hulumtimi shkencor

Post on 13-Jan-2017

521 Views

Category:

Science

1 Downloads

Preview:

Click to see full reader

TRANSCRIPT

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë Teknologji Ushqimore me Bioteknologji

Lënda: “Bazat e hulumtimit shkencor” Tema: ”Rëndësia e pjesëmarrjes në diskutime me karakter shkencor-” hulumtues

Prof .Asoc.Dr.Hysen Bytyqi Punuan:Mustaf Xhemajli Valmir Ejupi Mirsim Tovërlani

Hyrje: Hyrje:

Në kuadër të prezantimit tonë të sotëm do të bëjmë përpjekje të japim një shpjegim të përgjithshëm dhe të qartë në lidhje me temën tonë

“Rëndësia e pjesmarrjes në diskutime me karakter shkencor-hulumtues”.

Përmbajtja:

• Njoftimi me atë se cka është një hulumtim shkencor,• Për cfarë bëhet hulumtimi ?• Përkufizimet mbi hulumtimin shkencor• Kush mund të jenë hulumtuesit në fushat shoqërore?,• Hulumtimi shkencor si proces komunikimi-diskutimi

dhe zgjidhjes së problemeve,• Cilat mund të jenë format e diskutimit me karakter

shkencor-hulumtues? ,• Përdorimin e internetit në diskutime me karakter

shkencor-hulumtues ,

Përmbajtja

• Intervistat (diskutimet) me anë të internetit, • Grupet e fokusit që përdorin diskutimin me internet,• Vrojtimet në internet,• Të mirat(rëndësit),dhe të metat e diskutimit shkencor-

hulumtues përmes internetit,• Çështjet etike që lidhen me përdorimin e kompjuterit si

mjet për diskutim me karakter shkencor-hulumtues.

Çfarë është hulumtimi shkencorÇfarë është hulumtimi shkencor?? Në jetën tonë të

përditshme ,shohmi se edhe ne mund të jemi Hulumtues.

Kjo vie nga ajo se ne pyesim dhe kërkojm ose hulumtoimë për shumë gjëra që neve na nevojiten.

Kështu,në disa prej rasteve ne mund të dijmë se ku t΄i gjejmë përgjigjet për vetëm disa prej pyetjeve tona të bëra.

Çfarë është hulumtimi shkencor?Çfarë është hulumtimi shkencor? Por,nganjëherë neve do të na duhet të përdorim rrugë

shtesë për gjetjen e pyetjes;të cilat mund të jenë disa,si p.sh.→

Hulumtimi më i thellë i dukurisë, Diskutimi hulumtues me dikë tjetër për pyetjen,etj. Gjetja e pëgjigjes më pastaj varet nga shumë faktorë të

cilët mund të jenë si:burimet,interneti..parashtimi i pyetjes personit të duhur apo jo,etj.

Prandaj,hulumtimi shkencor mund ta përkufizojmë si proces i cili zhvillohet me qëllimin e vetëm që është kuptimi më i detajuar i problemeve,në këtë rast atyre shkencore.

Përkufizime të hulumtimit

Hulumtimi shkencor paraqet një proces që përbëhet nga zgjidhja e problemeve të shumëllojshme intelektuale ,ndër personale dhe praktike.

Hulumtimi është hetim sistematik,i kontrolluar,empirik dhe kritik i pohimeve hipotetike për marrdhëniet e supozuar midis dukurive natyrore (Kerlinger,1970:8).

Një kërkim ose hetim që ka për qëllim zbulimin e ndonjë fakti me anë të diskutimit, shqyrtimit ose studimit të kujdesshëm të lëndës.

Përkufizime të hulumtimit

Kërkimi (hulumtimi) shkencor më shpesh është definuar si aktivitet që synon zgjidhjen e problemeve njohëse (qëllimi është arritja deri te dituria), por, në të njëjtën kohë, hulumtimi është edhe aktivitet social - proces komunikimi apo diskutimi.

Por, ndërmjet kujt zhvillohet ky proces komunikimi apo diskutimi me karakter hulumtues ?

Zhvillohet ndërmjet subjekteve të ndryshëm të përfshirë në procesin e kërkimit (hulumtimit).

o Subjekt (hulumtues) në këtë rast mund të quhet gjithësecili që bënë pyetje, si p.sh., Pse ndodh dicka? , Si ndodhë? , etj.

Përkufizime të hulumtimit

Në kuptim të subjekteve, hulumtimi mund Në kuptim të subjekteve, hulumtimi mund të vështrohet si:të vështrohet si:

1. Hulumtimi shkencor si proces komunikimi (diskutimi) :

Në hulumtim shkencor të këtij lloji pjesëmarrës janë: Porositësi, Hulumtuesi, Intervistuesi dhe I anketuari

Në kuptim të subjekteve, hulumtimi mund të Në kuptim të subjekteve, hulumtimi mund të vështrohet si:vështrohet si:

Secili prej këtyre në këtë rast janë emëruar si “Aktorë” të një hulumtimi, dhe

Secili prej këtyre pjesëmarrësve ka rolin e tij për mbarëvajtjen e hulumtimit,

Por, VENDIMTAR në këtë proces është ndërveprimi (interaksioni) ndërmjet këtyre “aktorëve” të hulumtimit.

Rolet e pjesëmarrësve në hulumtim komunikimi Rolet e pjesëmarrësve në hulumtim komunikimi (diskutimi) : (diskutimi) :

1.Porositësi ia komunikon problemin hulumtuesit (përcakton problematikën në bazë të së cilës hulumtuesi përpilon një skicë ideore (konceptuale),

2.Hulumtuesi organizon punën në kuptimin e planifikimit dhe organizimit të hulumtimit (përpilon skicën ideore), zhvillon dhe teston instrumentet kërkimore,

3.Ekzaminuesi vendosë kontakte me të anketuarit, i motivon ata që të marrin pjesë në hulumtim dhe jep udhëzime,

4.I anketuari pranon pjesëmarrjen në studim dhe vepron sipas udhëzimeve të marra nga ekzaminuesi.

Ecuria më tej :

Ekzaminuesi(pyetësorët e mbushur) → Hulumtuesi (përpunon të dhënat), dhe ia komunikon → Porositësi ndërmerr masat e rekomanduara dhe së bashku

me Hulumtuesin tentojnë të ndryshojnë dukurinë për të mirë, duke ndërmarrë masat e duhura.

Hulumtimi shkencor si proces i zgjidhjes së Hulumtimi shkencor si proces i zgjidhjes së problemit:problemit:

Në esencë veprimtaria kërkimore është aktivitet për arritjen deri te njohuritë e reja ose zgjidhjen e problemeve teorike ose praktike.

Duke parë në këtë mënyrë, hulumtimin mund ta definojmë si proces për zgjidhjen e problemeve njohëse dhe praktike.

Edhe ky proces, si proceset tjera i ka fazat e caktuara sikurse proceset tjera.

Por, cilat janë fazat nëpër të cilat kalon ky hulumtimPor, cilat janë fazat nëpër të cilat kalon ky hulumtim?

Fazat e hulumtimit shkencor si proces i zgjidhjes së problemeve

• Fazat e procesit për zgjidhjen e problemeve njohëse dhe praktike (të hulumtimit) janë:

1.Përcaktimi i kornizës së problemit të hulumtimit – (përballja me pyetjen) ,

2.Faza përgatitore – (njohja e dukurisë apo fenomenit që do të studiohet),

3.Dizajni (projektimi) i hulumtimit – (fazat nëpër të cilat do të hulumtohet),

Fazat e hulumtimit shkencor si proces i Fazat e hulumtimit shkencor si proces i zgjidhjes së problemevezgjidhjes së problemeve

4.Zhvillimi i instrumenteve - (përgatitja apo mbledhja e subjekteve, të dhënave, etj.)

5.Realizimi i hulumtimit – (Veprimi me ato të dhëna),6.Përpunimi dhe analiza e të dhënave – (analizimi i të dhënave që janë mbledhur), 7.Shkrimi i raportit hulumtues – (shkruajmë raportin mbi

hulumtimin e kryer

Cilat mund të jenë format e diskutimit me Cilat mund të jenë format e diskutimit me karakter shkencor-hulumtues?karakter shkencor-hulumtues?

• Komunikimi (diskutimi) me karakter shkencor-hulumtues, mund të jetë dy llojesh; që janë :

1.Diskutimi i drejtëpërdrejtë (ballë për ballë), dhe2.Diskutimi me anë të kompjuterit (elektronik). Së pari duhet të kemi të qartë atë se në të dyja rastet e

diskutimit të cekura më lartë, diskutimi zhvillohet ndërmjet dy palëve, që janë Hulumtuesi dhe Pjesëmarrësi në hulumtim.

Secila prej këtyre ka përparësitë dhe mangësitë e veta si metoda të diskutimit.

Diskutimi i drejtëpërdrejtëDiskutimi i drejtëpërdrejtë

Është formë e diskutimit, e cila përdoret në rastet kur pjesëmarrësi dhe hulumtuesi gjenden në largësi të vogël mes vete.

Formati i këtij diskutimi mund të ndryshojë, varësisht nga të dhënat që po kërkohen.

Formati mund të jetë i thjeshtë dhe ai me anë të komunikimit (rrëfimit).

Diskutimi i drejtëpërdrejtë

I thjeshtë nënkuptohet ai format i diskutimit, i cili zhvillohet kryesisht me anë të pyetjeve dhe përgjigjeve nga hulumtuesi.

Diskutimi me anë të komunikimit (rrëfimit) nënkuptohet ai diskutim, i cili zhvillohet duke u pyetur vetëm pyetja kryesore nga hulumtuesi tek pjesëmarrësi në hulumtim.

o Më pas ky diskutim vazhdon ashtuqë pjesëmarrësi flet vazhdimisht për ngjarjen (dukurinë) e pyetur, ku hulumtuesi nxjerrë të dhënat duke e ndëgjuar pjesëmarrësin.

Përparësitë e diskutimit ballë për ballëPërparësitë e diskutimit ballë për ballë

Përparësitë : Merren të dhëna direkte nga hulumtuesi (aty për aty), Besueshmëria e të dhënave është e

konsiderueshme, Mund të përcillen dhe emocionet e

pjesëmarrësit gjatë diskutimit, Dihet “historia” dhe pjesëmarrësi, çfarë

informacionesh mund të japë ai, Mund të përzgjidhen pjesëmarrësit në bazë të

diskutimit që kemi të bëjmë.

Mangësitë e diskutimit ballë për ballëMangësitë : Ky diskutim ndikohet shumë nga gjendja emocionale e

pjesëmarrësit, Pjesëmarrësi frikësohet se do të zbulojë gjatë

diskutimit ndonjë vepër të tijën që e ka vepruar dhe që bie ndesh me ligjin,

Disa pjesëmarrës mund të ndikohen edhe nga disa tipare të hulumtuesit; si : Gjinia, Kombësia, Raca, etj.- e paarsyeshme,

Pamundësia e takimit me pjesëmarrësit e largët, Kosto e lartë e këtij diskutimi, etj.

Grupet e fokusit në internet• Grupet e fokusit në internet nënkuptojnë grupin e njerëze që flasin

(diskutojnë) për një temë hulumtimi.• Këta njerëz nuk janë në të njëjtën hapësirë fizike së bashku.• Poashtu këto grupe të diskutimit mund të ndahen.

Grupet e fokusit në internet• Grupet e fokusit ndahen në Grupe të fokusit: 1. Sinkronike dhe 2. Asinkronike.• Sinkronik: të gjithë pjesëmarrësit diskutojnë në të

njëjtën kohë; p.sh. (MSN, Skype,Yahoo, etj.).• Asinkronik: Njerëzit mund të mos jenë në diskutim

përnjëherësh, pra mund të kthejnë mesazhet e tyre dikur më vonë

Përparësitë dhe mangësitë e diskutimit në Përparësitë dhe mangësitë e diskutimit në internet internet Përparësitë:Përparësitë:1.1. Nuk kushton shumë; Nuk kushton shumë; pasiqë shumica e shërbimeve janë të

ofruara pa pagesë ose mundemi t’iu qasemi pasi t’i kemi paguar ato,

2. Pjesëmarrësit e ndryshëm gjeografikisht mund të marrin pjesë në diskutimin e njëjtë, duke pasur vetëm qasje në teknologjinë e duhur,

3. Është e përshtatshme kur diskutohet me grupe të caktuara të njerëzve; si psh :

a)a) Ata që nuk kanë mundësi të takohen ballë për ballë,Ata që nuk kanë mundësi të takohen ballë për ballë,b)b) Disa njerëz mund të diskutojnë më lehtë tema, të cilat për ata janë Disa njerëz mund të diskutojnë më lehtë tema, të cilat për ata janë

më të ndjeshme,më të ndjeshme,

Përparësitë:c) Disa grupe mund të jenë më pak të gatshëm të diskutojnë me

hulumtuesin që ka karakteristika të ndryshme si; Gjinia, Etniciteti, etj.

4. Të dhënat e nxjerrura nga diskutimi, më së shpeshti janë në formatin e një teksti, që dmth, se intervista e fituar mund të shkarkohet direkt në programe statistikore për analizë ose në bazë të të dhënave,

5. Të dhënat e diskutimit nuk ka nevojë të zbardhen, etj.

Mangësitë:Mangësitë:

Të gjithë diskutuesit në këtë rast duhet të dinë të përdorin internetin,

Një numër i madh i pjesëmarrësve në diskutim, përjashtohet me arsyen se ata nuk dinë të përdorin teknologjinë e paraparë me anë të së cilës diskutohet,

Hulumtuesi ka shumë pak ose aspak informacion mbi njerëzit që mund të largohen nga diskutimi pak para se diskutimi të kryhet,

Mangësitë tjera:Mangësitë tjera:

Diskutimeve përmes internetit iu mungon toni i zërit të diskutuesëve, ndjenjat e tyre që i shfaqin gjatë diskutimit, etj,

Pjesëmarrësit në diskutim mund të mos jenë ata që thojnë se janë në diskutim,

Diskutuesit mund të largohen në çastet kyçe të diskutimit tonë, etj.

Vrojtimet në internetVrojtimet në internet

• Interneti ofron potencial të madh për vrojtim si pjesëmarrës në një dhomë bisedash ose grupe diskutimi si “vëzhgues”.

• Pra, një person kështu mund të vëzhgojë një dhomë bisedash (diskutimi) edhe pa marrur pjesë në të.

• Në këtë rast hulumtuesi shoqëror mund të mbledhë të dhëna për t’iu përgjigjur pyetjeve të hulumtimit që kanë të bëjnë me mënyrën se si njerëzit e përdorin internetin dhe mënyrën se si ata diskutojnë në lidhje me çështjet që ngrihen nga pjesëmarrësit.

• Kryerja e çdo diskutimi, ngre çështje etike.• Kjo sepse hulumtimet shoqërore kanë të bëjnë së pari me

njerëzit si qenie, informacionet e tyre, mendimet, ndjenjat e tyre, etj .

Pëlqimi i informuar :Pëlqimi i informuar : Nënkupton që duhet të jepet informacioni i plotë në lidhje

me diskutimin që do të zhvillohet dhe më pastaj të merret përgjigja se a dëshiron personi i caktuar të marrë pjesë në diskutim.

o Personave që pranojnë të marrin pjesë, më pas iu dërgohet një marrëveshje me email që duhet të plotësojnë kutizën me shenjën (√ ).

Çështjet etike që lidhen me përdorimin e kompjuterit si Çështjet etike që lidhen me përdorimin e kompjuterit si mjet për diskutim me karakter shkencor-hulumtuesmjet për diskutim me karakter shkencor-hulumtues

• Pasi pjesëmarrësit të kenë plotësuar këtë marrëveshje, atëherë nënkuptohet se janë pajtuar që të marrin pjesë në diskutimin për të cilin janë informuar.

Konfidencialiteti:Konfidencialiteti:• Nënkuptohet që kur përdoret kjo formë diskutimi,

diskutuesit në disa raste mund të mbeten anonim.• Disa mund të fshehin identitetin e tyre, apo të paraqiten me

identitete false,• Disa përdorues mund të njihen vetëm nga email-adresa të

cilën ata e përdorin.Privatësia:Privatësia: Nënkuptohet që të respektojmë privatësinë e email-eve

private që na vijnë, Pra mos të zbulohet asnjë informacion në lidhje me atë person.

Konkluzion:Konkluzion:

• Ne mendojmë që secila prej metodave që përdoret në diskutimet me karakter shkencor-hulumtues, kanë përparësi specifike në vete.

• Sot është duke u përdorur me të madhe diskutimi me anë të internetit në krahasim me atë përballë njëri-tjetrit.

• Cilado metodë diskutimi që të përdoret, është me rëndësi respektimi i rregullave të etikës që japin një hulumtim të mirëpritur dhe të suksesshëm nga të dyja palët.

Referencat :Referencat :

• Prof .Asoc.Dr.Hysen Bytyqi, Leksione të autorizuara, Prishtinë, Nëntor 2015,

• Dr. sc IMËRLIJE ALILI, Metodologjia e punës hulumtuese shkencore, 2013,

• http://tinyurl.com/gtqydrl,

Ju faleminderit për vëmendje!

top related