letërsia bashkon botët e ndara -...
Post on 07-Sep-2019
6 Views
Preview:
TRANSCRIPT
5/15/13 Letërsia Bashkon Botët e Ndara - Arte - Gazeta Jeta në Kosovë
gazetajnk.com/?cid=1,964,5541 1/3
BALLINA PROFIL POLITIKË KOMUNITET EKONOMI KULTURË KOLUMNE PJESËMARRJE EMISIONE
A A A
TweetTweet 0
Like 9
Komentet 0
Share
Artikuj të ngjashëm
Fshati i Luksit të
Palejuar
Pronë Jashtë
Rregullave për ish-
Komandantin e
UÇPMB-së
Hetime për Ndërhyje
Politike
Shteti Mbuloi
Shkëmbimet e
Zëvendësministrit
Magnati Serb Synon
Brezovicën
Përkthimi i
Dëshmitarëve Anonimë
Analiza & Hulumtime
Donjeta Demolli
Letërsia Bashkon Botët e Ndara
nga Donjeta Demolli
Prishtinë Maj 12, 2013 12:50
© Të drejtat autoriale
Atë që kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë nuk e kanë bërë për
dhjetra takime, festivali i letërsisë POLIP po e bën për të tretën herë.
Kryeministrat nuk kanë ardhur ende te dashuria. Kështu u tha në
hapjen e edicionit të tretë të Festivalit të Letërsisë POLIP në
Prishtinë. Ndoshta ndryshimin e bënte rakia.
Një nga ngjarjet kryesore të letërsisë në Kosovë, Festivali Polip, bashkoi
edhe një herë poetë e novelistë nga Serbia e Kosova, dhe jo vetëm. Poetë
nga vende të ndryshme të botës, deri në Izrael kishin marrë rrugën për të
zbarkuar në Dardani, lagjen e Prishtinës, aty ku po mbahet edicioni i tretë i
Festivalit të Letërsisë Polip.
Përveç që do të lexojnë poezitë e tyre, diskutojnë për tema të ndryshme të
letërsisë, poetët e novelistët e huaj po i shfrytëzojnë këto ditë për të marrë
përshtypje nga jeta kulturore e sociale në Prishtinë.
Një nga ta, është edhe Ralph Hammerthal nga Gjermania i cili lexoi një
pjesë të romanit të tij në ditën e parë të festivalit. Ai tha se para se të vinte
në Kosovë, rreth këtij vendi kishte shumë paragjykime, por që pas njohjes
me njerëz të shumtë, ai është afruar më shumë me Kosovën.
“Duke kaluar në rrugë, ndoshta sepse dukem sikur gjerman, njerëzit më
përshëndesin dhe më pyesin “schprahenzi deutsch?“ [flisni gjermanisht].
Kështu një burrë rreth të pesëdhjetave më çoi të vizitoja xhaminë, muzeun
dhe më tregoi shumëçka“.
Megjithatë, Hammerthal thotë se megjithë që në këtë festival ka autorë
edhe nga Serbia, kjo ngjarje kulturore nuk është politikisht përfaqësuese
shtetesh, por vetëm artistikisht.
“Pse të përfaqësohet Serbia, apo Kosova”? pyet ai. “Romanet e poezitë
duhet të jenë konkrete, dhe duhet të tregojnë për jetën e autorit, në letërsi
do të thosha që s’ka përfaqësim.
More
Like 25,902 people like this.
search..
Tolaj në Gjykim pa Përcjelljetë Policisë
14:55 PM- Në GjykatënThemelore në Prishtinë, tëmërkurën vazhdoi seancakundër...
NATO: Ndalim Armësh për“Mbrojtësit” në Veri
11:25 AM- Forca e NATO-snë Kosovë paralajmëroi sevetëm grupet e autorizuara...
Njëqind Protesta Në KërkimTë Pagave (TV)
10:23 AM- Ish -punëtorët efabrikës së Tubave dheÇelikut nga Ferizaj (IMK)kanë...
Të gjitha
Një Institucion Shëndetësor Për Të
Cilin Pacientët Flasin Mirë (TV)
Kisha Mund ta Mbështesë Qeverinë
për Marrëveshjen
“Kleçka” Mbyllet Për Publikun
Matje Tensioni në Qendër të Ferizajt
(TV)
nr. komenteve 0
Albana Beqiri
Shqipëri - ZgjedhjetMes Arrogancës dhe
Me të lexuarat
LAJMET E FUNDIT
KOLUMNE
Arte Karikatura Kohë e lirë
5/15/13 Letërsia Bashkon Botët e Ndara - Arte - Gazeta Jeta në Kosovë
gazetajnk.com/?cid=1,964,5541 2/3
QKK Insiston në Auditimin
e Filmave të Financuar
Xhejlane Aliti
Majlindës 8 Mijë €
Shpërblim për Medaljen e
Bronztë (TV)
Petrit Çollaku
Prishtina Mjaltë për
Zyrtarët e Saj
Jeton Musliu
Demantohen Edhe Kur
Janë 200% të Sigurtë
Njomza Salihi dhe Bardh
Shkreli
Sy-Vëzhguesit Po u
Shohin
Jeton Musliu
Futbolli Mbron Jetën (TV)
Kaltrina Rexhepi
Qeveria Padit Familjarët e
Pensionistëve të Vdekur
Korab Basha
Kosova Nikoqire e Garës
Rajonale të Peshkimit
(TV)
Email Print Share
Por nëse për Hammerthal ky festival nuk ka rëndësi politike, nga Kosova
thonë se ky festival nuk do të ekzistojë, atëherë kur politika nuk do të jetë
interesante.
Jeton Neziraj, i cili është një nga organizatorët e Polipit, me barsoleta të
ndryshme politike, ftonte autorët për të lexuar pjesë nga veprat e tyre.
“Vetë ideja e mënyrës se si Polipi bashkorganizohet, prej dy organizatave,
qendrës “Multimedia” nga Prishtina dhe “Beton”, deshëm apo s’deshëm,
politika është pjesë e Polipit. Ndonjëherë i ikim me mjeshtëri, për me u
marrë vetëm me letërsi, por fatkeqësisht këtu kultura nuk e ka pasur kurrë
luksin të trajtohet si e ndarë prej politikës, por është konceptuar dhe ka
bashkëjetuar me politikën, për shkak të rrethanave të ndryshme”, thotë
Neziraj.
Publicisti Shkelzen Maliqi thotë se Polip-i dhe ngjarjet e tilla kulturore kanë
shkuar përtej asaj çka kanë ofruar dhjetra takime të kryeministrave të
Kosovës e Serbisë.
“Jetoni dhe Sasa u takuan në Leipzig në një panair, pinë raki dhe
vendosën të bëjnë diçka. Nga ajo doli titulli “Nga Beogradi/Prishtina me
dashuri” i projektit të parë të përbashkët. Ishte pak provokues, por
ndoshta i ka inspiruar kryeministrat, por ata s’kanë ardhur deri te dashuria
ende, ndoshta është më mirë tí çonim Jetonin e Sasën.
Kritiku letrar Adil Olluri thotë se organizimet e tilla kulturore i shërbejnë
përbashkimit e afrimit kulturor të popujve të cilët deri dje kanë qenë në
luftë dhe që përmes artit të krijohet një raport më i mirë ndërmjet këtyre
popujve, nëse jo në sferën politike, së paku në sferën kulturore.
Por, ai thotë që shkrimtari duhet ta shkruajë veprën në mënyrë të pavarur
nga idetë ndarëse apo bashkuese.
“Arti nuk duhet ta ketë mision primar, sepse dallojnë organizimet artistike
prej shkrimit artistik, prej artit në vepër. Artisti duhet ta shkruajë veprën pa
qëllim të përbashkimit, duhet ta shkruajë veprën pavarur, atë emocion që
e ndjen. Këto organizime janë të sferës jashtë shkrimit”, thotë ai.
Ai thotë që madje ekziston një dallim i theksuar në mes të gjendjes në të
cilën është Kosova në aspektin politik e ekonomik në raport me shtetet e
rajonit, dhe pozitës që e ka ajo në letërsi.
“Aq sa kam njohuri për letërsinë në rajon, Kosova nuk qëndron mbrapa,
nuk duhet të ndihemi inferiorë në këtë aspekt,” përfundon ai.
Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë Polip organizohet çdo vit në Prishtinë.
Ky festival fillimisht u organizua nga qendra Multimedia ndërsa edicionet e
fundit janë organizuar bashkërisht me Beton-in, organizatën kulturore me
bazë në Beograd.
Polip sjell çdo vit autorë nga vende të ndryshme të rajonit dhe botës. Këtë
vit, tema qendrore e festivalit është Letërsia e Botëve të Ndara. Pesë
sesione debatesh dhe prezantime të veprave po mbahen këto tri ditë.
More TweetTweet 0 Like 9
Europa Në Një Rrugë Të Prishtinës
(TV)
EULEX-i i Shqipton Një Muaj
Paraburgim Naser Kelmendit
Anketa: Myslimanët e Ballkanit 18%
Pro Sheriatit
Jevtiq Interesohet për Kthimin e
Serbëve në Deçan
Magnati Serb Synon Brezovicën
Me të komentuarat
Aspak - Nuk Vepron
Mundohet
Vepron - Rezultate të Mjaftueshme
Voto
Sa e sfidon gjyqësori ndikimin
e politikës ndaj gjykatësve dhe
prokurorëve?
Shiko arkivën
Fshati në Pushim
Shiko arkivën
ANKETË
FOTOGALERIA
KARIKATURA
5/15/13 Letërsia Bashkon Botët e Ndara - Arte - Gazeta Jeta në Kosovë
gazetajnk.com/?cid=1,964,5541 3/3
BIRN
Organizata
flickr
youtube
RSS News
lidhu
Karaktere të mbetura: 1000Komento
Emri:
Komenti:
Kodi:
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)
Heqje e përgjegjësisë
Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë
diskriminuese, denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve
kriminale. Gazeta Jeta në Kosovë rezervon të drejtën e publikimit ose jo të
shkrimeve dhe komenteve. Përmbatja e komenteve në asnjë mënyrë nuk
mund të konsiderohet si pasqyrim i pikëpamjeve të redaksisë.
Rreth nesh
Rregullat e përdorimit
Kontakti
Dërgo
Regjistrohu per newsletter
Email adresa
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
top related