punim diplome - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...e gjithë literatura dhe burimet e...
Post on 27-Dec-2019
155 Views
Preview:
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI"
FAKULTETI I MJEKËSISË
PROGRAMI I INFERMIERISË
PUNIM DIPLOME
Tema: Roli i asistentes infermierore te pacientët me
çrregullime të ushqimit.
Kandidatet: Mentori:
Jehona Mustavataj Prof. Asoc. Ilirjana Raça Bunjaku Sadije Halilaj
Gjakovë, 2019
2
INFORMATA RRETH PUNIMIT
Punimi është realizuar në Universitetin Publik të Gjakovës ʺFehmi Aganiʺ në bashkëpunim me
Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës dhe Spitalin e Përgjithshëm të Bajram Currit.
Mentori; Prof. Dr. Ilirjana Raça Bunjaku në Universitetin Fehmi Agani-Gjakovë.
Punimi përfshin: 32 faqe, 4 kapituj, 1 figurë.
3
DEKLARATA E ORIGJINALITETIT
Ne,Jehona Mustavataj me Nr.ID,160306071 dhe Sadije Halilaj me Nr.ID.160306076 studente në
Universitetin e Gjakovës ʺFehmi Agani ʺ Fakulteti I Mjekësisë,Drejtimi,-Infermieri deklarojmë
se punimi është i titulluar:ʺROLI I ASISTENTES INFERMIERORE TE PACIENTËT ME
ÇRREGULLIME TË USHQIMITʺ është puna jonë origjinale. E gjithë literatura dhe burimet e
tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht të cituara në literaturë.
Tema e diplomës është punuar si më poshtë;
1.Pjesa e parë nga Jehona Mustavataj
2.Pjesa e dytë nga Sadije Halilaj
4
FALENDERIM DHE MIRËNJOHJE
Sot,pas finalizimit të studimeve tona,duam të shprehim mirënjohjen tonë dhe një falenderim të
veçantë për familjarët tonë dhe për profesorët që na ndihmuan gjatë këtyre viteve.
Faleminderit për mbështetjen e pa kushtëzuar të tyre gjatë rrugëtimit tonë studentor e cila do të
jetë periudha më e bukur e jetës tonë arsimore.
Të shprehim me fjalë mirënjohjet tona është e pakët,shpresojmë që sado pak me arritjet tona të
kemi arritur atë që prindërit tonë dëshirojnë,dhe t'ju sjellim atyre kënaqësinë që e meritojnë.
Falenderojmë të gjithë profesorët dhe asistentët për punën e tyre të pa lodhshme ndaj nesh gjatë
këtyre tre viteve.
Një falenderim të veçantë për Prof.Dr.Ilirjana Raça Bunjaku për edukimin,ndihmën dhe
mbështetjen që na ofroi gjatë përgaditjes së këtij punimi.
Faleminderit miqëve tanë për mbështetjen që na kanë dhënë në çdo çast.
FALEMINDERIT TË GJITHËVE !!
5
Përmbajtja:
ABSTRAKTI .................................................................................................................................. 7
1.HYRJE ......................................................................................................................................... 8
QËLLIMI I PUNIMIT DHE OBJEKTIVAT ................................................................................. 8
METODOLOGJIA DHE MATERIALET ...................................................................................... 9
Kapitulli I ...................................................................................................................................... 10
1.1.STOMAKU DHE FUNKSIONET E TIJ ............................................................................ 10
1.1.1.Ndërtimi i stomakut në kushte normale ........................................................................... 11
1.2.Funksioni i stomakut në kushte normale ............................................................................. 11
1.2.1.Masat parandaluse ............................................................................................................ 11
1.3.TRETJA .............................................................................................................................. 12
1.3.1.Sistemi tretës .................................................................................................................... 12
1.4.TË USHQYERIT ................................................................................................................ 13
1.4.1.Materiet ushqyese themelore ............................................................................................ 13
1.5.Vlerësimi i gjendjes së ushqyerjes ...................................................................................... 13
1.6.USHQIMET BIO DHE OMGJ ........................................................................................... 14
1.6.1.USHQIMET OMGJ ......................................................................................................... 14
1.7. EFEKTET POZITIVE TE TË USHQYERIT SHËNDETSHËM ...................................... 15
1.7.1.EFEKTET NEGATIVE TE KEQUSHQYERJA ............................................................. 15
1.8.SËMUNDJET QË TRANSMETOHEN PËRMES USHQIMIT ........................................ 16
Kapitulli II ..................................................................................................................................... 17
2.1.ÇRREGULLIMET E TË NGRËNIT .................................................................................. 17
2.2.OBEZITETI ........................................................................................................................ 18
2.3.ANOREKSIA ...................................................................................................................... 19
2.3.1.Trajtimi i anoreksisë nervore............................................................................................ 19
2.4.BULIMIA ............................................................................................................................ 20
2.5.ORTOKSIA NERVORE ..................................................................................................... 21
2.5.1.ÇRREGULLIMI I DËSHIRËS USHQIMORE ............................................................... 21
Kapitulli III ................................................................................................................................... 22
3.1.Kujdesi infermieror te pacientat me çrregullime të ushqimit. ............................................. 22
3.2.Vlerësimi fizik /Manifestimi klinik ..................................................................................... 24
6
3.3.Edukimi shëndëtësore ......................................................................................................... 25
3.3.1.Kujdesi infermieror te pacientet me mbi peshë(Obezitet) ............................................... 25
3.4.Vlerësimi fizik/Manifestimi klinik ...................................................................................... 26
3.4.1.Kujdesi infermieror te personat anoreksik ....................................................................... 26
Kapitulli IV – Diskutime dhe rekomandime ................................................................................. 27
Rekomandimet .............................................................................................................................. 28
Rezyme ......................................................................................................................................... 29
Referencat ..................................................................................................................................... 30
BIOGRAFI E SHKURTËR E KANDIDATES (CV) ................................................................... 31
BIOGRAFI E SHKURTËR E KANDIDATES (CV) ................................................................... 32
7
ABSTRAKTI
Gjendja normale e ushqyerjes përfaqëson një marrdhënje të shëndoshë ndëpërmjet konsumit të
lëndëve ushqyese dhe nevojës për to.
Me kalimin e kohës një çrregullim nëpërmjet konsumimit të tepërt apo të pakët të ushqimit mund
të shpie deri tek pasojat fatale,të cilat shoqërohen me mos funksionimin e rregullt të organeve
dhe përbërjen e trupit.
Ky punim përfshin informacione rreth ushqimit dhe përbërjes së tij dhe faktorët që sjellin
çrregullimet ushqimore,informacione rreth çrregullimeve më të shpeshta të ushqimit,si dhe
kujdesin shëndetsorë të këtyre pacientëve.
Krahas këtyre janë mbledhur edhe informacione në lidhje me ushqyerjen e drejtë,shkaktarët,
situatat psikologjike dhe depresive të këtyre pacientëve,këshillimet rreth dëshirës së individit për
mbajtjen e peshës trupore si dhe rekomandimet e duhura rreth një ushqyerje të rregullt.
8
1.HYRJE
USHQIM-Ushqim quhet çdo substancë e përpunuar,pjesërisht e përpunuar ose e papërpunuar e
cila është e dedikuar për përdorim nga njeriu,qoftë si ushqim ose si pije.Të ushqyerit është
proces i cili fillon me futjen e ushqimit në organizëm dhe përfundon me shfrytëzimin e plotë të
materieve organike,ndërtuese dhe mbrojtëse.Vetëm me ushqim kualitativ dhe të shëndoshë mund
të ndërtohet dhe të ruhet shëndeti.ʺCilido qoftë babai i një sëmundje ushqimi jo drejtë është nëna
e tijʺ.
USHQYERJA-Konsiderohet si tërsia e proceseve dhe veprimeve që transformojnë ushqimet dhe
i bëjne ato më të asimilueshme nga ana e organizmit.Ushqyerja për më tepër është një veprim i
pavullnetshëm dhe i pandërgjegjshëm.
TË USHQYERIT-Nga ana tjetër është veprim që lidhet me përfitimin dhe futjen e ushqimeve në
organizëm.Në këtë aspekt kemi të bëjmë me një zgjidhje të lirë,të vullnetshme dhe të
ndërgjegjshme të individit.
QËLLIMI I PUNIMIT DHE OBJEKTIVAT
Qëllimi i punimit të kësaj teme diplome është njohja e përbërjes së ushqimit,komponentëve të
tij,efektet pozitive dhe negative në organizëm si dhe njohja të gjitha sëmundjeve të cilat janë të
shkaktuara nga ushqimi.Saktësisht jo të gjitha sëmundjet mund të paraqiten nga pakujdesia apo
jo kontrollimi i duhur i ushqimeve.Ne në këtë punim jemi munduar të tregojmë çfarë është
ushqimi dhe cilat janë efektet e tij në organizmin e njeriut,cilat janë efektet pozitive dhe
negative,sëmundjet që paraqiten nga ushqimi dhe sa janë dëmet që shkaktohen në komunitet.
Objektivat
Objektivat kryesore janë:
• Studimi rreth ushqimit dhe çrregullimet që shkaktohen
• Vizita në spitale dhe studimi i personave që vuajnë nga këto çrregullime
• Mësimi dhe marrja e informatave të sakta të çrregullimeve të ushqyerit.
9
METODOLOGJIA DHE MATERIALET
Punimi i kësaj teme diplome bazohet në metoden e përshkrimit të të dhënave primare,kjo temë
diplome nuk përmban hulumtime të bëra direkt.Në spitalin ʺISA GREZDAʺ në Gjakovë dhe në
spitalin e Përgjithshëm të Bajram Currit,na është pamundësuar në mungesë të pacientëve me
çrregullime të të ngrënit dhe jemi detyruar duke marrë kështu informacion sa më shume rreth
çrregullimeve të të ngrënit dhe kujdesi ndaj këtyre pacientëve të jetë sa më efektiv.
MATERIALET
• Nga librat mjekësore
• Nga interneti
• Nga web-faqet
10
Kapitulli I
1.1.STOMAKU DHE FUNKSIONET E TIJ
Stomaku
Stomaku është një organ i pozicionuar në anën e majtë të trupit menjëherë nën diafragmë,dhe
është pjesërisht i mbuluar nga brinjët.Nga pjesa e sipërme stomaku kufizohet me diafragmën,nga
pjesa e djathtë me mëlçinë kurse nga pjesa e majtë me shpretkën.Stomaku kryen funksione të
rëndësishme si p.sh:pranimi i ushqimit që vjen nga kapërcelli,përpunimi i ushqimit,dërgimin e
ushqimit të përpunuar në zorrë.Punon si një rezervuar për ushqimin.Pjesa e jashtme e stomakut
përbëhet nga tre shtresa muskuli të lëmuar:
• Një shtresë gjatësore
• Një shtresë qarkore
• Një shtresë e pjerrët
Këto tre shtresa muskujsh kanë funksionin e përzierjes së ushqimit me lëngun gastrik dhe
shpërndarjen e tij në duoden.Mukoza e stomakut thith ujin dhe glukozën nga gjaku.
11
1.1.1.Ndërtimi i stomakut në kushte normale
Histologjia
Muri i stomakut përbëhet nga tri shtresa:
1.Shtresa mukoze:mbulohet me epitel cilindrik glandular.Sipas strukturës së epitelit glandular
dallohen tri zona.
2.Shtresa muskulore:është shumë e zhvilluar me fibra rrethore,gjatësore dhe të pjerrëta,që e
bëjnë stomakun organin më muskuloz të traktit tretës.
3.Shtresa seroze:e vesh stomakun nga të gjitha anët dhe vazhdon në formë dublikature duke
formuar ligamentet e stomakut,që e bashkojnë atë me kolonin,herparin,shpretkën,pankreasin dhe
formojnë edhe omentum majus.
1.2.Funksioni i stomakut në kushte normale
1.Magazinimi i përkohshëm i ushqimit që kalon nga ezofagu në stomak,ku mbahet për 2 orë ose
më shumë;
2.Përzierja dhe ndarja e ushqimit nga tkurrja dhe relaksimi i shtresave të muskujve në stomak.
3.Tretja e ushqimit:Mukoza përmban qeliza që prodhojnë acid klorhidrik dhe enzima ndihmëse
në tretjen e ushqimit.
1.2.1.Masat parandaluse
1.Përdorni sa më shumë fruta dhe perime.Një dietë e pasur me fruta dhe perime të
freskëta,sidomos ato të pasura më shumë vitamina C,kanë rezultuar se kanë një ndikim të madh
në mbrojtjen kundrejtë kancerit në stomak.
2.Limitoni duhanin,ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë të kripësuara.Në vendet
që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet me shumë kripë është vërtetuar se kanë një nivel
më të lartë të prekurve nga këto sëmundje.
3.Limitoni konsumimin e alkoolit.
4.Limitoni mishin e kuq.Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq,sidomos nëse është i
skuqur.
5.Limitoni përdorimin e pijeve energjike dhe kafeinës.
12
1.3.TRETJA
Sistemi i tretës
Trupi juaj ka nevojë për ushqim që të mund të ndërtojë dhe riparojë vetveten.Po ashtu ka nevojë
për ushqim për të përfituar energji kimike për proceset që duhet të kryej.Përpara se trupi të mund
të përdorë ushqimin që ne hajmë,ai duhet ta thyej atë në pjesë të vogla të quajtura lëndë
ushqyese,të cilat më pas mund të thithen dhe të kalojnë në qarkullim të gjakut.
Procesi i thyerjes dhe thithjes së ushqimit quhet tretje.
1.3.1.Sistemi tretës
Organi kryesor i sistemit tonë tretës është një tub i gjatë muskulore,i quajtur gypi tretës.Ky tub
tretës ndahet në disa pjesë:ezofagu,stomaku,zorra e hollë dhe zorra e trashë.Pankreasi fshikëza e
tëmblit,mëlçia janë organe të bashkëlidhura që kanë edhe ato një funksion në procesin e
tretjes.Tretja e ushqimeve fillon në gojë,ku dhëmbët e coptojnë ushqimin në pjesë të
vogla.Lëngje të njohura si pështymë e zbusin ushqimin në mënyrë që ai të rrëshkasë poshtë nëpër
gurmaz.Gjuha i jep ushqimit formën e një topi dhe e shtynë atë nëpër gurmaz nga ku
gëlltitet.Ushqimi futet në ezofag dhe shkon drejt stomakut.Brenda stomakut ushqimi përzihet dhe
trazohet nga tkurrja e muskujve të murit të stomakut.Stomaku sekreton acide dhe kimikate të
tjera që thyejnë ushqimin dhe e kthejnë atë në një lëng supe-ngjashëm të quajtur kimë.Ky lëng
lëshohet me masë drejt zorrës së hollë,më saktë duodenum-it.Ushqimit i duhen rreth 10 sekonda
për të udhëtuar nëpër ezofag.Ushqimi qëndron në stomak për rreth 4 orë.Acidi i stomakut është
aq i fuqishëm sa që mund të shkrijë metalin.Muri i stomakut mbrohet nga acidet e stomakut me
anë të një shtrese të hollë mukoze.
13
1.4.TË USHQYERIT
Ushqimi është substancë e përpunuar,pjesërisht e përpunuar ose e papërpunuar e cila është e
dedikuar për përdorim nga njeriu,qoftë si ushqim apo si pije,përfshirë këtu edhe ujin por jo dhe
drogat.
Këtu bëjnë pjesë dhe të gjitha materiet që i shtohen ushqimit gjatë procesit të prodhimit ose të
përpunimit me qëllim të përmirësimit të pamjes,ngjyrës,aromës,shijes ose për shkak të ndonjë
pasurimi të caktuar.
Ushqimi të cilin ne e konsumojmë çdo ditë,përmban një numër të madh të përbërësve të veçantë
kimik nga të cilët disa janë mirë të njohur disa pjesërisht të njohur ndërsa pjesa tjetër,fare të
panjohur.
Të ushqyerit është një proces i cili fillon me futjen e ushqimit në organizëm dhe përfundon me
shfrytëzimin e plotë të materieve energjike,ndërtuese dhe mbrojtëse.
Ushqimi i drejtë duhet të mundësojë:
• Konsumim të mjaftueshëm të materieve energjike ushqyese
• Konsumim të mjaftueshëm të materieve ndërtuese
• Konsumim të mjaftueshëm të materieve mbrojtëse.
Problemet themelore me të ushqyerit e popullatës në botë definojnë dallime ekstreme mes
tyre.
1.4.1.Materiet ushqyese themelore
Karbohidratet,lipidet dhe pjesërisht proteinat,janë bartës të energjisë dhe bashkë me ujin e
përbëjnë pjesën më të madhe të prodhimeve të ashtuquajtura makronutriciente.Materiet minerale
dhe vitaminat numërohen në grupin e mikronutricienteve sepse janë të nevojshme në sasi më të
vogla dhe gjindën pothuajse në të gjitha prodhimet që i përdorë njeriu.Në varësi nga përbërja
kimike,materiet ushqyese, ndahen në:Organike dhe joorganike.
1.5.Vlerësimi i gjendjes së ushqyerjes
Vlerësimi i gjendjes së ushqyerjes në mjekësinë kimike ka tri qëllime kryesore:
➢ Të identifikojë praninë dhe llojin e çrregullimit.
➢ Të përcaktojë obezitetin,anoreksinë dhe buliminë si kërcënues për jetën.
➢ Të hartojë konsulta të përshtatshme për pacientët ndaj çrregullimeve të ushqyerit .
Të përcaktojë mënyrën e ngrënjes ,sasinë dhe kohën e vakteve ushqimore.
14
1.6.USHQIMET BIO DHE OMGJ
Ushqimet biologjike ato të vërteta,të rritura pa pesticide apo produkte të tjera kimike janë shumë
të shëndetshme për shëndetin tonë.Ushqimet bio janë të pasuruara me substanca që na ndihmojnë
të ndihemi më mirë si vitamina C dhe oksidues të tjerë.Sot të gjithë jemi të ekspozuar ndaj
ushqimeve të modifikuara,për prodhimin e të cilave përdoren hormone,pesticide apo kimikate të
ndryshme të pakontrolluara të cilat sjellin pasoja në organizmin e njeriut.
1.6.1.USHQIMET OMGJ
Organizëm i Modifikuar Gjenetikisht(OMGJ),nënkuptohet një organizëm gjallor pasuria
gjenetike e të cilit është modifikuar nga njeriu nëpërmjet teknikave te inxhiniërisë gjenetike.
Dëmet e ushqimeve të modifikuara.
Përdorimi i organizmave të modifikuar dëmton ;
Aparatin tretës
Krijon alergji
Dëmton biodiversitetin
Shkakton dëme ekonomike te fermerët
Dëmton marrëveshjet e Tregëtisë së Lirë me vendet e Bashkimit Europian.
15
1.7. EFEKTET POZITIVE TE TË USHQYERIT SHËNDETSHËM
Ushqyeshmëria korrekte ka një numër të shumëfishtë të efekteve pozitive në shëndetin tonë të
përgjithshëm.Secili proces që zë vend në organizmin tonë shfrytëzon energji.Kjo fuqi sigurohet
nga ushqimi që ne konsumojmë dhe nga vitaminat dhe mineralet të cilat ne i marrim.
1.Një ushqim i shëndetshëm do të përforcojë mjaft shumë imunitetin tonë i cili ripërtërihet çdo 7
ditë.Një imunitet i fortë do të zvogëlojë dukshëm gjasat për paraqitjen e sëmundjeve të
ndryshme.
2.Ushqimi i balancuar dhe përdorimi i shtresave të ushqimit do të na ndihmojë shumë të mbajmë
peshën tonë ideale të trupit.
3.Një ushqyeshmëri e rregullt do të na ndihmojë të mbajmë nivelin korrekt të sheqerit në gjak
duke na dhënë energjinë e duhur gjatë gjithë ditës.
1.7.1.EFEKTET NEGATIVE TE KEQUSHQYERJA
• Anoreksia nervosa është një çrregullim i të ushqyerit në të cilin personi bie shumë në peshë
sepse e kufizon të ngrënit.Ky problem vihet re më dendur te gratë e reja dhe vajzat
adoleshente se sa tek meshkujt.
• Bulimia është një çrregullim psikologjik i të ngrënit që karakterizohet me intervale të të
ngrënit të pakontrolluara të percjellura me metoda joedukative për kontrollim të peshës.
Brengosja e tepruar për formën dhe peshën janë po ashtu karakteristika të bulimisë.
• Obeziteti konsiderohet një situatë jonormale ku ka depozitim të tepërt të yndyrës në trup.Kjo
ndodh nga marrja e tepërt e ushqimit.
• Diabeti është një sëmundje që karakterizohet nga niveli i lartë i glukozës (ose sheqerit) në
gjak.Ky nivel i lartë glukoze është i shkaktuar nga paaftësia e organizmit për të përdorur
insulinen e vet për të tretur sheqerin.
• Hipertensioni ose shtypja e lartë e gjakut.
• Kanceri është nje term i përgjithshëm që përdoret për më tepër se 100 sëmundje të cilat mund
të prekin tërë organizmin.Tumorët zakonisht klasifikohen në këto grupe:
1. Beninje
2. Malinje
16
1.8.SËMUNDJET QË TRANSMETOHEN PËRMES USHQIMIT
Produktet ushqimore janë mes ideal për qëndrimin e mikroorganizmave patogjen saprofit
njëherit janë teren ideal për shumimin e bakterieve prandaj shërbejnë si rrugë për transmetimin e
sëmundjeve ngjitëse.Përmes ushqimit të kontaminuar me mikroorganizma patogjen mund të vijë
deri te këto sëmundje ;
a.Infeksionet alimentare-Vijnë si rezultat i kontaminimit të ushqimit me mikroorganizma
patogjen.Pasi futen në organizëm dhe pas një inkubacioni të caktuar vjen deri te lajmërimi i
sëmundjes.
b.Toksikoinfeksionet alimentare-janë infeksione të cilat pas konsumimit të ushqimit të ndotur
mikroorganizmat do të zbërthehen në zorrë duke liruar endoksinat e tyre dhe kështu vie deri te
infeksionet dhe intokiskacionet alimentare.
c.Intoksikacionet alimentare-paraqiten si rezultat i ushqimit të kontaminuar me
mikroorganizma patogjen të cilët në gjërat ushqimore i lirojnë ekzotoksinat e tyre të forta siç
janë Staphylococus aureus dhe Clostridium botulinum.
d.Invazionet alimentare-Janë sëmundje që paraqiten si rezultat i kontaminimit të ushqimit me
parazit.
17
Kapitulli II
2.1.ÇRREGULLIMET E TË NGRËNIT
Dëshira për të arritur linja trupore perfekte përmes mbajtjes së dietave të rrepta,shpesh herë
shëndërohen në armik të shëndetit.Kjo nuk ndihmon në mbajtjen e peshës trupore,por ndikon në
shfaqjen e problemeve psikologjike,të cilat nëse nuk marrin ndihmën e duhur mjekësore në kohë
mund të bartin edhe pasoja fatale.Pjesë e këtyre shqetësimeve janë edhe të ashtuquajturat
˝Çrregullimet e të ngrënit˝,të cilat fatkeqësisht në ditët e sotme jo vetëm që po shfaqen në rritje,
por ndikojnë negativisht në shëndetin e të rinjëve.Ndër format më të shpeshta të çrregullimeve në
të ngrënë janë:
• Anoreksia
• Bulimia
Në mungesë të informacionit mbi njohjen e këtyre çrregullimeve,në pjesën dërrmuese të rasteve
trajtimi i tyre neglizhohet,çka e dëmton edhe më shumë individin,si pasojë e dëmtimeve që pëson
shëndeti nervorë.Përgjegjësisht këto lloje çrregullimesh kuptohen si imazhe të tilla që kanë të
bëjnë linjat e dobëta trupore,ndërkohë që janë edhe më të thella.Problemet që shfaqen në jetën
tonë të përditshme,qoftë në familje,shkollë,shoqëri,rezultojnë të jenë edhe ndër faktorët më të
shpeshtë që mund të ndikojnë në shfaqjen e çrregullimeve te të ngrënit.
Si duhet ti kuptojmë çrregullimet e të ngrënit ,si edhe në çfarë formash shfaqen?
Çrregullimet e të ngrënit karakterizohen nga prania e shtrembërimeve të forta në sjelljen e të
ngrënit.Një ndër çrregullimet më të shpeshta janë:anoreksia nervore,bulimia nervore,çrregullime
të paspecifikuara,si dhe obeziteti.
18
2.2.OBEZITETI
Obeziteti si çrregullim kompleks multifunksional,është njeri nga arsyjet kryesore për çrregullime
shëndetësore në organizëm dhe paraqet rrezik potencial për vdekje të parakoshme sidomos te
sëmundja e sistemit cirkulator,disa gjendje të neoplazmave malinje si dhe sëmundje tjera jofatale
që nuk e rrezikojnë jetën e njeriut por,ndikojnë shumë në kualitetin e jetës.
Mbipesha është problem i debalancit nutritivë.Të dhënat e fundit shkencore gjithnjë e më shumë
flasin për rritjen e prevalencës së mbipeshës(obezitetit) në moshën e pubertetit dhe adoleshencës
duke e cituar si një problem shëndetësor për të cilin duhet marrë masa parandaluese.Numri dhe
gradat e prekshmërisë së organeve specifike,zakonisht rritet me shtimin e niveleve të
obezitetit.Deri te obeziteti vie kur pesha trupore rritet mbi 20% te BMI ndërsa,çrregullimet
patologjike me prognozë të keqe fillojnë kur ka rritje të BMI më shumë se 50% nga pesha ideale.
Manifestimi i obezitetit në moshën e re,me siguri krijon predispozicion për shumë sëmundje të
sistemit kardiovaskulare.Shkaqet për konsumimin e tepërt të ushqimit kërkohen në shpehitë e
njerzëve,pasiguritë,pakënaqësitë personale,vetmia,shprehitë gjatë periudhës së shtatzanisë dhe
laktacionit,gjendjet depresive(ikje nga problemet deri te ushqimet),si dhe gjendjet
endokrine(hipofiza dhe tiroida).
Para se te fillohet me mjekimin e kësaj sëmundjeje duhet të vlersohet profili i gjendjes së
dëmtuar shëndetësore me ndihmën e kontrollave mjekësore ose sipas nevojës së pacientit dhe
mjekut specialist.Parandalimi dhe shërimi i obezitetit indikohet nëse pacienti ka indeks të masës
trupore >25 kg/m2.
Strategjia për uljen e peshës trupore varet nga niveli i obezitetit të sëmundjeve përcjellëse dhe
shoqërohet me dieta,aktivitete fizike dhe terapi për ndryshimin e sjelljes.Nuk duhet të tolerohet
gjendja obeze për shumë vjet sepse,kjo gjendje shpije në gjendje direveresibile të gjakut dhe
organeve,pas humbjes së peshës nuk mund të priten rezultate në favor të shëndetit të mirë.
19
2.3.ANOREKSIA
Anoreksia nervore
Anoreksia nervore,-Bën pjesë në kategorinë e gjendjeve që paraqesin rrezik për jetën.Fjala
anoreksi rrjedh nga greqishtja që do të thotë mungesë e oreksit.Karakterizohet me refuzimin e
ushqimit.Për herë të parë,përshkrimin mjekësorë të kësajë sëmundjeje e ka dhënë dr.Ricard
Martin në vitin 1689.Ai e përshkruan anoreksinë si ʺgjendje e sëmurë e shpirtitʺ,e shkaktuar nga
vuajtja dhe ankthi.
Anoreksia karakterizohet me frikë të madhe ndaj obezitetit.
Kjo sëmundje,më shumë shfaqet te adoleshentët dhe gratë e reja.Personi që vuan nga anoreksia
pothuajse nuk ushqehet,i numëron kaloritë që merr pastaj vazhdon me aktivitete të rënda fizike
por,sado që dobësohen personat që vuajnë nga kjo sëmundje nuk besojnë në atë që shohin në
pasqyrë dhe vazhdojnë duke mos marrë ushqim.Simptomat shqetësuese janë:humbja e madhe e
peshës,dietat e forta,mungesa e ciklit menstrual,rënja e flokëve,duart dhe këmbët e ftohta shfaqje
e qimeve të holla në trup,çrregullime të të folurit,trajnimet e vështira,gënjeshtëra në lidhje me
konsumimin e ushqimit,dobësi kahetike,periudha të hiperaktivitetit,rritje të qimeve në
trup,këmbë dhe pjesë të tjera të organizmit,çrregullime kardiake,lëkurë të thatë që
qërohet,frymëmarrje të vështirsuar.
Pasojat:Humbje e indit kockor që mund të shpijnë në osteoperozë,temperaturë e ulët e
gjakut,metabolizëm dhe reflekse të ngadalsuara,problem kardiake të natyrës funksionale që
mund të shpijnë në infrakt të miokardit.Për të vlerësuar saktë numrin e të sëmureve me anoreksi
nervore është vështirë për tu realizuar sepse,shumica e njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje
turpërohen për të kërkuar ndihmë.
2.3.1.Trajtimi i anoreksisë nervore
Të dhënat nga kërkimet shkencore janë të kufizuara për trajtimin e anoreksisë nervore.Për
pacientët shumë të dobësuar,baza e trajtimit është monitorimi mjekësorë dhe reabilitimi
ushqimor i mbikqyrur për të rikthyer peshën trupore dhe për të normalizuar çrregullimet e të
ushqyerit.Individet shumë nën peshë kanë nevojë për një program spitalor për ta normalizuar
peshën e cila arrihet me anë të vakteve të kontrolluara dhe në një mjedis mbështetës e
inkurajues.Kur pacientat refuzojnë të ushqehen,mund të përdoret ushqyerja nazogastrike.
20
2.4.BULIMIA
Bulimia nervore karakterizohet nga episode të vazhdueshme të të ngrënit në sasira të
mëdha(është konsumimi i një sasie shumë të madhe ushqimi e shoqëruar me humbje të kontrollit
të të ngrënit) që shoqërohet me një sjellje kompensuese(p.sh vetënxitje e të vjellurave ose
qëndrimi pa ngrënë) që ka si qëllim të zhbëjnë efektet e të ngrënit në sasira të mëdha.Bulimia
nervore ka gjithashtu,dy nëntipa.Tipin e përdorimit të purgantëve ku individët vetënxisin të
vjellat ose keqpërdorin laksative,diuretikët ose klizmat,dhe në tipin tjetër pra pa përdorim
purgantësh ku individët përdorin sjellje të papërshtatshme si,qëndrimi pa ngrënë ose ushtrime të
tepruara fizike në mënyrë që të zhbëjnë efektet e të ngrënit në sasira të mëdha.
Shkaktaret
• Depresion
• Maltretimi psikofizik
• Në fëmijëri
• Niveli i ulët i vetrrespektit
• Persionet dhe konfliktet brenda familjes
Cilat janë pasojat fizike të bulimisë:
1.Dhimbje në stomak
2.Duart dhe shputat të enjtura
3.Ndjenja e lodhjes
4.Mundimi në te vjellura dhe kokëdhëmbje
Trajtimi
Bulimia nervore
Të dhënat për trajtimin e bulimisë nervore janë më të forta se ato për anoreksinë nervore
por,cilësia e studimeve egzistuese,është e ndryshme.Janë studiuar disa forma të psikoterapisë dhe
të dhënat tregojnë se terapia e njohjes dhe sjelljes ja doli të rikthente një model të shëndetshëm të
ushqyerit dhe të ndryshonte qëndrimet jo të drejta në lidhje me ngrënjen,formën dhe
peshën.Pothuajse të gjithë agjentët antidepresivë të studiuar kanë një ndikim mesatar në
simptomat e bulimis nervore por,ashtu si në rastin e psikoterapisë ka një përqindje të lartë
pacientësh që nuk përgjigjen.
21
2.5.ORTOKSIA NERVORE
Ortoksia nervore karakterizon njerzit e fiksuar pas ushqimit të shëndetshëm dhe shoqërohet me
stres dhe shqetësime në shëndetin mendor.Ortoksia nervore,˝çrregullim i të ngrënit
shëndetshëm˝e ka marrë emrin nga fjala grekeʺorthoʺqë do të thotë ʺe saktëʺose
ʺkorrekteʺ.Fokusi i tepruar tek ushqimi mund të vihet re sot te disa njerez që bëjnë stil jeteseʺtë
pastërʺ.Edhe pse nuk ka një vijë që të ndajë të ngrënit e shëndetshëm dhe ortoksinë nervore,kjo e
fundit mund të përkufizohet si një gjendje e krijuar kur të ngrënit ʺe shëndetshëmʺshkakton
distres të madh dhe pasoja negative në jetën e dikujt.Ortoksia nervore nuk njihet klinikisht,por
kërkuesit kanë zhvilluar pyetsorë për popullata të ndryshme për të krijuar një ide për prevalencën
e saj.Dy pyetje të përfshira në pyetsorë janë:
1. A të shqetëson mendimi për ushqimin më tepër se 3 orë në ditë?
2. A ndiheni në faj kur i thyeni rregullat e të ngrënit shëndetshëm?
2.5.1.ÇRREGULLIMI I DËSHIRËS USHQIMORE
Ky çrregullim karakterizohet nga ngrënia në sasi tepër të mëdha të ushqimeve kalorike në një
periudhë shumë të shkurtër kohe.Kjo përcaktohet si një çrregullim i rëndë i të ngrënit në të cilën
konsumohen sasi jashtëzakonisht të mëdha të ushqimit dhe duke u ndier të pa aftë për të ndaluar
të ngrënit.Është vlerësuar se 1.6% e grave dhe 0.8% e njerzëve në mbarë botën vuajnë nga ky
çrregullim i dëshirës së të ngrënit.Ndërsa 0.4% e grave të moshës së mesme dhe gra me të vjetra
që zhvillojnë këtë çrregullim gjatë jetës së tyre.
22
Kapitulli III
3.1.Kujdesi infermieror te pacientat me çrregullime të ushqimit.
Vlerësimi infermieror
Infermieri interviston pacientin për të siguruar informacione për:
1.Marrjen e ushqimeve normale ditore
2.Zakonin e ngrënjes së ushqimeve
3.Ndryshimet e oreksit
4.Ndryshimin e peshës trupore
5.Ndryshimin e sjelljes
6.Ndryshime të gjendjes psikologjike
Pacienti paraqitet në qendrat spitalore me çrregullime të ushqimit dhe kërkon një trajtim
mjekësorë.Identifikohet lloji i çrregullimit të ushqimit.Disa shenja të çrregullimit mund të
paraqiten për shkak të ngrënjes së tepërt të ushqimit apo dhe nga qëndrimi pa ngrënë për shkak të
peshës.Infermieri\ja e pyet pacientin për simptomat në mënyrë që ta ketë më të lehtë përcaktimin
e llojit të çrregullimit të ushqimit.
Pacientit i kërkohet të përshkruaj ushqimet e zakonshme ditore që konsumon dhe kohën e
vakteve.Infermieri e krahason këtë informacion me piramiden e ushqimeve dhe vlerëson dificitet
në ushqyerje.Infermieri bashkë me pacientin zbulon çdo ndryshim në zakonin e ngrënjes si
rrjedhojë e sëmundjes.Infermieri vëren nëse pacienti e rrefuzon ushqimin,ose ka një ankth
ekstrem kur i hahet para tjerëve.Gjatë marrjes së vakteve pacienti observohet sepse ata mbas
ushqimit mund të shkaktojnë vjellje ose vetëpastrohen.
Shënohet në kartelë çdo ndryshim në oreks dhe humbja e peshës trupore në mënyrë të
pavullnetshme.Infermieri shënon çdo ndryshim në shije,shfaqjen e nauzese,të vjellurave,dhe çdo
çrregullim gjatë kohës së ngrënjes si dhe çdo ndryshim të gjendjes psikologjike.
Infermieri pyet pacientin për ndonjë ushqim nëse është shmangur dhe arsyjen.
23
Gjithashtu është e rëndësishme edhe testimi i pacientëve për aftësitë e tyre gëlltitëse, tretëse,
metabolike ose aftësia për të përthithur një lëndë ushqyese,për të vendosur një trajtim ose
mjekim që ka nevojë për një ndryshim të dietës ushqimore.Është mjaft i rëndësishëm sigurimi i
informacioneve rreth dietës së zakonshme dhe dietës së fundit të pacientit.
Gjatë këtyre ekzaminimeve të pacientit vërejmë dhe llojin e çrregullimit lidhur me ushqimin.
Infermieret informojnë këta pacienta për kujdeset themelore të ushqimit dhe ju ofrojnë këshillim
te dietistët që të planifikojnë ushqimet.
Nëse pacienti nuk mund të ushqehet,për të rifituar ose mbajtur peshen,mjekët i rekomandojnë një
trajtim më specifik mjekësorë.Gjatë qëndrimit në spital ata marrin edhe këshillime me një
terapist dhe një vlerësim nga një psikiatër.
Një vlerësim më tërësor përfshin zakonet kulturore dhe fetare,preferencat personale dhe
përdorimin e strukturës ushqimore si një mënyrë për të ndihmuar pacientët të identifikojnë
grupet e ushqimeve prej të cilave konsumojnë pak ose me tepricë.
24
3.2.Vlerësimi fizik /Manifestimi klinik
Sigurohet identifikimi i çrregullimit të ushqimit.Infermieri vlerëson për shenjat dhe simptomat të
çrregullimeve ushqimore.Infermieri e shikon gjendjen e pacientit nga ana fizike dhe
psikologjike,gjendjen e lëkurës,vlerëson peshën normale dhe jonormale si pasojë e këtyre
çrregullimeve.Vëren nëse pacienti e rrefuzon ushqimin,ose ka një ankth gjatë marrjes së ushqimit
para tjerëve.Gjatë marrjes së vakteve pacientët observohen për shkak se ata mbas ushqimit mund
të vjellin ose të vetëpastrohen.Infermieri shikon edhe masën e marrjes së ushqimit te
pacientët.Bën matjen e masave antropometrike,monitorimin e të gjithave ushqimeve dhe
lëngjeve të marra,observon pacientin gjatë kohës së ngrënjes,dhe shënon çdo çrregullim të
pacientit gjatë ngrënjes së ushqimeve.
Vlerësimi Psikosocial-Infermieri vlerëson:
Nivelin e edukimit për sigurimin e ushqimit të nevojshëm
Gjendjen ekonomike
Gjendjen psikoligjike
Gjendjen mendore
Jetesën dhe rregullat e gatimit
Diagnoza infermierore
Diagnoza infermierore te pacientët me çrregullime të ushqimit janë:
1.Ndryshime në ushqyerje,pak ose shumë sipas nevojave të organizmit
2.Rrezik i lartë për prishjen e integritetit të lëkurës për shkak të ngrënjes së tepërt të ushqimit
3.Rrezik të lartë për çrregullime fizike dhe psikologjike
4.Rrezik të larte të imazhit truporë,për shkak të ndryshimeve fizike të humbjes së peshës.
25
3.3.Edukimi shëndëtësore
Psikologu dhe neurologu informojnë pacientin lidhur me çrregullimet e ushqimeve,dhe
këshillimin gjatë ngrënjes së ushqimin,ngrënjen e ushqimeve në sasinë e duhur dhe në kohën e
duhur.Marrjen e të gjitha materieve ushqimore të cilat janë shumë të rëndësishme për pengimin e
shfaqjes së shumë sëmundjeve.Këshillimin për largimin e dëshirës së mbajtjes së dietave të
shumta të cilat pengojnë shtimin e peshës trupore.Edukimi shëndetësor në lidhje me faktorët e
rrezikut që vijnë nga ushqimet.
Vlerësimi i arritjeve
Infermieri vlerëson kujdesin e kryer për të zbuluar nëse pacienti:
• Plotëson nevojat ushqimore me të gjithë përbërsit ushqimore çdo ditë
• Sigurohet pesha trupore e pacientit ose rritja në peshë
3.3.1.Kujdesi infermieror te pacientet me mbi peshë(Obezitet)
Vlerësimi infermieror
Historia
Infermieri ose neurologu mbledh informacione për:
• Gjendjen psikologjike dhe fizike
• Llojin e ushqimeve
• Mënyrën e ngrënjes
• Oreksin
• Nivelin kulturore
• Gjendjen depresive të pacientit
• Sëmundjet kronike
• Medikamente
26
3.4.Vlerësimi fizik/Manifestimi klinik
Infermieri siguron matjen e peshës trupore dhe gjatësisë,llogarit përqindjen e peshës ideale
trupore dhe indeksin e masës trupore.Infermieri ekzaminon lëkurën e pacientit obez për skuqje
apo sipërfaqe të hapura,të cilat nuk mund të shihen me lehtësi për shkak të dhjamosjes së tepërt.
Vleresimi psikosocial
Infermieri zbulon rrethanat dhe faktorët emocional që mund të parandalojnë suksesin e terapisë
ose të keqësohen prej tij.Infermieri interviston pacientin për mendimet rreth peshës së
tanishme.Pacienti mund ose jo ta shikojë peshën si një problem i cili të ndikojë në trajtimin dhe
arritjet.
Infermieri zhbulon historinë e mëparshme të pacientit për të vlerësuar
1.Shkakun dhe kohëzgjatjen e shtimit të peshës
2.Obeziteti në familje
3.Përpjekjet e tepruara për të rënë në peshë dhe arritjet.
Rritja e aktiviteteve fizike për të arritur humbjen në peshë
Infermieri bashkëpunon me mjekun,dietistin,terapeutistin për të arritur qëllimin e përmirësimit të
tolerancës ndaj aktiviteteve.Mjeku vlerëson pacientin me anë të një testi stresant
ushqimi.Infermieri konsulton pacientin për shenjat dhe simptomat jo të zakonshme gjatë
ushtrimeve dhe se çfarë të bëjë në rast se ato ndodhin.
3.4.1.Kujdesi infermieror te personat anoreksik
Vlerësimi infermieror
Qëllimet kryesore janë që pacienti të vendos në mënyrë të ngrënjes që plotëson nevojat ditore të
ushqyerjes,dhe të sigurojë një peshë trupore të shëndetshme.Infermieri mund të zbulojë peshën
normale të pacientit nëpërmjet përdorimit të tabelës metropolitan të peshës dhe gjatësisë.
Dieta.Mjekët zakonisht rekomandojn një fillim një dietë me 1200-1600 kalori në ditë.Infermieri
e ndihmon pacientin gjatë ushqyerjes më gojë.Numri i kalorive rritet gradualisht për të siguruar
një rritje të peshës trupore prej 0.9-1.8 kg në javë.
27
Kapitulli IV – Diskutime dhe rekomandime
Diskutime
Nga informacionet e prezantuara në lidhje me temën kuptojmë se çrregullimet e të ushqyerit janë
një shqetësim i cili kërkon një trajtim,sidomos në qoftëse këto gjendje mund të zgjasin për një
kohë të gjatë kjo duke pasur parasysh faktin se ushqimi luan një rol të rëndësishëm në plotësimin
e kërkesave të organizmit me materiet ushqyese të nevojshme për të funksionuar normalisht.
Nga matrialet që kemi prezantuar në këtë temë,arrijmë në konkluzione se dietat edhe mendimi i
shtimit të peshës,gjendjet psikologjike të individëve për të pasur një trup sa më në formë dhe
mendimi për të qenë sa më i dobët ka sjellë në këto çrregullime që shkaktohen nga ushqimi dhe
mund të sjellin pasoja fatale nëse nuk mjekohen dhe trajtohen .
Po ashtu,te studimi i rastit shohim rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm me materiet e
nevojshme për një shëndet të mirë dhe pa shfaqjen e çrregullimeve të ndryshme.Gjithashtu
shohim te pacientët gjendjen psikologjike dhe fizike në rastet e çrregullimeve të
ushqimeve,aktivitetet fizike.
Kujdesi infermieror dhe edukimi shëndetësorë i popullatës po ashtu kanë një rëndësi thelbësore
te këta pacienta sepse inkurajimi,largimi i dëshirës për të humbur peshë,gjendja shpirtërore dhe
psikologjike,kujdesi rreth ushqyeshmërisë,rrespektimi i vakteve në kohën e duhur,diskutimet dhe
edukimi shëndetsor mund të ndikojnë pozitivisht ndaj personave me çrregullime te ushqimeve.
Një jetë sa më e mirë dhe e shëndetshme duhet të jetë duke u ushqyer me ushqimet e nevojshme
për organizmin tonë dhe që nuk janë të dëmshme.Largimi i mendimit të mbajtjes së dietave të
ndryshme për të rënë në peshë apo për të fituar peshë,marrja në sasi të duhur të
yndyrnave,sheqernave,kriprave.
28
Rekomandimet
Ushqimi dhe mënyra e të ushqyerit luajnë një rol të rëndësishem në shëndet.Një pjesë e
konsiderushme e sëmundjeve,mund të parandalohen nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme dhe
një stili të përshtatshem jetese.
Për grate dhe vajzat adoleshente rekomandohet një ushqyerje sa më e shëndetshme dhe aktivitete
fizike,rrespektimin e vakteve të ushqimeve,marrjen e rregullt të lëndëve ushqyese,gjendjen e
mirë psikologjike,largimin e dëshirës për linjat trupore.
Adoleshenca është një periudhë mjaft delikate,ndaj duhet të kemi kujdes ndaj ushqimeve që ne
konsumojmë.Gjatë kësaj periudhe edhe gjendja psikologjike mund të jetë edhe më e ngarkuar,
dhe dëshira për kujdesin ndaj vetes për gjendjen e peshës është më e madhe.Gjithashtu
rekomandohet të ushqehen në kohën e duhur të vakteve,vizita tek mjeku sipas rasteve të
nevojshme asnjëherë nuk duhet refuzuar dhe duhet marrë trajtimin e duhur mjekësor.
29
Rezyme
Punimi i diplomës me temëʺRoli i asistentes infermierore te pacientat me çrregullime të
ushqimitʺi realizuar në Universitetin publik të Gjakovës,Fakulteti I Mjekësisë ,dega
infermieri,është i përmbledhur në 4 kapituj,33 faqe.
Në kapitullin e parë të këtij punimi sqarojmë,çka është stomaku dhe funksionet e tij,tretjen,të
ushqyerit ,vlerësimin e gjendjes të të ushqyerit,ushqimet bio dhe OMGJ,efektet pozitive dhe
negative të të ushqyerit,si dhe sëmundjet që transmetohen përmes ushqimit.
Në kapitullin e dytë sqarojmë çrregullimet e të ngrënit,llojet në të cilat klasifikohen
ato,prezantimi i tyre dhe si trajtohen,obeziteti,bulimia,anoreksia nervosa,ortoksia nervosa.
Në kapitullin e tretë kemi folur rreth kujdesit dhe edukimit shëndetësore ndaj këtyre
sëmundjeve,si dhe vlerësimin fizik dhe manifestimet klinike.
Kapitulli i katërt përmban diskutimet dhe rekomandimet rreth rezultateve të çrregullimeve të
ushqyerit.
30
Referencat
1. Anatomia funksionale e njeriut prof.dr Hilmi Dauti
2. Shëndeti publik me epidemiologji- Prof.Ass. Haxhi Kamberi
Burime nga internet
1.http://www.gazetadita.al/crregullimet-e-te-ngrenit-si-te-njohim-bulimine-dhe-anoreksine-
nervore/
2.https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Anoreksia
3.https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Bulimia
4.https://www.botasot.info/shendetesia/391953/crregullimi-i-ri-i-te-ngrenit/
5.http://www.gazetadita.al/keshillat-si-duhen-trajtuar-crregullimet-e-te-ushqyerit/
6.https://www.slideshare.net/mobile/innaserani5/obeziteti-46830668
7.https://www.mychoicemylife.com/sq/obeziteti-eshte-nje-semundje-qe-po-perhapet-ne-
mase/cfare-eshte-obeziteti.html
8.https://shendeti.com.al/semundjet-qe-lidhen-me-crregullimet-e-te-ngrenit-dhe-shenjat-
paralajmeruese-qe-japin-keto-semundje/
9.https://emigertanews.wordpress.com/category/disa-semundje-qe-sjell-kequshqyerja/
10.https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Kategoria:Ushqim
11.https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Sistemi_i_tretjes
12.https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Lugthi
31
BIOGRAFI E SHKURTËR E KANDIDATES (CV)
Informata personale:
Emri(emri i prindit) Mbiemri Jehona Muharrem Mustavataj
Datëlindja 02-09-1997
Gjinia Femer
Nr.personal J75902042P
Të dhënat kontaktuse:
Nr.Tel; +355 675 379623
Adresa Bajram Curr
E-mail jona_jona 55@hotmail.com
Të dhënat e kualifikimit;
Shkolla e mesme e lartë Ass.Inf.Pergjithshem,ʺShkolla e mesme e mjekësisë
Hysni Zajmiʺ,Gjakovë
Universiteti Universiteti Fehmi Agani,Gjakovë
Fakulteti Fakulteti Mjekësisë
Programi Infermieri
Statusi I rregullt
Nr.ID 160306071
32
BIOGRAFI E SHKURTËR E KANDIDATES (CV)
Informata personale:
Emri(emri i prindit) Mbiemri Sadije Gazmend Halilaj
Datëlindja 07-04-1996
Gjinia Femer
Nr.personal 1240407228
Të dhënat kontaktuse:
Nr.Tel; +383 43 995 090
Adresa ʺDed Gjon Luliʺ, Piskotë, Gjakovë
Të dhënat e kualifikimit;
Shkolla e mesme e lartë Ass.Inf.Pergjithshem,ʺShkolla e mesme e
mjekësisë Hysni Zajmiʺ,Gjakove
Universiteti Universiteti Fehmi Agani,Gjakovë
Fakulteti Fakulteti I Mjekësisë
Programi Infermieri
Statusi I rregullt
Nr.ID 160306076
top related