marrëveshja kornizë e ohrit
Post on 02-Jan-2016
547 Views
Preview:
DESCRIPTION
TRANSCRIPT
Studime Posdiplomike
Fakulteti i Administratës publike dhe Shkencave Politike
Drejtimi: Shkenca Politike
Lënda:Konfliktet Ndërkombëtare dhe Ndëretnike
Tema:”Marrëveshja Kornizë e Ohrit”
Punoi:Burim Ahmedi dhe Fazli Asani Prof.Dr. Bejtush Gashi
ID: (116521) ID: (115329)
Tetovë 2012
Hyrje
Periudha e tranzicionit në Maqedoni është shoqëruar me tensione ndëretnike ku si temë
qëndrore ka mbizotruar cështja se cili është populli bartës në shtetin e ri. Maqedonasit, duke e
trajtuar vetveten si grupi thelbësor i sistemit politik, kanë vazhduar me ndërtimin e shtetit
maqedonas dhe identitetin nacional pa pajtimin e shqiptarëve, të cilët duke qenë popull autokton
në Maqedoni, gjithashtu e kanë kërkuar pjesën e tyre të shtetit.
Si pasojë e këtyre dy etniteteve numerikisht më të mëdha ndodhi mos respektimi i vlerave
demokratike, në një kuptim më të gjërë të fjalës që përfundoi me konfliktin e armatosur midis
forcave ushtarake policiore maqedonase dhe UCK-së si forcë ushtarake e shqiptarëve të
Maqedonisë.
Pas ndërprerjes së konfliktit ndëretnik ndërmjet popullit shqiptarë dhe atijë maqedonas
me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve , palët pjesmarrëse në konflikt u pajtuan për një marrëveshje,
marrëveshje e cila do të përmbante disa të drejta të popullit shqiptarë, për të cilat populli ishte
përgatitur edhe në mënyrë ushtarake që ti fitojë këto të drejta.
Si rezultat i ndërhyrjes së ndërkombëtarëve u vendos për nënshkrimin e një dokumenti ku
në vargjet e këtijë dokumenti do të shkruhet fati i shqiptarëve të Maqedonisë, për të cilin fat
shqiptarët kishin sakrifikuar shumë ,dhe ky dokument mori emrin Marrëveshja Kornizë e Ohërit.
Marrëveshja korrnizë e Ohrit
Përmbajtja e e marrëveshjes korrnizë për zgjidhjen e situatës politike të sigurisë në
Maqedoni, që të hënën më 13 gusht 2001 edhe zyrtarisht, në gjuhën angleze e nënshkruan
kryetari i republikës së Maqedonisë, Boris Trikovski, Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe
kryemistër Lubco Georgievski,lideri i LSDM Branko Cërvënkovski, i PPD-së Imer Imeri, dhe
PDSH-së Arbër Xhaferri. Në dokument, nënshkrime si dëshmitarë zyrtarë i vunë edhe lehtësuesit
ndërkombëtarë në dialog- Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju. Po e botojmë në tërsi edhe tre
aneksët e marrëveshjes:
Aneksi A-amandamentet kushtetuese ,
Aneksi B-ndryshimet në legjislacion,
Aneksi C-impelmentimi dhe masat e ndërtimit të besimit, për të cilat do të diskutohet dhe fjalën
e fundit do ta thotë kuvendi i Maqedonisë.
Pikat në tekstin e ardhshëm i japin kornizën e harmonizuar për sigurimin e ardhmërisë,
demokracisë, në Maqedoni dhe mundësimin e zhvillimit të mardhënieve më të afërta dhe më të
ingegruara ndërmjet republikës së Maqëdonisë dhe bashkësisë evroatlantike,kjo marrëveshje
kornizë do ta promocojë zhvillimin e qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar
njëkohësisht identitetin dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.1
Marrëveshja Korrnizë në parim u pranua nga të dyja palët në konflikt si alternativë e
vetme për Maqedoninë dhe qytetarët e sajë. Disa analistë nënshkrimin e marrëveshjes e quajtën
si “datë” e nënshkrimit të paqes mes dy palëve të armatosura ose si fillim datë të një historie të re
për dy popujt më të mëdhenjë të RM-së. disa të tjerë këtë e quajtën shansë të fundit për
bashkjetesë në mes shqiptarëve dhe maqedonasëve në këtë nënqiell.2
1 Prof.Dr.Zemri Elezi, E Drejta Kushtetuese,Tetovë 2007, fq.2522 Friedrich Ebert Stiftung, Ndarja e pushtetit dhe zbatimi I marrëveshjes korrnizë të Ohrit Shkup 2008, fq.58
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, edhe pse për momentin u përjetua si “alternativa e
vetme”,nuk u mirpritë nga të gjitha strukturat e organizuara politike në vend. Evidente qenë
tendencat e devalvimit të kësajë marëvejeje edhe nga vetë sibjektet nënshkruese të sajë. Edhe
sotë e kësaj dite parashtrohet pyetja se”kush cka fitoi dhe kush cka humbi me nënshkrimin e
Marrëveshjes Korrnizë të Ohrit?”. Kur flasim për këtë marrëveshje që u quajtë të
jëtë”historike”,duhet patur parasyshë faktin se të gjitha aktivitetet e ndermarra për nënshkrimin
dhe përpjektet për jetsimin e sajë u adresohen ndërkombëtarëve.
Marrëveshja Korrnizë e Ohrit u pa si alternativë për të vendosur raporte të reja midis dy
popujve dhe si një garanci se të dyja palët përkushtohen për një ardhmëri të qëndrueshme të
Maqedonisë dhe inkuadrimin e sajë në strukturat evro-atlantike.3
Marrëveshja Korrnizë e Ohrit e vitit 2001, paraqet objekt trajtimi për ne pasi si rezultat i
sajë u miratuan ndryshimet kushtetuese në kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe një sërë
ligjesh që ishin parapa në bazë të kësajë marrëveshje. Rëndësia e sajë bëhët më e madhe sepse
tashmë ajo është pjesë e sistemit kushtetues në Republikën e Maqedonisë dhe paraqet burim
formal për të drejtat kushtetuese të këti vendi.4
Marrëveshja Kornizë e Ohrit si burim formal i së drejtës kushtetuese. Marrëveshja
Kornizë e Ohërit e vitit 2001 paraqet burim formal sui generis të së drejtës kushtetuese në RM,
për arsye se nëpërmjet sajë u ndryshua preambula e kushtetutës së RM-së dhe dispozitat
kushtetuese që cënonin të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni nëpërmjet katërmbëdhjet
amandamenteve kushtetuese. Në marrveshjen përfshihen edhe ndryshimet në legjislacion duke u
përfshirë edhe disa ligje organike. Është me rëndësi të theksohet se kishte zëra nga qarqet
maqedonase që të ngrihet procedura e vlersimit të kushtetushmërisë së Marrveshjes së Ohrit para
Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se ishte një marrëveshje kundër kushtetutës së RM-së.
Gjykata kushtetuese refuzoi të bëjë vlersimin e kushtetutshmërisë me faktin se kjo ishte një
marrëveshje me karakter politik.
3 Prof.Dr.Agni Aliu dhe Esat Stavileci,Qeverisja Lokale,Tetovë-Prishtinë 2009,fq.1184 Dr.Mersim Maksuti, E Drejta Kushtetuese, Tetovë 2010, fq.251
Faktorët ndërkombëtar vlersojnë se Marrëveshja e Ohrit është një marrëveshje e mirë,e
cila ndërton ardhmërinë e këti shteti, duke theksuar se rruga e RM-së deri në UE kalon nëpërmjet
Ohërit.5
Marrëveshja Korrnizë e Ohrit nga pikëpamja kushtetuese-politike paraqet një kompromis
të pa shmangëshëm lidhur me të drejtat kushtetuese të shqiptarëve duke pasur parasyshë
rrethanat në të cilat u zhvilluan këta procese. Marrëveshja Kornizë e Ohrit synon balancimin
ndërmjet tendencave konfliktore kushtetuese-politike që manifestoheshin midis shqiptarëve dhe
pushtetit maqedonas, ndërmjet konceptit të shtet formësis dhe tendencave për definim e
vazhdueshem të shqiptarëve si pakicë kombëtarë në Maqedoni. Nga ky synim balansimi u
definua pozita kushtetuese e shqiptarëve e përkufizuar me Marrëveshjen Korrnizë të Ohrit.
Shikuar nga këndvështrimi teorik dhe shkencorë mbi ndryshimet kushtetuese të miratuara
mundë të jepen disa vlerësime. Vlersimi i parë ka të bëjë në drejtim të forcimit të pushtetit lokal
dhe demokracisë lokale. Kjo shihet qartë në rritjen e kompetencave që ushtron pushteti lokal me
ato përpara ndryshimeve kushtetuese, ku me theks të vecantë do të ndalemi më vonë. Vlersimi i
dytë është se forcon karakterin unitarë të Maqedonisë. Dhe i treti, forcon karakterin qytetar. Në
bazë të dy vlerësimeve të fundit mundë të konstatojmë se, edhe pse tashmë, me ndryshimet
kushtetuese kanë ndryshuar procedura e sjelljes së disa ligjeve të caktuara, ngase kërkohet
pëlqimi i një numri të caktuar të deputetve shqipëtarë, me këtë asesi nuk rrezikohet karakteri
unitarë i shtetit për arsye se këto ndryshime nuk ndikojnë në ndërrimin e karaktërit dhe pozitës së
organeve të shtetit që, nënkuptojnë atë formë të organizimit shtetëror në të cilën pushteti
shtetëror u takonë organeve qëndrorë në Maqedoni. Gjithsesi, këtu kemi të bëjmë pra me një
kushtetutë, një sovranitet shtetëror(unik), një lëgjislacion, unitetitn e shtetësis dhe organizatës
shtetërore, etj. Për sa i përket raportit midis organeve qëndrore dhe të njësive lokale, në bazë të
ndryshimeve kushtetuese, mundë të flasim për një shtet unitarë të decentralizuar në Maqedoni,
për arsye se organet jo qëndrore gëzojnë një masë pavarësie në raport me organet qëndrore,
pavarësi kjo e cila u përkufizia me ligjin e ri mbi qeverisjen lokale e garantuar me kushtetutën e
këti shteti.
Më terminologjinë politike maqedonase, si sinonim i mënyrës së këtillë të organizimit
dhe ushtrimit të pushtetit, jo me vendë ka nënkuptuar unitarizmin, centralizmin politik që vinte
5 Po aty, fq.43
në shprehje në dominimin e kombit më të madhë maqedonas ndaj atijë shqiptarë. Ky unitarizëm i
deritashëm maqedonas paraqitej si ideologji nacionaliste e kombit më të madh, nëpërmjet të së
cilës mohohej identiteti dhe subjektiviteti i shqiptarëve. Sipas vlerësimit të tretë, forcimit të
karakterit qytetarë më duhet të pranoj së këto ndryshime kushtetuese shtrihen në një masë dhe në
avancimin e të drejtave me karakter kolektivë nacional për arsye se shqiptarët vetëm si të tillë
mund ta ndiejnë veten të barabartë deri diku me maqedonasit. Sipas mendimit teorik, nuk ka të
drejta, reale, nëse nuk nisemi nga të drejtat politike themelore të njereut, të qytetarit nëse lirit dhe
të drejtat nuk kuptohen, nuk garantohen dhe nuk realizohen si të drejta kolektive. Pra, në baza të
tilla, MO vendosë qytetarin në mesin e sistemit kushtetues dhe politik duke përmbushur të gjitha
vullnetet e cdo individi vec e vec dhe kolektiviteteve të tyre bashkarisht për arritjen e paqes,
demokracise, progresit dhe harmonisë së përgjithshme. Ku edhe në vetë tekstin e MO theksohet
se “kjo marrëveshje kornizë do ta promovojë zhvillimin e qetë dhe harmonik të shoqërisë
qytetare duke respektuar një kohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të
Maqedonisë.6
Marrëveshja e Ohrit është një dokument i cili vendosi parimet bazë të një shteti qytetarë.
Përkundër pretendimeve të konstitucionalistve maqedonas se intervenimet në preambulën e
kushtetutës janë bërë në shpirtin e konstitucionalizimit evropian dhe shkëputjes radikale nga
koncepti tradicional i shtetit komb, “ndryshimet në kushtetutë ishim më shumë në nivel të
terminologjisë se sa parimeve”. Në preambullë në vend që të thuhet “nacionaliteti shqiptarë”,
tani thuhet “pjesë e popullit shqiptarë”. Gjithkundë tjetër nacionaliteteve u referohet me term
neutral “komunitetet” ose “qytetarë një njesitë administrative ku së paku 20% e tyre flasin gjuhë
tjera nga ajo maqedonase” sistemi dy nivelesh “populli maqedonas” dhe “pjesët e popujve”, si
dhe venia në një vi e shqiptarëve me komunitetet tjera jo maqedonase, akoma mbajnë recidiva të
kushtetutës jugosllave te 1974.7
Respektimi i identiteteve etnike, siqë parashihej me Marrëvesjen Korrnizë të Ohrit, ishte
paraparë që të arrihej me pjesmarrjen e pakicave në organet shtetërore dhe në jetën publike të
shtetit dhe përmisimin e të drejtave të tyre kulturore. Karakteri unitar i shtetit nënkuptonte nivel
6 Po aty, fq. 253-2547 Blerim Reka, 10 vite Mrrwveshja Kornizw e Ohrit Tetovë 2011, fq.94
më të lartë të decentralizimit dhe vetëadministrim lokal më të gjerë nga ajo që është paraparë në
kushtetutën e RM-së prej 1991.8
Marrëveshaj Kornizë e Ohrit e ka transformuar Maqedoninë nga shteti nacional i
vetëdefinuar me koalicion jo formal të madh në shtet që lëkundet mes shtetit nacional, shtetit
qytetarë dhe shtetit binacional me strukturë formale për ndarje të pushtetit. Me nënshkrimin e
Marrëveshjes më 13 gusht 2001 në Ohër nga pala shqiptare dhe maqedonase, nën patronazhin e
ndermjetsuzve ndërkombëtarë nga BE dhe SHBA, ajo i ka përcaktuar proceset ambicioze të
reformës legjislative, që kombinohet me masat e sigurisë për përfundimin e kryengritjes së UCK-
së, dhe kthimin e teritoreve të konfliktit në kontroll qeveritarë. Marrëveshja përcakton disa
ndryshime kushtetuese, të cilat janë miratuar në fundë të vitit 2001 dhe fillim të vitit 2002 nga
Kuvendi i Maqedonisë. Me këto ndryshime jepet status zyrtarë për gjuhët që fliten nga më tepër
se 20% e popullatës(gjegjësisht shqiptarët), prezentohet sistemi i shumicës së dyfisht(që përbëhët
nga shumica e votave në Kuvend dhe shumisa e votave të pakicave) për fushat kryesore të
legjislativës, krijohet përfaqësimi i barabartë për administratën publike në nivel nacional dhe
lokal, vendoset decentralizimi dhe reforma e pushtetit lokal, si dhe përcaktohet rruga për krijimin
e policisë multietnike.
Më tejë kjo marrëveshje e ka paraparë edhe realizimin e regjistrimit të ri të popullatës(pas
regjistrimit jugosllav në vitin 1991 dhe regjistrimit në vitin 1994 nën vëzhgim ndërkombëtar)
nën mbikqyrje ndërkombëtare, me qëllim që të përfundohet mosmarrveshja për numrin e
popullatës shqiptare, si dhe për lehtësimin e prezantimit të përfaqësimit të barabartë.9
8 Po aty,fq.1299 Friedrich Ebert Stiftung, Ndarja e pushtetit dhe zbatimi I marrëveshjes korrnizë të Ohrit Shkup 2008, fq.21-22
Përbërja e Marrveshjes Kornizë të Ohrit
1. Parimet themelore
1.1. Tërësisht dhe pa kusht hudhet poshtë përdorimi i dhunës për realizimin e qëllimeve
politike. Vetëm zgjidhjet paqësore politike mund ta garantojnë stabilitetin dhe ardhmërinë
demokratike të Maqedonisë.
1.2. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë dhe karakteri unitar i shtetit janë të
pashkelshëm dhe duhet të ruhen. Nuk ekzistojnë zgjidhje territoriale për çështjet etnike.
1.3. Karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase duhet të rruhet dhe të gjejë shprehjen e
vet në jetën publike.
1.4. Një shtet bashkëkohor demokratik, në rrjedhën natyrore të zhvillimit dhe krijimit të
vet, duhet vazhdimisht të sigurojë Kushtetutën e tij që tërësisht t'i plotësojë nevojat e të gjithë
qytetarëve të saj, në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare si dhe vet të zhvillohen
vazhdimisht.
1.5. Zhvillimi i pushtetit vendor është me rëndësi thelbësore për nxitjen e pjesëmarrjes së
qytetarëve në jetën demokratike dhe për përparimin e respektimit të identitetit të bashkësive.
2. Ndërprerja e armiqësive
2.1. Palët e theksojnë rëndësinë e angazhimeve të 5 korrikut 2001. Do të ketë ndërprerje
të tërësishme të armiqësive, çarmatimin e tërësishëm vullnetar të grupeve të armatosura etnike
shqiptare, dhe shpërndarjen e tyre të tërësishme vullnetare. Ata e pranojnë faktin se për marrjen e
Vendimit nga ana e NATO-s që të ndihmojë në këtë kontekst do të nevojitet vendosja e
ndërprerjes së përgjithshme, pa kushte dhe të pakufizuar të zjarrit, pëlqimin për zgjidhjen
politike të problemeve të këtij vendi, angazhimin e qartë të grupeve të armatosura që
vullnetarisht të çarmatosen, dhe pranimin e të gjitha palëve kontraktuese për kushtet dhe
kufizimet, në kuadër të të cilëve do të veprojnë forcat e NATO-s.
3. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar
3.1. Do të miratohet Ligji i reviduar i pushtetit lokal, me të cilin do të forcohen
autorizimet e përfaqësuesve të zgjedhur vendor dhe dukshëm do të rriten kompetencat e tyre në
pajtim me Kushtetutën (sikurse janë ndryshimet në pajtim me aneksin A dhe Kartën europiane të
pushtetit lokal me ç'rast do të shprehët parimi i organizimit vertikal, i cili momentalisht është në
fuqi në Bashkimin Europian. Kompetencat e shtuara, para së gjithash kanë të bëjnë me sferat e
shërbimeve publike, urbanistike dhe planifikimin rural, me mborjtjen e ambientit të jetesës,
zhvillimin ekonomik lokal, kultturën, financat lokale, arsimimin, mbrojtjen sociale dhe
shëndetësore. Do të miratohet ligji për financimin e pushtetit shtetëror me qëllim që të sigurohet
sistemi përkatës i financimit, për t’iu mundësuar autoriteteve vendore ti plotësojnë të gjithë
kompetencat e tyre.
3.2. Brenda një viti pas përfundimit të regjistrimit të ri, i cili nën mbikqyrjen
ndërkombëtare do të zbatohet deri në mbarim të vitit 2001, do të revidohen kufijtë komunal.
Revidimi i kufijve komunal do të zbatohet nga autoritetet lokale dhe nacionale, me pjesëmarrjen
ndërkombëtare.
3.3. Me qëllim që të sigurohet se policia është e vetëdijshme dhe përgjegjëse për nevojat
dhe interesat e popullatës lokale, kryeshefat lokal të policisë do t'i zgjedhin këshilltarët e
komunave nga lista e kandidatëve, të propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe të
njëjtit rregullisht do të komunikojnë me këshillat. Ministria e Punëve të Brendshme do ta mbajë
autorizimin për shkarkimin e kryeshefave lokal të policisë në pajtim me ligjin
4. Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë
4.1. Tërësisht do të respektohet parimi i mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë të të
gjithë personave para ligjit. Ky parim do të aplikohet sidomos në raport me punësimet në
administratën publike dhe në ndërmarrje publike, si dhe te qasja deri te financimi publik për
zhvillimin e aktiviteteve afariste.
4.2. Në ligjet me të cilët rregullohen punësimet në administratën publike do të përmbahen
masat me të cilat do të sigurohet përfaqësimi i drejtë i bashkësive në të gjitha organet qendrore
dhe lokale publike dhe në të gjitha nivelet e punësimit në këto organe, duke respektuar
njëkohësisht rregullat e kompetencës dhe integritetit, me të cilët udhëhiqet administrata publike.
Autoritetet do të ndërmarrin aktivitet për ta korrigjuar mosekuilibrin ekzistues në përbërjen e
administratës publike, sidomos përmes punësimit të pjesëtarëve të bashkësive me përfaqësim të
pamjaftueshëm. Një vëmendje e posaçme do t'i kushtohet faktit që të sigurohet sa është e
mundshme më shpejtë që shërbimet policore në përgjithësi ta shprehin përbërjen dhe
shpërndarjen e popullatës së Maqedonisë, sikurse është theksuar në Aneksin C.
4.3. Për Gjykatën Kushtetuese 1/3 e gjykatësve do të zgjidhet nga kuvendi me shumicën e
numrit të përgjithshëm të deputetëve që do të përmbajë shumicën e numrit të përgjithshëm të
deputetëve të cilët pohojnë se i takojnë bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni.
Kjo procedurë do të aplikohet edhe gjatë zgjedhjes së Avokatit Popullor dhe tre anëtarëve të
këshillit gjyqësor
5.Procedura e posacme kuvendore
5.1. Në nivelin qendror, amendamentet kushtetuese dhe Ligji i Pushtetit Lokal, nuk do të
mund të miratohen pa shumicën kualifikuese të 2/3 të votave, në kuadër të asaj që duhet të ketë
shumicën e votave të deputetëve të cilët pohojnë se iu takojnë bashkësive të cilët nuk janë
popullatë shumicë në Maqedoni.
5.2. Për nxjerrjen e ligjeve që drejtpërsëdrejti kanë të bëjnë me kulturën, përdorimin e
gjuhës, arsimit, dokumenteve personale dhe përdorimit të simboleve, si dhe të ligjeve për
financim lokal, zgjedhjet vendore, për qytetin e Shkupit dhe për kufijtë komunal do të duhet të
ekzistojë shumica e votave në kuadër të saj që duhet të ketë shumicën e votave të deputetëve të
cilët pohojnë se iu takojnë bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni.
6. Arsimimi dhe përdorimi i gjuhëve
6.1. Lidhur me shkollimin fillor dhe të mesëm, mësimi do të zhvillohet në gjuhën amtare
të nxënësve, e njëkohësisht në mbarë Maqedoninë do të aplikohen standardet e unifikuara për
programet akademike.
6.2. Financimi nga shteti do të sigurohet për arsimimin sipëror në gjuhët të cilën e flasin
të paktën 20 për qind e popullatës në Maqedoni, e në bazë të marrëveshjeve të posaçme.
6.3. Gjatë regjistrimit në universitetet shtetërore të studentëve të rinjë të cilët iu takojnë
bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni do të aplikohet parimi i diskriminimit
pozitiv, gjithnjë derisa regjistrimi nuk e shpreh si duhet përbërjen e popullatës në Maqedoni.
6.4. Në tërë Republikën e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare
është gjuha maqedonase.
6.5. Cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin të paktën 20 për qind e popullatës, poashtu është
gjuhë zyrtare, sikurse është arsyetuar këtu. Në organet e Republikës së Maqedonisë, cilado gjuhë
zyrtare tjetër nga maqedonishtja mund të përdoret në pajtim me ligjin, sikurse është elaboruar më
tej në aneksin B. Cilido person që jeton në njësinë e pushtetit vendor në të cilin të paktën 20 për
qind e popullatës flasin gjuhë zyrtare ndryshe nga maqedonishtja mund të përdorë cilëndo gjuhë
zyrtare për të komunikuar me zyren rajonale të pushtetit qendror, kompetent për këtë komunë;
zyra e tillë do të përgjigjet në atë gjuhë në mënyrë plotësuese në maqedonishte. Cilido person
mund ta përdor cilëndo gjuhë zyrtare për të komunikuar me zyren kryesore të pushtetit qendror, e
cila do t'i përgjigjet në atë gjuhë, në mënyrë plotësuese në maqedonisht.
6.6. Lidhur me pushtetin vendor në komunat ku bashkësia e caktuar përbën të paktën 20
për qind e popullatës së komunës, gjuha e asaj bashkësie do të përdoret si gjuhë zyrtare, në
mënyrë plotësuese maqedonishtja. Në raport me gjuhët, të cilët flasin të paktën 20 për qind të
popullës së komunës autoritetit lokale në mënyrë demokratike do të vendosin për përdorimin e
saj në organet publike.
6.7. Në procedurat penale dhe qytetare gjyqësore të cilitdo nivel, personi i akuzuar ose
cilado palë do të ketë të drejtë të përkthimit në shpenzim të shtetit të të gjitha procedurave, si dhe
të dokumenteve në pajtim me dokumentet përkatëse të Këshillit të Evropës.
6.8. Cilat do dokumente personale të qytetarëve që flasin gjuhën zyrtare ndryshe nga
maqedonishtja poashtu do të lëshohen në atë gjuhë, në mënyrë plotësuese në gjuhën maqedonase
në pajtim me ligjin.
7. Shprehja e identitetit
7.1. Lidhur me simbolet, pranë simbolit të Republikës së Maqedonisë, autoritetet
vendore do ta kenë lirinë që në anën e parë të objekteve publike vendore të vendosin simbolet me
të cilët shënohet identiteti i bashkësisë e cila është në shumicë në komunë, me respektimin e
rregullave dhe zbatimeve ndërkombëtare.
8. Implementimi
8.1. Amendamentet kushtetuese të propozuara në Aneksin A, menjëherë do të
prezentohen para kuvendit. Palët do t'i ndërmarrin të gjitha masat për ta siguruar miratimin e
këtyre amendamenteve në periudhën prej 45 ditë pas nënshkrimit të kësaj Marrëveshje Kornizë.
8.2. Miratimi i ndryshimeve në legjislacion, të përcaktuara në Aneksin B, do të jenë në
pajtim me dinamikën e theksuar atje.
8.3. Palët i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar, që sa më shpejt ta thirrin konferencën
e donatorëve në të cilën sidomos do të bisedohet për ndihmën makrofinanciare; përkrahjen e
financimit të masave që do të ndërmerren për nevojat e implementimit të kësaj marrëveshje
kornizë, duke përfshirë edhe masat e forcimit të pushtetit vendor; dhe revitalizimin dhe ndërtimin
e rajoneve të goditura nga luftimet.
9. Anekset
Anekset vijuese janë pjesë përbërëse e kësaj Marrëveshje Kornizë.
A. Amendamentet kushtetuese
B. Ndryshimet në legjislacion
C. Implementimi dhe masat e ndërtimit të besimit.
10. Dispozitat përfundimtare
10.1. Kjo marrëveshje hyn në fuqi me nënshkrimin e saj.
10.2. Verzioni në gjuhën angleze i kësaj marrëveshje është verzioni i vetëm autentik.
10.3. Kjo marrëveshje u zhvillua nën patronatin e kryetarit Boris Trajkovski.
Përfundimi
Marrëveshja Kornizë e Ohrit është shembull i suksesshëm për përfundimin e konfliktit të
përshkallëzuar dhe mënjanimin e frikës nga përsëritja e konfliktit.
Marrëveshja e Ohrit nuk është meny restoranti, për të zgjedhur cka na pëlqen e cka nuk
na pëlqen, por një dokument i garantuar ndërkombëtarisht, me obligime të qarta juridike, me
bartës konkret dhe afate të sakta implementuese.
Fundja pas amandamenteve kushtetuese, MO ka edhe fuqinë konstitucionale. Andaj,
implementimi apo mos implementimi i sajë dëshmon për ekzistencën apo mos ekzistimin e
vullnetit politik për të ndërtuar një Maqedoni të re euroatlantike.
MO nuk duhet t’i lihet interpretimeve të lira, por implementimit të plotë-si të shpirtit
ashtu edhe të normës së sajë.besoj se, së paku sot, pas 12 vitesh, është kuptuar se kjo
marrëveshje ishte dokument pajtimi dhe kompromisi që ruajti ekzistencën e këti shteti. Prandaj
krejt në fund pas vitit 2001, Maqedonia nuk mund të vazhdojë të funksionojë si para këti viti. Si
shtet multietnik, nuk mund të funksionojë me norma mono etnike. Maqedonia mund të ekzistojë
vetëm si shtet shumetnik dhe demokratik, i bashkëponarëve të barabartë dhe sovran
top related