dhuratë speciale për drilon gashin
Post on 31-May-2021
26 Views
Preview:
DESCRIPTION
TRANSCRIPT
-
Dhuratë Speciale për
Drilon Gashin.
Bidatçitë e refuzojnë hakun
për pozite.
Autor: Shejh Muhamed ibën Salih, elUthejmin, RahimehUllah
Burimi: (elKaul-ulMufid 1/71)
Përktheu: Besim Gjelaj
Për bidatçitë ndoshta thuhet që ata shpërblehen për qëllimin e mirë të tyre në qoftë së nuk e dinë hakun. Mirëpo ne, i tregojmë gabimet e tyre kur ata
gabojnë.
Kurse prijësit e tyre të cilët e kanë mësuar hakun, mirëpo e kanë refuzuar për ta ruajtur famën e tyre. Ata janë të ngjashëm me Ebu Xhehlin, Utbeh ibën
Rebijah, Velid ibën Mugireh dhe të tjerë nga ata që e kanë pritë mesazhin e Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, me kundërshtim, vetëm për të ruajtur pozitën dhe famën e tyre.
Sa i përket pasuesve të këtyre imamëve ata ndahen ne dy grupe:
Grupi i parë: Ata që nuk e njohin të vërtetën, dhe nuk kanë mësuar asgjë rreth
saj dhe nuk kanë pas mangësi në kërkimin e saj, sepse kanë menduar së ajo që e trasojnë ata është hak. Të tillët justifikohen.
Grupi i dytë: Ata që e kanë mësuar të vërtetën, mirëpo e kanë refuzuar për
shkak të pasimit me fanatizëm të imamëve të vet. Të tillët nuk justifikohen dhe janë siç ka thënë Allahu i Lartësuar për disa:
ا ا إن ا وجدن اءن لى آب ا أمة ع لى وإن ارهم ع تدون آث ق م
-
“…Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre” (Zuhruf 22).
14 fjalët e urta që përdorte
shejh Albani.
Shejh Albani (RahimehUllah) ka qenë i njohur në përdorimin e fjalëve të urta
dhe prej fjalëve të urta të cilat i përdorte shpesh janë:
01 - “Iku prej shiut dhe u fut poshtë ullukut.”
Përdoret për atë që ndërron argumentin për të sjellë një tjetër më të fortë dhe
zgjedh një më të dobët.
02 - “Është dhi edhe sikur të fluturojë.”
Përdoret për atë që kapet me fanatizëm pas mendimit të tij.
03 - “Justifikim më i keq se gjynahu.”
Përdoret për atë që justifikon fajin e tij me arsye të ulëta.
04 - “A lëshon hije të drejtë shkopi i shtrembër?!”
Përdoret për të treguar se nga logjika e shtrembër nuk del gjykim i drejtë.
05 - “Ndryshim i pamjes për hir të ngrënies.”
Përdoret për atë që ndryshon ose paraqitjen e jashtme ose mendimet për hir te
jetesës.
06 - “Kërkimi i famës, të thyen shpinën.”
Përdoret për atë që në punët e tij nuk ka për qëllim Allahun por famën dhe e
pëson.
07 - “O tokë shtrëngohu se nuk ka mbi ty njeri sa unë.”
Përdoret për atë që e sheh vetën të fortë.
08 - “Do të ecë pa i dalë puplat.”
Përdoret për fillestarin e papjekur që do të bëjë punët e të mëdhenjve.
09 - “Zogjtë ulen te ato që u ngjasojnë.”
-
Përdoret për të treguar se përngjasimi i jashtëm ka ardhur si rrjedhojë e
përngjasimit të brendshëm sepse zogjtë po nuk panë të tjerë si lloji i tyre nuk
ulen me ta.
10 - “As në karvan dhe as në mësymje (në luftë kundër armikut).”
Përdoret si shembull për atë që nuk janë të zotët të bëjnë gjë, as të lehtë dhe as
të rëndë.
11 - “Kupa nuk derdhet derisa te mbushet.”
Këshillë për nxënësin e dijes që të mos u japë të tjerëve pa u mbushur vetë.
Dr. Abdullah Nabolli
mendjemadhësia
Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherhu Kitab el-Kebair, fq. 22-26
Kapitulli i përmendjes së mendjemadhësisë
Shejkh Muhamed ibën Abdul-Uehhab, ka thënë:
Dhe fjala e Allahut të Lartësuar:
َ ََل یُِحبُّ َمن َكاَن ُمختَاَل فَُخوًرا إِنَّ ٱَّللَّ
“Vërtetë Allahu nuk i do njerëzit arrogantë e mburravecë.” En-Nisa, 36
Dhe fjala e Allahut të Lartësuar:
َ لَ یُِحبُّ ُكلَّ ُمۡختَال فَُخور إِنَّ ٱَّللَّ
“Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë e mburracakët.” Lukman, 18
Dhe fjala e Allahut të Lartësuar:
-
فَلَبِۡئَس َمۡثَوى ٱۡلُمتََكب ِِرینَ
“Eh, sa vendbanim i shëmtuar është ai për mendjemëdhenjtë!” En-Nahl,
29. [1]
Transmeton AbdUllah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
ةٍ ِمْن ِكْبٍر قَاَل َرُجٌل إِنَّ ا َ َجِميٌل ََل یَدُْخُل اْلَجنَّةَ َمْن َكاَن فِي قَْلبِِه ِمثْقَاُل ذَرَّ ُجَل یُِحبُّ أَْن یَُكوَن ثَْوبُهُ َحَسنًا َوَنْعلُهُ َحَسنَةً قَاَل إِنَّ َّللاَّ لرَّ
ِ َوَغْمُط النَّاِس یُِحبُّ اْلَجَماَل اْلِكْبُر بََطُر اْلَحق
“Nuk hyn në xhenet ai që ka në zemrën e tij një grimcë pluhuri prej mendjemadhësisë.” Një burrë tha: o i Dërguari Allahut, njeriu dëshiron që rrobat e tij të jenë të bukura, nallanet e tij të jenë të bukura, ai tha: “Në të
vërtetë që Allahu është i Bukur dhe e do të bukurinë, porse mendjemadhësia është refuzimi i të vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve”.
Transmeton Muslimi, 934 [2]
Transmeton Bukhariu nga Haritheh ibën Uehb, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
اٍظ مُ ْستَْكبِرٍ أََلَ أُْخبُِرُكْم بِأَْهِل النَّاِر؟ ُكلُّ ُعتُل ٍ َجوَّ
“A t’ju tregoj për banorët e zjarrit? Ata janë çdo arrogant mendjemadh”. Transmeton Muslimi, 2564
Fjala “El-Utul”d.m.th. arrogant, i vrazhdët
Fjala “El-Xheuadh” është thënë se d.m.th mburravec i madh, është thënë gjithashtu: i shkurtër barkmadh, ndërsa kundërshtimi i të vërtetës është refuzimi i saj kur të vjen, dhe nënçmimi i njerëzve është përçmimi i tyre dhe
tallja me ta. [3]
Transmeton Ahmedi dhe e ka saktësuar Ibën Hibani, nga hadithi i Ebu Saidit, Allahu qoftë i kënaqur me të:
ی ِیَن ، َوَمْن تََكبَّرَ ُ بَِها َدَرَجةً ، َحتَّى یَْجعَلَهُ فِي أَْعلى ِعل ِ ِ َدَرَجةً َرفَعَهُ َّللاَّ ُ بَِها َدَرَجةً َمْن تََواَضَع َّلِلَّ ِ َدَرَجةً ، َوَضعَهُ َّللاَّ ، َعلَى َّللاَّ َحتَّى یَْجعَلَهُ فِي أَْسفَِل سَّافِِلینَ
“Kush përulet për Allahun një shkallë, Allahu për shkak të saj do ta ngrejë atë një shkallë, derisa ta çojë atë ne krye të xhenetit, dhe kush tregohet mendjemadh ndaj Allahut një shkallë, Allahu përshkak të saj do zbresi atë
një shkallë, derisa ta çojë në fund të zjarrit” [4] Transmeton Ahmedi, 11724, dhe Ibën Hibani në “Sahihun” e tij, 5678.
-
Transmeton Taberaniu (el-Eusat, 543) nga Ibën Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me ta, i cili transmeton nga pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin
mbi të:
ُجِل َوإِنَّ َعلَْيِه اْلعَبَاَءةَ إِیَّاُكْم َواْلِكْبَر فَإِنَّ اْلِكْبَر یَُكوُن فِي الرَّ
“Largohuni nga mendjemadhësia, sepse mendjemadhësia gjendet tek
njeriu edhe nëse ai ka pelerinë”. Transmetuesit e tij janë të besueshëm. [5]
_______________________________
Shpjegimi i Shejkh Feuzanit
[1] - Mendjemadhësia është nga të këqijat e zemrës dhe veprat e saj, mendjemadhësia është mospranimi i të vërtetës dhe përçmimi i njerëzve.
Allahu i Lartësuar thotë:
إِنَّهُۥ َل یُِحبُّ ٱۡلُمۡستَۡكبِِرینَ
“Me të vërtetë, Ai nuk i do mendjemëdhenjtë.” En-Nahl, 23
Qafirat mohuan dhe e kundërshtuan pasimin e të dërguarve për shkak të
mëndjemadhësisë dhe kryelartësisë. Allahu i Lartësuar duke përshkruar kryelartësinë e tyre thotë:
ۡثلُنَا إِۡن أَنتُۡم إِلَّ بََشر م ِ
“Ju jeni vetëm njerëz si ne” Ibrahim, 10
Dhe thotë:
ِ لَن نُّۡؤِمَن َحتَّٰى نُۡؤتَٰى ِمۡثَل َمۤا أُوتَِی ُرُسُل ٱَّللَّ
“Ne nuk do të besojmë deri sa të mos na jepet diçka, si ajo që u është
dhënë të dërguarve të Allahut”.El-Enam, 123
Kështu ata e nënçmojnë të vërtetën, janë mendjemëdhenj ndaj të dërguarve, paqja qoftë mbi ta, dhe janë mendjemëdhenj ndaj Zotit të tyre, të
lartëmadhëruar e të lartësuar.
Mendjemadhësia është sëmundje e rrezikshme, të pakët janë ata që shpëtojnë prej saj, mirëpo njeriu e lufton atë me modesti dhe përulje para Allahut të Plotfuqishëm e të Madhëruar.
Fjala e autorit:
-
Dhe fjala e Allahut të Lartësuar:
َ َل یُِحبُّ َمن َكاَن ُمۡختَال فَُخوًرا إِنَّ ٱَّللَّ
“Vërtetë Allahu nuk i do njerëzit arrogantë e mburravecë”.En-Nisa, 36
Fjala “ُمۡختَال “ vjen nga fjala "اإلختیال" që d.m.th: Arrogancë.
Ndërsa Fjala e Tij: " فَُخوًرا" d.m.th. ai që mburret me veten e tij, me paraardhësit e tij, me pozitën dhe prejardhjen e tij, mburret me këto para njerëzve, porse
këtë vepër dhe të ngjashme me të Allahu nuk i do, sepse Allahu e urren mendjemadhin mburravec, fudullëku dhe mburrja janë prej mendjemadhësisë.
Gjithashtu edhe mburrja me famën dhe akuzimi në prejardhje janë prej gjërave të xhahilijetit, për të cilat ka lajmëruar i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e
Allahut qofshin mbi të, duke thënë:
تِي ِمْن أَْمِر اْلَجاِهِليَِّة ، ََل یَتُْرُكوَنُهنَّ اْلفَْخُر فِي اْْلَْحَساِب ، َوالطَّْعُن فِي اْْلَْنَساِب ، َواَْلْستِْسقَاُء بِالنُُّجوِم ، َوالن ِيَاَحةُ : أَْربٌَع فِي أُمَّ
على الَمي ِت
“Katër gjëra në umetin tim janë prej gjërave të xhahilijetit të cilat ata nuk
i lënë: mburrja me pozitën, akuzimi në prejardhje, rënien e shiut ia mveshin yjeve, dhe vajtimi për të vdekurin”. Transmeton Muslimi, 91
Dhe Fjala e Allahut të Lartësuar:
فَلَبِۡئَس َمۡثَوى ٱۡلُمتََكب ِِرینَ
“Eh, sa vendbanim i shëmtuar është ai për mendjemëdhenjtë!” En-Nahl, 29.
D.m.th sa vend i keq është zjarri për atë që ishte mendjemadh ndaj Allahut dhe
nuk i pasoi të dërguarit e Tij, sepse zjarri është vendbanimi dhe shpërblimi i tyre, pra Ao e bëri zjarrin si shpërblim për mendjemdhenjtë, këtu ka
paralajmërim të fortë kundër mendjemadhësisë.
[2] - Këtu ka kërcënim të rëndë për mendjemadhin dhe se ai nuk do të hyjë në xhenet përderisa në zemrën e tij ka një grimcë mendjemadhësie, derisa Allahu i Plotfuqishëm e i Madhëruar ta pastrojë atë nga kjo sëmundje. Kur një burrë e
pyeti atë se njeriu dëshiron që të shfaqet me pamje të bukur, qoftë në rrobat apo në nallanet e tij, i Dërguari Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin
mbi të ia sqaroi se kjo nuk hyn në temën e mendjemadhësisë, duke thënë: “Në të vërtetë Allahu është i Bukur dhe e do bukurinë”. Pra, fjala e tij: “I Bukur”. Është përshkrim për Allahun e Plotfuqishëm e të Madhëruar, se Ai
është i Bukur, dhe që e do bukurinë te krijesat e Tij, dhe se ata duhet që të zbukurohen e të stolisen që të paraqiten me pamje të bukur, dhe që ta
-
falenderojnë Allahun për mirësitë që u ka dhënë, sidomos kur shkojnë në xhami, apo ndonjë xhami të madhe, prandaj preferohet për muslimanin që të
parfumoset, të lyej flokët me vaj, të veshi rrobat më të mira, që të paraqitet në pamjen më të mirë, si falenderim për Allahun e Lartësuar.
Ndërsa fjala e tij:
الَحِق وَغْمُط النَّاِس بَطرُ الِكْبرُ
“Mendjemadhësia është refuzimi i të vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve.”
Pra, kuptimi i refuzimit të së vërtetës është kundërshtimi dhe mospranimi i saj,
ndërsa nënçmimi i njerëzve, d.m.th. përçmimi i tyre, andaj që nuk është kusht që mendjemadhi të ketë pamje jo të bukur, porse kushti për të është që mos ta refuzojë të vërtetën dhe mos ti nënçmojë njerëzit.
Duhet cekur patjetër që zbukurimi nuk llogaritet mendjemadhësi, nuk kuptohet nga fjala e tij, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të:
َ ََل یَْنُظُر إِلَى ُصَوِرُكْم َوأَْمَواِلُكْم ، َولَِكْن یَْنُظُر إِلَى قُلُوبُِكْم َوأَْعَماِلُكمْ إِنَّ َّللاَّ
“Në të vërtetë Allahu nuk sheh paraqitjen dhe pasuritë tuaja, porse sheh zemrat dhe veprat tuaja” Transmeton Bukhariu, 4918, dhe Muslimi, 2853
Kjo nuk d.m.th që njeriu nuk duhet të zbukurohet, apo që mos të kërkojë rrizkun, porse kuptimi i hadithit është që njeriu të zbukurohet pa
mendjemadhësi, të zbukurojë rrobat e tij, trupin e tij, formën dhe pamjen e tij, sepse Allahu është i Bukur dhe e do bukurinë, ndërsa mendjemadhësia është
në zemër jo në trup, ndodh që njeriu të jetë i dhimbsur dhe bujar, mirëpo është mendjemadh, Allahu na ruajte, dhe mund të jetë i pastër, i bukur dhe i përzemërt dhe që është i përulur ndaj Allahut. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja
e Allahut qofshin mbi të, ishte njeriu me trupin dhe pamjen më të bukur, me aromën më të mirë, pra, nuk d.m.th. se secili që është i bukur ka
mendjemadhësi, porse kjo gjë kthehet tek zemra, dhe nuk është secili i shëmtuar i përulur ndaj Allahut, ndodh që njeriu të jetë i varfër dhe të jetë mendjemadh, i varfër d.m.th fukara, këta janë njerëzit më të urryer te Allahu i
Plotfuqishëm dhe i Madhërishëm.
Shumë prej njerëzve nuk e pranojnë të vërtetën, - la haule ue la kuete ila bi Lah - nëse iu thuhet atyre: ka thënë Allahu i Plotfuqishëm e i Madhërishëm, ka thënë i Dërguari Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ata nuk
e pranojnë, porse pasojnë epshet dhe dëshirat e tyre, apo ata që i pasojnë verbërishtë, prej udhëheqësve, eprorëve, dhe drejtuesve të tyre, kështu ata i
përdorin ajetet për bereqet, ama për të punuar, ata nuk punojnë me diçka tjetër veç asaj që iu skicohet nga kokat dhe drejtuesit e tyre, madje disa nxënës dije kur ti i thua: ti ke gabuar sepse argumenti është kështu, ai nuk e pranon,
-
kjo është prej mendjemadhësisë, sepse muslimani e ka detyrë që kur t’i bëhet e qartë e vërteta ta pranojë menjëherë, sepse nëse ai e mëson të vërtetën dhe nuk
e pranon, atëherë do të devijojë, Allahu na ruajtë, prandaj i Lartësuari thotë:
ُ قُلُوبَُهۡم ا َزاُغۤو۟ا أََزاَغ ٱَّللَّ فَلَمَّ
“Kur ata u larguan (nga e vërteta), Allahu i largoi zemrat e tyre (nga rruga e
drejtë)” Es-Saf, 5
ة َل َمرَّ َرُهۡم َكَما لَۡم یُۡؤِمنُو۟ا بِِهۦۤ أَوَّ ـٰ ُِب أَۡفـ َِدتَُهۡم َوأَۡبَص َونُقَل
“Ne do t’ua largojmë zemrat dhe shikimet e tyre nga e vërteta, sepse ata nuk e besuan atë (Kuranin) që herën e parë.” El-Enam, 110
Pra, atyre që iu qartësohet e vërteta dhe nuk e pranojnë atë, për ta kihet frikë nga vulosja e zemrave të tyre dhe pastaj ata nuk e pranojnë më të vërtetën, kjo
është ndëshkim për ta.
[3] - Në këtë hadith sqarohet kuptimi i mendjemadhësisë, e cila është refuzimi i të vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve, ky është shpjegimi i të Dërguarit, lavdërimi
dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kështu që ai që nuk e pranon të vërtetën është mendjemadh, edhe ai që i nënçmon njerëzit gjithashtu është mendjemadh. Autori, Allahu e mëshiroftë pastaj përcolli kuptimin e ashpërsisë
dhe mburrjes.
[4] - “Ilijun” është emri i xhenetit më të mirë, i cili është për besimtarët e përulur e të sinqertë, sikurse “Sixhin” është zjarri më i keq që gjëndet në fund
të zjarrit, në të cilin do të futen qafirat, munafikët dhe mendjemdhenjtë, eh! Sa vend i keq është ai i mendjemdhenjëve, ngase ata ishin mendjemdhenjë Allahu i uli dhe i poshtëroi, ndërsa ata që u përulën Allahu i ngriti, dhe i nderoi me
Xhenetin më të mirë.
[5] - Ky hadith sqaron gjendjen e disa njerëzve mendjemdhenjë, prej tyre është burri që ka pelerinë, nga nevoja e madhe, skamja e varfëria, megjithatë atë nuk
e pengon gjëndja e tij nga mendjemadhësia, pra, ai është varfanjak me një pelerinë të anruar, porse është mendjemadh, dhe anasjelltas njeriu mund të ketë rroba të bukura, pamje të bukur, dhe është adhurues i Allahut dhe i
përulur.
Ka ardhur në një hadith tjetër:
يهم، ولهم عذاٌب أليمٌ ثاَلثةٌ َل یُكل ُِمهم هللاُ یَْوَم الِقيَاَمِة، َوَل یَْنُظر إِلَْيِهم أَُشْيِمُط زاٍن، وعائٌل ُمستكبٌِر، ورُجٌل جعََل هللاَ : ، وَل یُزك ِ
بَيمينِه، وَل یَبِيُع إَلَّ بَيمينِهبِضاعتَه َل یَْشتَري إَلَّ
“Tri vetave nuk iu flet Allahu në ditën e Kijametit, as nuk i shikon ata, e
as nuk i pastron, dhe ata do të kenë dënim të dhimbshëm, plaku zinaqar,
-
varfanjaku mendjemadh, dhe ai që e ka bërë Allahun si plaçka e tij, blen vetëm duke u betuar dhe shet vetëm dukë u betuar”. Transmeton
Taberaniu në “El-Kebijr” 611
Fjala e tij “Thinjaku zinaqar”, d.m.th: Ai që bën zina në moshë të shtyrë, nëse do të ishte i ri, ndoshta do të thuhej që e ka mundur epshi, porse ky është i
shtyrë në moshë, kjo është argument se ai e do zinanë.
I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha për të: “Thinjaku zinaqar”, për ta denigruar dhe nënçmuar atë.
Fjala e tij: “Varfanjaku mendjemadh”, varfanjak është fukarai; ndoshta pasaniku është mendjemadh për shkak të pasurisë së tij, ama fukarai nuk ka
asgjë që ta motivojë atë për të qënë mendjemadh, prandaj kjo tregon se mendjemadhësia është ves dhe natyrë e tij.
Madhështia është cilësi e veçantë e Allahut dhe nuk i takon askujt tjetër veç
Tij, prandaj Ai i Pastërti nga çdo e metë, e ka kërcënuar atë që e lakmon atë me dënim të dhimbshëm.
I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
والعظمة إزاري فمن نازعني واحدا منهما قذفته في النار الكبریاء ردائي
“Allahu i Madhëruar e i Lartësuar ka thënë: Krenaria është Ridai im,
Madhështia është Izari im, atë që i lakmon këto do ta hedh në zjarr.” Transmeton Ahmedi, 7382, dhe Ebu Daudi, 4090.
Përktheu: Muhamed Kallashi
Rrënimi i Islamit vjen prej
katër kategorive të
njerëzve.
Autori: Dijetari i madh, Imam Shemsud-Din Muhammed ibën Ahmed edh-Dhehebi (v.748H) RahimehUllah
Burimi: ير س الء أعالم ب ن .vëll. 14 fq. 525 ال
Përktheu: Spartak Ejjub Spahija
-
Muhammed ibën el-Fadël ka thënë: “Shkatërrimi i Islamit vjen prej katër (kategorive njerëzish):
1. Nuk punojnë me atë që dinë.
2. Punojnë me atë që nuk dinë.
3. Nuk mësojnë atë që nuk dinë.
4. Pengojnë njerëzit prej mësimit.”
Këto janë cilësitë e krerëve të arabëve dhe turqve dhe shumë prej injorantëve të masës së gjërë.
1. Sikur ata të punonin me atë pak dituri që kanë mësuar, atëherë ata do të shpëtonin.
2. Sikur të ndalonin prej praktikimit të bidateve, atëherë atyre do t’u jepte
suksesi.
3. Sikur ata të hulumtonin për fenë e tyre dhe të pysnin njerëzit e dijes, jo njerëzit e hileve dhe mashtrimeve (njerëzit e bidatit), atëherë ata do të
lumturoheshin.
4. porse ata i kthejnë shpinën mësimmarrjes për shkak të krekosjes dhe përtacisë.
Vetëm një nga këta tipare e hedh poshtë Islamin, vaj hallin nëse ata
grumbullohen të gjitha!! Vaj hallin, nëse këtyre i bashkangjitet dhe mendjemadhësia, poshtërsia, dhe vërsulia kundër Allahut!! Dhe Allahut i kërkojmë mirëqenie!
Rreziku i kërkimit të diturisë
prej çdo personi.
Autori: Shejkh Ebul-Hasen Ali ibën Mukhtar ibën Hassan er-Rramli
(hafidhahUllah)
Përktheu: Spartak Ejjub Spahija
Pasha Allahun! Unë, me të vërtetë, çuditem me disa muslimanë se si ia dorëzojnë fenë e tyre secilit njeri. Ata dëgjojnë prej çdo personi, kushdo qoftë
ai; dhe e marrin fenë e tyre prej çdo njeriu.
-
Pasha Allahun! Unë vërtetë e di mirë se disa video që vërtiten ndërmjet tyre janë prej disa shejtanave njerëz, prej të cilëve veshin petkun e diturisë dhe
devotshmërisë, ndërkohë që ai është prej njerëzve që më së shumti e shkatërron Ligjin e Allahut në emër të fesë. Shumë prej njerëzve të thjeshtë ia
ka përzier fenë e tyre, dhe është bërë shkak për daljen e disave prej fesë, për shkak të tolerancës apo neglizhimit në dëgjimi e njerëzve të tillë.
A nuk ju ka paralajmëruar Pejgamberi juaj – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ku ka thënë:
لى دعاة“ واب ع نم أب هم من جه وه أجاب ذف يها ق ”.ف
“Thirrësa për në dyert e Xhehennemit. Kushdo që i përgjigjen atyre, ata i
flakin në të.”
dhe ka thënë:
ناء من هم“ نا أب لدت لمون ج ك ت نا وي ت ن س أل ”.ب
“Ata janë prej fëmijëve të rracës tonë dhe flasin me gjuhën tonë.”
Ku jeni ju me ta?! Si do t’i njihni ata ndërkohë që ju nuk keni aspak dituri për sheriatin (Ligjin Islam)?! Si do të ruheni prej tyre ashtu sikurse ju ka
paralajmëruar Pejgamberi juaj – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ndërkohë që ju dëgjoni dhe ia dërzoni fenë tuaj çdokujt.
Kini frikë Allahun për fenë tuaj. Ndoshta një fjalë e vetme që ti e merr nga
ndonjëri prej tyre dhe i beson, mundet të bëhet shkak për shkatërrimin e dynjasë dhe ahiretit tënd. Mos ia lëni në dorë fenë tuaj çdokujt, ngase ata që dëshirojnë t’iu devijojnë juve janë të shumtë. Ata kanë shumë synime, si:
mbjellja e fitnes ndërmjet muslimanëve; devijimi i tyre prej fesë, dhe të tjera synime përveç këtyre.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
د } ن ي و ت اب أ ه م د ون ك م ي ل و ال ك ن ان ك م ب د م ا إ يم ا ار س د ن ن د م م ع ه ن أ ن س ا ب د م م ت ي ن م {ال ل ه
“Shumë nga ithtarët e Librave dëshirojnë që si e si të mund t’ju tërheqin
tek jobesimtarët pasi të keni besuar, nga zilia që kanë në shpirtin e tyre, madje edhe pasi e vërteta (se Muhammedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. është i Dërguari i Allahut) u është bërë e qartë…” [Surja Bekarah, 109]
Ka thënë:
ال ون و } ت ى ي ق ات ل ون ك م ي د و م ين ك م ع ن ي ت اع وا إ ن د ن ا م د و ت د ن ك م ي ين ع ن م ه و ف ي م د ف أ ول اف و م ال ه م ن ي ا ف أ ع ة الد ا أ ول و اب و ا ه م الن ار أ ال د ون ف يه }
-
“Dhe ata kurrë nuk do të pushojnë së luftuari juve, derisa t’ju kthejnë juve prapa nga feja e juaj (Besimi Islam), nëse kanë mundësi.” [Surja
Bekarah, 217]
Ata koka të devijimit ju vijnë ju me petkun e diturisë dhe devotshmërisë dhe madje ata punësojnë njerëz që ta bëjnë këtë për ta. Mos e merrni diturinë tuaj
prej askujt tjetër, përveç te ai që është njohur me dituri, me devotshmëri, me nderimin e Librit dhe Sunetit në mesin e njerëzve, dhe që janë njohur me shpërndarjen e Teuhidit dhe Sunetit ndërmjet njerëzve.
Të vjen çudi, pasha Allahun, me atë të cilin, kur dëshiron të bëhet ortak në
pasurinë e tij me ndonjë person, atëherë pyet për të çdokënd që e njeh dhe mundohet të ketë tërësisht kujdes; kurse fenë e tij ia lë në dorë çdokujt që i del
para. Dhe Allahut i kërkojmë ndihmë!
Katër shtyllat e kufrit:
mendjemadhësia, inati,
zëmërimi dhe epshi.
Burimi: El Feuaid e Ibën Kajjimit 157.
Përktheu: Jusuf Kapidani
Përsa i përket mendjemadhësisë (kibrit) ajo i pengon nënshtrimin, inati (hasedi)
i pengon pranimin e këshillës dhe ofrimin e saj, zemërimi (el gadab) i pengon drejtësinë kurse epshi (esh-shehua) i pengon preokupimin me adhurim.
Nëse rrënohet shtylla e mendjemadhësisë i lehtësohet nënshtrimi, nëse
rrënohet shtylla e inatit i lehtësohet pranimi i këshillës dhe ofrimi i saj, nëse rrënohet shtylla e zemërimit i bëhet e lehtë drejtësia e thjeshtësia dhe nëse rrënohet shtylla e epshit i lehtësohet durimi, ndershmëria e adhurimi.
Lëvizja e maleve nga vendi është më e lehtë se zhdukja e këtyre të katra nga ai
që vuan me to, sidomos kur janë bërë tipare të thella, veti dalluese dhe cilësi të përhershme. Puna e tij nuk mëkëmbet asnjëherë me to dhe nuk i pastrohet vetvetja kur ndodhen në të. Sa herë përpiqet për ndonjë punë, këto të katërta
ja prishin. Të gjitha sëmundjet lindin prej tyre dhe nëse sundojnë zemrën ia bëjnë ta shohë të kotën në pamjen e të vërtetës e të vërtetën në pamjen e së
kotës, të mirën në pamjen e së keqes dhe të keqen në pamjen e së mirës. Ja afrojnë atij dynjanë e i largojnë ahiretin (botën tjetër). Nëse mediton në mohimin (kufrin) e popujve do ta gjesh të dalë prej tyre. Për to ndodh dënimi, i
lehti apo e rëndi i tij vlerësohet nga pesha e lehtë apo e rëndë e tyre.
-
Kush hap derën e vetes për to, herët a vonë i ka hapur derën gjithë ligësive dhe kush ja mbyll vetes ka mbyllur dyert e sherrit, sepse ato pengojnë nënshtrimin,
pendimin, kthimin, pranimin e të vërtetës e këshillën e muslimanëve dhe thjeshtësinë për Allahun e ndaj krijesave të Tij.”
Le të kenë kujdes ata që
kundërshtojnë urdhrin e
Profetit sal-lAllahu alejhi
ue sel-lem.
Transmetohet nga Ebu Muslim -thuhet: Ebu Ijas Selemeh bin Amër bin el-
Ekuai- radijAllahu anhu se: Një burr hëngri me dorën e majtë në prani të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ndërsa ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: “Ha me dorën e djathtë.” Burri tha: Nuk mundem. Tha: “Kurrë mos mundsh.” Asgjë nuk e pengoi atë që të hante me dorën e djathtë
veçse mendjemadhësia. Më pas personi kurr nuk mundi ta ngrinte më dorën e
tij të djathtë tek goja.
Nxjerrja e hadithit:
Hadithin e transmeton Muslimi (2021)
Kuptimi i fjalëve:
“Kurr mos mundsh” është lutje kundër personit për shkak të mendjemadhësisë së tij nga pasimi i Sunetit dhe punës me të.
Jurisprudenca e hadithit:
- Obligueshmëria për të ngrënë me dorën e djathtë. Ngrënia me dorën e majtë pa pasur ndonjë arsye është e ndaluar.
- Të gjitha gjërat e nderuara duhet të kryen me dorën e djathtë, sepse i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e donte (pëlqente) fillimin me të
djathtën në të gjitha çështjet e tij.
- Kundërshtimi i të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e bën detyrë ngarkimin me mëkat. Prandaj dhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi
ue sel-lem u lut kundër personit, sepse hezitimi tij ishte si rezultat i mendjemadhësisë dhe inatit.
-
- Këshilla për atë që ha dhe pi përfshin burrat, gratë dhe fëmijët.
- Lejimi i këshillimit të personit në prani të të tjerëve nëse në të ka mirësi për të gjithë.
- Lejimi i lutjes ndaj atij që vepron diçka të ndaluar nga inati, mendjemadhësia
dhe këmbëngulja në mëkate.
- Mendjamadhësia në kryerjen e dispozitave të legjislacionit islam bën që personi të marrë dënimin e duhur.
- Nderimi nga ana e Allahut të Lartësuar të Profetit dhe robit të Tij Muhamedit
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duke ia pranuar lutjen atij.
“Behxhetu en-Nadhirin” vëll. 1
Përktheu: Unejs Sheme
Mendjemadhesia dhe denimi i
saj.
Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Mendjemadhësia është sëmundje e zemrës, dhe cilësi e ligë dhe e qortuar fortë. Sot plot nga njerëzit përshkruhen me këtë cilësi, nga e cila na paralajmëroi
fortë Allahu dhe i Dërguari i Tij, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Disa nga të parët tanë thanë: Gjynahu i parë i cili ju bë Allahut ka qenë nga mendjemadhësia. Allahu tha: “Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata
u përulën, përveç Iblisit, i cili nuk deshi, u tregua mendjemadh”. Bekare 34.
I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, e qartësoi kuptimin e
mendjemadhësisë me një hadith, të cilin na e përcjelli Ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, ku thotë: “Nuk do të hyjë në xhenet ai, që në zemrën e tij ka një grimcë mendjemadhësie”. Një burrë tha: Dikush dëshiron, që rrobat dhe sandalet t’i ketë të bukura? I Dërguari i Tij, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tha: “Allahu është i bukur dhe e do të bukurën. Mendjemadhësia është refuzimi i
të vërtetës dhe sjellja me arrogancë ndaj njerëzve”.
Refuzimi i të vërtetës: mospranimi i saj dhe refuzimi me mëndjemadhësi i atij, që e thotë atë .
Sjellja me arrogancë ndaj njerëzve: duke i poshtëruar dhe përbuzur.
-
I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, e qartësoi se zbukurimi në formë dhe rroba është nga çështjet e dashura tek Allahu dhe nuk është nga
mendjemadhësia. Mendjemadhësia është cilësi e brendshme, ku gjurmët e saj paraqiten në sjelljet e njeriut, dhe e nxit atë në mospranimin e së vërtetës dhe
në nënçmimin e njerëzve. Iblisi kur u paraqit mendjemadh para Ademit, alejhi selam, e pengoi mendjemadhësia e tij që t’i bie në sexhde, dhe me atë ta refuzon urdhrin e Allahut. Mendjemadhësia ishte sebepi që jobesimtarët i nxiti
t’i kundërshtojnë Pejgamberët e Allahut kur u erdhën me argumente të qarta: “Kështu, ata i mohuan ato padrejtësisht dhe me mendjemadhësi, edhe pse shpirti i tyre i besonte për të vërteta. Pa shiko, cili ka qenë fundi
i shkatërrimtarëve!”. Neml 14.
Mendjemadhin mendjemadhësia e pengon t’i lutet Zotit të vet dhe ta adhuron Atë. Allahu thotë: “Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem!
Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar”!”. Gafir 60.
Mendjemadhësia është ajo që i pengon disa nga pasanikët apo disa nga ata që ju është dhënë pushtet, ta falin namazin apo namazin me xhemat nëpër xhami.
I sheh se xhamitë i kanë afër shtëpive të tyre, dhe e dëgjojnë ezanin për çdo kohë, dhe mendjemadhësia nuk e len të shkon në xhami, dhe të del para
Allahut së bashku me të tjerët, ngase e sheh veten se është më i madh se të tjerët.
Mendjemadhësia është ajo që i pengon disa të mos punojnë komfor traditës së të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ashtu si e përcjell imam
Muslimi nga Seleme ibën Ekva, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili tregon se një njeri ka ngrënë te Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, me dorën e majtë,
e i Dërguari i Allahut i tha: “Ha me dorën e djathtë!” Ai tha: “Nuk mundem!” Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tha: “Si nuk mundesh! Nuk e pengoi asgjë përveç mendjemadhësisë!” Pas kësaj, njeriu nuk e afroi dorën e majtë te goja”.
Mendjemadhësia është ajo që i pengon disa nga marrja e mësimit të dobishëm, ashtu siç e cekin edhe disa nga të parët tanë se këtë dituri nuk e merr
mendjemadhi.
Të bërit mendjemadh para të vërtetës dhe para krijesave, e bën të detyrueshëm ndëshkimin e llojllojshëm, edhe atë të shpejtë dhe të vonshëm.
Nga ndëshkimet më të mëdha është se mendjemadhit i largohet zemra e tij nga
udhëzimi. Allahu tha: “Do t’i largoj prej shenjave të Mia ata që sillen me arrogance në Tokë”. Earaf 146, dhe tha: “Kështu ua vulos Allahu zemrat mohuesve”. Earaf 101. Kurse në librat e hadithit ka ardhur se i Dërguari i
Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë se: “Në ditën e gjykimit
-
mendjemëdhenjtë do të grumbullohen e do të mblidhen, për t’u bërë sa një grimcë e vogël, ku poshtërimi i rrethon nga të gjitha anët”.
Sufjan ibën Ujejne, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kush e ka bërë gjynahun për
shkak epshit, shpreso për të pendim, ngase Ademi, alejhi selam, ra në gjynah për shkak epshit, dhe Allahu ia fali, kurse, kush e ka bërë gjynahun për shkak
mendjemadhësisë, frikoju se për të ka mallkim, sepse Iblisi ra në gjynah për shkak mendjemadhësisë, dhe u mallkua!
Si mos t’i kushtohet rëndësi të veçantë sëmundjes së mendjemadhësisë kur i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë se: “Nuk do të hyjë në xhenet ai, që në zemrën e tij ka një grimcë mendjemadhësie”.
Mendjemadhësia është bërë pengesë për të hyrë në Xhenet, ngase ajo, ndërhyn mes robit dhe mes moralit të besimtarëve! Mendjemadhi nuk mundet t’ia donë
besimtarëve atë që e donë për vete, dhe nuk mundet të jetë modest, dhe t’i largohen zilisë, urrejtjes dhe zemërimit, dhe ta mposht mllefin dhe ta pranon këshillën. Kurse lloji më i keq i mendjemadhësisë është ai që e pengon njeriun
ta pranon të vërtetën dhe t’i nënshtrohet asaj!
O ju robër të Allahut! Njeriu duhet ta largon mendjemadhësinë nga vetja e tij, duke u njoftuar me prejardhjen dhe krijimin e tij, dhe nevojën e tij dhe
fukarallëkun e tij, si dhe të njoftohet me Zotin e tij dhe madhështinë e Tij.
Njeriut i mjafton të shikon në bazën e krijimit të tij, e cila ishte nga asgjëja; fillimisht nga dheu, e pastaj nga sperma, e pastaj nga gjaku i ngjizur, e pastaj nga mishi, e pastaj u bë gjë që përmendet, pasi që nuk dëgjonte, e nuk shihte,
e nuk ndjente dhe nuk lëvizte! Vetëm se e filloi me vdekjen e tij para jetës, me dobësinë e tij para forcës, me fukarallëkun e tij para pasurisë, e pastaj vdes
dhe bëhet dhe, dhe dënohet apo begatohet në varrin e tij, dhe pastaj ringjallet, dhe llogaritet dhe shpërblehet për veprat e tij! Allahu i Madhëruar tha: “Mallkuar qoftë njeriu! Sa mosmirënjohës që është ai! Prej çfarë gjëje
e krijon Allahu atë?Prej pikës së farës e krijon dhe i jep përmasa të rregullta. Më pas ia lehtëson rrugën (e lindjes) e pastaj e vdes dhe i cakton
një varr, dhe, kur të dojë, Ai e ringjall. E megjithatë, njeriu ende nuk i ka plotësuar ato që i ka urdhëruar Ai!”. Abese 17-23.
Vlera e kuptimit të fesë.
-
Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: “Mulakhasul-Fikhij”, vëll.1 fq.7
Përktheu: Jeton Shasivari
Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve. Lavdërimet dhe begatitë qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamedin, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij
si dhe ata që i ndoqën ata me mirësi deri në Ditën e Gjykimit.
Më tej:
Vërtetë të kuptuarit e fesë është prej veprave më të vlefshme dhe ajo është shenjë e mirësisë. I Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:
من یرد هللا به خيرا یفقه في الدین
“Kujt ia do Allahu të mirën, e bën që ta kuptoj fenë.”
Për arsye se të kuptuarit e fesë arrihet përmes dijes së dobishme e cila bazohet
mbi veprën e mirë.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
ُهَو الَِّذي أَْرَسَل َرُسولَهُ بِاْلُهدَٰى َوِدیِن اْلَحِق
“Është Ai që ka sjellë të Dërguarin e Tij (Muhamedin) me udhëzim dhe me fenë e së vërtetës (Islamin).” (Et-Teubeh, 33)
Pra, udhëzimi është dija e dobishme dhe feja e së vërtetës është vepra e mirë. Allahu e urdhëroi Pejgamberin e Tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – të kërkojë
nga Ai që t’i shtojë dijen. I Lartësuari ka thënë:
ِب ِزْدنِي ِعْلمً َوقُل رَّ
Thuaj: O Zoti im, ma shto dijen.” (Taha, 114)
-
Hafidh ibën Haxheri ka thënë: “Ky është një argument i qartë për vlerën e dijes, ngase Allahu nuk e urdhëroi Pejgamberin e Tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue
sel-lem – që të kërkojë t’i shtohet ndonjë gjë përveç diturisë.” (Fet’hul-Barij, 178/1)
Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i ka quajtur “kopshte të
xhennetit” takimet ku mësohet dija e dobishme dhe ka treguar se dijetarët janë trashëguesit e Pejgamberëve.
Pa dyshim se njeriu përpara se të marrë përsipër një punë të caktuar, duhet patjetër të dijë metodën me të cilën do ta kryejë atë punë ashtu siç duhet, në
mënyrë që kjo punë të jetë korrekte, për të cilat kihet shpresë se të sjellin në rezultate. Atëherë si është puna kur njeriu i bën një adhurim Zotit të tij,
adhurim nga i cili varet shpëtimi i tij nga zjarri dhe hyrja e tij në Xhennet, si mund ta kryejë atë adhurim pa dije?!
Për këtë arsye, për sa i përket dijes dhe veprës njerëzit ndahen në tre grupe:
Grupi i parë: Ata që kanë bashkuar në mes dijes së dobishme dhe veprës së mirë. Ata i ka udhëzuar Allahu në rrugën e drejtë, e ata janë: Pejgamberët,
besnikët, shehidët dhe të devotshmit. Sa shok të mirë që janë këta!
Grupi i dytë: Ata që kanë marrë dije të dobishme dhe nuk kanë punuar me të. Mu këta janë ata që kanë fituar zemërimin e Allahut, siç janë Jehudët dhe ata
që ndoqën shembullin e tyre.
Grupi i tretë: Ata që kanë punuar pa dije. Ata janë prej pasuesve të devijimit, siç janë të Krishterët dhe ata që ndoqën shembullin e tyre.
Dhe këto tre grupe i përfshin Fjala e Tij, e të Lartësuarit, në Suren el-Fatiha të cilën e lexojmë në çdo rekat të namazeve tona:
َراَط اْلُمْستَِقيَم ِصَراَط الَِّذیَن أَْنَعْمَت َعلَْيِهْم َغْيِر اْلَمْغُضوِب َعَلْيِهْم َوََل اِل ينَ اْهِدنَا الِص الضَّ
“Na udhëzo në Rrugën e Drejtë, në Rrugën e atyre të cilëve Ti u ke dhuruar Mëshirën Tënde, Jo në (rrugë) të atyre që e merituan Zemërimin
Tënd mbi vete dhe as në (rrugë) të atyre të cilët e humbën veten.” (El-
Fatiha, 5 - 7)
Imami, Shejkhu, Muhamed ibën Abdul-Uehhab – RahimehUllah – ka thënë: “Kurse Fjala e Tij: “Jo në (rrugë) të atyre që e merituan Zemërimin Tënd mbi vete dhe as në (rrugë) të atyre të cilët e humbën veten.” Ata që e kanë
merituar Zemërimin e Allahut janë dijetarët të cilët nuk kanë punuar me dijen e tyre, kurse të humburit janë ata që kanë punuar pa dije. Kështu
që, e para është cilësi e Jehudëve kurse e dyta është cilësi e të
-
Krishterëve. Shumë njerëz kur shohin në tefsir se Jehudët janë ata që kanë merituar zemërimin e Allahut dhe të Krishterët janë të humburit,
injoranti mendon se ky (ajet) është i kufizuar vetëm për ata, kurse ai lexon se Zoti i Tij ia ka bërë obligim atij që të lutet me këtë lutje dhe të
kërkojë mbrojtje nga rruga e pasuesve të këtyre cilësive. I Pastër nga çdo e metë je Ti o Allah. Si ka mundësi që Allahu e mëson atë, dhe i zgjedh atij dhe e obligon atë që t’i lutet gjithmonë Zotit të Tij, mëgjithëkëtë ai
nuk ka kujdes ndaj kësaj dhe nuk mendon se vepra e tij është mendim i keq për Allahun?” (Mbaroi fjala e Shejkhut, RahimehUllah.)
Ky na sqaron urtësinë në lidhje me obligueshmërinë e leximit të kësaj sureje të madhe – Sureja el-Fatiha – në çdo rekat të namazit tonë, farze apo nafile, Sure
e cila ngërthen në vete fsheftësi të mëdha, dhe një prej saj është kjo lutje madhështore: Që Allahu të na japë sukses në ndjekjen e rrugës së pasuesve të
dijes së dobishme dhe veprës së mirë, e cila është rruga e shpëtimit në këtë botë dhe në botën tjetër dhe të na shpëtojë nga rruga e atyre shkatërrimtarëve, të cilët i braktisën veprat e mira dhe dijen e dobishme.
Pastaj, dije! O ti lexues i nderuar se dituria e dobishme merret prej Kur’anit
dhe Sunnetit duke i kuptuar ato dhe duke medituar për to, e cila arrihet përmes ndihmës së mësuesve këshillues, dhe përmes librave të tefsirit dhe
shpjegimeve të haditheve, dhe librave të fik’hut, librave të gramtatikës dhe gjuhës Arabe, në të cilën gjuhë ka zbritur Kur’ani Fisnik. Këto libra janë një rrugë për ta kuptuar Kur’anin dhe Sunnetin.
Andaj, o ti vëlla musliman – që vepra jotë te jetë e saktë – e ke për detyrë të
mësosh atë që të bën të qëndrueshëm në fenë tënde, e që është namazi yt, agjërimi yt dhe Haxhi yt. Të mësosh dispozitat e Zekatit të pasurisë tënde dhe
po ashtu të mësosh dispozitat e shitblerjes për të cilat ke nevojë, që të marrësh prej tyre atë që e ka lejuar Allahu për ty dhe të zmbrapsesh prej asaj që e ka ndaluar Allahu për ty, në mënyrë që përfitimi jot të jetë hallall, ushqimi jot të
jetë hallall, me qëllim që lutja jote të pranohet.
Për të gjitha këto ke nevojë që të mësosh dhe kjo është e lehtë me lejen e Allahut nëse vendosmëria jote është e saktë dhe qëllimi jot është i sinqertë.
Andaj, ki zell për të lexuar librat e dobishëm (të fesë) dhe lidhu me dijetarët që t’i pyesësh për atë që je në mëdyshje, merri prej tyre dispozitat e fesë tënde. Gjithashtu kujdesu që të prezantosh në seminaret dhe ligjëratat e tyre fetare që
mbahen nëpër xhamia apo diku tjetër, dhe dëgjoi programet fetare në radio, lexo revistat fetare, transmetimet si dhe broshurat që flasin për çështjet e fesë. Nëse ti ke zell dhe i ndjek këto linja të mirësisë, të shtohen informatat e tua
dhe shkëlqen dija jote.
Mos harro o vëlla se dituria shtohet dhe rritet me vepra. Pra, nëse ti punon me atë që mëson, Allahu ta shton dijen. Siç thotë një fjalë e urtë:
-
من عمل بما علم أورثه هللا علم ما لم یعلم
“Kush punon me atë që e mëson, Allahu do ta trashëgojë me një dije që nuk e ka ditur.”
Për këtë është dëshmi Fjala e Tij, të Lartësuarit:
هُ بُِكِل َشْيٍء َعِليمٌ هُ ۗ َواللَـّ هَ ۖ َویُعَِل ُمُكُم اللَـّ َواتَّقُوا اللَـّ
“Dhe ia kini frikën Allahut; dhe Allahu ju mëson ju. Dhe Allahu është i
Gjithëdituri për çdo gjë.” (El-Bekare, 282)
Dija është ajo që ka më shumë të drejtë që ta shpenzosh kohën për të, ata që kanë logjikë të shëndoshë bëjnë gara për ta fituar atë (dijen) dhe përmes dijes
ngjallen zemrat dhe shtohen veprat (e mira).
Allahu – e Madhëruar është Përmendja e Tij dhe të Shenjtë janë Emrat e Tij – i ka lavdëruar dijetarët që kanë vepra (e jo vetëm fjalë, sh.p) dhe ua ka ngritur pozitën e tyre në Librin e qartë. I Lartësuari ka thënë:
اْْلَْلبَابِ َهْل یَْستَِوي الَِّذیَن یَْعلَُموَن َوالَِّذیَن ََل یَْعلَُموَنۗ إِنََّما َیتَذَكَُّر أُولُو
“A janë ata që dinë, njësoj me ata që nuk dinë?” Janë vetëm njerëzit e brumosur me mendje të shëndoshë të cilët me të vërtetë do të
përkujtojnë (e do të marrin mësim nga Fjalët dhe Shenjat e Allahut).” (Ez-
Zumer, 9)
Po ashtu, i Lartësuari ka thënë:
هُ بَِما تَْعَملُوَن َخِبيرٌ هُ الَِّذیَن آَمنُوا ِمنُكْم َوالَِّذیَن أُوتُوا اْلِعْلَم دََرَجاٍت ۚ َواللَـّ یَْرفَعِ اللَـّ
“Allahu i lartëson në grada të larta ata që besojnë dhe atyre që u është dhënë dija. Dhe Allahu është i Mirënjohur për gjithçka që ju punoni.” (El-
Muxahdele, 11)
Allahu – Subhanehu ue Te’ala – e tregoi meritën e atyre që u është dhënë dije që është e lidhur me iman, më pas tregoi se ai është i Gjithëdijshëm për atë që punojmë dhe Ai e vëzhgon atë vepër, që të na tregojë neve se duhet patjetër të
bëhet bashkim në mes dijes dhe veprës dhe të gjitha ato vepra të vijnë si pasojë e imanit dhe dije se Allahu – Subhanehu ue Te’ala – e vëzhgon atë.
Dhe ne – duke mbaruar detyrën e bashkëpunimit në punë të mira dhe
devotshmëri – do t’ju ofrojmë me Fuqinë e Allahut dhe Madhërinë e Tij përmes këtij libri disa informata nga kapitali i jurisprudencës që dijetarët tanë i kanë
-
nxjerrë për neve dhe i kanë shkruar në librat e tyre. Do t’ju ofrojmë atë që është e lehtë, shpresojmë që kjo t’ju shtyjë që të përfitoni dhe ta shtoni dijen e
dobishme.
E lusim Allahun që të na shtojë neve dhe juve dijen e dobishme, dhe të na japë sukses në bërjen e veprave të mira. Dhe e lusim Atë – të Pastrin nga çdo
mangësi – që të na bëjë ta shohim të vërtetën si të vërtetë dhe të na begatojë me ndjekjen e saj dhe të na bëjë ta shohim të pavërtetën si të pavërtetë dhe të na begatojë me largimin prej saj. Vërtetë, Ai dëgjon gjithçka dhe u përgjigjet
lutjeve.
18 Këshilla nga sahabët dhe
dijetarët e hershëm për
rëndësinë e Sunetit...
Marrë nga libri: “Sherh usul i’tikad ehlu suneh ue el-xheme’a” i imam El-
lalekai (v. 418 h.)
- 01. Ka thënë Muhamed bin El-Hanefije: “Nuk do të zhduket kjo botë përpara se njerëzit të debatojnë rreth realitetit të Zotit të tyre.”
- 02. Ka thënë El-Ehnaf bin Kajs: “Debatet e tepërta mbjellin hipokrizinë në zemër.”
- 03. Ka thënë Taus: “Në çdo rast që e ka përmendur Allahu egon në Kuran, e ka kritikuar atë.”
- 04. Ka thënë Sufjan Eth-Theurij: “Bidati është më i dashur tek Iblisi se sa mëkati, sepse nga mëkati pendohesh kurse nga bidati nuk pendohesh.”
- 05. Ka thënë El-Euzaij: “Kur Allahu nuk dëshiron të mirën për disa njerëz i shtyn ata drejt debateve dhe i pengon nga vepra.”
- 06. Ka thënë El-Euzaij: “Duro në përqendrimin në Sunet, ndalo aty ku ndaluan edhe njerëzit, thuaj atë që thanë edhe ata, përmbahu nga ajo që u
përmbajtën edhe ata dhe ndiqe rrugën e të parëve të mirë, sepse ajo që i mjaftoi atyre të mjafton edhe ty.”
- 07. Ka thënë imam Ahmedi: “Bazat e Sunetit tek ne janë: “Përqëndrimi në rrugën e sahabëve të të Dërguarit të Allahut dhe pasimi i tyre, largimi
-
nga bidatet, sepse çdo bidat është humbje, largimi nga debatet dhe largimi nga qëndrimi me njerëzit që pasojnë egot dhe epshin e tyre.”
- 08. Ka thënë Muhamed bin Sirin: “E konsideronin dikënd të udhëzuar për aq kohë sa ai ndiqte gjurmët (e të parëve).”
- 09. Ka thënë Shadh bin Jahja: “Nuk ka rrugë më të shkurtër për në Xhenet se sa rruga e pasimit të gjurmëve të të parëve.”
- 10. Ka thënë Abdullah bin Mes’ud: “Do të vijnë njerëz që lënë nga Suneti sa përmasa e mollëzës së gishtit, nëse i lini ata (pa i këshilluar dhe ndaluar), atëherë do të vijnë me gjëmën e madhe. Ithatërt e Librit fillimisht lanë Sunetin dhe në fund lanë namazin, e nëse nuk do t’u vinte
turp, atëherë do të linin edhe namazin.”
- 11. Ka thënë Abdullah bin Umer: “Çdo bidat është humbje edhe nëse njerëzit e gjykojnë si të mirë.”
- 12. Ka thënë Ez-Zuhrij: “Përqëndrimi pas Sunetit është shpëtim.” - 13. Ka thënë Sufjan bin Ujejne: “Silluni mirë me ata që i përmbahen Sunetit, sepse ata janë si të huaj ndër njerëzit e tjerë.”
- 14. Ka thënë Fudejl bin Ijad: “Ka disa njerëz me anë të të cilëve Allahu ngjall vende dhe ata janë pasuesit e Sunetit. Ai që e di se çfarë ushqimi
(hallall apo haram) fut në stomakun e tij është prej palës së Allahut.”
- 15. Ka thënë Aun: “Ai i cili vdes me Islam dhe Sunet meriton përgëzimin më të mirë.”
- 16. Ka thënë Muhamed bin Abdu El-Ala: “Kam dëgjuar Mu’temir bin Sulejman të thotë: “Shkova i mërzitur tek babai im”, ai kur më pa tha:
“Çfarë ke?” Thashë: “Vdiq një miku im.” Tha: “A vdiq i përqëndruar në Sunet?” Thashë: “Po.” Tha: “Atëherë mos u shqetëso!”
- 17. Ka thënë Abdullah bin Ukejm: “Njerëzit janë në hajër për aq kohë sa e marrin diturinë nga (dijetarët) të mëdhenjtë dhe kur të vegjlit (në dituri) nuk flasin para të mëdhenjve, e nëse flet i vogli para të madhit (më të diturit), atëherë do të shkatërrohen.”
- 18. Ka thënë Alij bin ebi Talib: “Largojuni debateve (pa dobi), sepse ato asgjesojnë Fenë.”
-
Vlera e Leximit të Librave.
Autor: Ibn ‘Abdul-Berr (RahimehUllah)
Burimi: “Xhami’ Bejan el-‘Ilm ue Fadlihi”
Përktheu: Alban Malaj
- 2414: Ebu ‘Abdullah Muhamed bin Isma’il el-Bukhari është pyetur:
“Çfarë e forcon kujtesën?”
Ai u përgjigj: “Shikimi i shpeshtë mbi libra.”
- 2415: Ahmed bin Ebi ‘Imran ka thënë: “Isha me Ebu Ejub Ahmed bin Muhamed bin Shuxhe’ i cili po rrinte në shtëpinë e tij. Ai dërgoi një nga djemtë e tij tek Ebu ‘Abdilah bin el-A’rabi për ta ftuar.” Djali u kthye duke
thënë: “I kërkova atij dhe ai ma ktheu: “Unë jam me një grup. Dhe kur të mbaroj së mësuari nga ata, do të jem aty.” Unë s’pashë as edhe një njeri të
vetëm në shtëpinë e tij. Por, ai kishte para vetes libra të cilët po i shqyrtonte. Ai shikonte për njëfarë kohe tek ky libër dhe pastaj shikonte tek një libër tjetër.”
Pak kohë më vonë, ai erdhi. Kështu, Ebu Ejubi i tha: “O Ebu ‘Abdilah! I Lartësuar qoftë Allahu i Madhëruar! Ti ndenjte pas dhe na privove nga
prania jote; biri im tha se ai nuk kishte parë asnjë njeri me ty dhe se ti the që ishe me një grup dhe se do të vije menjëherë sa të mbaroje së mësuari nga ata!”
- Ibnul-A’rabi tha: “Ne kemi shokë të cilët ulen me ne dhe nuk na shqetësojnë, besnikë që mund t’u zësh besë kur janë të pranishëm ose kur mungojnë. Ata na bëjnë dobi me dijen e tyre rreth ngjarjeve të shkuara;
dhe mençuri, sjellje dhe mendime që janë të kulluara; Pa patur frikë për konflikte apo shoqëri të keqe, dhe nga gjuha dhe dora e tyre nuk ke asfarë frike; Kështu, nëse thua se ata janë të vdekur! Ti po rrenë, dhe nëse thua
se ata janë të gjallë, të vërtetën e ke pranë...”1
- 2416: I thanë Ebil-‘Abbas Ahmed bin Jahja (Tha’leb): “Njerëzit e ndiejnë shumë mungesën tënde. Sikur ta lije shtëpinë për pak dhe të dilje tek
njerëzit që ata të mund të përfitojnë nga ty dhe t’i t’u bësh dobi atyre.”
Ai ndenjti i heshtur gati një orë dhe tha: “Sikur të shoqëronim mbretërit, ata do të silleshin me ne plot mendjemadhësi, dhe do t’i shkelnin me këmbë të drejtat e atyre që po i mbajnë në shoqëri. Ose sikur tregëtarët t’i
shoqëronim, ne do të ishim pikëlluar, dhe veç para do të numëronim.
-
Kështu, qëndruam në shtëpitë tona duke nxjerrë dije, dhe duke mbushur me të stomaqet e këtyre faqeve.”
- 2419: Nga ajo çfarë është mbajtur mend në të kaluarën: “Çfarë ligjëruesi dhe çfarë shoku i mirë që është libri! Mund ta izolosh veten me të nëse shokët të mbysin në mërzi; Ai nuk t’i nxjerr sekretet dhe nuk ka
mendjemadhësi, dhe prej tij mund të fitosh urtësi dhe mirësi...”
- 2420: Ahmed bin Muhamed bin Ahmed recitoi: “Gjëja më e ëmbël pas devotshmërisë që një i ri mund të dojë, është dija e zubukuruar për të që ai ta kërkojë. Dhe për çdo kërkues ka një kënaqësi të cilën ai e dëshiron,
kurse kënaqësia e dijetarit tek librat e tij qëndron.”
- 2421: Ai më kërkoi që t’i bashkangjisja as që tha më parë këtë që vijon dhe e bëra menjëherë në praninë e tij: “Libri ia heq lexuesit merakun, dhe kur ai
lexon, lodhja e tij sakaq shkon. Çfarë shoku i mirë është ai nëse me të izolohesh, E s’ke frikë nga ai mos në kurthe a probleme të biesh.”
- 2424: Ebu ‘Amr bin el-‘Ala’ ka thënë: “Nuk ka ndodhur asnjëherë që të kem hyrë tek ndonjë njeri apo të kaloj pranë derës së tij – duke e parë atë
me një libër në dorë ndërsa shoku i tij rri kot – përveç se kam gjykuar se ai është më i mençuri.”
- 2425: ‘Abdullah bin ‘Abdul-‘Aziz bin ‘Umer bin ‘Abdul-‘Aziz ka thënë: “Kurrë nuk kam parë ndonjëherë këshillues më të mirë sesa varri, apo ndonjë gjë tjetër që të jep më shumë kënaqësi sesa libri, apo ndonjë gjë më të sigurtë sesa mospatja shoqëri.”
- 2426: el-Hasen el-Lu’lu’i ka thënë: “Dyzetë vjet kanë kaluar nga jeta ime në të cilën kurrë nuk jam zgjuar apo të kem rënë në gjumë e të mos kem patur një libër që rrinte mbi kraharorin tim.”
1 - Shp: Ai nuk gënjeu sepse e kishte fjalën për librat që ishin miqtë e tij dhe këto janë fjalë metaforike (me’arid) që nuk konsiderohen si gënjeshtër, sikurse është transmetuar saktësisht nga ‘Imran bin Husejni, ‘Umer bin el-Khattab dhe Ibn ‘Abbasi (radij-Allahu ‘anhum).
Thënie të Selefëve rreth
kërkimit të Dijes.
-
- Se'id Ibn el-Musejjib (Rahimullah) ka thënë: “Personi vazhdon të jetë i ditur
për sa kohë vazhdon të kërkojë dituri. Por kur ai ndalon së kërkuari dituri
dhe mendon se i mjafton ajo që ka mësuar, atëherë ai është në kulmin e
injorancës së tij.” [1]
- Mesruk (Rahimullah) ka thënë: “Dituri e mjaftueshme për robin është se ai
i frikësohet Allahut, ndërsa injorancë e mjaftueshme për robin është se ai
është i mahnitur me diturinë që ka.” [2]
- Imam Sha'bi (Rahimullah) ka thënë: “Nuk do të vijë Ora e Fundit derisa
dituria të kthehet në injorancë dhe injoranca të kthehet në dituri.” [3]
- Fundnota:
[1] - Mexhmu' Sherh Muhedheb (1/56)
[2] - Akhlalul-'Ulema (n. 40)
[3] - Xhami'ul-'Ulum uel-Hikem, 1/140
________________________________________
Shpjegimi i etherit: “Folu
njerëzve për atë që e dijnë (e
kuptojnë), a doni që të
përgënjeshtrohet Allahu
dhe i Dërguari i Tij?”
Autor: Shejkh Salih Ali-Shejkh
Në Sahihun e Bukhariut thuhet se ‘Aliju ka thënë:
-
“Folu njerëzve për atë që e dijnë (e kuptojnë), a doni që të
përgënjeshtrohet Allahu dhe i Dërguari i Tij?”
Në këtë ka argument se një pjesë e dijes nuk është e përshtatshme për
çdonjërin, ngase një pjesë e dijes është e veçantë, edhe në qoftë se ajo në
vetvete është e dobishme dhe është nga çështjet e Teuhidit, porse ka të ngjarë
që shumë njerëz nuk e dijnë atë.
Dhe ato janë si p.sh: nga disa çështje të Teuhidit të Emrave dhe Cilësive
(Esma ue Sifat), siç janë disa çështje të Emrave dhe Cilësive si dhe
përmendjen e disa Cilësive të Allahut – Xhel-le ue ‘Ala – kjo, vërtetë nuk i
përshtatet çdonjërit, bile edhe disa që rreken për të marrë dije, ndoshta nuk i
lexohen atij disa çështje të ndërlikuara në lidhje me Emrat dhe Cilësitë, por
urdhërohen që ta besojnë atë në përgjithësi, si dhe të besojnë në atë që dihet
dhe atë që është e njohur nga Kurani dhe Sunneti.
Kurse çështjet e ndërlikuara të Emrave dhe Cilësive janë për ata që janë të
kualifikuar dhe nuk është e përshtatshme për njerëzit e rëndomtë dhe për
fillestarët që kërkojnë dije. Sepse ka prej tyre disa (çështje që janë të
ngatërruara dhe ka prej atyre çështjeve që ndoshta një person që e thotë
atë e shpijnë që të përgënjeshtrojë Allahun dhe të Dërguarin e Tij.)
Siç ka thënë këtu ‘Aliju (radijAllahu ‘anhu):
“Folu njerëzve për atë që e dijnë (e kuptojnë), a doni që të
përgënjeshtrohet Allahu dhe i Dërguari i Tij?”
Pra ndërlidhja e këtij etheri me këtë kapitull është se nga shkaqet e mohimit të
Emrave dhe Cilësive është që personi t’u flasë njerëzve me atë që ata nuk e
kuptojnë nga Emrat dhe Cilësitë e Allahut. Njerëzit kanë një besim të
përgjithshëm rreth Emrave dhe Cilësive të Allahut, besim me të cilin u vlen
atyre Teuhidi, imani dhe Islami i tyre.
Prandaj, nuk është e volitshme hyrja në detaje për ato çështje, përveç nëse
personit të cilit i flitet, i kap dhe i kupton ato çështje. Dhe kjo gjendje nuk
është tek shumica e njerëzve. Dhe për këtë shkak kur flitej në praninë e Imam
Malikut rreth “Hadithit të Imazhit” (Allahu e krijoi Ademin në pamjen e
tij), e ndalonte atë që të fliste për këtë hadith, sepse njerëzit e rëndomtë nuk i
kuptojnë tamam këto çështje.
-
Dhe po ashtu, disa mesele të Emrave dhe Cilësive nuk janë të përshtatshme
për njerëzit e rëndomtë. Dhe ndoshta mund të jetë shkak për mohimin e asaj
që ti i ke transmetuar ndonjërit që nuk e kupton çështjen, për shkak se kjo
çështje është sipër intelektit dhe nivelit të tij, si dhe sipër asaj që ai ka marr
dije, kjo mund ta shpie atë që të mohojë diçka nga dija për Allahun – Xhel-le ue
‘Ala – apo të mohojë diçka nga Emrat dhe Cilësitë.
Prandaj, muslimani e ka për obligim, dhe veçanërisht nxënësi i dijes, të mos i
bëjë njerëzit që të përgënjeshtrojnë ndonjë gjë nga ajo që ka thënë Allahu –
Xhele ue ‘Ala – apo nga ajo që ka treguar i Dërguari i Tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue
sel-lem.
Dhe ajo që të shpie në këtë përgënjeshtrim është që t’u flasësh njerëzve për atë
që nuk e dijnë. T’u flasësh njerëzve për një hadith të cilin nuk e kap mendja e
tyre. Ashtu siç ka ardhur në hadithin tjetër:
“Ti, nëse i flet një populli për diçka që mendjet e tyre nuk e kuptojnë,
vetëm se kjo gjë është bërë fitne për disa prej tyre.”
Bukhariu ka bërë një kapitull në “Sahih” në Kitabul-Ilm (Libri i diturisë) duke
thënë: “Kapitulli: Ai që i braktis disa zgjidhje duke patur frikë se disa
njerëz nuk do mund ta kuptojnë atë dhe mund të bien në ndonjë gjë
(gabim) akoma më të rëndë.”
Dhe kjo është prej çështjeve të rëndësishme të cilat duhet t’i dijë mësuesi, ai që
flet dhe ai që jep këshilla si dhe ai që mban hutbe, që t’ju flasë njerëzve me atë
që e dijnë dhe ta forcojë Teuhidin tek ata dhe ta kompletojë atë dhe t’ua shtojë
imanin e tyre përmes asaj që e dijnë e jo përmes asaj që ata e mohojnë.
________________________________________
“Pyesni njerëzit e Dhikrit
nëse nuk dini.”
Cila ështa ndarja dhe kuptimi i saktë i Fjalës së Allahut të Lartësuar:
“Pyesni njerëzit e Dhikrit nëse nuk dini.”?
Autor: Shejkh Muhammed Ibën 'Umer Bazmul
-
Burimi: http://www.bazmool.com/fatawa/
- Pyetje: “Cila ështa ndarja dhe kuptimi i saktë i Fjalës së Allahut të Lartësuar:
"Pyesni njerëzit e Dhikrit nëse nuk dini.”?
- Përgjigje: Lavdet i takojnë Allahut, Zotit të Gjithësisë. Lavdërimet dhe
bekimet qofshin mbi më fisnikun e Pejgamberëve dhe të Dërguarve, zotëria jonë
Muhamed, si dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij.
E më pas:
Me të vërtetë Fjala e Allahut të Lartësuar:
ال
“Pyesni njerëzit e Dhikrit nëse nuk dini.” [en-Nahl, 43]
tregon disa çështje.
- Çështja e parë: se Muslimanët ndahen në dy grupe. Grupi i parë janë njerëzit
e dijes, kurse grupi tjetër janë ata që nuk bëjnë pjesë tek njerëzit e dijes, pra
janë ata që quhen auamë (njerëzit e thjeshtë).
- Çështja e dytë: prej domethënieve të këtij ajeti është se detyra e njerëzve të
dijes është sqarimi dhe qartësimi, kurse detyra e auamëve është që ta kthejnë
atë që e kanë të paqartë tek njerëzit e dijes.
- Çështja e tretë: prej domethënieve të këtij ajeti është se njerëzit e dijes janë
njerëzit e dijes së Dhikrit. Dhe me “dhikër” është për qëllim Kur'ani dhe
Suneti, me dritën e kuptimit të Selefëve të Devotshëm. Andaj kush është prej
njerëzve të dijes që cilësohet me dijen e Kur'anit, Hadithit dhe pasimit të
gjurmëve të Selefëve të Devotshëm, atëherë ai është prej njerëzve të dijes që ka
për qëllim Allahu – SubhaneHu ue Te'ala – në ajet.
- Çështja e katërt: ajeti tregon se nuk kanë të drejtë auamët që të dalin para
ulemave, përkundrazi, detyra e tyre është që të pasojnë ulematë. Kështu që,
kur ulematë e sqarojnë një çështje, atëherë njerëzit e thjeshtë e kanë detyrë që
t'i pasojnë ata dhe të punojnë me fjalën e tyre, dhe nuk i lejohet njeriut të
thjeshtë kur kërkon fetva nga një dijetar, që ta kundërshtojë fetvanë që dëgjoi
nga dijetari, për të drejtën e tij, përveç atëherë kur fetvaja kundërshton ajetin
apo hadithin apo ixhmanë e saktë.
http://www.bazmool.com/fatawa/
-
- Çështja e pestë: prej domethënieve të këtij ajeti: “Pyesni njerëzit e Dhikrit
nëse nuk dini.”, është se ata që nuk kthehen tek njerëzit e Dhikrit dhe
pasojnë epshet dhe tekat e tyre apo pasojnë njerëz që tek dijetarët nuk
konsiderohen prej njerëzve të Dhikrit, atëherë në të vërtetë ata nuk po e
zbatojnë urdhërin e Allahut. Ka thënë i Lartësuari:
“Andaj le të ruhen ata që kundërshtojnë udhërin e tij se mos u bie ndonjë
fitne apo mos i zë ndonjë dënim i dhimbshëm.” [en-Nuur, 63]
Dhe Allahu e di më së miri.
________________________________________
Kulmi i Diturisë është Frika
ndaj Allahut.
Autor: el-Imam, ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz (Rahimullah)
Burimi: al-Ibaanah.com
Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut. Mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin
mbi të Dërguarin e Tij, Pejgamberi ynë, Muhamedi, si dhe mbi Familjen dhe
Shokët e tij.
Nuk ka dyshim se kërkimi i diturisë është nga veprat më të virtytshme të
ibadetit. Dhe kjo është një nga shkaqet që sjellin suksesin e Xhenetit dhe është
nder për ata që veprojnë sipas saj. Prej çështjeve më të rëndësishme është që
robi të ketë sinqeritet në kërkimin e dijes. Kjo arrihet duke studiuar vetëm për
hir të Allahut dhe për asnjë qëllim tjetër, sepse kjo është rruga nëpërmjet së
cilës mund të arrish përfitim dhe sukses duke u ngritur në pozitat më të larta
në këtë botë dhe në Botën Tjetër.
Është transmetuar në hadith se Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka
thënë: “Kush mëson diçka prej diturisë me të cilën kërkohet Fytyra e
Allahut, por ai nuk e mëson atë përveç se për të arritur disa qëllime të
kësaj dynjaje, ai nuk ka për ta nuhatur aromën e Xhenetit në Ditën e
Gjykimit.” Transmetuar nga Ebu Davudi me një zinxhir të mirë transmetimi.
-
Tirmidhiu transmeton një hadith me një zinxhir në të cilin ka pak dobësi, se
Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush kërkon dituri për
të konkuruar me dijetarët, ose për të debatuar me injorantët, ose që
fytyrat e njerëzve të kthehen nga ai, atëherë Allahu do ta fusë atë në
Zjarr.”
Kështu që, unë e këshilloj çdo nxënës të dijes dhe çdo Musliman që të kenë
sinqeritet për Allahun në të gjitha veprimet e tyre, duke vepruar në përputhje
me fjalët e Allahut:
(١١٠)
“Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira
dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” [el-Kehf, 110]
Në Sahihun e Muslimit është transmetuar se Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue
sel-lem) ka thënë: “Allahu ka thënë: Unë jam më i panevojshmi për të
gjithë ata që mi shoqërojnë në adhurimin Tim. Kush bën një vepër në të
cilën ai përzien edhe dikë tjetër përkrah Meje (në adhurim), atëherë Unë e
braktis atë dhe shirkun e tij.”
Gjithashtu, unë e këshilloj nxënësin e dijes dhe çdo Musliman që të kenë frikë
Allahun dhe ta dijnë se Allahu i sheh ata në çdo çështje, si dhe të veprojnë me
thënien e Tij:
(١٢)
“Vërtet, për ata që i frikësohen Zotit të tyre pa e parë Atë, do të ketë falje
dhe shpërblim të madh!” [el-Mulk, 12]
Dhe thënia e Tij:
(٤٦)
“Për ata që i frikësohen paraqitjes para Zotit të vet, do të ketë dy
kopshte!” [er-Rrahman, 46]
Disa nga Selefët kanë thënë: “Kulmi i diturisë është frika ndaj Allahut.”
‘Abdullah Ibn Mes’udi (radij-Allahu ‘anhu) ka thënë: “Është e mjaftueshme si
dije që robi të ketë frikë Allahun. Dhe është e mjaftueshme si injorancë që
-
robi të jetë i mashtruar në këtë gjë (d.m.th. duke mos iu frikësuar
Allahut).”
Dhe disa nga Selefët kanë thënë: “Kush është më i dituri për Allahun, ai
është që i frikësohet më së shumti Atij.”
Ajo që tregon saktësinë e këtij kuptimi është thënia e Pejgamberit (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem): “Ndërsa unë - betohem në Alla - unë jam që i frikësohem
Allahut më shumë nga ju dhe jam më i binduri (duke patur takua) ndaj Tij
mes jush.” Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi.
Kështu që, sa herë që dituria e robit për Allahut përforcohet, kjo është një mjet
që përforcon takuan (devotshmërinë) dhe ikhlasin (sinqeritetin) e tij dhe e
përmban atë që të mos i kalojë kufijtë (që ka vendosur Allahu) dhe nga
gjynahet. Prandaj Allahu ka thënë:
(٢٨)
“Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët.” [el-
Fatir, 28]
Pra, ata që janë më të diturit për Allahun dhe Fenë e Tij, ata janë që i
frikësohen më shumë Atij dhe janë më të bindurit ndaj Tij mes të gjithë
robërve. Në krye të tyre janë të Dërguarit dhe Pejgamberët (‘alejhimus-selam)
dhe ata që shkuan pas tyre në mirësi.
Prandaj, Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) na ka njoftuar se nga
shenjat e suksesit është që robi i Allahut të arrijë kuptimin e Fesë, siç ka thënë
ai: “Atij që Allahu ia do të mirën, Ai i jep kuptimin e Fesë.” Transmetuar
nga Bukhari dhe Muslimi nga hadithi i Mu’auijes (radij-Allahu ‘anhu). Kjo nuk
është për ndonjë arsye tjetër, por vetëm nga fakti që kuptimi i fesë do ta shtyjë
robin që të zbatojë Urdhërat e Allahut, që t’i frikësohet Atij, t’i kryejë detyrat që
i ka caktuar Ai dhe të qëndrojë larg atyre gjërave që i sjellin Zemërimin e Tij.
Dhe kjo do ta shpjerë atë drejt sjelljeve të mira, veprave të drejta dhe do ta bëjë
që të jetë i sinqertë me Allahun dhe me robërit e Tij.
Kështu që, unë i lutem Allahut që të na japë ne dhe të gjithë nxënësave të dijes,
si dhe të gjithë Muslimanëve kuptimin e Fesë së Tij dhe kapjen fort pas saj.
Dhe unë i lutem Allahut që të na ruajë nga të këqiat e veteve dhe veprave tona.
Me të vërtetë Ai është i Plotëfuqishën për ta bërë këtë.
________________________________________
-
Shenjat e Dijes së Dobishme
dhe Dijes së Padobishme.
Autor: el-Hafidh Ibn Rexheb el-Hanbeli
Burimi: Fadlu ‘Ilmi es-Selef ‘ala ‘Ilm el-Khalef (fq, 39-43, Darul-Imam Ahmed)
www.Al-Ibaanah.com
- Shenjat e Dijes së Padobishme:
Një shenjë treguese e kësaj diturie të padobishme është se ajo shton
mendjemadhësi, fodullëk dhe arrogancë tek poseduesi i saj. Dhe ajo e shtyn atë
që të kërkojë madhështinë dhe lartësinë në jetën e kësaj dynjaje dhe të garojë
për të. Ajo e shtyn atë që të dalë mbi dijetarët, të debatojë me injorantët dhe të
tërheqë nga vetja vëmendjen e njerëzve.
Është transmetuar se Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë se
kushdo që kërkon dije për këto arsye, atëherë: “Zjarri, Zjarri!” [1]
Mund të ndodhë që disa njerëz të cilët posedojnë këto lloj diturish të
pretendojnë se e njohin Allahun, i luten Atij dhe largohen nga çdo gjë tjetër
përveç saj, por megjithatë, qëllimi që ata fshehin pas atij pretendimi është
vetëm e vetëm që të arrijnë një gradë të lartë në zemrat e disa njerëzve, siç janë
për shembull prijësat dhe ata si puna e tyre. Ndoshta qëllimi i tyre është që t’i
bëjnë këta njerëz që të kenë mendime të mira për ta ose që të arrijnë të
mbledhin një numër të madh pasuesish ose që njerëzit t’i nderojnë dhe t’i
respektojnë për hir të dijes së tyre.
Një tjetër shenjë e kësaj (diturie të padobishme) është kur dikush pretendon
se ka lidhje shumë të afërt me Allahun, domethënë pretendon se është ueli,
ashtu sikurse pretendojnë për vetet e tyre Njerëzit e Librave të Mëparshëm,
Karamitët, [2] Batinijët [3] dhe ata si puna e tyre.
Kjo bie në kundërshtim me rrugën e Selefëve ngase ata vazhdimisht i
përçmonin dhe i nënvlerësonin vetet e tyre qoftë haptazi apo fshehurazi. ‘Umeri
thoshte: “Kushdo që thotë se është i ditur, ai me të vërtetë është injorant.
Dhe kushdo që thotë se është besimtar, ai me të vërtetë është
mosbesimtar. Dhe kushdo që thotë se është në Xhenet, ai është në
Xhehenem.”
-
Gjithashtu, nga shenjat e saj është se ai (që posedon këtë dije të
padobishme) dështon në pranimin e të vërtetës dhe sillet arrogant para atyre
që flasin të vërtetën, veçanërisht nëse ai person konsiderohet para syve të
njerëzve se qëndron poshtë atij. Gjithashtu, nga shenjat e saj është se ai (që
posedon dije të padobishme) vazhdon të këmbëngulë në të pavërtetën nga
frika se mos zemrat e njerëzve do të largohen nga ai nëse ai thotë haptazi se po
kthehet tek e vërteta.
Ndoshta këta individë mund të bëjnë autokritikë apo mund t’i nënvlerësojnë
vetet e tyre me gjuhët e tyre mu para syve të njerëzve në mënyrë që ata të
besojnë se këta janë modest, kokëulur, duke tërhequr kështu lavdërimet e tyre
për këtë gjë. Dhe kjo është një nga format më të ndërlikuara dhe më të
pakapshme të syfaqësisë (er-rija), sikurse kanë treguar Tabi’inët dhe dijetarët
që erdhën pas tyre. Për më tepër, mënyra se si ata i pranojnë me kaq bujë të
tilla lavdërime është e tillë që mohon çdo ndjenjë ndershmërie apo sinqeriteti
nga ana e tyre. Kjo për shkak se një person me ndershmëri të vërtetë i
frikësohet hipokrizisë për veten e tij dhe i druhet mendimit se mund të ketë një
përfundim të keq, kurse këta individë janë të preokupuar me pranimin dhe
lejimin e lavdërimeve.
Dhe në bazë të kësaj, një nga shenjat që tregon se njerëzit kanë dije të
dobishme është se ata nuk mendojnë se kanë ndonjë pozitë apo status të
veçantë dhe ata urrejnë me zemrat e tyre çdo lavdërim apo mburrje dhe ata
nuk i ngrejnë vetet e tyre me arrogancë mbi asnjë njeri.
El-Hasen (el-Basri) ka thënë: “Fekih (ai që zotëron kuptimin e Fesë) është
vetëm ai që tërhiqet larg jetës së kësaj dynjaje, dëshiron jetën e botës
tjetër, ka një kuptim të thellë në fenë e tij dhe është vazhdimisht i paepur
në adhurimin e Zotit të tij.” [4]
Në një transmetim tjetër ai ka thënë: “Fekih është ai që nuk i armiqëson ata
që janë më të lartë se ai, as nuk i nënçmon ata që janë më poshtë tij dhe
as nuk kërkon ndonjë çmim për diturinë që ia ka dhënë Allahu.”
Një thënie e ngjashme me këtë të fundit është transmetuar si një nga thëniet e
Ibn ‘Umerit (radij-Allahu ‘anhu). [5]
Njëri prej Selefëve ka thënë: “Njeriu që ka dije duhet të hedhë baltë mbi
kokën e tij nga përulësia para Zotit të tij.” [6]
Dhe vërtet, sa herë që atij i shtohet dija dhe njohja e Zotit të tij, atij i shtohet
frika ndaj Zotit të tij si dhe nënshtrimi dhe përulja para Tij.
-
- Shenjat e Dijes së Dobishme:
Nga shenjat që tregojnë se robi ka dije të dobishme është se ajo e drejton atë
kah braktisja e jetës së kësaj dynjaje dhe bukuritë e saj, si dhe largimi nga
udhëheqja, fama dhe lavdërimi. Largimi prej tyre, mundimi dhe përpjekja që
shpenzon robi për të qëndruar larg prej tyre tregojnë se ai ka dije të dobishme.
Dhe nëse ai do të kishte bërë ndonjë nga këto gjëra në mënyrë të paqëllimtë
dhe pa dëshirë, atëherë ai do të ndiente një frikë të pamasë se mund të
dënohet për këtë gjë ngaqë ai frikësohet se mos ajo (dashuria për të qenë në
krye, lavdërimi apo fama) ndoshta është një kurth apo një mashtrim i
ngadaltë (që të shpie patjetër në dënimin nga Allahu). Kështu ndodhte me
Imam Ahmedin sepse ai frikësohej për veten e tij kur emri i tij bëhej i famshëm
dhe i përhapej reputacioni.
Gjithashtu, nga shenjat e dijes së dobishme është se robi nuk pretendon se ka
dije, as nuk e përdor atë me mendjemadhësi para dikujt tjetër, as nuk i cilëson
të tjerët si injorantë – me përjashtim të atyre që kundërshtojnë Sunetin dhe
pasuesit e tij, ngaqë në këtë rast ai mund të flasë kundër tyre nga zemërimi për
hir të Allahut e jo për hir të vetes së vet dhe as me qëllim që të ngrejë veten e tij
mbi të tjerët.
Kurse ai i cili nuk ka dije të dobishme, interesi i tij i vetëm është që ta përdorë
dijen që posedon për të ngritur lart veten e tij tërë mendjemadhësi para
njerëzve dhe t’u tregojë atyre vlerën e dijes që ka, ndërkohë që i quan ata
injorantë. Qëllimi i tij i vetëm është që t’i nënçmojë ata duke dashur të ngrejë
veten e tij para tyre. Kjo është një nga veprat më të ulta dhe më të neveritshme.
Ndoshta ai mundet të quajë edhe dijetarët që erdhën para tij si injorantë,
neglizhentë dhe harraqë. Dhe kështu, dashuria për veten dhe dashuria për t’u
dukur e bën atë që të mendojë me një konsideratë majft të lartë për veten e tij
ndërsa mendon me një konsideratë mjaft të ulët për ata që erdhën para tij!
Tek ata që posedojnë dije të dobishme ndodh e kundërta, ngaqë ata mendojnë
me një konsideratë të ulët për vetet e tyre ndërsa për dijetarët që erdhën para
tyre mendojnë me një konsideratë të lartë. Ata e pranojnë me zemrat dhe
shpirtrat e tyre vlerën dhe superioritetin që kanë paraardhësit e tyre mbi ta dhe
paaftësinë që kanë ata për të arritur gradën e tyre, e lëre më pastaj të jenë afër
tyre.
Sa e bukur ishte përgjigja e Imam Ebu Hanifes [7] kur ai u pyet për Alkamen
[8] dhe Esuedin [9] se kush prej tyre ishte më i mirë. Ai u përgjigj duke thënë:
“Pasha Allahun, ne nuk mundemi as t’i përmendim emrat e tyre, e si
mund të zgjedhim midis tyre?”
-
Kur përmendeshin vlerat morale të Selefëve, Ibnul-Mubaraku thoshte vargjet e
mëposhtme poetike:
“Mos na përmendni përkrah atyre që kanë kaluar,
ngase ai që ecën drejt nuk është njësoj me një të gjymtuar.”
Dhe nëse ky individ me dije të padobishme e ndien se është superior në të folur
dhe oratori në krahasim me ata që erdhën para tij, atëherë ai do të mendojë se
është gjithashtu superior para tyre në dije dhe në gradë tek Allahu, për shkak
se ai paska një vlerë më të madhe se ata që erdhën para tij. Kjo pastaj do ta
bëjë atë që t’i përbuzë Selefët dhe t’i akuzojë ata pa i bërë fare përshtypje se ata
paskan dituri të vogël. Sidoqoftë, ky injorant nuk arrin ta kuptojë se arsyeja
përse Selefët kanë thënë kaq fjalë të pakta ishte për shkak të devotshmërisë
dhe frikës që kishin ata nga Allahu. Ata edhe sikur të kishin dashur të flisnin
pa pushim dhe të thonin fjalë nga vetja e tyre, ata nuk do të kishin qenë të
aftë.”
Fundota:
[1] - Sahih: transmetuar nga Ibn Maxheh (n. 254) nga transmetimi i Xhabir bin
‘Abdilah dhe është saktësuar nga Shejkhul-Albani në Sahijhul-Xhami’ (n.
7370).
[2] - Keramitët: janë një sekt i devijuar që kanë dalë nga Rafidat, të cilët
ndjekin Ebu Se’id Behram el-Henabi që ishte themeluesi i besimit të
Karamitëve. Ata besonin se Abdullah bin el-Harith el-Kendi ishte profet dhe e
adhuronin atë. Përveç këtij besimi ata kishin edhe besime të tjera të prishura.
[3] - Batinijet: Ky është emri që u është dhënë grupit që u ndanë nga Shijat
Ismaili. Ata besojnë se i tërë Libri i Allahut është i hapur për ri-intepretim dhe
pretendojnë se ai nuk mund të kuptohet nga ana e jashtme dhe prandaj
devijuan. Besimet e tyre patën ndikim në lëvizjen Sufiste që pretendonte se
Kur'ani ka një kuptim të jshtëm dhe poashtu një kuptim të fshehtë.
[4] - Transmetuar nga Ahmedi në ez-Zuhd (fq. 267), Darimi (1/89), Axhurri në
Akhlakul-‘Ulema (fq. 74) dhe Ebu Nu’ajmi në Hiljetul-Eulija (2/147) dhe
zinxhiri i transmetimit është i mirë (Hasen).
[5] - Transmetuar nga Darimi (1/88) si një thënie e Ibn ‘Umerit (radij-Allahu
anhu).
-
[6] - Transmetuar nga Axhurri në Akhlakul-‘Ulema (fq. 71) dhe el-Khatib el-
Bagdadi në el-Fekih uel-Mutefekkih (2/113) si një thënie e Ejubit dhe zinxhiri i
transmetimit është i saktë (Sahih).
[7] - Ai ishte Imami i madh, Ebu Hanife Nu’man bin Thabit, Fekihu, Gjykatësi
nga Iraku. Ai pa Enes bin Malikun (radij-Allahu anhu) më tepër se një herë. Ai
ishte i devotshëm, i ditur dhe i kujdesshëm në kryerjen e veprave të ibadetit.
Imam Shafiu ka thënë për të: “Për sa i përket Fik’hut, njerëzit janë të varur
nga Ebu Hanifja.” Ai vdiq në vitin 150H.
[8] - Ai ishte Alkame bin Kajs bin ‘Abdilah bin Malik bin Alkame en-Nekha’i nga
Kufa, Irak. Ai lindi në një kohë kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem) ishte ende gjallë por nuk mundi ta takonte. Ka qenë një nga Tabi’inët
më të mëdhenj dhe ishte një nga Fekihët dhe Muhadithët më të rëndësishëm të
Irakut. Ishte një nga studentët më të afërt të Ibn Mes’udit (radij-Allahu anhu)
dhe pas vdekjes së tij ka përhapur dijen e tij duke dhënë fetva. Vdiq në vitin
72H dhe thuhet gjithashtu se ai ka vdekur në vitin 73H.
[9] - Ai ishte el-Esued bin Jezid bin Kajs en-Nekha’i, një nga shokët e Ibn
Mes’udit (radij-Allahu anhu). Nofka e tij ishte Ebu ‘Abdir-Rrahman. Ishte një
nga Tabi’inët më të mëdhenj, i besueshëm dhe i ditur. Ai ka transmetuar një
numër të madh hadithesh. Vdiq në vitin 74H ose 75H.
________________________________________
Disa fjalë për Studentët e
Dijes.
Autor: Shejkh Hammad el-Ensari
Burimi: [Mexhmu' fij Terxhumeh Hammad el-Ensari, vëllimi 2, faqet (sipas
rendit): 586, 586, 587, 581, 579, 575, 574, 573, 571, 570, 566, 566, 562, 561,
588.]
FatwaIslam.com
Këto janë disa nga fjalët dhe këshillat që ka dhënë Dijetari i mirënjohur i
Hadithit dhe Historiani, Shejkh Hammad el-Ensari, RahimehUllah, për
studentët e dijes:
-
Dija është shumë e gjerë; ajo kërkon të rinj të cilët do ta nxjerrin atë për
njerëzit.
Studenti i dijes nuk mund të jetë ndryshe veçse i varfër.
Vërtet studenti i dijes do të jetë në Akiden e Shejkhut të tij.
Nuk vjen dija pa përpjekje.
Është detyrë e studentit të dijes që ai të studiojë me njerëzit e posaçëm të çdo
fushe (të dijes).
Ai u tha disa studentëve: “Duhet të studioni jashtë mase dijen e saktë të
Usul-Fik’hut (Bazave të Fik’hut).”
Është obligim për studentin e dijes që të njohë biografitë e Selefëve dhe t’i
pasojë ata sepse koha në të cilën jetojmë është sprovuar nga mungesa e
studimit të biografive të Selefëve.
Vërtet njerëzit sot kërkojnë dije për të fituar pasuri; kurse ata që kërkojnë dije
me ndershmëri janë kaq të paktë.
Studenti i dijes që nuk mban gjithmonë stilolaps me vete nuk përfiton.
Vërtet studentët e dijes janë të varfër.
Kam vënë re se pjesa më e madhe e studentëve të dijes sot nuk kërkojnë të
konsultohen. (Domethënë: ata nuk konsultohen me Dijetarët për ato gjëra
që u bëjnë dobi.)
Me të vërtetë njerëzit e dijes nuk e harxhojnë kohën e tyre me atë që s’u bën
dobi.
Sa shumë që është shkruajtur dhe sa e paktë është ajo që lexohet.
Mësoni o ju të rinj para se të plakeni sepse vërtet në atë kohë ju nuk do të
mundeni të mësoni.
Kushdo që mbledh libra, atëherë ai nuk mund të mbledhë lekë.
Ai i këshillonte mjaft studentët e dijes me thënien e tij:
-
“Ju këshilloj që t’i frikësoheni Allahut të Lartësuar fshehtazi dhe haptazi
dhe të keni ambicie për dijen sepse me të vërtetë dija është një mjet i
fisnikërisë për shoqëruesit e saj.” Allahu ‘Azze ue Xhel ka thënë: (përkthimi i
kuptimit të fjalës të Allahut)
“Padyshim ata që i frikësohen me të vërtetë Allahut nga robërit e Tij janë
Dijetarët.” [Fatir, 28]
________________________________________
Shtatë mënyra për luftimin e
Dembelizmit gjatë kërkimit të
dijes.
Autor: el-‘Alame Ahmed Ibn Jahja en-Nexhmi (rahimehullah)
Burimi: ‘Fetaua Xhelijje’ fq. 111 [Darul-Minhaxh 2004]
Pyetje: Unë jam i dobët në leximin e librave të dobishëm dhe kur filloj të lexoj
disa nga librat e dijes ndiej dobësi dhe mërzitje. Pra, çfarë këshille keni për
mua dhe kush është rruga e duhur për leximin e librave që përmbajnë dije të
dobishme; ju lutem na jepni dobi?
Përgjigje nga Dijetari i madh, Ahmed en-Nexhmi, Rahimullah:
Së pari: është detyrë për atë që kërkon dije që të pastrojë nijetin e tij për
Allahun, Zotin e botëve, dhe ta bëjë atë (kërkimin e dijes) duke patur për
qëllim vetëm arritjen e Kënaqësisë së Allahut; dhe që të njohë të vërtetën, të
veprojë sipas saj, si dhe të njohë të pavërtetën dhe të qëndrojë larg prej saj.
Së dyti: të veprojë me dijen që mësoi dhe të përpiqet që t’ua mësojë të tjerëve
atë dituri që mësoi vetë.
Së treti: të ruajë atë që ka mësuar duke e mësuar përmendësh dhe duke e
rishikuar dijen në mënyrë që të mos e harrojë.
Së katërti: të jetë i vazhdueshëm dhe jo i lëkundur në mësimin e asaj që ai
nuk e di, në mënyrë që të shtojë dijen mbi dije.
-
Së pesti: t’i kërkojë Allahut vazhdimisht që t’i japë dhe t’i dhurojë dije të
dobishme, furnizim të pamasë dhe vepra të pranuara; Pejgamberi (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) thoshte pas namazit të sabahut, pasi jepte selam (në të
djathtë dhe në të majtë) këtë dua:
“Allahumme inni es’eluke ‘ilmen nafi’an, ue rrizkan tajiban ue ‘amelen
mutekabelen.”
“O Allah, unë të kërkoj dije të dobishme, furnizim të mirë dhe vepra të
pranuara.” [1]
Së gjashti: nëse ai ndihet i lodhur dhe i dobët kur është para dijes dhe është
gati për të studjuar, atëherë ai duhet t’i kërkojë Allahut që t’i japë vullnet dhe
dëshirë për të marrë dije dhe për t’iu përkushtuar asaj.
Së shtati: është obligim për studentin e dijes që të rrijë larg mosbindjes
(gjynaheve). Sepse vërtet mosbindja e vret zemrën dhe e dobëson aftësinë për
të kuptuar; dhe është transmetuar rreth Imam Shafiut se ai ka thënë: “Iu
ankova Ueki’ut për kujtesën time të dobët, kështu që ai më udhëzoi që t’i
lija gjynahet dhe pastaj tha: “Dije se dituria është dritë dhe Allahu nuk ia
jep këtë dritë gjynahqarit.” Dhe unë them se argumenti për këtë gjendet në
Librin e Allahut kur Ai, i Lartësua
top related