jeta ne ujerat e embel ariel bregu shkolla "albanet" klasa vi

Post on 03-Jul-2015

1.417 Views

Category:

Education

4 Downloads

Preview:

Click to see full reader

TRANSCRIPT

Prezantim

Lenda: BIOLOGJI

Punoi: Arjel Bregu

Klasa: 6 A

Cilat jane ujerat e embla

Ne ujerat e embla futen

• Ujerat e liqeneve

• Ujerat e kenetave

• Ujerat e pellgjeve

C’eshte liqeni

• Liqeni është një pellg shumë i madh natyrorose artificial, zakonisht me uje të embel, që është i rrethuar nga të gjitha anët me toke .Edhe liqeni është një burim i rëndësishëm për njeriun.

Si formohet një liqen?

Liqenet mund të zënë kraterin e një vullkani tëvjetër të shuar ose një gropë të formuar ngashkrirja e një akullnaje.Ata mund të formohen si pasojë e një shembjejetoke që ka bllokuar rrjedhën e një lumi ose ngagrumbullimi i mbetjeve në afërsi të bregut tëdetit. Ujërat e një liqeni mund të ushqehen ngaburime të nëndheshme ose nga një lumë që hynnë liqen, e mbush atë dhe më pas del duke e zbrazur.

Pse liqenet kanë forma të ndryshme?

• Forma e një liqeni varet nga origjina e tij. Liqenetvullkanike janë të vegjël dhe kanë formënrrethore të kratereve. Liqenet akullnajore, nëseformohen në pjesën e sipërme të akullnajës, kanëformë rrethore.

Ndërsa, nëse formohen në një luginë akullnajore, kanë formë të ngushtë dhe të zgjatur. Liqenetbregdetare janë të zgjatur dhe paralelë me bregun. Ata formohen kur rëra i pengon ujërat e lumit të derdhen në det.

Cfare dobie na sjell liqeni?

• Ashtu si lumi, na furnizon me ujë dhe me një shumëllojshmëri peshqish. Liqeni është dhe një rrugë komunikimi. Lundrat, tragetet dhe barkat lundrojnë në ujërat e liqeneve dhe lidhin vendet që ndodhen përgjatë brigjeve. Liqenet, sidomos kur janë të mëdhenj dhe të thellë, zbutin klimën e mjedisit përreth. Nxehtësia e thithur nga ujërat gjatë verës vjen ngadalë në sipërfaqe gjatë dimrit dhe e ngroh ajrin. Klima e butë lejon kultivimin e ullinjve, vreshtave, agrumeve dhe luleve edhe kur këto vende janë pranë malit.

Cfare lloj gjallesash rriten ne liqen?

• . Në liqen rriten 40 specie të rralla, ndër më të njohurat dhe më të rëndësishmet jane peshku i pastër i llojit salmon, lentica, korani, belushka.

• Por ka edhe gjallesa te tjera si kallamishtet,zambaku I ujit,bretkosa,cafka , rosa,gjarpri I ujit , ngjala etj.

Lista e liqeneve në Shqipëri

• Liqeni i Shkodrës368 km²44 m±6 m2.

• Liqeni i Ohrit349 km²289 m695 m3.

• Liqeni i Prespës273 km²54 m853 m4.

• Liqeni i Fierzësmax. 72 km²128 m295 m

• Liqeni i Prespës së vogël45 km ²9 m856

• Liqeni i Butrintit16 km²21 m±0 m9.

• Liqenet e Lurës

• Liqenet e Belshit

C’eshte keneta

• Këneta është pjesë tokësore e ngopur, ose e mbuluar me ujë dhe bimë specifike të cilat u janë përshtatur kushteve të lagështisë së madhe. Një kenete është një lloj siperfaqeje që dominohet nga barishte në vend te specieve bimore dhe pemëve.

Si formohen kenetat?

• Kenetat formohen ne zona plotesisht te rrafshta prane rrjedhjeve te lumenjve. Lumenjte here pas here kur nuk kane argjinatura mbrojtese dhe kur fushat perreth nuk jane te kanalizuara vershojne nga shirat e shumte dhe te vrrullshem ne periudha te caktuar. Lumi per pasoje del nga shtrati dhe permbyt keto fusha. Kur ndodhin disa permbytje njera pas tjetres toka nen uje ngopet dhe nuk thith dot me ujin qe ka mbi vete.

Kushtet qe te formohet nje kenete

• Kusht tjeter eshte tipologjoia e dheut qe perben zonen e kenetes.Nese eshte gelqerore mundesia e formimit te kenetes eshte praktikisht zero.Nese eshte argjilore atehre mundesite jane me te medha pasi nuk lejojne depertimin e ujrave ne shtresatt e tjera te kores se tokes.

Do shtoja tek shkrimi i lubardhit edhe faktin qe pjesa me e madhe kenetave jane ne lartesi te ulta mbi nivelin e detit.Ne te kundert kane nevoje per furnizime hidrike te vazhdueshme jo shume te medha pasi do te shnderroheshin ne liqene.Prandaj mund te formohen ne lartesi te medha mbi nivelin e detit nese jane ne afersi te liqeneve ose kur sherbejne si depozitime te derdhjes se lumenjve(kjo eshte me e rralle pasi lumenjte derdhen ne det,shumica).

Nga cilet gjallesa popullohen kenetat?

• Kenetat favorizonen nga nje shumellojshmerigjallesash.Disa prej tyre jane thjerrzat e ujit,zambaku I ujit , kallamishtet e ujit , elodea, bimesi bregu,protozoar,dafine,buburrec I ujitetj.

C’jane pellgjet?

• Pellgjet jane siperfaqe ujore te ngjashme me kenetat.Aty jetojne planktone bimore(algat) dhe planktone shtazore,si parameci qe eshteorganizem nje qelizor.Popullatat qe popullojneujerat e pellgjeve jane kandrrat.

Faktoret qe kushtezojne jeten ne pellgje

Kombinimi i faktorëve si

• niveli i ujit (sidomos thellësi dhe kohëzgjatjae përmbytjeve)

• Niveli i lëndëve ushqyese,

• prania ose mungesa drites se pemëve,

• prania ose mungesa e rrjedhave dhe kripësia.

Bimesia ne pellgje

Bimësia e pellgjeve përfshihet në katër zona fitoklimatike

• të shkurreve dhe pyjeve mesdhetare,

• të dushqeve,

• të ahut, dhe të kullotave malore.

top related