muzik - instrumentet muzikore

Post on 20-Mar-2017

337 Views

Category:

Lifestyle

6 Downloads

Preview:

Click to see full reader

TRANSCRIPT

Instrumentet Muzikore

Erdi Dibra

• LahutaËshtë një vegël popullore me hark dhe me një kordë të përbërë prej qimeve të bishtit të kalit. Trupi i lahutës bëhet nga një copë e vetme druri (panje, arre, etj). Kasa ka trajt gjysëm sferike dhe mbulohet me lëkurë të regjur e cila mbërthehet në anët e saj me kunja druri. Harku i lahutës bëhet zakonisht nga druri i thanës, qimet lyhen me rrëshire pishe. Lahuta shpesh here është e zbukuruar me simbole kultesh të lashta si koka e dhisë, gjarpri, ose figura historike etj. Timbri i lahutës është hundor dhe përshtatet shumë mirë me përmbajtjen e këngëve epike.

Lahuta

• Me lahute luhen hyrjet, interludet dhe shoqerohet ne menyre heterofonike kengetari. Lahuta eshte e perhapur ne Malesine e Madhe, Dukagjin, Postrib, Nikaj-Mertur, ne Malesine e Gjakoves etj. Ndeshet edhe ne krahinat poshte Drinit si ne Puke, Diber, Mat dhe aty ketu ne disa fshatra te Shqiperise se Mesme.

• Kitara është një instrument muzikor i familjes kordofone. Kitara standarde ka gjashte tela, por edhe kitarat me kater, shtatë, tete, nënte, dhjete, njëmbëdhjete, dymbëdhjetë, trembedhjete dhe tetembedhjete tela jane ne dispozicion. Dy familjet kryesore te kitares jane kitara elektrike dhe kitara akustike. Dy lloje kryesore te kitares akustike jane kitare klasike (me fije najloni), kitare me tela celiku. Kitarat jane njohur si nje nga instrumentet kryesore ne flamengo, jazz, blues, country, mariachi, rock dhe shume forma te tjera te popit. Ato mund te jene gjithashtu nje instrument solo klasik.

Kitara

• Kitarat mund te luhen akustikisht, toni eshte i prodhuar nga dridhje te telave, qe perforcohen nga organi i kitares, i cili eshte si nje dhome te madhe brenda se ciles tingujt perplasen dhe pasqyrohen, ose ato mund te mbeshteten ne nje perforcues, qe mund te manipuloje ton elektronike.

• Pianoja – është një instrument muzikor që luhet me ndihmen e tastierave që prodhojne tinguj duke goditur telat e çelikut me cekica të mbuluar me shajak. Cekicat menjëherë kthehen mbrapa duke lejuar telat të vazhdojnë tingëllimin. Dridhjet e telit janë transmetuar nëpërmjet një ure që lejon zgjerimin e tyre.

Pianoja

• Pianoja është përdorur në muzikën perëndimore për një performance solo, për kor, për muzikë dhome dhe për shoqërim. Fjala piano është shkurtuar nga fjala pianoforte, e cila vjen nga emri italian origjinal i instrumentit “clavicembalo col piano e forte”.

• Çiftelia është një instrument tipik shqiptar. Është e ndërtuar nga druri dhe ka një formë të zgjatur. Ka vetëm dy tela prej nga edhe e ka marrë emrin "Çift" dhe "Tela" d.m.th. dy tela çift. Çiftelia ka tri pjesë: kupa, kapaku dhe bishti, madhësitë dhe trajtat ndryshojnë sipas krahinave. Zakonisht akordohet në kuart, përdoret gjithashtu edhe në sekonde, lart dhe poshtë, kuinte, unison dhe septim.

Çiftelia

Fyelli• Fyelli

Vegël muzikore popullore me frymë, e njohur sidomos si vegla e barinjëve. Madhësia e fyellit është 18-20 cm . Fyelli ndërtohet prej drurit të bushit, të shtogut, të panjës, të arrës, por edhe nga gypa metalike, sidomos prej tunxhi e bronzi. Fyelli përdoret kryesisht nga burrat. Repertori i fyelltarëve përbëhet nga motive të mirënjohura kengësh dhe melodi baritore, kengë lirike etj.

• Trajtat dhe emertimet e fyellit jane te shumta: cirifilja dhe cula e Laberise , duduku i Shqiperise Jug-Lindore , kavalli qe perdoret me shume ne rrethin e Gramshit , bilibli i perhapur ne mbare vendin , xambar apo xura ne Çamëri , fishkaroli dhe flojera te arbereshet etj.

FUND

top related