dyndjet barbare
Post on 16-Jul-2015
576 Views
Preview:
TRANSCRIPT
Universiteti i Prishtinës
“Hasan Prishtina”
Fakulteti Filzofik
Departamenti i Historisë
Punim Seminarik nga lënda:
“Histori e Evropës Juglindore shek.V-XV”
Tema: “Dyndjet Barbare III-V”
Student: Genc Rashiti Mentori:Ass. Kujtime Boshtrakaj
Prishtinë, Dhjetor 2014
PËRMBAJTJA
HYRJA 3
1.0 REFORMAT E PERANDORISË ROMAKE NDAJ SULMEVE TË
POPUJVE BARBAR 6
1.1 DIOQEZAT
1.2 KRIJIMI I ROMËS SË RE
2.0 VIZIGOTËT 7-8
3.0 HUNËT 9
3.1 HUNËT NË DARDANI
4.0 OSTROGOTËT 10
5.0 PASOJAT QË I SOLLËN DYNDJET BARBARE GADISHULLIT BALLKANIK 11
5.1 PASOJATË NË POPULLËSI
5.2 PASOJATË NË EKONOMI
5.3 PASOJATË NË POLITIK
PËRFUNDIMI 12
BIBLIOGRAFIA 13
HYRJA
Paqën që e siguroi në Ballkane, e siguruar prej qeverisjes Romake filloi të tronditej
prej goditjeve që i erdhen nga barbarët.
Barbarët në përgjithsi dhe veçanërisht gjermanët, luajtën rol të rëndësishëm në
shembjën e Perandorisë Romake dhe në formimin e Evropës Mesjetare. Romakët i
konsideronin barbarë popujt nomadë që banonin prej kohësh përreth kufijve të
perandorisë. Vetë termi “barbar” është një fjalë greke që në fillim kishte kuptimin
“i huaj’ d.m.th. jo helen.
Për periudhën e “dyndjës së popujve” burimet e shkruara janë mjaft të rralla dhe
përbëhen nga kronikat bizantine. Ndryshimet e nisura nga këto dyndje prekën së
pari Ballkanin, drejt të cilit filluan lëvizjet fiset gote, për t’i shpëtuar sundimit të
hunëve, qe përparonin nga Azia Qëndrore drejt Perëndimit. Për ballë këtij presioni
zgjedhja e vetme e Perandorisë Romake duhej të bënte një zgjidhje sa më të mirë
për ti mbrojtur zotrimet e gjera të saj në Ballkan.
Përball presionit të madh got, Perandoria Romake me 271 u detyrua ta braktiste
përfundimisht Dakinë. Për përballimin e krizës së shek. III u ndërmorën një varg
reformash me karakter politik që rezultuan me ndarjën e Ballkanit në dy dioqeza:
të Trakisë dhe Ilirikut.
Të parët që vërshuan Ballkanin, kanë qenë vizigotët dhe pas tyre në viset lindore të
Gadishullit u dyndën edhe ostrogotët dhe hunët.
1
Figura. 01(Harta e Perandorisë Romake shek. II)
1 http://sq.wikipedia.org/wiki/Roma_e_lasht%C3%AB#mediav iewer/File:Roman_Empire_Map.png (23.12.2014)
2
Figura. 02 (Dyndjet e popujve barbare)
2
https://www.google.com/search?q=dyndjet+barbare&biw=1280&bih=699&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ei=Yd
uZVPDlB8ytUYbwgqgL&ved=0CAcQ_AUoAg#facrc=_&imgdii=_&imgrc=KwySyF3jAK7liM%253A%3BOj_JI
_jOvye19M%3Bhttp%253A%252F%252Ffilolet.com%252Fhistori%252Fs_hebi9.gif%3Bhttp%253A%252F%252F
filolet.com%252Fhistori%252Fs_hebibi_dyndjet_sllave.htm%3B522%3B274 (23.12.2014)
1.0 REFORMAT E PERANDORISË ROMAKE PËR MBROJTIEN E
BALLKANIT NGA BARBARËT
Përballë presionit të jashtëm nga dyndjet barbare si dhe problemeve të mbrenshme
që kishin lindur Perandoria Romake duhej të gjente një zgjidhje për t’iu bërë ballë
këtyre sulmev. Për ti bërë ballë krizes u ndërmoren një varg reformash me karakter
politik, administrativ etj.
1.1 DIOQEZAT
Në pikpamje administrative u nda në dy dioqeza :
- Dioqeza e Trakës e përbërë nga gjasht provinca dhe
- Dioqeza e Ilirikut e përbërë prej dhjetë provinca duke përfshir Ballkanin
perendimor, qendror dhe lindor.3
1.2 KRIJIMI I ROMËS SË RE
Për t’iu bërë ballë sulmeve barbare u dha një ide për krijimin e një rezistence të re
në Ballkan. I pari që e përkrahi ishte Diokleciani (284-304) me prejardhje ilire.
Këtë e realizoi Konstandini (304-337) në brigjet e Bosforit deri në këtë periudhë
mbante emrin Bizantion. Në fillim qyteti mbante emrin Roma e Re por për nder të
themeluesit të saj u quajtë Konstandinopolis ( Konstandin.., polis- qytetë) Përurimi
i këtij qyteti u bë më me 11 maj 330 .
Qyteti i ri me kalimin e kohës ishte duke arritur ta merrte autoritetin politik të
perandorisë. Pozicioni i qyteti ishte i jashtë zakonshëm, i vendosur në një gadishull
midis detit Marmara, Bosforit, Bririt të Artë vetëm nga Trakia ishte i hapur. Gjatë
historisë së tij u thye vetëm dy herë në vitin 1204 dhe 1453.4
Pra dyndjet e popujve barabar me sulmet e vazhdueshme të tyre dhe për shkak të
problemeve të mbrenshme që kishte perandoria bënë që pushteti qëndror të
dobësohej dhe ta hup ndikimin në gadishullin Ballkanik, i Perandorisë Romake.
3Murzaku, Thoma, “Historia e Ballkanit: Nga antikiteti i vonë deri në shek. XVII” Tiranë, 2011, fq 40 4 Baze, Ermal, “Historia e shoqerise mesjetare 500-1500” Tiranë, 2007, fq 50
2.0 VIZIGOTËT
Sipas burimeve vizigotët pas betejës së Adrianopojës të vitit 378, arritën deri në
brigjet e Adriatikut. Në marrveshje me perandorin Teodosin I, dhe me kusht që të
kryenin shërbim ushtarak, ata u lejuan të vendoseshin në pjesën veriore dhe
perendimore të Gadishullit Ballkanik.5
Prijësit e tyre kishin arritur të zinin poste të larta si komandantë të beslidhur-
foederati, sikurse u quajten “barbarët”Alariku ishte i pari që revoltoi ku si pretekst
përdori mospërmbushjën e kushteve të tyre dhe se perandoria nuk i'a u kishte
paguar rrogat e premtuara.6
Perandoria Bizantine mundi të dal nga kjo situatë, pas paqës që bëri me Alarikun
në vitin 398. Alariku pas 10 viteve me vizigotët e tij u largua për në Itali, ku me 24
gusht të vitit 410 pushtoi Romën.7
5 Po aty, fq 43 6 Po aty, fq 51 7 Akademia e Shkencave e Shqiperisë, Instituti i Historisë
“Historia e Popullit Shqiptar pjesa I” Tiranë, 1967 fq 130
Figura.03 (Invazioni i Goteve)
“Me vjen të rrenqethet kur mendoj të tregoj shkaterrimet në kohën tonë, ka me
tepër se 12 vite që gjaku shkon rrëke. Gotët, sarmatët, alanët, markomanët
shkretojnë, shkaterrojnë dhe plaçkitin Trakinë, Maqedoninë,Dardaninë, Thesalinë,
Dakinë, Akajën, Epirin dhe gjithe Panonin. Kudo dhunë, kudo psheretima, kudo
fytyra e tmerrshme e vdekjes; për këtë dëshmitare është Iliria, dëshmitare është
Trakia, dëshmitare është edhe vende ku kam lërë, ku çdo gjë u shkatërrua, përveç
qiellit dhe tokës, ferrave dhe pyjeve të dendur”
- Hieronimi nga Stridoni i Dalmacisë.8
8 Po aty, fq 131
3.0 HUNËT
Hunët ishin popull me origjinë mongole, që jetonin në viset qëndrore të Azisë, të
cilët në mesin e shek. IV u shfaqën në Europën Lindore. Perparimi i hunëve drejt
Europës Lindore, duke arritur deri në Don e në brigjet e Detit të Zi në vitin 375, i
vuri ata përballë fiseve gjermane të gotëve.9
Për t’i ikur presionit hunë ,vizigotët me 376 u detyruan ta kapërcenin Danubin dhe
të vedoseshin në provinca gjysmë të braktisura të Perandorisë Romake. Afërsisht,
në mesin e shek. V Gadishullin Ballkanik e sulmuan hunët të udhëhequr nga Atila,
duke shfrytëzuar rastin që ushtria bizantine ishte e zënë në luftën e saj me vandalët.
Hunët pushtuan dhe grabitën shumë qytete iliro-shqiptare, në veqanti Dardaninë.
Me vdekjën e Atilës 453 federata hune u dobësua shumë dhe kështu edhe sulmet
ndaj Perandorisë Bizantine u ndalën.10
3.1 HUNËT NË DARDANI
Afërsisht, në mesin e shek. V Gadishullin Ballkanik e sulmuan hunët të komanduar
nga Atila, duke shfrytëzuar rastin që ushtria bizantine ishte e zënë në luftë me
vandalët. Brenda pak vjetëve ai pushtoi e grabiti shumë qytete të trevave iliro-
shqiptare, në mënyrë të veçantë, Dardaninë.
Burimet bashkëkohëse e përshkruajnë Dardaninë si një vend të shkretuar. Me
vdekjen e Atilës federata hune u prish dhe kështu pushuan sulmet e tyre kundër
Perandorisë Bizantine.11
9 Po aty, fq 44 10 Murzaku, Thoma., Mullai, A., Sala, Gëzim, “Historia e mesjetës (shek. V-XIII)”, Tiranë, 2007 fq 29
11Po aty, fq 133
4.0 OSTROGOTËT
Ostrogotët apo gotët e lindjes ishin fis gjermanik të lindjës të cilët fillimisht
popullonin viset në lindje të Elbës deri përtej Oderit e Vistolës.
Ostrogotët si fiset e tjera të nënshtruara nga Hunët shërbenin si vasal të tyre në
Europë, rasti konkret është pjesmarrja e ostrogotëve në Betejën e Kalonisë në vitin
451.12
Një ndër betejat kryesore të ostrogotëve ishte ajo e Nedaos e udhëhequr nga
Teodoriku në vitin 454.
Në vitin 479, trevat iliro-shqitare të përfshira në provincën e Epirit të Ri, u goditën
nga sulmi më i rëndë i ostrogotëve të cilët përmes rrugës Egnatia depërtuan deri në
viset bregdetare pranë Durrësit.
Në vitin 493 ostrogotët kaluan nga pjesa lindore në atë perendimore ku krijuan
Mbretrinë e Italisë. Kjo qetësi e krijuar ishte afatshkurte pasi që në fillim të shek.
VI në kufijtë verior u shfaqën popuj të rinjë dhe ata ishin: bullgarët, avarët, antët,
gepidet dhe mbi të gjitha sllavët.13
12 Po aty, fq 31 13 Po aty, fq 45
5.0 PASOJAT QË I SOLLËN DYNDJET BARBARE
GADISHULLIT BALLKANIK
Veçori dalluese e dyndjeve barbare në Ballkan është se ata nuk qëndruan dhe
kështu vazhduan për në perendim. Megjithatë sulmet e tyre nuk kaluan pa lënë
gjurmë në popullsi, ekonomi dhe politik.
5.1 PASOJAT NË POPULLËSI
Rezultat i këtyre sulmeve ishte paksimi tragjik i popullsis në krahina të tëra në
Ballkanë, cka përbënë një nga plagët më të rënda të shkaktuar prej tyre. Por nuk
kishin pasoja në numër të madh në ndryshim e etnisë së popullsis vendëse.14
5.2 PASOJAT NË EKONOMI
Shkatrrimet e tokave pjellore,tregjeve të mëdha nga sulmet e tyre, grabitjet e
vazhdueshme e sollën popullsin në gjendje të mjerueshme. Sulmet dhe plaqkitja
ndaj anijeve që lundronin në det sidomos nga pjesa lindore shkatrruan ekonomin e
këtyre viseve.15
5.3 PASOJAT NË POLITIK
Sulmet e tyre të vazhdueshme arritën që ta dobësonin pushtetin qëndror të
Perandorisë Romake si pasoj e tyre ajo u nda në dy pjesë dhe si pasoj e tyre shpuri
në shkatrrimin e P. Romake Perendimore ne vitin 476 nga vizigotet. 16
14 Po aty, fq 133 15 Po aty, fq 45 16 Po aty, fq 60
PËRFUNDIMI
Pas një pune kërkimore dhe hulumtuese për dyndjet barbare përmes këtij punimi
seminarik besoj se arrita të servoi para jush informacione të reja për jetën,
organizimin, pasojat dhe të mirat që i sollën barabarët. Mardhënjet në mes të
Perandoris Romake dhe barabarëve, dëmtë e shkaktuara në sferat e jetës.
Veçori dalluese në mes barbarve dhe dyndjeve sllave ishte se barbaret vetëm e
shfrytëzuan ballkanin për të kaluar në perendim ndërsa sllavet qëndruan në
Ballkan. Informacione këto të cilat pasqyroin rëndësishme për historinë e Europës
juglindore dhe në përgjithësi Evropës mesjetare. Normalisht se ky punim seminarik
lë hapësire për pyetje këshilla dhe kritika të cilat janë të mirseardhura.
BIBLIOGRAFIA
Murzaku, Thoma, “Historia e Ballkanit: Nga antikiteti i vonë deri në shek. XVII”
Tiranë, 2011 (fq 40-46)
Akademia e Shkencave e Shqiperisë, Instituti i Historisë
“Historia e Popullit Shqiptar pjesa I” Tiranë, 1967 (fq 130-133)
Murzaku, Thoma., Mullai, A., Sala, Gëzim, “Historia e mesjetës (shek. V-XIII)”,
Tiranë, 2007 (fq 28-38)
Baze, Ermal, “Historia e shoqerise mesjetare 500-1500” Tiranë, 2007 (fq 50-61)
REFERENCAT
1.http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Roma_e_lasht%C3%AB#mediavieëer/File:Roman_Empire_Map.png
(23.12.2014)
2.https://ëëë.google.com/search?q=dyndjet+barbare&bië=1280&bih=699&source=lnms&tbm=isch&sa=
X&ei=YduZVPDlB8ytUYbëgqgL&ved=0CAcQ_AUoAg#facrc=_&imgdii=_&imgrc=KëySyF3jAK7liM
%253A%3BOj_JI_jOvye19M%3Bhttp%253A%252F%252Ffilolet.com%252Fhistori%252Fs_hebi9.gif%
3Bhttp%253A%252F%252Ffilolet.com%252Fhistori%252Fs_hebibi_dyndjet_sllave.htm%3B522%3B27
4 (23.12.2014)
top related