmatika) dhe
25
Dubois, J., Giacomo, M., Guespin, L., Marcellesi, Ch., Marcellesi, J., Mevel, J., Dictionnaire de
linguistique, Larousse, 1994.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
10
drejtimit që merr në studim një model ideal të gjuhës (semantika).
Strousoni ishte ndër të parët filozofë që vuri në dukje dallimin midis
semantikës dhe pragmatikës, duke nxjerrë në pah dallimin midis kuptimit dhe
referencës. Koncepti i references, sipas tij, lidhet me folësit dhe jo me fjalët. Në këtë
mënyrë, ai i paraprin dallimit të mëvonshëm midis kuptimit gjuhësor dhe kuptimit të
folësit, i cili shkon në një hulli me dallimin e Grajsit midis asaj që thuhet dhe asaj që
implikohet26
.
Dallimi mes semantikës dhe pragmatikës u bë objekt studimi i filozofëve për
gjuhën e zakonshme apo përdorimin e gjuhës. Ndër të parët, Ostini e pasqyroi këtë në
dallimin midis lokutives dhe ilokutives; Grajsi në zbatimin e konceptit të implikimit;
Sërli në konceptin e ilokutivitetit27
etj. Pas viteve '60 të shekullit të kaluar filozofët i
janë rikthyer këtij argumenti në çështje të ndryshme, si: analiza e bisedës, shpjegimet
ballafaquese, standardizimi ilokutiv, klasifikimi i akteve të të folurit etj.
Në studimet e mirëfillta gjuhësore dallimi midis semantikës dhe pragmatikës
përbën ende një diskutim të fortë. Në përgjithësi, në teorinë e kuptimit ka mbizotëruar
mendimi se semantika ka përparësi në raport me pragmatikën dhe është “autonome”
në raport me të.
Shpeshherë kufiri i pragmatikës është parë i lidhur ngushtë me atë të
semantikës, në mënyrë të tillë që pragmatika të merret si studimi i atyre aspekteve të
kuptimit, të cilat nuk mbulohen prej semantikës.
Një tjetër qëndrim në lidhje me raportin semantikë – pragmatikë vjen me
zhvillimin e teorisë së akteve të të folurit. Studiuesit e kësaj teorie sjellin argumente
mjaft interesante në mbështetje të tezës se semantika nuk mund të jetë asnjëherë e
pavarur nga pragmatika, pasi kuptimi i një fjalie nuk mund të shqyrtohet pa llogaritur
rolin që ajo merr gjatë komunikimit. Sipas studiuesve të teorisë së akteve të të folurit,
nëse semantikës i mbetet vetëm roli ndërlidhës midis potencialit ilokutiv dhe fjalive
gramatikore (angl. well-formed sentences), si disiplina qëndrore mbeten të quhen
vetëm dy: sintaksa dhe pragmatika.
Studiuesit e teorive pragmatike kanë zbatuar konceptet e tyre në studimin e
gjuhëve dhe kanë zhvilluar teori të ndryshme, që kryesisht vijnë si plotësim i njëra-
26
Bach, K. The semantics-pragmatics distinction: What is it and why it matters, në Ken Turner
(ed.), The Semantics/Pragmatics Interface from Different Points of View, 1999, f. 68–69. 27
Analiza e këtyre koncepteve bëhet në kapitullin e dytë.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
11
tjetrës. Në një vështrimin historiko-krahasues Bahu28
ka dalluar disa konture që
përvijojnë dallimin midis këtyre dy disiplinave29
.
- Dallimi midis kuptimit konvencional dhe përdorimit (dallimi midis asaj që
kuptojmë me një fjali dhe qëllimit për të cilin ajo është përdorur);
- Dallimi midis kuptimit nën kushtet e vërtetësisë dhe kuptimit që nuk merr
parasysh kushtet e vërtetësisë;
- Dallimi midis kuptimit që ekziston pavarësisht kontekstit dhe kuptimit
kontekstor.
Bahu propozon një qëndrim më radikal për vendosjen e kufijve të semantikës.
Sipas tij, aspektet semantike të një fjalie duhet të studiohen paralelisht me aspektet
sintaksore dhe fonologjike, pasi janë çështje të gjuhës. Në dallim nga këto, aspektet
pragmatike, si: veprimet (me fjalët), qëllimet dhe implikimet i përkasin performimit të
fjalive përgjatë rrjedhës së ligjërimit. Ai shprehet se aspektet semantike të fjalive
ekzistojnë pavarësisht nëse dikush i përdor apo jo ato. Kjo do të thotë se qëllimet e
folësve nuk përfshihen në shtrirjen e semantikës30
.
Bahu pranon lidhjen e ngushtë të semantikës me pragmatikën, siç thekson se
ekzistojnë shumë dukuri gjuhësore te të cilat kufiri midis dy disiplinave bëhet edhe
më i qartë. Të tilla dukuri janë: aftësia e ndajfoljeve për të ndryshuar (modifikuar)
shprehjet, dallimi midis shumëkuptimshmërisë dhe polisemisë, anafora, interpretimi i
frazave sasiore etj.
Sipas Bahut31
, për të kapërcyer vështirësitë e çështjes në fjalë duhet të mbahen
parasysh disa fakte gjuhësore, të cilat kanë dalë nga shqyrtimi i vazhdueshëm i kufijve
midis këtyre disiplinave. Për Bahun, një nga faktet më të njohura në teorinë gjuhësore
është se semantika merret me studimin e kuptimit konvencional (të fjalëpërfjalshëm)
të shprehjeve në funksion të kuptimit të fjalive ku ato (shprehjet) dalin. Ndaj, kuptimi
i fjalive është, gjithashtu, edhe potenciali i tyre si akte kumtuese. Ky fakt tregon edhe
përpjekjet për të bërë dallimet mes kuptimit jo kontekstor dhe atij kontekstor. Në këtë
kuadër mund të veçohen disa shprehje (shprehjet ndajfoljore, tregoret etj.) me
28
Bach, K. The semantics-pragmatics distinction: What is it and why it matters, në Ken Turner
(ed.), The Semantics/Pragmatics Interface from Different Points of View, 1999. 29
Një pjesë e mirë e debatit mbi dallimin semantikë-pragmatikë është dhënë në çështjen paraardhëse. 30
Bach, K., “Pragmatics and the Philosophy of Language,” in Horn and Ward (eds.) 2004, 463–87, f.
27. 31
Bach, K. The semantics-pragmatics distinction: What is it and why it matters, në Ken Turner
(ed.), The Semantics/Pragmatics Interface from Different Points of View, 1999, f. 73–77.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
12
ndjeshmëri kontekstore të lartë (angl. context-sensitive). Bahu thekson se ajo që
arrihet të kuptohet në analizën e këtyre shprehjeve është një tjetër fakt që i përket
studimit të kuptimit. Konteksti luan rol si në interpretimin semantik, ashtu edhe në atë
pragmatik, por duke qenë se këto role janë mjaft të ndryshme, mund të flitet për dy
lloje kontekstesh: kontekst në kuptimin e ngushtë dhe kontekst në kuptimin e gjerë të
fjalës. Këto dy konceptime të ndryshme të kontekstit luajnë rol përkatësisht në
interpretimin semantik dhe në interpretimin pragmatik të asaj që thuhet. Sipas Bahut,
konteksti i gjerë përfshin çdo lloj informacioni që ka të bëjë dhe që përcakton qëllimin
e folësit dhe kushtet e përmbushjes së aktit të të folurit, ndërsa konteksti i ngushtë
përmban vetëm informacionin që shërben për të përcaktuar vlerën semantike
(kuptimin) të fjalës.
Informacioni semantik është koduar në thënie përmes elementesh gjuhësore të
qëndrueshme (që kanë një rol të përcaktuar në përdorim) së bashku me informacionin
jashtëgjuhësor që i jep vlera të ndryshme semantike asaj që themi. Informacioni
pragmatik është informacioni jashtëgjuhësor, që nxirret ose që del nga ajo që thuhet
dhe që i nevojitet dëgjuesit për të kuptuar qëllimin e folësit (atë që thotë folësi). Ky
dallim përmbledh atë që shpreh Grajsi në përcaktimin e tij: ajo që folësi implikon në
një thënie nuk është ajo që ai thotë, por qëllimi, arsyeja pse e shpreh atë dhe mënyra
sesi e shpreh32
. Megjithatë, sipas Bahut, edhe informacioni pragmatik mund të
kodohet në strukturën e një gjuhe. Provë për këtë është ekzistenca në gramatikën e
çdo gjuhe e një grupi elementesh sintaksore, fonologjike dhe semantike që Sërli i ka
quajtur mjete treguese të forcës ilokutive.
Sipas Levinsonit33
, brenda fushës së pragmatikës mund të trajtohen edhe
çështje të tilla, si kuptimi ironik, metaforik, nënkuptimet e tërthorta etj. duke
përjashtuar përfundimet e paqëllimshme, të cilat nuk luajnë ndonjë rol në teorinë e
komunikimit. Levinsoni thekson se nuk mund dhe nuk duhet që studiuesit të kënaqen
duke i dhënë pragmatikës atributin e studimit të atyre çështjeve të kuptimit që
qëndrojnë jashtë objektit të semantikës, por duhet të arrihet në një unitet konceptual
në lidhje me kufijtë e pragmatikës. Kjo mund të realizohet duke përcaktuar dallimin
midis kuptimit të fjalisë dhe kuptimit të thënies, duke shpresuar se do të jetë e mundur
të barazojmë semantikën me studimin e kuptimit të fjalisë dhe pragmatikën me
32
Grice, P., Studies in the Way of Words. Cambridge, Mass: Harvard University Press, 1989, f. 39. 33
Levinson, S.C., Pragmatics, Cambridge University Press, 1983, f. 18.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
13
studimin e kuptimit të thënies. Në këtë drejtim mund të thuhet se fjalia është një njësi
teorike, abstrakte, e përcaktuar gramatikalisht, ndërsa thënia është realizimi i fjalisë në
një kontekst konkret. Megjithatë, praktikisht ky dallim në studimin e kuptimit (siç u
tha edhe më lart) është i vështirë për t’u bërë.
Levinsoni sugjeron se gjatë analizës semantike mund të kërkohet ndërhyrja e
pragmatikës në mënyrë që shqyrtimi semantik të vazhdojë më tutje, pra, të nevojitet
“një dialog i lirshëm midis njësive”34
. Kështu, ai nënvizon nevojën e një teorie
modulare të kuptimit, e cila do të lejonte bashkëveprimin e semantikës dhe
pragmatikës në analizën kuptimore. Në këtë mënyrë, semantika do të vepronte mbi
bazën e parimeve logjike, ndërkohë që analiza pragmatike do të ndiqte rregullat e
veta.
Një nga këndvështrimet e dallimit midis semantikës dhe pragmatikës është ai i
Katzit. Sipas tij35
, çështje të pragmatikës janë ato dukuri, njohja dhe zbatimi i të cilave
në shqiptimin e një thënieje luajnë rol në mënyrën sesi kuptohet ajo thënie. Nga ana
tjetër, semantika merret me atë që një folës ideal duhet të dijë për kuptimin e një fjalie
kur nuk ka asnjë të dhënë për kontekstin e përdorimit të saj. Pra, objekti i semantikës
bëhet studimi i kuptimit konvencional të llojeve të shprehjeve, modeleve të lidhjeve
midis fjalës dhe botës. Në këtë mënyrë, Katzi e kufizon rolin e semantikës së
Karnapit36
, sipas të cilit, semantika ishte studimi i lidhjeve midis fjalës dhe botës
(angl. words-world relation).
Liçi37
ballafaqon tri qasje që, sipas tij, përfaqësojnë debatin në lidhje me
dallimin midis semantikës dhe pragmatikës. Qasja e parë (pragmaticizmi) është
ndikuar nga një rrymë filozofike e përfaqësuar nga Vitgenshtajni, Ostini, Alstoni dhe
Sërli. Këta autorë janë shprehur mosbesues ndaj teorive të deriatëhershme për
studimin e kuptimit, të cilat shkrinin pragmatikën me semantikën. Kështu, sipas
Sërlit38
, teoria e kuptimit (dhe në përgjithësi teoria e gjuhës) duhet të bëhet pjesë e
teorisë së ndërveprimit. Në këtë mënyrë, kuptimi përcaktohet në lidhje me
performimin e llojit të aktit të të folurit. Qasja e dytë (semanticizmi) lidhet me prirjen
34
Levinson, Presumptive Meanings: The Theory of Generalized Conversational Implicature, Mass:
MIT Press, 2000, f. 244. 35
Katz, J. J., Propositional Structure and Illocutionary Force, New York: Crowell, 1977, f. 115-116. 36
Carnap, R., Introduction to Semantics, Cambridge: Harvard University Press, 1959. 37
Leech, G., Principles of Pragmatics. London: Longman, 1983, f. 5-7. 38
Searle J. R., Speech Acts: An Essay in the Philosophy of Language, Cambridge: Cambridge
University Press, 1969, f. 17.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
14
e semantikës gjenerative (fillimi i viteve “70) për të zëvendësuar pragmatikën me
semantikën. Ky asimilim mbështetej në hipotezën semantike për performativen (angl.
semantics hypothesis) si një nga konceptet bazë të kësaj teorie, sipas të cilës, në
strukturën e thellë çdo fjali është një performative39
. Sipas Rosit (J. R. Ross),
ilokutiviteti ose kuptimi pragmatik i një thënieje është ndërfutur në strukturën e saj
semantike dhe mund të studiohet në kuadër të teorive semantike. Qasja e tretë është
ajo e përplotësimit (angl. complementarism), e cila thekson funksionin plotësues që
kanë teoritë pragmatike dhe semantike ndaj njëra-tjetrës.
Sipas Liçit40
, çdo teori mbi kuptimin e gjuhës: a) duhet t’i qëndrojë besnike
fakteve të vëzhguara dhe b) duhet të jetë e thjeshtë dhe e zbatueshme. Nëse një qasje
ndaj kuptimit do të ishte krejtësisht pragmatike ose krejtësisht semantike, kërkesat e
mësipërme nuk do të plotësoheshin. Liçi sugjeron se, nëse një teori e kuptimit do të
ndërthurte të dyja këndvështrimet (një teori përplotësuese), arritjet do të ishin të
kënaqshme.
Dallimi midis semantikës dhe pragmatikës është më i thjeshtë për t’u zbatuar
sesa për t’u shpjeguar41
. Pra, ky dallim përvijohet më qartësisht dhe më lehtësisht
duke analizuar një sërë dukurish të ndryshme, si: shumëkuptueshmëria, implikimet,
presupozimet, interpretimet, njohjen, rregullat, aktet e të folurit, proceset, parimet etj.
Pavarësisht ballafaqimit të hershëm midis këtyre dy drejtimeve, gjatë zhvillimit të
mëtejshëm të teorive të gjuhësisë së zbatuar janë analizuar paralelisht fushat dhe
kufijtë e semantikës dhe të pragmatikës, duke u njohur atyre sidomos rolin plotësues
që kanë ndaj njëra-tjetrës dhe ndaj objektit të tyre, pra, gjuhës.
I.2.2. Pragmatika dhe sintaksa
Një nga konceptet kryesore që lidhet me natyrën e pragmatikës është ai i
performancës gjuhësore. Studiuesit i vendosin konceptin e performancës gjuhësore
dhe konceptin e kompetencës në një raport të tillë që duket sikur përcaktojnë
njëkohësisht disa kufij të përafërt të pragmatikës me disiplinat e tjera gjuhësore dhe,
në veçanti, me sintaksën. Me ndarjen e njohur të gjuhës në kompetencë dhe
performancë teoria e sintaksës gjenerative e Çomskit i shndërroi këta kufij në pengesa
39
Ross. J. R., On declarative sentences, në Jacobs R. A. and Rosenbaum, P. S. (eds), Readings in
English Transformational Grammar, Waltham, Mass: Blaisdell, 1970, f . 222-272. 40
Leech, G., Principles of Pragmatics. London: Longman, 1983, f. 7. 41
Bach, K. The semantics-pragmatics distinction: What is it and why it matters, në Ken Turner
(ed.), The Semantics/Pragmatics Interface from Different Points of View, 1999, f. 65.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
15
të pakapërcyeshme. Sipas Çomskit42
, sintaksa e një gjuhe mund të studiohet si një
sistem formal, pavarësisht nga përdorimi i saj dhe fjalitë janë objekte abstrakte, të
cilat prodhohen dhe kuptohen, pavarësisht përdorimit dhe rolit të tyre në komunikim.
Por, sipas Sërlit43
, kjo qasje krejtësisht formale nuk qëndron që në momentin
që në studimin e një gjuhe lind nevoja e përfshirjes së kuptimit. Në pikëpamjen e tij
kompetenca gjuhësore e folësve të një gjuhe është aftësia për të prodhuar dhe për
tëkuptuar fjalitë e kësaj gjuhe. Nga ana tjetër, mund të thuhet se të kuptuarit e një
fjalie të një gjuhe të caktuar ka të bëjë kryesisht me njohjen e përdorimit të saj në këtë
gjuhë, pra, sesi mund të përdoret kjo fjali për të deklaruar diçka, për të bërë një pyetje,
për të dhënë një urdhër apo për të bërë një premtim etj. Gjithashtu, të kuptuarit e një
fjalie lidhet me aftësinë e dëgjuesit për të kuptuar se me cilin nga qëllimet e
mësipërme e ka përdorur folësi këtë fjali.
Për Sërlin, kompetenca semantike varet kryesisht nga aftësia për të performuar
dhe për të kuptuar aktet e të folurit, pra, për të kuptuar lidhjet midis qëllimit të
përdorimit të gjuhës (komunikimit), rregullave gjuhësore dhe kushteve që diktohen
prej këtyre rregullave. Në këtë qasje ndaj teorisë çomskiane, Sërli ngre supozimin se
mangësia e kësaj teorie buron pikërisht te qëndrimi shpërfillës ndaj lidhjes së ngushtë
midis gjuhës dhe komunikimit, midis kuptimit dhe akteve të të folurit. Çdo qasje ndaj
kuptimit të një fjalie duhet të llogaritë edhe rolin që ajo ka në komunikim, pasi një
pjesë e rëndësishme e kuptimit të saj është potenciali që ka fjalia për të performuar një
akt të të folurit.
Sërli44
parashtron disa shkaqe, të cilat mund të kenë reflektuar këtë qëndrim.
Së pari, sipas Çomskit, teoria e akteve të të folurit mund t’i përkasë vetëm studimit të
performancës. Kjo, sipas Sërlit, do të thotë se Çomski nuk arrin të shohë përtej
dallimit dhe të kuptojë se, në thelb, kompetenca është kompetencë për të performuar.
Për këtë arsye, studimi i aspekteve gjuhësore të aftësisë për të performuar akte të të
folurit është, gjithashtu, studimi i kompetencës gjuhësore. Së dyti, Sërli supozon se
për Çomskin çdo teori për aktin e të folurit (si një lloj i sjelljes ligjërimore) përbën një
rikthim në bihejviorizëm. Sipas Sërlit, ky gjykim e ka burimin te një nga zhvillimet
dhe interpretimet më të gabuara në historinë e bihejviorizmit: veprimi njerëzor (angl.
human action) duhet të përfshjë, në thelb, konceptin e qëllimeve njerëzore. Mangësia
42
Chomsky, N., Syntactic structures, The Hague: Mouton, 1957. 43
Searle, J. R., Chomsky’s Revolution in Linguistics, The New York Review of Books, 18, 1972. 44
Po aty.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
16
e tretë dhe më thelbësore është ajo që u përmend edhe më sipër si mangësia kryesore e
teorisë çomskiane. Me fjalë të tjera, mendimi i shprehur, por edhe i nënkuptuar, se
gjuha nuk ka ndonjë lidhje thelbësore me komunikimin, por është një sistem formal,
abstrakt, i lidhur prej natyre me karakteristika të mendjes njerëzore.
Një tjetër studiues që i qaset lidhjeve midis pragmatikës dhe sintaksës është
Levinsoni. Ai e sheh të konkretizuar ndërveprimin midis këtyre disiplinave duke
vënë në dukje disa fusha të padiskutueshme45
:
a. Llojet e fjalive, si modele të organizimit sintaksor, kanë përkime të mjafta
(edhe pse, jo absolute) me llojet e forcave ilokutive të thënieve si akte të
drejtpërdrejta të të folurit. Edhe për shqipen rendi i fjalive dëftore përbën një tregues
për akte të paraqitjes dhe të deklarimit; rendi i fjalive pyetëse është tregues për akte të
udhëzimit; fjalitë dëshirore dhe nxitëse lidhen natyrshëm me shqiptimin e akteve
udhëzuese; veçoritë sintaksore të fjalive thirrmore janë tregues për akte shprehëse
etj.
b. Lidhje dhe ndërveprime të shumta vihen re midis strukturës së fjalisë dhe forcës
ilokutive të performimit të kësaj fjalie, kur kjo nuk përbën më një akt të drejtpërdrejtë
të të folurit, por një akt të tërthortë. Kështu, një fjali pyetëse që fillon me shprehje të
tilla, si p.sh., A mund të…, A do të kishit mirësinë…, tregon forcën e një kërkese të
bërë në mënyrë të tërthortë përmes performimit të një fjalie pyetëse.
c. Analiza e forcës së tërthortë ilokutive lidhet në mënyrë të pandashme me analizën e
bisedës. Nëpërmjet aspekteve të organizimit të bisedës, si p.sh., radha e bisedës,
sekuencat e ndreqjes, ndërfutjet apo mbivendosjet, organizimi në çifte i bisedës, tema
e bisedës etj., shpjegohen shumë procese sintaksore46
. Psh., përdorimi i shprehjeve, të
tilla si: Më falni, …, Në fakt, ajo që doja të thoja…, Prit pak, …, ose përdorimi në
fillim të fjalisë i fjalëzave, si: megjithatë… , megjithëkëtë… , gjithsesi …, sidoqoftë… ,
mos ndoshta…, po (ajo që folëm)…, etj., në rastet kur duam të rimarim bisedën ose të
ndreqim një sekuencë paraprirëse; organizimi në çifte i analizës së bisedës bëhet
përcaktues i strukturës së fjalive, saqë struktura e sekuencës së parë të çiftit përcakton
strukturën e sekuencës së dytë.
Levinsoni vë re se lloje të ndryshme sekuencash mbartin në vetvete fakte të
caktuara gjuhësore, p.sh., parasekuencat janë të dallueshme (të shënuara) gjuhësisht
45
Levinson, S.C., Pragmatics, Cambridge University Press, 1983, f. 372-373. 46
Po aty, f. 364-365.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
17
nga format e mirësjelljes, p.sh., Ju lutem, …, Më falni, … , Urdhëroni… etj.;
përdorimi për mirësjellje i formave të së shkuarës si, Do të dëshiroja … , A do të
kishit mundësi…, Do t’ju lutesha … etj.
Si përfundim, ajo që vihet re se në ballafaqimin që shumica e autorëve i bëjnë
sintaksës dhe pragmatikës është referimi ndaj lidhjes midis formës dhe kuptimit të
gjuhës dhe, në të njëjtën kohë, ndaj lidhjes midis kompetencës dhe performancës
gjuhësore.
I.2.3. Pragmatika dhe fonologjia
Lidhjeve midis pragmatikës dhe fonologjisë, duke përfshirë këtu edhe
prozodinë dhe intonacionin, nuk i është kushtuar vëmendja e duhur. Më shumë bie në
sy mungesa e studimeve në këtë fushë, kur e krahasojmë me vendin që kanë zënë në
studimet gjuhësore lidhjet e pragmatikës me disiplinat e tjera. Lidhjet midis
fonologjisë dhe pragmatikës janë lidhje të karakterit formë-përmbajtje, duke qenë se
fonologjia është studim i formës, ndërsa pragmatika, studim i përmbajtjes.
Një prej lidhjeve, e njohur dhe e përmendur më shumë në raport me të tjerat,
është ajo midis theksit të fjalës (por edhe theksit logjik dhe emocionues) dhe
presupozimeve. Kështu, nëse në fjalinë “Ne do të nisemi sot për pushime.” theksohet
ndajfolja “sot”, është presupozuar fakti se e panjohura për dëgjuesin ka qenë pikërisht
koha (dita) e nisjes. Por, nëse theksi bie mbi fjalën e fundit të fjalisë, atëherë
presupozohet një fakt krejt tjetër.
Në vëzhgimet e tij Levinsoni47
ka vënë re një lidhje mjaft interesante midis një
dukurie pragmatike, siç është një prej shfaqjeve të dëftuesve shoqërorë përmes
ndërrimeve tingullore me karakter krahinor. Pra, nëse dikush përdor variante
fonologjike krahinore, merren, ndër të tjera, edhe të dhëna për statusin e tij shoqëror.
Intonacioni luan rol mjaft të rëndësishëm si një element i performimit të
fjalisë, pra, si element kontekstor. Ai ndihmon në përcaktimin e drejtë të funksionit
(njëkuptueshmërisë) të një thënieje, p.sh., “Erdhi treni” mund të shqiptohet me
intonacion zbritës (për të pohuar faktin) dhe me intonacion ngjitës (për të pyetur për
faktin). Në këtë rast ai është mjeti i vetëm që bën dallimin e kuptimit (funksionit) dhe
shmangien e shumëkuptueshmërisë. Gjithashtu, është lehtësisht e dallueshme se
47
Levinson, S.C., Pragmatics and social deixis, Proceedings of the Fifth Annual of the Berkley
Linguistic Society, 1979, f. 206-223.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
18
karakteri i papërfunduar i intonacionit të frazës shpesh, përcakton ndërrimin e radhës
së bisedës.
Elemente të tjera të prozodisë luajnë rol të madh gjatë bashkëbisedimit.
Ndryshimi i lartësisë së tonit themelor mund të jetë një tregues për qëllimin ilokutiv të
një thënieje, p.sh., për të dalluar qëllimin ilokutiv të një urdhri nga ai i një kërkese.
Ndryshimet e shpejtësisë së ligjërimit mund të dallojnë një paralajmërim nga një
pohim; pauzat e gjata mund të tregojnë miratim; ndryshimet e cilësisë së zërit mund të
shprehin pakënaqësi; zgjatjet e zanoreve i japin thënies nuanca pozitive, ndryshe nga
zgjatja e bashkëtingëlloreve, që përgjithësisht tregon negativitet etj.
Një nga faktet më të njohura dhe që na bind për lidhjen e ngushtë të
pragmatikës me fonologjinë është edhe konstatimi i hershëm i Sërlit, i cili e ka
renditur intonacionin, theksin dhe elementet prozodike midis mjeteve treguese të
forcës ilokutive që hasen në të gjitha gjuhët natyrore.
I. 2. 4. Pragmatika, sociolinguistika dhe psikolinguistika
Siç është theksuar edhe më sipër, sipas termave të Katzit dhe Fodorit48
, për
Levinsonin49
kufiri i sipërm i pragmatikës shkon deri në kufijtë e semantikës, ndërsa
kufiri i poshtëm përcaktohet nga kufijtë e sociolinguistikës (ndoshta edhe të
psikolinguistikës). Sociolinguistika nuk është një përbërës i strukturës së një gjuhe, në
të njëjtin nivel siç janë sintaksa, semantika, fonologjia dhe pragmatika50
. Megjithatë,
një ndarje e prerë midis pragmatikës dhe sociolinguistikës, sipas Levinsonit, është e
vështirë për t’u bërë, sidomos në çështje, të tilla si: tregore shoqërore, e folura
krahinore etj.
Një nga arsyet e kësaj vështirësie është edhe paqëndrueshmëria në drejtim të
përcaktimit të fushës së sociolinguistikës. Ndërkaq, vihet re se sociolinguistët
interesohen për çdo ndërveprim midis gjuhës dhe shoqërisë, është apo jo i pasqyruar
në gramatikën e një gjuhe, pra, ndër të tjera, edhe për aspekte të studimit të
pragmatikës. Sociolinguistët kanë dhënë një ndihmesë të madhe në studimin
eçështjeve të caktuara të pragmatikës, si p.sh., dëftuesit shoqërorë, aktet e të folurit
etj.
Nga ana tjetër, edhe pragmatika ka shumë për të dhënë në këmbim. Përpjekja
48
Katz, J. J. & Fodor, J. A., The structure of a semantic theory, Language, 39, 170-210, 1963. 49
Levinson, S.C., Pragmatics, Cambridge University Press, 1983, f. 27. 50
Po aty, f. 28-29.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
19
për të kuptuar rëndësinë (peshën) shoqërore të aspekteve të përdorimit të gjuhës duhet
të shoqërohet me njohjen e aspekteve dhe proceseve strukturore (të strukturës së
thellë) që përmbajnë veprimin verbal (aktin e të folurit). Edhe arritjet e analizës së
bisedës mund të përshtaten me lehtësi në fushë të studimeve të sociolinguistikës,
sepse faktet e ndryshueshme sociolinguistike (variantet sociolinguistike) janë
pjesërisht të kushtëzuara (të varura) nga faktorë të analizës së bisedës.
Lidhjet midis pragmatikës dhe psikolinguistikës shtrihen në dy drejtime
kryesore. Si fillim, pragmatika ka lidhje të mjaftueshme për t’u marrë në konsideratë
me psikologjinë e njohjes. Studimet në këto dy disiplina kanë interes për procesin e të
kuptuarit me anë të gjuhës, ndaj trajtojnë dhe zhvillojnë koncepte të tilla, si:
implikimi, presupozimi, forca ilokutive etj. Në raportin mes të dyjave, pragmatika
është ajo që siguron materialin, ndërsa psikologjia e njohjes është ajo që provon,
përmirëson ose refuzon arritjet e së parës. Sipas Levinsonit51
, provat rigoroze
psikologjike mbi aspekte dhe koncepte të ndryshme pragmatike do të thonë shumë për
studimin pragmatik të gjuhës. Në mënyrë të anasjelltë, edhe arritjet e analizës së
bisedës, p.sh., në lidhje me pauzat, ngurrimet, vetëkorrigjimet etj., kanë ndihmuar
përfshirjen e tyre të drejtë brenda kuadrit të teorive psikologjike.
Një tjetër degë e psikologjisë me të cilën pragmatika ka terren të përbashkët
studimi është psikologjia e zhvillimit, e cila merret me çështje të mësimit të gjuhës.
Studimet pragmatike rreth këtij argumenti bëhen në funksion të njohjes së rolit që
luajnë kontekstet në mënyrën sesi njerëzit mësojnë gjuhën.
I. 3. Parimet teoriko – filozofike të pragmatikës
I.3.1. Parimi i bashkëpunimit
Një nga teoritë më të njohura të Grajsit, e paraqitur qysh herët52
sugjeron
ekzistencën e një grupi rregullash të supozuara, të cilat udhëheqin zhvillimin e
bisedës. Një udhëzues i tillë, sipas Grajsit, duhet të përmbledhë katër maksima
kryesore të bashkëbisedimit ose, siç i ka quajtur ndryshe, parime të përgjithshme, që
sigurojnë një ndërveprim më të frytshëm gjuhësor. Së bashku, këto formojnë parimin
e bashkëveprimit: “Jep ndihmesën tënde siç të kërkohet, në kohën që duhet, sipas një
51
Po aty, f. 375. 52
Grice, H. Paul, 1967b, “Further notes on logic and conversation,” në P. Cole (ed.), Syntax and
Semantics 9: Pragmatics, New York: Academic Press, 1978. Edhe në Grice, 1989: 41–57.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
20
synimi të caktuar apo sipas drejtimit që merr biseda në të cilën je i përfshirë”.
Sipas maksimës së cilësisë, bashkëbiseduesit duhet të përpiqen që ndihmesa e
tyre të jetë e vërtetë:
- Duke mos thënë gjëra të pavërteta (me dijeninë e tyre);
- Duke mos thënë gjëra për të cilat mungojnë (ose ata nuk kanë) prova të qarta.
Maksima e sasisë kërkon që folësit të jenë informues, aq sa u kërkohet të jenë,
jo më pak dhe as më shumë nga interesi që shfaq biseda.
Sipas maksimës së përkitshmërisë, folësit duhet të sigurohen që ndihmesa e
tyre në bisedë të ketë lidhje me zhvillimin e saj, pra, t’i përkasë bisedës.
Maksima e mënyrës synon qartësinë e bisedës:
- Duke shmangur paqartësinë;
- Duke shmangur shumëkuptueshmërinë;
- Duke qenë të përmbledhur;
- Duke qenë të organizuar.
Në mënyrë të përmbledhur, “për të bashkëbiseduar në mënyrë sa më të
frytshme e të arsyeshme dhe për të qenë sa më bashkëpunues, ndërkohë që
transmetojnë informacion të mjaftueshëm, pjesëmarrësit duhet të shprehen në mënyrë
të sinqertë, të qartë dhe me vend”.
Sipas Grajsit, maksimat pragmatike nuk janë rregulla arbitrare, por mjete të
arsyeshme që drejtojnë rrjedhën që merr biseda, duke marrë përsipër jo vetëm
drejtimin e sjelljes gjuhësore, por edhe të asaj jogjuhësore.
I. 3. 1. 1. Koncepti i implikimit dhe lidhja me parimin e bashkëpunimit
Interesi për maksimat pragmatike është i lidhur ngushtë me faktin se zbatimi i
tyre sjell plotësimin e kuptimit të fjalive me kuptime shtesë, që vijnë nga rrokja e
fakteve të konkluduara. Këto fakte janë implikime bisedore (angl. conversational
implicatures) dhe ndryshojnë nga faktet e tjera që nuk kanë lidhje me përdorimin e
gjuhës dhe që janë rrjedhojë e proceseve logjike apo që nxirren thjesht nga përbërja
semantike e fjalisë. Pra, implikimet nuk janë semantike, por konkluzione që dalin në
bazë të përmbajtjes së asaj që thuhet dhe, njëkohësisht, edhe të disa supozimeve mbi
natyrën bashkëvepruese të ndërveprimit gjuhësor53
.
53
Levinson, S.C., Pragmatics, Cambridge University Press, 1983, f. 103-104.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
21
Sipas Levinsonit, faktet e implikuara mund të dalin në së paku dy mënyra, të
cilat varen nga qëndrimi i folësit ndaj maksimave pragmatike. Kështu, nëse folësi i
respekton maksimat në një mënyrë mjaft të drejtpërdrejtë (të hapur), ai mund të
mbështetet në aftësinë e dëgjuesit për të plotësuar atë që thuhet nëpërmjet
konkludimeve të drejtpërdrejta, që bazohen pikërisht në supozimin se folësi i ka
respektuar maksimat. Implikimet, që nxirren nga respektimi i hapur i maksimave,
Levinsoni i ka quajtur implikime standarde, ndërsa Grajsi ka përdorur termin
implikime të përgjithësuara për një pjesë të këtyre implikimeve që, për t’u përkapur,
nuk kanë nevojë për të dhëna të posaçme kontekstore.
Mënyra e dytë e implikimit të fakteve vjen nga shkelja ose shpërfillja e
qëllimshme dhe e qartë e maksimave të bashkëveprimit nga ana e folësit. Grajsi i ka
emërtuar me termin shkelje (angl. floutings) ose shfrytëzime (angl. exploitations) të
maksimave dhe, siç është vënë re, këto krijojnë terrenin e përshtatshëm për shumë nga
figurat e njohura të ligjërimit. Për nxjerrjen e këtij lloji të implikimeve, në përgjithësi,
kërkohet njohja e kontekstit, ndaj Grajsi i ka quajtur implikime të veçanta (angl.
particularized). Duke shkelur dukshëm maksimat e bashkëbisedimit, folësi e shtyn
dëgjuesin që të nxjerrë përfundime të sforcuara, shtesë (nëse ky është qëllimi i
folësit), të cilat, edhe pse në dukje nuk dëshmojnë për bashkëpunim, sigurojnë, në
fakt, rrjedhën e bashkëveprimit gjuhësor. Levinsoni ka sjellë rastin e të folurit duke
germëzuar (angl. spelling) tingujt e fjalëve. Kjo lloj zgjedheje përbën shkelje të
maksimës së mënyrës (qartësisë) prej nga, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë implikohet
fakti që fëmijët (të cilët nuk dinë të germëzojnë) nuk duhet ta kuptojnë atë që po
thuhet54
.
Sipas këtij autori55
, shkelja e qëllimshme e maksimave bëhet tërthorazi mjet
për të kuptuar një fakt që i përket teorisë së përgjithshme të pragmatikës gjuhësore.
Pra, studimi i plotë i përdorimit të gjuhës nuk mund të thjeshtohet kurrsesi në formën
e një grupi rregullash të pranuara nga të gjithë. Arsyeja është se çfarëdo rregullash
dhe pritshmërish të kemi për përdorimin e gjuhës, do të ketë gjithmonë mundësi të
reja, shfrytëzime të pashndërruara në normë, marrëveshje (rregulla) potenciale që
“nuk janë marrë vesh më parë”. Kjo do të thotë se asnjëherë nuk mund të arrihet një
përshkrim i plotë i rregullave të përdorimit të gjuhëve natyrore dhe se ajo që mund të
54
Po aty, f. 104. 55
Po aty, f. 112.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
22
përcjellim (komunikojmë) e tejkalon gjithmonë forcën komunikuese që përcakton
tradita dhe sistemi i rregullave të një gjuhe.
I.3.1.2. Zbatimi i maksimave të Liçit
Sipas Liçit56
, parimi i bashkëveprimit ndihmon për të bërë lidhjen midis
kuptimit semantik dhe forcës ilokutive, sidomos për rastet kur shprehja e forcës
ilokutive është e drejtpërdrejtë. Por, i vetëm, ky parim nuk arrin të shpjegojë pse
folësit i shprehin tërthorazi qëllimet e tyre dhe si realizohet lidhja midis kuptimit dhe
forcës në këto raste. Nëse Grajsi dhe të tjerë pas tij janë marrë me çështje të
vërtetësisë së thënieve, pra me kuptimin e faktit të shprehur (angl. propositional
meaning), çështje, të cilat i përkasin fushës së logjikës dhe të semantikës, për Liçin
parimet pragmatike kërkojnë zbatim në fushën e studimeve shoqërore dhe
psikologjike. Maksimat e parimit të bashkëveprimit priren të jenë universale, por ato
nuk mund të zbatohen asnjëherë në të njëjtën shkallë nga njëra gjuhë në tjetrën, nga
njëra shoqëri në tjetrën. Për këtë arsye, një nga detyrat e pragmatikës është edhe
shqyrtimi i zbatimit të parimeve në shoqëri të ndryshme, p.sh., nëse në një shoqëri (në
një kontekst të caktuar) i jepet rëndësi më tepër parimit të mirësjelljes në raport me
parimin e bashkëveprimit, apo nëse mbivlerësohet njëra maksimë në krahasim me
maksimat e tjera.
Për Liçin, përjashtimet nga parimi i bashkëveprimit kanë nevojë për shpjegime
të kënaqshme. Këtu ndërhyn parimi i mirësjelljes, i cili nuk duhet parë si një parim
rezervë, por si “shpëtimtar” i parimit të bashkëveprimit në shumë raste. Një nga këto
raste ilustrohet në shembullin e mëposhtëm:
A. Ne të gjithë do ta ndiejmë mungesën e Billit dhe Agatës.
B. Po, ne të gjithë do ta ndiejmë mungesën e Billit.
Folësi B ka shkelur maksimën e sasisë dhe shpjegimi për këtë gjendet në
zbatimin e parimit të mirësjelljes. Pra, folësi B ka qenë më pak informues për të mos
qenë më shumë i pasjellshëm ndaj një pale të tretë në bisedë.
Sipas Liçit, gjatë analizës së parimeve pragmatike duhet të marrim në
shqyrtim funksionin shoqëror të parimit të bashkëveprimit dhe atij të mirësjelljes dhe,
gjithashtu, shkëmbimin e roleve mes tyre. Kështu, parimi i bashkëveprimit u jep
mundësinë pjesëmarrësve të komunikojnë, duke menduar se edhe tjetri po tregohet
56
Leech, G., Principles of Pragmatics. London: Longman, 1983, f. 80.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
23
bashkëpunues. Pra, parimi i bashkëveprimit parakupton se ajo që thuhet ndihmon në
arritjen e synimit të bisedës apo të qëllimit ilokutiv. Nga ana tjetër, parimi i
mirësjelljes merr rolin e ruajtjes së ekuilibrit shoqëror dhe të marrëdhënieve miqësore.
Përmbushja e këtij roli siguron bashkëveprimin midis bashkëfolësve.
Liçi57
dhe Harnishi58
hedhin dhe argumentojnë idenë se dy maksimat e para të
parimit të bashkëveprimit, maksima e cilësisë dhe maksima e sasisë, mund të merren
së bashku, sepse ato vazhdimisht zbatohen në garë me njëra-tjetrën: sasia e
informacionit të dhënë nga folësi kufizohet nga dëshira e tij për të shmangur thënien e
fakteve të pavërteta. Harnishi propozon një maksimë të bashkuar, sipas së cilës:
“Folësi duhet të shprehet i sigurt dhe me vend sipas dëshmive të qarta”.
Maksima e sasisë dhe e cilësisë, sipas Liçit, jep sqarime të mëtejshme në
lidhje me shpjegimin pragmatik të një situate ligjërimore, i cili bëhet edhe më i
nevojshëm në rastet kur shpjegimi gramatikor59
has vështirësi dhe probleme. Për të
ilustruar këto raste ai jep shembullin e dy fjalive që shprehin të njëjtin fakt dhe që,
nga pikëpamja gramatikore, paraqiten të rregullta60
:
1. Motra ime është e martuar dhe burri i saj punon për NASA-n.
2. Burri i motrës sime punon për NASA-n dhe ajo është e martuar.
Për dikë që do të merret thjesht me studimin gramatikor të këtyre fjalive,
gramatikaliteti i fjalisë së dytë do të ishte një fakt i pashpjegueshëm. Përderisa të dyja
fjalitë kanë të njëjtin kuptim dhe janë të formuara drejt nga pikëpamja sintaksore, kjo
lloj asimetrie midis aspektit gramatikor dhe pragmatik nuk mund të shpjegohet vetëm
brenda teorisë gramatikore. Por, nëse studiuesit do të merrnin parasysh aspektet
pragmatike të këtyre fjalive, do të vihej re se fjalia e dytë shkel maksimën e sasisë,
sepse pjesa e dytë e kësaj fjalie përmban informacion krejt të panevojshëm, ose një
informacion, i cili parakuptohet lehtësisht në pjesën e parë të saj.
Liçi ka një konceptim më të gjerë për maksimën e lidhjes61
ose përkitshmërisë.
Sipas tij, një thënie është e lidhur (e përshtatshme) me situatën ligjërimore,
nëse ajo mund të jetë një kontribut i mundshëm për atë që folësi ose/dhe dëgjuesi
57
Po aty, f. 84-85. 58
Harnish, R. Logical form and implicature Në T. Bever J. Katz & T. Langedoen (eds.) An Integrated
Theory of Linguistic Ability, New York: Crowell, 1976, f. 362. 59
Në përcaktimin shpjegim gramatikor, Liçi përfshin edhe shpjegimin semantik si pjesë e sistemit të
gjuhës në dallim nga shpjegimi pragmatik që lidhet me përdorimin e saj. 60
Leech, G., Principles of Pragmatics. London: Longman, 1983, f. 89-90. 61
Liçi e quan maksima e lidhjes (angl. relation).
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
24
synojnë gjatë bisedës62
. Synimet e bisedës mund të jenë shoqërore (që përfshihen
edhe brenda parimit të mirësjelljes) dhe/ose vetjake.
Sikurse sasia e informacionit dhe vërtetësia e tij, edhe përkitshmëria nuk mund
të vlerësohet vetëm me është me vend / është pa vend, por në bazë të
ndryshueshmërisë në shkallën e shfaqjes. Në shembullin e sjellë nga Liçi63
, pyetja
“Ku është kutia ime e çokollatave?”, do të ketë disa përgjigje të mundshme:
- Është në dhomën tënde.
- Fëmijët ishin në dhomën tënde këtë mëngjes.
- Më duhet të kap trenin.
Këto përgjigje ndryshojnë sidomos në lidhje me shkallën e zbatimit të
maksimës së përkitshmërisë. Nga përgjigjja e parë tek e treta vihet re se shkalla e
përkitshmërisë ulet në funksion të shprehjes në mënyrë të tërthortë (për të bërë një
akuzë të tërhortë apo për të shprehur mungesën e gatishmërisë). Pra, shkalla e lartë e
zbatimit të përkitshmërisë shoqërohet (shpesh dhe negativisht) me të shprehurit në
mënyrë të drejtpërdrejtë dhe lidhet me përmbylljen e qëllimeve të njëpasnjëshme që
shpalosen gjatë zhvillimit të bisedës.
Maksima e mënyrës nuk ka patur të njëjtin vend me maksimat e tjera në
teorinë e bashkëveprimit të Grajsit. Sipas Liçit, “Të jesh i qartë në atë që thua” ka dy
zbatime të veçanta, pra, mund të flasim për dy lloj qartësish. “Të jesh i qartë”, në
njërën mënyrë do të thotë të përdorësh saktë mjetet sintaksore dhe fonologjike të një
gjuhe për të ndërtuar një tekst të kuptueshëm. Ndërsa, në mënyrën e dytë, “të jesh i
qartë” do të thotë të modelosh një mesazh të kuptueshëm, pra, që mesazhi të jetë
shprehur qartë dhe të përcjellë te dëgjuesi qëllimin ilokutiv. Në këtë kuptim qartësia
merr të njëjtin funksion me përkitshmërinë: si maksima e mënyrës, ashtu edhe ajo e
përkitshmërisë, kërkojnë komunkimin e drejtpërdrejtë të qëllimit ilokutiv. Megjithatë,
maksima e mënyrës nuk zbatohet vetëm në bashkëvajtje me maksimën e
përkitshmërisë, por shpesh shërben e vetme dhe e pavarur nga maksimat e tjera. Raste
të tilla Liçi i ka gjetur sidomos në studimin e pragmatikës së fjalive negative dhe, më
konkretisht, në shembujt e mëposhtëm të përdorur prej tij64
:
1. A. Linkolnin nuk e ka vrarë I. Mazepa.
2. A. Linkolnin e ka vrarë J. W. Buthi.
62
Po aty, f. 93. 63
Po aty, f. 94. 64
Po aty, f. 100-101.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
25
dhe
1. Macja jonë nuk është mace mashkull.
2. Macja jonë është mace femër.
Nëse folësi zgjedh që të jetë bashkëveprues në bisedë, në rastet kur forma negative
dhe forma pozitive nuk japin informacion të barabartë (siç ndodh në çiftin e parë të
fjalive), ai përzgjedh formën pozitive. Në raste të tjera, kur forma negative dhe forma
pozitive japin informacion të njëjtë (rasti i çiftit të dytë të fjalive), përzgjedhja e
formës negative mund të ishte kundërpërgjigjja ndaj një pohimi të bërë nga
bashkëfolësi. Pragmatika e këtij përdorimi nuk mund të shpjegohet nga maksima e
sasisë, ndaj Liçi propozon maksimën e mënyrës si shpjegim të ndërkëmbyeshëm. Një
fjali negative kërkon më shumë kohë dhe është më e vështirë për t’u performuar, në
krahasim me një fjali pozitive. Nëse folësi zgjedh një fjali negative, ai e bën thënien
më të tërthortë dhe më të paqartë nga sa paraqitet nevoja. Në këtë rast, folësi ka
shkelur maksimën e mënyrës dhe kjo bëhet kryesisht për të mohuar përgjegjësen e saj
pozitive. Shkeljen e maksimës së mënyrës, në rastin e fjalive negative, Liçi e përdor
për të argumentuar mëvetësinë e kësaj maksime brenda parimit të bashkëveprimit, në
kundërshtim me tezën e mbulimit të funksionit të saj nga maksima e përkitshmërisë.
I.3. 2. Parimi i mirësjelljes
I. 3. 2. 1. Parimi i mirësjelljes si ruajtja e “fytyrës”
Mirësjellja ka të bëjë me zgjedhjen e folësit për të përdorur një shprehje në një
kontekst të caktuar, zgjedhje e cila tregon pikëpamjen e tij ndaj kontekstit
ndërveprues. Si normë shoqërore, të jesh i sjellshëm do të thotë të flasësh në mënyrë
formale dhe të sillesh sipas rregullave në një situatë ligjërimore, pra të kesh një sjellje
të përshtatshme gjuhësore.
Sot njihen disa teori dhe shqyrtime të ndryshme për mënyrën sesi është
konceptuar ky parim. Qasja më e njohur ndaj mirësjelljes bazohet në punimin e
Braunit (P. Brown) dhe Levinsonit65
. Sipas tyre, mirësjellja përfaqëson të gjitha
mjetet gjuhësore, me anë të të cilave njerëzit ruajnë ose rrezikojnë “fytyrën” (angl.
face) e njëri-tjetrit. Koncepti i “fytyrës”, i prezantuar nga Gofmani (E. Goffman,)66
, i
65
Brown, P., Levinson, S. Politeness: some universals in language usage, Cambridge, UK: Cambridge
University Press, 1987. 66
Goffman, E., Interaction ritual: essays on face to face behavior, Garden City, NY: Anchor, 1967.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
26
referohet identitetit që paraqesin folësit gjatë ndërveprimit gjuhësor. “Fytyra”, si
përkatësi e çdo folësi, është e brishtë dhe vazhdimisht e rrezikuar gjatë bisedës. Ajo
përfaqësohet në të gjitha gjuhët nëpërmjet dy tipeve: negative (angl. negative face),
pra si dëshira për të zotëruar veprimin gjuhësor dhe pozitive (angl. positive face), si
shprehje e dëshirës për të treguar afri dhe mirëkuptim.
Sipas Braunit dhe Levinsonit,67
“fytyra pozitive” është dëshira e çdo
pjesëmarrësi në bashkëbisedim, që qëllimet e tij të pranohen nga të tjerët ose të
përputhen me dëshirat e të tjerëve. Ndryshe, është dëshira për prezantimin pozitiv të
personalitetit ose imazhit vetjak në bashkëbisedim, duke përfshirë edhe synimin që ky
prezantim të vlerësohet dhe të pranohet nga të tjerët. Nga ana tjetër, “fytyra negative”
është përkufizuar si dëshira apo vullneti i çdo pjesëmarrësi (të pjekur) në bisedë, që
veprimet e tij të mos pengohen, të mos anashkalohen apo të mos reduktohen nga të
tjerët. Ndryshe, është pretendimi mbi fushën e ndikimit, mbi parapëlqimet vetjake,
mbi të drejtën e veprimit dhe mbi të drejtën e imponimit ndaj të tjerëve. Në një qasje
të mëvonshme ndaj këtyre koncepteve, Brauni e përkufizon “fytyrën pozitive” si
dëshirë për t’u pëlqyer, admiruar a pranuar dhe për t’u parë pozitivisht, ndërsa
“fytyrën negative” si dëshirë për të mos iu nënshtruar vullnetit të të tjerëve. Kështu,
nëse “fytyra pozitive” është vlerësimi që folësi ka për veten, “fytyra negative” tregon
që folësi i njeh vetes lirinë e plotë të veprimit gjatë ndërveprimit gjuhësor. Këto dy
entitete konsiderohen si universale, pasi në çdo shoqëri gjenden forma të shfaqjes së
tyre.
Gjatë bashkëbisedimit, folësit dhe dëgjuesit, në mënyrë të pashmangshme,
vendosin vazhdimisht në rrezik “fytyrën” e tyre. Aktet që rrezikojnë apo dëmtojnë
“fytyrën pozitive” apo “fytyrën negative” të bashkëbiseduesve janë ato që shkojnë në
kundërshtim me dëshirën apo vullnetin e njërit apo të tjetrit. Shumica e këtyre akteve
janë verbale, por ato mund të realizohen edhe përmes tipareve të ndryshme të
ligjërimit (theksi, intonacioni, fleksioni etj.), si dhe përmes formave të tjera të
komunikimit.
Aktet që vënë në rrezik “fytyrën negative” janë ato që pengojnë lirinë e plotë
të veprimit dhe mund të dëmtojnë si folësin, ashtu edhe dëgjuesin. Të tilla janë:
urdhrat, kërkesat, sugjerimet, këshillat, kërcënimet, paralajmërimet; shprehjet e
67
Brown, P., and Levinson, S. Politeness: some universals in language usage, Cambridge, UK:
Cambridge University Press, 1987, f. 61- 62.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
27
zemërimit, lakmisë, zilisë; ofertat dhe premtimet (të cilat, rrezikojnë dëgjuesin); por
edhe falenderimet, ndjesat, pranime të falenderimeve ose ndjesave, pranime të
ofertave, kundërpërgjigjet, nënshtrimet, angazhimet për veprime të padëshiruara etj.
(të cilat rrezikojnë folësin).
Aktet që vënë në rrezik “fytyrën pozitive” janë ato që tregojnë se folësi apo
dëgjuesi nuk bëjnë kujdes për ndjenjat dhe dëshirat e tjetrit ose shprehin dëshira apo
ndjenja të kundërta. Akte të tilla, si: shpërfilljet, teprimet emocionore, mungesa e
respekti, sjellja e çështjeve të papërshtatshme me situatën, apo argumenteve ndaj të
cilave dëgjuesi është veçanërisht i ndjeshëm (politike, fetare, racore), nënçmimet,
përçmimet, lavdërimet, ndërprerjet, adresimet e gabuara (të qëllimshme ose jo) (të
cilat rrezikojnë “fytyrën pozitive” të dëgjuesit), ndërsa aktet që tregojnë veprime të
gabuara, mungesë të vetëkontrollit (fizik ose emocionor), ndjesat, pranime të
miklimeve, vetëposhtërimet, pranimet e fajeve apo gabimeve etj. përbëjnë rrezik për
“fytyrën pozitive” të folësit.
Sipas Braunit dhe Levinsonit, mirësjellja, si parim, nuk është rruga më e
përshtatshme për të arritur një komunikim maksimalisht të frytshëm, madje, shpesh,
është barazuar me tërthorësinë. Duke u bazuar në materialin dhe vëzhgimet e bëra në
tri gjuhë të ndryshme, ata kanë hartuar dhe emërtuar disa mënyra (strategji) kryesore
të shfaqjes së mirësjelljes. Strategjia më e ulët (e fundit) është të performosh një akt
në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa shfaqje të mirësjelljes. Strategjia më e lartë është
performimi i akteve në një formë të tërthortë, qëllimisht të shumëkuptimshme (angl.
off-record). Kjo strategji është bazë për të performuar kryesisht akte si kërkesa apo
urdhri, që përbëjnë rrezik potencial për ruajtjen e “fytyrës” (angl. face-threatening
act). Midis dy shfaqjeve të skajshme qëndrojnë aktet e performuara në mënyrë
relativisht të qartë, pra qëllimi i të cilave është mjaft i dukshëm (angl. on-record).
Këtu përfshihen fillimisht aktet që shfaqin apo theksojnë solidaritetin dhe afrinë me
dëgjuesin (dëgjuesit) (angl. positive politeness), si p.sh., shprehja me një gjuhë të
thjeshtë (modeste), përdorimi i shakave dhe shprehjeve familjarizuese, shfaqja e
besimit te dëgjuesi etj. Një tjetër grup përbëjnë aktet te të cilat theksohet pavarësia e
dëgjuesit (angl. negative politeness) ose lehtësohet shkalla e detyrimit nëpërmjet
lënies së veprimit në dorë të dëgjuesit. Të tilla forma realizohen përmes përdorimit në
përgjithësi të akteve të tërthorta, i pyetjeve, dhënies së alternativave, përdorimit të
shumësit (veta e parë dhe e dytë), shfaqjes së mosbesimit për kryerjen e një veprimi,
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
28
përdorimit të formave të joveprores etj.
Një nga çështjet më të rëndësishme që vjen nga parimi i mirësjelljes (ruajtja e
“fytyrës”) është nevoja për të përcaktuar lidhjet midis mirësjelljes dhe situatës
ndërvepruese. Brauni dhe Levinsoni shprehen se mirësjellja është në varësi apo në
funksion të peshës ose shkallës së rrezikimit të “fytyrës”. Kjo mund të përcaktohet në
bazë të kontekstit dhe i shtohet tre faktorëve të rëndësishëm, ndryshimi i të cilëve
ndikon në shfaqjen e mirësjelljes: shkalla e imponimit të vetë aktit, ndikimi i dëgjuesit
te folësi dhe largësia shoqërore midis bashkëbiseduesve (ftohtësia ose afrimiteti). Në
këtë mënyrë, shkallës së rrezikimit të fytyrës (dhe, në përgjithësi, edhe shkalla e
mirësjelljes) ndikohet nga shkalla e imponimit, ndikimi i dëgjuesit dhe largësia
shoqërore. Duke u nisur nga bashkëveprimi i këtyre faktorëve, mund të thuhet se
shkalla e shprehjes së mirësjelljes në një thënie nuk mund të përcaktohet veçse brenda
situatës ndërvepruese. Edhe pse koncepti i “fytyrës” konsiderohet si një universale,
faktorët e mësipërm priren të ndryshojnë nga njëra kulturë në tjetrën apo nga njëra
gjuhë në tjetrën.
I. 3. 2. 2. Maksimat e mirësjelljes të Liçit
Sipas Liçit, mirësjellja është një përbërës i kompetencës pragmatike. Ajo ka
lidhje me marrëdhënien midis dy pjesëmarrësve në bashkëbisedim (vetes dhe tjetrit),
por mund të përfshijë edhe një palë të tretë, që nuk merr pjesë në bisedë (të dy palët
mund të tregojnë mirësjellje edhe ndaj të tjerëve). Faktor që ndikon në shprehjen e
mirësjelljes ndaj palës së tretë është prania ose jo e kësaj pale si spektator, përkatësia
apo lidhja e kësaj pale me folësin ose dëgjuesin (folësi do të tregojë më shumë
mirësjellje nëse flitet për gruan e dëgjuesit, nga sa mund të tregojë nëse flitet për
gruan e vet). Megjithatë, rëndësia që merr mirësjellja kundrejt marrësit është e
dallueshme krahasuar me mirësjelljen ndaj palës së tretë.
Liçi e ka zbërthyer parimin e mirësjelljes në disa maksima, të cilat, sipas tij,
përcaktojnë se cilat forma gjuhësore parapëlqehen nga të tjerat në kontekste të
veçanta. Këto maksima priren të dalin dyshe, të përcaktuara sipas kësaj radhe68
:
Maksima e taktit (zbatohet tek urdhërueset dhe zotueset69
):
a) pakëson dëmin (koston) e dëgjuesit (dhe/ose palës së tretë);
68
Leech, G., Principles of Pragmatics. London: Longman, 1983, f.131-133. 69
Konceptet dhe emërtimet në kllapa u referohen akteve të të folurit sipas klasifikimit të Sërlit, që do të
trajtohen në kapitullin e dytë.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
29
b) rrit përfitimin e dëgjuesit (dhe/ose palës së tretë).
Maksima e fisnikërisë (zbatohet tek urdhërueset dhe zotueset):
a) pakëson përfitimin e folësit;
b) rrit dëmin (koston) e folësit.
Maksima e miratimit (zbatohet te shprehëset dhe te paraqitëset):
a) pakëson kritikat ndaj dëgjuesit (dhe/ose palës së tretë);
b) rrit vlerësimin ndaj dëgjuesit (dhe/ose palës së tretë).
Maksima e thjeshtësisë (zbatohet te shprehëset dhe te paraqitëset):
a) pakëson vlerësimin e folësit për veten;
b) rrit kritikat e folësit për veten.
Maksima e harmonisë (zbatohet te paraqitëset):
a) Pakëson mosmarrëveshjet mes folësit dhe dëgjuesit (dhe/ose palës së tretë);
b) Rrit pajtimin mes folësit dhe dëgjuesit (dhe/ose palës së tretë).
Maksima e simpatisë (zbatohet te paraqitëset):
a) Pakëson antipatinë mes folësit dhe dëgjuesit (dhe/ose palës së tretë);
b) Rrit simpatinë mes folësit dhe dëgjuesit (dhe/ose palës së tretë).
Në këtë paraqitje, maksimat e bashkëbisedimit nuk kanë peshë të barabartë.
Liçi vëren se, në krahasimin brenda çifteve të maksimave (1 dhe 2; 3 dhe 4),
maksimat 1 dhe 3 u imponohen më me forcë palëve gjatë bashkëbisedimit. Kjo
dëshmon se mirësjellja përqendrohet kryesisht dhe më tepër te dëgjuesi (ose te pala e
tretë) sesa te folësi. Nga ana tjetër, nënmaksimat e grupit a) janë më të rëndësishme
nga nënmaksimat e grupit b), gjë që thekson peshën e “fytyrës negative” (shmangia e
mosmarrëveshjeve) në raport me peshën e “fytyrës pozitive” (përpjekja për
marrëveshje). Sipas Liçit, maksimat dhe nën-maksimat nuk duhen parë dhe zbatuar si
rregulla absolute (sidomos ato me peshë më të vogël), sepse kjo do të përbënte shkelje
për parimet e tjera (p.sh., për parimin e sinqeritetit, të cilësisë etj.).
Nga teoria e mirësjelljes ka patur derivime dhe zhvillime të mëtejshme. Disa
studiues i kanë përdorur arritjet e kësaj teorie për shpjegimin e mënyrave sesi
përdoruesit e një gjuhe të caktuar interpretojnë thëniet me kuptim të tërthortë. Të tjerë
studiues e kanë zhvilluar këtë teori edhe në fushë të llojeve të tjera të komunikimit
(jogjuhësor) për të gjetur dhe analizuar forma jogjuhësore të shprehjes së mirësjelljes
apo të rrezikimit të “fytyrës”. Një zhvillim që bazohet në teorinë e mirësjelljes ka
lidhje me përpjekjet e disa studiuesve për të shqyrtuar dhe për të shpjeguar sjelljen
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
30
(reagimet) gjuhësore sipas situatave (konteksteve) të veçanta. Situata të tilla të
veçanta mund të jenë: sjellja e faktorëve ndërveprues (gjykatësi, prokurori, avokati,
dëshmitari, i akuzuari, trupi gjykues etj.) në një sallë gjyqi gjatë zhvillimit të një
seance gjyqësore; sjellja e palëve dhe e faktorëve të tjerë plotësues gjatë një fushate
zgjedhore etj.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
31
KREU II.
TEORIA E AKTEVE TË TË FOLURIT
II. 1. Vitgenshtajni dhe lindja e konceptit të aktit të të folurit
II. 1. 1. “Traktati logjiko-filozofik”
Vitgenshtajni njihet ndër të parët filozofë, të cilët nisën të studiojnë dhe të
analizojnë gjuhën e përditshme dhe kuptimet e saj. Këta filozofë zhvilluan teoritë e
tyre si kundërshtim i një shkolle tjetër filozofike, asaj të Pozitivizmit logjik.
Pozitivizmi logjik u zhvillua si drejtim filozofik prej një grupi filozofësh të quajtur
Rrethi i Vjenës në vitet 1920 dhe 1930. Ata pranojnë si të vlefshme vetëm dijen
(njohjen) shkencore dhe matematikore, ndaj “çdo pohim tjetër, i cili nuk mund të
analizohet përmes logjikës ose eksperimentimit është i pakuptimtë”. Ky qëndrim sjell
një lloj privilegjimi të gjuhëve shkencore (logjike, matematikore) në raport me gjuhët
natyrore. Sipas pozitivistëve logjikë, dija (njohja e botës) e vërtetë mund të arrihet
vetëm nëpërmjet logjikës dhe vëzhgimit empirik; pohimet shkencore janë ose të
vërteta, ose të gabuara dhe këto fakte mund të vërtetohen, ndërsa gjuhët natyrore janë
të paqarta dhe shpesh, vetëm “dërdëllitje dhe konkluzione të pabazuara”, ndaj gjuha e
përditshme, sipas tyre, do të ishte e dobishme vetëm për përdorim të zakonshëm dhe
jo për mendime serioze.
Në fakt, sipas pikëpamjeve të shprehura te “Traktati”70
, për të folur një gjuhë
na mjafton të njohim sintaksën e kësaj gjuhe dhe, pa u shqetësuar shumë për
kuptimin, ne mund të shprehemi duke ndërtuar fakte logjike vetëm në bazë të
rregullave që lidhen me shenjat gjuhësore. Faktori njeri është mënjanuar duke ruajtur
thjesht pozicionin e një ndërmjetësi midis shenjave dhe botës dhe bashkë me të janë
mënjanuar edhe qëllimet dhe dëshirat e tij.
Idetë që shtjellon Vitgenshtajni te “Traktati”, i referohen një gjuhe ideale; ato
nuk synojnë të paraqesin mënyrën sesi funksionon në realitet një gjuhë. Sipas tij,
gjuha duhet të respektojë karakterin shkencor dhe t’u përshtatet të dhënave empirike.
Për këtë ajo duhet të organizohet sipas një sistemi hierarkish funksionale dhe frazat
duhet të kombinohen midis tyre në mënyrë të tillë që të jetë e pamundur futja e
70
Wittgenstein, L. Tractatus Logico-philosophicus, London and Henley: Routledge & Kegan Paul,
1922 [1961].
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
32
“elementeve të papastra”, që janë përpjekjet e mendimit për të projektuar vetveten
mbi botën. Pra, qëllimi i “Traktatit” ishte të zbulohej organizimi i brendshëm i një
gjuhe rreptësisht shkencore71
.
Një nga supozimet e Vitgenshtajnit, e cila u bë bazë e filozofisë moderne,
ishte konceptimi se njohja e botës bëhet nëpërmjet pasqyrimeve (angl,
representations) të botës, vërtetësia e të cilave qëndron në aftësinë për t’u
korresponduar fakteve themelore (të thjeshta) ose, siç quhen ndryshe, “fakteve
pozitive”72
të realitetit. Kjo teori, që u quajt teoria e përfaqësimit në lidhje me
kuptimin (angl. representational theory of meaning) është një nga më të rëndësishmet,
që u parashtrua nga Vitgenshtajni qysh në fazën e parë të punës së tij me “Traktatin”.
Sipas tij, “kufizimet e botës sime janë kufizimet e gjuhës sime”; nuk mund ta
mendojmë faktin e thjeshtë pa menduar frazën që e përfaqëson (e përshkruan) atë. Kjo
do të thotë se ne e njohim botën nëpërmjet gjuhës dhe çdo pasqyrim i realitetit ose
duhet ta gjejë formën e saktë për t’u shprehur, ose mbetet i pashprehur si diçka e
pamundur. Ja si shprehet autori: “Nëse një fakt duhet të ketë një paraqitje grafike,
atëherë fotografia e tij duhet të ketë diçka të përbashkët me atë që paraqet”73
… Çdo
pikturë, e çfarëdo forme qoftë ajo, për ta paraqitur realitetin duhet të ketë të
përbashkët me të, pavarësisht në paraqitja është korrekte ose jo, formën e saj logjike
(angl. form of reality), d.m.th., të vërtetën mbi të”74
.
Këto pohime vënë në dukje edhe një herë faktin se gjuha e “Traktatit” të
Vitgenshtajnit nuk është gjuha e zakonshme. “Një fakt i thjeshtë, shkruan autori,
përbëhet nga emra. Ai është një lidhje në seri, një varg emrash”75
… “Është e qartë
që analiza e fakteve të realitetit mund të na çojë drejt fakteve të thjeshta, të cilat
përbëhen nga emra që duhen kombinuar menjëherë.”76
.
Një frazë e thjeshtë i korrespondon dhe reflekton një fakt atomik, pra, është
paraqitje e fakteve të thjeshta. Sipas Vitgenshtajnit, në strukturën e gjuhës dallohen
frazat e thjeshta dhe frazat e përbëra. Frazat e thjeshta janë ato që përdorin format
bazë të gjuhës: emrat elementarë dhe predikatët që shërbejnë pikërisht për të kuptuar
71
Rrokaj, Sh. Filozofi e gjuhës, Arbëria, Tiranë, 2010, f. 118. 72
Po aty, f. 120. 73
Wittgenstein, L. Tractatus Logico-philosophicus, London and Henley: Routledge & Kegan Paul,
1922 [1961], 2.16. 74
Po aty, 2.18. 75
Po aty, 4.22. 76
Po aty, 4.221.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
33
(për të përfytyruar) faktet e thjeshta. Vetëm një pohim i plotë mund të jetë i vërtetë a i
rremë, pra, vetëm një pohim i plotë mund të na thotë gjësendi për botën.
Frazat e përbëra ndërtohen prej frazash (pohimesh) të thjeshta në bazë të një
shumësie rregullash logjike të përdorimit ndaj, për t’i kuptuar këto fakte të përbëra,
duhet të kuptohet kompleksiteti i gjuhës së përdorur për shprehjen e tyre. Tipari më i
rëndësishëm i frazave të përbëra është se vlera e vërtetësisë së tyre përcaktohet nga
vlera e vërtetësisë së pjesëve të saj.
Pra, ashtu si për filozofët pozitivistë, edhe për Vitgenshtajnin analiza logjike
gjuhësore duhet të mbështetet në analizën e vlerës së vërtetësisë të frazave gjuhësore.
Logjika interesohet vetëm për shndërrimin sistematik të vlerës së vërtetësisë, prej nga
del se gjuha logjike duhet të jetë transparente ndaj fakteve mbi të cilat mund të
diskutohet vërtetësia e shprehjeve gjuhësore77
.
II. 1. 2. Vitgenshtajni në “Hulumtime filozofike”
Analiza e Vitgenshtajnit te “Hulumtime filozofike”78
vendos në qendër gjuhën
e përdorimit të përditshëm dhe funksionin e saj duke hequr dorë nga ndërtimi i një
gjuhe ideale si nevojë për shprehjen filozofike. “Kur flas për gjuhën (fjalë, fjali etj.),
pohon ai, e kam fjalën për gjuhën e përditshme. Por, mos vallë kjo gjuhë është shumë
e rëndomtë dhe materiale për ato që na duhet të themi? Por, si do të ishte një tjetër
gjuhë që do të mund të ndërtonim? Dhe a ka kuptim që ne të mos arrijmë të themi ato
që duam me këtë gjuhë që kemi!?”79
.
Në fillim të “Hulumtimeve” Vitgenshtajni sjell në vëmendje mendimin e Shën
Agustinit se fjalët emërtojnë objektet dhe fjalitë janë kombinime të emrave që u
vendosen objekteve80
, duke përshkruar se sistemi i komunikimit, i dhënë sipas tij nuk
përfaqëson në të vërtetë atë që ne quajmë sot gjuhë81
. Në këtë kuadër, Vitgenshtajni
propozon një term të ri, që do të zëvendësojë konceptimin e deriatëhershëm të gjuhës,
termin e lojës gjuhësore (angl. language-game). “…Të mendosh një gjuhë është të
mendosh për një formë të jetës … ”82
; “…Të folurit e një gjuhe është pjesë e një
77
Rrokaj, Sh. Filozofi e gjuhës, Arbëria, Tiranë, 2010, f. 122-124. 78
Wittgenstein, L. Philosophical Investigations, Oxford: Blackwell, 1953. 79
Po aty, I.120. 80
Po aty, I.1. 81
Po aty, I.3. 82
Po aty, I.19.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
34
veprimtarie … ”83
.
Pra, këtu shfaqet një anë e re dhe e pastudiuar e gjuhës: gjuha si një lloj
kuptimplotë i sjelljes njerëzore, si një mjet komunikimi, si një formë e veprimtarisë
shoqërore (duke përmbysur pretendimin se format e jetës janë pjesë e gjuhës). Për
Vitgenshtajnin zotërimi dhe përdorimi i një gjuhe përfshin të gjithë ndërliqësinë e
praktikave shoqërore. Pra, koncepti i lojës gjuhësore është përdorur për të përfshirë në
gjuhë si veprimtarinë gjuhësore (përdorimin e gjuhës), ashtu edhe veprimtarinë
jogjuhësore, si dhe çdo veprimtari tjetër parapërgatitore.
Në këtë mënyrë, teoria e Vitgenshtajnit do të kalojë nga një teori e kuptimit si
përfaqësim i objektit, në një teori të kuptimit të fjalës si përdorimi i saj dhe në këtë
qasje pragmatike ndaj kuptimit, gramatika (studimi i gjuhës) përqendrohet, si
asnjëherë më parë, në gjuhën reale, konkrete, në të cilën modelet dhe përdorimi i
fjalëve (i gjuhës) lidhet me praktikat shoqërore, që ai i quan forma të jetës (angl.
forms of life). “Në shumicën e rasteve, edhe pse jo në të gjitha rastet në të cilat flasim
për kuptimin, mund të themi se kuptimi i një fjale është përdorimi i saj në gjuhë”84
Ajo që Vitgenshtajni shënon me termin “përdorim” është kuptimi i fjalës, i
cili varet nga konteksti dhe qëllimi i përdorimit të saj, duke përfshirë edhe rolin e
mohuar deri atëherë të pjesëmarrësve në ligjërim. Në këtë mënyrë, ai kërkon kalimin
nga një kuptim i vetëm ideal i sintaksës logjike në kuptime të pafundme të një gjuhe të
gjallë. Vitgenshtajni flet për një shumëllojshmëri të jashtëzakonshme të lojërave
gjuhësore dhe formave të jetës. Në ilustrimet e tij për llojet e lojërave gjuhësore
parashtrohen më së shumti shembuj që nuk janë përshkrues, duke theksuar një fakt
tjetër të rëndësishëm: gjuha nuk përdoret thjesht për të përshkruar. Sipas tij, mënyrat
e përdorimit (pra, jo thjesht përshkruese) të simboleve, fjalëve dhe fjalive, pra,
“lojërat gjuhësore” nuk kanë të bëjnë me një set të pandryshueshëm tiparesh, por me
një grup elementesh gjithmonë në lëvizje dhe që shfaqin ngjashmëri “farefisnore” me
njëra-tjetrën. “Por, sa lloje fjalish ka, pyet autori ..., janë të panumërta llojet e tyre:
lloje të panumërta dhe të ndryshme të përdorimit të atyre që i quajmë “simbole”,
“fjalë”, “fjali”? Kjo shumëllojshmëri nuk është diçka e fiksuar, e dhënë njëherë e
përgjithmonë; tipe të reja gjuhësh, lojëra të reja gjuhësore lindin, të tjera vjetërohen
ose
83
Po aty, I.23. 84
Po aty, I.43.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
35
harrohen… ”85
.
Llojet e ndryshme të “lojërave të ligjërimit”, si p.sh., të dhënit e një urdhri, të
përshkruarit e një objekti, të raportuarit e një ngjarjeje, të formuluarit e një hipoteze,
të paraqiturit e rezultateve të një eksperimenti, të pyeturit, të falenderuarit, të luturit
etj., të përmendura si shembuj pas këtij pohimi të rëndësishëm, janë shumë të
ngjashme me ato që më vonë u quajtën akte të të folurit.
Një nga risitë kryesore të Vitgenshtajnit, e vënë re sot prej studiuesve, është
pikëpamja e tij për funksionimin e gjuhës si një institucion rregullash (angl. rule-
following). Ndjekja e rregullave është një institucion shoqëror, i cili kërkon
nënkuptim dhe marrëveshje kolektive, pra nuk mund të drejtojë përdorimin e gjuhës
vetëm duke u zbatuar dhe kuptuar në mënyrë individuale. Për të kuptuar mënyrën se
si funksionon gjuha, duhet të studiojmë mënyrën se si përdoren fjalët, gjë të cilën
mund ta arrijmë vetëm duke vëzhguar përdorimin praktik të saj nga të tjerët; vetëm
përdorimi i fjalëve nga ana jonë nuk na lejon të kuptojmë mënyrën sesi funksionon
gjuha. Kjo është quajtur teoria e vetës së tretë (angl. third-person theory), ose
ndryshe, pikëpamja bihejvjoriste e studimit të tij86
.
Me shembullin e ndërtuesve Vitgenshtajni tregon se rregullat nuk kanë kuptim
jashtë veprimit; ato nuk janë të gjithpërdorshme, por veprojnë vetëm në kontekstin e
lojës gjuhësore ku futen në veprim. Sipas tij, të shkëputësh gjuhën prej veprimit, do të
thotë të jesh i magjepsur prej saj, të keqkuptosh pikërisht atë për të cilën gjuha na
shërben në të vërtetë. Kështu, për ndërtuesit gjuha është e përfshirë në veprimin e tyre
(në ndërtim) dhe jo ata të jenë përfshirë brenda saj. Veprimi që pason rregullën nuk
është i vetëkuptueshëm. P.sh., një tabelë rrugore nuk tregon detyrimisht rrugën që do
të ndiqet. Me këtë kuptohet se individët nuk i zbatojnë rregullat në mënyrë
individuale, por si pjesëtarë të një bashkësie gjuhësore dhe në lidhje me njëri-tjetrin.
“Rregulla ka funksionin e një tabele rrugore, shkruan autori, por a nuk lë ajo ndonjë
dyshim për rrugën nga më duhet të shkoj?”87
. Dhe më tej vazhdon: “T’i bindem një
rregulle, të jap një njoftim, të jap një urdhër, të luaj një lojë shah janë zakone (doke,
institucione)”88
?
85
Po aty, I. 23. 86
Kjo teori vjen si kundërpeshë e asaj që njihet si “iluzioni i vetës së parë” dhe që e ka origjinën në
tezën karteziane të shpirtit. 87
Wittgenstein, L. Philosophical Investigations, Oxford: Blackwell, 1953, I. 85. 88
Po aty, I. 199.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
36
II. 2. Ostini dhe teoria e akteve të të folurit
II. 2. 1. Dallimi midis konstatueseve dhe performueseve
Ostini vendosi themelin për teorinë moderne të akteve të të folurit, e cila u
zhvillua më vonë nga pasardhësi i tij, Sërli. Ostini e përmendi termin akt i të folurit
(angl. Speech Act) në leksionet e tij në Oksford dhe Harvard. Në të vërtetë, ky term
përdoret relativisht rrallë prej Ostinit dhe, në rastet kur përdoret, nuk është fort e qartë
se çfarë përfshihet nën këtë term. Përdorimi i gjerë i këtij termi dhe qartësimi i
konceptit që shënon, është meritë e Sërlit në librin e tij “Aktet e të folurit: Një ese në
filozofinë e gjuhës”89
Në hyrje të ciklit të leksioneve90
Ostini vëren se jo të gjithë pohimet (të vërteta
apo jo) janë përshkruese, ndaj, për të shënuar këto lloje fjalish (thëniesh) ai zgjedh të
përdorë në vend të termave të mëparshëm, termin konstatuese. Më pas, thënieve
konstatuese Ostini i kundërvë ato lloje fjalish të cilat: a) nuk përshkruajnë, tregojnë
apo konstatojnë diçka, pra, nuk mund të jenë të vërteta ose false; b) nuk mund të jenë
thjesht “diçka e thënë”, por janë pjesë e veprimit të shprehur përmes tyre.
Ostini argumenton këtë kundërvënie nëpërmjet disa shembujve:
- Unë dua (të marr këtë grua si …), e thënë në vazhdim të një ceremonie
martesore, nuk raporton një martesë, por e përfshin martesën tek ajo.
- Unë e pagëzoj këtë anije me emrin “Mbretëresha Elizabet” – e thënë gjatë
thyerjes së shishes në bashin e anijes, shërben për të kryer veprimin e të pagëzuarit.
- Ia jap orën time vëllait – e thënë në një testament.
- Vë bast 6 pence se nesër do të bjerë shi.
Përdorimi i këtyre fjalive nuk përbën përshkrim apo pohim të veprimit, por
është kryerja e veprimit, vetë veprimi. Asnjëra prej thënieve nuk mund të analizohet si
e vërtetë ose e pavërtetë. Për këtë lloj të dytë të fjalive (thënieve) Ostini përdor termin
fjali performuese, thënie performuese ose thjesht performuese91
. Sipas tij, asnjë term
tjetër nuk i mbulon të gjitha fjalitë performuese (ndoshta edhe termi operative).
Dallimi midis konstatueseve dhe performativeve të Ostinit mbështetet në
analizën e kushteve të vërtetësisë / të pavërtetësisë (angl. true/false) në kundërvënie
89
Searle J. R., Speech Acts: An Essay in the Philosophy of Language, Cambridge: Cambridge
University Press, 1969. 90
Austin, J. L. 1962. How to do things with words. Oxford: Clarendon Press.1962, f. 1-12. 91
Termi e ka origjinën e tij nga folja e anglishtes “perform” me kuptimin e të vepruarit (të kryerit e një
veprimi) për ta bërë edhe më të qartë dallimin nga ato thënie që vetëm “thonë” diçka.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
37
me kushtet e përmbushjes / të mospërmbushjes (angl. happy/unhappy), sikundër
është paraqitur edhe në tabelën më poshtë:
THËNIE
JOPERFORMUESE
(KONSTATUESE)
PERFORMUESE
thonë diçka bëjnë diçka përmes të thënit
të vërteta/të pavërteta të përmbushura/të papërmbushura
Ostini përdor një terminologji të posaçme për të analizuar më thellë veçoritë e
performueseve. Sipas tij, që thënia të quhet “e përmbushur”, do të mjaftojë zbatimi i
gjashtë rregullave, të cilat ai i ka quajtur rregullat e performueses92
:
A.1. Duhet të ekzistojë një veprim konvencional me një ndikim të përcaktuar
konvencional (të pranuar nga të gjithë). Ky veprim duhet të përfshijë shqiptimin e disa
fjalëve të caktuara, nga persona të caktuar, në kushte të caktuara.
A.2. Personat dhe rrethanat e përcaktuara duhet të jenë të përshtatshme për të bërë të
mundur kryerjen e veprimit.
B.1. Veprimi duhet të ndiqet (ekzekutohet) nga të gjithë pjesëmarrësit në mënyrën e
duhur (e drejtë);
B.2. Plotësisht.
C.1. Personat pjesëmarrës duhet të kenë mendimet dhe ndjenjat e duhura për ta
përmbushur veprimin;
C.2. Duhet që këto mendime dhe ndjenja t’i çojnë drejt përfundimit të shprehur. Në
mungesë të plotësimit të kushteve të përshtatshme thënia mbetet “e papërmbushur”.
Ostini shkon më tej duke përcaktuar dallime të qarta midis rasteve të shkeljes së çdo
rregulle. Dallimi më i dukshëm paraqitet midis katër rregullave të para dhe dy
rregullave të fundit, duke i quajtur rastet e para akte të dështuara (angl. missfire) dhe
të dytat abuzime (angl. abuses). Paraqitja e rasteve kur thënia mund të jetë “e
papërmbushur” i ka dhënë formë asaj që Ostini e quan doktrina e mospërmbushjeve.
Në përpjekje për të përkufizuar më qartësisht performuesen93
, Ostini sugjeron
gjetjen e një (ose disa) kritereve gramatikore ose leksikore ose të dyja bashkë, të cilat
do të shërbenin për të dalluar një fjali performuese nga një konstatuese. Ai rendit disa
92
Austin, J. L. 1962. How to do things with words. Oxford: Clarendon Press.1962, f. 16-18. 93
Po aty, f. 53-67.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
38
kritere, si p.sh., përdorimi i foljeve performuese, veta I njëjës, koha e tashme, mënyra
dëftore, forma veprore, kthimi në formën e performueses eksplicite (prova e
performueses eksplicite)94
; fjalë të tilla, si: i autorizuar, premtim, i rrezikshëm, i
detyruar etj., ndajfolje dhe shprehje ndajfoljore, por edhe lidhëza, pjesëza etj., si
elemente leksikore që rritin forcën shprehëse të thënies; toni i zërit (intonacioni, forca
e shqiptimit), faktorë të ndikuar nga gjendja shpirtërore e folësit dhe dëgjuesit, nga
konteksti i thënies etj. Megjithatë, ai nuk veçon asnjë kriter të mundshëm absolut
duke parashtruar kufizimet dhe rezervat e tij për secilin nga kriteret e parapërcaktuara.
Në përfundim, ai e quan të pamundur madje edhe hartimin e një liste kriteresh për
performuesen, pasi këto do të ishin, sidoqoftë, të pamjaftueshme për të dalluar edhe
rastet kur e njëjta fjali e përdorur në kontekste të ndryshme do të dilte edhe si
performuese edhe si konstatuese.
Ostini shtron pyetjen: “A mund të zbatohet prova e mospërmbushjes edhe për
thëniet që janë pohime?” P.sh. thëniet që pohojnë diçka që nuk ekziston, si “Mbreti i
Francës është tullac.”, kur në të vërtetë nuk ekziston një mbret i Francës, ngjajnë me
rastin kur dikush shqipton thënien, nëpërmjet të cilës lë trashëgim diçka që nuk i
përket. Të dy rastet shprehin fakte që nuk ekzistojnë dhe, në këtë mënyrë, ato mund të
konsiderohen të pavlefshme më shumë sesa të pavërteta. Në këtë mënyrë, ai vë re se
trajtimi i pohimit jo si një fjali, por si një akt ligjërimi bën që kjo tërësi të trajtohet si
një “veprim” ose “performim” dhe të afrohet me konceptin e performueses95
. “Sapo
kuptojmë se objekti i studimit nuk është fjalia, por realizimi (lëshimi) i një thënieje në
një situatë të caktuar të ligjërimit, e kuptojmë se edhe pohimi apo konstatimi i diçkaje
është performimi i një akti”96
.
Dallimi midis konstatueseve dhe performueseve ose “teoria e veçantë”,
mendohej se shpërfaqte dallimin e thënieve, të cilat janë pohime ose përshkrime dhe
thënieve, që ndryshojnë prej të parave dhe mund të jenë premtime, kërkesa, baste,
paralajmërime etj. Por, në vazhdim të analizës, del se rasti “i veçantë” i thënieve
(performueset) në fakt e përfshin rastin “e përgjithshëm” të thënieve (konstatueset), të
cilat del se janë thjesht disa raste (midis shumë të tjerave) të akteve të të folurit.
94
Ostini quan performuese parësore shprehje të tipit: “Unë do të jem aty!” (me vlerën e një premtimi),
e cila mund të kthehet në formën e performueses eksplicite: “Unë premtoj se do të jem aty!”. 95
Po aty, 22-24. 96
Po aty, f.138.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
39
II.2.2. Analiza e aktit ilokutiv
Tema kryesore e Ostinit te vepra “How to do things with words” (Si të bësh
gjëra me fjalët)97
është kalimi i dallimit të hershëm midis performueseve dhe
konstatueseve në një teori të përgjithshme të akteve të të folurit. Ai synon ta shtrijë
këtë dallim në teorinë e përgjithshme të të folurit, duke e konvertuar në dallimin midis
akteve lokutive dhe akteve ilokutive, për t’i shtuar më pas edhe krahasimin e dy të
parave me një akt të tretë, aktin perlokutiv. Kështu, Ostini dallon në shqiptimin e një
thënieje tri akte të ndryshme nga njëri-tjetri:
a. Akti lokutiv (angl. locutionary act) është akti i të shqiptuarit të një shprehjeje
të kuptimshme, me një farë kuptimi dhe referimi (angl. sense and reference)
domethënë, akti i të thënit të diçkaje sipas rregullave të një gjuhe98
. Ostini e analizon
aktin lokutiv duke bërë tri dallime të përgjithshme midis aktit fonetik (angl. phonetic),
retik (angl. rhetic) dhe fatik (angl. phatic).
- Akti fonetik është akti i të shqiptuarit të disa zhurmave (tingujve);
- Akti fatik është shqiptimi i fjalëve të caktuara, pra i tingujve të disa llojeve, që
i përkasin një fjalori të caktuar, apo përputhen me një gramatikë të caktuar;
- Akti retik është përdorimi i këtyre fjalëve me një domethënie dhe referencë të
përcaktuar ose pothuajse të përcaktuar99
.
Të marra së bashku këto formojnë aktin lokutiv, ndërsa secili prej tyre është
një abstraksion sikundër janë edhe vetë akti lokutiv dhe ilokutiv.
b. Akti ilokutiv (angl. illocutionary act) është akti i synuar prej folësit, shprehja e
qëllimit të tij me një forcë të caktuar konvencionale. Ai realizohet (performohet) me
anë të shqiptimit të thënies dhe është vetë forca apo funksioni i saj. Akti ilokutiv është
të shpallurit, të urdhëruarit, të paralajmëruarit, të premtuarit etj. Sipas Ostinit, midis
aktit lokutiv dhe atij ilokutiv qëndron dallimi midis të shprehurit (angl. uttering) e një
fjalie me një kuptim dhe një referim të caktuar dhe të realizuarit e një fjalie me një
forcë të caktuar. Akti lokutiv dhe ai ilokutiv janë, gjithashtu, abstraksione, pra,
realisht, të pandashëm në ligjërim: çdo akt i vërtetë i të folurit është lokutiv dhe
ilokutiv në të njëjtën kohë. Pra, nuk duhet që analiza e veçantë që u bëhet këtyre
akteve të krijojë idenë se akti ilokutiv është pasojë e aktit lokutiv dhe se ajo që
97
Austin, John L. 1962, How to do things with words, Oxford: Clarendon Press.1962. 98
Po aty, f. 108. 99
Po aty, f. 95-96.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
40
shprehet në përkufizimin e ilokutivit është një adresim shtesë për disa nga pasojat e
lokutivit. Ajo që shprehet me aktin ilokutiv nuk vjen si rrjedhim i lokutivit, por nga
forca ilokutive, e cila shfaqet në rrethana të veçanta të performimit të thënies. “Për të
zbuluar rrugën deri tek ilokutivi, thekson Ostini, nuk duhet që të kthehemi nga ai tek
akti fonetik dhe më pas te një akt fizik minimal në të njëjtën mënyrë siç mund të
kthehemi nga goditja e lepurit te tërheqja e këmbëzës së armës”100
.
Dallimi midis konstatueseve dhe performueseve del si dallimi midis “të thënit”
dhe “të bërit” e diçkaje, i cili shprehet ndryshe me realizimin e një akti lokutiv dhe një
akti ilokutiv. Kur folësi i realizon të dy këto akte, si mund të bëjë dallimin midis njërit
dhe tjetrit?101
“Me thëniet konstatuese ne shkëputemi prej aspekteve ilokutive të aktit të
ligjërimit dhe përqendrohemi te lokutivja; gjithashtu, ne përdorim një ide të
mbithjeshtuar të lidhjes me faktet, sepse mbithjeshtimi na çon te aspektet lokutive. Ne
synojmë drejt ideales duke synuar të duhurën për t’u thënë në të gjitha rrethanat, për
çdo qëllim, për çdo publik etj. Ndoshta kjo mund të jetë nganjëherë e realizueshme.”
Me aktet performative ne i kushtojmë vëmendje forcës ilokutive të thënies dhe
shkëputemi nga dimensioni i lidhjes me faktet. Ne kemi nevojë dhe përpiqemi të
dallojmë midis akteve lokutive dhe ilokutive dhe më tej të dallojmë secilin nga aktet
ilokutive – paralajmërimet, vlerësimet, gjykimet, pohimet dhe përshkrimet. Duke qenë
një fushë e gjerë, ne nuk do të mundemi të shkojmë deri te dallimi i thjeshtë e vërtetë /
e pavërtetë dhe as te dallimi i pohimeve nga pjesa tjetër e thënieve, pasi pohimi është
një nga aktet e shumta të të folurit, që i përkasin kategorisë së ilokutiveve102
”.
c. Akti perlokutiv (angl. perlocutionary act) është ajo që ne shkaktojmë me të
thënët e diçkaje, si p.sh., të bindim, të frenojmë, madje edhe të çuditim apo të
mashtrojmë, d.m.th., efekti i aktit ilokutiv.
Akti perlokutiv (pasoja) mund të arrihet (e tëra ose një pjesë e saj) edhe pa
mjete lokutive (pa shprehje gjuhësore). Kështu, mund ta frikësosh dikë (efekti
perlokutiv) duke tundur shkopin ose duke ia drejtuar armën103
. Nga ana tjetër, është e
sigurt se shumë nga aktet ilokutive nuk mund të realizohen ndryshe veçse duke thënë
diçka. Kjo është e vërtetë për deklarimin, shpalljen (në dallim nga e treguara),
100
Po aty, f. 113-114. 101
Po aty, f. 132. 102
Po aty, f. 140-144. 103
Po aty, f. 108.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
41
argumentimin, vlerësimin, përfundimin etj.
Sipas Ostinit, duhet bërë kujdes në dallimin e ilokutivit nga perlokutivi, që do
të thotë se duhet dalluar “me të thënët e diçkaje unë e kam paralajmëruar atë” nga
“duke thënë diçka unë e kam bindur atë, ose e kam bërë të ndalojë”104
. Ostini vë në
dukje se, edhe pse i dallueshëm nga perlokutivi, akti ilokutiv është i lidhur me pasojat
e të folurit në disa kuptime.
Kështu, derisa të arrihet një efekt i caktuar, akti ilokutiv nuk mund të quhet i
performuar në mënyrë të suksesshme. Efekti i aktit ilokutiv është të arrihet të
kuptuarit e asaj që synohet përmes tij, pra, të realizuarit e forcës ilokutive. Gjithashtu,
shumë akte ilokutive provokojnë sipas marrëveshjes një përgjigje, kërkojnë kryerjen e
një veprimi të dytë nga folësi apo dikush tjetër, por ky lloj akti, sado i lidhur qoftë me
aktin ilokutiv, është mëse i dallueshëm prej tij dhe nuk mund të përfshihet në rrjedhën
fillestare të veprimit.
Në mënyrë konkrete këto dallime paraqiten në shembullin e dhënë nga vetë
Ostini 105
:
Veprimi (A) (akti lokutiv)
Ai më tha: “Qëlloji asaj!”
Veprimi (B) ose (akti ilokutiv)
Ai më shtyu (më nxiti, më këshilloi, më urdhëroi) t’i qëlloja asaj.
Veprimi (C. a) (akti perlokutiv a.)
Ai më bindi t’i qëlloja asaj.
Veprimi (C. b) (akti perlokutiv b.)
Ai më bëri t’i qëlloja asaj.
Veprimi ilokutiv, madje edhe veprimi lokutiv përfshijnë marrëdhëniet, ndërsa
veprimi perlokutiv përfshin atë që në një mënyrë janë pasojat e tyre. Efektet që
rrjedhin nga veprimet perlokutive janë pasoja të vërteta, të cilat nuk përfshijnë
marrëdhënie konvencionale.
II.2.3. Klasifikimi i akteve të të folurit sipas Ostinit
Vepra “Si të bëjmë gjëra me fjalët” është para së gjithash një rimarrje e
vazhdueshme analizash të shumta fjalish, thëniesh dhe aktesh të të folurit106
. Në
104
Po aty, f.109. 105
Po aty, f. 101-102.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
42
përfundim të këtyre analizave, Ostini vë në dukje disa tipare që karakterizojnë thëniet
performuese:
a. Përmasa e përmbushjes / e mospërmbushjes;
b. Forca ilokutive;
c. Përmasa e vërtetësisë / e pavërtetësisë;
d. Kuptimi lokutiv (kuptimi dhe referenca).
Që në leksionet e para Ostini njeh si një nga kriteret më të qenësishme
hartimin një liste të “foljeve eksplicite performuese” për të bërë dallimin e
performativeve. Nën dritën e zhvillimeve të mëtejshme të teorisë së përgjithshme
sipas Ostinit ky kriter duhet plotësuar nga përcaktimi “i forcave ilokutive të një
thënieje”107
. Kështu, lloji i forcës ilokutive së bashku me kriterin gramatikor të
foljeve (veta e parë njëjës, e tashme, dëftore, veprore), vendosen në bazë të
klasifikimit të Ostinit për aktet ilokutive. Ostini përdor provat e bëra mbi
performueset eksplicite, të cilat, sipas tij, i shërbejnë (madje më mirë) klasifikimit të
atyre foljeve që e bëjnë të dukshme forcën ilokutive të një thënieje apo që përcaktojnë
se ç’lloj akti ilokutiv përbën një thënie e caktuar. Kështu, ai dallon 5 grupe të mëdha
të akteve ilokutive108
:
1. Vendimet109
(angl. verdictives) kanë të bëjnë me nxjerrjen e një përfundimi
zyrtar ose jozyrtar (vlerësim, llogaritje ose njësim) mbi të dhëna ose vlerësime të
fakteve (për aq sa ato janë të dallueshme). Aktet që bëjnë pjesë në këtë grup kanë një
lidhje të dukshme me të vërtetën dhe të pavërtetën; saktësinë dhe pasaktësinë;
drejtësinë dhe padrejtësinë. Një akt vendimi është një akt gjykimi (juridik, kritik) në
dallim nga aktet legjislative apo ekzekutive, të cilët janë akte ushtruese. Akte vendime
janë thënie me folje si: administroj, analizoj, besoj, caktoj shumën, çmoj, diskutoj,
fajësoj (shpall fajtor), gjej (përcaktoj) vendndodhjen, klasifikoj, konstatoj, llogarit,
marr masat, më duket se, numëroj, njoh, paguaj, qeveris, sistemoj, shqyrtoj, vendos,
vlerësoj, zbërthej110
etj.
106
Është vënë re se gjatë leksioneve të tij Ostini i këmben dhe nuk i kundërvë ndaj njëri-tjetrit
konceptet fjali, thënie dhe akt i të folurit. 107
Austin, J. L. How to …, vep. cit., 148-149. 108
Po aty, f. 147-163. 109
Emërtimet e klasave në shqip janë dhënë duke u bazuar kryesisht në përshtatjen e bërë nga prof. Xh.
Lloshi te “Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika” f. 321. 110
Përshtatja e veprimeve që shënojnë foljet e anglishtes me foljet përkatëse në shqip shpesh ka
rezultuar e vështirë, ndaj në këtë paraqitje nuk janë përfshirë të gjitha foljet e dhëna në grupet e
shembujve nga Ostini.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
43
2. Ushtrueset (angl. exercitives) janë ushtrimi i forcës, i të drejtave ose i
ndikimit shoqëror. Një ushtruese është dhënia e një vendimi pro apo kundër rrjedhës
së një veprimi. Kemi të bëjmë me një vendim që diçka duhet të bëhet kështu, në
dallim nga një gjykim që tregon se diçka është kështu; është një vendim dhe jo një
vlerësim. Shembuj për akte ushtruese janë emërimi, votimi, urdhri, kërkesa, këshilla,
paralajmërimi etj. dhe folje si, adresoj, anuloj, bëj të ditur, caktoj, dirigjoj, dorëzoj,
dhuroj, gjobit, hap, informoj, kërkoj, kushtoj, lë trashëgim, paguaj, pretendoj,
prezantoj, rekomandoj, rekrutoj, sekuestroj, shfuqizoj, shkarkoj, shpall, urdhëroj,
votoj, vë veto etj.
3. Zotueset (angl. commissives) përfshijnë premtimin ose angazhimin për të
bërë diçka. Ato parakuptojnë angazhimin, por përshijnë edhe deklarimin apo shpalljen
e qëllimit, akte të cilat nuk janë premtime, si dhe disa shprehje të paqarta, të cilat
mund të quhen “betime” (angl. espousals). Shembuj për veprimet që kryejnë këto
akte janë foljet: angazhohem, betohem, bie dakord, birësoj, deklaroj synimet,
detyrohem, favorizoj, garantoj, jap fjalën, kontraktoj, lidhem, pranoj (për grua ose
burrë), ndërmarr, organizoj, përkrah, projektoj, premtoj, tërheq, ujdis, vë të betohet,
zgjedh, zotohem etj.
4. Reagueset (angl. behabitives) janë akte që lidhen me reagimin ndaj sjelljes
dhe pozitës së njerëzve të tjerë dhe shprehjes së qëndrimeve ndaj mënyrave të shkuara
ose të afërta të sjelljes së dikujt. Ekziston një lidhje e dukshme midis të pohuarit dhe
të përshkruarit të ndjenjave tona dhe shprehjes apo shfaqjes së tyre. Shembuj të këtyre
akteve janë ndjesa, përgëzimi, vlerësimi, ngushëllimi, mallkimi (sharja) dhe të
sfiduarit, pra, veprime që shprehen me folje të tilla, si: aprovoj, dënoj, duartrokas,
falënderoj, përkrah, kërkoj ndjesë, kritikoj, kundërshtoj, lavdëroj, mëshiroj, më vjen
keq, mirëpres, ngre dolli (shëndet), ngushëlloj, nderoj, përcjell, përgëzoj, përshëndes,
qofsh bekuar (mallkuar), sfidoj (të), uroj etj.
5. Përshkrueset (expositives) paraqiten relativisht më të vështira për t’u
përkufizuar. Përshkrueset janë akte të shpjegimit dhe parashtrimit, duke përfshirë
parashtrimin e ideve, argumenteve dhe fakteve të realitetit. Mbi këtë grup Ostini vetë
bën mjaft debate për raste kufitare, pra, kur këto janë, gjithashtu, vendime, ushtruese,
reaguese ose zotuese, si dhe për raste të tjera, kur ato mund të ngatërrohen me akte të
thjeshta të përshkrimit të ndjenjave, të veprimeve etj. Shprehje gjuhësore për veprime
përshkruese janë foljet: argumentoj, akuzoj, caktoj, çmoj, besoj, dalloj, druaj, dyshoj,
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
44
frymëzoj, hamendësoj, interpretoj, jap llogari, kallëzoj, komentoj, kundërshtoj, lëshoj,
lyp, mendoj, miratoj, ndreq, njëjtësoj, njoh, organizoj, përmend, pranoj, qortoj,
referoj (referohem), rishikoj, supozoj, tërheq, veçoj, vërej etj.
Siç shprehet Ostini, “Për ta përmbledhur ne mund të themi se një akt vendimi është
një ushtrim (përdorim) i gjykimit (i vendimit); një akt ushtrimi është një mbrojtje e
ndikimit ose ushtrim i fuqisë; një akt zotues është të marrit e përgjegjësisë për të
deklaruar një qëllim; një akt reagues është përshtatja e një lloji të caktuar të sjelljes;
një akt gjykimi është sqarimi i arsyeve, argumenteve dhe komunikimit të tyre111
”.
II. 3. Sërli dhe zhvillimi i Teorisë së akteve të të folurit (Speech Acts
Theory: SAT)
II. 3. 1. Koncepti i aktit të të folurit sipas Sërlit
Në “Aktet e të folurit: Një ese në filozofinë e gjuhës112
”, në punimin “Një
klasifikim i akteve ilokutive113
”, si dhe në “Shprehje dhe kuptim: Studime në teorinë e
akteve të të folurit114
” Sërli rimerr dhe zhvillon idetë e Ostinit për aktet e të folurit, të
quajtura ndryshe, edhe akte ilokutive.
Fillimisht, Sërli ndërmerr të bëjë një qasje ndaj zhvillimit të mendimit
filozofik në raport me gjuhën. Sipas tij, teoria e gjuhës është një pjesë e teorisë së
ndërveprimit, pasi të folurit është një formë e mirorganizuar e sjelljes njerëzore. Ai
sjell dhe ballafaqon dy drejtimet kryesore në fushë të filozofisë së gjuhës në lidhje me
njësinë e komunikimit gjuhësor. Drejtimi i parë vë në qendër të studimit kuptimin e
fjalisë, ndërsa drejtimi i dytë përqendrohet në përdorimin e shprehjeve gjuhësore në
situata ligjërimore dhe thekson se njësia e bashkëveprimit apo komunikimit gjuhësor
nuk është fjala apo fjalia, por realizimi i fjalës apo fjalisë në performimin e një akti të
të folurit. Ndryshe, realizimi i një fjalie në kushte të caktuara përbën një akt të të
folurit, ndaj aktet e të folurit janë njësitë bazë ose minimale të ndërveprimit gjuhësor.
Megjithatë, Sërli këmbëngul se është e rëndësishme që këto dy drejtime të trajtohen jo
111
Austin, J. L. How to …, f. 162. 112
Searle J. R., Speech Acts: An Essay in the Philosophy of Language, Cambridge: Cambridge
University Press, 1969. 113
Searle, J. R. [1973] (1977). “A classification of illocutionary acts.” In: A.Rogers, B. Wall, and J. P.
Murphy (eds.). Proceedings of the Texas Conference on Performatives, Presuppositions and
Implicatures. Washington, DC: Center for Applied Linguisitcs, f. 27-45. 114
Searle J., Expression and meaning: Studies in the theory of speech acts. Cambridge, England:
Cambridge University, 1979.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
45
si konkurruese, por si plotësuese të njëra - tjetrës në funksion të studimit sa më të
plotë të gjuhës. Me kuptimin e një fjalie ne shohim edhe realizimin e saj në një
kontekst të caktuar si akt i të folurit. Nga ana tjetër, me njohjen dhe studimin e aktit të
të folurit ne njohim dhe studiojmë, gjithashtu, edhe kuptimin e një fjalie që mund ta
realizojë aktin e të folurit në një kontekst të supozuar. Përderisa çdo fjali me kuptim,
në bazë të kuptimit të saj mund të përdoret për të performuar një akt të caktuar të të
folurit (ose një sërë aktesh të të folurit) dhe përderisa çdo akt i mundshëm i të folurit
mund të jepet në një (ose disa) fjali të formuluar saktë (në një kontekst të duhur),
studimi i kuptimit të fjalisë dhe studimi i akteve të të folurit nuk janë dy studime të
pavarura, por i njëjti studim i bërë nga dy këndvështrime të ndryshme. Studimi i
gjuhës, pa marrë parasysh studimin e akteve të të folurit (teoritë formale të studimit të
gjuhës), do të ishte i paplotë. Do të ishte sikur një lojë të shihej si një sistem
rregullash dhe jo në të vërtetë si realizim i tyre (për shembull, në fushë)115
.
Sërli pohon dhe analizon faktin se të flasësh një gjuhë është të zotërosh një
formë të caktuar sjelljeje të qëllimshme. Sipas Sërlit, komunikimi gjuhësor ka disa
veçori që nuk i gjejmë te llojet e tjera të sjelljes njerëzore. Gjatë komunikimit
gjuhësor folësi ka një qëllim të caktuar dhe, sapo dëgjuesi të kuptojë këtë qëllim
(qëllimin e folësit për t’i thënë atij diçka) dhe të kuptojë, gjithashtu, saktësisht atë që i
thuhet, folësi ka arritur t’ia komunikojë atij (dëgjuesit) atë që kishte për t’i thënë. Pra,
përmes performimit të akteve ilokutive, folësi ia arrin qëllimit të tij vetëm duke ia
bërë të njohur këtë qëllim dëgjuesit. Qëllimi i arritur nuk ka të bëjë me ndonjë reagim
nga ana e dëgjuesit, por thjesht me faktin që ai (dëgjuesi) e kupton atë që thotë folësi
(ajo që Sërli e ka quajtur ilokutivitet)116
.
Sipas Sërlit117
, në shqiptimin e një fjalie performohen së paku tri akte të
dallueshme:
1. Shqiptimi i fjalëve (morfemave, fjalive), të cilin Sërli e ka quajtur akt i
shqiptimit (angl. utterance act) dhe që i përgjigjet konceptit të Ostinit për aktin
fonetik.
2. Referimi (angl. referring) dhe predikativiteti (angl. predicating)118
ose akti i
faktit të shprehur119
(angl. propositional act); kur dy akte ilokutive kanë të njëjtin
115
Searle J. R., Speech Acts: An Essay in the Philosophy of Language, Cambridge: Cambridge
University Press, 1969, f. 17-18 116
Po aty, f. 42-45. 117
Po aty, f. 23-24.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
46
referim dhe predikativitet, thuhet se është shprehur i njëjti fakt (angl. proposition).
Një propozicion (fakt i shprehur) duhet dalluar me kujdes nga pohimi dhe nga
deklarimi i tij. Deklarimi dhe pohimi janë akte, ndërsa faktet nuk janë të tilla. Një
propozicion është ajo që pohohet në një akt pohimi dhe ajo që deklarohet në një akt
deklarimi. Shprehja e një fakti është një akt propozicional, jo një akt ilokutiv. Kur një
fakt pohohet, kjo bëhet vetëm në realizimin e një akti ilokutiv. Sipas Sërlit, në
strukturën e thellë, në dallim nga struktura sipërfaqësore, ne mund të përcaktojmë
gjithmonë ato elemente që i përgjigjen treguesit të faktit të shprehur dhe treguesit të
forcës ilokutive. Këtë dallim ai e paraqet sipas simbolikës F(p), ku ndryshorja “F”
tregon mjetet treguese të forcës ilokutive dhe “p” është për shprehjet propozicionale,
pra, shprehjet që faktojnë diçka120
.
3. Akti i të pohuarit, i të pyeturit, i të komanduarit, i të premtuarit etj., i cili
është quajtur akti ilokutiv (angl. illocutionary act) dhe është ajo që arrihet me anë të
performimit të një fjalie në kushte të caktuara.
Edhe Sërli, sikurse Ostini, vë në dukje se ndarja e aktit të të folurit në pjesë
nuk do të thotë se këto janë veprime të ndara që folësi i bën në të njëjtën kohë, por, që
performimi i një akti ilokutiv parakupton ekzistencën e aktit propozicional dhe të aktit
të shqiptimit. Ajo që na bën të abstragojmë mbi ekzistencën e secilit prej këtyre
akteve, sipas Sërlit, është fakti se kriteret e përcaktimit (e njohjes) janë të ndryshme
për secilin akt. Kështu, i njëjti akt i faktit të shprehur mund të performohet për akte të
ndryshme ilokutive. Gjithashtu, akte të ndryshme ilokutive mund të performohen me
shqiptimin e të njëjtit akt të shqiptimit (p.sh., rasti i shqiptimit të njëjtë nga folës të
ndryshëm) dhe, anasjelltas, i njëjti akt ilokutiv realizohet në performimin e akteve të
ndryshme të shqiptimit (p.sh., rasti i gjuhëve të ndryshme ose ai i fjalive me kuptim
sinonimik në të njëjtën gjuhë). Është e mundur, madje, që me realizimin e një akti të
shqiptimit të mos realizohen as akti i pohimit të një fakti dhe as ai ilokutiv (dikush
mund të shqiptojë fjalë pa thënë në të vërtetë asgjë). Në mënyrë të ngjashme mund të
ketë raste kur performohen i njëjti akt i pohimit të një fakti dhe i njëjti akt ilokutiv,
118
Një trajtim më i hollësishëm për konceptet e referimit dhe të predikativitetit do të bëhet në vijim të
kësaj çështjeje, si shtojcë e saj. 119
Përgjatë punimit është parë e udhës që të përdoret edhe shqipërimi i termit akt propozicional ose
propozicion, në anglisht “propositional act”, por edhe përshtatja e këtij termi në shqip, akti i faktit të
shprehur. 120
Searle J. R., Speech Acts: An Essay in the Philosophy of Language, Cambridge: Cambridge
University Press, 1969, f. 29-30.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
47
duke performuar akte të ndryshme të shqiptimit.
Marrëdhënien midis këtyre tri akteve, në një studim të mëvonshëm, Sërli e
përmbledh kështu:
“Në shqiptimin e një fjalie të formës f(p) folësi performon një akt të shqiptimit
(utterance act). Nëse shqiptimi është (në kushte të caktuara) i përshtatshëm, ai
(folësi), gjithashtu, ka shprehur që P (shprehja është funksion i kuptimit të p-së) dhe,
në këtë mënyrë, ai ka performuar edhe një akt të pohimit të faktit ose akt
propozicional (propositional act). Më tej, nëse plotësohen kushte të tjera folësi do ta
shprehë përmbajtjen propozicionale me forcën ilokutive F (e cila është funksion i
kuptimit të f-së) dhe kështu ai ka shprehur edhe një akt ilokutiv të formës F(P). Për
më tepër, nëse arrihen kushtet për përmbushjen e aktit, ai e performon aktin ilokutiv
në mënyrë të suksesshme.”121
.
Sërli (ashtu si Ostini) koncepteve të para i shton konceptin e aktit perlokutiv, i
cili përfshin rrjedhojat apo efektet që aktet ilokutive kanë mbi veprimet, mendimet,
besimet etj. të dëgjuesve. P.sh., duke argumentuar diçka, mund ta bindim dikë, duke e
paralajmëruar mund ta frikësojmë, duke bërë një kërkesë mund ta bëjmë të kryejë
diçka, duke e informuar, mund ta frymëzojmë, ta udhëzojmë etj. Nëse aktet e para
janë akte ilokutive, të dytat janë akte perlokutive. Akti perlokutiv, ndryshe nga ai
ilokutiv, nuk është në thelb gjuhësor, ngaqë është e mundur që të arrijmë efekte
perlokutive edhe pa performuar ndonjë akt të të folurit. Në përgjithësi, marrëveshja
gjuhësore na jep mundësinë të kuptojmë dhe të përcaktojmë që një shprehje të merret
si performim i një akti të caktuar ilokutiv, ndërkohë që nuk ekziston ndonjë
marrëveshje për përdorimin e ndonjë shprehjeje me qëllim arritjen e efekteve
perlokutive, pra, për performimin e aktit perlokutiv), si p.sh., për të bindur, bezdisur
etj.122
II.3.1.1. Referimi dhe predikativiteti
Ndër konceptet e para në këtë vepër, në kuadër të analizës së aktit të të folurit
janë ato të referimit dhe predikativitetit. Siç u parashtrua më sipër, këto njihen dhe
analizohen si akte të të folurit, por me disa tipare që i veçojnë nga pjesa tjetër e këtyre
akteve. Diskutimi i Sërlit për referimin kufizohet te rastet e referimit për vetën që flet
(angl. singuar definite reference) dhe, si pasojë e kësaj shtrirjeje të kufizuar,
121
Searle and Vanderveken, Foundations of illocutionary logic, 1985, f. 117. 122
Po aty, f. 119.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
48
konsiderohet si një teori e paplotë mbi referimin.
Ndryshe nga aktet e tjera të të folurit, referimi ka një histori të gjatë trajtimi
në filozofi. Teoria që Sërli parashtron123
i përket një tradite që fillon me Frexhin (G.
Frege) dhe vazhdon me Strousonin (P. F. Strawson) dhe është ndikuar mjaft nga prej
këtyre dy autorëve. Shprehje referuese (angl. referring expressions) janë quajtur ato
shprehje, shqiptimi i të cilave shërben për të gjetur ose përcaktuar (njohur) një objekt,
një entitet ose një tipar, duke e veçuar nga objektet e tjera dhe për të cilën folësi
vazhdon të thotë diçka, të bëjë një pyetje etj. Ato u përgjigjen pyetjeve “Kush?”,
“Cili?”, “Çfarë?”, “Kë?” “Cilin?”. Në terminologjinë e Sërlit, fakti që një shprehje
referon, do të thotë që ajo është përdorur tashmë nga folësi për të referuar pra,
referimi përbën një akt të të folurit dhe aktet e të folurit realizohen prej folësve
përmes shqiptimit të fjalëve dhe jo prej fjalëve.
Shprehjet referuese Sërli i klasifikon gramatikalisht në katër grupe:
a) Emra të përveçëm, p.sh., “Sokrati”, “Rusia” etj.
b) Fraza (sintagma) emërore të përbëra në njëjës.
c) Përemrat, p.sh., ky/kjo, ai/ajo, unë.
d) Titujt, p.sh., “kryeministri”, “papa” etj.
Dy janë aksiomat mbi referimin dhe shprehjet referuese, që njihen përgjithësisht:
a- Çfarëdo për të cilën referohet duhet të ekzistojë (ka ekzistuar, ekziston, do të
ekzistojë). Sërli këtë e quan, aksioma e ekzistencës.
b-Nëse një atribut (predicate) është i vërtetë (shpreh një të vërtetë) për një send, ai
është i vërtetë në çdo rast, pavarësisht se çfarë shprehjesh janë përdorur për t’iu
referuar sendit. Sërli këtë e quan, aksioma e identitetit (e njëjtësimit).
Sipas Sërlit, të dy këto aksioma bëhen bazë e paradokseve. E para prodhon
paradokse në rastet e konstatimeve (angl. statements), si p.sh., “Mali i Artë nuk
ekziston”. Nëse marrim për të vërteta, së bashku, aksiomën e së vërtetës dhe faktin se
dy fjalët e para të fjalisë janë përdorur për t’iu referuar diçkaje, atëherë pohimi
vetanulohet, pasi, duke konstatuar ekzistencën e diçkaje, ne kemi thënë se ajo nuk
ekziston. Aksioma e identitetit (sikurse aksioma e ekzistencës) ka paradokse dhe
paqartësi kur kontekstet janë të paqarta.
Sërli i shton diskutimit të aksiomave të para edhe diskutimin për një aksiomë
123
Searle J. R., Speech Acts: An Essay in the Philosophy of Language, Cambridge: Cambridge
University Press, 1969, f.77.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
49
të tretë dhe për rrjedhojat e saj:124
a. Nëse një folës referon për një send apo një entitet, atëherë ai njeh dhe dallon ose
është në gjendje të njohë dhe dallojë për dëgjuesin, atë send nga të gjitha sendet e
tjera. Sërli këtë e quan, aksioma e dallimit. Ky parim, sipas Sërlit, nuk është gjë tjetër
veçse një përgjithësim i thënies së Frexhit se çdo shprehje referimi duhet të ketë një
kuptim. Sërli bën dallimin midis referimit plotësisht të përmbushur dhe referimit të
suksesshëm125
. Referimi plotësisht i përmbushur shprehet kur objekti është
identifikuar pa ambiguitet, ndërsa një referim i suksesshëm, mund të jetë edhe vetëm
nëse plotësohet kushti që folësi të jetë i aftë për ta bërë identifikimin kur ka nevojë
apo kur i kërkohet ta bëjë atë. Që këtu është e qartë sipas Sërlit, se koncepti i referimit
plotësisht të përmbushur është më themelor, më i rëndësishëm, pasi një referim i
suksesshëm është, në fund të fundit, një referim potencial. Sipas Sërlit, që shprehja R
të përbëjë një akt referimi të suksesshëm, duhet që:
b. të shqiptohet vetëm në kontekstin e një fjalie (ose të ndonjë rrjedhe tjetër
tëligjërimit), shqiptimi i së cilës (fjalisë) mund të jetë përbëjë një akti ilokutiv;
c. të shqiptohet vetëm nëse ekziston një objekt X, që dallohet ose mund të dallohet
prej shprehjes referuese R (duke qenë ky, qëllimi i folësit);
ç. shqiptimi i R-së të merret si dallimi (përcaktimi) i objektit për dëgjuesin126
.
Koncepti i dytë, ai i predikativitetit (angl. predication), ashtu si edhe
referenca, është një çështje e hershme, por edhe e vështirë në filozofi. Përdorimi i
termit predication prej Sërlit ndryshon thelbësisht nga përdorimi tradicional filozofik.
Së pari, shprehjet dhe jo universalet i atribuohen sendeve, d.m.th., shprehje të
ndryshme, por sinonime, mund të shërbejnë për të bërë të njëjtin atribuim
(predication), p.sh. “Ai është një pirës i rregullt i duhanit” dhe “Ai zakonisht e pi
duhanin”. Sërli e ka përshtatur traditën filozofike duke zëvendësuar rolin e
universaleve me atë të shprehjeve, pasi “futja në përdorim e universaleve duket të jetë
çorientuese dhe e panevojshme për të analizuar përdorimin e shprehjeve
predikative”. Gjithashtu, për shprehjet dhe jo për universalet, mund të thuhet në
tregojnë ose jo të vërtetën mbi sendet.
Së dyti, koncepti i predikativitetit del në të gjitha llojet e thënieve, ndërsa
shumica e filozofëve flasin për këtë koncept vetëm për pohimet (angl. assertions),
124
Po aty, f .79. 125
Po aty, f. 82. 126
Po aty, f. 96.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
50
duke mos i njohur ndonjë predikativitet llojeve të tjera të shprehjeve, të cilat nuk janë
pohime127
.
Në traditën e filozofisë perëndimore vihet re prirja për ta ndërtuar
predikativitetin si një lloj të referimit apo si analog me referimin dhe kjo është një nga
gabimet e vazhdueshme të kësaj filozofie. Sipas Sërlit, nocioni që disa entitete
qëndrojnë ndaj një predikati, ashtu sikurse objektet qëndrojnë ndaj një shprehjeje
referimi në njëjës, duhet të lihet mënjanë. Predikativiteti në një shfaqje shumë të
rëndësishme, që ka lidhje me të njohurit e referimit dhe akteve të ndryshme ilokutive
si akte të foluri, nuk është një akt të foluri më vete. Në funksion të qartësimit të këtij
përcaktimi ai sjell shembujt: “Ti do të largohesh.”, “Largohu!”, “A do të
largohesh?”, “Të këshilloj të largohesh.”, shqiptimi i të cilave pohon atributin
“largohem (largimin)” e objektit të referuar “ti” në akte të ndryshme ilokutive. Sipas
paraqitjes, çdo akt ka formën F [R (ti) P (largohu-hesh)], ku vlerat e ndryshme të
ndryshores F shënojnë forca të ndryshme ilokutive. Në këtë paraqitje Sërli dallon që
marrëdhëniet midis “F”-së dhe “largohem” (pra, atributit) nuk janë si ato midis “F”-
së dhe “ti” (pra, referimit). Sërli ka dalluar aktin e predikativitetit, pasi, sikurse del
edhe nga shembujt e mësipërm, akte të ndryshme ilokutive mund të kenë përmbajtje
të përbashkët dhe do të na duhet një mënyrë për të ndarë analizën e aktit të plotë
ilokutiv nga analiza e përmbajtjes propozicionale. Predikativiteti është një abstragim,
sikurse është akti i referimit, por nuk është një akt më vete (i veçuar), është pjesë e
aktit ilokutiv në tërësi. Nga ana tjetër, edhe të shprehurit e forcës ilokutive nuk është
një akt më vete, por një tjetër pjesë e aktit ilokutiv. Duke patur parasysh se akti i
predikativitetit është një abstragim prej aktit të plotë ilokutiv, Sërli i referohet atij si
“akt të foluri i predikativitetit” dhe, me këtë term, shënohet përmbajtja që ka për
objekt shprehjen referuese, duke e ndarë nga mënyra ilokutive në të cilën gjen zbatim
kjo përmbajtje. Pra, predikativiteti jep një përmbajtje të caktuar dhe mënyra sesi jepet
kjo përmbajtje përcaktohet prej forcës ilokutive të fjalisë. “T’i atribuosh shprehjen
“Sh” një objekti “R” do të thotë të diskutosh mbi vërtetësinë e shprehjes predikative
për objektin, të cilit ajo i referohet”. Karakterizimi i predikativitetit si “diskutim mbi
vërtetësinë” nuk dallon një akt të ndarë, por vetëm atë që është e përbashkët për të
gjitha aktet ilokutive në të cilat mund të shprehet një përmbajtje e caktuar128
.
127
Po aty, f. 26. 128
Po aty, f. 121-127
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
51
II. 3. 2. Klasifikimi i akteve të të folurit sipas Sërlit
Para se të renditë kriteret dhe klasifikimin e tij për aktet e të folurit, Sërli vë në
dukje se klasifikimi i Ostinit paraqet një sërë mangësish129
:
a) Nuk ka një parim ose set parimesh të qartë dhe të qëndrueshëm.
b) Klasifikimi i Ostinit është klasifikimi i foljeve ilokutive të anglishtes dhe jo i
akteve ilokutive, gjë që do të thotë se për Ostinin klasifikimi i foljeve ishte, gjithashtu,
edhe klasifikimi i akteve ilokutive, pra, nëse dy folje nuk janë sinonime të njëra-
tjetrës, mund të thuhet se përdorimi i tyre përcakton dy akte të ndryshme ilokutive.
Sipas Sërlit, dallimi midis foljeve dhe akteve ilokutive bëhet i qartë nëse kemi
parasysh faktin se aktet ilokutive janë pjesë e gjuhës, ndërsa foljet ilokutive janë pjesë
e gjuhëve të veçanta (anglisht, gjermanisht, frëngjisht etj.). Foljet e ndryshme
ilokutive janë një kriter i mirë klasifikimi, por nuk mund të jenë në asnjë mënyrë,
sipas Sërlit, një udhëzues i sigurt për dallimin mes akteve ilokutive.
c) Jo të gjitha foljet e listuara nga Ostini janë performative.
d) Si rrjedhojë e mungesës së parimeve të qëndrueshme, një numër i madh
foljesh gjenden në pozicion të ndërmjetëm midis dy a më shumë klasave. Jo vetëm që
ka mbivendosje kategorish, por, gjithashtu, brenda së njëjtës klase janë futur lloje
foljesh krejt të dallueshme për nga natyra e tyre.
e) Jo të gjitha foljet e renditura brenda klasave i përmbahen përkufizimeve të
dhëna, edhe nëse këto përkufizime apo kufij do të shiheshin me lakueshmëri.
Sërli hedh poshtë iluzionin e Vitgenshtajnit se përdorimet e gjuhës (lojërat
gjuhësore) janë të pakufishme. Sipas tij, ky iluzion e ka origjinën te paqartësia e
kritereve që përdoren për të dalluar një lloj loje gjuhësore nga tjetra. Me përcaktimin e
kritereve mund të arrihet në një klasifikim shterrues të përdorimeve të gjuhës ose të
gjërave që mund të bëhen me anë të gjuhës, si p.sh., t’i detyrojmë të tjerët të bëjnë
diçka, të angazhohemi vetë në bërjen e diçkaje, të shprehim ndjenjat apo qëndrimet
tona etj. Nga ana tjetër, edhe pse interpretimet e një thënieje mund të jenë të shumta
dhe të vështira për t’u interpretuar, ato janë gjithmonë shterruese.
Në përpjekjen për të klasifikuar llojet e ndryshme të forcave ilokutive, Sërli
zbulon parime të ndryshme të klasifikimit, që do të thotë se ekzistojnë lloje të
129
Searle, J. R. [1973] (1977). “A classification of illocutionary acts.” In: A. Rogers, B. Wall, and J. P.
Murphy (eds.). Proceedings of the Texas Conference on Performatives, Presuppositions and
Implicatures. Washington, DC: Center for Applied Linguisitcs, f. 35-38.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
52
ndryshme dallimesh, që mundësojnë të përcaktohet nëse forca e një thënieje është e
ndryshme nga ajo e një thënieje tjetër. Ai dallon dymbëdhjetë përmasa të dallimeve,
nëpërmjet të cilave aktet ilokutive mund të ndryshojnë nga njëri-tjetri dhe prej tyre ai
veçon tri përmasa si më të rëndësishmet130
:
a) Dallime që shfaqen në qëllimin e (llojit të) aktit.
Qëllimi ilokutiv (illocutionary point) është pjesë e forcës ilokutive, por jo e njëjtë
me të. Kështu, p.sh., qëllimi ilokutiv i kërkesës është i njëjtë me atë të urdhrit; të dyja
kanë për qëllim që dëgjuesi të bëjë diçka, ndërsa forca ilokutive e këtyre dy akteve
shfaqet në masë (në shkallë) të ndryshme. Forca ilokutive sipas konceptit të Sërlit
është një njësi e përbërë prej shumë elementesh, ndërsa qëllimi ilokutiv është
përbërësi më i rëndësishëm i saj.
b) Dallime në drejtim të përshtatjes mes fjalëve dhe botës.
Përshtatja mund të jetë e drejtuar nga bota drejt fjalës, d.m.th., fjala (ajo që themi)
të jetë në përshtatje me botën si në rastin e pohimeve, përshkrimeve dhe shpjegimeve;
gjithashtu, mund të jetë e drejtuar nga fjala drejt botës, d.m.th., bota t’i përshtatet
fjalës si në rastin e kërkesave, urdhrave, betimeve, premtimeve etj. Drejtimi i
përshtatjes vjen gjithmonë si rrjedhim i qëllimit ilokutiv.
c) Dallime në gjendjen psikologjike të shprehur.
Gjendja psikologjike e shprehur në performimin e një akti ilokutiv është kushti i
sinqeritetit të aktit131
. Ky dallim mund të mjaftojë për të klasifikuar lloje të caktuara të
akteve ilokutive, p.sh., pohimet, konstatimet, vërejtjet, shpjegimet, por edhe
përfundimet, deklarimet, argumentimet, pranimet, të cilat karakterizohen nga besimi i
folësit; premtimet, betimet, kërcënimet, zotimet, të cilat i bashkon një qëllim i caktuar
i folësit; urimet, përgëzimet, mirëseardhjet, të cilat i bashkon dëshira e folësit e kështu
me radhë.
Gjatë klasifikimit të akteve ilokutive Sërli sjell në vëmendje edhe përmasa
(kritere) të tjera klasifikimi si:
- dallime të forcës me të cilën është paraqitur qëllimi ilokutiv;
- dallime në statusin e folësit dhe dëgjuesit (që mund të ndikojnë në forcën
ilokutive);
130
Searle J., Expression and meaning: Studies in the theory of speech acts. Cambridge, England:
Cambridge University, 1979, f. 1-8. 131
Searle J. R., Speech Acts: An Essay in the Philosophy of Language, Cambridge: Cambridge
University Press, 1969, f. 60.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
53
- dallime në mënyrën sesi thënia lidhet me interesin e folësit dhe të dëgjuesit;
- dallime në lidhjen me pjesën tjetër të ligjërimit;
- dallime në përmbajtjen propozicionale, të cilat përcaktohen prej mjeteve
treguese të forcës ilokutive;
- dallime midis atyre akteve që janë gjithmonë akte të foluri dhe atyre që mund
të jenë, por që nuk është e thënë të performohen si akte të foluri;
- dallime midis akteve që kërkojnë rregulla shtesë (përveç atyre gjuhësore) dhe
akteve që nuk kanë nevojë për të tilla;
- dallime midis akteve, ku folja ilokutive ka një përdorim performativ dhe atyre
ku nuk e ka një të tillë;
- dallime në stilin e performimit të aktit ilokutiv.
Duke u bazuar në kriteret e paraqitura më sipër, klasifikimi i Sërlit përfshin
pesë klasa të mëdha të akteve ilokutive132
:
a) Paraqitëset133
(angl. assertives)
Paraqitëset134
janë akte, qëllimi ilokutiv i të cilave është që folësi të marrë
përsipër vërtetësinë e aktit propozicional (faktit) të shprehur, pra, pohimi i një fakti të
caktuar. Drejtimi i përshtatjes është që fjalët t’i përshtaten botës, ndërsa gjendja
psikologjike e shprehur është besimi i folësit për vërtetësinë e faktit të shprehur. Këto
akte mund t’i nënshtrohen vlerësimit e vërtetë/e pavërtetë, prandaj, prova më e
thjeshtë që mund t’i bëhet një paraqitëseje është nëse mund të diskutohet për të në
kushtet e vërtetësisë. Megjithatë, sipas Sërlit, kjo provë nuk është gjithmonë as e
nevojshme dhe as e mjaftueshme.
b) Udhëzueset (angl. directives)
Qëllimi ilokutiv i akteve udhëzuese lidhet me përpjekjen e folësit për ta
udhëzuar dëgjuesin që ai të bëjë (ose të mos bëjë) diçka. Ato mund të jenë udhëzime
“të përmbajtura” në trajtën e ftesës, sugjerimit etj., por edhe “të forta” në formën e
urdhrit, komandës, këmbënguljes etj. Drejtimi i përshtatjes është që bota t’i përshtatet
fjalës, ndërsa gjendja e shprehur psikologjike është ajo e dëshirës (urimit, nevojës).
Brenda klasës së udhëzueseve Sërli trajton një mori aktesh, si: kërkesat, urdhrat,
132
Searle J., Expression and meaning: Studies in the theory of speech acts. Cambridge, England:
Cambridge University, 1979, f. 12-20. 133
Emërtimet e klasave në shqip janë dhënë sipas përshtatjes së bërë nga prof. Xh. Lloshi te “Stilistika
e gjuhës shqipe dhe pragmatika” f. 325-326. 134
Në punimet e Sërlit klasa e paraqitëseve është dhënë me termin “representatives” (1973) dhe
“assertives” (1979).
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
54
komandat, lutjet, përgjërimet, lejimet, ftesat, këshillat, madje edhe aktet e të guxuarit,
të kundërshtuarit, të sfiduarit, të dyshuarit etj.
c) Zotueset (angl. commissives)
Zotueset janë ato akte ilokutive, qëllimi i të cilave është angazhimi (zotimi) i
folësit për të kryer një veprim të caktuar (edhe zotimi, sikurse udhëzimi, mund të
paraqitet në shkallë të ndryshme). Drejtimi i përshtatjes është që bota t’u përshtatet
fjalëve, ndërsa gjendja psikologjike e shprehur është qëllimi i folësit për të kryer
diçka. Fakti i shprehur në këto akte ka lidhje me një veprim që do të kryhet në të
ardhmen. Në këtë klasë bëjnë pjesë akte si, premtimet, betimet, angazhimet, zotimet,
marrjet përsipër, dhënia e sigurisë, garantimet etj.
ç) Shprehëset (angl. expressives)
Qëllimi ilokutiv i akteve shprehëse është të shprehë gjendjen psikologjike të
përcaktuar në kushtin e sinqeritetit135
për një fakt të caktuar, të shprehur në
përmbajtjen propozicionale. Shprehëset nuk kanë drejtim të përshtatjes, pasi me anë të
këtyre akteve folësi nuk bën përpjekje as për të përshtatur botën me fjalët dhe as për të
përshtatur fjalët me botën. Edhe pse përmbajtja propozicionale e një shprehëseje
mund të jetë e ndryshme, ajo duhet të jetë e lidhur ngushtë ose me folësin, ose me
dëgjuesin. Akte ilokutive shprehëse janë falënderimet, ndjesat, urimet, përgëzimet,
mallkimet, bekimet etj.
d) Deklarueset (angl. declarations)
Deklarueset përfaqësojnë një grup mjaft të rëndësishëm të ilokutiveve, të cilat
janë trajtuar qysh herët si raste të akteve të të folurit, si p.sh., “Je i pushuar!”, “Ju
emëroj…”, “Ju shpall… .” etj. Në këto thënie, fakti i shprehur ekziston vetëm në sajë
të deklarimit të tij, pra, performimi i suksesshëm i asaj që thuhet realizon faktin, ndaj
dhe, midis përmbajtjes propozicionale dhe forcës ilokutive, nuk ka asnjë dallim
formal. Qëllimi ilokutiv është deklarimi i një fakti të caktuar dhe gjatë deklarimit nuk
mund të thuhet se duhet të përmbushet ndonjë kusht sinqeriteti, pra, deklarueset nuk
karakterizohen nga shprehja e ndonjë gjendjeje psikologjike. Drejtimi i përshtatjes
është në mënyrë të njëkohshme i dyanshëm, pra, një deklaruese sjell ndryshime në
botë përmes fjalëve, por edhe fjalët i përshtaten fakteve të realitetit.
Statusi i thënieve të kësaj klase është i veçantë, sepse për performimin e
sukseshëm të tyre nevojitet një sistem shtesë rregullash (përveç sistemit gjuhësor), që
135
Kushtet e sinqeritetit janë pjesë e kushteve të përmbushjes, për të cilat do të flitet në çështjen vijuese.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
55
i përket një institucioni jogjuhësor dhe që i mbivendoset rregullave themelore136
gjuhësore. Folësi dhe dëgjuesi duhet të kenë statusin e tyre, jo vetëm në institucionin
gjuhësor, por edhe në këtë institucion të shtuar, që mund të jetë kisha, ligji (drejtësia),
prona private, shteti (pushteti vendor dhe lokal) etj.
Disa nënlloje të akteve deklaruese i mbivendosen akteve paraqitëse, ndaj Sërli
njeh brenda deklarueseve një nënlloj të quajtur “deklarata paraqitëse”, të cilat, edhe
pse i nënshtrohen një institucioni të dytë jogjuhësor, ndryshe nga deklarueset e tjera,
mund të përmbushin ose jo kushtin (kushtet) e sinqeritetit të aktit. Kështu, në rastin e
deklarueseve të thjeshta, p.sh., për faktin e deklaruar në rastin kur një autoritet i
caktuar shpall luftë, nuk mund të diskutohet vërtetësia, pra nuk mund të thuhet se
duhet të përmbushet ndonjë kusht sinqeriteti. Ndërsa, për “deklaratat paraqitëse”
p.sh., fakti i deklaruar nga gjykatësi (juria) ose arbitri, pra fajësia apo shkelja e
rregullave gjatë një loje, mund të jetë ose jo i vërtetë (i provuar), ndaj, për
përmbushjen e këtyre llojeve të deklarueseve duhet të përmbushet edhe kushti
(kushtet) i sinqeritetit të akteve paraqitëse (besimi në faktin e deklaruar)137
.
Brenda grupit të deklarueseve Sërli përfshin edhe performativet, pra ato akte
që performohen me shqiptimin e një fjalie që ka në përbërjen e saj një folje
performative (ilokutive) në vetën I, koha e tashme, mënyra dëftore, të shoqëruar nga
një fjali e thjeshtë plotësuese (në funksionin e plotësit). Për performimin e akteve
deklaruese të këtij lloji nuk përfshihet ndonjë institucion tjetër jogjuhësor, pasi gjuha
është institucion i mjaftueshëm për të bërë deklarimin e fakteve gjuhësore. Për këto
veçori që shfaqin, Sërli i quan performativet “deklaruese gjuhësore” (linguistic
declarations), ndryshe nga pjesa tjetër e akteve deklaruese, që, sipas këtij ballafaqimi,
janë “jogjuhësore” (extra-linguistic)138
.
II. 3. 3. Kushtet e përmbushjes së aktit
Në vijim të parashtrimit të argumenteve për rëndësinë e studimit të njësisë së
aktit të të folurit në “Aktet e të folurit: Një ese në filozofinë e gjuhës”, Sërli sjell në
136
Koncepti i rregullave themelore është parë te Sërli (Searle, 1969) dhe do të jepet në çështjen vijuese. 137
Searle, J. R., “A classification of illocutionary acts.” In: A.Rogers, B. Wall, and J. P. Murphy (eds.).
Proceedings of the Texas Conference on Performatives, Presuppositions and Implicatures. Ëashington,
DC: Center for Applied Linguisitcs, [1973] (1977). f. 42.
Edhe në:
Searle J. R., Expression and meaning: Studies in the theory of speech acts. Cambridge, England:
Cambridge University, 1979, f. 19-20. 138
Qëndrimi i Sërlit ndaj performativeve do të jepet i trajtuar më me hollësi në kapitullin e tretë.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
56
vëmendje Parimin e shprehshmërisë (expressibility)139
: Çdo gjë që kam ndërmend,
mund ta them. Ky
parim, sipas Sërlit, mund të formulohet më qartë në këtë mënyrë: Për çdo kuptim X
dhe çdo folës F, çfarëdo që F ka për qëllim të shprehë, dëshiron të komunikojë në një
thënie etj., mund të ekzistojë një thënie Th, e tillë që të shprehë ose të formulojë fjalë
për fjalë kuptimin X. Në mënyrë simbolike: (F) (X) (F ka për qëllim X → M (e
mundur) (Th) (ku Th është shprehja e saktë e X)140
. Sipas këtij parimi, për çdo akt të
mundshëm të të folurit ekziston një formë gjuhësore (njësi gjuhësore) potenciale,
kuptimi i fjalëpërfjalshëm i së cilës në një kontekst të dhënë, është pikërisht
performimi i aktit të të folurit. Kështu, për të studiuar aktet e të folurit të premtimit
apo të ndjesës ne kemi nevojë të studiojmë fjali, shprehja (apo shqiptimi) fjalë për
fjalë dhe e saktë e të cilave do të zëvendësonte kryerjen e një premtimi apo të
kërkuarit ndjesë.
Sipas Sërlit, hipoteza se akti i të folurit është njësia bazë e komunikimit e
marrë së bashku me parimin e shprehshmërisë, sugjeron faktin se ekzistojnë një sërë
lidhjesh midis konceptit të aktit të të folurit, pra, asaj që folësi nënkupton141
(ka
ndërmend), asaj që kuptohet me një fjali (ose me një njësi tjetër gjuhësore) të
performuar, qëllimit të folësit, asaj që kupton dëgjuesi dhe asaj që ofrojnë rregullat që
organizojnë gjuhën. Duke u nisur nga këto lidhje, realizimi i akteve të të folurit bëhet
i mundur në përputhje me disa rregulla për përdorimin e elementeve gjuhësore. Sërli
vë theksin mbi nevojën e dallimit të dy grupe rregullash, të cilat i quan rregullatore
(regulative) dhe themelore (constitutive).
Rregullatoret sistemojnë forma të mëparshme, të pavarura dhe ekzistuese të
sjelljes, p.sh., shumë rregulla të mirësjelljes (etiketës) rregullojnë marrëdhëniet
ndërpersonale, të cilat ekzistojnë pavarësisht rregullave gjuhësore. Ndërsa themeloret,
ndryshe nga rregullatoret, krijojnë ose përcaktojnë forma të reja të sjelljes, si dhe janë
kusht i domosdoshëm për të performuar akte të ndryshme ilokutive, sikurse janë të
domosdoshme për t’u ndjekur rregullat e lojës në një lojë shahu. Pra, për themeloret
Sërli njeh dy dallime bazë142
:
139
Searle J. R., Speech Acts: An Essay in the Philosophy of Language, Cambridge: Cambridge
University Press, 1969, f.19-20. 140
Në formën origjinale simbolika e parimit të shprehshmërisë jepet (S:Speaker) (X) → (P:Possible)
(E:Expression) 141
Nënkupton ose ka ndërmend janë përkthime dhe përshtatje nga anglishtja për foljen “mean”. 142
Po aty, f. 34-35
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
57
Përcaktojnë forma të reja sjelljeje;
Kanë formën “X (kuptimi) merret (kuptohet) si Y (thënia) në kontekstin K”.
Lidhur me këto rregulla, Sërli parashtron një koncept të ri, atë të fakteve
institucionale, ekzistenca e të cilave, në krahasim me faktet e papërpunuara (bruto),
parakupton praninë e institucioneve të caktuara shoqërore. Faktet institucionale mund
të përshkruhen vetëm sipas rregullave themelore që veprojnë në themel të tyre. Të
flasësh një gjuhë do të thotë të performosh akte në bazë të rregullave themelore, ndaj
dhe fakti që dikush performon një akt të foluri, p.sh., bën një premtim, është në
vetvete një fakt institucional. Pra, ashtu si Ostini, edhe Sërli e vë theksin te përcaktimi
i kushteve të nevojshme dhe të mjaftueshme, përmbushja e të cilave do të bënte të
mundur performimin e suksesshëm të aktit143
. Në ngjashmëri me emërtimin e Ostinit,
Sërli i ka emërtuar kushtet e përmbushjes (e suksesit) së aktit144
. Përveç dallimit
midis akteve të suksesshëm dhe të pasuksesshëm, Sërli dallon edhe ato raste kur akti
do të jetë i suksesshëm, por “i mangët” (angl. defective)145
, duke bërë një ndarje midis
kushteve të cilat mund ta cenojnë dhe kushteve që nuk mund ta cenojnë përmbushjen
e aktit ilokutiv.
Më tej, Sërli mëton se përcaktimi i një strukture të plotë të kushteve të
nevojshme dhe të mjaftueshme për përmbushjen apo performimin e sukseshëm të
aktit, mund të jetë baza e ndërtimit të një strukture rregullash për përdorimin e
mjeteve treguese të forcës ilokutive146
.
Për analizën e aktit ilokutiv të premtimit, Sërli merr në shqyrtim rastin ideal147
të premtimeve:
“Kur një folës F shqipton një fjali T në prani të një dëgjuesi D, atëherë në
shqiptimin e saktë (e fjalëpërfjalshëm) të Fj-së, në mënyrë të sinqertë dhe jo të
mangët, folësi F i bën premtimin p dëgjuesit D nëse dhe vetëm nëse përmbushen (arri-
hen) kushtet e mëposhtme148
:
143
Po aty, f. 54. 144
Kushtet e përbushjes (ose realizimit) të aktit është termi i përshtatur për termin në anglisht, felicity
conditions. 145
Më qartësisht, kjo doktrinë do të zhvillohet në një punim të mëvonshëm (Searle & Vanderveken,
1985:119-126), në të cilin aktet e të folurit ndahen në: a) të pasuksesshëm (unsuccessful) p.sh., rasti kur
mungon autoriteti i duhur për të kryer aktin; b) të suksesshëm, por të paplotë (defective), p.sh., rasti kur
mungojnë garancitë për ta çuar deri në fund përmbushjen e aktit; ose c) të suksesshëm dhe të plotë
(nondefective). 146
Mjetet treguese të forcës ilokutive (në anglisht, illocutionary force indicating devices: IFID). 147
Sërli lë jashtë kësaj analize rastet kufitare (dytësore, anësore) (në anglisht, fringe), hipotetike dhe
pjesërisht të paqarta të premtimeve.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
58
a) Kushti i inputit dhe autputit normal.
Autputi mbulon kushtet për një të folur të kuptueshëm, ndërsa inputi mbulon
kushtet e kuptueshmërisë. Së bashku, ata përfshijnë të tilla fakte, si: folësi dhe
dëgjuesi dinë si të flasin gjuhën; të dy janë të ndërgjegjshëm për atë që po bëjnë; mes
folësit dhe dëgjuesit nuk ka pengesa fizike, që mund të pengojnë komunikimin, si
p.sh., mungesa e dëgjimit, afazia (humbja e të folurit) apo laringiti; nuk janë duke
interpretuar (aktruar), duke bërë shaka etj.
b) Folësi F të shprehë faktin e premtimit në shqiptimin e një fjalie (përmbajtja
propozicionale p e aktit të jetë ajo e një premtimi).
Ky kusht veçon aktin e pohimit nga aktet e tjera të të folurit dhe bën të mundur
përqendrimin e vëmendjes te veçoritë e të premtuarit si një lloj akti ilokutiv.
c) Në shprehjen e kësaj p-je, F të pohojë një akt të ardhshëm A të F-së.
Veprimi që premtohet se do të kryhet (ose jo) në një akt premtimi është
supozim i folësit, ndaj nuk mund t’i përkasë së shkuarës. Folësi nuk mund të premtojë
se ka bërë diçka dhe as që dikush tjetër do të bëjë diçka. Dikush mund të premtojë për
të mos bërë diçka, për të bërë diçka në mënyrë të përsëritur ose të herëpashershme,
për të qenë ose për të vazhduar të jetë në një gjendje apo në rrethana të caktuara.
Kushtet 2 dhe 3, Sërli i quan kushte të përmbajtjes propozicionale149
.
d) Dëgjuesi D të parapëlqejë që F të kryejë (ose jo) aktin A ose (dhe) F të besojë se
D do të parapëlqente të njëjtën gjë.
Ky kusht përbën dallimin thelbësor midis premtimeve dhe kërcënimeve, pasi
një premtim është një zotim për të bërë diçka në të mirë të folësit dhe jo për t’i bërë
diçka atij vetë. Një premtim është i mangët (defective), kur ai që premton nuk do që ta
përmbushë premtimin e dhënë; është, gjithashtu, i mangët kur dëgjuesi nuk beson që
folësi do që ta mbajë premtimin. Pra, çështja më e rëndësishme në rastet e premtimit
është dëshira (nevoja, parapëlqimi, interesi etj.) e atij që i premtohet (dëgjuesit) për të
bërë diçka për të dhe dijenia që ka ai që premton për këtë fakt.
a. Duhet të jetë e qartë (e dallueshme, e kuptueshme) për F dhe D që F do të kryejë
veprimin e premtuar A nëse ngjarjet ndjekin një rrjedhë të caktuar.
Folësi nuk mund të premtojë diçka, të cilën (është e qartë për të gjithë ata që
kanë lidhje) ai do ta bëjë pavarësisht nëse e premton apo jo. Pra, akti ilokutiv duhet të
148
Searle J. R., Speech Acts: An Essay in the Philosophy of Language, Cambridge: Cambridge
University Press, 1969, f.56. 149
Po aty, f. 57.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
59
ketë kuptim në disa kushte të caktuara. P.sh., një premtim i bërë nga një burrë i
martuar dhe i kënaqur nga martesa e tij ndaj së shoqes, sipas të cilit ai premton se nuk
do ta braktisë atë javën që vjen, do të shkaktonte më tepër ankth sesa siguri; nëse
bëjmë një kërkesë drejtuar dikujt për të kryer diçka, të cilën ai është duke e bërë ose
është gati për ta bërë, pavarësisht kërkesës sonë, atëherë kërkesa jonë është pa kuptim
dhe, në një farë mase, e mangët (angl. defective). Kushtet 4 dhe 5 Sërli i quan kushte
përgatitore, ato janë të domosdoshme për premtime të përmbushura (të lumtura).
b. F të ketë për qëllim të bëjë A.
Dallimi midis premtimit të sinqertë dhe jo të sinqertë është se në rastin e
premtimit të sinqertë folësi ka për qëllim të bëjë aktin e premtuar, ndërsa në rastin e
premtimit jo të sinqertë ai nuk e ka këtë qëllim. Gjithashtu, në rasin e premtimit të
sinqertë folësi beson se ai mund të kryejë aktin e premtuar dhe, sipas Sërlit, kjo
nënkuptohet prej faktit që folësi ka për qëllim kryerjen e aktit dhe nuk ka arsye t’i
shtohet kushteve. Sërli këtë e quan kushti i sinqeritetit.
c. F të ketë për qëllim që me shqiptimin e fjalisë Fj, të vendoset në pozitat detyruese
për të kryer aktin A.
Thelbi i premtimit është ndërmarrja e një detyrimi për të performuar një akt të
caktuar. Sipas Sërlit, ky kusht dallon premtimet (dhe akte të tjera të së njëjtës
familjeje, si betimet) prej llojeve të tjera të akteve ilokutive. Të paturit e qëllimit nga
ana e folësit është një kusht i domosdoshëm për të bërë një premtim ndaj, nëse folësi
tregon që nuk e ka këtë qëllim në një thënie të dhënë, ai provon se kjo thënie nuk
është një premtim. Sërli këtë e quan kusht thelbësor.
ç. F ka për qëllim Q ta vërë në dijeni D-në për faktin, (të dhënën) Dh, që shqiptimi i
Fj-së e vendos F-në para detyrimit për të kryer aktin A. F ka për qëllim të shkaktojë
një efekt E me anë të njohjes së Q-së dhe kjo bëhet e mundur me anë të njohjes së
kuptimit të Fj-së nga D.
Folësi ka për qëllim të prodhojë një farë efekti ilokutiv duke bërë që dëgjuesi
të njohë qëllimin e tij për të dhënë këtë efekt. Gjithashtu, ai ka për qëllim që kjo
njohje të arrihet me anë të të kuptuarit të faktit të shprehur nëpërmjet shqiptimit të një
fjalie të caktuar, kuptimi i së cilës vlen konvencionalisht si mjet për arritjen e këtij
efekti. Në këtë rast, folësi hamendëson se rregullat semantike (të cilat përcaktojnë
kuptimin) të shprehjes së shqiptuar janë të tilla, që thënia ka vlerën e marrjes përsipër
të kryerjes së një veprimi. Pra, rregullat gjuhësore i japin mundësi qëllimit në kushtin
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
60
7 të realizohet nëpërmjet thënies së shprehur dhe, pikërisht, kjo arritje (mënyra sesi
folësi e bën të mundur këtë) është shprehur në kushtin 8.
d. Rregullat semantike të gjuhës së përdorur prej F dhe D janë të tilla që Fj do të
shqiptohet në mënyrë të saktë dhe të sinqertë, nëse dhe vetëm nëse sigurohen kushtet
1-8.
Ky kusht ka për qëllim të bëjë të qartë se fjalia e shqiptuar është ajo që, sipas
rregullave semantike të gjuhës, përdoret për të bërë një premtim. Kuptimi i një fjalie
është tërësisht i përcaktuar nga kuptimi i elementeve të saj: kuptimi semantik dhe
sintaksor, ndaj ky kusht shërben për të theksuar se rregullat që drejtojnë shqiptimin e
fjalisë përcaktohen nga rregullat që drejtojnë elementet e saj.
II. 3. 4. Aktet e tërthorta të të folurit (Indirect Speech Act: ISA)
Studimi dhe analiza e paraqitur më sipër i takon shqyrtimit të akteve të
drejtpërdrejta të të folurit. Kështu, koncepti i aktit të drejtpërdrejtë të të folurit
përputhet me aktin e të shqiptuarit të një fjalie, kuptimi i së cilës shpreh qëllimin e
folësit në mënyrë të fjalëpërfjalëshme (angl. litteral). E shprehur ndryshe, këto akte
janë performime të thënieve që përdoren me kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë dhe që,
si rrjedhojë e kësaj, mbartin (kanë) një forcë ilokutive të drejtpërdrejtë.
Duke pasur parasysh aftësitë e fjalive me kuptim të drejtpërdrejtë për t’u
realizuar si akte të drejtpërdrejta të foluri, mund të arrihet të kuptohen dhe të
analizohen edhe ato fjali, kuptimi i të cilave nuk është më i drejtpërdrejtë, pra, qëllimi
i folësit nuk është ai që është shprehur në mënyrë të fjalëpërfjalshme dhe të cilat
përbëjnë akte të tërthorta të të folurit (Indirect Speech Acts, ISA). Sërli150
vë në dukje
se “ndërsa folësi shqipton një fjali, nënkupton atë që thotë, por, gjithashtu, ka
ndërmend diçka më tepër”. Shembulli i përdorur prej tij “A mund ta marrësh
kripën?” në kuptimin e fjalëpërfjalshëm, si akt i drejtpërdrejtë përdoret për të pyetur
për aftësinë fizike të dëgjuesit për të marrë kripën ndërsa kuptimi që përmban edhe
qëllimin e folësit është që dëgjuesi t’ia kalojë kripën folësit. Sipas Sërlit, ka disa arsye
(mirësjellja është njëra prej tyre) për të cilat kuptimi i drejtpërdrejtë i një fjalie nuk
përkon me forcën ilokutive të aktit të shprehur në shqiptimin e saj. Ai shprehet: “A
është e mundur që folësi të arrijë të thotë atë që ka ndërmend, por, gjithashtu, të
150
Searle J., Expression and meaning: Studies in the theory of speech acts. Cambridge, England:
Cambridge University, 1979, f. 30.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
61
kuptojë me atë që thotë edhe diçka tjetër? Nëse po, si është e mundur për dëgjuesin të
kuptojë aktin e tërthortë të të folurit, kur fjalia që ai dëgjon ka një kuptim tjetër151
?”
Kështu, akti i tërthortë i të folurit përkufizohet si një thënie, me të cilën një akt
ilokutiv, të cilin Sërli e quan akt parësor (angl. primary illocution), realizohet
nëpërmjet performimit të një akti tjetër ilokutiv, të quajtur akt dytësor i
fjalëpërfjalshëm (angl. secondary illocution). Koncepti i Sërlit për aktin e tërthortë të
të folurit kundërshton pikëpamjen e Ostinit, sipas së cilës performativet eksplicite
kanë një forcë të drejtpërdrejtë (të saktë), të përcaktuar nga folja performative e
përdorur në fjali. Në të vërtetë, pjesa më e madhe e ndërveprimeve gjuhësore në të
folurin e përditshëm nuk përbëjnë akte të drejtpërdrejta: “Me anë të akteve të
tërthorta të të folurit folësi i komunikon dëgjuesit më shumë nga sa thotë; kjo arrihet
duke u mbështetur në informacionin që ata ndajnë së bashku, qoftë ky gjuhësor apo
jogjuhësor, si dhe në aftësitë arsyetuese dhe konkluduese të dëgjuesit. Për të qenë më
të saktë, mjeti i nevojshëm për të shpjeguar “tërthorësinë” e akteve të tërthorta të të
folurit përfshin një teori aktesh të foluri dhe disa parime të përgjithshme të
bashkëbisedimit 152
.”
Sipas Sërlit, analiza e aktit të tërthortë bëhet duke u bazuar në analizën e
kushteve që duhet të plotësojë një akt i drejtpërdrejtë i të folurit. Problemit të shtruar
prej tij Sërli i jep dy zgjidhje të mundshme. Së pari, duke përdorur arsyetimin
filozofiko-semantik, Sërli e sheh aktin e tërthortë të të folurit si kombinim të dy
akteve, aktit parësor dhe aktit dytësor ilokutiv. Së dyti, nëpërmjet një qasjeje
pragmatike, sipas së cilës akti i tërthortë mund të performohet në mënyrë të
fjalëpërfjalshme ose jo, duke ndarë në këtë mënyrë kuptimin e fjalisë (sentence-
meaning) prej kuptimit të thënies (utterance meaning), ku përfshihet edhe aktori folës
(speaker’s utterance-meaning). Këtu Sërli shtroi nevojën e dallimit të kuptimit të
fjalisë nga kuptimi që shpreh folësi, edhe pse fjalitë zotërojnë në të njëjtën kohë
paraqitjen semantike dhe funksionin komunikues.
Për të ilustruar këto qasje, Sërli i kthehet shembullit fillestar të aktit ilokutiv të
tërthortë dhe parashtron disa hapa të analizës së këtij akti, të cilat mbështeten në
elemente të ndryshme153
:
151
Po aty, f. 31. 152
Po aty, f. 32. 153
Po aty, f. 46-47.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
62
Hapi 1: Folësi pyet për aftësinë e dëgjuesit për të marrë kripën. (fakt që lidhet me
bisedën).
Hapi 2: Duke parakuptuar bashkëbisedimin, dëgjuesi arrin të kuptojë se në thënien e
shqiptuar ka një qëllim (parimi i bashkëveprimit).
Hapi 3 dhe 4: Sfondi (konteksti) i bisedës nuk tregon se folësi interesohet për aftësinë
e dëgjuesit për të marrë kripën, që do të thotë se ai (folësi) e di se përgjigjja e pyetjes
është pohuese (informacioni kontekstor).
Hapi 5: Për arsyet e lartpërmendura, thënia nuk mund të jetë thjesht një pyetje, ndaj
duhet kërkuar për një qëllim tjetër ilokutiv (përfundim nga hapat 1-4).
Hapi 6: Një kusht përgatitor për aktet e drejtpërdrejta të të folurit është aftësia e
dëgjuesit për të performuar aktin e shprehur në kushtin e përmbajtjes propozicionale
(teoria e akteve të të folurit).
Hapi 7: Folësi bën një pyetje, përgjigjja pohuese e së cilës do të ishte një lloj detyrimi
për përmbushjen e kushtit përgatitor të kërkesës për t’ia kaluar kripën (përfundim nga
hapat 1 dhe 6).
Hapi 8: Bashkëbiseduesit ndodhen rreth një tavoline për të ngrënë darkë dhe, duke
qenë se njerëzit zakonisht e përdorin kripën gjatë ngrënies së darkës, e kalojnë te
njëri-tjetri dhe u kërkojnë të tjerëve t’ua kalojnë atë (informacion i kontekstit).
Hapi 9: Si pasojë e informacionit të mësipërm, folësi supozon se është përmbushur
kushti përgatitor për një kërkesë, për të cilën ai kërkon bindjen e dëgjuesit (përfundim
i nxjerrë nga hapat 7 dhe 8).
Hapi 10: Përderisa nuk gjejmë ndonjë qëllim tjetër të arsyeshëm ilokutiv, dalim në
përfundimin se folësi po i kërkon dëgjuesit t’ia kalojë kripën (përfundim i nxjerrë nga
hapat 5 dhe 9).
Sipas Sërlit, natyra e akteve ilokutive (të drejtpërdrejta dhe të tërthorta) është
plotësisht konvencionale, ndaj dhe analiza e tyre bëhet duke ndërtuar një set
rregullash, të cilat përcaktojnë përdorimin konvencional të mjeteve që tregojnë llojin e
aktit të performuar.
Ky konceptim përbën një pengesë të pakapërcyeshme kur vjen puna te analiza
e akteve të tërthorta, duke e detyruar Sërlin të vërë përkrah analizës konvencionale,
edhe një shpjegim në lidhje me rolin që luan nxjerrja e përfundimeve (angl. inference)
në kuptimin e një thënieje si një lloj i caktuar akti ilokutiv. Kjo do të thotë se analiza e
akteve të tërthorta të të folurit sjell në vëmendje tri elemente të lidhur ngushtë me të:
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
63
- kushtet e përmbushjes (felicity conditions) së akteve të drejtpërdreja të të
folurit;
- kontekstin e thënies;
- parimet e bashkëbisedimit të hartuara nga Grajsi.
II. 4. Metodologjia e Vunderlihit në studimin e akteve të të folurit
Vunderlihi ka bërë një përqasje më konstruktive ndaj teorisë së akteve të të
folurit. Për të, akti i të folurit është një nga konceptet më të dobishme të teorisë
gjuhësore bashkëkohore, sepse e përqëndron vëmendjen drejt funksionit që ka gjuha
në komunikimin njerëzor. Në këtë mënyrë, teoria e akteve të të folurit lejon
ndërthurjen e metodave dhe të fushave të ndryshme gjuhësore, siç janë: teoria
gramatikore, teoria e kuptimit dhe teoria e bisedës.
Sipas Vunderlihit, teoria e akteve të të folurit merret me disa çështje të
rëndësishme, si: struktura e përgjithshme e akteve të të folurit; struktura e
përgjithshme e sekuencave të aktit të të folurit; ndikimi i përgjithshëm dhe i pranuar
(angl. general institutional impact) i aktit dhe i sekuencave të aktit; klasifikimi i
akteve të të folurit bazuar në shqyrtimin e çështjeve të para; rregullat e përgjithshme
për të nxjerrë me anë të procesit të konkludimit (angl. inference) kuptimin jo të
fjalëpërfjalshëm nga kuptimi i fjalëpërfjalshëm (angl. non-literal; literal).
Në lidhje me strukturën e përgjithshme të aktit të të folurit, Vunderlihi sjell në
vëmendje faktin e pranuar nga të gjithë se në një akt të të folurit dallohet përmbajtja
propozicionale dhe forca (qëllimi) ilokutive. Megjithatë, sipas tij, lidhja midis këtyre
të dyjave nuk është një lidhje burimore, ndaj dhe përcaktimi i llojeve të përmbajtjes
propozicionale duhet të fillojë me analizën e imtësishme të ligjërimit. Nga ana tjetër,
forca ilokutive e aktit të të folurit duhet të analizohet duke marrë parasysh gjendjen
psikologjike të pjesëmarrësve në ligjërim, si dhe reagimet që mund të shkaktojë
performimi i aktit.
“Asnjë akt i të folurit, shkruan ai, nuk mund të performohet në mënyrë të
veçuar. Për më tëpër, asnjë akt i të folurit nuk mund të ndjekë tjetrin në një rrjedhë
arbitrare154
.”
Pohimi i Vunderlihit lidhet me natyrën e aktit të të folurit dhe të bisedës në
përgjithësi, pasi sipas tij: me performimin e një akti të të folurit çdo folës ka diçka në
154
Wunderlich, D. “Methodological remarks on speech act theory”. In: J. Searle, F. Kiefer and M.
Bierwisch (eds.). Speech Act Theory and Pragmatics. Dordrecht: D. Reidel Publishing, 1980, f.293.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
64
mendje, për rrjedhojë, është dëgjuesi ai që duhet të përkapë qëllimin dhe pritshmëritë
e folësit; çdo akt i të folurit ndryshon situatën e ndërveprimit mes pjesëmarrësve,
kështu që atyre u duhet të rimarrin qëndrimet (të ripozicionohen) në lidhje me
detyrimet, angazhimet, informacionin dhe marrëdhënien e tyre shoqërore.
Duke e parë aktin e të folurit si pjesë të një njësie më të madhe, siç është
biseda, analiza e tij duhet të jetë pjesë e analizës së përgjithshme të bisedës. Sipas
Vunderlihit, konceptet më të rëndësishme që na ndihmojnë të analizojmë aktet e të
folurit janë: radha, drejtimi i bisedës, aktet e pritshme të të folurit, njësia e përbërë e
ligjërimit, lloji i bashkëbisedimit dhe origjina e aktit155
.
- Radha (angl. turn) i referohet radhës së bisedës (radhës së marrjes dhe
dhënies së fjalës) midis dy ose më shumë folësve. Një radhë përbën një thënie
minimale, e cila nuk është e thënë të përbëjë të paktën dhe as vetëm një akt të foluri.
Është e rëndësishme që radhët e bisedës të mos mbivendosen në mënyrë që të arrihet
të kuptuarit e natyrës së akteve të të folurit.
- Drejtimi i bisedës (angl. move) përcakton funksionin e aktit të të folurit në
zhvillimin e bisedës (sekuencave të saj), e cila mund të ndryshojë vazhdimisht
drejtimin (nga sekuenca e fillimit, vazhdimit, reagimit etj.). Kështu, pyetjet dhe
kërkesat kanë prirje të funksionojnë si sekuenca të fillimit të bisedës, ndërsa përgjigjet
dhe pohimet si sekuenca të reagimit. Nëse një pohim do të përbënte një akt të
përgjigjes, të paraqitjes apo ndonjë lloj tjetër akti të të folurit, kjo varet sidomos nga
vendi që zë ai në rrjedhën e bisedës.
- Aktet e pritshme të të folurit (angl. speech act pattern) janë sekuenca “të
rregulluara” sipas marrëveshjes gjuhësore (që janë bërë të zakonshme në përdorim),
në mënyrë të tillë që vendi i këtyre sekuencave të mbushet nga lloje të përcaktuara më
parë aktesh të foluri, p.sh., çiftet pyetje-përgjigje, propozim-shpjegim, hapëse-
mbyllëse të bisedës etj.
-“Njësia e përbërë e ligjërimit” (angl. complex speech unit), si koncept,
shënon morinë e akteve të të folurit të performuara nga i njëjti pjesëmarrës në
ligjërim. Të tilla njësi janë: rrëfimi, argumentimi, përshkrimi, të cilat zakonisht kanë
një fillim, një pjesë të shtjellimit dhe një përfundim. Asnjëra prej pjesëve të tyre nuk
mund të lihet jashtë njësisë dhe të gjitha bashkë kanë një funksion kompleks. Në
analizën që do t’i bëhet funksionit të njësisë së përbërë të ligjërimit duhet pasur
155
Po aty, f.293-294.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
65
parasysh se një fjali e plotë (kufijtë e kësaj njësie nuk janë gjithmonë të qarta) është e
aftë të përbëjë një akt të veçantë të foluri, ndaj dhe funksioni i secilit akt duhet të
merret parasysh në kuadër të funksionit kompleks të njësisë.
- Lloji i bashkëbisedimit (angl. discourse type) është njësia më komplekse e
ligjërimit dhe përcaktohet nga realizimi i gjithë bisedës. Kjo njësi mund të
përcaktohet më qartë kur kemi të bëjmë me një intervistë, me dhënien ose marrjen e
udhëzimeve, me shkëmbime mendimesh (në rastin e një debati) etj.
- Origjina e llojit të aktit përcakton një ndarje midis aktesh, të cilat janë të
domosdoshme për çdo lloj ndërveprimi gjuhësor, njerëzor, akte të cilat janë natyrore,
parësore (angl. primary) dhe një grupi tjetër, që përfshin akte dytësore (angl.
secondary), të cilat kanë një lloj përkatësie institucionale (përmbushin nevoja të
veçanta të shoqërisë). Institucione të këtij lloji janë: rregullorja e shkollës, marrja në
pyetje në sallën e gjyqit, debati politik (në kulturën anglo-amerikane), fushata tregtare
(marketingu) etj156
. Sipas Vunderlihit, institucionet mund të kenë ndikime të
ndryshme në zhvillimin e ligjëratës dhe të akteve të të folurit:
- Institucionet mund të krijojnë lloje të reja aktesh të të folurit, kryesisht
deklaruese ose akte të plotësimit (angl. satisfactive acts), siç janë akti i pagëzimit, i
dhënies së verdiktit, i kallëzimit penal, akti i hapjes së një seance shkencore, i ndjesës
publike etj. Shumë prej këtyre akteve performohen duke përdorur formula të caktuara
performative.
- Institucionet mund të ndikojnë në ndryshimin e akteve parësore, siç është
rasti i llojeve të ndryshme të pyetjeve, p.sh., pyetje për hetim, për provim, për testim,
për kontroll, për anketë, për mirësjellje etj.
- Institucionet mund të përcaktojnë edhe lloje të reja të bashkëbisedimit, që
dallojnë nga aktet e pritshme të të folurit dhe nga njësitë e përbëra të ligjërimit. Të
tilla janë p.sh., lloji i bashkëbisedimit gjatë ndjekjes së një procedure standard (në
polici ose në ushtri), gjatë zhvillimit të punimeve në një seancë parlamentare etj..
Këto lloj bashkëbisedimesh i nënshtrohen rregullave për të performuar akte të
paracaktuara, në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia (zhvillimi) e procesit.
Në lidhje me klasifikimin e akteve të të folurit Vunderlihi mban një qëndrim
kritik dhe shprehet se asnjë klasifikim i bërë (i Ostinit, i Sërlit apo i ndonjë autori
tjetër) nuk mund të quhet me të vërtetë bindës. Duke sjellë në vëmendje klasifikimin e
156
Po aty, f. 296.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
66
Sërlit, ai sheh nevojën e rishikimit të kësaj qasjeje të paktën në tri drejtime157
. Sipas
tij:
a. Zotueset nuk përfaqësojnë një klasë universale, sepse ato fare mirë mund të
trajtohen si reagime ndaj udhëzueseve.
b. Pyetjet mund të formojnë një klasë të madhe të akteve të të folurit, pasi janë
të dallueshme nga pikëpamja gramatikore. Nga ana tjetër, përfshirja e tyre brenda
klasës së udhëzueseve merr parasysh vetëm pyetjet e kufizuara dhe nuk lë mundësi
për përfshirjen e pyetjeve të qëllimshme (angl. deliberative questions), pyetjeve
retorike (angl. rhetorical questions) etj.
c. Në klasifikimin e Sërlit nuk ka vend për akte të tilla, si: paralajmërimet,
këshillat, propozimet, ofertat, të cilat shfaqin tipare si të paraqitëseve, ashtu edhe të
udhëzueseve (apo të zotueseve)158
.
Sipas rëndësisë që paraqesin elementet e analizës që u përmendën më lart,
Vunderlihi përcakton katër kritere të ndryshme për klasifikimin e akteve të të
folurit159
:
Së pari, aktet e të folurit mund të klasifikohen sipas shenjuesve kryesorë
gramatikorë dhe gjegjëseve funksionale në një gjuhë të caktuar. Në anglisht këta
shenjues janë llojet kryesore të fjalive (angl. main grammatical moods). Kështu, fjalia
pyetëse përdoret për akte të të pyeturit (angl. erotetic type); fjalia urdhërore për akte
udhëzuese; fjalia dëftore për akte paraqitëse (angl. representative type) dhe,
gjithashtu, forma e performatives për akte deklaruese (në një shtrirje më të gjerë se
deklarueset e Sërlit).
Së dyti, klasifikimi duhet të bëhet sipas përmbajtjes propozicionale dhe sipas
kushteve të përmbushjes së aktit. Lloji i përmbajtjes propozicionale është i lidhur
ngushtë me llojin e aktit të të folurit, aq sa, duke analizuar pjesë të aktit, mund të
arrihet (edhe pse jo gjithmonë) të interpretohen lloje të caktuara të përmbajtjes
propozicionale. Lidhja midis tyre theksohet edhe më shumë, nëse mbahet parasysh
fakti se përmbajtja propozicionale përcakton bazën e ndërtimit të kushteve të
përmbushjes së aktit, në shumicën e rasteve kur këto dallohen midis tyre (në rastet kur
157
Po aty, f. 297. 158
Wunderlich, D. Assertions, conditional speech acts and practical inferences, In: Journal of
Pragmatics, vol.1, no.1, 1977, f. 13-46. 159
Wunderlich, D. “Methodological remarks on speech act theory”. In: J. Searle, F. Kiefer and M.
Bierwisch (eds.). Speech Act Theory and Pragmatics. Dordrecht: D. Reidel Publishing, 1980, f . 297-
298.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
67
përmbajtja propozicionale është e njëjtë me një pohim si akt i të folurit, atëherë
kushtet e vërtetësisë janë të njëjta me kushtet e përmbushjes.).
Së treti, duke e vendosur studimin e akteve të të folurit në lëmë të
pragmatikës, Vunderlihi risjell në vëmendje funksionin dhe kontekstin e performimit
të aktit të të folurit si përcaktues të kuptimit (të fjalëpërfjalshëm ose jo) të një fjalie,
aktet e të folurit mund të klasifikohen në bazë të rolit që luajnë në ligjërim (si
sekuenca të fillimit, të mbarimit etj.).
Së katërti, aktet e të folurit mund të klasifikohen duke marrë parasysh
origjinën e tyre; si akte parësore apo natyrore dhe si akte dytësore apo institucionale.
Sipas Vunderlihit, përparësia e njërit apo tjetrit kriter për klasifikimin e akteve të të
folurit do të varej nga përparësia e teorisë, në fushë të së cilës do të shtrihej studimi160
.
Në bazë të këtyre kritereve të klasifikimit, Vunderlihi i shton klasave të Sërlit
edhe tri klasa të tjera, duke bërë kështu edhe plotësime për klasat ekzistuese sipas
kritereve përkatëse:
1- Aktet e plotësimit (angl. satisfactive acts), të tillë, si: të kërkuarit ndjesë, të
falenderuarit, të arsyetuarit etj.
2- Aktet prapavepruese (angl. retroactive acts), si p.sh., të korrigjuarit, të marrët
mbrapsht të një premtimi etj.
3- Aktet thirrore (angl. vocative acts), si të drejtuarit (akte, nëpërmjet të cilave i
drejtohemi dikujt).
II. 5. Reagimi i Bahut dhe Harnishit ndaj teorisë sërliane
Punimi i Bahut dhe Harnishit me titull “Komunikimi gjuhësor dhe aktet e të \
folurit”161
i kushtohet përshkrimit dhe klasifikimit të forcave ilokutive, si dhe natyrës
së akteve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta të të folurit.
Siç është paraqitur më lart, sipas Sërlit, natyra e akteve ilokutive është
plotësisht konvencionale, ndaj dhe analiza e tyre bëhet duke ndërtuar një set
rregullash, të cilat përcaktojnë përdorimin konvencional të mjeteve që tregojnë llojin e
aktit të performuar. Ky konceptim, sipas studiuesve të teorisë së akteve të të folurit,
përbën një pengesë të pakapërcyeshme, kur vjen puna tek analiza e akteve të tërthorta,
duke e detyruar Sërlin të vërë përkrah analizës konvencionale edhe një shpjegim në
160
Po aty, f. 297. 161
Bach, Kent and Robert M. Harnish, Linguistic Communication and Speech Acts, Cambridge, Mass.:
MIT Press, 1979.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
68
lidhje me rolin që luan nxjerrja e përfundimeve në të kuptuarit e një thëniejeje dhe
forcës ilokutive të saj.
Bahu dhe Harnishi besojnë se edhe interpretimi i akteve të drejtpërdrejta
bazohet, në fund të fundit, në procesin e nxjerrjes së përfundimeve (angl. inferential
process). Të dyja llojet e akteve, të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, arrijnë të kuptohen
(të interpretohen) nga dëgjuesi pa ndërmjetësinë e ndonjë konvencioni tjetër, përveç
konvencionit gjuhësor që përfshin njohjen dhe përdorimin e një gjuhe të caktuar. Pra,
duke u bazuar në natyrën jokonvencionale të akteve ilokutive, Bahu dhe Harnishi
propozojnë një qasje të re ndaj analizës së akteve të të folurit, e cila ka lidhje me
procesin e nxjerrjes së përfundimeve dhe që vlen si për aktet e drejtpërdrejta, ashtu
edhe për aktet e tërthorta të të folurit.
Sipas Bahut dhe Harnishit, llojet e ndryshme të akteve ilokutive përcaktohen
nga llojet e qëllimeve ilokutive dhe qëllimi ilokutiv përmbushet me njohjen (bërjen të
ditur) e sjelljes së shprehur (të folësit) nga ana e dëgjuesit. Prandaj, mund të thuhet se
llojet e ndryshme të qëllimeve ilokutive përkojnë me llojet e ndryshme të sjelljeve (të
qëndrimeve) të shprehura nga folësi162
. Lidhur me këtë, ata e përcaktojnë aktin e të
folurit si një dukuri jokonvencionale, duke dalë kështu në kundërshtim me
konvencionalitetin e Ostinit163
dhe me rregullat themelore të Sërlit164
.
Duke u mbështetur në këtë qëndrim, Bahu dhe Harnishi i grupojnë llojet e akteve
ilokutive sipas llojeve të sjelljeve të shprehura gjuhësisht në katër kategori kryesore,
çdonjëra prej të cilave ndahet në grupe më të vogla165
.
1- Konstatueset (constatives)
Konstatueset janë shprehje të besimit të folësit për ekzistencën e një fakti të
caktuar, si dhe shprehje e qëllimit të tij për ta bërë dëgjuesin të besojë të njëjtën gjë.
Aktet që përfshihen në këtë kategori janë: paraqitjet (assertive), parashikimet
(predictive), prapavajtëset (retrodictives), përshkrueset (descriptive), njohëset
(ascriptives), informueset (informatives), vërtetimet (comfirmatives), rrëzimet
(retractives), pohimet (assentives), kundërshtimet (dissentives), argumentueset
(disputative), përgjigjet (responsive), sugjerueset (suggestive), supozimet
162
Po aty, f.39. 163
Austin, John L. How to do things with words. Oxford: Clarendon Press.1962. 164
Searle J. R., Speech Acts: An Essay in the Philosophy of Language, Cambridge: Cambridge
University Press, 1969. 165
Bach, Kent and Robert M. Harnish, Linguistic Communication and Speech Acts, Cambridge, Mass.:
MIT Press, 1979, kap. 3.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
69
(suppositives)
2- Udhëzueset (directives)
Udhëzueset janë shprehje të qëndrimit të folësit kundrejt një veprimi të
ardhshëm të dëgjuesit, si dhe shprehje të qëllimit të tij që me anë të aktit ilokutiv të
shqiptuar të ndikojë në veprimin e ardhshëm të dëgjuesit. Në këtë klasë bëjnë pjesë:
kërkesat (requestives), pyetjet (questions requirements), ndalueset (prohibitive),
lejueset (permissives), këshillueset (advisories)166
.
3- Zotueset (commissives)
Zotueset janë shprehje të qëllimit dhe besimit të folësit se akti i shqiptuar
(thënia) e detyron apo e angazhon atë (folësin) për të kryer një veprim të caktuar (në
kushte të caktuara). Si nënklasa të kësaj kategorie dalin: premtimet (promises),
betimet (swear that), garantimet (guarantee that), ofertat (offers) etj.
4- Njohëset (acknowledgements)167
Njohëset janë shprehje e ndjenjave që kanë lidhje të ngushtë me dëgjuesin (në
rastet kur këto nuk janë të ndjera apo të vërteta, por thjesht formale), si dhe shprehje
të qëllimit të folësit që më anë të aktit ilokutiv të përmbushë pritshmëritë shoqërore, të
cilat “e detyrojnë” atë të njohë dhe të shprehë ndjenjat e tij. Këtu përfshihen rastet
qendrore të klasës së reagueseve të Ostinit. Grupet e akteve brenda kësaj klase janë:
ndjesat (apologize), ngushëllimet (condole), përshëndetjet (greet), përgëzimet
(congratulate), falenderimet (thank), urdhrat (bid), pranimet (accept), refuzimet
(reject) etj168
.
Këtyre katër klasave të Bahut dhe Harnishit u përgjigjen në mënyrë të përafërt,
përshkrueset, ushtrueset, zotueset dhe reagueset e Ostinit por edhe më shumë
paraqitëset, udhëzueset, zotueset dhe shprehëset e Sërlit (edhe pse në bazë kriteresh të
ndryshme klasifikimi).
Krahas katër klasave kryesore, Bahu dhe Harnishi njohin edhe qenien e dy
klasave të tjera, të cilat paraqiten ndryshe nga të parat, sepse sipas tyre, e kanë
burimin te konvencionaliteti dhe jo te qëllimi dhe përfundimet. Të tilla janë efektivet
(angl. effectives) dhe vendimet (angl. verdictives). Funksioni i këtyre akteve, në thelb,
nuk është komunikimi dhe, për më tepër, realizimi i këtyre akteve i nënshtrohet
rregullave të një institucioni tjetër, jashtëgjuhësor. Kjo i dallon nga llojet e tjera të
166
Po aty, f. 47. 167
Kjo klasë përputhet me klasën e shprehëseve të Sërlit. 168
Po aty, f. 51.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
70
akteve të të folurit, të cilat nuk kanë karakter konvencional (nëse përjashtohet
konvencionaliteti i vetë gjuhës)169
.
5- Efektivet
Efektivet janë thënie, të cilat, kur shqiptohen nga folësit e përshtatshëm dhe në
rrethana të përshtatshme, bëjnë të mundur realizimin e një fakti (jo më thjesht
gjuhësor). Kështu, ato mund të perifrazohen si “rituale gjuhësore, me anë të të cilave
realizohen disa fakte shoqërore”170
. Të tilla fakte mund të kryhen përmes të dhënit
dorëheqje, lënies në trashëgimi, pajtimit ose lidhjes së një kontrate me dikë për të
kryer diçka (p.sh., të pajtuarit e një sekseri), të vënit veto, marrjes së kompetencave
nga ana e një zëvendësi (zëvendësimit), përjashtimit (nga detyrimet, taksat) etj.
Koncepti i Bahut dhe Harnishit për efektivet është i përafërt me konceptin e Sërlit për
deklarueset.
6- Vendimet
Nëse efektivet realizojnë fakte shoqërore, vendimet janë akte nëpërmjet të
cilave vendoset realizimi i një efektiveje. Ato janë pohime të bëra dhe të njohura
zyrtarisht, të cilat gëzojnë një status të veçantë në disa ndërveprime kryesisht, ligjore
(performimi i tyre sjell zbatimin e vendimeve ligjore). Brenda grupit të vendimeve
Bahu dhe Harnishi trajtojnë edhe të gjitha aktet që kryhen me pëlqimin e dy palëve
(dhe jo thjesht të folësit), kryesisht të karakterit ekonomik, si p.sh., akte që deklarojnë
shitje, blerje, marrje hua, lënie në përdorim, shkëmbime, dhurime, trashëgimi,
konsultime, përqasje, akordime etj.171
. Bahu dhe Harnishi e largojnë vëmendjen nga
aktet që përfshijnë marrëveshje dypalëshe dhe, në këtë mënyrë, i dallojnë nga gjithë të
tjerat, për të cilat mjafton pranimi i vetëm njërës palë.
II. 6. Rreth qëndrimeve ndaj teorisë së akteve të të folurit
Teoria e aktit të të folurit (Speech Act Theory SAT) zë fill në filozofinë
angleze për të menduarit rreth gjuhës dhe pati një ndikim të madh në filozofinë e
gjuhës, rrjedhimisht, edhe në gjuhësi, sidomos në fushën e pragmatikës. Ajo ndikoi
edhe në disiplina të tjera, si sociolinguistika, psikolinguistika dhe antropologjia.
Shumë studiues kanë dhënë sisteme të klasifikimit të akteve të të folurit dhe pjesa më
e madhe kanë gjetur fillesat e tyre në taksonominë e akteve ilokutive të sugjeruar prej
169
Po aty, f. 40. 170
Po aty, f. 113. 171
Po aty, f. 112.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
71
Sërlit (1979), që është ndikuar nga Ostini (1962). Megjithatë, janë të shumtë edhe
studiuesit, të cilët kanë shprehur rezervat dhe kundërshtitë e tyre në lidhje me aspekte
të ndryshme të kësaj teorie, kryesisht në lidhje me përcaktimin e kritereve dhe
klasifikimin e akteve të të folurit.
II. 6. 1. Levinsoni mbi teorinë e akteve të të folurit
Teoria e akteve të të folurit, sipas Levinsonit, është teoria që zgjoi interesin më
të madh nga të gjitha çështjet e teorisë së përgjithshme të përdorimit të gjuhës. Së
bashku me implikimin dhe presupozimin, studimi i akteve të të folurit përbën bazën e
studimeve pragmatike172
. Levinsoni merr në analizë disa nga konceptet bazë të kësaj
teorie të dhëna nga Frexhi, Strousoni, Vitgenshtajni, Ostini, dhe deri nga studiuesit e
teorisë së akteve të të folurit të kohës së “Pragmatikës” së tij. Ai shpreh zhgënjimin e
tij në drejtim të klasifikimit të Ostinit, por edhe të Sërlit duke thënë se këtyre
klasifikimeve u mungon një bazë e shëndoshë parimesh të ndërtimit173
. Sipas tij,
klasifikimi i Sërlit nuk është ndërtuar, sikurse pretendon ai (Sërli), duke u mbështetur
rigorozisht në kushtet e përmbushjes së aktit, ndaj dhe, si i tillë, ai nuk mund të quhet
as gjithpërfshirës dhe as shterrues.
Levinsoni sheh me interes një tjetër qasje postostiniane, e cila ndërthur
shfaqjet e ndryshme të forcave ilokutive me teorinë e kuptimit të zhvilluar nga
Grajsi174
. Sipas studiuesve që përfaqësojnë këtë qasje, kushtet e përmbushjes së Sërlit
mund të përcaktohen më drejt nëse mbahen parasysh racionaliteti dhe bashkëveprimi
që propozohen në teorinë e Grajsit. Këtë e përforcon fakti se edhe vetë Sërli pranon
dhe propozon shqyrtimin e akteve të të folurit edhe në kuadër të maksimave të Grajsit
(sidomos për analizën e akteve të tërthorta
të të folurit).
Levinsoni vëren se studiuesit e akteve të drejtpërdrejta të të folurit mbrojnë
hipotezën se performativet eksplicite e shprehin në mënyrë të drejtpërdrejtë forcën e
tyre ilokutive dhe tri llojet kryesore të fjalive do të jenë riprodhime të strukturës së
thellë të fjalive (foljeve) performative të të urdhëruarit, të pyeturit dhe të pohuarit.
Pra, sipas tyre, të gjitha aktet që nuk janë performative ose që nuk janë shqiptim i
njërës prej llojeve kryesore të fjalive me kuptim të fjalëpërfjalshëm, janë akte të
172
Levinson, S.C., Pragmatics, Cambridge University Press, 1983, f. 226. 173
Po aty, f. 240. 174
Grice, H. P., Meaning, Philosophical Review 66, f. 377–88, 1957; edhe në Grice, f. 213–23, 1989.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
72
tërthorta kumtuese. Në vazhdim, ata parashtrojnë nevojën e përcaktimit të elementeve
gjuhësore, analiza semantike e të cilave do të ndihmonte në analizën e forcës ilokutive
të thënieve ku ato përdoren. Performativet (fjalitë dhe foljet) dhe treguesit semantikë
dhe gramatikorë të tri llojeve kryesore të fjalive janë dalluar qysh herët për këtë
funksion, pra, si mjete treguese të forcës ilokutive175
.
Problemi tjetër në studimin e akteve kumtues lidhet me faktin se shumica e
përdorimeve të gjuhës përbëjnë akte të tërthorta kumtuese. Në ndihmë të analizës së
akteve të tërthorta kumtuese janë hedhur disa hipoteza, ndër të cilat, sipas Levinsonit,
më kryesoret janë176
:
- hipoteza e konsiderimit të akteve të tërthorta si idioma;
- hipoteza e analizës së akteve të tërthorta në bazë të aftësisë së nxjerrjes së
përfundimeve177
;
- teoria e kontekstit, sipas së cilës nuk ekziston dallimi midis akteve të
drejtpërdrejta dhe të tërthorta, por vetëm një teori e analizës së akteve të të folurit
tërësisht pragmatike dhe që nuk varet nga faktorë gramatikorë apo semantikë178
.
Pas shqyrtimit që u bën këtyre drejtimeve (tezave), Levinsoni ngre dyshimet
për vazhdimësinë apo përligjjen e tyre të plotë. Nisur nga natyra e ndërliqur e teorisë
së akteve kumtuese, ai shtron hipotezën se në një të ardhme ajo mund të zëvendësohet
nga një varg teorish që merren me aspekte të veçanta të problemeve të saj179
.
Levinsoni vëren se të gjitha tezat mbi teorinë e akteve kumtuese kanë patur si qëllim
kryesor prezantimin e thënieve brenda kornizave të llojeve të ndryshme të akteve të të
folurit. Mbas kësaj detyre, që sipas Levinsonit, mund të quhet e përmbushur, problemi
kryesor i analizës së akteve të të folurit është fakti se funksioni i thënieve përcaktohet
nga vendi që këto zënë në brendësi të një bisede të caktuar.
Sipas Levinsonit, e ardhmja e teorisë së akteve të të folurit është gjetja dhe
studimi i lidhjeve mes forcave ilokutive dhe përdorimeve të caktuara të gjuhës. Në
këtë mënyrë, teoria e akteve kumtuese do të vazhdojë të luajë rolin e saj (edhe pse jo
një rol kryesor) në teoritë e përgjithshme të përdorimit të gjuhës. Levinsoni e sheh të
nevojshme perspektivën empirike të zhvillimit të kësaj teorie, duke e trajtuar analizën
175
Po aty, f. 264. 176
Po aty, f. 268-278. 177
Kjo hipotezë është prezantuar dhe është mbështetur nga Grice; Gordon & Lakoff, 1971, 1975 etj. 178
Kjo teori është prezantuar dhe është mbështetur nga Stalnaker, 1978; Gazdar, 1981 etj. 179
Po aty, f. 278-283.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
73
e aspektit ilokutiv të aktit së bashku me aspektet e tjera që kanë lidhje me funksionin e
tij dhe duke e shtrirë këtë analizë në nivel të studimit të plotë të bisedës.
II. 6. 2. Liçi dhe studimi i foljeve ilokutive
Sipas Liçit180
, teoria “standarde” ose “tradicionale” e akteve të të folurit (siç e
quan ai teorinë që nis me Ostinin dhe Sërlin dhe vazhdon me pasuesit e tyre), është
ngritur së paku mbi dy ide të gabuara. E para, analiza e forcës ilokutive mund të bëhej
nëpërmjet analizës së kuptimit të foljeve të tilla, si: urdhëroj, premtoj këshilloj etj.
Liçi mendon se analiza e foljeve ilokutive është pjesë e gramatikës, ndërsa analiza e
forcës pragmatike është pjesë e përdorimit, ndaj, përpjekja për të gramatikalizuar
forcën pragmatike të një thënieje, është një gjë e gabuar.
Sipas idesë tjetër, e cila trajtohet si pjesë e së parës, performativja (thënia që
ka në përbërjen e saj një folje performative eksplicite) është forma e pranuar dhe
origjinare e një thënieje, brenda së cilës duhet të shpjegohen forcat ilokutive të
thënieve të tjera. Çdo thënie joperformative mund të kthehet në një thënie
performative, duke e bërë kështu të dukshme forcën e saj. Ostini këtë e ka quajtur
prova e performatives dhe është njëkohësisht terreni ku ai e mbështet klasifikimin e
akteve të të folurit. Pas tij, edhe Sërli e vendos klasifikimin e akteve të të folurit mbi
ekzistencën e formës së performatives, ndonëse pa e pranuar një gjë të tillë.
Liçi181
i mëshon dallimit të aspekteve të ndryshme të analizës së
performatives. Sipas tij, një performative është semantikisht një pohim me një folje në
kohën e tashme, kuptimi i zakonshëm i së cilës ndryshon nga kuptimi që merr në
çastin kur përdoret. Në aspektin pragmatik, një performative është një thënie
vetemërtuese me forcë ilokutive që përcaktohet nga folja e pjesës kryesore. Në dallim
nga performativet, forca ilokutive e thënieve joperformative duhet të nxirret duke u
mbështetur në analizën pragmatike të saj. Analiza që propozon Liçi për performativet
dhe joperformativet shkon në kah të kundërt me atë të “teorisë standarde” të akteve të
të folurit. Për Ostinin, kuptimi i një joperformativeje arrin të përkapet përmes
gjegjëses performative të saj. Ndërsa, sipas Liçit, joperformativet janë më të thjeshta
dhe me përdorim shumë më të dendur sesa performativet, ndaj, kuptimi dhe analiza e
performatives duhet të merret si një lloj i veçantë i interpretimit të joperformatives.
Për të analizuar një performative Liçi propozon analizën e kuptimit dhe të përdorimit
180
Leech, G., Principles of Pragmatics. London: Longman, 1983, f. 174-176. 181
Po aty, 189-193.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
74
të foljes ilokutive, si pjesë e kuptimit të thënies, për të vazhduar me interpretimin e
implikimeve.
Liçi tërheq vëmendjen te studimi dhe klasifikimi i kuptimeve të foljeve
ilokutive, tashmë, jo për të kuptuar natyrën e forcës ilokutive, por për të kuptuar
mënyrën sesi njerëzit “flasin” për aktet ilokutive. Ky studim i përket fushës së
semantikës, por asaj pjese që shërben për të mbështetur analizën pragmatike të
thënieve dhe, në këtë rast, dallimi midis dy fushave do të jetë më pak i dukshëm. Ai e
sheh të arsyeshme që analizën e grupeve të foljeve ilokutive ta mbështetë kryesisht në
katër klasat e para të Sërlit. Ndonëse ky klasifikim nuk është shterrues dhe madje
paraqet disa vështirësi, për Liçin ai përcakton grupe homogjene foljesh, me tipare
semantike dhe sintaksore të veçanta182
. Megjithatë, ai bën paraprakisht një veçim nga
grupi i udhëzueseve të foljeve që përdoren për të parashtruar pyetje, si p.sh., pyes,
dyshoj, ngre pikëpyetje, kërkoj informacion, kërkoj të dhëna etj., të cilat, për veçoritë
e tyre semantike dhe sintaksore, mund të trajtohen si një klasë e veçantë183
. Liçi mban
një qëndrim përjashtues ndaj klasës së deklarueseve që jep Sërli. Sipas tij, deklarueset
nuk janë akte të mirëfillta ilokutive, por akte konvencionale të të folurit dhe forca e
tyre del nga roli që ato kanë në ritualin ku përdoren. Shumica e foljeve, si p.sh.,
autorizoj, bojkotoj, dekretoj, emëroj etj., që shoqërohen me një akt deklarues,
përshkruajnë në thelb më tepër akte shoqërore, sesa akte të të folurit.
Në përfundim184
, Liçi vëren disa fakte që kanë lidhje me zhvillimin e teorisë
së akteve të të folurit:
- Nuk ka arsye për të bërë një klasifikim të ngurtë të akteve të të folurit.
- Është e mundur dhe me vlerë përpjekja për të klasifikuar foljet ilokutive ose
predikatët ilokutivë.
- Përmasat e dallimit dhe të analizës së foljeve ilokutive mund të vlejnë edhe
për analizën e akteve ilokutive.
I vetmi rast ku, sipas Liçit, veprimtaria ligjërimore pasqyron strukturën e saktë
të foljeve ilokutive, është ai i thënieve vetemërtuese, sidomos i performativeve, ku
folësi përdor funksionin gjuhësor të foljeve ilokutive për të përshkruar ligjërimin e
vet. Analiza e foljeve të akteve të të folurit mund të jetë veçanërisht e nevojshme për
analizën e performativeve. Edhe në këtë përfundim duhet mbajtur parasysh se
182
Po aty, f. 205-207. 183
Liçi i quan edhe pyetëse (termi origjinar, rogative). 184
Po aty, f. 225-226.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
75
performativet janë një lloj i veçantë i akteve të të folurit, i cili nuk duhet marrë si
forma e pranuar dhe origjinare e ligjërimit.
II. 6. 3. Teoria semantike e “Hipotezës së Performatives”
Në “Pragmatikën” e tij Liçi vëren se mbi bazën e idesë së formës
performative, si forma bazë e shprehjes së drejtpërdrejtë, është ndërtuar edhe teoria
semantike e Rosit, “Hipoteza e Performatives”. Sipas kësaj teorie, folja e strukturës së
brendshme të çdo fjalie është një performative, d.m.th., struktura e thellë e çdo fjalie
ka formën e një performativeje. Kjo do të thotë se fjalia “Tregohu i kujdesshëm” në
strukturën e thellë ka formën “Të këshilloj të tregohesh i kujdesshëm”. Kjo qasje e
thjeshtuar, thekson përputhjen kuptimore midis strukturës së thellë (formës
performative) dhe strukturës sipërfaqësore (formës joperformative). Nga ana tjetër,
fjalitë performative janë ato që nuk kanë pësuar asnjë transformim gramatikor-
semantik nga struktura e thellë në atë sipërfaqësore. Një nga pasojat kryesore të kësaj
hipoteze, që, sipas Liçit, krijon edhe ngërçin më të madh në lidhje me analizën
pragmatike, është gramatikalizimi i forcës ilokutive.
Forma më e skajshme e kësaj teorie është zhvilluar nga Sadok185
dhe mund të
quhet “Hipoteza e Zgjeruar e Performatives”. Sipas Sadokut, në strukturën e thellë të
një fjalie (përmes formës së performatives) mund të formalizohet jo vetëm forca
ilokutive e një akti të drejtpërdrejtë, por edhe forca ilokutive e një akti të tërthortë të
të folurit. Pra, një fjali që shpreh një kërkesë të tërthortë të tipit, “A mund ta mbyllësh
pak dritaren?” në strukturën e thellë ka përafërsisht formën “Të kërkoj të mbyllësh
pak dritaren.”.
Sadoku pranon se jo të gjitha aktet e tërthorta të të folurit mund të
transformohen në të njëjtën mënyrë. Megjithatë, ai e sheh të mundur ndërtimin i një
grupi kriteresh (kryesisht sintaksore) që do të vendosin nëse performativja e strukturës
së thellë të një fjalie e shpreh ose jo forcën ilokutive të saj. P.sh., për rastin e
mësipërm, një kriter i mundshëm sintaksor do të ishte ndërfutja e fjalës “të lutem”, si
tregues për forcën ilokutive të kërkesës “Të lutem, mund ta mbyllësh pak dritaren?”.
Por, siç mund të merret me mend, shpesh kritere të tilla janë të vështira për t’u gjetur
dhe për t’u zbatuar. Dhe në të vërtetë, as Sadoku dhe as studiues të tjerë, ndjekës së
kësaj hipoteze, nuk kanë arritur dot të formulojnë veçori të sakta për strukturën e
185
Sadock, J. M. Toward a linguistics theory of speech acts, New York: Academic Press, 1974.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
76
thellë dhe për transformimet që mund të kryhen në këtë strukturë për të arritur tek
aktet e tërthorta të të folurit.
Liçi186
mban një qëndrim të prerë kundër hipotezës së Sadokut, duke
parashtruar disa argumente. Së pari, supozimi se forca e tërthortë ilokutive mund të
përfaqësohet në çdo rast nga kuptimi i një foljeje performative bie ndesh me finesën
apo mprehtësinë e tërthorësisë në komunikimin gjuhësor. Së dyti, dallimi midis forcës
së drejtpërdrejtë dhe të tërthortë nuk është një dallim i prerë, por një dallim që
paraqitet në nivele të ndryshme. Së treti, kjo teori nuk bën asnjë shpjegim funksional
për lidhjen midis kuptimit dhe forcës ilokutive, p.sh., për të shpjeguar arsyen pse një
kërkesë bëhet duke përdorur formën “A mund ta…?” dhe jo një formë tjetër. Së
katërti, kjo teori e sheh ekzistencën e forcës së drejtpërdrejtë dhe të forcës së tërthortë
të një thënieje si paqartësi apo pasaktësi dhe jo siç është në të vërtetë, si
bashkekzistencë, ku njëri kuptim përçohet përmes tjetrit.
Duke u mbështetur në këto argumente, Liçi përfundon se “Hipoteza e Zgjeruar
e Performatives” nuk merr parasysh fakte mjaft të qarta që dalin nga vëzhgimet,
tashmë të bëra traditë, të mënyrës sesi funksionon komunikimi gjuhësor.
Kritikat ndaj kësaj hipoteze kanë qenë të shumta187
, por më domethënës është
qëndrimi i mëvonshëm i vetë Rosit. Ai ka pranuar se “hipoteza e performatives”
mund të zëvendësohet nga një “hipotezë pragmatike”, madje, kjo e fundit, mund të
jetë edhe më shpjeguese. Por, gjithashtu, sipas tij, “hipoteza pragmatike” nuk do të
mund të formulohej sipas termave shkencorë (të saktë dhe të qartë), sepse ajo kërkon
referimin ndaj entiteteve si folësi dhe dëgjuesi, të cilat mbeten jashtë strukturës së
fjalisë.
186
Leech, G., Principles of Pragmatics. London: Longman, 1983, f. 193-196. 187
Mund të përmenden Andersoni (1971); Fraseri (1971); Sërli (1979); Liçi (1980); Gazdari (1979) etj.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
77
KREU III
ILOKUTIVITETI NË GJUHËN SHQIPE
III. 1. Ç’është ilokutiviteti
Përdorimi i termit ilokutiv është i lidhur me Ostinin dhe teorinë e tij për
dallimin midis akteve konstatuese dhe performuese. Siç është dhënë në kapitullin e
dytë, ai synon që në leksionet e tij të arrijë të përvijojë dhe ta shtrijë këtë në një teori
më të përgjithshme, duke bërë dallimin midis akteve lokutive dhe akteve ilokutive.
Kështu, nëse lokutivi është akti i të shqiptuarit të një shprehjeje të kuptimshme, me një
farë kuptimi e referimi, domethënë, akti i të thënit diçka sipas rregullave të një gjuhe,
ilokutivi është akti i synuar prej folësit si shprehje që ka një lloj force konvencionale.
Ai realizohet (performohet) me anë të shqiptimit të thënies dhe është vetë forca apo
funksioni i saj. Sipas Ostinit, midis aktit lokutiv dhe atij ilokutiv qëndron dallimi
midis të shprehurit të një fjalie me një kuptim dhe një referim të caktuar dhe të
performuarit e kësaj fjalie me një forcë apo qëllim të caktuar.
Sipas Sërlit, në shqiptimin e një fjalie të formës f(p) folësi performon një akt të
shqiptimit (utterance act) dhe, nëse shqiptimi është (në kushte të caktuara) i
përshtatshëm, ai (folësi) gjithashtu ka performuar edhe një akt të pohimit të faktit ose
akt propozicional. Më tej, në qoftë se plotësohen kushte të tjera, folësi do ta shprehë
përmbajtjen propozicionale me forcën ilokutive F (e cila është funksion i kuptimit të
f-së) dhe, kështu, ai ka shprehur edhe një akt ilokutiv të formës F(P)188
.
Sipas fjalorit terminologjik të Oksfordit189
, ilokutiviteti është një term që gjen
zbatim në teorinë e aktve të të folurit për të shënuar forcën e një shprehjeje (me një
formë të caktuar) kur ajo përdoret në ligjërim. P.sh., folësi ndalon dikë dhe i thotë “Ju
lutem, mund të më ndihmoni?”. Duke u nisur nga forma e shprehjes (pyetëse e
paraprirë nga “ju lutem”) kuptojmë se kjo ka forcën e një kërkese për ndihmë.
Pra, mund të thuhet se ilokutiviteti është forca (forcat) me të cilën përdoret një
thënie ose qëllimi (qëllimet) i çdo akti të të folurit.
188
Searle and Vanderveken, Foundations of illocutionary logic, 1985, f. 117. 189
Matthews, P. H. Oxford concise dictionary of linguistics, Oxford University Press, 1997.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
78
III. 1. 1. Mjetet treguese të forcës ilokutive (IFID)
Në përpjekje për të përkufizuar më qartësisht performuesen190
, Ostini
këshillon gjetjen e një (disa) kritereve gramatikore dhe/ose leksikore, të cilat do të
shërbenin për të dalluar një fjali performuese nga një konstatuese (pra, për të treguar
forcën ilokutive të shqiptimit të një fjalie). Ai rendit disa kritere, si p.sh., përdorimi i
foljeve performuese, veta I njëjës, koha e tashme, mënyra dëftore, forma veprore,
kthimin në formën e performueses eksplicite (prova e performueses eksplicite), fjalë
të tilla, si: i autorizuar, premtim, i rrezikshëm, i detyruar etj., ndajfolje dhe shprehje
ndajfoljore, por edhe lidhëza, pjesëza etj., si elemente leksikore që rritin forcën
shprehëse të thënies, toni i zërit (intonacioni, forca e shqiptimit), faktorë të ndikuar
nga gjendja shpirtërore e folësit dhe dëgjuesit, nga konteksti i thënies etj. Megjithatë,
ai nuk veçon asnjë kriter të mundshëm absolute, duke parashtruar kështu kufizimet
dhe rezervat e tij për secilin nga kriteret e mësipërm. Në përfundim, Ostini e quan
madje të pamundur hartimin e një liste kriteresh për performuesen, pasi këto do të
ishin sidoqoftë, sipas tij, të pamjaftueshme për të dalluar edhe rastet kur e njëjta fjali,
e përdorur në kontekste të ndryshme, mund të dalë edhe si performuese, edhe si
konstatuese.
Në punimin “Aktet e të folurit” Sërli thekson faktin se, në përgjithësi, aktet e
të folurit kanë strukturën F(P), ku F përfaqëson forcën ilokutive dhe P përfaqëson
përmbajtjen propozicionale (faktin e shprehur). Çdo element i një gjuhe natyrore, i cili
mund të përdoret për të treguar që shqiptimi i një fjalie, (e cila përmban këtë element)
mbart një lloj të caktuar të forcës ilokutive (por, edhe disa të tilla) mund të quhet, mjet
tregues i forcës ilokutive (illocutionary force indicating device IFID). Sipas Sërlit,
forcat ilokutive të thënieve realizohen përmes sintaksës (gramatikës) së gjuhëve
natyrore me mjete të ndryshme, si p.sh., mënyra e foljeve, pikësimi, rendi i fjalëve në
fjali dhe llojet e fjalive, vija intonacionore dhe theksi, foljet performative dhe forma e
performatives etj. Këta tregues ndryshojnë nga njëra gjuhë në tjetrën, ndaj studimi i
tyre është detyrë e gjuhësisë empirike191
.
Sipas Sërlit192
, studimi i kuptimeve të fjalive dhe studimi i akteve të të folurit
190
Austin, J. L., How to do things with words. Oxford: Clarendon Press, 1962, f. 53-67. 191
Searle, J. R. Vanderveken, D. Foundations of illocutionary logic, Cambridge: Cambridge University
Press, 1985, f. 110. 192
Searle J. R., Speech Acts: An Essay in the Philosophy of Language, Cambridge: Cambridge
University Press, 1969, f. 16.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
79
nuk janë dy gjëra të ndryshme, por një studim i vetëm, i bërë nga dy këndvështrime të
ndryshme. Prandaj, edhe kuptimi i mjeteve treguese të forcës ilokutive shihet, në të
njëjtën kohë, në kuadër të kushteve të përdorimit të akteve të të folurit me të cilat
lidhen dhe në kuadër të studimit semantik, pra, si veçori e përdorimit të tyre në
strukturën sintaksore të fjalisë.
III. 2. Performativet
Performativet njihen përgjithësisht si një grup i veçantë i fjalive të thjeshta
f(p), që shprehin akte ilokutive elementare të formës F(P). Këtu bëhet fjalë për
përdorimin e një foljeje performative në vetën I, koha e tashme, mënyra dëftore të
ndjekur nga një fjali e thjeshtë në funksionin e plotësit. Shqiptimi i një fjalie
performative është performimi i aktit ilokutiv të emërtuar prej foljes performative.
Ajo që vihet re në përkufizimet e dhëna nga fjalorë të ndryshëm është lidhja e
performatives me ekzistencën e foljeve performative dhe është pikërisht përdorimi
dhe forma e tyre gramatikore, të cilat bëjnë të mundur dallimin e performativeve nga
llojet e tjera të akteve të të folurit.
Në fjalorin e gjuhësisë të Kristalit, performativet quhen ato lloje fjalish ose
foljesh, në të cilat veprimi i shprehur performohet vetëm në sajë të shqiptimit të
fjalisë. Thjesht, duke thënë “Të premtoj” arrihet kryerja e veprimit të premtimit.
Thëniet performative përbëjnë një argument shumë të rëndësishëm në teorinë e akteve
kumtuese193
”.
Sipas fjalorit të gjuhësisë të Oksfordit, performative është një shprehje
(thënie), me anë të së cilës folësi bën diçka, në dallim nga një konstative, me anë të së
cilës folësi bën një pohim që mund të jetë i vërtetë ose i pavërtetë. P.sh., nëse dikush
thotë “Unë dorëzohem”, thënia vetë përbën aktin e dorëzimit; nëse dikush thotë “Do
ta bëj sonte.” ka bërë me këtë një premtim. Një performative eksplicite është një
thënie performative, në të cilën folja e përdorur bën të dallueshëm (emërton) edhe
llojin e aktit, p.sh., “Të premtoj se do ta bëj sonte” ose “Të ftoj të vish nesër”. Foljet
premtoj apo ftoj njihen si folje performative ose të përdorura me funksion
performativ194
.
Përgjatë zhvillimit të teorisë së akteve të të folurit performativet janë marrë
dhe analizuar prej filozofëve në mënyra të ndryshme, por dy prej tyre janë pikëpamjet
193
Crystal. D., The penguin dictionary of language, Second edition, Penguin books, 1999, f.256. 194
Matthews, P. H. Oxford concise dictionary of linguistics, Oxford University Press, 1997.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
80
më të njohura në këtë fushë. Pikëpamja e parë i jep elementit performativ në fjali
statusin e shprehësit të forcës ilokutive. Pikëpamja e dytë është ajo, sipas së cilës, të
gjitha shqiptimet e fjalive performative janë pohime dhe folësi mund të realizojë një
premtim, konstatim etj. vetëm nëse pohimi është i vërtetë (nën kushtet e vërtetësisë).
III. 2. 1. Koncepti i performatives sipas Ostinit
Koncepti i Ostinit për performativen lidhet me njërin nga qëndrimet e
lartpërmendura. Sipas tij, thjesht shqiptimi i një fjalie performative do të mjaftonte për
të kuptuar se ajo ka forcën e një premtimi, konstatimi, deklarate, urimi, këshille,
urdhri etj. Kjo pikëpamje njihet si teza e performativitetit (angl. performativity thesis)
ose teza e natyrës së drejtpërdrejtë të performatives.
Fjalitë eksplicite performative të Ostinit kanë disa tipare strukturore:
- Përemri vetor është në vetën e parë, pra, është folësi ai që kryen veprimin e
emërtuar nga folja e pjesës kryesore;
- Koha e foljes së pjesës kryesore të fjalisë është e tashmja;
- Në përbërjen e performativeve mund të ndërfutet, pa cenuar kuptimin, një
element i tipit “me këtë” apo “këtu dhe me këtë që them”195
. Kjo ndërfutje vërteton
dhe përforcon idenë se thjesht, me të thënën e diçkaje, folësi e ka kryer veprimin që
shprehet nga folja.
Në përdorimin e tyre të zakonshëm performativet përçojnë një forcë
pragmatike të padiskutueshme, rezultati i së cilës është kryerja e një akti, duke i lejuar
kështu folësit të bëjë diçka me të thënët e diçkaje. Pra, në kundërshtim me
pikëpamjen, sipas së cilës forca e drejtpërdrejtë e përformatives është forca e një akti
pohues (paraqitës), Ostini thekson se, kur një folës performon një akt ilokutiv, ai nuk
pohon kryerjen e aktit apo nuk pohon se po përshkruan aktin, por, në fakt, po e kryen
atë.
Në këtë kuadër, brenda leksikut të një gjuhe të caktuar del edhe nevoja e
dallimit të foljeve që sipas Ostinit, kanë një funksion të veçantë, pra shpalljen (bërjen
eksplicite) e veprimit të kryer në shqiptimin e fjalisë196
. Me këtë ai thekson edhe një
herë se shpallja apo bërja eksplicite e veprimit të kryer ndryshon nga pohimi i këtij
195
Në variantin original elementi që ndërfutet është ndajfolja e anglishtes “hereby” me kuptimin
“nëpërmjet kësaj” ose “në këtë mënyrë”. Përkthimet që janë bërë më sipër i përshtaten më mirë
funksionit të provës së performatives. 196
Austin, J. L., How to do things with words. Oxford: Clarendon Press, 1962, f. 61
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
81
veprimi apo nga përshkrimi i tij.
III. 2. 2. Performativet sipas Sërlit
Qëndrimi i Sërlit, i rishikuar disa herë në studimet e tij është një rimarrje e
konceptit të performatives sipas Ostinit. Fillimisht, Sërli197
e quan formën e
performatives (angl. performative prefix) si një ndër mjetet treguese të forcës
ilokutive. Kështu, “Unë premtoj…”, “Unë urdhëroj..” kanë për funksion nxjerrjen në
pah të forcës ilokutive të thënies. Ato janë vetëreferuese dhe ekzekutuese (angl. here
& by), pra, shënojnë dhe e kryejnë aktin.
Në një bashkëpunim midis Sërlit dhe Vandervekenit198
thëniet performative
trajtohen si deklaruese (declarations), përmbajtja propozicionale e të cilave është që
folësi performon një akt ilokutiv të emërtuar prej foljes performative dhe forca
ilokutive e saj është gjithmonë ajo e një deklarueseje. Forca ilokutive e shënuar prej
foljes performative është e prejardhur (derivative). Në mbështetje të kësaj teze, Sërli
dhe Vandervekeni përdorin si argument kryesor kriterin e drejtimit të përshtatjes,
duke vënë në dukje se deklarueset dhe performativet janë akte, performimi i
suksesshëm i të cilave mjafton për të bërë përshtatjen e fjalëve me botën dhe,
njëkohësisht, të botës me fjalët. Kështu, në rastet “Mbledhja deklarohet e hapur”, “Je
i pushuar”, “Ju deklaroj burrë dhe grua”, mënyra sesi bota përshtatet me fjalën është
ajo që deklarohet në akt dhe arrihet vetëm duke performuar këtë akt dhe asgjë më
tepër. Megjithatë, duhet të mbahet parasysh se deklarueset kanë nevojë edhe për
plotësimin e disa hollësive (siç janë përshkruar në klasifikimin e Sërlit). Nga ana
tjetër, ata vënë re se në rastet e performativeve “Të premtoj se do të jem atje.”,
“Konstatoj se janë marrë masat e nevojshme… .”, “Ju urdhëroj të braktisni
operacionin.” etj., kemi, gjithashtu, krijimin e fakteve të reja (ndryshimin e botës)
sipas përmbajtjes propozicionale, por këtu faktet e reja janë gjuhësore: fakti i të bërit
të një premtimi, konstatimit të diçkaje, dhënies së një urdhri etj. Për performimin e
këtij lloji të deklarueseve nuk është nevoja e përfshirjes së një institucioni tjetër, pasi
gjuha në këto raste është institucion i mjaftueshëm. Për këto veçori që shfaqin, Sërli i
197
Searle, J. R., Speech Acts: An Essay in the Philosophy of Language, Cambridge: Cambridge
University Press, 1969. 198
Searle, J. R. Vanderveken, D., Foundations of illocutionary logic, Cambridge: Cambridge
University Press, 1985.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
82
ka quajtur qysh herët199
“deklaruese gjuhësore” (angl. linguistic declarations)”,
ndryshe nga deklarueset e tjera, të cilat janë jogjuhësore (angl. extra-linguistic).
Më vonë200
, i ndërgjegjshëm për faktin se argumenti kishte nevojë për
plotësime dhe sqarime të mëtejshme, Sërli u kthehet performativeve për të kuptuar se
në ç’mënyrë disa shprehje kanë fuqinë të bëjnë deklarime gjuhësore. Sipas Sërlit, në
shqiptimin e një fjalie me tregues performativë (në formën e performatives) folësi
tregon qëllimin e tij për të performuar një akt të një lloji të caktuar. Kjo do të thotë që
në shqiptimin e fjalisë “Të paralajmëroj që të mos shkosh atje.” folësi tregon qëllimin
e tij për të paralajmëruar dëgjuesin etj. Të treguarit (të shpallurit) e qëllimit për të
performuar një akt të të folurit është i mjaftueshëm për performimin e tij. Duke u
mbështetur në këtë arsyetim, Sërli orvatet të nxjerrë në pah natyrën pohuese të
performativeve. Sipas tij, përderisa në rastin e performativeve mund të gjykohet mbi
vërtetësinë e faktit të shprehur, atëherë ato janë në të njëjtën kohë edhe pohime.
Lidhur me këtë qëndrim, Sërli i përkufizon performativet nëpërmjet tri
tipareve dalluese:
a) janë performim i akteve të përcaktuara dhe të emërtuara prej foljes performative;
b) janë të vetëgarantuara (angl. self-guaranteeing), pra, performimi i tyre garanton
qëllimin e folësit;
c) dy tiparet e mësipërme arrihen përmes kuptimit të tyre të drejtpërdrejtë (angl.
literal), pasi karakteri performativ ose deklarues i këtij lloji të akteve të të folurit është
parësor (del nga kuptimi i fjalëpërfjalshëm), ndërsa fakti që ato shprehin një pohim
(angl. assertion) është dytësor.
Në vijim të qëndrimit të tij, Sërli shtron dy çështje kryesore që rrjedhin prej
njohjes së performativeve:
a) karakteri performativ ose deklarues i këtij lloji të akteve të të folurit është
parësor, ndërsa fakti që ato shprehin një pohim është dytësor;
b) nuk ekziston ndonjë dallim semantik që të mund të përcaktojë ato që quhen
folje performative; çdo folje, që shpreh një veprim të qëllimshëm mund të përdoret në
mënyrë performative. Kufizimet se cili përdorim do të jetë performativ ose jo vijnë
nga fakte që lidhen me mënyrën sesi funksionojnë gjërat në realitet dhe jo nga
199
Searle, J. R., “A classification of illocutionary acts.” In: A.Rogers, B. Wall, and J. P. Murphy (eds.).
Proceedings of the Texas Conference on Performatives, Presuppositions and Implicatures.
Washington, DC: Center for Applied Linguisitcs, [1973] (1977). 200
Searle, J. R., How performatives work, Linguistics and Philosophy 12, f. 535-558, 1989.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
83
semantika e foljeve, pra kanë lidhje me faktin se vetëm një numër i vogël
ndryshimesh mund të ndodhin në botë vetëm se dikush i thotë (i deklaron) ato201
.
Sërli202
nuk e pranon dallimin e Ostinit midis performativeve eksplicite dhe
performativeve implicite, duke vënë në dukje faktin se në atë kuptim që eksplicitet
janë performative, implicitet nuk janë të tilla. Kështu, në dallimin midis “Unë premtoj
se do të vij” (eksplicite) dhe “Unë synoj të vij” (implicite), e dyta, që do të ishte fjalë
për fjalë pohim i qëllimit të folësit dhe, në këtë mënyrë, thyen rregullat e
performatives së Ostinit, pasi një performative nuk mund të jetë një pohim. Për Sërlin,
performative mund të quhen vetëm ato që Ostini i ka quajtur performative eksplicite.
III. 2. 3. Qëndrimi i Bahut dhe Harnishit
Siç u përmend më lart, një nga pikëpamjet më të njohura në filozofinë e gjuhës
i konsideron shqiptimet e fjalive performative si pohime. Në bazë të kësaj
pikëpamjeje dhe të procesit të nxjerrjes së përfundimeve të Grajsit203
, është ndërtuar
një tjetër tezë e rëndësishme mbi performativet. Sipas kësaj teze, performativet janë
akte të tërthorta të të folurit, forca e së cilave nxirret (përkapet) nga dëgjuesi në aktet
pohuese (paraqitëse) të drejtpërdrejta, në të cilat janë ngulitur treguesit e
performatives.
I lidhur ngushtë me këtë tezë, vjen qëndrimi i studiuesve Bah dhe Harnish, që
është edhe një kundërpërgjigje e hapur ndaj qëndrimit të Sërlit. Sipas Bahut dhe
Harnishit204
, një fjali performative, në kuptimin e saj të fjalëpërfjalshëm, është një
pohuese (paraqitëse) dhe, në përdorime të tjera jo të drejtpërdrejta, mund të përbëjë
një akt të caktuar të shënuar nga folja (premtoj, urdhëroj, deklaroj etj.). Kështu, nëse
një folës shprehet duke thënë “Unë kërkoj që të jeni atje në orarin e caktuar.” ai është
duke pohuar (duke paraqitur) veprimin që po bën në atë që po thotë, pra, që është
duke i kërkuar dëgjuesit që të jetë atje në orarin e caktuar. Me anë të pohimit (të
paraqitjes), si akt i drejtpërdrejtë i të folurit folësi është duke i kërkuar diçka dëgjuesit
nëpërmjet një akti të tërthortë. Në sajë të procesit të konkludimit dhe duke u nisur nga
kuptimi semantik i foljes performative kërkoj, dëgjuesi arrin të përkapë qëllimin e
201
Searle, J. R., Conciousness and language, Cambridge: Cambridge University Press, 2002, f. 175. 202
Po aty, f. 157. 203
Grice, H. P., Utterer's Meaning, Sentence-Meaning, and Ëord-Meaning, Foundations of Language,
1989, f. 121-122. 204
Bach, K. Harnish, R. M. How performatives really work: A reply to Searle, Linguistics and
Philosophy 15, f. 93–110, 1992.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
84
thënies205
. Pra, formula performative (forma e performatives) nuk është gjë tjetër
veçse një nga mënyrat e shumta të përdorimit të fjalëve, të cilat janë standardizuar për
përdorim jo të drejtpërdrejtë, që do të thotë se fjalitë performative përdoren për të
performuar akte të tërthorta të të folurit. E veçanta e tyre qëndron në faktin se pohimi
i bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë tregon në mënyrë eksplicite se ç’lloj akti ilokutiv i
tërthortë performohet, por kjo nuk luan ndonjë rol në performimin e aktit, përveç se
thjeshton nxjerrjen e përfundimeve (procesin e konkludimit) nga ana e dëgjuesit.
Kështu, p.sh., bashkë me formulën performative “Unë kërkoj që të jeni atje në orarin
e caktuar.”, renditen edhe formula të tjera si p.sh., “Do të doja që ju të ishit atje… .”,
“Mund të jeni atje… ?”, “Do të ishte mirë për ju që të ishit atje… .”, “Më duhet t’ju
kërkoj të jeni atje… .” etj.
Bahu dhe Harnishi kundërshtojnë argumentimin e Sërlit, sipas të cilit,
performativet nuk mund të jenë akte të drejtpërdrejta të pohimit të një fakti. Duke u
nisur nga fakti se Sërli e bazon këtë analizë në karakterin vetëgarantues të
performativeve, sipas Bahut dhe Harnishit, argumentimi nuk qëndron, pasi është e
gabuar të mendohet se një thënie e caktuar (qoftë kjo një performative) mund të
garantojë qëllimin e folësit; ajo vetëm mund ta shfaqë atë në mënyrë të qëllimshme.
Në këtë mënyrë, ajo mund të jetë jo një vetëgarantuese siç e cilëson Sërli, por thjesht
një vetidentifikuese (angl. self-identifying).
Bahu dhe Harnishi kundërvënë deklarueset, të cilat emërtohen në taksonominë
e tyre si efektive, dhe “deklarueset gjuhësore” të Sërlit (ose performativet e
zakonshme), duke sugjeruar se këto të fundit nuk gëzojnë vetitë e deklarueseve; ato
nuk krijojnë fakte të reja (ndryshime) në botë, sikundër bëjnë deklarueset e vërteta.
“Faktet e reja” që krijojnë “deklarueset gjuhësore” janë performimi i akteve të
ndryshme gjuhësore, të cilat në vetvete përbëjnë thjesht shprehje të qëndrimeve të
folësve dhe shprehje të qëllimeve të tyre komunikuese. Performimi i akteve që Sërli
përfshin në klasën e “deklarueseve gjuhësore”, në dallim nga deklarueset e tjera, nuk
parakupton përmbushjen e ndonjë kushti konvencional (siç ndodh me deklarueset),
por thjesht ekzistencën dhe njohjen e një qëllimi të caktuar.
205
Po aty, f. 98.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
85
III. 2. 4. Varianti performativ i Rekanatit
Për F. Recanati-n (F. Rekanatin), statusi i performativeve është njëlloj si i
deklarueseve. Sipas tij206
, në shqiptimin e një performativeje eksplicite folësi
performon dy akte ilokutive: së pari, deklaron se është duke performuar një akt të
caktuar dhe, së dyti, e performon vetë aktin. Por, ndërkohë që akti i deklarimit
performohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, akti tjetër, të cilin folësi e deklaron se po e
performon, është një akt i tërthortë. Sipas Rekanatit, ilokutiviteti i dyfishtë i një
deklarueseje mund të kuptohet vetëm kur forca e aktit deklarues (si akti i
drejtpërdrejtë) merret si asnjanëse.
Rekanati vëren se ekzistenca dhe dallimi i performatives nuk ka të bëjë thjesht
me aftësinë e këtij lloji të thënieve për t’u vetidentifikuar (për të shënuar forcën e vet).
Përcaktimi i forcës së një akti të të folurit nuk ka të bëjë me atë që mund të shkaktojnë
fjalët, por me kuptimin që ato kanë. Në këtë mënyrë, thëniet performative
përcaktohen nga kuptimi që kanë dhe jo nga fakti që shpallin një qëllim të caktuar207
.
Dallimi midis qëndrimit të Rekanatit dhe qëndrimit të Bahut e Harnishit është
teza, në bazë të së cilës ata nxjerrin kuptimin e tërthortë nga akti i deklarimit. Kështu,
nëse Bahu dhe Harnishi e ngërthejnë (sipas teorisë së implikimit bisedor të Grajsit)
forcën e tërthortë të performatives, sikundër bëjnë me të gjitha aktet e tjera të të
folurit, sipas Rekanatit, forca e tërthortë e performueses përfshihet dhe është rrjedhojë
e aktit të drejtpërdrejtë dhe vetëreferues të deklarimit. Pra, Rekanati mëton se, për të
performuar një akt ilokutiv, mjafton që qëllimi i folësit të njihet nga dëgjuesi dhe, në
rastin e performativeve, qëllimi është bërë i njohur nëpërmjet kuptimit të foljes
performative208
. Në këtë aspekt të teorisë së tij, Rekanati ndryshon nga të dy
qëndrimet kryesore në lidhje me performativet (qëndrimi deklarues dhe pohues),
sepse, për këto të fundit, forca ilokutive e performatives mund të nxirret (të
implikohet) vetëm nëpërmjet procesit të konkludimit.
III. 2. 5. Forma e performatives në shqipe
Pavarësisht karakterit pohues apo deklarues të performativeve, është vënë re
njohja e përbashkët e performativeve (formulës së performatives) si akte ilokutive me
206
Recanati, F., Meaning and Force: The Pragmatics of Performative Utterances, Cambridge, Eng.:
Cambridge University Press, 1987. 207
Po aty, f. 170. 208
Po aty, f. 175.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
86
tipare dalluese, analiza e të cilave do të ndihmonte në përcaktimin e llojit të aktit
ilokutiv të performuar (në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo). Siç u pa më lart, forma më
e njohur e performatives në gjuhët e studiuara lidhet me përdorimin e një foljeje
performative në vetën I, njëjës, koha e tashme, mënyra dëftore, forma veprore e
ndjekur nga një fjali e thjeshtë e përshtatshme plotësuese (në funksionin e plotësit).
“Por a është kjo formë gramatikore (veta e parë, njëjës, e tashme, dëftore, veprore)
thelbësore për të realizuar një thënie performuese209
?”, pyet Ostini.
Ai jep disa forma që përbëjnë përjashtim, p.sh., përdorimi i vetës së parë,
shumës, “Ne premtojmë…”, “Ne jemi dakord…”; forma joveprore, “Autorizohet të
paguajë…”, “Pasagjerët këshillohen…”; përdorimi i foljeve pavetore ose njëvetore “
(Me këtë) Bëhet e ditur se shkelësit do të ndiqen penalisht”. Përdorimi i fundit është
tipik për rastet formale apo ligjore dhe shpesh (sidomos në shkrim) shoqërohet me
përdorimin e shprehjeve që kanë vlerën e ndajfoljes “hereby” (në shqip, me këtë,
nëpërmjet kësaj, këtu, etj.) të Ostinit.
Nga ana tjetër, forma e performatives mund të mos jetë një tregues i sigurt në
disa raste të tjera. P.sh., një folje performative mund të përdoret në formën e
performatives edhe për të përshkruar sjellje të zakonshme, si tek “Unë premtoj vetëm
kur mund ta mbaj premtimin”; gjithashtu, mund të përdoret me funksionin e së
tashmes historike për të përshkruar mendime të thëna dikur ose diku: “Në f. 49 unë
protestoj kundër verdiktit…” etj.
Në disa raste, forma e performatives së Ostinit mund të mos përmbajë një folje
performative, por një folje tjetër joperformative (ose që ka një forcë tjetër ilokutive), e
cila do të mbështetet në kuptimin performativ të një emri, mbiemri etj. P.sh., në
performuesen “Këshilla ime është …”, forca ilokutive e këshillës vjen nga kuptimi i
emrit; forma eksplicite “Unë të kërkoj ndjesë”, ka forcën shprehëse të një ndjese, e
cila mbështetet në kuptimin e emrit dhe jo të foljes; “Jeni i autorizuar të …”, ka të
njëjtin funksion shpallës, sikurse “Të autorizoj të …” etj.
Duke marrë shkas edhe nga këto pohime të hershme, vihet re se forma e
performatives në gjuhën shqipe shpesh i kapërcehen kufijtë e përcaktimit të vetës,
numrit dhe formës, duke bërë që thëniet performative të dalin edhe me folje ilokutive
në forma të tjera, p.sh.:
209
Austin, J. L., How to do things with words. Oxford: Clarendon Press, 1962, f. 56.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
87
a. në vetën e parë, shumës, e tashme, dëftore veprore, p.sh., Ju premtojmë se në
mandatin e ardhshëm… . Kërkojmë të mbani qetësi. Ju falenderojmë për mikëpritjen!
Ju ftojmë të na nderoni me pjesëmarrjen tuaj. Ju deklaroj burrë e grua! etj.
b. në vetën e parë, shumës, e tashme, dëftore joveprore, p.sh., Shprehemi në mbrojtje
të... . … Lutemi për kontributin tuaj. Kundërshtojmë vendimin e këshillit… . U
nënshtrohemi ligjeve të shtetit. etj.
c. në vetën e dytë, numri njëjës ose shumës e tashme joveprore, p.sh., Përjashtohesh
(je i përjashtuar) nga provimi. Akuzohesh për mashtrim. Vlerësohesh me notë
negative. Aprovoheni si një nga kandidatët e mundshëm. Njoftoheni se kërkesa juaj
… . Deklaroheni fajtor! Konsideroheni i pakualifikuar. Lajmëroheni (jeni të
lajmëruar) deri në një njoftim tjetër. Luteni (jeni të lutur) të paraqiteni…. etj.
d. në vetën e tretë, numri njëjës ose shumës e tashme veprore dhe joveprore, p.sh.,
Me këtë akt Kosova shpall pavarësinë e saj. Historia dëshmon se… . Gjykata i njeh
të drejtën e pronësisë… Dekorohet personaliteti X me Urdhrin e Nderit. Grupi ynë
parlamentar, distancohet nga qëndrimi … . Klienti im deklarohet i pafajshëm.
Kërkesa juaj aprovohet. Ngjarjet e fundit na angazhojnë në marrjen e masave të
rrepta … . Nga marrja në shqyrtim e dosjes penale, konstatohet se … . Autorizohen
organet zyrtare … . Sipas dekretit…, falen të burgosurit me dënime nga … . etj.
e. pavetore p.sh., Nuk lejohet duhani. (Ndalohet duhani.) Lejohet hyrja (shikimi
vetëm për të rritur mbi moshën 16 vjeç. Njoftohen të interesuarit se … . Këshillohet
përdorimi i mjeteve mbrojtëse. Për këtë s’mund të dyshohet. Lypet punë e madhe.
Kërkohet punë. Supozohet se kjo do të ndodhë.Thuhet se gjërat janë përmirësuar. etj.
f. njëvetore, Çështja paraqitet e vështirë. Më duket se ka të drejtë. Kontrata i detyron
të dy palët. Përvoja tregon se … . Më vjen keq. Shtrohet pyetja… . Kjo punë shihet si
e dyshimtë. Supozohet se kjo është rruga e drejtë. Thonë se… Kjo punë kërkon
durimin tuaj. Kjo përjashton mundësinë e (për) … . etj.
Në fund të shqyrtimeve dhe rimarrjeve të shumta të argumentit, Ostini rendit
disa elemente dalluese të performativeve. Ndër kryesoret janë: përparësia e vetës së
parë njëjës, e tashme, dëftore, veprore; përdorimi në raste të tjera i vetës së dytë dhe të
tretë (por edhe njëvetore ose pavetore); foljet me kuptim të veçantë performues; fjalët
e tjera (emra, mbiemra etj.), që lidhen nga kuptimi dhe prejardhja me foljet e
mësipërme etj. Këto elemente kanë të gjitha funksionin e të bërit të qartë (të dukshëm)
të qëllimit të folësit apo të forcës pragmatike të thënies, pra, përcaktojnë funksionin
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
88
performues të thënies.
III. 3. Folje performative të shqipes
Në gjuhën shqipe, lidhur ngushtë me njohjen e performativeve, përgjithësisht
pranohet përdorimi i një grupi foljesh të quajtura folje performative, te të cilat qëllimi
i folësit është pjesë përbërëse e kuptimit dhe përdorimi i tyre në vetën I, koha e
tashme, mënyra dëftore, forma veprore etj., përbëjnë një kusht të vetëmjaftueshëm për
të performuar atë akt që shënon vetë folja performative.
Disa folje të akteve të të folurit shërbejnë jo vetëm për të shënuar një (ose
disa) veprim, por, në të njëjtën kohë, edhe për të performuar një akt të caktuar të të
folurit. Për të parë nëse një folje e caktuar mund të përdoret edhe me këtë funksion,
Ostini sugjeron atë që ai e quan “provë e performatives”, pra zëvendësimin e saj me
formulën e performatives “Unë (me këtë) këshilloj, urdhëroj, uroj, pohoj etj.”. Çdo
folje, që bëhet pjesë e kësaj formule, mund të përdoret si performative210
.
Pjesa më e madhe e studimeve në këtë fushë dëshmojnë një prirje për të
barazuar foljet ilokutive me llojet e forcave ilokutive të thënieve. Sipas Sërlit, kuptimi
i foljeve ilokutive është një udhëzues (mjet) i mirë për dallimin e llojeve të akteve të
të folurit, por sidoqoftë, nuk është një mjet i sigurt apo i mjaftueshëm211
.
Edhe sipas Liçit, për analizën e performative kërkohet analiza e kuptimit dhe e
përdorimit të foljes ilokutive, si pjesë e kuptimit të thënies. Liçi risjell vëmendjen te
studimi dhe klasifikimi i kuptimeve të foljeve ilokutive, jo për të kuptuar natyrën e
forcës ilokutive, por për të kuptuar mënyrën sesi njerëzit “flasin” për aktet ilokutive.
Ai e sheh të arsyeshme që analizën e grupeve të foljeve ilokutive ta mbështetë
kryesisht në katër klasat e para të Sërlit. Ndonëse ky klasifikim nuk është shterrues
dhe madje paraqet disa vështirësi, për Liçin ai përcakton grupe homogjene foljesh, me
tipare semantike dhe sintaksore të veçanta.
Gjatë hulumtimit në fjalor dhe përcaktimit të foljeve ilokutive në shqipe, është
parë, gjithashtu, nevoja për t’i klasifikuar këto njësi në grupe sipas forcës ilokutive që
mbartin në kuptimin e tyre. Edhe pse shpesh rezulton i vështirë, ky klasifikim paraqet
një sprovë interesante në fushë të studimeve pragmalinguistike të shqipes, e cila mund
210
Austin, J. L., How to do things with words. Oxford: Clarendon Press, 1962, f. 67. 211
Searle J. R., Expression and meaning: Studies in the theory of speech acts. Cambridge, England:
Cambridge University, 1979, f. 2.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
89
të ndiqet dhe të plotësohet më tej, në mënyrë që të dalin në pah veçoritë e gjuhës edhe
në këtë drejtim.
Për analizën e mëtejshme të foljeve ilokutive dhe përdorimit të tyre ilokutiv
janë dalluar paraprakisht disa grupe foljesh ilokutive:
a. Folje që në gjuhën shqipe dalin si performative në të gjitha kuptimet (përdorimet) e
tyre, pra karakteri i tyre është mirëfilli performativ;
b. Folje që dalin si performative në një ose disa kuptime (përdorime), pra janë
pjesërisht të leksikalizuara;
c. Folje që përdoren si performative vetëm në kontekste të caktuara dhe ilokutiviteti i
tyre nuk është leksikalizuar plotësisht.
Koncepti folje të mirëfillta performative, në këtë punim është përdorur për të
shënuar ato folje, të cilat “sillen” si të tilla në të gjitha kuptimet dhe përdorimet e tyre
në formën e performatives.
Brenda kësaj ndarjeje janë trajtuar edhe foljet që janë performative në
përdorimet me kuptimin e tyre të parmë (kuptimin me të cilin kanë hyrë në përdorim)
ose/dhe në shumicën e kuptimeve që kanë. Për të plotësuar klasifikimin, në këtë grup,
janë përfshirë edhe shprehjet me vlerë foljore, si dhe shprehjet frazeologjike foljore
me funksion performativ.
Duke patur parasysh “sjelljen” ose jo si performative të kuptimeve dhe
nuancave të foljeve të shqipes, janë konceptuar edhe dy ndarjet e tjera në folje me
kuptim pjesërisht të leksikalizuar performativ dhe folje kontekstore performative.
Grupet e mëposhtme të foljeve janë ndërtuar kryesisht mbi klasifikimin e
akteve të të folurit sipas Sërlit dhe në bazë të kritereve të tij të klasifikimit. Në rastet
kur ka qenë e mundur, janë bërë edhe klasifikime të mëtejshme në grupe më të vogla
ose janë dhënë përshkallëzime të mundshme brenda klasave të foljeve.
Shpjegimet e kuptimeve të foljeve në fjalor shoqërohen, në përgjithësi, me
shembuj të përdorimit të tyre në vetën e tretë. Ndaj, është parë e arsyeshme që
shpjegimi i dhënë sipas fjalorit të plotësohet me shembuj të përdorimit të foljeve në
formën e performatives (veta e parë, numri njëjës, koha e tashme, mënyra dëftore,
forma veprore). Duke patur parasysh edhe përjashtimet e diktuara qysh herët nga
Ostini për formën e performatives, janë përfshirë në shembujt e dhënë edhe forma të
tjera, si: veta e dytë (më rrallë edhe e treta), numri shumës, si dhe përdorimi i formave
joveprore, por edhe pavetore dhe njëvetore.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
90
III. 3. 1. Folje performative që shërbejnë për të paraqitur një fakt të
realitetit
Në këtë grup është përfshirë pjesa më e madhe e foljeve dhe shprehjeve foljore
që në klasifikimin e Sërlit, shënojnë akte paraqitëse. Kuptimi dhe përdorimi i këtyre
foljeve në formën e performatives shpreh pohimin e një fakti të caktuar. Pra, qëllimi
ilokutiv i këtij lloji të akteve performative është që folësi të marrë përsipër ose të
shprehë besimin mbi vërtetësinë e faktit. Foljet, që me kuptimin dhe funksionin e tyre
paraqesin (pohojnë) një fakt, e japin këtë në shkallë të ndryshme, të lidhura kryesisht
me besimin apo sigurinë e folësit.
III. 3. 1. 1. Folje me funksion të mirëfilltë paraqitës
Në gjuhën shqipe, grupi i foljeve me funksion performativ që paraqet një fakt
të realitetit (sipas besimit të folësit) përfaqësohet më së shumti nga foljet e mirëfillta
performative. Më poshtë janë dhënë kuptimet dhe përdorimet performative të këtyre
foljeve dhe, në raste të veçanta (kur është parë e nevojshme), janë shoqëruar me
analizën përkatëse.
DEKLAR/OJ kal., ~ OVA, ~ UAR libr. Pohoj diçka me përgjegjësi; njoftoj
botërisht qëndrimin tim për diçka, shpall.
Pës. DEKLAROHET. Deklaroj qëndrimin tim ndaj kësaj dukurie.; Mbledhjen e
deklaroj të hapur (edhe si akt deklarues); Deklaroj se kjo që pretendohet nuk ka
ndodhur asnjëherë. Deklaroj që të gjitha qendrat e votimit u hapën në orën e
përcaktuar. Deklarohem pro (kundër). Nga organet kompetente deklarohet se
gjendja është përmirësuar.
DËFT/EJ kal., ~EVA, ~YER. Tregoj, kallëzoj; dëftoj. Nuk i dëfteu shokët. Eja
baba të të dëftej arrat. Të dëftej se … . Dëftej se ngjarjet rrodhën pikërisht kështu.
Të dëftej se e vërteta është … Dëftejmë se çdo gjë shkoi mirë.
HAMENDËS/OJ kal., ~OVA, ~UAR. Nxjerr një përfundim a një vlerësim në
mënyrë të përafërt e ashtu si ma merr mendja. Hamendësoj se ngjarjet kanë
rrjedhur kështu. Sipas arsyetimit tënd hamendësoj se kjo që thua është e vërtetë.
Hamendësoj se ky qëndrim të ka kushtuar shumë. Hamendësoj se realiteti i tyre
është tepër i vështirë.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
91
INFORM/OJ kal., ~OVA, ~UAR. Njoftoj për diçka, jap të dhëna për diçka ose
për dikë; kumtoj a lajmëroj për dikë a për diçka, bëj të ditur.
Pës. INFORMOHEM. Informoj të pranishmit se do të ketë një vonesë të vogël.
Informoj për punën (për ngjarjet e fundit, për gjendjen). Informoj se drejtësia po
bën punën e saj. Pjesëmarrësit në konferencë informohen se koha për çdo kumtim
do të jetë 5-7 min. Në këto çaste informohem se kërkimet janë ndërprerë
përkohësisht.
KALLËZ/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. Tregoj një gjë të vërtetë. 2. Tregoj një
përrallë, histori etj. 3. Them diçka që nuk e dinë të tjerët; i njoftoj dikujt çfarë kam
parë ose çfarë di për dikë ose për diçka (zakonisht me qëllim të keq), padit. Mos i
kallëzo! E kallëzoi tek e ëma. Kjo që po të kallëzoj është e vërteta. Po ju
kallëzojmë mbi ecurinë e punimeve të komisionit. Kallëzoj se fajtori fshihet mes
nesh. Kallëzoj këtë veprim tek organet përkatëse (edhe si deklaruese).
Kuptimi i dytë në strukturën e kësaj foljeje bën përjashtim nga përdorimi
performativ, pasi shënon një veprim që nuk mund të kryhet dhe të shprehet me një
performative, pra, nuk mund të themi “tregoj një përrallë” dhe në këtë mënyrë ta
kemi treguar atë. Në kuptimin e tretë haset edhe përdorimi i kësaj foljeje si
deklaruese, përdorim që duhet trajtuar së paku si nuancë më vete, por mund të ndahet
edhe si një kuptim i veçantë.
KOMENT/OJ kal., ~OVA, ~UAR. Bëj komentin e një ngjarjeje a veprim ose të
një shkrimi. Komentoi ndeshjen e futbollit. Komentoi poemën “Bagëti e bujqësi”.
Komentoj se zhvillimet e seancës janë në favorin e palës akuzuese. Komentoj
pozitivisht qëllimet e palëve. Komentoj se shkrimi juaj nuk është në koherencë me
zhvillimet e shkencës.
KOMUNIK/OJ kal., ~OVA, ~UAR. libr. 1. Njoftoj; kumtoj. 2. jokal. Hyj në
lidhje me dikë; shkëmbej mendime; merrem vesh mirë me dikë. Komunikon me
lexuesit. Di të komunikojë. Komunikoj se rasti në fjalë nuk do të merret në
shqyrtim. Komunikoj arritjet e fundit të grupit të hetimit. Ju komunikojmë
rezultatet e provimit të fundit. Komunikohet se afati i kryerjes së pagesës do të
shtyhet deri në fillimin e muajit të ardhshëm.
Kuptimi i dytë jokalimtar i kësaj foljeje nuk ka përdorim performativ, sepse
shënon një veprim që nuk mund të kryhet thjesht duke u shprehur përmes formës së
performatives.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
92
KONSIDER/OJ kal., ~OVA, ~UAR. libr. E quaj, e mbaj për diçka a për dikë.
Pës. KONSIDEROHET. Këtë argument e konsideroj të tepërt. E konsideroj
ndihmesën tuaj si mjaft të frytshme. Konsideroj se ky shembull nuk i përshtatet
rastit në fjalë. E konsideroj si mik të ngushtë (edhe si shprehëse). Konsiderohet e
panevojshme.
KONSTAT/OJ kal., ~OVA, ~UAR libr. Vë re një fakt; vërtetoj të qenët e
diçkaje.
Pës. KONSTATOHET. Konstatoj dobësi (gabime). Konstatoj se vërejtjet janë të
arsyetuara. Konstatoj se trazirat e kanë burimin tek ajo që u deklarua një ditë më
parë. Kontrolli i bërë konstaton shkelje të rënda. Komisioni konstaton se
emërimet e reja janë bërë në bazë të rregullores.
KUMT/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. Lajmëroj dikë, njoftoj; i them; flas me dikë.
Kumtonin me djalin. 2. jokal. Mbaj një kumtesë. Po ju kumtojmë vendimin tonë.
Kumtoj qëllimet e mia për një zgjidhje të shpejtë të çështjes. Ju kumtojmë
vërejtjen tona.
Në strukturën kuptimore të kësaj foljeje vërehet se në kuptimin e parë, nuanca
e tretë “flas me dikë” nuk mund të përdoret si performative. Gjithashtu, edhe kuptimi
i dytë i kësaj foljeje nuk mund të përdoret me funksion performativ.
LAJMËR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. I jap një lajm dikujt; e njoftoj për diçka. E
lajmëroi me telefon.
Pës. LAJMËROHEM. Të lajmëroj se kjo është mundësia e fundit. Ju lajmëroj
se provimi do të shtyhet për në orën 1200
. Lajmëroheni për vendimin e fundit të
këshillit…
Shembuj të ngjashëm mund të vlejnë edhe për foljen “lajmoj” si sinonime me
“lajmëroj”.
LAJM/OJ kal., ~OVA, ~UAR. bised. Lajmëroj.
Pës. LAJMOHEM.
NJOFT/OJ kal., ~VA, ~UAR. 1. Jap një lajm a një njoftim; bëj të njohur diçka;
vë në dijeni dikë për diçka. Njoftoj shokët për ditën e nisjes. Njoftoj adresën.
2. Kumtoj rreth një çështjeje, një ngjarjeje etj. Agjencitë e lajmeve njoftojnë se…
Pës. NJOFTOHEM. Ju njoftoj se provimi do të shtyhet. Njoftojmë qëndrimin
tonë. Njoftoheni se duhet të paraqiteni në orarin e përcaktuar. Organet njoftojnë
se hetimi ka marrë rrugën e zgjidhjes.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
93
PANDEH kal., ~A, ~UR. 1. E quaj për dikë a për diçka, e marr për …, e kujtoj;
jokal. mendoj, më duket. E pandehu për të vëllanë. Ç’më pandeh ti mua? Pandeh
se kjo është e vërteta. E pandeh për të zgjuar. Pandeh se kam të drejtë.
PARASHTR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. I bëj dikujt një parashtresë. Parashtroj një
kërkesë.
Pës. PARASHTROHET. Parashtroj mundësitë e zgjidhjes së problemit.
Parashtroj një përmbledhje të analizës sonë. Parashtrojmë kërkesën tonë për
bashkëpunim. Parashtrohet lista e emrave të kandidatëve për bashkitë kryesore.
PËRGËNJESHTR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. Hedh poshtë diçka që është shpallur
më parë si e vërtetë; e nxjerr të rreme. Përgënjeshtroj lajmin (deklaratën).
PËRGËNJESHTROHET vetv. Hidhet poshtë diçka si jo e vërtetë, del i rremë.
Përgënjeshtroj lajmin e kapjes së të dyshuarit. Përgënjeshtrojmë të gjitha
pretendimet e opozitës. Deklarata përgënjeshtrohet.
RAPORT/OJ kal., ~OVA,~UAR. 1. Bëj a mbaj një raport; jap llogari për diçka
para të tjerëve. I raportoi komandantit (ministrisë). Raportuan për gjendjen. I
raportoi konferencës (mbledhjes). Raportojmë se gjendja është e rëndë. 2.
Kallëzoj për dikë, njoftoj diçka në fshehtësi për dikë.
Pës. RAPORTOHET. Raportoj se gjendja është rënduar. Raportoj arritjet për
muajin e fundit. Raportojmë rezultatet mbi analizën e kërkimit shkencor. Raportoj
për qëndrimin kundërshtues dhe destabilizues të disa pjesëtarëve të stafit.
Raportohet mbi zhvillimet e fundit të hetimeve.
REFEROHEM vetv. libr. 1. I drejtohem dikujt a diçkaje për të vërtetuar, për të
mbështetur a për të përligjur diçka; përmend. U referohem dokumenteve arkivore.
I referohem punimit të botuar në buletinin e vitit të kaluar. I referohem
parafolësit për të shtuar se… I referohemi të dhënave të studimit.
SUPOZ/OJ kal.dhe jokal., ~OVA, ~UAR libr. 1. E quaj si të vërtetë diçka që e
marr si pikënisje për të provuar një hipotezë. E zë se… Supozojmë se. A është e
barabartë me B. 2. E marr me mend diçka si të mundshme a të vërtetë pa mundur
të japë një gjykim të prerë për të; besoj; dyshoj se… Supozonte se aty kishte qenë
një vendbanim i lashtë.
SUPOZOHET vetv. libr. Merret diçka si pikënisje, duke e quajtur si të vërtetë për
të provuar një hipotezë. Supozoj se kjo që thua është e vërtetë. Supozoj se këto
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
94
janë mendimet e tua. Supozojmë se këto figura janë të ngjashme. Supozoj se kam
mirëkuptimin tënd për këtë çështje. Supozohet se kjo ka ndodhur.
SHPËRFAQ kal., ~A, ~UR. bised. Tregoj para të tjerëve, zbuloj, shfaq. Nuk e
shpërfaqën dikë nuk treguan se kush ishte. Shpërfaq para të gjithëve qëndrimin
tim. Shpërfaqim qëllimet tona. Shpërfaq mendimin se kjo rrugë është më e lehta,
por jo më e drejta.
THEM kal., THASHË, THËNË. 1. Shpreh diçka me fjalë ose me shkrim, flas,
shprehem; njoftoj, lajmëroj ose porosit diçka; bised. shfaq një mendim; mendoj,
kujtoj; kryes.veta III. flet, përhap fjalët, lajmin etj. ; përflet, merr nëpër gojë. Them
mendimin tim. Ka thënë se… s’i la gjë pa thënë. Ç’thua ti? Them atë që është. Më
thoni, ju lutem! Thashë se plasa. 9. si pj. vet. veta III. Vallë (përdoret kur pyesim
me dyshim për diçka, kur shprehim habi, kur nuk kemi siguri për diçka etj.) A
thua? Thua ta gjejmë (të jetë)? 10. pavet. THUHET. Thuhet se (që) … S’thuhet
kjo. Sa s’thuhet (s’tregohet). Them se çdo gjë do të rregullohet (besoj). Them se
duhet të largohesh. Them se kjo mund të jetë e vërtetë. Ne themi se kjo është
mënyra më e drejtë. Mendja ma thotë se është kështu. Thonë se gjërat kanë qenë
më mirë. Thuhet se (që) …
Në kuptimin e parmë të foljes, nuanca e fundit “përflet, merr nëpër gojë” nuk
mund të përdoret si performative. Kuptimet e tjera të kësaj foljeje, gjithashtu, nuk
mund të përdoren si performative. Në strukturën kuptimore kjo folje ka zhvilluar edhe
një kuptim si pjesëz që, siç do të paraqitet në çështjet më poshtë212
ka vlerë ilokutive,
ndërsa kuptimi pavetor i foljes është një kuptim potencial ilokutiv, i cili më sipër213
është paraqitur si një nga shfaqjet më të rralla të performatives.
Bëj be se…(që…), jam krejt i sigurt nuk kam asnjë dyshim për diçka. Kish
ndryshuar aq shumë sa do të bëja be që nuk ishte ai. Bëj be se ngjarjet që pasuan
nuk kishin lidhje me këtë. Mund të bëj be se kjo është e vërteta.
Ma ha (ma merr, ma pret) mendja besoj se …, kujtoj se …, më duket se …, ma
do mendja; ma thotë mendja; shkoj (vete) me mendjen se … S’ma ha mendja që
djaloshit të ri do t’i pëlqejë ai njeri. Mua s’ma merr mendja që Marinë e dërgoi i
ati. S’ma ha mendja të jetë e vërtetë. S’ma merr mendja të ketë pjesëmarrje të
gjerë.
212
Në çështjen ku do të flitet për përdorimin dhe funksionin ilokutiv të pjesëzave. 213
Në çështjen ku trajtohet forma e performatives në shqipe.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
95
E marr me mend (diçka) e përfytyroj vetë zhvillimin e mëtejshëm të diçkaje, e
kuptoj vetë si është puna, s’është e nevojshme ta shoh që ta di a të bindem. E marr
me mend o bir, se ç’ke hequr në Ventotene. E marr me mend se këtë duhet të
presim. E marr me mend reagimin e tij të ashpër. Ma ha mendja se ky është
vendimi yt përfundimtar.
E shoh (e gjej, e quaj) të udhës (diçka) mendoj se është më mirë kështu, e quaj të
mirë, e pranoj si më të përshtatshme, e mendoj se kështu duhet, e gjykoj si më të
drejtë. Rilindësit e gjetën të udhës që të shfrytëzonin këtë lëshim për të futur
shqipen së paku në shkollat ortodokse. E shoh të udhës të jap disa udhëzime. E
gjejmë të udhës të mos ndërhyjmë në këtë çështje. (mendojmë, gjykojmë).
Vë në dukje (diçka) përmend, tregoj zë në gojë; theksoj, nënvizoj; (e) nxjerr në
pah; e nxjerr në reliev libr. Shtypi e ka vënë në dukje se ishte një katastrofë e
shkaktuar nga korrupsioni. Vë në dukje rëndësinë e problemit. Vëmë në dukje
edhe një herë se kjo është e papranueshme.
I zë besë (dikujt a diçkaje) i besoj, jam i bindur se është ashtu ose se nuk do të
ndodhë ndryshe. Ka marrë keq ai, s’afrohet, nuk i zë besë askujt./ Mos u zini besë
fjalëve e zotimeve të gënjeshtarëve! Unë i zë besë fjalëve të tij. I zëmë besë
vullnetit tuaj të mirë.
III. 3. 1. 2. Folje me funksion të pjesshëm paraqitës
Grupi i foljeve me kuptim pjesërisht të leksikalizuar performativ përfshin folje
që e shfaqin potencialin performativ vetëm në njërin nga kuptimet e tyre të
prejardhura. Më poshtë janë veçuar dhe janë dhënë vetëm kuptimet me funksion
performativ të foljeve të klasës së paraqitëseve.
Folje të tilla, si: demaskoj, kuptoj, mendoj, perceptoj, etj., janë folje që, në
kuptimin e tyre të parmë ose në kuptimet më të përdorshme të tyre, shënojnë veprime
mendore, pra, që kërkojnë angazhim mendor dhe nuk mund të kryhen vetëm duke
performuar një akt të të folurit (vetëm duke folur).
DEMASK/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 2. fig. Zbuloj para të gjithëve fytyrën e
vërtetë, qëllimet, planet e fshehta, pikëpamjet e mendimet e këqija të dikujt.
Demaskoj para ju të gjithëve fytyrën e vërtetë të njërit prej bashkëpunëtorëve
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
96
tanë. Demaskojmë qëndrimin që ka sjellë mosfunksionimin normal të punës.
Demaskohet para opinionit publik mungesa e plotë e transparencës së organeve
të drejtësisë.
KUPT/OJ kal. dhe jokal., ~OVA, ~UAR. 3. Kam një pikëpamje të caktuar për
diçka. E kuptoj drejt. Kështu e kuptonte jetën ai.
KUPTOHEM vetv. 2. vet. veta III. Është e qartë, është e kuptueshme, merret
vesh. Kuptohet që (se)… kuptohet vetvetiu. As që mund të kuptohet. E kuptoj se
kjo çështje ka nevojë për t’u diskutuar. Të gjithë i kuptojmë qëllimet e tua.
Kuptohet që (se)…
MEND/OJ jokal., ~OVA, ~UAR. 5. kal. Kam ndër mend, them; ma merr mendja;
kam mendimin, them se…, kujtoj. Mendoj të nisem nesër. Çfarë mendoni të
bëni?
MENDOHET pavet. Mendoj se kjo punë është e lehtë. E mendoj ndryshe
zgjidhjen e këtij problemi. Mendoj që ai ka të drejtë. Mendohet se ngjarjet kanë
rrjedhur kështu.
PERCEPT/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 2. libr. Arrij të kap a të kuptoj diçka; e rrok
diçka në një mënyrë të caktuar. Unë e perceptoj si një mundësi të dytë. Perceptoj
së kjo nuk mund të jetë e vërtetë.
Pjesa më e madhe e foljeve të këtij grupi, të tilla, si: bie II , dëftoj, gjej,
përforcoj, qartësoj, shfaq, shtroj, tregoj, theksoj, zbuloj etj. janë folje që në kuptimin e
tyre të parmë ose në kuptimet më të përdorshme të tyre shënojnë veprime fizike, pra,
që kërkojnë angazhim fizik dhe nuk mund të kryhen vetëm duke performuar një akt të
të folurit apo vetëm duke folur.
BIE II kal., PRURA, PRURË. 2. Nxjerr dhe parashtroj, paraqit. Bie prova (fakte)
të reja. Pruri një citat. E pruri fjalën (muhabetin) te…. E bie në mend. Bie si
shembull fjalën e djeshme të ministrit. Bie këtu një citat të shkëputur nga një prej
filozofëve të asaj kohe. E bie në fjalën time, edhe konsideratën e lartë të kolegëve
të mi.
DËFT/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 2. Shfaq, tregoj; e paraqit siç është. Puna e dëfton
njeriun. /fj. u. Dëftoj këtu etapat e zhvillimit të veprimtarisë së nesërme (shfaq).
Dëftoj se në këtë mënyrë u arrit çdo objektiv i vendosur (tregoj). Ju dëftojmë në
këtë material të gjithë procesin e punës (shfaqim).
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
97
GJE/J kal., ~TA, ~TUR. 7. Vlerësoj, e quaj; E gjetën të drejtë (të arsyeshme). E
gjeti të udhës. E gjej të arsyeshme të ndërhyj për … Gjej vend të parashtroj
njërën prej mundësive. I gjejmë me vend sugjerimet tuaja.
PËRFORC/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 3. Mbështet një tezë, një mendim etj.; e bëj
diçka më të sigurt e më bindëse. Përforcoj mendimin se… Përforcojmë qëndrimin
tonë në lidhje me situatën e krijuar. Përforcoj pikëpamjet dhe mendimet e
shprehura në raportin e mbajtur nga kolegu.
PËRSËRIT (PËRSËRIS) kal., ~A, ~UR. 1. Them përsëri atë që kam thënë më
parë; them atë që ka thënë dikush tjetër. Përsëriti të njëjtat gjëra. Përsëriti fjalët e
tij. Përsërit se argumentimi i dhënë vlen edhe për rastin tjetër (them). Përsërit
fjalët e shokut parafolës (them, mbështet).
QARTËS/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 2. fig. E bëj të qartë një çështje a diçka të
errët; sqaroj. Qartësoj se ushtrimi zgjidhet në dy mënyra të ndryshme. Qartësoj se
këto janë pretendimet e mia drejt përfundimit të procesit. Qartësoj që çështja në
fjalë është në mbikëqyrjen time.
NDAL kal., ~A, ~UR. 3. fig. E ngul diku, e përqendroj. E ndal vëmendjen te…
NDALEM vetv. 3. fig. përqendroj vëmendjen diku. E ndal vëmendjen në çështjen
kryesore. Ndalemi për një shqyrtim më të thellë të kësaj prove të re.
NËNVIZ/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 2. fig. Vë në dukje diçka në mënyrë të veçantë,
theksoj. Nënvizoj se kjo dukuri i përket së kaluarës. Nënvizoj rëndësinë e këtij
operacioni. Ne nënvizojmë rëndësinë e …
SHFAQ kal., ~A, ~UR. 2. Shpreh, them; bised. Tregoj para të tjerëve. Shfaq një
mendim (një dëshirë).
SHFAQEM vetv. 2. Shprehem, them; tregoj ç’ndiej a ç’mendoj. U shfaqën të
gatshëm për të ndihmuar. Shfaqim mendimet dhe idetë tona. Shfaq interesin tim
të veçantë në këtë drejtim. Shfaqem i gatshëm për të ndihmuar.
SHTR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 7. Paraqit a nxjerr para dikujt çështje, probleme
etj. për shqyrtim a për zgjidhje. Shtroi programin (planin). E shtroi në mbledhje. I
shtroi vetes një pyetje.
SHTROHEM vetv. 6. vet,. veta III. Paraqitet, del përpara për ta shqyrtuar, për ta
zgjidhur etj. (një çështje, një detyrë etj.) Shtrohet pyetja…. Shtrohen detyra të
reja. Shtroj pyetjen … Shtroj këtë problem për zgjidhje të menjëhershme.
Shtrojmë përpara jush rëndësinë e rimarrjes së diskutimit. Shtrohet pyetja….
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
98
TREG/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 4. I them dikujt një të vërtetë a një të fshehtë që ai
nuk e di, rrëfej; bised. e kallëzoj te dikush; i jap njoftime dikujt për dikë a për
diçka; padit. I tregoi emrin. I tregoi të drejtën (të vërtetën). Ia tregoi hallin. E
shtrënguan të tregonte shokët. Po të tregoj sesi rrodhën ngjarjet. Të tregojmë
mënyrën më të mirë të zgjidhjes. Tregoj se për mua këto ditë kanë qenë shumë të
vështira.
THEKS/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 4. fig. Përqendroj vëmendjen te diçka, e
nënvizoj me forcë a e kam parasysh në mënyrë të veçantë, e dalloj nga të tjerat; vë
në dukje. Theksoj rëndësinë (rolin) e dikujt (diçkaje). Shtypi theksonte se… Siç
theksuam më lart… Theksoj rëndësinë (rolin) e … Theksoj edhe një herë se
kështu nuk mund të vazhdohet. Theksojmë se kjo është mundësia e fundit.
VËREJ kal., ~TA, ~TUR. 2. Nxjerr një përfundim pasi e shqyrtoj mirë ose pasi e
studioj diçka; vërtetoj. 3. pavet. VËREHET. Vihet re, rastis, ndodh.
Pës. VËREHEM. Vërej se analiza është e paplotë. Gjatë kontrollit vërejmë
mangësi të shumta. Mbledhja vëren se… Vërehet që… Vërehen përparime të
mëdha.
ZBUL/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 4. fig. I bëj të ditur dikujt një vendim, një çështje,
një gjendje etj.; parashtroj, shtjelloj para dikujt. Zbuloi para botës gjendjen e
vërtetë në kolonitë.
ZBULOHEM vetv. 2. kryes. veta III fig. Shfaqet, duket, del në shesh, bëhet i
njohur (një veprim, një synim, një e dhënë etj. ose dikush). Më në fund u zbulua
edhe ai foli, tha ato që dinte. Zbuloj qëllimet tuaja të vërteta. Zbuloj se gjithçka
është një fasadë. Zbulojmë para pjesëmarrësve se program përmban edhe një
suprizë të këndshme. Zbulohet se dështimi erdhi nga mosangazhimi i stafit.
III. 3. 1. 3. Folje me funksion kontekstor paraqitës
Në bashkëvajtje me nuancat performative (të cilat jepen të theksuara brenda
kuptimeve ku bëjnë pjesë) janë dhënë shembuj për përdorimet e foljes si
performative. Në këta shembuj vihet re se përdorimet kontekstore të këtyre foljeve
ndërthuren dhe, ndonjëherë, ballafaqojnë forca të ndryshme ilokutive që shprehen me
mjete të ndryshme leksikore. P.sh., “Demonstroj gatishmërinë time” është një thënie
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
99
ku shprehen forca e të paraqiturit (nëpërmjet foljes demonstroj) dhe forca e të zotuarit
(nëpërmjet emrit gatishmëri) etj.
Përdorime kontekstore performative me funksion paraqitës vihen re në foljet e
mëposhtme:
ARSYET/OJ jokal., ~OVA, ~UAR. 2. kal. Paraqit arsyet për të përligjur një
veprim, për të shpjeguar ose për të provuar diçka; përligj. E arsyetoj veprimin
tënd. I arsyetoj si të drejta vërejtjet e tua.
DEMONSTR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. libr. Bëj veprime që t’i tërheq
vëmendjen dikujt për vetitë a aftësitë e mia ose për t’u dukur; tregoj diçka para
të tjerëve, paraqit.
DEMONSTROHET pës. Me këtë demonstroj përpjekjet e mia për…
Demostrojmë faktet në mbështetje të tezës sonë. Demonstrohemi të interesuar për
zgjidhje të shpejtë. Demonstrohen para jush dokumente të tjera…
DUKEM vetv. 3. Lë një përshtypje të caktuar te të tjerët, krijoj një ide tjetër a të
gabuar, shfaqem si …; shembëllej me diçka a me dikë; vet. veta III (me një trajtë
të shkurtër të përemrit vetor në rasën dhanore) kam një mendim, një ide ose një
përshtypje të caktuar për diçka a për dikë; pandeh. Më duket se ka të drejtë.
S’më duket gjë. Më duket se ka të drejtë. S’më duket e besueshme ajo që tha
(pandeh).
INTERPRET/OJ kal., ~OVA, ~UAR. libr. 1. Shpjegoj a shkoqit diçka të errët e
të vështirë për të tjerët; e paraqit a e sqaroj diçka ashtu si e kuptoj ose si e
mendoj unë. Interpreton ligjet. E interpreton drejt (keq. ndryshe). Unë e
interpretoj ndryshe qëndrimin tënd. I interpretojmë si të tepruara dhe të
pabazuara vëzhgimet e bëra ndaj institucionit tonë.
KONCEPT/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. Arrij të formoj një koncept të qartë për
sende a dukuri të botës reale; kam një pikëpamje të caktuar për diçka. E
konceptoj të tillë jetën. Nuk e koncepton dot. Konceptoj se kjo është rruga e
duhur për … E konceptojmë në të njëjtën mënyrë këtë situatë.
KORRIGJ/OJ kal., ~OVA, ~UAR. Shih Ndreq 3. Përmirësoj diçka në
krahasim me të kaluarën; fig. ia mënjanoj a ia zhduk dikujt të metat, dobësitë
etj., e sjell përsëri në rrugë të mbarë. Korrigjoj atë që thashë. Korrigjoj
qëndrimin tim të mëparshëm. Korrigjoj se… .
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
100
MËSH/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 3. I jap me forcë, ngre më lart (për zërin); fig.
theksoj me forcë. U mëshoi fjalëve. I mëshoj këtij argumenti. U mëshojmë
vërejtjeve tona për…
NXJERR kal., NXORA, NXJERRË. 7. Përgatit, botoj dhe përhap diçka; hartoj
dhe bëj të njohur; shpall; bised. krijoj, bëj; sajoj. Nxorën një revistë. Nxorën një
ligj të ri. I nxorën një këngë. I nxorën fjalë. 12. Parashtroj, paraqit; i krijoj
rrethana të vështira; e bëj të paaftë, të pavlefshëm etj. për diçka (zakonisht në disa
togje të qëndrueshme). Nxjerrim kërkesa të reja. Nxori kundërshtime (pengesa,
telashe). Nxjerrim ligjin e ri të… (shpall). Nxjerrim programin e ndryshuar të
këtij spektakli (paraqit). Në këtë pikë ne nxjerrim kërkesa të reja (parashtroj).
PARAQ/ES kal., ~ITA, ~ITUR. Paraqit.
PARAQIT kal., ~A, ~UR. 1. Nxjerr dhe i tregoj dikujt një shkresë etj., për t’i
dëshmuar se e kam në rregull, se më takon me të drejtë etj.; e sjell diçka si
dëshmi; i vë përpara dikujt diçka për ta parë, për ta shqyrtuar etj., ia bëj të
njohur, parashtroj. I paraqiti letërnjoftimin. Paraqit provat e shkeljes së
rregullores. Paraqit vërejtjen time për… . Ju paraqitim përshtypjet tona …
SJELLI kal., SOLLA, SJELLË. 3. Nxjerr dhe parashtroj, paraqit; e nxjerr
atje ku dua, e bie (bisedën, fjalën). Solli shumë prova. E solli si shembull. Sjell
para jush idetë e mia për… Sjellim këtu shembullin e shkëlqyer të patriotëve tanë.
SHIHEM vetv. 4. vet. veta III. Vete diku; shfaqet, duket; merret vesh, kuptohet
qartë; përfundon. Kjo punë shihet si e dyshimtë. Shihet se nuk mund të ketë një
zgjidhje.
TRANSMET/OJ kal., ~OVA, ~UAR. libr. 1. Çoj diçka prej njërit te një tjetër; i
kumtoj; përçoj; jap me radio a në televizion diçka (një fjalim, një ndeshje sporti
etj.). I transmetoj kryesisë qëndrimin tim (kumtoj). Ju transmetoj konsideratën e
tij të madhe (përçoj).
Vë re (dikë a diçka). 2. E rrok a e kuptoj diçka që nuk e kisha parë më
përpara; nis ta shoh dikë. Kur e ngriti të shoqen në krahë dhe ia qulli faqet me
lot, vuri re të vëllanë që po e ndihmonte. 3. Vëzhgoj; gjej a zbuloj nga një
shqyrtim; e nxjerr në shesh (diçka). Ja, vër re se si lëvizin këto grimca. Kanë
forcën e njëra-tjetrës që i shtyn e i afron. Vë re se mendimet tuaja nuk ndryshojnë
shumë nga njëri-tjetri. Vëmë re se këto ndryshime janë bërë për mirë. Vëmë re
disa mangësi në punën tuaj.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
101
III. 3. 2. Folje performative që shërbejnë për të udhëzuar kryerjen
(moskryerjen) e një veprimi
Qëllimi ilokutiv i akteve udhëzuese (sipas përkufizimit të Sërlit dhe që është
risjellë me ndryshime të vogla edhe nga studiues të tjerë pas tij) lidhet me përpjekjen
e folësit për ta udhëzuar dëgjuesin që ai të bëjë (të mos bëjë) diçka. Duke u nisur nga
ky përcaktim, kuptimi dhe përdorimi i foljeve performative të këtij grupi lidhet me
dëshirën e folësit për kryerjen (moskryerjen) e një veprimi nga ana e dëgjuesit.
Qëllimi i të udhëzuarit shfaqet edhe në shqipe në shkallë dhe në mënyra të
ndryshme. Ky përshkallëzim është një mundësi për klasifikimin e foljeve me karakter
udhëzues në grupe më të vogla. Nënndarje të këtij lloji janë:
a) Për të këshilluar: drejtoj 2,3, inkurajoj, këshilloj, paralajmëroj 1, porosit,
pretendoj, propozoj, rekomandoj 1,2, sugjeroj, shkëshilloj, udhëzoj, i bëj thirrje
etj.
b) Për të kërkuar: betoj, ftoj, këmbëngul, i bëj thirrje, kërkoj 2,3,4,7, lut, lutem, lyp,
ngulmoj, përbej, përbetoj, përgjëroj, përgjërohem, urdhëroj, jap urdhër, ngul
këmbë etj.
c) Për të lejuar: autorizoj, lejoj, lejohem, jap leje etj.
d) Për të pyetur: pyes, shtroj (ngre) pyetjen etj.
Në klasën e udhëzueseve Sërli përfshin edhe aktet e të guxuarit, të të
kundërshtuarit, të të sfiduarit dhe të të dyshuarit. Ndërkohë, si performative këto akte
realizohen në shqipe me përdorimin e disa foljeve, si një grup që karakterizohet nga
shprehja e njëkohshme e të paktën dy lloje forcash ilokutive: forcës së shprehjes së
një qëndrimi (me raste mund të përdoren edhe në akte deklaruese) dhe forcës së të
udhëzuarit: abstenoj, akuzoj, apeloj, dyshoj, guxoj, kritikoj, kundërshtoj, marr
guximin, protestoj, refuzoj, shpërmiratoj, bëj përgjegjës, mbaj qëndrim, vë në
diskutim etj. Funksioni kryesor i këtyre foljeve në shqipe mund të konsiderohet ai
shprehës, ndaj dhe janë klasifikuar si të tilla.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
102
III. 3. 2. 1. Folje me funksion të mirëfilltë udhëzues
Folje të mirëfillta performative për të udhëzuar kryerjen (ose jo) e një veprimi
nga ana e folësit në shqipe janë: betoj, ftoj, këmbëngul, këshilloj, lejoj, lejohem, lut,
mëtoj, ngulmoj, paralajmëroj 1, përbej, përbetoj, përgjëroj, përgjërohem, porosit,
pretendoj, propozoj, pyes, rekomandoj, sugjeroj, udhëzoj, urdhëroj etj., si dhe
shprehje me vlerë foljore, si; ngul këmbë, i bëj thirrje, jap leje, jap urdhër, i jap
zemër, jap në dorëzim, etj.
BET/OJ kal., ~OVA, ~UAR libr. E vë në be dikë. Po të betoj se … Të betoj që të
mos më zhgënjesh.
FT/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. Thërres dikë për drekë a për darkë, për të marrë
pjesë në një festë, në një pritje a shfaqje, në një mbledhje etj., i bëj ftesë. Ftoj në
dasmë. E ftuan në gjyq e thërritën për t’u paraqitur në gjyq. Kush shkon pa ftuar e
gjen pa shtruar. /fj.u. 2. I bëj thirrje dikujt për të marrë pjesë në jë punë a në një
veprimtari të përbashkët. E ftoj në garë. Ju ftoj të ngremë një dolli.
Pës. FTOHEM. Të ftoj në festën time. Të ftojmë që të japësh argumentet e tua.
Të ftoj për vizitë. Ju ftoj të ngremë një dolli. Ftoheni të merrni pjesë në gëzimin
tonë214
.
KËSHILL/OJ kal., ~OVA, ~UAR. I jap dikujt një këshillë; e paralajmëroj që të
ruhet nga një e keqe; e mësoj të veprojë e të sillet mirë. Këshilloj djalin
(nxënësin). Siç na këshillojnë prindërit (mësuesit).
KËSHILLOHEM 2. pavet. Është e këshillueshme. Të këshilloj të largohesh sa
më parë. Të këshillojmë që të tregohesh më i kujdesshëm. Ju këshillojmë të
merrni masat për… Këshillohet pjesëmarrrja e prindërve për …
LEJOJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. E lë dikë të bëjë diçka, nuk e pengoj, i jap leje; i
jap pëlqimin dikujt për një punë, miratoj; kund. ndaloj. E lejoi të shkonte. Më
lejoni të hyj? 3. Përdoret në mënyrën urdhërore për mirësjellje kur i drejtohemi
dikujt. Më lejoni t’ju njoh me shokun tim.
214
Forma më e njohur është “Jeni i ftuar të merrni pjesë …”, por nuk mund të përjashtojmë mundësinë
edhe të përdorimit të kësaj forme.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
103
LEJOHEM 2. pavet. Është i lejueshëm. Nuk lejohet duhani. Ju lejoj të paraqisni
kërkesën. Të lejoj ta marrësh me vete. Ju lejojmë që të merrni në shqyrtim
dokumentacionin e kërkuar. Nuk lejohet duhani.
LUT (LUS) kal., ~A, ~UR. 1. I lutem dikujt; edhe jokal. Dëshiroj shumë e uroj që
dikujt t’i ndodhë diçka (edhe keq). E luti që të qëndronte. Mos e lut shumë! 2. fet.
I lutem një hyjnie a një shenjti; kryej lutjet e një riti fetar; kremtoj një festë fetare.
Të lut që të qëndrosh me ne. Të lutim që të jesh më i hapur ndaj njerëzve që të
duan. Ju lut të më dëgjoni.
MËT/OJI kal., ~OVA, ~UAR. Kërkoj të më jepet a të më plotësohet diçka, duke
e quajtur këtë si një të drejtë që më takon, pretendoj. Mëton me të drejtë. Mëtoj se
e drejta është në anën time. Mëtoj atë që më takon. Mëtoj për plotësimin e
NGULM/OJ jokal., ~OVA, ~UAR. Ngul këmbë të më plotësohet një kërkesë, një
dëshirë etj., i mbahem me ngulm mendimit tim. Ngulmon me të drejtë (pa arsye).
Ngulmoj në pretendimin tim se … Ngulmojmë për respektimin e afatit nga …
Ngulmoj në atë që thashë.
PARALAJMËR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. I njoftoj dikujt diçka me kohë; e
lajmëroj me kohë; i bëj dikujt një paralajmërim. E paralajmëruan rrezikun.Të
paralajmëroj për atë njeri. Të paralajmërojmë që të mos mungosh. Ju
paralajmëroj edhe një herë për ndryshimin e orarit (njoftoj).
PËRBE/J kal., ~A, ~UR. 1. I lutem shumë dikujt duke i bërë be. 2. E bëj dikë të
betohet, e vë në be.
PËRBET/OJ kal., ~OVA, ~UAR. I lutem shumë dikujt për diçka duke i bërë be;
e vë në be, e përbej. E përbetoi me nënë e baba që të mos nisej. Të përbej për të
mos e bërë atë që thua. Të përbetoj me nënë e babë që të mos nisesh. Të
përbetojmë për çka ke më të shtrenjtë.
Shembujt e mësipërm mund të vlejnë njëlloj, sepse foljet përbej dhe përbetoj janë
sinonime të plota të njëra-tjetrës.
PËRGJËR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. I lutem dikujt me përgjërim për një gjë. Të
përgjëroj të heqësh dorë. Të përgjëroj për të më qëndruar pranë në këto ditë të
vështira.
POROSIT (POROSIS) kal., ~A, ~UR. I bëj një porosi dikujt; i jap porosi.
Porositi drekën (një kafe). Porositi një palë këpucë. Të porositim të mos
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
104
largohesh pa lajmëruar. Të porosit që nesër e tutje të … Ju porosit të merrni
masat për banketin e nesërm.
PRETEND/OJ kal., ~OVA, ~UAR. libr. Paraqes një pretendim; kam pretendim
për diçka; mëtoj; e quaj timen diçka ose i vesh vetes një veti e kërkoj të ma njohin
edhe të tjerët.
Pës. PRETENDOHET. Pretendoj të zë vendin e parë. Pretendoj pronësinë e …
Pretendojmë njohjen e të drejtave tona. Pretendohet pavarësia e organeve të
drejtësisë.
PROPOZ/OJ kal., ~OVA, ~UAR. I parashtroj dikujt një mendim, një kërkesë etj.
për diçka që ta shqyrtojë, ta miratojë a ta zgjidhë. Propozuan një zgjidhje të re. I
propozoi të martoheshin/bised.
Pës. PROPOZOHET. Propozoj marrjen në pyetje të punonjësve. Propozojmë
shtrëngimin e masave për… Ju propozoj të bëjmë një pushim. Propozohet rendi i
ditës… (edhe si akt deklarues)
PYE/S kal., ~TA, ~TUR. 1. I drejtohem dikujt me fjalë dhe i kërkoj përgjigje për
diçka që dua të di prej tij; i kërkoj dikujt të më thotë mendimin e tij, të më sqarojë
për diçka etj.; E pyeti për shëndetin. Kur nuk e kuptoni, pyetni. E pyeti fije e për
pe e pyeti me shumë hollësi. Sot mësuesi nuk pyeti asnjë nxënës. Kush pyet,
s’humbet/fj.u. humbi kokën e pyeti për flokët /fj.u. 2. Kërkoj të marr një mendim
nga dikush, këshillohem për diçka; kërkoj të njihem me diçka para se të veproj;
kërkoj leje nga dikush a pëlqimin e tij për të bërë diçka. Pyet, pastaj vepro! E kush
e pyet atë? Pyes se mos keni të dhëna për … Po të pyes nëse do të vish. Ju pyes
për angazhimet e tjera. Ju pyesim nëse kjo ishte mënyra e duhur për…
REKOMAND/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. E këshilloj a e porosit dikë si të
veprojë ose si ta bëjë diçka; këshilloj. I rekomandoi një mjekim të veçantë. 2. Jap
mendim të mirë me shkrim për aftësitë e cilësitë e dikujt për t’u pranuar në një
punë në një organizatë etj.; ia paraqit dikujt dikë si të përshtatshëm për një punë; i
lutem dikujt të përkrahë a të ndihmojë dikë. Rekomandoj X për këtë detyrë. Ju
rekomandoj të merrni parasysh rrethanat e zhvillimit të kësaj ngjarjeje. Ta
rekomandoj si një zgjidhje të shpejtë.
SUGJEROJ kal., ~OVA, ~UAR. I jap një këshillë, një mendim a një ide dikujt
që ta marrë parasysh; i shtie në mend diçka. I sugjeroi një zgjidhje të re. Sugjeroj
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
105
një zgjidhje sa më të menduar. Sugjerojmë se mund të vazhdohet duke… Ju
sugjeroj një metodë të re pune.
SHKËSHILL/OJ kal., ~OVA, ~UAR. E këshilloj shumë herë dikë që të mos e
bëjë një gjë, përpiqem t’ia kthej mendjen. Të shkëshilloj ta bësh… Ta shkëshilloj
kategorikisht këtë zgjedhje.
UDHËZ/OJ kal., ~OVA, ~UAR. I jap udhëzime dikujt. Udhëzoni nxënësit.
Udhëzoj se data e provimeve duhet të shpallen 2 javë para sezonit. Udhëzoj
marrjen në punë të stafit të ri. Të udhëzoj për disa ndarje të ndryshme në punimin
tënd.
URDHËR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. I jap urdhër; kërkoj të bëhet diçka sipas një
urdhëri. Urdhëroi vartësit. E urdhëruan nga lart. Urdhëroj që të ndërpritet
procesi i punës. Urdhëroj paraqitjen e menjëhershme të menaxherëve në zyrat
qëndrore. Të urdhëroj që të largohesh.
III.3. 2. 2. Folje me funksion të pjesshëm dhe kontekstor udhëzues
ÇLIR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 2. E shpëtoj nga një gjendje e vështirë dhe e varur,
i heq kufizimet e pengesat dhe i jap mundësi të lirë veprimi e zhvillimi; i heq
diçka që e rëndon, e lehtësoj; e shpëtoj nga një barrë a nga diçka e
padëshirueshme. Të çliroj nga detyrimet (nga telashet). Të çliroj nga pengesat e
ndërgjegjjes.
DËSHIR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. Kam dëshirë për diçka; synoj me vetëdije t’ia
arrij diçkaje; kam mall për dikë, e ndiej shumë mungesën e dikujt a të diçkaje;
dua (me kuptimin kërkoj). Dëshironte të fliste. Çfarë dëshironi? Si të dëshironi.
Do të dëshiroja të dija… Dëshiroj të di hollësi të tjera për këtë problem. Dëshiroj
që kjo punë të lihet me kaq (kërkoj).
DORËZ/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 2. I lë një tjetri dikë për t’u kujdesur, për ta
ruajtur etj.; ia jap në dorëzim; e lë dikë a diçka nën zotërimin a në mëshirën e një
tjetri, bëj që ta shtjerë në dorë armiku. Ia dorëzoi robërit rojës. Dorëzuan pasurinë
(tokat, pronat). Nuk i dorëzoi shokët. Ta dorëzoj me mirëbesim. Jua dorëzoj për
t’u kujdesur deri sa … (me kuptimin, kërkoj që të kujdeseni).
KËMBËNGUL jokal., ~A, ~UR. Përpiqem me të gjitha forcat që t’ia arrij një
qëllimi; ngul këmbë; keq. tregohem kokëfortë. Këmbëngul në variantin tim të
ngjarjeve. Këmbëngul për t’u dëgjuar nga të gjithë kolegët. Këmbëngul që
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
106
kërkesa ime të merret në shqyrtim sa më parë. Këmbëngul për pjesëmarrjen tënde
në mbledhje.
Nuanca e parë e kësaj foljeje nuk shënon një veprim që mund të kryhet vetëm
duke e thënë, ndërsa nuanca e fundit “tregohem kokëfortë”, duke qenë se është
përdorim me ngjyrim keqësues nuk mund të merret një performative, pra, nuk mund
të performohet nga vetë folësi me këtë ngjyrim.
KËRK/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 2. Dëshiroj diçka dhe dua ta kem a ta marr,
parashtroj një dëshirë, bëj një propozim etj.; dua; synoj të arrij diçka. Ju
kërkojnë në telefon. Kërkon sisë (fëmija) do gji të pijë. E kërkoi për grua. Kërkon
shtrenjtë e shet shtrenjtë. Ujku mjegull kërkon. /fj.u. 3. vet. veta III. Ka nevojë për
diçka, do, meriton. Kjo punë kërkon durim (vullnet). 4. I bëj dikujt një kërkesë a
lutje; ngul këmbë që dikush të përgjigjet, të japë sqarime a llogari për diçka;
jokal. kam kërkesa të mëdha (ndaj vartësve, nxënësve etj.), jam kërkues. I kërkoi
ndihmë (para). Kërkon një muaj afat. Kërkoj të falur (ndjesë). Kërkon deri në një.
7. pavet.
KËRKOHET. Duhet, është e nevojshme. Kërkohet punë. Kërkoj plotësimin e
kushteve dhe të afateve. Kërkoj që të largoheni (kërkesë, urdhër). Kërkoj që lutja
ime të merret parasysh (lutje). Kërkoj shtyrjen e seancës (propozim). Kërkoj atë
që më takon. Kërkoj sqarime të mëtejshme. Kjo punë kërkon durim (vullnet).
Kërkohen punëtorë. Kërkohet prania juaj.
Struktura kuptimore e foljes kërkoj paraqitet e ndërlikuar për disa arsye:
- Ka përdorime kontekstore performative, pra vetëm nuancat e para të kuptimeve 2
dhe 4 janë performative;
- Ka funksion udhëzues të shprehur në varësi të kontekstit dhe të elementeve të tjera
shoqëruese (emra, mbiemra etj.) në disa forma si, në formën e propozimit,
dëshirës, kërkesës, lutjes etj;
- Përdorimet njëvetore dhe pavetore, përkatësisht kuptimet 3 dhe 7, janë përdorime
performative.
LUTEM vetv. 1. I drejtohem dikujt me të mirë dhe i kërkoj diçka , i shpreh
dëshirën time dhe e grish që ta plotësojë; e dëshiroj dhe e kërkoj me gjithë
shpirt diçka, uroj që të ngjasë. Iu lut të vinte sa më shpejt. Lutet me gjithë zemër.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
107
Të lutem të sillesh më mirë sot. Të lutemi për ndihmën tënde. Ju lutem të më
dëgjoni.
LYP kal., ~A, ~UR. 2. I bëj dikujt një kërkesë, i lutem për diçka, kërkoj; paraqit
dëshirën a kërkesën time. I lypi ndihmë. Lypi një javë afat. Lypi ndjesë. E lypi për
grua.
LYPET vetv. 2. pavet. Duhet, lypset. Lypet punë e madhe. Të lyp ndjesë. Ju
lypim ndihmën tuaj. Lyp miratimin tuaj për këtë rast. Lypen përpjekje më të
mëdha (kërkohen, duhen).
NDAL/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 3. Nuk e lë të veprojë, të bëjë diçka a të përdorë
diçka, ndal; pengoj. E ndaloi të takohej me të. E ndaluan botimin. Ia ndaloi
duhanin.
NDALOHET 2. pavet. Nuk lejohet. Ndalohet rreptësisht duhani. Të ndaloj të
shkosh. Të ndalojmë të marrësh fjalën. Ndalohet rreptësisht duhani.
NXIT (NXIS) kal., ~A, ~UR. 1. Shtyj dikë me fjalë e me vepra që të bëjë diçka; i
jap zemër për diçka. I nxit fëmijët të mësojnë. I nxit fantazinë. Nxit dashurinë. E
kishte nxitur dikush. Të nxit ta provosh. Të nxit që ta vazhdosh zbatimin e kësaj
ideje.
ORIENT/OJ kal., ~VA, ~UAR. 3. fig. I jap udhëzime a porosi dikujt, që t’i
ketë si drejtime të përgjithshme në një veprimtari; i tregoj rrugën që duhet të
ndjekë, i caktoj detyrat themelore; e ndihmoj për ta kuptuar një gjë e të veprojë
si duhet. Orientoj lëvizjen (punimet). Të orientoj të ndërrosh bashkëpunëtorët. Ju
orientojmë drejt një zgjidhjeje më të shpejtë. Ju orientoj për detyrat e rradhës.
PËRGJËROHEM vetv. 2. fig. Kam nevojë e dëshirë të madhe për diçka, digjem;
e kërkoj me këmbëngulje. Përgjërohet për një pikë ujë. 3. (zakon. me një trajtë
të shkurtër të përemrit vetor në r.dhanore). I lutem shumë dikujt për diçka duke e
vënë në be. Iu përgjërua për kokën e së bijës. Të përgjërohem të më dëgjosh. Ju
përgjërohemi për një mundësi të dytë.
SHTYJ kal., ~VA, ~RË. 2. I bie lehtë dikujt që t’i japë një shenjë a t’i tërheqë
vëmendjen për diçka, e shpoj; e nxit dikë për diçka, i shtie ndër mend diçka
(edhe fig.). Të shtyj që t’i shkosh deri në fund kësaj pune. Të shtyjmë të vazhdosh
me këto ritme. Ju shtyjmë ta mendoni edhe një herë.
THËRR/ES (THËRRAS) kal., ~ITA, ~ITUR. dhe THIRRA, THIRRUR. 3. I
them dikujt ose lajmëroj dikë që të vijë tek unë; e kërkoj që të vijë për diçka;
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
108
kërkoj prej dikujt të plotësojë një punë të rëndësishme, i bëj thirrje, e grish; jap
kushtrimin për diçka. E thirrën në telefon. Na thërret detyra. Thërret në kushtrim
dikë jep kushtrimin për diçka. 4. Ftoj dikë, grish. E thirrën në dasmë (për drekë).
Të thërres që të paraqitesh bashkë me kolegët e zyrës. Ju thërres për takimin e
fundit të vitit akademik. Ju thërresim për një punë të rëndësishme. I thërres
ndërgjegjjes suaj patriotike. Të thërres në dasmë.
I jap zemër (dikujt) i flas a e ndihmoj dikë të fitojë besimin në vetvete, e mbush
me besim dhe e bind se ia del një pune a diçkaje tjetër; e nxit e i jap guxim për
t’ia hyrë diçkaje a për ta vazhduar diçka; e bëj ta ndiejë veten më të sigurt; e
trimëroj; i ndez zemrën (flakë, horë); i ndjez zjarr në gji; i ndez zjarr në zemër; i
ndez gjakun; ia ngre (ia çoj) zemrën peshë; e ngre (e çoj) peshë (dikë); i ngre
zemrën (lart); i jap krahë; e bëj me krahë (dikë); i jap faqe; i jap frymë. Figura
legjendare e Skënderbeut u jepte zemër për t’u ngritur e për të thyer njëherë e
përgjithmonë prangat e sundimit të huaj. Të jap zemër për të vazhduar në këtë
rrugë, pavarësisht pengesave. U japim zemër shokëve që janë angazhuar në
zgjidhjen e shpejtë të situatës.
Ngul këmbë 2. (për diçka). Kërkoj me të madhe që të më plotësohet një kërkesë a
një dëshirë; mbroj me ngulm mendimin tim për diçka, këmbëngul; nuk tërhiqem,
ngulmoj; tund këmbët; ngul thembrat; nuk heq dorë. Bariu ngulte këmbë se
nganjëherë nuk mjafton forca, sado trup vigan që të kesh. Ngul këmbë në kërkesat
e mia. Ngulim këmbë se kjo është zgjidhja e duhur për problemin.
III. 3. 3. Folje performative që shërbejnë për t’u zotuar apo për të marrë
përsipër kryerjen e një veprimi
Foljet që përdoren për t’u zotuar, pra, që shprehin angazhimin e folësit për të
kryer një veprim të ardhshëm, formojnë një grup relativisht të vogël foljesh, jo vetëm
në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhë të tjera. Përmes tyre shprehet angazhimi i folësit
për të kryer diçka, ndaj dhe fakti që shprehet në këto akte ka lidhje me një veprim që
do të kryhet në të ardhmen. Në këtë klasë bëjnë pjesë akte, si: premtimet, betimet,
angazhimet, zotimet, marrjet përsipër, dhënia e sigurisë, garantimet etj. Edhe foljet me
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
109
kuptim zotues kanë kuptim të përshkallëzuar në raport me njëra-tjetrën, që nga forma
e angazhimit, premtimit dhe deri te forma e betimit.
III. 3. 3. 1. Folje me funksion të mirëfilltë zotues
Folje dhe togje foljore që dalin dhe përdoren si performative në të gjitha
kupimet (ose, të paktën në kuptimin e tyre të parmë) me funksion zotues janë:
betohem, dorëzanohem, garantohem, garantoj, nënshkruaj, përbehem, përbetohem,
premtoj, zotohem, bëj be, jap besën, jap fjalën, jam përgjegjës, i dal për zot (një pune)
marr përsipër, marr në dorëzim, marr zotim, mbaj përgjegjësi, etj.
BETOHEM vetv. 1. Bëj be për diçka; bëj betimin. Betohej për sytë e ballit. U
betuan para flamurit. 2. I jap besën dikujt për të kryer diçka së bashku. Betohem
se kam për t’i shkuar deri në fund kësaj pune. Betohem për ç’kam më të shtrenjtë
se çdo gjë do të rregullohet. Betohem për sytë e ballit.
DORËZAN/OHEM vetv. ~OVA (U), ~UAR. Bëhem dorëzanë për dikë, hyj
dorëzanë. Dorëzanohem unë për ty. Dorëzanohem që borxhi do të shlyhet në
kohë.
GARANT/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. Ia bëj dikujt të sigurt diçka; siguroj. I
garanton punë. I garanton jetën. E garanton me ligj. 2. E siguroj plotësisht për
dikë dhe pohoj me përgjegjësi se diçka është ashtu siç them unë, hyj dorëzanë,
dorëzanohem. Të garantoj unë për këtë. 3. vjet. shih siguroj.
GARANTOHEM vetv. Shih GARANTOJ. Të garantoj unë për këtë. Garantoj
me firmën dhe reputacionin tim. Garantojmë për punën dhe fjetjen për 6 muaj.
Kjo garantohet me ligj.
NDËR/MARR kal., MORA, MARRË. Marr përsipër të kryej diçka. E ndërmarr
këtë detyrë.
Pës. NDËRMERRET. Ndërmarr trajtimin teorik të kësaj dukurie. Ndërmarrim
sigurimin e pajisjeve të nevojshme. Nga institucioni ndërmerret përgjegjësia e
plotë mbi çështjen.
NËNSHKR/UAJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. Vë nënshkrimin. Nënshkroi shkresën.
Nënshkruan në të bardhë nënshkruan pa shënuar shumën e parave. 2. Marr
përsipër të zbatoj një marrëveshje duke vënë nënshkrimin; pranoj kushtet.
Nënshkruaj një marrëveshje. Nënshkruaj në emrin e X. Nënshkruaj në
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
110
mbështetje të kësaj kontrate. Nënshkruajmë marrëveshjen e bashkëpunimit midis
dy institucioneve.
Përdorimet e kësaj foljeje priren të jenë edhe të karakterit deklarues (zyrtar).
PËRBEHEM vetv. 1. Betohem se do ta bëj patjetër diçka; i lutem shumë dikujt
për diçka me be e rrufe. Mbetsh pa mua! –iu përbe e motra. /kr. pop. 2. I
kërcënohem dikujt.
PËRBETOHEM vetv. 1. Jap fjalën e nderit para dikujt për të kryer diçka;
betohem; i jap besën dikujt, lidhem me besë; i lutem shumë dikujt duke bërë be,
përbehem. U betuan e u përbetuan bënë be e rrufe. Iu përbetua për çka kishte më
të shtrenjtë. 2. I kërcënohem dikujt.
Duke qenë se në kuptimin e parë foljet përbehem dhe përbetohem shërbejnë për t’u
zotuar, është parë e udhës që këto t’i përfshijmë brenda këtij grupi. Por në strukturën
kuptimore të tyre është vënë re se:
- përdorimi i këtyre foljeve sipas nuancës kuptimore “i lutem shumë me be e rrufe”
është një përdorim në funksionin e një akti udhëzues, por është mjaft i rrallë;
- në kuptimin e dytë këto folje shërbejnë për të performuar akte të të kërcënuarit. Të
kërcënuarit është një akt sa zotues aq edhe udhëzues, pra ai njëkohësisht shpreh
angazhimin e folësit për të kryer diçka, por edhe kërkesën e folësit që dëgjuesi (i
ndier i kërcënuar) të bëjë (të mos bëjë) diçka.
PREMT/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. I jap një premtim dikujt; e siguroj dikë se do
t’ia jap atë që kërkon, zotohem. I premtoi një libër. I premtoi se do vinte. Të
premtoj se do të vij. Ju premtojmë ditë më të mira. Të premtojmë se me punë do
të arrish atë që kërkon.
ZOT/OHEM vetv. ~OVA, ~UAR. 1. Marr përsipër të bëj diçka, jap fjalën për
diçka, marr zotim. U zotuan para zgjedhësve. 2. I dal për zot dikujt a diçkaje;
bëhem dorëzanë për dikë.Zotohem se do ta bëj … Zotohemi para të tjerëve se do
ta kryejmë me sukses. Zotohem unë për të.
Të njëjtët shembuj mund të përdoren edhe për foljen zotem sinonime me zotohem, por
që ka përdorim më të kufizuar se kjo e fundit.
ZOT/EM vetv. ~A, ~UR. bised. I dal zot një pune; zotohem.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
111
I JAP BESËN (dikujt) zotohem para dikujt se nuk do ta tradhëtoj e se do të jem
me të, e siguroj dikë me fjalën e nderit për diçka. Dhamë besën që të mos
ndaheshim kurrë.Të jap besën për … Të jap besën e burrit (e shqiptarit)…
MARR PËRSIPËR (diçka) ia hyj një pune a pranoj një detyrë, duke marrë me
dëshirë mbi vete përgjegjësinë për ta kryer; ia dal (për) zot (diçkaje). Duke pritur
të vinte mësuesi, kishte marrë përsipër që ta drejtonte vetë kursin.Marr përsipër
përmbushjen e misionit. Marrim përsipër drejtimin e punimeve të seancës.
III. 3. 3. 2. Folje me funksion të pjesshëm dhe kontekstor zotues
Pak folje dhe shprehje foljore me funksion zotues dalin si të tilla në njërin (disa)
nga kuptimet apo përdorimet e tyre, duke dalë si folje (shprehje) me kuptim
(funksion) të pjesshëm performativ ose si folje (shprehje) me kuptim (funksion)
kontekstor performativ.
ANGAZH/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 2. E fut në një punë a veprimtari.
ANGAZHOHEM vetv. libr. 2. Marr përsipër të bëj diçka, jap fjalën për diçka,
marr zotim. Angazhoj të gjithë forcat e rendit… Angazhohem seriozisht për
arritjen e rezultateve të kërkuara. Angazhohemi për zbatimin e rregullores.
SIGUR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 3. I jap siguri dikujt, e bëj të më besojë;
zotohem se do të kryej diçka, jap fjalën. Të siguroj se është e vërtetë. Të siguroj
se do të jem aty në orar. Ju sigurojmë se do ta kryejmë brenda afatit.
I JAP FJALËN (dikujt) 2. I premtoj, e siguroj dikë për diçka. I kishte dhënën
fjalën t’i vinte natën tinëz. Të jap fjalën e nderit… Të jap fjalën se kjo do të
rregullohet. Ju jap fjalën që do të arrijmë objektivat e paracaktuara. Ju japim
fjalën se kjo nuk do të përsëritet.
I DAL (për) ZOT (një pune) 1. (diçkaje). E pranoj një detyrë a i hyj një pune,
duke marrë mbi vete përgjegjësinë për ta kryer mirë; jam i aftë ta kryej një
punë ashtu si duhet; marr përsipër (diçka). Në do t’i dalësh për zot blegtorisë,
rri, ndryshe, zhduku! I dal zot kësaj pune. I dal zot synimeve të mia. I dalim për
zot detyrave që na janë ngarkuar.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
112
III. 3. 4. Folje performative që shërbejnë për të shprehur emocione,
ndjenja, reagime, qëndrime etj.
Foljet performative, që në shqipe emërtojnë dhe performojnë akte shprehëse
formojnë një grup krahasimisht të konsiderueshëm. Qëllimi ilokutiv i akteve
shprehëse është pikërisht, shprehja e emocioneve, ndjenjave, qëndrimeve etj. Fakti i
shprehur me anë të një performativeje në funksionin e një akti shprehës është i
parakuptuar. Sidoqoftë, edhe pse përmbajtja propozicionale e një shprehëseje mund të
jetë e ndryshme, ajo duhet të jetë e lidhur ngushtë ose me folësin ose me dëgjuesin.
Brenda këtij grupi mund të bëhen disa ndarje në lidhje me llojin e emocionit
apo qëndrimit të shprehur. Një nga këto ndarje i klasifikon aktet shprehëse në akte:
a) Për të shprehur reagime dhe qëndrime pozitive, por edhe emocione dhe ndjenja
pozitive: aprovoj, bekoj, falenderoj, gëzohem 1,2, lavdëroj, lëvdoj, ndjej,
pendohem, përgëzoj, përgëzohem, përkrah 1,2, përshëndet, miratoj, respektoj 1,2,
simpatizoj, solidarizohem, uroj, jam në një mendje, jap të drejtë, jap pëlqimin, jam
mirënjohës, i dal zot (një ideje, një parimi), i dal krah,, marr (mbaj) anën, marr
nën mbrojtje, hedh poshtë etj.
b) Për të shprehur reagime dhe qëndrime negative (edhe emocione dhe ndjenja
negative): abstenoj, akuzoj, apeloj, denoncoj, dënoj, dënohem, guxoj, kritikoj,
mallkoj, përgënjeshtroj, protestoj, refuzoj, shpërmiratoj, bëj përgjegjës, mbaj
qëndrim, vë në diskutim etj.
Është vënë re se në kuptimin e disa foljeve gjenden të ndërthurura si funksioni i të
paraqiturit të një fakti, ashtu edhe funksioni i të shprehurit të qëndrimeve. Pra, këto
folje shprehin një fakt të caktuar të realitetit, por ndërkohë shoqërohen edhe nga
shprehja e qëndrimit të folësit ndaj këtij fakti. Është parë e arsyeshme që klasifikimi i
këtyre foljeve në grupet përkatëse të bëhet në bazë mbizotërimit të njërës apo tjetrës
forcë në secilin nga kuptimet dhe/ose në secilën nga foljet. Në këtë grup bëjnë pjesë
folje si, abstenoj, aprovoj, denoncoj, gjykoj, miratoj, komentoj, konsideroj, kritikoj,
pajtohem 2, përkrah 1,2, pohoj, protestoj, refuzoj, supozoj, shpërmiratoj, jam në një
mendje, jap të drejtë, i dal zot (një ideje, një parimi), i dal krah, marr (mbaj) anën,
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
113
marr nën mbrojtje, shtroj për diskutim, bëj përgjegjës, vë faj, bëj me faj, i rri kundër,
etj.
III. 3. 4. 1. Folje me funksion të mirëfilltë shprehës
Folje dhe togje foljore që dalin si performative me funksion shprehës të
mirëfilltë janë: dyshoj, falenderoj, guxoj, kritikoj, lavdëroj, lëvdoj, ndjej, përgëzoj,
përgëzohem, përkrah 1, 2, përshëndet, protestoj, refuzoj, respektoj 1, 2, simpatizoj,
solidarizohem, shpërmiratoj, uroj, urrej, marr (mbaj) anën, jap të drejtë, i dal zot (një
ideje, një parimi), jap pëlqimin, jam në një mendje, bëj përgjegjës, vë në diskutim,
mbaj anën, i dal krah, mbaj qëndrim, marr guximin, marr nën mbrojtje, jam
mirënjohës etj.
CILËS/OJ kal., ~OVA, ~UAR libr. 1. E vlerësoj ose e karakerizoj dikë a diçka
sipas cilësive që ka, sipas një vetie a një tipari; e quaj, e çmoj. E cilësoi si të aftë
(si më të mirin). E cilësuan fajtor (tradhtar). E cilësojmë si përfaqësuesin më të
denjë të asaj kohe. E cilësoj si nxënësin më të zellshëm.
DYSH/OJ jokal.,~OVA, ~UAR. 1. S’jam i sigurt a i bindur plotësisht për
vërtetësinë a saktësinë e diçkaje, kam dyshim për diçka. S’dyshon aspak (fare). 3.
pavet. DYSHOHET. Për këtë s’mund të dyshohet. Dyshoj që kjo të jetë e vërteta.
Dyshojmë se ai ka gisht në këtë punë. Dyshohet që në ngjarje të jenë përfshirë
dhe persona të tjerë.
FALËNDER/OJ kal., ~OVA, ~UAR. I shpreh dikujt një falënderim. Të
falënderoj për librin. Falënderoj të gjithë miqtë dhe të afërmit për mbështjetjen.
Falënderojmë pjesëmarrësit për kontributin e tyre.
GUX/OJ jokal., ~OVA, ~UAR. Kam guxim; mbaj një qëndrim të guximshëm,
sillem a veproj me guxim. S’guxoi të ngrinte sytë. Kush guxon, fiton. fj/u. Guxoj
ta përkrah edhe pse mendimi i tij ndryshon nga i të tjerëve. Guxoj të them se ky
është një qëndrim i ulët. Guxojmë të shprehim atë që mendojmë, pavarësisht
pasojave.
KRITIK/OJ kal., ~OVA, ~UAR. Mbaj qëndrim kritik ndaj dikujt a diçkaje, i bëj
kritikë. Kritikoi shokun. Kritikuan gabimet (të metat).Ju kritikoj për sjellje të
pahijshme. Krtikojmë çdo vendim në lidhje me shkeljet e të drejtave të fëmijve.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
114
KUNDËRSHT/OJ kal., ~OVA, ~UAR. I dal kundër dikujt (për një veprim a
mendim të tij); nuk pranoj një vendim, një urdhër etj. dhe përpiqem ta hedh poshtë
ose ta ndaloj; jokal. Jam kundër, shprehem a veproj kundër diçkaje. E kundërshtoi
me vendosmëri. Pse kundërshton kot? Kurrë nuk kundërshton pajtohet me çdo gjë.
Kundërshtoj me bindje oponencën e bërë. Kundërshtojmë të dhënat e institutit të
statistikave.
LAVDËR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. Them fjalë të mira për të ngritur lart dikë a
diçka; e çmoj a e vlerësoj lart një punë; i thur lëvdata dikujt a diçkaje, mburr. E
lavdëroi para të gjithëve. E lavdëroi shumë veprën. Lavdëroj kolegun për arritjet
e fundit. Lavdërojmë studentët për arritje të larta në mësime.
LËVD/OJ kal., ~OVA, ~UAR. Lavdëroj, mburr. Të lëvdoj për sjelljen e
pëlqyeshme. Ju lëvdojmë për arritjet e deritanishme.
NDER/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. E vlerësoj lart, e çmoj shumë dikë për vetitë e
cilësitë e mira. Nderoj prindërit. Nderojmë dëshmorët. Në fjalën e hapjes nderoj
të gjithë të pranishmit për ... Ju nderojmë për arritjet dhe humanizmin tuaj.
NDJE/J kal.,~VA,~RË. I fal me dashamirësi një faj a një gabim dikujt. Më
ndjeni! Më falni. Të ndjej për fjalët e thëna më nxitim. Ju ndjej për mungesën e
vëmendjes.
PËRGËZ/OJ kal., ~OVA, ~UAR. Përshëndet e uroj dikë përzemërsisht me rastin
e një përvjetori etj. E përgëzoi nxehtësisht (nga zemra). I përgëzoi për punën e
mirë. Të përgëzoj për marrjen e diplomës. Përgëzojmë këto talente te reja dhe i
inkurajojmë për sukses të mëtejshëm.
PËRSHËNDET (përshëndes) kal., ~A, ~UR. 1. I jap dorën dikujt, i bëj një
shenjë me kokë, i them fjalë urimi etj. kur takohem me të a kur ndahem prej tij; i
shfaq dikujt me fjalë etj. ndjenja miqësie, nderimi etj. E përshëndeti me dorë. 2.
Përgëzoj dikë, zakonisht një grup njerëzish të mbledhur me rastin e një feste etj.
duke u uruar punë të mbarë; i sjell a i dërgoj një përshëndetje. Përshëndeti
konferencën. Përshëndeti në emër të presidentit. 3.fig. Jap pëlqimin tim të plotë
për diçka; miratoj. Përshëndes qëndrimin tuaj (përgëzoj). Përshëndes këtë
marrëdhënie të re (miratoj). Të përshëndes. Përshëndes në emër të
organizatorëve të konferencës.
PËRKRAH kal.~A,~UR. 1. E ndihmoj dhe e mbroj dikë kur ka nevojë; i gjendem
pranë e i bëhem krah në vështirësi; mbaj anën e dikujt, i dal krah. E përkrah
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
115
shokun. Përkrah me të gjitha fuqitë. E përkrahte pa të drejtë. 2. Mbështet një
mendim a një veprim; jam ithtar i dikujt. Përkrahim demokracinë. Përkrah
bindjet e tij. Të përkrah në qëndrimin tënd. Përkrahim propozimet e dhëna në
këtë seancë shqyrtimi.
PROTEST/OJ kal., ~OVA, ~UAR. Shpreh a bëj një protestë. Protestoj në lidhje
me urdhrin e marrë. Protestojmë për vendimet e padrejta të komisionit.
REFUZ/OJ kal. dhe jokal., ~OVA, ~UAR. libr. Nuk pranoj, kundërshtoj, kthej
mbrapsht, e hedh poshtë. E refuzoi ftesën.
Pës. REFUZOHET. Refuzoj të përgjigjem. Refuzojmë të bashkohemi me ju.
Refuzoj të dëgjoj në lidhje me atë çështje. Kërkesa juaj refuzohet.
RESPEKT/OJ kal.,~OVA,~UAR. 1. Kam respekt, nderoj. Respektoj të
moshuarit (shokët e shoqet). Respektoj ndjenjat e dikujt. Respektoj mendimet e
tua. E respektoj këtë sipërmarrje të vështirë. Respektojmë veteranët e rënë në
luftë.
SOLIDARIZOHEM vetv. ~OVA, ~UAR. Shpreh miratimin dhe përkrahjen për
diçka ose për veprimet e dikujt, shfaq solidarësinë me dikë ose për siçka. U
solidarizuan me vendimin.
Solidarizohem me shoqatat që luftojnë për të drejtat e grave. Solidarizohemi me
prindërit tanë për të përçuar vlerat trashëguese kombëtare brez pas brezi.
SHPËRMIRAT/OJ kal., ~OVA, ~UAR. libr. Nuk e miratoj, e hedh poshtë.
Shpërmiratoj rregulloren e re të etikës. Shpërmiratojmë projektligjin e ri të
Arsimit të Lartë.
Përdorimi i kësaj foljeje mund të shërbejë edhe për akte deklaruese.
SHPËRNJOH kal., ~A, ~UR. Nuk dua t’ia njoh të mirën dikujt; nuk i kushtoj
vëmendje; nuk e nderoj; nuk e marr parasysh, nuk e pranoj. Shpërnjeh të vërtetën
historike. Shpërnjoh çdo ngjarje që ka ndodhur më parë. Për këtë arsye
shpërnjoh të gjithë kontributin dhe punën e tij të mëparshme.
UR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. I shpreh dikujt një urim; përgëzoj dikë me një rast.
I uroi lumturi (shëndet). I uroi rrugë të mbarë. I uroi jetë të gjatë. 2. I jap uratën,
bekoj. Uroj me zemër që çdo gjë të shkojë mbarë. Urojmë të kenë fat. Të uroj jetë
të gjatë dhe të begatë. Të uroj sa të kesh jetë (bekoj).
Jam në një mendje (i një mendjeje) (me dikë) mendoj si dikush, pajtohem në
mendim me të, nuk kam mendim tjetër nga ai; kam një mendje (me dikë). Ai që
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
116
s’është në një mendje me mua, le të dalë këtu e të thotë fjalën e vet. Jam në një
mendje me parafolësin. Jemi të gjithë në një mendje me ty.
III. 3. 4. 2. Folje me funksion të pjesshëm shprehës
BASHKOHEM vetv. 2. Miratoj a përkrah një mendim, një kërkesë etj. të një
tjetri, pajtohem me të, marr anën e tij. Bashkohem me mendimin e parafolëses.
Bashkohemi me iniciativën tuaj për punësim të drejtë dhe të merituar.
ÇMOJ kal. ÇMOVA, ÇMUAR. 3. Peshoj rëndësinë, vlerën, karakterin etj. të
diçkaje a të dikujt për të dhënë një gjykim mbi të, e shqyrtoj dhe jap vlerësimin; e
ngre a e vlerësoj lart dikë a diçka. Çmoj gjendjen (rrethanat, kushtet). Çmoj
meritat e dikujt. Çmoj miqësinë (virtytet, patriotizmin, besnikërinë). E çmon tepër
veten. Çmoj çdo përpjekje për liri dhe barazi. Çmojmë përpjekjet e të parëve për
arsimimin e vendit.
DISKUT/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 2. E quaj të diskutueshme diçka, e vë në
diskutim diçka. S’ka njeri që e diskuton këtë. Ç’e diskuton? Diskutoj nëse e
vërteta është vetëm kjo që dëgjova. Diskutojmë se këto nuk janë përparësitë e
ligjit të ri.
DISKUTOHET vetv. 1. Është e diskutueshme (për diçka). Kjo nuk diskutohet.
Mbi këtë çështje, ende mund të diskutohet.
DUARTROK/AS kal. dhe jokal., ~ITA, ~ITUR. 2. fig. Miratoj dhe përshëndet
me gëzim një ngjarje të shënuar, një vendim të rëndësishëm etj. Duartrokasim
arritjet e qeverisë. Duartrokas përparimin e nxënësve. Duartrokasim vendimet e
reja të qeverisë.
LLOGARIT (LLOGARIS) kal., ~A, ~UR. 2. fig. E kam parasysh, e përfill; e
çmoj, e vlerësoj. Unë llogarit se gjendja është e rënduar. Llogarit që gjërat kanë
ndryshuar. Llogaritim që fëmijët tanë do të jetojnë më mirë se ne (vlerësoj).
MBROJ kal., ~TA, ~UR. 2. E përkrah dikë; i dal zot; i qëndroj besnik dhe i dal
zot një ideje, një parimi etj. Mbrojti shokun. Mbrojmë parimet. Mbroj para jush
idetë e mia për zhvillimin e projektit. Me qëndrimin tim mbroj kolegët në këtë
sipërmarrje. Mbrojmë parimet e forta për një drejtim të drejtë.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
117
MIRËPR/ES kal., ~ITA, ~ITUR. 2. E pranoj me kënaqësi e me dëshirë diçka
(dikë), jap pëlqimin tim për të. Romanin e ri lexuesit e mirëpritën. Mirëpres çdo
koment tuajin në lidhje me këtë argument. Mirëpresim kritikat e kolegëve të
angazhuar me këtë projekt.
NDA/J kal., ~VA, ~RË. 5. fig. Përjetoj së bashku me dikë një ndjenjë (por edhe
një mendim). Ndaj me ju këto emocione të forta. Ndajmë hidhërimin e humbjes
së ... Ndaj të njëjtin mendim.
NDAHEM vetv. 4. Jam i një mendimi tjetër, nuk pajtohem. Ndahem me ty përsa i
përket stilit të veshjes. I përkrahim studentët por ndahemi në lidhje me sjelljet e
tyre vandaliste.
PAJTOHEMI vetv. 2. Pranoj mendimet, arsyetimet etj. të dikujt, bashkohem me
ato që thotë ose me qëndrimet që mban ai; pranoj një gjendje a diçka tjetër ashtu
siç është e nuk bëj përpjekje për ta ndrequr ose për ta ndryshuar, nuk e
kundërshtoj. Nuk pajtohem me të metat. Pajtohem me arsyetimet që dëgjova. Nuk
pajtohemi me gjendjen dhe do të bëjmë gjithçka për ta ndryshuar atë.
PËRMBAHEM vetv. 2. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r.dhanore) i
qëndroj besnik një ideje, një çështjeje, një pikëpamjeje etj.; veproj në përputhje
me disa rregulla të caktuara, nuk luaj prej tyre. U përmbahem disa parimeve.
Vazhdoj t’u përmbahem ideve të mia. U përmbahemi këtyre rregullave, edhe pse
nuk zbatohen njësoj nga të gjithë.
SIMPATIZ/OJ kal., ~OVA,~UAR. 2. Miratoj dhe përkrah idetë, idealet e
qëllimet e një lëvizjeje shoqërore, politike etj. Simpatizonin lëvizjen çlirimtare.
Edhe pse nuk ndajmë të njëjtin mendim, të simpatizoj për këmbënguljen dhe
argumentet. Simpatizoj pikëpamjet e kësaj force të re politike. Simpatizojmë
kolegët parafolës.
VË kal. VURA, VËNË. 12. E vlerësoj diçka në një mënyrë të caktuar; e çmoj, e
quaj. Vë interesin e atdheut mbi interesin vetjak. E ka vënë si detyrë. E vë në një
radhë me të tjerët. Vë dashurinë e fëmijve mbi çdo dashuri tjetër. Nuk vihemi në
një radhë me ata që mund të jenë armiqtë tanë.
VLERËS/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 2. Jap mendimin për dikë a për diçka;
përcaktoj rëndësinë, dobinë ose vlerën shoqërore të dikujt a të diçkaje; çmoj.
Vlerëson nxënësit me notë. Vlerësoi një vepër shkencore. Vlerësuan gjendjen.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
118
Pës. VLERËSOHEM. Vlerësoj veprat e tua më shumë se fjalët. Vlerësojmë
situatën si tepër të vështirë dhe serioze. Gjendja vlerësohet e përmirësuar
ndjeshëm.
III. 3. 4. 3. Folje me funksion kontekstor shprehës
BROHOR/AS jokal., dhe kal., ~ITA, ~ITUR. Brohorit. Brohoras për fitoren e
re të skuadrës. Brohoras për emancipimin e grave. Brohorasim hyrjen e
Shqipërisë në BE.
Shembuj të ngjashëm mund të përdoren edhe për foljen brohorit.
BROHORIT (BROHORIS) jokal., ~A, ~UR. Thërres në shenjë miratimi a
gëzimi për diçka ose për dikë; kal. përshëndet a miratoj me brohoritje një njeri
të shquar, një ngjarje të madhe etj.
JAM jokal., QESHË, QENË. 5. Më duhet ose kam dëshirë të bëj diçka; e pranoj
a e pëlqej diçka. S’jam për këtë zgjidhje. Jam në anën e tij e përkrah atë. Jam me
ty pajtohem me ty dhe të përkrah. Jam kundër diskriminimit të grave në punë
dhe kudo. Jam për një zgjidhje sa më të shpejtë. Jemi me njerëzit e punës dhe jo të
llafeve.
NËNSHTROHEM vetv. 2. Veproj në përputhje me vullnetin e dikujt; i bindem
dikujt; pranoj pa e kundërshtuar; pësoj veprimin ose ndikimin e dikujt a të
diçkaje. U nënshtrohemi ligjeve të shtetit. Nuk i nënshtrohet fatit. Nuk i
nënshtrohem këtyre urdhrave. U nënshtrohemi rregullave të parashtruara.
PAS/OJI kal., ~OVA, ~UAR.1.edhe jokal. Shkoj pas dikujt a diçkaje që ecën
para meje, ndjek; fig. eci në rrugën e dikujt; vijoj më tej këtë rrugë; bëhem
përkrahës i dikujt a diçkaje. Pasoi shokët. Pasoj shembullin e mirë që pashë
(vijoj). Pasoj fjalën e tij (përkrah). Pasojmë traditën dhe zakonet e paraardhësve.
PËRBUZ kal., ~A, ~UAR. Nuk e pëlqej diçka, i bëj buzë; nuk e pranoj diçka, e
quaj dikë a diçka krejt të padenjë për ta nderuar; e përçmoj haptas, shpreh
neveri e përçmim për të; s’ia kam frikën fare diçkaje; e mposht. Ia përbuzi
gjellën. Mos ia përbuz punën! I përbuzim frikacakët (tradhtarët). E përbuzën
vdekjen. E përbuz mosmirënjohjen tënde. Përbuzim plagjiaturën si një mund pa
vlera.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
119
PËRÇM/OJ kal., ~OVA, ~UAR. Shpreh mospërfillje e nënvlerësim për dikë a
diçka; nuk e nderoj e nuk e vlerësoj; nuk i trembem dikujt a diçkaje; përbuz. I
përçmon të tjerët. Nuk e përçmojnë punën. Përçmonin rrezikun. Përçmoj këtë
përpjekje të kotë për të më bindur. Përçmojmë deklaratat e tyre të pabaza dhe të
njëanshme.
PËRLIGJ kal., ~A, ~UR. 1. E nxjerr dikë të pafajshëm për diçka; e arsyetoj; e
quaj të drejtë e të ligjshme diçka, e mbroj. Askush s’mund ta përligjë atë njeri.
Përligjte gabimin (të metat). E përligj qëndrimin tënd. Përligjim veprimet tuaja
duke patur parasysh situatën. Duke njohur situatën, përligjim reagimet.
PËRQAF/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 2. fig. Pranoj një ide, një teori etj. dhe bëhem
idhtar i saj; zgjedh një rrugë a një fushë veprimtarie sipas shembullit të dikujt.
Përqafuan idetë e Rilindjes. Përqafoj idetë e tij dhe jam gati të ndjek të njëjtin
shembull. Përqafojmë nismën për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mjedisit.
PËRULEM vetv. 3. Ul kokën në shenjë nderimi; e nderoj thellë. Përulemi para
kujtimit të dëshmorëve. Përulem para mençurisë dhe diturisë së tij. Përulemi
para imazhit të fortë të drejtësisë.
QËNDR/OJ jokal., ~VA, ~UAR. 6. fig. Sillem në një mënyrë të caktuar; mbaj
një qëndrim ndaj dikujt a diçkaje. I qëndroj besnik asaj që kam thënë. 7. Ngul
këmbë në një mendim; i përmbahem diçkaje; e mbaj (fjalën e dhënë). Qëndron në
të vetën. I qëndron fjalës. Qëndroj në bindjet e mia deri sa dikush të më provojë të
kundërtën. U qëndrojmë fjalëve dhe porosive të tij, si gjërat më të shtrenjta që na
la amanet.
SHKOJ jokal., SHKOVA, SHKUAR. 10. edhe fig. Ndjek dikë ose pajtohem
me dikë në mendime, në sjellje, në shije etj., e miratoj; i përshtatem diçkaje
ose veproj në pajtim me të; punoj, merrem vesh me dikë, jam në marrëdhënie të
caktuara me të; bised. i vij rrotull dikujt, kam marrëdhënie dashurie a lidhje të
ngushta me të; shoqërohem. Shkoj sipas përvojës së gjatë që na ofroni. I shkoj
sugjerimeve të tua. Shkojmë në rrugën e tyre, sepse na lidh një histori e gjatë
bashkë.
SHPREH kal., ~A, ~UR. 1. Shfaq me fjalë ose me mënyra të tjera mendimet,
ndjenjat, përshtypjet e mia; tregoj; vet. veta III. pasqyron, mëshiron. Shpreh
besimin (bindjen, mendimin) se ... (edhe si paraqitëse). Shpreh gëzimin (habinë,
zemërimin, keqardhjen, kundërshtimin) për…
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
120
SHPREHEMI vetv. 1. Shpreh mendimet, ndjenjat a pikëpamjet e mia; vet.
veta III pasqyrohet, mëshirohet. U shprehën me fjalët më të mira. Nuk di të
shprehet. … U shpreh gjenia e popullit. Shprehem me bindje për pafajësinë e saj.
Shprehemi mirënjohës për të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e kësaj vepre.
TUNDEM vetv. 5. moh. Nuk jepem, nuk heq dorë nga imja; s’më trembet syri.
Pushka bam, po ai nuk tundej. Muri tundet, burri s’tundet. /fj.u. Nuk tundem nga
ato që thashë. Nuk tundemi nga qëndrimet tona.
VËSHTR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 4. Shqyrtoj diçka; e vlerësoj dikë a diçka në
një mënyrë të caktuar; shoh. E vështruan çështjen me kujdes. E vështronte
Korçën si vatër kombëtare. Historinë në fjalë e vështroj me mosbesim.
Vështrojmë se këtu ka vend për ndryshime (vlerësoj).
E HODHI POSHTË (diçka) nuk e pranoi, e rrëzoi si të rreme a si të padrejtë;
e mohoi, e përgënjeshtroi; ia uli vlerat, nuk i dha vlerat që ka, e përçmoi; e hodhi
tutje; e hodhi (e flaku) tej; e hodhi në kosh (në koshin e plehrave); nuk e mori
parasysh. Përfaqësuesit e shumë shteteve e hodhën poshtë kërkesën për mbylljen e
Kanalit të Suezit./ Fabiani i hodhi poshtë këto lëvdata me thjeshtësi. E hedh
poshtë këtë akuzë të pabazë. Hedhim poshtë pretendimet e palës akuzuese.
I JAP (i hedh) DORËN (një dorë) (dikujt) e ndihmoj të kapërcejë një pengesë a
një vështirësi; të dalë nga një gjendje e rëndë etj.; e përkrah kur ka nevojë; i shtrij
(i zgjat, i ndiej) dorën; nuk e lë në baltë (dikë); i gjendem (i ndodhem) pranë; i
bëhem (i dal) krah; i fut krahun. Jepi dorën nënës, i biri iu këput nga gjiri./ Nuk
patën një mik që t’u jepte një dorë. Për këtë që bëre të jap dorën. Ju japim dorën
për të vazhduar në këtë rrugë që keni nisur.
III. 3. 5. Folje performative që shërbejnë për të performuar akte deklaruese
Aktet deklaruese sipas Sërlit kanë si qëllim ilokutiv deklarimin e një fakti të
caktuar. Ato dallohen nga llojet e tjera të akteve të të folurit për shkak të statusit të
tyre të veçantë. Siç është analizuar edhe më sipër, për performimin e sukseshëm të
tyre nevojitet një sistem shtesë rregullash që i përket një institucioni jogjuhësor, siç
mund të jetë kisha, ligji (drejtësia), prona private, shteti (pushteti vendor) etj.
Kryesisht, për shkak të statusit të tyre, disa studiues, si: Bahu, Harnishi, Liçi,
Levinsoni etj. shprehin rezervat e tyre në lidhje me përfshirjen e kësaj klase në
klasifikimin e akteve të të folurit.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
121
Foljet, që brenda formës së performatives në gjuhën shqipe kanë funksionin e
deklarimit dhe realizimit të faktit të shprehur, dallohen për përdorimin e tyre në fusha
të caktuara. Nisur nga ky konstatim, janë përcaktuar disa nëngrupe foljesh sipas
fushave të përdorimit.
a) Të përdorimit zyrtar dhe diplomatik: abdikoj, abstenoj, adoptoj, akreditoj,
ankohem 2, anuloj, aprovoj, atashoj, atestoj, blatoj, bojkotoj, çemëroj, dekoroj,
dekorohem, delegoj, emëroj, gradoj, pagëzoj 1,2 (zyrt.), përuroj, ratifikoj, shpall,
votoj etj.
b) Të përdorimit në drejtësi: akuzoj, amnistoj, apeloj, autorizoj, dekretoj, denoncoj,
dënoj, deponoj, dorëzohem, gjykoj 3,4, padit, parashkruaj, parashkruhet, revokoj,
sanksionoj, shfuqizoj etj.
c) Të përdorimit fetar: bekoj, hirësoj, kungoj, mallkoj 2 (shkishëroj), pagëzoj 1,2
(fet.), shenjtëroj, shkishëroj, shuguroj etj.
d) Të përdorimit në fusha të tjera (sport, ushtri etj.): dorëzohem, gradoj 1, gjykoj 3, 4
(sport), komandoj 1, liroj 4, zhgradoj etj.
III. 3. 5. 1. Folje me funksion të mirëfilltë deklarues
ANUL/OJ kal., ~OVA, ~UAR. Shfuqizoj një ligj, një vendim etj.; e tërheq, nuk e
bëj ose nuk e lejoj të bëhet. Anuloi mbjedhjen (vizitën).
Pës. ANULOHET. Anuloj gjobën e vënë në … Anulojmë vendimin e gjykatës së
shkallës së parë. Mbledhja anulohet.
APEL/OJ kal., ~OVA, ~ UAR drejt. I drejtohem një gjykate më të lartë për të
rishikuar vendimin e dhënë nga një gjykatë më e ulët.
Pës. APELOHET. Apelojmë për gjykimin e padrejtë të … Vendimi apelohet.
ATASH/OJ kal., ~OVA, ~UAR libr. Caktoj dikë të punojë pranë një organi, një
institucioni a një njeriu; lidh një ndërmarrje a një institucion më të vogël me një
tjetër më të madh, duke e vënë në vartësi të këtij. E atashuan pranë uzinës.
Pës. ATASHOHEM. Atashoj pranë organit të kontrollit … Atashojmë
ndërmarrjet tona. I dërguari atashohet pranë institucionit tuaj.
ATEST/OJ kal., ~OVA, ~UAR zyrt. Njoh zyrtarisht me anë të një dëshmie një
gradë a një titull që i jepet dikujt sipas veprimtarisë që ka kryer; përcaktoj shkallën
e aftësive profesionale dhe të përgatitjes arsimore e kulturore të një punëtori a të
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
122
një punonjësi.
Pës. ATESTOHEM. Me anë të kësaj dëshmie atestojmë aftësitë e veçanta të X.
Atestohet kualifikimi për…
AUTORIZ/OJ kal., ~OVA, ~UAR. Ngarkoj dikë zyrtarisht të kryejë një veprim,
duke i dhënë atij fuqi të plotë; i lëshoj dikujt një autorizim; i jap të drejtën dikujt
të bëjë një punë. E autorizoj të tërheqë të hollat. Nuk e ka autorizuar kush të flasë.
Pës. AUTORIZOHET. Autorizoj marrjen në pyetje të X. Autorizojmë
ndërhyrjen në rrjetin e shpërndarjes. Autorizohet shpërndarja e komisionit.
BOJKOT/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. Shpreh mospajtimin dhe kundërshtimin
kundrejt qëllimeve politike, ekonomike etj. të organeve shtetërore, të një
organizate ose të një pronari, duke ndërprerë lidhjet e duke mos u shërbyer më.
Bojkotuan zgjedhjet (mbledhjen, shkollat). Bojkotojmë zgjedhjet. Bojkotojmë
këtë vendimmarrje përjashtuese.
DEKOR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. I jap dikujt një dekoratë. E dekoruan me
urdhrin e flamurit.
Pës. DEKOROHEM. Dekoroj për merita të veçanta … Dekorohet personaliteti
X me Urdhrin e Nderit.
DEKRET/OJ kal., ~OVA, ~UAR. Nxjerr një dekret; i jep fuqi ligjore diçkaje.
Pës. DEKRETOHET. Dekretoj zgjedhjet. Dekretoj emërimet e reja në … Ligji
dekretohet dhe hyn në fuqi menjëherë.
DELEG/OJ kal., ~OVA, ~UAR. Dërgoj dikë si delegate në një kongres a
konferencë; libr. Ngarkoj e dërgoj një përfaqësues me një detyrë të caktuar.
Pës. DELEGOHET. Delegoj me punë në … Përfaqësuesit nga ministria X
delegohen me detyrën e prezantimit në ditën e parë të punimeve.
DENONC/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. Njoftoj organet përkatëse shtetërore për
veprimtarinë armiqësore a të kundërligjshme të dikujt ose diçka që kam gjetur, që
kam zbuluar, që kërkohet a që duhet t’i nënshtrohet kontrollit shtetëror; kallëzoj.
2. dipl. Shpall si të pavlerë e të pafuqi një traktat, një marrëveshje etj.; hedh
poshtë a dënoj botërisht. Denoncuan traktatin.
Pës. DENONCOHET. Denoncoj aktin e shëmtuar të ndodhur dje në …
Denoncojmë pranë organeve të rendit … Kjo veprimtari denoncohet si e
paligjshme.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
123
DEPON/OJ kal.dhe jokal., ~OVA, ~UAR drejt. Them në gjyq ose përpara
organeve të tjera shtetërore atë që di për dikë a për diçka. Deponoj para jush
faktet e ngjarjes. Deponoj se kjo është e vërteta.
EMËR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. Caktoj dikë në një punë a në një detyrë; kund.
çemëroj. E emëruan drejtor. Emëroj në vendin e sapohapur kolegun X. Me këtë
urdhëresë emërojmë anëtarët e komisionit zgjedhor.
Shembuj të ngjashëm mund të përdoren për foljen çemëroj si antonime me emëroj.
ÇEMËR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. Shkarkoj dikë nga një detyrë në të cilën ishte
emëruar.
GRAD/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. usht. I jap një gradë më të lartë nga ajo që
mbante në hierarkinë ushtarake. E graduan kolonel. 2. bised. E caktoj një nëpunës
në një detyrë më të lartë nga ajo që kishte. Gradoj me vlerësimin më të lartë të
dhënë nga institucioni i presidentit… Gradoj me detyrën e lartë të këshilltarit të…
Shembuj të ngjashëm mund të përdoren për foljen zhgradoj si antonime me gradoj.
ZHGRAD/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. usht. I heq gradat një ushtaraku; e zbres në
një gradë më të ulët. 2.bised. E heq dikë nga detyra që kishte dhe e caktoj në një
detyrë tjetër më të ulët.
Shembuj të ngjashëm mund të përdoren për foljen madhëroj sinonime me gradoj.
MADHËR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. E ngre dikë në një detyrë më të lartë
shtetërore a shoqërore, e gradoj.
HIRËS/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. fet. E mëshiroj dikë; ia fal mëkatet. 2. edhe fet.
E bekoj dikë, duke dhënë pëlqimin që ai të zërë një vend të lartë e të nderuar; e
lartësoj. E hirësoi perandorin. E hirësuan shenjt. Të hirësoj me hirin e Perëndisë.
Hirësojmë figurën dhe emrin e Nënë Terezës.
INAUGUR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. Përuroj.
Pës. INAGUROHET. Inagurojmë fillimin e punimeve të autostradës X. Në emër
të komunitetit inaguroj restaurimin dhe prezantimin e veprës X. Inagurohet me
emrin e X parku i ri i lojrave.
Shembuj të ngjashëm mund të përdoren për foljen përuro, si sinonime me inaguroj.
PËRUR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. Bëj një ceremoni zyrtare kur fillon të ndërtohet
a kur përfundon një vepër, një rrugë etj; festoj fillimin e një pune, inauguroj.
Përuruan ujësjellësin e ri.
Pës. PËRUROHET.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
124
KONFISK/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. Bëj pronë të shtetit pa shpërblim pasurinë
a mallin e dikujt. Në emër të … konfiskoj të gjithë pasurinë e X. Konfiskojmë
pasuritë e paluajtshme deri në dhënien e vendimit të gjykatës së apelit.
PADIT (PADIS). kal., ~A, ~UAR. 1. drejt. Ngre një padi kundër dikujt. E
paditën në gjyq.
Pës. PADITET. Ju padit me akuzën e …Prokuroria ju padit me akuzën për
shpërdorim të detyrës. Paditeni për shpërdorim detyre.
PAGËZ/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. fet. Laj ose lag me ujë të bekuar foshnjë për
ta bërë të krishterë dhe i vë emrin; kthej në të krishterë dikë që pranon këtë fe,
duke i bërë ceremoninë përkatëse. 2. fig. i vë emrin dikujt a diçkaje, e emërtoj. Si
e pagëzuan rrugën? Të pagëzoj ty X në emër të atit, të birit e të shpirtit të shenjtë.
E pagëzoj këtë rrugë me emrin e atdhetarit të shquar X.
Shembuj të ngjashëm mund të përdoren për foljen shpagëzoj antonime me pagëzoj.
SHPAGËZ/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. fet. E nxjerr dikë nga feja e krishterë dhe
ia ndërroj emrin. 2. Ia heq heq emrin e autorit (për shkrimet) a emrin që është vënë
(për rrugët, sheshet etj.).
PARASHKR/UAJ kal., ~OVA, ~UAR. drejt. Nuk ia njoh më një të drejtë a një
detyrim ose quhet i shlyer një dënim, pasi ka kaluar koha e parashikuar nga ligji.
PARASHKRU/HET vetv. ~A, ~AR. drejt. Nuk njihet më një e drejtë a një
detyrim ose quhet i shlyer një dënim, pasi ka kaluar koha e parashikuar nga ligji.
Parashkruaj se afati i shlyerjes së dënimit është… Tërheqja e depozitës (e drejta e
pensionit) nuk parashkruhet.
RATIFIK/OJ kal., ~OVA, ~UAR. dipl. Njoh dhe miratoj zyrtarisht nëpërmjet
organit më të lartë shtetëror një traktat a një marrëveshje të lidhur në mes të
përfaqësuesve të plotfuqishëm të shtetit me një shtet tjetër a me disa shtete; i jap
fuqi ligjore një marrëveshjeje ndërkombëtare për ta vënë në veprim.
Pës. RATIFIKOHET. Ratifikojmë marrëveshjen e sapoarritur nëpërmjet
autoritetit të … Traktati në fjalë ratifikohet përmes …
REVOK/OJ kal., ~OVA, ~UAR drejt. I heq të drejtën dikujt për të vazhduar
detyrën për të cilën është ngarkuar ose zgjedhur; shfuqizoj. Revokuan deputetin.
Revokoi vendimin.
Pës. REVOKOHET. Revokoj vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Revokohet
e drejta e rikandidimit.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
125
RIVENDIK/OJ kal., ~OVA, ~UAR. drejt. Kërkoj të më kthehet a të më jepet
diçka që e quaj se më përket me të drejtë. Rivendikoj të drejtën e pronës mbi
pasurinë nr. X. Rivendikojmë statusin e nëpunësit. Nga shkrimtarët dhe studiuesit
rivendikohet e drejta mbi autorësinë.
SANKSION/OJ kal., ~OVA, ~UAR. drejt. Miratoj përfundimisht një vendim,
një plan, një detyrë etj. dhe i jap fuqi ligjore; miratoj dhe e bëj të detyrueshëm për
t’u zbatuar një ligj, një masë, një vendim etj. E sanksionoi me ligj.
Pës. SANKSIONOHET. Sanksionoj vendimit e komisionit të shtetit.
Sanksionojmë planin e rimëkëmbjes. Sanksionohet e drejta e autorësisë.
SHENJTËR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. fet. E bëj, e quaj a e shpall të shenjtë; e
mbaj dhe e festoj si të shenjtë (për të kremtet fetare). 2. fig. E bëj të shenjtë diçka,
e mbaj si të paprekshme e të pacënueshme; e nderoj si të shenjtë; e shndërroj në
ligj; e përligj. Qëllimi nuk shenjtëron mjetet. Shenjtërojmë emrin dhe kontributin
e X. Kisha Katolike shenjtëron martirët e … Shenjtëroj fuqinë e ligjit (mund të
ketë edhe funksion shprehës).
SHFUQIZ/OJ kal., ~OVA, ~UAR. E shpall të pavlefshëm një ligj, një urdhëresë
etj.
Pës. SHFUQIZOHET. E shfuqizoj këtë vendim. Shfuqizojmë urdhëresën e
fundit. Ky ligj shfuqizohet menjëherë.
SHKISHËR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. fet. E dënoj dikë duke e nxjerrë nga gjiri i
kishës. Ju shkishëroj për veprimet kundër frymës së … Autoriteti kishtar ju
shkishëron për
Shembuj të ngjashëm mund të përdoren edhe për foljen shpriftëroj.
SHPRIFTËR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. I heq emrin dhe të drejtat e priftit.
SHKURORËZ/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. drejt. Bëj zgjidhjen e martesës së dy
bashkëshortëve sipas ligjit. ndaj. Shkurorëzoj lidhjen me autoritetin e dhënë
nga… Shkurorëzohet me autoritetin e (sipas ligjit …)…
SHPALL kal., ~A, ~UR. 1. E bëj diçka të njohur për të gjithë me gojë a me
shkrim, njoftoj botërisht e në mënyrë solemne diçka shumë të rëndësishme; bëj
një kumtim zyrtar. Shpallën vendimin, fejesën, grevën. Shpalli gjendjen e
jashtëzakonshme. Shpallën pavarësinë. 2. E citoj dikë a diçka zyrtarisht ashtu si e
vlerësoj e si e quaj unë. E shpalli veten të paanshëm. E shpallën jashtë ligjit.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
126
Pës. SHPALLET. Shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Shpallim paanshmërinë. I
pandehuri shpallet i pafajshëm (edhe si deklaruese).
SHPRONËS/OJ kal., ~OVA, ~UAR. Ia heq dikujt ligjërisht të drejtën e
pronësisë për diçka; ia marr dikujt pronën dhe ia kaloj shtetit për nevoja publike
duke e dëmshpërblyer. Me autoritetin që më jep ligji shpronësoj …
Shpronësojmë sipas ligjit X të gjitha ato toka që përfshihen në projektin Y.
SHUGUR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. fet. 1. Dorëzoj prift dikë ose i jap një titull
tjetër fetar më të lartë me anë të një ceremonie të caktuar. E shuguroi prift. 2. I vë
bulën e shenjtërimit diçkaje me anë të një ceremonie fetare. Shuguronte altarin.
Shuguronte bukën dhe verën. Unë të shuguroj prift me autoritetin që më jep
kisha. Ju shuguroj ipeshkv të …
III. 3. 5. 2. Folje me funksion të pjesshëm dhe me funksion kontekstor
deklarues
ADOPT/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 2. libr. Marr (një vendim etj.); pranoj, zbatoj.
Adoptuan një rezolutë. Adoptuan një politikë të re. Adoptojmë rezolutën e re.
Adoptojmë politikat e ndryshimit.
ANKOHEM vetv. 2. zyrt. Paraqit një ankesë. Shkoi të ankohet. Ankohem për
shkelje të kushteve të sigurisë në ambientet e punës. Ankohemi për moszbatimin e
vendimit.
DORËZOHEM vetv. 1. Ndërpres luftën dhe i jepem armikut ose kundërshtarit,
dorëzoj armët; pranoj se u munda në një lojë etj. Shahisti u dorëzua në lëvizjen e
dyzetë. Dorëzohemi pa kushte. Dorëzohem para organeve të drejtësisë.
FUQIZ/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 2. drejt. vjet. I jap fuqi ligjore. Fuqizoj vendimin e
fundit të këshillit të ministrave. Fuqizojmë ligjin e ri për …
KOMAND/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. Organizoj e drejtoj përgatitjen luftarake të
një njësie ushtarake si komandant i saj; udhëheq një njësi ushtarake në luftë; jap
komandë edhe jokal.bised. jap urdhra dhe detyroj të tjerët të më binden.
Komandon togën. Kush komandon këtu? Komandoj fillimin e betejës.
Komandojmë tërhiqjen e trupave.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
127
LIR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 4. E nxjerr dikë nga shërbimi ushtarak, e nxjerr në
lirim; e heq dikë nga një punë a nga një detyrë. I liruan ushtarët. E liruan nga ajo
detyrë. Të liroj nga të gjitha detyrimet. Të liroj nga detyra.
PËRMBAR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 2. drejt. Zbatoj një vendim, një kontratë etj.
Përmbarojmë vendimin e dhënë nga … Përmbaroj kontratën e nënshkruar nga X në
dt. ..
PROCED/OJ jokal., ~OVA, ~UAR libr. 2. kal. drejt. Ngarkoj me përgjegjësi
dikë që ka vepruar në kundërshtim me ligjet dhe me normat juridike në fuqi.
Pës. PROCEDOHEM. E procedojmë për shpërdorim të detyrës. Procedohet për
shkelje të rregullores së pranimit të kandidaturave.
PUSH/OJ jokal., ~OVA, ~UAR. 4. kal. E heq dikë nga një punë, nuk e lë të
kryejë më një detyrë. E pushuan nga puna. E pushuan në vend. Të pushoj nga
puna për … Pushohesh nga të gjitha funksionet e deritanishme.
Shembuj të ngjashëm mund të përdoren edhe për foljen shkarkoj.
SHKARK/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 4. E heq një nëpunës nga detyra që kishte.
RINJOH kal., ~A, ~UR. 2. I njoh sërish dikujt të drejtën që i ka qenë mohuar më
parë. Rinjoh të drejtën e pronësisë për shtetasin X. Rinjohim kërkesat e
paraqitura gjatë procedurës së mëparshme.
SHPËRNDA/J kal., ~VA, ~RË. 3. Ndërpres para kohe veprimtarinë e një organi
të zgjedhur; i jap fund qenies së një organizmi si diçka e njësishme, e organizuar.
E shpërndau kuvendin. Shpërndaj parlamentin. Shpërndaj sesionin e
jashtëzakonshëm.
DEPOZIT/OJ kal., ~OVA, ~UAR. (Mund të shtohet një nuancë apo kuptim për
përdorime të tilla, si: Depozitoj pranë organeve kërkesën… (zyrt. paraqit).
Depozitoj ankimimin për vendimin e shkallës së parë.
DHUR/OJ kal., ~OVA,~UAR. zyrt. Kuptimi dhe përdorimi performativ i kësaj
foljeje nuk paraqitet në fjalor. Ky përdorim mund të jepet në trajtën e një nuance
kuptimore. Dhuroj për fondacionin X shumën prej … Në ndihmë të fëmijëve
jetimë të këtij institucioni dhurojmë …
MBYLL kal., ~A, ~UR. 4. Ndërpres një rrjedhë a një rrymë; e bëj të mos punojë
diçka, ndal, fik, shuaj; edhe jokal. ndërpres punën, i jap fund një veprimtarie; e
lë me aq; kund. hap, çel. E mbyll mbledhjen. Mbyllim punimet e kongresit të tretë
të …
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
128
VOT/OJ kal., ~OVA, ~UAR. Jap votën time për dikë a për diçka; zgjidh ose
vendos diçka me anë të votës; marr pjesë në votim; kam të drejtën e votës.
Votuan njëzëri. Votoi kundër. Votoj kundër. Votoj në mbështetje të propozimit të
kolegut X.
ZHVLERËS/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 2. Bëj të pavlefshëm një vendim etj.; e
quaj si diçka pa vlerë a pa rëndësi. E zhvlerësuan marrëveshjen. Koha i ka
zhvlerësuar idetë e tyre. Zhvlerësojmë vendimin e gjykatës së shkallës së parë.
Zhvlerësojmë argumentet e dhëna nga pala mbrojtëse.
III. 3. 6. Folje me funksione të shumëfishta performative
Një ndër dukuritë më interesante të hasura gjatë punës për të klasifikuar foljet
sipas forcave të tyre ilokutive është karakteri shumëfunksional i foljeve në gjuhën
shqipe.
Është vënë re se këto folje janë kryesisht folje polisemantike. Pra, duke patur
më shumë se një kuptim, një folje mund të ketë në potencialin e saj më shumë sesa një
lloj të forcës ilokutive ose të shprehë në kontekste të caktuara më tepër sesa një qëllim
ilokutiv. Siç paraqitet edhe në shembujt më poshtë, ka raste kur edhe brenda të njëjtit
kuptim apo edhe së njëjtës nuance semantike hasen përdorime të ndryshme që
përcaktojnë edhe forca të ndryshme ilokutive.
Ngjashmëria që shfaqin klasat dhe llojet e akteve të të folurit apo përputhja me
raste e kritereve që janë përdorur për klasifikimin e tyre është një fakt i rëndësishëm
që gjen pasqyrim në shumëfunksionalitetin e foljeve performative.
BES/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. Edhe jokal. Kam bindjen se diçka është e vërtetë,
e drejtë a e përpiktë ose do të kryhet ashtu si duhet, i zë besë; kam besim te
dikush, i jap besë; mendoj, kujtoj. I besoj fjalët. Besoj në të ardhmen. Beso e
kontrollo! Besoj se po. Besoj se do të pranojë. S’u besoi syve (veshëve) të vet u
habit nga diçka e papritur. Nuk i beson as këmishës së trupit. Vështirë ta besosh. 2.
I ngarkoj dikujt një punë, një detyrë etj., i bindur se do ta kryejë; i tregoj dikujt një
të fshehtë, i bindur se nuk do t’ia thotë askujt. I besuan një punë të rëndësishme. I
besoi fëmijët. 3. Edhe jokal. Pranoj një fe, jam fetar.
- Për të paraqitur: Besoj në Zot. Besoj se ai është nisur me qëllimin e mirë
(mendoj).
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
129
- Për të udhëzuar: Të besoj sekretin tim më të rëndësishëm. Ta besoj ty këtë punë
(kërkoj, ngarkoj).
- Për të shprehur një qëndrim: Besoj shumë në miqësinë tënde. Besoj te ne të dy.
(çmoj, vlerësoj).
DETYR/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. E shtrëngoj dikë që të bëjë diçka pa dëshirën
e pa vullnetin e vet. E detyruan prindërit (rrethanat). I detyruam të tërhiqeshin. 2.
vet. veta III. Ia vë dikujt zyrtarisht si detyrim. Kontrata i detyron të dy palët. 3.
Libr. I jam mirënjohës për diçka; e quaj si burim të rëndësishëm a vendimtar për
diçka që është arritur.
- Për të paraqitur: Këtë arritje ia detyrojmë këmbënguljes së tyre.
- Për të udhëzuar: Të detyroj të paraqitesh (je i detyruar).
- Për të shprehur një qëndrim: Ia detyroj jetën (i jam mirënjohës). Të
detyrohemi shumë.
- Për akte deklaruese: Kontrata i detyron të dy palët (zyrt.).
DI kal. ~TA, ~TUR. 1. Kam njohuri të plota a të veçanta për diçka; kam të dhëna
etj. për dikë a për diçka; e kam marrë vesh diçka. Di se gjendja është e rënduar. 2.
Jam i zoti për të bërë diçka; edhe jokal. jam në gjendje të kuptoj diçka, marr vesh;
jam i vetëdijshëm për diçka, e kuptoj mirë, e çmoj, i jam mirënjohës. Ia di për
nder dikujt. Ia di vlerën. 4. Pandeh, kujtoj, besoj; mendoj. E dinin të vrarë. E kam
ditur njeri me mend.
- Për të paraqitur: Di se gjendja është e rënduar (kam njohuri) Di se mund ta bëj.
E di se ti nuk do të më zhgënjesh (besoj).
- Për të shprehur një qëndrim: Ta di për nder (jam mirënjohës). E di atë që ke
bërë për mua (çmoj).
DREJT/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 2. E kthej në një drejtim ose e vë në një qëndrim
të caktuar; fig. përqendroj. Drejtoj vëmendjen në çështjen në fjalë. 3. I dërgoj
dikujt një letër, një shkresë, një kërkesë etj.; i bëj të njohur diçka me gojë ose
me shkrim; i bëj thirrje për diçka; e çoj a e këshilloj të vejë te dikush për
punën që ka; e çoj a e nis diku. I drejtoi një telegram (një thirrje, një notë). I
drejtoi një pyetje. E drejtoi në ministri. I drejtoi për në fshat (për në Durrës).
DREJTOHEM vetv 3. edhe fig. I bëj një kërkesë dikujt ose i flas a i bëj një
thirrje për diçka. Iu drejtua kryetarit.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
130
- Për të paraqitur: Drejtoj vëmendjen në çështjen në fjalë (përqendroj). Jua drejtoj
këtë letër për të … (bëj të njohur).
- Për të udhëzuar: Po të drejtoj të shkosh të konsultohesh me mjekun X. Të drejtoj të
ndjekësh këtë rrugë zgjidhjeje (këshilloj). Ju drejtohem me konsideratën më të
lartë … (bëj thirrje)
- Për akte deklaruese: Drejtojmë lutjen tonë ndaj organeve … I drejtohem gjykatës
kushtetuese me kërkesën për…
DUA kal., DESHA, DASHUR 2. Më pëlqen shumë diçka, ma ka ënda; kam
dëshirë të merrem me diçka; dëshiroj të kem diçka që më mungon ose që më
pëlqen; pranoj me qejf a me dëshirë; kam nevojë të madhe për dikë a për
diçka, e kërkoj patjetër. E do punën. Dua pak ujë. Dua fjalën. Dua të
çlodhem. Do e thua. Si të duash. A doni miq? Shkalla e lartë do këmbë të
forta. 3. I dëshiroj a i uroj diçka dikujt. I dua të mirën. Të dua të bëhesh i
mbarë. 4. Thërres dikë, kërkoj të më paraqitet. E do drejtori.
- Për të udhëzuar: Dua që të paraqitesh menjëherë në zyrë (thërres). Dua me
patjetër praninë tuaj në seancën e radhës. Dua që kjo punë të mbarojë shpejt
(kërkoj).
- Për të shprehur një qëndrim: Dua më të mirën për ty (uroj). Dua që kjo të
përfundojë shpejt (uroj).
Nuanca e katërt “pranoj me qejf a me dëshirë” e kuptimit të dytë mund të
përdoret si performative duke performuar pranimin e një fakti. Në lidhje me nuancën
e fundit “e kërkoj patjetër” mendohet se ekziston mundësia e përdorimit të saj edhe si
performative me qëllimin e një kërkese.
FAL kal., ~A, ~UR. 1. Nuk e quaj më fajtor dikë e nuk e ndëshkoj; drejt. Ia heq
ose ia ul dënimin dikujt; e liroj një të burgosur. Më falni për vonesën. I falën të
burgosurit politikë. I falën jetën nuk e dënuan me vdekje. 2. E liroj dikë nga një
detyrim, nuk ia kërkoj më. I fali borxhin. I fali gjakun hoqi dorë nga vrasja për
hakmarrje (sipas së drejtës kanunore). Ma falni pak stilografin! 3. I jap dikujt një
dhuratë; i jap një gjë për ta përdorur pak, për ta parë etj. Fal jetën. Ma falni pak
stilografin. 4. Përdoret me trajtë të shkurtër për mirësjellje (si parasekuencë) Më
falni, … 8. Përshëndet.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
131
- Për të udhëzuar: Ta fal borxhin (të liroj nga detyrimi).
- Për të shprehur një qëndrim: Ta fal gabimin (je i falur). Më falni, … Të fal me
shëndet.
- Për akte deklaruese: Sipas dekretit…, falen të burgosurit me dënime nga … Ta
fal gjakun.
FALEM vetv. 1. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në rasën dhanore). I
lutem dikujt për diçka. 2. fet. I drejtoj lutje Zotit; adhuroj Zotin duke kryer lutjet e
një riti fetar; kryej lutjet e një riti fetar. 3. Përshëndetem me dikë. U fal me njerëzit
e shtëpisë. Të falem me nder.
- Për të udhëzuar: Të falem të më dëgjosh. Të falem o Zot…
- Për të shprehur një qëndrim: Të falem me shëndet. Të falem me nder. Të falem
nderit.
FLAS jokal., FOLA, FOLUR. 2. edhe kal. i drejtohem dikujt me fjalë; them;
përmend. Flas të drejtën (të vërtetën). Flet me thumba. Flet në tym. Çfarë flet
ashtu? 5. kal. bised. E qortoj dikë. I foli ashpër (rëndë). 7. kal. bised. E thërras
dikë. Foli të vijë. 9. edhe kal. vet. veta III fig. shpreh diçka pa fjalë, tregon;
dëshmon. Flisnin sytë e saj. Flet puna vetë. Flet historia.
- Për të paraqitur: Historia flet që ngarjet kanë rrjedhur pikërisht kështu (tregon).
Unë flas në emër të të gjithëve kur them se … (përfaqësoj). Flas se kjo ngjarje
na ka prekur shumë (dëshmoj).
- Për të udhëzuar: Ty po të flas (drejtohem). Të flas për të mirën tënde se nuk
duhet të lejosh… (këshilloj). Të flas që të vish edhe ti (ftoj).
GJYK/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. Jap një mendim a një vlerësim për dikë ose për
diçka, nxjerr një përfundim që lidhet me diçka; quaj. Gjykon punën. Si e gjykoni ju
këtë? 3. drejt. Shqyrtoj si trup gjykues çështje penale e civile dhe jap vendimin për
to. 4. sport. Ndjek zhvillimin e një ndeshjeje për të zbatuar rregullat e caktuara
dhe jap dënime për shkeljet. E gjykoi mirë lojën.
- Për të paraqitur: Gjykoj se gjërat kanë ndryshuar. Gjykoj se ti duhet të shkosh
(mendoj). Nisur nga të dhënat që kam unë gjykoj se…
- Për të shprehur një qëndrim: Gjykoj se kjo arritje është edhe merita juaj. Në këtë
drejtim të gjykoj të paaftë (vlerësoj).
- Për akte deklaruese: Gjykoj se pretendimi i prokurorisë është i pabazuar (drejt.).
Gjykojmë se ky takim nuk i përmbushi rregullat e zhvillimit të ndeshjes (sport).
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
132
HEDH kal., HODHA, HEDHUR. 5. fig. e drejtoj diku, e përqendroj; vë
përpara, parashtroj, paraqit. Gjarpri hodhi helmin. Ka hedhur lastarë. Hedh
rreze (shkëndija). Hedh shkelma qëllon me shkelma. Hodhi një mendim (një ide).
I hedh një fjalë i them diçka. Hedh sytë (vështrimin). E hedh në diskutim (në
votë). E hodhi në gjyq e paditi. 12. fig. Ia ngarkoj dikujt, ia vë përsipër (një faj,
një gabim etj.); bised. E gënjej, e mashtroj dikë. Ia hodhi fajin (përgjegjësinë)
dikujt. Ua hedh gabimet të tjerëve. Atij s’ia hedh dot.
- Për të paraqitur: E hedh në diskutim (në votë) (paraqit). Hedh mendimin se…
(parashtroj).
- Për të shprehur një qëndrim: Unë ta hedh ty fajin (akuzoj).
INKURAJ/OJ kal., ~OVA, ~UAR. libr. 1. I jap zemër e guxim dikujt; e
gjallëroj, e nxit për diçka; trimëroj. 2. E nxit të zhvillohet, i jap shtytje, përkrah
diçka. Inkurajon kritikën. Inkurajon përhapjen e arsimit.
Pës. INKURAJOHEM.
- Për të udhëzuar: Të inkurajoj të vazhdosh studimin (nxit). Të inkurajoj për më tej
(jap zemër). Inkurajoheni të vazhdoni punën.
- Për të shprehur një qëndrim: Inkurajojmë iniciativat e reja. Kjo nismë është për
t’u inkurajuar (mbështet, përkrah).
JAP kal., DHASHË, DHËNË. 4. Ia besoj dikujt një punë, një detyrë etj., ia
ngarkoj, ia vë diçka si detyrim, si dënim etj; ia bëj të ditur një gjë, parashtroj;
përçoj diçka; nxjerr diçka që u drejtohet të tjerëve dhe ua paraqit atyre për ta
njohur, për ta zbatuar etj. Dha një goditje dënimi/sport. Po të jap lajmin se…. Jap
sqarime (prova). I jap shenjë (shenja) i njoftoj me shenja, ia bëj me shenjë. I jap
emërimin. Jap një vendim vendos për diçka. Jap një urdhër urdhëroj. Jap pëlqimin
tim. Jap zemër. Jap komandën komandoj. Jap lejë lejoj. I jap fjalë, besën. I jap
dorën (fig.). Jap llogari.
- Për të paraqitur: Jap lajmin se ... Jap sqarimin se gjithçka është menduar për të
mirën e përgjithshme. Jap llogari për mosfunksionimin e aparaturave.
- Për të udhëzuar: Jap urdhër për zbatimin e afatit. Jap leje për ndryshimin e
afatit.
- Për të shprehur një qëndrim: Jap pëlqimin tim për këtë lidhje. Të jap dorën për
këtë që ke bërë.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
133
- Për akte deklaruese: Jap vendimin e trupit gjykues. I jap fjalën kumtuesit të
radhës… Po ju jap urdhrin për largimin nga puna.
KAM kal., PATA, PASUR. 4. E kuptoj në një mënyrë të caktuar; i përmbahem
(një mendimi a pikëpamjeje). E kam të qartë. Kam një mendim tjetër. 10. E quaj, e
vlerësoj. E kam për nder (për detyrë). E ka si dorën e djathtë.
- Për të paraqitur: Kam një mendim tjetër. Kam përshtypjen se situata është
rënduar. Kam mendimin se mund të bëjmë diçka.
- Për të shprehur një qëndrim: Të kam si vëllain tim (quaj). E kam të shtrenjtë
(vlerësoj).
MBËSHTET (mbështes) kal., ~A, ~UR. 2. Përkrah dikë a diçka; mbaj anën e
dikujt, e mbroj; i vij në ndihmë; usht. ndihmoj me zjarr, me mjete luftimi etj., një
njësi ushtarake që lufton, duke bashkëvepruar me të. Mbështetim luftën e drejtë.
Mbështet mendimin e tij. Mbështetën njëri-tjetrin. E mbështetën me artileri. 3. fig.
Vërtetoj e përforcoj një mendim a përfundim me të dhëna, me dëshmi e me
arsyetime, bazoj; shpresoj te dikush a te diçka. Çdo tezë e mbështet në fakte.
Mbështet shpresat te dikush a te diçka.
- Për të paraqitur: Këto të dhëna i mbështes në hulumtimin… (bazoj). Mbështes
përfundimin se … (besoj)
- Për të udhëzuar: Mbështet të gjitha shpresat e mia tek ti (kërkoj).
- Për të shprehur një qëndrim: Të mbështes në sipërmarrjen tënde. Mbështes
mendimin tënd në lidhje me… (vlerësoj, miratoj)
MOH/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. Nuk e quaj të vërtetë diçka; nuk pranoj ç’kam
thënë ose ç’kam bërë më parë; e ha fjalën; kund. pohoj. Mohoj gjithçka. 2. Nuk
pranoj qenien, rolin, rëndësinë, vlerën, domosdoshmërinë etj. të një diçkaje; nuk ia
njoh dikujt një meritë a diçka tjetër; shkëput çdo lidhje me dikë; e braktis. U
mohonin të drejtat. S’e mohoi vajzën (djalin). 3. filoz. Nuk pranoj të vjetrën a
gjithçka që pengon zhvillimin; kund. pohoj. Mohojmë të vjetrën dhe pohojmë të
renë.
Pës. MOHOHET.
- Për të paraqitur: Mohoj që një gjë e tillë të ketë ndodhur.
- Për të shprehur një qëndrim: Mohoj të kesh ndonjë meritë në këtë punë.
- Për akte deklaruese: Mohoj akuzat. Mohoj (nuk pranoj) të kem kryer…
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
134
NJOH kal., ~A, ~UR. 5. I paraqit dikujt dikë që ta dijë kush është; ia bëj të
njohur, e vë në dijeni. E njohu me shokët. Njoh lexuesit me përmbajtjen e një libri.
6. Pranoj si të vërtetë, të drejtë a të vlefshme diçka. Njoh të drejtat (meritat) e
dikujt. E njohën qeverinë (zyrtarisht). Nuk e njeh për vëlla (për baba, për bir). E
njohu gabimin. 7. Kam bindjen për vetitë a tiparet e dikujt, e vlerësoj si… E njoh
për trim (për të zgjuar). Nuk e njoh për njeri të tillë.
- Për të paraqitur: Të njoh me mikun tim… (paraqes). Ju njoh me situatën… (bëj të
ditur).
- Për të shprehur një qëndrim: Njoh se kjo është merita juaj (pranoj). Nuk e njoh
për njeri të tillë. E njohim kërkesën tuaj.
- Për akte deklaruese: E njohim qeverinë (zyrtarisht). Gjykata i njeh të drejtën e
pronësisë…
PËRGJIGJ/EM vetv., ~A (U), ~UR. 1. I jap përgjigje dikujt me shkrim a me
gojë; them mësimin para mësuesit. U përgjigj ngrohtë. U përgjigj shumë mirë. 2.
Tregohem i gatshëm të marr pjesë në një punë kur më bëhet thirrje; plotësoj
kërkesat e dikujt, i gjendem. I përgjigjem thirrjes. 3. Kundërveproj; mbaj qëndrim
të caktuar kundrejt diçkaje. Iu përgjigj dashurisë së tij. 5. Jam përgjegjës për
dikë a për diçka; kam përgjegjësi të madhe për diçka; i dal zot. Përgjigjem
për fëmijët. Përgjigjem me kokë. Do të përgjigjet para gjyqit.
- Për t’u zotuar: Përgjigjem për mbarëvajtjen e procesit (marr përsipër). I
përgjigjem kërkesës suaj (zotohem).
- Për të shprehur një qëndrim: I përgjigjem (pozitivisht/negativisht) kritikave tuaja.
I përgjigjem dashamirësisë suaj.
E njëjta analizë dhe shembuj të ngjashëm mund të përdoren edhe për foljen
“gjegj”. Vihet re se përdorimet dhe funksionet e kësaj foljeje nuk janë të qarta, sepse
kuptimet nuk janë shoqëruar me shembuj.
GJEGJ jokal., ~A, ~UR. 1. Përgjigjem. 2. edhe kal. dëgjoj; pranoj.
GJEGJEM vetvet. 1. Përgjigjem. 2. Pranoj, dëgjoj.
POH/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. Them një mendim; pranoj si të vërtetë diçka që
është thënë a është bërë më parë; e miratoj; pranoj një faj që kam bërë; kund.
mohoj. Ai pohoi se… Pohoi fajin (gabimin). 2. fig. E bëj të qëndrueshme diçka, e
përkrah, e mbështet. Pohon të renë.
Pës. POHOHET.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
135
- Për të paraqitur: Pohoj se kjo ka ndodhur pikërisht kështu. Pohoj për të disatën
herë se ato janë fjalët e mia. Pohohet edhe qëndrimi zyrtar i institucionit.
- Për të shprehur një qëndrim: Pohoj ritmet e reja të zhvillimit. Pohojmë përkrahjen
tonë më të plotë.
- Për akte deklaruese: Pohoj fajin. Pohoj (pranoj) të kem kryer… Pala mbrojtëse
pohon nevojën për shtyrjen e seancës.
PRAN/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. E marr diçka që më jepet, nuk e kthej; edhe
jokal. jap përlqimin për dikë a për diçka, nuk jam kundër; e fut dikë në një
organizatë, e bëj anëtar; dua; e quaj të drejtë, të vërtetë a të ligjshme; miratoj. E
pranoi dhuratën (ftesën). E pranoi detyrën e re. Pranoi të vinte. Pranon,
s’pranon, do të niset.
Pës. PRANOHET
- Për të paraqitur: E pranoj se kështu ka ndodhur. (pohoj, e quaj të vërtetë).
- Për të udhëzuar: Pranoj që kjo të bëhet. Pranoj kërkesën tuaj (lejoj).
- Për t’u zotuar: Pranoj të bëj paraqitjen e punimit (marr përsipër). Pranoj të vij
(ftesën) (premtoj). E pranoj që kjo ndodhi për fajin tim (mbaj përgjegjësi). E
pranojmë CV-në tuaj për shqyrtim.
- Për të shprehur një qëndrim: Pranoj kritikat (mendimet) tuaja (mirëpres). E
pranoj argumentimin (jam dakord). Pranoj ndjesën tuaj (mirëpres). Pranoj që ju
të drejtoni punimet (jap pëlqimin).
- Për akte deklaruese: E pranoj akuzën (e quaj të drejtë a të ligjshme). Pranoj të
marr për grua … Pranohesh si pjesëtari më i ri i stafit.
SINJALIZ/OJ kal.dhe jokal., ~OVA, ~UAR. 2. Njoftoj për diçka që nuk është
në rregull; i bëj të ditur dikujt zakonisht diçka jo të mirë, e paralajmëroj a e
lajmëroj dikë, ia vë në dukje. Sinjalizoi për të metat (për vonesat). E sinjalizuan
se…
- Për të paraqitur: Sinjalizojmë mbi zhvillimin e ngjarjeve (njoftoj).
- Për të udhëzuar: Të sinjalizoj për vonesën e përsëritur. Të sinjalizoj të
marrësh masa më të rrepta (paralajmëroj).
SHOH kal., PASHË, PARË. 3. Gjej diçka, e zbuloj diku, e ndiej se është i
pranishëm; e quaj; e kuptoj, e njoh. E shoh të udhës. E shoh që gabova. 7.
Shqyrtoj diçka, e trajtoj në këtë ose në atë mënyrë; fig. vlerësoj dikë a diçka në
një mënyrë të caktuar, e quaj; mbaj këtë ose atë qëndrim; e vërej në një
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
136
gjendje të caktuar; jetoj me dikë në rrethana të caktuara. E panë në drejtori. E
shohin me një sy tjetër. E pa gjendjen në vend. E shihte shtrembër (ftohtë). Dua ta
shoh të lumtur.
- Për të paraqitur: Shoh se gjendja ka ndryshuar (kuptoj). E shoh me vend të
ndërhyj në… (e quaj).
- Për të shprehur një qëndrim: Unë shoh se përgjegjësia këtu është e të gjithëve.
Tani e shoh ndryshe këtë punë. Shoh se ti ke të drejtë. Shoh se kjo situatë ka marrë
për mirë (vlerësoj).
I jap fjalën (dikujt) 1. E lejoj a e ftoj të flasë (në një mbledhje etj.). Fjalën ia
dhanë por nuk e lanë të fliste. 2. I premtoj, e siguroj dikë për diçka. I kishte
dhënën fjalën t’i vinte natën tinëz.
- Për të udhëzuar: I jap fjalën kolegut X. I japim fjalën të ftuarit tonë të nderit.
- Për t’u zotuar: Të jap fjalën se … Ju jap fjalën se kjo nuk do të përsëritet.
Në analizën e funksioneve të shumëfishta ilokutive të foljeve të shqipes është
vënë re se një grup foljesh priren të shfaqin në kuptimet e tyre kryesisht dy funksione
të dallueshme njëra nga tjetra. Funksioni kryesor i tyre del në përdorimin e këtyre
foljeve brenda formës së performatives për të performuar akte deklaruese. Krahas
kësaj, këto folje gjatë përdorimit, shfaqin edhe funksione të tjera që kanë të bëjnë me
përdorimin “e thjeshtë” të tyre, jashtë institucionit dytësor që karakterizon aktet
deklaruese. Pra, jashtë përdorimit në fusha apo institucione të veçanta ku kërkohet
edhe statusi i veçantë i folësve, mund të thuhet se këto folje shërbejnë për të
performuar dhe shënuar akte të shprehjes së qëndrimeve, të ndjenjave etj., akte të
paraqitjes së një fakti etj. Të tilla folje janë:
ABSTEN/OJ kal., ~OVA,~UAR. Nuk marr pjesë në votim ose nuk shprehem as
“po” as “jo”.
- Për të shprehur një qëndrim: Unë për vete abstenoj (nuk mbaj asnjë krah). Abstenoj
për këtë mundësi që ofroni.
- Për akte deklaruese: Grupi ynë parlamentar abstenon draftin mbi arsimin e lartë.
Abstenojmë deri në shqyrtimin dhe rishikimin e pikave të përcaktuara.
AKUZ/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. Ngre një akuzë kundër dikujt, e padit në gjyq.
2. I hedh fajin dikujt, e fajësoj për diçka.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
137
Pës. AKUZOHEM.
- Për të shprehur një qëndrim: Të akuzoj ty për atë që ndodhi. Ne të akuzojmë se ke
patur qëllime jo të mira në veprimet e tua. Akuzohesh për mungesë serioziteti në
punë.
- Për akte deklaruese: Prokuroria akuzon të pandehurin për disa akuza. Akuzohesh
me akuzën e …. Akuzohet për veprimtari të paligjshme.
APROV/OJ kal., ~OVA, ~UAR. Shih MIRATOJ: E pranoj diçka zyrtarisht si të
drejtë, të lejueshme etj.; pajtohem me diçka, shpreh pëlqimin tim të plotë për të, e
quaj të drejtë dhe e përkrah.
Pës. APROVOHET.
- Për të shprehur një qëndrim: Aprovoj plotësisht argumentimin tënd. E aprovojmë
të gjithë njëzëri.
- Për akte deklaruese: Aprovoj kërkesën për shtyrjen e afatit. Neni X i ligjit Y
aprovohet unanimisht. Aprovojmë dhënien e kredisë.
BEK/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. fet. I jap hirin e perëndisë, zakonisht duke i bërë
kryqin dhe duke shqiptuar lutje; e bëj të shenjtëruar me anë të një riti. Bekoi
martesën. 2. bised. I uroj dikujt mbarësi e lumturi; i jap uratën; i shpreh
falënderimin e mirënjohjen; kund. mallkoj. Bekoi djalin. Bekonte fatin.
- Për të shprehur një qëndrim: Bekoj rrugën tënde. Bekoj qëllimet e tua të mira. Të
bekoj me gjithë zemër.
- Për akte deklaruese: Të bekoj me hirin e perëndisë.
DËN/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. E quaj dikë fajtor për një faj a krim dhe i jap një
masë ndëshkimore me vendim gjyqi; e ndëshkoj dikë për një gabim, për një
shkelje të rregullave, të moralit shoqëror etj. E dënuan fajtorin. E dënoi i ati. E
dënuan për vjedhje. 2. Shprehem kundër diçkaje të gabuar, të dëmshme a të ulët
ose kundër dikujt që kryen diçka të tillë; vet. veta III e ndalon, nuk e quan të
drejtë, nuk e lejon. E dënon ligji.
DËNOHEM pës. Dënohet me ligj.
- Për të shprehur një qëndrim: Dënojmë aktet e fundit kriminale. Dënoj qëndrimin
tënd kundërshtues. Dënojmë masat e rrepta dhe të panevojshme që janë
ndërmarrë së fundmi.
- Për akte deklaruese: Dënoj të pandehurin me … Ligji dënon me dënimin
maksimal…
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
138
DËSHM/OJ jokal., ~OVA, ~UAR. 1. Pohoj për atë që kam parë a kam dëgjuar
vetë; drejt. bëj një dëshmi para organeve të drejtësisë, dal dëshmitar në gjyq. U
thirr për të dëshmuar. 2. edhe kal. vet. veta III. Është dëshmi për diçka, tregon,
vërteton. Historia dëshmon se… . Faktet dëshmojnë të kundërtën. 3. kal. Shpreh,
shfaq. Dëshmon vullnetin e tij.
- Për të paraqitur: Dëshmoj se ngjarjet rrodhën kështu (pohoj). Faktet dëshmojnë të
kundërtën (tregon). Dëshmohem i gatshëm… Dëshmoj vullnetin tim në zgjidhjen
e problemit.
- Për akte deklaruese: Para këtij gjyqi dëshmoj se … Dëshmoj se ishte i pandehuri
ai që u largua nga skena e krimit…
FAJËSOJ kal., ~OVA, ~UAR. E ngarkoj dikë me faj, e quaj fajtor; kund.
shfajësoj.
FAJËSOHEM vetv. Pranoj se kam bërë një faj; kund. shfajësohem.
- Për të shprehur një qëndrim: Të fajësoj ty për aksidentin. Në këtë deklaratë
fajësojmë shtetin grek për qëndrimin ndaj minoriteteve.
- Për akte deklaruese: Fajësojmë palët për ndërprerjen e ecurisë së hetimeve.
Dëshmitari fajësohet për pengim të drejtësisë.
Në mënyrë të ngjashme mund të sillen edhe shembuj për foljen fajtoj, sinonime me
fajësoj.
FAJT/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. Fajësoj.
MALLK/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. Them për dikë fjalë të rënda, duke menduar
se ato i sjellin fatkeqësi a mjerim; shfaq dëshirën që dikë a diçka ta gjejë një e
keqe e madhe; nëm; dënoj me gjithë shpirt dikë, që më ka bërë një të keqe të
madhe dhe shpreh dëshirën që ai të shkatërrohet e të asgjesohet; kund. bekoj. E
mallkoi rëndë. 2. fet. E quaj diçka jashtë udhës së fesë dhe i jap dënimin e
perëndisë; shkishëroj. Kisha mallkonte heretikët. Dhespoti mallkoi të paudhët. 3.
bised. Shfaq hidhërim e pendim të thellë për diçka. Mallkonte veten.
- Për të shprehur një qëndrim: Të mallkoj me gjithë shpirt. Mallkoj gjithçka që ti
bën. Mallkoj ditën kur të takova.
- Për akte deklaruese: Kisha mallkon … Të mallkoj në emër të
MIRAT/OJ kal., ~OVA, ~UAR. E pranoj diçka zyrtarisht si të drejtë, të
lejueshme etj.; pajtohem me diçka, shpreh pëlqimin tim të plotë për të, e quaj të
drejtë dhe e përkrah. E miratuan njëzëri.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
139
MIRATOHET pës.
- Për të shprehur një qëndrim: Miratoj tezën tënde. Miratoj veprimet e tua në
funksion të zgjidhjes së kësaj çështjeje. Miratojmë zgjedhjen që ke bërë.
- Për akte deklaruese: Neni dy, kundër s’ka, abstenim s’ka, miratohet. Miratojmë
ndryshimet e ligjit X.
NGARK/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 2. fig. I caktoj një detyrë dikujt; i jap punë në
një sasi të caktuar. E ngarkoi për të formuar qeverinë. Të ngarkoj një detyrë të re.
5. fig. bëj përgjegjës dikë për një veprim a një punë; i vë faj. Ia ngarkoi fajin
(përgjegjësinë) dikujt.
Për të shprehur një qëndrim: Të ngarkoj ty me faj. Ngarkojmë ekipin me
përgjegjësinë e zhvillimit të dobët të kontrollit.
Për akte deklaruese: Të ngarkoj një detyrë të re. Ngarkohesh me detyrën e
formimit të grupit të punës.
PEND/OHEM vetv., ~OVA, ~UAR. 1. Më vjen keq për një veprim të gabuar;
ndërroj mendim për një veprim që kam bërë. U pendua për vonesën. S’ke pse të
pendohesh. 2. fet. Rrëfehem para priftit për mëkate kundër zotit a kundër fesë.
- Për të shprehur një qëndrim: Pendohem për qëndrimin tim të mëparshëm.
Pendohem për ç’kam shprehur në takimin e parë.
- Për akte deklaruese: Pendohem për krimin.
RRËZ/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 5. fig. Hedh poshtë një mendim, ide etj.; e
kundërshtoj e mohoj. Ia rrëzoi argumentat. Rrëzoj kërkesën e padisë/drejt. Rrëzoi
vendimin.
- Për të shprehur një qëndrim: Rrëzoj arsyetimet që nuk kanë kurrfarë logjike.
Rrëzojmë pretendimet e kolegëve të tjerë.
- Për akte deklaruese: Rrëzoj kërkesën e padisë. Rrëzoj vendimin e komisionit të
kontrollit.
SFID/OJ kal., ~OVA, ~UAR. libr. I bëj sfidë.
- Për të shprehur një qëndrim: Sfidoj kolegët në një ballafaqim të dytë. Të sfidoj me
pretendimin tim.
- Për akte deklaruese: Të sfidoj në duel. Sfidojmë organet të përgënjeshtrojnë
lajmin.
SHFAJËS/OJ kal., ~OVA, ~UAR. Përpiqem me shpjegime, arsyetime etj. të
provoj se dikush nuk ka faj, e laj dikë. Të shfajësoj për këtë.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
140
- Për të shprehur një qëndrim: Shfajësoj kolegun për akuzat e ngritura ndaj tij.
Shfajësohem para të gjithëve për…
- Për akte deklaruese: Trupi gjykues shfajëson (liron) të pandehurin për të gjitha
akuzat.
LIGJËROJII kal., ~OVA,~UAR. 1. Shih LIGJËSOJ 1.
LIGJËS/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. I jap fuqi ligjore diçkaje, e bëj ligj; e vendos
me ligj; vërtetoj zyrtarisht diçka. E ligjësoi vendimin. 2. Shih Përligj.
- Për të shprehur një qëndrim: Ligjësoj marrjen e masave shtrënguese në këto
kushte (përligj). Ligjësojmë qëndrimin e masave.
- Për akte deklaruese: Ligjësoj shtyrjen e afateve për… Ligjësoj vendimin e marrë
nga gjykata e shkallës së parë.
Shembuj të ngjashëm mund të përdoren edhe për foljen ligjojII.
LIGJOJII kal., ~OVA, ~UAR vjet. Pranoj diçka si të vërtetë, vërtetoj; ligjësoj.
Nuk e ka ligjuar dija.
LIGJOJI kal., ~OVA, ~UAR. 2. I jap të drejtë dikujt; e nxjerr të pafajshëm dikë,
e shfajësoj; përligj.
- Për të shprehur një qëndrim: Ligjoj vendimin tënd në lidhje me … Ligjojmë
qëndrimin e kryesisë për zbatimin rigoroz të rregullores.
- Për akte deklaruese: Ligjoj vendimin e gjykatës. Ligjoj variantin e palës
mbrojtëse.
PËRJASHT/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. E largoj dikë nga puna, nga shkolla etj.; e
lë dikë jashtë një pune për arsye të ndryshme; lë mënjanë. E përjashtoi nga
stërvitja. E përjashtoi gjyqtari nga loja. E përjashtoj këtë mundësi. 2. vet. III. E
bën të paqenë diçka, nuk e pranon, e heq. Përjashton mundësinë e … (për)…
- Për të paraqitur: Përjashtoj mundësinë e një ndërhyrjeje nga jashtë. Përjashtojmë
rastin në fjalë nga shqyrtimi i mëtejshëm. Përjashtojmë tezën e parë për të kaluar
në shqyrtimin e tjetrës.
- Për akte deklaruese: Të përjashtojmë (përjashtohesh) nga shkolla. Përjashtohesh
nga të gjitha veprimtaritë dhe funksionet e deritanishme.
REFER/OJ jokal., ~OVA, ~UAR. libr. 2. kal., zyrt. Ia bëj të njohur një organi
ose një eprori një çështje ose një dokument për të vepruar më tej. 3. I tregoj
lexuesit nga janë marrë të dhënat e një shkrimi etj.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
141
- Për të paraqitur: Referoj se të dhënat janë marrë… Në vijim referojmë burimin
teorik të studimit.
- Për akte deklaruese: Ia referoj departamentit qëndrimin zyrtar të këshillit. Referoj
veprimtarinë treditore të komisionit.
MARR kal., MORA, MARRË. 5. bised. Fejohem e martohem me dikë. Marr për
burrë (grua). 10. bised. E sjell diçka për shqyrtim, si shembull etj.; e trajtoj, e
parashtroj. Marrim një drejtëz… Marrim kohën e luftës… E morën në shqyrtim. e
shqyrtuan.
- Për të paraqitur: Marrim mundësinë e përfshirjes së këtij projekti (trajtoj). Marr
këtë rast si pikënisjen e analizës së mëtejshme (parashtroj).
- Për akte deklaruese: Unë të marr ty X për grua …
NGR/E kal., ~ITA, ~ITUR. 11. fig. Shtroj diçka për t’u shqyrtuar, për t’u zbatuar
a për t’u zgjidhur nga të tjerët, parashtroj. Ngriti një çështje të rëndësishme. E
ngriti me të madhe (me forcë) diçka. Ngriti një padi/drejt.
- Për të paraqitur: Ngre dyshimet e mia për këtë zgjidhje. Ngremë për shqyrtim këtë
çështje të rëndësishme.
- Për akte deklaruese: Prokuroria ngre padinë ndaj institucionit në fjalë. Ngre
padinë e përvetësimit të paligjshëm të të ardhurave.
RRËF/EJ kal., ~EVA, ~YER. 1. Tregoj, kallëzoj; vet. veta III tregojnë, thonë,
flasin. Rrëfej një ngjarje. Rrëfen bukur. Rrëfejnë shumë gjëra për të. E ç’nuk
rrëfejnë! 2. I them dikujt diçka zakonisht të fshehtë ose që ai nuk e di; kallëzoj;
tregoj. Ia rrëfeu të gjitha nënës. Rrëfejnë mëkatet/fet. I rrëfeu edhe zorrët e barkut
dikujt ia tha edhe gjërat më të fshehta vetjake. 3. I shpjegoj dikujt diçka që ta dijë
e ta mësojë; e drejtoj dikë për atje ku duhet; tregoj (edhe fig.). U rrëfeu detyrën. I
rrëfeu udhën e së vërtetës. 4. Ia paraqit dikujt një gjë për ta parë, për t’u njohur me
të a për të gjykuar për të; zbuloj diçka që shihet; tregoj. I rrëfeu rrobat. Na rrëfeu
muzeun.
RRËFEHEM vetv. 3. fig. I tregoj dikujt diçka të fshehtë për veten, i zbuloj me
zemër në dorë të metat a fajet, i hapem; fet. I tregoj priftit për ato që kam bërë a
kam menduar në kundërshtim me besimin fetar, duke u paraqitur i penduar e duke
kërkuar falje për to.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
142
- Për të paraqitur: Rrëfej se kjo është e vërteta (pohoj). Të rrëfej unë sesi ndodhi
(tregoj). Rrëfehem se e gjithë kjo që ndodhi ishte për fajin tim. Po të rrëfehem me
zemër në dorë…
- Për akte deklaruese: Para këtij gjyqi rrëfej se jam fajtor. Rrëfej mëkatet e mia…
Rrëfehem para jurisë duke marrë përsipër fajin e plotë.
TËR/HEQ kal., ~HOQA, ~HEQUR. 8 edhe fig. E marr përsëri diçka që kam
dhënë; e rishikoj diçka që kam thënë më parë, e heq. E tërhoqi padinë. E tërhoqi
urdhërin (kërkesën, lutjen).
- Për të paraqitur: E tërheq atë që thashë. E tërheq pretendimin tim për …
- Për akte deklaruese: Tërheq padinë. Tërheqim trupat nga territori i huaj.
VËRTET/OJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. Pohoj se diçka është e vërtetë pasi e kam
shqyrtuar ose e kam kontrolluar; provoj me fakte, me dëshmi a me prova
vërtetësinë e diçkaje; tregoj se një dokument është i saktë dhe ka vlerë të plotë
duke e nënshkruar. E vërtetoi me shkrim. E vërtetoi dyshimin.
Pës. VËRTETOHET.
- Për të paraqitur: Vërtetoj pretendimin tënd se kjo punë mund të ishte bërë më
mirë. E vërtetoj edhe unë këtë fakt (pohoj).
- Për akte deklaruese: Vërtetoj se student X ka ndjekur dhe ka shlyer provimet e vitit
të parë. Vërtetohet se personi me emrin … është i njëjti me … Vërtetoj se kopja
është bërë në bazë të origjinalit.
Nuanca e dytë “provoj me fakte, me dëshmi a me prova vërtetësinë e diçkaje” e
kuptimit të parë shënon një veprim, i cili nuk mund të jetë ilokutiv, sepse ka lidhje me
arsyetimin dhe jo thjesht me të folurit.
LË kal. LASHË, LËNË. 4.edhe fig. I jap diçka një tjetri për ta ruajtur a për ta
përdorur; ia jap dikujt si trashëgim; i besoj a i ngarkoj një punë a një detyrë, i
jap një porosi, një këshillë etj.; bised. Ia jap a ia shes dikujt. I la çelësin. Ia ka lënë
babai. Lë në trashëgim… Nuk e lë më lirë? S’i la gjë pa thënë e qortoi. 8. edhe
fig. I jap mundësi dikujt të bëjë diçka, nuk e pengoj; lejoj; kund. Ndaloj. E la të
shkojë. Nuk e lë të pijë raki. I lë dorë të lirë e lejoj të veprojë lirisht. Lë të
kuptohet.
Për të udhëzuar: Të lë të shkosh. Të lë të merresh me këtë çështje. Të lë porosi të
shkosh sot në …
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
143
Për akte deklaruese: Unë X, i lë djalit tim, të gjithë pasurinë… Pronat e mia ia lë
në adminishtrim X. Ambientin me sp. X m2 ia lë në shfrytëzim…
Gjatë analizës së foljeve për të dalluar ato njësi kuptimore që karakterizohen nga
disa (më shumë se një) funksione të ndryshme ilokutive janë dalluar, ndër të tjera,
edhe kuptime të foljeve (kryesisht me strukturë të gjerë kuptimore), në të cilat ato
(foljet) shërbejnë për të formuar togje me vlerë foljore. Kështu, të përdorur së bashku
me emra, këto folje formojnë togfjalësha me vlerë foljore, të cilat lidhen si nga
kuptimi, ashtu dhe nga ana fjalëformuese, me emrat përkatës. Këto togfjalësha
shprehin qëllime ilokutive të caktuara dhe mund të përdoren me një funksion të
caktuar ilokutiv në kuadrin e një thënieje performative. Në fjalor këto njësi semantike
shpjegohen në këtë mënyrë:
BË/J kal., ~RA, ~RË. 9. bised. Them, përgjigjem; paraqit një lutje, parashtroj një
kërkesë etj., i dërgoj, i drejtoj dikujt. Të bëj një lutje (një telegram). Bëj kërkesë.
Bëj pyetje. Bëj ftesë. I bëj të fala. Bëj thirrje. I bëj zë e thërres; e lajmëroj.
VË kal. VURA, VËNË. 22. Përdoret së bashku me disa emra me ose pa parafjalë
dhe formon me ta togfjalësha me kuptimin e foljeve, që kanë lidhje fjalëformuese
me këta (edhe në një varg njësish frazeologjike). Vë bast. Vë në be. Vë në dijeni.
Vë në diskutim. Vë në dyshim. S’i vë faj. I vë faj. Vë kusht. S’e vë në llogari. Vë
shpresat.
MARR kal., MORA, MARRË. 16. Përdoret me emra për të formuar togfjalësha
me vlerë foljesh, të cilat lidhen si nga kuptimi ashtu dhe nga ana fjalëformuese me
emrat përkatës (edhe në një varg njësish frazeologjike). Marr guximin guxoj.
Marr nën mbrojtje mbroj. Marr përsipër. Marr parasysh. Ma merr mendja.
Marr me mend kuptoj. Marr për të mirëqenë. Marr nën mbrojtje. Marr përsipër.
JAP kal., DHASHË, DHËNË. 4. Ia besoj dikujt një punë, një detyrë etj., ia
ngarkoj, ia vë diçka si detyrim, si dënim etj; ia bëj të ditur një gjë, parashtroj;
përçoj diçka; nxjerr diçka që u drejtohet të tjerëve dhe ua paraqit atyre për ta
njohur, për ta zbatuar etj. Dha një goditje dënimi/sport. Jap lajmin. Jap sqarime
(prova). I jap shenjë (shenja) i njoftoj me shenja, ia bëj me shenjë. I jap
emërimin. Jap një vendim vendos për diçka. Jap një urdhër urdhëroj. Jap
pëlqimin tim. Jap komandën komandoj. Jap lejë lejoj. I jap fjalën (besën). I jap
dorën (fig.). Jap llogari.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
144
SHPREH kal., ~A, ~UR. 1. Shfaq me fjalë ose me mënyra të tjera mendimet,
ndjenjat, përshtypjet e mia; tregoj; vet. veta III pasqyron, mëshiron. Shpreh
besimin (bindjen, mendimin). Shpreh gëzimin (habinë, zemërimin, keqardhjen,
kundërshtimin).
SHPREHEMI vetv. 1. Shpreh mendimet, ndjenjat a pikëpamjet e mia; vet.
veta III pasqyrohet, mëshirohet. U shprehën me fjalët më të mira. Nuk di të
shprehet. … U shpreh gjenia e popullit.
Togjet dhe shprehjet frazeologjike me vlerë performative (disa shembuj prej të
cilave janë dhënë më sipër) janë përmendur në këtë punim si njësi të veçanta, bashkë
me foljet e klasave ku bëjnë pjesë dhe sipas funksioneve të tyre ilokutive.
III. 4. Elemente të tjera leksikore me funksion performativ
Qysh në sprovat e para për të përvijuar dallimin midis thënieve konstatuese
dhe thënieve performuese, Ostini synon veçimin dhe analizën e atyre elementeve
(leksikore, gramatikore, fonologjike) që, veçmas apo edhe së bashku, do të mund ta
shprehnin këtë dallim. Më tej, klasifikimin e akteve ilokutive ai e bazon në
klasifikimin e foljeve ilokutive sipas kuptimeve dhe funksioneve të tyre në shprehjet
ku përdoren. Veçimi i foljeve si mjet për dallimin e forcës ilokutive të thënies ka të
bëjë me aftësinë e kësaj klase për të mbartur kuptimin e veprimit të kryer në atë që
thuhet. Në shqipe, sikurse edhe në gjuhë të tjera, kuptimi i veprimit mund të shprehet
edhe nëpërmjet elementeve të tjera leksikore (që i përkasin klasave të tjera leksiko-
gramatikore) që në përgjithësi kanë lidhje prejardhjeje me foljet (emra, mbiemra).
Gjithashtu, shprehja e subjektit (folësit) mund të bëhet (të implikohet) edhe përmes
elementeve leksikore që shprehjen e subjektivitetit e kanë në thelb të dallimit si
kategori më vete (pjesëzat modale dhe pasthirrmat).
Në hulumtimin e elementeve performative nga fjalori i gjuhës shqipe, është
parë se elementet performative jofolje u përkasin disa kategorive të ndryshme leksiko-
gramatikore. Më kryesoret janë: grupi i emrave dhe i mbiemrave performativë (dhe i
disa ndajfoljeve), i pjesëzave dhe i pasthirrmave. Secili nga këto grupe është parë dhe
trajtuar kryesisht për dallimet që shfaqin në kuptimin e tyre dhe në lidhje me llojin e
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
145
aktit të drejtpërdrejtë që performohet në përdorimin e tyre në kuadër të funksionit
performativ të frazës.
Thëniet performative kushtëzohen nga përdorimi i foljeve performative në
njërën nga format e performatives në shqipe (siç janë dhënë më sipër). Kalimi i
kuptimit dhe i funksionit performativ nga folja tek elementet e tjera, emra dhe
mbiemra kërkon, gjithashtu, përdorimin e tyre në formën e performatives. Pra, folja e
thënies performative (që në këto raste nuk është një folje performative) duhet të jetë,
gjithsesi, kryesisht në të tashmen, veta I dhe II215
, numri njëjës (por edhe shumës),
mënyra dëftore, forma veprore. Ndërsa rolin e emërtimit të llojit të aktit ilokutiv të
performuar në shqiptimin e thënies, rol të cilin në thëniet me folje performative e luan
po folja, e merr emri ose mbiemri që është në përbërjen e kësaj thënieje.
Duhet theksuar se përdorimi performativ i emrave dhe mbiemrave është
relativisht më i kufizuar në krahasim me përdorimin e foljeve. Megjithatë, edhe ndër
këto njësi, disa prej tyre kanë përdorim më të theksuar performativ, pra, dalin si
performative në një numër më të madh kontekstesh. Pjesa tjetër e shfaqin vetinë e
performatives në më pak raste, madje për disa ky status mund të quhet i
diskutueshëm.
III. 4. 1. Emra me funksion performativ
Duke u nisur nga lidhja që emrat performativë kanë kryesisht me foljet
performative, me kuptimet dhe me funksionet e tyre ilokutive janë dalluar dy grupe
kryesore:
a- Emra të parmë (ose jo të parmë), prej të cilëve janë formuar foljet performative, si
p.sh., akuzë, amnisti, apel, arsye, be, besë, dorëzanë, faj, ftesë, garant, këshillë,
kritikë, lajm, leje, nder, padi, porosi, respekt, sfidë, siguri, theks etj.
b- Emra të prejardhur të veprimit që vijnë nga foljet, si p.sh., të akuzuarit, angazhim,
apelim, aprovim, autorizim, betim, bindje, cilësim, deklaratë, deklarim, denoncim,
dënim, dëshmi, dyshim, falenderim, falje, kërkesë, konsideratë, kundërshtim,
lavdërim, lutje, mbështetje, mendim, miratim, nderim, ndjesë, njoftim, përgëzim,
215
Vihet re se në këto raste përdorimi i vetës së dytë dhe madje edhe i vetës së tretë është më i
shpeshtë. Lidhja me vetën e parë (folësin) mund të bëhet edhe përmes treguesve të tjerë si p.sh.,
përemrave pronorë: mendimi im është…, ke pëlqimin tim, sipas supozimit tim…, kjo është përgjegjësia
jote, me lejen tuaj … etj.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
146
përshëndetje, premtim, propozim, pyetje, supozim, thirrje, urdhër, urim, vlerësim,
zotim etj.
Sipas funksionit që marrin në ligjërim emrat performativë, sikurse dhe foljet
performative, mund të klasifikohen sipas llojit të aktit që performohet në përdorimin e
tyre brenda statusit të performatives. Të grupuara sipas klasave të akteve të të folurit
që performohen, mund të përmenden emra performativë që shërbejnë:
Për të paraqitur
Arsye 2 (kam arsye të mendoj se … arsyeja më thotë se … ), bindje 2
(kam/formoj/shpreh bindjen se … ), deklaratë/deklarim (deklarimi im në lidhje me
çështjen është… nuk është në fjalor), gjasë (me gjasë, ka gjasë, sipas gjasës…),
gjykimi 1,2, (gjykimi im më thotë se …, sipas gjykimit tim…), komunikim 2 (sipas
komunikimit të bërë…), konstatim, lajm (jap lajmin se…), lajmërim 1,2 (bëj
lajmërimin për …), mendim 4 (jam i mendimit se, kam mendimin se…), mendje 2
(ma thotë mendja se…, sipas mendjes sime…), njoftim (jap njoftim se…),
përgënjeshtrim (jap/bëj përgënjeshtrimin e …), pohim (bëj pohimin se …, sipas
pohimit…), siguri 2 (kam/jap siguri për …), sqarim (jap sqarimin e, për …),
supozim (sipas supozimit tim …), shpallje (jap, bëj shpalljen se…), theks 5 (vë
theksin në …) etj.
Për të udhëzuar
Këmbëngulje (e kërkoj me këmbëngulje, këmbëngulja ime është për…), leje (me
leje…, me lejen tuaj…, ju jap leje të …), lutje (ju drejtoj lutjen…, kam një lutje…),
ndalim (ndalim kalimi, qarkullimi), ofertë (kuptimi ilokutiv nuk është në fjalor)
(oferta ime është për…, ju bëj një ofertë për…), orientim 3 (jap orientimin për …
sipas këtij orientimi…), paralajmërim (ky është paralajmërimi i fundit, mbani
parasysh paralajmërimin…), porosi (këto janë porositë e fundit për…, ju japim
porosi që …), pretendim (kam pretendimin se …, pretendimet tona janë…),
propozim (kam propozimin se…, propozimi ynë është për …), pyetje (kam pyetje
për…, ju drejtoj pyetjen…), rekomandim (me rekomandimin… jap rekomandimin për
…), udhëzim (udhëzimet e mia për… janë …), urdhër (jap urdhër për, urdhri im
është …) etj.
Për t’u zotuar
Angazhim (marr angazhim që… , tregoj angazhimin tim për…), betim 1,2 (bëj betim
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
147
për…), dorëzanë (bëhem/hyj dorëzanë për …), garanci (jap garanci për …, kjo është
një garanci për …), garant (bëhet/hyn garant, dal garant për…), garantues (bëhem
unë garantuesi, dal garantues për …), premtim (ke premtimin tim, ky është premtimi
im), zotim (marr zotim që…, ke zotimin tim për…) etj.
Për të shprehur ndjenjat, qëndrimet etj.
Aprovim (jap aprovimin tim për …, ke aprovimin tim), të drejtë (ke të drejtë, të jap
të drejtë për…), dyshim (kam dyshimet e mia për …, vij me dyshimin se ...), faj (ky
është faji yt/im, të bëj ty me faj për…), të fala (u jep/bëj të fala, keni të falat e mia),
falënderim (falënderime të përzemërta, keni falenderimet tona), falje (keni faljen
time, ju kërkoj falje/të falur për…), guxim (marr guximin për …), kënaqësi (kam
kënaqësinë…, me kënaqësi…), keqardhje (ndiej, shpreh keqardhje, me keqardhje të
thellë…), konsideratë (me konsideratën time më të lartë, kam konsideratë për…),
kritikë (bëj kritikë për…, kjo është kritika ime për…), kundërshtim (kam
kundërshtime për …, shpreh kundërshtimin tim ndaj …), lavdërim (ke lavdërimet
tona, të shpreh lavdërimet e të gjithëve për…), mbështetje (ke mbështetjen time),
miratim (ke miratimin tim, të jap miratimin për …), mirënjohje (me mirënjohje të
thellë, në shenjë mirënjohjeje. të shpreh mirënjohjen time për …), nderim (nderimet e
mia! me nderime juaji…), ndjesë (kërkoj ndjesë, keni ndjesën time…), ngushëllim (ju
shpreh ngushëllimet e mia, ngushëllime!), pëlqim (jap pëlqimin tim për …, ke
pëlqimin tim të plotë …), përgëzim (përgëzime! të dërgoj përgëzimet e mia.),
përkrahje (ke përkrahjen time), respekt (kam respekt për …, ndiej një respekt të
thellë …), simpati (të shpreh simpatinë time, ke simpatinë e …), urim (urime të
përzemërta, urime për …, urimet e mia), vërejtje (kam vërejtje për …, vërejtja ime
është…), vlerësim (vlerësimet e mia, merr vlerësimin tim për …) etj.
Për të deklaruar
Akuzë (ngre akuzën e …, pranoj akuzën), amnisti (përfitojnë nga amnistia…), apel 2
(bëj apel për…), autorizim (keni autorizim për …), dënim (i jepet dënimi…),
denoncim (bëj denoncim), dëshmi (jap dëshmi për …), fajtor (ju deklaroj fajtor për
…), padi (ngre padi ndaj…), peticion (bëj peticion për…), trashëgim (i lë trashëgim
…), vendim (zbatoj vendimin, vendimi hyn në fuqi menjëherë), votë (vota ime është
për …, jap votën për) etj.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
148
III.4. 2. Mbiemra me funksion performativ
Pjesa më e madhe e mbiemrave me funksion performativ janë mbiemra të
prejardhur nga foljet, kryesisht, përmes:
a) Paranyjëzimit të pjesores: akuzuar (i,e), angazhuar (i,e), autorizuar (i,e),
besuar (i,e), bindur (i,e), çliruar (i,e), detyruar (i,e) , ditur (i,e), emëruar (i,e), falur
(i,e), ftuar (i,e), garantuar (i,e), kënaqur (i, e), lutur (i,e), ndaluar (i,e), nderuar (i,e),
ngarkuar (i,e), penduar (i,e), përjashtuar (i,e), shpallur (i,e), udhëzuar (i,e),
urdhëruar (i,e)
b) Paranyjëzimit të temës (të shkurtuar ose jo) të foljes duke i shtuar dhe
prapashtesën –shëm: arsyesh/ëm (i), ~me (e), detyruesh/ëm (i), ~me (e), dënuesh/ëm
(i), ~me (e), diskutuesh/ëm (i), ~me (e), këshilluesh/ëm (i), ~me (e), pëlqyesh/ëm (i),
~me (e), pranuesh/ëm (i), ~me (e) etj.
c) Një pjesë e vogël e mbiemrave performativë janë të prejardhur nga emra apo
ndajfolje gjithashtu, performative: kritik, kundërt (i,e) qartë (i,e), sigurt (i,e),
përgjegjës, pozitiv etj.
Mbiemrat e formuar nga pjesorja në planin leksikor, vetëm në përdorime të
caktuara kanë vlerë të përfunduar mbiemërore, kurse, kur përdoren në funksionin e
cilësorit të veçuar ose edhe të cilësorit të drejtpërdrejtë, por të shoqëruar nga
rrethanorë të ndryshëm, nga ana kuptimore janë më afër pjesores, pra, megjithëse
përshtaten në të gjitha kategoritë me emrin përkatës, për hir të origjinës së tyre foljore,
kanë më fort kuptim foljor, sesa të një tipari. Për këtë flasin qartë edhe marrëdhëniet e
tyre sintaksore: jeni i lutur të merrni pjesë në …; jemi të nderuar të …; jeni i çliruar
nga detyrimet; është e shpallur tashmë se… etj216
.
Edhe mbiemrat e tjerë prejfoljorë që formohen me anë të prapashtesave janë
kuptimisht të lidhur me kuptimin e foljes. Kështu, p.sh., mbiemrat e formuar me
prapashtesën –shëm, p.sh., detyruesh/ëm (i), ~me (e) ka kuptimin që duhet bërë a
zbatuar, dënuesh/ëm (i), ~me (e) ka kuptimin që duhet të dënohet, këshilluesh/ëm (i),
~me (e) ka kuptimin që mund të këshillohet etj. Pra, kuptimi i mbiemrit është i
diktuar, jo nga kuptimi i formantit fjalëformues, por nga semantika e foljes prej nga
vjen.
Në lidhje me llojin e aktit që performohet në thënie të caktuara që i përmbajnë,
216
Dhrimo, A., Formimi i mbiemrave në gjuhën e sotme shqipe, në Çështje të gramatikës së shqipes së
sotme II, Botim i Akademisë së Shkencave, f. 141-188, Tiranë, 1975.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
149
mbiemrat performativë dalin gjithashtu, në disa funksione ilokutive:
Për të paraqitur
Arsyesh/ëm (i), ~me (e) (e quaj (e gjej) të arsyeshme), bindur (i,e) (jam i bindur se
… ), ditur (i, e) (kjo është e ditur, është e ditur se…), qartë (i,e) (është e qartë se …),
sigurt (i,e) (jam i sigurt se…), shpallur (i,e) (është e shpallur tashmë se…) etj.
Për të udhëzuar
Çliruar (i,e) (jeni i çliruar nga detyrimet: nuk është në fjalor), ftuar (i, e) (jeni i ftuar
të merrni pjesë në …: mbiemri nuk është në fjalor), këshilluesh/ëm (i), ~me (e) (është
e këshillueshme që…), lejuesh/ëm (i), ~me (e) (është një gjë e lejueshme, është e
lejueshme që …), lutur (i,e) (jeni i lutur të merrni pjesë në …), ndaluar (i,e) (është e
ndaluar të…), ngarkuar (i,e) (jeni i ngarkuar me detyrën…), ngulmues (jam
ngulmues në këtë drejtim), udhëzuar (i,e) (jeni i udhëzuar që …: nuk është në fjalor),
urdhëruar (i,e) (jeni i urdhëruar të …: nuk është në fjalor) etj.
Për t’u zotuar
Angazhuar (i,e) (jam i angazhuar në kryerjen e … : nuk është në fjalor), garantuar
(i,e) (është e garantuar se …), përgjegjës (je përgjegjëse për …) etj.
Për të shprehur ndjenjat, qëndrimet etj.
Besuar (i,e) (e kam të besuar, është i besuari im), dënueshëm (i), ~me (e) (kjo është
një sjellje e dënueshme, është e dënueshme që …), diskutuesh/ëm (i), ~me (e) (kjo
zgjidhje/tezë është e diskutueshme), falur (i,e) (je i falur për… qoftë e falur), kënaqur
(i, e) (jam i kënaqur për …), kritik (e shoh me sy kritik …, jam kritik për …), kundërt
(i,e) (qëndrimi im është i kundërt me…), mirënjohës (të jam mirënjohës për …,
mirëseardhur (i,e) (je i mirëseardhur), nderuar (i,e) (jeni i nderuar… jemi të
nderuar të … i nderuari mik!), pëlqyesh/ëm (i), ~me (e) (sjellja jote është e
pëlqyeshme, është e pëlqyeshme që …), pozitiv (kam një mendim pozitiv në lidhje me
çështjen, shprehem pozitiv për …), pranuesh/ëm (i), ~me (e) (kjo është një
zgjidhje/marrëveshje e pranueshme), dakord (jam dakord: nuk është në fjalor),
kundër (jam kundër …, votoj kundër: edhe si deklaruese), pro (jam pro…, votoj pro:
edhe si deklaruese) etj.
Për të deklaruar
Akuzuar (i,e) (jeni i akuzuar për shpërdorim të detyrës: nuk është në fjalor),
autorizuar (i,e) (jeni i autorizuar të merrni pjesë në kongresin e …: nuk është në
fjalor), detyruar (i,e) (jeni i detyruar të paraqiteni…), detyruesh/ëm (i), ~me (e)
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
150
(është e detyrueshme paraqitja …), emëruar (i,e) (jeni i emëruar: nuk është në
fjalor), paditur (i,e)II (jeni i paditur për…), penduar (i,e) (jam i penduar për…),
përjashtuar (i,e) (nuk është në fjalor).
III. 4. 3. Pjesëza
Në leksikun dhe në gramatikën e gjuhës shqipe pjesëzat janë dalluar si mjete
leksikore, kuptimi dhe përdorimi i të cilave në ligjërim i jep atyre statusin e një prej
mjeteve treguese të forcës ilokutive.
Funksioni ilokutiv i pjesëzave del më i qartë në disa prej tyre (në shumicën e
pjesëzave modale dhe shprehëse); në disa të tjera ky funksion zbehet ose del si
funksion i dorës së dytë (në grupin e pjesëzave përcaktuese-saktësuese). Pjesëzat (në
përgjithësi, pjesëzat modale217
) mund të përdoren edhe si të mëvetësishme, me vlerën
e një thënieje performative. Kështu, duke thënë “po”, folësi ka përdorur një nga
mënyrat për të shprehur performativen “Unë miratoj (pohoj) se…” ose “Unë pranoj
të …”; duke thënë “ndoshta” ose “mbase” folësi ka shprehur performativen “Unë
besoj se …” ose “Dyshoj se …” , pra, folësi ka pohuar mundësinë e kryerjes së një
veprimi apo të ekzistencës së një fakti të caktuar; duke thënë “jo” mund të shprehet
performativja “Kundërshtoj për …” ose “Nuk pranoj të …”; përdorimi i pjesëzës
pyetëse ë? zëvendëson performativen që emërton dhe kryen një akt të pyetjes; etj.
Gjatë analizës ilokutive të kësaj klase është vënë re se mund të bëhen disa
dallime në lidhje me funksionet ilokutive të pjesëzave të veçanta duke u mbështetur
në llojin e aktit që performohet në përdorimin e tyre. Ndër më kryesoret janë dallimet
sipas këtyre grupeve:
a- Grupi i pjesëzave që shërbejnë për të pyetur a për të grishur (duke shprehur edhe
dyshimin e folësit) si p.sh., aIII, as, eV, ëII, gjë, kushedi 2, le, mbase, mos, ndofta
(ndoshta), pa, sikur, vallë, them 9 (si pj.) etj.
Këto pjesëza shfaqin një karakteristikë të përbashkët duke u përdorur kryesisht,
në fjali pyetëse, pra, shërbejnë si tregues dhe mjet i performimit të akteve të të
pyeturit, por edhe të akteve të të grishurit, të cilat përfshihen në klasën e udhëzueseve.
217
Në traditën e studimit të gramatikës së shqipes grupi i pjesëzave modale përfshin ato pjesëza që
shërbejnë për të shprehur qëndrimin e folësit ndaj një a më shumë mendimeve, ndaj vërtetësisë së një
ngjarjeje a dukurie të realitetit objektiv.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
151
P.sh., A je si je? Kështu janë të rinjtë, a? E, do të shkosh, si thua? E? Si do të bëjmë?
Ë?- pyeti ai përsëri. Nuk do të vijë, ë! Po sikur të jetë kështu si thotë ai? Mos vallë
shkuan ata? Mos ndofta s’e di? Mos janë vëllezër? Ç’të ketë ndodhur vallë? Mbase
mund t’ia thuash ti? Kushedi nëse është e vërtetë? Di gjë ti? Thua ta gjejmë (të jetë)?
Përjashtim bëjnë pjesëzat sinonime ndofta, mbase, kushedi dhe pjesëza sikur, të
cilat mund të përdoren edhe në fjali jopyetëse218
apo që nuk përbëjnë akte të të
pyeturit ose të të grishurit. P.sh., Mbase ka të drejtë. Ndofta është kjo e vërteta që
kërkojmë. Kushedi pse s’erdhi. Vallë e di (mbase nuk e di)! Sikur nuk u kënaq. Duke
qenë se në këto përdorime ato shërbejnë për të shprehur thjesht dyshimin apo
pasigurinë e folësit, jashtë kuadrit të pyetjes, thëniet mund të klasifikohen si akte
shprehëse219
. Edhe në rastet kur pjesëzat ndofta, mbase, kushedi mund të përdoren si
të mëvetësishme, pra, me vlerën e një fjalie ose me vlerën e një akti të të folurit, me
përdorimin e tyre folësi performon gjithashtu, një akt shprehës. P.sh., - U ndeshët me
Skënderbeun? – pyeti jeniçeri. – Ndoshta. – Mos janë vëllezër? – Kushedi… S’e mbaj
mend. – E mbaj unë. – Mbase. etj.
Pjesëza mos ka një përdorim mjaft të gjerë edhe në fjali jopyetëse duke u dhënë
fjalëve kuptim mohues ose fjalive mohuese ngjyrimin e urdhrit, të ndalimit, të
qortimit apo të këshillës, si në shembujt: Mos kalo! Mos u zini! Mos bërtit! Mos u
merr me thashetheme! Të mos e lëmë punën e sotme për nesër. Ajo mund të përdoret
edhe më vete më vlerën e një fjalie mohuese kur i drejtohemi dikujt për të parandaluar
a për të udhëzuar ndërprerjen e një veprimi. P.sh., Mos, se do biesh. Mosni bre burra,
nuk bën kështu! Mos! etj.
Pjesëzat as, le, pa kanë gjithashtu një përdorim të dallueshëm nga pjesa tjetër e
pjesëzave të këtij grupi, pasi në asnjë rast nuk përdoren për të pyetur.
Pjesëzat as dhe pa përdoren për ta paraqitur urdhrin zakonisht në formë dëshire,
nxitjeje e lutjeje220
. P.sh., As ia merr një kënge. As vini edhe ju me mua. Pa nisu tani.
Pa shih edhe ti një herë. etj. Në këtë mënyrë ato shërbejnë për të treguar shkallën e
forcës ilokutive të akteve që përfshihen brenda udhëzueseve, p.sh., për të bërë
dallimin midis urdhrit Më thuaj, … dhe kërkesës Pa më thuaj, … apo nxitjes ose
218
Angoni, E., Pjesëzat, Çështje të fonetikës dhe të gramatikës së shqipes së sotme, Tiranë, 1972, f.
325. 219
Kjo duket edhe në përfshirjen e mëposhtme të tyre brenda grupit të pjesëzave me funksion shprehës. 220
Angoni, E., Pjesëzat, Çështje të fonetikës dhe të gramatikës së shqipes së sotme, Tiranë, 1972, f.
326.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
152
lutjes As më thua, … etj.
Pjesëza le gjithashtu, përdoret për të dhënë një urdhër a një udhëzim në mënyrë të
zbutur ose për të bërë një kërkesë a një grishje si nxitje, si lejim, si pëlqim, si miratim
etj., pra, për të performuar kryesisht, akte udhëzuese dhe njëkohësisht për të
përcaktuar një shkallë relativisht të ulët të forcës së shprehjes së vullnetit të folësit.
P.sh., Le të nisen sa më parë! Le të hidhemi në një çështje tjetër! Le të shkojnë. Le të
mos u pëlqejë! etj.
b- Pjesëzat që shërbejnë për të shprehur qëndrimet e folësit (miratim, mohim,
dyshim, siguri), si p.sh., ëhëII, jo, kushedi, mbase, ndofta (ndoshta), sigurisht,
patjetër, po, posiI1, sikurII, si urdhëron, tamam, etj;
Përdorimi i këtyre pjesëzave në fjali (si fjali të mëvetësishme ose si pjesë e
fjalive) është një tregues për thënie që përbëjnë akte shprehëse të drejtpërdrejta. P.sh.,
Të pëlqen?- Ëhë (po, posi). Jo, rri këtu! Jo, jo, mos e bëj! Kushedi kur ka ndodhur.
Mbase ka të drejtë. Patjetër që do të vij. – E kuptove? – Po. Po, m’u kujtua. Ke
fëmijë?- Kam, posi. Do ta bëjë? – Sigurisht. Sikur di gjë ti! Ah, sikur të isha atje! Si
urdhëron, ashtu është. Tamam ashtu është. etj.
Gjatë përdorimit të shpeshtë disa nga pjesëzat që bëjnë pjesë në këtë grup kanë
zhvilluar strukturën semantike të tyre duke fituar kuptime të ndryshme. Për rrjedhojë,
ato kanë më shumë se një funksion të dallueshëm ilokutiv. P.sh., pjesëza posi përdoret
për të shprehur ose për të përforcuar pohimin a miratimin për diçka të sigurt
(sinonime e pjesëzave po, patjetër, sigurisht) – Do të vish? - Posi. – Mua më foli? -
Ty, posi. – Ke fëmijë? - Kam, posi. – Kanë ardhur të gjithë? – Kanë ardhur, posi. Por,
kjo pjesëz përdoret edhe për të shprehur qesëndi, tallje, si në shembujt: Posi more, të
vij edhe unë dashke ti! Posi, na mbushe mendjen! etj., si dhe për të shprehur
mosbesim dhe habi për diçka që thuhet (me kuptimin si kështu?, vërtet kështu?) si në
shembujt: Posiii, ishte martuar, po kur? Posi, si nuk e kuptova?!
Pjesëza sikur përdoret për t’i dhënë një fjalie sidomos një fjalie thirrore ose
dëshirore, një ngjyrim dyshimi, mosbesimi pasigurie, ironie etj., si p.sh., Sikur nuk u
kënaq. Sikur di gjë ti! Sikur s’po vjen. etj., por edhe për të përforcuar një dëshirë a një
kërkesë që duket si e paplotësueshme etj. , si në shembujt: Ah, sikur të isha atje!
Sikur ta mendonin të gjithë njëlloj! etj.
Pjesëza jo gjithashtu, ka disa përdorime të dallueshme njëri nga tjetri. Ajo
përdoret për të mohuar, kundërshtuar, për të mos pranuar etj. atë që është thënë më
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
153
parë; (edhe me vlerën e një fjalie). P.sh., Jo, aspak. – Do të vish? – Jo. Jo, jo, mos e
bëj! Jo, rri këtu! etj. Një kuptim tjetër i pjesëzës jo i referohet përdorimit të saj me
vlerën e një fjalie mohuese, për të shprehur pasiguri a dyshim ose për të detyruar
dëgjuesin të përgjigjet. P.sh., E patë apo jo? Të thashë apo jo? Kështu është apo jo?
etj. Një tjetër përdorim mjaft i njohur i kësaj pjesëze del për të tërhequr vëmendjen e
bashkëbiseduesit, por edhe për të shprehur habi, mosbesim, mospërfillje, pakënaqësi
etj. P.sh., Jo ore, vërtet?! Jo moj, ç’na thënke! Po si jo!/ iron. Si jo më mirë s’ka ku të
vejë më mirë. etj. Në rastet kur ajo është pjesë e fjalive dëftore e humbet aftësinë për
të shprehur qëndrimit të folësit dhe për të emërtuar aktin e performuar (si akt të
mohimit, kundërshtimit apo mospranimit). P.sh., Një herë po një herë jo. S’thotë as
po, as jo. Jo i mirë. Jo pa qëllim. Jo më kot. etj.
Me funksione të ngjashme me pjesëzën jo del edhe pjesëza po. P.sh., Do të
shkosh? – Po. – E kuptove? – Po. – Po, do të vijë. Po, m’u kujtua. Po vërtet, ishin dy.
Po more, e ditke ti! Po si je? Po kush ta tha? Ti je me ne, po? Po ajo gjë. Po ai njeri.
etj.
Siç u vu në dukje edhe më lart, pjesëzat dyshuese kushedi, mbase, ndofta
(ndoshta), sikur kanë funksion të dyfishtë: pyetës dhe dyshues. Në fjali pyetëse ato
shërbejnë si një tregues i fortë për të dalluar akte të të pyeturit, madje edhe akte të të
grishurit. Kur nuk përdoren në fjali pyetëse, por në fjali dëftore ose thirrore del më në
pah shprehja e dyshimit, pasigurisë, mosbesimit dhe e mundësisë duke theksuar
karakterin shprehës të akteve që performohen në shqiptimin e thënieve që i
përmbajnë221
.
c- Grupi i pjesëzave që dalin me funksionin e shprehjes apo përforcimit të ndjenjave
dhe emocioneve të folësit dhe që në traditën e studimit të gramatikës së shqipes
trajtohen si grupi i pjesëzave emocionuese-shprehëse. Në këtë grup bëjnë pjesë ç’, de,
ja, lum, mjerë, pa, pra, se, seç, si etj., si dhe disa shprehje që përdoren me vlerën e një
pjesëze, si p.sh., e po, ja që, le që, pa le etj.
Dalja në fjali e këtyre pjesëzave bëhet gjithashtu tregues për akte shprehëse,
por në këto raste jo të shprehjes së qëndrimeve, por të shprehjes së ndjenjave dhe
emocioneve të folësit. P.sh., Ç’u kënaqa! Ç’na mërzitën! Mjaft, de! Ja ç’na qenka! Ja
ç’vete bën! Lum nëna që të ka! Lum e lum për ne! Mjerë ata, ç’i gjeti! E për kë fliste
pa! Pa –pa, sa ftohtë bën! Eja, pra, se na vonove! Kush e besonte se?! Punonin e ç’të
221
Shembujt janë dhënë më lart.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
154
punuar se! Seç këndon bilbili! Si s’paska! Si kështu! E po si ty nuk do të bëhem de!
Ja që kjo ndodhi dhe s’kemi ç’bëjmë! Le që ti gjithmonë pengesë je bërë! Edhe guxon
e flet, pa le! etj.
Shpesh, lloji i ndjenjës së shprehur përcaktohen nga njohja e kontekstit. Pra, e
njëjta pjesëz mund të shërbejë për të shprehur ndjenja dhe emocione të ndryshme.
P.sh., pjesëza ç shërben për të theksuar habinë, gëzimin, kënaqësinë, keqardhjen, si në
shembujt: Ç’u kënaqa! Ç’na mërzitën! Ç’erë e mbarë! etj., por edhe për të shprehur
mohim a mospërfillje si në shembujt: Ç’ia vë re! Ç’e pyet kot! Ç’e dëgjon atë! etj.;
pjesëza ja përdoret për të shprehur habi, kënaqësi, zemërim, përçmim etj., p.sh., Ja
ç’na qenka! Ja dhe shpikja jote! Ja ç’vete bën! Ja që të duhet ta bësh! Ja që
hë!/bised. s’ke çbën! etj.
III. 4. 4. Pasthirrma
Pasthirrmat janë mjete të posaçme, të sajuara për shprehjen e ndjenjave dhe
janë pjesë përbërëse e fjalorit të një gjuhe. Ato shërbejnë për t’i shprehur drejtpërdrejt
ndjenjat e folësit, prandaj dallohen nga fjalët e tjera, kuptimi i të cilave ka lidhje me
shfaqjen e ndjenjave, si p.sh., foljet çuditem, habitem, gëzohem etj., apo edhe
mbiemrat i çuditur, i habitur, i gëzuar etj.
Pasthirrmat janë fjalë që nuk emërtojnë, ndaj shpesh, karakterizohen nga
shumëkuptueshmëria, dhe jo rrallë e njëjta pasthirrmë mund të shprehë sipas
kontekstit dhe intonacionit, jo vetëm ndjenja të ndryshme, por edhe të kundërta. Duke
qenë karakteristike për gjuhën e folur, kuptimi i tyre shpesh qartësohet nga
intonacioni i veçantë, me të cilin shqiptohen. Pra, intonacioni përkatës, konteksti i
shoqëruar nganjëherë edhe me mimikë dhe gjeste të caktuara, u jep mundësinë
pasthirrmave që të shprehin ndjenja dhe ngjyrime të ndryshme emocionore. P.sh.,
pasthirrma aIV përdoret kur shprehim habi, gëzim, miratim, pakënaqësi, mospërfillje,
qortim, qesëndi, zemërim, kundërshtim etj.; pasthirrma ëhë përdoret kur shprehim
keqdashje, përbuzje, mospërfillje, dyshim, habi etj. ose keqardhje, dëshpërim a
pendim; pasthirrma heu përdoret kur shprehim dhembje të madhe, keqardhje të thellë,
habi, gëzim, ose admirim për dikë a për diçka etj.
Pasthirrmat mund të përdoren me vlerën e një thënieje më vete ose me vlerën e
një thënieje të palidhur sintaksorisht brenda një fjalie. Me vlerën e një thënieje të
veçantë pasthirrmat përdoren gjerësisht për ndërtimin e fjalive nxitëse- thirrmore dhe
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
155
thirrmore si në shembujt Bah! Hëm! Gatitu! Gëzuar! Ju faleminderit! Përgëzime!
Urdhëroni! etj. Ndërsa, me vlerën e një thënieje të palidhur brenda fjalisë, pasthirrmat
shërbejnë për të shprehur më qartë ndjenjat e folësit dhe për të theksuar përmbajtjen
emocionuese të fjalisë, si në shembujt U, ç’është ajo fjalë. E, ç’e gjeti të ziun! Obobo
sa qenka! Oh, sa shumë të kam pritur! Shëëët! Mos kthe fjalë. Ua, si qenka bërë! etj.
Duke marrë përsipër që domethënien ta përqasim me funksionin ilokutiv të
pasthirrmave (kur ato përdoren si thënie më vete, por edhe brenda një thënieje tjetër
që plotëson kuptimin e tyre) dallohen në shqipe disa grupe pasthirrmash që shërbejnë
si tregues të posaçëm të forcës ilokutive të thënies, pjesë e së cilës ato janë.
Siç u vu në dukje edhe më lart, e njëjta pasthirrmë mund të shprehë ndjenja,
emocione dhe qëndrime të ndryshme, dhe njëkohësisht, pasthirrma të ndryshme mund
të shprehin të njëjtën ndjenjë, emocion apo qëndrim të folësit në një kontekst të
caktuar dhe të shqiptuara me intonacion të njëjtë apo të ngjashëm. Si shembuj për
pasthirrmat me kuptim dhe përdorim të papërcaktuar mund të përmenden: pasthirrma
a, e cila përdoret kur shprehim habi, gëzim, miratim, pakënaqësi, mospërfillje, qortim,
qesëndi, zemërim, kundërshtim etj; pasthirrma e, e cila përdoret kur shprehim habi,
kur ndodhemi para diçkaje të papritur a të padëshirueshme, kur kujtohemi papandehur
për diçka, si edhe kur shprehim gëzim, kënaqësi, miratim etj. ose kur shprehim
dhembje, hidhërim, keqardhje, zemërim, qortim etj; pasthirrma oh, e cila përdoret kur
shprehim lodhje, dhembje trupore a shpirtërore, habi, tronditje, frikë dëshirë, kënaqësi
a gëzim për diçka etj.
Veç pasthirrmave me domethënie të paqëndrueshme, kuptimi i të cilave
përcaktohet nga konteksti e intonacioni, gjuha shqipe ka edhe pasthirrma me
domethënie pak a shumë të qëndrueshme e të përcaktuar222
. Pasthirrma të tilla janë:
au, eu, oj, ou, pa, u, ua, uh, të cilat shprehin habinë e folësit; aha, bah, ehe, ahu, ohu,
të cilat shprehin mosbesim a mospërfillje; oho, ohoho, të lumtë, urra, të cilat shprehin
gëzim dhe kënaqësi; bobo, bubu, korba, kuku, obobo, qyqja, ububu, e zeza, të cilat
shprehin frikë apo hidhërim etj.
Me domethënie më të qëndrueshme dhe më të përcaktuar dalin në përdorim
sidomos pasthirrmat nxitëse: forca, hë, hop, oburra, sus, shët, ej, ore, moj, pëst, etj.
dhe pasthirrmat që shprehin përshëndetje të ndryshme, tek të cilat elementet përbërëse
222
Gramatika e gjuhës shqipe (Vëllimi I), Morfologjia, Botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë, 2002,
§ 12.2.2.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
156
nuk e kanë humbur kuptimin leksikor dhe në këtë mënyrë kuptimi dhe përdorimi i
tyre është plotësisht i përcaktuar.
Për të ilustruar përdorimin e pasthirrmave në ligjërim si dhe, për të provuar një
lloj qasjeje pragmatike ndaj këtyre elementeve leksikore në shqipe, është parë e
arsyeshme që në përgjithësi ndarja në grupe sipas funksionit ilokutiv të shoqërohet me
shembuj të ndryshëm të marrë nga teksti i gramatikës, fjalori dhe ligjërimi i
përditshëm.
Pasthirrma për shprehje të ndjenjave, emocioneve dhe qëndrimeve të
folësit
Pasthirrmat që në shqipe përdoren kryesisht për shprehje të ndjenjave,
emocioneve dhe qëndrimeve të folësit mund të mbahen si një tregues i sigurt për akte
të drejtpërdrejta shprehëse. Kjo do të thotë se prania dhe përdorimi i tyre në ligjërim,
pavarësisht kuptimit të qëndrueshëm apo jo të tyre, përbën një tregues të fortë që na
drejton te të kuptuarit e thënieve që i përmbajnë si akte të kësaj klase.
Ndër pasthirrmat shprehëse më të përdorura janë:
AIV: A, kush paska ardhur! A, sa e bukur qenka! A, në të zënça! A, mos më
pyet! A, këtë dashke ti! A, jo, këtë nuk e pranoj. A, po, m’u kujtua! Mos u
mërzit, a derëbardhë! Ç’u bëre, a i vrarë! Mirë, a të keqen nëna!
Ah: Ah, ç’më gjeti! Ah, ti qenke?! Ah, sa i lumtur jam! Ah, jo! Ah, për pak
harrova!
Aha: Aha, po, më erdhi ndër mend! Aha, tashti e kuptova! Aha s’na doli gjë!
Aha, nuk e arrin dot!
Bah: Bah, ç’janë ato që thua?! Bah, si fryka era!
Bobo (bubu, obobo): Bobo, sa thellë qenka! Bobo, kush shkon përsëri?!
EVI: E, kush na erdhi! E, më ju lumtë dora! E, si nuk e lajmëruam që dje! E,
ç’e gjeti të ziun!
Ehu: Ehu, paske shumë llafe! Ehu, edhe ti gjithnjë po këto gjëra thua!
ËIII: Ë, sa u kënaqa. Ë, po m’u kujtua tashti.
Ëhë: Ëhë, le ta përsëritë po të dojë! Ëhë, deri aty paska shkuar puna!
HajII: Haj, medet! Haj, e mjera unë!
Hej: Hej thëllëzë e malit! Hej, ç’ditë e bukur! Hej, ç’të kënduar! Hej, more
hej! Hej, medet! Hej dreq!
Heu: Heu, ç’ e paska gjetur! Heu, ç’male të larta!
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
157
Hëm: Hëm! Kërkon të ikë prej këtej! Hëm! Qenke edhe brisk nga goja! Hëm!
Si t’ia bëj?
Lumtë (të): Të lumtë dora (goja)! Ju lumshin krahët (këmbët)! Të lumtë o
djalë!
Obobo (bobo): Obobo, ç’e gjeti të mjerin! Obobo sa qenka! Obobo kush shkon
edhe një herë atje!
OIV: O, unë i mjeri (i gjori)! O, po ç’është kështu me ty?! O, sa mirë bëtë që
erdhët!
Oh: Oh, u këputa! Oh, plasa nga vapa! Oh, sa keq më vjen! Oh, ç’më gjeti!
Oh, sa më çuditi! Oh, sa të vijë ajo ditë! Oh, sa shumë të kam pritur!Oh, sa u
kënaqa! Bëri oh psherëtiu.
Ohó: Oho, sa e mirë është! Oho, po na vjen djali! Oho, u kujtova se ku e kam
lënë!
Ohú: Ohu, ajo punë ka marrë fund me kohë! Ohu, sa të mira na ka bërë ai!
Ohu, sa mund të të tregoja për to. Ma ka thënë, ohu. shumë kohë më parë.
OíII: Oi, sa më dhemb! Oi, unë e shkreta! Oi, na çudite me ato që na the!Oi,
edhe ti me këto gjëra. Oi, sa na mërzite!
OjII: Oj, sa u tremba! Oj, kush paska ardhur! Oj, kjo iu ngrit mendja! Oj, ia
paske vënë syrin?! Oj, oj, na shitka edhe mend! Oj, të rrahur që i bëri!
PaIV: Pa na i thuaj! Pa mendoni pak! Pa eja këtu! Mirëpo kush besonte pa? E
për kë fliste pa! Dhe ç’miell pa!
UIV (ua, ah): U, more djalë! U, sa më gëzove! U, prit se do të të jap diçka. U,
sa më dhemb! U, të shkretën!
UaII: Ua, sa bukur! Ua, si qenka bërë!
Ububu: Ububu, sa më dhemb! Ububu, ç’e gjeti!
Uf: Uf, unë e mjera! Gjallë qenka? Uf, sa vapë!
Uh: Uh, sa më dhemb! Uh, se plasa!
Urra: Urra përpara! Urra!
YII: Y sa i pacipë! Y, sa qenka!
Këtu bëjnë pjesë pjesë edhe përdorime pasthirrmore të emrave si: korba, qyqja
etj. apo të mbiemrave, si: i ziu/e zeza, i shkreti/e shkreta, etj., të cilat nuk janë të
pasqyruara në fjalorin e shqipes.
Pasthirrma për të kumtuar lutje, thirrje, nxitje, urdhra dhe komanda
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
158
Pasthirrmat që në gjuhën shqipe shërbejnë për të kumtuar lutje, thirrje,
nxitje, urdhra dhe komanda përfshihen në traditën e studimit të kësaj gjuhe në
grupin e pasthirrmave nxitëse. Brenda këtij grupi, pasthirrmat ndahen më tej në dy
nëngrupe: pasthirrma që shprehin thirrje dhe pasthirrma që shprehin nxitje, urdhër
ose lutje.
Kuptimi dhe përdorimi i këtyre pasthirrmave përbën një mjet tregues të
sigurt për t’i njohur thëniet që i përmbajnë si akte të klasës së udhëzueseve.
Ej: Ej, ti, largohu që aty! Ej, shpërndahuni!
Forc/ë,-a 8: Forca, jepi! Forca shokë, se edhe pak na mbeti!
Gatitu: Kompania, gatitu!
Hajde,~ni /Hajt: Hajde vetëm (me shokë).. Hajde këtu! Hajde baba të të tregoj
arat (vreshtin)! Hajde të shkojmë. Hajdeni të këndojmë (të vallëzojmë). (edhe
si shprehëse) Hajde t’ju rrojë! Hajde ç’vete! Hajde ç’trim ka qenë! Hajde
mendje, hajde. Hajde ta urdhërosh atë. Hajde mos e bëj po deshe.
He: Tungjatjeta, he burra! (edhe si shprehëse) He, sa u gëzova atë ditë! He,
çfarë djali ka! He, he s’kemi gjë në trastë. He, e djegtë flaka.
Hej: Hej, ku shkon? Hej, ti atje.
Hë,-ni: Hë, fol! Hë, se e e bën ti! Hëni more! Hë, ç’paska qenë ai! Hë, sa mirë
ta bëri! Hë, s’të pëlqeu?! (edhe si shprehëse) S’dua të vete, hë! Nuk e bëj, hë!
Për inatin tënd, hë!
Hop (Hopa): Edhe një herë… Hopa! Hopa, çohu!
Jap 13: Jepini, forca! Jepini, shokë!
Moj (ori, mori): Ç’thua moj?! Moj, me ty po flas! Mori gra, mblidhuni edhe
një herë!
More (Mo/Mor): Ku po shkoni, more?! Hajde shpejt, more djem! Mor po ti
s’qenke në terezi!
NaII: Na librin. Na dhe një. Na, more ti!
Ndal (përd. pasth.): Ndal!
O: Ngadalë, o, se na shurdhove! O, mjaft të thashë!
Or/Ore: Ngrehu, or ti! Ujku, ore, ujku në kope. Ore, mos ka ndonjë rrezik në
punë?
Pëst: Pëst! Pëst, këtej!
Qetësohu: Qeeetësohu! Toga, qetësohu!
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
159
SusII: Sus! Sus, ti atje, s’e kam me ty!
Shik/oj 6: Shiko ç’trima që janë! Shiko ç’sy (ç’flokë)! Shiko si mburret! Shiko
kush na qenka!
Shët: Shëëët! Mos kthe fjalë. Shët!
Shoh 11: Shih ç’na bëri. Shih ç’i pjell mendja!
Të keqen: Pak ujë motër, të keqen!
Urdhëro,~ni: Urdhëro…? Urdhëroni një kafe! Urdhëro ulu! (edhe si
shprehëse) Urdhëro, gjej vend tani! Mirë se na urdhërove!
Pasthirrma që shprehin përshëndetje, urime, mirënjohje, ngushëllime
mallkime, sharje etj.
Grupi i pasthirrmave që përdoren dhe shprehin përshëndetje, urime,
mirënjohje, mallkime, sharje, ngushëllime etj., janë njohur qysh në fillimet e
studimeve në fushën e teorisë së akteve të të folurit si disa nga format më të spikatura
të akteve shprehëse. Brenda këtij grupi përshëndetjet mund të dallohen nga pjesa
tjetër e pasthirrmave si një nëngrup më vete. Përmenden këtu: Falëmeshëndet!
Lamtumirë! Mirëdita! Mirëmëngjesi! Mirupafshim! Mirë se erdhe! Përshëndetje!
Tungjatjeta!
Pjesa tjetër e këtij grupi të pasthirrmave përfshin pasthirrmat që shërbejnë për
të shprehur mirënjohjen e folësit, një urim, një ngushëllim, keqardhjen, një sharje, një
mallkim etj. Sipas tematikës së tyre këto pasthirrma mund të ndahen në:
- Pasthirrma për urim dhe mirënjohje: Faleminderit! Ju faleminderit për fjalët
e mira. Gëzuar Vitin e Ri! Gëzuar ditëlindjen! Gëzuar! Lavdi kujtimit të të rënëve!
Paç mbarësi! Me mbarësi! Të shkoftë (të vaftë) mbarë! Mbarë paç! Të vaftë mbarë!
Udha e mbarë! Dita e mbarë! Puna e mbarë! Udha e mbarë! Pastë këmbën e mbarë!
Nderimet e mia! Me nderime, juaji…! Përgëzime! Përgëzimet e mia! Ke uratat e mia!
Paç uratën! Qofsh me nder! Me nder qofsh! Rroftë e trashëgoftë! Rrofsh e qofsh!
Rrofsh sa malet! T’ju rrojë me jetë të gjatë! T’i rroni nënës e babait! Shëndet! Me
shëndet! Shëndet e të mira! Qofsh me shëndet! Të paça me shëndet! Me trashëgime!
U trashëgofshi! Të rroni dhe të trashëgoni! Udhembarë! Vafsh shëndoshë! Mirë se na
urdhërove!
- Pasthirrma për ngushëllim dhe keqardhje: Më falni! Më ndjeni! Më vjen keq!
Ju pastë lënë uratën! Të rroni vetë!
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
160
- Pasthirrma për sharje dhe mallkime: Turp të kesh! Mallkuar qofsh! E përlaftë
mortja!
III. 5. Mjete të tjera treguese të forcës ilokutive
III. 5. 1. Llojet e fjalive, mënyra e foljeve dhe llojet e akteve të të folurit në
gjuhën shqipe
Duke pasur parasysh kryesisht klasifikimin e Sërlit, mund të vendosen disa
paralele midis llojeve të fjalive dhe llojeve të akteve të të folurit, për të analizuar
mënyrën e foljes si një kriter i rëndësishëm për klasifikimin e llojeve të fjalive dhe,
njëkohësisht, si një prej mjeteve që ndihmojnë në përcaktimin e forcës ilokutive të
thënieve në gjuhën shqipe.
a) Studentët do të paraqiten në provim me kartë identiteti.
b) A do të paraqiten studentët në provim me kartë identiteti?
c) Studentë, në provim do të paraqiteni me kartë identiteti.
Studiuesit e teorisë së akteve të të folurit ballafaqojnë tri llojet kryesore të
fjalive për të vënë në dukje një fakt interesant, që lidh dallimet midis llojeve të fjalive
me dallimet midis akteve të të folurit. Ata vënë re se përmbajtja propozicionale e tri
thënieve (fakti i paraqitjes së studentëve në provim me kartë identiteti) është e njëjtë,
ndërsa forca ilokutive është e ndryshme dhe, për këtë arsye, performimi i secilës prej
fjalive përbën një akt të foluri të ndryshëm nga tjetri. Faktorët gjuhësorë dhe
kontekstorë,që përcaktojnë këtë dallim, janë ata që tregojnë sesi mund të kuptohet
përmbajtja propozicionale, pra, ç’lloj akti ilokutiv performon folësi në shqiptimin e
fjalisë. Që këtej del se meqë përcaktimi i atyre faktorëve (elementeve) gjuhësore, të
cilët lidhen me funksionin ilokutiv të shprehjes së llojeve të ndryshme të fjalive në
gjuhën shqipe.223
Është vënë re se thelbi i klasifikimit të akteve ilokutive në kuadër të
teorisë së akteve të të folurit (SAT) është, gjithashtu, edhe thelbi i klasifikimit të
fjalive sipas llojit të kumtimit në gramatikën tradicionale. Në këtë drejtim gjuhët
indoevropiane shfaqin një prej ngjashmërive të shumta, duke dalluar në përgjithësi tri
grupe të mëdha të fjalive (angl. sentential mood): dëftoret, pyetëset dhe urdhëroret.
Më në brendësi të këtij argumenti është vënë në dukje se një nga mjetet për të
bërë dallimin midis llojeve të ndryshme të fjalive është shprehja e modalitetit, pra të
223
Sikurse janë vënë në dukje edhe nga studimet në gjuhë të ndryshme, të tillë elemente merren
fleksioni, struktura, rendi i fjalëve, intonacioni, pjesëzat etj.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
161
shprehurit e qëndrimit të folësit ndaj asaj që kumton, në lidhje të ngushtë me realitetin
objektiv. Ky qëndrim i folësit në gjuhën shqipe mund të shprehet me mjete të
ndryshme gjuhësore: me anë të mënyrave të foljes224
, me anë të foljeve me vlerë
modale, me anë të pjesëzave modale.
Sipas Sërlit225
, mënyra e foljes është një nga mjetet që përcaktojnë forcën
ilokutive të një thënieje, ndërsa më vonë, ai dhe Vandervekeni226
theksojnë se mënyra
e foljes së bashku me kontekstin, luajnë rol vendimtar në përcaktimin e forcës
ilokutive. Bah dhe Harnish227
e konsiderojnë mënyrën e foljes si shprehje të sjelljes
ndaj vërtetësisë së një fakti, ndërsa më tej, Harnish228
e trajton atë si një fakt sui
generis, si një mjet, që përcakton në mënyrë të drejtpërdrejtë forcën ilokutive
potenciale të një fjalie. Siç është përmendur edhe në kapitullin e dytë, sipas
Vunderlishit229
, dallimi midis llojeve të fjalive do të përbënte një ndër katër kriteret e
klasifikimit të akteve të të folurit. Kështu, aktet e të folurit mund të klasifikohen sipas
shenjuesve kryesorë gramatikorë dhe gjegjëseve funksionale në një gjuhë të caktuar.
Në anglisht, këta shenjues janë llojet kryesore të fjalive. Kështu, fjalia pyetëse
përdoret për akte të të pyeturit; fjalia urdhërore për akte udhëzuese; fjalia dëftore për
akte paraqitëse dhe gjithashtu, forma e performatives, për akte deklaruese Sipas
këtyre pikëpamjeve, të cilat tashmë kanë krijuar një traditë në fushë të studimit të
akteve të të folurit, llojet e fjalive dhe lidhur me to, edhe mënyra e foljes, tregojnë se
ç’lloj akti ilokutiv i drejtpërdrejtë mund të performohet në shqiptimin e një fjalie.230
224
Sipas “Gramatikës së gjuhës shqipe”, kategoria gramatikore e mënyrës shpreh lidhjen e veprimit të
emërtuar nga folja dhe realitetit objektiv. Folësi pra, shpreh qëndrimin e tij të emërtuar nga folja, duke
e paraqitur atë si të vërtetë, të mundshëm, të dëshirueshëm, etj. Sipas kuptimeve modale dhe formave
gramatikore përkatëse, në gjuhën shqipe ka 6 mënyra të foljes: dëftore, habitore, lidhore, kushtore,
dëshirore, urdhërore. 225
Searle J. R., Speech Acts: An Essay in the Philosophy of Language, Cambridge: Cambridge
University Press, 1969, f. 30. 226
Searle, J. R. Vanderveken, D., Foundations of illocutionary logic, Cambridge: Cambridge
University Press, 1985, f. 2-3. 227
Bach, K. Harnish, R. M., Linguistic Communication and Speech Acts, Cambridge, Mass.: MIT
Press, 1979. 228
Harnish, R., Mood, Meaning and Speech Acts, në S. Tsohatzidis (ed.), Foundations of Speech Act
Theory: Philosophical and Linguistic Perspectives, Routledge, London, f. 407-459. 1994, 229
Wunderlich, D. “Methodological remarks on speech act theory”. In: J. Searle, F. Kiefer and M.
Bierwisch (eds.). Speech Act Theory and Pragmatics. Dordrecht: D. Reidel Publishing, 1980, f . 297-
298. 230
Analiza kufizohet vetëm te aktet direkte të të folurit, pasi aktet e tërthorta të çdo lloji mund të
performohen përmes shqiptimit të çdo lloj fjalie në çfarëdo mënyre të foljes.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
162
III. 5. 1. 1. Treguesit e fjalive dëftore dhe lidhja e tyre me aktet e të folurit
Fjalitë dëftore përdoren kryesisht për të performuar akte të tilla, si: të pohuarit,
të deklaruarit e një fakti, të shpallurit e një qëndrimi, të pretenduarit, të dhënit e një
verdikti etj., por, gjithashtu, edhe për të premtuar diçka, për të akuzuar dikë, për të
kritikuar, për të garantuar mbi një fakt etj., duke përfshirë aktet e të folurit, që
trajtohen brenda klasës së paraqitëseve, zotueseve dhe deklarueseve. Qëllimet
ilokutive të këtyre klasave janë që bëjnë folësin të marrë përsipër vërtetësinë e faktit
të shprehur (paraqitëset); ta bindin (angazhojnë) dëgjuesin për rrjedhën e ardhshme të
veprimit (zotueset); që folësi të deklarojë veprimin (kryerjen e veprimit)
(deklarueset).
Fjalia dëftore e ka përgjithësisht foljen (kallëzues, këpujë a gjymtyrë kryesore)
në mënyrën dëftore, e cila tregon në përgjithësi një fakt real. Gjithashtu kallëzuesi
mund të jetë edhe në mënyrën habitore a në kushtore, ose, kur fjalia është e varur edhe
në lidhore231
:
Unë mendoj ndryshe. Jam i sigurt për këtë, që thashë. E shpall të pandehurin të
pafajshëm. Të premtoj se nuk do të përsëritet më. Ti je fajtori për këto, që ndodhën.
Nuk veprove drejt. Ai do të jetë këtu nesër në mbrëmje. Mirë e paske menduar. I
mbetka qejfi për hiç gjë. Po të ishe larguar, nuk do ta shihje këtë skenë. Të këshilloj
të kthehesh para se të vijë profesori.
III. 5. 1. 2. Treguesit e fjalive pyetëse dhe lidhja e tyre me aktet e të folurit
Me anë të fjalive pyetëse folësi kërkon të mësojë diçka prej bashkëbiseduesit a
bashkëbiseduesve, diçka që nuk e di a që s’e di në mënyrë të plotë, ose do që të
sigurohet për vërtetësinë e një fakti që njeh232
. Këto fjali përdoren për të performuar
akte, si: të drejtuarit e një pyetjeje, të kërkuarit e një informacioni të caktuar, paraqitja
e temës së një diskutimi etj., akte që Sërli i trajton si një nënlloj brenda udhëzueseve.
Është parë e udhës që nënlloji i akteve që performohen me shqiptimin e fjalive
pyetëse (edhe pse do të nënrenditet në klasën e udhëzueseve), të paraqitet me
emërtimin akte pyetëse të sugjeruar nga Vunderlishi, sipas të cilit, ky “nënlloj” i ka të
231
Gramatika e gjuhës shqipe (Vëllimi II), Sintaksa, Tiranë: Botim i Akademisë së Shkencave, 2002: §
4.3. 232
Po aty, § 4.7.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
163
gjitha veçoritë dhe treguesit gramatikorë për t’u trajtuar si një klasë më vete233
.
Mënyra e foljes nuk vlen si një nga kriteret e dallimit të fjalive pyetëse, pasi ky kriter
zëvendësohet plotësisht nga intonacioni, pikësimi, fjalët pyetëse dhe rendi i fjalëve.
III. 5. 1. 3. Treguesit e fjalive urdhërore dhe lidhja e tyre me aktet e të
folurit
Fjalitë urdhërore në traditën e shqipes njihen si fjalitë dëshirore e nxitëse; janë
fjalitë që shprehin vullnetin e folësit në formë dëshire apo kërkese për realizimin ose
mosrealizimin e një veprimi a të një gjendjeje. Edhe pse janë përfshirë në kornizat e
një grupi të fjalive, dallimet e rëndësishme midis dy nënllojeve sugjerojnë analiza të
veçuara pragmatike.
III. 5. 1. 3. 1. Fjalitë nxitëse
Fjalitë nxitëse, të cilat përfshihen në klasën e udhëzueseve, shërbejnë për të
shprehur kërkesën e qartë të folësit për realizimin ose mosrealizimin e diçkaje dhe që
japin shfaqje të ndryshme të vullnetit të tij, që prej urdhrit të prerë deri te propozimi,
porosia, këshilla, lutja, pranimi etj., duke performuar në shqiptimin e tyre akte të tilla,
si: të urdhëruarit, të komanduarit, të kërkuarit, të bërit thirrje, të sugjeruarit, të
udhëzuarit, të luturit, të ftuarit (të propozuarit) për të bërë diçka, të lypurit, të
përgjëruarit, të lejuarit, të këshilluarit etj.
Qëllimi ilokutiv i kësaj klase ka të bëjë me përpjekjen e folësit që ta bëjë
dëgjuesin të kryejë diçka. Në fjalitë nxitëse përdoret zakonisht mënyra urdhërore, por
edhe lidhorja e tashme, sidomos kur është fjala për një veprim a gjendje të vetës së
tretë njëjës a shumës ose të vetës së parë shumës; gjithashtu, edhe në të ardhmen e
mënyrës dëftore në vetën e dytë njëjës e shumës, apo edhe në të tashmen e kësaj
mënyre, në vetën e parë shumës234
:
Mu përgjigj! Afrohuni pa frikë. Merre në telefon sa më shpejt. Mos dil para të
madhit. Le të shkojmë tani. Grupi i parëtë drejtojë pyetjen e rradhës. Të kthehemi në
temë. Nesër në mëngjes do të paraqitesh te drejtori. Do të shkosh aty ku shkojnë të
gjithë. Çohemi. Fillojmë mbledhjen.
233
Wunderlich, D. “Methodological remarks on speech act theory”. In: J. Searle, F. Kiefer and M.
Bierwisch (eds.). Speech Act Theory and Pragmatics. Dordrecht: D. Reidel Publishing, 1980, f. 296. 234
Gramatika e gjuhës shqipe (Vëllimi II), Sintaksa, Tiranë: Botim i Akademisë së Shkencave, 2002: §
4.6.2.1.2. – 4.6.2.1.4.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
164
III. 5. 1. 3. 2. Fjalitë dëshirore
Fjalitë dëshirore shprehin një fakt të dëshiruar prej folësit, diçka që folësi do
që t’i ngjasë (ose të mos i ngjasë) atij, bashkëfolësit apo një tjetri. Këtu hyjnë urimet,
mallkimet, sharjet, përshëndetjet etj. Këto akte të të folurit Sërli i ka klasifikuar në
grupin e shprehëseve. Qëllimi ilokutiv dhe gjendja psikologjike e shprehur është e
dëshira e folësit që të ndodhë (apo të mos ndodhë) diçka. Lidhur me këtë, ato shfaqin
në njëfarë mase edhe drejtimin e përshtatjes nga fjala drejt botës. Për shkak të
karakterit të theksuar shprehës, nënlloji i fjalive dëshirore mund të përqaset më tepër
dhe më saktë me klasën e shprehëseve.
Kallëzuesi i fjalive dëshirore është zakonisht në mënyrën dëshirore, por edhe
në lidhore (lidhore-habitore) dhe në ndonjë rast, në kohë të ndryshme të dëftores235
:
Na u trashëgofshin e na u shtofshin si zgjoi i bletës. Të vaftë mbarë. U shoftë fara e
armikut. Të qoftë udha e mbarë e qofsh me nder. Sikur të kisha edhe unë njohjet e
saj. Të bëhet një herë siç themi ne, pastaj shohim. Të kishte thënë një fjalë të paktën!
Ta paskësha njohur më parë! Ah, që s’kishte edhe ai fuqinë e kreshnikëve!
III. 5. 1. 4. Treguesit e fjalive thirrmore dhe lidhja e tyre me aktet e të
folurit
Lloji i shprehëseve përqaset edhe me fjalitë që në shqipe trajtohen brenda
nënllojit të thirrmoreve dhe mund të jenë dëftore-thirrmore, pyetëse-thirrmore ose
dëshirore apo nxitëse-thirrmore.
Në traditën gramatikore të shqipes, me fjali thirrmore kuptohen vetëm ose
kryesisht fjalitë dëftore-thirrmore. Kjo shpjegohet me faktin se këto të fundit janë më
të përdorurat dhe, ndryshe nga llojet e tjera, janë qartësisht të dallueshme236
. Qëllimi
ilokutiv i akteve shprehëse është shprehja e gjendjes psikologjike të folësit për një
fakt të caktuar të shprehur në përmbajtjen propozicionale. Mënyra foljore më e hasur
është habitorja, por edhe dëftorja dhe lidhorja (zakonisht të shoqëruara me fjalë me
karakter të theksuar thirrmor):
235
Po aty: § 4.6.1. 236
Po aty: § 4.5.5.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
165
Qenka keq puna! Si e mbake mend! Ardhka çdo ditë në të njëjtën orë. Paska marrë
erë muhabeti! S’bën fare për këtë pozicion! Ua si ngatërrohen gjërat! Ç’ia bëre
mirë! Një djalë aq i sjellshëm të përgjigjet në atë mënyrë!
Fjali pyetëse-thirrmore janë një pjesë e madhe e reagueseve dhe e fjalive
pyetëse retorike, por, gjithashtu, mjaft herë edhe fjali të ndryshme pyetëse të
mirëfillta237
Këto fjali shprehin më shumë qëndrimin afektiv të folësit sesa një pyetje,
pra karakteri thirrmor është më i theksuar dhe fakti i shprehur në to nuk është i
panjohur:
E ku ta di unë! Ç’nuk i pjell mendja asaj! Kush pyet për mua! Nga nuk ka qenë! A
nuk është për të vënë kujën?! Paske ardhur?! Të presim edhe ne?! U bëka edhe
kështu?!
Fjalitë thirrmore (dëftore-thirrmore dhe pyetëse-thirrmore) dalin shpesh si fjali
eliptike a të pagjymtyrëzueshme, kjo për arsye të shprehshmërisë dhe karakterit të
tyre të thukët, p.sh., Sa turp! Ah! Urime! E tmerrshme! Çudi! Si?! Tani?! Akoma
këtu?!
Duke qenë se shprehin gjithmonë një fakt të dëshiruar nga ana e folësit dhe jo
thjesht gjendjen e tij psikologjike për një fakt të realitetit, fjalitë, të cilat në traditën e
shqipes klasifikohen si dëshirore apo nxitëse-thirrmore, janë përjashtuar nga përqasja
e bërë më sipër dhe janë trajtuar përkatësisht si fjali dëshirore dhe nxitëse.
III. 5. 1. 4. Përmbledhje
Përfundimet janë paraqitur në mënyrë të përmbledhur në pasqyrën më poshtë:
Akti ilokutiv Qëllimi ilokutiv Lloji i fjalisë Mënyra e foljes (sipas
shkallës së
përdorimit)
Paraqitës Folësi të marrë
përsipër
vërtetësinë e faktit
të shprehur
Fjali dëftore -dëftore
-habitore
-kushtore
-lidhore (fjali e varur)
Udhëzues
Folësi të përpiqet
të bëjë që dëgjuesi
të bëjë diçka
Fjali nxitëse
Fjali pyetëse
-urdhërore
-lidhore (e tashme, v.
I,III)
237
Po aty: § 4.7.2.2.1.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
166
Pyetëse
Fjali pyetëse
-dëftore (e ardhme,
v.II)
----------------------------
Zotues Folësi ta bindë
dëgjuesin për
rrjedhën e
ardhshme të
veprimit
Fjali dëftore -dëftore
-habitore
-kushtore
-lidhore (fjali e varur)
Shprehës Folësi të shprehë
gjendjen
psikologjike të
përcaktuar në
kushtin e
sinqeritetit për
faktin e shprehur
Fjali dëshirore
Fjali thirrmore
(dëftore
thirrmore, pyetëse
thirrmore)
-dëshirore
-habitore
-dëftore
-lidhore (shoqëruar me
fjalë thirrmore)
Deklarues Folësi të deklarojë
kryerjen e veprimit
Fjali dëftore -dëftore
Nga kjo pasqyrë përmbledhëse bëhet edhe më e qartë se mënyra e foljes në
gjuhën shqipe përfaqëson një kriter të rëndësishëm klasifikimi, duke qenë e lidhur
drejtpërdrejt me veprimin e shprehur nga folja, por, natyrisht, që nuk mund të jetë i
vetëmjaftueshëm për të mbështetur klasifikimin e llojeve të fjalive dhe klasifikimin e
akteve të të folurit. Për përcaktimin e forcës ilokutive të një thënieje në shqipe, ky
mjet lipset të shoqërohet dhe të plotësohet nga elemente të tjera gjuhësore, si:
intonacioni (i shoqëruar me pikësimin), rendi i fjalëve, fjalët ndihmëse (pyetëse,
thirrmore), forma e performatives si dhe nga konteksti i realizimit të fjalisë, shqiptimi
(angl. utterance) i së cilës do të përbënte një akt ilokutiv.
III. 5. 2. Intonacioni, theksi logjik dhe pikësimi
Intonacioni përfshin gjithë ato dukuri që mbeten po të heqim nga mjetet
prozodike të gjuhës tonet dhe llojet e ndryshme të theksave. Dukuritë prozodike që
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
167
veprojnë në nivelin e frazës janë: a) ndryshimet e lartësisë së tonit themelor gjatë
nyjëtimit të frazës; b) ndryshimet e shpejtësisë (tempit) së ligjërimit; c) ndryshimet e
cilësisë së zërit (timbrit); ç) pauzat e gjatësive të ndryshme dhe d) shenjat kufitare.
Intonacioni kryen disa funksione gjuhësore, ndër të cilët, më kryesoret janë: funksioni
formësues i thënies, funksioni dallues, funksioni i aktualizimit të thënies dhe
funksioni shprehës.238
Këto funksione lidhen në tërësi me realizimin e një thënieje dhe
me shprehjen e qëllimit të saj si një lloj akti ilokutiv.
Kështu, funksioni formësues apo aftësia për ta shndërruar një fjalë a grup
fjalësh në frazë (thënie) ndihmon në vendosjen e disa kufijve midis akteve ilokutive të
performuar gjatë rrjedhës së ligjërimit. Ky funksion ilustrohet në shembullin e sjellë
nga R. Memushaj për kompleksin tingullor apo njësinë leksikore zjarr, e cila, e
shqiptuar me një intonacion të caktuar, mund të kthehet në një thënie, kuptimi i së
cilës varet nga lloji i lakores melodike me të cilën shoqërohet239
. Funksioni shprehës,
emocionues shërben si mjet për të përcjellë qëndrimet dhe ndjenjat e folësit ndaj asaj
që kumton ose ndaj dëgjuesit, prandaj, mund të marrë dhe një rol përcaktues për llojet
e akteve ilokutive shprehëse.
Intonacioni vlen si një mjet për të dalluar llojet kryesore të thënieve. Ky
funksion bëhet i mundur në sajë të lëvizjes së lakores melodike, e cila mund të jetë
ngjitëse ose zbritëse. Lëvizja zbritëse ose intonacioni zbritës tregon karakterin e
përfunduar të thënies dhe është karakteristike për fjalitë dëftore. Intonacioni ngjitës
tregon karakterin e papërfunduar të thënies dhe karakterizon sintagmat dhe fjalitë
pyetëse.
Në paraqitjen dhe përshkrimin e lakoreve melodike të frazave në shqipe, R.
Memushaj ka veçuar, ndër të tjera, edhe disa lloje frazash, analiza e të cilave do të
ishte e dobishme për të njohur dhe veçoritë e intonacionit të thënieve që përdoren për
të performuar akte të drejtpërdrejta udhëzuese në gjuhën shqipe.
III. 5. 2. 1. Intonacioni i paraqitëseve, zotueseve dhe deklarueseve
Siç është parashtruar dhe analizuar në çështjen paraardhëse, tri nga klasat e
akteve të të folurit, paraqitëset, zotueset dhe deklarueset karakterizohen nga
performimi i një fjalie dëftore. Për këtë arsye, edhe intonacioni i këtyre frazave do të
238
Memushaj, R., Fonetika e shqipes standarde, Botimet Toena, Tiranë, 2009, f. 170-171. 239
Po aty, f. 171.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
168
jetë kryesisht, ai i frazës dëftore dhe në kushtet kur mungojnë studime të mirëfillta
akustike për secilën nga klasat apo llojet e akteve të të folurit, analiza e intonacionit të
frazës dëftore do të përfshijë analizën intonacionore të të trija klasave të
lartpërmendura.
Fraza dëftore shqiptohet me një intonacion tregues, zakonisht të qetë, të njëjtë,
me ritëm mesatar. Toni ulet në fund të fjalisë. Ai është më i lartë te fjala që mban
theksin logjik, kur ky është i ndjeshëm. Ky theks në frazat dëftore në të shumtën e
herës, është i mekët. Theksi logjik bëhet më i dallueshëm në frazat dëftore mohore
dhe gjithashtu, në frazat që performohen si akte zotuese. Vija intonacionore mund të
varet nga vendi i fjalës logjikisht të theksuar, që mund të jetë në krye, në mes,
ndonjëherë edhe në fund të fjalisë. Kur kjo fjalë është në krye, toni ngrihet në të,
pastaj ulet; intonacioni është zbritës. Kur fjala e theksuar është në mes, toni shkon
duke u ngritur gjer tek ajo, pastaj bie; intonacioni është ngjitës-zbritës. Kur është në
fund, zëri ngrihet disi në të, po jo në atë lartësi si në pozicionet e tjera; intonacioni
është ngjitës240
.
Në frazat dëftore pa theks logjik (që performohen kryesisht si akte paraqitëse
dhe deklaruese lakorja intonacionore nis lart dhe vjen duke rënë në mënyrë të
shkallëzuar drejt fundit të frazës.
Fraza dëftore shoqërohet në shkrim nga shenja asnjëanëse e pikës.
III. 5. 2. 2. Intonacioni i udhëzueseve
Aktet udhëzuese pyetëse dallohen nga llojet e tjera brenda grupit të
udhëzueseve. Në pjesën më të madhe të frazave pyetëse, me dhe pa rend të përmbysur
të kryefjalës dhe kallëzuesit; frazat pyetëse mohore dhe dyshuese, frazat pa fjalë
pyetëse, por me rend të përmbysur intonacioni është ngjitës. Dallimi midis këtyre
frazave shfaqet në nivelet e ngritjes së tonit. Kur intonacioni është mjeti i vetëm për të
bërë dallimin mes pyetjes dhe jo pyetjes (rasti i frazave pa fjalë pyetëse dhe i frazave
pa rend të përmbysur) toni ngrihet shumë dhe lakorja i afrohet nivelit maksimal të
lartësisë. Kur intonacioni nuk është mjeti i vetëm (rastet e tjera) toni nuk ngrihet aq
lart dhe, si rrjedhim lakorja melodike është më e ulët. Intonacioni i pyetëseve
240
Gramatika e gjuhës shqipe (Vëllimi II), Sintaksa, Tiranë: Botim i Akademisë së Shkencave, 2002, f.
123.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
169
shoqërohet në shkrim paraqitet kryesisht me pikëpyetje, por edhe me pikëpyetje dhe
pikëçuditje në rastet kur ato shprehin edhe një qëndrim afektiv.
Në disa grupe të tjera të frazave pyetëse, si: frazat me fjalë pyetëse, frazat
pyetëse të zhdrejta dhe frazat pyetëse me pyetje alternative, vihet re një lakore e
ngjashme me ato të frazave dëftore. Dallimi në këto raste vihet re te ngritja në një
nivel mjaft të lartë e tonit në fjalët pyetëse (për frazat me fjalë pyetëse) dhe,
gjithashtu, një ngritje e konsiderueshme te folja ose fjala pyetëse për frazat e tjera241
.
Frazat nxitëse, në dallim nga pyetëset, kanë një lakore zbritëse, të ngjashme
me lakoren e frazave dëftore, po në një nivel pak më të lartë. Lakoret e frazave nxitëse
paraqiten deri - diku ndryshe, në varësi të kuptimeve modale që shprehin: nëse
shprehin një urdhër kategorik, një urdhër të zbutur apo një urdhër në formë lutjeje242
.
Frazat nxitëse kanë shpesh karakter të dukshëm afektiv, duke marrë njëkohësisht edhe
karakter thirrmor, ndaj dhe në shqipe këto trajtohen si nxitëse-thirrmore. Në këto
raste, ndryshe nga kur karakteri thirrmor nuk është edhe aq i dukshëm, ato shoqërohen
me pikëçuditje. Karakteri thirrmor ose jothirrmor mund të varet nga shkalla e nxitjes,
situata në të cilën flet folësi dhe nga qëndrimi afektiv ndaj asaj që kumton243
.
III. 5. 2. 3. Intonacioni i shprehëseve
Klasa e akteve shprehëse përfshin performimin e frazave me karakter thirrmor
(fjalitë dëftore-thirrmore, pyetëse-thirrmore dhe fjalitë dëshirore). Frazat thirrmore
kanë ngjyrim të theksuar emocionor dhe mund të shoqërohen me pasthirrma ose me
pjesëza që shprehin emocione të ndryshme. Vija e tyre melodike paraqitet e çrregullt,
me një ngritje të tonit te fjala që shpreh vlerësimin afektiv të folësit dhe me rënie të tij
pas saj. Në frazat me pjesëza ose pasthirrma toni ngrihet te këto fjalë, pastaj mund të
ulet pas tyre ose mund të vijojë, gjë që varet nga prania ose mungesa e pauzës mes
tyre dhe fjalës ndjekëse244
.
Frazat dëftore-thirrmore karakterizohen nga intonacioni thirrmor me të cilin
shqiptohen. Toni është më i lartë, tendosja është më e madhe, zakonisht në fjalën që
jep shkas për qëndrim afektiv të folësit. Fjala përkatëse mund të jetë e vendosur në
krye, në mes ose në fund të fjalisë. Për pasojë, vija melodike mund të jetë zbritëse,
241
Po aty, f. 176. 242
Po aty, f. 178. 243
Gramatika e gjuhës shqipe (Vëllimi II), Sintaksa, Tiranë: Botim i Akademisë së Shkencave, 2002:
f.133. 244
Po aty, f. 179-180.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
170
ngjitëse-zbritëse ose ngjitëse. Në fund toni ulet, intonacioni bie jo shtruar si në fjalinë
dëftore, po prerazi. Ritmi është ose shumë i shpejtë ose përkundrazi i ngadaltë. Mund
të ketë fjali, ku karakteri thirrmor shtrihet në gjithë fjalinë, por edhe fjali, ku ai
implikon në mënyrë të veçantë një gjymtyrë245
. Karakteri thirrmor mund të
shoqërohet në shkrim nga pikëçuditja, por kjo shenjë dalluese mund të mungojë në
rastet kur ky karakter nuk është i theksuar.
Frazat pyetëse-thirrmore dallohen nga frazat pyetëse përgjithësisht mirë nga
intonacioni dhe në të shkruar nga pikësimi. Frazat pyetëse-thirrmore shqiptohen me
intonacion pyetës e thirrmor; ne fund të tyre vihet përgjithësisht pikëpyetja e ndjekur
nga pikëçuditja.
Për shkak të karakterit të theksuar emocionues, lakoret e intonacionit të
frazave dëshirore nuk paraqitin rregullsinë e frazave dëftore, pyetëse dhe nxitëse dhe
ngjajnë me lakoret e frazave thirrmore. Ato janë të çrregullta dhe, përgjithësisht, me
një ngritje të tonit te fjala që shpreh ngjyrimin afektiv. Pas këtyre fjalëve, toni mund
të ulet ose mund të vijojë, gjë që varet nga prania ose mungesa e pauzës deri te fjala
ndjekëse246
. Duke qenë se ato shprehin një fakt të dëshiruar prej folësit, fjalitë
dëshirore dalin (edhe më shpesh se nxitëset dhe pyetëset) si dëshirore-thirrmore dhe
në këto raste shoqërohen në shkrim nga pikëçuditja.
245
Gramatika e gjuhës shqipe (Vëllimi II), Sintaksa, Tiranë: Botim i Akademisë së Shkencave, 2002, f.
128.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
171
PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
Në përmbyllje të këtij punimi, në mënyrë të përgjithësuar, mund të nxirren
disa përfundime.
Vlen të veçohen disa nga përcaktimet më njohura për pragmatikën:
- Përcaktimi që e lidh pragmatikën me studimin e atyre lidhjeve mes gjuhës dhe
kontekstit, të cilat pasqyrohen edhe në strukturën e gjuhës.
- Përcaktimi që lidhet me rolin e kontekstit dhe të konceptit të përshtatshmërisë
ose ndryshe, i përmbushjes në teorinë pragmatike.
- Qasja që e lidh objektin e pragmatikës me studimin e kuptimit dhe sipas së
cilës, pragmatika është studimi i atyre aspekteve të kuptimit që mbeten jashtë teorive
semantike.
- Përcaktimi empirik sipas të cilit pragmatika është studimi i dëftimit,
implikimit, presupozimit etj., i akteve kumtuese dhe aspekteve të tjera të strukturës së
bisedës.
- Pragmatika është studimi i gjuhës nga këndvështrimi i përdoruesve, i
zgjedhjeve që ata bëjnë, i kufizimeve që ata hasin dhe i ndikimeve që ka te
pjesëmarrësit e tjerë përdorimi i gjuhës.
Në mënyrë të përmbledhur, teoria e akteve të të folurit lidhet me lindjen
dhe me zhvillimin e konceptit të aktit të të folurit, i cili shihet si njësi e përdorimit të
gjuhës. Ndër të parët që ka theksuar rëndësinë e studimit të kuptimit dhe të përdorimit
të gjuhës është Vitgenshtajni. Analiza e Vitgenshtajnit te “Hulumtime filozofike”247
vendos në qendër gjuhën e përdorimit të përditshëm dhe funksionin e saj duke hequr
dorë nga ndërtimi i një gjuhe ideale si nevojë për shprehjen filozofike. Teoria e tij
tregon rrugën e kalimit nga një teori e kuptimit si përfaqësim i objektit, në një teori të
kuptimit të fjalës si përdorimi i saj. Në këtë mënyrë, ai kërkon kalimin nga një kuptim
i vetëm ideal i sintaksës logjike në kuptime të pafundme të një gjuhe të gjallë.
Vitgenshtajni flet për një shumëllojshmëri të jashtëzakonshme të lojërave gjuhësore
dhe formave të jetës. Llojet e ndryshme të “lojërave të ligjërimit”, si p.sh., të dhënit
e një urdhri, të përshkruarit e një objekti, të raportuarit e një ngjarjeje, të formuluarit e
një hipoteze, të paraqiturit e rezultateve të një eksperimenti, të pyeturit, të
falenderuarit, të luturit etj., të përmendura si shembuj pas këtij pohimi të rëndësishëm,
247
Wittgenstein, L. Philosophical Investigations, Oxford: Blackwell, 1953.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
172
janë shumë të ngjashme me ato që më vonë u quajtën akte të të folurit.
Ostini është i pari që përmend termin akt i të folurit (angl. Speech Act) në
leksionet e tij në Oksford dhe Harvard. Në hyrje të ciklit të leksioneve248
Ostini bën
dallimin midis thënieve konstatuese dhe thënieve të cilat: a) nuk përshkruajnë,
tregojnë apo konstatojnë diçka, pra, nuk mund të jenë të vërteta ose false; b) nuk
mund të jenë thjesht “diçka e thënë”, por janë pjesë e veprimit të shprehur përmes
tyre. Ai i quan këto, thënie performuese ose thjesht performuese.
Që në leksionet e para Ostini njeh si një nga kriteret më të qenësishme
hartimin një liste të “foljeve eksplicite performuese” për të bërë dallimin e
performativeve. Nën dritën e zhvillimeve të mëtejshme të teorisë së përgjithshme
sipas Ostinit ky kriter u plotësua nga përcaktimi “i forcave ilokutive të një thënieje”.
Pra, lloji i forcës ilokutive së bashku me kriterin gramatikor të foljeve (veta e parë
njëjës, e tashme, dëftore, veprore), u vendosën në bazë të klasifikimit të Ostinit për
aktet e të folurit, ose siç i quan ai, aktet ilokutive.
Dallimi midis konstatueseve dhe performueseve ose “teoria e veçantë”,
mendohej se shpërfaqte dallimin e thënieve, të cilat janë pohime ose përshkrime dhe
thënieve, që ndryshojnë prej të parave dhe mund të jenë premtime, kërkesa, baste,
paralajmërime etj. Por, në vazhdim të analizës, del se rasti “i veçantë” i thënieve
(performueset) në fakt e përfshin rastin “e përgjithshëm” të thënieve (konstatueset), të
cilat del se janë thjesht disa raste (midis shumë të tjerave) të akteve të të folurit.
Në përpjekjen për të klasifikuar llojet e ndryshme të forcave ilokutive, Sërli
është i pari që e mbështet këtë klasifikim mbi një set parimesh duke hedhur dhe
mbrojtur idenë se ekzistojnë lloje të ndryshme dallimesh, që mundësojnë të
përcaktohet nëse forca e një thënieje është e ndryshme nga ajo e një thënieje tjetër. Ai
dallon dymbëdhjetë përmasa të dallimeve, nëpërmjet të cilave aktet ilokutive mund të
ndryshojnë nga njëri-tjetri dhe prej tyre ai veçon tri përmasa si më të rëndësishmet:
a) Dallime që shfaqen në qëllimin e (llojit të) aktit.
b) Dallime në drejtim të përshtatjes mes fjalëve dhe botës.
c) Dallime në gjendjen psikologjike të shprehur.
Duke u bazuar në këto përmasa, klasifikimi i Sërlit përfshin pesë klasa të
mëdha të akteve ilokutive249
:
248
Austin, J. L. 1962. How to do things with words. Oxford: Clarendon Press.1962, f. 1-12. 249
Po aty, f. 12-20.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
173
1. Paraqitëset
2. Udhëzueset
3. Zotueset
4. Shprehëset
5. Deklarueset
Një nga konceptet më të njohura të zhvilluara nga Sërli është koncepti i aktit të
tërthortë të të folurit, i cili përkufizohet prej tij si një thënie, me të cilën një akt
ilokutiv, (akt parësor) realizohet nëpërmjet performimit të një akti tjetër ilokutiv, të
quajtur akt dytësor i fjalëpërfjalshëm. Sipas Sërlit, naliza e akteve të tërthorta të të
folurit sjell në vëmendje tri elemente të lidhur ngushtë me të:
- kushtet e përmbushjes (felicity conditions) së akteve të drejtpërdreja të të
folurit;
- kontekstin e thënies;
- parimet e bashkëbisedimit të hartuara nga Grajsi.
Vunderlihi250
ka bërë një përqasje më konstruktive ndaj teorisë së akteve të të
folurit duke propozuar ndërthurjen e metodave dhe të fushave të ndryshme gjuhësore,
siç janë: teoria gramatikore, teoria e kuptimit dhe teoria e bisedës.
Duke e parë aktin e të folurit si pjesë të bisedës, analiza e Vunderlihit duhet të
jetë pjesë e analizës së përgjithshme të saj. Sipas tij, konceptet më të rëndësishme që
na ndihmojnë të analizojmë aktet e të folurit janë: radha, drejtimi i bisedës, aktet e
pritshme të të folurit, njësia e përbërë e ligjërimit, lloji i bashkëbisedimit dhe origjina
e aktit.
Sipas rëndësisë që paraqesin këto elemente, Vunderlihi përcakton katër kritere
të ndryshme për klasifikimin e akteve të të folurit: a) llojet kryesore të fjalive; b)
përmbajtja propozicionale dhe kushtet e përmbushjes së aktit; funksioni dhe konteksti
i performimit; c) origjina e aktit (natyrore apo institucionale).
Bahu dhe Harnishi besojnë se edhe interpretimi i akteve të të folurit bazohet
në procesin e nxjerrjes së përfundimeve. Të dyja llojet e akteve, të drejtpërdrejta dhe
të tërthorta, arrijnë të kuptohen (të interpretohen) nga dëgjuesi pa ndërmjetësinë e
ndonjë konvencioni tjetër, përveç konvencionit gjuhësor që përfshin njohjen dhe
përdorimin e një gjuhe të caktuar. Pra, duke u bazuar në natyrën jokonvencionale të
250
Wunderlich, D. “Methodological remarks on speech act theory”. In: J. Searle, F. Kiefer and M.
Bierwisch (eds.). Speech Act Theory and Pragmatics. Dordrecht: D. Reidel Publishing, 1980.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
174
akteve ilokutive, Bahu dhe Harnishi propozojnë një qasje të re ndaj analizës së akteve
të të folurit, e cila ka lidhje me procesin e nxjerrjes së përfundimeve dhe që vlen si për
aktet e drejtpërdrejta, ashtu edhe për aktet e tërthorta të të folurit.
Sipas Bahut dhe Harnishit251
, llojet e ndryshme të akteve ilokutive
përcaktohen nga llojet e qëllimeve ilokutive dhe qëllimi ilokutiv përmbushet me
njohjen (bërjen të ditur) e sjelljes së shprehur (të folësit) nga ana e dëgjuesit. Prandaj,
mund të thuhet se llojet e ndryshme të qëllimeve ilokutive përkojnë me llojet e
ndryshme të sjelljeve (të qëndrimeve) të shprehura nga folësi. Lidhur me këtë, ata e
përcaktojnë aktin e të folurit si një dukuri jokonvencionale, duke dalë kështu në
kundërshtim me konvencionalitetin e Ostinit dhe me rregullat themelore të Sërlit.
Teoria e akteve të të folurit është një nga teoritë më me ndikim të gjysmës së
dytë të shek. XX. Shumë studiues të tjerë si Levinsoni, Llajënsi, Liçi etj kanë
shprehur mbështetjen, por edhe rezervat dhe kundërshtitë e tyre në lidhje me aspekte
të ndryshme të kësaj teorie, kryesisht në lidhje me përcaktimin e kritereve dhe
klasifikimin e akteve të të folurit. Të gjitha këto kanë dhënë ndihmesën në zhvillimin
dhe përhapjen më tej të kësaj teorie.
Shqyrtimi teorik i koncepteve të pragmatikës në dy kapitujt e parë i jep udhë
analizës së mjeteve treguese të forcës ilokutive në gjuhën shqipe të trajtuara
gjerësisht brenda kapitullit të tretë të punimit.
Në punimin “Aktet e të folurit” Sërli thekson faktin se çdo element i një gjuhe
natyrore, i cili mund të përdoret për të treguar që shqiptimi i një fjalie, (e cila përmban
këtë element) mbart një lloj të caktuar të forcës ilokutive (por, edhe disa të tilla) mund
të quhet, mjet tregues i forcës ilokutive (illocutionary force indicating device IFID).
Sipas Sërlit, forcat ilokutive të thënieve realizohen përmes sintaksës (gramatikës) së
gjuhëve natyrore me mjete të ndryshme, si p.sh., mënyra e foljeve, pikësimi, rendi i
fjalëve në fjali dhe llojet e fjalive, vija intonacionore dhe theksi, foljet performative
dhe forma e performatives etj. Këta tregues ndryshojnë nga njëra gjuhë në tjetrën,
ndaj studimi i tyre është detyrë e gjuhësisë empirike.
Në pragmatikën e shqipes mund të veçohen disa elemente gjuhësore, analiza e
të cilave shërben për të vënë në dukje forcat e ndryshme ilokutive potenciale të
shprehjes së saj. Pra, edhe në gjuhën shqipe, sikurse në gjuhë të tjera, dallohen disa
251
Bach, Kent and Robert M. Harnish, Linguistic Communication and Speech Acts, Cambridge, Mass.:
MIT Press, 1979, kap. 3.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
175
mjete ilokutive, që bëjnë të mundur shprehjen dhe njëkohësisht, përcaktimin e llojit të
forcës me të cilën shqiptohet një thënie. Këto elemente i përkasin sistemeve të
ndryshme të gjuhës. Kështu, mjete treguese të ilokutivitetit në sistemin gramatikor të
shqipes janë llojet e fjalive dhe bashkë me to, mënyra e foljeve dhe rendi i fjalëve në
fjali. Gjithashtu, nëpërmjet formës gramatikore, por edhe leksikut të shqipes
përcaktohet përdorimi i asaj që njihet si forma e performatives, e cila ka në përbërjen
e saj kryesisht një folje performative ose një fjalë tjetër performative (që mund të jetë
emër, mbiemër etj.). Në sistemin fonetik të shqipes dallohen gjithashtu, një varg
elementesh, të cilat ndihmojnë ose bëjnë të mundur përcaktimin e forcës apo qëllimit
të aktit që kryhet në shqiptimin e një fjalie. Këto janë: pikësimi, vija intonacionore,
theksi logjik dhe theksi emocionues i frazës.
Performativet njihen përgjithësisht si një grup i veçantë i fjalive të thjeshta
f(p), që shprehin akte ilokutive elementare të formës F(P). Këtu bëhet fjalë për
përdorimin e një foljeje performative në vetën I, koha e tashme, mënyra dëftore të
ndjekur nga një fjali e thjeshtë në funksionin e plotësit. Shqiptimi i një fjalie
performative është performimi i aktit ilokutiv të emërtuar prej foljes performative.
Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme ndaj natyrës së performativeve, është
vënë re njohja e përbashkët e performativeve (formulës së performatives) si akte
ilokutive me tipare dalluese, analiza e të cilave do të ndihmonte në përcaktimin e llojit
të aktit ilokutiv të performuar (në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo).
Forma e performatives në gjuhën shqipe shpesh i kapërcehen kufijtë e
përcaktimit të vetës, numrit dhe formës, duke bërë që thëniet performative të dalin
edhe me folje ilokutive në forma të tjera, p.sh.:
- në vetën e parë, shumës, e tashme, dëftore veprore, p.sh., Ju premtojmë se në
mandatin e ardhshëm…
... Ju deklaroj burrë e grua! etj.
- në vetën e parë, shumës, e tashme, dëftore joveprore, p.sh., Shprehemi në
mbrojtje të
… Lutemi për kontributin tuaj. U nënshtrohemi ligjeve të shtetit. etj.
- në vetën e dytë, numri njëjës ose shumës e tashme joveprore, p.sh.,
Përjashtohesh (je i përjashtuar) nga provimi. Akuzohesh për mashtrim.
Njoftoheni se kërkesa juaj … . etj.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
176
- në vetën e tretë, numri njëjës ose shumës e tashme veprore dhe joveprore, p.sh.,
Me këtë akt Kosova shpall pavarësinë e saj. Historia dëshmon se… Kërkesa juaj
aprovohet. Autorizohen organet zyrtare … . etj.
- pavetore, p.sh., Nuk lejohet duhani. (Ndalohet duhani.) Lejohet hyrja (shikimi
vetëm për të rritur mbi moshën 16 vjeç. Njoftohen të interesuarit se … . etj.
- njëvetore, Kontrata i detyron të dy palët. Përvoja tregon se … . Më vjen keq.
Supozohet se kjo është rruga e drejtë. Kjo përjashton mundësinë e (për) … . etj.
Në studimet gjuhësore, lidhur ngushtë me njohjen e performativeve, pranohet
edhe përdorimi i një grupi foljesh të quajtura folje performative, te të cilat qëllimi i
folësit është pjesë përbërëse e kuptimit dhe përdorimi i tyre në vetën I, koha e tashme,
mënyra dëftore, forma veprore etj., përbëjnë një kusht të vetëmjaftueshëm për të
performuar atë akt që shënon vetë folja performative.
Pjesa më e madhe e studimeve në këtë fushë dëshmojnë një prirje për të
barazuar foljet ilokutive me llojet e forcave ilokutive të thënieve. Sipas Sërlit, kuptimi
i foljeve ilokutive është një udhëzues (mjet) i mirë për dallimin e llojeve të akteve të
të folurit, por sidoqoftë, nuk është një mjet i sigurt apo i mjaftueshëm.
Gjatë hulumtimit në fjalor dhe përcaktimit të foljeve ilokutive në shqipe, është
parë nevoja për t’i klasifikuar këto njësi në grupe sipas forcës ilokutive që mbartin në
kuptimin e tyre. Edhe pse shpesh rezulton i vështirë, ky klasifikim paraqet një sprovë
interesante në fushë të studimeve pragmalinguistike të shqipes, e cila mund të ndiqet
dhe të plotësohet më tej, në mënyrë që të dalin në pah veçoritë e gjuhës edhe në këtë
drejtim.
Për analizën e mëtejshme të foljeve ilokutive dhe përdorimit të tyre ilokutiv janë
dalluar paraprakisht disa grupe foljesh ilokutive:
a) Folje që në gjuhën shqipe dalin si performative në të gjitha kuptimet
(përdorimet) e tyre, pra karakteri i tyre është mirëfilli performativ;
b) Folje që dalin si performative në një ose disa kuptime (përdorime), pra janë
pjesërisht të leksikalizuara;
c) Folje që përdoren si performative vetëm në kontekste të caktuara dhe
ilokutiviteti i tyre nuk është leksikalizuar plotësisht.
Grupimi dhe paraqitja e foljeve në këtë punim është bërë kryesisht mbi
klasifikimin e akteve të të folurit sipas Sërlit dhe në bazë të kritereve të tij të
klasifikimit.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
177
Grupi i foljeve me funksion performativ që paraqet një fakt të realitetit (sipas
besimit të folësit) në gjuhën shqipe, përfaqësohet më së shumti nga foljet e mirëfillta
performative. Të tilla folje përmendim: deklaroj, dëftej, hamendësoj, informoj,
kallëzoj, komentoj, komunikoj, konsideroj, konstatoj, kumtoj, lajmëroj, lajmoj, njoftoj,
pandeh, parashtroj/parashtrohet, përgënjeshtroj/përgënjeshtrohet, raportoj/
raportohet, referohem, supozoj/supozohet, shpërfaq, them, ma ha (ma merr, ma pret)
mendja, E marr me mend, e shoh (e gjej, e quaj) të udhës, vë në dukje, i zë besë (dikujt
a diçkaje) etj.
Grupi i foljeve me kuptim pjesërisht të leksikalizuar performativ paraqitës
përfshin folje që e shfaqin potencialin performativ vetëm në njërin nga kuptimet e tyre
të prejardhura. Folje të tilla, si: demaskoj2, kuptoj3, kuptohem2, mendoj5, perceptoj2,
supozoj bieII2, dëftoj2, gjej7, nënvizoj, përforcoj3, qartësoj2, ndal3,nënvizoj2, shfaq2,
shtroj7, tregoj4, theksoj4, vërej2, zbuloj4 etj.
Përdorime kontekstore performative me funksion paraqitës vihen re në
kuptimet e foljeve: arsyetoj (përligj), demonstroj/demonstrohet, dukem, interpretoj,
konceptoj, korrigjoj, mëshoj, nxjerr, paraqes, paraqit, sjell, shihem, transmetoj, vë re
etj.
Foljet performative që shërbejnë për të udhëzuar kryerjen (moskryerjen) e një
veprimi brenda formës së performatives përbëjnë një nga mënyrat e performimit të
akteve udhëzuese të Sërlit. Qëllimi ilokutiv i akteve udhëzuese (sipas përkufizimit të
Sërlit dhe që është risjellë me ndryshime të vogla edhe nga studiues të tjerë pas tij)
lidhet me përpjekjen e folësit për ta udhëzuar dëgjuesin që ai të bëjë (të mos bëjë)
diçka.
Folje të mirëfillta performative për të udhëzuar kryerjen (ose jo) e një veprimi
nga ana e folësit në shqipe janë: betoj, ftoj, këmbëngul, këshilloj, lejoj, lejohem, lut,
mëtoj, ngulmoj, paralajmëroj1, përbej, përbetoj, përgjëroj, përgjërohem, porosit,
pretendoj, propozoj, pyes, rekomandoj, sugjeroj, udhëzoj, urdhëroj etj., si dhe
shprehje me vlerë foljore, si; i bëj thirrje, jap leje, jap urdhër, i jap zemër, jap në
dorëzim, etj.
Si folje me funksion të pjesshëm dhe kontekstor udhëzues janë analizuar në
punim folje të tilla, si: çliroj2, dëshiroj, dorëzoj2, këmbëngul, kërkoj2,3,4,7, kërkohet,
lutem, lyp2/lypet2, ndaloj3/ndalohet2, nxit, orientoj3, përgjërohem2,3, shtyj2,
thërres3,4, jap zemër, ngul këmbë etj.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
178
Foljet që përdoren për t’u zotuar, pra, që shprehin angazhimin e folësit për të
kryer një veprim të ardhshëm, formojnë një grup relativisht të vogël foljesh, jo vetëm
në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhë të tjera. Përmes tyre shprehet angazhimi i folësit
për të kryer diçka, ndaj dhe fakti që shprehet në këto akte ka lidhje me një veprim që
do të kryhet në të ardhmen.
Folje dhe togje foljore që dalin dhe përdoren si performative në të gjitha
kupimet (ose, të paktën në kuptimin e tyre të parmë) me funksion zotues janë:
betohem, dorëzanohem, garantohem, garantoj, nënshkruaj, përbehem, përbetohem,
premtoj, zotohem, bëj be, jap besën, jap fjalën, jam përgjegjës, i dal për zot (një pune)
marr përsipër, marr në dorëzim, marr zotim, mbaj përgjegjësi, etj.
Po ashtu, pak folje dhe shprehje foljore me funksion zotues dalin si të tilla në
njërin (disa) nga kuptimet apo përdorimet e tyre, duke dalë si folje (shprehje) me
kuptim (funksion) të pjesshëm performativ ose si folje (shprehje) me kuptim
(funksion) kontekstor performativ. Të tilla përmenden: angazhoj2/angazhohem2,
siguroj3, i jap fjalën (dikujt)2, i dal (për) zot (një pune) etj.
Foljet performative, që në shqipe emërtojnë dhe performojnë akte shprehëse
formojnë një grup krahasimisht të konsiderueshëm. Qëllimi ilokutiv i akteve
shprehëse është pikërisht, shprehja e emocioneve, ndjenjave, qëndrimeve etj.
Folje dhe togje foljore që dalin si performative me funksion shprehës të
mirëfilltë janë: dyshoj, falenderoj, guxoj, kritikoj, lavdëroj, lëvdoj, ndjej, përgëzoj,
përgëzohem, përkrah 1, 2, përshëndet, protestoj, refuzoj, respektoj 1, 2, simpatizoj,
solidarizohem, shpërmiratoj, uroj, urrej, marr (mbaj) anën, jap të drejtë, i dal zot (një
ideje, një parimi), jap pëlqimin, jam në një mendje, bëj përgjegjës, vë në diskutim,
mbaj anën, i dal krah, mbaj qëndrim, marr guximin, marr nën mbrojtje, jam
mirënjohës etj.
Folje me funksion të pjesshëm shprehës janë: bashkohem2, çmoj3, diskutoj2,
diskutohet1, duartrokas2, llogarit2, mbroj2, mirëpres2, ndaj5, ndahem4, pajtohem2,
përmbahem2, simpatizoj2, vë12, vlerësoj2 etj.
Si përdorime me funksion performativ shprehës janë veçuar përdorimet e
foljeve apo kuptimeve të veçanta të foljeve si: brohoras, brohorit, jam5,
nënshtrohem2, pasoj, përbuz, përçmoj, përligj1, përqafoj2, përulem3, qëndroj6,
shkoj10, shpreh1, shprehem1, tundem5, vështroj4, e hodhi poshtë (diçka), i jap (i
hedh) dorën (një dorë) (dikujt) etj.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
179
Është vënë re se në kuptimin e disa foljeve gjenden të ndërthurura si funksioni
i të paraqiturit të një fakti, ashtu edhe funksioni i të shprehurit të qëndrimeve. Në këtë
grup bëjnë pjesë folje si, abstenoj, aprovoj, denoncoj, gjykoj, miratoj, komentoj,
konsideroj, kritikoj, pajtohem 2, përkrah 1,2, pohoj, protestoj, refuzoj, supozoj,
shpërmiratoj, jam në një mendje, jap të drejtë, i dal zot (një ideje, një parimi), i dal
krah, marr (mbaj) anën, marr nën mbrojtje, shtroj për diskutim, bëj përgjegjës, vë
faj, bëj me faj, i rri kundër, etj.
Aktet deklaruese sipas Sërlit kanë si qëllim ilokutiv deklarimin e një fakti të
caktuar. Ato dallohen nga llojet e tjera të akteve të të folurit për shkak të statusit të
tyre të veçantë, pasi për performimin e sukseshëm të tyre nevojitet një sistem shtesë
rregullash që i përket një institucioni jogjuhësor, siç mund të jetë kisha, ligji
(drejtësia), prona private, shteti (pushteti vendor) etj.
Folje me funksion të mirëfilltë deklarues janë: anuloj/anulohet, apeloj/apelohet,
atashoj/atashohem, atestoj/atestohem, autorizoj/autorizohet, bojkotoj, dekoroj/
dekorohet, dekretoj/dekretohet, delegoj/delegohet, denoncoj/denoncohet, deponoj,
emëroj, çemëroj, gradoj, hirësoj, inaguroj/inagurohet, konfiskoj/konfiskohet,
madhëroj, padit, pagëzoj, parashkruaj, parashkruhet, përuroj/përurohet,
ratifikoj/ratifikohet, revokoj/revokohet, rivendikoj, sanksionoj/sanksionohet,
shenjtëroj, shfuqizoj/shfuqizohet, shkishëroj, shkurorëzoj, shpagëzoj, shpall/shpallet,
shpriftëroj, shpronësoj, shuguroj, zhgradoj etj.
Folje me funksion të pjesshëm dhe me funksion kontekstor deklarues janë
folje dhe përdorime të foljeve si: adoptoj2, ankohem2, depozitoj, dorëzohem1, dhuroj,
fuqizoj2, komandoj1, liroj4, mbyll4, përmbaroj2, procedoj2, pushoj4, rinjoh2,
shpërndaj3, shkarkoj4, votoj, zhvlerësoj2 etj.
Një ndër dukuritë më interesante të hasura gjatë punës për të klasifikuar foljet
sipas forcave të tyre ilokutive është karakteri shumëfunksional i foljeve në gjuhën
shqipe. Kryesisht, foljet polisemantike, duke patur më shumë se një kuptim, mund të
kenë në potencialin e tyre më shumë sesa një lloj të forcës ilokutive, të shprehin në
kontekste të caktuara më tepër sesa një qëllim ilokutiv. Kështu, p.sh., në kuptimet 1,3
dhe 4 të foljes gjykoj252
janë vënë re disa funksione potenciale ilokutive që mund të
252
1. Jap një mendim a një vlerësim për dikë ose për diçka, nxjerr një përfundim që lidhet me diçka;
quaj. Gjykon punën. Si e gjykoni ju këtë? 3. drejt. Shqyrtoj si trup gjykues çështje penale e civile dhe
jap vendimin për to. 4. sport. Ndjek zhvillimin e një ndeshjeje për të zbatuar rregullat e caktuara dhe
jap dënime për shkeljet. E gjykoi mirë lojën.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
180
realizohen në kuadrin e performatives:
- Për të paraqitur: Gjykoj se gjërat kanë ndryshuar. Gjykoj se duhet të shkosh
(mendoj). Nisur nga të dhënat që kam unë gjykoj se…
- Për të shprehur një qëndrim: Gjykoj se kjo arritje është edhe merita juaj. Në këtë
drejtim të gjykoj të paaftë (vlerësoj).
- Për akte deklaruese: Gjykoj se pretendimi i prokurorisë është i pabazuar (drejt.).
Gjykojmë se ky takim nuk i përmbushi rregullat e zhvillimit të ndeshjes (sport).
Folje me funksionalitet të shumëfishtë në shqipe janë: besoj, detyroj, di, drejtoj,
drejtohem, dua, fal, falem, flas, gjykoj, hedh, inkurajoj/inkurajohem, jap, kam,
mbështet, mohoj/mohohet, njoh, përgjigjem, gjej/gjegjem, pohoj/pohohet,
pranoj/pranohet, sinjalizoj, shoh, jap fjalën etj.
Në shqipe, sikurse edhe në gjuhë të tjera, kuptimi i veprimit mund të shprehet
edhe nëpërmjet elementeve të tjera leksikore (që i përkasin klasave të tjera leksiko-
gramatikore) që në përgjithësi kanë lidhje prejardhjeje me foljet (emra, mbiemra).
Gjithashtu, shprehja e subjektit (folësit) mund të bëhet (të implikohet) edhe përmes
elementeve leksikore që shprehjen e subjektivitetit e kanë në thelb të dallimit si
kategori më vete (pjesëzat modale dhe pasthirrmat).
Sipas funksionit që marrin në ligjërim, emrat performativë, ashtu si edhe
foljet performative, mund të klasifikohen sipas llojit të aktit që performohet në
përdorimin e tyre brenda statusit të performatives. Të grupuara sipas klasave të akteve
të të folurit që performohen, mund të përmenden emra performativë që shërbejnë:
Për të paraqitur: arsye2, bindje2, deklaratë/deklarim, gjasë, gjykimi1,2,
komunikim2, konstatim, lajm, lajmërim1,2, mendim4, mendje2, njoftim,
përgënjeshtrim, pohim, siguri2, sqarim, supozim, shpallje, theks5 etj.
Për të udhëzuar: këmbëngulje, leje, lutje, ndalim, ofertë, orientim3, paralajmërim,
porosi, pretendim, propozim, pyetje, rekomandim, udhëzim, urdhër etj.
Për t’u zotuar: angazhim, betim1,2, dorëzanë, garanci, garant, garantues,
premtim, zotim etj.
Për të shprehur ndjenjat, qëndrimet etj: aprovim, të drejtë, dyshim, faj, të fala,
falënderim, falje, guxim, kënaqësi, keqardhje, konsideratë, kritikë, kundërshtim,
lavdërim, mbështetje, miratim, mirënjohje, nderim, ndjesë, ngushëllim, pëlqim,
përgëzim, përkrahje, respekt, simpati, urim, vërejtje, vlerësim etj.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
181
Për të deklaruar: akuzë, apel2, autorizim, dënim, denoncim, dëshmi, fajtor, padi,
peticion, trashëgim, vendim, votë etj.
Pjesa më e madhe e mbiemrave me funksion performativ janë kryesisht
mbiemra të prejardhur nga folje performative.
Në lidhje me llojin e aktit që performohet në thënie të caktuara që i përmbajnë,
mbiemrat performativë dalin gjithashtu, në disa funksione ilokutive:
Për të paraqitur: arsyesh/ëm (i),~me(e), bindur (i,e), ditur (i, e), qartë (i,e), sigurt
(i,e), shpallur (i,e) etj.
Për të udhëzuar: çliruar (i,e), ftuar (i, e), këshilluesh/ëm (i),~me(e), lejuesh/ëm (i),
~me (e), lutur (i,e), ndaluar (i,e), ngarkuar (i,e), ngulmues, udhëzuar (i,e), urdhëruar
(i,e) etj.
Për t’u zotuar: angazhuar (i,e), garantuar (i,e), përgjegjës etj.
Për të shprehur ndjenjat, qëndrimet etj: besuar(i,e), dënueshëm (i),~me(e),
diskutuesh/ëm (i),~me(e), falur (i,e), kënaqur (i,e), kritik, kundërt (i,e), mirënjohës,
mirëseardhur (i,e), nderuar (i,e), pëlqyesh/ëm (i),~me(e), pozitiv, dakord, kundër, pro
etj.
Për të deklaruar: akuzuar (i,e), autorizuar (i,e), detyruar (i,e), detyruesh/ëm
(i),~me(e), emëruar (i,e), paditur (i,e)II, penduar (i,e), përjashtuar (i,e) etj.
Në leksikun dhe në gramatikën e shqipes pjesëzat janë dalluar si mjete
leksikore, kuptimi dhe përdorimi i të cilave në ligjërim i jep atyre statusin e një prej
mjeteve treguese të forcës ilokutive.
Gjatë analizës ilokutive të kësaj klase është vënë re se mund të bëhen disa dallime
në lidhje me funksionet ilokutive të pjesëzave të veçanta duke u mbështetur në llojin e
aktit që performohet në përdorimin e tyre. Ndër më kryesoret janë dallimet sipas
këtyre grupeve:
Grupi i pjesëzave që shërbejnë për të pyetur a për të grishur (duke shprehur edhe
dyshimin e folësit) si p.sh., aIII, as, eV, ëII, gjë, kushedi 2, le, mbase, mos, ndofta
(ndoshta), pa, sikur, vallë, them 9 (si pj.) etj.
Pjesëzat që shërbejnë për të shprehur qëndrimet e folësit (miratim, mohim,
dyshim, siguri), si p.sh., ëhëII, jo, kushedi, mbase, ndofta (ndoshta), sigurisht, patjetër,
po, posiI1, sikurII, si urdhëron, tamam, etj;
Grupi i pjesëzave që dalin me funksionin e shprehjes apo përforcimit të ndjenjave
dhe emocioneve të folësit dhe që në traditën e studimit të gramatikës së shqipes
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
182
trajtohen si grupi i pjesëzave emocionuese-shprehëse. Në këtë grup bëjnë pjesë ç’,
de, ja, lum, mjerë, pa, pra, se, seç, si etj., si dhe disa shprehje që përdoren me
vlerën e një pjesëze, si p.sh., e po, ja që, le që, pa le etj.
Pasthirrmat janë mjete të posaçme, të sajuara për shprehjen e ndjenjave dhe
janë pjesë përbërëse e fjalorit të një gjuhe. Duke marrë përsipër që domethënia të
përqaset me funksionin ilokutiv të pasthirrmave (kur ato përdoren si thënie më vete,
por edhe brenda një thënieje tjetër që plotëson kuptimin e tyre) dallohen në shqipe
disa grupe pasthirrmash që shërbejnë si tregues të posaçëm të forcës ilokutive të
thënies, pjesë e së cilës ato janë.
a) Pasthirrma për shprehje të ndjenjave, emocioneve dhe qëndrimeve të folësit,
si: aIV, ah, aha, bah, bobo, ehu, ëIII, ëhë, hajII, hej, heu, hëm, lumtë (të), obobo (bobo)
oIV oh, ohó, ohú, oíII, ojII, paIV uIV (ua, ah), uaII, ububu, uf, uh, urra, yII etj., por edhe
përdorime pasthirrmore të emrave si: korba, qyqja etj. apo të mbiemrave, si: i ziu/e
zeza, i shkreti/e shkreta, etj., të cilat nuk janë të pasqyruara në fjalorin e shqipes.
b) Pasthirrma për të kumtuar lutje, thirrje, nxitje, urdhra dhe komanda, të tilla si:
ej, forc/ë,-a8, gatitu, hajde,~ni /hajt, he, hej, hë,-ni, hop (hopa), moj (ori, mori), more
(mo/mor), naII, ndal (përd. pasth.), o, or/ore, pëst, qetësohu, susII, shik/oj6, shët,
shoh11, të keqen, urdhëro,~ni etj.
c) Pasthirrma që shprehin përshëndetje, urime, mirënjohje, ngushëllime
mallkime, sharje etj. Brenda këtij grupi përshëndetjet mund të dallohen nga pjesa
tjetër e pasthirrmave si një nëngrup më vete.
Pjesa tjetër e këtij grupi të pasthirrmave përfshin pasthirrmat që shërbejnë për
të shprehur mirënjohjen e folësit, një urim, një ngushëllim, keqardhjen, një sharje, një
mallkim etj.
Studiuesit e teorisë së akteve të të folurit ballafaqojnë tri llojet kryesore të fjalive
për të vënë në dukje një fakt interesant, që lidh dallimet midis llojeve të fjalive me
dallimet midis akteve të të folurit. Është vënë re se thelbi i klasifikimit të akteve
ilokutive në kuadër të teorisë së akteve të të folurit (SAT) është, gjithashtu, edhe
thelbi i klasifikimit të fjalive sipas llojit të kumtimit në gramatikën tradicionale. Në
këtë drejtim gjuhët indoevropiane shfaqin një prej ngjashmërive të shumta, duke
dalluar në përgjithësi tri grupe të mëdha të fjalive (angl. sentential mood): dëftoret,
pyetëset dhe urdhëroret.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
183
Nga analiza që i është bërë llojeve të fjalive dhe modalitetit (kryesisht, mënyrës së
foljes) në gjuhën shqipe del si përfundim i përgjithshëm se mënyra e foljes përfaqëson
një kriter të rëndësishëm klasifikimi, duke qenë e lidhur drejtpërdrejt me veprimin e
shprehur nga folja, por, natyrisht, që nuk mund të jetë i vetëmjaftueshëm për të
mbështetur klasifikimin e llojeve të fjalive dhe klasifikimin e akteve të të folurit. Për
përcaktimin e forcës ilokutive të një thënieje në shqipe, ky mjet lipset të shoqërohet
dhe të plotësohet nga mjetet e tjera treguese të forcës ilokutive.
Intonacioni, theksi logjik dhe pikësimi vlejnë si mjete për të dalluar llojet kryesore
të thënieve.
Tri nga klasat e akteve të të folurit, paraqitëset, zotueset dhe deklarueset
karakterizohen nga performimi i një fjalie dëftore. Për këtë arsye, edhe intonacioni i
këtyre frazave do të jetë kryesisht, ai i frazës dëftore dhe në kushtet kur mungojnë
studime të mirëfillta akustike për secilën nga klasat apo llojet e akteve të të folurit,
analiza e intonacionit të frazës dëftore do të përfshijë analizën intonacionore të tri
klasave të lartpërmendura.
Aktet udhëzuese që realizohen me performimin e frazave nxitëse kanë një
lakore zbritëse, të ngjashme me lakoren e frazave dëftore, po në një nivel pak më të
lartë. Lakoret e frazave nxitëse paraqiten deri - diku ndryshe, në varësi të kuptimeve
modale që shprehin. Intonacioni i akteve udhëzuese pyetëse dallon nga intonacioni i
llojeve të tjera brenda grupit të udhëzueseve.
Klasa e akteve shprehëse përfshin performimin e frazave me karakter thirrmor
(fjalitë dëftore-thirrmore, pyetëse-thirrmore dhe fjalitë dëshirore). Për shkak të
karakterit të theksuar emocionues, edhe lakoret e intonacionit të frazave dëshirore nuk
paraqitin rregullsinë e frazave dëftore, pyetëse dhe nxitëse dhe ngjajnë me lakoret e
frazave thirrmore.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
184
REFERENCAT DHE BIBLIOGRAFIA
Alston, W.P., Illocutionary acts and sentence meaning, Ithaca, NY: Cornell
University Press, 2000.
Agalliu, F., Vëzhgime mbi kuptimet e disa trajtave kohore, SF, 1968, 2.
Agalliu, F., Mbi pjesëzën “po” në gjuhën shqipe, SF, 1982, 2.
Angoni, E., Pjesëzat, Çështje të fonetikës dhe të gramatikës së shqipes së sotme,
Tiranë, 1972.
Angoni, E., Pasthirrmat në gjuhën e sotme shqipe, SF, 1973 4 dhe 1974, 1.
Angoni, E., Mbi disa çështje të pjesëzave në shqipen e sotme, SF, 1978, 1.
Austin, J. L., Philosophical papers, London: Oxford University Press, 1961.
Austin, J. L., How to do things with words. Oxford: Clarendon Press, 1962.
Austin, J. L., Sense and sensibilia, Oxford: Clarendon Press, 1962.
Austin, J.L., Performative utterances, në J.O. Urmson and G.J. Warnock (eds.),
Philosophical papers, Oxford: Oxford University Press, 220-239, 1979.
Bach, K. Harnish, R. M., Linguistic Communication and Speech Acts, Cambridge,
Mass.: MIT Press, 1979.
Bach, K., Conversational implicature, Mind and Language, 9(3) f. 124-161, 1994.
Bach, K., On Communicative Intentions: A Reply to Recanati, Mind and Language, 2
f. 141–154, 1987.
Bach, K. Harnish, R. M. How performatives really work: A reply to Searle,
Linguistics and Philosophy 15, f. 93–110, 1992.
Bach, K., The semantics-pragmatics distinction: What is it and why it matters, në Ken
Turner (ed.), The Semantics/Pragmatics Interface from Different Points of
View, f. 65–84, 1999.
Bach, K., The myth of conventional implicature, Linguistics and Philosophy, 22, f.
262–83, 1999b.
Bach, K., Semantically speaking, në I. Kenesei and R. M. Harnish (eds.), Perspectives
on Semantics, Pragmatics, and Discourse. A Festschrift for Ferenc Kiefer,
Amsterdam: John Benjamins, 2001.
Bach, K., Pragmatics and the Philosophy of Language, në Horn and Ward (eds.), f.
463–87, 2004.
Berlin, I., Essays on J.L. Austin. Oxford: Clarendon Press, 1973.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
185
Brandom, R., Making it explicit, Cambridge, Mass.: Harvard University Press, 1994.
Brown, P. Levinson S., Politeness: some universals in language usage, Cambridge,
UK: Cambridge University Press, 1987.
Buxheli, L., Emrat e veprimit me prapashtesat –im dhe –je, SF, 1981, 4.
Buxheli, L., Emrat prejfoljorë të paranyjëzuar me kuptimin e veprimit në gjuhën e
sotme letrare shqipe, SF, 1983, 2.
Buxheli, L., Emrat foljorë me prapashtesat – esë, -më, -atë, -i në gjuhën e sotme
shqipe, SF, 1984, 1.
Buxheli, L., Formimi i foljeve në gjuhën e sotme shqipe, Akademia e Shkencave,
Tiranë, 2008.
Carnap, R., On some concepts of pragmatics, Philosophical Studies 6, Chicago:
University of Chicago Press, f. 77-138, 1955.
Carnap, R., Introduction to Semantics, Cambridge: Harvard University Press, 1959.
Cavell, S., Philosophical passages: Wittgenstein, Emerson, Austin, Derrida, Oxford,
UK: Blackwell, 1995.
Chomsky, N., Syntactic structures, The Hague: Mouton, 1957.
Chomsky, N., Aspects of the Theory of Syntax, Cambridge, Mass: MIT Press, 1965.
Clark, H., Responding to indirect speech acts, Cognitive Psychology, vol 11, 4, f.
430-477, 1979.
Clark, H., Using language, Cambridge: Cambridge University Press, 1996.
Cruse, A., A glossary of Semantics and Pragmatics, Edinburgh University Press,
2006.
Crystal. D., The penguin dictionary of language, Second edition, Penguin books,
1999.
Çeliku, M., Togfjalësha të qëndrueshëm foljorë në shqipen e sotme (sipas materialeve
të të folmeve të Shqipërisë së mesme), në BUSHT, SShSh, 2, 1962.
Çeliku, M., Disa togje foljore në shqipen e sotme sotme (sipas materialeve të të
folmeve të Shqipërisë së mesme), në BUSHT, SShSh, 1, 1963.
De Beaugrande, R., Performative speech acts in linguistic theory: The rationality of
Noam Chomsky, Journal of Pragmatics 29(6), 1998, f. 765-803.
Demiraj, Sh., Habitorja dhe mosha e saj, SF 1971, 3.
Demiraj, Sh., Rreth kategorive gramatikore të mënyrës dhe të kohës në gjuhën shqipe,
SF 1977, 3.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
186
Dhrimo, A., Formimi i mbiemrave në gjuhën e sotme shqipe, në Çështje të gramatikës
së shqipes së sotme II, Botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë, 1975.
Dibra, K., Varfi, N., Gjuhësi teksti, SHBLU, Tiranë, 1999.
Encyclopedia of language and linguistics (second editions), f. 298-701, 2006.
Fjalor i shqipes së sotme, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Botimet Toena,
Tiranë, 2002.
Fjalor i termave të gjuhësisë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë (grup autorësh),
Tiranë, 1975.
Frege, G., On Sense and Reference përkth. M. Black në Translations from the
Philosophical Writings of Gottlob Frege, P. Geach and M. Black (eds. and
trans.), Oxford: Blackwell, ed. 3, 1980 [1892a].
Goffman, E., Interaction ritual: essays on face to face behavior, Garden City, NY:
Anchor, 1967.
Gramatika e gjuhës shqipe (Vëllimi I), Morfologjia, Tiranë: Botim i Akademisë së
Shkencave, 2002.
Gramatika e gjuhës shqipe (Vëllimi II), Sintaksa, Tiranë: Botim i Akademisë së
Shkencave, 2002.
Grice, H. P., Meaning, Philosophical Review 66, f. 377–88, 1957; edhe në Grice, f.
213–23, 1989.
Grice, H. P., Utterer's Meaning, Sentence-Meaning, and Word-Meaning, Foundations
of Language, 4, f. 225–242, 1968; edhe në Grice, f. 117–137, 1989.
Grice, H. P., Further notes on logic and conversation, në P. Cole (ed.), Syntax and
Semantics 9, New York: Academic Press, 1978; edhe në Grice, f. 41–57,
1989.
Grice, H. P., Utterer's Meaning and Intentions, Philosophical Review 78, f. 147–177,
1969; edhe në Grice, f. 86–116, 1989.
Grice, H. P., Logic and conversation, në P. Cole & J.L. Morgan (eds.) Syntax and
Semantics 3: Speech Acts, New York: Academic Press, f. 41–58, 1975; edhe
në Grice, f. 22–40, 1989.
Grice, H. P., Presupposition and conversational implicature, në: P. Cole (ed.).
Radical Pragmatics. New York: Academic Press, 1981.
Grice, H. P., Presupposition and Conversational Implicature, në P. Cole
(ed.), Radical Pragmatics, New York: Academic Press, f. 183–97, 1981; edhe në
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
187
Grice, f. 269–82, 1989.
Grice, H. P., Meaning Revisited, në N. V. Smith (ed.), Mutual Knowledge, London:
Academic Press, f. 223–243, 1982; edhe në H. P. Grice, f. 283–303, 1989.
Grice, H. P., Studies in the Way of Words. Cambridge, Mass: Harvard University
Press, 1989.
Harnish, R., Logical form and implicature, në T. Bever, J. Katz & T Langedoen (eds.)
An Integrated Theory of Linguistic Ability, New York: Crowell, f. 464-479,
1976.
Harnish, R., Mood, Meaning and Speech Acts, në S. Tsohatzidis (ed.), Foundations of
Speech Act Theory: Philosophical and Linguistic Perspectives, Routledge,
London, f. 407-459. 1994,
Jary, M., Are explicit performatives assertions?, Linguistics and Philosophy, 30: 207-
234, 2007.
Ismajli, R., Shumësia e tekstit, Rilindja, Prishtinë, 1980.
Jaworski, A. Coupland, N., The discourse reader, Routledge London and New York,
Second edition, 2006.
Katz, J. J. Fodor, J. A., The structure of a semantic theory, Language 39, f. 170-210,
1963.
Katz J. J., Propositional Structure and Illocutionary Force, New York: Crowell,
1977.
Katz, J. J., Literal meaning and logical theory, Burkhardt, A. (ed.), cit. 229-258,
1990.
Kole, J., Pjesëzat si kategori leksiko-semantike në shqipen e sotme, SF, 1969, 3.
Leech, G., Principles of Pragmatics, London: Longman, 1983.
Levinson, S. C., Pragmatics and social deixis, Proceedings of the Fifth Annual of the
Berkley Linguistic Society, f. 206-223, 1979.
Levinson, S. C., Pragmatics, Cambridge University Press, 1983.
Levinson, S., Presumptive meanings: The Theory of Generalized Conversational
Implicature, Mass: MIT Press, 2000.
Lloshi, Xh., Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika, SHBLU, Tiranë, 2001.
Lyons, J., Semantics vol. 2, Cambridge: Cambridge University Press, 1977.
Matthews, P. H., Oxford concise dictionary of linguistics, Oxford University Press,
1997.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
188
Memisha, V., Dukuri semantike gjatë formimit të mbiemrave prejpjesorë në gjuhën
shqipe, Gjirokastër, 1999.
Memushaj, R., Fonetika e shqipes standarde, Botimet Toena, Tiranë, 2009.
Memushaj, R., Gjuhësia gjenerative, SHBLU, Tiranë, 2003.
Mey, J. L., Pragmatics. An introduction, Oxford: Blackwell, 1993.
Mey, J. L., Concise Encyclopedia of Pragmatics (Second edition), Oxford, 2009.
Montague, R., Pragmatics, në R. Klibansky (ed.) Contemporary Phylosophy,
Florence: La Nuova Italia Editrice, f. 102-121, 1968.
Morgan, J. L., Two types of conventions in indirect speech acts, në: P. Cole (ed.) f.
261-280, 1978.
Morris, Ch. W., Foundations of the Theory of Signs, International Encyclopedia of
Unified Sciences, Chicago: University of Chicago Press, 1938.
Morris, Ch. W., Writings on the General Theory of Sings, The Hague: Mouton, 1971.
Ochs, L., Developmental pragmatics, Academic Press, f. 1-6, 1979.
Parret, H. Vershueren, J., (On) Searle on conversation, Amsterdam: John Benjamins
Co, 1992.
Recanati, F., Explicit performatives, nw J.Searle, F. Kiefer and M. Bierwisch (eds.),
Speech act theory and pragmatics. Dordrecht: Reidel, pp. 205-220, 1980.
Recanati, F., On Defining Communicative Intentions, Mind and Language, 1, f. 213–
242, 1986.
Recanati, F., Meaning and Force: The Pragmatics of Performative
Utterances, Cambridge, Eng.: Cambridge University Press, 1987.
Recanati, F., The Pragmatics of What is Said, Mind and Language, 4, f. 295–329,
1989.
Recanati, F., Direct reference, Oxford: Blackwell, 1993.
Recanati, F., Pragmatics, Craig. Routledge Encyclopedia of Philosophy, Routledge,
vol.7, f. 620-633, 1998.
Recanati, F., Unarticulated Constituents, Linguistics and Philosophy, 25, f. 299–345,
2002.
Recanati, F., Literal meaning, Cambridge: Cambridge University Press, 2004.
Ross, J. R., On declarative sentences, në Jacobs R. A. and Rosenbaum, P. S. (eds),
Readings in English Transformational Grammar, Waltham, Mass: Blaisdell, f.
222-272, 1970.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
189
Rrokaj, Sh., Hyrje në gjuhësinë e përgjithshme, SHBLU, Tiranë, 2000.
Rrokaj, Sh., Strukturalizmi klasik në gjuhësi, ribot., Tiranë, 2005.
Rrokaj, Sh., Filozofi e gjuhës, Arbëria, Tiranë, 2010.
Rrokaj, Sh. Belluscio, G., Fjalor krahasues i termave të gjuhësisë, Arbëria, Tiranë,
2011.
Sadock, J. M., Toward a linguistics theory of speech acts, New York: Academic
Press, 1974.
Searle, J. R., Speech Acts: An Essay in the Philosophy of Language, Cambridge:
Cambridge University Press, 1969.
Searle, J. R., Chomsky’s Revolution in Linguistics, The New York Review of Books,
18, 1972.
Searle, J. R., A classification of illocutionary acts, në: A.Rogers, B. Wall, and J. P.
Murphy (eds.), Proceedings of the Texas Conference on Performatives,
Presuppositions and Implicatures. Washington, DC: Center for Applied
Linguisitcs, f. 27-45, 1977 [1973].
Searle, J. R., Indirect Speech Acts, në: P. Cole, and J. L. Morgan (eds.), Syntax and
Semantics Vol. 3. Speech Acts, New York, San Francisco, London: Academic
Press, f. 59-82, 1975.
Searle, J. R., Expression and meaning: Studies in the theory of speech acts,
Cambridge, England: Cambridge University, 1979.
Searle, J. R., Intentionality: An Essay in the Philosophy of Mind, New York,
Cambridge University Press, 1983.
Searle, J. R. Vanderveken, D., Foundations of illocutionary logic, Cambridge:
Cambridge University Press, 1985.
Searle, J. R., How performatives work, Linguistics and Philosophy 12, f. 535-558,
1989.
Searle, J. R., Mind, language and society, philosophy in the real world, New York,
Cambridge University Press, 1998.
Searle, J. R., Conciousness and language, Cambridge: Cambridge University Press,
2002.
Sperber, D. Wilson, D., Pragmatics, në F. Jackson and M. Smith (eds.) Oxford
Handbook of Contemporary Analytic Philosophy, Oxford: Oxford University
Press, f. 468–501, 2005.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
190
Stalnaker, R., Pragmatics, Synthese 22, 1970; edhe në Davidson and Harman (eds.),
Semantics for Natural Language, Dordrecht: Reidel, f. 380–97, 1972; edhe në
Kasher (ed.), Pragmatics: Critical Concepts, (6 vols.) London: Routledge, f.
55–70, 1998; edhe në Stalnaker kap.1, 1999.
Stalnaker, R., Context and Content, Oxford: Oxford University Press, 1999.
Stanley, J., Context and Logical Form, Linguistics and Philosophy, 23, f. 391–424,
2000.
Strawson, P. F., Intention and Convention in Speech Acts, The Philosophical Review,
73, f. 439–460, 1964; edhe në Strawson, f. 149–69, 1971.
Tsohatzidis, S.L., Foundations of speech act theory, London: Routledge, 1994.
Thomai, J., Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Tiranë, 1981.
Thomai, J., Prejardhja semantike në gjuhën shqipe, Akademia e Shkencave, Tiranë,
1989.
Thomai, J., Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, EDFA, Tiranë, 2010.
Verschueren J., On speech act verbs, Amsterdam: John Benjamins, 1980.
Verschueren J., What people say they do with words: prolegomena to an empirical-
conceptual approach to linguistic action, Norwood, NJ: ABLEX, 1985.
Warnock, G. J., J.L. Austin, London: Routledge, 1988.
Wierzbicka A., English speech act verbs: a semantic dictionary, Sydney, Australia:
Academic Press., 1987.
Wittgenstein, L., Tractatus Logico-philosophicus, Transl. D. F. Pears and B. F.
McGuinness, London and Henley: Routledge & Kegan Paul, 1922 [1961].
Wittgenstein, L., Philosophical Investigations, përkth. G. E. M. Anscombe, Oxford:
Blackwell, 1953.
Wunderlich, D., Assertions, conditional speech acts and practical inferences, Journal
of Pragmatics, vol. 1, no. 1, f. 13-46, 1977.
Wunderlich, D., Methodological remarks on speech act theory, në: J. Searle, F. Kiefer
and M. Bierwisch (eds.), Speech Act Theory and Pragmatics. Dordrecht: D.
Reidel Publishing, f. 291-312, 1980.
Yule, G., Pragmatics, Oxford: Oxford University Press, 2000.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
191
PËRMBLEDHJE / ABSTRACT
Ky punim i përket lëmit të studimit të pragmatikës dhe më ngushtësisht asaj të teorisë
kryesore që është zhvilluar në këtë drejtim gjuhësor, teorisë së akteve të të folurit (Speech Act
Theory, SAT). Fillimisht është synuar paraqitja e një kuadri relativisht të gjerë teorik, i cili
ndihmon në qasjen ndaj njësisë së aktit të të folurit. Më pas vëmendja përqendrohet në njërin
prej aspekteve më të njohura të studimit të akteve të të folurit, në analizën e atyre elementeve
gjuhësore që shërbejnë për përcaktimin e qëllimit me të cilin ne përdorim gjuhën, pra, mjeteve
treguese të forcës ilokutive. Gjuhë të ndryshme paraqesin ngjashmëri të dukshme në këtë
drejtim, por nga ana tjetër edhe dallime, të cilat kushtëzohen nga veçoritë strukturore dhe
funksionale që burojnë nga vetë natyra e gjuhëve. Në pragmatikën e gjuhës shqipe dallohen
disa elemente që mund të përcaktojnë forcën ilokutive të një thënieje. Më kryesoret janë
forma e performatives dhe fjalët performative (kryesisht, folje, por edhe emra, mbiemra,
pasthirrma dhe pjesëza), llojet e fjalive dhe mënyrat e foljeve, intonacioni i shoqëruar edhe
me theksin logjik dhe pikësimin. Analiza e këtyre elementeve leksikore, gramatikore dhe
fonetike është bazuar në traditën e studimeve gjuhësore në fushën e leksikografisë (fjalorëve
të shqipes), gramatikës (gramatikave tradicionale) dhe studimeve fonetike të gjuhës shqipe, si
dhe në traditën e studimeve pragmatike në gjuhë të ndryshme. Dallimi i aspekteve kryesore që
bëjnë të mundur shprehjen e forcave dhe qëllimeve ilokutive të thënieve në gjuhën shqipe
synon krijimin e një terreni sa më të përshtatshëm dhe sa më të gjerë për studime të tjera të
mëtejshme në fushën e pragmatikës së shqipes dhe në kuadër të teorisë së akteve të të folurit.
This paper is related to the pragmatics field of study, more closely to the main theory
developed in regard to this linguistic trend, the speech acts theory (SAT). Initially, it is
intended to present a relatively broad theoretical framework, which will facilitate access to
speech act unit. Then the focus shifts into one of the most popular aspects of the study of
speech acts, the linguistic analysis of the elements that serve to determine the purpose with
which we use language, i.e., the expressive means of the illocutionary force. Different
languages pose distinct similarities in this regard side by side with various differences, which
are conditioned by structural and functional features deriving from the very nature of
language. In the Albanian pragmatics there are distinguished some elements that determine
the illocutionary force of an utterance. The most important ones are the performative form
and performative words (mostly verbs, but nouns, attributes, moans and particles also
included), types of sentences and verb moods, intonation accompanied by logical emphasis
and punctuation. The analysis of these lexical, grammatical and phonetic elements is based on
the tradition of language studies in the field of lexicography (Albanian dictionaries), grammar
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
192
(traditional grammar) and phonetic studies in the Albanian language accompanied by the
tradition of pragmatic studies in different languages. The difference between the main aspects
that make possible the expression of illocutionary forces and goals of the utterances in
Albanian language aims to create a terrain more appropriate and wider for further studies in
pragmatics and within the speech acts theory.
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
193
INDEKSI I TERMAVE
A
aksioma e dallimit, 49
aksioma e ekzistencës, 48
aksioma e identitetit (e njëjtësimit), 48
akt dytësor, 61, 65, 67, 174
akt i shqiptimit, 45, 46
akt i të folurit, IV, V, VI, VIII, IX, X,
XI, XII, XII, XIV, 5, 9, 10, 15, 19, 29,
31, 35, 36, 38, 39, 41, 44, 45, 47, 54,
56, 62, 63, 64, 65, 66, 67, 68, 70, 71,
72, 73, 74, 75, 78, 79, 80, 82, 88, 89,
121, 130, 147, 160, 161,162, 167, 169,
172, 173, 174, 175, 177, 180, 181,
183, 184, 192.
akt parësor, 61, 67, 174
akt propozicional, 46, 47, 53, 77.
akt të pohimit të faktit, 47, 77
akte abuzime, 37
akte që rrezikojnë fytyrën, 26, 27
akte të dështuara, 37
akte të solidaritetit, 27
akte të plotësimit, 65, 67
aktet e pritshme të të folurit, 64, 65
akte të tërthorta, 60, 72, 83, 84
aktet e tërthorta të të folurit, V, 60, 61,
63, 74, 75.
aktet paravepruese, 67
aktet thirrore, 67
akti fatik, 39
akti fonetik, 39, 40, 45
akti i faktit të shprehur (akt të pohimit
të faktit), 45
akti ilokutiv, 39, 40, 41, 42, 46, 49, 52,
58, 63, 84, 161, 163, 166, 168
akti lokutiv, 39, 40, 41
akti perlokutiv, 40, 41, 47
akti retik, 39
D
deklaruese gjuhësore, 55, 82
deklaruese, VI, VII, 54, 55, 65, 66, 74,
81, 84, 85, 91, 102, 116, 121, 127,130,
131, 132, 133, 134, 135, 136, 137, 138,
139, 140, 141, 142, 143, 144, 150, 162,
163, 169, 180, 181, 194,
doktrina e mospërmbushjeve, 37
drejtimi i përshtatjes, 52, 53, 54
F
fakte të përbëra, 33
fakte të thjeshta (fakte atomike), 32,
33, 43
fakti i shprehur, 54, 78, 112, 166, 167
fjali gramatikore, 10
folje me kuptim (funksion) kontekstor
performativ: XIII, 89, 99, 105, 111,
118, 127, 177, 178, 179, 180
folje me funksione të shumëfishta
performative, VI, 129
folje me kuptim (funksion) pjesërisht
të leksikalizuar performativ, XIII, 89,
95, 105, 111, 116, 127, 177, 178, 179,
189
folje performative (ilokutive), V, VI,
55, 73, 79, 82, 86, 88, 90, 101, 109,
112, 121, 146, 176, 177
folje me kuptim (funksion) të
mirëfilltë performativ XIII, 89, 90,
102, 109, 113, 122, 177, 178, 179, 180
fonologjia, IV, XII, 2, 4, 8, 9, 17, 18
forca ilokutive, 6, 7, 19, 40, 42, 52,
63, 74, 75, 81, 85, 86, 161
forma e performueses IX, 38, 78
forma të jetës, 34, 172
formë e tërthortë qëllimisht e
shumëkuptimshme
fytyra, 26
fytyra negative, 26
fytyra pozitive, 26
GJ
gjendja psikologjike e shprehur, 52,
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
197
53, 54, 165
H
hipoteza e performatives, 75, 75
hipoteza e zgjeruar e performatives,
75, 76
I
ilokutiv, X, XII, , 10, 18, 39, 40, 41,
42, 46, 47, 50, 52, 53, 54, 57, 59, 62,
68, 69, 73, 77, 79, 81, 84, 86, 89, 90,
101, 112, 121, 144, 146, 147, 151,
156, 157, 161, 163, 164, 165, 175,
176, 177, 178, 179, 180, 183
ilokutiviteti, V, VIII, XIV, 10, 14, 77,
85, 89, 176, 177
implikime (ngërthime) të
përgjithësuara, 21
implikime (ngërthime) bisedore, 20
implikime (ngërthime) standarde, 21
implikime (ngërthime) të veçanta, 21
implikimi, IV, 7, 10, 11, 14, 19, 20,
21, 71, 74, 85, 172
konteksti, X, 2, 4, 5, 6, 7, 11, 12, 13,
21, 25, 28, 34, 35, 38, 49, 57, 62, 63,
67, 72, 78, 107, 155, 156, 162, 167,
172, 174
K
konteksti zero, 5
kuptim i faktit të shprehur, 22
kuptimi i fjalisë, 4, 6, 11, 12, 20, 44,
45, 61, 78
kuptimi jo i natyrshëm, 6
kuptimi konvencional (kuptimi i
fjalëpërfjalshëm), 56, 60, 63, 82
kuptimi lokutiv (kuptimi dhe
referenca), 42
kushte të përmbushjes/ të
mospërmbushjes V, 12, 37, 56, 57, 63,
67, 71, 174
kushte të vërtetësisë/ të pavërtetësisë,
6, 7, 9, 11, 36, 53, 67, 80
L-LL
lojëra gjuhësore, XII, 34, 35, 51, 172
lloji i bashkëbisedimit 64, 65, 174
M
maksima e cilësisë, 20, 73
maksima e fisnikërisë, 29
maksima e harmonisë, 29
maksima e lidhjes, 23
maksima e mënyrës 20, 21, 24, 25
maksima e miratimit, 29
maksima e përkitshmërisë, 20, 24, 25
maksima e sasisë, 20, 22, 23, 25
maksima e simpatisë, 29
maksima e taktit, 29
maksima e thjeshtësisë, 29
mjet tregues i forcës ilokutive,78, 175
mjete treguese të forcës ilokutive, V,
VI, VIII, IX, X, XI, XIII, 18, 46, 53,
57, 79, 81, 151, 182, 192.
NJ
njësia e përbërë e ligjërimit 64, 65,
174
O
origjina e llojit të aktit, 65
P
paraqitëset, VII, 29, 53, 55, 66, 70, 83,
90, 96, 120, 151, 162, 163, 169, 174,
184
parimi i bashkëveprimit (i
bashkëpunimit), 20, 22, 23, 25, 62
parimi i mirësjelljes, IV, 22, 24, 25,
28
pasqyrime, 32
performative, V, 9, 36, 42, 55, 61, 72,
74, 75, 79, 80, 81, 82, 83, 85, 87, 88,
173, 176, 177.
performuese V, IX, 36, 37, 38, 40, 42,
77, 78, 85, 86, 145, 173
Ilokutiviteti në gjuhën shqipe Alma Pogoni
198
performuese (performative) eksplicite,
42
performuese (performative) implicite
83
përmasa e përmbushjes/ mospërmbu-
shjes, 42
përmasa e vërtetësisë/ e pavërtetësisë,
42
përmbushja, Vv, xi, 5, 12, 23, 37, 42,
47, 55, 57, 62, 63, 67, 84, 172
përplotësimi, 14
përshkrueset, 34, 36, 43, 69
përshtatshmëria, 5, 172
pragmaticizmi, 13
pragmatika, IV, V, IX, XI, XII, XIV,
1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13,
14, 16, 17, 18, 19, 21, 22, 24, 25, 67,
71, 75, 172, 175, 176, 192.
predikativiteti, v, 45, 46, 47, 49, 50
presupozimi, 5, 6, 7, 14, 17, 19, 71,
172
prova e performatives, 73, 80, 88
psikolinguisitka
psikologjia konjitive (e njohjes), 19
Q
qëllimi ilokutiv, 18, 23, 24, 52, 53,
54, 68, 90, 101, 112, 164, 165, 166,
175, 178, 179
R-RR
referimi, V, 2, 17, 39, 45, 46, 47, 48,
49, 50, 76
referimi i suksesshëm, 49
referimi plotësisht i përmbushur, 49
rregulla të performueses, 37
S - SH
semanticizmi, 13
semantika, IV, XII, 1, 2, 6, 7, 8, 911,
12, 13, 144, 18, 22, 72, 74, 83, 149
sintaksa IV, X, XII, 1, 3, 4, 8, 9, 10,
11, 12, 14, 15, 16, 17, 18, 23, 24, 31,
34, 60, 74, 76, 78, 88, 149, 155, 172,
175
sociolinguistika, IV, XII, 1, 2, 5, 6, 8,
18, 19, 71
shfrytëzime, 21
shkelje, 21, 25, 29, 37
shprehëset, VII, XIV, 16, 29, 54, 70,
78, 92, 112, 159, 160, 165, 170, 174
shprehje referuese, 48
T-TH
teoria e akteve të të folurit, IV, V, VII,
IX, XI, XII, 9, 10, 15, 31, 36, 44, 62,
63, 68, 71, 73, 74, 80, 160, 161, 172,
174, 175, 183, 192
teoria e përfaqësimit në lidhje me
kuptimin, 32
teoria e përzgjedhjes, 4
teoria e vetës së tretë (pikëpamja
bihejvjoriste), 35
teza e performativitetit, 80
tregor, 11, 18
thënie konstantuese, 40
thënie performuese (performueset),
IX, 42, 79, 81, 85, 86, 145, 146, 176
U
udhëzueset,VII, 16, 53, 66, 69, 70, 74,
101, 102, 151, 152, 153, 159, 162,
163, 164, 168, 169, 174, 178, 184
ushtrueset, 42, 43, 69
vendimet, 42, 43, 70, 115
V
vlera e vërtetësisë, 6, 33
Z
zotueset, VII, 29, 43, 54, 69, 70, 169,
174, 184