një libër i paanshëm rreth jetesës së përbashkët serbo-shqiptare · 2017. 12. 14. · një...

Post on 16-Mar-2021

4 Views

Category:

Documents

0 Downloads

Preview:

Click to see full reader

TRANSCRIPT

e shtunë • 17 qershor 2017kulturë

CyanMagentaYellowBlack

22 • KOHA Ditore

CyanMagentaYellowBlack

Aleksandar Pavloviq

Libri “Serbët dhe shqiptarët ndërshekuj” i Petrit Imamit paraqet njëbotim shumëfish të përpunuar,plotësuar e zgjeruar të librit më tënjëjtin titull i botuar para dydekadash. Është interesante të kuj-tojmë se edicioni i parë qe botuarsefte në vitin 1998, në kohën e për-leshjeve të ashpra në Kosovë dheasokohe policia bastisi botuesin“Samizdat B92”, dhe konfiskoi gatikrejt tirazhin. Megjithatë, libri urishfaq dy vjet më vonë, pas rëniessë Milosheviqit nga pushteti, në ver-sionin e njohur paraprak, i cilipërmbante ca plotësime e kor-rigjime në raport me botimin e parëtë 1998-s.

Ky botim i ri, është së paku nja dy-fish më i zgjeruar sesa ai paraprakdhe është i ndarë në tri vëllime. Vël-limi i parë, i botuar më 2016 përf-shin ngjarjet nga kohët e hershmederi më 1944, i dyti, i cili ka dalë siv-jet, trajton ngjarjet prej 1945-s derimë sot, përderisa i treti është nëpërfundim e sipër dhe në tërësi dot’u kushtohet lidhjeve kulturoreserbo-shqiptare.

Kësisoj ky botim tek tash ka ar-ritur në 900 faqe impresive e mevëllimin e tretë do të arrijë dukshëmmë shumë.

Për rëndësinë më të madhe tëkëtij libri enciklopedik për nga vël-limi e karakteri do të veçoja dykarakteristika: deri sot e kësaj ditelibri “Serbët dhe shqiptarët ndërshekuj” ka qenë dhe mbetet libri ivetëm që në tërësi e vazhdimësipërshkruan raportet serbo-shqiptare, prej kohëve të hershme ederi më sot, në cilëndo gjuhë, dhepër këtë vërtetë meriton vëmendjedhe mirënjohje.

Në periudhën midis botimit tëparë dhe këtij të fundit, ka pasurseri botimesh në këtë temë, krye-sisht përmbledhje punimesh,njashtu sikurse disa libra autorështë huaj, në të shumtën e rasteve përKosovën dhe problemet etnike epolitike midis dy popujve.

Megjithatë, asnjëri prej atyre li-brave as që ka provuar të sjellë atëqë sjell Imami – një shqyrtim kra-hasues që përcjell historinë e ra-porteve etnike, politike e historikeserbo-shqiptare prej ardhjes sësllavëve në Ballkan, e deri më sot.

E dyta që do ta veçoja si fort tërëndësishme është ajo se ky libër tre-gon se serbët dhe shqiptarët gati1.500 vjet nuk kanë jetuar pranënjëri-tjetrit, por me njëri-tjetrin, praqë shumë hapësira të Ballkanit kanëqenë të përziera etnikisht deri nëkohë relativisht të reja. Me fjalë tëtjera, para krijimit të programeve na-cionale dhe përpjekjeve për krijimine shtetit nacional dhe (të pastër)etnik, pra prej gjysmës së dytë tëshekullit nëntëmbëdhjetë e deri mësot, në Ballkan jetohej bashkë.

Natyrisht, me tundime, mosmar-rëveshje të rastit, grindje personaledhe në kornizat e ndryshme politikeku dikur kanë dominuar sundimtarëtortodoksë, katolikë apo myslimanë,të huaj a vendas, e kështu me radhë.

Qoftë më mirë a më keq, më zor emë lehtë, por jetohej bashkë. Prahistoria jonë në esencë është histori

e jetës së përbashkët, jo e fqinjësisë. Një problem i veçantë është ai se

si të lexohet ky libër, si studim his-torie apo shqyrtim kulturologjik?Libri gjithsesi ka pretendime his-torike dhe mbështetet në njëshumëllojshmëri burimesh his-torike, por sipas mendimit tim,s’bëhet fjalë për një histori stan-darde – Imami nuk është historianprofesionist dhe as që bëhet i tillë.Ai nuk provon të bëjë atë që sipasrregullit bëjnë historianët, të zhytetthellë në shkaqet e ngjarjeve, tëgjykojë mbi personalitetet historikee të përshkruajë motivet. Ai krye-sisht nuk vë në pyetje besuesh-mërinë e burimeve dhe të autorëvetë cituar dhe shpesh nuk jep njëkontekst të përgjithshëm, të gjerë tëngjarjeve.

Natyrisht, në një libër të tillë volu-minoz ka përjashtime në këtë qasje,por në parim, stili i tij është i përm-bajtur, përshkrues e i paanshëm.Megjithatë, ai është autor indërgjegjshëm dhe libri i tij ështëmë i besueshëm sesa shumë libra tëtjerë historikë që janë shkruarjashtëzakonisht njëanshëm.

Mbi të gjitha, do të thosha se sëpari libri paraqet një pasqyrë kul-turologjike të marrëdhënieve serbo-shqiptare, dhe atë në mënyrën se siato janë perceptuar përgjatë his-

torisë, kryesisht nga këndvështrimiserb. Domethënë, ambicie e autoritnuk janë gjetja e se vërtetës his-torike, marrja në shqyrtim i ngjar-jeve të caktuara me 4 a 5 burime tëndryshme për ta nxjerrë një tëvërtetë absolute. Ai sikur kërkon qënë tërësi minimalisht të përmendë,citojë e të numërojë krejt burimet emundshme serbe në lidhje me ng-jarje të caktuara. Kësisoj, kur përshembull flet për kufirin nëpërShqipëri, apo për Kongresin eBerlinit e për dëbimin e shqiptarëvenga rajoni i Topilicës, ai citondeklaratat e politikanëve, artikujgazetash, kujtimet e pjesëmarrësve,e deri te burimet ushtarake e diplo-matike.

Asnjë libër s’është i përsosur dhenatyrisht s’mund të presim që autoritë jetë gjithmonë i pagabueshëm nësjelljen e një materiali të tillë volu-minoz. Kjo para së gjithash ka tëbëjë me mungesën e një vlerësimikritik të burimeve të cituara. Sido-mos në fillim të librit, ku shqyrtohetçështja e origjinës së gjuhës shqipe,popullit dhe e territorit të tij burimor,hasim një numër citatesh nga autorëtë ndryshëm të disa fushave që kanëqëndrime të ndryshme, reciprocik-isht kontradiktore.

Do të mundë të thuhej se autori ialë lexuesit të gjykojë, por megjithatë

vënia në kontekst dhe shqyrtimi ibazës së qëndrimeve, për lexuesindo të ishin një ndihmesë e madhe.

Lexuesit me prirje akademike dot’i bie në sy se jo pak citate janëdhënë paushall, pa referencë tëdalluar mirë e pa numër faqeje tëburimeve, që janë parakusht nëpërdorimin e materialit histori-ografik. E në fund, në libër mundtë gjenden edhe gabime që s’do t’ibënte një historian profesionist siçështë rasti me tetën e vjetër se siSkënderbeu është rritur si iturqizuar e jeniçer në Konstan-tinopojë, gjë të cilën historianëtkaherë e kanë hedhur poshtë sinjë mit të pabazë. Por gabime tëtilla janë minore në një botim tëtillë erudit e enciklopedik për ngavëllimi.

Së fundi, në veçanti duhet thek-suar një dramaturgji e llojit të vetdhe ritmin e këtij libri. Sa mëshumë që i afrohemi së tashmes, aqmë i lodhshëm e më i zorshëmbëhet leximi i këtij libri - tek për-ballemi me armiqësinë gjithnjë e nërritje, konfliktet gjithnjë e më tëashpra e të përgjakshme, me ndar-jen më të thellë politike e më aspi-ratat nacionaliste - sikur në njëdramë prej atyre të Shakespearit,ku nuk e dini nëse në aktet e parangjarja do të shkojë në drejtim të

tragjedisë apo në një “happy end”. Megjithatë, sa më shumë që ecim

nëpër kohë e ngjarje, na bëhet eqartë se nuk do të kemi një fund tëlumtur.

Libri “Serbët dhe shqiptarët ndërshekuj” nuk i jep emër fajtorit përnjë rrjedhë të tillë, dhe ky as që ështëqëllimi i tij, por lë një shije të hidhurduke paraqitur një shumësi akterëshqë e kanë sjellë punën deri këtu.

Megjithatë, duhet theksuar se kylibër u kushton vëmendje tëposaçme, si të majtëve serbë në fil-lim të shekullit njëzet dhe shumë tëtjerëve të cilët kishin një pikëpamjetjetër prej politikës zyrtare dhe qar-tazi thoshin se s’është vonë qëtrendi negativ të ndryshohej e tëmënjanohen armiqësia, përleshjet evrasjet reciproke.

Qasja e Imamit ndaj çështjevekontroverse është që për to të mosheshtet, pra të shkruhet për to, porpa sensacionalizma, me kthjelltësidhe paanshmëri, siç rëndomshkruan ai. Megjithatë, zëri autor-ial apo komentet e tij janë në libër,dhe do të thosha se kur i gjejmë, teto dallojmë pikëpamjet e atij qëbeson në afërsinë dhe miqësinë ethellë të serbëve e shqiptarëve dhenë mënyrë të barabartë ua do tëmirën.

Në ato diskurse relativisht tërralla të autorit gjejmë deklarata tëthukëta që sublimojnë përvojënafatgjate historike e jetësore. Kë-sisoj, sintagma e autorit, “shikuarhistorikisht, ‘kufiri natyror’gjeografik i popujve është një no-cion relativ” (vëllimi I, fq. 222) do tëmund të kundrohet si një përgjigje epërmbledhur lapidare në pyetjenrreth së drejtës historike mbiKosovën.

Shumësinë e farsës e tragjikes sëpërvojës sonë historike e përmba-jnë edhe rreshtat e radhës të autorit:“Historiani Pante Sreqkoviq,bashkëudhëtar i shpeshtë i Jastre-bovit nëpër Kosovë e Maqedoni kashënuar fjalët e tij: ‘Në Kosovë ser-bët e kanë humbur sundimin, nëKosovë beteja vendimtare do tazgjidh të ardhmen e gadishullit bal-lkanik dhe atë të popullit serb’ (nëfakt kjo ngjau nja 100 vjet më vonëmë 1999 si pasojë e politikës agre-sive ndaj shqiptarëve në Kosovë qëe udhëhiqte ‘udhëheqësi’ i popullitserb në fundshekullin njëzet, Slo-bodan Milosheviq. Në përpjekje përarritjen e zgjidhjes përfundimtare,shkaktoi ndërhyrjen e aleancës sëNATO-s, pas së cilës midis popul-latës shqiptare e serbe u tërhoq vijae demarkimit etnik në Kosovë”)(vëllimi I, fq. 165)

Kësisoj epilogu i librit mund tëlexohet si një dështim sepse pas1.500 vjetëve jetë të përbashkët, sotpër herë të parë – me ca përjash-time të vogla që paraqesin prob-leme të mëdha – më nuk jetojmë menjëri-tjetrin a në mesin e të tjerëve,por pranë njëri-tjetrit.

Në kontekstin e pasur dhe të gjatëtë lidhjeve historike, familjare, fis-nore, zakonore dhe të tjera lidhjeveqë i shpalos ky libër i çmueshëm evëllimor, një rezultat i tillë mund tëshihet vetëm si një dështim.

© KOHA Ditore

LIBRA-RE

Një libër i paanshëm rreth jetesës së përbashkët serbo-shqiptare“Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj”, Petrit Imami, Beograd: Samizdat B92, vëllimi I (2016) dhe vëllimi II (2017)

“Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj”, është një libër që tregon se serbët dhe shqiptarët gati 1500 vjet nuk kanëjetuar pranë njëri-tjetrit, por me njëri-tjetrin, pra që shumë hapësira të Ballkanit kanë qenë të përziera etnikishtderi në kohët relativisht të reja. Me fjalë të tjera, para krijimit të programeve nacionale dhe përpjekjeve për kri-jimin e shtetit nacional dhe (të pastër) etnik, pra prej gjysmës së dytë të shekullit nëntëmbëdhjetë e deri më sot,në Ballkan jetohej bashkë

Arkeologët kanë zbuluar një qytetantik në veri të Etiopisë. Siç rapor-tojnë mediat e huaja, sipas rezultat-eve të para del që ky qytet datonnjëmbëdhjetë shekuj më parë. “Be-sohet se i takon shekullit të dhjetë”,raporton “Al Jazeera”. Gjetjet janëbërë në rajoni Harlaa dhe bashkëme strukturat e qytetit antik, arke-ologët kanë zbuluar edhe artefakteqë kanë prejardhjen nga Egjipti,

India e Kina. Kjo dëshmon lidhjet efuqishme tregtare. Pos kësaj grupi iarkeologëve ka hasur edhe në struk-turat e një xhamie e cila, sipas tyre,i takon shekullit dymbëdhjetë.

“Kjo xhami është e ngjashme mexhamitë ne Tanzani dhe në Soma-liland”, citojnë mediat e huaja.

Arkeologët thonë se këto gjetjedëshmojnë lidhjet e ndryshme his-torike midis komuniteteve myslimane

në Afrikë. Sipas mediave të huaja,grupi i arkeologëve ka prezantuaredhe artefakte të tjera të gjetura nëkëtë lokalitet si stoli nga Madagaskari,Maldiet, Jemeni dhe nga Kina.

Arheologët zbulojnë qytetin antik në Etiopi

Siç raportojnë mediat e huaja, sipas rezultateve të para del

qyteti antik i zbuluar në veri tëEtiopisë i takon shekullit të dhjetë

top related