pasojat??? - nikola koperniku...(shih poshtë) dhe do të çonin në një ngrohje më të shpejtë...

Post on 16-Feb-2020

3 Views

Category:

Documents

0 Downloads

Preview:

Click to see full reader

TRANSCRIPT

Pasojat???

Ndryshimi I Klimes

Rritja e temperatures globale do te shkaktoje rritje te nivelit te deteve dhe do te ndryshoje shumen dhe modelin e precipitateve duke perfshire dhe rajone te shkretetitave subtropikale. Ndryshime te tjera perfshijne rritjen e intensitetit te motit ekstrem, ndryshime ne agrikulture, modifikim te rrugeve tregtare, shkrirjen e akullnajeve, zhdukjen e specieve dhe rritje te shkalles se semundjeve. Shumica e qeverive nacionale kane firmosur dhe ratifikuar Protokollin e Kiotos qe kishte qellim te reduktonte efektin serre dhe nxjerrjen e gazit. Debate publike dhe politike ne lidhje me cfare, ne qofte se ndonje mase duhet marre per te reduktuar ose per te ndryshuar ngrohjen e te ardhmes ose per t’u adaptuar me pasojat e priteshme te saj.

Në Climate Change(2001b) janë të projektuara pasojat e mundshme nga ndryshimet klimatike globale në tërë Tokën nëpër kontinente dhe regjione. p. sh. për Evropën: 1- Sistemet e njeriut në Evropën Jugore dhe Arktiku do të jenë me pasoja më të mëdha në krahasim me pjesët tjera të Evropës. 2- Rënia e burimeve të ujërave, lagështia më e dobët e trollit dhe verërat më të gjata priten në Evropën Jugore. 3- Afër gjysma e gëlqereve të alpeve dhe sipërfaqet e mëdha të dëborës do të zhdukeshin në fund të shekullit XXI. 4- Do të ketë vërshime më të shpeshta dhe më të mëdha të lumenjve 5- Do të rriten rreziqet nga vërshimet dhe erozionet në sipërfaqet bregdetare me pasoja për popullatën, industrinë, bujqësinë dhe turizmin. 6- Do të ketë disa efekte pozitive për bujqësinë në Europën veriore, por në Europën jugore dhe lindore do të ketë rënie të prodhimtarisë. 7- Kurse në Maqedoni do të ketë efekte negative me pasoja në shumë sektorë: bujqësi, pylltari, biodiverzitet, resurse ujore, shëndetësi etj. 8- Akujt e përjetshëm dhe ata polarë shkrihen. 9- Përforcohet qarkullimi global ujor: në tropik avullon më shumë ujë, i cili bie në formë reshjesh në brezat veriorë; tipologjitë e reshjeve ndryshojnë. 10- Ulet përbërja e kripës në Atlantikun Verior; po dobësohet Rryma e Gjirit dhe bashkë me të edhe sjellja e rrymave të ngrohta në drejtim të Evropës, që mund të shkojë deri në një ndërprerje të plotë. 11- Shfaqje të shpeshta të fenomeneve ekstreme të motit: ciklone, shira të fuqishme, përmbytje, thatësira. 12- Ndryshim i bimësisë: mund të zhduken sipërfaqe shumë të mëdha pyjore. Kjo do të çonte në çlirimin e sasive të mëdha të dyoksidit të karbonit, që do ta përforconin edhe me tej efektin serë (shih poshtë) dhe do të çonin në një ngrohje më të shpejtë të tokës ("efekti serë galopant ") 13- Zgjerimi i shkretëtirave (humbje e sipërfaqes, refugjatë mjedisi) 14- Dëmtim i mundshëm i shtresës së ozonit: supozohet që ngrohja e tokës të sjellë një ftohje të stratosferës (pjesë e Atmosferës në lartësinë 15-25 km), gjë që do të përshpejtonte prishjen e shtresës së ozonit.

top related