nocioni dhe karakteristikat themelore të së drejtës së be
Post on 16-Apr-2017
335 Views
Preview:
TRANSCRIPT
NOCIONI DHE KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS SË BE-së
E drejta e Bashkimit Evropian si nocion teorik përfshinë tërësinë e parimeve evropiane dhe institutet
themelore të përbashkëta të së drejtës, të cilat karakterizojnë traditën juridike të shteteve të Evropës
Perëndimore. E drejta e BE-së paraqet sistem të pavarur juridik. Sistemi juridik i BE-së karakterizohet me
origjinalitetin e vet si për nga burimet ashtu edhe për nga objektivat dhe instrumentet për realizimin e tyre.
Për nga përmbajtja ajo është e drejtë e përbashkët për shtetet anëtare, e formuar rreth rregullave që kanë të
bëjnë me tregun e përbashkët, i cili ka karakter të tregut të përbashkët të qdo shteti anëtarë dhe ku zhduken të
gjitha dallimet rreth natyrës, subjekteve ose lokacionit të marrdhënieve juridike. Ndërsa e drejta që i rregullon
këto marrdhënie bëhet e drejtë e brendshme e përbashkët e këtyre marrdhënieve.
Për nga përmbajtja e drejta e BE-së përfshin traktatet themeluese të komuniteteve, përkatësisht BE-së, aktet
juridike të institucioneve të BE-së si dhe praktikë gjyqësore të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
E drejta e Unionit Evropian
E drejta e UE eshte dege e re, dinamike dhe multidisiplinare. E drejta e UE eshte nje sistem i normave
juridike. Keto norma nuk i nxjerr nje shtet, por nje entitet i perbere prej disa shteteve. E drejta e UE merret me
studimin e: normave qe i nxjerrin organet dhe institucionet e UE vendimeve te Gjykates Evropiane te se
drejtes.
Natyra juridike e se dretë së UE-së
E drejta e Unionit Evropjan paraqet një rregullator juridik të marrëdhënieve në mes 27 shteteve anëtare.
Zbatimi i kësaj së drejte zmadhohet me rritjen e UE. Të drejtën e Unionit në mënyrë direkte e zbatojnë
institucionet e Unionit dhe shteteve anëtare. Me të drejtën e UE-së në mënyrë direkte rregullohen
marrëdhëniet në mes shteteve të Unionit, në mes të shteteve dhe Unionit si dhe marrëdhëniet e personave
fizik dhe juridik me institucionet e UE-së. Gjithashtu me të drejtën e UE rregullohen marëdheniet e UE me
shtetet e treta me të cilat është nënshkruajtur marrëveshje për asociim dhe bashkëpunim ekomomik. E drejta e
UE paraqet një sistem të veçantë juridik „sui generis“ e cila me karakteristikat e veta dallohet ose veçohet nga
e drejat ndërkombëtare dhe nga sistemet juridike të shteteve anëtare.
BURIMET E DREJTËS SË BE-SË
Në përgjithësi ekzistojnë tre burime të së drejtës së BE-së:
- Marrëveshjet për themelimin e Komuniteteve
- Legjislacioni sekondar
- Parimet e përgjithshme.
Në përgjithësi dallojmë:
- Burime juridike të shkruara ku bëjnë pjesë burimet primare
Dhe burimet e pashkruara siq janë: rregullat e pa kodifikuara të krijuara nga praktika gjyqësore, parimet e
përgjithshme të së drejtës, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe rregullat zakonore.
- Burimet sekondare.
Traktatet themeltare te UE (burimi kryesor i UE)
Jane pese traktate kryesore:
Traktati i Parisit mbi Bashkimin Evropian per thengjill dhe celik – 1951
Traktati i Evropes mbi Bashkimin Ekonomik Evropian dhe mbi Euroatomin-1957
Traktati i Mastrihtit mbi Unionin Evropian- 1991
Traktati i Amsterdamit – 1997
Traktati i Nices – 2000.
Prej ketyre traktateve burojne dhe nxjerren akte te tjera juridike te UE.
BURIMET PRIMARE TË DREJTËS SË BE-SË janë:
a.Traktati për themelimin e Komunitetit Evropian për Thëngjill dhe celik (BETHC)
b.Traktati për themelimin e Komunitetit Ekonomik Evropian (KEE)
c.Traktati për themelimin e Komunitetit Evropian për Energji Bërthamore (EUROATOM)
d.Akti Unik Evropian
e.Traktati i Mastrihtit2
f.Traktati i Amsterdamit
g.Traktati i Nicës
h.Traktati i Lisbonës.
a, Traktati themelimit të Komunitetit Evropian për thëngjill dhe Çelik (BETHÇ) 1951
Paraqet traktatin e parë të komunitetit evropian i cili u lidh nga 6 vendet e Evropës perëndimore me 18 prill
1951 në Paris (Franca, Rf e Gjermanisë, Italia, Belgjika, Holanda, Luksemburgu). Ky traktat ishte rezultat i
iniciativës së Qeverisë Franceze, drejtuar qeverisë Gjermane rreth propozimit për të bashkuar prodhimin e
thëngjillit dhe çelkut të këtyre dy vendeve, si mundësi për të vendosur bazamentin e krijimit të një komuniteti
ekonomik evropian që më pas do të shtrihej edhe në shtetet tjera. Komuniteti i themeluar me këtë traktat
kishte për qëllim krijimin e një tregu të përbashkët të thëngjillit dhe çelikut dhe lidhur me këtë edhe krijimin e
institucioneve të përbashkëta për realizimin e këtij objektivi dhe garantimin e respektimit të detyrimeve të
shteteve anëtare që dilnin nga traktati.
Traktati për realizimin e qëllimeve të lartëpërmendura parashikonte krijimin e një Autoriteti të Lartë,
Asamblesë së Përbashkët, Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës së Drejtësisë.
b.Traktati për themelimin e Komunitetit Ekonomik Evropian (KEE)
Traktati i KEE- së ishte nënshkruar me 27 mars 1957 nga përfaqësuesit e lartë të gjashtë shteteve anëtare të
BETHÇ- së në Romë. Ky traktat kishte për qëllim krijimin e një tregu të përbashkët duke përfshirë
ekonominë në tërsi, të gjitha degët e industrisë, transportin, bujqësinë, tregtinë. Ky treg bazohej në krijimin e
një Unioni Doganor duke eliminuar taksat doganore mes shteteve anëtare dhe kufizimet në eksportin dhe
importin e mallrave si dhe përcaktimin e tarifës doganore të përbashkët dhe politikës së përbashkët tregtare
ndaj shteteve të treta.
Ky traktat ka karakter të “traktatit kornizë” dhe përmban më tepër parime të përgjithshme mbi politikat e
tregut të përbashkët si dhe rregulla procedurale për kompetencat e organeve të përbashkëta.
Çka është tregu i brendshëm në UE?
Pazari i brendshëm në UE paraqet një hapsirë ose teritorr pa kufi, në të cilin sigurohen: e drejta e lëvizjes së
lirë të individëve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve – “të njohura me emrin 4 Liritë në UE“, pa respektimin
e të cilave nuk ka treg të brendshëm.
Traktati për KEE-në paraqet një nga burimet më të rëndësishme të së drejtës së Komuniteteve dhe shpeshherë
emërohet si “Traktati i Tregut të Përbashkët“.
Formimi i tregut të përbashkët ishte kufizuar nga realizimii katër lirive:
1. lëvizja e lirë e mallrave: parashikohet si bazë e Komunitetit Ekonomik Evropian. Unioni Doganor
përfshinë tregtinë e mallrave dhe parashikon eliminimin e të dhënave doganore në marrdhëniet midis
shteteve anëtare si dhe përcaktimin e tarifës së përbashkët doganore në marrdhëniet me vendet e treta.
2. lëvizja e lirë e kapitalit: nënkupton detyrime për shtetet anëtare që të ndërmarrin masa për të eliminuar të
gjitha kufizimet e lëvizjes së kapitalit i cili u takon personave që banojnë në shtetet anëtare si dhe çfarëdo
diskriminimi që bazohet në përkatësinë nacionale të shtetit të qëndrimit dhe në shtetin ku është investuar
kapitali.
3. lëvizja e lirë e shërbimeve : nënkupton lirinë e shpërnguljes së qytetarëve nga njëri shtet anëtar në një
shtet tjetër si dhe lirinë e punësimit, ushtrimit të veprimtarisë profesionale.
4. lëvizja e lirë e fuqisë punëtore: nënkupton eliminimin e çfarëdo diskriminimi të punëtorëve nga shtetet
anëtare.
Qëllimet dhe detyrat e Komunitetit (Unionit )Ekonomik Evropian
Detyrat e Unionit Ekonomik Evropian janë disa: nëpërmjet krijimit të një pazari të përbashkët dhe nëpërmjet
harmonizimit të politikës ekonomike të shteteve anëtare të sigurojë një zhvillim të ekonomisë në suaza të
krejt UE, zhvillim permanent dhe të barabartë të ekonomive, rritjen e stabilitetit të UE, rritjen e standardit
jetësor si dhe zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve. Në nenin 3 të kësaj marrëveshje janë përcaktuar
instrumentet nëpërmjet të cilave realizohen këto qëllime:
- Heqja e doganave në mes shteteve anëtare, dmth. heqja kuantitative dhe ndalesave të tjera gjatë importit
dhe eksportit të mallrave;
- Krijimin e një politike të përbashkët në fushën e komunikacionit dhe bujqësisë;
- Vendosjen e një regjimi i cili do të sigurojë konkurencë të lirë në tregun e përbashkët;
- Përshtatjen dhe barazimin e juridiksioneve të brendhshme të shteteve në masë që është e nevojshme për
funksionimin e pazarit të përbashkët;3
- Krijimi i një Fondi Social Evropian për përmirësimin e çështjes së punësimit dhe standardin jetësorë;
- Krijimi i një Banke të Investimeve me mjetet e së cilës do të ndikohet në rritjen e fuqisë ekonomike të
shteteve, d.m.th. shtetet marrin për detyrë të sigurojnë dhe zbatojnë detyra që dalin nga kontratat .
c. Traktati për themelimin e Komunitetit Evropian për Energji Bërthamore (EUROATOM)
EUROATOM-i ishte themeluar njëkohësisht me krijimin e KEE-së me qëllim që të kontribonte në ngritjen
dhe zhvillimin e shpejtë të industrive bërthamore. Në preambulën e këtij traktati ndër të tjerat theksohet se
“energjia bërthamore paraqet burim të rëndësishëm i cili do të sigurojë zhvillim të industrisë së fuqishme
bërthamore do të stimulohet progresi teknologjik që do të çojë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.
d. Akti Unik Evropian
Akti Unik Evropian u nënshkrua më 17 shkurt 1986 në Luksemburg dhe me 28 shkurtë 1986 në Hagë. Me të
u bënë ndryshime në traktatet themeluse të tre komuniteteve, për të kontribuar në përparimin e integrimit
evropian.
Në prambulën e Aktit ndër të tjera thuhet se “shtetet anëtare janë të vendosura të përmirësojnë situatën
ekonomike dhe sociale me zgjerimin e politikave të përbashkëta, me parashtrimin e objektivave të reja dhe
me funksionimin më të mirë të tregut të përbashkët përmes krijimit të kushteve për realizimin e detyrimeve të
institucioneve të komunitetit të cilat më së miri do ti përgjigjen interesave të komunitetit”.
e. Traktati i Mastrihtit
Në takimin e Këshillit Evropian të datës 9 dhe 10 dhjetor 1991 në Mastriht, shefat e shteteve dhe Qeverive,
Ministrat e Punëve të Jashtme dhe anëtarët e Komisionit Evropian nga të gjitha shtetet anëtare, u diskutua
Propozim/Traktati i cili kishte marrë përkrahjen e duhur ndërsa nënshkrimi i tij ishte bërë me datën 7 shkurt
1992.
BE sipas traktatit është union politik “sui Generis” (i llojit të veqantë).
Për nga struktura Traktati i Mastrihit përbëhet nga 7 kapituj, të shoqëruar nga 17 protokolle dhe 33 deklarata.
Përveq Këshillit Evropian që nuk është juridikisht një institucion në kuptimin e Traktatit, katër institucione
janë të përbashkëta për Bashkimin dhe për Komunitetet:
Parlamenti Evropian, Këshilli, Komisioni dhe Gjykata e Drejtësisë.
BE mbështetet në tre shtyllla:
1. komunitare – KE, KEQC, EUROATOM
2. politika e jashtme dhe e sigurisë së përbashkët
3. bashkpunimi në fushat e drejtësisë dhe të punëve të brendshme.
1. Shtyllën e parë realizimi i funksioneve bëhet me përcaktimin e politikave dhe miratimin e vendimeve
nga institucionet e BE-së , gjë kjo që shpreh shenja të strukturës federale të bazuar në bartjen e
kompetencave nga vetë shtetet anëtare(funksionet ekonomike , politikën e arsimit , kulturës, etj.)
2. Në shtyllën e dytë politikat e përbashkëta realizohen përmes bashkpunimit ndërqeveritar , që do të thotë
se politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë realizohen me një bashkpunim sistematik të shteteve
anëtare e jo me delegimin e kompetencave.
3. Shtylla e tretë përfshinë bashkëpunim sistematik në fushën e jurisprudencës dhe punëve të brendshme.
Procedura e Komunitetit në shtyllën e parë përdor instrumentet juridike të detyrushme dhe procedurat e
bazuara ne traktatet e Romës. Ndërsa dy shtyllat tjera janë zakonisht në kompetencë të Këshillit Evropian dhe
Këshillit të BE-së dhe kanë karakter ndërqeveriat.
f. Traktati i Amsterdamit
Zbatimi i traktatit të Mastrihit dëshmoi se ai nuk është dokument i përsosur dhe se duhet të përshtatet dhe
rishikohet dhe të gjenden mënyra të reja për zgjidhjen e çështjeve kyqe për të cilat shtetet anëtare kishin
qëndrime të ndryshme.
Italia e cila ishte kryesuse e radhës së BE-së që ngritit procedurë përpara Parlamentit Evropian dhe Këshillit
për thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare për të rishqyrtuar Traktatin e Mastrihit.
Një Konferencë e tillë ishte hapur me 23 masrs 1996 në Torino.
Takimi solli rezulatat dhe u pranuan propozime nga shtetet anëtare, institucionet dhe ekspertët. Veqanërisht u
trajtuan këto qështje:
- qytetari të jetë në qendër të vëmendjes së Unionit
- unioni të sigurojë rol më aktiv në aktivitetet ndërkombëtar edhe botërore4
- institucionet duhet ti përshtaten ambient për funksionim të suksesshëm dhe pas pranimit të shteteve të
reja.
Me 2 tetor 1997 në Amsterdam ishte nënshkruuar nga përfaqësuesit e lartë të shteteve anëtare, i ashtuquajturi
“Traktati i Amsterdamit për ndryshime të traktatit të BE-së, traktatet me të cilat janë themeluar komunitetet
evropiane dhe një sër aktesh lidhur me to”.
Risitë që ai parashikon kanë të bëjnë me:
- Ndryshimet në shtyllën e tretë të Be-së
- Ndryshimet në shtyllën e dytë
- Ngritja e nivelit të aktiviteteve lidhur me politikën e punësimit
- Ndryshime në kompetencat e institucioneve
- Të drejtat themelore dhe mos-diskriminimi
- Lëvizja e lirë e personave , siguria dhe drejtësia
- Përfshirja e marrëveshjeve “Shengen “ në kuadër të BE-së.
Mesazhi i këtij Traktati është që Komuniteti nuk duhet të bazohet mbi interesat ekonomike të shteteve anëtare
dhe funksionimit në bazë të maredhënieve ekonomike, por përforcimi i dimensionit social dhe respektimi i të
drejtave të njeriut e paraqesin BE-në si union te të gjithë qytetarëve dhe në këtë mënyrë bëhet realitet ideja
për identitetin evropian të qytetarëve të saj dhe shtetësisë evropiane.
g. Traktati i Nicës
Në samitin e shefave të shteteve dhe qeverive ne Nicë 2001 u nënshkrua Traktati i Nicës me të cilin ishte
rishikuar Traktati i Amsterdamit ku u përforcua pozita e BE-së dhe kompetencat e institucioneve të saj.
Ky traktat hapi rrugën për zgjerimin më të madh të parashikuar ndonjëherë të Unionit, nga aspekti i paqes së
qëndrushme, stabilitetit dhe prosperitetit të të gjitha shteteve demokratike të Evropës. Traktati i Nicës shënoi
një fazë të re në përgaditjen për zgjerimin e BE-së dhe përfshirjen e vendeve të Evropës Qëndore dhe
Lindore. Ndryshimet rrënjësore që bëri ky traktat kishin të bënin me:
- përbërjen e Komisionit
- shpërndarjen e votave në Këshill
- zgjerimin e votimit me shumicë të kualifikuar
- përforcimi i rolit të Parlamentit si bashkë-legjislativ
- ndarjen më efektive të detyrave të gjyqësorit
h. Traktati i Lisbonës
Traktat i Lisbonës u nënshkrua me 13 Dhjetor 2007. Me nënshkrimin e “Traktatit të Lisbonës” shtetet anëtare
të BE-së ranë dakord jo vetëm që të thjeshtëzonin procesin e menagjimit dhe vendimarjes por hapen edhe
rrugë për pranimin e anëtarëve të rinj.
Me Traktatin e Lisbonës i cili hyri në fuqi pas ratifikimit nga shtetet anëtare me 1 dhjetor 2009, BE-ja u bë me
kryetar me një mandat 2.5 vjeqarë. Ky dokument dallon nga ai i mëparshmi për shkak të risive që parashikon:
- më tepër transparencë dhe demokraci
- më tepër efikasitet
- më tepër të drejta
- më tepër ndikim ndërkombëtar.
Një risi të përcaktuar në Taktatin e Lisbonës paraqet edhe përfshirja e Parlamenteve nacionale në procesin e
vendimmarrjes. Kjo nënkupton rritjen e demokracisë në BE. Traktati i Lisbonës për herë të parë parashikon
dispozita mbi ndryshimet klimaterike dhe politikën energjetike. Po ashtu Traktati i Lisbonës përmban
klauzolën e solidaritetit sipas së cilës Unioni dhe shtetet anëtare do të veprojnë bashkërisht në frymën e
solidaritetit nëse ndonjë shtet anëtar bëhet “viktime” e ndonjë sulmi terrorist ose fatkeqsive natyrore.
BURIMET SEKONDARË TË BE-SË
a.Urdhëresat
Urdhëresat janë akte më të rëndësishme juridike të cilat posedojnë fuqi detyruese dhe që miratohen nga
institucionet e Komuniteteve. Ato kanë fuqi identike me ligjet e shteteve. Ato janë të drejtpërdrejta të
zbatushme në tërë territorin e BE-së dhe janë të obligushme për të gjitha shtetet anëtare, personat juridik dhe
ata fizik.
b.Direktivat
Janë akte individuale juridike të cilat janë të obligushme vetëm për sa i përket qëllimeve dhe rezultateve që
duhet të arrihen, ndërsa forma dhe mjetet përmes të cilave do realizohet kjo u është lënë në dorë autoriteteve5
kompetente të shteteve të cilave iu është adresuar. Dmth direktivat janë të obligushme për nga rezultati që
duhet të arrihet dhe obligojnë vetëm shtetet anëtare por jo individët, për aq kohë sa ato nuk janë
implementuar në legjislacionin nacional. Për dallim nga urdhëresat, direktivat duhet të implementohen në
legjislacionin nacional të shteteve anëtare.
c. Vendimet
Vendimet janë akte konkrete juridike me të cilat rregullohen të drejtat individuale dhe obligime. Vendimet
janë akte juridike që nuk kanë obligim të përgjithshëm por zbatohen vetëm ndaj atyre të cilëve iu adresohen,
përkatësisht shteteve anëtare, kompanive ose personave fizik.
Vendimet dallojnë nga urdhëresat për shkak se ato iu adresohen personave ose grupit të personave në
përgjithësi. Për dallim nga urdhëresat edhe direktivat, vendimet nuk shpallen në Gazetën Zyrtare të BE-së por
hyjnë në fuqi me dorëzimin e tyre deri tek të adresuarit.
d. Rekomandimet dhe mendimet
Janë dy lloje burimesh jo-obliguese , me të cilat institucionet e Komuniteteve shprehin opinionin e tyre ose
rekomandojnë direktiva për zgjedhjen e çështjeve të caktuara në shtetet anëtare. Rekomandimet nuk kanë fuqi
juridike por vetëm fuqi bindëse.Këto kanë vetëm peshë politike.
Rekomandimet dhe mendimet edhe pse nuk kanë fuqi obliguese juridike janë mjete efikase për realizimin e
proceseve integruse.
MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE TË BE-SË
Marrëveshjet ndërkombëtare janë burim i tretë i legjislacionit komunitar. Evropa është e përfshirë në
marrdhëniet ekonomike, sociale dhe politike me pjesën te tëra të botës dhe për këtë arsye BE-ja nënshkruan
marrëveshje me vendet jo anëtare dhe me organizata të tjera ndërkombëtare. Kjo mundësi parashikohet në
vetë traktatet themeluese ku sanksionohet shtrirja e bashkëpunimit në fushën e tregtisë ose industrisë, fushën
sociale, etj.
Ekzistojnë tre llojë marrveshjesh mes Komunitetit dhe vendeve jo anëtare:
- Marrëveshja e asociimit: janë tre lloje të ndryshme të marrveshjes për asocim:
1.marrëveshje që përmban marrdhënie të veqanta mes disa anëtarëve dhe shteteve jo anëtare
2.marrëveshje për përgaditjen për anëtarsim në Komunitet ose për krijimin e një bashkimi doganor
3.marrëveshja mbi zoneën ekonomike evropiane.
- Marrëveshjet e bashkpunimit
- Marrëveshjet e tragtisë.
PARIMET E PËRGJITHSME TË SË DREJTËS SË BE-SË
Burimet e parimeve të përgjithshme të së drejtës së BE-së janë:
- Interpretimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë
- Dispozitat e traktateve themeluse
- Parimet e së drejtës nacionale
- Parimet që dalin nga traktatet e lidhura nga shtetet anëtare.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë në praktikën e saj ndër të tjera përcaktoi disa PARIME TË
PËRGJITHSHME juridike të së drejtës së BE-së nga të cilat dallojmë:
- Parimi i trajtimit të njëjtë ose jodiskriminimi
- Parimi i Proporcionaliteit
- Parimi i Subsidiaritetit
- Parimi i mbrojtjes së të drejtave themelore njerëzore etj.
- Parimi i trajtimit të njëjtë (jo diskriminimi)
Në kuptimin e përgjithshëm të tij nënkupton se “personat në situata të ngjashme nuk duhet të trajtohen
ndryshe” përveq rasteve kur bëhet fjalë për dallime që janë objektivisht të arsyeshme. Dispozotat e Traktatit
të BE-së që ndalojnë diskriminimin jane:
a. në bazë të shtetësisë
b. në bazë të gjinisë me theks të pagave
c. midis proshuesve dhe konsumatorëve lidhur me bujqësine.6
- Proporcionaliteti
Parimi i proporcionalitetit është parim themelor i së drejtës së BE-së sipas të cilit BE-ja mund të veprojë në
masë të duhur që të arrihen objektivat e saj. Objektiviteti kryesor është që ti jepet rëndësi mbrojtjes së lirive
dhe të drejtave themelore të individëve kur ato nuk respektohen nga ana e institucioneve të Komunitetit.
Ky parim bazohet në qëndrimin se niveli i ushtrimit të pushtetit nuk duhet ti kalojë aksionet e duhura për
arritjen e qëllimit të pushtetit. Sipas këtij parimi, shteti mund t’iu urdhëroj masa qytetarëve në atë pjesë që
është e nevojshme, që në interes publik të arrihen objektivat, mirëpo nëse me masën e dhënë dëshirohet që të
arrihet objektive tjetër atëherë ajo do të anulohet.
Proporcionaliteti është parashikur në nënin 3 ku theksohet se: “masat e BE-së nuk duhet ti kalojnë kornizat e
asaj që është e nevojshme për arritjen e objektivave të këtij traktati. Ky nen thekson gjithashtu se dy parime
kanë efekt akumulativ: subsidiariteti i cili përcakton kur duhet të ndërmerret veprimi i BE-së dhe
proporcinaliteti i cili përcakton qëllimin e veprimit të tillë.
Proporcionaliteti është me rëndësi të veqantë në sferën e ekonomisë dhe tregut të përbashkët të BE-së.
- Subsidiariteti
Parimi i subsidiaritetit paraqet parimin themelor organizativ i cili garanton se vendimet merren sa më afër
qytetarëve dhe i njëjti parim përdoret si instrument për përforcimin e rolit të qytetarëve në proceset eurointegruese. Parimi i subsidiaritetit është futur në BE përmes traktatit të Mastrihit. Sipas parimit të
subsidiaritetit në sferat që nuk bëjnë pjesë në kompetencë të vetme të Unionit, mund të veprohet vetëm
atëherë kur objektivat nuk mund të realizohen në mënyrë të suksesshme me aksionet e ndërmarra të shteteve
anëtare në nivel qëndror ose lokal, gjatë të cilave efekti më i mirë mund të arrihet me veprimin e Unionit.
Formalisht parimi i subsidiaritetit zbatohet në ato sfera ku BE-ja nuk ka kompetenca të vetme ndërsa në
mënyrë joformale zbatohet në diskutimet gjatë përcaktimit të asaj se cilat kompetenca duhen ti jepen BE-së
dhe cilat duhet të mbajnë shtetet anëtare.
Koncepti i subsidiaritetit ka dimensioninet e vet politik dhe juridik.
Kriteret e këtij parimi janë:
a.(kriteri i mjaftushmërisë) aksioni duhet të jetë i domosdoshëm pasi me veprimin e qeverive të shteteve nuk
mund të arrihen objektivat
b.(kriteri i përfitimit) aksioni duhet të arrijë vlerat e duhura
c.(kriteri i afërsisë me qytetarët) vendimet duhet të merren sa më afër qytetarëve
d.(kriterii autonomise) aksioni duhet të sigurojë liri më të madhe për individët.
Ky parim zbatohet vetëm në sferat e kompetencës së ndarë midis shteteve anëtare dhe BE-së , por jo në sferat
ku BE-ja ka kompetenca të vetme.
- Mbrojtja e të drejtave themelore të njerit
Çdo shtet anëtar është nënshkrues i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Obligimet e Unionit mbi të
Drejtat e Njeriut përfshihen në nenin 6 të Traktatit të Amsterdamit.
Të drejtat që janë pranuar nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë përfshijnë:
a. të drejtën e pronësisë
b. të drejtën religjioze
c. të drejtën e privatëisë jurisr-klient
d. gjykimin e drejtë etj.
RAPORTI MES TË DREJTËS SË BE-SË DHE ASAJ NACIONALE
Shtetet anëtare veprojnë sipas të njëjtave rregullave dhe e drejta e BE-së duhet të ketë të njëjtën rëndësi dhe
efekt tek të gjitha shtetet anëtare.
Marrdhënia midis legjislacionit të komuniteteve dhe atij nacional karakterizohet me mundësinë e ndeshjes së
tyre ose konfliktit potencial. Një situatë e tillë krijohet çdoherë kur dispozitat e drejtës së BE-së krijojnë të
drejta dhe përcaktojnë obligime të drejtpërdrejta për qytetarët e BE-së, ndërkohë që përmbajtja e tyre bie
ndesh me rregullat e së drejtës nacionale. Duket se pas kësa ndeshje të thjeshtë fshihen dy çështje kryesore:7
Zbatimi i drejtpërdrejtë i të drejtës së BE-së mbi të drejtën nacionale me të cilën gjendet në konflikt dhe
supremacioni i së drejtës së BE-se.
E drejta e BE-së mund të ekzistojë vetëm nëse ka efekt të drejtpërdrejtë dhe supremacion mbo të drejtën e
shteteve anëtare.
Zbatimi i drejtpërdrejtë i drejtës së BE-së
Zbatimi i drejtpërdrejtë nënkupton se legjislacioni i BE-së krijon të drejta dhe përcakton obligime të
drejtpërdrejta jo vetëm për institucionet e BE-së dhe për shtet anëtare, por edhe për qytetarët e tyre. Efekti i
drejtpërdrejtë i të drejtës së BE-së ishte krijuar nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë.
Gjykata përcaktoi se traktatet jo vetëm që krijonë obligime për individët në shtetet anëtare por mbron edhe të
drejtat e tyre përpara gjykatave nacionale. Kjo nënkupton se BE-ja sipas kushteve të caktuara mund të krijojë
të drejta për individët në shtetet anëtare që do të mbrohen nga gjykatat nacionale.
Një nga rezolutat e dukshme të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë është se përmes rasteve gjyqësore,
legjislacioni i BE-së vihet në zbatim të drejtpërdrejtë pa marrë parasysh rezistencën e disa shteteve anëtare,
madje garanton ekzistencën e sistemit juridik të BE-së.
Vlen të përmendet vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë lidhur me rastin e parë për efektin e
drejtpërdrejtë të së drejtës së BE-së mbi të drejtën e shteteve anëtare, Van Gend en Loos (1963). Ndërmarrja
Van Gend & loos kërkoi në procedurat përpara organeve doganore në Holandë të mos zbatohej legjislacioni
nacional që është në kundërshtim me të drejtën e BE-së. Gjykata vlerësoi se kërkesa është e bazuar dhe se
kontesti duhet zgjidhur me zbatimin e drejtpërdrejtë të së drejtës së Be-së. Në analizat e veta Gjykata theksoi
se lidhur me arritjen e objektivave të BE-së, dispozitat e BE-së janë të drejtpërdrejtë të zbatushme pavarsisht
legjislacionit të qdo shteti anëtar. Gjykata vërtetoi qëndrimin në rastin Van Gend en Loos se Traktati për
KLee-në krijoi rendin e vet juridik, union e vetëm i cili shkon më larg se organizatat e tjera ndërkombëtare.
Shtetet anëtare e kanë pranuar sistemin juridik të Komunitetit dhe prandaj duhet t’iu përmbahen rregullave.
Rëndësia praktike e efektit të drejtpërdrejtë të legjislacionit të BE-së në formën që zhvillohej dhe zbatohej nga
Gjykata Evropiane e Drejtësisë, mund të thuhet se është e madhe dhe efekti i drejtpërdrejtë i së drejtës së BE
paraqet një nga shtyllat e sistemit juridik të BE-së.
SUPREMACIONI i TË DREJTËS SË BE-SË
E drejta e BE-së nuk përfshin dispozita të posaqme që do të përkufizonin supremacionin dhe as nuk përmban
zgjidhje të qarta lidhur me qështjen e ndeshjes së të drejtës së BE-së me të drejtën e shteteve anëtare.
Konflikti midis të drejtës nacionale dhe të drejtës së BE-së nuk mund të zgjidhet vetëm nëse e para i jep
përparësi të dytës. Ndërkohë prioriteti i të drejtës së BE-së është i patjetërsushëm edhe përshkak të vazhdimit
të proceseve të integrimit dhe BE-se. Megjithatë parimi i supremacionit është rregull e pashkruar e BE-së dhe
zbatohet në shtyllën e dytë dhe të tretë të BE-së.
Është evidente se ka pasur dhe do të ketë përplasje të së drejtës së BE-së dhe të drejtës nacionale dhe për këtë
duhet të vendosen rregulla që tregojnë se cilat dispozita juridike duhet të kenë përparsi në rast të ndeshjes së
mundshme. Gjyakta Evropiane e Drejtësisë krijoi një sistem në të cilin e drejta e BE-së merr përparesi mbi të
drejtën shteti anëtar dhe si rezultat i kësaj gjykatat nacionale obligohen që të sigurojnë efikasitet praktik të
supremacionit në shtetet anëtare.
Rastet Costa v.Enel dhe Internationale Handelsgellschaft, qartësojnë më tepër çështje që kanë të bejnë me
marrdhëniet midis të drejtës nacionale të shteteve anëtare dhe të drejtës së BE-së.
Tasti Costa v.ENEL vendos në bazën e doktrinës për supremacion, thekson se e drejta e BE-së duhet të ketë
përparsi mbi të drejtën nacionale. Ndërsa në rastin Internationale Handelsgellschaft, Gjykata Evropiane e
Drejtësisë thekson se e drejta e BE-së ka përparsi mbi të drejtën nacionale pa marrë parsysh a bëhet fjalë për
disozitë kushtetuese apo ligjore, dhe përshkak të kësaj dispozitat kushtetuese themelore nuk mund të vihen
mbi të drejtën e KE-së.
E drejta e Be-së duhet të ketë fuqi mbi të drejtën nacionale në rast konflikti. Nëse nuk do të ishte ashtu, shtetet
anëtare mund ta anashkalojnë zbatimin e së drejtës së BE-së e cila nuk është ne favor të interesave të tyre.
Në pajtim me doktrinën e supremacionit masat e BE-së me hyrjen e tyre në fuqi automatikisht i shtypin
dispozitat që janë në kundërshtim me to. Me fjalë të tjera duhet të anashkalohet çdo dispozitë nacionale që bie
ndesh me dispozitat e BE-së, ne qoftë se edhe nëse është miratuar përpara ose prapa të drejtës së BE-së.
Kushtetuta e BE-së përherë të parë theksoi qartë se e drejta e BE-së ka supremacion mbi të drejtën nacionale,
që nënkupton përparsi praktike të së drejtës së BE-së, të cilën Gjykata Evropiane e Drejtësisë e ka krijuar nga
praktika e saj.
PROCEDURAT E VENDIMARRJES NË BE8
Institucionet e vendimarrjes janë : Komisioni Evropian , Parlamenti Evropian dhe Këshilli. Në përgjithësi
Komisioni është ai që propozon legjislacionin e ri, Këshilli dhe Parlamenti e miratojnë ndërsa institucionet e
tjera dhe organet kanë rolin e vet specifik në këtë proces.
Procedurat për miratimin e vendimeve në BE- janë:
Konsultimi, Bashkëpunimi, Bashke-vendosja, Pëlqim.
KONSULTIMI
Procedura e konsultimit përpara miratimit të AUE (Aktit Unik Evropian) ishte procedura më e përdorur
legjislative.Sipas kësaj procedure Këshilli mund të miratojë legjislacionin duke u bazuar në propozimin e
Komisionit Evropian pas konsultimit të bërë me Parlamentin Evropian dhe institucionet e tjera siç janë:
Komiteti Ekonomiko-Social dhe Komiteti i Rajoneve.
Komisioni Evropian i dërgon propozim Këshillit që më pas të njëjtin propozim t’ia dorëzoj Parlamentit.
Propozimi së pari shqyrtohet në disa Komitete Parlamentare , të cilat përgatisin raport dhe më pas e dorëzojnë
atë në seancën e Parlamentit ku jepet mendimi pozitiv ose negativ ose propozohen ndryshime. Komisioni në
bazë të mendimit nga Parlamenti mund ta ndryshojë propozimin e tij mirëpo as Komisioni Evropian dhe as
Këshilli nuk janë të obliguar që të pranojnë mendimin e Parlamentit evropian.
Kjo procedurë tani gjen përdorim vetëm për vendimet që kanë të bëjnë me marrëveshjet dhe zgjerimin e BEsë si dhe për këto qështje që kanë të bëjnë me:
- rishikimin e traktateve
- nënshkrimin e marrëveshjeve të jashtme
- asociacionin dhe zgjerimin e BE-së
- policinë dhe bashkëpunimin juridik në çështjet penale
- diskriminimin
- civilizimin e Unionit
- bujqësinë
- vizat , azilin migrimet dhe transportin
- rregullat e konkurencs
- politikën ekonomike dhe tatimet.
BASHKËPUNIMI
Kjo procedurë gjatë miratimit të vendimeve është e njëjtë me procedurën themelore përfshi edhe konsultimin
e Parlamentit deri në momentin kur Këshilli duhet ta miratojë aktin.Mirëpo në vend që të miratojë aktin ,
Këshilli duke vendosur me shumicë të kualifikuar merr qëndrim të përbashkët , i cili së bashku me arsyet që e
kanë shtyrë Këshillin ta miratojë atë, si dhe qëndrimin e Komisionit i drejtohen Parlamentit Evropian.Pastaj
Parlamenti në afat prej tre muajsh mund ta pranojë , refuzojë ose të sugjerojë ndryshime të qëndrimit të
përbashkët. Nëse Parlamenti Evropian e pranon qëndrimin e përbashkët ose nuk sjell vendim në afatin e
caktuar , atëherë Këshilli e miraton aktin në përputhje me qëndrimin e përbashkët .Ndërsa nëse Parlamenti
Evropian e refuzon qëndrimin e përbashkët atëherë Këshilli mund ta miratojë aktin vetëm unanimisht
(njëzëri).
Nëse Parlamenti propozon ndonjë ndryshim atëherë Komisioni Evropian duhet ta rishqyrtojë propozimin e
vet me ndryshimet e sjella nga Parlamenti Evropian në afat prej një muaji . Komisioni Evropian mund ti
miratojë ndryshimet e propozuara nga Parlamenti Evropian ose të mos i pranojë ndryshimet e propozuara nga
Parlamenti Evropianose të mos i pranojë dhe duhet të sqarojë pse ka vendosur ashtu dhe së bashku me
sqarimet , ndryshimet e propozuara tia parashtrojë Këshillit. Në këtë fazë Këshilli mund të pranojë
propozimin e ndryshuar nga Komisioni Evropian ose të ndryshojë amandamentet që Parlamenti Evropian ka
propozuar ndërsa Komisioni i ka refuzuar (këtë mund ta bëjë vetëm njëzëshëm në afat prej 3 muajsh.
BASHKË-VENDOSJA
Bashkë-vendosja është procedura kryesore ligjvënëse me të cilën miratohet legjislacioni i BE-së.
Zakonisht procedura sipas të cilës merren vendimet quhet bashkëvendose. Sipas kësaj procedure Komisioni bën
propozimin , Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti Evropian e diskutojnë atë dhe madje mund të parashikojnë edhe
ndryshime të propozimit dhe së fundi vendimi përfunsimisht miratohet bashkërisht nga Këshilli dhe Parlamenti.
Kjo procedurë në fazën fillestare është e njëjtë sikurse edhe procedura e bashkëpunimit , ndërsa kur Parlamenti njihet me
qëndrimin e përbashkët ai duhet të vendosë në afat prej tre muajve.
Nëse Parlamenti e pranon qëndrimin e përbashkët Këshilli mund ta miratojë aktin në përputhje me qëndrimin e
përbashkët.
Nëse Parlamenti në afatin e caktuar nuk sjell asnjë vendim , atëherë Këshilli po ashtu mund ta miratojë aktin
në pajtim me qëndrimin e përbashkët.9
Nëse Parlamenti e refuzon qëndrimin e përbashkët për këtë njoftohet Këshilli i cili mund ta thërrasë Komitetin
për Përafrim.
Nëse kjo nuk sjell rezultate dhe nëse Parlamenti me shumicë absolute të anëtarëve të tij e refuzon sërish
qëndrimin e përbashkët atëherë akti i propozuar llogaritet i pamiratuar.
Parlamenti mund të propozojë edhe ndryshime të qëndrimit të përbashkët të cilat miratohen me shumicë
votsh. Teksti i ndryshuar i drejtohet Këshillit dhe Komisionit evropian i cili jep mendim për ndryshimet .
Këshilli në afat prej tre muajsh mund të pranojë ndryshimet (të miratoje aktn e ndryshuar) ose nuk i pranon
ndryshimet.
Komiteti për Përafrim themelohet atëherë kur Këshilli në afat prej tre muajsh nuk pranon nuk pranon
ndryshimet e Parlamentit Evropian.Sipas kësaj nëse Këshilli dëshiron ti pranojë ndryshimet e Parlamentit
Evropian të cilat Komisioni Evropian i ka refuzuar , duhet të presë tre muaj që të mblidhet (thirret) Komiteti i
cili nuk mund të pranojë ndryshimet me shumicë të kualifikuar .Atëherë ndryshimet mund të miratohen nga
Këshilli Evropian me shumicë të kualifikuar, ndërsa Komisioni Evropian vetëm mund ta shtyjë miratimin e
masave.
Kjo procedurë zbatohet gjatë miratimit të vendimit për:
1. rastevetë diskriminimit 2.lirisë së lëvizjes 3.të drejtës së banimit
4.tregut të përbashkët 5.mjedisin jetësor.
Në procedurën e bashkëvendosjes Këshilli vendos çdoherë më shumicë të kualifikuar votash , Parlamenti
vendos me shumicë të thjeshtë votash ndërsa në Komunitetin për Përafrim që të pranohet teksti i përbashkët
kërkohet votimi i shumicës së anëtarëve.
PËLQIMI
Procedura e pëlqimit ishte sjellë me AUE- në dhe sipas saj Këshilli duhet të sigurojë pëlqimin e
Parlamentit Evropian përpara se të miratohen akte të caktuara , të cilat kanë të bëjnë së pari me
pranimin e anëtarëve të rinj dhe lidhjen e marrëveshjeve për asociim. Kategoria e marrëveshjeve
ndaj të cilave zbatohet ajo u rrit dukshëm me zgjerimin e BE-së dhe tani zbatohet në shumë
marrëveshje ndërkombëtare si dhe në:
1. detyrat e posaçme të Bankës Qëndrore Evropiane
2. ndryshimet në Statutin e sistemit Evropian të Bankave Qëndore
3. fondeve strukturore dhe të kohezionit
4. procedurës së vetme zgjedhore për Parlamentin Evropian
5. qasjes së shtetve të reja nëtare
6. votimit të Kryetarit dhe të anëtarëve tjerë të Komisionit.
Sipas kësaj procedure Këshilli mund të miratojë legjislacionin bazuar në propozimin e Komisionit
Evropian pas marrjen së pëlqimit nga Parlamenti Evropian (pëlqimi kërkon shumicë absolute të
votave). Madje Parlamenti ka mundësi juridike të pranojë ose refuzojë çdo propozim mirëpo nuk
ekzistojnë mekanizma juridik për të propozuar ndryshime. Procedura është e ngjashme me
konsultimin për dallim nga fakti se Parlamenti nuk mund ta ndryshojë propozimin por duhet ose ta
pranojë ose ta refuzojë propozimin.
ACQUIS COMMUNAUTAIRE E BE-SË
Acquis communautaire është term francez që në thelb nënkupton BE-ja ashtu siq është .Sipas këtij
termi “ të pranuarit e acquis” nënkupton pranimin e BE-së ashtu siq është në momentin kur
anëtarësohet një anëtar i ri në të. Shtetet anëtare duhet ta pranojnë “acquis” përpara se ti bashkohen
BE-së dhe ta pranojnë të drejtën e BE-së si pjesë të legjislacionit nacional. Në “acquis” bëjnë pjesë
të gjitha traktatet e BE-së , aktet juridike , deklaratat , rezolutat , marrëveshjet e lidhura midis
shteteve anëtare mes veti në fushën e aktiviteteve të BE-së si dhe vendimet e Gjykatës Evropiane të
Drejtësisë , pastaj edhe aktivitetet e qeverive të shteteve anëtare në sferën e “drejtësisë dhe punëve të
brendshme” si dhe ato në aferën e “plotikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë”.
PËRAFRIMI i LEGJISLACIONIT TË SHTETEVE ANËTARE ME ATË TË BE-SË10
HARMONIZIMI :Përshtatshmëria e së drejtës nacionale me atë të BE-së , që bëhet përmes ndonjë
norme me të cilën duhet të përshtaten ligjet nacionale.
Me nocionin “harmonizim” nënkuptojmë përshtatshmërinë e të drejtës nacionale me acquis
communautaire që përfshijnë : të drejtat dhe detyrimet e shteteve anëtare , parimet dhe objektivat
politike të përcaktuara me traktatet themeluese , e drejta sekondare e miratuar nga institucionet ,
marrëveshjet ndërkombëtare të lidhura midis shteteve anëtare në suaza të kompetencave të BE-së ,
praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë , vendimet kornizë dhe aktet e tjera të
miratuara në kuadër të shtyllës së dytë dhe të tretë të BE-së.
Për nga aspekti juridik , nocioni “harmonizim” përfshinë:
- miratimin e të drejtës së BE-së dhe harmonizimin e ndërsjelltë të legjislacionit të shteteve anëtare të
BE-së
- harmonizimin e të drejtës e të drejtës së shteteve kandidate ose aspiratat për antarsim , me të drejtën
e BE-së dhe atë të shteteve anëtare.
Procesi i harmonizimit kalon nëpër disa faza: identifikimi i akteve që duhet harmonizuar me aktet e
BE-së , përcaktimi i shkallës së harmonizimit , përcaktimi i organeve kompetente dhe përgaditja e
aktit të harmonizuar .
Metodat e Harmonizimit të Legjislacionit me atë të BE-së
- Harmonizimi përmes përcaktimit të normave në nivel të Komunitetit
- Harmonizimi i plotë
- Harmonizimi opsional
- Harmonizim i pjesshëm (zbatohet në shkëmbimet ndërkufitare)
- Harmonizimi minimal (realizohen vetëm disa objektiva të përcaktuara me aktin e BE-së)
- Harmonizimi alternative (akti i Be-së jep liri shteteve për mënyrën e zbatimit të atij akti)
- Harmonizimi përmes pranimit të ndërsjelltë të akteve nacionale
- Harmonizimi përmes metodës së hapur të bashkpunimit .
INSTITUCIONET DHE ORGANET TJERA TË BASHKIMIT EVROPIAN
BE-ja sot numëron 27 shtete anëtare.Ato janë:
Franca , Gjermania , Italia , Holanda, Belgjika ,Luksemburgu , Danimarka, Irlanda, Britania e
Madhe ,Greqia ,Portugalia , Spanja , Austria ,Finlanda ,Suedia , Qiproja , Çekia, Estonia , Lituania ,
Letonia , Hungaria , Malta , Polonia , Sllovakia, Sllovenia, Rumania , Bullgaria.
Flamuri i Evropës, zyrtarisht flamuri i Bashkimit Evropian dhe Këshillit Evropian, përbëhet nga një
rreth me dymbëdhjetë yje ngjyrë ari në një fushë të kaltër. Ai u krijua më 1955 nga Këshilli i
Evropës dhe më vonë u adoptua nga BE-ja dhe Komuniteti Evropian, në vitet e 1980ta.
Institucionet e BE-së janë:
Parlamenti Evropian
Këshilli Evropian
Këshilli i Ministrave
Komisioni Evropian
Gjyakta e Drejtësisë së BE-së dhe Gjykata e Revizorëve
Si dhe organet ndihmëse.
Banka Qëndrore Evropiane
Banka Evropinae e Investimeve
Komiteti Ekonomik e Social
Komiteti i Rajoneve
Organet e Bashkimit Evropian janë:11
Themelimi i Bashkimit Evropian
Guri i themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos nga Ministri i Jashtëm Francez, Robert
Schuman, në deklaratën e tij të 9 majit të vitit1950, në të cilën ai parashtroi idenë e përpunuar më
parë me Jean Monnet për bashkimin e industrive evropiane të qymyrit dhe çelikut. Sipas tij, kjo do të
përbënte një nismë historike për ndërtimin e një “Evrope të organizuar dhe vitale”, pa të cilën paqja
në botë do të ishte e pamundur. Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit
Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut më 18 prill të vitit1951. Në nënshkrimin
e traktatit merrnin pjesëG jermania,Franca,Belgjika,Italia,Holanda dheLuks emburgu. Një tjetër
zhvillim i rëndësishëm erdhi disa vjet më vonë me Traktatet e Romës, të 25 marsit të vitit1957, të
cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Evropiandhe Komunitetin Evropian të Energjisë Atomike
(EUROATOM
Shtylla e parë
Komunitetet EvropianeShtylla e parë përbëhet nga tri Komunitetet Evropiane (Komuniteti Evropian,
Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut dhe Euroatomi). Në momentin e themelimit të BE-së,
Komuniteti Ekonomik Evropian mori emrin Komuniteti Evropian. Një ndryshim i tillë synon të
shprehë kalimin nga një komunitet tërësisht ekonomik në një bashkim politik. Përfshirja e të trija
komuniteteve në një shtyllë të vetme nuk nënkupton ndonjë unifikim të tyre. Shtylla e parë
përfaqëson juridiksionin komunitar në formën e tij më të lartë. Brenda kuadrit të Komunitetit
Evropian, institucionet komunitare mund të hartojnë normat komunitare në fushat përkatëse të
veprimtarisë së tyre, të cilat zbatohen direkt mbi shtetet anëtare dhe kanë epërsi ndaj së drejtës së
brendshme. Në zemër të KE-së qëndron tregu i përbashkët me katër liritë e tij themelore (liria e
lëvizjes së personave, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit) si dhe rregullat mbi konkurrencën.
Shtylla e dytë
Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së Përbashkët .Përpara hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkimit
Evropian, bashkëpunimi politik ndërmjet shteteve rregullohej nga marrëveshjet e vitit 1970 “mbi
Bashkëpunimin Politik Evropian” si dhe nga Akti i Përbashkët Evropian. Këto marrëveshje
parashikonin konsultime të rregullta ndërmjet ministrave të jashtëm dhe kontakte të vazhdueshme
ndërmjet departamenteve qeveritare. Megjithatë, të gjitha vendimet merreshin me unanimitet. Përsa
u përket çështjeve të sigurisë, bashkëpunimi kufizohej vetëm në aspektet politike dhe financiarë.
Megjithatë, krizat ndërkombëtare të viteve ‘90 (Lufta e Gjirit, lufta civile në ish-Jugosllavi) treguan
se instrumente të tilla të politikës së jashtme nuk ishin në gjendje t’i siguronin Bashkimit Evropian
ndikimin e merituar në arenën ndërkombëtare.
Me Traktatin e Bashkimit Evropian, Kryetarët Shteteve dhe Qeverive ranë dakord të zhvillonin një
politikë të jashtme dhe sigurie të përbashkët. Pjesa më e madhe e vendimeve, në kuadër të kësaj
politike, merren ende nëpërmjet bashkëpunimit të shteteve. Megjithatë, janë parashikuar një sërë
mjetesh të reja si, për shembull, pozicionet e përbashkëta, masat dhe veprimet e përbashkëta si dhe
vendimet kuadër.
Shtylla e trete
Bashkëpunimi në fushat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme.Bashkëpunimi ndërmjet
autoriteteve gjyqësore dhe policore të shteteve anëtare synon t’u ofrojë qytetarëve evropiane liri,
siguri dhe drejtësi, duke parandaluar dhe luftuar bashkërisht krimin, racizmin dhe ksenofobinë.
Bashkëpunimi gjyqësor ka të bëjë gjithashtu me lehtësimin dhe përshpejtimin e bashkëpunimit në
fushën e zbatimit të vendimeve penale, lehtësimin e ekstradimit ndërmjet shteteve anëtare,
vendosjen e normave penale uniforme në luftën ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të
drogës. Njëlloj si në fushën e politikës e jashtme dhe sigurisë së përbashkët, bashkëpunimi në fushën
e drejtësisë dhe të punëve të brendshme zhvillohet jashtë kuadrit vendimmarrës të Komunitetit
Evropian.12
Bashkimi Evropian (shkurtesa shqip: BE, zyrtarisht : EU) është një bashkësi e disa shteteve
Evropiane e themeluar me qëllim të lirisë së qarkullimit të mallrave.
Bashkimi Evropian është iniciuar 60 vjet më parë.
Deklarata e Schumanit, e bërë më 9 Maj 1950, krijoi bazat mbi të cilat 6 shtetet
themeluese ndërtuan Bashkësinë Evropiane të Thëngjillit dhe Çelikut, e cila
më vonë u shndërrua në Bashkim, dhe tani vazhdon të paraqesë projektin më unik dhe
më të suksesshëm të integrimit rajonal në botë. Ky projekt, që kishte për qëllim sigurimin
e paqes në kontinentin e shkatërruar nga dy luftërat botërore, ka përcjellë
shtetet anëtare nëpër etapa të ndryshme drejt përafrimit politik dhe ekonomik.
PARLAMENTI EVROPIAN
Parlamenti Evropian është organi i vetëm i zgjedhur drejtpërdrejtë që përfaqëson interesat e popujve
të shteteve anëtare të BE-së dhe përbën kështu organin e vetëm legjitim të BE-së. Parlamenti
Evropian është institucioni i vetëm i BE-së , anëtarët e të cilit zgjidhen drejtpërdrejt nga shtetasit e
tyre .Prandaj PE-ja gëzon shkallën më të lartë të legjitimitetit demokratik ndër të gjitha institucionet
e BE-së.
Parlamenti Evropian i zhvillon punimet e tij në Francë, Belgjikë dhe Luksemburg.
Kompetencat e Parlamentit Evropian:
- Ai ushtron pushtetin legjislativ në bashkëpunim me Këshillin e Ministrave
- Miraton buxhetin e BE-së;
- Ushtron kontroll demokratik mbi institucionet e tjera të BE-së;
- Miraton marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare.
Përbërja e Parlamentit Evropian sipas Traktatit të Lisbonës është :
Parlamenti Evropian përbëhet nga 750 deputete, të cilët zgjidhen me votim të
drejtpërdrejte nga qytetarët e shteteve anëtare si dhe ku asnjëri nga anëtarët nuk mund të ketë më
pak se 6 dhe më shumë se 96 deputetë.
Deputetët radhitën në sallën e Parlamentit sipas përkatësië partiake e jo sipas shtetit, dhe ata votojnë
sipas bindjes së tyre personale.
KOMISIONI EVROPIAN
Komisioni është një organ i pavarur politikisht i cili përfaqëson dhe mbron interesat e BE-së dhe
paraqet njërin nga institucionet që ka vend dhe rol të posaqëm në menagjimin e aktiviteteve të
integrimit evropian. Ai njihet edhe si “burokracia” e Komunitetit. Pra mbron interesat e BE-së e jo
interesat e vendeve nga të cilat vijnë komisarët.
Përbërja
Komisioni Evropian përbëhet nga 27 anëtarë të cilët emërohen një herë në pesë vjet , brenda 6
muajve nga data e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.
Mandati i komisionerve është 5 vjet .
Procedura e emërimit të anëtarëve të Komisionit zhvillohet kështu :
- Qeveritë e shteteve anëtare bien dakord mbi emrin e personit që do të drejtojë Komisionin për pesë
vjetët e ardhshëm.
- Presidenti i Komisionit zgjedh, në bashkëpunim me qeveritë e shteteve anëtare, anëtaret e tjerë të
Komisionit.
- Parlamenti Evropian aprovon përbërjen e Komisionit të ri, në tërësi. Në rast se aprovohet, Komisioni
fillon nga puna janarin e ardhshëm.
Anëtarët e Komisionit mbajnë përgjegjësi politike (individuale dhe kolegjiale) ku për punën e tij i
raportojnë Parlamentit Evropian si dhe përgjegjsi ligjore që duhet të japin llogari para Gjykatës së
Lartë Evropiane të Drejtësisë. Selia e Komisionit Evropian është ne Bruksel,13
por ai ka një numër zyrash në Luksemburgu, përfaqësi në të gjitha shtetet anëtare të BE-se si dhe
delegacione në disa prej kryeqyteteve të botës.
Kompetencat e Komisionit Evropian
Komisioni Evropian ushtron katër funksione themelore :
1. propozon aktet normative në Parlament dhe në Këshill ;
2. përfaqëson Komunitetin si brenda shteteve anëtare ashtu edhe në arenën ndërkombëtare;
3. mbikqyr zbatimin e traktateve dhe siguron funksionimin e tyre
4. si organ ekzekutiv menaxhon dhe zbaton politikat evropiane si dhe administron buxhetin.
Komisioni Evropian luan një rol të rëndësishëm në implementimin e politikave të jashtme si dhe
politikave të tjera.
Struktura organizative e Komisionit Evropian
- politike : e përbërë nga komisionerët , ku secili prej tyre është përgjegjës për një resor;
- administrative: e përbërë nga stafi i Komisionit Evropian që është i organizuar në departamente të
njohura ndryshe edhe si Drejtori të Përgjithshme dhe nga shërbime të specializuara.
KËSHILLI i MINISTRAVE i BE-SË
Këshilli i Ministrave është institucioni kryesor vendimmarrës në BE.
Ky këshill sot përbëhet prej 27 anëtarve jo të përhershëm me mandat të pakufizuar dhe përfaqson
shtetet anëtare ku në mbledhjet e tij merr pjesë nga një ministër prej qdo qeverie nacionale.
Pushtetet e Këshillit të BE-së
Për dallim nga pushtetet normative që iu takojnë institucioneve të tjera , Këshilli i BE-së ka pushtet
vendimmarrës të mirëfillt i cili nuk është i pakufizuar.Këshilli mund të nxjerrë akte normative ose
akte me karakter detyrues vetëm në rastet kur traktatet ia njohin shprehimisht një pushtet të tillë.Në
qoftë se në dispozitat e traktateve ka zbraztira atëherë u lejohet institucioneve të marrin vendime në
procedura të veqanta edhe kur nuk u janë njohur shprehimisht pushtete në fusha të caktuara.
Për sa i përket përgjegjësisë së Këshillit duhet theksuar se ministrat kanë përgjegjësi kolektive dhe
askush nuk mund ti votojë mosbesim Këshillit ( as edhe parlamentet nacionae).
Kompetencat e Këshillit janë:
- të miratojë ligjet evropiane;
- të koordinojë politikën ekonomike të shteteve anëtare;
- të lidhë marrveshje ndërkombëtare në emër të BE-së me një ose më shumë shtete ose organizata
ndërkombëtare ;
- të aprovojë buxhetin e BE-së së bashku me Parlamentin Evropina;
- të zhvillojë politikën e përbashkët për punë të jashtme dhe politikën e sigurisë së BE-së duke u
bazuar në parimet udhëzuese të Këshillit Evropian;
- të koordinojë bashkëpunimin mes gjykatave nacionale dhe forcave policore lidhur me çështjet
penale , lirinë , sigurinë dhe drejtësinë.
Organizimi i punës në Këshillin e BE-së
- përgaditja e mbledhjeve të Këshillit: kjo bëhet nga dy organet e përhershme në strukturën
organizative të tij (Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm dhe Sekretari i përgjthshëm).
- Mbledhja e Këshillit : Mbledhjet e Këshillit të BE-së zhvillohen në Bruksel.
- Vendimmarrja: Vendimet e Këshillit sillen në formë rregulloresh , direktivash, vendimesh ,
aksionesh të qëndrimeve të përbashkëta, rekomandimeve dhe mendimeve.
Procedura më e zakonshme e votimit në Këshill është “votimi i shumicës së kualifikuar”.Kjo
nënkupton se për tu miratuar një propozim duhet të mbështetet nga një numër i caktuar votsh. Me14
shumicë të thjeshtë votohet vetëm për qështje procedurale. Gjatë këtij lloj votimi anëtarët janë të
barabartë , ndërsa duqia votuese e shteteve tek votimi me shumicë të kualifikuar është e pabarabartë
pasi shtetet janë të kualifikuara sipas numrit të popullsisë e jo sipas fuqisë ekonomike.
KËSHILLI EVROPIAN
Këshilli Evropian lindi nga Samitet e Kryetarëve të Shteteve dhe të Qeverive të
vendeve anëtare. Në Samitin e Parisit të mbajtur në dhjetor1974, u vendos që këto takime të
mbaheshin tri herë në vit dhe të merrnin emrin Këshill Evropian. Në vitin1987, Akti i Përbashkët
Evropian e bëri Këshillin Evropian pjesë të strukturës
institucionale të Komunitetit. Tashmë ai është pjesë e Bashkimit Evropian.
Kryetarët e Shteteve dhe të Qeverive si dhe Presidenti i Komisionit takohen
rregullisht të paktën dy herë në vit. Ata shoqërohen nga Ministri i Jashtëm si dhe një Anëtar i
Komisionit.
Funksionet e Këshillit Evropian
Funksioni i Këshillit Evropian është që të orientojë në koahe , politikat e BE-së.
Këshilli Evropian sjellë vetëm vendime politike . Ai nuk ka fuqi të sjellë vendime ligjvënse sikurse
Këshilli i BE-së dhe Parlamentit Evropian.
Këshillit Evropian mund ti vishen këto funksione:
- ndërtues kushtetues;
- arbitrimi politik;
- vendos për kahet e përgjithshme mbi çështjet ekonomike dhe të politikës sociale si dhe të politikës
së jashtme evropiane;
- vendimet me rëndësi qenësore për BE-në “de facto” i sjell vetëm Këshilli Evropian veçanërisht për
çështje kontestuese të karakterit financiar dhe institucional.
Kryetari i Këshillit Evropian
Puna kryesore e tij do të jetë përgaditja e punës së Këshillit dhe sigurimi i vazhdueshmërisë së punës
përmes konsensusit të vendeve anëtare . Ai do të ndihmojë vazhdimësinë politike , do të rrisë
ndikimin e BE-së në arenën botërore , do të adresojë shqetësimet mbi temat financiare dhe
personlein.
KA më tepër koherencë dhe konsistencë në menaxhimin e prioriteteve të Këshillit Evropian , qasjet
straktegjike dhe drejtimet e tij.
Kryetari po ashtu do të sigurojë përfaqsim të jashtëm të Unionit mbi Çështjet e Politikës së Jashtme
dhe Sigurisë , pa ndikuar në rolin e Përfaqësuesit të Lartë.
Përfaqësuesi i diplomacisë së BE-së (Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Çështjet e Politikës së
Jashtme dhe Sigurisë)
Do të rrisë shtrirjen ndërkombëtare të BE-së. Përfaqësuesi i lartë do të duhet të drejtojë politikën e
përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së Unionit , të kontribuojë në zhvillimin e kësaj politike dhe ta
zbatojë atë gjatë mandatit të këshillave. Kompetencat e tij po ashtu janë zgjeruar në politikën e
përbashkët të sigurisë dhe të mbrojtjes , për të cilën do të ketë përkrahjen e “shërbimit për veprim të
jashtëm “ i përgaditur nga shërbimet e Komisionit Evropian dhe shtetet anëtare.
DALLIMET MIDIS KËSHILLIT EVROPIAN DHE KËSHILLIT TË BE-SË
Këshilli Evropian dallon nga Këshilli i BE-së në shumë aspekte për shkak të:
- përbërjes;
- numrit të takimeve ;
- kohëzgjatja e mbledhjeve dhe mënyra e punës;
- forma dhe natyra e vendimeve.
GJYKATA E DREJTËSISË E KE-SË15
Gjykata e Drejtësisë është krijuar në vitin 1952 me Traktatin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe
Çelikut. Detyre e saj është të sigurojë që e drejta e BE-se të interpretohet dhe të zbatohet në mënyre
uniforme në të gjitha shtetet anëtare. Gjithashtu, Gjykata ka pushtetin e zgjidhjes së
mosmarrëveshjeve gjyqësore ndermjet shteteve anëtare, institucioneve të Bashkimit, personave
fizike dhe juridike.
Gjykata e ka selinë e saj në Luksemburg
Përbërja e gjykatës së drejtësisë
Zakonisht emërohen aq gjyqtar sa shtete anëtare janë në Komunitetet Evropiane pra 27 gjykatës.
Mandati i gjykatësve zgjat 6 vjet , për çdo 3 vjet bëhet rizgjedhja e gjysmës nga përbërja e
gjykatësve.
Gjykata ndihmohet nga 8 avokatë të përgjithshëm , të cilët kanë për detyrë të japin mendimin e tyre
për çështjet që shtrohen për zgjidhje përpara gjykatës. Mendimet e tyre jepen publikisht dhe duhet të
jenë të paanshme. Gjyqtaret dhe avokatet e përgjithshëm emërohen me marrëveshje të përbashkët të
të gjithë shteteve anëtare, për një mandat gjashte-vjeçar, i cili mund të ripërtërihet me një ose dy
periudha të mëtejshme tre-vjeçare.
Kompetencat
Gjyakata është kompetente të diskutojë dhe vendosë për dy kategori lëndësh: lëndë për qështje
paraprake në kërkesë të gjykatave të shteteve anëtare dhe lëndë që janë në kompetencë të
drejtpërdrejt.
Paditë të cilat mund të paraqiten para Gjykatës janë:
- procedura për padi të drejtpërdrejta (padi për shkelje të traktateve)
- padit për anulim
- paditë për mosveprim
- padi për kompensim të dëmit
- paditë për shkelje të kompetencave zyrtare
Në procedurat e tjera bëjnë pjesë edhe procedura e marrjes së vendimeve për çështje paraprake ,
procedura e ekspertizës.
Roli i Gjykatës
Gjykata e KE-së pa dyshim paraqet një nga institucionet më të rëndësishme dhe më me ndikim të
komuniteteve . Roli i saj në sigurimin e funksionimit normal të proceseve integruese dhe në
zgjidhjen e çështjeve parimore lidhur me zhvillimin e tyre është tepër i rëndësishëm .Në sistemin
institucional të Komuniteteve , Gjykata paraqet mbrojtësin themelor të së drejtës , shtyllë e
integrimit në të cilën njëkohsisht zhvillohet e drejta e komuniteteve.
Gjykata e shkallës së parë
Për ta ndihmuar Gjykatën e Drejtësisë për të zgjidhur numrin e madh të çështjeve qe shtrohen
përpara saj, si dhe për t'u siguruar një mbrojtje me të mire ligjore qytetareve të Bashkimit, në vitin
1989 u krijua "Gjykata e Shkalles se Pare". Kjo gjykate është përgjegjëse për zgjidhjen e një numri
të caktuar heshtjesh, në mënyre të veçante të atyre qe paraqiten nga individët dhe çështjet qe kane të
bëjnë me raste të konkurrencës se pandershme midis ndërmarrjeve.
GJYKATA FINANCIARE ( E REVIZORËVE)
KËSHILLI i EVROPËS
Këshilli i Evropës është një organiztaë e shteteve evropiane e themeluar me 5 maj 1949, për të
arritur një bashkim më të madh midis vendeve anëtare mbi bazën e traditave të tyre të përbashkta të
lirisë politike. Qëllimi i Këshillit të Evropës është të arijë një unitet më të madh midis anëtarëve të
tijë , me qellim te ruajtjes dhe realizimit te me tejme te drejtave dhe lirive te njeriut.
Qellimet e KE jane:16
1.Te mbrojne te drejtat e njeriut, demokracine dhe sundimin e ligjit;
2.Te gjeje zgjidhje me te cilat ballafaqohet shoqeria Evropiane lidhur me diskriminimin e
minoriteteve, jotolerancen, siden, drogen, krimin e organizuar.
Veprimtaria e KE ka te beje me mbojtjen e te drejtave civile dhe politike; te drejtave ekonomike dhe
sociale; mbrojtjen e personave te privuar nga liria; mbrojtjen e minoriteteve; barazimin ne mes gruas
dhe
Në kuadër të Këshillit të Evropës janë ratifikuar shumë kontrata , marrëveshje , konventa , të cilat i
kanë kontribuar integrimit të shteteve anëtare.Lidhur me këtë është posaqërisht për tu përmendur
Konventa Evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut , si dhe Kartsa Sociale
Evropiane.
Qendra e kësaj organizate është në Strasburg të Francës.
Dallimi i Këshillit të Evropës nga Këshilli Evropian
Këshilli evropian në bazë të Kontratës për themelimin e Bashkësisë Evropiane është organ i
bashkësisë Evropiane.
Organet e Këshillit të Evropës janë:
Asambleja dhe Këshilli i Ministrave
Asambleja e Këshillit të Evropës e ka për detyrë që në seancat e veta ti diskutojë çështjety të cilat i
gërshetojnë interesat e përbashkëta të shteteve anëtare dhe konkluzionet e nxjerrura nga këtu tia
prezentojë dhe propozojë për miratim Këshillit të Ministrave.
Këtu kemi të bëjmë këtu në radhë të parë me çështjet që i përfshjnë lëmitë kulturor , ekonomik ,
social , administrativ, judikaticdhe posaqërisht çështjet e zhvillimit të mëtutjeshëm të drejtave dhe
lirive të njeriut.
Dhjetë anëtarët e tij origjinalë janë Belgjika, Danimarka, Franca, Mbreteria e Bashkuar, Irlanda,
Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, dhe Suedia.
Këshilli i Ministrave
Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës është në të kundërtën organ ekzekutiv i cili merr masa
dhe vendime lidhur me çështjet e lartëpërmendura të cilat janë të domosdoshme për përmbushjen e
detyrave dhe obligimeve të Këshillit Evropian.
Vendimet e Këshillit të Ministrave merren në tri mënyra:
Një zërit , me 2/3 e votave dhe me shumicën e votave.
Organet e KE-se jane: komiteti i ministrave i cili perbehet nga ministrat e jashtem te 43 shteteve
ametare. Ky komitet siguron qe konventat dhe mareveshjet midis shteteve anetare te zbatohen
perveq komitetit te ministrave.
Organet tjera jane: asamblea parlamentare qe eshte organ keshill dhenes.
Dhe organi i trete eshte kongresi i autoriteteve rajonale dhe lokale te Evropes.
ORGANET KONSULTATIVE TË BE-SË
1.Komiteti ekonomiko – social u formua në vitin 1957 me Traktatin e Romës për të përfaqësuar
kategoritë e ndryshme që merren me aktivitete ekonomike dhe sociale si dhe të përfshijë interesat
ekonomike dhe sociale në tregun unik.Ky organ këshillon tre institucionet kryesore të BE-së
Këshillin , Komisionin Evropian dhe Parlamentin.Në të përfaqësohen punëdhënësit , sindikatat ,
fermerët , konsumatorët dhe grupet e tjera të interesit që bashkërisht paraqesin “shoqërinë e
organizuar civile”.Komiteti është organ jopolitik i cili shpreh zërin e grupeve që përfaqësojnë
interesat sociale dhe profesionale.Ai paraqet vendin për shprehjen e qëndrimeve rreth politikave të
BE-së.
2.Komiteti i rajoneve Përveq komitetit Ekonomiko –Social , Traktati i BE-së themeloi edhe
Komitetin e Rajoneve si një organ tjetër këshilldhënës me ndikim të caktuar mbi krijimin e politikës
rajonale të BE-së , që përfaqëson autoritetet rajonale dhe lokale.17
Roli i Komitetit të rajoneve është që të përfaqësoj autoritetet rajonale dhe lokale e rajonale ti
inkuadrojë në legjislacionin e BE-së . Këtë e bën duke shprehur mendime lidhur me propozimet e
Komisionit.
Me hyrjen në fuqi të Traktatit të Amsterdamit ishin futut edhe pesë sfera të tjera për të cilat mendimi
apo konsultimi i Komiteti Rajonal është i detyrushëm; politika e punësimit , politika sociale ,
mbrojtja e mjedisit , komunikacionit , trajnimi profesional.
ORGANET FINANCIARE TË BE-SË
1. Banka evropiane e Investimeve
2. Banka Qendrore Evropiane.
1.Banka Evropiane e Investimeve (BEI) është një nga dy institucionet financiare të BE-së me seli
në Luksemburg. Ajo u formua në vitin 1958 me Traktatin e Romës si Bankë e Komunitetit e cila iu
jep hua afatgjatë sektorëve publik dhe privat për projekte që janë në pajtim me objektivat
ekonomiko- politike të BE-së e që kanë të bëjnë me:
a. përkrahjen për ndërtimin e infrastrukturës , komunikacionit dhe telekomunikacionit dhe
telekomunikacionit;
b. ngritjen e konkurrencës ndërkombëtare të indsurtisë evropiane;
c. sigurimin e furnizimit me energji elektrike;
d. përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme;
e. mbrojtjen e mjedisit jetësor;
f. përmirsimin e shëndetit dhe arsimimit.
Funksionet e BEI-së
Detyra themelore e BEI-t është që të kontribuojë në zhvillimin e harmonizuar të tregut të përbashkët
në interes të Komunitetit duke shfytëzuar fonde të tregut kapital dhe fonde të veta. Për këtë qëllim
Banka ndihmon me dhëniene huave dhe garanci në bazë jofitimprurëse në financimin e projekteve
në të gjitha sektorët e ekonomiksë.
Si institucion jofitimprurës dhe i pavarur i BE-së , Banka Evropiane e Investimeve dallon nga Banka
qëndrore pasi huazon para në tregjet e kapitalit dhe pastaj i jep ato në hua (pa e ngarkuar buxhetin e
BE-se).
2.Banka Qëndrore Evropiane
BQE u formua në vitin 1998 me Traktatin e BE-së për strukturimin dhe implementimin e politikës
ekonomike dhe monetare të BE-së , për të promovuar dhe menagjuar valutë të re , duke kryer
operacione këmbimi të parave dhe duke siguruar funksionim të rrjedhshëm të sistemeve të
pagesës.Selia e saj është në Frankfurt.
Puna e BQE-së është për të menaxhuar euron , monedhën e vetme të BE-së dhe për të siguruar
stabilitetin e çmimeve për qytetarët e BE-së që përdorin euron.
Eurozona:Është hapsira të cilën e përbejnë shtetet anëtare të BE-së që e kanë pranuar Euron si
valutë nacionale.Deri më sot nga 27 shtete anëtare të BE-së vetëm 16 shtete janë në Eurozonë.18
BASHKËPUNIM NË SFERËN E DERJTËSISË DHE PUNËVE TË BRENDSHME NË BE
Lëvizja e lirë e qytetarëve të BE-së dhe heqja e kontrolleve kufitare , përveq përparësive ka krijuar
edhe probleme dhe ka ndikuar në rritjene kriminaliteit ndërkufitarë.
Iniciativat e BE-së në këtë fushë kanë për qëllim lehtësimin e procedurave të bashkpunimit të
autoriteteve të drejtësisë , në drejtim të rritjes së efikasitetit , në luftën kundër kriminaliteit. Kjo
është arritur përmes bashkpunimit policorë dhe gjyqësorë për çështjet penale .Më konkretisht ky
bashkpunim ka për qëllim luftën kundër krimit të organizuar dhe në veqanti terrorizmit, luftën
kundër të gjitha llojeve të trafiqeve dhe krmet kundër fëmijve , korrupsionit dhe kontrabandës.
Me 14 qershor 1985 qeveritë e Gjermanisë , Francës , Belgjikës , Luksemburgut dhe Holandës
nënshkruan Marrëveshjen Shengen (në Luksemburg) për të krijuar një territor pa kufij të
brendshëm. Qëllimi kryesor ishte lehtësimi i kontrolleve në kufijtë e brendshëm dhe kalimi i lirë i të
gjithë qytetarëve që posedonin nënshtetësinë e shteteve nënshkruese të marrëveshjes . Marrëveshja
nënkuptonte një fokus më të madh në kontrollin e kufijëve të jashtëm dhe një bashkpunim më të
koordinuar në lidhje me politikën e vizave , azilit dhe bashkëpunimit gjyqësorë dhe policorë. Po
ashtu të njëjtat shtete kishin nënshkruar edhe Konventën e Shengenit më 19 qershor 1990 edhe pse
ajo hyri në fuqi 5 vjet më vonë. Kjo konventë përcakton rregullat dhe garancitë për zbatimin e lirisë
së lëvizjes dhe së bashku me Marrëveshjen , formojnë të ashtuquajturën “acquis për shengen”.
Drejtësia dhe punët e brendshme përdoret si nocion për të kuptuar rregullat e BE-së që kanë të bëjnë
me politikat e përbashkëta të azilit , migracionit , luftës kundër krimit të organizuar , terrorizmit ,
drogës , kontrollit të kufijve , bashkëpunimit gjyqësor për çështjet civile dhe ato penale ,
bashkëpunimit policor , mbrojtjes së të dhënave etj.
POLITIKA E PËRBASHKËT E JASHTME DHE E SIGURISË NË BE
Komunitetet Evropiane nuk kanë pasur bazë legjislative për të vepruar në fushën e politikës së
jashtme deri në vitin 1991 kur me Traktatin e Mastrihit u krijua baza juridike dhe korniza
organizative për PPJS-në.
Qëllimet për krijimin e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë janë:
1.Rruajtja e vlerave të përbashkëta, intersave themelore dhe pavarësinë e Unionit*;
2.Përorcimin e sigurisë të Unionit dhe shteteve anëtare;
3.Forcimin e paqës dhe sigurinë ndërkombëtare;
4.Avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar;
5.Zhvillimin dhe forcimin e demokracisë dhe shtetit juridik, respektimin e të drejtave të njeriut dhe
lirive themelore etj.
PPJS-ja realizohet përmes instrumenteve specifike , të ndryshme nga instrumentet e politikave të
shtyllës së parë:
- Strategjitë e përbashkëta
- Qëndrimet e përbashkëta
- Veprimet e përbashkëta
- Deklaratat me të cilat shpallen publikisht pikëpamjet e BE-së mbi incidentet e ndodhura në qdo pjesë
të botës.
Roli i përfaqësuesit të lartë
Kryesuesi i Këshillit Evropian luan një rol të rëndësishëm në PPJS , duke qenë përgjegjës për
përgaditjen dhe zbatimin e kësaj politike dhe duke përfaqësuar BE-në në këtë fushë (role këto që i
takojnë Komisionit për politikat e BE-së në shtyllën e parë) dhe zakonisht paraqet qëndrimet e BEsë në organizatat ndërkombëtare de në konferencat ndërkombëtare. Në suhtrimin e misioneve të tij
Kryesuesi ndihmohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit i cili ka rolin e Përfaqësuesit të Lartë
për PPJS-në. Roli i Përfaqësuesit të Lartë vihet në dukje gjithnjë e më shumë në negociatat
ndërkombëtare ose gjatë kërkimit të zgjidhjeve për rajonet në konflikt.19
ZGJERIMI DHE PROCESI i ANËTARSIMIT NË BE
Procesi i zgjerimit të BE-së bazohet në disa parime të cilat respektohen gjatë mbajtjes së negociatave
nga BE-ja:
- plotësimi i kritereve politike dhe ekonomike për anëtarsim në BE;
- kushtëzimi i rreptë;
- për asgjë nuk bihet dakord përderisa përfundmisht nuk kemi marrëveshje;
- përshtatja e shtetit kandidat.
Fazat e anëtarsimit në BE
Fillimisht shteti i cili ka shprehur dëshirë të anëtarsohet në BE bën kërkesë për anëtarsim . Bëhet
fjalë për një letër të shkurtër të cilën e firmos presidenti ose kryetari i qeverisë së atij shteti në të
cilën theksohe:
- përkatësia evropiane që i parashtron kërkesën
- përfshirja në BE si objektiv i politikës së shtetit që parashtron kërkesën;
- gatishmëria që të pranojë të gjitha objektivat dhe detyrimet e BE-së që dalin nga nëtarsimi.
Kërkesa i drejtohet Këshillit të BE-së Kërkesën e parashtruar Këshilli i BE-së e dorëzon për
shqyrtim pranë Këshillit Evropian dhe thërret Komisionin Evropian që të përgadisë mendimin mbi
kërkesën për asociim.Procedura e dhënies së mendimit zgjat përafërsisht një vit ndonjëherë edhe më
shumë.
Komisioni Evropian i dërgon shtetit që ka dorëzuar kërkesën një pyetsor që duhet plotësuar brenda
një afati kohor.Pyetsori zakonisht ka afro 150 faqe ndërsa afati për përgaditjen e përgjigjeve zgjaë 3
muaj.
Përgjigjet e pyetjeve të parashtruara shteti që ka dorëzuar kërkesën për anëtarsim ia drejton
Komisonit Evropian brenda afatit të parshikuar.
Nëse mendimi mbi kërkesën është pozitiv atëher shteti merr statusin kandidat për anëtarsim në BE.
Mendimin e vet dhe rekomandimin Komisioni Evropian ia dërgon Këshillit Evropian që merr
vendimin përfundimtar mbi dhënien e statusit kandidatë , shtetit që ka parashtruar kërkesën. Pastaj
Këshilli Evropian thërret konferencë ndërkombëtare bilaterale mes BE-së dhe shtetit që ka
parashtruar kërkesën për asociim dhe në këtë formë fiton statusin shtet- kandidat. Me marrjen e
statusit shtet-kandidat , shteti fiton mundësinë e shfrytëzimit të fondeve para-qasëse të BE-së të cilat
duhet ti sigurojnë zhvillim të shpejtë dhe përkrahje për reformat që duhen realizuar në fushat kyçe.
Pasi merr zyrtarisht statusin e kandidatit pritet hapja e negociatave për hyrje në BE, ku përcaktohen
kushtet e anëtarsimit të shtetit në BE që kanë të bëjnë parimisht me miratimin , zbatimin dhe
realizimin e akteve të BE-së.
Procesi i stabilizim asociimit paraqet kornizë të politikës afatgjate ndaj shteteve të Ballkanit
Perëndimor me qëllim të shoqërimit të shteteve të këtij rajoni të BE-së , njëkohsisht duke bërë
stabilizimin e plotë dhe prosperitetin ekonomik të tyre dhe rajoni në tërësi.
Procesi i stabilizim asociimit përfshinë :
- lidhjen e marëveshjes për stabilizim dhe asociim;
- përfitimet tregtare asimetrik (import të pa-doganuar të proshimeve nga kkëto shtete në BE ndërsa
doganat për import nga BE-ja në këto vende , gradualisht eliminohen në plan afatgjate ) dhe
marrdhënie të tjera ekonomike;
- ndihmë ekonomke dhe financiare ;
- ndihma humanitare për refugjatët;
- bashkëpunimi në sferën e drejtësisë dhe punëve të brendshme ;
- zhvillimi i dialogut politik.
Kriteret e Kopenhagës janë:
1. Politike: institucione stabile të cilat garantojnë demokraci , sundimin e ligjit , respektimin e të
drejtave të njeriut dhe të drejtat e pakicave si dhe pranimin e objektivave politike të BE-së;
2. Ekonomike : ekszistimi i ekonomisë funksionale dhe efikase të tregut , kapaciteti për të përballuar
konkurrencën dhe ligjet e tregut brenda BE-së;20
3. Juridike : miratimi i tërësishëm i “acquis communautaire” (legjislacioni primar dhe sekondar ,
aktvendimeve të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë , deklaratave dhe rezolutave të BE-së, masave që
merren mbi politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë , masat mbi drejtësinë dhe punët e
brendshme, marrëveshjet ndërkombëtare që ka lidhur BE-ja si dhe marrëveshjet e lidhura ndërmjet
shteteve anëtare në fushën e veprimit të BE-së);
4. Administrative: përshtatja e strukturës administrative me objektivat për integrim të harmonizuar dhe
gradual ( siç janë: përforcimi i kapacitetit administrativ , krijimi i administratës efikase e cila do të
sigurojë pranimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së.
Kriteret e konvergjencës
Paraqesin kushte ekonomike të përcaktuara me Traktatin e Mastrihit të cilat shërbejnë për vlerësimin
e gatishmërisë së vendeve të BE-së për përfshirjen e tyre në fazën e tretë të Unionit Ekonomik dhe
Monetar fazë kjo që karakterizohej me vënien e valutës së përbashkët.
1. nivel i qëndrueshëm i stabilitetit të çmimeve ku norma mesatare nuk duhet të jetë më e madhe se
1.5% në raport me nivelin e inflacionit në tre shtetet anëtare të EMU-së që kanë qmime më stabile
2. deficiti buxhetor nuk duhet të kalojë 3% të prodhimit të përgjithshëm bruto,ndërsa borxhi publik nuk
duhet të kalojë 60% të PPB-së
3. pjesëmarrje në EMU për të paktën dy vjet
4. norma afatgjate e interesit nuk duhet të kalojë 2% në raport me normën e interesit ne tre shtetet e
BE-së me shkalle më të ulët të inflacionit.Kriteret e konvergjencës synojnë të sigurojnë që zhvillimi
ekonomik branda EMU-së të jetë i ekuilibruar dhe të mos nxisë tensione mes shteteve anëtare.
G Periudhat e zgjerimit të UE-së.
- Organizata e themeluar në vitin 1957, e quajtur Bashkësitë Europiane,e cila tani njihet si Unioni
Europian,fillimisht kishte gjashtë anëtarë: Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu dhe Hollanda.
- Në vitin 1973, u anëtarësuan Danimarka,Irlanda dhe Britania e Madhe.
- Greqia u anëtarësua në vitin 1981, kurse Portugaliadhe Spanja pasuan në vitin 1986. Austria,Finlanda dhe
Suedia u anëtarësuan në vitin 1995.
- Në vitin 2004, gjatë zgjerimit më të madh të UE-së, Shtete Anëtare u bënë Qipro, Republika Çeke, Estonia,
Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia.
- Në janar të vitit 2007, u anëtarësuan Bullgaria dhe Rumania dhe numri i anëtarëv të UE-së u rrit në 27.
Negociatat për anëtarsim në BE
Negociatat happen nëse shteti plotëson kriteret politike dhe ekonomike të Kopenhagës. Pas vlersimit
se shteti i ka plotësuar kriteret e Kopenhagës, Komisioni Evropian rekomandon që shtetit ti jepet
statusi i kandidatit dhe ti caktohet datë për fillimin e negociatave. Pas marrjes së datës konkrete për
fillimin e negociatave , vijon formimi i Konferencës Ndërqeveritare në të cilën marrin pjesë nga
njëra anë shtetet anëtare të BE-së ndërsa nga ana tjetër shteti kandidat për anëtarsim. Konferenca
Ndërqeveritare kryesohet nga shteti anëtar që kryeson edhe BE-në.
Negociatat për anëtarsim kalojnë nëpër dy faza:
- Skrining : paraqet fazën e parë të negociatave ku bëhet shqyrtimi analitik dhe vlerësimi i
harmonizimit të legjislacionit nacional me acquis communautaire të BE-së.
- Negociatat faktike : negociatat për anëtarsim që zhvillon Komisioni Evropian zakonisht janë të
unifikuara dhe për të gjitha shtetet zhvillohen njësoj.
Vetëm kur negociatat për të gjitha kaptinat do të mbyllen përkohsisht atëherë Këshilli i Ministrave
konkluzione për mbylljen e negociatave për mbylljen negociatave me shtetin- kandidat për
anëtarsim. Rezultatet e konkluzioneve nga negociatat , implementohen në Propozim/ Marrëveshjen
për Anëtarsim të shtetit- kandidat në BE. Pasi të arrihet pëlqimi për propozim/marrëveshjen dhe
teksti precozohet …vazhdon.
JYKATA E LLOGARIVE(E KONTROLLIT)-21
Detyra kryesore që e ushtron gjykata e llogarive është analiza dhe kontrolli I të hyrave dhe I të
dalave të përgjithshme te BE-se dhe institucioneve të saj. Gjykata numëron gjithsej 15 anëtarë(fjala
është për 15 persona evropianë), Me mandate 6 vjeqare qe nënkupton se çdo shtet anëtar I BE-së e
delegon nganjë përfaqësues të vet.Anëtarët nga radhët e veta zgjedhin kryetarin e gjykatës së
llogarive,mandate I të cilit është 3 vjet.Gjykata e llogarive harton edhe bilancin e mjeteve buxhetore,
I cili publikohet ne “gazetën zyrtare” të bashkësise evropiane.
Gjykata e llogarive ka për detyrë të ushtrojë kontrollin e llogarive.Gjykata e llogarive I raporton
parlamentit evropian dhe këshillit lidhur me veprimine saj dhe raporton për të gjitha të hyrat dhe të
dalurat ose shpenzimet të institucioneve të themeluara nga Bashkësia Evropiane derisa kjo nuk
përjashtohet shprehimisht nga dispozitat e Kontratës mbi themelimin e Bashkësisë Evropiane.
ADERIM
Aderim nënkupton mundësinë e shteteve të cilat nuk kanë marrë pjesë në bisedime për lidhjen e
marrëveshjes , të mund të ftohen nga palët kontraktuse që ti bashkohen marrëveshjes pas
nënshkrimit të saj.Në ketë mënyrë shteti me një akt juridik hyn në një regjim kontraktues i cili është
në fuqi dhe iu nënshtrohet rregullave të formuluara më parë nga nënshkruesit e marrëveshjes.
Mundësia e aderimit mund të jetë e pakufiquar p.sh. Pakti Brian-Kellong për heqjen dorë nga lufta
ose e kufizuar për disa shtete të rajonit apo kontinentit.
Aderimi është akt i lirë dhe ka efekte të njëjta si nënshkrimi dhe ratifikimi bashkërisht.
Aderimi i shteteve të reja anëtare në BE parashikohet në nenin 49 të Traktatit të BE-së. Këshilli
duhet të jetë dakord me unanimitet për hapjen e negociatave , pasi të jetë këshilluar me Komisionin
dhe pasi të ketë marrë pëlqimin e Parlamentit Evropian . Kushtet e pranimit , periushat kalimtare dhe
rregullimet në Traktatin mbi të cilën është themeluar BE-ja , duhet të jenë pjesë e marrëveshjes mes
shtetit anëtar dhe vendit aplikues. Marrëveshja përpara se të hyjë në fuqi duhet të ratifikohet nga të
gjitha shtetet anëtare , në përputhje me kërkesat përkatëse kushtetuese.
Presidenca Këshillit të Ministrave
Çdo shtet anëtar i BE-së ka të drejtën të jetë president i Këshillit për gjashtë muaj në bazë të
një sistemi rotacioni, gjë që do të thotë se ai vend ka përgjegjësinë të organizojë të gjithë
punën e Këshillit të Ministrave dhe Këshillit të Europës: kryesimin e afërsisht 200 takimeve,
arritjen e marrëveshjeve, fillimin e iniciativave të politikave strategjike, të qënurit zëdhënës i
BE-së, përfaqësimin e BE-së në arenën ndërkombtare, administrimin e veprimtarive të BE-së
lidhur me Politikat e Përbashkëta të Jashtme dhe mbi Sigurinë, si dhe lidhur me Çështjet e
Brendshme dhe të Drejtësisë.22
PROCESI I STABILIZIM ASOCIIMIT
Procesi i Stabilizim-Asociimit (SAP), i miratuar dhe vënë në fuqi më 1999, është korniza e
politikave të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të së cilës zhvillohet procesi i
integrimit të këtyre shteteve në BE deri në anëtarësimin e tyre të plotë. Ky proces ka tri qëllime
strategjike:
-Stabilizimin dhe tranzicionin drejt një ekonomie të lirë dhe konkurrente të tregut.
-Promovimin e bashkëpunimit rajonal.
Perspektivën Evropiane.
Përmes këtij procesi BE i ndihmon dhe i shërben si udhërrëfyes secilit vend në procesin e zhvillimit
të tyre, në mënyrë që kur të bëhen anëtarë të plotë të jenë në gjendje të vënë në jetë standardet
europiane, duke i mundësuar secilit që të jetë në gjendje të luajë rolin e tij
si anëtar me të drejta dhe obligime të plota.
Në kuadër të negociatave të PSA-së, BE u ofron këtyre vendeve lehtësira tregtare, ndihma
ekonomike, teknike e financiare, dhe marrëdhënie kontraktuale. Në kuadër të këtij procesi, përgatitja
e secilit vend për anëtarësim matet duke u bazuar në përmbushjen e obligimeve të vendosura në
kuadër të ‘kritereve të Kopenhagës’ (1993) dhe atyre të Madridit (1995).
Këto kritere kërkojnë që secili vend të ketë:
Institucione stabile të cilat garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, dhe
respektimin e mbrojtjen e minoriteteve (kriteret politike)
Një ekonomi funksionale të tregut, e cila të jetë në gjendje të përballet me presionin e konkurrencës
dhe forcave të tregut brenda tregut të BE-së (kriteret ekonomike
Kapacitetet për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit, në përputhje të veçantë për objektivat e
bashkimit politik, ekonomik dhe monetar. Kjo në veçanti kërkon që secili vend të ketë krijuar
kushtet për integrimin e tij nëpërmjet zhvillimit të strukturave të tij administrative dhe gjyqësore deri
në atë nivel sa ato të sigurojnë jo vetëm integrimin e Acquis-së në legjislacionin kombëtar
(transponimi), por, cka është më e rëndësishmja, vënien e tij në zbatim në mënyrë efektive
(standardet europiane).
Përparimi i secilit vend drejt përmbushjes së këtyre kritereve monitorohet rregullisht dhe prezantohet
në Raportet vjetore të Progresit për secilin vend, të cilat vlerësojnë se sa janë të gatshme ato të
afrohen me BE-në. Instrumentet e tij janë formuluar në Samitin e Zagrebit (2000), dhe janë avancuar
më tej në Samitin e Selanikut (2003), i cili futi në veprim një varg instrumentesh të reja për të
mbështetur procesin e reformave në vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i shpënë ato më shpejt drejt
BE-së. Instrumenti kryesor i PSA-së janë Partneritetet Europiane, të cilat BE ia ofron secilit vend të
Ballkanit Perëndimor që nga viti 2004, dhe ku identifikohen prioritetet afatshkurta dhe afatmesme që
duhet përmbushur me qëllim të implementimit të reformave dhe të përgatitjes së tyre për anëtarësim
nëBE. Deri më tani, Kroacia, Islanda dhe Maqedonia kanë arritur statusin e vendeve kandidate,
kurse Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia janë vende të mundshme
kandidate.23
MEKANIZMI PËRCJELLËS I STABILIZIM-ASOCIIMIT (MPSA)
Në mars 2003, BE ka vënë në fuqi dhe institucionalizuar Mekanizmin Përcjellës të StabilizimAsociimit (MPSA), si mekanizimin kryesor të dialogut në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës
dhe Komisionit Europian në kuadër të Procesit të Stabilizim-Asociimit. Ky mekanizëm ka
funksionuar në dy nivele:
Dialogu politik, në kuadër të të cilit janë zhvilluar Mbledhjet Plenare të MPSA-së (dy – tri herë në
vit). Në këto mbledhje, të bashkë-kryesuara nga autoritetet më të larta të Qeverisë së Kosovës dhe
Komisioni Europian, të dy partnerët diskutojnë arritjet në përmbushjen e Partneritetit Europian dhe
kryerjen e reformave të parapara, dhe dakordohen mbi prioritetet për periudhën në vijim. Nga marsi
2003 deri në qershor 2009 janë mbajtur gjithsej 16 mbledhje të tilla.
Dialogu teknik, në kuadër të të cilit janë zhvilluar Mbledhjet Sektoriale të MPSA-së (një – dy herë
në vit) në gjashtë sektorë: qeverisja e mirë, ekonomia, tregu i brendshëm, inovacioni dhe kohezioni
social, infrastruktura dhe bujqësia e peshkataria. Në kuadër të mbledhjeve sektoriale, shërbyesit
civilë të institucioneve të Kosovës dhe ata të Komisionit Europian diskutojnë në hollësi mbi
prioritetet dhe aktivitetet konkrete në kuadër të secilit sektor, gjë që gjithashtu mundëson që KE t’i
ofrojë administratës kosovare këshilla e udhëzime mbi reformat strukturore që janë në përputhje me
normat dhe standardet e BE-së.
Qëllimi kryesor i mbledhjeve politike dhe teknike është që Komisioni Europian të përcjellë dhe
monitorojë reformat e Kosovës dhe procesin e përafrimit me BE-në, në veçanti lidhur me prioritetet
e parapara në Partneritetin Europian. Dialogu politik dhe teknik vazhdon edhe gjatë kohës në mes të
mbledhjeve, gjatë së cilës të dyja palët punojnë në zbatimin e prioriteteve dhe aktiviteteve konkrete
të dakorduara në kuadër të Partneritetit Europian për Kosovën.
QËLLIMET THEMELORE TË UNIONIT EVROPIAN
Qëllimet themelore të UE-së janë:
- nxitja e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror
- krijimi i një hapsire pa kufij të brendshëm24
- forcimi i kohezionit ekonomik dhe shoqëror
vendosja e Unionit Ekonomik dhe Monetar me valutën unike
- udhëheqja e politikës së përbashkët me jashtë dhe të sigurisë
- politika e përbashkët e mbrojtjes që mund të shndërrohet në mbrojtje të përbashkët
- mbrojtja e të drejtave dhe interesit të qytetarëve të shteteve anëtare
- zhvillimi i bashkëpunimit mes punëve të jurisprodencës dhe punëve të brendshme
- ruajtja dhe zhvillimi i të arriturave të Unionit
- Unioni Evropian respekton identitetin nacional të vendeve anëtare si dhe të drejtat dhe liritë e
njeriut
- Unioni siguron mjetet e domosdoshme për realizimin e qëllimeve të veta
- Qëllimet e politikës strukturale dhe kohezioni
RAPORTI i PROGRESIT
Raportet e Progresit janë raporte që nxjerren nga Komisioni Evropian për secilin vend te Ballkanit
Perëndimor të kyçur në PSA. Zakonisht këto raporte Komisioni Evropian i publikon në vjeshtë të
çdo viti dhe tregon përparimet e këtyre vendeve drejt Bashkimit Evropian ne kuadër të PSA-së.
Qëllimi është që përmes Raporteve të Progresit të vlerësojë gjendjen specifike në fushën e
integrimeve Evropiane për secilin vend, qoftë vend kandidat apo kandidat potencial për anëtarësim
në BE.
Komisioni Evropian rregullisht raporton para Këshillit dhe Parlamentit mbi përparimet e arritura të
vendeve të Ballkanit Perëndimor që janë të kyçura na procesin e Stabilizim Asociimit dhe ngërthen
në vete progresin e arritur për periudhën dymbëdhjetë-muajshe të secilit vend. Raportet e Progresit
shkruhen për secilin vend të Ballkanit perëndimor veç e veç, dhe kane të njëjtën strukturë. Këto25
Raporte përshkruajnë marrëdhëniet në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit
Evropian.
Raportet analizojnë situatën politike të këtyre vendeve për sa i përket fushave siç janë: demokracia,
sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, mbrojtja e pakicave dhe çështjeve rajonale. Gjithashtu përmes
këtyre raporteve të progresit analizohet edhe situata ekonomike e secilit vend të Ballkanit
Perëndimor veç e veç, duke bërë një shqyrtim të kapaciteteve të këtyre vendeve për zbatimin e
standardeve evropiane qe do te thotë përafrimin e legjislacionit dhe politikave të saja me ato Acquis
Comunitare të BE-së.
Mekanizmi përcjellës i procesit të stabilizim sociimit
Nga marsi 2003 deri në tetor 2009, instrumenti kryesor për dialog politik midis Qeverisë së Kosovës
dhe Komisionit Evropian në kuadër të Procesit të Stabilizim-Asociimit është quajtur “Mekanizmi
Përcjellës i Stabilizim-Asociimit-STM”. Komunikata “Kosova –Përmbushja e Perspektivës
Evropiane”, e miratuar nga Komisioni në nëntor 2009 filloi një dialog politik të intensifikuar,
Dialogun e Procesit të Stabilizim-Asociimit.
Qëllimi kryesor i mbledhjeve politike dhe teknike në Dialogun e Procesit të Stabilizim-Asociimit
është për të përcjellur dhe monitoruar reformat e Kosovës dhe procesin e përafrimit me BE-në, në
veçanti lidhur me prioritetet e përkufizuara në Partneritetin Evropian i miratuar nga Këshilli i
Evropës më 18 shkurt 2008.
OSBE
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë është organizatëinternacionale që shërben si
forum për dialogje politike. OSBE u themelua nëvitin 1975 me Aktin e Helsinkut me 35 shtete
pjesëmarrëse. Në vitin 1995në Konferencën e Budapestit riorganizohet në organizatë ndërkombëtare
me56 vende pjesëmarrëse nga Evropa, Azia e Mesme dhe Amerika Veriore.Detyrat e OSCE-së janë
stabiliteti dhe siguria politike në Evropë, zhvillimi ibashkëpunimit ekonomik, shtetëror, kulturor e
ekologjik.
OSBE
bazohet nëpraktikat demokratike dhe qeverisje të përmirësuar. Shumica e stafit qëpërbehet nga më
shumë se 3500 punojnë jashtë (në teren) përderisa vetëm10 % punojnë në zyrat qendrore. Në gjuhën
e përditshme fjala “siguri”nënkupton mungesën relative të kërcënimit. Në sferën e
marëdhënievendërkombëtare termi siguri mund të indentifikohet me mungesën relative tëkërcënimit
ose të konfliktit të armatosur p.sh luftës. Kështu përpjekjet për tëforcuar sigurinë evropiane kanë të
bëjnë në radhë të parë me zvogëlimin errezikut të luftës ose të konflikteve të armatosura në Evropë.
Siguria mbështetet në stabilitetin politikë dhe ushtarakë. Stabiliteti politikënënkupton
mosekzistencën e konfliktit të armatosur në nivel politik, sepseose nuk ekzistojnë tensione madhore,
të cilat mund të kërkojnë zgjidhjeushtarake ose zgjidhja paqësore e konflikteve është kthyer në një26
shembulltë rregullt dhe të pranueshëm në marëdhëniet ndërkombëtare. Si stabilitetipolitikë edhe aj
ushtarakë janë plotësues të njëri tjetrit. Me stabilitetushtarak nënkuptojmë faktin se asnjë shtet nuk
mund të shpresojë përrezultate të arsyeshme nëpërmjet përdorimit të forcës ushtarake. Siguria
evropiane është e garantuar nëqoftëse ka stabilitet politikë dhe ushtarakë,siguria evropiane do të
ishte në rrezik nëqoftëse stabiliteti politik dheushtarak është në nivel të ulët
OSBE
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është organizata më e madhe e sigurisë
të orientuar në botë ndërqeveritare. Mandati i saj përfshin çështje të tilla si kontrolli i armëve, të
drejtat e njeriut, liria e shtypit dhe zgjedhje të drejta. Shumica e stafit të saj 3500-plus janë të
angazhuar në operacione në terren, me vetëm rreth 10% në selinë e saj.
OSBE-ja është një organizatë ad hoc, sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara (Chap. VIII), dhe ka të
bëjë me paralajmërimin e hershëm, parandalimin e konflikteve, menaxhimin e krizave dhe
rehabilitimin pas konfliktit. 56 shtete marrin pjesë e saj janë në Evropë, Kaukazi, Azia Qendrore dhe
Amerika e Veriut dhe të mbulojë pjesën më të hemisferës veriore. Ajo u krijua gjatë periudhës së
Luftës së Ftohtë si një forum Lindje-Perëndim.
Institucionet e OSBE-së janë:
- Këshilli i Ministrave
- Këshilli i përhershëm
- Forumi për siguri dhe bashkpunim
- Sekretari i përgjithshëm
- Asambleja parlamentare
- Zyra për institucione demokratike dhe të drejtat e njerit (ODIHR)
- Zyra e Përfaqësuesit të OSBE-së për lirinë e media
- Komisioneri i lartë për pakicat kombëtare
- Sekretariati.
EULEX
Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX në Kosovë, është një vendosje e
Bashkimit Evropian (BE) dhe të burimeve të policisë civile të Kosovës. Kjo Siguri dhe Mbrojtje
misioni Politika e pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë që vepron nën ombrellën e Kombeve të
Bashkuara Administratës së Përkohshme në Kosovë (UNMIK), i themeluar nga Këshilli i Sigurimit
të Kombeve të Bashkuara Rezolutës 1244.
Serbia dhe një numër të vendeve të kishte fillimisht e kundërshtoi rreptësisht e misionit dhe
përkrahur UNMIK-ut, duke kërkuar miratimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e
cila është dhënë në fund të vitit 2008. [citim i duhur] Pas nënshkrimit të një plani 5-pikë në mes të
Serbisë dhe të OKB-së, KS i OKB miratoi shtimin e EULEX-it si një mision ndihmë nënshtruar
UNMIK-ut, në vend se të drejta të plota e zëvendësuar atë, e cila do të ishte e teknike në thelb dhe
nuk e adresuar çështjen e statusit të Kosovës, gjithashtu hodhi poshtë planin e Ahtisaarit i cili i
EULEX-it e kishte mbështetur fillimisht.
Misioni përfshin rreth 3,200 policë dhe personel gjyqësor (1950 ndërkombëtar, 1250 lokale) [1], dhe
filloi një proces vendosjen katër muaj më 16 shkurt 2008. [2] [3] Misioni ka për qëllim të mbetet në
Kosovë së paku deri në qershor 2012 . [4] EULEX-i ka qenë që të ashpër kritikoi si një institucion i
paaftë [5].
Përbërja dhe vendosjen e
Një 1800 me 1900 misioni i fortë është miratuar nga Këshilli Evropian më 14 dhjetor 2007. . Kjo
ishte rritur më vonë në 2000 personelit për shkak të një rritje të jostabilitetit pritet për shkak të
mungesës së një marrëveshje me Serbinë [2] Ai përbëhet nga oficerë të policisë (duke përfshirë edhe
katër kundër trazirave njësi [6]), prokurorëve dhe gjyqtarëve - kështu duke u fokusuar mbi çështjet
në sundimin e ligjit, duke përfshirë edhe standardet demokratike. Madhësia e misionit do të thotë
Kosova është shtëpi për numrin më të madh të nëpunësve civil të BE-jashtë e Brukselit. Shefit [7] i
misionit është gjenerali francez Xavier Bout de Marnhac, i cili zëvendësoi Yves de Kermabon më 15
tetor 2010. Ai është përgjegjës për shtetet anëtare të Bashkimit Europian.27
Vendimi përfundimtar mbi misionin e ishte planifikuar që do të merren më 28 janar 2008. [8] Kjo u
shty për shkak të shqetësimeve mbi efektet e mundshme negative në raundin e dytë të zgjedhjeve
presidenciale në Serbi më 3 shkurt 2008 dhe nënshkrimit të mundshme të Marrëveshjes së Stabilizim
Asociimit me Serbinë në atë datë. [9] Arsyeja shprehur zyrtarisht për shtyrjen është mungesa e një
baze ligjore (nëpërmjet një rezolute të KS të OKB apo diçka të ngjashme) për misionin. [10] Një
Veprimit të Përbashkët të miratuar më 4 shkurt 2008 dhe vendimi përfundimtar u bë më 16 shkurt
2008. [11] [12]
Spanja nuk do të marrin pjesë në misionin e EULEX-it, pasi çështje ligjore rreth asaj se si ajo
zëvendëson administrimin e OKB-së nuk kanë marrë përgjigje. Në qershor 2008, Ministri i Jashtëm
spanjoll Miguel Ángel Moratinos tha në një takim të Ministrave të Bashkimit Evropian të Jashtme në
Slloveni se Spanja nuk do të dërgojë kontigjent e saj në misionin e EULEX-it derisa nuk ka qenë një
transferim formal të kompetencave nga Kombet e Bashkuara. [13]
Përveç anëtarëve të BE-së, palët e treta Kroaci, Turqi, Zvicër, Norvegji, Kanada dhe Shtetet e
Bashkuara të marrin pjesë. [14]
Situata politike
Një hartë e vendeve anëtare të BE-së dhe qëndrimin e tyre në njohjen e pavarësisë së Kosovës
Kryesore:
njeh Kosovën
nuk e njeh Kosovën
Artikulli kryesor: Procesi i statusit të Kosovës
BE-ja ka qenë e ndarë në se do të njohë një Kosovë të pavarur (për qëndrimet e shteteve të veçanta
anëtare për njohjen e Kosovës, shih hartën në të djathtë) pa miratim ndërkombëtar dhe serbe.
Marrëveshja u pa si të siguruar unitetin e BE-së në pyetjen, por Kryesia njoftoi se nuk do të shkonte
për njohjen e një Kosove të pavarur. [15]
BE-ja ka deklaruar misionin e vet do të bazohet ligjërisht në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244,
e cila prezantoi sundimit ndërkombëtar në Kosovë në vitin 1999. [15] Megjithatë, forca e BE-së, e
cila ishte planifikuar më parë të jetë convered me miratimin e Këshillit të Sigurimit të Ahtisarit
propozim, nuk ka marrë një mandat të ri të Këshillit të Sigurimit të OKB për shkak të kundërshtimit
nga Rusia. Rusia në mënyrë specifike bllokoi transferimin e OKB-së objektit të misionit të BE. [16]
[17] Serbia edhe pikëpamjet e misionit të BE-së si një njohje e një Kosove të pavarur. [18]
Në nëntor 2008, BE-ja pranoi kërkesën e Serbisë që të mos zbatojë planin e Ahtisaarit nëpërmjet
EULEX-i dhe të jetë neutral në lidhje me statusin e Kosovës. Nga ana tjetër EULEX-i do të pranohet
nga Serbia dhe të Sigurimit të OKB-së. [19]
[Redaktoni] protesta
Më 25 gusht 2009, misioni i EULEX-i është nënshtruar protestat e dhunshme, duke rezultuar në
dëmtimin e 28 automjeteve të BE-së, nga të shqiptarëve të Kosovës kundër pranisë ndërkombëtare
në Kosovë. Tre policët e Kosovës u plagosën në përleshjet e cila rezultoi në 21 arrestime nga policia
e Kosovës. Se sulmi ishte organizuar nga grupi (Vetëvendosja) Vetëvendosjes si reagim ndaj
bashkëpunimit të EULEX-it policor me Serbinë dhe veprimet e saj në Kosovë. [20] Nuk është
pakënaqësi ndaj misionit të BE-së për ushtrimin e pushtetit të saj mbi Kosovën, ndërsa
ndërmjetësues në mes të shtetit dhe të Serbisë . Politikat e përqëndruar në menaxhimin e krizave, në
vend se zgjidhjen, si dhe ndjekjen e autonomisë etnike dhe mandatin e tij tepër të gjerë mbi
qeverisjen e Kosovës është në të rrjedhin e pakënaqësisë me misionin e BE-së. [21]28
P-3. Traktatet themeltare te UE (burimi kryesor i UE)
Jane pese traktate kryesore:
Traktati i Parisit mbi Bashkimin Evropian per thengjill dhe celik – 1951
Traktati i Evropes mbi Bashkimin Ekonomik Evropian dhe mbi Euroatomin-1957
Traktati i Mastrihtit mbi Unionin Evropian- 1991
Traktati i Amsterdamit – 1997
Traktati i Nices – 2000.
Prej ketyre traktateve burojne dhe nxjerren akte te tjera juridike te UE
top related