manchester united (ronaldo sena)

Post on 11-Apr-2017

115 Views

Category:

Art & Photos

2 Downloads

Preview:

Click to see full reader

TRANSCRIPT

MANCHESTER UNITEDManchester United Football Club ose thjesht Manchester United është një klub anglez i futbollit, i cili është klubi më i popullarizuar në botë, me rreth 659 milion fansa në mbarë botën. United është gjithashtu klubi më i vlefshëm sportiv në botë. Djajtë e Kuq po ashtu gëzojnë mesataren më të lartë të pranisë së tifozëve në ndeshje në futbollin evropian. Manchester United është kurorëzuar Kampion i Anglisë 20 herë dhe ka fituar Kupën e Anglisë 11 herë, të dyja këto rekorde për futbollin anglez ose për për kampionatin më të mirë në botë. Ata gjithashtu janë fitues të titullit të Kampionit të Evropës 3 herë, më së fundi në vitin 2008.

VITET E PARA: Klubi i njohur si Newton Health LYR FC u themelua më 1878 nga disa punëtorë hekurudhe. Emri shpejt iu shkurtua në Newton Health dhe filluan të thërriteshin nga tifozët si The Heathens. Klubi i bëri ballë falimentit në vitit 1902 falë John Harry Davies, për të cilin thuhet se e njohu skuadrën pasi që qeni i tij kishte humbur në qendrën stërvitore të Newton Health. Ai pagoi borxhet dhe ia ndyshoi emrin skuadrës në Manchester United.Me emrin e ri ekipi fitoi Kampionatin Anglez në vitin 1908. Ndërsa më 26 prill 1909 kundër Bristol City FC fitoi për herë të parë edhe Kupën e Anglisë. Në vitin 1910 me ndihmën financiare të Davies ata u shperngulën nga Bank Street në Old Trafford. Një vit më vonë, më 1911, fituan përsëri kampionatin.

Newton Health LYR FC

SIR MATT BUSBYEpoka e Sir Matt Busby (1958-1969): Matt Busby u emërua tranjer i Manchester United në tetor të vitit 1945 dhe bëri një punë të pashembullt që lojtarët të realizonin detyrat e tyre. Qe një sukses i pabesueshëm kur klubi doli i dyti në kampionat më 1947 dhe fitoi Kupën e Anglisë më 1948. Busby adoptoi një strategji që favorizonte të rinjët. Në vitin 1956 United fitoi kampionatin me një skuadër mosha mesatare e të cilës ishte 22 vjet. Kjo strategji ishte thelbësore për suksesin e skuadrës në vitet që pasuan. Më 1957 ata morën përsëri kampionatin ndërsa humbën në finale të kupës nga Aston Villa. Klubi gjatë kësaj periudhe u bë i pari klub anglez që mori pjesë në Kupën e Evropës.

TRAGJEDIATragjedia e Mynihut (6 shkurt 1958): Tragjedia e Mynihut ndodhi ndërsa skuadra po kthehej në shtëpi pas një ndeshjeje në Beograd kundër Crvena Zvezdas. Në këtë aksident ajëror humbën jetën 8 futbollistë dhe 5 pasagjerë të tjerë. Ndërsa Busby po merrte veten nga plagët e marra Jimmy Murphy mori drejtimin e skuadrës. United vazhdoi të luante me një ekip provizor me të cilin arriti të fitonte 2-1 në gjysëmfinale të Kupës së Europës edhe pse më pas do të eliminohej. Pavarësisht fatkeqesisë ata arritën në finale të Kupës së Anglisë, ku humbën nga Bolton Wanderers.

Matt Busby filloi ta rindërtonte skuadrën në vitet 60-ta duke u mbështetur në lojtarë si Denis Law e Pat Crerand. Ata fituan Kupën e Anglisë në vitin 1963, Ligën e Anglisë në vitet 1965 dhe 1967 dhe Kupën e Europës në vitin 1968, duke u bërë njëkohësisht edhe skuadra e parë angleze që e arrinte këtë titull. Në këtë kohë Manchester United mbështetej në lojën e tre nga lojtarëve më të mirë të kohës, Denis Law, Bobby Charlton dhe George Best.

Rindërtimi pas tragjedisë

EPOKA E SIR ALEX FERGUSONSir Alex Ferguson ose trajneri më i madh në histori të futbollit, u emërua trajneri i Manchester United në vitin 1986, ndërsa u pensionua në vitin 2013. Gjatë 27 viteve në drejtimin e Manchester United, SIR Alex dominoi futbollin ku para 27 viteve United kishte 7 tituj të Premier Ligë-s ndërsa Sir Alex gjatë 27 viteve fitoi edhe 13 tjera duke e bërë Manchester United klubin më të trofeshëm anglez dhe Krenarinë e Anglisë. Sir Alex fitoi 38 trofe me Manchester United ku ndër to janë: Premier League (13), FA Cup (5), League Cup (4), Charity/Community Shield (10), Champions League (2), European Cup Winners' Cup (1), European Super Cup (1), Intercontinental Cup (1), FIFA Club World Cup (1) Edhe pse SIR Alex u pensionua në vitin 2013 ai ende vazhdon të jetë pjesë e "Djajve të Kuq" por tani si ambasador i klubit, pra shkurtimisht nëse dëshironi të përshkruani karrierën e Sir Alex në United duhen ditë të shumta.

● Real Madrid do marrin 15 milion euro në vit pasi do e ndërrojnë emrin e stadiumit të tyre "legjendar", Santiago Bernabeu. Manchester ■United marrin 27 milion euro në vit pasi që e ndryshuan emrin e qendrës stërvitore nga Carrington në AON Training Complex. - Thjesht klubi më i madh në botë, me më shumë fansa në botë (659 milion) ndërsa ato klubet tjera për ne janë vetëm disa cingla-mingla.

Për ata qe kanë dyshime, se kush është klubi ma i madh në botë...

"Të shënoje një gol kundër nesh ishte një akt provokues, që më pas do të shoqërohej me një ndëshkim të tmerrshëm." - Sir Alex Ferguson

Super De Gea

Futbolli është Per Burra

Old Trafford

top related