ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të përpunimit me prerje

Post on 08-Jul-2015

2.841 Views

Category:

Documents

25 Downloads

Preview:

Click to see full reader

TRANSCRIPT

KARAKTERISTIKAT THEMELORE TEKNOLOGJIKE

TË PËRPUNIMIT ME GËDHENDJE (HEQJE ASHKLE-

PRERJE) TORNIMI, KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE FREZIMI, KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE SHPIMI, KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE ZDRUGIMI, KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE TËRHEQJA (PËRSHKIMI), KARAKTERISTIKAT

TEKNOLOGJIKE

Gjysmëproduktet e përftuara me deformim plastik, derdhje dhe me disa metoda tjera të përpunimit, zakonisht i nënshtrohen përpunimit me prerje në makinat metalprerëse për tu shndërruar në detale të gatshme për përdorim (eksploatim).

Makinat metalprerëse përbëhen nga një kompleks mekanizmash, që shërbejnë për të kryer lëvizjet bazë dhe lëvizjet ndihmëse të domosdoshme për punimin e detaleve.

Makinat metalprerëse janë të tipeve dhe dimensioneve të ndryshme, prandaj klasifikimi i tyre është i nduarnduarshëm.

Në varësi të llojit të lëvizjes kryesore, makinat metalprerëse ndahen në:

makina me lëvizje kryesore rrotulluese,makina me lëvizje kryesore drejtvizore.

Në varësi të madhësisë, makinat metalprerëse ndahen në:

të lehta, me peshë deri në 10 tonelata,të mesme, me peshë prej 10-30 tonelata,të rënda,me peshë prej 30-100 tonelata.

Në varësi të mënyrës së drejtimit (dirigjimit), makinat metalprerëse ndahen në:manuale,gjysmautomatike,automatike.

Në varësi të shkallës së precizitetit (saktësisë), makinat metalprerëse ndahen në:normale,precize,me precizitet të lartë.

Në varësi të karakterit (llojit) të punimeve që kryhen, respektivisht në varësi të mundësisë teknologjike, dallohen:

makina tornuese,makina frezuese,zdruguese,makina shpuese,makina rektifikuese(retifikuese),makina sharruese,makina për përpunime të veçanta etj.

Në varësi të përdorimit:universale dhespeciale.

Vlen të theksohet se në literaturë mund të gjenden edhe klasifikime tjera, por klasifikimi me i përgjithshëm bazohet në karakterin e punimeve që kryhen dhe në procesin themelor teknologjik. Vende të ndryshme që prodhojnë makina metalprerëse i kanë edhe kriteret e tyre për klasifikimin e makinave metalprerëse. Natyrisht se për secilin kriter të klasifikimit ekzistojnë edhe mënyrat e shenjimit dhe markimit.

TORNIMI, KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE

Tornimi është një nga proceset kryesore të përpunimit me heqje ashkle, që kryhet në makinat tornuese (tornot).

Me tornim mund të përgatiten detale (pjesë) që kanë:

-sipërfaqe cilindrike dhe konike,

-sipërfaqe të profiluara,

-kanale të formave të ndryshme,

-fileta, etj.

Operacione të tornimit

Tornot, llojet e tornove dhe përdorimi i tyre

Tornot janë makinat më të përhapura për përpunimin e metaleve me prerje, me që shumica e elementeve të makinave paraqesin trupa rrotullues.

Në fondin e përgjithshëm të makinave metalprerëse, tornot përfaqësohen me afro 50% të numrit të përgjithshëm.

Në literaturë gjenden klasifikime të ndryshme të tornove, në varësi të perdorimit, konstruksionit dhe mundësive teknologjike.

Në varësi të këtyre kritereve dallohen:-torno universal,-torno revolver,-torno ballore,-torno vertikal(karosel),

-torno gjysmautomatik,

- torno automatik,

-torno special,

-torno me dirigjim numerik.

Vlen të theksohet se pavarsisht nga lloji i tornos, të gjithë përdoren për përftimin e pjeseve rrotulluese. Lëvizjen kryesore e kryen pjesa ndërsa ate të hapit, vegla prerëse (thika), figura në vazhdim.

Karakteristikat dhe mundsitë teknologjike të tornove universale

Çdo makinë metalprerëse karakterizohet me mundësitë specifike përkatëse. Për vlerësimin e mundësive të makinës përkatëse duhet të njihen karakteristikat themelore teknike të cilat kryesisht përcaktojnë hapsirën punuese (përmasat maksimale të pjesës që mund të përpunohet në makinë), dijapazonin e lëvizjes punuese të hapit (ushqimit), fuqinë e instaluar, përmasat dhe peshën e makinës e kështu me radhë.

Vlen të theksohet se prodhuesit e makinave metalprerëse, këto karakteristika i japin për të gjitha llojet e makinave të prodhuara.

Te tornot universale parametër themelor që e përcakton hapsirën punuese është diametri maksimal i pjesës që mund të përpunohet, mbi shtratin e makinës. Në figurën në vazhdim ky diametër është shënuar (shenjuar) me D.

Parametër tjetër i rëndësishëm është edhe diametri D1-diametri maksimal mbi suportin e tornos.

Në grupin e karakteristikave tjera të tornos mund mund të përfshihen edhe:

Fuqia e instaluar, numri i rrotullimeve të motorit, lartësia, gjerësia dhe gjatësia e kundërmajave (L) e cila përcakton gjatësinë maksimale që mund të përpunohet në torno.

Edhe pse tornot në përgjithësi dallohen për nga karakteristikat konstruktive dhe funksionale, megjithate ekzistojnë disa pajisje dhe mekanizma që janë të përbashkët për të gjithë llojet e tornove dhe këto jane:

-bazamenti-burimi i energjisë (elektromotori-pjesa

që i vë në lëvizje tornot,-transmetuesi i lëvizjes kryesore,-transmetuesi i hapit,-mekanizmat për manipulim me dorë,-pajisjet për ftohje të pjesës dhe vajosje,-pajisjet për shtrëngim të pjesës dhe

veglës.

Në varësi të lëvizjes së veglës prerëse(thikës), dallohet:-tornimi gjatësor,-tornimi tërthor.

Tornimi gjatësor realizohet me lëvizjen e suportit gjatësor dhe dallohet: -tornim nga ana e jashtme (tornim i jashtëm),-tornim nga ana e brendshme (tornim i brendshëm)

Tornimi tërthor realizohet me lëvizjen e suportit tërthor që është i vendosur në suportin gjatësor në ate mënyrë që të mund të bëhet lëvizja translatore e veglës prerëse (thikës) që qëndron pingul me aksin e rrotullimit të pjesës, figura në vazhdim:

Me lëvizjen tërthore të veglës prerëse(thikës) mund të realizohen lloje të ndryshme të perpunimit me tornim, si p.sh. përpunimi i skajeve, prerja, përpunimi kanaleve të ndryshme të profiluar, ndarja në pjesë më të vogla etj.

Përveç tornimit gjatësor dhe tërthor, te tornot universale mund të përpunohen edhe sipërfaqe konike.

Sipërfaqe konike, të jashtme apo të brendshme mund të përftohen edhe duke kombinuar lëvizjet e pajisjeve tjera në kuadër te tornos universale.

Në tornot universale gjithashtu mund të bëhet edhe shpimi i vrimave dhe përpunimi i mëtejme i tyre.

Përpunim tjetër karakteristik që mund të realizohet me ndihmën e tornove universale është edhe përgatitja (hapja) e filetës e cila formohen me sinkronizimin e lëvizjes rrethore dhe drejtëvizore. Në varësi të profilit (formës) filetat mund të jenë me formë: trekëndëshe, katrore, trapezoidale etj.

Në tornot universale mund të përgatiten të gjitha llojet e filetave standarde sipas skemës së dhënë në figurën në vazhdim:

Sipërfaqe të profiluara mund të përgatiten duke kombinuar lëvizjen dhe formën e veglës prerëse me pajisjet tjera shtesë të tornos universale siç shihet në figurën në vazhdim.

Karakteristikat dhe mundësitë teknologjike të tornove revolver

Këto torno përdoren për prodhimin e një numri të madh detalesh (prodhim) në seri, që mund të përpunohen njëkohesisht me disa vegla prerëse. Vendosja në kokën e rrotullueshme(revolver) të këtyre veglave është edhe veçoria dalluese e këetyre tornove. Koka e rrotullueshme ka formën e barabanit ose shumëkëndëshit në të cilën vendosen veglat prerëse sipas rendit të nevojshëm të përpunimit. Me rrotullimin e kokës veglat prerëse në mënyrë të njëpasnjëshme sjellen në pozicionin e nevojshëm për përpunim.

Për dallim prej tornove universale, te këto torno karakteristikat themelore dhe mundësitë teknologjike të përpunimit varen nga koka e rrotullueshme (revolver): pozicioni i saj, numri i foleve, lëvizjet maksimale e kështu me radhë.

Tornot revolver, sipas aksit të rrotullimit të kokës revolver mund të jenë:

-torno me aks (kokë) horizontale, -torno me aks (kokë) vertikale.

Në tornot me aks (kokë) horizontale, koka revolver rrotullohet rreth një aksi horizontal dhe është e drejtuar kundrejt shpindelit të makinës metalprerëse me ballin e saj ku janë të vendosur veglat prerëse.

Saktesia (preciziteti) e përpunimit të detaleve varet nga saktësia e rregullimit të distancatorëve, zgjedhja e drejtë e elementeve të regjimit të prerjes dhe gjeometria e veglave prerëse.

Tornot me aks (kokë) horizontale parimisht janë me përmasa më të mëdha dhe shërbejnë për përpunimin e sipërfaqeve me konfiguracion të ndërlikuar, të përpunuar paraprakisht me derdhje.

Skema e tornos revolver me aks (kokë) horizontal

Tornot me aks(kokë) vertikal karakterizohen me ate se të gjitha llojet e përpunimit realizohen me vegla prerëse të cilat vendosen në kokën revolver dhe ndërrohen duke u rrotulluar ne aksin vertikal të kokës.

Skema e tornos revolver me aks (kokë) vertikal

Karakteristikat dhe mundesitë teknologjike të tornove ballor dhe karusel

Për përpunimin e detaleve makinerike me diametër relativisht të madh dhe me gjatësi të vogël përdoren tornot ballor(tërthor) dhe ato karusel(vertikal).

Karakteristikat dhe mundësitë teknologjike të tornove speciale

Tornot speciale përdoren për përpunimin e detaleve të veçanta, si p.sh.: kollodokë, boshte ekscentrike etj. Këto torno mund të jenë:

-gjysmautomatik dhe-automatik.Te tornot gjysmautomatike gjithë cikli i

lëvizjes së veglave prerëse kryhet pa pjesëmarrjen e punëtorit. Punëtori bën vendosjen e copës, ndjek punën e makinës dhe në fund heq detalin e gatshëm nga makina.

Vendosja e pjesëve në torno dhe pajisjet për vendosje

Vendosja dhe shtrëngimi i pjesëve në torno është një prej veprimeve kyçe të procesit të tornimit.

Vlen të theksohet se mënyra e vendosjes dhe shtrëngimit të pjesëve në torno varet nga:

-forma e pjesës, respektivisht detalit që i nënshtrohet përpunimit,

-shtangësia e pajisjes,

-preciziteti i vrazhdësisë së sipërfaqes.

Veglat për përpunim me tornim(thikat tornuese)Llojet e ndryshme të tornove që u

përmendën më parë krijojnë mundësinë e përpunimit të një diapazoni të gjerë të pjesëve nga aspekti i formës dhe vetive të ndryshme.

Për realizimin e këtijë qëllimi, përveç makinës metalprerëse duhet të përdoret edhe vegla prerëse adekuate-thika për tornim. Sot përdoren lloje të ndryshme të thikave nga aspekti i vetive konstruktive dhe materialit që prodhohen.

Në varësi të formës thikat mund të jenë: të drejta, të lakuara (këthyera), në formë kuke, të zgjatura etj.

Në varësi të cilësisë (kualitetit) të sipërfaqes së përpunuar dallohen:

-thika për tornim të ashpër (vrazhdë-zgrosimi),

-thika për tornim të pastër (final-finicioni-finitura).

Në varësi të formës së seksionit tërthor te trupit te thikes dallohen:

-thika me prerje tërthore këndrejtë,-thika me prerje tërthore katrore,-thika me prerje tërthore rrethore.Në varësi të llojit të përpunimit dallohen:

-thika për përpunim të jashtëm,-thika për përpunim të brendshëm.

FREZIMI, KARAKTERISTIKAT TEKNOLOJIKE

Frezimi, në krahasim me tornimin i ka disa veçori dalluese:

-në punim marrin pjesë njëkohësisht disa tehe prerëse, prandaj frezimi është më produktiv se tornimi,

-tehet prerëse të frezave punojnë periodikisht, duke pushuar, kurse trupi i tyre i madh ndihmon në largimin e nxehtësisë nga tehet prerëse,

-seksioni tërthor i ashklës lëviz në kufij të gjerë dhe si rrjedhim i kësaj forcat prerëse kanë vlera të ndryshme etj.

Përdorimi

Frezimi përdoret për (përpunimin) e:

-sipërfaqeve të rrafshta (horizontale, vertikale, të pjerrëta),

-sipërfaqeve të profiluara (fasonale),

-për hapjen e kanaleve (të shlicave),

-për prodhimin e rrotave të dhëmbëzuara,

-për prodhimin e sipërfaqeve të filetuara etj.

Frezimi kryhet në makina metalprerëse që quhen makinat frezuese dhe me vegla prerëse, që quhen freza. Vlen te theksohet se në të njejtat pajisje mund të realizohet edhe shpimi, tërheqja, barenimi etj.

Frezimi, si metodë e përpunimit me prerje, është përdorur më vonë se proceset tjera të përpunimit. Megjithate, frezimi aktualisht ka marrë përhapje të gjerë për përpunimin e sipërfaqeve të rrafshta, për hapjen e kanaleve, për përpunimin e sipërfaqeve të profiluara (fasonale), për përpunimin e rrotave te dhëmbëzuara etj.Për të kryer procesin e frezimit, janë të domosdoshme dy lëvizje:

-lëvizja kryesore ose e punës dhe -lëvizja e hapit (ushqimit).

Gjatë frezimit lëvizja kryesore është lëvizja rrotulluese e frezës, kurse lëvizja e hapit (ushqimit) është drejtvizore dhe e bën pjesa së bashku me tavolinën e makinës.

1-lëvizja kryesore2-lëvizja e hapit (ushqimit)

Llojet kryesore të përpunimit me frezimMe frezim mund të realizohen këto lloje

të përpunimit:-frezimi i sipërfaqeve të rrafshta me freza

cilindrike,-frezimi i sipërfaqeve të rrafshta me freza

ballore,-frezimi i sipërfaqeve të rrafshta dhe të

pjerrëta me freza këndore,-frezimi i kanaleve me freza skajore,-frezimi i kanaleve anësore (të

shkallëzuar) me freza diskore,

-frezimi i sipërfaqeve të rrafshta me komplete frezash diskore,-prerja e copave me freza sharrë,-frezimi me freza të profiluara,-frezimi i sipërfaqeve të kurbëzuara me freza skajore,-frezimi i kanaleve (shlicave) në boshte,-frezimi i rrotave me dhëmbë (dhëmbëzorëve),-frezimi i kanaleve helikoidale,-frezimi i sipërfaqeve të filetuara, etj.

Frezimi i sipërfaqeve të profiluara

Makinat frezuese dhe llojet e tyreForma dhe përmasat e detaleve që

përpunohen me frezim kërkojnë makina të ndryshme frezuese.

Makinat frezuese janë të shumëllojshme, por sipas përdorimit ato ndahen në:-makina frezuese për përdorim të përgjithshëm,-makina frezuese speciale (për rrota të dhëmbëzuara, fileta, kiaveta, sipërfaqe të profiluara etj.)

Karakteristikat dhe mundësitë teknologjike të makinave frezuese për përdorim të përgjithshëm

Makinat frezuese për përdorim të përgjithshëm, në varësi të pozicionit të shpindelit, ndahen në:

-makina frezuese horizontale-makina frezuese vertikaleKëtu, në këtë grup mund të përfshihen

edhe makinat frezuese universale, të cilat mund të punojnë edhe si makina frezuese horizontale edhe si makina frezuese vertikale.

Makina frezuese horizontale

Shumica e makinave të sotme frezuese e kanë bankën e rrotullueshme kundrejt aksit vertikal dhe quhen universale.

Pamja e përgjithshme e makinës frezuese horizontale

Makinat frezuese vertikale dallohen nga ato horizontale, sepse shpindeli i tyre shtrihet në rrafshin vertikal, duke kryer punime që në makinat frezuese horizontale nuk mund të bëhen. Me këto makina sigurohet një prodhueshmëri e lartë si dhe precizitet dhe dhe vrazhdësi e kënaqshme e sipërfaqes.

Nëse makinat frezuese pajisen me koka vertikale dhe horizontale atëhere këto makina frezuese quhen portale, figura në vazhdim:

Karakteristikat kryesore tekniko-teknologjike të makinave për frezim janë:

-hapësira punuese e cila definohet me dimensionet e bankës punuese dhe me mundësitë e lëvizjes maksimale të saj,

-numri i rrotullimeve të shpindelit, -hapja konike e shpindelit, -fuqia e instaluar e burimit të lëvizjes,-përmasat e makinës dhe -pesha e saj.Çdo prodhues i këtyre makinave i

prezanton të dhënat themelore teknike.

Makina frezuese

Veglat prerëse te makinat frezuese horizontale, respektivisht frezat vendosen në një bosht i cili kalon nëpër shpindel ndërsa nga ana e kundërt përforcohen me mbajtës përkatës. Në figurën në vazhdim jepet skema e vendosjes së frezave në makinën frezuese horizontale.

Skema e vendosjes së frezave në makinën frezuese horizontale

Klasifikimi i metodave të frezimitNë varësi të pozicionit të boshtit të rrotullimit të veglës për frezim, që varet nga pozicioni i shpindelit, dallohet:

-frezim periferik,-frezim ballor.

Perriferik

Ballor

Në literaturën bashkëkohore gjendet edhe ky klasifikim:

- frezim periferik,

-frezim ballor,

-skajor (fundor).

periferik ballor skajor (fundor)

Në varësi të lëvizjes së bankës punuese në raport me lëvizjen rrotulluese të frezës dallohen:

– frezim me kahje të njejtë të lëvizjes,– frezim me kahje te kundërt të lëvizjes.

Veglat për përpunim me frezimPërpunimi me frezim bëhet me ndihmën

e veglave prerëse, që quhen freza. Freza është një trup rrotullimi, në përftuesen ose ballin e së cilës janë vendosur dhëmbët prerës. Gjatë rrotullimit të frezës dhe lëvizjes së pjesës që përpunohet, dhëmbët heqin gradualisht nga sipërfaqja e papërpunuar shtresa të holla materiali. Çdo dhëmb i frezës shërben si një thikë e veçantë dhe freza në tërësi është një bashkësi thikash, prandaj përpunimi i materialeve me freza ka një prodhimtari shumë të lartë.

Faqet dhe tehet prerëse të dhëmbëve të frezës janë si më poshtë:

Klasifikimi i frezavePër realizimin e përpunimit me frezim

përdoren tipa të ndryshme frezash, prandaj dhe klasifikimi ë tyre bëhet sipas:

-llojit të materialit nga i cili prodhohen,-formës së trupit,-formës së dhëmbëve,-konstruksionit etj.Sipas llojit të materialit nga i cili

prodhohen, dallohen:-freza nga çeliku për vegla,-freza nga çeliku shpejtprerës,-freza nga materialet e forta.

Sipas formës së trupit, frezat ndahen në :-freza cilindrike,-freza konike,-freza diskore,-freza të profiluara etj.Sipas formës së dhëmbëve, frezat

ndahen në:-freza me dhëmbë të drejtë,-freza me dhëmbë helikoidal,-freza me dhëmbë të kryqëzuar etj.

Sipas konstruksionit, frezat ndahen ne:-freza njëpjesëshe,-freza të mbërthyesheme.Klasifikimi i frezave, për arsye të

shumëllojshmërisë së madhe të konstruksioneve të tyre, bëhet në mënyra të ndryshme.

Sipas nevojës teknologjike, ndarja e tyre është e standardizuar dhe jepet nëpër tabela të ndryshme.

Pajisjet ndihmëse të makinave frezuesePërveç pajisjeve tjera ndihmëse që

përdoren për realizimin e llojllojshëm të përpunimit me frezim, koka ndarëse (divizori) është një prej pajisjeve më të rëndësishme e cila e rrit dukshëm mundësinë teknologjike të përpunimit me frezim. Koka ndarëse mundëson të bëhen këto përpunime:

-frezime të shpërndara njëtrajtësisht në sipërfaqen e pjesës që përpunohet (prizma poligonale, dhëmbëzorë, shkallëzime etj.,

-frezime të shpërndara në rrafshe që formojne midis tyre kënde të caktuara.

SHPIMI, KARAKTERISTKAT TEKNOLOGJIKE

Pjesa dërmuese e detaleve kanë vrima, të cilat shërbejnë për qëllime të ndryshme. Vrimat mund të përftohen me mënyra të ndryshme të përpunimeve. Vlen të theksohet se vrimat me diametër të madh mund të përftohen me derdhje ose me përpunim plastik (me deformim). Vrimat në materialet me trashësi të vogël (në formë fletësh) shpohen zakonisht në presa në gjendje të ftohtë. Megjithate, shumica e vrimave bëhen në makinat metalprerëse si: makinat shpuese, tornuese, barenuese, retifikuese të brendshme etj.

Shpimi është një nga mënyrat më të përhapura për përpunimin e vrimave.

Format dhe konstruksionet e veglave për përpunimin e vrimave janë të shumëllojshme.

Me këto makina mund të përpunohen vrima:

- me precizitet të lartë përmasor,

-me kualitet të lartë të sipërfaqes së shpuar,

-me madhësi të ndryshme të diametrit,

-me gjatësi të ndryshme,

-të materialeve të ndryshme.

Përpunimi i vrimave në makinat shpuese kryhet si rezultat i lëvizjeve të veglës prerëse (shpuese) e cila kryen njëkohësisht lëvizjen kryesore rrotulluese dhe lëvizjen drejtvizore të hapit, ndërsa pjesa që shpohet në të shumtën e rasteve është e palëvizshme (fikse).

Vegla shpuese fikse

Vlen të theksohet se tehet prerëse të puntos presin shtresa të holla të materialit-pjesës së përforcuar, duke formuar ashklën, e cila, duke rrëshqitur nëpër kanalet spirale të puntos del nga vrima që përpunohet.

Puntoja në krahasim me veglat tjera prerëse, punon në kushte tejet të vështira, sepse gjatë shpimit vështërsohet largimi i ashklës dhe dërgimi i mjetit ftohës-vajosës.

Për dallim nga thika puntoja është vegël prerëse dytehëshe dhe në procesin e prerjes përveç dy teheve prerëse kryesore marrin pjesë edhe tehet ndihmëse.

Vrimat janë të llojeve të ndryshme:

-të tejpërtejme,

-jo të tejpërtejme (qorre),

-të shkallëzuara,

-cilindrike,

-konike etj.

Sipas shkallës së saktësisë, vrimat ndahen në:

-vrima jo të sakta,

-vrima të sakta.

Për vrimat jo të sakta nuk ka kërkesa të veçanta për formën e rregullt gjeometrike dhe për ashpërsinë-vrazhdësinë e sipërfaqes.

Punimi i këtyre vrimave kryhet vetëm me një kalim të veglës prerëse.

Për vrimat e sakta, përmasat dhe shmangia nga forma e rregullt gjeometrike duhet të jenë brenda kufijve të specifikuar.

Makinat shpueseMakinat shpuese përdoren për

hapjen e vrimave të ndryshme.Makinat shpuese (trapanot)

përdoren kryesisht për hapjen e vrimave, diametri i të cilave është pak a shumë me i vogël se përmasat gabarite të pjesës(copës) që punohet.

Në uzinat e ndryshme industriale gjenden makina shpuese me karakteristika teknike nga më të ndryshmet.

Pjesa dërmuese e makinave shpuese fiksohen në mënyrë të palëvizshme mbi bazament, kurse disa prej tyre mund të zhvendosen mbi shina ose të çohen me vinç në vendin e punimit.

Klasifikimi i makinave shpuese është i llojllojshëm, ndërsa klasifikimi themelorë bëhet në varësi të aplikimit (përdorimit):

-makina shpuese për aplikim(përdorim) të përgjithshem-universale,

-makina shpuese speciale.

Sipas drejtimit të boshtit të punës (shpindelit), makinat shpuese klasifikohen në:

-makina shpuese horizontale,

-makina shpuese vertikale.

Sipas numrit të boshteve të punës (shpindelit), makinat shpuese klasifikohen në:

-makina shpuese njëboshtore ( me një bosht-shpindel),

-makina shpuese shumëboshtore ( me disa boshte-shpindele).

Karaketristikat dhe mundësitë teknologjike të makinave të shpimit për përdorim të përgjithshëm

Karakteristikat teknologjike të këtyre makinave të shpimit janë:

-hapësira punuese e makinës (përmasat gabarite të pjesës që i nënshtrohet shpimit),

-diametri maksimal i vrimës,-pjesa konike e boshtit

kryesor(shpindelit),-mundësia e transmisionit të lëvizjes

kryesore,-mundësia e transmisionit të lëvizjes

së hapit,

-fuqia e burimit të lëvizjes,

-përmasat gabarite të makinës.

Makinat shpuese manuale (të dorës) përdoren për hapjen e vrimave me diametër të vogël. Lëvizja kryesore e boshtit bëhet nëpërmjet elektromotorit, ndërsa hapi diktohet në mënyrë manuale (me dorë) dhe falë përmasave të vogla gabarite manipulimi me këto makina është tejet ë lehtë.

Makinat shpuese të bankës (tavolinës) prodhohen me dimensione relativisht të vogla dhe vendosen në një bankë (tavolinë) dhe prej këtu e kanë marrë edhe emrin.

Makinat shpuese radiale përdoren për shpimin e vrimave në detalet e rënda dhe me përmasa gabarite të mëdha (korpuse, blloqe) të cilët nuk mund të shpohen në makinat shpuese vertikale të tavolinës dhe në ato shtyllore.

Makinat shpuese radiale me kokë shpuese e cila mund të sillet edhe rreth aksit të vet e rrit kapacitetin punues të këtyre makinave dhe me këtë i mundësohet universalitet i punimit.

Karaketristikat dhe mundësitë teknologjike të makinave shpuese speciale

Nevoja e hapjes së vrimave me precizitet dhe me konfiguracion të veçantë solli zhvillimin e makinave speciale të shpimit. Këto makina shërbejnë për kryerjen e një ose të disa operacioneve të përpunimit të vrimave. Në këtë grup bëjnë pjesë makinat për shpime të thella, për vrima qendërzuese etj.

Në industri gjenden lloje të ndryshme të makinave speciale të shpimit:

-makina speciale shpuese me shumë boshte ( shumë shpindele) të vendosur në radhë njeni pas tjetrit.

Makinat shpuese shumëboshtore (shumëshpindelëshe) kryesisht përdoren për prodhimin në seri dhe në masë të detaleve, vrimat e të cilëve nuk janë me diametër të barabartë dhe kur kërkohet cilësi dhe saktësi e lartë.

Këto makina mund të kombinohen në pikëpamje të pozicionimit të kokave shpuese dhe kështu rritet dukshëm produktiviteti i këtyre makinave në krahasim me makinat shpuese me një bosht.

Agregate shpuese shumëshpindelëshe me konstruksion special dhe për përdorim special në prodhimtarinë në sëri të mëdha dhe në masë.

Makinat shpuese koordinative bëjnë pjesë në grupin e makinave speciale dhe përdoren për shpimin e vrimave me distanca reciproke të sakta, pa matje dhe shënim paraprak të pjesës së punës.

Në industri gjenden edhe makina speciale shpuese horizontale që përdoren për shpime të thella dhe për shpimin e vrimave qendërzuese.

Veglat për hapjen e vrimaveVeglat prerëse për hapjen e vrimave janë

të ndryshme dhe në literaturë gjenden klasifikime të llojllojshme, në varësi të përdorimit, në varësi të materialit nga i cili janë prodhuar, në varësi të formës së pjesës mbajtëse (bishtit) etj.

Ne varësi të përdorimit veglat prerëse për shpim ndahen ne:-punto, -kalizvarë,-alezatorë,-vegla speciale.

Në varësi të materialit nga i cili prodhohen, veglat prerëse për shpim ndahen në:-vegla prerëse për shpim nga çeliku për vegla,-vegla prerëse për shpim nga çeliku shpejtprerës,-vegla prerëse për shpim nga materialet e forta metalo, përkatsisht mineraloqeramike.

Tipi më i përhapur i veglës prerëse për shpim është puntoja spirale me bisht cilindrik dhe konik.

Në varësi të përdorimit puntot janë me forma të ndryshme, punto spirale(a,b), punto me kanale të drejta (c), punto shigjetë (d), punto për shpime të thella (e,f), punto për shpime unazore (g,h), punto per vrima qenderzuese (l), figura ne vazhdim.

Në makinat shpuese, përveç shpimit dhe rishpimit të vrimave me punto, kryhen edhe lloje tjera punimesh si p.sh.:kalizvarime, alezime, filetime etj.

Kalizvarim quhet procesi i përpunimit të vrimave me vegël prerëse që quhet kalizvarë. Shpeshherë kalizvarimi mund të jetë proces i ndërmjetem midis shpimit dhe alezimit. Me kalizvarim kryhet edhe përpunimi i vrimave cilindrike dhe konike dhe hapja e foleve për kokat e bulonave, vidhave, etj.

Kalizvarimi e ulë vrazhdësinë e sipërfaqes, rrit saktësinë e punimit si dhe i përgatit vrimat për procesin e alezimit.

Kalizvarimi

Kalizvarët për dallim prej puntove spirale, kanë tre ose katër tehe prerëse.

Klasifikimi i kalizvatorëve bëhet në mënyra të ndryshme.

Sipas formës së vrimës që përpunohet, kalizvatorët ndahen në:

-cilindrik,-konik,-ballor,-të kombinuar.

Sipas mënyrës së përforcimit në boshtin e punës, kalizvatorët ndahen në:

-me pjesë mbajtëse cilindrike,-me pjesë mbajtëse konike.

Sipas konstruksionit dhe përpunimit, kalizvatorët ndahen në:

-njëpjesësh (monolit),-të mbërthyeshëm-montueshëm.

Sipas materialit nga i cili prodhohen tehet prerëse, kalizvatorëet ndahen në:

-me tehe prerëse prej çeliku për vegla,-me tehe prerëse prej çeliku

shpejtprerës,-me tehe prerëse prej materialeve të

forta.

Alezimi përdoret si punim përfundimtar i vrimave për të përftuar saktësi të lartë dhe sipërfaqe cilësore - kualitative. Vrima që i nënshtrohet alezimit duhet që më përpara të shpohet, të tornohet ose të kalizvarohet.

Alezimi kryhet me ndihmën e veglave prerëse që qehen alezatorë.

Alezatorët janë vegla prerëse për alezimin e vrimave, më parë të hapura me shpim, zgjerim dhe kalizvarim.

Alezatoret klasifikohen në mënyra të ndryshme.

Sipas formës së trupit, alezatorët ndahen në:

-alezatorë cilindrikë,-alezatorë konikë.

Sipas formës së vijave të kanaleve, alezatorët ndahen në:

-alazatorë me kanale te drejta,-alezatorë me kanale spirale.

Sipas konstruksionit të trupit, alezatorët ndahen në:

-alezatorë njëpjesësh (monolit),-alezatorë të mbërthyeshëm

(montueshëm).

Sipas mënyrës së përdorimit, alezatorët ndahen në:

-alezatorë të dorës (manual),-alezatorë të makinës.

Sipas materialit të teheve prerëse, alezatorët ndahen në:

-alezatorë prej çeliku për vegla,-alezatorë prej çeliku shpejtprerës,-alezatorë prej materialeve të forta.

Dallimi kryesor i alezatorit nga kalizvari qëndron në faktin se alezatori ka më tepër dhëmbë (tehe prerëse) se kalizvari (5-18 dhëmbë-tehe prerëse).

Pjesa punuese e alezatorit përbehet nga:-koni drejtues,-koni prerës(marrës),-pjesa kalibruese.

Filetimi kryhet me vegla që shërbejnë për punimin(prerjen) e filetave të vrimave (meshkuj), të cilat duhet të jenë punuar më përpara me maja shpuese ose me kalizvarë.

Mashkulli, që në literaturë mund të emërtohet edhe si “kalizvari për hapjen e filetave-kalizvar filetash”, është një vidhë me diametër, hap dhe kënd të profilit të filetës të njejtë me ate qe do te punohet(pritet) prej tij, i përgatitur prej çeliku për vegla dhe i pajisur me kanale gjatësore.

Vlen të theksohet se vrimat ku punohen (priten) fileta duhet te përpunohen paraprakisht në makina metalprerëse duke u dhënë përmasat përkatëse. Meqenëse gjatë punimit (prerjes) së filetave ndodh edhe “ngjeshja” e materialit, atëhere duhet marrë parasysh që diametri i vrimës duhet të përgatitet gjithmonë me tolerancë pozitive.

Përcaktimi, respektivisht dimensionimi i përmasave të diametrit të vrimës para filetimit varet dukshëm edhe nga materiali që do të përpunohet dhe nga hapi i filetës. Vrimat që do të filetohen duhet të përpunohen më parë me punto ose kalizvarë.

Sipas konstruksionit dhe përdorimit, “kalizvarët”-meshkuj mund të jenë:-për hapjen (punimin) e filetave me dorë,-për hapjen (punimin) e filetave me makinë.

Meshkujt për hapjen (punimin) e filetave zakonisht përdoren në komplete nga dy ose tre copë, ndërmjet të cilëve shpërndahet shtresa që do të prehet.

ZDRUGIMI, KARAKTERISTIKAT THEMELORE

Zdrugthimi(zdrugimi) është proces i përgatitjes së detaleve në makinat zdrugthuese (zdruguese). Procesi i zdrugthimit përdoret për punimin e sipërfaqeve horizontale, vertikale, të pjerrëta, të sipërfaqeve të profiluara dhe të kanaleve me profile të ndryshme si edhe dhëmbëzorëve në kushtet e prodhimit individual dhe në seri të vogla.

Kryerja e këtyre punimeve bëhet në makinat zdrugthuese(zdruguese), duke përdorur si vegla prerëse thikat zdrugthuese.

Në këto makina lëvizjen kryesore mund ta bëjë vegla prerëse ose pjesa(detali) që përpunohet. Vlen të theksohet se lëviza kryesore dhe lëvizja e hapit janë lëvizje drejtëvizore pingul njera ndaj tjetrës.

Kur lëvizjen kryesore e kryen vegla prerëse (vajtje-ardhje në planin horizontal), ndërsa pjesa që punohet bën lëvizjen e hapit(ushqimit) periodik, makina zdrugthuese(zdruguese) quhet tërthore (limatriçe) ose vertikale (stokatriçe). Ndryshe këto makina zdrugthuese (zdruguese) quhen edhe makina zdrugthuese (zdruguese) hapshkurtëra.

Kur lëvizjen kryesore e kryen pjesa (detali), makina quhet makinë zdrugthuese(zdruguese) horizontale ose pjala. Ne këtë rast detali lëviz së bashku me bankën e makinës, kurse vegla prerëse kryen lëvizjen periodike të hapit (ushqimit) në drejtim, tërthor, vertikal ose të pjerrët.

Ndryshe keto makina zdugthuese (zdruguese) quhen edhe makina zdrugthuese (zdruguese) hapgjata.

G

Makina zdruguese hapshkurtër

Makina zdruguese hapgjatë

G

Te makinat zdrugthuese dallohet lëvizja e punës, gjatë së cilës kryhet procesi i prerjes dhe levizja boshe, gjatë së cilës copa (pjesa) ose thika zhvendosen në drejtim të kundërt. Gjatë lëvizjes boshe nuk kryhet prerje.

Vlen të theksohet se lëvizja vajtje-ardhje shkakton punë me goditje të thikës, gjë që ndikon negativisht në qëndrueshmërinë e saj, prandaj thikat që përdoren në procesin e zdrugthimit(zdrugimit) duhet të përgatiten nga materiali që është i qëndrueshëm ndaj ngarkesave goditëse.

Për dallim nga makinat frezuese, makinat zdrugthuese (zdruguese) karakterizohen me produktivitet të ulët për shkak të lëvizjeve boshe në realizimin e procesit të përpunimit.

Përkundër produktivitetit të ulët, makinat zdrugthuese (zdruguese) posedojnë disa avantazhe në raport me makinat frezuese:

-punimi dhe mprehja e thjeshtë e veglës prerëse,

-mundësia e përgatitjes së sipërfaqeve të profiluara dhe të nderlikuara me thika të thjeshta dhe standarde, që nuk është e mundur gjatë frezimit, ku shfrytëzohen freza speciale dhe me kosto të lartë,

-çmimi me i ulët i veglës prerëse, që sipas formës nuk dallon nga thika tornuese,-koha e shkurtër përgatitore e makinës.

Makinat e zdrugthimit(zdrugimit)Makinat e zdrugthimit (zdrugthat) janë makina metalprerëse që përdoren për përpunimin e sipërfaqeve:-të rrafshëta(plane), -të profiluara, -hapjen e kanaleve, -përpunimin e dhëmbëzorëve etj.

Klasifikimi i makinave zdrugthueseNë literaturë gjenden klasifikime të

ndryshme të këtyre makinave metalprerëse.Makinat zdrugthuese(zdruguese) sipas

shërbimit teknologjik ndahen në dy grupe:-makina zdrugthuese(zdruguese) universale,-makina zdrugthuese (zdruguese) speciale.

Në varësi të peshës dhe të madhësisë së pjesëve që përpunohen, dallohen:

-zdrugtha hapshkurtër, -zdrugtha hapgjatë.

Karakteristikat teknologjike te zdrugthave hapshkurtër

Zdrugthat hapshkurtër shërbejnë për përpunimin e sipërfaqeve të rrafshëta (plane) me gjatësi të vogla, hapjen e kanaleve horizontale dhe të pjerrët etj. Karakteristika themelore e këtyre makinave është hapi i shkurtër i lëvizjes nga ku e kanë marrë edhe emrin makina hapshkurtëra. Hapi punues lëviz në intervalin prej 600-1000mm. Te këto makina si edhe te ato me lëvizje vërtikale, thika bën lëvizjen kryesore drejtëvizore, ndërsa pjesa e punës bën levizjen periodike të hapit.

Vlen të theksohet se ngjashëm si edhe makinat tjera metalprerëse edhe këto makina karakterizohen me disa parametra të veçantë tekniko-teknologjikë. Parametri (karakteristika) themelore edhe këtu është hapësira punuese e makinës, që definohet me lëvizjen maksimale të mbajtësit të veglës. Dimensionet e tavolinës punuese poashtu janë karakteristikë themelore e këtyre makinave. Përveç këtyre karakteristikave edhe fuqia e instaluar është një ndër karakteristikat e rëndësishme të këtyre makinave metalprerëse.

Zdrugthi hapshkurtër

Zdrugthi hapshkurtër

Makina zdrugthuese vertikale

G

P

Operacionet themelore të përpunimit me zdrugthat hapshkurtërZdrugthat hapshkurtër kryesisht përdoren për përpunimin e sipërfaqeve të rrafshëta që krijohen gjatë lëvizjes drejtvizore osciluese të veglës prerëse dhe lëvizjes drejtvizore periodike të pjesës që përpunohet. Përveç sipçrfaqeve tç rrafshçta, me zdrugthat hapshkurtçr mund tç pçrftohen edhe sipërfaqe më të nderlikuara, ndërsa për këtë qëllim përdoren vegla me konfiguracion të caktuar në kombinim me mundësitë teknologjike të zdrugthit.

Karakteristikat teknologjike të zdrukthave hapgjatë

Për dallim nga zdrugthat hapshkurtër, te zdrugthat hapgjatë lëvizjen kryesore e bën pjesa e punës me tavolinën, ndërsa lëvizjen e hapit e bën vegla prerëse.

Zdrugthat hapgjatë shërbejnë për përpunimin e sipërfaqeve të rrafshëta(plane) të gjata.

Zdrugthat hapgjatë (eng.planer mashine) përdoren për përpunimin me prerje të sipërfaqeve të rrafshëta me gjerësi deri në 6m dhe me gjatësi deri ne 12m.

Zdrugthat hapgjatë janë me përmasa gabarite më të mëdha se zdrugthat hapshkurtër dhe vlen të theksohet se këto zdrugtha mund të punojne njëkohësisht me shume thika prerëse.

Preciziteti i sipërfaqes së punuar është më i lartë.

Punojnë me shpejtësi konstante.

Zdrugthat hapgjatë zakonisht kanë konstruksion shtyllor me dy ose më shumë suporte gjatësore e tërthore me elektromotorë të veçantë dhe me këte krijohet mundësia e përpunimit të më shumë sipërfaqeve njëkohësisht.

Si edhe te zdrugthat hapshkurtër edhe këtu, karakteristikat themelore definohen nëpërmjet hapsirës punuese, pastaj me numrin dhe dijapazonin e hapave të dyfishtë të tavolinës së punës, me numrin dhe dijapazonin e hapit të suportit, me fuqinë e instalur të elektromotorit etj.

Në figurën në vazhdim është prezantuar zdrugthi hapgjatë portal.

Operacionet themelore të përpunimit me zdrugthat hapgjatë

Me ndihmën e zdrugthave hapgjatë mund të përpunohen të gjitha llojet e sipërfaqeve që përpunohen edhe me zdrugthat hapshkurtër. E veçantë e këtyre zdrugthave është se mund të përftohen sipërfaqe me gabarite më të mëdha. Gjatë përpunimit të sipërfaqeve me konfiguracion më të ndërlikuar është e munder që përpunimi të bëhet me disa vegla të vendosura në suporte të veçantë të zdrugthit hapgjatë.

Veglat për përpunim me zdrugthim(zdrugim)Veglat që përdoren për zdrugthim janë të

ngjashme me veglat për tornim. Përkufizimet e dhëna për gjeometrinë e thikave për tornim janë të njejta, ndryshime mund të ketë në vlerat e këndeve dhe në formën e thikës, për veçoritë që i ka zdrugthimi. Sa i takon klasifikimit të këtyre veglave, vlen të theksohet se në literaturë gjenden varianta të ndryshme të këtyre veglave.

Vlen poashtu të theksohet se karakteristikë e veçantë e veglave të zdrugthimit është edhe ajo se përmasat e këtyre veglave janë më të mëdha se të veglave të tornimit. Kjo imponohet nga vetë procesi i përpunimit nga se gjatë zdrugthimit, vegla u nenshtrohet goditjeve dhe si rrjedhim trupi i veglës duhet të posedojë përmasa më të mëdha.Materialet për prodhimin e veglave

(thikave) për zdrugthim(zdrugim) janë të ngjashëm me materialet për prodhimin e veglave për tornim (thikave tornuese).

TËRHEQJA (PËRSHKIMI), KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE

Përpunimi me tërheqje (përshkim) është një nga proceset e prerjes së metaleve me prodhueshmëri të lartë, që kryesisht përdoret për përpunimin e sipërfaqeve të profiluara, të vrimave me shliza etj.

Tërheqja (përshkimi) kryhet me ndihmën e një vegle prerëse me shume tehe që quhet tërheqës(përshkues).

Procesi i përpunimit me tërheqje (përshkim) realizohet me kalimin e veglës prerëse në sipërfaqen e pjesës që duhet të përpunohet, duke zbatuar të ai një forcë të caktuar në drejtim të lëvizjes së tij.

Për të realizuar heqjen e shtresës së metalit në sipërfaqen që do të përpunohet, tërheqësit i zbatohet një forcë (F), e cila i detyron dhëmbët të takojnë muraturën e pjesës dhe të largojnë prej saj një pjesë të metalit në formë të ashklës.

F

Vegla prerëse (1) fiksohet në kokën mbajtëse (shpindelin-2) të makinës për tërheqje (përshkim) dhe zhvendoset së bashku me të më një lëvizje drejtvizore, kurse pjesa që përpunohet (3) vendoset në rrafshin mbështetës, që është pingul me aksin.

Përpunimi me tërheqje (përshkim) realizohet kryesisht me lëvizjen drejtvizore të veglës prerëse (përshkuese).

Vlen të theksohet se me anë të përpunimit me tërheqje(përshkim) sigurohet një saktësi e lartë e përmasave dhe ashpërsi e ulët e sipërfaqes së përpunuar.

Tërheqja në fillim përdorej vetëm si një proces për kalibrimin e vrimave të ndryshme, ndërsa më vonë me zhvillimin e teknikes filloi të zgjerohet përdorimi i këtij procesi të perpunimit. Me anë të këtij procesi sot përpunohen me sukses në punetoritë mekanike: detale të shlicuara, detale të tipit bokolë, kanalet e kiavetave, rrafshet e bronzinave si dhe rrotat me dhëmbë nga jashtë dhe nga brenda.

Sipërfaqe që përpunohen me tërheqje

Avantazhet (anët e mira) të përpunimit me tërheqje (përshkim) janë:

-makinat dhe pajisjet që përdoren janë të thjeshta,

-detalet prodhohen me cilësi të lartë dhe plotësojnë kushtin e shkëmbimit të plotë reciprok,

-vegla prerëse punon për një kohë të gjatë dhe ka (rendimet) prodhueshmëri të lartë,

-kërkon punëtorë me kualifikim të ulët.

Të metat (anët negative) të përpunimit me terheqje (përshkim) janë:

-dizajnimi (projektimi) dhe prodhimi i tërheqësit është i vështirë,

-tërheqësi mund të dëmtohet lehtë prandaj kërkon kujdes në transportim, ruajtje dhe në përdorim,

-shpejtësia e prerjes është e vogël,

-trashësia e vogël e ashklës,etj.

Veglat prerëse për tërheqje(përshkim)

Ndryshe nga veglat tjera për përpunim me prerje, vegla prerëse për tërheqje (përshkim) ka formë dhe konstruksion tjetër. Në figurën në vazhdim jepet forma konstruktive e veglës prerëse për tërheqje (përshkim).

Pjesa prerëse, respektivisht dhëmbët prerës (tehet prerëse) shërbejnë për të hequr shtresat e metalit dhe kryesisht mund të jenë:

a-për përpunim më të vrazhdë (ashpër),b-për përpunim final (te pastër),c-për kalibrim.

Në varësi të forcës së zbatuar për tërheqje (përshkim), veglat prerëse (tërheqësit-përshkuesit) ndahen në:

-vegla prerëse për tërheqje (përshkim) me veprim shtytës të forcës,

-vegla prerëse për tërheqje (përshkim) me veprim tërheqës të forcës.

Në varësi të sipërfaqes që punohet, tërheqësit mund të ndahen në:

-tërheqës për përpunimin e sipërfaqeve të brendshme,

-tërheqës për përpunimin e sipërfaqeve të jashtme.

Në varësi të vendosjes së dhëmbëve prerës (teheve prerës) në veglën tërheqëse, dallohen:

-vegla prerëse për tërheqje të profiluar,-vegla prerëse për tërheqje gjenerative,-vegla prerëse për tërheqje progresive.Metoda e tërheqjes së profiluar

karakterizohet me ate se të gjithë dhëmbët prerës të veglës prerëse janë të njejtë (identik) me profilin përfundimtar të pjesës që përpunohet.

Metoda gjenerative e tërheqjes karakterizohet me ate se dhëmbët prerës të veglës prerëse, përveç atyre të fundit nuk janë të njejtë (identik) me profilin përfundimtar të pjesës që përpunohet.

Te metoda progresive, profili përfundimtar formohet pjesë-pjesë, me grupe të caktuar të dhëmbëve prerës të vendosur në veglën prerëse.

Materiali për prodhimin e veglave prerëse për tërheqje(përshkim)

Veglat prerëse për tërheqje(përshkim) përgatiten nga:- çeliku për vegla, - çeliku shpejtprerës dhe - materialet e forta metaloqeramike,-materialet e forta mineraloqeramike.

Makinat për përpunimin me tërheqje-përshkimMakinat për përpunim me tërheqje

klasifikohen në mënyra të ndryshme.Sipas drejtimit të lëvizjes së veglës

prerëse(tërheqesit-përshkuesit), ndahen ne:-makina horizontale,-makina vertikale.

Sipas pozitës së sipërfaqes që përpunohet, ndahen ne:

-makina për përpunim të brendshëm,

-makina për perpunim të jashtëm.

Makina tërheqëse (përshkuese) horizontale

top related