procesverbal - parlament.al. dt 31... · strukturat organizative të këtyre dy institucioneve. nga...
Post on 26-Oct-2019
15 Views
Preview:
TRANSCRIPT
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019, TIRANË
1
PROCESVERBAL
SEANCËN E DREJTON
KRYETARI I KUVENDIT
GRAMOZ RUÇI
(Seanca filloi në orën 10:00)
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës
plenare të datës 21.01.2019 (neni 44 i
Rregullores)
2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara
në Kuvend (neni 44, pika 3, i Rregullores)
3. Akti normativ nr. 2, datë 19.12.2018
“Për disa ndryshime në ligjin nr. 109/2017 “Për
buxhetin e vitit 2018”, i ndryshuar” (nenet 73-77
të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për
Ekonominë dhe Financat.
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit
4. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin
nr. 8668, datë 23.10.2000 “Për pajisjen e
shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë
shtetit”, i ndryshuar” (nenet 73-77 të
Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
Pyetje
Shprehet nismëtari.
Shprehet Komisioni përgjegjës për Sigurinë
Kombëtare.
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit (në parim, nen për nen dhe
në tërësi)
5. Projektligji “Për ratifikimin e
letërmarrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së
huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe
Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe
Zhvillim (IBRD), për financimin shtesë të
projektit “Siguria e digave”, i ratifikuar me ligjin
nr. 40/2012” (nenet 73-77 të Rregullores, votim
me shumicë absolute)
Pyetje
Shprehet nismëtari.
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
2
Shprehet Komisioni përgjegjës për
Ekonominë dhe Financat.
Shprehet për dhënie mendimi Komisioni
për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe
të Drejtat e Njeriut.
Shprehet për dhënie mendimi Komisioni
për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe
Mjedisin.
Shprehet për dhënie mendimi Komisioni
për Politikën e Jashtme.
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit (në parim, nen për nen dhe
në tërësi)
6. Kërkesë e më shumë se ¼ së deputetëve
të Kuvendit, anëtarë të grupeve parlamentare të
Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për
Integrim “Për ngritjen e komisionit hetimor “Për
kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të
organeve të pushtetit ekzekutiv dhe të
institucioneve të tjera shtetërore në pajisjen e
zotit Gent Cakaj me “certifikatë të sigurisë” dhe
zbatimi i ligjit për administrimin dhe përpunimin
e informacioneve pa qenë i pajisur më parë me
këtë dokument në cilësinë e tij si
zëvendësministër për Europën dhe Punët e
Jashtme, apo detyra të tjera shtetërore” (nenet 24
dhe 55 të Rregullores, votim me shumicë të
thjeshtë)
Shprehet nismëtari
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit
7. Dekreti i Presidentit të Republikës nr.
11063, datë 19.01.2019 “Për propozimin e
kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit” (neni
162 i Kushtetutës, neni 111 i Rregullores, votim i
hapur me shumicë të thjeshtë)
Raporti i Komisionit për Ekonominë dhe
Financat
Koha e votimit
8. Projektvendimi “Për një ndryshim në
vendimin nr. 74/2018 “Për ngritjen e Komisionit
të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe
Ndjekjen e Zbatimit të Ligjit nr. 115/2016 “Për
organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”
(neni 55 i Rregullores, votim me shumicë të
thjeshtë)
Koha e votimit
9. Projektvendimi “Për disa ndryshime në
vendimin e Kuvendit nr. 100/2017 “Për caktimin
e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e
komisioneve të përhershme të Kuvendit” (nenet
21 dhe 55 të Rregullores, votim me shumicë të
thjeshtë)
Koha e votimit
10. Diskutime për çështje jashtë rendit të
ditës (neni 45 i Rregullores)
Koha e diskutimeve deri në 60 minuta
Gramoz Ruçi – Media të futet brenda.
Seancën plenare të ditës së sotme e deklaroj
të hapur.
(Pasi lexon rendin e ditës)
Ju njoftoj se vazhdon shqyrtimi në
komisione për projektligjet e parashikuara për
sot dhe për kalendarin javor.
A ka vërejtje për procesverbalin e seancës
së kaluar?
Nuk ka.
Miratohet.
Njoftime nga Këshilli i Ministrave. Janë
depozituar projektligje dhe ratifikim
marrëveshjesh. Nga deputetët është depozituar
një projektvendim, ndërkohë janë tërhequr dy
projektligje të depozituara prej kohësh,
konkretisht: “Për disa shtesa dhe ndryshime në
ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për
menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e
Shqipërisë”” dhe “Për disa shtesa dhe ndryshime
në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve
dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë”, i
diskutuar në parim në seancë plenare. Nga
institucionet kushtetuese, Këshilli i Lartë i
Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë
kanë depozituar për miratim në Kuvend
strukturat organizative të këtyre dy
institucioneve. Nga institucionet e krijuara me
ligj është depozituar në Kuvend raporti vjetor i
veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit.
Materialet, si gjithmonë, do t’i gjeni në
faqen zyrtare të Kuvendit.
Gjithashtu ju njoftoj se në ushtrim të
kompetencave të Kryetarit të Kuvendit, kam
caktuar, pas këshillimeve me kryetarin e Grupit
Parlamentar të Partisë Socialiste, këta deputetë
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
3
në delegacionet e përhershme të Kuvendit. Në
delegacionin për Stabilizim-Asocimin janë
caktuar zoti Ditmir Bushati dhe zoti Arben
Ahmetaj në vend të zonjës Elisa Spiropali dhe
zotit Eduard Shalsi. Në delegacionin pranë
OSBE-së caktohet kryetar zoti Ditmir Bushati,
në vend të zotit Bledar Çuçi. Në delegacionin
pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të
Europës caktohet zonja Englantina Gjermeni në
vend të deputetit Eduard Shalsi.
Gjithashtu, po në ushtrim të kompetencave
si Kryetar i Kuvendit, kam caktuar deputetin
Damian Gjiknuri anëtar në Këshillin për
Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Fillojmë me pikën e parë të rendit të ditës,
aktin normativ nr. 2, datë 19.12.2018 “Për disa
ndryshime në ligjin nr. 109/2017 “Për buxhetin e
vitit 2018”, të ndryshuar””.
(Diskutime nga salla pa mikrofon)
Përse?
Urdhëro, zoti Alibeaj.
Enkelejd Alibeaj – Kërkoj nga ana juaj që
të na mundësohem 30 minuta pushim, sepse
kemi nevojë të bëjmë një mbledhje grupi në
fillim të seancës.
Gramoz Ruçi – Edhe një herë, të lutem!
Enkelejd Alibeaj – Kërkojmë gjysmë ore
pushim, sepse Grupi Parlamentar i Partisë
Demokratike do të bëjë një mbledhje grupi në
fillim të seancës për të parë edhe mbarëvajtjen e
saj.
Gramoz Ruçi - Për çfarë arsyeje?
Enkelejd Alibeaj – Objektin e mbledhjes
së grupit nuk mund t’jua themi.
Gramoz Ruçi – Ju lutem, seanca sapo ka
filluar, rendi i ditës është i njohur.
Enkelejd Alibeaj- Po, sigurisht, është i
njohur. Nuk ka lidhje me rendin e ditës, ne e
kemi të nevojshme gjysmë ore pushim, që të
bëjmë një mbledhje grupi për të përcaktuar edhe
çështje që kanë lidhje me rendin e ditës.
Gramoz Ruçi – Zonja Mehmetaj.
Kejdi Mehmetaj – Zoti Kryetar, merrni
njëherë vendimin në lidhje me këtë çështje,
pastaj do të vazhdoj, sepse ajo që do të them unë
ka lidhje me pikën e parë të rendi të ditës.
Pra, edhe një herë, zoti Kryetar, e kërkova
fjalën, sepse mendova se u futëm në pikën e
parë të rendit të ditës. Të merret vendimi për
kërkesën e kolegut Alibeaj, pastaj...
Gramoz Ruçi – Se çfarë do të bëj unë me
kërkesën e tij, është tjetër gjë, ju keni kërkuar
fjalën.
Kejdi Mehmetaj – Zoti Kryetar, kam
pyetje lidhur me aktin normativ.
Gramoz Ruçi- Keni pyetje?
Kejdi Mehmetaj – Po.
Gramoz Ruçi– Pse e kërkoni fjalën, kur
unë do t’jua jepja fjalën për pyetje?
Po, zoti Balla.
Taulant Balla- Zoti Kryetar, kërkesa e një
grupi parlamentar për të zhvilluar mbledhje grupi
ose për të kërkuar pushim gjatë seancës lidhet
gjithmonë me një çështje të rendit të ditës.
Kështu që unë kërkoj mirëkuptimin e Grupit
Parlamentar të Partisë Demokratike, ju lutem, të
mos e bëjmë qesharak zhvillimin normal të
punimeve të një seance plenare! Sa kohë që
grupi juaj parlamentar në sallë është në numra
më pak se gishtat e një dore dhe derisa pjesa
tjetër të zgjohet dhe të vijë në seancë, ne të
vijojmë punën normalisht! Në momentin më të
parë, kur të diskutohet për aktin normativ ose për
ndonjë çështje tjetër, dhe jeni të gjithë prezent
në sallë, atëherë le të merret pushimi. Tani
thojeni troç: keni vënë Lulzim Bashën të parin në
listë, por Lulzimi nuk vjen, se nuk e kap
ndonjëherë orën 10:00, ndaj ju kërkoni mbledhje
grupi!
Gramoz Ruçi – Po, zoti Vasili.
Petrit Vasili – Kryetar, para se të
vazhdojmë me diskutimin e kësaj kërkese, kam
një gjë të shkurtër, që lidhet edhe me
funksionimin e parlamentit, edhe me ju në
mënyrë të drejtpërdrejtë.
Kemi ngritur në mënyrë të vazhdueshme
kërkesën për zbatimin e Rregullores. Meqë edhe
kryetari i grupit tuaj ka merakun e madh të
Rregullores, ajo flet qartë për mënyrën si duhet
të sillen ministrat në raport me parlamentin dhe
raportimin parlamentar, por në mënyrë të
paprecedentë, me një sjellje, që është larg të
qenit normale, parlamentare dhe etike,
pavarësisht gatishmërisë së madhe të
komisioneve parlamentare për të funksionuar
normalisht, siç e kërkon Rregullorja, ministrat
refuzojnë të marrin pjesë në këto mbledhje dhe të
japin shpjegime. Nëse ju që keni eksperiencë nuk
i keni mësuar ende këta ministra, sepse për disa
nga këta nuk kam ndonjë ide që mund ta bëjnë
këtë punë, që marrëdhënia me parlamentin nuk
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
4
është as fakultative, as qejfi, as ajo marrëdhënie
që ekziston brenda qeverisë, ku herë shkojnë në
mbledhje, e herë nuk shkojnë, sikurse e ka edhe
Kryeministri, që 90% të kohës nuk shkon, pastaj
kur do, shkon, por kjo është çështje e tyre, ju
keni detyrim ta garantoni këtë çështje.
Skandaloze ka qenë sjellja në Komisionin
e Edukimit, ku ministrja që nuk merr vesh se në
çfarë shteti ndodhet, ikën sikur e ka shtëpinë e
saj, por edhe shtëpinë e saj po ta kishte, po të
ishte me një gram edukatë, duhej të kërkonte
leje, por nuk e dimë si e ka shtëpinë, le ta
pranojmë ashtu siç është, me aq mend. Po të
njëjtën bën edhe ministrja e Shëndetësisë,
refuzon të vijë në komision. Meqenëse ju jeni për
legjitimimin e këtij standardi, na e thoni ta dimë
edhe ne me çfarë standardi të sillemi edhe me ju,
si Kryetar i Kuvendit, edhe në veprimtarinë
parlamentare. Kjo kërkon një përgjigje të qartë
dhe të prerë nga ju pasi, ju jemi drejtuar edhe
juve me letra, por ju keni gjetur variantin optimal
të moskthimit të përgjigjes dhe të ecni përpara.
Jeni në rregull, se nuk lini as gjurmë në të
shkruar, por jeni në rregull dhe me tuajt, por nuk
jeni fare në rregull me parlamentin.
Ne patëm një iluzion që, me demek, meqë u
vu një ministër për Parlamentin, këto turpe nuk
do të ndodhnin më, por ky paska qenë një
emërim që këto turpe të shtohen.
Sa i takon historisë që t’ia japim të drejtën
njëri- tjetrit për gjysmë ore pushim, kjo e drejtë
është e garantuar, madje kjo mundësi është
përdorur e shpërdorur sa herë i ka dashur qejfi
edhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,
madje edhe kanë zënë sallën e parlamentit për të
bërë mbledhjet këtu. Tani, nëse do të merreni
edhe me gjysmën e orës së pushimit, ose ta
vendosë kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë
Socialiste, atëherë lëreni këtë Rregullore dhe
thoni që është juaja e nuk ka nevojë të rrini këtu.
Gramoz Ruçi – Po sqaroj dy gjëra lidhur
me pozicionin tim.
Për prezencën e ministrave në mbledhjet e
komisioneve është thënë qartë dje në mbledhjen
e Konferencës së Kryetarëve. Zoti Vasili, ke
munguar dhe, nëse do të njihesh me pozicionin
tim, si anëtar i Konferencës së Kryetarëve, mund
të marrësh procesverbalin e ta lexosh deri në
seancën e ardhshme.
Lidhur me përgjigjet e letrave që më ke
drejtuar, të gjitha letrat unë i kam konsideruar
dhe u jam përgjigjur po me shkrim, siç më je
drejtuar me shkrim.
Gjysmë ore pushim me kërkesë të Grupit
Parlamentar të Partisë Demokratike.
(Rifillon seanca)
Gramoz Ruçi - Keni ndonjë vërejtje për
rendin e ditës, zoti Spaho, se kërkuat pushim?
Fjalën e ka zoti Berisha, për procedurë, 3
minuta.
Sali Berisha – I keni gati mediet, apo jo?
Zonja deputete, zotërinj deputetë,
E enjtja e kaluar për të gjithë deputetët ishte
ditë parlamenti. Edvin Kristaq Rama i vuri
çelësin parlamentit, vrapoi në Berlin për të hapur
ekspozitën e tij të shkarravinave. Në të vërtetë,
sugar i tij, Fuga, dhe sugari i bis, Cakaj, hapën
lajmet se lideri tyre, idhulli i tyre, do të takohej
me Angela Merkelin dhe me të gjithë kryesorët e
Gjermanisë.
Shkoi dhe u kthye me bisht ndër shalë. Nuk
iu dha asnjë takim, zotërinj. Iu ofrua një takim
për t’i dhënë një mesazh, të cilin ai kurrë nuk do
t’jua thotë. I kam shumë të sigurta këto
informacione, sepse tani nuk është zor ta
monitorosh atë. Gjerësisht në qarqet
ndërkombëtare flitet për njeriun patologjik.
Berlini e priti me rumorin e njeriut të sëmurë
psikik, e përcolli me rumorin e njeriut patologjik.
Por, zotërinj, të mbyllësh parlamentin, të shkosh
sa për shkarravina e të kthehesh në Tiranë me
shkarravinat e tua, ky është një krim i shëmtuar
dhe poshtërim që i bën parlamentit.
Mirë ju që jeni ushtarë të tij, mirë ju që ju
ka hedhur trutë e veshgjatit, por shqiptarët e
urrejnë deri në palcë atë, urrejtja popullore po
rritet njësoj si temperatura nga ethet e malaries.
Asgjë nuk e shpëton Edvinin tuaj, ndaj
mundësisht na jepni sqarime me ç’motiv i vutë
drynin parlamentit ditën e enjte. Punon njeriu
gjithë javën për t’u përgatitur para zgjedhësve,
qytetarëve, por kur vjen këtu, gjen drynin, sepse i
sëmuri, patologjiku, siç po e quan tani rëndom
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
5
komuniteti ndërkombëtar, do të shkonte, që
nëpërmjet shkarravinave të krijonte edhe...
Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Berisha!
Për sqarim, në datën 24 janar, në kalendar
nuk ka pasur seancë plenare, pasi sesioni
parlamentar filloi në datën 21. Kalendarin e ka
miratuar kryesia dhe seanca e parlamentit, s’ka
lidhje me Kryeministrin. Parlamenti nuk ka qenë
i bllokuar, por u është lënë koha e duhur
komisioneve parlamentare për të përgatitur
axhendën e seancës së parlamentit, që është dita
e sotme. Pra, në datën 24 nuk ka pasur seancë të
vendosur nga kryesia e parlamentit dhe nga
seanca plenare, dhe jo nga Kryeministri i vendit.
(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla)
Ato janë interpretimet tuaja, zoti Berisha.
Unë nuk marr përsipër të të interpretoj dhe as të
të kthej përgjigje!
Vazhdojmë me aktin normativ nr. 2, datë
19.12. 2018 “Për disa ndryshime në ligjin nr.
109/2017 “Për buxhetin e vitit 2018”, të
ndryshuar”.
Nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste
janë regjistruar për diskutim deputetët: Taulant
Balla, Almira Xhembulla, Mimi Kodheli, Senida
Mesi, Antoneta Dhima, Blerina Gjylameti, Evis
Kushi, Ervin Bushati, Ulsi Manja, Niko Peleshi,
Ermonela Felaj, Vullnet Sinaj, Xhevit Bushaj
dhe Roland Xhelilaj.
Nga Grupi Parlamentar i Partisë
Demokratike deputetët: Lulzim Basha, Sali
Berisha, Edmond Spaho, Jorida Tabaku, Tritan
Shehu, Ervin Salianji, Dashamir Shehi, Klevis
Balliu, Luan Baçi, Luçiano Boçi, Endri Hasa,
Aldo Bumçi, Rudina Hajdari, Orjola Pampuri,
Andon Frokaj dhe Lindita Metaliaj.
Nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste
për Integrim deputetët: Monika Kryemadhi,
Luan Rama, Edmond Haxhinasto, Kejdi
Mehmetaj, Viktor Tushaj, Klajda Gjosha, Floida
Kërpaçi, Shezai Rrokaj, Endrit Braimllari, Nora
Malaj, Nasip Naço, Petrit Vasili dhe Silva Caka.
Atëherë, fjala për zotin Basha.
(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla)
Më falni, zonja Mehmetaj, fjala për ju.
Kejdi Mehmetaj – Faleminderit!
Së pari, zoti Kryetar, do të bëj një ndërhyrje
të shkurtër. Ju thatë se keni mbajtur një qëndrim
në Konferencën e Kryetarëve lidhur me
pjesëmarrjen e ministrave nëpër komisione. Po
ju kujtoj, zoti Kryetar i Kuvendit, që detyrimi
juaj është t’u përgjigjeni të gjithë deputetëve dhe
mbi të gjitha qytetarëve që na dëgjojnë.
Sot ju duhet të shpreheni qartë lidhur me
shkeljen që ministrat i kanë bërë Kushtetutës dhe
Rregullores së Kuvendit, si dhe të jepni
qëndrimin tuaj lidhur me ministrat: Besa
Shahini, Sandër Lleshaj, Ogerta Manastirliu, të
cilët, përveçse refuzojnë të marrin pjesë në
komisione ose largohen nga komisionet,
dërgojnë shkresa skandaloze, për të cilat, ju,
bashkë me këta ministra, duhet të mbani një
qëndrim sot këtu, në sy të publikut, jo në
Konferencë, e cila është e mbyllur.
Për sa i takon aktit normativ që na serviret
sot, besoj se është treguesi më i qartë i një
çoroditjeje totale të kësaj qeverie, e cila, nga
arroganca apo nga padija, unë besoj se nga të
dyja bashkë, nxjerr zbuluar menaxhimin
katastrofal që u bëhet financave publike, por,
veçanërisht, hipokrizinë dhe gënjeshtrën e
pashembullt, që u ofroi studentëve dhe kërkesave
të tyre normale për të studiuar dhe jetuar si
njerëz, asgjë më shumë, si bashkëmoshatarët e
tyre në të gjithë Europën.
Duke qenë se nuk kam asnjë dyshim se
Kryeministri as nga këto punë nuk di asgjë, po i
drejtoj disa pyetje ekspertes ministre të
Financave, me shpresën që ta kuptojë edhe ajo
këtë gënjeshtër të madhe të financave publike që
drejton.
Zonja Ministre, a është ky akt normativ një
mundësi për të reaguar konkretisht me buxhet,
pra me para, dhe jo vetëm me fjalë, për të
plotësuar kërkesat legjitime të studentëve?
Referuar aktit tuaj normativ, a është plotësimi i
kërkesave legjitime të studentëve një urgjencë
për qeverinë ku bëni pjesë, pasi në relacionin e
aktit normativ në asnjë nga argumentet e
urgjencës nuk e shikoj fjalën “student”, por shoh
terma si: pastrimi i detyrimeve të prapambetura
në sektorin e infrastrukturës, rritja e eficiencës së
përdorimit të burimeve publike për rialokime
drejt projekteve të investimeve me progres të
mirë deri tani, rritja e sigurisë në realizimin e
treguesve të buxhetit të shtetit në tërësi? Ndër
çështjet më sensitive që rendisni për financim
përmendet vetëm financimi i dy godinave në
Qytetin Studenti dhe Kampusi Universitar i
Durrësit.
A mendoni, zonja Ministre, se financimi i
projektit të rikonstruksionit të Teatrit Kombëtar,
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
6
në masën 210 milionë lekë; akomodimi i
financimit të nevojshëm shtesë për Spitalin e
Traumës, në masën 470 milionë lekë,
përmirësimi i sistemit të shëndetësisë, në masën
500 milionë lekë; shlyerja e detyrimeve të
prapambetura të disa institucioneve buxhetore
për vendimet gjyqësore, gjithsej në masën 433
milionë lekë; shlyerja e faturave të vitit 2018
kundrejt Microsoft, me masën 650 milionë lekë,
rritja e mbështetjes buxhetore me burime të huaja
për energjinë, në masën 1,2 miliardë lekë,
nëpërmjet alokimit të këtij fondi në programin
“Mbështetje për energjinë”, janë të gjitha më pak
sensistive se plotësimi i kërkesave të studentëve
të cilat edhe vetë Kryeministri tha se janë
plotësisht legjitime?
A mendoni, zonja Ministre, se vlera prej
450 milionësh, që alokoni për konviktet e
studentëve, është një vlerë modeste krahasuar me
vlerën gati 4 miliardë, që po rialokoni me këtë
akt normativ, pra 400 milionë kundrejt 4
miliardëve? A tregon kjo vlerë se paskeni pasur
para dhe nuk ishte e nevojshme të gënjenit se do
të alokonit vlerën e detyrimit buxhetor për rrugën
Vorë- Thumanë për të plotësuar kërkesat e
studentëve, kur e dinit se për vitin 2019 ishin
parashikuar zero lekë? Shkojmë më tej, zonja
Ministre! A mendoni se ky akt normativ
konfirmon mungesën totale të eficiencës në
menaxhimin publik të kësaj maxhorance, se
institucionet shtetërore kanë shuma të
jashtëzakonshme detyrimesh të pashlyera, siç jua
konfirmoi edhe raportit i fundit i FMN-së? A
është ky akt tregues i detyrimeve dhe borxheve
të jashtëzakonshme që keni krijuar përsëri ndaj
bizneseve, duke shkelur hapur ligjin e buxhetit,
duke keqmenaxhuar dhe vjedhur, duke
falimentuar bizneset për mospagimin e
detyrimeve ndaj tyre, veçanërisht TVSH-në, si
dhe duke e përkeqësuar më shumë klimën e
biznesit? A është ky akt normativ shembull
kuptimplotë i mungesës së frikshme të
planifikimit buxhetor, kur me këtë akt paguani
fatura, të cilat normalisht duhet të ishin pjesë e
planifikimit normal buxhetor, si për shembull
fatura ndaj Microsoft?
A është ky akt normativ tregues i dështimit
dhe vjedhjes flagrante me qindra milionë euro të
pseudoreformës së dixhitalizimit, e cila i ka
katandisur edhe regjistrat e gjendjes civile me
statusin e regjistrave të shkruar me dorë, apo
mosdështimi i dixhitalizimit është preteksti i
manipulimit në gjendjen civile për zgjedhjet e
ardhshme?
Unë mund t’ju bëj me dhjetëra pyetje zonja
Ministre, por, duke e ditur përgjigjen rilindëse që
do të jepni, po e përfundoj me një pyetje, që
besoj se është më thelbësorja: a e dini ju, zonja
Ministre, se qeveria juaj ka miratuar në këtë
parlament programin e saj qeverisës, ku thotë se
5% të PBB-së do ta çojë për arsimin? A e dini se
është miratuar një strategji për arsimin, e cila,
gjithashtu, thotë se 5% të PBB-së do ta çojë për
arsimin? A keni ndonjë ide, zonja Ministre, se
kur mund të ndodhë kjo? Në fakt, pyetja e
vërtetë është: a do të ndodhë ndonjëherë kjo?!
Faleminderit!
Gramoz Ruçi – Zonja Tabaku a keni
pyetje, meqenëse keni regjistruar emrin?
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon.)
Hiqeni emrin nga lista, ju lutem!
Po, zoti Spaho.
Edmond Spaho – Zoti Kryetar, sot po
shqyrtojmë aktin normativ për buxhetin e vitit
2018 dhe do të ishte e udhës, në kushtet kur
ministrja e Financave sapo ka marrë detyrën, të
cilën e kishim të pranishme edhe në komision,
por nuk dëgjuam ndonjë gjë të re, të kemi
Kryeministrin prezent, në sallë. Ky është akti që
mbyll aktivitetin ekonomik dhe financiar të vitit
2018 dhe certifikon llogaritë.
Së dyti, Kryeministri duhet të jetë sot këtu,
pasi i është bërë një akuzë shumë e rëndë nga
Zëri i Amerikës, si hajdut zgjedhjesh. Ai duhet të
vijë këtu dhe t’u japë shpjegime qytetarëve të tij.
Nëse ka frikë të përballet me ato që ka bërë, nuk
ka për t’i shpëtuar për shumë kohë përgjegjësisë,
prandaj do t’ju kërkoj të ndërprisni seancën dhe
të thërrisni Kryeministrin, që të përballet me
opozitën për këto çështje shumë të rëndësishme.
Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Spaho!
Së pari, nëse kërkoni Kryeministrin, ju i
dini instrumentet parlamentare që ta thërrisni, si:
në seancë pyetjesh, ashtu edhe në interpelanca,
mocion me debat e të tjera.
Për sa i përket çështjes që diskutojmë,
prezenca e qeverisë, e ministres përkatëse dhe e
zëvendëskryeministrit, të cilët janë këtu, nuk
përbën precedent për të ndërprerë seancën.
Të më falni që nuk kam lexuar disa emra që
janë regjistruar për të folur, si: Gent Strazimiri,
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
7
Bardh Spahia, Dhurata Çupi, Fatmir Mediu dhe
Reme Lala
Për procedurë, fjalën e ka zoti Basha.
Lulzim Basha – Që në këtë Kuvend ka
kohë që ka rënë hija e mortit, kjo është e qartë.
Ju nuk e dini se çfarë thoni dhe çfarë bëni, sepse
nuk e dini se përse jeni këtu.
Gjysma prej jush janë këtu jo për shkak të
votave të socialistëve shqiptarë, kundërshtarëve
tanë politikë, me të cilët, bashkë me ndasitë
ideologjike për mënyrën sesi duhet qeverisur
vendi, ndajnë dashurinë për këtë vend, por për
shkak të një grushti kriminelësh me të cilët keni
lidhur fatin tuaj, që ju kanë kapur prej tirandash
dhe ju kanë sjellë këtu për t’u shërbyer
interesave të tyre.
Ka 5 vjet që Partia Demokratike e
denoncon këtë, dhe tani, gjithçka që kemi thënë
është faktuar, është botuar dhe është transmetuar
mbrëmë nga median më serioze e vendit dhe
botës, nga Zëri i Amerikës.
Ju pretendoni se s’ka ndodhur asgjë, ndërsa
kryeautori i asgjësimit të zgjedhjeve, ai që e ka
shndërruar këtë parlament në një kuplara të
krimit, nuk denjon as të vijë sot këtu. Nuk e
mbajnë këmbët? Nuk e mbajnë nervat? S’ka
marrë ilaçet? S’i bëjnë më fajde ilaçet? I ka
mbaruar pluhuri? Është problemi i tij.
Ne sot nuk mund të pretendojmë se jemi në
një seancë normale dhe po ndjekim procedura
normale parlamentare, ndaj gjëja e parë që duhet
bërë është ndërprerja e kësaj seance dhe të vijë
këtu njeriu që ka përgjegjësinë për shndërrimin e
këtij parlamenti nga tempull i demokracisë në një
bodrum të krimit, ku kemi deputetë që nuk e
kanë marrë asnjëherë fjalën, sepse nuk kanë
asgjë për të thënë, sepse arsyeja e vetme përse
janë këtu është marrëdhënia e tyre me Avdylët,
Keçët, Shullazët, Dajtët, bandën e Lushnjës,
bandën e Vlorës dhe Bajrat e Shkodrës.
Sot hipokrizia duhet të marrë fund. Nuk
kemi temë më të rëndësishme për të diskutuar se
sa mënyra si do të zgjidhet kjo krizë: ose sipas
propozimit të opozitës për krijimin një qeverie
kalimtare dhe jo një qeverie kukullash
enigmatike për të justifikuar largimin e atyre që
duhet të jenë në burg, sipas përgjimeve që janë
bërë publike, ose ndryshe këtë sallë mund dhe
duhet ta pastrojë, atij të cilit kjo sallë i takon,
populli shqiptar!
Gramoz Ruçi – Fjalën e ka zonja Anila
Denaj, ministre e Financave.
Anila Denaj – Përshëndetje!
I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,
Të nderuar deputetë.
Përpara se të prezantoj objektivat kryesorë
që mundëson akti normativ i buxhetit të vitit
2018, si dhe elemente specifike të tij, më lejoni
të paraqes shkurtimisht zhvillimet kryesore
makroekonomike të këtij akti normativ.
(Diskutime pa mikrofon)
Gramoz Ruçi – Ju lutem, mbani qetësi,
kolegë deputetë.
Zoti Berisha, më shumë respekt për zonjën,
aq më shumë që flet për herë të parë.
Anila Denaj – Tashmë prej pesë vjetësh
rresht, ekonomia duket se ka vijuar të ndjekë
trendin përshpejtues të ritmit të rritjes. Në nëntë
muajt e parë të vitit 2018 ekonomia u rrit në
terma realë me rreth 4.4%, kundrejt të njëjtës
periudhë të një viti më parë.
Nga pikëpamja e kërkesës agregate, rritja
ekonomike përgjatë nëntë muajve të vitit 2018, u
gjenerua kryesisht nga kërkesa e brendshme.
Gjatë kësaj periudhe, po sidomos për tremujorin
e tretë, kërkesa e brendshme është nxitur
kryesisht nga kontributi i konsumit, po në një
masë të konsiderueshme edhe nga ai i
investimeve totale në ekonomi.
Konsumi final total, i cili përbën peshën më
të madhe në ekonomi u rrit me rreth 2,83% në
terma realë vjetorë përgjatë nëntë muajve të parë
të vitit 2018, ndërsa konsumi final i popullatës u
rrit me rreth 3.41%. Në tremujorin e tretë
konsumi final total dhe ai i popullatës shënuan
përshpejtim të ritmit krahasuar me dy tremujorët
e parë respektivisht me 2.97% dhe 3.86%.
(Debate pa mikrofon)
Gramoz Ruçi – Zoti Basha, të lutem!
(Debate pa mikrofon)
Zoti Basha, ju tërheq vëmendjen!
(Debate pa mikrofon)
Zoti Basha, mos pengoni seancën!
Anila Demaj – Norma e investimeve totale
u rrit me rreth 3.89% në terma realë vjetorë
përgjatë nëntë muajve të vitit 2018, ndërkohë
vetëm për tremujorin e tretë të vitit 2018 norma e
rritjes për investimet u zgjerua në 5.40%.
Rritja e produktit të brendshëm bruto ishte
e diversifikuar në të gjithë sektorët kryesorë të
ekonomisë. Sektorët me kontributin më të lartë
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
8
ishin ai i industrisë, i ndjekur nga sektori i
shërbimeve, ku spikat sektori i turizmit.
Gjithashtu, edhe sektorët e bujqësisë dhe të
ndërtimit patën një rritje dhe kontribut të
qenësishëm pozitiv.
(Zhurmë në sallë)
Gramoz Ruçi - Uluni, kolegë deputetë!
Flamur, ulu!
Ju lutem! Mos më detyroni të marr masa.
Anila Denaj - Nuk mund të lë pa
përmendur këtu eksportet e mallrave dhe
shërbimeve që me rritjen dyshifrore prej 13,7%
kanë kontribuar dukshëm pozitivisht në
performancën e përgjithshme.
(Ndërhyrje nga salla))
Po e shikoj nga kamerat, jo nga ju.
(Zhurmë në sallë)
Vlen për t’u përmendur se tashmë edhe
Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin më të
fundit të tij, të bërë publik para dy ditësh, ka
rishikuar për herë të dytë në rritje projeksionin e
tij për vitin 2018, duke e çuar në nivelin 4,2%.
Gramoz Ruçi – Zoti Kryetari i opozitës,
më shumë respekt për zonjën, aq më tepër që
është ministre për herë të parë, duhet ta
respektoje dhe ta duartrokisje.
(Ndërhyrje nga salla)
Kërkoje, të të vijë!
(Ndërhyrje nga salla)
Anila Denaj - Performanca e mirë
ekonomike ka sjellë zhvillime pozitive edhe në
tregun e punës. Sipas statistikave të anketës së
forcave të punës nga INSTAT-i, norma e
papunësisë ka vijuar trendin e saj rënës që nga
viti 2014 ku regjistroi vlerën e saj më të lartë prej
18%, duke zbritur tashmë në nivelin 12,7% në
tremujorin e parë të vitit 2018, me një reduktim
prej 1,3 pikë përqindje krahasuar me një vit më
parë ose me një reduktim të numrit të personave
të papunë rreth 17,2 mijë në harkun kohor të një
viti.
Ndërkohë, për grupmoshën 15 vjeç e sipër
norma e papunësisë në tremujorin e tretë të vitit
2018 regjistroi nivelin prej 12,2%. Punësimi deri
në tremujorin e tretë të vitit 2018 u rrit me rreth
21,5 mijë të punësuar krahasuar me një vit më
parë.
(Zhurmë në sallë)
Bazuar në statistikat e Bankës së
Shqipërisë, bilanci i pagesave për periudhën
janar-shtator të vitit 2018 shënoi përmirësim
kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë,
duke arritur vlerën 97,6 milionë euro.
(Ndërhyrje nga salla)
Komponentët më të rëndësishëm pozitivë
ishin flukset hyrëse të investimeve të huaja
direkte. Këto të fundit rezultuan me një rritje me
rreth 11,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të
një viti më parë.
(Ndërhyrje nga salla)
Pavarësisht se projektet e mëdha
energjetike kanë hyrë tashmë në fazën
përfundimtare të ndërtimit, me një koficient të
lartë, mund të them se investimet e huaja direkte
arrijnë shifrën 1 miliard euro për të tretin vit
rradhazi, një trend ky mjaft pozitiv që shpreh
konsideratë në raport me klimën e biznesit në
Shqipëri.
(Ndërhyrje nga salla)
Sigurisht jo vetëm për ju, por edhe për
qytetarët.
Ndërkohë inflacioni mesatar për vitin 2018
ka rezultuar në nivelin 1,8%, po aq sa edhe një
vit më parë.
Për sa u takon zhvillimeve kryesore në
financat publike, me lejoni të përmend:
Të ardhurat totale në vitin 2018 patën një
rritje prej 4,4% krahasuar me vitin 2017, ndërsa
të ardhurat tatimore, me gjithë efektet
domethënëse negative që pati vlerësimi i kursit të
këmbimit, patëm një rritje prej 5,2% kundrejt
vitit 2017.
Shpenzimet, falë edhe dy rishikimeve të
akteve normative, duke përfshirë edhe këtë që po
diskutojmë sot, patën gjithashtu një ekzekutim
shumë të mirë. Shpenzimet totale në vitin 2018
ishin 3,1% më të larta se sa një vit më parë dhe
ato korente 5,4%.
Sigurisht nga ana tjetër rezultojnë kursime
të konsiderueshme në zëra të ndryshëm të
shpenzimeve, sidomos në shpenzimet korente, në
shpenzimet për interesa, shpenzimet për
personelin, shpenzimet operative e të tjera.
Më të rëndësishme për financat publike si
fondament kyç për stabilitetin makroekonomik të
vendit dhe mbarëvajtjen e ekonomisë në tërësi,
janë rezultatet e arritura për sa i përket
konsolidimit fiskal.
Konkretisht në vitin buxhetor 2018 rezultoi
se deficiti i përgjithshëm fiskal ishte 1,6% e
produktit të brendshëm bruto, i cili është deficiti
më i ulët i regjistruar pothuajse në tri dekadat e
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
9
fundit në vend. Balanca primare rezultoi pozitive
me një suficit primar prej 0, 6% e PBB-së.
Ndërkohë borxhi publik neto, i zhveshur nga
mjetet likuide të qeverisë rezultoi me 63,9% të
PBB-së, me një reduktim prej 4,7 pikë përqindje,
vetëm në harkun kohor të një viti.
Ndërsa borxhi publik bruto në fund të vitit
2018 rezultoi në nivelin 67,2% të PBB-së me një
reduktim prej pothuajse 3 pikë përqindje
kundrejt vitit 2017.
Është e rëndësishme të theksohet se në
raportin e saj të fundit edhe FMN-ja konfirmon
tashmë këtë shifër. Konkretisht FMN-ja në
raport vlerëson se borxhi publik total bruto, pa
përfshirë “detyrimet e prapambetura” për vitin
2018 është në nivelin 67,2% të PBB-së, 1,7 pikë
përqindje më i ulët se sa projeksioni respektiv i
FMN-së i bërë në fund të misionit të nëntorit të
vitit 2018, rrjedhojë kjo e një deficiti më të ulët
se sa parashikohej, si dhe e vlerësimit të kursit të
këmbimit. FMN-ja vlerëson se këto efekte priten
të jenë permanente, kështu që rrjedhimisht pritet
të reduktojnë nivelet e projektuara të borxhit
përgjatë afatit kohor të mesëm.
Ndërkohë, për të sqaruar më tej dhe sipas
konceptit tjetër që përdor stafi i FMN-në për
borxhin publik bruto, duke përfshirë edhe totalin
e “detyrimeve të prapambetura” si të qeverisë
qendrore, ashtu edhe të asaj lokale stafi i FMN-
në rivlerëson se borxhi publik sipas këtij
përkufizimi është 68,6% i PBB-së, duke
rezultuar me një reduktim prej 3,3 pikë përqindje
vetëm gjatë vitit 2018 krahasuar me vitin 2017, i
cili ishte 71,9%.
Gjithashtu FMN-ja shprehet me nota
pozitive edhe për emetimin e suksesshëm të
eurobondit të Shqipërisë për 500 milionë euro në
tetor të vitit 2018, me një maturitet 7 vjet dhe me
terma të favorshëm ekonomikë.
Duke përshëndetur progresin e
deritanishëm bordi ekzekutiv thekson se është e
rëndësishme të përfundohet reforma gjyqësore në
vazhdim dhe të forcohen përpjekjet kundër
korrupsionit. Bordi theksoi nevojën për të
reduktuar informalitetin, duke ruajtur një sistem
tatimor të thjeshtë dhe të ndershëm, duke
mbajtur përmirësime në mbledhjen e taksave dhe
duke rritur cilësinë e shërbimeve publike.
FMN-ja mirëpriti ndryshimet e planifikuara
në legjislacionin për PPP-të për të rritur rolin e
Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si një
rojtar në mbajtjen e kostos fiskale potenciale të
PPP-ve, si një hap i parë i dobishëm. Gjithashtu,
do të jetë kritike për të siguruar vlerën për para
përmes një procesi konkurrues të ofertimit për të
gjitha projektet, duke ndaluar pranimin e
propozimeve PPP të pakërkuara.
Ne jemi duke punuar ngushtësisht me
institucionet ndërkombëtare, me FMN-në,
Bankën Botërore dhe BE-në për konsolidimin e
proceseve vendimmarrëse dhe forcimin e njësisë
së menaxhimit të investimeve publike në
Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.
Po vijoj me përshkrimin e objektivave
kryesorë që synon ky akt normativ.
(Ndërhyrje nga salla)
Është detyra ime. Më vjen keq!
Objektivi i parë i këtij akti normativ është
sigurimi i një hapësire financiare shtesë për
njësitë e vetëqeverisjes vendore, përmes rritjes së
tavanit të shpenzimeve të tyre me 3,4 miliardë
lekë. Kjo, në përputhje me ecurinë pozitive të
mbledhjes së të ardhurave vendore, të cilat në
fakt për të gjithë vitin 2018 rezultuan me një
tejkalim prej rreth 3 miliardë lekësh, kundrejt
buxhetit fillestar të vitit 2018. Performanca më
e mirë ka qenë veçanërisht nga zëri i të
ardhurave nga taksat lokale.
Zhvillimi tjetër i pushtetit vendor gjatë vitit
2018, i reflektuar edhe në ndryshimet e këtij akti
normativ, ka të bëjë me faktin se njësitë e
vetëqeverisjes vendore gjatë vitit 2018 kanë
treguar përgjegjshmëri në menaxhimin e
financave të tyre, duke shlyer detyrimet e
prapambetura për një shumë prej rreth 2,1
miliardë lekësh. Gjithashtu, disa nga njësitë e
vetëqeverisjes vendore kanë zbatuar projekte me
financim të huaj, ku plani i tyre nuk ka qenë i
parashikuar në buxhetin fillestar të vitit 2018. Po
ashtu, njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë
parashikuar fonde nga vitet e mëparshme, duke
krijuar nga njëri vit në tjetrin një stok që ka rritur
presionin për të kryer shpenzime. Në këto kushte
është e domosdoshme edhe krijimi i hapësirës
fiskale për mbulim me plan buxhetor të
shpenzimeve me financim të huaj për pushtetin
vendor në vlerën 1,3 miliardë lekë.
Objektivat dhe elementet e tjera që
mundëson ky akt normativ janë: të rrisë
performancën e shpenzimeve kapitale përmes
rialokimit të fondeve nga projektet e investimeve
publike me financim të brendshëm dhe të huaj,
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
10
duke synuar zhvendosjen e burimeve nga
projektet me ecuri të ngadaltë dhe ato jashtë
skedulit të parashikuar drejt atyre me
performancë më të lartë disbursimi dhe punë të
kryer; të realizojë pastrimin e detyrimeve të
prapambetura në sektorin e infrastrukturës në
përputhje me angazhimin e marrë edhe kundrejt
FMN-së përmes akordimit të fondeve të
nevojshme për shlyerjen e rreth 2,2 miliardë
lekëve për projektet në vijim; të garantojë
mbulimin me fonde buxhetore për disa çështje
parësore, konkretisht: financimin e konvikteve të
studentëve në Bashkinë Tiranë, në masën 300
milionë lekë; financimin e Stadiumit të Kukësit,
përmes grantit të sportit, në masën 200 milionë
lekë; financimin e investimit për Kampusin
Universitar Durrës, në masën 150 milionë lekë;
financimin e projektit të rikonstruksionit të
Teatrit të Operës dhe Baletit, në masën 210
milionë lekë; financimin e investimit të
nevojshëm shtesë për Spitalin e Traumës, në
masën 470 milionë lekë; financimin e projektit të
Bankës Botërore “Përmirësimi i sistemit të
shëndetësisë”, në masën 500 milionë lekë;
shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të disa
institucioneve buxhetore për vendime gjyqësore;
rritjen e mbështetjes buxhetore me burime të
huaja për energjinë, në masën 1,2 miliardë lekë,
përmes alokimit të këtij fondi në programin
“Mbështetje për energjinë”; të mbulojë me
financim detyrimet për disa objekte të
rëndësishme investimesh publike, të tilla si:
ndërtimin e Unazës së Jashtme të Tiranës, loti
III; pjesën e mbetur të punimeve në segmentin
Lin-Pogradec; lotin III të aksit Librazhd-Qafë
Studë; ndërtimin e aksit rrugor Skrapar-Përmet;
shlyerjen e vendimeve gjyqësore për
shpronësimet; shlyerjen e detyrimeve për TVSH-
në dhe kosto lokale në programet “Transporti
rrugor” dhe “Infrastruktura e ujitjes dhe
kullimit”, në vlerën 542 milionë lekë.
Të nderuar parlamentarë, në fund të fjalës
sime të parë në këtë seancë plenare dua të
theksoj angazhimin tim maksimal për të shtyrë
përpara reformat e kësaj maxhorance si
udhërrëfyesin më të mirë dhe të vetëm të vërtetë
në rrugën e zhvillimit. Ne do të vazhdojmë të
jemi në krye të punës për të lehtësuar dhe
shpejtuar ofrimin e shërbimeve cilësore dhe
transparente për çdo tatimpagues. Do të
sigurojmë, gjithashtu, intensifikimin e punës
kundër informalitetit dhe padrejtësisë në treg,
pasi besoj se është një ndër shtyllat kryesore të
konsolidimit ekonomik, promovimin e
konkurrencës në treg të një shoqërie që po tenton
të lërë pas periudhën e tranzicionit dhe të ecë në
terren të frytshëm, intensifikimin e komunikimit
me sipërmarrjen vendase dhe të huaj për të
adresuar kërkesat e tyre në legjislacion dhe
paketat e ardhshme fiskale, me qëllim ofrimin e
ambientit të rregulluar dhe klimës optimale të
biznesit.
Unë, personalisht, dhe institucioni, që unë
drejtoj, do të vijojmë të jemi maksimalisht të
angazhuar në konsolidimin e mëtejshëm të
stabilitetit makroekonomik të Shqipërisë,
reduktimin e mëtejshëm të borxhit publik dhe
ruajtjen e një balance primare pozitive, si shtyllat
kryesore që sigurojnë ambientin e domosdoshëm
për vijimësinë e një rritje ekonomike të lartë,
të qëndrueshme dhe që gjeneron punësim.
Ju faleminderit!
Gramoz Ruçi – Ju lutem, kërkoni fjalën
për procedurë, pastaj jua jap unë. Nuk mund të
vish të zësh foltoren këtu...
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Zoti Berisha, kur ka qenë nevoja të
përballemi me njëri-tjetrin, jemi përballur.
Zoti Vasili, fjala për ju.
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)
Lëri ato, janë punët e tyre.
Petrit Vasili – Rri aty, mos na çaj trapin!
Surrat, ulu aty mos na çaj bythën! Ulu, skizofren,
budalla! Do të na tregosh ti sallën e parlamentit,
ulu aty, mbaj vendin tënd! S’kam punë fare me
ty, po i drejtohem Kryetarit të Kuvendit. Ulu,
mos më çaj dërrasat! Ik ore, po ik! Po rroj me
frikën tënde unë?!
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Gramoz Ruçi – Vazhdo fjalën!
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Ai është ulur në vend, ti thua: “Mbaj
standardin”. Vazhdo fjalën!
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Zotëri, ai është ulur në vend, nuk po flet.
Vazhdo, mos më shiko ashtu!
Petrit Vasili – I nderuar drejtues i seancës,
Së pari, në respekt të Rregullores, përgjigjja
e pyetjeve është një detyrim i Rregullores dhe
nuk është as detyrim fakultativ dhe as i
diskutueshëm. Janë dhjetë pyetje të depozituara
dhe të lexuara në sallën e parlamentit. Në rast se
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
11
ministrja nuk ka dijeninë, përgatitjen apo
mundësinë e duhur për t’u përgjigjur, ndërpriteni
seancën dhe jepini kohën që i duhet ministres për
t’u përgjigjur. Ajo e ka detyrim kthimin e
përgjigjeve, nuk është fakultative, do apo jo të
kthejë përgjigje. Rregullorja e përcakton qartë se,
para se të fillojë shqyrtimi i çështjes, janë
pyetjet. Është detyrim që përgjigjet duhet të
kthehen një për një. Për shembull, për pyetjen
numër një është kjo përgjigje, për pyetjen numër
dy mund të thotë që s'kam koment, nuk ka asnjë
problem, për pyetjen numër tre mund të thotë që
nuk e di, por ka detyrimin t’i përgjigjet çdo
pyetjeje. Nuk iu përgjigjet pyetjeve me fjalën e
ministres. Këto pyetje janë të regjistruara, janë
rekordet e këtij Kuvendi. Kjo është detyrim për
t’u zbatuar. Nëse nuk do ta zbatosh Rregulloren,
thuaj që s'ka Rregullore dhe mos iu refero më,
por kjo Rregullore flet qartë. Ka disa pyetje që
duan përgjigje. Ministrja e zgjedh vetë
përgjigjen, por do t’i referohet një për një. Ajo
nuk mund t’u përgjigjet pyetjeve me ca broçkulla
lart e poshtë.
Gramoz, nëse e ke marrë përsipër ta bësh
këtë punë, bëje siç është për t’u bërë, por, nëse
do ta bësh kooperativë, bëje siç e ke bërë, por
mbaje të rregullt siç e kërkon parlamenti. Nëse
ajo do kohë, mund t’i jepni 10 minuta ose 20
minuta, sa të dojë ajo jepini, ne kemi durim ta
presim, por këtë gjë duhet ta bëjmë. Në rast të
kundërt, ne jemi përpara shqiptarëve, këto
seanca, pyetje dhe çdo gjë qenka kot në
parlamentin e Shqipërisë. Ne mendojmë që nuk
janë kot. Ne mendojmë se ky detyrim është i tillë
dhe shqiptarët e dinë dhe duan të dinë që për këtë
pyetje që u bë, ky është vendimi që ka qeveria.
Nëse vendimi është i mirë apo i keq, ose nëse
ndajmë të njëjtin mendim është tjetër histori, por
detyrimin për t’u përgjigjur e ka, sepse, nëse nuk
bëjmë këtë detyrim, atëherë ky është kot, nuk
është më parlament.
Gramoz Ruçi – Urdhëroni, zoti Balla!
Taulant Balla – Zoti Kryetar, mua më vjen
keq që sot opozita paska ardhur e parakorduar.
Për shfaqjen që sapo pamë para foltores së
Kuvendit, në radhë të parë besoj se të gjithë keni
në tavolinat tuaja të punës Kodin e Sjelljes së
Deputetëve...
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)
Lexojeni!
Zoti Spaho, në nenin 11, pika 2, Kodi i
Sjelljes së Deputetëve e përcakton qartë: “Kur në
këtë foltore një deputet apo një ministër merr
fjalën për herë të parë, pavarësisht nga cili grup
vjen, të gjithë deputetët janë të detyruar ta
dëgjojnë”. Lexojeni! Po ashtu nenet 6 dhe 12 në
Kodin e Sjelljes së Deputetëve bëjnë fjalë për
respekt ndaj kujtdo që merr fjalën.
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim
bëri disa pyetje. Ministrja mori fjalën për të
dhënë këndvështrimin e saj, të përmbledhur, për
të gjitha ato çështje që u ngritën. Grupi
Parlamentar i Partisë Demokratike, në mënyrë të
paparë ndonjëherë, i drejtuar nga kryetari në
detyrë i Partisë Demokratike, sulmoi foltoren për
të mos e lënë ministren t’u përgjigjej pyetjeve që
kishte bërë Grupi Parlamentar i Lëvizjes
Socialiste për Integrim. Kushdo, sa herë që
bëhen pyetje, ka këndvështrimet e tij, nëse
përgjigjet janë në lidhje me ato pyetje apo nuk
janë të kënaqur me përgjigjet.
Më falni, ku e patët ju mundësinë të
dëgjonit përgjigjet?! Ku të lënë këta të kthesh
përgjigje në këtë sallë?!
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)
Mësohu Monika, se je deputete që nga viti
2001, me një ndërprerje të shkurtër nga 2005-sa
deri në 2013-ën.
Në qoftë se keni dëshirë të dëgjoni
ministren apo Kryeministrin për të gjitha çështjet
që ngritët, keni mundësinë e interpelancës, të
seancës së pyetjeve dhe të përgjigjeve, keni edhe
mocionin me debat.
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)
Të lutem, Monika, çfarë ka ndodhur që nuk
po rakordohesh me Lulin?!
Mona, rakordohu me Lulin!
Faleminderit!
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)
Gramoz Ruçi – Zoti Rama, uluni, sepse e
ka marrë njëri fjalën.
Lulzim Basha – Shikoni: këtu makijazh
dhe fasadë nuk ka për të pasur më. Ju kanë
demaskuar publikisht mediet ndërkombëtare. Dje
Zëri i Amerikës ka treguar se ju jeni hajdutët e
votave dhe hajdutët e të ardhmes së shqiptarëve.
E keni zhytur vendin në krizë. Ju veproni me kod
mafioz, ju veproni si bandë kriminale, ju hani
dhe pini me kriminelët, duke filluar nga ky i pari.
E dini apo jo, ju ish-ministrat, që ky më shumë
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
12
rrinte me Ymer Lalën se sa rrinte me ministrin e
Financave, sipas vetë ish-ministrit të Financave.
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)
Mos kini frikë!
Flisni këtu për Kod Etike?! E keni marrë
Shqipërinë peng, i keni marrë zgjedhjet peng, e
keni marrë këtë parlament peng dhe e keni
mbushur me kukulla gjoja për të hequr nga
vëmendja hajdutët me çizme, të cilët vidhnin për
kryehajdutin dhe kryehajduti nuk vjen! Çfarë po
kërkojmë ne?! Të vijë këtu dhe të përballet. Sot e
ka parë e gjithë bota, e di gjithë bota si e morët
pushtetin në vitin 2017. Ashtu siç ju thamë që
ditën e parë, e morët me pazaret që keni bërë me
krimin. Kur e lidh fatin me kriminelët, nuk ka si
të të bëhet vonë për shqiptarët; kur e lidh fatin
me Ymer Lalën, nuk të çahet koka për dibranët e
thjeshtë; kur e lidh fatin me Emiljano Shullazin
dhe me Dritan Dajtin, nuk të bëhet vonë as për
banorët e Tiranës, as për pensionistët, as për
banorët e Astirit, as për ata të Bulevardit të Ri.
Është fare e qartë se çfarë ka ndodhur.
Nëse ju mendoni se mund ta shtyni kështu,
e keni shumë gabim. Detyra jonë këtu është që
t’i japim vendit zgjidhje me koston më të ulët
dhe zgjidhja mund të kalojë vetëm përmes
dhënies fund të shfaqjes së kukullave këtu, sepse
këto këtu janë të gjitha kukulla. Enigmat,
gjëegjëzat...
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)
Kukullat matrioshka janë ato kukullat ruse,
e dinë fëmijët se çfarë janë.
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)
T’i japim fund kësaj dhe një qeveri
kalimtare të përgatisë një proces zgjedhor për një
parlament të vërtetë, jo një parlament kukull të
krimit. Kjo ose do të bëhet përmes një zgjidhjeje
politike, siç po jua propozon opozita, ose nuk ka
rrugë tjetër, përveçse për ta fshirë këtë parlament
me forcën e sovranit, se ky parlament nuk është
juaji, nuk është as i kriminelëve, me të cilët bëni
pazar, por është i popullit. Thirrini mendjes! Tik-
Tak, po afron ora. Thirrini mendjes!
Thirreni këtu atë, të vijë sot të japë
përgjigje. Ai është arkitekti, ai është padroni i
Vangjush Dakos, i Damian Gjiknurit e i të
tjerëve me shokë, që dalin të gjithë në dosjet e
përgjimit të prokurorisë shqiptare, që nuk keni
lënë gjë pa bërë për ta kapur dhe për ta futur,
nën...
Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Basha!
Fjalën e ka zoti Luan Rama, i fundit për
procedurë.
(Zoti Basha flet pa mikrofon.)
Zoti Basha, uluni!
Seanca nuk ndërpritet, por uluni!
Luan Rama - Faleminderit, zoti Kryetar!
Natyrisht, e kuptoj se është e rëndë që pas
asaj që dha Zëri i Amerikës mbrëmë të zhvillohet
një seancë normale, sepse integriteti moral,
politik dhe ligjor i këtij Kuvendi, i ndërtuar mbi
bazën e një vote të vjedhur dhe kriminale, është
pa dyshim i rëndë, por jemi në momentin kur
proceduralisht, zoti Kryetar, sipas Rregullores,
janë bërë pyetje në lidhje me aktin normativ që
po shqyrtojmë.
Nuk besoj të ketë njeri, qoftë edhe pa
shkollë, që të mos e kuptojë se kur bëhet një
pyetje, je i detyruar të kthesh përgjigje. Pyetjet
që ne paraqitëm janë, pikë së pari, respekt për
Kuvendin; janë respekt për procedurën, për
Rregulloren; janë respekt për çështjet shumë të
ndjeshme që shqyrton akti normativ, por janë
respekt edhe për vetë zonjën ministre, e cila,
nëse nuk është në gjendje të përgjigjet. Le të
marrë kohën e nevojshme, pasi edhe kur u lexuan
pyetjet as vetë zonja ministre, as vetë stafi i
Kuvendit, nuk i mbajti shënim, dhe kjo është
mungesë serioziteti. Meqenëse nuk i kanë
pyetjet, ne ua vëmë në dispozicion, dhe merrni
kohën e nevojshme, sepse, zoti Kryetar i
Kuvendit, edhe në seancën e parë të Kuvendit të
parë pluralist, pas 31 marsit të vitit 1991, edhe
shoku Adil e kuptoi rëndësinë që kur bëhet një
pyetje, jepet një përgjigje.
Le të kthehemi të paktën te ky standard
formal: pyetje – përgjigje. Pasi të jepen
përgjigjet, le të vazhdojmë me diskutimin për
aktet dhe çështjet që ka akti normativ.
Faleminderit!
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)
Gramoz Ruçi – Vazhdojmë me diskutimet.
Përgjigjet u dhanë.
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)
Sigurisht, mund të dilni të kënaqur ose jo
nga përgjigjet e dhëna.
Fjalën e ka zoti Basha. Të përgatitet zonja
Kryemadhi.
Zoti Basha, dëshironi ta merrni fjalën?
Do ta marrë zoti Spaho?
(Deputeti Paloka flet nga vendi pa
mikrofon.)
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
13
Lulzim Basha – Është e dyta herë që
përsëris kërkesën më legjitime që mund të ketë
një opozitë parlamentare...
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)
Gramoz Ruçi – Ju lutem, të mbyllet
mikrofoni i zotit Basha!
Vazhdoni, zoti Spaho!
(Debat në sallë)
Edmond Spaho – Ju duhet të thërrisni
Kryeministrin këtu.
Është e disata herë që po kërkojmë...
Gramoz Ruçi – Vazhdoni diskutimin, zoti
Spaho!
(Deputeti Basha kërkon të marrë fjalën.)
Vazhdoni, zoti Spaho!
Ju lutem, fjala për procedurë merret vetëm
një herë!
Zoti Spaho, kush do ta marrë fjalën nga ju?
Ia kam dhënë fjalën zotit Basha.
Folët për procedurë. Një herë jepet fjala për
procedurë.
Zoti Basha, do ta merrni fjalën për
diskutim?
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)
Përsëri për diskutim?
Zoti Berisha, do ta merrni fjalën për
diskutim?
(Deputeti Basha flet nga vendi pa
mikrofon.)
Do ta merrni fjalën për diskutim?
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Jo, për procedurë nuk ka, u mbyllën
procedurat!
(Debat në sallë)
Do ta merrni fjalën për diskutim, zoti
Spaho?
Edmond Spaho – Po.
Gramoz Ruçi – Urdhëroni!
Edmond Spaho – Zoti Kryetar i Kuvendit,
edhe një herë dëshiroj t’ju them se parlamenti
nuk është shtëpia juaj private, nuk është shtëpia e
“rilindjes”, ku të veproni me arrogancë...
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Në fakt, ju e keni kthyer parlamentin në
shtëpinë e një organizate kriminale për sa kohë
nuk pranoni që për çështje kaq të rëndësishme, si
zgjedhjet, të thërrisni Kryeministrin që t’u
përgjigjet akuzave që i janë bërë.
U bënë pothuajse gjashtë vjet që
“rilindja” dhe Edi Rama e drejtojnë këtë vend,
madje sot askush nuk ka dyshim se çfarë
pehlivani është për të gënjyer qytetarët e tij dhe
sa fort është kapur pas pushtetit. Pavarësisht se
çfarë ka premtuar dikur dhe çfarë deklaron sot, të
gjithë e dimë se në gjashtë vjet nuk ka ndërtuar
asnjë kilometër rrugë, asnjë ujësjellës, asnjë
spital, madje nuk ka mbaruar as ato që u lanë të
filluara nga qeveria paraardhëse. Nuk ka bërë
asnjë punë, por borxhin publik e ka çuar në 80%
për shkak të koncesioneve tërësisht të
panevojshme për qytetarët, por të domosdoshme
për kastën e Ramës që të pasurohet.
Koncesionet në shëndetësi, në inceneratorë
apo në rrugë që kushtojnë sa frëngu pulën, ku
kilometri shkon 20 milionë euro, po thajnë
financat e shtetit dhe do të jenë barrë për disa
breza.
Se si është ekonomia dhe punësimi, flet
fluksi i largimeve nga vendi. Shqiptarët po
largohen nga sytë këmbët me ritme edhe më të
larta se në fillim të viteve ’90. Nën udhëheqjen e
Ramës dhe nën programin e “rilindjes” në pesë
vjet janë larguar rreth 400 mijë shqiptarë. Sot
jemi vendi me më shumë azilantë në Europë, me
përjashtim të Sirisë, ku ka luftë!
Administrata publike është kthyer në kazan
partiak!
Faktet e bëra publike nga Zëri i Amerikës
tregojnë falsitetin e konkurseve dhe
partitokracinë që ka mbërthyer prej gryke
administratën. Rendi dhe siguria janë në pikën
më të ulët! Grupet e krimit të organizuar
sundojnë në Tiranë, në Durrës, në Shkodër, në
Elbasan dhe në Vlorë. Me mijëra tonë drogë i
dërgojmë çdo vit Europës. Çdo vit ndodhin me
qindra vrasje ndërmjet bandave dhe janë dhjetëra
të zhdukur, pa nam e pa nishan.
Pas gjithë këtyre mynxyrave, që e kanë
kllaposur vendin, ajo që kemi mangët është të
dëgjojmë çdo ditë Kryeministrin të thotë se
jetojmë në vendin ku ka rritje ekonomike, ku po
bëhet shtet, ku të gjithë janë të lumtur dhe jemi
më mirë sesa kemi qenë më parë.
Pa u skuqur dhe pa u zverdhur, vazhdon t’i
bjerë kësaj tamburaje, ku prej muajsh “në
parajsën e tij”, protestojnë studentët, banorët e
Unazës së Re, artistët, naftëtarët, minatorët dhe
qytetarët në pothuajse të gjitha rrethet e vendit.
Në krye të të gjitha bëmave qëndron aftësia
për të shkatërruar zgjedhjet, ku, nëpërmjet
angazhimit të kriminelëve dhe parave të
kanabisit, me të cilat blen votat, i është krijuar
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
14
mundësia të qëndrojë në pushtet dhe të vazhdojë
të rrjepë pa mëshirë vendin e tij.
Dje farsës së zgjedhjeve në Shqipëri iu dha
një grusht dërrmues nga Zëri i Amerikës, i cili,
pasi përsëriti edhe një herë se cilët ishin hajdutët
e zgjedhjeve në Durrës, në Elbasan, në Lezhë
dhe në Kavajë në qershor të vitit 2017, për të
cilët ka një dosje të plotë me qindra orë përgjime
në prokurori, publikoi të dhëna të reja për
hajdutët e zgjedhjeve në Dibër, në shtator të vitit
2016 dhe në qershor të vitit 2017, për të cilët ka
gjithashtu orë të tëra përgjimesh.
Opozita ka gjashtë vjet që ngre zërin se
zgjedhjet në Shqipëri kanë marrë fund qëkur Edi
Rama erdhi në pushtet në vitin 2013. Historia e
manipulimit të zgjedhjeve në vitin 2013 u
përsërit në zgjedhjet e vitit 2015 dhe në ato të
përgjithshme të vitit 2017.
Pas zgjedhjeve të vitit 2015 kam folur në
këtë parlament për batërdinë që u bë në Durrës
nga grupet kriminale, për Policinë, tatimet, për
Policia Ndërtimore, për Policinë e Burgjeve dhe
punonjësit e burgjeve, për falsifikimin e kartave
të identitetit, për përdorimin e administratës
publike, transferimin e rreth 6 mijë votuesve nga
bashkitë e tjera në Durrës, për mbushjen e kutive
të votimit, për blerjen e komisionerëve, për
falsifikimet e procesverbaleve dhe një mori
maskarallëqesh të tjera. Për secilën çështje kam
paraqitur në parlament fakte, përfshirë edhe
regjistrimet video të blerjes së votave dhe të
manipulimeve të rezultatit. Elmar Brok tha, se
sikur gjysma të jenë të vërteta, zgjedhjet janë
masakruar.
Nuk u mor asnjë masë. Askush nuk hetoi,
askush nuk u vu para përgjegjësisë, përveç një
deputeteje këtu, e cila u revoltua, se po i shanim
engjëllin Dako.
E njëjta histori manipulimi zgjedhjesh u
përsërit në qershor të vitit 2017. Çfarë provash
më shumë duhet të japë opozita në Elbasan nga
mesazhet e drejtuesve të arsimit apo të atyre të
ndihmës ekonomike, të cilët u kërkonin
punonjësve të tyre listat e njerëzve, që do të
votonin për PS-në?
Çfarë provash duheshin më shumë, kur
Kryeministri u bënte thirrje policëve të hiqnin
uniformat dhe të vraponin e të mblidhnin votat
për tepsinë e PS-së?
Çfarë provash duhet të paraqisnim më
shumë sesa regjistrimet me zë e me figurë se si
bliheshin masivisht votat e komunitetit rom në
Elbasan, veprime për të cilat policia dhe
prokuroria nuk bënë asnjë hetim?
Si do të justifikoheni ju, pasi foli Zëri i
Amerikës për vjedhjet që u keni bërë 3
proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri?
Si do t’u përgjigjeni ju akuzave për
zgjedhjet e 11 shtatorit 2016 në Dibër, ku
prokurori i çështjes, Trenova, deklaroi se në
përgjimet e datave 8, 9 dhe 10 shtator, 3 ditë
para zgjedhjeve, u regjistruan dhjetëra telefonata
të zyrtarëve më të lartë socialistë, ku flitej për
blerjen e votave?
Të thashë, Ulsi, në seancën e fundit të
muajit dhjetor, që je përgjuar.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Ndoshta i kujtohet se kujt i ka kërkuar lekë
për të blerë votat që nga Tirana.
A të kujtohet ndopak?
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Punë tatimesh, doganash, se kujt i kërkonte
lekë për t’ia çuar Damianit, që kishte nevojë në
Dibër.
Si do t’u përgjigjeni akuzave të bëra jo nga
opozita, por nga ekspertët dhe nga monitoruesit
vendas dhe të huaj të zgjedhjeve në Shqipëri, se
shitblerja e votës është përhapur në mënyrë
masive pas zgjedhjeve të vitit 2013 dhe se janë
sofistikuar mënyrat se si krimi i organizuar i
dikton zgjedhjet në Shqipëri?
A mund t’i besojë opozita kësaj qeverie dhe
këtij Kryeministri, blerës votash dhe hajdut
zgjedhjesh?
A mund të besojë më opozita te zgjedhjet
në Shqipëri, kur regjistrimet e Vangjush Dakos
me trafikantët e kokainës për pazare votash
quhen me paturpësi “fushatë elektorale” apo
“kontakt i kandidatit me votuesit e tij”?
A mund të besojë opozita se ndryshimet në
Kodin Zgjedhor do ta pengojnë Edi Ramën të
përdorë të njëjtat kontingjente kriminale, paratë e
drogës, institucionet shtetërore, policinë dhe
instrumentet e tjera për të vjedhur zgjedhjet e
qershorit 2019 dhe ato të vitit 2021?
Tani është e qartë se përse e rrëzuat
vetingun dhe përse ju nuk pranoni të shkëputeni
nga krimi i organizuar. Ju nuk qëndroni dot në
pushtet pa i vjedhur dhe pa i manipuluar
zgjedhjet.
Vetëm në një muaj Edi Ramës i kanë
shpërthyer disa skandale të mëdha: skandali i
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
15
Unazës së Re, ku e shet një kilometër rrugë 20
milionë euro, me firma fantazma, që
falsifikojnë edhe dokumentet e institucioneve të
SHBA-ve; skandali i punësimit tregon se si i
punësoni njerëzit në administratën shtetërore për
t’i përdorur më pas si qen sulmi për të vjedhur
zgjedhjet; skandali i vetë zgjedhjeve, ku fakte të
pakontestueshme po publikohen për ato që keni
bërë nga viti 2013 deri në zgjedhjet e fundit të
vitit 2017; skandali i energjisë elektrike, ku
familjarët e Edi Ramës janë përfshirë në shitjen
e energjisë elektrike dhe në dallaveret me
energjinë elektrike për të siguruar fonde për të
dhe për klanet që ka rrotull.
Në mënyrë të vazhdueshme mediet më
prestigjioze të Europës përshkruajnë bëmat e
Edi Ramës, duke filluar nga Deutsche Welle, The
Guardian, The Independent, që na cilësojnë si
narkoshtet. Vetëm Panamaja është cilësuar e
tillë dhe ju e dini se si përfundoi drejtuesi i
shtetit të saj. Trupat amerikane e hodhën atje ku
e kishte vendin, në burg. Kështu do të përfundojë
edhe Edi Rama për masakrën që u ka bërë
zgjedhjeve në Shqipëri dhe për lidhjet që ka
vendosur me krimin e organizuar.
Kazani i Edi Ramës është mbushur. Ka
ardhur koha që më 16 shkurt të përmbyset ai me
gjithë “rilindjen” e tij.
Të nderuar qytetarë,
Ka vetëm një rrugë për t’u përballur me
këtë klikë kriminale, e cila nuk njeh asnjë
skrupull në zhvatjen e vendit dhe të së ardhmes
sonë, për të fshehur paaftësinë e saj dhe për të
ndenjur me çdo kusht në pushtet. Kjo është rruga
e protestave. Dilni masivisht në protesta nëpër
rrethet e vendit dhe në Tiranë më 16 shkurt, për
ta shporrur njëherë e mirë këtë të keqe të madhe,
që quhet “rilindje”, që e ka mbërthyer vendin që
në vitin 2013.
Nuk mund t’i qahemi askujt, nëse do të
vazhdojmë t’i lejojmë këta që të na rrinë në qafë
dhe të majmen me mundin dhe me djersën tonë.
Gramoz Ruçi – Fjalën e ka zonja
Kryemadhi.
Të përgatitet Ervin Bushati.
Monika Kryemadhi - Të nderuar qytetarë,
Të rinj dhe të reja,
Studentë dhe pedagogë,
Fermerë dhe të papunë,
Mjekë dhe infermierë, kudo që jeni,
Në fakt, ajo që të bën përshtypje është se,
për hir të së vërtetës, kemi më shumë se një vit e
gjysmë që deklarojmë, por ka më shumë se një
muaj e gjysmë që SHBA-të me institucionin e
tyre zyrtar mediatik, Zërin e Amerikës, flasin
qartë se si votat e një maxhorance të inkriminuar
kanë ardhur në parlament me paratë e drogës dhe
me paratë e krimit të organizuar.
Këta që janë këtu mbrapa, me ndonjë
përjashtim të vogël (socialistët e vjetër), nuk janë
gjë tjetër, veçse vazhdimësia e supermenit
Gjushi, e akullores, sepse këta, si rilindje, e kanë
qejf akulloren, e supermenëve Bajra, Avdylaj e
të tjerëve.
Kjo viktima këtu, që vjen nga një biznes i
mesëm, që, për hir të së vërtetës, familjes së saj,
nuk e dimë nëse i ka rënë në qafë drejtoresha e
Tatimeve apo jo, për t’ia mbyllur biznesin, siç ua
ka mbyllur të gjithë të tjerëve bizneset, vjen këtu
që të mbulojë mashtrimet e shefit të saj, që kishte
bërë pakt, tani del me çorape, sepse deri dje na
dilte...
(Deputeti Taulant Balla ndërhyn nga salla
pa mikrofon.)
Jo, nuk po i fyej, Taulant, dhe do t’jua them
tani!
Gramoz Ruçi – Mos flisni nga vendi!
Monika Kryemadhi – Kjo zonja këtu
duhet ta kuptojë shumë mirë që Banka e Shtetit
të Singaporit ka falimentuar, ndaj nuk mund t’i
shpëtojë dot transaksionet e shefit të saj. Për hir
të shoqërisë tënde me familjarët e tij, ti ke marrë
përsipër një punë shumë të vështirë. A je e
gatshme ti të sakrifikosh fëmijët e tu për Edi
Ramën, se ai nuk e sakrifikon veten e tij për
fëmijët e tij? Ti je e gatshme të sakrifikosh
fëmijët e tu për Edi Ramën?! Nëse po, dashuria
jote për të i kalon të gjitha hapësirat njerëzore.
Për të qenë më të kthjellët me të gjithë, ne,
në fakt, duhet të sjellim një model tjetër.
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon.)
Për këtë kemi luftuar, Taulant, që të jemi të
barabarta dhe të mos kemi asnjë kompleks. Në
momentin që kemi ardhur në këtë arenë, jemi
gladiatorë dhe gladiatore. Kujt ia mbajnë gjunjët,
le të përballet, kush nuk ka fuqi, të dalë dhe të
ikë përpara. Kur të dalin edhe këto dhe të marrin
votat si gratë socialiste, si koleget e tua, atëherë
po, ke të drejtë të flasësh për to.
Ka një problem. Problemi juaj më i madh
dhe yni është që ne duhet të tregojmë një sjellje
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
16
tjetër, jo sjelljen e kriminelëve, as sjelljen e
drogaxhinjve, sepse do të përballemi çdo ditë
dhe më shumë me probleme. Problemet nuk janë
politike, janë probleme për të ardhmen. Njerëz,
të cilët planifikojnë që të vijnë këtu dhe të
shkatërrojnë partitë politike, cilatdo qofshin ato,
të mëdha apo të vogla, edhe në qoftë se nuk janë
këtu në parlament, të cilat janë asete për jetën
politike shqiptare...
Unë mund të them: pse nuk paska socialistë
që kanë mbaruar shkollat jashtë shtetit për të
qenë ministra?! Sa të duash ka, edhe nga ju këtu
të grupit parlamentar.
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon.)
Ti i pari mund të ishe ministër! Unë do të
ndihesha shumë krenare që ti të ishe ministër,
edhe me problemet që ke ti, do të ishte shumë
mirë për të qenë ministër në qeveri, sepse je një
socialist që merresh me politikë që në kohën e
Fatos Nanos. Por ai nuk ju do ju. Ai nuk do
shtëpinë e tij, jo më t’ju dojë ju. Ai e do Partinë
Socialiste për ta përdorur dhe për të pastruar
paratë e tij, për t’i rimbledhur paratë e tij, të cilat
i kanë humbur. Ai nuk mund t’ju dojë ju, sepse
ju nuk jeni standardi i tij. Ju nuk keni asgjë të
përbashkët me të. Ju jeni demode, ndërsa ai është
modern! Ju nuk jeni si ai, sepse ai është njeri që
lexon libra! Ndërsa ju nuk lexoni libra, edhe pse
mund të keni shkolla të mbaruara jashtë shtetit.
Ju nuk jeni si ai, sepse ai është njeri artist, me
shpirt të hapur, ndërsa ju jeni fshatarë! Ky është
koncepti i tij për Partinë Socialiste. Këtë ka pasur
edhe kur erdhi nga Parisi, me thonjtë e paprerë,
siç thoshte dikur Fatos Nano, edhe kur u bë
kryetar i Bashkisë së Tiranës e kështu me radhë.
T’i kthehemi aktit nomativ, 300 milionë i
çojnë për dy konviktet e Tiranës, pra 3 milionë
dollarë, 1,5 milionë dollarë për konviktet në
Durrës, por nuk e kuptoj përse 6,5 milionë
dollarë i merr Microsoft-i?
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Çfarë shpenzimesh janë këto? Është
energjia elektrike që nuk kanë paguar
institucionet? Turp të kini! Futini në burg ata që
nuk kanë paguar, sepse keni futur fukarenjtë për
5 mijë lekë, që nuk kanë paguar dritat! Pra, janë
4,3 milionë dollarë që nuk kanë paguar
institucionet e shtetit shqiptar energji elektrike
dhe ne fusim në burg fukarenjtë që nuk kanë
bukë të hanë.
Një gjë tjetër, zonja Ministre, Bashkisë së
Skraparit i keni bllokuar buxhetin. Bllokojini
rrogën kryetarit të bashkisë dhe mos bllokoni
bukën e kalamajve në çerdhe dhe kopshte.
I thoni prefektit, “Gjeneralit të Ushtrisë së
Vdekur”, që keni në Berat, nëse do të punësojë
anëtarë të Partisë Socialiste në këmbim të votës,
le ta bëjë se nuk e ndalon njeri. Edhe shkollat që
janë me nga 6 nxënës, kthejini me nga 30 mësues
dhe mbajini me 6 nxënës.
Shkurtoni administratën e Bashkisë së
Skraparit, nuk ka asnjë problem. Skraparlinjtë
nuk i keni mbajtur as ju dhe as ne me bukë, ata
kanë ngrënë gjithmonë vetë dhe kanë bërë gjëra
shumë më të mira, por mos guxoni të hiqni
bukën e fukarenjve në kopshte dhe në çerdhe, për
të cilën ju merrni paratë, sepse do t’ju përgjigjen
shumë keq, njerëzit nuk do të përballen
politikisht, por personalisht.
Nuk ka më dalje politike me monstra që
përdorin pushtetin politik për interesa personale,
prandaj merreni seriozisht dhe mos dëgjoni se
çfarë thonë poshtë dhe përpjetë. Zhbllokoni
buxhetin e kopshteve dhe çerdheve të Skraparit,
sepse, siç është Skrapari, janë të gjitha bashkitë e
Shqipërisë dhe merrni përgjegjësitë tuaja si
ministra.
Zoti Kryetar i Kuvendit, këtë zonjën këtu,
që nuk e di as vetë se ku e ka shtëpinë, mësojeni
që ka disa rregulla në Shqipëri dhe ne shqiptarët i
respektojmë njerëzit dhe institucionet edhe kur
jemi armiq. Kur vjen përballë një institucioni
duhet të sillesh në mënyrë dinjitoze. Halabaket e
rrugës, e kthejnë institucionin e Parlamentit në
institucion orgjish për të sjellë një sjellje tjetër.
Ki kujdes se nuk do të falë njeri, nuk do të të
falin gratë e vajzat e parlamentit dhe jo më gratë
dhe vajzat që janë jashtë parlamentit.
Nga kjo foltore dua të bëj edhe një
denoncim, që ta kemi parasysh të gjithë. E gjithë
lufta dhe pakti i universitetit, të nderuar kolegë,
të nderuar qytetarë, të nderuar studentë dhe
pedagogë të Universitetit të Tiranës, ka një
prapaskenë: shkatërrimin e Universitetit të
Tiranës dhe hapjen e Universitetit të Sorosit, i
cili me vendim të Kryeministrit dhe të
Presidentit të Hungarisë do të mbyllet në
Budapest, por qeveria jonë e famshme do ta
sjellë në Shqipëri.
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
17
Prandaj të gjithë shqiptarët për këto tarifa
marramendëse, që këta nuk i marrin përsipër t’i
shkurtojnë, sepse nuk ia heqin dot…
Gramoz Ruçi – Zoti Vasili, mos ndërhyni
nga vendi dhe pa etikë.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Unë jam Kryetari i Kuvendit
Ju lutem, hapeni mikrofonin, 30 sekonda
për zonjën Kryemadhi!
Monika Kryemadhi – Zoti Ruçi,
faleminderit!
Po ju bëj thirrje si Kuvend, pavarësisht
bindjeve tona politike dhe çfarë përfaqësojmë të
gjithë ne këtu, të marrim përsipër të mbrojmë
universitetin tonë dhe t’i lëmë universitetet
private të ecin në rrugën e tyre. Të gjithë i kemi
miq ata që kanë universitete private, por
Universiteti i Tiranës dhe universiteti shtetëror
janë shumë të rëndësishëm. Të mos lejojmë këtë
krim dhe degjenerim në sistemin tonë arsimor.
Këto 27 vjet tranzicion që ne po kalojmë duhet
t’i mbyllim përfundimisht, por jo duke sjellë një
universitet që në një vit merr 10 diploma.
Gramoz Ruçi – Fjalën e ka deputeti Ervin
Bushati.
Të përgatitet deputeti Sali Berisha.
Ervin Bushati – I nderuar Kryetar,
Të nderuar kolegë dhe qytetarë që na
ndiqni,
Më vjen mirë që sot do të flasim për
buxhetin e vitit 2018 dhe riftoj opozitën të
rikthehet në normalitet, të jetë brenda rendit të
ditës pas një nisjeje aritmike të kësaj seance. Çdo
doktor i mirë e di që aritmia nuk është e mirë për
gara të gjata dhe ju jeni në gara të gjata. Ju mund
të tentoni ta merrni pushtetin me votë, por me
këto sjellje aritmike dhe shpeshherë të
pakoordinuara nuk më duket se keni gjë në vijë.
Ishte një lajm i mirë që buxheti i vitit 2018
u diskutua në të njëjtën datë që doli edhe raporti i
Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë.
Në të njëjtën datë kishim edhe opozitën në
komision dhe bëmë një diskutim konstruktiv për
buxhetin e vitit 2018. Më vjen mirë që raporti i
FMN-së e vlerëson me notën më të lartë
ekonomisë shqiptare.
“Ekonomia shqiptare ka pësuar rritje dhe ka
përfituar shumë nga reformat që ka ndërmarrë
qeveria”. Kjo është fjalia e parë e FMN-së, nuk
është as e Partisë Socialiste, as e qeverisë dhe as
e Komisionit të Ekonomisë. “Ka përfituar nga
reformat që ka ndërmarrë qeverisja”.
Kam dëgjuar një politikan nga ana e
opozitës së sotme, që thoshte: “Reformat janë
pasioni i jetës sime”. Më në fund këto reforma
po zbatohen.
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)
Jo, ne po i bëjmë reformat, ndërsa ju i kishit
në mëndje për t’i bërë.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Këtë e thotë FMN-ja, nuk e thotë Ervin
Bushati, dhe e keni në fjalinë e parë nëse doni ta
lexoni.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Reformat po japin efekt. Rritja ekonomike
prej 4,2% në vitin 2018 është për t’u
përshëndetur dhe ka ardhur për shkak të
reformave që ka ndërmarrë kjo qeveri. Reformat
që ju nuk i bëtë e lanë vendin me një rritje
anemike 4 herë më të ulët se kjo që kemi ne sot.
FMN-ja, reformat, masat e ndërmarra dhe
politikat e stabilizuara, që kanë ndihmuar
ekonominë, i vlerëson si politika të mira të
ruajtjes së monedhës vendase. Të gjitha
diskutimet që bëtë njëherë e një kohë se po bie
euro, po bie dollari, pse është forcuar leku, kanë
një sens ekonomik dhe logjik pse ndodhin. Këto
ndodhin për shkak se ekonomia është forcuar.
Kur një ekonomi forcohet dhe performon më
mirë, monedha vendase forcohet. FMN-ja e
përshëndet Bankën e Shqipërisë që nuk ka
ndërhyrë në kursin e këmbimit. Kështu duhet të
jetë, ajo duhet të vazhdojë të mos ndërhyjë, sepse
çdo vlerësim i monedhës vendase shkon në të
mirë të konsumit të qytetarëve, sepse për çdo
import që blejnë i bie ta marrin më lirë.
Inflacioni ka qenë nën kontroll dhe ky është
një lajm tjetër i mirë, ndërkohë që deficiti
buxhetor është nën 2%. Ne jemi një ndër vendet
e pakta në Europë, ndoshta i vetmi, në dijeninë
time, që e ka deficitin buxhetor dy herë më të
ulët se rritja ekonomike. Një politikë e majtë, që
zakonisht e ka deficitin buxhetor më të lartë sesa
rritja ekonomike për të stimuluar ekonominë, po
tregohet më konservative sesa e djathta. Sot ne
kemi një rritje ekonomike, që është 2 herë më e
lartë se deficiti buxhetor dhe kjo shkon në
drejtimin e asaj që kemi dashur të bëjmë
gjithmonë, të mbajmë nën kontroll borxhin
kombëtar. Në qeverisjen e kaluar borxhi
kombëtar doli jashtë kontrollit, ndërsa sot po
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
18
shkon drejt uljes. Kjo i lë më shumë vend
biznesit vendas që të investojë në ekonomi dhe
këto para janë të biznesit shqiptar. Reformat po
shkojnë drejt përmirësimit të klimës së biznesit.
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)
Më vjen keq që opozita përpiqet të nxijë
çdo gjë që ka të bëjë me Shqipërinë dhe
ekonominë shqiptare, më vjen keq që çdo ditë
opozita kërkon të nxijë çdo gjë që ka të bëjë me
qytetarët shqiptarë. Megjithatë, kur të fitoni
qetësinë, dua t’ju rikujtoj se padurimi nuk është
shenjë maturie. Prerogativi i çdo minorance, i
çdo opozite është të vijë në pushtet, por nuk
është e ndershme ndaj qytetarëve shqiptarë që të
nxini realitetin e tyre derisa të vini në pushtet; të
nxini jetën e tyre vetëm që të vini në pushtet. Kjo
nuk e përmirëson klimën ekonomike në Shqipëri.
Një opozitë që nuk vjen për 6 muaj në parlament,
kthehet këtu dhe thotë: “Pse nuk bëmë ne seancë
të enjten?”, ndërkohë që kishte pasur të hënën
seancë. Kishit 6 muaj për të folur dhe nuk keni
ardhur. Vini këtu për të folur dhe nuk flisni për
ato që janë në rendin e ditës. Për 6 muaj
bojkotuat, jo po kemi një marrëdhënie ne, edhe
bojkotojmë, edhe nuk bojkotojmë. Ju nuk e dini
as vetë se çfarë marrëdhënie keni me
parlamentin, as çfarë keni me njëri-tjetrin.
Ndërkohë, FMN-ja vlerëson me notat më të
larta pozitive daljen në tregjet ndërkombëtare të
Eurobondit tonë. Ato e vlerësuan Eurobondin
shqiptar prej 500 milionë eurosh me notën më
pozitive të marrë ndonjëherë në historinë e
Shqipërisë, dy herë më të mirë sesa ai paraprirës,
me normë interesi 3,5%. Sot ka shumë vende të
Bashkimit Europian, të zonës euro, që janë nën
ombrellën e Bankës Qendrore Europiane, që po
dalin në treg dhe kanë dalë në treg të marrin
norma më të larta interesi. A është e besueshme
Shqipëria sa një vend i Bashkimit Europian?
Politikisht ndoshta jo, por nga ana financiare po.
Tregjet ndërkombëtare financiare janë të
ftohta, janë asnjanëse dhe nuk janë as me Ervin
Bushatin, as me maxhorancën, as me qeverisjen,
por janë vlerësuesi më i mirë i financave publike.
Është njësoj si puna e termometrit, i cili është
mjeti kryesor për një doktor të mirë për të matur
temperaturën dhe shëndetin e një pacienti.
3,5% ka qenë interesi që ka marrë
Shqipëria, duke kursyer 20 milionë euro vit për
vit vetëm me ndryshimin e normës së interesit.
Këto nuk janë shifra në ajër, nuk janë fjalë kot,
por janë 20 milionë euro që mund të shkojnë për
më shumë shkolla, për më shumë rrugë, për më
shumë infrastrukturë, për një polici më të mirë,
për gjyqe më të mira.
Gjithashtu, FMN-ja ka vlerësuar se janë
ulur shumë kreditë me probleme. Të gjitha masat
që janë marrë, të gjitha reformat, kanë
përgjysmuar kreditë me probleme, nivelin e
NPL-ve në Shqipëri, duke u lënë më shumë
mundësi bankave të kreditojnë biznesin privat.
Patjetër që këtu kemi një punë të mirë edhe të
qeverisjes, kemi një shlyerje të borxheve, kemi
një sjellje më korrekte me kontratat dhe të gjitha
këto bëjnë që sot Shqipëria të vlerësohet në
tregjet ndërkombëtare.
FMN-ja e vlerëson me nota të larta
reformën në drejtësi dhe kërkon nga partitë
politike, kërkon nga qeverisja që reforma në
drejtësi të vazhdojë sa më shpejt, sepse, siç e
dimë, kushti bazë, kushti i parë për çdo vend që
të thithë investime të huaja direkte dhe që të jetë
serioz është sundimi i ligjit, rule and law, ai
është rregulli parë. Këto të tjerat që diskutoni ju,
që ndoshta i diskutojmë edhe ne dhe qytetarët
nuk i konsiderojnë të rëndësishme, siç është
koncepti juaj për nivelin e taksimit, mund të jenë
në vendin e 5 apo të 6 në të gjitha studimet
ndërkombëtare.
Sot, vetëm prej besueshmërisë, ne
vazhdojmë të mbajmë një nivel investimesh të
huaja direkte që janë te 1 miliard euro në vit,
ndërkohë që në të gjithë botën sot investimet e
huaja direkte janë 3 herë më të ulëta sesa kanë
qenë në vitet 2007-2008, që ka qenë pika më e
lartë e investimeve të huaja direkte, kjo sipas të
dhënave të FMN-së dhe të Bankës Botërore.
Sfidat shqiptare patjetër që janë të shumta,
si të çdo ekonomie në rritje, konvergjenca, pra
rritja e të ardhurave të qytetarëve, po shkon drejt
përafrimit me atë të Komunitetit dhe të
Bashkimit Europian. Ka sfida, siç është edhe ajo
e motit, paraqiten shumë sfida, në fund thuhet
edhe për PPP-të, sepse e kam dëgjuar që ngrini si
sfidë PPP-të, se po bëhen problem për
ekonominë.
Ju keni parë si fundin e botës shumë
ngjarje, shumë zhvillime, keni quajtur “fundi i
botës” edhe fundin e kësaj maxhorance. I
numërova dhe deri në muajin dhjetor kishit thënë
“fundi”, “ka rënë qeveria”, rreth 84 herë për 84
çështje të ndryshme. Tani ose kjo qeveri u
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
19
ngritka 100 herë dhe u bëka më e fortë çdo 100
herë, ose ju e keni gabim dhe i bini kot asaj ziles
së alarmit.
Më 20 nëntor të vitit 2018 po FMN-ja thotë
që 3/4 e PPP-ve të koncesioneve të dhëna në
sektorin e energjisë janë dhënë në kohën kur ju
keni qenë në maxhorancë. Ato kanë qenë në
nivelin 31% në raport me GDP-në, ku 23% janë
vetëm në energji. 3/4 e PPP-ve të koncesioneve i
keni dhënë ju si maxhorancë. Kjo pjesa tani, që
ngriheni, demonizoni, stigmatizoni koncesionet,
që janë normale në çdo vend të botës dhe që
patjetër do të përdoren në Shqipëri, nuk shkon,
sepse 3 rrugë ka: ose do të ngremë taksat dhe ju
do të thoni jo, ose do të ngremë borxhin, por ne
borxhin nuk e ngremë dot se e keni ngritur ju,
ose do të fusim në punë paratë e shqiptarëve. 3/4
e koncesioneve i keni dhënë ju. A ka mundësi të
mos ua nxini jetën shqiptarëve vetëm që të vini
ju në pushtet? Ju do të përpiqeni të nxini
ekonominë, t’u nxini jetën shqiptarëve deri sa të
vini ju. Tregohuni më të matur, më të pjekur dhe
prisni radhën. Shkoni fitoni zgjedhjet...
Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Bushati!
Fjalën e ka zonja Tabaku.
Të përgatit zoti Luan Rama.
Jorida Tabaku - Kur Partia Demokratike
kërkoi që pas zgjedhjeve të diskutohej raporti i
OSBE-ODIHR-it, në fakt, nuk dua të përmend
asnjë koleg, por më bëri përshtypje zoti Majko.
Zoti Majko, tha: “Më çuan në një zonë dhe më
thanë se duhet të shkojmë të takojmë njerëzit,
por ne nuk kishim asnjë të fortë aty. Pikërisht tek
ajo zonë ne humbëm dhe dolëm në gropë”. Kjo
ishte shprehja që shpjegonte më së miri procesin
elektoral të parë nga Partia Socialiste nga një
koleg me eksperiencë, i cili besoj se e ndau si
shqetësim me ne, ndoshta na e dha edhe
sugjerim, sepse tha: “Duhet patjetër të takojmë të
fortë, përndryshe aty ku nuk takojmë të fortë, ne
humbim”.
Në zgjedhjet e shtatorit të 2016-ës unë për
herë të parë dilja nga Tirana. Kisha pasur
mundësinë të punoja në një zonë të vjetër në
Tiranë, në njësinë nr. 8, me njerëz qytetarë dhe
ishim përpjekur të punonim për të zgjidhur
shqetësimet dhe hallet e tyre. Në shtator së
bashku me zotin Luçiano Boçi shkuam në
Muhurr dhe në Selishtë. Ishte periudha kur
fshatarët, fermerët, merrnin prodhimin e tyre,
ishte periudha kur ndoshta një pjesë e madhe e
tyre prisnin gjithë vitin për të marr fitime.
Fatkeqësisht, çdo njeri që takonim na thoshte:
“Nuk e kam mbjellë tokën, është e pamundur ta
mbjellë tokën, sepse ngjitur, te ky fshati tjetër, të
gjitha arat janë me kanabis. Nuk ka vlerë që unë
të hedh para as për ujitje, nuk ka vlerë që unë të
hedh para as për fara, nuk ka vlerë që unë të
investoj për asgjë, sepse prodhimi im është i
vdekur”.
Ditën e zgjedhjeve pamë se si njerëzit
shkonin një nga një për të votuar, pamë edhe
rezultatin e zgjedhjeve. Nuk kishte nevojë të na e
thoshte Zëri i Amerikës atë që të gjithë e kemi
përjetuar në zonat tona, nuk kishte nevojë që ta
dëgjonim dje, se “tuj hangër me kryetarin e
bashkisë” ti mund të marrësh favore; nuk kishte
nevojë ta dëgjonim ne dje, se blerje votash,
lëvizje votuesish, fotografim të votës, përdorim
të burimeve publike është përdorur i gjithë shteti
nga inspektorët e tatimeve deri tek ata të
ndërtimit.
Në këtë parlament ne si Parti Demokratike
kemi bërë amendamente, kemi kërkuar të
ndryshojë buxheti, kemi qenë konstruktivë, kemi
sjellë vendime dhe propozime, por unë besoj se
kjo kohë ka mbaruar. Sot është koha të
diskutojmë e të flasim me qytetarët, sot është
koha që me qytetarët të dalim dhe të protestojmë
për të gjitha ato që në këta 5 vjet i kemi ngritur si
shqetësime dhe t’ia përplasim qeverisë.
Demokracia në këtë vend ka rënë. Në fakt,
ra kur erdhën kriminelët në parlament, ra kur u
vodhën zgjedhjet, kur disa kryetarë bashkie
kriminelë u zgjodhën për të drejtuar qytete të
tëra, dhe ata sot drejtojnë resurse publike, e
japin tenderë; demokracia ra që kur persona me
të dhëna kriminale, të cilët drejtonin organizata
kriminale, hyjnë e dalin nga QKR-ja sikur janë
në shtëpinë e tyre, ku hapin e mbyllin biznese,
ku marrin leje ndërtimi. Në fakt, sot demokracia
ka vdekur. Unë ndjehem keq që jam në këtë
parlament sot, sepse, megjithëse vota e
demokratëve është materializuar tek unë dhe te
kolegët e mi, prapë sot mijëra demokratë janë të
papërfaqësuar, jo se nuk deshëm ne, jo se
demokratët nuk erdhën masivisht të votonin, por
sepse vullneti i tyre u shtrembërua, sepse ata për
një copë bukë, për një 5 mijë lekësh, për një thes
miell sot nuk e kanë votën e tyre të përfaqësuar
në parlament. Sot demokratët dhe të gjithë
shqiptarët nuk janë të përfaqësuar këtu, më vjen
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
20
keq që e them, por as unë nuk jam e përfaqësuar
këtu.
Sot ne mund të diskutonim sesi resurset
publike janë përdorur për fushata zgjedhore. A e
dini se nga viti 2017 e deri sot janë 9145 kontrata
të përkohshme pune me 16 VKM, sepse po
ndryshohet administrata, sepse po bëhen gati për
të vjedhur zgjedhjet e radhës? A e dini se
buxheti i shtetit ka paguar në 6 vjet 140 milionë
euro vetëm për ata që keni hequr nga puna? Çdo
gjë bëni në funksion të procesit zgjedhor.
Atëherë, ku ka vend këtu të diskutojmë për
buxhetin?
Unë, në fakt, e kam lexuar raportin e FMN-
së dhe kam nxjerrë vërejtjet që janë bërë. A
ndjen Partia Demokratike kënaqësi që të gjitha
vërejtjet tona janë edhe këtu? Që PPP-të e kanë
çuar borxhin e vendit në 83%? Që sot rreziku më
i madh janë PPP-të? A ndiejmë ne kënaqësi sot
kur Shqipëria është në një rrezik të
jashtëzakonshëm, sepse e gjitha që ka bërë kjo
qeveri vetëm ka nënkontraktuar të ardhmen e
buxhetit të shtetit? Çdo qeveri që vjen nesër, ne
që do të marrim pushtetin nesër, e kemi buxhetin
totalisht të zënë nga ato që kjo qeveri ka bërë.
A e keni parasysh që 83% është niveli më i
lartë i mundshëm i borxhit publik; që vendosja e
TVSH-së për biznesin e vogël nuk solli asnjë
përfitim, por rriti amullinë e sistemit fiskal? A e
dini që Partia Demokratike para dy vjetësh tha se
borxhi është i manipuluar, sepse shifrat e
detyrimet e prapambetura dhe TVSH-ja nuk janë
të regjistruara? E thotë FMN-ja tani. A ndiejmë
ne kënaqësi që kemi thënë të vërteta? Unë,
sigurisht, në emër të Partisë Demokratike kam
folur pa fund. Unë flas për deficitin, suficitin,
unë diskutoj për investimet publike, por a ka
vlerë kjo kur demokracia ka vdekur, kur procesi
demokratik nuk ekziston më, kur njerëzit që i
takojmë na tregojnë se rritja e çmimit të
energjisë elektrike me 24%, rritja e taksës së
qarkullimit për karburantin, rritja e tatimit për të
ardhurat personale deri në 23% i ka varfëruar
shqiptarët?
Sot shqiptarët nuk paguajnë dot energjinë,
nuk paguajnë dot ujin; sot shqiptarët mbyllin
bizneset e vogla vetëm prej taksave të larta, sot
shqiptarët, fatkeqësisht, nuk janë ata shqiptarë që
në qershor presin hapjen e negociatave. Sot,
fatkeqësisht, procesi i integrimit europian është
në rrezik dhe jo prej opozitës, siç ka qenë para
vitit 2013, por procesi i integrimit europian është
në rrezik, sepse nuk ka proces integrimi me të
inkriminuar, nuk ka proces integrimi pa vullnet
politik, nuk ka proces integrimi kur qeveria është
e kapur prej fyti prej PPP-ve, prej oligarkëve,
prej kontrolleve të miliona eurove, që sot lidhen
me propozimet e pakërkuara dhe janë barra më e
rëndë për qytetarët shqiptarë.
Unë mund të flas pa fund edhe për
propozimin që ka ardhur për aktin normativ, por
ne do të themi shifra, qeveria do të thotë shifra të
tjera. A ka vlerë kjo? Jo.
Sot ka vlerë që në datën 16 shkurt bashkë të
gjithë shqiptarët të dalim të protestojmë dhe ta
ngremë zërin për problemet e ditës, kundër
vjedhjes së votës, kundër inkriminimit, për të
rinjtë që nuk punësohen dot, sepse vendin ia ka
zërë dikush pa konkurrencë, që vjen direkt nga
burgu, nga vjedhjet, i cili sot nuk e lejon rininë
shqiptare të integrohet në Europë dhe është
pengesa më e madhe jo vetëm për procesin e
integrimit, por edhe për zhvillimin e vendit.
T’i themi bashkë “jo”, kësaj që po ndodh
në Shqipëri! Le ta bëjmë këtë për fëmijët tanë, le
ta bëjmë këtë për të ardhmen e shqiptarëve, le ta
bëjmë këtë për procesin e integrimit!
Faleminderit!
Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja
Tabaku!
Fjala për zotin Luan Rama.
Luan Rama - I nderuar zoti Kryetar i
Kuvendit,
I nderuar zoti zëvendëskryeministër,
Më lejoni t’ju drejtohem të dyve për të
gjithë atë që përfaqësojmë së bashku në historinë
e Partisë Socialiste prej themelimit, në luftën
politike që ajo ka zhvilluar dhe kontributet e
pakontestueshme që ka dhënë jo thjesht dhe
vetëm për të ringritur shtetin, por edhe për të
vendosur disa standarde demokratike në jetën
politike të vendit dhe në raportin e politikës me
qeverisjen.
E theksoj këtë, sepse respekti dhe autoriteti
nuk mund të fitohen ose nuk mund t’i
imponohen apriori pa njohur njerëzit se cilët
janë. Respekti, integriteti, autoriteti janë produkt
i punës dhe i emrit që krijohet në raport me këtë.
Mirëpo çfarë ndodh? Jo vetëm mbrëmë, por në
vijimësi, prej disa muajsh me radhë, jo vetëm
mediet dhe e gjithë infrastruktura mediatike në
vend, por edhe një institucion autoritar, shkollë e
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
21
medias së lirë, siç është Zëri i Amerikës, ka
evidentuar, dokumentuar dhe denoncuar raportet
e krimit me politikën në tërësi dhe qeverisjen në
veçanti.
Natyrisht, evident është raporti i krimit me
qeverisjen, i cili, në fakt, sot është i pranishëm,
funksional dhe shumëdimensional, gjë që ka
qenë targeti kryesor i luftës politike të Partisë
Socialiste në të gjithë historinë e vet. Ja ku jemi
sot, për fat të keq, kur qeverisja e Partisë
Socialiste stigmatizohet, akuzohet, denoncohet si
qeverisje me produkt një votë të vjedhur
kriminale, si qeverisje me produkt të grupeve
kriminale, që funksionojnë si struktura politike
dhe që ndërveprojnë në mënyrë të vazhdueshme
në korrelacion me qeverinë. Kjo, pa dyshim, nuk
është thjesht e rëndë, kjo është skandaloze, sepse
ky është shembulli më tipik i shpërdorimit të
besimit dhe të vlerave që ka krijuar Partia
Socialiste ndër vite.
Le të vijmë tek akti normativ. Pa dyshim
është shumë mirë që projektohen fonde për të
bërë investime në infrastrukturën e
universiteteve, por a mjafton vetëm projekti për
të investuar në dy godina konvikti? A është
vetëm çështje konviktesh, çështja e universitetit?
Jo! Në fakt, çështja e universitetit do të duhej të
ishte prioriteti i prioriteteve kombëtare, sepse,
nëse një vend, një popull, një komb nuk ngre dhe
nuk respekton kultin e institucioneve të edukimit
dhe të dijes, ai komb praktikisht është i destinuar
të vetëshkatërrohet dhe të degradojë.
Meqë jemi te studentët, më lejoni të ngre
një shqetësim për të disatën herë, por jam i
detyruar ta ngre edhe në sallën e Kuvendit, duke
përfituar nga oportuniteti që këtu është edhe
ministrja e Arsimit, edhe ministrja e Drejtësisë,
ka edhe kolegë deputetë, që janë pedagogë e
japin mësim në Fakultetin e Drejtësisë. Cili është
problemi, zoti Kryetar i Kuvendit? Është
problemi i vlerës së diplomave që jepen në
universitet dhe në shkollat e larta të Shqipërisë
për të gjithë studentët që diplomohen, sepse, në
fakt, që prej fillimit të procesit të Bolonjës dhe
në mënyrë më evidente që pas hyrjes në fuqi të
ligjit për arsimin e lartë, diplomat që jepen në
fakultetet e drejtësisë, në të gjitha universitetet e
vendit janë diploma të pavlera, sepse diplomohen
studentë, por nuk marrin profesion. Kjo do të
duhej të ishte rregulluar me aktet nënligjore në
zbatim të ligjit për arsimin e lartë.
Në nenin 82 të ligjit për arsimin e lartë
thuhet shprehimisht: “Personat që kanë kryer
studime të integruara në drejtësi ose në një
program të ciklit të dytë të studimeve, të
barasvlefshëm me to, mund të konkurrojnë për
t’u përgatitur si gjyqtarë, prokurorë, avokatë,
noterë, avokatë të shtetit, përmbarues privat ose
shtetëror, si dhe juristë në administratën
shtetërore, qendrore dhe vendore vetëm pasi të
kenë kryer provimin e shtetit në drejtësi.
Provimin e shtetit në drejtësi, në bazë të nenit
124, pika 7, e kryen Ministria e Arsimit dhe
Ministria e Drejtësisë”. Sipas nenit që citova, të
gjitha institucionet e arsimit të lartë, që ofrojnë
programe studimi të ciklit të dytë në fushën e
drejtësisë, fillojnë zbatimin e programeve të
integruara në vitin akademik 2017-2018. Sot
studentët që diplomohen në drejtësi nuk marrin
titullin jurist, nuk e fitojnë profesionin jurist, por
diploma e tyre shënon “Bachelor në Drejtësi” ose
“Master Shkencor në Drejtësi”. Për t’u bërë jurist
duhet të japin provimin e shtetit, që duhet ta
kishte organizuar Ministria e Drejtësisë dhe
Ministria e Arsimit. Kështu thotë ligji. Sot për të
gjitha vendet e punës, ku kërkohet në mënyrë
taksative që të kesh profesionin jurist, nuk mund
të aplikosh, sepse nuk je jurist.
Shkojmë pastaj te reforma në drejtësi, që
kërkon të njëjtin standard. Nuk mund të bëhesh
avokat pa dhënë provimin e shtetit dhe, pasi ta
japësh atë, duhet të shkosh në Shkollën e
Avokatisë të japësh edhe provimin për të fituar
profesionin e avokatit, kështu noter, prokuror,
gjyqtar e me radhë. Nuk mund të shkosh në
Shkollën e Magjistraturës nëse nuk je jurist e
nëse nuk ke dhënë provimin e shtetit në drejtësi,
që e përsëris, do të duhej ta organizonte Ministria
e Drejtësisë dhe Ministria e Arsimit.
E kam parë me vëmendje edhe paktin për
universitetin dhe atje nuk ka asnjë fjalë se si
zgjidhet ky problem. Këtu nuk është fjala për të
ngritur një tymnajë për të akuzuar dikë, por me
shumë konstruktivitet kërkoj se si do të zgjidhet
ky problem. Ja ku është ministrja e Arsimit dhe
ministrja e Drejtësisë, të na thonë si dhe kur do
të zbatohet detyrimi që buron nga nenet 82 dhe
124 i ligjit për arsimin e lartë. Ka qenë një debat
i madh për këtë kur është diskutuar, por ka
mbetur ende pa zgjidhur.
Në fund, zoti Kryetar, dua të bëj një
vërejtje për ju personalisht. E dëgjova me shumë
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
22
vëmendje fjalën tuaj në çelje të sesionit të
Kuvendit, ku me të drejtë thatë se është viti i
100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit
dhe 100 vjetori i parlamentarizmit në Shqipëri.
Ju drejtohem juve, se e di që më kuptoni dhe dua
t’ju kujtoj se ky është edhe viti i 75-vjetorit të
çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazifashistë dhe
bashkëpunëtorët e tyre, tradhtarët vendas.
Shqipëria antifashiste e ka vlerë të gjakut dhe të
sakrificës së vet këtë.
Zoti Kryetar, unë e kuptoj se Kryeministri
dhe disa të tjerë pas tij, që zgjodhën të bëhen me
Mit’hat Frashërin, nuk mund të kenë në
ndjeshmërinë e tyre respektin për Luftën
Nacionalçlirimtare, sepse nuk mund të jesh edhe
me ballistët e Mit’hat Frashërit, që
bashkëpunuan me fashistët dhe me gjermanët,
edhe me partizanët, me popullin që luftoi kundër
nazifashizmit dhe bashkëpunëtorëve të tyre
vendas.
Prandaj, zoti Kryetar, është në nderin tuaj,
në nderin e këtij Kuvendi të marrë një vendim
për të krijuar një komitet shtetëror për të
përgatitur, të paktën nderimin formal, se për
nderimin real as që bëhet fjalë dhe të caktoni
një fond aq sa shpenzuat për memorialin në
nderim të Mit’hat Frashërit.
Për ta mbyllur, zoti Kryetar, sepse e di që
do të ketë debat nga ata që janë me Mit’hat
Frashërin, më lejoni t’ju them se edhe Saileri
ishte muzikant, por ai hyri në historinë e artit jo
për veprat që la pas, por si vrasës i Mozartit.
Faleminderit!
Gramoz Ruçi – Fjalën e ka Reme Lala.
Përgatitet zoti Berisha.
Reme Lala – I nderuar zoti Kryetar i
Kuvendit,
Të nderuar kolegë deputetë,
Sot në seancë ka ardhur për votim akti
normativ “ Për buxhetin e vitit 2018”, i
ndryshuar, akt i cili është shqyrtuar edhe në
Komisionin për Ekonominë, ku unë jam anëtare.
Duke qenë se ky akt i plotëson të gjitha kushtet
ligjore që kërkon Kushtetuta dhe legjislacioni
ynë, ju ftoj ta votoni atë.
Më lejoni të kaloj në një diskutim, që edhe
pse nuk i përket rendit të ditës, prek një çështje
mjaft sensitive për Dibrën dhe dibranët.
Sa për Ymer Lalën, ti, Lulzim Basha, i ke
thënë Taulant Ballës se me ndjesinë e prindit do
t’i kishe futur atij një grusht, unë po të them se
në dashurinë për babanë tim dhe për krenarinë
që kam se jam vajza e Ymer Lalës do të t’i them
një ditë të gjitha: sa herë e ke kërkuar ti Ymer
Lalën për t’u takuar dhe për të bashkëpunuar,
datat dhe emrat e saktë të atyre njerëzve, të
miqve të nderuar. Pra, do të kem burrërinë ta
them hapur se sa herë ke kërkuar takim me
Ymer Lalën, por këto një ditë tjetër. Sot do të
flas për hallin e dibranëve, për një problem për
të cilin nuk ia kishte marrë mendja askujt...
(Ndërhyrje nga salla)
...që do të ndodhte deri para pak ditësh, kur
u morr vesh lajmi se është dhënë leja për
përdorim të burimit të ujit të llixhave të Dibrës.
Nuk ka pasuri më të madhe për njerëzit e një
vendi se sa resurset natyrore që janë një e mirë
publike, e theksoj, nga ku duhet të përfitojnë të
gjithë, jo vetëm një grusht njerëzish apo akoma
më keq një njeri i vetëm.
Dy vjet më parë, kur u kërkova dibranëve
të më besonin votën, kisha besim në vete se do
të isha zëri i halleve dhe i probleme të çdo
qytetari dibran që kërkon zhvillimin e asaj Dibre
të varfër. Gëzoj unë, gëzojnë të gjithë dibranët
çdo ditë kur shikojnë se punimet për Rrugën e
Arbrit vazhdojnë dhe më në fund po ju
realizohet ëndrra e shumëpritur. Kjo rrugë vërtet
do t’i japë një zhvillim shumë të madh Dibrës
dhe më gjerë, por dibranëve teksa presin me
padurim përfundimin e Rrugës së Arbrit po u
ndodh një gjëmë, po u merret një pasuri natyrore
me shumë rëndësi, me shumë vlerë për Dibrën
për mirëqenien dhe zhvillimin e saj, jetike për
qindra familje apo e thënë më saktë: jetike për
Dibrën.
I nderuar zoti Kryeministër, dibranët për
këtë problem madhor kanë sytë dhe veshët te ju,
kanë besim te ju, por kanë edhe shpresë. Edhe
unë bashkë me ta kam të njëjtën shpresë dhe
besim se ju do të ndërhyni sot me autoritetin tuaj
për ta ndalur këtë gjëmë për familjet dibrane,
këtë marrëzi dhe këtë babëzi. Të anuloni
vendimin e marrë për të dhënë lejen për
përdorim të burimit të ujit të llixhave të Dibrës
nga një njeri apo nga një institucion, nga një
grup njerëzish apo një tufë hajdutësh që kanë
shtrembëruar dhe kanë përdorur ligjin përkatës
për interesa personale, për të pasuruar një apo
disa persona duke varfëruar dhe duke rënduar në
kurrizin e familjeve dibrane.
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
23
Çfarë dua të them me këtë? Pa i hyrë në
analizë ligjit, një gjë kuptohet mjaft qartë:
qëllimi i ligjit konsiston në dhënin e lejes për
përdorim të burimit ujor një individi apo një
grupi të caktuar, duke respektuar limitin e
ndarjes së burimit. Këta kërkojnë të bëjnë një
ndarje krejt të padrejtë, ku popullit dibran i lihet
një pjesë e papërfillshme për përdorim. Kjo bie
në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjin, duke
abuzuar hapur me të. Kjo më mjafton mua si
dibrane, si deputete, të ngre dyshime për
dhënien e kësaj lejeje krejt të papritur për të
gjithë ne, dyshime për keqinterpretim të ligjit,
për keqpërdorim në një të nesërme të këtij
burimi natyror për të gjithë dibranët. Gjej
shumë ngërçe, pikëpyetje, dilema dhe vështirësi
në procesin e dhënies së lejes.
Dua t’ju bëj me dije dhe t’ju radhis dëmin
madhor që u shkaktohet qindra familjeve dibrane
ose e thënë më saktë të gjithë Dibrës. Nuk
është dëm, por është shkatërrim, rrënim i shumë
familjeve, rrënim për Dibrën.
Zoti Kryeministër, duhet të ndërhyni sot me
autoritetin tuaj që të mos u lëmë rrugë disa
personave që duan të përfitojnë nga halli i madh
që u ka rënë familjeve dibrane, të mos u lëmë
rrugë atyre personave që i kanë bërë ato familje
të qajnë dhe sot vrapojnë për t’u fshirë lotët.
Zoti Kryeministër, e kërkoj nga ju, sepse
nuk jam partizane e reagimeve dhe e statuseve
nëpër rrjetet sociale ashtu siç shumë e kërkojnë,
sepse për mua problemi nuk zgjidhet as në
Facebook, as në Instagram. Nuk dua aspak të
marr flamurin dhe t’u them atyre familjeve
dibrane se këtë hall ua zgjidha unë, sepse këtë
problem dibranëve ua zgjidhni vetëm ju. Ata e
presin sot nga ju. Flamurin se u zgjidh halli,
fundja ta valëvisë kush të dojë, mjafton që t’u
zgjidhet.
Ndërkohë, për të gjithë shqiptarët do të doja
të paraqisja një informacion të shkurtër rreth
këtij burimi natyror të ujërave termale të Dibrës.
Llixhat e Peshkopisë ndodhen përballë
qytetit të Peshkopisë, në lagjen që mban të
njëjtin emër “Llixha”. Ato burojnë nga
formacionet e gipseve të malit të Korabit me një
temperaturë nga 35-43,5 gradë Celsius. Këto
ujëra për vetitë shëruese që kanë janë cilësuar
si më të mirat e llojit të tyre në Europë. Ky
burim është shfrytëzuar nga Ndërmarrja e
Llixhave që në vitin 1953, kur u ndërtua hoteli i
parë dhe u vendosën vaskat për shfrytëzimin e
ujit. Pra, bëhet fjalë për një spital gjigant natyror
ose më saktë një qendër gjigante për trajtimin
postspitalor, i cili për fat të keq është sot në
kapacitetet minimale të shfrytëzimit. Prurjet e
burimit të llixhave mund të përballojnë trajtimin
e mijëra personave në ditë, por ajo që ndodh në
të vërtetë është asgjë apo shumë pak në
krahasim me potencialin që nëna natyrë ka
ofruar. Llixhat e Peshkopisë funksionojnë sot si
sh.a, ku aksioner i vetëm është bashkia. Nëse do
të kishte pasur vëmendjen e duhur në investime
dhe të ishte vënë dorë në llixhat e Dibrës,
kapaciteti pritës mund të shkonte nga 60 mijë
deri në 80 mijë vizitorë në vit, si dhe mund të
funksiononin edhe në dimër, edhe në çdo stinë.
Të ardhurat e gjeneruara nga ekonomia e zonës
vetëm nga turizmi balnear shkojnë rreth 6
miliardë lekë në vit.
Lind pyetja: gjithë këto para ku shkojnë?
Një shifër e madhe kjo, shifër shënjestruese e
abuzimit ndër vite. Ka rreth 30 vjet që abuzohet
me të ardhurat e llixhave dhe tani duan të
abuzojnë edhe me të ardhurat e dibranëve. Kjo
është e patolerueshme.
Aktualisht, pavarësisht kushteve të vështira
në të cilat ndodhen llixhat, shumë familje
dibrane mundohen te gjenerojnë të ardhura me
biznese të vogla familjare.
Çdo vit llixhat e Peshkopisë frekuentohen
nga rreth 15000-20000 persona, brenda dhe
jashtë vendit, Kosovë dhe Maqedoni, që vijnë
për t’u kuruar. Banorët e Peshkopisë e kanë të
lidhur aktivitetin e tyre në mënyrë direkte me
llixhat, janë mbi 30 hotele dhe 200 familje, ku
një pjesë e tyre për të siguruar të ardhurat për
fëmijët u kanë liruar shtëpitë vizitorëve dhe i
kanë kthyer shtëpitë në hotele dhe ndërkohë vetë
flenë në baraka. Sezonet e llixhave shfrytëzohen,
gjithashtu, edhe nga banorët e zonës, ku
prodhuesit vendas të prodhimeve bujqësore dhe
blegtorale shesin prodhimet e tyre bio.
E thënë qartë, me dhënien e lejes së
përdorimit të ujit të llixhave këto familje
rrënohen, këto biznese familjare dhe këto hotele
marrin fund, shkatërrohen dhe u hiqet buka
qindra familjeve për të pasuruar një person ose
një grup njerëzish.
Unë kam heshtur këto ditë të rrëmujës
mediatike për llixhat, por nuk kam fjetur. Nga
konsultimet e mia këto ditët e fundit me ekspertë
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
24
të ekonomisë, që, gjithashtu, e njohin mirë atë
zonë, kam arritur në përfundimin se potenciali i
zhvillimit të biznesit të ujërave termalë në
Peshkopi mjafton, absolutisht, në mbulimin e
papunësisë së qytetit të Peshkopisë.
Çfarë duhet bërë me llixhat e Peshkopisë?!
Këto ditë shumë njerëz janë marrë me llogje për
llixhat, duke krijuar një rrëmujë, por, të dashur
patriotë, llixhat nuk kanë nevojë për llogje dhe
sigurisht që asnjë rrëmujë nuk mund të
korrigjohet nga një rrëmujë tjetër. Llixhat kanë
nevojë për studim fizibiliteti të detajuar dhe
serioz, ato kanë nevojë që t’i shërojmë, në
mënyrë që edhe ato të na shërojnë dhe t’u japin
të ardhura, pse jo edhe për t’i pasuruar familjet
dibrane.
Unë si përfaqësuese legjitime e Dibrës, që
jo vetëm e ndiej problemin, por jam e qartë edhe
për zgjidhjen, do të vazhdoj punën time në dy
drejtime: nxitjen e qeverisë për gjetjen e një
zgjidhjeje të argumentuar ekonomikisht për
ekonominë kombëtare dhe të banorëve të zonës,
si dhe nxitjen e pushtetit lokal për të propozuar
zgjidhjen më të mirë për këtë qëllim. Kush ka
qenë ndonjëherë në llixha, ose ka kaluar aty
pranë, patjetër që ka ndier një erë të rëndë, e cila
është e rëndë, por kurative, ndërsa kjo leja e
dhënë për përdorim të burimit ujor mban erë të
qelbur dhe korruptive.
Ju lutem, zoti Kryeministër, do të isha
shumë e nderuar të dilnit në foltore dhe t’u
drejtoheshit dibranëve, të cilët po ju presin me
ankth!
Edhe një herë, u drejtohem dibranëve, duke
u sjellë në mendje premtimin tim që unë jam
këtu për të ngritur zërin për çdo shqetësim tuajin
dhe të jem pranë jush, jo nëpërmjet rrjeteve
sociale, por këtu për ku jam votuar, ku fjala zë
vend dhe ka peshë më shumë se në çdo vend
tjetër!
Faleminderit!
Gramoz Ruçi – Ministrja e Mbrojtjes ka
kërkuar fjalën për një ndërhyrje. Urdhëroni!
Olta Xhaçka – Unë kam vetëm një
ndërhyrje për të qetësuar, së pari, të gjithë
banorët e Peshkopisë, të cilët jetojnë përmes
ujërave të llixhave, përfaqësuesit e Dibrës në
këtë parlament, por edhe përfaqësuesit e
bashkisë, të cilët janë shumë të shqetësuar nga
vendimi i marrë nga ky Këshill i Basenit të
Ujërave Drin-Bunë, i cili ndodhet në Shkodër.
Ky vendim, në këndvështrimin tonë, pas analizës
që bëri zyra e Kryeministrit, edhe unë si e
deleguara e Partisë Socialiste në Dibër, por edhe
shumë përfaqësues të qeverisë, të cilët i janë
përgjigjur shqetësimit të qytetarëve të
Peshkopisë dhe përfaqësuesve të Dibrës këtu,
është një vendim i marrë në mungesë
transparence, pa kritere të përcaktuara siç duhet
dhe ndoshta, ashtu siç thotë edhe deputetja, krejt
abuzivisht. Është bërë një hetim administrativ
për vendimin e Këshillit të Basenit të Ujërave
Drin-Bunë dhe të hënën do të ketë një vendim, i
cili do të anulojë vendimin e parë. Do të
mblidhet Këshilli i Basenit dhe do të anulojë
vendimin e parë si pasojë e hetimit administrativ
të kryer. Jo vetëm që do të anulohet vendimi i
parë, por edhe do të merren masa për të gjithë
ata, të cilët e kanë marrë këtë vendim në mënyrë
abuzive dhe jo transparente.
Faleminderit!
Gramoz Ruçi - 2 minuta replikë, zoti
Basha.
Lulzim Basha - Ky që dëgjuam sot këtu
është një teatër i shëmtuar. Del një, gjoja,
deputete dhe bën një, gjoja, pyetje dhe flet, gjoja,
e deleguara e Dibrës dhe kthen, gjoja, përgjigje.
Thjesht është prishur pazari! Ai që ua shtrëngon
fijet të dyjave, në veçanti të deleguarës së
Dibrës, do një pazar tjetër. Kjo është njësoj siç
është prishur pazari sot tek Unaza. Besoj se e
morët vesh, apo jo?! Është futur një fatkeq dhe
ka ofruar 5 milionë euro më pak se ai që do të
fitonte tenderin, sepse ishte përcaktuar që do ta
merrte “Gjoka”, pasi kapari është paguar. Kapari
është paguar, ABI Bank është zbuluar dhe
raportet janë publikuar. Tani, se me kë rrinë
kriminelët e Dibrës, kriminelët e Lezhës dhe
kriminelët e Shijakut e tha dje Zëri i Amerikës.
Këtë e dinë të gjithë shqiptarët. Ju jeni një
maxhorancë e ardhur këtu me banditë dhe jeni
maxhoranca e banditëve.
Sot, po jua përsëris për herë të tretë, keni
shansin që me koston më të vogël për vendin të
hapni rrugën për një qeveri kalimtare dhe
zgjedhje që t’i sjellin vendit një parlament të
vërtetë. Nëse nuk e kuptoni se tik-taku i kohës po
ju mbaron, ty të parin do të shkulim nga ajo
karrige dhe nuk do të ketë as ABI Bank dhe as
lobist e propagandist të të shpëtojnë lëkurën.
Prandaj, thirri mendjes, zbrit nga andej para se të
të shkulim nga ajo karrige!
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
25
Gramoz Ruçi - Fjala për zotin Berisha.
Sali Berisha-Të nderuara zonja dhe
zotërinj deputetë,
Të dashur qytetarë dhe qytetare të vendit,
Këto ditë në arenën ndërkombëtare ngjarjet
në Shqipëri kanë pasur pasqyrimin më dramatik,
ndër këto pasqyrime dramatike është raporti i
Transparency International, në të cilin Shqipëria
zbret me 8 vende.
Në shtyllën kryesore të përpjekjeve për të
hapur dyert e negociatave, sot të gjitha
kancelaritë europiane...
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)
Qeshni, qeshni se jeni pasuruar, por çfarë
pësojnë shqiptarët nga kjo?
Pra, të gjitha kancelaritë e marrin vesh që
korrupsioni jo vetëm nuk është luftuar, por është
shtuar në mënyrë dramatike. Cilat janë të
vërtetat? Dolën mbi ujë sarajet e Surrelit; dolën
mbi ujë vilat luksoze të ministrave; doli mbi ujë
fakti se ne jemi vendi i vetëm në botë që i
ndërton autostradat me 20 milionë dollarë
kilometri.
Dëgjoni qytetarë: janë ndërtuar autostrada
me 1 milion dollarë kilometri, si ajo Lushnjë-
Fier; janë ndërtuar autostrada me 2 milionë
dollarë kilometri, si ajo Levan-Vlorë; janë
ndërtuar tunele me 16 milionë euro kilometri, si
ai i Krrabës, por edhe sot është një autostradë,
për habinë tuaj, që ndërtohet me 2 milionë euro
kilometri. Cila është kjo autostradë?! Është
bajpasi i Fierit. Pse ndërtohet me 2 milionë euro
bajpasi i Fierit?! Sepse janë dy bankat e mëdha
të Europës, të cilat nuk lejojnë prokurime
korruptive të tmerrshme me çmim 5 deri në 10
herë më të lartë.
Shqipëria u rrokullis 8 vende më poshtë,
sepse për t’u pasuruar ministrat tutkunë e të
pangopur u dhanë 180 milionë euro për
vjedhësit, jashtë çdolloj imagjinate; sepse për të
vjedhur paratë e KESH-it, narkobandë familjare,
krijohen kompani, të cilat e blejnë energjinë për
37 euro kilovatin, ndërkohë që në bursë është 49
euro kilovati. Më pas ia shesin përsëri
Shqipërisë. Pra, e blejnë nga KESH-i, e kalojnë
nëpërmjet OST-së dhe ia shesin OSHEE-së me
dyfishin e çmimit.
Sa hap e mbyll sytë, Vasilika, në një ditë,
në 24 orë, janë fituar 5 milionë. Enti Europian i
Energjisë kërkon të hetojë Edi Ramën, familjarët
e tij, të cilët janë të implikuar në megaafera të
tilla korruptive.
Kam një pyetje direkte: a ka bashkëshortja
jote aksione tek ABI Bank? Përgjigju këtu! Keni
një javë që merreni me një të panjohur në Lezhë
për 5 milionë, të cilës i erdhën në bankë, dhe
shumë mirë që kujdeseni. Po për ato që çon ti në
offshore kush kujdeset?
Pra, çfarë do të thotë Transparency? Do t’i
vendosë drynin hapjes së negociatave, të dashur
qytetarë shqiptarë! Nuk ka negociata, se kemi të
bëjmë me një puçist që e drejton këtë vend, i cili,
pasi anuloi Gjykatën Kushtetuese, kaloi nga njëri
vendim në një vendim tjetër antikushtetues.
Vendimi për dividendin i jep fuqi prapavepruese,
edhe pse Kushtetuta e ndalon në mënyrë
taksative; vendimi për ligjin për pronat përmbys
të drejtën e saj, edhe pse Kushtetuta e mbron në
mënyrë taksative.
Puçist! Fut çizmet e policisë në
universitetet e vendit për të keqtrajtuar studentët,
çka nuk e ka bërë as diktatori i fundit! Shkelmon
nenin 55 me nenin 56. Puçist, hakmarrës!
Kërkon të krijosh polici shkencore dhe të
asgjësosh autonominë e universiteteve. Puçist!
Për të dominuar grevistët, të cilët në të gjithë
botën mbyllin dyert dhe nuk lejojnë futjen në
auditore, përdor horra të pushtetit vendor për t’u
përleshur me studentët. Puçist, sepse, në
kundërshtim me Kushtetutën, propozon vasalin e
tij gjeneral për ta bërë ministër, pa dorëzuar
spaletat! Puçist, sepse sjell një njeri, i cili së
fundi akuzohet për lidhjet më monstruozet dhe
personale, që nuk po i analizoj këtu; shkon dhe
dorëzon, sikur ta kishte kuzhinën e Surrelit,
dekretin kushtetues të Presidentit. Këto kanë
marrë dhenë dhe dyert janë të mbyllura.
Po jua them këtu se ka dy javë që po
diskutohet gjerësisht që të veçohet Maqedonia
dhe Shqipërisë t’i jepen atletet e kuqe të Edi
Ramës!
Dyert po i mbyllin lidhjet e tij me krimin.
Damka e tmerrshme tjetër ishte narkoshtet.
Gjithnjë e më shumë flitet për narkoshtet në
Europë.
E damkosi edhe “The Independent”.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Po, po.
Vetëm narkoshtet.
Duhet të dini një gjë ju.
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
26
Çdo veprim është tipik i narkoshtetit.
Komisari i Kukësit me prokurorin e Kukësit
liruan trafikantin rus, liruan trafikantin nga
Kosova. Vasali dhe drejtori i japin fletë-
lavdërimi komisarit.
Klement Balilin e sjellin me kushte, se i ka
regjistrin e orgjive dhe të lidhjeve, madje i
premtojnë edhe gjykim të shkurtuar Eskobarit të
Ballkanit.
Saimir Tahirit t’i bllokojnë... Por në qoftë
se ti kalon nga një narkoministër i Brendshëm te
një narkoministër tjetër, e gjithë bota ka vetëm
një cilësor: narkoshtet dhe kastitokraci. Ndaj, ky
është problemi themelor i Shqipërisë: mbyllja e
dyerve. Shqiptarë, integrimi është në dorën tuaj!
Po nuk e kërryet këtë kalbësirë nga pushteti,
Europa do të jetë përherë një horizont që
largohet gjithnjë e më shumë.
Së fundi, dua t’i them dy fjalë deputetes
Reme Lala. Ti i di konsideratat që kam shprehur
për babanë tënd, por tani kam një mesazh, i thuaj
pak: “Ymer, të lumtë dora!”, se ia ka bërë
shpinën më të butë se barkun Muharrem Ramës!
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Po, kryetarit të bashkisë, që e vuri bashkë
me këtë.
Për këtë gjë ka përgëzime!
(Duartrokitje nga salla)
Gramoz Ruçi – Fjalën e ka Kryeministri
Rama.
Edi Rama – Qysh prej mbrëmjes së
djeshme, por edhe sot, ka mbirë në gjuhën e
miqve tanë rrugëhumbur shprehja: “E tha Zëri i
Amerikës”.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Domethënë, “e tha Amerika”.
(Debat në sallë)
Gramoz Ruçi – Ju lutem, zotërinj deputetë,
pa asnjë ndërhyrje!
Edi Rama – Fatkeqësisht, është e dyta
herë, në një periudhë kohe të shkurtër, që Zëri i
Amerikës bëhet zëdhënës i kazanit të Tiranës.
Herën e parë ne e demonstruam, me qindra
faqe të dokumentuara, të gjithë gënjeshtërsinë e
lajmit të dhënë për rekrutimet e punonjësve në
sistemin penitenciar, ndërsa kësaj here mund të
them vetëm kaq: asgjë e re nga fronti juaj.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Një sallatë fjalësh, e cila nuk ka asnjë shans
të çorodisë asnjë shqiptar të vetëm; zero!
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Tani, meqenëse ju e doni me Amerikën dhe
meqenëse ju i dini shqiptarët, në vitin 2019, kaq
të pashëtitur e kaq të pamësuar, sa mund t’i
tërhiqni pas vetes duke u thënë: “E tha
Amerika”, unë po ju them juve se me Amerikën
ne, kjo qeveri dhe unë personalisht komunikojmë
drejtpërdrejt.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Pas kësaj fjale, do të jem i detyruar t’ju lë,
sepse jam në pritje të një komunikimi të
drejtpërdrejtë me Shtëpinë e Bardhë. Në varësi të
faktit se sa do të jem i autorizuar t’ju them, do
t’ju informoj, patjetër.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Do t’ju informoj patjetër.
Saliu e nisi fjalën e tij këtu, natyrisht, me
Amerikën dhe më bëri një pyetje të drejtpërdrejtë
për bashkëshorten time. Nuk i jam përgjigjur
kurrë, por sot do t’i përgjigjem, sepse kam edhe
unë pastaj një pyetje të drejtpërdrejtë për Saliun.
Sali, ABI Bank monitorohet drejtpërdrejt
nga Enti Rregullator i Bankave të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës dhe, nëse bashkëshortja
ime do të ishte aksionere, të jesh i sigurt që mua
nuk do të më lejonin ta kapërceja më oqeanin.
Tani, kam unë një pyetje të drejtpërdrejtë
për ty, Sali: ti e kapërcen dot oqeanin, po të
duash? Hajde, përgjigju!
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Më bëre një pyetje të drejtpërdrejtë dhe ta
dhashë përgjigjen e drejtpërdrejtë për të të bërë
tani një pyetje të drejtpërdrejtë: ti, po të duash, e
kapërcen dot oqeanin, Sali?
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Nëse unë do të isha ai që më përshkruani
ju, të jeni të sigurt se unë nuk do ta kapërceja dot
oqeanin, jo më të komunikoja me Shtëpinë e
Bardhë, me kërkesë të kësaj të fundit, pra jo me
kërkesën time, sepse unë nuk kam mundësi të
kërkoj diçka të tillë!
Fole, Sali, për “Transparency
International”.
Po të informoj se ne kemi një rënie nga viti
i shkuar, por pavarësisht kësaj rënieje, ne sot
jemi as më shumë e as më pak, mbi 15 vende
krahasuar me Shqipërinë që na le ti, në vendin e
116-të, dhe Transparency International nuk
thoshte siç thotë këtë herë, se Shqipëria ka një
rënie për shkak të reformave antikorrupsion të
bllokuara, por thoshte se Shqipëria jote është
vendi më i korruptuar i Europës.
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
27
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Po, Transparency International në vitin
2012, kur zotrote dole këtu dhe the se
Transparency International punon për Edi
Ramën.
Sali, përgatit përgjigjen e pyetjes sime, por
mendoje mirë atë përgjigje që do japësh këtu!
Nëse nuk do ta japësh, je i mirëkuptuar, se është
e vështirë përgjigjja. Është shumë i gjerë dhe i
thellë ai oqean, Sali.
Ti mendove se gjithë jetën do ta kalosh
detin në këmbë, por oqeani nuk është Valbona,
ku ti dhe leje për hidrocentrale dhe sot fshihesh
si skuth, sepse je ti që e shkatërrove Valbonën,
duke dhënë lejet për hidrocentralet dhe atyre
tropojanëve të tu, nuk ke fytyrë t’u dalësh
përpara e t’u thuash: “Jam unë autori i këtyre
lejeve”. Ti dhe leje për 15 hidrocentrale, nga të
cilat ne mundëm të anulojmë 13, për të mos
shkuar në arbitrazh për shkakun tënd, Sali.
Kështu që, oqeani nuk është Valbona.
Dakord?
Ju të tjerët jeni të mirëkuptuar. Ju hani
përsheshin e Saliut. Tani keni lugën e Saliut, Lul
Lugën dhe ju në lugë jeni, jeni në rregull. Ju hani
përshesh dhe nuk ka rëndësi nëse është “sh”, apo
është “th”, pak rëndësi ka kjo.
Sot, unë, në fakt, nuk do kisha ardhur fare
këtu, meqë kisha një çështje shumë më të
rëndësishme sesa ajo çfarë keni ju për të thënë.
Meqë ra fjala, pashë një protestues me artistin.
Artisti kishte takuar një protestues potencial të
16 shkurtit. Ai thoshte: “Na shkatërruan, Lul. Na
vënë gjoba në lokal për duhanin. Nuk duan të na
lënë të pimë duhan”.
Artisti i thoshte: “Hajde në bulevard!”
Pra, në bulevard, të gjithë ata që nuk duan
shtet; në bulevard të gjithë ata që nuk paguajnë
gjoba; në bulevard të gjithë ata, që kujtojnë se do
të kthehen “qoftet te daja”.
Kryetari de jure i kësaj partie, që vjen këtu
dhe jashtënxirret i gjithi bashkë me të gjithë
opozitën, duke lëshuar në mes të Kuvendit të
Shqipërisë të gjitha të trashat e gjuhës amtare, na
tund këmbët, na kërcet dhëmbët, sepse është
mësuar me “qoftet te daja” dhe kujton se do të
vazhdojë me “qoftet te daja”.
Lulzim, unë të kam thënë vazhdimisht, se ti
e di që ne komunikojmë. Ti bën sikur nuk
komunikon dhe sikur nuk dëgjon, por ti duhet ta
mësosh se nuk ka më qofte te daja! Dakord?
Unë e di që Saliu të ka thënë se sa të jetë
lalë Gjoni, hani, pini e këndoni, por edhe lalë
Gjonit iu mbyll rruga. Kështu që, zbritni në tokë,
ejani në vete, lërini këto historitë me protesta, që
do të na shkulin e do të na ngulin dhe hajdeni të
kontribuoni për reformën zgjedhore dhe
mblidhini mirë rripat për humbjen e qershorit, se
jua kam premtuar, në qershorin që vjen jo vetëm
që nuk do të merrni asnjë nga bashkitë, që nuk i
keni, por në qershor do të dorëzoni minimalisht
bashkinë e Kukësit. Minimalisht, do ta dorëzoni
bashkinë e Kukësit, sepse Kukësin do ta
drejtojmë ne. Atë do ta bëjmë me aeroport, me
stadium dhe me shumëçka tjetër, që,
fatkeqësisht, ju nuk e bëtë.
Ju, Kukësin e gjetët me flamur dhe e latë
me shkop, pa flamur. Dakord? Kukësit i latë
shkopin, këtu sollët flamurin.
Me këtë do ta sjellësh Partinë Demokratike
në pushtet ti? Apo me këtë lalë Gjonin këtu?
Hajde, Lul, një mundësi ke ti që të vish në
pushtet, ta kam treguar, reflekto, se këtu jemi!
Tani nuk kemi punë me ju, se mbarova me ju.
Tani, kam dy fjalë vetëm për studentët,
sepse sot është afati i fundit dhe shumë sekretari,
për shkak të heronjve të lalës këtu (lalë Gjonit),
nuk kanë mundur të plotësojnë dokumentacionin.
U them të gjithë studentëve, që shkruajnë e
shkruajnë, se të gjitha fondet janë në dispozicion.
Pritet vetëm dokumentacioni i sekretarive për
tarifat, për bursat dhe njëkohësisht do të shtyjmë
afatin edhe për programin e punësimit për shkak
se kemi 800 vendet e para të lira, dhe janë rreth
400 aplikime, ndërkohë që shumë të tjerë
ankohen se nuk e kanë dokumentacionin.
Në mbyllje, vazhdimisht më shikoni dhe
më bëni konstatime fizike: u zverdhe, u skuqe, je
i zbehtë.
Sali, unë e di që ti më do në thelb dhe më
sheh edhe fizikisht, por edhe një herë tjetër tani,
hajde këtu dhe vetëm thuaj kaq: po të duash ti,
burri që çan malet dhe kapërcen detet, a e
kapërcen dot oqeanin?
Hajde pak! …
Gramoz Ruçi – 2 minuta replikë, zoti
Berisha.
(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla.)
Sali Berisha – Edvin, na thuaj, zonja Basha
ka aksione apo opsione në bankën off shore?
(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla.)
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
28
Na thuaj pak se si shkove dhe u ktheve me
bisht ndër shalë në Berlin dhe s’të lanë asnjë
takim.
Po vij te fjala që the. Tani, po e them
haptas: kur unë u largova nga aktiviteti, kam
refuzuar çdo lloj ftese, nga kushdo që më ka
ardhur, për arsye se unë, vetëkuptohet, më së
shumti përfaqësoj zgjedhës në këtë parlament,
kurse kudo tjetër jam person privat. Të themi atë
që është.
Kam marrë ftesa nga përtej oqeanit, që ta
dish ti, absolutisht, më shumë se kushdo tjetër,
çdo dy muaj. E kam bërë të qartë që në krye të
radhës se i kam ndërprerë të gjitha llojet e
udhëtimeve zyrtare. Nuk kam pse të bëj
udhëtime zyrtare, sepse nuk jam më person që
përfaqësoj një forcë politike. Unë përfaqësoj
veten. Pra, Edi, që ta dish, në mënyre absolute,
çdo dy muaj, kam marrë dhe marr ftesa, por kam
vendosur të mos udhëtoj askurrkund për qëllime
zyrtare. Të më teket kur të më teket, Edi Rama!
Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ta dish
mirë, kam arritur aty ku s’mund të arrish dot ti
kurrë.
(Deputeti Sali Berisha flet pa mikrofon pasi
ka rënë gongu.)
Gramoz Ruçi – Ke edhe 30 sekonda kohë,
zoti Berisha.
Sali Berisha - ...Kanë qenë republikanë,
kanë qenë demokratë, i kam respektuar. Nuk i
kam thënë “turpi i qytetërimit” tjetrit, siç i ke
thënë ti Donald Trampit dhe pastaj ke dhënë 20
milionë dollarë për ta takuar. Nuk kam bërë
kurrë të tilla gjëra. Kam qëndruar në pozicionin
dinjitoz të një shqiptari.
Tani, po të them edhe këtë tjetrën...
Gramoz Ruçi – Përfundoje, zoti Berisha!
Sali Berisha – Ke filluar një lojë të madhe
në kurriz të shqiptarëve, por të jesh i bindur...
(Deputeti Sali Berisha flet pa mikrofon.)
Gramoz Ruçi – Ka kërkuar fjalën, jo
replikë.
(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla.)
Edi Rama - Unë nuk të pyeta nëse ke
marrë ftesa nga SHBA-të. Nuk ishte kjo pyetja.
Nga ana tjetër, duke menduar si ta japësh
përgjigjen pa dhënë përgjigje, bëre një gabim.
The se nuk dal më jashtë shtetit për arsye pune.
Ti jo vetëm del jashtë shtetit, por merr prej krahu
Fatmir Mediun, shkon në Bundestag dhe nuk lë
llaf pa thënë për Shqipërinë. Ti jo vetëm del
jashtë shtetit, por nuk lë rast pa dalë jashtë shtetit
dhe informon edhe ndjekësit e tu digjitalë.
Unë nuk e diskutoj që ka njerëz që të ftojnë
dhe që për ty kanë mall në të gjithë globin.
Unë të pyeta: ti, po të duash, e kalon dot
oqeanin, apo jo?
(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla.)
Sali, kam pasur një shok si ty, që, kur fliste
nga bankat, ishte trim i madh.
Po të them vetëm kaq: unë jam shumë i
dëshiruar...Unë nuk jam si ti. Unë mendoj që
nderi i vendit, nderi i asaj zyre ku unë jam sot (ti
ke qenë dje, dikush tjetër do të jetë nesër) e do që
unë të jem i dëshiruar që ti vërtet ta kalosh
oqeanin në rast se do, por mënyra se si ti më
përgjigjesh, më bën të mendoj që ka një problem.
Sidoqoftë, bëre mirë që u përgjigje ashtu, sepse
këtë herë nuk do të ta bëj pyetjen që do të vinte
më mbrapa, por ki kujdes...!
(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla.)
Ta them unë pse.
Ki kujdes, sepse e mbylle fjalën me një
çështje, që s’kishte lidhje fare me pyetjen time
dhe shqetësimin tënd. The se unë i paskam hyrë
një loje të rrezikshme. Madje, më ngatërrove me
Lulin. Për shumë kohë na kanë ngatërruar dhe
më vjen mirë që ti na ngatërron akoma, se na
sheh të afërt të dyve, por është Luli ai që ka
paguar para, Sali, nëpërmjet miqve rusë për të
bërë një fotografi.
Mos harro se...
(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla.)
...akuza jote, që unë paskam paguar 20
milionë dollarë për të takuar Presidentin e
Amerikës, rëndon edhe Presidentin e
Amerikës, jo mua, sepse Presidentit të Amerikës
dhe çdo zyrtari amerikan i ndalohet ta bëjë një
gjë të tillë. Ti nuk e ke problem, se çfarëdo të
thuash tani, nuk të numërohet më, sepse çështja e
vijës është përcaktuar.
Po të them një gjë, Sali. Shtetet e
Bashkuara të Amerikës ti i ke sfiduar disa herë,
edhe këtu në këtë foltore, kur i ke quajtur autorët
e rrëzimit tënd, bashkë me të ndjerin Bashkim
Gazidede dhe me të mirënjohurin Blerim Çela.
Më kujtohen fjalimet tuaja pas zgjedhjes së
Donald Trampit. Më kujtohet se sa shumë i
thërrisnit që këtu Donald Trampit, që të vinte dhe
t’ju ndihmonte, njësoj... Jua kam thënë, jeni si
ata kalamajtë e lagjes, që i thoni atij të madhit në
lagje: “Aman, hajde, se ata, Guri, do të na
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
29
rrahin!”. Por Guri nuk vjen tek ju, se s’ka si vjen
te ju. Kështu që ta mbyllim këtë temë.
Sali, edhe një herë po ta them: ABI
Bank është bankë amerikane, e cila kontrollohet
nga Enti Rregullator i Bankave të Amerikës.
(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla.)
Po ta përsëris: ti je njeri që je marrë me
gratë, je marrë me vajzat, je marrë me kalamajtë,
je marrë me nipat, je marrë me mbesat, je
marrë me kë s’je marrë! Ti je njeri që s’ke
kanun! Ti je njeri që s’ke kushtetutë! Ti je njeri
që s’ke ligj! Ti je njeri që s’ke moral! Por ti,
gruas sime dhe familjes sime i ha atë që nuk
thuhet!
(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla.)
Gramoz Ruçi – Dy minuta, zoti Berisha.
(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla.)
Sali Berisha - Ti je një copë fundërrinë që
u merr shokëve gratë! Ti je një i pafytyrë që
merr gruan e shokut! Ti shkel çdo normë dhe çdo
moral, more horr! Ti je njeri që nuk njeh normë
morale. Ti mohon djalin tënd. Ke akuzuar
babanë tënd si përdhunues, për incest. Ti je
fundërrinë njerëzore!
Po i rikthehem edhe një herë asaj që the.
ABI Bank është një bankë me fond 500 milionë
dollarë në Moskë. ABI Bank, në kundërshtim
flagrant me ligjet e Shqipërisë, është e vetmja
bankë off shore. Ishte në bordin e saj zonja
Basha, por ta hoqën prej leckash.
Edhe një herë, na thuaj këtu: ke opsione
apo aksione?
Dëgjo Zërin e Amerikës ti! Lëri ato ti, një
herë oqeani, një herë sms-ja! Zëri i Amerikës
thotë se karrigia jote qëndron mbi krimin. Zëri i
Amerikës thotë dhe do të thonë edhe shqiptarët
se karriget tuaja qëndrojnë mbi bandat, mbi
vjedhjet, mbi Avdylajt, mbi Ndokajt, mbi Bajrat
dhe kriminelë të tjerë.
Del këtu dhe shan si rrugaç ordiner, duke
dëshmuar moralin më të ulët njerëzor! Je ti, që
merr gruan e shokut tënd, o i pafytyrë!
(Deputeti Sali Berisha flet pa mikrofon pasi
ka rënë gongu.)
Gramoz Ruçi – Ulu, zoti Berisha!
Zoti Spaho....
(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla.)
Pas Kryeministrit, kush do ta marrë fjalën
në emër të grupit?
(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla.)
Ta konsumojë edhe këtë dhe...
Po i shoh minutat, zoti...
Edi Rama - Ilustrove vetëm atë që
të thashë. Ilustrove që nuk ke lidhje me asnjë
libër të vjetër ose të ri të rregullave të
bashkëjetesës së shqiptarëve.
Në vitin 2000, ti, së bashku me disa rreth
teje, ke fabrikuar një dokument fals, sipas të cilit
unë kam bërë gjyq dhe kam mohuar atësinë e
djalit tim. Je ti që e ke bërë këtë gjë! Je ti që e ke
ushqyer këtë gjë! Je ti që ke shkaktuar dhimbje
dhe lot në familjen time! Por, e ndolle,
Sali: “Vizat e mallit, vizat e bardha, vizat e
bardha…”, e ndolle. Unë s’kam lidhje, as me
vizat e mallit, as me vizat e bardha. Ti shiko
vijën e kuqe, që të ndan ty me anën tjetër të
oqeanit!
(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla.)
Gramoz Ruçi – Zoti Basha...
(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla.)
Sali Berisha – ...Kthehemi te debati i tij me
Besnik Mustafajn. Çfarë i tha? “Tri gjëra nuk
bëj: nuk vjedh, nuk vras dhe nuk marr gruan e
shokut”. Ia the, o i pafytyrë? Ia the apo nuk ia
the? Fol këtu! Kurse dokumentet, t’i ka botuar
Ymer Baze, që të mban peng me dosjen e djalit,
me dosjen e gjyqit dhe të rri gjithë ditën në zyrë.
Të zhvat çdo favor, sepse mban dokumentet
origjinale. I ke të botuara. Nesër do t’i shohësh të
ribotuara në të gjitha mediet. Ja, ku është... Nuk
është këtu Ilir Meta, se është në Presidencë. Ilir
Meta ka deklaruar se të ka detyruar të njohësh
djalin, përndryshe nuk do të të votonte për
kryetar bashkie. Të ka detyruar t’i japësh
kafshatën! Kujton se nuk do t’i përmendë këto
Sali Berisha?!
(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla.)
Edhe kafshën, derrin, lopën, gomarin,
qenin, po ta shohësh që nuk kujdeset për
këlyshin, do ta heqësh qafe.
Ky ishte për t’u hequr qafe që atëherë. Një
njeri që i bën fëmijës së vet atë, nuk meriton
kurrë të jetë njeri. Ai që ia bëri rri gjithë ditën në
zyrën e tij, sepse ai ka kartelën klinike origjinale,
ka dosjen gjyqësore origjinale. E dinë mirë të
gjithë.
Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Berisha!
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Zoti Berisha, mbaroi koha.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Ulu, zoti Berisha!
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
30
Ulu, Flamur! Nuk je badigard.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Jo, nuk hapet mikrofoni.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Ulu, zoti Berisha!
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Ulu!
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Nuk hapet mikrofoni.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Ulu, zoti Berisha!
Zoti Berisha, e mbaruat kohën, prandaj
uluni, ju lutem!
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Jo, jo, nuk e hap as me urdhër, as me
presion dhe as me intimidim.
Ulu që të zbatohet Rregullorja!
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Ai do të dalë 50 herë, sepse ia lejon
Rregullorja, ashtu siç edhe kryetari i opozitës ka
të drejtë të flasë po aq sa Kryeministri.
Zoti kryetar i grupit, në qoftë se doni që
zoti Berisha të flasë në emër të opozitës aq kohë
sa ka folur Kryeministri, urdhëroni
prononcohuni.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Fjalën e mbaroi. Në qoftë se doni që zoti
Berisha të flasë në emër të opozitës aq minuta sa
foli Kryeministri, le të vazhdojë, ndryshe replika
mbaroi.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Asnjë sekondë. E lashë njëherë 30 sekonda.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Zoti Berisha, ulu ju lutem!
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Doni që zoti Berisha të flasë në emër të
opozitës aq minuta sa foli Kryeministri?
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Nuk hapet asnjë sekondë.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Jo.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Dakord. Si zakonisht ti do të dalësh
përjashta.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Zoti Berisha, ju tërheq vëmendjen për
bllokimin e seancës.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Të lutem, mos më detyro të procedoj sipas
rregullave të Kuvendit.
Ulu, zoti Berisha!
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Dhjetë minuta pushim.
(Rifillon seanca)
Gramoz Ruçi – Kolegë deputetë, uluni!
Media të futet brenda.
Zoti Basha, e keni ju fjalën.
Media, ju lutem, të futet brenda!
Zoti Basha, para se të filloni, keni 19
minuta sa foli edhe Kryeministri. Dëshironi të
shfrytëzoni edhe kohën tuaj të diskutimit apo
dëshironi të konsumoni vetëm 19-minutëshin?
Lulzim Basha – A ka mundësi t’i
thërrasësh mediet, zoti Kryetar?
Gramoz Ruçi – I njoftova dy herë.
Lulzim Basha – A ka mundësi ta ndalosh
seancën deri sa të vijë media?
Gramoz Ruçi – Ju lutem, shërbimi, po jua
them për herë të tretë, në qoftë se ka medie
jashtë, të vijnë brenda, në qoftë se nuk ka, nuk
ka.
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)
Lërini fjalët ka interes, nuk ka interes...
Vazhdoni, zoti Basha.
Lulzim Basha – Të nderuar
bashkëqytetarë,
Shfaqja e shëmtuar e një njeriu të droguar
që patë këtu ka vetëm një shpjegim: Edi Rama në
fillim vendosi të mos vinte në këtë seancë, pastaj
erdhi në gjendje me të vërtetë të rënduar fizike
dhe nuk është se kjo përbën një shqetësim
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
31
personal për ne si opozitë, por përbën një tregues
se në krye të vendit kemi një njeri, i cili ka
refuzuar vazhdimisht të bëjë testin e drogës, ka
refuzuar vazhdimisht legjislacionin e kontrollit
mendor të atyre që marrin vendime në emër të
shqiptarëve dhe paraqitet në mënyrë të
vazhdueshme në këtë sallë në një gjendje të
rënduar psikike.
Sot më shumë se herët e tjera duhet ta
kuptojmë pse gjendja e tij psikike është kaq e
rënduar. Për herë të dytë brenda dy javëve Edi
Rama ka bërë atë që për herë të fundit e bënë
përfaqësuesit e diktaturës komuniste në Shqipëri,
e ka quajtur Zërin e Amerikës “kazan”, njësoj siç
akuzon dhe siç quan mediet e ndryshme të
vendit, të cilat nuk i shkojnë pas midesë.
Arsyeja pse Edi Rama sot sulmoi për herë
të dytë Zërin e Amerikës është se mbrëmë Zëri i
Amerikës ka publikuar një hetim të thelluar të
një rrjeti investigativ gazetarësh, i cili, bazuar në
të dhënat zyrtare të prokurorisë shqiptare, tregon
sesi Edi Rama në 2017-ën e mori pushtetin me
ndihmën e bandave kriminale dhe parave të
drogës. Konkretisht, vetëm një hetim, vetëm një
dosje, dosja 339, tregon për vetëm aq sa është
zbuluar para syve të qytetarëve, sepse, siç e keni
parë, shumica dërrmuese e përgjimeve janë ende
të pazbardhura, pra me fjalë të tjera vetëm maja e
majës së ajsbergut të një përgjimi të vetëm
tregon se si në 4 qarqe, në Tiranë, në Lezhë, në
Dibër dhe në Durrës, Edi Rama ka sjellë këtu, ka
trafikuar këtu në këtë Kuvend, jo deputetë të
zgjedhur nga vota e mbështetësve të Partisë
Socialiste, por kukulla të krimit.
Kjo, natyrisht, nuk është gjë e re për ne.
Denoncimin e parë për këtë çështje e ka bërë
Partia Demokratike, e kam bërë unë nga kjo
foltore në nisje të kësaj pseudolegjislature. Por
rëndësia e asaj që ka denoncuar dje Zëri i
Amerikës është se tashmë nuk ka absolutisht
asnjë dyshim që akuzat e opozitës, pretendimet e
opozitës të shënuara dhe të pranuara edhe në
raportin e OSBE-ODIHR-it, jo vetëm qëndrojnë
mbi fakte, por këto fakte përbëjnë prova ligjore.
Këtë nuk e them unë, nuk e thotë as komisioni
ynë parlamentar, i cili u bllokua për 11 muaj
pikërisht që të mos dilte e vërteta në dritë, e thotë
Zëri i Amerikës. Kjo është arsyeja pse Edi Rama,
së pari, u mundua t’i fshihet ballafaqimit me të
vërtetën.
Së dyti, erdhi këtu në gjendje të droguar
dhe nxori nga goja vulgaritetet e zakonshme me
shpresën se këto do të dominojnë ciklin e
lajmeve, se këto do të dominojnë mendjen e
qytetarëve dhe jo ajo që nuk ka shoshë ta
mbulojë, fakti që ne sot kemi një parlament
ilegjitim, një maxhorancë ilegjitime, një qeveri
ilegjitime dhe një kryeministër ilegjitim.
Mashtrimet bajate dhe gënjeshtrat e trasha
që këputi nuk e shpëtojnë dot, sikundër nuk e
shpëton dot edhe përpjekja për të manipuluar,
duke u kapur pas fijes së kashtës.
Ju e dini, zonja e zotërinj, unë kam pasur
nderin t’ju shërbej si ministri juaj i Jashtëm për
një farë kohe, por jo vetëm nga kjo pikëpamje,
nuk ka nevojë të jesh ministër i Jashtëm ta dish
se superfuqitë e botës, Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, aleatët strategjikë në konduktin e
politikës së jashtme, e kanë të domosdoshme të
komunikojnë me lloj-lloj shtetesh, me lloj-lloj
qeverish dhe me lloj-lloj njerëzish. Është detyrë
e këtyre zyrtarëve të lartë, të cilët kam pasur
nderin t’i takojë dhe të bashkëpunojë, në veçanti
sa i përket futjes së Shqipërisë në NATO, që të
flasin edhe me aleatë, edhe me kundërshtarë,
edhe me njerëz problematikë, për çështje që kanë
të bëjnë me interesin e tyre, interesat e politikës
së tyre dhe shpeshherë interesa të përbashkëta.
Po kjo nuk do të thotë që Departamenti i
Shtetit, Shtëpia e Bardhë apo institucionet e tjera
amerikane të vendit nuk e dinë se çfarë ndodh
këtu, sepse vetë Zëri i Amerikës është një
institucion i financuar nga qeveria amerikane, i
cili ka publikuar faktin se Edi Rama është një
kryeministër fals, që ka ardhur në pushtet me
banda dhe me paratë e drogës.
Prandaj, çfarëdo interesi apo çfarëdo teme
që mund ta detyrojë John Boltonin, vartësit e tij
apo këdo tjetër, të telefonojë huliganët dhe
gangsterët e Ballkanit, siç është Edi Rama, kjo
nuk i bën këta burra më të mirë, thjesht janë
njerëzit që për momentin ndodhen në anën tjetër
të telefonit. Ndodhen në anën tjetër të telefonit
për fatin e keq edhe të aleatëve tanë strategjikë,
ndodhen në anën tjetër të telefonit për fatin e keq
të integrimit europian të Shqipërisë, por mbi të
gjitha ndodhen akoma në anën tjetër të telefonit
për fatin e zi të shqiptarëve. Shqiptarët e dinë se
qeveria i ka braktisur dhe i ka lënë në mëshirë të
fatit. Shteti nuk punon për hallet e tyre të
përditshme, shteti nuk punon më. Edi Rama
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
32
merret vetëm me punët e veta personale, me
pasurimin e tij personal dhe projektet personale
të pushtetit dhe mbrojtjes së parave, që i vjedh
ditë për ditë.
E ka më të rëndësishme të ulet me ata
katër-pesë oligarkë, sepse e gjithë kjo shfaqje që
bëhet këtu e ka edhe një faturë. Vetëm kapari i
Unazës, është 5 milion euro. Pse? Sepse një
kompani u fut dhe prishi skemën. Nuk e mori
“Gjoka”, siç kishim paralajmëruar ne dhe nuk
pati guximin të skualifikonte ofertën më të ulët.
E gjithë kjo zhurmë këtu bëhet që shqiptarët e
varfëruar deri në palcë të mos dëgjojnë tani
drejtpërdrejt apo në mbrëmje nga mediet këtë
fakt tronditës: 5 milionë euro, shumë e barabartë
me fondin që nuk iu dha kurrë 700 familjeve të
përmbytura që vizitova dje në Kamzë; e
barabartë me 1/3 e fondit të familjeve të
përmbytura në Shkodër, të cilat nuk kanë parë
një qindarkë dëmshpërblim; e barabartë me
fondin që do të mund t’ua lehtësonte jetën 5 mijë
familjeve dhe 5 mijë studentëve që të shkonin në
shkollë pa u zhytur në borxh dhe pa rënë nga
pesha, si ata studentët që shohim në studiot
televizive kur marrin fjalën, plot me kurajë, plot
me energji, por të kequshqyer. Po kaq është edhe
shuma e vjedhur nga KESH-i, sipas investigimit
të një organizate sllovene.
Brenda një dite, nën drejtimin e Edi Ramës,
KESH-i ka blerë dhe ka shitur, ka bërë
transaksione, të cilat kanë mundësuar që një dorë
e vetme të fitojë 4,5 milionë euro. E pra, ja ku
jemi vetëm me dy afera të vogla, në krahasim me
aferat e tjera të kësaj qeverie, të këtij
kryeministri, që u kanë kushtuar shqiptarëve 9
milionë euro.
9 minuta si kloun me ato gjestikulacione,
që besoj po qarkullojnë tani nëpër mediet
sociale, nuk janë gjë tjetër veçse shfaqja e Edi
Ramës, shfaqje të cilën e ndihmojmë edhe ne kur
i themi thjesht dhe vetëm “i sëmurë psikik”. Edi
Rama nuk është thjesht dhe vetëm një i sëmurë
psikik, është një hajdut psikik. Ditë pas dite, javë
pas jave, muaj pas muaji, për 6 vjet me radhë, me
afera të tilla, sipas dokumenteve zyrtare të shtetit
shqiptar, u ka vjedhur shqiptarëve pothuajse
buxhetin e një viti. A e dini çfarë do të thotë kjo?
Kjo do të thotë dyfishim të pensioneve për të
gjithë pensionistët shqiptarë; kjo do të thotë që
fermerët shqiptarë të marrin gjithsecili prej tyre
mjaftueshëm lekë nga shteti subvencion, që t’u
zerohen të gjitha taksat dhe çmimit të naftës t’i
hiqet edhe akciza, edhe TVSH-ja, edhe gjithçka
tjetër; kjo do të thotë pagë minimale prej 500
mijë lekësh në Shqipëri; kjo do të thotë mundësi
për të pasur taksën më të ulët për sipërmarrjen;
kjo do të thotë që për qindra, mijëra familje në
nevojë ekzistenciale të ketë mjaftueshëm ndihmë
ekonomike që të mos mbeten pa bukë, pa ujë, pa
drita.
Por, siç e thotë ajo historia e vjetër, në vend
që të kemi të gjitha këto, kemi sharlatanin, i cili
për 4,5 miliardë euro që u ka vjedhur shqiptarëve
në këta 6 vjet, u kthen vetëm tallje, përbuzje dhe
shfaqje të shëmtuara si kjo që dha sot në
parlament.
Populli shqiptar ka një vullnet të
përgjithshëm për të ecur përpara dhe si çdo
shoqëri ky vullnet i përgjithshëm, që të marrë
jetë duhet të delegohet dhe të implementohet
përmes një sistemi rregullash, politikash,
buxhetesh dhe për këtë duhet të ketë një
parlament dhe një qeveri. Populli shqiptar sot
është i tradhtuar. Vullneti i përgjithshëm i
popullit shqiptar nuk është që të ketë një
parlament të ardhur këtu me votën e krimit;
vullneti i përgjithshëm i popullit shqiptar nuk
është të ketë një hajdut psikik, i cili vjedh me të
dyja duart dhe sa herë kapet në flagrancë vjen
këtu pëllet, shan me fjalorin më vulgar duke
shpresuar se kjo do të harrohet. Vullneti i
përgjithshëm i popullit shqiptar nuk është të
ndalet rrugëtimi europian, të futet edhe
Maqedonia e Veriut, po le të mbetemi mbrapa.
Europë do të thotë mundësi, Europë do të thotë
vlera. Udhëtimi ynë drejt Europës është i
dhimbshëm, por duhet të jetë i shpejtë dhe i
sigurtë. Vetëm ky udhëtim, vetëm ky proces do
të na shpëtojë, do të na çlirojë nga e keqja që na
ka zënë si shoqëri, vetëm ky udhëtim do të na
çojë drejt mirëqenies.
Ne duhet të bëhemi të gjithë gati që kjo ditë
të mos vonohet më. Partia Demokratike ka
propozuar hapat që ne duhet të hedhim për t’u
çliruar nga kjo e keqe: të ndajmë politikën nga
krimi; të bëjmë vetingun e politikanëve; t’ia
heqim Shqipërisë kthetrat e oligarkëve, të cilët
vetëm këtë vit do të fusin 1,5 miliardë lekë të
shqiptarëve në investime pa pikë transparence,
pa pikë vlere; të dekriminalizojmë zgjedhjet dhe
të hartojmë një plan të mirëfilltë ekonomik, që
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
33
të krijojë pikërisht vlera europiane në vendin
tonë, të mundësive, të lirive, barazisë para ligjit.
Ju po kështu keni qenë dëshmitarë që herë
nën efektin e drogës dhe më shpesh me
arrogancën që karakterizon një njeri që s’e ka të
lidhur fatin me qytetarët, por e ka të lidhur me
kriminelët, që e kanë sjellë në pushtet, që të
gjitha këto iniciativa na i ka refuzuar.
Ndaj ne duhet të bëhemi gati që dita që ne
dëshirojmë të mos vonohet më. Gjithsecili të
japë ndihmën dhe kontributin e vet që kjo ditë të
vijë sa më shpejt dhe ky është qëllimi më
madhor yni si shoqëri, është qëllimi më madhor
imi dhe i Partisë Demokratike, është qëllimi më
madhor i opozitës.
Sot e vërteta është që, ndërkohë që Edi
Rama lëkundet midis drogës dhe luksit, në
Shqipëri nuk ka punë, nuk ka mundësi të ecësh
përpara, nuk ka mundësi të futesh në
administratë nëse nuk marrin nga paradhoma e
Edi Ramës.
Korrupsioni nuk është më përjashtimi, por
standardi,
shteti nuk kujdeset më për njerëzit dhe gjithsecili
prej jush, të dashur bashkëqytetarë, ndihet i
vetmuar.
E vetmja rrugë për ta ndalur këtë tashmë
është të merrni në dorë fatin tuaj, të bëheni ju
zëdhënësit e drejtpërdrejtë të vullnetit të
përgjithshëm të shqiptarëve dhe t’ia heqim
delegimin kësaj bande hajdutësh, që është ulur
pas meje, dhe në veçanti kryehajdutit! Të
mblidhemi rreth njëri – tjetrit, t’i japim dorën
njëri-tjetrit, të gjejmë brenda vetes atë që na
bashkon edhe kur kemi pikëpamje të ndryshme
politike, të sotmen me halle, të cilën e jetojmë të
gjithë dhe të ardhmen që patjetër do të jetë më e
mirë dhe që do ta ndërtojmë së bashku.
Dua t’ju them sot nga kjo foltore se nuk
jeni jetimë.
Jeni në shtëpinë tuaj, jeni në tokën tuaj, jeni në
vendin tuaj, por, që ta ndjeni këtë me të vërtetë,
duhet një orë e më parë t’i japim fund makthit që
ka kapur prej fyti vendin, punët, familjen tuaj,
mirëqenien tuaj.
Lidhja me krimin dhe shitblerja e votës na
kanë sjellë në këtë ditë. “Zëri i Amerikës” faktoi
gjithçka që kemi thënë: blerje dhe fotografim
votash, transaksione të drejtpërdrejta mes
bandave, por të tjera fakte do të dalin në ditët në
vijim.
Largimi i ministrave të kapur në këto
përgjime për shitblerje votash e të zhytur në
korrupsion u bë me shpresën se Edi Rama do të
shpëtojë veten dhe ata nga drejtësia. Ju e dini
fare mirë se ai që nga fillimi e refuzoi vetingun e
politikanëve.
Sot dua t’ju them se vetingu do të bëhet, se
drejtësia shumë shpejt do të veprojë, se nuk ka
Donika Prelë e Arta Marku ta shpëtojë as Edi
Ramën dhe as ministrat e tij të korruptuar.
Gjithashtu, dua t’ju them se as futja në burg
e Vangjush Dakos dhe ministrave të tjerë të
kapur në dosjen 339 nuk e shlyen dot krimin e
madh, krimin e të gjitha krimeve, procesin
zgjedhor në të cilin është kapur në flagrancë Edi
Rama. Nuk i shlyen dot pasojat e këtij krimi,
zhytjen e Shqipërisë në renditjen e Transparency
International, dhe etiketimin e vendit tonë si
Kolumbi e Europës, çdo javë nga mediat më
prestigjioze të Europës.
E vetmja shpresë u ka mbetur te
bashkëpunëtorët e sigurimit, dhe te shantazhuesit
që i la në sistemin e drejtësisë, por shumë shpejt
edhe ata do të largohen me turp.
Vendi është zhytur në krim. Bandat kanë
marrë vendin nën kontroll. Grabitjet, vrasjet
mafioze dhe tritoli, janë bërë pjesë e së
përditshmes. Gjithmonë e më shumë vendi
zhytet në mjerim, nga Shkodra në Vlorë, nga
Kavaja në Korçë, mjerimi dhe mbijetesa janë
fjalët e përditshme të shqiptarëve.
Megjithatë, shembujt e shpresës i kemi
kudo rreth nesh. Studentët vazhdojnë qëndresën,
edhe pse Rama u mundua në fillim t’i mashtrojë
me propagandë dhe tani po përdor dhunën dhe
terrorin ndaj tyre.
Ndaj, me këto shembuj shprese rreth nesh
dhe me qartësinë e misionit që kemi para
shqiptarëve, le t’i japim fund kësaj maskarade!
Le të mos e ushqejmë më përroin psikik të
hajdutit psikik e ta tregojmë, ashtu siç është,
ashtu siç e ka nxjerrë “Zëri i Amerikës”, lakuriq
para shqiptarëve: hajdut votash, hajdut
zgjedhjesh, hajdut fondesh, hajdut i pasurive
publike të shqiptarëve, hajdut dhe pengmarrës i
të ardhmes së shqiptarëve.
Le të zotohemi të gjithë bashkë se më 16
shkurt nuk do të mblidhemi për pushtet, por për
ndryshim, për një ndryshim të madh, i cili do të
rikthejë shpresën dhe besimin te vendi ynë, do
t’u rikthejë dinjitetin qytetarëve, do t’ua kthejë
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
34
dinjitetin e nëpërkëmbur edhe socialistëve
shqiptarë, për të nisur së bashku një betejë
pozitive idesh, programesh, vizionesh.
Më 16 shkurt, nëse kjo krizë politike nuk
përfundon më përpara, vullneti i përgjithshëm i
shqiptarëve do të shprehet dhe nuk ka forcë ta
ndalë. Edi Rama do të shkulet nga karrigia e
Kryeministrit.
Fatura e shkuljes së Edi Ramës nga kjo
karrige varet në një masë të madhe edhe nga
ndërgjegjja e socialistëve të ndershëm.
Do ta lejoni që ta çojë këtë faturë në nivelet më
të larta të mundshme për popullin, për fëmijët
tuaj, apo do të bashkohemi të gjithë së bashku e
ta mbyllim njëherë e përgjithmonë perden e
shfaqjes më të shëmtuar dhe më të kushtueshme
që ka pasur ky popull në kurriz prej vitit 1990?
Përgjigjen për këtë pyetje unë e marr ditë
për ditë, bashkë me kërkesën që 16 shkurti të jetë
një ditë ndryshe. Me ndihmën e Zotit dhe
bashkimin e shqiptarëve, do të jetë një ditë
ndryshe dhe fillimi i ndryshimit.
Faleminderit!
(Deputetët e opozitës largohen nga salla.)
Gramoz Ruçi- Faleminderit!
Fjala për zotin Braçe.
Erion Braçe- I nderuar Kryetar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Që nga 1 janari i këtij viti ne i kemi
rimbledhur shqiptarët. Në fakt, nuk i kemi
rimbledhur për qëllime të pastra politike, por i
kemi rimbledhur në mënyrë të qartë për interesat
e tyre ekonomike dhe familjare. Prandaj çdo
thirrje që vjen sot për t’u mbledhur nesër,
pasnesër, më 16 mars, prill, maj, qershor, korrik,
gusht, të cilën ju e keni dëgjuar kohë pas kohe të
artikulohet këtu në parlament, nuk ka lidhje me
qytetarët e këtij vendi, por ka lidhje thjesht me
interesat personale të një grushti njerëzish, që e
kanë qeverisur këtë vend dy herë dhe dy herë
kanë bërë gjithçka për veten e tyre, por kurrë për
qytetarët e këtij vendi.
Që nga 1 janari ne kemi rimbledhur të
gjithë sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm të
këtij vendi, të cilët aktivitetin nga 1 janari e në
vijim do ta kenë vetëm me 5% të tatimfitimit.
Sot mbi 90% e sipërmarrjes së vogël dhe të
mesme do të paguajnë nga 0-5% të tatimfitimit.
Nuk ka numër më të madh se ky që kemi
rimbledhur ne në politikën fiskale në biznesin e
vogël dhe në biznesin e mesëm. Që nga 1 janari
e në vijim, të gjithë njerëzit që merren me
bujqësi në fshat i kemi rimbledhur edhe një herë
tjetër për të aplikuar një tatim të ri për imputet e
tyre bujqësore, për punën e tyre me tokën në
bujqësi dhe blegtori, duke i çliruar nga tatimi
mbi vlerën e shtuar dhe duke e bërë atë zero për
të gjitha imputet bujqësore në import dhe
transaksionet e brendshme.
Natyrisht, do të duhet një punë ende më e
madhe gjatë këtyre javëve me qëllim që e gjithë
masa fiskale që ne kemi ndërmarrë të kthehet në
produkt të prekshëm e të matshëm për çdo bujk.
A ka rimbledhje më të madhe se kjo? Është
gjysma e popullsisë së vendit që jeton sot në
fshat, që merret me bujqësi, blegtori, që është
rimbledhur nga kjo politikë fiskale që qeveria e
Republikës së Shqipërisë, ky parlament, ky grup
parlamentar e bëri realitet pas 23 vjetëve. 23 vjet
kanë hyrë e dalë njerëz në këtë parlament, kanë
hyrë e kanë dalë njerëz në qeveri, si puna e atij
që foli pak më herët këtu, ose atij që foli para atij
që e mban për dore këtu në sallën e parlamentit,
të cilët ia kanë premtuar dhe kurrë nuk ua bënë
fshatarëve.
Pyetja ime është: për çfarë të rimblidhen
fshatarët në datën 16 shkurt në Tiranë, për
menderen dhe karrigen e Lulzim Bashës, apo për
hënorin e madh të Sali Berishës? Jo, fshatarët
janë në vendin e tyre, bujqit janë në vendin e
tyre, dhe kësaj radhe me impute bujqësore më të
lira se kurrë më parë. Që nga 1 janari e kemi
rimbledhur edhe atë pjesë të bujqve që kanë
shkuar më përpara dhe kanë krijuar bashkimet e
tyre bujqësore dhe blegtorale dhe që ia kanë dalë
jo vetëm të rrisin prodhimin, por mbi të gjitha të
rrisin të ardhurat e tyre në treg. 5% e bëmë
tatimfitimin për ta dhe për të gjithë shoqërinë e
bashkëpunimit bujqësor dhe blegtoral. A ka
rimbledhje më të madhe se sa kjo? Vetë janë
bashkuar dhe ne i kemi bashkuar edhe më tepër
kur ua kemi ulur tatimin mbi fitimin që nga 1
janari i këtij viti, me qëllim që gjithsecili prej
tyre ta ketë më të lirë punën dhe të ketë ende më
tepër të ardhura nga puna në familjet e tyre.
Gjithashtu, për të gjithë ata që merren me
agroturizëm kemi ulur tatimfitimin në 5% për
një periudhë 10-vjeçare me qëllim që t’iu japim
edhe atyre një mundësi të re për të zgjeruar
aktivitetin e tyre, sipërmarrjen e tyre, biznesin e
tyre, pikërisht në këtë aspekt me taksa dhe
tatime të ulëta. Të gjithë ata që shkojnë e
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
35
punojnë në Greqi për të mbledhur ullinj duhet të
rikthehen në vendin e vet me qëllim që të bëjnë
punë edhe më të mirë në tokat e tyre dhe në
familjet e tyre, të ngrenë njësi agroturistike dhe
të paguajnë kësaj radhe më pak taksa sesa
paguajnë në Greqi.
Pikërisht kësaj kategorie njerëzish ua kemi
zeruar taksën infratsrukturore për të gjitha ato
struktura bujqësorë dhe agroturistike që ata duan
të ngrenë në territorin e vendit. Gjithashtu, kemi
reduktuar në 6 % tatimin mbi vlerën e shtuar për
të gjithë ata që do të merren me agroturizmin,
duke e çliruar thuajse nga një barrë e
rëndësishme takse, që është edhe më e ulët se në
të gjitha vendet e rajonit.
I kemi përjashtuar fermerët nga tatimi mbi
të ardhurat e realizuara nga kalimi i së drejtës së
pronësisë mbi tokën bujqësore nga një fermer te
një tjetër, pikërisht me qëllimin e vetëm që
aktiviteti i tyre bujqësor të marrë hov, të mos
pengohet nga tatimet dhe nga taksat që duhet të
paguajnë zyrat e shtetit kur ndodhin të tilla
transaksione, madje kur ndodhin të tilla
transkasione edhe brenda familjes nga babai te
djali, te vajza.
Kemi përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e
shtuar edhe transaksionet e brendshme të të
gjitha makinerive bujqësore e blegtorale, pa
përjashtim. Do të duhet një punë edhe më e
madhe për ta definuar deri në fund listën, me
qëllim që edhe mekanika bujqësore që iu shkon
pas këtyre makinerive, të çlirohet nga tatimi mbi
vlerën e shtuar.
Po përsëri për fshatin kemi bërë edhe më
shumë, do të punojmë fort që të mos krijojmë
asnjë problematikë për rimbursimin e fermerëve
apo edhe të grumbulluesve, me qëllim që
prodhimi vendas jo vetëm të rritet duke shkuar
në eksport, por mbi të gjitha të përpunohet
brenda vendit për t’u kthyer në një produkt
ushqimor cilësor të lirë për çdo qytetar të këtij
vendi, që të mos mbushen më kanalet siç janë
mbushur në kohën e qeverisjes së këtyre.
Në krahun tjetër, kemi çliruar manifakturën
nga tatimi mbi vlerën e shtuar për të gjitha
furnizimet e mallrave, shërbimeve dhe
përpunimit të tyre, si dhe nënkontraktorët.
Për të ardhur te prodhimi, kemi përjashtuar
TVSH-në që paguanin për importin e lëndëve të
para që përdoret për prodhimin e barnave, me
përjashtim të lëndëve të para me përdorim të
dyfishtë, me qëllim lehtësimin e kostove të
prodhimit vendas në farmaceutikë.
Te prodhimi kemi kalendarizuar rritjen e
rentës minerare për të stimuluar prodhimin
vendas e për të mos e kthyer industrinë e
nxjerrjes minerare në një industri që vetëm
shfrytëzon nëntokën, pasuritë tona, dhe nuk
shton apo krijon asnjë vlerë të shtuar brenda
vendit. Janë 15, 16 masa që u adresohen
drejtpërdrejt qytetarëve të vendit, në fshat, në
qytet, sipërmarrës, josipërmarrës, të mesëm,
madje edhe punëtorë, nëpunës dhe menaxherë, të
cilët që nga 1 janari paguajnë më pak tatim mbi
të ardhurat nga paga, veçanërisht fasha nga 130
deri në 150 mijë lekë. Pra, 100 deri në 200 mijë
lekë më pak nga të ardhurat e tyre, që shkojnë
drejtpërdrejt në xhepat e tyre.
A ka bashkim më të madh se ky? A ka
thirrje të qytetarëve më të madhe e më të gjerë
sesa kjo? Po ndikojmë drejtpërdrejt në
ekonominë e tyre, sidomos në një sektor që
thuajse gjithë jetën ka qenë i neglizhuar, i fundit
në radhë, siç është bujqësia. E kemi bërë me
vetëdije të plotë, jo për hatër të pushtetit, në emër
të të cilit i thërret Lulzim Basha, jo, e kemi bërë
për ekonominë e tyre, ekonominë e familjeve të
tyre, të komunitetit e të fshatit të tyre, të asaj
bashkie që merret drejtpërdrejt me bujqësi,
natyrisht, edhe për ekonominë kombëtare, ku
bujqësia zë një pjesë të konsiderueshme edhe të
kontributit, edhe të rritjes.
Nuk ka njeri që të mos jetë prekur nga
politika jonë fiskale që nga 1 janari i këtij viti.
Është një shumicë dërrmuese njerëzish, që janë
favorizuar me masa fiskale për të ecur vetë
përpara dhe, po e përsëris, nuk e kemi bërë për
asnjë qëllim politik, por thjesht dhe vetëm për të
ndihmuar njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, jo
ata që kapardisen këtu, por për të gjithë të tjerët
që punojnë me parmendë sot nëpër ara dhe në
çdo objekt tjetër, ku bëhet sipërmarrje në këtë
vend.
Thënë të gjitha këto, do të doja t’i kisha
pyetur, se ishin në sallë deri tani, i dëgjova të
flisnin për raportin e FMN-së, këta që FMN-në e
përzunë me shkelma nga ky vend, madje,...
Gramoz Ruçi – Ju lutem, mbylleni, zoti
Braçe!
Erion Braçe - ...nuk i bënë dëm kaq të
madh FMN-së, saç u bënë dëm qytetarëve të
Shqipërisë, të cilëve u morën paratë e djersës dhe
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
36
të gjakut, a e pranojnë këtë që është shkruar në
raportin e FMN-së që ekonomia është rritur me
4.2 % gjatë vitit 2018, apo jo? Janë të ardhura që
shkojnë drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve të
Republikës së Shqipërisë, që neve na kanë
krijuar mundësinë t’i mbështesim jo vetëm me
tatime dhe taksa, jo vetëm me të ardhura, rritje
pagash, rritje pensionesh, në sektorët e arsimit,
shëndetësisë, policisë, ushtrisë, diplomacisë, po
edhe me bonuse në fund të vitit për shtresën më
vulnerabël të vendit, që janë pensionistët.
Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Braçe!
Zoti Mediu, fjala për ju.
Fatmir Mediu - Fjala dhe e vërteta në këtë
sallë kanë humbur vlerën.
Dinjiteti personal dhe përfaqësimi i
qytetarëve gjithnjë e më tepër në këtë sallë po
kthehet në një lojë shumë banale, por të heshtësh
është gjëja më e keqe dhe besoj është vrastare jo
thjesht për një deputet dhe politikan, por për çdo
qytetar, çdo intelektual, çdo shqiptar, të rinj dhe
të reja, dhe në mënyrë të veçantë për studentët.
Të shohësh qeverinë të luajë komedi në
këtë sallë, duke na parë si aktorë të rastësishëm,
është më tepër sesa tragjike.
Ajo që deklaroi Zëri i Amerikës mbrëmë
konfirmoi atë që qytetarët e kanë jetuar dhe po e
jetojnë çdo ditë: mungesën e një qeverie
legjitime, mungesën e një parlamenti të zgjedhur
me votë të lirë. Konfirmoi se shkatërrimi i
gjyqësorit, mungesa e Gjykatës së Lartë,
Gjykatës Kushtetuese, kapja e prokurorisë dhe e
institucioneve të reja të gjyqësorit kanë qenë dhe
ngelen qëllimi i Edi Ramës për të garantuar që
pushteti të jetë i paprekshëm, që lidhjet me
krimin të dominojnë vendin, që korrupsioni të
kontrollojë ekonominë dhe të nënshtrojë
shoqërinë.
Si është e mundur që për muaj me radhë kjo
dosje, e cila ka shkatërruar themelin,
institucionin bazë të këtij vendi, parlamentin dhe
votën e qytetarëve shqiptarë, të rrijë në
prokurori dhe të heshtet? Edhe pse opozita dhe
media kanë kërkuar që prokuroria të veprojë,
heshtet; ndërsa krimi e korrupsioni rritet,
shqiptarët varfërohen dhe largohen çdo ditë nga
Shqipëria.
Të nderuar kolegë deputetë të majtë,
Kjo, as më shumë e as më pak, është njësoj
siç ndodhte në vendet e Amerikës Jugore, njësoj
si DEA Amerikane, që donte të arrestonte bosët e
kartelit të drogës në Cali të Kolumbisë, ku
Presidenti dhe prokuroria nuk firmosnin, ata
shkonin për t’i arrestuar dhe policia i ndalonte.
Kështu është dhe këtu, asnjë prokuror i
ndershëm, apo polic i ndershëm nuk ka forcë për
t’u ndeshur me pushtetin e kriminalizuar.
Kur Berisha deklaroi se zgjedhjet ishin
blerë nga krimi, korrupsioni, trafiku i drogës,
shumë njerëz heshtën dhe nuk besuan, gjë që
tashmë rezulton më se e vërtetë.
Kur Shqipëria u mbush me avionë që
transportonin drogën, i quajtët mushkonja. Kur
denoncuam se krimi u fut në parlament, na
akuzuat se po prishim imazhin e Shqipërisë në
Bruksel. Kur u ngritëm për zgjedhje të lira e të
ndershme para zgjedhjeve të qershorit të vitit
2017, nxorët përpara tepsinë e pushtetit dhe
garantuat manipulimin dhe inkriminim e
zgjedhjeve. Shkatërruat zgjedhjet, vodhët votën e
shqiptarëve, bletë votën e qytetarëve të varfër
dhe kur s’ju bindën, i çuat bandat dhe i ndaluat të
votonin.
Kanabizimi i Shqipërisë, të nderuar kolegë,
ishte një proces tërësisht i organizuar dhe i
drejtuar nga qeveria, i cili ka krijuar lidhje që
janë kthyer në rrjet kanceroz-narkotik për
vendin, i shtrirë tashmë gjithandej. Pasojat nuk
janë vetëm trafiku i drogës, vetëm lidhja me
mafien ndërkombëtare, e cila ka në kontroll
tregjet e drogave të rënda, me lidhje nga
Kolumbia dhe Meksika, por ka vënë nën këmbë
pushtetin dhe shtetin dhe kontrollon qeverinë.
Ne nuk jemi vendi i parë që i nënshtrohet
krimit dhe drogës. Rasti i karteleve të drogës në
Meksikë dhe Kolumbi kështu u zhvillua, si në
Shqipëri, në fillim me mbjellje
marijuane/kanabisi, blerje qeveritarësh,
kriminelësh në parlament, blerje kryeministrash
dhe organizimin e një rrjeti trafiku
ndërkombëtar, i cili u shoqërua me vrasje dhe
shkatërrim të së ardhmes së qytetarëve të atyre
vendeve. Pasojat janë vrasje, që duken si larje
hesapesh edhe në Shqipëri, por që krijojnë një
zinxhir krimi të pandalshëm, pasiguri dhe frikë te
gjithsecili qytetar. Viktimat janë të rinj e të reja,
pa dyshim, do të tentojnë tek të gjithë, edhe tek
familjet tuaja, dhe ata që mbyllin sytë dhe gojën
nga frika e qeverisë, Kryeministrit apo mandatit
të deputetit, po bëjnë një gabim të pafalshëm.
Pushteti i manipulimit, makuterisë dhe
babëzisë, pushteti i qeverisë dhe tepsisë, ku
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
37
ushqehet zullumi i krimit dhe korrupsionit, i
oborrtarëve, i menaxhuar drejtpërdrejt nga
sulltani, që kemi sot në krye si kryeministër, po
shkatërron të ardhmen e shqiptarëve, të ardhmen
e europianëve.
Ata që u larguan si ministra, janë viktimat e
radhës së këtij pushteti dhe të asaj masakre
kriminale zgjedhore ku ishin pjesë, por ulën
kokën duke u bërë bashkudhëtarë të saj. Pjesë e
saj janë edha ata që sot heshtin këtu në
parlament, që nuk e shohin, ose nuk duan të
përballen me të keqen që ka zaptuar vendin, i cili
ka një përgjegjës, Kryeministrin e vendit.
Zëri Amerikës, “The Indipendent”,
Prokurori i Antimafies Italiane, Departamenti
Amerikan i Shtetit, Interpoli nuk janë kazanët e
Ramës, por zëri dhe alarmi i partnerëve tanë,
është thirrja për zgjim të shqiptarëve, për të
marrë në dorë fatin e tyre.
E dëgjova Kryeministrin që vazhdon
propagandën e tij bajate. Hipokrizia e tij është e
pakufi, atë që e quajti turp të civilizimit botëror,
Presidentin Trump, sot kërkon të na e shesë si
mik. Shtëpia e Bardhë nuk flet me emra të
veçantë, por flet me shqiptarët dhe në interes të
tyre. Këtë duhet ta kuptojë Kryeministri.
Dje, para se të flisnin me Ramën, folën me
Kryeministrin e Kosovës, do të flasin edhe me
qeverinë shqiptare, sepse çështja e shqiptarëve
për ta është jashtëzakonisht e rëndësishme.
Pyetja që duhet t’i shtrojmë vetes këtu, në këtë
sallë, është: a jeni për bashkimin e shqiptarëve
me Europën e bashkuar, apo për përçarjen e tyre,
siç po tentohet çdo ditë nga qeveria për të
përçarë koalicionin qeverisës në Kosovë?
Nëse sot pretendohet se do të flitet me
Shtëpinë e Bardhë, po ju them se Shqipëria ka
pasur histori më të mira.
Rama deklaroi këtu se Berisha në krah me
Mediun shkuan ne Bundestag dhe shanë
Shqipërinë. Unë nuk shaj vendin tim, por
përpiqem të jem i ndershëm dhe të them atë që
besoj për vendin tim. Partnerëve, të cilët na kanë
ndihmuar dhe do të na ndihmojnë, po u them që
them të vërtetën, sepse besoj që e vërteta i
shërben gjithsecilit, edhe partnerëve tanë, por po
e them edhe këtu troç, e kam për nder që kam
qenë dhe jam në krah të Berishës, të ish-
kryeministrit që e bëri Shqipërinë vend anëtar të
NATO-s dhe që liberalizoi vizat. E kam për nder
që kam qenë me të në një tavolinë në takimin me
Presidentin e SHBA-së, George Bush, atij
presidenti që deklaroi në Tiranë, në krah të
Berishës pavarësinë e Kosovës, të cilën sot
kërkojnë ta kthejnë në pazar; që deklaroi
Shqipërinë anëtare të NATO-s dhe mbështeti
anëtarësimin në NATO. E kam pasur për nder të
jem në Uashington, në Bruksel, në Berlin me
zëvendëspresidentin Biden, Sekretaren Klinton,
me autoritetet e politikës amerikane dhe
europiane, sepse besoj që së bashku kemi
detyrën të punojmë për të vërtetën dhe për të
ardhmen e Shqipërisë. Ashtu siç e kam pasur për
nder, të nderuar kolegë deputetë të majtë, që, kur
kam qenë ministër i Mbrojtjes, në çdo vizitë
timen zyrtare kam pasur në krah deputetë të PS-
së, duke respektuar punën e kolegëve që kanë
qenë para meje, duke respektuar mendimin,
qëndrimin dhe kontributin e forcës politike që ju
përfaqësoni. Mendoj se kjo është ajo që u duhet
shqiptarëve dhe jo loja hipokrite dhe pazaret e
radhës.
Do të flas edhe javën tjetër në Senat, në
Komisionin e Sigurisë në Kongresin Amerikan,
pikërisht për sfidat që ka Shqipëria dhe Ballkani,
por edhe për rolin malinj të Rusisë në dëm të
Ballkanit dhe në mënyrë të veçantë, në dëm të
Shqipërisë.
Prandaj ka ardhur koha të hapim sytë dhe
t’i thërrasim ndërgjegjes sonë personale më
shumë sesa pozicionit tonë politik, kujt t’i
shërbejmë, për çfarë jemi këtu, a jemi zëri i
qytetarëve, apo jemi zëri i interesave klanore; a
jemi zëri i interesave të Shqipërisë apo interesave
koniunkturale.
Të nderuar kolegë,
Ka ardhur koha t’u japim shqiptarëve atë
vend që u takon. Ka ardhur koha që shqiptarët të
marrin në dorë fatin e tyre. 16 shkurti nuk është
dita e pushtetit të opozitës, por është dita e zërit
të fortë të qytetarëve, për të treguar që as Rama
dhe asnjë tjetër nuk mund t’u rrijë si kular në
qafë për të mbytur të ardhmen e tyre.
Faleminderit!
Gramoz Ruçi - Faleminderit!
Fjalën e ka deputetja Almira Xhembulla.
Almira Xhembulla - I nderuar zoti Kryetar
i Kuvendit,
Të nderuar kolegë,
Të dashur bashkëqytetarë,
Dua të ndaj sot me ju një shqetësim madhor
të zonës që përfaqësoj, shqetësim, i cili falë
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
38
vullnetit të Kryeministrit Rama dhe përpjekjeve
të përbashkëta duket se ka hyrë në rrugën e
zgjidhjes. E kam fjalën për një vendim të marrë
nga Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë, i cili në
datën 11 dhjetor të vitit 2018 vendosi miratimin
e lejes për përdorim të ujërave termale në qytetin
e Peshkopisë për t’ia dhënë subjektit “Nesimi
Construction 78”. Duke qenë se e respektoj të
drejtën e biznesit, nuk dua të ndalem te subjekti,
as te përfshirja apo angazhimi i tij në politikë,
por dibranët e kanë këtë informacion. Të prekur
nga ky vendim, disa qytetarë dhe biznesmenë të
zonës më kontaktuan menjëherë, duke përcjellë
shqetësimin e tyre si pranë meje, po ashtu edhe
pranë kryetarit të bashkisë.
Personalisht, pasi komunikova edhe me
kryetarin e bashkisë, i cili më siguroi se vota e
përfaqësuesve të Dibrës në bord ka qenë kundër
vendimit, e përcolla menjëherë shqetësimin dhe i
kërkova informacion mbi këtë vendimmarrje
zyrës së Kryeministrit, përpara se çështja të
bëhej publike. Menjëherë mora një përgjigje prej
tyre, ku me siguruan se çështja do të trajtohet me
përparësi maksimale. Më njoftuan se u ngrit një
grup pune për shqyrtimin në detaje të kësaj
vendimmarrjeje. Kjo është e vërteta.
Ndërkohë, banorët dhe biznesi vendas më
kërkuan një takim urgjent, pasi shqetësimi dhe
ndjeshmëria e çështjes ishte shumë e lartë.
Pikërisht për të qenë shumë e përgatitur dhe e
qartë bashkë me përfaqësuesit e grupit të punës,
ekspertë të Agjencisë Kombëtare të
Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe me kryetarin
e bashkisë organizuam një dëgjesë publike, ku u
bëmë me dije menjëherë vullnetin e qeverisë për
ta anuluar këtë vendimmarrje, sigurisht, në bazë
të procedurave ligjore dhe të argumenteve të
qenësishme.
Falënderoj nga zemra banorët dhe
biznesmenët e zonës, të cilët edhe pse mes një
presioni të madh për shkak se kjo vendimmarrje i
cenon drejtpërdrejt, kanë mbajtur me ne kontakte
të vazhdueshme dhe korrekte!
Këmbëngulja jonë për ta kundërshtuar këtë
vendim dhe për të mbështetur kërkesat e drejta të
qytetarëve, të biznesmenëve dibranë u mbështet
në disa arsye të rëndësishme:
Së pari, më lejoni të theksoj se personalisht
që në krye të herës isha kategorikisht kundër
kësaj vendimmarrjeje dhe ndaja të njëjtin
shqetësim me të gjithë qytetarët dibranë, të cilët
prej disa ditësh kanë ditur vetë ta kërkojnë të
drejtën e tyre përmes reagimeve qytetare, duke
nisur me përcjelljen e problematikës pranë meje
dhe autoriteteve lokale, vullnetin për të marrë
pjesë në takime dhe dëgjesën publike të
organizuara për këtë rast, më kërkesa drejtuar
qeverisë përmes portalit: “Shqipëria që duam.al”,
si dhe me protesta paqësore, ku nuk kanë cenuar
asgjë nga prona dhe interesi i përbashkët publik.
Së dyti, më lejoni të theksoj se Qendra e
Ujërave Termale në qytetin e Peshkopisë është
një nga pasuritë më të mëdha të këtij qyteti,
cenimi i së cilës do të kishte pasoja të mëdha
sociale dhe ekonomike për të gjithë qytetarët. Në
mënyrë figurative është “si t’i marrim detin
Vlorës”.
Së treti, vendimi i marrë nga Këshilli i
Basenit Ujor Drin-Bunë cenon në mënyrë direkte
aktivitetin e rreth 30 hoteleve të ndërtuara në
rrethinat e qendrës balneare, që mirëpresin çdo
vit me mijëra vizitorë, turistë në sezone të
caktuara. Përveç këtyre bizneseve, janë edhe
500 familje, të cilat, përmes shërbimeve të
ndryshme përfitojnë nga prania e këtyre
vizitorëve.
Nuk duhet harruar fakti se një problem i
përbashkët për të gjitha bizneset e kësaj zone
është se ato investime janë bëra në kushte të
vështira financiare dhe me shumë sakrifica prej
tyre. Dhënia për përdorim e ujërave te një biznes
privat mund të çonte në falimentimin e gjithë
këtyre bizneseve dhe në një periudhë të shkurtër
kohe edhe në monopolizimin e këtij shërbimi.
Nuk duhet neglizhuar në këtë rast se
vendimi i Këshillit Kombëtar të Ujit cenon edhe
punën e së paku 400 personave që janë punësuar
në këto biznese, në një moment kur kërkesa për
vende pune në Peshkopi dhe Dibër vijon të jetë
ende e lartë.
Shqetësimi tjetër imi është se dhënia për
përdorim e ujërave termale do të ndikojë në
rritjen e çmimeve që aplikohen ndaj vizitorëve
në këtë qytetet, shumica e të cilëve janë besnikë
dhe e vizitojnë qytetin pothuajse çdo vit, kjo falë
vlerave kurative që ka kjo qendër.
Të dashur kolegë, llixhat tona nuk janë
luks, por domosdoshmëri për ata që i vizitojnë.
Prandaj dua të sjell në vëmendje se për
momentin çmimet e aplikuara nga hotelet e
zonës janë ndër më të ulëtat në vend dhe në
rajon, por më e rëndësishme është se kjo
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
39
vendimmarrje nuk është konsultuar me asnjë nga
grupet e interesit.
Për të qenë e vërtetë deri në fund
menaxhimi dhe administrimi i kësaj pasurie nuk
është bërë ashtu siç duhet dhe situata sigurisht
që ka nevojë për një analizë të thellë. Plani për
rehabilitim e zonës për ta shndërrua atë në
luginën e shërimit, duke integruar të gjitha
elementet e turizmit, qoftë kurativë balnear, por
edhe agromalor ekziston dhe Bashkia e Dibrës
është në përpjekje për të gjetur financime për
këtë projekt madhor.
Por gjëja më e rëndësishme që dua të ndaj
sot me ju, përkundrejt skepticizmit dhe
mosbesimit të disa kolegëve, është se dua t’ju
bëj me dije se pardje një shkresë zyrtare e datës
29.01.2019 i drejtohet prefektit të Shkodrës, ku
i kërkohet të thërrasë në mbledhje të
jashtëzakonshme Këshillin e Basenit Ujor Drin-
Bunë, ku të trajtohet projektvendimi për
anulimin e kësaj lejeje. U bëj thirrje që ta
mbledhin këtë mbledhje sa më shpejt. Me sa kam
informacion ky takim do të zhvillohet ditën e
martë, në datën 5 shkurt.
Dua të falënderoj të gjithë ata që më
mbështetën, më ndoqën dhe patën besim se ne
do t’ia dilnim në këtë kauzë! Kjo është një tjetër
kauzë e fituar nga qytetarët dhe me qytetarët.
Falënderoj gjithashtu kryetarin e bashkisë
dhe prefektin, të cilët në mënyrë konstituente
dhe me ndjeshmëri shumë të lartë ndaj publikut
bënë të mundur që të jemi bashkë në këtë kauzë
dhe në këtë çështje kaq të rëndësishme për
qytetarët tanë!
Sot dhe çdo ditë si në 18 vjet duke punuar,
duke folur, duke ngritur zërin për Dibrën, kam
edhe një mesazh për Dibrën: “Ta dëgjofsha
vetëm zanin e mirë Dibra ime se ti meriton
shumë!”.
(Drejtimin e seancës e merr zonja Vasilika
Hysi.)
Vasilika Hysi - Faleminderit, zonja
Xhembulla!
Fjalën e ka deputetja Blerina Gjylameti.
Të përgatitet deputetja Ermonela Felaj.
Blerina Gjylameti - E nderuar zonja
drejtuese e seancës,
Të nderuar kolegë deputetë,
Në më pak se 6 vjet me sfida të vështira ia
kemi dalë për qytetarët dhe për ata që na kanë
votuar, që vendin ta konsolidojmë në aspektin
ekonomik, të bëjmë një ekonomi më të
qëndrueshme, duke eliminuar risqet, duke
përmirësuar klimën e të bërit biznes, nxitjen e
ekonomisë dhe mbi të gjitha me ndihma
konkrete për njerëzit në nevojë.
Një fakt i tillë tregohet edhe përmes kësaj
nisme që shqyrtojmë sot, rishikimin e aktit
normativ të Këshillit të Ministrave “Për disa
ndryshime në ligjin nr.109/2017 “Për buxhetin e
vitit 2018”, të ndryshuar”, si një mënyrë e
veçantë për të parë dhe rialokuar fonde nga ata
sektorë, të cilët janë më të nevojshëm dhe që
performojnë më mirë.
Falë reformave dhe vullnetit të vendosur të
qeverisë, edhe viti 2018 ishte një tjetër vit i
suksesshëm për ekonominë tonë edhe pse nuk
mund të themi që jemi në maksimumin e
kënaqësisë që presim nga të gjitha institucionet
për çfarë duhet të performojnë.
Duhet të theksohet se krahasuar me një vit
më parë të ardhurat e përgjithshme të buxhetit u
rritën me 4,4 %. Nga këto, të ardhurat tatimore,
me gjithë efektet negative të kursit të këmbimit
dhe rritjes së vlerës së TVSH-së të rimbursuar, u
rritën me 5,2 %.
Ndërkaq, shpenzimet e përgjithshme të
buxhetit u rritën me 3,1%, ku, ndryshe nga ajo
çfarë kolegët e opozitës anatemojnë gjatë gjithë
kohës, rritja në shpenzime është vetëm për
shpenzimet kapitale. Mjafton të themi se edhe
deficiti buxhetor vlerësohet të jetë 1,6 % i PBB-
së, kurse borxhi publik të ketë një reduktim të
mëtejshëm me 4,7 %, kundrejt nivelit prej
68,7% që rezultonte në 2017 për të kuptuar se
ekonomia shqiptare është duke performuar
shumë mirë dhe shumë më mirë se sa një vit më
parë. Borxhi publik bruto rezultoi në nivelin
67.2 % pavarësish se çfarë dhe si duan t’i lexojnë
shifrat kolegët e opozitës.
Një arritje e rëndësishme edhe gjatë vitit
2018 ishte emetimi me sukses i eurobondit, i cili
jo vetëm siguroi financimin e nevojshëm të
ekonomisë së vendit, por është edhe një tregues
tjetër i ecurisë së saj. Këta tregues ekonomikë
pasqyrojnë më së miri se ekonomia shqiptare
është një ekonomi e qëndrueshme, e aftë për të
vijuar në ecurinë e saj rritëse dhe për të kryer
investime të rëndësishme.
Gjatë vitit 2018 ekonomia shqiptare vijoi
me trendin përshpejtues duke arritur një rritje
ekonomike 4,2%. Të njëjtin nivel të rritjes
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
40
ekonomike ka parashikuar edhe FMN-ja gjatë
rishikimit të projeksioneve të saj për vitin 2018.
Duke u ndalur te FMN-ja meqenëse kolegët
e opozitës këto ditë janë angazhuar më së miri
për të tjetërsuar atë raport dhe jo për ta lexuar
ashtu sikundër është në të vërtetë, më lejoni të
nënvizoj disa pika shumë të rëndësishme që një
institucion nga më të rëndësishmit ndërkombëtar
financiar ka thënë për vendin tonë. Ndryshe nga
paraardhësit tanë që deklaronin se Shqipëria
kishte një rritje ekonomike shumë më të lartë
sesa Gjermania, ndërkohë realiteti ishte komplet
ndryshe dhe tërësisht i ndryshëm nga ai që
pasqyronin institucionet e huaja, në rastin tonë
institucionet e huaja, pikërisht vlerësojnë
maksimalisht ekonominë shqiptare për
performancën e saj. Nuk e themi ne, por nëse
duam ta lexojmë raportin e FMN-së ashtu siç
është në të vërtetë është pikërisht kjo që thonë.
Ka vlerësuar rritjen ekonomike më të madhe të
pothuajse një dekade me 4,2% në vitin 2018,
duke vlerësuar se për një nivel të tillë rritjeje do
të duhej të paktën një periudhë afatmesme që ne
të kemi atë realizim të parashikimit të pritshëm.
Është një nga raportet më optimiste që FMN-ja
ka përpiluar ndonjëherë për ekonominë
shqiptare. “Rritja ekonomike e Shqipërisë ka
përfituar nga zbatimi i disa reformave kyçe dhe
nga forcimi i marrëdhënieve tregtare me
partnerët e rinj ndërkombëtarë dhe mbi të gjitha
ata europianë. Eksportet, turizmi dhe investimet
në infrastrukturë do të vijojnë të mbështesin
rritjen ekonomike”, shkruhet në raportin e FMN-
së. Pra, haptazi dhe pa asnjë ekuivok Fondi
Monetar Ndërkombëtar ka konfirmuar rritjen
ekonomike në nivelin 4,2% dhe, me thënë të
drejtën, nuk ka shumë dyshime dhe nuk e besoj
se si arrijnë dhe mundohen kolegët e opozitës ta
tjetërsojnë një raport të tillë. Nuk e di se si
mundet ta transformojnë kur e zeza mbi të
bardhë është shkruar shumë qartë dhe shumë
hapur: është transformuar ekonomia shqiptare
në të ardhura për qytetarët. Kjo shihet edhe te një
tjetër tregues që është rritja e konsumit me 3,8
%.
Sigurisht, kolegëve të opozitës nëse do të
ishin këtu do të më duhej t’u thosha se nëse nuk
pranojnë këshillën e të lexuarit drejt dhe ashtu
sikurse duhet të jenë faktet, së paku të mos
tjetërsojnë raportet që vijnë nga institucione
ndërkombëtare, siç është FMN-ja.
Saliu, është një gjë e qartë, asnjëherë nuk
ka ditur të dëgjojë, aq më pak të reflektojë,
mjafton të themi se përzuri FMN-në për të
kuptuar se sa ka dashur të jetë në linjë me ata që
kanë qenë institucione ndërkombëtare që
monitorojnë ekonominë shqiptare.
Ndaj ekonomia në kohën e tyre shkonte
keq e më keq, duke pasur problemin më të madh
në vitin 2012 ku rreziku ishte që shteti të
falimentonte dhe të mos kishte as minimumin e
fondeve për pagesat buxhetore. Në një kohë që
flitej se “ ishim si Gjermania” nga ana tjetër
borxhi arriti shifra të frikshme, ku edhe për
periudhat e investimeve elektorale, por edhe për
faj të abuzimeve me fondet publike, detyrimet
ndaj kontraktorëve ishin në shifrat më të
frikshme, dhe mbi të gjitha të fshehura.
Ne nuk kemi qenë si ju as në ditën e parë
kur erdhëm në pushtet dhe aq më pak të
vazhdojmë të krahasohemi me ju. Realisht
krahasimin e kemi me vetveten dhe vit pas viti
mundohemi të tejkalojmë atë çfarë kemi
vendosur një vit më parë, sepse në fund të ditës
kemi marrë votëbesimin e qytetarëve shqiptarë
pikërisht për përgjegjësinë që kemi treguar në
mandatin e parë dhe kemi pasur më shumë
votëbesim në mandatin e dytë.
Ndaj edhe situata në vitin 2019 është
tërësisht ndryshe nga ajo që na latë ju në 2013-
ën, ku sektorët strategjikë kanë performuar
pozitivisht. Sektorët kryesorë që mbështetën
rritjen ekonomike ishin industria dhe shërbimet,
përtej atyre që përmenda pak më parë, por një
kontribut të rëndësishëm kanë dhënë edhe
sektorët e bujqësisë dhe të ndërtimit. Rritja
ekonomike vijoi të mbështetet nga rritja e
konsumit, nga investimet private dhe nga
eksportet.
Zgjerimi i aktivitetit ekonomik vijoi të
mbështetet nga politikat monetare stimuluese të
Bankës së Shqipërisë. Kjo performancë e rritjes
ekonomike u reflektua në tregun e punës, ku
norma e papunësisë vijoi trendin rënës që prej
vitit 2014, kur ishte rreth 18%, duke arritur
nivelin 12,7% në vitin 2018. Krahasuar me një
vit më parë, norma e papunësisë u reduktua me
1,3%. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve në buxhet
synohet që disa zëra me fonde të lira, të mund të
përdoren në disa destinacione të tjera të
nevojshme dhe prioritare. Situata ekonomike e
vitit 2018 ka vijuar tendencën e konsolidimit
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
41
fiskal, me qëllim ruajtjen e stabilitetit
makroekonomik të vendit dhe menaxhimin më
me efektivitet të financave publike.
Gjithashtu, akti normativ siguron hapësira
financiare shtesë për njësitë e vetëqeverisjes
vendore, duke kontribuar në zhvillimin e
mëtejshëm ekonomik vendor dhe përmirësimin e
shërbimeve ndaj qytetarëve.
Gjithashtu, nëpërmjet këtyre ndryshimeve,
vlen të përmendet fakti që kemi mbulim
buxhetor për disa çështje sensitive, përkatësisht:
investimet në konviktet e studentëve, investimi
në Kampusin Universitar në Durrës,
rikonstruksioni i godinave të ndryshme,
financimi në Spitalin e Traumës, si dhe shlyerja e
detyrimeve të prapambetura të disa
institucioneve buxhetore.
Arritjet e deritanishme, sigurisht, nuk na
bëjnë krenarë dhe nuk duhet të na kënaqin.
Absolutisht jo! Të gjitha këto arrije na shërbejnë
si katalizatorë për të kërkuar rritje të
performancës së mëtejshme.
Reforma në drejtësi dhe lufta kundër
korrupsionit, që qeveria ka ndërmarrë, janë një
hap tjetër i rëndësishëm, që kam bindjen e plotë
se do të kontribuojnë për rritjen e ekonomisë.
Këta faktorë konsiderohen kyçë edhe nga Fondi
Monetar Ndërkombëtar, ndërkohë që qeveria
është e angazhuar maksimalisht edhe për
reduktimin e informalitetit, duke ruajtur një
sistem taksash të drejtë dhe të ndershëm.
Duke mos dashur të zgjatem shumë, nëse
kolegët e opozitës do të ishin këtu, do t’i ftoja që
ta miratonin këtë akt normativ, sepse ky akt
normativ jo vetëm tregon edhe njëherë se
ekonomia shqiptare ka një trend rritës, që
vazhdon prej vitesh, por, mbi të gjitha, kemi një
situatë makroekonomike të stabilizuar. Të gjitha
këto përkthehen në më shumë të ardhura dhe më
shumë shërbime për qytetarët, për të cilët ne të
gjithë jemi këtu.
Faleminderit!
Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja
Gjylameti!
Fjalën e ka deputetja Ermonela Felaj.
Të përgatitet ministrja Ogerta Manastirliu.
Ermonela Felaj – Faleminderit, zonja
kryesuese e seancës!
Akti normativ për buxhetin e vitit 2018, pa
dyshim, është veprimi i duhur nëse do të duhet të
pranojmë që menaxhimi i financave publike dhe
vendosja e objektivave të ndryshëm lidhur me to
kërkon seriozitet, përgjegjshmëri dhe reagim në
kohë.
Një nga arsyet publike, tek e cila do të doja
të ndalesha, që ka çuar, ndër të tjera, në nevojën
e nxjerrjes së këtij akti normativ është ajo që
lidhet, në mënyrë të domosdoshme me të gjitha
investimet në infrastrukturën e re të godinave ku
jetojnë studentët. Për dikë që e ka provuar jetën
studentore, jo në mjedisin e shtëpisë dhe të
njerëzve të afërt, por larg tyre, në të
ashtuquajturat konvikte, natyrshëm që diferenca
është e dukshme, sepse për vite me radhë trajtimi
i studentëve nuk ka qenë kurrë një çështje.
Kohët dhe pushtetet janë ndërruar në
Shqipëri, por jo mjediset brenda të cilave jetojnë
një pjesë jo e vogël, por disa mijëra studentë që
numëron Shqipëria. Kështu, kur shikoj që ky akt
normativ siguron financimin me të paktën 3
miliardë lekë të konvikteve të studentëve në
Tiranë, financon investimin me të paktën 1,5
miliardë të Kampusit Universitar të Durrësit,
sigurisht gjykoj se është bërë gjëja e duhur. E
ndava pa asnjë hezitim arsyen e miratimit të këtij
akti normativ, sepse mendoj se ia vlen të vësh në
dukje një kontekst të ri veprimi nga ana jonë, që
kurrsesi nuk mund ta krahasosh me asgjë tjetër
më parë.
Për politikën, për atë që deri dje
përfaqësohej nga ata që rrinë në këtë krah të
Kuvendit të Shqipërisë dhe që sot, në fakt, kanë
marrë në duar flamurin e protestës studentore,
ky kontekst gjërash ishte thjesht inegzistent. Kur
këta ishin në pushtet, natyrisht, i kanë bërë
veshët shurdhë ndaj studentëve dhe vazhdojnë të
jenë shurdhë edhe sot, kur ne kemi zgjidhur më
shumë gjëra se sa studentët kanë kërkuar
realisht, thjesht dhe vetëm për faktin se këtyre
nuk u intereson për asnjë minutë e nesërmja e
studentëve. Sigurisht, nuk u dhemb asnjë ditë e
shkuar kot për një brez që unë jam e bindur që
ndoshta sot nuk i ndjen pasojat, por më vonë do
t'i ndiejë dhe do t'i kuptojë këto pasoja.
Fatmirësisht, sot që flasim, ne ia kemi
arritur që të gjejmë zgjidhje edhe për studentët.
Unë besoj se efekti i tyre do të jetë i prekshëm
dhe po aq i dallueshëm sa është dita me natën.
Ndërkohë, dua ta shfrytëzoj fjalën time për
t’ju thënë të gjithë mbjellësve të gënjeshtrave, të
atyre që thonë se pakti me studentët nuk zgjidh
asgjë, se ligji i arsimit të lartë është i tillë apo i
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
42
këtillë e të tjerë, pra dua t’ju kujtoj kolegëve të
kësaj ane atë që, në fakt, i thuhet çdo gënjeshtari:
jeta e një gënjeshtari është më e shkurtër se
gënjeshtrat që nxjerr. Në fakt, kjo po faktohet
çdo ditë nga çdo i ri dhe e re, që po
ndërgjegjësohet për vërtetësinë e masave që ne
kemi marrë sa u takon tarifave të shkollimit,
bursave, mbështetjes me punë të ekselentëve
dhe, natyrisht, të infrastrukturës së mjediseve ku
ata jetojnë.
Unë po i rikthehem sërish diskutimit të këtij
akti, që ka fuqinë e ligjit, që përpiqet të bëjë një
shpërndarje si duhet të të ardhurave, që siguron
një buxhetim më të mirë për të gjitha investimet
publike që kanë një ecuri më të mirë, që kanë një
performancë më të mirë, si dhe vendos objektiva
të sakta për sa i takon mbledhjes së të ardhurave.
Si çdo herë, ne e pamë dhe dëgjuam opozitën
dhe po të ishin këtu do të vazhdonim të dëgjonim
të njëjtin refren. Pavarësisht se çfarë çështjesh
diskutojmë ne këtu të rëndësishme apo më pak
të rëndësishme, opozita sigurisht që i konteston
me të njëjtat arsye. Diskutimet e tyre janë bërë
kaq bajate dhe kaq qesharake, saqë është e
pamundur të mos i krahasosh me diskutimet e
dikurshme, që nisnin me imperializmin amerikan
dhe përfundonin me ndërzimin artificial si detyrë
mbi detyrë.
Në fakt, për opozitën nuk ka rëndësi se
çfarë materializon akti normativ, këtë e tregoi
edhe sot, ku nga akti normativ për buxhetin
kapërceu te koncesionet, tek oligarkët e të tjerë.
Por çfarëdo që këta thonë është fakt se ekonomia
jonë sot është rritur me 4,2%, sikundër e
konfirmoi edhe FMN-ja, se rritja ka qenë
progresive që nga viti 2013 e këtej dhe më e
rëndësishme është se kemi një rritje të
konsoliduar, që do të thotë se nuk ka më kthim
pas. Çfarëdo të thonë kolegët e këtij krahu dhe të
kërcejnë në cilën degë të duan, është fakt se ky
vend ka hyrë në rrugën e reformave vërtet të
vështira derisa kanë dhënë rezultat, ndërkohë që
me të tjerat, natyrisht, duhet ecur edhe më fort,
sepse ne e ndiejmë dhe si deputetë matemi me
atë që vjen, nuk matemi me atë çfarë ka shkuar
dhe çfarë është kryer deri tani.
Çfarëdo të thonë kolegët e PD-së dhe të
LSI-së bashkë, është fakt se koncesionet që ne
kemi dhënë janë për t’u ofruar njerëzve gjithçka
ata kanë nevojë që ta kenë atëherë kur koha nuk
pret më. Nuk janë koncesionet tona si ato
koncesionet me tarifa fikse të hidrocentraleve;
nuk janë si koncesionet e skanimit të
kontenierëve, ku tarifa paguhet edhe aty ku nuk
ka fare skanim; nuk janë, natyrisht, as si
koncesionet e pullave të barnave, që vendosën
çmim për vizitën shëndetësore për të
pasiguruarit, për gjithë të papunët, ndërkohë që
ne hoqëm çmimin për vizitën shëndetësore,
hoqëm edhe diferencën midis një të siguruari dhe
një të pasiguruari. Sigurisht që koncesionet që ne
kemi dhënë nuk janë si koncensioni i kontrollit të
automjeteve, që ka sjellë edhe lulëzimin e një
tarife të veçantë, si tarifa e korrupsionit. Pra, e
thënë troç: koncesionet tona nuk janë me qindra,
siç i ka dhënë PD-ja sa kohë ishte në pushtet, jo
sepse numri në vetvete është tregues për
gjithçka, por sepse ne jemi të vëmendshëm që të
ndërtojmë partneritetet e duhura me privatin, ato
që zgjidhin gjëra për njerëzit dhe jo ato që u
zhvatin xhepat qytetarëve.
Check-up-i, sterilizimi dhe hemodializa, as
më shumë dhe as më pak, kanë fytyrën dhe zërin
e njerëzve të thjeshtë. Natyrisht, nuk ka se si të
kenë fytyrën e atyre, që me një të rënë të
telefonit prenotojnë vizitën, avionin, spitalin dhe
mjekun. Këta njerëz janë zëri i vërtetë. Nëse këta
kolegë do të merrnin mundimin t’i pyesnin, jam
e sigurt se do të turpëroheshin, sepse shumica e
njerëzve të thjeshtë i frekuentojnë rregullisht
këto shërbime dhe e kanë kuptuar se sa e ka
rritur kjo gjë ndërgjegjësimin e tyre për
kontrollin paraprak të jetës dhe të shëndetit.
Çfarëdo që të thonë dhe çfarëdo që të
dëgjojmë ne nga kjo anë, është e qartë që këta
dallohen si plëngprishësit, ku është e sigurt se
nuk e kanë marrë përgjigjen që meritojnë, jo se i
ka falur populli, por sepse ky vend ka nevojë të
jetojë në paqe, në qetësi, larg traumave që këta
kërkojnë t’i imponojnë çdo ditë në një mënyrë
apo në një tjetër. Natyrisht, nuk ka asnjë dyshim
që ne nuk jemi të përsosur, por jemi të ndjeshëm,
aspirojmë më të mirën, përpiqemi të ndërtojmë
më të mirën, por, mbi të gjitha, synojmë t’i japim
këtij vendi institucione për sot edhe për nesër,
institucione të besueshme, të qëndrueshme dhe
që do t’u shërbejnë njerëzve.
Natyrisht, nëse kolegët opozitës do të ishin
këtu do të thoshin se politika nuk bëhet me
moral, por është e sigurt se edhe pa moral
politika nuk bëhet.
Faleminderit!
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
43
Vasilika Hysi - Faleminderit, zonja Felaj!
Fjalën e ka ministrja Ogerta Manastirliu.
Të përgatitet deputetja Senida Mesi.
Ogerta Manastirliu - E nderuar kryesuese
e seancës,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë,
Në fakt, u bë kohë e gjatë që sa herë
diskutohet për zhvillimet ekonomike të vendit, sa
herë diskutohet për shërbimet ndaj qytetarëve, sa
herë diskutohet për shëndetësinë, sa herë
diskutohet për arsimin, për infrastrukturën, për
energjinë, aq herë opozita ikën, braktis sallën,
nuk dëgjon dhe vijon me politikën e përbaltjes
aty ku nuk bëhet politikë, pra jashtë sallës së
këtij parlamenti. Ne jemi këtu dhe do të vijojmë
të jemi këtu brenda, në këtë parlament dhe
jashtë, kudo ku janë qytetarët, sepse kemi
përgjegjësinë për t’u përballur me të gjitha
pritshmëritë e tyre, me të gjitha çfarë presin ata
për sektorë të rëndësishëm.
Më lejoni të ndaj me ju atë çfarë buxheti i
konsoliduar për 2018-ën dhe në vijim sjell për dy
sektorë të rëndësishëm të vendit: shëndetësinë
dhe paketën e mbrojtjes sociale. Më lejoni të
filloj nga kjo e fundit për të thënë se çfarë kemi
bërë ne për ata që kanë më shumë nevojë, për ata
që nuk kanë luksin t'u drejtohen spitaleve private
apo të marrin avionin për t'u kuruar jashtë shtetit,
për ata që nuk njohin asgjë përveç ambulancës
afër fshatit të tyre, për ata që ambulancat nuk i
kanë parë kurrë të rehabilituara dhe në kushte
dinjitoze, për ata që kur shkonin për të tërhequr
ndihmën ekonomike, nuk kishte para për ta,
sepse ndihmën ekonomike e merrnin komshinjtë
me vila dykatëshe apo ata me dy makina, të cilët
atyre që sot nuk janë këtu u premtonin trupërisht
vota në këmbim të saj.
Nga ky vit paketa e mbrojtjes sociale
përfshin 6 programe sociale, të cilat ofrojnë
shumë më shumë për qytetarët në nevojë. Ne u
përgjigjemi shumë familjeve në vështirësi
ekonomike, të moshuarve të vetmuar dhe pa
përkrahje, fëmijëve, grave të dhunuara,
personave me aftësi të kufizuar dhe studentëve
me vështirësi ekonomike e sociale.
Falë reformës që realizuam me buxhetin e
vitit 2018, arritëm të dyfishonim pagesën për
ndihmën ekonomike dhe hoqëm njëherë e
përgjithmonë pagesat e pjesshme, që ishin
instrumente elektorale për ata që refuzojnë të
jenë sot këtu, sepse nuk duan të dëgjojnë të
vërtetat. Ata që shpifjen e kanë kthyer në
institucion nuk mund të jenë këtu, sepse ky nuk
është institucioni i shpifjes.
Ne e shënjestruam varfërinë duke hequr
çdo kriter skualifikues dhe përfshimë në skemën
e ndihmës ekonomike 15 mijë familje, duke
dekurajuar çdo abuzues dhe duke përfshirë
sistemin digjital të aplikimit dhe kontrollit të
aplikuesve në skemë.
Sot janë rreth 64 mijë përfitues, të cilët janë
me të ardhura të pamjaftueshme apo në vështirësi
sociale dhe rreth 66 mijë janë aplikues. Por ata
që kanë nevojë janë shumë më shumë dhe ne
duhet t’i mbështesim me programe alternative,
sepse ndihma ekonomike nuk është zgjidhja.
Zgjidhja është punësimi. Zgjidhjet nuk janë
pagesat kesh, por janë alternativat që ne japim
për punësim, për aftësim profesional edhe për
shërbime sociale.
Dua t’ju bëj me dije që “Fondi social” me
buxhetin e vitit 2019 po krijon me dy
instrumente të reja një mundësi për të zgjeruar
shportën e shërbimeve sociale edhe në ato bashki
ku nuk ka shërbime sociale në territor. Për vitin
2019 do të përfitojnë 27 bashki nga “Fondi
social”, duke i bërë më të përgjegjshëm jo vetëm
për atë çfarë ofron qeveria nëpërmjet ndihmës
ekonomike, por edhe për shërbimet sociale dhe
shportën e alternuar të shërbimeve në të gjithë
territorin.
Këtu duhet të përmend se reforma që kemi
realizuar është e suksesshme kjo e konfirmuar
edhe nga Banka Botërore, e cila ka disbursuar
11milionë euro për arritjen e 5 indikatorëve,
sepse kjo reformë ka rezultuar e suksesshme,
duke shënjestruar më mirë familjet e varfëra. Pra,
paketa e mbrojtjes sociale sot është e plotë dhe
prek të gjithë familjen.
Politika më e re, e filluar nga qeveria në
janar të këtij viti, është bonusi i bebeve. Një
politikë mbështetëse për çdo familje të re, për
çdo fëmijë që vjen në jetë. Vetëm për muajin
janar janë më shumë se 1700 nëna që e kanë
tërhequr këtë shpërblim dhe sot kjo pagesë është
në shtëpitë e tyre për rritjen dhe zhvillimin e
fëmijës.
Reforma e aftësisë së kufizuar do të jetë një
tjetër sfidë e këtij mandati, sepse ne duam të
mbështesim personat me aftësi të kufizuar dhe
ata që kanë më shumë nevojë. Sipas një skeme
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
44
të mirëpërcaktuar nga Organizata Botërore e
Shëndetësisë, do të përcaktojmë një kriter të ri
për vlerësimin e tyre, e cila ka lidhje me
vlerësimin bio-psiko-social. Këtë vit do ta
zbatojmë në Tiranë për ta shtrirë më pas në të
gjithë Shqipërinë. Por mbrojtja sociale nuk është
kjo, pasi ajo ka një element shumë thelbësor
brenda saj, si përfshirjen dhe integrimin. Vitin e
parë do të bëjmë të mundur ngritjen dhe
financimin e ndërmarrjeve sociale direkt nga
paketa e përfshirjes sociale nga fondi i Ministrisë
së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku do të
përfshihen persona me aftësi të kufizuar, anëtarë
të familjeve me ndihmë ekonomike, të rinj të
rrezikuar, gra në vështirësi dhe të dhunuara, të
cilët do të bëhen pjesë e paketës së mbështetjes
në kuadër të forcimit të programit të
ndërmarrjeve sociale.
Pra, sot kemi një paketë të plotë të
mbrojtjes sociale me 6 programe alternative, nga
programet me pagesat në kesh deri te programet
e shërbimeve sociale në territor.
Një paketë sociale duhet shoqëruar me një
paketë të mirëfilltë shëndetësore edhe për ata që
nuk kanë mundësi dhe që duhet ta kenë
shërbimin afër vendbanimit. Po përmend këtu
mbështetjen më të fundit për paketën më të re
shëndetësore, paketën e kataraktit ose siç njihet
ndryshe “Lentet e syrit”. Nga ky vit shqiptarët,
kryesish të moshuarit, do të kursejnë 15 milionë
euro që deri dje i paguanin për të vendosur lenten
e syrit. Pra, do të jenë më shumë se 220 qytetarë
që do të përfitojnë nga kjo paketë e financuar
falas nga qeveria shqiptare.
Shumë mund të thonë: përse nuk i bëtë më
përpara? Përse nuk i bëni të gjitha përnjëherë?
Por si në çdo shtëpi, jo çdo gjë bëhet menjëherë.
Të financosh pa pagesë për qytetarët, duhet të
ndërmarrësh reforma të rëndësishme, të cilat kjo
qeveri i ka ndërmarrë. Pra në sajë të këtyre
reformave, konsolidimit të buxhetit dhe
treguesve ekonomikë, sot ne po mbështesim dhe
po financojmë më shumë shëndetësinë duke ulur
shpenzimet nga xhepi.
Kam shumë për të thënë për mbështetjen që
u kemi bërë fëmijëve nga 0 deri në 18 vjeç, për
fishat e diabetit, të cilat rimbursohen falas. Këtë
vit ne do ta shtrijmë ndihmën për personat deri
në 25 vjeç dhe do të vijojmë të mbulojmë me
shërbime ata që kanë më shumë nevojë.
Janë rreth 8100 qytetarë që kanë marrë
shërbim falas në publik dhe në privat nga paketat
e kardiologjisë dhe nga të gjitha ato paketa që sot
ne i financojmë nëpërmjet buxhetit tonë në të
dyja sistemet.
Nuk dua të ndalem gjatë, sepse koha po
mbaron, por dua të them diçka edhe për
programin më të ri të miratuar dje nga qeveria
shqiptare për parandalimin dhe depistimin e
hershëm të kancerit të qafës së mitrës, i cili do të
ndihmojë gratë në vendin tonë në parandalimin e
kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse. Ky program ka
filluar të zbatohet në qendrat shëndetësore, duke
përfshirë një target të grupmoshës 40 deri 49
vjeç. Këto janë programe parandalimi, siç është
kontrolli për depistimin e hershëm të
mamografive dhe shumë punë të tjera, që ne jemi
duke i ndjekur çdo ditë dhe çdo orë për të
siguruar një mbrojtje më të mirë për qytetarët
dhe për të garantuar atë shëndetësi që ne kemi
premtuar, të cilën qytetarët shqiptarë e meritojnë.
Faleminderit!
Vasilika Hysi – Faleminderit!
Fjalën e ka deputetja Senida Mesi. Të
përgatitet ministrja Etilda Gjonaj.
Ju lutem, diskutimet janë 10 minuta.
Senida Mesi – Përshëndetje të gjithëve!
E nderuara drejtuese e seancës,
Të nderuar kolegë deputetë,
Më lejoni ta filloj fjalimin duke denoncuar
atë që të gjithë qytetarët dhe ne këtu pamë gjatë
seancës së paradites.
Si deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe si
grua denoncoj gjuhën dhe dhunën e përdorur nga
opozita. Denoncoj çdo fjalë të shëmtuar të thënë
këtu në shtëpinë e ligjit, e cila, së pari, bie në
kundërshtim me Kodin e Sjelljes së Deputetit
dhe, së dyti, me aktet normative të sjelljes
standarde të normave në shoqërinë shqiptare, e
cila është e emancipuar, ndaj një anëtare të
Këshillit të Ministrave, një zonjë e nderuar, që
nuk u lejua të ushtrojë funksionin e saj këtu në
Kuvend, për t’u paraqitur pozitës, opozitës dhe
popullit shqiptar atë çfarë përmban ky akt
normativ.
Kjo sjellje nuk tregon asgjë tjetër përveçse
sa rëndë është opozita, e cila ka filluar të rënkojë
që tani nga humbja e paralajmëruar dhe nga
mospërkrahja e popullit, pra, tregon edhe një
herë se sa e fortë është dhe sa burra ka kjo
opozitë.
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
45
Për të kaluar në rendin e ditës, akti
normativ është shumë i rëndësishëm, pasi, në
njëfarë mënyre, paraqet atë çfarë është në
realitet. Ai është akti i dytë normativ pas atij të
korrikut të vitit 2018, i cili me ndryshimin e parë
nuk preku asnjë nga kriteret apo treguesit
makroekonomikë.
Akti i parë normativ shkoi në funksion të
rialokimit të disa fondeve për shpërblimin e
pensionistëve të shtresave në nevojë, për
përmirësimin e mëtejshëm të sistemit të energjisë
elektrike, për avancimin e projekteve në fushën e
ujësjellës-kanalizimeve, arsimit profesional dhe
për rritjen e mbështetjen financiare për
punonjësit e disa institucioneve.
Me aktin normativ të vitit 2018 duhet të
marrim parasysh edhe disa nga zhvillimet
ekonomike shumë të rëndësishme të vitit 2018.
Cilat ishin ato? Nga një rritje reale prej 3,8% e
prodhimit të brendshëm bruto në vitin 2017, sot
kemi një rritje prej 4,2% gjatë vitit 2018. Këtë
nuk e themi ne, por e konfirmon Fondi Monetar
Ndërkombëtar. Po citoj një nga paragrafët e këtij
raporti: “Rritja ekonomike e Shqipërisë ka
përfituar nga zbatimi i disa reformave kyçe, nga
forcimi i marrëdhënieve tregtare me partnerët e
rinj europian, eksportet dhe turizmi. Investimet
në infrastrukturë do të vazhdojnë të mbështesin
rritjen ekonomike”.
Borxhi publik i konfirmuar nga FMN-ja
është 67,2%, por se ku e merr opozita shifrën
83%, këtë nuk e di, do të doja të ulesha dhe t’i
llogarisja me ta. Ky është vetëm borxhi publik
bruto, nëse mund ta quaj kështu, ndërsa 63,9%
është borxhi publik neto.
Ju e dini se objektivi i kësaj qeverisje është
që të reduktojë nivelin e papunësisë në nivelin
njëshifror dhe si rezultat i këtyre arritjeve
papunësia shënoi normën prej 12,7%. Sigurisht
që ky është një trend që ka filluar në vitin 2017,
vazhdoi në vitin 2018-ën, madje do të vazhdojë
edhe në vitin 2019 me një reduktim të ndjeshëm.
Dua të ndaj me ju dy elemente, që janë
shumë të rëndësishme. Për sa u përket
karakteristikave pozitive në financat publike,
kemi të ardhurat e përgjithshme të buxhetit, të
cilat janë rritur me 4,4% dhe shpenzimet e rritura
në nivelin 3,1%.
Deficiti buxhetor vlerësohet në nivelin
1,6% të prodhimit të brendshëm bruto.
Një efekt pozitiv kishte edhe lancimi i
eurobondit, i cili rriti në sytë e ndërkombëtarëve,
por jo vetëm, besueshmërinë e investitorëve të
huaj dhe vendas.
Akti normativ, sigurisht, do të vazhdojë të
ruajë balancat makroekonomike dhe do të vijojë
tendencën e konsolidimit fiskal, me qëllim
ruajtjen e stabilitetit makroekonomik. Gjithashtu,
siguron hapësira financiare shtesë për njësitë e
vetëqeverisjes vendore, rialokon fondet e
investimeve publike dhe rrit mbështetjen
financiare për aktivitetet me performacë të lartë,
duke ndihmuar kështu në avancimin e punimeve
dhe përshpejtimin e ndërtimit të objekteve
prioritare. Akti normativ do të kontribuojë në
pastrimin e detyrimeve të prapambetura të
institucioneve buxhetore.
Vihet re se ndryshimet e parashikuara në
aktin normativ kanë të bëjnë me rritjen e
shpenzimeve të pushtetit vendor në 3,4 miliardë
lekë, duke u mbështetur në faktorët e
mëposhtëm:
Tejkalimin e planit të mbledhjes së të
ardhurave nga pushteti vendor me 3 miliardë
lekë.
Shlyerjen nga njësitë e qeverisjes vendore
të detyrimeve të prapambetura në vlerën 2,1
miliardë lekë.
Zbatimin nga organet e qeverisjes vendore
të një sërë projektesh me donatorë të huaj.
Të gjitha këto janë elemente, që i theksova
edhe në Komisionin Ekonomisë dhe Financave
në Kuvend, të cilat provojnë se reforma
territoriale administrative, ligji “Për
vetëqeverisjen vendore” dhe ligji “Për financat
publike” në nivelin e vetëqeverisjes vendore
kanë dhënë një rezultat shumë pozitiv. Sot
bashkitë janë në gjendje të grumbullojnë dhe të
vjelin më shumë taksa, si dhe të marrin fonde
edhe nga donatorët e huaj. Sigurisht, duhet të
shikohet edhe niveli i shërbimeve të ofruara dhe
performanca jofinanciare, që ka të bëjë me
nivelin e ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve,
por kjo është kompetencë dhe përgjithësi e
organeve të qeverisjes vendore.
Me këtë akt normativ kemi arritur të
financojmë konviktet e studentëve të Bashkisë së
Tiranës në masën 300 milionë lekë, financimin e
investimit të Kampusit Universitar të Durrësit në
masën 150 milionë lekë, financimin e projektit të
rikonstruksionit të Teatrit të Operës dhe Baletit
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
46
në masën 210 milionë lekë, akomodimin dhe
financimin e nevojshëm shtesë për Spitalin e
Traumës në masën 470 milionë lekë. Sigurisht,
është shumë e rëndësishme që të shlyejmë edhe
detyrimet e prapambetura në masën 433 milionë
lekë, që rrjedhin nga vendimet e formës së prerë
të organeve gjyqësore. Sigurisht, kjo rritje e
madhe ekonomike gjatë vitit 2018 do të vazhdojë
me të njëjtin ritëm, e konfirmuar kjo, edhe në
vitin 2019. Rritja ekonomike gjatë këtij viti do të
shoqërohet edhe me disa faktorë të tjerë shumë
pozitivë, të cilët do të shoqërojnë edhe buxhetin
e vitit 2019.
Në fakt, dua t’i përsëris opozitës, meqenëse
ka 6 muaj që mungon në seancë, sigurisht edhe
në çdo mbledhje të komisioneve, por vlen ta
përmendim dhe një herë për të gjithë shqiptarët
dhe kryesisht për bizneset: reduktimi i normës së
dividendit nga 15% në 8% do të ketë një impakt
pozitiv tek të ardhurat buxhetore të vitit 2019 me
rreth 4,5 miliardë lekë, kjo duke ofruar një
incentivë në zbatimin e kësaj norme të reduktuar
dhe përfitimet e pashpërndara apo të akumuluara
dhe të kapitalizuara ndër vite.
Do të ulet ngarkesa fiskale për të
punësuarit, duke rritur fashën e të ardhurave nga
130 mijë lekë në 150 mijë lekë në muaj për sa i
përket tatimit mbi pagën prej 13%. Nga
implemtimi i kësaj mase do të ulet barra tatimore
për 15 mijë e 400 punëmarrës. Do të ketë
reduktim të shkallës së TVSH-së në 10% për
furnizimin me autobusë elektrikë, që do të
zëvendësojnë autobusët me naftë. Kjo inventivë,
në kuadër të “Axhendës 2030” dhe objektivave
të zhvillimit qëndrueshëm, mendojmë se do të
ketë pasoja në uljen e ndotjes në ambient, duke
pasur ndikim edhe në cilësinë e jetës.
Rritja e fashës së xhiros nga 8-14 milionë
lekë të rinj bën që 91% e subjekteve biznes apo
sipërmarrës në Republikën e Shqipërisë të
paguajnë nga 0 deri në 5% taks tatimfitimi.
Ulja në 6% e TVSH-së për të gjitha
strukturat dhe sipërmarrësit që operojnë në
fushën e turizmit dhe agroturizmit, së bashku me
furnizimin e makinave bujqësore, të përjashtuara
nga TVSH-ja jo vetëm në import, por edhe
brenda vendit, mendojmë se do të ketë një
impakt shumë të rëndësishëm në uljen e kostos,
në operimin e këtyre strukturave, por, sigurisht,
edhe në zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.
Furnizimi i shërbimit të përpunimit të
mallrave joshqiptare, të destinuara për t’u
eksportuar dhe të kryera nga nënkontraktorët për
llogari të shoqërive të përpunimit aktiv do të
përjashtohen nga TVSH-ja. Kjo ulje e kostove
besojmë se do të rrisë produktivitetin, sigurisht,
edhe nivelin e punësimit.
Pakti për universitetin me reduktimin në
50% të tarifave në sistemin bachelor, 100%
bursë për studentët ekselentë, 50% reduktim të
tarifave të masterit për studentët ekselentë, për
familjet në nevojë apo për studentët me aftësi të
kufizuara janë vetëm një pjesë e atyre reformave
që ne jemi të vendosur t’i vazhdojmë.
Dua të përmend rritjen e pagave në
shëndetësi, në arsimin parauniversitar, ku janë 65
mijë të punësuar në sistemin e administratës
publike, që do të përfitojnë nga rritja e rrogave.
Dua të përmend se reforma në drejtësi dhe
reforma në administratën publike do të
vazhdojnë. SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e
Hetimit do të bëhen, asgjë nuk e ndal këtë
proces.
Faleminderit!
Vasilika Hysi – Faleminderit!
Fjalën e ka ministrja Gjonaj.
Të përgatitet deputeti Vullnet Sinaj dhe më
pas ministrja Belinda Balluku.
Etilda Gjonaj – E nderuar zonja
nënkryetare e Kuvendit,
Të nderuar deputetë,
Të nderuar qytetarë,
Lufta për ta bërë Shqipërinë një shtet
europian pa dyshim fillon nga sistemi i
drejtësisë.
Ne jemi të vendosur ta vazhdojmë të gjithë
angazhimin tonë politik dhe qeverisës për të bërë
të mundur zbatimin e reformës në drejtësi në
interes të qytetarit, në interes të pasjes së një
sistemi drejtësie ku çdo qytetar është i barabartë
përpara ligjit, pavarësisht pushtetit politik apo
ekonomik që mund të ketë.
Buxheti i vitit 2018 provoi, përtej çdo
dyshimi, vendosmërinë e qeverisë shqiptare për
të mbështetur jo vetëm politikisht, por edhe me
buxhetin e nevojshëm zbatimin e reformës në
drejtësi.
Sigurimi i mbështetjes financiare dhe
institucionale me burime njerëzore të
institucioneve të reja të drejtësisë, të ngritura
tashmë, konsiston në miratimin e disa vendimeve
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
47
shumë të rëndësishme gjatë vitit 2018 edhe për
komisionet e vetingut. Nëpërmjet këtyre
vendimeve u plotësuan rreth 95% e kërkesave të
tri institucioneve të vetingut për rritjen e numrit
të punonjësve dhe rishikimin e pagesës së stafit
mbështetës, duke shtuar dhe duke i mbështetur
financiarisht me 28% më shumë burime
njerëzore Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
dhe 16% Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Investimet në infrastrukturën ndërtimore
dhe pajisjet e stafit me pajisje teknologjike për
Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe
Komisionerin Publik kapin vlerën e realizimit
143,4 milionë lekë nga fondet e buxhetit të
shtetit për vitin 2018.
E njëjta mbështetje financiare do t’u jepet
edhe institucioneve të reja të drejtësisë që u
ngritën në fund të vitit 2018, si: Këshillit të Lartë
Gjyqësor, Këshillit
të Lartë të Prokurorisë dhe të gjitha
institucioneve që do të ngrihen gjatë vitit 2019.
Pra, janë parashikuar në buxhetin e shtetit për
vitin 2019 1,5 miliardë lekë jo vetëm për
mbështetjen infrastrukturore, por edhe për
strukturat mbështetëse për të zhvilluar normalisht
funksionin e tyre.
Krijimi i këtyre dy institucioneve të
rëndësishme është vetëm hapi i parë i një
drejtësie të re e të pavarur, e cila u arrit vetëm në
saj të mbështetjes në mënyrë të panegociueshme
të qeverisë shqiptare. Është pikërisht kjo
mbështetje financiare që do të bëjë të mundur
ngritjen e institucioneve të SPAK-ut,
Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare
të Hetimit, që do të hetojnë të gjitha dosjet e
korrupsionit dhe lidhjet me krimin e organizuar,
pikërisht atje do të bëhen edhe llogaritë. Prandaj
mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë dhe
mbështetja e buxhetit do të bëjnë të mundur
ngritjen shumë shpejt të këtyre strukturave të
posaçme të SPAK-ut.
Buxheti i vendosur në dispozicion për vitin
2019 provon, përtej çdo dyshimi, vendosmërinë
e qeverisë shqiptare për të zbatuar reformën në
drejtësi, për t’i bërë organet e drejtësisë një vend
ku qytetarët të gjejnë drejtësinë dhe jo
padrejtësinë.
Paketa është mbështetur financiarisht, si
rrallë here, nga buxheti i shtetit, ku rreth 1
miliard lekë i janë kushtuar vetëm skemës së re
të pagave për gjyqtarët dhe prokurorët dhe nga 1
janari 2019 gjyqtarët dhe të gjithë ata që janë
pjesë e sistemit të drejtësisë përfitojnë dyfishin e
pagesës në krahasim me pagën e mëparshme.
Kjo konsiderohet si rritja më e madhe që mund
të ketë ndodhur ndonjëherë në sistemin e
drejtësisë shqiptare. Vetëm kjo maxhorancë
mund ta zbatojë reformën në drejtësi.
Lufta kundër krimit të organizuar,
gjithashtu, ka qenë prioritet kryesor i qeverisë
shqiptare, e cila ka dhënë mbështetje buxhetore
si gjatë vitit që kaluam, edhe në vazhdim, në
vitin 2019, për kryerjen e reformës thelbësore në
sistemin e burgjeve dhe rritjen e sigurisë në
sistemin e burgjeve, një sistemi i trashëguar
pothuajse i shkatërruar tërësisht.
Praktikat e shëmtuara të së kaluarës, ku
punësimi i policëve në burgje bëhej drejtpërdrejt
nga selitë e partive, i kemi lenë mbrapa njëherë e
mirë. Ketë nuk e kemi lenë vetëm në vullnetin e
ministrave dhe qeverive që vijnë, por, gjithashtu,
do të jetë e sanksionuar në ligj, i cili shumë
shpejt do të vijë në Kuvend për miratimin, ku
rekrutimi dhe trajnimi i tyre do të bëhet vetëm
nëpërmjet Akademisë së Sigurisë.
Ata që kanë mbajtur funksionet e
ministrave të Drejtësisë para meje apo ata që
kanë mbajtur pozicionin e drejtorëve të
Përgjithshëm, kanë harruar në sirtarët e tyre lista,
të cilat vërtetojnë njëherë e mirë që punësimet në
Policinë e Burgjeve apo në çdo rol tjetër bazë
bëheshin vetëm nga selia e partisë.
Mungesa e trajtimit të duhur financiar të
punonjësve të Policisë së Burgjeve dhe garantimi
për pozicionin e punës nga partia në atë kohë u
dha dritën jeshile të korrupsionit të gjithë
drejtuesve të Policisë së Burgjeve, të gjitha këto
në kurriz të qetësisë dhe të sigurisë si brenda
institucioneve, ashtu edhe jashtë tyre.
Për herë të parë me buxhetin e shtetit më 1
prill 2019 do të përfitojnë rritje page me 7% rreth
3559 punonjës të Policisë së Burgjeve. Gjatë vitit
2019, gjithashtu, do të kemi një trajnim më
dinjitoz të personelit policor të burgjeve, duke i
pajisur ata me uniformë, pas 10 vjetësh, e cila
nuk ndodh në asnjë vend tjetër të Europës.
Mbështetja financiare në infrastrukturë dhe
në burime njerëzore për zbatimin e regjimit të
posaçëm 41-bis për ndërprerjen e lidhjeve të
subjekteve të krimit të organizuar me botën
jashtë në vazhdim të aktivitetit të tyre kriminal,
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
48
do të shënojë rezultate në luftën kundër krimit të
organizuar.
Vetëm muajin e fundit për sistemin
penitenciar u vunë në dispozicion 95,5 milionë
lekë për forcimin e sigurisë, e cila mundësoi
ngritjen e sallës operative, që do të garantojë
akses të pamjeve filmike në të gjitha institucionet
në rang Republike 24 orë, sistem i cili, në
mënyrë inteligjente, analizon të gjitha ngjarjet,
ku shihen praktika, abuzime me detyrën apo
korrupsion.
Është e vërtetë që në raportin e publikuar
para dy ditësh nga Transparency International
Shqipëria paraqitet me dy pikë më pak se viti i
kaluar, por, ashtu siç Kryeministri e përmendi,
me 5 pikë më shumë se në vitin 2013, me 5 pikë
më shumë se në vitin 2011 dhe me 7 pikë më
shumë se në vitin 2007.
Të gjitha rekomandimet që janë dhënë nga
raporti i Transparency Interantional janë bërë
pjesë e të gjitha politikave me të cilat kemi
ndërtuar reformat që po zbatojmë. Në ketë raport
i jepet meritë Shqipërisë lidhur me ndërmarrjen e
një sërë reformash nga qeveria, të cilat
ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit, por për
shkak të ngërçeve politike zbatimi i tyre është
vonuar.
Reformat e rëndësishme që janë në proces,
si reforma në drejtësi, reforma e deregullimit,
reforma për qeverisjen elektronike dhe reforma e
shërbimeve po u japin rezultate të prekshme
qytetarëve, rezultate të njohura edhe nga
partnerët ndërkombëtarë, që do të jenë një
tregues shumë i rëndësishme në rrugën e
anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin
Europian.
Për sa i përket asaj që deputeti i LSI-së, zoti
Luan Rama, m’u drejtua lidhur me pamundësinë
e punësimit të atyre studentëve të drejtësisë që
diplomohen sot si juristë, po i them se është i
keqinformuar, pasi juristëve që diplomohen sot
legjislacioni u njeh të gjithë të drejtën jo vetëm të
punësohen, por të gjithë ata që kanë përfunduar
ciklin e dytë të studimeve universitare për
drejtësi brenda vendit ose jashtë vendit, të cilët
diplomohen dhe e kanë njësuar diplomën sipas
legjislacionit në fuqi, kanë mundësi të bëhen
noterë pasi t’i nënshtrohen trajnimit fillestar dhe
testimit; kanë mundësi të bëhen avokatë, kanë
mundësi të bëhen ndërmjetës dhe kanë mundësi
të bëhen përmbarues.
Gjithashtu, një student që mbaron sot
Fakultetin e Drejtësisë, mund të kandidojë për në
Magjistraturë në një kohë që, për fat të mire, u
ngritën të dy këshillat, që të plotësojnë pikërisht
atë amendament që maxhoranca e propozoi, por
opozita nuk e votoi asnjëherë, caktimin e
vakancave në Shkollën e Magjistraturës për vitin
2019. Në këtë rast, të gjithë studentët që
përfundojnë studimet në drejtësi mund të
kandidojnë për magjistraturë. Prandaj i
përgjigjem zotit Rama që të mos i dezinformojë
studentët e drejtësisë, të cilët jo vetën që kanë
mundësi të aplikojnë, por njëkohësisht me
programin e ri të hapur nga qeveria shqiptare
“Punë të mbarë” ata kanë mundësi të punësohen
në të gjitha vendet vakante që janë në Ministrinë
e Drejtësisë apo në të gjitha agjencitë
ligjzbbatuese dhe ministritë e tjera të linjës.
Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja
Gjonaj!
Fjalën e ka deputeti Vullnet Sinaj. Të
përgatitet deputetja Antoneta Dhima dhe
ministrja Belinda Balluku.
Këta ishin deputetët e regjistruar në listën e
diskutantëve.
Vullnet Sinaj – Është e disata herë që
opozita braktis parlamentin dhe lë karriget bosh.
Kjo tregon respektin që ajo ka për elektoratin e
saj.
Në fillim të këtij viti, në muajin janar, në
postën time të deputetit, besoj edhe në postat
tuaja, si deputetë, ka ardhur një letër urimi nga
Imzot Anxhelo Massafra, arqipeshku i
Metropolit Shkodër-Pult, që mban datën 3 janar
2019, ku me një mesazh të Papa Françeskut në
Ditën Mbarëbotërore të Paqes na uron ne
politikanëve me fjalët: “Politika e mirë është në
shërbim të paqes”. Për Papa Françeskun politika
është një mjet themelor për të ndërtuar qytetarinë
dhe veprat e njeriut, por kur nga ata që e
ushtrojnë nuk përjetohet si shërbim ndaj
shoqërisë njerëzore, politika mund të bëhet vegël
shtypjeje, mënjanimi, madje edhe shkatërrimi
dhe këtë fakt ne e shohim sot se çfarë politike
bëri opozita dhe çfarë rezultati dha në këtë
parlament. Dua t’ju them edhe një thënie të
Jezusit, kur dërgoi në mision nxënësit e tij: “Në
cilëndo shtëpi që të hyni më parë thoni: “Paqja
me këtë shtëpi dhe, nëse aty është dikush mik i
paqes, mbi ta do të zotërojë paqja juaj, por, në
qoftë se nuk është asnjë, atëherë paqja do të
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
49
kthehet te ju”. Prandaj, dua të them: “Paqja qoftë
me këtë parlament këtë vit”.
Të nderuar kolegë, doja ta nisja fjalën time
të parë për këtë vit në këtë sallë me mesazhe të
njerëzve të mëdhenj dhe të shenjtë, sepse në sytë
e botës ne jemi shquar dhe dalluar si popull për
një bashkëjetesë paqësore fetare. Po të ishte
kështu edhe bashkëjetesa politike, mendoj se do
të ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte për
të mirën e popullit shqiptar, i cili i ka sytë te ky
parlament për të parë sesi politika drejton vendin
dhe ndërton një Shqipëri, ku të ketë vende pune
për të gjithë, në mënyrë që të mos largohen nga
ky vend. Mendoj se kjo do të ishte mënyra më e
mirë jona, si politikanë, në të mirë të vendit tonë.
Por si mund të arrihet kjo paqe kur njëri krah rri
në parlament e punon dhe pjesa tjetër, opozita,
largohet duke braktisur parlamentin?! Jam
plotësisht i bindur se po të vepronim siç duhet në
këtë parlament, shqiptarët do të kishin krijuar
besimin se Shqipëria do të bëhet dhe nuk do të
largoheshin kurrë!
Sot këtu u fol për çdo gjë, nuk u la e bardhë
apo e zezë pa u diskutuar nga opozita, por
qytetarët nuk morën vesh se çfarë është ky akt
normativ për të cilin jemi mbledhur dhe po
flasim. Këtë nuk e mori vesh asnjë nga qytetarët
dhe duhet t’ia themi ne.
Të nderuar qytetarë, sot me këtë akt
normativ ne dokumentojmë ndryshimet që ka
bërë qeveria. Pas analizës 11-mujore të realizimit
të buxhetit në muajin dhjetor 2018, qeveria u
ndodh para disa fakteve, ku shumë nga zërat e
buxhetit kishin rezerva financiare të
pashfrytëzuara dhe kishte sektorë të tjerë të
ekonomisë, ku duhet të hidheshin rezerva
financiare për të ndikuar në zhvillimin e
sektorëve të ekonomisë. Sot ky akt normativ
duhet për të përligjur këto ndryshime që ka bërë
qeveria shqiptare, të cilat kanë dhënë rezultate
shumë pozitive. Këtë akt normativ e ka bërë edhe
opozita kur ka qenë në pushtet, por sot nuk foli
asnjë fjalë për këtë akt. Opozita, e cila ka 6 muaj
që ka braktisur parlamentin dhe ne kemi 4 muaj
që diskutojmë zë për zë buxhetin e viti 2019, nuk
erdhi në asnjë komision për të diskutuar për të
ardhmen e ekonomisë së vendit dhe të popullit
shqiptar, ndërsa sot vjen te ky akt normativ dhe
diskuton për të gjithë buxhetin. Për çfarë e bëjnë
këtë, për t’i treguar popullit shqiptar që këta kanë
për ta shpëtuar?! Por populli shqiptar nuk është
hera e parë që i shikon. Unë mendoj se me
grevën që bënë studentët, u dhanë atyre një
përgjigje, ashtu siç qeveria mori një shuplakë
dhe reagoi shumë shpejt me ndërtimin e një
qeverie të re dhe plotësimin e kushteve të tyre.
Këta ende nuk e kanë marrë vesh përgjigjen që u
kanë dhënë shqiptarët dhe atë që do t’ua japin
përsëri në zgjedhjet lokale.
Pse duhej ky akt normativ?! Ndryshimet e
të ardhurave në buxhet erdhën si pasojë e kursit
të këmbimit të lekut me valutën, i cili pati efekte
negative në buxhet, por efekte pozitive në xhepat
e shqiptarëve, sepse sollën rritje të të ardhurave
nga pushteti vendor, të cilat duhet të
shfrytëzoheshin.
Ka disa sektorë dhe pjesë të jetës, siç janë
riparimet e konvikteve në Bashkinë e Tiranës,
riparimet e konvikteve në universitetin e
Durrësit, investimet në Spitalin e Traumës e të
tjerë, ku nuk duhet të mungojë vëmendja e
qeverisë. Këto investime, në të mirë të
ekonomisë së vendit, duhet të rillogariteshin
edhe një herë.
Ka një shifër të rritjes së ekonomisë
shqiptare, e cila për vitin 2018 është 4,2% dhe
këtë rritje nuk e thotë vetëm ministri i Financave,
qeveria ose ne, por këtë e thotë edhe Fondi
Monetar Ndërkombëtar.
Të dashur qytetarë, po të dëgjonit të thuhej
edhe nga opozita se në vitin 2018 rritja
ekonomike e Shqipërisë ishte 4,2%, jam i sigurt
se do të rritej besimi te ju, tek ekonomia dhe tek
e ardhmja e këtij vendi, të cilin nuk do ta kishit
braktisur kurrë. Si mund ta bëjnë këta njerëz këtë
gjë, të cilët vijnë këtu vetëm për karriget e tyre,
për pushtetin e tyre dhe nuk vijnë asnjëherë për
të diskutuar?
Unë nuk ndihem mirë kur flas nga karrigia,
por nuk kam se çfarë të bëj. Fjalën time e kisha
përgatitur edhe për opozitën, por, meqenëse ata
nuk janë, dua të më dëgjojnë njerëzit që më kanë
votuar dhe më kanë sjellë në këtë parlament, por
edhe ata që nuk më kanë votuar dhe kanë sjellë
në parlament këta të papërgjegjshëm.
Mendoj se Fondi Monetar Ndërkombëtar e
ka thënë qartë se ekonomia në Shqipëri është
rritur me 4,2%, është ulur borxhi publik me 1,7%
dhe ka arritur në shifrat 67,2%, si dhe kemi një
deficit buxhetor stabël 2%.
Reforma në drejtësi ka ndikuar pozitivisht
në luftën kundër korrupsionit, si dhe te Ministria
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
50
e Financave për rritjen e të ardhurave dhe për të
rritur luftën kundër informalitetit. Të gjitha këto
janë efekte pozitive.
Edhe ndryshimet që u bënë në aktin
normativ nga qeveria patën një efekt pozitiv në
rritjen e të ardhurave dhe të buxhetit. Për
ndryshimet që bëri qeveria në fund të vitit 2018,
të cilat rezultuan pozitive për ekonominë
shqiptare dhe i vërtetoi edhe FMN-ja, nuk duhet
të ketë asnjë hezitim për ta votuar këtë akt. Ne do
ta votojmë me të dyja duart këtë akt normativ, që
tashmë dokumenton dhe ligjëron të gjitha
veprimet e drejta që ka bërë qeveria “Rama” për
rritjen e ekonomisë në vendin tonë.
Faleminderit!
Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Sinaj!
Fjalën e ka deputetja Antoneta Dhima. Të
përgatitet ministrja Belinda Balluku.
Antoneta Dhima- E nderuar zonja
drejtuese e seancës,
Të nderuar kolegë dhe kolege deputete,
Të dashur qytetarë
Komisioni për Ekonominë dhe Financat, në
cilësinë e komisionit përgjegjës, këtë radhë edhe
me kontributin e opozitës, shqyrtoi dhe miratoi
aktin normativ “Për disa ndryshime në ligjin
nr.109/2017 “Për buxhetin e vitit 2018”, të
ndryshuar”. Është me rëndësi të theksohet se
ndryshimet e propozuara nuk prekin treguesit
kryesorë makroekonomikë dhe ata fiskalë, duke
ruajtur deficitin në nivele të pandryshueshme dhe
duke forcuar më tej objektivin e qeverisë për
qëndrueshmëri fiskale.
Diskutimi i aktit normativ vjen në një kohë
kur Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar
Ndërkombëtar publikoi raportin e ri për
Shqipërinë, i cili është një prej raporteve më
optimiste që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka
paraqitur ndonjëherë për ekonominë shqiptare, e
cila ka arritur rritjen më të madhe ekonomike në,
pothuajse, një dekadë, në masën 4,2% për vitin
2018, duke e vlerësuar se një nivel i tillë rritjeje
do të ruhet, të paktën, për një periudhë
afatmesme.
Kjo rritje e ekonomisë shqiptare ka ardhur
nga zbatimi i disa reformave kyçe, si dhe nga
forcimi i marrëdhënieve tregtare me partnerë të
rinj europianë. Eksportet, turizmi dhe investimet
në infrastrukturë kanë pasur ndikim në rritjen
ekonomike, të cilat do të vijojnë të mbështesin
rritjen ekonomike në vend edhe për periudhën në
vazhdim.
Fondi Monetar Ndërkombëtar rivlerëson se
për vitin 2018 borxhi publik është ulur, duke
shkuar në nivelin 67,2% të prodhimit të
brendshëm bruto. Pra 1,7 % më i ulët sesa
projeksioni respektiv i bërë në raportin e
mëparshëm të publikuar nga ana e tyre.
Emetimi me sukses i eurobondit nga ana e
qeverise i ka dhënë një impuls të ri ekonomisë
shqiptare duke ngjallur besimin tek investitorët
vendas dhe të huaj.
Reforma në drejtësi dhe lufta kundër
korrupsionit kanë qenë dy faktorët kyç në
progresin e arritur deri tani nga ana e kësaj
qeverie. Po kështu, është shumë e rëndësishme
që të vazhdojmë me të njëjtin angazhim edhe në
reduktimin e informalitetit, duke ruajtur një
sistem taksash të drejtë dhe të ndershëm.
Akti normativ që po diskutohet dhe
miratohet sot do t’u japë zgjidhje disa
problematikave të hasura gjatë implementimit të
buxhetit të shtetit për vitin 2018, duke rritur
kështu eficiencën në përdorimin e fondeve
publike.
Ndryshimet e parashikuara në aktin
normativ janë në kushtet e nevojës dhe
emergjencës. Këto ndryshime sjellin ruajtjen e
nivelit të planifikuar të parametrave kryesorë
makroekonomikë për vitin 2018, si: nivelin e
deficitit buxhetor, nivelin e suficitit primar në
terma pozitivë, si dhe nominalë kundrejt
prodhimit të brendshëm bruto.
Po kështu, njësive të vetëqeverisjes
vendore, të cilat kanë pasur ecuri pozitive në
mbledhjen e të ardhurave vendore, nëpërmjet
këtij akti u është siguruar një hapësirë financiare
shtesë, duke rritur tavanin e shpenzimeve
buxhetore me 3,4 miliardë lekë.
Gjithashtu, në përputhje me angazhimin e
marrë edhe kundrejt FMN-së, nëpërmjet këtij
akti normativ realizohet pastrimi i detyrimeve të
prapambetura në sektorin e infrastrukturës, në
masën 2,2 miliardë lekë. Po kështu, sigurohet
rritja e efiçiencës së përdorimit të burimeve
publike për rialokimin e fondeve drejt projekteve
të investimeve me progres të mirë, si dhe rritja e
sigurisë në realizimin e treguesve të buxhetit të
shtetit në tërësi. Nëpërmjet rialokimeve
buxhetore me efekt neutral bëhet e mundur
shlyerja në kohë e detyrimeve financiare të
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
51
kontraktuara me institucione të ndryshme
buxhetore, duke reduktuar mundësinë e mbartjes
së detyrimeve të prapambetura për vitin e ri
buxhetor 2019.
Ndryshimet e parashikuara në aktin
normativ garantojnë mbulimin me fonde
buxhetore për disa çështje shumë të rëndësishme,
siç janë: konviktet e studentëve në Bashkinë
Tiranë; kampusi universitar Durrës;
rikonstruksioni i Teatrit të Operës dhe Baletit;
financimet e nevojshme shtesë për Spitalin e
Traumës; përmirësimi i sistemit të shëndetësisë;
detyrimet e prapambetura ndaj institucioneve të
ndryshme buxhetore për vendime gjyqësore;
mbështetje për energjinë, si dhe rritjen me 2,1
miliardë lekë të planit të të ardhurave të njësive
të vetëqeverisjes vendore.
Viti 2019 për Shqipërinë dhe shqiptarët
është një vit i rëndësishëm.
Së pari, sepse duhet të përmbushin
detyrimet, të cilat na japin statusin e vendit
kandidat dhe, së dyti, janë zgjedhjet lokale,
proces për të cilin duhet të tregojmë kujdes
maksimal për standard dhe rritje të këtyre
standardeve, ashtu sikurse është bërë vit pas viti.
Të nderuar kolegë, pa u ndalur specifikisht
tek asnjëri prej këtyre dy objektivave madhorë,
më lejoni të ndalem tek ajo që opozita po e
konsideron fort si çështje të ditës, pavarësisht se
unë personalisht mendoj se kjo është një çështje
e kaluar. E kam fjalën për studentët, protesta e të
cilëve nisi në muajin dhjetor, që, tashmë, mund
të konsiderohet e tejkaluar, përderisa u plotësuan
jo vetëm tetë kërkesat e tyre, por edhe më shumë
se kaq, për shkak të vëmendjes së shtuar të
qeverisë dhe daljes së vendimeve përkatëse.
Mendohet se situata e krijuar në fakultete
nuk është e studentëve, madje, nëse u referohemi
atyre, pjesa më e madhe duan rinisjen e procesit
mësimor, ndërkohë që një grup studentësh
mbajnë mbyllur dyert e fakulteteve, duke u hequr
të drejtën shumë të tjerëve, që duan të bëjnë
mësim.
E drejta për të protestuar është e gjithkujt,
ashtu sikurse edhe e drejta e të gjithë atyre që
duan të rikthehen në mësim. Qoftë edhe një
student i vetëm të jetë, ligji i jep të drejtën e
arsimit. Ndaj askush nuk mund ta pengojë atë që
dëshiron të mbarojë shkollën dhe të arsimohet
ashtu siç dëshiron. Por, gjithsesi, nuk mund ta
kuptoj se si pas një grupi të caktuar studentësh
fshihen elementë të politikës, që duan të bëjnë
opozitë me studentët dhe u thyejnë atyre ëndrrat
e një Shqipërie, e ardhmja e së cilës pa dyshim
do të jetë shumë herë më e mirë se deri më tani
dhe pa dyshim do të bëhet më e mirë me
kontributin e të gjithëve.
Nëse flasim sërish për studentët, si mund të
mos vëmë në dukje reagimin dhe angazhimin e
shpejtë të kësaj qeverie? Përgjysmimi i tarifave
për të gjithë dhe zerimi i tyre për ekselentët dhe
ata që marrin ndihmë ekonomike është një ndër
vendimet më të mira të kësaj qeverie, që nuk ka
student në botë të mos e marrë në konsideratë.
Nëpërmjet kësaj foltoreje dua të jap edhe
një tjetër mesazh, që lidhet me ndryshimet në
qeveri. Jam e bindur se emrat e rinj të kabinetit
qeveritar janë të spikatur, janë specialistë të
fushës dhe do të dinë ta kryejnë detyrën e tyre
më së miri, duke filluar që nga ministrja e
Arsimit, Rinisë dhe Sportit, ministrja e
Infrastrukturës dhe Energjisë, ministrja e
Ekonomisë dhe Financave, ministrja e Kulturës e
kështu me radhë, sikundër vlerësoj kontributin
dhe punën e të gjithë ish-ministrave të qeverisë.
Qeveria po vazhdon bashkëpunimin me
partnerët, si: FMN-në, BE-në dhe Bankën
Botërore, për konsolidimin e proceseve
vendimmarrëse dhe politikave më të mira
ekonomike, që ndikojnë drejtpërdrejt edhe në
procesin integrues të vendit. Qeveria është e
vendosur të punojë ngushtësisht me këta partnerë
për të përmbushur rekomandimet e tyre, midis të
cilave përfshihet vazhdimi i reformave
strukturore, marrja e masave për nxitjen e
kreditimit të biznesit, për nxitjen e investimeve
të huaja direkte e të tjerë.
Akti normativ, për të cilin po diskutojmë,
është në mbështetje të Kushtetutës së Republikës
së Shqipërisë dhe siguron miradministrimin e
financave publike, mbështet nevojat e ekonomisë
së vendit dhe rrit eficiencën e përdorimit të
burimeve publike. Ndaj, të nderuar kolegë
deputetë dhe deputete, ju ftoj ta miratojmë atë.
Faleminderit!
Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja
Dhima!
Fjalën e ka ministrja Belinda Balluku.
Gjithashtu, të nderuar kolegë, fjalën e ka
kërkuar edhe ministrja Besa Shahini.
Belinda Balluku – E nderuar zonja
drejtuese e seancës,
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
52
Të nderuar anëtarë të Këshillit të
Ministrave,
Të nderuar deputetë,
Të dashur qytetarë,
Kjo është fjala ime e parë nga kjo foltore,
ndaj do të dëshiroja ta kisha bërë këtë në kushte
të tjera, në kushte ku të gjithë të kishin
vëmendjen tek akti normativ, që është tejet i
rëndësishëm për qytetarët, nga të cilët ju jeni
votuar, meqenëse neve na kujtohet shpesh se
jemi këtu pa mandat e të tjera. Ne jemi këtu për
të bërë detyrën tonë në krye të ministrive dhe
shpresoj që t’ia dalim, si dhe ta justifikojmë
plotësisht besimin që ju apo edhe Kryeministri
na keni dhënë.
Duke marrë shkas nga ky akt normativ, do
të dëshiroja të fokusohesha tek objekti i
ministrisë që unë drejtoj, pra i Ministrisë së
Infrastrukturës dhe Energjisë, te sfidat që kemi
përpara, por pa harruar edhe punën e mirë që
është bërë në të shkuarën, sidomos gjatë vitit
2018.
Në fushën e energjisë na presin sfida të
mëdha, pasi zhvillimi i mëtejshëm i sektorit
elektroenergjetik është synimi kryesor për ta
shndërruar në një sektor të qëndrueshëm
financiarisht dhe teknikisht, të aftë për të
plotësuar kërkesën në rritje për furnizimin me
energji brenda vendit.
Janë miratuar tashmë vendimi i Këshillit të
Ministrave për Strategjinë Kombëtare të
Energjisë 2018-2030, Plani Kombëtar për
Eficiencën e Energjisë dhe Strategjia për
Reformimin e Sektorit të Elektroenergjisë.
Reformat, për shkak të performancës së
tyre, kanë sjellë siguri për shoqëritë e sektorit,
duke mbajtur nivele çmimi, që mbulohen nga
kostot e tyre të operimit tashmë, që deri më sot
mbaheshin nga buxheti i shtetit. Për nivelet e
investimeve në këtë sektor sot ka tregues që
shfaqin miradministrim, por ne do të vazhdojmë
përpjekjet për konsolidimin financiar të sektorit
energjetik.
Plani i dytë financiar, i quajtur ndryshe
“plani i rimëkëmbjes”, i cili asistohet nga Banka
Botërore, synon të përforcojë arritjet e
menaxhimit operacional dhe financiar, duke e
quajtur planin e ri, që do të aprovohet së shpejti,
një proces konsolidimi dhe ristrukturimi
financiar me adresime vizionare të së ardhmes.
Diversifikimi i burimeve të energjisë është,
gjithashtu, në fokusin tonë. Zhvillimi i
mëtejshëm i projekteve fotovoltaike dhe
gazifikimi i vendit, duke përfituar nga projekti i
suksesshëm i TAP-it, janë prioritete që do të
ndiqen me kujdes nga Ministria e Infrastrukturës
dhe Energjisë. Përmbushja e liberalizimit të
tregut energjetik brenda afateve të parashikuara,
si dhe bursa energjetike e bëjnë axhendën tonë
komplekse dhe sfiduese, duke na nxitur drejt
suksesit.
Shoqëritë publike energjetike, pavarësisht
problemeve klimaterike që hasën gjatë vitit 2017,
por edhe në fund të vitit 2018 dhe në këtë muaj
të parë të vitit 2019, kanë hyrë në fazën novatore
për menaxhimin e riskut klimatik.
Asistimi teknik nga BERZH-i, në funksion
të besimit financiar të dhënë për KESH-in,
nëpërmjet kredisë, ka sjellë një risi për
menaxhimin publik lidhur me ndryshimin e
modelit të qeverisjes korporative. Proceset e
ekspertizës së huaj teknike po ndiqen edhe në
OSHEE, duke qenë se ne mendojmë që të gjitha
investimet dhe proceset në të ardhmen do të kenë
nevojë të ndiqen nga ekspertët dhe ekspertiza e
shkëlqyer, siç e kemi zgjedhur edhe në rastin e
mbështetjes së KESH-it.
Vlen të përmend për ju disa nga projektet
energjetike që po përpunohen dhe po marrin
udhë, siç është projekti i TEC-it të Vlorës,
projekti i HEC-it të Veleshnicës dhe atij të
Kalivaçit, impianti fotovoltaik i Akërnisë, por,
gjithashtu, edhe plani për të vazhduar me këtë
projekt në Karavasta.
Dua ta përmbyll diskutimin për këtë sektor
të rëndësishëm me skanimin e përmbushjes së
kushteve kontraktore për HEC-et, të cilin e kemi
ndërmarrë për të mos e lejuar më abuzimin në
këtë fushë, duke skanuar kushtet kontraktore, që
kanë të bëjnë me afatet kohore, me kushtet
teknike, të cilat janë realizuar ose jo deri sot, dhe
pa dyshim me kushtet mjedisore, të cilat janë çdo
ditë në fokusin e qytetarëve, prandaj edhe
vëmendja jonë është tek ata.
Objektiv kryesor në fushën e infrastrukturës
rrugore vazhdon të mbetet përshpejtimi i
integrimit të sistemit të transportit rrugor, si një
parakusht për zhvillimin e sektorëve të tjerë të
ekonomisë. Jemi fokusuar në përmbylljen
dhe dorëzimin e tyre sa më parë në funksion të
publikut, pavarësisht vështirësive që kemi hasur
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
53
në këto projekte, ku shpeshherë kanë munguar
studimet e nevojës jetike, siç janë studimet
gjeologjike apo kur projektet kanë qenë
sipërfaqësore dhe me kushte e kërkesa teknike të
paplotësuara.
Rruga Tiranë – Elbasan do të jetë gati për
qytetarët, në një kalim të sajin, më 14 mars dhe e
përfunduar totalisht me detaje në muajin maj. Po
kështu, për bajpasin e Vlorës dhe Fierit, që sot u
përmendën gjerësisht, harrojmë se problematikat
nuk kanë qenë as shtyrje afatesh nga ana jonë, as
lënie pas dore, por kanë pasur të bënin me
kushtet teknike, si në rastin e rrugës së Elbasanit.
Ndërkohë, në funksion të korridoreve
ekonomike dhe vijimit të përthithjes së
investimeve të huaja, janë realizuar tashmë
proceset e analizës, përzgjedhjes, negocimit dhe
dhënies me koncesion të Rrugës së Arbrit,
projektit të rrugës Orikum-Dukat, projektit të
rrugës Milot-Balldren. Kam vendosur që
projektet e reja do të vijnë për miratim në
parlament për arsye transparence, si dhe për të
debatuar për to.
Gjithashtu, po ju vë në dijeni ecurinë e
rrugëve me fondet e buxhetit për mirëmbajtje
dhe investime: për rrugën Mbrostar – Fier –
Levan rehabilitimi ka përfunduar; për rrugën
Vorë – Kthesa e Rinasit rehabilitimi ka
përfunduar; për rrugën Ura e Bunës – Muriqan
rehabilitimi ka përfunduar.
Në përfundim është mirëmbajtja e projektit
të Bankës Botërore për vitin 2018, ku për rrugën
Gjirokastër – Lazarat rehabilitimi ka përfunduar,
për rrugën Melgushë – Mjedë rehabilitimi është
drejt përfundimit; për rrugën Burrel – Klos
rehabilitimi mbaron në tremujorin e parë të vitit
2019; për rrugën Ura e Kirit – Mjedë,
rehabilitimi është drejt përfundimit; për rrugën
Kthesa e Rinasit – Fushë Krujë rehabilitimi është
drejt përfundimit.
Do të desha të vazhdoja me një strategji, që
në këto momente ka fokusin tonë total, e cila
është Strategjia e Zhvillimit të Transportit
Hekurudhor, projekt i cili tashmë ka marrë udhë
dhe po kthehet në një realitet vital, i cili do të
ndryshojë cilësinë e jetës së qytetarëve. Ndaj do
të desha të ndalesha në detaje te ky projekt, pasi
është premtuar shumë herë nga qeveritë e
mëparshme, por nuk është realizuar kurrë
rikonstruksioni i linjës hekurudhore Tiranë –
Durrës dhe ndërtimi i linjës së re hekurudhore,
që lidh aeroportin ndërkombëtar të Rinasit me
Tiranën.
Po ju bëj një kronologji të shkurtër të
fazave, pasi ky projekt ka marrë tashmë udhë.
Ishte një nga tre projektet fituese të Samitit të
Parisit, i mbajtur në korrik të vitit 2016, ku
konkurronim për fondet grant të BE-së dhe
Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor
gjashtë projekte nga gjashtë vende të Ballkanit
Perëndimor.
Për sa i përket projektit të detajuar
inxhinierik të zbatimit, gjithçka është e
kompletuar dhe e dorëzuar nga firma kontraktore
konsulente në Ministrinë e Infrastrukturës dhe
Energjisë, si dhe pranë administratës së
Hekurudhës Shqiptare që në dhjetor të vitit 2016;
në mars të vitit 2017 është ratifikuar marrëveshja
e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe
BERZH-it për financimin e huas prej 36 milionë
eurosh; në maj të vitit 2017 është firmosur
marrëveshja e projektit ndërmjet hekurudhave
shqiptare dhe BERZH-it; në maj të vitit 2018
është firmosur në Tiranë marrëveshja e grantit
financiar prej 35 milionë eurosh nga fondi i
përbashkët i Ballkanit Perëndimor.
Kontributi financiar i qeverisë shqiptare për
këtë projekt arrin në shumën 16 milionë euro,
nga të cilat 15 milionë janë për shpronësimet e
segmentit të ri nga Kashari deri në aeroportin e
Rinasit dhe 1 milionë është TVSH-ja.
Në datën 25.04.2018 është shpallur gara për
parakualifikimin e tenderuesve për garën e
ndërtimit. Përfundimi i tenderit ndërkombëtar
dhe lidhja e kontratës me kontraktorin e
punimeve ndërtimore parashikohet brenda
tremujorit të parë të vitit 2019, pra deri në fund
të marsit.
Punimet parashikohet të përfundojnë në
vitin 2020 dhe vepra do të vihet në operim në
vitin 2021.
Nuk po vazhdoj më tutje meqenëse
drejtuesja më ka thënë se nuk duhet ta shkel
kohën. Kjo është dita ime e parë në këtë foltore,
ndaj nuk do të desha ta filloja me shkelje. Por
ministria që unë drejtoj ka shumë e shumë
projekte për të treguar dhe unë besoj se do ta
kem rastin ta bëj këtë.
Ju falënderoj shumë për vëmendjen!
Vasilika Hysi – Ju falënderoj zonja
Balluku dhe ju uroj suksese në detyrën e re!
Fjalën e ka ministrja Besa Shahini.
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
54
Besa Shahini – Të nderuar deputetë,
Të nderuar kolegë,
Të nderuar qytetarë të Republikës së
Shqipërisë,
Meqenëse edhe unë, si parafolësja ime, flas
për herë të parë para Kuvendit të Republikës së
Shqipërisë në detyrën e ministres së Arsimit,
Sportit dhe Rinisë, dua të shfrytëzoj rastin të
shpreh mirënjohjen time që më dhatë besimin
duke votuar pro emërimit tim në këtë detyrë.
Unë kam pritur që fjala ime e parë para
këtij institucioni tejet të respektuar të ishte një
moment solemn si për mua, ashtu edhe për
Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, por,
fatkeqësisht, u mbulua me një sërë fyerjesh dhe
shkeljesh të rregullores etike për mënyrën sesi
duhet të funksionojë ky institucion.
Dua t’ju siguroj që, sikurse dje, bëra të
pamundurën dhe u paraqita në Komisionin për
Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, edhe
pse me më pak se dy ditë njoftim, dhe qëndrova
për 1 orë e 45 minuta, derisa ezaurova të gjithë
pjesën që më takon mua si ministre, unë do të
vazhdoj të bashkëpunoj me përkushtim me të
gjitha komisionet e Kuvendit të Republikës së
Shqipërisë, por duhet të më njoftojnë me kohë
dhe të më trajtojnë në mënyrë etike, sipas
rregullave që sigurojnë së pari, respektin për
Kuvendin dhe për institucionin që unë
përfaqësoj, së dyti, dhe mbi të gjitha, qytetarin e
Republikës së Shqipërisë.
Unë nuk do të lexoj fjalën e përgatitur, por
do të kthej disa përgjigje për çështjet që u
ngritën në lidhje me aktin normativ nr. 2, datë
19.12.2018 “Për disa ndryshime në ligjin nr.
109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, i
ndryshuar”’, ku janë reflektuar masat që do të
marrim që të adresojmë kërkesat e dala nga
protesta e studentëve.
Me aktin normativ që po diskutohet sot
është bërë një ndërhyrje e domosdoshme. 300
milionë lekë të reja do të vihen në dispozicion
për rikonstruktimin e konvikteve, duke u shtuar
edhe 16 milionë euro nga qeveria gjermane. Ato
do të mundësojnë ndërhyrjen e domosdoshme në
konviktet e studentëve, të cilat janë lënë për
dekada të tëra pas dore.
Janë shtuar 150 milionë lekë të reja për
kampusin e Universitetit të Durrësit, por ne
duhet të cekim faktin që studentët nuk e ngritën
zërin vetëm për konviktet, por ata kërkuan edhe
reduktimin e tarifave të studimit, që ne po e
përballojmë me një shtesë mbi 2 miliardë lekë të
reja, që do të reflektohet në buxhetin e vitit 2019.
Nga kjo shtesë do të përfitojnë 90 mijë studentë
të IAL-ve publike në Republikën e Shqipërisë.
Studentët kërkuan, gjithashtu, një
bibliotekë me standarde europiane, të cilën ne do
t’ua vëmë në dispozicion brenda 3 vjetësh. Do të
mundësojmë aksesin në një nga bibliotekat më të
mira, me standardet më të larta për çdo student,
çdo pedagog dhe çdo kërkues, që vijon punën
në IAL-të publike në Republikën e Shqipërisë.
Studentët kërkuan edhe kushte më të mira
infrastrukturore, që natyrisht do t’i realizojmë,
ashtu siç është paralajmëruar, në bashkëpunim
me universitetet dhe me bashkitë, duke vënë në
dispozicion të gjithë instrumentin financiar të
dedikuar për ndërtimin e rrugës Thumanë-
Kashar.
Ju falënderoj dhe ju uroj një ditë të mbarë!
Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja
Ministre!
Këtu mbyllen edhe diskutimet në parim për
këtë projektligj.
Kalojmë në fjalën në emër të grupeve
parlamentare!
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Dakord.
Atëherë, mbyllen diskutimet për aktin
normativ.
Kalojmë në çështjen tjetër të rendit të ditës,
në shqyrtimin e projektligjit “Për një ndryshim
në ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen
e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë
shtetit”, i ndryshuar””.
Sipas nenit 73, pika 2 e Rregullores, a ka
pyetje nga kolegët?
Nëse nuk ka pyetje, atëherë kalojmë në
diskutime. Ka vetëm diskutime në emër të
grupeve parlamentare.
Fjalën e ka deputeti Sadi Vorpsi, në emër të
Grupit Parlamentar të PS-së.
Sadi Vorpsi - E nderuar drejtuese e
seancës,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të thuash që opozita i ka kthyer seancat e
Kuvendit në estradë, është një ofendim i padrejtë
për aktorët. Përkundrazi, sjellja e disa deputetëve
dhe për më shumë, e disa krerëve të grupeve, po
u dhuron shqiptarëve një sjellje, që gjendet
vetëm në filmat për të rritur, herë duke dhunuar
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
55
punonjësit e sigurisë, herë duke dhunuar
ambientet e parlamentit, herë duke përdorur një
fjalor, që as në rrugët e Shqipërisë nuk duhet ta
dëgjojmë.
Kisha shumë shpresë se pas kthimit të saj
në komisione dhe në seancë, opozita do të
qëndronte dhe do të diskutonte për projektligjet,
por siç duket vesi del me shpirtin. Busull për
punët e Shqipërisë ajo ka qytetarin dixhital.
Është e disata herë që PD-ja dhe LSI-ja nuk
e konsiderojnë parlamentin si një vend pune, ku
ato janë të detyruara të sjellin më të mirën për
ligjet e këtij vendi. Megjithatë, kam besim se
vlerësimin do ta bëjnë qytetarët, të cilët e
kuptojnë me mençuri se ku dallojmë ne nga
ata.
Po kthehem te projektligji në fjalë. Ne kemi
sjellë sot në Kuvend projektligjin “Për një
ndryshim në ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000,
“Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë
për jashtë shtetit”, i ndryshuar””.
Propozimet për ndryshim të ligjit vijnë si
nevojë e lehtësimit të procedurave për ofrimin e
shërbimeve ndaj shtetasve të Republikës së
Shqipërisë. Ligji ka qenë i kufizuar vetëm në
rastin e pajisjes me pasaportë biometrike, kurse
në rastin e ripajisjes, kufizohej me një fjali të
vetme, e cila adresonte të njëjtat procedura, si në
rastin e pajisjes.
Ky ndryshim është i nevojshëm, si pasojë e
rritjes së fluksit të aplikimeve për ripajisen me
pasaporta të shtetasve shqiptarë, pasi në vitin
2019 mbushen 10 vjet nga data e fillimit të
prodhimit dhe pajisjes së shtetasve shqiptarë me
pasaporta biometrike dhe për rrjedhojë, në këtë
vit mbaron afati i vlefshmërisë së tyre.
Nëpërmjet këtij ndryshimi përcaktohet
qartë se kur shtetasi ka të drejtë të ripajiset me
pasaporta biometrike. Ripajisja me pasaporta
biometrike duhet të ketë disa kushte më
lehtësuese sesa pajisja. Duke u nisur nga
problematikat e hasura në praktikë, është
propozuar mundësia e ripajisjes së shtetasve
shqiptarë me pasaporta biometrike edhe 6 muaj
përpara përfundimit të afatit të vlefshmërisë së
pasaportës së mëparshme, në varësi të shteteve
drejt të cilave do të udhëtojnë apo do të
qëndrojnë qytetarët shqiptarë.
Ky projektligj nuk është parashikuar në
programin e përgjithshëm analitik të
projektakteve të Ministrisë së Brendshme për
vitin 2018, por është në përputhje me politikat e
Këshillit të Ministrave për lehtësimin e
shërbimeve që u ofrohen shtetasve.
Iniciativa për të ndryshuar ligjin në fjalë
është në përputhje të plotë me objektivin e
Këshillit të Ministrave për të lehtësuar qytetarët
nga barra e panevojshme administrative, kur
kanë nevojë për të përfituar një shërbim të
caktuar.
Ndryshimi i propozuar bëhet në kuadër të
lehtësimit të shërbimeve dhe nuk e cenon
sigurinë e pasaportës biometrike, por eliminon
paraqitjen pranë komisariateve të policisë të të
gjithë shtetasve, të cilët janë verifikuar një herë
nga policia, kur kanë aplikuar për pasaportë
biometrike për herë të parë.
Gjithashtu, në projektligj është parashikuar
mundësia e ripajisjes me pasaportë edhe 6 muaj
para mbarimit të afatit të vlefshmërisë së
pasaportës së mëparshme biometrike, në rastet
kur shtetasi udhëton apo qëndron përkohësisht në
shtetet, që kushtëzojnë hyrjen apo qëndrimin në
territorin e tyre, me afatin 6-mujor të
vlefshmërisë së pasaportës. Ky ndryshim bëhet
për t’u dhënë mundësi shtetasve që në kuadër të
lëvizjes së lirë, të mos kushtëzohen nga politikat
e shteteve të ndryshme, në lidhje me kriteret e
hyrjes dhe të qëndrimit në territorin e këtyre
shteteve.
Të nderuar kolegë deputetë,
Projektligji është hartuar në përputhje me
Kushtetutën.
Ndryshimi i propozuar është në përputhje
me legjislacionin kombëtar dhe atë
ndërkombëtar. Ai përbëhet nga 3 nene. Në nenin
1 janë parashikuar rastet kur shtetasi ripajiset me
pasaportë biometrike. Kjo ndodh kur pasaportës i
ka mbaruar afati i vlefshmërisë dhe,
përjashtimisht nga ky rregull shtetasi mund të
ripajiset me pasaportë biometrike edhe para
mbarimit të afatit të vlefshmërisë, pra kur
pasaportës së mëparshme i kanë mbetur edhe 6
muaj nga afati i përcaktuar i vlefshmërisë.
Ky ndryshim është propozuar, siç e
përmenda edhe më lart, duke pasur parasysh
politikat e disa shteteve, të cilat kanë të
përcaktuar në legjislacionin e tyre të brendshëm
kushtin e vlefshmërisë së dokumentit të
udhëtimit. Për analogji, një nga kriteret që
shtetasit shqiptarë duhet të plotësojnë për të dalë
jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë është
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
56
se duhet të posedojnë një pasaportë të vlefshme,
e cila, për të hyrë në zonën Shengen duhet të ketë
minimumi 3 muaj afat vlefshmërie, ndërsa për të
hyrë në shtete të tjera, jashtë zonës Shengen,
duhet të ketë minimumi 6 muaj afat vlefshmërie.
Në nenin 2 është përcaktuar dispozita e
delegimit të nxjerrjes së udhëzimit të ministrit të
Brendshëm, ku do të përcaktohet procedura e
ripajisjes së shtetasve shqiptarë me pasaportë
biometrike të zakonshme dhe dokumentacionin
përkatës.
Në nenin 3 është përcaktuar hyrja në fuqi e
këtij projektligji.
Duke shpresuar në pjesëmarrjen e të gjithë
kolegëve në votim, nisur edhe nga dakordësia
dhe votimi, që bëmë së bashku me kolegët e
opozitës, sepse, në fund të fundit, kemi
përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë, dua t’ju
kujtoj se miratimi i këtij projektligji nuk
shoqërohet me efekte financiare për buxhetin e
shtetit.
Faleminderit!
Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Vorpsi!
Këtu mbyllen edhe diskutimet në parim për
projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr.
8668, datë 23.10.2000 “Për pajisjen e shtetasve
shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, i
ndryshuar””.
Kalojmë në çështjen tjetër të rendit të
ditës, në shqyrtimin e projektligjit “Për
ratifikimin e letërmarrëveshjes ndryshuese të
marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së
Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për
Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin
shtesë të projektit “Siguria e digave”, të
ratifikuar me ligjin nr. 40/2012””.
Sipas nenit 73, pika 2 e Rregullores, a ka
pyetje nga kolegët?
Nëse nuk ka pyetje, atëherë kalojmë në
diskutime.
Kalojmë në fjalën në emër të grupeve
parlamentare!
Fjalën e ka deputeti Besnik Baraj, në emër
të Grupit Parlamentar të PS-së.
Besnik Baraj - Faleminderit!
Do të përpiqem të flas sa më shkurt. Në
Shqipëri ka mbi 600 diga, që sigurisht, kërkojnë
një monitorim të vazhdueshëm.
Nga ana tjetër, duhet bërë shumë kujdes në
drejtim të sigurisë së tyre. Për këtë janë akorduar
fonde të rëndësishme financiare për vlerësimin e
digave, veçanërisht atyre që ndodhen në
kaskadën e lumit Drin dhe në atë të lumit Mat.
Bëhet fjalë për një hua, e cila ka operuar ndër
vite.
Në projektligjin në fjalë do të shqyrtojmë
vetëm rialokimin e fondeve të mbetura mbas
investigimeve që janë bërë në agregatet e
ndryshme të këtyre digave. Pra, nuk bëhet fjalë
për një hua të re, por për përdorimin me
eficiencë të këtyre parave të mbetura mbas
investigimit të këtyre agregateve.
Janë dy elemente të rëndësishme në lidhje
me digat.
E para, është siguria për digat. Unë
shpresoj dhe besoj që institucionet përkatëse janë
në alert të vazhdueshëm, në mënyrë që ne të
mos kemi ngjarje të papritura.
E dyta, është përdorimi me eficiencë i atyre
digave, që kanë të bëjnë me prodhimin e
energjisë elektrike.
Fondi që do të rialokohet është rreth 500
milionë euro. Sigurisht, përdorimi i këtij fondi
do të zgjidhë ato probleme, që janë vënë re nga
vrojtimet e ekspertëve.
Për këto arsye, unë ju ftoj ta votojmë
këtë projektligj.
Faleminderit!
Vasilika Hysi – Faleminderit!
Nuk ka deputetë që janë regjistruar për të
diskutuar.
Atëherë, kalojmë në diskutimet në emër të
grupeve parlamentare.
Fjalën e ka deputetja Evis Kushi, në emër të
Grupit Parlamentar të PS-së.
Evis Kushi - E nderuar drejtuese e seancës,
Të nderuar kolegë,
Qëllimi i këtij projektligji është ratifikimi i
disa ndryshimeve të marrëveshjes së huas
ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe
Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe
Zhvillim (IBRD), për financimin shtesë të
projektit “Siguria e digave”.
Projektligji që po miratojmë sot nuk e prek
në thelb marrëveshjen ekzistuese dhe as shumën
e financimit, e cila mbetet e njëjtë (15,5 milionë
euro), por qëllimi i projektligjit është, së pari, të
bëjë rialokimin e fondeve prej 421 mijë eurosh
nga njëri zë, në një zë tjetër,
Së dyti, është shtyrja e afatit të punimeve.
Rialokimi është i domosdoshëm, sepse
gjatë demontimit të 3 turbinave të para janë vënë
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
57
re disa probleme, që sjellin nevojën për punime
shtesë, të cilat nuk ishin të parashikueshme në
fillim të marrëveshjes, sepse procesi i punës
është i tillë, që problematikat konstatohen vetëm
pas demontimit të turbinave.
Për shkak se këto punime shtesë janë të
nevojshme, bëhet e nevojshme edhe shtyrja e
afatit nga qershori i vitit 2019 në dhjetor të vitit
2020.
Meqenëse jemi në fushën e energjisë dhe të
hidrocentraleve, dua të ndalem shkurt edhe në
një problematikë, që këto ditët e fundit ka
shqetësuar opinionin publik, e kam fjalën për
ndërtimin e HEC-eve në zona të ndryshme të
vendit, si dhe ndikimi i tyre në pasuritë tona
kombëtare, sidomos në ato objekte që janë të
mbrojtura me ligj si monument natyre.
Natyrisht, ne si maxhorancë jemi në
mbështetje të biznesit, të industrisë, të zhvillimit
ekonomik, por asnjëherë në kurriz të mjedisit,
asnjëherë në kurriz të zhvillimit të turizmit, jemi
të vendosur për një ekuilibër, për një raport të
drejtë midis zhvillimit ekonomik, nga njëra anë,
dhe mbrojtjes së mjedisit, nga ana tjetër.
Dua t’i referohem kanionit të Holtës në
Gramsh, jo thjesht se jam deputete e qarkut të
Elbasanit, por sepse ky është një rast që na
shërben jo thjesht si rast për t’u zgjidhur
specifikisht, individualisht, por për t’u
ndërgjegjësuar akoma më shumë, për të pasur më
shumë vëmendje, më shumë kujdes në mbrojtjen
e pasurive tona të rralla natyrore. Ashtu siç është
Holta një kanion i mrekullueshëm, një dhuratë e
natyrës, i cili duhet mbrojtur dhe nuk duhet lënë
të shkatërrohet nga dora e njeriut, po ashtu janë
edhe shumë raste të tjera në sistemin tonë hidrik.
Dua të falënderoj ministren e
Infrastrukturës dhe të Energjisë, si dhe ministrin
e Mjedisit dhe të Turizmit, të cilët reaguan
menjëherë, duke shkuar në vend, komunikuan
me qytetarët dhe i pezulluan menjëherë punimet.
Por, nga ana tjetër, akoma më shumë dua të
falënderoj qytetarët, komunitetin e asaj zone, të
cilët ngritën zërin dhe ndërgjegjësuan opinionin
për këtë problematikë dhe për mbrojtjen e këtij
monumenti natyror. Unë nuk e di nëse ka ndonjë
studim të thelluar, ndonjë analizë, që dëshmon
dobishmëritë apo kufizimet e këtij sektori, pra
ndërtimin e këtyre HEC-eve të vogla në gjithë
sistemin tonë hidrik; nuk e di se cili është
kontributi i tyre ekonomik në raport me efektet
negative ndaj mjedisit.
Gjithashtu, rezulton se ky proces është bërë
jo me përfshirje siç duhet ose në disa raste pa
përfshirjen fare të komuniteteve që preken nga
këto projekte, prandaj kam besim se gjatë kësaj
periudhe që janë pezulluar të gjitha HEC-et dhe
nuk janë vënë ende nuk funksionim, jo vetëm do
të skanohen lejet për të parë ndikimin e tyre në
mjedis, por do të rishikohet edhe e gjithë
procedura e licencimit të HEC-eve, me qëllim
disiplinimin e tyre dhe anulimin e të gjitha atyre
lejeve që janë dhënë në shkelje flagrante të
legjislacionit. E theksoj edhe një herë, ne jemi në
mbështetje të biznesit, në mbështetje të
zhvillimit ekonomik, por jemi për një ekonomi të
gjelbër, jemi për një zhvillim ekonomik të
qëndrueshëm.
Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Kushi!
Këtu mbyllet diskutimi në parim i
projektligjit “Për ratifikimin e letërmarrëveshjes
ndryshuese të marrëveshjes së huas ndërmjet
Republikës së Shqipërisë dhe Bankës
Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim
(IBRD), për financimin shtesë të projektit
“Siguria e digave”, të ratifikuar me ligjin nr.
40/2012””.
Kalojmë në çështjen tjetër të rendit të ditës,
kërkesa e më shumë se ¼ e deputetëve të
Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të Grupit
Parlamentar të Partisë Demokratike dhe të
Lëvizjes Socialiste për Integrim, “Për ngritjen e
komisionit hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë
së veprimeve të organeve të pushtetit ekzekutiv
dhe të institucioneve të tjera shtetërore në
pajisjen e zotit Gent Cakaj me “Certifikatë
sigurie” dhe zbatimi i ligjit për administrimin
dhe përpunimin e informacioneve pa qenë i
pajisur më parë me këtë document, në cilësinë e
tij si zëvendësministër për Europën dhe Punët e
Jashtme apo detyra të tjera shtetërore”.
Sipas nenit 74/2 të Rregullores, nuk ka
diskutime. Në fakt, në bazë të këtij neni nuk janë
regjistruar deputetë, është regjistruar vetëm
deputeti Taulant Balla në emër të Grupit
Parlamentar të Partisë Socialiste.
Taulant Balla – Falënderoj tre deputetët e
Partisë Demokratike dhe një të LSI-së që u
rikthyen në seancë! Ky përkon edhe me numrin
që ju takon në këtë komision hetimor
parlamentar.
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
58
Megjithëse kërkesa për të ngritur një
komision të tillë parlamentar erdhi nga Presidenti
i Republikës, do të ishte mirë që të dyja grupet
parlamentare të opozitës, qoftë ai i Partisë
Demokratike, qoftë ai i LSI-së, por edhe grupi
republikan i Fatmir Mediut të ishin në sallë,
sepse ky është një lloj serioziteti që ju keni për
këtë kërkesë. Kaq sa jeni në sallë tregon se sa
seriozisht e keni marrë këtë kërkesë, megjithatë
detyra jonë është, si gjithmonë që, sa herë të
kërkoni komisione hetimore, ne t’jua miratojmë.
Bashkë me zotin Spaho kemi bërë një punë
shumë të mirë këto dy ditë për ta sjellë
projektvendimin në formë dhe përmbajtje, sipas
ligjit dhe Kushtetutës, sepse projektvendimi, që
ju kishit bërë, kishte plot mangësi. Dua të
falënderoj, në mungesë, kryetarin e grupit të
Partisë Demokratike që kemi arritur në një draft,
i cili do të miratohet pas pak minutash dhe që ka
të bëjë me vendimin për ngritjen e komisionit
hetimor të radhës nga ana e Partisë Demokratike.
Ky komision hetimor, në fakt, si çdo komision
hetimor, është një prej mekanizmave që ka
Kuvendi për të verifikuar implementimin e ligjit
në çdo fushë, të funksionojë normalisht dhe në
fund të kemi një raport, pavarësisht se gjasat, për
aq shumë komisione hetimore që keni kërkuar,
janë pothuajse zero që ju ta çoni një punë deri në
fund, megjithatë nuk po e paragjykoj.
Dua t’jua them troç që procedura e ndjekur
nga të gjitha institucionet shtetërore për këtë rast
është e qartë, është e tëra në zbatim të ligjit.
Mbajeni vëth në vesh, në projektvendim është
thënë shumë qartë që anëtarët e komisionit
hetimor nga të dyja palët duhet të pajisen me
certifikatë sigurie të nivelit sekret, sepse kemi të
bëjmë me një komision hetimor, që do të
administrojë dokumentacione të klasifikuara.
Dhëntë Zoti që ata që janë propozuar nga ana
juaj, të kualifikohen për të marrë këtë lloj
certifikate!
Dy gjëra do të doja të thosha në fund të
kësaj seance. Së pari, është e turpshme që
opozita ka këtë pamje në sallën e Kuvendit kur
votohet akti normativ, i cili mundëson ndërhyrje
të drejtpërdrejtë me investime në konviktet e
Tiranës dhe ato të Durrësit, 3 milionë dollarë në
konviktet e Tiranës dhe 1,5 milionë në Durrës.
Ku jeni ju? Pse nuk vini? Cila është arsyeja pse
nuk vini të votoni?
Na u shqetësua Mona sot në këtë foltore për
6 milionë dollarë që do t’i paguhen Mikrosoft-it
për licencën. Pse nuk e keni thirrur atë deputetin
e vezëve?! Një gjë që do të mbahet mend në
historinë e politikës në Shqipëri është se një njeri
hyri në kryesinë e Partisë Demokratike vetëm
pse qëlloi me vezë. Qëlloi një herë me vezë dhe i
mori vendin dikujt tjetër në kryesinë e partisë.
Turp i madh shumë! Që ta dini, licenca e
Microsoft-it është një detyrim që vijon për shkak
të kontratave të firmosura nga Lala Gjoni Sali
Berisha vite më parë dhe, sigurisht, nëse vite më
parë paguanim më shumë për shkak të
rinegocimit me ta, paguhen më pak për
licencimin e produkteve që përfiton qeveria
shqiptare nga Microsoft-i. Kështu që, sqarojeni
edhe Monën, edhe Lulin, që janë detyrime që
Shqipëria paguan ende për ato kontrata që kanë
firmosur ata.
E fundit, por jo për nga rëndësia, është më e
rëndësishmja në fakt, apeli im në emër të Grupit
Parlamentar të Partisë Socialiste drejtuar Partisë
Demokratike: ne nuk duam dhe nuk do të donim
të negocionim apo të kushtëzonim çdo kërkesë
tuajën për çdo komision, por javën e kaluar kemi
zgjatur edhe me 30 ditë afatin e Komisionit të
Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Vetëm 30 ditë,
që do të thotë se në datën 23 shkurt ky komision
mbaron. E mirëkuptoj që deri në datën 16 ju nuk
votoni dot, nuk silleni si proeuropianë, është
çështje që jua mirëkuptojmë, mbaroni protestën,
por në seancën e datës 21 shkurt duhet të vini
këtu për të votuar së bashku reformën zgjedhore.
Kështu që, sa i përket komisionit, ai duhet
të ngrihet. Ne kemi dhënë emrat e anëtarëve dhe
jam informuar që edhe ju sapo i keni sjellë emrat
e anëtarëve. Punë të mbarë komisionit! Gërmoni,
gërmoni, se e dini çfarë do të gjeni!
Faleminderit!
Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Balla!
Mbyllet diskutimi në parim për kërkesën e
më shumë se 1/4-s së deputetëve të Kuvendit,
anëtarë të grupeve parlamentare të Partisë
Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për
Integrim “Për ngritjen e komisionit hetimor “Për
kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të
organeve të pushtetit ekzekutiv dhe
institucioneve të tjera, për pajisjen me
“certifikatë sigurie” të zotit Genc Cakaj” dhe
zbatimin e ligjit për administrimin dhe
përpunimin e informacioneve, pa qenë i pajisur
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
59
më parë me këtë dokument për cilësinë e tij si
zëvendësministër për Europën dhe Punët e
Jashtme apo detyra të tjera shtetërore”. Titull më
të gjatë nuk kisha lexuar e dëgjuar ndonjëherë!
Çështja tjetër e rendit të ditës është dekreti i
Presidentit të Republikës nr. 11063, datë 19 janar
2019 “Për propozimin e kryetarit të Kontrollit të
Lartë të Shtetit”. Për këtë çështje nuk ka të
regjistruar as deputetë, as në emër të grupeve
parlamentare.
Kalojmë në çështjen tjetër të rendit të ditës,
projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin
nr. 74/2018 “Për ngritjen e Komisionit të Pavarur
për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e
Zbatimit të Ligjit nr. 115 të vitit 2016 “Për
organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës
dhe nenit 55 të Rregullores së Kuvendit, ky
projektvendim kërkon një shumicë të thjeshtë
votash për miratim. Nga deputeti është propozuar
ndryshimi i pikës 10 të vendimit nr. 74 të vitit
2018 “Për ngritjen e Komisionit të Pavarur për
Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e
Zbatimit të Ligjit nr. 115 të vitit 2016 “Për
organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”
lidhur me masën e shpërblimit të anëtarëve të
këtij komisioni. Projektvendimin e keni të gjithë
përpara, të nderuar kolegë. Ky projektvendim
është për votim.
Është edhe një projektvendim tjetër “Për
disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 100
të vitit 2017 “Për caktimin e anëtarëve
zëvendësues në përbërje të komisioneve të
përhershme të Kuvendit të Shqipërisë”.
Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës
dhe nenit 55 të Rregullores së Kuvendit, ky
projektvendim kërkon një shumicë të thjeshtë
votash për miratim. Është bërë me propozim të
kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë
Socialiste, zotit Taulant Balla, ku caktohen
deputetë si anëtarë zëvendësues në komisionet e
përhershme: në Komisionin e Ligjeve caktohet si
anëtare zëvendësuese zonja Adelina Rista, në
vend të zonjës Ermonela Felaj, dhe zonja Edlira
Bode në vend të zotit Arben Pëllumbi; në
Komisionin e Sigurisë Kombëtare caktohen si
anëtarë zëvendësues zoti Adnor Shameti, në
vend të zonjës Klodiana Spahiu, dhe zonja
Vasilika Hysi; në Komisionin e Veprimtarive
Prodhuese caktohet si anëtar zëvendësues zoti
Ilir Pendavinji; në Komisionin e Edukimit
caktohet si anëtar zëvendësues Sadi Vorpsi.
Çështja tjetër në rendin e ditës, e cila është
për votim, është projektvendimi “Për disa
ndryshime në vendimin nr. 102/2017 “Për
ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar
për Realizimin e Reformës Zgjedhore”, të
ndryshuar”.
Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës
dhe nenit 55 të Rregullores së Kuvendit, ky
projektvendim kërkon një shumicë të thjeshtë
votash për miratim. Nga grupi parlamentar i
maxhorancës parlamentare është propozuar zonja
Blerina Gjylameti bashkëkryetare e Komisionit
për Reformën Zgjedhore, në vend të zotit Bledar
Çuçi. Gjithashtu, deputeti Damian Gjiknuri
caktohet anëtar i komisionit. Edhe ky
projektvendim është për votim.
Të nderuar kolegë, bëhemi gati për votim.
2 minuta pushim sa të vijë Kryetari i
Kuvendit.
U lutem të gjithë deputetëve që janë në
këmbë të zënë vendet dhe të bëjnë gati kartat,
pasi do të fillojmë me votimin.
(Drejtimin e seancës e merr zoti Ruçi.)
Gramoz Ruçi - Të hiqen kartat e
deputetëve që nuk janë prezentë në sallë.
Zoti Balla, a jeni gati?
Rifillojmë seancën.
Fillojmë me aktin normativ nr. 2, datë
19.12.2008 “Për disa ndryshime në ligjin nr.
109/2017 “Për buxhetin e vitit 2018”, të
ndryshuar.
Hapet votimi për prezencën.
Ju lutem, merrni pjesë në votim!
80 deputetë janë prezentë.
Procedura e votimit, një votim me
elektronikë, votimi është i hapur. Kërkohet
shumicë e thjeshtë votash.
Hapet votimi me elektronikë.
Mbyllet votimi.
76 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
Miratohet akti normativ.
Vazhdojmë me projektligjin “Për një
ndryshim në ligjin nr.8668, datë 23.10.2000 “
Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë
për jashtë shtetit, të ndryshuar”.
Hapet votimi në parim me elektronikë.
Mbyllet votimi.
76 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
Miratohet në parim.
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
60
Vazhdojmë votimin nen për nen me kartonë
sipas variantit të propozuar, meqenëse
komisioni përgjegjës nuk ka vërejtje.
Neni 1. Kush është pro? Kundër? Nuk ka.
Abstenim? Nuk ka.
Miratohet.
Neni 2. Kush është pro? Kundër? Nuk ka.
Abstenim? Nuk ka.
Miratohet.
Neni 3. Kush është pro? Kundër? Nuk ka.
Abstenim? Nuk ka.
Miratohet.
Kalojmë në votimin në tërësi.
Hapet votimi me elektronikë.
Mbyllet votimi.
76 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
Miratohet.
Vazhdojmë me projektligjin “Për
ratifikimin e letërmarrëveshjes ndryshuese të
marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së
Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për
Rindërtim dhe Zhvillim për financimin shtesë të
projektit “Siguria e digave””.
Hapet votimi në parim me elektronikë.
Mbyllet votimi.
76 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
Miratohet në parim.
Kalojmë në votimin nen për nen me
kartonë, me vërejtjet e paraqitura nga komisioni
në lidhje me teknikën legjislative.
Neni 1. Kush është pro? Kundër? Nuk ka.
Abstenim? Nuk ka.
Miratohet.
Neni 2. Kush është pro? Kundër? Nuk ka.
Abstenim? Nuk ka.
Miratohet.
Kalojmë në votimin në tërësi me
elektronikë.
Hapet votimi.
Mbyllet votimi.
76 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
Miratohet në tërësi.
Vazhdojmë me komisionin hetimor të
kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë
Demokratike dhe nga ai i Lëvizjes Socialiste për
Integrim.
Ju bëj me dije se në Konferencën e
Kryetarëve, kur u diskutua kjo kërkesë, grupet
parlamentare kanë rënë dakord për variantin që
keni përpara. Pra do të votohet varianti i
dakordësuar.
Gjithashtu, ju njoh edhe me emrat e
paraqitur nga grupet parlamentare: Enkelejd
Alibeaj, kryetar, Ermonela Felaj,
zëvendëskryetare, Xhemal Qefalia, anëtar,
Klotilda Bushka, anëtare, Alket Hyseni, anëtar,
Spartak Braho, anëtar, Ervin Salianji, anëtar,
Xhemal Gjunkshi, anëtar, dhe Luan Rama,
anëtar.
Hapet votimi me elektronikë.
Mbyllet votimi.
74 vota pro, 2 vota abstenim.
Miratohet.
Vazhdojmë me dekretin e Presidentit të
Republikës nr.11063, datë 19.01.2019 “Për
propozimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të
Shtetit”.
Mbështetur në nenin 78 të Kushtetutës dhe
në nenin 55 të Rregullores së Kuvendit, kryetari i
Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhet me shumicë
të thjeshtë votash.
Në mbështetje të nenit 162, pika 2, të
Kushtetutës dhe nenit 19, pika 2, të ligjit nr.
154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e
Kontrollit të Lartë të Shtetit”, kryetari i
Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhet nga
Kuvendi me propozim të Presidentit të
Republikës. Presidenti i Republikës me dekretin
nr. 11063, datë 19.01.2019 ka propozuar zotin
Bahri Shaqiri.
Votimi është i hapur.
Hapet votimi me elektronikë për zotin
Bahri Shaqiri, për postin e kryetarit të Kontrollit
të Lartë të Shtetit.
Mbyllet votimi.
77 vota kundër, asnjë pro, asnjë abstenim.
Nuk miratohet.
Projektvendim “Për një ndryshim në
vendimin nr. 74/2018 “Për ngritjen e Komisionit
të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe
Ndjekjen e Zbatimit të Ligjit nr. 115/2016 “Për
organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Për këtë projektvendim votimi është i
hapur.
Hapet votimi elektronik.
Mbyllet votimi.
77 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
Miratohet.
Vazhdojmë me projektvendimin “Për disa
ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 100/2017
“Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në
përbërjen e komisioneve të përhershme të
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 31 JANAR 2019
61
Kuvendit”, sipas propozimeve që lexoi
zëvendëskryetarja në seancën e mëparshme.
Hapet votimi elektronik.
Mbyllet votimi.
77 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
Miratohet.
Vazhdojmë me projektvendimin “Për disa
ndryshime në vendimin nr.102/2017 “Për
ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për
realizimin e reformës zgjedhore” të ndryshuar””.
Sekretari për Procedurat dhe Votimin
Alket Hyseni
Drejtori i Shërbimit të Botimeve
Parlamentare
Krenar Hajdëri
Për këtë projektvendim votimi është ihapur.
Hapet votimi me elektronikë.
Mbyllet votimi.
77 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
Miratohet.
Këtu mbyllet seanca për ditën e sotme.
Faleminderit!
(Seanca u mbyll në orën 17:00)
Kryetari i Kuvendit
Gramoz Ruçi
top related