punim diplome tema : zbatimi i metodave …...zhvillimin e cilësive pozitive të nxënësit, duke i...
Post on 27-Jan-2020
10 Views
Preview:
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI FILLOR
PUNIM DIPLOME
Tema : Zbatimi i metodave mësimore novative dhe roli i mësimdhënësit në
arsimimin e nxënësve
Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:
Prof. ass. Dr. Shefqet Mulliqi Mirlinda Muriqi
Gjakovë, 2019
2
Ky punim diplome u mbrojt me __________________ para komisionit vlerësues në përbërje:
1. ______________________________ Kryetar
2. ______________________________ Anëtar
3. ______________________________ Anëtar
Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ______________________
3
MIRËNJOHJE
Këto katër vitet e studimit do të ishin të vështira pa ndihmën e familjes, profesorëve,
shoqërisë e të gjithë atyre që më ndihmuan dhe motivuan në këtë rrugëtim sfidues të së
ardhmes. Andaj ky moment është i duhuri që të bëjë falënderimet. Së pari dua të falënderoj
familjen time, që ishin gjithmonë pranë meje prandaj dua të shpreh mirënjohje për
përkrahjen dhe ndihmën që më ofruan gjatë këtyre viteve, ku çdo sukses i imi i arritur është
meritë e tyre.
Përzemërsisht u falënderohem profesorëve të fakultetit të cilët me profesionalizmin, punën
dhe përkushtimin e tyre mundësuan arritjen time deri këtu. Falëndërim i veçantë i takon
udhëheqësit tim shkencor prof. ass. dr. Shefqet Mulliqi për këshillat dhe ndihmën e dhënë në
mënyrë të vazhdueshme gjatë studimeve dhe punimit të diplomës. Ishte privilegj dhe kënaqësi
për mua të punoj me të.
Është i pashmangshëm edhe falëndërimi për shoqërinë që zbukuruan dhe i bënë më të lehta
këto katër vite studime duke më dhuruar çaste të paharrueshme dhe përkrahje të pafundme.
Faleminderit!
4
ABSTRAKTI
Ky punim diplome synon të tregojë rëndësinë e edukatës dhe arsimimit në formimin dhe
ndikimin e tyre te njeriu në tërësi si dhe identifikimin e punës së mësuesve, metodave,
strategjitë e mësimdhënies, që mësuesi vë në përdorim në klasë, për të motivuar nxënësit dhe
nxitur ata që të jenë aktiv në mësimdhënie. Puna e mësimdhënësit është të dijë të motivojë
nxënësit e tij/saj në mënyrën më efektive, duhet mësuar dhe analizuar të gjitha ato çka e bëjnë
një mësimdhënës të suksesshëm dhe të aftë për të mbajtur procesin mësimor. Rol të
rëndësishëm luan edhe bashkëveprimi i mësimdhënësit dhe nxënësve, pasi që kjo ndikon
edhe në arsimimin e nxënësve.
Mësimnxënia, të nxënit dhe stilet e të nxënit janë pika tjera që kam shtjelluar në këtë temë
diplome. Të nxënit shënon veprimtarinë e nxënësit për arritjen e njohjes, është proces i
motivuar dhe i qëllimshëm dhe rezultat i aftësive të shumta si aftësi për të motivuar veten
pozitivisht, për t’u ndërgjegjësuar për rezultatet e arritura etj.
Po ashtu ky punim fokusohet në paraqitjen e mësimdhënies tradicionale dhe asaj
bashkëkohore, metodat mësimore dhe gjithashtu bëhen krahasime dhe një paraqitje e
përparësive dhe dobësive të të dy kategorive, si dhe fare në fund metodat mësimore novative
dhe zbatimin i tyre. Përdorimi i metodave është tejet i gjerë, sepse me ato udhëheqemi në çdo
fushë të veprimtarisë, ngase realizojmë qëllimet dhe detyrat edukative dhe arsimore,
përkatësisht organizojmë ecuritë didaktike të punës mësimore.
Fjalët kyçe: arsimim, nxënës, mësimdhënës, mësimdhënie, metoda etj.
5
VËRTETIM LEKTURIMI
Unë, Leomir Smajli dëshmoj që e kam lekturuar punimin shkencor si punim
diplome, të studentes Mirlinda Muriqi me temë: “Zbatimi i metodave
mësimore novative dhe roli i mësimdhënësit në arsimimin e
nxënësve” nën mentorimin e prof. ass. dr. Shefqet Mulliqi.
Tema vjen nga radhët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Fakulteti i
Edukimit, Programi: Fillor.
Tema është shikuar nga aspekti gjuhësor në përpikëri dhe nga ai drejtshkrimor.
Gjithsesi, punimi nga ana e lekturuesit ka marrë vëmendje edhe në të shikuarit
në aspektin teknik dhe gabimet strukturore.
Lekturues,
Leomir Smajli
+383 (0) 45 678108
leomirsmajli@gmail.com
6
PËRMBAJTJA
MIRËNJOHJE ..................................................................................................................... I
ABSTRAKTI ....................................................................................................................... II
VËRTETIM LEKTURIMI .............................................................................................. III
HYRJE .............................................................................................................................. IV
KAPITULLI I .................................................................................................................... 9
1.1.Edukata, karakteristikat dhe detyrat e saj ......................................................................... 9
1.2. Funksionet dhe determinantet historike të educates ....................................................... 10
1.3. Arsimi .......................................................................................................................... 12
1.4. Mësimi ......................................................................................................................... 13
1.5. Të mësuarit .................................................................................................................. 13
1.6 Stilet e të mësuarit ......................................................................................................... 14
KAPITULLI II .................................................................................................................. 15
2.1. Mësimdhënia ................................................................................................................ 15
2.2. Strategjitë e mësimdhënies ........................................................................................... 16
2.3. Problemet e mësimdhënies ........................................................................................... 18
2.4. Mësimnxënia ................................................................................................................ 19
2.5. Teoritë e të nxënit ......................................................................................................... 20
2.6. Stilet e të nxënit ............................................................................................................ 21
KAPITULLI III ................................................................................................................ 23
3.1.Mësimdhënësi ............................................................................................................... 23
3.2. Rolet e shumëfishta të mësimdhënësit .......................................................................... 23
3.3. Karakteristikat e mësuesve të suksesshëm .................................................................... 24
3.4. Bashkëveprimi nxënës-mësues ..................................................................................... 25
3.5. Roli i mësimdhënësit në arsimimin e nxënësve ............................................................. 26
3.6. Motivimi i nxënësve ..................................................................................................... 28
KAPITULLI IV ................................................................................................................. 30
4.1.Mësimdhënia tradicionale .............................................................................................. 30
4.2.Metodat e mësimdhënies tradicionale ............................................................................ 31
4.4. Mësimdhënia bashkëkohore ......................................................................................... 34
7
4.5. Metodat e mësimdhënies bashkëkohore ........................................................................ 35
4.9. Metodat mësimore novative .......................................................................................... 38
PËRFUNDIMI .................................................................................................................. 40
REKOMANDIMET .......................................................................................................... 41
LITERATURA .................................................................................................................. 43
8
HYRJE
Mësuesi ka qenë dhe mbetet figura qëndrore në shkollë, ai është vëzhgues, eksplorues, lexues
i mirë, tregimtar, është gjithmonë një hap para të tjerëve. Qëllimi kryesor i mësuesit është të
krijojë njerëz që janë të aftë të bëjnë gjëra të reja, dhe jo thjesht të përsërisin ato që kanë bërë
brezat e kaluar. Puna e mësuesit është përcaktuar si një nga detyrat më të vështira dhe më me
përgjegjësi, është një punë që kërkon për të arritur rezultate maksimale, kërkon bashkëpunim
me nxënësit, ku angazhimi i nxënësve duhet të jetë sa më i madh pasi që vet nxënësit janë ata
që marrin njohuri dhe dituri. Mësuesi dhe nxënësi janë një dyshe e lidhur ngushtë me njëri-
tjetrin gjatë viteve të shkollimit, ku mësuesi është drejtues dhe nxënësi duhet punuar nën
drejtimin e mësuesit përvetëson njohuri, shkathtësi dhe shprehi.
Mësimdhënia është proces që planifikohet, drejtohet dhe organizohet nga mësuesi me
pjesëmarrje aktive të nxënësit, ku përdoren metoda, teknika ndërvepruese, zhvillohen aftësi,
shkathtësi si dhe ndodh formimi tërësor i personalitetit të nxënësit. Procesi mësimor
zhvillohet duke u mbështetur në metoda dhe teknika bashkëkohore, ku nxënësi mëson duke
reflektuar, vlerësuar, zbuluar dhe zgjedhur probleme.
Metodat mësimore kanë rëndësi të veçantë në teorinë dhe praktikën e punës mësimore, pasi
që ato përcjellin tërë ecurinë e zhvillimit të procesit mësimor. Metodat mësimore si proces të
veprimeve të përbashkëta të arsimtarit dhe të nxënësit në mësim janë struktura të përmbajtjes
didaktike të organizuar dhe planifikuar drejt organizimit të zhvillimit të procesit mësimor në
përvetësimin e diturive, shkathtësive, si dhe përsëritjes dhe përforëcimit të tyre, më qëllim të
përgatitjes së nxënësve për jetë dhe punë.
9
KAPITULLI I
1.1.Edukata, karakteristikat dhe detyrat e saj
Edukata është fenomen specifik shoqëror, është karakteristikë historike civilizuese e njeriut
dhe shoqërisë dhe veçori përcaktuese e saj, është faktor esencial i fisnikërimit të njeriut dhe
humanizmit të shoqërisë dhe pasojë e saj, është veprimtari specifike e njeriut, privilegj për
njeriun dhe karakteristikë më të cilën nuk ka të bëjë asnjë qenie tjetër. Hapat e parë të
edukatës hasen në periudhën e përshtatjes së vetëdijshme të njeriut, e që sipas disa
pedagogëve i takon komunitetit të parë njerëzor. Në procesin e edukimit të gjithë njerëzit janë
pjesëmarrës nga lindja gjerë në vdekje.
Në kuptim të gjerë edukata përfshin tri procese:
Procesi i përvetësimit të njohurive, shprehive dhe shkathtësive;
Procesin e zhvillimit të fuqive fizike dhe intelektuale;
Procesin e paisjes së njeriut më vlera pozitive njerëzore dhe formimit të besimit
dhe qëndrimeve adekuate nga pikëpamja e sjelljes njerëzore.
Nga kjo dalin tri detyra themelore të edukatës:
Detyra materiale,
Detyra funksionale,
Detyra edukative,
Disa karakteristika të tjera të edukatës janë:
Edukata si dukuri gjenerative
Ndikimi vertikal dhe horizontal
Kategori e ndryshueshme
10
1.2. Funksionet dhe determinantet historike të educates
Janë shumë funksione të edukatës që historikisht kanë jo vetëm vlera teorike por edhe
praktike. Ndër funksionet e edukatës që konsiderohen më me rëndësi si dhe praktike që të
njihen janë:
Rritja
Formimi
Emancipimi
Rritja – konsiderohet funksion bazë i edukatës dhe karakteristikë për të gjitha etapat e
zhvillimit.
Zhvillohen në kushte të natyrshme;
Pa improvizim;
Pa mësues të mirëfilltë;
Pa plan dhe program formal;
Nuk është imponues;
Kultivim i mirësjelljes sipas normave shoqërore etj.
Formimi – është funksion shumë i rëndësishëm i edukatës, që paraqitet në momente të
caktuara të zhvillimit të shoqërisë, sidomos në kohën e ndarjeve dhe diferencimeve shoqërore
në shtresa e klasa, interesat dhe nevojat e të cilave manifestoheshin gjithnjë e më shumë edhe
në fushën e edukatës.
Formimin dhe zhvillimin e shkathtësive dhe të shprehive intelektuale;
Formimin e një baze të shëndoshë solide për zhvillimin e mëtutjeshëm;
Zhvillimin e cilësive dhe vetive e psikike;
Formimit të përgjithshëm të personalitetit të njeriut;
Formohen e vetëformohen për jetë dhe punë në shoqëri dhe për shoqërinë.
11
Emancipimi – lat: (status emaancipali, emancipuara) që domethënë – çlirim nga varësia apo
pavarësia nga kontrolli dhe mbikëqyrja e tjetrit.
Virtyti
Kryerjeprocesi
Rezultat i arritur
Pronësi për…
Ekspozim i …
Determinantet historike të edukatës
Në mesin e shumë faktorëve determinuesë të edukatës më të rëndësishëm konsiderohen:
Faktori ekonomik
Faktori politik
Faktori social
Religjioni
Tradita pedagogjike dhe
Mendimi shkencor.
Pra, edukata është një proces i përbërë, është veprimtari e organizuar, që merr pjesë në
zhvillimin e cilësive pozitive të nxënësit, duke i harmonizuar raportet shoqërore dhe
individuale, është e kushtëzuar nga shumë faktorë në funksion të ndikimeve pozitive. Me të
ndërtohen pikëpamje reale mbi botën dhe shoqërinë, me të cilën veprimtari bëhet përvetësimi
i vlerave pozitive morale, shoqërore dhe punuese, të cilat përmbajtje realizohen në kushte dhe
në mënyra të organizuara institucionale dhe jo institucionale. Prandaj edukata është pjesë
përbërëse e të gjitha formave të veprimit shoqëror dhe të veprimit individual të njeriut, është
kategori e përhershme shoqërore me anën e së cilës brezi i ri aftësohet për jetë në shoqëri, për
veprimtari prodhuese dhe punuese, duke bartur frytet dhe përvojat e trashëguara të të
mbërrimeve prej gjeneratës në gjeneratë.1
1Zylfiu, Nijazi “Didaktika”, Prishtinë, 2001, fq14
12
1.3. Arsimi
Arsimi (ang., education) është si pjesë përbërëse e edukatës, ka të bëjë me përvetësimin e një
sistemi të caktuar të diturive shkencore, përvetësimin e një sasie të caktuar njohurish dhe
shprehish të cilat janë pjesë përbërëse e praktikës sonë të përditshme. Arsimi konsiderohet
proces pedagogjik në funksion të pajisjes së njerëzve me njohuri.
Arsimi është proces i cili më shumë zhvillohet në shkollë nën udhëheqjen e arsimtarit-
edukatorit. Rezultat i arsimit janë nxënësit e aftësuar në pikëpamje të përfitimit të aftësive,
shprehive dhe shkathtësive, që krijojnë bazë për kryerjen e funksioneve të ndryshme në jetë
dhe vazhdimin e mëtutjeshëm të zgjerimit të njohurive dhe kulturës së tyre në kuptim të
arsimimit permanent-vetarsimimit.
Arsimi është koncept themelor didaktik sikurse edhe mësimi, mund të ketë karakter të arsimit
të përgjithshëm ose profesional, që zhvillohet në nivele të ndryshme të arsimit
(fillor, të mesëm, ose të lartë), duke filluar nga periudha parashkollore.
Koncepti i arsimit në tërësi është i përfshirë në konceptin edukatë, prandaj edhe modalitetet e
realizimit të arsimit janë të ngjashme me ato të educates (familjare, parashkollore, shkollore,
jashtë shkollore, speciale, ushtarake etj), sikurse të aspekteve të realizimit të përmbajtjeve
(fizike, intelektuale, estetike, morale, politeknike etj).2
Në bazë të arsimit gjatë gjithë jetës mund t’i përmendim edhe determinantet e tij:
1. Kapaciteti i kufizuar psikik i individit;
2. Ndryshimet e mëdha shoqërore-ekonomike;
3. Revolucionin tekniko-shkencor;
4. Thellimi i krizës arsimore;
5. Shpërthimi i kohës së lirë.
2Zylfiu,Nijazi,”Didaktika”,Prishtinë,2001,fq14
13
1.4. Mësimi
Mësimi (ang, teaching, fr., instruction) është proces unik edukativo-arsimor, që me
udhëheqjen e mësuesit dhe me pjesëmarrjen aktive të nxënësve zhvillohet me plan dhe në
mënyrë sistematike, ku nxënësit përfitojnë dituri të reja, shkathtësi dhe shprehi, zhvillojnë
aftësi psikike dhe fizike dhe në këtë mënyrë realizohet zhvillimi i tërësishëm i tyre. Mësimi
ka një karakter të një procesi edukativ dhe arsimor, por që nuk është identik me arsimin ose
edukimin. Qëllimi dhe detyrat kryesore të kësaj veprimtarie është realizimi i drejtë dhe i plotë
i edukimit dhe i arsimit të brezit të ri. Mësimi në thelb ka karakter të varshmërisë binare,
sepse është kushtëzuar nga dy faktorë: faktori kreyesor biologjik dhe faktori social.3
1.5. Të mësuarit
Është proces i pavarur, proces intelektual i individit, është aktivitet intelektual e psikomotorik
me anën e të cilit përvetësohen dituri, shkathtësi e shprehi të cilat ndryshojnë sjelljen e
përgjithshme. Ai është një process aktiv dhe i pavarur i secilit që nxë dhe si i këtillë
konsiderohet si faktor kryesor i ndryshimit të veprimtarisë së individit.
Pra të mësuarit është një ndryshim i brendshëm në një person, formimi i lidhjeve të reja ose
potenciali për reagime të reja. Të nxënit është kështu një ndryshim i qëndrueshëm në aftësitë
e një personi. Ky përcaktim pranon se të nxënit është proces që ndodh brenda një personi
(pikëpamja kognitive), por gjithashtu thekson rëndësinë e ndryshimeve në sjelljen e
vëzhgueshme si tregues që të nxënit ka ndodhur (pikëpamja biheivioriste)
Disa karakteristika të mësuarit:
Të mësuarit nuk është vetëm ajo që ndodhë në klasë
Të mësuarit nuk është vetëm ajo që konsiderohet vetëm “e saktë”
Të mësuarit e qëllimshëm dhe spontan
3Zylfiu,Nijazi,”Didaktika”,Prishtinë,2001,fq12
14
1.6 Stilet e të mësuarit
E rëndësishmë është që strategjitë dhe teknikat që përdorim gjatë mësimdhënies të jenë në
përputhje me parimet e mësimnxënies.
Së pari, të mësuarit është një çështje individuale, është pikërisht nxënësi që realizon të
mësuarit-jo mësuesi. Për këtë arsye mësimdhënia duhet të përqendrohet të nxënësi.
Së dyti, çdo individ mëson në mënyrë të ndryshme nga një tjetër. Disa individë mësojnë
shpejt, disa më ngadalë.
Së treti, për të mësuar diçka ne duhet ta studiojmë, praktikojmë dhe përdorim atë. Këto
ndryshime në orientime bëjnë që nxënësit të adoptojnë stile të ndryshme të mësuarit. Këto
stile janë rezultat i të mësuarit të hershëm të nxënësit si dhe zhvillimit të tij emocional dhe
fizik. Secili stil mund të jetë efektiv në një tip të caktuar situate që përfshin natyrën e
individit, ambientin fizik dhe gjendjen emocionale. Çdo stil i të mësuarit ka përparësitë dhe të
metat e tij. Ka persona që janë relativisht të pavarur nga faktorë të jashtëm. Këta persona nuk
ndikohen shumë nga presioni i bashkëmoshatarëve dhe priren të favorizojnë lëndën abstrakte.
Kërkimet tregojnë që personat me fushë pavarësie bëjnë punë të mirë në sistuata induktive të
mësuari. Bazuar në këto stile dhe karakteristika kognitive të nxënësve, mësuesit duhet të
mbështeten në një arsenal metodash mësimdhënëse dhe t’i përdorin ato në mënyrë elastike.
Ata duhet:
Të sigurojnë mjedise të ndryshme të mësuarit dhe përdorin strategji të ndryshme
mësimdhëniejeje;
Gjatë mësimdhënies të bëjnë adoptime dhe përshtatje në teknika, në mënyrë që çdo
nxënës, të gjenë një situatë të mësuarit në përshtatje me stilin e tij;
T’i ndihmojë të rinjtë që ata të përpunojnë stile të mësuarit në përshtatje me
përmbajtjen e lëndës;
Jo vetëm të ndalen në konceptet, por edhe t’i praktikojnë dhe përdorin ato. 4
15
KAPITULLI II
2.1. Mësimdhënia
Mësimdhënia është një proces i cili planifikohet, drejtohet, organizohet nga mësimdhënësi
sipas stileve të të nxënit dhe me pjesëmarrjen aktive të nxënësve, ku përvetësohen njohuri,
përdoren metoda, teknikat ndërvepruese, zhvillohen aftësi, shkathtësi që ka për qëllim
arsimimin dhe edukimin e nxënësve. Ajo paraqet një aspekt të rëndësishëm shoqëror. Procesi
i mësimdhënies është shumë kompleks pasi përfshin raporte dhe marrëdhënie të cilat duhet
gërshetohen dhe harmonizohen njëkohësisht dhe vazhdimisht. Veprimtaria e mësimdhënies
kryhet kryesisht në institucionet pedagogjike (shkollë, akademi, kolegj, fakultet etj.) dhe
është e orientuar drejt zhvillimit të përgjithshëm të nxënësve, studentëve, etj.
Mësimdhënia është veprimtari e organizuar, sistematike, krijuese e interaktive, institucionale
ose joinstitucionale me qëllim të zotërimit të përmbajtjeve të përcaktuara, përvetësimin e
njohurive, shkathtësive dhe shprehive, dhe aftësimin e nxënësve për punë të mëtejshme dhe
të vazhdueshme. Qëllimi i mësimit është zhvillimi dhe krijimi i një personaliteti të nxënësit
kritik, të lirë, të pavarur, kreativ, human, të arsimuar, i cili është i hapur për të gjitha
ndryshimet progresive aktuale dhe në të ardhmen, si në vetvete ashtu edhe në shoqërinë në të
cilën jeton dhe vepron.
Komponentët e këtij sistemi janë:
Nxënësi (nxën dituri, fiton përvojë relevante, d.m.th., edukohet dhe promovohet)
Mësuesi (arsimon, d.m.th., aktiviteti i tij është i orientuar drejt optimizimit të
mësimit)
Përmbajtja mësimore (përfaqëson bazën mbi të cilën mbështetet mësimi)
Kushtet objektive (hapësirat dhe pajisjet mësimore ndikojnë direkt dhe indirekt në
mësimdhënie)
Marrëdhëniet ndërmjet pjesëmarrësve të mësimdhënies janë një faktor me rëndësi për
sukses.
4 Garo, Sofokli ”Mësimdhënia bashkëkohore”, Tiranë, 2008, fq. 30
16
Veprimtaria kryesore e çdo mësimdhënësi është organizimi i punës mësimore, për zhvillimin
e suksesshëm të mësimdhënies, si dhe po ashtu çdo mësimdhënie ka disa veçori:
1. Mësimdhënia është proces i orientuar drejt qëllimit;
2. Ajo ka lidhje të ngushtë më përmbajtjen;
3. Mësimdhënia është e orientuar drejt një grupi të veçantë njerëzish;
4. Mësimdhënia është proces i planifikuar;
5. Mësimdhënia shfrytëzon disa strategji;
6. Mësimdhënia karakterizohet nga funksioni i vazhdueshëm i procesit të vlerësimit;
7. Mësimdhënia është kompleks marrëdhëniesh;
Nga kjo që u tha përfundojmë se mësimdhënia është
1. Dhënës ose përcjelljës i njohurive;
2. Organizim i veprimtarisë së nxënësve
3. Mundësi realizimi të procesit të të nxënit.5
2.2. Strategjitë e mësimdhënies
Strategjitë e mësimdhënies janë ato teknika apo metoda që përdorë një mësues për t‘ia
përçuar dije nxënësve apo për t‘i ndihmuar ata që të arrijnë tek ajo, janë teknikat që mësuesi
përdorë në mënyrë që mësimdhënia të jetë sa më atraktive. Mësuesi përdor këto strategji
mësimore për të promovuar aftësitë e të menduarit të nivelit më të lartë dhe të zgjedhjes së
problemit, të mbështet zhvillimin emocional dhe shoqëror të fëmijëve, që të nxit
pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të kuptuarit, që të ndihmojë fëmijët të mësojnë rreth kufijve,
rregullave dhe përgjegjësive në klasë, në komunitet, jetë reale, për pasojat e mosmbajtjes së
përgjegjësisë etj.
Shumica nga strategjitë si në vijim ndihmojnë të gjithë fëmijët:
Demostroju fëmijëve se çfarë dëshiron ai/ajo të bëjë sesa vetëm t’i tregosh me fjalë;
Përdor fjalë të thjeshta kur jepni udhëzime dhe kontrollo nëse fëmijët i kanë kuptuar;
Përdor objekte reale që fëmijët mund t’i ndiejnë se sa të kryejnë punë me letra dhe
lapsa. Provo të ndërlidhësh mësimet me përvojat e fëmijës dhe me jetën e tij/saj reale;
5Musai,Bardhyl “Mjeshtritë themelore të mësimdhënies”,Tiranë,1996,fq14-15
17
Bëjë një aktivitet në kohë dhe përfundoje. Sqaroni kur një aktivitet është kryer dhe se
kur fillon tjetri;
Ndajeni detyrën në pjesë ose në objektiva mësimore. Lejo që fëmijët të fillojnë me
atë se çfarë mund të bëjnë para se të fillohet me hapat më të vështirë. Kthehuni hapit
të lehtë nëse fëmijëve iu paraqiten probleme;
Jepni mjaft lëvdata dhe inkurajime kur fëmijët janë të suksesshëm;
Jepni fëmijës ushtrime/praktike shtesë për të bërë detyrën-kjo ndonjëherë quhet edhe
“tej mësim” por siguron që fëmijët të zotojnë aftësinë dhe ndihmon në ngritjen e
vetbesimit;
Fëmijët kanë nevojë që të praktikojnë aftësinë me materiale të ndryshme, p.sh.,
leximin e fjalëve kur ato janë të shkruara në karta, në fleta pune dhe në libra leximi.
Shkrimi mund të praktikohet në rërë, përmes pikturimit me gisht, laps etj. Kjo quhet
përgjithësim i mësimnxënies së fëmijës;
Shëno ndihmën e anëtarit të familjes i cili do të kryejë detyrat e shtëpisë më fëmijën,
që do të rishikojë se çfarë ka bërë fëmija në klasë atë ditë;
Vendos fëmijën me shokun i cili mund t’i ndihmon në përqëndrimin e fëmijës dhe në
asistimin në aktivitetet në klasë. Uleni fëmijën me nxënësit që janë më të aftë. Kur të
kenë përfunduar punën e tyre, ata mund të asistojnë fëmijën më të ngadalshëm në
kryerjen e detyrës. Cakto detyra që mund të kontribuojnë në nivelin e fëmijës me
aftësi të kufizuara intelektuale dhe punoni bashkarisht në detyrën e dhënë. Cakto
detyra për tërë grupin në të cilat nxënësit e tjerë varen nga kontributi i fëmijës me
aftësi të kufizuara intelektuale (mësimnxënia bashkëpunuese), nxënësit e tjerë mund
të pyetën të asistojnë fëmijën gjatë kohës së pushimit. Për detyrat individuale keni
disa aktivitete që i pëlqejnë fëmijës dhe mund t’i menaxhojë vet ashtu që ai/ajo të
mos pengojë fëmijët tjerë.6
6 Vayrynen, Sai “Arsimi special me metodologji” FSDEK II, 2005
18
2.3. Problemet e mësimdhënies
Problemi nuk është pengesë. Ai është një synim që dikush do ta arrijë, por që në fillim nuk di
se si. Problemet në mësimdhënie janë të shumta, por për ta bërë më të lehtë kuptimin dhe
zbatimin e tyre, ato janë ndarë në katër lloje:
1. Problemet e metodave të mësimdhënies – në përgjithësi kanë të bëjnë me
zgjidhjen dhe organizimin e veprimtarive për të arritur një synim. Synimi i
mësuesit për zhvillimin e të kuptuarit është i qartë, ky nuk është problem i vetëm
që ka ai. Nga zgjedhja e drejt apo jo e metodave të mësimdhënies varet shumë
procesi i të nxënit të nxënësve dhe përfundimisht cilësia e të nxënit. Përdorimi sa
më adekuat i metodave të mësimdhënies dhe përdorimi i llojllojshëm i tyre,
ndërrimi sa më i shpeshtë i aktiviteteve brenda ditëve, përkatësisht brenda orës
mësimore, përshtatja e tyre, nivelit përkatësisht zhvillimit psikofizik të nxënësve,
përshtatja e tyre, lëndës, njësisë së caktuar mësimore, është tregues i cilësisë së të
nxënit si synim përfundimtar i mësimdhënësit.
2. Problemet e motivimit – kanë të bëjnë me përfshirjen e nxënësve në procesin e
të nxënit. Në klasat e ulëta, problemet e motivimit nuk janë aq të theksuara sa në
shkollën e mesme. Nxitja për çështjet e caktuara tek adoleshentët nuk është gjë e
lehtë, por mësuesi do ta realizojë atë, duke bërë pyetje që nxitin të menduarit e
nxënësve dhe duke i bërë ata pjesëtarë aktivë të mësimit.
3. Problemet të menaxhimit –një lloj i tretë problemesh bëhet i qartë kur në klasë
ka zhurmë dhe mësuesja afrohet te ata dy nxënës që po pëshpërisin. Problemet e
menaxhimit kanë të bëjnë me krijimin dhe ruajtjen e një klime që çon në nxënie
të efektshme. Mësimdhënia e planifikuar mirë dhe motivimi mund t’i pakësojnë
problemet e drejtimit të disiplinës, por të nxënit mund të ndërpritet për shkak të
mungesës së pjesëmarrjes së përgjegjshme ose të respektit. Problemi më i
zakonshëm i menxhimit ka të bëjë me faktin që nxënësit duhet të mësohen të
flasin me radhë. Kjo është edhe arsyeja pse “ngritja e dorës” është një praktikë
universale, në të gjitha shkollat. Ajo që kërkohet shpesh, për të parandaluar
veprimet e tilla nuk është dënimi, por një mjedis që e orienton veprimtarinë e
drejt të nxënit.
Praktikat e mira të menaxhimit të klasës lidhen me parandalimin e sjelljeve jo të
mira, formale pozitive të ndërhyrjes dhe pasojat jo dënuese (si një bisedë më
nxënësin, pas mësimit përzgjedhjen e problemit), përpara se të kalohet në dënim.
19
4. Problemet e vlerësimit – kanë të bëjnë me vlerësimin e saktë të të nxënit.
Vlerësimi ndërmjet provimeve apo testimeve është vetëm një nga format e tij,
por vlerësimi përmbanë edhe shumë forma të tjera që përfshijnë vlerësimin e
detyrave të shtëpisë, mbledhjen e reagimeve dhe informacionit gjatë mësimit dhe
vënien e notave nëpër provime, tema, projekte dhe punime të tjera. Vlerësimi
është sot një temë shumë dinamike në fushën e arsimit dhe për këtë qëllim, janë
hartuar strategji dhe janë përpunuar metodologji të ndryshme, për të arrituar
saktësinë më të madhe në gjykimet për vlerën e tyre.
Është e rëndësishme që mësuesi të kuptojë se në jetën e vërtetë të klasës, dallimet midis
problemeve, metodave të mësimdhënies, menaxhimin, motivimin dhe vlerësimin, pothuajse
asnjëherë nuk janë ndarë qartë dhe prerë. Në mësimdhënien e vërtetë këto lloj problemesh do
të dalin më shpesh si theksime ose si përparësi, sesa si ndarje kategorike.7
2.4. Mësimnxënia
Mësimnxënia është një ndryshim pothuajse i përherëshëm në sjelljen e një individi si rezultat
i përvojave të kaluara. Të nxënit është një proces intelektual i një individi me anë të cilit
përvetëson dituri, shkathtësi, shprehi, të cilat ndryshojnë sjelljen. Procesi i të nxënit është një
aktivitet i qëllimshëm dhe i vetëdijshëm i çdo individi. Ai është i orientuar drejt arritjes së një
rezultati të fundit e që janë dituritë dhe shkathtësitë e reja. Në çdo ditë mësojmë, që në vitet e
para të jetës e deri në ato të fundit. Të nxënit paraqet ndryshim relativisht të qëndrueshëm të
individit. Të nxënit fillon në familje, aty fillon procesi i njohjes, procesi mendor e që evoluon
krahas përdorimit të stileve të të nxënit. Është një proces, ndërmjet të cilit çdo njeri fiton
njohuri, shkathtësi dhe shprehi. Njeriu mëson gjatë gjithë jetës. Ndryshimet që pëson njeriu,
qofshin këto pozitive apo negative, janë pasojë e të nxënit nga ana e tij, të nxënit nga
institucioni etj.
Për të nxjerrë kuptimin psikologjik të të nxënit, duhet të evidentojmë se çfarë nuk është ai
Së pari, të nxënit nuk është diçka që ndodh vetëm në klasë. Ai ndodhë çdo ditë të jetës sonë.
7Musai, Bardhyl “Metodologji e mësimdhënies” Tiranë, 2003, fq. 14
20
Së dyti, ai nuk përfshin vetëm atë që është e saktë. P.sh., nëse një nxënës nuk shkruan saktë
një fjalë në hartim apo detyrën e kontrollit, nuk mund të themi se ky nxënës nuk ka mësuar të
shkruajë atë fjalë, duke u nisur vetëm nga ky rast.
Së treti, të nxënit ndodh me paramendim apo në atë mënyrë të ndërgjegjshme.
Së fundi, të nxënit jo gjithmonë përfshin njohuri apo shprehi. Emocionet dhe qëndrimet mund
të mësohen.
Elementet bazë të të nxënit janë ndryshimi dhe përvoja. Këto dy koncepte mund të
formulojnë përkufizimin e të nxënit. Të nxënit është një ndryshim në një person që vjen si
rezultat i përvojës.8
2.5. Teoritë e të nxënit
Teoria është një mjet i të kuptuarit sa më të mirë të proceseve të mësimdhënies dhe të nxënit.
Teoritë synojnë të shpjegojnë motivimin e angazhimin e intelektit gjatë të nxënit të njeriut.
Të nxënit Biheiviorist – sipas këndvështrimit biheiviorist të nxënit është një
ndryshim në sjellje, në mënyrën sipas së cilës një person vepron në një situatë të
veçantë. Sipas teoricientëve si Ëatson, Thorndaike dhe Skinner janë përqëndruar
pothuajse vetëm në sjelljen e vëzhgueshme dhe ndryshimet në sjellje.
Të nxënit Kognitiv – teori që përqëndrohet në proceset mendore. Psikologët si
Piazhe, Anderson, Brunër, Osjubel dhe Glaser shprehen se të nxënit në vetvete është
një proces i brendshëm që nuk mund të vëzhgohet drejtpërsëdrejti. Ndryshimi ndodh
në aftësinë e personit për të reaguar në një situate të veçantë. Sipas pikëpamjes
kognitive, ndryshimi në sjellje qëndron në atë që në mënyrë të prerë biheivioristët e
quajnë të nxënët është vetëm një reflektim i ndryshimit të brendshëm.
Në dallim me psikologët biheivioristë, psikologët kognitivistë duke studiuar të nxënit
janë interesuar në faktorë të pa vëzhgueshëm, si njohuritë, synimet, ndjenjat,
krijimtarinë dhe mendimin.9
8Musai, Bardhyl “Psikologjia e edukimit “ Tiranë, 1999, fq. 88. 9Musai, Bardhyl “Psikologji e edukimit”, Tiranë, 1999, fq. 88, 89
21
Të nxënit konstruktiv – interpretim i ideve nga këndvështrimi personal. Vendi i
debatit dhe diskutimit, vendi i projekteve, i praktikave dhe perspektivave të
shumëfishta. Konstruktivizmi është asimilimi i idealeve të biheviorizmit dhe
kognitivizmit së bashku. Konstruktivizmi përpiqet të shpjegojë si mësojnë nxënësit
duke ndërtuar kuptimin për veten e tyre.
Të nxënit socialkognitiv– do të thotë që informacioni që përpunojmë nga vëzhgimi i
njerëzve të tjerë, sendeve dhe ngjarjeve ndikojnë në mënyrën e sjelljes. Kjo teori
përcakton të nxënit më shumë se sjellja e vëzhgueshme, si dhe mund të shihet si një
urë midis biheiviorizmit dhe kognitivizmit.
2.6. Stilet e të nxënit
Stilet e të nxënit emërtohen si mënyra përmes të cilave merren të dhëna, informacione të cilat
përvetësohen dhe përpunohen nga nxënësit në mënyrë vetanake. Kanë elementin e
përceptimit (të parit, dëgjuarit, prekurit, ndjenjes, mendimit), veprimit, prandaj çdo nxënës ka
mënyrën e vet të të nxënit. Mësimi i mirë bëhet kur nxënësi mëson duke u nisur nga interesat,
nevojat, dëshirat dhe padetyrime e ngarkesat. Të mësuarit e frytshëm është i frytshëm nëse të
folurit, bisedat shoqërohen, ndërlidhen me veprimet, ushtrime, dhe duke punuar, vepruar etj.
Me njohjen e stileve njihen dallimet vetanake të nxënësve dhe përfshirja e tyre në veprimtari
mësimore. Karakteristikat, mënyrat se si nxënësi punon, arrin deri te informata dhe si
mësojnë në çështje që duhet të njihen në mënyrë profesionale nga mësimdhënësi si dhe të
trajtohet si një faktor i veçantë në procesin e mësimdhënies dhe të nxënit. Stilet e të mësuarit
zakonisht përkufizohen si tipare njohëse, emocionale dhe psikologjike të nxënësve, kur ata
bashkëveprojnë në mjedisin e klasës.
Nxënësit me stile të ndryshme përpiqen t’i zgjidhin problemet në natyra të ndryshme, pra
duke i njohur stilet e të nxënit, mësimdhënësi njeh karakteristikat e nxënësve, mënyrën e
përvetësimit të diturive, zgjidhjes së situatave problemore. Dallojmë këto stile të të nxënit:
22
Stili i të nxënit aktiv - Nxënësit që mësojnë sipas këtij stili i përvetësojnë dijet, u
shpjegojnë të tjerëve, diskutojnë dhe ndërveprojnë. Prandaj edhe pëlqejnë të punojnë
në grupe, të veprojnë, ku secili anëtarë i grupit bashkëpunon për dhënien e ideve dhe
zgjidhjen e problemeve, janë më energjik dhe kanë prirje për veprimtari ku kërkohet
gjallëri.
Stili i të nxënit reflektiv - derisa nxënësit aktivë punojnë në grupe, nxënësit reflektiv
parapëlqejnë të punojnë në mënyrë vetanake, në një vend të qetë, larg zhurmës dhe
gjërave tjera që mund ta pengonin të menduarit e tyre rreth dijeve dhe informacioneve
të përfituara.
Të nxënit intuitive - Nxënësit me intuitë janë shumë logjik, mendojnë, analizojnë,
krahasojnë, kanë të zhvilluar të menduarit abstrakt, gjejnë marrëdhëniet dhe janë
nismëtar të risive.
Nxënësit e ndjeshëm - Nxënësit që ndjenjë, i përvetësojnë dijet, faktet dhe i kuptojnë
ato. Janë të kujdesshëm për gjëra të imëta dhe dallohen për vendosshmëri në zgjidhjen
e problemeve. Pëlqejnë të kryejnë veprime praktike dhe mësimet të konkretizohen me
shembuj praktik.
Stili i të nxënit pamor – Nxënësit që kanë prirje pamore i përvetësojnë informacionet
kur ato janë konkrete dhe i shohin si p.sh., ilustrimet, hartat, cd. rom etj.
Stili i të nxënit dëgjimor – Këta nxënës më parë pëlqejnë të mësojnë prej fjalës së
folur dhe të shkruar, përmes ligjëratave, diskutimeve në grup etj.
Stili kronologjik – Parapëlqejnë të mësojnë përmbajtje mësimore duke i ndarë në
pjesë më të vogla logjike dhe pa bërë shkëputje të lidhshmërisë së tyre logjike.
23
KAPITULLI III
3.1.Mësimdhënësi
Është faktor subjektiv më rëndësi në punën mësimore, i cili me aftësinë e tij personale dhe
përgatitjen didaktiko-metodike planifikon, organizon dhe realizon tërë punën mësimore me
nxënës, si dhe mundëson krijimin e kushteve elementare përkryerjen e sukseshme të punës
mësimore. A.Xhersajd flet për këto cilësi të mësimdhënësit:
1. Cilësitë njerëzore
2. Cilësitë që kanë të bëjnë me qëndrimet korrekte dhe disiplinat punuese.
3. Cilësitë fizike
4. Cilësitë që kanë të bëjnë me profesionin e mësimdhënësit.
Pra, me nocionin mësimdhënës nënkuptojmë personelin mësimor të kualifikuar, që mban
mësim dhe i cili është i orientuar me dëshirë dhe vullnet për kryerjen e veprimtarisë
edukative-arsimore, detyrë e cila është me përgjegjësi tejet të lartë, por edhe me nder.10
3.2. Rolet e shumëfishta të mësimdhënësit
Në procesin e mësimdhënies, mësuesi duhet të kryejë disa role:
Mësuësi – ekspert mësimdhënës: Mësuesit duhet të marrin vendime rreth materialeve dhe
metodave të mësimdhënies. Këto veprime bazohen në një numër faktorësh, si çështjet,
aftësitë dhe nevojat e lëndës dhe të gjitha qëllimet që duhet të arrihen. Ata duhet të dijnë
përgjigjet për pyetje të shumëanshme rreth lëndës së tyre
Mësuesi – motivues: Një nga rolet më kryesore të mësuesit është motivimi, shumica e
vendimeve e bëjnë mësuesin të ndikojnë në motivimin e nxënësve. Metoda e vlerësimit e
përdorur nga mësuesi mund të motivojë nxënësit të rritin për të maksimalizuar nxënien, të
rritin nivelin e përvetësimit të njohurive, ose edhe ndonjë material i zgjedhur në klasë në
përputhje me interesin dhe aftësitë e nxënësve të cilët mund t’i motivojë ata për të nxënë.
10 Zylfiu, Nijazi “Didaktika”Tiranë, 2001, fq. 125
24
Mësuesi – menaxhues. Menaxhimi përfshin vëzhgimin e veprimtarive në klasë, organizimin
e mësimeve, përgatitjen e detyrave me shkrim dhe testeve, vlerësimin e detyrave, ndihmën që
u jepet nxënësve që e kërkojnë, konsultat me mësuesët tjerë, takimet me prindër etj.
Menagjimi i klasës është mbajtja e një mjedisi të përshtatshëm për të nxënit, relativisht larg
problemeve disiplinore. Një mësues i suksesshëm është një udhëheqës efektiv, duke përdorur
mundësitë e grupit për të zhvilluar rritjen individuale të çdo nxënësi.
Mësuesi – këshilltar. Shqyrton problemet personale të nxënësve. Mësuesi duhet të jetë
vëzhgues i ndjeshëm i sjelljes njerëzore. Ai duhet të përgjigjet në mënyrë konstruktive kur
emocionet e nxënësve drejtohen në rrugën e të nxënit. Mësuesi duhet t’u interpretojë
rezultatet e mësimi të nxënësve dhe prindërve.
Mësuesi – model. Mësuesi duhet që në çdo veprimtari të jetë model për nxënësit e tij.
Entuziazmi për lëndën transmetohet nga mësuesi entuziast. Të gjitha veprimet qëllimisht ose
jo, brenda dhe jashtë mësimit shërbejnë si model për nxënësit. Veprimtaritë e tij janë të
panumërta duke filluar që nga ato rutinë që janë të lidhura me organizimin dhe përgatitjen
deri te mësimdhënia, korrigjimi i detyrave, provimeve, përgatitja për të nesërmën.11
3.3. Karakteristikat e mësuesve të suksesshëm
Mësues i suksesshëm quhet ai që është në gjendje të realizojë objektivat e programit.
Përmasat kryesore të mësimdhënies së suksesshme janë dy: synimi dhe rezultati. Pa synime,
rezultatet e nxënësit bëhen të rastësishme dhe pa kriter, por gjithashtu edhe synimet nuk janë
të mjaftueshme. Studiuesit mendojnë se kyçi i suksesit në mësimdhënie gjendet në
karakteristikat e mësuesve. Disa nga karakteristikat e mësueve janë: dija e plotë, qartësia dhe
ngrohtësia.
25
Dija – mësuesit duhet të kenë njohuri rreth lëndës dhe për metodat. Mësuesit që kanë
njohuri më shumë për lëndën e tyre kanë një ndikim të mirë te nxënësit. Marrëdhënia
midis dijeve të mësuesit dhe lëndës si dhe të nxënit e nxënësve nuk është përcaktuar
qartë dhe duket se është jo e saktë. Mësuesit që dinë më shumë rreth lëndës së tyre
përpiqen të bëjnë një paraqitje të qartë të njohurive ose të përdorin strategji më efikase
të mësimdhënies.
Qartësia – ndikon në të nxënit e nxënësve. Ekzistojnë lidhje të rëndësishme midis
qartësisë, njohurisë së lëndës dhe të nxënit e nxënësve. Mangësitë në njohuri sjellin
paqartësi te mësuesit, bëjnë që të ndihen të shqetësuar dhe nervozë, ndërsa në anën
tjetër nxënësit ndihen të humbur. Mangësitë e njohurive të tij, cënojnë nivelin e të
nxënit.
Ngrohtësia dhe entuziazmi – përcaktimi i entuziazmit të mësuesve për lëndën e tyre
është arritur nga studime të ndryshme, e lidhur kjo edhe me përfitimin e njohurive të
nxënësve. Ngrohtësia, të qenit miqësor dhe të kuptuarit e mësuesit, janë tiparet më të
forta të lidhura me qëndrimet e nxënësve ndaj lëndës. Mësuesit që janë më entuziastë
i kanë nxënësit më të vëmendshëm dhe janë më të përfshirë në mësim.12
3.4. Bashkëveprimi nxënës-mësues
Një marrëdhënie pozitive midis nxënësit dhe mësuesit është e vështirë të përcaktohet, por
mund të gjendet edhe për të dy individët në të dyja anët. Cilësitë për një marrëdhënie pozitive
mund të ndryshojnë për të vendosur një përvojë mësimore të afërt dhe t’i ftojë nxënësit të
mësojnë. Një mësues dhe nxënës që kanë cilësitë e komunikimit të mirë, respektin në klasë
dhe tregojnë interes në mësimdhënie nga pikëpamja e mësuesit dhe nxënësit do të krijojnë një
marrëdhënie pozitive në klasë. Fëmijët kanë strategji të ndryshme për të mësuar dhe për të
arritur qëllimet e tyre. Disa nxënës në klasë do ta kuptojnë dhe mësojnë shpejtë mësimin, por
në të njëjtën kohë do të jenë ata që duhet të dëgjojnë disa herë mësuesin duke përdorur
teknika të ndryshme për nxënësin që nuk janë në gjendje të kuptojnë menjëherë mësimin.
Nga ana tjetër, ka nga ata nxënës që e përdorin shkollën si argëtim. Mësimdhënia pastaj bëhet
11Musai, Bardhyl “Psikologji e edukimit” Tiranë, 1999, fq. 25, 26 12 Musai, Bardhyl ”Psikologji e edukimit” Tiranë, 1999, fq. 275
26
e vështirë, veçanërisht nëse nuk ka komunikim të duhur. Megjithatë, mësuesit, duke krijuar
një marrëdhënie pozitive me nxënësit e tyre shembullorë ata do të arrijnë shumë.
Komunikimi midis nxënësit dhe mësuesit shërben si një lidhje midis të dyjave, gjë që siguron
një atmosferë më të mirë për një mjedis në klasë.
Sa më shumë që mësuesi komunikon me nxënësit e tij, aq më shumë ka gjasa që ata të jenë në
gjendje të ndihmojnë nxënësit të mësojnë në një nivel të lartë dhe të arrijnë shpejtë. Ata
mësues që tregojnë respekt ndaj nxënësve të tyre, automatikisht fitojnë favorin duke pasur
nxënës aktivë në klasën e tyre. Një marrëdhënie e ngushtë, por e kufizuar midis nxënësit dhe
mësuesit mund të jetë e dobishme për ata nxënës që janë të turpshëm. Mësimdhënësit mund
të krijojnë një marrëdhënie pozitive me nxënësit e tyre duke komunikuar me ta dhe duke u
dhënë atyre përgjigje të përshtatshme. Mësuesi duhet ta trajtojë secilin nxënës njësoj. Është
gjithashtu me rëndësi që një mësues të jetë i drejtë dhe i qëndrueshëm kur merret me
nxënësit. Respekti mes mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të jetë nga të dy anët sepse një
mësues jep shumë për nxënësit.
3.5. Roli i mësimdhënësit në arsimimin e nxënësve
Roli i mësuesit është të ndihmojë nxënësit të konkretizojnë konceptet që mësojnë në lëndët
shkollore nëpërmjet prezantimeve dhe shpjegimeve në klasë. Roli i mësuesve është më
shumë se vetëm shpjegimi i orës mësimore, ata duhet të bëhen dhe prindër të dytë për
nxënësit. Gjithashtu mësuesit duhet të përgatisin mësimet, testimet, të takohen me prindërit e
nxënësve dhe të bashkëpunojnë me stafin e shkollës. Të jesh mësues nuk do të thotë vetëm të
shpjegosh, mësuesit e sotëm kryejnë disa role njëkohësisht; ata mbajnë rolin e një prindi të
dytë, mbajnë qetësi në klasë, janë modeli i nxënësve kur të rriten, janë udhëheqës të nxënësve
dhe shumë të tjera.
Mësuesit e shkollave fillore kanë një rol kyç në zhvillimin e nxënësve. Sipas disa studimeve
të kryera, vitet e para të shkollës fillore në një farë mënyrë përcaktojnë drejtimin që do të
ndjekin nxënësit në të ardhmen. Një nga benefitet e të qenit mësues është modeli që përcjell
te nxënësit. Nxënësit të cilët nuk kanë një bërthamë të qëndrueshme familjare do të përfitojnë
një model nga mësuesi. Mësuesit që paraqesin imazhin e besimit dhe të arritjes do të
27
ndihmojnë në përmbushjen e nevojës së një fëmije për një model të mirë pozitiv kur familja
mund të mos e japë një të tillë. Roli i një mësuesi ndryshon në varësi të klasës ku jep mësim.
Roli i një mësuesi në kopshtin e fëmijëve përfshin zhvillimin e shkathtësive që janë të
nevojshme për të shkëlqyer dhe për të përparuar në vitin e ardhshëm. Ndërsa roli i mësuesit
në ditët e sotme ka ndryshuar, mësuesit tregonin se çfarë të mësonin dhe se si të mësonin.
Pritet që të përdorin të njëjtat metoda për të gjithë nxënësit. Në botën e sotme të arsimit, roli i
një mësuesi është i shumanshëm.
Detyra e tyre është të këshillojë nxënësit, t'i ndihmojë ata të mësojnë se si të përdorin
njohuritë e tyre dhe ta integrojnë atë në jetën e tyre, në mënyrë që ata të jenë anëtarë të
vlefshëm të shoqërisë. Mësimdhënësit inkurajohen të përshtaten me secilin nxënës dhe të
përpiqen t'i sfidojnë dhe t'i frymëzojnë ata për të mësuar.
Përveç rolit parësor të planifikimit të orës së mësimit dhe zbatimin e saj në klasë, mësuesit po
marrin rolet e tjera në arsim. Ata janë:
Duke punuar me politikanët, kolegët dhe anëtarët e komunitetit për të vendosur standarde
të qarta dhe të arritshme për nxënësit.
Pjesëmarrja në marrjen e vendimeve që ndihmon në trajtimin e problemeve që ndikojnë
në mësimnxënien e nxënësve.
Mentorimi i mësuesve të rinj dhe marrja e tyre gati për të mësuar të rinjtë e sotëm.
Detyrat e mësuesve janë:
Plani për temat që mësojnë në lëndë specifike, të tilla si: matematikë, shkencë dhe
anglisht.
Mësoni të gjitha grupet, ose grupet e vogla, mësimet që ata kanë përgatitur.
Vlerësoni dhe rivlerësoni aftësitë e nxënësve (pikat e forta dhe dobësitë).
Përgatitni nxënësit për teste të standardizuara.
Komunikoni progresin e nxënësve me prindërit.
Zhvillimi dhe zbatimi i rregullave të klasës.
Mbikëqyr nxënësit gjatë aktiviteteve jashtëshkollore (drekë, shesh lojërash etj.).
Kryerja e aktiviteteve në klasë.
Ekskursione në terren.13
13 http://www.portalishkollor.al/news/cili-eshte-roli-i-mesuesit
28
3.6. Motivimi i nxënësve
Motivimi është faktor kryesor i mësimdhënies dhe nxitës i cili e shton aktivitetin e nxënësve,
interesimin dhe vullnetin e tyre. Është proces i cili inicohet nga mësimdhënësi, dhe vetëm ai
mund të bëjë këtë duke pasur në zbatimm jete dhe praktika efektive, të cilat do të ndikojnë
pozitivisht te subjektet, kjo do të thotë se krijimi i një mjedisi pozitiv në klasë arrihet vetëm
përmes motivimit të nxënësve në mësim. Komponent kryesore të motivimit të nxënësve janë:
Motivimi i brendshëm;
Motivimi i jashtëm;
Shpresa për sukses;
Psikologjet janë përqëndruar në tri pyetje kryesore për motivim:
Së pari, cili është shkaku që e shtyn një njeri të nisë një veprimtari?
Së dyti, cila është forca që e nxit njeriun energjikisht drejt qëllimit
Së treti, çfarë e bën njeriun të ngulë këmbë në përpjekjet e tij për të arritur qëllimin?
Motivimi i brendshëm ka të bëjë më shkallën në të cilën nxënësit merren me një veprimtari,
me qëllim që të plotësojnë ose kënaqin kuriozitetin dhe interesin e tyre në drejtim të temës së
dhënë.
Motivimi i jashtëm ka të bëjë me tërheqjen në një veprimtarie, me qëllim që të arrihen disa
qëllime apo synime, të cilat shpërblehen edhe nga mjedisi i jashtëm ndaj detyrës. Në motivin
e jashtëm janë: shkolla, familja, shokët, mësuesi, mjedisi.14
Strategjitë dhe metodat bazë që mësuesi mund të përdorë për të arritur motivimin e nxënësit
janë ato që mbështeten mbi motivimin e brendshëm të nxënësit, motivimin e jashtëm dhe
shpresën e tyre për sukses. Është e rëndësishme që të theksojmë se ekzistojnë ndryshime
individuale të mëdha ndërmjet nxënësve në faktin se, si dhe kur arrihet motivimin i
brendshëm, i jashtëm dhe shpresa për sukses.
14 Musai,Bardhyl “Metodologji e mësimdhënies”Tiranë,2003,fq 2015
29
Në një shkallë të madhe ato ndikohen nga përvoja e tyre në shtëpi, veçanërisht nga masa e
nxitjes nga prindërit, e lidhur me interesimin në vlerësimin e të nxënit në shkollë dhe arritjen
e synimeve shkollore, nga përvoja e tyre në shkollë dhe nga mënyra se si i përceptojnë
synimet që kanë mësuesit për ta, kërkesat që u parashktrohen nga detyra të ndryshme.
Strategjitë dhe metodat që mbështeten në motivimin e brendshëm të nxënësit, përmbajnë
tema të përzgjedhura që paraqesin interes për nxënësit, sidomos nëse ato janë të lidhura me
përvojen e vetë nxënësit. Meqënëse motivimi i brendshëm përmban një synim drejt rritjes së
kompetencës ashtu edhe të kuriozitetit, kjo mund të nxitet duke u dhënë nxënësve vlerësime
dhe komente të rregullta për mënyren si zhvillohen aftësitë dhe si drejtohet vëmendja e tyre,
se çfarë mund të bëjnë dhe të kuptojnë tani, pasi kanë njohuri më të shumta e më të plota,
krahasuar me periudhen para se të fillonte detyra.
Strategjitë dhe metodat që mbështeten në motivimin e jashtëm të nxënësve përfshin
përpjekjen për të lidhur suksesin me shpërblimet materiale dhe privilegjet. Mësuesi duhet të
jetë shumë i kujdeshëm për t’u siguruar se shpërblimi është një nga çështjet me të
parapëlqyera nga nxënësi dhe nuk cënon motivimin e tyre të brendshëm. Motivi i jashtëm
gjithashtu mund të përdoret duke i treguar nxënësve dobinë dhe rëndësinë e temës ose
veprimtarisë sipas nevojave të tyre. Këto mund të jenë nevojat e tyre afatshkurtra si p.sh.,
notat e larta, ose nevojat e tyre afatgjata si p.sh., ndihma në realizimin e dëshirës së tyre për
profesionin e ardhshëm.
Strategjitë dhe metodat që ndërtohen mbi shpresat e nxënësve për sukses përfshijnë sigurinë
që detyrat e caktuara janë nxitëse dhe u ofrojnë nxënësve mundësi reale të suksesit, duke
marrë parasysh aftësitë e tyre dhe nivelin e njohurive të mëparshme. Mësuesi duhet të
përpiqet të zvogëlojë ndonjë zhgënjim të panevojshëm, të shkaktuar nga ndërtimi i
veprimtarive të atyre veprimeve që nuk paraqesin interes për nxënësit dhe që, nga kryerja e
tyre nuk përfitohet shumë. Ndihma dhe shpresa e mësuesit duhet të transmetojnë sigurinë dhe
besimin te nxënësit, se me përpjekjet e duhura ata do të jenë të suksesshëm.15
15 Musai, Bardhyl “Metodologji e mësimdhënies” Tiranë, 2003, fq. 218, 219.
30
KAPITULLI IV
4.1.Mësimdhënia tradicionale
Të mësuarit tradicional kishte në thelb të tij një pasuri të trashëguar, të pranuar si të drejtë.
Nxënësi duhet të përvetësonte të gjithë këtë material, pa pyetur nëse ai ishte i interesuar për
të, pa pyetur cilat ishin mundësitë e tij për përvetësimin në faza të ndryshme të zhvillimit.
Interesimi i vetëm ishte se sa dhe çfarë duhet të dinte nxënësi. Në praktikë, nxënësi ishte
partneri pasiv i procesit të mësimit, ndërsa mësuesi aktiv. Kështu, mësimi në mjaft raste
kthehej në një monotoni, ku nuk shfrytëzohej aktiviteti dhe përjashtohej bota plot gjallëri dhe
fantazi e nxënësit. Nxënësi duhet të zhdukë mungesën e dëshirës dhe të paaftësisë për të
përvetësuar të gjitha çështjet, të cilat atij nuk i pëlqejnë, në të cilat nuk gjen një lidhje të
brendshme, por që duhet pranuar për arsye të “kulturës së përgjithshme”. Kjo sjell mos
përvetësim të njohurive dhe një të mësuar sipërfaqësor. Pra, mësimi nuk mund të jetë aktiv në
qoftë se nxënësit nuk i ofrohet diçka që i intereson për jetën dhe në qoftë se procesi i mësimit
bëhet i ngurtë.16
Mësimin tradicional e karakterizonte kryesisht përdorimi i metodave të cilat ishin monotone
për nxënësit si: shpjegimi, ligjërimi, biseda, të pyeturit etj., metoda këto që kishin mësuesin
në qendër. Nxënësit mësonin mekanikisht, sepse këtë mënyrë të mësuarit e ushqente vetë
shpjegimi i mësuesit dhe ngulmimi i kontrollit të prerë që nxënësit të mbështeten në
shpjegimet apo në faqet e librit.
Mësimi tradicional është mbajtur në klasë me një infrastrukturë mjaft të pa përshtatshme,
numri i madh i nxënësve kurse klasët e vogla. Tabela, shkumsi, libri, fletorja, lapsi, karriga,
tavolina, këto kanë qenë gjërat e domosdoshme për një orë mësimore. Nxënësit të ulur nëpër
banka dhe të detyruar të rrinë për aq kohë sa është e përcaktuar ora mësimore. Nxënësit janë
kryesisht dëgjues, madje të vëmendshëm, sepse pak minuta më pas duhet të ripordhojnë ato
që kanë dëgjuar të thuhen.
31
Roli i mësuesit te mësimdhënia tradicionale:
Kontrollimi i detyrave të shtëpisë;
Kontrollimi i dijes
Mësuesi shpjegon temën e re;
Përmbledhje e njohurive të reja, përforcim i temës së re;
Mësuesi cakton detyrat e shtëpisë.
Roli i nxënësit te mësimdhënia tradicionale
Nxënësit janë kryesisht dëgjues, madje të vëmendshëm sepse pak minuta më pas
duhet të riprodhojnë ato që kanë dëgjuar të thuhet nga goja e mësuesit;
Nxënësit kur vjen radha për t’u kontrolluar ngrihet para klasës, riprodhon mekanikisht
njohuritë që ka përvetësuar, kryen ndonjë detyrë në tabelën e zezë ose ndonjë
eksperiment etj;
Nxënësit motivohen pak për nxitjen maksimale të krijimtarisë së tij;
Nxënësit nuk shpalosin sa duhet individualitetin e tij.
4.2.Metodat e mësimdhënies tradicionale
Kur flasim për edukimin e periudhës “para-teknologjike”, mësuesi është dërguesi i burimit,
materiali arsimor është informacioni apo porosia dhe nxënësi është pranuesi i informacionit.
Në kuptimin e institucionit që jep, edukatorja mund të jep informacionin përmes metodës
“shkumës - dhe - të folur”.17
Ky model i drejtpërdrejtë i ka rrënjët në perspektivën e sjelljes së të mësuarit dhe është një
teknikë e njohur, e cila përdoret me dekada si një strategji arsimore në të gjitha institucionet
edukative. Pra, teknika është se mësuesi e kontrollon procesin e mësimdhënies, përmbajtja i
ipet tërë klasës dhe edukatorja ka tendencë ta vë në theks njohurinë faktike. Me fjalë të tjera,
edukatorja e shpjegon përmbajtjen e mësimit dhe nxënësi e dëgjon atë ligjëratë.
16 Kraja, Musa “Pedagogjia“, Tiranë, 2006, fq, 228. 17 Cheetham, G. & Chivers, G., “Drejt mësimit të kompetencave profesionale”, “Journal of European Industrial Training”, 1996, f. 182
32
Kështu, mënyra e të mësuarit ka tendencë të jetë pasive dhe nxënësit marrin pak pjesë në
procesin e tyre mësimnxënës.18
Disa kufizime të cilat mund të dalin nga metoda tradicionale e mësimdhënies janë:
1. Mësimdhënia në klasë nga përdorimi i shkumësit dhe ligjërimit është “rrjedhë një
drejtimëshe” e informacionit
2. Edukatoret shpesh flasin me minuta të tërë pa u ndalur, pa e ditur reagimin e fëmijëve
dhe vlerësimin e tyre
3. Materiali i prezantuar bazohet në shënimet dhe librat e edukatores
4. Mësimdhënia dhe mësimnxënia janë të fokusuara në metodën “bëhu gati dhe luaj” dhe
jo aq shumë në aspekte praktike
5. Nuk ka bashkëveprim të mjaftueshëm me fëmijët në klasë
6. Theksi vihet më shumë në teori pa ndonjë shembull praktik të situatave në jetën e
përditshme
7. Mësohet nga të mësuarit përmendësh dhe jo nga të kuptuarit
8. Janë të orientuar më shumë në nota sesa në rezultate
Kjo formë e mësimdhënies brenda në klasë ka një efikasitet të kufizuar si në mësimdhënie
poashtu edhe në mësimnxënie. Nga një metodë e tillë nxënësit thonë se luajnë një rol pasiv
dhe koncentrimi i tyre zbehet pas 15-20 minutash.
Përparësitë e metodave tradicionale
Mësimdhënia është uniformë dhe konsistente
Temat dhe aftësitë bëhen në radhitje specifike, kohezive
Vlerësimi i edukatoreve është më i drejtpërdrejtë
Vlerësimi i shkollave nga drejtori i shkollave dhe departamenteve të saj bëhet më
lehtë
18 Cheetham G. & Chivers G., “Profesionet, kompetencat dhe të mësuarit informal”, “Edward Elgar Publishing”, Dallas, 2005, f. 87
33
Dobësitë e metodave tradicionale
Kurrikula është jofleksibile ashtu siç është edhe roli i edukatores
Kur thuhet uniformë nënkuptohet që sistemet janë të ngadalshme në ndryshim dhe më
pak në gjendje të jenë në nivel me nevojat e fëmijëve;
Mësimdhënia fokusohet në të mësuarit përmendësh dhe jo në aftësitë e të menduarit
në nivel më të lartë, ku ngecin edhe më shumë fëmijët të cilët kanë ngecje në mësimin
përmendësh;
Nevojat e fëmijëve me paaftësi të ndryshme rrallëherë plotësohen si duhet.19
Metoda e ligjërimit
Ligjërimi është metoda kryesore tradicionale e mësimdhënies. Caroll e definon ligjërimin si
një proces me të cilin faktet transmetohen nga fletorja e mësuesit në fletoren e nxënësit, pa
kaluar nëpër mendjet e asnjërit. Një mendim tjetër thotë që ligjërimi është metoda më e vjetër
e transmetimit të informatës nga mësuesi te fëmija. Ligjërimi është njëra nga metodat më të
hershme dhe më të vjetra të mësimit dhe përdoret gjerësisht në shkolla, kolegje, universitete,
punëtori etj., dhe është metodë e cila përshtatet për përdorim në pothuajse secilën lëndë ku
mësuesi dominon duke pasur rol aktiv kurse nxënësi rol pasiv pranues të informacioneve.20
Ligjërimi është një nga sistemet më të hershme mësimore. Për të përdoren edhe emërtime të
tjera siç janë: mësimi dogmatik, mësimi verbal etj. Ka zanafillën në të kaluarën e hershme,
por përdoret edhe në ditët e sotme, kryesisht të mësimdhënësit të cilët në punën e tyre ende
janë të ngarkuar me pikëpamjet e shkollës së vjetër.
19 Bonk, C.J. & Khoo, E., ”Aktivitetet për motivimin e fëmijëve”, “Open World Books” , Indiana, SHBA, 2014, f. 271,274 20 Carroll, J. M., Rosson, & M. B., Dunlap, “Struktura për bashkëpunim me praktikat e të mësuarit”, “Educational Technology & Society”, Dublin, 2009, f. 68
34
4.4. Mësimdhënia bashkëkohore
Mësimdhënia bashkëkohore nënkupton një mësimdhënie ndryshe nga ajo tradicionale. Kjo
nënkuptohet në shumë anë, aspekte si: në strategji, metoda, teknika, forma, ndryshimin e rolit
të mësimdhënësit dhe nxënësit, mjedisin shkollor, në respektimin e të drejtave të fëmijëve,
në të kuptuarit dhe të menduarit ndryshe, në përcaktimin e objektivave, në vlerësim etj.
Prandaj me mësimdhënie bashkëkohore duhet të kuptojmë atë lloj mësimdhënie, e cila
lehtëson me forma, metoda, teknika, dhe strategji të përshtatshme në procesin e të nxënit të
nxënësve.21
Mësimdhënia bashkëkohore nënkupton të nxënit aktiv, të menduarit në mënyrë kritike,
krijuese dhe të nxënit me nxënësin në qendër. ”Mësimdhënia është një detyrë e vështirë dhe
komplekse dhe kërkon njohuri, aftësi e shprehi të shumta. Procesi mësimor bëhet duke u
mbështetur në metodat dhe teknikat bashkëkohore, ku nxënësi mëson duke reflektuar,
vlerësuar, zbuluar dhe duke zgjidhur probleme. Ajo është një proces, veprimtari që
ndryshon vazhdimisht. Në mësimdhënien bashkëkohore nxënësi nxitet në procesin mësimor,
veprimtari të ndryshme për përvetësimin e diturive të reja, gjithëherë duke u mbështetur në
përvojën, interesin, nevojat dhe aftësitë e tyre. Prandaj edhe burimet e informacionit janë
të shumta dhe të ndryshme si nga: mësimdhënësi, përvojës, teksteve, internetit dhe nga
shoku-shoku përmes ndërveprimit etj.22
Mësimdhënia bashkëkohore tejkalon të nxënit riprodhues dhe krijon kushte për të nxënit
aktiv dhe zhvillimin e të menduarit. Pra kemi të bëjmë me një mësimdhënie cilësore. Kjo do
të thotë se nxënësi duhet të jetë në gjendje të bëjë rindërtimin e ideve, koncepteve,
mendimeve përmes procesit të njohjes, veprimit dhe ndërveprimit duke përdorur të menduarit
dhe funksionet e tij si: analizën, sintezën, përfundimin, gjykimin, krahasimin, vlerësimin etj.”
Mësimdhënia bashkëkohore nënkupton ndryshimin e roleve të mësuesit dhe nxënësit, me
qëllimin kryesor - lehtësimi i të nxënit. Mësimdhënia bashkëkohore është gërshetim i artit dhe
shkencës, ku mësimdhënësi mëson vazhdimisht për vete por edhe për t’i mësuar të tjerët, nxënësit,
duke u ofruar atyre njohuri sipas metodave, teknikave, teknologjisë më të re bashkohore.
21 Grup autorësh Gjokutaj Prof. Dr.M.”Mësimdhënia me në qendër nxënësin”(Pjesa e 1).Tiranë.2005 Fq.16 22 Musai, Bardhyl “Metodologjia e mësimdhënies” Tiranë,2003fq. 11
35
Elementet determinante të mësimit bashkëkohor i përbëjnë:
Karakteri institucional i organizimit të kësaj veprimtarie,
Karakteri unik i realizimit të përmbajtjeve edukative dhe arsimore, të mbështetura në
strukturën e planit dhe të programit të aprovuar nga instancat më të larta dhe më
kompetente të vendit.
Karakteri i zhvillimit të raporteve të drejta interaksionale të të gjitha subjekteve në
mësim dhe në mësimdhënie.23
Në mësimdhënien bashkëkohore planifikohen metoda, teknika, forma të përshtatshme në
procesin mësimor, ku edhe ndryshon pozita e nxënësit dhe mësimdhënësit, ku shkolla është
më e hapur ndaj mjdisit shoqëror. Prandaj për të arritur rezultate dhe suksese duhet që në
planifikimin e punës mësimore të përfshihen më shumë strategji gjithpërfshirëse dhe me
nxënësin në qendër, për të përmbushur një mësimdhënie dhe të nxënë cilësor.
4.5. Metodat e mësimdhënies bashkëkohore
Në mësimin bashkëkohor përdoren këto metoda të njohjes dhe të edukimit në mësim:
Metoda verbale
Metoda e demonstrimit
Metoda e ilustrimit
Metoda verbale
Atributi kryesor i metodës verbale qëndron në të shprehurit e fjalës si mjet i komunikimit dhe
i informimit në mësim. Konsiderohet që është përdorur që nga kohët më të hershme në
veprimtarinë edukative dhe arsimore. Kjo metodë zhvillohet në dy trajta si:
Metodë monologe ose parafolëse
Metodë dialoge ose bashkëbiseduese
23 Zylfiu,Nijazi, “Didaktika“, Prishtinë, 2001, fq21.
36
Metoda e monologut – është e njohur edhe si metodë akromatike. Variantet më të njohura të
metodës së monologut në teorinë dhe praktikën mësimore, janë: ligjërimi, rrëfimi,
përshkrimi, sqarimi, raportimi.
Metoda e dialogut - do të thotë bisedë ndërmjet arsimtarit – nxënësit – nxënësve, e cila
zhvillohet përmes pyetjeve dhe përgjigjeve në funksion të mobilizimit të tyre psikik që të
përmirësojnë dhe plotësojnë përvojën dhe njohuritë e fituara më parë dhe të nxënë njohuri të
reja në mënyrë aktive dhe të vetëdijshme. Bashkëbisedimi përdoret në të gjitha etapat e
procesit të njohjes në mësim, përkatësisht në të gjitha tipat e orëve mësimore dhe në të gjitha
etapat e një ore mësimore. Metoda e dialogut, me karakterin e saj interaktiv në punën
mësimore, mobilizon tërë personalitetin psikik dhe fizik të nxënësit, prandaj edhe është pjesë
përbërëse e veprimeve në të gjitha etapat e organizimit të mikrostrukturës mësimore dhe të
mësimdhënies.
Në mësim, teksti përdoret si burim i njohurive, por edhe si mënyrë e mjet për të aftësuar
nxënësit që ta përdorin në procesin e mësimnxënies së pavarur dhe të arsimit permanent.
Tekstet ose siç quhen ndryshe në literaturën didaktike, manualet dhe punimet e ndryshme me
shkrim janë pjesë e pandarë e punës së mësimdhënësve dhe e nxënësve. Teksti e ruan
përvojën historike, e bartë këtë nga gjenerata në gjeneratë dhe shërben si burim i njohurive
aktuale, jo vetëm të arsimit të përgjithshëm, por edhe të arsimit profesional.
Metoda e demonstrimit
Përdorimi i demonstrimit është një nga metodat më të kërkuara e të përdorura në prezantim,
paraqitjen e lëndës mësimore sa më mirë e drejtë.
Demonstrimi krijon kushte të volitshme edhe për realizimin me sukses të përmbajtjeve
mësimore. Esenca e demonstrimit qëndron në demonstrimin e sendeve, dukurive dhe të
veprimeve, në mënyrë që nxënësit të vërejnë sa më mirë këto përmbajtje dhe fenomene më
qëllim të formimit të përfytytrimeve, koncepteve, konkludimeve dhe përgjithësimeve në
mësim.Demonstrimi i përmbajtjeve mësimore kryesisht zhvillohet nën udhëheqjen e
mësimdhënësit, i cili, duke demonstruar, udhëheq dhe drejton të vërejturit analitiko – sintetik
të nxënësve, kështu që mësimi merr karakter dinamik të zhvillimit, si proces i përbashkët i
veprimit të mësimdhënësit dhe të nxënësve drejt përfitimit të njohurive të reja dhe zbatimin e
tyre në praktikë.
37
Metoda e ilustrimit
Është metodë që përpos që përdoret nga mësimdhënësit përdoret po ashtu edhe nga nxënësit,
sepse krijon mundësi të shumëfishta dhe mjaft adekuate për të shprehurit, por edhe të
demonstruarit më mirë të përmbajtjeve të shumta edukative dhe arsimore në mësim.
Ilustrimet në mësim shkaktojnë angazhime psiko-fizike të nxënësve, duke krijuar situata të
reja mësimore, për të cilën gjë mësimdhënësi dhe nxënësit duhet të përgatiten mirë, sepse nga
kjo varen rezultatet përfundimtare të punës mësimore.
Ilustrimi përfshin krejt atë që përdorim për të sqaruar ose për të qenë më të kuptueshëm në
mendimet tona të shkruara ose të shprehura me gojë. Kryesisht, në ilustrime përdoret
materiali vizuel ose auditiv-akustik. Materiali që përdoret për ilustrim mund të jetë i
shumëllojshëm. Përmbajtja e ilustrimeve mund të klasifikohet sipas kriterit: të
vetëpërmbajtjes së materialit dhe teknikës së përpunimit, ngjyrës, madhësisë, veçorive
vizuele dhe auditive.
Ilustrimi jo vetëm që nxit interesimet e nxënësve në mësim, por edhe motivon nxënësit që
dituritë e fituara të bëhen me të qëndrueshme dhe me të qarta. Ilustrimet e bëjnë mësimin më
të kuptueshëm, sepse me ilustrime sqarimet bëhen më të afërta për nxënësit. Përmbajtja e
materialit ilustrues është e shumëllojshme, prandaj në literaturë didaktike ekzistuese kryesisht
bëhet fjalë për:
mjetet natyrore dhe
mjetet artificiale të ilustrimit, që përbëhet prej:
-ilustrime me vizatime,
-ilustrime me fotografi,
-ilustrime me diagrame, grafikone etj.24
24 Zylfiu, Nijazi “Didaktika” Prishtinë, 2001, fq. 408
38
4.9. Metodat mësimore novative
Metodat mësimore novative njihen ndryshe edhe si metodate reja mësimore. Ato i përkasin
mësimdhënies bashkëkohore dhe hyjnë në grupin e metodave bashkëkohore. Metodat
novative janë metodat në grup, metoda hap pas hapi dhe interaktive (puna në grupe).
Metoda në grup
Kjo metodë u jep nxënëse mundësi që të marrin pjesë në procesin mësimor dhe të
bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Nxënësit gjatë përdorimit të kësaj metode e ndiejnë vetën të
barabartë. Metoda e punës në grupe është një metodë aktive. Bashkëpunimi është një situatë
në të cilën bashkëpunojnë mësuesit me nxënësit, por gjithashtu edhe nxënësit me njeri-tjetrin.
Karakteristikë thelbësore është se i ndihmon nxënësit të shkëmbejnë pikëpamjet, shprehin
ide, komunikojnë lirshëm etj. Në mënyrë që grupet e nxënësve të jenë të efektshme, duhet që
anëtarët e tyre të mësojnë të respektojnë dallimet e njëri-tjetrit, të mbështesin njëri-tjetrin
nëpërmjet procesit të të nxënit, komunikojnë në mënyrë të efektshme dhe të arrijnë
mirëkuptim kur kjo nevojitet. Grupi duhet të formohet sipas preferencave të nxënësve dhe të
jetë heterogjene, detyrat e grupit të përcaktohen qartë, mësuesi ose grupi cakton drejtuesin,
detyrën e tij, si dhe përgjegjësitë e pjesëmarrësve të tjerë në grup, ndërhyrjet e mësuesit të
jenë nxitëse dhe jo për t’u prerë iniciativën nxënësve.
Efektet pozitive të përdorimit të punës me grupe:
1. Nxënësit kanë më shumë mundësi të komunikojnë me njëri-tjetrin.
2. Janë më të përqendruar në mësim, pasi secili ka detyrën dhe përgjegjësinë e tij, nga
kryerja e së cilës përcaktohet edhe rezultati i grupit.
3. Ndihen më të sigurt dhe të çliruar sesa kur pyeten para gjithë klasës.
4. Rritet bashkëpunimi i nxënësve me njëri-tjetrin nëpërmjet shkëmbimit të mendimeve
e ideve dhe plotësimit të tyre.
5. Zhvillon qëndrimet pozitive ndaj përdorimit të materialeve të fundit të paraqitura në
mësim.
6. Zhvillon aftësitë për të zgjidhur probleme, të cilat janë të veçanta për përmbajtjet e
mësimit.
39
Efektet negative të përdorimit të punës me grupe:
1. Është e vështirë disa herë përcaktimi i grupeve sipas preferencave të nxënësve dhe
niveleve të ndryshme të tyre.
2. Analiza e punës ose diskutimit i veprimtarisë disa herë shoqërohet me harxhim kohe,
që është e padobishme.
3. Krijohet zhurmë në klasë kur nxënësit nuk i kanë të qarta detyrat dhe kur nuk i
respektojnë rregullat e punës në grup.
4. Është i vështirë kontrolli i punës së grupeve. Me qëllim që veprimtaria të mos dalë
jashtë kontrollit të mësuesit, ai duhet të japë udhëzime të qarta për çdo hap të
veprimtarisë.
5. Nëse veprimtaria zgjatet përtej kohës së caktuar, atëherë ajo kthehet në qëllim në
vetvete dhe vështirëson realizimin e objektivave mësimore që synon mësuesi.25
Metoda hap pas hapi
Është një metodë mësimore ku në qendër ka nxënësin, nevojat, interesat, aftësitë e tij. Pra
nxitë individualizimin e punës mësimore, organizimin e veprimtarive të nxënësve të
mbështetura në përvojën e tyre. Mjedisi i klasës ndahet në qendra mësimore, që krijohen
kushte për ndërveprim dhe bashkëpunimin e nxënësve.26 Një ndër vetitë karakteristike të
mësimit hap pas hapi është se nëse nxënësi nuk e ka kuptuar mirë njësinë mësimore apo
mësimin atëherë kthehemi një hap prapa për t’u përpjekur për t’ia shpjeguar sa më mirë
nxënësit njësinë mësimore deri sa ai ta ketë kuptuar dhe përvetësuar mirë njësinë mësimore.
Metoda hap pas hapi zhvillon proceset mendore, të menduarit krijues dhe përfshin edhe
bashkëpunimin me mjedisin shoqëror.
25 http://www.portalishkollor.al/kuriozitet/efekti-i-punes-me-grupe-ne-oren-e-mesimit?fbclid=IëAR2pUkOy3QëISHOqhHxpAesgyYkvIEËsU9yVzpUVëuYZ7j9tT9k7JHEHoUY 26 Zylfiu, Nijazi “Teoria e mësimit dhe proceset didaktike të mësimdhënies” Prishtinë, 2001, fq. 78
40
PËRFUNDIMI
Në përfundim të këtij punimi diplome kam arritur të kuptojë dhe përcaktojë rolin e edukatës
në formimin e njeriut në tërësi, rëndësinë e arsimimit dhe ndikimin e mësimdhënësit që ka në
edukimin dhe arsimimin e fëmijëve. Mësuesi ka rëndësi të madhe në procesin edukativo-
arsimor, në motivimin e nxënësit etj. Një pjesë të madhe të kohës nxënësit e kalojnë në
shkollë dhe, çdo gjë që ndodh aty, padyshim, është ngulitur thellë në jetën e tyre, në
memorien e tyre. Pra, gjithçka fillon nga ai person që qëndron para tyre çdo ditë, nga mësuesi
i tyre. Shembulli që ai iu jep nxënësve është ajo që ata mundohen ta huazojnë apo imitojnë,
për ta ndjerë veten të sigurt në momentin që do të dalin në jetë. Për këtë arsye, figura e
mësuesit është gjithmonë, jo vetëm në qendër të vëmendjes, por edhe në imazhin që krijojmë
për mësuesin ideal. Kështu, figura e mësuesit bëhet tejet e rëndësishme në procesin e
edukimit dhe të formimit të nxënësve.
Mësuesi duhet ta bëjë mësimin sa më interesant për nxënësit, sepse nëse mësuesi përdor
gjithmonë metoda të njëjta mësimi bëhet monoton dhe nxënësve u largohet interesi për
njohuritë e reja që do të merren. Ndaj, në mësimdhënie është shumë e rëndësishme
përzgjedhja dhe përdorimi i metodave mësimore dhe teknikave që do të përdor mësuesi në
klasë.
Metodat e mësimdhënies janë ecuri organizative me anë të të cilave mësuesi përpiqet të
realizoj nivelin e dëshiruar të të nxënit dhe objektivat lëndore.Ato kanë të bëjnë me mënyrën
e organizimit të lëndës dhe të materialit mësimore të teknikës së përdorur dhe të mjeteve
mësimore,si dhe të ecurisë që ndjek mësuesi.Të rëndësishme për t’u theksuar janë metodat
novative të diskutimit dhe punës me grupe,ku çdo mësues inkurajon bashkëpunimin dhe të
nxënit pjesëmarrës.
Metodat dhe teknikat e diskutimit dhe punës me grupe kanë rëndësi të veçantë dhe kanë për
qëllim që t’ua mësoj nxënësve shprehit e të nxënit afatgjatë,të zhvillon të menduarit
kritik.Ndikim të madh ka në mënyrën se si nxënësit përpunojnë informacionin, në zgjidhjen e
problemeve dhe bashkëpunimin me të tjerët.Të gjitha këto,pra shprehit,njohuritë,vlerat,janë të
lidhura me njëra-tjetren.
41
REKOMANDIMET
Për prindërit:
Së pari të kenë marrëdhënie të mira më fëmijet e tyre e pastaj me mësimdhënësit.
Komunikimi dhe raportet e mira mes prindërve dhe fëmijëve janë të rëndësishme pasi
që përmes komunikimit prindërit kuptojnë nëse fëmijët e tyre kanë ndonjë paqartësi
apo problem gjatë mësimdhënies. Ato duhet të jenë gjithmonë të gatshëm për t’iu
ofruar ndihmë dhe mbështetje për çdo gjë që fëmijët kanë nevojë. Duhet të
bashkëpunojnë më mësimdhënësit, të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe në këtë mënyrë
janë në kontakt për fëmijët e tyre se çfarë bëjnë në shkollë, të mbështesin synimet e
njëri-tjetrit etj.
Për mësimdhënësit:
Duhet të jenë profesionist, të përpiqën të krijojnë një atmosferë miqësore me nxënësit
në klasë, duhet të përpiqën të përfshijë në mësim të gjithë nxënësit. Mësuesit duhet të
di se dhuna fizike dhe psikike përkitazi fëmijëve nuk është zgjidhje e drejtë, ata duhet
të dinë të përdorin metoda të tjera të ndëshkimit të cilat nuk dëmtojnë nxënësin në
asnjë mënyrë, por e ndihmon atë të përmirësohet duke i kuptuar gabimet dhe duke
mos i përseritur ato. Për një mësimdhënie të suksesshme duhet të caktojnë se cilat
metoda dhe teknika janë të përshtatshme gjatë mësimdhënies, duhet të mendojnë se di
për ta menaxhuar klasën, të respektojë ndryshimet kulturore-etnike të nxënësve në
klasë. Mësimdhënësi duhet po ashtu të përshtat mënyrën e administrimit të
mësimdhënies me aftësinë e nxënësve, se sa munden të mësojnë.
42
Për shkollën:
Mësimdhënie e sukseshshme zhvillohet edhe kur kolektivi brenda shkollës kanë
marrëdhënie të mira ndërkolegiale, bashkëpunimi duhet të jetë në nivel si dhe duhet
që fëmijëve t’u krijojnë një ambient të ngrohtë, që fëmijët të ndihen të mirëseardhur
çdo herë. Prindërve të fëmijëve duhet t’u ofrohet mirëseardhje, dhe vazhdimisht të
organizohen takime mes prindërve dhe mësimdhënësve kur është e nevojshme.
Bashkëpunimi i mirëfilltë i tyre është autori kryesor që ndikon në zhvillimin e aftësisë
dhe dëshirës për të mësuar te fëmijët.
Për shtetin:
Shteti duhet të bëjë të pamundur që të plotësojë kushtet e shkollës. Shkollat duhet të
jenë të pajisur se pari me karrige dhe tavolina të mjaftueshme, e më pas me kabinete,
laboratore dhe salla të ndryshme. Të gjitha këto kushte janë të nevojshme dhe duhet të
jenë të plotësuar në të gjitha shkollat, sepse në mungesë të kushteve mësimi nuk mund
të zhvillohet ashtu siç duhet dhe mund të ketë mangësi gjatë arsimimit.
43
LITERATURA
Bonk, C.J. & Khoo, E., ”Aktivitetet për motivimin e fëmijëve”, “Open World Books”
, Indiana, SHBA, 2014
Carroll, J. M., Rosson, & M. B., Dunlap, “Struktura për bashkëpunim me praktikat e
të mësuarit”, “Educational Technology & Society”, Dublin, 2009
Cheetham, G. & Chivers, G., “Drejt mësimit të kompetencave profesionale”, “Journal
of European Industrial Training”, 1996
Cheetham G. & Chivers G., “Profesionet, kompetencat dhe të mësuarit informal”,
“Edward Elgar Publishing”, Dallas, 2005
Garo, Sofokli ”Mësimdhënia bashkëkohore”, Tiranë, 2008
Garo, S., “Metodologjia dhe praktika e mësimdhënies“, UFO, 2011.
Musai, Bardhyl “Mjeshtritë themelore të mësimdhënies”, Tiranë, 1996
Kraja, Musa “Pedagogjia“, Tiranë, 2006,
Musai, Bardhyl “Metodologji e mësimdhënies” Tiranë, 2003
Musai, Bardhyl “Psikologjia e edukimit “ Tiranë, 1999
Vayrynen, Sai “Arsimi special me metodologji” FSDEK II, 2005
Zylfiu, Nijazi “Teoria e mësimit dhe proceset didaktike të mësimdhënies” Prishtinë,
2001
Zylfiu, Nijazi “Didaktika”, Prishtinë, 2001
http://www.portalishkollor.al/news/cili-eshte-roli-i-mesuesit
http://www.portalishkollor.al/kuriozitet/efekti-i-punes-me-grupe-ne-oren-e-
mesimit?fbclid=IëAR2pUkOy3QëISHOqhHxpAesgyYkvIEËsU9yVzpUVëuYZ7j9tT9k7JHEHoUY
top related