punim diplome - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë...
Post on 30-Dec-2019
26 Views
Preview:
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI"
FAKULTETI I MJEKËSISË
PROGRAMI: INFERMIERI
PUNIM DIPLOME
Roli i asistencës infermierore te pacientët me
varshmëri nga alkooli
Kandidatja: Mentorja:
Edenisa Duraj Prof. asoc. Ilirjane Raça - Bunjaku
Gjakovë, 2019
2
UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI"
FAKULTETI I MJEKËSISË
PROGRAMI: INFERMIERI
PUNIM DIPLOME
Roli i asistencës infermierore te pacientët me
varshmëri nga alkooli
Komisioni:
Kryetar________________________
Anëtar_________________________
Anëtar_________________________
Kandidatja: Mentorja:
Edenisa Duraj Prof. asoc. Ilirjane Raça-Bunjaku
Gjakovë, 2019
3
Përmbajtje
Deklaratë e autorësisë…………………………………………………………………….....…3
Falënderime……………………………………………………………………………………4
Abstrakt….. …………………………………………………………………………….….…5
Hyrje…………………………………………………………………………………………..8
1. Objekti dhe motivi i temës………………………………………………...…………..…….9
2. Metodologjia dhe metodat e punës……………………..……………………………..……..9
KREU I – ALKOOLI DHE VARSHMËRIA……..………..………..…………….…….....10
I. 1. Përkufizimi i varshmërisë……...………...…………………………...………...…10
I. 2. Alkooli si substancë psikoaktive…………...………………………………..…….11
KREU II – ALKOOLI DHE SHËNDETI……………………….…………………...…….13
II. 1. Efektet e alkoolit në shëndet……………………………………...………..….…..13
II. 2. Gjendje shëndetësore të lidhura me alkoolin……………………..…………........13
II. 2. 1. Mëlçia dhe lidhja me alkoolin…..…………………………...………………….14
II. 2. 2. Zemra dhe lidhja me alkoolin…………………………………………...………15
II. 3. Diagnoza diferenciale dhe komorbitetet…………………………...……………...15
KREU III – ABSTENIMI NGA ALKOOLI…………..……………..…………………….17
III. 1. Tërheqja dhe toleranca nga alkooli………………………………………..…...…17
III. 2. Menaxhimi infermieror i tërheqjes nga alkooli………………………………..…18
KREU IV – PLANI I KUJDESIT INFERMIEROR……………………………….…..….20
IV. 1. Asistenca infermierore………………………………………...…………...….…20
IV. 2. Roli i asistencës infermierore te pacientët me varshmëri nga alkooli…………….20
IV. 3. Parimet e asistencës infermierore te pacientët me varshmëri nga alkooli………..22
IV. 4. Farmakoterapia dhe intervenimet psikosociale………………………...……...…23
IV. 5. Zbatimi i ndërhyrjeve për të nxitur motivin, edukimin e pacientëve……….…....26
Përfundim…..…………………………………..……………………………...…………….28
Bibliografi……..…………………………..………………………………………………....29
CV – Curriculum vitae……………………………………………..…………………...…..31
4
Deklaratë e autorësisë
Me anë të kësaj deklarate, unë, Edenisa Duraj, duke e ditur përkufizimin e plagjiaturës
në botën akademike, deklaroj se punimi i paraqitur është origjinal dhe i punuar personalisht
nga unë.
Punimi nuk përmban modifikime të të dhënave, duke i paraqitur ato si të dhëna personale.
Të gjitha kontributet nga burimet e tjera janë saktësuar dhe cituar në bibliografinë e punimit.
Ky punim i diplomës vlen për nivelin e studimeve bachelor në Universitetin e Gjakovës
"Fehmi Agani", Fakulteti i Mjekësisë, programi Infermieri, i cili mban titullin Roli i asistencës
infermierore te pacientët me varshmëri nga alkooli.
5
Falënderime
Nuk ka falënderuar Zotin, ai i cili nuk falënderon njerëzit.
Ҫdoherë jam munduar që respektin ndaj atyre që kanë qenë pranë meje në çdo sferë
jetësore, të ua kthej me rezultate më të mira të mundshme.
Jam falënderuese për çdo gjë që më është ofruar në jetë, më së shumti për besimin që
njerëzit e mi e kanë tek unë.
Profesorëve, sidomos mentores së temës, prof. asoc. Ilirjane Raça - Bunjaku, u jam
falënderuese përzemërsisht për gatishmërinë për të na ofruar nga opusi i tyre intelektual dhe
profesional.
Familjes sime, që ka qenë përkrahja ime më e madhe, duke më dhuruar dhuratën më të
mirë, një edukim të mrekullueshëm.
Dedikuar prindërve të mi, me dashuri.
6
Abstrakt
Roli i asistencës infermierore është thelbësor për trajtimin dhe menaxhimin e
pacientëve me varshmëri nga alkooli.
Duke e pasur parasysh faktin që këta pacientë kalojnë nëpër varësi fizike ose psikike,
kujdesi infermieror është i orientuar drejt farmakoterapisë, intervenimeve psiko-sociale dhe
edukimit shëndetësor.
Pacientët me varshmëri nga alkooli përballen me çrregullime të ndryshme shëndetësore
dhe psikologjike, duke mos anashkaluar problemet sociale si pasojë e tejkonsumimit. Njohja
me këto çrregullime ndihmon si referencë se ku ta orientojmë asistencën infermierore.
Për të trajtuar një çështje si varshmëria, fillimisht duhet ditur përkufizimin e
varshmërisë dhe rolin e alkoolit si substancë vartëse.
Duke e kuptuar mekanizmin e manifestimeve klinike drejtojmë edhe kujdesin
infermieror, pasi që varësia shfaqet me simptoma të lehta në fillim, të cilat përkeqësohen në
raste të mostrajtimit.
Ҫasja e duhur me pacientët, informimi i saktë i tyre lidhur me problemet dhe
shqetësimet që mund t'i kalojnë, janë pjesë efektive e trajtimit te pacientët me varshmëri nga
alkooli.
Fjalë kyçe: alkooli, varshmëria, shëndeti, asistenca infermierore, tërheqja.
7
Abstract
The role of nursing assistance is essential for the treatment and management of patients
with alcohol addiction.
Given that these patients go through physical and psychological addiction, nursing care
is geared toward pharmacotherapy, psychosocial interventions and health education.
Patients with alcohol addiction face various health and psychological disorders, not
neglecting social problems as a result of overdose. Knowing these disorders helps as a reference
for where to target nursing assistance.
To treat an issue like addiction, firs we must know the definition of addiction and the
role of alcohol as a subordinate substance.
Understanding the mechanism of clinical manifestations also leads to nursing care, as
addiction appears with mild symptom at first, which worsen in the absence of treatment.
Proper access to patients, accurate patient information about the problems and concerns
that may be facing, are an effective part of treatment for alcohol addiction patients.
Keywords: alcohol, addiction, health, nursing assistance, withdrawal.
8
Hyrje
Grupet e ndryshme shoqërore gjatë evolucionit kanë pësuar ndryshime, që kanë krijuar
probleme sfiduese për shoqëritë e reja. Nëse i shohim me sy kritikë, do të vërejmë se këto
probleme kanë qenë gjithmonë prezente, mirëpo është forma e çasjes ajo që ka ndryshuar dhe
i ka vënë theks më të madh problemeve.
Gjatë këtyre tri viteve studime bachelor, jam munduar që pikërisht të zhvilloj
shkathtësitë e mia drejtuar drejt çasjeve më adekuate karshi problemeve shëndetësore. E sa më
shumë probleme, aq më shumë mundësi zgjidhjeje, dhe kjo e fundit është ajo që e bën kujdesin
infermieror më të përsosur, zgjidhjet e duhura.
Shoqëritë e reja, pavarësisht sa janë emancipuar në sfera të ndryshme jetësore, ato ende
nuk kanë mundur ta krijojnë përshtypjen e duhur të shfrytëzimit të resurseve. Alkoolizmi është
pikërisht njëra nga sfidat e shoqërive moderne, si shkak i tejkonsumimit të alkoolit.
Mirëpo duhet lënë të kuptohet se alkooli, përveç të tjerave, përdoret edhe për kënaqësi
individuale/grupore, si antiseptik, si ilaç popullor dhe për benefite të ndryshme.
Ajo që sot mund të quhet sfidë e shoqërive moderne është keqpërdorimi i tij, që rezulton
me varshmëri.
Alkooli është substancë që krijon varshmëri dhe, ashtu si çdo formë tjetër e
varshmërisë, mjekimi i pacientëve të alkoolizuar kërkon forma rigoroze të kujdesit dhe të
trajtimit. Alkooli i tejkonsumuar në organizëm ka efekte negative shëndetësore, pra është më i
favorshëm informimi i këtyre individëve pa ardhur te komplikacionet shëndetësore dhe duke i
siguruar modele të konsumimit të arsyeshëm.
Asistenca infermierore përbën hallkë zinxhirore në mjekimin dhe trajtimin e
pacientëve, pasi përfshin profesionistët shëndetësorë që kalojnë më së shumti kohë me
pacientët, duke aplikuar terapitë.
Jo vetëm në aplikimin e terapive, por edhe në konsultat lidhur me çështjen për të cilën
trajtohen, nxitjen e motivimit për trajtim dhe përkrahjen morale se ata mund ta arrijnë shërimin.
Ҫështjet lidhur me konceptin e varshmërisë nga alkooli, ndikimin që ai ka në shëndet
dhe format e intervenimeve infermierore janë të paraqituar në krerët në vazhdim.
9
1. Objekti dhe motivi i temës
Ky punim diplome që kemi paraqitur, ka për objekt studimi rolin e asistencës
infermierore te pacientët me varshmëri nga alkooli, duke u bazuar në efektet që ai ka në
shëndetin e pacientit dhe në rrethin e tij shoqëror, menaxhimin e duhur te format kronike dhe
në rastet e tërheqjes nga alkooli, duke e paraqitur atë si formë urgjente shëndetësore.
Qëllimi kryesor i punimit është të paraqesë një pasqyrë të rolit të trajtimit dhe kujdesit
infermieror te këto raste dhe njëkohësisht të mund të shërbejë si material informues lidhur me
çështjen e varshmërisë nga alkooli.
2. Metodologjia dhe metodat e punës
Për përfundimin e këtij punim diplome me titullin Roli i asistencës infermierore te
pacientët me varshmëri nga alkooli, për materialin punues kemi përdorur metodën e rishikimit
të literaturës, duke u pajisur me burime njohurish nga literaturat kombëtare dhe ndërkombëtare,
publikime nga fondacione kërkimi dhe institucione ndërkombëtare.
Jemi munduar të bëjmë një gërshetim sa më të mirë të njohurive të deritanishme lidhur
me temën e punimit.
10
KREU I – ALKOOLI DHE VARSHMËRIA
I. 1. Përkufizimi i varshmërisë
Sipas Shoqatës Amerikane mbi mjekësinë e varshmërisë (ASAM, 2011), varshmëria
përkufizohet si sëmundje kronike, parësore e trurit, motivimit, kujtesës dhe qarkut të lidhjes.
Varshmëria karakterizohet me: pamundësi abstenimi, pamundësi për të kontrolluar sjelljen, uri
të vazhdueshme për substancën e konsumuar, reagim emocional jofunksional, njohje të
zvogëluar të problemeve.1
Edhe pse këto tipare janë prezente në shumicën e rasteve me varshmëri, ato nuk
përdoren si kritere diagnostifikuese.2
Individët krijojnë varshmëri ndaj substancave të ndryshme si: alkool, marihuanë, LSD
dhe halucionogjenë të tjerë, opioidë si kodeina, sedativë, hipnotikë dhe anksiolitikë, kokainë,
metamorfinë dhe stimulues të tjerë.
Përveç këtyre substancave, individët krijojnë edhe varshmëri të sjelljes, duke u bërë të
varur nga lojërat kompjuterike, ushtrimet fizike, obsesionet shpirtërore, ushqimi, shopingu etj.
Si qenie njerëzore jemi gjithmonë nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm, qofshin ata
mjedisorë apo shpirtërorë. Një vice versa midis këtyre faktorëve krijon kushtet jetësore;
abuzimi i këtyre faktorëve sjell deri te përballja me situata jo të këndshme për njeriun, si ajo e
varshmërisë.
Familja, si përbërës kryesor i shoqërisë, luan rol të rëndësishëm në krijimin e një
shoqërie të shëndetshme. Një anëtar i familjes, abuzues i substancave të ndryshme, nuk lë për
të dëshiruar, përveç se jep një pasqyrë të shprehive të këqija për anëtarët e tjerë të familjes,
sidomos për adoleshentët. Mirëpo jo gjithçka fillon dhe mbaron në familje. Të rinjtë
(adoleshentët) dhe studentët një kohë të gjatë e kalojnë në shkollë dhe frekuentojnë ambiente
të ndryshme argëtimi. Miqtë dhe bashkëmoshatarët kanë ndikim gjatë viteve të adoleshencës.
Çdoherë ekziston mundësia e tundimit dhe faktori rrezik për herë të parë.
Nëse pyesim se përse individi bie pre e varshmërisë apo abuzimit me substanca të
ndryshme, mund të themi se kjo shpesh ndodh si rrjedhojë e mosdijes së asaj se çka do të
ndodhë më pas, për t'u ndjerë më mirë, për kuriozitet, janë të imponuar me dhunë ose edhe për
t'u revoltuar karshi dikujt ose diçkaje.
1 American Society of Addiction Medicine, Public Policy Statement: Definition of Addiction, August 15, 2011, f.
1. 2 Po aty, f. 7.
11
I. 2. Alkooli si substancë psikoaktive
Alkooli është substancë psikoaktive me veti toksike dhe prodhuese të varshmërisë.3 Kjo
do të thotë që atakon mendjen dhe proceset mendore.
Në aspektin kimik alkoolet janë komponime organike, të cilat përveç karbonit dhe
hidrogjenit përmbajnë edhe oksigjen në formë të grupit funskionar alkoolik. Etanoli në jetën e
përditshme njihet me emër të rëndomtë alkool.4
Alkooli mund të ndikojë në disa pjesë të trurit, duke çrregulluar aftësitë për të
kontrolluar sjelljen, duke atakuar kujtesën, të menduarit, të ecurit, madje edhe frymëmarrjen.
Në rastet kur individi humb kontrollin mbi sasinë e konsumuar të alkoolit, toleranca
ndaj substancës rritet. Kemi shfaqjen e çrregullimeve psikologjike e shëndetësore si pasojë e
alkoolizmit. Mund të përmendim praninë e amnezisë alkoolike, sjelljes së pakontrolluar,
deliriumit tremens, dispomanisë, sjelljeve suicidale etj.
Alkooli ndërhyn edhe në ruajtjen e kujtimeve. Ata që pinë shumë, kalojnë në errësim
totale të kujtesës dhe nuk janë në gjendje të kujtojnë asgjë nga ato që kanë ndodhur gjatë pirjes.5
Gjendjet psikiatrike që lidhen me alkoolizmin përfshijnë depresionin dhe ankthin e
krijuar nga mbidozimi (overdose).
Gjatë konsumimit të tepruar, individi nuk është i aftë të mendojë qartë ose të marrë
vendime të duhura. Si rezultat, mund të pësojë humbje si ajo e punës, marrëdhënieve
ndërpersonale ose respekti ndaj vetvetes.
Intoksikimi akut me alkool shoqërohet me simptoma neurologjike si eufori, konfuzion,
stupor dhe gjendje kome.
Manifestimet klinike varen nga sasia, kohëzgjatja e konsumimit dhe varshmëria.
Ekziston një incidencë prej 3% të prezencës së statusit epileptik dhe rreth 50% e pacientëve
përparojnë në delirium tremens.6
Deliriumi tremens ndodh te abuzuesit kronikë të alkoolit, të cilët papritmas ndërpresin
përdorimin e alkoolit, zakonisht më shpejt se 48 orë.7 Deliriumi tremens karakterizohet me
halucinacione vizuale, konfuzion, tahikardi, hipertension, hipotermi, axhitim dhe diaforezë.
3 Global status report on alcohol and health, 2018, WHO, Geneva, f. 24. 4 Kimia 10, Gjimnazi i shkencave shoqërore, Gjimnazi i gjuhëve, Muhamet Bicaj et al, Libri shkollor, Prishtinë,
2010, f. 202. 5 Psikologjia, shkenca e proceseve mendore dhe e sjelljes njerëzore, Charles. G. Morris, Albert A. Maisto, CDE,
Tiranë, 2008f. 147. 6 Alcohol Withdrawal, Richard K. Newman et al, 2019, Stat Pearls Publishing LLC. 7 Delirium Tremens (DT), Abdul Rahman, Manju Paul, 2018, SDP LLC.
12
Fig. 1 Deliriumi tremens te abuzuesit kronikë të alkoolit
Bleurel (1916) e diferencoi halucinozën alkoolike nga deliriumi tremens. Halucinoza
alkoolike zakonisht paraqitet me halucinacione verbale-akustike, marramendje dhe shqetësime
të humorit, që lindin në vetëdije të qartë dhe ndonjëherë mund të përparojnë në një formë
kronike që imiton skizofreninë.8
Pavarësisht efektit të alkoolit në rast të tejkonsumimit, në disa vende alkooli është i
ligjshëm, por jo në të gjitha rastet legaliteti jep siguri.
8 Alcoholic hallucinosis, Pookala S. Bhat and all, 2012.
13
KREU II – ALKOOLI DHE SHËNDETI
II. 1. Efektet e alkoolit në shëndet
Përdorimi i alkoolit është një nga rreziqet kryesore shëndetësore në botë. Konsumimi i
tij në doza të larta ka pasoja për shëndetin dhe mirëqenien e atyre që e konsumojnë. Duke
atakuar të gjitha pjesët e trupit, alkooli ka ndikim mbi zemrën, mëlçinë, trurin dhe sistemin
nervor, pankreasin, sistemin reproduktiv, lëkurën, sistemin imunitar etj.
Lidhja e varshmërisë nga alkooli me shëndetin është komplekse. I gjithë ky është i
ndikuar nga një numër faktorësh të jashtëm, përfshirë kulturën e të pirit, sasinë e konsumuar,
llojin e substancës alkoolike të konsumuar etj.
Rëndësia e njohjes dhe vlerësimit të këtyre faktorëve shërben në trajtimin dhe
asistencën infermierore te pacientët.
Fig. 2 Pije alkoolike Fig. 3 Efektet e alkoolit në shëndet
II. 2. Gjendje shëndetësore të lidhura me alkoolin
Faktorë të ndryshëm, si ata mjedisorë, gjenetikë, psikologjikë ndikojnë në mënyrën se
si do të ndikojë alkooli në organizëm. Më kalimin e kohës tejkonsumimi afekton trurin dhe
zona të trurit lidhur me gjykimin e saktë dhe aftësi të tjera kognitive. Të pirat e shpeshta ose
gjatë tërë kohës shkaktojnë probleme shëndetësore si sëmundje të mëlçisë, probleme digjestive,
probleme të zemrës, komplikacione të diabetit (rrit rrezikun për hipoglikemi), probleme në sy
(mungesa e vitaminës B1), probleme gjatë shtatëzënisë (abort), komplikacione neurologjike,
çrregullime psikiatrike (çrregullime bipolare, ankth etj).
Për të gjithë individët, alkooli mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak. Kështu që
pacientëve me diabet u rekomandohet që alkoolin ta konsumojnë me ushqim.
14
Por jo në të gjitha rastet alkooli ka efekte negative. Efekti më i njohur i alkoolit është
një rritje e vogël e kolesterolit HDL (kolesterolit të mirë).9
II. 2. 1. Mëlçia dhe lidhja me alkoolin
Mëlçia është organi më i madh i brendshëm në trupin e njeriut dhe është përgjegjës për
funksione esenciale jetësore.
Përdorimi kronik i alkoolit mund të dëmtojë mëlçinë, duke shkaktuar sëmundje
alkoolike të mëlçisë. Kjo ndodh në një spektër nga mëlçia yndyrore te hepatitis akut alkoolik
deri te cirroza e mëlçisë.10 Të tri këto gjendje mund të parandalohen, mirëpo nëse nuk trajtohen,
shkaktojnë probleme shëndetësore edhe më serioze.
Mëlçia yndyrore ndryshe edhe steatosa hepatike, përfshin atë gjendje kur sasia yndyrore
rritet në mëlçi. Hepatitis alkoolik zhvillohet në 10-30% të pirësve të rëndë dhe është një dëmtim
akut i mëlçisë i cili mund të paraqitet me simptoma të ndjenjës së keqe, lodhjes, verdhëzës,
stomakut të fryer dhe mëlçisë së zmadhuar.11 Mëlçia yndyrore dhe hepatitis alkoolik janë dy
gjendje që i paraprijnë cirrozës së mëlçisë.
Dëmtimi i mëlçisë gjatë cirrozës nuk mund të zhbëhet.12
Fig. 4 Sëmundjet alkoolike të mëlçisë
9 Alcohol and Heart Health, heart.org, August 15, 2014. 10 Alcohol – the Body&Health Effect, Alcohol Advisory Council of New Zealand, Wellington, New Zealand, June
2012, f. 11. 11 Po aty. 12 Cirrhosis, Mayo Clinic.
15
II. 2. 2. Zemra dhe lidhja me alkoolin
Një stil i mirë i jetës përfshin të ushqyerit shëndetshëm, peshë normale trupore,
aktivitete fizike, menaxhim të stresit, ndërprerje të shprehive të këqija si alkooli, duhan dhe
drogë etj.
Për ta ruajtur zemrën e shëndoshë, meshkujt nuk duhet konsumuar më shumë se dy pije
alkoolike në ditë, ndërsa femrat jo më shumë se një pije alkoolike në ditë.13 Shumë sasi alkooli
mund të shkaktojnë: ngritje të tensionit arterial, rritje të nivelit të triglicerideve në gjak, shton
kalori duke ndikuar në peshë, dëmton zemrën te disa pacientë, kontribuon në infarkt të zemrës
te disa pacientë me kardiomiopati.14
Pirja kronike e alkoolit e rrit mundësinë për sëmundje të arterieve koronare. I gjithë
efekti i alkoolit në zemër qëndron te sasia. Përderisa sasia e moderuar ka efekte, teprica sjell
deri të dëmtimet.
Fig. 5 Lidhja e alkoolit me zemrën Fig. 6 Alkooli dhe tensioni arterial
II. 3. Diagnoza diferenciale dhe komorbitetet
Ekziston një numër gjendjesh që rezultojnë me simptoma të ngjashme me marrjen e
tepërt të alkoolit. Këto përfshijnë: traumën e trurit, hipoglikeminë, çekuilibrimin e
elektrolitëve, acidozën diabetike ose ketoacidozën, meningjitin, gjendjet neurologjike si
skleroza multiple, pneumoninë, mosfunksionimin vestibular.15
Alkoolizmi dhe traumat e trurit janë të lidhura, kjo si rrjedhojë e lëndimeve që mund të
pësojë individi kur është nën ndikimin e pijes alkoolike.
13 Heart – Healthy Lifestyle Changes, National Heart, Lung and Blood Institute, Bathesda. 14 Po aty. 15 Alcohol Dependency, Department of Social Protection, August 2009, f. 20.
16
Duke e ditur rolin e mëlçisë si rregullator i nivelit të glukozës dhe efektin e alkoolit në
mëlçi, na lë për të kuptuar lidhjen e alkoolit me hipoglikeminë, pavarësisht asaj që alkooli
përmban mjaf sheqer.
Substancat që shkaktojnë varshmëri janë të përcjellura me ndryshime dhe çrregullime
si në shëndet ashtu dhe në proceset mendore, duke e bërë të mundshme prezencën e
komorbiteteve.
Fig. 7 Abuzimi i substancave si komorbitet me alkoolizmin
Termi "komorbitet" i referohet pranisë së dy ose më shumë sëmundjeve në të njëjtin
person. Mirëpo jo gjithmonë një komorbitet nënkupton domosdoshmërinë se njëra gjendje
është shkak i tjetrës, edhe nëse njëra gjendje ndodh së pari.16
Alkoolizmi mund të shkaktojë gjendje të ndryshme shëndetësore dhe psikiatrike ose ta
rrisë ashpërsinë e tyre. Ekzistojnë tri gjendje të rëndësishme psikiatrike të cilat zakonisht janë
komorbitet me alkoolin. Këto gjendje janë: depresioni, ankthi dhe abuzimi me substanca, p.sh.
benzodiazepina dhe barbiturate.17
Shumë njerëz e përdorin alkoolin pikërisht për t'i menaxhuar këto gjendje, për ta
zvogëluar ankthin, për ta përballuar depresionin, mirëpo konsumimi i tepërt vetëm i përkeqëson
simptomat e këtyre gjendjeve, duke përfshirë mërzinë, zemërimin, mungesën e vetëvlerësimit
etj.
16 Alcoholism and Co-ocurring Disorders, National Institute on Alcohol Abuse and Alcoholism, 17 Alcohol Dependency, Department of Social Protection, August 2009, f. 20.
17
KREU III – ABSTENIMI NGA ALKOOLI
III. 1. Tërheqja dhe toleranca ndaj alkoolit
Shoqata Psikiatrike Amerikane (DSM-III, 1980) ka përcaktuar alkoolizmin dhe
abuzimin me alkoolin si vijon: alkoolizmi (varësia nga alkooli) është një model i përdorimit
patologjik të alkoolit ose dëmtimit në funksionimin shoqëror ose profesional për shkak të
alkoolit, qoftë nga toleranca ose tërheqja.18
Simptomat e tërheqjes ndaj alkoolit ndodhin kur pacientët ndalojnë pirjen ose ulin
ndjeshëm konsumimin e tij pas varshmërisë afatgjatë. Tërheqja ndaj alkoolit është mjaft e
vështirë. Në shumë raste paraqitet si jetëkërcënuese dhe bën pjesë në ndërhyrje urgjente
mjekësore. Sikurse çdo gjendje shëndetësore patologjike, njëjtë edhe tërheqja ka karakteristikat
e veta të manifestimeve klinike. Shumica e pacientëve manifestojnë një kompleks të vogël
simptomash ose sindromë, e cila mund të fillojë prej 6-8 orë pas një uljeje të papritur të nivelit
të alkoolit.19 Këto simptoma zakonisht kulmojnë midis 10-30 orë dhe zbresin nga 40-50 orë.20
Tërheqja ndaj alkoolit rezulton me simptoma negative si: dhembje koke, palpitacione,
ankth, konfuzion, pagjumësi, nauze dhe të vjella. Në raste të rënda paraqiten halucinacione,
axhitim ekstrem, delirium.
Personat që kanë konsumuar një kohë të gjatë, vazhdojnë konsumimin e alkoolit duke
i ditur pasojat në shëndet vetëm e vetëm për të penguar tërheqjen dhe simptomat e saj. Ҫdo
individ ka formën e manifestimit të tërheqjes, njëjtë sikurse edhe detoksikimi është i ndryshëm;
te disa ky proces zgjat me ditë, te disa të tjerë zgjat me javë ose muaj.
Shenjat dhe simptomat e tërheqjes përgjithësisht përfshijnë sistemin autonom, atë
gastrointestinal dhe proceset kognitive me ato perceptuale. Deliriumi tremens është forma më
e rëndë e sindromës së tërheqjes së alkoolit dhe një urgjencë mjekësore.21
18 The Alcohol Drinking, Chapter 91, Phillips. M, 1990, Butterworth Publisher, Butterworth Boston. 19 Acute Alcohol Withdrawal, 2010, National Clinical Guidlines Centre, Royal College of Physicians (UK),
London. 20 Po aty. 21 Drug and Alcohol Withdrawal Clinical Practice Guidelines – NSW, 2008, Review, NSW Government, North
Sydney, f. 23.
18
Manuali diagnostik statistikor i çrregullimeve mentale (DSM-IV) e përkufizon
tolerancën siç përcaktohet me njërën në vijim: a) nevojë e rritur për sasi të konsiderueshme
ndaj substancës për të rritur dehje dhe efekt të dëshirueshëm, b) efekt i zvogëluar dukshëm me
përdorimin e vazhdueshëm të së njëjtës sasi të substancës.22 Me fjalë të tjera i referohet
rezistencës së organizmit kundrejt substancës.
Shpeshherë kemi dëgjuar shprehjet si: mua nuk më zë shpejt pija, mund të vozis edhe
pas disa gllënjkave etj., që i bie konsumimi i sasive të tepërta, por ende individi është
funksional. Te këto raste esenciale është vlerësimi i duhur i pacientëve dhe monitorimi.
III. 2. Menaxhimi infermieror te tërheqja nga alkooli
Instituti klinik për vlerësimin e tërheqjes ndaj alkoolit (CIWA-Ar) është mjet i
standardizuar për t'u ndihmuar profesionistëve shëndetësorë në vlerësimin e pacientit duke
përfshirë vlerësimin e respiracionit, tremorit, anksiozitetit, axhitacionit, temperaturës,
shqetësimeve vizuale dhe auditive etj.
Pacientët me tërheqje nga alkooli duhet të monitorohen 3-4 herë në ditë për simptoma
dhe komplikacione.23 Shkalla e tërheqjes duhet të administrohet çdo 4 orë për të paktën 3 ditë,
ose më gjatë, nëse simptomat e tërheqjes persistojnë.24
Në kushte specifike këta pacientë kanë mangësi ushqyese, andaj duhet të
rikompensohen lëngjet e humbura duke konsumuar 2-3 litra ujë, suplemente multivitamin,
veçanërisht vitaminën B1 (thiamine), për të ndihmuar në pengimin e problemeve kognitive
(Wernicke encephalopathy).
Kujdesi rutinor përfshin observimet si: matjen e temperaturës, pulsin, tensionin arterial,
shkallën e tërheqjes ndaj alkoolit (AWS) dhe nivelin e hidratimit. Në disa raste dehidrimi mund
të jetë serioz dhe kërkon zëvendësim të shpejtë të lëngjeve. Vlerësimi dhe dokumentimi i sasive
22 Po aty, f. 2. 23 Clinical Guidelines for withdrawal management and treatment of drug dependence in closed setting, WHO,
Western Pacific Region, 2009, f. 44. 24 Po aty.
Toleranca Varshmeria Terheqja
19
të marra të lëngjeve, shikimi i shenjave të dehidrimit, rihidratimi oral ose intravenoz, janë pjesë
e observimeve rutinore.
Vlerësimet e shpeshta janë pjesa kryesore në menaxhimin e tërheqjes, të cilat varen nga
ashpërsia e simptomave që zhvillon pacienti. Te rastet e pamenaxhuara të tërheqjes, ajo mund
të dërgojë deri në forma të rënda si delirium tremens dhe kriza (konvulsione). Trajtimi
profilaktik shpesh përfshin antikolvulsivë dhe trajtim të hershëm me diazepam.
Pacientët me delirium tremens pësojnë çrregullime mendore. Sedacioni me
benzodiazepinë duhet të fillohet, por shpesh është i pamjaftueshëm për ta kthyer mbrapsht
deliriumin. Ndonjëherë pacientët kanë nevojë për dozë diazepam më shumë se 80 mg për të
arritur qetësimin.25 Sidoqoftë, dozat e larta të benzodiazepinës mund të prodhojnë delirium,
kështu që kërkohet vlerësim dhe rishikim specialistik.
Të gjitha veprimet mjekësore më lart na paraqesin forma të menaxhimit, pasi tërheqja
është shfaqur ose ashpërsuar. Por në të gjitha rastet është më mirë të parandalosh sesa të
trajtosh. Prandaj te menaxhimi i tërheqjes duhet futur promovimin dhe edukimin shëndetësor,
ku në kuadër të tyre të bëhet inkurajimi i pacientëve për të kontrolluar pirjen dhe të marrin në
konsideratë veprimtaritë për të ndihmuar në kontrollimin e tërheqjes nga alkooli.
25 Drug and Alcohol Withdrawal Clinical Practice Guidelines – NSW, 2008, Review, NSW Government, North
Sydney, f. 25-26
20
KREU IV – PLANI I KUJDESIT INFERMIEROR
IV. 1. Asistenca infermierore
Infermieria dhe disiplinat e tjera të shkencave mjekësore janë të ndërlidhura mes veti,
duke lejuar shkëmbimin e informacioneve dhe planeve të kujdesit shëndetësor. Nga i gjithë
kuadri shëndetësor, infermierja është përgjegjëse për koordinimin e aktiviteteve në një plan
funksional gjithëpërfshirës, në thelb të të cilit është kujdesi holistik për pacientin.26
Krijimi i planeve mbi ofrimin e kujdesit shëndetësor ndikon në identifikimin e
problemeve të zgjidhura dhe të pazgjidhura, duke siguruar një pasqyrë të dhënash midis të
kaluarës dhe të tashmes.
Sipas ANA 2010; NURSING: SCOPE AND STANDARDS OF PRACTICE vlerësimi
i pacientit është i indikuar, por jo i limituar në rrethanat dhe aftësitë si: fizike, emocionale,
seksuale, fiziko-sociale, kulturore, shpirtërore, kognitive, ekonomike dhe ambientale.27
Të gjitha këto vlerësime te pacienti, të kombinuara me të dhëna diagnostike, krijojnë
bazën e të dhënave të pacientit (patient database), njëkohësisht edhe zhvillimin e planeve të
asistencës infermierore.
IV. 2. Roli i asistencës infermierore te pacientët me varshmëri nga alkooli
Kur një person varet nga alkooli, mund të shkojë në probleme të ndryshme sociale dhe
shëndetësore. Një person mund të fillojë të konsumojë sasi të mëdha alkooli, për të lehtësuar
tensionin dhe ankthin, për të kapërcyer ndjenjat e vetmisë ose inferioritetit, për të rritur
vetëbesimin. Varshmëria nga alkooli kërcënon si individin ashtu edhe familjen dhe shpeshherë
është i vështirë pranimi dhe kërkimi i ndihmës për anëtarin me varshmëri nga alkooli. Për më
tepër, familjarët shpesh minimizojnë problemin dhe justifikojnë sjelljen e individit.
Infermierja, në shërbim shëndetësor, veprimtarinë e saj e kryen në ambiente të
ndryshme. Kështu që ajo bie në kontakt me persona alkoolikë në komunitet, në spitale
psikiatrike, në departamentet e urgjencës ose repartet e spitalit të përgjithshëm.
Në lidhje me kujdesin për alkoolistë, infermierët ofrojnë kujdes të përqendruar,
posaçërisht në detoksikim. I gjithë kujdesi te pacientët alkoolikë është i karakterizuar me
26 Nursing Care Plans, edition 9, Marilyn E. Doengers et al, Davis Company, 2014, Philadelphia, f. 7. 27 Po aty.
21
shpejtësinë e veprimit të bazuar në trajtimin e simptomave të një intoksikimi akut. Një
vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e
shtyu një 16-të vjeç të përdorte alkool. Pasi që infemieria nuk është e përkufizuar vetëm me
aplikimin e terapive të përshkruar, por në thelb ka edhe edukimin shëndetësor dhe promovimin
e të jetuarit shëndetshëm.
Fig. 8 Asistenca infermierore te pacientët alkoolikë
Vlerësimi i mëtejshëm, që duhet marrë në konsideratë, përfshin: sasinë dhe
shpeshtësinë e konsumimit, modelin e konsumimit, ashpërsinë e varshmërisë, problemet e
lidhura me alkoolin, përdorimin e barërave të tjera të përshkruara ose të paligjshme,
komorbitetin e shëndetit fizik ose mendor (ose të dyja), rrezikun për dëmtim të vetvetes ose të
të tjerëve, motivimin ose gatishmërinë për të ndryshuar dhe faktorët socio-demografikë.28
Kujdesi ndaj pacientit me varshmëri varet nga forma e varshmërisë. Varshmëria e lehtë
(mild dependence) mund të menaxhohet në shtëpi pa ilaçe ose doza shumë të vogla të
benzodiazepinës. Varshmëria e moderuar (moderate dependence) zakonisht mund të
menaxhohet në mënyrë të sigurt në shtëpi. Më poshtë është paraqitur një regjim i sugjeruar për
në komunitet ose mjedis spitalor:
Dita 1- 20 mg chlordiazepoxide 4x1
Dita 2- 15 mg chlordiazepoxide 4x1
Dita 3- 10 mg chlordiazepoxide 4x1
Dita 4- 5 mg chlordiazepoxide 2x129
Te varshmëria e rëndë monitorimi ditor intenziv është i nevojshëm. Është e dobishme
të maten përqendrimet e alkoolit në frymë. Duhet të tregohet kujdes kur aplikohen
28 Diagnosis and management of alcohol use disorders, Andrew JR Parker et al, 2008, BMJ Publishing Group
Ltd, London. 29 Po aty.
22
benzodiazepinat te pacientët shumë të dehur. Benzodiazepinat janë efektivë në largimin e
shenjave dhe simptomave të tërheqjes dhe janë medikamente të vijës së parë.30
Encephalopatia Wernick është një komplikacion neuropsikiatrik i shkaktuar nga
mungesa e vitaminës B1 dhe haset te varshmëria nga alkooli, konkretisht gjatë tërheqjes nga
alkooli. Encephalipatia Wernick duhet të dyshohet dhe të trajtohet terapeutikisht në pacientët
që i nënshtrohen detoksikimit, të cilët kanë ndonjë nga simptomat e mëposhtme si: ataksi,
hipotermi dhe hipotension, konfuzion, ophthalmaolegi ose nistagmus, pengesa në kujtesë, të
vjella, komë ose humbje e vetëdijes. Kur dyshohet për encephalopatinë Wernick, të paktën dy
ampulla Pabrinex (500 mg tiaminë) duhet të jepen intravenoz 3 herë në ditë për tri ditë.31
Gjatë vlerësimit të pacientëve me varshmëri nga alkooli e rëndësishme është krijimi i
besimit nga ana e pacientëve, duke kaluar më shumë kohë, duke diskutuar ndjenjat, frikën,
depresionin, shqetësimet e tij etj.
Konsultat me dietologun janë të nevojshme për të siguruar regjim të shëndetshëm për
pacientët. Sigurimi i informacioneve për grupet vetëndihmëse është i nevojshëm.
IV. 3. Parimet e asistencës infermierore te pacientët me varshmëri nga alkooli
Te pacientët me varshmëri infermierja kryen një vlerësim të përgjithshëm, duke u
fokusuar te modeli i pirjes, problemet shëndetësore të lidhura me alkoolin (problemet
shëndetësore fizike, psikologjike dhe socale) dhe funksionet kognitive të pacientit.
Infermierja ofron mbështetje sociale duke e ndihmuar pacientin të shprehet lidhur me
situatën e tij. Ndërhyrjet infermierore kanë si parim kryesor ta parandalojnë rikonsumimin e
alkoolit nga pacientët e mjekuar.
Këto ndërhyrje duhet të ofrohen nga njerëz kompetentë. Nëse problemet janë përtej asaj
që mund të ofrojë asistenca infermierore, duhet referuar pacientët për ndihmë specialistike.
Gjatë asistencës infermierore te pacientët me varshmëri nga alkooli, sigurimi i
informacioneve për pacientët duhet të jetë i përshtatshëm, duke iu përshtatur nivelit të tyre të
njohurive. Pasi që kemi të bëjmë me pacientë të moshave të ndryshme, kulturave të ndryshme,
nivelit të shkollimit të ndryshëm, duhet që gjuhën klinike ta përshtatim pikërisht me këto
kategori.
30 Po aty. 31 Po aty.
23
Të ruhet privatësia e pacientit gjatë diskutimeve, duke ndërtuar një marrëdhënie besimi
pacient-profesionist shëndetësor.
Gjatë asistencës infermierja bashkëpunon me familjarët dhe rrethin shoqëror të
pacientit, duke e bërë më të lehtë identifikimin e burimit të stresit te pacienti në lidhje me
keqpërdorimin e alkoolit.
IV. 4. Farmakoterapia dhe intervenimet psikosociale
Terapia medikamentoze përdoret te tërheqja nga alkooli për të siguruar lehtësim
simptomatik, për t'i trajtuar komplikacionet dhe komorbitetet, nëse ekzistojnë. Zgjedhja e
terapisë medikamentoze bëhet në bazë të ashpërsisë së tërheqjes nga alkooli. Trajtimet
medikamentoze janë efektive si pjesë e programit të trajtimit, përfshirë këtu terapitë
psikologjike, edukimin shëndetësor dhe mbështetjen sociale.
Farmakologjia e shumicës së medikamenteve, që përdoren zakonisht, siç janë
benzodiazepinat për tërheqjen nga alkooli dhe disulfiram, akamprosat dhe natrexon për
parandalimin e relapsit, është mirë e karakterizuar dhe siguron një arsyetim të mundshëm
neurobiologjik për efektivitetin e tyre.32
Aktualisht ekzistojnë tri medikamente të aprovuara nga FDA-ja e SHBA-së për
parandalimin e relapsit të varshmërisë nga alkooli. Këto janë disulfiram, natrexon dhe
akamprosat.33 Natrexon-i është një antagonist i receptorëve opioidë i aprovuar nga FDA-ja e
SHBA-së në vitin 1994, që zvogëlon pirjen e rëndë duke zvogëluar efektet biologjike të
alkoolit.34 Gjithashtu është i njohur për efektin që zvogëlon dëshirën për konsumim të alkoolit.
Disulfiram-i shpesh nuk rekomandohet si medikament i linjës së parë për pacientët e
varur nga alkooli, sapo të diagnostifikuar, por është i rezervuar për trajtimin e pacientëve që
më parë kanë dështuar një ose më shumë kurse trajtimi ose ata që janë të motivuar për të arritur
abstinencë të plotë.35
32 Pharmacological Interventions, 2011, The British Psychological Socienty&The Royal College of Psychiatrists,
British Psychological, Leicester (UK). 33 The Pharmacotherapy of Alcohol Dependence: A state of the Art Review, Avinash De Sousa, 2010. 34 Po aty. 35 Po aty.
24
Fig. 9 Medikamentet e aprovuara nga FDA-ja për trajtimin e
çrregullimeve të lidhura me alkoolin
Medikamentet që përdoren në trajtimin e varshmërisë nga alkooli nuk krijojnë
varshmëri, por përdoren për menaxhimin e saj. E rëndësishme është që gjatë trajtimit duhet
shikuar se a është terapia e duhur për pacientin, sa është efektive, si dhe krahasimin e terapive
medikamentoze të ndryshme. Shpeshherë kombinimi i terapive funksionon më së miri kur ato
bashkohen me programe të ndryshme trajtimi.
Qëllimi i terapisë është për të ndaluar pirjen e alkoolit dhe për t'i dhënë kohë trupit, për
ta larguar alkoolin nga organizmi, detoksikimin e organizmit.
Disa medikamente pothuajse të miratuara për përdorime të tjera janë premtuese për
trajtimin e varshmërisë nga alkooli dhe problemet me pirjen, si: medikamenti kundër pirjes së
duhanit, Vareniclina, ul ndjeshëm konsumimin e alkoolit dhe mallin e tij te njerëzit me
alkoolizëm; gabapentin, një medikament i përdorur për të trajtuar gjendjen e dhembjes dhe
epilepsinë, tregoi që rrit abstenencën dhe zvogëlon pirjen e rëndë; topiramati, antiepileptik, u
tregua i mirë për të ndihmuar njerëzit të frenojnë problemet lidhur me konsumimin, veçanërisht
në mesin e atyre me përbërje të caktuar gjenetike që duket se lidhet me efektivitetin e trajtimit.36
Përdoruesit kronikë të substancave që shkaktojnë varshmëri raportojnë probleme që
përfshijnë shëndetin fillimisht bashkë me problemet psikologjike dhe sociale. Ndërhyrjet
psikosociale mund të përdoren si trajtime të pavarura ose të kombinuara me ndërhyrje
farmakologjike. Qëllimi i ndërhyrjeve psikosociale është të ndihmojë pacientët të kuptojnë se
përdorimi i substancave po i vë në rrezik dhe i inkurajon ata të zvogëlojnë ose të heqin dorë
nga përdorimi i substancave.
36 Treatment for Alcohol Problems: Finding and Getting Help, National Institute on Alcohol Abuse and
Alcoholism, 2014.
25
Ndërhyrjet psikologjike u referohen trajtimeve të bazuara në teori të funksionimit
psikologjik, ndërsa ndërhyrjet psiko-sociale paraqesin ndërhyrje më pak specifike të dizajnuara
për të përmirësuar shëndetin mendor përmes mbështetjes, këshillave dhe inkurajimeve të
përgjithshme.37 Këto përfshijnë strategji psiko-arsimore, terapi njohëse-sjellëse, psikoterapi
ndërpersonale, jo këshillim direkt, ndërveprime mbështetëse dhe ndihmë përmes seancave
individuale ose grupore.38
Alcoholis Anonymes, grupet anonime të personave alkoolikë, janë pjesë efektive e
trajtimit të varshmërisë nga alkooli.
Fig. 10 Grupet anonime të personave alkoolikë
Gjatë ndërhyrjeve psiko-sociale infermierja duhet të vendosë marrëdhënie të
besueshme, duke mos e bërë pacientin të ndihet i izoluar. Komunikimi empatik krijon mjedis
mbështetës për pacientin, duke përcjellur ndjenjat e mirëkuptimit nga ana e infermieres, sepse
shpeshherë pacientët e kanë të vështirë të flasin për ndjenjat e tyre.
Faktorët që e shtyejnë pacientin drejt varshmërisë nga alkooli duhet identifikuar, për ta
kuptuar situatën aktuale të pacientit dhe për ta ndihmuar ta përballojë në mënyrë sa më efektive.
IV. 5. Zbatimi i ndërhyrjeve për të nxitur motivin, edukimin e pacientëve
Motivimi luan rol të rëndësishëm në trajtimin e pacientëve me varshmëri nga alkooli.
Kjo ndihmon që pacientët të kërkojnë ndihmë, t'i përmbahen trajtimit dhe të bëjnë ndryshime
në sjelljet rreth konsumimit të alkoolit.
37 Psychological and psychosocial interventions offered to forencis mental health in patients: a systematic review,
Douglas Maclnnes, Serena Masina, 2019, BMJ open, f. 2. 38 Po aty.
26
Studiuesit kanë përshkruar një seri fazash të ndryshimit për të përshkruar procesin
përmes të cilit një person kalon kur bën një ndryshim në sjellje. Këto faza përfshijnë:
parasoditjen (duke mos konsideruar ende ndryshim), soditjen (duke konsideruar ndryshimin,
por duke mos ndërmarrë veprime), përgatitjen (duke planifikuar të ndryshojë), veprimin (duke
pësuar ndryshim në sjellje) dhe mirëmbajtjen (duke ndryshuar stilin e jetës së dikujt për të
ruajtur sjelljen e re).39
Motivimi është sfidë në vete për pacientët me varshmëri nga alkooli, presionet nga
jashtë dhe ndjenjat e brendshme kontribuojnë në motivimin e pacientit.
Vlerësimi i motivit te një person kërkon vlerësimin e qëndrimeve dhe qëllimeve të
personit, besim, përkushtim dhe aftësi vendimmarrëse.40 Shpeshherë pacientët fillojnë trajtimin
pa qenë të bindur të ndryshojnë bindjet e tyre, mirëpo të ndikuar nga rrethi dhe presoni që ata
krijojnë. Kështu që hapat e parë duhet t'i ndërmerrë vetë pacienti, por normalisht me përkrahje
maksimale të familjarëve dhe rrethit shoqëror. Gjatë konsultave me specialistë, infermierja
njëkohësisht luan rol në bindjen e pacientëve për të hapur sytë kundrejt rrezikut që mund t'i
kanoset.
Shumica e programeve të trajtimit dhe iniciativat vetëndihmëse shërbejnë për të
ndihmuar pacientët që janë të gatshëm të ndërmarrin veprime dhe të adresojnë problemet e
tyre.
Esenca e intervenimeve infermierore lidhur me motivimin është që duhet ditur se si t'i
trajtojmë pacientët, pa presion, nëse ata janë hezitues për trajtim.
Duhet pasur parasysh që njerëzit konsumojnë alkool jo vetëm për t'u dëfryer, por edhe
për ta luftuar ankthin ose depresionin që e kalojnë. Andaj gjatë bisedave me pacientë, nuk duhet
t'u bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore, që ata të mos ndihen keq ose të mos turpërohen.
Bisedat e buta dhe me qetësi janë efektive.
Çdoherë njeriu bindet më lehtë kur flitet për gjëra konkrete; edhe te alkoolistët kronikë
besimi për shërim rritet nëse atyre u ofrohen raste reale. Punëtorët shëndetësorë/infermierja
nuk duhet të jenë kritikues, por të jenë të hapur për t'i dëgjuar pacientët dhe për t'i ndihmuar.
Mbështetja është ajo që i mban të motivuar këta pacientë, duke mbështetur pjesëmarrjen
e pacientëve, grupet mbështetëse të shërimit, duke u shprehur krenari për atë që ata po e arrijnë
gjatë trajtimit.
39 Motivation for change and alcoholism treatment, Carlo C. DiClemente, PH. D et al, 1999, Alcohol
Research&Health. 40 Po aty.
27
Lidhja e alkoolit me problemet me shëndet, me psikologjinë e individit, e bën edhe më
të nevojshëm informimin e njerëzve dhe edukimin në lidhje me qasjen ndaj alkoolit dhe
substancave të tjera, që krijojnë varshmëri.
Por si mund ta arrijmë edukimin shëndetësor në shoqëri?
Kjo mund të bëhet nëpërmjet grupeve të diskutimit, përfshirjes masive të nxënësve,
mësuesve dhe prindërve. Programet edukativo-shëndetësore në internet mund të jenë efektive,
pasi që të rinjtë kalojnë një kohë të gjatë nëpër rrjete sociale. Këto programe njëkohësisht
përfshijnë strategji, që prindërit mund t'i përdorin për t'i informuar fëmijët lidhur me dëmet që
sjell konsumimi i tepërt.
Te të rriturit këto programe edukative paraqesin modele të konsumimit të arsyeshëm
dhe promovimin e qasjeve të shëndetshme ndaj alkoolit.
Siç e kemi cekur në krerët e mësipërm, alkooli ka edhe benefitet e tij, por çdo gjë e
tepruar, shkakton kundërefekt me atë që është i dëshiruar.
28
Përfundim
Ndërhyrjet infermierore te rastet e varshmërisë nga alkooli kanë si parim kryesor
parandalimin e rikonsumimit të alkoolit. Në radhë të parë duke asistuar në trajtimin dhe
menaxhimin e varshmërisë përmes aplikimit të terapive farmako-psikologjike dhe sociale.
Edukimi shëndetësor dhe promovimi i shëndetit dhe të jetuarit shëndetshëm është
faktor kyç te këto raste, por edhe te të tjerat. Motivimi për të filluar terapinë dhe për t'ia pranuar
vetvetes se ke nevojë mjekësore është hapi i parë drejt suksesit të trajtimit.
Njohja e pacientëve me varshmëri nga alkooli lidhur me efektet shëndetësore mund të
ndihmojë që pacientët ta rimarrin veten. Si infermierë te ardhshëm duhet të shprehim
gatishmëri për ta dëgjuar pacientin, krijimin e empatisë si pjesë e etikës profesionale.
Roli i infermieres gjatë asistencës është që të monitorojë vazhdimisht pacientin,
parametrat vitalë ose krijimin e simptomave të reja dhe komplikacioneve. Gjatë observimit,
durimi dhe respekti për pacientin është njerëzi aq sa edhe profesionalizëm. Shprehjet ofenduese
ose arroganca nuk janë pjesë e etikës shëndetësore.
Çdo infermiere e përzgjedhi infermierinë për shkak të dëshirës për të ofruar kujdes, për
të ofruar shërbime ose për të ndihmuar- Christina Feist- Heilmeier, RN
Pikërisht këto elemente e përbëjnë asistencën infermierore: kujdesi, shërbimet dhe
ndihma për pacientin, në rastin tonë pacientët me varshmëri nga alkooli.
29
Bibliografi
1. Psikologjia, shkenca e proceseve mendore dhe e sjelljes njerëzore, Charles. G. Morris,
Albert A. Maisto, CDE, Tiranë, 2008
2. Delirium Tremens (DT), Abdul Rahman, Manju Pual, 2018, SDP LLC
3. Nursing Care Plans, edition 9, Marilyn E. Doenges, Mary Frances Moorhourse, Alice C.
Murr, Davis Company, 2014, Philadelphia
4. Alcohol Withdrawal, Newman RK, Stobart Gallagher MA, Gmoez AE, 2019, Stat Pearls
Publishing, LLC.
5. Clinical Guidelines for Withdrawal management and treatment of drugs dependence in
closed setting, WHO, 2009
6. Drugs, Brains and Behavior, The Science of Addiction, 2007
7. American Society of Addiction Medicine, Public Policy Statement: Definition of Addiction,
August 15, 2011
8. Alcoholic hallucinosis, Pookala S. Bhat et al, 2012
9. The Alcohol Drinking, Chapter 91, Phillips.M, 1990, Butterworth Publisher, Butterworth
BOSTON
10. Drug and Alcohol Withdrawal Clinical Practice Guidlines- NWS, Rewind 2018, NSW
Government, North Sydney.
11. Diagnosis and management of alcohol use disorders, Andrew JR at all, 2008, BMJ
Publishing Group Ltd, London
12. Pharmacological Interventions, 2011, The British Psychological Socienty& The Royal
College of Psychiatrists, British Psychological Socienty, Leicester (UK)
13. The Pharmacotherapy of Alcohol Dependence: A state of the Art Review, Avinash De
Sousa, 2010
14. Treatment for Alcohol Problems: Finding and Getting Help, National Institute on Alcohol
Abuse and Alcoholism, 2014
15. Psychological and psychosocial interventions offered to forensic mental helath in patients:
a systematic review, Douglas Maclnnes, Serena Masina, 2019, BMJ open
16. Motivation for change and alcoholism treatment, Carlo C. DiClemente PH.D, Lorie E.
Bellino M.ED and Tara Ncavins, MS, Alcohol Research&Health
17. Alcohol- The Body&Health Effect, Alcohol Advisory Council of New Zealand, June 2012,
Wellington, New Zealand
30
18. Cirrhosis, Mayo Clinic
19. Heart- Healthy Lifestyle Changes, National Heart, Lung, and Blood Institute, Bethesda
20. Alcohol and Heart Health, heart.org, August 2014
21. Alcohol Dependency, Department of Social Protection, August 2009
22. Alcoholism and Co-occuring Disorders, National Institute on Alcohol and Alcoholism
23. Kimia 10, Gjimnazi i shkencave shoqërore, Gjimnazi i gjuhëve, Muhamet Bicaj et al, Libri
shkollor, Prishtinë, 2010
24.Global status report on alcohol and health, 2018, WHO, Geneva
25. Acute Alcohol Withdrawal, 2010, National Clinical Guidelines, Royal College of
Physicians (UK), London
31
CV- Curriculum vitae
Informatat personale
Emri dhe Mbiemri
Edenisa Duraj
Data e lindjes
14. 3. 1998
Gjinia
Femër
Të dhënat kontaktuese
Adresa
Romajë, Prizren
edenisa.duraj@hotmail.com
Të dhënat e kualifikimit
Shkollimi i mesëm i lartë
Shkolla e Mesme e Mjekësisë
"Luciano Motroni"- Prizren
Universiteti
Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani"
Fakulteti
Fakulteti i Mjekësisë
Programi
Infermieri
Statusi i studentit
I rregullt
Nr. ID
160306041
top related