ambasadorja e re e shba në kursin e donald lu, luftë ... · kryeministri edi rama ka zhvilluar...

24
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis. Pjesë në takim, ishte edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku bashkë me ambasadoren shqiptare në Athinë, Adriana Hobdari... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Mërkurë 30 Tetor 2019 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Hallet e shqiptarëve mbi “supet” e kuvendarëve Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI “Tirani-dat popullore” që tundojnë demokracinë shqiptare! Nga Ramazan SHERJA Pse të çuditemi kaq shumë me diskutimin e një deputeteje!? Yuri Kim gati të ulë në tryezë Ramën e Bashën: Do rris presionet për të zgjidhur krizën politike Plas “lufta” mes Kuvendit dhe Presidencës për Kushtetuesen, PS gati të nxjerrë jashtë loje Ilir Metën për anëtarin e dytë Dokumentet e CIA, ja si nisi bashkëpunimi me jugosllavët për krijimin e Partisë Komuniste, anëtarët e parë të Komitetit Qendror dhe lufta ndaj rivalëve Mazhoranca jep alarmin për ndikimin rus, Moska tentativa për të ndërhyrë në zgjedhje dhe kapur mediat, rezolutë në Parlament Mazhoranca ka dhënë dje alarmin për rritjen e rrezikut rus në vend. Një ditë pasi zëvendës ambasadorja e SHBA paralajmëroi filorusët në Tiranë, mazhoranca ka hartuar një rezolutë me qëllim frenimin... Faqe 8 Faqe 12 Listat e naftëtarëve, minatorëve dhe meta- lurgëve që përfitojnë pension suplementar priten të jenë gati. Prej muajit maj të këtij viti është mirat- uar një ligj i posaçëm në Parlament, i cili detyron shtetin t’iu japë pension suplementar kategorive që kanë kryer punë të rëndë fizike... Ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta kanë intensifikuar lëvizjet për të përçarë opozitën e re. Pas tentativës për të përçarë grupin demokrat të drejtuar nga deputetja Rudina Ha- jdari, gazeta ka mësuar se Meta dhe Berisha kanë shtrirë tentakulat edhe në dy grupet... Zhbllokohet ligji për naftëtarët, metalurgët dhe minatorët, gati lista e emrave që përfitojnë pension suplementar Meta-Berisha intensifikojnë lëvizjet për të përçarë opozitën e re, presion Bashës përmes mediave për të nisur protestat e dhunshme Prokuroria ka nisur dje hetimet për kryebash- kiakun eVorës, Agim Kajmakun, i cili u denoncua nga Partia Demokratike. Nisja e hetimeve ka fillu- ar një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi KQZ -së heqjen e mandatit për kryebashkiakun e Vorës, pasi ky i fundit ka gënjyer... Prokuroria nis hetimet ndaj Kajmakut për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, kryebashkiaku i Vorës rrezikon dënim me burg Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë peshqve të mëdhenj përmes SPAK e BKH, premton masa kundër influencës ruse dhe kineze Edi Rama takon homologun grek: Politika të mos fusë hundët në bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe grekëve, të zgjidhim çështjen e detit Sulmi ndaj Bujar Sheshit, zbardhet dokumenti si prokurori fundosi Metën për aferën 700 mijë euroshe, ja provat që nxori për video-skandalin Reforma në drejtësi hyn në shina, KLP miraton 3 kandidatët finalë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, brenda nëntorit zgjidhet emri i ri Faqe 4,5 Zbardhen provat që vërtetojnë se prokurori Bujar Sheshi, është ai i cili gozhdoi Ilir Metën dhe avokatët e tij për aferën 700 mijë eurosh në videon me Dritan Priftin. Gazeta tregoi një ditë më parë se e gjithë lufta për shkarkimin e Sheshit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë është lojë e presidentit. Autoriteti për Hapjen e Dosjeve e akuzoi atë për lidhje me Sigurimin e Shtetit, por gjykata dhe prokuroria... Faqe 2 Faqe 10 Faqe 9 Faqe 3 Faqe 6 Faqe 7

Upload: others

Post on 27-Oct-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë ... · Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis. Pjesë në takim, ishte edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku bashkë me ambasadoren shqiptare në Athinë, Adriana Hobdari...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Mërkurë 30 Tetor 2019

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Hallet e shqiptarëve mbi “supet” e kuvendarëve

Nga Bardhyl BEJKO

Nga Besi BEKTESHI

“Tirani-dat popullore” që tundojnë

demokracinë shqiptare!

Nga Ramazan SHERJA

Pse të çuditemi kaq shumë me diskutimin

e një deputeteje!?

Yuri Kim gati të ulë në tryezë Ramën e Bashën: Do rris presionet për të zgjidhur krizën politike

Plas “lufta” mes Kuvendit dhe Presidencës për Kushtetuesen, PS gati të nxjerrë jashtë loje Ilir Metën për anëtarin e dytë

Dokumentet e CIA, ja si nisi bashkëpunimi me jugosllavët

për krijimin e Partisë Komuniste, anëtarët e parë të Komitetit

Qendror dhe lufta ndaj rivalëve

Mazhoranca jep alarmin për ndikimin rus, Moska tentativa për

të ndërhyrë në zgjedhje dhe kapur mediat, rezolutë në Parlament

Mazhoranca ka dhënë dje alarmin për rritjen e rrezikut rus në vend. Një ditë pasi zëvendës ambasadorja e SHBA paralajmëroi filorusët në Tiranë, mazhoranca ka hartuar një rezolutë me qëllim frenimin... Faqe 8F

aqe 1

2

Listat e naftëtarëve, minatorëve dhe meta-lurgëve që përfitojnë pension suplementar priten të jenë gati. Prej muajit maj të këtij viti është mirat-uar një ligj i posaçëm në Parlament, i cili detyron shtetin t’iu japë pension suplementar kategorive që kanë kryer punë të rëndë fizike...

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta kanë intensifikuar lëvizjet për të përçarë opozitën e re. Pas tentativës për të përçarë grupin demokrat të drejtuar nga deputetja Rudina Ha-jdari, gazeta ka mësuar se Meta dhe Berisha kanë shtrirë tentakulat edhe në dy grupet...

Zhbllokohet ligji për naftëtarët, metalurgët dhe minatorët, gati lista e emrave që përfitojnë

pension suplementar

Meta-Berisha intensifikojnë lëvizjet për të përçarë

opozitën e re, presion Bashës përmes mediave për të nisur

protestat e dhunshme

Prokuroria ka nisur dje hetimet për kryebash-kiakun e Vorës, Agim Kajmakun, i cili u denoncua nga Partia Demokratike. Nisja e hetimeve ka fillu-ar një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi KQZ -së heqjen e mandatit për kryebashkiakun e Vorës, pasi ky i fundit ka gënjyer...

Prokuroria nis hetimet ndaj Kajmakut për falsifikim të

formularit të dekriminalizimit, kryebashkiaku i Vorës

rrezikon dënim me burg

Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë peshqve të mëdhenj përmes SPAK e BKH, premton masa

kundër influencës ruse dhe kineze Edi Rama takon homologun grek: Politika të mos fusë hundët në bashkëjetesën

mes shqiptarëve dhe grekëve, të zgjidhim çështjen e detit

Sulmi ndaj Bujar Sheshit, zbardhet dokumenti si prokurori fundosi Metën për aferën 700 mijë euroshe, ja provat që nxori për video-skandalin

Reforma në drejtësi hyn në shina, KLP miraton 3 kandidatët finalë për postin e Prokurorit të

Përgjithshëm, brenda nëntorit zgjidhet emri i ri

Faqe 4,5

Zbardhen provat që vërtetojnë se prokurori Bujar Sheshi, është ai i cili gozhdoi Ilir Metën dhe avokatët e tij për aferën 700 mijë eurosh

në videon me Dritan Priftin. Gazeta tregoi një ditë më parë se e gjithë lufta për shkarkimin e Sheshit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë

është lojë e presidentit. Autoriteti për Hapjen e Dosjeve e akuzoi atë për lidhje me Sigurimin e Shtetit, por gjykata dhe prokuroria...

Faqe 2

Faqe 10

Faqe 9

Faqe 3

Faqe 6

Faqe 7

Page 2: Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë ... · Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis

GAZETA SOT2 E Mërkurë 30 Tetor 2019

2,5,6,7,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Meta-Berisha intensifikojnë lëvizjet për të përçarë opozitën e re, presion Bashës përmes mediave për të nisur protestat e dhunshme

Shkarkimi nga detyra, Meta kërkon të përçajë opozitën e re për të siguruar vota

Mos-hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, BE do ndryshojë rregulloren në Samitin e 2020

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndonëse bënë përparime të konsiderueshme sërish nuk arritën të merrnin dritën jeshile për hapjen e nego-ciatave. Por Bashkimi Europian pritet të ndryshojë rregullat e negociatave me vendet e Ballkanit Perën-dimor, përfshirë edhe Serbinë e cila është një hap para vendeve të tjera në këtë proces. Sipas gazetës serbe “Novosti”, në Samitin e majit 2020, Bashkimi Europian do të prezantojë dokumentin, në të cilin pritet të shtrohen disa modele që sërish përqendro-hen te partneriteti i privilegjuar në vend të zgjerimit

të mëtejshëm të unionit, ndërsa baza dhe theksi kryesor vihen tek ndihma financiare. Bazuar tek ajo që shkruan “Novosti” thuhet se metodologjia e re e bisedimeve me vendet e Ballkanit, kryesisht po diskutohet midis dy vendeve më me ndikim brenda BE-së, siç janë Franca dhe Gjermania. Marrëveshja mbi rregullat e reja, pritet të adoptohet nga Këshilli i Europës në marsin e vitit 2020. Një ndër idetë është ai që quhet integrimi sektorial, që do të thotë se pas mbylljes së një kapitulli, vendi përkatës do futet në sistemin e BE-së në fushën përkatëse në

vend se të presë anëtarësim të plotë. Më tej, për ta specifikuar këtë model, media serbe thekson dhe merr një shembull konkret se si do funksionojë ky plan i ri. Ajo thekson se nëse mbyllet si p.sh kapitulli i transportit, vendi përkatës përfiton fondet pikërisht në këtë sektor. Modeli tjetër që është në tryezë është ai norvegjez. Ky model parashikon që në vend të anëtarësimit do të ofrohet anëtarësimi në dy institucione kyçe; Bashkimi Europian për Tregtinë e Lirë dhe Zonën Ekonomike Europiane, ku bëjnë pjesë Islanda, Lihtenshtejni, Norvegjia dhe Zvicra,

që nuk janë anëtarë të BE-së. Diplomatët e Brukselit argumentojnë se Franca insiston që rregullat e reja të pranimit të ndryshohen jo vetëm për vendet që duhet të fillojnë negociatat, përkatësisht Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovinën, por edhe për Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat kanë ecur përpara në proces. Por, ka edhe nga ata zyrtarë që i besojnë idesë se Bashkimi Europian do të vepronte në kundërshtim me parimet dhe vlerat e saj krye-sore nëse ndryshojnë rregullat për Beogradin dhe Podgoricën në mes të garës për anëtarësim.

Rigels SELIMAN

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta kanë inten-sifikuar lëvizjet për të përçarë opozitën e re. Pas tentativës për të

përçarë grupin demokrat të drejtuar nga deputetja Rudina Hajdari, gazeta ka mësuar se Meta dhe Berisha kanë shtrirë tentakulat edhe në dy grupet e tjera të opozitës së re, sikundër janë grupi parlamentar “I pavarur” dhe grupi parlamentar i “Partive të djathta”. Sipas informacioneve, mësohet se ish-kryem-inistri dhe kreu i shtetit synojnë që të përçajnë këto grupe parlamentare të opozitës së re, me qëllim që të mos sigurohen 94 vota e nevojshme nga ana e mazhorancës sa i takon shkarkimit të Metës nga detyra. Po ashtu, të një-jtat burime theksuan se tentativat e ditëve të fundit të dyshes Berisha-Meta për të përçarë opozitën e re kanë të bëjnë edhe me reformën zgjedhore, në mënyrë që deputetët e opozitës parlamentare të mos bashkojnë votat me mazhorancën për miratimin e saj.

Meta në panik nga reforma zgjedhore

Por përveç tentativës për të përçarë opozitën e re, presidenti Ilir Meta, madje dhe ish-kryeministri Sali Ber-isha kanë nisur edhe presionet ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, duke i kërkuar që të refuzojë miratimin e reformës zgjedhore, sipas variantit të ofruar nga mazhoranca, i cili penal-izon partitë e vogla, sikundër është Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas informacioneve, mësohet se gjatë ditëve të fundit dyshja Berisha-Meta janë vënë në alarm nga fakti se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për reformën zgjedhore, takimi ky i cili do të zbuste gjakrat dhe ulte palët në tryezën e dialogut, duke bërë të mundur që Rama dhe Basha të shkojnë drejt një pakt të dytë si ai i 17 majit të dy viteve më parë. Të gjithë e mbajnë mend se nga takimi i 2017-ës Lëvizja Socialiste për Integrim dhe ish-kryeministri Sali Berisha dolën më shumë të dëmtuar. Partia e presidentit Meta u la jashtë koalicioneve, duke humbur shumë mandate deputetësh, ndërsa sa i takon Berishës, Basha e pastroi partinë nga njerëzit e tij. Pra, Meta dhe Berisha kanë frikë për puç nga Basha. Më konk-retisht, një pakt i dytë do t’i priste duart Berishës që të kontrollonte Partinë Demokratike, pasi thuajse shumica e

ish-deputetëve që mbështesin atë nuk do rikandidohen. Ndërkohë që, pakti Rama-Basha do sillte edhe fundin e LSI, pasi kjo parti nuk ka më akses në pushtetin vendor dhe qendror.

Nisja e protestave të dhunshmeMirëpo, miratimi i reformës zgjed-

hore me bekimin e Partisë Demokra-tike dhe Partisë Socialiste, i cili do të rezultonte fatal për Lëvizjen Social-iste për Integrim, nuk është i vetmi merak i dyshes Meta-Berisha. Sipas informacioneve të gazetës, mësohet se ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta janë të alarmuar edhe mbi mënyrën se si kryedemokrati

Manjani: Në Shqipëri duhet ndryshuar sistemi zgjedhor

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani komentoi ditën e djeshme reformën zgjedhore, për të cilën janë organizuar dy tryeza paralele. Në një intervistë, ai tha se Shqipëria ka nev-ojë urgjente për ndryshimin e sistemit zgjedhor. “Para se të konkludojmë mbi paralelet, se nuk janë të vetmet paralele në këtë vend. Ajo që më intereson mua, mirë është që ta nda-jmë me opinionin publik është, çfarë është thelbi i reformës zgjedhore? Çfarë duan të ndryshojnë? Çfarë thonë palët? Të dyja komisionet, apo 77-të partitë apo ku di unë se sa janë. Të gjithë thonë ca deklarata që janë broçkulla, nuk kanë lidhje fare me re-formën zgjedhore me gjithë respektin që kam për ata që kanë punuar në të dy kampet dhe janë për tu për-shëndetur. Shqipëria ka nevojë për një reformë më të thellë ndonjëherë zgjedhore. Reformë e cila ka të bëjë me ndryshimin e sistemit zgjedhor, çfarë dua të them me këtë? Është e kotë që në të harxhojmë kohë si do jetë komisioneri”, deklaroi Manjani.

Çështja e kufirit detar me Greqinë,

reagon Tritan ShehuIsh-deputeti i Partisë Demokra-

tike Tritan Shehu komentoi ditën e djeshme çështjen e kufirit detar me Greqinë. Gjatë një interviste televizive, ai u shpreh se marrëveshje e detit me Greqinë e nënshkruar në vitin 2009 u rrëzua në mënyrë të padrejtë. Sipas tij ajo marrëveshje u anatemua nga Rama, rilindja dhe arriti të hidhej poshtë nga gjykata kushtetuese me shumë pikëpyetje prapa. “Ka një rrugë që të dy vendet në dakordësi me njëra-tjetrën ta dërgojnë çështjen në gjykatën ndërkombëtare të të drejtës në Hagë dhe të jenë ata që të vendosin si do të realizohet ky demarkacion i hapësirave detare. Vendimi i asaj gjykatë do të jetë i pranueshëm nga të dyja palët. Unë jam kam thënë këtë gjë edhe zotit Micotaqis, që kur ishin në opozitë që ky nuk është vetëm për minoritetin greke. Kjo është një padrejtësi e madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë në atë zonë. Nuk është se po preket njëra pjesë, por po preket e gjithë popullsia për interesa korruptive”, deklaroi Shehu.

Lulzim Basha po bën opozitë kundër mazhorancës qeverisëse. Mësohet se gjatë ditëve të fundit Berisha dhe Meta kanë nisur presionet ndaj Bashës, duke i kërkuar që të nisë protestat e dhunshme, mënyrë kjo e vetme që shihet nga ta për ta shfrytëzuar për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Po ashtu, mësohet se ish-kryeministri dhe kreu i shtetit kanë kërkuar nga Basha që të japë një datë fikse se kur do ta rrëzojë Ramën, duke theksuar se premtimet deri më tani i ka marrë era. Por Berisha dhe Meta

nuk janë të vetmit që po i ushtrojnë presion Bashës, duke i kërkuar që të çojë vendin drejt revoltave. Edhe media pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Metës kanë nisur të sulmojnë kryedemokratin Basha, duke i kërkuar që të nisë sa më shpejt protestat. Madje, një gazetar shumë i afërt i Metës është shprehur dje i shqetësuar nga mënyrë se si po bën opozitë Lulzim Basha. Ai ka ngritur alarmin se përse Basha nuk i ka shfrytëzuar këto ditë me diell, për të organizuar protesta të fuqishme për rrëzimin e Ramës.

Marrja e drejtimit të LSI nga presidenti Ilir Meta pritet që të sjellë një rivalitet të fortë brenda opozitës. Deri më tani, Kryemadhi e ka respektuar Bashën, duke e ndjekur nga pas në çdo vendim që ka marrë ai. Por a do ndodhë e njëjta gjë me Metën? Gjasat janë që jo. Madje, nëse Meta merr drejtimin e LSI, Basha mund të bjerë në hije dhe do kemi një rivalitet të fortë mes tyre. Për më tepër, Berisha e ka kërcënuar Bashën

se do mbështesë Metën dhe nëse ndodh kjo, atëherë lideri demokrat do e ketë pisk punën. Pra, sinjalet janë se vjeshta do sjellë zhvillime. E sigurt është se Meta e Berisha janë duke u përgatitur për tensione e përplasje. Nëse Basha nuk u përgjigjet, atëherë Meta pritet të vërë në zbatim planin B, pra të marrë frenat e LSI. Përmes kësaj ai ka të drejtën të zbresë në rrugë dhe nuk është çudi që të shtyjë vendin drejt trazirave.

META MUND TË NXJERRË JASHTË LOJE BASHËN

Reforma zgjedhore ka ashpër-suar së fundmi marrëdhëniet mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Edhe pse në media të dyja palët flasin për paqe në opozitë, e vërtet është se marrëdhëniet mes PD dhe LSI janë në pikiatë. Shkak është bërë reforma zgjedhore. Gazeta ka mësuar se Lëvizja Socialiste për Integrim ka thyer “armëpush-imin” me Partinë Demokratike, pasi i frikësohet një puçi të mund-shëm të Lulzim Bashës, sa i takon reformës zgjedhore. Sipas infor-macioneve nga selia blu, mësohet se Kryemadhi ka kërkuar nga Basha që në rast se opozita do të marrë pjesë në tryezë të reformës, e cila kërkohet me ngulm edhe nga Bashkimi Europian, PD duhet të bëjë çdo gjë transparente dhe se duhet të ketë edhe përfaqësues nga partitë e tjera.

LSI kërkon tryezë gjithë përfshirëse

për reformën zgjedhore

Mirëpo, miratimi i reformës zgjedhore me bekimin e Partisë Demokratike dhe Partisë

Socialiste, i cili do të rezultonte fatal për Lëvizjen Socialiste për Integrim, nuk është i vetmi merak i dyshes Meta-Berisha. Sipas informacioneve të gazetës, mësohet se ish-kryeministri Sali Beri-sha dhe presidenti Ilir Meta janë të alarmuar...

Page 3: Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë ... · Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis

GAZETA SOT E Mërkurë 30 Tetor 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

1. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese vazhdojnë vep-rimtarinë e tyre si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese sipas mandatit të mëparshëm.

2. Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kus-htetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

3. Me qëllim përtëritjen e rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2017, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2025 dhe gjyqtari i ri, që do të zëvendësojë gjyqtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2020, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2028. Gjyqtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese emërohen për të gjithë kohëzgjatjen e mandatit, sipas ligjit.

I KUSHTETUTËSNENI 179

Kandidatë që i kanë shkuar Presidencës:

Vendi vakant i datës 07.02. 2018: Arta Vorpsi, Elsa Toska, Besnik Muçi (I zgjedhur), Regleta Panajoti

Vendi vakant i datës 04.03.2019: Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji, Elsa

Toska, Marsida Xhaferllari. Kandidatët që i kanë shkuar

Parlamentit:Vendi vakant i datës 12.02.2018:

Arta Vorpsi, Elsa Toska, Besnik Muçi, Vendi vakant i datës 04.03.2019:

Arta Vorpsi, Fiona Pajorgji, Elsa Toska

Kandidatët e Gjykatës Kushtetuese

Reforma në drejtësi, në fillim të nëntorit KPK zhvillon 3 seanca dëgjimore, ja kush janë emrat që do vlerësohen për 3 kriteretReforma në drejtësi është një nga prior-

itetet kryesore në vend. SHBA vijon të jetë një nga mbështetjet kryesore në sistemin e drejtësisë, ku dhe po monitoron nga afër çdo seancë dëgjimore që po zhvillohet në kuadër të vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili është organi kryesor për vlerësimin e gjyqtarëve, përmes një njoftimi bëri me dije se në fillim të muajit nëntor do të zhvillohen tre seanca dëgjimore. Në datën 2 nëntor, do të dalë para KPK për t’u vlerësuar në tre kriteret këshilltarja e Gjykatës së Lartë Elona Kana. Trupi gjykues për këtë të fundit do të jenë

Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Suela Zhegu. Elona Kana ka një karrierë të gjatë si juriste në sistemin gjyqësor. Ajo ka punuar si këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë fillimisht në vitet 2004-2006, për t’u shkëputur për 6 vjet –kohë në të cilën ajo drejtoi Departamentin Juridik dhe të Licencave në Këshillin Kombëtar të Radio-Televizionit, KKRT. Në vitin 2012, Kana u rikthye në Gjykatën e Lartë si këshilltare, detyrë të cilën vazhdon ta ushtrojë edhe aktu-alisht. Ndërsa në datën 3 nëntor para KPK do të dalë gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Korçë, Brunilda Malo (Orhani). KPK ka vendosur që

trupa gjykuese të jetë Xhensila Pine, Roland Ilia dhe Valbona Sanxhaktari. Brunilda Malo e ka nisur karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë në vitin 1995 si gjyqtare në Kolonjë. Në vitin 2003, ajo është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Korçës dhe vazhdon ta kryejë këtë funksion prej 16 vitesh. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, sëbashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Në datën 4 nëntor, do të jetë drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Anita Jella, ajo e cila do të dalë para KPK për t’u vlerësuar për tre

kriteret. Trupa gjykuese për Anita Jella do jenë Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Valbona Sanx-haktari. Anita Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007. Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Dur-rësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

Elisjeda KIKO

Gjykata Kushtetuese ka rik-thyer përplasjet mes presi-dentit Ilir Meta dhe Kuven-dit. Komisioni parlamentar

i Ligjeve ka zhvilluar dje një seancë dëgjimore me kandidatët për dy vende vakante në Kushtetuese. Por edhe pse pritej që raporti t’i kalonte seancës plenare për votim, deputetët kanë vendosur të marrin kohë. Komisioni javën që vjen do të mblidhet sërish për të diskutuar për emrat në fjalë, çka do të thotë se votimi mund të shtyhet për në datën 14 nëntor. Edhe pse në Konferencën e Kryetarëve u deklarua se votimi duhet të bëhet në seancën më të afërt të mundshme, Komisioni i Ligjeve ka vendosur të shtyjë në limite përzgjedhjen e dy anëtarëve të rinj. Por kjo do të thotë se tani do të kemi një konflikt të fortë me presidentin Ilir Meta. Ky i fundit pretendon se po shke-let neni 179 i Kushtetutës, i cili përcak-ton se anëtari i parë për tu zëvendësuar në Kushtetuese zgjidhet nga presiden-ti, i dyti nga Parlamenti dhe i treti nga Gjykata e Lartë. Në këtë logjikë, pres-identi e ka zgjedhur anëtarin e parë, ndërsa tani sipas tij i takon Kuvendit të zgjedhë emrin e dytë. Por duke qenë se mungojnë kandidatët e Gjykatës së Lartë, mazhoranca pretendon se nuk ka vlerë të ndiqet radha dhe për këtë arsye pritet që më 14 nëntor të votohet për dy vendet vakante. Çështja është si do të veprojë Meta? Afati përfundimtar i Metës për të zgjedhur anëtarin e dytë është 8 nëntori, por sipas burimeve presidenti do e refuzojë përzgjedh-jen e emrit duke e kthyer mbrapsht vakancën, me idenë se nuk pranon të shkelë Kushtetutën. Por kjo do të thotë se KED do e zgjedhë vetë anëtarin. Sipas ligjit, nëse presidenti refuzon, zgjidhet emri i parë, që në këtë rast është Arta Vorpsi. Pra me strategjinë e saj me afatet duket se mazhoranca i lidh duart presidentit, i cili është midis dy zjarreve. Nëse zgjedh emrin e dytë pa zgjedhur Parlamenti, mund të quhet shkelje Kushtetuese, nëse jo atëherë do ja marrë të drejtën KED. Megjithatë pritet të ketë një betejë të fortë juridike në ditët në vijim.

Seanca dëgjimoreDitën e djeshme për vakancat e

krijuara në Gjykatën Kushtetuese u

Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji dolën dje në seancë dëgjimore

Plas “lufta” mes Kuvendit dhe Presidencës për Kushtetuesen, PS gati të nxjerrë jashtë loje Ilir Metën për anëtarin e dytë, ja loja me afatet

Hysi: Gjykata Kushtetuese drejt funksionalitetit

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasi-lika Hysi u shpreh ditën e djeshme se Gjykata Kushtetuese është drejt funksionimit të plotë të saj. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hysi komentoi seancën dëgjimore për tre kandidatet, duke treguar edhe dy hapat e tjerë që do të ndiqen nga ana e Kuven-dit. Sipas saj, hapi i dytë është diskutimi dhe miratimi i raportit të Komisionit të Ligjeve dhe hapi i tretë është votimi në Parlament. Hysi deklaroi se ngritja dhe funksionimi i reformës në drejtësi është vijimi i zbatimit të reformave në drejtësi. “Gjykata Kushtetuese drejt funk-sionalitetit të saj. Sot, Komisioni i Ligjeve zhvilloi dëgjesën me tre kandidatet për anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Hapi i dytë është diskutimi dhe miratimi i raportit të komisionit të ligjeve. Hapi i tretë, votimi në Parlament. Zbatimi i re-formës në drejtësi po vazhdon”, u shpreh deputetja socialiste Vasilika Hysi.

Kushi: Rruga për përmbushjen e

reformave po vazhdonDeputetja e PS, Evis Kushi komen-

toi ditën e djeshme vendimin e BE për mos-hapjen e negociatave. Gjatë një interviste televizive, ajo tha se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet, duke shtuar se vendi do të vijojë me rrugën e reformave edhe me ose pa çeljen e negociatave me BE-në. “Që i kemi bërë detyrat dhe nuk i kemi plotësuar kushtet, këtë nuk e themi ne. Këtë e ka thënë vetë Komisioni Europian. Që kemi shumë për të bërë, këtë e themi edhe ne. Shumë punë për të bërë kanë edhe vendet e tjera anëtare. Madje shume vende anëtare kanë probleme me reformën ne drejtësi, që ne tashmë e kemi marrë këtë hap dhe kemi avan-cuar në kapitujt që lidhen me reformën shumë më tepër nga vendet e tjera që janë anëtare të Bashkimit Europian. Pra, ne nuk e mohojmë asnjëherë që kemi shumë punë për të bërë dhe kemi shumë për të bërë jo sepse na e kërkon Makroni, na e kërkon Franca, Bash-kimi Europian apo Këshilli Europian. Ne kemi shumë për të bërë sepse këto na i kërkojnë qytetarët, sepse rritjen e standardeve e kërkojnë dhe meritojnë qytetarët shqiptarë”, tha ajo.

zhvillua seanca dëgjimore me tre kan-didatet që janë propozuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji prezantuan para deputetëve të komi-sionit vizionin e tyre për Gjykatën Kushtetuese, e cila prej 2 vitesh është jofunksionale. Kandidatja e parë, Arta Vorpsi u shpreh se ka një përvojë të gjatë me çështjet kushtetuese, që sipas saj do e ndihmojnë në vijim për të çuar para të drejtën kushtetuese. Vorpsi deklaroi se nuk ka qenë asnjëherë e

angazhuar politikisht. “Kam 23 vite eksperiencë dhe përvoja e gjatë e imja do më ndihmojë në punën time për të çuar më tej të drejtën kushtetuese. Nuk kam qenë asnjëherë e angazhuar në ndonjë parti politike apo grupim politik”, tha Vorpsi. Kandidatja e dyte në seance dëgjimore, Elsa Toska u shpreh se eksperienca e saj është e fokusuar tek e drejta kushtetuese. “Në vizionin tim Gjykata Kushtetuese duhet të orientohet tek respektimi i të drejtave të njeriut, në forcimin e legjit-

imitetit në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese. Duhet të bëhet neutrali-zuese e debateve kushtetuese politike. Objektivat sipas meje, që duhet të ketë kjo gjykatë, do jenë në krijimin e një jurisprudence të re post-reformë. Ligji për Gjykatën Kushtetuese u ndryshua gjatë reformës në drejtësi, është ndër më të mirët dhe besoj se do i përgjigjet sfidave për të ardhmen në çështjen e të drejtave të njeriut dhe çështjeve kushtetuese”, tha ajo. Ndërkohë, kandidatja e tretë, Fiona Papajorgji u shpreh e bindur se i plotëson kushtet për të qenë pjesë e Kushtetueses, ndërsa shtoi se ky institucion duhet të kalojë në stadin e forcimit të parimeve të vlerave kushtetuese. “Mendoj se plotësoj kushtet për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Ka ardhur koha që Kushtetuesja të kalojë në stadin e forcimit të parimeve të vlerave kus-htetuese”, tha Papajorgji.

Page 4: Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë ... · Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis

GAZETA SOT4 E Mërkurë 30 Tetor 2019

2,4,6,9,11,13,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Reforma në drejtësi hyn në shina, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton 3 kandidatët për postin e Kryeprokurorit, brenda nëntorit zgjidhet emri i ri

Ja kush janë 3 kandidatët që do të intervistohen në 13 nëntor

Ndryshimet ligjore, Vasilika Hysi: Prokurori i Përgjithshëm nuk ka më kompetenca për hetimin e çështjeve

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm ka qenë një nga përplasjet e forta mes qeverisë dhe opozitës. Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, foli dje për zgjedhjen e kryep-rokurorit, ku deklaroi se kritikët që kritikojnë Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku duhet të shikojnë ligjin e ri të funksionimit të Prokurorisë. Në një intervistë televizive Hysi tha se me ligjin e ri, Prokurori i Përgjithshëm nuk ka më kompetenca për het-imin e çështjeve. “Kritikët para se të kritikojnë zonjën Marku duhet të studiojnë ligjin për

funksionimin e Prokurorisë, pasi me ligjin e ri Prokurori i Përgjithshëm nuk ka më kom-petenca për hetimin e çështjeve. Pra ne kemi decentralizuar prokurorinë. E para, e dyta ne duhet të mësohemi edhe me diçka tjetër që kompetencat që ka prokurorja e përgjithshme nuk janë kompetenca për çështjen sesa janë për mirëfunksionimin e institucionit. E them këtë pasi ne kemi konstatuar se në kuadër të reformës në drejtësi janë bërë disa ndryshime që kthejnë prapësht disa njohuri që ne kemi marrë në shkollë. Ka shumë nevojë e njohja

e ligjit, pasi më pas do të gabojmë”, tha Hysi. Më tej, deputetja socialiste deklaroi se qeveria mbështet edhe kandidatura të tjera të forcave të ndryshme politike, por në rastin e Kryep-rokurores Arta Marku opozita zgjodhi që të mos marrë pjesë në votim. “Ju keni shumë të drejtë kur thoni votimin, por çfarë të bëjmë në momentin kur opozita nuk do të marrë pjesë dhe heq dorë nga përgjegjësitë që ka në parla-ment. Kur është miratuar ai ligj është miratuar me konsensusin e shumicës dhe pakicës dhe është thënë që për një periudhë tranzitore

ne nuk do zgjedhim një prokuror të përg-jithshëm pa kaluar procesin e vetingut etj. Pra do caktohet një prokuror që është më i vjetri për të ushtruar përkohësisht detyrat e prokurorit të përgjithshëm. Është rasti i fundit që ne kemi patur një situatë të tillë, sepse me ligjin e ri Prokurori i përgjithshëm ka zv/prokurorin e Përgjithshëm. Çka do të thotë që në mungesë të prokurorit të përgjithshëm do të ketë një zv/prokuror të përgjithshëm që do të ushtrojë kompetencat e prokurorit”, u shpreh Hysi.

Elisjeda KIKO

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi ditën e djeshme tre emrat finalë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Në mbledhjen e zhvilluar dje, KLP miratoi listën e emrave kandidat, të cilët janë Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku, prokurorja e Prokurorisë së Apelit Tiranë Fatjona Memçaj dhe prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çelaj. Sipas KLP, tre kandidatët plotëso-jnë kushtet ligjore për të kandiduar për këtë pozicion. Po ashtu, Këshilli ven-dosi datën 13 nëntor për të zhvilluar intervistat me kandidatët e përzgjedhur. Intervistat me kandidatët do të regjistro-hen me audio dhe video. Ndërsa të tre pretendentët do të njoftohen nominal-isht dhe në adresën e postës elektronike që ata kanë deklaruar në momentin e aplikimit. “Mbledhja është mbajtur në praninë e 9 anëtarëve dhe në mungesë të anëtarëve Besnik Cani dhe Nurihan Sei-ti. Në bazë të nenit 148/a të Kushtetutës, të nenit 22 të ligjit nr.97/2016 “Për organ-izimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe nenit 17/pika 4 të rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandi-datëve për Prokuror të Përgjithshëm”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi mi-ratimin e listës me emrat e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të cilët plotësojnë kushtet ligjore sipas rendit alfabetik si më poshtë: Arta Marku; Fat-jona Memçaj; Olsian Çela. Gjithashtu, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, njofton se në datën 13 nëntor 2019 duke filluar nga ora 9:30 do të zhvillohen intervistat me të tre kandidatët në garë sipas rendit alfabetik”, thuhet në njoftimin e KLP. Pas intervistave, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të bëjë renditjen e kandidatëve e cila do t’i kalojë Kuvendit. Nëse Kuvendi nuk arrin të miratojë një kandidat me 94 vota atëherë automatikisht Prokuror i Përgjithshëm zgjidhet kandidati i rendi-tur i pari në listë nga KLP. Në rast mos zgjedhje në krye të akuzës, prokurorja e përkohshme Arta Marku ka të drejtë të emërohet gjyqtare në Gjykatën e Apelit. Puna për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm kishte ngecur për shkak të padisë së kandidatit Lulzim Alushaj ndaj KLP, pasi kjo e fundit e kishte për-jashtuar nga gara pasi nuk plotësonte

15 vjet eksperiencë. Por të premten e kaluar, Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi padinë e avokatit Alushaj për skualifikim të padrejtë nga gara.

Drejtësia hyn në shinaReforma në drejtësi tashmë po hyn

në shina dhe po shkon drejt kompleti-mit. Gjykata Kushtetuese e cila ka gati

dy vjet jashtë funksionimit, tashmë po plotësohen vakancat e lëna bosh dhe shumë shpejt do të jetë funksionale. Po ashtu, po punohet intensivisht dhe shumë shpejt vendi do ketë kryeprokuror me mandat të plotë 7-vjeçar. Një tjetër organ shumë i rëndësishëm që pritet të ngrihet brenda vitit është Struktura e Posaçme

Antikorrupsion, e cila do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta. Por edhe Gjykata e Lartë e cila momentalisht është jashtë funksionim-it,shumë shpejt do jetë funksionale. Të gjitha organet e drejtësisë do jenë shumë shpejt gati, çka tregon qartë se reforma në drejtësi dha rezultate pozitive.

Duka: I gatshëm të ulem në tryezë

me PS për reformënKreu i Partisë Agrare Ambi-

entaliste, Agron Duka, u shpreh i gatshëm për t’u ulur në një tryezë me mazhorancën për reformën zgjed-hore. Gjatë një interviste, Duka deklar-oi dje se pas refuzimit të Brukselit për hapjen e negociatave, të gjitha palët politike duhet të bëhen bashkë për të mirën e vendit. “Duhet të ulen bashkë për të nxjerrë një produkt sa më të mirë që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të firmosë Rama se nuk do të blejë votën, duket si një gjë që nuk do të japë rezultat. Natyrisht, dy gjëra japin rezultat për një reformë të saktë: vullneti politik dhe ligji. Do të ishte shumë mirë nëse do t’i jepej fund sistemit me lista të mbyllura dhe mund të gjendet një formulë si për shembull mazhoritar proporcional”, u shpreh kreu i PAA Agron Duka. Prej disa ditësh, grupi i punës së opozitës së bashkuar ka nisur diskutimet për Reformën Zgjedhore, duke trajtuar deri më tani çështje që lidhen me ad-ministrimin zgjedhor dhe financimin e partive politike.

Caka: Reforma zgjedhore nuk përmbush rekomandimet e OSBE

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Cakaj, foli ditën e djeshme për reformën zgjedhore, ku u shpreh se kjo reformë nuk mund ti lihet në dorë vullnetit të kryeministrit Rama, pasi kjo do të ishte një tallje. Gjatë një interviste televizive, ajo tha se rekomandimet e OSBE nuk janë reflektuar, duke shtuar se kjo gjë vjen nga mungesa e vullnetit të qeverisë. ‘Rekomandimet e OSBE-ODHIR për reformën zgjedhore nuk janë reflektuar të plota, por janë bërë le të themi për sa të larë gojën. Deri më tani nuk është realizuar asgjë. Ne e kemi të qartë nëse dikush do të donte të merrte seriozisht këtë reformë me siguri do e kishte bërë. Ajo çfarë është bërë tani tregon se sa seriozisht e ka Rama reformën zgjedhore. Nëse do ta kishte seriozisht do të kishte kohë që do ta kishte realizuar. Shikojmë një mungesë vullneti për ta fokusuar këtë reformë te problemet e vërteta”,tha ajo.

1. Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi.

2. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në një thirrje publike dhe procedurë transparente, përzgjedh dhe rendit tre kandidatët më të kualifikuar dhe ia përcjell Kuvendit, sipas ligjit.

3. Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e ju-ristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë pune, me integritet të lartë moral dhe profesional, që kanë përfunduar

Shkollën e Magjistraturës ose kanë një gradë shkencore në drejtësi. Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit.

4. Nëse Kuvendi nuk zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpallet i emëruar.

5. Pas përfundimit të mandatit dhe me kërkesë të tij, Prokurori i Përgjithshëm emërohet në detyrën e mëparshme ose gjyqtar në gjykatën e apelit.

PROKURORI I PËRGJITHSHËMNENI 148/A

1. Kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm duhet të plotësojnë kushtet e parashikuara nga neni 148/a, paragrafi 3, i Kushtetutës.2. Për efekt të integritetit moral dhe profesional, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet si vijon:a) të kalojnë me sukses verifikimin e plotë të pasurisë dhe figurës së

tyre, sipas ligjit;b) të plotësojnë kërkesat e ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;c) të mos kenë qenë anëtarë, bash-këpunëtorë ose të favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990;

ç) të mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të asnjë shërbimi sekret;d) të mos jenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;dh) të mos jenë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe të mos kenë masë disiplinore në fuqi.

KUSHTET LIGJORE PËR EMËRIMIN E PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM

Page 5: Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë ... · Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis

GAZETA SOT E Mërkurë 30 Tetor 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Në hyrje të fjalimit të saj, kan-didatja për ambasadore vlerë-soi simpatinë dhe besnikërinë që shqiptarët kanë shfaqur ndaj SHBA-së. “Shumë pak miq e kanë përqafuar më ngrohtë Shqipërinë – sondazh pas sondazhi tregojnë se mbështetja e shqiptarëve për SHBA-në mbetet më e larta në botë. Shumë pak miq kanë qenë më besnikë – trupat shqiptarë kanë

qenë në anën tonë në Afganistan, Kosovë, Bosnjë dhe krahun lindor të NATO-s. Dhe këta partnerë janë të gatshëm për të bërë më shumë me SHBA-në. Ne kemi miq të fuqishëm dhe besnikë në Shqipëri dhe është e domosdoshme që ne mbajmë pranë miq si Shqipëria, veçanërisht përballë sfidave strategjike ndaj in-teresave, vlerave dhe institucioneve të përbashkëta”, u shpreh Kim.

Kim: Shqiptarët e duan Amerikën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë vijon të shpjegojë përmes videove ilustruese ndikimin e reformës në drejtësi në jetën e qytetarëve shqiptarë. Në një postim në “Facebook”, ambasada amerikane deklaroi pak ditë më parë se ndryshimet kushtetuese do të pastrojnë sistemin gjyqësor dhe krijohen mekanizma që do të mbikëqyrin zbatimin e ligjit. “Pastrimi i gjyqësorit vjen si pasojë e vetingut të

gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo bëhet duke u bazuar në tre shtyllat e vetingut, që janë: Justifikimi i pasurisë, pastërtia e figurës dhe aftësia profesionale. Ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët që s’kualifikohen pasi janë gjetur me shkelje, nuk futen sërish në sistemin e ri të drejtësisë. I gjithë procesi i filtrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve po bëhet nën monitorimin e vëzhguesve amerikanë dhe europianë”, theksoi ambasada.

SHBA: Reforma do përmirësojë jetën e shqiptarëve

SHBA strategji për të mos lejuar kapjen e SPAK dhe BKH: Lufta ndaj korrupsionit prioritet i yni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të vendosura për të mos lejuar kapjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilat do të luftojnë korrupsionin. Politika është vënë në alarm nga organet e reja të drejtësisë, të cilët sipas gjasave, do të godasin si majtas, ashtu edhe djathtas. Por duke pasur precedentin e Maqedonisë së Veriut, ku Prokuroria Speciale u përfshi në afera korrupsioni, amerikanët janë të vendosur të marrin masa, në mënyrë

që të mos kemi raste të kësaj natyre edhe në Shqipëri. Ditën e djeshme përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, ambasada e SHBA në Tiranë ka theksuar edhe një herë tjetër se lufta kundër korrupsionit është prior-itet i punës së saj dhe se nuk do të ndalet deri në instalimin e shtetit ligjor. Madje, ambasada thekson se çdo javë do të nënvizojë një nismë që është ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri, ndërsa shprehet se është e vendo-sur në financimin e programeve kundër kor-

rupsionit teksa sjell rastin e një projekti me të rinjtë. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni më shumë mbi projektet që Ambasada e SHBA-së ka finan-cuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të

Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë, ndërsa bashkëngjitur është postuar edhe video-ja ilustruese. Pra, duket qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura për të mbështetur SPAK dhe BKH sa i takon luftës kundër korrupsionit dhe se strategjia e ndjekur prej saj u “pret” duart të gjithëve, sidomos politi-kanëve që të mos i kapin këto dy organe.

Rigels SELIMAN

Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës duket se nuk do të ndrys-hojnë kurs sa i takon shfaros-je së korrupsionit në vend

dhe avancimin e reformës në drejtësi. Prej gati një viti ambasada e SHBA nuk ka një drejtues, ndërkohë që PD ka lobuar shumë në Uashington për të bërë për vete emrin e ri që do të vijë në Tiranë. Donald Lu u kthye në tabelë qitje nga dyshja Meta-Ber-isha. Edhe sot, ata e akuzojnë se ndihmoi qeverinë të kapë reformën. Por Uashingtoni duket i palëkundur në misionin tij për të ngritur sa më shpejt SPAK, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe për të dërguar pas hek-urave “peshqit e mëdhenj”. E nomin-uara e Donald Trump për ambasadore në Tiranë, Yuri Kim ka dalë dje në një seancë dëgjimore në Senatin ameri-kan, ku ka paraqitur pikëpamjet e saj mbi misionin 3-vjeçar në Tiranë. Ajo e tha qartë se qëllimi kryesor i punës së saj do të jetë që reforma në drejtësi të shkojë deri në fund dhe të ngrihet sa më shpejt Byroja e Hetimit dhe SPAK. “Shtetet e Bashkuara duhet të vazh-dojnë të inkurajojnë Shqipërinë të zbatojë plotësisht reformat gjyqësore, të vazhdojë verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe krijimin e një strukture speciale të pavarur, Struk-tura Kundër Korrupsionit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Unë gjithashtu do të dyfishoja angazhimin dhe ndi-hmën teknike amerikane në hetim, ndjekje penale dhe ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar", tha kandidatja për amba-sadore e SHBA Yuri Kim. Deklarata e saj duket se është e ngjashme me ato të Donald Lu, çka tregon se kursi i SHBA nuk ndryshon.

Ndikimi rus e kinezArdhja e saj në Tiranë duket se

është një makth dhe për filorusët. Teksa të hënën ishte zv/ambasadorja Leyla Moses Ones që dha alarmin për ndikimin rus e kinez, të njëjtën gjë ka bërë dhe kandidatja për amba-sadore. Ajo u shpreh se do të punojë që Shqipëria të qëndrojë sa më larg ndikimit rus e kinez. “Do të ndihmoj shqiptarët të forcojnë institucionet e tyre që të kenë më shumë rezistencë ndaj përpjekjeve ruse dhe Kinës që përpiqet të infiltrojë në ekonominë

Yuri Kim gati të ulë në tryezë Ramën e Bashën: Do rris presionet për të zgjidhur krizën politike

Basha takon analistin amerikan: Shqipëria ka alternativë vetëm BEKryetari i PD, Lulzim Basha priti

dje në një takim analistin amerikan Daniel Serwer. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Basha ka treguar detaje nga takimi në fjalë, ndërsa theksoi se bashkë ndanë shqetësimin për gjend-jen aktuale të demokracisë, sundimit të ligjit dhe krimit e korrupsionit. Mes të tjerash, Basha ka dhënë mesazhin e tij se Shqipëria ka vetëm një alternativë, sikundër është anëtarësimi në BE. “Daniel Server është një mik i çmuar me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë në vitet e anëtarësimit te Shqipërisë në NATO dhe procesit të pavarësimit të Kosovës. Pata kënaqësinë ta pres në Tiranë ku bashkë me shqetësimin për gjendjen aktuale të demokra-cisë, sundimit të ligjit dhe krimit dhe korrupsionit, ndamë bindjen se Shqipërinë e pret një e nesërme plot shpresë dhe mundësi për zhvillim dhe mirëqenie reale dhe të prekshme nga të gjithë shqiptarët. Shqipëria ka vetëm një alternativë, rruga europiane dhe anëtarësimi në BE”, deklaroi Basha.

Reforma zgjedhore, Kryemadhi takon zyrtarin amerikan

Kryetarja e LSI, Monika Kryema-dhi ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me drejtorin për Europën Qen-drore e Lindore të Institutit Demokratik Amerikan, Robert Benjamin. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kryemadhi deklaroi se në takim u diskutua për reformën zgjedhore dhe për rëndësinë themelore që ka në demokraci vota e lirë dhe e barabartë. “Sot pata kën-aqësinë të zhvilloja një takim me Robert Benjamin, Drejtor për Eu-ropën Qendrore e Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI). Diskutu-am mbi rëndësinë themelore që ka në demokraci vota e lirë dhe e barabartë. Gjithashtu, theksova angazhimin e LSI për një reformë zgjedhore me integritet të plotë që do i shërbejë interesit të qyte-tarëve dhe për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Vlerat e demokracisë euro-at-lantike janë udhërrëfyesi më i mirë për forcimin e shtetit të së drejtës, tregut të lirë dhe garanci për ndërtimin e jetës në Shqipëri”, deklaroi Kryemadhi.

ulë në tryezë Ramën e Bashën. “Fil-limisht, do të inkurajoj Shqipërinë të vijojë me kursin e qëndrueshëm për të arritur në 2% të investimeve të mbrojtjes deri në vitin 2024, që kështu Shqipëria të jetë edhe më e fuqishme dhe e aftë si aleate. Së dyti, do të vazhdoj të promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Në terma të menjëhershëm, unë do të shtyj

drejtuesit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në një mënyrë që përforcon kërkesën e pranimit të Shqipërisë në BE. Së treti, do të punoj për të promovuar eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri në mënyrë që të sigurohen mundësi për qytetarët e SHBA-së dhe Shqipërisë, si dhe të krijohen vende pune në të dyja shtetet”, theksoi Kim.

Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë peshqve të mëdhenj përmes SPAK e BKH, premton masa kundër influencës ruse e kineze

e tyre. Do të punojmë ngushtë për të zhvilluar kapacitetet si aleat i NATO-s. Luftëtarët e huaj që janë të arrestuar është sfidë e madhe. Nëse konfirmohem ambasadore do të punoj me qeverinë për të zgjidhur këtë çështje. Ne kemi një mik të fortë dhe besnik si Shqipëri. Shqipëria ka qenë gjithashtu një partner i besueshëm global në koalicionin për të mposhtur ISIS-in. Do ta bëjë Shqipërinë gjithashtu një Aleat më të fortë, më të aftë të Shteteve të Bashkuara. Më thelbësore, unë do të forcoja ndihmën diplomatike dhe do të ndihmoj në forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ajo.

Zgjidhja e krizësYuri Kim u shpreh se puna e

saj do fokusohet në 3 aspekte. Ajo deklaroi se do të ndihmojë që të marrë fund kriza politike në Shqipëri. Kjo do të thotë se SHBA do të tentojë të

Page 6: Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë ... · Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis

GAZETA SOT6 E Mërkurë 30 Tetor 2019

2,5,6,7,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Prokuroria nis hetimet ndaj Agim Kajmakut për falsifikim të formularit të dekriminalizimit,

kryebashkiaku rrezikon dënim me burg

PD: Edi Rama e ka lidhur fatin e tij me krimin, prandaj nuk zbaton Kushtetutën

Lufta ndaj falsifikimit të monedhave, Hodaj: Do të ngrihet një zyrë qendrore për të thelluar hetimet

Komisioni i Sigurisë Kombëtare u mblodh ditën e djeshme për të shqyrtuar projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Falsifikimit të Monedhës”. Të ftuar për të folur rreth këtij projektligji ishin Julian Hodaj zëvendësministër në Ministrinë e Brendshme si dhe specialistë të tjerë, të kësaj ministrie. Zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj theksoi dje gjatë fjalës së tij të mbajtur në komision, se projektligji për luftën kundër falsifikimit të monedhës ka si qëllim krijimin e një zyre

qendrore për hetimin e kësaj vepre penale. Më tej Hodaj tha se konventa parashikon një përcaktim të mirë të sjelljeve të ndaluara, që nga prodhimi i monedhave të falsifikuara, shpërndarja, hedhja e tyre në treg, përdorimi me qëllim marrjen e përfitimeve. “Pjesa kryesore që parashikohet në konventë është që qendërzohet parandalimi, hetimi i këtyre veprave penale, që do të thotë krijohet një zyrë qendrore, një kanal komunikimi direkt nga homologët e saj në ven-det e tjera, duke siguruar një akses më të shpejtë dhe qarkullim më të shpejtë të informacionit,

pra krijimi i një rrjeti ndërkombëtar, me qëllim luftën dhe parandalimin e këtij fenomeni”, deklaroi dje Hodaj. Ishte edhe Luan Duzha, i cili relatoi projektligjin, teksa e vendosi theksin tek qëllimi dhe objektivat e tij. “Bashkëpunimi i palëve kontraktuese do të bëhet me anë të rreg-ullave të parashikuara në këtë konventë. Kjo konventë është mjeti më efektiv për rrethanat aktuale që siguron parandalimin dhe dënimin e veprës së falsifikimit të monedhës”, u shpreh Duzha. Gjatë seancës së komisionit të sigurisë pati edhe ndërhyrje nga deputetët e pranishëm.

Ishte deputeti i opozitës Myslim Murrizi, i cili duke iu drejtuar zv ministrit e pyeti nëse paratë e falsifikuara që janë gjendur në Shqipëri janë prodhuar po këtu, ato vijnë nga jashtë. Ndërkohë që Hodaj iu përgjigj duke i thënë se kryesisht paratë e falsifikuara vinë nga jashtë. Sa i përket strukturimit të zyrës qendrore që do merret me hetimin dhe parandalimin e fal-sifikimit të parave, zv ministri tha se nuk është ende e qartë ndarja, numri apo personat që do të jenë. Po ai tha se zyra qendrore që do hetojë do të jetë e vendosur tek Policia e Shtetit.

Arbjona ÇIBUKU

Prokuroria ka nisur dje he-timet për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun, i cili u denoncua nga Partia

Demokratike. Nisja e hetimeve ka filluar një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi KQZ -së heq-jen e mandatit për kryebashkiakun e Vorës, pasi ky i fundit ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit. Agim Kajmaku rrezikon të dënohet me burg, pasi sipas ligjit, zyrtarët të cilët gënjejnë në formularin e dekriminalizimit, rrezikojnë të dënohen deri në 4 vite heqje lirie. Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, Agim Kajmaku u zgjodh kryetar bashkie në Vorë, ndërkohë që Partia Demokratike e denoncoi publikisht se ka qenë i arrestuar në Greqi, ku ka përdorur emrin Jorgo Toto dhe këtë fakt nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Më pas PD bëri publik një dokument të Prokurorisë dhe Gjykatës së Janinës të datës 19 qershor 2003, ku thuhej se ai ishte arrestuar në janar 2003 në Janinë, për blerje të fidanëve dhe bimëve të tjera me para të falsifikuara. Pas denonci-meve që PD bëri gjatë asaj kohe, Kajmaku në deklaratat e tij për mediat, apo edhe në qëndrime që ka mbajtur në rrjetet sociale, i mohoi akuzat e hedhura nga PD, teksa deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me personin Jorgo Toto, që PD pretendonte se ishin i njëjti per-son. Kryebashkiaku i Vorës i mohoi akuzat deri në momentin kur u publikua një vendim i Gjykatës së Janinës, ku pushonte çështjen ndaj tij, duke e shpallur atë të pa-fajshëm. Ndërkohë vetëm dy ditë më parë, Kajmaku i ka dërguar një dokument kryeprokurores Arta Marku dhe KQZ, teksa ka sjellë dy argumente se përse nuk e ka deklaruar në formularin e dekrim-inalizimit arrestimin e tij në Greqi, ndërkohë që më herët e kishte refuzuar totalisht këtë fakt. Argu-menti i parë që Kajmaku ka dhënë është se nuk ka qenë në dijeni se ishte në hetim, sepse i gjithë proce-si hetimor është kryer në mungesë. Së dyti ai thotë se nuk e dinte se

mosdeklarimi në formularin e dekriminalizimit, ia ndalonte atij që të kandidonte dhe më pas të zgjidhjet si kryebashkiak. Për një gjë të tillë, Kajmaku shprehet se e ka mësuar nëpërmjet mediave. Pas kërkesës që ka bërë Prokuroria e Përgjithshme për heqjen e man-datit, do të jetë KQZ e cila do të vendosë për kryetarin e Bashkisë së Vorës, ndërkohë që pritet që ai të dënohet me burg sipas ligjit që u citua edhe më sipër.

Rasti Kajmaku, Bare: Përgjegjësiaështë personale

Deputeti i Partisë Socialiste Besnik Bare ka komentuar dje në një studio televizive rastin e krye-bashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut. Bare është i qartë për qëndrimin e partisë së tij në lidhje me çështjen e Agim Kajmakut. Për Baren edhe pse historia 30 vjeçare e dy partive tregon që kanë sjellë edhe elemente jo të pastër, përgjegjësia është personale. Bare shton ndër të tjera se duhet lënë në dorë të organeve përkatëse që të thonë fjalën e duhur për këtë rast. “Është bërë e qartë që kjo është përgjegjësi personale, secili mban përgjegjësi për atë që deklaron. Është hera e parë që ekziston një filtrim, është një proces jashtëzakonisht i drejtë dhe zhurma mediatike mbi të është politike”, deklaroi Bare. Çështja e dekriminalizimit lidhet me reformën e procesit zgjedhor në vend. Sipas Bares, institucionet ndërkombëtare për herë të parë nuk kanë patur mospërputhje në lidhje me ligjshmërinë e tij në 30 qershor.

KQZ nis procedurat, PS: Kajmaku të

përballet i vetëmPartia Socialiste e ka lënë krye-

bashkiakun e Vorës të përballet i vetëm, duke mos i dalë në mbrojtje, tani që u vërtetua se Kajmaku ka qenë i dënuar në Greqi. Pas mar-rjes së shkresës nga Prokuroria e Përgjithshme, KQZ është vënë në lëvizje. Drejtoria Juridike po përgatit materialet për mbledhjen e radhës, ku do të vendoset për shkarkimin ose jo të Agim Kajmakut. Ndërkohë, socialistët shprehen se Kajmaku do ta zhvillojë betejën e tij ligjore i vetëm. “Rasti Kajmaku do të trajtohet sipas ligjit. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin e dekriminalizimit. Janë çështje që i kemi sqaruar që kur ka hyrë në fuqi ky ligj. Partia Socialiste e ka kryer detyrimin e saj ditën kur ka votuar me konsensus të plotë bashkë me opozitën ligjin e dekriminalizimit”, deklaroi dje për mediat Ulsi Manja. Demokratët ndërkohë nuk kënaqen me shkarkimin e tij, por flasin për dënim me 4 vite burg.

Reagon PDNdërkohë Partia Demokra-

tike ka reaguar sërish dje për rastin e Agim Kajmakut. Ka qenë Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, i cili në një deklaratë për mediat, ka hedhur akuza mbi kryeministrin Edi Rama sa i përket rastit të kryebashkiakut të Vorës. “Agim Kajmaku gënjeu qytetarët shqiptarë dhe votuesit e Bashkisë së Vorës për të kaluarën e tij kriminale në Greqi. E vërteta, siç u provua nga prokuroria, është se Edi Rama kandidoi në 30 Qer-shor një të arratisur nga drejtësia, me urdhër kërkimi në Greqi dhe në Europë deri 6 javë më parë. Përpjekja e Edi Ramës për të mbrojtur një zyrtar të lartë që ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe ligjin nuk ka mbaruar. Agim Kaj-

maku qëndron në detyrë dhe ako-ma nuk është shkarkuar nga Edi Rama, njeriu që i dha mbështetje politike, duke e kandiduar për Bashkinë e Vorës”, ka deklaruar Gjata. Ai vijoi më tej duke thënë se sjellja e Edi Ramës në mbrojtje të kriminelëve që përfshiu në poli-tikë, nuk është e papritur. Sipas tij, kryeministri Edi Rama e ka lidhur fatin e tij politik me krimin, prandaj nuk zbaton Kushtetutën për të shkarkuar kryetarin e tij të Bashkisë Vorë, të kapur në shkelje të rëndë të ligjit të dekriminal-izimit. “Bashkëqeverisja e tij me krimin dhe me të fortët që blejnë vota për të, pa u dënuar nga dre-jtësia, është arsyeja pse dera e Europës vazhdon të qëndrojë e mbyllur për Shqipërinë”, tha dje Gjata.

Në vendimin e Prokuror-isë rezulton se Zyra Qendrore e Kombëtare e INTERPOL Tiranës, me shkresën Nr. 10709/6, datë 24/09/2019, ka sqaruar se nga informacioni i marrë nga zyra homologe INTERPOL Athinë re-zulton se nga krahasimi i gjurmëve të gishtërinjve të shtetasit Agim Kajmaku, me gjurmët e gishtërin-jve që ndodhen në databazën e të dhënave kriminale në Greqi ka përputhshmëri të plotë me ato të shtetasit Jorgo Toto. Prokuroria ka sqaruar se shtetasi Agim Kajmaku, kandidati në Bashkinë e Vorës, nga verifikimet e kryera është provuar se Agim Kajmaku dhe shtetasi Jorgo Toto, është i njëjti person. Nga verifikimet e kryera, shprehet prokuroria, konfirmohet se subjekti Agim Kajmaku ka pasur dijeni të plotë në lidhje me faktin që ka qenë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një proces gjyqësor penal në zhvillim.

JA VENDIMI I PROKURORISË PËR

KAJMAKUN

“Sjellja me rastin e Agim Kajmakut, duke e mbrojtur, edhe pas verifikimit zyrtar të prokurorisë, është tregues se Edi Rama nuk ka ndërmend të marrë seriozisht as kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman, ku zbatimi i ligjit, lufta kundër krimit, ndëshkimi i zyrtarëve të lartë dhe i kujtdo që ka vjedhur zgjedhjet janë rruga për të çuar

Shqipërinë drejt hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europi-an. Agim Kajmaku dhe Edi Rama nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri. Ata e sfido-jnë shtetin ligjor, gënjejnë qytetarët në mënyrë të paturpshme dhe përdorin çdo mjet për të qëndruar në pushtet kundër interesit publik”, u shpreh dje për mediat Çlirim Gjata.

GJATA: RAMËS NUK I BËN PËRSHTYPJE KAJMAKU, JANË NJËSOJ

Page 7: Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë ... · Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis

GAZETA SOT E Mërkurë 30 Tetor 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

JA ARGUMENTET E BUJAR SHESHIT KUNDËR ILIR METËS Nga tërësia e rrethanave të çështjes, të

vërtetuara në rrugë gjyqësore, por dhe nga përmbajtja e aktit të ekspertimit teknik, rezultoi se kjo VIDEO ishte origjinale dhe e patjetërsuar. Përmbajtja e kësaj videoje mbështet plotësisht deklarimet e dësh-mitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, problematikën e saj, interesimin e të pandehurit për ankandin e shitjes së 30 mijë ton naftë bruto, si dhe për garën koncesionare të ndërtimit të H/C Egnatia-Shushicë. Ashtu siç shpjegon edhe dëshmitari, kjo video vërteton komuni-kimin në telefon me përfaqësuesin e Sho-qërive Bashkimi i Përkohshëm “Vëllezërit Tola” sh.p.k., shtetasin Agim Rrapaj dhe kalimin e telefonatës dëshmitarit Dritan Prifti nga vetë i pandehuri Ilir Meta.

Kjo rrethanë fakti, mbështetet plotësisht nga analiza e tabulateve telefonike të shtetasit Agim Rrapaj, që është adminis-truar si provë, e cila paraqet komunikimin me telefon ndërmjet tij dhe Ilir Metës më datën 01.03.2010 në orën 13:28, gjatë kohës që ai ishte në takim në zyrën e dëshmitarit Dritan Prifti. Kjo është një provë tjetër e

pakundërshtueshme, që siç u tha, mbështet vërtetësinë e dëshmisë së Dritan Priftit dhe tregon gjithashtu për interesimin e të pan-dehurit për këtë koncesion dhe ndërhyrjen e tij në favor të kompanisë që përfaqësohej nga Agim Rrapaj.

Në datën 13.01.2011, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është paraqitur me vullnetin e tij shtetasi Dritan Prifti, i cili me cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për qëllime të hetimit, ka sqa-ruar se regjistrimi audioviziv i materialit të transmetuar në emisionin “FIKS FARE” të televizionit “TOP CHANNEL” ishte real-izuar prej tij dhe ka shpjeguar faktet dhe rrethanat që e çuan në realizimin e këtij regjistrimi.

Deklarimet e detajuara të tij në ketë pro-cesverbal, përputhen plotësisht edhe me dëshminë e dhënë nga ky shtetas në se-ancë gjyqësore. Konkretisht, në dëshminë e tij, shtetasi Dritan Prifti, është shprehur se: “Për sa i përket koncesionit dhe ky është një koncesion për të cilin zoti Meta më kishte porositur që duhet ta fitonte

Bashkimi i Kompanive që drejtohej nga vëllezërit Tola. Më tha dhe për këtë që merre vendimin shpejt, jepja shpejt, në fakt unë e dija që kjo çështje ishte në gjyq, e dija që ishte duke u gjykuar në Gjykatën e Apelit”.

Krahas dëshmisë së shtetasit Dritan Prifti, si provë që vërteton faktin e zhvillimit të bisedës, prokurorët kanë referuar analizën e tabulateve telefonikë, sipas të cilave, në datën 01.03.2010 në orën 10.59 dhe 13.16, i pandehuri Ilir Meta i ka telefonuar dëshmi-tarit Dritan Prifti. Po kështu edhe të dhënat e sistemit TIMS që konfirmojnë faktin e largimit të së pandehurit jashtë shtetit në të njëjtën ditë në orën 13.57.

Nga ana tjetër prokurorët konkludojnë se është provuar që regjistrimi audio-viziv është kryer nga shtetasi Dritan Prifti me anë të një pajisje të kamufluar jop-rofesionale si një orë tavoline, duke e shkarkuar menjëherë në lap-topin e tij personal, sapo ka ndërprerë regjistrimin, pasi i pandehuri Ilir Meta është larguar nga zyra e tij.

Sipas prokurorëve, nga tërësia e rre-thanave të çështjes, të vërtetuara në rrugë gjyqësore, por dhe nga përmbajtja e aktit të ekspertimit teknik, rezultoi se regjistri-mi audio-viziv i bisedës Meta-Prifti ishte origjinal dhe i patjetërsuar. Ekspertët duke mos gjetur, në rrugë shkencore, asnjë detaj të fshirjes apo montimit të videos, u shpre-hen vetëm se: “Deformimet anormale të kurbës së sinjalit në pikat e mësipërme i çojnë në përfundimin se probabiliteti i ndërhyrjeve të mundshme rezulton të jetë shumë i madh”.

Në këtë përfundim, jo kategorik, por edhe as shkencor, këta ekspertë arritën vetëm për shkak se, sipas tyre, “në minutën 11:25 konstatohet në spektër gjurmë e ngjashme me një tik-tak (tepër) jo në harmoni me tik-tak–ët e tjerë”, në një kohë që siç deklaruan vetë para gjykatës në përgjigje të pyetjeve tona, “tik-taku i tepërt” mund të ishte edhe ndonjë zhurmë nga jashtë regjistruesit apo edhe ndonjë defekt i mekanizmit të orës që kamuflonte regjis-truesin, duke pranuar kështu pasaktësinë e përfundimit të arritur prej tyre.

Kliti TOPALLI

Zbardhen provat që vërte-tojnë se prokurori Bujar Sheshi, është ai i cili gozh-doi Ilir Metën dhe avokatët

e tij për aferën 700 mijë eurosh në videon me Dritan Priftin. Gazeta tregoi një ditë më parë se e gjithë lufta për shkarkimin e Sheshit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë është lojë e presidentit. Autoriteti për Hap-jen e Dosjeve e akuzoi atë për lidhje me Sigurimin e Shtetit, por gjykata dhe prokuroria e rrëzuan, duke dështuar planin Meta-Sula. Gentia-na Sula dhe presidenti kanë miqësi të vjetra mes tyre dhe sipas buri-meve të sigurta të gazetës, kjo ka qenë e gjitha strategji e Metës. Gaze-ta po tregon sot prova të tjera në këtë aspekt. Sheshi është prokuroi i cili mbrojti deri në fund idenë se Meta duhej të dënohej me 2 vite burg për videon me Priftin. Madje ai paraqiti me dhjetra prova, të cilat gjykata i anashkaloi, duke shpallur të pa-fajshëm presidentin aktual. “Nga ana e prokurorëve u parashtrua se në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes, rezultoi e provuar që në datën 1 mars të vitit 2010, rreth orës 13:00, në zyrën e Dritan Priftit ka shkuar i pandehuri Ilir Meta, i cili në atë kohë mbante funksionet e Zëvendëskryeministrit dhe të ministrit të Punëve të Jashtme dhe gjatë bisedës së zhvilluar, ky i fun-dit i ka propozuar të favorizojë në garën koncesionare që zhvillohej për ndërtimin e hidrocentraleve Egnatia-Shushicë, Bashkimin e Për-kohshëm të Shoqërive “Vëllezërit Tola” sh.p.k., për një investim me një vlerë rreth 65 milion euro, duke i premtuar si shpërblim të kundërlig-jshëm shumën prej 700 mijë euro dhe 7% të aksioneve, si dhe ndë-

Ja të gjitha provat e Bujar Sheshit kundër Ilir Metës në gjyq

transmetuar në emisionin “Fiks Fare” të televizionit “Top Channel” ishte realizuar prej tij dhe ka shpjeguar faktet dhe rrethanat që e çuan në realizimin e këtij regjistrimi. “Kra-has dëshmisë së shtetasit Dritan Prifti, si provë që vërteton faktin e zhvillimit të bisedës, prokurorët kanë referuar analizën e tabulateve telefonikë, sipas të cilave, në datën 01.03.2010 në orën 10:59 dhe 13:16, i pandehuri Ilir Meta i ka telefonuar dëshmitarit Dritan Prifti. Po kështu edhe të dhënat e sistemit TIMS që konfirmojnë faktin e largimit të së pandehurit jashtë shtetit në të një-jtën ditë në orën 13.57”, thuhet më tej në vendim, duke treguar provat që ka mbledhur prokurori Sheshi.

Autenticiteti i videosNë atë kohë, edhe sot, Meta

shprehet se videoja e publikuar nga Dritan Prifti është e montuar. Edhe pse aty kemi dy individë me

zë e figurë që flasin për 700 mijë euro, gjykata nuk e mori parasysh. Por prokurori i çështjes, pra Bujar Sheshi, është shprehur i bindur se videoja ishte origjinale. “Nga ana tjetër prokurorët konkludojnë se është provuar që regjistrimi au-dio-viziv është kryer nga shtetasi Dritan Prifti me anë të një pajisje të kamufluar joprofesionale si një orë tavoline, duke e shkarkuar menjëherë në laptopin e tij personal, sapo ka ndërprerë regjistrimin, pasi i pandehuri Ilir Meta është larguar nga zyra e tij. Sipas prokurorëve, origjinali i këtij regjistrimi audio video ndodhet në laptop dhe USB, të pranuara nga gjykata si provë materiale, në një “file” të emërtuar “C:User Dritan Prifti/PICT 0008.avi”. Ky regjistrim është vlerësuar nga gjykata si provë e vlefshme pro-ceduralisht, me vendimin e ndërm-jetëm të datës 11.07.2011, me të cilin

Lufta kundër Bujar Sheshit, zbardhet dokumenti si prokurori fundosi Ilir Metën për aferën 700 mijë euroshe, ja provat që nxori për video-skandalin

rhyrjen për të favorizuar Shoqërinë “Halilaj Holding Group” sh.a. në ankandin për “Shitje të një sasie prej 30 mijë ton naftë bruto” të prodhuar nga Shoqëria “Albpetrol” sh.a. Për këtë të fundit, sipas dëshmitarit, nga i pandehuri Ilir Meta i është ofruar një përfitim i paligjshëm deri në 1.000.000 (një milion) dollarë që do të ndaheshin mes tyre”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë, ku tregohet qartë qëndrimi i proku-rorit Sheshi, i cili asistohej dhe nga prokurorja Anila Leka.

Qëndrimet e prokurorit Më tej, në argumentet e Bujar

Sheshit, bëhet me dije se në datën 13.01.2011, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është paraqitur me vullnetin e tij shtetasi Dritan Prifti, i cili me cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për qëllime të hetimit, ka sqaruar se regjistrimi audioviziv i materialit të

ajo ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes për papërdorshmëri të video reg-jistrimit”, thuhet në vendim. Më tej theksohet se sipas prokurorëve, nga tërësia e rrethanave të çështjes, të vërtetuara në rrugë gjyqësore, por dhe nga përmbajtja e aktit të eksper-timit teknik, rezultoi se regjistrimi audio-viziv i bisedës Meta-Prifti ishte origjinal dhe i patjetërsuar. Pra, Bujar Seshi është ai i cili ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet se videoja ishte e montuar.

Tabulatet telefonikeNdonëse Meta këmbëngulte në

atë kohë se gjithçka ishte trillim, prokuroria ka pasur disa tabu-late telefonike që vërtetonin të kundërtën. Por edhe në këtë rast gjyqtarët mbyllën sytë. “Ndonëse në dëshminë e tij, të dhënë para gjykatës më datën 21.11.2011, shtetasi Bekim Halili tha se ai ka biseduar me Ilir Metën për prob-lemin e ankandit vetëm në muajin qershor 2010, pra nuk pranon inter-esimin e tij të vazhdueshëm për të fituar ankandin, dëshmia e tij është e pabesueshme. Ai u shpreh se nuk kishte pasur komunikime telefon-ike të shpeshta me Ilir Metën, duke pretenduar se mik kishte vetë Dritan Priftin. Analiza e tabulateve telefo-nike të numrit celular të përdorur nga ky shtetas tregon të kundërtën. Me Dritan Priftin ai ka biseduar për periudhën nga data 01.02.2010 deri më 01.02.2011 gjithsej 13 herë, ndërsa me të pandehurin Ilir Meta ai ka pasur gjatë po kësaj periudhe 192 telekomunikime. Vetëm në ditët që është shtyrë dhe do të zhvillohej ankandi ai ka biseduar 3 herë më datën 26.2.2010 dhe 12 herë më datën 10.3.2010, madje edhe pas mesnate”, ka theksuar prokuroria. Të gjitha këto tregojnë se shkarkimi i Sheshit ka qenë lëvizje e Metës.

Page 8: Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë ... · Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis

8 GAZETA SOTE Mërkurë 30 Tetor 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Në draftin e propozuar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, mazhoranca i bën thirrje institucioneve kompetente të vlerësojnë ndërhyrjet e mundshme në legjislacion. “Inkurajon organizimin e trajnimeve dhe workshopeve të vazhdueshme për shkëmbimin e prak-tikave më të mira për të kundërshtuar propagandën dhe dezinformimin. Mund të

konsistojnë në ndërhyrje nga platformat e mediave sociale me qëllim të etiketimit sistematik të përmbajtjes, rishikimin e algo-ritmeve në mënyrë që t'i bëjnë ato sa më të paanshëm që të jetë e mundur dhe mbylljen e llogarive të personave që merren me vep-rimtari të paligjshme dhe që synojnë prish-jen e proceseve demokratike ose nxitjen e gjuhës së urrejtjes”, thuhet në dokument.

MAZHORANCA: E NEVOJSHME MARRJA E MASAVE LIGJORE

Në draftin e propozuar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, thekso-het në veçanti nevoja për të përmirësuar edukimin e mediave dhe arsimimin qytetar përmes kulturës dhe shkollimit që në moshë të re, në mënyrë që të mundësojë ata që synohen nga fushatat dezinformuese të ar-

rijnë të identifikojnë informacionin e dhënë si të njëanshëm. “Inkurajon institucionet përgjegjëse, të përfshijnë në kurrikulat shkollore, dhe të zhvillojnë fushata infor-muese të synuara me segmente të caktuara të popullatës që janë më të prekshëm ndaj dezinformimit”, thuhet në rezolutë.

PS: I NEVOJSHËM EDUKIMI I MEDIAVE

Taulant Balla zbardh detajet e rezolutës: Rasti më flagrant është lobimi rus i PD, vende të treta po ndërhyjnë në ShqipëriKreu i grupit parlamentar të Partisë So-

cialiste, ka zbardhur dje detajet sa i përket rezolutës së dërguar në Parlament, në të cilën theksohet ndikimi i të huajve në vendin tonë. Sa i përket zgjedhjeve të ardhshme të vitit 2021, Partia Socialiste po kërkon që të frenojë ndikimin e aktorëve të huaj në fushatat zgjed-hore. Në projektrezolutën e mazhorancës, e cila ndodhet në tryezën e kryetarit të Kuvendit të Kuvendit Gramoz Ruçi, thuhet se aktorë shtetërorë dhe jo-shtetërorë nga vendet e treta, përpos Rusisë, janë të përfshira në

ndërhyrje dashakeqe në debate publike në vendin tonë. Në një prononcim për mediat, Taulant Balla ka thënë se rasti më flagrant sa i përket ndërhyrjeve të huaja, është ai i Partisë Demokratike dhe lobimit rus. Balla ka deklaruar dje se është detyra e mazhorancën që të mbrojë demokracinë shqiptare nga çdo lloj ndërhyrje politike e huaj. Por po ashtu Bal-la ka thënë se duhet të mbrohet edhe cilësia demokracisë nga çdo lloj forme dezinformi-mi. “Kur flasim për ndërhyrje të huaja, rasti i Partisë Demokratike dhe hetimi ndaj saj për

financime të paligjshme bën që ne duhet të rrisim garancitë e sistemit tonë të financimit të partive politike”, ka deklaruar dje Balla. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste i ka kërkuar komisionit të reformës zgjedhore që të adresojë me prioritet auditimin e financi-meve politike. Balla ka folur edhe për një ndry-shim në ligjin që financon partitë politike dhe organizata politike në vend. Kjo sipas Ballës do të bëhet me qëllim që të ketë një trans-parencë të pastër sa i përket shpenzimeve që kanë të gjitha partitë politike. “Duhet të ndry-

shojmë ligjin e financimit të partive politike me qëllim që të kemi transparencë të plotë të shpenzimeve të partive politike, qoftë përsa i përket lobingut jashtë Shqipërisë, qoftë përsa i përket shpenzimeve të tyre ditore, madje dhe të fushatave zgjedhore”, është shprehur dje për mediat Balla. Gjithashtu mazhoranca i ka bërë thirrje institucioneve kompetente, në mënyrë që të marrin masa për krijimin e Task Forcës për parandalimin e fenomenit të dezin-formimit dhe parandalimin e financimeve të paligjshme në fushatë elektorale.

Arbjona ÇIBUKU

Mazhoranca ka dhënë dje alarmin për rritjen e rrezikut rus në vend. Një ditë pasi zëvendës amba-sadorja e SHBA paralajmëroi

filorusët në Tiranë, mazhoranca ka hartuar një rezolutë me qëllim frenimin e ndikimeve të huaja në vend, e sidomos ato ruse. Në draf-tin e propozuar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, theksohet se vendet që nuk na duan të mirën po tentojnë të hyjnë në zgjedhje dhe në media. Mazhoranca ka hartuar këtë rezolutë duke pasur parasysh se ndërhyrja elektorale e huaj përbën një sfidë të madhe, pasi paraqet rreziqe serioze për shoqërinë dhe institucionet demokratike shqiptare, të drejtat dhe liritë themelore, sundimin e ligjit, sigurinë, mirëqenien ekono-mike dhe, në fund të fundit, përbën një sfidë për sovranitetin e Shqipërisë. Po ashtu thek-sohet se u morën nisma për të hartuar këtë rezolutë duke pasur parasysh që ndërlidhja globale e njerëzve dhe ekonomive me in-strumente dixhitale dhe teknologji të reja është përdorur dhe keqpërdorur nga shtete të caktuara që merren me ndërhyrje të huaj. “Kuvendi i Shqipërisë nënvizon se liria e fjalës dhe e të shprehurit, mbrojtja e të dhënave personale dhe pluralizmit të mediave, janë në thelb të shoqërive demokratike dhe sigurojnë mbrojtjen më të mirë kundër fushatave dez-informuese dhe propagandës armiqësore”, thuhet në dokument. Në draftin e propozuar nga Balla, vlerësohet nevoja e miratimit sa më shpejt të masave të nevojshme legjislative dhe administrative për të parandaluar dhe luftuar dezinformimin, në zbatim të praktikave më të mira europiane, me qëllim mbrojtjen e proceseve demokratike dhe forcimin e be-simit të qytetarëve në institucionet publike. Po ashtu në rezolutë përsëritet se ndërhyrja e huaj, duke pasur parasysh më së shumti ndërhyrjen ruse, minon të drejtën e shtetasve për të thënë fjalën e tyre në qeverisjen e vendit. “Kuvendi: Beson se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë në zemër të procesit demokratik dhe prandaj kërkon që institucio-net e vendit të ndërmarrin veprime për këtë çështje, në kuadër edhe të proceseve inte-gruese të vendit në BE; Vëren me shqetësim se Bashkimi Europian është thellësisht të shqetësuar për “natyrën jashtëzakonisht të rrezikshme të propagandës ruse, e cila është burimi kryesor i dezinformimit në Evropë dhe që është dyfishuar që nga janari 2019 (me 998 raste) në krahasim me 2018 (me 434 raste)”, thuhet në rezolutë.

Rreziku në përbërjen e institucioneveNë draftin e propozuar nga kreu i grupit

PS: BE është e shqetësuar për natyrën e rrezikshme të propagandës ruse

Mazhoranca jep alarmin për ndikimin rus, Moska tentativë për të ndërhyrë në zgjedhje

dhe kapur mediat, rezolutë në Parlament

parlamentar të PS, Taulant Balla, theksohet po ashtu edhe rreziku që mund të ketë ndi-kimi i huaj tek institucionet. Mazhoranca konsideron se ndërhyrja elektorale synon të ketë ndikim në përbërjen e institucioneve të vendit. Sipas asaj që thuhet në rezolutë, mazhoranca beson se këto kërcënime nuk mund të adresohen vetëm nga autoritetet kombëtare, që punojnë në izolim dhe as nga vetë-rregullimi i sektorit privat, por kërkojnë një qasje të koordinuar në shumë-nivele, me shumë palë të interesuara. “Konsideron se

një kornizë ligjore për trajtimin e kërcëni-meve hibride, përfshirë sulmet në internet dhe dezinformimin, duhet të zhvillohet si në Shqipëri ashtu edhe në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë, në mënyrë që të mundësojë një reagim të efektshëm ndaj këtij fenomeni. U bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që të vazhdojnë me përpjekjet e tyre për të siguruar që procesi demokratik, si dhe zgjedhjet, të mbrohen nga ndërhyrjet dhe manipulimet e aktorëve të huaj shtetërorë dhe jo-shtetërorë”, thuhet në dokument.

Ja detajet e rezolutës së mazhorancës

1. Nënvizon se liria e fjalës dhe e të shprehurit janë në thelb të shoqërive demokra-tike

2. Vlerëson nevojën e miratimit sa më shpejt të masave të nevojshme legjislative dhe administrative për të parandaluar dhe luftuar dezinformim

3. Përsërit se ndërhyrja e huaj në zg-jedhje minon të drejtën e shtetasve për të thënë fjalën e tyre në qeverisjen e vendit

4. Beson se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë në zemër të procesit demokratik

5. Kërkon që institucionet e vendit të ndërmarrin veprime për këtë çështje, në kuadër edhe të proceseve integruese të vendit në BE

6. Vëren me shqetësim se Bashkimi Europian është thellësisht të shqetësuar për natyrën jashtëzakonisht të rrezikshme të propagandës ruse

7. Konsideron se ndërhyrja elektorale synon të ketë ndikim në përbërjen e in-stitucioneve të vendit

8. Beson se këto kërcënime nuk mund të adresohen vetëm nga autoritetet kombëtare

9. I bën thirrje institucioneve kompe-tente të vlerësojnë ndërhyrjet e mundshme në legjislacion

10. I bën thirrje institucioneve kompe-tente të hartojnë masat përkatëse për transpar-encën dhe auditimin e financimeve të partive politike

11. I kërkon organeve kompetente të vlerësojnë nevojën e krijimin të Task Forcave ose fuqizimin e institucioneve aktuale me ekspertizë të posaçme për të forcuar paran-dalimin e fenomenit të dezinformimi.

12. I bën thirrje institucioneve kompe-tente të vlerësojnë ndërhyrjet e mundshme në legjislacion, marrjen e masave ligjore dhe administrative, të cilat kanë kompromentuar lirinë e shprehjes, mund të konsistojnë në ndërhyrje nga platformat e mediave sociale me qëllim të etiketimit sistematik të përmbajtjes, rishikimin e algoritmeve në mënyrë që t'i bëjnë ato sa më të paanshëm që të jetë e mundur dhe mbylljen e llogarive të personave që merren me veprimtari të paligjshme dhe që synojnë prishjen e proceseve demokratike ose nxitjen e gjuhës së urrejtjes;

13. I bën thirrje institucioneve kompe-tente të hartojnë masat përkatëse për transpar-encën dhe auditimin e financimeve të partive politike dhe organizatave politike, përfshi financimet e huaja si dhe të marrin nisma ose nxisin ndërmarrjen e nismave për ndryshime ligjore në këtë drejtim.

Page 9: Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë ... · Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis

2,4,6,9,11,13,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 30 Tetor 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rama takon homologun grek: Politika të mos fusë hundët në bashkëjetesën mes shqiptarëve

dhe grekëve, të zgjidhim çështjen e detit

Kryeministri: Nëse politika nuk ndërhyn, asgjë e keqe s’ndodh

Ndikimin rus në Shqipëri, Ervin Bushati përplaset me Fatmir Mediun, akuza për lidhje të opozitës me Moskën

Kreu i grupit parlamentar Taulant Bal-la dorëzoi ditën e djeshme në Kuvend një rezolutë për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare. Pikërisht dorëzimi i kësaj rezolute ka qenë arsyeja e përplasjeve mes Partisë Socialiste dhe opozitës. Deputeti i PS Ervin Bushati dhe kreu i PR Fatmir Mediu kanë qenë të ftuar në një studio televizive, ku gjatë diskutimit nëse PD është financuar nga rusët ka shpërthyer debati i ashpër. Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu u shpreh

se mazhoranca po dërgon në Parlament një projekt-rezolutë të hartuar nga PS, që ka qël-lime të pastra politike. Sipas tij, nuk është e vërtetë që Partia Demokratike është financuar nga rusët, duke akuzuar mazhorancën se po e degjeneron në interes politik. “Të thuash se PD qenka financuar nga rusët, është naive. Kjo është rezolutë politike. E quan ndikim ti që presidenti turk Erdogan thotë që Rama të bëjë kështu e ashtu. Nuk po flasim për hartim, por për parlament. Unë iu pyeta pse doni ta bëni këtë rezolutë? Kur flet parlamenti, nuk flet si

Taulant Balla. Kjo po degjeneron në interes politik, për një çështje të caktuar që dihet se nuk është e vërtetë”, u shpreh kreu i PR Fatmir Mediu. Ndërsa, deputeti socialist Ervin Bushati deklaroi se influenca ruse ka kudo, edhe në Ballkan, edhe në Shqipëri e se kjo nuk mund të mohohet. “Ore dhe në Amerikë ka ndikim rus. Pse këtu mos të ketë ndikim të Rusisë? Po ka informacion për ndërhyrje ruse, influenca ruse. Nuk mund të jemi imun ndaj virusit rus, ai kur e hedh, e hedh për gjithë Ballkanin. Si nuk qenka e vërtetë. Të mbarojë gjyqi në

Amerikë. Shqipëria është një vend pro-amer-ikan, në NATO. Mënyra se si sot në gjithë botën po vërehet ndikimi i Rusisë, me metoda të ndryshme, të bën të mendosh si mund të marrësh masa. Fakti që ne jemi pro-amerikanë na bën imun ndaj sulmeve të Rusisë. Rezoluta që po përgatisim ka të bëjë me dezinformimin, por dhe mënyra si financohen burimet për të shpërndarë dezinformim. Duhet që qytetarët, media, industria, të jetë e mbrojtur, ta imunizo-jmë sa më shumë nga këto ndikime”, u shpreh deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati.

Ornela ÇELPICA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos

Micotakis. Pjesë në takim, ishte edhe ministrja e Infrastrukturës dhe En-ergjisë Belinda Balluku bashkë me ambasadoren shqiptare në Athinë, Adriana Hobdari. Në takimin që zgjati 60 minuta, fokusi i bisedës ka qenë minoriteti grek në Shqipëri, marrëve-shja e pafinalizuar e detit dhe rritja e bashkëpunimit dhe investimeve. Sipas njoftimit zyrtar të kryeministrit grek, ky i fundit theksoi se Greqia mbështet perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për sa kohë këto vende përmbushën të gjitha kërkesat për anëtarësim. “Më tej, ai mirëpriti angazhimin e palës shqiptare për të vazhduar punën me çështjet e pronave dhe të vetëdeklarimit/censusit, të cilat janë shqetësime për minoritetin grek në Shqipëri. Veç kësaj, kryeministri grek theksoi se marrëveshja bilaterale për njohjen e ndërsjelltë të patentave do të kalojë së shpejti për miratim në Parlamentin grek. Kryeministri i Shqipërisë ftoi kryeministrin e Greqisë për të vizituar Shqipërinë në të ardh-men e afërt, ftesë të cilën ai e pranoi”, shkruhet në njoftimin zyrtar.

Intervista e RamësKryeministri Rama, pas takimit

me homologun grek dha një intervistë për median greke “Euronews”, ku u shpreh se ka një shpresë për një kon-sensus me qeverinë aktuale greke për çështjen e kufijve detarë, ndërsa nuk la pa përmendur negociatat që ka bërë Shqipëria me qeverinë e mëparshme greke. Ndërsa, duke u ndalur te mi-noriteti grek, Rama tha se Shqipëria është shembull respekti për pakicat, ndërsa theksoi se problemet që kanë patur grekët, kanë qenë të përbash-këta me shqiptarët. “Shqipëria është një shembull i ndritshëm i respektit për të gjitha pakicat dhe për grekët, të cilët kanë jetuar atje për shumë vite, në të njëjtat kushte si shqiptarët. Po, kur ka probleme, ato janë të njëjta për të gjithë, jo për një pakicë apo tjetrën. Pra, këto janë marrëzi. Për sa i përket ligjit, ne kemi punuar për një kohë të gjatë për të zgjidhur çështjet e pronave, shumë të komplikuara pas rënies së komunizmit, kur regjimi që lejonte

asnjë pronë të rrëzohej dhe shumë gjëra shkuan keq”, deklaroi kreu i qeverisë, ndërsa shtoi se ajo që po përpiqet të bëjë, është të riformulojmë disa nga legjislacionet ekzistuese për të mirën e të gjithëve. Rama shton se do të luftojmë një sistem korrupsioni që derdh gjakun e njerëzve për pronat e tyre, duke theksuar se nuk ka të bëjë vetëm me pakicën greke, por të gjithë. Rama, nuk shpëtoi pa u pyetur për vrasjen e minoritarit në Bularat të Gjirokastrës, Konstantinos Katsifas. Ai u pyet nëse vdekja e Katsifas mund të çojë në konflikt të vazhdueshëm

midis komunitetit grek dhe shqiptar. “Kam besuar se dikush që drejton botën duke mbajtur një armë dhe duke kërcënuar jetën e njerëzve është i rrezikshëm. Unë nuk mendoj. Besoj se historia e të dy komuniteteve tregon që nëse politika nuk ndërhyn apo ax-hendat e ndryshme politike janë një. Prandaj nuk ka ndarje ose urrejtje në zemrat e komuniteteve ku shqiptarët dhe grekët kanë jetuar së bashku për shumë vite. Ata janë një shembull i ndritshëm se si politika duhet të merret me faktin se ne jemi fqinjë dhe sa “të mallkuar” jemi për të jetuar sëbashku

PD ironizon projekt-rezolutën

e PS për ndikimin rusIsh-deputeti i Partisë Demokra-

tike, Gent Strazimiri ka ironizuar projekt-rezolutën që kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dorëzoi në Kuvend pak ditë më parë. Në projekt- rezolutë synohet parandalimi i ndërhyrjeve të huaja në proceset elektorale në vend. Lidhur me këtë, përmes një postimi në Face-book, ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri, shtroi pyetjen se kush ka dalë i huaj nga ato që janë kapur duke ndërhyrë në zgjedhje. Duke listuar emrin e Gjiknurit, Shullazit, Niçes apo dhe Habilajt, Strazimiri sjell në vëmendje dy dosjet që tronditën opinionin publik. “Ndë-rhyrjet e huaja në zgjedhje” …?! Kush ka dalë “i huaj” nga ata që janë kapur duke ndërhyrë në zg-jedhje: Babloki? Damiani? Ulsiu? Gjushi? Niçja? Shullazi? Bajrajt? Habilajt?Apo ka dalë ndonjë dosje tjetër veç “339” dhe “184””, shkruan në rrjetin e tij social, Facebook, ish- deputeti Gent Strazimiri.

Meta vizitë në Kroaci, nderohet me medaljePresidenti i Shqipërisë Ilir

Meta, një ditë më parë zhvilloi një takim në Kroaci, ndërsa u nderua nga homologia e tij kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic, me titullin më të lartë të Republikës. Përmes një postimin në rrjetet sociale, presi-denti Meta ka shkruar se ky titull është një motiv për të punuar pa u lodhur për forcimin e mëtejshëm mes dy vendeve e popujve."Shumë i nderuar për vlerësimin nga pres-identja kroate Kolinda Grabar-Ki-tarovic, me “Urdhrin e Lartë të Mbretit Tomislav me Shirit dhe Yllin e Madh”. Akordimi i Titullit më të lartë të Republikës së Kroa-cisë, më motivon për të punuar pa u lodhur për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera historike e tradicionale mes dy vendeve e popujve tanë në të gji-tha fushat. Shqipëria dhe Kroacia, partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë!”, shkruan presidenti Ilir Meta në Facebook.

Kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij, në samitin botëror për partneritetin strategjik mes Europës dhe vendeve arabe, të zhvilluar në Athinë, foli për çësht-jen e refugjatëve. “Për Krizën e refugjatëve, Greqia është shembull i përpjekjeve të mëdha. Ajo është treguar e gatshme për të ndihmuar dhe mirëpritur njerëz të dëshpëruar që vijnë nga zonat e konfliktit.

Greqia dhe Italia po vuajnë për të rënë dakord për një politikë të përbashkët si duhet të zgjidhet i gjithë problemi në Europë”, u shpreh ai. Ndërsa, kryeminis-tri Mitsotakis, në samit iu referua rolit të Greqisë si një shtyllë e stabilitetit dhe një lidhje midis vendeve të Mesdheut Juglindor, si dhe Europës me Lindjen e Mesme dhe botën arabe.

RAMA FLET PËR KRIZËN E REFUGJATËVE

Kryeministri Edi Rama dje, para se të zhvillonte takimin me homolo-gun grek, Kiriakos Micotakis mori pjesë në Samitin e vendeve Arabe, të zhvilluar në Athinë. Kryeministri Edi Rama, në nisje të fjalës së tij, korigjoi moderatorin e samitit, pasi

ky i fundit e quajti kryeministrin e Shqipërisë, ish- ministër të Punëve të Jashtme. “Është e re për mua që paskam qenë ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë, në fakt vijoj të jem, por nuk ka problem”, u shpreh kreu i qeverisë Edi Rama.

RAMA KORRIGJON MODERATORIN E SAMITIT NË ATHINË

dhe ta duam njëri-tjetrin. Nëse politika nuk fut hundët në interesat e vendit dhe përpiqet të fitojë mbështetje duke ushqyer urrejtje, asgjë e keqe nuk mund të ndodhë”, u shpreh Rama.

Për sa i përket ligjit, ne kemi punuar në afat-gjatë për të zgjidhur problemet. Ajo që ne

po përpiqemi të bëjmë është thjesht për të re-formuar sistemin dhe ti japim fund korrup-sionit me pronat. Por nuk ka të bëjë vetëm

me pakicën greke, por për të gjithë”, deklaroi kryeministri i vendit.

Page 10: Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë ... · Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis

10 GAZETA SOTE Mërkurë 30 Tetor 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Mbi 23 mijë minatorë, naftëtarë apo metalurgë do të kenë mundësi të përfitojnë pension suplemen-tar përveç masës së përfitimit që marrin nga pensioni i pleqërisë. Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi, deklaroi pak ditë më parë se ministria ka hartuar një projektligj për trajtimin financiar suplementar për profe-sionet e vështira të minatorëve nën

tokë, punonjësve të naftës dhe gazit si edhe metalurgët. “Ky projektligj është një trajtim financiar shtesë dhe nuk është një status për këto profesione. Përfshirja në një ligj i tre profesioneve të vështira është bërë për shkak të ngjashmërisë në lidhje me vështirësinë e punës dhe brenda këtij parimi janë bërë dal-lime në punë të vështira dhe shumë të vështira”, deklaroi Haxhi.

Haxhi: 23 mijë minatorë, naftëtarë apo metalurgë përfitojnë pension

Grabitja e pronave, Kadastra hap letrat, mbi 120 masa ndaj punonjësve, 7500 ankesa nga qytetarët

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka bërë ditën e djeshme me dije se në 6 muajt e parë të Kadastrës së re, janë kryer 30 audite, kontrolle dhe verifikime nëpër të gjitha drejtoritë vendore dhe janë marrë të paktën 120 masa, duke përfshirë dhe largimet nga detyra. Gjatë një prononcimi për mediat, drejtori Lame u shpreh se janë marrë 7500 ankesa nga qytetarët, ku në fokus ka qenë grabitja e të drejtës së pronës. “Janë trajtuar në këta muaj rreth 7500 ankesa nga publiku dhe nga institucione të ndryshme, ku pjesa dërmuese ka sfond grabitjen e të drejtës së pronës. Do të mjaftonin këto shifra

për të dëshmuar se sa i thellë është problemi, se sa e thellë ka qenë reforma dhe se sa e madhe është pritshmëria e publikut ndaj këtij institucioni të ri”, tha Lame. Kreu i Kadastrës, ndër të tjera, tha se harta e abuzimeve me pronat, përfshin të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, ndërsa shton se është e kuptueshme që këto abuzime dendëso-hen në zonat me interes ekonomik. “Pikërisht në zonat ku vendi dhe ekonomia duhet të tregohen më të hapura ndaj investimeve, zhvillimeve dhe iniciativës së lirë. Por, pikërisht në këto zona, problematikat e trashëguara të pronave blloko-

jnë shumicën e investimeve. Do të përmendja këtu zonat bregdetare përgjatë gjithë Jonit dhe Adriatikut, apo zona të tjera me fluks ekonomik si ato përreth qyteteve të mëdha dhe veçanërisht Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Kronikat e me-diave në gjithë këto vite kanë trajtuar herë pas here problematika të tilla, por përgjatë këtij viti ky fluks është shtuar”, deklaroi Lame, ndërsa thekson se veçoi këtë çështje, për dy arsye. “E para tani Shqipëria kjo është, bregdeti i saj u nda dhe u stërnda dhe konfliktet kanë filluar të ngrenë krye ngado; dhe e dyta, gjatë këtij viti

ndjeshmëria dhe reagimi i Qeverisë dhe e Agjen-cisë së re të Kadastrës, duke vënë dorën në plagë, është rritur dukshëm. Përpara disa kohësh, unë paralajmërova se problematika si ato të Vlorës do të bëhen publike edhe në zona të tjera. Do të ndeshen në Sarandë, ku i gjithë bregdeti i qytetit, i gjithë amfiteatri i kodrave të Sarandës është ndarë dhe rindarë e mbindarë në më tepër se dy-tri herë, përfshi dhe zona që praktikisht janë në det”, sqaroi më tej Lame, ndërsa paralajmëroi se do të denoncohen raste, apo punonjës të cilët në vite janë përzier në këto afera.

Rigels SELIMAN

Listat e naftëtarëve, mina-torëve dhe metalurgëve që përfitojnë pension suple-mentar priten të jenë gati.

Prej muajit maj të këtij viti është miratuar një ligj i posaçëm në Parla-ment, i cili detyron shtetin t’iu japë pension suplementar kategorive që kanë kryer punë të rëndë fizike. Por prej 6 muajsh ky ligj ende nuk ka nisur të zbatohet dhe kjo gjë ka vënë në lëvizje deputetët e Partisë Socialiste. Sipas burimeve, deputetja socialiste, Antoneta Dhima i ka dër-guar një letër Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, duke i kërkuar që të fillojë sa më parë zbatimi i këtij ligji. Por në përgjigjen e saj për deputeten Dhima, Ministria e Financave bën me dije se është marrë në konsider-atë kërkesa për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera, industrinë e naf-tës dhe të gazit. Ndërkohë, gazeta ka mësuar se kjo kërkesë ka nisur zbatimin dhe kanë filluar procedurat e plotësimit të dokumentacionit. Si-pas informacioneve, mësohet se sapo Këshilli i Ministrave të miratojë listën e profesioneve, e cila është gati, do të fillojë shpërndarja e pagesave për pensionet suplementare për katego-ritë e sipërcituara. Pra, pas presionit që kanë ushtruar deputetët socialistë, jo vetëm që është bllokuar ligji për naftëtarët, metalurgët dhe minatorët, por është gati edhe lista e personave që përfitojnë pension suplementar. Ndërkohë nga ana tjetër, mësohet se në përgjigjen për zonjën Dhima, Min-istria e Financave, madje edhe ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë se ka marrë në konsideratë edhe kërkesën për dëmshpërblimin e shtëpive të dëmtuara pjesërisht nga tronditjet e tokës në Zharrëz dhe Marinëz.

Kategoritë që përfitojnëPërfitues, sipas këtij ligji,

janë pensionistet që kanë përfit-uar pension sipas ligjit nr. 4171, datë 13.9.1966 “Për sigurimet sho-qërore në Republikën Popullore të Shqipërisë” dhe në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet sho-qërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, pensionistët që kanë përfituar pension sipas ligjit nr.

Shumë shpejt pritet të nisë dëmshpërblimi i shtëpive të dëmtuara nga tronditjet e tokës në Zharrëz

Programi IPARD, Rama: Mbështesim

sipërmarrësit në fshatNë një kohë ku fermerët kanë

paralajmëruar një protestë, kryem-inistri Rama ka bërë dje thirrje për fazën e dytë të Programit IPARD që mbështet këtë kategori. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama ndau dje një shembull suksesi të financimeve nga kjo skemë, ku një kullë shekullore u shndërrua në bu-jtinë turistike. “Mirëmëngjesi dhe me thirrjen e fazës së dytë të Programit IPARD në mbështetje të fermerëve e sipërmarrjes në fshat, ju uroj një ditë të mbarë”, deklaroi Rama. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural si dhe Autoriteti Menaxhues në Ministrinë e Bujqësisë kanë nisur prej disa kohësh takimet informuese për Programin IPARD-II, thirrja e II-të, në kuadër të promovimit të programit në 12 qarqet e vendit. Aktiviteti i parë u zhvillua në ambientet e fermës blegtorale në Lun-dër, datë 15 tetor, me një pjesëmarrje të lartë të aplikantëve potencialë nga qarku i Tiranës, të interesuar për pro-gramin dhe mënyrën e financimit të projekteve të tyre.

Eurostat: 622 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në BE

Eurostat ka publikuar ditën e djeshme të dhëna se vetëm në deka-dën e fundit, të paktën 622 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian. Sipas statistikave, në vitet 2008- 2010, janë dhënë 100 mijë leje, që evidenton qartë nivelet e larta të emigrimit në atë kohë, ndërsa është regjistruar edhe numri më i lartë i lejeve për këtë dekadë. Por, në 2013, shifrat bien, ndërsa kon-siderohet si një tregues i frenimit të fenomenit në fjalë. Ndërsa, në vitin e kaluar, duke hedhur poshtë përfundi-min e arritur në 2013, u rigjallërua cikli i emigracionit, me shifrat që arrinin në rreth 62.5 mijë leje qëndrimi, niveli më i lartë ky që nga 2010-ta. Në listën e vendeve që kanë pritur shqiptarët, duke i dhënë leje qëndrimi, bën pjesë Italia, e cila zë vendin e parë, e ndjekur më pas nga Greqia, me një rritje vetëm vitet e fundit, me gjithsej 28 mijë leje, 10 mijë nga të cilat vetëm në 2018-tën.

pensionin e invaliditetit. Përfituesit të cilët kanë përfituar, ose do të plotëso-jnë kushtet për të përfituar pension pleqërie sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndry-shuar, kanë të drejtën e përfitimit të shtesës mbi pension kur kanë periud-hë sigurimi në profesion; punonjësit

e nëntokës 12.5 vjet; punonjësit e industrisë së naftës dhe të gazit; bur-rat 20 vjet, gratë 15 vjet, punonjësit e metalurgjisë; burrat 20 vjet, gratë 15 vjet. Gjithashtu, punonjësit e këtyre industrive kanë të drejtën e trajtimit me pension për shkak të profesionit, deri në 15 vite përpara moshës së pensionit nga skema e detyrueshme.

150/2014 “Për pensionet e punon-jësve që kanë punuar në miniera në nëntokë” punonjësit që kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë dhe do të plotësojnë kushtet e këtij ligji në vitet e ardhshme, punon-jësit që kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit dhe personeli inxhiniero-teknik, që ka punuar në ndërmarrjet e sistemit të naftës, si shpim-kërkim, shpim-shfrytëzim, prodhimit, sizmikës, gjeofizikës kantieriale, përpunimit dhe trans-port me naftësjellës dhe gazsjellës si dhe punonjësit që kanë punuar në metalurgji në profesione, punë shumë të vështira; shkrirje etj. Per-sonave të sipërshënuar u sigurohen përfitime suplementare, mbi ato të përcaktuara në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si pension për shkak të profesionit (llojit të punës), shtesë mbi pensionin e pleqërisë, shtesë mbi

Drejtori i Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado deklaroi pak ditë më parë se personat që kanë vetëm 6 vite punë në këta sektorë do të përfitojnë 0.6% shtesë për çdo vit pune. “Ky projektligj që po diskutohet sot, në fakt, ka të bëjë me të gjithë ata që sot e gëzojnë statusin e pensionistit. Të gjithë ata të cilët nuk kanë 20 vite punë, por kanë 6 vjet punë, edhe këta do të marrin 0.6% për çdo vit pune”, deklaroi ai. Për sa i përket debatit mbi këtë projektligj,

kreu i ISSH-së, tha se nëse shtesa do të ishte më e madhe, do i kushtonte shumë buxhetit të shtetit. “Me pagën mini-male që është sot 26 mijë lekë të reja, pensionistit i bie që të marrë rreth 104 mijë lekë të vjetra shtesë pensioni. Po ta shumëzojmë me numrin e pensionistëve që janë këtu, efekti financiar shkon rreth 3.7 miliardë lekë të reja në vit, e kjo skemë i kushton buxhetit të shtetit rreth 45 miliardë lekë të reja”, nënvizoi Hado.

Hado: Ja sa shtesë do përfitojnë personat që kanë vetëm 6 vite punë

Zhbllokohet ligji për naftëtarët, metalurgët dhe minatorët, gati lista e

emrave që përfitojnë pension suplementar

Page 11: Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë ... · Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis

2,4,6,9,11,13,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 30 Tetor 2019 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Borxhet e prapambetura 340 mln euro, qeveria ndryshon strategjinë financiare,

fokus kryesor detyrimet fiskale e doganore

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraQeveria rrit fondin për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura

Esmeralda HIDA

Qeveria ka vendosur të mar-rë masa për të shlyer në kohë detyrimet e prapam-betura. Bëhet fjalë për 340

milionë euro borxhe të papaguara, për të cilat ka dhënë alarmin edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ditën e djeshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ka mbajtur një aktivitet të posaçëm ku u bë e ditur se ka ndryshuar strategjia finan-ciare 2019-2022. Gjatë aktivitetit, ministrja Anila Denaj vuri theksin tek shlyerja e borxheve të prapam-betura, ajo tha se do të ketë rritje të fondit të përcaktuar në planin fillestar. “Shqetësimi i borxheve të prapambetura është i të gjithëve, edhe i Ministrisë së Financave. Ne këtë vit kemi projektuar në buxhet 19 miliardë lekë dhe kjo shifër nuk do të preket nga ecuria e të ard-hurave. Për vitin tjetër do ta shihni që do të shlyejmë edhe më shumë detyrime të prapambetura”, tha De-naj. Gjatë fjalimit të saj, Anila Denaj ka sqaruar specifikisht se cilat do të jenë objektivat e kësaj strategjie, kur ndër kryesoret përmendi uljen e borxhit publik për vitet në vazh-dim si dhe mbledhjen korrekte të të ardhurave tatimore doganore. Sipas Denajt, kjo strategji do të bëhet në bashkëpunim të plotë me qytetarët

Anti-informaliteti, ISHTI penalizon 8 pika karburanti

Rritet tregu i sigurimeve, tregues pozitiv sigurimet e Jo-jetës

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial vazhdon aksionin “Stop Informalitetit”, nga kontrollet e bëra në terren pranë pikave të karburanteve dhe lëndë djegëse ka gjobi-tur rreth 8 subjekte. Ndërsa vlera e tyre varion nga 50 mijë deri në 1.5 milion lekë sipas shkeljeve të konstat-uara, vlera totale e gjobave ndaj subjekteve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike, përgjatë muajit shtator të këtij viti shkon në 25 milionë

lekë. Sipas ISHTI, shkaqet për vendosjen e gjobave janë të ndryshme sipas subjekteve, duke filluar që nga mungesa e dokumentacionit tekniko-lig-jor apo tregtimi i karburantit jashtë normave të lejuara. Nga kontrolli i ushtruar në këtë vendburim u konstatua se mungonte vërtetimi teknik, si dhe u evidentua se kishte par-ametra të pazakontë sa i takon nivelit të squfurit, por edhe nivelit të flakërimit. Ndërkohë që, pak ditë më parë ISHTI, bllokoi një sasi prej 298 ton karburant, e cila ishte jashtë standardeve të tregtimit.

Autoriteti Mbikëqyrjes Financiare njoftoi dje se tregu i sigurimeve ka pësuar një rritje të ndjeshme gjatë këtyre muajve. Sipas të dhënave të publikuara, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar- shtator kapën vlerën mbi 12 miliardë e 839 milionë lekë, ose 3.04 % më shumë se në periudhën janar- shtator të vitit 2018. Gjatë periudhës janar- shtator 2019, janë lidhur rreth 992,212 kontrata sigurimi, çka reflekton rritje me 3.83% krahasuar me vitin 2018. Sipas AMF, tregu vazhdoi të mbetet

sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.73 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, një përqindje më e lartë se sigurimet e Jetës me 6.96% dhe veprimtarinë e risig-urimit me 0.30%. Ndërkohë, primet e shkruara bruto të sig-urimit vullnetar zënë 36.82% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 63.18% të totalit të tregut. Gjatë periudhës janar- shtator 2019, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve shënuan vlerën 4 miliardë e 277 milionë lekë, pra 5.80% më shumë se një vit më parë.

Gjoba deri në 50 mijë lekë për bizneset që nuk kanë llogari bankare

Afati i hapjes së llogarive bankare për bizneset ka për-funduar. Tashmë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur kontrollin për ata biznese të cilët nuk kanë ve-pruar sipas ligjit dhe ende nuk e disponojnë një të tillë. Në këtë kontroll do të përfshihen 36 mijë biznese me xhiro mbi 2 milionë lekë. Sipas DPT, bizneset të cilët nuk u janë drejtuar bankave për hapjen e llogarisë do të penalizohen, duke filluar nga vlera e 25 mijë lekë në 50 mijë lekë. Tatimpa-guesit persona fizikë tregtarë, të regjistruar për tatimin mbi

vlerën e shtuar, me qarkullim deri në 8 milionë lekë, ndësh-kohen me gjobë, në masën 25 mijë lekë. Tatimpaguesit persona juridikë, pavarësisht nga qarkullimi, si dhe ta-timpaguesit persona fizikë tregtarë, me qarkullim mbi 8 milionë lekë, ndëshkohen më gjobë në masën 50 mijë lekë. Organizatat jofitimprurëse, rrezikojnë penalitet në masën 37.5 mijë lekë. Nëse subjekti nuk ka llogari bankare për transaksionet që kryen edhe pas dënimit si më sipër, ndësh-kohet me dyfishin e gjobës së parë.

kanë qenë të pranishme edhe disa institucione ndërkombëtare si Bashkimi Europian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, të cilët ashtu sikur edhe KLSH para disa ditësh, i kanë tërhequr vërejtje ministrisë për rreziqet qe mund të vijnë nga keq menaxhimi i Partneritetit Publik Privat. Sipas analizës së tyre, kontrata konce-sionare duhet të shikohen si një pikë kyçe në strategji. Ndërsa tregoi se objektiva të tjera të rëndësishme për qeverinë janë edhe investimet e shumta në arsim e shëndetësi, Denaj foli për rritje të të ardhurave, por me një tregues të ulët të zh-villimit ekonomik. Sipas saj, për periudhën janar-shtator të ardhurat në buxhet ishin rreth 7.9 miliardë lekë më pak se plani fillestar, duke thënë se shkaku është ngadalësimi i ekonomisë, por edhe plani opti-mist i përcaktuar në fillim të vitit. “Pavarësisht komenteve në raport me projeksionin me vitin e kaluar të ardhurat janë rritur. Madje edhe në raport me rritjen ekonomike, që është një faktor bazë”, shton Denaj. Ndër të tjera, ministrja tha se kjo strategji do të vijë edhe si një buxhetim gjinor, pra do të jetë një përpjekje konkrete për të rritur mundësitë e barabarta mes burrave dhe grave në zhvillimin e vendit dhe transformimin shoqëror.

dhe organizata për kontrollin dhe planifikimin buxhetor. “Reduk-timin e borxhit publik; shlyerjen dhe parandalimin e detyrimeve të prapambetura; mobilizimin e vazhdueshëm për mbledhjen e të ardhurave tatimore dhe doganore; sigurimin e një lidhjeje më të mirë të planeve strategjike me Programin e Buxhetit Afatmesëm; një angazhim më të strukturuar dhe në kohë me qytetarët, me organizatat e sho-

qërisë civile dhe me akademinë në planifikimin, monitorimin dhe raportimin e buxhetit. Ky projekt i mundëson pushtetit vend ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët dhe në mënyrë më transparente; u mundëson qytetarëve të thonë fjalën e tyre për planifikimin dhe shpenzimin e parave publike ”, tha ajo. Pas prezantimit të objektivave, ministrja tregoi se çdo hap që do të hidhet do të jetë një përpjekje për të

zbatuar rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke u munduar të eliminojë defektet e evidentuara nga ky institucion. “Gjithashtu, synohet rritja e përpjekjeve për të përmirësu-ar shkallën e zbatimit të rekoman-dimeve dhe gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, u shpreh Denaj.

Kujdesi me Partneritetin Publik Privat

Gjatë prezantimit të strategjisë për planin financiar 2019-2022

Një kategori mallrash që transportohen në Shqipëri nuk do paguajnë TVSH. Këtë e ka pohuar dje, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet një udhëzimi që sqaron biznesin për furnizimet me mallra që tatohen me shkallë zero TVSH-je. Sipas udhëzimit, përfitojnë nga ky trajtim: furnizimi i mallrave të dërguara ose të transportuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; shërbimi për përpunimit e mall-rave jo-shqiptare në regjim përpunimi aktiv në faturën e lëshuar nga operatori eksportues. Të tilla janë shpenzimet dytësore, si shpenzimet e ambalazhimit, të transportit që ndodhin deri në momentin e hyrjes së mallit në territorin doganor

të Republikës së Shqipërisë. Sipas udhëzimit, nuk përjashtohen nga pagesa e TVSH mallrat e transportuara prej personave të tatueshëm, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për t’u përdorur për pajisjen apo furnizimin e çdo lloj mjeti transporti të përdorur për përdorim privat. “Furnizimi i shërbimit të përpunimit të mallrave jo-shqiptare të kryera nga eksportuesi, të klasifikuara nën regjimin e përpunimit aktiv, shërbime, të cilat i shtojnë vlerën mallit të përpunuar të destinuara për t’u ri-eksportuar”, thuhet në udhëzim. Më tej në udhëzim theksohet se përjashtohen nga ky përfitim organizatat jo-fitimprurëse. Këto të fundit i nënshtrohen rimbursim të TVSH-së. Sipas

ligjit, eksportet e mallrave duhet të vërtetohen dhe dokumentohen me dokumentacionin doganor të eksportit. Ja cilat janë dokumentet e nevojshme: fotokopje të noterizuar të certifikatës së Nipt-it; fotokopje të noterizuar të faturave origjinale të blerjes; deklaratën e eksportit, në të cilën organiza-ta që kërkon rimbursimin duhet të jetë eksportuesi i mallit; një kopje të noterizuar të marrëveshjes së posaçme me organizatën për të cilën mallrat janë destinuar, e cila duhet të jetë e vendosur jashtë Shqipërisë; një kopje e noterizuar e formularit të plotësuar dhe vulosur nga autoriteti doganor; një deklaratë ku jep informacion për nr. e llogarisë në të cilën do të rimbursohet TVSH.

Ja bizneset që përjashtohen nga TVSH për transportin e mallrave nga jashtë

Page 12: Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë ... · Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis

12 GAZETA SOTE Mërkurë 30 Tetor 2019

C M Y K

d o s s i e r www.sot.com.al

Ai u zgjodh nga Miladin Popoviç nga krerët e grupeve komu-niste në themelimin e partisë. Komiteti i dytë u zgjodh nga

delegatët e partisë në Konferencën e parë të Labinotit në mars 1943, i cili qëndroi deri në Kongresin e parë të partisë në dhjetor 1948, pra në prishjen me Jugosllavinë. Komiteti Qendror i tretë...

Zbardhen detajet nga zgjedhjet e para pas luftës

(Vijon nga numri i kaluar)

Amerikanët kanë hedhur dritë mbi të tjera zhvillime gjatë pushtimit gjerma-no-italian dhe regjimit ko-

munist. Sipas raportimeve që janë bërë pranë CIA nga informatorët shqiptarë, janë treguar detaje mbi disa persona që janë burgosur nga sistemi. Në një dokument voluminoz, CIA tregon me detaje rrëfimin e një funksionari të partisë dhe që ka qenë pjesë e luftës, pa përmendur emrin. Në numrin e sotëm, ai tregon themelimin e Partisë Komuniste, që nga hyrja në lojë e ju-gosllavëve dhe fitimi i zgjedhjeve.

31 janar 1957Raport Partia e Punës

-Organizimi i shtetit menjëherë pas luftës, cilat ishin vështirësitë që u hasën, ekzekutimet e para sipas listave të parapërcaktuara?

Motori i vetëm në organizimin e shtetit menjëherë pas luftës ishte Partia Komuniste. Rruga e ndjekur prej saj në këtë periudhë përfshin dy drejtime kryesore, atë të pushtetit legjislativ dhe të pushtetit ekzekutiv. Në fushën e pushtet-it legjislativ që në tetor 1944, domethënë një muaj para se të çlirohej Shqipëria, në Berat, siç kam përmendur më herët, Këshilli Nacional-Çlirimtar u kthye në organ legjislativ, natyrisht formalisht. Që ky grup të ishte sa më përfaqësues, Partia Komuniste pranoi në gjirin e saj si në Berat dhe në vende të tjera, një sasi elementësh të parive të qarkut, që kishin influencë dhe njiheshin atëherë si të ndershëm e neutralë. Të përforcuar me këta persona të rinj, këshilli i përg-jithshëm i FNÇ u shndërrua gradualisht në një asamble legjislative. Me këtë cilësi, në vitin 1945 kjo “asamble” nxori shumë dekrete e ligje të reja, të bazuara në vendimet e Kongresit të Përmetit. Konkretisht u bë shtetëzimi i Bankës Shqiptare duke u kthyer në Bankën e Shtetit Shqiptar, shtetëzimi i pyjeve, kullotave, ujërave, ligji mbi konfiskimet e pasurisë së “tradhtarëve të popullit”, ligji i taksimit të fitimit të tregtarëve gjatë luftës, ligji i reformës agrare, etj. Në të njëjtën kohë asambleja aprovoi dhe ligjin mbi zgjedhjet e ardhshme kushtetuese republikane. Pas aprovimit të këtij ligji dhe caktimit të datës së zg-jedhjeve, Asambleja Legjislative (në fakt Këshilli i Përgjithshëm i Frontit) pushoi së qeni organi i përkohshëm legjislativ. Sipas këtij ligji elektoral u bënë zgjedhjet e para të Asamblesë Kushtetuese në fil-lim të 1946. Këta deputetë aprovuan dhe Kushtetutën duke e shpallur Shqipërinë “Republikë Popullore”. Asambleja Kushtetuese u kthye në Kuvend Pop-ullor, domethënë në Parlamentin e zakonshëm të vendit. Thashë se brenda një viti trupi fillestar legjislativ aprovoi një seri ligjesh dhe reformash, të cilat duheshin zbatuar nga pushteti ekzeku-tiv. Ky pushtet ishte i nevojshëm për të përballuar situatën, për të ruajtur rendin dhe për t’i dhënë zgjidhje problemeve të shumta. Ministrat e zgjedhur më pas në pushtetin ekzekutiv i ruajtën postet e tyre për një periudhë të gjatë dhe me kalimin e kohës u krijuan ministri të reja

si ajo e Minierave, e Industrisë, e Tregtisë e Komunikimeve etj. Qeveria provizore e Shqipërisë, që u vendos në Tiranë në nëntor 1944, drejtoi aktivitetin ekzekutiv në të gjitha fushat, por kjo ishte shumë e vështirë prej anarkisë e shkatërrimit të luftës. Partia bëri përpjekje në disa drejtime. Në sektorin financiar shteti nuk dispononte asnjë kilogram flori në bankë pasi ishte marrë nga italianët, më vonë gjermanët e më pas anglezët, prandaj reformat e shtetit nuk mund të evitonin inflacionin. Sidoqoftë po të mos ishte bërë barazimi i lekut me dinarin jugosllav sipas udhëzimeve të Beogradit, monedha shqiptare nuk do të kishte rënë aq shumë. Në bujqësi problemi kyç ishte reforma agrare zbatimi i së cilës u ndoq me kujdes. Në drejtësi u aprovuan një varg ligjesh kundër kundërshtarëve politikë dhe u krijuan gjykata speciale që kanë dhënë shumë dënime me vdekje (nën diktatin e Ministrisë së Brendshme). Në sektorin e Ministrisë së Brendshme parësore ishte lufta kundër kundërshtarëve politikë të komunistëve, por fillimisht zhdukja e individëve ishte në kompetencë të Drejtorisë së Mbro-jtjes së Popullit që ishte e pavarur nga ministria, thuajse ministri më vete. Kjo drejtohej nga zv. kryeministri Koçi Xoxe dhe nëntitullar Nesti Karenxhi. Pikërisht kjo drejtori më vonë u quajt Drejtoria e Sigurimit, kur iu atashua Ministrisë së Brendshme me ministër Koçi Xoxe (rreth vitit 1946). Ajo ka zhvilluar luftën shfarosëse kundër mbeturinave të Ballit e Legalitetit, si dhe ndaj elementëve të dyshimtë (hollësirat që nuk i përmend këtu i gjen në përgjigjen e pyetjes His-

toriku i Sigurimit). Seksionet e mbrojtjes së popullit nëpër rrethe kishin listat e përgatitura paraprakisht nga partia me personat që duheshin arrestuar si “arm-iq”. Këta i përkisnin dy kategorive; atyre që duheshin arrestuar, hetuar e gjykuar dhe atyre që duheshin kapur, gjykuar e pushkatuar shpejt e shpejt. Tirana dhe Shkodra kishin listat me emrat më të shumtë. Dua të theksoj se, viktimat e brigadave të mbrojtjes popullore në ditët e para të çlirimit ishin oficerë të xhandarmërisë e të trupave të tjera kuislinge, komandantë të vegjël të Ballit që u kapën rob dhe elementë të njohur si kundërshtarë të partisë.

-Cilët ishin anëtarët e parë të Komitetit Qendror dhe sa prej tyre janë akoma gjallë?

Para se të jap listën e emrave e quaj të nevojshme të jap disa sqarime. Komiteti i parë Qendror quhej provi-zor prej nëntorit 1941 deri në shkurtin 1943. Ai u zgjodh nga Miladin Popoviç nga krerët e grupeve komuniste në themelimin e partisë. Komiteti i dytë u zgjodh nga delegatët e partisë në Kon-ferencën e parë të Labinotit në mars 1943, i cili qëndroi deri në Kongresin e Parë të partisë në dhjetor 1948, pra në prishjen me Jugosllavinë. Komiteti Qen-dror i tretë u zgjodh në Kongresin e Parë të partisë dhe qëndroi deri nga viti 1951 dhe në këtë mënyrë deri në Kongresin e III të partisë. Komiteti Qendror përbëhej nga Ymer Dishnica, Enver Hoxha, Vasil Shanto, Kristo Themelko, Qemal Stafa, Koçi Xoxe, Pilo Peristeri, Ramadan Çita-ku, Liri Gega e ndonjë tjetër që nuk i di. Komiteti i dytë Qendror i Konferencës

ishte Miladini, por me shumë persona e delegacione. Velimir Stoiniç ishte vërtet i plotfuqishëm, por për shkak të konditave të reja, fuqitë e tij ishin më të kufizuara se dikur të Miladin Popoviç. Ashtu sikurse merita e organizmit të Partisë Komuniste shqiptare në 1941 bie mbi Popoviç, edhe merita e organizimit të krejt aparatit shtetëror komunist shqiptar pas vitit 1945, bie mbi Velimir Stioniç (natyrisht sipas udhëzimeve të Beogradit, pasi Tirana nuk bënte gjë tjetër, por kopjonte si majmuni çdo gjë nga Jugosllavia e Titos). Të dhëna mbi Stoiniç di shumë pak. Ka qenë i rreth-uar nga një shtab i tërë me jugosllavë, secili me specialitetin e tij të veçantë, për shembull Niazi Dizdareviç ka qenë i dërguari i Beogradit për çështjet e rinisë komuniste në Shqipëri, njëfarë kolonel Velo (mbiemri nuk më kujtohet) ishte i deleguar për çështjet e ushtrisë dhe një tjetër me mbiemër Koshiç kujdesej për çështjet e tregtisë, etj. Të gjithë këta ishin nën urdhrat e Stoiniç, i cili ishte personi politik dhe anëtar i Komitetit Qendror të Jugosllavisë. Ky person u largua nga Shqipëria në fund të 1946 për t’u emëruar si shef i Komisionit të Kontrollit në Jugosllavi. Opinioni i atyre që e njihnin nga afër ishte se Stoiniç nuk ishte aq i aftë sa Popoviç, por ndryshe nga ai, ishte më brutal me ndërhyrjet në Komitetin Qendror të partisë shqiptare dhe shumë më intrigant se Miladini. Me largimin e Stoiniç nga Shqipëria, vendin e tij e zuri njëfarë Josip Gjergja, jo anëtar i Komitetit Qendror të Jugosllavisë, por në mos gaboj, kandidat. Ky ishte akoma më i paaftë siç thuhej dhe nuk gëzonte autoritet. Ndoshta arsyeja që me kalimin e kohës Beogradi dërgonte persona të paaftë, ishte se Tito në atë kohë po u kufizonte kontaktet të deleguarve të vet në Tiranë pasi tashmë kontaktet e rëndësishme bëheshin me vajtje-ardhjet e shpeshta të delegacioneve në Tiranë e Beograd. Josip Gjergja ka qëndruar në Tiranë deri në 1950 domethënë deri pas prishjes së marrëdhënieve Shqipëri-Ju-gosllavi. Më vonë ai u emërua ambasador i Jugosllavisë në Indi. Tjetër person i huaj që ndërhynte në organizmin e shtetit shqiptar, në një masë më të kufizuar, ishte atëherë përfaqësuesi i Bashkimit Sovjetik, emri i të cilit nuk më kujtohet. Ky person para se të vinte si ambasador në Shqipëri ishte këshilltar në Ambasadën e Beogradit të BRSS. Pasi u largua nga Shqipëria rreth vitit 1950 ai u dërgua si ambasador në Kanada. Përkrah amba-sadorit sovjetik të atëhershëm, një tjetër organizator i huaj ishte në Tiranë, koloneli sovjetik që më pas u bë gjeneral-major Sokolov. Dua të shtoj se ndërhyrjet e zyrtarëve sovjetikë u shtuan pas prishjes së marrëdhënieve me Beogradin dhe pas shkëputjes së Titos nga Kominform. Në këtë kohë erdhi në Shqipëri si kryeorgan-izator Dmitri Leviskin, i cili u zëvendësua nga një tjetër në 1955. Në këtë pikë dua të shtoj se vazhdimisht në Shqipëri ata që kanë bërë ligjin ishin në fillim jugosllavët deri në vjeshtën 1948 e më pas sovjetikët. Se kush do të sundojë në të ardhmen me kthesën që po marrin ngjarjet tani pas vizitës së Krushov e Bulganin në Beograd, është vështirë të parashikohet. Këtë do ta tregojë e ardhmja.

së I-rë përbëhej nga të gjithë të lartpër-mendurit me përjashtim të Vasil Shantos e Qemal Stafës të vrarë nga italianët dhe Pilo Peristerit të përjashtuar për paaftësi. Ndërsa u shtuan Nako Spiru, Bedri Spahiu, Hysni Kapo, Tuk Jakova, Sejfulla Malishova i ardhur nga jashtë, Pandi Kristo, Mehmet Shehu, Gogo Nushi, Gjin Marku. Me kalimin e kohës në verë 1948 u shtuan me urdhër nga lart Dali Ndreu (i përjashtuar në 1947) Nesti Ka-renxhiu (i përjashtuar në Kongresin I-rë) Vaskë Koleci, njëfarë Dhimitri mbiemri i të cilit nuk më kujtohet, Fadil Pacrami. Komiteti i katërt i partisë u zgjodh nga Kongresi i II i partisë dhe kishte shumë elementë të rinj.

-Cilët ishin organizatorët e huaj në periudhën e pasçlirimit (emra, pseu-donime, përshkrimi i tyre)?

Organizatori kryesor në këtë peri-udhë në Shqipëri nuk ishte më Miladin Popoviç pasi u largua pak para çlirimit me urdhër të Beogradit dhe vendin e tij e zuri një anëtar i Komitetit Qendror të Jugosllavisë, Velimir Stoiniç, i cili erdhi në Shqipëri si shef i misionit ushtarak jugosllav pranë shtabit të përgjithshëm partizan. Më vonë me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Tiranë-Be-ograd, Stoiniç (atëherë me gradën kolonel) u emërua në krye të legatës jugosllave në Tiranë me gradën i dërguar i jashtëzakonshëm i Jugosllavisë në Shqipëri. Në këtë kohë lidhjet e Tiranës me Beogradin ishin shumë të ngushta e të shpeshta, jo si në kohën e luftës ilegale kundër pushtuesve italianë e gjermanë. Lidhjet mes tyre nuk mba-hen më vetëm me anë të një personi siç

Dokumentet e CIA, ja si nisi bashkëpunimi me jugosllavët për krijimin e Partisë Komuniste, anëtarët e parë të Komitetit Qendror dhe lufta ndaj rivalëve

Page 13: Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë ... · Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis

2,4,6,9,11,13,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 30 Tetor 2019 13

k r o n i k e www.sot.com.alr a j o n & b o t e www.sot.com.al

Zaev kërcënon BE me ngrirje të Marrëveshjes së Prespës: Ishte e lidhur me integrimin

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraBE shpreh besim se Shkupi dhe Athina do të respektojnë marrëveshjen e fqinjësisë

Andi LAMKO

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka shtuar dje dozën e zemërimit me BE për refuzimin e datës

së negociatave, duke thënë në një in-tervistë për mediat greke se një pjesë e Marrëveshjes së Prespës do të ngrijë, pasi nuk mund të zbatohet pa kontek-stin e integrimit. Zaev tha se mos hapja e negociatave ndikon negativisht në marrëveshjen e Prespës. "Ekziston një lidhje mes zbatimit të Marrëveshjes dhe hapjes dhe mbylljes së negociatave. Kjo lidhje ekziston sepse miqtë tanë Grekë kanë pranuar që ne mund ta bëjmë atë për shkak të së ardhmes që Maqedonia Veriore ka me Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst Marrëveshja e Prespës nuk mund të zbatohet. Një pjesë e saj do të ngrijë sepse nuk mund të zbatohet. Ne do të përpiqemi të zbatojmë disa dis-pozita, por të dyja janë të ndërlidhura sepse procesi i shkëmbimit të fondeve do të thotë që ne do t'i dorëzojmë sovranitetin tonë kombëtar Bashkimit Evropian", tha Zoran Zaev ndër të tjera. Mos-hapja e negociatave ka detyruar qeverinë e tij të thërrasë zgjedhje të parakohshme në prill.

BE inkurajon respektimin e marrëveshjes

Zëdhënësja e Komisionit Evro-pian Maja Kocijançiç, e pyetur dje nga mediat greke për Marrëveshjen e Prespës, tha se BE është e bindur se Shkupi dhe Athina do ta respektojnë atë. Pas deklaratave të kryeministrit

Vijnë përleshjet e para kufitare mes ushtrisë siriane dhe turke

Britania drejt zgjedhjeve në dhjetor, opozita pranon idenë e Johnson

Forcat e qeverisë siriane dhe ushtria turke u përleshën të martën për herë të parë që kur Ankaraja filloi një ofensivë në veri-lindje të Sirisë tre javë më parë, tha një monitorues i luftës. “Luftimet e rënda shpër-thyen për herë të parë midis ushtrive siriane dhe turke”, ka njoftuar Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Grupi i monitorimit me qendër në Britani tha që artileria dhe mi-tralozët shkëmbyen të shtëna pranë fshatit Asadiya, në jug të qytetit kufitar Ras al-Ayn. Ush-

tria turke dhe mbështetësit e saj sirianë sulmuan forcat kurde në veri-lindje të Sirisë më 9 tetor me qëllim krijimin e një zone tam-pon të thellë afro 30 kilometra. Më pas Turqia arriti një marrëve-shje me mbështetësin kryesor të qeverisë siriane, Rusinë që forcat kurde të tërhiqeshin nga e gjithë zona kufitare. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha dje se forcat e armatosura kurde ishin tërhequr nga një zonë e sigurtë pranë kufirit verilindor me Turqinë, më shpejt se sa ishte planifikuar.

Kryeopozitari laburist në Britani i tha dje kolegëve depu-tetë se do të pranojë zgjedhjet e parakohshme tani që mundesia e daljes nga BE pa marrveshje tregtare është hequr nga tavoli-na. Komentet e Corbyn erdhën disa orë para se kryeministri Boris Johnson të kërkojë përsëri në parlament aprovimin e zg-jedhjeve, duke thënë se votuesit duhet të kenë shansit të thyejnë ngërçin e Brexit. “Tashmë kemi marrë miratimin e BE për shtyr-jen e Brexit deri më 31 janar, kështu që për tre muaj është

plotësuar kushti i refuzimit të daljes pa marrëveshje nga BE. Tashmë duhet të nisin një fushatë ambicioze e radikale për ndryshim të vërtetë në vendin tonë,” tha kryelaburisti Corbyn. Duke u përpjekur të shuajë entuziazmin e opozitës qeveria tha sot se mund të shtyjë akoma më shumë datën e ndarjes pas zgjedhjeve të parashikuara më 12 dhjetor. Dy partitë e tjera opozitare Liberal Demokratët dhe Partia Kombëtare Skoceze, kanë propozuar një datë edhe më të hershme për zgjedhje.

Dorëhiqet kryeministri i Libanit pas protestave masive antiqeveritareKryeministri i Libanit,

Saad Hariri tha dje se dorëzoi dorëheqjen e kabinetit te pres-identi Michel Aoun "pasi ndjen se vendi është në qorrsokak, dhe është e nevojshme një tronditje pozitive”. Ai pranoi se qeveria tashmë nuk mund të funksionojë më nga presioni i protestave. Me moton "I gjithë populli është një", protestuesit, që paralizuan gjithë vendin me revoltën e tyre kundër qeverisë së korruptuar Dje bankat libaneze njoftuan se do të vazhdojnë të qëndrojnë

në mbyllura deri në një njoftim të mëtejshëm, por thanë se do të punonin që punonjësit se sektorëve publikë e privatë të marrin rrogat e tyre. Ndërkohë qindra mijëra protestues vazh-dojnë të mbushin rrugët duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Protestat në Liban nisën trem-bëdhjetë ditë më parë pas ven-dosjes së një takse qeveritare për aplikacionin WhatsApp. Megjithë premtimet për refor-ma qeveria e Hariri, nuk arriti të bindë protestuesit për të hequr dorë nga demonstratat.

Hetimet për shkarkimin e Trump, votohet

këtë javë në Kongres

Kalifornia në pushtetin e flakëve, digjen

100 shtëpi dhe biznese

SHBA: Kreu i ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi është

varrosur në detTre ditë nga vrasja e liderit të

Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi, ushtria amerikane njofton se trupi i tij është varrosur në det. Operacioni mësohet se nuk do të ishte bërë i mun-dur pa shërbimet inteligjente kurde, të cilat kishin infiltruar informatorin e vet në rrethin e al-Bagdadit. Gjenerali i ushtrisë amerikane, Mark Millej, tha të hënën se trupi i Abu Bakr al-Bag-dadit janë varrosur në det në një zonë të paemërtuar, njësoj si u veprua me liderin e al-Kaedës, Osama bin Laden.

Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe agjencitë humanitare kanë kritikuar ashpër planet e qeverisë greke, për të ashpërsuar procedurat e azilit. Organizatat Amnesty International, Human Rights Watch dhe Mjekët Pa Kufij, thanë se ndryshimet e propozuara do të kufizojnë të drejtën e emigrantëve për të kërkuar mbrojtje në Bashkimin Evropian. Shu-mica e emigrantëve që arrijnë në Greqi, largohen nga luftërat në Siri, Irak dhe gjetkë. Autoritetet greke po përpiqen të përballojnë një rritje të mprehtë të numrit të emigrantëve në ishujt e saj lindorë. Kampet e finan-cuara nga BE në Greqi, janë të mbipopulluara dhe në shumë raste janë shënuar incidente të dhunshme dhe viktima. Ndryshimet e propozuara do të votohen në parlamentin e Greqisë gjatë kësaj jave.

Ministri i Jashtëm maqedonas Nikolla Dimitrov priti dje në Shkup përfaqësuesin special të Sekretarit të Shtetit të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mat-thew Palmer, të cilin e falënderoi për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO nga Senati Amerikan. “Ratifikimi padyshim shënon një hap më pranë anëtarësimit të plotë, duke kontribuar në arritjen e stabilitetit dhe prosperitetit afatgjatë për vendin dhe rajonin, dhe forcimin e marrëdhënies trans-Atlantike”, tha Dimitrov. Në takim ata shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet bilaterale, të karakterizuara si miqësore dhe të forta. Ministri Dimitrov falënderoi për mbështetjen e vazh-dueshme nga SHBA, edhe për realizimin e aspiratave të gjata të Maqedonisë së Veriut.

Kritikohen planet e Greqisë për ndryshime në ligjin e azilit Shkupi falënderon Palmer për ratifikimin e protokollit në NATO

Zaev se Marrëveshja e Prespës është në rrezik pas vetos së Francës për nisjen e negociatave, Koçiançiç është pyetur nëse BE “frikësohet” për Marrëveshjen e Prespës. “Nuk dëshiron të komen-tojë deklarata të huaja, por BE e ka mbështetur fuqishëm Marrëveshjen e Prespës, e cila paraqet sukses të madh dhe shembull jo vetëm për rajonin, por edhe për BE dhe më gjerë. E kemi përshëndetur guximin dhe vendos-mërinë e dy palëve të përfshira dhe besojmë se autoritetet do të vazhdojnë të angazhohen ta zbatojnë në frymë të besimit”, tha Kocijaçiç. Por refuzimi i datës së hapjes së negociatave, çka ishte premtuar qartë nga BE për Maqedon-inë e Veriut, ka shokuar politikën ven-dase që deri tani nuk ka pranuar asnjë alternativë tjetër justifikimi nga blloku.

Pendarovski: Nuk ka alternativë tjetër përveç BENë linjë të ngjashme me kryem-

inistrin, ka folur dje dhe presidenti maqedonas Stevo Pendarovski, i cili përsëriti në një intervistë për Al Jasira Balkans, se vendi nuk do të kënaqet me premtime të opsioneve të tjera si partneritete strategjike ose speciale. “Alternativa ka sa të doni, opsione sa të doni, megjithatë më të përmbajtura, më efikase për ne në këtë lokacion gjeografik të Ballkanit me strukturë të tillë heterogjene të popullatës nuk ekziston. Atë e tregojnë të gjitha analizat objektive dhe reale. Është përmendur se ne jemi pjesë e fqinjësisë së mirë. Fqinjësia e mirë në lidhje me BE-në është kategori tjetër, tërësisht status tjetër i shteteve, ajo lidhje. Ne

nuk jemi fqinj, ne jemi pjesë struktu-rore dhe gjeografike, por edhe pjesë institucionale e Evropës. A do të jemi anëtare dhe kur do të jemi varet nga plotësimi i kritereve. Megjithatë ne nuk jemi fqinj, tërë Ballkani Perëndimor nuk është trajtuar si fqinj i BE-së, por si pjesë e BE-së, përkatësisht pjesë e cila një ditë do të bëhet pjesë edhe e Evropës institucionale”, deklaroi Pendarovski. E papranueshme, thotë ai, është edhe ideja për partneritet special të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. “Kjo sërish nuk është anëtarësim. Ne nuk mund të mashtrohemi me partneritete të veçanta. Ne na duhet Evropë për shkak të vlerave, nuk na duhet vetëm për shkak të tregut. Ne na duhen parimet sipas të cilave rregullohen shoqëritë e suksesshme t’i miratojmë sikur tonat që të prosperojmë. Me këto forma al-ternative të miratimit ne nuk mund të prosperojmë”, vlerëson shefi i shtetit.

Kryetarja e Dhomës së Për-faqësuesve të SHBA, demokratja Nancy Pelosi, ka caktuar ditën e enjte për votimin e hapjes së procedurës së shkarkimit të presidentit. Në një letër drejtuar ligjvënësve, ajo shprehet se kështu "do të eliminohen dyshimet" mbi procesin. Pelosi shprehet se res-oluta do të "do të parashtrojë të drejta ligjore për presidentin dhe avokatët e tij". Presidenti Donald Trump dhe republikanët e kanë quajtur të palig-jshëm hetimin pasi po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Beteja me dy vatrat e fuqishme të zjarrit që po djegin Kaliforninë dhe kryeqytetin e saj Los Anxheles pritet të vështirësohet. Meteorologët parashikojnë që rajoni të përballet me erëra më të forta, ndërkohë që sipërfaqja e djegur është dyfishuar nga fundjava. 1,5 milionë amerikanë pritet të mos kenë energji elek-trike si pasojë e vatrave të zjarrit. Në vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe afro 200 mijë banorë janë evakuar nga shtëpitë.

Ekziston një lidhje mes zbatimit të Mar-rëveshjes dhe hapjes dhe mbylljes së nego-ciatave sepse miqtë tanë Grekë kanë pran-uar që ne mund ta bë-jmë atë për shkak të së ardhmes me BE...

Page 14: Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë ... · Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis

14 GAZETA SOTE Mërkurë 30 Tetor 2019

www.sot.com.alk r o n i k e

Gjyqtarët e Apelit të Durrësit u gjykuan nga kolegët e tyre të Krimeve të Rënda për akuzën e “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të drejtësisë”, ndërsa biznesmeni akuzohet nga prokuroria për akuzën e “Korrupsion aktiv të gjyqtarëve...

Elvis MYRTA

Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me nga 3 vite burg tre gjyqtarët e Apelit të

Durrësit, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno dhe dy vite burg biznesmenin Namik Sadiku të akuzuar për korrupsion. Por, për shkak se procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, aplikohet ulja me 1/3 e dënimit për të akuzuarit dhe 3 gjyqtarët do të bëjnë 2 vite burg, ndërsa biznes-meni do të vuajë një vit heqje lirie. Ky i fundit, akuzohet se ka paguar udhëtimet e tre gjyqtarëve jashtë vendit, në një rast për të parë një ndeshje futbolli në Spanjë. Për këto përfitime, sipas prokurorisë, ata kanë dhënë një vendim civil në favor të biznesmenit Namik Sadiku. Gjyqtarët e Apelit të Dur-rësit u gjykuan nga kolegët e tyre të Krimeve të Rënda për akuzën e “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të drejtësisë”, ndërsa biznes-meni akuzohet nga prokuroria për akuzën e “Korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të drejtësisë” të parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal. Nga hetimet e prokurorisë rezulton se gjyqtarët dhe biznes-meni Namik Sadiku, të kenë udhëtuar jashtë vendit dhe kanë parë ndeshjen e futbollit Real Madrid-Barcelona në tetor 2014, ndërkohë që kishin një proces të hapur me palët, pikërisht me këtë biznesmen. Në kohën e udhëtimit drejt Madridit, Sadiku kishte të hapur një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Pe-trit Çeno dhe Petraq Dhimitri. Më herët, dyshohet se relatori i çësht-jes, Kliton Spahiu dhe gjyqtari Petraq Dhimitri kishin udhëtuar në shoqërinë e Sadikut edhe në Itali. Konflikti gjyqësor lidhet me ndërtimin e hotelit 10 katësh të Sadikut në plazhin e Durrësit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Sadiku ishte paditur nga ish-orta-ku i tij në ndërtimin e kompleksit, Oliver Ushina, prej shkurtit të vitit 2012, ku pas udhëtimit këta gjyqtarë dhanë vendimin në favor të Sadikut. Kujtojmë që në shkurt të këtij viti tre gjyqtarët u pezulluan nga KLD.

Hetimet e prokurorisëSipas prokurorisë, me ardh-

jen e letër-porosisë nga autoritet spanjolle dhe ato italiane rezulton se tre gjyqtarët kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas Spanjës, për të parë derbin “El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit. Prokuroria ka kërkuar ndihmën e drejtësisë italiane për të marrë në Napoli dëshminë e shtetasit Ferdinando Mollo, i cili ka pranuar se kishte për vizitë në vilën e tij katër persona, dy prej të cilëve nuk i njihte. Episodi i dytë i prokurorisë, sërish u referohet udhëtimeve në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën orë me avion i tre gjyqtarëve sëbashku me biznes-menin, ndërkohë që biletat janë prerë sërish tek e njëjta kompani udhëtimi dhe përsëri numrat e prerjes janë të njëpasnjëshëm. Nga hetimet, thotë prokuroria, tre gjyqtarët kanë udhëtuar për të parë ndeshjen e futbollit në Ma-drid mes Realit dhe Barcelonës. Sërish prokuroria i ka kërkuar

ndihmë drejtësisë spanjolle për të zbuluar vendin ku ishin akomodu-ar tre gjyqtarët. Drejtësia spanjolle i thotë prokurorisë se, gjyqtarët kishin qëndruar në dhoma dyshe që janë paguar nga këshilltari i ambasadës shqiptare në Spanjë, shtetasi Fatjon Pula me vlerën e 441 euro. I njëjti punonjës i amba-sadës, Fatjon Pula, ka paguar edhe dhomën e biznesmenit, i cili fillim-isht ka rezervuar të njëjtin hotel me gjyqtarët dhe më pas është zh-vendosur në një hotel prej 346 euro nata. Por, pavarësisht se rezulton të ketë paguar dhomat e gjyqtarëve, këshilltari i ambasadës ka mohuar

të kishte njohje me ta, ndërkohë që ka pranuar të ketë paguar dhomat e biznesmenit. Prokuroria thotë se gjatë kësaj kohe biznesmeni ka komunikim telefonik aktiv me trupën e gjyqtarëve, por për Krimet e Rënda këto nuk mund të konsiderohen prova që mund ta bindin atë se, gjyqtarët kanë dhënë një vendim të padrejtë. “Pas këtij udhëtimi tre gjyqtarët janë shprehur me vendim në favor të qytetarit Namik Sadiku, cili edhe i kishte blerë biletat e udhëtimit dhe pagesat e hotelit në Spanjë”, thuhet në dosjen e prokurorit Klodian Braho.

Togat e zeza dënojnë me 2 vite biznesmenin Namik Sadiku

Panë ndeshjen e futbollit me paratë e biznesmenit, gjykata dënon me

9 vite burg 3 gjyqtarët e Apelit Durrës

Munguan avokatët, shtyhet për të dytën herë pretenca ndaj Arbër Çekajt

Shtyhet sërish seanca ku prokuroria do të jepte pretencën për Arbër Çekajn, për trafikun e 613 kg kokainë të kapura në shkurt të vitit të shkuar në Maminas, pasi kishte hyrë nga Porti i Durrësit, të fshehura në kontejnerin me banane nga Kolumbia. Shkak sërish ishte kërkesa e avokatit mbrojtës Maks Haxhia, i cili për arsye shëndetësore nuk mund të jetë i pranishëm. Arbër Çekaj u ekstradua disa javë më parë nga Gjermania, ku ishte arrestuar pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar. Për sasinë rekord të kokainës, u arrestua Armando Pezaku, i cili ishte shoferi i kamionit që transportoi kontejnerin ku ishte fshehur droga nga Porti i Durrës drejt Maminasit. Në pranga përfundoi edhe menaxheri i “Arbi Garden” Donaldo Lusha. Arbër Çekaj, pronari i kontejnerit ku u sekuestruan 613 kilogramë kokainë u ekstraduar në Shqipëri rreth një muaj më parë. Çekaj u arrestua në mars të vitit 2018 në një provincë të Dyseldorfit.

Aksidenti në Durrës, lirohet shoferi i autobusit, 20 ditë burg për atë të furgonit

Vranë 42-vjeçarin për pazare droge, dënohen me 31 vite burg dy autorët

Gjykata e Durrësit nxori nga burgu dhe dërgoi në shtëpi me masë detyrim paraqitje shoferin e autobusit Petrit Topallin 49 vjeç ndërsa drejtuesi i furgonit Ferdinant Torozi do të qëndrojë në qeli për 20 ditë deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit. Prokurorja e çështjes, Rabjana Halili, duke iu referuar akt ekspertimit tha se në autobusin që fillimisht u dyshua se përplasi 25-vjeçarin nuk janë gjetur shenja gjaku që të tregojnë goditjen. Por poshtë auto-busit u gjet motori i 25-vjecarit. Dëmtime të jashtme që të tregojnë se ka goditur shpërndarësin e picave nuk janë gjetur as në mjetin furgon që zhvendosi trupin për rreth 1.5 km dhe e hodhi pranë Urës së Dajlanit. Por për organin e akuzës mbetet ende e paqartë, se si trupi i 25-vjecarit përfundoi poshtë makinës. Për të sqaruar këto dyshime dhe rolin e drejtuesit 54-vjecar, prokuroria kërkoi që ai të qëndrojë 20 ditë në burg deri në një tjetër akt ekspertimi. Gjatë marrjes në pyetje, por edhe në seancë, dy shoferët kanë deklaruar se nuk e kanë kuptuar që janë përfshirë në aksident.

Gjykata e Korçës ka dënuar me 31 vite burg dy autorët e vrasjes me mjete të forta të 42-vjeçarit, Zarif Alliu, ndodhur fshatin Braçajn të Devollit dy vite më parë. Togat e zeza të qytetit juglindor kanë vendosur të dënojnë me 17 vite burg Spiro Xholin dhe 14 vite David Myrten. E gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Braçajn të Devollit, në mars të vitit 2017 pas një konflikti. Sipas prokurorisë, kjo ngjarje ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Në pretencën e lexuar prokuroria thotë se më datë 18 mars 2017, rreth orës 20:40, është marrë informacion se në vendin e quajtur fshati Braçajn, rrethi Devoll, janë gjetur të dëmtuar tre persona. Nga të dhënat e administruara në lidhje me hetimin rezulton se shtetasit e dëmtuar, viktima Zarif Alliu dhe i dëmtuari Mendar Bur-

nazi dyshohet të kenë pasur aktivitet kriminal në drejtimin e transportit të lëndëve narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër në zonën e rrethit të Devollit, i cili duhet të jetë dhe motivi i kësaj ng-jarje. Ku në deklarimin e mëvonshëm, marrë nga i dëmtuari mendar Burnazi, mësojmë se viktima kishte pasur marrëdhënie me një shtetas ende të paidentifikuar, i cili i ka ngritur pritë duke i marrë nga një pikë takimi përgjatë rrugës nacionale Korçë-Bilisht dhe i ka çuar në fshatin Braçajn, tek varrezat, ku sapo zbritën kishte persona të tjerë që i prisnin me sende të forta nëpër duar dhe ndaj tyre është përdorur dhunë barbare. Por më shumë mbi Zarifin, pasi inati dhe problemi ishte me Zarifin, ku i dëmtuari shprehet se ishte një detyrim që i duhej paguar nga personi që ai

identifikon si “dajo” jo nga zona e Korçës, por nga Shqipëria e Mesme ose e Veriut, në një shumë prej 12.000 euro për transport të lëndëve narko-tike. Nga informacioni i marrë në këtë zonë për persona të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit të lëndëve narkotike dhe të dyshuar për këtë ngjarje, janë marrë dhe shoqëruar persona të ndryshëm nga fshati Brançajn ku ka ndodhur dhe ngjarja, sipas përshkrimeve të bëra nga i dëmtuari i tretë Daniel Tole. Në veprimin procedurale të paraqitjes për njohje shtetasi Daniel Tole, ka njohur ndër të tjerë persona shtetasin David Myrte, nga fshati Braçajn, i dënuar më parë, si një nga autorët e ngjarjes të mësipërme. Shtetasi David Myrte ka qenë më përpara i dënuar në shtetin grek për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Vrasja në Dukagjin, djali dhe vëllai i viktimës kërkojnë lirinë e kushëririt

Për familjen Arra arrestimi i Marash Arrës, i dyshuar nga policia fillimisht si autor i vrasjes së kushëririt të tij Lazër Arra në fshatin Palaj të Dukagjinit në Shkodër është si një vrasje e dytë. Vëllai i viktimës, por edhe djali i tij mohojnë se kushëriri i tyre Marash Arra të jetë autor i kësaj vrasje. Vëllai i viktimës, djali i tij dhe babai i autorit të dyshuar nga policia, kërkojnë lirimin e Marash Arrës, duke qenë se sipas tyre s’ka asnjë lidhje me vrasjen. Policia e dyshonte për “vrasje me paramendim”, por kjo vepër penale është hedhur poshtë nga prokuroria në seancën për masën e sigurisë, e cila dyshon për Marash Arrën vetëm për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Vëllai i viktimës Fran Arra tregon se si ditën e ngjarjes Lazër Arra që u qëllua me dy plumba dhe kushëriri i tij janë nisur sëbashku për të dërguar prodhimet e dimrit nga Dukagjini në Shkodër.

Page 15: Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë ... · Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis

GAZETA SOT E Mërkurë 30 Tetor 2019 15

www.sot.com.alk r o n i k e

Aktivitetin e tyre ata e kishin shtrirë në Dani-markë, Gjermani, Bel-gjikë, Slloveni e Suedi. Ata akuzo-hen se kanë trafikuar ne total 1650 kg kokainë dhe heroinë në këto vende të Europës. Më 26 qershor, gjatë një aksioni të forcave të Eu-ropolit të koduar “Goldfinger”...

Elvis MYRTA

Tre milionë euro pasuri që buronin nga aktiv-iteti kriminal i katër personave, janë se-

kuestruar nga policia në qyte-tin e Shkodrës. Erli Pelingu, Armando Docaj dhe Dëfrim Eçi, u arrestuan më 26 qershor të këtij viti gjatë një operacio-ni të Europol në Danimarkë. Paralelisht, policia shqiptare arrestoi në Shkodër Jetmir Kastratin që dyshohet se është kreu i këtij grupi. Në Danimarkë ai përdorte pasaportë kosovare me emrin Sokol Krasniqi. Një pjesë të parave të përfituara, ata e kanë investuar në Shqipëri, kryesisht në vende bregdetare dhe qytete të mëdha. Mësohet se është sekuestruar një pulari në Shkodër me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro, 10 apartamente banimi në plazhin e Velipojës, 1 apartament banimi në Shkodër dhe 14 automjete prodhim i viteve të fundit. Të gjitha këto pasuri ishin të regjistruara në emër të familjarëve të tyre dhe personave me të cilët kishin lidhje miqësore. Aktivitetin e tyre ata e kishin shtrirë në Danimarkë, Gjermani, Belgjikë, Slloveni e Suedi. Ata akuzo-hen se kanë trafikuar në total 1.650 kg kokainë dhe heroinë në këto vende të Europës. Më 26 qershor, gjatë një aksioni të forcave të Europolit të kod-uar “Goldfinger”, këtij grupi kriminal iu sekuestruan në Danimarkë 200 mijë euro, 7 au-tomjete, 7 banesa dhe 1 biznes. Interpoli ka arritur të provojë se, anëtarët e grupit kriminal kanë arritur të trafikojnë nga vendet e Amerikës Latine rreth 1.6 ton kokainë. Kastrati, ka rezultuar nga hetimet e proku-rorisë së Danimarkës se, ka pasur aktivitet kriminal edhe në Gjermani, Belgjikë, Holandë, Suedi, Slloveni dhe Shqipëri. Gjatë operacionit “Goldfinger” të zhvilluar nga Policia e Shtetit ka rezultuar se Jetmir Kastrati ka investuar nëpërmjet kunatit të

tij Astrit Beqiri 1.5 milionë euro pasuri për ngritjen e një pularie në periferi të qytetit të Shkod-rës. Nga ana tjetër drejtoria për pastrimin e parave në Policinë e Shtetit ka kërkuar informacion nga bankat e nivelit të dytë si edhe në Hipotekë për zbuluar të tjera pasuari të paluajtshme që dyshohet se pjesëtarët e grupit kriminal mund të kenë fshehur në Shqipëri në emër të të tretëve. Gjithashtu kujtojmë se më 26 qershor, policia sekuestroi 200 mijë euro, 10 milionë lekë, 7 au-tomjete, 7 banesa dhe 1 biznes, në operacionin "Goldfinger", koordinuar nga Europol-i dhe i drejtuar nga autoritetet e hetimit në shtetet ky grupi kishte shtrirë aktivitetin kriminal.

HetimetMe thellimin e hetimeve

ndaj të arrestuarve, është arritur të provohet nga prokuroria, se shqiptarët, përmes të afërmve të tyre në atdhe, kishin blerë prona të shumta duke i regjistruar në emër të familjarëve, disa prej të cilave ju sekuestruan në vijim të aksionit, ditën e djeshme. Prokuroria për Krime të Rënda po vijon hetimet për zbardhjen e gjithë skemës së këtij grupi kriminal, personat e tjerë të përfshirë, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistru-

ara në Shqipëri në emër të tyre, familjarëve apo miqve, si dhe llogari bankare të përfituara nga aktiviteti kriminal. Sipas hetimeve, grupi i drejtuar nga Jetmir Kastrati kishte si prior-itet vetëm trafikimin e lëndëve narkotike kokaine, ku me këtë mall furnizohej në Kolumbi dhe Ekuador, duke e futur më pas në vende të Europës, e shitur deri në Danimarkë dhe Suedi, me anëtarë serbë, holandeze, shqiptarë, suedezë dhe danezë. Jetmir Kastrati rezulton i dënuar në Norvegji në vitin 2012 për veprën penale të “Pastrimit të

parave”, e për rrjedhojë nga fri-ka e identifikimit të pronave në emrin e tij, ka bashkëpunuar me kunatin e tij Astrit Beqiri, duke i kaluar pronat në emër të tij. Jetmir Kastrati dhe 3 pjesëtarët e bandës akuzohen për veprat pe-nale: “Grupi i strukturuar krim-inal ”, “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. Pasuritë e sekuestruara tashmë administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Se-kuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave.

Hetimet për grupin e Jetmir Kastratit në vijim

Futën 1.6 tonë kokainë në Danimarkë dhe e shpërndanë në të gjithë Europën, 4

shkodranëve u sekuestrohen 3 mln euro pasuri

Theu masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, arrestohet Bardhok Planaj

Bardhok Planaj, pronari i një pallati 10 katësh me vlerën 2 milionë euro, ka përfunduar sërish në burg këtë herë për largim nga vendi i qëndrimit. Ndaj tij ishte dhënë masa e sigurisë “Arrest shtëpie”, por Planaj e kishte shkelur. Fillimisht policia kishte ush-truar kontroll në banesë, por nuk e kishte gjetur. Ai ishte shpallur në kërkim dhe pas informacioneve të marra, në bashkëpunim me Policinë e Lushnjës u bë kapja dhe arrestimi në qytetin e Lushnjës mesditën e sotme. Ai akuzohet për veprën penale “Largimi i të bur-gosurit nga vendi i qëndrimit”. Më 3 dhjetor 2018 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ishte lëshuar urd-hër-ekzekutimi për arrestimin e Planajt për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave dhe stampave” dhe “Ndërtim i paligjshëm". Gjithashtu ishte bërë dhe sekuestro preventive e një pallati 10 katësh me vlerën 2 milionë euro.

Kontroll blic në doganën e Tiranës, shoqërohen shtatë persona

Rreth 200 forca policie morën pjesë paraditen e martës, ku krahas kontrollit të punonjësve të administratës u përdorën nga uniformat blu edhe dronë e qen antidrogë. Operacioni u ndoq nga afër nga kreu i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj dhe Gjovalin Loka, përgjegjës për rendin dhe sigurinë në Policinë e Shtetit. Në skaner të forcave të rendit kaluan 67 kamionë, 23 magazina dhe objekte të ndryshme brenda doganës, 107 automjete dhe rreth 267 persona. Gjatë kontrolleve, u zbulua 1 pistoletë, disa vula të dyshuara si të fal-sifikuara e sende të tjera të kundërligjshme. Forcat Lëvizëse Operacionale shoqëruan 7 persona, por nuk specifikohet për çfarë vepre penale akuzohen. Ky operacion u krye në zbatim të planit të masave nga Policia e Shtetit për kontrollin e të gjitha pikave të kalimit kufitar, porteve e aeroportit, doganave dhe çdo objekti të rëndësisë së veçantë. Më herët, një kontroll i tillë u krye në qytetin e Durrësit dhe të Vlorës, ku u shoqëru-an disa persona që i fshiheshin drejtësisë.

Vijnë dy letër-porosi nga Belgjika dhe Italia, gjykata kthen dosjen e “Toyota Yaris”

Kapen 43.5 kg kanabis në formë çokollate, pranga 3 personave

RENEA dhe FNSH kanë finalizuar në Vlorë një opera-cion të nisur në Fier duke vendosur në pranga tre persona për prodhim dhe shitje kanabisi në dy qarqet. Të arrestuarit nga operacioni “Zhupani” përfunduan shtetasit me inicialet A. M., 40 vjeç, banues në Fier; M. K., 46 vjeç, banues në Fier dhe K. Sh., 40 vjeç, banues në Vlorë. Ndërkohë që nga operacioni janë sekuestruar 43.5 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate. Operacioni filloi që në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen "1 Maj" në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës. Tre të arrestu-arit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në qarkun e Fierit dhe Vlorës. Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit nga momenti i arrestimit të tre personave dhe sekuestrimit të drogës që ishte fshehur në makinë. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjykata për Krime të Rënda ka kthyer për hetime të mëtejshme dosjen e njohur me emrin “Toyota Yaris” për futjen në Shqipëri nga Porti i Durrësit të 3.4 milionë Eurove. Togat e zeza refuzuan kërkesën e Prokurorisë për kalimin e çështjes në gjykim dhe shkak për këtë u bënë dy letër-porosi që u dorëzuan në seancë nga prokurorët e çështjes. Këta të fundit paraqitën dy akte të ardhura nga Belgjika dhe Italia, por që nuk janë përkthyer ende. Nga ana tjetër, avokatët pretenduan se materialet nuk janë sjellë sipas formës së kërkuar nga ligji. Po kështu gjykata i kërkoi organit të akuzës që të identifikojë edhe personat e tjerë që dyshohen si të përfshirë në këtë ngjarje. Në Qershor të vitit të kaluar u se-kuestruan 3.4 milionë Euro në Portin e Durrësit,

në dy automjetet tip “Toyota Yaris”. Të arrestuar për këtë çështje janë babë e bir, Edi Lika dhe Klevi Cani dhe Alban Mollaymeri të akuzuar për “Pastrim parash në kuadër të grupit të strukturu-ar kriminal” si dhe Agim Çeka i akuzuar vetëm për armëmbajtje pa leje. Për të njëjtën dosje po kryen hetime dhe prokuroria belge, e cila mori në pyetje të arrestuarit në Shqipëri si dhe kreun e opozitës Lulzim Basha. Të arrestuarve u është komunikuar akuza e pastrimit të produkteve të veprës penale pasi në qershor 2018 ju sekues-truan 3.4 milionë euro në dy automjetet “Toy-ota Yaris” që vinin nga Belgjika. Të arrestuarit kanë mohuar lidhjen dhe dijeninë për paratë e fshehura në dy automjetet. Emrat e mësipërm do të kërkojnë që të procedohet me gjykim

të shkurtuar, duke pranuar aktet ne gjendjen që janë. Për këtë pritet që gjykata fillimisht të shprehet për kalimin e çështjes në gjykim dhe me pas shprehet në lidhje me pranimin apo jo të gjykimit të shkurtuar. I pari që denoncoi këtë çështje ishte kryetari i PD, Lulzim Basha, nga foltorja e Parlamentit përpara se makina në mbërrinte në Portin e Durrësit. Për këtë ai u mor në pyetje me kërkesë të autoriteteve belge, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Hetuesit belgë i kërkuan Bashës burimin e këtij informacioni, se drejt Portit të Durrësit në një makinë “Toyota Yaris” ishin nisur para. Për këtë rast prokuroria belge ka nisur një hetim të sajin dhe autoriteteve shqiptare i ka kërkuar verifikimin e pasurisë për 12 persona, ndër ta dhe kushërinjtë Vladi.

Page 16: Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë ... · Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis

16 GAZETA SOTE Mërkurë 30 Tetor 2019

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Besi BEKTESHI

Nuk po bëj ndonjë bashkim të pakup-timtë termash, se sa po mundohem

të kthehem në kohë për të kuptuar se degjenerimi i sistemit apo dhe kalimi nga demokracia në një model të shprehur tiranie, me një tiran sipër apo sundimtar - mund të ndodhë dhe në kohë moderne dhe sigurisht ka ndodhur! Lindja është e mbushur me "tira-ni-da" të tilla, që e mbajnë veten si "demokra-ci" në zhvillim! Ka plot dhe sidomos zona e ish-Bashkimit Sovjetik e padiskutim zona të tjera akoma më në lindje, janë pikërisht ajo që me një "bashkim lidhje filozofike" i quaj - "Tiran-ide demokratike"! Për të qartësuar disi idetë më duhet të kthehem pak pas në kohë dhe të shkoj në vitet 337- 336 përpara erës së re, për të parë dekretin ligj të propozuar nga Eukrati në Athinë kundër pikërisht "Tiranisë" apo modelit "Tirani-de" në demokracinë athiniote! Është një ligj i propozuar nga demokrati Eukrati, që e vranë për mendimet e tij demokrate që me këtë ligj donte të ndalonte vendosjen e pikërisht një sistemi "tirani" në demokracinë e Athinës! Ligji garantonte dhe shpallte imunitet nga "tirania e aplikuar" duke bllokuar çdo aktivitet të "Aeropagut" në rast të përmbysjes së demokracisë dhe vendosjes së një qeverie tiranike! Ky dekret ligj, erdhi në një moment të vështirë dhe komplikuar për

"Tirani-dat popullore" që tundojnë demokracinë shqiptare!

Athinën, kur bota greke ishte në kontrollin e Filipit të Maqedonisë! Tiranida- apo sistemi tiranide është formë qeverisje, ku individë ti-ranë që luajnë rolin e arbitrit apo një grupi të tillë "marrin vendin e të drejtave ligjore", duke ulur dhe zhdukur fare demokracinë! Koncepti "tirani-tirani-de" u zbuluar nga grekët në atë kohë u sanksionua në negativitet qeverisës si kontrapozicion ndaj demokracisë! Ky regjim zhvillohej nën demokraci dhe i zinte vendin e saj, duke qenë pjesë dhe të jetë bashkuar me pikërisht demokracinë! Euripidi e quante "Tirani-den" ose "Tirani-në" - armiken më të madhe të qytetit, me të cilën zhduken ligjet e përbashkëta! Kurse Herodoti e definonte "tira-nin" apo “’tiraniden” si formën e degjeneruar të monarkisë! Platoni e konsideronte një gropë të "lirisë të çmendur" ku shpesh herë binin demokracitë! Po, ai thoshte se "tirani sipër" imponon rregullin në një sistem demagogjik që nuk qeveris më! Aristoteli thotë: Tirani-de ose tirania, kondenson të këqijat e demokracisë dhe oligarkisë! Për Aristotelin "tirannide" kus-htëzon të këqijat e demokracisë dhe oligarkisë: nga lufta e parë e ndërsjellë kundër të mëdhen-jve dhe largimi i tyre; dhe e dyta, merr pasurinë dhe mosbesimin e pjekur në popull. Pastaj sigurisht shkohet në mesjetë dhe e gjitha ngjitet në despotizëm etj etj! Ku e kam fjalën? Po në fakt, një pjesë e madhe e regjimeve të lindjes janë kështu dhe në majë fare është Rusia! Të gjithë "aprovojnë demokracinë moderne" dhe pothuaj të gjithë aplikojnë një "tirani-de" si imitim i shumë shekujve më përpara! Sepse duhet thënë se asgjë (ose pothuaj) nuk është

shpikur e re! Përkundrazi përshtatet dhe imi-tohet nganjëherë në mënyrë të shëmtuar! Unë sqarova më sipër mënyrën dhe të thënën për të kuptuar se në demokracinë e mrekullueshme dhe të parë athiniote, kanë lindur dhe koncep-tet filozofike për mbi një diçka që aplikohet dhe sot "me shumë sukses", por 24-25-së shekuj më vonë! Nuk është se kemi shpikur ndonjë gjë të madhe! Nuk ka rëndësi në se grekët atëherë nuk kanë pasur "Iphone apo Samsung"! Aq më keq sot, kur janë këto dhe jemi online kudo dhe regjimi është po i njëjti, i shëmtuar si atëherë! Mirëpo dhe ne, Shqipëria dhe disa vende afër nesh, jemi pjesë e një "lindje" e cila na tundon shumë! Rusia kështu ka vite që bën! Është në modelin e saj dhe bizantinizmin e saj, por dhe trashëgiminë e saj! Pluralizmin e kanë vetëm që komunistët ti lënë në ato shifra dhe justifikohen se kanë pluralizëm e demokraci, por pjesë tjetër politike në zbatim demokracie askush aty nuk lejon dhe mbase dhe shoqëria ka rënë "qetësisht" në një pranim "tirani-de" në mënyrë koshiente! Po kështu Bjellorusia dhe po kështu një pjesë e madhe e ish-republikave sov-jetike në kufi me Turqinë ose dhe më në lindje! Kështu bëjnë dhe pjesë të ndryshme akoma më larg Europës! Shpallin demokracinë dhe bëjnë tirani-det e tyre të vogla dhe të mëdha! Po, ku plas korrupsioni dhe degjeneron "qyteti apo shteti" si në kohë të Euripidit! Akoma më shumë kur Aristoteli ka treguar që çfarë ndodh pastaj mes "tirani-des" dhe bashkimit me "oligarkinë" e përdorimin e demokracisë, si mbështjellje që mbulon të turpshmet (mashtron duke mos pasur transparencë), por në fakt, thyen ashpër

Nga Ramazan SHERJA

Majlinda, deputet-ja e re e Parla-mentit shqiptar, mbajti një fjalim

nga faltorja e tempullit të demokracisë dhe u bë shumë shpejt viral në emisionet televizive, rrjetet sociale dhe biseda e zakonshme në mje-diset shoqërore. Duke parë se sa shpejt u bë publik ky diskutim, të lind ve-tiu pyetja: Pse të habitemi kaq shumë nga dis-kutimi i Majlindës; ai as errësoi diellin në qiell dhe as zbriti hënën në tokë?! Ndoshta, duke u marrë me këtë diskutim, mund t’i biem në qafë si tepër deputetes, por në këtë shkrim unë doja të theksoja se si Majlinda kemi shumë në mesin tonë. Në shoqërinë tonë, ku lulëzon mediokriteti dhe nepotizmi, Majlinda nuk ka asnjë faj. I vetmi faj i saj është, se akoma nuk e ka kuptuar, se është person publik dhe se kapaciteti i saj kulturor e shkencor nuk mund t’i përgjigjet dot pozicionit të madh politik që mban mbi supe. Nëse ajo do të ishte në gjendje t’i maste potencialet e saj intelektuale, nuk do të pranonte ta mbante atë diskutim, madje do të kishte refuzuar edhe qenien deputete. Nuk është e lehtë të përfaqësosh një komu-nitet të tërë dhe të japësh mend në foltoren e Parlamentit, e cila ashtu si të nderon, edhe të turpëron. Por në një aspekt tjetër, ai diskutim pati edhe diçka pozitive për Majlindën, sepse e bëri atë të njohur. Askush nuk e dinte se në Parlamentin shqiptar ka një deputete me këtë

Pse të çuditemi kaq shumë me diskutimin e një deputeteje!?

emër. Për më tej është e kotë të merremi me Majlindën, e as të çuditemi nga diskutimi i saj, kur Majlinda të tilla ne sot kemi shumë e kudo, në gjithë Shqipërinë, sepse pseudodemokra-cia jonë i ka ngritur deri në strukturat më të larta drejtuese të partisë e shtetit, mendje të tilla mediokre. Sikur të ishte vetëm Majlinda, ndoshta do të kishim një rast sporadik që edhe mund të pranohej e të kalonte pa lënë asnjë gjurmë. Fajtori kryesor në këtë rast është ai që e bëri Majlindën deputete, se ajo besoj, me CV që kishte, nuk mund t’i kërkonte kujt të futej në listën e deputetëve, as nuk e ëndërronte kurrë të ishte deputete. Lulzim Basha, kryetari i PD, që e ka futur atë në listën shumëemërore për deputete, duhet të pranojë hapur dy gjëra, atij ose i kanë shteruar potencialet njerëzore, kapacitetet intelektuale dhe nuk gjen dot më për të mbushur listat sipas kërkesës së ligjit, ose në përcaktimin e kandidaturave është diktuar nga nepotizmi e korrupsioni. Partia Demokratike sëbashku me kandidaten që u bë pjesë e listës shumë emërore, duhet ta kishin të qartë se ata që regjistrohen si kandidatë për deputetë nuk përfaqësojnë më vetëm vetveten, por në radhë të parë subjektin politik dhe një komunitet të gjerë me shtresa të ndryshme so-ciale, ku patjetër ka edhe intelektualë të shquar. Dhe në rastin e përzgjedhjes së kapaciteteve të tilla mediokre, secili ka të drejtë të mendojë, kur përfaqësuesja e zonës qenka në një nivel të tillë, merret me mend se ku do të jenë të tjerët, bashkë me partinë që përfaqëson ajo. As në monizëm, ku diktati i partisë vendoste për gjithçka, nuk lejohej deri në këtë shkallë mediokriteti dhe injorimi i elektoratit. Po sjell

nuk duhet ta ketë për turp, se si ajo ka shumë. Në Parlament ajo ka edhe të tjerë shokë dhe shoqe dhe është kjo arsyeja që disave prej këtyre “ekzemplarëve” nuk ua kemi dëgjuar asnjëherë zërin dhe kanë mbetur anonimë. Ka edhe të tjerë kuadro e nëpunës që lexojnë nëpër foltore diskutimet që ua përgatisin të tjerët dhe ata nuk kuptojnë as vetë se çka lexojnë. Po kthehet koha e Zylove që mbahen me diskutimet që u përgatisin Demkat. A nuk janë denoncuar poseduesit e mjaft titujve shkencorë për plagjiatura? A nuk pamë para ca kohësh në një emision investigativ një mësuese, e cila si vëllezër të Frashërve rresht-onte edhe Qemal Stafën?! Po a kishte turp më të madh, për një student letërsie, që pyetjes së gazetarit, se ç’ishte De Rada, iu përgjigj me plot gojën; deputet! A e dini, se kishte nëpunës në KESH që nuk dinin të lexoni matësin elektrik, ose nuk kuptonin se ç’ishte ERE? Na bëri përshtypje një mësues historie, i cili në bisedë kolegësh, nuk e dinte se Duçja dhe Musolini janë i njëjti person, por i quante dy të ndry-shëm. Po, a e dini se gjysmat e studentëve i blejnë diplomat të gatshme nga të tjerët?! Po kështu ka shumë drejtues partie, që flasin në emër të statutit, pa njohur asnjë nen të tij, e për shumicën e problemeve vendosin veton! Dhe kjo vjen, jo vetëm se vetë sistemi pjell mediokër të tillë, por edhe kontrolli është shumë i pakët nga ata që e kanë për kompetencë një gjë të tillë dhe mbi të gjitha nuk respektohet meri-tokracia. Janë këta elementë mediokër, që në emër të “meritokracisë” së shpallur nëpërmjet konkurseve dhe portaleve formale, po i bëjnë varrin demokracisë.

ligjet e pikërisht demokracisë! Rrit sundimin dhe shkatërron në fund demokracinë! Asgjë ndryshe nuk ndodh sot kudo, ku tundohen nga "tirani-det" dhe tirani apo tirania! Ne tundohemi dhe si shoqëri dhe si individë! Na duket më lehtë, më e kuptueshme për ne. Na ngjan me një gjuhë të kuptueshme dhe të zbatueshme në krahasim me të drejtën dhe ligjin e aprovuar me shumicë! "Sugjestionohemi" nga "tiranë dhe tirani" të tilla afër nesh, por në lindjen tonë! Sepse nuk jemi të zot të përballojnë demokracinë me ligje të zbatueshme dhe të përmirësueshme! Nuk është vetëm faji atje sipër! Jemi akoma mesjetarë në ide dhe kulturë filozofike, megjithëse na është shpjeguar qartë koha moderne dhe po jetojmë qartësisht në këtë kohë! Cilët nga drejtuesit në kohë të gjatë mbas diktaturës nuk ka qenë i "sëmurë" nga kjo mënyrë e të bërit regjim? Cili? Mbase Nano? Por dhe ai kishte delirin e një reg-jimi të tillë! Vetëm se - nuk i shkonte pasionit të "tirani-së" deri në fund dhe kjo ishte dhe është një e mirë e tij! Të tjerët absolutisht janë një pre-rje e tillë tiranike dhe tirani-de ku demokracia shëmtohet, sëmuret dhe rrëzohet! Kur ju thuhet "autokratë" më vjen për të qeshur, sepse nuk kanë lidhje fare me karakteristikat e autokracisë reale! Ky tundim është i jashtëzakonshëm dhe ka bërë që të vonohemi kaq shumë në qytet-ërim! Kaq shumë në demokraci! Po sigurisht dhe jemi shembulli më i madh me fajin e madh të degradimit absolut të sistemit të drejtësisë, ai është më i degraduari, më i keqi dhe më i keq përdoruri në kontinent! Ai pastaj i ka vënë kapak - dashurisë për "tirani-de" e cila zëvendë-son demokracinë!

një shembull nga një zonë e Elbasanit, kur do të zgjidhej sekretari i ri i byrosë së Partisë së Punës. Klani nepotik që kishte pushtet në kooperativë, mendoi të çonte një kandidaturë, që u shërbente atyre, i cili përgjithësisht ishte i përgatitur e me horizont, por që ishte me të meta fizike. Sekretari i parë, e thirri në takim paraprak kandidaturën dhe ndër sy të tij nuk e shfaqi hapur mospëlqimin, por ama që të nesërmen i tha klanit nepotik që e kishte propozuar: Pse nuk kishit të tjerë ju, në gjithë atë zonë, për drejtues partie? Apo doni t’i lini shteg popullit të shprehet: Kur si drejtues par-tie është ky me të meta fizike, vaj halli si do të jenë të tjerët që përfaqëson ky drejtues. Dhe, sipas porosisë së Sekretarit të Parë, u gjend një kandidaturë tjetër, e kompletuar në gjithë drejtimet. Ndaj duke e shfajësuar plotësisht Majlindën në këtë drejtim, e pyesim Lulzim Bashën: Kur bëre përzgjedhjen, ku do t’i çoje ti kandidaturat, në Parlament, apo në azil?! Dikush mund ta justifikojë, se këto kandidatu-ra ishin nga fundi i listës dhe nuk do t’u vinte radha për të qenë deputetë. Asnjë logjikë nuk e pranon këtë arsyetim. Sepse së pari kush futet në listat e deputetit, nuk është për të mbushur një listë, por një person i vlerësuar, me intelekt e kontribute, i angazhuar denjësisht në politikë dhe me reputacion në popull. Sikur të kishte fituar partia e Bashës, deputetja në fjalë, vërtet nuk do të ishte ndoshta deputete, por ama si kandidate për deputete, patjetër që do kishte një vend të nderuar në strukturat e shtetit dhe kjo nuk është pak. Raste të tilla nuk janë sporadikë, por po bëhen sundues në strukturat drejtuese të partive dhe të shtetit. Majlinda

Page 17: Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë ... · Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis

GAZETA SOT E Mërkurë 30 Tetor 2019 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Fatos ÇOÇOLI

Pas zhgënjimit nga Evropa e Bashkuar, e paaftë të marrë vendime për zgjer-

im të saj me pëlqim të të gjithë shteteve anëtare, pas krizës së refugjatëve siri-anë të viteve 2015-2016, të vetmit aleatë strategjikë që nuk na lënë kurrë në baltë janë SHBA-të. Menjëherë erdhi reagimi i tyre i ashpër ndaj qëndrimit të Këshillit të Evropës për të mos hapur bisedimet e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedon-inë e Veriut më 18 tetor. Në të njëjtën ditë të lajmit të keq reagoi Departamenti Amerikan i Shtetit, duke mbështetur reformat e vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe dëshirat tona për t’iu bashkuar familjes së madhe evropiane. Nuk kaluan as dhjetë ditë dhe e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Shqipëri, Leyla Mo-ses-Ones na bëri krenarë për një qëndrim pro-perëndimor të qeverisë dhe vendit tonë në tërësi. Për të cilin deri tani kemi ditur pak

Nga Bardhyl BEJKO

Deputetë të popul-lit. Një emër i madh që ka bren-da vetes një sho-

qëri të tërë. Një komb. Një popull, shumë njerëz. Milio-na, në jo pak raste. Në listën e gjatë të halleve të tyre, duhet të zënë vend në ndërg-jegjen e deputetit nga i ma-dhi tek i vogli. Në mendjen e tyre duhet të janë të varfrit. Të shkolluarit. Të paarsimuar-it. Ata që nuk dinë ku i kanë paratë dhe të tjerët që nuk sigurojnë as bukën thatë. Shtre-sa e mesme. Të pasurit. Oligarkët, si u thonë. Të rinj, të reja. Qytetarë, fshatarë, fermerë, blegtorë, intelektualë. Njerëz të shquar dhe ata që nuk i njohin as në lagjen e tyre. Shkurt, të gjithë duhet të jenë ulur galiç në mesin e shqetësimeve të deputetëve. Jo vetëm ata që jetojnë në këto 28 mijë kilometra katror, po edhe ata që për njëmijë arsye kanë braktisur Shqipërinë dhe janë rezidentë në Itali, Gjermani, Greqi apo Francë e Amerikë. Se-cili në jetë, ka halle dhe shqetësime, kërkesa dhe ankesa. Nuk ka njeri të imunizuar përball administratës dhe atyre që u paraqitesh për të kërkuar një shërbim në: shëndetësi, arsim, ujin e pijshëm. Trojet. Pronat. Pagat. Pensio-net. Furrat e bukës. Tregtimin e produkteve blegtorale apo fruta perimeve. Legalizimin e shtëpive të banimit deri tek supervilat apo resortet buzë detit. Kur ndesh në qëndrime refraktare të atyre që i kanë në dorë dhe mundësinë për zgjidhje dhe nuk i jepet e drejta që u takon, pas ecejakeve mes indifer-entizmit dhe jo pak raste përbuzjes së atyre që e kanë detyrim ligjor shërbimin, sytë hallexhinjtë i kanë tek përfaqësuesit që kanë zgjedhur me votë. Deputetët, janë referenca e parë, kontakti i shumëdëshiruar i qytetarit. Nga tribuna e kuvendeve të Shqipërisë, qyte-tarët, kanë dëgjuar fjalime brilante të intele-ktualëve të shquar, personalitete me kulturë të gjerë e euriditë në të gjitha fushat. Kanë njohur kritikat therëse anti sistem, elokuencën e Nolit të madh, Gurakuqit të shquar, Avni

Hallet e shqiptarëve mbi "supet" e kuvendarëve

ose asfare. Moses-Ones tha se Shqipëria ka refuzuar sprovat e Rusisë dhe Kinës për të depërtuar me ndikimin e tyre në Shqipëri. E ngarkuara me punë e SHBA-ve vijoi më tej dy ditë më parë: “Për Rusinë dhe Kinën, Ballkani është mjet që të shfrytëzohet dhe të flaket tej. Kina ka vënë në zbatim diplo-macinë shtrënguese të debitorit. Kremlini këmbëngul që të mos eksportojë asgjë tjetër përveç kaosit… Shqipëria ka refuzuar mak-inacionet ruse dhe kineze dhe ka treguar se nuk do të tolerojë terroristë iranianë në tokën e saj. Në Shqipëri disa gjëra thjesht nuk janë për shitje”. Ç’do të thotë “diplo-maci shtrënguese e debitorit”? Do të thotë që nëse ne si shtet i kemi borxhe të mëdha Kinës nga investimet shtetërore kineze këtu dhe e kemi të vështirë t’ia shlyejmë, Kina në këmbim të shtyrjes kërkon favore politike. Ja përse, edhe pse më 16 dhjetor të vitit 2014, pesë vite më parë, si qeveri nënshkruam marrëveshjen për financimin e Rrugës së Arbrit me bankën shtetërore kineze “Chinese Exim Bank (https://www.monitor.al/rruga-e-arbrit-perfundon-me-2018-gati-marreveshja-me-kinezet), kinezët disa muaj më vonë u tërhoqën nga angazhimi dhe projekti, kur

Rustemit, i cili ka ngritur peshë zemrat e shqiptarëve. Kanë përcjellë urtësinë e larg-pamësinë e Dritëro Agollit. Përfaqësues të vërtetë të popullit. Tribunë të mendimit dhe fjalës së lirë. Jo pak prej tyre nuk kanë parë asnjëherë interesat personale apo familjare. Deputet që në fund të jetës, u kanë gjetur në xhepa vetëm ca qindarka e ndonjë cironkë. Në këtë kuptim, deputeti duhet të jetë hamalli, një lloj dokeri që mbart këto shqetësime dhe i zbraz me nerv në sallën ku miratohen ligjet. Se detyra e tij është të mbartë dhe përcjellë shqetësimet e qytet-arëve dhe jo privilegjet e tij individuale, sherret, ultimatumet, fjalët e pista, ulërimat, dhunën, fluturimin e këpucëve e çizmet mbi deputetë. Nëse janë vërtetë të përkushtuar, marrin përgëzimet lumë dhe vlerësime me superlativa nga ata që u kanë dhënë besimin. Ndryshe, indiferencën e paguajnë shtrenjtë. Tek e fundit është organ i zgjedhur nga ky popull. Po sa u reflektuan këto shqetësime dhe halle në realitet në seancën popullore? A kapërcyen hallet e vërteta atë portë dhe a mbarojnë ato me ç`peshkohet në bulevardin qendror të Tiranës, ku takon të njëjtët njerëz apo u shtrinë në tërë hapësirat e Shqipërisë, atje ku jetojnë dhe luftojnë për mbijetesë jo pak prej tyre? Në këtë kuptim, Kuvendi, shumë mirë që hapi portën për të dëgjuar popullin, atë që i ka dërguar në atë sallë u ka dhënë privilegjin më të madh. Shyqyr nuk u kujtuan ta bëjnë ritin para zgjedhjeve të radhës. Secili prej deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, ka në zonën e vet një zyrë. Emër-tohet “Zyra e deputetit”. Ka edhe një sek-retare që shënon ankesat e kërkesat e qyte-tarëve. Në ato zyra, njerëzit, ata që duan të flasin, sy më sy me deputetin, lënë çdo an-gazhim personal për t`u kontaktuar e bisedu-ar live. Nuk zgjedhin mesazhet as e-mailet. Në blloqet e deputetëve, në kompjuterët e tyre, ka lista dhe problematika me qindra. Halli hallit nuk i ngjan. Po halli më i madh është ai që ka qytetari të vetin. Në këtë kup-tim, ai vlerëson, jo vetëm zgjidhjen, po edhe mënyrën si pritet e dëgjohet. Prej kohësh, banorë të Sarandës më shumë se 1500 famil-je, kanë kërkuar t`u njihet prona e dhënë nga

panë mungesë entuziazmi tek qeveria jonë, për të pranuar ndikim politik, me marrjen e mbështetjes ekonomike. Prandaj dhe ka-pitali kinez shtetëror tek ne, ndryshe nga depërtimi i ndjeshëm në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, nuk ka arritur të jetë dukshëm i pranishëm në ekonominë tonë. Për të parë sprovat e depërtimit ekonomik rus në Shqipëri, duhet të kthehemi shtatë vite më parë, kur më 7 shtator 2012, kompania shtetërore ruse GazProm ofroi 52 milionë dollarë për të blerë AlbPetrol-in tonë. Gjashtë vite më vonë, një kompani private e naftës, e regjistruar në Zvicër, me pronarë të pan-johur dhe me lidhje kapitali me GazPromin rus, aplikoi në vitin 2018 për marrjen me koncesion të tre fushave të naftës në jug të Shqipërisë, pas një tenderi të mbushur me akuza për konflikt interesi dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve. Lidhjet e bizne-sit me kompaninë ruse nuk janë të vetmet pikëpyetje mbi mënyrën se si kjo kompani e naftës u shpall fituese e tenderit për fushat naftëmbajtëse Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë. Ende nuk dihet e ardhmja e investimit të kësaj kompanie tek ne, por një gjë është e qartë. Kapitali rus mund të ketë

bashkia, që konsiston në një truall për ndër-timin e një shtëpie. Po çfarë ndodhi në këto 20 vite? Trojet, ku u ndërtuan hotelet edhe pse në buzë të ujit, u kontraktuan dhe sot atje janë ndërtuar godina shumë katëshe. Mbetën pa u kontraktuar vetëm trojet e familjeve që i duan për shtëpi banimi. Zgjidhja u gjet falë këmbënguljes së deputetit të Sarandës dhe VKM të qeverisë. Fill pas këtij vendimi, Këshilli Bashkiakë i Sarandës, vendosi tarifat dhe i hapi rrugë regjistrimit të trojeve pas pagesës, në Kadastër. Një zgjidhje që është mirëpritur. Po sa mijëra shqetësime ikin dhe vijnë pa adresë? Sa zemra thyhen e familje mbeten në pritje? Sa individë rrotullohen nëpër rrugët e qytetit me letra në duar, të cilat shumë herë mbeten pa asnjë vlerë dhe shqetësimet bëhen mullar? E ndoqa parla-mentin. Dëgjova edhe deputetët. Menduam se kjo do ishte seanca më e zjarrtë, pasi mbanë brenda prushin e popullit, nervin, shqetësimet e tij të panumërta. Janë halle që kanë vite që presin, po që arkivohen nëpër rafte dhe zënë pluhur pa gjetur zgjidhje. Dhe e gjitha kjo shndërrohet në pesimizëm dhe mosbesim. Pse jo në urrejtje. Dhe qytetarët lakojnë me vete: Ia thashë deputetit. E shënoi deputeti. Më premtoi zgjidhje. Për kaq ditë do vijë dokumenti në shtëpi. Po pas disa ditësh, i njëjti individ, nisë të shajë me rrënjë e degë, pikërisht atë që e priti dhe e përcolli, i premtoi, i buzëqeshi, po asgjë nuk i zgjidhi. Hallet e qytetarëve janë të ndryshme. Dikush ka vërtetë hall të madh. I mungon puna. Ka gati shtëpinë për t`i rënë mbi kokë. I afërmi i tij nuk bën dot një ndërhyrje kirurgjikale dhe pret vdekjen në shtëpi në pamundësi të paguaj spitalin. Të tjerë nuk regjistrojnë dot banesën e tyre, tokën, godinën që e kanë ndërtuar me para borxh, se dikush atje në legalizime i vë gjoba të majme, siç ka ndod-hur në jo pak raste. Shumë herë shqetësimet janë identike në shkallë kombëtare dhe kthehen në fenomene që ngjajnë me njëri-tjetrin, janë gati simetrike, pavarësisht ku ndodhin dhe kur nisin. Ka shqetësime dhe kërkesa për zgjidhje që janë të njëjta, nga Vermoshi në Konispol, Vlorë a Kolonjë. Diku është gangrenë uji i pijshëm. Në një tjetër

Shqipëria që nuk shitetinteresa për t’u shtrirë edhe në ekonominë tonë, por deri tani nuk ka gjetur mjedisin e duhur për të investuar, sikurse e ka gjetur në Serbi, Kroaci, Maqedoni dhe deri në Mal të Zi. Këtë e kuptojnë shumë qartë aleatët tanë amerikanë dhe investojnë me mbështetjen e tyre, për të forcuar më tej këtë qëndrim. Por nuk po arrijmë ta kuptojmë ne si duhet, qyte-tarët e këtij vendi. Duhet ta ketë të qartë dhe përparësi edhe qeveria jonë, që me tenderat e koncesioneve dhe partneriteteve publik-pri-vat të zhvilluara deri tani, praktikisht ia ka mbyllur në hundë derën depërtimit të kapi-talit amerikan tek ne. Dhe jo vetëm të tij, por të gjithë kapitalit serioz perëndimor, duke u nanurisur me ofertat e oligarkëve tanë të ndërtimit. Ne duhet të tregohemi më aktivë dhe t’i kontaktojmë(përse jo) edhe në bursat e Nju-Jorkut apo Londrës, ku ndodhen. Deri tani, sprovat e tyre në Tiranë kanë hasur në indiferentizëm dhe mungesë angazhimi nga kasnecët tanë publikë të investimeve. Nuk kemi krijuar asnjë strukturë serioze për të tërhequr investimet amerikane këtu tek ne. Ato nuk janë larg. Ndodhen në Maqedoninë e Veriut dhe edhe në Malin e Zi. Mjafton t’ua hapim derën edhe ne!

vend përmbytja. Më tej mungesa e ujitjes së tokave dhe fermerët nuk marrin as farën që hedhin në tokë. Nisin problemet me treg-timin. Mandarinat nuk shiten se mungon tregu. U prishen domatet. U shpartallohen serrat. Lumenjtë mbyten me plehra dhe ven-det më të bukura, monumentet natyrore, kartolina e bukurisë shqiptare, spërkaten me pluhurin e guroreve që i ngjiten qiellit. Hallet janë familjare, individuale, fshati, qyteti, rrugore, gjyqësore, arsimore, shëndetësore, karburantet, të përveçme, të përgjithshme. Po a u përçuan me adresa, zë të lartë, këto halle në seancën për qytetarët, ditën e debat-eve në Kuvend? Si mundet që pak prej depu-tetëve bënë kritika serioze për ata që pengo-jnë ose nuk vënë ujin në zjarr për zgjidhje? Ministra apo kryebashkiak lokal? A e dëgjuan vetveten shqiptarët në debatin kuvendor për hallet e tyre? Sa efektiv ishte ky debat dhe sa u përfitua? Cilat halle të mëdha morën rrugëzgjidhje? Deputeti është njeriu që merr e përcjell, mbart e transmeton shqetësimin popullor, jo mekanikisht. Është zëri i popullit. Vërtet nuk ka shkopin magjik për të zgjidhur gjithçka. Asnjëri nuk ia kërkon të bëjë më shumë se kompetencat. Po është syri dhe ve-shi, pulsi dhe ndjeshmëria shoqërore. Është vota që i jep fuqi qeverisë dhe të zgjedhurave, të emëruarve në krye të administratës së ven-dit nga këta deputetë. Atëherë nëse diku punët ngecin, deputeti duhet ti shkund e trondisë nga themelet dhe t`i vërë para përgjegjësisë ata që tallen me popullin. Gjithçka në emër e interes të votuesve, të qytetarëve. Nëse nuk arrihet ky akord, seanca për qytetarin mbetet një shou i radhës. Një simbolikë nga e cila askush nuk fiton, veç atyre që u shmangen përgjegjësive. Kur deputetët shkojnë në Par-lament, ulen, dalin, nuk flasin, nuk dëgjojnë, nuk kritikojnë, atëherë, jo vetëm që nuk janë mbartës të halleve tona, po u shtojnë atyre edhe mijëra të tjera me indiferencën dhe mungesën e vullnetit për të bërë detyrën, si përfaqësues të qytetarëve. Ata mbeten thjesht ca kolltukofagë, që shkojnë në sallë sa shëno-jnë prezencën për pagën. Nuk flasin për ata që përfaqësojnë. Nuk mbartin mbi shpinë hallet e popullit, po i shumëfishojnë ato!

Page 18: Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë ... · Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis

GAZETA SOT18 E Mërkurë 30 Tetor 2019

2,4,6,9,11,13,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Me rastin e Ditës Botërore për Trashëgiminë Audiovizuale, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me Qendrën Rinore në Tiranë organizuan aktivitetin "Ditë e Hapur në Arkivin e Filmit". Një grup studentësh nga Universiteti i Arteve, vizitoi arkivin, duke pasur mundësinë të kuptojë nga afër pse ruajtja e trashëgimisë së filmit shqiptar është kaq e rëndësishme. AQSHF shkruan se moderuar nga specialistja me përvojë, znj. Eriona Vysh-ka, ky takim me arkivistët e filmit shërben për ti bërë artistët tanë të ardhshëm të interesuar për trashëgiminë tonë në film 35 mm, dhe për koleksionet e tjera artistike që lidhen me filmin. “Studentët e rinj do të kuptojnë pse duhet t'i ruajmë filmat e trashëgimisë dhe si t'i përdorin ato në punët e tyre krijuese”, shprehet AQSHF. Gjithashtu të rinjtë zhvilluan dhe një bisedë, me regjisorin Artur Dauti mbi filmin e animuar. Koleksioni i AQSHF është krijuar kryesisht nga fondi i depozitës legale të pro-dhimit shqiptar të filluar prej vitit 1947, i cili ka qenë kryesisht prodhim i një qendre të vetme shtetërore, Kinostudios "Shqipëria e re", aktiviteti i së cilës fillon në vitin 1952 dhe përfundon në vitin 1992. Në fondin filmik të arkivit të filmit gjenden gjithashtu materiale arkivale të grumbulluara nga privatizimi i të gjithë filmave artistikë, dokumentarë dhe kronika të prodhimit të huaj, që nga shfaqjet e para luftës deri në përfundim të luftës së dytë botërore, të konsideruara plaçkë lufte. Materiale filmike të depozituara sipas ligjit të depozitës legale të ushtruar që në vitin 1945, kur sipas mar-rëveshjeve të reja shtetërore rifillojnë xhirimet e kineastëve të huaj. Koleksioni përbëhet edhe nga dorëzimi i një kopjeje të prodhimit të huaj të blerë nga distribucioni shtetëror, nga xhirime arkivale, si dhe nga shkëmbime të materialeve filmike me arkiva të tjera. Kolek-sioni i AQSHF vazhdon të pasurohet nga prodhimi kinematografik shqiptar dhe bashkëpunimet e huaja me kompanitë shqiptare private të prodhimit filmik, të cilat kanë filluar prej vitit 1992. Çdo prodhim kinematografik shqiptar i financuar nga Qendra Kombëtare Kine-matografike ka si detyrim ligjor, që vjen nga kontrata e financimit e lidhur mes kompanisë filmike dhe QKK, të depozitojë pranë AQSHF veprën filmike në 3 gjini, negativ, pozitiv, fonogramë.

Specialistët pohojnë se MHK kërkon investim serioz dhe përsosje didaktike

i nivelit evropian, bëra pavionin e Fan Nolit, Nënë Terezës dhe pavionin e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare”, pohon studiuesi Zeqo. Por sipas tij, për krimet e komunizmit duhej të ishte një muze më vete. “Një pjesë e madhe e muzeut është pavioni i krimeve të komunizmit, ku këtu kriteri profesional është i mangët, sepse ka më tepër riprodhime fotografish dhe ka shumë pak objekte. Unë propozoj, që muzeu i krimeve të komunizmit duhet të ishte më vete”, pohon studiuesi Moikom Zeqo.

Shpërdorimi i fondeveArkeologu Neritan Ceka shprehet se

deri tani fondet që janë dhënë për MHK ndër vite janë shpërdoruar, duke bërë që ky institucion të jetë mes problemeve. “Plaçkitësi më i madh është Ministria e Kulturës, e cila dy herë ka kaluar projektin dhe paratë për rinovimin e MHK, dhe dy herë i ka shpërdoruar, një herë në 2009, 2012. Në 2012 Ambasada Spanjolle dha 1 milionë e 200 mijë euro dhe u shpërdoruan, përveç sallës që bëri UNESCO e gjithë pjesa tjetër u bë letra pikërisht nga mospërgjegjësia e Min-istrisë së Kulturës, që në atë kohë ishte nën drejtimin e Partisë Demokratike. Dhe rasti i dytë është 230 milionë që u dhanë sërish, që u bënë për një projekt për rinovimin e MHK dhe u bënë letra”, pohon arkeologu Ceka. Në reagimin e tij ai shprehet se kur flitet për MHK atë mund ta bëjnë vetëm shqiptarët. “Në vend që të shkojnë të rregullojnë ajrin e kondicionuar, ambientet, etj, kjo nuk është bërë, një rinovim total i MHK bëhet vetëm nga shqiptarët dhe jo të huajt. Ky vend i ka të gjitha, i ka mendjet intelek-tuale por nuk ka trurin politik”, shprehet arkeologu Neritan Ceka. Duke folur për

MHK, arkeologu Neritan Ceka pohon se në 1981 u angazhuan specialistët më të mirë, por sot nga Ministria e Kulturës nuk mendohet. “MHK është bërë nga specialistët më të mirë më 1981. Ishte një mobilizim i tërë forcave intelektuale, pa-varësisht se ishte një diktaturë. Sot kemi demokraci, që i shpërdoron këto forca. Ministrisë së Kulturës i mungon ministri. Si në kohën e partisë demokratike dhe tani është ministri, që është drejtuar gjith-monë nga inkompetentët, të njerëzve që nuk kanë lidhje me kulturën”, shprehet arkeologu Ceka. Për arkeologun Ceka, me gjendjen që është sot, muzeu kërkon një hap që duhet ndërmarrë me seriozitet nga Ministria e Kulturës. “Jo duke men-duar se cila studio apo kompani do ta marrë MHK, siç është bërë tani që nisen nga studio dhe më pas caktojnë paratë. Nëse duhet të bëjmë një muze kombëtar duhet të krijojmë një grup pune me ato parime siç ka qenë krijuar dikur më 1981 mbi bazën e profesionalizmit dhe njerëz, që e dinë se çfarë është historia dhe kanë kontribuar, më pas të jetë zg-jedhja arkitektonike. Në radhë të parë mendoj që studio të jetë e shqiptarëve jo e huaj. Urgjente është një koncept i ri për MHK dhe një investim serioz. Nëse ne nuk krijojmë një fondacion shqiptar për kulturën, që do të tërheq paratë nga gjithë vullneti i mirë i shqiptarëve kudo, nuk do të kemi as muze kombëtar. Me këtë sistem, me këtë Ministri Kulture, që është armikja kryesore nuk kemi asnjë të ardhme”, pohon arkeologu Neritan Ceka. Për ngritjen e këtij muzeu u mblodh një ekip me specialistët më të mirë të vendit, të fushave të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, etnografisë, hartografisë, arkitekturës e artit.

Dita e Trashëgimisë Audiovizuale, studentët

në Arkivin e Filmit

38-vjetori i Muzeut Kombëtar, specialistët: Gjithçka është lënë në harresë, rikonstruksioni

duhet të bëhet nga muzeumologëtJulia VRAPI

Më 28 tetor 1981 u inaugurua Muzeu Historik Kombëtar. Por kur kanë kaluar 38 vjet pas hapjes së tij, MHK është

një institucion për të cilin ndër vite kanë munguar investimet. Specialistë të ndry-shëm shprehen se MHK kërkon përsosje nga ana didaktike, si dhe një grup pune që të jenë njohës të fushave të ndryshme për tu marrë me rikonstruksionin. Për-ballë problemeve, studiues të ndryshëm shprehen se Ministria e Kulturës nuk ka ditur ndër vite rëndësinë, që ka Muzeu Historik Kombëtar. Studiuesi dhe arke-ologu Moikom Zeqo, i cili nga 1997-2005 drejtoi këtë institucion, shprehet se nëse flitet për rikonstruksionin e muzeut, grupi i punës duhet të jetë vetëm me specialistë të fushave përkatëse. Por sipas tij, kjo ka munguar nga ministria. “Kam marrë vesh që kanë ngritur një grup për të rikonstruktuar MHK, me njerëz të cilët nuk janë muzeumologë. Ky është një gabim, sepse se kanë idenë që muzeu-mologjia dhe historia janë dy disiplina të ndryshme. Muzeumologjia merret me objekte, historia merret me tjetër gjë. Ministria e Kulturës as e ka idenë se sa i rëndësishëm është MHK, sepse nuk ka specialistë muzeumologë”, pohon studiuesi i njohur. Sipas studiuesit Zeqo, muzeu më i rëndësishëm në vend kërkon sot dhe përsosjen nga ana didaktike, por nuk duhet lejuar asnjë ndërtim që mund ta dëmtojë MHK. “Në oborrin e MHK ne kemi një fragment të madh nga qyteti ilir i Çukës së Ajtoit, si dhe mozaikë romak nga Apollonia. Këto janë elementë të mirëfilltë muzeor. Ka pasur ndonjë ide, që në oborrin e MHK të ngrihej ndonjë kullë, kjo është e gabuar. MHK duhet të përsosi anën didaktike dhe duhet pasuruar me objekte”, pohon ai. Sipas studiuesit dhe arkeologut, MHK është i vetmi i nivelit ev-ropian në Shqipëri. “Pavionet e antikitetit, duke filluar nga prehistoria në mënyrë të veçantë mesjeta kanë monumente unikal, që kanë rëndësi jo vetëm për historinë e vendit, por në rrafsh evropian. Gjatë kohës që kam qenë drejtor i MHK, në bashkëpunim me Institutin e Arke-ologjisë pasurova pjesën e antikitetit me një numër të madh skulpturash, më pas bëra disa ndryshime të mëdha në pavio-net e muzeut si ai i ikonografisë, që është

DRKK Vlorë, aktivitete me nxënësit për leximin

Ardian Radovikca pjesëmarrës në “Art Battle Toronto”

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë, po vijon me aktivitetet në shkollat e ndryshme. Nën moton “Lexo Shqip”, spe-cialistë të trashëgimisë kul-turore pranë DRKK Vlorë, ishin me nxënës të shkollës “Haki Bylyshi” në Drasho-vicë, të cilëve iu dhuruan mbi 30 tituj librash të autorëve të ndryshëm shqiptarë, nga bibliotekat personale të po-etëve Hiqmet Mehmetaj dhe Sejmen Gjokoli, që ishin të pranishëm në këtë aktivitet. Veç të tjerave nxënësve të

kësaj shkolle, të cilët lexuan dhe recituan pjesë dhe poezi nga autorë shqiptarë, morën dhuratë të nënshkruar bo-timet e fundit të autorëve të pranishëm. Nën moton “Lexo shqip!”, Ministria e Kulturës nisi më 2 tetor një fushatë për leximin, të qua-jtur “Dhuro, gjej, lexo”, e cila synon të nxisë drejt leximit brezin e ri. Ky aktivitet vjen në vijim dhe të veprimtarive të tjera, që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe në qytete të ndryshme për librin me nxënësit.

Anëtari i Këshillit Koor-dinues të Diasporës, Ardian Radovicka për të dytin vit do jetë pjesë e kampionatit ndërkombëtar të artit “Art Battle Toronto”, që do të zhvillohet më 19 nëntor në Toronto, Kanada. Minis-tri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, bën me dije se inxhinieri shqiptar me pasion pikturën do t’i bash-kohet garës për të realizuar një vepër artistike brenda 20 minutave, e cila në fund do të gjykohet nga publiku. ““Art Battle Toronto” është

një kompeticion, që reali-zohet në çastin kur artistët janë duke pikturuar veprat e tyre”, shprehet ministri Majko. Edhe pse me një profesion serioz siç është ai i inxhinierit, Ardian Ra-dovicka është i apasionuar edhe pas pikturës. Që në moshë të vogël në fakt e ka ushtruar këtë pasion, duke çelur disa ekspozita vetjake dhe duke marrë pjesë në ekspozita profesionistësh. E për këtë u ndikua edhe nga fryma letrare e prindërve të tij arsimtarë.

Grupi CRN, për studimin e arkitekturës në Gjirokastër

Ambasadori Alberto Cutillo takoi grupin kërkimor të CRN për të prezantuar misionin e tyre të parë “Te-knologji multidisiplinore për studimin dhe konservimin e manastirëve të epokës post-bi-zantine në Shqipërinë jugore”. Sipas njoftimit të Ambasadës Italiane në Shqipëri, objek-tivi i tyre është të studiohen dhe të vlerësohen komplekse arkitekturore e të arkeologjisë mesjetare, në rrethin e Gjiro-kastrës. “Këto komplekse, të ndërtuara në shekullin XVI dhe XVII gjatë pushtimit os-

man në Ballkan, përfaqësojnë një pasuri të jashtëzakonshme kulturore të stilit post-bizan-tin. Vendet në diskutim janë Manastiri i Shën Mërisë në Goranxi, Manastiri i Shën Qirjakut dhe Juditës në Dhu-vjan dhe i Profetit Ilias në Stegopull”, njofton ambasada. Projekti në vitin e parë, është bashkëfinancuar nga Min-istria e Jashtme Italiane dhe bashkëpunon me Institutin e Monumenteve të Kulturës. Gjirokastra u përfshi në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s më 2005.

Page 19: Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë ... · Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis

2,4,6,9,11,13,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 30 Tetor 2019 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Romani tregon historinë e një nëpunë-si lokal, apo më saktë dështimin e tij

profesional në një institucion të rëndë-sishëm ndërkombëtar që ka të bëjë me të huaj, të cilët në vendin e tyre të orig-

jinës janë njerëz krejt normalë...

Kolonia ndërkombëtare e artistëve figurativë “Ditët e Mios” për-fundoi ditët në qytetin e Korçës. Ky edicion i 12 bëri bashkë piktorë nga Polonia, Maqedonia e Veriut, Greqia, Mongolia, Arabia Saudite, Kosova dhe Shqipëria. Për disa ditë me radhë mjeshtrat e telajos u frymëzuan nga ngjyrat dhe pamjet piktoreske të Korçës e rrethinave, duke sjellë një ekspozitë me krijimtarinë e tyre. Peizazhet mahnitëse të Korçës, në tablotë e piktorëve janë dhuratë për fondin e galerisë. Artistët fillimisht kanë vizituar Korçën dhe rrethinat, për të hedhur më pas në telajo tematika të ndryshme, duke u ndalur në peizazhin e Dardhës, Boboshticës dhe Vithkuqit, dikur vende frymëzuese edhe për Piktorin e Popullit Vangjush Mio. Aktiviteti “Ditët e Mios” vazh-don prej disa vitesh që të jetë me jo pak rëndësi në jetën artistike dhe kulturore të qytetit. Piktorë të ndryshëm që janë gjatë ditëve që zhvillohet kolonia në qytet, në fund veprat e tyre janë pjesë e një ekspozite. Ky aktivitet që bën bashkë piktorë nga shtete të ndrys-hme është gjithashtu dhe një promovim i mirë për vlerat e zonë së Korçës, e njohur për bukuritë natyrore. Vangjush Mio (3 mars 1891- 30 dhjetor 1957) piktor i popullit, gjatë gjithë jetës ai mori pjesë në shumë ekspozita në mbarë vendin, madje në vitin 1942 edhe në Bari të Italisë. Ekspozita e fun-dit e organizuar prej tij, ishte një retrospektive e punimeve e cila u zhvillua në nëntor 1957 në Tiranë. Vangjush Mio ishte piktori i parë impresionist në Shqipëri. Ai njihet më së shumti për peizazhet. Ishte anëtar aktiv i kolonisë së artistëve shqiptarë në kryeqytetin e Rumanisë dhe në vitin 1915 filloi studimet për Arte të Bukura në Universiteti Kombëtar të Ar-teve në Bukuresht. Në vitin 1919 mbaron studimet me sukses dhe në të njëjtin vit hap ekspozitën e parë personale në Bukuresht. Në vitin 1920, ai u kthye për disa muaj në vendlindjen e tij ku ekspozoi edhe punimet e tij. Kjo ishte ekspozita e parë artistike për publi-kun në gjithë Shqipërinë. Temat e tij të parapëlqyera i merrte nga Korça, Pogradeci dhe rrethinat, por ai përjetësoi në punimet e tij edhe qytete të tjera si Tirana, Elbasani, Himara, Berati dhe Gjiro-kastra. Përveç peizazheve, Mio ishte brilant edhe në pikturimin e portreteve. Ai ishte njëkohësisht edhe skenograf i teatrit të qytetit të Korçës. Gjatë 40 viteve karrierë të lavdërueshme ai realizoi mbi 400 vizatime dhe 130 piktura. Rreth 60 punime të tij janë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Filmi në kinema, me skenar nga Ylljet Aliçka dhe regji nga Pluton Vasi

zezë, dhe ka situata dhe mar-rëdhënie tepër interesante, që përbëjnë një risi në komuni-kimin mediatik, në komunikim midis spektatorit dhe kinemasë”, shprehet regjisori Pluton Vasi. Filmi tregon për ndërkom-bëtarët, nga të cilët megjithëse shqiptarët presin shumë, real-iteti në fakt është ndryshe, por regjisori Pluton Vasi tregon se nuk duhet përgjithësuar e gjithë diplomacia. “Ndërkombëtarët në vendet e tyre janë njerëz të thjeshtë, por kur vijnë këtu futen në një petk krejt ndryshe dhe e shesin veten sikur kush janë. Ky është thelbi. Por kjo gjë ndodh dhe me ndihmën e shqiptarëve. Ne gjithmonë i kemi pasur refer-encë ndërkombëtarët. Sigurisht që kjo nuk duhet përgjithësuar për diplomacinë, sepse kjo është historia personale e Roshit, gjë që ai e thotë dhe në fund të filmit, që këtë zhgënjim e kam

unë, por nuk do të thotë që është kështu për të gjithë”, vijon ai. Ky është një prodhim i kompanisë filmike "ARTFILM P&D", me producente Vjollca Dedei dhe bashkëproducent Driton Sahiti, kompania "MC". Ky film është mbështetur kryesisht nga Qen-dra Kombëtare e Kinematograf-isë dhe Radiotelevizioni Publik Shqiptar. Pluton Vasi është një regjisor shqiptar, i njohur për individualitetin e tij në krijimtari si në filmin dokumentar dhe në filmin artistik. Për punët e tij ai është nderuar me çmime brenda dhe jashtë vendit. Krijimtaria e Pluton Vasit si regjisor dhe ske-narist përfshin këta filma artis-tikë: Maya 2011, Shqetësimet e një obezi 2008, Këtu bën ftohtë 1993. Filmat e tij dokumentarë më të suksesshëm janë: Kënga, Ata ikën drejt qiellit, Ortek në tri kohë, Mjekër e Thinjur, Gjitonia, Sofra - dashuri Bektashiane, Rrathët, etj.

Kolonia e artistëve “Ditët e Mios” përfundon

ditët në Korçë

Filmi "Ndërkombëtarët”, një komedi e zezë në ekranin e kinemasë

Julia VRAPI

Filmi shqiptar "Ndërkom-bëtarët" me regji nga Pluton Vasi vjen në kin-ema për publikun. Filmi

sjell në role aktorë të njohur, por dhe emra të rinj. Çfarë e ndan diplomacinë nga teatri?! Çdo kujt mund t'i qëllojë të bjerë në dashuri pavarësisht nga mosha, pavarësisht nga raca dhe aq me tepër ku dhe si në filmin artistik "Ndërkombëtarët". Në filmin me skenar nga Ylljet Aliçka, që nesër do të fillojë të shfaqet në kinema Cineplexx, aktorë janë Eni Shehu, Kastriot Çaushi, Hervin Çuli, Karafil Shena, Indri Shiroka, Rovena Lule, Alert Çeloaliaj, Alfred Trebicka, Lulzim Zeqja, Erjona Kakeli, Adele Gjoka, Mehdi Malkaj, Ardian Cerga, Albana Sancolli, Sara Kolami, Elidjon Grembi, Zhaklina Gjolla, Leander Leo Ljarja, Klark Morina, Vlera Pylla, etj. Gjithçka ka nisur nga libri i Ylljet Aliçkës, “Rrëfenjë me ndërkombëtarë” dhe filmi tregon për ndërkombëtarët, nga të cilët megjithëse shqiptarët presin shumë, realiteti në fakt është ndryshe. “Rrëfenjë me ndërkombëtarë”, një sarkazëm therëse mbi kulturën e zotërimit dhe nënshtrimit që ende ekzis-ton mes vendeve në tranzicion si Shqipëria, dhe pranisë së të huajve nga institucione diploma-tike dhe organizatash të huaja. Romani tregon historinë e një nëpunësi lokal, apo më saktë dështimin e tij profesional në një institucion të rëndësishëm ndërkombëtar që ka të bëjë me të huaj, të cilët në vendin e tyre të origjinës janë njerëz krejt normalë ndjehen të rëndësishëm tek marrin mision t'i tregojnë kë- tyre vendeve në tranzicion rrugën e përparimit. Xhirimet e filmit “Ndërkombëtarët” janë zh-villuar mes Tiranës dhe Durrësit. Xhirime janë zhvilluar edhe në ambientet e Teatrit Kombëtar.Ndërkombëtarët dhe realiteti

Më herët regjisori Pluton Vasi ka treguar se “Ndërkom-bëtarët” vjen si një komedi e zezë. “Filmi është një komedi e

“Prishtina International Theater Festival”, me 7 trupa artistike

Ekspozita “Hylli i Dritës”, hapet në kalanë e Tiranës

Edicioni i tretë i festivalit të vetëm ndërkombëtar të teatrove në Kosovë “Prishtina International Theater Festi-val”, tashmë ka hyrë në fazën finale të përgatitjeve. Nga data 4-9 nëntor, në dy skenat e teatrit “Faruk Begolli” do të ngjiten shtatë trupa artistike në programin konkurrues, të cilat vijnë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veri-ut, Greqia, Bullgaria e Kroa-cia. Programit garues të këtij edicioni do t’i paraprijë shfaq-ja prodhim i teatrit AAB, “Bretkosa”, në regji të Burbu-

qe Berishës, e cila do të jepet jashtë programit garues, në natën e 4 nëntorit. Edicioni i tretë i PITF, vjen më i veçantë nga ana vizuale. “Hyjnesha në fron”, që është simbol i këtij festivali ndërkombëtar, këtë vit vjen me një lule irisi në kokë. Sikur edhe në edicionet e tjera, ajo që e dallon PITF, përveç programit ndërkom-bëtar, është edhe programi në mbrëmjet pas shfaqjeve, ku të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të argëto-hen nga grupe me artistë të ndryshëm.

Ekspozita "Hylli i Dritës" u çel për publikun në kalanë e Tiranës. Ekspozita është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare dhe kalanë e Ti-ranës. Ishte tetori i vitit 1913 kur u botua për herë të parë revista “Hylli i Dritës” e dre-jtuar në fillim nga At Gjergj Fishta. Kjo bëri që DPA dhe Biblioteka Kombëtare të or-ganizojë këtë ekspozitë me kopje origjinale të revistës, e cila ka pasur një program të qartë atdhetar, politik e kultu-

ror dhe që u bë shprehja më e pastër e intelektualëve. “Hylli i Dritës” ka qenë e para revistë e botuar në Shqipëri, me një program të qartë atdhetar, politik e kulturor, dhe që u bë shprehja më e pastër e intelek-tualëve katolikë dhe e kryesisë së provincës françeskane në Shqipërí, përfaqësuesit e së cilës qenë jo vetëm drejtori i saj At Gjergj Fishta, por madjè një plejadë letrarësh, gjuhëtarësh, folkloristësh dhe ekonomistësh që nderuan jo vetëm provincën françeskane, por edhe kombin.

Aktiviteti për muzeun dhe traditën, me nxënësit në Berat

Muzetë e Beratit herë pas here po mirëpresin nxënës të shkollave të ndryshme. Së fundmi, nxënësit e klasës së gjashtë të shkollës “Sali Gjuka” të bashkisë “Ura Va-jgurore” realizuan në muze-un Etnografik aktivitetin “Muzeu tradita dhe tregime imagjinare”. Nëpërmjet im-azheve nxënësit u njohën me ambientin dhe koleksionin e muzeut Etnografik, me pas bazuar në historikun e fotove ata ndërtuan një tregim imag-jinar. Synimi i këtij projekti është të sigurojë lidhje dhe të

kuptojë të kaluarën nëpërm-jet artit, historisë, dramës, edukimit personal e shoqëror. Ky projekt gjithashtu synon të zhvillojë tek të rinjtë af-tësitë themelore si kreativi-tet, imagjinata, komunikimi, bashkëpunimi dhe zhvillimi personal. Muzeu Etnografik në Berat u përurua në vitin 1979. Në të përfshihet kul-tura popullore etnografike e trevës së Beratit, si edhe ajo e Shqipërisë së Jugut. Muzeu është vendosur në një godinë dykatëshe trishekullore, tip-ike e trevës beratase.

Page 20: Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë ... · Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis

GAZETA SOT20 E Mërkurë 30 Tetor 2019

2,4,6,9,11,13,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Klubi i Devollit pezulloi katër fut-bollistë duke i akuzuar për tolerim në ndeshjen e zhvilluar në Cërrik dy javë më parë. Bëhej fjalë për titullarë, mes tyre edhe futbollistë mjaft cilësor në javët e para me devollinjtë si portieri Mali e Paolo Ivani. Klubi ka vendosur sot që ata të falen dhe të rikthehen dhe të jenë gati për sfidën e radhës skuadra e Stavri Nicës do të luajë në kampionat me ekipin e Shënkollit, me shumë gjasa në qytetin Lezhës, aty ku skuadra e Dritan Smajlit luan ndeshjet si pritëse. Me rikthimet e titullarëve mjaft cilësorë si Mali e Ivani, devollinjtë janë më të plotë dhe synojnë që t’u rikthehen rezultateve pozitive qysh këtë javë në kampionat.

SULMUESI

QËNDRIMI

QËNDRIMI

Të kuqtë nuk e penalizojnë trajnerin, Tirana vijon “sëmundjen” e brendshme të saj

Partizani e kalon me humor sherrin brenda stafit, tek Tirana dyshohet

se formacioni bëhet me “sms”Adriatik BALLA

Partizani barazoi mbrëmjen e së mërkurës ndaj Kukësit, 0-0, por mjaftoi një pikë për të rimarrë kreun e Superiores, tashmë

në kuotën e 18 pikëve. Pas 10 javësh garë kjo është një ecuri e mirë, por jo e shkëlqyer dhe të kuqtë e dinë këtë, pasi nevojiten fitore me rivalët direkt që të bëhet diferenca. Ndoshta këtë presion të brendshëm e ka ndjerë dhe trajneri Franko Lerda, i cili pati fërkime të vazhdueshme në distancë me traj-nerin e Kukësit, Shpëtim Duro, por në fund në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes edhe me ndihmëstrajnerin Dritan Mehmeti. Padyshim që këto janë sjellje që tregojnë nervozitet, pasi, edhe pse në vend të parë, Partizani ende ka për të bërë që të jetë kompet-itiv njësoj si sezonin e kaluar. Kështu, është fakt, që debati në distancë mes trajnerit të Partizanit, Franko Lerda dhe atij të Kukësit, Shpëtim Duro, ka qenë një nga ngjarjet më të veçanta të supersfidës mes dy skuadrave të hënën në mbrëmje. Trajneri i Partizanit kërkonte që të ndaloheshin rrëzimet e lojtarëve dhe nxjerrja e topit jashtë, që sillte ndërprerje të ndeshjes. Një episod mjaft interesant i cili në fakt la të çuditur Duron, një moment që i interpretuar edhe si konfliktual për trajnerin italian. Por drejtori sportiv Olsi Rama, i ftuar në “Rubrika Sportive” e ka kaluar këtë pjesë më mjaft humor. “Jo për të mbro-jtur Lerdën, por ajo pjesa konfliktuale në intervista ka të bëjë me cilësinë e përkthimit, është telefon i prishur e mesazhi transformohet e krijon prob-

leme në komunikim. Por si trajneri i Partizanit edhe komunikimi me mediat është i rëndësishëm dhe e kemi disku-tuar. Te kjo skena këtu në fushë ngjan me Spaletin e me duket sikur thotë ‘Ti ke qenë shumë kohë te Partizani e si ka mundësi që ke kaq shumë flokë”, tha ai duke qeshur. Në fakt, Lerda nuk ka replikuar vetëm me Duron, por edhe me ndihmësin e tij Dritan Mehmeti, ku për pak situata ka degjeneruar në përplasje fizike. Sidoqoftë, ky nuk është rasti i parë për Lerdën. Gjatë kohës që drejtonte Leçen në sezonin 213-2014, pasi u mposht në një finale “Play-Off” nga Frozinone, u kap me grushte me një zyrtar të Frozinones, ndërsa nuk mungoi edhe përplasja me një tifoz. Komisioni i Disiplinës në Itali nuk e fali në atë periudhë trajnerin e tanishëm të Partizanit duke e përjashtuar me shtatë muaj nga aktiviteti.

Tirana, dyshime se formacionin nuk e bën trajneriQë Tirana ka probleme këtë e

dinë të gjithë, por që atje formacionin nuk e bëjnë teknikët por drejtuesit e lartë të klubit këtë e hamendësojnë të gjithë e një pjesë e kanë hedhur edhe si dyshim të fortë në media. Një ndër ta, ish-lojtari dhe ish-trajneri i Tiranës, Shkëlqim Muça e la të nënkuptuar se teknikëve të Tiranës u ndërhyhet nga lart për formacionin. Në Duke folur në emisionin “Rubrika Sportive” në “TVSH”, ai deklaroi se mënyra se si përjetoheshin situatat në klub krijonin vështirësi të mëdha. “Ishte trepikësh qetësie se Tirana i ka pasur këto oshilacione. Duhet edhe fat, se Luftëtari luajti me 10 lojtarë. Fitore e rëndësishme, e kam thënë që Tirana i përjeton keq humbjet, se afër është. Duhet të jetë më e qetë për

Të shumtë janë ata që mendo-jnë se kampionati shqiptar ka rënie nga sezonet e shkuara, kjo dhe për faktin se Skënderbeu, dominues absolut i garës në dekadën e fundit, nuk është më kompetitiv si sezonet e shkuara. Nga ana tjetër, ka një rënie të prodhimit vendas nga akademitë e klubeve dhe sidomos ka varfëri në sulmues vendas. Kështu, një nga opinionistët më të mirë të futbollit, Gëzim Sinemati, i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në “top Channel” mbrëmjen e së hënës, nuk i kurseu

“shigjetat” në adresë të drejtuesve të klubeve dhe të FSHF-së, duke thënë se niveli i garës ka rënë ndjeshëm. “Ka rënë interesi i tifozëve dhe thonë pse s’kishte gola kjo ndeshje. Dëshira ishte e pakët për të shënuar në krahasim me frikën për të mos pësuar. Tifozët nuk kanë besim ndërsa Duro nuk donte të humbiste dhe ishte në siklet. Rroca thotë se u ndryshua skema në fund dhe nuk lëmë futboll të lirshëm. Ne e gjejmë më të mirën te portierët. Futbolli shqiptar ka humbur Skënderbeun

dhe ka humbur një personazh të rëndësishëm. Shumë kishin krijuar simpati me Skënderbeun. Kukësi nuk ka lidhje shpirtërore me qytetin e vet. Partizani sikur është velur me atë që ndodhi dhe nuk pret më njeri që të rikthehet titulli te Partizani. Në një kampionat ku është ndryshuar dezhurni çdo javë tregon se ka humbje vlerash. Çdo kampionat ka identitet. Kur ngjitet Leçe lart dhe bie Interi e Juventusi nuk kënaqet askush ndërsa këtu del titullari dhe thotë u rrit niveli”, tha Sinemati.

Alarmi i analistëve: Niveli i garës ka rënë, vetëm FSHF nuk e sheh

I akuzoi për trukim, por Devolli i “fal” lojtarët mëkatarë

Nuabueze, goleadori më i mirë në 10 javë garë

Mirza Alibegaj është zyrtarisht trajnere e kom-bëtares së Shqipërisë në basketboll për femra. Ky është vendimi më i fundit i Federatës Shqiptare të Basketbollit në prag të fushatës së kualifikueseve të Kampionatit Evropian 2021, që nis në nëntor. Alibegaj është aktualisht trajnere e Tiranës, ndërsa më parë ka qenë edhe trajnere e kombëtares së Shqipërisë U-18. Përtej kontributit të madh si lojtare e Tiranës, Luftëtarit, apo dhe kombëtares së Shqipërisë, pritet që tashmë të japi vlerat e saj më të mira dhe tek përfaqësuesja e vajzave. Nuk do të jetë e lehtë, aq më tepër që Shqipëria do të jetë përballë Lit-uanisë, Serbisë dhe Turqisë. Dy ndeshjet e para janë në nëntor, pikërisht në transfertë me Lituaninë më 14 nëntor

në ora 18:30 dhe më 17 nëntor në ora 16:00 tek Pallati i Sportit “Dhimitraq Goga”, në Xhafzotaj, ndaj Serbisë, në një mision të vështirë, por jo të pamundur. Pas ndesh-jeve të kampionatit më 5 nëntor, kombëtarja do të nisë grumbullimin nën drejtimin e Mirza Alibegajt. Ndërkohë, Shqipëria në basketboll për meshkuj do të rikthehet në arenën ndërkombëtare në raundin paraeliminator të Kampionatit Botëror 2023. Në Mienz të Zvicrës është hedhur shorti i këtij raundi, ndërsa janë dy grupe me nga katër ekipe. Pikërisht në grupin A, Shqipëria do të jetë përballë Portugalisë, Qipros dhe Bjellorusisë. Ndërkohë që në grupin B Kosova do të jetë përballë Sllovakisë, Islandës dhe Luksemburgut. Ndeshjet do të luhen më

17-25 shkurt 2020, 23 nëntor – 1 dhjetor 2020 dhe 15-23 shkurt 2021. Dy të parat e çdo grupi do të kualifikohen për në raundin e dytë paraeliminator, i cili do të zhvillohet në verën e 2021-it, atje ku do të bashkohen me tetë ekipet e tjera të ardhura nga kualifikueset e Kampionatit Evropi-an 2021. Fushata ekipore e kualifikuese do të bashkojnë dhe 24 skuadra finaliste të Evropianit 2021. Ndërkohë finalet e Botërorit 2023 do të zhvillohen në Indonezi, Japoni dhe Filipine. Për herë të fundit Shqipëria ka qenë në parket në gusht përballë Bjellorusisë dhe Danimarkës në një raund tjetër të kualifikuesve të Evropianit 2021. Në këtë mënyrë dhe Shqipëria e meshkujve do të jetë në aktivitet ndërkombëtar vitin e ardhshëm.

Volejboll/ Mirza Alibegaj merr drejtimin e Kombëtares së femrave

Një ditë më parë u publikua lajmi se një nga lojtarët e rëndë-sishëm të skuadrës durrsake, Rena-to Arapi do të mungojë ndaj Tiranës, pasi ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë. Por, sipas durrsakëve, mbrojtësi shtatlartë nuk ka katër kartonë. Në një dalje për mediat, durrsakët në profilin e tyre zyrtare në “Facebook” bëjnë me dije se mbrojtësi shtatlartë do të jetë për lojë në sfidën e rëndësishme të fundjavës ndaj Tiranës, pasi ai ka tre dhe jo katër kartonë të verdhë. Nuk dihet nëse durrsakët e kanë nxjerrë vetë këtë konstatim apo kanë marrë edhe konfirmimin e FSHF-së, e cila ka detyrim të sqa-rojë opinionin për këtë rast.

Teuta “ngroh” tifozët, Arapi do të luajë

ndeshjen e radhës

Kirian Nuabueze është pady-shim futbollisti i momentit në Kate-gorinë Superiore. Sulmuesi i Laçit ia dalë të ruajë një ritëm të shkëlqyer të golave, teksa udhëheq listën e golashënuesve me nëntë realizime në dhjetë javë kampionat. Por, ato që kanë rënë më shumë në sy kanë qenë statistikat e tre ndeshjeve të fundit, kur drejtimin e skuadrës e ka marrë Armando Cungu. Sul-muesi, fillimisht realizoi një gol në disfatën 2-1 ndaj Tiranës, ndërsa në javët në vazhdim shënoi nga një dygolësh respektivisht ndaj Teutës dhe Vllaznisë. Kështu, Nuabueze ka shënuar 5 gola në 3 paraqitjet e fundit duke ndikuar drejtpërdrejt në pikët e Laçit. 26-vjeçari është pretendent për “Këpucën e Artë”.

të menaxhuar situatat. Nuk e vija në dyshim që do të fitonte ndeshjen edhe me Memën në pankinë, i përjetojnë keq edhe fitoret, i patën fryrje që në ndeshjet e para. Por ndryshimet e lo-jtarëve janë shumë dhe kam dyshime të mia që ka ndikim te formacioni edhe te Mema e Ahmataj. Nuk jam shumë i bindur që janë të qetë për të punuar e treguar. Ka lëvizje lojtarësh si Karabeci, Doka, ishin në fillim këto të rinjtë e pastaj u zhduken nga skena. Nuk është krijuar një stabilitet as në menaxhim e qëllimin që ka Tirana se ka ndeshje tjetër në Durrës shumë të vështirë. Po nuk fitoi, nisin të gjitha nga fillimi, ndaj nuk jam i bindur akoma”, tha Muça.

“Padyshim që këto janë sjellje që trego-jnë nervozitet, pasi, edhe pse në vend të parë, Partizani ende ka për të bërë që të jetë kompetitiv njësoj si sezonin e kaluar. Pas 10 javësh garë kjo është një ecuri e mirë, por jo e shkëlqyer dhe të kuqtë e dinë këtë...

Page 21: Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë ... · Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis

2,4,6,9,11,13,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 30 Tetor 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

“Sulmuesi i përfaqësueses së

Kosovës, Vedat Muriqi, nuk e kishte nisur kurrë më parë më mirë sezonin sesa në edicionin aktual. Sulmuesi kosovar po shkëlqen në fanellën e Fenerbahçes, ku u transferua gjatë verës nga Rizespori. 25 vjeçari i ka realizuar 5 gola në 9 ndeshje dhe një fillim më të mbarë të sezonit nuk e kishte asnjëherë më parë. Ai i ka zhvilluar 810 minuta deri tash, duke pasur statistika impre-sionues në klubin nga Stambolli. Muriqi kishte nisur t’i vishte fanellat e klubeve turke që nga sezoni 2014/2015. Duhet thënë se ai ka një progres të natyrshëm dhe nuk është rastësi që statistikat e mira me klubin turk kanë bërë që të rritet interesi për të edhe nga klubet angleze.

VENDIMI

MESFUSHORI

SULMUESI

Sulmuesi pëson tërheqje në kofshë dhe nuk dihet kur kthehet, shqetësim mbetet edhe Abrashi

Tjetër dëmtim për Sadikun, dyshime se nuk riaftësohet për ndeshjet e Kombëtares në muajin nëntor

Adriatik BALLA

Lojtarët e përfaqësueses në tërësinë e tyre po kalojnë një moment të mirë, me për-jashtim të mesfushorit Amir

Abrashi që pësoi një dëmtim dhe klubi i Frejburgut nuk ka dalë ende me një qëndrim se sa do të mungojë “pitbulli” i kombëtares kuqezi. Nga ana tjetër, një lajm jo i mirë erdhi dje nga një tjetër futbollist kuqezi. bëhet fjalë për sulmuesin Armando Sadiku, i cili ka gjasa të mos jetë edhe në grumbullim-in e nëntorit, në kuadër të ndeshjeve të fundit në grupin H, ato ndaj Andorrës dhe Francës. Madje mësohet se planet e trajnerit të përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, mund të ndryshojnë përsëri sa i përket Armando Sadikut. Sulmu-esi dukej se ishte kthyer përsëri në formën më të mirë në kohët e fundit duke luajtur e shënuar me rregullsi për klubin e Malagës. Por plani për ta kthy-er në radhët e kuqezinjve në grumbul-limin nëntorit mund të ndeshet me një pengesë. Këtë herë nuk bëhet fjalë për problemet familjare të futbollistit, pro për disa shqetësime që e kanë sho-qëruar pas sfidës së fundit ndaj Real Oviedo. Lojtari po bënte një sprint kur ndjeu një tërheqje në pjesën e pasme të kofshës së majtë dhe lajmëroi men-jëherë stafin mjekësor duke kërkuar ndërrim. Klubi bëri të ditur se ai do t’i nënshtrohet disa vizitave më të spe-cializuara gjatë ditës së sotme dhe nga kjo do të varet edhe paraqitja e tij në dy takimet e radhës, kundër Ponferradina dhe Fuenlabrada. Nëse Sadiku nuk do të jetë në gjendje që të luajë këto

dy sfida, atëherë duket e pamundur që ai të jetë i pranishëm dhe në formë për dy takimet e përfaqësueses ndaj Andorrës dhe Francës. Ndaj vizita do të përcaktojë edhe nëse ai do të jetë apo jo në listën e trajnerit Reja për të dy takimet. Sidoqoftë, me interes është paraqitja në vijimësi e të gjithë lojtarëve, pasi ekipi ynë përfaqësues bazohet kryesisht në lojën në grup dhe rëndësi merr grupi para individëve.

Reja ndjek kuqezinjtë në Itali: Janë në formë të mirëNdërkohë, nuk është vetëm Sadi-

ku që merr vëmendje, pasi në Itali luajnë një numër i madh futbollistësh të përfaqësueses dhe që kanë peshë në grupin kuqezi. Natyrisht, elementë si Hysaj, Dermaku, Ismaili, Kumbulla, Veseli, Strakosha e Berisha, Ndoji, Gjimshiti, Memushaj etj, janë baza e ekipit kombëtar dhe trajneri Reja

e di mirë këtë. Por padyshim që këta futbollistë kërkojnë t’i ndjekësh nga afër për të parë situatën ku ndodhen, formën sportive, kapacitetet e përsh-tatjes me grupin dhe padyshim cilësitë e tyre në funksion të ndeshjeve të radhës. Dhe së fundmi, trajneri i për-faqësueses së Shqipërisë, Edi Reja, ka folur për mediat italiane për ndeshjen e ditës së nesërme mes Napolit dhe Atalantës. Tekniku i Kombëtares ka pasur fatin t’i drejtojë të dyja klubet në të kaluarën, ndërsa është shprehur se për nga pozitat e Atalantës në tabelën e klasifikimit, atëherë ky duel mund të përcaktohet edhe si ndeshje titulli. Sakaq, Reja në prononcimin e tij ka theksuar se mendon se Hysaj kërkon të qëndrojë te Napoli. “Duke parë klasifikimin është një ndeshje titulli, por jemi në fillim të kampionatit dhe janë për t’u zhvilluar akoma takime

Lojtarët e përfaqësueses së Shqipërisë po mendojnë pë[r du-elet e nëntorit ndaj Andorrës dhe Francës,q ë mbyllin eliminatoret e Euro-2020 në kuadër të grupit H. Ndërkohë, në Itali luajnë shumica e lojtarëve titullarë dhe trajneri Edi Reja është vënë në lëvizje për të parë nga afër gjendjen e tyre. Kështu, kalendari i Serisë A ka rezervuar këtë javë përballjen mes Parmës dhe Veronës. Në të dyja skuadrat aktivizohen futbol-listë shqiptarë dhe ndër të tjera

ata kanë rezultuar edhe si më të dalluarit në ndeshjet e fundit. Marash Kumbulla nuk ka nevojë për shumë reklamë. 19-vjeçari i Veronës është një nga zbulimet e këtij sezoni dhe deri më tani së bashku me Amir Rrahmanin është kthyer në një siguri për të tijtë në prapavijë. Falë paraqitjeve të mrekullueshme në mbrojtje por duke shtuar edhe golin e shënuar, emri i Kumbullës ka nisur të qarkullojë në axhendën e disa klubeve të mëdha të Ser-

isë A. Në anën tjetër, Dermaku debutoi vetëm dy javë më parë. Megjithatë, paraqitja e tij mori të gjitha vlerësimet pozitive dhe u konfirmua në ndeshjen e fundit ndaj Interit. Detyra për shqiptarin nuk ishte e lehtë pasi duhej të mbulonte një sulmues si Lukaku, por Dermaku i kreu me sukses detyrat. Kështu, në mbrëmjen e sotme, në fushë do të jenë tre shqiptarë, të gjithë të repartit të mbrojtës dhe mbetet për t’u parë se cili do të rezultojë më deçiziv.

Tre kuqezinj përplasen me njëri-tjetrin, Dermaku përballë Kumbullës e Rrahmanit

Muriqi ka startin më të mirë në karrierë, shkëlqen

me Fenerbahçenë

Arsenali pezullon Xhakën, shkak gjesti

kundër tifozëve

deçizive. Napoli ka disa probleme në fazën defensive për shkak të dëmti-meve të Malkuit, Hysaj, Manolas apo Gulam. Nëse zikaltrit janë të vendosur mirë, atëherë nuk të lejojnë të marrësh frymë. Napoli ka lojtarë të shpejtë dhe shumë e rëndësishme do të jetë të mos i japin pika referimi Atalantës. Hysaj? Unë mendoj se ai kërkon të qëndrojë të Napoli. Dhe të kthehet në të rëndësishëm, pasi edhe te Napoli turnoveri është i detyrueshëm. Është një skuadër e madhe që luan në çdo tre ditë. Nëse nuk ndryshon lojtarët nga gara në garë, të luash çdo ndeshje në atë intensitet që duhet për të fituar takimet, atëherë djemtë nuk mund t’ia dalin deri në fund të vitit. Ndër të tjera, në Kombëtare, Hysaj është duke bërë maksimumin”, u shpreh Reja.

Lojtarët e përfaqësueses duan të lënë gjurmë në skuadrat e tyre respektive në Europë dhe një ndër ta është dhe sulmuesi lushnjar Rei Manaj. Ai po kalonte një mo-ment të mirë, por një gjest, apo më saktë një thyeje e normës disiplinore e penalizoi. Kështu, në javën e kaluar Rei Manaj u kthye në një çështje në Spanjë pasi trajneri i Al-abacetes e ndëshkoi duke mos e lejuar të stërvitej me shokët e skuadrës ndërkohë që nuk e grumbulloi për takimin ndaj Kadiz. Tashmë është zbuluar edhe arsyeja se përse Manaj u konfliktua me trajnerin Ramis dhe

shkak për këtë është bërë deri diku edhe goli i realizuar nga sulmuesi shqiptar me finte në fitoren 0-4 të kuqezinjve ndaj Moldavisë. Mediat spanjolle kanë zbuluar se Manaj i pakënaqur që nuk kishte qenë titullar para ndeshjes me Fuenlabrada, ka kërkuar me zë të lartë shpjegime nga tekniku Ramis. Argu-menti që ai ka shpalosur në sy të shokëve të skuadrës, ishte pikërisht goli që kishte shënuar me përfaqësuesen shqiptare në fil-limin e asaj jave ndaj Moldavisë. Lojtari ka insistuar se ishte në formë për të luajtur si titullar pasi vetëm pak ditë më parë kishte

gjetur rrjetën në mënyrë spektakolare me finte me fanellën kuqezi, por trajneri e ka cilësuar si një mungesë respekti ndaj shokëve të skuadrës. Ndaj menjëherë pas asaj sfide të fituar 1-0 nga Albacete e ku Manaj nuk u aktiv-izua asnjë minutë, u mor vendimi që lojtari të stërvitej veçmas të tjerëve në një javë, ndërsa do të kishte edhe sanksion financiar. Ai ndoqi nga tribuna ndeshjen e javës së fundit, të fituar kundër Kadiz, por që nga dita e hënë klubi vendosi ta kthente në stërvitje të rregullt me shokët e skuadrës dhe do të jetë trajneri pastaj ai që do të vendosë nëse do ta aktivizojë apo jo.

Rei Manaj kërkoi formacionin titullar, e penalizoi goli me... Kombëtaren

Milot Rashica po i mahnit të gjithë në Gjermani me kualitetin dhe para-qitjet e tij. Futbollisti kosovar i ka lënë gojëhapur edhe drejtuesit e Verder Bremenit. Futbollisti ofensiv realizoi gol spektakolar në ndeshje me Bajer Leverkusenin fundjavën që shkoi në Bundesligë dhe me këtë rast po vazhdon ta impresionojë drejtorin sportiv të Verd-erit, Frank Bauman. “Për ne, goli i Milotit ishte i rëndësishëm në një fazë kur duhej të riktheheshim në lojë. Mënyra se si Rashica e shënoi golin, thjeshtë e shfaq klasin e tij. Mënyra se si e merr topin, se si kthehet dhe se si gjuan me këmbën e majtë, e cila mund të themi se është këmba e tij e dobët, kjo tregon kualitet të klasit të lartë”, tha Bauman.

Verder Bremen çmon shumë lart Milot Rashicën

Granit Xhaka nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërme të Arsenalit ndaj Liverpulit. Një takim ky i vlefshëm për 1/8 e Kupës. Kjo është masa e parë që ka marrë trajneri Unai Emeri ndaj futbollistit, i cili në ndeshjen e fundit të topçinjve u kontestua nga tifozët e Arsenalit. Megjithatë, Xhaka nuk e la me aq dhe ia ktheu mbrapsht kontestimin, duke përdorur edhe fjalë të pahijshme në drejtim të tyre. Imazhe këto të cilat kanë bërë xhiron e mediave në Angli, por jo vetëm, ndërsa tashmë është vendosur në dyshim edhe shiriti i kapitenit. Për momentin, tekniku Emeri nuk ndërmarrë veprim tjetër përveç se ta lejë jashtë skuadre për ndeshjen e nesërme, ndërsa për punën e shiritit, mund të merret një mendim i përbash-kët me futbollistët e Arsenal.

“Padyshim që këta futbollistë kërkojnë t’i ndjekësh nga afër për të parë situatën ku ndodhen, formën sportive, kapacite-tet e përshtatjes me grupin dhe padyshim cilësitë e tyre në funksion të ndesh-jeve të radhës...

Page 22: Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë ... · Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis

22 GAZETA SOTE Mërkurë 30 Tetor 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Angelina Jolie: Shpresoj që jeta ime të më lejojë të jetoj gjatë

Angelina Jolie ka folur për betejën e nënës së saj, me kancerin e gjirit. Aktorja shprehet se ajo shpreson, që mund të jetojë më gjatë. Në një ese të botuar në “Time”, aktorja tregon se ka humbur gjyshen, por dhe nënën nga kanceri i gjirit. “Mbaj mend një herë duke mbajtur dorën e nënës sime, pasi ajo po merrte kimioterapi, kur ajo më pas filloi të zbehet dhe unë duhej të vrapoja për të marrë infermier-en”, shkruan Angelina Jolie. Por sipas saj, tani ka mënyra të reja për të identifikuar se cili ilaç kimoterapie është më i miri për secilin pacient, duke rezultuar edhe në efektet anësore të tmerrshme. “Nëna ime luftoi me kancer për gati

një dekadë. Ndërsa qëndroja në korridorin e spitalit duke pritur që trupi i nënës sime të mblidhej, doktori i saj më tha që i kishte premtuar të ëmës se do të sigurohej, që unë të informohesha për mundësitë e mia mjekësore”, vijon ajo. Aktorja tregon se ka pasur një mastektomi të dyfishtë dhe më vonë hoqi vezoret e saj dhe tubat fallopiane, duke ulur ndjeshëm, megjithëse nuk e heq aspak, rrezikun për tu zhvilluar kancer. “Në vitet që vijnë nga operacionet e mia, ka pasur përparim të mëtejshëm. Shpresoj të jetoj për aq kohë sa të jem me fëmijët e mi. Shpresoj që jeta ime të më lejojë të jetoj gjatë”, ka shkruar Jolie.

Shitësi i qumështit

Një burrë hyn në dyqanin e qumështit dhe i thotë:

-Më jep 1 kg qumësht, të lutem.-Shiko, se qumështi nuk shitet

me kile, - ia kthen shitësi.-Ashtu? Atëherë më jep një

metër.

Një opinion i dytë

Psikiatri im më thotë se po ç’mendesha. Unë i thashë se doja një opinion të dytë.

-Dakord , - më thotë ai, - ju jeni tepër i shëmtuar!!!

S’prish punëNë një vend larg nga qyteti, një

zonjë shkon tek fqinja e saj dhe i thotë:

-Zonjë erdha t’ju kërkoj falje, sepse një nga pulat e mia ju ka shkatërruar lulet përpara shtëpisë suaj.

Zonja e shtëpisë përgjigjet:-Në fakt duhet t’ju kërkojë unë

ndjesë juve, sepse qeni im pak minuta më parë ka ngrënë pulën tuaj. Fqinja përgjigjet:

-Nuk prish punë zonjë, sepse qenin tuaj e shtypi pak më parë makina ime.

2 6 5 9 1

4 2 6 5

8 7 9 3

9 4 2

1 3 5 8

3 7 2

6 7 9 3

1 5 3 8

1 2 4 6 7

1 6

5 6 2 4 9 8

7 4 5 2

7 4 5

5 7

1 3 6

9 7 1 5

1 5 6 8 7 3

2 8

1 2

2 5 9 8

7

3 2 9 7

7 5 4 1 3

6 3 8

5

8 7 6 3

4 9

Tyler Cameron: Gigi Hadid, person i shkëlqyer

Romanca e modelit Tyler Cam-eron dhe superyllit Gigi Hadid mund të ketë marrë fund, por ai nuk ka asgjë tjetër veçse respekt për të. Duke folur me “People Tv’s Reality Check” ish-kandidati i Bachelorette konfirmoi, që ai dhe supermodelja kanë mbetur miq pasi ata i ndanë rrugët e tyre këtë vjeshtë. “Ajo është një person i shkëlqyeshëm dhe unë takova një mike të mrekullueshme. Është dikush për të cilin kam shumë respekt dhe mendoj shumë, kështu që takova një person të shkëlqye-shëm”, ka thënë Cameron për Had-id, kur u pyet për pjesën më të mirë të marrëdhënieve të tyre. Cameron gjithashtu preku një nga arsyet e ndarjes së tyre, ndërsa theksoi se gjithçka ishte paqësore. “Nuk ishte si një ndarje e keqe apo diçka e tillë. Ishte e drejtë, ne jemi në pjesë të ndryshme të jetës sonë tani për tani”, tha Cameron.

1-Një shtet afrikan me kryeqytet Tripoli...2-Organizatë terroriste në Irlandë...3-Mjeshtër, zanatçi i dikurshëm...4-Shtëpia e një prifti të famullisë...5-Letra e parë më me vlerë...6-Ro-landi i volejbollit në inic...7-Taksë, mbrapsh...8-Sheshi i luftimit të gladiatorëve...9-Është material inert...10-Teatri Kombëtar...11-Një lagunë në jug të vendit...13-Rikardo...ish fut-bollist brazilian ka luajtur me Realin...14-Hyskja i skenës...16-Gjykatës turk...17-Motër, yrnek, mbrapsh...18-Është burimi i të gjitha të mirave materiale...20-...Peci, botoi gazetën e parë shqip në Boston të Amerikës...21-Lëng i trashë për të lyer kafshët e ngordhura që të mos prishen, i shquar...22-Ish këngëtari popullor Myslym...23-....Sozam ish futbollist uruguajan, ka luajtur me Lacion dhe Interin...24-Çutra ish futbollist i Dinamos...25-Titulli i Kryeministrit në kohën e Sulltanit...26-Kujdes i tepruar për dikë, ndrydh lirinë e men-dimit dhe veprimit...27-Fshat në Rrethin e Rrëshenit...29-Një lagje e vjetër në Shkodër afër kalasë...30-Dardhë nga Italia...31-Alibegaj e basketbollit, (Klodi)...33-Një figurë gjeometrike...34-Kularë që i vihet qeve në qafë kur janë në qerre...35-Ka edhe një të tillë fetar...36-Lezha në makina...37-Notë muzikore...

1-“...në botën e çudirave”, një tregim për fëmijë nga Luis Karoli...4-Fit-im, përfitimi, leverdia...7-Kreta tek filmi “Përmballimi”...12-Ngastër e mb-jellë...13-Pjesë parash për të larë borxhin...14-Laiv, pa fund...15-Liqen në Rusi kufi me Mongolinë, liqeni më i thellë në botë 1620 m...17-Kartë...18-Rru-zhdiu shkrimtar në inic...19-Anita e këngës lirike...20-Lumi që kalon në Fier...21-Fuçi druri për bulmet...22-Tip autoveture ruse...23-Mali i...plazh afër shkëmbit të Kavajës...24-Një ndër filmat e parë të kinostudios...25-Njëra anë e horizontit...26-Kujdetar...27-Fortesë...28-Profik metalik...29-Vërshim i popullit në shesh...30-Copëz dheu që del nga plugu...32-Zyber Alluni...33-Një brejtës i vogël gjithnjë i frikësuar...34-Kafshë e egër mishngrënëse e famil-jes së maceve e familjes së maceve i madh sa tigri në pyjet e Azisë dhe Afrikës...36-Arseni, hajduti i Londrës...37-Njeri muaj i vitit...38-Stacioni ndërplanetar rus në hapësirë...39-Ai që ngre krye kundër pushtetit...40-...Buonxhorno i RAI-t...41-Zamira e skenës...

Page 23: Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë ... · Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis

GAZETA SOT E Mërkurë 30 Tetor 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt-20 mars22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor-21 janar 22 janar-19 shkurt23 tetor-21 nëntor

Kjo ditë do të jetë perfekte për ti dhënë më shumë hapësirë dashurisë. Do të jetë pikërisht dashuria, që do ju “ngushëllojë”, nëse do të hasni probleme në sferën profesionale.

23 shtator-22 tetor

E mërkura do ju gjejë nën humorin e duhur dhe disi nervoz. Mundohuni që të mos e humbni toruan, pasi mund të dështoni. Po ashtu bëni mirë, që të qëndroni larg provokimeve.

23 korrik-22 gusht 22 gusht-22 shtator22 maj-21 qershorBinjakët Dashi

Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

Gaforrja Luani Virgjëresha

Keni nevojë për dikë që t’iu lexojë përtej fjalëve. Mundohuni, që të hapeni më shumë në këto ditë, pasi dashuria do ju dhurojë qetësinë që iu mungon.

Mundohuni që të mos shpërtheni në nervozizëm dhe acarim. Ndoshta ka disa përgjigje, të cilat po vonojnë të vijnë, ndaj mundohuni që të bëni kujdes.

Kjo e mërkurë do jetë shumë më e mirë në raport me ditët e kaluara, ku humori do jetë më i përmirësuar. Mun-dohuni që nervozizmin e aku-muluar të mos e shfryni kudo.

Demi

Mundohuni që të shikoni përpara, të përvishni mëngët edhe pse mund t’iu duket e vështirë për shkak të shumë gjërave, me të cilat duhet të përballeni.

21 mars-20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

E mërkura do të sjellë me vete të reja të bukura. Parala-jmërohet një periudhë e mirë, e cila do të zhdukë çdo energji negative. Mundohuni që të mos mendoni shumë për të kaluarën.

Kjo ditë do të jetë nën ritmin e duhur, pasi mund të ketë keqkuptime, tensione dhe kundërshti. Duhet të mundo-heni, që të rrini të qetë dhe të mos përfshiheni në debate.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor-22 korrik21 prill-21 majKjo ditë do të jetë mjaft

pozitive, pavarësisht se mund të hasni në të papritura, do të arrini që ti kapërceni më së miri. Kjo gjë vlen si në sferën profesion-ale, edhe në atë personale.

Google, një mundësi të re për kalendarin

Në sajë të ndikimit tranzit të Hënës në shenjën tuaj, kjo ditë do të jetë mjaft pozitive. Jeni mjaft të favorizuar sa i takon dashurisë, kështu që jepuni më shumë hapësirë ndjenjave.

Horizontal

Kjo ditë do të jetë disi e komplikuar për shkak të ndikimit negativ të Marsit, i cili do ju bëjë disi nervoz dhe rrezikoni, që të tregoheni mjaft agresiv ndaj të tjerëve.

Mundohuni që të qën-droni me këmbë në tokë dhe të tregoheni më të ku-jdesshëm, në çështjet materi-ale dhe të mbani nën kontroll shpenzimet.

Nëpërmjet domenit .new, Google mundëson të shënohen data të cak-tuara në kalendar, si dhe shënime të rëndësishme për afate të caktuara, vetëm duke shkruar në shiritin e shfletuesit. Postimi i bërë në Twitter, tregon procedurën e thjeshtë, se si mund të realizohet një shënim, si dhe të menaxhohet kalendari, pa pasur nevojë që të shkruhet në formë e vjetër. Me këtë aplikacion, mund të bëhet dy lloje kalendarësh, për të gjitha ata që kanë nga dy llogari në Google, vetëm mjafton të shkruajnë cal.new/2 dhe do i hapen të dhënat nga kalendari tjetër. Kjo mundësi kursen më shumë kohë, ndërsa është një sistem praktik përdorimi.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Qeni i ushtrisë, një mundësi të bëhet hero

1- Është shpend uji, zhytet në ujë deri në 20 m...6-Dërgoje...7-Kafshë e egër që ndodhet edhe në pyjet tona...8-Rama i skulpturës dhe pikturës në inic...9-Përemër e vetor...10-Shumë i pasur...11-Një lagje e vjetër në Shkodër afër kalasë...12-Boriçi, mjeshtër i publiçistikës...16-Ish portieri i përfaqësueses tonë Janku...17-Masë e sipërfaqes së tokës baraz me 4047 m2...18-“Shtëpia” e pulës...19-Ka edhe një të tillë fetar...20-Pikë tu-ristike në veri në Malësinë e Madhe...22-Londo shkrimtar në inic...23-Një qytet zviceran...24-Po-hojnë italianët...25-Zogjtë e patës, shumës...26-Prift ortodoks...27-Ajo vë në lëvizje gjenerator-in...29-Heroi i popullit Myslym...30-Ish aktori Boshnjaku...31-Shkrimtari Brahimi...32-Thikë në të dy anët e mprehur, i shquar...33-Shpend që ngjason me pëllumbin...35-Sëmundje me temper-aturë e puçrra në të gjithë trupin...36-Kafshë ose bime parahistorike të ngurtësuara...37-Industri Ndërtimi...38-Ish aktori estradës Llukaçi...39-Notë muzikore...40-Një shtet afrikan me kryeqytet Nairo-bi...41-Ish feudal politik i paraluftës...42-Formacion i madh ushtarak...43-Ish mjeku i apasionuar Arqile

1-...Ciko, muzikant dhe ish Drejtor i Operas dhe Baletit...2-Vegla gjimnastikore për forcimin e muskujve të duarve...3-Letra e parë më me vlerë...4-Eranda e këngës në inic...5-Shkrimtari francez...Prust...8-Njësi monetare ruse, sa një e qinta pjesë rublës...10-Aktori Fehmiu...11-Det që lag brigjet e Francës dhe Italisë...12-Njeri i vrazhdë, gojështhurur e i rëndë...13-Heroi i Tro-jës, i pashquar...14-Bega i humorit...15-Hyrja në Irlandë...16-Viç 1-2 vjeç mashkull që mbahet për nderëzim...18-Shpend shumëngjyrësh me mish të mirë...20-Mali...i plazh afër Golemit...21-Arshi....akademiku shkodran...23-Një shtet afrikan me kryeqytet Tripoli...24-...Peçi, botoi gazetën e parë shqip në Boston të Amerikës...25-Këngëtarja sllave Lepa...26-Pjesa e poshtme e dritares..28-...Bolt, rekordmeni botëror në vrapim...29-Është automjet transporti, pa të fundit...31-Një shtet europianolin-dor...32-Kushtet klimaterike të një vendi...33-Pyll i vogël me dush e drurë jo të lartë...34-Ish Cari i tmerr-shëm i Rusisë...36-Figurë tek letrat e bixhozit...38- E bukura e Butrintit...39-Kush e ka atë i ecën...40-Poli-tikania Kodheli në inic...41-Lumë në Italinë e Veriut

Një qen i ushtrisë amerikane e ndoqi deri në vdekje në Siri liderin e IS Abu Bakr al-Bagdadi. Tani sipas mediave, kafsha ka të gjitha mundësitë të bëhet hero në SHBA, në luftën kundër terrorizmit islamik. Qeni i plagosur në operacionin ush-tarak amerikan kundër kreut të IS, Abu Bakr al-Bagdadi, është mbuluar me lëvdata nga presidenti Donald Trump dhe krerët e ushtrisë amer-ikane. Qeni "i mrekullueshëm" ka bërë në Siri një "punë të shkëlqyer, në ndalimin dhe në vrasjen" e terror-istit në Siri, shkroi Trump në Twitter dhe publikoi një foto të kafshës. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Mark Milley gjithashtu theksoi se qeni kishte bërë një shërbim të jashtëzakonshëm.

Page 24: Ambasadorja e re e SHBA në kursin e Donald Lu, luftë ... · Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis

GAZETA SOT24 E Mërkurë 30 Tetor 2019

2,4,6,9,11,13,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Italia po përpiqet të “ring-jallë” kampionatin e saj, për ta kthyer sërish në majën e Europës, sikurse

ishte dy e tri dekada më parë. Në fakt, kishte shumë klube italiane që bënin “ligjin” në Europë, sikurse ishte Milani, Interi, Juventusi, Fiorentina, Roma, Sampdoria, Napoli apo dhe Lacio. Në këtë moment Spanja dhe Anglia qëndrojnë më lart, por një shenjë e mirë që po kujton kthimin tek e di-kurshmja, pra futbollit klasik italian, me dominim të forë të taktikës, por edhe futbollit të shpejtë e spektakolar, po e japin stadiumet e mbushura dhe krahasuar me një vit më parë, janë 10 % më shumë tifozë mesatarisht në çdo ndeshje, që do të thotë se futbollit italian po i kthehen tifozët, arma e fortë e tyre, por njëherësh simbo0li se niveli po rritet. Dhe kuptohet që In-teri është i pari, pasi të gjithë e dinë që zikaltrit kanë një mbështetje të madhe brenda dhe jashtë Italisë dhe Interi është praktikisht skuadra më e ndjekur në Itali nga shkallët e stadiumit. Milani vjen i dyti

Sulmuesi/ Hazard: S’është e lehtë të marrësh 7-ën e Ronaldos tek Reali

TEKNIKU Debutimi i Stefano Piolit në pankinën e Milanit nuk ishte aspak në lartësinë e pritshmërive, teksa në ndeshjen e parë i shpëtoi fitorja nga duart në minutat shtesë, ndërsa në testin e dytë kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 2-1. Megjithatë të en-jten në mbrëmje Milani do të presë Spalin në “San Siro”, një skuadër modeste në letër, çka do të thotë se Pioli ka shansin e artë për të festuar para tifozerisë kuqezi, edhe fitoren e tij të parë. Por për të shkuar te

suksesi, tekniku i kuqezinjve po mendon të bëjë disa ndryshime në formacion, ku nga minuta e parë pritet të luajnë Kastillejo, Benaker, Piatek dhe braziliani Leo Duarte në një rol të ri. Në krahun e djathtë të mbrojtjes, Pioli ka provuar si Kontin, ashtu edhe Kalabrian, por asnjëri nuk ka bindur dhe tekniku ka ndarë mendjen të provojë brazil-ianin në atë pozicion, me shpresën që eksperimenti do t’i dalë me suk-ses. Sa i përket algjerianit Benaçer,

pritet që të luajë në vendin e Lucas Bilias para mbrojtjes, duke qenë se argjentinasi ka luajtur titullar në dy ndeshje me Piolin dhe ka nevojë për pushim, pasi kuqezinjtë do të luajnë sërish në fundjavë. Tekniku i Milanit po mendon gjithashtu mundësinë për të lënë në stol spanjollin Suso, që jo vetëm nuk është shfaqur në lartësinë e duhur, por tani nuk preferohet as nga tifozët kuqezi, ndaj një ndeshje në stol mund t’i shërbejë për mirë.

PORTIERI MESFUSHORI DËNIMI

Bullgaria penalizohet për shfaqjet raciste ndaj Anglisë

Vidal i pakënaqur me Barçën, i “shkel syrin” Interit

Portieri Xhixhi Bufon nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli as në fund të këtij se-zoni kur i përfundon kontrata me Juventusin. Lajmin e jep gazeta torineze “Tuttosport” që i qëndron pranë aktualitetit bardhezi por gjithçka lidhet edhe me intervistën e dhënë nga Bufon në emisionin spor-tiv të “Mediaset”, “Tika Taka”. “Nuk e shoh veten si drejtues, dua të luaj akoma, kur fiziku të mos më lejojë më për të zbritur në fushë do t’ia bëj të qartë klubit tim se koha ime ka mbaruar”, tha ai. Fjalë këto që të lënë të kuptosh se gardiani italian dëshiron

Arturo Vidal i ka “shkelur syrin” Interit, pasi pranoi se nuk është i lumtur te Barce-lona dhe dëshiron të punojë me Konten, që e ka ndihmuar shumë të përmirësohet në karrierë. “Unë punoj shumë që të vazhdoj të qëndroj te Barcelona, por të them të drejtën nuk jam i kënaqur që rri thuajse gjithmonë në stol, sepse cilësitë e mia nuk i ka asnjë lojtar tjetër në skuadër. Me Konten kam punuar dhe ai më ka ndihmuar që të nxjerr më të mirën nga vetja e të rri-tem shumë si njeri e futbollist. Kemi fituar edhe shumë tituj bashkë, ndaj nuk mund të

Bullgaria urdhërohet të luajë dy ndeshje pa tifozë, njërën nga to të pezulluar si vendim për dy vjet dhe është gjobitur me 75 mijë euro për shkak të sjelljes raciste të tifozëve në ndeshjen me An-glinë në eliminatoret “Euro 2020”. “Federata e Futbollit në Bullgari është gjobitur me 10 mijë euro për shkak të pengesave gjatë intonimit të himnit dhe do t’i duhet të mbajë banerin ku shkruan “Jo Racizmit” me logon e UEFA-s në të”, raporton “Sky Sports”. Kjo federatë kishte edhe aku-za tjera për skenat në humbjen si vendase 6-0 ndaj Anglisë më

të rinovojë kontratën e tij me Juventusin të paktën deri në vitin 2021. Tani topi kalon në dorë të presidentit të Juven-tusit Andrea Anjeli.

14 tetor. Ndeshja u ndërpre dy herë nga gjyqtari për shkak të thirrjeve raciste. Pos Bullgar-isë, Federata angleze është gjobitur 5 mijë euro.

dhe kjo tregon superioritetin e qytetit të Milanos, që lënë në vend të dytë Torinon e në vend të tretë Juventusin si klub, ndërsa kryeqyteti, Roma, me skuadrat e Lacios dhe Romës renditet më pas. Kështu, Liga e Futbollit në Itali ka përditësu-ar të dhënat mbi numrin e tifozëve që kanë frekuentuar stadiumet në Serinë A, në këto 9 javë të para dhe shifrat kanë vërtetë optimiste, madje shënojnë edhe rekord sa i përket epokës së kampionatit me 20 skuadra. Kështu mesa-tarja për 9 javët e para është

Rikthehen tifozët në stadiumet italiane, prin Interi me 65 mijë fansa në çdo takim

27 134 spektatorë për ndeshje, ndërsa një vit më parë, pas 9 javësh mesatarja ishte 25 586 spektatorë për ndeshje. Një numër të tillë mesatar për ndeshje, e gjen vetëm në sezonin 2000-2001, kur kam-pionati luhej me 18 skuadra. Natyrisht që klubet e Milanos janë ato që japin kontributin më të madh në rritjen e kësaj mesatareje, ku veçanërisht In-teri dominon me një mesatare prej 64 271 spektatorësh për ndeshje, i ndjekur nga Milani me 56 050 tifozë për ndeshje në “San Siro”. Vetëm 39 651 ti-

Pas zikaltërve Milani është klubi më i ndjekur nga tifozët, me 56 mijë mesatarisht në çdo takim. Vendi i tretë për Juventusin me 39 mijë tifozë

isha kundër një ribashkimi”, tha Vidal. Besohet se ka pasur një kontakt mes zyrtarëve të të dy klubeve dhe emrat e lakuar janë Vidal dhe Rakitiç.

fozë për ndeshje ka Juventusi, që gjithsesi duhet theksuar se ka në dispozicion një stadium me kapacitet pak më të lartë se 40 mijë vende, ndërsa më pak nga të gjitha ndiqet Sas-uolo, me 10 521 spektatorë për ndeshje. Vlen të theksohet se mjaft optimiste janë shifrat e Interit, që ashtu si vitin e kalu-ar, edhe këtë sezon ka lënë pas në renditjen për numri ne tifozëve në stadium, klube si Real Madrid, Shalke 04 dhe Arsenal. Më shumë tifozë në stadium, krahasuar me klubin zikaltër, kanë vetëm Borusia Dortmund, Bajerni i Mynihut, Barcelona dhe Mançester Ju-najtid, që janë në shifrën e më tepër se 70 mijë tifozëve për ndeshje dhe ende larg Interit që renditet i pesti. Sidoqoftë, për momentin Interi është më lart se Reali i Madridit, Ajaksi, Liverpuli e Arsenali, Çelsi dhe Mançester Siti, apo dhe Paris San Zhermen si klubi më i ndjekur në Francë. E thënë ndryshe, numri i tifozëve në rritje në stadiumet italiane është shenjë e mirë që Serie A po rikthehet të konkurrojë në nivel maksimal në kuadër të top-5 ligave më të mira të futbollit kontinental (Europë).

Bufon: Nuk tërhiqem, dua rinovim me Juventusin

Pioli premton ndryshime për Milanin para duelit me SPAL

Sulmuesi i kombëtares së Belgjikës, Eden Hazard, më në fund ka përmbushur ëndrrën e tij për të luajtur me Real Madrid. Në një intervistë për televizionin e klubit, belgu tregon se mund të transferohej para një viti te “Los Blancos” por në fund nuk ishte e mun-dur. Sakaq, sulmues rrëfen se nuk është e thjeshtë të mbash mbi shpinë numrin e shtatë pasi më parë ka qenë nën pronësinë e Kristiano Ronal-dos. “Të veshësh numrin shtatë pas Kristiano Ronaldos nuk është e thjeshtë. Flitet për një fanellë dhe një lojtar me shumë histori. Transferimi i dështuar

një vit më parë” Pas përfundimit të Kupës së Botës doja me çdo kusht Realin, por e pashë që nuk ishte e mundur dhe më pas qëndrova edhe një sezon te Çelsi. Por, duhet të nënvizoj se Çelsi e kuptoi dëshirën time dhe më lejoi të largohesha, edhe pse një vit më vonë. Fola me Perez dhe më tha se më prisnin, më pas edhe me Modriç dhe kuptova se të gjithë më donin në Madrid. Idhulli? Nëse të pëlqen vërtet futbolli, duhet të admirosh Zidan. Kur isha fëmijë, për mua ishte më i miri. Doja ta shikoja Zidan duke luajtur futboll. Të trajnohem nga ia më bën shumë të lumtur”, u shpreh Hazard.