lulishtja “ideali” në ferizaj ofron shumël- lojshmëri të ......
Post on 06-Feb-2018
250 Views
Preview:
TRANSCRIPT
5 4
Me eksperiencë dhjetë vjeçare kompania “Neziri-F” në Gjilan bën prodhimin e gy-pave të betonit të të gjitha llojeve, që shër-bejnë për puse, kanalizime e infrastrukturë rrugore
NEZIRI - F
Prodhues i kuzhinave, dhomave të gju-mit dhe komodinave të ndryshme, në “Bliri Mob” - Ferizaj ofrohen të gjitha modelet për të gjitha shijet
BLIRI MOB
Për vetëm tri ditë bën instalimin e një trafoje elektrike dhe po ashtu bën edhe prodhimin e shtyllave të betonit me cen-trifugë, lloji më i ri në treg
Prodhues i fibrave të poliesterit për krijim të jorganëve, jastëkëve, rrobave dhe mobilieve, fabrika “Euro Commerce” nga Gjilani me tra-ditë të gjatë në këtë lëmi ofron një kualitet ndryshe prej të tjerëve
Me përvojë në zdrukthëtari qysh nga
viti 1992, mobilieria “Bliri Mob” në
Ferizaj, sot, është ndër prodhuesit më
me traditë në këtë qytet për prodhimin
e kuzhinave, dhomave të gjumit, parad-
homave e komodinave të ndryshme.
Mjafton një telefonatë dhe punëtorët
e “Bliri Mob” shkojnë bëjnë matjet e di-
mensioneve, tek vendi ku klienti kërkon t’i
vendoset kuzhina apo produktet e tjera.
“Qysh në vitin 1992 kemi nisur me
veprimtari në zdrukthëtari, ndërsa nga
viti 2007 kemi filluar me prodhimin
e mobilieve të reja, të kuzhinave,
dhomave të gjumit për të rritur dhe fëm-
ijë, për të cilat kemi edhe disajnerin, i
cili u ofron atyre modele për çdo shije”,
thotë Sejdiu.
E, jo vetëm kaq, për ata që duan të
kenë një kuzhinë të re, por nuk e kanë
idenë sesi do të dukej ajo, “Bliri Mob”
ofron edhe disajnerin, për t’iu propo-
zuar atyre modele të llojllojshme bazuar
edhe në planet e objekteve që kanë,
bënë të ditur pronari i mobilierisë, Rra-
him Sejdiu.
Kompania “Elektroheta” në
Ferizaj është ndër kompan-
itë e rralla në Kosovë, që përveç
instalimit të trafove elektrike bën
edhe prodhimin e shtyllave të
betonit, të cilat shërbejnë për in-
stalim të rrymës, ndërsa si rezultat
i cilësisë së mirë ka arritur që t’i ek-
sportojë edhe në shtetet e rajonit.
Pronari i saj, Muharrem Heta,
me profesion elektricist dhe për-
vojë 30 vjeçare në këtë lëmi, ka kri-
juar traditë disa vjeçare në instalim
të rrymës dhe të aparateve të ndry-
shme elektrike.
“Pak nga pak, me mund, por
durim nisa të zgjerohem. Nga
shtyllat e drurit kalova tek ato të
betonit, të cilat tani i prodhon kom-
pania ime”, thotë ai.
Heta zotohet se është ndër më
të lirët, më të shpejtët në ofrimin e
shërbimeve si dhe ndër më të kual-
ifikuarit për këtë lëmi.
Është më shumë i profesionali-
zuar dhe më i kërkuar për instalime
të jashtme të rrymës sesa për ato
të brendshme.
Për të bërë instalimin e rrymës
në një trafo, mesatarisht thotë se e
kryen punën në afat kohor prej tri
ditësh.
Sa i përket shtyllave të betonit
që “Elektroheta” i prodhon vet, ato
janë me centrifugë, që do të thotë
se janë lloj më i ri i dalë në treg,
kurse dallimi është se ky lloj në një
minutë i bën 700 rrotullime dhe
gjithsej i duhen 15 minuta që shtyl-
la të jetë e gatshme për përdorim.
Për të krijuar emër të mirë në
vend, e për të ardhur deri ku është
sot, Heta nuk e ka pasur të lehtë.
Kur nisi punën mbas luftës
kishte vetëm tre punëtor, sot ka 23,
ofron të gjitha pajisjet për instalim
të rrymës dhe garanton për kual-
itet.
Kontakt:
Magjistralja Ferizaj – Prishtinë
+377 (0) 44 171 710
elektroheta@hotmail.com
Euro Commerce nga Gjilani është ndër të rrallët në Kosovë, që
merret me prodhimin e fibrave të poliesterit (dukje të sfungjerit), që përdoren për krijimin e jorganëve, jastëkëve, rrobave të dimrit por edhe për mbështjelljen e shpuzave të mo-bilierive.
Pronari Fadil Shabani, tashmë me traditë 14 vjeçare në këtë lëmi, bënë të ditur se lëndën e parë të materialit e marrin nga Koreja, të cilën më pas e përpunojnë dhe e bëjnë të gatshme për treg.
Rrobaqepësit këtë material e për-dorin për gardërobë të dimrit, pastaj për jorgan, mbulesa të ndryshme e jastëk, por edhe për mobilieri.
“Tek mobilierit përdoret për të mbështjellë shpuzën, e cila bëhet me një trashësi prej 1 deri në 8 cm, efekti i së cilës është që të mbroj trupin e njeriut nga kontakti i drejt për drejt me shpuzën,
Shpejt, efikas dhe fleksibil janë ref-
erencat mbi të cilat thirret kompa-
nia për prodhimin e gypave të betonit
“Neziri-F” me seli në Gjilan.
Ka dhjetë vjet eksperiencë në pro-
dhimin e gypave të betonit, të të gjitha
llojeve, të cilat shërbejnë për puse, për
ujëra të zeza e atyre atmosferike, për
infrastrukturë rrugore, por edhe për
individë (familjarë) që i përdorin për
puse të ndryshme.
Ato ofrohen me armaturë brenda
(rrjetë) që zakonisht kërkohen për in-
frastrukturë rrugore dhe pa armaturë
për raste të tjera.
Pronari Feriz Ismajli thotë se ar-
syeja pse këtë kompani e bën më
të veçantë se kompanitë tjera është
kualiteti i lartë, e për këtë garanton
edhe testi që Instituti i Ndërtimtarisë
në Prishtinë ia ka bërë betonit të tyre,
që ka rezultuar i suksesshëm.
Ismajli sqaron edhe për llojet e
dimensionet e këtyre gypave, sipas
të cilit nuk ka asnjë mundësi që një
konsumatorë të kthehet nga ata në
mungesë të ndonjë gjëje.
“Për shembull në raste kur kër-
kohet lloji i gypit 80 centimetra, ne
e prodhojmë atë, po ashtu edhe
mundësinë nëse kërkon të vazhdohet
i njëjti gyp për disa centimetra shtesë,
sipas porosisë e bëjmë”, tha Ismajli.
Ndërsa ka shtuar se për ata që e njo-
hin këtë lëmi, llojet e gypave të betonit
që gjenden në kompaninë e tij fillojnë
nga Fi 300 deri në Fi 1000.
Kjo kompani ofron edhe llojin tjetër
që quhen “gypa me qafë”, Fi 200, Fi
300, Fi 400, Fi 600 dhe Fi 800.
Thotë se kualiteti i lartë dhe sin-
qeriteti i treguar me konsumatorë ka
bërë që veprimtarinë e tij ta rris nga
viti në vit.
Kur ka hapur firmën në vitin 2002
ka pasur vetëm dy punëtorë, ndërsa
sot ka tetë.
Edhe pse ka mjaft konkurrencë,
“Neziri-F” është mjaft i kërkuar në
treg, por më shumë është prezent në
rajonin e Prishtinës, Pejës dhe atë të
Gjakovës.
Kontakt:
Rr. 28 Nëntori, nr. 39 Gjilan
+377 (0) 44 300 612
+377 (0) 44 766 819
www.neziri-f.com
Përveç produkteve prodhuese, ky
sallon me lokacion në magjistralen Fer-
izaj-Shkup ofron edhe mobilie tjera të
gatshme, të importuara kryesisht nga
Turqia. Garnitura të shumta, trapezari,
komodinë, dhoma të fjetjes, tavolina,
me ngjyra e materiale të shumta, në
mesin e të cilave çdo klient do mund ta
gjej shijen e vet.
Ata që zgjedhin t’i blejnë ato, sallo-
ni merr përsipër transportin pa pagesë
kudo në Kosovë.
Kontakt:
Magjistralja Ferizaj-Shkup
+377 (0) 44 108 111
blirimob@prostribe.com
www.blirimob-ks.com
është më ekologjik, si i tillë është më i shëndetshëm”, sqaron Shabani.
Ndërsa të njëjtin e përdor edhe për kompensim me fabrikat e mobilierive, të cilave u ofron fibrat e poliesterit dhe në kompensim merr mobilieri, e ato më pas i qet në treg me çmime më të lira se të tjerët.
Në pjesën e shitjes së mobilierive tek kjo fabrikë gjenden të gjitha llojet e mobilierive, duke filluar prej dhomave të fjetjes për të rritur dhe fëmijë, tavo-linave e garniturave të llojllojshme, me mundësi edhe porositjeje.
Kontakt:Magjistralja Gjilan-Bujanoc (fshati Kmetoc)+377 (0) 44 362 865
EURO COMMERCE
ELEKTROHETA
“Materialet i marr nga Ita-
lia, kam punëtorët e kualifi-
kuar, po ashtu edhe inxhin-
ier të cilët janë çdo herë aty
kur shfaqet ndonjë problem
apo pengesë dhe çdo herë
ofrojnë zgjidhjen”, thotë
Heta.
“Bëhet fjalë për gypa me
qafë dhe dallimi me ato të
drejta është tek muret e tyre.
Këto me qafë përdoren për
infrastrukturë rrugore sepse
dallojnë për kah trashësia e
mureve dhe janë më të kërk-
ueshëm në treg”, tha Ismajli.
“Kurse, gati në secilën prej pro-dhimeve përdorim mekanizmin e ngadalshëm për shkak të ruajtjes së dollapëve kur ato hapen e mbyllen, për t’iu shmangur përplasjes, që do të shkaktonte gërvishtje, por edhe dëmtim më të thellë”, tha Sejdiu.
“Kualiteti i materialeve është i klasës së parë. Dallimi është se ky material korean i bën deri në dy milion thyerje (elasticitet) që do të thotë mund të shtypet dhe nuk dëmtohet”, tha ai.
“Në kuadër të fabrikës së prodhimit të fibrave të poliesterit kemi edhe depon për shitjen e mobilierive, të cilat kryesisht i marrim nga firma të njohura, siç është ‘Simpo’, por kemi edhe vendore. E shkaku i kompen-simit dalim më të lirë në treg se të tjerët”, tha Shabani. 2
EDI RONI
IDEALILulishtja “Ideali” në Ferizaj ofron shumël-lojshmëri të bredhave, drunjve dekorativ dhe luleve, të cilat ia shtojnë bukurinë shtëpisë apo objekteve tuaja biznesore
Për ata që dëshirojnë që shtëpitë
e tyre të jenë të ngrohta gjatë
dimrit, por edhe të ftohta gjatë se-
zonit veror, kompania “Edi Roni” në
Prizren bën izolimin e të gjitha ob-
jekteve qoftë nga jashtë apo brenda,
përfshirë dhe kulmet.
E hapur nga viti 2007, me pronar
Lulzim Krasniqi, “Edi Roni” ofron dy
mundësi: shitjen e materialeve për
izolim të shtëpive dhe të gjitha ob-
jekteve tjera, por në raste kur klienti
kërkon edhe kryerjen e punimeve,
kompania ka të angazhuar edhe një
ekip profesionistësh që e bëjnë këtë
punë.
“Izolimi përveç që shërben që
shtëpia juaj gjatë dimrit të jetë
shumë më e ngrohtë, njëjtë e ka
efektin edhe për verës pasi muret e
izoluara nuk lejojnë që të depërton
brenda ngrohtësia. E, mbi të gjitha
kjo ndikon dukshëm edhe në kursim
të energjisë elektrike”, thotë Kras-
niqi. Ai sqaron se kur muret izolo-
hen bëhet veshja e tyre me lesh dhe
gips dhe varësisht prej klientit mund
të bëhen edhe dekorime shtesë me
gips dhe me ngjyrosje.
Ndërsa, materialet thotë se i merr
prej firmave të njohura, si: “Renova”,
“Maksid”, “X-Ford” dhe “Vali”, disa
prej të cilave vijnë nga Maqedonia, e
disa edhe përbrenda Kosovës.
Kontakt:
Rr. William Uolker - Prizren
+377 (0)44 242 774
Janë profesional në punën që bëj-
në, me traditë dhjetëra vjeçare
lulishtja “Ideali” në Ferizaj bënë
shumëzimin, kultivimin, rritjen e
drunjve dekorativë si dhe bredhave
të të gjitha llojeve.
Me përvojë të gjatë, familja Arifi
është ndër të parat që ka hapur këtë
biznes edhe në Kosovë, ndërsa sot
vazhdon të jetë ndër më të rrallët në
ofrimin e shërbimeve për kopshte.
Ai tregon se posedon deri në
60 lloje të drunjve dekorativ si dhe
luleve për ambiente të jashtme, të
tilla, si: magnolia, vegelija, saliks,
plantanit e shumë të tjera, përfshirë
edhe të gjitha llojet e pishave.
Ndërsa farat për mbjelljen e tyre,
thotë se i merr nga Anglia dhe Zvicra.
Ka një hapësirë të madhe në ob-
orrin e shtëpisë në Ferizaj, ku të in-
teresuarit mund të gjejnë të kultivuar
secilin lloj të drunjve dekorativ për të
zgjedhur ndonjërin prej tyre.
Pa asnjë hezitim, Arifi që haptas e
shfaq dashurinë që ka për këtë zanat
është i gatshëm që të shpjegojë për
secilin drunj prejardhjen, si rritet e
mirëmbahet, çdo gjë që një klienti i
intereson.
E përpos kësaj, Arifi me ekipin
e tij është profesional dhe tashmë
i njohur edhe për rregullimin e kop-
shteve, shtruarjes së tyre me kubëza
me bari dekorativ dhe me mure de-
korues.
Përveç kopshteve shtëpiake,
“Ideali” ka bërë traditë edhe në
rregullimin e parqeve, qofshin ato të
vogla apo të mëdha, e po ashtu edhe
të fushave sportive.
Siguron edhe për shpejtësi në
punë, thotë se i duhen vetëm katër
ditë kohë për të rregulluar komplet
një oborr prej rreth pesë ari hapësirë.
Mirëpo, për ata që duan rregul-
lim të oborrit të tyre, por nuk kanë
plan se si do dukej, “Ideali” ofron
edhe projektin ideor, për të cilin nuk
kërkon para shtesë.
Kontakt:
Ferizaj
+377 (0)44 155 044
Ofron materiale për izolim të shtëpive dhe objekteve tjera biznesore, shoqëruar edhe me ekipin e punëtorëve
“Jemi profesional, të shpejtë në
kryerjen e punëve e, po ashtu,
edhe më të lirë në treg. Kjo ka
bërë që puna të zgjerohet çdo vit.
Nga një objekt me qira kur nisa
punën, sot jam pronar i një ob-
jekti të ri me 13 ari tokë”, thotë
Krasniqi, duke shtuar se tani
në këtë depo qytetarët mund të
furnizohen qoftë me shumicë
apo pakicë, ndërsa kompania
ofron edhe distribuimin.
“I mbjellim vetë, i shumëzojmë
dhe i rrisim, e kjo na bën më të
veçantë, por edhe më të lirë në
treg se të tjerët”, thotë pronari i
saj Lulzim Arifi.
top related