punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra...
Post on 23-Jan-2020
199 Views
Preview:
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI''
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI: FILLOR
PUNIM DIPLOME
EMRI SI PJESË E LIGJËRATËS TEK VEPRA "PA FAMILJE" E
AUTORIT HEKTOR MALO
Mentorja: Kandidatja:
Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli- Kryeziu Elza Mehmeti
Gjakovë, 2019.
2
MIRËNJOHJE
Në radhë të parë dua të falënderoj familjen time që gjithmonë më mbështetën dhe dhanë
një kontribut të veçantë në përkrahjen time, motivimin dhe besimin e dhënë në finalizimin e këtij
punimi, faleminderit për mbështetjen, motivimin, mundin dhe sakrificat që bëni për mua.
Dua të shpreh falënderimet e mia dhe mirënjohje për profesoreshën Sindorela Doli-
Kryeziu, për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmesën e dhënë për realizimin e këtij punimi.
Si dhe falënderime mbarë shoqërisë, ku bashkë kaluam momente të bukura dhe gjithmonë ishim
pranë njëri-tjetrit.
Gjithmonë falënderuese!
3
Unë_______________________________________ me profesion lektor, nën përgjegjesi morale
dhe materiale, më dt. _______________________________ jap këtë:
DEKLARATË
Me të cilën deklaroj, se kam lektururar temen e nivelit Baçelor, me titull: "Emri si pjesë e
ligjeratës tek vepra "Pa familje" e autorit Hektor Malo", të kandidatit:
___________________________________.
Vendi: ____________________ Lektore: __________________
Data: _____________________ Nënshkrimi:_______________
4
PËRMBAJTJA
ABSTRAKT……………………………………………………………………………………..6
HYRJE..........................................................................................................................................7
KAPITULLI I...............................................................................................................................8
1. MORFOLOGJIA....................................................................................................................8
KAPITULLI II..............................................................................................................................9
2. EMRI........................................................................................................................................9
2.1. Grupet leksiko-gramatikore të emrave......................................................................10
2.1.1. Emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm..................................................................10
2.1.2. Emrat konkret dhe abstrakt....................................................................................11
2.1.3. Emrat përmbledhës dhe të lëndës...........................................................................12
KAPITULLI III............................................................................................................................13
3. KATEGORITË GRAMATIKORE TË EMRIT.......................................................................13
3.1. Kategoria e gjinisë.................................................................................................................13
3.1.1. Klasifikimi i emrave në gjini..................................................................................13
3.1.2. Gjinia tek emrat e frymorëve.................................................................................14
3.1.3. Emrat e dygjinshëm (ambigjen).............................................................................15
3.1.4. Gjinia asnjanëse.....................................................................................................15
3.2. Kategoria e numrit................................................................................................................17
3.2.1. Njohuri të përgjithshme.........................................................................................17
3.3. Kategoria e rasës..................................................................................................................19
3.3.1. Njohuri të përgjithshme........................................................................................19
3.3.2. Funksionet kryesore të rasave..............................................................................19
3.4. Tipat e lakimit......................................................................................................................21
3.4.1. Lakimi i parë.........................................................................................................21
3.4.2. Lakimi i dytë.........................................................................................................22
3.4.3. Lakimi i tretë........................................................................................................23
3.4.4. Lakimi i katërt......................................................................................................24
3.5. Kategoria e shquarsisë dhe e pashquarsisë..........................................................................26
3.5.1. Njohuri të përgjithshme për trajtën e shquar..........................................................26
3.5.2. Përdorimet kryesore të trajtës së shquar................................................................27
5
3.5.3. Njohuri të përgjithshme për trajtën e pashquar......................................................29
3.5.4. Përdorimet kryesore të trajtës së pashquar.............................................................29
KAPITULLI IV...........................................................................................................................30
4. FORMIMI I EMRAVE...........................................................................................................30
KAPITULLI V............................................................................................................................32
5. Emri në veprën "Pa Familje" e Hektor Malo..........................................................................32
5.1. Vepra "Pa Familje" - Hektor Malo.......................................................................................37
5.2. Biografia e autorit Hektor Malo...........................................................................................38
PËRFUNDIM.............................................................................................................................39
LITERATURA...........................................................................................................................40
6
ABSTRAKT
Si temë studimi në këtë punim është analiza e emrit si pjesë e ligjëratës, tek vepra për
fëmijë "Pa Familje", e Hektor Malos. Objekti i punimit të diplomës sime është i mirë trajtuar, por
shtruarja dhe zgjidhja e problemeve në një temë të tillë kërkon një studim të thellë.
Emri si pjesë e ligjëratës ka rëndësi mjaft të madhe, sepse kontakti i fëmijës përkatësisht i
nxënësve me emrin në gjuhën shqipe fillon shumë herët. Edhe vepra që kam zgjedhur për analizë
për këtë temë ka një ndërtim të veçantë që lidhet drejtëpërdrejtë me botën e fëmijëve dhe
iluzionin që kanë ata.
Secila histori ngërthen në vete sekrete që zbulohen me leximin e veprës. Në këtë vepër
kemi përdorim të madh të emrave që e bëjnë veprën akoma më atraktive për t'u lexuar.
Fjalët kyçe: emri, vepër, nxënësit, analizë, histori.
7
HYRJE
Në këtë punim diplome jam munduar t'i shfrytëzoj të gjitha njohuritë e marra gjatë këtyre
viteve të studimit dhe të reflektoj mbi këto njohuri, duke shfrytëzuar literaturë të përshtatshme në
mënyrë që ky punim të jetë sa më i kompletuar.
Kapitulli i parë i këtij studimi ka të bëjë me morfologjinë, përkatësisht me objektin e saj.
Kapitulli i dytë përfshin njohuri të përgjithshme për emrin si pjesë e ligjëratës si dhe
grupet leksiko - gramatikore të emrit.
Në kapitullin e tretë kam përmbledhur kategoritë gramatikore të emrit duke folur në
veçanti për secilën prej tyre, ku perfshihen gjinia, numri, rasa, tipet e lakimit, si dhe kategoritë
gramatikore të shquarsisë dhe të pashquarsisë.
Ndërsa, në kapitullin e katërt është analizuar emri dhe formimi i tij me anë të
parashtesave dhe prapashtesave.
Dhe në kapitullin e fundit kam folur për autorin, jetën dhe veprimtarinë e tij dhe kam
shkëputur pjesë nga vepra ''Pa Familje'' e Hektor Malos.
8
KAPITULLI I
MORFOLOGJIA
Morfologjia (nga greqishtja morfeformë dhe logosfjalë, dije) është ajo pjesë e
gramatikës, që merret në radhë të parë me studimin e trajtëformimit d.m.th. studimin e formave
të ndryshme, që marrin fjalët e lakueshme (emrat, mbiemrat, përemrat, numërorët) ose të
zgjedhueshme (foljet), si dhe me studimin e këtyre formave. Por, në një vështrim më të gjerë
morfologjia merret me klasifikimin e fjalëve në kategori leksiko - gramatikore që quhen pjesë të
ligjeratës1.
Pra, objekt studimi për morfologjinë është fjala, e cila në këtë pjesë të gramatikës
studiohet edhe si pjesë e ligjëratës, edhe nga pikëpamja e formave dhe e kuptimeve gramatikore
përkatëse.
Në këtë mënyrë morfologjia dallohet qartë nga leksikologjia, e cila ka si objekt studimi
po fjalën, por e vështron këtë si njësi të fjalorit, d.m.th. si njësi që shërben për të emërtuar një
send, një veprim, një rrethanë etj. Morfologjia studion edhe disa klasë fjalësh, që nuk e
ndryshojnë formën si: parafjalët, lidhëzat, pjesëzat, pasthirrmat2.
Morfologjia nuk merret me studimin e fjalëve të veçanta. Ajo studion veçoritë e
përbashkëta të fjalëve të së njejtës klasë, duke nxjerrë kështu rregulla me karakter të veçantë, që
kanë vlerë për mbarë klasën e dhënë, e si rrjedhim, edhe për secilën nga fjalët e asaj klase.
Kështu p.sh., paradigma e lakimit të emrave sipas tipit të lakimit, në rasat e ndryshme të trajtës
së pashquar dhe të së shquarës në njëjës dhe shumës, ka vlerë për gjithë klasën e emrave, pra
edhe për çdo emër të veçantë, i cili lakohet sipas tipit të lakimit përkatës. Po kështu, edhe
paradigma e zgjedhimit të foljeve sipas tipit të zgjedhimit, në mënyrë e kohë të ndryshme, ka
vlerë për gjithë klasën e foljeve, pra edhe për secilën folje të veçantë3.
1 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe & E. Likaj,“Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tiranë,
2002, f. 29. 2 A. Jashari & B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f. 129. 3 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe & E. Likaj,“Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tiranë,
2002, f. 29-30.
9
KAPITULLI II
2. EMRI
Emër quhet ajo pjesë e ligjeratës që emërton qenie të gjalla dhe sende dhe ka kategoritë
gramatikore të gjinisë, të numrit, të rasës, të lakimit dhe të shquarsisë e të pashquarsisë.
Nga pikëpamja kuptimore në klasën leksio - gramatikore të emrave përfshihen fjalë të
ndryshme që mund të emërtojnë veta e frymorë të tjerë (njeri, burrë, grua; ka, dele, flutur), sende
konkrete (gur, dru, shtëpi, qytet, mal), dukuri të realitetit (dimër, furtunë, tërmet, shi, borë), cilësi
(bukuri, dashuri, mirësi, shkathtësi), veprime ose gjendje (ecje, drejtim, përkrahje, lodhje, tmerr),
nocione abstrakte (e mira,e vërteta)4.
Duhet të kemi parasysh se cilësitë që mund të emërtojnë emrat, merren të shkëputura nga
bartësi i tyre, d.m.th abstraktohen. Për të sqaruar këtë, mjafton të krahasojmë disa emra që
emërtojnë cilësi, me mbiemrat që u përgjigjen: gjatësi - i gjatë, trimëri - trim, drejtësi - i drejtë.
Kjo duket qartë, po të krahasojmë disa emra që emërtojnë veprime, me foljet që u përgjigjen:
punim-punoj, lëvizje- lëviz, mbyllje- mbyll, ndarje- ndaj.
Në gjuhën shqipe ka emra që emërtojnë cilësi (ashtu si mbiemrat ) dhe veprime a gjendje
(ashtu si foljet). Mbiemrat tregojnë cilësi që u përkasin sendeve, pra emrave të caktuar, kurse
cilësitë që tregojnë emrat janë shkëputur nga mbartësi i tyre, d.m.th ato dallohen (veçohen).
Joana është një vajzë e bukur dhe inteligjente.
Bukuria dhe inteligjenca e saj i habiti të gjithë.
Gjithashtu, emrat që tregojnë veprime a gjendje, dallohen nga foljet, sepse veprimi a
gjendja janë të shkëputura nga personi a sendi që e kryejnë, si dhe nga koha kur kryhet.
Biçikleta ecte në rrugën e larë nga shiu.
Ecja me shpejtësi është e rrezikshme.
Nga pikëpamja sintaksore, emri kryen shumë funksione, ndryshe nga pjesët e tjera të
ligjëratës, që i kanë më të kufizuara këto funksione. Emri përdoret si kryefjalë, përcaktor,
ndajshtim, rrethanor, kallëzuesor etj5.
4 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe & E. Likaj,“Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tiranë,
2002, f. 82. 5 A. Jashari & B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f. 157-158..
10
2.1. GRUPET LEKSIKO - GRAMATIKORE TË EMRAVE
Duke u mbështetur në kuptimin e tyre të përgjithshëm leksikor dhe në veçoritë
morfologjike, gjithë emrat e gjuhës shqipe ndahen, së pari në emra të përgjithshëm e në emra të
përveçëm.
Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më
vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës.
2.1.1. EMRA TË PËRGJITHSHËM DHE TË PËRVEÇËM
Emrat e përgjithshëm emërtojnë një klasë të tërë qeniesh të gjalla e sendesh sipas tipareve
të përbashkëta të tyre (dele, ujk, nxënës, nënë, fletore, traktor, revolucion, çlirim, fitore, urdhër)
ose secilën prej këtyre qenieve e sendeve (ky plep, kjo shkollë).
Këta përbëjnë shumicen e emrave. Emrat e përgjithshëm, pra, shërbejnë për të emërtuar
në mënyrë të përgjithësuar qeniet e gjalla e sendet e së njejtës klasë, kuptimi i tyre përfaqëson
unitetin dialektik të së përgjithshmes me të veçantën në gjuhë.
Emrat e përveçëm janë fjalë që emërtojnë veta, frymorë të tjerë dhe sende të veçanta, që
bëjnë pjesë në një klasë sendesh pa pasur në vetvete asnjë tregues të veçantë të klasës së cilës i
përkasin si p.sh. (Petrit, Agron, Balo, Berat, Kora, Myzeqe, Sazan).
Në emrat e përveçëm përfshihen;
Emrat dhe llagapet e njerëzve, pseudonimet: Vjollcë, Flutur, Genc, Shpëtim,
Konstandin Kristoforidhi, Shkurte Vata etj.
Emrat e kafshëve: Balo, Kuqal, Laro, Murro;
Emrat gjeografikë të lumenjve, maleve, deteve, shteteve, krahinave, qyteteve etj., si:
Drin,Tomor, Mesdhe, Karaburun, Shqipëri, Azi, Krujë etj.
Emrat e trupave qiellorë: Arusha e vogël, Jupiteri, Marsi etj.
Titujt e veprave letrare, të gazetave e të revistave: "Lulet e Verës ", "Vargjet e Lira"
etj6.
Emrat e përveçëm dallohen nga emrat e përgjithshëm edhe nga ana gramatikore, ku emrat
e përveçëm përdoren vetëm në një numër (zakonisht në njëjës), ndërsa emrat e përgjithshëm në
6 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe & E. Likaj,“Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tiranë,
2002, f. 82-83.
11
të dy numrat. Në disa raste të veçanta edhe emri i përveçëm mund të përdoret në shumës, kur
duam të tregojmë, p.sh. me anë të llagapit, tërë njerëzit që e mbajnë atë (Kolgjinajt, Sinoymerajt)
ose disa njerëz me të njejtin emër:
Në klasën tonë ka dy Petritë.
Në rrethin e Tiranës ka dy Selita.
Kufiri që ndan emrat e përveçëm nga emrat e përgjithshëm nuk është i mbyllur, shumë
emra të përveçëm njerëzish ose vendesh kanë dalë prej emrave të përgjithshëm; Bukuri, Gëzim,
Lule, Sokol, Vjollcë, Dardhë etj.
Dallimet leksikore dhe gramatikore midis emrave të përveçëm dhe të përgjithshëm janë
pasqyruar edhe në drejtshkrim. Emrat e përveçëm shkruhen gjithmonë me shkronjën e parë të
madhe7.
2.1.2. EMRAT KONKRET DHE ABSTRAKT
Emrat konkret shënojnë frymorë, sende dhe dukuri të ndryshme, që mund të veçohen nga
sendet, frymorët dhe dukuritë e tjera të po asaj klase dhe për këtë arsye mund të numërohen. Pra,
emrat konkret emërtojnë sende të numërueshme, prandaj mund të quhen edhe emra të
numërueshëm: det, libër, lopë, mal, njeri, qytet etj.
Gjithë emrat konkret, nga pikëpamja morfologjike, karakterizohen nga fakti se mund të
marrin numërorë themelorë: një njeri, dy njerëz, një qytet, katër qytete dhe të përdoren në të dy
numrat, në njëjës dhe shumës: qytet-qytete, shkollë-shkolla, libër - libra.
Emrat abstrakt janë fjalë që tregojnë veprime, gjendje, cilësi dhe veçori të abstraktuara
ose nocione abstrakte: lëvizje, vrapim, durim, dyshim, gjelbërim, trimëri, art, kujtesë, liri, lavdi
etj.
Emrat abstrakt mund të përdoren pjesërisht edhe në shumës, kjo ndodh kur ata pësojnë
një ndryshim në kuptimin e tyre leksikor. Kjo u jep mundësi të përcaktohen herë-herë edhe nga
numërorë themelorë ose nga fjalë që tregojnë sasi të pacaktuara, p.sh.: fatkeqësitë, tri fatkeqësi;
kalimet, tri kalime; kokëçarje, shumë kokëçarje; lëvizjet, tri lëvizjet etj8.
7 A. Jashari & B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f. 159. 8 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe & E. Likaj,“Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tiranë,
2002, f. 84.
12
2.1.3. EMRAT PËRMBLEDHËS
Emrat përmbledhës emërtojnë një tërsi vetash, kafshësh ose sendesh të një fare, në
formën e numrit njëjës. Ndryshe nga emri i numrit shumës, emri përmbledhës emërton një
shumicë sendesh të njëllojta si një tërsi të pandarë dhe nga pikëpamja sasiore, të
panumërueshme. Kjo del e qartë kur krahasojmë format e numrit shumës të disa emrave me
emrat përmbledhës që janë formuar prej tyre: djemtë, dy djem, tre djem - djalëria; gratë, dy gra,
tri gra - graria9.
Emrat e lëndës janë fjalë që emërtojnë një lëndë homogjene, që mund të ndahet në pjesë
dhe të peshohet, por që nuk mund të numërohet. Nga kuptimi i tyre leksikor emrat e lëndës janë
fjalë të ndryshme, që mund të emërtojnë: prodhime ushqimore, kultura bujqësore, metale e
minerale, prodhime kimike etj.; djathë, dhallë, gjizë, hime, hirrë, kos, mjaltë, qumësht etj.
Emrat e lëndës përdoren vetëm në një numër. Shumica kanë vetëm formën e njëjësit dhe
pak emra vetëm ata të shumësit.
Meqenëse tregojnë një masë lënde që nuk mund të numërohet, matet e të peshohet, emrat
e lëndës kanë mundësi të përcaktohen nga fjalë që tregojnë një sasi të pacaktuar, si: shumë, pak,
ca: shumë qymyr, pak djathë, ca duhan, pak benzinë etj10.
9 A. Jashari & B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f. 160.. 10 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f. 77.
13
KAPITULLI III
3. KATEGORITË GRAMATIKORE TË EMRIT
3.1. KATEGORIA E GJINISË
Gjinia është një nga kategoritë gramatikore më karakteristike për emrat në gjuhën shqipe.
Kategorinë e gjinisë e kanë të gjithë emrat e gjuhës shqipe. Emri në gjuhën shqipe ka tri gjini:
gjininë mashkullore, femërore dhe gjinia asnjanëse.
Gjinia e emrit zakonisht përcaktohet nga mbaresat që merr emri në rasën emërore, në
trajtën e shquar, në numrin njëjës.
Emrat e gjinisë mashkullore dhe femërore mund të dallohen dhe nga fjalët përcaktuese;
si: ky libër, libër i ri, kjo shkollë, shkollë e re11.
Gjinia e emrave mund të dallohet edhe morfologjikisht, nga tipi i lakimit, p.sh.: mali -
malit (m), fusha - fushës (f ),sipas tipit të lakimit, gjinia e një emri mund të dallohet vetëm në
njëjës, sepse në shumës lakimi njësohet.
3.1.1. KLASIFIKIMI I EMRAVE NË GJINI
Për dallimin e gjinisë së emrave në gjuhën shqipe mbështetemi në mjete të jashtme. Këto
mjete të jashtme janë:
1. Mbaresat rasore të trajtës së pashquar e të shquar njëjës;
Janë të gjinisë mashkullore ata emra që në rasën emërore, në trajtën e shquar,
njëjës marrin mbaresën -i ose -u, p.sh; lumi, libri, vëllai, kroi, mali, studenti,
njeriu,bariu, veriu etj.
Janë të gjinisë femërore ata emra që në rasën emërore, në trajtën e shquar, në
numrin njëjës marrin mbaresën -a ose -ja, p.sh.; nëna, shkolla,vegla, shtëpia,
dritarja, rrufeja et.j
11 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f. 77.
14
Janë të gjinisë asnjanëse ata pak emra që në rasën emërore, në trajtën e shquar, në
njëjës marrin mbaresën -t(ë), p.sh; kryet, të folurit, të menduarit, të qarët, të zitë,
të kuqtë, të ftohtët, të nxehtët etj.
2. Mbiemrat dhe fjalët e tjera përcaktuese si përemrat ky, kjo, ai, ajo, im, ime etj.;
2.1. Fjalët përcaktuese që marrin emrat, përshtaten në gjini me emrin të cilit i
përkasin: libër i ri, shkollë e re, ky libër, kjo shkollë.
3. Tingulli fundor i temës12.
Si tingull fundor të temës, në përgjithësi, emrat mashkullorë kanë një
bashkëtingullore, kurse emrat femërorë një zanore13.
3.1.2. GJINIA TEK EMRAT E FRYMORËVE
Tek emrat e frymorëve përcaktimi i gjinisë bëhet, jo vetëm nga pikëpamja morfologjike
(me anë të mbaresave), por edhe sipas kuptimit leksikor.
Emrat e gjinisë femërore që emërtojnë frymorë, mund të kenë rrënjë të ndryshme nga
gjinia emrave që emërtojnë frymorë, e formojnë gjininë femërore duke i shtuar temës së emrit të
gjinisë mashkullore një nga këto prapashtesa:
-e: punëtor-punëtore, shitës-shitëse, gjysh-gjyshe, mjek-mjeke, fshatar-fshatare etj.;
-ë: plak - plakë, zog -zogë, kunat- kunatë etj.;
-eshë: princ - princeshë, profesor- profesoreshë, luan - luaneshë, drejtor-drejtoreshë etj.;
-ushë: ari - arushë, dre- drenushë etj14.
12 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe & E. Likaj,“Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tiranë,
2002, f. 89-90. 13A. Jashari & B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f. 161-162. 14 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f. 78.
15
3.1.3. EMRAT E DYGJINSHËM (AMBIGJENË)
Shumica e emrave në gjuhën shqipe përdoren në një gjini të caktuar, si në njëjës, ashtu
edhe në shumës. Vetëm në disa tipa shumësi me prapashtesa, ndodh ndërrimi i gjinisë nga
mashkullore në femërore, kështu formohet një grup i veçantë emrash të dygjinshëm, që qëndron
midis gjinisë mashkullore dhe femërore.
Ndërrimi i gjinisë vërtetohet edhe në shumësin e disa emrave të lëndës me prapashtesën -
ra; me këta shkojnë edhe emrat mall e fshat që në njëjës përdoren si mashkullore: djathëra të
kripura, ujëra të ftohta, leshra të dredhura, vajra të ndryshme, mallra të mira, fshatra të reja15.
3.1.4. GJINIA ASNJANËSE
Gjinia asnjanëse, në gjuhën e sotme shqipe përbën një kategori që vjen vazhdimisht duke
humbur. Ajo është duke u redukutuar në një numër të kufizuar fjalësh dhe me humbjen,
pothuajse, plotësisht të gjinisë asnjanëse të fjalëve përcaktuese (të mbiemrave, të përemrave
dëftorë e pronorë). Në këtë gjini janë përfshirë:
Emra lëndësh: ujë, gjalpë, gjak, grurë, mish, djathë, plehër etj.
Emra të pjesëve të trupit: ballë, sy, tru, bark, vesh etj.
Emra sendesh: rrjetë, shtrat etj.
Emra vendesh: krua, kopësht etj.
Emra abstraktë: dëm, faj, muaj, peng, mend etj.
Emra të formuar nga mbiemra të mirëfilltë: të keqtë, të bardhtë etj.
Emra të formuar nga mbiemra prejpjesorë: të dalë-të, të ngrënë-të etj16.
Janë të gjinisë asnjanëse:
a) Disa emra të prejardhur nga foljet. Këta quhen emra prejfoljorë ose prejpjesorë.
b) Disa emra të prejardhur nga mbiemrat, që quhen mbiemra prejmbiemërorë.
15 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe & E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe”,
Vëllimi I, Tiranë, 2002, f. 92. 16 K. Topalli, “Bazat e gramatikës historike të gjuhës shqipe”, Tiranë, 2011, f. 31.
16
17 A. Hamiti & I. Hamiti, “Gjuhë shqipe për klasën VI të Arsimit Fillor nëntëvjeçar”, Shkup, 2011, f. 15.
folje - emër i gjinisë
asnjanëse
mbiemër - emër i gjinisë
asnjanëse
mësoj - të mësuarit
këndoj - të kënduarit
lexoj - të lexuarit
flas - të folurit
i zi - të zitë
i kuq - të kuqtë
i verdhë - të verdhët
i ftohtë - të ftohtët17
17
3.2. KATEGORIA E NUMRIT
3.2.1. NJOHURI TË PËRGJITHSHME
Edhe numri është një nga kategoritë karakterstike të emrit, kjo shpjegohet me këtë që në
pjesën më të madhe emrat emërtojnë sende që mund të numërohen.
Gjuha shqipe njeh dy numra: njëjësin dhe shumësin, të cilët i kundërvihen njëri-tjetrit si
me anën e formave të vetë fjalës: mal - male, ashtu edhe me anën e fjalëve që përshtaten me
emrin në numër: shtëpi e re - shtëpi të reja, kjo shtëpi - këto shtëpi.
Në formën e numrit njëjës emri tregon një frymor ose një send, që bën pjesë në një klasë
të caktuar frymorësh ose sendesh të një fare: libër, student, punëtor, mal, fushë etj.
Në formën e numrit shumës emri tregon një shumicë të pacaktuar frymorësh ose sendesh të një
fare: libra, studentë, punëtorë, male, fusha etj.
Emrat që përdoren rregullisht në të dy numrat, tregojnë sende të numërueshme. Këta
emra mund të përcaktohen me lehtësi nga një numëror themelor, i cili tregon sasinë e saktë të
sendeve: një djalë - dy djem, një fshat - katër fshatra18.
Emrat abstrakt që tregojnë cilësi, veprime, gjendje kur përdoren në shumës, përfaqësojnë
shfaqje konkrete të cilësisë ose të veprimit: turpe - punë të turpshme, ndere-shfaqje nderimi,
gëzime - raste gëzimi, hidhërime - raste hidhërimi etj.
Emrat që përdoren vetëm në njëjës janë:
Emra abstraktë në kuptimin e tyre të mirëfilltë: guxim, mbarim, krenari, nxehtësi;
Emra përmbledhës: djemuri, grani, rini;
Emra lënde: benzinë, çimento, uthull;
Emra që tregojnë kuptime të horizontit: veri, jug;
Emra të përveçëm: Shqipëri, Mira, 28 Nëntori, 17 Shkurti;
Bimë: bari, spinaq, thekër;
18 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe & E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe”,
Vëllimi I, Tiranë, 2002, f. 94-95.
18
Emra që përdoren vetëm ose kryesisht në shumës janë:
Emra që tregojnë masa të një lënde, sende të mbrojtura prej një lënde, bimë, mbeturina,
shuma e grumbuj të hollash: krunde-t, makarona-t, kokrra-t, të fshtira-t etj.
Emra që tregojnë sende të përbëra prej dy a më shumë pjesësh: pranga- t, ski-të, syze-t,
pantallona-t etj.
Emra abstraktë që tregojnë veprime a gjendje abstrakte, sëmundje, lojra: naze-t, gjepura-
t, ethe-t etj.
Disa emra të përgjithshëm ose të përveçëm që tregojnë vende: lugje-t, vise-t, Alpe-t,
Dardanele-t etj.
Disa emra që shënojnë festa fetare: pashkë- t, kërshëndella-t, të shtatat etj19.
Mjetet gramatikore që shërbejnë për formimin e numrit shumës janë:
Prapashtesat trajtëformuese: lis-a, mal-e, ulli-nj, prind-ër, fush-a;
Ndërrimi i tingujve të temës: dash - desh, mik - miq, plak - pleq;
Ndërrimi i tingujve të temës dhe prapashtesa njëkohësisht: breg - brigje, pyll - pyje, at -
etër, kunat - kunetër;
Pa mjet gramatikor, pra shumësi del i njëjt me njëjësin: nxënës, dëgjues, ditë, javë etj20.
19 A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f, 164. 20 Po aty, f. 164-165.
19
3.3. KATEGORIA E RASËS
3.3.1. NJOHURI TË PËRGJITHSHME
Emri në fjali përdoret në funksione të ndryshme sintaksore, në rolin e gjymtyrëve të
ndryshme të fjalisë. Në varësi nga kjo ndryshon edhe forma e tij. Këto forma të emrit, me anën e
të cilave shprehen lidhjet e tij me fjalët e tjera në fjali, quhen rasa.
Kur flasim për rasat si kategori gramatikore, kemi parasysh forma të caktuara të emrit
dhe kuptimet gramatikore që shprehen me anë të tyre.
Tërësia e gjithë ndryshimeve që pëson emri, kur përdoret në rasa të ndryshme quhet
lakim. Emri në gjuhën shqipe ka pesë rasa: emëroren, gjinoren, dhanoren, kallëzoren, dhe
rrjedhoren. Meqenëse ekziston kategoria e shquarsisë dhe e pashquarsisë, e cila formohet në
mënyrë sintetike dallohet lakimi i shquar dhe i pa shquar21.
3.3.2. KUPTIMET KRYESORE TË RASAVE
Në rasat e ndryshme emrat mund të përdoren pa parafjalë ose me parafjalë.
1. Rasa emërore pa parafjalë - Në fjali shërben si kryefjalë, si pjesë e kallëzuesit emëror, si
përcaktor kallëzuesor i kryefjalës, si ndajshtim dhe si thirror;
Nata është fort e qetë. Ike shoku Agim - foli i mallëngjyer një mesoburr, kryetar i
këshillit. Dhe tani e kishte përpara tij, të shkathët e të gjallë, dhe i bëhej zemra mal.
2. Rasa gjinore pa parafjalë - Përdoret kryesisht me emra në funksione të ndryshme
përcaktuese. Ajo shërben: për të treguar të përkitur: libri i bibliotekës, oborri i shkollës; për të
karakterizuar një send, për të treguar cilësi, lëndë etj.; për të treguar personin a sendin që mbart
një cilësi të caktuar; trimëria e ushtarit, kaltërsia e qiellit, bukuritë e natyrës etj.
3. Rasa dhanore pa parafjalë - Emri në rasën dhanore kryen funksionin e kundrinorit të zhdrejtë
dhe të ndajshtimit të veçuar:
1. Gjithçka duhet t'ia kushtojmë popullit dhe atdheut.
2. Për këtë thuaji Petritit, agronomit të ri.
21 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe & E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe”
Vëllimi I, Tiranë, 2002, f. 105-106.
20
4. Rasa kallëzore pa parafjalë - Në këtë formë rasore emri mund të jetë kundrinor i drejtë,
përcaktor, kallëzuesor i kundrinorit të drejtë, rrethanor dhe ndajshtim i veçuar:
1. Ai e kryen mirë detyrën.
2. Petritin e cilësuan si këngëtarin më të mirë.
3. Javën e shkuar bëmë ekskurzionin.
5. Rasa rrjedhore pa parafjalë - Emri në këtë rasë mund të jetë në funksionin e përcaktorit për
të treguar të përkitur, tipar, lëndë, raporte, pjesë etj., si dhe në funksionin e rrethanorit: turma
udhëtarësh, bukë gruri, vegël metali, këngë kurbeti.
Në rrjedhore emri përdoret me parafjalët: prej, afër, larg, përmes, prapa, anës, përballë.
1. Roja rrinte majë shkëmbit.
2. U mblodhën të gjithë rreth zjarrit22.
22 A. Jashari & B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f. 166-167.
21
3.4. TIPAT E LAKIMIT
Në gramatikat e gjuhës shqipe emrat janë ndarë në lakime të ndryshme.
Ndryshimet vijnë:
1. Nga trajta nga janë nisur për të caktuar numrin e lakimeve, e pashquara ose e shquara;
2. Nga mbaresat e rasës që kanë marrë si kriter ndarjeje; të rasës emërore të shquar ose të
gjinores së pashquar a të shquar.
Emrat ndahen në katër lakime: lakimi i pare, lakimi i dytë, lakimi i tretë
dhe lakimi i katërt.
3.4.1. LAKIMI I PARË
Lakimit të parë i takojnë emrat e gjinisë mashkullore, që në rasën emërore
të shquar njëjës marrin mbaresën -i, p.sh.: deti, liqeni, libri, lapsi etj.
Trajta e pashquar
Trajta e shquar
Njëjës Shumës Njëjës Shumës
E. (një) det (ca) dete det-i dete-t
Gj. i (një) det-i i (ca) dete-ve det-it dete-ve
Dh. (një) det-i (ca) dete-ve det-it dete-ve
K. (një) det (ca) dete det-in dete-t
Rr. (një) det-i (ca) dete-sh
(dete-ve)
det-it dete-ve
Siç shihet nga pasqyra, emrat e lakimit të parë në rasën emërore dhe në kallëzore të
trajtës së pashquar njëjës dhe shumës, nuk marrin mbaresë. Këta emra në rasat gjinore, dhanore,
rrjedhore të njëjësit të pashquar marrin mbaresën -i, ndërsa në trajtën e shquar dalin me këto
mbaresa: emërore -i, gjinore, dhanore dhe rrjedhore - it, kallëzore -in ose -në. Me mbaresën - në
22
dalin emrat në rasën kallëzore të shquar, si: vëllai, babai, xhaxhai etj., (rasa kallëzore: vëllanë,
babanë, xhaxhanë etj.).
Në trajtën e pashquar shumës emrat e lakimit të parë (si dhe gjithë emrat e tjerë) dalin me
këto mbaresa: emërore (s'ka mbaresë), gjinore, dhanore -ve, rrjedhore -sh ose -ve dhe në të
shquarën: emërore -t(ë): (drerë - t, lapsa -t; djemt-ë, ullinjt -ë ); gjinore, dhanore, rrjedhore -ve
dhe kallëzore -t(ë) si në rasën emërore.
Emrat e pashquar: ftua, krua, përrua, thua, në trajtën e shquar dalin: ftoi, kroi, përroi, thoi
(në emërore), në rasën kallëzore të shquar mund të përdoren në dy forma: ftuan ose ftoin, kruan
ose kroin, përroin, thuan ose thoin etj23.
3.4.2. LAKIMI I DYTË
Lakimit të dytë i takojnë emrat e gjinisë mashkullore, që në emëroren e
shquar njëjës, marrin mbaresën -u, p.sh.: peshku, shelgu, bregu, krahu, dheu etj.
Trajta e pashquar Trajta e shquar
Njëjës Shumës Njëjës Shumës
E. (një) peshk (ca) peshq peshk-u peshqi-t
Gj. i (një) peshk-u i (ca) peshq-ve peshk-ut i peshq-ve
Dh. (një) peshk-u (ca) peshq-ve peshk-ut peshq-ve
K. (një) peshk (ca) peshq peshk–un peshq-it
Rr. (një) peshk-u (ca) peshq-ish
(peshq-ve)
peshk-ut peshq-ve
23 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f. 88-89.
23
Edhe emrat e lakimit të dytë në emëroren dhe kallëzoren e numrit njëjës dhe shumës nuk
kanë mbaresa. Në trajtën e pashquar njëjës të rasave gjinore, dhanore dhe rrjedhore këta emra
marrin mbaresen -u.
Në trajtën e shquar njëjës emrat e lakimit të dytë marrin këto mbaresa: emërore-u,
gjinore, dhanore e rrjedhore -ut, kallëzore -u, ndërsa në shumës: emërore e kallëzore - t(ë),
gjinore, dhanore e rrjedhore -(ve)24.
3.4.3. LAKIMI I TRETË
Lakimit të tretë i takojnë gjithë emrat e gjinisë femërore si dhe një pjesë e
emrave të gjinisë mashkullore që shënojnë frymorë (dajë, axhë, fëmijë), që marrin
mbaresën -a ose -ja, p.sh; dita, anija, dritarja etj.
Trajta e pashquar Trajta e shquar
Njejës Shumës Njejës Shumës
E. (një) dritare (ca)dritare dritar-ja dritare-t
Gj. i (një) dritare-
je
i (ca) dritare-ve i dritare-s i dritare-ve
Dh. (një) dritare-
je
(ca) dritare-ve dritare-s dritare-ve
24 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f. 90.
Trajta e pashquar Trajta e shquar
Njëjës Shumës Njëjës Shumës
E. (një) ditë (ca) ditë dit-a ditë-t
Gj. i (një) dit- e i (ca) ditëve i ditë-s i ditë-ve
Dh. (një) dit-e (ca) ditë-ve ditë-s ditë-ve
K. (një) ditë (ca) ditë ditë-n ditë-t
Rr. (një) dit-e (ca) ditë-sh
(ditë-ve)
ditë-s ditë-ve
24
K. (një) dritare (ca) dritare dritare-s dritare-t
Rr. (një) dritare-
je
(ca) dritare - sh
(dritare-ve)
dritare-s dritare-ve
Ashtu si emrat e lakimit të parë dhe të dytë, edhe emrat e lakimit të tretë, në rasat emërore
dhe kallëzore të pashquar njëjës, nuk marrin mbaresa, ndërsa në rasat gjinore, dhanore, rrjedhore
marrin mbaresën -e.
Emrat e lakimit të tretë në trajtën e shquar njëjës marrin këto mbaresa: emërore -a ose ja,
gjinore, dhanore e rrjedhore -s(ë) dhe kallëzore -n(ë).
Emrat femërorë që mbarojnë me zanoren -o të patheksuar (si: pako, radio, pallto, depo
etj.) lakohen kështu: emërore e kallëzore - pako, gjinore, dhanore e rrjedhore - pako-je, (trajta e
pashquar njëjës); emërore - pako-ja, gjinore, dhanore, rrjedhore -(i) pako-s, kallëzore - pako-n
(trajta e shquar njejës). Trajta e pashquar shumës: emërore e kallëzore -(ca) pako, gjinore,
dhanore -(i) (ca) pako-ve25.
3.4.4. LAKIMI I KATËRT
Lakimit të katërt i përkasin emrat e gjinisë asnjanëse, që në emëroren e
shquar të njëjësit marrin mbaresën - t(ë), p.sh.: të menduarit, të folurit, të dëgjuarit, të
ecurit, të ngrohtët, të kuqtë etj.
Trajta e pashquar Trajta e shquar
Numri njëjës
25 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f. 91-92.
E. (një) të ngrohtë të ngrohtë-t
Gj. i (një) të ngroht - i i të ngroht-it
Dh. (një) të ngroht-i të ngroht-it
K. (një) të ngrohtë të ngrohtë-t
Rr. (një) të ngroht-i të ngroht-it
25
Emrat asnjanës ose emrat e lakimit të katërt dallohen prej emrave të lakimit të parë vetëm
në emëroren e kallëzoren të trajtës së shquar, meqë në këto rasa marrin mbaresën - t(ë), ndërsa në
rasat e tjera, në te gjitha trajtat, kanë mbaresa të njëjta me emrat e lakimit të parë.
Emrat asnjanës prejpjesorë, në rasat emërore dhe kallëzore, marrin zanoren -i-, midis
temës dhe mbaresës, që përdoret për ta lehtësuar shqiptimin (të folur-i-t, të menduar-i-t etj.), kjo
shtesë fonetike do të konsiderohet pjesë përbërëse e mbaresës26.
26 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 93.
26
3.5. KATEGORIA E SHQUARSISË DHE E PASHQUARSISË
3.5.1. NJOHURI TË PËRGJITHSHME PËR TRAJTËN E SHQUAR
Kuptimi që fiton emri në trajtën e shquar, quhet kuptim gramatikor i shquarsisë. Por
ç'është shquarsia në përgjithësi? Cila është arsyeja që një emër të përdoret në trajtën e shquar?
Dihet se emrat e përgjithshëm, që përbëjnë shumicën e emrave në një gjuhë, shërbejnë
për të emërtuar edhe një send të veçantë që zotëron një sasi tiparesh individuale, të cilat e
dallojnë atë nga sendet e tjera të së njëjtës klasë, edhe gjithë klasën e sendeve, sipas tipareve të
tyre të përbashkëta e më të përgjithshme.
Kur emri i përgjithshëm tregon një send të veçantë, unik të dalluar nga sendet e tjera të po
asaj klase, ai ka një kuptim të individualizuar. Individualizimi i emrit të përgjithshëm bëhet ose
duke e shoqëruar atë në trajtën e tij të pashquar, që është edhe forma bazë e emrit, me një
përemër dëftor: ky djalë, ajo shkollë ose duke e vënë në trajtën e shquar.
Në përgjithësi, emri përdoret në trajtën e shquar, me kuptim të individualizuar, kur në një
situatë të caktuar sendi a sendet për të cilat bëhet fjalë, mendohen si të vetme, të dalluara nga
sende të tjera të po asaj klase, p.sh., kur vjen ndokush në ndonjë shkollë për t'u takuar me
drejtorin e saj, pyet: A ka ardhur drejtori? Këtu emri drejtori është vënë në trajtë të shquar,
sepse nga situata kuptohet se bëhet fjalë për një drejtor të vetëm, të caktuar për drejtorin e asaj
shkolle.
Treguesit gramatikorë të rasës emërore të shquar, -i dhe -u për njëjësin mashkullor, -a për
femëroren njëjës dhe -t(ë) për njëjësin asnjanës dhe për shumësin, në vështrimin historik janë
format përfaqësuese të nyjave shquese të dikurshme, që iu prapangjitën temës së emrit, por
ruajtën vlerat gramatikore themelore27.
27 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe”, Vëllimi
I, Tiranë, 2002, f. 120-121.
27
3.5.2. PËRDORIMET KRYESORE TË TRAJTËS SË SHQUAR
Përgjithësisht emri del në trajtën shquar në këto raste:
1. Kur në të njëjtin kontekst përmendet për të dytën herë. Ky tip shquarsie quhet anaforik.
Një emër, duke u ripërmendur në të njëjtin kontekst, mendohet si i caktuar, sepse tashmë ai
njihet jo vetëm nga folësi, por edhe nga dëgjuesi, prandaj edhe vihet në trajtën e shquar. P.sh.:
- Ç'ke që shtyn, more djalë më shkele! bërtiti një grua dhe vështroi me inat një djalosh, i
cili u skuq dhe aty për aty kërkoi ndjesë. Gruas i erdhi keq, kur pa fytyrën e turpëruar të
djaloshit.
2. Kur ka njëfarë lidhjeje objektive, marrëdhënie, me një emër tjetër të një konteksti të
mëparshëm ose me tërë kontekstin në përgjithësi. Në këtë rast, shkak i shquarsisë nuk është
përsëritja, por lidhja logjike e dukurive, sendeve midis tyre, karakteri i lidhjeve të ndërsjellta që
ekzitojnë midis sendeve. Çdo nocion lidhet me një radhë nocionesh dhe sendesh të tjera. Këto
lidhje bëhen shkak i shquarsisë nuk është përsëritja, por lidhja e dukurive, sendeve midis tyre.
P.sh.: Pastaj ia dha vrapit dhe doli në xhade, se pa që larg një autobus. Autobusi
mbërriti në kthesën e parë dhe frenoi pranë tij. Shoferi dhe pasagjerët u çuditën.
Shkak i shquarsisë së emrave shoferi dhe pasagjerët është lidhja që ekziston midis
autobusit nga një anë dhe shoferit e pasagjerëve nga ana tjetër.
3. Kur nga situata konkrete, në të cilën zhvillohet ligjërimi merret vesh se për çka flitet.
Sendi për të cilin bëhet fjalë, ndodhet para syve të atyre që bisedojnë, ata mund ta shohin dhe ta
prekin, prandaj edhe flasin për të si për një send të caktuar.
P.sh.: Shikoni xhenierët, tha Ajseli. - Përsëri po rregullojnë një urë.
Në këtë rast folësi, emrin xhenierët, e përdorë në të shquar, sepse ai tregon persona që
janë të pranishëm dhe shihen nga bashkëbiseduesit.
4. Kur nga informacioni që kanë bashkëbieduesit, merret vesh se bëhet fjalë për një send
a person për të cilin ata kanë biseduar më parë, në një situatë tjetër: Mos flisni me zë të lartë se
do të më zgjoni djalin - tha nëna.
Nëpër vepra letrare, në romane e tregime ndodh shpesh që ky ose ai emër që tregon një
send të panjohur për lexuesin dhe përmendet për herë të parë, të vihet që në fillim në trajtën e
shquar, këtu kemi të bëjmë me një mjet stilistik, me anën e të cilit shkrimtari synon të japë
përshtypjen e njohurie të mëparshme nga ana e lexuesit, për disa detaje të tablos artistike.
28
P.sh.: Megjithëse i kishte rënë ziles tri herë, rojtari nuk po dukej ende.
Në këtë fjali, me të cilën fillon vepra, emri rojtar është përdorur në trajtën e shquar që në
përmendjen e parë, kur ende lexuesi s'ka marrë njoftim për të.
5. Kur shënon sende unike, të vetme në llojin e tyre. Emrat e tillë janë: dielli, hëna,marsi,
toka etj., si emërtime trupash qiellor:
Atë do ta kishte aty mbi krye për sa kohë të shëndriste dielli e hëna.
Në trajtën e shquar vihen edhe emrat e stinëve, të muajve të vitit dhe të disa dukurive që
formojnë një sasi të mbyllur në pikëpamje të numrit të kufizuar:
Vera kalohej si jo më mirë.
Dielli i marsit filloi të digjte.
Ulërima e gorenit zbriste nga pllajat.
28 Emrat e stinëve ose të muajve, kur vështrohen në përsëritjen e tyre periodike, vihen edhe në
trajtën e pashquar:
Kaloi një verë të gëzuar.
6. Kur shoqërohet nga disa tipa fjalësh përcaktuese. Emri i shoqëruar me fjalë
përcaktuese përdoret rregullisht i shquar në këto raste:
a) Kur ndiqet nga një përemër pronor: shoku im, shoqja jonë, djemtë tanë etj.
b) Kur emri përcaktohet nga një emër tjetër në rasën gjinore, si p.sh.: Buzët e
Burbuqes sajuan një shenjë hidhërimi e mospajtimi.
c) Kur emri përcaktohet nga përemrat e pacaktuar gjithë dhe tërë p.sh.:
Gjithë nxënësit kishin dalë në oborr të shkollës.
Shërbëtorja e tij rrinte në dritare tërë ditën dhe shikonte kalimtarët.
d) Emrat që tregojnë farefisni të prirë nga nyja, si: i ati, e bija, i biri, e ëma etj.
P.sh. Tash e ëma e pati të qartë se i biri dëshiron t'i tregojë ndonjë
sekret29.
28 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi
I, Tiranë, 2002, f. 121-123. 29 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f. 85.
29
3.5.3. NJOHURI TË PËRGJITHMSHME PËR TRAJTËN E PASHQUAR
Në trajtën e pashquar emri përdoret kryesisht me kuptimin e tij më të përgjithshëm,
abstrakt, si përfaqësues i një klase të tërë sendesh, që formojnë një tip të vetëm në bazë të
tipareve të tyre të përbashkëta. Atëherë emri paraqitet thjesht si një emërtim abstrakt, si veshje
materiale e një nocioni të gjerë e të papërcaktuar. Në fjalinë "Unë nuk kam vëlla", emri vëlla
emërton një klasë të tërë frymorësh si një tip abstrakt. Në fjalinë "Bisedova me vëllanë", i njëjti
emër i përdorur në trajtën e shquar, emërton një frymor të caktuar, të dalluar nga të tjerët30.
3.5.4. PËRDORIMET KRYESORE TË TRAJTËS SË PASHQUAR
1. Kur është në funksionin e pjesës së kallëzuesit emëror, si p.sh.: Ky ishte një qytet i
çuditshëm, që dukej sikur kishte dalë në luginë papritur... ky është mysafir. Mysafiri është
mik i shtëpisë.
2. Kur emri përcaktohet nga ndonjë numëror themelor (i mirëfilltë), p.sh.: Dy muaj me
radhë jam matur të t'i them të gjitha. Tri ditë më parë ai e kishte mësuar për herë të parë
këtë fjalë dhe e pëlqente.
3. Kur emri përcaktohet nga përemri dëftor, si p.sh.: Atë ditë ne po luanim. Ishim të djersitur
dhe na dukej sikur do të pëlcisnim nga kjo hare e madhe.
4. Kur emri përcaktohet nga përemrat pyetës cili, sa, ç', çfarë, si p.sh.: Cili student mungon
sot? Sa ditë pushove? Ç'punë bëre? Çfarë ngjyre është kjo31?
30 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi
I, Tiranë, 2002, f. 127 31 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f. 86.
30
KAPITULLI IV
4. FORMIMI I EMRAVE
4.1. MËNYRAT FJALËFORMUESE
Emrat në gjuhën e sotme shqipe janë një nga pjesët e ligjëratës që shtohen dhe pasurohen
vazhdimisht me fjalë të reja. Mënyra kryesore të fjalëformimit në klasën e emrave janë
prejardhja dhe kompozimi. Prejardhja mund të jetë: prapashtesore, parashtesore, prapashteso-
paraashtesore, pa ndajshtesë. Prejardhja dhe kompozimi përbëjnë edhe mënyrat e mirëfillta
morfologjike të fjalëformimit. Me to krijohen njësi të reja leksikore nëpërmjet bashkimit të
rrënjëve ose temave të fjalëve me ndajshtesa të caktuara (parashtesa ose prapashtesa) ose duke
bashkuar dy tema (kompozitat)32.
Formimi prapashtesor - Në analizën e formimeve me prapashtesë janë për t'u vështruar
këto çështje:
Tema fjalëformuese, nga e cila formohet drejtpërdrejt fjala e re, d.m.th. do të sqarohet
nga ç'pjesë e ligjëratës formohet ky ose ai emër, me anë të një prapashtese të caktuar;
Prodhimtaria e prapashtesës,
Kuptimet e saj,
Lidhja midis prapashtesës dhe gjinisë së emrit.
Kur analizojmë formimet me prapashtesa, duhet të kemi parasysh lidhjen kuptimore midis
temës fjalëformuese dhe emrit të prejardhur të formuar prej saj. P.sh.; me prapashtesat - ar, - tar,
-or, -ak, -as, -an, -it, -iot, formohen emra të përgjithshëm njerëzish të karakterizuar sipas
veprimit që kryejnë.
Numri i emrave abstraktë të formuar me anë prapashtesash është shtuar mjaft, kjo gjë lidhet
sidomos me shkallën e zhvillimit politik, ekonomik e kulturor të popullit tonë33.
Formimi parashtesor - Prejardhja parashtesore në formimin e emrave është pak
prodhimtare, dallohen mbi njëzet parashtesa, por vetëm disa prej tyre janë bërë prodhimtare, një
pjesë e këtyre parashtesave për nga burimi janë ndajfolje që përdoren edhe si parafjalë.
32 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,
Tiranë, 2002, f,133. 33 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,
Tiranë, 2002, f,133-134.
31
Më prodhimtare është parashtesa mos e cila u paravihet kryesisht emrave prejfoljorë të veprimit
dhe u jep një kuptim të kundërt: mosbesim, mosbindje, mosmarrëveshje, mospajtim, mospëlqim,
mospërfillje etj. Pas këtyre parashtesave, nga pikëpamja e prodhimtarisë vijnë parashtesat
ndajfoljore të cilat i ruajnë kuptimet e tyre të hapsirës dhe kohës, të tilla janë: -para-ardhës,
para-ndjenjë etj.
Parashtesat me prejardhje parafoljore kanë një përdorim të kufizuar dhe hasen më të
shumtën e rasteve në fjalë që janë krijime të gjuhës letrare, p.sh.: nën: nëntokë, nënkryetar,
nëndrejtor, nënoficer etj.
Parashtesa e mirëfilltë stër- u shtohet disa emrave të farefisit: stërgjysh, stërnip,
stërmbesë, por në disa raste të tjera edhe emrave të tjerë: stërdhëmbë, stërqokë, stërkungull etj34.
Formimi parashteso-prapashtesor - Mënyra parashteso-prapashtesore e formimit të
emrave, megjithëse ka burim popullor, nuk është prodhimtare. Shumica e fjalëve janë formime
prej rasave të emrave me parafjalë, të cilave u është shtuar edhe një prapashtesë duke u
shndërruar në këtë mënyrë parafjala në një mjet fjalëformues, në prapashtesë.
Më e përhapur është parashtesa -për- që bashkohet me prapashtesa të ndryshme: përqindje,
përjetësi, përdhesë, përkrenare etj35.
Në formimin parashtesor hyjnë:
Formimi pa ndajshtesa,
Formimi me konversion,
Formimi me nyjëzim,
Emrat e përbërë.
34 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,
Tiranë, 2002, f,145-146. 35 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,
Tiranë, 2002, f,145-146.
32
KAPITULLI V
5. EMRI NË VEPRËN "PA FAMILJE" E HEKTOR MALOS
Tregtar - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,
lakimi i parë.
Rusetën - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa kallëzore, trajta e shquar,
lakimi i tretë.
Nëna - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar, lakimi i
tretë.
Petulla - emër lënde, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar, lakimi i tretë.
Miell - emër lënde, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar, lakimi i parë.
Vezë - emër lënde, gjinia femërore, numri njëjës, rasa kallëzore, trajta e pashquar, lakimi i tretë.
Qumësht - emër lënde, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa kallëzore, trajta e pashquar, lakimi
i parë.
Shtëpi - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa kallëzore, trajta e pashquar,
lakimi i tretë.
Supë - emër lënde, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar, lakimi i tretë.
33
Gjalpë - emër lënde, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar, lakimi i
parë.
Mollë - emër lënde, gjinia femërore, numri shumës, rasa emërore, trajta e pashquar, lakimi tretë.
Derë - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar, lakimi
i tretë.
Festë - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar, lakimi
i tretë.
Dimri - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,
lakimi i parë.
Moti - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,
lakimi i parë.
Pyll - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,
lakimi i parë.
Qyteti - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,
lakimi i parë.
34
Qiell - emër i përgjithshëm, gjina mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,
lakimi i parë.
Bora - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar, lakimi i
tretë.
Trua - emër i përveçëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar, lakimi i
tretë.
Vitalisi - emër i përveçëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar, lakimi
i parë.
Kasollë - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa kallëzore, trajta e pashquar,
lakimi i tretë.
Qyteti - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,
lakimi i parë.
Erë - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar, lakimi
i tretë.
Lis - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,
lakimi i parë.
35
Natën - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa kallëzore, trajta e shquar, lakimi
i tretë.
Vitalisi - emër i përveçëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar, lakimi
i parë.
Rrugë - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,
lakimi i tretë.
Zotëri - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,
lakimi i parë.
Paris - emër i përveçëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar, lakimi
i parë.
Statcion - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,
lakimi i parë.
36
Librat- emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri shumës, rasa kallëzore, trajta e shquar,
lakimi i parë.
Babait - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa dhanore, trajta e shquar,
lakimi i parë.
Kopshtin - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa kallëzore, trajta e shquar,
lakimi i parë.
Lizën - emër i përveçëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa kallëzore, trajta e shquar, lakimi i
tretë.
Shokë - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri shumës, rasa kallëzore, trajta e pashquar,
lakimi i parë.
Lulet - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri shumës, rasa emërore, trajta e shquar, lakimi
i tretë.
Arkej - emër i përveçëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar, lakimi i
tretë.
Stuhi - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,
lakimi i tretë.
Breshër - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,
lakimi i parë.
Xhamat - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri shumës, rasa kallëzore, trajta e shquar,
lakimi i parë.
Remiu - emër i përveçëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar, lakimi
i parë.
Motrës - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa gjinore, trajta e shquar, lakimi i
tretë.
Katrinë - emër i përveçëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, traja e shquar, lakimi i
tretë.
Burg- emër i përgjithshëm, gjina mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,
lakimi i parë.
Babai- emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,
lakimi i parë36.
36 H. Malo, "Pa familje", JOER, 2007.
37
5.1. VEPRA "PA FAMILJE" – HEKTOR MALO
"Pa Familje" është një kryevepër në literaturën e fëmijëve që është thellësisht
kuptimplotë edhe për të rriturit.
Historia rrotullohet rreth një djali jetim i quajtur Remiu si përsonazhi kryesor i këtij
romani, i braktisur nga familja e tij. Ai ishte rritur nga nëna e tij adoptuese dhe nga babai i tij
adoptues. Remiun e grabisin, e nxjerrin në rrugë ku e detyrojnë të kërkojë lëmoshë e të vjedhë,
por ai nuk e duron këtë jetë dhe vendos të arratiset, dhe në fund, pas shumë rreziqesh fati i
buzëqeshë.
Vitali u bë mësues i tij dhe figura e babait, me mësuesin e tij mësoi të luante muzikë dhe
të përformojë në rrugë me tre qentë inteligjent dhe një majmun, ku fitoi mjaft zemra. Ai udhëtoi
nëpër qytetet e Francës dhe duke kaluar sfidat e jetës, më në fund gjeti familjen e tij të vërtetë.
"Pa Familje" është një histori mjaft e bukur, aq sa edhe emocionale dhe tërheqëse për
vogëlushët tonë të vegjël.
Përsonazhët kryesorë janë: Remi: i mirë, i vogël, i shkathët, i zgjuar. Nëna Barberinë: e dashur,
e mirë, e përkushtuar, punëtore. Barberini: i keq, i ligë, i ashpër. Vitali: i mirë, i dashur, i zgjuar,
drejtues. Arturi: i dashur, i sjellshëm, zemërmirë. Zonja Milligan: e dashur, punëtore, e
sjellshme, e përkushtuar. Garafoli: i keq, i ligë, i ashpër, i dhunshëm. Matia: zemërmirë, i zgjuar,
i shkathët. Familja e Kopshtarit: e mirë, e dashur, punëtore. Xhaxhai i Remiut: i ligë, zemërgur,
gënjeshtar.
38
5.2. BIOGRAFIA E AUTORIT HEKTOR MALO
Hektor Malo ishte biri i noterit të komunës La Bujë. Ai e kaloi fëmijërinë buzë lumit
Senë. Studio drejtësinë, por refuzoi karrierën e juristit, më pas u bë gazetar dhe filloi të merrej
me shkrime. Romani i tij i parë "Dashnorët" u botua në vitin 1859. Hektor Malo pati sukses të
madh dhe, më 1864, ndërtoi shtëpinë e vet në Fontëne-su-Bua, ku dhe shkroi rreth gjashtëdhjetë
romane.
Ai shkruante për të rriturit dhe për fëmijë dhe të gjitha veprat ishin mjaft të pëlqyera, me
anë të të cilave përcillte mesazhe mjaft të mira dhe me kuptim. Në disa romane ai studionte
ndjenjat; në të tjerët fliste për ngjarje historike (si p.sh. në "Klotilda e Martorisë") ai ishte
gjithashtu një shkrimtar rrëfimtar, "Pa familje", më 1878, ku tregonte vuajtjet e fëmijëve të
shfrytëzuar.
I çmuar gjersa ishte gjallë për veprat që i kishte shkruar për të rriturit, Malo, në kohën e
sotme, është i njohur sidomos për librat e tij që i kishte shkruar për të rinjtë.
Cilat janë arsyet e suksesit të veprës "Pa familje"? Mbase, dimensioni iniciatik
(ndërlidhet me zhvillimin e një personazhi që orvatet të kuptojë botën apo vetveten) i intrigave:
të rinjtë janë në kërkim të identitetit personal dhe shoqëror. Duke mos harruar virtytet e heronjve
të rinj: miqësinë, zemërgjerësinë, trimërinë dhe ndjeshmërinë.
Veprat që shkroi dhe që ishin mjaft të pëlqyera janë:
1. "Aventurat e Romain Kalbris", (1869).
2. "Pa familje", (1878).
3. "Motra e vogël", (1882).
4. "Dasma e pasur dhe drejtësia", (1889).
5. "Nëna", (1890).
6. "Të rinjë dhe të dashur të vjetër", (1894).
7. "Komplikime", (1892).
8. "Ndërgjegja", (1892).
9. "Një prift provincial", (1872).
39
PËRFUNDIM
Interesimi dhe motivimi për të zgjedhur trajtimin e emrit në kuadër të këtij punimi
diplome, ka buruar nga koha e studimeve dhe është thelluar me rëndësinë që ka emri. Gjatë
analizës së punimit, kemi parë se emri si pjesë e ligjëratës, përpos grupeve leksiko - gramatikore,
përmban edhe kategorinë gramatikore të gjinisë, numrit, rasës, shquarësisë e të pashquarsisë.
Punimi i diplomës gjithmonë kërkon kohë dhe kujdes, por me interesimin dhe kujdesin e
dhënë erdhëm edhe në përfundim.
Vepra "Pa familje" është një ndër veprat më të bukura për fëmijët e klasës së parë deri në
të pestën, ku autori e ka krijuar me mjaft përpikmëri, duke përcjellur tek gjithësecili porosi të
bukur e të kuptueshme, ku familja është mbi të gjitha, por aq sa ishte i bukur edhe unë e kisha më
të lehtë ta punoja.
Emrat e përdorur në këtë vepër na bëjnë të kuptojmë se autori ka ndërtuar ngjarje sikur të
ishin të vërteta, e jo imagjinatë. Laramania e përdorimit të emrit e bën veprën edhe më atraktive
dhe të kuptueshme.
40
LITERATURA
1. A. Jashari & B. Kryeziu. "Gjuhë Amtare". Prishtinë, 2011.
2. F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Likaj & E. Lafe. "Gramatika e gjuhës
shqipe". Vëllimi I. Tiranë. 2002.
3. H. Malo, "Pa familje", JOER, 2007.
4. K. Topalli. "Bazat e gramatikës historike të gjuhës shqipe". Tiranë, 2011.
5. Nushi, M. "Gjuha e sotme shqipe I". Prishtinë, 2003.
top related