republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs …mund të përmendim: historia e popullit...
Post on 10-Jan-2020
21 Views
Preview:
TRANSCRIPT
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I I HISTORISË DHE I FILOGJISË
DEPARTAMENTI I HISTORISË
________________________________________________________________________
MARRËDHËNIET SHQIPTARO – SOVJETIKE
(1949 – 1961)
Kandidati Udhëheqësi shkencor
Msc. Endrit MUSAJ Prof. Dr. Ana LALAJ
Tiranë 2017
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I I HISTORISË DHE I FILOGJISË
DEPARTAMENTI I HISTORISË
________________________________________________________________________
Dizertacion në kërkim të gradës shkencore "DOKTOR"
MARRËDHËNIET SHQIPTARO – SOVJETIKE
(1949 – 1961)
Kandidati Udhëheqësi shkencor
Msc. Endrit MUSAJ Prof. Dr. Ana LALAJ
Tiranë 2017
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I I HISTORISË DHE I FILOGJISË
DEPARTAMENTI I HISTORISË
________________________________________________________________________
Dizertacion në kërkim të gradës shkencore "DOKTOR"
MARRËDHËNIET SHQIPTARO – SOVJETIKE
(1949 – 1961)
Specialitet: HISTORI
Kandidati Udhëheqësi shkencor
Msc. Endrit MUSAJ Prof. Dr. Ana LALAJ
Mbrohet më datë______________________ 2017.
1)___________________________________________________ ( kryetar)
2)____________________________________________________( Anëtar – oponent)
3)____________________________________________________( Anëtar – oponent)
4_____________________________________________________( Anëtar)
5)_____________________________________________________( Anëtar)
Tiranë 2017
P A S Q Y R A E L Ë N D Ë S
Parathënie..........................................................................................................................I
Hyrje…………………………………………………………………………………..VI
KAPITULLI I PARË
RAPORTET E REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË (RPSH) DHE
BASHKIMIT TË REPUBLIKAVE SOCIALISTE SOVJETIKE (BRSS) 1945-1948
1.1.Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet RPSH dhe BRSS. Politika e jashtme
e Shqipërisë 1945-1946.................................................................................................1
1.2.Marrëdhëniet shqiptaro – jugosllave dhe veçoritë e tyre,në optikën e qeverisë
sovjetike 1945 - 1947.........................................................................................................13
1.3.Shqipëria në Konferencën e Paqes 1946, qëndrimet greke dhe BS.............................19
1.4. Ecuria e marrëdhënieve shqiptaro – sovjetike dhe vizita e Enver Hoxhës në
Bashkimin Sovjetik, korrik 1947.......................................................................................30
1.5. Shqipëria refuzon “Planin Marshall”, 1947................................................................49
1.6. Përkeqësimi i marrëdhënieve shqiptaro – jugosllave dhe rezolucionet e
Informbyrosë1948.......................................................................................................52
1.7. Qëndrimi i Shqipërisë ndaj Luftës Civile në Greqi dhe BS,1948-1949.....................65
KAPITULLI I DYTË
SHQIPËRIA HYNË DREJTËPËRDREJT NË ORBITËN SOVJETIKE, 1948-1953
2.1. Sovjetizimi i Republikës Popullore të Shqipërisë 1949-1953...…...............………..76
2.2. Marrëveshjet ushtarake me Bashkimin Sovjetik....……...................………..............91
2.3. Shqipëria pranohet në Këshillin Ekonomik të Ndihmës Reciproke (KNER)..……...94
2.4. Bashkëpunimi kulturor dhe ekonomik shqiptaro – sovjetik 1949 – 195.…….……102
KAPITULLI I TRETË
KURSI I RI I DESTALINIZIMIT DHE SHQIPËRIA, 1953-1959
3.1.Vdekja e Stalinit dhe ndryshimet në vijën politike të Bashkimit Sovjetik dhe të
bllokut komunist...............................................................................................................111
3.2. Mëdyshja e politikës shqiptare ndaj kursit të destalinizimit.....................................127
3.3. Presionet e Moskës për afrimin me Beogradin.........................................................130
3.4.Konferenca eTiranës, sfidë për partinë shtet..............................................................139
KAPITULLI I KATËRT
SHQIPËRIA NË TRAKTATIN E VARSHAVËS, 1955-1960
4.1. Republika Popullore e Shqipërisë për herë të parë anëtare e një traktati ushtarak
politikndërkombëtar 1955................................................................................................159
4.2. Vizita e Hrushovit në Tiranë, qershor 1959..............................................................165
4.3. Baza ushtarake e Vlorës, bazë ushtarake e Traktatit të Varshavës. Marrëveshjete
viteve 1957 dhe 1959.......................................................................................................173
KAPITULLI I PESTË
THYERJA SOVJETO – SHQIPTARE, 1960-1961
5.1. Mbledhja e Bukureshtit si fillim i konfliktit të hapur shqiptaro - sovjetik,
qershor 1960..............................................................................................................183
5.2. Mbledhja e 81 partive komuniste e punëtore në Moskë, nëntor 1960......................189
5.3. Largimi i sovjetikëve nga Baza Ushtarake e Vlorës, maj1961.................................213
5.4. Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike sovjeto - shqiptare, dhjetor 1961............229
Përfundime.......................................................................................................................235
Bibliografia......................................................................................................................244
S H K U R T I M E
BK Balli Kombëtar
BUD Bazë Ushtarake Detare
BS Bashkimi Sovjetik
BRSS Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike
EAM Fronti i Çlirimit Grek
UDG Ushtria Demokratike Greke
UDES Ushtria e Lidhjes Republikane Greke
ELAS Ushtria e Çlirimit Kombëtar Greke
FA Forcat e Armatosura
FBA Forcat e Bashkuara të Armatosura
FNÇ Fronti Nacionalçlirimtar
FNÇSH Fronti Nacionalçlirimtar Shqiptar
FNÇJ Fronti Nacionalçlirimtar Jugosllav
FO (Foreign Office), Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe
FUD Forcat Ushtarake Detare
KANÇ Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar
KANÇSH Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar Shqiptar
KANÇJ Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar Jugosllav
KB Kombet e Bashkuara
KNER Këshilli i Ndihmës Ekonomike Reciproke
KQ Komiteti Qendror
OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara
OSS (Office of Strategic Services), Zyra e Sherbimeve Strategjike
PKG Partia Komuniste Greke
PKJ Partia Komuniste Jugosllave
PPSH Partia e Punës së Shqipërisë
RPSH Republika Popullore e Shqipërisë
SOE (Special Operation Executive), Ekzekutivi i Operacioneve të Posaçme
SHBA Shtetet e Bashkuara të Amerikës
SHP Shtabi i Përgjithshëm
UDG Ushtria Demokratike Greke
UJ Ushtria Jugosllave
UKG Ushtria Kombëtare Greke
UNÇ Ushtria Nacionalçlirimtare
UNÇSH Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare
UNÇJ Ushtria Nacionslçlirimtare Jugosllave
UNRRA (United Nastions Relief and Rehabilitation), Administrata e Kombeve
të Bashkuara për Ndihmë dhe Rindërtim
USH Ushtria Shqiptare
TV Traktati i Varshavës
P A R A T H Ë N I E
Punimi “Marrëdhëniet Shqiptaro –Sovjetike (1949 – 1961)” ka si objekt
marrëdhëniet e bashkëpunimit të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik, në harkun kohor
1949 - 1961. Kjo periudhë mjaft e rëndësishme, menjëherë pas luftës, përmban
historinë 15 vjeçare të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, e cila dallohet për
kompleksitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare në përgjithësi, por edhe për veçoritë e
politikës së brendshme e të jashtme të shtetit të ri shqiptar në veçanti. Mbështetur në
shqyrtimin dhe analizimin e burimeve dokumentere të kohës dhe në studimet
shkencore, përpiqem modestisht të trajtojë në një studim të plotë kushtet, faktorët dhe
karakterin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik.
Marrëdhëniet shqiptaro – sovjetike, para viteve ’90 janë trajtuar pak nga
historiografia shqiptare. Literatura ekzistuese për problemet e këtyre marrëdhënieve
ka qenë e kufizuar, kryesisht trajtesa në tekstin e Historisë së Popullit Shqiptar, në
Historinë e Partisë së Punës, punimi me autor Vangjel Moisiun “PPSH kundër
ndërhyrjeve e presioneve të hrushovianëve”, punimi me autor Iliaz Fishta dhe
Valentin Toçi “Shkëmbimet shqiptare në vitet e para të ndërtimit të socializmit 1944 –
1948”, botim i Akademisë së Shkencave në vitin 1984, si dhe shkrime propandistike.
Nga ana tjetër, në këtë literaturë trajtimi dhe vlerësimi i këtyre marrëdhënieve
rezulton i njëanshëm dhe i politizuar, duke evidentuar e analizuar vetëm arritjet e anët
pozitive të palës shqiptare dhe duke përdorur si dokumente referimi vetëm veprat e
Enver Hoxhës. Në terësi mungon referenca ndaj dokumenteve arkivor, ndonse një
pjesë e tyre është shfrytëzuar, duke mbizotëruar në trajtesë interpërtimi politikisht i
ngjarjeve e fakteve.
Gjatë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri, historiografia shqiptare nuk
ka marrë përsipër të trajtojë marrëdhëniet shqiptaro – sovjetike, si një subjekt të
mirëfilltë historik. Vetëm pas viteve ‘90, u rritën mundësit studiuese për shkak se u
ndërmorën punime e hulumtime mbi këtë çështje, duke shfrytëzuar me objektivitet si
burimet arkivore brenda vendit, ashtu edhe dokumentet me bazë burimet arkivore ruse
dhe të vendeve të tjera, duke dhënë një kuadër më të plotë dhe më real të karakterit të
këtyre marrëdhënieve. Përpjekjet e historiografisë shqiptare në këto 20 vitet e fundit,
për shfrytëzimin e fakteve e të dhënave historike dhe pasqyrimin real të zhvillimeve në
marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, kanë krijuar një fond bazë të
studimeve historike, për një nga periudhat më të rëndësishme të regjimit komunist në
Shqipëri.
Periudha e marrëdhënieve shqiptaro – sovjetike, 1945 - 1961, është mjaft e
dokumentuar në Arkivin e Shtetit Shqiptar. Nё tё gjendet një fond i pasur me
dokumente që përbëjnë kujtesën e kësaj periudhe. Një pjesë e këtyre burimeve
rezultojnë të shfrytëzuar, pavarёsisht se në mënyrë tendencioze, të pjesshme e të
njëanshme. Por ka dhe njё numër tё madh dokumentesh qё nuk janё bërë publike më
parë. Kёsisoj, pavarësisht se deri mё sot janë bërë njё varg punimesh historike, të
cilat hedhin dritë mbi këto marrëdhënie, përsëri trajtesa e kësaj teme ende nuk është e
plotë. Ishte pikërisht kjo dukuri qё nxiti tek unё dëshirёn për t’u marrё me hulumtimin
e kёsaj teme nё mёnyrё mё gjithёpёrfshirёse dhe mё tё mbёshtetur nё regjistrimet
arkivore e pёr t’iu qasur kёshtu mё pranё sё vёrtetёs.
Puna prej shumë vitesh pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, më ka
mundësuar një njohje relativisht të gjerë të dokumenteve arkivore që kanë të bëjnë me
zhvillime dhe ngjarje nga më të ndryshmet të historisë së Shqipërisë, përfshirë dhe për
temën në studim. Nga ana tjetër, njohja me një literaturë të gjёrё të botuar këto dy
dekadat e fundit pёr Luftёn e Ftohtё, ku politikat e Bashkimit Sovjetik dhe tё bllokut
komunist zinin njё vend qenësishëm dhe ku marrëdhëniet shqiptaro – sovjetike
paraqiteshin si mё tё skajshmet, më kanë lehtësuar trajtimin e temës nё plan shkencor
analitik, krahasues dhe pёrgjithёsues njёkohёsisht.
Studimi është bazuar kryesisht në një material të konsiderueshëm arkivor, të
disponuar nga arkivat shqiptare, si dhenga arkivat e ish Bashkimit Sovjetik.
Konkretisht, jam mbështetur në dokumentet arkivore të Arkivit Qendror Shtetëror,
posedues i mjaft regjistrimeve me përmbajtje mbi marrëdhëniet shqiptaro – sovjetike.
Duke shqyrtuar këto dokumente është bërë e mundur krijimi i një pasqyre më të qartë
të problemeve të kohës, duke i dhënë një dimension më të plotë këtij punimi. Ndër
dokumentet e hulumtuara mund të veçojmë: fondi Nr.14/AP (Arkivi Partisë), fondi
14/AP OU (fondi i organeve udhëheqëse), 14/AP MPKBS (marrëdhëniet me Partinë
Komuniste të Bashkimit Sovjetik), 14/AP MPKJ (marrëdhëniet me Partinë Komuniste
të Jugosllavisë), 14/AP MPKG (marrëdhëniet me Partinë Komuniste të Greqisë),
14/AP STR (struktura), 14/AP KNER, 14/AP TV (Traktati i Varshavës) etj. Për të
pasur një pasqyrë më të qartë të ngjarjeve dhe personazheve të kohës lidhur me
marrëdhëniet shqiptaro - sovjetike, më është dashur të kёshillohem edhe me fonde të
Këshillit të Ministrave, të ministrive dhe institucioneve të tjera partiake e shtetërore.
Gjithashtu, një ndihmesë të madhe më ka dhënë në mënyrë të veçantë kёshillimime
dokumente nga arkivi i Institutit të Historisë, pranë Qendrës së Studimeve
Albanologjike, ai i Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, i Arkivit të Ministrisë së
Brendshme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.
Një vlerë e shtuar e punimit, kanë qenë botimet me dokumente. Për t’u
përmendur janë: dokumentet mbi miqësinë shqiptaro – sovjetike, botim i vitit 1957:
“Marrëdhëniet shqiptaro – jugosllave, 1945 – 1948” (dokumente) dhe “Politika
antikombëtare e Enver Hoxhës, Plenumi II i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Berat
23 – 27 nëntor 1944” (dokumente), botime të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave,
përgatitur për botim nga Ndreçi Plasari dhe Luan Malltezi, Tiranë 1996; “Dokumente
të Shtabit të Përgjithshëm e të Komandës së Përgjithshme të UNÇ Shqiptare”, Tiranë
1976; botimi me dokumente i përgatitur nga Kastriot Dervishi me titull “Masakra në
Çamëri”, Tiranë, 2009 etj.
Nga dokumentet e botuara nga arkivat e huaja, dëshiroj të veçoj botimet
dokumentare autentike me bazë arkivat ruse, në mënyrë të veçantë, botimine vitit
2006 nga Islam Lauka “Shqipëria në dokumentet ruse” dhe botimin e vitit 2011 nga
Hamit Kaba dhe Ethem Çeku “Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse”, të cilët
përmbajnë dokumente sovjetike, gjё qё mё kamundësuar vlerësimin e fakteve dhe të
dhënave arkivore nga të dy palët.
Studimi nuk mund të merrte trajtën e plotë pa kёshillimin me literaturën e
botuar pas viteve ’90, e cila trajton edhe marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin
Sovjetik. Si udhërrëfyes në trajtimin me argumente dhe analiza tё thelluara shkencore
në punën time ka qenë literatura shqiptare e botuar këto vitet e fundit. Të tilla botime
mund të përmendim: Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi III dhe IV, përgatitur nga
Akademia e Shkencave të Shqipërisë, (Tiranë 2007, 2008), punimi i Prof. Kristo
Frashëri “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe e themelimit të PKSH 1878 –
1941” (Tiranë 2006), botim i Prof. Paskal Milo “Të vërtetat e fshehura. Incidenti i
Kanalit të Korfuzit” (Tiranë 2010), botimi i Prof. Ana Lalaj “Dosjet e luftës” dhe
“Pranvera e rrejshme e ‘56” (Tiranë 2015), botimi i Prof. Lisien Bashkurti
“Diplomacia Shqiptare në fillimet ë Luftës së Ftohtë, 1945-1961” (Tiranë 2003),
punimi i Prof. Valentina Duka, me titull “Historia e Shqipërisë 1912 – 2000” (Tiranë
2007), punimi i studiuesit Kastriot Dervishi “Historia e Shtetit Shqiptar 1912 - 2005”
(Tiranë 2006), botimi i Prof. Hamit Kaba “Shqipëria dhe të Mëdhenjtё” (Tiranë
2015), “UNRRA në Shqipëri 1944-1947” (Tiranë 2000), botimi i inxhinjer Fatos
Voshtina “Marrëdhëniet shqiptaro – sovjetike në Bazën Detare të Vlorës” (Tiranë
2011), punimi i Prof. As. Sonila Boçi me titull “Minoritetet në Shqipëri 1939 - 1949”,
(Tiranë 2012) dhe shumë të tjerë. Me shumë vlerë për trajtimin shkencor të temës, ka
qenë shfrytëzimi i botimeve të ndryshme shkencore të Institutit të Historisë, të cilët
trajtojnë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, bazuar në dokumente
arkivore brenda e jashtë vendit. Veçohen artikujt e botuar nga Prof. Paskal Milo “BS
dhe politika e jashtme e Shqipërisë në vitet 1944 – 1946”;
Prof. Ana Lalaj “Shqipëria në Traktatin e Varshavës”,“Shqipëria dhe
Informbyroja”,“Plani Marshall dhe Shqipëria”; Prof. Dr. Petrit Nathanaili "Disa
çështje të pozitës ndërkombëtare të Shqipërisë (1944 - 1946)", Prof. Hamit Kaba
“Refleksione në politikën e jashtme të shtetit shqiptar pas vdekjes së Stalinit (1953 –
1961)” etj.
Nga literatura e huaj mund të përmendim autoren Nina Smirnova “Historia e
Shqipërisë përgjatë shekullit XX” (Tiranë 2004), botimin e Vladimir Dedijer
“Marrëdhëniet jugosllavo – shqiptare 1939 – 1948” (Beograd 1949), autorin Bernd
J. Fischer, me punimin e tij “Shqipëria gjatë Luftës 1939-1945” (Tiranë, 1999),
botimi i Bernard Lory “Evropa ballkanike, nga viti 1945 në ditët tona” (Tiranë 2007),
botime këto me vlera historike dhe kontribues në punimin e kësaj teme.
Në punim, janë vlerësuar kujtimet e kohës dhe ditaret e mbajtura, si burime
historike, për vetë natyrën, kohën dhe personazhet të cilët i kanë mbajtur ato. Kujtime
të tilla janë ato të Winston Çurçillit “Lufta e Dytë Botërore” (Tiranë 2006), N. S.
Hrushov “Kujtime” (Tiranë 2006), ambasadori sovjetik në Shqipëri S. D. Çuvahin
“Shërbimi im diplomatik në Shqipëri” (Tiranë 2008), Enver Hoxha “Me Stalinin”
dhe “Hrushovianët” (Tiranë 1980), Ramiz Alia “Jeta ime” (Tiranë 2010) etj.
Nё tezёn time tё doktoraturёs synoj të realizoj: trajtimin me realizëm të
marrëdhënieve politike, diplomatike, ekonomike, kulturore etj ndërmjet Shqipërisë
dhe Bashkimit Sovjetik gjatё viteve 1945-1961; publikimine dokumenteve të
panjohura më parë lidhur me marrëdhëniet midis të dy vendeve; tërheqjen e disa
përfundimeve pёr statusin politik të Shqipërisë të asaj kohe në kuadrin e
marrëdhënieve ndërkombëtare; statusin politik tё Shqipërisë në kuadrin e bllokut
komunist; statusin e Shqipërisë në raport me Bashkimin Sovjetik dhe statusin e
brendshëm politik dhe ekonomiko – shoqëror të Shqipërisë etj.
Teza ime e doktoraturёs synon të analizojë, argumentojë dhe konkludojё mbi
disa hipoteza të rëndësishme të marrëdhënieve shqiptaro – sovjetike, si: Pse
Shqipëria bёri kauzё tё vetёn komunizmin dhe instalimin e tij? Pёrse Shqipëria u
përfshi në sferën eskluzive të Bashkimit Sovjetik? A duhej të angazhohej Shqipëria në
Traktatin e Varshavës dhe të kthehej në një bazë ushtarake sovjetike? A duheshin
ndërprerё marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, në një kohë kur Shqipëria mbështetej
tërësisht në ndihmat dhe kreditё sovjetike dhe a duhej treguar kokëfortësi ndaj
ofertave për rivendosjen e këtyre marrëdhënieve më vonë?
Studimi rrok një problematikё të gjerë, e cila paraqitet e konceptuar në një
strukturë të vetme. Origjinaliteti i këtij punimi qëndron në faktin se për herë të parë
paraqitet një punim i mbështetur kaq gjerёsisht nё regjistrime arkivore, duke i
shtjelluar në disa apsekte ecurinë e marrëdhënieve shqiptaro – sovjetike, në harkun
kohor 1945 – 1961. Si i tillë, punimi jep detaje që hedhin dritë mbi ngjarje e
zhvillime, të cilat i përkasin një periudhe të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.
Studimi në fjalë synon të pasqyrojë evoluimin e trajektores sё marrëdhënieve midis
Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, me dritë - hijet dhe zik - zaket e kohës reale.
Gjatë trajtimit të kapitujve të veçantë të këtij punimi, janë bërë prezente
marrëdhëniet shqiptaro - sovjetike, në periudhën e viteve të para të pas luftës 1945 –
1948. E veçanta ёshtё se kёto marrёdhёnie janё realizuar kryesisht nëpërmjet
Jugosllavisë fqinje. Në këtë periudhë, politika sovjetike ishte e interesuar që Shqipëria
të rrjeshtohej në anën komuniste. Bashkimi Sovjetik, si një nga Fuqitë e Mëdha, kishte
shumë angazhime madhore ndërkombëtare. Bashkimi Sovjetik megjithse e njohu
rezistencën antiboshttë popullit shqiptar dhe dërgoi nё Shqipёri njё mision ushtarak,
Shqipёria deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore mbeti në periferi të politikës
ruso - sovjetike në Ballkan. Prandaj, për menaxhimin e punëve dhe të qëndrimeve të
Shqipërisë, J. Stalini e la kёtё tё fundit në kujdestari të Jugosllavisë. Kjo politikë vijoi
për një periudhë edhe pas lufte, pavarësisht se Bashkimi Sovjetik vendosi
marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë.
Në kuadrin e këtij statusi analizohen marrëdhëniet e Shqipërisë me
Jugosllavinë gjatë viteve 1945 - 1948, e cila u bë partneri kryesor dhe pothuajse i
vetëm i Shqipërisë, duke synuar bashkimin e afërt të saj në një federatë ose
konfederatë. Gjithashtu, në këtë kuadër trajtohen e gjykohen marrëdhëniet e shtetit të
ri shqiptar me Fuqitë e Mëdha dhe fqinjët, duke i parë në optikën e politikës dhe
qëndrimeve sovjetike.
Në studim, njё vëmendje e veçantё i kushtohet analizës sё marrëdhënieve
shqiptaro – sovjetike nё momentin e ftohjes sё ndërprerjes sё marrëdhënieve midis
Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe Partisë Komuniste të Jugosllavisë, në
periudhën 1948 - 1949. Ky proces u shoqërua me ndërprerjen e marrëdhënieve
ideologjike, politike dhe ekonomike shqiptaro - jugosllave. Udhëheqja shqiptare mori
plotësisht dhe përfundimisht anën e Bashkimit Sovjetik në konfliktin me Jugosllavinë,
duke pasur parasysh faktin se Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik ishte qendër e
komunizmit botëror, vetë Bashkimi Sovjetik ishte njëri nga Tre Aleatët e Mëdhenj
fitues të Luftës së Dytë Botërore, i cili mbajti peshën kryesore në këtë luftë dhe në
krahasim me Jugosllavinë ishte një shtet i fuqishëm ekonomikisht e ushtarakisht. Në
anën tjetër, Enver Hoxha që në fillesat e marrëdhënieve me Jugosllavinë kishte
statusin e njё udhёheqёsi të dobët, i cili pёr vite me radhё kishte qendruar nёn tutelën
e vazhdueshme jugosllave.
Në rrethanat e reja, Shqipëria nuk nguroi të zhvendoset në orbitën sovjetike e
pёr rjedhojёtё pёrfshihej edhe nëstrukturat politike, ekonomike e ushtarake tё Bllokut
sovjetik. Në këtë periudhë Bashkimi Sovjetik u bë partneri kryesor i Shqipërisë. Me
vullnetin, interesat dhe përpjekjet e të dy palëve, jeta e brendshme politiko - shoqërore
shqiptare u karakterizua nga zbatimi me zell e bindje të plotё i direktivave të Moskës.
Për të evidentuar këto prirje të marrëdhënieve shqiptaro - sovjetike deri në vdekjen e
Stalinit, në mars të vitit 1953, vëmendja kryesore e shfrytëzimit të të dhënave u
përqendrua në procesin e stalinizimit të partisë, të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare.
Hulumtimi i marrëdhënieve dy palëshe pas vdekjes të Stalinit, në studim zënë
po ashtu një vend të rëndësishëm. Kjo periudhë, në Bashkimin Sovjetik u karakterizua
nga ndryshime dhe zhvillime të shpejta, të cilat u reflektuan në të gjitha vendet e
bllokut komunist, përfshirë Shqipërinë. Ndryshimi kryesor në shoqërinë sovjetike
ishte procesi i destalinizimit i ndërmarrë nga udhëheqja pas staliniane. Ky proces
lëkundi shumë tabu në politikën e brendshme, por edhe në marrëdhëniet
ndërkombëtare të vendeve socialiste. Subjekt i këtij procesi ndryshimesh u bënë edhe
marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, si dhe reflektimi i tyre në
politikën e brendshme të Shqipërisë. Lufta ndaj kultit të individit të Stalinit dhe
rivlerësimi e përmirësimi i marrëdhënieve sovjeto - jugosllave sollën shqetësime
serioze për udhëheqjen shqiptare, si dhe evidentuan dilemën ndërmjet ruajtjes së
gjendjes apo të përqafimit të ndryshimeve. Për shkak të kësaj dileme dhe për faktin se
Shqipëria varej në një shkallë të konsiderueshme nga ndihmat që siguronte nga
Bashkimi Sovjetik, marrëdhëniet shqiptaro - sovjetike në periudhën pas Stalinit, u
karakterizuan nga lëkundje, mosbesim dhe interesa nga më të ndryshmet, kulme dhe
rënie dramatike.
Në këtë kuadër, me theks të veçantë trajtohen qëndrimet kontradiktore të
udhëheqjes shqiptare, por në mjaft raste edhe të udhëheqjes sovjetike në raport me
Shqipërinë, si dhe shpalosja e interesave dhe ambicieve dy palëshe. Në këtë periudhë
evidentohet dukshëm procesi se si arriti Enver Hoxha dhe drejtuesit e shtetit shqiptar
të koordinojnë interesat e tyre pёr pushtet me qëndrimin e popullit shqiptar.
Në hartimin e temës, janë bërë përpjekje për zbatimin e metodologjisë
bashkëkohore kërkimore shkencore. Parë në këtë këndvështrim, në procesin e
hulumtimit është vlerësuar si kriter kryesor besueshmëria dhe vërtetësia e tyre.
Metoda e ballafaqimit dhe krahasimit të fakteve e të pikëpamjeve, është përdorur
gjërësisht për të shkuar drejt së vertetës. Analiza e të dhënave dhe fakteve është
synuar të bëhet pa u cënuar përmbajtja dokumentare e rrethanat konkrete historike
dhe larg kornizave të ideologjizuara, në mënyrë që të mundësohen analiza e
konkluzione të mëtejshme, por edhe për vetëinterpretim nga çdo lexues. Në mbarim të
çdo kapitulli dhe të temës në terësi, duke iu referuar materialit të parashtruar, është
synuar të jepen disa përfundime.
Punimi është ndërtuar me ndërthurje problematike dhe kronologjike, i ndarё
në kapituj, ku sejcili kapitull trajton një problematikё sipas kronologjisё pёrkatёse
dhe në disa këndveshtrime.
Kapitulli I “Raportet e Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Bashkimit
Sovjetik në vitet 1945 - 1948”, trajton ecurinё e marrëdhënieve me ardhjen e misionit
ushtarak sovjetik, në prill të vitit 1945, përpjekjet e qeverisë shqiptare për njohje
ndërkombëtare, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Bashkimin Sovjetik, si dhe
ftohjen e marrëdhënieve me Aleatët Perëndimorё, nën ndikimin e politikës sovjetike.
Gjithashtu trajtohet qëndrimi i politikës së jashtme të qeverisë shqiptare ndaj
Jugosllavisë, Greqisë dhe Planit ‘’Marshall’’, në optikën e politikës së Kremlinit.
Kapitulli II “Shqipëria hyn në orbitën e drejtpërdrejtë sovjetike 1948 - 1953”,
pasqyron hyrjen e Shqipërisë në orbitën sovjetike, pas ndërprerjes së marrëdhënieve
me Jugosllavinë, si dhe thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e veprimtarisë
politike, shtetërore, ekonomike dhe ushtarake. Nënshkrimin e një numri
marrëveshjesh e protokollesh të bashkëpunimit ekonomik e ushtarak, duke
institucionalizuar bashkëpunimin, sovjetizimin e shoqërisë shqiptare, si dhe pranimin
e Shqipërisë në Këshillin Ekonomik të Ndihmës Reciproke (KNER).
Kapitulli III “Kursi i ri i destalinizimit dhe Shqipëria”, paraqet ecurinё e
marrëdhënieve shqiptaro – sovjetike pas vdekjes së Stalinit dhe ndryshimit në vijën
politike të Bashkimit Sovjetik e të bllokut komunist. Tendencat e shfaqura nga
udhëheqja sovjetike për rishikimin e marrëdhënieve me Jugosllavinë dhe rivlerësimin
e bashkëpunimit ekzistues me Shqipërinë, duke kёrkuar përshtatje me politikën e re të
Moskës, si dhe vështirësitë e paqartësitë e udhëheqjes shqiptare, për të përqafuar këtë
politikë. Në këtë aspekt trajtohet qëndrimi i Shqipërisë midis dy poleve, Moskës dhe
Beogradit, si dhe hezitimi i udhëheqjes shqiptare për përfshirjen në proceset e
ndryshimeve, Konferenca e Tiranës e vitit 1956 dhe pasojat e saj në zhvillimet e
brendshme e të jashtme, si ndikim i vendimeve të Kongresit XX të PK të Bashkimit
Sovjetik.
Kapitulli IV “Shqipëria në Traktatin e Varshavës”, trajton anëtarsimin e
Shqipërisë në Organizatën e Traktatit të Varshavës, si dhe rritjen e interesit ushtarak
të Bashkimit Sovjetik për Shqipërinë. Me dakordësinё e të dy palëve thellimi i
bashkëpunimit ushtarak dhe kurorëzimi i këtij bashkëpunimi me vendosjen e Bazës
Ushtarake Detare të nëndetseve sovjetike në Vlorë dhe me vizitën e N. S. Hrushovit në
Shqipëri në vitin 1959.
Kapitulli V “Thyerja sovjeto – shqiptare”, pasqyron mosmarrëveshjet dhe
thyerjen sovjeto - shqiptare, si rezultat i mëdyshjes të politikës shqiptare ndaj kursit të
destalinizimit, të adoptuar e të kërkuar nga udhëheqja sovjetike për të gjithë bllokun
komunist, pas Kongresit XX të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Në kapitull,
pasqyrohet fillimi hapur i konfliktit midis Partisë së Punës të Shqipërisë dhe Partisë
Komuniste të Bashkimit Sovjetik në mbledhjen e partive komuniste në Bukuresht në
qershor të vitit 1960, thellimi i konfliktit në mbledhjen e partive komuniste në Moskë
në nëntor të të njëjtit vit, shtrirja e konfliktit në të gjitha fushat e bashkëpunimit,
shoqëruar me ndërprerjen e ndihmave e të kredive nga qeveria sovjetike, largimi i
sovjetikëve nga Baza e Vlorës, si dhe ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike sovjeto
– shqiptare, në dhjetor të vitit 1961.
Duke përfunduar këtë parathënie, e ndjej si detyrim të falenderoj gjithë stafin
pedagogjik të Departamentit të Historisë së Shqipërisë, në mënyrë të veçantë, Prof.
Dr. Fatmira Rama dhe Prof. Dr. Ajet Shahu, për dashamirësinë e treguar në miratimin
e kërkesës sime për mbrojtjen e doktoraturës, si dhe ndikimin e tyre me sugjerimet e
vyera gjatë diskutimeve të realizuara për këtë qëllim.
Falenderim të veçantë i dedikoj Prof. Dr. Ana Lalaj, për ndihmën e kualifikuar
kёshilluese, drejtimin, orientimin dhe udhëheqjen profesionale në arritjen e këtij
studimi. Me sugjerimet dhe një pune të mirëfilltë shkencore, Prof. Lala u bë motivuese
dhe mbështetja kryesore për ndërtimin e strukturës së studimit, sigurimin e
informacionit bazë të nevojshëm e konkret për kapitujt, thellimin e mendimit, duke
mundësuar realizimin me sukses të këtij punimi. I shpreh mirënjohjen time për
ngulmimin e saj për të dhënë maksimumin tim dhe për kontributin në drejtim të rritjes
së nivelit argumentues dhe shkencor të punimit.
Falenderoj kolegët arkivistë të Arkivit Qendror Shtet në Tiranë, për ndihmën e
dhënë në gjetjen, grumbullimin e shërbimin e dokumentacionit të nevojshëm arkivor,
si dhe të gjithë mbështetësit, të cilët më mundësuan dhe më ndihmuan për trajtimin e
temës.
I
H Y R J E
Shqipëria, si dhe rajoni i Ballkanit, në periudha të ndryshme të historisë ka
shërbyer si pikë takimi i kufinjve politikë e kulturorë mes perandorive, mes feve të
ndryshme, mes Lindjes e Perëndimit, por ka qenë edhe rajon i përplasjeve dhe
konflikteve të mëdha. Ashtu siç ka theksuar Edith Durham, “në Ballkan historia
përsëritet me një rregullsi të çuditshme”1. Sipas saj “në Ballkan mund të ndryshosh
mendje sa herë të duash, por vetëm një gjë nuk ndryshon: qiellin e mbuluar përherë
nga retë e Fuqive”2
Historikisht, ndikimi i Fuqive të Mëdha në Ballkan ka qenë i rëndësishëm.
Ndikimi i Rusisë, si një nga Fuqitë e Mëdha, ka qenë i dukshëm dhe tërësisht në
interes të shteteve ballkanike me popullsi sllave. Carët rusё historikisht kanë qenë mbёshtetёsit dhe nxitësit e të krishterëve të Ballkanit, për kryengritje kundër osmane.
“Rusët dhe veçanërisht caresha e njohur e tyre Katerina e Madhe, ëndërronin një
perandori botërore, pasuese të Bizantit”3. Ishte pikërisht kjo që në bashkëpunim me
anglezët, dërgoi flotën e Balltikut në Detin Mesdhe rreth vitit 1770, për të mbështet
kryengritjet antiosmane.4 Perandoria Cariste, si Fuqi e Madhe, në vijueshmëri ka qenë
mbështetja kryesore e pretendimeve ekspansioniste të monarkive ballkanike ndaj
territoreve shqiptare. Shembullin më domethënës e më të qartë të ndikimit rus në
rajon e përbën Traktati i Shën Stefanit i 3 marsit të vitit 1878, me njohjen e pavarësisë
së Malit të Zi e të Serbisë dhe zgjerimin e Bullgarisë, nëpërmjet marrjes të viseve të
tëra shqiptare. Me zgjerimin e shteteve sllave, përmes Traktatit të Shën Stefanit Rusia
realizoi thuajse plotësisht ambiciet e veta politike në Ballkan.5
Një moment tjetër i dukshëm i ndikimit të Rusisë në Ballkan është Konferenca
e Ambasadorëve në Londër në vitin 1912 - 1913, ku Rusia e shikonte statusin dhe
fatin e Shqipërisë të lidhur vetёm me Stambollin, për të justifikuar orvatjet e Serbisë
për realizimin e ëndrrës së vjetër të daljes në Adriatik. Në çdo vendim në konferencën
e ambasadorëve në Londër, Rusia si anëtare e Koncertit Evropian ishte një hap
mbrapa lidhur me vendimet e marra në dobi të Shqipërisë.
Me krijimin e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (më tej: BRSS)
nё tetor 1917, qeveria sovjetike denoncoi Traktatin e Londrës të 26 prillit të vitit 1915,
për copëtimin e Shqipërisë, traktat tё nёnshkruar nga katёr Fuqitë e Mëdha, njё ndёr tё cilat ishte Rusia. Publikimi i këtij traktati, i cili kufijtë e Shqipërisë sё 1913 i rrudhte
më tej në veri, në jug dhe në perëndim të Liqenit të Ohrit, në favor të Serbisë, të Malit
të Zi dhe të Greqisë,6 ndikoi në mendimet dhe veprimtarinë e atdhetarëve shqiptarë, të
cilët e vlerësonin qeverinë sovjetike e Leninin si mundësi për mbrojtjen e interesave
të Shqipërisë. Gjithsesi, me krijimin e shtetit sovjetik, Shqipëria nё raport me fqinjёt ballkanas, deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore nuk ka pasur ndonjё prioritet, pёrkundrazi, ka qenë në periferi të politikës sovjetike në Ballkan.7
1Edith Durham. Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera për Shqipërinë dhe Shqiptarët, Tiranë, 8 nëntori,
1999, fl.8. 2Po aty, fl.364.
3Aristidh P. Kola. Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve (vështrim Historiko-Folklorik-Politik-
Gjuhësor),Tiranë,“55”, 2007, fl.387. 4Georges Castellan. Historia e Ballkanit (Shekulli XIV-XX), Tiranë, “ÇABEJ”, 1991, fl.212.
5Thoma Murzaku. Politika Ballkanike e Rusisë dhe çështja shqiptare, Tiranë, NOBEL, 1999, fl.44.
6Arben Puto. Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit (përmbledhje
dokumentesh), V. II (1912-1918), Tiranë, 8 nëntori, 1987, fl.638-639. 7Paskal Milo. BS dhe politika e jashtme e Shqipërisë në vitet 1944-1946, Studime Historike Nr.1-4,
Tiranë, 2007, fl.44.
II
Politika sovjetike në Ballkan, duke pёrfshirё edhe Shqipёrinё, pati ndikimin e vet
direkt ose indirekt, me shtimin dukshëm të veprimtarisë komuniste. Krijimi i
Internacionales III Komuniste (Kominternit) me qendër në Moskë, më 1919, u përdor
për rritjen e ndikimit sovjetik. Rusia sovjetike e shfrytëzoi gjerësisht këtë organizatë
dhe seksionin e saj tё quajtur Federata Komuniste Ballkanike të krijuar më vonë, duke
i kushtuar një vëmendje të veçantë përhapjes së ideve komuniste të revolucionit rus
dhe krijimit tё partive komuniste nё vendet ballkanike, si nё Jugosllavi, Bullgari e
Greqi.
Me marrjen e pushtetit nga sovjetët, u rrit ndjeshëm interesimi i qeverisё sё re
sovjetike për njohje nga shtetet e tjera. Njё ofertё për njohjen zyrtare të Rusisё
Sovjetike nga Shqipëria që daton në vitin 1923, kur kryeministër ishte Ahmet Zogu,
rezultoi nul. Më 17 prill të po atij viti, qeveria shqiptare e informuar pёr prognozat antikomuniste nё Evropё, i dha përgjigje qeverisë sovjetike se “çështja shtyhej deri në
një moment më të volitshëm”8.
Pasi Rusia u njoh nga Anglia dhe Italia, qeveria e Fan Nolit iu drejtua qeverisë
sovjetike për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike miqësore midis popullit rus dhe
atij shqiptar.9 Qeveria sovjetike e pranoi menjëherë kërkesёn dhe emëroi si
përfaqësues fuqiplotë në Shqipëri Arkadi A. Krakovjeckin (më tej: Krakovjeski).10
Por
nёn presionin mediatik e politik tё qeverisё angleze, franceze dhe tё vendeve fqinje,
Fan Noli, më 10 dhjetor 1924, u detyrua të njoftonte në mënyrë konfideciale
përfaqësuesin sovjetik se qeveria shqiptare e shikonte të nevojshme të shtyhej për më
vonë shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikё, “për të mos u dhënë armë
reaksionarёve dhe partive kundërshtare për t’i krijuar vështirësi qeverisë”11. Personeli
sovjetik u nis për në BS vetëm pas dy ditë qëndrimi në Shqipëri.
Pas përmbysjes së qeverisë së Fan Nolit, në dhjetor të vitit 1924, Moska, për vite
me radhë u bë strehë e shumë shqiptarëve, kundërshtarë politikё të Zogut. Fan Noli,
duke qenë në krye të Komitetit të Çlirimit Kombëtar në Vjenë, pranoi propozimin
sovjetik të paraqitur me Konstadin Boshnjakun,*
për dërgimin e disa djemve shqiptarë
për studime në BS, me bursë të Kominternit.12
Në tetor të vitit 1925, mërgimtarë
politikë shqiptarë, mbёrritën në BS. Grupi i emigrantёve shqiptarë, nën ndikimin e
mjedisit politik sovjetik, përqafuan ideologjinë komuniste dhe u bënë përçuesit e parë
të saj në Shqipëri. Më 28 gusht të vitit 1928, 12 ndër studentët shqiptarë që vijonin
studimet në BS formuan Grupin Komunist Shqiptar,**
me detyrë kryesore të
kontribuonin në përhapjen e ideve komuniste dhe themelimin e Partisë Komuniste
Shqiptare (më tej: PKSH). Grupi Komunist Shqiptar u vu nën urdhrat e Kominternit
dhe u vlerësua si kontigjenti i parë që do të çelte rrugën drejt krijimit të PKSH. Me
krijimin e Grupit Komunist Shqiptar, Gjergj Dimitrovi në emër të Kominternit
8 Arben Puto. Demokracia e Rrethuar, ( qeveria e Fan Nolit në marrëdhëniet e jashtme), Tiranë, “F.
Noli”, 2009, fl.59. 9Islam Lauka, Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse, Tiranë, Toena, 2006, fl. 35.
(Shih: Arben Puto. Shqipëria Politike, (1912 - 1939), Tiranë, Toena, 2009, fl.428). 10
Po aty, fl.41. (Shih: Arben Puto. Shqipëria Politike .., fl.378). 11
Arben Puto. Demokracia e Rrethuar ..., fl.63. *Konstadin Boshnjaku, nga kolonia e një grupi emigrantësh të vendosur në Odesa të Bashkimit
Sovjetik. Aktivistët e Kominternit, bashkëpuntor i Dimitrovit në Federatën Komuniste Ballkanike.
Pas pushtimit kthehet përseri në Shqipëri dhe merr pjesë në forumet më të larta të Lëvizjes
Nacionalçlirimtare. Në vitin 1945 zgjidhet deputet. Akuzohet si pjestarë i grupit të deputetve dhe
dënohet me 10 vjet burg. Lirohet me ndërhyrjen e ambasadorit sovjetike në Tiranë Çuvahin. 12
Arben Puto. Shqipëria Politike ..., fl.428. **
12 studentët që krijuann GKSH në BS ishin:Llazar Fundo,Sejfulla Malëshova,Tajar Zavalani, Selim
Shpuza, Demir Godelli, Ali Kelmendi, Rexhep Çami (Filati), Riza Dani, Naum Prifti, Sali Hidri
(Hoxha), Riza Haino dhe Reshat Këlliçi
III
udhëzoi që organizata e grupit të vendoste lidhje me “masat punonjёse të vendit” dhe
të formonte një “qendër organizative”, si hap i parë për krijimin e PKSH. Ai
udhëzonte që të përfitohej nga amnistia e Zogut për kthimin e emigrantёve politikë.
Në shtator të vitit 1928, në një letër drejtuar sekretariatit ballkanik për krijimin e PK
brenda në Shqipëri,13
Dimitrovi propozonte qё këtë detyrë do ta kryente një qendër
organizative e përbërë nga tre veta: Ali Kelmendi,* Selim Shpuza dhe një komunist
vendas.14
Qëllimi kryesor i grupit ishte të themelonte PKSH, nëpërmjet organizimit të
lëvizjes sindikale në Shqipëri, krijimit të celulave komuniste në vend, posedimit të një
organi shtypi për botimin e përhapjen e ideve komuniste, si dhe të përgatitjes së
punëtorëve që të bëheshin kuadro drejtuese të Partisë.15
Një vit më vonë, Grupi Komunist Shqiptar në BS u shpërnda. Disa prej grupit
si Ali Kelmendit, Tajar Zavalani, Demir Godelli, Selim Shpuza dhe Rexhep Çami u
kthyen në Shqipëri. Ndërsa një pjesë tjetër e grupit emigroi në Francë, ku krijuan
bërthamën komuniste. Pjesëtarë të këtij grupi si Llazar Fundo, Sejfulla Malëshova,
Tajar Zavalani, Reshat Këlliçi së bashku me Halim Xhelon u benë anëtar të Komitetit
të Çlirimit Kombëtar në Vjenë, i cili kryesohej nga Fan Noli. Me veprimtarinë e tyre u
përpoqёn të ndikonin në platformёn e komitetit, duke i dhёnë orientim ideologjik komunist. Një tendencë e tillë, por edhe mosmbajtja e premtimit për ndihmë nga
sovjetikët e zhgënjyen F. Nolin, i cili u largua nga Komiteti i Çlirimit Kombëtar dhe u
kthye në gjirin e shqiptarëve në Amerikë.16
Në vitin 1937, Koço Tashko u ngarkua nga Kominterni të sillte e të zbatonte
në Shqipëri direktivat e reja të Kominternit, për të ndihmuar për shpejtimin e krijimit
të PK. Gjithashtu, Sejfulla Malëshova*, i mërguar në BS dhe më vonë në Francë, pasi
u kthye nё Shqipёri nё vitin 1943, kontribuoi në përhapjen e ideve komuniste.
Propagandimi i BS nga komunistët e ardhur nga ky vend bëhej si
individualisht, ashtu edhe nga shtypi i kohës, shoqëritë kulturore - artistike dhe
shoqëritë e tjera që drejtoheshin nga aktivistë e atdhetarë me ide komuniste.
Pavarësisht se këta veprimtarë nuk realizuan marrëdhënie zyrtare me shtetin sovjetik,
ata ndikuan sidomos te rinia shkollore, në krijimin e një imazhi pozitiv për sistemin
politik të vendosur në Rusinë Sovjetike.
Përpjekjet zyrtare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy
shteteve u intensifikuan në vitin 1934. Në datën 17 shtator të vitit 1934, pas
bisedimeve dy palëshe, u shpreh dëshira e vullneti i përbashkët për rivendosjen e
13
Nina Smirnova. Historia e Shqipërisë përgjatë Shekullit XX, Tiranë, “Ideart”, 2004, fl.184. *Ali Kelmendi (1909-1939). Aktivist komunist, organizues i lëvizjes komuniste në Shqipëri. Hero i
Popullit. Anëtar në Shoqërinë “Bashkimi”, përkrahu e mori pjesënë lëvizjen e vitit 1924. Pas dështimit të lëvizjes, emigron në Itali, në Austri dhe në vitin 1925 në BS. Atje anëtarësohet në
Grupin Komunist të Shqiptarve, njihet me Gjergj Dimitrovin dhe aktivizohet me Kominternin. Në
vitin 1931 dërgohet nga Kominterni në Shqipëri, për organizimin e lëvizjes komuniste. Në vitin
1936 u dëbua nga Shqipëria dhe emigroi në Francë. Më 1937 mori pjesë në Luftën Civile në Spanjë
dhe më tej vijoi veprimtarinë në Francë deri në vitin 1939, ku vdiq nga një sëmundje e rëndë. 14
Kristo Frashëri. Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri, 1878-1941, Tiranë, “ILAR”, 2006, fl.60. 15
Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë ( më tej AQSH), Fondi ( më tej F.) GKSH (Grupi
Komunist Shqiptar në BRSS), viti (më tej V.), 1924, dosja (më tej D.) D.30, fleta (më tej fl),10. 16
AQSH, F.15 (Dokumente të Kominternit për Shqipërinë), viti 1928, D.9, fl.10. *Sejfulla Malëshova (pseudonimi letrar Lame Kodra 1900-1971). Politikan dhe shkrimtar. Më 1943
dërgohet në Shqipëringa Kominterni. Menjëherë u aktivizua në forumet më të larta të Luftës
Nacionalçlirimtare si anëtar i Këshillit të Përgjithshë Antifashist, i Shtabit të Përgjithshëm, i
Komitetit Antifashist për agjitacionin e propagandën, minister i Arsimit dhe Kulturës më 1946. Në
shkurt të vitit 1946 përjashtohet nga Byroja Politike për veprimtari antiparti dhe largohet nga
funksioni i ministërit. Nga partia përjashtohet në vitin 1948 dhe internohet në Ballsh dhe më vonë
në Fier, ku punoj si magazinier. Më 11 qershor të vitit 1971 ndrroi jetë në Fier.
IV
marrëdhënieve diplomatike, që fillimisht i përfaqësoi i ngarkuari me punë i BS në
rezidencën sovjetike të Romës, ndërsa në maj të vitit 1935 arriti pranë oborrit
mbretëror Mihail Kobecki me rezidencë në Athinë.17
Kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste, më 7 prill të vitit 1939, qeveria
sovjetike, nga frymëzoheshin komunistët dhe një pjesë atdhetarësh, nuk bëri asnjë
deklaratë zyrtare për të dënuar agresion fashist të Italisë kundër Shqipërisë. Vetëm,
gati një muaj e gjysëm më vonë, më 21 maj të vitit 1939, përfaqësuesi sovjetik në
mbledhjen e Këshillit të Lidhjes së Kombeve I. M. Majski, u përpoq t’a vinte në
rendin e ditës agresionin italian kundër Shqipërisë, por nisma e tij u hodh poshtë,18
gjё qё dëshmoi dobёsinё deri nё falimentim tё Lidhjes sё Kombeve si organizatё nё mbrojtje tё paqes. Qё me fillimin e Luftёs sё Dytё Botёrore, u shfaqёn dukshëm interesat e Fuqive të Mëdha për rajonin e Ballkanit. Stalini, në kuadrin e marrëveshjes sovjeto –
gjermane të 23 gushtit të vitit 1939, i bëri të qartë Hitlerit pikëpamjen e tij, sidomos
duke parë tendencën e shtrirjes së influencës së Boshtit në Mesdheun Lindor. I pa
kënaqur nga ndryshimi i kufijve të Rumanisë pa pëlqimin e tij dhe nga zhvillimet në
Greqi, Stalini në vitin 1940 dërgoi Molotovin në Berlin, për t’i kujtuar Hitlerit
pikëpamjen e qeverisë sovjetike mbi Ballkanin. Sipas tij “BS kërkonte kalimin e lirë
të luftanijeve të tij nëpër ngushticat e Turqisë si dhe baza ushtarake në këtë rajon”19.
Stalini këmbëngulte që asgjë nuk duhet të bëhej në gadishull pa pëlqimin e tij, duke
reflektuar të njëjtat qëndrime si carët e mëparshëm të Rusisë.
Jo më pak interes shfaqi Britania e Madhe. Ajo ishte vendi i parë që
konkretizoi interesin për rajonin, duke vendosur kontakt me lëvizjet e rezistencës në
Jugosllavi, në Greqi dhe në Shqipëri. Në fund të vitit 1940, në Londër u krijua
Ekzekutivi i Operacioneve të Posaçme (Special Operation Executive, më tej: SOE),
nën vartësinë e Ministrisë së Ekonomisë së Luftës. Në krye të punëve për Shqipërinë
u vendos Dayrell Oakley Hill (më tej: Hill), i cili kishte qenë në Shqipëri si instruktor
për ngritjen e xhandarmërisë shqiptare.20
Qëllimi i SOE ishte të nxiste dhe të
mbështeste rezistencën e popujve të pushtuar të Ballkanit, rezistencë e cila do të
drejtohej në shpinë të ushtrive pushtuese dhe do të ishte një ndihmesë e
konsiderueshme për ushtritë e koalicionit që luftonin në Teatrot e Mëdha të Luftës, si
në Paqësor, në Afrikën e Veriut, në Lindje me BS etj. Në rivalitet me britanikët edhe
sovjetikët bёnё hapa konkretё nё funksion tё interesave të tyre. Shenjë e këtij
qëndrimi ishte nënshkrimi i Traktatit të Miqësisë dhe Mossulmimit midis BS dhe
Mbretërisë Jugosllave, më 4 prill të vitit 1941.21
Më 9 - 12 gusht të vitit 1941, Presidenti amerikan Rusvelt dhe Kryeministri
Britanik Çurçill zhvilluan bisedime në bordin e luftanijës “Princi i Uellsit”, i ankoruar
pranë ishullit Terranova, në ujrat e Oqeanit Atlantik. Në përfundim të bisedimeve, më
13 gusht nënshkruan një deklaratë parimesh, që e mori emërin “Karta e Atlantikut”.
Marrëveshja u publikua më 14 gusht të vitit 1941 dhe më vonë u nënshkrua edhe nga
BS. “Karta e Atlantikut” përmbante projektin për botën pas Luftës së Dytë Botërore
me qëllim bashkëpunimin ndërkombëtar dhe arritjen e paqës e të sigurisë. “Karta e
Atlantikut” njihte të drejtën e popujve për vetëvendosje, tregëtinë e lirë botërore e
bashkëpunimin ekonomik, heqjen dorë nga dhuna, mos njohjen e kufijve të ndryshuar
17
Gazeta Vatra,7maj1935(Shih: Çuvahin, Shërbimi im diplomatik në Shqipëri,( Kujtime 1946-1952)
Tiranë,“Almara”, 2008,fl.144: Dokumente mbi miqësinë shqiptaro- sovjetike, Tiranë, 1957, fl.53). 18
Nina Smirnora. Historia e Shqipërisë .......,fl.210. 19
Georges Castellan. Historia e Ballkanit ....., fl.463. 20
Paskal Milo. Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore 1939-1943, Tiranë, Toena, 2014, fl.186. 21
Po aty, fl.149.
V
gjatë luftës dhe ngritjen e një sistemi të përgjithshëm sigurie, duke u bërë pararëndëse
e Kombeve të Bashkuara. Shqipëria, megjithëse ishte një nga viktimat e para të
shteteve të Bllokut, nuk u thirr në Konferencën e Uashingtonit, një veprim i
pamerituar me pasoja për të ardhmën.
Sulmi i Gjermanisë naziste kundër BS, më 22 qershor të vitit 1941, shënoi një
përshkallëzim dramatik të Luftës së Dytë Botërore dhe ishte sinjal i rrezikut të madh
që i kanosej Evropës dhe botës. Mobilizimi dhe angazhimi i qeverisё sё BS në Luftë kundёr Gjermanisё hitleriane, ishte një moment historik në Luftën e Dytë Botërore. Hyrja e BS në luftë, si qendra e komunizmit botëror, shikohej si mbështetje për partitë
komuniste evropiane të krijuara midis dy luftrave.
Nё Shqipёri, më 8 nëntor të vitit 1941, u krijua Partia Komuniste Shqiptare
nga bashkimi i grupeve komuniste qё ekzistonin deri atёherё. Nëpërmjet të dërguarve të saj, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviç, PKJ ndihmoi për krijimin e PKSH dhe
me ndërmjetësimin e Titos, Kominterni miratoi anëtarësimin e PKSH në këtë
organizatё,22
gjë që ndikoi në rritjen e rolit të partisë jugosllave dhe të Titos tek
komunistët shqiptarë. Ajo qё duhet mbajtur nё vёmёndje ёshtё se marrёdhёniet e PKSH me PKJ gjatё viteve tё LANC, janё bёrё me dijeninё, lejen dhe udhёzimet e Moskёs. Më 1 janar të vitit 1942, në Uashington, përfaqësuesit e 26 kombeve që
luftonin kundër shteteve të Boshtit fashist dhe tre Aleatët e Mëdhenj të Luftës së Dytë
Botërore SHBA, Britania e Madhe e BS, nënshkruan “Deklaratën e Kombeve të
Bashkuara”. Një pjesë e madhe e vendeve të tjera përfaqësoheshin nga qeveritë në
mërgim, përfshirë Jugosllavinë dhe Greqinë. Deklarata i angazhonte kombet për
mobilizimin e të gjitha burimeve ekonomike e ushtarake kundër anëtarëve të paktit
trepalësh Gjermani – Itali - Japoni. Kjo konferencë themeloi Aleancën kundër Boshtit
qё u quajt “Kombet e Bashkuara”. Ky ishte dokumenti themelues i Kombeve të
Bashkuara, të pagëzuara me këtë emër nga Presidenti i SHBA, Franklin Delano
Roosvelt (më tej F. Rusvelt) dhe Kryeministri i Britanisë së Madhe, Winston Spenser
Churchill (më tej: Çurçill).
Zhvillimet e vjeshtës të vitit 1942, patën një rendësi të veçantë, jo vetëm për
Shqipërinë, por edhe për Mesdheun dhe Ballkanin. Në nëntor të vitit 1942, forcat
amerikane zbarkuan në Afrikën Veriore. Një veprim i tillë solli në vëmendje
vlerësimin dhe përparësinë e rajonit të Mesdheut për aleancën anglo – amerikane.
Zbarkimi i trupave amerikane në Afrikën e Veriut i dha një rëndësi të veçantë
Mesdheut e Ballkanit. Në këto rrethana, me ndikim të madh dhe nxitje për rezistencën
e popullit shqiptar ishte deklarata e përbashkët e ministrave të Punëve të Jashtme të
BS, të Britanisë së Madhe dhe SHBA mbi njohjen e Pavarësisë dhe të rezistencës së
popullit shqiptar kundër Italisë fashiste. Më 10 dhjetor të vitit 1942, sekretari i
Departamentit të Shtetit Amerikan Cordell Hull (më tej K. Hull) ishte i pari që u
deklarua në mbështetje të luftës së popullit shqiptar kundër fashizmit.23
Ndërsa,
ministri i Jashtëm britanik Iden e pasoi më 17 dhjetor, të cilit iu bashkua edhe BS. Më
18 dhjetor të vitit 1942, në deklaratën e tij, Vajçeslav Mihailoviç Molotovi (më tej
22
Kastriot Dervishi. Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005, Tiranë, 55, 2006, fl.461. Pëgjigjën e njohjes
së partisë nga Kominterni dhe direktivat e tij, Tito i dërgoj me anëtarin e KQ të PKJ Bllazho
Jovanoviçi, më 16 dhjetor të vitit 1942. (Shih: V. Dideier. Marrëdhëniet jugosllavo – shqiptare
(1939 – 1948), Beograd, Prosveta, 1949, fl.29. Në letrën që J. B. Tito i dërgon KQ të PKSH, ndër të
tjera thekson: “Neve nga Kominterni kemi kërkuar në emrin tuaj lejen për mbajtjen e Konferencës së Partisë së Shqipërisë dhe për zgjedhjen e një Komiteti Central definitiv. Kominterni na u përgjigj
definitivisht dhe për këtë dha lejen e tij”). 23
Arben Puto, Shqipëria Politike ( 1912-1939) ...., fl.683.
VI
Molotov) njoftonte se BS e shikonte me simpati të plotë luftën kurajoze të patriotëve
shqiptarë për liri kundër pushtuesve italianë, nuk njihte asnjë kerkesë të imperializmit
italian ndaj territorit shqiptar dhe dëshironte ta shikonte Shqipërinë të lirë prej
zgjedhës së agresorëve fashistë dhe pavarësinë e saj të rivendosur.24
Deklaratat e Tre Aleatëve të Mëdhenj në mbështetje të rezistencës së popullit
shqiptar, nuk u pritën mirë dhe e pezmatuan qeverinë greke.25
Nënkryetari i qeverisë
në mërgim Kanellopullos nga Kajro, protestoi për faktin se në deklarata nuk bëhej
fjalë shprehimisht për pretendimet greke mbi Epirin e Veriut dhe as për rektifikimin e
kufirit verior të Greqisë.26
Ankesat e qeverisё greke iu paraqitёn ministrit të Jashtëm
britanik, Iden,27
qeverisё amerikane28, si dhe qeverisë sovjetike nëpërmjet një
memorandumi, në të cilin parashtrohej kërkesa për aneksimin e Shqipërisë së Jugut.29
Pavarësisht nga pretendimet greke, qeveria britanike me një vëmendje të
shtuar rriti kujdesin ndaj Shqipërisë, duke aktivizuar Operacionet Speciale të saj. Në
fund të prillit – fillimi i majit të vitit 1943 nga Komanda Ndëraleate e Mesdheut u
dërgua në Shqipëri misioni ushtarak anglez,30
i cili u atashua pranë forcave të Shtabit
të Përgjithshëm të UNÇSH. Mё pas misionet Ushtarake Britanike u shtuan dhe u atashuan pёrkrah tё gjitha grupeve kryesore tё rezistencёs nё Shqipёri. Nё pranverën e vitit 1944 përveç pranisë britanike vihet re një vëmendje e
shtuar edhe e SHBA për zhvillimet në Shqipëri. Më 13 mars të vitit 1944 erdhi në
Shqipëri oficeri i parë amerikan toger Thomas Stephan (më tej: Th. Stefan), si shef i
misionit të Zyrës së Shërbimeve Strategjike (Office of Strategic Services, më tej OSS)
të SHBA. Në verën e vitit 1944 u atashua pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë
Nacionalçlirimtare,31
dhe u ftua e mori pjesë në Kongresin e Permetit, si i vetmi
përfaqësues i aleatëve.
Viti 1944 solli ndryshime të mëdha në situatën ndërkombëtare dhe në frontet
kryesore të Luftës së Dytë Botërore. Ushtria e Kuqe marshonte në ndjekje të forcave
naziste gjermane. Zbarkimi dhe përparimi i Aleatëve në Normandi e vunë në
vështirësi ushtrinë gjermane. Në Shqipëri, forcat komuniste dhe Lëvizja
Nacionalçlirimtare, ndërmorën hapa konkretё për instalimin e pushtetit të tyre. Një
rëndësi të veçantë pati Kongresi I Antifashist Nacionalçlirimtar, i mbajtur në Përmet
më 24 - 26 maj të vitit 1944, i cili zgjidhi çështjen e pushtetit. Kongresi zgjodhi
Këshillin Antifashist Nacionalçlirimtar (më tej: KANÇ), i cili emëroi Komitetin
Antifashist me atributet e një qeverie të përkohshme.32
. Gjithashtu, Kongresi kërkoi
nga aleatët që të njohin konkretisht Luftën Nacionalçlirimtare dhe pranë Shtabit të
Përgjithshëm të akreditohej një përfaqësues zyrtar nga Komanda e Lartë Aleate, si dhe
shfaqi dëshirën që të dërgohen prej BS dhe SHBA pranë Shtabit të Përgjtihshëm
misione ushtarake.33
Qeveria sovjetike, nga ana e saj, iu përgjigj pozitivisht kërkesës.
24
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Albumi i 70 vjetorit të çlirimit, Rezistenca e Popullit Shqiptar
gjatë Luftës së Dytë Botërore, Tiranë 2014, fl.2. 25
Po aty. (Shih: Arben Puto. Shqipëria Politike ...., fl.683-684; Hyrje e këtij material, fl.13). 26
Arben Puto. Lufta Italo – Greke, diktatorë e kuislingë, Tiranë, "Toena", 2015, fl.124 27
Thoma Jani Karamelo, Marrëdhëniet shqiptaro-greke, Tiranë: Almera, 2008, fl.67. 28
Paskal Milo. Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore ....., fl.337. 29
Beqir Meta. Tensioni greko-shqiptar 1939-1949, Tiranë, “GEER”, 2002, fl.40. 30
Reginald Hibbert. Fitorja e hidhur (Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë), Tiranë, A.Z.Çajupi, 1993,
fl.86. 31
Hamit Kaba. Shqipëria dhe të Mëdhenjtë. Nga Lufta e Dytë Botërore në Luftën e Ftohtë, Tiranë
“KLEAN”, 2015, fl.41. 32
Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë, Akademia e Shkencave, 1985, fl.512. (Shih: Dokumente të
organeve të larta të Pushtetit Revolucionar Nacionalçlirimtar 1912-1944, Tiranë 1962, fl.142. 33
po aty, fl.158.
VII
Më 12 gusht të vitit 1944 arriti në Shqipëri misioni ushtarak i kryesuar nga
majori K. P. Ivanov.34
Sipas informacionit të misionit ushtarak amerikan, misionit
sovjetik në Helmës i’u bë një “pritje e jashtëzakonshme, pavarësisht se ata erdhёn
duarbosh”35. Në mesazhin e tij të 19 gushtit, zëvendësshefi i misionit amerikan Nick
R. Cooky (më tej: Nik Kuki) informonte se misioni sovjetik “u prit me ovacione të
tilla saqë nuk kanë për t’u harruar kurrë nga asnjë prej Janki - ve të këtushëm”36.
Sipas tij, Hoxha u soll sikur rusët të kishin dërguar një division të trupavë të tyre
speciale dhe jo vetëm dy oficerë, një major që e quanin Ivanov dhe një toger i quajtur
Turin.
Enver Hoxha, menjëherë njoftoi shtabet e njësive për arritjen e misionit
sovjetik. Me radiogramin e datës 15 gusht të vitit 1944 dërguar shtabit të Korparmatës
I udhëzonte që “për ardhjen e misionit sovjetik të hidhen trakte në qytete”37. Pas
marrjes së njoftimit, njësitë partizane bënë telegrame përshendetëse.38
. Edhe pse iu bë
një propagandë e gjerë ardhjes së tij, misioni ushtarak sovjetik nuk evidentoi ndonjë
veprimtari të cilësuar deri në përfundim të luftës. Megjithatë, arritja e rusëve në
Shqipëri nuk u prit mirë nga autoritetet britanike. Ministri i Jashtem britanik Iden u
shqetësua kur e mori vesh lajmin e arritjes së misionit sovjetik në Shqipëri, duke
ndierё se qeveria sovjetike duhej ta kishte paralajmëruar për qëllimin e këtij veprimi. Kryeministri Çurçill në këtë kohë ndodhej në Itali dhe nga Londra iu dërgua një
telegram më 15 gusht, që kërkonte të tërhiqej vëmendja e tij për arritjen e misionit
sovjetik në Shqipëri. Lidhur më këtë Çurçilli më 18 gusht shënonte se “...ardhja e
rusëve shërbeu për ta rritur shqetësimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme rreth së
ardhmes së Shqipërisë”.39
Në gusht të vitit 1944, pranë Shtabit të Përgjithshëm të
UNÇSH, erdhi edhe misioni ushtarak jugosllav i kryesuar nga koloneli Velimir
Stoiniç.
Megjithë prezencën e misionit sovjetik e jugosllav, sipas dokumenteve,
anglezët që vepronin në Shqipëri ishin përgjegjës për operacionet luftarake,
organizimin e rezistencës dhe shpërndarjen e furnizimeve, ndërsa amerikanët mbanin
përgjegjësi për mbledhjen e të dhënave sekrete.40
Pavarësisht nga ky angazhim, E.
Hoxha mbante qëndrim tjetër ndaj përfaqësuesve perëndimorё. Përhapja e grupeve
britanike, prezenca e tyre pranë Abaz Kupit, si dhe vendosja e marrëdhënieve të tyre
me Ballin, nuk u pritën mirë prej tij. Në një nga direktivat e KQ të PKSH, më 3 nëntor
të vitit 1943, dërguar komiteteve qarkore, me nënshkrimin “Shpati” (pseudonim i
Enver Hoxhës gjatë luftës), Enver Hoxha theksonte “...në shumë zona ka misione
britanike të cilët përpiqen të fusin hundët në punët e brendshme të Partisë sonë... Ata
kurrë nuk do të lejohen të veprojnë si gjykatës midis nesh dhe reaksionit...Në asnjë
mënyrë nuk duhen lejuar të fusin hundët në punët tona”41.
Më 9 nëntor të vitit 1944, E. Hoxha kërkonte nga shtabi i Korparmatës I
ndalimin e ndërhyrjes në punët e brendshme edhe të Misionit Ushtarak Amerikan.
“Përsa u përket amerikanëve, në Pezë ju duhet të ndaloni kontaktin me elementë të
dyshimtë. Amerikanëve mund t’u thoni që ata nuk duhet të përzihen në punët e
34
Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Komandës së Përgjithshme II , Tiranë “8 nëntori”, 1986, fl.89. 35
Peter Lucas. Misioni amerikanë në Shqipëri (Operacionet sekrete të OSS-it dhe bashkëpunimi me
partizanët komunist gjatë Luftës Nacionalçlirimtare), Tiranë, Bota Shqiptare, 2007, fl.184. 36
po aty, fl.185. 37
Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm ....., fl.93. 38
AQSH, F. 41/APL, viti 1944, D.158, fl.24/1. 39
Reginald Hibbert. Fitorja e hidhur ..., fl.308. 40
Peter Lucas. Misioni amerikanë në Shqipëri ...., fl.144. 41
Ana Lalaj. Dosjet e Luftës, Tiranë, Toena, 2014, fl.119.
VIII
brendshme”42. Udhëzime të tilla nuk rezultojnë në asnjë rast për misionet jugosllave
apo sovjetike. Jo më kot, shefi i misionit anglez në Shqipëri gjenerali D. E. P.
Hogdson (më tej: Hoxhson), deklaronte se “Shqipëria përfaqësonte një kartë të dorës
së parë në lojën e aleatëve dhe të rusëve në Mesdhe”.
Largimi i armatave gjermane nga vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore
vuri në konkurencë Britaninë e Madhe dhe BS, për ndikim në rajonin e Ballkanit. Pa
përfunduar akoma lufta, kryeministri britanik Çurçill, duke u përpjekur të pengonte
dominimin sovjetik në Ballkan, shpejtoi të bënte një marrëveshje kokë më kokë me
Stalini për të ardhmen e ndikimit të tyre në balancat ndërkombëtare43
. Më 9 tetor të
vitit 1944, Çurçilli u takua në Moskë me Stalinin, për ndarjen e zonave të influencës
në Ballkan.44
Ajo çka u vendos në atë takim njihet si “marrëveshja e përqindjeve”, ku
si kurrë më parë ndikimi politik i shteteve të mëdha ndaj shteteve të vegjël u shpreh
me shifra, hapur dhe pa ndrojtje, duke shkelur parimet e demokracisë në marrëdhëniet
ndërkombëtare. Konkretisht, u vendos që në Rumani të mbizotëronte ndikimi sovjetik
në masën 90 për qind, në Hungari 80 për qind, në Bullgari 75 për qind, ndërsa
Perëndimi në Greqi në masën 90 për qind dhe në Jugosllavi një ndikim i barabartë 50
me 50 për qind me sovjetikët. Kjo vlente për tre muajt e luftës në vijim, por që nё nivel tё konsiderueshёm mbeti në fuqi edhe pas lufte. Në bisedimet e Moskës, ku u vendos fati i vendeve ballkanike, Shqipëria nuk
u përmend. Ndërkohë, dy ditë pas marrëveshjes më 11 tetor të vitit 1944, Çurçilli i
kërkoi ministrit të Jashtëm Iden se për Shqipërinë “duhet të insistojmë në rregullimin
50 - 50 me sovjetikët”45. Me përfundimin e “marrëveshjes së përqindjeve” dhe
ndarjen zonave të interesit sipas saj, pati disa zhvillime të shpejtuara dhe interesante,
me ndikim në ecurinë e marrëdhënieve të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë.
Edhe nё Shqipёri, ende pa mbaruar lufta, u bë një hap tjetër i rëndësishëm
politik nga PKSH drejt pushtetit. Mbledhja e Dytë e Këshillit Antifashist, mbajtur në
Berat më 20 - 23 tetor të vitit 1944, vendosi shndërrimin e Komitetit Antifashist në
Qeveri Provizore Demokratike. Në Deklaratën e parë të Qeverisë Demokratike, më 23
tetor 1944, pika 8 u formulua vullneti që “Qeveria Demokratike e Shqipërisë do të
kërkojë prej Aleatëve të Mëdhenj, Britanisë së Madhe, BS dhe SHBA njohjen e saj si
qeveri e vetme e Shqipërisë”46. Gjithashtu, Qeveria Demokratike e Shqipërisë
deklaroi se “njihte vetëm kufijtë shqiptarë të caktuar nga Konferenca e Londrës e vitit
1913” dhe se nuk pranonte “ndryshimin e kufijve”47.
Ishin anglezët të parët që u interesuan për kërkesën e qeverisë së re shqiptare.
Bazuar në Marrëveshjen e Jaltës për veprime të përbashkëta të Tre Aleatëve të
Mëdhenj, ndaj qeverive të reja në vendet e porsa çliruara evropiane, ishte Britania e
Madhe që mori iniciativën për të trajtuar e koordinuar njohjen e qeverisë provizore
shqiptare, por që në nisje me nota jo shumë pozitive. Me porosi të FO, përfaqësuesi
britanik në komandën e Mesdheut në Kazerta, më 29 tetor 1944, me telegram
njoftonte ambasadat britanike në Uashington dhe Moskë, për të informuar qeveritë në
vendet përkatëse, se “duhet evituar çdo angazhim për të njohur qeverinë e formuar
nga Fronti Nacionalçlirimtar. Fronti Nacionalçlirimtar nuk e kontrollon akoma të
42
Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm ..., fl.269. 43
Robert Lee Wolff. The Ballkan in our time, Harvard, Universitety Press, 1956, fl.261. 44
Wiston S. Churchil. Lufta e Dytë Botërore, kujtime, vëll.IV, Tiranë, ‘’F. Noli’’, 2006, fl.305. 45
Ana Lalaj. Dosjet e Luftës ..., fl.147. (Sipas burimit: TNA, PREM 3/41). 46
Po aty, fl.294. Deklarata e parë e Qeverisë Demokratike, më 23 tetor 1944, pika 8. 47
Sonila Boçi. Minoritetet kombëtare në Shqipëri midis identitetit dhe integrimit : 1939-1949, Tiranë,
Instituti i Historisë, 2012, fl.141. (Referuar FRUS, v.1945, Vol.VIII, f.300, ambasadori i SHBA-së
pranë qeverisë greke në mërgim, Mekvi, për Sekretarin e Shtetit, më 9 shtator 1944).
IX
gjithë vendin ...48
Sipas përfaqësuesit anglez, SHBA nuk do të pranojnë në asnjë
mënyrë të bëjnë një gjë të tillë dhe qeveria sovjetike tani për tani nuk tregonte ndonjë
interes të madh për Shqipërinë. Megjithatë, ai shprehte dyshime se qeveria sovjetike,
me që kishte simpati për Frontin Nacionalçlirimtar, mund të marri ndonjë veprim të
njëanshëm për t’a njohur qeverinë shqiptare.
Ambasadori britanik në Moskë Archibald Clark Kerr (më tej: Kerr), më 30
tetor 1944 njofton zyrtarisht Molotovin për këtë qëndrim të qeverisë britanike, për
mos njohjen e qeverisë provizore të Shqipërisë. “Për shkak të gjendjes së trubullt në
Shqipëri në kohën e tanishme, jam i ngarkuar të informoj qeverinë sovjetike që të mos
e njohё ‘qeverinë provizore’ të ngritur në Shqipëri nga partia e FNÇ”, thuhet në letrën
e ambasadorit britanik.49
Ndërsa më 3 nëntor të vitit 1944, ambasadadori britanik në
Uashington D. C., Wiscount Halifax (më tej: Halifaks), njofton Departamentin e
Shtetit për deklaratën e Enver Hoxhёs, më 20 tetor nga Berati, pёr formimin e Qeverisë Demokratike Shqiptare, drejtuar qeverive të Bashkimit Sovjetik, të Shteteve
të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe dhe të gjithë shteteve të Aleancёs Antifashiste, për njohjen plotësisht të Qeverisë Demokratike Shqiptare. Gjithashtu, ai
transmeton edhe mendimin e qeverisë britanike për mos njohjen e Qeverisë Provizore
të ngritur nga Fronti Nacionalçlirimtar, për shkak të situatës së turbullt në Shqipëri,
duke shprehur besimin se edhe qeveria e Shteteve të Bashkuara do të bëjnë të njejtën
gjë.50
Në përgjigje të memorandumit të datës 3 nëntor, Departamenti i Shtetit më 21
nëntor njoftonte FO se çdo kërkesë për njohjen e qeverisë provizore të formuar në
Berat nuk do të pranohet.51
Ndërkohë, qeveria sovjetike më 30 tetor të vitit 1944, i dërgon ambasadorit të
SHBA-së në Moskë A. Harriman një notë, në të cilën bënte të ditur dëshirën e vet për
të vendosur marrëdhënie diplomatike dhe shprehte gatishmërinë për të njohur, në të
njëjtën kohë me SHBA - në dhe Britanin e Madhe, Qeverinë Përkohshme të
Shqipërisë Demokratike.52
Në komunikimet ndëraleate u arrit mirëkuptimi për njohjen
e njëkohëshme të qeverisë shqiptare.
Me gjithë komunikimet ndërmjet aleatëve, për qeverinë shqiptare nuk pati
ndonjë përgjigje konkrete. Në pritje të përgjigjes nga aleatët, Enver Hoxha më 3
dhjetor 1944, iu drejtua personalisht ministrit të Jashtëm britanik Iden. I nxitur nga
kjo, qeveria britanike udhëzoi përfaqësuesin e Zyrës Britanike të Ndërlidhjes në
Shqipëri, Palmer, t’i kthente një përgjigje verbale Enver Hoxhës “se qeveria britanike
nuk e sheh të arsyeshme të njohё politikisht çdo qeveri në Shqipëri, derisa armiku të jetë dëbuar nga vendi dhe situata të bëhet më e qëndrueshme”53
.
Më 20 dhjetor, Palmer u takua me Enver Hoxhën dhe i përcolli porositë e
Londrës.54
Ndërkohë, qeveria amerikane dhe sovjetike, nuk preferuan t’i përgjigjen
kërkesёs së qeverisë shqiptare. Heshtja e Moskës përputhej me qëndrimin e aleatëve dhe me marrëveshjen sovjeto – britanike të arritur midis Çurçillit e Stalinit, në tetor të
vitit 1944.
Duke vlerësuar rëndësinë e njohjes së qeverisë së re të cilën kryesonte, i nxitur
nga problemet e ngritura nga përfaqësuesi britanik Palmer, si dhe për shkak të
48
FO 371/43564/RI 7142/39/G, 25 tetor 1944, fl.1. 49
AIH, viti 1944, dokumente angleze të përkthyera nga Viliam Shehu, FO 371/43564/390/2/44, 30 tetor
1944, fl.14 50
AIH, viti 1944 etj, FO 371/4356/NO 2179/3530, fl.11. Memorandum i Ambasadës Britanike,
Uashington D. C., 3 nëntor 1944. 51
AIH, viti 1944 etj, FO 371/43564/NO 2179/3530, 21 nëntor 1944, fl.16. 52
Nina Smirnova. Historia e Shqipërisë ......, fl.311. 53
AIH, viti 1944 etj,FO 371/43564/Nr.397/NO 2179/3530, 3 nëntor 1944, fl.10. 54
Paskal Milo. Të vërteta të fshehura; incidenti i Kanalit të Korfuzit, Tiranë, Toena, 2010, fl.32.
X
mungesës të një përgjigje zyrtare nga aleatët, Enver Hoxha më datën 21 dhjetor
përsёri iu drejtua me një notë zyrtare personalisht kryeministrit të Britanisë së Madhe
Çurçill. Megjithë përpjekjet, deri në fund të vitit 1944, nuk u arrit njohja e qeverisë së
re shqiptare nga ana e qeverive të vendeve aleate.
Ndërsa qeveria e sapo krijuar shqiptare, kërkonte njohje dhe nuk pranonte
ndryshimin e kufijve, nënministri i Jashtëm grek Dragumis, në fund të tetorit, i
rikujtoi ministrit të Jashtëm britanik Iden nevojën e zgjerimit të kufirit grek drejt
veriut për arsye sigurie. Një muaj më vonë, ishte qeveria greke që me anën e një
memorandumi të paraqitur Komisionit Këshillimor Evropian parashtroi zyrtarisht
pretendimet e saj territoriale për ishujt e Dodekanezit, Shqipërinë e Jugut dhe
ratifikimin e kufijve veriorë të Greqisë me Bullgarinë.55
Në këto kushte, në prag të përfundimit të luftës, situata e përgjithshme
paraqitej në favor të Greqisë. Pas kompromisit Stalin – Çurçill, të tetorit të vitit 1944,
Greqia ishte i vetmi vend i Ballkanit që mbeti pothuajse tërësisht në sferën e
influencës së Britanisë së Madhe dhe kishte mbështetjen e Fuqive
Perëndimore.Tolerimi nga ana e Aleatëve i kërkesave greke dhe i pretendimeve ndaj
Shqipërisë, bllokimi i njohjes të një qeverie shqiptare në mërgim, si dhe mungesa e
përgjigjes prej tyre ndaj kërkesës për njohje nga qeveria provizore e Shqipërisë,
inkurajuan forcat nacionaliste greke në kërkesat e tyre. Qeveria greke parashikonte që
të realizonte më lehtë projektin e saj, në rast se shteti shqiptar nuk do të kishte një
qeveri të njohur ndërkombëtarisht. Nuk është e rastit që kur më 21 dhjetor të vitit
1944, qeveria shqiptare riparaqiti kërkesën për njohje pranë tre Aleatëve të Mëdhenj,
qeveria greke reagoi menjëherë. Ajo në po të njëjtën ditë, u dorëzoi një memorandum
qeverive britanike dhe amerikane, në të cilin u rikujtoi qëndrimin armiqësor të
Shqipërisë ndaj Aleatëve Perëndimorё.56
Shkurt, në fund të Luftës së Dytë Botërore,
mosmarrëveshjet shqiptaro - greke mbetën të pazgjidhura dhe në kushtet e Luftës së
Ftohtë do të përkeqësoheshin deri në konflikte të armatosura.
Nga parashtrimi i bërë, mund të konkludojmë se politika sovjetike ishte e
interesuar që Shqipëria të rreshtohej në anën komuniste, por BS, si një nga Fuqitë e
Mëdha, kishte shumë angazhime madhore ndërkombëtare. Ai, megjithёse e vlerësoi
rezistencën e popullit shqiptar kundër Gjermanisё naziste dhe dërgoi misionin
ushtarak në Shqipëri, kjo e fundit ishte zhvendosur në periferi të politikës sovjetike në
Ballkan. Duke vlerësuar statusin e Jugosllavisë, “si zëdhënësja e BS në Gadishullin e
Ballkanit”57, si dhe rolin e PKJ dhe tё vetë J. Titos, si kryesor për menaxhimin e
lëvizjes komuniste e të luftës antifashiste, J. Stalini e la Shqipërinë në kujdestari të
Jugosllavisë. Në fakt, gjatë periudhës së luftës, nё dallim nga periudhat e mёhershme, BS nuk u angazhua me veprime tё drejtpёrdrejta për të organizuar e pёr tё vënë nën kontroll lëvizjen komuniste në Shqipëri, ndërsa PKJ dhe Tito u interesuan e u
angazhuan konkretisht në këtë drejtim.
Mbi bazën e këtyre vlerësimeve, Shqipëria krijoi marrëdhënie të anuara me BS
dhe me Jugosllavinë. PKSH i shpalli preferencat e saj për BS dhe Jugosllavinë qysh
gjatë luftës, por në Plenumin e 2 - të të KQ të PKSH në Berat, në nëntor të vitit 1944,
kёto qёndrime prioritare u kanonizuan. Në plenum, E. Hoxha vuri theksin në rolin e sovjetëve dhe kontributin e madh të BS dhe të Ushtrisë së Kuqe. Sipas tij “në mënyrë
zyrtare” duhej të ndërgjegjësoheshin masat se aleati i vërtetë ishte BS dhe pas tij
Jugosllavia, ndërsa Anglia dhe Amerika vlerësoheshin si aleatë vetëm se
55
Sonila Boçi. Minoritetet në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore ...., fl.142. 56
Beqir Meta. Tensioni shqiptaro-grek 1939-1949 ...., fl.233. 57
Kristo Frashëri. Shqipëria në Konferencën e Paqes, Paris 1946, Tiranë, Kristalina-KH, 2015, fl.77.
XI
bashkëpunonin me BS.58
Siç kujton gazetari amerikan Peter Lucas, në ditёn e hyrjes në Tiranë të qeverisë së përkohshme, Enver Hoxha në fjalën e tij bëri lëvdata për BS
dhe Jugosllavinë, pavarësisht se asnjë prej tyre nuk kishte kontribuar për fitoren e
Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (më tej: LANÇ) në Shqipëri, siç ndihmuan në
të vërtetë Britania e Madhe dhe SHBA. Ishte një shenjë e qartë e vëmendjes sё anuar nga qeveria e re shqiptare drejt Lindjes.
Gjithsesi, gjatë Luftës së Dytë Botërore, PKSH u tregua forca politike më
aktive në vend, si në luftën kundër pushtuesve nazifashistë, ashtu dhe ndaj
kundërshtarëve të saj politikë. Fitoren kundër Boshtit nazifashist në vend, komunistët
shqiptarë e arritën jo me ndihmën e Ushtrisё sё Kuqe sovjetike, por e fituan vetë dhe
me instruksionet pёr pushtet nga komunistët jugosllavё dhe me ndihma materiale nga
aleatët.59
PKSH me të drejtën e fitimtarit siguroi legjimitetin për qeverisjen e
Shqipërisë dhe për përkatësinё politike tё vendit, si brenda ashtu edhe në arenën
ndërkombëtare. Modeli komunist që u vendos në Shqipërie shkëputi Shqipërinë nga
tradita e saj politike e sociale dhe krijoi një traditë të re, atë të aleancës të elitës
politike shqiptare me elitat politike të bllokut lindor komunist.
58
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Politika antikombëtare e Enver Hoxhës etj.,fl.39. “Vija Politike”, raport i mbajtur nga Enver Hoxha në Plenumin II-të të KQ të PKSH, më 23-27 nentor
1944 në Berat. 59
Elez Biberaj. Shqipëria në tranzicion (Rrugë e veshtirë drejt demokracisë 1990-2010), Tiranë,
Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, 2011, fl.45.
1
KAPITULLI I PARË
RAPORTET E REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË (RPSH) ME BASHKIMIN E REPUBLIKAVE SOCIALISTE SOVJETIKE (BRSS) NË
VITET 1945–1948
1.1.Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet RPSH dhe BRSS. Politika e jashtme e Shqipërisë 1945 - 1946
Historia e Shqipërisë e viteve 1945 - 1948 është sa interesante aq edhe e
rëndësishme, pasi në këtë periudhë mori udhë një sistem i ri politik, shoqëror,
ekonomik i shtetit shqiptar. Statusi i Shqipërisë ndryshoi, sepse ndryshuan rrethanat
politike të brendshme dhe ndërkombëtare. Klasa politike shqiptare e dalë fituese nga
Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, e konsideroi legjitim pushtetin e pasluftës dhe
bllokun komunist ku ajo u rreshtua, përkrah BS dhe Jugosllavisë.
BS dhe vetë Stalini ishin të interesuar që vendet e Evropës Lindore të dala nga
lufta, të ruanin marrëdhënie miqësore me Fuqitë Perëndimore, për të shmangur
konfliktet e mprehta politike. Në zbatim të “marrëveshjes së përqindjes” Çurçill –
Stalin të tetorit të vitit 1944, Moska bënte kujdes për të ecur në një hap me anglezët
dhe amerikanët, për njohjen e qeverisë së re shqiptare.60
Pavarësisht se ekzistonte misioni ushtarak në Shqipëri, në Moskë shfaqeshin
rezerva dhe bëhej kujdes në marrëdhëniet me qeverinë shqiptare. Një qëndrim i tillë
lidhej me pritshmërinë e Konferencës së Jaltës dhe vendimet që do të merrnin në këtë
konferencë të Tre Aleatët e Mëdhenj.
Megjithë komunikimet ndërmjet aleatëve gjatë fundvitit 1944, nuk pati ndonjë
përgjigje konkrete për njohjen e qeverisë shqiptare. Për shkak të mungesës së një
përgjigje zyrtare nga aleatët, E. Hoxha me datë 4 janar të vitit 1945 i’u drejtua
Presidentit të SHBA, F. Rusvelt dhe Kryetarit të Komisarëve të Popullit të BS, J.
Stalin61
me të njëjtën përmbajtje me notën dërguar Kryeministrit Çurçill më 21 dhjetor
të një viti më parë. Në notë përshkruhen përpjekjet dhe lufta e popullit shqiptar për
liri, që nga pushtimi fashist, si dhe deklarohej kurorëzimi i luftës pesëvjeçare nga
Konresi i Permetit e Mbledhja e Beratit me një pushtet të ri dhe një Qeveri
Demokratike. Nota motivohej me faktin se qeveria kishte mbështetjen politike dhe
besimin e gjithë popullit shqiptar, të bashkuar në Frontin Nacionalçlirimtar, se ajo
ishte e vetmja përfaqësuese e Shqipërisë.62
Për këto arsye, Tre Aleatëve të Mëdhenj u
kërkohej njohja e Qeverisë Demokratike të Shqipërisë. Pothuajse në këtë kohë,
Departamenti i Shtetit Amerikan, kthen një përgjigje negative. Nëpërmjet
përfaqësuesit shqiptar në shtabin e Komandës së Lartë Aleate për Mesdheun Kadri
Hoxha, u njoftua se qeveria amerikane nuk do të njohë qeverinë shqiptare, pa bërë më
parë një vlerësim të gjendjes.63
Në fakt Konferenca e Jaltës, konfirmoi plotësisht qëndrimin e rezervuar të
Stalinit ndaj Shqipërisë. Në bisedimet e zhvilluara më 4 deri 11 shkurt të vitit 1945,
kryetarët e shteteve të tre Aleatëve të Mëdhenj, Presidenti i SHBA Franklin Rusvelt,
60
Paskal Milo, BS dhe politika e jashtme e Shqipërisë ..... fl.46. 61
Paskal Milo, Të vërteta e fshehura ...., fl.34. Në arkiv ndodhet letra në frëngjisht dërguar Presidentit
amerikan Ruzvelt, me të njëjtën datë përpilimi 21 dhjetor 1944 dhe të njëjtën përmbajtje me letrën
dërguar Çurçillit dhjetë ditë më parë. (Për më tepër shih: AQSH, F.490, viti 1945, D.25, fl.1-3 dhe
AQSH, F. 14/AP, STR, viti 1945, D.146, fl.9).(Shih: FO 371/43564/RI 7142/39/G, 25 tetor 1944, fl.1). 62
AQSH, F. 14/AP, STR, viti 1945, D.146, fl.9. (Për më tej shih: AQSH, F.490, viti 1945, D.25, fl,1). 63
Nikolas Costa. Shqipëria enigma e Ballkanit, Tiranë, Omska-1, 2002, fl.78.
2
kryetari i Komisarëve të Popullit të BS Josif Stalin dhe kryeminstri i Britanisë së
Madhe Çurçill, duke njohur gjendjen reale të arritjeve të ushtrive aleate deri në atë
kohë, vetëm sa konfirmuan ndarjen e Evropës. SHBA dhe Britania e Madhe njohën
sferat e influencës sovjetike në Evropën Lindore, e cila u la nën administrimin
politiko - ideologjik dhe ekonomiko - ushtarak të BS. Sipas anglezëve, Shqipëria nuk
u mor në konsideratë dhe nuk u diskutuar në konferencë.64
Shqipëria jo vetëm nuk u
përmend, por u mor si shëmbull ilustrues për rolin që duhet të luanin vendet e vogla,
në këto bisedime e më gjërë. Në ditën e parë të Konferencës, në darkën e shtruar nga
Presidenti Rusvelt, dollitë e Stalinit dhe Çurçillit u shoqëruan me vlerësime superiore
për Tre të Mëdhenjt dhe romuze për vendet e vogla. Në dollin e tij, Stalini duke
shprehur dakordësi me kryeministrin Çurçill se Tri Fuqitë e Mëdha kishin mbajtur
barrën e luftës dhe ata duhej të mbanin edhe barrën e paqes, vijoi “se Jugosllavia,
Shqipëria dhe vendet e tjera të vogla analoge nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në këtë
tavolinë. A doni që Shqipëria të ketë të njëjtin status me Amerikën? Çfarë ka bërë
Shqipëria në këtë luftë për të merituar një pozitë të tillë? Duhet ne të tre të vendosim
se si ta mbajmë paqen në botë, paqe që do të mbetet vetëm po e ruajtëm ne të tre”65.
Të njëjtën gjë kujton, sekretari i Shtetit Amerikan Eduard Stettinius (më tej: Stetinius)
pjesëmarrës në konferencë.
Qëndrim të rezervuar reflektonte edhe veprimtaria e majorit Ivanov, si
përfaqësuesi qeverisë sovjetike në Tiranë. Qëndrimin indiferent të tij e vinin në dukje
edhe misionet e vendeve perëndimore. Në ditarin e tij të muajit maj, shefi i misionit
special amerikan Joseph Jacobs (më tej: Xhejkobs) duke informuar për takimin me
majorin Ivanov thekson se kishte mbetur i befasuar nga sjellja e butë dhe jo e ftohtë e
tij, që fliste për pritjen e gjatë para se të kthehej në Moskë dhe pak ose aspak për çfarë
ai kishte bërë për problemet e Shqipërisë. Ndërsa diskutoheshin probleme të politikës
shqiptare, ai vlerësonte ndihmën materiale që Shtetet e Bashkuara i kishte dhënë
vendit të tij në luftën kundër gjermanëve.66
Edhe përfaqësuesit britanikë dhe francezë
raportonin për një asnjanësi dhe qëndrim enigmatik të misionit ushtarak sovjetik.67
Nga ana tjetër, menjëherë pas lufte edhe udhëheqja komuniste shqiptare
tregonte njëfar ngadalsie për përqafimin e modelit sovjetik. Pavarësisht nga dëshira
dhe preferenca për BS, një synim të tillë nuk e shpallte fare hapur. Fshehja e vullnetit
dhe dëshirës për shpejtimin e zbatimit të modelit dhe eksperiencës sovjetike bëhej për
të ruajtur një farë ekuilibri në dukje me amerikanët dhe me anglezët. Në këtë
periudhë, spikat njëfar lëkundjeje e udhëheqjes shqiptare për sa i përket orientimit
politik të marrëdhënieve me shtetet e tjera. Një tendencë e tillë u reflektua në shfaqjen
e vijës së përfaqësuar nga Sejfulla Malishova, në atë kohë anëtar i Byrosë Politike dhe
i ngarkuar me drejtimin e sektorëve ekonomikë. Ai mendonte që marrëdhëniet të
orientoheshin drejt perëndimit dhe në radhë të parë drejt Italisë.68
Gjithashtu, ai
shprehej se qeveria shqiptare duhej të vendoste marrëdhënie miqësore me vendet e
Lindjes e BS, por edhe me Demokracitë Perëndimore, të cilat mund t’u bëheshin dhe
koncensione me qëllim që të sigurohej mbështetja ndërkombëtare e tyre.69
Në këtë
mënyrë, qeveria shqiptare vijoi të tregohej e matur në marrëdhëniet zyrtare me SHBA
64
Paskal Milo, Të vërtetat e fshehura ..., fl.38. 65
Po aty fl.39-40, (I referohet E. Stettinius në librin Jalta. Roosvelt et les Russes. Gallimard, 1951, p.11.
Shih: Gazeta – lajm.info, cituar kujtimet e Edward R. Stettinius në librin, Roosvelt and the
Russians: The Jalta Conference, Doubleday @ Company, Inc., Garden City, New Jork, 1949). 66
Hamit Kaba. Shqipëria në rrjedhën e Luftës së Ftohtë, Tiranë, Botimpex, 2007, fl.196. 67
Paskal Milo, BS dhe politika e jashtme e Shqipërisë .... fl. 48. 68
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1946, D.1. 69
Po aty.
3
dhe Britaninë e Madhe, pasi shpresonte të siguronte prej tyre mundësinë për t’u
integruar në organizmat ndërkombëtare.
Megjithatë, në kuadrin e bashkërendimit, pas shumë konsultimesh qeveria
britanike, amerikane dhe sovjetike konkluduan për dërgimin e misioneve vëzhguese,
për njohjen e gjendjes në Shqipëri.Ato e bënë të qartë në letërkëmbimin e tyre statusin
dhe natyrën e këtyre misioneve, me qëllim që ky veprim të mos konsiderohej si akt
njohjeje të qeverisë shqiptare. Përfundimisht arritën në Shqipëri, më 21 mars të vitit
1945 misioni ushtarak britanik i kryesuar nga gjenerali Hoxhson, në fillim të prillit
misioni ushtarak sovjetik me në krye kolonelin Sokolov dhe më 8 maj të vitit 1945
mbrriti në Tiranë misioni civil amerikan i kryesuar nga diplomati i karrierës Joseph
Jacobs.70
Vendosja dhe veprimtaria e misioneve ushtarake të Tre Aleatëve në Shqipëri
nuk e shpejtuan procesin e njohjes. Në këto rrethana Enver Hoxha jetonte me ankthin
e marrjes së ftesës për pjesëmarrjen në Konferencën Themeluese të Organizatës së
Kombeve të Bashkuara (më tej: OKB) që do të mbahej në San Francisko, më 25 prill
të vitit 1945.71
Në mungesë të ftesës, më 31 mars Enver Hoxha me cilësinë e kryetarit
të Këshillit të Ministrave të Qeverisë së Përkohshme Demokratike të Shqipërisë u
dërgoi qeverive të Tre Aleatëve të Mëdhenj kërkesën për të marrë pjesë në
Konferencën e San Franciskos.72
Megjithëse kërkesa u mbështet nga të gjithë
bashkëatdhetarët jashtë vendit dhe Fan Noli për këtë qëllim i drejtoi një thirrje
Presidentit Rusvelt, ajo u refuzua nga Aleatët Perëndimor me motivin se ftesa u
dërgohesh vetëm qeverive që kishin nënshkruar Deklaratën e Kombeve të Bashkuara
në janar të vitit 1942 e që ishin njohur ndërkombëtarisht dhe se konferenca do të
merrej vetëm me çështje të organizatës ndërkombëtare dhe nuk do të kishte karakterin
e funksionin e një konference paqeje.73
Në këtë mënyrë Shqipëria nuk u njoh si
anëtare themeluese e OKB-së.
Refuzimi i njohjes së qeverisë dhe i ftesës për në Konferencën e San
Franciskos i acaroi marrëdhëniet me dy Fuqitë e Mëdha Perëndimore, veçanërish me
Britanin e Madhe. Megjithatë, Enver Hoxha, në fund të qershorit të vitit 1945 u dërgoi
përseri nga një letër kryetarëve të qeverive të tre Fuqive të Mëdha, duke kërkuar
njohjen e qeverisë.74
Në përgjigje, reagimi i parë, për njohjen e qeverisë shqiptare,
erdhi nga qeveria amerikane. Shkak u bë raporti i misionit amerikan në Shqipëri.
Mbas 3 muaj qëndrimi në Shqipëri, më 16 gusht të vitit 1945 misioni amerikan i
përcolli Departamentit të Shtetit raportin për gjendjen në Shqipëri. Raporti përmbante
konkluzionet kryesor mbi gjendjen në Shqipëri: “1. Regjimi i Enver Hoxhës gëzon
mbeshtetje popullore më të gjërë se çdo grup tjetër në vend, se opozita ishtë e
çorganizuar dhe nuk kishte tjetër program veç antikomunizmit; 2. FNÇ, i cili përbënte
bazën e grupit qeverisës, ka qenë në fakt e vetmja rezistencë efektive në Shqipëri;
3. Udhëheqësit shqiptarë ishin patriotë dhe synonin t’i jepnin vendit një qeverisje më
të kënaqshme se në të shkuarën; 4. Koncepti i regjimit për qeverisjen po ndiqte
modelin sovjetik, por ai nuk kishte mundur akoma të shkonte aq larg sa sovjetikët apo
jugosllavët; 5. Raporti rekomandonte njohjen e qeverisë shqiptare ‘në momentin më të
70
Paskal Milo. Të vërtetat e fshehura ......, fl.41-42. 71
Më 25 prill deri më 26 qershor të vitit 1945, zhvilloi punimet Konferenca e San Franciskos me
pjesëmarrjen e 50 shteteve, të cilët njihen si themeluesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Konferenca u thirr për hartimin përfundimtar të Kartës së OKB-së. Nënshkrimi zyrtar i Kartës u bë
më 27 qershor, ndërsa hyrja në fuqi u bë më 24 tetor, pas ratifikimit nga anëtarët e përhershëm të
Këshillit të Sigurimit dhe shumicës së shteteve nënshkruese. 72
Arben Puto. Lufta Italo- Greke .. fl.240. (Shih: Paskal Milo. Të vërtetat e fshehura .. fl.43). 73
Nikolas Costa. Shqipëria, enigma ballkanike .. fl.178. 74
Po aty, fl.47.
4
afërt, pas sigurimit të përmbushjes nga ana e saj të dy kushteve: a) mbajtjen e
zgjedhjeve të lira, të fshehta dhe të përgithshme për Asamblenë Kushtetuese, b)
sigurimin e të drejtave diplomatike e konsullore për zyrtarët amerikanë, të dërguar në
Shqipëri; 6. Vonesat në njohjen e regjimit nga ana e SHBA dhe Britanisë së Madhe,
mund t’a hedhin Shqipërinë në krahët e Jugosllavisë ose të BS”75.
Ndërkohë, përsëri shfaqet qëndrimi i ftohtë i Moskës ndaj Shqipëris. Në
Konferencën e Potsdamit, e cila i mbajti punimet më 17 korrik deri më 2 gusht të vitit
1945, Shqipëria nuk u ftua, por kryetari e qeverisë shqiptare më 27 korrik, u drejtoi
udhëheqësve të konferencës një mesazh, duke u kërkuar njohjen e Qeverisë
Demokratike të Shqipërisë. Asnjë përgjigje nuk pati nga Tre të Mëdhenjtë, ndaj një
kërkese të tillë.76
Megjithë pritshmërinë dhe lëkundjet, qeveria shqiptare në kërkim të
rrugëdaljes nga veshtirësitë ekonomike bëri përpjekje konkrete për të krijuar
marrëdhënie të dretpërdrejta me BS. Për këtë qëllim bëri vizitë në Moskë një
delegacion qeveritar me në krye ministrin e Industrisë Dr. Medar Shtylla, nga data 3
deri më 25 shtator të vitit 1945. Delegacioni kishte si synim t’i paraqiste qeverisë
sovjetike, vështirësit dhe nevojat për një ndihmë ekonomike urgjente, kryesisht për
drithëra buke. Autoriteti më i lartë që priti delegacionin ishte Komisari i Tregtisë së
Jashtme Andrea Mikojani. Delegacioni parashtroi me hollësi kërkesat në sektorët e
ndryshëm të Komisariatit të Tregtisë së Jashtme, si dhe mundësitë që ofronte
Shqipëria. Në rezultat të bisedimeve, qeveria sovjetike akordoi një ndihmë të
menjëhershme prej 20.000 ton drithëra (15.000 ton grurë dhe 5000 ton misër), duke i
nisur menjëherë për në Shqipëri. Vapori i parë me 4500 ton u nis më datën 8 - 9
shtator, ndërsa i dyti me 5500 ton më 10 - 11 shtator.77
Pas shumë bisedimesh, midis
të dy vendeve u nënshkrua marrëveshja tregtare, e para e këtij lloji midisë Shqipërisë
dhe BS.
Marrëveshja mbi dërgimin në Shqipëri te drithërave dhe kimikateve u
nënshkrua më 22 shtator të vitit 1945 dhe shënoi fillimin e shkëmbimeve të ndërsjellta
në mes të dy palëve. Në bazë të marrëveshjes, BS pranonte t’i jepte Shqipërisë në
kushte kredie, mallra në shumën 1.577.955 dollarë amerikanë, për periudhën shtator -
dhjetor të vitit 1945, me mundësi shlyerje deri në fund të vitit 1947. Në marrëveshje
përcaktohej shlyerja e kredisë nga pala shqiptare duke eksportuar në BS naftë bruto,
bakër, bitum, duhan, lëkurë bagëtish etj, ndërsa do të importonte drithëra, qymyr
koks, letër shtypi, bojë gazete, karton, materiale fotografike e pajisje shtypshkronjash,
plumb, kallaj etj.78
Sipas protokollit të datës 4 dhjetor të vitit 1945 mbi likujdimin e
marrëveshjes së 22 shtatorit midis të dy vendeve, BS i dorëzoi Shqipërisë: Grurë
15.000 ton, misër 5000 ton, 5151 ton tërshërë, sulfat alumini, sulfat bakri, sulfo -
karboni, naftalinë, vakum pompa, antocit, koks, amonit, fitil bikford, kapsola
detonatore, me një vlerë të përgjithshme (bashkë me përqindjen e interesat) prej
2.292.300 dollarë. Ndërsa Shqipëria për shlyerjen e kredisë dhe interesat, lëvroi në BS
100.000 ton naftë, 325 ton bakër, 10.748 ton bitum, 454 ton duhan, 207 copë lëkurë
dhensh, 89 copë lëkurë dhish etj, me një vlerë të përgjithshme prej 2.348.500 dollarë.
Për sigurimin e kësaj sasie, delegacioni shqiptar kërkoi ndihmë në makineri, materiale
dhe specialistë, por sovjetikët insistuan në shfrytëzimin e mundësive ekzistuese, duke
75
Hamit Kaba. Shqipëria në rrjedhën e Luftës së Ftohtë.... fl.139. 76
Kristo Frashëri. Shqipëria në Konferencën e Paqes, ..... fl.37. 77
AQSH, F.494, viti 1945, D.724, fl.28. Raport mbi traktativat dhe përfundimin e akordit tregtar me
Moskën, përgatitur nga Naum Stralla dhe Spiro Koleka, më 25 shtator të vitit 1945. 78
Iliaz Fishta & Valentin Toçi.“Ekonomia shqiptare në vitet e para të ndërtimit të socializmit 1944-
1948, Tiranë, Akademia e Shkencave, 1984, fl.362.
5
mos u prononcuar për ndihmë teknike dhe materiale. 79
Ndërkohë, u pranua dërgimi i 5 - 6 specialistëve për naftën, kromin, financat,
bujqësinë etj, nga 115 që ishte kërkesa shqiptare. Interesante ishte porosia e
përfaqësuesit sovjetik. Më datën 22 shtator, para nënshkrimit të marrëveshjes,
përfaqësuesi i tregtisë së jashtme sovjetike Injozemcev i deklaroi delegacionit shqiptar
se “nga ana e qeverisë sovjetike ky akord duhet të mbetet konfidencial, si akordi ashtu
edhe shifrat, asgjë të mos publikohet. Kështu e don interesi juaj dhe yni”80. Një
kërkesë e tillë tregonte përpjekjen e palës sovjetike për të kamufluar bashkëpunimi me
Shqipërinë në sytë e ndërkombëtarëve, nënkupto shtetet perëndimore, si dhe për të
respektuar statusin e kujdestarit të Jugosllavisë për Shqipërinë.
Megjithatë, fillimi i shkëmbimit tregtar me BS shërbeu për të plotësuar disa
nga nevojat më të ngutshme të vendit, sidomos në drithëra buke. Vëllimi i importit
gjatë vitit 1945 arriti deri 116.265,74 dollarë, ndërsa eksporti rreth 935.865,10 dollarë.
Diferencat u kompensuan me këmbime tregtare në vitet e mëvonshme.81
Në fillim të
vitit 1946 u hartua një marrëveshje mbi kushtet e punës të përfaqësuesve sovjetikë në
Shqipëri, sidomos për mësuesit e gjuhës ruse dhe të shkollës tekniko - profesionale në
Tiranë.
Përpjekje nga qeveria shqiptare u bënë për vendosjen e marrëdhënieve të
bashkëpunimit me BS edhe në fushën ushtarake.Në fillim të vitit 1945, me kërkesën e
Enver Hoxhës erdhën rreth 11 ushtarakë të lartë, për të dhënë ndihmën dhe përvojën e
tyre në këmbësori, artileri, xhenjo, prapavijë etj.82
Ndërsa në maj të vitit 1945, Enver
Hoxha i kërkoi Ministrisë së Mbrojtjes së BS, për vazhdimin e Akademisë Ushtarake
“Voroshillov”, 5 oficerë madhor, përfshi Mehmet Shehun, Tahir Kadaren dhe Gjin
Markun, për vijimin e studimeve në Akademinë “Frunze” të 15 ushtarakëve të tjerë,
përfshirë Nexhip Vinçanin, Pertrit Dume etj, si dhe dërgimin për studime në Shkollën
e Lartë të Detarisë në Baku rreth 10 veta nga radhët e ushtrisë partizane.83
Megjithatë,
në këtë periudhë ndikimin kryesor në ushtrinë shqiptare e kishin përfaqësuesitë
jugosllavë.
Pavarësisht nga këto përçapje, marrëdhëniet ekonomike me BS mbetën të
vakëta, në kuadrin e shkëmbimeve reciproke, ndërkohë që për çështjen e njohjes
akoma nuk kishte asnjë dritë jeshile. Në tetor të vitit 1945, ishte Departamenti i Shtetit
Amerikan i cili ndërmori hapin e njohjes të qeverisë shqiptare, bazuar në raportin e
misionit vëzhgues në Shqipëri. Më 13 tetor të vitit 1945, sekretari i Departamentit të
Shtetit James Byrnes (më tej: Xhejms Bërns) autorizoi ambasadat amerikane në
Londër, Moskë dhe Paris të informojnë qeveritë respektive se qeveria amerikane ka
arritur në konkluzionin të njohë regjimin shqiptar.84
Në propozim përmendet vetëm
respektimi në përgjithësi nga Shqipëria të angazhimeve ndërkombëtare.85
Megjithë
79
AQSH, F. 503, viti 1948, D.76, fl.1-4. (Shih: AQSH, F.494, viti 1945, D.724, fl.28). 80
AQSH, F. 14/AP, F.494, viti 1945, D.724, fl.31. Raporti i pjestarëve të delegacionit ekonomik shqiptar
naum Stralla dhe Spiro Koleka, mbi traktativat dhe përfundimet e akordit tregtar në Moskë, më
3.9.1945. 81
AQSH,F. 14/AP, F.494, viti 1946, D.1051, fl.2. 82
Fatos Voshtina. Marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike në bazën detare të Vlorës, Tiranë, “Mediaprint”, 2011, fl.14. Në përbërje të grupit të pare të ushtarakëve sovjetikë që mbërritën në Shqipëri në vitin
1945, bënin pjesë 5 kolonelë, 3 majorë, dhe 3 kapitenë, bashkë me familjet e tyre. 83
Po aty. Në grupin e ushtarakëve që do të vazhdonin Akademinë „Frunze“ bënin pjesë: Nexhip Vinçani, Petrit Dume, Vask Gjino, Thoma Xhixho, Abaz Fejzo, Teme Sejko, Sadik Bekteshi etj,
ndërsa në grupin e shkollës së detarisë: Mark Plani, Xhemal Shani, Hazis Hasa, Shaqir Kapexhiu,
Shefqet Pinari, Stavri Çika, Muharrem Llullolli, Piro Kola etj. 84
Paskal Milo. Të vërtetat e fshehura ......fl.50. 85
Hamit Kaba, Shqipëria në rrjedhën e Luftës së Ftohtë ......fl.140.
6
rezervat e shfaqura, FO u shpreh pozitivisht me propozimin amerikan. Pas
konsultimesh me Moskën, përfundimisht u vendos që qeveritë e Tre Aleatëve të bëjnë
njohjen më 10 nëntor dhe përfaqësuesit e misioneve të tyre në Tiranë, t’i paraqisnin
qeverisë shqiptare notat e njohjes.
Pavarësisht se qeveria shqiptare kërkonte njohje prej shteteve të tjera, sidomos
nga Aleatët, udhëheqja komuniste akoma nuk ishte e orientuar politikisht. PKSH,
duke mos pasur besim në vendosjen e marrëdhënieve normale me anglo – amerikanët,
por edhe nën ndikimin e jugosllavëve, në Plenumin IV të KQ bëri një hap të dukshëm
drejt orientimit politik. Plenumi i mbledhur më 17 tetor të vitit 1945, u shpreh hapur
për të orientuar politikën e jashtme të shtetit shqiptar drejt BS. Sipas raportit të Enver
Hoxhës “në Bllokun Antifashist, BS ishte flamurtari i luftës së çlirimit, ai mbajti në
supet e tij peshën më të madhe të luftës, ai ishte kolona vertebrale e Aleancës
Antifashiste, ai ishte nxitësi, inkurajuesi dhe mbrojtësi i popujve të robëruar, ai ishte
faktori i madh i mposhtjes së Gjermanisë Naziste”86. Sipas Enver Hoxhës në plenum
“...ashtu si u orientuam kurdoherë nga BS gjatë gjithë periodës së luftës dhe fituam,
prap dhe kurdoherë atje duhet t’i kemi sytë, të shohim qëndrimin e tij ndërkombëtar,
të shkojmë në gjurmat e tij, të mbrojmë përpjekjet dhe interesat e tij, pse vetëm ashtu
do të mbrojmë interesat e vendit tonë”87. Në këtë forum partie, anglo – amerikanët
identifikohen “me reaksionin ndërkombëtar, strehë e mbështetje e kriminelëve të
luftës fashiste dhe kuislingëve”88. Sipas Plenumit, anglo – amerikanët nuk e shohin
me sy të mirë qeverinë dhe vlerësohej se njohja prej tyre nuk do të ishte e lehtë dhe e
shpejtë. Në dhjetor të vitit 1945, në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të PKSH u
kritikua rëndë vija e S. Malishovës dhe u vlerësua si tendencë oportuniste, duke e bërë
përgjegjës për ritmet e ngadalta e të pakënaqshme të reformave ekonomike.89
Një
vlerësim dhe qëndrim i tillë priste intensifikimin më tej të marrëdhënieve me BS dhe
vendet e tjera të Lindjes.
Ashtu siç ishte paralajmruar, më 10 nëntor të vitit 1945, gjenerali Hoxhson
paraqiti notën e qeverisë britanike. Në notën drejtuar Enver Hoxhës, në funksionin e
Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, theksohet dëshira e
qeverisë britanike që t’i akordojë njohje Administratës Shqiptare.90
Në notë kërkohej
që zgjedhjet të jenë të lira, pa asnjë kërcënim ose frikë, të gjithë individët dhe grupet
jo fashiste të gëzonin lirinë e fjalës dhe lirinë e paraqitjes së kandidaturave të tyre
legalisht, të ekzistonte liria e shtypit dhe të lejoheshin korrespondentët e huaj të hynin
në Shqipëri, të vëzhgonin dhe informonin lirisht mbi zgjedhjet dhe Asamblenë e dalë
prej tyre. “Me marrjen e sigurimit mbi pikat e sipërpërmendura, Qeveria e Madhërisë
së Tij do të ishte gati të rivendoste marrëdhënie diplomatike me Qeverinë Shqiptare
dhe të shkëmbente përfaqësues diplomatikë”91. Sipas notës britanike, njohja e
qeverisë së përkohshme nuk do të nënkuptonte zgjidhjen eventuale të çështjeve të
tjera me karakter ndërkombëtar që mund t’i përkisnin Shqipërisë, gjë që do të thotë se
njohja ishte e përkohëshme dhe e kushtëzuar.
Enver Hoxha, më 11 nëntor në përgjigje të letrës së gjeneralit Hoxhson,
86
AQSH, F. 14/AP, viti 1945, D.2, fl.23-24. Plenum IV i KQ të PKSH zhvilloi punimet më 17 nëntor të
vitit 1945 “Mbi situatën politike të jashtme dhe të brëndshme dhe mbi forcimin e mëtejshme të Partisë”.
87Po aty, fl.24.
88Po aty fl.25.
89Historia e Popullit Shqiptar, vëll. IV, Akademia e Shkencave, Tiranë, Toena, 2008, fl.180.
90AQSH, F.490, viti 1945, D.33, fl.1. Përmban notën e qeverisë britanike, dorëzuar nga gjeneral brigade
Hoxhson më 10 nëntor 1945 Gjen.Kol. Enver Hoxhës, Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë
Kombëtare Shqiptare. 91
Po aty
7
shprehte kënaqësinë për këtë vendim, e siguronte përfaqësuesin anglez se zgjedhjet
për Asamblenë Kushtetuese do të ishin të lira, në to do të merrnin pjesë individë ose
grupe jo fashiste, si dhe do të lejoheshin korespodentët e huaj etj.92
Më 10 nëntor të vitit 1945, shefi i misionit ushtarak sovjetik në Tiranë koloneli
Sokolov i paraqiti Enver Hoxhës në funksionin e kryeministrit, notën e qeverisë
sovjetike. Në notë, vlerësohen përpjekjet e kontributi i Shqipërisë në luftën kundër
fashizmit dhe artikulohet vendimi i qeverisë sovjetike për “të lidhur marrëdhënie
diplomatike me Shqipërinë dhe të shkëmbeheshin përfaqësuesit diplomatikë”93. Nota
sovjetike, vlerëson me simpati “luftën heroike të popullit shqiptar për indipendencën e
tij, kontributin e tij për triumfin e aleatëve mbi armikun e përbashkët” dhe përmban
vendimin e qeverisë sovjetike për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë
dhe shkëmbimin e përfaqësuesve diplomatikë.
Nota amerikane, u paraqit nëpërmjet zëvendëspërfaqësuesit amerikan në
Tiranë, Harry T. Fultz (më tej: Fulls) më 11 nëntor. Në notën drejtuar Enver Hoxhës,
në cilësimin e gradës ushtarake, njoftohet gatishmëria e Qeverisë së SHBA që të
“hyjnë në marrëdhënie diplomatike me regjimin e tanishëm të Shqipërisë”. Ndërkohë,
kërkohet siguri se zgjedhjet do të zhvilloheshin mbi baza me të vërtet të lira, me votë
të fshehtë e pa kërcënime, duke marrë pjesë të gjithë individët e grupet që gëzonin
lirinë e fjalës dhe të drejtën ligjore për të paraqitur e përkrahur kandidaturat e tyre, si
dhe të lejohet hyrja, vëzhgimi dhe informimi lirisht i korrespondentëve të huaj.
Gjithashtu në letër kërkohet që qeveria shqiptare duhej të njihte të gjitha traktatet e
nënshkruara ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA dhe statusin e saj të privilegjuar në to.
“Me t’i marrë këto sigurime, Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të ishte
gati të bënte shkëmbimin e përfaqësuesve diplomatikë”94. Ashtu si dhe nota britanike,
nota amerikane kërkonte që njohja nuk do të zgjidhte të gjitha çështjet e tjera me
karakter ndërkombëtar që i përkisnin Shqipërisë.
Nota e qeverisë britanike dhe amerikane i drejtohen Enver Hoxhës,
përkatësisht me funksionin e Komandantit të Ushtrisë e gradës ushtarake dhe jo si
kryeministër, një klasifikim më i ulët shtetëror i tij, si dhe përmbanin kushtëzime për
vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ndërsa nota e qeverisë sovjetike i drejtohej
Enver Hoxhës në funksionin e kryeministrit dhe nuk përmbante asnjë kusht paraprak.
Në këtë mënyrë, BS ishte i vetmi nga Fuqitë e Mëdha që vendosi marrëdhënie
diplomatike pa kushte me qeverinë shqiptare. Më 12 dhjetor qeveria shqiptare dha
pëlqimin për emrimin e Dimitri Stepanoviç Chuvahin (më tej: Çuvahin), si i dërguar i
jashtëzakonshëm dhe ministër fuqiplotë në Shqipëri. Çuvahin arriti në Shqipëri më
datën 10 janar të vitit 1946 dhe më datën 11janar, ditën e shpalljes së Republikës
Popullore të Shqipërisë, paraqiti letër kredencialet.
Hapja e misionit diplomatik sovjetik në Tiranë shënoi një etapë të re në
marrëdhëniet midis të dy vendeve. Detyrat kryesore të misionit u miratuan nga
ministri i Punëve të Jashtme të Bashkimit Sovjetik, V. Molotov.95
Ato përmbanin
synimet dhe drejtimet kryesore të politikës sovjetike në Shqipëri. Disa nga detyrat më
të rëndësishme ishin: njohja e situatës dhe e çdo ndryshimi që mund të ndodhte në
jetën politike të vendit; lidhjet ekonomike të BS me Shqipërinë sipas parimit pa e
refuzuar dhe pa dhënë çdo premtim; ndjekja e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave për
92
AQSH, F.490, viti 1945, D.33, fl.2. 93
Gazeta“Bashkimi”, viti II, Nr.269, 10 nëntor 1945. Përmban notën e qevrisë sovjetike, paraqitur nga
koloneli Sokolov më 10 nëntor të vitit 1945, kryeministrit Enver Hoxha. 94
AQSH, F.490, viti 1945, D.33, fl.4. Përmban notën e qeverisë amerikane, paraqitur nga zëvendës
përfaqësuesi amerikan në Tiranë E. T. Fultz më 11 nëntor të vitit 1945, gjeneral kolonel Enver Hoxhës. 95
Paskal Milo, BS dhe politika e jashtme e Shqipërisë ..... fl.49.
8
planet e përbashkëta, për bashkimin në një federatë e deri tek problemi i Kosovës;
vëzhgimin me vëmendje të politikës britanike dhe amerikane në Shqipëri etj.96
Çuvahini u bë këshilltari kryesor i qeverisë shqiptare. Nga ana tjetër, edhe qeveria
shqiptare më 2 mars të vitit 1946 caktoi Koço Tashkon* ministër Fuqiplotë të
Republikës Popullore të Shqipërisë në Moskë.
Qeveria shqiptare, e nxitur edhe nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike,
vijoi përpjekjet për intensifikimin e marrëdhënieve dhe për përqafimin e modelit dhe
eksperiencës sovjetike. Në fillim të vitit 1946 u hartua një marrëveshje mbi kushtet e
punës të përfaqësuesve sovjetikë në Shqipëri, sidomos për mësuesit e gjuhës ruse dhe
të shkollës tekniko - profesionale në Tiranë. Gjithashtu, u kërkuan specialistë në disa
fusha të ekonomisë, por pala sovjetike pranoi vetëm për një numër minimum, vetëm
për 6 specialistë financash, duke zbatuar porosin e Stalinit për Shqipërinë se
“specialistë do t’u dërgojnë dhe shoqëritë jugosllave, me ata t’i bëni punët”97. Kështu,
ndihma e pandjeshme ekonomike për Shqipërinë dhe hezitimi i qeverisë sovjetike për
zgjerimin e marrëdhënieve, tregojnë për qëndrim të rezervuar të saj. Edhe ato pak
ndihma që u akorduan, në bazë të statusit të përcaktuar nga Stalini, jepeshin nëpërmjet
Jugosllavisë. Në lidhje me kërkesat e shqiptarëve për forcimin e marrëdhënieve
ekonomike midis të dy vendeve, porosia e Moskës për përfaqësuesit e saj në Tiranë
ishte “pa i refuzuar, por edhe pa u dhënë çfardo premtimi”98.
Megjithë dëshirën dhe përpjekjet e qeverisë shqiptare për të pasur marrëdhënie
të afërta me BS, niveli i tyre nuk u ngritën në lartësinë e dëshiruar, përkundrazi ato
mbetën në nivel të ulët. Një faktor tjetër i rëndësishëm për këtë gjendje padyshim që
ishte vendosja e Shqipërisë nën “kujdestarin” e Jugosllavisë dhe marrëdhëniet
specifike me këtë vend. Udhëheqja sovjetike, e nxitur si nga jugosllavët, ashtu dhe
raportet e përfaqësuesit të misionit ushtarak majorit Ivanov, vijonte të shfaqte ndrojtje
dhe mosbesim ndaj qeverisë shqiptare. Konkretisht, fillimisht nuk kishin besim tek
Omer Nishani, ministër i Punëve të Jashtme, i cili nuk ishte komunist. Dyshime
ekzistonin edhe për vetë Enver Hoxhën. Stalini, në bisedimet në Moskë më 27 maj të
vitit 1946, Titos i bënë disa pyetje dyshuese e mosbesuese si: “A e njihni Enverin?
Çfarë njeriu është? A është komunist?” Duke bërë fjalë për kërkesën e vijueshme të
udhëheqësve shqiptarë për të vizituar Moskën, Stalini jo vetëm kërkoi mendimin e
Titos (për diçka që i përkiste Titos), por vijoi se “ne nuk duam ta lëmë Enver Hoxhën
vetëm, me të do të vijë dhe Koçi Xoxe – si një farë kontrolli” etj.99
Diskutimi me
Titon për Shqipërinë dhe pyetjet e bëra tregojnë pikëpamjet dhe qëndrimin e Stalinit, i
cili e trajtonte Shqipërinë si diçka që varej prej Titos.
Mosbesim dhe pasiguri për situatën politike në Shqipëri pasqyron raporti i
Drejtorisë së Politikës së Jashtme të KQ të PK të BS, në maj të vitit 1947. Pas një
vizite në Shqipëri, përfaqësuesi i Drejtorisë së Politikës së Jashtme të KQ të PK të BS
P.I.Mança, më 14 maj të vitit 1947 paraqiti raportin “Mbi situatën politike dhe
gjendjen në PKSH”. Në raport tregohen arritjet, zgjedhjet, hartimi i kushtetutës,
96
Paskal Milo, BS dhe politika e jashtme e Shqipërisë .......fl.49-51. *Koço Tashko (1899-1984). Udhëheqës komunist. Në vitin 1937 kthehet në Shqipëri nga emigracioni,
kontaktoi me Grupin e Korçës. Më 1940 u vendos në Tiranë, duke pretenduar se qëndronte mbi
grupet si i deleguar i Kominternit. K.T mori pjesë në mbledhjen themeluese të PKSH më 8 nëntor
1941, si përfaqësues i Kominternit. Pas çlirimit, në vitin 1946 u caktua ambasadori i parë në BS.
Më 1960 internohet për veprimtari antiparti dhe më 1969 burgoset në Burrel, ku vuajti 10 vite burg.
Më 1979, pas lirimit, internohet në Mamuras ku edhe ndrron jetë më 30 prill 1989. 97
AQSH, F. 14/AP, viti 1947, D.23, fl.7. 98
Paskal Milo. BS dhe politika e jashtme e Shqipërisë ..... fl.49. 99
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse, 1946-1962, Prishtinë, Brezi "81,
2011, fl.26.
9
shpallja e Republikës, roli i partisë si forcë drejtuese e vendit, udhëheqësit kryesor,
përbërja e anëtarësisë së partisë, si dhe vendimet e Plenumit V dhe gabimet ne
veprimtarinë e partisë. Sipas raportit, situata politike në Shqipëri paraqitej
problematike: mungonte uniteti i vërtet në udhëheqjen e partisë, partia ishte
vetëmënjanuar nga lufta kundër reaksionit të brendshëm e kapitalit privat, nuk kishte
vlerësuar rrezikun imperialist që vinte nga anglezët e amerikanët, si dhe nuk kishte
përcaktuar rrugët e duhura për një politikë me orientim nga BS dhe Jugosllavisë
demokratike etj.100
Gjithësesi, qeveria shqiptare ndodhej në një pozitë mjaft delikate në aspektin
ndërkombëtar, sepse nuk njihej nga asnjë shtet apo qeveri e vendeve të tjera, përveç
Jugosllavisë, e cila më 1 maj të vitit 1945 komunikoi zyrtarisht njohjen e Qeverisë
Demokratike të Shqipërisë.101
Qeveria shqiptare kishte detyrë imediate të siguronte
njohjen ndërkombëtare, në radhë të parë nga Aleatët Perëndimor, për garantimin e
legjitimitetit të pushtetit, si dhe për përfitime të tjera ekonomike. Njohja nga SHBA
dhe Britania e Madhe i hapte rrugë aderimit të Shqipërisë në organizmat
ndërkombëtare.
Me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, qëndrimi i njëanshëm i qeverisë
shqiptare në politikën e jashtme u bë akoma më i dukshëm.
Ambasadorët e Bashkimit Sovjetik në Shqipëri
Nr. Mbiemri, emri Data emërimit Data e lirimit
1. KRAKOVECKIJ Anatolji Antonoviç 01.11.1924 18.12.1924
2. KOBECKIJ Mihaj Veniaminoviç 23.01.1935 28.04.1937
3. SHARANOV Nikollaj Ivanoviç 13.11.1937 07.04.1939
4. ÇUVAHIN Dimitrij Stepanoviç 12.12.1945 16.03.1952
5. LEVIÇKIN Kliment Danilloviç 16.03.1952 07.12.1955
6. KRILLOV Leonid Ivaniviç 07.12.1955 07.03.1957
7. IVANOV Vasilij Ivanoviç 07.03.1957 24.11.1960
8. SHIKIN Josif Vasiljeviç 24.11.1960 21.01.1963
Njohja e qeverisë shqiptare njëkohësisht nga qeveritë e Fuqivë të Mëdha,
vendosja e marrëdhënieve diplomatike me BS, njëri nga Aleatët e Mëdhenj të Luftës
së Dytë Botërore dhe zgjedhjet e 2 dhjetorit të vitit 1945, ndikuan në politikën e
jashtme të Shqipërisë. Sa më shumë anohej qeveria shqiptare ndaj orbitës sovjetike,
aq më antiperëndimor bëhej qëndrimi i Shqipërisë dhe marrëdhëniet e qeverisë
shqiptare me anglo – amerikanët u diferencuan dukshëm.
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me BS dhe rritja e
veprimtarisë politike sidomos në konferenca ndërkombëtare, u konsiderua nga SHBA
dhe Britania e Madhe si shmangie nga politika e bashkërenduar e aleatëve për
çështjen shqiptare.102
Mosnjohja e qeverisë shqiptare të dalë nga zgjedhjet e dhjetorit
1945 dhe mospranimi i Shqipërisë në OKB, u finalizua me përkeqësimin e
marrëdhënieve të Shqipërisë me anglo - amerikanët.
Në keqësimin dhe acarimin e marrëdhënieve me anglo – amerikanët, rol
përcaktues luajti politika sovjetike e pasuar dhe zbatuar nga ajo jugosllave. Në fillim
vitin 1946, daton “Lufta e Ftohtë”, ku u dukën elementet e mosbesimit midis aleatëve
të Luftës së Dytë Botërore. Mosbesimi reciprok sidomos midis SHBA dhe BS mori
100
Islam Lauka, Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse,..... fl.112-113. 101
Gazeta “Bashkimi”, Tiranë, 2 maj 1945. 102
Çuvahin. Shërbimi im diplomatik në Shqipëri ...... fl.25.
10
fizionominë e një konflikti të vërtetë, duke u konkretizuar me ndarjen e Evropës dhe
botës në dy kampe.103
Acarimi i marrëdhënieve të SHBA dhe vendeve perëndimore
me BS, u reflektua menjëherë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë. Kjo
përplasje u ndie në marrëdhëniet me SHBA dhe me Britanin e Madhe.
Qeveria amerikane i vuri kusht qeverisë shqiptare, njohjen e të gjitha
traktateve dhe marrëveshjeve të paraluftës, të nënshkruara midis të dy vendeve, si dhe
trajtimin sipas standarteve të njohura ndërkombëtare të përfaqësuesve diplomatikë
amerikanë që do të vendoseshin në Shqipëri. Anglezët, nga ana e tyre, nuk ishin të
prirur për bashkëpunim dhe kerkuan trajtim të diferencuar për misionin e tyre
diplomatik që do të vinte në Tiranë. Ndërsa, qeveria shqiptare kërkonte vendosjen e
marrëdhenieve diplomatike pa kushte.
Me nxitjen e Moskës dhe Beogradit, qeveria shqiptare nuk plotësoi kushtet
amerikane, për njohjen e marrëveshjeve e të traktateve të nënshkruara nga të dy palët
para vitit 1939. Jugosllavët rekomandonin njohjen vetëm të traktateve shumëpalëshe,
por jo atë të kombit të favorizuar me SHBA. Eduart Kardeli, një nga udhëheqësit
kryesor të Jugosllavisë, në prill të vitit 1946 në bisedimet e zhvilluar me Nako Spirun,
udhëzonte se njohja e traktateve të para luftës me amerikanët edhe mund të pranohej,
por për sa i përket çështjes së nocionit “të privilegjuar” duhet vepruar në mënyrë që të
mos u lihet asnjë privilegj anglo – amerikanëve.104
Ndërsa qeveria sovjetike i
kërkonte qeverisë shqiptare që të pranohen traktatet me ndryshime, duke korrektuar
disa traktate pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe duke lënë në harresë
traktatin e kombit të favorizuar të kërkuar nga amerikanët.105
Ky ngërç u pasqyrua në
të gjitha çështjet që kishin të bënin me marrëdhëniet dhe me pozitën ndërkombëtare të
Shqipërisë.
Qëndrimin e anuar nga lindja të qeverisë shqiptare, tanimë e konfirmonin edhe
përfaqësuesit e vendeve perëndimore. Shefi i misionit amerikan në Tiranë Xhejkobs,
në telegramin dërguar sekretarit të Shtetit më 28 shkurt të vitit 1946 theksonte se
duket qartë se qëndrimi i qeverisë shqiptare për traktatet mbetet i pandryshueshëm,
Shqipëria ishte “kthyer në shtet satelit të Bashkimit Sovjetik e Jugosllavisë” dhe po
ngrihej “një sistem ekonomik shqiptar i kontrolluar nga shteti, sipas modelit
sovjetik”106. Ndërsa, sipas vëzhgimeve të diplomatëve francezë, G. Picot (më tej:
Piko) dhe G. Menant ( që të dy ministra fuqiplotë në Tiranë gjatë viteve 1946 - 1948),
Shqipëria në vitin1946 "fillon të rrëshqasë me ngadalë, por me vendosmeri drejt zonës
së influencave të BS"107
. Ministri Piko e përcakton Shqipërinë si "pikën më të
përparuar të valëve ruse"108
.
Në shkurt – mars të vitit 1946 mosmarrëveshjet u thelluan më tej. Filluan
kufizimet ndaj anëtarëve të misionit anglez e atij amerikan, si dhe ndaj shqiptarëve që
punonin me këto misione. Në këto kushte, misioni ushtarak anglez në muajin prill u
largua nga Shqipëria.
Misioni amerikan, ndonëse nuk u largua e ashpërsoi qëndrimin ndaj qeverisë
103
Valentina Duka. Historia e Shqipërisë, 1912-2000, Tiranë, SHBLU, 2007, fl. 243. (Për më tepër
shih: Henry Kissinger. Diplomacia, Tiranë, Shtëpia botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, 1999,
fl.442). 104
AQSH, F. 14.AP, viti 1945, D.11, fl.3. Me radiogramin Nr.5, datës 24 prill të vitit 1946, Nako Spiru
informonte Enver Hoxhën mbi bisedimet e zhvilluara me Kardelin, gjatë vizitës së tij në Beograd. 105
Hamit Kaba. Shqipëria në rrjedhën e Luftës së Ftohtë ... fl.153. 106
Po aty, fl.207. 107
Petrit Nathanaili. Disa çështje të pozitës ndërkombëtare të Shqipërisë (1944 - 1946), Studime
Albanologjike II, 1996, fl.28. 108
Petrit Nathanaili. Ideologjia dhe orientimi i politikës së jashtme të Shqipërisë në vitet 1945 - 1946,
"Shqipëria mes Lindjes dhe Perëndimit", Tiranë, "Ani Print", 2014, fl.262.
11
shqiptare. Të bindur se qeveria shqiptare nuk do të njihte vazhdimësinë e traktateve e
marrëveshjeve para njohjes së plotë dhe se nuk do të bënte përmirësime në trajtimin e
personelit të misionit, vijimësia e mëtejshme e punës së tij u vu në dyshim. Nisur nga
mungesa e njohjes diplomatike nga amerikanët dhe pengesat që sillte kjo në
marrëdhëniet ndërkombëtare, qeveria shqiptare pranoi njohjen e traktateve
shumëpalëshe, ndërkohë që insistonte që traktatet dypalëshe të rinegocioheshin
menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe mbërritjes së ambasadorit
amerikan.
Rol vendimtar në përcaktimin e qëndrimit antiperëndimor të qeverisë
shqiptare luajti Plenumi V i KQ tëPKSH që i zhvilloi punimet më 21 shkurt deri 3
mars të vitit 1946 ”mbi gjendjen dhe zbatimin e vijës së Partisë”. Në raportin e Enver
Hoxhës, Sejfulla Malëshova u vlerësua si frymëzues i reaksionit shqiptar për veprime
kundër qeverisë dhe regjimit popullor në vend. Nën ndikimin e tij ishin bërë gabime
serioze në përcaktimin e politikës së jashtme dhe plenumi dha orientimin për
ndërtimin e socializmit, sipas modelit sovjetik. Në plenum u përjashtua nga Byroja
Politike Sejfulla Malëshova, duke e bërë “kurban” për vonesën në orientimin e
Shqipërisë drejt BS. Sipas Enver Hoxhës, S. Malëshova në politikën e jashtme, “ka
qenë kurdoherë partizan i një politike të butë e oportuniste dhe e nënvlerësonte më
tepër se kushdo tjetër rrezikun e reaksionit të jashtëm”. Ai vinte në një plan BS me
SHBA dhe Britanin e Madhe, synonte orientimin e ekonomisë drejt perëndimit e
kryesisht Italisë, si dhe mbante një qëndrim të butë e oportunist karshi anglo –
amerikanëve.109
Prandaj, në plenum u shtrua domosdoshmëria e orientimit të politikës
së shtetit shqiptar drejt BS. U bë thirrje që të popullarizohet më gjërësisht BS, si dhe
të forcoheshin marrëdhëniet miqësore e vëllazërore me Jugosllavinë.110
Në formë
autokritike, Enver Hoxha theksoi se periudha e pas çlirimit duhet të ishte shfrytëzuar
“shumë më mirë se në kohën e luftës për forcimin e dashurisë dhe të miqësisë karshi
BS dhe Jugosllavisë dhe të bënim diferencimin në mes të Aleatëve”. Populli “duhej të
orientohej kryekëput nga Bashkimi Sovjetik, jo në mënyrë formale, por me të gjitha
ndjenjat dhe aspiratat, në të gjitha sektorët e aktivitetit të tij shoqëror dhe
ekonomik”111. Qëndrimi i mbajtur ndaj anglo – amerikanëve lidhur me notat përkatëse
për njohjen e qeverisë dhe për marrëveshjet e traktatet e mëparshme me qeverinë
amerikane, nga Plenumi u vlerësua si qëndrim oportunist, të ndikuara nga Sejfulla
Malëshova.112
Kështu, qeveria shqiptare konkretizoi përfundimisht orientimin e
politikës së jashtme drejt BS, duke i dhënë fund politikës ekuilibruese midis aleatëve
dhe duke bërë fajtor të politikës së deri atëhershme “oportunizmin” e S. Malëshovës.
Sipas përcaktimit të plenumit, nuk mund të ishin në një plan BS e Jugosllavia me
Anglinë dhe Amerikën.113
Për rrjedhojë edhe ndikimi i përfaqësuesve të tyre, në
qarqet qeveritare shqiptare ushtrohej në mënyrë gjithnjë e më aktive.
Vendimet e Plenumit V të KQ të PKSH u vlerësuan edhe nga KQ i PK të BS.
Në raportin e Sektorit të Politikës së Jashtme të KQ të PK të BS vlerësohet plenumi
për orientimin e politikës drejt BS, thirrjes për popullarizimin gjerësisht të BS dhe
forcimin e marrëdhënieve miqësore e vëllazërore me Jugosllavinë. Gjithashtu, raporti
109
AQSH, F. 14/AP, viti 1946, D.1, fl.10.( Në dosjen 1, fl.1-23 ndodhet raporti i mbajtur nga Enver
Hoxha, në Plenumin V të KQ të PPSH, mbajtur më21 shkurt deri më 3 mars të vitit 1946. Në këtë
dosje mungojnë diskutimet, përfshirë diskutimi i S.Malëshovës). 110
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse ... fl.42. 111
AQSH, 14/AP, viti 1946, D.1, fl.7. ( Raporti i mbajtur nga Enver Hoxha, në Plenumin V të KQ të
PPSH, mbajtur më 21 shkurt deri më 3 mars të vitit 1946). 112
Po aty, fl.8. 113
Po aty, fl.20.
12
vlerëson spastrimet në parti të ndërmarrë gjatë vitit 1947. Si rezultat i spastrimeve,
përmendet përjashtimi nga partia të 1264 personave ose 11.07% e numrit të
përgjithshëm të anëtarëve, duke i dhënë goditje elementëve oportunistë. Konkluzioni i
raportit ishte se udhëheqja e PKSH ka nxjerrë mësime nga gabimet e veprimtarisë së
saj të kaluar dhe është vënë në rrugë të mbarë.114
Për rrjedhojë, pas Plenumit V të KQ
të PKSH edhe ndikimi i përfaqësuesve sovjetikë, në qarqet qeveritare shqiptare
ushtrohej në mënyrë më aktive.
Pikërisht pas Plenumit V, mosmarrëveshjet me anglo – amerikanët u thelluan
më tej. Filluan kufizimet ndaj anëtarëve të misionit anglez e atij amerikan, si dhe ndaj
shqiptarëve që punonin me këto misione. Në këto kushte, misioni ushtarak anglez në
muajin prill u largua nga Shqipëria. Misioni amerikan, ndonëse nuk u largua ashpërsoi
qëndrimin ndaj qeverisë shqiptare. Të bindur se qeveria shqiptare nuk do të njihte
vazhdimësinë e traktateve e marrëveshjeve para njohjes së plotë dhe se nuk do të
bënte përmirësime në trajtimin e personelit të misionit, vijimësia e mëtejshme e punës
së tij u vu në dyshim. Qeveria shqiptare bëri edhe një përpjekje tjetër. Nisur nga
mungesa e njohjes diplomatike nga amerikanët dhe pengesat që sillte kjo në
marrëdhëniet ndërkombëtare, qeveria shqiptare bëri edhe një përpjekje tjetër, duke
pranuar njohjen e traktateve shumëpalëshe, ndërkohë që insistonte që traktatet
dypalëshe të rinegocioheshin menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike
dhe mbërritjes së ambasadorit amerikan.
Duke hasur në këmbënguljen e qeverisë shqiptare, misioni amerikan arriti në
përfundimin se qeveria shqiptare kishte rënë plotësisht në prehrin e rusëve dhe
qëndrimi në lidhje me traktatet mbetej këmbëngulës si më parë. Më 9 tetor të vitit
1946, shefi i misionit amerikan Xhejkobs së bashku me zëvendësin e tij Henderson
takuan për herë të fundit E. Hoxhën, por pa rezultat pasi kryeministri shqiptar vazhdoi
të këmbëngulte në qëndrimet e mëparshme.115
Takimi përkon me fillimin e gjyqit
kundër specialistëve që punonin për tharjen e Kënetës së Maliqit, të cilët akuzoheshin
si “agjentë të amerikanëve”. Më 22 tetor ndodhi incidenti i Kanalit të Korfuzit,116
i cili
rezultoi me një ngrirje të plotë të marrëdhënieve shqiptaro-britanike. Në këtë
atmosferë mbytëse dhe duke parë këmbënguljen e qeverisë shqiptare në qëndrimet e
saj, misioni amerikan zyrtarisht u largua nga Shqipëria më 14 nëntor të vitit 1946.117
Me tërheqjen e Misionit Civil amerikan nga Shqipëria u shënua ndërprerja
përfundimtare e marrëdhënieve shqiptaro – amerikane.
Lidhja e marrëdhënieve diplomatike të BS me Shqipërinë dhe orientimi i
politikës shqiptare drejtë BS e Jugosllavisë u finalizua me ndërprerjen e
marrëdhënieve të Shqipërisë me anglo- amerikanët. Në përpjekjet për sigurimin e
njohjes ndërkombëtare, qeveria shqiptare vendosi marrëdhënie diplomatike vetëm me
vendet e Evropës Lindore, përveç BS e Jugosllavisë. Kështu u njoh nga Polonia,
Bullgaria, Çekosllavakia, Rumania dhe Hungaria. Franca mbeti i vetmi vend
perëndimor që vendosi marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë më 25 dhjetor të vitit
1946 dhe i vazhdoi ato edhe më vonë.
Përsa i takonte marrëdhënieve me shtetet fqinje, Jugosllavinë dhe Greqinë,
politika e jashtme e Shqipërisë u përfshi në ujra të turbullta, dhe mund të themi se
114
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse .... fl.42,43. 115
Kastriot Dervishi. Historia e Shtetit Shqiptar ... fl.574. 116Paskal Milo “Të vërtetat e fshehura...... fl.64. (Shih: Ana Lalaj, “Të fshehtat djegëse të incidentit të
kanalit të Korfuzit”, Studime Historike, Nr. 3-4, Tiranë, 2010). 117
Hamit Kaba. Shqipëria në rrjedhën e Luftës së Ftohtë ... fl.157. (Për më tepër shih: Kastriot
Dervishi. Historia e Shtetit Shqiptar ..... fl.574). Sipas tij, misioni amerikan shpalli mbylljen e tij
dhe u largua më 10 nëntor nga Shqipëria).
13
dora e zgjatur e qeverisë sovjetike ishtegjithnjë prezente, madje shpesh herë duke i
trazuar “letrat” e duke e (sh)përdorur Shqipërinë.
1.2. Marrëdhëniet shqiptaro – jugosllave dhe veçoritë e tyre, në optikën e qeverisë sovjetike 1945 - 1947
Në varësi të statusit të përcaktuar nga Kremlini, marrëdhëniet shqiptaro –
jugosllave pas Luftës së Dytë Botërore u karakterizuan nga ndikimi i Jugosllavisë në
politikën e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë, duke vijuar me planin për
integrimin e Shqipërisë në Federatën Jugosllave. Në të dy vendet, në pushtet erdhën
partitë komuniste me përvojën e bashkëpunimit që u vendos në luftë e sipër.118
Sistemi politik i vendosur në Shqipëri nuk pati asnjë ndryshim me atë të vendosur në
Jugosllavi. Vihen re të njëjtat institucione politike dhe e njëjta frymë ideologjike, e
krijuar që në luftën e përbashkët kundër pushtuesit nazifashist.
Qeveria e re shqiptare, menjëherë pas përfundimit të luftës, u ballafaqua me
veshtirësinë e qeverisjes së vendit dhe nevojën e njohjes ndërkombëtare të saj. Për
rrjedhojë ishte e pritshme që marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve të shënonin një
zhvillim të dukshëm dhe aleanca me Jugosllavinë u bë domosdoshmëri për qeverinë
shqiptare.
Megjithatë, politika dhe qëndrimi konkret i Kremlinit në rajon e më gjërë, ndikoi
fuqishëm në ecurinë e marrëdhënieve shqiptaro - jugosllave. Pavarësisht se ndikimi
politik ndaj Jugosllavisë, midis BS dhe Perëndimit u përcaktua në raportin 50 me 50,
sipas marrëveshjes së “përqindjeve”, Stalini e vlerësonte Jugosllavinë për luftën dhe
rolin e saj në rajon. Në raport me Shqipërinë, duket nga fakti se krahas vlerësimit, BS
konfirmoi edhe synimin e saj që Shqipëria të mbetej në “kujdestarinë” e Jugosllavisë,
por të kontrolluar me kujdes nga Kremlini. Stalini, menjëherë pas lufte udhëzonte
udhëheqjen jugosllave që për vendimet lidhur me Shqipërinë duhej të merrej prerazi
mendimi i Moskës. Në bisedimet e Stalinit të zhvilluara në Moskë më 9 janarit të vitit
1945, me Andrija Hebrang, anëtar i udhëheqjes jugosllave, jo vetëm u interesua për
procesin e njohjes së Shqipërisë nga Jugosllavia, por duke folur për lidhjet me
Shqipërinë u kujtoi dhe u kërkoi “të dinin edhe mendimin” e tyre “para se të merrnin
vendime të rëndësishme”, ndryshe do gjendeshin “në një pozitë të vështirë”119, duke
u shprehur për diçka që ishte si në pronësi të Jugosllavisë, por që kërkonte kontroll
mbi të. Nuk është e rastit që Jugosllavia ishte shteti i parë që njohu qeverinë shqiptare,
përpara njohjes nga Tre Aleatët e Mëdhenj. Më 1 maj të vitit 1945, Qeveria
Demokratike e Jugosllavisë, nëpërmjet misionit ushtarak në Tiranë njohu zyrtarisht
qeverinë e re shqiptare dhe shprehu dëshirën për lidhjen e marrëdhënieve
diplomatike.120
Me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike u intensifikua
bashkëpunimi Shqipëri - Jugosllavi, gjë që u shoqërua edhe nga tendenca jugosllave
për kanalizimin e marrëdhënieve të Shqipërisë vetëm me Jugosllavinë. Jugosllavia
ishte i vetmi vend mik nëpërmjet të cilit kryhej lidhja e Shqipërisë me botën e jashtme
dhe siç thoshte ambasadori sovjetik i asaj kohe Çuvahin “në marrëdhëniet shqiptaro –
jugosllave të atyre kohëve sundonte parimi i fshehtë: rruga nga Tirana për në Moskë
kalon nga Beogradi”121.
Më dukshëm synimet sovjetike në raport me Jugosllavinë u shfaqën hapur
menjëherë pas Konferencës së Jaltës. Vetëm dy muaj më vonë, më 11 prill të vitit
118
Historia e Popullit Shqiptar, Vëll. IV ... fl.241. 119
Islam Lauka & Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse ... fl.101. 120
Gazeta “Bashkimi”, 1 maj 1945. 121
D. S. Çuvahin. Shërbimi im diplomatik në Shqipëri ..... fl.44.
14
1945, Stalini shpejtoi të nënshkruante me Jugosllavinë Traktatin e Miqësisë dhe
Ndihmës Reciproke, duke nxituar për të ndikuar mbi këtë vend përpara Perëndimit.
Traktati përmbante angazhime të përbashkëta për sigurimin e Jugosllavisë dhe ishte
traktati i parë që nënshkruante ky vend me njërin nga Aleatët e Mëdhenj, duke
konfirmuar rëndësinë që kishte Jugosllavia për BS.
Statusi i “kujdestarit” të Jugosllavisë për Shqipërinë, por nën kotrollin dhe lejen e
Kremlinit, konfirmohet edhe nga qëndrimet dhe deklarimet e vetë udhëheqësve
sovjetikë. Në radhë të parë, përcaktimi i një statusi të tillë, shfaqet në idenë e ricikluar
sovjeto – jugosllave, për krijimin e Federatës Ballkanike, në të cilën përfshihet edhe
Shqipëria. Përgatitja e bërë gjatë vitit 1944, këmbëngulja dhe ngutja e Titos për
finalizimin e Federatës midis Jugosllavisë e Bullgarisë, tërhoqi vëmendjen dhe solli
reagimin e Perëndimit. Në prag të formalizimit, në janar të vitit 1945, idea u kritikua
me forcë nga britanikët, pasuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Nga ana e tyre,
“Federata e Sllavëve të Jugut u vlerësua si faktor destabilizimi në Evropën Juglindore,
sepse shtetet jo sllave të Ballkanit do t’a konsideronin atë kërcënim të sigurisë së
tyre”122.
Kundërshtimi kategorik i Perëndimit për Federatën Jugosllavi – Bullgari, e
detyruan Stalinin, jashtë dëshirës së tij, të tërhiqte vëmendjen dhe të kërkonte
shpjegime nga pala jugosllave. Më 9 janar të vitit 1945, në bisedimet me A. Hebrang,
kërkoi tërheqjen graduale nga projekti i federatës, duke e zëvendësuar me
nënshkrimin e Traktatit të Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke. J. Stalini, në bisedime
mësoi për nënshkrimin e traktatit mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë në dhjetor të vitit
1944 dhe kërkoi anullimin e tij. Pas anullimit, me gjithë vullnetin dhe kërkesën e
palës jugosllave, Moska kishte hezituar e vonuar mbështetjen e nënshkrimit përsëri të
këtij traktati. Gjatë vizitës në Beograd të Nako Spirut, në gjysmën e parë të muajt prill
të vitit 1946, u diskutua përsëri ky problem. Eduard Kardeli, një nga udhëheqësit
kryesorë të Jugosllavisë, sipas udhëzimeve të Titos i shprehu përfaqësuesit të qeverisë
shqiptare vullnetin për nënshkrimin e traktatit, por pritej mendimi i Moskës për
karakterin dhe përmbajtjen e tij.123
Pak më vonë, më 27 maj të vitit 1946 vetë Tito në
takimin me Stalinin në Moskë, kërkoi mendimin e tij për mundësinë e nënshkrimit të
Traktatit të Miqësisë e Ndihmës Reciproke me Shqipërinë dhe përfshirjen e saj në
Federatën Jugosllave. Në këto bisedime, Stalini e pyet Titon, “nëse Enver Hoxha ishte
dakord që Shqipëria të përfshihej në përbërjen e Jugosllavisë Federative”. Ndërsa Tito
u përgjigj në mënyrë pohuese, si vullnet i shprehur edhe nga Enver Hoxha.124
Sipas
shpjegimeve të Titos, traktati ishte i domosdoshëm për “mbrojtjen e tërësisë
territoriale dhe pavarësisë së Shqipërisë”125.
Stalini, duke e quajtur të vështirë për Jugosllavinë përballjen me dy probleme
njëherësh (zgjidhjen e çështjes së Triestës dhe përfshirjen e Shqipërisë në Federatë),
vlerësoi urgjente Triestën, ndërsa me Shqipërinë udhëzoi që fillimisht të diskutohej
çështja e Traktatit të Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke. Sipas tij, federata “duhej
bërë”, por duke përfshirë në të fillimisht Bullgarinë, duke iu rikthyer një problemi
joshës për Titon, të “mbyllur” më parë prej tij. Megjithatë, Stalini në ato kushte dha
lejen e nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë me Shqipërinë. Sipas tij nga federata nuk
duhej frikësuar, por “në fillim mund të kufizohet me Paktin e Miqësisë dhe Ndihmës
Reciproke, por në esencë duhet bërë më shumë”, duke lënë çdo gjë të hapur. Ai kërkoi
122
D. S. Çuvahin. Shërbimi im diplomatik në Shqipëri .... fl.382. 123
AQSH, F. 14/AP, MPKJ, viti 1946, D.11, fl.5. Informim i Nako Spirut nga Beogradi, dërguar në
dorëshkrim Enver Hoxhës më 26.4.1946, lidhur me bisedimet me Kardelin. 124
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse .... fl. 24. 125
Po aty, fl.25.
15
për të gjetur formulen e përshtatshme në mënyrë që Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës
Reciproke të shërbente “për ta çuar Shqipërinë sa më afër Jugosllavisë”126.
Këmbënguljen e Stalinit për krijimin e Federatës Ballkanike e konfirmon edhe
Gjilasi në kujtimet e tij. Megjithëse pezulloi idenë e federatës me Bullgarinë “si jo
aktuale e pa rëndësi praktike” dhe anulloi Traktatin e nënshkruar midis Jugosllavisë
dhe Shqipërisë (me qenë se nuk ishte pyetur nga jugosllavët), për të përkëdhelur
“oreksin” e Titos dhe vullnetin e tij, i kërkoi udhëheqësit jugosllav Gjilas që
Jugosllavia mund të krijonte federatën me Shqipërinë.127
Përcaktimi i statusit të “kujdestarit” të Jugosllavisë, duket nga vullneti i
qeverisë sovjetike për të ndihmuar ekonomikisht Shqipërinë, por nëpërmjet
Jugosllavisë. Stalini në takimin e datës 27 maj të vitit 1946, i transmetoi Titos
qëndrimin e qeverisë sovjetike për të ndihmuar Shqipërinë nëpërmjet Jugosllavisë. Ai
i deklaroi Titos: “Më mirë i ndihmojmë ata (shqiptarët – E.M) nëpërmjet jush”128.
Statusi i “kujdestarit” të Jugosllavisë, u konfirmua gjatë vizitës së Enver Hoxhës në
Beograd, në qershor të vitit 1946. Në bisedën e zhvilluar me ambsadorin sovjetik në
Tiranë Çuvahin, pas vizitës në Beograd, Enver Hoxha e informoi mbi komunikimin e
Titos se “BS do ta ndihmojë Shqipërinë përmes Jugosllavisë”129. Për të përforcuar
këtë qëndrim, më 12 qershor të vitit 1946 qeveria sovjetike nëpërmjet ambasadorit
Çuvahin i komunikoi zyrtarisht qeverisë shqiptare vullnetin e Moskës për të ndihmuar
Shqipërinë, por pa e publikuar këtë ndihmë “për të mos krijuar pretekste ndaj
Shqipërisë nga aleatët perëndimorë”130. Një qëndrim i tillë, i ndihmës së Shqipërisë
nëpërmjet Jugosllavisë, iu komunikua Enver Hoxhës personalisht nga Stalini në
vizitën e parë në Moskë në korrik të vitit 1947.131
Në mbledhjen e Byrosë Politike më
27 korrik, E. Hoxha informonte se Stalini kishte thënë se do t’u japim “ndihmë me
anën e jugosllavëve…Juve kini nevojë për atë ndihmë, ata janë njerëz të mirë…”132.
Ndërsa, gjatë informimit në Plenumin e VII të KQ më 30 gusht 1947, E. Hoxha
theksoi se “Shoku Stalin na tha se populli jonë duhet të jetë i lumtur që në kufijtë e tij
të ketë një aleat si Jugosllavia…”133.
Një moment tjetër ku spikat roli i “kujdestarit” i Jugosllavisë është aspekti i
marrëdhënieve ndërmjet udhëheqësve dhe qeverive të të dy vendeve. Kërkesave të
udhëheqjes shqiptare për të vizituar BS, Stalini u ishte shmangur me heshtje, duke
pritur këshillën dhe mendimin e Titos (si për diçka që i përket atij). Në takimin me
Titon më 27 maj të vitit 1946, vetë Stalini pohon se “ka ardhur njoftimi se Koçi Xoxe
dëshiron të vijë në Moskë, për të shqyrtuar disa çështje përpara Kongresit të Partisë.
Edhe Enver Hoxha ka shprehur dëshirën për të ardhur në Moskë”. Ai vijon “ne
vazhdimisht e shtyjmë ardhjen e tyre. Si mendoni ju, a duhet t’i pranojmë?134
Dhe
përsëri vijon “neve na duket se nuk ka nevojë”. NdërsaTito i përgjigjet se “ne mund të
126
Po aty. 127
Ana Lalaj. Dosjet e luftës .... fl.382. 128
Hamit Kaba & Ethem Çeku, Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse....., fl.26. Në bisedimet e Stalinit
me Titon në Moskë më 27-28 maj 1946, u fol edhe për Shqipërinë. 129
Ismail Lauka, Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse ...., fl.123. 130
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse ....., fl.27. 131
AQSH, F. 14/AP, viti 1947, D.23, fl.7. Në dokumente nuk ka protokoll për bisedimet me Stalinin.
Megjithatë, në mbledhjen e Byrosë Politike më 27 korrik u informua nga E. Hoxha dh anëtarët e
tjerë të delegacionit mbi rezultatet e vizitës. 132
Po aty. 133
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1947, D.1, fl.111. Diskutim i Enver Hoxhës në Plenumin VII të KQ të
PKSH, mbajtur më datën 30 gusht të vitit 1947, në të cilin citon thënien e Stalinit gjatë bisedimeve
të zhvilluara me të në Moskë. 134
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse .... fl.24.
16
realizojmë gjithçka me ata” (shqiptarët – E.M) dhe shton se “iu duhet përgjigjur, se
çështja e vajtjes së Xoxes dhe Hoxhës në Moskë, të shikohet pas ardhjes së tyre në
Beograd”. Stalini ishte i mendimit se vizita e shqiptarëve në Moskë, “mund të
shkaktojë reagim të pakëndshëm nga ana e anglezëve dhe amerikanëve, dhe kjo do të
ndërlikonte më shumë gjendjen e politikës së jashtme të Shqipërisë”135. Në zbatim të
këtyre udhëzimeve, ambasadori sovjetik Çuvahin, në një takim me Koçi Xoxen më 12
qershor të vitit 1946, njoftoi zyrtarisht përgjigjen e qeverisë sovjetike, për mosvajtjen
e çdo udhëheqësi shqiptar për vizitë në BS, sepse një gjë e tillë “nuk do të ishte në
dobi as të interesave të RPSH e as të BRSS”136.
Në vijim të kësaj politike, me lejen e miratimin e Stalinit u realizua vizita e
parë e E. Hoxhës në Jugosllavi. Me ftesën e Titos, më 23 qershor deri më 2 korrik të
vitit 1946, një delegacion i madh qeveritar shqiptar me E. Hoxhën në krye shkoi në
Jugosllavi. Gjatë qëndrimit, E. Hoxha zhvilloi bisedimeme Titon. Megjithëse në
dokumentet arkivore, për bisedimet e zhvilluara në Beograd, nuk rezulton ndonjë
protokoll, karakteri i tyre evidentohet nga rrëfimi që E. Hoxha i bëri ambasadorit
sovjetik Çuvahin më datën 3 korrik, menjëherë pas vizitës. Sipas tij, me Titon ishin
biseduar të gjitha çështjet ushtarake, me interes të përbashkët për të dy vendet dhe për
përfundimin e Traktatit të Miqësisë dhe të Ndihmës Reciproke. Tito ishte interesuar
për gjendjen, dislokimin, armatimin dhe furnizimin e ushtrisë shqiptare. Ai kishte
porositur për “forcimin e kufijve jugorë me Greqinë e të bregdetit”, për forcimin e
mbrojtjes “në rajonin e Vlorës, veçanërisht të Sazanit e të kepit të Karaburunit dhe
rajonit të Sarandës”, në mënyrë që kjo mbrojtje të arrijë të pengojë në një farë mase
desantimin e forcave të armikut. Nga ana tjetër, premtoi ndihmën e Shtabit të
Përgjithshëm jugosllav dhe dërgimin e disa specialistëve ushtarak (jo zyrtarisht) për
organizimin dhe ndërtimin e mbrojtjes bregdetare. Gjithashtu, u arrit marrëveshja për
krijimin e delegacioneve të përbashkëta ushtarake: të atij shqiptar pranë Shtabit të
Përgjithshëm Jugosllav dhe atij jugosllav pranë Shtabit të Përgjithshëm Shqiptar.137
Sipas E. Hoxhës, një vend të rëndësishëm në bisedimet e Beogradit zunë
çështjet ekonomike.Tito e kishte informuar E. Hoxhën se gjatë qëndrimit në Moskë,
Stalini kishte deklaruar se “Shqipërinë qeveria sovjetike e konsideron si një republikë
motër, së cilës i duhet dhënë një ndihmë e gjithanshme. Madje Stalini kishte theksuar
se BS do ta ndihmojë Shqipërinë përmes Jugosllavisë”.138
Sipas Hoxhës, në bisedimet
me Titon u trajtuan edhe çështjet të brendshme partie, për ndihmën e madhe që kishin
dhënë përfaqësuesit jugosllavë pranë KQ të PKSH, si dhe për gabimet e disa prej tyre,
sidomos Velimir Stojniç, në Plenumin e Beratit të vitit 1944 dhe pas tij. Sipas E.
Hoxhës, për të gjitha mendimet e shfaqura Tito kishte qenë dakord. Duke pranuar
edhe gabimet e përfaqësuesve jugosllav, ai kishte porositur që partia shqiptare të
“sigurojë unitetin dhe kompaktësinë” dhe këtë duhet të bëhet nga “sekretari i
përgjithshëm i partisë”139, domethënë (vetë Enver Hoxha – E. M). Ndërsa, i dërguarit
jugosllav në Shqipëri Josep Gjergje, pjesëmarrës në bisedimet Tito – Enver në
Beograd, jep një opinion tjetër. Në takimin me ambasadorin sovjetik Çuvahin ai
nënvizonte se Tito i kishte deklaruar Hoxhës se “në konferencën e Beratit (është fjala
për plenumin e Beratit të nëntorit 1944) jo gjithçka ishte keq (siç thotë për të E.
Hoxha). Kjo konferencë mundi të zbuloi shumë mangësi në punën e partisë shqiptare
dhe gabime të udhëheqjes së saj. E meta e Beratit ishte se kjo konferencë, pasi
135
Po aty. 136
Hamit Kaba & Ethem Çeku, Shqipëria dhe Kosova në ...., fl. 27. 137
Islam Lauka & Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumentet e arkivave ause ...., fl.122. 138
Po aty, fl.123. 139
Po aty, fl.126.
17
verifikoi gabimet e partisë dhe pasi zbuloi mungesat e punës së saj, nuk mundi të
përcaktonte rrugët për korrigjimin e tyre. Edhe këtu, sipas mendimit të Titos,
përfaqësuesit e PKJ u treguan në lartësinë e detyrave të veta. Tito, e këshilloi E.
Hoxhën të arrinte unitetin në KQ të PKSH, duke theksuar se e gjithë përgjegjësia për
gjendjen në vend dhe në parti, bie tërësisht mbi sekretarin e parë të partisë”,
domethënë mbi vetë Enver Hoxhën.140
Sipas bisedës së zhvilluar me ambasadorin sovjetik Çuvahin, pas kthimit nga
Beogradi, E. Hoxha në takimin me Titon, kishte ngritur edhe çështjen e së ardhmes së
Kosovës dhe të Metohisë. Tito kishte shfaqur mendimin e tij se “as për qeverinë
shqiptare as për qeverinë jugosllave nuk ishte e volitshme të shtrohet çështja e
bashkimit të kësaj krahine me Shqipërinë”. Sipas tij kjo krahinë, “në kohën e vet, do
të bashkohet me Shqipërinë, por kjo është e mundshme vetëm atëherë, kur edhe
Shqipëria, edhe Jugosllavia do të jenë shtete socialiste”. Ngritjen e kësaj çështje, Tito
e vlerësoi si dobësim të pozitave të qeverisë jugosllave, sidomos të Serbisë, ndërkohë
që nuk e forconte situatën ndërkombëtare të Shqipërisë.141
Bisedën e E. Hoxhës me
Titon për çështjen e Kosovës e konfirmon edhe i dërguari i Jugosllavisë në Shqipëri J.
Gjergja, në takimin me ambasadorin Çuvahin më 5 korrik të vitit 1946. Ai duke i
shfaqur edhe mendimin e tij ambasadorit Çuvahin thekson se “do të ishte fatkaqësi, në
qoftë se kjo krahinë do t’i aneksohej Shqipërisë”. Sipas tij, “bashkimi i Kosovës dhe
Metohisë me Shqipërinë, do të kishte pasoja fatale për çështjen e paqes në
Ballkan”142. Gjatë qëndrimit në Jugosllavi, E. Hoxha përveç Beogradit vizitoi edhe
Kroacinë e Slloveninë, por për çudi nuk vizitoi Kosovën dhe nuk u takua me asnjë
nga udhëheqësit kosovarë të asaj kohe si Fadil Hoxhën, Ymer Pulën, Xhavit Nimanin
etj. Në përfundim të vizitës u nënshkrua marrëveshja e Bashkëpunimit Ekonomik dhe
u ra dakort të përfundohej Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke në mes të dy
vendeve.143
Politika sovjetike ndaj Shqipërisë, duke e vendosur nën “kujdestarinë”
jugosllave dhe porosia e Stalinit dhënë Titos “për ta çuar Shqipërinë sa më afër
Jugosllavisë”, u konkretizua me institucionalizimin e marrëdhënieve shqiptaro –
jugosllave, duke nënshkruar mbi 33 traktate, marrëveshje dhe protokolle ekonomike,
politike, sociale, ushtarake etj, të cilat forcuan dhe e bënë të gjithanshëm
bashkëpunimin. Mjafton njohja me një pjesë të këtyre akteve, për të kuptuar nivelin
dhe thellësinë e marrëdhënieve shqiptaro – jugosllave.
Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciprokendërmjet Shqipërisë dhe
Jugosllavisë u nënshkrua në Tiranë më 9 korrik të vitit 1946, duke hapur rrugën për
nënshkrimin e një varg marrëveshjesh të tjera ndërmjet të dy vendeve. Ky traktat
kishte si objekt forcimin më tej të marrëdhënieve në mes dy vendeve, masa të
përbashkëta për sigurimin e pavarësisë, si dhe lidhje ekonomike e kulturore reciproke
sipas marrëveshjeve përkatëse. Ashtu siç porosiste Stalini, thelbi i bisedimeve ishte
arritja e një marrëveshjeje të gjthanshme për sa i përket bashkëpunimit ekonomik
midis të dy vendeve dhe forcimin e këtyre lidhjeve në të gjitha fushat. Përmbajtja e
bisedimeve u pasqyrua në këtë traktat, i cili u bë bazë bashkëpunimi, burim e referim
140
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në .... fl.32. Bisedë e regjistruar e ambasadorit
Çuvahin me të dërguarin e Jugosllavisë në Shqipëri, Josip Gjergje, më 5 korrik të vitit 1946, mbi
bisedimet e zhvilluara midis Titos dhe E. Hoxhës në Beograd. 141
Islam Lauka & Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse ..., fl.128-129. Regjistrim i
bisedës së ambasadorit sovjetik Çuvahin me kryeministrin shqiptar E. Hoxha, më 3 korrik të vitit
1946, lidhur me rezultatet e vizitës së tij në Beograd. 142
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse ...., fl.32. 143
Gazeta “Bashkimi”, Tiranë 7 gusht 1946.
18
për të gjitha traktatet, marrëveshjet e protokollet nënshkruara më vonë ndërmjet
Shqipërisë dhe Jugosllavisë.
Marrëveshja mbi Bashkëpunimin Ekonomik, e nënshkruar në qershor të vitit
1946 ishte marrëveshja më e rëndësishme në fushën ekonomike, thelbi i të cilës ishte
forcimi i bashkëpunimit, nëpërmjet organizimit e funksionimit të shoqërive të
përbashkëta shqiptaro-jugosllave.144
Në bazë të kësaj marrëveshje, u organizuan
shoqëritë e përbashkëta, të cilat përfshinin të gjitha fushat dhe sektorët e ekonomisë
shqiptare, si naftën, minierat, elektrikun, hekurudhën, eksport – importin dhe bankën.
Krahas marrëveshjes tregtare, Jugosllavia i akordoi Shqipërisënjë kredi prej 2
miliardë dinarë, të destinuar për rindërtimin dhe ngritjen e ekonomisë. Marrëveshja u
nënshkrua në Beograd më 12 qershor të vitit 1947 dhe kredia do të përdorej nga
qeveria shqiptare për interesat ekonomiko – financiare të vendit, por do të paguhej me
mallra tregtie të konsumit të gjerë, si dhe materiale shërbimi për investime, të
akorduara nga pala jugosllave.145
Konventa Ekonomike, e nënshkruar më 27 nëntor të vitit 1946 shënoi një stad
të ri, më të lartë bashkëpunimi ndërmjet të dy vendeve, me tendencë shtimin e
varësisë së Shqipërisë nga Jugosllavia. Nënshkrimi i Konventës Ekonomike synonte
koordinimin e planeve, bashkëpunimin doganor dhe barazimin e monedhave.
Objekti i Konventës ishte: koordinimi i planeve ekonomike, nëpërmjet krijimit
të organeve të përbashkëta të koordinimit; njësimit të lekut shqiptar me dinarin
jugosllav; furnizimit të Shqipërisë me mallra e material për realizimin e planit
ekonomik; vendosjes së sistemit të çmimeve me bazë çmimet jugosllave; si dhe
heqjes së kufijve doganorë dhe doganës, duke krijuar një territor doganor të
përbashkët.146
Qëllimi i Konventës Ekonomike ishte planifikimi i përbashkët i ekonomisë
dhe integrimi i planeve ekonomike të Shqipërisë në planet jugosllave. Zbatimi i
kërkesave të kësaj marrëveshjeje filluan të konkretizohen në hartimin e planit
ekonomik të vitit 1947 dhe projekt-planin pesëvjeçar 1947- 1951. Plani i vitit 1947 u
planizua që 70 për qind të investohej nga Shqipëria dhe 30 për qind nga Jugosllavia,
ashtu siç veprohej me çdo republikë jugosllave. Si për planin njëvjeçar, ashtu edhe për
projektplanin pesëvjeçar, drejtimet kryesore u dhanë nga Komisioni i Planit të Shtetit
Jugosllav.
Një drejtim tjetër shumë i rëndësishëm i bashkëpunimit dy palësh ishte edhe ai
në fushën ushtarake. Në vitet e para pas çlirimit, si në të gjitha fushat e tjera edhe në
fushën ushtarake, partneri kryesor i Shqipërisë ishte Jugosllavia dhe ushtria
jugosllave. Ajo luante rolin parësor në mbështetjen e Ushtrisë Kombëtare të
Shqipërisë. Jugosllavia kishte specialistët e vet ushtarakë pranë Ministrisë së
Mbrojtjes, kryesisht në Drejtorinë Politike, por edhe në njësi e reparte. Ndikimi dhe
bashkëpunimi me ushtrinë jugosllave ishte më i konkretizuar në sferën politike, të
agjitacionit e të propagandës. Siç pohonte ambasadori sovjetik në Shqipër,i Çuvahin,
“e gjithë puna politike në ushtrinë shqiptare konsistonte në faktin që mbi 75 përqind e
të gjithë kohës së punës politike i kushtohej temave jugosllave”, “ushtria shqiptare
edukohej kryesisht me materiale jugosllave, me atikujt e Titos, Kardelit etj”147.
144
Dideier. Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave ...., fl.39. 145
AQSH, F. 14/AP, MPKJ, viti 1947, D.7, fl.22. Marrëveshja mbi kredin prej dy milliard dinar për
rimbëkëmbjen ekonomike të RPSH. 146
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1946, D.4/1, fl.9-40. Mbledhje e jashtëzakonshme e plenumit të KQ të
PPSH, më 18-20 dhjetor të vitit 1946, pët të shqyrtuar marrëveshjen mbi Konventën Ekonomike
midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. 147
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse ...., fl.77.
19
Ndërsa, ndikimi jugosllav më pak i ndjeshëm ishte në Shtatmadhori dhe në strukturat
ushtarake, pasi në këto struktura ndodheshin edhe disa këshillëtarë sovjetikë.
Siç shihet nga kërkesa dhe procedurat e zbatimit të Konventës Ekonomike dhe
marrëveshjeve e protokolleve të tjera, Jugosllavia synonte përfshirjen e Shqipërisë në
Federatën Jugosllave, si një nga republikat e saj. Nëpërmjet institucionalizimit të
marrëdhënieve shqiptaro – jugosllave, me traktate, marrëveshje e protokolle të
shumta, Jugosllavia ia arriti që Shqipëria të lidhej e të kishte bashkëpunim me botën
vetëm nëpërmjet këtij vendi.
1.3. Shqipëria në Konferencën e Paqes 1946, qëndrimet greke dhe BS
Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore nuk solli ndryshimet e dëshiruara në
marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjën tjetër Greqinë. Qeveria greke nuk hoqi dorë nga
politika e vjetër dhe pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë së Jugut. Për rrjedhojë,
marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, në vitet e para të pasluftës, ishin të
tensionuara dhe vijuan gjithnjë duke u acaruar.
Politika e Aleatëve, sidomos e Britanisë së Madhe dhe e BS ndaj Greqis,ë
menjëherë pas lufte, u bë përcaktuese dhe inkurajuese për gjallërimin e evidentimin e
disa dukurive me përmbajtje të theksuar antishqiptare, në qëndrimet zyrtare greke, me
ndikim të drejtëpërdrejt në marrëdhëniet shqiptaro – greke.
Në fillim të vitit 1945, pretendimet territoriale për aneksimin e Shqipërisë së
Jugut dhe ofensiva diplomatike greke për pengimin e njohjes së qeverisë së re
shqiptare, u intensifikuan. Qarqet zyrtare greke siguruan për këtë qëllim përkrahjen
britanike, shfrytëzuan emigracionin grek në SHBA për t’i bërë presion Senatit
amerikan, si dhe u inkurajuan nga qëndrimi indiferent e interesimi i papërfillshëm i
politikës të BS ndaj Shqipërisë. Me përfundimin e luftës, nuk haset një qëndrim i
vendosur i qeverisë sovjetike për njohjen e pranimin e Shqipërisë në konferencën
themeluese të OKB – së, si dhe për veprimet çnjerëzore kundër minoritetit shqiptar në
Greqi. Kështu ndodhi edhe në fillimvitin 1945 me masakrën tjetër kundër popullsisë
shqiptare në Çamëri. Pas nënshkrimit të armëpushimit midis grupeve të EDES-it dhe
EAM-it dhe marrëveshjes së Varkizës, çamët e dëbuar nga trojet e tyre gjatë
masakrave të kaluara u kthyen në Filat e katundet e afërta, por dy ditë më vonë më 8
mars të vitit 1945, trupat e EDES-it hyn në Filat dhe masakruan popullsinë, duke
vrarë 36 veta (32 burra dhe 4 gra) dhe dëbuar me forcë një popullësi afro 22.000 veta.
U dogjën 60 përqind e katundeve me mbi 5800 shtëpi, u grabitën, dogjën dhe humbën
mbi 127.000 kokë bagëti të imta, 1200 lopë e qe dhe 625 kuaj.148
Një veprim i tillë
thelloi më tej tensionet në marrëdhëniet shqiptaro - greke. Qeveria shqiptare reagoi
ndaj këtyre ngjarjeve dhe kërkoi ndihmën e aleatëve për zgjidhjen e çështjes së
refugjatëve çamë dhe kthimin e tyre në vatrat e tyre. Të bënë përshtypje se për
masakrat e vazhdueshme ndaj minoritetit shqiptar në Çamëri dhe dëbimit të tyre nga
trojet e veta për në Shqipëri, nga politika dhe qeveria sovjetike nuk pati asnjë lloj
reagimi, ashtu si edhe gjatë luftës.
Qeveria greke akoma pa zgjidhur problemet e brendshme të trashëguara nga
lufta, vijoi me zell të madh dhe me nxitim të parashtronte në organizmat
ndërkombëtare pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë, e për rrjedhojë t’i vinte këto
pretendime si kusht për njohjen e qeverisë së re shqiptare. Gjatë vitit 1945, pasi e
“mbylli” çështjen e minoritetit shqiptarë në Greqi, qeveria greke vazhdoi të kombinoi
148
Kastriot Dervishi. Masakra në Çamëri, Tiranë, “55”, 2009, fl.37.
20
pretendimet territoriale, ekzistencën e gjendjes së luftës me “persekutimin e
minoritetit grek” nga qeveria shqiptare. Në pranverën e vitit 1945 shtypi grek filloi një
fushatë të gjthanshme propagandistike për persekutimin e minoritetit grek dhe
domosdoshmërisë së pushtimit të Epirit të Veriut nga Aleatët ose forcat ushtarake
greke, si zgjidhje të problemit. Më 2 mars të vitit 1945, qeveria greke i dërgoi një
memorandum qeverive amerikane dhe britanike, në të cilin paraqiste çështjen e
persekutimit të minoritetit grek në Shqipëri dhe nënvizonte se zgjidhja e kësaj
çështjeje do të ishte kalimi i këtij territori Greqisë.149
Qeveria shqiptare u përpoq të
tregonte se minoriteti grek mbështeste qeverinë provizore. Me porosi të KQ të PKSH
u organizuan manifestime në zonat ku jetonte minoriteti, ku dënoheshin pretendimet
greke se minoriteti persekutohesj nga autoritetet shqiptare.150
Më 20 qershor të vitit 1945, qeveria greke u kërkoi Aleatëve pushtimin e
“Vorio – Epirit”, duke përdorur për këtë qëllim forcat greke, të cilat ndodheshin nën
urdhërat e Komandës Aleate.151
Kryeministri grek i asaj kohe Vulgaris deklaronte se
aspiratat kombëtare synonin aneksimin e Shqipërisë së Jugut dhe kjo motivohej me
arsye “sigurie” dhe “historike”152. Në përkrahje të rivendikimeve territoriale të
Greqisë ndaj Shqipërisë u shfaq edhe PKG, ndaj të cilës kishte një ndikim të
padiskutushme politika sovjetike. Në vendimin e Byrosë Politike të kësaj partie, më 1
qershor të vitit 1945 thuhet se “përfaqësia e PKG, për të siguruar unitetin demokratik
të partisë është gati të pranoj dhe të realizoj atë pikëpamje të botës demokratike në
lidhje me çështjen e “Vorioepirit”, që do të formuloj shumica e tij. Nëse, kjo shumicë
do të shfaqet për një okupim të menjëhershëm të “Vorioepirit” nga ushtria greke,
Partia Komuniste Greke megjithëse do të shprehte kundërshtimet e saj, do të
disiplinohej, d.m.th. do të merrte qëndrim në favor të okupimit të Vorioepirit”153.
Gjithsesi, në analizat e mëvonshme nga vetë partia, kjo deklaratë do të vlerësohej si
gabim. Në gusht të vitit 1950 Niko Zahariadhis, Sekretari i Përgjithshëm i PKG
deklaroi: “Në vitin 1945, mbas Varkizës, duke u munduar që të mbanim unitetin
brenda kampit EAM-ist, bëmë një gabim serioz parimor. Byroja Politike e KQ të PKG
më 1 qershor 1945 me vendim të saj deklaronte se nëse shumica demokratike do të
vendoste për një invadim të Vorioepirit nga ana e ushtrisë greke, PKG megjithëse do
të parashtronte kundërshtimet e saj, do të disiplinohej, d.m.th. do të merrte qëndrim në
favor të okupimit të Vorioepirit”. Ai e quan “gabim serioz parimor e trashanik” dhe
vazhdim i frymës nacionaliste të trashëguar nga e kaluara. Sipas tij, ky gabim “në fakt
shpreh një tërheqje, një tërheqje të papranueshme për një parti komuniste, para
presionit të nacionalizmit borgjez, të bashkëudhëtarëve tonë mikroborgjez, para
presionit të armikut të klasës. Me atë qëndrim, ne në fakt ndihmonim okupimin e
Vorioepirit...”154, përfundon Niko Zahariadhis. Në fjalën e Miço Parcalidhis, një nga
udhëheqësit kryesor të PKG, në Plenumin e VII të KQ më 14 - 15 qershor të vitit
1950 e cilëson gabim të pafalur vendimin e 1 qershorit të vitit 1945 i cili është “një
fakt që duhet të dënohet haptazi dhe troç”155
149
Sonila Boçi. Minoritetet kombëtare....., fl.151. 150
AMPJ, viti 1945, D.128/5, fl.15,16,17. Telegrame të popullësisë së Dropullit, Pogonit e Rëzës
dërguar Qeverisë Demokratike në maj-qershor 1945, në mbështetje të qeverisë. 151
AMPJ, viti 1945, D.59/8, fl.144. (Shih: Beqir Meta. Tensioni shqiptaro-grek 1939-1949 etj., fl.196;
Sonila Boçi. Minoritetet kombëtare....., fl.152). 152
Beqir Meta. Tensioni shqiptaro-grek 1939-1949 .... fl.196. 153
AQSH,F. 14/AP, MPKG, viti 1950, D.5, fl.20. Artikull i Niko Zahariadhis më 26 gusht të vitit 1950
“Dhjetë vjetë përpjekjesh. Konkluzione – Mësime – Detyra”. 154
Po aty, fl.20. 155
AQSH, F.14/AP, viti 1950, D.3, fl.3. Shënim analitik dhe diskutim i M. Parcalidhis në Plenumin VII
të KQ të PKG, më 14-18.5.1950.
21
Gjatë muajit qershor – korrik të vitit 1945, ndërsa anglo – amerikanët patën
një angazhim të konsiderueshëm lidhur me pretendimet greke për keqtrajtimin e
minoritetit grek në Shqipëri, nga pala sovjetike nuk evidentohet asnjë farë interesimi.
Shefi i misionit amerikane Xhejkobs në muajin qershor kërkoi leje nga qeveria
shqiptare për të bërë vizitë në Shqipërinë e Jugut. Më 8 qershor, në telegramin
drejtuar Sekretarit të Shtetit e njoftonte se nuk kishte gjetur dëshmi të persekutimit të
minoritetit grek nga autoritetet shqiptare.156
Një muaj më vonë, kryetari i misionit
britanik në Shqipëri koloneli Hoxhson bëri inspektim në zonat e minoritetit grek, për
të verifikuar pretendimet greke dhe në raportin e tij njoftonte se nuk kishin gjetur
dëshmi të persekutimi.157
Nga dokumentet e hulumtuara nuk figuron asnjë inspektim,
vizitë apo deklaratë e misionit sovjetik për pretendimet e palës greke ndaj Shqipërisë.
Nga raportimet e misionarëve perëndimor, qeveria greke jo vetëm mbeti e pakënaqur,
por deklaroi se nuk i njihte konkluzionet e tyre dhe e shihte si të vetmen zgjidhje të
problemit pushtimin e menjëhershëm të zonës nga trupat greke.158
Me hyrjen në fuqi të Kartës së Kombeve të Bashkuara, më 24 tetor të vitit
1945, qeveria shqiptare vazhdoi përpjekjet për t’u anëtarësuar në këtë organizatë dhe
për njohje ndërkombëtare. Në këtë kuadër, gatishmëria e tre Aleatëve të Mëdhenj për
të hyrë në marrëdhënie me qeverinë e re të Shqipërisë krijoi një situatë të tensionuar
në marrëdhëniet shqiptaro – greke. Megjithëse notat e Aleatëve Perëndimor drejtuar
qeverisë shqiptare në nëntor 1945, bënin fjalë për një njohje provizore dhe me kushte,
ambasadori grek në Uashington, Diamantopulos, më 17 nëntor të vitit 1945 i dorëzoi
memorandumin e radhës qeverisë amerikane, ku i shprehte pakënaqësinë për njohjen
e qeverisë shqiptare dhe zhgënjimin që nuk ishte konsultuar më parë për një çështje të
tillë.159
Në dhjetor të vitit 1945, qeveria shqiptare bëri kërkesën për t’u pranuar si
anëtare në Sesionin e Parë të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, që hapte punimet
në janar të vitit 1946. Megjithse këtë radhë pati mbështetjen e BS, kandidatura e
Shqipërisë nuk kaloi në Këshillin e Sigurimit. Anglo – amerikanët votuan kundër
pranimit të Shqipërisë në OKB dhe çështja u shty për t’u diskutuar më vonë së bashku
me kandidatura të tjera që mund të paraqiteshin.160
Që në fllim të vitit 1946, lufta civile në Greqi mori përmasa të tilla saqë e
shndërroi këtë vend në një pikë ballafaqimi midis Lindjes dhe Perëndimit. Me nxitjen
dhe përkrahjen e BS, në shkurt të vitit 1946, Plenumi II i KQ të PKG mori vendimin
për fillimin e “luftës së re të armatosur”, e cila përmbante “shpejtimin dhe plotësimin
e përgatitjes organizative – teknike – ushtarake”, për forcimin e fuqizimin progresiv të
rezistencës së armatosur të popullit.161
Intensifikimi i luftimeve ndikonte direkt në
rritjen e tensionit në marrëdhëniet shqiptaro – greke. Megjithë angazhimet me luftimet
brenda vendit, qeveria greke vijoi përpjekjet e gjithanshme kundër pranimit të
Shqipërisë në OKB.
Kërkesa e Shqipërisë për t’u pranua në OKB, në shkurt të vitit 1946, u
parashikua të shqyrtohej në Komisionin e Pranimit të Anëtarëve të Rinj. Menjëherë
156
Sonila Boçi. Minoritetet kombëtare ...., fl.160. 157
AMPJ, viti 1945, D.11, fl.3. 158
Beqir Meta. Tensioni shqiptaro-grek 1939-1949 ... fl.242. 159
Sonila Boçi. Minoritetet kombëtare....., fl.163. 160
Historia e Popullit Shqiptar, vëll. IV, ....., fl.131,135. 161AQSH, F.14/AP, viti 1950. D.5, fl.45-49. Plenum II i KQ të PKG vendosi “fillimin e luftës së re të armatosur, në
kombinim me punën politike dhe luftën masive për vëllazërimin dhe zhvillimin e mbrenshëm demokratik në
mënyrë paqësore”, duke shfrytëzuar, organizuar e vlerësuar si forcë të konsiderueshme organizatat e
luftëtarëve të ELAS-it me rreth 120.000 luftëtarë, të cilët pas marrëveshjes së Varkizëse u çarmatosen dhe u
shpërndan.
22
erdhi kundërveprimi grek. Më 13 shkurt, qeveria greke i kërkoi komisionit përkatës të
mos e merrte parasysh çështjen e njohjes së Shqipërisë. Arsyeja ishtë se midis
Shqipërisë e Greqisë “ekzistonte zyrtarisht gjendja e luftës” dhe se qeveria greke
dëshironte që Kombet e Bashkuara t’a rregullojnë gjendjen me anën e Traktatit të
Paqes, në bazë të parimit të fituesit dhe të mundurit.162
Anglo - amerikanët, duke
pasur parasysh pretendimet greke, ndikuan që Këshilli i Sigurimit të shtynte
shqyrtimin e pranimit të Shqipërisë për në sesionin e ardhshëm. Sipas anglo -
amerikanëve, ekzistonte një ligj lufte, i cili nuk ishte abroguar, pavarësisht se kujt i
takonte faji, gjë që kërkonte kohë për t’u zgjidhur. Mbi këto argumente, shqyrtimi i
kërkesës shqiptare u shty, për t’i dhënë kohë palës shqiptare për t’iu përgjigjur edhe
kërkesave amerikane lidhur me traktatet e paraluftës, midis të dy vendeve.
Një mbështetje e fuqishme e këtij qëndrimi ishte edhe memorandumi i Senatit
Amerikan për çështjen e “Vorioepirit”, i datës 27 mars të vitit 1946, i cili shprehej në
dobi dhe mbështeste pretendimet territoriale greke ndaj Shqipërisë. Ky dokument pati
ndikim në marrëdhëniet shqiptaro - greke, pavarësisht se ai ishte këshillues dhe nuk u
pranua nga ekzekutivi amerikan.163
Acarimi i mëtejshëm i marrëdhënieve midis qeverisë shqiptare dhe anglo –
amerikanëve, ndikoi direkt në gjendjen e marrëdhënieve shqiptaro – greke. Tërheqja e
misionit anglez në prill të vitit 1946 dhe incidenti i parë me anijet britanike të luftës
në maj humbën përfundimisht shpresat për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike
midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Nga ana tjetër, mos pranimi nga qeveria
shqiptare të traktateve dhe narrëveshjeve të paraluftës, të lidhura midis Shqipërisë dhe
SHBA, i ngrinë edhe marrëdhëniet me Uashingtonin. Të gjitha këto zhvillime çonin
ujë në “mullirin” e politikës antishqiptare greke. Duhet theksuar se edhe “suksesi” i
vetëm i politikës e diplomacisë shqiptare për marrëdhënie të ngushta me Jugosllavinë,
nga qarqet zyrtare greke u vlerësua si rrezikim i çështjes së “Vorio Epirit” dhe një
situatë e ngjashme me atë të pushtimit të Shqipërisë nga Italia më 1939. Këto
marrëdhënie konsideroheshin shqetësim edhe për faktin se Jugosllavia rrezikonte
Maqedoninë greke dhe portin e Selanikut. Prandaj, vizita e Enver Hoxhës në fund të
muajit qershor të vitit 1946 në Beograd dhe nënshkrimi i Traktatit të Miqësisë e
Ndihmës Reciproke me Jugosllavinë shtoi më tej shqetësimet e qarqeve greke, si dhe
keqësoi e tensionoi akoma më shumë marrëdhëniet shqiptaro - greke.
Qeveria greke, duke ditur qëndrimin e anglo – amerikanëve, ndërmori një
fushatë intensive diplomatike për aneksimin e Shqipërisë së Jugut gjatë përgatitjes
dhe zhvillimit të Konferencës së Paqes në Paris. Në prag të konferencës, qarqet dhe
autoritetet zyrtare greke, krahas kundërshtimit të pranimit të Shqipërisë në OKB,
intensifikuan sulmet e provokacionet në kufi, si dhe prapagandën e gjithanshme për të
krijuar një situatë tepër të acaruar dhe për të dhënë përshtypjen në opinionin
ndërkombëtar se vërtet midis të dy vendeve ekzistonte një gjendje lufte, të cilën mund
ta zgjidhë një organizëm botëror siç ishte Konferenca e Paqes.
Konferenca e Paqes e Parisit i filloi punimet më 29 korrik të vitit 1946.
Shqipëria, duke shfrytëzuar çdo mundësi për pjesëmarrje në veprimtarit
ndërkombëtare, më 26 prill të vitit 1946, kërkoi që të merrte pjesë në mbledhjen e
Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme, që do të zhvillohej në maj për të
diskutuar Projekt - traktatin e Paqës me ish aleatët e Gjermanisë naziste në Evropë si
Italinë, Rumaninë, Bullgarinë, Hungarinë dhe Filandën.164
Por Shqipëria nuk u ftua në
Konferencën e Paqes, megjithëse i plotësonte të gjitha kushtet e nevojshme dhe
162
Beqir Meta. Tensionet greko-shqiptare 1939-1949 ..... fl.252. 163
Kastriot Dervishi. Historia e Shtetit Shqiptar ........ fl.573. 164
Fjalori Enciklopedik Shqiptar ...., fl.505.
23
rezistenca e popullit shqiptar kundër fuqive të Boshtit ishte njohur nga Aleatët qysh në
dhjetor të vitit 1942. Kundërshtuesit kryesor ishin anglo – amerikanët, megjithatë,
vendimi kundërshtues u mor nga Konferenca e ministrave të Punëve të Jashtme të
Fuqive të Mëdha, përfshi BS. Në këtë rast kërkesa e Shqipërisë do të shqyrtohej direkt
nga Konferenca, pët të marrë vendim. Në këto kushte, kryetari i delegacionit
jugosllav, E. Kardeli i deklaronte ambasadorit shqiptar në Paris, Kahreman Ylli, se BS
nuk ishte i gatshëm t’a pranonte kërkesën e Shqipërisë për arsye parimi, pasi donte të
ishte konseguent në vendimin që kishte marrë Konferenca e Ministrave të Punëve të
Jashtme të Fuqive të Mëdha.165
Edhe qeveria sovjetike kishte qendruar në heshtje, siç
duket me mendimin se të drejtat e Shqipërisë do të mbroheshin nga Jugosllavia.
Kryetari i delegacionit jugosllav në konferencë E. Kardeli, i kishte deklaruar ministrit
shqiptar në Paris Kahreman Ylli mbi “mundësinë që delegacioni sovjetik të votonte
kundër ftesës për Shqipërinë”166. I shqetësuar nga një njoftimi i tillë, pas fillimit të
konferencës, më 5 gusht Enver Hoxha i kërkoi takim ambasadorit sovjetik Çuvahin.
Sipas shpjegimit të bërë nga Çuvahini, BS do të mbështeste kërkesën e qeverisë
shqiptare dhe E. Hoxha u ngushëllua me që interesat e Shqipërisë në këtë konferencë
do të mbroheshin nga delegacioni sovjetik. Rreth një vit më vonë, në takimin me
Enver Hoxhën më 15 korrik të vitit 1947 në Moskë, Molotovi do të justifikonte
qëndrimin negativ të Kremlinit, lidhur me Konferencën e Paqes. “Siç e di edhe Enver
Hoxha, ne, pasi morëm ca të dhëna plotësuese, vendosëm të mbajmë një qëndrim
negativ lidhur me Konferencën e Paqes”167, u shfajësua ai. Molotovi pyet nëse
“Enver Hoxha e kupton këtë qëndrim që ka mbajtur BS” dhe vendet mike të
Ballkanit. Përgjigja e tij ishte “plotësisht e kuptueshme”, “qeveria shqiptare ka
ndjekur me vëmendje të gjitha diskutimet e Molotovit në Paris”, si dhe qëndrimi i
qeverisë sovjetike dhe i KQ të PK të BS ka qenë krejtësisht i qartë që në fillim”168.
Pavarësisht nga rezervat që mund të ketë patur Kremlini për pjesëmarrjen e Shqipërisë
në Konferencën e Parisit, delegacioni sovjetik, jugosllav dhe vendeve të tjera të
lindjes, mbështetën kërkesat dhe të drejtat e Shqipërisë në këtë konferencë.
Megjithatë, Shqipërisë iu mohua e drejta legjitime për të marrë pjesë dhe për të
mbrojtur veten në këtë veprimtari tepër të rëndësishme ndërkombëtare, si një nga
viktimat e para të fashizmit.
Qysh në ndërhyrjen e tij të parë më 29 korrik, delegacioni grek me kryetar,
kryeministrin Konstandinos Tsaldaris (më tej: Kaldaris), u përpoq që Shqipëria të
klasifikohej në radhën e shteteve të mundura, duke synuar t’u mbush mendjen
delegacioneve të tjera, se Shqipëria është shtet agresor që i kishte shpall luftë Greqisë.
Ndërkohë, delegacioni grek duke shfrytëzuar takimet, u përpoq të bindte delegacionet
e tjera për qëndrimin e drejtë të qeverisë greke. Në takimin me Sekretarin e Shtetit të
SHBA, James F. Byrnes (më tej: Xhejms Bërns), kryeministri Kaldaris nënvizoi faktin
se pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë ishin një kërkesë unanime e të gjitha
forcave në Greqi. Nina Smirnova, në librin e saj pohon faktin se pretendimet greke në
tribunën e Konferencës së Paqes në Paris e mbështesnin të gjitha partitë politike
greke, përfshirë edhe ato në opozitë. Për argument kujton një letër që delegacioni
sovjetik kishte marrë më 31 qershor të vitit 1946, nga Fronti Nacionalçlirimtar i
Greqisë (EAM), të firmosur nga anëtari i Byrosë Politike të KQ të PKG, D.
Pascalidhis.169
Kryeministri grek, në vijim të takimit i kujtoi Sekretarit Amerikan të
165
Kristo Frashëri. Shqipëria në Konferencën e Paqës, .....fl.95. 166
Paskal Milo. Bashkimi Sovjetik dhe politika e jashtme ...... fl.56. 167
Islam Lauka & Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse ..... fl.150. 168
Po aty. 169
Nina Smirnova. Historia e Shqipërisë ........ fl.315.
24
Shtetit rezolutën e miratuar nga Senati Amerikan, në muajin mars të vitit 1946.
Sekretari Bërnes kundërshtoi pretendimet greke, duke i vlerësuar përtej kompetencave
të Konferencës dhe ritheksoi se rezoluta e Senatit nuk kishte vlerë, pasi politika e
jashtme drejtohej nga Presidenti. Megjithatë, Sekretari Bërns pranoi kërkesën e
kryeministrit grek, për të dërguar një komision në Shqipëri për hetimin e
pretendimeve greke. Pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë, Kaldaris ia parashtroi
edhe Molotovit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Ernest
Bevin. Kryeministri Kaldaris i kërkoi me këmbëngulje palës britanike të mos pranonte
Projekt - Traktatin e Paqes me Italinë pa miratimin e Greqisë, duke kërcënuar se
opinioni i brendshëm grek nuk do të qëndronte indiferent.
Më 2 gusht, kryeministri Kaldaris në fjalën e tij u përpoq të argumentonte se
Shqipëria ishte agresore si dhe Italia, duke i bërë jehonë luftës së Greqisë kundër
“agresorëve italianë dhe shqiptarë”, duke mos bërë asnjë dallim. Delegacioni
jugosllav jo vetëm e mbrojti faktin që Shqipëria ishte viktima e parë e agresionit
fashist dhe luftoi kundër tij deri në çlirimin e vendit, por propozoi që Konferenca
Plenare të ftoi RPSH në Konfrencën e Parisit, për të marrë pjesë me votë këshillimore
dhe në komisionet e diskutimit të Projekt –Traktatit të Paqës me Italinë.170
Në debatin
e datë 9 gusht 1946, gjatë diskutimit të çështjes së ftesave për shtetet e tjera,
përfaqësuesi i Jugosllavisë, Mosha Pijade paraqiti kërkesën e Shqipërisë për të marrë
pjesë në konferencë. Pavarësisht nga kundërshtimi i delegacionit grek, propozimin
jugosllav e mbështetën përfaqësuesit sovjetik A. Vishinski, përfaqësuesi i Ukrainës,
D. Manuilski, përfaqësuesi polak, Rimovski, dhe përfaqësuesi çekosllavak, Josef
Korbel dhe pas debatesh më 12 gusht 1946, Konferenca vendosi që të ftoi Shqipërinë,
Meksikën, Kubën dhe Egjiptin, për të parashtruar pikëpamjet e tyre në seancat plenare
të konferencës dhe në komisionet kompetente për redaktimin e Traktatit të Paqes me
Italinë.171
Kjo ishte një fitore e padiskutueshme dhe e merituar për Shqipërinë.
Menjëherë u nis delegacioni shqiptar për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes dhe
më 18 gusht iu bashkëngjit delegacionit edhe vetë kryeministri E. Hoxha.
Më 21 gusht të vitit 1946, para Konferencës së Paqës paraqiti pikëpamjen e
qeverisë shqiptare kryetari i saj Enver Hoxha. Në fjalën e tij, ai shpjegoi arsyet përse
Shqipërisë i takonte të pranohej për të thënë fjalën e saj në konferencë, duke
parashtruar fakte e argumente kundër pretendimeve greke për pjesëmarrjen e
Shqipërisë në Konferencën e Parisit. Një pjesë të fjalimit Enver Hoxha ia kushtoi
hedhjes poshtë të orvajtjeve të Kaldarsit, për të barazuar popullin shqiptar me
kuislingët, lidhur me pretendimin grek të ekzistencës së Ligjit të Luftës me
Shqipërinë. Ndërsa një pjesë të fjalës së tij ia kushtoi akuzave e pretendimeve
territoriale të parashtruara nga kryeministri grek dhe akuzoi qeverinë greke për
persekutimin e minoritetit shqiptarë në Greqi, duke iu referuar popullësisë çame. Ai
dënoi qëndrimin diskriminues ndaj Shqipërisë, si dhe vuri theksin në luftën e
vendosur dhe sakrificat e shumta të popullit shqiptar përkrah Kombeve të Bashkuar që
luftuan kundër Boshtit nazifashist. Ai mbrojti sovranitetin dhe pavarësinë e
Shqipërisë,172
si dhe kërkoi që Italia të detyrohej të respektonte sovranitetin,
pavarësinë dhe tërësinë territoriale të shtetit shqiptar, t’i kthehej ari i grabitur nga
pushtuesit gjermanë, si dhe t’i jepeshin duke deklaruar se “brenda kufijve tanë të
tanishëm nuk ka asnjë pëllembë tokë të huaj dhe nuk do të lejojmë kurrë që të na
prekën, sepse ato për ne janë të shenjta”173.
170
Kristo Frashëri. Shqipëria në Konferencën e Paqes .... fl.113. 171
Paskal Milo. Bashkimi Sovjetik dhe politika e jashtme ....... fl.56. 172
Fjalori Enciklopedik Shqiptar ..... fl.505. 173
Kristo Frashëri. Shqipëria në Konferencën e Paqes ..... fl.138.
25
Nga ana e tij Kaldaris, në kundërpërgjigje parashtroi edhe njëherë gjendjen e
luftës me Shqipërinë dhe kërkoi aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Akuzës së Enver
Hoxhës për përsekutimin e minoritetit shqiptar iu përgjigj se popullësia çame kishte
bashkëpunuar me agresorët dhe se spontanisht ishte arratisur në Shqipëri, për t’i shpëtuar konsekuencave të krimeve të kryera. Në akuzat e tij, kryeministri grek
rreshtoi Shqipërinë krahas Italisë, Gjermanisë e Bullgarinë, duke mos bërë asnjë
dallim midis pushtuesit dhe viktimës, si dhe kërkoi sigurinë territoriale të Greqisë,
nëpërmjet aneksimit të Shqipërisë së Jugut. Ai kërkoi të “korregjihej padrejtësia e
madhe” e vitit 1913 që Shqipërisë iu dha Epiri i Veriut dhe u përpoq të argumentonte
se Shqipëria e Jugut ishte tokë greke, se Shqipëria kishte luftuar përkrah
formacioneve pushtuese italiane kundër Greqisë. Kaldaris kërkoi që Shqipëria “duhej
t’u nënshtrohej klauzolave të shtetit të mundur në Luftën e Dytë Botërore”, që
Konferenca të ndalej në çështjen e “Vorioepirit”, domethënë Shqipërinë e Jugut, duke
rivendikuar kthimin e saj Greqisë”174. Pretendimet greke për rishikinin e kufijve të
Shqipërisë, nuk u përkrahën nga Londra dhe Uashingtoni, me motivimin se një çështje
e tillë nuk ishte kompetencë e kësaj konference, por e Këshillit të Ministrave të
Punëve të Jashtme të Fuqive të Mëdha, Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe
Këshillit të Sigurimit. Prandaj, e këshilluan palën greke të mos e ngrinte këtë problem,
sepse do të konsiderohej si jashtë programit. Ndërsa kundërshtuan kërkesën e
Shqipërisë për të marrë pjesë në Konferencë, nuk e përkrahën kërkesën e Greqisë për
aneksimin e “Vorioepirit”. Duke mos u tërhequr, qeveria greke nuk la marifet pa
përdorur, për të arritur qëllimin e saj. Ajo vendosi të paraqes një rezolutë, në të cilën
jo Greqia, por Këshilli i Ministrave i Punëve të Jashtme të autorizonte Konferencën e
Paqes që të vinte në rendin e ditës rishikimin e kufijve shqiptaro – grekë.175
Në kundërpërgjigje, më datën 27 gusht delegacioni grek i paraqiti konferencës
projekt - rezolutën për Shqipërinë e Jugut. Një veprim i tillë gjeti kundërshtimin e
vendosur të delegacionit sovjetik e jugosllav. Projekti u sulmua ashpër nga Molotovi
dhe përfaqësuesi jugosllav Eduard Kardeli. Me kërkesen e përfaqësuesit jugosllav,
nën presionin britanik, si dhe nga frika e dështimit, delegacioni grek e tërhoqi projekt
- rezolutën nga axhenda e konferencës, me motivimin e shpejtimit të punimeve të saj,
duke rezervuar të drejtën për të paraqitur pretendimet e tij në Këshillin e Ministrave të
Punëve të Jashtme. Kështu, Konferenca e Paqes nuk mori vendim për pretendimet
greke ndaj Shqipërisë së Jugut, por ia adresoi diskutimin sesionit të ardhshëm të
Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Fuqive të Mëdha.176
Ky ishte një
dështim për politikën greke në Konferencën e Paqes dhe nga Parlamenti Grek, forcat
politike e nga shtypi grek u quajt “falimentim e zi kombëtare“.
Në debatin për Traktatin e Paqes me Italinë, më datën 31 gusht 1946,
Shqipëria paraqiti amendamentet e saj, si dhe vlerën e dëmshpërblimit të llogaritur
rreth 1.106.655.468 dollarë amerikan. Përsëri ishte delegacioni grek, i cili formuloi
rezerva për dispozitat e traktatit që kishin të bënin me Shqipërinë. Në mbrojtje të
Shqipërisë, përveç përfaqësuesit jugosllav spikati diplomacia sovjetike
Molotovi,Vishinski dhe ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dimitri Manuilski,
një njohës i mirë i situatës në Shqipëri dhe marrëdhënieve shqiptaro – greke. Me
këmbënguljen e tyre në projekt - traktat u formulua kërkesa që Italia të merrte
përsipër, të njihte dhe të respektonte sovranitetin e pavarësinë e Shqipërisë. Duke
mbetur e pakënaqur me këtë formulim, pala greke bëri të gjitha përpjekjet që në
pretendimet greke të fuste jo vetëm Vorioepirin, por edhe aneksimin e ishullit të
174
Paskal Milo. BS dhe politika e jashtme ...... fl.57. 175
Kristo Frashëri.Shqipëria në Konferencën e Paqes ....... fl.168. 176
Paskal Milo. Bashkimi Sovjetik dhe politika e jashtme ....... fl.57.
26
Sazanit dhe shtesën që “Shqipëria të zotohej t’i jepte Greqisë territore që
përfshiheshin përtej kufirit politik shqiptaro - grek” etj.177
Ai kërkoi kthimin e ishullit
Greqisë dhe çmilitarizimin e tij nën OKB. Kërkesa dhe pretendimet greke u hodhën
poshtë me votim.
Ndërsa, në debatin për nënshkrimin e Traktatit të Paqës me Italinë,
përfaqësuesi sovjetik propozoi që Shqipëria të përfshihej te Fuqitë – Shoqe, gjë që u
pranua nga Këshilli i Ministrave të Punëve të Jashtme, në nëntor të vitit 1946.Në këtë
mënyrë, përpjekjet e Greqisë, për të siguruar një vendim në favor të synimeve
aneksioniste të autoriteteve greke dështuan. Pas konferencës, as Anglia dhe aq më pak
SHBA nuk u treguan të gatshëm për mbështetjen e kërkesës greke, për shkëputjen e
Shqipërisë së Jugut. Tanimë Shqipëria nuk ishte vetëm politikisht dhe ushtarakisht.
Ajo ishte në anën e Lindjes e nën mbrojtjen e saj dhe Greqia e ndjente se nuk mund të
vazhdonte me politikën e vjetër, në marrëdhëniet me Shqipërinë. Konferenca e Paqes,
ndikoi në një farë mase në amortizimin e pretendimeve territoriale të Greqisë ndaj
Shqipërisë. Megjithatë, fushata diplomatike dhe qëndrimi antishqiptar i autoriteteve
greke vijuan edhe pas konferencës, duke shfrytëzuar Luftën Civile, që vijonte në
Greqi.
Gjatë fundit të vitit 1946, Lufta Civile u përshkallëzua më tej dhe shënoi rritje
të tensionit në marrëdheniet e Shqipërisë me Greqinë. Në tetor të vitit 1946 u krijua
Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (më tej: UDG), që
shënon formimin e Ushtrisë Demokratike me komandant gjeneralin Markos
Vafiadhis.178
U arrit të bashkohen grupet e shkëputura të luftëtarëve në një forcë të
vetme, të disiplinohet e përgatitet, duke i dhënë trajtën e një ushtrie të rregullt. Gjatë
kësaj periudhe Ushtria Demokratike ndërmori disa aksione ushtarake, sipas taktikës
partizane, në rajone të ndryshme të Greqisë, për t’a mbajtur armikun vazhdimisht nën
goditje e presion, në përgatitje për të zhvilluar luftime frontale me forcat qeveritare
dhe britanike. Lufta guerrile u përshkallëzua dhe u përqëndrua kryesisht në zonat
malore të Greqisë veriore dhe konkretisht në kufijtë e saj me Shqipërinë.Kështu
autoritetet greke me mbështetjen britanike, krahas përpjekjeve për të shtypur lëvizjen
e rezistencës, të organizuara nga komunistët, nuk e ulën angazhimin antishqiptar.
Qeveria greke, duke akuzuar Shqipërinë dhe vendet e tjera si Bullgarinë dhe
Jugosllavinë, më 3 dhjetor të vitit 1946, i kërkoi Këshillit të Sigurimit të ndërhynte
ndaj këtyre vendeve me motivin se ndihmonin guerilet greke’’179. Në fakt, gjatë vitit
1946 politika sovjetike nuk e mbështeti hapur të majtën greke. Megjithatë, udhëheqja
komuniste greke kishte marrë premtimin për ndihmë nëpërmjet Jugosllavisë,
Bullgarisë, Shqipërisë dhe Çekosllavakisë.
Megjithatë, përshkallëzimi i Luftës Civile në Greqi çoi në ashpërsimin e
kontraditave midis Fuqive Perëndimore dhe BS. Duke parë ekspansionin e BS jo
vetëm në Evropën Lindore e Ballkan, por edhe në vende të tjera, si dhe përpjekjet e tij
për dominim në rajone të ndryshme të botës, Presidenti i SHBA Harry S. Truman (më
tej: Truman) adaptoi një linjë të fortë kundër BS. Në këtë kuadër, ai më 12 mars të
vitit 1947 deklaroi hapur në Kongresin Amerikan doktrinën e tij, e cila u quajt
“Doktrina Truman”, për kufizimin e përhapjes së komunizmit në botë,180
duke
deklaruar Luftën e Ftohtë kundër BS. Sipas tij, BS ishte në qendër e të gjitha
177
Arben Puto. Lufta Italo - Greke ....... fl.286. 178
AQSH, F.14/AP, viti 1950. D.5, fl.45-50. Artikull i Niko Zahariadhis, sekretar i përgjithshëm i PKG
“Dhjetë vjetë përpjekjesh, konkluzione-mësime-detyra”, paraqitur në Konferencën III të PKG, gusht 1950.
179Sonila Boçi. Minoritetet kombëtare....., fl.195.
180Ana Lalaj. "Plani Marshall dhe Shqipëria" Studime historike, Nr.3 – 4,Tiranë, 2006, fl. 190.
27
veprimtarive komuniste botërore.
Hapi i parë i “Doktrinës Truman” ishte një program ndihme urgjente për
Greqinë dhe Turqinë, vende me rëndësi strategjike për BS, ku J. Stalini përpiqej të
shtrinte ndikimin e tij. Presidenti Truman i bëri thirrje Kongresit për mbështetjen e
qeverisë greke me financime dhe asistencën e nevojshme edhe për faktin se ekzistenca
e Greqisë “kërcënohej nga veprimtaria terroriste dhe disa mijra njerëz të armatosur të
udhëhequr nga komunistët”. Greqia ishte vendi i parë që merrej në mbrojtje nga
SHBA në fillimin e Luftës së Ftohtë, në përputhje me strategjinë e saj të luftës kundër
komunizmit në nivel global.181
Vazhdimi më tej i gjendjes së luftës në Greqi, nuk
mund të pranohej nga SHBA. Në qershor të vitit 1947 u nënshkrua një marrëveshje
ndërmjet qeverisë amerikane dhe qeverisë greke, për ndihmë në emër të “sigurisë” së
SHBA. Qeveria amerikane mori zyrtarisht përsipër mbështetjen për qeverinë greke.
Ajo kishte marrë kërkesë zyrtare urgjente nga qeveria greke, për ndihmë financiare
dhe ekonomike. Sipas ambasadorit amerikan në Athinë dhe misionit ekonomik
amerikan në Greqi, kjo ndihmë vlerësohej imperative. Qeveria greke kërkonte ndihmë
edhe me eksperiencën amerikane në fushën administrative, ekonomike dhe teknike, si
dhe në fushën ushtarake, duke pasur një ushtri të vogël e të pa pajisur. Një fakt tjetër
për ndihmën amerikane ishte edhe kërkesa e qeverisë britanike drejtuar SHBA-së në
shkurt të vitit 1947 për pamundësinë për të ndihmuar ekonomikisht e ushtarakisht
Greqinë dhe Turqinë, pas 31 marsit të vitit 1947. Ajo reduktoi ose ndaloi ndihmat, në
shumë pjesë të botës, përfshirë Greqinë.
Amerikanët, duke e parë pa rezultat angazhimin e anglezëve dhe me kërkesën
e tyre, mori plotësisht nën kontroll të gjithë jetën ekonomike dhe ushtarake të Greqisë.
Krahas ndërmarrjes së propagandës për arritjen e një paqeje nga palët luftuese, SHBA
organizuan mbështetjen e gjithanshme të qeverisë greke me financime, armatime
moderne (armatim i lehtë dhe artileri, përfshirë bomba me napalm), këshilltarë
ushtarakë për stërvitjen e ushtrisë, si dhe përgatitjen e organizimin e operacioneve
luftarake në kushte alpine dhe operacioneve të përbashkëta tokësore – detare – ajrore,
kundër forcave demokratike të përqëndruara në veri, pranë kufirit me Shqipërinë.
Angazhimi amerikan në Greqi shënoi shtimin e veprimtarisë së qeverisë e të
Ushtrisë Kombëtare Greke (më tej: UKG) kundër UDG dhe lëvizjes guerile në tërësi.
SHBA nisën “Operacionin Pishtari”, nën mbështetjen e armëve e pajisjeve moderne,
me përdorimin e armëve kimike e napalm, kundër partizanëve grek.182
Në prill të vitit
1947 filluan operacionet ushtarake në pika të ndryshme, kundër vendvendosjes së
UDG. U ndërmorën operacione spastrimi në shumë rajone në Epir e në zona të tjera,
zbrazje me forcë e fshatrave të tëra për të izoluar dhe pamundësuar furnizimin e
UDG me njerëz e furnizime, si dhe për të krijuar kushte për operacione të mirëfillta
luftarake të forcave qeveritare.183
Filloi rindërtimi i aeroporteve, rrugëve me karakter
ushtarak, porteve dhe përdorimi i aviacionit në operacione të përbashkëta dhe për
goditjen e zonave në mbështetje të luftës guerile etj.184
Angazhimi politik dhe ushtarak amerikan në Greqi, u bë “nxitje” që politika
sovjetike të fillojë interesimin më hapur për situatën në Ballkan, si dhe pati pasoja të
menjëhershme edhe në qëndrimin e PKG. Në Plenumin III të KQ të PKG, mbajturnë
181
Daniel Ganser, Gladio. Sherbimi sekret i NATO-s, 1945-2001, Tiranë, “Vllamas”, 2009, fl.470. 182
po aty. 183
AQSH, F. 14/AP, viti 1948, D.3, fl.4. Informacion mbi bisedimet me Niko Zahariadhi, më 9 qershor
1948, për gjendjen ushtarake dhe politike në Greqi, për qëllimet e operacioneve të monarko-
fashistëve grekë, për deklaratën e qeverisë provizore demokratike greke për çështjen e paqës etj. 184
AQSH, F. 14/AP, MPKG, viti 1949, D.7, fl.2. Rezolucion I Plenumit V të KQ të PKG, mbajtur më
30-31 janar të vitit 1949.
28
më 27 qershor të vitit 1947, u vendos që “pa dobësuar përpjekjet insistuese të PKG e
të gjithë EAM-it dhe të partive të tjera të së majtes për vëllazërim e për një
marrëveshje demokratike, qëndra e gravitetit për gjithë punën e partisë të spostohet në
mënyrë të vendosur ne sektorin ushtarak...”. Plenumi kritikoi qëndrimet dhe lëkundjet
opotuniste lidhur me vendosmerine e partisë për zhvillimin e drejtimin e rezistencës
së re të popullit, si dhe u vendos për një “luftë totale ushtarake”, duke përcaktuar
“drejtimet dhe synimet politiko – ushtarake të "luftës së re të armatosur”, si dhe duke
përqëndruar vëmendjen “në zhvillimin dhe drejtimin e rezistencës së re të popullit
kundër okupacionit të ri amerikano – anglez”185. Plenumi vuri detyrë mobilizimin dhe
rekrutimin, për të arritur numri i Ushtrisë Demokratike në rreth 50 – 60.000 veta, si
dhe ndërmarrjen e veprimeve luftarake sulmuese për kapjen e qëndrave urbane.
Ndërsa, më 16 korrik të vitit 1947, Byroja Politike e KQ të PKG shqyrtoi dhe
diskutoi mbi ndërhyrjen e SHBA në punët e brendshme të Greqisë. Ajo dënoi
ndërhyrjen e hapët dhe të ashpër të SHBA në Greqi me parullën “se qeveritë
komuniste përbejnë kërcënim për sigurimin e SHBA”. Po ashtu u denoncua
propaganda se ndërhyrja dhe ndihma amerikane do të sjell një ngjallje të ekonomisë,
si dhe fillimi i kryerjes së operacioneve të kombinuara të ushtrisë, flotës e të
aviacionit, nën vëzhgimin personal të atasheut ushtarak amerikan në Greqi admiralit
Snekenberg.186
Paralelisht me këtë qëndrim të “ashpër”, idea e një marrëveshjeje paqeje
qarkullonte në qarqet udhëheqëse të PKG. Në korrik të vitit 1947, idea e një
marrëveshjeje u diskutua edhe në forumin më të lartë të partisë. Konkretisht më 16
korrik, në vendimin e Byrosë Politike të KQ të PKG u artikulua propozimi për një
marrëveshje paqeje, për t’i dhënë fund luftës në Greqi dhe për kthimin e normalitetit
në vend, propozim i cili do të zyrtarizohej më vonë nga qeveria provizore
demokratike.187
Nga ana tjetër, politika sovjetike mori masa për intensifikimin e ndihmës së
gjithanshme për Ushtrinë Demokratike Greke, nëpërmjet vendeve të tjera si
Jugosllavia, Bullgaria, Shqipëria, Çekosllavakia etj. Në kuadër të forcimit të
bashkëpunimit dhe bashkërendimit të ndihmave, në vijimin e një turneu ballkanik, në
shtator të vitit 1947 bëri një vizitë në Shqipëri gjenerali Markos Vafiadhis, i cili në
funksionin e komandantit të Ushtrisë Demokratike Greke, kërkoi nga udhëheqja
shqiptare forcimin e bashkëpunimit dhe vendosjen e marrëdhënie më operative të
drejtpërdrejta, duke mënjanuar shkallët e hirarkisë në komunikim me përfaqësuesit e
kësaj ushtrie. Ai kërkoi ndihmë ushqimore, veshmbathje dhe armatim, përfshirë 10 -
12 topa 75 mm, duke shprehur optimizëm për rritjen e numrit të ushtrisë demokratike
nga 20.000 në 50.000 veta. Gjithashtu, gjenerali Markos kërkoi që nga 18.000
refugjatët çamë që ndodheshin në Shqipëri, të dërgoheshin 3000 - 4000 syresh në
Greqi, për të marrë pjesë në ushtrinë demokratike, si dhe nga refugjatët grek të
zgjidheshin 300 - 400 syreshe për të njëjtin destinacion në Greqi. Pala shqiptare, nga
ana e saj, në parim u shpreh dakort për të ndihmuar, por me rezerva nga pamundësia
ekonomike, prandaj për këtë kërkoi ndihmë edhe nga jugosllavët. Nga topat e kërkuar
u dhanë vetëm 4 copë, të cilët disponoheshin. Ndërsa për dërgimin e refugjatëve, pala
shqiptare vlerësoi se refugjatët çamë për momentin “nuk mund të përbënin faktor
ndihme, sepse për një kohë të gjatë kishin qenë nën ndikimin e reaksionit dhe nuk do
të dëshironin të luftonin”. Edhe ata që mund të dëshirojnë të luftojnë, shprehej
185
AQSH, F. 14/AP, MPKG, viti 1950, D.5, fl.50. 186
AQSH, F. 14/AP, MPKG, viti 1947, D.1, fl.2,3. Vendim i Byrosë Politike të KQ të PKG, më 16
korrik 1947. 187
AQSH, F. 14/AP, MPKG, viti 1947, D.1, fl.3.
29
mendimi se ekziston rreziku që të bien nën ndikimin amerikan. Për refugjatët e tjerë
mund të veprohej pas kontrollit nga policia.188
Pala shqiptare, pas vizitës, lejoi
vendosjen e shtabit të gjeneralit Markos në afërsi të Liqenit të Prespës, tipografinë në
rajonin e Korçës, si dhe dislokimin e qendrës së radiotrasmetuesit të ushtrisë në
rajonin e Tiranës.189
Po ashtu, u bënë përpjekje për mobilizimin, armatosjen dhe
dërgimin në Greqi të një numër refugjatësh grek. Me ndihmen e vendeve të tjera,
përfshirë Shqipërinë, Ushtria Demokratike intensifikoi armatosjen, përgatitjen e
stervitjen ushtarakisht të kontigjenteve, si dhe rritjen numrike të tyre. Më 24 dhjetor
të vitit 1947 u shpall krijimi i Qeverisë së Lirë Demokratike, me kryeministër
gjeneralin Markos Vafiadhis, i cili mbajti edhe funksionin e komandantit të
ushtrisë.190
Megjithse akt i ndërmarrë me nxitjen sovjetike, shpallja e qeverisë
demokratike reflektoi qëndrimin e dyzuar të qeverisë sovjetike. Ndërsa krijimit të
qeverisë iu bë një publicitet i madh nga media në BS, zyrtarisht qeveria demokratike
greke nuk u njoh nga qeveria sovjetike dhe për pasojë as nga vendet e tjera
komuniste, përfshirë Shqipërinë. Gjykohet se Stalini vlerësonte se dështimi i
mundshëm i qeverisë demokratike greke do të komprementonte rëndë BS-në dhe
komunizmin botëror.
Megjithë masat politiko – organizative që u morën, për fuqizimin e luftës
guerile, gjatë periudhës gjashtëmujore (tetor, nëntor, dhjetor të vitit 1947 – janar,
shkurt, mars të vitit 1948), nuk u arrit detyra e përcaktuar e rekrutimit, pasi numëri i
ushtrisë nuk arriti më shumë se 15.000 veta,191
ndonse sipas deklaratave të vetë
udhëheqësve të partisë e të ushtrisë demokratike dhe udhëheqësve shqiptarë, në depot
e magazinat e përcaktuara për ushtrine demokratike në Shqipëri, u grumbulluan
armatime dhe furnizime për një ushtri prej 50.000 vetësh. Gjithsesi, u ndërmorën disa
veprime luftarake sulmuese nga UDG-ja. Në tetor të vitit 1947 u ndërmuar sulmi për
marrjen e qytetit Mecovo (rreth 40 km në lindje të Janinës), por përfundoi me
dështim. Më 25 dhjetor të vitit 1947, u organizua dhe u krye sulm frontal për marrjen
e Konicës. Megjithë “heroizmin” e treguar nga repartet e angazhuara në luftim, UDG-
ja pësoi mbi 650 të vrarë e të plagosur dhe dështoi në marrjen e qytetit.192
Kështu, viti
1947 u mbyll me mos realizimin e dy detyrave kryesore të propaganduara me të
madhe, mobilizimi e shtimi i forcës efektive të UDG dhe veprimet mësymëse për
marrjen e qyteteve, shenja dobësie të ushtrisë demokratike dhe të luftës guerile në
tërësi.
Intensifikimi i luftës civile në vitin 1947, solli jo pak probleme për Shqipërinë.
Qeveria greke e akuzonte shtetin shqiptar se ndihmonte luftën partizane dhe UDG.
Nga ana tjetër predispozicioni i qeverisë shqiptare, për të ardhur në pushtet forcat e
majta në Greqi ishte shumë i madh. Prandaj, në përgjigje të kërkesave të gjeneralit
Markos, qeveria shqiptare ndërmori disa masa konkrete. Për të “hequr dyshimet” ndaj
emigrantëve (çamë dhe të tjerë), në vitin 1947 u krijua një komision hetimi, i cili
kishte si qëllim të hetonte krimet e kryera nga “bashkëpuntorët” e okupatorit në
Çamëri. Ky komision, ndërmori një fushatë kundër elementëve nacionalistë, duke
188
AQSH, F. 14/AP, viti 1947, D.4, fl.2,3. Sipas një letre në gjuhën italiane pa nënshkrim, dërguar J. B.
Titos më 24 shtator 1947, informohet për vizitën e paparashikuar të gjeneralit Markos Vafiadhis në
Shqipëri. 189
AQSH, F. 14/AP, MPKG, D.2, fl.7. Relacion mbi kalimin e trupave demokratike greke nëpërmjet
territorit shqiptar gjatë luftimeve në Gramoz, në mars-prill të vitit 1949 (dorëshkrim). 190
AQSH, F. 14/AP, MPKG, viti 1948, D.4, fl.7. Platforma e Marko Vafiadhis, paraqitur në mbledhjen e
Byrosë Politike të KQ të PKG, më 25 nëntor të vitit 1948. 191
AQSH, F. 14/AP, MPKG, viti 1948, D.4, fl.10. Platforma e Marko Vafiadhis, paraqitur në mbledhjen
e Byrosë Politike të KQ të PKG, më 25 nëntor të vitit 1948. 192
Po aty, fl.6.
30
marrë deklarata nga një pjesë e emigrantëve kundër pjesës tjetër, për të vërtetuar gjoja
bashkëpuntorët e gjermanëve. Për pasoj u goditën shumë njërëz të pafajshëm dhe u
zhvillua një diferencim politik midis refugjatëve çamë, duke persekutuar një pjesë të
tyre.193
Gjithashtu u bënë përpjekje të mobilizohej popullsia çame dhe të dërgohej në
Luftën Civile në Greqi, në përbërje të UDG, sipas kërkesës së komandantit të kësaj
ushtrie gjeneral Markos. Megjithë një far hezitimi, fillimisht qeveria shqiptare u
përpoq që mobilizimin t’a kryente mbi baza vullnetare, gjë që rezultoi pa sukses.194
Viti 1947 u mbyll me marrjen e inisiativës nga forcat qeveritare greke të
ndihmuara, përgatitura dhe të armatosura nga SHBA, si dhe me krijimin e
infrastrukturës së nevojshme për organizimin e kryerjen e operacioneve ushtarake
kundër forcave demokratike. Në fund të vitit 1947 u miratua ligji Nr.509 që shpallte
jashtë ligji PKG, organizatat masive politike, partitë e klubet demokratike, etj,195
çka
paralajmëronte zhvillime me pasoja edhe për marrëdhëniet shqiptaro – greke.
1.4. Ecuria e marrëdhënieve shqiptaro – sovjetike dhe vizita e Enver Hoxhës në Bashkimin Sovjetik, korrik 1947
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe BS, në nëntor
të vitit 1945, krijoi mundësi, për afrimin dhe forcimin e bashkëpunimit midis të dy
vendeve. Pavarësisht nga marrëdhëniet e afërta me Jugosllavinë, udhëheqja shqiptare
me kohë ishte e interesuar për lidhje të drejtpërdrejta me qeverinë sovjetike dhe PK të
BS. Në këtë aspekt, vendosja e marrëdhënieve diplomatike u shfrytëzua me intensitet
nga të dy palët.
Fillimsht, pala sovjetike rezultonte me një njohje shumë të kufizuar për
gjendjen në Shqipëri. Megjithë veprimtarinë e misionit ushtarak, njohja për
Shqipërinë dhe për PKSH, realizohej kryesisht nëpërmjet udhëheqjes jugosllave. Në
takimet e Stalinit, me delegacionet jugosllave në Moskë, çështja shqiptare do të ishte
shpesh prezent. Ai do pyeste “për lidhjet me Shqipërinë”196, për “politikën e
Jugosllavisë ndaj Shqipërisë’’197, për “mbarëvajtjen e punëve me shqiptarët’’198
, mbi
“gjendjen në PKSH’’ etj.199
Ambasadori i Bashkimit Sovjetik në Shqipëri D. S. Çuvahin, në kujtimet e tij e
pranon se kur mori detyrën e ambasadorit në vitin 1946, nuk kishte patur më parë
asnjë njohuri për këtë vend dhe se i vetmi burim informacioni kishin qenë shkrimet e
ndryshme në gazetat e revistat jugosllave, si dhe bisedat me kolegët e tij jugosllav që
kishin qenë më parë në Shqipëri.200
Informacion shumë i pakët për Shqipërinë,
reflektohet edhe në takimin e ministërit të Punëve të Jashtme të BS V. M. Molotov,
me përfaqësuesin e parë të shtetit shqiptar në Moskë Koço Tashko, me rastin e
193
AMPJ, viti 1944, D.147. 194
AQSH, F. 14/AP, STR, viti 1949, D.389, fl.1-4,19.Relacion i Drejtorisë së Organizim-inspektimit
mbi punën e berë nga grupet e punës lidhur me mobilizimin e masave të emigrantëve çamë për të
shkuar në radhët e UDG, më 24 mars 1949. 195
AQSH, F. 14/AP, MPKG, viti 1948, D.4, fl.9. Platforma e Marko Vafsiadhit (Letër e M. Vafsiadhit
dhe vendimi i Byrosë Politike të KQ të PKG, më 15 nëntor të vitit 1948). 196
Islam Lauka & Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumentet....., fl.100.(Takim i Stalinit më 9 janar 1945
me A. Hebrange, antar i KQ të PKJ dhe kryetar i Komitetit Kombëtar të Çlirimit të Jugosllavisë). 197
Milovan Gjilas. Fytyra e totalitarizmit, Tiranë, Fan Noli, 2007, fl.85.(Takim i Stalinit në prill 1947
me Gjilasin). 198Shaqir Vukaj. “Rusia dhe Kosova’’(Shënime të një diplomati), Tiranë, Erico Cuccia, 2007,
fl.93.(Takim i Stalinit me Kardelin, udhëheqësi nr 2 i Jugosllavisë). 199
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse ... fl.24.(Takim i Stalinit më 27
maj 1946 me Titon). 200
Çuvahin. Shërbimi im diplomatik në Shqipëri ... fl.16.
31
paraqitjes së letër kredencialeve në prill të vitit 1946. Ai interesohej dhe kërkonte
informacion për probleme të ndryshme të brendshme dhe të jashtme, por pyetja “në se
Shqipëria kishte apo jo marrëdhënie diplomatike me Anglin dhe Amerikën”, tregonte
mungesën e plotë të informimit ose të interesimit deri atëherë.201
Më vonë, gjatë
vizitës së delegacionit shqiptar në BS në dhjetor të vitit 1956, Molotovi do të pohonte
se “ unë i përkas asaj kategorie njerëzish që përpara Luftës së Dytë Botërore nuk i
kam dhanë shumë rëndësi Shqipërisë, unë nuk e kam njohur Shqipërinë’’202.
Ambasadori Çuvahin dhe diplomatët sovjetik, duke shfrytëzuar kontaktet dhe
takimet e ndryshme, kryesisht me udhëheqësit e partisë dhe të shtetit shqiptar, u
njohën hap pas hapi me gjendjen. Udhëheqja e PKSH kërkonte dhe dëshironte të
informonte me hollësi KQ të PK të BS, për gjendjen në vend dhe në parti, prandaj
ardhja e ambasadorit sovjetik u shfrytëzua në mënyrë intensive, për ta informuar kush
e kush më parë, për gjendjen në Shqipëri ku nuk mungonin dhe konsideratat personale
të udhëheqësve shqiptar për njëri - tjetrin. Në informimet e udhëheqësve shqiptar,
spikat një dualitet i heshtur midis tyre, por i dukshëm. Enver Hoxha e dinte se Moska
e njihte udhëheqjen shqiptare dhe atë personalisht, me syzet e Titos. Prandaj synimi i
Hoxhës, për të ndryshuar imazhin e tij, pasqyrohet pothuajse në të gjitha takimet me
përfaqësuesin sovjetik në Tiranë.
Në një nga takimet e para me Çuvahinin e sapoardhur, më 20 maj të vitit 1946,
Enver Hoxha e informoj për konfliktin që ekzistonte në udhëheqjen e partisë; për
qëndrimin që kishin mbajtur dy përfaqësuesit jugosllav Velimir Stojniç dhe Niaz
Dizdareviç në Plenumin II të KQ në Berat dhe i akuzoi ata për ndërhyrje e diktat në
këtë plenum.203
Sipas Hoxhës, Velimir Stojniç solli vendime të pa drejta, goditi e
mënjanoi atë nga drejtimi si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë; ndikoi në futjen në
Byronë Politike me mbështetjen e heshtur të Koçi Xoxes, të njerëzve të pa aftë si
Bedri Spahiu, Tuk Jakova, Pandi Kristo, Sejfulla Malëshova dhe krijoi dualizëm në
mes të KQ dhe qeverisë apo antagonizëm në mes të Koçi Xoxes e Nako Spirut etj.204
Enver Hoxha, menjëherë shpalosi mllefin e tij ndaj anëtarëve të tjerë të Byrosë
Politike. Ai u përpoq që të mos lejonte askënd ndër udhëheqësit shqiptarë t’i bënin
hije marrëdhënieve të tij të drejtpërdrejta me BS.
Për t’u paraqitur sa më luajal ndaj BS, por edhe për të konfirmuar më me forcë
pikëpamjet e veta, sipas tij të pranuara po ashtu nga Tito, Hoxha sapo u kthye nga
vizita në Beograd, më 3 korrik të vitit 1946, takoi ambasadorin sovjetik dhe e
informoi atë për rezultatet e asaj vizite. Ai, përveç vlerësimeve superlative për
marrëdhëniet, udhëheqjen jugosllave dhe Titon, e vuri në dijeni ambasadorin për
ankesën që i kishte bërë Titos lidhur me gabimet e dy përfaqësuesve jugosllavë
Velimir Stoiniç dhe Niaz Dizdaroviç në Plenumin e Beratit të nëntorin e vitit 1944,
sidomos për mënjanimin e tij nga drejtimi i partisë dhe përfshirjen në Byronë Politike
të të pa aftëve etj, ashtu siç e kishte informuar Çuvahinin para vizitës. Sipas tij, Tito
kishte „deklaruar se përfaqësuesit e PKJ kishin bërë budallallëqe në Shqipëri dhe se,
sapo kanë arritur atje, kanëfilluar të marrin poza prej „babai“, pa marrë parasysh si
duhet mendimet e drejtueseve të vendit“205. Tito kishte porositur për forcimin e
201
Islam Lauka & Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse ..., fl.106. (Shih: Shaqir
Vukaj. Rusia dhe Kosova ...., fl.85). 202
AQSH, F. 14/AP, viti 1956, D.18, fl.43. Takime të delegacionit të kryesuar nga Enver Hoxha me
udhëheqësit sovjetikë, gjatë vizitës së tij në dhjetor të vitit 1956. (Dolli e ngritur nga Molotovi në
darkën e shtruar nga udhëheqja sovjetike për nder të delegacionit shqiptar, më datën 23 dhjetor
1956). 203
Ismail Lauka & Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse .... fl.118. 204
Po aty. 205
Po aty, fl.126.
32
unitetit dhe këtë duhet ta bënte Sekretari i Përgjithshëm i Partisë (pra Enver Hoxha –
E. M), gjë që duhej të kuptohej edhe nga Koçi Xoxe, i cili sipas tij duhej të merrej
vetëm me çështjet organizative dhe të mos bënte kurrfarë politike.
Në bisedën me Çuvahinin, E. Hoxha midis të tjerave shtroi edhe nevojën e
riorganizimit të plotë të Shtabit të Përgjthshëm dhe preku çështjen e emrimit të
gjeneralmajor Mehmet Shehu në postin e shefit të Shtatmadhorisë të ushtrisë. Ai, duke
i vlerësuar aftësitë e tij, i parashtroi ambasadorit sovjetik, M. Shehun si “e vetmja
kandidaturë për në postin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare. Do
të na duhet t’a tërheqim nga Moska, pa e lënë për t’a përfunduar Akademinë”
nënvizoi ai. Dhe në fund të vitit 1946, pa përfunduar Akademinë e Shtabit të
Përgjithshëm “Vorshillov” në Moskë, M. Shehu u emërua në funksionin e Shefit të
Shtatmadhorisë.206
Me t’u emëruar në këtë funksion, ai kërkoi këshilltarë ushtarakë
sovjetikë pranë Shtatmadhorisë duke këmbëngulur për marrjen e përvojës ushtarake
sovjetike.
Pothuajse në të njëjtën mënyrë vepronte dhe Koçi Xoxe. Më 13 korrik të vitit
1946 M. A. Suslov (drejtor i Drejtorisë së Punëve të Jashtme të KQ të PK të BS) i
dërgonte një letër sekretarit të KQ Andrei Alexandrovich Zhdanov (më tej: Zhdanov),
për situatën në udhëheqjen e PKSH, referuar disa materialeve të marra nga Koçi
Xoxi. Sipas tij, Koçi Xoxe e informonte për situatën në udhëheqjen e PKSH, ku
përveç disa arritjeve, nuk ekzistonte uniteti i vërtet në udhëheqjen e partisë, gabimet e
Sejfulla Malëshoves ishin përkrahur në Byronë Politike nga Bedri Spahiu dhe Tuk
Jakova, të cilët kërkonim të largoheshin nga kjo byro për pamundësi të përballimit të
detyrave, kishte akoma dyshime e mos besim në veprimtarinë e KQ, partia nuk kishte
bërë luftë kundër sektorit privat për forcimin e sektorit shtetëror si sektor socialist,
nuk ishte vlerësuar rreziku anglo – amerikan dhe kërkohej legalizimi i partisë përpara
zhvillimit të kongresit etj.207
Gjithashtu, më 21 shtator të vitit 1946, Enver Hoxha në bisedime me
Çuvahinin, ankohej për gjendjen jo normale në Byronë Politike, ku ai, Koçua dhe
Nako punonin, ndërsa Bedriu, Tuku e Pandi nuk merrnin pjesë në diskutime dhe nuk
bënin asnjë punë. Sipas tij, kishte mosmarrëveshje të ashpra mes Koçi Xoxes dhe
Nako Spirut. Çdo kritikë të Nakos, Koçi Xoxe e priste me sedër të sëmurë, por edhe
disa masa e propozime të Hoxhes nuk i pëlqenin, disa ngjarje i vlerësonte në mënyrë
sipërfaqësore etj. Në këto kushte,Enver Hoxha i propozoi Çuvahinit zgjerimin e
Byrosë Politike me njerëz të rinj e aktivë, konkretisht me Mehmet Shehun, Kristo
Themelkon, Fadil Paçramin, Hysni Kapon dhe Liri Belishovën, si dhe i parashtroi
ambasadorit edhe ndryshimet që mendonte të bëjë në përbërjen e KQ, duke shtuar
numrin e anëtarëve nga 18 në 27, deri 30 veta, plus 7 deri 9 kandidatë, duke përfshirë
si anëtarë të rinj: Misto Treskën, Haki Toskën, Nesti Zoton, Ramadan Çitakun dhe
duke përjashtuar, sipas tij, persona të paaftë, dembel dhe të dyshimtë, si Kadri Hoxha
etj.208
Për t’u njohur më nga afër me gjendjen në Shqipëri, në shkurt të vitit 1947,
bëri një vizitë përfaqësuesi i Drejtorisë së Politikës së Jashtme të KQ të PK të BS P. I.
Mancha (më tej: Mança). Në raportin e paraqitur udhëheqjes më të lartë sovjetike,
përshkruhet me hollësi situata politike dhe gjendjen e PKSH nga çlirimi i vendit.209
Në raport pasqyroheshin ndryshimet e bëra, zhvillimi i zgjedhjeve dhe shpallja e
206
Po aty, fl. 129, 130. Bisedë e E. Hoxhës me ambasadorin sovjetik Çuvahin më 3 korrik të vitit 1946,
për rezultatet e vizitës së tij në Beograd. 207
Ismail Lauka & Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse...... fl.131. 208
Po aty, fl.140-141. 209
Po aty, fl.109.
33
Shqipërisë - Republikë Popullore, rolin drejtues të PKSHnë jetën e vendit, mungesën
e partive të tjera, anëtarët e Byrosë Politike dhe udhëheqësit kryesor të partisë,
përbërjen sociale të partisë, përfaqësimin e veprimtarisë së partisënga Fronti
Demokratik, vendimet e Plenumit V të KQ, forcat reaksionare në Veri që vepronin
kundër qeverisë, si dhe problemet më kryesore që shqetësonin KQ të PKSH.210
Në këtë raport vlerësohej se njëndër gabimet kryesore të PKSH, ishte fakti se
nuk ishte përcaktuar drejt që në fillim vija politike për afrimin me BS dhe
Jugosllavinë, si dhe nuk ishte vlerësuar rreziku anglo-amerikan, duke mbajtur
qëndrim të njëjtë ndaj të tre aleatëve (BS, Britani e Madhe dhe SHBA). Si shqetësim
kryesor, nënvizohej kërkesa e Byrosë Politike të PKSH për vendosjen e lidhjeve të
posaçme, të përhershme e këshilluese me KQ të PK të BS; pajisjen e kuadrove
udhëheqëse të partisë me arsimin marksist-leninist në shkollat politike sovjetike dhe
të studentëve në institucionet e larta arsimore; dërgimin e mësuesëve për mësimin e
gjuhës ruse; dërgimin nëBS të një delegacioni të intelektualëve dhe në Shqipëri të
grupeve artistike, si dhe të një ekipi xhirimi për filma dokumentar etj.211
Ky raport, rezulton hapi i parë për vendosjen e marrëdhënieve të drejtpërdrejta midis
PKSH dhe PK të BS, pasi një përfaqësues i kësaj partie mori kontakt dhe njohu nga
afër udhëheqësit dhe gjendjen në partinë shqiptare.
Enver Hoxha vijoi hap pas hapi t’u sërvirte sovjetikëve informacion të
hollësishëm edhe për marrëdhëniet shqiptaro - jugosllave. Megjithëse, pak muaj më
parë i vlerësonte maksimalisht këto marrëdhënie, më 3 maj të vitit 1947 në takimin
me Çuvahinin hidhte dritë mbi mosmarrëveshjet shqiptaro - jugosllave në fushën
ekonomike e financiare.212
Ai e informoi ambasadorin për ecurinë e këtyre
marrëdhënieve, marrëveshjet e nënshkruara, si dhe vështirësitë në diskutimet me
palën jugosllave, kushtet e vëna për kredinë, shoqëritë e përbashkëta, bashkëpunimin
doganor e unifikimin e çmimeve, si dhe kalimin e valutës së lirë të Shqipërisë në
bankat jugosllave.213
Në të gjithë këtë mori informacioni politik dhe ekonomik, takimesh,
bisedimesh dhe këmbim letrash vihen re momente, të cilat tërheqin vëmendjen në disa
drejtime:
Udhëheqja shqiptare, për shkak të zhvillimeve të brendshme në vend e në parti, të
izolimit e të marrëdhënieve të kufizuara vetëm me Jugosllavinë, kërkonte të kishte
marrëdhënie me BS dhe PK të BS pa ndërmjetësimin e jugosllavëve, por në mënyrë të
drejtpërdrejt, duke krijuar mundësi për institucionalizimin e këtyre marrëdhënieve.
Enver Hoxha, e informonte gjendjen në udhëheqjen e partisë, të KQ e të vendit në
tërësi, si dhe të marrëdhënieve shqiptaro - jugosllave si shumë serioze, duke lënë të
kuptohet se përgjegjësia qëndronte te ndërhyrja e thellë jugosllave në plenumin e
Beratit dhe te qëndrimi jo i drejtë i një pjese të Byrosë Politike, ndërkohë shfajësonte
maksimalisht veten e tij. Hoxha e kuptonte se mbështetja e PK të BS, koka e kampit
socialist, do të ishte rezultati më i rëndësishëm për PKSH, por sidomos për karrierën e
më tejshme të tij.
Enver Hoxha, duke njohur rezervat e udhëheqjes jugosllave për personin e tij
dhe përkrahjen e tyre për Koçi Xoxen që në Plenumin e Beratit, si dhe për të shpëtuar
nga ky dyshim e nga tutela jugosllave, synonte diku hapur dhe diku jo hapur të jepte
mesazhin tek sovjetikët se problemet serioze e të rënda në PKSH e në udhëheqjen e
saj e kishin burimin te ky plenum. Mesazhi pasqyronte qëndrimin e Hoxhës se në atë
210
Po aty, fl.110-114. 211
Po aty, fl.115. 212
Çuvahin. Shërbimi im diplomatik në Shqipëri ...., fl.44. 213
Po aty, fl.46, 47.
34
plenum ai ishte goditur padrejtësisht, nën ndikimin e përfaqësuesëve jugosllavë dhe
për rrjedhojë në Byronë Politike nuk kishte marrëdhënie të shëndosha. Në këtë
mënyrë Hoxha bënte testim, por në të njëjtën kohë përgatitej për rivlerësimin e
Plenumit të Beratit të vitit 1944, sapo të siguronte përkrahjen e sovjetikëve dhe duke
bërë diferencime midis anëtarëve të Byrosë Politike, kërkonte krijimin e opinionit, për
përgjegjësit e mungesës së unitetit e të marrëdhënieve jo të shëndosha në byro.
Duke u gjendurpara kongresit të parë të partisë, kërkohej mbështetja dhe
përkrahja sovjetike, për problemet më të diskutueshme si analiza e veprimtarisë
politike të KQ, organizimi i organeve drejtuese dhe legalizimi i Partisë. Në kongres,
me jugosllavët dhe nën ndikimin e tyre, Enver Hoxha nuk mund të rivlerësonte
Plenumin e Beratit. Ai, nuk do të arrinte të mënjanonte mundësinë që vendimet e atij
plenumi të shfrytëzoheshin për t’u goditur përseri nga Koçi Xoxe ose nga ndonjë
koleg tjetër.
Për diskutimin e të gjithë këtyre problemeve, kërkohej me insistim të ndikohej
e të bindej KQ i PK të BS, për të ftuar për vizitë në Moskë, një delegacion zyrtar të
nivelit të lartë duke lenë të kuptohet se në krye të tij duhet të ishte vetë Enver
Hoxha.Ai i deklaroi ambasadorit Çuvahin “se e presim me shumë emocion atë ditë,
kur do të ftohemi në Moskë“ dhe se “ dyshon në volinë e vizitës së Koçi Xoxes në
Moskë”214, duke vënë në dyshim aftësitë e tij dhe të tjerëve për të paraqitur gjendjen
para udhëheqjes sovjetike.
Lidhur me këto zhvillime, pala sovjetike reagonte sipas qëllimeve dhe
interesave të saj, por duke mos cenuar “kujdestarinë” e Jugosllavisë për Shqipërinë.
Kështu, kërkesave të udhëheqjes shqiptare për të vizituar BS u ishte shmangur me
heshtje. Në takimin me Titon më 27 maj të vitit 1946, vetë Stalini kishte nënvizuar se
“ka ardhur njoftimi se Koçi Xoxe dëshiron të vijë në Moskë, për të shqyrtuar disa
çështje përpara Kongresit të Partisë. Edhe Enver Hoxha ka shprehur dëshirën për të
ardhur në Moskë së bashku me Xoxen”.Përgjigja e Titos ishte se “çështja e vajtjes së
Xoxes dhe Hoxhës në Moskë, të shikohet pas ardhjes në Beograd“. Në vartësi të këtij
akordi, Stalini theksoi se „ardhja e shqiptarëve në Moskë, mund të shkaktojë reagim
të pakëndshëm nga ana e anglezëve dhe amerikanëve, dhe kjo do të ndërlikonte më
shumë gjendjen e politikës së jashtme të Shqipërisë“. Sipas Stalinit „tani nuk është e
përshtatshme as për ata, as për neve“215. Në zbatim të këtyre udhëzimeve, ambasadori
sovjetik Çuvahin, në një takim me Koçi Xoxen më 12 qershor të vitit 1946, njoftoi
zyrtarisht përgjigjen e qeveris sovjetike, për mos vajtjen e çdo udhëheqësi shqiptar për
vizitë në BS, sepse një gjë e tillë “nuk do të ishte në dobi as të interesave të RPSH e
as të BRSS”216.
Megjithë refuzimin e vizitës në BS të udhëheqësve shqiptarë, në fillim të
muajit mars të vitit 1947, sektori i politikës së jashtëme të KQ të PK të BS, në kuadrin
e njohjes harton një raport tepër të hollësishëm “Mbi Partinë Komuniste Shqiptare”,
duke filluar me krijimin dhe gjithë veprimtarinëe saj, gjatë dhe pas lufte.217
Në këtë
raport, gjënin pasqyrim një pjesë e mirë e problemeve e shqetësimeve të evidentuara
nga udhëheqësit shqiptar e sidomos nga Enver Hoxha. Midis të tjerave, vlerësohej
lufta ndaj “veprimtarisë oportuniste, sektare, përçarëse e karrieriste të përfaqësuara
nga trockisti dhe ideologu i restaurimit të kapitalizmit në Shqipëri Sejfulla
Malëshova’’. Kritikohej qëndrimi i partisë nën ndikimin e tij, për përcaktimin e një
vije politike jo të drejtë, duke e cilësuar BS si aleat njësoj si Amerikën dhe Anglinë.
214
Islam Lauka & Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumentet ..... fl.119. 215
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova ....., fl.24,26. 216
Po aty, fl. 27. 217
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova ......, fl.38-43.
35
Gjithashtu, në raport konsiderohej ndërhyrje brutale në punët e brendshme të PKSH të
përfaqësuesëve të partisë jugosllave e në veçanti të Velimir Stoiniç, me këshillat e tyre
jo të drejta. Për veprimtarinë e Stoiniçit, një vlerësim të ngjashëm kishte dërguar edhe
Çuvahini në shënimin drejtuar sektorit të Politikës së Jashtme të KQ të PK të BS më
26 maj 1946. Ai e njoftonte Moskën për gabime serioze politike të Stoiniçit, si dhe për
fain e tij për ftohjen e marrëdhënieve reciproke midis Tiranës e Beogradit. Raporti
tregon se informimet e Enver Hoxhës e kishin bërë punën e vet tek ambasadori
sovjetik në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, raporti vlerësonte masat e marra për
orientimin politik drejt BS, për spastrimet në parti e ndreqjen e gabimeve, si dhe
vënien e partisë në udhë të mbarë.218
Nga ana tjetër, fillimi i vitit 1947 u karakterizua nga acarimi i mëtejshëm i
marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave. Në fakt vështirësi të mëdha, kundërshti dhe
mosmarrëveshje u shfaqen qysh gjatë bisedimeve e diskutimeve për hartimin e
nënshkrimin e tyre. Nako Spiru, në funksionin e kryetarit të delegacionit ekonomik
shqiptar, negociator dhe eksperti kryesor, në bisedimet me palën jugosllave, në shumë
raste kishte shprehur kundërshtimet e tij për shumë propozime dhe pikëpamje të
papranueshme, duke vënë në dijeni në vijimësi udhëheqjen e partisë dhe të qeverisë.
Për problemet e çmimeve, Nako Spiru që në fillim theksonte se është njëçështje
që“duhet studjuar mirë në vend dhe nuk mund të aplikohet menjëherë”219, se mund të
realizohej unifikimi i çmimeve vetëm në rast se pala jugosllave “siguron produktet për
tregun shqiptar”, si dhe “nuk mund të barazohej leku me dinarin po nuk u ngjall më
tepër jeta ekonomike e vendit”220. Çështja kryesore e mosmarrëveshjeve vlerësohej
“caktimi i materaleve dhe dërgimi i tyre” nga pala jugosllave,221
si dhe kërkesa ndaj
autoriteteve e organeve jugosllave për respektimin e afateve dhe saktësimin e shpejtë
të planit të investimeve”222, sipas marrëveshjeve të nënshkruara. Në mënyrë të
veçantë, në ecurin e veprimtarisë të shoqërive të përbashkëta dhe konkretizimit të
Konventës Ekonomike u evidentuan raste të shumta mosrespektimi të detyrimeve dhe
angazhimeve nga pala jugosllave për personelin tekniko – profesional të
domosdoshëm, për materiale, makineri e pajisje, për lëvrimin e ndihmave e kredive
financiare etj.223
Pasojat e këtyre vështirësive u dukën në realizimin e planit të vitit
1947 dhe hartimin e projektplanit pesëvjeçar. Në këto kushte shumë të vështira
ekonomike, ministri Nako Spiru, pas konsultimeve me Enver Hoxhën, u kërkoi
autoriteteve jugosllave respektimin e marrëveshjeve dhe filloi zyrtarisht të
kundërshtonte aspekte të këtyre marrëveshjeve, u ankua lidhur me (nën)vlerësimin që
u bëhej mallrave shqiptare nga pala jugosllave, si dhe rreth metodës me anën e së cilës
përllogariteshin investimet shqiptare në shoqëritë me kapital të përbashkët.224
Nako
Spiru, ishte i pari udhëheqes shqiptar që u rebelua hapur kundër Jugosllavisë, duke
kërkuar zhvillimin e pavarur të Shqipërisë.225
Gjendur përballë kundërshtimeve të para nga një udhëheqës i PKSH, KQ të
PKJ nëpërmjet përfaqësuesit të tij Savo Zllatiç*, në qershor të vitit 1947, paraqiti
218
Po aty, fl.43. 219
AQSH,F. 14/AP, MKPJ, viti 1946, D.12, fl.10. Radiogram i Nako Spirut dërguar Enver Hoxhës, nga
Beogradi më 16.11.1946, mbi bisedimet e zhvilluara me autoritetet jugosllave. 220
Po aty, fl.15. 221
AQSH, F. 14/AP, MKPJ, viti 1947, D.6, fl.1. Telegram i Nako Spirus nga Beogradi dërguar Enver
Hoxhës, më 16 prill të vitit 1947 222
AQSH, F. 14/AP, MKPJ, viti 1947, D.6, fl.4. 223
Historia e Popullit Shqiptar, vëll.IV, ...... fl.242. 224
Bernd J. Fischer.“Diktatorët e Ballkanit”, Tiranë, AIIS, 2009, fl.275. 225
Milovan Gjilas. Fytyra e totalitarizmit ... fl.85, 86. *Savo Zllatiç(1912-2007), mjek dhe politikan kroat e jugosllav. Më 1934 u anëtarësua në PKJ. Nga
36
kritikën ndaj udhëheqjes shqiptare, sidomos për vijën ekonomike të ndjekur prej saj
dhe për ekzistencën e dy vijave në KQ të PKSH, duke aluduar për persona të
veçantë.226
Akuza e udhëheqjes jugosllave ndaj KQ të PKSH shënoi zyrtarizimin e
mosmarrëveshjeve shqiptaro-jugosllave. Nga ana e saj, udhëheqja shqiptare u përpoq
t’i trajtonte këto akuza si të meta, gabime, lëshime ose ngadalësime nga të dy palët, të
cilat duheshin analizuar e zgjidhur me gjakftohtësi e objektivitet bashkërisht, duke
mos pranuar shtrembërime vije ose një vijë të dytë antijugosllave.227
Pas diskutimeve
e sqarimeve të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes me Nako Spirun, tezat jugosllave u
shtruan në Byronë Politike dhe më datën 4 korrik të vitit 1947 iu kthye
përgjigjepërfaqësuesit jugosllav Zllatiç. Në përgjigje pranohej se ka gabime, lëshime e
të meta nga shqiptarët, por edhe nga jugosllavët e lidhur me problemet shqiptare.
Ndërsa konkludohet se KQ nuk pranon se ka “shtrembërime vije ose një vijë të
dytë”228
Savo Zllatiç, i pakënaqur me përgjigjen reagoi menjëherë. Ai në përgjigjen e
tij këmbëngulte fort në pikëpamjen se “kjo është një vijë e dytë dhe nuk është vija e
vërtet e Komitetit Central” dhe në rast se nuk shikohej çështja kështu, nuk mund të
zgjidheshin problemet e rënda që dilnin përpara. Duke e konkretizuar kritikën më tej,
ai vinte në dukje se “kishte disa pikëpamje të kundërta me Nakon, në lidhje me
praktiçizmin e tepruar të tij dhe çështjen e drejtimit operativ”229. Sipas tij, Nako Spiru
duhej të ishte më energjik në lidhje me specialistët, porse edhe KQ duhet të kërkoi më
shumë prej tyre. Përgjigja jo aprovuese e Zllatiçit dhe qëndrimi i fortë në pikëpamjet e
tij e ndërlikonte akoma më tepër situatën. Për të përforcuar pakënaqësinë ndaj
reagimit të palës shqiptare, largohet në shënjë proteste këshilltari ekonomik jugosllav
Kreiger i atashuar pranë Nako Spirut.
Nako Spiru, jo vetëm ishte udhëheqësi i parë shqiptar që kundërshtoi zyrtarisht
diktatin jugosllav, por në të njëjtën kohë u bë edhe shpresë për të dalë nga tutela
jugosllave e për të gjetur mundësi bashkëpunimi me BS, si e vetmja mënyrë për të
ndihmuar vendin nga vështirësit shumë të mëdha në të cilat ndodhej. Periodikisht,
udhëheqës të veçantë përfshirëedhe Enver Hoxhën, në mënyrë të përsëritur në forume
partie e publike, ishin deklaruar për zgjerimin e marrëdhënieve me BS. Duke
qenëpersoni përgjegjës për problemet ekonomike dhe objekt e subjekt i vështirësive
që sillte pala jugosllave në marrëdhëniet e bashkëpunimit shqiptaro-jugosllave, Nako
Spiru periodikisht i kishte bërë prezent edhe me sovjetikët këto shqetësime. Ashtu siç
kujton ambasadori sovjetik në Shqipëri Çuvahin, Nako Spiru disa herë kishte folur për
vështirësitë e marrëveshjeve me jugosllavët.
Në kushte tepër të vështira të gjendjes ekonomike, të evidentimit të
mosmarrëveshjeve me jugosllavët dheakuzës e kritikës ndaj Nako Spirut, në fillim të
korrikut të vitit 1947 Enver Hoxha i kërkoi ambasadorit sovjetik që t’i krijohej
mundësia përsonalisht për të diskutuar me qeverinë sovjetike planet për zhvillimin e
ekonomisë së Shqipërisë.230
Këtë radhë përgjigja e palës sovjetike ishte pozitive dhe
menjëherë u arrit marrëveshja që delegacioni i partisë dhe qeverisë shqiptare të
fundi i vitit 1943 bëhet anëtar i Byrosë Politike të KQ të Partisë Komuniste të Kroacisë dhe
kandidat i KQ të PKJ, në Kongresin V të saj. Më 8 gusht 1946 kryesia e Presidiumit të Kuvendit
Popullor të RPFJ vendosi emërimin e Savo Zllatiçit si përfaqësues i jashtëzakonshëm për çështjet
ekonomike në Shqipëri, në rangun e ministrit për jasht shteti të grupit të dytë. 226
AQSH, F. 14/AP, viti 1947, D.3, fl.1. Biseda e Enver Hoxhës me Zllatiçin më datën 4 korrik të vitit
1947, në lidhje me kritikën e tij, në emër të KQ të PK të Jugosllavisë. 227
Po aty fl.2,3. 228
AQSH, F. 14/AP, MPKJ, viti 1947, D.3, fl.2. 229
Po aty, fl.7. 230
Çuvahin. Shërbimi im diplomatik...., fl.36.
37
shkonte në Moskë për vizitë zyrtare në mesin e muajit korrik të vitit 1947.
Në këtë mënyrë, me një veprimtari intensive dy palëshe dhe në kushtet e
ecuris jo të mirë të marrëdhënieve me Jugosllavinë, u përgatitën kushtet për vizitën
zyrtare të Enver Hoxhës në Moskë, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë.Më 14
korrik, delegacioni me në krye Enver Hoxhën u nis për në BS. Në delegacion, bënin
pjesë Koçi Xoxe zëvendëskryeministër, ministër i Punëve të Brendshme dhe sekretar
organizativ i KQ; Spiro Koleka, kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit; Abdyl
Këllezi, ministër i Financave dhe Kiço Ngjela, ministër i Tretisë së Jashtme. Në ditën
e dytë të vizitës, delegacioni u prit nga Stalini dhe Molotovi.231
Stalini, pasi vlerësoi
lart luftën e shqiptarëve kundër pushtuesëve italo - gjerman, dëgjoi raportin e Enver
Hoxhës mbi situatën në vend, vështirësit ekonomike dhe gjendjen në PKSH. Ai,
këshilloi që partia të ndryshonte emrin në Parti e Punës, porositi që kërkesat e
delegacionit të zgjidheshim pozitivisht, si dhe shprehu sigurinë se BS nuk do ta linte
në baltë Shqipërinë, në përballjen me intrigat e perëndimit dhe me situatën
shqetësuese në kufirin shqiptaro-grek. Në darkën zyrtare për nder të delegacionit, në
një bisedë konfidenciale me Enver Hoxhën, Stalini u interesua për jetën e popullit
shqiptar dhe gjendjen e fshatarësisë, për sipërfaqen e tokës së punueshme, për
marrëdhëniet e qeverisë me klerin, për sasinë dhe cilësinë e naftës, të metaleve me
ngjyra etj.232
Stalini u shpreh i pakënaqur ndaj politikës së udhëheqjes jugosllave dhe
deklaroi se Shqipëria ishte vend i pavarur, gjë që duhet ta tregonte në marrëdhëniet
me vendet e tjera. Për situatën në kufirinë shqiptaro - grek dhe pretendimet territoriale
të monarko - fashistëve grek, Stalini theksoi se provakacionet e tyre lidhen me intrigat
e qarqeve të caktuara anglo - amerikane, të cilët kërkonin të forconin pozitën e tyre në
Ballkan. Sipas tij, ata “do të vazhdojnë t’ju provokojnë”, por “nuk do të bejnë dot
sulm”233.Ai kërkoi që Shqipëria të forconte mbrojtjen e kufijve jugor, por shprehu
bindjen se provokacionet greke nuk do tëçonin në luftë. Stalinii pohoi delegacionit se
BS do ta ndihmonte Shqipërinë, për zgjidhjen e problemeve të saj, për pajisjen e
industrisë e të bujqësisë, për zhvillimin e arsimit e të kulturës, për forcimin e ushtrisë
etj. Gjithashtu, ai premtoi fabrika e makineri, ndërkohë që armatimi e pajisjet
ushtarake do të jepeshin falas.234
Në komunikatën zyrtare mbi bisedimet dy palëshe,
midis të tjerave u deklarua se “duke i’u përgjigjur kërkesës së qeverisë shqiptare,
qeveria sovjetike i akordoi Shqipërisë një kredi në bazë të së cilës BS merrte përsipër
t’i lëvronte Shqipërisë pajisje për degët e industrisë së lehtë, asaj pyjore dhe makineri
bujqësore”235.
Vizita e Enver Hoxhës në Moskë, pati ndikim dhe reflektim në disa drejtime:
Kjo vizitë vërtetoi disa nga synimet e kahershme të Enver Hoxhës
personalisht, duke e shpëtuar imazhin e tij në një moment shumë delikat për të
ardhmen e karrierën e mëtejshme. Deri në këtë periudhë, Stalini e njihte nga opinionet
e Titos dhe udhëheqësve të tjerë jugosllav. Moska kishte një far preference për Koçi
Xoxen (sigurisht nën ndikimin jugosllav), i cili nga shtatori deri në fund të tetorit
tëvitit 1947 u ftua për kurime e pushime në BS dhe në të njëjtën kohë zhvilloi
konsultime me KQ të PK të BS për statutin e partisë.Sipas dokumenteve sovjetike, në
fund të vitit 1947, pozitat e Koçi Xoxes vlerësoheshin në BS si më të parapëlqyeshme.
231
Po aty, fl.36. 232
Po aty, fl.38. 233
AQSH,F. 14/AP, OU, viti 1947, D.1, fl.109. Plenumi VII i KQ tzë PKSH, mbajtur më 30 gusht të
vitit 1947, në të cilin Enver Hoxha për situatën ndërkombëtare citon porositë e Stalinit. 234
Iliaz Fishta & Valentin Toçi. Ekonomia e Shqipërisë në vitet e ...... fl.364. 235
Çuvahin. Shërbimi im diplomatik...... fl.38.
38
Ai ishte i vetmi udhëheqes shqiptar, me të cilin ishin zhvilluar konsultime me
udhëheqësit sovjetik për të gjitha çështjet e politikës partiake dhe shtetërore të
Shqipërisë.236
Koçi Xoxe, vlerësohej edhe për faktin se në emër të PKSH, nënshkroi
më vonë dokumentin në mbështetje të Rezolutës së Informbyrosë dhe njihej simpatia
e tij për BS e marrëdhëniet e mira të punës me udhëheqjen e Kremlinit. Megjithatë,
vizita e suksesshme e Enver Hoxhës në Moskë, në aspektin e brendshëm pati një
ndikim në favorin e tij, sidomos ndaj udhëheqësve të tjerë dhe kundërshtarëve
politikë, ndërsa në aspektin e jashtëm fitoi përkrahjen e simpatinë e Stalinit. Në gusht
të vitit 1947 iu njoh merita nga qeveria sovjetike, duke qenë i vetmi udhëheqës
shqiptar që u dekorua me Urdhërin e Suvorovit të klasit të parë.237
Nëpërmjet kësaj vizite u arrit institucionalizimi i marrëdhënieve me KQ të PK
të BS, si një ënderr e vetë Enver Hoxhës. Mjafton të kujtojmë, se gjatë vizitës një
vëmendje shumë specifike i’u kushtua diskutimit të zgjatur me sekretarin e KQ të PK
të BS Zhdanov, për çështjet organizative të partis dhe për problemet e organizimit
ushtarak. Lidhur me çështjet organizative të partisë u diskutua që nga struktura e
përbërja e Komitetit Qendror, Byrosë Politike, organeve të kontrollit të partisë e deri
te ndryshimi i emrit, marrëdhëniet e saj me Frontin Demokratik, organizimin e rinisë,
si dhe rolin e partisë në drejtimin e shtetit.238
Me hollësi u diskutuan problemet e
legalizimit të partisë, si dhe të përpunimit e të përmbajtjes së programit dhe të statutit
të saj. Zhdanovi rekomandoi që të shfrytëzohej gjerësisht statuti, përvoja dhe
eksperienca e PK të BS.
Nga kjo vizitë Shqipëria pati dobi e përfitime të rëndësishme
ekonomike.Qeveria Sovjetike dhe Stalini, në vartësi të situatës dhe të interesit të tyre,
vizitën e delegacionit shqiptare vlerësuan dheofruan ndihmë ekonomiko - ushtarake të
konsiderueshme. Shpresa e Enver Hoxhës ishte nënshkrimi me BS të një traktati të
miqësisë dhe ndihmës reciproke, por pala sovjetike nuk e kishte në axhendën e
bisedimeve. Në këtë mënyrë, Shqipëria mbeti i vetmi vend i bllokut komunist (bashkë
me Republikën Demokratike Gjermane) që nuk nënshkroi traktat të miqësisë dhe të
ndihmës reciproke me BS. Një qëndrim i tillë lidhej me faktorin jugosllav dhe atë
perëndimor. Deri në atë kohë një traktat sigurie me Shqipërinë mund të “cënonte
kujdestarinë’’ jugosllave ndaj Shqipërisë apo planet e ardhshme për bashkim. Nga ana
tjetër, një akt i tillë vlerësohej si i rrezikshëm në rast të një provokimi të armatosur
kundër Shqipërisë nga Perëndimi. Prandaj, traktati i miqësisë dhe i ndihmës reciproke,
në një mënyrë u zëvendësua nga sovjetikët me marrëveshjen e veçantëushtarake.Për
rrjedhojë, qeveria sovjetike vijoi të ofrojë nënshkrimin e marrëveshjeve për dhënie
kredie dhe për shkëmbime tregtare, si dhe marrëveshjen për furnizimin e Shqipërisë
me armatime e pajisje ushtarake, të cilat ishin një hap përpara në marrëdhëniet
ndërmjet të dy vendeve.
Marrëveshja, për dhënien Shqipërisë me kredi, material industrial dhe mallrat
të tjera u nënshkrua më 25 korrik të vitit1947 nga Enver Hoxha dhe Mikojani për
qeverinë sovjetike. Ndryshe nga marrëveshja e dy viteve të shkuara, për herë të parë u
236
Shaqir Vukaj.“Rusia dhe Kosova....., fl.99. (Për më tepër shih: Islam Lauka & Eshref Ymeri.
Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse .... fl.148. Sipas sovjetikëve, për vizitën e Enver Hoxhës
„të gjithë punën paraprake e kreu Koçi Xoxe gjatë takimeve me përfaqësuesit e sekretariatit të A.A. zhdanovit dhe të Drejtorisë së Politikës së Jashtme të PK të BS me në krye M.A. Suslov; Shih:
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse .... fl.65-66). 237
Nina Smirnova. Historia e Shqipërisë ...... fl.326. 238
AQSH, F. 14/AP, MPKBS, viti 1947, D.1, fl.1-35 dhe 43-45. Material dokumentar përgatitur për të
diskutuar me udhëheqësit sovjetikë, lidhur me: legalizimin e parties; kongresin e parties;
programin,statutin dhe strukturën e KQ; ushtrinë etj.
39
ofrua kredi, për blerjen e makinerive e pajisjeve për objekte industriale.239
Marrëveshja
pranonte kërkesën e qeverisë shqiptare për të ndihmuar në ndërtimin e ndërmarrjeve
industrial dhe për furnizimin me makina bujqësore dhe material të tjera. BS ofroi një
kredi prej 6 milionë dollarë që do të përdorej kryesisht për të paguar: makineritë e dy
fabrikave të pambukut (njëra në vitin 1948 dhe tjetra më 1951), makineritë e një
fabrike lëkurësh 500 ton në vitin 1950, makineritë e një fabrike sheqeri 8 - 10.000 ton
në vitin 1950, si dhe makina bujqësore e material të tjera për vitin 1947 - 1949.
Ndërsa, lista e materialeve që BS do të dërgonte në Shqipëri përmbante: 190 traktorë
me rrota (90 për 1948), 100 traktorë me zinxhir (10 për vitin 1948), pjesë për taktorë,
makina korrëse e shirëse, për spastrimin e pambukut, si dhe materiale të tjera. Kredia
u akordua në kushte të favorshme, do të shlyhej me një kamatë 3 përqind, për një
periudhë shtatëvjeçare, duke filluar nga viti i katërt dhe pagesa do të kryhej me baker,
naftë, bitum etj. Gjithashtu, marrëveshja përmbante angazhimin e qeverisë sovjetike
për hartimin e projekteve, për udhëheqjen teknike të montimit të makinerive dhe
vënien në shfrytëzim të ndërmarrjeve, për dhënin e njohurive e këshillimin e
specialistëve për teknologjinë e prodhimit, si dhe për ofrimin e dokumentacionit
teknik etj.240
Marrëveshja mbi konditat e punës të specialistëve sovjetikë të dërguar në
Shqipëri u nënshkrua më 9 prill 1947 nga Enver Hoxha dhe A.Vishinski. Marrëveshja
në fjalë kishte të bënte me specialistët që vinin në Shqipëri me kërkesën e qeverisë
shqiptare (të parashikuar), ndërsa për specialistët që kërkonte puna në dinamikë ose
zëvendësimin e përkohshëm të ndonjë tjetri dhe që nuk varesh nga qeveria shqiptare,
u përcaktua që të ishte për llogari të palës sovjetike. Gjithashtu, përcaktohej se në rast
sëmundjeje, për gjithë kohën e sëmundjes pagesa bëhej nga qeveria shqiptare, por jo
më shumë se tre muaj. Sipas marrëveshjes, dërgimi i specialistëve bëhej në bazë të
kërkesës së qeverisë shqiptare, me një kohëzgjatje prej tre vitesh. Qeveria shqiptare,
siguronte pagesën e specialistëve në lekë, të barabartë me pagesën e specialistëve
shqiptarë me kualifikim të njëjtë, si dhe furnizimin me mallra konsumi, shtesa pagash
dhe përfitime të tjera, ashtu si specialistët shqiptarë. Gjithashtu, pala shqiptare kryente
shpenzimet e udhëtimit të specialistëve dhe familjeve të tyre nga vend banimi deri në
vendin e punës, pagesën e lejes mujore, si dhe siguronte kushtet e strehimit (qira, ujë,
drita), ndihmën shëndetësore, etj. Specialistët sovjetikë në Shqipëri paguheshin me
lekë shqiptare, ndërsa specialistët shqiptarë në Bashkimin Sovjetik paguheshin me
rubla. Në fund të vitit bëhej bilanci dhe diferencat e krijuara paguheshin me mallra.241
Ndihma e menjëhershme në drithra buke dhe akordimi i një kredie në kushte
shumë të favorshme,242
si dhe ndihma afatgjatë ekonimike dhe ushtarake e
domosdoshme për kapërcimin e situatës së vështirë ku ndodhej Shqipëria, ishin
angazhimet konkrete të palës sovjetike.
Me këtë rast, BS i akordoi Shqipërisë disa objekte industrial:
* Kombinatin e pambukut në Tiranë, për t’u venë në përdorim më 1949,
* Fabrikën e lëkurëve në Tiranë, për vitin 1950.
239
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1947, D.23, fl.6. Proces verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të KQtë
PKSH, më 27 korrik të vitit 1947, ku u informua për rezultatet e vizitës në BS, prej dates 14-26
korrik të vitit 1947. 240
AQSH, F. 503, viti 1947, D.78, fl.1. Përmbajtja e marrëveshjes së qeveris së RPSH me BS,
nënshkruar në Moskë më 25 korrik të vitit 1947, si dhe aneksi i marrëveshjes (lista e plaçkave që
dotë dërgoheshin nga BS për RPSH). 241
AQSH, F. 505, viti 1949, D.1568, fl.23-25. Marrëveshja midis qeverisë së RPSH dhe qeverisë së
BRSS në lidhje me konditat e punës të specialistëve sovjetikë të dërguar në Shqipëri, nënshkruar në
Moskë më 9 prill të vitit 1949, nga E. Hoxha dhe i ngarkuari i qeverisë sovjetike A, Vishinski. 242
Çuvahini. Shërbimi im diplomatik ....., fl.38.
40
* Fabrikën e sheqerit në Korçë, për vitin 1950,
* Kombinatin e pambukut në Fier, për shfrytëzim në vitin 1951.
Ndihma e vitit 1947, megjithëse larg nevojave dhe pritshmërisë të Shqipërisë,
ishte shumë e rëndësishme për udhëheqjen shqiptare jo vetëm psikologjikisht, por
edhe për të mbijetuar ekonomikisht dhe për t’i bërë një farë presioni partnerit kryesor
jugosllav, i cili kishte filluar të sillte pengesa e vështirësi serioze në ekonominë e
varfër të Shqipërisë. Ndihma ekonomike sovjetike shënoi shtimin e pranisë së
ndikimit sovjetik në Shqipëri dhe forcimin e marrëdhënieve shqiptaro -
sovjetike.Ashtu siç deklaronte Enver Hoxha në Plenumin VII të Komitetit Qendror,
mbajtur më 30 gusht të vitit 1947, për sa u përket ndihmave asnjë gjë “nuk u refuzua,
fabrika, traktorë, specialistë, armatime etj”243. Marrëveshja për dhënie me kredi të
materialeve industrial dhe mallrave të tjera, shërbeu si bazë për zhvillimin e
bashkëpunimit midis të dy vendeve. Në vitet e mëvonshme, në kushtet e zhvillimit
normal të marrëdhënieve, kjo marrëveshje u nënshkrua pothuajse çdo vit.
Enver Hoxha në vizitën e tij të pare në BS, në korrik të vitit 1947, i kushtoi
vëmendje të veçantë konsultimit për problemet e ushtrisë. Në takimin e tij me
Zhdanovin, sekretar i KQ të PK të BS, por sidomos me gjeneralët sovjetikë u trajtuan
problemet e organizimit të partisë e të rinisë në ushtri, marrëdhëniet midis Drejtorisë
Politike të ushtrisë dhe KQ, si dhe me organet e sigurimit në Ministrinë e Brendshme,
rolin e komisarëve, si dhe politikën e kuadrit në ushtri.244
Për të gjitha problemet e
diskutuara u mor përvoja sipas këshillave të Zhdanovit, si dhe u kërkuan specialistë
këshillues për çështje strukturore e të organizimit ushtarak, për propagandën, për
organizimin e punës së partisë në ushtri, për ngritjen ideologjike të kuadrove drejtuese
etj.245
Me këtë vizitë, u intensifikua dhe institucionalizua bashkëpunimi ushtarak
shqiptaro – sovjetik, pasi u kurorëzua me nënshkrimin e një marrëveshjeje të
rëndësishme.
Marrëveshja mbi furnizimin e Shqipërisë me armatime, municione dhe
materiale luftarako - teknike me krediu nënshkrua më 25 korrik 1947 nga Enver
Hoxha dhe përmbante furnizimin brenda vitit 1947 - 1948 me kredi, armatime,
municione dhe mjete teknike ushtarake, si dhe kushtet e shlyerjes së kredisë. Në bazë
të marrëveshjes, qeveria sovjetike akordoi një kredi prej 8 milionë dollarë, nga të cilat
do të paguheshin vetëm 4 milionë, ndërsa 4 milionë jepeshin në formë dhurate. Kjo
kredi u dha për një periudhë dhjetë vjeçare, me interes 2 përqind. Shlyerja e kredisë
dhe e interesit parashikohej të bëhej me mallra si naftë bruto, bitum dhe mallrat të
tjera të koordinuara nga të dy palët ose me flori e valutë të lirë të konvertueshme.246
Mënyra e pagese, favorizonte palën shqiptare për sigurimin e furnizimeve me armatim
e pajisje luftarake të ushtrisë shqiptare. Gjithashtu, BS mori përsipër përgatitjen e 73
nxënsve në shkollat ushtarake sovjetike, si dhe dërgimin e 20 instruktorëve sovjetikë
për të ndihmuar në ngritjen e ushtrisë shqiptare.247
Në bisedimet e zhvilluara, Stalini
243
AQSH,F. 14/AP, OU, viti 1947, D.1, fl.109. 244
AQSH, F. 14/AP, viti 1947, D.1, fl.43-45. Pyetësor mbi ushtrinë për delegacionin që do të vizitonte
Bashkimin Sovjetik në korrik të vitit 1947. 245
AQSH, F. 14/AP, viti 1947, D.1, fl.21. 246
AQSH, F.503, viti 1947, D.79, fl.1,2. Marrëveshja midis qeverisë së RPSH dhe qeverisë së BRSS
mbi furnizimin e Shqipërisë me armatime, municione dhe mjete teknike ushtarake me kredi,
nënshkruar në Mëskë më 25 korrik të vitit 1947. Në zbatim të kësaj marrëveshje, më 23 janar të
vitit 1950 u nënshkrua një protokëll, në bazë të cilit qeveria shqiptare në vitin 1950 shlyente
pjesërisht kredin e llogaritur në shumën 537.7 mijë dollar amerikan, duke i dhënë BS 14.500 ton
bitum nafte, në pjesë tremujore të barabart. (për më tepër shih: AQSH, F,490, viti 1950, D.1388,
fl.3). 247
AQSH, F, 14/AP, OU, viti 1947, D.23, fl.5. Proces verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të
41
kërkoi që Shqipëria të forconte mbrojtjen e kufijëve jugor dhe premtoi se BS do të
ndihmonte për forcimin e ushtrisë.
Megjithatë, për shkak të ndikimit dhe prezencës së jugosllavëve, u bë pak në
drejtim të përvetësimit të përvojes sovjetike. Në mënyrë të veçantë në fushën
ushtarake u shfaqen dy prirje të dukshme: njëra projugosllave e përfaqësuar nga
drejtori i Drejtorisë Politike gjeneral Kristo Themelko* dhe prirja tjetër prosovjetike e
përfaqësuar nga shefi i Shtatmadhorisë gjeneral Mehmet Shehu.248
Këto qëndrime,
reflektuan në një farë dualizmi ndërmjet këshilltarve dhe specialistëve jugosllavë në
shumicë dhe atyre sovjetikë, që sapo kishin filluar të vendoseshin në institucionet
ushtarake. U arrit deri atje sa përfaqësuesit jugosllavë në disa raste, të shfaqeshin
kundër prezencës së këshillëtarve ushtarakë sovjetikë në ushtrinë shqiptare dhe të
kërkonin largimin e tyre. Në tezat e tij të 5 dhjetorit të vitit 1947, Savo Zllatiçi kërkoi
mënjanimin e këshillëtarve sovjetikë. Ai u shpreh se “këshillëtarët sovjetik nuk mund
të bëjnë projekte mbi projekte”, “duhet të jetë e qartë edhe për njerëzit sovjetikë
kjo”249. Në letrën e ambasadorit të Jugosllavisë në Moskë, V. Popoviç drejtuar
sekretarit të KQ të PK të BS A. Zhdanov, më 6 dhjetor 1947, bëhet fjalë për
mosmarrëveshjet midis specialistve ushtarak jugosllavë dhe atyre sovjetikë në
Shqipëri dhe “mbi heqjen e specialistve sovjetikë nga Shqipëria”250. Në këtë periudhë,
sipas të dhënave jugosllave, në Ushtrinë Shqiptare ndodheshin rreth 3000 specialistë
jugosllavë dhe sovjetikë, të shpërndarë në të tërë piramidën e ushtrisë.251
Sigurisht, jo e pëlqyshme për Enver Hoxhën ishte pohimi i Stalinit se ndihma
për Shqipërinë nuk do të jepej drejtpërdrejt, por “me anën e jugosllavëve”. Stalini
nënvizoi se “juve keni nevojë për atë ndihmë dhe ata janë njerzë të mirë”, “specialistë
do t’u dërgojnë shoqëritë jugosllave, me ata t’i bëni punët”252etj. Deklarimet e Stalinit
PKSH, mbajtur më 27 korrik tzë vitit 1947, në të cilën Enver Hoxha informojë mbi rezultatet e
vizitës në BS nga data 14 deri më 26 korrik të vitit 1947. *K. Themelko (1915- ? ).Udhëheqës komunist. Mori pjesë në mbledhjën themeluese të PKSH më 8
nëntor të vitit 1941, ku u zgjodhë anëtar i KQ provizor. Mori pjesë aktive në Luftën
Nacionalçlirimtare me funksione të ndryshme që nga komisar i çetës së Pezës dhe në njësitë e
UNÇL. Pas çlirimit zgjidhet në Byronë Politike dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Politike të
Ushtrisë me gradën gjeneral. Në mars të vitit 1948 caktohet nënministër i Mbrojtjes. Me
ndërprerjen e marrëdhënieve me Jugosllavinë, gjatë vitit 1948 kritikohet si projugosllav dhe në
Kongresin I të PPSH përjashtohet nga KQ i Partisë, shkarkohet nga detyra e drejtorit të Drejtorisë
Politike të ushtrisë dhe largohet nga ushtria. 248
AQFA, viti 1947, D.82. 249
AQSH, F. 14/AP, MPKJ, viti 1947, D.3, fl.36. Tezat e S. Zllatiçit më 5 dhjetor të vitit 1947, për
bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë. Tezat pëmbanin kryesisht bashkimin ushtarak, bashkimin
ekonomik mbi baza federative (planifikim të përbashkët) dhe kthimin e komisionit të koordinimit në
një organ republikan. 250
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova.... fl.69.Duhet theksuar se si rezultat i anëkesave
të vijueshme të palës jugosllave, (pasi vetë Tito dhe të deleguarit e tij, i kishin kërkuar palës
shqiptare largimin e tyre, me motivimin se “mos krijohet dualitet”), qeveria sovjetike, nga mesi i muajt prill të vitit 1947, “komunikoi se i tërhiqte të gjithë këshillëtarët dhe teknikët civilë e
ushtarakë që ndodheshin në Shqipëri”. Qeveria shqiptare, duke u nis nga nevoja e madhe, largimin
pa asnjë shkak të tyre dhe konfuzionin që mund të krijonte një masë e tillë, i kërkoi qeverisë
sovjetike anullimin e këtij vendimi, gjë që u pranua. (Shih: AQSH, F. 14/AP, MPKJ, viti 1948, D.4,
fl.11 – 12. Letër e Enver Hoxhës dërguar J. Titos më, më 21 prill të vitit 1948,
Dideier.Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave ...., fl.478. Diskutim i Kristo Themelkos në mbledhjen e
Byrosë Politike të KQ të PKSH, më 25 prill të vitit 1948. Sipas tij gjatë takimit me Titon në
Beograd, “për çështjen e instruktorëve sovjetikë tha se ata ishin të mendimit se nuk na duhen“, por
që „duhet t’a vendosni ju”. 251
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova ..... fl.210. 252
AQSH, F. 14/AP, viti 1947, D.23, fl.7. Proces-verbal i mbledhjës së Byrosë Politike të KQ të PKSH
më datën 27 korrik të vitit 1947, në të cilën u informua nga E. Hoxha dhe anëtarët e tjerë të
42
dhe lënia përsëri e Shqipërisë nën “kujdestarinë’’ e Jugosllavisë, në një kohë kur
diheshin mosmarrëveshjet shqiptaro-jugosllave dhe synimet e Titos, jo vetëm uli
entuziazmin e udhëheqjes shqiptare, por konfirmonte edhe njëherë pozitën e
Kremlinit dhe të vetë Stalinit si vendimtare për raportin e Titos me Shqipërinë.
Qëndrimi i Stalinit pro “kujdestarisë” jugosllave do të ndikonte negativisht në
qëndrimet e mëvonshme të udhëheqjes shqiptare ndaj marrëdhënieve me Jugosllavinë.
Nga ana tjetër, Stalini do të përdorte Shqipërinë si bankoprovë për pikëpamjet e
qëndrimet e Titos dhe të udhëheqjes jugosllave.
Vizita krijoi gjithashtu mundësi për daljen, në një farë mënyre, të Shqipërisë
nga izolimi. Porosia e Stalinit se “Shqipëria pavarësinë e saj duhet ta tregoi në
marrëdhëniet me vendet e tjera”, u konkretizua menjëherë pas kësaj vizite. Në
datën13 deri 18 dhjetor të vitit 1947, Enver Hoxha vizitoi Bullgarinë dhe më 16
dhjetor në Kritçim u nënshkrua Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke. Vizita në
Bullgari ishte vizita e tretë e E. Hoxhës jashtë Shqipërisë, pas Beogradit (qershor
1946) dhe Moskës (korrik 1947).253
Vizita dhe nënshkrimi i traktatit me Bullgarinë
reflektonin shprehje pavarësie nga ana e qeverisë shqiptare. Në këtë aspekt, ftesa dhe
vizita e Enver Hoxhës në Moskë ishte paralajmërim për Titon edhe në aspektin e
politikës së jashtme, duke dhënë mesazhin e kundërshtimit të synimit të Titos për
lëvizjet e tij në favor të një Federate Ballkanike të pavarur nga BS.
Por vizita e Enver Hoxhës në Moskë, përveç aspekteve pozitive dy palshe,
thelloi më tej mosmarrëveshjet në marrëdhëniet shqiptaro – jugosllave. Pala
jugosllave, nga kjo vizitë ndjeu këcënimin për “monopolin e miqësisë” me
Shqipërinë.254
Për kujtesë, shfaqje të tilla xhelozieishin shfaqur edhe një vit më parë,
gjatë vizitës së Nako Spirut në Moskë. Xhelozia për vizitën e Nako Spirut u shfaq
hapur nga ambasadori jugosllav në Moskë. Sipas informacionit të ambasadorit
shqiptar në BS Mihal Prifti dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme, më 5 qershor të
vitit 1946, kësaj vizite iu dha një rëndësi e madhe nga ambasada jugosllave. Fillimisht
me pyetje “sa do të qëndrojë, çka ndërmend të bëjë, a do të takojë njerëzit sovjetik
etj”. Më vonë me interesimin për mbarvajtjen e vizitës “me kë është takuar”, “a ka
nënshkruar ndonjë marrëveshje ekonomike” etj. Me gjithë sqarimin e ambasadorit se
delegacioni ishte thjesht kulturor dhe nuk kishte nënshkruar asnjë marrëveshje, përsëri
me mosbesim vetëpërgjigjej “se Nako Spiru nuk ka ardhur kot, ai ka përfunduar
marrëveshje” dhe aludonte se është takuar me Molotovin, Mikojanin etj. Dhe në fund
shprehte shqetësimin se në Shqipëri “ekzistojnë dy tendenca, një me u lidh me
Jugosllavinë dhe tjetra me u lidh me BS” dhe në formë kërkese llogarie tërhiqte
vrejtje “se si në një kohë kur jemi të lidhur ekonomikisht, juve kërkoni të bëni
marrëveshje ekonomike dhe tregtare me vende të tjera”, “se si pa marrë vesh më
përpara me neve juve bëni veprime të tilla” etj.255
Në fakt, Nako Spiru me gjithë
insistimin e tij për t’u takuar me udhëheqjen kryesore sovjetike, ai nuk u prit prej tyre.
Ndërsa vizita e E. Hoxhës shkaktoi xhelozi akoma më të dukshme. Qëndrimi
shqetësues i politikës jugosllave për këtë vizitë konfirmohet edhe nga pala sovjetike.
Në shtator të vitit 1947, në një material të brendshëm të sektorit të Jashtëm të KQ të
PK të BS, lidhur me gjendjen në Jugosllavi vihej në dukje fakti se udhëheqësit e PKJ
silleshin me xhelozi ndaj asaj që Shqipëria do të kishte marrëdhënie direkte me BS.
Sipas tyre, Shqipëria duhet të kishte lidhje me këtë vend vetëm nëpërmjet qeverisë
delegacionit, mbi bisedimet e zhvilluara me Stalinin gjatë vizitës së bërë në BS, prej datës 14 deri
më 26 korrik 1947. 253
Ana Lalaj. "Shqipëria dhe Informbyroja", Studime Historike, Nr.3 – 4, Tiranë, 2009, fl.116. 254
Nina Smirnova. Historia e Shqipërisë ....... fl.326. 255
AQSH, F. 14/AP, viti 1947, D.9, fl.3
43
jugosllave.256
Më i shqetësuari për vizitën e Enver Hoxhës në Moskë, takimin e tij me
Stalinin dhe premtimet për të ndihmuar Shqipërinë, ishte vetë J. Tito. Ai shfaqi hapur
pakënaqësinë e tij, në takimin me ambasadorin sovjetik në Beograd A. I. Llaventjev
më 14 gusht të vitit 1947. Sipas tij, “pas vizitës së delegacionit shqiptar në Moskë disa
udhëheqës shqiptarë kishin mbajtur qëndrim jo të drejtë ndaj Jugosllavisë.” Ai,
nëpërmjet ambasadorit Llaventjev kërkonte mendimin e Moskës, “për të ftuar jo
zyrtarisht në Jugosllavi E. Hoxhen dhe K. Xoxen dhe të bisedojë me ta për këtë
problem”257.
Pakënaqësia jugosllave konsistonte, në radhë të parë në faktin që udhëheqja
shqiptare e konsideronte vizitën dhe ndihmën sovjetike si shfaqje e faktit se BS
dëshironte shkëputjen e Shqipërisë nga Jugosllavia dhe jo si ndihmë e shtuar për afrim
mes dy vendeve fqinjë. Mbas vizitës në Moskë të delegacionit shqiptar, Tito i
frikësohej inkurajimit të grupit antijugosllav në udhëheqjen shqiptare. Ndërkohë, me
këto qëndrime udhëheqësit jugosllavë kërkonin të mbështetnin grupin pro jugosllav.
Sipas Titos “nuk duhej lejuar mosmarrëveshje mes Jugosllavisë dhe
Shqipërisë”258.Sipas ambasadorit sovjetik në BeogradA. I. Lavrentjev, në takimin me
Titon më 14 gusht të viti 1947, ky i fundit i kishte shfaqur hapur mendimin “ka ndër
mend t’u propozzojë shqiptarëve të largojnë Nako Spirun”259. Sipas tij, kur udhëheqës
të veçantë ndjekin politikë jo dashamirëse ndaj Jugosllavisë, kjo do të pasqyrohej
edhe në shtresa të caktuara të popullit.
Në këto kushte, Nako Spiru duke e ndjerë rrezikun që i kanosej nga
jugosllavët pas kritikës së tyre, si dhe lëkundjen e mosbesimin në qëndrimin e Enver
Hoxhës, vendosi të njoftoi sovjetikët për gjendjen e krijuar. Më datën 13 shtator të
vitit 1947, Nako Spiru takoi sekretarin e parë të Legatës së BS në Tiranë, A. N.
Gagarinov. Në atë takim, Nako Spiru trajtoi tre probleme kryesore.260
Së pari,akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm Bedri Spahiu, njëherësh anëtar i
Byrosë Politike të KQ të PKSH, si person të dyshimtë, duke e lidhur edhe me gjyqin
që zhvillohej ndaj një grupi në Tiranë. Sipas tij, gjyqi ishte i inskenuar, pasi nuk ishte
grup agjentësh të anglo – amerikanëve që inspironin prirje antijugosllave siç
akuzoheshin (gjë që pretendohej edhe nga përfaqësuesit jugosllavë në Shqipëri), por
një gup që zhvillon një luftë parimore politike kundër regjimit ekzistues. Në këtë
gjendje të mjegullt, jugosllavët kishin bashkuar në tendencën antijugosllave edhe
emëri e tij. Së dyti, Nako Spiru trajtoi problemet ekonomike, duke vënë theksin në
paaftësinë e kuadrove dhe zëvëndësimin e tyre me njerëz të mirë dhe energjikë,
veçanërisht nga rinia. Sipas tij, zyrtarisht gjendja ekonomike ishte e mirë, ndërsa në të
vërtet gjëndja ishte e keqe. Së treti, në rrëfimin e tij Nako Spiru shfaqi rezerva të
mëdha lidhur me trajtimin që i bëhej rinisë. Për këtë kritikoi Enver Hoxhën për
mosnjohje të gjendjes konkrete në terren, si rezultat i zbukurimit të saj dhe pranimit të
informacionit tendencioz nga persona të interesuar për këtë lloj informimi. Krahas
këtyre probleme, shqetësimi më i madh i Nako Spirut, shfaqur përfaqësuesit sovjetik,
ishte ai ndaj qëndrimit të jugosllavëve. Sipas Spirut, ata e paraqisnin çështjen sikur
për çdo gjë që nuk shkonte mirë në fushën ekonomike përgjegjës ishte ai, Nako, si
person. Parashtrimi i këtyre problemeve e shqetësimeve para përfaqësuesit sovjetik
256Shaqir Vukaj “Rusia dhe Kosova........fl.98. 257
Islam Lauka & Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumentat e arkivave ruse....... fl.153,154. 258
Po aty, fl.154. 259
Po aty, fl.154-155. Pjesë nga ditari i ambasadorit sovjetik në Beograd A.I. Llavrentjev mbi bisedën e
zhvilluar me J.B. Titon më 14-15 gusht të vitit 1947, lidhur me marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave. 260
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse .... fl.59-64. Nga ditari i
Sekretarit të Parë të Misionit të BS në Shqipëri A. N. Gagarinov. .
44
dëshmonte se në Byronë Politike, midis Enver Hoxhës e Nako Spirut dhe jo vetëm,
kishin lindur ose kishin rifilluar mosmarrëveshje të dukshme.261
Pavarësisht lëvizjeve personale të Nako Spirut, për t’u mbrojtur nga kritika
jugosllave, misionari jugosllav Savo Zllatiç, më 6 nëntor të vitit 1947, dërgoi kritikën
e dytë për marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave.262
Në kritikën e radhës jugosllave,
marrëdhëniet vlerësoheshin jo të mira, dhe sipas tyre, shkaku duhej kërkuar në
politikën e qeverisë shqiptare ndaj Jugosllavisë, sidomos në sektorin ekonomik, ku
orientimet ishin tërësisht në kundërshtim me vijën e përcaktuar nga të dy vendet.
Kritika konfirmonte përmbajtjen autarkike të projektplanit pesëvjeçar dhe ekzistencën
e një orientimi, një vije dhe një qëndrimi që nuk pajtohej me vendimet e mëparshme.
Sipas tyre, Nako Spiru ishte mbrojtësi i orientimeve antijugosllave dhe paralajmëruan
se qeveria shqiptare duhej të informonte qeverinë jugosllave në çdo rast të lidhjeve
ekonomike të Shqipërisë me vendet e tjera, në rast të kundërt Jugosllavia do të
detyrohej të ndalonte dërgimin e mallrave dhe materialeve.263
Akuza e përsëritur, në formë kërcënimi dhe këmbëngulja e udhëheqjes
jugosllave se në Shqipëri po kristalizohej një qëndrim e orientim antijugosllav solli
pështjellim në udhëheqjen shqiptare. Më 18 nëntor, tezat e akuzat jugosllave u shtruan
në Byronë Politike të partisë.264
Në mbledhje u vlerësua se “ishte prishur baza
parimore e marrëveshjeve”, dukerrezikuar prishjen e tyre dhe se ishte Nako Spiru ai
që u kishte dhënë frymë ndarëse dhe drejtim të gabuar marrëdhënieve me
Jugosllavinë. Enver Hoxha e Koçi Xoxe, në ndryshim me qendrimin e mëparshëm,i
vlerësuan qëndrimet antijugosllave si të rrezikshme për Shqipërinë dhe se në to kishte
“gisht armiku”. Antarët e tjerë të Byrosë Politike u shprehën në dobi të vërtetësisë së
çështjeve të shtruara nga KQ i PKJ dhe akuzuan Nako Spirun për frymë
antijugosllave, për prishjen e marrëdhënieve me Jugosllavinë dhe për qëndrim jo
konstruktiv.
Nako Spiru nga ana e tij, pranoi se mund të jenë bërë gabime, por pa ndonjë
qëllim dhe kërkoi shtyrjen e mbledhjes, si dhe 4-5 ditë kohë për t’u përgatitur.
Përfundimisht, pas dy ditë mbledhjeje, Byroja Politike vendosi shtyrjen e saj dhe
Nako Spirut iu dha vetëm 24 orë kohë për përgatitje, duke lënë vazhdimin e
mbledhjes në datën 20 nëntor, në orën 20.00 në mbrëmje.265
Më 19 nëntor 1947, Nako Spiru, duke qënë i zhgënjyer tërësisht nga shokët e
partisë, përfshirë Enver Hoxhën, sipas porosive e udhëzimeve të të cilit kishte
vepruar, kërkoi ndihmën e zëvendësambasadorit sovjetik në Shqipëri, A. N.
Gagarinov. Nako Spiru e informoi Gagarinovin për mbledhjen e Byrosë Politike, për
vlerësimin e akuzave jugosllave sitë drejta nga Enver Hoxha dhe hedhjen e
përgjegjësisë mbi personin e tij. “Një gjë e tillë më kërcënon me vdekje” deklaroi
Nako Spiru para përfaqësuesit sovjetik. Në fund të rrëfimit të tij, ai e quajti të padrejtë
vijën e ndjekur nga Enver Hoxha dhe antarët e tjerë të Byrosë Politike, të cilët kishin
pranuar plotësisht pikëpamjet jugosllave. Në ditarin e tij, Gagarinov e shpreh
shqetësimin e Nako Spirut gjatë bisedës me këto fjalë: “vështirë që këtë ta quash
bisedë, më e drejtë do të ishte ta quaje monolog”266.
261
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse .....fl.64. 262
AQSH, F. 14/AP, viti 1947, D.3, fl.14. Përmbledhje e kritikës së KQ të PKJ, paraqitur nga S. Zllatiç
më 6 nëntor të vitit 1947. 263
Po aty, fl.15, 19. 264
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1947, D.33, fl.9-19. Proces verbal i mbledhjes së Byrosë Poltike të KQ të
PKSH më datën 18 dhjetor të vitit 1947. 265
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1947, D.33, fl.19. 266
Islam Lauka & Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumentet..... fl.155.
45
Më 20 nëntor, Nako Spiru kërkoi përsëri takim me përfaqësuesin sovjetik, por
ai nuk e pranoi, me pretekstin se ishte sëmurë. Në pamundësi takimi, ai dorëzon një
letër për ambasadën sovjetike, duke mbetur i zhgënjyer edhe prej tyre. Në këtë
mënyrë, përballë akuzave të rënda dhe pa asnjë mbështetje në Byronë Politike dhe i
zhgënjyer nga sovjetikët, në prag të mbledhjes së Byrosë Politike, më 20 nëntor Nako
Spiru u gjënd i plagosur rëndë në zyrën e tij, në rrethana misterioze dhe më vonë
ndërroi jetë në spital.
Udhëheqja jugosllave e Titos, nëpërmjet udhëheqjes shqiptare dhe me dijeninë
e indiferencën e plotë të sovjetikëve, likuidoi politikisht e fizikisht Nako Spirun, gjë
që ishte paralajmëruar nga vetë Tito. Vetëvrasja e tij krijoi një situatë tepër konfuze në
Byronë Politike të KQ të PKSH, por në të njëjtën kohë solli një reagim të “vakët” të
udhëheqjes sovjetike. Më 4 dhjetor të vitit 1947, ambasadori jugosllav në Moskë V.
Popoviç me iniciativën e J. Titos takoi sekretarin e KQ të PK të BS A. A. Zhdanov,
për t’i kërkuar udhëheqjes sovjetike të shprehej “për thirrjen në Beograd të
udhëheqjes shqiptare për të diskutuar mbi gjendjen e PKSH dhe masat për
shëndoshjen e situatës, lidhur me qëndrimin antiparti të Nako Spirut”, si dhe mbi
heqjen nga Shqipëria të specialistëve sovjetikë.267
Ndësa A. Zhdanov nga ana e tij, i
kërkoi ambasadorit V. Popoviç mendimin dhe shpjegime për vrasjen e Nako Spirut.
Ambasadori Popoviç, më datën 6 dhjetor të vitit 1947 i ktheu përgjigje me shkrim
Zhdanovit. Në letrën e tij, ambasadori jugosllav akuzonte Nako Spirun si
antijugosllav, që kishte “frenuar realizimin e marrëveshjeve ekonomike midis dy
vendeve” dhe metodat e veprimtarisë së grupit të tij i konsideronte “identike me
metodat e zbulimit anglo – amerikan”. Gjithashtu, aludohej se Nako Spiru mbante
lidhje me përfaqësues të ambasadës sovjetike në Tiranë e konkretisht me Gagarinovin,
si dhe sulmoheshin edhe drejtues të tjerë shqiptarë si Mehmet Shehu, Liri Belishova
dhe Fadil Paçrami, të cilët (sipas tij) kishin filluar të orientoheshin nga sovjetikët.
Gjithashtu në letër, ambasadori jugosllav kërkoi largimin e specialistëve sovjetikë nga
Shqipëria, pasi ishin shfaqur tendenca të kundërvënies të specialistëve sovjetikë ndaj
atyre jugosllavë.268
Toni i përdorur nga ambasadori në emër të qeverisë jugosllave,
insinuatat e përdorura kundër politikës sovjetike, rritën më tej shqetësimin dhe
nervozizmin e Kremlinit.
Ndërkohë vetëvrasja e Nako Spirut, ishte ndihmes për tezat jugosllave,
inkurajim për grupin projugosllav në PKSH dhe për rrjedhoj u shtrua traseja për
bashkimin përfundimtar të Shqipërisë me Jugosllavinë. Udhëheqja jugosllave,
pavarësisht nga reagimi i vakët sovjetik dhe duke shfrytëzuar momentin e vështirë në
udhëheqjen shqiptare, veproi me shumë shpejtësi. Savo Zllatiç, në emër të KQ të PKJ
më 5 dhjetor të vitit 1947 paraqiti orientimet dhe tezat e reja, të cilat në thelb
përmbanin programin për bashkimin e mënjëhershëm të Shqipërisë me Jugosllavinë,
në të gjitha fushat, politike, ekonomike dhe ushtarake. Platforma e paraqitur nga
përfaqësuesi jugosllav Savo Zllatiç përmbante tre kërkesa kryesore:269
Së pari, marrëdhëniet e Jugosllavisë me Shqipërinë duhej të karakterizoheshin
nga bashkimi në fushën politike, ushtarake e të sigurisë, si dhe në fushën ekonomike.
Në fushën ushtarake kërkohej mbrojtja bashkërisht e frontit të jugut, ndërsa në fushën
ekonomike vihej theksi në faktin se Shqipëria nuk mund të zhvillohej më vete,
prandaj rruga që rekomandohej ishte ”bashkimi i ekonomive të njëri - tjetrit” dhe se
267
Po aty., fl.69. 268
Islam Lauka & Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumentet......, fl.69. Letër e V. Popoviçit drejtuar
A.A.Zhdanovit, mbi pozicionin e grupit të Nako Spirut, më 6 dhjetor 1947. 269
AQSH, F. 14/AP, viti 1947, D.3, fl.34.Përmbledhje e kritikës së KQ të PKJ, paraqitur nga S. Zllatiç
më 6 nëntor të vitit 1947. (Shih: Historia e Popullit Shqiptar etj, fl.117).
46
“ndihma jugosllave do të ishte më e madhe kur të bëhej një bashkim ekonomik”.270
Së dyti,(për të legjitimuar më tej bashkimin), bashkimi do të përfshinte popujt
e Ballkanit. Në këtë bashkëpunim synohej në radhë të parë bashkimi i fuqive
ekonomike, i cili hap pas hapi do të çonte në Federatën Ballkanike dhe bashkimi i
vërtet do të sillte përfitime maksimale të fuqive në ndërtimin e këtyre vendeve. Sipas
tezave, ndihma pa bashkëpunim e luftë të përbashkët ushqente tendencat autarkike.
‘’Platforma Zllatiç’’ vlerësonte planin ekonomik të përbashkët si bazë e federatës dhe
ndërkohë kërkonte të ruhej forma e jashtme e indipendencës së Shqipërisë e të çdo
anëtari që do të përfshihej në të. Gjatë periudhës përgatitore për Federatën Ballkanike,
do të përsoseshin format organizative të ekonomisë së përbashkët, duke hequr kufijtë
doganor, duke parifikuar monedhën etj. Këtë radhë Tito synonte krijimin e federatës
pa ndihmën e Moskës, si mundësi afrimi për shtetet pjesëmarrëse dhe formë presioni
kundër BS.
Së treti, planifikimi i përbashkët. Sipas tezave, planifikimi i përbashkët
presupozonte që metodologjia e planifikimit të ishte njësoi me atë jugosllave (deri
edhe emërtimet e kapitujve të planifikimit), mënjanimin e këshilltarëve sovjetikë për
të mos bërë projekte mbi projekte, si dhe këshillimin me jugosllavët për të zgjidhur
bashkarisht problemet dhe detyrimet e Shqipërisë me vendet e tjera.271
Platforma e bashkimit, në mënyrë të veçantë vinte theksin te karakteri
federativ e republikan i shoqërive të përbashkëta, domethënë të zhvillimit e
funksionimit të tyre mbi baza federative. Gjithashtu, Komisioni i Koordinimit
vlerësohej si një qeveri për lidhjen dhe koordinimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy
vendeve. Në përfundim, platforma orientonte daljen me plan njëvjeçar për vitin 1948,
duke hedhur poshtë projektplanin pesëvjeçar të hartuar më parë nga Nako Spiru, si
dhe jepte udhëzime konkrete për treguesit e këtij plani.
Në mënyrë urgjente, më 6 dhe 7 dhjetor të vitit 1947, programi i paraqitur nga
Zllatiçi u shtrua në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të PKSH. Enver Hoxha
parashtroi platformën e bashkimit me Jugosllavinë. Sipas tij, duhej një politikë e
brendshme dhe e jashtme, një mbrojtje ushtarake, si dhe ekonomi e bashkuar, në
mënyrë që Jugosllavia të ndihmojë më tepër Shqipërinë.272
Sipas diskutimit të Koçi
Xoxës, bashkëpunimi me Jugosllavinë duhej vendosur në “baza federative”, duke
pasur ekonomi të përbashkët dhe mbrojtje të përbashkët, me synim komandë e
shtatmadhori të përbashkët.273
Të gjithë anëtarët e Byrosë Politike u shfaqën dakord
me pikëpamjet jugosllave, duke e vlerësuar PKJ si shpëtimtare, N. Spirun si ispirues
të qëndrimit antijugosllav dhe mosbesues ndaj marrëdhënieve me Jugosllavinë,
dënuan “frymën e vjetër” në marrëdhëniet me Jugosllavinë, për të cilën u bë fajtor
Nako Spiru që u cilësua “armik i partisë”, si dhe kërkuan popullarizimin e
Jugosllavisë e të Titos dhe vendosjen e flamurit jugosllav bashkërisht me atë shqiptar,
“për t’i dhënë të kuptojë popullit se shkpunimi me Jugosllavinë ishte vëllazëror”274.
Qëndrimi i Byrosë Politike iu raportua Titos nga Enver Hoxha, gjatë qëndrimit në
270
Po aty, fl.34. Përmbajtja e tezatve të Savo Zllatiçit më 5 dhjetor të vitit 1947, në të
cilat gjënin pasqyrim pikëpamjet jugosllave mbi marrëdhëniet me Shqipërinë. 271
Po aty, fl.35, 36. 272
AQSH, F. 14.AP, OU, viti 1947, D.40, fl.11. Proces verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të
PKSH, mbajtur më 7 dhjetor të vitit 1947, në të cilën diskutohen marrëdhëniet me Jugosllavinë dhe
udhëzimet e KQ të PKJ, të paraqitura nga përfaqësuesi jugosllav Savo Zllatiç.(Për më tej shih:
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1947, D.39, fl.66-82. Diskutime të anëtarëve të Byrosë Politike). 273
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1947, D.40, fl.15. 274
Po aty. Proces verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të PKSH, mbajtur më 7 dhjetor të vitit
1947, në të cilën diskutohen marrëdhëniet me Jugosllavinë dhe udhëzimet e KQ të PKJ, të
paraqitura nga përfaqësuesi jugosllav Savo Zllatiç.
47
Beograd më 12 dhjetor të vitit 1947 (në udhëtimin për vizitën në Bullgari, më 12 – 18
dhjetor), i cili e vlerësoi qëndrimin e mbajtur, kërkoi që ekonomia e Shqipërisë të
koordinohet me ekonominë jugosllave, si dhe organizimin e komandimit të
përbashkët të reparteve të ushtrisë të të dy vendeve. Sipas Titos, “çështjet ekonomike
dhe të ushtrisë ishin baza e marrëdhënieve të përbashkëta”275.
Në bisedimet e zhvilluara në Beograd, iu kushtua një vëmendje e veçantë
marrëdhënieve në fushën ushtarake, të cilat në krahasim me ato në fushën politike dhe
ekonomike rezultonin relativisht më prapa dhe të pakonkretizuara si duhet. Tito kërkoi
që “komandantët jugosllavë, ashtu edhe komandantët shqiptarë të jenë në gjendje të
komandojnë repartet ushtarake të të dyja palëve, kudo që ndodhen”. Gjitashtu kërkoi
që nevojat shqiptare “gjithçka, pajisje dhe armatime do të futen në buxhetin
jugosllav”276. Në përfundim të bisedimeve u ra dakort për bashkimin e ushtrisë
shqiptare me ushtrinë jugosllave dhe iu vu detyrë të dy shtatmadhorive për përgatitjen
e të ashtuquajtures “Promemorie e Bashkimit”.Siç thekson edhe Kristo Themelko, në
diskutimin e tij në Plenumin VIII të KQ të PPSH “komandanti në Beograd ka
biseduar me marshallin dhe është caktuar orientimi për unifikimin e ushtrive tona”277.
Menjëherë, filluan veprimet për implementim. Më 24 deri 27 dhjetor bëri vizitë një
delegacion ushtarak i kryesuar nga gjeneral leitnant Rade Hamoviç, shef i Drejtorisë
Operative të Shtatmadhorisë jugosllave. Delegacioni, në takimin me gjeneral Mehmet
Shehun, Tahir Kadaren dhe këshilltarin sovjetik Lebediev u konkludua për bashkimin
e të dy ushtrive, sipas porosive të Titos dhe Enver Hoxhës. Ndërsa në parti bëhej
diskutimi për veprimtarinë armiqësore të Nako Spirut dhe bashkëpunëtorëve të tij
përfshirë Mehmet Shehun*, i cili u konsiderua si i zgjedhuri i Nako Spirut për punën
fraksioniste në ushtri, grupi i përbashkët filloi punën për hartimin e promemories për
bashkimin e të dy ushtrive.
“Promemoria e bashkimit” të ushtrive të të dy vendeve përmbante: unifikimin
e sistemit të organizimit e të drejtimit, sistemit dhe metodës së stërvitjes së shtabeve e
reparteve, normave të jetesës të ushtrisë, si dhe unifikimin e sistemit të evidencave
dhe të administratës.Vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta dhe të vazhdueshme
midis shtatmadhorive, njësive e reparteve reciproke të Ushtrisë Shqiptare dhe Ushtrisë
Jugosllave. Kjo presupozonte që shefat e drejtorive, të degëve e të sektorëve të të dy
shtabeve të lidheshin drejtpërdrejt me njëri - tjetrin, të vendoseshin ushtarakë
jugosllavë pranë shtatmadhorisë shqiptare, në mënyrë që kontaktet të ishin të
drejtpërdrejta, pa ndërmjetësimin e atasheve ushtarakë; SHP i USH të mbante lidhje jo
vetëm më SHP të UJ, por edhe me Shtabin e Armatës V në Shkup; vendosjen e
ndërlidhjes telegrafonike e me korrier special midis të dy shtabeve (Beograd - Tiranë),
si dhe me Armatën V (Tiranë - Shkup). Gjithashtu, SHP i UJ do t’i dërgonte Shtabit të
Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare të gjitha llojet e botimeve ushtarake, udhëzime,
direktiva, urdhëresa dhe urdhëra të vlefshme për t’u zbatuar nga Ushtria Shqiptare;
thirrjen e oficerëve të Shtatmadhorisë Shqiptare në mbledhje e stërvitje taktiko -
275
Dideier. “Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave” ....., fl.148). 276
Po aty. 277
Drejtoria Po aty fl.371. Diskutim i Kristo Themelkos në plenumin VIII të KQ të PPSH, më 7 mars të
vitit 1948). * Mehmet Shehu (1913-1981) Udhëheqes komunist, bashkëpuntor i Enver Hoxhës. Në gusht të vitit
1942 angazhohet në Luftën Nacionalçlirimtare. Kryen funksione komandant brigade, divizion dhe pas
çlirimi shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në fund të vitit 1946-48, ministër i brendshëm 1948-
1954, kryeministër 1954-1981. Anëtar i ByrosëPolitike e Komitetit Qendror që nga Kongresi I i Partisë,
si dhe deputet i Kuvendit Popullor. Në dhjetor të vitit 1981 u kritikua rëndë në mbledhjen e Byrosë
Politike, për shkelje të vijës së partië. Më 18 dhjetor të vitit 1981 gjendet i vetëvrar në dhomën e fjetjes.
48
operative të Ushtrisë Jugosllave, për të përfituar sa më shumë nga eksperienca e saj.278
Prememoria pëmbante gjithashtuunifikimin e strukturave të reparteve, njësive dhe
institucioneve, si në kohë paqeje dhe në kohë lufte,unifikimin e armatimit, të pajisjeve
dhe të furnizimit, përgatitjen e oficerëve shqiptarë në shkollat jugosllave, hartimin e
buxhetit ushtarak të përbashkët, si dhe unifikimin e sistemit të mobilizimit dhe
përgatitjes së vendit për mbrojtje. Plani i mobilizimit dhe i përgatitjes do të
inkuadrohej në njërin nga frontet e Ushtrisë Jugosllave, duke vepruar me të njëjtin
plan operativ.
Qëndrimi i Byrosë Politike, u thellua në disa mbledhje të njëpasnjëshme. Më
24 dhjetor mbledhja e Byrosë Politike hapi diskutimet me analizën e gjendjes së
brendshme të partisë në lidhje me Nako Spirun, duke i vlerësuar “me vend kritikat e
KQ të PKJ” dhe “rolin e Nakos të çuditshëm e armiqësore”279. Në mbyllje të analizës
Byroja Politike u përqendrua “në bashkëpunimin politik me Jugosllavinë”, ku u
vlerësua se edhe “partia duhet të shkojë në baza federative”. Enver Hoxha nënvizoi se
“të gjithë sektorët të shkojnë në atë rrugë, me baza federale, duke qënë kështu
Sekretar i Përgjithshëm Titoja. Kështu vendi do të shkojë në një federat”280. Të njëjtën
gjë konfirmoi edhe Koçi Xoxe, duke iu referuar Enver Hoxhës. Byroja Politike
konkludoi që afrimi me Jugosllavinë të shkojë “drejt bashkimit në ekonomi, në
kulturë, në ushtri etj”.
Duhet theksuar se sovjetikët ishin plotësisht në dijeni të proceseve që
zhvilloheshin në Ushtrinë Shqiptare, si dhe për “Promemorien e bashkimit”, pasi
këshilltarët ushtarak të tyre pranë Shtabit të Përgjithshëm merrnin pjesë në diskutimet
që bëheshin, ashtu edhe për ndryshimet në drejtimin e këtij shtabi, pasi Mehmet
Shehu njihej si mbështetës i politikës sovjetike në udhëheqjen shqiptare. Caktimi në
këtë funksion ishte bërë pasi Enver Hoxha mori më parë mendimin e ambasadorit
Çuvahin. Mungesa e reagimit nga politika sovjetike, siç veprohej në të gjithë sektorët
e tjerë ekonomiko – shoqëror jo vetëm ishte ikurajim për programin e bashkimit të
Ushtrisë Shqiptare me Ushtrinë Jugosllave, por në prezencën e përfaqësuesve të tyre
po merrte jetë “Promemoria e bashkimit” të ushtrive të të dy vendeve. Megjithatë
udhëheqja sovjetike dhe Stalini, në kuadrin e mosmarrëveshjeve që kishin lindur me
Jugosllavinë, ishin në dijeni të zhvillimeve në Shqipëri, të mosmarrëveshjeve midis
Shqipërisë e Jugosllavisë dhe ndiqnin me shumë kujdes zhvillimet e marrëdhënieve
shqiptaro – jugosllave. Përveç informacionit të Nako Spirut në takimin me A.
Gagarinovin dhe letrës për ambasadën sovjetike para vetvrasjes, përfaqësuesit
sovjetikë shprehnin çdo ditë e më tepër pakënaqësi për veprimet jugosllave në
Shqipëri lidhur me shoqëritë e përbashkëta, për rolin e këshilltarëve jugosllav në
ekonomi, në ushtri etj.281
Më 23 dhjetor të vitit 1947 Stalini i shkruante Titos që të
dërgonte një udhëheqës me përgjegjësi dhe të mirëinformuar, për të diskutuar situatën
në Shqipëri. Pala sovjetike gjithnjë e më shumë po njihte problemet e lindura si në
marrëdhëniet sovjeto - jugosllave, ashtu edhe në marrëdhëniet shqiptaro – jugosllave
dhe interesimi i qeverisë sovjetike dhe Stalinit për Shqipërinë u rrit në mënyrë të
dukshme. Në sfondin e mosmarrëveshjeve midis qeverisë sovjetike e jugosllave,
nënvizonte Gjilasi, po vërehej gjithnjë e më qartë tendenca e Moskës për të zënë
278
Dideier. Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave......, fl.150. Promemorie për bashkimin e Ushtrisë
Shqiptare me Ushtrinë Jugosllave, fundi i vitit 1947. 279
Po aty fl.154-155. Mbledhja e Byrosë Politike e KQ të PKSH më 24 dhjetor 1947 me temën “analiza e gjendjes së brendshme të partisë në lidhje me Nako Spirun”.
280Po aty, fl 205. Mbledhja e Byrosë Politike të KQ të PKSH më datën 22 janar 1948, rreth
marrëdhënieve të PKSH me PKJ. 281
Millovan Gjilas. Fytyra e totalitarizmit .... fl.87.
49
vendin e Jugosllavisë në Shqipëri.282
1.5. Shqipëria refuzon “Planin Marshall”, 1947
Prioriteti i dhënë BS dhe Jugosllavisë nga politika shqiptare e për pasojë ftohja
e marrëdhënieve të BS me Fuqitë Perëndimore gjatë vitit 1946, nuk kaloi pa u ndier
në Shqipëri. Forcimi i kritikave ndaj politikës anglo – amerikane dhe prioriteti i dhënë
BS e Jugosllavisë në politikën shqiptare u reflektuar drejtpërdrejt në qëndrimin e
mbajtur ndaj “Planit Marshall”, duke u pozicionuar kundër këtij projekti.
Projekti “Programi për Rimbëkëmbjen e Evropë-s” (European Recovery
Program) ose siç njihet nga shumica e njerëzve “Plani Marshall”, ishte përpjekja më e
sukseshme e viteve të pasluftës, për kthimin në normalitet të ekonomive të vendeve
evropiane të shkatërruara nga lufta. Plani Marshall u inicua nga sekretari i Shtetit
Amerikan, George Marshall (më tej: Xhorxh Marshall), në bazë të “Doktrinës
Truman” të shpallur nga Presidenti i SHBA, më 12 mars të vitit 1947, për pengimin e
përhapjes së komunizmit dhe mbrojtjen e vendeve evropiane prej ndikimit të tij.
Më 5 qershor të vitit 1947, në fjalimin e mbajtur në Universitetin e Harvardit,
Sekretari i Shtetit Xhorxh Marshall theksoi domosdoshmërinë e një ndihme
sistematike shtesë, për të përballuar kërkesat e Europës për ushqime, veshmbathje e
prodhime të tjera,për të ndihmuar në kthimin e një ekonomie normale në botë, pa të
cilin nuk mund të ketë as stabilitet politik dhe as paqe të sigurt.283
Në bazë të “Planit Marshall”, SHBA deklaruan se do të ndihmonin jo vetëm
rimbëkëmbjen e Evropës së pasluftës, por nëpërmjet kësaj rimbëkëmbjeje do të
evitonin turbullirat politike dhe dëshpërimin që kishte pllakosur Evropën. Nga plani
do të përfitonte çdo qeveri që do të vetëpërfshihej në procesin e rimëkembjes. Kjo do
të ndikonte drejtpërdrejtë në ripërtritjen e ekonomisë mbarëbotrore, si dhe në ngritjen,
demokratizimin dhe konsolidimin e institucioneve të lira.
Idea amerikane për “Programin e Rimbëkëmbjes” u prit me përceptime
dhe qëndrime të ndryshme.Vendet perëndimore, sidomos Britania e Madhe dhe
Franca e përkrahën menjëherë një program të tillë. Ministri britanik i Punëve të
Jashtme, Ernest Bevin, i kërkoi homologut francez Georges Bidault (më tej: Xhorxh
Bido), bashkëpunim për këtë nisëm të rëndësishme. Gjithashtu midis ministrit britanik
Bevin dhe zëvëndëssekretarit amerikan të Shtetit për Ekonominë, Ëilliam L. Clayton
(më tej: Uilliam Kleiton), u arrit një marrëveshje që organizmat e realizimit të “Planit
Marshall” të ishin jashtë kuadrit të OKB-së dhe të mos ishin si vazhdim i programit të
UNRRA-së.284
Kjo do të thoshte që në koordinim me amerikanët po bëheshin
përpjekje për të përfshirë Gjermanin në “Programin e Rimbëkëmbjes”.
Në konkretizim të ides amerikane dhe për të diskutuar më konkretisht
mbi “Planin Marshall”, dy ministrat e Punëve të Jashtme, bitanik dhe francez, më 27
qershor të vitit 1947 e ftuan homologun sovjetik në një takim në Parisë. BS fillimisht
iu përgjigj pozitivisht ftesës dhe më 21 qershor, Molotovi konfirmoi zyrtarisht
pjesëmarrjen në takimin e Parisit. Një ditë më vonë, nga ana e Moskës iu kërkua
qeverive të Polonisë, Çekosllavakisë dhe Jugosllavisë të merrnin iniciativën për të
konfirmuar mbështetjen e tyre ndaj “Planit Marshall”. Për pasojë qeveritë e këtyre
vendeve shprehën interesimin për t’u përfshirë menjëherë në këtë plan evropian.285
Qëndrimi i Kremlinit do të ishte përcaktues për pozicionin e vendeve të Evropës
282
Po aty, fl.150. 283
Ana Lalaj, "Plani Marshall dhe Shqipëria.......", fl.187. 284
Po aty, fl.187, 194. 285
Po aty, fl.192.
50
Lindore, përfshirë Shqipërinë, ndaj një nisme të tillë të ndërmarr nga qeverit e
shteteve kryesore perëndimore.
Qeveria shqiptare në fillim shfaqi paqartësi dhe çoroditje në qëndrimet
e saj ndaj “Planit Marshall”. Akoma pa marrë njoftimin zyrtar nga Moska, qeveria
shqiptare u pozicionua apriori kundër “Planit Marshall”. Gazeta “Bashkimi” më 19
qershor të viti 1947 botoi një artikull redaksional me titull “Plani Marshall” ku trajton
“qëllimet imperialiste të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”286. Por publikimi i
interesimit të qeverive polake, çeke e jugosllave, për t’u përfshirë në këtë program,
ndikoi që ambasadori shqiptar në Beogradt Tuk Jakova, pa u konsultuar me qeverinë,
t’i deklaronte agjensisë “Rojter” se Shqipëria ishte e interesuar për “Planin
Marshall”287. Sipas lajmit të “Rojterit” deklarata lidhej me qëndrimin e mbajtur nga
Jugosllavia ndaj “Planit Marshall”. Për këtë arsye, Hysni Kapo, zëvendësministër i
Punëve të Jashtëm i kërkoi T. Jakovës nëse ishte konsultuar me jugosllavët për
deklaratën e bërë në agjensinë “Rojter”. Përgjigja ishte pohuese, duke shtuar se ishte
udhëzuar nga jugosllavët për të dhënë një deklaratë tjetër më të plotë, sipas një
formulimi standard të bërë të njohur më parë nga sovjetikët.288
Më 27 qershor filloi punimet Konferenca e Parisit me pjesëmarrjen e
ministrave të Jashtëm të Britanisë së Madhe, Francës dhe BS. Qysh në fillim të
punimeve u dukën mosmarrëveshjet dhe përplasjet midis palëve. Ministri i Punëve të
Jashtme britanik Bevin dhe ai francez Bido, në përputhje me udhëzimet amerikane,
ngulnin këmbë që kërkesat evropiane të ishin të përfshira në një plan të vetëm
integrues evropian.289
Ndërsa delegacioni sovjetik, që në fillim të punimeve shprehu
pakënaqësinë që Franca e Britania e Madhe ishin marrë vesh më parë për “Planin
Marshall”, ndërsa BS ishte informuar vetëm nga fjalimi i Marshallit dhe shtypi.
Sovjetikët kërkuan të njiheshin me kushtet dhe masën e kredisë së akorduar nga
SHBA, në kuadrin e këtij plani. Në vazhdim delegacioni sovjetik e konsideroi
procedurën si përzierje të qeverisë amerikane në punët e brëndshme të vendeve të
Evropës, si pengesë për t’i përdorur ndihmat sipas dëshirës të sejcilit vend dhe si
nënshtrim të ekonomive të tyre ndaj interesave të SHBA.290
Në konferencë, Molotovi nguli këmbë që kërkesat ekonomike të
bëheshin nga çdo shtet veç e veç, me argumentin që seicili vend kishte rregullat e veta
të drejtimit të ekonomisë. Molotovi kërkoi që zbatimi i planit të realizohej nga OKB -
ja, me synim për të shmangur Gjermaninë, që nuk ishte anëtare e saj. Për shkak të
kundërshtimit sovjetik, takimi i Parisit zgjati vetëm gjashtë ditë, pa ndonjë
marrëveshje konkrete dhe, përfundoi me dështim. Më 3 korrik, Molotovi i revoltuar u
largua nga takimi, duke refuzuar pjesëmarrjen në “Planin Marshall” dhe duke akuzuar
shtetet perëndimore se dëshironin përçarjen e popujve të Evropës.291
Bashkimi
Sovjetik e kundërshtoi “Planin Marshall”, për shkak të frikës se marrëveshjet
ekonomike të tij të nënshkruara me vendet e Evropës Lindore do të kalonin në plan të
dytë dhe ndihmat amerikane do të lëkundnin perandorinë sovjetike.292
Pas dështimit të takimit të Parisit, delegacioni anglez dhe ai francez
dolën me një komunikatë të përbashkët, me anën e së cilës ftuan të gjitha vendet
286
Po aty 287
Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (më tej: AMPJ), v.1947, D.76, fl.3. 288
Ana Lalaj. "Plani Marshall dhe Shqipëria......". fl.192. 289
Po aty, fl.193. 290
AQSH, F.14/AP, OU, viti 1947, D.18, fl.17,18. Protokoll i mbledhjes së Byrosë Politike më datën 7
korrik të vitit 1947. 291
Ana Lalaj. "Plani Marshall dhe Shqipëria ......" fl.194. 292
Milovan Gjilasi. Fytyra e totalitarizimit ..... fl.82.
51
evropiane për të marrë pjesë në një konferencë tjetër, për të konkretizuar “Programin
e Rimbëkëmbjes”. Për këtë qëllim i’u dërgua ftesë 22 vendeve të Evropës, për t’u
mbledhur më 12 korrik po në Paris, për të shqyrtuar çështjet e papërfunduara në
mbledhjen e mëparshme të të tre ministrave të Punëve të Jashtme.
Më 5 korrik të vitit 1947, KQ i PK të BS nëpërmjet një telegrami
dërguar udhëheqësve të vendeve lindore, përfshirë Enver Hoxhën, udhëzonte që të
merrnin pjesë në konferencën e 12 korrikut në Parisë, me qëllim që të hidhnin poshtë
kërkesat e satelitëve të Amerikës, të Anglisë dhe të Francës; të pengonin amerikanët
për miratimin unanim të programit të tyre; si dhe të largoheshin nga mbledhja duke
terhequr sa më shumë delegatë të vendeve të tjera. Ndërkohë, në mbremjen e datës 6
korrik, Molotovi dërgoi një udhëzim tjetër, duke këshilluar mos përgjigje ndaj ftesës,
me motivimin se BS dhe disa vende të tjera ishin kundër pjesëmarrjes.293
Presioni
sovjetik për të mos marrë pjesë në takimin e dytë të Parisit u intensifikua ndaj të gjitha
vendeve të Evropës Lindore pa përjashtim.
Ftesën për të marrë pjesë në Konferencën e Parisit të 12 korrikut, qeveria shqiptare e
mori nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, nëpërmjet ministrit francez në
Tiranë. Ftesa u shoqërua edhe me opinionin personal të ministrit francez, “se
Shqipëria duhet të marrë pjesë në këtë konferencë sepse ka interes”. Në bazë të
udhëzimit të parë të Molotovit, Byroja Politike e KQ të PKSH më datën 7 korrik
shqyrtoi ftesën e ardhur nga qeveria franceze dhe sugjerimin e ministrit francez në
Tiranë. Enver Hoxha, duke kritikuar qëllimin e amerikanëve dhe duke mbrojtur
qëndrimin sovjetik, kërkoi dërgimin e Nako Spirut në takimin e datës 12 korrik, për të
mbështetur tezën e paraqitur nga BS, si dhe për të biseduar me delegat të lëkundur,
për t’u larguar nga mbledhja në mënyrë demostrative, sipas udhëzimeve të Molotovit.
Byroja Politike miratoi mendimet e shfaqura nga Enver Hoxha dhe sygjerimin që
dërgimi i delegacionit në takimin e Parisit të mos shpallej publikisht deri në
mbledhjen e qeverisë më datën 9 korrik dhe më datën 10 të njoftohej Franca.294
Me sa duket, në kohën e mbledhjes së Byrosë Politike akoma nuk
kishte arritua udhëzimi tjetër i Molotovit. Në mbrëmjen e datës 6 korrik, Molotovi i
pa sigurt për vendimin e tij u komunikoi tjetër përmbajtje ambasadorëve sovjetikë në
Tiranë dhë në vendet e tjera, ku i udhëzonte të informonin udhëheqsit përkatës se PK
e BS nuk i këshillon ata t’u japin ndonjë përgjigje britanikëve dhe francezëve deri më
10 korrik, sepse disa vende ishin kundër pjesëmarrjes në konferencë, meqenëse BS
nuk do të merrte pjesë,295
duke deklaruar mos pjesëmarrjen në konferencë.
Në mbledhjen pasardhëse të Byrosë Politike, më datën 8 korrik, u vendos
mospjesëmarrja në takimin e Parisit, sipas porosisë së dytë të Molotovit.296
Qeveria
shqiptare, zyrtarisht më 10 korrik deklaroi se nuk do të merrte pjesë në këtë takim.297
Përgjigja e refuzimit iu dorëzua ambasadorit francez në Tiranë, nga zëvendësministri i
Punëve të Jashtme Hysni Kapo. Në përgjigje, qeveria shqiptare nënvizonte se nuk
ekzistonte asnjë program ndihme konkrete amerikane në Evropë, se “Plani Marshall”
ishte i paqartë dhe i errët, si dhe nuk ndihmonte vendet që luftuan dhe dolën fitues
kundër fashizmit. Gjithashtu, qeveria shqiptare shprehte dyshime nëse qeveria
293
Ana Lalaj. "Plani Marshall dhe Shqipëria...." fl.196. 294
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1947, D.18, fl.16-17. Mbledhje e Byrosë Politike e KQ të PKSH më datën
7 qershor të vitit 1947. Në pikën e tretë të rendit të ditës u diskutua edhe ftesa për në Konferencën e
Parisis për “Planin Marshall”. 295
Ana Lalaj, "Plani Marshall dhe Shqipëria ....." fl.196. 296
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1947, D.22, fl.3. Mbledhja e Byrosë Politike të KQ të PKSH më datën 8
korrik 1947. 297
Kastriot Dervishi, Historia e Shtetit Shqiptar ..... fl.588.
52
amerikane do të mund të jepte ndihmë të sinqertë për vendet e vogla, veçanërisht për
Shqipërinë.298
Më datën 12 korrik, në mbledhjen e Kuvendit Popullor në Legjislaturën e
Parë, Enver Hoxha mbajti një raport të gjatë mbi situatën e brendshme dhe
ndërkombëtare, duke i kushtuar një vend të rëndësishëm “Planit Marshall” dhe
qëndrimit të qeverisë shqiptare. Ai deklaroi publikisht se Shqipëria refuzonte ftesën
për të marrë pjesë në konferencën e 12 korrikut në Paris. Sipas tij, “Plani Marshall”
nuk mund të pranohej sepse synonte përfshirjen e Evropës në një plan ekonomik të
përgjithshëm nën drejtimin e Anglisë dhe Francës me miratimin e SHBA. Sipas Enver
Hoxhës, “Plani Marshall” kishte si qëllim: së pari, krijimin e një kaosi ekonomik në
Evropë, duke ndërhyrë në punët e brendëshme të shteteve evropiane dhe duke shkelur
sovranitetin nga fuqitë e mëdha evropiane e SHBA; së dyti, vënien e ekonomive të
shteteve evropiane nën drejtimin e mëshirën e këtyre fuqive, duke krijuar një bllok të
ri dhe përçarje në Evropë.299
Arsye kryesore për dyshim dhe mos besim kundrejt ndihmës amerikane, Enver
Hoxha vlerësonte qëndrimin kurdoherë armiqësor të mbajtur nga qeveritë britanike
dhe amerikane ndaj “të drejtave të popullit shqiptar”300, por mbi të gjitha qëndrimin
sovjetik. “Plani Marshall” u vlerësua i papranueshëm edhe nga Plenumi i VII i KQ të
PKSH në mbledhjen e 30 gushtit të vitit 1947. Sipas Enver Hoxhës në plenum “ne
nuk mund ta pranonim pse ai kish për qëllim skllavërinë ekonomike e politike. Ne
mbajtëm vijën e BS”301.
Duhet theksuar se në marrjen e këtij vendimi ndikoi edhe vendimi i qeverisë
jugosllave për t’i akorduar Shqipërisë një kredie prej 2 miliardë dinarë, pikërisht në
prag të miratimit të “Planit Marshall”. Nuk duket e rastit që marrëveshja e kredisë u
nënshkrua më 12 korrik, ditën e shpalljës publike të mos pjesëmarrjes në konferencën
e Parisit për “Planin Marshall”. Politika mohuese e qeverisë shqiptare ishte vijim i
qëndrimit të lëkundur e dyshues të mbajtur qysh në vitet e mëparshme, ndaj ndihmave
të OKB - së nëpërmjet UNRRA-s.
1.6. Përkeqësimi i marrëdhënieve shqiptaro – jugosllave dhe rezolucionet e Informbyrosë, 1948 - 1949
Stalini i shqetësuar për zhvillimet në marrëdhëniet shqiptaro – jugosllave,
sidomos pas vetëvrasjes së Nako Spirut dhe nxitimit të Titos për bashkimin e Ushtrisë
Shqiptare me atë jugosllave, sipas kërkesës së bërë më parë prej tij, më 9 janar të vitit
1948 priti të dërguarin e Titos, M. Gjilasin, për të diskutuar situatën në Shqipëri. Sipas
Gjilasit “qeveria sovjetike ishte shumë mirë e informuar, si për shkaqet e vetëvrasjes
së Nako Spirut, ashtu dhe për veprimtarinë e Jugosllavisë në Shqipëri”302.
Megjithatë, udhëheqja jugosllave këmbëngulëse në përmbushjen e qëllimit të
saj, krahas punës programuese, shpejtoi veprimet për konkretizimin e idesë së
bashkimit të ushtrisë shqiptare me atë jugosllave. Më 19 janar të vitit 1948, në orën
19.40, me radiogramin Nr.284, tepër urgjent A. Rankoviçi, ministër i Punëve të
Brendshme i Jugosllavisë, njoftonte homologun e tij shqiptar Koçi Xoxe se në
298
AMPJ, viti 1947, D.76, fl.32. 299
AQSH, F.489, viti 1947, D.1, fl.34.Fjala e Enver Hoxhës në Kuvendun Popullor, më 12 korrik të vitit
1947. 300
Po aty, fl.35. 301
Po aty, fl.110. Proces verbal I Plenumit VII të KQ të PKSH, mbajtur më 30 gusht të vitit 1947. 302
AQSH, F. 14/AP, OU, vitit 1947, D.1, fl.86.
53
“qeverinë greke bëheshin diskutime për sulm mbi Shqipërinë” dhe “nuk përjashtohej
mundësia që kjo bandë e ndihmuar nga amerikanët të bëjnë provokacione të hapta. Në
kufi duhet mbikqyr lëvizjet e ushtrisë monarko – fashiste në afërsi të kufirit tuaj”303.
Ndërsa, në vijim, më 26 janar të vitit 1948 me anën e një letre Tito njofton në mënyrë
zyrtare Enver Hoxhën, për dërgimin e gjeneralit Kupreshanin me një grup oficerësh,
propozim i bërë edhe disa ditë më parë, në takimin me Beqir Ballukun shefin e ri të
Shtabit të Përgjithshëm,për të ndihmuar për koordinimin e përfeksionimin e të dy
ushtrive, ashtu edhe për marrjen e masave në lidhje me situatën. Sipas tij “pikërisht
për shkak të një situate të tillë të paqartë, unë ju jam lutur që të na jepni bazën në
Korçë, për një divizion me njësitë ndihmëse teknike”. Një kërkesë e tillë motivohej
me mundësinë që krijohej në rast provokacionesh që forcat shqiptare të siguronin më
mirë drejtimin detar, ndërsa forcat jugosllave të mund të ndërhynin më me shpejtësi.
Sipas udhëzimeve të Titos, këto përgatitje duhet të realizohen në mënyrë të qetë dhe
pa u kuptuar, që në popull të mos krijohen shqetësime. Ndërkohë, udhëzonte se në rast
se do të jetë nevoja për shpjegime, “dhënia e bazës është bërë me marrëveshje për
nevojat e sigurimit jo vetëm të kufijve shqiptarë, por edhe të atyre jugosllavë”304.
Udhëheqja shqiptare dhe personalisht Enver Hoxha e Koçi Xoxe, jo vetëm e
pranuan planin jugosllav, por morën masa menjëherë për zbatim. Grupi i ekspertëve
jugosllavë me gjeneralin Kupreshanin i dërguar me urgjencë studioi në vend gjendjen
dhe përcaktoi një sërë masash ushtarake përgjatë kufirit shqiptar të Jugut, si dhe
rekomandoi kryerjen e punimeve për infrastrukturën e domosdoshme. Rekomandimi
kryesor ishte krijimi i një komande unike, pse nuk mundet që në një front ku ndodhën
dy ushtri, të veprojnë kundër të njëjtit armik nën dy komanda të veçanta.305
Në bazë të
diskutimeve në Shtabin e Përgjithshëm u konkludua për dislokimin e vendosjen e
forcave. Këshilltarët sovjetik mendonin se goditja kryesore, në rast sulmi nga Greqia,
do të vinte nga drejtimi i Korçës, ndërsa jugosllavët mendonin se goditja do të vinte
nga jugu. Mbi këto gjykime ishte menduar përqëndrimi i forcave shqiptare në Permet
e Gjirokastër, ndërsa drejtimi i Korçës t’u lihej forcave jugosllave dhe të shpallej zonë
në gjendje lufte. Gjithashtu, mbi bazën e gjykimeve e vlerësimeve të bëra në Shtabin e
Përgjithshëm, ishin bërë gati urdhërat për lëvizjen e forcave shqiptare nga Korça në
drejtimet e përcaktuara.306
Enver Hoxha dhe Koçi Xoxe, duke qenë nën presionin jugosllav për të vepruar
sa më shpejtë dhe duke menduar se konflikti mund të merrte përmasa, biseduan me
ambasadorin sovjetik Çuvahin për situatën e krijuar, për masat që kishin marrë, për
armatimin, për mundësitë e pamjaftueshme për të mbajtur luftënnë rast konflikti dhe
kërkuan zyrtarisht që qeveria sovjetike të shikojë vendimin për ardhjen e divizionit
jugosllav. Ambasadori, nga ana e tij nënvizoi domosdoshmërinë e raportimit qeverisë
sovjetike.307
Zyrtarizimi i informacionit pranëqeverisë sovjetike, për vendosjen e forcave
ushtarake jugosllave në Shqipëri, krijoi një shqetësim shumë të madh.Menjëherë erdhi
përgjigja nga Kremlini se “në lidhje me vendimin e fundit, qeveria sovjetike nuk
303
Dideier. Marrëdhëniet shqiptaro – jugosllave ..... fl.200. Radiogram i Rankoviçit dërguar Koçi
Xoxes më 19 janar 1948. (Shih: AQSH, 14/AP, viti 1948, D.2). 304Po aty, fl.208. Letër e Titos drejtuar Enver Hoxhës më 26 janar të vitit 1948, për një bazë ushtarake
në Korçë dhe vendosjen aty të një divizioni jugosllav. 305
Po aty, fl.415. 306
Dideier. Marrëdhëniet shqiptaro – jugosllave, fl.404. (Shih: AQSH, F. 14/AP, viti 1948, D.64, fl.8.
Proces verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të PKSH, mbajtur më 3 mars të vitit 1948, mbi
gjendjen politike e ushtarake të vendit, në lidhje me provokacionet e mundshme nga ana e
grekërve). 307
AQSH, F. 14/AP, viti 1948, D.64, fl.8.
54
merrte përgjegjësi këshillimi për sa kohë qeveria jugosllave nuk e kishte ngritur këtë
çështje para tyre”308.Ashtu siç kujton Gjilasi, Stalini i tërhoqi vërejtje palës jugosllave
për moskonsultimin me sovjetikët për futjen e trupave ushtarake në Shqipëri.309
Më
28 janar të vitit 1948, Stalini i shkruante Titos e Kardelit, ku u tërheqte vërejtjen për
mos njoftimin e Moskës për këtë veprim. Sipas tij, vendosja e trupave jugosllave në
Shqipëri, nga anglo - amerikanët do të vlerësohej si pushtim i Shqipërisë dhe mund të
shfrytëzohej për ndërhyrje ushtarake, nën pretekstin e mbrojtjes së pavarësisë së
Shqipërisë. Për këtë problem, Stalini kërkoi përsëri bisedime me udhëheqësit
jugosllavë. Më 10 shkurt, në takimin me delegacionin jugosllav të kryesuar nga
Eduart Kardeli, Stalini kërkoi llogari për vendimin e dërgimit të trupave ushtarake në
Shqipëri pa u konsultuar më parë me Kremlinin.310
Megjithë kundërshtimin e
Kardelit, duke e konsideruar veprimin si vendim të përbashkët me qeverinë shqiptare,
Stalini këmbënguli se vendimet pa konsultime ishin kthyer në parim nga udhëheqësit
jugosllavë. Kur u bind se Tito kishte shkel “kufirin” e përcaktuar, duke ndërhyrë në
një çështje shumë delikate siç ishte çështja greke,në territorin e së cilës zhvilloheshin
veprime luftarake, Stalini hodhi poshtë menjëherë e në mënyrë kategorike kërkesën
për dërgimin e forcave ushtarake në Shqipëri. Megjithse incidenti u mënjanua me
ndërhyrjen sovjetike, ky veprim shpejtoi proceset dhe la gjurmë të thella në
marrëdhëniet shqiptaro - jugosllave dhe sovjeto - jugosllave.
Gjithësesi, këmbëngulja jugosllave vazhdoi nërpërmjet gjeneralit Kupershanin
dhe përfaqësuesit Zllatiç. Në fund të shkurtit të vitit 1948, në një mbledhje me kuadrot
e lartë ushtarakë e politikë, gjenerali jugosllav Kupreshanin “analizoi” situatën
politike e ushtarake dhe tërhoqi vëmendjen për një situatë shumë të rëndë.Sipa tij,
bëhej fjalë për informata që tregonin se Greqiapo përgatitej, kishte porositur 30.000
pushkë dhe 5000 topa në Angli e Amerikë, ishin transferuar shtabet angleze e
amerikane në Selanik dhe komandat nga Roma në Bari e Brindizi. Sipas tij në
Ballkan, Shqipëria ishte pika më e dobët dhe synim i imperializmit ishte Vlora, duke
realizuar mbylljen e Adriatikunt. Shqipëria nuk ishte në gjendje të mbrojë vetë tokën e
saj dhe nuk mund të rezistojë as 10 ditë sulmeve të armikut. Nga ana tjetër, Savo
Zllatiçi thirri Koçi Xoxen dhe i shprehur pakënaqësin për njoftmin e qeverisë
sovjetike, për vendosjen e forcave jugosllave në Shqipëri, duke shpreh shqetësimin se
mos ky veprim do kuptohej prej tyre si nxitje nga jugosllavët dhe do të sillte
komplikacione.311
Savo Zllatiç dhe gjenerali Kupreshanin “sugjeruan” se vështirësit
do të kalojnë në rast se shkohet sa më shpejt drejt bashkimit dhe që pala shqiptare “të
merrte iniciativën dhe ta kërkojë këtë gjë”312. Në emër të qeverisë jugosllave kërkuan
me insistim që qeveria shqiptare të kërkoj pran qeverisë sovjetike rishikimin e
vendimit për dërgimin e forcave jugosllave në Shqipëri, pasi vendi kërcënohej nga
rreziku në kufirin me Greqinë, si dhe kërkuan që pala shqiptare e para të bënte
propozimin “për bashkimin e popullit shqiptar me popujt e Jugosllavisë në një
federatë”313.
Megjithë angazhimin serioz të udhëheqjes shqiptare me “situatën e krijuar”
308
Dideier. Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave ....., fl.404. 309
Milovan Gjilas. Bisedë me Stalinin, Tiranë, Fan Noli, 2000, fl.112. 310
Milovan Gjilasi. Fytyra e totalitarizmit .... fl.109. (Shih: Shaqir Vukaj. Rusia dhe Kosova .....,
fl.102). 311
AQSH, F. 14/AP, viti 1948, D.64, fl.7, 8. Diskutim i Enver Hoxhës në mbledhjen e Byrosë Politike të
datës 3 mars të vitit 1948, mbi gjendjen politike dhe ushtarakut të vendit në lidhje me
provokacionet greke. 312
Dideier. Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave ..... fl.416. Letër e Enver Hoxhës drejtuar Titos për
bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë në Federaën Ballkanike, më 17 mars 1948. 313
Dideier. Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave ..... fl.413.
55
nga jugosllavët, më 26 shkurt deri më 8 mars të vitit 1948 u mblodh plenumi VIII i
KQ të PKSH. Plenumi mori në analizë marrëdhëniet me Jugosllavinë dhe
veprimtarinë “armiqësore” të Nako Spirus. Pjesën kryesore të plenumit e zuri dënimi i
“punës armiqësore” të Nako Spirut, gabimet në vijën ekonomike të partisë, mirënjohja
për “ndihmën shumë të madhe” të jugosllavëve, si dhe rëndësia e “zbatimit të punëve
të përbashkëta” e “bashkëpunimit të plotë me Jugosllavinë e marshallit Tito, si rruga
më e shpejtë, më e sigurt dhe e natyrshme”. Në Plenum u dha orientimi për thellimin e
bashkëpunimit shqiptaro-jugosllave në të gjitha fushat, si dhe të shpejtoheshin hapat
për të realizuar sa më parë bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë. Në rezolucionin e
plenumit u konstatua se lufta e Nako Spirut “u drejtua kundër udhëheqjes së partisë
dhe unitetit të saj”, “punoi me koshiencë për zgjerimin e aktivitetit të tij armiqësor
dhe tradhtar, duke prekur dhe helmatisur shumë sektorë jetikë të partisë dhe të
vendit”. Plenumi përjashtoi si kandidatë të KQ Mehmet Shehun dhe Liri Belishovën
dhe nga partia Sejfulla Malëshovën, Ymer Dishnicën dhe Liri Belishovën.314
. Në
vijim, u zhvillua mbledhja e Byrosë Politike më 14 dhe 15 mars 1948 “mbi çështjen e
bashkimit shtetëror me Jugosllavinë”. Në këtë mbledhje u diskutua çështja e
“bashkimit të ushtrisë dhe krijimit të Komandës së Përgjithshme të përbashkët”. Në
diskutimet e tyre, anëtarët e byrosë ishin plotësisht për bashkimin, por kërkuan të
pyeten Jugosllavia dhe BS. Ndërhyrja e Stalinit për anullimin e dërgimit të forcave
jugosllave në Korçë, kritika e tij drejtuar Gj. Dimitrovit për zellin e treguar në
krijimin e federatës ballkanike me Jugosllavinë në krye, si dhe dalja publike e
shënjave të para të konfliktit sovjeto – jugosllav nuk favorizuan marrjen e një vendimi
të prerë, prandaj Byroja Politike vendosi të kërkoi më parë këshillimin e J.
Titos.315
Gjithashtu u nënvizua që të kërkohej sqarim nga Dimitrovi dhe sugjerime nga
Savo Zllatiçi dhe gjenerali Kupreshanin, për të mësuar si është puna dhe cilat janë
këshillat e tyre. Përfundimisht u vendos që t’i shkruhej Titos për këshillim. 316
Enver Hoxha, ndonëse ishte shprehur dakort me bashkimin dhe masat e
përbashkëta ushtarake, duke nuhatur situatën pas kundërshtimit të Stalinit për
vendosjen e forcave jugosllave në Shqipëri, si dhe për të fituar kohë më 17 mars
nëpërmjet letrës drejtuar J. Titos i kërkoi mendimin për momentin dhe rrugët e
bashkimit, pasi “qeveria shqiptare nuk mund të merrte inisiativën pa u konsultuar më
parë me KQ të PKJ”. “Kemi nevojë të na thuhet nga ju në se ka ardhur momenti kur
neve duhet të marrim në shqyrtim çështjen e bashkimit”317. J. Tito duke qenë në
brendësi të konfliktit me sovjetikët dhe i pakënaqur me qëndrimin pritës të palës
shqiptare, nuk iu përgjigj menjëherë letrës së Enver Hoxhës. Megjithatë, nëpërmjet
Savo Zllatiçit dhe gjeneralit Kupreshanin vijoi presionin për realizimin e bashkimit,
duke dhënë edhe një përgjigje jo zyrtare. Më 10 prill të vitit 1948 përseri S. Zllatiçi,
në një bisedë me udhëheqës shqiptarë, ritheksoi propozimet e KQ të PKJ që kishin të
bënin me bashkimin politik të Shqipërisë me Jugosllavisë, duke kërkuar që një veprim
i tillëtë ndërmerrej nga pala shqiptare. Sipas tij, KQ i PKSH duhet t’i studionte këto
çështje, për të qenë në parim dakord, për t’u paraqitur me pikëpamje të njëjta, duke
mos pasur interpretime të ndryshme.318
314
Po aty, fl.425, 426. 315
Dideier. Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave......., fl.406. Mbledhje e Byrosë Politike e KQ të PKSH
më 14 mars të vitit 1948, "mbi çështjen e bashkimit shtetëror me Jugosllavinë" 316
Po aty, fl.409. 317
AQSH, F. 14/AP, MPKJ, viti 1948, D.4, fl.1,2. Letër e Enver Hoxhës dërguar J.B. Titos më 17 mars
të vitit 1948. (Për më tepër shih: Dideier. “Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave” ..... fl.415-417). 318
AQSH, F. 14/AP, MPKJ, viti 1948, D.5, fl.1-2. Bisedime me Savo Zllatiç në lidhje me propozimet e
KQ të PK të Jugosllavisë, më datën 10 prill 1948.
56
Gjatë kësaj kohe Enver Hoxha njihet personalisht me përmbajtjen e letrës së
Stalinit të datës 27 mars 1948 dërguar Titos, në të cilën paditej udhëheqja jugosllave
si antisovjetike, pasi sipas ambasadorit sovjetik Çuvahin, letra i ishte vënë në
dospozicion prej tij në fund të muajit mars, pak ditë pas daljes.319
Megjithatë,
përmbajtja e letrës nuk u bë i njohur për Byronë Politike dhe udhëheqësit e tjerë.
Enver Hoxha, duke kuptuar situatën delikate dhe përcipitimin e saj me shpejtësi, më
18 prill të vitit 1948, shpejtoi t’i dërgonte një letër tjetër Titos për të denoncuar
ndërhyrjet në punët e brendshme të gjeneralit jugosllav Kupreshanin, si dhe për
deklaratën e papërshtatshëm të tij për bashkëpunimin ushtarak. Gjenerali jugosllav, në
një takim zyrtar të kërkuar prej tij me gjeneralët Kristo Themelko dhe Beqir Balluku,
më 15 prill kishte deklaruar se marrëdhëniet ushtarake “nuk shkonin mirë dhe ashtu
sikundër janë përcaktuar” dhe se “nuk mund të shkohet më tutje dhe nuk mund të
bashkëpunohet më në ushtri”320. Pala shqiptare, në letër shprehte habinë që këtë
deklarim e bënte një gjeneral, ndërkohë që po të kishte ndonjë gjë që nuk shkonte,
komunikimi mund të bëhej menjëherë nga përfaqësuesi i KQ Savo Zllatiç ose
përfaqësuesi i qeverisë Gjergja (ministër fuqiplotë i Jugosllavisë në Shqipëri), duke
marrë edhe masat e duhura321
Pas letrës së 17 marsit dhe protestës së 18 prillit të palës shqiptare, vijoi
“rrukullisja” me shpejtësi e marrëdhënieve shqiptaro – jugosllave, duke spikatur edhe
rivaliteti sovjeto – jugosllav. Më datën 19 prill 1948, Savo Zllatiç kërkoi takim me
përfaqësues të KQ, për të protestuar për pritjen zyrtare të dhënë nga pala shqiptare,
një natë më parë, nga e cila Zllatiçi u larguanë formë demostrative dhe i zemruar. Në
takimin me Koçi Xoxën, përfaqësuesi jugosllav ngriti pretendimin se në pritje ishin
ftuar “oficerë e specialistë sovjetik”, ndërkohë që nuk ishte ftuar gjenerali
Kupreshanin dhe oficerët e tjerë jugosllavë, gjë që vlerësohej një ofendim karshi
ushtrisë jugosllave. Këtë veprim, Zllatiç e lidhi me “qëndrimin jo korekt të KQ
shqiptar për propozimet e KQ jugosllav”, për bashkimin politik e shtetëror të
Shqipërisë me Jugosllavinë. Ai nënvizoi se kishte pritur një përgjigje nga pala
shqiptare dhe këtë vonesë e vlerësoi si jo “korekt karshi tij dhe KQ të Jugosllavisë”. I
pakënaqur nga pala shqiptare, Zllatiçi kërkoi “tërheqjen e propozimeve të KQ
jugosllav”, si dhe pala shqiptare të shprehej me “një deklaratë për qëndrimin e KQ të
PPSH mbi zbatimin e vijës dhe të marrëdhëniet në praktikë”322.
Në vijim të keqësimit të marrëdhënieve, më 21 prill të vitit 1948, gjenerali
Kupreshanin njoftoi vendimin e qeverisë jugosllave për largimin brenda tre ditëve të
të gjithë instruktorëve dhe delegatëve ushtarakë jugosllav, që ndodheshin pranë
ushtrisë shqiptare. Menjëherë erdhi reagimi i palës shqiptare. Po këtë datë, Enver
Hoxha me anën e një letre, shprehte habinë dhe hidhërimin për urdhërin e
Shtatmadhorisë jugosllave për largimin e instruktorëve ushtarakë jugosllavë nga
Shqipëria, si dhe vlerësonte komunikimin e bërë nga gjenerali jugosllav, për
ndërprerjen e marrëdhënieve ushtarake, një masë “të rëndë e të papritur”. Në letër
jepej shpjegim se në pritjen e organizuar më 18 prill nuk kishte të ftuar oficerë e
specialistë sovjetikë,por një grup kinoastësh sovjetik që kishin ardhur për të bërë një
dokumentar për Shqipërinë dhe që kishin dëshirë për të shfaqur filmimet që kishin
319
Çuvahin. Shërbimi im diplomatik ....... fl.47. 320
AQSH, F. 14/AP, MPKJ, viti 1948, D.4, fl.3-5. Në letrën e datës 18 prill E. Hoxha i parashtoi disa
çështje që kishin lidhje me sjelljen e gjeneralit Kupreshanin. 321
Po aty, fl.6. Biseda e gjeneralit Kupreshanin në takimin e datës 15 prill 1948 me gjeneralët K.
Themelko dhe B. Balluku. 322
AQSH, F. 14.AP, MPKJ, viti 1948, D.5, fl.3-4. Bisedë e Savo Zllatiç, sipas kërkesës së tij, me Koçi
Xoxën më datën 19 prill 1948.
57
bërë. Sipas shpjegimeve, në pritje ishin ftuar përveç udhëheqjes shqiptare edhe
ambasadori dhe sekretari i parë i ambasadës sovjetike, përkatësisht Çuvahin e
Gagarinov, ambasadori jugosllav Gjergjia dhe Savo Zllatiç, si dhe ambasadori i
Bullgarisë.Ndërsa bëhej e ditur se ardhja kohët e fundit në Shqipëri i disa spcialistëve
sovjetikë, për regjimentet e artilerisë, ishte bërë me kërkesën e qeverisë shqiptare dhe
me këshillimin e vetë marshallit.323
Letra përfundonte me lutjen për shqyrtimin dhe
anullimin e urdhërit të dhënë për largimin e instruktorëve dhe delegatëve ushtarakë
jugosllavë nga Shqipëria.
Më datën 22 prill të vitit 1948, J. Tito dërgon dy letra njëra pas tjetrës. Në
njërën duke iu përgjigjur letrës së parë të Enver Hoxhës, nënvizohej mendimi unanim
i KQ të PKJ se marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve, kohët e fundit janë keqësuar.
Sipas tij, shkaqet e kësaj gjendjeje nuk janë disa vrejtje që ka bërë gjenerali
Kupreshanin, por “mungesa e besimit të duhur nga ana juaj në sinqeritetin e
mendimeve tona kundrejtë Shqipërisë”, mos vlerësimi i sakrificës që bënë Jugosllavia
dhe idealizimi i këtyre marrëdhënieve, në kundërshtim me realitetin. Gjithashtu,
kërkohej rishikimi i bashkëpunimit në mënyrë që t’i përgjigjet etapës ekzistuese dhe
rrethanave ndërkombëtare. Duke komunikuar tërheqjen vetëm të gjeneralit
Kupreshanin e të njerëzve të cilët e shoqëronin në Shqipëri dhe pezullimin e
suvensionimit të ushtrisë shqiptare nga buxheti jugosllav, kërkohej rishikimi i
bashkëpunimit ushtarak dhe kthimin e përgjigjes lidhur me propozimet e bëra nga
pala jugosllave.324
Në letrën tjetër, po në datën 22 prill, J. Tito kthen përgjigje për largimin e
gjeneralit Kupreshanin, duke nënvizuar se vendimi është marrë nga Byroja Politike e
KQ të PKJ, sipas akuzave të bëra ndaj tij. Ai aludon për vërtetësinë e këtyre akuzave,
për faktin se gjenerali ka konstatuar keqësimin e marrëdhënieve me Shqipërinë.
Gjithashtu, në letër vihet në dukje se nuk ka qenë shkak për largimin e gjeneralit
ekzistenca e specialistëve sovjetikë në Shqipëri, duke theksuar të kundërtën e asaj që
kishte deklaruar më parë se “në gjendjen e sotme tërheqja e instruktorëve ushtarakë
sovjetikë do të ishte politikisht i dëmshëm”. Shkaku kryesor, sipas tij, është
mosbesimi ndaj pikëpamjeve jugosllave nga një pjesë e udhëheqjes shqiptare.325
Udhëheqja shqiptare, me një farë ngadalësie filloi reagimin në përgjigje të
letrave të KQ të PK të BS. Më 15 prill të vitit 1948 letrat e KQ të PK të BS kishin
mbërritur zyrtarisht në Shqipëri, ndërkohë që letra e 27 marsit i ishte dorëzua
personalisht Enver Hoxhës në fund të muajit mars nga ambasadori Çuvahin.326
Në një
situatë të tillë pritshmërie, qeveria sovjetike me shpejtësi reagoi dhe kërkoi që të
kontrollohej me kujdes gjendja delikate në Shqipëri. Denoncimi i Titos u shoqërua me
telegramin e Molotovit më datën 23 prill, dërguar ambasadorit Çuvahin në Tiranë.
Telegrami, kërkonte që të sigurohej udhëheqja shqiptare se BS do të ndihmonte
Shqipërinë dhe shprehte gatishmërinë e qeverisë sovjetike për dërgimin e
menjëhershëm të armatimit sipas marrëveshjes së nënshkruar, si dhe udhëzonte që
letra e Stalinit të vihej në dispozicion të anëtarëve të Byrosë Politike.327
Telegrami i Molotovit ishte nxitje, sepse pikërisht më datën 23 prill, Byroja
323
AQSH, F. 14/AP, MPKJ, viti 1948, D.4, fl.11-13. Letra e Enver Hoxha dërguar J. Titos, më datën 21
prill 1948. 324
Po aty, fl.9-10. Letra e J. Titos dërguar E. Hoxhës më datë 22 prill 1948, lidhur me marrëdhëniet
ndërmjet të dy vendeve. 325
Po aty, fl.16-18. Letër e J. Titos dërguar E. Hoxhës më 22 prill 1948, lidhur me vendimin për
largimin e gjeneralit Kupreshanin. 326
Çuvahin. Shërbimi im diplomatik .......fl.47. 327
Shaqir Vukaj. Rusia dhe Kosova ......fl.114.
58
Politike mori dijeni dhe shqyrtoi letrën e Stalinit, duke shprehur “indinjatën e
zemërimin” për tendencat armiqësore, ambicjen, megalomaninë e shpifjet e
udhëheqjes jugosllave ndaj BS dhe PK të tij, duke dënuar vënien nën vëzhgim nga
organet e sigurimit të shtetit jugosllav delegatët e PK të BS, si dhe duke nënvizuar
faktin se qëndrime të tilla ishin shfaqur e reflektuar edhe në marrëdhëniet me
Shqipërinë. Byroja Politike vlerësoi në shkallë superiore kritikën e PK të BS dhe
shprehu vullnetin për të reflektuar dhe për forcimin e lidhjeve e të dashurisë për BS
dhe Stalinin.328
Anëtarët e Byrosë Politike e konsideruan qëndrimin e PKJ si
“jashtëzakonisht të rrezikshëm” dhe që përfaqësonte një “tradhti ndaj BS e ndaj
kampit”. Në të njëjtën kohë u shpreh frika se për shkak të lidhjeve të shumëfishta me
PKJ edhe “gjendja në PKSH ishte shumë alarmante”, pasi karakterizohej nga të njëjtat
gabime, si gjysmë ilegaliteti, mungesa e demokracisë, kooptimet në KQ etj.329
Gjithashtu, Byroja Politike në vijim më datën 25 prill diskutoi përgjigjet e letrave të J.
Titos. Në këtë mbledhje, për herë të parë Enver Hoxha deklaroi se “unë nuk jam
d’akord me pikëpamjet e Marshallit”. Sipas tij “Marshalli këto çështje me kaq rëndësi
nuk i ka studiuar realisht dhe nuk ka të drejtë”330. Byroja Politike, duke u solidarizua
plotësisht me letrën e PK të BS dërguar Titos, në këtë frymë vlerësuan edhe
qëndrimin e përfaqësuesit jugosllav Zllatiç dhe gjeneralit Kupreshanin. Diskutimet e
anëtarëve të Byrosë Politike u bënë me kujdes, për shkak të karakterit shumë të
ngusht të marrëdhënieve me Jugosllavinë. Nga Enver Hoxha, Koçi Xoxe, Kristo
Themelko, Pandi Kristo etj, në diskutimet e tyre përmendën si “gabime”: “idealizimin
e marrëdhënieve me Jugosllavinë”, “pranimin e ardhjes së divizionit jugosllav në
Shqipëri”, “bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë” etj, por duke i justifikuar me
theksimin e ndonjë “kundërshtie” të vogël ose me qëllimin e mirë të palës shqiptare.
Gjithashtu, u bënë përpjekje për të fajësuar më shumë emisarët jugosllavë në
Shqipëri, duke i vlerësuar qëndrimet e tyre si vetjake dhe duke i shkëputur në një far
mënyre nga qëndrimet e Titos dhe të KQ të PKJ, si dhe duke u “mburrur” për
njoftimin e qeverisë sovjetike për vendimin e vendosjes së divizionit jugosllav në
Shqipëri etj.331
Në përfundim, më datën 27 prill (një muaj pas daljës së letrës së
Stalinit), Enver Hoxha me anë të një letre drejtuar KQ të PK të BS, konfirmonte
marrjen e letrës së KQ të PK të BS drejtuar KQ të PKJ. Bashkë me konfirmimin u
dërgua edhe vendimi i Byrosë Politike për këtë çështje.332
Ndërkohë, me datën 23
maj, Byroja Politike e PKSH, me anën e një letre i kthen përgjigje J. Titos për të dy
letrat e datës 22 prill. Në letër hidhenposhtë konkluzionet e arritura nga KQ i PKJ për
keqësimin e marrëdhënieve për fajin e Shqipërisë dhe protestohet për masave që KQ i
PKJ përndërprerjen e bashkëpunimit ushtarak, si dhe për qëndrimet shumë të gabuara
të gjeneral Kupreshanin, Savo Zllatiç e të tjerëve përfaqësuesëve zyrtar jugosllav
328
AQSH, F. 14/AP, viti 1948, D.5, fl.1-7. Protokoll i mbledhjes së Byroja Politike e KQ të PKSH, më
23 prill të vitit 1948 dhe vendimet e marra pas njohjes e diskutimit të letrës së KQ të PK të BS të
datës 27 mars, drejtuar Titos dhe anëtarëve të tjerë të KQ të PKJ. 329
Ana Lalaj. "Shqipëria dhe Informbyroja.....", fl.126. 330
AQSH, F. 14.AP, vitit 1948, D.82, fl.44. Fjala e Enver Hoxhës në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ
të PKSH, më 25 prill 1948. (Fl.38-61. Proces verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të PKSH,
mbajtur më 25 prill 1948). 331
Po aty. 332
AQSH, F. 14/AP, viti 1948, D.5, fl.16-17. Letër e Enver Hoxhës, në emër të KQ të PKSH, dërguar
KQ të PK të BS më 25 prill të vitit 1948. Në letër falenderohet PK dhe Stalini për ndihmën e madhe
të dhënë me anën e letrave dërguar PKJ, për të nxjerr partinë nga rruga e gabuar ku e kishte future
PKJ. Duke shpjeguar punën sistematike të jugosllavëve kundër PKSH dhe Shqipërisë që nga
plenumi i Beratit e në vijim, premtohet forcimi i dashurisë me PK, vendin e socializmit dhe Stalinit,
si dhe spastrimi i parties nga të gjitha fundrinat e krijuara nga influence e udhëheqjes së PKJ.
59
karshi BS.333
Pavarësisht se hidhen poshtë të gjitha akuzat jugosllave,në përgjigje
pranohet se gjithnjë është vepruar sipas porosive, propozimeve, pikëpamjeve dhe
këshillimeve të KQ të PKJ.
Megjithatë, ky ishte vetëm fillimi i diskutimit, në ballafaqim me letrat e KQ të
PK të BS drejtuar KQ të PKJ, si dhe me Rezolutën e mëvonshme të Informbyrosë.
Letra e 27 marsit334
, pasuar nga letrat e 4335
dhe 22 maj336
, përmbajnë probleme shumë
të mprehta të marrëdhënieve sovjeto – jugosllave, të cilat do të trondisnin nga
themelet edhe marrëdhëniet shqiptaro – jugosllave.
Së pari, vendimin e KQ të PK të BS për tërheqjen e këshilltarëve ushtarakë
dhe të specialistëve civilë sovjetikë nga Jugosllavia, “për shkak të sjelljes jo miqësore
dhe diskreminuese nga pala jugosllave dhe të vënies së tyre nën vëzhgimin e
mbikëqyrjen e sigurimit të shtetit jugosllav”. Një vendim i tillë motivohej me
mendimet se “këshilltarët sovjetikë kushtojnë shtrejtë”, se “ushtria jugosllave nuk ka
nevojë për përvetësimin e eksperiencës së ushtrisë sovjetike”, se “rregulloret e
ushtrisë sovjetike ishin steriotipe e shabllone” etj. Gjithashtu, si motiv përmendet
deklarata e Koça Popoviç (shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Jugosllavisë), për nevojën
e shkurtimit me 60 përqind të numrit të këshilltarëve sovjetikë dhe e Milovan Gjilasit
se “oficerët sovjetikë qëndrojnë në pikëpamje morale më ulët se oficerët e ushtrisë
angleze” etj. Ndërsa largimi i specialistëve civilë motivohej me kufizimin e mundësis
së tyre për marrjen e informacionit ekonomik dhe vënien e tyre nën kontrollin e
sigurimit të shtetit.337
Së dyti, denoncimin e qëndrimit dyfytyrësh të KQ të PKJ ndaj BS. Qëndrimi
dyfytyrësh motivohej me shprehjet antisovjetike që ekzistonin dhe qarkullonin midis
udhëheqjes jugosllave se “në BS mbizotëronte shovinizmi i shtetit të madh”, “BS
përpiqej të zaptonte ekonomikisht Jugosllavinë”, “Informbyroja ishte një mjet për
përfshirjen e partive të tjera”, “socializmi në BS nuk ishte më revolucionar” etj.
Vlerësohej qesharake që shprehje të tilla dëgjoheshin nga “marksistë të dyshimtë të
tipit Gjilas, Vukmanoviç, Kidriç, Rankoviç etj”, duke krijuar një atmosferë
antisovjetike. Kritikat jugosllave cilësoheshin jo të ndershme, duke i krahasuar me ato
të Trockit dhe duke i mbuluar me fraza të majta. Nga ana tjetër zyrtarisht në
Jugosllavi, BS mburrej, duke e ngritur deri në qiell.338
Së treti, shqetësimin për gjendjen e brendshme në PKJ, e cila megjithëse parti
333
AQSH, F. 14/AP, MPKJ, viti 1948, D.4, fl.27-32. 334
AQSH, F. 14/AP, MPKBS, viti 1948, D.3, fl. 40-45. Letër e KQ të PK të BS dërguar Titos dhe
anëtarëve të tjerë të KQ të PKJ, më 27 mars 1948. 335
Po aty. (Letra e datës 4 maj, përmban akuzat e letrës së datës 27 mars, por të zgjeruara me argumente
plotësuese. Shkurt përmban: 1.Mbi thirrjen e specialistëve ushtarak sovjetikë nga Jugosllavia. 2.
Mbi specialistët civilë në Jugosllavi. 3. Mbi Velebetin dhe spiunët e tjerë në aparatin e MPJ në
Jugosllavi. 4. Mbi ambasadorin sovjetik në Jugosllavi dhe shtetin sovjetik. 5. Mbi fjalimin
antisovjetik të Gjilasit, mbi shërbimin informativ dhe marrëdhëniet tregtare. 6. Mbi lolitikën jo të
drejtë të PKJ në çështjet e marrëdhënieve midis parties dhe frontit. 7. Mbi gjendjen alarmante në
PKJ. 8. Mbi mendjemadhësinë e udhëheqësve të KQ të PKJ dhe sjelljeve jo të drejta ndaj gabimeve
përfshinë edhe problemet e letrës së 27 marsit, por më të “argumentuara”, duke iu përgjigjur letave të Titos.
336Po aty, fl.70-73. Letra e datës 22 maj që KQ i PK të BS i dërgon KQ të PKJ. Në këtë letër, u kthehet
përgjigje letrave të Titos e Kardelit, të cilët i vlerësojnë si të pabarabarta diskutimin e çështjeve nga
Informbyroja, i quajnë kritikat e KQ të PK të BS si të bazuara në informata jo të drejta dhe
kundërshtojnë pjesëmarrjen në mbledhjen e Informbyrosë që do të shqyrtojë gjendjen në PKJ. Lëtra
bejnë fajtor Titon e Kardelin për gjendjen e rëndë në PKJ dhe propozon shtyrjen e mbledhjes të
Byrosë Informative për në pesëmbëdhjet ditëshin e dytë të muajit qershor të vitit 1948. 337
Po aty, fl.40, 41. Letër e KQ të PK të BS dërguar Titos dhe anëtarëve të tjerë të KQ të PKJ. Më 27
mars të vitit 1948. 338
AQSH, F. 14/AP, viti 1948, D.3, fl.42-43.
60
në drejtim të shtetit vijonte të mbahej e pa legalizuar, në gjendje gjysëm ilegale, ku
nuk botoheshin vendimet e raportet e saj, ndërkohë që shumica e Komitetit Qendror të
partisë nuk zgjidheshin, por kooptoheshin; ku mungonte kritika dhe autokritika, si dhe
ndiqeshin e vëzhgoheshin kuadrot e partisë nga Ministria e Sigurimit të Shtetit.
Vlerësohej se në Jugosllavi partin e kontrollonte Ministria e Sigurimit të Shtetit; nuk
njihej politika e luftës së klasave; nuk kufizohej elementi kapitalist, por kërkohej
integrimi paqësor i tij, sipas pikëpamjes së Bershtenit, Folmarit e Buharinit, si dhe
forcë udhëheqse nuk konsiderohej partia por Fronti Popullor, duke shkrir partinë në
Frontin Popullor. Këto qëndrime krahasohen me ato të menshevikëve në Rusi.
Gjithashtu, nënvizohej vija jo e drejtë e KQ të PKJ mbi luftën e klasave, jetën e
brendshme në parti, mendjemadhësinë e udhëheqësve e mos reagimin ndaj gabimeve
të tyre etj.339
Së katërti, nëpërmjet letrave bëhej denoncimi i disa kuadrove të Ministrisë së
Punëve të Jashtme të Jugosllavisë si agjentë të anglezëve, të cilët mbaheshin në
funksione shtetërore e diplomatike. Konkretisht, vlerësoheshin nga sovjetikët si
agjentë ndihmësi i ministrit të Punëve të Jashtme Velebit, si dhe tre punonjës të
ambasadës jugosllave në Londër, përfshir ambasadorin Leontiç. Gjithashtu, vlerësohej
si e pakuptueshme që ambasadori i SHBA në Beograd sillej si zot e informatorët e tij
qarkullonin lirisht dhe si Nediçët rregulloheshin me kaq lehtësi e komoditet në
aparatet shtetërore dhe të partisë në Jugosllavisë. Po ashtu vlerësohej qëndrim
antisovjetik barazimi i ambasadorit sovjetik në Jugosllavi, me një ambasador borgjez
të një shteti borgjez.340
Së pesti, në letra parashtrohej edhe propozimi i KQ të PK të BS, që këto
probleme të diskutoheshin në një mbledhje të partive komuniste, ku çdo parti duhej të
jepte llogari. Meqenëse udhëheqja jugosllave refuzoi pjesëmarrjen në këtë mbledhje,
pala sovjetike pranoi shtyrjen e takimit të Informbyrosë për në 15 ditorin e dytë të
muajt qershor341
.
Me njohjen e përmbajtjes së letrave të KQ të PK të BS, nisi një kurs i ri
politik. Letrat e KQ të PK të BS bënë që ngjarjet të rridhnin në mënyrë të tillë që
Shqipëria nga satelit i Jugosllavisë, të kthehej në satelit të drejtpërdrejt të BS. Ky
ndryshim u konkretizua me fillimin e një bashkëpunimi të gjithanshëm shqiptaro –
sovjetike.
Në një moment shumë delikat për udhëheqjen shqiptare, më 29 qershor të vitit
1948 u publikua Rezoluta e Byrosë Informative “mbi gjendjen në Partinë Komuniste
Jugosllave”, e cila përmbante kritikën ndaj vijës politike të PKJ për problemet e
brendshme dhe të jashtme, për qëndrimin jo miqësor ndaj BS, si dhe për ndjekje të
rrugës kapitaliste në ekonomi. Rezolucioni konkludonte se PKJ u ishte kundërvënë
partive komuniste të Informbyrosë, kishte tradhtuar solidaritetin internacionalist, si
dhe kishte kaluar në pozitat e nacionalizmit.342
Publikimi i Rezolucionit të
Informbyrosë shuajti çdo dyshim të udhëheqësve shqiptarë mbi qëndrimin e PKJ dhe
e nxiti për të vepruar më me shpejtësi. Ditën e publikimit të Rezolucionit të
Inforbyrosë, KQ i PKSH publikoi komunikatën e solidaritetit me vendimet e
Informbyrosë, por duke revokuar edhe “miqësinë me popujtë vëllezër të
Jugosllavisë”343.
Megjithatë, udhëheqja shqiptare, me një farë ngadalësie filloi reagimin në
339
Po aty, fl.43-44. 340
Po aty, fl.44-45, 49-52.(Për më tej shih: Shënimin 353 në faqën 88 të punimit). 341
Po aty, fl.73. (Vijon letra e dates 22 maj që KQ i PK të BS i dërgon KQ të PKJ). 342
Çuvahin. Shërbimi im diplomatik...... fl.47. 343Gazeta “Bashkimi”, 30 qershor 1948.
61
përgjigje të letrave të KQ të PK të BS. Më 15 prill të vitit 1948 letrat e KQ të PK të
BS do të mbërrinin zyrtarisht në Shqipëri, ndërkohë që letra e 27 marsit i ishte
dorëzua personalisht Enver Hoxhës në fund të muajit mars nga ambasadori
Çuvahin.344
Në një situatë të tillë pritshmërie, qeveria sovjetike me shpejtësi reagoi
dhe kërkoi që të kontrollohej me kujdes gjendja delikate në Shqipëri. Denoncimi i
Titos u shoqërua me telegramin e Molotovit më datën 23 prill, dërguar ambasadorit
Çuvahin në Tiranë. Telegrami, kërkonte që të sigurohej udhëheqja shqiptare se BS do
të ndihmonte Shqipërinë dhe shprehte gatishmërinë e qeverisë sovjetike për dërgimin
e menjëhershëm të armatimit sipas marrëveshjes së nënshkruar, si dhe udhëzonte që
letra e Stalinit të vihej në dispozicion të anëtarëve të Byrosë Politike.345
Telegrami i Molotovit ishte nxitje, sepse pikërisht më datën 23 prill, Byroja
Politike mori dijeni, shqyrtoi letrën e datës 27 mars dhe mori disa vendime: u
deklarua plotësisht dakord me “kritikat kundër qëndrimit antimarksist dhe antisovjetik
të udhëheqsëve jugosllav” të parashtruara në letrën e KQ të PK të BS; shpehu
“indinjatën e zemërimin” për tendencat armiqësore, ambicjen, megalomaninë e
shpifjet e udhëheqjes jugosllave ndaj BS dhe PK të tij, dënojë vënien nën vëzhgim
nga organet e sigurimit të shtetit jugosllav të delegatët e PK të BS, si dhe nënvizojë
faktin se qëndrime të tilla ishin shfaqur e reflektuar edhe në marrëdhëniet me
Shqipërinë. Gjithashtu, Byroja Politike u shreh dakord me kritikën “e identifikimit të
rolit dhe të programit të partisë me frontin popullor” dhe dobësimin e luftës së
klasave, si dhe deklarojë vullnetin për të reflektuar dhe për forcimin e lidhjeve e të
dashurisë për BS dhe Stalinin. Anëtarët e Byrosë Politike e konsideruan qëndrimin e
PKJ si “jashtëzakonisht të rrezikshëm” dhe që përfaqësonte një “tradhti ndaj BS e
ndaj kampit”. Në të njëjtën kohë u shpreh frika se për shkak të lidhjeve të shumëfishta
me PKJ edhe “gjendja në PKSH ishte shumë alarmante”, pasi karakterizohej nga të
njëjtat gabime, si gjysmë ilegaliteti, mungesa e demokracisë, kooptimet në KQ ej.346
Më datën 30 qershor, qeveria shqiptare i kërkoi Legatës jugosllave në Tiranë
largimin e specialistëve dhe këshilltarëve jugosllavë, si “të panevojshëm dhe të
padëshirueshëm”. Menjëherë, Enver Hoxha në funksionin e kryeministrit urdhëroi
heqjen e fotografive të Titos dhe vedosjen vetëm të “fotografive të Stalinit dhe të
Komandantit”347 (domethënë të E. Hoxhës - E. M). Ndërsa me notën verbale të datës
1 korrik të vitit 1948, qeveria shqiptare denoncoi të gjitha marrëveshjet, akordet dhe
protokollet e nënshkruar pas Traktatit të Miqësisë dhe të Ndihmës Reciproke dhe i
konsideroi të gjitha marrëveshjet, akorde dhe protokolle të pa vlefshme dhe të
paqena”348. Kështu për katër ditë u shvlerësuan mbi 33 marrëvëshje e protokolle dhe
bashkë me to “miqësia e madhe vëllazërore” disa vjeçare shqiptaro – jugosllave.
Periudha pas Rezolucionit të Byrosë Informative, nga Enver Hoxha u
vlerësuar si një moment i artë, për të vepruar. Ai mori situatën në dorë dhe menjëherë
më datën 13 deri më 24 shtator të vitit 1948 mblodhi Plenumin e XI të KQ të PKSH, i
cilishqyrtoi veprimtarinë dhe gjendjen e partisë nën dritën e letrave të drejtuara KQ të
PKJ nga Stalini e Molotovi dhe rezolutës së Byrosë Informative“mbi gjendjen në
PKJ”. Në këtë plenum të shumë pritur nga Enver Hoxha, u vlerësuan “skllavëruese
marrëveshjet me Jugosllavinë”, u ritheksua me forcë ndërhyrja e jugosllavëve në
344
Çuvahin. Shërbimi im diplomatik ......fl.47. 345
Shaqir Vukaj. Rusia dhe Kosova ......., fl.114. 346
AQSH, F. 14/AP, viti 1948, D.5, fl.1-7. Protokoll i mbledhjes së Byroja Politike e KQ të PKSH, më
23 prill të vitit 1948 dhe venimet e marra, pas njohjes e diskutimit të letrës së KQ të PK të BS të
datës 27 mars, drejtuar Titos dhe anëtarëve të tjerë të KQ të PKJ. 347
Ana Lalaj. "Shqipëria dhe Informbyroja......", fl.104. 348
AQSH, F. 14/AP, viti 1948, D.9, fl.1-4.
62
Plenumin e Beratit të vitit 1944 për mënjanimin e Enver Hoxhës, Nako Spirut dhe
Mehmet Shehut, përcaktuan si përgjegjës kryesor për këto veprime Koçi Xoxen e
Pandi Kriston, duke i akuzuar për punë grupazhi të mbështetur nga jugosllavët.
Plenumi shfuqizoi vendimet e Plenumit VIII të KQ të PKSH mbedhur në Berat në
nëntor të vitit 1944 dhe hoqi nga qarkullimi rezolucionin e këtij plenumi, rivlerësoi
Nako Spirun, shkarkoi Koçi Xoxen nga posti i sekretarit organizativ të partisë,
legalizoi partinë, perjashtoi Pandi Kriston nga Byroja Politike, si dhe theksoi me forcë
rolin e PK të BS dhe Stalinit. Më 25 shtator, konkluzionet e plenumit iu dërguan KQ
të PK të BS, duke “shprehur mirënjohjen më të thellë” për Stalinin dhe Partinë
Bolshevike, si dhe premtimin që në frymën e letrave të KQ të PK të BS të analizohet e
gjithë puna e partisë.349
Pas plenumit, më 2 tetor të vitit 1948 bëhen ndryshme në në
radhët e qeverisë. Koçi Xoxe u emërua zëvendëskryeministër dhe ministër i
Industrisë, Pandi Kristo ministërpa portofol dhe kryetar i Komisionit të Kontrollit të
Shtetit, Nesti Kerenxhi ministër i Punëve të Brendshme dhe Mehmet Shehu rikthehet
në detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Ndërsa në fund të tetorit, Mehmet
Shehu emërohet ministër i Punëve të Brendshëm dhe Nesti Kerenxhi ministër pa
portofol, ndërsa Koçi Xoxe dhe Pandi Kristo lirohen nga detyrat shtetërore.350
Megjithë këto zhvillime, ambasadori sovjetik Çuvahin e njoftoi Moskën për
hezitimet e ngurimet e udhëheqjes shqiptare në punimin e letrave të KQ të PK të BS.
Në një material derguar Stalinit dhe udhëheqësve të tjerë sovjetikë më 17 tetor 1948,
ambasadori Çuvahin thekson se edhe pas demaskimit të tradhëtisë së Titos, E. Hoxha
qëndroi në pritje 5 muaj dhe nuk guxoi ta shtronte në parti veprimtarinë subversive të
agjentëve të klikës së Titos në PKSH. Sipas tij, edhe kur u shtrua në Plenumin XI, në
fillim E. Hoxha “nuk mendonte ta ngrinte çështjen e lirimit të Koçi Xoxes nga detyra
e sekretarit të KQ”. Vetëm kur anëtarët e këtij komiteti benë propozime konkrete,
atëherë doli me një propozim të tillë.351
Gjithsesi, në Kongresin I të PKSH, që zhvilloi punimet më 8 deri më 22
nëntor të vitit 1948 u diskutua plotësisht me një frymë antijugosllave dhe tërësisht
prosovjetike. Në kongres, Koçi Xoxe* u “bë përgjegjës për të gjitha gabimet dhe
dobësitë në veprimtarinë e partisë dhe të shtetit shqiptar”. Ai dhe Pandi Kristo*u
akuzuan “si mbrojtës e zbatues të platformës trockiste të PKJ”. Kongresi vendosi
përjashtimin nga partia të Koçi Xoxes dhe Pandi Kristos dhe me 2 dhjetor ata u
arrestuan.352
Pas kongresit, mënjanohen nga qeveria elementët që u vlerësuan si titist si
349
AQSH, F. 14/AP, viti 1948, D.5, fl.16-17. Letër e Enver Hoxhës në emër të Plenumit XI të KQ të
PKSH drejtuar KQ të PK të BS, më 25 shtator 1948, në përfundim të punimeve. 350
Kastriot Dervish. Historia e Shtetit Shqiptar ......m fl.601. 351
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse......, fl.82-83. *Koçi Xoxe (1917-1949), udhëheqës komunist, Themelues dhe kryetari i pare i Grupit Komunist të
Korçës. Mori pjesë në mbledhjen themeluese të PKSH dhe zgjidhet anëtar i KQ provizor, anëtar i
Byrosë Politike dhe sekretar organizativ i partisë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm me krijimin e tij,
merr gradën gjeneral-leitnant më 1944 dhe emërohet nënkryetar i KANÇ. Pas çlirimit, në fillim
emërohet drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit (emërtimi i parë i sigurimit të shtetit),
nënkryeministër e minister i Punëve të Brendshme, sekretar organizativ i KQ të Partisë, kryetar i
Gjykatës së Lartë dhe deputet në legjislaturën e pare të Asamblesë Kushtetuese. Më 2 dhjetor të
vitit 1948 arrestohet me akuzën “agjent i jugosllavëve” dhe më 11 qershor 1949 pushkatohet. *Pandi Kristo (1914-1994). Drejtues lokal partie, komisar i Shtabit të Qarktu të Korçës. Në vitin 1943
zgjidhet anëtar i KQ, në vitin 1944 zgjidhet anëtar i Byrosë Politike, anëtar Këshillit të
Përgjithshëm Antifashist, komisar i Zonës së Parë Operative dhe shef i sherbimit të fshehtë
informative. Në vitin 1946-1947 emrohet kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit dhe në vitin
1948 ministër pa portofol. Në Kongresin e Parë të Partisë akuzohet bashk me K. Xoxën si pro
jugosllav. U dënua 20 vjet dhe në vitin 1963 del nga burgu. Vdiq në Tiranë në vitin 1994. 352
Ana Lalaj. "Shqipëria dhe Informbyroja.....",fl.133.
63
Kristo Themelko, Nesti Kerenxhi e Naxhije Dume, ndërsa Mehmet Shehu emërohet
zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshëmdhe Tuk Jakova
zëvendëskryeministër.
Më 25 prill të vitit 1949, me vendim të Byrosë Politike u krijua Gjyqi Special,
ndërsa prokuror i çështjes u caktua një nga sekretarët e Komitetit Qendror, Bedri
Spahiu353
. Pretenca kundër Koçi Xoxes, Pandi Kristos etj, ngjasonte më shumë me një
raport politik, e cila për të argumentuar fajësinë u referohej fjalimeve të Stalinit, duke
i cilësuar të akuzuarit si “armiqë të popullit”, të “BS e të popujëve të tjerë të
Ballkanit” dhe “agjentë të jugosllavëve” që synonin asgjësimin moral e fizik të
udhëheqjes e në radhë të parë të Enver Hoxhës etj. Gjyqi zgjati rreth gjashtë muaji.
Koçi Xoxe “pranoi” gabimet e bëra nga mos njohja e detyrave që kryente, se u ishte
përmbajtur parimeve të kolegjialitetit në parti dhe se kishte vepruar me dijenin e
komandantit (dmth të Enver Hoxhës). Në përfundim të gjyqit, Koçi Xoxe u dënua me
pushkatim; Pandi Kristo me 20 vite burg; Vask Koleci, zëvendësministër i Punëve të
Brendshmedhe kandidat i KQ të PKSH, me 15 vite; Nuri Huta, ish kryetar i misionit
shqiptar në Beograd dhe drejtor i Drejtorisë së Propagandës të Ministrisë së Punëve të
Brendshme, me 10 vite dhe Vangjel Mitrojorgji, shef sigurimi, me 5 vite burg. Në
situatën e krijuar, me mbështetjen e sovjetikëve Enver Hoxha mori në dorë flamurin e
shpëtimtarit, duke u paraqitur si viktimë e veprimtarisë antishqiptare të jugosllavëve,
megjithëse viktima kryesore ishte Nako Spiru dhe vetë Shqipëria. Enver Hoxhës i
erdhi shpëtimi nëpërmjet një rruge të çuditshme, prishjes së marrëdhënieve midis
Jugosllavisë dhe partnerit të saj sovjetik, siç do të theksonte më vonë Edwin
Jacques.354
Frymën anti jugosllave dhe pro sovjetike e nxiten mëtej rezolucionet e Byrosë
Informative të muajit nëntor. Në pesëmbëdhjet ditshin e dytë të muajt nëntor të vitit
1949, u mbajt mbledhja e tretë e Byrosë Informative në Budapest, në të cilën u
miratuan tre rezoluta: “për mbrojtjen e paqes”, “mbi unitetin dhe forcimin e radhëve
të klasës puntore” dhe “Partia Komuniste Jugosllave në duart e vrasësve dhe
spiunëve”. Rezolucioni mbi PKJ vijonte sulmet e akuzat ndaj kësaj partie dhe
udhëheqësve të saj. Sipas rezolucionit konlkudohet “kalimi i klikës së Titos në
fashizëm, duke e hedhur Jugosllavinë plotësisht në kampin imperializmit”; vlerësohet
grup spiun klika e Titos, Rankoviçit, Kardelit, Gjilasit, Pjades, Goshnjakut,
Masllariçit, Boblerit, Mrazeviçit, Vukmanoviçit, Koça Popoviçit, Kidriçit, Zllatiçit,
Velebitit, Kulishevskit dhe, “armik i klasës punëtore dhe fshatarësisë, armik i popujve
të Jugosllavisë”; si dhe përcaktohet se PKJ e kishte“humbur të drejtën për t’u quajtur
parti komuniste” dhe se ishtë “vetëm një aparat që kryen detyra spiunazhi të klikës së
Titos, Kardelit, Rankoviçit dhe Gjilasit”355.Trajtimi dhe diskutimi i rezolucioneve të
Byrosë Informative u bë në Plenumin IV të KQ të PPSH, më 27 dhjetor të vitit 1949,
në të cilin u solidarizua plotësisht me përmbajtjen e tyre, u thelluan akuzat ndaj PKJ,
si dhe u vu detyrë për forcimin e “vigjilencës revolucionare”, “ndjenjës së
internacionalizmit proletar dhe dashurisë së pakufizuar për BS, partinë bolshevike e
Stalinin”. Një nga detyrat kryesore të Rezolucionit të Byrosë Informative ishte që
“partit komuniste të denoncojnë, në terrenin ideologjik dhe të luftojnë pa mëshirë
manifestimet e çdo lloj oportunizmi, sektarizmi dhe nacionalizmi borgjez dhe
depërtimin e agjentëve të armikut në gjirin e partisë”. Byroja Informative nënvizonte
me theks se “borgjezia zbaton metodën e vjetër të rekrutimit të spiunëve dhe
353
Po aty. 354
Edwin Jacques. “Shqiptarët: historia e popullit shqiptar”, Tiranë , Kartë e Pëndë, 1995, fl.510. 355
AQSH, F. 14/AP, viti 1949, D.3, fl.13. Protokoll i mbledhjes së Plenumit IV të KQ të PPSH, në datën
27 dhjetor 1949.
64
provokatorëve në radhët e partive komuniste”356. Këto kërkesa u vlerësuan si direktiva
shumë të rëndësishme, të cilat do të zinin vend kryesor në veprimtarinë partiake dhe
shtetërore, për konkretizim e zbatim në të ardhmen.
Me ndërprerjen e marrëdhënieve me Jugosllavinë, Shqipëria vërtet fitoi
pavarësinë e saj politike të veprimit, por nga ana tjetër, ekonomia ishte në buzë të
katastrofës.357
Një problem i tillë shqetësues, do të bëhej përcaktues në marrëdhëniet e
mëvonshme me partnerin e ri sovjetik.
Lidhur me marrëdhëniet shqiptaro - jugosllave, mund të tërhiqën disa
përfundime:
Gjatë periudhës së marrëdhënieve me Jugosllavinë, udhëheqja shqiptare, organet
drejtuese të partisë e të shtetit reflektojnë paqëndrueshmëri, nënshtrim, servilizëm dhe
qëndrim konjukturial, sipas kërkesës e dëshirës së palës jugosllave. Për shkak se
nevojat prevalonin mbi pakënaqësitë, udhëheqësve shqiptarë u mungonte forca e
duhur për të vepruar ndaj shkeljeve të vijueshme të detyrimeve e të angazhimeve;
ndaj zvarritjeve, vonesave, ndryshimeve të planeve, mendimeve, orientimeve,
udhëzimeve dhe shifrave të përcaktuara nga pala jugosllave. Ndërkohë, ekonomistët,
juristët dhe specialistët shqiptarë të strukturave ekonomiko - financiare, megjithë
mungesën e përvojës, reflektuan qëndrim profesional dhe jo gjithnjë të harmonizuar
me qëndrimin e udhëheqjes. Gjatë procedurave të përpunimit, zbërthimit e zbatimit të
traktateve e marrëveshjeve, ata nuk u pajtuan apriori me palën jugosllave, përkundrazi
ngritën zërin dhe kundërshtuan me argumente qëndrimet e praktikat jugosllave, duke
informuar rregullisht organet përkatëse të partisë e të shtetit shqiptar. Megjithatë,
specialistët e profesionistët u bënë viktimë e vartësisë politike të udhëheqjes shqiptare
ndaj asaj jugosllave.
Në zbatim të porosisë së Stalinit “për ta çuar Shqipërinë sa më afër
Jugosllavisë”, Jugosllavia që në fillim, ndërhyri në të gjitha fushat e veprimtarisë së
shtetit të ri shqiptar: politike, ekonomike, kulturore dhe ushtarake. Fusha ekonomike
ishte hallka më e dobët, ku në mënyrë të dukshme dhe me të gjitha format e metodat u
synua që “natyrshëm” të arrihej bashkimi i Shqipërisë me Jugosllavinë. Këtij qëllimi i
shërbyen mbi 33 traktate, protokolle e marrëveshje, që nga lidhja tregtare dhe deri te
Konventa Ekonomike e kreditë e akorduara, të cilat tregojnë se kërkesat, angazhimet,
detyrimet, organizmat, komisionet dhe organet e tjera ekonomike rezultojnë në favor
të palës jugosllave dhe në disfavor të palës shqiptare. Kudo, orientonin dhe drejtonin
këshilltarët e specialistët jugosllavë, duke zëvëndësuar hap pas hapi organet shtetërore
shqiptare, duke unifikuar të gjitha procedurat, planet, afatet etj dhe duke e trajtuar
ekonominë shqiptare si ekonomi të ndërvarur nga kupola Jugosllave, njësoj si
republikat e tjera të Jugosllavisë. Reagimi i politikës shqiptare, gjithnjë rezulton i
vonuar dhe me interesa të caktuara. Një mënyrë e tillë veprimi u shfrytëzua për të
goditur Nako Spirun, Muhamer Spahiunn, Zenel Hamitin, Mehmet Shehun, Liri
Belishovën, Fadil Paçramin etj si “antijugosllavë” dhe në kushte të tjera Koçi Xoxen,
Pandi Kriston, Kristo Themelkon, Nesti Kerenxhin etj, si “projugosllav”.
Në marrëdhëniet shqiptaro - jugosllave nuk është vështirë të konstatohen edhe
interesat reciproke ekonomike e politike. Shqipëria me gjendjen ekonomike të
vështirë dhe nevojat e saj të shumta, siguroi disa ndihma ekonomike, pasi ekonomia e
Jugosllavisë, pavarësisht nga dëmet e luftës, ishte më e zhvilluar se Shqipëria. Nga
ana tjetër, pala jugosllave përfitoi nga tregu dhe lënda e parë minerale dhe bujqësore
shqiptare. Me ndërprerjen e marrëdhënieve me Jugosllavinë, Shqipëria vërtet fitoi
356
AQSH, F. 14/AP, viti 1949, D.3, fl.21. 357
Peter Bartl. “Shqiptarët: nga mesjeta deri në ditët tona”, Tiranë , Instituti i Dialogut dhe
Komunikimit, 2008, fl.246.
65
pavarësinë e saj politike të veprimit, por nga ana tjetër, ekonomia ishte në buzë të
katastrofës.358
Një problem i tillë shqetësues, do të bëhej përcaktues në marrëdhëniet e
mëvonshme me partnerin e ri sovjetik.
Një pyetje mund të ngrihet: Përse Shqipëria u pozicionua kaq shpejt dhe
madjedoli në vijën e parë të frontit të luftës kundër Jugosllavisë, kur vetëm para disa
kohësh “bëhej thirrje në popull se miqësia shqiptaro – jugosllave është e përjetëshme
dhe i ka rrënjët në gjak”? Në parim duhet thënë se Shqipëria nuk bënte përjashtim nga
vendet e tjera komuniste, ku propaganda ishte e sofistikuar dhe ndryshonte shumë nga
realiteti. Në praktikë marrëdhëniet shqiptaro – jugosllave kishin dreitëhijet e veta.
Dokumentet arkivore dëshmojnë se kthesa shqiptare u diktua nga interesa
gjeopolitike, ekonomike dhe nacionale. Rezolucioni i Informbyrosë i vitit 1948 bëri
që ngjarjet të rridhnin në mënyrë të tillë, që “Shqipëria nga satelit i Jugosllavisë në
fillim të vitit 1948, të kthehej në fund të atij viti në një satelit të BS. Pra u ndryshua
vetëm orbita”359. Mund të themi se marrëdhëniet satelite, ideologjike dhe ekonomike
ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë patën një fund të palavdishëm dhe zhgënjyes.
1.7. Qëndrimi i Shqipërisë ndaj Luftës Civile në Greqi dhe BS 1948 - 1949
Lufta Civile në Greqi dhe rivaliteti sovjeto – amerikane, për shkak të kësaj
lufte dhe më gjërë, thelloi më tej tensionin në marrëdhënie shqiptaro – greke.Duke
njohur gjendjen dhe pasojat e menjëhershme të ndërhyrjes amerikane, si dhe për të
mbajtur nën “kontroll” situatën, Stalini në janar të vitit 1948 thirri urgjentisht në
Moskë ambasadorin Çuvahin, për t’u informuar për gjendjen në kufirin shqiptaro-
grek. Stalini e vlerësoi situatën në Ballkan shumë të ndërlikuar e serioze dhe porositi
për “kujdes dhe vigjilencë”, si nga sovjetikët ashtu edhe nga qeveritë e tjera të
Evropës Lindore. Sipas tij ishte kryesore të mos provokoheshin aleatët e djeshëm të
Koalicionit Antifashist. Gjithashtu, Stalini për të “lehtësuar” gjendjen në kufirin
shqiptaro – grek, kërkoi marrjen e masave për tërheqjen në BS në rrugë detare të
partizanëve grekë dhe familjeve të tyre, të të sëmurëve, pleqëve e fëmijve, detyrë me
të cilën do të merreshin diplomatët sovjetikë në Shqipëri.360
Acarimi dhe ndërprerja e marrëdhënieve sovjeto - jugosllave shënoi
përkeqësimin e situatës, si për forcat demokratike, që e vlerësonin Jugosllavinë si
mbështësen kryesore në rajon, ashtu edhe për Shqipërinë. Me ndërprerjen e
marrëdhënieve shqiptaro - jugosllave, Shqipërisë iu la barra kryesore e mbështetjes
dhe ndihmës për Ushtrinë Demokratike Greke. Forcat njerëzore dhe materialet, të
cilat ishin vendosur më parë në Jugosllavi, u zhvendosën gradualisht në Shqipëri,
duke marrë përsipër e përballuar pasojat e një veprimi të tillë.
Humbjet në Gramoz, të paraprira nga propozimet për paqe, tronditën
udhëheqjen e PKG, deri atëherë shumë optimiste për lëvizjen guerile dhe fitorën e saj.
Në këto kushte në reflektim, komandanti i Ushtrisë Demokratike Greke dhe
kryeministri gjenerali Markos Vafsiadhis, më 15 nëntor i paraqiti Byrosë Politike të
PKG një platformë mbi rivlerësimin e gjendjes në parti dhe të luftës.Ai e vlerësoi
gjendjen në parti jo të shëndoshë, me mungesë të demokracisë së brendshme dhe
mungesë besimi ndaj lëvizjes së armatosur dhe organizimit të veprimeve luftarake
ndaj qyteteve e qëndrave urbane, me punë të pa mjaftueshme për sigurimin e
rezervave strategjike, si dhe me një lëvizjes guerile të izoluar nga populli. Gjithashtu,
vlerësoi si veprim të nxituar shpalljen e “Qeverisë së Lirë Demokratike”, si dhe kërkoi
358
Peter Bartl. Shqiptarët...., fl.246. 359
Ana Lalaj. "Shqipëria dhe Informbyroja.....", fl.104. 360
Çuvahin. Shërbimi im diplomatik në Shqipëri,......fl.54.
66
si hap të domosdoshëm vazhdimin e luftës së armatosur në të gjithë vendin, duke
synuar forcimin e lëvizjes brenda qyteteve.361
Përqëndrimi i luftimeve intensive për një kohë relativisht të gjatë në rajonin e
Gramozit dhe të Viçit, në afërsi të kufirit shqiptaro - grek, sollën shqetësime për palën
shqiptare dhe implikuan më tej Shqipërinë në konfliktin e brendshëm grek. Kalimi i
popullësisë nga zonat e luftimit ose të spastrimit, tëplagosurëve dhe të forcave të
Ushtrisë Demokratike Greke në territorin shqiptar, një manovrim i domosdoshëm e
shpëtimtar për këto forca, u bë një veprim i zakonshëm. Vetëm në luftimet e verës së
vitit 1948, për të ruajtur forcat kaluan kufirin shqiptar rreth 5000 trupa dhe 3000 të
plagosur. Kalimet e forcave të Ushtrisë Demokratike pa lejen e autorizimin e
autoriteteve shqiptare dhe pa urdhërin e komandës së tyre, jo vetëm u shpeshtuan, por
me kosto të lartë për Shqipërinë. Veprimet e pa kontrolluara të këtij karakteri e
detyruan Byronë Politikë të PKG të merrte disa masa. Në dhjetor të vitit 1948, për
kalimin pa urdhër në territorin shqiptar të forcave të Brigatës XIV të Ushtrisë
Demokratike gjatë luftimeve të mëparshme, u shkarkua nga detyra komandanti i saj
Himaros.362
Këto veprime, jo vetëm tensionuan marrëdhëniet me Greqinë dhe vendet
perëndimore, por rrezikonin dhe ndërmarrjen prej tyre të veprimeve luftarake kundër
territorit shqiptar.
Zhvillimet dramatike të vitit 1948, sidomos të gjysmës së dytë të vitit dhe
marrja e inisiativës nga Ushtrisë Kombëtare Greke, me mbështetjen e gjithanshme
amerikane, sollën evoluimin e qëndrimeve të qeverisë greke ndaj Shqipërisë, të
Ushtrisë Demokratike Greke, si dhe të qeverisë shqiptare.
Së pari, në kushtet e krijuara, vëmendja e autoriteteve zyrtare greke u
përqëndrua në dy drejtime njëkohësisht: Në përpunimin e një politike më të
mirëstudjuar dhe më të rafinuar, për realizimin e pretendimeve territoriale dhe
aneksimin e Shqipërisë së Jugut, si dhe në vijimin e përgatitjes ushtarake për dhënien
fund të Luftës Civile në Greqi e zgjidhjen e pretendimeve territoriale ndaj Shqipërisë.
Qeveria greke kërkonte mundësi të reja për “zgjidhje” më të qëndrueshme për
pretendimet e saj ndaj Shqipërisë. Një variant interesant për çështjen shqiptare u
parashtrua në memorandumin e përgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme të
Greqisë, i cili iu dërguar Sekretarit të Shtetit të SHBA më 12 maj 1949 nga i ngarkuari
me punë në ambasadën amerikane në Athinë Harold B. Minor. Ky memorandum u
përgatit nën drejtimin e nënsekretarit të Punëve të Jashtme Panagiotis Pipinelis (më
tej: Panajotis Pipinelis), studiues i çështjeve të Ballkanit, diplomat me përvojë, i cili
luante rol drejtues në formulimin e politikës së jashtme greke. Për këtë arsye ai quhet
ndryshe dhe “Memorandumi Pipinelis”. Duke e vlerësuar këtë studim, i ngarkuari me
punë i SHBA në Athinë, ia dërgoi memorandumin e plotë Departamentit të
Shtetit.363
Përmbajtja dhe idetë e studimit, dëshmojnë qartë qëndrimin zyrtar të
qeverisë greke të asaj kohe për “problemin e brendshëm të Shqipërisë”. Tonet
nënvleftësuese e nihilizuese për aftësitë shtetformuese të shqiptarëve dhe jetën e
pavarur politike përshkojnë gjithë studimin. Për autorët e studimit, pavarësia e
Shqipërisë vlerësohej inekzistente, dhe kjo për shkak të kontrollit italian të vendit para
361
AQSH, F. 14/AP, viti 1949, D.4, fl.8. 362
AQSH, F. 14/AP, MPKG, viti 1948, D.2, fl.21. Rezolucion i Byrosë Politike të PKG, në lidhje me
shkeljen nga ana e Himaros të urdhërit të Shtabit të përgjithshëm të UDG "për mos violimin e
kufirit greko-shqiptar", me rastin e tërheqjes së forcave demokratike nga Gramozi në gusht të vitit
1948. 363
AQSH, F.1505/1, viti 1949-1952, D.1, fl.27-36. Memorandum për çështjen shqiptare, përgatitur nga
Ministria e Jashtme të Greqisë, Nr.344, datë 12 maj 1949. Ky material, nga ambasada amerikane në
Athinë i transmetohet menjëherë Sekretarit të Shtetit Amerikan në Uashington, po më 12 maj 1949.
67
lufte, si dhe të nënshtrimit pas lufte fillimisht ndaj Jugosllavisë dhe më vonë ndaj BS.
Dhe arsyet e kësaj vartësie gjendeshin, jo thjesht te lakmia e fqinjëve, por më së
shumti te prapambetja ekonomike, ndryshimet fetare e racore dhe mungesa në menyrë
të mjaftueshme të një klase sundues të kulturuar, të aftë për të frymëzuar popullin
shqiptar, për të ndjekur politikën e vështirë të ruajtjes së pavarësisë kombëtare.364
Nënshtrimi i Shqipërisë ndaj tuteles ruse, vlerësohej si rrezik jo vetëm për
Greqinë e Jugosllavinë, por edhe për Italinë dhe vijat e komunikimit mesdhetar, si një
urë e kalimit rus për në Adriatik. Studimi e vlerëson problemin e “Vorio Epirit” si të
vështirë për t’u zgjidhur, pasi në të qëndrojnë “ndjenja me rrënjë të thella” të popullit
grek, ashtu siç qëndrojnë “ndjenja të tilla” për Shqipërinë e Jugut nga shqiptarët,
prandaj çdo tendencë greke do të konsiderohet nga pala shqiptare si pushtim. Në
analizë të situatës konkrete, memorandumi jep tre variante për zgjidhjen e problemit
shqiptar: 365
Zgjidhja e parë, konsiston në ndarjen e Shqipërisë ose ndërmjet Greqisë e
Italisë ose ndërmjet Greqisë, Jugosllavisë dhe Italisë. Varianti i ndarjes vlerësohet
shumë pak i pranushëm nga opinioni ndërkombëtar, sepse do të konsiderohet si akt
agresioni nga vendet fqinj. Për Greqinë, aneksimi i gjithë territorit në jug të
Shkumbinit, me një popullsi shumë heterogjene e me shpirt mosnënshtrimi, do të
komplikonte akoma më shumë problemin dhe nuk do të çonte në stabilizimin e
situatës.
Zgjidhja e dytë, presupozonadministrimin e Shqipërisë nga një tutor
ndërkombëtar ose një fuqi e pa interes. Varianti i tutelës ndërkombëtare hidhet poshtë,
sepse do të sillte vështirësi për zbatimin e një politike të përbashkët nga kombe të
ndryshme.
Zgjidhja e tretë, parashtron bashkimin e Shqipërisë në një federatë me Greqinë
ose me Jugosllavinë. Zgjidhja më racionale konsiderohet pikërisht shkrirja e
Shqipërisë me një shtet kufitar. Bashkimi me Federatën Jugosllave vlerësohet shumë e
vështirë, sepse çështjes së minoritetit në Jugosllavi do t’i shtohej një armiqësi racore
shekullore midis sllavëve e shqiptarëve. Bashkimi i Shqipërisë me Jugosllavinë ose
Italinë vlerësohet edhe një kërcënim për Greqinë. Gjithësesi, bashkimi politik i
Shqipërisë me Greqinë konsiderohet i “natyrshme dhe i kërkuar” dhe zgjidhja më e
mirë. Ky veprim vlerësohet si një “traditë historike e respektueshme” me përfitime
reciproke strategjike, ekonomike dhe politike. Sipas memorandumit, shembujt për
këtë bashkim gjendeshin në Perandorinë Austro - hungareze, Perandorinë Britanike
ose Federatën Zviceriane.
Sipas zgjidhjes së tretë, në pikëpamje ekonomike popullsia e qyteteve të
gadishullit grek do të gjenin një dalje interesante në Shqipëri, një vend kryesisht
bujqësor e blegtoral, të cilit i mungonte një popullsi e zhvilluar qytetare. Bujqësia dhe
blegtoria e rajoneve jugore të Korçës e të Gjirokastrës, do të gjenin tregje të mira dhe
do të rigjenin lulëzimin e vjetër të lidhjeve me Selanikun dhe Janinën. Nga pikëpamja
ushtarake, bashkimi i Shqipërisë me Greqinë do të ofronte zgjidhje radikale për
problemin e sigurimit të saj strategjike lidhur me kufirin verilindor, si dhe përsa i
përket Iitalisë.366
Zgjidhja e problemit shqiptar nëpërmjet bashkimit, do t’i jepte fund
automatikisht çështjes së “Vorioepirit”, sepse qytetarët e të dy vendeve do të kishin
mundësi të lëviznin lirisht brenda kufijve të komunitetit të përbashkët politik.
“Memorandumi Pipinelis”, ishte një “hap përpara” në mendimin grek për
364
AQSH, F.1505/1, viti 1949-1952, D.1, fl.28. 365
Po aty, fl.31-32. 366
AQSH, F.1505/1, viti 1949-1952, D.1, fl.33. Vijonmemorandumi për çështjen shqiptare, përgatitur
nga Ministria e Jashtme të Greqisë, Nr.344, datë 12 maj 1949.
68
çështjen shqiptare, por vlerësohet që do të këtë vështrësi të mëdha për t’u realizuar
bile edhe në rast të një qeverie jo komuniste në Shqipëri. Gjykohet se kërkësa e
vazhdueshme për aneksimin e “Vorioepirit” dhe trajtimi i refugjatëve shqiptarë si
armiqë do të ngjallte armiqësi te populli shqiptar. Nga ana tjetër, ndihma e hapur për
forcat guerile, si dhe përdorimi i territorit shqiptar për sulme, siç ishte vepruar në vitin
1940 nga Italia, krijonin zëmrim te populli grek. Për të zbutur problemet e bashkimit,
në studim propozohen disa masa të ndërmjetme si dogana të përbashkëta, rregullimi i
çështjeve të “Vorio Epirit” nga qeveria lokale vendore etj.367
Por krahas studimeve për zgjidhjen afatgjatë të çështjes së “Vorioepirit”
konform interesave greke, qeveria greke me ndihmen amerikane vazhdoi përgatitjet
ushtarake për dhënien fund të Luftës Civile në Greqi dhe zgjidhjen e pretendimeve
territoriale ndaj Shqipërisë. Përveç spastrimeve masive të zonave të tëra, për të izoluar
e shkëputur nga populli të Ushtrisë Demokratike Greke, ndërtimit të aeroporteve,
rrugëve, skelave detare etj, organizuan e fuqizuan forcën ushtarake, me një efektiv
prej rreth 300.000 njerëz, duke shfrytëzuar rojën kombëtare, xhandërmarinë, njësitë e
vetmbrojtjes, njësitë e mbrojtjes kombëtare etj.368
Së dyti, PKG dhe Ushtria Demokratike benë bilancin për vitin 1948. Më 29 –
30 janar të vitit 1949 u mblodh Plenumi V i KQ të PKG, i cili analizoi situatën. U
konkludua se forcat monarko – fashiste, megjithë ndihmën amerikane, epërsin dhe
armatimin modern nuk ia arritën qëllimit për asgjesimin e Ushtrisë Demokratike gjatë
vitit 1948. Ndërkohë, Ushtria Demokratike edhe pse përballoi me “guxim ekspeditat e
armikut”, u vlerësua se “nuk u arrititë realizoi qëllimin kryesor strategjik”, sigurimin e
rezervave njerëzore e materiale.369
Duke patur parasysh zhvillimet dhe gabimet e
fundvitit 1948, Plenumi vuri disa detyra kryesore: sigurimin e rezervave të
parashikuara në çdo krahinë, divizion dhe Shtabin e Përgjithshëm; përvetësimin e
taktikës dhe aftësimin për të pushtuar fortifikatat e qytetet e mbajtjen e tyre; pajisjen e
ushtrisë me të gjithë armatimin e materialet e nevojshme, sidomos me forcën e
nevojshme të zjarrit; dhëniën e goditjeve të shpejta e të pandërprera kundër armikut,
në të gjithë vendin etj.
Së treti, intensifikimi i luftimeve në gjysmen e dytë të vitit 1948, rritën më tej
shqetësimin për palën shqiptare. Udhëheqja shqiptare, duke ndier “peshën” e
luftimeve në afërsi direkte të kufirit, në përgjigje të kërkesave të më parshme të
gjeneralit Markos, vijoi masat për mobilizimin e popullsis çame dhe dërgimin në
Luftën Civile në Greqi, në përbërje të Ushtrisë Demokratike Greke. Meqënëse
mobilizimi mbi baza vullnetare nuk rezultoi me sukses, KQ i PKSH, dërgoi të
deleguar, përfaqësues të zgjedhur nga popullsia çame, në vendvendosjen e refugjatëve
çamë për t’i bindur që të mobilizohen dhe të dërgohen në Ushtrisë Demokratike. Me
gjithë punën e bërë deri në mars të vitit 1949 u arrit të mobilizoheshin vetëm 130 veta.
Sipas konkluzioneve të të deleguarëve, mungesa e mobilizimit shihej si punë e
reaksionit të jashtëm dhe të brendshëm. Komisioni i të deleguarëve rekomandonte
“një mobilizim jo në formë vullnetare” dhe për elementët pengesë mendoheshin masa:
thirrje pran seksioneve të sigurimit e kërcënimin e tyre për punë armiqësore, pushim
nga puna, heqjen e tokës së dhenë, heqjen e të drejtës së ushtrimit të zejtarisë dhe
heqjen e triskave.370
Në një relacion që zëvendësministri i Punëve të Brendshme
367
AQSH, F.1505/1, viti 1949-52, D.1, fl.35. 368
AQSH, F. 14/AP, MPKG, viti 1949, D.7, fl.2-3. Rezolucioni i Plenumit V të KQ të PKG, mbajtur më
30-31 janar të vitit 1949, në të cilin u analizua fushata amerikane dhe e UKG në fundvitin 1948. 369
AQSH, F. 14/AP, MPKG, viti 1949, D.7, fl.6. Rezolucioni i Plenumit V të KQ të PKG, mbajtur më
30-31 janar të vitit 1949, në të cilin u analizua fushata amerikane dhe e UKG në fundvitin 1948. 370
AQSH,F. 14/AP, STR, viti 1949, D.389, fl.1, 2. Relacion i grupit të punës i përberë nga Niazi Islami,
69
kolonel Beqir Ndou me porosi të ministrit Mehmet Shehut, i dërgonte komandantit
(Enver Hoxhës) në korrik të vitit 1949 e informonte mbi kërkesat në rritje të
emigrantëve çamë për nënshtetësinë shqiptare dhe arsyet e kësaj rritjeje: frika se mos
mobilizoheshin e dërgoheshin në luftë; frika e riatdhesimit pas përfundimit të luftës,
pasi një pjesë e tyre kishin luftuar kundër forcave të EAM-it; humbja e përfitimeve
nga reformat e pushtetit, si punë, pronë etj.371
Mobilizimi i popullsisë çame u trajtua në mars të vitit 1949 në mbledhjen e
Byrosë Politike të KQ të PPSH, duke konkluduar se kundër këtij aksioni punonte
“reaksioni”. Prandaj, BP kërkoi që kundër tyre të veprohej si me armiqtë, ndërsa
komunistët hezitues të përjashtoheshin nga partia dhe të dërgoheshin në kampe. Sipas
propozimit të Mehmet Shehut, me këta njerëz mund të përdorej edhe forca, por natën
dhe pa u diktuar.372
Më vonë, nga frika e mobilizimit dhe e dërgimit në luftë, u rritën
kërkesat e popullësisë çame për marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Edhe dhënia e
nënshtetësisë u përdor si formë seleksionimi të njerëzve. Fillimisht, nënshtetësia u dha
për disa “përsona me qëndrim të mirë”373, deri sa në vitin 1949 iu dha nënshtetësia të
gjithë çamëve, duke ndërlikuar më tej zgjidhjen juridike të çështjes çame.
Megjithatë, ecuria jo e sukseksshme e Ushtrisë Demokratike Greke dhe kalimi
i shpesht i forcave të kësaj ushtrie e të popullësisë civile në territorin shqiptar, u
shoqëruan me mosmarrëveshje midis PKSHdhe PKG.Udhëheqja shqiptare, filloi të
kishte kundërshti për mjaftë veprime të udhëheqjes së partisë dhe të luftës në Greqi.
Meqenëse çdo gjë bëhej me “bekimin” e Moskës, në shkurt të vitit 1949, Enver
Hoxha i bënë një letër Stalinit për t’i kërkuar këshillat e tij “lidhur me vijën që duhet
ndjekur përsa i përket çështjes greke”. Në letër e informonte Stalinin për ekzistencën e
“dallimeve parimore” midis Byrosë Politike të PKG dhe Byrosë Politike të PKSH që
kishin të bënin “me vijën e PKG si dhe udhëheqjen e luftës nacionalçlirimtare në
Greqi”, përjashtimin prej tyre të “çdo gabimi parimor në punën e partisë dhe në
udhëheqjen e luftës”, gjetjen e faktorëve të disfatës jashtë gabimeve të veta të cilat
vlerësoheshin “jashtzakonisht serioze e të rënda”, si dhe për sjelljen“jo miqësore por
edhe të dyshimtë” të grekëve ndaj shqiptarëve.374
Në mungesë të përgjigjes, në vizitën e radhës në Moskë, Enver Hoxha e ngriti
përseri para Stalinit çështjen greke. Gjatë vizitës së Enver Hoxhës në Moskë më 23
mars të vitit 1949, Stalini u interesua për marrëdhëniet me Greqinë. Ai e “qetësoi”
Enver Hoxhën, duke nënvizuar se “fjalët e përhapura për coptimin e Shqipërisë ishin
sajesa për të trembur shqiptarët; se pavarësia e Shqipërisë ishte e siguruar nga
deklaratat e tre Fuqive të Mëdha, SHBA, Britanisë së Madhe dhe BS, dhe shkelja e
tyre nuk ishte gjë e lehtë; dhe në rast se vetë shqiptarët silleshin mirë, nuk do t’i shanin shumë imperialistët e nuk do t’i ngacmonin, por do të rrinin urtë, atëherë
Shqipërinë askush nuk ka për ta prekur”. Stalini porositi për t’u ruajtur nga
provokacionet. Por Enver Hoxha, e shfrytëzoi rastin për t’i bërë prezent Stalinit
Muharrem Demi, Rexho Hyseni, Dervish Dojaka dhe Mako Sejko, dërguar KQ të PPSH më 24
mars 1949. 371
AQSH,F. 14/AP, STR, viti 1949, D.389, fl.18. 372
AQSH, F. 14/AP, viti 1949, D.16, fl.14. 373
AQSH,F. 14/AP, STR, viti 1949, D.389, fl.18. Relacion “mbi çamët që kërkojnë nënshtetësinë
shqiptare”, Nënkolonel Beqir Ndou dërguar komandantit (EnveHoxhës) me porosi të Mehmet Shehut, më
datën 29
korrik 1949. 374
AQSH, F. 14/AP, viti 1949, D.2, fl.1. Letra drejtua KQ të Partisë Bolshevike dhe përsonalisht Stalinit
që mban datën 16 shkurt 1949. (Për më tepë shih: Hamit Kaba & Hetem Çeku. Shqipëria dhe
Kosova ne arkivat ruse....., fl.111, ku botohet e njëjta letër, por që mban datën 16 nëntor 1949).
70
mosmarrëveshjet me PKG, duke shfaqur disa “dyshime në qëndrimin e shokëve
grekë”. Sipas tij, “Ushtria Demokratike ishte e shkëputur nga populli”, i dukej “e
çuditshme forma e organizimit të udhëheqjes në qeverinë dhe në ushtrinë e Greqisë
demokratike”, kishte “përshtypjen se maskohej roli udhëheqës i partisë”, mungonte
“komisari politik në ushtri”, si dhe e vlerësonte të pakuptueshme që “Zahariadhisi nuk
quhej kryetar qeverie etj”375. J. Stalini, pa u ndalur në pretendimet e Enver Hoxhës,
vlerësoi të drejt qëndrimin grek që “nuk nxjerrin në pah rolin e partisë komuniste,
meqenëse ata u drejtohen masave demokratike” dhe e justifikon mungesën e
komisarëve politik në ushtri greke, sepse ky funksion mungonte edhe në ushtrinë
sovjetike, duke treguar se ai nuk ia vinte “veshin” pretendimeve të Enver Hoxhës.
Për ndjekje të kujdesshme të zhvillimeve nga Moska tregojnë edhe udhëzimet
e Moskës të dërguara nëpërmjet ambasadorit sovjetik në Tiranë. Më 25 prill të vitit
1949 ambasadori sovjetik Çuvahin, pas kthimit nga Moska i transmetoi Enver Hoxhës
udhëzimet e Stalinit. Ai e njoftoi se “gjatë vizitës së paradokohshme të Zahariadhit në
Moskë, ishte arritur një marrëveshje për mundësinë e mbylljes së kufirit shqiptaro-
grek që nga 1 maj dhe për ndërprerjen e dërgimit të çdolloj ndihme për Ushtria
Demokratike Greke përmes kufirit shqiptar”. Sipas tij “kalimi në territorin shqiptar
mund të lejohej vetëm për anëtarë të veçantë të KQ të PKG dhe për luftëtarët e
plagosur rëndë të ushtrisë demokratike”376. Gjithashtu, qeverisë shqiptare i kërkohej
“çarmatosja dhe internimi në thellësi të vendit të luftëtarëve dhe të oficerëve të
ushtrisë demokratike, të cilët pas 1 majit do të kalojnë në territorin shqiptar”. Enver
Hoxha, nga ana e tij, dha garanci për respektimin e këtyre udhëzimeve. Një masë e
tillë lehtësonte përkohësisht qeverinë shqiptare, megjithatë kalimet e pakontrolluara të
ushtarëve dhe të një pjese të popullsisë që dëbohej nga zonat e ndikimit të Ushtrisë
Demokratike vazhduan gjatë gjithë periudhës së luftës civile.
Të inkurajuar nga luftimet e verës së vitit 1948 në Pindin Verior dhe kalimin e
epërsisë në anën e Ushtria Kombëtare Greke, qeveria greke operacionet e ardhshme
ushtarake i ëndrronte edhe si mundësi pushtime të Shqipërisë së Jugut. Në fillim të
prillit të vitit 1949, qeveria greke me anën e një memorandumi dërguar Londrës dhe
Uashingtonit u përpoq të “argumentoi” nevojën e pushtimit ushtarak të Shqipërisë.377
Propozimi grek u kundërshtua nga anglo – amerikanët. Departamenti i Shtetit
kërkoi vetëpërmbajtje dhe parandalim të goditjeve nga ushtria greke në territorin
shqiptar. Në fillim të gushtit, përseri u shtua trysnia greke për shfrytëzimin e territorit
shqiptar për rrethimin e forcave të Ushtrisë Demokratike Greke në Gramoz e Viçi dhe
më pas ndjekjen e guerileve në brendësi të këtij territori. Pikërisht, kur po ndërmerrej
operacioni për shkatërrimin e Ushtrisë Demokratike, qeveria greke u parashtroi
Aleatëve Perëndimor një plan për goditje brenda territorit shqiptar.378
Amerikanët, jo
vetëm e kundërshtuan por kërkuan siguri nga Athina për të mos kryer veprime të tilla.
Amerikanët të shqetësuar nga një reagim i mundshëm i sovjetikëve, si dhe nga një
invazion i paparashikuar jugosllav ndaj Shqipërisë së Veriut, nuk inkurajuan veprime
të tilla që mund ta nxirrnin situatën jashtë kontrollit,duke ua bërë të qartë edhe
jugosllavëve në rrugë diplomatike këto qëndrime.Në ditarin e tij ambasadori sovjetik
në Jugosllavi A.I.Llavrentjev, kujton biseden me ndihmësin e ministrit të Punëve të
375
Ismail Lauka & Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse,......fl. 220-221. Regjistrim i
bisedës së J. V. Stalinit me E. Hoxhën për marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, për politikën e
jashtme dhe të brendshme të Shqipërisë, më 23 mars të vitit 1949. 376
Ismail Lauka & Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse,.......fl.222-223. 377
Beqir Meta. "Tensioni shqiptaro-grek në fundin e luftës civile greke dhe qendrimi anglo-amerikan",
Studime Historike, Nr.1-2, Tiranë, 2002, fl.101. 378
Beqir Meta. "Tensioni shqiptaro-grek në fund të luftës civile greke.....",fl.97.
71
Jashtëm të Jugosllavisë A.Beblier më 21 prill 1948, i cili i konfirmonte deklaratën e
ambasadorit amerikan Cannon (më tej: Kanon) “se qeveria amerikane nuk do t’i përkrahë ndofarë masash të qeverisë greke për ndryshimin e kufirit shqiptaro - grek
me përdorimin e forces”379. Megjithatë, amerikanët pranuan mundësinë e veprimeve
të kufizuara në brendësi të territorit shqiptar dhe një i tillë ishte provokacioni i 2
gushtit të vitit 1949, i cili përfundoi pa sukses.
Ndërprerja e marrëdhënieve sovjeto – jugosllave dhe shqiptaro – jugosllave, u
shfrytëzuan nga qeveria greke me mbështetjen e fuqishme të amerikanëve, për të
vijuar operacionet ushtarake për shkatërrimin e ushtrisë demokratike. Më 10 korrik të
vitit 1949, J. B. Tito mori vendiminpër mbylljen e kufirit me Greqinë dhe ndërprejen e
të gjitha ndihmave për ushtrinë demokratike greke.380
Shqipëria mbeti e vetmja
rrugëdalje për forcat e Ushtrinë Demokratike dhe popullsisë greke që të mund të
largoheshin të gjallë nga Greqia. Natën e datës 10 për 11 gusht 1949, forcat e Ushtrisë
Kombëtare Greke, nën mbështetjen e fuqishme të artilerisë dhe aviacionit, ndërmorën
mësymjen për asgjesimin tërësor të Ushtrisë Demokratike të përqëndruar në mbrojtjen
e fortifikuar në rajonet malore të Gramozit dhe të Viçit, në afërsi të kufirit me
Shqipërinë. Forcat qeveritare u pykëzuan në qëndër të frontit, e çanë atë në dy pjesë
dhe arritën të kapin pozicione me rëndësi strategjike midis Viçit dhe Gramozit. Duke
dhënë goditjen kryesore në drejtim të Viçit, brenda një dite ushtria kombëtare greke
kapi vijën e tretë të mbrojtjes dhe për dy - tre ditë luftimesh Viçi u shpartallua.381
Zhvillimet në Viçi e shqetësuan seriozisht udhëheqjen shqiptare. Ky shqetësim
rridhte jo thjesht për problemet që ishin krijuar në Ushtrinë Demokratike Greke, por
edhe për faktin se Shqipëria ishte më e angazhuar se çdo vend tjetër i Evropës Lindore
për të ndihmuar nga afër lëvizjen greke. Në këto rrethana, disfata e mundshme
vlerësohej si dështim i përbashkët. Pas disfatës në Viçi, megjithse nuk rezulton
dokument i mirëfillët mbi bisedimet e udhëheqësve shqiptarë me udhëheqësit grekë,
nga letrat e dërguar KQ të PKSH nga KQ i PKG dhe letra që E. Hoxha i dërgon
Stalinit, bëhet fjalë për takimet e Enver Hoxhës, të shoqëruar nga Mehmet Shehu e
Hysni Kapo me udhëheqësin grek Zahariadhisin në Korçë e Tiranë, përkaktësisht më
15 dhe 26 gusht të vitit 1949. Në këto takime Enver Hoxha shfaqi dëshprimin e tij për
mos informim të sakt nga pala greke mbi gjendjen dhe mundësitë në Viçi dhe për
numrin e gabuar të forcave të Ushtrisë Demokratike që do të manovronin në territorin
shqiptar.Nga 4000 - 4500 forca që ishte kërkuar të kalonin kufirin shqiptar, atë e
kaluan mbi 7000, përveç të plagosurëve (pala greke pretendon se kufirin shqiptar kanë
kaluar vetëm 5156 ushtarë). Po ashtu, udhëheqësit shqiptarë nuk mbetën të kënaqur
nga deklarimet e Zahariadhis se sulmet e ardhshme të forcave monarko - fashiste do të
ishin problematike dhe në rast thyerje forcat e Ushtrisë Demokratike Greke do të
kalonin në Shqipëri. Në përgjigje të frikës të shprehur nga Enver Hoxha, Zahariadhis
theksoi se në një rast të tillë repartet e Ushtrisë Demokratike që do të kalonin në
Shqipëri do të kishin mundësi të kalonin në Poloni ose gjetkë në vendet e tjera
socialiste.382
Ndaj këtij pohimi Enver Hoxha shfaqi rezerva, pasi në një rast të tillë,
pozita ndërkombëtare e Shqipërisë do të rrezikohej seriozisht.
Shqetësimet e tij për luftimet në Viçi, Enver Hoxha ua shfaqi edhe
379
Islam Lauka & Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse,.....fl.170. 380
Liman Varoshi, Lufta e Ftohtë në Europën e Lindjes, Tiranë, Naimi, 2010, fl.61. 381
AQSH, F. 14/AP, MPKBS, viti 1949, D.3, fl.12. Në këtë dosje është letra e E. Hëxhës, sipas porosis
së Byrosë Politike, dërguar KQ të PK të BS, lidhur me PKG dhe zhvillimi i luftimeve në Greqi. 382
AQSH, F. 14/AP, MPKG, viti 1949, D.3, fl.11/1. Letër e Byrosë Politike të PKG (Zahariadhis,
Barxhotas, Vllantes, Gushos dhe shprehet dakordësia edhe nga Parcalidhis dhe Joanodhis) dërguar
Byrosë Politike të KQ të PPSH më 23 gusht 1949.
72
udhëheqësve të tjerë grekë, Joanidhis dhe Parcalidhis. Kritika të rrepta për zhvillimin
e luftimeve në Viçi bëri Mehmet Shehu, atëkohë i ngarkuar nga pala shqiptare për të
ndihmuar në drejtimin e operacioneve në kufirin greko - shqiptar. Sipas pohimeve të
Zahariadhis, Mehmet Shehu kishte deklaruar se taktika e përdorur në Viçi ishte një
hap drejt katastrofës dhe se vazhdimi i saj në Gramoz do të kishte si përfundim
katastrofën e plotë.383
Më 30 gusht të vitit 1949, forcat qeveritare greke në vijim të operacionit, mbas
shumë luftimesh mundën të pushtojnë përfundimisht Gramozin, fortesën e fundit të
Ushtrisë Demokratike Greke. Rënia e Gramozit u shoqërua me kalimin në territorin
shqiptar të mbi 13.000 trupave guerile, mijra të plagosurëve, si dhe rreth 8000
refugjatë (të shpërndarë në disa kampe: kampi i Shkodrës me 3571 refugjatë, kampi i
Librazhdit me 2063, kampi i Burrelit me 866, si dhe grupe refugjatësh: në Ballësh 55,
në Sarandë 53, në Krujë 104, në Kuçovë 279, në Lezhë 84, në Permet 42, në Elbasan
280, në Lushnje 236, në Maliq 41, në Gjirokastër 21, në Shijak 30 dhe në Kavajë 80).
Një gjendje e tillë i vinte në një situatë akoma më të rëndë autoritetet shqiptare.
Strehimi, ushqimi, veshmbathja dhe sistemimi i mijëra grekëve refugjatë në territorin
shqiptar ishte një barrë e rëndë për shtetin e varfër shqiptar.384
Gjithashtu qeveria
shqiptare duhej të frenonte çdo sulm të mundshëm të formacioneve ushtarake
qeveritare greke në ndjekje të forcave guerile që kishin depërtuar në Shqipëri, e që
mund të precipitonte në aneksimin e Shqipërisë së Jugut, aqë shumë të pretenduar prej
Greqisë. Kësaj gjendjeje të vështirë, i shtohej edhe qëndrimi i PKG-së me të cilën po
thelloheshin mosmarrëveshjet. Në letrën e nënshkruar nga disa anëtarë të Byrosë
Politike të PKG-së (Zahariadhis, Barxhotas, Vllandas dhe Gushos), me shënim për
dakordësi me të edhe Parcalidhes dhe Joanidhis, dërguar KQ të PKSH më 22 gusht,
shkurt trajtohet humbja në Viçi në rezultat të epërsisë së Ushtria Kombëtare Greke
dhe ndihmës amerikane. Më gjatë trajtohen pretendimet për vrejtjet, kritikat e
interpretimet e bisedave të zhvilluara më parë me Enver Hoxhën e Mehmet Shehun.
Gjithashtu, në letër kërkohej rregullimi i disa pretendimeve për palën shqiptare lidhur
me pengesat e mjeteve të transportit, vonesat në shkarkimin e vaporrëve, furnizimin
me kafshë ngarkese, dërgimin e 1000 - 1500 ushtarëve grek që ndodheshin në
territorin shqiptar, si dhe administrimin e kontrollin nga përfaqësuesitë e Ushtrisë
Demokratike Greke të materialeve që dërgoheshin nga vendet e tjera.385
Rreth një muaj pas disfatës së Gramozit, më 29 - 30 shtator të vitit 1949,
zhvilloi punimet Konferenca e Ushtrisë Demokratike Greke, me pjesëmarrjen e 300
delegatëve dhe të deleguarit të qeverisë shqiptare Shefit të Shtamit të Përgjithshëm të
Ushtrisë Shqiptare, gjeneral Mehmet Shehut. Konferenca diskutoi dhe analizoi
situatën politike “pas tërheqjes nga Viçi dhe Gramozi”. Në referatin e tij, Niko
Zahariadhi theksoi se me “ luftën e Gramozit dhe të Viçit merr fund një etapë e luftës
revolucionare në Greqi”, ndër kohë që Varkizën e quajti “disfat ushtarake të imponuar
nga ndërhyrja ushtarake e anglezëve”, vlerësoi të drejt rifillimin e luftës së armatosur,
si dhe mbivlerësoi ndihmën nga jashtë të Ushtrisë Kombëtare Greke. Ashtu si dhe në
analiza të tjera, radhiti si shkaqe humbjeje mungesën e zgjidhjës së rezervave
strategjike dhe tradhëtin e Titos. Ai arriti deri aty sa të deklaronte se “në rast se në
vitin 1946 do të kishte ekzistuar tradhëtia e Titos, nuk do të kishin filluar luftën
armatosur”. Në përfundim “tërheqja” nga Viçi dhe Gramozi u vlerësua prej tij si
“masë për të shpëtuar forcat kryesore”, për “spostimin e punës në luftën legale” dhe si
mundësi për “edukimin ushtarakisht e politikisht për përgatitjen për luftrat e
383
Po aty. 384
AQSH, F. 14/AP, STR, viti 1949, D.389, fl.19. 385
AQSH, F. 14/AP, MPKG, viti 1949, D.3, fl.11-12.
73
ardhshme”386. Ndërsa në materialin “Konkluzione – mësime – detyra”, të Niko
Zahariadhis paraqitur në Konferncën e PKG-së në gusht të vitit 1950, e trajton
disfatën më shumë si tërheqje të Byrosë Politike të KQ të PKG-së, sipas propozimeve
të Gromikos, në emër të qeverisë sovjetike. Ai midis të tjerave thekson se Byroja
Politike e KQ të PKG, duke “patur si bazë propozimet e njohura që Gromiko bëri në
emër të qeverisë sovjetike, vendosi të pezullojë luftën e armatosur dhe të tërheqi
forcat kryesore të Ushtrisë Demokratike të Greqisë, mbasi u duk haptas se mbas
disfatës sonë në Viçi – Gramoz, ushtria demokratike nuk mund të arrinte një
përfundim të pjesshëm ose të përgjithshëm në përpjekjen e saj për çlirimin e Greqisë
në një kohë pak a shumë të afërt”387.
Analizat e situatës dhe të shkaqeve të disfatës së Ushtrisë Demokratike e të
lëvizjes guerile në tërësi nuk u mirëpritën nga udhëheqësit shqiptarë. Tonet e
përdorura nga udhëheqësit grekë ndaj kritikave të udhëheqësve shqiptarë, krahasimi i
vlerësimeve të tyre me titistët, aludimi për shpërdorimin e materialeve nga pala
shqiptare, si dhe deklarata për vazhdimin e luftës ilegale nga Shqipëria, ngjallën
pakënaqësi tek udhëheqësit partiakë e shtetërorë shqiptarë. Për problemet dhe akuzat
greke, të ngritura në drejtim të udhëheqjes shqiptare, Enver Hoxha sipas pikëpamjes
së tij, informon gjërësisht KQ të PK të BS me letrën e datës 6 shtator 1949.388
Deklarata e udhëheqësve grek për vazhdimin e luftës u shoqërua me disa
kërkesa, por edhe me disa qortime për PPSH dhe udhëheqësit e saj. Në një letër
dërguar KQ të PPSH, më 27 tetor të vitit 1949, Byroja Politike e PKG-së, kërkoi
mendimin e udhëheqjes shqiptare për vijimin e veprimtarisë së PKG-së nga territori i
Shqipërisë. Në letër, Shqipëria përcaktohej si vendi më i përshtatshëm gjeografikisht,
për drejtimin e udhëheqjen nga jashtë të veprimtarisë së PKG-së, për organizimin e
udhëheqjes politike të masave dhe të luftës ekonomike ilegale, si dhe drejtimin e
furnizimin e veprimeve partizane që vepronin në Greqi389
. Për këtë qëllim, kërkohej
vendosja në Shqipëri e një qendre organizimi, nyjes së komunikimit e të botimeve, si
dhe krijimin e të gjitha mundësive për kontakte të rregullta e të vazhdueshme me
organizatat ilegale në Greqi. Gjithashtu, në letër shprehej bindja se PPSH mbante
rezerva për politikën e PKG-së, jo vetëm për përiudhën e zhvillimeve të fundit, por
qysh gjatë pushtimit fashist, para gjatë dhe pas Varkizës. Sipas palës greke, pala
shqiptare akoma nuk kishin dërguar me shkrim pikëpamjet e shprehura nga Enver
Hoxha e Mehmet Shehu në takimet e tyre me Zahariadhisin”. Sipas mendimit të tyre
në partinë shqiptare “s’ishte pastruar akoma trashëgimia e Koçi Xoxes lidhur me
çështjen greke e PKG-së dhe se udhëheqja e PPSH s’kishte një vijë të drejtë për PKG,
për politikën e saj dhe për udhëheqjen e saj”390.
Shkurt, letra e Byrosë Politike të KQ të PKG, pothuajse përmbante akuza për
PPSH dhe udhëheqjen e saj, për politikë të gabuar ndaj partisë dhe lëvizjes
demokratike greke dhe krahasimin e kësaj politike me vijën e Titos, për vonesa e
zvarritje të hetimeve të disa të arrestuarve në interes të lëvizjes greke, si dhe për
shpërdorim të materialeve të ndihmave të dërguara nga vendet e tjera etj.
Në vizitën e zhvilluar në BS në pesëmbdhjet ditshin e dytë të muajit nëntor të
386
AQSH, F.14/AP, MPKG, viti 1949 D.4, fl.2/1.Shënime të mbajtura nga Mehmet Shehu, pjesëmarrës
në Konferencën e UDG, mbajtur më 29 deri 30 shtator të vitit 1949. 387
AQSH, F. 14/AP, MPKG, viti 1950, D.5, fl.61. Artikulli i Niko Zahariadhit, më 26 gusht të vitit 1950,
paraqitur edhe në Konferencën e Përgjithshme të parties. 388
AQSH, F. 14/AP, MPKBS viti 1949, D.3, fl.1-44. 389
AQSH, F. 14/AP, MPKG, viti 1949, D.3, fl.13-15. Letër e Byrosë Politike të PKG dërguar KQ të
PPSH, më 27 tetor të vitit 1949. 390
AQSH, F. 14/AP, MPKG viti 1949, D.3, fl.15.
74
vitit 1949 dhe në takimin me Stalinin në Sukun, Enver Hoxha trajtoi edhe problemet e
marrëdhënieve me PKG dhe vendimin për largimin e udhëheqësve grek nga
Shqipëria, për shkak të akuzave ndaj PPSH. Stalini, ndërkohë ishte njohur edhe me
letrat e mëparshme të të dy palëve. Ai i tha Enver Hoxhës se “ju i akuzoni grekët se
kanë berë gabime politike”, ndërsa “Zahariadhis s’na ka thënë ndonjë gjë të keqe për
ju shqiptarët”, por se ju akuzojnë “se kini rekuizuar kamionët dhe nuk i kini lenë të
administrojnë materialet”391. Stalini tha për tërheqjen prej BS të 12.000 grekërve që
ndodheshin në Shqipëri pas lufte, pasi nuk mund të qëndronin në një vend në kufi me
Greqinë, ndërsa për armatimin e mbetur ishte i mendimit që të qëndronin në Shqipëri.
Gjithashtu Stalini nënvizoi se grekët nënvlerësuan forcat e armikut dhe mbivlerësuan
forcat e tyre, nuk ditën të mobilizojnë dhe u mungonte organizimi, si dhe ushtria
mbeti e shkëputur, por e quan të drejtë veprimin e tërheqjes prej tyre. Përfundimisht,
Stalini kërkoi që pala shqiptare “të merret vesh në praktikë” me palën greke dhe
vendosi një mbledhje të përbashkët në Moskë në muajin dhjetor të vitit 1949.392
Akuzat i përkeqësuan më shumë marrëdhëniet midis dy partive, por në të
njëjtën kohë rënduan më tej situatën për Shqipërinë. Të shqetësuar nga akuzat greke,
më 1 dhjetor të vitit 1949, Enver Hoxha përsëri e informoi KQ të PK të BS për letrën
e dërguar nga KQ i PKG dhe njëkohësisht parashtroi dhe pikëpamjet e PPSH për
problemet që shtroheshin në letër.393
Në letër, udhëheqësit grek Zahariadhis,
Joanidhis, Parcalidhis etj, konsiderohen “njerëz të çuditshëm dhe që ishin nga
shkaktarët kryesorë koshient të fatkeqsisë që i ngjau partisë motër komuniste dhe
popullit grek”, ata akuzohen se në mënyrë “armiqësore dhe provokuese bënin
paralele” në mes të pikëpamjeve të udhëheqjes së partisë shqiptare me ato “të klikës
fashiste të Titos” dhe se udhëheqja e partisë shqiptare ishte në pozita trockiste të Titos
sa i përket gjykimit të vijës së ndjekur nga udhëheqësit grekë gjatë luftës. Në letër,
komunikohej vendimi i Byrosë Politike për “largimin e menjëhershëm nga territori
shqiptar si njerëz të padëshirueshëm, të grupit udhëheqës të lëvizjes greke me Niko
Zahariadhis në krye, të shtabit të tij dhe të grupit ndërlidhës të radios”, për arsye se
kishin akuzuar “poshtërsisht” Partinë e Punës së Shqipërisë dhe udhëheqjen e saj.394
Gjithashtu, deri në ardhjen e përgjigjës së letrës nga qeveria sovjetike, propozoheshin
masat urgjente që do të merreshin: përqëndrimin në një vend të 4000 grekëve që
ndodheshin ne Shqipëri, grupin e shtabit dhe të ndërlidhjes të Ushtrisë Demokratike,
pengimin e lëvizjeve në të katër anët e Shqipërisë të grupit të Zahariadhit dhe
ndalimin e hyrjeve e daljeve në kufi të njerëzve te tij, duke lejuar vetëm partizanët
grekë dhe demokratët që kërkonin strehim. Për sa më sipër kerkohej këshilla e
Stalinit, për vijën që duhej ndjekur lidhur me çështjen greke. Për të qetësuar dhe
paqëtuar marrëdhëniet midis PPSH dhe PKG, Stalini thirri në Kremlin udhëheqësit
kryesorë të të dy partive. Takimi u realizua, më 14 deri më 16 janar të vitit 1950, në
prani të Stalinit dhe të udhëheqësve kryesorë sovjetikë. Sipas një dokumenti në
dorëshkrim, që ruhet në arkivin e shtetit, të quajtur “Prememorie”, rezulton se Enver
Hoxha parashtroi pikëpamjet e tij e të KQ të PPSH (të parashtruara në letrat e
sipërpërmendura) për “gabimet parimore të partisë greke”, që çuan në disfatën e
391
AQSH, F. 14/AP, MPKBS, viti 1949, D.20, fl.19,20. Shënime të Enver Hoxhës- dorëshkrim-mbi
takimin me J. Stalinin, në qytetin Sukum të BS, në nëntor të vitit 1949. 392
AQSH, F. 14/AP, MPKBS, viti 1949, D.20, fl.22. 393
AQSH,F. 14/AP, MPKBS, viti 1949, D.3, fl.42. Letrër e nënshkruar nga Enver Hoxha dërguar Stalinit
më 1 dhjetor 1949. 394
AQSH,F. 14/AP, MPKG, viti 1949, D.3, fl.43. Letër e Byrosë Politike të PKG dërguar KQ të PPSH,
më 27 tetor të vitit 1949.
75
Ushtrisë Demokratike Greke.395
Në përfundim, mund të themi se udhëheqja shqiptare nën presionin sovjeto -
jugosllav dhe politikës agresive aneksioniste greke, kontribuoi në përkeqësimin e
marrëdhënieve shqiptaro - greke, duke u angazhuar si palë në konfliktin e brendshëm
në Greqi. Këtë qëndrim, autoritetet zyrtare greke e shfrytëzuan si argument për të
motivuar e mbajtur ndezur pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë së Jugut.
Angazhimi në luftën civile greke, përmbante në vetvete rrezikun e ndërhyrjes
ushtarake, për shkak se Greqia ishte me vlera politike e strategjike për demokracitë
perëndimore. Nga ana tjetër, marrëdhëniet e Shqipërisë me bllokun komunist ishin të
pa konsoliduara. Deri në vitin 1948, Shqipëria kishte vetëm dy Traktate Miqësi dhe
Ndihme Reciproke, me Jugosllavinë dhe me Bullgarinë, ndërsa pas këtij viti, nuk
kishte asnjë siguri ndërkombëtare, dhe për më tepër gjeografikisht ndodhej larg
vendeve të tjera komuniste. Politika e ndjekur nga qeveria shqiptare, duke zhvilluar
marrëdhënie vetëm me Jugosllavinë deri më 1948 dhe aferat me të deri në vendosjen e
forcave ushtarake jugosllave në rajonin e Korçës në afërsi direkt me kufirin grek, si
dhe zhvillimi i marrëdhënieve vetëm me BS dhe vendosjen tërësisht nën kontrollin e
Moskës pas vitit 1948, ndihmuan që marrëdhëniet me Greqinë të mbeten gjithënjë të
tensionuara, duke mbizotëruar mosbesimi dhe frika reciproke. Politika sovjetike, duke
lënë në periferi interesin e zgjidhjes së problemeve shqetësuese shqiptaro - greke, e
mbështeti angazhimin e Shqipërisë sipas leverdisë së saj. Ndërsa pala jugosllave, me
politikën e ndjekur ndikoi në keqësimin e marrëdhënieve shqiptaro - greke. Duke
shfrytëzuar e zmadhuar rrezikun e agresionit grek për aneksimin e Shqipërisë së
Jugut, Jugosllavia synonte të motivonte e në të njëjtën kohë të impononte politikën e
bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë, madje edhe nëpërmjet dislokimit të forcave
ushtarake në Shqipëri.
395
AQSH, F. 14/AP, MPKG, viti 1950, D.1, fl.1-3. (Për të hedhur poshtë nënvlerësimin e ndihmës së
dhënë nga vendet e demokracive popullore nga udhëheqja greke, në diskutim përmendet që në
depot e vendosura në Shqipëri në janar të vitit 1950 ndodheshin: materiale të mjaftueshme për të
armatosur e ushqyer një ushtri prej 50.000 vetësh, rreth 46.000 pushkë. 2000 mitrolozë, 5000
automatikë, 60 milion fishekë, 10.000 ton bukë etj).
76
K A P I T U L L I I D Y T Ë
SHQIPËRIA HYN NË ORBITËN E DREJTPËRDREJTËTË BASHKIMIT SOVJETIK, 1949 - 1953
2.1. Sovjetizimi i Republikës Popullore të Shqipërisë, 1949 – 1953
Ndërprerja e marrëdhënieve sovjeto – jugosllave u shoqërua me acarimin e
marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit të Shqipërisë me Jugosllavinë, si dhe fillimin e
kalimit të Shqipërisë nga “kujdestaria” e Jugosllavisë në orbitën sovjetike. Udhëheqja
shqiptare, në konfliktin sovjeto – jugosllav, mori menjëherë, plotësisht e
përfundimisht anën e BS, nisur nga disa arsye.
Marrëdhëniet e drejtpërdreta me BS, psikologjikisht krijonin një status më të
privilegjuar për Shqipërinë, për faktin se PK e BS ishte qëndër e lëvizjes komuniste
botëror, vetë BS ishte njëri nga Tre Aleatët e Mëdhenj fitues të Luftës së Dytë
Botërore, që mbajti peshën kryesore në këtë luftë. Në krahasim me Jugosllavinë ishte
një shtet i fuqishëm ekonomikisht e ushtarakisht, me ndikim të rëndësishëm në arenën
ndërkombëtare, si dhe “koka” e udhëheqës i bllokut komunist. PK e BS ishte qëndra e
lëvizjes komuniste ndërkombëtar, “koka” e kampit socialist, për rrjedhojë çdo
vendim, këshillë apo udhëzim i dalë nga Kremlini ishte i padiskutueshëm.
Marrëdhëniet me një shtet të fuqishëm si BS ishte domosdoshmëri për
Shqipërinë, për të përballuar kërcënimet dhe ndonjë rrezik të jashtëm. Për Shqipërinë
e dobët ekonomisht e ushtarakisht dhe të rrethuar nga shtete historikisht jomiqësorë,
mbështetja nga BS ishte garanci edhe për sigurinë e vendit. Deri në këtë kohë, për
sigurin e vendit mbështetje kryesore ishte Traktati i Miqësisë e Ndihmës Reciproke
dhe bashkëpunimi ushtarak me Jugosllavinë. Ndërsa në kushtet e ndërprerjes së
bashkëpunimit ushtarak me këtë vend, Shqipëriae rrethuar nga vende armiqësore ishte
e paaft për të përballuar kërcënimin e tyre. Mbështetja te BS ishte mjaftë e
rëndësishme për udhëheqjen shqiptare, për sigurimin territorial dhe pavarësinë e
vendit. Edhe pse larg nga Shqipëria, BS kishte vend dhe peshë të madhe, jo vetëm në
botën komuniste por dhe në zhvillimet ndërkombëtare.
Shqipëria, si një vend i varfër dhe i dobët ekonomikisht, kishte nevojë për
ndihmën e mbështetjen ekonomiko – financiare të një shteti të fuqishëm ekonomik
dhe për modelin e ndërtimit të socializmit, për të korektuar marrëdhëniet
problematike me Jugosllavinë dhe deformimet e zhvillimit ekonomik nën diktatin e
saj. Në këtë mënyrë, këshillimi dhe ndihma ekonomike sovjetike do të merrej direkt
dhe jo nëpërmjet Jugosllavisë, siç veprohej më parë.
Pavarësisht se konflikti sovjeto – jugosllav ishte moment i papritur, për
udhëheqësin shqiptare ishte diçka shumë e dëshirueshme. Enver Hoxha që në fillesat
e marrëdhënieve me Jugosllavinë kishte statusin e të dobëtit, nën friken e tutelës
jugosllave, prandaj kishte kohë që bënte përpjekje për të krijuar marrëdhënie të
drejtpërdrejta me BS, pa ndërmjetësimin e Jugosllavisë. Konflikti sovjeto – jugosllav
ishte momenti ideal për të shpëtuar nga diktati dhe tutela jugosllave. Nga ana tjetër,
Enver Hoxha ushqente simpati të madhe ndaj Stalinit. Ai e konsideronte dhe e
cilësonte udhëheqës gjenial, udhëheqësi më i madh i njerëzimit, i pagabueshëm, baba,
mësues etj, duke e kthyer personin e tij në një mit. Pavarësisht se marrëdhëniet me BS
nuk ishin efektive, në vitet e para pas lufte, propaganda për mitin e Stalinit ka qenë
maksimale, deri dhe jashtë realitetit. Partia bolshevike dhe Stalini vlerësohen
“çlirimtarët e atdheut tonë, indipendencës tonë, ndihmëtarët e mëdhenj të ngritjes së
77
pushtetit popullor nga fitorja në fitore”. Në fakt partia bolshevike e Stalini nuk
ndihmoi as në çlirimin e vendit gjatë luftës dhe as në ngritjen e pushtetit, pas lufte.
Gjithsesi, shkëputja nga tutela e Titos dhe armiqësia e përbashkët ndaj Jugosllavisë së
Titos, ishte mundësi që e afronte Enver Hoxhën me Stalinin.
Gjithashtu, udhëheqja shqiptare kishte nevojë urgjente për mbështetjen e BS,
për të përballuar pasojat e prishjes me Jugosllavinë, problemet e ndërlikuara që
lindnin dhe diktonte zhvillimi i Luftës Civile në Greqi, në afërsi të kufirit me
Shqipërinë, si dhe për t’iu përshtatur shpejtë modelit dhe eksperiencës sovjetike në
ndërtimin e socializmit. Prandaj, në rrethanat e reja, Shqipëria nuk nguroi të
zhvendoset në orbitën dhe më vonë në kampin sovjetik. Në këtë periudhë BS u bë
partneri kryesor i Shqipërisë. Me vullnetin, interesat dhe përpjekjet e të dy palëve, jeta
politiko - shoqërore shqiptare u karakterizua nga zbatimi me zell e bindje të plot i
direktivave të Moskës.
Kalimi i Shqipërisë nga “kujdestaria” jugosllave nën domenin e BS, krijoi
probleme, jo vetëm në aspektin ekonomik, por në të gjitha aspektet politiko –
shoqërore të shtetit e të shoqërisë shqiptare. Modeli politik dhe përvoja jugosllave
zbatohej kudo, në parti, në strukturat organizative e veprimtarinë e institucioneve
shtetërore e shoqërore, në ushtri, në organizatat e masave etj. Në kushtet e ndërprerjes
së plotë të marrëdhënieve të bashkëpunimit me Jugosllavinë, ishte domosdoshmëri
ndërtimi i infrastrukturës së bashkëpunimit dhe përshtatja me modelin dhe
eksperiencës sovjetike.
Me ndërprerjen e bashkëpunimit me Jugosllavinë, të gjitha “bataret” e
propagandës u drejtuan “për rritjen e dashurisë për BS, Partinë Bolshevike dhe
Stalinin e madh”; për njohjen, pervetësimin e zbatimin e modelit, përvojes dhe
eksperiencëc sovjetike. Në shkurt të vitit 1949, për më se një muaj, një delegacion
shumë i zgjeruar me në krye Bedri Spahiun, anëtari Byrosë Politike dhe sekretar i KQ,
me përbërje nga të gjitha fushat e veprimtarisë, vizitoi BS. Objekti i vizitës ishte
konsultimi me aparatin e KQ të PK të BS mbi organizimin e aparatit qendror të
partisë (që nga Byroja Politike e deri tek organizatat bazë të partisë), funksionimin e
drejtorive dhe koordinimin e punës midis tyre, mbi programimin e planifikimin e
veprimtarisë së aparatit, udhëzimet për bazën dhe organizatat e masave; sigurimin e
informacionit prej tyre dhe kontrollin e zbatimit të vendimeve; mbi sindikatat e
srukturat e sigurimeve shoqërore, kontratat kolektive dhe deri tek pushimet e
punëtorëve.396
Në takimet në KQ, Suslovi dha përvojen e KQ të PK të BS, për
organizimin e funksionimin e Byrosë Politike, për kontrollin e zbatimin e vendimeve,
për kontrollin e punës organizative, për zgjedhjen e përgatitjen e kuadrit, si dhe për
drejtimin e punës ideologjike. Sipas tij Byroja Politike udhëheqte Këshillin e
Ministrave, ku asnjë vendin nuk merrej pa udhëzimin përgjegjës nga partia,
udhëzimet e organeve shtetërore dhe ekonomike buronin nga vendimet e KQ dhe e
njëjta rrugë ndiqej për kuadrin etj.397
Delegacioni me t’u kthyer, jo vetëm përgatiti materialin me përvojën e punës
së partisë të aparatit të KQ, por hartoi edhe rekomandimet e masat për vëniein e saj në
jetë, nëpërmjet vendimeve dhe instruksioneve të ndryshme. Kështu u morën vendime
“mbi metodën e udhëheqes kolegjiale dhe mbi përgatitjen e çështjeve nga aparatet e
KQ ekomiteteve të rretheve”; “mbi planin e punës e përgatitjen e mbledhjeve”; “mbi
396
AQSH,F. 14/AP, viti 1949, D.5, fl.4-16. Materiale dokumentare të përgatiturta për delegacionin
shqiptar që vajti për vizitë në BS, në korrik të vitit 1847, për organizimin e aparatit qendror të
parties, mbi planin e punës së aparatit, mbi disa çështje të sindikatave etj. 397
AQSH, F. 14/AP, MPKBS, viti 1949, D.6, fl.2-6.Biseda e pare dhe e dytë me Suslovit, përkatësisht
më 12.2 dhe 4.3.1949.
78
nomenklaturën e kuadrit”; “mbi format e edukimit dhe arsimimit marksiste – leniniste
në parti”; “mbi format e agjitacionit, format e punës me qëndrat e kulturës dhe me
shtypin” etj. Vlerësim i rëndësishëm iu kushtua vendimeve “mbi organizimin e
aparatit të KQ dhe të komiteteve të rretheve” dhe “mbi përcaktimin e strukturës së
partisë”398. Në bazë të këtij vendimi, sipas eksperiencës sovjetike, në KQ u krijua
Drejtoria e Industrisë dhe e Transportit, e cila do të merrej me industrinë, minierat,
transportet, artizanatin etj. U riorganizua Drejtoria e Propagandës, duke iu shtuar
seksioni i arsimit dhe i jashtëm. U riorganizua Drejtoria e Organizimit, duke iu shtuar
çështjet e statutit dhe të organizatave të masave. Gjithashtu, u riorganizua Drejtoria e
Bujqësisë dhe e Kuadrit, të cilës iu dhanë detyra për kontrollin e vendimeve të KQ në
sektorin e tregtisë, të kooperativave tregtare, të ndërtimit, financës etj. Vendime u
morën “mbi format e edukimit marksist – leninist në parti”, për ngritjen e një sistemi
të tërë formash për kuadrot, me kurse e rrethe ditore, mujore, tre mujore; vendimi
“mbi format e agjitacionit”, “mbi format e punës në qëndrat e kulturës”, “mbi
shtypin” etj. Sipas eksperiencës sovjetike, u përcaktua struktura e partisë, në bazë të
ndarjes administrative dhe mbi bazë prodhimi, si dhe u përgatitën instruksione për
informimin në parti, për kontrollin e zbatimit të vendimeve, për pranimin në parti, për
masat ndëshkimore, për çështjet administrative etj.399
Në këtë mënyrë, sipas përvojës
sovjetike, u morën në kontroll nga KQ sektorë të tillë si arsimi, kultura, organizatat e
masave, të ekonomisë, të tregtisë e financave, gjë që më parë nuk realizohej. Masa të
tilla synonin vënien e të gjithë veprimtarisë politike, propagandistike, shtetërore,
ekonomiko – financiare dhe shoqërore në qëndër dhe bazë, nën kontrollin e organeve
të partisë, sipas eksperiencës sovjetike. KQ rekomandoj të njëjtën metodë pune
përgjithësuese edhe për organet e pushtetit.
Por platforma e “Kursit të Ri” politik u shpalos në Plenumin IX të KQ të
PPSH, i cili i zhvilloi punimet më 27 dhjetor të vitit 1949. Plenumi u mblodh për të
diskutuar rezolucionet e Byrosë Informative, të nëntorit të këtij viti, por direktivat dhe
detyrat që u shtruan kërkonin intensifikimin e veprimtarisë për aplikimin e modelit
politik dhe të eksperiencës sovjetike. Enver Hoxha theksoi në plenum, se detyra
kryesore jetike për partinë dhe popullin ishte “shtimi sa më shumë dhe rrënjosja thellë
në zemrat e njerëzve e dashurisë për BS dhe për Stalinin.400
Tanimë, një kërkesë e tillë
nuk ishte vetëm propagandistike, por kërkesë “jetike”, sepse siç u shpreh Enver
Hoxha në plenum “e ardhmja e popullit tonë është e lidhur me BS” dhe “në këtë
drejtim nuk mundet të këtë dhe nuk lejohen hezitime”. Plenumi dhe vendimet e tij
treguan se të përqafoje modelin sovjetik do të thoshte: Së pari, “të dashurohet e të
mbrohet çdo gjë sovjetike” nga populli “njësoj sikur të ishte e tij” dhe “çdo gjë e
popujve të BS, të bëhej e popullit tonë”. Kjo kërkesë lypsej të shtrihej “gjërësisht gjer
në fshatrat më të largëta, të përfshijë të gjithë popullin që nga fusha, kantieret e deri
në bjeshkët më të largta”, si dhe të vlerësohej si detyrë patriotike. Sipas E. Hoxhës
“patriotizmi i vërtetë qëndronte në faktin që të duash BS dhe t’a mbrosh atë njësoj
sikur do e mbron atdheun dhe popullin tend”401. Së dyti, “të studjohej me kujdes
historia e Partisë Bolshevike”, për t’u ngritur ideologjikisht dhe kjo jepej “nëpërmjet
mësimeve të pavdekshme të Leninit dhe Stalinit” dhe “mësimeve të historisë së
Partisë Bolshevike dhe të gjithë literaturës sovjetike”. Kështu, porosiste Enver Hoxha
398
AQSH, F. 14/AP, viti 1949, D.8, fl.1-4. Relacion I KQ të PPSH mbi shfrytëzimin e eksperiencës nga
PK e BS nga delegacioni I KQ të PPSH. 399
AQSH, F. 14/AP, viti 1949, D.8, fl.2. 400
AQSH, F. 14/AP, viti 1949, D.3, fl.50. Fjala e Enver Hoxhës në Plenumin IV të PPSH, më 27 dhjetor
të vitit 1949. 401
po aty, fl.51.
79
do të ndërtohej “pa gabuar socializmi” dhe do të mësojmë e të veprojmë “siç e do BS
dhe Stalini”. Së treti, të njihen “fitoret e mëdha të BS dhe eksperienca e madhe e tij”.
Sipas vendimit të plenumit, “anëtarët e partisë dhe gjithë punonjësit e vendit, duhej të
mësonin se si punojnë stahanovistët* dhe udarnikët
** në BS, heroit e punës socialiste,
shkenctarët, artistët, shkrimtarët, gazetarët e BS, të përvetësonin eksperiencën e punës
së tyre dhe t’a vënin në praktikë”402.
Konkretizimi i këtyre direktivave u intensifikua menjëherë, nëpërmjet
delegacioneve të ndryshme që vizitonin BS, për t’u njohur më përvojën sovjetike,
kërkesave për këshillëtarë e specialistë sovjetikë për të ndihmuar në vend, në sektorët
e ndryshëm ekonomiko – shoqëror, si dhe nëpërmjet vizitave kolektive e dërgimit të
specialistëve e studentëve në BS. Në shembullin e KQ, vërshuan kërkesat për të
dërguar delegacioneb për të marrë eksperiencën sovjetike, duke përfshirë të gjithë
sektorët dhe institucionet. Në shkurt të vitit 1950, Enver Hoxha kërkoi këshillëtarë
sovjetikë, për përmirësimin e punës në Bashkimet Profesionale, si dhe dërgimin e një
delegacioni në BS, me një kohë qëndrimi prej një muaj, për të përfituar nga
eksperienca sovjetike e kësaj organizate. Në muajin qershor të vitit 1950, iu kërkua
qeverisë sovjetike dërgimi i një delegacioni të gjerë për industrinë minerare, për
transportin, për bujqësinë, për tregti - financën, për institucionet kulturore, për
drejtësinë dhe organizatën e rinisë. Nëpërmjet një letre drejtuar KQ të PK të BS dhe
Stalinit, Enver Hoxha kërkonte dërgimin e katër delegacioneve, të degëve të
Industrisë - Minierave e Transportit; të Bujqësisë e Grumbullimeve; të Tregtisë e
Financave të përbërë prej 5 - 6 vetë me kohë qëndrimi 15 - 20 ditë, në korrik 1950;
një delegacion për të parë punën e sovjetëve në fshatra, rajone e republika i përbër
prej 10-12 vetë me kohë qëndrimi një muaj, në gusht 1950; një delegacion fshatarësh
për të parë çështjet bujqësore në kolkoze, ferma etj, të përbër prej 30 - 40 vetë; një
delegacion për të parë punën e institucioneve kulturore, të përbër prej 8 -10 vetë me
kohë qëndrimi 20 - 30 ditë, në gusht - shtator 1950.403
Po në qershor të këtij viti, Enver Hoxha iu drejtua KQ të PK të BS me
kërkesën për lejimin e vizitës së katër grupeve të funksionarëve, për studimin e
përvojës së punës partiake sovjetike: drejtues të PPSH i përbërë nga 5 - 6 persona për
15 - 20 ditë, në korrik; punonjës të këshillave popullor të përbërë prej 10 - 12 persona
për një muaj, në gusht; drejtues të Ministrisë së Bujqësisë të përbërë prej 30 - 40
persona për një muaj, në shtator; funksionarë të institucioneve arsimore e kulturore i
përbërë prej 8 - 10 persona për një muaj, në shtator të vitit 1950. Menjëherë, me
vendim të KQ të PK të BS u miratua kërkesa e KQ të PPSH.404
Më 31 korrik 1950,
Sekretari i KQ Bedri Spahiui u drejtua me kërkesë KQ të PK të BS për dërgimin e
delegacionit të përbërë nga Manol Konomi, ministër i Drejtësisë; Andrea Nathanaili,
kryetar i Gjykatës së Lartë; Gaqo Floqi, prokuror i Përgjithshëm dhe Siri Çarçani,
prokuror i Ushtrisë Popullore.
Një vëmendje e veçantë i’u kushtua problemeve të organizimit të punës të
aparatit të partisë, sipas përvojës sovjetike. Për këtë qëllim, më 8 gusht të vitit 1950
Enver Hoxha dhe Tuk Jakova, iu drejtuan me shkrim direkt Stalinit, për realizimin e
*Stahanovist, vjen nga emri i një punonjësi të dalluar të minierave sovjetike Aleksei Stahanov, i cili u
përdor si model pune për realizimin e planit, të cilin propaganda komuniste sovjetike e ktheu në titull e
stimul që u jepej atyre që dalloheshin në punë dhe që u konvertua edhe në Shqipëri. **
Udarnik - Sulmues, stimul për punonjësit e dalluar. 402
AQSH, F. 14/AP, viti 1949, D.3, fl.21. 403
AQSH, F. 14/AP, MPKBS, viti 1950, D.2, fl.1. Kërkesë e E. Hoxhës, në funksionin e sekretarit të
përgjithshëm, dërguar KQ të PK të BS në qershor të vitit 1950. 404
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,......fl.127.
80
një takimi konsultativ me funksionarë të KQ, mbi problemet e organizimit të punës
në aparatin e KQ të partisë. Duke vlerësuar përvojen e marrë më parë, për sektorët e
punës organizative, të agjitacionit e propagandës dhe të kuadrit, kërkohej këshillim e
përvojë pune për funksionimin e sektorëve ekonomiko – financiar e administrativ,
pas ristrukturimit të këtyre sektorëve në KQ, si dhe për mirëfunksionimin e organeve
ekzekutive si byroja dhe sekretariati i KQ. Tërheq vëmendjen këshillimi që kërkohej
për mendimin që në përbërjen e sekretariatit të KQ, përveç sekretarëve ekzistues, Tuk
Jakovës dhe Bedri Spahiut, propozohej me “patjetër sekretar i KQ” edhe Mehmet
Shehu, duke e cilësuar atë si zëvendës i parë i Sekretarit të Përgjithshëm dhe
nënkryetar i Këshillit të Ministrave.405
Menjëherë doli vendimi i KQ të PK të BS dhe
për realizimin e konsultës u caktua sekretari i KQ M. Suslov.
Ndërkohë, vijonin pa pushim kërkesat për dërgim delegacionesh nga sektorët e
ndryshëm të pushtetit dhe të shoqërisë shqiptare. Me firmë të Bedri Spahiut, më 31
gusht të vitit 1950 u kërkua dërgimi i një delegacioni prej 15 vetësh të përbërë nga
anëtarë të KQ të Bashkimit të Rinisë së Shqipërisë dhe sekretarësh të komiteteve të
rinisë së rretheve. Interesi i delegacionit ishte për edukimin ideopolitik të rinisë,
punën me pionerët, çështjet organizative të rinisë, punën me rinin puntore e fshatare
dhe udhëheqjen e partisë ndaj komsomolit.406
Kthimi i delegacioneve u shoqërua me raportime, informacione, relacione,
organika, procedura pune dhe vendime për zbatim, sipas shembullit të KQ. Fillimisht,
puna për konkretizimin e përvojës sovjetike u nis me organet e shtypit. Redaksia e
gazetës “Zëri i Popullit” dhe radio “Tirana”, që në fillim u organizuan e funksiononin
tërësisht sipas përvojës sovjetike, përkatësisht të gazetës “Pravda” dhe radio
“Moskës”. Mbi bazën e relacionit të Fadil Paçramit (kryeredaktor i “Zërit të Popullit”)
mbi shtypin dhe mendimet e tij për masat që duhej marrë, nën shëmbullin e gazetës
“Pravda” dhe eksperiencës të sjell nga Bashkimi Sovjetik, Byroja Politike mori
vendimin Nr.61, në mbledhjen e datës 27 korrik 1950 mbi përmirësimin e “Zërit të
Popullit” sipas përvojës sovjetike. Vendimi, midis të tjerave, përmban: “1. “Zëri i
Popullit” duhet të qëndrojë gjithëmonë në krye të situatës për të zbatuar vijën e Partisë
në të gjitha drejtimet, t’i kap në kohë problemet që i dalin partisë dhe organeve të
shtetit dhe duke u orientuar nga shtypi sovjetik dhe nga Radio Moska të mbajë
qëndrim të vendosur në çështjet e politikës ndërkombëtare…5. Redaksia e “Zërit të
Popullit” ngarkohet të fillojë menjëherë një punë më të gjërë dhe më sistematike për
aplikimin e formave të organizimit të punës sipas eksperiencës së Gazetës
“Pravda”…etj. Vendimi caktoi detyra për gazetën: të ruaj “pastërtinë e vijës së
partisë”, të realizoj komunikimin e KQ “për ditë me anëtarët e partisë”, të ndjekë
“zbatimin e vendimeve të KQ dhe të ashpërsojë luftën e klasave” etj.407
Në të njëjtën
mënyrë, vijoi marrja e përvojës për mbikëqyrjen e kontrollin e veprimtarisë kulturore
- arsimore të institucioneve, të sistemit arsimor, të kulturës dhe shkencës, të shtëpive
të kulturës, të sallave të leximit, të organizmave letrare, artistike e shkencore dhe të
masave punonjëse. Një praktikë e tillë u shtri për botimet në tërësi, lidhjet me
redaksitë, kontrollin e planit të botimeve, si dhe të informacionit në tërësi.408
Në këtë
kuadër, veçanërisht vihej theksi në detyrat dhe kompetencat e organeve të
405
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,......fl.136, 138. 406
AQSH,F.14/AP, viti 1950, D.2, fl.4. Kërkesë e Bedri Spahiu, në funksionin e sekretarit të KQ,
dërguar KQ të PK të BS më 31 korrik të vitit 1950. 407
AQSH, F. 14/AP, viti 1950, D.49, fl.21. Vendimi N.61 i Byrosë Politke, datë 27 korrik të vitit
1950,mbi përmirësimin e “Zërit të Popullit” sipas përvojës sovjetike. 408
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1951, D.679, fl. 20. Çështjet për të cilat seksioni i shtypit kërkonte
eksperiencën e Bashkimit Sovjetik.
81
propagandës e të kontrollit që nga KQ, seksioneve të shtypit, duke vlerësuar format e
drejtimit, detyrat dhe orientimin e çdo organi, sipas përkatësisë sovjetike ‘Pravda’, ‘Isviestia’, ‘Trud’, ‘Komsomolskaja Pravda’, ‘Pionierskaja Pravda’ etj, organizimin e
kolegjumeve të organeve, rrjetit të korespodentëve, detyrat e agjensisë ‘TASS’, format
e punës së agjitacionit të partisë me masat, sindikatatë dhe rinin, detyrat e revistave të
partisë etj.409
Më 25 shtator të vitit 1950, Byroja Politike mori vendimin Nr. 87, “mbi
shfrytëzimin e eksperiencës” së përfituar nga PK e BS. Në vendim kërkohej hartimi i
materialeve nga delegacionet, si dhe përgatitja e instruksionit përkatës, në bazë të të
cilit do të punonin të gjithë sektorët e KQ, për shfrytëzimin e eksperiencës sovjetike,
duke organizuar për këtë qëllim seminare me komitetet e partive dhe pergjegjësit e
sektorëve të ndryshëm.410
Në zbatim të detyrave të KQ, në nëntor të vitit 1950,
ministri i Drejtësisë Manol Konomi hartoi relacionin për organizimin e organeve të
gjyqësorit, sipas përvojës sovjetike, duke venë theksin në përgatitjen e kuadrit,
nëpërmjet ngritjes së një shkolle të mesme juridike dhe specializimit të tyre në
shkollat sovjetike, organizimin e gjykatave ushtarake (brenda sistemit gjyqësor),
plotësimin e ligjit për zgjedhjen e ndihmës gjyqëtarëve në të gjitha nivelet deri në
Gjykatën e Lartë (element nga të gjitha shtresat e popullësisë), si dhe organizimin
konkret të Ministrisë së Drejtësisë.411
Një praktikë e tillë u ndoq edhe me organet e
tjera shtetërore.
Byroja Politike në datën 15 dhjetor të vitit 1950, mori vendimin Nr. 226, mbi
zbatimin e eksperiencës sovjetike në organizimin e funksionimin e Kuvendit Popullor,
të Këshillit të Ministrave dhe të këshillave popullore. Sipas këtij vendimi, u përcaktua
riorganizimi i tyre me drejtori, degë e sektor, si dhe u vu detyrë për hartimin e ligjeve,
rregullave e instruksioneve, duke pasqyruar tërësisht përvojën dhe eksperiencën e
organeve përkatëse sovjetike. Në këtë vendim terheq vëmendjen, krijimi i shumë
zyrave, degëve e sektorëve të rinj, duke fryrë organikat e këtyre institucioneve. Vetëm
për Këshillin e Ministrave, vendimi përmban krijimin e nëntë sektorëve të rinj, një
dege, një seksion e një zyre të re, kthimin e dy degëve në drejtori, si dhe
decentralizimin e arkivit, duke ngritur arkivin e vet çdo degë e sektor (ose edhe dy së
bashku). Po kështu, për riorganizimin e komiteteve ekzekutive përcaktohen disa
seksione e sektor të rinj.412
Edhe gjatë viteve 1951 vijuan delegacionet e dikastereve qëndrore të partisë,
të ministrive dhe sektorëve e degëve të ndryshme: të industrisë, të bujqësisë, të
minierave e naftës, të gjeologjisë, të tregtisë, të financave, të drejtësisë e të
prokurorisë, si dhe të institucioneve të tjera.413
Më 7 shtator të vitit 1951, një vit pas
riorganizimit të Minstrisë së Drejtësisë, Enver Hoxha siç duket i pakënaqur me punën
e kësaj ministrie, i kërkoi personalisht Stalinit ndihmë për “përmirësimin e punës së
organeve të drejtësisë”. Përveç të tjerave, për këtë qëllim u kërkua dërgimi pranë
Ministrisë së Drejtësisë i një këshilltari – jurist, me afat qëndrimi dyvjeçar, si dhe
dërgimin e funksionarëve të drejtësisë shqiptare në kurse dyvjeçare në Moskë, për të
409
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1951, D.679, fl. 20. . 410
AQSH, F.14/AP, OU, viti 1950, D.60, fl.11. Vendimi Nr.87, datë 25 shtator të vitit 1950, mbi
shfrytëzimin e eksperiencës nga PK e BS marrë nga delegacioni i PPSH. 411
AQSH, F. 14/AP, MPKBS, viti 1950, D.14, fl.1-3. Relacion mbi disa probleme kryesore të Ministrisë
së Drejtësisë, më 8 nëntor të vitit 1950. 412
AQSH, F.489, viti 1950, D.178, fl.1-3. Vendimi Nr.226, datë 15 dhjetor të vitit 1950, mbi zbatimin e
eksperiencës sovjetike në organizimin e Presediumit të Kuvendit Popullor, të Këshillit të Ministrave
dhe të këshillave popullor. 413
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1950, D.49, fl.12-22. Relacion mbi gazetën “Zëri i Popullit” në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të PPSH, më 27 korrik të vitit 1950.
82
përfituar nga përvoja sovjetike.414
KQ i partisë, në përgjegjësinë e sekretarit të KQ Spiro Pano, përgatiti një
material voluminoz, për zbatimin e eksperiencës së partisë bolshevike, duke
shfrytëzuar punën e delegacioneve që vizituan BS nga gushti i vitit 1950 deri në
shtator të vitit 1951. Në materal përgjithësohet veprimtaria dhe funksionimi i
drejtorive kryesore të KQ: të Administratës, të Organizimit, të Agjitacionit e
Propagandës (Agi - Propit), të Arsim - Kulturës, të Ekonomisë, të Sektorit të Statutit,
të Komisionit të Revizionimit, të Përgatitjes së Kuadrit të partisë, të Komisionit të
Kontrollit të partisë, si dhe për orientimin e kontrollin e shtypit e të radios nga
sektorët e drejtorive të KQ të PK të BS.415
Një vëmendje shumë e veçantë dhe një punë e “mirorganizuar” iu kushtua
përfitimit mbi veprimtarinë konkrete të punës propagandistike. Sipas përvojës
sovjetike, puna e organeve të agjitacionit e të propagandës paraqitej si veprimtari që
përshkon të gjithë sektorët e jetës partiake, shtetërore dhe ekonomiko - shoqërore të
vendit, duke filluar me funksionimin e kontrollin e shkollave e të kurseve të partisë;
organizimin e kontrollin e punës ideologjike në shkollat shtetërore, në qëndrat e
prodhimit, në radhët e masave punonjëse, të fshatarësisë kooperativiste dhe të
inteleigjencies, nëpërmjet organizatave të masave (sindikatës, rinisë, gruas,
kooperativave, lidhjes së shkrimtarëve e të artistëve, institucioneve shkencore) etj.416
Edhe pse në kushtet e mundësive të pakta për disa organe të kufizuara qëndrore
shtypi, përgjithësimi sipas përvojës sovjetike rekomandonte: gazeta rrethi në Korçë,
Gjirokastër, Vlorë, Fier, Durrës, Tiranë, Shkodër, për t’u botuar një herë në javë;
gazeta me shumë tirazh në kombinatin e naftës “Stalin”, në kombinatin e tekstilit
“Stalin”, në fabrikën e sheqerit “8 nëntori” në Maliq, të botuara një herë në javë;
ndërsa çdo organizatë shoqërore ose degë e ekonomisë të këtë botimet e veta etj,417
siç
veprohej në BS me mundësi të pakrahasueshme me ato të Shqipërisë.
Njohja me eksperiencën sovjetike u realizua me rrugë e forma nga më të
ndryshmet. Një formë efikase që u përdor për të mësuar eksperiencën sovjetike ishte
vazhdimi i studimeve, në kurset e shkollat afatshkurtra dhe afatgjata në BS, nga ana e
studentëve shqiptar. Me qindra studentë shqiptarë vazhduan shkollat e akademitë
civile dhe ushtarake sovjetike, të arsimit të mesëm dhe të lartë, në profesione e
specialitete të ndryshme. Në qoftë se në vitin 1945 – 1946 u dërguan 22 studentë në
shkollat sovjetike, në vitin 1946 – 1947 u dërguan 3 herë më shumë, ndërsa në vitin
1947 – 1948 dhe 1948 – 1949 përkatësisht 4 herë më shumë.418
Vendin e parë e zinin
studentët në shkollat ushtarake dhe me radhë në agronomi, inxhinieri ndërtimi,
drejtësi, histori, financë, inxhinieri nafte, ekonomi e inxhinieri mekanike, ekonomi
industriale e elektricitet, filozofi etj. Me qindra - mijëra punonjës, nëpunës e
kooperativistë, u dërguan në kurse afatshkurtër në shkollat e partisë, të komsomolit, të
sindikatave, të kooperativave bujqësore etj, si dhe me dhjetra ekipe kolektive për
vizita në kolkoze, fabrika e uzina, rajone e krahina të ndryshme të BS. Çdo vit, në
periudhë vere dërgoheshin me dhjetëra e qindra kuadro të partisë e të pushtetit për
pushime në shtëpitë e pushimit dhe për kurime në spitalet sovjetike.
414
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,.......fl.150. 415
AQSH, F.14/AP, OU, viti 1951, D.679, fl.25-36. Disa propozime të delegacionit të PPSH të kryesuar
nga sekretari I KQ Spiro Pano, për zbatimin e eksperiencëc sëë PK të BS. 416
po aty, fl.42-49. 417
po aty, fl.28. 418
AQSH, F.495, viti 1949, D.125, fl.1. Grafik i numrit të bursistëve jashtë shteti, ndarë sipas
specialiteteve dhe shteteve, ku vazhdonin studimet.
83
Gjërësisht, për njohjen e zbatimin direkt të përvojës sovjetike, u praktikua
thirrja nga qeveria shqiptare të këshillëtarëve e specialistëve sovjetikë, me afate të
ndryshme qëndrimi, pranë institucioneve të ndryshme të vendit dhe për të ndihmuar
në ndërtimin e veprave idustriale. Me kërkesën e qeverisë shqiptare, në Shqipëri
erdhën me qindra - mijëra këshillëtarë e specialistë në të gjitha fushat e veprimtarisë
politike, shtetërore dhe ekonomiko - shoqërore.Vetëm për vitin 1950 u kërkuan mbi
71 specialistë për ekonominë, arsimin, shëndetësinë, shkencën etj. Lista përmban 10
ixhinierë, 31 kryemjeshtra, mjeshtra çpimi, mekanikë, motorristë, mësues shkollash
etj; për Ministrinë e Industrisë: 4 agronom, 2 motorristë dhe një mësues për shkollën e
mesme bujqësore; për Ministrinë e Bujqësisë: 1 këshillëtar për kooperativat e
artizanatit dhe 1 teknik për artizanatin industrial; 9 mjekë për Ministrinë e
Shëndetësisë; 3 inxhinierë për Ministrinë Botore; 1 specialist për Ministrinë e
Tregtisë; 2 për Ministrinë Financave; 4 mësues për rezervat e punës të Komisionit të
Planit dhe 2 specialistë për Institutin e Shkëncave.420
Në prill të vitit 1951 qeveria
shqiptare, në kuadrin e nevojave për specialistë sovjetikë, kërkoi specialistë edhe për
arsimin. Me vendim të Këshillit të Ministrave të BS më 30 prill të këtij viti, u miratua
dërgimi i 9 specialistëve me arsim të lartë, në funksione: zëvendësdrejtor dhe
përgjegjës katedre në Institutin Bujqësor, Institutin Politeknik dhe Institutin
Pedagogjik.421
Sipas të dhënave sovjetike, nga viti 1951 deri në vitin 1960 u dërguan
në Shqipëri rreth 3027 specialistë e këshlltarë sovjetikë.422
419
Bernhard Tonner . Sonderfall Albanien (EnverHoxha “eigener Weg” und die historischen Ursprunge
siener Ideologie), R, Oldenbourg Verlag, Munchen, 1980, fl.491. 420
AQSH, F.490, viti 1950,D.1373, fl.25-33.Tabela e specialistëve që kerkoheshin nga qeveria e RPSH,
për vitin 1950. Kërkesa përfshin pothuajse të gjitha ministritë dhe institutet shkencore, duke
përcaktuar sasinë e përkatësinë e specialistëve, numrinë e tyre për çdo institucion, koha kur
kërkohen, sa kohë do të qëndrojnë, si dhe vendi e ndërmarrja ku do të punojnë dhe detyra që do të
kryejnë. 421
Islam Lauka. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse,.......fl.317. Vendim i Këshillit të Ministrave të
BS, datë 30 prill të vitit 1951, "për dërgimin me shërbim në Shqipëri të specialistëve sovjetikë". 422
AQSH, F. 14/AP,OU, viti 1960, D.30, fl.56.
Këshilltarët dhe specialistët sovjetikë të kërkuar dhe të dërguar në Shqipëri në periudhën 1947-
1960
Viti Kërkuar nga pala shqiptare Akorduar nga pala sovjetike
Këshill. e Special Studentë
1946 Këshilltarë e specialistë ekonomi-financë 5 22
1947 Studentë, këshilltarë 2(ushta.) 68
1948 Specialistë të ndryshëm 28 98
1949 120 specialistë(civilë, kryesisht inxhinierë
dhe ushtarakë).
37 civilë
26 ushta.
92 dhe 20 ofic.
kufiri
1950 71 specialistë e këshilltarë 20 20 (sigurim)
1951 39 specialistë bujqësie 33 (civilë)
8 (MPBr.)
disa
1952 76 specialistë, një kurs për drejtësi
25 për sigurim
27 civilë 75 drejtësi,dhe
sigurim
1953 75 specialistë e këshilltarë dhe 20 oficerë
sigurimi
27 civilë 20 për sigurimin
Deri në vitin 1960 mbi 3000 civ.e
usht.419
Mbi 3000 civ. e
usht.
84
Shënim: Tabela është hartuar mbi bazën e kërkesave zyrtare të dokumentuara, sipas
viteve.
Kohë qëndrimi i specialistëve ishte i ndryshëm, zakonisht deri dy vjet ose
sipas afatit të përfundimit të veprave, por me të drejtë zgjatje të kohës së qëndrimit,
sipas kërkesës së pales shqiptare.
Gjithashtu, me rritjen e bashkëpunimit u kalua në një stad më të lartë të
përvetësimit të eksperiencës sovjetike. Pala sovjetike jepte ndihmë teknike, për
përgatitjen e kuadrove shqiptare që do të punonin në ndërmarrjet e industrisë së lehtë,
ushqimore, të industrisë lokale dhe kooperativave të artizanatit, duke dhënë
eksperiencë dhe duke i përgatitur në ndërmarrjet përkatëse si të Shqipërisë, ashtu edhe
të BS.423
Ndërkohë u praktikua edhe dërgimi i specialistëve sovjetikë dhe shqiptarë
respektivisht në Shqipëri e në BS. Specialistët sovjetikë për të dhënë ndihmë teknike
në ndërtimin, montimin, verifikimin dhe venien në shfrytëzim të pajisjeve, ndërsa
specialistët shqiptarë për arsimimin tekniko – prodhimi në ndërmarrjet përkatëse
sovjetike.
Aplikimi i modelit politik, i eksperiencës dhe përvojës sovjetike, sovjetizimi i
politikës, shtetit, ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare, të shoqëruara me ndihmën
ekonomiko – ushtarake të BS në rrtitje, benë që marrëdhëniet shqiptaro – sovjetike të
arrinin nivele të larta. Me ndërprerjen e bashkëpunimit me Jugosllavinë, për pak kohë
BS u bë partneri kryesor i jashtëm i Shqipërisë, mbrojtësi dhe financuesi pothuajse i
vetëm, i cili ofroi jo vetëm ndihmë, por mbi të gjitha edhe modelin e ndërtimit të
socializmit. Qëndrimi dhe pozicionimi politikë u reflektua menjëherë në treguesit
ekonomik të vendit. Mjafton të analizohet përqindja e importit në bilancën e tregtisë
së jashtme, për të parë trendin e marrëdhënieve të bashkëpunimit të Shqipërisë me
BS.424
V i t e t 1938 1947 1948 1950 1951
BS - 01 46.2 37.2 59.2
Jugosllavia 10.9 96.4 49.7 - -
Çekosllavakia 3.9 0.4 0.4 0.5 16.8
Hungaria - - - - 16,9
Polonia - - - - 16.8
Rumania - - - - 10.7
SHBA 5.9 0.1 - - -
Italia 36.3 - 0.1 1.0 0.9
Anglia 3.4 - - - -
Greqia 3.2 - - - -
Shqipëria, nga bashkëpunimi me perëndimin para lufte, me Jugosllavinë vitet
e para të pas luftës mënjëherë kaloi nën ombrellën sovjetike, me ndërprerjen e
marrëdhënieve shqiptaro – jugosllave. Pesha specifike e importeve kaloi me lindjen,
ku pjesën e luanit e përbënin ato sovjetike. Pesha specifike e importeve kaloi me
lindjen, ku pjesën e luanit e përbënin ato sovjetike. Nga ana tjetër, huazimi mekanik
dhe aplikimi në mënyrë formale e shabllone i përvojës sovjetike dhe i formave e
423
AQSH. F.490, viti 1968, D.648, fl.58. Marrëveshje midis qeverisë së RPSH dhe BRSS mbi dhënien
ndihmë ekonomike dhe teknike Shqipërisë për zhvillimin e ekonomisë popullore të saj gjatë viteve
1957-1960, nënshkruar më 22 nëntor të vitit 1957. 424
AQSH, F.495, viti 1954, D.97, fl.2. Analizë e ministrisë së Financave “tregtinë e jashtme” për vitin 1954.
85
metodave të gatshme të punës e të organizimit të strukturave të ndryshme partiake,
shtetërore, ushtarake e ekonomike të BS në kushtet e Shqipërisë së varfër dhe tërësisht
të ndryshme, ndikoi në injektimin e formalizmit, të servilizmit dhe të nënshtrimit. Në
ekonomi filloi zbatimi i “hozrashotit”, formave e metodave të garave socialiste, të
sulmuesëve, stahonavistëve etj, siç praktikoheshin në BS. Sigurisht, indoktrinimi dhe
sovietizimi i shoqërisë, ekonomisë dhe ushtrisë shqiptare u thelluan akoma më tej,
duke dhënë reflekset e saj konkrete, në vitet e mëvonshme.
Modeli, përvoja dhe eksperienca sovjetike u materializua me fanatizëm në të
gjithë veprimtarinë konkrete të partisë, të shtetit, të ekonomisë, të ushtrisë dhe
shoqërisë shqiptare. Tanimë, Shqipëria të vetmën mbeshtetje politike, ushtarake dhe
ekonomiko - financiare kishte BS, prandaj e gjithë vëmendja u përqendrua në drejtim
të përfitimit e zbatimit shabllon të përvojës dhe të eksperiencës sovjetike. Këto
praktika pune çuan në mitizimin e përvojës sovjetike dhe mos pranimin e mendimeve
alternativë në fushat e ndryshme. Në këtë mënyrë çdo kritikë apo mendim për
përmirësimin e punës dhe çdo mos realizim filluan të etiketohen “antisovjetike”.
Stalini, në të gjitha takimet me udhëheqësit shqiptarë, përveç porosive për forcimin e
ekonomisë dhe të ushtrisë, një theks të veçantë i vinte punës “për spastrmin e partisë
nga armiqtë, si dhe për forcimin e organeve të sigurimit të brëndshëm”425.
Në zbatim të këtyre direktivave, lufta ndaj mbështetsëve të Titos, nuk u
kufizua vetëm në goditjen e projugosllavëve në parti, por vijoi më me ashpërsi në të
gjithë shoqërinë Shqiptare. Krahas akuzës “projugosllav” u adaptua edhe akuza
“armik i BS” ose “antisovjetik”, për të gjithë kundërshtarët politikë dhe kritikuesit e
pushtetit. Mbi këto kritere, Enver Hoxha eleminoi të gjithë ata, të cilët ishin kritik
ndaj zbatimit shabllon të përvojës sovjetike, në të gjithë veprimtarinë e shtetit
shqiptar, si dhe të dyshuarit si kundërshtar të pushtetit.
Konkretisht, mos realizimi i planit të vitit 1948 - 1949 u shfrytëzua për të
vijuar spastrimet në parti, sipas porosive të Stalinit. Mos realizimi i planit u bë
shqetësim edhe për sovjetikët. Ambasadori Çuvahin me anë të një letre dërguar
Molotovit, e informonte “se udhëheqësit shqiptarë nuk u përgatitën për realizimin e
planeve prodhuese, se rezultati i punës në gjashtëmujorin e parë të vitit 1949 ishte fare
i pakënaqshëm, se KQ i PPSH deri tani nuk po merret me çështje sadopak serioze të
ekonomisë popullore, por mjaftohet me ca vendime të përgjithshme deklarative”.
Sipas tij, në të gjithë aparatin partiak, shtetëror dhe ekonomik, që sipër e deri poshtë,
mungonte ndjenja e përgjegjësisë për realizimin e detyrave, për pasojë nuk jepte
rezultatet e duhura edhe puna e specialistëve sovjetikë në Shqipëri.426
. Për mos
realizim të planit ekonomik dhe të detyrimeve, Enver Hoxha bëri autokritikë para
Stalinit, në takimin me të në fund të nëntorit të vitit 1949.427
Ndësa, Stalini theksoi se
“armiqtë do të përpiqen të krijojnë turbullira dhe konflikte nga brenda” dhe porositi
përsëri “të forcohej situate e brendshme”, “të forcohej sigurimi i brendshëm”428.
Reagimi i pales shqiptare ishte i menjëhershëm. Me akuzën antisovjetik, u
shpallën “armiq”, “grup antiparti dhe trockist” minstri i Ekonomisë Abedin Shehu,
ministri i Transportit Njazi Islami (të dy anëtarë të Komitetit Qendror), ushtarakët e
lartë Gjin Marku, Nexhip Vinçani e Beqir Ndou etj. Në shkurt të vitit 1950, Abedin
Shehu dhe Njazi Islami, në raportet për punën e sektorëve të tyre, kritikuan politikën
ekonomike të Byrosë Politike, për planifikim treguesish e arritjesh në shifra jo reale,
425
AQSH, F.495, viti 1954, D.97, fl.309. 426
Islam Lauka. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse,....fl.261. 427
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëri dhe Kosova në arkivat ruse,.....fl.113. 428
AQSH, F. 14/AP, MPKBS, viti 1949. D. 20, fl.24. Shënime nga bisedimet me Stalinin në Sukum të
BS, në nëntor të vitit 1949.
86
për furnizimin jo cilësor me mjete transporti që vinin nga BS etj. Ndërsa në mars, disa
kuadro e specialist (Isuf Keçi, kryetar i këshillit të qytetit të Tiranës; Abedin Shehu,
ministër i Punëve Botore – Ekonomisë; Njazi Islami, i ngarkuar me detyrën e ministrit
të Transportit; Shyqyri Këllezi, zëvendësministër i transportit; Vasil Nathanaili,
zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Muharrem Çorati, punonjës i Ministrisë së
Tregtisë) dënuan hapur politikën e qeverisë shqiptare në fushën e tregtisë së jashtme,
duke shtruar pyetjen se “përse Shqipëria nuk ka marrëdhënie të drejtpërdrejta me
vendet e Evropës Perëndimore”. Ata argumentonin se me politikën që ndiqej, duke i
shitur mallrat nëpërmjet vendeve të tjera si Bullgaria, Hungaria etj, Shqipëria
humbiste sepse produktet shqiptare sidomos naftën, këto vende i blejnë me çmime të
ulta dhe i shesin me çmime të larta. Byroja Politike, këta kritikues menjëherë i quajti
antisovjetikë dhe armiq. Duke mos përballuar një përcaktim të tillë, Njazi Islami vrau
vetën, ndërsa bashkëpunëtorët e tij u vunë para përgjegjësisë partiake e penale. Grupi i
Abedin Shehut dhe Njazi Islamit u akuzua për organizim komploti që kishte si
“qëllim rrëzimin e regjimit”429. Në këtë periudhë, u shfrytëzua rasti për demaskimin e
“armiqve” brenda partisë, duke e shoqëruar me aksionin për shqyrtimin e
dokumenteve të partisë, si një mënyrë për spastrimin e radhëve të saj.
Mos plotësimi i planit ekonomik 1949 - 1950, bëri “kurban” Tuk Jakovën*,
anëtar i Byrosë Politike dhë sekretar i KQ të PPSH. Më datën 29 dhe 30 dhjetor të
vitit 1950 u mblodh Byroja Politike me objekt “analizimi i punës në Byronë Politike”.
Por në fakt “u zhvilluan diskutime për punën e anëtarëve të veçantë të Byrosë
Politike”, duke e lidhur punën e byrosë e konkretisht të Tuk Jakovës me mos
realizimet e planit ekonomik për disa vite me radhë.430
Mehmet Shehu ia faturoi
mosrealizimet personit dhe punës së Tuk Jakovës, duke bërë akuza të rënda në drejtim
të tij. Ai e akuzoi “për punë të dobët në aparatin e Komitetit Qendror si sekretar
organizativ i tij”, “për prirje oportuniste, mungesë kontrolli dhe zvogëlim të rolit të
armikut” etj. Ai theksonte se në rast se nuk ndreqte gabimet, Tuk Jakova nuk duhej të
ishte sekretar i KQ të partisë. Anëtarët e tjerë të byrosë benë “autokritikë” dhe kritika
pune të përgjithshme, për mos realizimin e planit, pa u ndalur në akuzat ndaj Tuk
Jakoves. Ndërsa vetë Tuk Jakova, pranoi kritikat e M. Shehut dhe premtoi se do t’i ndreqte gabimet.
Zhvillimi konkret i mbledhjes së Byrosë Politike mësohet më së miri, nga
raportimet që iu bënë ambasadorit sovjetik. Sipas dokumenteve sovjetike, për
diskutimet e dates 29 janar të vitit 1950, më datën 30 janar Liri Belishova, e informoi
me hollësi ambasadorin sovjetik D. Çuvahin, me kërkesën e tij. Tërheq vëmendjen
fakti që Liri Belishova i parashtroi ambasadorit pothuajse të gjitha diskutimet e
anëtarëve të Byrosë Politike, në mënyrë specifike kritikat e vrejtjet e M. Shehut për T.
Jakovën, duke filluar që nga e kaluara, si dhe përmend edhe kritikën që ajo vetë i
kishte bërë se “nuk njihej siç duhet me raportet e delegacioneve të ndryshme
shqiptare’’ që vizitonin BS. Meqënëse Byroja Politike do të vazhdonte mbledhjen,
ambasadori sovjetik i kërkoi Liri Belishovës “në se ajo do të këtë kohë, të vijë në
429
Islam Lauka. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse,.....fl.193-194. *Tuk Jakova (1914-1959), figurë politike komuniste. Mori pjesë në mbledhjen themeluese të PKSH dhe
u zgjodh anëtar i KQ provizor. Pjesëmarrës në LANÇ, komisar i Br1S, D1S dhe Korpamatës III, me
gradën gjeneral. Në Plenumin II të KQ, në nëntor të vitit 1944 në Berat kooptohet anëtar i Byrosë
Politike. Pas çlirimit, deputet, kryetar i misionit të Shqipërisë në OKB, president i bashkimit të
sindikatave (1945-1947), kryetar i Kuvendit Popullo(1946), ambasador në Jugosllavi (1947-
1948),zëvendëskryeministër dhe ministër i Industrisë (1948-1950). Më 1951 përjashtohet nga Byroja
Politike dhenë qershor të vitit 1955 përjashtohet nga KQ e nga partia. Më 1958 arrestohet, denohet 20
vjet burg dhe në vitin 1959 vdes në burg. 430
Islam Lauka & Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse,.....fl.272 - 284.
87
mision nesër, më 31 janar, për të më shprehur konsideratat për përfundimet e
mbledhjes në vazhdim”431.
Përshtypjet për mbledhjen e Byrosë Politike, sipas gjykimit të tij, ambasadorit
sovjetik ia parashtroi edhe Enver Hoxha. Më datën 31 janar të vitit 1950, me kërkesën
e tij Hoxha takoi ambasadorin Çuvahin dhe e informon për përfundimin e diskutimeve
në Byronë Politike. Sipas tij, “e metë e përgjithshme e të gjitha diskutimeve (me
përjashtime të pakta) ishte se shokët folën pak dhe e kritikuan pak punën e të tjerëve”.
Vlerësoi “diskutimet e M. Shehut, të L. Belishovës dhe pjesërisht të Hysni Kapos”.
Gjithashtu, në mënyrë të veçantë vlerësoi se “kritika që M. Shehu u bëri gabimeve të
Tuk Jakovës, kishte karakter parimor e të ashpër”, por diskutimi i tij ishte “tepër i
njëanshëm dhe u mjaftua vetëm me kritikën e gabimeve të T. Jakovës” dhe “paksa
gabimet e Bedri Spahiut”. Ndërsa, duke bërë fjalë për përfshirjen në përbërjen e
Sekretariatit të KQ E. Hoxha shfaqi mendimin se “mund të bëhej fjalë për L.
Belishovën”. Sipas ambasadorit Çuvahin, “E. Hoxha nuk ishte dakord me disa kritika
të M. Shehut në drejtim të Tukut” dhe shprehu mendimin se ai “do t’a kuptojë kritikën
e gabimeve të veta dhe, me ndihmën e shokëve të tjerë të Byrosë Politike, mund të
çlirohet nga këto gabime”.432
.
Për të sqaruar pyetjen e ambasadorit Çuvahin, në se “kishin mbetur të kënaqur
anëtarët e Byrosë me rezultatet e diskutimeve”, më datën 1 shkurt të vitit 1951, E.
Hoxha u takua përsëri me të, duke i parashtruaredhe një herë mendimete tij për
mbledhjen e Byrosë Politike të dates 29 - 30 janar. Ndërsa, E. Hoxha sqaron se
përfundimet e mbledhjes u pranuan nga anëtarët e Byrosë “me perjashtim të M.
Shehut dhe, pjesërisht të Liri Belishovës”, duke theksuar se me M. Shehun kishte
ndryshim mendimi lidhur me “problemin e qëndrimit ose jo të T. Jakovës në
funksionin e sekretarit të KQ”. Sipas tij, T. Jakova “gabimet i kshte bërë në mënyrë të
pandërgjegjshme”, se nuk besonte që ai “të ishte kundër vijës së partisë” dhe se ishte
“i vetmi përfaqësues i veriut katolik në qeveri”, ishte “popullor mes katolikëve
shqiptar” etj. Nga ana tjetër shfaqi opinionin se po të zëvendësohej T. Jakova nga M.
Shehu,“puna në KQ do të shkonte më mirë”433.
Rrëfimin ndaj ambasadorit sovjetik e vijoi edhe M. Shehu. Më1 shkurt, me
kërkesën e tij e informoi ambasadorin, mbi konkluzionet e diskutimeve dy ditore në
Byronë Politike. Përveç të tjerave, në bisedën e zhvilluar me përfaqësuesin sovjetik,
M. Shehu “e kritikon ashpër qëndrimin e E. Hoxhës” në mbledhjen e Byrosë, lidhur
me gabimet e Tuk Jakovës, duke theksuar se “E. Hoxha nuk merrej sa duhet me punët
e partisë”434 dhe, se në këtë drejtim, ai e mbivlerësonte Tuk Jakovën.
Nga gjithë ky parashtrim tërheq vëmendja “loja” që bëhej midis
protagonistëve kryesor, ambasadorit sovjetik nga njëra anë dhe E. Hoxhës nga ana
tjetër. E. Hoxha, duke i nuhatur mire situatat, vlerëson vetëm ata anëtarë të Byrosë
Politike të ndëshkuar si antijugosllav dhe që qëndronin më afër ambasadorit sovjetik,
siç ishin M. Shehu dhe L. Belishova. Në të dy takimet, ai i përmend (i ofron)
ambasadorit këto figura, për të zëvendësuar T. Jakovën në funksionin e Sekretarit të
KQ, megjithëse akoma nuk ishte marrë vendimi për shkarkimin e tij. Vihet re edhe
hipokrizia e E. Hoxhës, për faktin se bënë një mbrojtje të stisur për figurën e T.
Jakovës, në një kohë kur në disa takime me ambasadorin sovjetik (të paraqitura edhe
më pare) ai e vlerëson të pa aftë dhe të papërshtatshëm (bashkë me Bedri Spahiun)
qysh në përzgjedhjen e tij nga Plenumi i Beratit i nëntorit të vitit 1944. Ndërsa
431
Islam Lauka & Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse....., fl.290. 432
Po aty, fl.292. 433
Po aty, fl.296. 434
Po aty, fl.297.
88
ambasadori sovjetik, duke e njohur mire zhvillimin e mbledhjes, nga informimet më
parë të L. Belishovës dhe M. Shehut, i kërkonte Hoxhës ato probleme dhe ata personi
që i interesonin.
Në vijim të diskutimeve të mëparshme, më datën 8 shkurt të vitit 1951, u
mblodh përsëri Byroja Politike. Në këtë mbledhje, Tuk Jakova bëri autokritikë për
“qëndrim oportunist” ndaj armiqve, për “munges vigjilence”, për “munges kontrolli”
etj. Por, sipas tij gabimet nuk e kishin venë në opozitë me partinë. Enver Hoxha, pasi
e informoi Byronë për takimet e bëra me T. Jakovën, M. Shehun, B. Spahiun dhe të
tjerë, konkludoi të lirohej T. Jakova nga detyra e sekretarit të KQ dhe duke mbetur
anëtar i Byrosë Politike të emërohej zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave.
Anëtarët e tjerë të Byrosë u shprehen dakord me masën e propozuar.435
Propozimet e
bëra paralajmëronin masa ekstreme, siç ishte vepruar edhe në raste të tjera, në të
kaluarën.
Vala e spastrimeve u thellua në Plenumin IX të KQ të PPSH, mbajtur më 19
shkurt të vitit 1951. Në këtë plenum u “godit vija oportuniste” e Tuk Jakovës, anëtar i
Byrosë Politike; “qëndrimi kapitullues” i Manol Konomit, ministër i Drejtësisë dhe
anëtar i Komitetit Qendror; si dhe “oportunizmi në zbatimin e politikës së kuadrit” të
Teodor Hebës, drejtor i kuadrit në KQ të partisë, anëtar i këtij forumi. Tuk Jakova u
kritikua “për frymë të theksuar oportuniste, mungesë të madhe vigjilence e urrejtjeje
karshi armikut të klasës, liberalizëm, zëmërgjërësi dhe butësi ndaj armikut”. Ai u
vlerësua se kishte shkelur vijën organizative të partisë, politikën e kuadrit, luftën e
klasave, politikën ekonomike etj.436
Plenumi vendosi largimin e Tuk Jakovës nga
sekretari i KQ dhe Byroja Politike dhe mbetjen e tij si anëtar i KQ. Manol Konomi
dhe Teodor Heba u përjashtuan nga funksionet partiake e shtetërore, duke mbetur
vetëm anëtar partie. Ndërsa, ministri i Arsimit Kahreman Ylli u kritikua për munges
vigjilence ndaj shfaqjeve antisovjetike dhe për mos tregim të kujdesit të duhur, për të
përfituar nga eksperienca sovjetike. Plenumi theksoi me forcë “se për vlerësimin e një
personi, komunist ose jo komunist, duhet të nisemi nga qëndrimi i këtij kundrejt BS,
Partisë Bolshevike dhe Stalinit”437 dhe në thelb vendimet e tij bënin fjalë për
konsolidimin e politikës staliniste. Për t’i shkuar deri në fund kësaj praktike dhe për
zbatimin e këtyre vendimeve, plenumi me propozim të Enver Hoxhës, zgjodhi si
sekretar të KQ Mehmet Shehun dhe Liri Belishovën, që njiheshin si prosovjetik.
Një ngjarje tjetër që tronditi dhe krijoi shqetësim shumë të madh në
udhëheqjen shqiptare ishte ngjarja në Ambasadën Sovjetike. Më 19 shkurt të vitit
1951, në oborrin e Ambasadës Sovjetike u hodh një sasi dinamiti, duke shkaktuar
zhurmë të fortë dhe një derë e disa xhama të thyer.438
Kjo ngjarje ndodhi ditën e
fillimit të punimeve të Plenumit IX të KQ të PPSH, i cili i zhvilloi punimet më 19
dhe 20 shkurt. E. Hoxha, në ditën e dytë të plenumit, e vlerësoi ngjarjen si “akt
435
Po aty,fl.298-305. 436
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1951, D.1, fl.157/1 dhe 159. Rezolucion i Plenumit IX të KQ “Mbi disa anëtarë të KQ të PPSH që kanë vepruar në kundërshtim me vijën e partisë”.
437AQSH, F. 14/AP, OU,viti 1951, D.1, fl.167. Plenumi i IX i KQ të PPSH, mledhur më 19-23 shkurt të
vitit 1951. Gabimet dhe të metat e Tuk Jakovës. Ky plenum mori edhe dy vendime: vërejtje me
shënim në kartën e regjistrimit për Kahraman Ylli, sepse nuk ishte treguar vigjilent, për të kapur
shfaqjet antisovjetike dhe nuk kishte luftuar si duhet kundër shfaqjeve antisovjetike e frymës së
vjetër në arësim; zgjodhi me vota unanime tre sekretar të KQ: Liri Belishovën, Spiro Panon dhe
Rita Markon (përveç tre sekretarëve ekzistues: Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu), 438
AQSH, F. 14/AP, OU,viti 1951, D.1, fl.228. Në seancën e pas ditës të datës 20 shkurt të vitit 1951, të
Plenumit IX të KQ të PPSH, u larguan anëtarët e plenumit duke mbetur vetëm anëtarët e Byrosë
Politike, për të dëgjuar propozimet e ministrit të Brendshëm Mehmet Shehu, mbi ngjarjen në
Ambasadën Sovjetike në Tiranë.
89
terrorist” i kryer nga armiku, si rezultat i “mungesë së vigjilencës nga partia” dhe
kërkoi që kjo ngjarje “të bëhej mësim i madh për tërë KQ”439.
Duke ndërprerë punimet e Plenumit, më 20 shkurt u mblodh Byroja Politike,
për të shqyrtuar ngjarjen. Byroja dëgjoi raportin dhe masat e propozuara nga ministri i
Punëve të Brendshme Mehmet Shehu. Ai e vlerësoi ngjarjen të “kalibrit të madh” dhe
propozoi të merrshin “masa represive të jashtzakonshme pa marrë parasysh ligjet në
fuqi”, arrestimin e “rreth 100 ose 150 vetëve, nga të cilët 10 ose 15 prej tyre” të
pushkatoheshin dhe këto të shoqëroheshin edhe me “spastrimin nga Tirana të
familjeve reaksionare brenda një muaji”440. Sipas deklarimit të Mehmet Shehut në
mbledhje “terrorit t’i përgjigjemi me terror”. Gjithashtu, ai propozoi t'i bëhej një
telegram Stalinit “ku t’i tregojmë se si ka ndodhur ngjarja dhe t'i premtojmë e t’a
sigurojmë se lufta kundër armiqëve të jashtëm e të brendshëm do të vazhdojë më me
ashpërsi”. Me miratimin e masave të propozuara në mënyrë unanime nga Byroja,
sipas listave të parapërgatitura nga degët 1, 3, 5 të Dretorisë së Sigurimit të Shtetit,
menjëherë (më 20 shkurt), u arrestuan 170 persona dhe më 26 shkurt të vitit 1951,
ditën e përfundimit të plenumit, u ekzekutuan me pushkatim 22 vetë.441
Të gjithë të
akuzuarit ishin nga familje intektuale e të pasura, prej të cilëve 11 me arsim të lartë në
Perëndim, 10 tregtarë dhe vetëm një punëtor. Akuza ndaj tyre ishte kolektive: “janë
venë në shërbim të spiunazhit të huaj imperialist, duke u bërë agjent të rregullt të tyre,
janë bërë anëtar të një organizate terroriste, kanë propaganduar për rrëzimin me dhunë
të pushtetit dhe kanë hedhur parulla pro shpërthimit të një lufte të re nga ana e
imperializmit amerikano - anglez”442.
Në aktakuzë nuk kishte asnjë gjë për bombën e ambasadës dhe për ndonjë
veprim të përbashkët të kundërligjshme. Veprimet e arrestimit dhe të hetuesisë u
kryen me shpejtësi, ndërsa gjyqi u realizua pa pjesëmarrjen e palëve, të prokurorëve,
të avokatëve mbrojtës dhe të deshmitarëve, ndërsa vendimi u ekzekutua menjëherë, pa
lejuar rekurs kundër vendimit dhe pa lejuar kërkesë për falje. Për të përligjur këtë
proces antiligjor, me urgjencë hartohet dhe miratohet ditën e pushkatimit, Dekreti Nr.
1223 datë 26 shkurt 1951 “mbi ndjekjen dhe dënimin e veprimtarive terroriste në
Republikën Popullore të Shqipërisë”. Dekreti kërkonte zgjatjen e hetimit jo më shumë
se 10 ditë, dorëzimin e aktakuzës të pandehurëve një ditë para shqyrtimit të çështjes
në gjyq, gjyqi të bëhej pa pjesëmarrjen e palëve, të mos lejohej rekursi i vendimit dhe
kërkesa për falje, si dhe të kryhej ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit të masës
ndëshkimore më të lartë. Përmbajtja e dekretiti motivonte të gjitha veprimet e kryera
me urgjencë, ndaj 22 të pushkatuarëve. Dekreti u quajt “armë shumë e fort në duart e
organeve të pushtetit për të goditur pa mëshirë armiqtë e brendshëm”443, pavarësisht
se pati kundërshtime nga Bilbil Klosi, kryetar i Gjykatës së Lartë dhe Manol Konomi,
ministër i Drejtësisë. Me rastin e kësaj ngjarje, u morën masa plotësuese për ruajtjen e
objekteve ku punonin e banonin sovjetikët, si dhe rrotull tyre u bënë spastrime, duke
hequr familje e njerëz të dyshimtë që banonin e punonin afër tyre. Gjithashtu, ky rast
u shfrytëzua për të goditur ata që mendohej se ishin kundërshtarë të pushtetit. Përveç
të pushkatuarëve, aksioni u shoqërua me persekutimin e internimin jashtë Tirane të
439
AQSH, F. 14/AP, viti 1951, D.1, fl.75. 440
Ana Lalaj. "Shqipëria në Paktin e Varshavës", Studime Historike, Nr.1-2, Tiranë, 2004, fl.198. (Shih:
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1951, D.1, fl.228. Seanca e datës 20 shkurt të vitit 1951 e Plenumit IX të
KQ të PPSH, me pjesëmarrjen vetëm të anëtarëve të Byrosë Politike, në të cilën u diskutua incidenti
në ambasadën sovjetike). 441
Armand Plaka.“Shqipëria ashtu siç e pam”. Shqipëria moniste në mediat perëndimore 1945-1990
(përmbledhje artikujsh studimor), Tiranë, Kristal, 2012, fl.77. 442
AMPB, F.1, viti 1951, D.1687. 443
Uran Butka. Bombë në Ambasadën Sovjetike, Tiranë, A3D studio, 2008, fl. 66-67.
90
qindra familjeve, të cilat vlerësoheshin ose dyshoheshin kundër pushtetit.
Në fund të muajit shkurt të vitit 1951, në mënyrë aksidentale u bë i njohur
grupi që kreu aksionin në Legatën Sovjetike dhe organizata që i përkisnin. Njëri nga
personat kryesor (Hysen Llula) u vra në përpjekjen për ta arrestuar, ndërsa të tjerët u
arrestuan.444
Në përfundim të gjygjit në tetor të vitit 1951, u dënuan me pushkatim dy
pjestarë të organizatës “Bashkimi Kombëtar”*, Sejfulla Shima dhe Qazim Laçi dhe 4
të tjerë “për fajin e konsumimit të aktit terrorist në Ambasadën Sovjetike”, si dhe u
dhanë 6 dënime, deri 20 vjet burgim, për pjesëmarrje në grupin terrorist.445
Faktet dhe
gjyqi tregoi se vendosja e bombës ishte një veprim i kundërshtarëve politik, të cilët
nuk pajtoheshin me regjimin dhe politikën e ndjekur prej tij. Nga ana tjetër, ky akt u
shfrytëzua nga Enver Hoxha për të stimuluar besimin ndaj BS. Me këtë rast Enver
Hoxha, me një letër drejtuar Stalinit, aktin e 19 shkurtit të hedhjës së bombës në
Ambasadën Sovjetike e konsideroi “një akt të pastër të armikut të egër të popullit dhe
të BS” dhe duke bërë “autokritikë për mungesë vigjilence”, premtoi se do të “lahej kjo
fatëkeqësi”, duke qënë “të pamëshirshëm kundër armiqëve të BS”.
Politika e spastrimeve vijoi me forcë edhe gjatë vitit 1952. Në vijim të kësaj
politike, u përgatit goditja kundër sekretarit tjetër të KQ, Bedri Spahiu. Ashtu siç ishte
vepruar edhe në rastet e tjera më parë, E. Hoxha në prill të vitit 1952, opinionin e tij ia
shprehu fillimisht përfaqësuesit sovjetik, të ngarkuarit me punë të BS në Shqipëri, A.
V. Karjetkin. Në takimin me të, pas përfundimit të Kongresit II të PPSH, Enver Hoxha
u ndal me hollësi në “oportunizmin” e Bedri Spahiut. Sipas tij, ai para krijimit të
Partisë “kishte qenë anëtar i partisë fashiste”, “kishte hyrë në sektin e bektashinjve”,
“u ishte dorëzuar një herë karabinierëve italianë” dhe kur ishte sekretar i Komitetit të
Partisë në Gjirokastër “vepronte me kokën e vet”. Edhe më vonë, sipas tij, vijoi
shfaqjet oportuniste, tregonte pavendosmeri e lëkundje etj. Ai i shprehu mendimin
përfaqësuesit sovjetik se Bedriu nuk mund të ishte sekretar i KQ.446
Enver Hoxha
shfaqi pakënaqësi edhe për Spiro Panon, ish zëvendëskryeministër e më vonë sekretar
i KQ, duke e cilësuar karrierist dhe mendjemadh. Ai përsëri ngriti me forcë para
përfaqësuesit sovjetik, propozimin që kishte bërë në Byronë Politike për t’a patur M.
Shehun si “zëvendësin e vet zyrtar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm”, si dhe
“personin e dytë në parti e qeveri” dhe kërkoi të vihet “në dijeni Moska për këtë
synim”. Sipas këtyre veprimeve, E. Hoxha dëshironte afrimin e M. Shehut në
Sekretariatin e KQ për dy arsye. Së pari, për mbështetjen që i jepte çdo vendim e
mendimi të tij, gjë që u konfirmua në rastin e goditjes së T. Jakovës dhe spastrimeve
të tjera në sferat e larta të Partisë. Së dyti, për qëndrimin e vendosur prosovjetik dhe
zbatimin e vijes staliniste. Një gjë e tillë i kishte bërë përshtypje edhe përfaqësuesit
sovjetik. Ai kishte shprehur mendimin e tij, se për funksionin e zëvendës Sekretarit të
Përgjithshëm në praktikën e vendeve socialiste nuk ishte traditë. Megjithatë, sipas
raportimit që i bënte Moskës, i ngarkuari me punë Karjetkin nënvizonte se nuk kishte
444
AMPB, F.140, viti 1951, D.212. * Pjesëtarët e grupit, më parë kishin qenë anëtar të organizatës antikomuniste “Grupi i Rezistencës”, e
cila u diktua nga Sigurimi i Shtetit dhe më 13 shtator të vitit 1949 dhe u arrestua kryetari i saj,
Hamdi Frashëri. Nga kjo kohë, organizata u drejtua nga Sigurimi i Shtetit. Në fund të vitit 1950,
organizata u dekonspirua dhe disa anëtar(Sejfulla Shima, Qazim Laçi, Hysen Llulla) dhe disa
elementë të pakënaqur (Riza Shehu, Zenel Rika, Ali Vogli, Rustem Thaçi) formuan organizatën
“Bashkimi Kombëtar”. Synimi kryesor i organizatës ishte ndërmarrja e aksioneve konkrete kundër
pushtetit. Si fillim, u përcaktuar si objekte të përshtatshme selit diplomatike dhe shtëpia e oficerëve
etj. Dinamiti u vendos nga Hysen LLulla dhe Qazim Laçi.(AMPB, F.1, D.2233, hetuesia e Qzim
Laçit dhe Riza Sheht). 445
Uran Butka. Bombë në Ambasadën Sovjetike,.....fl.223. 446
Islam Lauka. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse,......fl.351,352.
91
“asnjë propozim, pak a shumë serioz, për të cilin E. Hoxha të mos konsultohej me M.
Shehun”447.
Ndërmarrja dhe intensifikimi i gjithë kësaj fushate spastrimesh e goditjesh në
Parti, i një vale të pa parë arrestimesh, pushkatimesh dhe internimesh në masë, i
shërbenin E. Hoxhës të demonstronte vendosmërinë për zbatimin e konsolidimin e
vijës staliniste; të krijonte kushte për thellimin e bashkëpunimit me BS, për triumfin e
modelit sovjetik; të dënonte, të largonte dhe të mënjanonte të gjithë ata që nuk
tregonin zell e vendosmëri në zbatimin e kësaj vije, duke ofruar mbështësit e tij më
besnik; si dhe për të frikësuar e shkurajuar kundërshtarët e regjimit dhe ata që nuk
ishin dakord me politikën e PPSH. Vështirësitë, pengesat, shpërdorimet, abuzimet,
vjedhjet deri dhe dështimet e reformave justifikoheshin me dobësimin e luftës së
klasës dhe me sabotimin armiqësor. Vetëm gjatë krizës së kooperativizimit (1949 -
1953), regjimi identifikoi dhe shpalli armiqë mbi 2000 fshatarë, të quajtur kulakë.448
2.2. Marrëveshjet ushtarake me Bashkimin Sovjetik
Ndërprerja e bashkëpunimit ushtarak me Jugosllavinë krijoi boshllëk dhe
situata e sigurisë për qeverinë shqiptare u bë shumë shqetësuese. Problemet në kufirin
me Greqinë ishin të mprehta, si rezultat i provakacioneve të vazhdueshme ushtarake,
si dhe i luftimeve që zhvilloheshin në Greqi midis Ushtrisë Demokratike dhe Ushtrisë
Kombëtare Greke, pranë kufirit me Shqipërinë. Pas vitit 1948, kërcënuese u bë edhe
Jugosllavia, fillimisht me propagandë, sabotime, nxitje arratisjeje, strehim
kriminelësh, si dhe duke rritur gjithnjë e më tepër veprimtarinë kundër Shqipërisë.
Sipas të dhënave zyrtare, brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 1949 në Jugosllavi u
strehuan 54 kriminelë lufte, si dhe u kryen rreth 119 provokacione të armatosura në
kufirin lindor dhe verior të Shqipërisë.449
Për të përballuar këto problem, si në të gjithë sektorët e tjerë, u intensifikua
bashkëpunimi me BS dhe filloi puna për njohjen dhe marrjen e eksperiencës
ushtarake sovjetike. Në shkurt të vitit 1949, një delegacion i zgjeruar ushtarak, shkoi
në BS, për të përfituar nga përvoja e ushtrisë sovjetike mbi funksionimin e aparatit
politik në ushtri, strukturën e organeve politike, mbi rolin e organizatave të partisë e të
komisarëve, si dhe mbi metodën e punës e të procedurave të veprimtarisë së tyre.
Marrja e përvojes u përqëndrua, duke filluar nga programi i punës politike (si hartohej
e çfarë përfshinte), strukturën konkrete të organeve politike, që nga batalioni e deri në
Drejtorinë Politike, punën me shtypin, kritikën dhe autokritikën etj.450
Kthimi i
delegacionit, por edhe i delegacioneve të tjera të mëvonshme, u shoqëruan me
relacione të hollësishme mbi eksperiencën sovjetike të përftuar, si dhe me hartimin e
vendimeve përkatëse për organizimin konkret strukturor, për planizimin e punës dhe
të procedurave të veprimtarisë e të funksionimit të organizatave bazë të partisë dhe të
rinisë në forcat ushtarake.
Problemet ushtarake u diskutuan gjërësisht në takimin e Enver Hoxhës me
Stalinin, në mars të vitit 1949. Megjithëse, Enver Hoxha u përqëndrua më tepër në
raportimin e problemeve ekonomike, ai u ndal edhe për rrezikun e jashtëm, sidomos
447
Po aty, fl.362. 448
Ajet Shahu. "Disa veçori të zhvillimeve politike në Shqipëri (1945 - 1960)", "Shqipëria mes Lindjes
dhe Perëndimit", Tiranë , "Ani Print", 2014, fl.277. 449
AMPJ, viti 1949, D.191, fl.10,11. 450
AQSH, F. 14/AP, MPKBS, viti 1949, D.13, fl.1-5. Material experience mbi punën e aparatit politik
në ushtri, srukturën e organeve politike, mbi rolin e organizatave të parties e të komisarëve, mbi
komisionin e parties etj, përpunuar nga delegacioni që ishte në BS në shkurt të vitit 1949.
92
pas intensifikimit të propagandës në kufijtë verior nga jugosllavët. Kërkesat konkrete
ushtarake iu parashtruan marshallit Vasiljevski, minister i Mbrojtjes, të cilat u pranuan
plotësisht. Qeveria sovjetike, duke marrë parasysh shqetësimin, vështirësitë dhe
kërkesat shqiptare, pas kthimit të delegacionit shqiptar, në fund të muajit prill mori
disa masa për të ndihmuar ushtrinë shqiptare. Më 25 prill 1949, ambasadori sovjetik
pas kthimit nga Moska, u takua me Enver Hoxhën për t’i përcjell atij udhëzimet e
Stalinit, për mbylljen e kufirit shqiptaro - grek, për forcimin e kufirit shqiptaro -
jugosllave, si dhe marrjen përsipër të disa shpenzimeve të ushtrisë shqiptare. Moska
quante të dëshirueshme që qeveria shqiptare të merrte masat e nevojshme për forcimin
e kufijve të vet me Jugosllavinë. Gjithashtu, ai njoftoi se qeveria sovjetike kishte
vendosur të marrë përsipër 50 përqind të shpenzimeve të të gjithë efektivit të ushtrisë
shqiptare (me përjashtim të pagave të kuadrit efektiv). Kjo masë u zyrtarizua në
marrëveshjen e datës 28 shtator 1949, midis të dy ministrive të mbrojtjes.451
Në bazë
të kësaj marrëveshjeje, ministria përkatëse e BS jepte ndihmë falas për sigurimin me
produkte ushqimore, me veshmbathje dhe me ushqime kafshësh për 50 përqind të
ushtrisë shqiptare, në përputhje me normat e përcaktuara nga të dy palët. Kështu, duke
filluar nga 1 qershori i vitit 1949 filloi funizimi për 20.000 ushtarakë (18.000 ushtarë
dhe 2000 oficerë) të ushtrisë shqiptare. Për çdo ndryshim të numrit të forcave, pala
shqiptare duhej të konsultohej më parë me Ministrinë e Forcave të Armatosur të BS.
Marrëveshja parashikonte që furnizimet me materialet përkatëse t’i dorëzoheshin
palës shqiptare në portet e Durrësit dhe Vlorës, duke marrë përsipër transportimin e
tyre nga pala sovjetike. Gjithashtu, në marrëveshje sanksionohej mbetja e saj në fuqi,
për vitin pasardhës në rast se nga palët nënshkruese nuk kishte njoftim më parë për
ndalimin e këtij veprimi.452
Vizita e Enver Hoxhës u shoqërua me disa masa të tjera plotësuese si: dërgimi
me urgjencë i specialistëve shtesë (për zbulim, për njësinë special, për punë politike,
për organet e policisë, për çështjet penale, për shifrën etj), si dhe pranimin e 20
oficerëve në kursin e sigurimit të shtetit në Moskë.453
Mundësi, lehtësi dhe ndihmë e konsiderueshme për qeverinë dhe ushtrinë
shqiptare, ishte edhe marrëveshja “Mbi rregullimin e shpenzimeve për mbajtjen e
studentëve e ushtarakëve të ushtrisë shqiptare në shkollat ushtarake të Bashkimit
Sovjetike”. Kjo marrëveshje u nënshkrua më 30 qershor të vitit 1949 në Moskë nga
ministri Fuqiplotë i RPSH në BS Mihal Prifti dhe zëvendësministre e Financace të BS
Zlobina Ivana Daniloviça. Marrëveshtja parashikonte financimet e studentëve
ushtarakë të ushtrisë shqiptare, filluar nga data e mbrritjes në shkollat ushtarake të BS,
me këto shpenzime: a) Pagesa e rrogës së përmuajshme në valutë sovjetike në masën
e vendosur nga qeveria e RPSH, por jo më tepër se masa e rrogave që u paguhej
dëgjuasëve dhe kursantëve të ushtrisë sovjetike. b) Shpenzimet për studimin,
ushqimin, veshmbathjen, mbajtjen e vendeve të banimit dhe të lëvizjeve në territorin e
BS. Marrëveshja parashikonte që qeveria sovjetike merrte përsipër 80 përqind të
shpenzimeve efektive për çdo ushtarak, ndërsa mbetjen prej 20 përqind, qeveria
shqiptare ia shperblente qeverisë sovjetike, dy herë në vit (prill, tetor), nëpërmjet
bankës. Nga 1 janari deri më 30 qershor i vitin 1949, qeveria shqiptare kishte për të
shlyer për mbajtjen e studentëve ushtarakë shqiptarë shumën 1.715. 020 rubla. Kjo
shumë do të kryhej gjatë tre viteve, duke filluar prej vitit 1953, në kushtet nga 25
451
AQFA, viti 1949, D.160. ((Për më tepër shih: Islam Lauka & Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumentet
e arkivave ruse ...., fl.224-225. 452
AQFA, viti 1949, D.160. 453
Islam Lauka & Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumente e arkivave ruse,......fl.224-225.
93
përqind në vitin 1953 dhe 1954 dhe në vititn 1955, 50 përqind të detyrimit.454
Më ndihmën sovjetike u arrit rimbëkëmbja e ushtrisë shqiptare. Në përvjetorin
e gjashtë të saj, më 12 korrik të vitit 1949 u organizua paradë ushtarake, në të cilën
moren pjesë 1200 trupa, 270 gryka zjarri artilerie, 20 tanke T - 34, 10 platforma të
artilerisë vetëlëvizëse, 10 makina të blinduara, 260 automakina dhe 100 motoçikleta
etj, duke u shpalos ndihma ushtarake sovjetike me teknikë e armatim të ri ushtarake.
Pjesëmarrësit në paradë u paraqitën me uniformë të re, të ardhur po nga BS.455
Parada
u ndoq dhe u vlerësua nga përfaqësues të ushtrive të vendeve të bllokut komunist, të
ushtrisë demokratike greke, si dhe diplomatët e huaj në Tiranë. Kjo ngjarje ishte një
demostrim konkret i mbështetjes ushtarake sovjetike, për ushtrinë shqiptare në teknikë
luftarake, veshmbathje etj.
Krahas anës propagandistike, u morën masa për përforcimin e kufirit edhe me
Jugosllavinë me pajisje, armatim e specialistë sovjetikë, me reparte këmbësorie, të
artilerisë tokësore e kundërajrore, të mbrojtjes bregdetare etj. Në këtë periudhë, në
ushtrinë shqiptare vepronin rreth 200 këshillëtarë dhe specialistë ushtarakë
sovjetikë.456
Por, megjithë masat e marra, siguria e vendit mbetej përseri një problem
shqetësues për qeverinë shqiptare. Në gjysmën e dytë të vitit 1949, situate u
përkeqësua akoma më shumë. Më 12 nëntor të vitit 1949, qeveria jugosllave njoftoi
denoncimin në mënyrë të njëanshme të Traktatit të Miqësis e Ndihmës Reciproke
midis të dy vendeve, e vetmja marrëveshje dypalëshe që kishte mbetur në fuqi deri në
këtë periudhë.457
Ndërsa, në maj të vitit 1950, u tërhoq personeli i përfaqësisë
diplomatike jugosllave në Tiranë dhe më 15 qershor u kërkua largimi i personelit të
misionit diplomatik shqiptarë nga Jugosllavia.458
Me ndërprerjen e veprimtarisë së
personelit të përfaqësive reciproke, që në fakt ishte ngrirje e marrëdhënieve
diplomatike, udhëheqja jugosllave filloi përpjekjet për rrëzimin e regjimit të Tiranës.
Shqetësim serioz për sigurinë e vendit vlerësohej edhe përpjekja e
bashkërenduar e vendeve perëndimore me kundërshtarët e regjimit, për organizimin
dhe përgatitjen e veprimeve të armatosura, nëpërmjet dërgimit të grupeve për nxitjen e
kryengritjes nga brenda vendit. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 1950 u kryen rreth
334 provokacione nga shtetet fqinj (124 tokësore, 202 ajrore dhe 8 detare). Gjatë këtij
viti u hodhën nga spiunazhi italian 19 grupe parashutistë dhe nga ai amerikan 9, për
organizimin e kundërveprimit nga brenda, për akte terroriste, sabotazhe etj. Ndërsa, në
fillim të vitit 1949 në të gjithë vendin vepronin kundër pushtetit 296 persona të
armatosur, në vitin 1950 megjithë likujdimin e 194 vetëve vepronin akoma rreth 111
persona të tillë. Gjatë vitit 1949 u arratisën në Jugosllavi e Greqi rreth 666 persona
(252 në Jugosllavi, 256 në Greqi dhe 4 në Turqi), ndërkohë në vitin 1950 u arratisën
afro 512 veta.459
Vizita në Moskë në prill të vitit 1951, u shfrytëzua nga Enver Hoxha për të
parashtruar shqetsimet e sigurisë së vendit. Enver Hoxha, i shoqëruar nga shefi i
Shtabit të Përgjithshëm gjeneral Beqir Balluku, në takimin me J. Stalinin i parashtroi
454
AQSH, F. 14/AP, viti 1949, D.1568, fl.31. Marrëveshja midis qeverisë së RPSH dhe qeverisë së
BRSS mbi rregullimin e shpërbëlimit të shpenzimeve për mbajtjen dhe studimin e ushtarakëve të
Ushtrisë Shqiptare, në shkollat ushtarake të BS 455
Hamit Kaba & EthemÇeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,......fl.99. Njoftim i ambasadorit
sovjetik në Tiranë për ministrin e Jashtëm A. Vishinksi “mbi festimin e ditës së ushtrisë shqiptare”, më 20 korrik të vitit 1949.
456Pëllumb Qazimi.“Albania, the Military and the Foreign influence”, Zagreb 2012, fl.118.
457AMPJ, viti 1949, D.191, fl.1.
458Islam Lauka& Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse,.....fl.268.
459AQSH, F. 14/AP, viti 1952, D.14, fl.8. Relacion i shkurtër mbi gjendjen në Shqipëri mbi vlerësimin e
situatës ndërkombëtare dhe gjendjes së brendshme.
94
me shqetësim të madh problemet ushtarake, duke kërkuar armatime, veshmbathje,
automjete dhe këshilltarë shtesë. Për të argumentuar rrezikun për rrëzimin e pushtetit
komunist në Shqipërisë, ai i paraqiti Stalinit planin operativ, të shoqëruar me hartat
përkatëse, në të cilat pasqyroheshin tre variante të sulmit të mundshëm ushtarak
kundër Shqipërisë, përfshirë variantin e një sulmi ushtarak nga Jugosllavia, Greqia
dhe Italia njëkohësisht. Në hartat operative tregohen drejtimet kryesore të sulmeve të
mundshme kundër Shqipërisë. Sipas Hoxhës, në variantin më të vështirë, Shqipëria
mund të mobilizonte rreth 150 – 170 mijë trupa dhe pas hyrjes në veprim të rezerves
arrinin në 218 mijë, për të cilët u kërkua ndihma sovjetike për armatim dhe
veshmbathje.460
Stalini, pasi kërkoi sqarime se “nga e di qeveria shqiptare se do të sulmohet”
dhe mori përgjigjen se “këto janë vetëm hamendësime”, theksoi se “nuk duhet të
trembeni” dhe porositi “të mos bini preh e provokacioneve”, duke paraqitur dyshimet
e tij për mundësinë e realizimit të një sulmi ushtarak ndaj Shqipërisë. Megjithatë, i
akordoi qeverisë shqiptare 5 milionë rubla për furnizimin me materiale ushtarake, si
dhe miratoi dërgimin e specialistëve për Ministrinë e Punëve të Brendshme
(këshilltarë për zbulimin, hetuesin, kriminalistikën, kufirin, policinë etj).461
Ndihma, mbështetja dhe marrja e përvojes sovjetike ndikuan që bashkëpunimi
shqiptaro - sovjetike në fushën ushtarake të arrinte në nivelet më të larta. Në këtë
mënyrë, fryma dhe metodat e ushtrisë sovjetike u integruan formalisht në çdo qelizë të
ushtrisë shqiptare nga lartë deri poshtë, në të gjithë piramidën e saj. Nga ana tjetër, ky
bashkëpunim e kjo frymë e nxiti më tej udhëheqjen shqiptare dhe i dha mundësi që të
ngutej për kërkesa të vazhdueshme para Stalinit dhe qeverisë sovjetike, duke i
justifikuar me rrezikun që i kanosej sovranitetit të Shqipërisë. Kjo praktikë e
bashkërenduar me interesat politiko - ushtarake në rritje të Moskës për pozicionin
strategjik të Shqipërisë, e kthyen më vonë vendin në bazën më të rëndësishme
ushtarake sovjetike dhe të Traktatit të Varshavësë në Mesdhe.
2.3. Shqipëria pranohet në Këshillin Ekonomik të Ndihmës Reciproke (KNER)
Ndërprerja e marrëdhënieve me Jugosllavinë, ndikoi që Shqipëria të dalë nga
gjysëmizolimi ndërkombëtar dhe të fillojë të luajë një rol më aktiv në politikën e
jashtme, në mënyrë të veçantë brenda bllokut komunist. Forcimi i marrëdhënieve me
BS dhe rritja e bashkëpunimit të gjithanshëm me të, u bënë garanci për zgjerimin e
këtij bashkëpunimi edhe me vendet e tjera socialiste. Nënshkrimi i marrëveshjes për
kredi dhe protokolli i shkëmbimeve tregtare me BS në prill të vitit 1949, u pasua me
nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla edhe me vendet e tjera. Gjatë vitit 1949 u
nënshkruan marrëveshje me Çekosllavakinë, Hungarinë, Bullgarinë, Rumaninë dhe
Poloninë.
Pavarësisht nga këto përpjekje, Shqipëria persëri ishte shumë e dobët për të
pasur peshë dhe ndonjë rol të veçantë brenda bllokut komunist. “Hija” e statusit të
veçantë të Shqipërisë vijonte. Një mentalitet i tillë u evidentua edhe me rastin e
krijimit të Këshillit të Ndihmës Ekonomike Reciproke (më tej: KNER). Në janar të
vitit 1949, me iniciativën sovjetike, u krijua KNER-i për intensifikimin e zhvillimit
ekonomik të vendeve të bllokut socialist, si dhe për t’iu kundërvënë bashkimit të
vendeve perëndimore. Më 5 janar të vitit 1949, me pjesëmarrjen e Bullgarisë,
Çekosllavakisë, Hungarisë, Polonisë dhe Rumanisë u krijua KNER, si një organizatë
460
Islam Lauka & Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumentet,......fl.307. 461
Po aty, fl.315.
95
ekonomike shumëkombëshe.462
Shqipëria, nuk u thirr në mbledhjen përfaqësuese për
krijimin e kësaj organizate. Megjithatë, Enver Hoxha më 8 shkurt i drejtoi qeverisë
sovjetike kërkesën për pranimin e Shqipërisë në këtë organizatë ekonomike.463
Kërkesa e qeverisë shqiptare u mor në konsideratë dhe Shqipëria u pranua si anëtare e
KNER-it më 21 shkurt të vitit 1949.
KNER, u vlerësua si faktor i rëndësishëm, për “forcimin e kampit të paqes e të
mirëqenies”, si dhe për mbështetjen e rindërtimit ekonomik të vendeve socialiste. Nga
pala shqiptare, pranimi në këtë organizëm u konsiderua sukses i pushtetit, sepse
vendet pjesëmarrëse do të ndihmonin ekonomikisht, për plotësimin e planeve të
ndërtimit të Shqipërisë. Gjithashtu, një rast i tillë i dha udhëheqjes shqiptare një
mundësi tjetër, për t’a mbështetur dhe për t’i rritur prestigjin në lëvizjen komuniste.
Këshilli i Ndihmës Ekonomike Reciproke, u krijua me qëllim që nëpërmjet
bashkëpunimit dhe bashkërendimit të vendeve anëtare, të ndihmonin në zhvillimin
ekonomik të tyre në bazë të parimeve “të internacionalizmit proletar” dhe të “ndihmës
reciproke”. Detyrat kryesore të Këshillit Ekonomik u përcaktuan për përgatitjen e
koordinimin e planeve ekonomike; për koordinimin e planeve të eksport - importit të
mallrave; të planeve të zhvillimit të transportit e të transitit që lidheshin me zhvillimin
e ekonomisë; për përgatitjen dhe realizimin e ndihmës në rast fatëkeqësish, për
kryerjen e kleringut të shumëanshëm e të kursit të shkëmbimit të mallrave; për
bashkëpunimin në fushën e shkencës e të teknikës, si dhe për realizimin e planeve dhe
masave të bashkëpunimit ekonomik.464
Sipas dokumenteve përkatëse, synimi kryesor i KNER-it ishte “bashkëpunimi
ekonomik e tekniko - shkencor në përputhje me parimet e barazisë së plotë, të
respektimit të sovranitetit dhe të interesave kombëtare, të dobisë dhe të ndihmës
reciproke e vëllazërore”. Për realizimin e qëllimit dhe të synimeve, këshilli krijoi
organet dhe organizmat përkatëse.
Këshilli, si organ jo i përhershëm përfaqësonte oganizmin më të lartë, me
pjesëmarrjen e niveleve më të larta të udhëheqjes së vendeve anëtare, zakonisht
kryeministra ose zëvendëskryeministra dhe në disa raste sekretarët e parë të partive.
Në vitin 1954, për përmirësimin e punës, në këshill u përfshi nga një përfaqësues nga
qeverit e çdo vendi anëtar, me një deri dy zëvendës, këshillëtarë e bashkëpuntor sipas
gjykimit të qeverive përkatëse. Këshilli, si rregull mblidhej në seance plenare jo më
pak se dy herë në vit (zakonisht në prill dhe tetor), ndërsa më vonë arriti të mblidhej
deri katër herë në vit, në kryeqytetet e vendeve pjesëmarrëse me radhë, duke mbajtur
funksionin e presidentit përfaqësuesi i atij shteti, në kryeqytetin e të cilit realizohej
mbledhja. Problemet më të rëndësishme të organizatës shqyrtoheshin dhe vendoseshin
në sesionet e këtij këshilli.465
Komisionet e përhershme, përfaqësonin organe të përhershëm, të krijuar mbi
bazën e specialiteteve të ndryshme. KNER-i krijoi rreth 16 komisione: të planit, të
metalurgjisë me ngjyra, të metarlurgjisë së zezë, të prodhimeve kimike, të ndërtimit të
makinerive, për qymyrin, për elektro - energjinë, për transportin, për naftën e gazin,
për bujqësinë dhe industrinë ushqimore, për drurin dhe celulozën, për çështjet
462
Fjalori Enciklopedik Shqipta,....,fl.471. 463
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,.....fl.86,87. 464
AQSH,F. 14/AP, KNER, viti 1949, D.2, fl.1. Relacion mbi mbledhjen e parë të KNER, prill 1949,
lidhur me detyrat e KNER-it, relatat ekonomike me Jugosllavinë etj. 465
AQSH, F. 14/AP, KNER, viti 1949, D.2, fl.2. (Shih: AQSH, F. 14/AP, KNER, viti 1954, D.1, fl.8;
Eqrem Beci. Mbi marrëdhëniet ekonomiko-tregtare, eksport-importit dhe bilancit valutor të
Shqipërisë (1945-1990), Tiranë, Dituria, 2011, fl.45).
96
ekonomike, për tregtinë e jashtme, për ndërtimin etj.466
Sekretariati, si organ operativ i Këshillit Ekonomik me vendqëndrim në
Moskë, luante rolin kryesor për përgatitjen e materialeve për sesionet e këshillit, për
organizimin e evidencës së zbatimit të vendimeve, për sigurimin e informacionit mbi
planet ekonomike dhe të statistikave të tjera të vendeve pjesëmarrëse etj. Sekretari i
këshillit dhe zëvendësit e tij caktoheshin nga këshilli. 467
Bashkëpunimi ndërmjet vendeve pjesëmarrëse në KNER, realizohej në rrugë e
forma të ndryshme. Mënyra më e zakonshme e këtij bashkëpunimi ishte nënshkrimi i
marrëveshjeve për kredi dhe për shkëmbimet e ndërsjellta tregtare. Shqipëria, që në
fillim të anëtarësimit filloi bashkëpunimin me vendet e tjera anëtare, duke marrë pjesë
në sesionet e ndryshme, si dhe u përfaqësua në organet përkatëse të organizatës. Sipas
mundësive financiare, Shqipëria u aktivizua në komisionet e përhershme,
nënkomisionet, grupet e punës e të ekspertëve për çështje të fushave të ndryshme, në
shkëmbimin e përvojave, në shqyrtimin e problemeve dhe në bashkërendimin e
zhvillimit ekonomik e të ndihmës reciproke midis vendeve anëtare. Përfaqësimi i
Shqipërisë në KNER ishte në nivel zëvendëskryeministri, konkretisht Koço
Theodhosi, në fillim si këshilltar dhe më vonë si përfaqësues i përhershëm me
qëndrim në Moskë, ku ishte vendosur sekretariati.
Veprimtarinë e vet KNER, me krijimin e tij dhe gjatë gjithë viteve ’50, e
përqëndroi kryesisht në parashtrimin e problemeve nga vendet anëtare dhe në
bashkërendimin e marrëdhënieve tregtare e të planeve të zhvillimit të tyre. Në këtë
periudhë, në tërësi ekzistonte një frymë bashkëpunimi pozitiv, në përputhje me
parimet dhe rregullat e përcaktuara. Mbledhja e parë e KNER-it u zhvillua më 20 prill
të vitit 1949 në Moskë, në të cilën u shqyrtuan disa nga problemet më shqetësuese të
pjesëtarëve. Shqipëria, që në fillim ngriti problemin e ndihmës që duhej dhënë nga
vendet e tjera socialiste për transportin, si dhe për shtimin e prodhimit të naftës bruto,
bitumit, kromit etj.468
Në këtë takim u trajtuan edhe marrëdhëniet ekonomike me
Jugosllavinë, mbas ndërprerjes së bashkëpunimit me këtë vend. Nga Molotovi, u vu
detyrë që vendet anëtare të reduktonin në maksimum marrëdhëniet ekonomike me
Jugosllavinë, sidomos porositi të ndalohej menjëherë dërgimi në këtë vend i
materialeve strategjike.469
Në mbledhjet e më vonshme u shqyrtuan dhe u diskutuan probleme të
rëndësishme të bashkëpunimit mbi zgjerimin e qarkullimit të mallrave, mbi tregtinë e
jashtme me vendet kapitaliste, mbi kleringun e shumëanshëm e çmimet e shkëmbimit,
mbi standardizimin dhe bashkëpunimin tekniko - shkencor etj, duke i shoqëruar me
shkëmbimin e eksperiencës, projekteve e dokumenteve shkencore, të specialistëve
dhe të punonjësëve të kualifikuar etj.470
Marrëdhëniet e Shqipërisë me KNER-in, qysh në fillim u paraqitën
problematike. Kufizimi i mëparshëm i lidhjeve ekonomike vetëm me Jugosllavinë dhe
praktika e pakët me vendet e tjera të bllokut socialist apo perëndimore, ishin faktorë
me impakt pengues për intergrimin e shpejtë në veprimtarinë e këtij organizmi. Për
rrjedhojë te pala shqiptare u shfaqën pakënaqësi ndaj ritmeve dhe projekteve të
466
AQSH,F. 14/AP, KNER, Viti 1958, D.13, fl.31. 467
AQSH, F. 14/AP, KNER, viti 1954, D.1, fl.9. Propozime të BRSS “Mbi organizimin dhe veprimtarinë e mëtejshme të Këshillit Ekonomik të Ndihmës Reciproke”.
468AQSH,F. 14/AP, KNER, viti 1949, D.2, fl.2. Relacion i Koço Theodhosit, përfaqësues i Shqipërisë
në KNER, dërguar kryeministrit Enver Hoxha më 17 prill 1949, mbi mbledhjen e parë të KNER-it. 469
Po aty, fl.3. 470
AQSH, F. 14/AP, KNER, viti 1949, D.3, fl.4-5, 18-60. Protokolle të mbledhjes në seksionin e dytë të
KNER-it mbajtur në Sofje më 25 gusht 1949.
97
këshillit.
Pakënaqësinë e parë ndaj KNER-it, Enver Hoxha ia parashtroi fillimisht
ambasadorit sovjetik në Tiranë Çuvahin, në mars të vitit 1949. Sipas tij, përfaqësuesit
shqiptarë në bisedimet me përfaqësuesit e tregtisë së jashtme të Rumanisë, Polonisë,
Hungarisë dhe Çekosllavakisë kishin mbetur të pakënaqur, për shkak se vendet e
Këshillit nuk merrnin përsipër zgjidhjen e problemeve ekonomike të Shqipërisë,
nëpërmjet plotësimit të kërkesave dhe ndihmës që duhej t’i jepnin shtetet anëtar njeri
tjetrit, për zhvillimin ekonomik. Ndërkohë, këshilli pretendonte se bënte vetëm
kontrollin e tregtisë së jashtme të vendeve anëtare me vendet perëndimore.471
Me një
praktikë të tillë, Shqipëria kishte mbetur jashtë veprimtarisë sepse nuk kishte
marrëdhënie të drejtpërdrejta me vendet perëndimore. Ajo i zhvillonte marrëdhëniet
me këto vende përmes vendeve të treta si Hungaria dhe Bullgaria. Sipas specialistëve
shqiptarë të ekonomisë, Shqipëria humbiste nga një veprim i tillë, sepse këto vende
blinin në Shqipëri produkte të ndryshme me çmime të ulëta dhe i shisnin në tregun
perëndimor me çmime më të larta.
Pakënaqësia e dytë, në marrëdhëniet me KNER, u shfaq për faktin se raportet
që i dërgoheshin kësaj organizate nga pala shqiptare mbeteshin pa përgjigje. Në gusht
të vitit 1950, Enver Hoxha i kërkoi ndihmë Molotovit, për problemet e ngritura në
Këshillin Ekonomik. Molotovi, nga ana e tij vinte theksin në faktin se problemet më
parë duhej të sqaroheshin dhe të zgjidheshin nëpërmjet lidhjeve bilaterale, me seicilin
vend veç e veç. Sipas tij, kur propozimi i qeverisë shqiptare ka të bëjë me shtete të
tjera “atëherë këto shtete duhej të shprehnin mendimet e tyre për çështje të tilla”472.
Ndërsa, pala shqiptare e vlerësonte KNER-in si mundësi për zgjidhjen e propozimeve,
projekteve, planeve dhe objektivave të zhvillimit ekonomik të secilit vend, pala
sovjetike e vlerësonte si organ koordinimi, kontrolli dhe bashkërendimi ndërmjet
shteteve anëtare, si dhe midis tyre dhe BS. Kjo pakënaqësi, jo vetëm nuk u zvogëlua,
përkundrazi u thellua më tej në vitet e më vonshme, sepse vetë Këshilli i
rekomandonte palës shqiptare që problemet e ngritura t’i zgjidhte me qeverinë
sovjetike, përmes takimeve dy palëshe. Një praktikë e tillë vështirësonte marrëdhëniet
me vendet e tjera, ngushtonte e kufizonte bashkëpunimin vetëm me BS, duke mos
lejuar hapësirë partneriteti përveç se me këtë shtet. Rekomandime të tilla nga Këshilli
Ekonomik, u shfaqen si një shqetësim i madh për palën shqiptare. Ky fakt u bë
tronditës sidomos në kushtet e pezullimit dhe shkurtimit të përkohshëm të ndihmës
ekonomike sovjetike pas vdekjes së Stalinit.
Qeveria sovjetike, në kuadrin e reformave passtaliniane, në vitin 1954 u
përpoq të reformonte edhe Këshillin Ekonomik, për t’iu përshtatur frymës së këtyre
ndryshimeve. Sipas sovjetikëve, në punën dhe veprimtarinëe KNER-it ishin reflektuar
të meta e mangësi serioze, sidomos në koordinimin e zhvillimit ekonomik të vendeve
anëtare me planet ekonomike të BS, në zhvillimin e disa degëve të industrisë jashtë
mundësive reale të sigurimit të lëndëve të para, si dhe në mos vlerësimin e zhvillimit
të bujqësisë dhe prodhimit të mallrave të konsumit të gjerë për popullin etj. Ndërsa
deri në këtë kohë, veprimtaria e KNER-it ishte kufizua kryesisht në çështjet që i
përkitnin zhvillimit të qarkullimit të mallrave, më tej kërkohej vëmendje më e madhe
për harmonizimin e planeve ekonomike dhe vendosja e marrëdhënieve më të ngushta
471
Islam Lauka & Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumentet,.....fl.193. Ditar i ambasadorit Çuvahin mbi
biseden e zhvilluar me Enver Hoxhën, më 10 mars të vitit 1949, për pakënaqësinë e pales shqiptare
në fushën e tregtisë së jashtme në kuadrin e KNER-it. 472
Hamit Kaba & EthemÇeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,.....fl.133. Porosi të Molotovit
lidhur me funksionimin e KNER-it, gjatë bisedës së zhvilluar në Moskë me Enver Hoxhën dhe Tuk
Jakovën, më 5 gusht të vitit 1950.
98
midis ekonomive të vendeve të demokracisë popullore dhe ekonomisë së BS.473
Për shkak të ecurisë së pakët në veprimtarinë e KNER-it, në mbledhjen e
Moskës në qershor të vitit 1956, mbas Kongresit XX të PK të BS, Hrushovi kritikoi
rëndë të gjitha vendet anëtare, ndërsa për Shqipërinë nënëvizoi se duhej gjetur
“burime të ardhurash, në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara”474, duke qartësuar
specifikën e marrëdhënieve me Shqipërinë, dukuri që u shfaq dukshëm në vitet
pasardhëse.
Pakënaqësia e tretë e palës shqiptare, u reflektua dhe u thellua lidhur m
mënyrat dhe rrugët e zbatimit konkret të bashkëpunimit ekonomik midis vendeve
anëtare. Një nga rrugët më efektive, në veprimtarinë e KNER-it, për zgjerimin e
qarkullimittë mallrave ndërmjet vendeve anëtare, vlerësohej sistemi i kleringut të
shumanshëm. Nëpërmjet këtij sistemi realizohej këmbimi i ndërsjelltë i mallrave dhe
pagesave, sipas kontingjenteve e çmimeve të caktuara, të detyrueshme për palët dhe
me bilanc të barabartë. Fillimisht, për funksionimin e sistemit u përcaktuan çmime të
njëjta, me të njëjtën volutë (rublën sovjetike), sipas kursit zyrtar të bankës shtetërore
të BS.475
Sigurisht, ky sistem favorizonte Shqipërinë, sepse nëpërmjet marrëveshjeve
të kleringut, eksportonte lëndë të para e mallra të përpunuara industriale e bujqësore
dhe importonte makineri, pajisje teknike, lëndë të para të munguara etj. Deri në vitin
1957, këmbimi me klering me Shqipërinë ishte problem i pjesshëm. Për sa kohë, në
disa vende si BS, Rumania, Kina (pavarësisht se nuk ishte anëtare e KNER) e ndonjë
tjetër,çmimet u mbajtën të pa ndryshuara, ishte favorizuese për Shqipërinë, ndërkohë
me disa vende të tjera si Çekosllavakia, Polonia, Gjermania dhe Hungaria, të cilat
zbatonin çmimet botërore të tregjeve, problemi paraqiste shqetësime për Shqipërinë.
Një shqetësim i tillë u bë evident, me ndryshimin e rregullave të përcaktuara
në sistemin klering, duke u kthyer në një pakënaqësi serioze për palën shqiptare. Në
mbledhjen e muajt tetor të vitit 1957 në Berlin, sovjetikët propozuan që KNER-i të
zbatonte çmimet botërore në tregjet kryesore. Sigurisht, një propozim i tillë ishte i
disfavorshëm për Shqipërinë, për shkak të vendosjes gjeografike larg vendeve të
KNER-it, por edhe për shkak të nivelit të zhvillimit ekonomik. Ky rregull ishte i
leverdishëm për vendet e zhvilluara, prandaj Shqipëria kërkoi me forcë që humbjet e
shkaktuara nga largësia e porteve shqiptare kundrejt vendeve blerëse e shitëse dhe
tregjeve, të ndaheshin në mënyrë të barabartë midis blerësit dhe shitësit. Këto
propozime, jo vetëm nuk gjetën mbështetje, por nuk u mor asnjë masë për të
ndihmuar Shqipërinë në këtë drejtim.476
Në mbledhjen pasuese të 20 qershorit të vitit
1958, nga Shqipëria u ngrit përsëri çështja e llogaritjes së shpenzimeve të transportit
për mallrat e import - eksportit, lidhur me specifikën e pozitës gjeografike, por përsëri
nuk u mor parasysh dhe u rekomandua që shtetet e tjera t’a mbajnë parasysh këtë
problem në marrëveshjet dy palësh me Shqipërinë.477
Pakënaqësi tjetër e rëndësishme për Shqipërinë, ishte çështja e cilësisë dhe e
standardeve të mallrave, në kuadrin e sistemit të kleringut. Shumë nga mallrat e
prodhuara në Shqipëri nuk tërhiqeshin nga vendet e tjera, për shkak të cilësisë jo në
parametrat e duhur. Një gjë e tillë, sillte uljen e importit për artikujë të domosdoshëm
473
AQSH, F. 14/AP, KNER, viti 1954, D.1, fl.6-7. 474
Enver Hoxha.“Hrushovianët”, Tiranë, 8 nëntor, 1980, fl.93. 475
AQSH,F. 14/AP, KNER, viti 1949, D.3, fl.71. Pika 3 e rendit të ditës të sesionit të dytë të KNER-it,
mbi çmimet dhe kleringun e shumëanshëm për vitin 1949-1950. 476
AQSH, F. 14/AP, KNER, viti 1958, D.2, fl.4-6. Informacion mbi problemin e çmimeve midis
vendeve pjesëmarrëse në Këshillin Ekonomik, më 22 mars 1958. 477
AQSH, F. 14/AP, OU, KNER, viti 1958, D.13, fl. 25. Raport mbi zhvillimin e punimeve të mbledhjes
së përfaqësuesëve të partive komuniste dhe puntore të vendeve socialiste, më datën 20 – 24 maj
1958, mbi bashkëpunimin ekonomik midis vendeve pjesëmarrëse në KNER.
99
për nevojat e ekonomisë dhe të tregut dhe shkaktonte mos shfrytëzimin efektiv të të
ardhurave të munguara nga eksporti. Në vitin 1958, llogariteshin rreth 274 milionë
rubla nga zërat e eksportit që nuk aktivizoheshin nga ekonomia, për mungesë blerjeje
nga vendet e tjera.478
Në dhjetor të vitit 1958, Enver Hoxha i’u ankua Hrushovit gjatë
vizitës së tij në Moskë, për shqetësimet e palës shqiptare, por përsëri mbeti në fuqi
zgjidhja e problemeve me seicilin vend veç e veç, si dhe përmirësimi i cilësisë së
prodhimit.
Një etapë e rëndësishme, në bashkëpunimin e vendeve të KNER-it, ishte
procesi i kooperimit dhe specializimit të prodhimit, me “ndarjen socialiste të punës”, i
cili solli shqetësimin e radhës për palën shqiptare. Në sesionin e prillit të vitit 1958,
pala sovjetike bëri propozimin për zhvillimin e ekonomisë së çdo vendi të kampit
socialist në bazë të ndarjes ndërkombëtare të punës.479
Ky proces do të thoshte
specializim i ekonomive të vendeve të KNER-it për prodhime industriale, bujqësore
ose të degëve të veçanta të ekonomisë. Mbi këto pikëpamje këshilli rekomandoi për
specializimin e prodhimit të llojeve kryesore të ndërtimit të makinerive, përfshirë
pajisjet energjitike, grupeve diezel, makinave metal prerëse, pajisjeve të farkëtarive,
makinave bujqësore e traktorëve, lokomotivave, kamjonëve, veturave , vagonëve,
autobuzëve etj. Kjo praktikë, si eksperimentale, filloi që në vitin 1957, duke bërë
prova me makinat metalprerëse. Kështu, kombajnat e misrit nisën të prodhoheshin në
Hungari e Rumani, ato të panxharit në Çekosllavaki e RD Gjermane, ndërsa
kombajnat për nxjerrjen e patates në RD Gjermane dhe Poloni etj.480
Vendet
prodhuese merrnin parasysh edhe nevojat e vendeve të tjera, sipas kërkesave të tyre në
këshillë. Sipas rekomandimeve të Hrushovit, Shqipëria duhej të kufizohej kryesisht në
prodhimet bujqësore, kultivimin e pambukut, agrumeve (limon, qitro, portokall),
ullinjve, në rritjen e deleve dhe prodhimin e peshkut.
Përfshirja e Shqipërisë në konceptin e “ndarjes socialiste” u parapri që në vitin
1957. Kësaj i shërbeu studimi i bërë nga një grup ekspertësh sovjetikë të kryesuar nga
zëvendësministri i Bujqësisë së Bashkimit Sovjetik Rasullov dhe ekspertëve
shqiptarë, për përspektiven e zhvillimit të forcave prodhuese të Shqipërisë nga viti
1961 deri në vitin 1975. Studimi, kishte si bazë balancimin e ekonomisë nëpërmjet
zhvillimit të mëtejshëm të bujqësisë, për të siguruar bukën në vend, duke shtua
prodhimet blegtorale, të pambukut, të panxharit të sheqerit, të frutave, të agrumeve, të
rrushit, të ullirit, të duhanit, të kulturave etero - oleoze, nëpërmjet zgjerimit të
industrisë për përpunimin e lëndëve të para bujqësore, zgjerimit të burimeve minerale
ekzistuese dhe nëpërmjet zhvillimit të peshkimit, me qëllim plotësimin e nevojave të
brendshme dhe shtimin e burimeve të eksportit.481
Në bazë të studimit, bëhej përmbysje në strukturën e ekonomisë, pasi
prodhimi bujqësor do të zinte vend të dukshëm, duke u rritur pesha specifike në
prodhimin e përgjithshëm kombëtar. Në vitin 1975, në krahasim me vitin 1960,
parashikohej dyfishimi i të ardhurave kombëtare, paga reale e punonjësve
parashikohej të rritej 20 deri 25 përqind çdo pesëvjeçar ose dyfishim, në krahasim me
vitin 1955, ndërsa paga reale e fshatarësisë parashikohej të rritej 20 detri 30 përqind
478
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1958, D.24, fl.15. Proces verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të
PPSH të datës 18 dhjetor 1958. Informon Enver Hoxha mbi rezultatet e bisedimeve me
udhëheqësitë sovjetikë në Moskë, lidhur më planin e tretë pesëvjeçar. 479
AQSH,F. 14/AP, KNER, viti 1958, D.1, fl.2. Pikëpamjet e palës sovjetike për çështjet e
bashkëpunimit ekonomik midis vendeve pjesëmarrëse në KENR, diskutuar në mbledhjen e datës 20
prill të vitit 1958 në Moskë. 480
AQSH,F. 14/AP, KNER, viti 1958, D.1, fl.3. 481
AQSH, F. 14/AP, KNER, viti 1958, D.2, fl.7. Informacion mbi punën e bërë për projekt - planin
perspektiv të zhvillimit të ekonomisë.
100
në secilin pesëvjeçar.482
Megjithëse me shifra në rritje, studimi nuk parashikonte
arritjen e standardeve, pasi konsumi për frymë ishte mjaftë më i ulët nga ai i vendeve
të tjera të KNER-it. Këtij studimi i’u shtuan nga qeveria shqiptare edhe disa çështje
“vendimtare për ekonominë”, si zhvillimi i prodhimit të naftës, ngritja e industrisë së
ferrokromit, të plehrave fosfatike e azotike, si dhe përpunimi i duhanit në vend.483
Plotësimi i studimit me këto kërkesa tregonte se qeveria shqiptare nuk pajtohej me
studimin e ndikuar nga sovjetikët dhe ngulte këmbë me insistim për industrializimin e
vendit, pavarësisht nga niveli i ulët i mirëqenies së popullit. Studimi ishte parashikuar
t’i paraqitej Këshillit Ekonomik, por me gjithë kërkesën e palës shqiptare asnjëherë
problemet e tij nuk u përfshinë në nomenklaturën e artikujve kryesorë për t’u
koordinuar dhe për rrjedhojë nuk u morën parasysh.
Sigurisht këto rekomandime, nuk përputheshin me synimet e udhëheqjes
shqiptare, për industrializimin e vendit. Prandaj, ky vendim i shqetësoi jo pak
udhëheqësit shqiptarë. Megjithatë, procesi i kooperimit dhe specializimit krijoi
probleme e pakënaqësi edhe ndërmjet vendeve të tjera dhe BS. “Ndarja socialiste e
punës”, pa marrë parasysh interesat e çdo vendi dëmtoi marrëdhëniet mes shteteve,
solli diferencime duke i ndarë vendet disa si prodhuese e disa si furnizuese me lëndë
të parë. Shumica e vendeve, përfshirë Shqipërinë mbronin idenë se një vend që kishte
lëndën e parë, ai duhej të zhvillonte edhe industrinë përkatëse, duke u ndihmuar nga
vendet e tjera.
Megjithë problemet e shfaqura, nga veprimtaria e KNER-it, Shqipëria pati
përfitime të rëndësishme ekonomike. Ndihmat e kredit nga vendet anëtare, luajtën një
rol vendimtar për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Fillimisht, Shqipëria nënshkroi
marrëveshje dypalëshe me vendet anëtare të KNER-it, për lëvrimin e mallrave dhe më
vonë edhe marrëveshje për kredi, si dhe protokolle në konkretizim të marrëveshjeve.
Me anëtarësimin në KNER, Shqipëria nënshkroi marrëveshje të bashkëpunimit
ekonomik, përveçse me BS edhe me vendet e tjera socialiste.
Marrëveshjet dhe protokollet e nënshkruara për periudhën 1949 -1960, nga
Shqipëria:
Shtetet Marrëveshjet Protokollet
Bashkimin Sovjetik 9 13
Bullgarinë 11 3
Çekosllavakinë 12 10
RD Gjermane 5 6
Hugarinë 12 4
Poloninë 6 1
Rumaninë 6 2
S h u m a 61 39
Marrëveshjet tregtare për shkëmbimim mallrash dhe pagesat, Shqipëria i
praktikoi që në fillimet e krijimit të KNER-it, sipas përvojës së mëparshme me BS.
Qëllimi i nënshkrimit ishte rritja e volumit të tregtisë së jashtme me vendet anëtare të
KNER-it. Në vitet e para, këto lloj marrëveshjesh ishin një vjeçare, ndërsa pas vitit
482
AQSH, F. 14/AP, KNER, viti 1958, D.2, fl.10. Informacion mbi punën e berë për project planin
përspektiv të zhvillimit të ekonomisë. Informacioni pasqyron të dhënat e nxjerra nga studimi i
grupit të ekspertëve sovjetikë, të kryesuar nga zëvendëministri i Bujqësisë së BS Rasullov, icily në
bashëpunim me specialistët shqiptarë, studiojë përspektivëv e zhvillimit të ekonomisë shqiptare për
periudhën 1961-1975. 483
AQSH, F. 14/AP, KNER, viti 1958, D.2, fl.11.
101
1951 filluan të aplikohen marrëveshje pesëvjeçare, duke siguruar lëndën e parë
themelore, makineritë e pajisjet për zhvillimin ekonomik të vendit. Marrëveshjet
tregtare për shkëmbimin e mallrave, në kushtet e ekonomisë së planifikuar e të
centralizuar paraqisnin disa veçori.
Së pari, në marrëveshje përcaktoheshin kontigjentet e mallrave, rregullat dhe
afatet e lëvrimit, garancitë, pagesat, objeksionet, arbitrazhi etj, të cilat përbënin
detyrim për palët.
Së dyti, shkëmbimi i mallrave realizohej me klering dhe çmimet
përcaktoheshin mbi bazën e çmimeve të tregjeve kryesore botërore ose të atyre me
vendet e tjera të bllokut, të cilat ishin të pandrysheshme për një kohë të gjatë.
Nëpërmjet këtyre marrëveshjeve, Shqipëria arriti të rrisë qarkullimin e mallrave me
vendet e KNER-it, duke ndihmuar në rimbëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik të
vendit. Më 1960 kundrejt vitit 1950, qarkullimi i mallrave me vendet e KNER-it u rrit
katër herë, eksporti shtatë herë dhe importi tre herë.484
Qarkullimi i mallrave me vendet e KNER-it në milionë lekë:
V e p r i m t a r i a E k s p o r t i I m p o r t i
1950 1960 1950 1960
Me vendet e KNER 17.3 175,2 99.8 255.2
Me BS 29.1 174.5 59.4 328.6
S h u m a 46.4 349.7 159.2 583.8
Eksporti u rrit me ritme më të larta se sa importi, por asnjë herë eksporti nuk
arriti të mbulonte importin, duke patur një bilancë negative. Importet nga vendet e
KNER-it zinin 95 përqind të volumit të përgjithshëm, ndërsa 5 përqind zinin importet
me vendet e tjera jashtë organizatës.
Marrëveshjet për kredi dhe ndihmë teknike, ishin një formë tjetër efektive
bashkëpunimi të Shqipërisë me vendet e KNER-it. Marrëveshjet e kredisë ishin një
dhe pesëvjeçare, ndërsa sipas specifikës këto marrëveshje ishin të përgjithshme, për
sektor të veçantë të ekonomisë, si dhe kredi suplementare. Në tërësi, kredit jepeshin
me kushte lehtësuese, me përqindje interesi në fllim prej 3 përqind, ndërsa më vonë 2
dhe 1 përqind. Kthimi i kredive përcaktohej me afate të ndryshme. Fillimisht, afati i
shlyerjes ishte i shkurtër 3 - 4 vjeçar, ndërkohë kredit afatgjat shlyheshin duke filluar
nga 10 deri 15 vjet, pas fillimit të përdorimit. Në përgjithësi, kreditë jepeshin për
pagesat e mallrave të konsumit dhe të shërbimeve, për lëvrimin e pajisjeve të
materialeve të ndërtimit, për objekte të plota ose për përfundimin e objekteve të
filluara etj. Si rregull në kredi, specifikohej pjesa e kredisë që do të përdorej për
mallra, shoqëruar me listat dhe kontingjentet e këtyre mallrave, si dhe vlerat për vepra
dhe afatet e ndërtimit apo projektimit të tyre. Listat e makinerive, çmimet dhe kushtet
e tjera të furnizimit me makineri dhe me materiale të objekteve, caktoheshin në
kontratat përkatëse.
Ashtu siç u nënvizua edhe më lartë, marrëdhëniet e Shqipërisë me KNER-in
erdhën gjithënjë duke u acaruar. Perveç aspekteve ekonomike dhe pakënaqësive në
këtë drejtim, marrëdhëniet politike kishin ndikim parësor dhe reflektonin drejtpërdrejt
në veprimtarinë e kësaj organizate.
Në përfundim, mund të themi se organizata e KNER-it, në vitet e para të
484
Eqrem Beci. Mbi marrëdhëniet ekonomiko-tregtare......fl.38.
102
veprimtarisë së saj, pati një frymë bashkëpunimi me elementë pozitivë, në mënyrë të
veçantë për Shqipërinë e prapambetur dhe të izoluar. Por marrëdhëniet në kuadrin e
KNER-it erdhën duke u acaruar, për shkak të përplasjes së interesave dhe shfrytëzimit
politik të saj. Ajo u kristalizua si një organizatë e lufës ndërmjet interesave të BS nga
njëra anë, i cili tentonte forcimin e kontrollit centralizues e politik imponues, si dhe të
partnerëve të tjerë ekonomikë nga ana tjetër, të cilët përpiqeshin të shkëputeshin nga
kontrolli e diktati dhe për një politikë më të drejtë.
2.4. Bashkëpunimi kulturor dhe ekonomike shqiptaro – sovjetik 1949 – 1953
Rol i veçantë për stalinizimin e jetës politike, shtetërore dhe shoqërore në
Shqipëri, si dhe për njohjen e përvojës e të mentalitetit sovjetik luajti Shoqata e
Lidhjes Kulturore me BS, më vonë Shoqata e Miqësisë Shqipëri - BS. Lidhja për
Bashkëpunim Kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe BS u krijua në vitin 1945, me qëllim
“për t’ja njoftun popullit shqiptar kulturën sovjetike dhe për të forcuar më tepër
vllaznimin ndërmjet dy vendeve”485. Kryetari i parë i Lidhjes u zgjodh Prof.
Aleksandër Xhuvani dhe sekretare Mila Vangjeli. Me ndërprerjen e marrëdhënieve me
Jugosllavinë dhe në kuadrin e aplikimit të modelit politik sovjetik, Komitetit Qendror
i PPSH në shtator të vitit 1949, mori vendim për forcimin e Lidhjes Kulturore midis
Shqipërisë dhe BS. Sipas Enver Hoxhës “Lidhja nuk duhet të organizohet vetëm në
qëndër, por edhe në çdo qytet e qëndër pune ku të mblidhen njerëzit e shkencës, të
artit, të kulturës dhe atje të mësojnë nga eksperienca e madhe sovjetike”486. Në
funksionin e kryetarit të Këshillit të Përgjithshëm të shoqatës u caktua Tuk Jakova,
sekretar i KQ të partisë, çka tregonte për vlerësimin e madh të këtij organizmi.
Kështu, u intensifikikua puna e degëve të shoqatës nëpër rrethe, për gjallërimin e jetës
kulturore, për përhapjen e formave të organizimit në çdo qëndër pune e fshat, për
popullarizimin e BS dhe përhapjen në masë të eksperiencës së tij; për shtimin e
anëtarëve dhe mbledhjen e kuotave; për organizimin e konferencave, shpërndarjen e
njohjen e revistës “Shqipëri - BS”, shfrytëzimin e materialeve të revistës “Kolkoziani
sovjetik” dhe “Punëtori sovjetik”, si dhe për hapjen e kurseve për mësimin e gjuhës
ruse. Në zbatim të këtyre vendimeve vijonte puna me intensitet nepër rrethe. Duke
punuar vendimin e KQ, byroja e komitetit të partisë së Elbasanit vendosi shtrimin e
problemit me sekretarët e organizatave të partisë në qëndrat e punës në qytet, në
Peqin, në Librazhd etj. U kërkua të bëhet një plan propagandistik për njohjen e BS me
gazeta muri, me altoporlant, me rrethet e lidhjes kulturore, me shpërndarjen e
revistave, me zgjedhjet në seksionet e degës, me fushatën për regjistrimin e anëtarëve
të rinj, me kurs për mësimin e gjuhës ruse etj. Në këtë mënyrë e intensitet vepronte
çdo rreth e institucion.487
Veprimtaria e shoqatës organizohej me plane tre mujore, në të cilët
përfshiheshin leksione, trajtim të materialeve të zgjedhura, hapje ekpozitash, botime
të ndryshme etj.488
Nëpërmjet shoqatës, u krijua një organizëm më i përhapur dhe më i
zgjeruar se vetë organizatat e Partisë së Punës, me një efekt të jashtëzakonshëm për
485
AQSH, F. 14/AP, KM, viti 1945, D.57, fl.1. Telegram urimi të drejtuesëve të Këshillit Administrativ
të Lidhjes për Bashkëpunim Kulturor të Shqipërisë me BS. 486
AQSH, F. 14/AP, viti 1949, D.3, fl.53. 487
AQSH, F. 14/AP, viti 1949, D.38, fl.4,5. Protokoll e vendime të Byrosë së Komitetit të Partisë të
Rrethit të Elbasanit, datë 9, 19 dhe 27 shtator të vitit 1949, ku merret në shqyrtim edhe puna e
aktiviteti i Shoqatës për Lidhje Kulturore me BS. 488
AQSH, F. 14/AP, viti 1951, D.719, fl. 5. Raport mujor i degës së shoqatës në KQ të PPSH, mbi
realizimin e planit mujor e tremujor të Shoqatës Shqipëri-Bashkimi Sovjetik, për periudhën janar-
mars 1951.
103
indoktrinimin e botëkuptimit, kërkesave dhe ideologjisë sovjetike.
Gjatë vitit 1949, veprimtaria e Lidhjes u intensifikua në mënyrë të ndjeshme.
Zëvendëkryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Shoqatës Nexhmije Hoxha dhe
Sekretari i Përgjithshëm Nasho Nathanaili ishin mjaft aktiv, si në zgjerimin e
bashkëpunimit me Shoqatën Pansovjetike të Lidhjes Kulturore, ashtu edhe në
veprimtarinë e shoqatës brenda vendit. Lidhja u angazhua sidomos në kuadrin e
organizimit të festimeve të 70 vjetorit të ditëlindjes së Stalinit. Në vitin 1950, Lidhja u
kthye në Shoqatën e Miqësisë Shqipëri – BS. Shoqata mori përsipër përgatitjen e
vizitës në Moskë të një delegacioni të madh prej 15 vetësh të saj, në dhjetor të vitit
1950. Vizita do të kryhej me qëllim që t’i dërgoheshin Stalinit dhuratat e
grumbulluara për ditëlindjen, si dhe t’i përcilleshin atij mesazhet e popullit shqiptar
me rreth 600 - 800 mijë firma, të përfshira në 12 - 14 libra me format të madh.Vetëm
për mbledhjene firmave u harxhua mbi një muaj kohë.489
Gjatë vizitës në Moskë, në
fillim të vitit 1950, zëvendëskryetarja e Shoqatës Nexhmije Hoxha bisedoi me
drejtuesit e shoqatës sovjetike, për vendosjen e skulptures së Stalinit në Tiranë dhe
kërkoi ndihmë për projektimin e realizimin e kësaj vepre monumentale, në mënyrë që
të vendosej më 1 maj të vitit 1950.
Veprimtaria e gjithanshme e Shoqatës së Miqësisë shqiptaro – sovjetike dhe jo
vetëm synonin rritjen e mitit të Stalinit. Këtij qëllimi i sherbeu edhe përdorimi i emrit
të tij, në emertime të ndryshme. Përveç kombinatit tekstile në Tiranë, në dhjetor të
vitit 1950 me vendim të Byrosë Politike, u “pagëzuan” me emrin Stalin: qyteti i
Kuçovës dhe Kombinati i Naftës në Patos.490
Gjithashtu, Nexhmije Hoxha nëpërmjet shoqatës në dhjetor të vitit 1950,
kërkoi me urgjencë shtypjen në 50 mijë kopje të tekstit të gjuhës ruse, me qëllim që të
plotësoheshin nevojat imidiate të shkollave e kurseve, në mënyrë që të intensifikohej
mësimdhënia e gjuhës ruse. Vlerësim i veçantë për shoqatën tregon edhe fakti që
partia shpejtoj për zëvendësimin e kryetarit, pas kritikave ndaj Tuk Jakovës. Më 18
qershor të vitit 1951, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Shoqatës, nga
Byroja Politike u kërkua largimi i Tuk Jakovës dhe u rekomandua zgjedhja si kryetar i
Bedri Spahiut, sekretar i KQ, çka u pranua nga këshilli.491
Ndërkohë, u arrit deri atje
sa në përbërje të presidiumit të këshillit u zgjodh edhe sekretari i dytë i misionit të BS
në Tiranë BS, Sotin, veprim i cili u vlerësua si i padëshirushëm nga vetë Shoqata
Pansovjetike dhe e papërshtatshme pjesëmarrja e një punonjësi sovjetik në një
organizatë kombëtare shqiptare.492
Vlerësimi për Shoqatën e Miqësisë shqiptaro – sovjetike ishte i madh edhe nga
pala sovjetike, sidomos misioni i ambasadës në Tiranë. Në nëntor të vitit 1951,
ambasadori Çuvahin e informonte ministrin e Punëve të Jashtëm A. J. Vishinski, për
punën e shoqatës, duke venë theksin në mangësitë e punës së saj. Me këtë rast, ai
propozoi disa masa si: fuqizimin e filialeve të shoqatës në pikëpamje organizative e
489
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,.......fl.144. (Vendimi për festimin
e 70 vjetorit të ditëlindjes së Stalinit u muar më 21 dhjetor të vitit 1949, në një mbledhje të përbashkët
të Byrosë Politike, Këshillit të Ministrave dhe Lidhjes Kulturore me BS. Kryetar i komisionit prej 18
vetësh, u caktua Enver Hoxha. Shih: AQSH. F. KM, viti 1949, D.93, fl.1, Vendimi Nr. 651, datë 20
dhjetor 1949). 490
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1950, D.74, fl.2. Vendimi Nr.224, datë 18 dhjetor të vitit 1950, mbi
pagëzimin e Qytetit të Kuçovës dhe Kombinatit të Naftës me emërin e Stalinit. 491
Islam Lauka. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse,.....fl.329. Sipas letrës së sekretarit të dytë të
misionit sovjetik në Tiranë, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Shoqatës së Miqësisë
Shqipëri-BS, Liri Belishova mori pjesë në mbledhje dhe në kundërshtim me procedurën propozoi
Tuk Jakovën si kryetar të ri të shoqatës, megjithatë mbledhja e pranoi. 492
Po aty, fl.337.
104
material; konkretizimin e propagandës për BS, duke shfrytëzuar veprat si
hidrocentralin që mbante emrin Lenin, kombinatin me emrin Stalin, kombinatin e
sheqerit etj, si dhe festat e mbledhjet masive për njohjen e arritjeve e të sukseseve të
BS; përmirësimin e tematikës të revistave e buletineve, duke përdor gjuhë të
kuptueshme nga shtresat e gjëra të popullësis; forcimin e kujdesit me rinin shkollore
dhe për mësimin e gjuhës ruse, duke i kushtuar vëmendje të veçantë punës me ata që
dëshirojnë të zotërojnë me të vërtet gjuhën ruse, pa rendur pas sasisë.493
Kërkesave të ambasadorit sovjetik iu përgjigj menjëherë pala shqiptare. Në
periudhën 1952 – 1953 u morën masa për fuqizimin e shoqatës, në aspektin
organizativ dhe financiar, duke e trajtuar njësoi si organizatat e masave. U shtuan
punonjësit në strukturën organike qendrore të shoqatës në Tiranë dhe në degët e
rretheve, si dhe u bë ngritje page duke i bërë të krahasueshme me pagat analoge në
Bashkimet Profesionale, në organizatën e rinisë, gruas etj. Në vitin 1953, vetëm
administrata e shoqatës në qendër arriti një organikë prej 37 – 40 veta, me seksione:
administrate, organizimi, kuadri, të jashtëm, i studimit, i gjuhës ruse, botim –
përkthimeve, ekspozitave, bibliotekë e kartotekë, si dhe një numër komisionesh për
kulturën, ekonominë, bujqësinë, për problemet ideopolitike e sociale etj. Lidhja dhe
më vonë shoqata botoi edhe revistën e vet.494
Vetëm gjatë vitit 1955 u dekoruan, nga
presidiumi i Kuvendit Popullor, degët e Shoqatës Shqipëri – BS në Berat, Dibër,
Durrës, Korçë, Bilisht, Gjirokastër, Permet, Shkodër, Tiranë, Vlorë etj. Nderime të
tilla nuk ishin bërë as për qytetet e organizmat
e tjera vendase.
Zhvillimet dramatike në marrëdhëniet sovjeto – jugosllave gjatë vitit 1948 dhe
për pasojë ndërprerja e marrëdhënieve të Shqipërisë me Jugosllavinë, u reflektuan
menjëhërë në ecurinë e marrëdhënieve ekonomike shqiptaro – sovjetike. Për shkak se
nënshkrimi i marrëveshjes për vitin 1948 u bë relativisht me vonesë, u nënshkruan dy
marrëveshje njëheresh, veç për akordimin e kredisë dhe veç për qarkullimin e
mallrave, çka tregonte dëshirën e qeverisë sovjetike për të intensifikuar ndihmën
ekonomike për Shqipërinë. Në të njëjtën kohë, vihet re një rritje e konsiderueshme e
nomenklaturës së mallrave, si dhe shtimit të pajisjeve për vepra industriale. Për
shkaqe të papërcaktuara, kontrata për konkretizimin e marrëveshjes u bë me shumë
vonesë. Marrëveshja përcaktonte afatin 1 janar të vitit 1948 për hartimin e kontratave,
ndërsa në fakt u nënshkruan më 3 shtator, me rastin e vizitës në Moskë të delegacionit
tregtar shqiptar. Gjatë muajit shtator të vitit 1948 bëri vizitë në Moskë një delegacion
qeveritar shqiptar i kryesuar nga ministri i Industrisë Tuk Jakova, i cili më 3 shtator
nënshkroi marrëveshjen e kredisë prej 6.5 milionë dollarë, për furnizimin me mallra.
Marrëveshja për qarkullimin e mallrave dhe pagesat përmbante akordimin nga
BS të kredies, për furnizimin e Shqipërisë me mallra dhe anasjelltas, deri në fund të
dhjetorit të vitit 1948, në përputhje me listat përkatëse. Nga 24 nomeklatura mallrash
që përmbante marrëveshja e vitit 1947, marrëveshja e vitit 1948 përmbante 105
nomeklatura mallrash të ndryshme, të cilat përfshinin të tëra fushat e ekonomisë.
Shqipëria u ndihmua për problemet e mbetura pezull nga jugosllavët në
Hidrocentralin e Selitës, në sektorin e naftës në Kuçovë, si dhe u furnizua me
materiale e mallra sipas listave shoqëruese. Lista shoqëruese përmbante mallra të
ndryshme të të gjitha fushave (30.000 ton grurë, lokomotiva, vagonë, motorrë të
493
Islam Lauka. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse,.......fl. fl347-348. 494
AQSH, F. 505, viti 1952, D.999, fl.202-207. Relacion mbi parashikimin e shtesave në organikat në
qendër e degët e rretheve, si dhe shtesat e rrogave për vitin 1953, në Shoqatën e Miqësisë Shqipëri-
BS.
105
llojeve të ndryshme, traktorë, makina dhe pjesë industrial të të gjitha llojeve).495
Ndërsa lista e mallrave që Shqipëria do të dërgonte në BS përmbante: minerale (naftë
bruto 60.000 ton, bitum 27.000 ton, krom 9514 ton, bakër blistër 575 ton), hekurishte,
sapunë, lëkurë, pambuk i pa përpunuar, lesh, fije lini e kërpi, ullijë, verë, raki,
kaçkavall, fara luledielli, pambuku e lini, recin, susam etj. Kontrata për konkretizimin
e kredisë u nënshkrua po më 3 shtator dhe përmbante projektimin dhe pajisjen teknike
të një numër veprash të rëndësishme industriale.496
Kontrata për konkretizimin e kredisë.
Emertimi i ndërmarrjeve Procesi i punës Fatura në dollarë
Kombinat tekstili Projektim i plotë 3.100.000
Pajisje me makineri 468.675
Fabrika e sheqerit Projektim i plotë 1.800.000
Pajisje me makineri 98.100
Fabrika e lëkurëve Projektim i plotë 400.000
Pajisje me makineri 45.000
S H U M A 5.916.775
Ndihma ekonomiko – financiare e vitit 1948 ndikoi direkt në forcimin e
marrëdhënieve shqiptaro - sovjetike dhe me ndërprerjen e bashkëpunimit me
Jugosllavinë, BS u bë partneri kryesor i jashtëm i Shqipërisë, mbrojtësi dhe financuesi
pothuajse i vetëm, i cili ofroi jo vetëm ndihmë, por mbi të gjitha edhe modelin e
ndërtimit të socializmit.
Gjatë fundvitit 1948, me përfundimin e Kongresit I të PKSH e demaskimin e
mbështetësve të Titos, si dhe me shkëputjen e çdo bashkëpunimi me Jugosllavinë,
Stalini ishte shumë i kënaqur nga zhvillimi i marrëdhënieve me Shqipërinë. Në nëntor
të vitit 1948, në një takim me ambasadorin sovjetik në Tiranë Çuvahin, të thirrur
urgjent në Moskë për këtë qëllim, Stalini deklaroi se “në Moskë jemi të kënaqur me
zhvillimin e marrëdhënieve me Shqipërinë” dhe ftonte Enver Hoxhën për vizitë në
Kremlin “për të diskutuar së bashku planet e mëtejshme ekonomike”, duke shprehur
gatishmërinë për t’a pritur.497
Ftesa e Stalinit, përkonte plotësisht me dëshirën e Enver Hoxhës, përveç të
tjerave edhe në aspektin ekonomik. Planet ekonomike të vitit 1948 nuk ishin realizuar,
sidomos në industrin e naftës, të kromit, të bakrit, të bitumit, të bimëve industrial etj.
Nga ana tjetër, udhëheqja shqiptare ndodhej në periudhën e vështirë të hartimit
të planit dy vjeçar (194 - 1950) të zhvillimit ekonomik, i cili do të bazohej tërësisht në
ndihmën e BS. Në këto rrethana, me vullnetin e të dy palëve, në mesin e muajt mars të
vitit 1949, delegacioni qeveritar i nivelit të lartë me në krye Enver Hoxhën zhvilloi
vizitën e dytë në Moskë. Në përbërje të delegacionit bënin pjesë Mehmet Shehu,
Hysni Kapo dhe Spiro Koleka.
Më datën 23 mars të vitit 1949, delegacioni u prit nga Stalini dhe udhëheqësit
e tjerë sovjetikë.498
Enver Hoxha e falenderoi Stalinin për letrat drejtuar KQ të PKJ,
495
AQSH, F. 503, viti 1948, D.75, fl.2-9. Marrëveshja tregtare e RPSH me BS nënshkruar në Moskë, më
3 shtator të vitit 1948. Bashëngjitur lista e qarkullimit të plaçkave dhe pagesave. 496
AQSH, F.503, viti 1947, D.75, fl.89-91. Relacion i Ministrisë së Industrisë, mbi marrëveshjet midis
qeverisë së BS me qeverinë e RPSH për dhënien Shqipërisë me kredi makineri industriale dhe
plaçka, datë 25 korrik 1947. 497
Çuvahin. Shërbimi im diplomatik në Shqipëri,......fl.55. 498
AQSH,14/AP, v.1949,D.18,fl.1-6. Telegram i E. Hoxhës dërguar T. Jakovës,nga Moska më 23.3.1949
106
duke i vlerësuar si shpëtimtare për Shqipërinë, nga veprimtaria minuese e grupeve
nacionaliste të Titos. Ai prezantoi situatën pas demaskimit të kësaj veprimtarie dhe
idhëtarëve kryesor të trockistëve Koçi Xoxe dhe Pandi Kristo, si dhe masat e
ndërmarra për spastrime në parti. Por më me hollësi, Hoxha u ndal në “veshtirësitë
serioze ekonomike dhe kaosin ekonomik” të krijuar nga bashkpunimi me
Jugosllavinë, sidomos gjatë tetë muajve të fundit. Konkretisht, ai i parashtroi Stalinit
nevojat për rimëkëmbjen e ekonomisë, duke parashtruar synimet kryesore të planit dy
vjeçar: Së pari, krijimin e ndërmarrjeve të reja industrial për prodhim e përpunim,
fuqizimin e transportit automobilistik dhe vazhdimin e ndërtimit të hekurudhës Durrës
– Elbasan. Së dyti, fuqizimin e punës për zbulimin gjeologjik dhe zgjerimin e
nxjerrjes së mineraleve të dobishme (naftë, krom, baker, bitum), si dhe ndërtimin e
naftësjellësit Patos - Vlorë e të një uzine për rafinimin e naftës me kapacitet prej 150
ton në vit. Së treti, shtimin e sipërfaqes së tokave bujqësore nën ujë, duke shfrytëzuar
agroteknikën e re.499
Stalini u interesua për krijimin e kolkozeve dhe ekzistencën e
borgjezisë tregtare në Shqipëri. Ai porositi se “nuk duhet nxituar në krijimin e
kolkozeve”, për shkak të prapambetjes dhe reliefit malor, si dhe shteti duhet t’i ndihmonte fshatarët me “plehra, bagëti dhe makina”. Gjithashtu, kërkoi që “elementë
atdhetarë në radhët e borgjezisë duhen shfrytëzuar, nuk duhen larguar”, sepse në
radhët e tyre ka që “e çmojnë shumë lirinë e pavarësinë e Shqipërisë”500. Stalini, pasi
theksoi se “do t’u ndihmojmë me sa mundësi që kemi”, shprehu shpresën se “vetë
shqiptarët do të punojnë”. Ndërsa Enver Hoxha kërkoi dërgimin e specialistëve
sovjetik për të ndihmuar në ndërtimin e Kombinatit të Tekstilit dhe Kombinatit të
Sheqerit, si dhe dërgimin e grupeve për zbulime gjeologjike e studimin e rezervave
elektroenergjitike të Shqipërisë.
Më 9 prill të vitit 1949 u nënshkruan marrëveshje e protokolle, të cilat u
konsideruan dhe mbetën bazë e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe BS për shumë
vite me radhë. Për të evidentuar rëndësinë e kësaj vizite, më poshtë pasqyrohen
narrëveshjet e protokollet e nënshkruara, gjatë qëndrimit të delegacionit shqiptar dhe
pëmbajtjen e tyre:
Marrëveshja “mbi dhënien Shqipërisë pajisje industriale me kredi”501, u
konsiderua me rëndësi të veçantë për furnizimin e Shqipërisë me pajisje për
ndërmarrje të plota industriale, materiale e pajisje të tjera, për dhënie të ndihmës
teknike etj. Marrëveshja përmbante jo vetëm një kredi shumë herë më të madhe, në
krahasim me vitet e shkuara, por u rrit në mënyrë të kondiderueshme gama e veprave
dhe pajisjeve industrialo – bujqësore. Sipas kësaj marrëveshjeje, qeveria sovjetike i
akordoi Shqipërisë një kredi prej 110 milionë rubla, të përdorshme prej vitit 1949 deri
në vitin 1952, në pjesë vjetore të barabarta, ndërkohë akordoi falas përdorimin
industrial të licencave, patentave dhe shpikjeve. Nga kredia, 80 milionë rubla u
caktuan për makineri e pajisje dhe 30 milionë për materiale ndërtimi. Shlyerja e
kredisë do të bëhej me mallra sidomos minerale, brenda 5 vjetëve, duke filluar nga 1
janari i vitit 1953, me një interes prej 2 përqind. Ndërsa për shkëmbim tregtar u
caktua shuma prej 30 milionë rubla, sipas listave përkatëse të hartuara nga të të dy
palët. Për mallrat e konsumit interesi ishte 2 përqind dhe për materialet e industrisë 3
përqind.502
Bashkë me kredin u dha një ndihme emergjente prej 12.000 ton grurë,
2000 ton sheqer, 1.5 milionë metro tekstile dhe 50 kamionë transporti.
499
Islam Lauka. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse ...., fl.215. 500
po aty, fl.210-211. 501
AQSH, F. 505, viti 1949, D.1568, fl.1-13.Marrëveshja midis qeverisë së RPSH dhe qeverisë të BRSS
mbi dhënien Shqipërisë pajisje industriale me kredi, nënshkruar në Tiranë më 15 prill të vitit 1949, 502
AQSH, F.505, viti 1949, D.1568, fl.5.
107
Akordimii kredisë u shoqërua me ndihmë teknike për ndërtimin e
ndërmarrjeve, kryerjen e kërkimeve e studimeve për përgatitjen e detyrave të
projektimit teknik; realizimin e drejtimin teknik, për montimin e instalimeve dhe
vënien në prodhim të ndërmarrjeve; dhënien e të drejtës së përdorimit të patentave të
prodhimit, për prodhimin në Shqipëri të mallrave në ndërmarrjet e përcaktuara në
marrëveshje.
Gjithashtu u ofrua të bëhej studimi e përgatitja e projekteve, instalimi e vënia
në prodhim të ndërmarrjeve dhe dorëzimin e tyre punonjësëve e teknikëve shqiptarë,
si dhe dërgimi i ekipeve të studimit për kërkime gjeologjike për naftë, qymyr, krom,
bakër dhe minerale të tjera.
Kredia e vitit 1949, u vlerësua si një ndihmë shumë e rëndësishme, bazë e
sigurt për investime, për ngritjen e industrive të reja, si dhe për garantimin e pajisjeve
dhe makinerive të domosdoshme. Në saje të kësaj kredie, plani dy vjeçar 1949 - 1950
synonte të rriste prodhimin në sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, në industri,
në bujqësi, në komunikacion etj. Sektorit të minierave i’u kushtua vëmendje e
veçantë, nëpërmjet zgjerimit të kapaciteteve ekzistuese, të strukturave gjeominerale, si
dhe kërkimit dhe shpimit. Sipas planit, do të vazhdonin punët për përfundimin e
hidrocentralit të Selitës, i cili do të hynte në prodhim në vitin 1951. Në fushën e
industrisë së lehtë, synohej mekanizimi dhe plotësimi i industrisë ekzistuese, si dhe
ngritja e veprave të reja. Industria e materialeve të ndërtimit do të zhvillohej me disa
fabrika. Në sektorin e bujqësisë e të blegtorisë parashikohej përfundimi i veprave për
bonifikimin e ujitjes të filluara më parë, bonifikimi i Maliqit, Fushës së Bedenit në
Kavajë, Kanalit të Myzeqes etj. Në komunikacion, shtrohej si detyrë rritja e
kapacitetit të kantjerit detar dhe ndërtimi i hekurudhës Peqin - Elbasan dhe Tiranë -
Zona industrial etj.
Marrëveshja e vitit 1949 u shoqërua edhe me nënshkrimin e Protokollit për
ndihmë teknike për projektimin, ndërtimin, montimin dhe vënien në shfrytëzim të
fabrikave për pastrimin e pambukut, si dhe pranimin e qytetarëve shqiptarë për
kryerjen e studimit në fabrikat e pastrimit të pambukut në BS.
Marrëveshja parashikonte furnizimin me pajisje për ndërtime si më poshtë:
Emërtimi i ndërmarrjeve Kapaciteti Viti i lëvrimit
Stacion hidro - elektrik dhe
nënstacion
6000 kw 1950 -1951
Rafineri nafte. 150 mijë ton/vit. 1950 -1952
Fabrikë imprenjimi për traversa
hekurudhe, shtylla telegrafonike
85 mijë m/vit. 1950
Tre instalime staxhionimi për
lëndë drusore.
40 mijë m/vit. 1949 -1951
Fabrikë kompensate 2-3 mijë m3/vit. 1950
Fabrikë shveshje orizi etj. 30 ton/24 orë. 1950
Fabrikë çimentoje. 40 mijë ton/vit 1951 -1952
Fabrikë tekstile 5 mijë vreten/vit 1951 - 1952
Instalime për fermetimin e
duhanit, për prodhim fuçish,
radiostacion me voltazh të mesëm
etj.503
503
AQSH, F. 505, viti 1949, D.1568, fl.1-8. (Shih: AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1949, D.23, fl.5.
Procesverbal i mbledhjes së Byrosë Poltike të KQ të PPSH më 12 prill 1949, në të cilën Enver
108
Zgjerimi dhe intensifikimi i gjithanshëm i bashkëpunimit, kërkoi përsosjen e
marrëdhënieve në shumë aspekte të veprimtarisë. Prandaj, për rregullimin e këtyre
marrëdhënieve në ecurinë e tyre lindi domosdoshmëria e nënshkrimit të
marrëveshjeve të tjera plotësuese.
Marrëveshja “mbi kushtet e praktikës teknike dhe profesionale të specialistëve
shqiptarë në Bashkimin Sovjetik”. Marrëveshja në fjalë u nënshkrua më 9 prill 1949
nga i ngarkuari i qeverisë shqiptare dhe parashikonte që qeveria sovjetike t’u akordojë
specialistëve shqiptarë banesa të përshtatshme (me shërbime komunale) ose dhoma
hoteli, simbas tarifave shtetërore. Ndërsa pala shqiptare do të shpërblente palën
sovjetike për udhëheqjen profesionale dhe teknike të specialistëve shqiptarë, në masën
10 - 20 përqind të rrogës që merrte instruktori për shërbimin që kryente. Në bazë të
kësaj marrëveshjeje, qeveria sovjetike me kërkesën e qeverisë shqiptare pranonte
specialistë shqiptarë për praktikë profesionale dhe teknike, në ndërmarrjet e
institucionet e BS.504
Marrëveshja “mbi pagesat jo tregtare”. Marrëveshja u nënshkrua më 9 prill të
vitit 1949 nga Enver Hoxha dhe parashikonte akordimin e një kredie në rubla dhe lekë
përkatësisht pala sovjetike dhe shqiptare, e cila do të përdorej gjatë vitit 1949 për
pagesat në shumën deri 2.5 milionë rubla për shpenzimet relative për mbajtjen e
përfaqësive diplomatike të të dy vendeve, të atasheve ushtarakë, të delegacioneve të
ndryshme, si dhe për shpenzime të tjera. Konvertimi i rublës në lekë shqiptar u vendos
simbas kursit 1 rubël barazi me 9.434 lekë.505
Protokolli “mbi shkëmbimin e mallrave për periudhën deri më 31 dhjetor të
vitit 1949”. Nëpërmjet këtij protokolli sigurohej furnizimi me mallra për periudhën
përkatëse, sipas listave që i bashkëngjiteshin protokollit, në zbatim të marrëveshjes së
9 prillit 1949.506
Vitet e mëparshëm, protokollet nënshkruheshin për likujdimin e
marrëveshjeve (për të bërë bilancin e realizimit të tyre nga të dy palët), për të bërë
ndryshime (shtesa e plotësime), në marrëveshjet e nënshkruara më parë ose, për
shtyrje afati për shlyerje kredie. Ndërsa, më vonë marrëveshjet u zëvendësuan me
protokolle.
Problemet ekonomike u trajtuan edhe gjatë vizitës së Enver Hoxhës në BS në
fund të nëntorit të vitit 1949. Në takimin me Stalinin në qytetin Suhum, Hoxha, ngriti
problemin e mundësisë së krijimit të shoqërive të përbashkëta, por Stalini ishte
kategorisht kundër. Ai e kundërshtoi një ide të tillë, duke i vlerësuar shoqëritë e
përbashkëta si një formë ndërhyrjeje në punët e brendshme, krijimin e tyre e quajti të
“pa arsyeshme” dhe porositi që shoqëritë duhej të ishin vetëm shqiptare.507
Si rezultat i ndihmave e kredive të BS dhe vendeve të bllokut lindor, të
inkuaruara tashmë në KNER, i dhanë mundësi Shqipërisë të kompensonte humbjen e
huave dhe të kredive jugosllave. Në këtë mënyrë, plani dyvjeçar (1949 – 1950) në
përgjithësi u relizua 87.2 për qind, në industri 78.6 për qind me mos realizime
Hoxha raportoi mbi rezultatet e vizitës në BS në prill të atij viti).
504AQSH, F.490, viti 1949, D.437, fl.21. Marrëveshja midis qeverisë së RPSH dhe qeverisë së BRSS
mbi konditat e praktikës teknike dhe profesionale të specialistëve shqiptarë në BS, nënshkruar në
Moskë më 9 prill të vitit 1949. 505
AQSH, F. 505, viti 1949, D.1568, fl.14-15. Marrëveshja midis qeverisë së RPSH dhe qeverisë së
BRSS përsa i përket pagesave jo tregtare, nënshkruar në Moskë më 9 prill të vitit 1949, nga Enver
Hoxha dhe i ngarkuari i qeverisë sovjetike M. Menshikov. 506
AQSH, F. 505, viti 1949, D.1568, fl.16. Protokoll për furnizimin e RPSH e mallra në periudhën gjer
më 31 dhjetor të vitit 1949, nënshkruar në Moskë më 9 prill të vitit 1949, nga E. Hoxha dhe M.
Menshikov. 507
AQSH,F. 14/AP, viti 1949, D.20, fl.25. Shënime të Enver Hoxhës, mbi takimin me J.V.Stalinin, në
qytetin Suhum të Bashkimit Sovjetik, në nëntor të vitit 1949.
109
sidomos në sektorin e minierave, ndërsa në bujqësi mosrealizimet ishin më të mëdha,
veçanërisht në ritmet e rritjes së sipërfaqes së punueshme, në rritjen e prodhimit agrar,
në futjen e mekanizimit etj. Sipas analizës së bërë, mosrealizimet u vlerësuan si
subjektive, “mungesë organizimi e mobilizimi të plotë të komunistëve (sidomos të
udhëheqësve)”, primitiviteti e copëzimi i bujqësisë, si dhe kofiçenti shumë i lartë i
tatimit në natyrë për fshatarësinë.508
Marrëdhëniet ekonomike midis Shqipërisë dhe BS u intesifikuan më tej në
vitin 1951. Nga qeveria shqiptare ishte hartuar projekti i planit të parë pesëvjeçar
1951 – 1955. Sipas këtij projekti synohej forcimi i prodhimit mineral, zhvillimi dhe
shfrytëzimi i energjisë elektrike, zgjerimi i transportit detar, hekurudhor e rrugor,
mekanizimi i ngarkim – shkarkimit etj.509
Ndërsa për bujqësinë, synohej përshpejtimi
i kolektivizimit Pjesa dërmuese e buxhetit shkonte për zhvillimin e industrisë së
rëndë, me synimin që në fund të planit të pare pesëvjeçar, Shqipëria të kthehej nga një
vend agrar në një vend agraro – industrial.
Për të siguruar mbështetje për projektplanin, Enver Hoxha vizitoi pësëri
Moskën, në mars - prill të vitit 1951. Megjithse gjatë vizitës më shumë u trajtuan
problemet e sigurisë së vendit, në takimin me Stalinin më 2 prill, Enver Hoxha trajtoi
çështjet e planit pesëvjeçar. Sipas paraqitjes që i bëri Stalinit, plani synonte “të
zgjeronte industrinë, sidomos nxjerrjen e produkteve të naftës, të bitumit, të bakrit, të
qymyrgurit” etj. Ndërsa për bujqësinë, synimi ishte “të krijoheshin 600 ekonomi
kolektive deri në fund të vitit 1955, të afta të përpunojnë një sipërfaqe prej 140 mijë
hektarësh”, si dhe të ecej përpara me kolektivizimin, “por në mënyrë të kujdesshme”.
Stalini, siç kishte porositur edhe në vitin 1949, theksoi se “nuk duhet nxituar” për
kolektivizimin dhe se “po i kushtohet shumë vëmendje industrisë” dhe “një vëmendje
e pamjaftueshme buqësisë”. Ai bëri vërejtje se “organet bujqësore sovjetike nuk po
marrin kërkesa nga Shqipëria për bujqësinë” dhe vinte re “se bujqësia po ecën keq”510.
Gjatë kësaj vizite, përsëri Enver Hoxha kërkoi këshillimin e Stalinit “lidhur me
mundësinë e përfundimit të traktateve me vendet e demokracisë popullore”, ashtu si
traktatin që Shqipëria kishte me Bullgarinë. Stalini u shpreh kundër kësaj ideje, duke
e motivuar me faktin se “Shqipëria tashmë i ka traktatet dhe sipas këtyre traktateve
ajo merr kredi dhe bën marrëveshje tregtare”511.
Pas takimit me Stalinin, më 3 prill vijoi takimi me Mikojanin, për problemet
ekonomike. Ai i thelloi më tej kritikat, për mos realizim të planit të naftës, për
mungesën e përgatitjes së kuadrove e specialistëve në këtë sektor, në një kohë që
kërkohet ndërtimi i një rafinerie të madhe; për planifikim veprash industriale dhe
kërkesa për makineri e pajisje pa përfunduar ndërtimi i tyre, pa siguruar lëndën e pare,
pa e ndërtuar veprën dhe pa kryer instalimet e nevojshme, duke mbetur makineritë pa
shfrytëzuar (merret shembull kombinati i drurit që makineritë ishin dërguar, por nuk
kishte filluar ndërtimi i veprës, ose fafrika e pambukut për funksionimin e së cilës
kërkohej të eksportohej pambuk nga BS) etj. Gjithashtu, Mikojani përsëriti porosinë e
Stalinit për mos shpejtimin në asnjë mënyrë të kolektivizimit, për përmirësimin e
punës në kultivimin e pambukut, mbjelljen e duhanit, zhvillimin e ullinjëve dhe
508
AQSH, F. 14/AP, MPKBS, viti 1951, D.14, fl.4-5. Informacion (pa datë) i shkurtër mbi gjendjen në
Shqipëri, mbi vlerësimin e gjendjes ndërkombëtare dhe gjendjes së brendshme. 509
AQSH, F. 14/AP, viti 1950, D.22, fl.4. Protokoll Nr.7, datë 1 shkurt të vitit 1950, i mbledhjes së
Byrosë Politike të KQ të PPSH. Raport i Spiro Kolekës mbi përfundimin e marrëveshjes ekonomike
me BS, për vititn 1950. 510
Islam Lauka. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse,.....fl.310-311. 511
Po aty,fl.313.
110
portokalleve etj, në përputhje me klimën, ku mund të prodhohet çdo gjë.512
Përvoja
tregoi se këto porosi nuk u zbatuan nga Enver Hoxha. Përkundrazi, u shtri
kolektivizimi në çdo cep të vendit, duke e zëvendësuar pronën private me pronën
shtetërore ose kooperativiste, duke rendur ndaj veprave të mëdha industriale me
efekte të vonshme dhe duke mos investuar me përparësi në sektorët që reflektonin
ngritjen e shpejtë të mirëqenies së popullit.
Megjithë kritikat, në përfundim të takimeve me udhëheqësit sovjetikë, u
plotësuan të gjitha kërkesat e pales shqiptare. U arrit të merrej një kredi prej 8 milionë
rubla, 3 milion për furnizimin me makineri shpimi e traktorë për industrinë e naftës
dhe 5 milion për armatime e materiale të tjera ushtarake për Ministrinë e Mbrojtjes
dhe Ministrinë e Brendshme. Sipas kërkesës së Enver Hoxhës, Stalini miratoi
dërgimin me shërbim në Shqipëri: 8 specialistë për Ministrinë e Punëve të
Brendshme, 9 specialistë për institucionet e larta arsimore, 7 specialistë për
kooperativat bujqësore e shërbimet në makineri bujqësore dhe 2 specialistë për tharjen
e kënetave. Marrëveshja për shkëmbim mallrash parashikonte dhënien Shqipërisë
mallra të konsumit të gjerë të të gjitha llojeve, sipas listave të përcaktuara. Mbi të
gjitha, Stalini kërkoi që Shqipëria të forcohej nga brenda, sidomos ushtrinë dhe
ekonominë dhe porositi, si gjithnjë, që puna kryesore të përqendrohet “në spastrimin e
partisë nga armiqtë dhe në forcimin e organeve të sigurimit të brendshëm’’513.
Nisur nga kritikat dhe udhëzimet e Stalinit dhe udhëheqjes sovjetike, sidomos
për fuqizimin e bujqësisë, në shtator të vitit 1952 udhëheqja shqiptare i’u drejtua
Stalinit dhe qeverisë sovjetike për dhënien e një kredie prej 45 milionë rubla për
zhvillimin e bujqësisë, një kredi për pajisjen e ndërmarrjeve të ndërtimit me mjete të
mekanizuara, si dhe për shtyrjen e afatit të shlyerjes së kredive të marra deri në vitin
1949 në ekonomi dhe në fushën ushtarake.514
Gjithashtu, u kërkua shpejtimi i punës
për studimet gjeologjike dhe një ndihmë e posaçme dhe e shpejtë për tre vepra të
mëdha të pesëvjeçarit: hidrocentralin mbi Lumin Mat, rafinerinë e naftës dhe fabrikën
e sheqerit.
Vdekjen e Stalinit më 5 mars të vitit 1953, reflektoi probleme në marrëdhëniet
e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe BS, pasi deri në këtë periudhë, udhëheqja
shqiptare komunikonte, merrte udhëzime e këshilla direkte nga Stalini dhe
plotësoheshin pothuajse të gjitha kërkesat e bëra. Ndërsa, pas vdekjes së Stalinit filloi
ndryshimi i menjëhershëm në vijushmërinë e procedurave të zakonshme të
bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe në prishjen e traditës së krijuar në këtë drejtim,
duke sjell shqetësimet e para për udhëheqjen shqiptare.
512
AQSH, F. 14/AP, viti 1951, D.15, fl.19-25. Shënime të Enver Hoxhës në takimin me Mikojanin, në
Moskë më 3 prill të vitit 1951. 513
Islam Lauka. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse......,fl.314-315. 514
AQSH,F. 14/AP, OU, viti 1952, D.53, fl.13. Protokoll i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të PPSH
më datën 19 shtator 1952, mbi kërkesën që do t’i bëhej qeverisë sovjetike në lidhje me kredinë bujqësore.
111
KREU I TRETË
KURSI I RI I DESTALIZIMIT DHE SHQIPËRIA 1953-1959
3.1. Vdekja e Stalinit dhe ndryshimet në vijën politike të Bashkimit Sovjetik dhe të bllokut komunist
Vdekja e Stalinit, më 5 mars të vitit 1953, përveç të tjerave solli shqetësim dhe
pështjellim në udhëheqjen shqiptare.515
PPSH dhe Enver Hoxha, deri në këtë periudhë
me propagandën e mbështejen e BS e të Stalinit, vendosën kontroll të plotë në të
gjithë jetën e vendit. BS ishte partneri kryesor për të mos thënë i vetëm ekonomik e
ushtarak i Shqipërisë dhe vartësia prej tij ishte pothuajse absolute. Në Shqipëri, Stalini
zinte vendin më të rëndësishëm, ashtu si edhe Tito më parë. BS me Stalinin në krye
ofruan modelin për ndërtimin e funksionimin e partisë, të shtetit, të shoqërisë
komuiste dhe të gjithë regjimit komunist – stalinist në Shqipëri. Armiqësia ndaj
Jugosllavisë, e inicuar dhe e përpunuar në Moskë, pavarësisht se e konfirmuar nga
Informbyroja, i çimentosi marrëdhëniet midis Stalinit dhe Enver Hoxhës. Pas thyerjes
së marrëdhënieve sovjeto - jugosllave, BS dhe Stalini riformuluan dhe riorganizuan
interesat e tyre në Ballkan, për të pasur te Shqipëria një bazë të fuqishme në rajon, rol
të cilin më parë e luante Jugosllavia.
Deri sa në BS ishte në drejtim Stalini, pavarësisht se pritshmëritë e udhëheqjes
shqiptare nuk qenë gjithnjë të realizueshme, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BS
mbetën në nivelet më të mira. Në këtë periudhë, interesi i BS ishte që në Shqipëri të
ruhej regjimi komunist, që Shqipëria të mbetej aleate e BS dhe në bllokun e tij. Sipas
Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria ishte e rëndësishme për BS për shkak të
vëmendjes ndaj pozitës gjeostrategjike të saj në hyrje të Kanalit të Otrantos. Ishte i
rëndësishëm për BS që Shqipëria të përdorej edhe si bazë për trysni psikologjike, por
edhe politike kundër Jugoslavisë dhe Greqisë.516
Interesat strategjikë të BS në rajon,
pozita e dobët ekonomike dhe delikate politike e gjeostrategjike e vetë Shqipërisë,
benë që komunizmi të istalohej jo me vështirësi, madje në formën e tij më të ashpër si
komunizëm. Për rrjedhoi, edhe kur BS dhe vendet e Evropës Lindore u përfshinë në
procesin e destalinizimit, Shqipëria mbeti vend tipik stalinist me disa retushime
shumë sipërfaqësore. Kjo veçori, pas vdekjes së Stalinit, e bëri Shqipërinë një vend të
izoluar dhe të paharmonizuar madje dhe me simotrat e saj të kampit socialist, vendet e
tjera të Evropës Lindore e Qendrore.
Me vdekjen e Stalinit, shumë shpejt në sferat drejtuese të qeverisë dhe të PK të
BS, u ndie fryma e ndryshimeve. Natën e datës 4 për 5 mars të vitit 1953, akoma pa u
varrosur Stalini, u mblodh byroja e Presediumit të KQ dhe me propozim të Laurent
Pavlovich Berias (më tej: Beria) u vendos Georgy Maximilianovich Malenkov (më
tej: Malenkov) kryetar i Këshillit të Ministrave, ndërsa me propozim të Malenkovit,
Beria emërohet zëvendës i parë i Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të
Brendshme. Këta sëbashku me Lazar Maiseyevich Kaganoviçin (më tej: Kaganoviç),
V. M. Molotovin dhe NikolaiAlexandrovich Bulganinin (më tej: Bulganin) ishin
njëkohësisht anëtarë të Sekretariatit të Presidiumit të KQ të PK të BS. Shumë shpejt,
më 14 mars të vitit 1953 Malenkovi u lirua nga detyra e sekretarit të sekretariatit të
KQ dhe në vend të tij u emërua Nikita Hrushovi,* si një nga sekretarët e këtij
515
Gazeta “Zëri i Popullit”, 6 mars 1953. 516
Ana Lalaj. "Shqipëria në Paktin e Varshavës....", fl.194. *Nikita Sergejev Hrushov (1894-1971), udhëheqës i PK dhe i shtetit sovjetik. Pas vdekjes së Stalinit u
emërua sekretar i KQ dhe më vonë sekretar i parë i KQ e kryetar i Këshillit të Ministrave të BS, si
112
sekretariatit. Ndryshim i menjëhershëm ishte bashkimi i dy ministrive të
deriathershme (Ministrisë së Brendshme – MVD - dhe Ministrisë së Sigurimit të
Shtetit - MGB) në një ministri të vetme, Ministrinë e Punëve të Brendshme me në
krye Berien, i cili më 15 - 16 mars bëri ndryshime të kupolës së ministrisë, duke
vendosur njerëzë me të cilët kishte punuar më parë. Për kujtesë, në vitet 1949 - 1950,
megjithse Ministria e Brendshme dhe Ministria e Sigurimit nuk drejtoheshin direkt
nga Beria, por mbuloheshin prej tij në Byronë Politike, ishin të mbushura me njerëz të
Berias dhe shumica të sjell prej tij nga transkaukazia.
Në vitin 1951, nën drejtimin e Ministrisë së Sigurimit u organizua arrestimi i
sekretarit të përgjithshëm të PK të Çekosllavakisë, zëvendësit të tij dhe një grupi prej
9 vetësh (të gjithë çifut), me akuzë për komplot ndërkombëtar. Nga gjyqi doli se grupi
kishte bërë vrasje politike, me ndihmën e disa mjekëve. Stalini duke dyshuar,
përdorimin e mjekëve për vrasje politike e lidh me veprimtarinë e Ministrisë së
Sigurimit, prandaj gjeti rastin t’i jepte një goditje Berias të fuqizuar së tepërmi, si dhe
të ndërmerrte një “spastrim” masiv në Ministrinë e Sigurimit të Shtetit. Ai kërkoi
kontrollin e ministrisë sipas direktivës “mbi gjendjen në Ministrinë e Sigurimit të
Shtetit dhe sabotimin e procesit kundër mjekëve”. Stalini, menjëherë arrestoi ministrin
e Sigurimit (Abakumov) dhe hetuesit që hetuan grupin çifut të Çekosllavakisë, me
akuzën se kishin penguar hetimet. Në kupolën e Ministrisë së Sigurimit caktohen
njerëz që kishin punuar ose punonin në sektor partiak me Hrushovin, në Ukrahinë dhe
së fundi si drejtues i partisë së Moskë dhe anëtar i Byrosë Politike të KQ të PK të BS.
Gjithashtu u thelluan gjyqi i grupit të Çekosllavakisë dhe në fund të vitit 1952 u
dënuan me pushkatim (Sekretari i Përgjithshëm i PK të Çekosllavakisë dhe grupi prej
9 vetësh). Paralelisht u kryen arrestime të shumta përfshirë sekretarin personal të
Stalinit, shefin e zëvendësin e truprojes së tij, disa mjekë, si dhe një grup prej 11
vetësh (hebrenj). Grupi çifut u “gjykua” dhe u dënua me pushkatim, duke deklaruar
zyrtarisht për zbulimin e “komplotit të mjekëve”. Në janar të vitit 1953, shtypi botoi
njoftimin zyrtar për ekzistencën e grupit të mjekëve, të cilët (sipas tyre) kishin si
qëllim të godisnin jetën e kuadrove dhe drejtuesve politik të BS, duke përdorur ilaçe
të kundërt me sëmundjet. Si viktima të këtij grupi, sipa tyre, kishin qënë disa anëtarë
të Byrosë Politike, si Sherbakov, Zhdanov etj.517
Beria, me t’u emëruar zëvendëskryeminister dhe minister i Punëve të
Brendshme, vijoi me ndryshime të tjera të shpejta. Më 24 mars paraqiti kërkesën për
aministinë e mbi një milionë të burgosurëve, të miratuar nga Presidiumi i KQ më 27
mars, si dhe më 4 prill u bë njoftimi i bujshëm zyrtartar mbi mohimin e ekzistencës së
“komplotit të mjekëve” dhe rehabilitimin e të pandehurëve të arrestuar, duke e
motivuar me një inskenim të paligjshëm të bërë nga hetuesitë e ish ministrisë së
Sigurimit të Shtetit.518
Ndryshime të rëndësishme u bënë në KQ të partisë dhe
Sovjetin Suprem.519
Udhëheqësit e ri dhanë mesazhe ndryshimesh të shpejta dhe
dramatike, çka tregonte për një “Kurs të Ri” në politikën sovjetike pas staliniane.
Mesazhin e parë të ndryshimeve, udhëheqja shqiptare e mori vetëm pakë muaj
nga vdekja e Stalinit. Enver Hoxha në fillim të qershorit të vitit 1953 u thirr në
Moskë, në kuadrin e një praktike që udhëheqja e re sovjetike vijoi edhe me
dhe u aktivizua për destalinizimin e shoqërisë sovjetike e të kampit socialist. Me udhëheqjen
shqiptare pati marrëdhënie konfliktuale. Në vitin 1964 lirohet nga funksioni i sekretarit të parë të
KQ dhe kryetrit të Këshillit të Ministrave “për subjektivizëm dhe gabime vullentariste”. Vdiq në vitin 1971.
517Amy Knight. Beria, Berat, UEGEN, 1999, fl.172-173.
518Po aty.
519Enver Hoxha. Hrushovianët, Tiranë, 8 nëntori, 1980, fl.14.
113
udhëheqjen e vendeve të tjera socialist. Në pritjen zyrtare, udhëheqësit sovjetikë
Malenkov, Beria, Molotov, Bulganin dhe Mikojan bënë shumë vërejtje e kritika për
paraqitjen euforike të situatës nga Enver Hoxha. Ata, në mungesë të Stalinit, shfaqën
të gjitha rezervat që ekzistonin më parë për veprimtarinë e udhëheqjes shqiptare, në
veçanti në fushën ekonomike.520
Konkretisht, u bënë vërejtje për gjendjen e brendshme jo të qëndrushme, për
ekzistencën e elementëve të dyshimtë e armiq në aparatin e partisë, të pushtetit dhe të
ekonomisë.521
Sipas Berias, aparati shtetëror në Shqipëri ishte burokratik dhe me
shumë ministri, në ushtrinë shqiptare rreth 30 - 35 përqind e oficerëve vlerësoheshin
se mbështetnin armikun. Mikojani, bëri kritika të rrepta në fushën ekonomike. Sipas
tij, në ekonominë shqiptare kishte mos realizim të planeve, ndërtime objektesh e
fabrikash të panevojshme dhe pa efektivitetin e duhur, si dhe një bujqësi në gjendje
kritike. Gjendja e fshatarësisë vlerësohej jo e mirë dhe mos besuese ndaj
kolektivizimit, për mungesë të kushteve të domosdoshme teknike.522
Në konsideratën
e Mikojanit, çështjet financiare shkonin keq sepse imponoheshin çmime dhe detyrime
të larta, sidomos ndaj fshatarësisë, ndërkohë që goditej tregu privat, duke inkurajuar
tregun e zi.
Malenkovi, në emër të udhëheqjes sovjetike, i kërkoi me këmbëngulje Enver
Hoxhës forcimin e gjendjes së brendshme, forcimin e marrëdhënieve me vendet
fqinjë: Italinë, Jugosllavinë dhe Greqinë, shpejtimin e punës për spastrimin e ushtrisë,
përmirësimin e gjendjes së fshatarësisë, shkurtimin e aparatit shtetëror, si dhe
përmirësimin e veprimtarisë së Këshillit të Ministrave. Sipas Malenkovit Enver
Hoxha, Mehmet Shehu dhe disa shokë të tjerë ishin të ngarkuar me shumë funksione,
prandaj porositi lehtësimin dhe caktimin e shokëve të tjerë, duke i ndihmuar në
kryerjen e punëve.523
Gjithashtu, Malenkovi i kërkoi delegacionit të mendonin e të
përpunonin çështjet, të konsultoheshin përsëri, sepse problemet nuk mund të
zgjidheshin menjëherë. Ai udhëzoi që “të mendoni të ndryshoni ligje dhe urdhëresa në
lidhje me vendimet” që do të merreshin. Delegacioni gjatë qëndrimit parashtroi dhe
propozoi disa masa konkrete në përgjigje të vërejtjeve e kritikave, duke i konsultuar
paraprakisht edhe me udhëheqësit sovjetikë, megjithatë qeveria sovjetike nuk
aktivizoi marrëveshjet ekonomike, tregtare dhe ushtarake në përputhje me protokollin
ekzistues. Ky qëndrim ishte një goditje e rëndë, në krahasim me traditën endjekur në
kohën e Stalinit, sepse udhëheqjes shqiptare nuk iu dha mundësia për të kërkuar
ndihmë ekonomike dhe ushtarake si më parë.
Vështirësit, si dhe zgjatja e kohës së pezullimit të ndihmave e kredive, me
pretekstin e reformave dhe rishikimit të planeve e projekteve sipas rekomandimeve të
Moskës, e detyruan qeverinë shqiptare të planifikonte disa masa urgjente, si dhe të
bënte propozime plotësuese për ndryshim. Më 20 - 22 qershor 1953 u mbajt mbledhja
e Byrosë Politike të KQ të PPSH, në të cilën u parashtruan bisedimet e zhvilluara me
udhëheqësit sovjetikë në Moskë dhe në përfundim u mor vendimi Nr.227. Në vendim
u evidentuan disa nga gabimet e partisë në politikën e brendshme (në çështjet
ekonomike, të organizimit të aparatit shtetëror e të organizimit të ushtrisë) dhe të
520
AQSH,14/AP, viti 1953, D.9, fl.34-44. Shënime të Enver Hoxhës lidhur me bisedimet në Moskë me
disa nga udhëheqësit e partisë dhe të shtetit sovjetikë, në qershor të vitit 1953, mbi situatën e
brëndshme në Shqipëri, mbi çështjet ushtarake dhe ekonomike, si dhe mbi situatën e jashtme e
marrëdhëniet me shtetet fqinj. 521
Po aty, fl.34. 522
AQSH, 14/AP, viti 1953, D.23, fl.16. Protokolli Nr.18, datë 20 qershor 1953 i mbledhjes së Byrosë
Politike të KQ të PPSH. Raport i Enver Hoxhës mbas kthimit nga Moska dhe takimeve me
udhëheqësitë sovjetikë. 523
AQSH, 14/AP, viti 1953, D.9, fl.37.
114
politikës së jashtme, sipas vrejtjeve të udhëheqësve sovjetikë dhe u përcaktuan masat
përkatëse. Në mënyrë të përmbledhur masat ishin: falja e të gjitha detyrimeve të
prapambetura të fshatarësisë në drithra, mish, vesë, fasule, oriz etj, nga viti 1949 -
1952; ndalimi i investimeve të kushtueshme në industri dhe që kërkonin shumë kohë
për t’u realizuar; ndalimi përkohësisht i ngritjes së kooperativave bujqësore; rishikimi
i ligjeve dhe rregullave për të lehtësuar tatimet e fshatarësisë e rishikimin e pagave të
puntorëve të minierave; rishikimi i planit për heqjen e disa objekteve të pesëvjeçarit të
parë 1951 - 1955; shkurtimi i organikave 50 përqind dhe numrit të dikastereve nga 18
në 5 deri 9, reduktimi i nënkryeministrave nga 6 në 2, pakësimi i numrit të qarqeve në
10 deri 11, shkurtimi i aparatit të KQ dhe organeve vartëse të partisë 50 përqind;
riorganizimi i ushtrisë dhe i Ministrisë së Punëve të Brendshme, spastrimi i ushtrisë
nga elementet armiqë; normalizimi i marrëdhënieve me vendet fqinj Italinë,
Jugosllavinë dhe Greqinë etj.524
Përveç masave konkrete të përcaktuara nga byroja, u
ngarkua qeveria të studjojë menjëherë masat për përmirësimin e gjendjes së
fshatarësisë, për forcimin e punës në bujqësi, për rishikimin e planeve ekonomike dhe
të investimeve etj.
Gjithsesi, pezullimi dhe mosaktivizimi i marrëveshjes së kredisë, marrëveshjes
tregtare dhe ndihmës ekonomike, siç nuk kishte ndodhur më parë, ishte një sinjal i
qart për një politikë të re passtaliniane në Moskë, por në të njëjtën kohë edhe një
shqetësim i madh për udhëheqjen shqiptare, për gjendjen e vështirë ekonomike dhe
për realizimin e planit të parë pesëvjeçar 1951 - 1955. Sipas palës sovjetike, për shkak
të gjendjes së rëndë ekonomike në vend, duhej rishikuar treguesit ekonomik të planit,
si dhe të hiqeshin nga plani një numër veprash e objektesh industriale ose të
shtyheshin për planet e ardhshme. Ky sinjal, tregonte se pas vdekjes së Stalinit, planet
e zhvillimit ekonomik të përcaktuara në kohën e tij, kishin filluar të shikoheshin me
dyshim, prandaj duhej menduar për modifikimin e tyre në përputhje me “Kursin e
Ri”. Kjo situatë solli fillimin e shqetësimeve dhe mosmarrëveshjeve të para në
marrëdhëniet shqiptaro – sovjetike. Pavarësisht se takimi, vërejtjet, kritikat dhe
këshillat e drejtuesëve sovjetikë në qershor të vitit 1953, u vlerësuan nga Enver Hoxha
si “ndihmë e çmuar e shpëtimtare”, më vonë në librin e tij “Hrushovianët” do të
nënvizonte se “takimi ishte i hidhur”, se nga pala sovjetike “nuk kishte
predispozicion” dhe se sjellja e tyre “ishte plotë kapadaillëk” etj.525
Tendenca e udhëheqjes së re sovjetike për përmirësimin e marrëdhënieve me
Jugosllavinë, ishte mesazhi i dytë për udhëheqjen shqiptare. Në takimin e dytë të
udhëheqjes shqiptare me udhëheqien sovjetike, në qershor të vitit 1953, porosia e
Kremlinit për politikën e jashtme ishte “duhet ecur drejt përmirësimit të relatave me
fqinjët. Në këtë drejtim do të punojmë edhe ne. “Do të shkëmbejmë ambasador me
Jugosllavinë. Mendoni që ta bëni edhe ju këtë gjë”526. Ky ishte një mesazh pa “shije”
për udhëheqjen shqiptare, pavarësisht se akoma nuk bëhej fjalë për nivelin e
përmirësimit të marrëdhënieveme Jugosllavinë.
Mesazhi i tretë shumë i rëndësishëm, erdhi me arrestimin e Berias*. Më 26
524
AQSH, 14/AP, OU, viti 1953, D.23, fl.12. Vendimi Nr.227, datë 20-22 qershor të vitit 1953 “mbi koregjimin e disa gabimeve në politikën ekonomike, sidomos në drejtim të fshatarësisë dhe për
forcimin e gjendjes së brendshme”, marrë në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të PPSH, pas kthimit të delegacionit nga vizita në BS.
525 Enver Hoxha. Hrushvianët.....fl.28.
526AQSH, F. 14/AP, viti 1953, D.9, fl.10. Shënime të Enver Hoxhës mbi takimin e dytë me udhëheqjen
sovjetike, në qershor të vitit 1953. * Beria (Laurent Pavlovich Beria), politikan stalinist shumë i komplikuar. Në vitin 1939 u zgjodh anëtar
i Byrosë Politike të KQ të PK të BS me detyrën e kryetarit të Sigurimit të Shtetit. Gjatë viteve
1943-1945 ndërmori spastrimet të mëdha nga elementët e mundshëm kundërshtarë.Viktima të
115
qershor të vitit 1953, në mbledhjen e Presidiumit të KQ të PK të BS, arrestohet Beria
(anëtar i Byrosë Politike, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme
dhe krahu i djatht i Stalinit sa ishte gjallë) dhe me këtë rast KQ të PPSH i dërgohet
“Rezolucioni i PK të BS në lidhje me tradhëtarin Beria”. Thelbi i rezolucionit edhe
pse nuk përmendej Stalini, ishte “kulti i individit, mohimi i rolit udhëheqës të partisë
dhe gabimet e rënda që çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve me Jugosllavinë”.
Në vijim të thellimit të masave për ndryshim, më 27 gusht të vitit 1953, Byroja
Politike e KQ të PPSH, në pikën e dytë të rendit të ditës, diskutoi për mësimet dhe
detyrat që duhet nxjerr nga rezolucioni i PK të BS, në lidhje me tradhëtinë e Berias.
Përveç “solidaritetit plotësisht” dhe vlerësimit për “ndihmën jashtëzakonisht të
madhe”, Enver Hoxha në gjykimin e tij, nënvizoi çështjet më të “rëndësishme” që
dilnin nga rezolucioni dhe mësimet që duhet nxjerr, për “forcimin e kolegjialitetit në
udhëheqje dhe unitetit të partisë”, goditjen pa mëshirë të “elementëve që kërkojnë të
na dëmtojnë” dhe “ngritjen e vigjilencës”. Në lidhje me kultin e individit që ngrinte
rezolucioni, Enver Hoxha e “trajtoi si shqetësim” dhe e vlerësoi si “jo të drejt
mbajtjen prej tij të funksionit të sekretarit të Përgjithshëm të partisë dhe atë të
kryetarit të Këshillit të Ministrave”. Gjithashtu, ai e quajti të “tmerrshme të dëgjosh
shprehje si ‘i ndritur’, ‘gjenial’ etj, ose që “në një fjalim të flitet 20 herë për mua
(Enver Hoxhën – shënimi E.M) dhe asnjë herë për Komitetin Qendror”527. Për
Ministrinë e Brendshme, Enver Hoxha vlerësoi të ashtuquajturen “platformë” (e cila
miratohej nga Byroja Politike dhe “rregullonte” veprimtarinë e sigurimit) dhe se kjo
ministri kishte “qënë nën kontrollin e partisë”, duke nënvizuar si gabim kryesor
mungesën sa duhet të këtij kontrolli sidomos ndaj organeve të saj në rrethe. Sipas tij,
vija e partisë në organet e sigurimit ishte shkelur në ndonjë raste “si në hetuesi psh
janë rrahur njerëz, ju kanë paralizuar duart, kanë kërcënuar e frikësuar etj”528. Disa
punëtor operativ të sigurimit, nga mungesa e kontrollit nga organet drejtuese të
ministrisë dhe mungesa e nivelit të tyre, “kanë arritur të shkelin platformën, të
kërcënojnë dhe të rrahin njerëz, të bëjnë edhe disa abuzime të vogla”. Për forcimin e
punës së Ministrisë të Punëve të Brendshme, u vlerësua dërgimi i një letre nga
ministri i Punëve të Brendshme Mehmet Shehu me anën e së cilës tërhiqte vëmendjen
që “organet e brendshme të viheshin plotësisht nën kontrollin e partisë”, sidomos
poshtë në bazë, në ushtri, në drejtësi; që sigurimi të aktivizohej “në drejtim të armikut
dhe jo të anëtarëve dhe të organizatave bazë të partisë”; që të “përmirësoheshin
marrëdhëniet e shefave të sigurimit me sekretarët e parë të partisë, si dhe të mos
përdoreshin rrahjet e kërcënimet e njërëzëve në hetuesi” etj. Me kërkesat e letrës u
shprehën dakord edhe anëtarët e Byrosë Politike.529
Në përgjithësi, kjo ishte analiza
dhe mësimet e nxjerra nga rezolucioni i KQ të PK të BS për tradhëtinë e Berias, duke
mos e shtrir e analizuar seriozisht ndikimin e problemit në partinë dhe shoqërinë
shqiptare.
fushatës antisemite të Berias u benë Molotovi, Mikojani, Voroshillovin,marshalli Zhukov etj, Pas
lufte Beria vlerësohej i treti në hierarkin e udhëheqjes sovjetike, krahu i djatht i Stalinit dhe mik me
Malenkovin. Me vdekjen e Stalinit, Beria u emërua zëvendës i parë i Këshillit të Ministrave dhe
ministër i Punëve të Brendshme dhe Sigurimit të Shtetit dhe u bë promotor i mjaftë reformave
urgjente që binin në kundërshtim me politikën e ndjekur deri në atë kohë nga Stalini e të zbatuara
me shumë zell prej Berias. Më 26 qershor 1953 me inisiativën e Hrushovit dhe më 24 dhjetor 1953,
pas një gjyqi të fsheht dënohet me pushkatim, për tradhëti të lart. 527
AQSH, F. 14/AP, viti 1953, D.28, fl,24-26. Protokoll Nr.24 datë 27.8.1953 i mbledhjes së Byrosë
Politike të KQ të PPSH. Diskutim i Enver Hoxhës në mbledhjen e byrosë lidhur me “mësimet dhe
detyrat që duhet nxjerr nga rezolucioni i PK të BS lidhur me tradhtarin Beria”. 528
AQSH, F. 14/AP, viti 1953, D.28, fl.26. 529
Po aty, fl.27.
116
Mesazh tjetër tepër domethënës përmbanin ndryshimet e tjera në kupolën
udhëheqëse sovjetike, në shtator të vitit 1953, me ndikim të rëndësishëm në politikën
sovjetike. Nikita Hrushovi zgjidhet Sekretar i Parë i KQ të PK, Malenkovi mbeti në
funksionin e kryetarit të Këshillit të Ministrave, ndërkohë që Beria ishte arrestuar dhe
ekzekutuar. Politika e re e Hrushovit, në krye të partisë, pati ndikim të dukshme e të
menjëhershme sidomos në politiken e jashtme. Ajo konsistonte në uljen e tensionit
ndërkombëtar dhe shtimin e përpjekjeve për mirëkuptim dhe përmirësimin e
marrëdhënieve me Jugosllavinë.
Mesazhet e njëpasnjëshme të udhëheqjes se re sovjetike tregonin se politika në
Moskë kishte ndryshuar dhe se ajo do të kërkonte ndryshime rrënjësore edhe në
vendet e tjera të bllokut komunist, përfshirë Shqipërinë. Enver Hoxha, i vetëdijshëm
për prapambetjen ekonomike të vendit dhe nevojat e vështirësitë e mëdha në këtë
drejtim, ekzistencën e dobësive serioze në fushën e mbrojtjes dhe mungesën e një
marrëveshjeje garancie ndërkombëtare, pranoi “Kursin e Ri” të politikës sovjetike.
Me kthimin nga Moska, Enver Hoxha duke nuhatur erën e ndryshimeve, u bë
promotor i disa reformave për “ ndryshim” dhe masave në zbatim e reflektim të
kërkesave të udhëheqjes sovjetike, për të treguar se qeveria shqiptare kishte përqafuar
frymën e ndryshimeve, sipas kursit të ri të politikës sovjetike.
Reformat dhe masat e ndërmarra, përfshinë aspekte të ndryshme si të politikës së
jashtme, ashtu edhe të politikës së brendshme.
Në politikën e jashtme, një nga kërkesat dhe rekomandimet kryesore të
udhëheqjes së re sovjetike passtaliniane, gjatë vizitave në Moskë të udhëheqjes
shqiptare, ishte përmirësimi i marrëdhënieve me fqinjët. Kjo direktivë dhe tendenca
për përmirësimin e marrëdhënieve sovjeto - jugosllave e detyruan qeverinë shqiptare
të ndërmerrte një numër masash konkrete, me impakt në disa drejtime të kësaj
veprimtarie.
Udhëheqja shqiptare u bë iniciator për shkrirjen e akujve në marrëdhënieve
diplomatike dhe mori përsipër përmirësimin e bashkëpunimit me Jugosllavinë.
Qeveria shqiptare në nëntor të vitit 1953 kërkoi rivendosjen e marrëdhënieve
diplomatike me Jugosllavinë. Nga ana e saj, qeveria jugosllave përmes legatës në
Budapest shprehu gatishmërinë dhe vullnetin, për një veprim të tillë. Në rezultat të
përpjekjeve të përbashkëta, në dhjetor të atij viti jo vetëm u rivendosen marrëdhëniet
diplomatike midis të dy vendeve, por niveli i tyre u ngrit në rang ambasade.
Një veprim i tillë u pasua me masa të tjera, për përmirësimin e bashkëpunimit
në aspektin politik, ekonomik e kulturor. Në kuadrin e reflektimit, udhëheqja
shqiptare me disa shkrime e artikujë në shtypin e kohës, vlerësoi ndihmën jugosllave
gjatë luftës. Për rrjedhojë, tensioni në marrëdhëniet dy palëshe ra në mënyrë të
ndjeshme, duke u shoqëruar me pakësimin në maksimum të provokacioneve dhe
incidenteve kufitare. Në rast se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 1953, në territorin
shqiptar u hodhën 40 banda zbulueso - diversioniste nga Jugosllavia, në të njëjtën
periudhë të vitit pasardhës u hodhën vetëm tre të tilla. Më 1 korrik të vitit 1954,
M.Shehu i raportonte ambasadorit sovjetik Leviçkin se ishte dobësuar në mënyrë të
konsiderueshme tensioni në marrëdhëniet shqiptaro - jugosllave, se ishte pakësuar
ndjeshëm numri i provokacioneve në kufirin shqiptar, se komisioni kufitar punonte
normalisht etj.530
Me përmirësimin e frymës së bashkëpunimit, u arrit nënshkrimi i
marrëveshjes për zgjidhjen e incidenteve kufitare dhe ndërtimin e piramidave të
kufirit, si dhe u udhëzuan organet e shtypit për të pasqyruar në një frymë të re çështjet
e marrëdhënieve me Jugosllavinë, duke evituar sulmet dhe shprehjet ekstremiste
530
Hamit Kaba & EthemÇeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,....fl.156.
117
etj.531
Qeveria shqiptare, ndërmori disa hapa e përpjekje për normalizimin e
marrëdhënieve me Greqinë. U punua për arritjen e këtij synimi, duke hedhur poshtë
pretendimet territoriale të qarqeve greke. Në vitin 1953, qeveria shqiptare kërkoi
ndërhyrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara që të
ndërmjetësonte pranë qeverisë greke, për rregullimin e piramidave kufitare midis të
dy vendeve, por pa rrezultat, sepse qeveria greke u përgjigj negativisht. Gjithashtu, u
bënë përpjekje për rregullimin e marrëveshjes së riatdhesimit të emigrantëve politikë
dhe të ushtarakëve monarko - fashistë që ndodheshin në Shqipëri, për përfundimin e
marrëveshjes tregtare, për mbrojtjen nga sëmundjet e bimëve e të bagëtive, për
këmbimin e një grupi artistik, një ekipi futbolli, një delegacioni kulturor etj.532
Për
disa nga këto probleme, bisedimet rezultuan pozitivisht.
U arrit riatdhesimi për disa shtetas grekë, nënshkrimi i një marrëveshjeje për
pastrimin e Kanalit të Korfuzit, si dhe filloi shkëmbimi tregtar midis të dy vendeve.
Të gjitha këto përpjekje patën mbështetjen e diplomacisë sovjetike, me pasoja
pozitive për vitet pasardhëse. Megjithse qeveria greke vijonte me qëndrimet e
mëparshme, një far zbutjeje u reflektua edhe nga pala greke. Ambasadori grek në
Beograd Nikolarenzis do t’i deklaronte kolegut të tij sovjetik se Greqia nuk kishte
asnjë qëllim agresiv ndaj Shqipërisë, nuk kishte pretendime territorial për Epirin e
Veriut dhe se ajo dëshironte vetëm vendosjen e të drejtave të pakicës nacionale greke,
të cilat ata i gëzonin deri në Luftën e Dytë Botërore.533
Me Italinë, u arrit progres i mëtejshëm në drejtim të normalizimit të
marrëdhënieve. Për vitin 1954, u nënshkrua marrëveshja për shkëmbimin e mallrave
midis të dy vendeve, marrëveshja për gjetjen dhe transferimin e eshtrave të ushtarëve
italianë të vrarë në Shqipëri, si dhe për lirimin e të burgosurëve të të dy palëve.
Shqipëria u dorëzoi italianëve kriminelët e luftës që kishin mbetur nëpër burgje, si dhe
u pranua ardhja e një delegacioni për marrjen e eshtrave të ushtarëve italianë.534
Gjithashtu, përfundoi marrëveshja ekonomike, e traktatit të paqes dhe hyri në fuqi
marrëveshja tregtare e vitit 1954, si dhe u pranua ftesa e kryetarit të Bashkisë së
Fierencës dhe marrja pjesë në panairin e Barit. Këto veprimtari u pasuan edhe me
masa në fusha të tjera si: lejimi i largimit në Itali të grave të martuara me shtetas
italianë, studimi i çështjeve të vendosjes së vijës së lundrimit të rregullt për
peshkatarët italianë që peshkonin në ujërat territorial të Shqipërisë, zgjerimin e
lidhjeve ndërmjet organizatave të masave, këmbimi i delegacioneve kulturore e
grupeve artistike, të shtypit, të botimeve, të ekipeve të futbollit, si dhe ftesa për
delegacione të arbëreshëve, për tërheqjen e eshtrave të Migjenit etj.535
Përpjekje u bënë dhe për përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA, Anglinë,
Turqinë etj, por pa rezultate konkrete. Qeveria shqiptare, i kushtoi vëmendje
interesimit të qeverisë angleze, e cila nëpërmjet qarqeve diplomatike tregoi gatishmëri
për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë, me kusht që të njihej
vendimi i gjykatës së Hagës për dënimin e dhënë lidhur me incidentin e Korfuzit, si
dhe krijimin e kushteve normale të punës për diplomatët anglezë që mund të vinin në
531
AQSH, 14/AP, OU, viti 1954, D.3, fl.11. Raport mbi marrëdhëniet me Jugosllavinë paraqitur në
mbledhjen e plenumit të KQ të PPSH më datën 14 dhjetor 1954. 532
AQSH, 14/AP, OU, viti 1955, D.32, fl.13,14. Materiale të dërguara nga ministri i Punëve të Jashtme
Behar Shtylla për Byronë Politike të KQ të PPSH, më datën 16 gusht të vitit 1955 “mbi normalizimin e marrëdhënieve të Republikës Popullore të Shqipërisë me Greqinë”.
533Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,....fl.257.
534AQSH, F. 14/AP, viti 1955, D.32, fl.8-10. Informacion dërguar Byrosë Politike nga ministri i Punëve
të Jashtme Behar Shtylla, më 16 gusht 1955 “mbi marrëdhëniet e RPSH me Italinë”. 535
Po aty.
118
Shqipëri. Pavarësisht nga interesimi, në atë kohë nuk u arrit në ndonjë rezultat
konkret. Përpjekje u bënë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike edhe me
Finlandën e me disa vende të Mesdheut si, Egjiptin, Sirinë, apo Sudanin në Afrikë etj.
Qeveria shqiptare mbështeti pa asnjë rezervë të gjitha nismat e qeverisë
sovjetike për problemet ndërkombëtare dhe “politikën paqësore të Bashkimit
Sovjetik”. Përveç përkrahjes pa ekuivok të Traktatit të Miqësisë Bashkëpunimit dhe
Ndihmës Reciproke, të vendeve të Evropës Lindore që krijuan Traktatin e Varshavës
dhe pjesëmarrjes në të si anëtar efektiv, u mbështetën nismat sovjetike për uljen e
tensionit dhe normalizimin e marrëdhënieve me vendet e tjera, konferenca e
kryetarëve të qeverive të katër Fuqive të Mëdha në Gjenevë, përfundimi i traktatit të
paqës me Austrinë, vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bashkimit Sovjetik
dhe Gjermanisë Perëndimore, konferenca e Bandungut e vendeve afro - aziatike etj.536
Disa arritje në politikën e jashtme krijuan mundësi më efektive për qeverinë shqiptare,
për t’u ballafaquar me problemet madhore të politikës ndërkombëtare. Gjithsesi, roli i
Shqipërisë mbeti i kufizuar, në përkrahje e mbështetje të politikës sovjetike
Në politikën e brendshme, qeveria shqiptare, nën presionin e ndryshimeve të
politikës sovjetike, si dhe të vështirësive ekonomike në rritje, u detyrua të ndërmarrë
një varg masash me karakter partiake, shtetërore, shoqërore dhe ushtarake. Fillimisht,
u morën disa masa të shpejta, për t’iu përgjigjur menjëherë kritikave, vërejtjeve,
rekomandimeve dhe udhëzimeve të udhëheqjes sovjetike. Një pjesë e tyre u
këshilluan e u miratuan gjatë vizitës së delegacionit në Moskë, në qershor të vitit
1953. Gjatë qëndrimit në Moskë, delegacioni shqiptar i kryesuar nga Enver Hoxha u
bëri udhëheqjes sovjetike këto propozime: Lirimin e vetës (E.Hoxhës) nga funksionet
e ministrit të Punëve të Jashtme, ministrit të Mbrojtjes dhe të kryetart të Frontit
Demokratik; lirimin e M.Shehut nga funksioni i sekretarit të KQ, duke mbajtur atë të
ministrit të Brendshëm për të emruar një person tjetër sekretar të KQ, që të merret
eskluzivisht me punët e parties; shkurtimin e përqëndrimin e aparatit shtetëror në: 9
ministri (Industri – miniera - ndërtim, Bujqësi – pyje - grumbullim, Tregti e
brendshme - e jashtme - komunikacion, Arsim – kultur – sport - shëndetësi, Ministri e
Brendshme, e Mbojtjes, e Drejtësisë, e Jashtme dhe dy komision (Komisioni i Planit
dhe i Kontrollit); shkurtime brenda ministrive dhe sektorëve në masën 50 përqind,
ngushtimi i organikave dhe shkurtimi i aparateve të komiteteve ekzekutive te rretheve
e lokaliteteve; studimi i riorganizimit të pushtetit, duke krijuar 10 qarqe; shkurtimi i
aparatit të KQ dhe komiteteve të partisë së rajoneve. Për problemet ekonomike u
propozua anullimi i disa investimeve si: fabrikën e letrës, të xhamit, të linit, të çelikut,
të bukës, duke i kaluar në pesëvjeçarin e ardhshëm; shtyrjen e ndërtimit të
Hidrocentralit mbi Mat deri në vitin 1957; zgjatjen e kohës së ndërtimit të
hekurudhës, impiantit të bitumit, të aerodromit etj. Për ushtrinë, u propozua të
studjohet problemi i drejtimit për t’i bërë repartet e ushtrisë e te kufirit më të lehta e të
manovrueshme, për spastrimin e oficerëve etj. Këto propozime u pranuan nga
udhëheqja sovjetike, por që duhej të bëheshin vendime dhe të thelloheshin masat me
t’u kthyer delegacioni në Shqipëri.537
Një pjesë tjetër e masave, u morën ngadalë dhe
me shumë “kujdës”, për shkak të frikës së krijimit të të çarave në sistemin e kontrollit
të rreptë të partisë, në të gjithë vendin.
Megjithatë,me kthimin e delegacionit u formalizuan masat më kryesore të
propozuara në Moskë dhe u morën disa masa të tjera të shpejta, për të krijuar
536
AQSH, F. 14/AP, viti 1956, D.79, fl.5-12. Vendimi Nr.451, datë 3 nëntor 1956 për miratimin e
Deklaratës së RPSH mbi marrëdhëniet midis RPSH me BS dhe vendeve të tjera socialiste. 537
AQSH, F. 14/AP, ,PKBS, viti 1953, D.9. fl.38. Mendime e propozime të bëra nga Enver Hoxha dhe
delegacioni, gjatë takimeve me udhëheqjen sovjetike, në vizitën e muajt qershor të vitit 1953.
119
mundësitë e shbllokimit të bashkëpunimit dhe të ndihmave nga BS. Këto masa
konsistojnë në disa drejtime:
Menjëherë u lirua nga disa funksione Enver Hoxha. Konkretisht, u lirua nga
funksionet e ministrit të Punëve të Jashtme dhe ministrit të Mbrojtjes, duke mbajtur
detyrën e kryetarit të Këshillit të Ministrave, komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë,
të kryetarit të Frontit Demokratik dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të KQ të partisë.538
Mehmet Shehu u lirua nga funsioni i Sekretarit të KQ, për t’u lehtësuar në kryerjen e
detyrës si zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme.
Masat më të rëndësishme u përqendruan në fushën ekonomike. Byroja
Politike, në mbledhjen e datës 20 – 22 qershor të vitit 1953, mori Vendimin Nr. 227
“Mbi korigjimin e disa gabimeve në politikën ekonomike, sidomos në drejtim të
fshatarësisë dhe për forcimin e gjendjës së brendshme”539. Në vendim u evidentuan
disa nga gabimet e partisë në politikën e brendshme (në çështjet ekonomike, të
organizimit të aparatit shtetëror e të organizimit të ushtrisë) dhe të politikës së
jashtme, sipas vrejtjeve të udhëheqësve sovjetikë dhe u përcaktuan masat përkatëse.
Në mënyrë të përmbledhur masat ishin: falja e të gjitha detyrimeve të prapambetura të
fshatarësisë në drithra, mish, vesë, fasule, oriz etj, nga viti 1949 - 1952; u ulën
detyrimet për të gjithë artikujt bujqësorë e blegtoralë, sidomos për zonat malore dhe
kufitare; u lehtësuan nga tatimet fshatarësia dhe prodhuesit e vegjël të qytetit, si dhe u
rishikuan pagat e punëtorëve e nëpunësve, duke rritur pagat për punonjësit e naftës e
të minierave në përgjithësi;540
ndalimi i investimeve të kushtueshme në industri dhe
që kërkonin shumë kohë për t’u realizuar; rishikimi i planit për heqjen e disa
objekteve të pesëvjeçarit të parë 1951 - 1955.
Masa të rëndësishme u përcaktuan për përmirësimin e bujqësisë, duke
përqëndruar vëmendjen në ndërtimin e veprave që sillnin rezultate të menjëhershme
për fshatarësinë; në forcimin e kooperativave bujqësore ekzistuese dhe ndalimin e
përkohëshëm të ngritjes së kooperativave të reja; në ndihmën e fshatarësisë me farëra,
vegla e kafshë pune etj. Investimet në bujqësi, u parashikua të rriteshin në masën 33
përqind. Në industri, u shkurtuan invenstimet në masën 17.6 përqind për vitin 1953
dhe 33.6 përqind për vitin 1954, u hoqen nga plani disa vepra, si dhe disa të tjera i’u
shty afati i zbatimit për pesëvjeçarin pasardhës.541
Përveç masave konkrete të përcaktuara nga byroja, u ngarkua qeveria të studjojë
menjëherë masat për përmirësimin e gjendjes së fshatarësisë, për forcimin e punës në
bujqësi, për rishikimin e planeve ekonomike dhe të investimeve etj.
U morën disa masa strukturore, në aparate shtetërore dhe partiake si: reduktimi
i nënkryeministrave nga 6 në 2, shkurtimi i numrit të ministrive nga 19 në 9 dhe
reduktimi 50 përqind të organikave të aparateve qëndrore administrative dhe
ekonomike, zvogëlimin e organikave të organeve lokale, ndarjen administrative e
krijimin e 10 qarqeve, si dhe reduktimin rreth 50 përqind të aparatit të Komitetit
Qendror dhe organeve vartëse të partisë.542
538
Po aty. 539
AQSH, F. 14/AP, vti 1953, D.23, fl.12. Vendimi Nr.227, datë 20-22.6.1953 “Mbi korigjimin e disa gabimeve në politikën ekonomike, sidomos në drejtim të fshatarësisë dhe për forcimin e gjendjes së
brendshme”. 540
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1953, D.23, fl.14. 541
AQSH,F. 14/AP, viti 1953, D.3, fl.9. Informacion dërguar Këshillit të Ministrave të BS dhe KQ të PK
të BS, më 22 dhjetor 1953 “mbi disa çështje të zhvillimit të mëtejshëm të ekonomisë, të bujqësisë,
të industrisë, për përmirësimin e jetës së punonjësve etj”. 542
AQSH, 14/AP, viti 1953, D.9, fl.39. Propozime për masa në përgjigje të bisedimeve të zhvilluara me
udhëheqësit sovjetikë në qershor 1955.
120
Riorganizimi i ushtrisë, ishte një drejtim tjetër i masave të përcaktuara për
ndryshim, duke synuar reparte e njësi më të lehta e të manovrueshme. U vendos
mbajtja e një ushtrie aktive prej 51 mijë vetësh, të spastrohej ushtria nga elementët e
padëshirushëm, u pranua propozimi i udhëheqjes sovjetike për dërgimin e 250
oficerëve sovjetikë, si specialistë e këshillëtarë, për të ndihmuar ushtrinë shqiptare
dhe të 38 oficerëve të tjerë për forcat e Ministrisë së Brendshme,543
si dhe u kërkua
dërgimi nga sovjetikët i një numri tjetër oficerësh, për të ndihmuar në forcimin e
mëtejshëm të ushtrisë
Disa masa u morën për uljen e rolit të sigurimit të shtetit. Gjithashtu, u
nënvizua domosdoshmëria e inkurajimit të debatit të lirë brenda partisë, reduktimin e
rolit të partisë në disa fusha, si dhe studimin e një aministi të pjesshme për të
burgosurit politikë dhe për disa të arratisur politikë jashtë shteti.
Qeveria shqiptare, krahas këtyre masave për ndryshim, të cilat në shumicën e
tyre figuronin të përgjithshmë e në fushën strukturore, kërkonte dhe synonte të bindte
udhëheqjen sovjetike se reformat në Shqipëri, kishin përfshirë të gjitha fushat e
veprimtarisë shoqërore, politike, ekonomike, ushtarake etj. Por ankthi dhe shqetësimi
i udhëheqjes shqiptare vetëm sa rritej. Duke vlerësuar gjendjen ekonomike shumë të
vështirë e serioze, me mungesa të theksuara mallrash në treg, në vartësi tërësore nga
importi, me probleme të mëdha në industri, në bujqësi, në ushtri për shkak të
vonesave të ndihmave sovjetike, qeveria shqiptare në dhjetor të vitit 1953 i drejtoi një
raport të hollësishëm qeverisë dhe KQ të PK të BS. Në raportin, që mban datën 22
dhjetor të atij viti, bëhej autokritikë e thellë për “gabime serioze në planifikim”, për
“përdorim të kredive pa efektivitet”, për “mos realizim të planeve ekonomike”, për
“investime të pa mjaftueshme në bujqësi” etj.544
Në raport, renditeshin masat e marra
ose që parashikoheshin të merreshin, si dhe kërkesat e nevojat e ngutshme e urgjente
për ndihmë nga BS, të cilat u përsëritën në çdo takim me përfaqësuesit sovjetikë.
Për të kuptuar më mirë gjendjen e vështirë, por edhe vartësinë tërësore të
ekonomisë shqiptare nga ndihmat e kreditë nga jashtë, do të evidentojmë më
hollësisht kërkesat e qeverisë shqiptare, në raportin paraqitur me ngutësi para
udhëheqjes sovjetike:
Megjithëse deri në vitin 1954 qeveria shqiptare kishte marrë nga BS 336.8
milionë rubla, me përqindjen e interesit prej 60.5 milionë rubla për t’u shlyer deri në
vitin 1967 dhe 345 milionë rubla nga vendet e tjera socialiste, ajo kërkoi një kredi
katërvjeçar prej 30 milionë rubla për zhvillimin e bujqësisë, për makina bujqësore,
traktorë, plehra kimike, farëra etj.545
U kërkua kredi trevjeçar për naftën prej 45
milionë rubla, nga këto 18 milionë për vitin 1954, 16 milionë për vitin 1955 dhe 11
milionë për vitin 1956,546
si dhe shtyrja deri në vitin 1972 të afatit të shlyerjes së
kredive e të interesave për vitet ’60, uljen e interesave të kredisë nga 2 në 1 përqind, si
dhe pagimin e shpenzimeve jo tregtare nga pala sovjetike (pagesat e bursave të
studentëve dhe kursantëve civilë e ushtarakë shqiptarë). Fuqia shlyerëse shumë e
dobët dhe e papërfillshme e ekonomisë, si rezultat i mos realizimit të planeve, i
mungesës në planifikim e menaxhim, si dhe i vështirësive parashikuese, e detyruan
543
AQSH, F. 14/AP, viti 1953, D.9, fl.41. 544
AQSH, 14/AP, viti 1953, D.3, fl.8. Informacion dërguar Këshillit të Ministrave të BS dhe Byrosë
Politike të KQ të PK të BS, më 22 dhjetor 1953. 545
AQSH, F. 14/AP, viti 1953, D.3, fl.16. Raport i KQ të PKSH dërguar Këshillit të Ministrave dhe KQ
të PK të BS më 22 dhjetor 1953, “mbi disa çështje të zhvillimit të mëtejshëm të ekonomisë, të
bujqësisë, të industrisë për përmirësimin e jetës së punonjësve”, në përjigje të vrejtjeve dhe
këshillave te udhëheqësve sovjetikë. 546
Po aty, fl.18.
121
palën shqiptare të kërkonte shtyrjen e afatit të shlyerjes së kredive.547
Nga ulja e
përqindjes së interesit llogaritej të kishte një fitim prej 11 milionë rubla.
Gjithashtu, u kërkua falja e kredisë për ushtrinë dhe shtimi i shpenzimeve nga
pala sovjetike për mbajtjen e ushtrisë shqiptare. Në raportin e saj, qeveria shqiptare
kërkoi jo vetëm faljen e kredive e të interesave prej 80 milionë rubla548
të marra deri
në vitin 1954, por u kërkua që shpenzimet për ushqim e veshmbathje për 40 mijë veta
të ushtrisë shqiptare të paguheshin nga pala sovjetike, ndërsa për 11 mijë veta t’i paguante Shqipëria.
549 Ndërkohë, propozohej që furnizimi me armatim e teknikë
luftarake, të bëhej falas nga pala sovjetike dhe vendet e tjera socialiste. Në raport, bie
në sy konkretizimi deri në hollësi i kërkesës për pajisje me armatim dhe teknikë
luftarake:550
Kërkesa për armatim, teknikë e mjete luftarake:
Avionë luftarak: 16 copë
- MIG-15 12
- MIG-15 (mësimor) 2
- Transporti 1
- Sanitar 1
Armë kundërajrore: 134 copë
- Topa 37mm 84
- Topa 85mm 20
- Mitrolozë 12.7mm 30
Materiale ushqimore e veshmbathjeje:
- Veshje oficerësh 4.500 copë
- Veshje trupe 15.000
- Batanije 20.000
- Çanta trupe 30.000
- Konserva 4.000
- Karburant 6 mbushje tankesh
- Makina 500
- Mjete ndërlidhjeje,
xheniere, të mbrojtjes
kundërkimike, etj.
Megjithë raportin shumë shqetësues të palës shqiptare, qeveria sovjetike vijoi
heshtjen. Vonesa e përgjigjes dhe zgjatja e kohës së pezullimit të aktivizimit të
marrëveshjeve ekonomike e tregtare, nën pretekstin e rishikimit të planeve e
projekteve dhe ndërmarrjes së reformave, e detyruan Enver Hoxhën që të vizitoi
përsëri Moskën në qershor të vitit 1954, por pas ardhjes së Hrushovit si Sekretar i
Parë i PK të BS. Kjo vizitë u realizua, në radhë të parë, për diskutimin e problemeve
ekonomike, duke ripërsëritur me forcë gjendjen e rëndë dhe vështirësitë ekonomike, si
dhe për të kërkuar ndihmë, për të dalë nga një gjendje e tillë. Më datën 8 qershor,
547
AQSH, F. 14/AP, viti 1953, D.3, fl.14. 548
AQSH, 14/AP, viti 1954, D.3, fl.19-20. Informacion dërguar Këshillit të Ministrave të BS dhe Byrosë
Politike të PK të BS, shokut Malenkov, më 22 dhjetor 1953. 549
AQSH, 14/AP, viti 1953, D.3, fl.19. Problemi i forcave të armatosura të RPSH. 550
AQSH, F. 14/AP, viti 1954, D.2, fl.57.
122
delegacioni shqiptar u prit nga Hrushovi dhe udhëheqësit e tjerë sovjetikë. Në
bisedimet e zhvilluara, E. Hoxha synoi të shtronte problemet urgjente ekonomike, por
edhe të vëzhgonte e hulumtonte situatën pas ndryshimeve. Ai, parashtroi para
udhëheqjes sovjetike të njëjtat kërkesa si në raportin e fundvitit 1953, duke avancuar
kërkesën për mbajtjen e ushtrisë nga sovjetikët me të gjitha nevojat, në masën 100
përqind.551
Por në takimin zyrtar me udhëheqjen shqiptare, Hrushovi pothuajse nuk u ndal
fare në çështjet ekonomike, për të cilat interesohej Enver Hoxha. Ai, gjatë gjithë
takimit trajtoi problemet organizative të partisë, duke vënë theksin dhe vlerësuar
partinë si udhëheqëse, organizuese, kontrolluese, aspiruese dhe inicuese për
gjithçka.552
Lidhur me rolin e partisë, Hrushovi kritikoi Berian si element antiparti e
armik që synonte dobësimin e likujdimin e këtij roli, “zëvendësimin e partisë me
individin e propagandën”, si dhe shmangjen e kontrollit të partisë.
Hrushovi rekomandoi që në krye të partisë, si sekretar i parë apo sekretar i
përgjithshëm të ishte një person me autoritet të plotë, i cili të mund të influenconte
mbi të tjerët për sqarimin dhe zgjidhjen e problemeve. Sipas tij, duke qënë ky person
edhe kryetar i këshillit të ministrave, atëherë rrezikohej që partia të kthehej në një
organ të këtij këshilli.553
Hrushovi në këtë mënyrë reklamonte rolin e tij të ri si
sekretar i parë, se partia ishte mbi të gjitha strukturat e shtetit dhe se në sistemin
komunist partia komuniste komandonte shtetin. Ndërsa, për problemet ekonomike ai
dha disa “këshilla” të përgjithshme për qëndrimin e vëmendjes më shumë në sektorët
më të rëndësishëm të industrisë ushqimore (konservimit, frutave, peshkut, vajrave etj),
kultivimin e kulturave me leverdi në bujqësi, si dhe porositi të mos bazohej zhvillimi i
ekonomisë vetëm në kreditë nga jashtë, por të rritej rentabiliteti dhe shfrytëzimi i
industrisë ekzistuese etj.554
Mbas takimit zyrtar, E. Hoxha në përpjekje për të vendosur marrëdhënie më të
afërta, i kërkoi përsëri konsultime Hrushovit “për disa çështje organizative”, duke e
informuar mbi përbërjen e partisë, shtrirjen, punën me organizatat e masave etj, si dhe
e informoi mbi masat që kishin menduar të merrnin në kuadrin e ndryshimeve.
Gjishashtu, mori këshillën e Hrushovit për kalimin e tij si sekretar i parë i partisë, të
M. Shehut si kryeministër, si dhe për suprimimin e funksionit të Komandantit të
Përgjithshëm të Ushtrisë.555
Megjithatë, përqëndrimi i takimit në gabimet e vijës së partisë dhe kritikës
ndaj kultit të individit, me disa këshilla të përgjithshme për ekonominë, pa dyshim
ishte një mesazh i qartë për udhëheqjen shqiptare dhe vetë E. Hoxhën, për t’u dhënë
të kuptojnë se gjërat kishin ndryshuar. Edhe pse vizita u vlerësua si zakonisht “një
ndihmë e madhe e KQ të PK të BS për çështjet e përmirësimit të gjendjes ekonomike
551AQSH, 14/AP, OU, viti 1954, D.18, fl.2. Proces verbal i mledhjes së Byrosë Politike të KQ të PKSH, mbajtur
më 30 qershor 1954 “mbi rezultatet e bisedimeve të bëra në Moskë, nga delegacioni i PPSH me udhëheasitë e KQ të PK të BS, për problemet ekonomike, ushtarake dhe çështjet organizative lidhur me riorganizimin e
partisë dhe të pushtetit”. Enver Hoxha dhe anëtarët e delegacionit informuan mbi rezultatet e bisedimeve me
udhëheqësitë sovjetikë. 552AQSH, 14/AP, viti 1954, D.1, fl.1,2. Takimi i delegacionit shqiptar të përbërë nga Enver Hoxha, Hysni Kapo,
Beqir Balluku, Koço Theodhosi dhe Mihal Prifti me delegacionin sovjetikë të përbërë nga N. Hrushovi,
Malenkovi, Voroshillovi, Mikojani, Suslovi, Zorin dhe Levickin, në Moskë më 8.6.1954. 553po aty, fl. 2 554
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1954, D.1, fl.3. Proces-verbale të mbajtura gjatë takimit të delegacionit të
PPSH të kryesuar nga Enver Hoxha me anëtarët e Presidiumit të KQ të PK të BS më 8 dhe 21
qershor 1954 në Moskë. (Për më tepër shih: AQSH, F. 14/AP, viti 1954, D.2, fl.56,57.) 555
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1954, D.18, fl.5,6. Në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të PPSH, datë30
qershor të vitit 1954, anëtarët e delegacionit raportuan mbi rezultatet e vizitës dhe diskutuan rreth
vrejtjeve e kritikave të udhëheqjes sovjetike.
123
dhe të punës së aparatit partiak e shtetëror në vend”556, E. Hoxha mbeti i pakënaqur
nga vizita dhe udhëheqësi i ri i BS, sepse nuk ishte vizita që priste dhe nuk pati
rezultatet e dëshiruara prej tij.557
Ai shikonte një ndryshim të madh me periudhën e
Stalinit, kur plotësoheshin të gjitha kërkesat e parashtruara. Në kujtimet e tij pas 26
vjetësh E. Hoxha shprehet se “në këtë takim ne vumë re se mendimet e tij (Hrushovit)
si për naftën, ashtu edhe për orientimin e industrisë e të bujqësisë në vendin tonë, nuk
ishin të drejta, nuk u përgjigjeshin as nevojave të vendit tonë dhe as përputheshin me
parimet bazë të ndërtimit të socializmit në një vend, e as me mësimet dhe me
eksperiencën e Leninit e të Stalinit”.
Pas shumë diskutimesh, u arrit që një pjesë e vogël e kërkesave të
plotësoheshin nga qeveria sovjetike. Konkretisht, u plotësua kërkesa e kredisë dhe
ndihmës për bujqësinë, ndërsa kredia për industrinë nuk u akordua me motivin se më
parë duhej dërguar një ekip sovjetik, për të shqyrtuar çështjet në vend. Gjithashtu u fal
plotësisht borxhi i vjetër prej 80 milionë rubla dhënë për ushtrinë dhe u premtuan
falas aeroplanë, artileri tokësore e kundërajrore, pjesë plotësuese për avionë, si dhe
materiale të tjera në vlerën 44 milionë rubla.558
Gjatë kësaj vizite u plotësuan kërkesat
në fushën ushtarake, diçka për naftën, ndërkohë që problemet ekonomike pothuajse
mbetën pa përgjigje, duke u rrezikuar seriozisht realizimi i planit të pare pesëvjeçar
dhe treguesit e tjerë ekonomik.
Pezullimi i kredive dhe ndihmave, pavarësisht nga masat urgjente për
ndryshim të marra nga qeveria shqiptare, u reflektua mënjëherë në treguesit
ekonomiko – financiar. Në vitin 1954, niveli i importeve nga BS arriti 41.3 përqind,
në krahasim me 53 përqind të vitit 1953. Për rrjedhojë u shënua rënjen totale e
importit, në vlerë monetare (000/rubla).
V i t i 1952 1953 1954
T r e g u e s i t 127.183 160.136 103.665
Fenomene negative u evidentuan edhe në treguesit e eksportit. Në eksportimin
e agrumeve dhe pambukut pati një rënje prej 4 herësh, në krahasim me një vit më
pare. Rënje pati gjithashtu në prodhimet me origjinë blegtoriale, të rakisë, të
kompesatës etj.559
Gjithsesi, ardhja e Hrushovit në drejtimin e partisë dhe asgjesimi i Berias, u
shoqërua me kërkesën për ndryshime rrënjësore e të shpejta, si në aspektin e
brendshëm, ashtu dhe në politikën e jashtme. Menjëherë u evidentua se thelbi i këtij
kursi ishte destalinizimi i shoqërisë, që nënkuptonte luftën kundër kultit të individit,
përmirësimi e normalizimi tërësor i marrëdhënieve me Jugosllavinë dhe tërheqjen e
saj persëri në bllokun komunist. Politika e re ndaj Jugosllavisë ishte mesazhi, i cili
shënoi fillimin e lëkundjes së marrëdhënieve shqiptaro – sovjetike, sepse për
udhëheqjen shqiptare dhe personalisht për Enver Hoxhën u shfaq dukshëm mungesa e
vullnetit për të luftuar kultitn e individit, si dhe për rishikimin dhe normalizimin e
marrëdhënieve me Jugosllavinë. Çështja jugosllave, ishte plagë e pa shëruar, hapja e
së cilës do të kishte reperkusione të mëdha. Për rrjedhojë, veprimtaria politike e
udhëheqjes shqiptare në planin e brendshëm u përqëndrua në zbatimin e disa
reformave të diktuara nga sovjetikët, por duke ruajtur gjendjen ekzistuese.
556
Hamit Kaba & EthemÇeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,.....fl.156. 557
Enver Hoxha. Hrushovianët,.....fl.78. 558
po aty, fl. 4 559
AQSH, F. 495, viti 1954, D.97, fl.2, 7,12. Analiza e tregtisë së jashtme për vitin 1954, nga Ministria e
Financave.
124
Reformat dhe masat për “ndryshim”, u shtruan për diskutim në KQ të partisë,
pas gati një viti e gjysëm nga vdekja e Stalinit dhe dy vizitave pa rezultatet e kërkuara
të udhëheqësve shqiptarë në BS. Plenumi XI i KQ të PPSH i mbledhur më 12 korrik
të vitit 1954, zhvilloi punimet në frymen e ndikimit të ngjarjeve passtaliniane në BS,
diskutoi dhe përcaktoi disa masa më të “thelluara”, në përgjigje të kritikave të
përsëritura të udhëheqjes sovjetike. Në plenum u pranua se kishte pasur dobësim të
udhëheqjes kolegjiale, të kritikës dhe autokritikës, shkëputje të udhëheqjes nga masat
etj. Raporti i Byros Politike i mbajtur në plenum, duke cituar Enver Hoxhën “kritikoi”
dhe “kërkoi” që “t’i jepet fund një herë e përgjithmonë manifestimeve të shfrenuara
që janë shfaqur në praktikën e jashtme karshi personit të tij (E. Hoxhës – E. M), duke
skanuar emrin e tij “Enver – Enver”, t’i jepet fund ngritjes së busteve të tij nëpër
qytete, vënies pa rast e pa arsye të fotografive të tij në gazeta e revista dhe të tjera
shfaqje të këtij lloji”560. Plenumi, miratoi lirimin nga disa funksione të E. Hoxhës dhe
M. Shehut. Konkretisht, në plenum u pranua propozimi i Enver Hoxhës për t’u lirua
nga funksionet shtetërore si kryetar i Këshillit të Ministrave, u suprimua funksioni i
Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë dhe u krijua funksioni i sekretarit të Parë të
Partisë, duke u emruar E. Hoxha në këtë funksion të ri. Ai, duke imituar Hrushovin
mbajti vetëm detyrën e Sekretarit të Parë të Partisë, duke dorëzuar atë të kryetarit të
Këshillit të Ministrave.561
Në këtë plenum, M. Shehu u lirua nga detyra e ministrit të
Brendshëm dhe u ngarkua me detyrën e kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe
Manush Myftiu e Josif Pashko u liruan nga funksioni i sekretarëve të KQ dhe u
emruan, përkatësisht zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave dhe ministër i
Ndërtimeve e Komunikacionit, si dhe u emruan sekretar të KQ Gogo Nush e Liri
Belishova. Në vend të M. Shehun, si ministër i Punëve të Brendshëm u emrua Kadri
Hazbiu.562
Ndërkohë, funksioni i Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë u suprimua
përkohësisht, me motivin se ky funksion u krijua si domosdoshmëri për kohë lufte dhe
në rast se do të gjykohej i nevojshëm, KQ mund t’a aktivizonte përsëri.563
Masat për “ndryshim” në politikën e jashtme dhe të brendshme, të ndërmarra nga
qeveria shqiptare evidentonin disa dukuri:
Në radhë të parë, masat e ndërmarra më së shumti ishin gjysmake e
sipërfaqësore, të mbyllura e jo transparente, strukturore dhe jo efektive, të formuluara
në një far fshehtësie e në formë konspirative vetëm në Byronë Politike e Këshillin e
Ministrave, pa analizë e ballafaqime me njerëzit, qoftë dhe në forumet e organizatat
bazë të partisë. Në radhë të dytë, për të dhënë mesazhin e ndërmarrjes së reformave të
“ndryshimit” dhe për të vijuar kontrollin e plotë të gjendjes, iniciativa e këtyre
ndryshimeve u mor nga vetë E. Hoxha. Në përgjigje të direktivave të Moskes për
ndryshime, lufta kundër kultit të individit u kufizua në thëniet e vetë E. Hoxhës për
veten e tij, u përqëndrua dhe u zhvillua deri në atë shkallë sa të mos cenohej figura
dhe autoriteti i tij, duke vazhduar vijën e Stalinit, por pa Stalinin. Në radhë të tretë, u
evidentuan pakënaqësit e para reciproke: udhëheqja shqiptare për zgjatjen e kohës së
560
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1954, D.2, fl.15. Raport i Byrosë Politike të KQ të PPSH mbi rezultatet e
bisedimeve të delegacionit shqiptar me Presidiumin e KQ të PK të BS në Moskë, mbajtur në
Plenumin XI të KQ më 12 korrik 1954. (Citimi në material është siç përcaktohet në raportin e
Byrosë Politike paraqitur para Plenumit). 561
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1954, D.2, fl.16. 562
po aty, fl.20. Raport i Byrosë Politike të KQ të PPSH mbi rezultatet e bisedimeve të delegacionit
shqiptar me Presidiumin e KQ të PK të BS në Moskë, mbajtur në Plenumin XI të KQ më 12 korrik
1954. 563
Po aty, fl.17. (Për më tepër shih: AQSH, F. 14/AP, viti 1954, D.18, fl.7. Proces verbal i mbledhjes së
Byrosë Politike të KQ të PPSH më datën 30 qershor 1954, “mbi punën e bërë në Moskë nga ana e delegacionit të PPSH”).
125
pezullimit të aktivizimit të marrëveshjeve ekonomike e tregtare nga pala sovjetike, në
pritje të rishikimit të planeve e projekteve dhe ndërmarrjes së reformave, si dhe
kërkesën për përmirësimin tërësor të marrëdhënieve me Jugosllavinë; ndërsa
udhëheqja sovjetike, e pa kënaqur me qëndrimin e udhëheqjes shqiptare ndaj "Kursit
të Ri" politik të Kremlinit, për ndryshime rrënjësore e të shpejta.
Mbi të gjitha masat për ndryshim, nuk e patën ndikimin e tyre në realizimin e
objektivave të planit të parë pesëvjeçar. Detyrat dhe objektivat e planit u rishikuan,
sipas udhëzimeve të Moskës dhe për këtë shkak mosarritjet qënë më se të dukshme.
Sipas të dhënave zyrtare, investimet në rrjetin e stacioneve makinave, të transportit,
në bujqësi nuk u realizuan, si dhe u hoq dorë nga shpejtimi i kolektivizimit.
Gjithashtu, nuk u realizuan zgjerimi i rrjetit rrugor, bonifikimet etj, ndërkohë që me
ndihmën financiare të BS u ndërtuan fabrika e tekstileve në Tiranë, e pambukut në
Fier, e drurit në Elbasan dhe e duhanit në Shkodër.
Karakterin sipërfaqësor të masave për ndryshim, të ndërmarra nga udhëheqja
shqiptare e tregoi fakti se ndryshimet e propozuara para një viti e gjysëm akoma nuk
ishin implementuar dhe problemet jo vetëm nuk u zgjidhën, përkundrazi u thelluan
vështirësitë ekonomike. Nga ana tjetër, mjetet zyrtare të informacionit heshtnin për
zhvillimet politike dhe erën e ndryshimeve në vendet socialiste, duke krijuar një terr
informative mbi "Kursin e Ri" të Moskës dhe jehonës së tij në këto vende. Tendenca
për vazhdimin e stalinizmit dhe lëkundjet e hezitimet për destalinizimin e jetës, si dhe
masat sipërfaqësore e jo efektive të ndërmarra, krijuan pakënaqësi e kundërshti,
hamendësi dhe paragjykime, të cilat u shfrytëzuan gjerësisht e me kujdes nga kritikët
dhe mospajtuesit me këtë situate, pse jo edhe kundërshtarët politik.
Pikëpamje në kundërshti me këtë frymë shfaqën edhe anëtarët e Byrosë
Politike, Tuk Jakova dhe Bedri Spahiu. Pikëpamjet e T. Jakovës, të dokumentuara
gjenden në dy letra dërguar, përkatësisht KQ të PK të BS më 10 gusht të vitit 1955
dhe më vonë KQ të PPSH më 2 mars të vitit 1957. Këto pikëpamje, konsistonin dhe
synonin diskutimin e një varg çështjesh parimore, që kishin të bënin me veprimtarinë
e PKSH. Në radhë të parë, ai kërkonte rivlerësimin e punës dhe veprimtarisë së
grupeve komuniste, duke zbutur anët negative, pasi sipas tij, deri atëherë flitej shumë
për aspektet negative dhe shumë pak ose aspak për anët pozitive. Kërkohej vlerësimi
njësoj i të gjitha grupeve komuniste, me anët pozitive dhe negative të tyre. Në radhë
të dytë, T. Jakova shtronte çështjen e rishikimit të rolit të Miladin Popoviçit, Enver
Hoxhës dhe të shokëve të tjerë në krijimin e PKSH më 8 nëntor të vitit 1941, pasi nuk
kishte një dokument ose forum partie kolegjial, që të përcaktonte rolin e luajtur prej
seicilit. Sipas Tuk Jakovës, Miladin Popoviçi në rolin e arbitrit kishte qënë faktori
kryesor në themelimin e PKSH, ndërkohë që historia e shkruar vlerësonte Enver
Hoxhën si themelues të saj.564
Në radhë të tretë, parashtront rivlerësimin e historisë së
partisë dhe të Luftës Nacionalçlirimtare, duke vlerësuar pjesëmarrësit sipas rolit të
tyre në luftë, duke pasqyruar në muze e në ekspozita publike të gjithë ata që kishin
udhëhequr njësi gjatë luftës, që kishin marrë pjesë në forume dhe veprimtari partie
(kongres, plenum, mbledhje me rëndësi historike etj), si dhe ata që ishin dënuar me të
pa drejtë.565
Edhe anëtarët e KQ dhe të Byrosë Politike të vendoseshin në muze sipas
rolit që kishin luajtur në Luftën Nacionalçlirimtare. Në letërën dërguar KQ të PK të
BS trajton mungesën e pasqyrimit në muzeume të të gjithë faktorëve të Luftës
Nacionalçlirimtare. Në radhë të katërt,rishikimin e vendimeve lidhur me spastrimet në
parti dhe masat e rënda e të padrejta. Në letrën e tij hedh posht akuzën që i bëhej për
564
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1955, D.2/2, fl.27-29. ( Fl.26-35. Letër e Tuk Jakovës, më 10 gusht 1955
drejtuar KQ të PK të BS, ku shpalos me hollësi pikëpamjet e tij. . 565
po aty, fl.30. (Fl.1-11. Letër e Tuk Jakovës drejtuar KQ të PPSH më 2 mars të vitit 1957).
126
zbutjen e luftës së klasave, vë theksin se qëllimet e tij kanë qënë të ndihmojë partinë
dhe asnjëherë për qëllime armiqësore, duke i quajtur akuzat të padrejta dhe të
pathemelta. Ai shpreh keqardhjen për përjashtimin nga partia; trajton çështjen
jugosllave, duke e vlerësuar Koçi Xoxen si viktim të situatës dhe dakordësin e tij për
kërkesat e Konferencës së Tiranës për ndryshime e rehabilitime.566
Qëndrimet dhe pikëpamjet e tij, Tuk Jakova i kishte biseduar dhe kishte gjetur
mbështetje nga Bedri Spahiu*, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i KQ.
Për të analizuar gjendjen, si dhe pikëpamjet e shfaqura nga T. Jakova, u
mblodh Plenumi XIV të KQ të Partisë, mbajtur më 14 - 17 qershor të vitit 1955.
Plenumi shqyrtoi veprimtarinë “antiparti e armiqësore” të Tuk Jakovës dhe Bedri
Spahiut. Në raportin e Enver Hoxhës u analizuan “gabimet” e T. Jakovës, që në kohën
e militimit në grupin komunist të Shkodrës (ekzistencën e frymës lokaliste,
oportuniste dhe sëmundjes së vjetër të grupeve), tezat e tij se “partinë e formoi
Miladin Popoviçi”, i pakënaqur për arsye personale ndaj udhëheqjes së partisë,
fodull, kapadai, bajraktar etj; tezën se “në ekspozitat dhe në muzeume të dalin
fotografitë e të gjithë shokëve që kanë marrë pjesë në forume partie, që kanë udhëheq
njësi dhe që kanë qënë në çdo mbledhje me rëndësi historike”(interpërtohet se kërkon
të koregjohen e të dalin në dritë fotografitë e Liri Gegës, Gjin Markut, Ramadan
Çitakut, Kristo Themelkos e shumë të tjerëve, të shuaj luftën e klasave dhe
rehabilitimin e atyre që kanë divijuar vijën e partisë); i pakënaqur për arsye personale
ndaj udhëheqjes së partisë, fodull, kapadai, bajraktar dhe mungesë guximi për t’i shtruar në parti, duke i biseduar me të tjerët jashtë rregullave, përfshirë Bedri Spahiun
dhe në fund akuzohet se ka thënë se i "janë bërë nderime nga Shkodra varrimit të
mbesës së tradhtarit Andon Arapi". Plenumi e përjashtoi Tuk Jakovën nga KQ, e
shkarkoi nga të gjitha funksionet shtetërore duke e lënë anëtar partie, si dhe e internoi
në Berat. Ndërsa Bedri Spahiu u përjashtua nga partia dhe u arrestua si armik i partisë.
Këto ishin në thelb konkluzionet e Plenumit, të intrepetuara nga raporti i E. Hoxhës.
Sipas përcaktimit të raportit të Plenumit Tuk Jakova, kërkonte "me ngutësi të
madhe, në mënyrë diversioni, me arrogancë dhe me këmbëngulje të vendosur": të
revizionohej "vija politike dhe organizative e partisë", "vendimet e partisë dhe të
Kongresit I të saj, lidhur me punën e grupeve komuniste", "vendimet historike të
spastrimit të Partisë", të ndrrohej "përbërja e Byrosë Politike të KQ të Partisë", si dhe
të revizionohej "vija e Partisë në lidhje me luftën e klasave"567
. Ndërsa Bedri Spahiu,
u cilësua me “botëkuptim fashist e idealist”, i “ardhur në parti nga parta fashiste”, në
“opozicion me KQ”, në të njëjtën rrugë oportuniste si “Sejfulla Malëshova, Ymer
Dishnica, Liri Gega etj” dhe që “nuk ka qenë kurrë dakord me vijën e Parties për sa i
përket luftës së klasave”. Në Plenum u theksua se “Bedri Spahiu nuk i tregoi Byrosë
566
Po aty, fl.30. *Bedri Spahiu (1908-1998), figure politike komuniste. Gjatë luftës, anëtar i Shtabit të
Përgjithshëm.Gjirokastrës. Pas çlirimit, minister i Ndërtimit, minister i Asistencës Sociale (1944-
1945), Prokuror i Përgjithshëm (1944-1954) dhe ndihmës i shefit tëShtabit të Përgjithshëm (1945-
1946). Anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i KQ(1948-1951), minister i Arsimit (1951-1954),
kryetar i shoqatës së miqësisë Shqiptaro-Sovjetike (1951-1955), deputet e anëtar i Presidiumit të
Kuvendit Popullor. Në plenumin e qershorit të KQ të vitit 1955 u akuzua për veprimtari
antimarksiste e botëkuptim fashist dhe si armik dhe u burgos për 25 vjet. Doli nga burgu më 1974
dhe internohet në Selenicë të Vlorës deri në vitin 1990, kohë kur u kthye në Tiranë. Vdiq më 1998.
Si Prokuror i Përgjithshëm ka drejtuar pretencën kundër bashkëpuntorëve të fashizmit dhe grupit të
Koçi Xoxes. 567
AQSH,F. 14/AP/OU, viti 1955, D.2, fl.161-164. Vendim i Plenumit të KQ të PPSH, mbi veprimtarinë
anti parti dhe armiqësor të Tuk Jakovës dhe Bedri Spahiut, mbledhur më 15-17 qershor të vitit
1955.
127
Politike e KQ bashkëpunimin me Tuk Jakovën” dhe qëndrimi i tij u vlerësua
“jashtëzakonisht arrogant, thellësisht armiqësor, qëndrim prej fashisti”568. Plenumi
XIV i KQ i qershorit të vitit 1955, duke e cilësuar veprimtarinë e tyre “antiparti e
armiqësore” vendosi përjashtimin e Tuk Jakovës nga KQ, iu hoq e drejta për të patur
funksione udhëheqëse në Parti dhe u shkarkua nga të gjitha funksionet shtetërore.
Ndërsa, Bedri Spahiu u përjashtua nga partia dhe u shkarkua nga të gjitha funksionet
shtetërore. Dalja dhe goditja e këtij grupi me shpejtësi e force, tregoi reflekset e
politikës së re të Moskës dhe pasojat e takimit të Hrushovit me Titon në Beograd, në
maj të vitit 1955. Nga ana tjetër, jepej një mësim për të gjithë ata që kundërshtonin
apo kishin mendime e qëndrime të kundërta me Enver Hoxhën dhe udhëheqjen
shqiptare. Për këtë qëllim, Plenumi i qershorit vuri detyrë për “vigjilencë
revolucionare”, për ashpërsimin e luftës së klasave “ndaj oportunizmit dhe
oportunistëve”, si dhe për “forcimin e disiplinës organizative të Parties”569. Nëpërmjet
këtij qëndrimi nxitej vijimi i spastrimeve të tjera ndaj çdo elementi të “rrezikshëm”
apo kundërshtari të vijës së Partisë.
Në analizë të viteve të para passtaliniane, mund të themi se politika shqiptare
adaptoi qëndrime staliniste në planin e brendshëm dhe qëndrime hrushioviane në
planin e jashtëm.570
Ky qëndrim motivohet me hezitimin për destalinizimin e jetës
politiko – shoqërore të vendit dhe përqafimin e atyre reformave, të cilat nuk
rrezikonin pushtetin. Ndërsa, në politikën e jashtme vijoi të mbështes e zbatojë
politikën e Kremlinit. Kjo mbeti rruga më e preferuar e politikës zyrtare në Tiranë, për
disa vite të më vonshëm.
3.2. Mëdyshjet e politikës shqiptare ndaj kursit të destalinizimit
Marrëdhëniet shqiptaro – sovjetike pësuan ndryshime, me ndryshimet e
rëndësishme në udhëheqjen sovjetike. Me ardhjen e Hrushovit, në fillim në krye të
partisë (shtator 1953) dhe më vonë në krye të partisë e të qeverisë (mars të vitit 1958),
marrëdhëniet shqiptaro - sovjetike filluan të lëkundeshin.571
“Kursi i Ri” politik i
Hrushovit kërkoi ndryshime rrënjësore në zhvillimet e brendshme dhe politikën e
jashtme, si dhe luftë ndaj kultit të individit në jetën politike, shoqërore dhe shtetërore
të BS dhe vendeve aleate. Në marrëdhëniet me Shqipërinë, përveç këtyre vijuan dhe u
shtuan kritikat e kërkesat, sidomos për problemet ekonomike.572
Megjithë kritikat e
forta të Hrushovit në qershor të vitit 1954, çbllokimi dhe akordimi i pjesëshëm i
568
AQSH,F. 14/AP, OU, viti 1955, D.2, fl.165-167. Vendim i Plenumit XIV të KQ të PPSH në qershor
1955, mbi veprimtarinë antiparti dhe armiqësore të Tuk Jakovës dhe Bedri Spahiut.(Shih: AQSH, F.
14/AP, OU, viti 1955, D.21, fl.1-10. Miratimi i vendimit, sipas porosisë së mbledhjes së Plenumit
XIV të KQ “mbi veprimtarinë anti parti dhe armiqësore të Tuk Jakovës dhe Bedri Spahiut). 569
po aty. 570
Lisen Bashkurti .“Diplomacia shqiptare në fillimet e Luftës së Ftohtë”, Tiranë , GEER, 2003, fl.292. 571
Valentina Duka, Historia e Shqipërisë, 1912-2000,Tiranë, « Kristalina- KH », 2007, fl.265. 572
AQSH, f. 14/AP, MPKBS, viti 1954, D.1, fl.3. Takimi i Enver Hoxhës me anëtarët e Presidiumit të
KQ të PK të BS, më 8 qershor të vitit 1954. Në takim morën pjesë. Nga pala sovjetike: Hrushovi,
Malenkovi, Voroshillovi, Mikojani, Suslovi, Zorini dhe ambasadori Leviçkin. Nga pala shqiptare: E.
Hoxha, H. Kapo, B. Balluku, K. Theodhosi dhe ambasadori M. Prifti. Në këtë takim, Hrushovi bëri
disa vrejtje për ekonominë shqiptare: “Në zhvillimin e ekonomisë kini kujdes të bëni llogari. A ju
intereso të investoni kaq shumë në naftë? Tek ju duhet të zhvillohet industria ushqimore, si konservat,
peshku, frutat, vajrat etj. Në bujqësi duhet të zhvillohen ato kultura që rritën më tepër dhe që janë më
të leverdishme si: pambuku, agrumet, ulliri” etj.“Bukë mund t’ju japim neve sa të doni, një ditë tejkalim plani në BS mjafton për të jetuar tre vjet Shqipëria”. Ndërsa Malenkovi theksoi se s'dua t’ju fyej “por ju në kërkesat tuaja akoma mendoni të zhvilloni ekonominë tuaj duke u bazuar në kreditë nga jashtë”.
128
kredive e ndihmave për Shqipërinë ishte inkurajim për udhëheqjen shqiptare. Qeveria
sovjetike hapi dritën jeshile për kredinë e bujqësisë, miratoi kërkesat në fushën
ushtarake, ndërkohë vijoi të pezulloi kreditë e ndihmat në sektorin e industrisë, me
motivimin e dërgimit të ekipeve për të studiuar problemin në vend.573
Por nga ana
tjetër, BS dhe vendet e tjera të bllokut komunist u përfshinë në një varg procesesh e
reformash për destalinizimin e shoqërisë. Qëndrimet liberale pas ardhjes së Hrushovit
në udhëheqjen sovjetike, sollën ndryshime pothuajse në të gjitha udhëheqjet e
vendeve socialiste. Pas vdekjes së Stalinit, vetë udhëheqja e lartë në BS kishte pësuar
ndryshime, ndërsa në disa vende vdiqën udhëheqësit bashkohës të Stalinit. Në
Çekosllavaki vdiq Klement Gotvald (1953), në Poloni Boleslav Bieruti (1956), në
Bullgari Gjergj Dimitrov, duke u zëvendësuar nga me udhëheqës të rinj. Në Hungari,
Matias Rakoshi u zëvendësua nga Imre Nagi dhe pastaj nga Janosh Kadar, pas
kundërevolucionit të dhunshëm të vitit 1956.
I vetmi udhëheqës i kohës së Stalinit, Enver Hoxha mbeti në pushtet. Në këto
kushte, ai e ndjente veten në vështirësi për të mbijetuar dhe për t’iu përshtatur
ndryshimeve. Frika se një ditë do të kishte fatin e të tjerëve ishte sfilitëse. Kërkesa
këmbëngulëse e Hrushovit për normalizimin tërësisht të marrëdhënieve shtetërore dhe
partiake me Jugosllavinë, prekte direkt interesat e Enver Hoxhës dhe udhëheqjes
shqiptare, sepse kjo kërkonte rivlerësimin e të gjithë politikës së ndjekur më parë dhe
rehabilitimin e Koçi Xoxes e të dënuarëve të tjerë si titist. Gjithashtu, dalja hapur e
kultit të individit të Stalinit dhe politika e re e Hrushovit, për të luftuar kultin e
individit në të gjithë jetën partiake, shtetërore dhe shoqërore të BS e të vendeve të
tjera të bllokut komunist dhe insistimi për destalinizimin e shoqërisë në tërësi, prekte
edhe politikën staliniste të ndjekur nga PPSH dhe udhëheqja e saj. Nga ana tjetër
kritikat e kërkesat sovjetike për zhvillimin ekonomik, shtyrja dhe vonesat e kredisë në
fushën e industrisë, nuk u pritën mirë nga udhëheqja shqiptare. Një qëndrim i tillë
duket nga vonesat e zvarritjet në zbatimin e masave për ndryshim, marrjen e disa
masave të shpejtuara e jo të thelluara, gjysmake e sipërfaqore, si dhe hezitimi për
normalizimin e marrëdhënieve me Jugosllavinë. Megjithatë përsëri, interesat e të dy
palëve nuk shfaqnin kundërshti: udhëheqja sovjetike synonte tërheqjen e angazhimin
pa rezerva të udhëheqjes shqiptare për realizimin e ndryshimeve, ndërsa udhëheqja
shqiptare synonte të vijonin kredit, ndihmat dhe procedurat e marrëdhënieve si më
parë, për plotësimin e planit të parë pesëvjeçar dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Periudha pas Kongresit XX të PK të BS, u shoqërua me qëndrimin e lëkundur
dhe të pasigurt të udhëheqjes shqiptare. Me vendimet e Kongresit XX filloi lufta e
hapur konkrete për braktisjen e dogmatizmit e të trashëgimnisë staliniane, si dhe
përqafimin e politikës liberale hrushoviane. Ndërsa, në politikën e jashtme, u kërkuan
masa konkrete e të shpejta për normalizimin tërësor të marrëdhënieve me
Jugosllavinë. Përveç përpunimit të opinionit e dëshirës për afrim me Jugosllavinë, u
anullua rezoluta e vitit 1949 e Informbyrosë që dënoi PKJ dhe u realizua vizita e
Hrushovit në Beograd.574
Nga ana tjetër, si destalinizimi ashtu edhe normalizimi i
marrëdhënieve shtetërore e partiake me Jugosllvinë të ndërmarrë nga udhëheqja
573
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1954, D.2, fl.6. Raport i Byrosë Politike të KQ të PPSH, mbajtur në
plenumin e KQ më 12 korrik të vitit 1954, mbi rezultatet e bisedimeve të delegacionit shqiptar me
Presidiumin e KQ të PK të BS, gjatë vizitës së muajit qershor. 574
AQSH,F. 14/AP, MPKBS, viti 1955, D.10, fl.12-14. Letër e Hrushovit dërguar KQ të PPSH, më 23
maj të vitit 1955, në prag të vizitës në Beograd, lidhur me abrogimin e rezolucionit të vitit 1949 të
informbyrosë për PKJ. Në këtë letër, duke gjykuar se rezolucioni i Informbyrosë për Jugosllavinë
ka akuza të pathemelta, arrihet në përfundimin për abrogimin e saj. Për këtë kërkohej mendimi i të
gjitha partive dhe dakordësia me këtë ide të quhej automatikisht marrje vendimi për anullim
129
hrushoviane e Moskës, nuk u pritën aspak mirë nga udhëheqja e Tiranës, sepse “Kursi
i Ri” i Moskës prekte direkt politikën staliniste të ndjekur nga PPSH, si dhe
revizionimin eplotë të luftës kundër titizmit. Ky qëndrim u duk në lëkundjen e shfaqur
për shfuqizimin e rezolucioneve të Byrosë Informative. Në fillim u shfaq kundër një
veprimi të tillë, shumë shpejtë pjesërisht pro, duke kundërshtuar rehabilitimin e
viktimave të titizmit. Gjithashtu, u shfaqen hezitime të dukshme për masa konkrete në
luftën për destalinizimin e vendit. Një rrethanë tjetër që nxiste lëkundjet e udhëheqjes
shqiptare ishte edhe mungesa e sigurisë, pasi nuk ishte e garantuar tërësira territoriale
e vendit nga asnjë marrëveshje ndërkombëtare.575
Pasiguri nga udhëheqja shqiptare tregon edhe interesimi për të zhvilluar
marrëdhënie me vende të tjera. Në vitin 1954, nxitur nga vështirsitë ekonomike, si dhe
kërkesat e “Kursit të Ri” të Moskës, udhëheqja shqiptare filloi seriozisht të mendoi
dhe veproi për gjetjen e një aleati për t’u mbështetur politikisht dhe ekonomikisht. Për
këtë qëllim zgjodhi Kinën, si një shtet komunist i madh, me qëndrim antiperëndimor.
Intersimi për marrëdhënie me Kinën filluan pikërisht në vitin 1954, në periudhën e
vështirësive të shfaqura në marrëdhëniet shqiptaro - sovjetike. Nga fundi i vitit 1954
iu kërkua kredi Republikës Popullore të Kinës dhe Mongolisë.576
Në tetor të atij viti, u
nënshkrua një marrëveshje për bashkëpunim shkencor, kulturor dhe teknik midis të dy
palëve, ndërsa në dhjetor Kina i dhuroi Shqipërisë pajisje industirale dhe një hua
financiare.
Nga ana tjetër, ekonomia shqiptare varej tërësisht nga kreditë dhe ndihma
sovjetike dhe ky ishte një faktor që kushtëzonte luhatjet e politikës shqiptare.
Parashikimet e planit të dytë pesëvjeçar 1956 – 1960 ishin shumë të larta. Detyra
kryesore e planit ishte shndërrimi i Shqipërisë në një vend industrialo – agrar, rritja e
prodhimit industrial rreth 92 për qind, me një ritëm mesatar vjetor prej 14 për qind,
duke vlerësuar me përparësi prodhimin e naftës, kromit, qymyrgurit e energjisë
elektrike, si dhe ndërtimin e dhjetra objekteve industriale. Ndërsa, për bujqësinë
parashikohej shpejtimi i mekanizimit dhe përfundimi i kolektivizimit të bujqësisë
brenda pesëvjeçarit të dytë. Gjithashtu, synohej heqja e plotë e sistemit të triskëtimit,
si dhe ngritja e pagës reale 25 dhe 35 për qind, përkatësisht për punëtorët e nënpunësit
dhe për fshatarësinë. Këto tregues dhe detyra nuk mund të realizoheshin pa vërshimin
e ndihmave e kredive sovjetike. Për këto rrethana e faktor, në qёndrimin e udhëheqjes
shqiptare viheshin re luhatje, lëkundje dhe pasiguri të përsёritura, por pa arritur në një konflikt të hapur me Kremlinin.
Megjithë krisjen në marrëdhëniet shqiptaro – sovjetike për ngjarjet në
Hungari, zhvillimet e viteve 1957 – 1958 sollën kushte e interesa të tjera. Në Shqipëri
u vendos baza më e madhe ushtarako – detare e Traktatit të Varshavës në Mesdhe,
Baza Detare e Nëndetëseve në Vlorë. U evidentua dukshëm interesi strategjiko –
ushtarak i udhëheqjes sovjetike për Shqipërinë. Ky qëllim u konfirmua gjatë vizitës së
Hrushovit në Tiranë, në maj të vitit 1959. Hrushovi, vlerësoi rëndësinë strategjike të
Shqipëris, por kërkoi nga udhëheqja shqiptare zhvillimin e bujqësisë, si rrugën më të
përshtatshme për të ndihmuar bllokun komunist. Interesimi i Hrushovit, gjatë vizitës
në Shqipëri, vetëm për rëndësinë strategjike e ushtarake të Shqipërisë, duke mos
treguar vullnet për industrializimin e shpejtë të saj, i prezantuar me tepri nga
udhëheqja shqiptare, nuk përmbushën pritshmërinë e saj. Në fund të viteve ’50, në
kuadrin e ndarjeve të punëve brenda kampit socialist, BS vendosi që Shqipëria t’i përqëndronte energjitë në kultivimin e agrumeve, frutave, perimeve dhe peshkimit.
575
Valentina Duka. “Historia e Shqipërisë, 1912-2000,.....fl.266. 576
AQSH, 14/AP/OU, viti 1954, D.40. fl.10
130
Edhe ky problem ekonomik ndikoi në akulimin e mosmarrëvesheve me BS.577
Edhe
pse vizita e Hrushovit u vlerësua si kulmi i miqësisë shqiptaro – sovjetike, në fakt
udhëheqja shqiptare akumuloi pakënaqësi nga kjo vizitë. Megjithatë, nuk evidentohen
interesa të kundërta. Udhëheqja sovjetike, synonte kthimin e Shqipërisë në një bazë të
fuqishme ushtarake, duke i dhënë orientim zhvillimi bujqësor, sipas ndarjes socialiste
të punës në kuadrin e KNER-it. Por udhëheqja shqiptare, nga ana e saj synonte që në
kompesim të bazës ushtarake, të përfitonte ndihma e kredi, për industrializimin e
shpejtë të vendit. Pavarësisht nga kritikat e Hrushovit, gjatë hartimit të planit të tretë
pesëvjeçar, pala shqiptare parashikoi objektiva dhe tregues shumë të lartë: “ndërtimin
e bazës materialo – teknike të socializmit”, ecjen më shpejtë “në rrugën e shdërrimit
në një vend idustrialo – agrar”, me një rritje të prodhimit industrial rreth 52 për qind,
të prodhimit bujqësor prej 72 për qind, të të ardhurave kombëtare 56 për qind, të
pagës reale 30 deri 35 për qind dhe me ndërtimin e disa objekteve të rëndësishme,
sidomos të industrisë së rëndë. Për mbulimin financiar, duheshin kredi e ndihma nga
BS. Për këtë qëllim, u arrit që më 1 dhe 3 korrik të vitit 1959 në Tiranë, të
nënshkruhen me qeverinë sovjetike një numër marrëveshjesh e protokollesh, të cilat
mbulonin realizimin e planit të tretë pesëvjeçar, si: marrëveshja për dhënie kredie prej
300 milion rubla, e cila përfshinte rreth 27 vepra të plota të parashikuara të ndërtohen
nga BS;578
marrëveshja për Pallatin e Kulturës, dhuratë e popullit sovjetik që do të
përfundonte në vitin 1962, me një sipërfaqe të dobishme 8000 metro katrore, ku 1.2
mijë metro katrore sipërfaqe do të përdoreshin për ekspozitë të sukseseve të
ekonomisë sovjetike; protokolli për ndërtimin e radios, në të cilën pala sovjetike do të
përdorte radiostacionin për një pjesë kohe, për ritransmetimin e emisioneve sovjetike;
protokolli për kryerjen e kërkimeve gjeologjike për zbulimin e lëndës së parë për
industrinë e çimentos dhe të qelqit, si dhe protokolli për ndërtimin e dy linjave të
tensionit të lartë Tiranë – Durrës dhe Marinzë – Memaliaj.579
Megjithë nënshkrimin e
këtyre akordeve, ecuria e bashkëpunimit, vizita e Hrushovit në Shqipëri, kritikat dhe
kërkesat e tij për udhëheqjen shqiptare, nuk tregonin për mirë në marrëdhëniet dhe
miqësinë shqiptaro – sovjetike, përkundrazi paralajmëronin se do të fillonte shumë
shpejt rrokullima e kësaj miqësie.
3.3. Presionet e Moskës për afimin me Beogradin
Një nga objektivat e synimet kryesore të politikës së re sovjetike ishte
përmirësimi tërësor i marrëdhënieve me Jugosllavinë. Normalizimi i marrëdhënieve
me Jugosllavinë i duhej Hrushovit, sepse kjo përputhej me shkallën e lejuar të
politikës së tij liberale, afronte një shtet me popullsi kryesisht sllave, që kishte luftuar
kundër fashizmit krah popujve sovjetikë, si dhe faëjsonte Stalinin, për ndërprerjen e
këtyre marrëdhënieve dhe në tëresi për politikën e tij të jashtme “dogmatike”. Ky
objektiv, kërkohej të arrihej jo vetëm në kuadrin dy palësh, por edhe me vendet e tjera
të bllokut komunist, përfshirë Shqipërinë. Pajtimi me Beogradin i imponuar nga
Moska, u bë mjaft lehtë me Rumanin, më me mundim me Bullgarinë dhe tërësisht në
mënyrë të detyruar e hipokrite me Shqipërinë.580
577
Bernard J Fischer.“Diktatorët e Ballkanit”, Tiranë, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, 2009,
fl.280. 578
AQSH, F.490, viti 1959, D.316, fl.1,2. 579
po aty. 580
Bernard Lory. Evropa Ballkanike, nga viti 1945 në ditët tona, Tiranë, Dituria, 2007,fl.84.
131
Sigurisht, problem i normalizimit të marrëdhënieve shqiptaro - jugosllave ishte
më i mprehtë, për shkak të historikut të këtyre marrëdhënieve në vitet e shkuara. Prirja
sovjetike për përmirësimin e marrëdhënieve me Jugosllavinë, shoqëruar me vonesat
dhe shkurtimin e përkohshëm të ndihmave ekonomike nga qeveria sovjetike, rriti
seriozisht shqetësimin në Tiranë. Enver Hoxha, ndiqte me shumë kujdes situatën dhe
rrinte në pritje për çdo gjest sovjetik, për të kuptuar politikën e udhëheqësve të ri të
Moskës për sa u përket marrëdhënieve me Jugosllavinë. Zyrtarizimi i qëndrimit
sovjetik për këto marrëdhënie dhe vendimet e pa pritura të udhëheqjes sovjetike u
bënë burim permanent kokëçarjeje e paniku për udhëheqjen shqiptare.
Fillimisht, më 4 qershor të vitit 1954 KQ i PK të BS, me anën e një letre
dërguar partive komuniste të vendeve të tjera, bënte të njohura në formën e
konkluzioneve pikëpamjet e udhëheqjes së re sovjetike, për çështjen jugosllave. Letra
vë në dijeni KQ të PPSH mbi rishikimin e marrëdhënieve midis BS dhe Jugosllavisë,
argumentet e këtij rishikimi dhe për këtë kërkohej të dihej pikëpamja e palës
shqiptare. Në konkluzionet e hartuara me shumë kujdes, nga njëra anë fajësohej PKJ
për devijimin seriozisht nga Marksizëm - Leninizmi, për refuzimin e pjesëmarrjes në
diskutimin e gabimeve të saj së bashku me partit e tjera në mbledhjen e Informbyrosë
në vitet 1948 - 1949, si dhe i vlerësonte të domosdoshme dhe plotësisht të drejta
kritikat e partive komuniste, në atë kohë.581
Nga ana tjetër, në konkluzione nënvizohej
fakti se nuk ishin shfrytëzuar të gjitha mundësitë për shqyrtimin e gabimeve dhe
konsideroheshin si keqkuptime e jo serioze shkaqet e mosmarrëveshjeve, të cilat
mund e duhej të ishin zgjidhur.582
Më tej, fajësohej Beria që kishte lejuar rekrutimin e
qytetarëve jugosllavë, duke shkaktuar pakënaqësinë e PKJ. Nga pala jugosllave
fajësohej Gjilasi për sulme antisovjetike dhe si partizan aktiv për orientimin e
Jugosllavisë drejtë Perëndimit.583
Konkluzionet e udhëheqjes sovjetike tregonin tendencën dhe vullnetin për
rishikimin e qëndrimit të më parshëm ndaj Jugosllavisë. Prandaj, reagimi i
menjëhershëm ndaj këtij qëndrimi erdhi nga organet partiake shqiptare dhe
jugosllave, dy qëndrime të pangjashme dhe me synime të ndryshme.
Në përgjigjen e saj, më 20 qershor të vitit 1954 Byroja Politike e KQ të PPSH
vlerësonte të drejtë propozimin për rishikimin e çështjes jugosllave dhe shkëputjen e
saj nga “kthetrat e imperializmit”. Por në të njëjtën kohë vlerësohej i drejtë edhe
qëndrimi i partive komuniste e punëtore ndaj udhëheqjes jugosllave.584
Ky qëndrim u
mbajt në vendimin e Byrosë Politike të datës 30 qershor të vitit 1954, ku shprehej
solidariteti i plotë me propozimet e KQ të PK të BS për rishikimin e çështjes
jugosllave. Sipas E. Hoxhës, ky problem do të trajtohej vetëm në Byronë Politike dhe
jo në KQ, duke shprehur rezervat ndaj rishikimit të çështjes jugosllave. Ai kërkoi, të
merreshin disa masa shtetërore në këtë drejtim si: Ministria e Punëve të Jashtme të
evitonte çdo fërkim me funksionarët e legatës jugosllave në Tiranë, Ministria e
Brendshme të evitonte çdo fërkim në kufi dhe gazetat të heshtnin deri sa të kishte
ndonjë sinjal nga Moska.585
Që në fillim, rishikimi i problemit të marrëdhënieve me
Jugosllavinë kishte ngjallur frikë në udhëheqjen shqiptare dhe kufizimin në një rreth
581
AQSH, F. 14/AP, viti 1954, D.6. fl.10. Letër e KQ të PK të BS të firmosur nga Hrushovi drejtuar më
4 qershor 1954 KQ të PPSH shokut Enver Hoxha, “për çështjen jugosllave”. 582
po aty, fl.11. 583
po aty, fl.6. 584
po aty, fl.14,15. Letër e sekretarit të parë të PPSH Enver Hoxha më 30 qershor 1954, drejtuar KQ të
PK të BS, Hrushovit. Në letër i kthehet përgjigje Hrushovit mbi rishkimin e marrëdhënieve të BS
dhe Jugosllavisë. 585
AQSH,F. 14/AP, OU, viti 1954, D.18, fl.14. Proces verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të
PPSH më 30 qershor 1954, mbi punën e delegacionit shqiptar në Moskë.
132
maksimalisht të ngushtë të diskutimit të këtij problemi.
Nga ana tjetër, përgjigja jugosllave e datës 11 gusht, dërguar KQ të PK të BS,
përmbante dakordësinë në parim me konkluzionet e udhëheqjes sovjetike, por
kërkonte mënjanimin gradual të elementëve negativë të akumuluar që nga viti 1948,
përmirësimin e marrëdhënieve edhe me vendet e tjera që kishin ndërprerë lidhjet me
të, si dhe njohjen e ndërtimit të socializmit sipas mënyrës jugosllave. Gjithashtu, pala
jugosllave shkakun e konfliktit nuk e konsideronte si çështje personash të veçantë,
qoftë Gjilasi apo Beria, por e vlerësonte një arsye më të thellë, sipas përcaktimeve të
bëra më parë në forumet e partisë jugosllave.586
Përgjigja e udhëheqjes jugosllave,
konsistonte në pakënaqësin me shkaqet e konfliktit të shprehura në letrën e palës
sovjetike dhe kërkonte thellimin e tyre, çka binte ndesh me pikëpamjet e shfaqura nga
pala shqiptare.
Në letërkëmbimin midis KQ të PK të BS dhe Komitetit Ekzekutiv të
Bashkimit të Komunistëve të Jugosllavisë, hap pas hapi u shpalos politika e Kremlinit
ndaj Jugosllavisë. Nga qershori deri në nëntor të vitit 1954 u këmbyen disa letra të
KQ të PK të BS me KQ të PPSH dhe me Komitetin Ekzekutiv të Bashkimit të
Komunistëve të Jugosllavisë, si dhe konsultime me udhëheqësit e vendeve të tjera
socialiste, lidhur me procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Jugosllavinë. Në
këto materiale reflektohen pikëpamjet e secilës palë lidhur më këtë problem. Në to
shprehej evoluimi i qëndrimit sovjetik, nga idea për “hapa drejtë normalizimit të
marrëdhënive me Jugosllavinë”, “shkëputjen e Jugosllavisë nga kthetrat e
imperializmit”, “kthimin e mundshëm të Jugosllavisë në kampin demokratik” dhe deri
tek “njohja e pikëpamjes jugosllave për ruajtjen e karakterit socialist të shtetit
jugosllav”587. Ky proces vijoi edhe me disa masa konkrete. Në shtator të vitit 1954 u
ndërpre veprimtaria e “bashkimit të patriotëve jugosllav” në territorin sovjetik, u
dërgua një delegacion në Beograd për marrëdhënie tregtare, si dhe u morën masa për
rishikimin e trajtimit në gazeta, revista dhe librat sovjetike të çështjeve lidhur me
Jugosllavinë.588
Gjithashtu, qeveria sovjetike urdhëroi ndërprerjen e menjëhershme të
transmetimit të emisionit në gjuhen serbo - kroate, i cili bënte propagandë antitiste.589
Nikita Hrushovi, në vijim të "Kursit të Ri" politik, në janar të vitit 1955
detyroi Malenkovin të jepte dorëheqje dhe mori edhe detyrën e kryetarit të Këshillit të
Ministrave të BS, duke konfirmuar praktikën staliniste të qeverisjes, të cilën vetë e
kishte kritikuar. Një veprim i tillë, i dha një ton akoma më liberalizues kursit politik.
Në planin e jashtëm, përpjekja e parë e Hrushovit ishte normalizimi tërësor dhe i
shpejt i marrëdhënieve me Jugosllavinë, duke synuar sheshimin e qëndrimeve krejt të
kundërta midis Enver Hoxhës dhe Josif Titos. Qëndrimi i Enver Hoxhës ishte i
dyzuar, ndërmjet të dy palëve, pro propozimit të Hrushovit për rishikimin e
marrëdhënieve, por në të njëjtën kohë jo hapur ishte kundër vënies në dyshim të
rezolucionit të Informbyrosë të vitit 1949. Tito, nga ana e tij kërkonte rishikimin e
rivlerësimin tërësor të marrëdhënieve me Jugosllavinë. Prandaj, letërkëmbimet
ndërmjet palëve vijuan, por duke shkallëzuar gradualisht kërkesat, pretendimet dhe
masat përkatëse nga të tre palët.
Pala sovjetike kërkonte shpejtimin dhe moszvarritjen e normalizimit të
586
AQSH, F. 14/AP, viti 1954, D.6, fl.26-28. Letër e Komitetit Ekzekutiv të KQ të PKJ dërguar më 11
gusht 1954 KQ të PK të BS dhe N.Hrushovit, në përgjigje të letrës së KQ të PK të BS për
normalizimin e marrëdhënieve midis BS dhe Jugosllavisë. 587
po aty, fl.1-53. Letra të KQ të PK të BS me KQ të PPSH dhe KQ të Bashkimit të Komunistëve të
Jugosllavisë, për çështjen jugosllave. 588
AQSH, F. 14/AP, viti 1954, D.6, fl.21. 589
Bernard Lory.“Evropa Ballkanike nga 1945 në ....., fl.80.
133
marrëdhënieve midis dy vendeve e partive dhe për këtë arsye ishte dakord me
kërkesat jugosllave, përfshirë pranimin e specifikës së ndërtimit të socializmit dhe
karakterin social të shtetit jugosllav.590
Gjthashtu, udhëheqësit sovjetikë kërkonin të
përpunonin shqiptarët, duke servirur ato kërkesa të palës jugosllave, të cilat mund të
krijonin dyshime tek udhëheqësit shqiptarë, për të testuar qëndrimin e tyre. Në letrën
e datës 23 shkurt të vitit 1955, udhëheqja sovjetike u kujtonte shqiptarëve se
jugosllavët kërkojnë normalizimin e marrëdhënieve jo vetëm me BS, por në të njëjtën
kohë të vijonin lidhjet edhe me vendet perëndimore. Gjthashtu, kujtohej se thelbi i
konfliktit në vitin 1948 sipas Kardelit, qëndronte në ndryshimet në zhvillimin e
sistemit të brendshëm jugosllav e sovjetik, nga të cilat buruan edhe ndryshimet në
politikën e tyre të jashtme.
Në zbatim të "Kursit të Ri", Moska fillimisht e trajtoi në përgjithësi konfliktin
me Jugosllavinë, jo shumë hapur,dhe jo si iniciativë të udhëheqjes sovjetike, porsi
problem i ngritur e i kërkuar nga pala jugosllave, nëpërmjet zëvendësministrit të
Punëve të Jashtme dhe ambasadorit të tyre. Moska pa bërë përcaktime për kohën e
Stalinit, por me “gojën” e jugosllavëve, kujtonte se normalizimi i marrëdhënieve me
Jugosllavinë kërkonte rivlerësimin e kohës së Stalinit, rishikimin e sistemit shoqëror
dhe pranimin e rrugëve të ndryshme të ndërtimit të socializmit.
Sipas jugosllavëve qeveria sovjetike e kohës së Stalinit vlerësohej si
luftënxitëse dhe përgjegjëse e “Luftës së Ftohtë”591. Pala jugosllave, nuk shikonte
asnjë gabim tek vetja dhe ngulte këmbë në qëndrimin e pikëpamjet e mëparshme për
shkaqet e konfliktit me BS dhe vendet e tjera socialiste. Prandaj, në nëntor të vitit
1954 kërkonte normalizimin gradual të marrëdhënieve me BS, por duke mos u
kufizuar vetëm me shkëmbim letrash, si dhe propozonte masa konkrete e takime
zyrtare në nivelet më të larta midis të dy vendeve.
Ndërsa pala shqiptare u shfaq dyshuese, kontradiktore dh e shqetësuar nga
politika e re sovjetike, lidhur me marrëdhëniet me Jugosllavinë. Në letërkëmbimet me
palën sovjetike, ushëheqja shqiptare jepte pëlqimin për pikëpamjet e tyre, por për sa u
përket shkaqeve dhe nivelit të rishikimit të qëndrimit ndaj Jugosllavisëu shfaqte mos
pajtim. Prandaj, ajo kërkoi që çdo “hap që do të bënin përpara në këtë drejtim partitë
komuniste e punëtore, me në krye PK të BS” do të ishte sukses dhe do të “çonte në
shkëputjen e Jugosllavisë nga kampi imperialist592
, duke nënkuptuar një veprim të
përbashkët të partive komuniste e punëtore.
Nga sa përmendëm, qëllimi i Hrushovit ishte përmirësimi e normalizimi i
marrëdhënieve politike, diplomatike, ekonomike dhe kulturore me Jugosllavinë, si
dhe kthimin e saj në bllokun komunist, duke rivlerësuar në tërësi marrëdhëniet me
këtë vend, ashtu siç e kërkonte Tito. Kjo politik i duhej Hrushovit, për të treguar
largimin nga metodat revolucionare të zhvillimit të marrëdhënieve me jashtë të kohës
së Stalinit (edhe pse tani mbante funksionet si Stalini), si dhe për të konkretizuar
deklarimet mbi bashkekzistencën paqësore. Hapi konkret e vendimtar u ndërmor nga
Hrushovi me vizitën në Beograd në maj të vitit 1955.
Në prag të vizitës së Hrushovit në Beograd, KQ i PK të BS bëri hapa përpara
në qëndrimin drejt normalizimit të marrëdhënieve me Jugosllavinë. Më datën 23 maj
të vitit 1955 ai u dërgoi një letër partive pjesëtare të Informbyrosë dhe PPSH, në të
cilën argumentohej si i gabuar rezolucioni i vitit 1949 për Jugosllavinë dhe kërkonte
590
AQSH, F. 14/AP, viti 1954, D.6, fl.34,35. ( Fl.33-36. Letër e sekretarit të parë të KQ të PK të BS N.
Hrushov dërguar më 23 shtator 1954 Komitetit Ekzekutiv të KQ të PKJ, Titos). 591
po aty, fl.42,43,45. Letër e N. Hrushovit dërguar KQ të PPSH, shokut Enver Hoxha,
më 23 shkurt të vitit 1955. 592
po aty, fl.15.
134
anullimin zyrtarisht të tijj. Më poshtë letra shprehte mendimin se, “në rast se
propozimi për anullimin e rezolucionit të Inforbyrosë të vitit 1949 për çështjen
jugosllave nuk do të gjëjë kundërshtime nga ana e asnjërës prej partive anëtare të
Informbyrosë, ne do të donim të binim në marrëveshje që aprovimi i të gjitha partive,
pjestare të Informbyrosë të konsiderohet si vendim i Informbyrosë për këtë çështje”.
Për t’u bërë fakt i kryer, në letër jepej edhe komunikata që do të botohej në gazetën
“Për një paqe të qëndrueshme, për një demokraci popullore”, ku të pasqyrohej
vendimi i Informbyrosë “që akuzat drejtuar udhëheqjes së PKJ që përmbante ajo
rezolutë, të konsideroheshin të pathemelta që partit komuniste dhe puntore, pjesëtare
të Informbyrosë, arritën në marrëveshje që të anullonin rezolutën e Informbyrosë mbi
çështjen jugosllave, të aprovuar në nëntor të vitit 1949”593. Pergjigja pozitive e partive
komuniste ndaj kërkesave të kësaj letre dhe publikimi në gazetën “Për një paqe të
qëndrushme, për një demokraci popullore”, do të konsiderohej automatikisht si
vendim i Informbyrosë, për anullimin e Rezolutës së vitit 1949 për çështjen
jugosllave.594
Idea ishte që para vizitës në Beograd, pa u mbledhur Byroja
Informative, të realizohej anullimi i saj.
Ky akt motivohej me faktin se akuzat ndaj Jugosllavisë kishin qënë të bazuara
në fabrikimin e armikut Beria e të agjenturës së tij, si dhe të disa anëtarëve të PKJ të
ashtuquajtur “kominformistë” nën presion. Kërkohej gjithashtu, rishikimi i rezolutës
së Kominformit të vitit 1948, pasi sipas udhëheqëve sovjetikë, përveç kritikës së
drejtë për veprimtarinë e PKJ, ajo përmbante edhe akuza të pathemelta për trajtimin e
survejimin e punonjësve sovjetikë, si dhe bënte apel për ndryshimin e udhëheqjes
jugosllave, gjë që nuk ishte në kompetencë të Informbyrosë. Nga ana tjetër, për
balancëpeshë palës jugosllave i kërkohej abrogimi i disa vendimeve të PKJ, të cilët
përmbanin akuza të pabaza ndaj marrëdhënieve me BS dhe vendet e tjera. Kjo bëhej
me qëllim që të mënjanoheshin reciprokisht akuzat e padrejta, si dhe të pastrohej
rruga për mirëkuptim dhe besim të ndërsjellët.
Qëndrimi sovjetik për rishikimin tërësor të marrëdhënieve me Jugosllavinë,
sipas kërkesës të dyfishtë të Hrushovit e Titos dhe kërkesa për abrogimin e
Rezolucionit të Informbyrosë të vitit 1949, e tronditën udhëheqjen shqiptare. Por nga
ana tjetër nuk ishte i lehtë edhe kundërshtimi dhe dalja hapur kundër udhëheqjes
sovjetike. Megjithatë, KQ i PPSH, dy ditë para vajtjes së Hrushovit për vizitë në
Jugosllavi më 25 maj të vitit 1955, me një letër të firmosur nga Enver Hoxha drejtuar
KQ të PK të BS kritikohet përmbajtja e letrës së dërguar nga Hrushovi më datën 23
maj, e cila vlerësohej se kishte ndryshim me “tezat kryesore të qëndrimit të
përbashkët të deriathershëm kundrejt Jugosllavisë”. Në lidhje me propozimin për
abrogimin e rezolucionit të Inforbyrosë të vitit 1949 për Jugosllavinë, në letër
theksohej se “përmbajtja e të gjitha rezolucioneve të Inforbyrosë në lidhje me
Jugosllavinë ka qënë plotësisht e drejtë, me ndonjë përjashtim me rëndësi taktike.
Këto fakte ne na bindin thellë se udhëheqja jugosllave ka qënë dhe vazhdon të jetë në
pozita antimarksiste”. Procedura për miratimin e abrogimit të rezolucionit të vitit
1949 vlerësohet e gabuar, si dhe shprehej bindja se vija e përgjithshme e PPSH në
lidhje me marrëdhëniet me Jugosllavinë ishte e drejtë. Në fund bënin disa propozime:
a) të mos merret vendim i shpejtuar për abrogimin e rezolucionit të Informbyrosë të
nëntorit të vitit 1949 dhe të mos shpallet asgjë në shtyp në lidhje më këtë, të mos
rishikohet përmbajtja e rezolucionit të Informbyrosë të korrikut 1948. b) Çështjet që
ngrihen në letrën e KQ të PK të BS të analizohen në një mbledhje të partive
593
AQSH,F. 14/AP, MPKBS, viti 1955, D.10, fl.12-14. Letër e Hrushovit dërguar KQ të PPSH, më 23
maj të vitit 1955, lidhur me abrogimin e rezolucionit të vitit 1949 të informbyrosë për PKJ. 594
Po aty, fl.14.
135
pjesëmarrse në Infornbyro, ku të ftohet edhe PPSH për të thënë fjalën e vetë dhe atje
të merret vendim i përbashkët mbi këtë çështje.595
Sa më lart, vërejmë që pala shqiptare, duke mos ditur më parë vendimin e
Hrushovit për të vizituar Beogradin, me shqetësim propozonte të mos abrogohej
rezolucioni i Informbyrosë i vitit 1949, të mos rishikohej rezolucioni i vitit 1948 dhe
çështja të analizohej në mbledhjen e Byrosë Informative. Por tanimë, vendimi ishte
marrë nga partitë anëtare të Informbyrosë që ishin shprehur në mbështetje të plotë të
qëndrimit sovjetik. Ndërkohë udhëheqja shqiptare mbeti e vetmja kundërshtuese ndaj
propozimeve të Hrushovit për abrogimin e rezolucionit të Informbyrosë të vitit 1949.
Përmbajtja e letrës së përgjigjes i kundërvihej direkt pikëpamjeve sovjetike, gjë që
ndodhte për herë të parë. Por bërja fakt e fillimi të vizitës së Hrushovit në Beograd,
nxori në pah lëkundjen, qëndrimin kontradiktor dhe të paqëndrushëm të Enver
Hoxhës. Më datën 27 maj, në harkun e dy ditëve, në mbledhjen e Byrosë Politike të
PPSH u shqyrtua përgjigja kundërshtuese dërguar KQ të PK të BS më 25 maj, për
çështjen jugosllave. Me një autokritikë të thellë të Enver Hoxhës dhe anëtarëve të
tjerë, Byroa Politike vendosi se “përgjigja e letrës ishte e gabuar”. Sipas fjalës së E.
Hoxhës “në përgjigje jemi shpejtuar dhe kemi gabuar në disa drejtime. U influencuam
nga çështjet tona të brendshme me jugosllavët dhe u shpejtuam duke menduar se mos
shokët e KQ të PK të BS ishin gabuar në lidhje me çështjen jugosllave”. M. Shehu,
duke qenë dakord me E. Hoxhën, kërkoi të "bëhet një letër tjetër me autokritikë
parimore, të themi gabuam, e kuptojmë gabimin dhe po e analizojmë". H. Kapo
theksoi se,"është hera e parë që partia jonë bie në kundërshtim me PK të BS". Dakord
me E.Hoxhën u shprehen edhe Gogo Nushi, Rita Marko, Manush Myftiu, Liri
Belishova dhe Beqir Balluku.596
Menjëherë, nëpërmjet ambasadorit sovjetik në Tiranë K. D. Leviçkin, E.
Hoxha shpejtoi të bënte autokritikë verbale për gabimin e rëndë në lidhje me këtë
përgjigje. Por autokritika, zyrtarishtë u trajtua në letrën e datës 26 qershor 1955
dërguar KQ të PK të BS.597
Në këtë letër, përgjigjën kundërshtuese ndaj qëndrimit
sovjetik, E. Hoxha e vlerësonte si “gjykim të shpejtuar”, “gabim të rëndë”, “mos
thellim”, “errësim sysh dhe mendje” dhe i kërkohej ndjesë KQ të PK të BS për këtë
gabim, duke premtuar mos përsëritje në të ardhmen. Në të njëjtën kohë shprehej
dakordësia për të bërë të gjitha përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet në “rrugë
marksiste”, që çështja jugosllave të mos shihej në prizmin e ngushtë e subjektiv, si
dhe propozonte për spastrimin nga literaturatë mbishtresave për këtë problem. Për të
vetmen gjë, që nuk kishte tërheqje, ishte argumenti për të mos rehabilituar Koçi
Xoxen. Kjo quhej “vijë e drejtë” nga e cila nuk do të lëvizej.598
Vizita befasuese e Hrushovit në Beograd më 27 maj deri më 2 qershor të vitit
1955, qartësoi faktin se udhëheqja sovjetike po e kthente në realitet këmbënguljen për
normalizimin e plotë të marrëdhënieve sovjeto - jugosllave në rrugë shtetërore dhe
arritjen e mirëkuptimit reciprok midis partive. Më 25 qershor të vitit 1955, KQ i PK të
BS me anën e një letre dërguar KQ të PPSH trajtonte rezultatet e bisedimeve sovjeto –
jugosllave që u zhvilluan, gjatë vizitës së Hrushovit në Beograd. Në pikëpamjen
595
AQSH, F. 14/AP, viti 1955, D.10, fl.17. (Fl. 15-18. Letra e datës 25 maj, firmosur nga Enver Hoxha
në emër te KQ, dërguar KQ të PK të BS, në përgjigje të letrës së dërguar nga Hrushovi më datën 23
maj. 596
AQSH,F. 14/AP/OU, viti 1955, D.17, fl.12. Proces verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të
PPSH, më datën 27 maj të vitit 1955, mbi shqyrtimin e përgjigjes drejtuar KQ të PK të BS të dates
25 maj, në lidhje me çështjen jugosllave. 597
AQSH, 14/AP, viti 1955, D.10, fl.20. Letër e Enver Hoxhës, në emër të Byrosë Politike të KQ të
PPSH, dërguar KQ të PK të BS dhe N.Hrushovit më 26 qershor 1955. 598
po aty, fl.22.
136
sovjetike vizita u zhvillua “në kuadrin e këmbimit paraprak të mendimeve midis KQ
të PK të BS dhe të Komitetit Ekzekutiv të Bashkimit të Komunistëve të Jugosllavisë,
se u arrit një marrëveshje për një takim të nivelit të lartë” dhe u zgjodh Beogradi për
"t’iu drejtuar drejtpërdrejt popullit jugosllav dhe për këmbim të drejtpërdrejta, të
sinqerta dhe shoqërore të pikëpamjeve me udhëheqsitë jugosllavë".
Në bisedimet e zhvilluara, u ngrit çështja mbi rëndësinë shumë të madhe dhe
nevojën e “normalizimit të plotë të marrëdhënieve në rrugën shtetërore dhe arritjen e
mirëkuptimit reciprok në rrugë partie”. Sipas letrës, si rezultat i bisedimeve u bë një
kthësë e shpejtë në marrëdhëniet midis BS dhe RFPJ, se marrëdhëniet jo normale dhe
të sëmura që u krijuan pas vitit 1948, u likujduan, se u hodhën baza të shëndosha për
zhvillimin e marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit të gjithanshëm midis BS
dhe RFPJ në rrugën shtetërore etj. Në bisedime iu kushtua rëndësi e madhe edhe
“marrëdhënieve midis partive” dhe u ra dakord për “vendosjen e kontakteve dhe të
mirëkuptimit reciprok midis partive”.
Në bisedimet e Beogradit, iu kushtua rëndësi e madhe dhe "marrëdhënieve
midis partive" dhe u ra dakord për vendosjen e kontakteve dhe të mirëkuptimit
reciprok midid tyre. Aty delegacioni sovjetik deklaroi se e konsideronte të padrejtë
Rezolutën e Informbyrosë mbi çështjen jugosllave të aprovuar në vitin 1949 dhe se
ishin marrë vesh me partitë komuniste, pjesëtare të Informbyrosë për abrogimin e
kësaj rezolute. Hrushovi duke folur edhe në emër të partive komuniste motra shprehu
besimin se afrimi "i Bashkimit të Komunistëve Jugosllav me partinë sovjetike do të
shpjeri gjithashtu drejt afrimit me partitë e tjera komuniste”599. Ndërsa pala
jugosllave, për vendosjen e kontakteve midis partive vuri theksin në kapërcimin e
armiqësive të grumbulluara vitet e fundit. Sipas tyre, në luftën për socializëm dhe
ndërtimin socialist “shfaqen forma të shumëllojshme, të cilat u përgjigjen si shkallës
së zhvillimit të forcave prodhuese, po ashtu dhe kushteve specifike të zhvillimit të
vendeve të veçantë”, prandaj kërkohej respektimi i shumëllojshmërisë së ndërtimit të
socializmit. "Bashkëpunimi, sipa saj, të jetë vullnetar dhe i bazuar në mos përzierjen e
një partie në punët e brendshme të partisë tjetër”, si dhe “ndryshimet në pikëpamje për
çështje të veçanta…, nuk duhet të jenë pengesë për bashkëpunim”600.
Në mënyrë të veçantë qeveria jugosllave, nuk ishte aspak e kënaqur me
përmirësimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, duke i quajtur përpjekjet e pa
mjaftueshme. Jugosllavët kërkonin që qeveria shqiptare të shprehte qëndrimin e saj
për marrëdhëniet shqiptaro -jugosllave të periudhës 1944 - 1948, të rehabilitohej Koçi
Xoxe dhe marrëdhëniet e kësaj periudhe të mos vlerësoheshin si kolonizuese nga
Jugosllavia. Sipas të dërguarit jugosllav në Tiranë Ajtiç, “udhëheqësit e partisë dhe
qeverisë së Shqipërisë nuk kanë shprehur qëndrimin e tyre për marrëdhëniet shqiptaro
– jugosllave të periudhës së viteve 1944 – 1948”, “ si edhe më parë e konsiderojnë
Koçi Xoxën armik” dhe “këtë periudhë të marrëdhënieve shqiptaro – jugosllave, si
periudhë të ndjekjes së një politike kolonizuese të Jugosllavisë ndaj Shqipërisë”601.
Këto pikëpamje iu shfaqën ambasadorit sovjetik K. D. Leviçkin nga i dërguari
jugosllav në Tiranë Ajtiç, në një bisedë të zhvilluar midis tyre më 7 dhjetor të vitit
1955. Ndërsa më vonë, ai në funksionin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të
Jugosllavisë, do të deklaronte se nuk ishte as Stalini as Beria që kishin folur kundër
599
Po aty, fl.38. 600
AQSH, 14/AP, viti 1955, D.10, fl.61. (Fl.61-62. Letër e KQ të Bashkimit të Komunistëve të
Jugosllavisë drejtuar KQ të PK të BS, më 29 qershor të vitit 1955). 601
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,.....fl.158. Bisedë e regjistruar e
ambasadorit të BRSS në RPSH, K.D.Leviçkin, me të dërguarin jugosllav në Shqipëri Ajtiç, mbi
marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare.
137
Jugosllavisë, por ishte Shqipëria që duhej të sqaronte periudhën e marrëveshjeve me
Jugosllavinë.
Në këto kushte, qëndrimi ndaj Jugosllavisë u bë barometër i marrëdhënieve
shqiptaro -sovjetike dhe një test për udhëheqjen shqiptare, për miratimin ose jo të
politikës së re sovjetike, e cila përfshinte një fushë veprimi shumë më të gjerë se sa
marrëdhëniet me Jugosllavinë. Udhëheqja shqiptare, duke kuptuar mirë pasojat e
politikës sovjetike dhe për të dhënë të kuptohej se po punohej për normalizimin e
marrëdhënieve me Jugosllavinë, në mbledhjen e Byrosë Politike në gusht të vitit
1955, i vuri disa detyra Këshillit të Ministrave për përmirësimin më tej të tyre në
fushën politike, ekonomike dhe kulturore dhe miratoi disa masa konkrete që duheshin
vlerësuar.602
a) Në aspektin politik:
Rregullimin e shtetësisë së dyfishtë, akordimin reciprok të vizave të
zakonshme dhe zgjidhjen e problemit të vizave të të fejuarëve në të dy anët e kufirit,
lehtësimin e riatdhesimit të emigrantëve politikë dhe të shtetasëve që e dëshironin një
akt të tillë, si dhe ekstradimin e kriminelëve e të keqëbërësëve ordinierë;
Lehtësimin e trafikut të banorëve të zonave kufitare për problem të ndryshme (toka,
kullota, etj.), duke i pajisur me leje kalimi të posaçme;
Këmbimin e vizitave parlamentare, vendosjen e trafikut postar midis të dy vendeve
dhe lejimin e qarkullimit të lirë të personelit diplomatik jugosllav në Tiranë, ftuarja e
tyre në festat e manifestimet publike, si dhe ofrimin e ndihmës nga Ministria e Punëve
tëJashtme për zgjidhjen e problemeve të ndryshme, sidomos ato shëndetësore etj.;
b)Në fushën ekonomike:
Studimin e propozimit jugosllav mbi punimet në Drinin e Zi, lidhur me
Liqenin e Pogradecit dhe për tharjen e Liqenit të Shkodrës, arritjen e marrëveshjes për
lundrimin e lirë në ujërat territoriale reciproke;
Zbatimin e marrëveshjeve tregtare dhe zgjerimin e këmbimeve tregtare për vitin 1956,
si dhe përfundimin e marrëveshjes për mbrojtjen nga sëmundjet e bimëve dhe të
bagëtive.603
c)Në fushën kulturore.
Këmbim reciprok vizitash të një grupi artistik, filmave dokumentarë,
materialeve muzikore të Radio Tiranës dhe Beogradit dhe botimi nga shtypi e
transmetimi nga radioja të materialeve të shtypit sovjetik e të vendeve të tjera
socialiste për Jugosllavinë;
Furnizimi i Gazetës “Flaka e Vëllazërimit” me materiale të shtypit shqiptar, si dhe me
gazeta e botime shqiptare;
602
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1955, D.30, fl.9. Masat e aprovuara nga sekretari i KQ Gogo Nushi “për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis RPSH dhe RPFJ”, në përfundim të mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të PPSH më 22 gusht të vitit 1955.
603AQSH,F, 14/AP, OU, viti 1955, D.30, fl.10.Masat e aprovuara nga sekretari i KQ Gogo Nushi “për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis RPSH dhe RPFJ”, në përfundim të mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të PPSH më 22 gusht të vitit 1955.
138
Këmbimi reciprokisht i delegacioneve të arsimtarëve, të organizatave
kulturore, të gruas, të rinisë, të gazetarëve, etj.;
Vendosja e kontakteve nga Instituti i Shkencave të Shqipërisë me Akademinë e
Shkencave të Jugosllavisë, për shfrytëzimin e arkivave historike dhe këmbimin e
materialeve midis tyre etj.604
Pavarësisht nga vendimet e marra, më shumë të karakterit teknik, pas vizitës
së Hrushovit në Beograd, udhëheqja shqiptare u pozicionua kategorikisht kundër
rivlerësimit të periudhës 1944 - 1948 në marrëdhëniet shqiptaro - jugosllave, si dhe
kundër rehabilitimit të Koçi Xoxes. Ky qëndrim e detyroi qeverinë sovjetike dhe
Hrushovin të ndërmerrnin veprime për të bindur udhëheqësit shqiptarë, për
normalizimin e marrëdhënieve me Jugosllavinë, si dhe të ndërmjetësonin për afrimin
e udhëheqësve të të dy palëve. Në qershor të vitit 1955, u ftua Enver Hoxha në Moskë
për pushime, por në fakt u thirr për problemin e marrëdhënieve me Jugosllavinë. Siç
thekson vetë Enver Hoxha, udhëheqësit sovjetikë Mikhail Andrey Suslov (më tej:
Suslov) e A. I. Mikojan i kërkuan atij “të mos e shikonte ngurtë” problemin e
Jugosllavisë, të vepronte “me zemër më të haptë”, të shikohej problemi i të
akuzuarëve për lidhje me jugosllavët dhe “ata që janë për t’u rehabilituar të
rehabilitoheshin”, se edhe KQ i PK të BS kishte bërë autokritikë për këtë problem
etj.605
Gjatë vizitës, Enver Hoxhës i’u kërkua dhe u organizua takim me Vukmanoviç
Tempon, një nga udhëheqësit e lartë të Jugosllavisë, takim i cila rezultoi pa ndonjë
rezultat konkret, sepse secili mbrojti në mënyrë të palëkundur pikëpamjet e veta, pa u
tërhequr nga “llogoret” përkatëse.606
Ndërsa, udhëheqja sovjetike vijoi përpjekjet për të bindur, por edhe për të
detyruar udhëheqjen shqiptare të adaptohej me politikën e re sovjetike projugosllave.
Në përfundim të Kongresit XX të PK të BS në shkurt të vitit 1956, Hrushovi bëri një
mbledhje të partive pjesëmarrëse në Byronë Informative, duke ftuar edhe
delegacionin e Shqipërisë, RD Gjermane, Koresë, Mongolisë dhe Vietnamit. Ai e
vlerësoi si të papërshtatshme punën e Informbyrosë dhe propozoi krijimin e një formë
tjetër organizimi. Sipas tij, mund të krijoheshin dy “Byro Kontaktesh”, njëra e partive
të vendeve socialiste, në të cilën do të bënin pjesë edhe partitë e ftuara, ndërsa byroja
tjetër do të ishte për partitë komuniste të vendeve kapitaliste, që nuk ishin në pushtet.
Meqenëse propozimi u përkrah nga disa parti, por u kundërshtua nga disa të tjera, u la
detyrë të mendohej dhe të bëhej një mbledhje tjetër për të vendosur.607
Synimi i
Hrushovit ishte të zyrtarizohej procedura e filluar në vitin 1955 për çbërjen e Byrosë
Informative, por në diskutimin e muajit qershor nuk u pranua krijimi i Byrosë së
Kontaktit. Procedura për ndryshimin e Informbyrosë, ishte gjithashtu presion ndaj
partive kundërshtuese, sidomos PPSH, e cila kërkonte që çdo vendim për
përmirësimin e marrëdhënieve tërësore me Jugosllavisë, të kalonte nëpërmjet këtij
organizmi.
Pavarësisht nga përpjekjet dhe presionet e Hrushovit, marrëdhëniet midis
Shqipërisë dhe Jugosllavisë u karakterizuan nga disa ulje – ngritje, por pa arritur në
asnjë moment të ndryshonte qëndrimet kundërshtuese të palëve. Acarimi i tyre
provokohej nga veprime e incidente të ndryshme reciproke, si dhe mbahej gjallë me
propagandë të ashpër nga shtypi, agjensitë e lajmeve dhe institucionet e tjera
604
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1955, D.30, fl.10-11. 605
Enver Hoxha. Hrushovianët...., fl.126,128,129. 606
Po aty, fl.31,32. 607
AQSH, F. 14/AP, viti 1956, D.34, fl.20. Në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të PPSH, më datën 29
shkurt të vitit 1956, në pikën e dytë të rendit të ditës, u raportua nga Enver Hoxha “mbi çështjen e
Byrosë Informative”.
139
përkatëse.
Megjithatë, në atmosferën e uljes së tensionit ndërkombëtar, me ndihmën
sovjetike dhe të vendeve të tjera socialiste Shqipëria arriti të pranohet në OKB. Në
kuadër të pranimit të 16 vendeve në OKB, në dhjetor të vitit 1955 u pranua edhe
Shqipëria.608
Nga ana tjetër, edhe qeveria shqiptare mbështeti plotësisht vendimet e
Kongresit XX të PK të BS, vendimet për dënimin e grupit antiparti të Malenkovit,
Molotovit, Kaganoviçit, si dhe qëndrimin e qeverisë dhe udhëheqjes sovjetike ndaj
ngjarjeve në Hungari. Në këtë periudhë midis Shqipërisë dhe BS mbizotëronte
mirëkuptimi i plotë për problemet ndërkombëtare, me përjashtim të
mosmarrëveshjeve jo të hapura për çështjen jugosllave.
Reflekset e marrëdhënieve të dyzuara nuk u shfaqen vetëm në aspektin e
marrëdhënieve me jashtë, por edhe në fusha të tjera të politikës së brendshme, në
luftën e brendshme për ekzistencë midis udhëheqjes partiake e shtetërore dhe
kritikëve gjithnjë e në rritje e deri tek kundërshtarët politik. Momenti më i qartë dhe
domethënës i kësaj lufte mbetet Konferenca e Partisë e Tiranës, mbajtur në prill të
vitit 1956.
3.4. Konferenca e Tiranës, sfidë për partin shtet
Konferenca e Organizatës së Partisë të Tiranës, i zhvilloi punimet me 14 deri
më 19 prill të vitit 1956, në prag të Kongresit III të PPSH dhe afro dy muaj pas
Kongresit XX të PK të BS. Në Konferencën e Partisë së qytetit të Tiranës, u kërkua
me forcë ballafaqimi me materialet dhe vendimet e Kongresit XX, si dhe kryerja e
reformave dhe ndryshimeve në përputhje me ato të ndodhura në BS dhe vendet e tjera
të bllokut komunist.
Kongresi XX i PK te BS, u mbajt më 14 deri më 25 shkurt të vitit 1956 dhe
pati një rol ndikues në proceset e ndryshimeve që kishin filluar, si rezultat i "Kursit të
ri" të Moskës. Kongresis u vlerësuar si një ngjarje tepër e rëndësishme jo vetëm për
PK të BS, por për të gjithë Lëvizjen Komuniste Ndërkombëtare. Nga PPSH, në
punimet e kongresit, mori pjesë një delegacion me në krye Enver Hoxhën. Në kongres
u mbajtën raportet e zakonshëm “mbi aktivitetin e KQ të PK të BS” mbajtur nga
Hrushovi dhe Bulganini, si dhe raporti sekret “mbi kultin e individit dhe pasojat e tij”,
mbajtur nga N. Hrushovi.609
Në raportin sekret të Hrushovit u denoncua kulti i
individit i Stalinit dhe thelbi i tij konsistonte: në mohomin e kolegjialitetit në
udhëheqjen e partisë dhe shpërdorimin e shfrytëzimin e pushtetit në emër të KQ pa
përfillur anëtarët e Byrosë Politike; lejimin e dhunës dhe reprezaljeve masive kundër
komunistëve të ndershëm e kuadrove;610
hetimin nën presion e terror, me detyrim e pa
të drejtë për të vërtetuar akuzat për “tradhëti”, “spiunazh”, “sabotim” etj; shkeljen e
demokracisë së brendshme në parti, administrim despotik, fshehjen e të metave dhe
zbukurimin e realitetit, përkrahjen e inkurajimin e servilëve, karrieristëve dhe
mashtruesëve, si dhe “zgjidhja despotike e çështjeve në marrëdhëniet
ndërkombëtare”611.
608
Fjalori Enciklopedik Shqiptar,.....fl.781. 609
AQSH, 14/AP, MPKBS, viti 1956, D.3, fl.20-82. Raport sekret i Sekretarit të Parë të PK të BS N. S.
Hrushov Nr.225010 “Mbi kultin e individit dhe pasojat e tij”, mbajtur në Kongresin XX të PK të BS më 25 shkurt të vitit 1956. Raporti i dërguar nga KQ i PK të BS me shënimin: Të asgjesohet tre
muaj pas marrjes në dorëzim në qarqe, krahina dhe KQ të partive komuniste të republikave të
federuara. 610
Po aty, fl.20 - 36. 611
AQSH, 14/AP, MPKBS, viti 1956, D.3, fl.38.
140
Raporti dhe vendimet e këtij kongresi, shënuan kulmin e procesit të
destalinizimit të shoqërisë sovjetike, tanimë në mënyrë të hapur, pasi kishte më se dy
vite që luftohej në këtë drejtim. Vendimet nxitën ndryshime të rëndësishme në të
gjithë jetën politike, ekonomike dhe shoqërore jo vetëm në BS, por në të gjitha vendet
e bllokut komunist. Ato u konsideruan nga Hrushovi si të detyrueshme për të gjitha
vendet socialiste. Për këtë arsye, menjëherë pas kongresit filloi likuidimi nga politika
e bashkëkohësve të Stalinit. Në qershor, në prag të vizitës së Titos në Moskë, “u hoq
qafe” Molotovi, për të vijuar një vit më pas me likuidimin e grupit antiparti Malenkov
– Molotov - Voroshillov dhe Kaganoviç.
Konceptimi, zbatimi dhe realizimi i direktivave, vendimeve e qëndrimeve
sovjetike, sipas frymës së Kongresit XX u bë në mënyra të ndryshme nga parti dhe
vendet e ndryshme. Disa parti e vende si në Hungari, Poloni etj, i kuptuan e zbatuan
idetë e Kongresit XX në frymëtepër liberale, duke cënuar e venë në dyshim sistemin,
veprim i papranueshëm nga vetë Hrushovi. Ndërsa, PPSH dhe udhëheqja shqiptare
ndoqi një politikë konservatore. Nga njëra anë, u bënë deklarata solidariteti e
mbështetjeje për vendimet e kongresit e masat e ndërmarra dhe nga ana tjetër, nuk u
vu në dijeni hapur e me transparencë partia mbi kultin e individit të Stalinit ose njohja
bëhej në mënyrë selektive, duke mënjanuar analizën në frymën e kongresit. Ndërkohë,
në partitë e vendeve të tjera socialiste si në Çekosllavaki, në Poloni, në Hungari, në
Bullgari dhe në Rumani filluan të zhvilloheshin analiza të thella në ballafaqim me
vendimet e Kongresit XX, në Shqipëri nuk u ec në atë rrugë. Në BS dhe në këto
vende filloi menjëherë procesi i destalinizimit me marrjen e disa masave konkrete si:
lirimin e të dënuarëve politikë, rehabilitimin e personaliteteve të gjallë e të vdekur të
dënuar me akuza falce ose gjyqe të montuar politikisht, krijimin e lehtësirave për
shkrimtarët e artistët “për letërsi e art të lirë e të pa ndikuar nga politika”, lejimin e
largimit të fshatarësisë nga kooperativat bujqësore, në se dëshironin etj.612
Enver Hoxha, gjatë pjesëmarrjes në Kongresin XX u njoh me efektet që pati
raporti sekret tek delegatët dhe partitë e tjera komuniste, por në të njëjtën kohë ndjeu
edhe rrezikun nga denoncimi dhe demaskimi i kultit të individit të Stalini. Ai, që në
kohën e luftës kishte përqendruar në duart e tij shumë funksione njëkohësisht si:
sekretar i Përgjithshëm i Partisë, kryetar i Këshillit të Ministrave, komandant i
Përgjithshëm i Ushtrisë, ministër i Mbrojtjes, ministër i Jashtëm dhe kryetar i Frontit
Demokratik, çka tregonte për një kult individi të padiskutueshëm. Propagandimi i
figurës së tij bëhej në mënyrë të vazhdueshme me fotografi e buste kudo, me
emertime e epitete nga më të ndryshmet, duke e zhvilluar pa asnjë pengesë kultin e
përsonit të tij. Ky kult i ngritur në vite ishte nxitur e pasqyruar te të gjithë
funksionarët e lartë të partisë e të shtetit, të sigurimit dhe të ushtrisë popullore.
Privilegjet e kuadrove të larta të partisë e shtetit bëheshin gjithënjë e më të dukshme,
duke jetuar në zona të kufizuara e të rrethuara me roje e ushtarë, me përfitime të tjera
plus, ndryshe nga komunistët e thjeshtë dhe populli në tërësi.
Instalimi i sistemit stalinist, përdorimi i metodave dhe modelit stalinian,
përqëndrimi i pushtetit në duartë e veta dhe kulti i individit e miti që po ngrinte Enver
Hoxha, u shoqërua me spastrime të mëdha për të gjithë kundërshtarët politik, nxiti dhe
kultivoi klane të ndryshme brenda partisë, si dhe luftën e pandërprerë për pushtet.
Rezultat i kësaj lufte dhe i këtij modeli, ishte metoda e likuidimit të kundërshtarëve
politik të pushtetit. Vetëm gjatë viteve 1948 - 1955 u likuiduan 14 nga 39 anëtarët e
Komitetit Qendror të Partisë dhe 32 nga 109 deputetët e Asamblesë Kushtetuese, si
612
Ana Lalaj. "Konferenca e Partisë e Tiranës, një pranverë e dështuar e së majtës" , Studime Historike,
Nr.1-2, Tiranë 2009, fl.113.
141
dhe u përjashtuan nga partia rreth 12.000 anëtarë.613
Metoda e spastrimeve
gjithëpërfshirëse, për të vendosur sundimin personal të padiskutushëm ishte e
ngjashme me praktikën e përdorur ndër vite nga Stalini.614
Për këto shkaqe dhe jo
vetëm, Shqipëria nuk u përfshi në procesin e destalinizimit.615
Megjithë masat censuruese ndaj vendimeve të Kongresit XX, intelektualët,
komunistët e kuadrot, nuk mund të mos njiheshin me jehonën e frymën e këtij
kongresi, nëpërmjet radiove, shtypit dhe mjeteve të tjera të komunikimit me vendet
socialiste. Pikërisht kulti i individit i Stalinit dhe marrëdhëniet me Jugosllavinë do të
bëheshin kali i betejës i udhëheqjes shqiptare dhe personalisht i Enver Hoxhës, për të
ruajtur e forcuar pushtetin, si dhe të politikës staliniste të ndjekur me konsekuencë
deri në atë kohë. Por në këtë periudhë edhe situata ekonomike në vend paraqiste
vështirësi shumë serioze. Planifikimi e zhvillimi ekonomik realizohej duke u
mbështetur tërësisht në kreditë e siguruara nga BS dhe vendet e tjera të Evropës
Lindore. Në sektorët kryesor të ekonomisë, në industri, në bujqësi etj, nuk
realizoheshin planet e përcaktuara. Tregu kishte mungesa të theksuara në furnizim,
për shkak se çdo gjë importohej, ndërsa mallrat e vendit në treg nuk plotësonin
nevojat e popullit.616
Heqja e triskave për veshmbathjen solli ngritjen e çmimeve.
Niveli i jetesës i punëtorëve dhe fshatarësisë, si dhe shërbimet ishin shumë të ulëta.
Gjendja e fshatarësisë ishte akoma më e vështirë dhe normat e prodhimit që i
dorëzoheshin shtetit ishin shumë të larta. Ekonomia, rëndohej gjithënjë e më shumë
nga numri i shtuar i efektivave të ushtrisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Masat e ndërmarra nga udhëheqja, në përgjigje të “Kursit të Ri” të Moskës dhe
vendimevetë Kongresit XX, jo vetëm ishin gjysmake e sipërfaqësore, sepse nuk i
zgjidhën problemet e vështirësitë. Përkundrazi u thelluan më tej shqetësimet
ekonomike, privilegjet e kuadrove të larta të partisë e të shtetit po bëheshin gjithënjë e
më të dukshme, numri i të burgosurëve po shtohej dhe shumë qytetarë rrezikonin me
largim nga vendi ose largoheshin nga Tirana si të “rrezikshëm”, sipas përcaktimeve të
Komisionit të Internim Dëbimeve, i krijuar enkas për këtë qëllim. U rritën dënimet
arbitrare dhe gjurmimet e njerëzëve të dyshimtë ose që dëgjonin radiotë e huaja, si
dhe u shtua heshtja e mjeteve të informimit për zhvillimet politike në vendet e tjera.
Të gjitha këto probleme u shoqëruan me ngurrimin për të njohur partinë dhe popullin,
në mënyrë të hapur, me materialet e Kongresit XX.
Disa përpjekje, për njohjen me këto materiale u bënë nga ana e udhëheqësit
kryesor, Enver Hoxha. Në mbledhjen e Byrosë Politike të datës 29 shkurt dhe të
Plenumit të KQ më 2 mars të vitit 1956, ai informoi mbi zhvillimin e punimeve të
Kongresit XX dhe raportin sekret të mbajtur nga Hrushovi.617
Në Plenum, Enver
Hoxha mbajti raportin e delegacionit të KQ të PPSH që mori pjesë në punimet e
Kongresit XX të PK të BS. Në raport përshkruhet “përshtypja jashtzakonisht e
madhe” që kishte berë kongresi, për nivelin e lartë të zhvillimit të punimeve, trajtimit
të situatës ndërkombëtare, të politikës ekonomike me prioritet industrinë e rëndë, të
unitetit në parti etj. Në pjesën e fundit të raportit, lidhur me kultin Stalinit, e quajti një
çështje delikate dhe porositi që kjo të mbetej me dyer të mbyllur. “Mbyllni defteret
613
Valentina Duka. Historia e Shqipërisë,.....fl.254. 614
Arshi Pipa. “Stalinizmi shqiptar”, Tiranë, IKK, 2007, fl.158. 615
Elez Biberaj. “Shqipëria në tranzicion”(Rrugë e vështirë drejt demokracisë 1990-2010),Tiranë,
Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, 2011, fl.49. 616
Ana Lalaj. "Konferenca e Partisë e Tiranës.....",fl.110. 617
AQSH, F. 14/AP, viti 1956, D.34, fl.1-22. Proces verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të
PPSH më 29 shkurt 1956.
142
dhe kalemat i fusni në xhep dhe mos mbani asnjë shënim”618, ishte porosia e tij për
anëtarët e plenumit. Ndërsa, në aktivin e partisë të qytetit të Tiranës, në mars të vitit
1956 Enver Hoxha foli gjatë mbi zhvillimin e punimeve të Kongresit XX. Ai, në
fjalën e tij të mbajtur në aktiv, e vlerësoi kongresin “ngjarje të madhe historike” për
ndërtimin e socializmit, zhvillimin ekonomik, bashkekzistencën paqësore etj. Me
shumë hollësi u trajtuan çështjet ekonomike të BS, plani i gjashtë pesëvjeçar,
mekanizimi i bujqësisë, kostoja e prodhimit, ecuria e kolkozeve, edukimi i brezit të ri
etj. Ndërsa, më në fund u ndal për kultin e individit dhe problemin jugosllav, dy nga
çështjet sensitive. Kulti i individit, u trajtua teorikisht, u vlerësuan anët pozitive të
Stalinit, në luftën kundër trockizmit dhe ndërtimit të socializmit. Ndërkohë për
Jugosllavinë, Enver Hoxha veçoi se edhe në këtë vend luftohet me këmbëngulje të
shkohet në socializëm.619
Në disa artikuj të gazetave “Zëri i Popullit”, “Bashkimi” dhe revistës “Rruga e
Partisë”, udhëheqës si Rita Marko, Liri Belishova, Fadil Paçrami etj, duke zbërthyer
materialet e Kongresit XX deklaronin se në PPSH janë “zbatuar normat leniniste”,
“nuk ka ekzistuar kulti i individit dhe vendimet janë marrë kolegjialisht”, se në
marrëdhëniet me “Jugosllavinë nuk ka pasur rezerva” etj. Më 15 prill, një ditë para
Konferencës së Tiranës, Enver Hoxha botoi në gazetën “Zëri i Popullit” artikullin disi
provokativ “Marksizëm - Leninizmi na mëson se populli është krijuesi i historisë”620.
Në artikull “dënohej” kulti i individit, si domosdoshmëri “për vendosjen e
kolegjialitetit si parim udhëheqës të partisë”, ku “çdo anëtar partie të kuptonte se në
parti nuk mund të ketë frikë” dhe në formë “autokritike” nënvizonte se “në mjaft raste
janë dhënë dënime me akuza të fryra deri në Kongresin I të Partisë” dhe se nuk ishte i
nevojshëm “ashpërsimi i luftës së klasave” etj621
.
Mënyra e trajtimit në veprimtaritë e ndryshme politike dhe në shtyp,
deklarimet e ndryshme, qoftë dhe teorike e në përgjithësi, si dhe porositë e dhëna në
plenum e masat e marra, tregojnë për rezervat, frikën e pasigurin që shkaktoi te
udhëheqja shqiptare kulti i individit i Stalinit. Por nga ana tjetër, situata e krijuar u
shfrytëzua gjerësisht nga kritikët, si motiv për vijimin e reformave, në pritje për një
analizë të thellë në frymën e Kongresit XX, ashtu siç veprohej në vendet e tjera
socialiste. Duhet thënë se nxitje për shumë njerëzë ishte edhe artikulli i Enver
Hoxhës, i cili parimisht dhe teorikisht kritikonte me forcë kultin e individit në
përgjithësi, si dhe motivonte kritikën pa frikë. Nga ana tjetër, përpjekjet për
vazhdimin e stalinizmit, lëkundjet e hezitimet e Enver Hoxhës për destalinizimin e
jetës, masat sipërfaqësore të marra në këtë drejtim, krijuan pakënaqësi, kundërshti,
pikëpyetje, si dhe inkurajuan kritikët e ndryshëm ndaj udhëheqjes partiake e
shtetërore.
Zhvillimi i punimeve të Konferencës së Partisë së Tiranës, u karakterizua nga
disa momente, të cilat e bënë atë një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e
PPSH.
Raporti i mbajtur në konferencë nga sekretarja e parë e Komitetit të Partisë
Fiqiret Shehu, nuk bëri analizë e ballafaqim me vendimet e Kongresit XX dhe me
618
Ana Lalaj. Pranvera e rrejshme e ’56, Tiranë, INFDOTUES, 2015, fl.112. (Për më gjërë shih:
AQSH, F. 14/AP, viti 1956, D.24, fl.15. Proces verbal i mbledhjes së Plenumit të KQ të PPSH më 2
mars 1956. Raporti i delegacionit të KQ të PPSH që mori pjesë në punimet e Kongresit XX të PK të
BS). 619
AQSH,F. 14.AP/2, OU, viti 1956, D.6, fl.2-18. Fjala e Enver Hoxhës në Aktivin e Partisë të Qytetit të
Tiranës, më 13 mars 1956, mbi zhvillimin e punimeve të Kongresit XX të PK të BS. 620
Gazeta.“Zëri i Popullit”, 15 prill 1956. 621
Po aty.
143
frymën e ndryshimeve. Në raport nuk u bë analizë për varfërinë, për kultin e individit,
për dhënien llogari para zgjedhsëve, për jetën e brendshme të vetë komitetit e byrosë
së partisë, për formalizmin në parti etj622
. Një trajtesë e tillë e zakonshme dhe rutinore
solli zhgënjimin e delegatëve, të cilët prisnin diçka tjetër.
Delegatët e kompensuan “varfërinë” dhe frymën e raportit me pyetje të
panumërta. Ata, në emër të organizatave që përfaqësonin, në emër të tyre dhe ndonjë
anonim, bënë pyetje të shumta për probleme të mëdha shqetësuese që nuk i përkitnin
vetëm organizatës së partisë të Tiranës, por të gjithë partisë dhe organeve udhëheqëse
të saj dhe nuk u pasqyruan në analizën e organit më të lartë partiak të kryeqytetit.
Rëndësia e problemeve të ngritura, del më mirë në pah me njohjen e karakterit të
pyetjeve që vërshuan në këtë konference. Në seancën e parë të konferencës pyetën
109 persona e subjekte (nga të cilët 89 personalisht, 7 në emër të organizatave bazëtë
partisë dhe 13 anonim) dhe në tërësi bënë 260 pyetje të karaktereve nga më të
ndryshmet.623
Pyetjet më të shumta, u përqendruan mbi veprimtarinë e Byrosë Politike, të
KQ dhe udhëheqjes së partisë dhe në tërësi për aspekte të ndryshme të veprimtarisë
parti – shtet.624
Ato u përqendruan: në mungesën e një pune të organizuar për njohjen
e vendimeve të Kongresit XX dhe zhvillimin e analizës në parti në frymën e tyre; mos
njohjen e organizatave bazë të partisë me kultin e individit të Stalinit dhe me
materialet mbi analizat e zhvilluara nga partitë e vendeve të tjera socialiste;625
mungesën e trajtimit të këtyre problemeve nga shtypi, radioja, Agjencia Telegrafike
Shqiptare etj, botimi i tyre me shkurtime, duke hequr ato pjesë ku flitej për kultin e
Stalinit ose transmetimi i tyre në radio dhe mungesa e pasqyrimit në shtypin e
shkruar;626
ngadalësinë e përmirësimit të marrëdhënieve me Jugosllavinë dhe
mungesën e vullnetit për rishikimin e qëndrimit të KQ ndaj grupeve antiparti të
goditur më parë të Koçi Xoxes, të Tuk Jakovës, të Bedri Spahiut etj. Nëpërmjet
pyetjeve, u kërkua shtyrja e Kongresit III të PPSH, duke bërë më parë analizën në
frymën e Kongresit XX të KQ të PK të BS. Disa nga pyetjet më interesante lidhur me
këto probleme: Aleks Jatru, përse KQ i partisë sonë nuk nxorri konkluzione nën
frymën e Kongresit XX të PK të BS, lidhur me të metat e punës tonë, siç bënë partit
komuniste të vendeve të tjera?; përse nuk është sqaruar partia plotësisht në mënyrë të
organizuar mbi PKJ”; Anonim, partia akoma nuk është sqaruar në dritën e fakteve të
reja, mbi çështjen e Koçi Xoxes, pse e vonon KQ një çështje të tillë?; a është përdorur
metoda e bindjes kundër Tuk Jakovës?; si ka mundësi që shoku Rita Marko shkruan
në “Zëri i Popullit” që normat leniniste në partinë tonë janë zbatuar plotësisht kur
kishte dalë fjalimi i shokut Hrushov?; si është çështja e kultit të individit tek ne, në
Byronë Politike e në KQ; Ibrahim Zverku, si shpjegohet që KQ nuk ka mbajtur
qëndrim zyrtar ndaj problemit jugosllav, pse në marrëdhëniet me Jugosllavinë po ecet
kaq ngadal?; a nuk do të ishte e drejt që fjalimi i Hrushovit në Kongresin e XX t’u
njoftohej organizatave të partisë?; a do të ishte e drejt që çështjet që shtrojë Kongresi i
XX të shtroheshin e diskutoheshin dhe kështu KQ do të ishte më i përgatitur për
Kongresin e III? Nesti Zoto, pse partia jonë nuk bëri një analizë për të gjitha çështjet
në dritën e vendimeve të Kongresit XX, siç kanë bërë partit e tjera?, si shikohen nën
dritën e Kongresit XX masat e marra kundër Tuk Jakovës dhe Bedri Spahiut?, pse
622
AQSH, F. 14/AP/2, viti 1956, D.1/1, fl.113-139. Proces verbal i mbledhjes së Konferencës së Partisë
të Tiranës, seanca e parë, hapja e mbledhjes dhe pyetjet mbi raportin e paraqitur, më 14 prill 1956. 623
Po aty. 624
Ana Lalaj. "Konferenca e Partisë e Tiranës.....",fl.116. 625
AQSH,F. 14/AP/2, viti 1956, D.1/1, fl.121. 626
Po aty, fl.177.
144
shtypi heziton të botoi material të rëndësishme mbi analizat që kanë bërë plenumet e
KQ të vendeve të demokracive popullore? Organizata e Institutit Pedagogjik, KQ i
partisë a ka mbajtur ndonjë qëndrim në lidhje me grupet e ndryshme që janë goditur?
Kalo Seferi, lidhur me Bedri Spahiun dhe Tuk Jakovën si mund të shpjegohet kjo
masë kaq e rëndë që është marrë karshi tyre. Anonim, dua të skjarohem në lidhje me
Kristo Themelkon që u ul për lidhjet me jugosllavët, tani del se mos duhet hequr
akuzat? Elisabeta Mullisi, pikëpamja e Tukut e Bedriut a i ka sjell dëme material
shtetit, pse nuk është skjaruar në shtyp përjashtimi i tyre dhe pikëpamjet e tyre?; Fejzo
Bino, me ç’ autorizim Liri Belishova ka thënë që BS bënë politikë me Titon dhe se
Titua ka një dorë në bakllava dhe një dorë në revani?627
.
Mjaft pyetje, u përqendruan mbi veprimtarinë e jetën e bredndshme të partisë,
konkretisht për mungesën e kritikës e të autokritikës dhe të punës kolegjiale; për
kultivimin e kultit të individit sidomos të Enver Hoxhës dhe dobësimin e demokracisë
së brendshme; për shkëputjen e udhëheqjes, ministrave dhe qeveritarëve nga jeta e
prodhimi, qëndrimi i tyre larg njerëzëve, si dhe përdorimi i automjeteve shtetërore
jashtë destinacionit dhe për probleme familjare e personale.628
Disa pyetje të këtij
karakteri:Mumtaz Shehu, pse nuk ka një kritikë konkrete për punën e shokëve ministra
dhe anëtar të KQ, si dhe për kuadrot e tjerë kryesor?; a ka raste që njerëzitë që kanë
kritikuar shokë me përgjegjësi të jenë përsekutuar? Nesti Zoto, cili është shkaku që
rrogat e shumë funksionarëve të lartë të partisë e shtetit u ngritën, ndërsa të
punonjësve ose nuk u luajtën ose u ulën?, a e di KQ disnivelin e madh që ekziston
midis jetës që bëjnë udhëheqësit e partisë e të qeverisë dhe jetës së masave
punonjëse?629
Një pjesë e pyetjeve, bënin fjalë për ekzistencën e frikës dhe të ndrojtjes për të
shprehur hapur mendimet; për familjaritetin e sëmurë dhe zgjedhjen në KQ të shumë
anëtarëve të të njëjtës familje, me lidhje familjare, krushqie e farefisnore, si dhe
dërgimin e të njëtëve njerëzë në përbërjen e delegacioneve që shkonin jashtë shteti;
për tendencën e sektorëve e të mjeteve të agjitacionit dhe të propagandës në parti e në
shtyp, për zbukurimin e gjendjes, shmangijen e kritikave për çështje të rëndësishme,
sidomos kur bëhej fjalë për dikasteret e larta, si dhe llustrimin e jetës e të gjendjes
ekonomike, duke e paraqitur si fushë me lule.630
Disa pyetje, bënin fjalë mbi
mungesën e respektimit të ligjshmërisë nga organet e Ministrisë së Punëve të
Brendshme dhe mungesën e bazës ligjore për dëbimin e largimin e qytetarëve nga
Tirana. Disa nga pyetjet më të spikatura, lidhur me këtë çështje: Anonim, në KQ nuk
përjashtohet mundësia të mos këtë kritikë e autokrotikë, pasi shumë janë të lidhur
njëri me tjrtrin, p.sh. Enveri - Nexhmija, Mehmeti - Fiqereti, Liria - Maqo, Hysniu –
Vitua - motra e Piros, Pilua me motrën e Manushit etj?; Vasil Prifti, çfarë ka bërë
komiteti i partisë për mbrojtjen e ligjëshmërisë socialiste. Kam marrë vesh se
komunisti Agron Frashëri është lajmëruar të largohet nga Tirana, si është kjo dhe a e
di komiteti i partisë?; Iliaz Ahmeti, a ka tradit që të zgjidhën në KQ 2 - 3 nga një
familje?, i kujt është gabimi për përjashtimin nga partia të shokut Dali Ndreut?;
Organizata e redaksis “Bashkimi”, ka një tendencë të vazhdueshme për të zbukuruar
627
AQSH, F. 14/AP/2, viti 1956, D.1/1, fl.114-115. Vijim i proces verbalit të mbledhjes së Konferencës
së Partisë të Tiranës, seanca e parë, hapja e mbledhjes dhe pyetjet mbi raportin e paraqitur, më 14
prill 1956. 628
Po aty, fl.179. 629
Po aty, fl.114-115. 630
AQSH, F. 14/AP/2, viti 1956, D.1/1, fl.179. Vijim i proces verbalit të mbledhjes së Konferencës së
Partisë të Tiranës, seanca e parë, hapja e mbledhjes dhe pyetjet mbi raportin e paraqitur, më 14 prill
1956.
145
realitetin dhe shtypi i shmanget kritikës mbi çështje të rëndësishme sidomos kur kanë
lidhje me dikasteret qendrore? Kopi, Hasaf, Koçiu, Qemali (të Ministrisë së
Brendshme), mbi ç’baza ligjore është bërë dëbimi i familjeve nga Tirana? Aleks Jatru,
në vetë KQ shumë shokë janë burr e grua, përse nuk shikohet ky problem në
udhëheqjen e partisë pasi influencon në zhvillimin e kritikës e të autokritikës?;
Anonim, si është zbatimi i ligjëshmërisë dhe puna e organeve të sigurimit qoftë mbi
partinë qoftë në raport me qytetarët?631
.
Pyetjet mbi gjendjen e shqetësimet ekonomike zinin një vend të rëndësishëm
në punimet e konferencës. Ato, lidheshin me varfërinë e popullit dhe përcaktimin e
shkaqeve të vërteta të saj; me mungesën e furnizimit të tregut me ushqime; me rritjen
e rrogave të funksionarëve shtetërorë e partiakë dhe mbetjen në vend ose uljen e
rrogave të punonjësëve; me disnivelin e madh midis jetës së udhëheqjes së partisë e të
qeverisë e të jetës së masave punonjëse,632
për ekzistencën e privilegjeve të
drejtuesëve dhe mungesën e zbatimit të ligjeve njësojë për të gjithë, furnizimin e tyre
me “bllok” në kushtet e mungesës së furnizimit të tregut, si dhe për trajtimin e
diferencuar në shërbimin shëndetësor, në çerdhe etj.633
Disa nga pyetjet më tipike:
Organizata e Shkollës së Partisë, a ka papunësi në Tiranë dhe ç’bëhet për sistemimin
e tyre dhe në Tiranë ka patur vazhdimisht mungesa për furnizimin e ushqimeve të
garantuara? Andon Andoni, janë marrë masa disiplinore për shokë që janë martuar me
bija kulakësh, a do të qëndrojnë masat në fuqi?; dyqanet që furnizojnë udhëheqësit a
do të qëndrojnë akoma? Organizata e partisë ePoliteknikumit “7 nëntori”, heqja e
pjesshme e triskave u popullarizua si sukses ekonomik, kurse Liri Belishova në
artikullin e revistës “Rruga e Partisë” e trajton edhe shtërngimin e rrypit?; a ka analizë
komiteti i partisë për jetën private të funksionarëve që nuk japin shembullin përsonal?
Bedri Dedja, pse disa qëndra e institucione japin rroga personale dhe shpërblime si
Ministria e Arsimit, ndërsa institute të larta e kinostudioja nuk e japin? Iliaz Ahmeti,
ç’farë mund të blejë një puntor ose nënpunës me 2500, 3000, 4000 lekë në muaj?
Vasil Prifti, pse gratë dhe pjestarët e tjerë të familjeve të shokëve që janë funksionar
furnizohen me triska buke dhe ushqime te kategorisë C?; Nesti Zoto, cili është shkaku
që rrogat e shumë funksionarëve të lartë të partisë e shtetit u ngritën, ndërsa të
punonjësve ose nuk u luajtën ose u ulën?, a e di KQ disnivelin e madh që ekziston
midis jetës që bëjnë udhëheqësit e partisë e të qeverisë dhe jetës së masave
punonjëse?,634
KQ i PPSH a e njeh gjendjen e varfëruar të popullit dhe pse nuk i
tregon hapur shkaqet e verteta?, Anonim, a nuk mjafton që dhe funksionarët tanë të
mjaftohen me rrogat që marrin, a është e tepruar që të marrin ushqim të garantuar sa
duan dhe të mbajnë guzhinier me lekët e qeverisë”635;
Në tërësi, pyetjet treguan mungesën e transparencës dhe hezitimin e KQ të
partisë, për t’i njohur organizatat e partisë, komunistët dhe popullin me direktivat e
vendimet e ndryshimeve të PK të BS, të cilat lidheshin me jetën dhe veprimtarinë e
tyre. Një metodë pune e tillë e mbyllur nxiti opinione të ndryshme dhe pikëpyetje, të
cilat u shfaqën me forcë të madhe në konferencë.
Përgjigjet e pyetjeve nga referuesja, në emër të Komitetit të Partisë dhe
sidomos nga Beqir Balluku anëtar i Byrosë Politike dhe ministër i Mbrojtjes, si i
631
AQSH, F. 14/AP/2, viti 1956, D.1/1, fl.179. 632
Po aty, fl.11. (Shih: AQSH, F. 14/AP, Viti 1956, D.1/1, fl.114-115). 633
Po aty. 634
Po aty. 635
AQSH, F. 14/AP, viti 1956, D.1/1, fl.11. (Për më tepër shih: AQSH, F. 14/AP, viti 1956, D.1/1, fl.114-
115).
146
deleguar i KQ, lanë shumë për të dëshiruar. Në një konferencë tepër të zakonshme dhe
pa “nervin” e duhur, i deleguari dhe udhëheqja u gjendën të befasuar, përpara
problemeve e shqetësimeve shumë të rëndësishme e shqetësuese të parashtruara nga
delegatët. Me një nivel intelektual nën atë të pjesëmarrësve, Beqir Balluku i’u përgjigj
pyetjeve në mënyrë standarde se “ vija e partisë ka qenë e drejtë dhe e pagabueshme”,
se “partia i ka zbatuar normat leniniste”, se në KQ “nuk ka pasur kult të individit siç
ka pasur në BS”, se “ vendimet janë marrë kolegjialisht”, se nuk ka pasur “asnjë
rezervë ndaj Jugosllavisë” dhe se nuk ishte bërë “asnjë shkelje ndaj të dënuarëve
politikë si Koçi Xoxe, Tuk Jakova, Bedri Spahiu” etj.636
Mungesën e botimeve të
materialeve mbi kultin e individit dhe të analizave të partive të vendeve të tjera, e
justifikoi me faktin se nuk ishte e nevojshme të botohej çdo material nga partitë e
tjera, ndërsa kritikat për disnivelin e jetesës së udhëheqjes u konsideruan si “gjëra të
vogla”, “kuriozitete”, të cilat sipas të deleguarit nuk përbënin shqetësim për
konferencën etj.637
Papërgjegjëshmëria, konformizmi dhe niveli i ulët në trajtimin e
pyetjeve nga përfaqësuesi i Komitetit Qendror shkaktoi pakënaqësi, zhurmë, por disa
herë dhe të qeshura në sallë.638
Ndërhyrja urgjente e Enver Hoxhës, për ndryshimin e situatës së “rrezikshme”
të krijuar në konferencë. Duke qënë të paaftë për qetësimin e gjendjes, si nga i
deleguari dhe udhëheqësitë e tjerë pjesëmarrës (në Konferencë merrte pjesë e gjithë
udhëheqja me përtjashtim të Enver Hoxhës), atëherë për situatën serioze të krijuar u
njoftua Enver Hoxha. Më datën 15 prill të vitit 1956, ditën e dytë të zhvillimit të
punimeve në seancën e pasditës, Enver Hoxha mori pjesë personalisht në konferencë.
Gjatë pasditës, ai ndoqi taktikën e “karrotës dhe kërbaçit”, duke u treguar i
përmbajtur, duke i “qetësuar” delegatët. Ai bëri “autokritikë” që KQ nuk kishte
analizuar veprimtarinë e tij në frymën e Kongresit XX, për mos vënien në dijeni të
partisë për kultin e individit të Stalinit, si dhe parashtroi nevojën e heqjes të disa
privilegjeve për anëtarët e KQ të partisë. Nga ana tjetër, me autopyetje e përgjigje ai
evidentoi personat më aktivë dhe “argumentoi” se kult të individit kishte pasur e do të
kishte, por u justifikua se në konferencat e zhvilluara më parë nuk kishin dal
probleme, përkundrazi sipas tij më shumë probleme kishte ngritur vetë udhëheqja, si
dhe vlerësoi si të metë mos botimin e fjalimeve të udhëheqësve të vendeve të tjera
socialiste për kultin e individit.639
Sipas tij, kulti i individit nuk kishte vend në KQ,
sepse vendimet ishin marrë kolegjialisht, ndërsa pohoi se ka pasur ekzaltime të
personit të tij si shkrime emrash, ndërtime bustesh kudo, ekspozime fotografish,
përdorim epitetesh si “gjenial”, “i ndritur” etj.640
Ndërsa nuk pranon ekzistencën e
kultit të individit në udhëheqje, në KQ, pohon se poshtë në bazë ka pasur dhe ka gjëra
të tilla. “Ka drejtorë që pushojnë njerëz pa të drejtë, marrin masa arbitrare, hedhin
shqelma, ka sekretarë organizatash bazë që sillen në mënyrë arrogante, ka edhe shokë
ministra që nuk sillen mirë me punonjësit, ka sekretarë partie që nxehen, bëhën
nervoz”641 etj.
Mungesen e analizës në parti në frymën e Kongresit XX, Enver Hoxha e
636
AQSH,F. 14/AP/2, viti 1956, D.1/1, fl.145-154. Përgjigjet e pyetjeve të bëra nga delegatët, në
seancën e dytë të Konferencës së Partisë të qytetit të Tiranës, më 14 prill 1956. 637
po aty, fl.151. 638
Ana Lalaj. "Konferenca e Partisë e Tiranës.....", fl.117. 639
AQSH,F. 14/AP/2, OU, viti 1956, D.1/2, fl.387,388. Fjala e Enver Hoxhës në Konferencën e Partisë
të qytetit të Tiranës për dhënie llogari e zgjedhje, më 15 prill 1956. 640
po aty, fl.391. Fjala e Enver Hoxhës në Konferencën e Partisë të qytetit të Tiranës për dhënie llogari
e zgjedhje, më 15 prill 1956. 641
po aty, fl.391,392.
147
motivoi me nevojën e ruajtjes nga shabllonizmi dhe se një gjë e tillë do të bëhej para
Kongresit III të Partisë. Sipas tij, "kur nuk gabon s’ bëhet autokritikë". Disa parti të
vendeve të tjera, bënë autokritikë sepse kishin gabuar, si në rastin e partisë hungareze,
ku komploti i Rajkut ishte i kurdisur nga Beria, duke e dënuar me pa të drejtë, ndërsa
Koçi Xoxe dhe krimet e tij nuk u kurdisen nga Beria, përkundrazi "fraksioni antiparti i
Koçit kishte filluar pa ardhur Beria në pushtet"642
. Prandaj sipas Enver Hoxhës,
vendimet për dënimin e Koçi Xoxes, Tuk Jakovës, Bedri Spahiut etj, kishin qenë të
drejta dhe për rrjedhojë nuk kishte nevojë për autokritikë.
Lidhur me Jugosllavinë, përveç konfirmimit të përpjekjeve për përmirësimin e
marrëdhënieve, Enver Hoxha e quajti të gabuar përzierjen e çështjes jugosllave me
veprimtarinë e Koçi Xoxes, sepse ai ishte armik i popullit shqiptar dhe atij
jugosllav.643
Duke i ndarë këto dy çështje, për herë të parë ai kërkonte të provonte se
vendimet për Koçi Xoxen ishin të "faktuara e të merituara dhe nuk lidheshin me
problemin jugosllav“, duke u përpjekur të motivojë mos rehabilitimin e tij e të tjerëve
të dënuar si titist. Ndërsa Mehmet Shehu, më vonë do të shkonte më tej në
argumentimin e këtij qëndrimi. Sipas tij, një situatë afër me kultin e Stalinit në PPSH
kishte ekzistuar vetëm në kohën e Koçi Xoxes, ku partia ishte vënë nën kontrollin e
sigurimit dhe kur në çdo organizatë partie kishte rrjet sigurimi.644
Synimi ishte që
edhe kulti i individit t’i faturohej Koçi Xoxes dhe të tjerëve, për të tërhequr
vëmendjën nga vetja dhe për të përligjur dënimet e rënda ndaj tyre.
Ditën e dytë të konferencës, Enver Hoxha kaloi në sulm ndaj formuluesëve të
pyetjeve bezdisëse dhe diskutantëve kritikues të një dite më parë, duke u bërë
biografinë, duke u përmendur ligjin dhe drejtësinë e partisë që do të vepronte, duke i
vënë njërin kundër tjetrit dhe duke i akuzuar si “armik kundër partisë”, “grup
antiparti” etj645
, si dhe duke goditur çdo mendim kritik të shfaqur nga delegatët. Në
fjalën e tij, Enver Hoxha përmendi me emra delegatët kritikues, duke i etiketuar si të
pirë, që flisnin kundër partisë nga legata jugosllave, të papërgjegjshëm dhe në
përfundim i klasifikoi si armiqë, duke deklaruar se “armiqtë e partisë nuk mund t’i lejojmë të veprojnë kështu”. Disa nga parashtrimet dhe etiketimet më tipike, nga
diskutimi i Enver Hoxhës: “Ashtu si ju i u bëni udhëheqjes pyetje nga salla edhe unë
do t’ju bëjë pyetje disa shokëve shumë të zellshëm që t’i shpjegojnë konferencës pse
dhe ç’i shtyri ata që të sulmonin udhëheqjen në tërësi? Dua të pyes ata “luftëtarët e
vërtet” të demokracisë që folën këtu, athere vihet pyetja cila është arsyeja shoku Vahit
Demi që të shtyri të ngutesh kaq shumë dhe të akuzosh udhëheqjen e partisë, të
hidhësh këtu dhe t’i thuash konferencës në mënyrë misterioze pse nuk u shtyp nga ne
artikulli i Ohabit?* Ç’i shtyri këta shokë (është fjala për Vangjush Vinçanin dhe Nesti
Zoton - E. M) që të nguten kaq shpejt dhe t’i kërkojnë llogari udhëheqjes që ç’po
ngjet tek ne në mënyrë misterioze? Ç’e shtyri atë (Vangjush Vinçanin - E.M) që të
thotë të rishikohet çështja e Tukut dhe pse nuk ka folur për këtë kur u shtrua kjo
çështje dhe të thoshte që athere se nuk ishte dakord? Nuk jam dakord me Vangjush
642
Po aty, fl.389. 643
Po aty, fl.390. 644
AQSH, F.14/AP/2, viti 1956, D.7, fl.8,14. Proces verbal i mbledhjes së aktivit të organizatës partisë
për Qytetin e Tiranës më datën 14 qershor 1956, për punimin e rezolucionit të Kongresit III të
PPSH. 645
Ana Lalaj. "Konferenca e Partisë e Tiranës......", fl.120. *Eduard Ohabi - pas vdekjes së Boleslav Bierutit u zgjodh sekretar i parë i Partisë Puntore të Bashkuar
Polake (mars-tetor të vitit 1956), kryetari Këshilli të Shtetit të Polonisë, më 1948-1968. Pas
Kongresit XX të PK të BS u mblodh plenumi i KQ të kësaj partie, në të cilin u shpreh hapur
pakënaqësia kundër BS. Ohabi mbështeti destalinizimin dhe urdhëroi shtypjen e revoltës në Poznan,
në qershor të vitit 1956.
148
Vinçanin, i cili kërkon të rishikohet çështja e Tuk Jakovës. Ju mund t’a rishikoni
shoku Vangjush është çështja tuaj. KQ bile është treguar zemërgjër me Tuk Jakovën e
Bedri Spahiun dhe megjithatë prap Tukun nuk e përjashtoi nga partia, por organizata
bazë e përjashtoi dhe mirë bëri”. Po Nesti Zoton ç’e shtyri që t’i kërkonte llogari në
emër të organizatët bazë? Erdhi në tribunë shoku Iliaz Ahmeti dhe përsëri filloi atakun
frontal kundër udhëheqjes dhe tha se KQ interesohet më shumë për kriminelët e luftës
se sa për oficerët. A kujtojnë këta shokë se do t’i lëmë këto gjëra të kalojnë kështu?
Iliaz Ahmet bënë edhe llogari se në KQ, 18 veta janë të lidhur familjarisht me njëri
tjetrin…këtë gjë akoma nuk e ka thenë “Zëri i Amerikës”. Ata kanë gabuar në llogarit
e tyre, ata dikush i ka shtyrë në këtë punë. Ju që po flisni këtu si bilbila mos mendoni
vallë se konferenca do t’u lejojë të kaloni aq kollaj këtej? Të flas tani një çikë për
sekretarin shokun Niazi Jaho…ai me ballancën e tij i peshoi fjalët e shokut Beqir Balluku. Shoku Vangjush e di mirë se armiku mund të kullandriset më lehtë me
element oportunist si Tuk Jakova, kurse me udhëheqjen marksiste - leniniste e ka
kufirin te thana. Mund të grijë një farë Hulusi Spahiu në legatën jugosllave dhe pasi
pin e bëhet xurxull fletë kundër partisë; Po në qoftë se Nesti Zotos nuk i mbushet
mendja që nuk po ecet shpejt në përmirësimin e marrëdhënieve (është fjala për
Jugosllavinë - E. M) duhet të thotë se ç’duhet bërë më shumë. Çfarë t’i analizojë KQ
Manol Konomit? Ai 7 herë ka kërkuar dorëheqje nga detyra e rëndësishme e ministrit
të Drejtësisë; Ose të marrim Abedin Shehun. Ai me shokë ka dashur të godasin
udhëheqjen, unitetin e partisë; Vallë të gjithë komunistëtë e Shqipërisë janë kaq
budallenj dhe jo “të zgjuar” si thonë Iliaz Ahmeti, Nesti Zoto, Vehib Demi? Duhet të
vendos konferenca se si të shkojnë ata në organizatat bazë dhe të mësojnë se si të
bëhet kjo ngjarje një mësim i madh për të gjithë partinë”646.
Në vijim të kësaj direktive, në konkluzionet e konferencës u përcaktuan në
pozita thellësisht armiqësore kundër partisë: Pëllumb Dishnica, Hulusi Spahiu, Pajo
Islami, Niazi Jaho, Nesti Zoto, Vehip Demi, Peço Fidhi, Ihsan Budo, Iliaz Ahmeti,
Vangjush Vinçani etj. U rekomandua që çështja e tyre të gjykohej në mënyrë të
posaçme nga organizatat bazë përkatëse.647
Krahas vijimit të konferencës, më 17 prill u mblodhë Byroja Politike, në të
cilën delegatët kritikues u cilësuan “element kundër partisë”, “komplotist”,
“fraksionist” dhe të “nxitur nga armiku i jashtëm”648. Në mbledhje u evidentuan si të
“krimbur instruktorët e Drejtorisë së Agipropit me në krye Vangjush Vinçanin dhe në
krah të tij Muntas Shehun”, të “pakënaqurit si Amali Dishnica, Pëllumb Dishnica,
Myzafër Spahia, Pajo Islami, Iliaz Ahmeti”, të “gënjyer si Vahib Demi” etj. Në këtë
mbledhje u miratua një “letër e mbyllur” e KQ drejtuar të gjithë organizatave bazë të
partisë, në të cilën përveç “analizimit” të situatës në organizatën e Tiranës, njoftonte
vendimin e shkarkimit të byrosë së Komitetit të Partisë për Tiranën për “mungesë
vigjilence”, si dhe marrjen e masave ndëshkimore ndaj anëtarëve të saj.649
Në letër
përcaktoheshin edhe njerëzitë që do të denoheshin, duke i vlerësuar “element të sëmur
me qëndrim të theksuar antiparti” diskutantët kritikues si Niazi Jaho, Vangjush
Vinçani, Iliaz Ahmeti, Vahib Demi, Nesti Zoto, si dhe ata që mendohej se ishin nxitës
646
AQSH, 14/AP/2, OU, viti 1956, D.1/2, fl.397. Fjala e Enver Hoxhës në Konferencën e parties të
Qytetit të Tiranës, për dhënje llogari e zgjedhje, më 15 prill të vitit 1956. 647
po aty, fl.404. 648
AQSH,F. 14/AP, viti 1956, D.39, fl.1-13. Proces verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të
PPSH, mbajtur
më datën 14 prill 1956, mbi çështjen e Konferencës së partisë për qytetin e Tiranës. 649
Ana Lalaj. "Konferenca e Partisë e Tiranës.....", fl.120.
149
si Pëllumb Dishnica, Pajo Islami, Hulusi Spahiu etj.650
Letra dhe rezolucioni i
konferencës kërkonin analizimin thellë të gabimeve të këtyre elementëve nga
organizatat ku bënin pjesë.
Deri në fund të muajit prill me urgjencë përfunduan analizat dhe në datën 4
maj të vitit 1956 konkluzionet u shqyrtuan në mbledhjen e Byrosë Politike, në të cilën
u miratuan 18 përjashtime nga partia dhe 29 dënime të tjera.651
Po me shpejtësi u
mblodhë plenumi i KQ, i deklaruar se do të analizonte punën dhe veprimtarinë e
partisë në dritën e direktivave të Kongresit XX të KQ të PK të BS. Por në fakt,
Plenumi trajtoi problemet e Konferencës së Partisë sëTiranës dhe nuk u analizua asgjë
nga çka ishte deklaruar e premtuar, duke paraprir e diktuar përgatitjet e Kongresit III
të Partisë.
Marrëdhëniet e acaruara me Jugosllavinë dhe akuzat e Titos kundër regjimit të
E. Hoxhës në Shqipëri u shfrytëzuan nga ky i fundit që ngjarjet e Konferencës së
Tiranës të vlerësohen si komplot e ndërhyrje të jugosllavëve dhe jo si procese të
zhvilluara brenda Partisë dhe shoqërisë shqiptare. Kështu, Konferenca e Tiranës u
vlerësua si komplot, i organizuar nga jugosllavët dhe u shfrytëzua për fushatë
spastrimi dhe masa ekstreme ndaj delegatëve kritikë. Mbështetësit e miqësisë me
Jugosllavinë u përpoqën të kundërshtonin politikën e ndjekur nga udhëheqja
shqiptare. Por ata u cilësuan si titistë dhe u akuzua direkt Tito, për organizimin e
dirigjimin e këtyre ngjarjeve. Menjëherë, sigurimi i shtetit u hodh në sulm për të
pikasur të gjithë ata që vlerësoheshin si fajtorë potencialë dhe mbështetës të
mundshëm të Konferencës së Tiranës, për të bërë një spastrim sa më të thellë. Viktim
e radhës, për të “vërtetuar” veprimtarinë armiqësore, u bë çifti i bashkëshortëve Dali
Ndreu*e Liri Gega
* dhe koloneli Petro Bulati,
* me nacionalitet jugosllav, të cilët u
arrestuan në maj të vitit 1956, me përfundimin e Konferencës sëTiranës. Arrestimi
dhe shpejtësia e dënimi me vdekje i tyre, solli problem në marrëdhëniet shqiptaro -
sovjetike. Presioni i palës sovjetike, bëri të mundur që udhëheqja shqiptare të shtynte
ekzekutimin e tyre, për më vonë.
Kongresi i III i PPSH, jo vetëm nuk u shty siç propozuan delegatët e
Konferencës së Tiranës, por u mbajt në kohën e përcaktuar më parë, më 25 maj të vitit
1956. Në këtë veprimtari, ashtu si dhe në Plenumin pararëndës nuk u analizuan
problemet në frymën e Kongresit XX, siç u kërkua nga Konferenca e partisë së
Tiranës dhe siç kërkonte udhëheqja sovjetike. Në prag të Kongresit III, një nga
ushëheqësit kryesor sovjetik M. Suslov tërhoqi vëmendjen dhe kërkoi hapur që
udhëheqja shqiptare “të rishikonte e të koregjonte vijën e saj në të kaluarën”, si dhe të
"rishikonte punën e Koçi Xoxes dhe të tjerëve të denuar më parë”652. Kërkesa u
650
AQSH,F. 14/AP, OU, viti 1956, D.39, fl.4. Proces verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të
PPSH mbajtur në datën 17 prill 1956, mbi çështjen e Konferencës së Partisë për qytetin e Tiranës. 651
Ana Lalaj. Pranvera e rrejshme ...... fl.261-262. *Dali Ndreu (1912-1956), figure udhëheqëse e Luftës Nacionalçlirimtare. Hero i Popullit. Në vitin
1942 në Sllovë krijon çetën e komanduar prej tij. Me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ
zgjidhet anëtar dhe zëvendëskomandant i tij, komandant i D1S dhe Korpormatës I me gradën
gjeneral-major. Deputet i Dibrës në Asamblenë Kushtetuese. Në vitin 1946 largohet nga ushtria, për
motive politike dhe emërohet në detyrë tjetër në ekonomi. Në vitin 1956 arrestohet me të shoqën
Liri Gega dhe pushkatohet. *Liri Gega (1917-1956), veprimtare e PKSH me arsim të lartë. Në vitin 1943 zgjidhet në KQ dhe
Byronë Politike, ndërsa në Kongresin e Permetit zgjidhet në Këshillin e Përgjithshëm
Nacionalçlirimtar. Në Plenumin e Beratit të vitit 1944 përjashtohet nga Byroja Politike për sektarizëm,
karrierizëm e terror. Në vitin 1956 arrestohet, bashkë me të shoqin Dali Ndreu dhe pushkatohen * Petro Bulati ishte kunati i Vasil Shantos, pushkatohet i akuzuar si agjent i jugosllavëve dhe motra e V.
Shantos internohet. 652
Enver Hoxha. Hrushovianët,.....fl.189. Më vonë, në letrën e datës 12 tetor të vitit 1961, që Plenumi V
150
përsërit edhe në punimet e kongresit nga kryetari i delegacionit të KQ të PK të BS P.
Pospjellov. Kongresi, ndonse u solidarizua me vendimet e Kongresit XX, përfshirë
kultin e individit të Stalinit, miratoi plotësisht vijën politike dhe veprimtarinë praktike
të KQ e të gjithë partisë, dënoi me vendosmëri veprimtarinë “antiparti” në
Konferencën e Tiranës, duke i quajtur tërësisht të drejta masat e marra, ritheksoi edhe
një herë se dënimi i Koçi Xoxes nga partia e shteti ka qenë plotësisht i drejtë, si dhe u
vu detyrë të vazhdonte lufta pa mëshirë kundër shfaqjeve oportuniste dhe rrezikut të
djathtizmit.653
Edhe një herë, kulti i individit u trajtua teorikisht, si “ekzaltim i punës
së individit”, “dhënien e karakteristikave dhe cilësive të mbinatyrshme”, shndërrimin
e tyre në “njerëzë që bëjnë mrekullira”, koncepte që u zhvilluan dhe u kultivuan për
një periudhë shumë të gjatë, për personin e Stalinit. Sipas trajtimit në kongres, gabimi
i madh i Stalinit ishte jo vetëm se i pranoi lavdërimet e mburrjet, por se i përkrahu dhe
i inkurajoi këto pikëpamje, ndërkohë që i vlerësoheshin meritat e mëdha, në
përgatitjen e zhvillimin e revolucionit socialist, në luftën civile dhe në luftën për
ndërtimin e socializmit.654
Ndërsa për problemin e marrëdhënieve me Jugosllavinë,
vetëm sa u përshendet deklarata sovjeto – jugosllave e nënshkruar në Beograd, “si një
kthesë rrënjësore edhe për marrëdhëniet e Shqipërisë me Jugosllavisë”, duke cilësuar
se pas lufte në këto marrëdhënie u vërtetuan gabime dhe shtrëmbërime parimore, is
dhe u vu theksi në nevojën e miqësisë vëllazërore midis dy popujve, si dhe inkurajoi
masat e marra për përmirësimin e këtyre marrëdhënieve.655
Në esencë, kjo ishte analiza dhe ballafaqimi me materialet e Kongresit XX.
Reflektimi i kongresit për kultin e individit të Stalinitu pasqyrua në anashkalimin e
ndikimit dhe shfaqjeve të këtij kulti në partinë e shtetin shqiptar, duke i bërë jehonë e
vlerësuar “ekzistencën e shpirtit të kolegjialitetit” në KQ dhe organet udhëheqëse,
“shtrimin drejtë të çështjes nga Enver Hoxha”, dhënies “ fund të manifestimeve të
shfrenuara kundër personit të tij, skanimit të emrit vend e pa vend, vënies pa rast dhe
pa arsye të fotografivenë gazeta, revista etj”656. Edhe në materialet që dolën nga
shtypi për publikun, nuk u botua asgjë nga pjesët e raportit që kishin të bënin me
kultin e individit të Stalinit dhe me marrëdhëniet me Jugosllavinë.657
E njëjta gjë
mund të thuhet edhe për rezolucionin e kongresit.658
Ashpërsimi i qëndrimit të udhëheqjes shqiptare ndaj Jugosllavisë pas
vendimeve të Kongresit XX të PK të BS, zhvillimeve në Konferencën e Partisë së
Tiranës dhe punimeve të Kongresit III të PPSH, e acaruan më tej situatën. Jugosllavët
mbetën tërësisht të pakënaqur nga kongresi i Partisë shqiptare. Lidhur me
marrëdhëniet me Shqipërinë, jugosllave në qershor të vitit 1956, u ankuan se nga ana
e Shqipërisë nuk bëhen përpjekjet e duhura për normalizimin e marrëdhënieve.
Ndërsa pala sovjetike kërkoi rregullimin plotësisht të marrëdhënieve midis
Jugosllavisë dhe Shqipërisë, gjë që u pasqyrua edhe në deklaratën mbi bisedimet
i KQ të PPSH (12-13 tetor 1961) i dërgon KQ të PK të BS, thuhet: "në prill-maj të vitit 1956, N.
Hrushovi me anën e M. Suslovit dhe të P. Pospjellovit u përpoq të bind partinë tonë për të riabilituar
tradhëtarin Koçi Xoxe". (Për më tepër shih: AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1961, D.34, fl.235). 653
AQSH, 14/AP, viti 1956, D.8, fl.211-213. Raport mbi veprimtarinë e KQ të PPSH, mbajtur nga
sekretari i parë i KQ të PPSH, Enver Hoxha, në Kongresin III të PPSH, në seancën e parë e të dytë
më datën 25 maj 1956. 654
po aty, fl.197,198. Raporti mbi veprimtarinë e KQ të PPSH, mbajtur në Kongresin III të PPSH,
pjesa III, Partia, pika 7. Kulti i individit dhe pasojat e këqija të tij. 655
AQSH, F. 14/AP, viti 1956, D.8, fl.37. Raporti i KQ të PPSH në Kongresin III të PPSH, pjesa e parë,
pika 4. Politika paqësore e RPSH dhe pozita e saj ndërkombëtare. 656
Po aty, fl.203-204. 657Gazeta “Zëri i Popullit”, v.XII, Nr.126 (2395), Tiranë, 26 maj 1956. 658
Po aty, 27 maj 1956.
151
sovjeto - jugosllave, të zhvilluara në Moskë, gjatë vizitës së Titos në qershor të vitit
1956.659
Për të justifikuar para Moskës qëndrimin e ashpër ndaj Jugosllavisë, Enver
Hoxha më datën 9 korrik të vitit 1956, denoncoi te ambasadori sovjetik Krillov
veprimet antishqiptare të misionit jugosllav në Tiranë. Sipas tij, misioni jugosllav në
Tiranë, mbante lidhje e zhvillonte takime me qytetarë shqiptarë, duke sharë e fajësuar
udhëheqjen dhe qeverinë shqiptare.660
Lidhur me këto veprime, Enver Hoxha kërkoi
këshillim me Moskën dhe në rast përsëritjeje do të thelloheshin masat deri në largimin
e disa punonjësve të misionit jugosllav më të komprementuar. Më 4 gusht të vitit
1956, ministri fuqiplotë i RFPJ në Tiranë Arsa Milatoviç, në një takim protokollar me
Enver Hoxhën, në emër të udhëheqjes jugosllave shprehu habi për deklaratën në
Kongresin III të PPSH "se gjatë periudhës 1945 – 1948 Jugosllavia ka bërë ndaj
Shqipërisë gabime parimore dhe se fajet i ka Jugosllavia". Në takimin me Enver
Hoxha, Milatoviç duke bërë historikun e marrëdhënieve, theksoi se ato u prishën për
gabimet e Stalinit, i cili kishte ndërhyrë në punët e brendshme të Jugosllavisë. Sipas
tij, KQ i PPSH duhet të deklarohet se Jugosllavia nuk kishte gabime karshi Shqipërisë
në periudhën 1945 – 1948, se çdo gjë që ishte thënë në gjyqe të ndryshme kundër
Jugosllavisë duhet të hiqen dhe të veprohet siç kanë vepruar vendet e tjera të
demokracisë popullore. Enver Hoxha nga ana e tij, mbrojti pikëpamjen se
marrëdhëniet u prishën në sajë të tradhëtisë të agjentit Beria, por gabimet e palës
jugosllave gjatë periudhës 1944 – 1948 nuk mund të shlyhen, duke filluar nga
ndërhyrjet e palejueshme të Velimir Stojniçit në punët e brendshme e deri tek kërkesa
për dërgimin e divizionit ushtarak në Korçë dhe format jo të drejta të marrëdhënieve
ekonomike.661
Pavarësisht nga shkëmbimi i mendimeve, takimi nuk solli ndonjë
rezultat konkret.
Megjithatë, Konferenca e Tiranës u bë e mbeti simbol i qëndresës së parë
brenda PPSH,662
por një lëvizje e pa organizuar që e pati të pamundur të përballonte
sistemin e dhunës, frikës e të servilizmit të instaluar nga regjimi komunist. Ajo dha
një shkëndi për destalinizimin, lëkundi shoqerinë shqiptare dhe ishte sfidë e fuqishme
për partinë - shtet. Nga ana tjetër, ngjarjet e konferencës u bënë burim frike për
udhëheqjen e partisë e të shtetit dhe personalisht për Enver Hoxhën e Mehmet
Shehun, për të ardhmen e karrierës së tyre. Prania e një grupi ushtarakësh të kritikuar
si Panajot Plaku, Pëllumb Dishnica, Hulusi Spahiu, Kadri Ibrahimi etj, e bënë më
serioze e kërcënuese situatën. Prandaj, konferenca dhe periudha pas saj u shoqëruan
nga masa ekstreme. Konferenca, ishte gjithashtu një shans i humbur për udhëheqjen
shqiptare, për të ndryshuar kursin dogmatik stalinist, gjë që nuk u realizua për shkak
të frikës së Enver Hoxhës, pasi ky proces do të çonte në zëvendësimin e tij.
Zhvillimet brenda vendit, nuk kuptohen në gjërësinë e thellësinë e duhur, të
659
AQSH, F. 14/AP, viti 1956, D.19, fl.20. Informacion i KQ të PK të BS “Mbi rezultatet e bisedimeve sovjeto-jugosllave, të zvilluara në Moskë në qershor të vitit 1956”. Sipas informacionit, pala sovjetike i kishte tërhequr “vëmendjen e delegacionit jugosllav për faktin se nga ana e disa
personave të veçuar jugosllav lejojnë veprime të tilla, të cilat i bëjnë shqiptarët të mendojnë se në
Jugosllavi duket se ka njerëz të cilët nuk kanë bërë akoma kthesë në çështjen e zhvillimit të
marrëdhënieve të Jugosllavisë me vendet socialiste”. Gjatë bisedimeve “jugosllavët theksuan se në normalizimin e marrëdhënieve me disa parti komuniste ka akoma vështirësi. Si shëmbull Tito solli
PPSH”. 660
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,....fl.160. Bisedë e regjistruar e
ambasadorit të BS në Shqipëri L. Krillov me Enver Hoxhën më 9 korrik të vitit 1956,, mbi
marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave. 661
AQSH, F. 14/AP, viti 1956, D.19, fl.20. 662
Ana Lalaj. "Konferenca e Partisë e Tiranës.....", fl.131.
152
shkëputura nga zhvillimet në vendet e tjera të bllokut komunist. Ngjarjet dramatike në
Poloni dhe Hungari, në verën e vjeshtën e vitit 1956, vunë në provë serioze politikën e
re sovjetike, por edhe marrëdhëniet e BS me Shqipërinë dhe me Jugosllavinë. Zbatimi
i politikës liberale hrushovian u komprementua dukshëm në këto ngjarje dhe në
shumicën e vendeve të bllokut komunist, liberalizimi i “Kursit të Ri” të Hrushovit u
konsiderua si mundësi për të shprehur pakënaqësitë e krijuara nga vështirësitë, dhuna,
diskreminimi e deri te politika shfrytëzuese e BS.663
Në reflektim mbi vendimet e
Kongresit XX të KQ të PK të BS, në Poznan të Polonisë, në qershor të vitit 1956,u
ngritën punëtorët kundër rritjes së çmimeve, ndaj të cilëve u përdor ushtria, duke
shkaktuar mbi 60 të vrarë.664
Ngjarja ngjalli shqetësim serioz në Moskë. Por
shqetësim akoma më të madh krijuan ngjarjet në Hungari. Në korrik të vitit 1956,
filluan demonstratat paqësore, si revolt ndaj pakënaqësive të akumuluara, vështirësive
ekonomike, lirive të mohuara dhe tutelës sovjetike, si dhe me një seri kërkesash si:
liria e fjalës, sovraniteti i vendit, mospjesëmarrja e Hungarisë në asnjë bllok ushtarak,
si dhe kthimin e Imre Nagit në detyrë. Ndryshe nga populli polak, hungarezët nuk
kërkonin liberalizimin e regjimit komunist, por shkatërrimin e tij, jo barazi me BS,
por shkëputje të plotë prej tij.665
Menjëherë, nga sovjetikët u detyrua të jap dorëheqjen
si sekretar i parë dhe kryeministër, Matias Rakoshi, ndërsa në tetor të vitit 1956 në
Hungari u rehabilitua L. Rajku (ish ministër i Punëve të Brendshme i dënuar si titist),
udhëheqësit hungarez dhanë dorëheqjen dhe drejtimi u mor nga të rehabilituarit dhe
Imre Nagi (ish kryetar i Lëshillit të Ministrave në vitet 1953 – 1955, me pikëpamje
pro pavarësisë nga Moska dhe për këtë i përjashtuar nga Partia dhe funksionet
shtetërore) u bë kryeministër i Hungarisë. Lëvizja doli jasht kontrollit sa që u
rrezikuan vetë interesat e Moskës. Më 23 tetor të vitit 1956 lëvizja studentore
precipitoi në një kryengritje masive të armatosur, me kërkesa për pavarësinë e
Hungarisë dhe largimin e trupave sovjetike etj.666
Acarimi arriti kulmin me ndërhyrjen
e trupave ushtarake sovjetike më 25 tetor. Kryengritësit pushtuan godinat qeveritare,
hapën burgjet dhe vranë mjaft njerëz të sigurimit të shtetit e komunistë. Sovjetikët
pranuan kthimin e Imre Nagit*si kryeministër i Hungarisë, ndërsa Presidiumi i KQ të
PK të BS më 31 tetor vendosi përdorimin e forcave ushtarake, në rast keqësimi të
situatës. Por, me ardhjen e Imre Nagit në krye të qeverisë, ai pranoi kërkesat e
kryengritësve dhe më 1 nëntor deklaroi tërheqjen e Hungarisë nga Traktati i
Varshavës, si dhe i kërkoi OKB - së, SHBA - së dhe Britanisë së Madhe t’i njohin
Hungarisë statusin e shtetit neutral.
Për situatën e krijuar, Hrushovi e pa të arsyeshme të konsultohej me J. Titon.
Nikita Hrushovi i shoqëruar nga Malenkovi, më 2 nëntor të vitit 1956, pa njoftim
arriti në Jugosllavi për bisedime me Titon në Brioni. Në takimin sekret me Titon, pa
663
Ana Lalaj. "1956-Tronditje në "kampin" komunist", Studime Historike, Nr.1-2, Tiranë 2007, fl.172. 664
Ana Lalaj. "1956-Tronditje në "kampin" komunist........", fl.172. 665
Henri Kizinger. Diplomacia, Tiranë, Shtëpia botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, 1999, fl.560-561. 666
Ana Lalaj. "1956-Tronditje në "kampin" komunist......", fl.172. * Imre Nagy (1896-1958), një figurë politike hungareze që ngjason shumë me J.Titon. I emigruar në
BS, kthehet në Hungari dhe më 1945 u caktua ministër i Brendshëm. Nga viti 1947-1949 u zgjodh
kryetar i Asamblesë Kombëtare të Hungarisë. Me vdekjen e Stalinit, nga viti 1953-1955 u bë
kryetar i Këshillit të Ministrave, por me pikëpamjet pro pavarësisë nga Moska. Në prill 1955 u
përjashtua nga të gjitha funksionet partiake e shtetërore dhe në vitit 1956 u bë përsëri kryeministër i
Hungarisë. Më 1 nëntor 1956 kërkoi tërheqjen e Hungarisë nga Traktati i Varshavës dhe i kërkoi
perëndimit ndihmë ndaj ndërhyrjes së forcave ushtarake sovjetike. Pas shtypjes së revoltës nga
trupat sovjetike, u strehua në ambasadën jugosllave në Budapest. Më 16 qershor 1958 u ekzekutua
me varje si drejtues i veprimtarisë konspirative dhe tradhëtare. Në vitin 1989 u vlerësua si hero, u
rehabilitua dhe u rivarros me nderime shtetërore.
153
pranin e të tjerëve dhe pa protokoll, u morën vendime të përbashkëta mbi qëndrimin
që duhej mbajtur ndaj ngjarjeve në Hungari, ndaj Imre Nagit, si dhe kush duhej
emëruar sekretar i parë i KQ të Partisë në Hungari etj. Midis Hrushovit e Titos u arrit
marrëveshja për krijimin e qeverisë revolucionare punëtore fshatare të Hungarisë me
Janosh Kadarin në krye dhe për ndihmën që duhet t’i jepte ushtria sovjetike kësaj
qeverie.667
Sovjetikët, duke e parë si rrezik jo vetëm për Hungarinë, por për gjithë bllokun
komunist, kërkuan dorëheqjen e Imre Nagit dhe zëvendësimin me Janosh Kadarin.
Mos dhënia e dorëheqjes nga Imre Nagi e përshkallëzoi situatën dhe më 4 nëntor
Hrushovin urdhëroi ushtrinë sovjetike të dislokuar në Hungari, të ndërhyjë në
Budapest dhe të shtyp kryengritjen, me pasoja mijra të vrarë, dhjetra mijra të
plagosur, mijra të burgosur dhe qindra mijra të larguar nga vendi.668
Grupi i kryesuar
nga Imre Nagi u futën në ambasadën e Jugosllavisë, duke u krijuar situatë konfliktuale
midis BS dhe Jugosllavisë. Nga data 4 deri më 9 nëntor të vitit 1956 u shkëmbyen një
varg letra e telegrame midis udhëheqjes sovjetike dhe jugosllave, për ngjarjet në
Hungari. Pala jugosllave, në letrën e datës 8 nëntor njoftonte Hrushovin, për futjen e
Imre Nagit e të grupit të tij prej 11 vetësh në ambasadën jugosllave në Budapest dhe e
quante pozitiv një veprim të tillë, kërkonte që Imre Nagi dhe grupi i tij të strehohen në
Jugosllavi dhe të mos u dorëzoheshin qeverisë hungareze, që sovjetikët të bisedojnë
me Imre Nagin për arritjen e një marrëveshjeje, si dhe hidhnin poshtë aluzionet për
lidhjen e Jugosllavisë me ngjarjet e Hungarisë.669
Pala sovjetike njoftonte për shtypjen e kundërrevolucionit dhe krijimin e
qeverisë se re të Janosh Kadarit, konsideronte të pa përshtatshme bisedimet me Imre
Nagin dhe kërkonte dorëzimin e tij autoriteteve ushtarake sovjetike për t’ia dorëzuar
qeverisë revolucionare hungareze, si dhe nuk jepte dakordësin me faktin që Imre Nagi
të dërgohet në Jugosllavi. Si rrugëdalje pala sovjetike kërkonte që Imre Nagi të
dërgohet në Rumani, duke deklaruar mbështetjen e qeverisë së re të Hungarisë.
Sidomos në letrën e datës 9 nëntor 1956, Hrushovi i kujton Titos bisedimet sekrete të
Brionit dhe rënien dakord për largimin e Rakoshit dhe bërjen sekretar të parë të
Janosh Kadarit, si dhe dorëheqjen e Imre Nagit, për t’i hapur rrugë qeverisë
revolucionare hungareze, çka nuk ndodhi. Në letër Hrushovi shprehte idiniatën pse
Nagi nuk kishte dhënë dorëheqjen, por këtë gjë e bëri para se të futej në ambasadën
jugosllave.670
Ngjarjet në Hungari e shqetësuan udhëheqjen shqiptare, aqë më tepër që nga
Moska kishte patur vetëm heshtje dhe nuk ishte venë në korent nga pala sovjetike.
Lidhur me këto zhvillime, udhëheqja shqiptare u deklarua pro ndërhyrjes sovjetike,
por në të njëjtën kohë lëvizjen e quajti kundërrevolucion, sulmoi Nagin si tradhtar dhe
akuzoi Jugosllavinë si organizatore të ngjarjeve në Hungari. Gjithashtu, në kushtet e
territ informativ për çfarë po ndodhte, E. Hoxha nuk ngurroi t’i përcillte Hrushovit
nëpërmjet ambasadorit sovjetik në Tiranë Krillov, pakënaqësitë e tij për
mosinformimin ose informimin me vonesë e të pjesshëm për ngjarjet në Hungari, për
qëndrimin jo të prerë ndaj Imre Nagit, Titos dhe organizatorëve të kundërrevolucionit
667
AQSH, 14/AP, viti 1956, D.19, fl.63. (Shih:Vangjel Moisiu. PPSH kundër ndërhyrjeve e presioneve
të hrushovianëve, Tiranë, “8 nëntorit”, 1984, fl.53). 668
AQSH, 14/AP, viti 1956, D.19, fl.174-176. 669
AQSH, F. 14/AP, viti 1956, D.19, fl.61.Letër e Titos dërguar N. Hrushovit më 8 nëntor të vitit 1956,
lidhur me ngjarjet në Hungari. 670
po aty, fl.63. Letër e N. Hrushovit dërguar Titos më 9 nëntor të vitit 1956, në cilën i kthehet
përgjigje letrës së Titos të një dite më pare, për zhvillimin e mgjarjeve në Hungari.
154
hungarez671
, sipas vlerësimit të tij. Në këto kushte, me dijenin dhe vullnetin e
Kremlinit më 8 nëntor Enver Hoxha botoni në gazetën “Pravda” një pamflet politik në
ditën e 15 vjetorit të PKSH, në të cilin e atakon pa emër Titon, duke e konsideruar si
pseudomarksist dhe që luan me parullat e “socializmit specifik”672. Akuzat ndaj
Jugosllavisë si organizuese e kundërrevolucionit në Hungari dhe ndaj Imre Nagi si një
tradhtar, u artikuluan me forcë dhe u diskutuan në Byronë Politike të KQ të PPSH. Më
datën 13 nëntor të vitit 1956, Byroja Politike diskutoi letërkëmbimet midis KQ të PKJ
dhe PK të BS për ngjarjet në Hungari, si dhe u informua mbi bisedën e E. Hoxhës me
ambasadorin e BS në Tiranë Krillov, lidhur me këtë problem. Sipas tij, i kishte
deklaruar Krillovit se “Imre Nagi ishte një tradhtar, se Tito dhe shokët e tij kishin
gisht në organizimin e kundërevolucionit në Hungari dhe kjo duket edhe nga fakti që
Imre Nagi u mor në mbrojtje prej tij.” E. Hoxha, iu ankua Krillovit për faktin se pala
shqiptare nuk ishte vënë në korent mbi këto ngjarje dhe për ngjarjet në Poloni.
Gjithashtu, ai nënvizoi se ishte e çuditshme kur thuhej që Imre Nagi të shkojë në një
vend mik si Jugosllavia, kurse tani propozohej që ai të vejë në një vend tjetër
akomamë mik, duke stigmatizuar Hrushovin. Në mbledhje, diskutantët mbeshtetën
mendimet e shfaqura nga E. Hoxha. I njëjti shqetësim u shfaq edhe për gjendjen në
Poloni, e cila u vlerësua si “jashtzakonisht e rëndë për kampin socialist dhe për BS”.
Enver Hoxha, duke marrë zemër nga ngjarjet në Hungari, në këtë mbledhje vuri në
dukje se nga sovjetikët “pas Kongresit XX rreziku i titizmit është nënvlerësuar” dhe
se ishte “nënvlerësuar edhe qëndrimi i PPSH”673.
Ndaj zhvillimeve në Hungari dhe artikullit të botuar në “Pravda” nga Enver
Hoxha, i menjëhershëm ishte reagimi jugosllav. Më 11 nëntor J. B. Tito mbajti një
fjalim në Pula, duke marrë në mbrojtje dhe vlerësuar ngjarjet në Hungari si
kryengritje të popullit, duke dënuar dhe vlerësuar gabim ndërhyrjen e tankeve
sovjetike, si dhe duke sulmuar sistemin sovjetik dhe kultin e individit. Pasojat tragjike
në Hungari u vlerësuan si produkt i sistemit stalinist me rrënjë të thella jo vetëm në
kampin socialist, por sidomos te udhëheqësit e disa partive të tjera, përfshirë atë
shqiptare.674
Tito, në fjalimin e tij në Pula akuzoi direkt E. Hoxhën dhe M. Shehun si
kundërshtues të demokratizimit e të vendimeve të Kongresit XX dhe si kontribues në
forcimin e sistemit stalinist.675
Tito bëri thirrje hapur për përmbysjen e udhëheqjes në
Shqipëri.
Gjithsesi, ngjarjet e Hungarisë shënuan pëplasje të Titos me Hrushovin dhe
shkaktuan “ftohjen” e marrëdhënieve midis Moskës dhe Beogradit.676
Hrushovi thirri
ambasadorin jugosllav Velko Miçunoviç, duke i shprehur habin e shqetësimin e tij për
fjalimin e Titos në Pula, si dhe shpresën që marrëdhëniet të zhvilloheshin në mënyrë
të favorshme. Hrushovi e akuzoi Titon se nuk i ishte përmbajtur marrëveshjes sekrete
të bërë më parë midis tyre në Brion, për vendosjen e Janosh Kadarit në krye të Partisë
Komuniste të Hungarisë, duke zëvendësuar Rakoshin.677
Nga ana tjetër, Tito duke
marrë pjesë në një mbremje të organizuar për nder të një delegacioni ushtarak
sovjetike, gjeti rastin t’i shpreh ambasadorit sovjetik shqetësimin për “qëndrimin e
671
Ana Lalaj. "1956-Tronditje në “kampin” komunist......", fl.178. 672
Ana Lalaj. Pranvera e rrejshme ....., fl.117. 673
AQSH, 14/AP, viti 1956, D.59, fl.32. Diskutim i Enver Hoxhës në mbledhjen e Byrosë Politike të
KQ të PPSH, mbajtur më 13 nëntor të vitit 1956, për diskutimin e korespondencës së zhvilluar midis
KQ të PK të BS dhe KQ të Bashkimit të Komunistëve Jugosllav, në lidhje me çështjen hungareze. 674
AQSH, F. 14/AP, viti 1956, D.19, fl.69. “Shënime mbi letrën e Titos që u dërgohet nga KQ i PK të BS ambasadave të vendeve mike, për të informuar udhëheqësit e partive motra”
675AQSH, F. 14/AP, viti 1956, D.198/2 fl.3.
676Ana Lalaj. Pranvera e rrejshme e ’56,.....fl.116.
677AQSH, F. 14/AP, viti 1956, D.19, fl.63. Letër e N. Hrushovit drejtuar Titos, më 9 nëntor të vitit 1956.
155
Presidiumit të KQ të PK të BS ndaj fjalimit të tij” në Pula. Gjithashtu, ai i deklaroi
ambasadorit se “ka udhëheqës në disa vende të demokracisë popullore që duan të
fusin pyka në marrëdheniet jugosllavo – sovjetike”. Sipas tij të tillë ka në Shqipëri, në
Çekosllavaki, në Bullgari, në Francë etj. Sipas tij, Enver Hoxha pushkatoi tre
komunistë, midis të cilëve edhe një jugosllav, dhe në shtypin shqiptar bëhen aluzione
se ata njerëz punonin në shërbim të një zbulimi të huaj.678
Ndërkohë, nga mesi i
dhjetorit, Tito i dërgon një letër KQ të PK të BS, ku shpreh keqkardhje për “reagimin
e ashpër dhe jo të drejt kundrejt fjalimit të tij në Pula”, për “shtrembërimin e tezave
kryesore të fjalimit”, si dhe për “mos botimin e të gjithë fjalimit në shtypin
sovjetik”679. Sipas tij, fjalimi i Pulës nuk drejtohej ndaj sistemit sovjetik, por ndaj
periudhës staliniane, duke sulmuar ashpër E. Hoxhën. Sipas letrës, pas kthimit të
Hoxhës nga BS, kishte ashpërsuar hapët qëndrimin, duke deklaruar se Jugosllavia
ishte e dëmshme për socializmin dhe se ishte përzier në çështjen hungareze680
, duke
nënkuptuar nxitjen e tij prej udhëheqjes sovjetike.
Nga ngjarjet në Hungari, më i fituari doli E. Hoxha, pasi ato i shfrytëzoi me
shumë kujdes në interes të tij. Në radhë të parë, erdhi rasti për t’u shfaqur hapur dhe
për të konfirmuar qartë qëndrimin antijugosllav, duke e akuzuar Titon si organizator të
kundërrevolucionit dhe nxitësin kryesor të tragjedisë hungareze, duke e ilustruar këtë
qëndrim me veprimtarinë e tyre armiqësore kundër Shqipërisë.681
Ky qëndrim
përkonte me të dhënat që kishin edhe vetë sovjetikët për ndërhyrjen e jugosllavëve në
punët hungareze. Në darkën e shtruar nga Presidiumu i KQ të PK të BS më 23 dhjetor
të vitit 1956, për nder të delegacionit shqiptar, Zhukovi në bisedë me E. Hoxhën dhe
H. Kapon u theksoi atyre se “ata posedonin dokumente që vertetojnë se jugosllavët
kanë ndërhyrë në punët e Hungarisë jo vetëm ideologjikisht, por edhe organizativisht
kanë ndihmuar kundrarevolucionin”682. Në këtë pikëpamje mund të thuhet se më i
fituar doli Hoxha nga këto ngjarje, sepse Jugosllavia jo vetëm kishte ndërhyrë e
vepruar kundër Shqipërisë, duke synuar deri përfshirjen e saj në përbërje të Federatës
Jugosllave, por vijonte të ndërhynte me të gjitha format, duke organizuar e kërkuar
përmysjen e pushtetit dhe cënimin e sovranitetit të shtetit shqiptar.
Në radhë të dytë, situata u përdor si mjet presioni kundër Hrushovit për
qëndrimet pro jugosllave dhe për vizitën e tij në Beograd dhe bisedimet sekrete në
Brion, pa u konsultuar më parë me Byronë Informative, e cila e kishte ndëshkuar
Titon si antimarksist, duke dhënë të kuptohet se vija antijugosllave e PPSH ishte dhe
konfirmohej e drejtë.
678
Po aty, fl.65. Telegram i ambasadorit sovjetik në Beograd, në të cilin informon organizimin e
mbremjes nga shefi i Shtabit të UPJ Goshnjak, për nder të delegacionit të ushtarakëve sovjetikë.
Ambasadori sovjetik, në bisedime me Titon, Rankoviçin, Vidiçin dhe Goshnjakun, njihet me
pikëpamjen jugosllave, të cilët mbrojtën fjalimin e Titos në Pula, kritikun qëndrimin “e ashpër dhe jo të drejt” sovjetik ndaj këtij fjalimi dhe sulmuan udhëheqjen shqiptare, sidomos qëndrimin e Enver Hoxhës, të cilin e vlerësojnë “armiqësor karshi Jugosllavisë” fjalimin e tij në plenumin e KQ
dhe artikullin në gazetën “Pravda” 679
AQSH,F. 14/AP, viti 1956, D.19, fl.68. Letra e Titos nga KQ i PK të BS iu shpërnda ambasadave të
vendeve mike për të informuaredhe për të informuar udhëheqësit e partive të vendeve socialiste. Në
letër përveç sulmeve ndaj udhëheqjes shqiptare, kritikon edhe Kremlinin për qëndrimin ndaj Imre
Nagit dhe transferimin e tij në Rumani, për ndërhyrjen e ushtriso sovjetike. “Ndërhyrje e pare e ushtrisë sivjetike provokoi habi në anëtarë të parties dhe në popull, ndërsa ndërhyrja e dytë i forcoi
akoma më shumë” etj. 680
AQSH,F. 14/AP, viti 1956, D.19, fl.70. 681
Enver Hoxha. Hrushovianët,......fl.303. 682
AQSH, 14/AP, viti 1956, D.18, fl.45. Në datën 23 dhjetor të vitit 1956, në darkë e shtruar nga
Presidiumi i KQ të PK të BS, për nder të delegacionit shqiptar, ndërsa më 25 dhjetor delegacioni
shqiptar u prit nga Suslovi, Brezhnjevi dhe Panomarjev.
156
Në radhë të tretë, nga rrethanat e krijuara me ftohjen e marrëdhënieve sovjeto
- jugosllave, pas konferencës shqetësuese të Tiranës, E, Hoxha kërkonte të fitonte
kohë, për të reflektuar e për të forcuar pozitat e pushtetin e tij brenda e jashtë vendit,
nga frika e një sistemi domino. Megjithëse, Konferenca e Tiranës pati si kryefjalë
Kongresin XX të PK të BS, asnjë shqetësim nuk u shfaqën nga PK e BS dhe
Hrushovi, për ngjarjet në këtë konferencë dhe për censurën shqiptare.683
Këto ngjarje,
nga njëra anë e shpëtuan përkohësisht Enver Hoxhën nga presioni i Hrushovit, për
normalizimin e marrëdhënieve me Jugosllavinë dhe nga ana tjetër, patën ndikim dhe
ishin nxitje që E. Hoxha të mos i nënshtrohej presionit sovjetik, për të ndërmarrë
reforma të brendshme. Në këto rrethana, E. Hoxha mori guximin të diskutonte ballas e
hapur me Hrushovin dhe udhëheqësit e tjerë sovjetikë, për problemin jugosllav.
Gjithashtu, duke shfrytëzuar këto rrethana, u gjet rasti më oportun: ngjarjet në
Hungari dhe acarimi i marrëdhënieve sovjeto - jugosllave, për të ekzekutuar në nëntor
të vitit 1956 vendimin e shtyrë të dënimit me vdekje të Dali Ndreut, Liri Gegës dhe
Petro Bullatit.
Në radhë të katërt, mos veprimi i NATO-s ndaj ndërhyrjes ushtarake sovjetike
në Hungari tregonte se vendet e lindjes njiheshin nga perëndimi si vende satelite të BS
dhe se nuk do të kishte reagim mbështetjeje në rast shkëputjeje nga “vatha” sovjetike.
Ky rast ishte leksion për udhëheqjen shqiptare dhe tregonte se BS mund të vepronte
në të njëjtën mënyrë edhe me Shqipërinë, në përgjigje të një rebelimi. Këto prirje dhe
qëndrime u reflektuara plotësisht në konsultimet e zhvilluara në Moskë në dhjetor të
vitit 1956, midis udhëheqësve sovjetikë dhe shqiptarë për situatën në Hungari e
Poloni.
Së fundi, duke shfrytëzuar situatën dhe si presion ndaj Hrushovit, E. Hoxha
ndërmori veprime për të forcuar miqësinë me Kinën, për të gjetur një fuqi që t’a
mbronte përballë një kërcënimi të mundshëm sovjetik dhe t’a ndihmonte
ekonomikisht. Kësaj i shërbeu vizita e tij në Pekin, në tetorin e vitit 1956, ku u prit
nga Mao Ce Duni. Mao Ce Duni vlerësoi si të drejtë vijën e Partisë shqiptare.684
Sipas
tij, me dualitetin karakteristike kinez “as Shqipëria dhe as Jugosllavia nuk kishin
gabuar, por kishte gabuar Informbyroja”685. Megjithë pakënaqësinë e E. Hoxhës për
këtë vizitë, shfaqur si në shumë raste të tjera vite më vonë, përkrahja e mbështetja e
Kinës i duhej udhëheqjes shqiptare, pasi mori mbështetjen kineze për qëndrimin
antijugosllav. Ai shfytëzoi me shumë kujdes konfliktin e filluar midis Hrushovit dhe
Mao Ce Dunit, për politikën e jashtme që ndiqte kreu i BS, larg politikës së ndjekur
më parë nga Stalini, si dhe për rolin drejtues brenda bllokut komunist. Por akoma nuk
kishte arritur të sigurohej një mbështetje e fuqishme nga ana e Kinës. Gjithsesi,
konflikti sovjeto - kinez do të merrte karakter të hapur dhe tepër të ashpër në
zhvillimet e mëvonshme.
Në fund të dhjetorit të vitit 1956, Enver Hoxha i shoqëruar nga Hysni Kapo
dhe Liri Belishova, u ftua në Moskë. Në darkën e shtruar nga Presidiumi i KQ të PK
të BS më 23 dhjetor, në takimin me disa udhëheqës kryesor më datën 25 dhjetor dhe
në takimin me Hrushovin më 26 dhjetor, udhëhqësit sovjetikë vlerësua të “drejtë
qëndrimin e PPSH në rastin e kundërrevolucionit në Hungari”. Sidomos në dollit e
683
Ana Lalaj. Pranvera e rrejshme e ’56,.....fl.112. (Për më tej, shkaqet e heshtjes sovjetike: qëllimi i
Hrushovit ishte për t’i bërë më të lirshme marrëdhëniet brenda kampit, por jo për t’a prishur e zëvendësuar atë, manifestimi prosovjetik i udhëheqjes së Tiranës dhe marrëdhëniet me jugosllavinë
kotrolloheshin më mirë nga Moska nëpërmjet Enbver Hoxhës-skeptiku i afrimit- se sa nga kritikët e
tij). 684
Enver Hoxha. Hrushovianët,.....fl.232. 685
Po aty, fl.231.
157
ngritura me radhë nga udhëheqësit sovjetikë, në darkën e shtruarë më 23 dhjetor të
vitit 1956, Shqipëria dhe shqiptarët u cilësuan si miqtë më të mirë, besnikë, të
vendosur, shembull në marrëdhëniet e drejta me BS, partia e punës marksiste –
leniniste etj.686
Ndërsa, në datën 26 dhjetor delegacioni u prit nga Hrushovi. E. Hoxha,
duke shpjeguar historikisht marrëdhëniet me Jugosllavinë, insistoi se Jugosllavia
kishte përgjegjësi të madhe për organizimin e kundërrevolucionit në Hungari dhe se
qëndrimi i saj ishte antimarksist, trockist dhe antileninist. Ai sulmoi ashpër fjalën e
Titos në Pula dhe sipas tij, Jugosllavia kishte bërë çdo gjë për të diskretituar
udhëheqësin hungarez Rakosh, vijën politike, ekonomike dhe sistemin demokratik në
Hungari, për ta shkëputur Hungarinë nga kampi socialist e zhvendosjen e saj drejt
Jugosllavisë. Udhëheqja shqiptare, duke shfrytëzuar situatën dhe pritjen e përzemërtë
e shumë shoqërore nga Moska, ngriti më tepër tonin për mungesën e informimit për
situatën në Hungari e Poloni, për mos organizimin e mbledhjes së Komitetit Politik
Konsultativ të Traktatit të Varshavës, për këtë situatë dhe sidomos për marrëdhëniet
me Jugosllavinë.687
N. Hrushovi nga ana e tij, ndonse dëshironte mbështetjen e PPSH dhe partive
të tjera për situatën e rëndë në Hungari dhe për veprimet arbitrare e antidemokratike të
ndërmarra me këtë rast, por nga ana tjerër atij nuk i pëlqeu reagimi shumë i ashpër i
E. Hoxhës ndaj fjalimit akuzues të Titos në Pula dhe rreptësia e qëndrimit në
bisedimet për situatën në Hungari. Në këtë takim, Hrushovi ndoqi një taktikë tjetër.
Fillimisht foli duke luajtur me fjalët e Titos dhe frymën e bisedimeve që ai kishte
zhvilluar me të në Krime, për marrëdhëniet me Shqipërinë. Sipas tij, ai i kishte
kërkuar Titos se ndaj Shqipërisë mbahej një qëndrim jo normal, sepse Jugosllavia nuk
ndërpret veprimtarinë agjenturore dhe ndërhyrjet në punët e brendshme të saj, nuk e
pranoni atë si shtet të barabart dhe kërkoni rrëzimine udhëheqjes së PPSH. Sipas
Hrushovit, Tito nuk i kishte pranuar këto mendime, duke deklaruar se PPSH nuk ka
nxjerr mësime nga Kongresi XX, ajo nuk mund të udhëheq vendin, prandaj duhej
rrëzuar. Gjithnjë sipas Hrushovit, Tito kishte vijuar se “ç’është Shqipëria? PPSH ne e
krijuam”, ndërsa për Koçi Xoxën foli shumë, duke e vlerësuar “si njeri të mirë,
punëtore revolucionar”. Ndërsa në pjesën e dytë të bisedës, Hrushovi shfrytëzoi rastin
të bënte kritika të ashpra ndaj udhëheqësve shqiptare, sidomos për dënimet me vdekje
të dhënë ndaj Liri Gegës e Dali Ndreut. Ai tërhoqi vërejtjen për gjyqin e shpejtuar dhe
për kohën e zgjedhur për ekzekutimin e tyre, gjë që kishte lënë përshtypje jo të mirë,
sidomos ekzekutimi i gruas. Sipa tij, “gjyqi duhej bërë, të merrej masë dënimi, por jo
të vriteshin”. Nga ana tjetër, këshilloi dhe kërkoi prej udhëheqjes shqiptare “zotërim
të vetes”, veprime “me gjakftohtësi”, “të matura”, “jo të nxituara”, për të mos u dhënë
shkak e armë armikut, duke kontribuar në përmirësimin e marrëdhënieve me
Jugosllavinë.688
Udhëheqja sovjetike, nuk i priti aspak mirë disa veprime të udhëheqjes
shqiptar gjatë vlerësimit të ngjarjeve në Hungari, si ngritjen e tonit dhe të kritikës
kundër Jugosllavisë, daljen hapur me kritika ndaj disa qëndrimeve të Hrushovit,
686
AQSH, 14/AP, viti 1957, D.18, fl.42-47. Më datën 23 dhjetor të vitit 1956, në darken e shtruar nga
Presidiumi i KQ të PK të BS, për nder të delegacionit shqiptar, morën pjesë Hrushovi, Bulganini,
Molotovi, Suslovi, Mikojani, Shepilovi, Belajevi, Muhitdinovi, Shverniku, Zhukovi, Voroshillovi,
Kaganoviçi, Malenkovi, Kiriçenko, Pospjellovi dhe Aristovi (radhitja është berë sipas radhës së ngritjes
së dollis). Nga pala shqiptare morën pjesë Enver Hoxha, Hysni Kapo, Liri Belishova dhe ambasadori
Mihal Prifti. 687
AQSH, 14/AP, viti 1957, D.18, fl.49-52. Takim i delegacionit shqiptar me Hrushovin, më 26 dhjetor
të vitit 1956. 688
po aty. Takim i Enver Hoxhës me Hrushovin, Suslovin dhe Ponomariovi, më 26 dhjetor të vitit 1956
në Moskë.
158
mbrojtjen e politikës së jashtme të ndjekur nga Stalini në raport me Titon, si dhe
viziten e zhvilluar në Kinë. Megjithatë, udhëheqjet e të dy palëve kishin unitet të plotë
për të gjitha problemet, me përjashtim të mosmarrëveshjeve për çështjen jugosllave.
Në këto kushte, interesi i Moskës nuk ishte përjashtimi, por përkundrazi i duhej
përfshirja, uniteti i të gjitha partive komuniste, për të krijuar iden se ai po ndiqte
politikë të kundërt me atë të Stalinit, i cili e kishte cënuar unitetin me përjashtimin e
Jugosllavisë.Udhëheqja sovjetike, për shkak të situatës kaotike në bllok, pas ngjarjeve
tragjike në Hungari, kërkonte mbështetjen e të gjitha partive, përfshirë PPSH.
Hrushovi ishte i kënaqur që në Shqipëri nuk kishte lëvizje shkëputëse nga blloku
socialist dhe që PPSH kishte mundur të ruante të pa prekur pushtetin. Nga ana tjetër,
për udhëheqjen shqiptare braktisja e kauzës së luftës kundër titizmit dhe besnikëria
ndaj Stalinit nuk ishte një veprim i thjeshtë për t’u realizuar dhe i motivuar për t’u
ndërmarrë. Por nga ana tjetër, edhe kundërvenia ndaj kursit të ri të destalinizimit të
udhëheqjes sovjetike do të ishte një aventurë. Pavarësisht nga këto zhvillime,
udhëheqja shqiptare vazhdoi të demostrojë miqësinë me BS dhe të shpreh mbështetjen
për të.689
689
Ana Lalaj. "1956-Tronditje në "Kampin"komunist.....", fl.178.
159
K A P I T U L L I I K A T Ë R T
SHQIPËRIA NË TRAKTATIN E VARSHAVËS 1955 - 1960
4.1. Republika Popullore e Shqipërisë për herë të parë anëtare e një traktati ushtarak e politik ndërkombëtar
Me përfundimin e luftës, synimi kryesor i qeverisë shqiptare ishte mbajtja e
pushtetit dhe vendosja e sistemit të ri politik e shoqёror, i quajtur ndryshe “demokraci
popullore”. Për arsyet që kemi përmendur më lart, në vitet e para të pasluftës,
marrëdhëniet e Shqipёrisë me Jugosllavinë ishin shtrirë në të gjitha fushat e jetës politike, ekonomike, ushtarake, kulturore etj. Në vitin 1946, me lejen dhe miratimin e
BS, Shqipëria nënshkroi Traktat Miqësie dhe Ndihme Reciproke vetëm me
Jugosllavinë dhe me Bullgarinë. Nga ana tjetër, BS, fillimisht nuk reflektoi publikisht
interesim të veçantë për Shqipërinë, përkundrazi shfaqi vetëm vlera të kufizuara
periferike,690
të cilat i kontrollonte më së miri nëpërmjet Jugosllavisë.
Deri nё vitin 1948, Jugosllavia realizonte interesat strategjike të Moskës, për mbikëqyrjen e rajonit në tërësi. Por me ndërprerjen e marrëdhënieve politike –
ekonomike shqiptaro -jugosllave (1948) dhe denoncimin e Traktatit të Miqësisë dhe
Ndihmës Reciproke (1949), Shqipëria përveç se me Bullgarinë ishte i vetmi shtet që
nuk kishte nënshkruar asnjë traktat miqësie, bashkëpunimi dhe ndihme reciproke me
BS dhe vendet e tjera komuniste.691
Me gjithë kërkesat e përsёritura të udhëheqësëve shqiptarë pranë autoriteteve sovjetike për nënshkrimin e një traktati të tillë, kёta tё fundit asnjëherë nuk pranuan. Edhe në takimin me Stalinin më 2 prill të vitit 1951,
Enver Hoxha e përsёriti mundësinë e përfundimit të traktatit me vendet e demokracive
popullore, ashtu siç ishte vepruar me Bullgarinë. Gjithsesi Stalini, jo vetëm nuk e
pranoi, por e motivoi me faktin se “Shqipëria tashmë i ka traktatet dhe sipas këtyre
traktateve merr kredi dhe bënë marrëveshje tregtare”692. I njëjti problem u ngrit edhe
në takimin me udhëheqësit e tjerë sovjetikё Malenkov, Molotov dhe Beria, pas vdekjes së Stalinit, në qershor të vitit 1953, të cilët u mjaftuan me shprehjen “ta
shohim” dhe “do t’a studjojmë”, por në të vërtetë besonin se një akt i tillë do të
vlerësohej nga fqinjët si provokim, siç u shpreh Beria.693
Acarimi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe zhvillimet brenda bllokut
komunist, krijuan domosdoshmërinë për rivlerësimin e interesave gjeostrategjike
sovjetike jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin. Aleatët e dikurshëm të
luftës, vit pas viti u gjendën përballë njëri – tjetrit, duke rënë aleanca e dikurshme.
Krijimi i Paktit të NATO - së në vitin 1949, si dhe dislokimi konstant i Flotës së
Gjashtë Amerikane në Detin Mesdhe, ishin dy nga momentet më sfiduese ndërmjet
bllokut komunist të Lindjes dhe bllokut demokratik të Perëndimit.
Situata në rajon u ndërlikua në vitin 1952 me futjen e Turqisë dhe Greqisë në
NATO. Në këto kushte, me rritjen e mundësisë së Turqisë për të kontrolluar
ngushticat e Bosforit dhe të Dardaneleve, rrugët detare që lidhnin BS me detet e tjerë
dhe oqeanet botërorё, përbënin një kërcënim të rrezikshëm për sigurinë e BS. Situata
690
Ana Lalaj. "Shqipëria në Paktin e Varshavës....", fl.194. 691
Po aty, fl. 193. 692
Islam Lauka, E. Ymeri, Shqipëria në dokumentet,.....fl.313. Regjistrim i bisedës së J. Stalinit me
Enver Hoxhën në Moskë, më 2 prill të vitit 1951. 693
AQSH, 14/AP, MPKBS, viti 1953, D.9, fl.41. Shënime të Enver Hoxhës (dorëshkrime) lidhur me
bisedimet me udhëheqësit e parties dhe shtetit sovjetik në Moskë, në qershor të vitit 1953.
160
ndërkombëtare u acarua në një shkallë të lartë, me nënshkrimin e marrëveshjes së
Parisit. Më 23 tetor të vitit 1954 u nënshkrua marrëveshja e Parisit, e cila lejonte
krijimin e riarmatosjen e ushtrisë gjermane, futjen e Republikës Federale të
Gjermanisë në gjirin e Evropës Perëndimore dhe anëtarësimin e saj në Paktin e NATO
- së.694
Për pasojë, më 9 maj të vitit 1955, Republika Federale Gjermane u pranua në
NATO, çka do të thoshte që krijoheshin mundësitë të kishte ushtrinë e saj dhe
armatimet e të gjitha llojeve, përfshirë edhe ato atomike. Marrëveshja e Parisit,
nëpërmjet së cilës lejohej rimilitarizimi i RFGJ, duke krijuar ushtrinë, armatosjen e saj
dhe futja në NATO, u vlerësua e papranueshme nga qeveria sovjetike.
Nga ana tjetër, acarimi e ndërprerja e marrëdhënieve sovjeto - jugosllave dhe
largimi i Jugosllavisë nga blloku i vendeve komuniste u shoqërua me forcimin e
lidhjeve shqiptaro - sovjetike, por edhe me një vëmendje të shtuar të Moskës për
Shqipërinë. Më vonë, interesat sovjetike evouluan, fillimisht për të mbajtur
Shqipërinë në bllokun komunist, në mënyrë që interesat sovjetike në rajon tanimë të
arriheshin nëpërmjet Shqipërisë. Pas dështimit me Jugosllavinë dhe me guerilet greke,
ruajtja e regjimit komunist në Shqipëri nga BS, ishte çështje prestigji. Ndërsa, me
ardhjen e Hrushovit në krye të PK të BS u rrit shkalla e interesit për Shqipërinë. Ai,
stalinizmin më tepër e konsideronte një formë ndergjegjeje që kishte mbetur mbrapa
realitetit dhe që pengonte arritjen e objektivave sovjetike, të brendshme dhe të
jashtme. Në këtë këndvështrim, Nikita Hrushov dhe grupi i tij, nisën “Kursin e ri” të
destalinizimit, i cili fillimisht kishte të bënte më së shumti me kryerjen e reformave
brenda sistemit komunist, duke ruajtur e forcuar interesat specifike sovjetike. Në këto
rrethana, rëndësia strategjike e Shqipërisë për BS u rrit dhe u krijuan kushte për
realizimin e ëndrrës së udhëheqjes shqiptare për aleancë me BS dhe vendet e tjera të
bllokut komunist. Një synim i tillë për udhëheqësit shqiptar ishte një çështje statusi
dhe po ashtu prestigji.695
Udhëheqësitë shqiptarë rronin me frikën e ndërhyrjes nga
jasht dhe të subversionit të brendshëm.696
Marrëveshja e Parisit, konsolidoi më tej Evropën Perëndimore, prandaj në
përgjigje të situatës së krijuar, udhëheqja sovjetike synonte të forconte më tej
ndikimin e kontrollin ndaj vendeve të Lindjes dhe mundësisht edhe ndaj sa më shumë
shteteve të tjera. Për këtë më 13 nëntor të vitit 1954, pak ditë pas Marrëveshjes së
Parisit, Hrushovi propozoi thirrjen e një konference të të gjitha shteteve evropiane, për
të diskutuar krijimin e një sistemi të sigurimit kolektiv evropian. Propozimit të
Hrushovit, vendet Perëndimore iu përgjigjen negativisht, ndërsa vendet e Evropës
Lindore dërguan përfaqësuesit e tyre në Konferencën e Moskës, më 29 nëntor të vitit
1954.697
Në konferencë u vlerësua si rrezik situata, me pranimin e RFGJ në
Bashkimin Evropiane, prandaj u kërkua që vendet socialiste të merrnin masa
plotësuese për garantimin e paqës, duke parë nevojën e organizimit të forcave të tyre
të armatosura. Konferenca e Moskës, mund të konsiderohet si hapi i parë, për krijimin
e një traktati ushtarak, midis vendeve të Evropës Lindore.698
Hrushovi, krahas mendimeve për marrjen e masave kolektive, në këtë kuadër
veçon interesin për Shqipërinë. Në një letër dërguar Enver Hoxhës më 17 janar të vitit
1955, i shkruante me shqetësim se organet e zbulimit të shteteve imperialiste kishin
përforcuar veprimtarinë e tyre armiqësore kundër vendeve të kampit demokratik, duke
694
Kastriot Dervishi. Historia e Shtetit Shqiptar,.....fl.653. 695
Ana Lalaj. “Shqipëria në Paktin e Varshavës”......,fl.192. 696Miranda Vickers Jarus Pettifer. “Shqipëria nga anarkia te një identitet ballkanik”, Tiranë, Toena,
1998, fl.2. 697
AMPJ, viti 1966, D.259, fl.4 698
Po aty, fl.5
161
përhapur agjenturën e tyre. Prandaj e konsideronte të nevojshme të merreshin masa
dhe të autorizoheshin organet e zbulimit sovjetik, për të vepruar në Shqipëri, për
zgjedhjen e dërgimin e agjenturave në vendet kapitaliste.699
Enver Hoxha, më datën
28 janar të vitit 1955 iu përgjigj pozitivisht, duke qenë plotësisht dakord me
propozimet e Moskës.700
Përpjekjet konkrete për krijimin e një aleance ushtarake nё Bllokun socialist datojnë më 4 shkurt të vitit 1955, kur KQ i PK të BS me anёn e një letre njoftonte organin homolog shqiptar për idenë e nënshkrimit të “Traktatit të Miqësisë,
Bashkëpunimit dhe Ndihmës Reciproke” midis BS dhe vendeve të tjera socialiste.701
Përgjigja e palës shqiptare ishte e menjëhershme. Po më 4 shkurt u mblodh urgjent
Byroja Politike, në të cilën u shpreh dakordësia me iniciativën sovjetike, duke
vlerësuar në të njëjtёn kohë “një ndihmë jashtёzakonshttë madhe për partinë dhe për
popullin shqiptar”702. Më 4 mars KQ i PK të BS dërgon Projekt Traktatin e Miqësinë,
Bashkëpunumit dhe Ndihmës Reciproke midis BRSS dhe vendeve të tjera, për
vlerësim e gjykim. Ndërsa më 5 mars të vitit 1955, pas një mbledhje të
jashtëzakonshme të KQ të PPSH, u kthye përgjigje me letër zyrtare për dakodësinë e
“aprovimin pa asnjë vërejtje ose ndryshim” nga KQ i PPSH të projekt marrëveshjes.
Inisiativa u kosideruar “një faktor i një rëndësie historike për mbrojtjen e paqes në
Evropë dhe në Botë, si dhe për sigurimin kolektiv të mbrojtjes së indipendencës së
vendeve të kampit të socializmit dhe në mënyrë të veçantë për sigurimin e mbrojtjes
së indipendencës e të lirisë së popullit shqiptar”703.
Vendimi politik për marrëveshjen, u mor në mars të vitit 1955, në Moskë, në
mbledhjen e sekretarëve të parë të partive komuniste të tetë vendeve të bllokut
komunist, në të cilën mori pjesë edhe Enver Hoxha.704
Kjo mbledhje u pasua me
vendimin e Sovjetit Suprem të BS mbi shfuqizimin e Traktatit të Bashkëpunimit dhe
Ndihmës Reciproke me Britanin e Madhe dhe Francën, të nënshkruara respektivisht
më 26 maj dhe 10 dhjetor të vitit 1944. Shkak për këtë akt u bë ratifikimi nga qeverit
e të dy vendeve i marrëveshjes së Parisit të 23 tetor të vitit 1954, i cili legalizonte
futjen e Gjermanisë në Bashkimin Evropian.705
Menjëherë pas këtij akti diplomatik, më 8 prill të vitit 1955, N. Hrushovi
njofton Enver Hoxhën, për thirrjen e konferencës së dytë më 10 maj të vitit 1955 në
Varshavë me rend dite: Përfundimin e Marrëveshjes mbi Miqësinë, Bashkëpunimin
dhe Ndihmën Reciproke dhe krijimin e Komandës së Bashkuar. Gjithashtu njoftohej
se delegacionet pjesëmarrëse në konferencë do të përbeheshin nga kryetarët e
qeverive ose zëvendësit e tyre, si dhe ministrat e Punëve të Jashtme, ministrat e
Mbrojtjes dhe shefat e shtatmadhorive të vendeve pjesëmarrëse.706
Në përgjigje, më
11 prill Enver Hoxha shpreh dakordësinë për kohën, vendin e rendin e ditës së
konferencës, si dhe përbërjen e delegacionit qeveritar shqiptar, pjesëmarrës në
699
AQSH, F. 14/AP, MPKBS, viti 1955, D.5, fl.1. 700
Po aty, fl.2. 701
Ana Lalaj. "Shqipëria në Paktin e Varshavës.....",fl.195. (Për më gjërë shih : AQSH, 14/AP, viti 1955,
D.8, fl.1). 702
AQSH, 14/AP, OU, viti 1955, D.8, fl.1. (Proces verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të PPSH,
më 4 shkurt të vitit 1955). 703
AQSH, F. 14/AP, viti 1955, D.2, fl.15. Letër “Teper sekret” e Sekretarit të KQ të PPSH Enver Hoxha dërguar KQ të PK të BS dhe N. S. Hrushovit, më 5 mars të vitit 1955.
704Ana Lalaj. "Shqipëria në Paktin e Varshavës.....", fl.196.
705Kastriot Dervishi. Historia e shtetit Shqiptar,......fl.653.
706AQSH, F. 14/AP, viti 1955, D.2, fl.19. Letër e N. S. Hrushovit, në funksionin e sekretarit të KQ të PK
të BS dërguar KQ të PPSH dhe Enver Hoxhës, më 8 prill 1955 për thirrjen e Koferencës së Dytë më
10 maj 1955 në Varshavë, si dhe rendin e ditës së konferencës.
162
konferencë me kryetar Mehmet Shehun, kryetar i Këshillit të Ministrave dhe anëtarë
gjeneral – leitnant Beqir Ballukun, zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave e ministër
i Mbrojtjes dhe Behar Shtyllën, ministër i Punëve të Jashtme.707
Në fillim të majit u
dërguan për njohje e mendim: Rregullorja mbi Komandën e Bashkuar të Forcave të
Armatosura të shteteve anëtare të Traktatit; Projekt vendim i Konferencës së shteteve
pjesëmarrëse në Traktatin e Varshavës; si dhe projekt komunikata për shtyp mbi
mbledhjen e Komitetit Politik Konsultativ të shteteve pjesëmarrëse të Traktatit të
Varshavës. Edhe me këto dokumente u shpreh plotësisht dakord pala shqiptare
nëpërmjet letrës së datës 5 maj dërguar KQ të PK të BS dhe N. Hrushovit.708
Pas një përgatitjeje intensive, më 11 deri më 14 maj të vitit 1955 zhvilloi
punimet Konferenca e Varshavës, me pjesëmarrjen e kryetarëve të Këshillit të
Ministrave, ministrave të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme të vendeve socialiste të
Evropës. Ndërsa, si vëzhgues në konferencë mori pjesë edhe një delegacion nga
Republika Popullore e Kinës me në krye zëvendëskryeministrin dhe ministrin e
Mbrojtjes. Konferenca u kryesua nga kryetari i delegacionit sovjetik, kryetari i
Këshillit të Ministrave Bulganini, i cili përveç të tjerash përmendi edhe problemin e
Gjermanisë, e cila me ndihmen e SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës ishte
shëndërruar “në një vatër kryesore të rrezikut të luftës në Evropë”709. Ndërsa M.
Shehu, në fjalën e tij në konferencë midis të tjerash theksoi se BS “e çliroi popullin
shqiptar nga skllavëria, i dha atij lirinë dhe jetën. Sot ai e ndjen veten shumë të fortë
se ka gjithë këta miq besnikë e të fuqishëm”710. Konferenca përfundoi me
nënshkrimin e Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës Reciproke, i cili
përcaktonte krijimin e Traktatit të Varshaves.
Traktati i Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës Reciproke midis Republikës
Popullore të Shqipërisë, Republikës Popullore të Bullgarisë, Republikës Popullore të
Hungarisë, Republikës Demokratike Gjermane, Republikës Popullore të Polonisë,
Republikës Popullore të Rumanisë, Bashkimit të Republikavë Socialiste Sovjetike dhe
Republikës Çekosllovake, u nënshkrua më 14 maj 1955. Nënshkrimi i traktatit u bë
nga Mehmet Shehu për Shqipërinë, Velko Çervenkov për Bullgarinë, Androsh
Hegedush për Hungarinë, Oto Grotvol për Republikën Demokratike Gjermane, Josef
Ciranke për Polonin, George Dezh për Rumanin, Nikolae Aleksandoviç Bulganin për
BS dhe Viliam Shiroki për Çekosllavakin.711
Traktatit të Varshavës, sipas marrëveshjes “kishte karakter mbrojtës” dhe
funksiononte për një periudhë 20 vjeçare, i hapur për pjesëmarrjen e shteteve të tjera,
pavarësisht nga sistemi shoqëror e politik, me synim zgjidhjen e kundërshtimeve me
mjete paqësore. Thelbin dhe qёllimin e krijimit të Traktatit tё Varshavës e përbënte artikulli i katërt i tij, në të cilin përcaktohej detyrimi për t’i dhënë ndihmë me çdo
mjet, përfshirë përdorimin e forcave të armatosura, në rast të një sulmi të armatosur
kundër një ose disa vendeve pjesëmarrëse në nënshkrimin e traktatit.712
Sipas këtij
artikulli, për një veprim të tillë do tё njoftohej dhe Këshilli i Sigurimit të Organizatës
707
AQSH, F. 14/AP, MPKBS, viti 1955, D.2, fl.20. Letër e Enver Hoxhës dërguar N. Hrushovit, më 11
prill të vitit 1955. 708
AQSH, F. 14/AP, viti 1955, D.2, fl.21. Letër e Enver Hoxhës dërguar KQ të PK të BS, N. Hrushovit,
më 5 maj 1955, në përgjigje thirrjen e koferencës së dytë më 10 maj 1955 në Varshavë. 709Gazeta “Bashkimi”, 28 maj 1955. 710
Ana Lalaj. "Shqipëria në Paktin e Varshavës.....",fl.196. 711
AQSH, F. 489, viti 1955, D.11, fl.8. 712
AQSH, 14/AP, viti 1955, D.2, fl.10-14. Përmbajtja e Traktatit të Miqësinë, Bashkëpunimin dhe
Ndihmën Reciproke midis BRSS, RP të Polonisë, R Çekosllovake, RD Gjermane, RP të Hungarisë,
RP të Rumanisë, RP të Bullgarisë dhe RP të Shqipërisë. (Shih: Gazeta “Zëri i Popullit”, 29 maj 1955).
163
së Kombeve të Bashkuara.
Marrëveshja mbi traktatin sanksionoi organet përkatëse, të cilat do të
realizonin konsultimet dhe merrnin vendimet pёr problemet madhore ushtarake -
politike ndёrmjet shteteve anёtare. Komiteti Politik Konsultativ, përcaktohej si organi jo i përherëshëm më i lartë
politik, në të cilin merreshin vendimet më të rëndësishme politiko - ushtarake të
Traktatit të Varshavës. Komiteti përbëhej nga një përfaqësues i posaçëm nga seicili
shtet pjesëmarrës. Si rregull, në sesione të veçanta në komitet merrnin pjesë sekretarët
e parë të partive të vendeve anëtare. Si rregull u përcaktua mbledhja e komitetit dy
herë në vit.
Komanda e Forcave të Armatosura të Bashkuara,organi më i lartë ushtarak me
shtab në Moskë. Në krye të kësaj komande u përcaktua Komandanti Suprem me
mision: të zbatojë detyrat e Komitetit Politik Konsultativ, të udhëheq stërvitjen dhe të
kontrollojë gatishmërinë luftarake.713
Komandant Suprem u emrua marshalli i BS
Ivan Stepanoviç Koniev (më tej: Koniev).
Shtabi i Forcave të Armatosura të Bashkuara, me në krye shefin e Shtabit.
Komandanti i kryente funksionet nëpërmjet shtabit dhe organeve të përhershme, të
cilët merreshin me drejtimin e çështjeve operativo - taktike dhe të organizim -
mobilizimit. Në funksionin e shefit të Shtabit u emrua gjeneralarmate Antonov,
gjithashtu sovjetik.
Punimet e konferencës, si dhe procedura e miratimit dhe ratifikimit të
dokumenteve të Traktatit të Varshavës nga vendet anëtare, u zhvilluan me shpejtësi
dhe pa prezencën e gazetarëve. Në ditën e fillimit të konferencës, më 11 maj gazetarët
u lejuan vetëm pesë minutat e para dhe pastaj i larguan. Në disa seanca edhe
këshilltarët i larguan nga salla dhe kjo ligjësi u përdor në miratimin e dokumenteve
nga organet partiake e shtetërore të vendeve anëtare.714
Sipas rekomandimit të
konferencës, ratifikimi i traktatit duhej shpejtuar, prandaj pala shqiptare reagoi me
procedur të shpejtuar, për miratimin e ratifikimin e traktatit. Më 24 maj, në mbledhjen
e Byrosë Politike raportoi Mehmet Shehu mbi zhvillimin e punimeve të konferencës
dhe për krijimin e traktatit, si dhe u përcaktuan përfaqësuesit e Shqipërisë, pranë
organeve kryesore: Mehmet Shehu, pranë Komitetit Politik Konsultativ dhe Beqir
Balluku, zëvendëskomandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Bashkuara.
Byroja i rekomandoi Këshillit të Ministrave të marrë masa për t’i paraqitur mbledhjes
së Kuvendit Popullor dokumentet për ratifikimin e Traktatit të Varshavës.715
Më 25
maj, Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për ratifikimin e traktatit dhe propozoi
thirrjen e Kuvendit Popullor në sesion të jashtzakonshëm. Ndërsa, më 28 maj, në
mbledhjen e Kuvendit Popullor Enver Hoxha me një fjalim solemn u bënë thirrje
deputetëve për ratifikimin e Paktit të Varshavës.716
Në këtë mënyrë, u ratifikua traktati
më i rëndësishëm i nënshkruar nga qeveria shqiptare, që nga përfundimi i Luftës së
Dytë Botërore.
Menjëherë, nën frymën e një propagande të madhe, filloi puna për
konkretizimin e kërkesave të traktatit. Më 11 janar të vitit 1956, u mblodhë në Moskë
Komiteti Politik Konsultativ, i cili diskutoi probleme organizative, projektvendimin
713
AQSH, F. 14/AP, vitit 1955, D.2, fl.22. 714
Ana Lalaj. "Shqipëria në Paktin e Varshavës.....", fl.196. 715
Po aty,fl.196-197. (Për më tepër shih: AQSH,F. 14/AP, OU, viti 1955, D.10, fl.6. Protokoll i
mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të PPSH më datën 24 maj 1955, për aprovimin e Traktatit të
Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës Reciproke të nënshkruar nga vendet socialiste të Evropës në
Varshavë). 716
Gazeta “Zëri i Popullit”, 29 maj 1955.
164
për unifikimin e Komandës së Forcave të Bashkuara, ndryshime në përbërjen
ushtarake në lidhje me masën për pakësimin e ushtrisë, futjen e Forcave të
Armatosura të RD Gjermane në përbërje të Forcave të Bashkuara dhe mbi krijimin e
organeve ndihmëse të Komitetit Politik Konsultativ.717
Anëtarësimi në një aleancë ushtarake me BS dhe vendeve të tjera të Evropës
Lindore, siç u theksua më lartë ishte një çështje statusi dhe prestigji për Shqipërinë,
por ky akt ishte edhe një shans për udhëheqjen shqiptare dhe personalisht për Enver
Hoxhën, si në aspektin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm. Në planin e
brendshëm, anëtarësimi në Traktatin e Varshavës propagandohej si ngjarje me rëndësi
pёr Shqipёrinё dhe shqiptarёt, pasi i siguronte atyre njё mik tё madh siç ishte BS. Udhёheqёsit shqiptarё e paraqitёn kёtё anёtarёsim si mbështetje e politikës së ndjekur deri atёherё nga PPSH dhe në këtë mënyrë ata legjitimonin regjimin komunist si
mbrojtësit e vetëm të pavarësisë së Shqipërisë.718
Madje duke ngritur lart kapacitetet
ushtarake të Bashkimit Sovjetik, e paraqisnin këtë të fundit si mbrojtësin e madh të
pavarësisë së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, Traktati i
Varshavës i dha autoritet dhe stabilitet pushtetit tё Enver Hoxhës, si brenda ashtu ashtu dhe jashtë vendit.
Në fushën ekonomike, pjesëmarrja në Traktatin e Varshavës, për një vend të
vogël si Shqipëria me pasuri të pakta nën e mbi tokësore ishte një garanci më shumë
dhe mallrat e importuara nga BS dhe vendet e tjera të TV do të ishin një ndihmë mjaft
e madhe për mbijetesën e popullësisë shqiptare.719
Në fushën ushtarake, u hap rruga
për armatimin e ushtrisë më armë e pajisje moderne, përfshirë tanke, artileri, raketa,
avion, anije lutarake sipërfaqësore e nënujore etj. Shqipëria kishte marrë edhe më
parë armatime dhe pajisje luftarake nga BS, por tani do të pajisesh me armatime të
njëjta me ato të traktatit. Ndërsa në politikën e jashtme, antarësimi në Traktatin e
Varshavës i krijoi Shqipërisë mundësinë, jo vetëm për zgjerimin e kontakteve me BS,
por edhe për të ushqyer ambicjet e ushëheqjes sovjetike për pozicionin strategjik të saj
në rajonm, nën motivin e interesit të të gjithë bashkësisë socialiste. Gjithashtu,
antarësimi në Traktatin e Varshavës fovorizonte propagandën e partisë dhe të
udhëheqjes shqiptare, duke e paraqitur Shqipërinë si faktor të rëndësishëm në
balancën ndërkombëtare,720
sidomos në Ballkan, pse jo si mundësi për të bërë presion
psikokogjik, politik deri edhe ushtarak ndaj Jugosllavisë dhe Greqisë, dy fqinjë me
pretendime politike e territoriale, si dhe me veprimtari konkrete për përmbysjen e
regjimit të Tiranës. Për udhëheqjen shqiptare, anëtarësimi në Traktaktin e Varshavës
ishte një rrugëdalje nga ankthi i pasigurisë. Për të gjitha këto arsye, marrëveshja për
pjesëmarrjen në Traktatin e Varshavës u prit me entuziazëm e mitingje, shoqëruar me
një propagandë të gjithanshme, duke e vlerësuar Shqipërinë jo 1 milionë banorë por
300 milionë, aqë sa ishte popullësia e vendeve anëtare.721
Enver Hoxha me kёtё rast theksonte se pa BS nuk mund të ruhej liria e pavarësia e vendit. Për këtë arsye, edhe
pse ithtar i Stalinit, ai ruajti dhe forcoi kontaktet me Hrushovin, duke i ofruar
Shqipёrinё si bazë strategjike, për realizimin e synimeve në Ballkan dhe më gjerë. Këto interesa, u shpalosen dukshëm në vitet e më vonshme, duke e kthyer Shqipërinë
në bazën ushtarake më të rëndësishme të Bashkimit Sovjetik në Mesdhe.
Nuk ishte e rastit që Hrushovi gjithnjë e vlerësonte “Shqipërinë si bazë me
717
AQSH, 14/AP, viti 1955, D.2, fl.45. Vendim i Konferencës së shteteve pjesëmarrëse në Traktatin e
Varshavës në mbledhjen e parë të Komitetit Politik Konsultativ, më 11 janar 1956 në Moskë. 718
Ana Lalaj. "Shqipëria në Paktin e Varshavës.....", fl.194. 719
Po aty, fl.192. 720
Po aty, fl.194. 721
Gazeta “Bashkimi”, 23 maj 1955.
165
rëndësi të madhe strategjike për mbrojtjen e kampit socialist”722. Nё fakt, pala sovjetike në emёr të traktatit dhe synimeve strategjike te saj i dha një rëndësi tё veçantё ndihmёs ushtarake pёr Shqipёrinё. Ushtria shqiptare e viteve ’50 vlerësohej
nga CIA amerikane si një ushtri e mirëdisiplinuar, me oficerë të shkolluar e tё trajnuar në BS, me armatime të prodhimit sovjetik, me këshilltarё sovjetikё që nga Komanda e Përgjithshme e shtabet e çdo njësie, si dhe me regjimente të marinës e të aviacionit
sovjetik të dislokuar në Vlorë, të mirëpajisur dhe të mirëtrajtuar për rast lufte.723
Sipas
deklarimit të marshallit Zhukov, “ushtria shqiptare ishte e aftë për luftë”724.
Angazhimi i Traktatit të Varshavës në Shqipëri lidhej, si me dëshirën e
Shqipërisë për rritjen e nivelit të sigurisë, por mbi të gjitha me interesat strategjike
sovjetike në një nga rajonet me ekuilibër të brisht politik e ushtarak, siç ishte Ballkani,
interesa të cilat u shpalosen dukshëm në vitet e më vonshme, duke e kthyer
Shqipërinë në bazën ushtarake më të rëndësishme të BS e të Traktatit në Mesdhe.
4.2. Vizita e Hrushovit në Shqipëri, qershor 1959
Ngjarjet e vitit 1956, sidomos në Hungari dhe Poloni, trazuan bllokun
komunist dhe në të njëjtën kohë sollën mjaft probleme e shqetësime për Hrushovin
dhe PK të BS. Këto ngjarje në një far mënyre lëkundën autoritetin e BS. Në BS dhe
në vendet e tjera socialiste si Çekosllavakia, Hungaria, Polonia, Rumania e Bullgaria
procesi i destalinizimit u shoqërua me masa konkrete liberalizuese. Në disa vende, jo
vetëm u aktivizuan forcat opozitare deri dhe në përpjekje për marrjen e pushtetit siç
ndodhi në Hungari, por filluan të evidentohen edhe lëvizje antisovjetike, si dhe të
shfaqen pakënaqësi ndaj marrëdhënieve me BS, duke i konsideruar ato deri dhe
shfrytëzuese. Ndërsa në Shqipëri u ndoq një politikë më konservatore. Megjithse nuk
u përfshi në procesin e destalinizimit, Shqipëria ishte i vetmi vend, ku nuk u shfaqën
lëvizje të hapura antisovjetike dhe antisistem, përkundrazi publikisht dëshmohej
besnikëri dhe miqësi shumë e ngushtë me Moskën.
Pavarësisht nga rezervat e pakënaqësitё që kishte për E. Hoxhën, Hrushovi e
ruajti dhe vijoi mbështetjen ndaj tij. Situata në Hungari evidentoi dukshëm veprimet
toleruese të dy udhëheqësve ndaj njëri tjetrit, Hrushovi për situatën e vështirë kaotike
brenda bllokut dhe nevojën për mbështetje nga vende e parti të tjera, ndërsa E. Hoxha
për forcimin e pushtetit stalinist në Shqipёri dhe mbajtjen e lidhjeve të fuqishme me
BS. Udhëheqësit shqiptarë dhe sovjetikë kishin unitet të plotë për të gjitha problemet
ndërkombëtare, me përjashtim të mosmarrëveshjeve për çështjen jugosllave. Një
qёndrim i tillë u demonstua edhe gjatë vizitës në Moskë të delegacionit të nivelit të
lartë të Qeverisë dhe Partisë të Shqipërisë në prill të vitit 1957. Delegacioni i kryesuar
nga M. Shehu dhe me përbërje: E. Hoxhën, Gogo Nushin, Spiro Kolekën, Rita
Markon dhe Ramiz Alin, më 15 prill të vitit 1957, u pritën nga Bulganini, Hrushovi
dhe udhëheqësit e tjerë sovjetikë. Në bisedimet e zhvilluara u trajtuan kryesisht
marrëdhëniet me Jugosllavinë. Enver Hoxha parashtroi me hollësi marrëdhëniet
politike, ideologjike e shtetërore midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, provokimet e
vazhdueshme të jugosllavëve, mbështetjen e tyre tek elementët antiparti, armiq e të
pakënaqur, veprimet e punonjësve të ambasadës përfshirë ministrin, të cilët bëjnë
722
AQSH, 14/AP, viti 1957, D.20, fl.5. Deklarim i Enver Hoxhës në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ
të PPSH, më datën 24.10.1957, gjatë diskutimit të rezultateve të vizitës së Zhukovit në Shqipëri. 723
Gazeta “Panorama”, Dossier nga Armanda Plaka, 3 prill 2013. 724
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,......fl.173. Telegram i ministrit të
Mbrojtjes së BRSS, G.K.Zhukov drejtuar KQ të PK të BS, mbi ecurinë e vizitës dhe bisedimet me
udhëheqësit shqiptarë, më 24 tetor 1957.
166
propagandë të hapur kundër Partisë e Qeverisë etj.725
Ai u ankua se jugosllavët
përdorin metoda armiqësore kundër popullësisë së Kosovës, i detyrojnë shqiptarët të
shpërngulen në Turqi, refugjatët politik shqiptar i përdorin si diversantë etj. Sipas tij,
jugosllavët përmes Konferencës së Tiranës dhe me anën e Tuk Jakovës, Bedri Spahiut,
Ulusi Spahiut, Liri Gegës, Dali Ndreut etj, synonin të përgatisnin edhe në Shqipëri
kushtet për të organizuar atë që bënë në Hungari, duke mos përmendur asgjë të mirë
në 14 vjet marrëdhënie midis dy vendeve.726
Ngritja e tensionit dhe kundërshtimi i përsëritur i udhëheqjes shqiptare për
përmirësimin e marrëdhënieve me Jugosllavinë, ishin të papranueshme nga Hrushovi.
Ai, duke iu drejtuar delegacionit shqiptar nënvizoi se marrëdhëniet me Jugosllavinë
shikohen në mënyrë nervoze, pa perspektivë, Jugosllavia konsiderohet si armik dhe
kërkohet që të “kthehemi në atë që beri Stalini”. Në këto bisedime, Hrushovi replikoi
shumë ashpër dhe me tone të acaruara me Enver Hoxhën, duke konfirmuar pikëpamje
të ndryshme, përsa i përket çështjes jugosllave. Ai përsëri kërkoi përmirësimin e
marrëdhënieve shtetërore dhe partiake me Jugosllavinë, si dhe këshilloi të “bëhet
dush i ftohtë” përpara marrjes së vendimeve në këtë dretim. Gjthashtu, me tone të
ashpëra Hrushovi kujtoi edhe pushkatimin e grupit të Liri Geges, Dali Ndreut dhe
Petro Bulatit, duke tërhequr mërin e gjithë botës.727
Prandaj, Hrushovi nga ana e tij,
kërkoi me forcë nga delegacioni shqiptar rishikimin e qëndrimit për çështjen
jugosllave.
Në vijim të qëndrimit të lëkundur të tij, për këmbënguljen e mbajtur në
qëndrimin me Hrushovin, E. Hoxha pas 24 orësh kërkoi takim urgjent me Hrushovin
dhe bëri autokritikë, duke shprehur dakordësi të plotë me këshillat e dhëna prej tij,
lidhur me marrëdhëniet me Jugosllavinë.728
Në këto kushte, në pritjen e organizuar
për nder të delegacionit shqiptarë, Hrushovi arriti të takonte E. Hoxhën me
ambasadorin jugosllav në Moskë V. Miçunoviç. Në biseden e zhvilluar midis tyre,
seicili mbajti qëndrimin e tij, duke mos arritur atë që shpresonte Hrushovi.
Pavarësisht nga autokritika, në bisedimet zyrtare të Moskës, pala shqiptare nuk
u arrit të bindesh për një qëndrim të moderuar ndaj Jugosllavisë. Duhet theksuar, se
Hrushovi gjatë vitit 1957 por edhe më vonë gjatë vitit 1958, ishte i angazhuar me
probleme të rëndësishme brenda Partisë së vet dhe nuk u mor shumë me problemet e
brendshme tё partive të tjera të kampit socialist, duke u lёnё atyre hapёsirë veprimi.
Edhe ky është një fakt i tolerancës së tij, ndaj qёndrimeve kundërshtuese të Enver Hoxhës në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve me Jugosllavinë.
Gjithsesi, në përfundim të vizitës u nënshkrua deklarata e përbashkët shqiptaro
- sovjetike dhe Hrushovi, për të mos i mbyllur bisedimet me një shije jo të mirë, me
një gjest bujarie fali të gjitha kreditё e akorduara Shqipërisë deri në vitin 1955, në
725
AQSH, F. 14/AP, MPKBS, viti 1957, D.2, fl.2. Proces verbal mbi takimin “Për çështje partie” të udhëheqjes shqiptare me udhëheqësit sovjetikë, në Moskë më 15 prill të vitit 1957. Nga pala shqiptare
morën pjesë: Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Gogo Nushi, Spiro Koleka, Rita Marko, Ramiz Alia,
ndërsa nga BS: N. Hrushov, Bulganin, Suslov, Shepilov, Panomarjev dhe Andropov. 726
AQSH, F. 14/AP, MPKBS, viti 1957, D.2, fl.3-4. Vijim i proces verbalit të takimit midis udhëheqjes
shqiptare dhe sovjetike, më 15 prill të vitit 1957 në Moskë. 727
po aty, fl.6-8. 728
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1957, D.10, fl.24. Proces verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të
PPSH, më datën 27.4.1957, në të cilën u informua mbi rezultatet e vizitës së delegacionit partiak e
qeveritar të RPSH në BS. Episodi i më sipërm i vizitës nuk trajtohet në raportin e plenumit të KQ të
PPSH, mbajtur po për këtë problem, më 30 prill 1957. Në plenum trajtohet vetëm si autokritikë.
“Ne u thamë atyre se jemi plotësisht dakord me juve, bëmë edhe autokritikë”. (Për më tej shih: AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1957, D.2, fl.30. Proces verbal i mbledhjes së plenumit të KQ të PPSH,
më datën 30 prill të vitit 1957).
167
shumën 422 milionë rubla.729
Sipas tij, ishte vendosur që të ndihmohej Shqipëria për të dalё nga prapambetja dhe “për t’u bërë një kopsht i lulëzuar, në mënyrë që të bëhej një forcë
tërheqëse për vendet e Azisë dhe Afrikës, gjë që do të ndihmonte shumë në forcimin e
mëtejshëm të kampit socialist”730. Në këtë kuadër, BS i dhuroi Shqipërisë një numёr
objektesh industriale me një vlerë prej 384 milionë rubla dhe 74 milionë rubla
detyrime interesi, si dhe i akordoi një kredi tё re prej 34 milionë rubla për heqjen e triskëtimit.
731 Me këtë rast, Hrushovit i’u bë ftesë për të vizitua Shqipërinë gjatë vitit
1957, ftesë e cila u pranua.
Ndërmarrjet dhe objektet e falura nga qeveria sovjetike, si dhe vlera e tyre:
Objektet Kapaciteti Vlera në rubla (milion)
Hidrocentrali “Lenin” në Tiranë. 5000 kw
Hidrocentrali mbi Lumin Mat. 20.000 kw
Uzina e përpun. naftës Q. Stalin. 15.000 T/vit
Vajgur-sjellësi Q, Stalin- Cerrik. 30 km
Teci në Q. Stalin. 6000 kw
Fabrike e çimentos në Vlorë. 40.000 T/vit
Teci në Vlorë. 3000 kw
Kombinati i tekstilit në Tiranë(fa- 20 milionë
brika e kadifes, filaturës, leshit). 1 ml/vit
Teci i kombinatit. 5000 kw
Dy fabrika për shveshje pambuku
(Rogozhinë, Fier).
38 milionë
(18 secila)
348
Fabrika e ekstrat-tanimi në Vlorë. 500 T/vit
Kombinati i drurit në Elbasan:
Fabrika e kompesatës, 3000 m/vit
Fabrike e impenjimit, 15.000 m/vit
Fabrika e staxhionimit, 15.000 m/vit
Fabrika e shveshjes se orizit, Vlorë 30 T/24 orë
Teci i Maliqit 2500 kw
Uzina e fermen. të duhan, Shkodër 1500 T/vit
Kinostudio në Tiranë 12 kin/zhurnal
12 dokumentar
Materiale e mallra për disa objekte të
tjera për vitin 1957
74
Shuma e falur 422
Nga ana tjetër, në përgjigje udhëheqja shqiptare, KQ i PPSH dhe qeveria
shqiptare vijuan të mbështetin publikisht politikën sovjetike, ashtu siç kishte vepruar
edhe më parë. Në korrik të vitit 1957 u mbështet plotësisht vendimi për dënimin e
grupit antiparti të Malenkovit, Kaganoviçit dhe Molotovit, ndërsa në fund të muajit
tetor, gjithashtu u mbështet shkarkimi i Zhukovit nga detyra e ministrit të Mbrojtjes
729
AQSH, 14/AP, OU, viti 1957, D.2, fl.37. Proces verbal i Plenumit të KQ të PPSH, më 30.4.1957.
Raport i Enver Hoxhës në plenum. Sipas tij, falja e qeverisë sovjetike është shumë më e madhe, sepse
bashkë me 34 milion rubla borxh të shlyer dhe 100 milion rubla interesa, falja arrin mbi 550 milion
rubla. 730
AQSH, 14/AP, MPKBS, viti 1957, D.2, fl.25-27. Fjalimi i N : Hrushovit në drekën e shtruar për
nder të delegacionit të qeverisë dhe të partisë të Shqipërisë, në përfundim të vizitës në Moskë në
prill të vitit 1957. 731
Gazeta “Zëri i popullit”, 18 prill 1957( Shih:Dokumente mbi miqësinë shqiptaro-sovjetike, Tiranë,
Instituti i Historisë e Gjuhësisë, 1957, fl.500, 501)
168
dhe një frymë e tillë vijoi edhe gjatë vitit 1958. Por, falja e kredive të mëparshme nga
BS, rritën oreksin e palës shqiptare. Në dhjetor të vitit 1958, E. Hoxha vizitoi përsëri
Moskën dhe bisedoi me udhëheqësit sovjetike për problemet ekonomike dhe planin e
tretë pesëvjeçar. Kështu u kërkuan 400 milionë rubla kredi për hartimin dhe realizimin
e pesёvjeçarit të tretë, si dhe 35 milionë rubla për pesёvjeçarin vijues, kryesisht për industrinë e naftës.
732 Udhëheqësit sovjetikё Hrushovi, Mikojani, Suslovi dhe sidomos
Kuzmini (zëvendëspresident i Komisionit të Planit) sërish bënë një numёr vёrejtjesh për projektplanin e pesёvjeçarit të tretë si: rishikimin dhe lënien për më vonë të fabrikës së ferrokromit, duke siguruar më parë tregun e shitjes; rishikimin e fabrikës
së plehrave fosforike, për mungesë të një pjese të lëndës së parë që duhej të sigurohej
nga BS; rishikimin e shifrave të prodhimit të naftës, sepse shifrat e parashikuara nuk
përputheshin me rezervat; rishikimin e shtimit të investimeve në bujqësi, për shtimin e
tokave të reja, si dhe për rritjen e sipërfaqes së mbjellё me oriz.733 Pavarësisht nga
rezervat e sovjetikëve për këta tregues, në përfundim të bisedimeve qeveria sovjetike i
akordoi Shqipёrisё 300 milionë rubla për pesëvjeçarin e tretë dhe 35 milionë rubla për pesëvjeçarin vijues, për sektorin e naftës.
Me gjithë kënaqësinë që shkaktoi tek udhëheqësit shqiptarë vizita e vitit 1957
në Moskë, kulmuar me faljen e kredive dhe dhënien e kredisë së re për vitin 1958, në
marrëdhëniet shqiptaro - sovjetike diçka nuk shkonte. Përveç problemit jugosllav,
shqetësime u evidentuan edhe në ekonomi. Studimi i berë nga ekspertët sovjetikë të
kryesuar nga zëvendësministri i Bujqësisë së BS Rasullov dhe ekspertëve shqiptarë,
për përspektiven e zhvillimit të ekonomisë shqiptare nga viti 1961 deri në vitin 1975,
arriti në përfundimin e balancimit të ekonomisë nëpërmjet zhvillimit të mëtejshëm të
bujqësisë, për të siguruar bukën në vend, duke shtua prodhimet blegtorale, të
pambukut, të panxharit të sheqerit, të frutave, të agrumeve, të rrushit, të ullirit, të
duhanit, të kulturave etero - oleoze, nëpërmjet zgjerimit të industrisë për përpunimin e
lëndëve të para bujqësore, zgjerimit të burimeve minerale ekzistuese dhe nëpërmjet
zhvillimit të peshkimit, me qëllim plotësimin e nevojave të brendshme dhe shtimin e
burimeve të eksportit.734
Studimit të ekspertëve, qeveria shqiptare i shtoi edhe disa
çështje “vendimtare për ekonominë” sipas saj, të cilat u mbajtën parasysh gjatë
hartimit të projektplanit të ri pesëvjeçar dhe gjatë parashtrimit të kërkesave për palën
sovjetike, por që përfaqësonin kritikat e studimit të ekspertëve sovjetikë. Çështjet më
kryesore, sipas qeverisë shqiptare ishin: zhvillimi i prodhimit të naftës bruto dhe
naftës së përpunuar, ngritja e industrisë së ferrokromit, ngritjen e industrisë së
plehrave fosfatike e azotike, si dhe përpunimin e duhanit në vend.735
Plotësimi i
732
AQSH, 14/AP, OU, viti 1958, D.24, fl.11. Protokoll i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të PPSH,
më datën 18.12. 1958, në të cilën Enver Hoxha informon mbi rezultatet e vizitës dhe bisedimeve në
Moskë me udhëheqjen e BS, lidhur me plsnin e tretë pesëvjeçar. 733
Po aty, fl.12,13. Në mbledhjen e Byrosë Politike të datës 18 dhjetor të vitit 1957, u informua edhe
për vrejtjet e kritikat e udhëheqjes dhe ekspertëve të ekonomisë sovjetike, për planin e tretë
pesëvjeçar. 734
AQSH, F. 14/AP, KNER, viti 1958, D.2, fl.7. Informacion mbi punën e bërë për projekt - planin
perspektiv të zhvillimit të ekonomisë, në të cilin psqyrohen konkluzionet e grupit të ekspertëve
sovjetikë të kryesuar nga zëvendësministri i Bujqësisë së BS Rasullov. 735
po aty, fl.10-12. Informacion mbi punën e bërë për projekt - planin perspektiv të zhvillimit të
ekonomisë, në të cilin psqyrohen mendimet e qeverisë shqiptare për përfundimet e grupit të
ekspertëve sovjeto-shqiptar. Rekomandimet e pales shqiptare parashikonin: rritjen e prodhimit të
naftës bruto dhe të përpunuar në vitin 1975, përkatësisht rreth 6 milion ton dhe 2.4 ton; prodhimin e
40.000 ton fero krom karbonik në vitin 1961 - 1965 dhe 40.000 ton ferokrom i rafinuar në vit në
periudhën 1971 – 1975; prodhimin e plehrave fosfatike me 120.000 ton në vitin 1965 – 1970 dhe
plehrat azotike me 1000.000 ton në vitin 1971 – 1975; si dhe prodhimin për eksport rreth 10.000
ton cigare , në vitin 1975.
169
studimit me këto kërkesa tregon se qeveria shqiptare nuk pajtohej me studimin e
ndikuar nga sovjetikët dhe ngulte këmbë me insistim për industrializimin e vendit,
pavarësisht nga niveli i ulët i mirëqenies së popullit. Studimi i grupit të ekspertëve
sovjetikë për përspektivën e ekonomisë shqiptare duket se i shqetësoi jo pakë
udhëheqësit shqiptarë.
Në këtë periudhë, interesi ushtarak sovjetik ndaj Shqipërisë erdhi gjithnjё duke u rritur. Dukej se për interesat gjeopolitike tё BS, Shqipëria ishte e përshtatshme si një
hapёsirë për të kontrolluar Mesdheun ushtarakisht. Një ndikim të rëndësishëm në këtë drejtim, si dhe në “zbutjen” e qëndrimit të udhëheqjes shqiptare ndaj Jugosllavisë, pati
vizita në Shqipëri në tetor të vitit 1957 e marshallit Zhukov, ministër i Mbrojtjes i BS.
Gjatë vizitës dhe në përfundim të saj, ai vlerësoi angazhimin e Byrosë Politike të KQ
të PPSH për domosdoshmërinë e përmirësimit të marrëdhënieve me Jugosllavinë.736
Falja e kredisë dhe vizita e Zhukovit, ndikuan në përmirësimin e marrëdhënieve
shqiptaro - jugosllave. Për pasojë, në janar të vitit 1958 u mblodhë sesioni i
komisionit të përbashkët, sipas marrëveshjes së vitit 1956 mbi shfrytëzimin e
përbashkët të ujërave në zonat kufitare. Palët shkëmbyen mendime për përdorimin e
lumejve, për shkëmbimin e të dhënave meteorologjike, për rregullimin e peshkimit
etj. Në muajin prill, organet tregtare të të dy vendeve nënshkruan kontratat për
furnizimin reciprok me mallra për vitin 1958. Gjthashtu, u parashikua këmbimi i
vizitave turistike nga Asambli Artistik i Shqipërisë dhe dy grupeve turistik jugosllave,
si dhe ndeshje të ekipeve të futbollit, në Korçë e në Shkup.737
Por detantja e përkohëshme në marrëdhëniet shqiptaro - jugosllave, nuk do të
vazhdonte gjatë. Në Kongresin VII të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë në prill të
vitit 1958, Tito fajësoi palën shqiptare për mos normalizimin e marrëdhënieve me
Jugosllavinë, si dhe parashtroi programin e vetadministrimit, thelbi i të cilit ishte
zbehja e rolit të shtetit, decentralizimi dhe administrimi punëtorë etj.738
Ky rast u
shfrytëzua nga udhëheqja shqiptare për një fushatë antijugosllave, duke demaskuar
jugosllavët si revizionistë, tradhtarë të socializmit, armiqë të marksizëm - leninizmit,
bashkëpunëtorë të imperializmit amerikan dhe përçarës të Lëvizjes Komuniste
Ndërkombëtare. Acarimi i marrëdhënieve ndërpartiake, çoi në keqësimin e
marrëdhënieve shtetërore ndërmjet të dy vendeve. Një rol negative luajti vrasja e
qytetarit shqiptar Hasan Shpata në Beograd, gjatë kthimit në atdhe nga Gjermania.
Qeveria shqiptare protestoi për këtë veprim terrorist dhe në gusht të vitit 1958 tërhoqi
përkohësisht të dërguarin me punë në Beograd. Një muaji më vonë të njëjtin veprim
bëri edhe Jugosllavia.739
Me polemika armiqësore dy palëshe, akuza e kundërakuza,
protesta e kundërprotesta vijoi edhe fund i vitit 1958. Të dy palët morën masa për
forcimin e kufirit dhe vendosën një vëzhgim të rreptë ndaj veprimtarisë së
punonjësëve të misioneve diplomatike reciproke.
Kjo situatё, në të cilën gërshetoheshin bashkëpunimi e mirëkuptimi, dyshimet
e shqetësimet, ishte karakterizuese edhe para vizitës së Hrushovit në Shqipëri, në maj
– qershor të vitit 1959. Në fakt vizita e tij ishte parashikuar për vitin 1957, por nga
dokumentet nuk përcaktohen shkaqet e shtyrjes për në vitin 1959. Ndoshta kjo shtyrje
kishte ardhur për faktin se deri në atë kohë synimet sovjetike nuk ishin ende nё nivelin që arritën në vitin 1959. Nuk mund të shkonte Hrushovi në Shqipëri, pa disa
arritje me ndikim të realizuara jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë kampin
socialist. Dhe periudha 1957 – 1959 u shfrytëzua në mënyrë intensive, për krijimin e
736
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,....fl.172. 737
Po aty., fl.180. 738Bernard Lory. “Evropa Ballkanike nga 1945 ....., fl.82. 739
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,....fl.182.
170
“infrastrukturës” së kësaj vizite, pothuajse e karakterit ushtarak, çka reflektonte
qёllimin e vizitës së Hrushovit në Shqipëri. Pavarësisht se pala shqiptare nuk e dinte kohën e saktё të vizitës, shtypi partiako - shtetëror në Shqipëri e propagandonte Hrushovin me superlativa si “nxënës
besnik i Leninit”, “mik i dashur”, “udhëheqës militant”, “kontribues në trashёgimin marksiste - leniniste”, “luftëtar i shquar i paqes” etj. Në programin e vizitës së
Hrushovit, të përgatitur nga pala shqiptare, parashikohej prezantimi i arritjeve në të
gjitha fushat, si dhe parashtrimi i kërkesave për mbështetje ekonomike e financiare,
për të vazhduar zhvillimin e mëtejshëm të vendit.
Nga pala sovjetike më 16 janar të vitit 1959, u njëftua KQ i PPSH se qeveria
sovjetike kishte vendosur t’i dhuronte Partisë dhe popullit shqiptar, ndërtimin e një
pallati kulture dhe të godinës së radiotelevizionit të Tiranës.740
Ndërsa më 19 maj të
këtij viti, KQ i PK të BS me anën e një radiogrami njoftonte për vizitën e Hrushovit
dhe që programi zyrtar të ishte për 3 – 5 ditë, ndërsa koha tjetër prej 5 – 7 ditësh, të
shfrytëzohej për njohjen akoma më e mirë të popullit shqiptar.741
Përveç protokollit të
vizitës, bëhej e ditur se delegacioni sovjetik për shkaqe të kuptueshme, në fjalimet e
tij nuk do të prekte çështjen jugosllave dhe shpresonte se miqtë shqiptarë në fjalimet e
tyre do të mbanin parasysh siç duhet këtë gjë. Në këtë mënyrë, telegrami i palës
sovjetike, diktonte programin e vizitës dhe vinte kushte të paracaktuara.
Megjithatë, Byroja Politike e KQ tё PPSH menjëherë vendosi që të zbatoheshin këto kërkesa të Hrushovit, duke treguar vetёpërmbajtje, sepse kjo ishte e
para vizitë e një zyrtari të një rangu kaq të lartë të partisë e të shtetit sovjetik, me
ndikim të rëndësishëm në shumë aspekte. Me t’u bërë e njohur zyrtarisht koha e
vizitës së Hrushovit në Shqipëri, udhëheqësit shqiptarё filluan të tregohen më të përmbajtur në fjalimet e tyre publike, lidhur me kritikën ndaj jugosllavëve.
Në këto rrethana, në periudhën nga 25 maji deri më 4 qershor të vitit 1959
Hrushovi, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes marshalli Malinovski vizitoi Tiranën,
Shkodrën, Vlorën, Sarandën dhe Gjirokastrën, përfshirë Bazën Ushtarake të
nëndetëseve në Pashaliman. Pa u ndalur me hollësi, nga vizita e Hrushovit në Shqipëri
mund të evidentohen disa momente kryesore.
Hrushovi, gjatë vizitës u bëri udhëheqjes shqiptare vlerësim maksimal,
sidomos E. Hoxhës, M. Shehut etj. Ai lavdёroi publikisht E. Hoxhën me epitete si “bir
i lavdishëm”, “shok i dashur e mik i BS”, “organizator shembullor”, “të përkushtuar
për socializmin” etj, pothuajse të njëjtat epiteti që bënte propaganda shqiptare për
Hrushovin. Megjithatë, nga zhvillimet e mëvonshme evidentohet se Hrushovi ishte
ndërgjegjësuar më shumë mbi pikëpamjet dogmatike dhe qëndrimet dyshuese të
udhëheqësve shqiptarё, për të realizuar programin e ndryshimeve destaliniste në Shqipëri. Ky zhgënjim u pasqyrua në një fjalim të mbajtur në Moskë më 6 qershor,
pas kthimit nga vizita në Shqipëri, në të cilin nënvizoi domosdoshmërinë e kontakteve
personale mes liderëve partiakё e shtetërorё, për të kuptuar dallimet e diferencat e tyre.
742
Hrushovi gjatë qëndrimit në Shqipëri, u interesuar për zhvillimin ekonomik të
Shqipërisë, por ngeli i zhgënjyer nga niveli i ulët dhe prapambetja ekonomike e saj. Ai
konstatoi rezultate jo bindëse lidhur me ndihmat e kreditë e dhëna nga pala sovjetike.
Në bisedimet e zhvilluara në Tiranë më 25 dhe 29 maj, Hrushovi vlerësoi arritjet, por
me këshillat e tij inkurajoi zhvillimin e sektorit të bujqësisë, duke kërkuar kultivimin e
740
Gazeta " Panorama ", 8 mars 2013. 741
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1959, D.17, fl.1. Protokoll i Byrosë Politike, më datën 19.5.1959, mbi
shqyrtimin e radiogramit të dërguar nga KQ i PK të BS më 19 maj. 742Gazeta “Panorama”, 8 mars 2013.
171
atyre kulturave që jepnin më shumë fitime si ullirin, rrushin, agrumet, kikirikët,
dafinën, çain, si dhe prodhimet blegtorale me përparësi delen dhe lopën.743
Sipas
Hrushovit, qeveria shqiptare me asistencën e specialistëve ekonomikё sovjetikё, duhej të caktonte pjesën më të madhe të buxhetit për sektorin e bujqësisë, duke përqëndruar
vëmendjen në prodhimet bujqësore dhe sigurimin e lёndës së parë për industrinë ushqimore. Ndërsa duke e vlerësuar me kosto të lartë industrinë e përpunimit të naftës
dhe industrinë metalurgjike, këshilloi për zhvillimin e industrisë së peshkimit. Ashtu
si edhe në raste të tjera, Hrushovi këmbëngulte në zhvendosjen e prioritetit ekonomik
të Shqipërisë nga industria e rëndë në industrinë e lehtë e ushqimore, duke
kundërshtuar udhëheqësit shqiptarё të cilët kërkonin ngritjen e gjigandëve të industrisë së rëndë. Thekset e Hrushovit, në formë këshillash ishin: të mos bëheshin
investime atje ku nuk kishte leverdi, të shikohej mirë çështja e cilësisë së naftës dhe
kualiteti i benzinës, sepse nuk mund të konkurohen prodhimet e të tjerëve, si dhe të
bëheshin mirë llogarit për ndërtimin e uzinës metalurgjike dhe shtimin e kapacitetit të
kombinatit tekstile etj.744
Vrejtjet e kritikat argumentonin pikëpamjet sovjetike, për
zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe kundërshtitё ndaj kërkesave gjithnjë e më të fryra të palës shqiptare.
Megjithatë, qeveria shqiptare i kërkoi Hrushovit kredi e ndihmë teknike për
ndërtimin e metalurgjisë së hekur - nikelit; kredi të veçantë për zgjerimin më të
shpejtë të mekanizimit të bujqësisë; ndihmë për ndërtimin dhe zgjerimin e Portit të
Durrёsit dhe të Flotës Tregtare; kredi e ndihmë për zgjerimin e kombinatit të
tekstileve dhe ndërtimin e uzinës së plehrave azotike, pajisjen specifike me armatime
e mjete të tjera për forcat e sigurisë, të kufirit e të policisë745
, si dhe u kërkua rritja e
numrit të turistëve sovjetik nga 180 veta në vitin 1958 në 25.000 veta në vitin 1965.
Gjthashtu, u kërkua shtyrja e shlyerjes deri në vitin 1980, të kredisë prej 300 milionë
rubla akorduar për pesëvjeçarin e tretë.
Hrushovi shprehu shqetësimin për sigurinë e Shqipërisë, zhvillimin e
marrëdhënieve me vendet fqinjë, si dhe për uljen e tensionit në Ballkan dhe në rajonin
e Adriatikut. Megjithse, ndërtimi i Bazës së Vlorës kishte dy vjet që kishte filluar dhe
në kohën e vizitës së Hrushovit ishte plotësisht operacionale, për të motivuar
vendosjen e zgjerimin e saj, ai paralajmëroi fqinjët e Shqipërisë dhe siguroi
udhëheqjen shqiptare se në mbrojtje të kufijve shqiptarë do të qёndronin të gjitha vendet e kampit socialist.
746 Sipas tij, nëse Greqia do të vijonte me planin për
vendosjen e bazave të raketave, siç kishte vepruar Italia, atëherё do të vendosej një e tillë edhe në Shqipëri. Hrushovi kërkoi që për kundërpeshë të raketave amerikane të
vendosura në Itali, të vendoseshin në Shqipëri raketa me rreze veprimi që të mbulonte
të gjithë territorin italian. Megjithatë, Hrushovi propozoi kthimin e Ballkanit dhe
Adriatikut në zonë pa armatim bërthamor. Gjatë vizitës në Vlorë, Hrushovi inspektoi
Bazën e Nëndetëseve, si dhe vlerësoi pozicionin e Shqipërisë dhe bregdetin e saj në
pikëpamje ushtarake, si vendi më strategjik në Mesdhe. Hrushovi, pëlqeu sidomos
Vlorën. Sazani u cilësua prej tij “më i madh se sa Kronshtadi”, ndërsa Butrinti u
743
AQSH, 14/AP, MPKBS, viti 1959, D.24, fl.24. Protokoll i bisedimeve të zhvilluara midis
delegacionit të PK dhe qeverisë së BS dhe delegacionit të PPSH dhe qeverisë shqiptare në Tiranë,
më 25 dhe 29 maj 1959. 744
AQSH, 14/AP, MPKBS, viti 1959, D.23, fl.9,10. Në material evidentohen vërejtjet dhe kritikat e
bëra nga N. Hrushovi në bisedimet me udhëheqësit shqiptarë, më 25 e 29 maj në Tiranë dhe më 3
qershor në Vlorë. 745
AQSH,14/AP, MPKBS, viti 1959, D.25, fl.2-17. Kërkesa të KQ të PPSH dhe Këshillit të Ministrave
të RPSH të paraqitura Hrushovit, gjatë vizitës në Shqipëri. 746
Hamit Kaba, Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,....fl.193. Deklaratë e Hrushovit në
mitingun e Tiranës, në qershor të vitit 1959.
172
vlerësua si i përshtatshëm për hidroavionët dhe për peshkim, duke e lidhur liqenin me
detin.747
Ndonëse gjatë vizitës u zbatua kërkesa e Hrushovit për të mos folur për
Jugosllavinë, në deklaratën e përbashkët u konfirmua përmirësimi i marrëdhënieve me
Jugosllavinë. Hrushovi këmbënguli në përqëndrimin e vëmendjes tek problemet e
brendshme, duke synuar relativizimin e frikës së udhëheqjes shqiptare në lidhje me
Jugosllavinë. Gjatë përgatitjes së Projektdekleratës së Përbashkët, delegacioni
shqiptar shprehu dëshirën, që në të, të përmendet qёndrimi kundër udhëheqjes jugosllave. Në variantin shqiptar të Projekt Deklaratës theksohet se “në kushtet e
tanishme rreziku kryesor është revizionizmi, i cili kërcënon jo vetëm sigurimin e
kampit socialist, por edhe të gjithë lëvizjen komuniste dhe puntore ndërkombëtare dhe
që ka gjetur shprehjen e tij në programin dhe veprimtarinë e udhëheqjes së Lëvizjes
Komuniste Jugosllave”748. Por me ndërhyrjen e përfaqësuesve sovjetikё, pala
shqiptare i tërhoqi propozimet e mësipërme dhe në në Deklaratën e Përbashkët
përfundimtare, nënshkruar më 30 maj të vitit 1959, përcaktohet se “Të dy palët
deklaruan për gatishmërinë e tyre që edhe në të ardhmen të zhvillojnë marrëdhëniet e
tyre me RPFJ në rrugën shtetërore, mbi bazën e respektit reciprok, barazisë dhe
mosndërhyrjes në punët e brendshme të njeri tjetrit”749.
Në bazë të dokumenteve arkivore, vizita e Hrushovit dhe konkluzionet e
bisedimeve u vlerësuan maksimalisht nga udhëheqësit shqiptarё, si publikisht ashtu edhe në mbledhjet e forumeve të larta partiake dhe shtetërore. Vizita, gjatë gjithë
periudhës u mbajt në qëndër të vëmendjes së shtypit shqiptar. Gazetat qendrore “Zëri i
Popullit”, “Bashkimi”, “Luftëtari” etj, çdo ditë botonin artikuj e kryeartikuj,
përmbledhje materialesh të zgjedhura etj, në të cilat vizita vlerësohej si njё “ngjarje e
një rëndësie historike”, “grusht i rëndë për armiqtë e brendshëm e të jashtёm” dhe
inkurajim për zhvillimin e Shqipërisë.750
I bëhej jehonë ndihmës së madhe e pa interes
që BS i jepte Shqipërisë, politikës së brendshme e të jashtme sovjetike, miqësisë së
pathyeshme shqiptaro - sovjetike, rolit udhëheqës të BS në kampin socialist, luftës së
tij të vazhdueshme e konsekuente për paqen e uljen e tensionit ndërkombëtar,
propozimeve mbi krijimin e një zone joatomike në Ballkan etj. Sipas Enver Hoxhës,
në mbledhjen e Byrosë Politike të datës 6 qershor të vitit 1959, Hrushovi “mbeti
jashtёzakonisht i kënaqur nga vizita që bëri në Shqipëri”751 dhe shtroi nevojën për të
punuar për konkretizimin e atyre problemeve që u nënvizuan gjatë vizitës së tij. Por
më vonë, në vitin 1980 në librin e tij “Hrushivianët” këshillat e kritikat e Hrushovit u
interpetuan si përpjekje për kthimin e Shqipërisë në një koloni, me një bujqësi frontale
që t’i shërbente Bashkimit Sovjetik.752
Vendet perëndimore, në vizitën e Hrushovit në Shqipëri, më tepër vlerësuan
faktin se në përbërje të delegacionit ishte mareshali Malinovski. Ata gjykonin se
Hrushovi kishte ardhur në Shqipëri për zgjidhjen e problemeve ushtarake, për të
747
AQSH, 14/AP, OU, viti 1959, D.18, fl.10. Protokoll i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të PPSH,
mbajtur më 6 qershor të vitit 1959, mbi informimin e rezultatit të vizitës së Hrushovit në Shqipëri. 748
AQSH, F. 14/AP, MPKBS, viti 1959, D.26, fl.33. Në këtë dosje ndodhet projekt deklarata e
përbashkët, bashkë me shënimet e palës shqiptare për disa shtesa në dy paragraf. 749
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1960, D.30, fl.199. ( FL. 190-208- Deklarata e Përbashkët e
delegacioneve të partive dhe qeverive të BS dhe të RPSH, më 30 maj të vitit 1959). 750
AQSH, 14/AP, OU, viti 1959, D.18, fl.2. Në mbledhjen e Byrosë Politike të datës 6 qershor të vitit
1959, vetëm tre ditë pas përfundimit të vizitës së Hrushovit, Enver Hoxha duke folur me
supërelative për këtë vizitë e vlerësoi "një grusht të rëndë për armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm
dhe revizionistët jugosllav ". 751
Po aty, fl.10. 752
Enver Hoxha. Hrushovianët,....fl.356.
173
inspektuar bazën e nëndetëseve dhe bazën për istalimin e raketave në Shqipëri, pët t’a
përdorur si reprazalje politike dhe psikologjike kundrejt Greqisë dhe Italisë.753
Sipas
shtypit italian, meqë Italia ka pranuar të vendos bazë për lëshimin e raketave në tokën
e saj, Hrushovi do të provokonte një bazë të tillë në Shqipëri.754
Në fakt, zhvillimi i
vizitës, koha në të cilën u realizua dhe thekset për krijimin e një zone të lirё nga armatimi atomik e raketor në rajonin e Gadishullit të Ballkanit e të Adriatikut, si dhe
paralajmërimi i Italisë e Greqisë për vendosjen e raketave amerikane në territoret e
tyre, tregonte qartazi karakterin ushtarak të kësaj vizite. Ky fakt konfirmohet indirekt
edhe nga Enver Hoxha në kujtimet e mëvonshme të tij, ku theksonte se “Hrushovi
dhe Malinovski na kërkuan baza ushtarake”755 Ky pohim tingëllon tërësisht i vonuar,
sepse në kohën e vizitës së Hrushovit, Baza Ushtarako - Detare e Vlorës funksiononte
me kapacitet të plotë operacional si një nga bazat më të mëdha të Mesdheut.
Vizitën e Hrushovit në Shqipëri e pritën me interes edhe jugosllavët, me
shpresën e ndryshimit të detyruar të qёndrimit shqiptar ndaj Jugosllavisë. Përfaqësuesit jugosllavё shprehnin besimin se vizita e Nikita Hrushovit në Tiranë do
të influenconte në frenimin e kritikave të shqiptarëve ndaj udhëheqjes jugosllave, si
dhe vlerësuan atë pjesë të deklaratës së përbashkët, në të cilën parashtrohej synimi për
të zhvilluar marrëdhëniet me Jugosllavinë në aspektin shtetëror.756
Por pritshmëria e
tyre u venit menjëherë, sepse me përfundimin e vizitës udhëheqësit shqiptar në
mitingje, mbledhje e aktive të ndryshme vijuan kritikat kundër Jugosllavisë e
udhëheqjes së saj.
4.3. Baza Ushtarake e Vlorës, bazë ushtarake e Traktatit të Varshavës. Marrëveshjet e viteve 1957 dhe 1959
Shqipëria, një vend me rëndësi strategjike ka qënë gjithnjë ambicje e Fuqive të
Mëdha. Pozicioni gjeografik i saj ofron dominim absolut të hapsirave deri në Itali, nga
Otranto e deri në veri të Adriatikut, si dhe përmes ujrave ndërkombërare sigurohet
dalja në Mesdhe, Bosfor e Dardanele. Si rajon ku kryqëzohen rrugët e lëvizjës e të
komunikimit Lindje - Perëndim dhe Veri - Jug e bëjnë atë si një nga rajonet më
strategjike të Evropës Juglindore.
Interesimi i BS, për daljen në Mesdhe nëpërmjet këtij rajoni u vu re që pas
Luftës së Dytë Botërore, në fillim nëpërmjet Jugosllavisë dhe më vonë duke
shfrytëzuar Shqipërinë. Një synim i tillë u pikas që në fillim edhe nga Aleatët
Perëndimor, SHBA dhe Britania e Madhe. Sipas tyre “Moska synonte të kapte pikat
strategjike në Shqipëri, si ishullin e Sazanit dhe Gjirin e Vlorës, të cilat siguronin
kontrollin e ngushticës së Otrantos, në detin Adriatik”. Në maj të vitit 1946, anglezët
nënvizonin se “rusët tashmë e kanë arritur daljen për qëllime strategjike, sepse duket
qartë që Tirana është në xhepin e tyre aq sa është edhe Beogradi”757. Me ndërprerjen e
marrëdhënieve me Jugosllavinë, Shqipëria mbeti e vetmja bazë në Adriatik e Mesdhe,
ushtarakisht e përshtatshme për BS.
Në vitet e para pas luftës, lakmia sovjetike për dalje në Mesdhe, nuk u
deklarua hapur. Stalinit i ishte ofruar nga Enver Hoxha ishulli i Sazanit, për t’u kthyer
në bazë ushtarake, por që Stalini nuk kishte pranuar.758
Gjithsesi në fillim të vitit
753
AMPJ, Viti 1959, D.540/1, fl.1. 754
Po aty, fl.2. 755
Enver Hoxha. Hrushovianët ,.....fl.325. 756
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,.....l.192. 757
Paskal Milo. "Bashkimi Sovjetik dhe politika e jashtme e .....", fl.54. 758
Ana Lalaj. "Shqipëria në Paktin e Varshavës....", fl.202. ( Shih: AQSH, 14/AP, viti 1960, D.24, fl.34.
174
1950, për BS bllokadës së rrugëve detare jugore iu shtua edhe përqëndrimi
përhershëm i anijeve luftarake amerikane, në përbërje të Flotës së Gjashtë, në Detin
Mesdhe. Shtimi i pranisë amerikane me anije me armë berthamore në Mesdhe, jo
vetëm u bënë kërcënim serioz për sigurinë e BS, por e detyruan politikën sovjetike të
mendonte për rivlerësimin e situatës gjeostrategjike.
Përpjekjet e para konkrete filluan të duken në mesin e viteve ’50, megjithatë,
kontaktet e para të detarëve sovjetikё me portet shqiptare datojnë në vitin 1949. Në
shkurt të atij viti, një ekip i ushtarakëve të lartë sovjetikё i drejtuar nga admirali Levçenko dhe marinarë të Forcave Detare të Flotës Sovjetike, qёndruan rreth dy javë në Gjirin e Vlorës. Ekipi u gjend në këtë rajon, për të tërhequr grupin e anijeve
italiane të akorduara si reparacione lufte, në zbatim të vendimit trepalësh të vitit 1948.
Rreth 9 anije të tilla u përqendruan në Gjirin e Vlorës, për t’u marr në dorëzim nga
pala sovjetike, më datën 3 shkurt të vitit 1949.759
Vizita zyrtare në Shqipëri e një grupi anijesh ushtarake sovjetike, pas lufte,
realizohet në vitin 1954. Në periudhën nga 28 maj deri më 17 qershor, vizitoi ujrat e
Shqipërisë një skuadrilje e anijeve luftarake e përbërë nga kryqëzori “Admiral
Nahimov” dhe dy kaçatorpedinier (“Buini” dhe “Bjesposhadni”), nën komandën e
admiralit Sergey Georgiyevich Gorshkov (më tej: Gorshkov).760
Në një nga ditët e
qёndrimit, në bordin e njërës prej anijeve komandanti i Flotës Luftarake Detare të
Detit të Zi admirali Gorshkov, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë
Beqir Balluku, vëzhgoi gjithë bregdetin, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në Gjirin
e Vlorës.
Dy vjet më vonë, në qershor të vitit 1956, vizitoi ujrat shqiptare një njësi tjetër
e Flotës Detare të Detit të Zi e përbërë nga kryqëzori “Mihail Kutozov” dhe
destrojerët “Besmenji” e “Bezukoriznenij”, me flamurin e komandantit të kësaj flote,
admiralit Kasatanov.761
Për pritjen e grupit të anijeve u ngrit një komision qeveritar
me në krye sekretaren e KQ të PPSH Liri Belishovën dhe i’u bë një propagandë e
gjërë dhe e gjithanshme.
Duhet theksuar se në të gjitha vizitat e udhëheqësve shqiptarё në Moskë, drejtuesit më të lartë sovjetikё në mënyrë të vazhdueshme theksonin rëndësinë strategjike të Shqipërisë. Në vizitën e dhjetorit të vitit 1956, në një bisedë të veçantë,
Hrushovi i kishte deklaruar Enver Hoxhës se “Shqipëria është e vogël, por ajo ka një
vend shumë të rëndësishëm strategjik dhe po të ndërtojmë atje një bazë nëndetësesh
dhe për lëshimin e raketave, neve mund të kontrollojmë gjithë Mesdheun”762. Në
vizitën pasuese të Enver Hoxhës në prill të vitit 1957, Hrushovi përsëri në drekën e
shtruar për nder të tij, do të deklaronte se “në Shqipëri, e cila është një pikë
strategjike, ne duhet të forcojmë luftën tonë, bazat tona jo për një luftë të armatosur,
Proces verbal i takimit të delegacionit të PPSH me udhëheqës të PK të BS në Moskë, më 12 nëndor
të vitit 1960. Në takim Mikojani i kujton Enver Hoxhës se “Ju i propozuat për bazën Stalinit, por ai nuk ra dakord”. (Është fjala për Bazën e Vlorës).
759Fatos Voshtina. Marëdhëniet shqiptaro-sovjetike në Bazën Detare të Vlorës, Tiranë, Mediaprint,
2011, fl.29. (Shih: AQFA, F.100/3, viti 1949, D.21). 760
Ferdinand Dervishi, Gazeta “Panorama” datë 7.3.2010. (Shih: www.peshkupaujë.com. Aleksander
Okarokov “Zig-zagët”e politikës shqiptare”. (Shih: Fatos Voshtina. Marëdhëniet shqiptaro-sovjetike
në Bazën Detare të Vlorës etj, fl.37). Admirali S. G. Gorshkov, në vitin 1948 u emrua shef shtabi në
flotën e Detit të Zi dhe shumë shpejt u emrua komandant i kësaj flote. Në vitin 1956 u emërua
komandant i Flotës Detare të BS. 761
Fatos Voshtina. Marëdhëniet shqiptaro-sovjetike në Bazën Detare të Vlorës,.....fl.49. Admirali
Kasatanov, gjatë vitit 1956 u zëvendësua si komandant I Flotës sovjetike nga admiral S. G.
Gorshkov. 762
AQSH, 14/AP, viti 1956, D.18, fl.42. Dolli e Hrushovit, ngritur në darkën e shtruar për nder të
delegacionit shqiptar në vilën "Gorki", më 23 dhjetor të vitit 1956.
175
por për një luftë ideologjike”763. Megjithatë, deri në atë kohë, përveç deklaratave
pohuese për rëndësinë në pikëpamje strategjike nuk pati bisedime e veprime të
mirëfillta zyrtare për konkretizimin e këtyre ideve.
Në muajin shkurt të vitit 1957, komandanti i Forcave të Bashkuara të Traktatit
të Varshavës dhe ministri i Mbrojtjes së BS, bashkërisht ftuan për vizitë në Moskë një
delegacion ushtarak shqiptar të kryesuar nga ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku.
Axhenda e bisedimeve ishin problemet e organizimit të ushtrisë shqiptare, nevojat për
armatim e pajisje, si dhe përgatitja luftarake e trupës. Por një pikë e veçantë e
diskutimit ishte përcaktimi i sasisë dhe llojeve të anijeve që mund të kishte flota
detare e Shqipërisë në të ardhmen, si dhe i bazave detare shqiptare për bazimin e
përkohshëm të Forcave Ushtarako - Detare të BS.764
Me pёlqimin e të dy palëve u krijua një komision i përbashkët për studimin dhe dhënien e mendimeve konkrete. Në
përfundim të studimit, u arrit në përfundimin se bazimi i përkohshëm i anijeve
luftarake sovjetike në bazat ushtarako - detare në territorin e Shqipërisë do të ishte:
për nëndetëset - Baza e Pashalimanit në Gjirin e Vlorës, për gjuajtësit detarё - ishulli i
Sazanit, ndërsa për dragaminat dhe anijet e tjera mund të përdoreshin portet e tjera si
Shengjini, Gjiri i Raguzës, Porto Palermo etj.765
Komisioni në studimin e tij,
parashikonte edhe masa të tjera për përmirësimin e përshtatjen e infrastrukturës me
ndihmën e BS, si dhe përcaktoi përbërjen dhe numrin e Flotës Detare Shqiptare.
Mbi bazën e vlerësimit të komisionit, Këshilli i Ministrave i BS miratoi
menjëherë vendimin e datës 26 korrik të vitit 1957 për fillimin e punimeve për
ndërtimin e Bazës Ushtarako - Detare në Gjirin e Vlorës, si dhe të një aerodromi
ushtarak në këtë rajon, gjithnjë në shërbim të dislokimit të përkohshëm të anijeve e
avionëve luftarakё, gjatë veprimtarive luftarake të BS. Për këtë qëllim, më 12 gusht të
vitit 1957 u nënshkrua marrëveshja shqiptaro - sovjetike mbi Bazën Detare të Vlorës.
Sipas kësaj marrëveshjeje, gjatë periudhës 1957 - 1958 do të kryheshin punime në
Gjirin e Vlorës, për të siguruar kushtet për bazimin e nëndetëseve dhe të anijeve
mbiujëse që i jepeshin Shqipërisë nga ana e BS, në mënyrë që në tremujorin e parë të
vitit 1958 të realizohej bazimi i anijeve. Në marrëveshje pёrcaktohej se në rast situate, me dakortësinë e ministrave tё Mbrojtjes të të dy vendeve, në Bazën e Vlorës dhe në portet e tjera të Shqipërisë mund të dislokoheshin përkohёsisht një pjesë e Flotës Ushtarake Detare të BS. Gjithashtu, në marrëveshje sanksionohej arritja e anijeve
luftarake të caktuara për Flotën Detare të Shqipërisë në tremujorin e parë të vitit 1958,
si dhe dorëzimi i tyre do të bëhej pas përgatitjes së ekuipazhit shqiptar, ndërsa
përdorimi operativ i nëndetëseve deri në përgatitjen e personelit shqiptar do të
realizohej nga ekuipazhet sovjetike. Në marrëveshje parashikohej furnizimi i anijeve
me pajisje, armatim e ndihmë teknike, si dhe kryerja e punimeve nga pala sovjetike,
për përforcimin e mbrojtjes në Gjirin e Vlorës.766
Në shtojcën e marrëveshjes u
përcaktua sasia dhe anijet konkrete që BS do t’i jepte Shqipërisë, pasqyruar në tabelën
e më poshtme:
763
AQSH, 14/AP, viti 1957, D.2, fl.25. Fjala e N. Hrushovit në drekën e shtruar, për nder të
delegacionit të qeverisë dhe parties së Shqipërisë, në prill të vitit 1957. 764
Fatos Voshtina, Marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike në Bazën Detare të Vlorës,.....l.53. Në bisedimet
me delegacionin ushtarak shqiptar morën pjesë si përfaqësues të Traktatit të Varshavës, ashtu edhe
përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes të BS. 765
Fatos Voshtina, Marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike në Bazën Detare të Vlorës,.....fl.60. (Shih: AQFA,
F.100/3, viti 1957, D.154). 766
Po aty, fl.89-92.
176
Nr. Emertimi i anijeve Sasia
Anije lufarake:
1 Nëndetëse të mesme 4
2 Gjuajtës kundërnëndetëseve 4
Anije ndihmuese:
1 Bazë lundruese për nëndetëse 1
2 Çistern lundruese 1
3 Rimorkiator 1
4 Dok lundrues 1
5 Anije polumbare 1
6 Mol lundrues 1
7 Anije hidrografike 1
8 Silurkapëse 1
9 Anije çmanjetizuese 1
10 Drag (për thellim porti) 1
Në këtë mënyrë, u gjend një rrugë më pak e komplikuar, pa shumë bujë, për të
mundësuar dislokimin e anijeve luftarake sovjetike në portet shqiptare, ndërkohë që
do të shoqërohej edhe me mbështetjen e nevojshme politike.
Konfirmimi dhe konkretizimi i kësaj marrëveshjeje u arrit me vizitën në
Shqipëri të ministrit të Mbrojtjes të Bashkimit Sovjetik, heroit të Luftës së Dytë
Botërore, marshallit Zhukov, në tetor të vitit 1957. Ai u prit më nderimet më të larta
shtetërore e partiake dhe ashtu siç deklaronte vetё “u njoh me hollësi me bregdetin e
Detit Adriatik, nga qyteti i Vlorës deri te porti i Shёngjinit.”767 Ai u njoh nga afër me
Bazën e Nëndetëseve që po ndërtohej në Gjirin e Vlorës, duke e vlerësuar
jashtёzakonisht të rëndësishme për të gjithë kampin socialist dhe Traktatin e Varshavës, gjë që mund të siguronte kalimin e nëndetëseve në Detin Mesdhe.
Vizita e Zhukovit i entuziazmoi udhëheqësit shqiptarё, të cilët e vlerësuan në
mbledhjen e Byrosë Politike më 24 tetor të vitit 1957,768
një ditë para largimit të tij
nga Shqipëria. Në këtë mbledhje urgjente, raportoi Beqir Balluku për bisedimet e
zhvilluara dhe mendimet e shfaqura prej Zhukovit, për mbrojtjen e Shqipërisë. Sipas
Zhukovit, bregdeti shqiptar “nuk është i mbrojtur si duhet me forcat që ka”769, prandaj
propozoi marrjen e disa masave konkrete, si: instalimin në bregdet më shumë artileri
universale me dy detyra të dyfisht, për mbrojtjen kundërajrore dhe mbrojtjen detare, si
dhe tanke të tipit të ri të pajisur me mjete për qitje natën dh me precizion; rritjen e
volumi të zjarrit dhe sasinë e armatimeve, për forcat tokësore, si dhe rishikimi i
strukturës organizative që të zgjidhin detyra luftarake si në mbrojtje dhe në sulm. U
vlerësua e përshtatëshme struktura e brigadës, por për këtë çështje duhet të vijonin
konsultimet në Moskë; dhënien e një rëndësie të madhe Bazës Detare të Vlorës, duke
vlerësuar Karaburunin si “vend të mrekullueshëm” për predha, aeroplanë dhe raketa
me larghedhje 5 – 600 km, të destinuar kundër anijeve, si dhe për një sistem tunelesh
767
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,.....fl.172. (Telegram i ministrit të
mbrojtjes të BS, G. K. Zhukov, drejtuar KQ të PK të BS, mbi ecurinë e vizitës dhe bisedimet me
udhëheqësit e Shqipërisë, më 24 tetor të vitit 1957). 768
Ana Lalaj. "Shqipëria në Paktin e Varshavës.....", fl.201. (Shih: AQSH, 14/AP, OU, viti 1957, D.20,
fl.1-8. Proces verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të PPSH, më 24.X.19547, mbi bisedimet
e zhvilluara me marshallin e BS G. Zhukov, në lidhje me disa probleme të ushtrisë). 769
Po aty, fl.201. (Për më tej shih:AQSH, 14/AP, OU, viti 1957, D.20, fl.1-8).
177
në rajonin e Karaburunit; përveç nëndetëseve të parashikuara në protokollin e
nënshkruar që do të vinin në vitin 1958, Zhukovi shfaqi mendimin për dislokimin e 8
nëndetëseve të tjera dhe në vitin 1960 të dislokoheshin edhe nëndetëse të pajisura me
raketa me rreze veprimi deri 400 km, si dhe një Divizion Ajror dhe një Regjiment
Ajror bombardues; heqjen e kafshëve për tërheqjen e mjeteve luftarake dhe sigurimin
e mjeteve mekanike për këtë qëllim, si dhe pajisjen me helikopterë, për veprime
taktike, për hedhje trupash në prapavijë të armikut dhe në terrene ku nuk përdoret
automjetet; pajisjen e forcave të kufirit me mjete me volum zjarri të fuqishëm dhe me
shpejtësi të madhe (mitrolozë), në mënyrë që territori të mbulohet me pak forca por
me volum zjarri. Këto forca të kalojnë në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa
Ministria e Brendshme mjafton të këtë shërbimin e vetë sipas detyrave që kryen.
Propozimet dhe kërkesat e Zhukovit, për vetë imazhin që ai kishte në Shqipëri,
jo vetëm e vunë në ankth udhëheqjen shqiptare për mbrojtjen e dobët të vendit duke
kujtuar e nxitur psikozën e sulmit nga jashtë, por në të njëjtën kohë shtuan oreksin për
gjetjen e rrugëve për realizimin me çdo çmim të tyre në praktikë, pasi ato ishin
tërësisht jashtë mundësive të Shqipërisë.
Sigurisht, interesimi i veçantë i Zhukovit ishte për Bazën e Vlorës. Ai i kishte
deklaruar Enver Hoxhës se për “Flotën e Detit të Zi një pengesë e madhe ishin
Dardanelet, Bosfori dhe ishujtë e shumtë të Greqisë”770. Nga ana e tij, Enver Hoxha
bazuar në mendimet, sugjerimet dhe propozimet e Zhukovit, në mbledhjen urgjente të
Byrosë Politike më 24 tetor 1957 theksoi nevojën e nxjerrjes së konkluzioneve për
perspektivën dhe parashtroi mendimet e tij shumë interesante, që do t’i bëheshin
bumerang në të ardhmen.
Ai kërkoi t’u hapeshin shokëve sovjetik dhe t’u thonin se ”jemi dakort të
pranojmë një gjë të tillë (propozimet e Zhukovit - E. M), sepse nuk kishte asgjë më
parimore se jeta jonë e cila ishte e lidhur me jetën e BS dhe mbrojtja e vendit ishte e
lidhur shumë ngushtë me mbrojtjen e gjithë kampit socialist”. Sipas tij, “i duhej dal
punës përpara, të marrim inisiativën dhe t’i themi Zhukovit se mbrojtja e Shqipërisë të
konsiderohet si mbrojtja e çdo pike të BS. Në rast se Sebastopuli është qëndër e
rëndësishme ushtarake për BS, ne mendojmë që Vlora të bëhet një kështjellë përpara
Sebastopolit”771. Gjithashtu, ai u shpreh dakord për ardhjen e 12 nëndetëseve, “por ne
duhet t’u hapim rrugën sovjetikëve që të mund e duhet të dërgojnë edhe më shumë
mjete mbrojtse. Ai nënvizonte se jo vetëm nëndetëset duhet të vijnë, por edhe
“kryqëzorët, sepse ato nuk janë bërë për paradë, por janë mjete lufte për të mbrojtur e
për të vepruar, në vend që të qëndrojnë në Detin e Zi, mund të vijnë e të qëndrojnë
edhe në Sazan”772.
U shpreh dakort për një flotë ajrore të përshtatshme. “T’u themi sovjetikëve se
mjetet që do të dërgohen, duhet të vinë bashkë me ekuipazhet e tyre, për të mësuar
gradualisht përdorimin e tyre njerëzit tanë”773. Oficerët dhe njerëzitë sovjetik që do të
sherbejnë, sipas tij, duhej të visheshin me uniformë shqiptare dhe mjetet detare të
mbanin flamurin shqiptar.
Enver Hoxha vlerësoi rëndësinë politike, ekonomike dhe ushtarake të kësaj
inisiative. Sipas tij, “ardhja e Zhukovit, nuk ka rëndësi vetëm nga ana politike përsa i
përket forcimit të situatës sonë të brendshme dhe ndërkombëtare, por ka edhe një
rëndësi të madhe ushtarake”, populli do të mendonte se vendi është i sigurt, se me
770
Ana Lalaj. "Shqipëria në Paktin e Varshavës......", fl.201. 771
Po aty, fl.201. (Shih: AQSH, F. 14/AP, viti 1957, D.20. fl.6). 772
AQSH, F. 14/AP, viti 1957, D.20, fl.6. Fjala e Enver Hoxhës në mbledhjen e Byrosë Politike, më 24
tetor 1957. 773
Po aty, fl.7.
178
ardhjen e qindra avionëve, nëndetëseve e mjeteve të tjera, si dhe qindra ushtarakëve
sovjetikë, nuk do të kishte asnjë rrezik nga ana politike. Rëndësia ekonomike
qëndronte në faktin se BS do të ndihmonte dhe më shumë që të shpejtoheshin ritmet e
zhvillimit ekonomik. Armatimi më i mirë i vendit do të ishte interesi i BS për ta
mbrojtur Shqipërinë.774
Përfundimisht, në Byronë Politike u vendos t’i thuhej KQ të PK të BS qё ai të marrё përsipër armatimin e brigadave shqiptare.
775 Vlerësimet e argumentet e Enver
Hoxhës u miratuan unanimisht nga anëtarët e tjerë të Byrosë Politike. Nga këto
vendime urgjente, mareshali Zhukov u entuziazmua dhe pa u kthyer akoma në Moskë
e informoi KQ për konkluzionet e vizitës dhe kërkesën e Enver Hoxhës që nëpërmjet
tij i drejtonte këtij komiteti e qeverisë sovjetike për kthimin e Vlorës “në Bazën
Luftarako - Detare më të fuqishme, për veprime kundër Forcave Ushtarako - Detare
të NATO-s në Detin Mesdhe”, në mënyrë që “vija e parë e mbrojtjes së Odesës dhe
Sebastopolit të kalonte në bregdetin Adriatik”776.
Vizita e Zhukovit, pavarësisht nga shkarkimi i tij me përfundimin e kësaj
vizite, hapi rrugën për fillimin e dërgimit të anijeve të para në Bazën e Vlorës. Në
muajin tetor të vitit 1957, nga Baza e Detit të Zi u dërgua një grup anijesh ndihmëse:
një çisternë nafte 700 tonëshe, çisternë uji 250 tonëshe, dragë lundruese, rimorkiator,
anije polumbare, silurëkapëse dhe dy anije karburanti. Të gjitha anijet, menjëherë u
muarën në dorëzim nga ekuipazhet shqiptare.777
Gjithashtu po në tetor, me vendim të
Këshillit të Ministrave u shpall zonë e ndaluar Pashalimani dhe Gjiri i Vlorës, ndërsa
filloi menjëherë puna për përzgjedhjen e ekuipazhit të nëndetëseve dhe të gjuajtësëve
detarё. Në dhjetor, u kompletua me organikë të plotë efektivi për katër nëndetëset dhe në fund të dhjetorit, personeli prej 300 vetësh u nis për në Sebastopol të Krimesë, për
përgatitjen e kualifikimin e tyre.
Me shpejtësi urgjence, komandanti i Flotës së Detit të Zi, admirali Kasatonov,
i paraqiti komandantit të Forcave Ushtarake Detare të BS, planin për dislokimin në
Shqipëri, në bazën e Pashalimanit në gjirin e Vlorës, të Brigadës 40 - të të
Nëndëtësëve me përbërje 12 nëndetëse, të komanduar nga kundëradmirali Jegorov.
Katër prej këtyre nëndetëseve, më vonë do t’i kalonin Forcave Detare shqiptare. Plani
parashikonte dislokim njësish dhe elementё të tjerë infrastrukturorё, për kthimin e Gjirit të Vlorës në bazë të fuqishme ushtarake. Konkretisht, nëndetëset do të
shoqëroheshin nga një skuadrilje anijesh mbiujëse kundërnëndetëseve, një skuadrilje
helikopterësh për kërkimin e asgjesimin e nëndetëseve, katër bateri raketash
kundërajrore, si dhe avionë luftarakё për mbështetjen e veprimeve luftarake të bazës,
të dislokuar në aerodromet shqiptare.
Gjatë vitit 1958 filloi realizimi i marrëveshjeve për Bazën Ushtarake Detare të
Vlorës. Më 14 deri më 31 gusht të vitit 1958, nga Baza Detare e Balltikut lundruan
për në Shqipëri: 4 nëndetëse të tipit “Whiskey” me numёr konvencional “C-241”, “C-
242”, “C-358” e “C-360”, të shoqëruara nga baza lundruese “Vladimir Nemçinov”
nën komandën e kapitenit të Rangut të Parë, V. Kastromova. Me mbёrritjen e nëndetëseve në Shqipëri, në zbatim të marrëveshjes, më 17 shtator, në këto anije u ul
flamuri sovjetik dhe u ngrit flamuri shqiptar. Më vonë mbёrritën edhe 8 nëndetëse të
774
Ana Lalaj. "Shqipëria në Paktin e Varshavës.....", fl.201. 775
AQSH, 14/AP, OU, viti 1957, D.20, fl.8. Vijim i fjalës së Enver Hoxhës në mbledhjen e Byrosë
Politike më 24 tetor 1957. 776
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,......fl.176. Telegram i inistrit të
mbrojtjes së BS G. Zhukov, drejtuar KQ të PK të BS, mbi bisedimet me udhëheqjen shqiptare në
Tiranë, më 24 tetor të vitit 1957. 777
Fatos Voshtina, Marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike ......fl.111.
179
tjera, duke arritur në 12 numri i tyre. Anijet sipërfaqësore u dislokuan në ishullin
Sazan, ndërsa mbrojtja kundërajrore u përqendrua në rajonin Sazan - Karaburun.
Gjithashtu, parashikohej vendosja e bazës së raketave në Karaburun dhe në Sari
Salltek, në rajonin e Krujës. 778
Në përgjigje, po me urgjencë kemi masat e palës shqiptare. Më 28 mars të vitit
1959, kryeministri Mehmet Shehu me një kërkesë dërguar direkt Hrushovit i kërkonte
dërgimin e 9 këshillëtarëve ushtarak për komandën e shtabin dhe repartet e Flotës
Detare (për komandantin e flotës, për shefin e degës operative e të përgatitjes
luftarake, për shefin e degës së ndërlidhjes, për shefin e degës hidrografike, për shefin
e armatimit, për komandantin e brigadës së mbrojtjes së rajonit detar, për
komandantin e grupit të dragaminave, për shefin e xhenjos, për komandantin e
shkollës së flotës), si dhe 6 instruktorëve pranë Shkollës së Flotës (për timonieri dhe
mjetet e sinjaleve, për mina e silura, për radiondërlidhje, për radiolokacion, për
hidroakustikë dhe inxhinier për elektro - mekanik).779
Po ashtu, në prag të vizitës së
Hrushovit në Shqipëri më 8 prill të vitit 1959, u nënshkrua protokolli për kthimin e
bazës së Vlorës në bazë të Traktatit të Varshavës dhe një muaji më vonë u kalua ne
fazën e dytë të zgjerimit të kësaj baze. Më 4 maj, nga ministrat e Mbrojtjes të të dy
vendeve, përkatësisht Beqir Balluku dhe Malinovski u “nënshkrua marrëveshja për
fuqizimin e mbrojtjes të Bazës Ushtarake - Detare në Gjirin e Vlorës, e cila
parashikonte që gjatë periudhës 1959 - 1962 të merreshin masa për plotësimin e
ndërtimit të Bazës Ushtarake Detare shqiptare në gjirin e Vlorës, për përforcimin e
sistemit të mbrojtjes ekzistuese, të nevojshme për sigurimin e bazimit të nëndetëseve,
anijeve mbiujëse dhe avionëve që do t’i jepeshin Republikës Popullore të Shqipërisë.
Në nenin II, pika 2 të kësaj marrëveshjeje, përcaktohej sasia e anijeve që do t’i jepeshin Shqipërisë: 8 nëndetëse, anije shtabi, bazë lundruese për nëndetëset, ofiçinë
lundruese, anije shpëtimi, anije polumbare detare, të cilat përkohësisht do të
përdoreshin me ekuipazh sovjetik, deri në përgatitjen e ekuipazhit shqiptar.780
Anijet që do t’i kalonin Shqipërisë, në bazë të një grafiku:
Nr. Emertimi i anijeve 1959 1960 1961
1 Nëndetëset 4 4 -
2 Katëra siluries - - 6
3 Minahedhëse të mëdha - 2 -
4 Minahedhës rade 2 2 -
5 Gjuajtës kundërnëndetëseve - 2 2
6 Anije ndihmëse 1 - -
7 Bazë lundruese 1 - -
8 Anije shpëtimi - 1 -
9 Anije polumbare detare 1 - -
10 Anije polumbare rade 1 - -
11 Dok lundrues - - 1
12 Stacion lundrues kërkimi 1 - -
13 Silurëkapëse 1 - -
778
Ferdinand Dervishi. Arkivat ruse : Pse e ndërtuam bazën e Vlorës, Hrushovi do vendoste raketa, në
www.arkivalajmeve.com 779
AQSH, F.490, viti 1959, D.1303, fl.3. Letër e Mehmet Shehut, në funksionin e kryetarit të Këshillit të
Ministrave, drejtuar kryetarit të Këshillit të Ministrave të BS, N. S. Hrushovit, më 28 mars të vitit
1959. 780
Fatos Voshtina, Marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike ....fl 150. (Për më tej shih :
AQFA, F.100/3, viti 1959, D.254).
180
14 Ofiçinë lundruese - 1 -
Sigurisht, vizita e Hrushovit në Shqipëri, i cili ishte i shoqëruar nga ministri i
Mbrojtjes Malinovski, i vuri “vulën” Bazës së Vlorës, duke e quajtur atë
“madhёshtore, port të sigurt në këmbë të maleve.” Gjatë vitit 1959 inspektuan bazën
me radhë, komandanti i Flotës së Detit të Zi, komandanti i Forcave Ushtarake Detare
të BS etj, të cilët vunë detyra për funksionimin operacional të bazës.
Për mirëfunksionimin e bazës dhe për kryerjen e veprimtarisë në mënyrë sa
më të koordinuar, në gusht të vitit 1959 u hartua rregullorja e përbashkët mbi detyrat
e instruktorëve sovjetikё, në ndihmë të personelit shqiptar. Sipas kësaj rregulloreje të miratuar nga ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku dhe komandanti i Forcave Ushtarake
Detare të BS Admiralit Gorshkov, përcaktohej se Brigada e Nëndetëseve organizohej
nga drejtuesit e nëndetëseve që i ishin dhënë Shqipërisë. Nëndetëset dhe anijet e tjera
dhuruar Shqipërisë do të organizoheshin në një grup ku komanda, drejtimi dhe
ekuipazhi kompletohej nga ushtarakё shqiptarё. Deri sa të përfundonte përgatitja e
ekuipazheve shqiptare, nëndetëset e mësipërme, baza lundruese dhe anijet e tjera,
përkohësisht kompletoheshin nga ushtarakë sovjetikë, të cilët do të mbanin uniformën
e tyre, ndërsa detarët e nënoficerët e shërbimit të detyrueshëm do të mbanin
uniformën dhe shënjat dalluese sipas veshjes së ushtrisë shqiptare.
Për t’i dhënë vulën e Traktatit të Varshavës, në shkurt të vitit 1960 u nënshkrua
protokolli për rakordimin e ndryshimeve në përbërjen e Forcave të Armatosura të
Shqipërisë midis Komandës së Bashkuar të Traktatit të Varshavës dhe Ministrisë së
Mbrojtjes të Shqipërisë, sipas të cilit Flota Luftarake Detare shqiptare do të përbëhej
nga: Brigada e Nëndetëseve me 12 nëndetëse, Divizioni i Katerave - silurues me 12
katera, Divizioni i Minaheqësve me 8 anije minaheqëse, Divizioni i Anijeve
Ndihmëse me 8 gjuajtës, Skuadriljen e Avionëve Kundër - nëndetëseve dhe Skuadrilja
e Helikopterëve Kundër - nëndetëseve. Në këtë mënyrë, në bazë të marrëveshjeve e
protokolleve të nënshkruara nga të dy palët dhe punës konkrete, gradualisht Baza e
Vlorës u shndёrrua në një nga bazat më të fuqishme të rajonit, ndërsa protokolli i fundit e kthente atë pa asnjë dyshim në bazën më të kompletuar dhe më moderne në
Mesdhe.
Konkretizimi i marrëveshjeve, protokolleve e rregulloreve të përbashkëta vijoi
paralelisht me hartimin e strukturave dhe të organikave përkatëse të Forcave Detare.
Me ardhjen e anijeve u intensifikua puna për përgatitjen e ekuipazheve, si një nga
detyrat më të vështira. Komandat e kuadrot shqiptare i realizuan me cilësi të gjitha
detyra kursore të përcaktuara, si dhe misionet operacionale. Për të rritur ritmet e
punës, në mars të vitit 1959 pala shqiptare kërkoi këshilltarё specialistё dhe me plotësimin e kërkesës pranë çdo sektori të shtabit të flotës vepronin oficerё të lartë sovjetikё.781
Në të njëjtën kohë vijoi plotësimi i bazës me anije e pajisje të tjera. Në janar të
vitit 1960, Brigada e Nëndetëseve u përforcua me anije të zbulimit radioteknik,
përkatësisht “Ugar” dhe “Krab”. Kështu, në vitin 1960 Baza e Vlorës numronte: 12
nëndetëse me 2 baza lundruese për nëndetëse, 12 anije të vogla mbiujëse, 24 anije
ndihmëse dhe një sasi të konsiderushme pajisjesh, armatimesh dhe materialesh
luftarake.782
Me krijimin dhe fuqizimin e Bazës së Vlorës, sovjetikët arritën qëllimin e
tyre kryesor: ballancimin me amerikanët të forcave ushtarake në Mesdhe. Në këtë
781
AQSH, F.490, viti 1959, D.1303, fl.3. 782
AQSH, F. 490, viti 1961, D.1149, fl.24. (Sasia e anijeve në këtë periudhë jepet sipas letrës së
zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave të BS A. Kosigin, drejtuar qeverisë shqiptare, më 26
prill të vitit 1961).
181
periudhë, sasinë e nëndetëseve që dispononte Baza e Vlorës, nuk e arrinin të gjitha
shtetet mesdhetare të marra së bashku.
Por, duke ndjekur polemikat e mëvonshme, nga vetë udhëheqsit e të dy
vendeve, evidentohen shkaqet mbi të cilat u nënshkruan marrëveshjet për Bazën
Ushtarake të Vlorës. Duke lënë në një anë aspektin ushtarak, në aspektin
propagandistik, krijimi i kësaj baze paraqitej si atribut “zotsie” dhe seicila palë
mburrej në këtë drejtim. Një fenomen i tillë spikat në të gjitha debatet midis Enver
Hoxhës e Hrushovit dhe udhëheqsve të tjetë të të dy palëve, duke “luftuar” se cili prej
tyre kishte vënë “tullën” e parë për krijimin e kësaj baze.
Në takimin e datës 12 nëntor të vitit 1960, Hrushovi i deklaroi Enver Hoxhës
se me inisiativën e tij ishte krijuar Baza e Vlorës, ndërsa Mikojani pohonte se
“Hrushovi ka propozuar për ngritjen e bazës”. Ndërkohë, përgjigja e Enver Hoxhës
ishte se “unë që më parë i flisja Stalinit shpesh herë për këtë” dhe “unë, e kam kërkuar
qysh në kohën e Stalinit”783. Në materialet e KQ të PPSH, i bëhet jehonë palës
shqiptare për krijimin e Bazës Ushtarake të Vlorës. Në letrën që Beqir Balluku i
dërgonte marshallit A. A. Greçko më 28 mars të vitit 1961 thuhet se Baza Ushtarake
Detare e Vlorës u “krijua me inisiativën e KQ të PPSH”784. Në letrën e datës 6 korrik
të vitit 1961 dërguar palës sovjetike, pretendohej se për qëllimin e miqësis dhe nga
dëshira për të rritur aftësinë mbrojtëse të Shqipërisë dhe të kampit socialist, “KQ i
PPSH mori inisiativën për krijimin e Bazës Ushtarakr Detare të Vlorës. Kjo inisiativë
u mirëprit dhe u aprovua nga KQ i PK të BS”785. Ndërsa, pala sovjetike ngul këmbë
në të kundërtën, sikur ata ishin inisiatorët për krijimin e Bazës së Vlorës. Në letrën e
komandantit të Përgjithshëm të FAB të Traktatit të Varshavës më 27 mars 1961
drejtuar Beqir Ballukut nënvizohej se “për sigurimin e mbrojtjes së Shqipërisë dhe në
interes të të gjithë kampit socialist u krijua baza ushtarake - detare në gjirin e Vlorës,
në të cilën komanda ushtarake sovjetike me kërkesën e qeverisë shqiptare dërgoi 12
nëndetëse, 2 baza lundruese, 12 anije të vogla mbiujëse, 24 anije ndihmuese dhe një
sasi të madhe armatimesh, pajisjesh dhe materialesh. Në letën e zëvendëskryetarit të
Parë të Këshillit të Ministrave të BS Kosigin drejtur Këshillit të Ministrave të RPSH
më 26 prill të vitit 1961 sovjetikët këmbëngulin se “me inisiativën e qeverisë
sovjetike dhe me pelqimin dhe mbështetjen e qeverisë së Republikës Popullore të
Shqipërisë u krijua Baza Ushtarake Detare në Gjirin e Vlorës, si një pikëmbështetje e
rëndësishme e Organizatës së Traktatit të Varshavës”786. Por, pavarësisht nga debatet
pa parime, sipas dokumenteve arkivore, Baza e Vlorës u krijua ose u sanksionua me
kërkesën zyrtare të palës shqiptare dhe joshjën e nxitjen e palës sovjetike, ashtu siç u
analizua më sipër.
Në përmbledhje të këtij kreu, mund të themi se udhёheqja shqiptare i bëri
koncesione shumë të mëdha BS. Në saje të këtij koncesioni u arrit të ndryshonte
raporti i forcave në Ballkan e Mesdhe. Nëpërmjet kësaj politike, nga njëra anë u
tërhoq mbi vete një qёndrim i ashpër e armiqësor i vendeve fqinjë, por edhe vendeve
783
AQSH, F. 14/AP, OU,viti 1960, D.30, fl.222-223. Regjistrim i bisedës së delegacionit të KQ të PK të
BS dhe të KQ të PPSH, në Moskë më 12 nëntor të vitit 1960). (Për më tepër shih: AQSH, F. 14/AP,
MPKBS, viti 1960, D.24, fl.33; AQSH, F.14/AP, OU, viti 1961, D.1, fl.12, 20; AQSH, F.14/AP, OU,
viti 1961, D.4, fl.25; AQSH, F.14/AP, OU, viti 1961, D.4, fl.60). 784
AQSH,F. 14/AP, OU,TV, viti 1961, D.1, fl.20. Letër e B. Ballukut drejtuar Komandantit të
Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Bashkuara të Traktatit të Varshavës, marshallit Greçkos,
më 28 mars 1961. 785
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1961, D.4, fl.60. Letër e Komitetit Qendror të PPSH dërguar KQ të PK të
BS, më 6 korrik të vitit 1961. 786
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1961, D.4, fl.25. Letër e zëvendëskryetarit të parë të Këshillit të
Ministrave të BS A. Kosigin , drejtuar Këshillit të Ministrave të RPSH, më 26 prill të vitit 1961.
182
të tjera të interesuara në rajon, përfshirë SHBA. Nga ana tjetër, një qёndrim i tillë duke e kthyer vendin në një bazë ushtarake, merrej përparësi një orientim tjetër që
nuk përputhej me interesat afatgjatë të Shqipërisë. Fondet e akorduara për fushën
ushtarake, ishin pothuajse njësoi me ato të aspektit ekonomik. Ato kontribuonin në
rritjen e sigurisë, por nuk ndikonin për zhvillimin ekonomik të vendit dhe rritjen e
mirëqenies së popullit shqiptar, që duhet të ishte synimi kryesor.
183
K A P I T U L L I I P E S T Ë THYERJA SOVJETO – SHQIPTARE, 1960 – 1961 5.1. Mbledhja e Bukureshtit si fillim i konfliktit tё hapur shqiptaro - sovjetik, qershor 1960
Marrëdhëniet shqiptaro - sovjetike, gjatë gjithë kohës u karakterizuan nga ulje
- ngritje, në vartësi të shumë rrethanave, faktorëve dhe interesave. Siç u analizuan më
lartë, mosmarrëveshjet kanë qenë pothuajse pjesë e ecurisë së marrëdhënieve
shqiptaro – sovjetike dhe niveli ose intensiteti i tyre ka qënë i ndryshëm, në përiudha
të ndryshme.
Nga parashtrimet e më sipërme, gjykojmë se në një farë mënyre
mosmarrëveshjet shqiptaro - sovjetike e kanë fillesën e tyre qysh në nisje. Qeveria
sovjetike e pranoi “kujdestarin” dhe hegjemonizmin jugosllav ndaj Shqipërisë, në
vitet e para të pas luftës, ndërsa udhëheqja shqiptare kërkonte marrëdhënie të
drejtpërdrejta me BS. Ndërprerja e marrëdhënieve të BS me Jugosllavinë në vitin
1948, ishte momenti i duhur për të shpëtuar nga padroni jugosllav, duke i’u përshtatur
plotësisht kursit stalinian. Me vullnetin politik të Moskës, pas vitit 1948 politika
sovjetike ndryshojë tërësisht ndaj Shqipërisë. U rritën ndjeshëm përkrahja, kreditë dhe
ndihmat ekonomiko - ushtarake për qeverinë shqiptare. Por nga ana tjetër, këto u
shoqëruan edhe me kritika nga Stalini dhe udhëheqësit e zyrtarët e tjerë sovjetikë, për
problemet e zhvillimit ekonomik e kolektivizimin, sidomos për planin dy vjeçar 1949
– 1950 dhe projektplanin e parë pesëvjeçar 1951 – 1955. Kujtojmë kritikat e Stalinit
në takimin me Enver Hoxhën në mars e nëntor të vitit 1949 dhe prill të vitit 1951, si
dhe të Mikojanit gjatë diskutimit të projektplaneve. Këto kritika, pavarësisht se
vlerësoheshin si atërore, nuk lanë ndonjë shije të mirë tek udhëheqja shqiptare. Një
gjë e tillë evidentohet nga fakti se reagimet e palës shqiptare ndaj kritikave nuk ishin
ato që kërkoheshin, ndërkohë që ato përsëriteshin nga sovjetikët pothuajse në të gjitha
takimet midis udhëheqjeve dhe aparatçikëve të të dy vendeve. Por interesat e të dy
palëve përputheshin: udhëheqja sovjetike kërkonte t’a shkëpuste pa pasoja Shqipërinë
nga statusi që vet i kishte dhënë Jugosllavisë dhe t’a mbante në bllokun komunist,
duke i ofruar kredi dhe ndihmë ekonomike, ndërsa udhëheqja shqiptare shkëputur nga
tutela jugosllave, kërkonte ndihmë e kredi sa më të shumta, për të kompesuar
marrëdhëniet e pasuksesshme me Jugosllavinë dhe për të përmirësuar imazhin e
dëmtuar nga pasojat e këtyre marrëdhënieve. Një faktor tjetër i rëndësishëm ishte
edhe fakti se udhëheqja shqiptare e bëri kauzë të vetën luftën kundër Jugosllavisë e
Titos dhe përkushtimin e besnikërinë ndaj BS dhe Stalinit. Parë në këtë aspekt dhe
duke vlerësuar mitin e Stalinit, të PK bolshevike dhe të BS në atë kohë, sa ishte gjall
Stalini marrëdhëniet e bashkëpunimit shqiptaro – sovjetike ishin në nivelet më të
larta.
Me vdekjen e Stalinit, evidentohen ndryshime në marrëdhëniet shqiptaro –
sovjetike. Gjatë periudhës kur kryeminister ishte Malenkovi (mars 1953 – shkurt
1955) e Bulganini (shkurt 1955 – mars 1958) dhe drejtimi i BS realizohej nga një ekip
kolegjial, nga politika sovjetike u kërkuan ritme e impulse të reja zhvillimi e
reformimi. Në marrëdhëniet me Shqipërinë, kërkesa për reformim u shoqëruan me
kritika të ashpëra ndaj udhëheqjes shqiptare, për rishikimin e planit të parë pesëvjeçar,
i cili ishte në implementim, për politikë të gabuar në kolektivizim, për aparatin e fryrë
administrativ, për përmirësimin e gjendjes së brendshme e spastrimin e ushtrisë, për
184
rishikimin e planeve të zhvillimit dhe efektivitetin e kredive e të ndihmave të dhëna
nga BS, si dhe për përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët, përfshirë
Jugosllavinë.787
Në vitet 1953 - 1954, kritikat e vrejtjet e udhëheqjes sovjetike u
shoqëruan me shtyrjen e kredive dhe pakësimin e ndihmave, deri në marrjen e masave
për ndryshim e reformim. Kujtojm kritikat e udhëheqjes sovjetike në qershor të vitit
1953, vetëm pak muaj pas vdekjes së Stalinit. Kritikat dhe kërkesat e udhëheqjes
sovjetike, e vunë në vështrësi udhëheqjen shqiptare dhe nuk u përcollën mirë nga pala
shqiptare. Udhëheqja shqiptare nuk kundërshtonte direktivat e Kremlinit në planin
politik, ekonomik dhe në politikën e jashtme, por në mbledhje të brendshme sekrete
shprehte rezerva lidhur me këto direktiva. Megjithatë, marrëdhëniet shqiptaro -
sovjetike vijuan pothuajse si më parë, pa të çara e përplasje të forta, pavarësisht nga
nuancat e reja në politikën sovjetike. Duke mbajtur një qёndrim të tillë, duke bërë disa ndryshime garniturё, si dhe duke pasur nevojë urgjente për ndihmë ekonomike
për mbijetesë, marrëdhëniet me BS vijuan me oshilacione por pa arritur ndёrlikime kritike.
Mbledhja e e partive komuniste dhe punёtore në Bukuresht, në qershor 1960, shënon fillimin e konfliktit të hapur ideologjik e politik në marrëdhëniet midis PPSH
dhe PK të BS, për rrjedhojë edhe në marrëdhëniet shqiptaro – sovjetike në tërësi.
Konflikti shqiptaro – sovjetik u shfaq hapur në mbledhjen e Bukureshtit,
megjithse objekti i kësaj mbledhjeje nuk kishte të bënte aspak me Shqipërinë, por me
mosmarrëveshjet sovjeto – kineze. Kundërshtitё në mes PK të Kinës dhe PK të BS deri atëherë nuk kishin dalë ende në sipërfaqe. Deri atëherë udhëheqësit shqiptarë u
ishin bindur direktivave të Moskës. Ndryshe qëndronte puna me marrëdhëniet kino -
sovjetike. Marrëdhëniet me Kinën, udhëheqësit sovjetikë që nga Stalini dhe deri te
Hrushovi, i kishin parë me rezerva. Ata e shikonin me frikë afrimin e Kinës në
bllokun komunist, dhe e mbanin larg nga organizmat e përbashkët si KNER-i apo
Traktati i Varshavës.788
Megjithatë, deri në vitin 1957, marrëdhëniet midis Moskës
dhe Pekinit nuk dalloheshin nga mosmarrëveshje thelbësore. Në mbledhjen e partive
komuniste e puntore të nëntorit të atij viti, kinezët e pranuan rolin udhëheqes të BS në
kampin socialist. Por më vonë, Hrushovi gjatë vizitës në Kinë në vitin 1959, provoi
t’u imponohej udhëheqësve kinezë me idenë e "Dy Kinave", si dhe nuk mbështeti
qëndrimin kinez në konfliktin kino - indian. Kështu, kundërshtitё midis të dy partive u acaruan më tej. Sigurisht, në planin ideologjik konflikti kishte kohë që kishte filluar.
Kinezët kishin dalё hapur në shtyp, në planin teorik, kundër tezave të Kongresit XX të PK të BS të reklamuara me të madhe nga Hrushovi si: për
“bashkekzistencën paqësore”, “karakterizimin e epokës”, për çështjen e “luftës dhe të
paqes”, mbi rrugët e “kalimit në socializëm”, si dhe lidhur me “unitetin e kampit
socialist” etj.789
Ndërsa, pala sovjetike e vlerësonte Kinën si “ideologe të luftës së
ftohtë në kampin socialist”, “dogmatike”, “kundër bashkekzistencës paqësore”790, si
dhe e konsideronte devijim nga Marksizëm - Leninizmi teorinë pluraliste kineze të
“100 luleve”, “hopin e madh përpara” dhe çështjen e kultit të Maos etj. Përveç
787
Ana Lalaj. "Konferenca e Partisë e Tiranës.....fl.111. 788
Ana Lalaj. Shkëputja nga sovjetikët, replikat e Kapos me Hrushovin në Bukuresht, intervistë në
gazetën “Mapo”, Nr. 752 , 28 nëntor 2012. 789
AQSH,F. 14/AP, OU, viti 1960, D.2, fl.11. Raport mbi zhvillimin e punimeve në mbledhjen e
Bukureshtit midis përfaqësuesëve të partive komuniste dhe punëtore dhe qëndrimi i mbajtur nga
delegacioni shqiptar në këtë mbledhje, paraqitur në plenumin e KQ të PPSH nga Hysni Kapo, më
11-12 korrik 1960. Fjala e delegacionit kinez në këtë mbledhje. 790
AQSH,F. 14/AP, OU, viti 1960, D.18, fl.38. Raport mbi frymen e organizimit të mbledhjes dhe
diskutimet që u zhvilluan në mbledhjen e Bukureshtit, paraqitur në mbledhjen e Byrosë Politike të
KQ të PPSH më 7 korrik 1960. Fjala e kryetarit të delegacionit kinez Pen Çen në këtë mbledhje
185
atakimit në shtyp, kohё pas kohe këto pikëpamje filluan të bëhen prezente zyrtarisht
nga të dy palët.
Udhëheqja shqiptare, mori zyrtarisht dijeni për mosmarrëveshjet sovjeto -
kineze, në shkurt të vitit 1960. Gjatë vizitës në Moskë të një delegacioni shqiptar me
Enver Hoxhën në krye, A. Mikojani në emёr të KQ foli gjatë për divergjencat me
partinë kineze. Ai duke kritikuar teoritё kineze, "Mao Ce Dunin e krahasonte me
Stalinin, me të vetmin ndryshim se Mao nuk ua priste kokën kundërshtarëve”791.
Gjithashtu, gjatë trajtimit spitalor të Mehmet Shehut në Moskë, në qershor të vitit
1960, Kosigini i foli atij gjërë e gjatë mbi mosmarrëveshjet me kinezët dhe nënvizoi
disa herë se “ne nuk do të lejojmë asnjë lëshim”, duke vlerësuar “qëndrimin burrëror,
heroik” të Liri Belishovës në Pekin në bisedimet e zhvilluara me kinezët.
Nga ana tjetër, pala kineze problemin e mosmarrëveshieve me sovjetikët e
ngriti me dy delegacione shqiptare, të cilët ndodheshin në Pekin në muajin maj të vitit
1960. Në konferencën e Këshillit të Përgjithshëm të Federatës Sindikale Botërore,
mbajtur në maj të vitit 1960 në Pekin, në të cilin merrte pjesë edhe një delegacion
sindikalist shqiptar me në krye Gogo Nushin, anëtar i Byrosë Politike e kryetar i
Bashkimeve Profesionale, kinezët parashtruan mosmarrëveshjet që kishin me
sovjetikët. Mbledhja u shty disa ditë, për shkak të pikëpamjeve të ndryshme midis të
dy palëve, lidhur me politikën ndërkombëtare dhe sidomos për konceptimin e
bashkekzistencës paqësore. Para fillimit të mbledhjes, kinezët me kryetarët e
delegacioneve organizuan një takim në KQ të PKK, në të cilin udhëheqësit kinezë Liu
Shau Çi dhe Çu En Lai u folën për mosmarrëveshjet me Bashkimin Sovjetik. Ngritja e
këtyre çështjeve në një mbledhje sindikaliste nuk u prit mirë nga pjesëmarrësit, tё cilёt kërkuan që këto probleme të ngriheshin në rrugë partie.
792 Në tërësi pjesëmarrësit,
përfshirë delegacionin shqiptar, në parim ishin kundër shtrimit të problemeve politike
partiake në një takim sindikalist dhe pasqyrimit të tyre në rezolutën përfundimtare,
sepse nuk ishte vendi i përshtatshëm dhe një veprim i tillë do të shkaktonte përçarje.
Duke parë kundërshtimin, kinezët u tërhoqën përkohësisht, për sa i përket trajtimit të
mosmarrëveshjeve në konferencën sindikaliste.
Megjithatë, me delegacionet shqiptare, kinezët u treguan këmbëngulës dhe
bënë prezent qëndrimet e tyre për ekzistencën e mosmarrëveshjeve midis PK të Kinës
dhe PK të BS. Gjatë vizitës zyrtare të delegacionit shqiptar të Kuvendit Popullor të
kryesuar nga Haxhi Lleshi, kryetar i Presidiumit të këtij kuvendi, në të cilin bënte
pjesë edhe Liri Belishova, anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e KQ të Partisë,
udhëheqësi kinez Liu Shau Çi informoi gjërësisht mbi mosmarrëveshjet kinezo -
sovjetike. Qeveritarët kinezë e mbështetën qëndrimin antijugosllav të udhëheqjes
shqiptare, si dhe premtuan përkrahje nga ana e kinezëve. Për rrjedhojë, në prag të
mbledhjes së Bukureshtit, udhëheqja shqiptare u vu në dijeni për divergjencat midis të
dy palëve.
Më 2 qershor të vitit 1960, KQ i PK të BS me anë të një letre vinte në dijeni
KQ të PPSH, për organizimin në Bukuresht të konferencës së partive komuniste e
punëtore të vendeve socialiste dhe të vendeve anëtare të Traktatit të Varshavës. Kjo
konferencë do të mbahej pas përfundimit të Kongresit III të Partisë Puntore Rumune,
për këmbimin e mendimeve mbi gjendjen ndërkombëtare.793
Meqënse, disa parti
791
Enver Hoxha. Hrushovianët,.....fl.368. 792
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1960, D.14, fl.3. Protokoll i mbajtur në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ
të PPSH më datën 22 qershor 1960. 793
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1960, D.2, fl.3. Raport mbi zhvillimin e punimeve në mbledhjen e
Bukureshtit midis përfaqësuesëve të partive komuniste dhe puntore dhe qëndrimi i mbajtur nga
delegacioni shqiptar, paraqitur në plenumin e KQ të PPSH, më datën 11-12 korrik 1960.
186
kishin shfaqur vrejtje për urgjencën e kësaj mbledhjeje, më 7 qershor, KQ i PK të BS
njoftoi shtyrjen e mbledhjes për më vonë,794
ndërkohë kërkonte të shfrytëzohej rasti i
kongresit rumun për të këmbyer mendime për dy çështje: mbi caktimin e datës e të
vendit të mbledhjes së ardhshme të partive komuniste e punëtore dhe mbi situatën
politike pas dështimit të konferencës së nivelit të lartë të Parisit, por pa marr ndonjë
vendim për këto probleme.
Byroja Politike e KQ të PPSH u shpreh dakort, si me shtyrjen ashtu edhe me
mbajtjen e takimit për konsultime, për çështjet e përcaktuar në letër. Në variantin e
parë të mbledhjes në Bukuresht do të merrte pjesë vetë Enver Hoxha, por me shtyrjen
e saj u vendos që në krye të delegacionit të ishte Hysni Kapo. Enver Hoxha në
kujtimet e tij, pas shumë vitësh, shpjegon shkakun se përse nuk shkoi në Bukuresht.
Sipa tij Byroja Politike dyshonte se në Bukuresht do të diskutohej mbi divergjencat
midis PKK dhe PK të BS. “Ne nuk ishim dakort sepse kishim dëgjuar vetëm njerën
palë, atë sovjetike dhe nuk dinim kundërpërgjigjen e kinezëve, si dhe nuk mund të
prononcoheshim pa e diskutuar qëndrimin që do të mbanim në plenumin e KQ, gjë që
kërkonte kohë”795. Pavarësisht në se ka qenë ky mendimi në momentin e dhënë, në
mbledhje nuk vajti sekretari i parë, siç kërkohej nga organizatorët.
Në këto rrethana, më 24 deri më 26 qershor të vitit 1960, në Bukuresht u
zhvillua mbledhja e përfaqësuesve të partive komuniste e punëtore të vendeve
socialiste dhe më vonë edhe me përfaqësuesit e partive të vendeve kapitaliste që
merrnin pjesë në kongresin e partisë rumune. Në këtë veprimtari morën pjesë 52
delegacione, nga të cilët 6 ishin të vendeve socialiste dhe kryesoheshin nga sekretarët
e parë të partive (me përjashtim të Shqipërisë), 6 të vendeve kapitaliste të kryesuar
nga sekretarët e parë dhe pjesa tjetër drejtoheshin nga anëtarё të byrove politike ose të komiteteve qendrorё, si përfaqësues në një kongres të zakonshëm të një partie. Delegacioni shqiptar i PPSH, i kryesuar nga Hysni Kapo, me arritjen në
Bukuresht u prit nga J. V. Andropovi, sekretar i KQ të PK tё BS. Ai e informoi delegacionin për divergjencat me PK kineze, për çështje ideologjike, të politikës së
jashtme dhe për praktikën e ndërtimit të socializmit në Kinë. Sipas Andropovit, PK e
Kinës vepronte në kundërshtim me Deklaratën e Moskës të vitit 1957, duke “u
evidentuar kundër partive që e kishin nënshkruar atë”, parti të cilat kishin propozuar
edhe mbledhjen e Bukureshtit.796
Më 23 qershor, pasdite vonë, një ditё para mbledhjes, delegacioneve pjesëmarrës iu shpërnda një material prej 65 faqe, i cili
trajtonte mosmarrëveshjet që ekzistonin me PK të Kinës dhe veprimtarinë e kësaj
partie, në kundërshtim me Deklaratën e Moskës. Gjithashtu, delegacioni shqiptar,
natën vonë u njoftua se mёngjezin e ditës tjetër, do të zhvillohej mbledhja plenare lidhur me këtë çështje.
797
Urgjenca dhe nxitimi për trajtimin e këtij problemi delikat e shumë të
rëndësishëm, jashtë axhendës së njoftuar më parë; lёnia e kohës së pamjaftueshme në
dispozicion për studimin e analizimin e një materiali të tillë voluminoz; përpjekjet e
udhëheqësve sovjetikë për përpunimin e delegacionit shqiptar duke u treguar mё tё afërt se zakonisht, ngjallën dyshime te ky i fundit se mbledhja ishte e parapërgatitur
kundër PK të Kinës. Gjatë qëndrimit në Bukuresht, Hysni Kapo informonte hollësisht
Enver Hoxhën për çka vinte re dhe për çka po ndodhte gjatë zhvillimit të mbledhjes.
794
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1960, D.2, fl.4. 795
Enver Hoxha. Hrushovianët .....fl.372, 373. 796
AQSH, 14/AP, OU, viti 1960, D.2, fl.5. 797
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1960, D.17, fl.1-7. Proces verbal i mbledhjes së Byrosë politike të KQ të
PPSH. Radiogrami i Hysni Kapos më 24 qershor njoftonte se natën vonë në mbrëmjen e datës 23
qershor, rreth orës 2200 u njoftuam se mbledhja do të fillonte të nesërmen në orën 08.45.
187
Ndërkohë edhe udhëzimet e dërguara nga Tirana për Kapon ishin tej mase të
hollësishme.
Konform udhëzimeve të Enver Hoxhës, delegacioni shqiptar nuk u pronancua
për mosmarrëveshjet e shfaqura midis dy partive komuniste, PK të Kinës dhe PK të
BS. Si në mbledhjen e partive të vendeve socialiste, ashtu edhe në mbledhjen e
zgjeruar me përfaqësues të partive komuniste e punëtore të vendeve kapitaliste, Hysni
Kapo parashtroi pikëpamjen e PPSH, që i konsideronte shumë të dëmshme për
çështjen e përbashkët mosmarrëveshjet midis PK të BS dhe PK të Kinës. Sipas
delegacionit shqiptar, mosmarrëveshjet duhej të zgjidheshin në “mënyrë marksiste -
leniniste”, nëpërmjet diskutimit midis dy partive, duke e gjykuar të parakohshme
mbledhjen e Bukureshtit.798
Prandaj, delegacioni shqiptar propozoi të gjykohej në
mbledhjen e ardhshme të partive se kush kishte të drejtë apo gabim, por pas një
diskutimi të thellë e me kujdes, me gjakftohtësi dhe në mënyrë shoqërore.
Qëndrimi i delegacionit shqiptar nuk përputhej as me synimin dhe as me
veprimin e sovjetikёve, prandaj J. Andropovi natën vonë i komunikoi Hysni Kapos
porosinë e Hrushovit, për të njoftuar KQ të PPSH se ishte i shqetësuar nga mendimi i
shfaqur nga përfaqësuesi shqiptar dhe, kërkoi që në mbledhjen plenare të diskutohej
lidhur me problemet që do të shtronte delegacioni sovjetik dhe të mbështetej qëndrimi
i paraqitur prej këtij tё fundit.799
Delegacioni kinez, që në fillim kërkoi shpjegime për karakterin e mbledhjes,
jashtë rendit të ditës të përcaktuar më parë, si dhe hodhi poshtë si shpifje materialin e
palës sovjetike të shpërndarё përpara fillimit të mbledhjes. Sipas përfaqësuesit kinez, u ndoq rrugë e gabuar për përgatitjen e mbledhjes, duke u kërkuar delegatëve të
ngriheshin kundër Kinës dhe të mbështesnin raportin e mbajtur nga sovjetikët.
Kryetari i delegacionit kinez Pen Çen nё fjalёn e tij e vuri theksin te mosmarrëveshjet me PK të BS, karakterin e epokës, bashkëekzistencën paqësore, luftën e paqën, rrugët
e kalimit në socializëm dhe unitetin brenda kampit socialist. Ai, duke e ilustruar me
proverbin “unë e dua mësuesin, por dua më mirë të vertetën”, kërkoi qëndrim të
barabartё ndërmjet partive, si dhe 48 orë kohë për t’u konsultuar me KQ për
komunikatën e mbledhjes.800
Në thelb delegacioni kinez kritikoi prirjet ideologjike të
cilat i shmangeshin stalinizmit, duke atakuar vendimet e Kongresit XX të PK të BS,
përfshirë kështu edhe politikën e Titos, të cilat përkonin dhe miklonin qëndrimin e
PPSH e të udhëheqjes shqiptare.
Ndryshe nga qëndrimi i përfaqësuesit shqiptar, delegacionet e partive të
vendeve socialiste të Evropës, diskutuan dhe në unison u përqëndruan hollësisht në
mosmarrëveshjet me PK të Kinës, duke i konsideruar si mosmarrëveshje që u
798
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1960, D.2, fl.18,19. Raport mbi zhvillimin e punimeve në mbledhjen e
Bukureshtit midis përfaqësuesve të partive komuniste e puntore motra dhe qëndrimin e mbajtur nga
delegacioni i partisë në këtë mbledhje, mbajtur në Plenumin e KQ të PPSH nga Hysni Kapo, më
datën 11-12 korrik 1960. 799
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1960, D.18, fl.26. Sipas Hysni Kapos, natën në orën 24, Andropovi i
komuniloi porosinë e Hrushovit. Hrushovi ishte shprehur se " nuk mjafton që shokët shqiptarë të
marrin pjesë në mbledhje dhe të flasin për Deklaratën e Moskës, port ë flasin mbi çështjet që
ngremë ne dhe të na mbështesin ". 800
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1960, D.2, fl.11,12.Në fjalën e tij, Pen Çeni theksoi se mosmarrëveshjet
me sovjetikët nuk janë të vogla dhe analizoi : a. Karakterizimin e epokës si epokë e revolucioneve,
ndërsa sovjetikëtë thonë epokë e revolucioneve socialiste me rrugë paqësore. b. Çështjen e luftës
dhe të paqës, rreziku i luftës ekziston, ndërsa sovjetikët venë theksin në evitueshmërinë e saj. c.
Rrugët e kalimit në socializëm, vlerësohen të dy rrugët (kryengritje e armatosur dhe paqësore),
ndërsa sovjetikët vlerësojnë vetëm rrugën paqësore. d. Mbi unitetin, vlerësohet qëndrimi i barabart,
siç u flasin sovjetikët partive të tjera për mosmarrëveshjet t’i lejohet edhe PKK t’u flas përfaqësuesve të partive të tjera për këto mosmarrëveshje.
188
përkisnin të gjitha partive, pasi sipas tyre kishin të bënin me shkeljen e Dekleratës së
Përbashkët të Moskës të vitit 1957. Gjithashtu ata, me ashpërsi e nervozizëm në
mbështetje të delegacionit sovjetik, e vlerësuan PK të Kinës si dogmatike, shoviniste e
nacionaliste, që vepronte kundër bashkekzistencës paqësore, me "qëndrime fataliste e
metoda trockiste dhe minuese të kampit socialist, njësoj si revizionistët jugosllavё"801
.
Ndërkohë, shumica e delegacioneve të partive të vendeve të tjera, shprehёn shqetësim për mosmarrëveshjet, si dhe dëshirën për zgjidhjen e tyre në mbledhjen e
ardhshme. Ndërsa disa përfaqësues të vendeve aziatike si PK e Japonisë, Indonezisë,
Indisë, Vietnamit dhe Koresё, jo vetëm nuk u prononcuan kundër Kinës, përkundrazi
shprehën mirënjohje për Kinën dhe Mao Ce Dunin, për ndihmën e dhënë dhe që u
jepej atyre.802
Hrushovi, në emër të delegacionit sovjetik, që në fillim shprehu keqardhje për
qëndrimin e delegacionit shqiptar, duke nënvizuar se mosmarrëveshjet nuk ishin midis
të dy partive komuniste të Kinës dhe të BS, por ndërmjet PK të Kinës dhe të gjitha
partive të tjera, për rrjedhojë duhej të gjykoheshin bashkërisht. Në vijim, ai kritikoi
kinezët për mos vlerësimin e marrëdhënieve me shtetet kapitaliste, për qëndrimin e
mbajtur në konfliktin kino - indian, për teorinё e “100 luleve” e “Hopin e madh
përpara”, për pikëpamjen se imperializmi është “tiger prej letre”, për kundërshtimin e
Kinës për vendosjen në tokën e saj të një radiostacioni për qëllime ushtarake, si dhe
mos pranimin e koordinimit të veprimeve midis komandave ushtarake në Lindjen e
Largët etj.803
Gjatë diskutimeve, sidomos të përfaqësuesit kinez, Hrushovi ndërhyri
plotë 32 herë, duke reflektuar nervozizmin e tij, por edhe rendësinё që ai i kushtonte mbledhjes së Bukureshtit.
Me kërkesёn e Hrushovit, mbledhja duhej të përfundonte me një komunikatë, me synim të dënohej PK e Kinës, për të realizuar qëllimin për të cilin organizohej kjo
mbledhje. Por me ndërhyrjen e delegacioneve, përfshirë edhe delegacionin shqiptar,
komunikata e mbledhjes u bë e pranueshme për të gjitha delegacionet, pasi nuk
përmbante vlerësime kundër PK të Kinës. Gjatë diskutimit të projektdeklaratës,
delegacioni kinez kërkoi të përfshihej në përmbajtjen e saj lufta kundër revizionizmit
si rreziku kryesor dhe sidomos i revizionizmit jugosllav.804
Meqënëse një kërkesë e
tillë u hodh poshtë dhe nuk u miratua, delegacioni shqiptar deklaroi se vrejtjet e bëra
nga delegacioni kinez vlerësoheshin si shumë të rëndësishme dhe se KQ i PPSH
rezervonte të drejtën e tij për t’i shfaqur mendimet në mbledhjen e ardhshme.805
Megjithatë, komunikata u miratua unanimisht, përfshirë delegacionin kinez. Hrushovi
nuk ia arriti qëllimit, që të dënonte me unanimitet PKK.
Përfundimisht në Bukuresht u vendos që mbledhja e ardhshme e partive
komuniste e punëtore ndërkombëtare të zhvillohej në Moskë në nëntor të vitit 1960.
Për përgatitjen e mbledhjes u krijua komisioni me përfaqësues të 12 partive komuniste
e socialiste të vendeve socialiste dhe 14 partive komuniste të vendeve kapitaliste, nga
kontinente të ndryshme të botës.
Vendimi i PPSH për mbështetjen e Kinës në Bukuresht shënoi publikimin e
konfliktit shqiptaro - sovjetik. Më 11 - 12 korrik të vitit 1960, u mbajt mbledhja e
Plenumit XVII të KQ të PPSH, ku u informua nga kryetari i delegacionit Hysni Kapo,
801
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1960, D.2, fl.8. 802
Po aty, fl.9. 803
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1960, D.2, fl. 14-16. Raport mbi zhvillimin e punimeve të mbledhjes së
Bukureshtit, mbajtur në Plenumin XVII të KQ të PPSH, më 13.7.1960. Referencë e fjalës së
Hrushovit në mbledhjen e partive komuniste e punëtore në Bukuresht, në qershor të vitit 1960. 804
Po aty, fl.24. 805
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1960, D.2, fl.25.
189
mbi zhvillimin e punimeve të mbledhjes së Bukureshtit dhe qëndrimin e mbajtur nga
delegacioni shqiptar në këtë mbledhje. Plenumi diskutoi dhe aprovoi qëndrimin e
mbajtur nga delegacioni në mbledhjen e Bukureshtit. Megjithse mbledhje kishte për
rend dite çështjen e Bukureshtit, në plenum u kritikua rëndë Liri Belishova*, anëtare e
Byrosë Politike e sekretare e KQ, për qëndrimin pajtues me sovjetikët gjatë vizitës në
Kinë. Në diskutime, vetë Liri Belishova duke trajtuar pritjen në Moskë, gjatë kthimit
nga vizita në Kinë, tha se "na dëshproi kur Kozllovi dhe Brezhnievi na ftuan për drekë
dhe na folën kundër Kinës, si dhe kundër qëndrimit që mbajti shoku Hysni Kapo në
Bukuresht". Ajo bëri autokritikë se "duhet të kishim mbajtur një qëndrim më të
ashpër, më të prerë". Pas kësaj, ky qëndrim u kritikua edhe nga Gogo Nushi, Beqir
Balluku, Vito Kapo dhe Enver Hoxha në fjalën mbyllëse të plenumit. Ai nënvizoi se
"Liri Belishovën e kritikuam rënd që shkoi dhe ia tha këshilltarit të ambasadës
sovjetike në Pekin të gjitha ato që shokët kinezë ia kishin parashtruar". Kështu,
"informacionin e Lirisë, Hrushovi dhe të tjerë udhëheqës të BS, e shfrytëzuan dhe
qëndrimin e saj e quajtën heroik". Në përfundim, ai këkoi që çështjen "t’a rishqyrtojë
Byroja Politike dhe ajo vetë të reflektojë", duke lënë të haput thellimin e problemit.806
Qëndrimi i delegacionit të PPSH në Bukuresht, u përshёndet nga ana e kinezëve. Në këtë mënyrë, konflikti ideologjik sovjeto – kinez i shfaqur në Bukuresht
evidentoi hapur edhe konfliktin shqiptaro – sovjetik. Në këto kushte, interesat e të dy
palëve nuk përputheshin: PK e BS dhe Hrushovi nuk mund të pajtoheshin me sfiden e
një partie të vogël brenda bllokut, e cila në thelb vinte në dyshim platformën
ideologjike të predikuar me forcë prej tyre. Mbi të gjitha sfida ishte më shumë
personale e vetë Hrushovit, i cili nuk arriti të siguronte “unitetin” e predikuar, për të
dënuar PKK që kërkonte dominancë në bllokun komunist. Nga ana tjetër, udhëheqja
shqiptare duke mbështetur indirekt PKK, siguroi një aleat të ri, ndihma e kredi të reja
dhe largimin nga “ombrella” e tutela sovjetike. Sfida ishte dhe shumë personale për
vetë Enver Hoxhën, si një mundësi për të vijuar në pushtet. Në Bukuresht filloi
rrokullisja e marrëdhënieve sovjeto - shqiptare. Gjithsesi, thyerja përfundimtare
sovjeto – shqiptare, do të arrinte në mbledhjen e 81 partive komuniste e punëtore
ndërkombëtare në nëntor të vitit 1960 në Moskë.
5.2. Mbledhja e 81 partive komuniste e punëtore në Moskë, nëntor 1960
Takimi i Bukureshtit shënoi një hap negativ në marrëdhëniet shqiptaro –
sovjetike. Kundërshtimi indirekt i delegacionit të PPSH ndaj qëndrimit të KQ të PK
të BS në fakt ishte pozicionim në anën e Kinës. Konflikti u vlerësua shumë serioz nga
pala sovjetike dhe u reflektua menjëherë në marrëdhëniet mes dy partive e qeverive.
Siç u konkludua më lart, në bashkëpunimin dy palësh edhe më parë ishin shfaqur
mosmarrëveshje, por asnjë herë nuk kishin arritur pikёn e akullt. “Ftohtësia” në marrëdhëniet midis PPSH dh PK të BS u reflektua menjëherë,
pas mbledhjes së Bukureshtit. Ndërsa Hrushovi shprehu keqardhje dhe pakënaqësi për
*Liri Belishova (1923 - ), figurë e rëndësishme politike e viteve 1944-1960. Pas rënies së K. Xoxës
rehabilitohet, zgjidhet në Byronë Politike nga viti1948-1960 dhe emërohet sekretare e KQ të Partisë.
Nëvitin 1960 përjashtohet nga Byroja Politike dhe KQ si pro sovjetike ,Pasi përjashtohet nga partia
internohet në Kuç të Vlorës dhe mandej për dhjetë vjet në Progonat (Maqo Çomo dërgohet në
Zvernec). Nga Progonati, Liria internohet në Cërrik për 21 vjet, nga ku lirohet dhe kthehet në Tiranë,
në vitin 1991. 806
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1960, D.2, fl.172. Diskutim i Liri Belishovës në Plenumin XVII të KQ të
PPSH, më 11-12 korrik të vitit 1960. (Për më gjerë shih :AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1960, D.2,
fl.101, 124, 127, 137 dhe 172-173, diskutimet në plenum plenum).
190
qëndrimin e PPSH në Bukuresht, delegacioni shqiptar i përberë nga Liri Belishova
dhe Gogo Nushi, gjatë kthimit nga vizita në Kinë, u pritën në Moskë dhe u
konsideruan “heronj, marksist – leninist, mbrojtës të vijës së PK të BS”807. Një veprim
i tillë u cilësua nga Enver Hoxha si diversion ndaj udhëheqjes shqiptare.
Polemikat e filluara në Bukuresht për mosmarrëveshjet kino – sovjetike,
vijuan me intensitet edhe pas mbledhjes. Sipas raportit të Enver Hoxhës në Plenumin
XVIII të KQ të PPSH, mbajtur më 5 – 8 shtator të vitit 1960, KQ i PK të BS,
Çekosllavakisë, Bullgarisë e Rumanisë i drejtojnë një letre të veçantë PKK dhe për
dijeni edhe KQ të PPSH. Në letër akuzohet rëndë PKK për “deviacion nga marksizëm
– leninizmi, dogmatizëm, sektarizëm dhe shovinozëm të një shteti të madh”, si dhe
hidhen poshtë pretendimet kineze të shprehura në mbledhjen e Bukureshtit, duke
mbrojtur me forcë qëndrimin sovjetik se mosmarrëveshjet e kinezëve nuk ishin vetëm
me PK të BS, por me të gjitha partitё komuniste e punëtore dhe se qëndrimi në mbledhjen e Bukureshtit ishte solidar për dënimin e izolimin e Kinës.
808 Një
pikëpamje e tillë shprehet edhe me faktin e miratimit të komunikatës së mbledhjes së
Bukureshtit nga të gjitha partit pjesëmarrëse. Në lidhje me këto qëndrime, KQ i PPSH
me anën e një letre drejtuar KQ të PK të BS dhe të Kinës, kritikon pikëpamjet e
partive të mësipërme për dënimin e PKK, pasi PPSH dhe parti të tjera nuk kishin qenë
dakord për një masë të tillë, gjë që shprehej edhe në komunikatën përfundimtare. Në
letër, sugjerohej një mbledhje e nivelit të lartë midis PK të BS dhe të PKK, përpara
mbledhjes së komisionit që do të bëhej në fund të muajt shtator, për të diskutura
çështjet kryesore të mosmarrëveshjeve midis tyre.809
Lidhur me këto çështje, përsëri
pala shqiptare nënvizonte se ruante të drejtën për t’i ngritur e trajtuar në mbledhjen e
partive komuniste e punëtore të Moskës, si çështje që u interesojnë të gjitha partive.
Tensioni u reflektua edhe në marrëdhëniet ndërshtetërore. Në korrik të vitit
1960, përfaqësuesit diplomatikё sovjetikë të ftuar nga udhëheqja jugosllave, në një miting në Serbi, mbajtën qëndrim pajtues me sulmet publike ndaj udhëheqjes
shqiptare. Më 3 korrik të vitit 1960, në mitingun e organizuar në Sremska Mitrovica
në Serbi, me rastin e inagurimit të monumentit të të rënëve në Luften e Dytë Botërore,
në prezencë të ambasadorit sovjetik në Beograd I. K. Zamçevski, atasheut ushtarak
kolonel V. K. Taraseviç dhe ambasadorit bullgar Grudi Atasanov, Aleksander
Rankoviç - zëvendëskryeministër e ministër i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë
sulmoi ashpër Shqipërinë dhe PPSH.810
Ai e cilësoi Shqipërinë “skëterrё ku
807
AQSH, F. 14/AP,OU, viti 1960, D.16, fl.4. Protokoll i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të PPSH
më 22 qershor të vitit 1960. Mbledhja u bë për udhëzimet që duhej dhënë Hysni Kapos, për qëndrimin
që duhej mbajtur në Bukuresht. Në mbledhje përmendet edhe pritja që po i bëhej në Moskë
delegacionit, ku bënt pjesë edhe Liri Belishova, gjatë kthimit nga Kina. Në Pekin delegacioni u prit nga
Liu Shau Çi, i cili foli për mosmarrëveshjet midis PPK dhe PK të BS. Pas takimit problemet e shtruara
nga udhëheqësi kinez u biseduan nga Liri Belishova me këshilltarin e ambasadës sovjetike në Pekin, në
mungesë të ambasadorit. Një veprim i tillë u vlerësua shumë nga sovjetikët, ndërsa Liri Belishovës do
t’i kushtonte karrierën politike. 808
AQSH,F. 14/AP, OU, viti 1960, D.3, fl.197. Në raportin e Byrosë Politike, mbajtur nga Enver Hoxha
në Plenumin XVIII të KQ të PPSH, datë 5-8 shtator të vitit 1960, trajtohet si letra e KQ të PK të
BS, Çekosllavakisë, Bullgarisë dhe Rumanisë drejtuar PKK dhe partive të tjera për dijeni, ashtu
edhe letra e KQ të PPSH drejtuar KQ të PK të BS dhe PKK, në lidhje me qëndrimin e këtyre
partive. 809
Po aty, fl.197-198. 810
AQSH, F. 14/AP, MPKBS, viti 1960, D.8, fl.1-7. Letër e KQ të PPSH (pa datë) drejtuar KQ të PK të
BS, shqyrtuar në mbledhjen e Byrosë Politike më 7 korrik të vitit 1960. Në letër, përveç rastit dhe
gjestit të diplomatëve sovjetikë e bullgar, trajtohen konsideratat për « revizionistët jugosllav, si
armiqë të kampit të socializmit dhe lëvizjes ndërkombëtare komuniste », etj. Letra edhe pse u
miratua nga Byroja Politike nuk iu dërgua KQ të PK të BS, me motivin se problemet esaj iu
191
mbretëronte teli me gjëmba” dhe e konsideroi regjimin italian më demokratik se
regjimin e Tiranës. Ndaj këtyre deklaratave nuk pati asnjë lloj reagimi nga ana e
diplomatëve sovjetikë pjesëmarrës në këtë miting. Byroja Politike e KQ të PPSH, në
mbledhjen e datës 7 korrik miratoi një letër proteste drejtuar KQ të PK të BS, për
qëndrimin indiferent e pajtues të përfaqësuesve sovjetikë, në mitingun e Sremska
Mitrovica të Serbisë. Letra e protestës nuk u dërgua, por përmbajtja e saj iu
komunikua nga Enver Hoxha ambasadorit sovjetik në Tiranë Ivanov. Ambasadorit iu
shpreh çudia, hidhërimi e zemërimi për gjestin e papranushëm të ambasadorit e
atasheut ushtarak sovjetik dhe ambasadorit bullgar, si gjest jo miqësor dhe jo në rrugë
marksiste - leniniste, duke e trajtuar qëndrimin e tyre si rënie në kurthin e
jugosllavëve.811
Ndërsa, më 16 korrik të vitit 1960, këshilltari i ambasadës sovjetike K. I.
Novikov i transmetoi Hysni Kapos qëndrimin e KQ të PK të BS, për këtë problem.
Sipas shpjegimeve të tij, Rankoviçi në fund të fjalimit kishte sulmuar Shqipërinë, por
sipas tij ishte hera e parë pas disa vitesh që një udhëheqës jugosllav foli për
kontributin që dha ushtria sovjetike për çlirimin e Jugosllavisë dhe vlerësoi lart
politikën e jashtme të BS. Sipas diplomatit sovjetik, pas përfundimit të mitingut
ambasadori sovjetik i kishte thënë Rankoviçit se nuk ishte mirë që fole kundër
Shqipërisë, sepse kjo do të keqësonte marrëdhëniet. Në pikëpamjen sovjetike,
ambasadori Zamçevski kishte vepruar drejt, duke mos u larguar nga mitingu, sepse do
të vlerësohej nga jugosllavët si një gjest jo miqësor i BS, gjë që mund të shfrytëzohej
nga armiqtë. Gjithashtu, në shpjegim thuhej se “nuk flasim kundër jugosllavëve me
ton thirrës dhe me zhurmë.” Ndërsa Hysni Kapo, nga ana e tij, iu drejtua këshilltarit
“mos mendohet se spiuni e agjenti Rankoviç ka ndryshuar”, dhe përfundoi duke thënë
se “Tito e banda e tij nuk ndryshon”, prandaj duhet demaskuar. Por, Novikovi nuk
shprehu asnjë mendim për deklarimet e bashkëbiseduesit.812
Pala shqiptare bëri protestë të ashpër edhe për veprimet e pa rregullta të
diplomatëve sovjetikë në Shqipëri. Më 6 gusht, KQ i PPSH nëpërmjet një note
protestoi për ndryshimin rrënjësor të qëndrimit të disa personave funksionarё të ambasadës sovjetike në Tiranë, pas mbledhjes së Bukureshtit. Në letër përmendej
këshillëtari i ambasadës K. I. Novikov, sekretari i parë F. P. Bespallov dhe ambasadori
Ivanov. Sipas letrës, ambasadori Ivanov kontaktonte me përfaqësues të partisë në
rrethe si në Tiranë, Durrës, Elbasan etj, duke u interesuar për zhvillimet e punimeve të
Plenumit të KQ tё PPSH të muajit korrik. Ankesa vijon për përfaqësues të ambasadës
sovjetike të cilët kishin organizuar disa takime me Koço Tashkon - president i
Komisionit të Revizionimit të Partisë, i cili mbronte pikëpamjen se Hrushovi nuk
kishte gabuar dhe se shkaku i konfliktit kino - sovjetik ishte kërkesa e bërë nga Mao
Ce Duni, për t’i dhënë Kinës sekretin e bombës atomike, gjë që ishte kundërshtuar në
mënyrë kategorike nga Hrushovi. Gjithashtu, në letër përmendet takimi rastësor në
Rinas i ambasadorit sovjetik me disa gjeneralë dhe oficerë madhor të ushtrisë
shqiptare, si Sadik Bekteshi e Arif Hasko, të cilët i kishte pyetur “me kë është ushtria
juaj”813. Letra përfundonte me konsideratën se ndryshimi në qëndrim i PK të BS dhe
komunikuan verbalisht ambasadorit të BS në Tiranë, nga Enver Hoxha.
811AQSH, F. 14/AP, MPKBS, viti 1960, D.8, fl.l.2.
812po aty, fl.6-7. Informacion mbi shënimet e Hysni Kapos nga takimi me këshilltarin e ambasadës së
BS në Tiranë K. I. Novikov në selin e KQ, më datën 16 korrik të vitit 1960. 813
AQSH, F. 14/AP, viti 1960, D.10, fl.3. Fl. 1-5, letër e KQ të PPSH, nënshkruar nga Enver Hoxha,
drejtuar KQ të PK të BS më 6 gusht të vitit 1960. Në letër trajtohen rastet e ndryshimit të
veprimtarisë së përfaqësuesve të ambasadës sovjetike nëTiranë, pas mbledhjes së Bukureshtit. (Për
më tepër shih: AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1960, D.20, fl.1,2. Proces verbal i mbledhjes së Byrosë
Politike të KQ të PPSH, më 5 gusht të vitit 1960).
192
PPSH në mbledhjen e Bukureshtit, nuk duhej të bëhej shkak për të nderhyrë në punët
e brendëshme të njëri tjetrit.814
Pas kësaj letre, ambasadori sovjetik në Tiranë u thirr
në Moskë nga qeveria sovjetike, si shënjë reagimi ndaj protestës së palës shqiptare.
Megjithë ashpërsimin e qëndrimit ndaj Shqipërisë në të gjitha fushat e
bashkëpunimit dhe agravimit të dukshëm të marrëdhënieve midis të dy vendeve,
udhëheqja sovjetike nuk hoqi dorë nga përpjekjet për të bindur udhëheqjen shqiptare
që të tërhiqej nga qëndrimi i mbajtur në Bukuresht dhe për të zbutur konfliktin e
lindur atje. Më 13 gusht, KQ i PK të BS në letrën dërguar palës shqiptare, duke
vlerësuar rendësinё e mbledhjes së ardhshme të nëntorit, theksonte se nuk do të ishte e
drejtё të lihej në heshtje fakti se gjatë mbledhjes së Bukureshtit, midis dy partive kishte lindur një keqkuptim. Konsiderohej po ashtu e rëndësishme që të dy palët të
shkonin në mbledhjen e Moskës me një unitet të plotë. Për këtë, pala sovjetike
vlerësonte të arsyeshme që para mbledhjes, të organizohej takimi i përfaqësusve të të
dy partive, në çfardo niveli dhe në çdo kohë që cilësohej e përshtatshme.815
Por, KQ i
PPSH nuk e pranoi propozimin sovjetik, me motivin se nuk kishte mosmarrëveshje
midis dy partive për këtë problem, pasi mosmarrëveshjet ekzistonin me një parti tjetër
dhe çdo diskutim pa prezencën e saj, pra të PKK, nuk do të ishte i rregullt dhe i
pranueshёm. Enver Hoxha, për herë të parë nuk pranoi të vinte për pushime verore në
BS, sipas ftesës së ardhur për këtë qëllim.
Udhëheqja sovjetike krahas veprimtarisë së hapur dhe përpjekjeve për bindjen
e udhëheqjes shqiptare, u angazhua seriozisht edhe në një luftë konspirative, duke
synuar shfrytëzimin e të gjitha mundësive për të inkurajuar elementët prosovjetik në
Shqipëri. I tillë ishte rasti i mburrjes së Liri Belishovës dhe takimet me Koço
Tashkon. Duke e konsideruar veprimtarinë e tyre pajtues me qëndrimin sovjetik, Liri
Belishova u demaskua me shumë shpejtësi. Pavarësisht nga kritika që i’u bë asaj në
plenumin e muajt korrik të vitit 1960, në shtator u organizua një plenum tjetër i KQ
për të dënuar veprimtarinë e qëndrimin e saj. Gabimet e Liri Belishovës u vlerësuan
“shumë të mëdha e serioze dhe në kundërshtim me vijën e partisë.”816
Gabimi i parë i Liri Belishovës u cilësua evitimi prej saj i çdo bisede për
probleme partiake me kinezët, gjatë vizitës në Pekin dhe me heshtjen e mbajtur u
jepte kinezëve të kuptonin se PPSH anonte nga sovjetikët. Gabimi i dytë,
kategorizohej informimi i këshillëtarit të ambasadës sovjetike në Pekin, për bisedimet
konfidenciale të zhvilluara me udhëheqësit kinezë për ekzistencën e
mosmarrëveshjeve kino - sovjetike, veprim që sipas plenumit, tregonte se Liria ishte
kundër pikëpamjeve kineze.817
Gabimi i tretë, shumë seroz u vlerësua mos njoftimi i
Byrosë Politike dhe mos interesimi i Liri Belishovës, për marrjen e udhëzimeve, për
të vepruar. Edhe disa udhëzime të dërguara nga Enver Hoxha, “për të patur kujdes
lajkat e sovjetikëve dhe njoftimin se Hrushovit nuk i kishte pelqyer qëndrimi i PPSH
në Bukuresht”, Liria nuk i kishte zbatuar gjatë takimit me udhëheqësit sovjetikë dhe
“nuk kishte mbrojtur qëndrimin e mbajtur nga delegacioni shqiptar në Bukuresht”.
Qëndrimi i saj, pas kthimit nga vizita në Kinë u cilësua gjithashtu gabim, sidomos
kërkesa e saj për të mos i shtruar në mbledhjen e KQ materialet e mbledhjes së
Bukureshtit, si dhe për mënjanimin e Enver Hoxhës në mënyrë "që të mos
814
Po aty, fl.5. 815
AQSH,F. 14/AP, OU, viti 1960, D.30, fl.207,208. Letër e KQ të PK të BS drejtuar KQ të PPSH, më
13 gusht të vitit 1960. 816
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1960, D.3, fl.200. Raport i Byrosë Politike të KQ të PPSH, paraqitur nga
Enver Hoxha në Plenumin XVIII të KQ më datën 5-8 shtator të vitit 1960, mbi qëndrimin në
kundërshtim në vijën politike e ideologjike të partisë të Liri Belishovës. 817
po aty, fl.201,202.
193
kompromentohej" në një situatë për të cilën nuk dihej se si do të përfundonte.818
Për gabimet e bëra dhe mos reflektimin ndaj tyre, plenumi e shkarkoi Liri
Belishoven nga funksionet si anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e KQ për
propagandën dhe e përjashtoi nga partia. Shumë shpejt, Liri Belishova së bashku me
familjen e saj u internua në Svernec të Vlorës. Ndërkohë, Koço Tashko u përjashtua
nga partia dhe u internua për veprimtari armiqësore. Ngutësia për të dënuar Liri
Belishoven lidhet edhe me një fakt tjetër domethënës. Në mars të vitit 1960, pa bujë u
bënë një numër arrestimesh dhe në korrik një grup i madh funksionarësh të lartë me
në krye komandantin e Flotës Luftarake Detare kundëradmiralin Teme Sejko.*
Pavarësisht se jo publikisht, në atë kohë ata akuzoheshin për komplot dhe “puç” për
rrezimin e pushtetit. Dënimi i Liri Belishovës dhe procesi i shpejtuar kundër
“puçistëve”, u zhvilluan pothuajse në një kohë dhe përkonin me acarimin e
marrëdhënieve shqiptaro – sovjetike, pas mbledhjes së Bukureshtit.
Mënjëherë pas mbledhjes së Bukureshtit, metoda e presionit për të ndikuar
mbi Shqipërinë u bë përcaktuese në politikën e Moskës. U refuzua kërkesa e
Shqipërisë për 50.000 ton grurë për periudhën gusht - dhjetor të vitit 1960, duke e
reduktuar vetëm në 10.000 ton, edhe këto duke vënë dorë në thesarin e Bankës së
Shqipërisë. Qeveria sovjetike pezulloi dërgimin e materialeve e pajisjeve idustriale -
bujqësore, plotësimin e kërkesave në fushën e furnizimit me mallra, zbatimin e
projekteve për ndërtimin e ndërmarrjeve, realizimin e kredive, dërgimin e materialeve
e armatimeve ushtarake, si dhe veprimtari të tjera ushtarake sipas marrëveshjeve dhe
protokolleve përkatëse. Pezullimi i dërgesave sipas marrëveshjeve të nënshkruara u
shoqërua me ngecjen në vend dhe zgjatjen e bisedimeve për përgatitjen e planit
pesëvjeçar 1961 - 1965, për arsye se bashkëpunimi u ngadalësua në mënyrë shumë të
shpejtuar. Megjithse ishin nënshkruar marrëveshjet për një kredi prej 15.8 milionë
rublash për teknikën bujqësore më 3 korrik të vitit 1959 dhe tjetra prej 30 milionë
rublash për mekanikën bujqësore dhe plehrat kimike, më 30 prill të vitit 1960, pas
mbledhjes së Bukureshtit u zvarritën, me arsyetime nga më të ndryshme. Gjithashtu,
sovjetikët ngadalsuan tregtin dhe kërkonin të mos bëjnë tregti me klering me
Shqipërinë, megjithse këtë lloj tregtie e zhvillonin me të gjitha vendet kapitaliste,
ndërkohë kërkonin që Shqipëria të paguante të gjitha ratat e kredive të dhëna nga
sovjetikët, deri në atë kohë.819
Pas mbledhjes së Bukureshtit, u njoftua mos pranimi i
studentëve për vijimin e studimeve në BS, duke e motivuar me mungesën e dëshirës
së palës shqiptare për eksperiencën sovjetike dhe për shkak të qëndrimit antisovjetik
të studentëve shqiptarë.820
Me inisiativën e udhëheqjes sovjetike, u organizua një bllokade politike ndaj
PPSH dhe qeverisë shqiptare. Shtypi dhe organet e tjera të propagandes sovjetike nuk
njoftonin mbi veprimtaritë e PPSH dhe ngjarjet e rëndësishme të Shqipërisë, të
Shoqatës së Miqësisë Shqipëri - Bashkimi Sovjetik, si dhe nuk radhitej më Shqipëria
në përbërje të vendeve socialiste, sa herë bëhej fjalë për këto vende. Radio Moska në
818
Po aty, fl.208. *Teme Sejko (1922-1961). Ushtarak i lartë, zëvendës komisar i BrIS. Mbas çlirimit, në vitin 1945-1948
vijoi studimet në Akademin Ushtarake “Frunxe” në Moskë. Me t’u kthyer emrohet shef i shërbimit të Zbulimit Ushtarak të Shtabit të Përgjithshëm, me gradën kolonel. Në vitin 1955-1957 vazhdon
studimet në Akademin e Shtabit të Përgjithshëm “Voroshillov” në Moskë. Me t’u kthyer, në janar të vitit 1958 merr gradën kundëradmiral dhe emrohet komandant i Flotës Luftarako-Detare. Në korrik
të vitit 1960 u arrestua si “komplotist e puçist”, për rrëzimin e pushtetit dhe pas një gjyqi të inskenuar vdiq nga torturat përpara ekzekutimit.
819AQSH,F. 14/AP, OU, viti 1961, D.32, fl.67. Proces verbal i mbledhjes së plenumit të KQ të PPSH
mbajtur më datën 5 dhe 6 shtator të vitit 1961, mbi gjendjen politike ndërkombëtare. 820
Po aty, fl.66.
194
gjuhën shqipe filloi të transmetojë kundër PPSH.821
Në përgjithësi organet e
propagandës sovjetike filluan të injorojnë Shqipërinë, sikur të mos ekzistonte.
Ashpërsimi i marrëdhënieve midis PPSH dhe PK të BS në Bukuresht, u
transmetua menjëherë në bashkëpunimin e shteteve në kuadrin e KNER - it. Mbas
mbledhjes së Bukureshtit, krisja e marrëdhënieve dhe ndërprerja e kredisë dhe
ndihmave nga BS për Shqipërinë, përkeqësuan edhe marrëdhëniet brenda Këshillit
Ekonomik me shtetet pjestare të organizatës.
Konflikti i kthyer tanimë në një luftë të hapur, u reflektua me forcë në
komisionin përgatitor për hartimin e Projekt deklaratës për mbledhjen e Moskës, në të
cilin delegacioni shqiptar me Hysni Kapon e Ramiz Alinё mbrojtjen tezat e pikëpamjet e shfaqura në Bukuresht, në koordinim me delegacionin kinez. Punimet e
komisionit, në fund të muajit shtator të vitit 1960, u kthyen në një betejë të ashpër
pikëpamjesh, sidomos midis përfaqësuesëve sovjetikё e mbështësve të tyre nga njëra anë dhe përfaqësuesëve kinezë e shqiptarë, nga ana tjetër.
822 Delegacioni shqiptar u
prit shumë ftohtë nga përfaqësuesit sovjetikë në komision, P. Pospjellov dhe J.
Andropov. Nga ana tjetër, bazë e projektit të deklaratës për diskutim u mor projekti i
paraqitur nga KQ i PK të BS. Në këtë variant, kishte shumë sulme kundër PKK dhe
PPSH, duke i akuzuar për “komunizëm nacional”, “fraksionist”, “dogmatik” etj.
Delegacioni kinez dhe ai shqiptar, jo vetëm i hodhën poshtë këto akuza, por shtuan
pjesë që bënin fjalë kundër revizionizmit jugosllav, kërkuan përforcimin e pjesëve të
deklaratës kundër imperializmit etj. Megjithatë për shumë çështje të kapitujve të
Projekt deklaratës, pala sovjetike u detyrua të tërhiqet, si rezultat i reagimit të
delegacioneve. Gjatë diskutimeve, mendimet e propozimet e përfaqësuesit shqiptar,
M. Suslovi i sulmoi ashpër në Komision dhe arriti të krahasojë pohimet e Hysni
Kapos me ideologët borgjezë dhe Kerenskin. Diskutimet e kundërshtitë në komisionin
përgatitor, tregonin se lufta në mbledhjen e ardhshme të Moskës do të ishtë akoma më
e ashpër.
Në rrethana e kushte të tilla komplekse e të ndërlikuara, do të mblidheshin
delegacionet e partive komuniste e punëtore ndërkombëtare në Moskë, në nëntor të
vitit 1960. Delegacioni shqiptar i përbërë nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni
Kapo dhe Ramiz Alia mbrriti në Moskë më 6 nëntor, disa ditë përpara fillimit të
mbledhjes. Në Moskë, në stacionin e trenit, u pritën në mënyrë zyrtare me roje nderi
nga sekretari i KQ të PK të BS F. R. Kozllov, pa lule dhe jo me përzemërsi si herët e
tjera. Delegacioni u prit me brohoritje entuziaste edhe nga 600 studentë shqiptarë që
studionin në Moskë, të organizuar nga ambasadori Nesti Nase. Me vendosjen në
rezidencën Zareçje në periferi të Moskës, Kozllovi në bisedë me delegacionin kërkoi
që çështjet duhet “t’i gjykojmë drejt në interesin e përgjithshëm, për forcimin e
unitetit, sepse çdo gjë e kundërt është tragjike”823.
Në pritjen e organizuar në Kremlin më 7 nëntor, udhëheqës dhe marshallë
sovjetikë u angazhuan në biseda me delegacionin shqiptar. Sipas shënimeve të
mbajtura nga Nesti Nase, Kosigini iu shpreh Enver Hoxhës se “duhen zgjidhur
mosmarrëveshjet që ekzistojnë” dhe të “ruhet prestigji i PK të BS”, duhen parë gjërat
821
AQSH,F. 14/AP, OU, viti 1961, D.31, fl.137. Letër e KQ të PPSH dhe Këshillit të Ministravë të
RPSH, të nënshkruar nga Enver Hoxha e Mehmet Shehu, drejtuar KQ të PK dhe Këshillit të
Ministrave të BS më 6 korrik të vitit 1961. Në letër evidentohen rastet e politikës jomiqësore të
udhëheqjes sovjetike ndaj PPSH dhe Shqipërisë pas mbledhjes së Bukureshtit. 822
Ramiz Alia. Jeta ime (Kujtime), Tiranë, Toena, 2010, fl.216. 823
AQSH,F. 14/AP, viti 1960, D.42, fl.2, 2/1. Shënime në dorëshkrim të mbajtura nga Hysni Kapo dhe
të dërguara Beqir Ballukut më datën 9 nëntor të vitit 1960, ku bëhet fjalë mbi pritjen dhe bisedimet
me udhëheqësit sovjetikë më 7 e 8 nëntor, përpara fillimit të mbledhjes të 81 partive.
195
“me gjakftohtësi, pasi midis nesh ka armiqë të cilët mundohen të përçajnë unitetin.”
Në bisedat me Enver Hoxhën, në pritje u angazhuan edhe marshallët e Bashkimit
Sovjetik. Mareshali Zaharov, ish komandant i akademisë, kur Mehmet Shehu
studionte në BS, Mareshali Ivan Kristoforovich Bagramian (më tej: Bagramian), i cili
duke biseduar me udhëheqësit shqiptarё theksoi se “do të dëshironte që Shqipëria të
ishte gjithnjë me ne”, Mareshali Vasili Ivanovich Chuikov (më tej: Çuikov), midis të
tjerave theksoi me ironi se “ja po zhvillohet një velikoderzhave (fuqi e madhe) tjetër”
etj. Përpjekje të tilla bënë edhe udhëheqësit e tjerë të lartё sovjetikë F. R. Kozllov, A. I. Mikojan, D. S. Poljanski, Alexander Nikolayevich Shelepin (më tej: Shelepin) etj.
D. Poljanski, në bisedë me Hysni Kapon, ashtu si Kosigini kërkoi “të ruhet prestigji i
PK të BS” dhe theksoi se në shtypin shqiptar “nuk po shkruhet për BS, por po flitet
kundër PK të BS dhe Hrushovit, për t’a venë kundër KQ të PKBS” etj. Gjithashtu, ai
ngriti çështjen e Liri Belishovës e të Koço Tashkos, duke nënvizuar se “në Shqipëri po
ndiqen miqtë e BS”824.
Qëndrimi i udhëheqjes shqiptare u sulmua edhe në takimet me delegacionet e
tjera. Më 6 nëntor, në takimin me kryetarin e delegacionit kinez Liu Shau Çi dhe Ten
Siao Pin, Hrushovi iu drejtua atyre se shqiptarët janë “bërë si jugosllavët, po dënojnë
miqtë e BS dhe i përjashtojnë nga partia”, se neve “humbëm Shqipërinë, por nuk
humbëm ndonjë gjë të madhe, ju e fituat por edhe ju nuk fituat ndonjë gjë të madhe”
dhe se PPSH ka qenë dhe mbetet “hallka më e dobët në lëvizjen komuniste
ndërkombëtare” etj.825
Më datën 8 nëntor, KQ i PK të BS u shpërndau delegacioneve pjesëmarrës në
mbledhje një material prej 127 faqe, kundër dhe në përgjigje të PKK. Në këtë material
Shqipëria nuk radhitej në rendin e vendeve socialiste, si dhe sulmohej PPSH për
mungesë të demokracisë së brendshme, duke e motivuar me përjashtimin e Liri
Belishovёs dhe Koço Tashkos, sepse kishin mbrojtur PK të BS dhe si miq të BS.826 Në
të njëjtën kohë, u njoftua se Hrushovi ka shprehur dëshirën për t’u takuar vetëm me
Enver Hoxhën, në orën 11 të datës 9 nëntor. Por në rrethanat e krijuara, duke u njohur
me përmbajtjen e materialit të shpërndarё, u vendos që në formë proteste të mos shkohej as në koncert dhe as në takimin me Hrushovin. Enver Hoxha thirri
Andropovin dhe i komunikoi se qëndrimi sovjetik ndaj Shqipërisë, siç shprehej në
materialin e shpёrndarё para mbledhjes nga KQ i PK të BS e bënë të pamundur takimin me Hrushovin dhe çdo bisedim me të.
827 Andropovi nga ana e tij, u justifikua
se materiali kishte të bënte me PKK dhe nuk kishte lidhje me Shqipërinë. Ai shprehu
keqardhje dhe e vlerësoi deklaratën e Enver Hoxhës si shumë serioze. Një përpjekje
për pajtim bёri edhe kryetari i PK franceze Moris Torez, i cili mbasditën e datës 9
nëntor, kërkoi një darkë pune me delegacionin shqiptar, duke u interesuar për shkakun
e refuzimit të takimit me Hrushovin. Pala shqiptare dha shpjegime dhe bëri akuzat e
zakonshme për Hrushovin, duke mos u tërhequr nga qëndrimi, ndërsa Torezi mbeti i
824
AQSH, F. 14/AP, viti 1960, D.24, fl.2,3. Shënime nga Nesti Nase, mbi bisedimet e zhvilluara nga
Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo dhe Ramiz Alia, gjatë pritjes së dhënë më 7 nëntor të
vitit 1960 në Kremlin.(Për më tepër shih: Enver Hoxha, Hrushiovianër etj., fl.409). 825
Po aty, fl.4. Vijim i shënimeve të nxjerra nga Nesti Nase mbi bisedimet e zhvilluara nga Enver
Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo dhe Ramiz Alia, gjatë pritjes së dhënë më 7 nëntor të vitit 1960
në Kremlin. 826
AQSH, F. 14/AP, viti 1960, D.42, fl.3. Letër (në dorëshkrim) dëguar nga Hysni Kapo më 9 nëntor
1960 (nga Moska) për Beqir Ballukun (në Tiranë), mbi veprimtarinë e delegacionit shqiptar në
Moskë. 827
AQSH, F. 14/AP, viti 1960, D.24, fl.5. Shënime nga biseda e zhvilluar midis Enver Hoxhës dhe Juri
Andropovit, më 8 nëntor në rezidencën Zareçja në Moskë. (Shih: AQSH, F. 14/AP, viti 1960, D.42,
fl.2/1).
196
pakenaqur nga qëndrimi shqiptar.
Në përgjigje të akuzave, delegacioni shqiptar shpërndau një deklaratë proteste
drejtuar palës sovjetike dhe të gjithë përfaqësuesëve të partive të tjera pjesëmarrëse në
mbledhjen e Moskës, duke hedhur poshtë akuzat sovjetike dhe duke e vlerësuar të
papranueshme mohimin e Shqipërisë si vend socialist, në materialin e PK të BS të
shpërndarё para fillimit të mbledhjes. Gjithsesi, më datën 10 nëntor të vitit 1960, filloi punimet mbledhja e 81 partive komuniste e punëtore ndërkombetare.
Mbledhja e 81 partive komuniste dhe punëtore u hap me një fjalim të gjatë të
Hrushovit. Ai me tone të qeta parashtroi pikëpamjet e PK të BS për zhvillimet
ndërkombëtare dhe ndryshe nga Bukureshti, nuk përmendi divergjencat dhe emra
partish. Duke folur pa adresë e me një fjalor të moderuar u ndal kryesisht në
problemet botërore, forcimin e unitetit në lëvizjen komuniste e punëtore
ndërkombëtare etj. Fjalimi i Hrushovit u shoqërua me ngritjen në këmbë dhe
duartrokitje të pjesëmarrësve, me përjashtim të delegacionit kinez e shqiptar. Në
frymën e fjalës së Hrushovit, vijuan diskutimet e Zhivkovit, Kadarit dhe
pjesëmarrësve të tjerë që pasuan.
Megjithë fillimin e mbledhjes, nga pala sovjetike nuk u hoq dorë nga
përpjekjet për t’a bindur delegacionin shqiptar, për të mbajtur një qëndrim
prosovjetik. Po më 10 nëntor, u kërkua disa herë takim zyrtar nga Mikojani, Kozllovi,
Suslovi dhe Pospjellovi, gjë që u pranua nga delegacioni shqiptar. Në këtë takim, që
ishte takimi i parë në nivele të larta pas Bukureshtit, të dy palët shpalosën qëndrimet e
tyre krejt të kundërta. Mikojani, me një ton zbutës shprehu habi për keqёsimin e marrëdhënieve pas mbledhjes së Bukureshtit. Sipas tij, ndodh që ka keqkuptime midis
partive, por me bisedime gjithçka rregullohet, ndërsa “ju nuk keni ardhur” të
bisedojmë, megjithë 4 a 5 ftesa të dërguara për këtë qëllim. Ai shprehu shqetësimin se
shqiptarët ndaj sovjetikëve “nuk ushqejnë atë besim që ushqenin më parë”, duke
theksuar se “ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku është sjellё krejt ndryshe me oficerët tanë në Bazën Ushtarake Detare në Shqipëri”, ose del “sikur ne nuk duam t’u
dorëzojmë nëndetëset.” Ai nënvizoi se “nëndetëset do t’ua japim, sipas propozimit të
Hrushovit”, por duke ironizuar qëndrimin shqiptar, u shpreh se ju “sikur doni të na
përjashtoni ne nga Traktati i Varshavës ose doni të dilni vetё prej tij.” Ai i kërkoi
delegacionit shqiptar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke u nis “jo nga gjaknxehtësia
personale” dhe përfundoi me pyetjen “na thoni ç’duhet të bëjmë që të rregullojmë
marrëdhëniet tona”828, si dhe premtoi për ndёrrimin e ambasadorit sovjetik në Tiranë,
meqënёse nuk i pëlqen qeverisë dhe partisë së një vendi mik. Enver Hoxha nga ana e tij, duke hedhur poshtë pretendimet e Mikojanit lidhur me qëndrimin ndaj ushtarakëve
sovjetikë në Bazën e Vlorës, akuzoi se marinarët sovjetikë kishin goditur marinarët
shqiptarë dhe se një nënadmiral i ardhur nga Sebastopulli i kërkoi një oficeri shqiptar
se “përse u dënua Liri Belishova”, sepse sipas tij ai informacion i duhesh për leksion.
Po ky nënadmiral kishte thёnё “nëndetëset nuk mund t’ua dorëzojmë sepse nuk jeni të
përgatitur.”
Lidhur me Traktatin e Varshavës Enver Hoxha i kujtoi Mikojanit se dy
marshallët sovjetikë, Malinovski dhe Greçko “kanë kërcënuar të na përjashtojnë nga
traktati.” Ndërsa për ambasadorin Ivanov u ankua se takonte kryetarin e komisionit të
revizionimit të partisë dhe jo atë si sekretar të parë, me të cilin mund të sqaronte çdo
gjë. Sipas tij, “punonjësi i ambasadës Bespallov e thirri kryetarin e komisionit dhe e
përpunoi në dy takime, pastaj radhën e tretë e thirri për drekë në emër të ambasadorit,
në shtëpinë e sekretarit të parë, ku ishin prezent ambasadori Ivanov, këshilltari dhe
828
AQSH, F. 14/AP, viti 1960, D.24, fl.14.
197
sekretari i ambasadës”829. Po ky ambasador, duke bërë aluzione për ngjarjet e
Bukureshtit, pyeti gjeneralët tanë “me kë do të jetë ushtria.” Enver Hoxha i kujtoi
delegacionit sovjetik letrën drejtuar kinezëve, ku Shqipëria nuk figuron në vendet
socialiste, refuzimin e kërkesës për 50.000 ton drithra, thënien e Hrushovit “se
shqiptarët do t’i trajtonin njëlloj si jugosllavët”, si dhe ultimatumin e Kozllovit
drejtuar Shqipërisë “o me ne ose me Kinën.” Ndërkohë ndërhyn Mehmet Shehu, duke
iu drejtuar Kozllovit “rëndoftё turpi mbi ju, shoku Kozllov, që jeni mësuesi ynë, t’i jepni ultimatum Shqipërisë”830
. Në përfundim Hoxha iu drejtua delegacionit sovjetik,
në formë këshille që të heqin nga mendja se shqiptarët janë gjaknxehtë.
Gjithsesi, me ndërhyrjen e udhëheqёsve sovjetikё, u arrit marrëveshja për takimin e delegacionit shqiptar me Hrushovin, më 12 nëntor. Hrushovi shoqërohej nga
Mikojani, Kozllovi dhe Andropovi. Edhe në këtë takim, seicila palë këmbënguli në
pikëpamjet e veta. Hrushovi në një formë zbutëse, por edhe me ironi, pretendonte se
po e dëgjonte për herë të parë se midis të dy partive kishte mosmarrëveshje dhe sipas
tij në Bukuresht nuk kishte pasur asnjë konflikt me Hysni Kapon, dhe, në formë
habitore pyeti se “ç’ka ngjarë pas vizitës time në Shqipëri në vitin 1959?” Sipas tij,
pas kthimit nga Shqipëria, “folëm për pritjen shumë të ngrohtë të njerëzve shqiptarё”,
u bë edhe ndonjë shaka “lidhur me plepat” (Hrushovi gjatë vizitës në Shqipëri, midis
të tjerave këshilloi zëvendësimin e plepave nëpër rrugë me pemë frutore) dhe me ironi
nënvizoi se “nuk ka se si shakatё të influencojnë në marrëdhëniet tona”831.
Enver Hoxha nga ana e tij, bëri fajtor palën sovjetike për ndryshim qëndrimi,
duke nënvizuar se “edhe më parë kemi patur mosmarrëveshje, si psh me Jugosllavinë,
por ndryshimi i qëndrimit ndodhi pas Bukureshtit.” Duke polemizuar, sipas Mikojanit
çështja jugosllave nuk ka penguar miqësinë, ndërsa Hrushovi vijoi se “Beqir Balluku
u ka thënë oficerëve tanë se Hrushovi përjashtoi gjithë shokët e byrosë: Malenkovin,
Molotovin, Kaganoviçin, Bulganinin etj” dhe se “nuk është marksist.” Ndërkohë,
Enver Hoxha duke u kundërpërgjigjur kujtoi thëniet e sjelljet e papranueshme të
ambasadorit sovjetik, ndërsa Ramiz Alia kujtoi akuzën “për antisovjetizëm”
parashtruar në letrën e KQ të PK të BS drejtuar kinezëve. Hrushovi nga ana e tij,
theksoi se ambasadori mund të këtë “bërë badallallek”, por përmendi Liri Belishovën
“anëtare e Byrosë Politike, besnike e revolucionit, komuniste e mirë” e cila u “hoq
nga byroja e KQ” sepse “tregoi për bisedën që kishte patur në Kinë.” Ajo ishte “grua
burrërore dhe tregoi hapur atë që ndjente.” Sipas tij ky ishte shkaku i përjashtimit dhe
ky akt nuk forcon miqësinë. Ndërsa Enver Hoxha nënvizoi se përjashtimi “është bërë
në rrugë demokratike dhe sipas normave leniniste” dhe lidhur me çështjen e
ushtarakëve u kujtoi rastin e nënadmiralit që pyeste oficerët shqiptarë të bazës për
shkakun e përjashtimit të Liri Belishovës. Përmendja e bazës u shoqërua me polemika
të ashpëra midis palëve. Hrushovi shfaqi mendimin se “në qoft se doni, ne mund t’a
heqim bazën” dhe Mikojani përforcoi se “në se shkakton grindje, më mirë të hiqet”,
ndërsa Enver Hoxha i akuzoi se “doni të na kërcënoni” dhe se po vërtetoheshin thëniet
e marshallëve Malinovski e Greçko.832
829
Po aty, fl.12-14. 830
Po aty, fl.18. 831
AQSH,F. 14/AP, OU, viti 1960, D.30, fl.221. Regjistrim i bisedës së delegacionit të KQ të PK të BS
dhe të KQ të PPSH, zhvilluar në KQ të PK të BS më 12 nëntor të vitit 1960. Në bisedime morën
pjesë: nga pala sovjetike N. S. Hrushov, F. R. Kozllov, A. I. Mikojan dhe J. V, Andropov; ndërsa
nga pala shqiptare E. Hoxha, M. Shehu, H. Kapo dhe R. Alia. 832
Po aty. Regjistrim i bisedës të zhvilluar në Moskë më 12 nëntorit të vitit 1960, midis delegacionit
shqiptarë të përbërë nga E. Hoxha, M. Shehu, Hysni Kapo dhe Ramiz Alia dhe udhëheqjes
sovjetike : N. Hrushov, F. Kozllov, A. Mikojan dhe J. Andropov. (Shih: AQSH, F. 14/AP, viti 1960,
D.24, fl.23-35).
198
Enver Hoxha, mendimin e Hrushovit për mundësinë e likuidimit të Bazës së
Vlorës, e konsideroi jo vetëm kërcënim, por edhe një gabim të madh dhe kërkoi që
baza të mbetej. Për të treguar rëndësinë e çështjes nënvizoi se ngritja e bazës ishte
propozuar prej tij “qysh në kohën e Stalinit.” Nga ana e tij, Hrushovi duke kujtuar
nxehjen nënvizoi se “me ju nuk mund të bisedosh”, u kundërpërgjigj se ishte ai “i pari
që propozoi organizimin e bazës” dhe për këtë akuzoi shqiptarët se po e “pështyjnë në
fytyrë”833.. Sipas regjistrimit të takimit të zhvilluar më 12 nëntor të vitit 1960 në
Moskë, biseda midis Hrushovit dhe Enver Hoxhës degjeneroi në të bërtitura:
Enver Hoxha: (bërtet dhe gjestikulon) “Dhe tani ju propozouat të likujdoni
bazën... Në rast lufte ju do të humbisni nëndetëset tuaja, kurse ne do të shndrrohemi
në hi. Dhe megjithë këtë, ne jemi në favor të ruajtjes së bazës”.
N. Hrushovi: “Është e vështirë të zhvillojmë bisedën në kushte të tilla.Ju nuk të
dëgjoni asgjë dhe nuk na jepni mundësi të flasim. Ju shtrmbëroni faktet dhe na
akuzoni për ato, që ne nuk folem”.
E. Hoxha: (ndërpret) “Dy oficerë u zemrëruan, kurse ju për këtë arsye doni të
likuidoni bazën”.
N. Hrushovi: “Mos bërtisni. Biseda nuk mund të zhvillohet me një ton aq jo
respektonjës.
E. Hoxha: “Unë jam respektonjës”.
M. Shehu: (duke iu drejtuar E. Hoxhës) “Ai vetë çirret” (Është fjala për Hrushovin –
E. M).
N. Hrushovi: “Më jepni, të paktën, mundësi të them (flas – E. M). Unë vetë jam
mësuar të dëgjoj të tjerët dhe dua që të më dëgjojnë edhe mua. Dëgjoni. Në bisedimet
me Makmilanin kishte një rast të tillë, kur ai përpiqej të mos dëgjojë me vëmendje
thёniet tona...”.
E. Hoxha: (bërtet) “Unë jam Makmilan? Ju thatë, se unë jam Makmilan? Unë nuk jam
Makmilan. Unë nuk mund të vazhdoj bisedën, në se thatë se unë jam Makmilan. Unë
ik (ngrihet nga vendi)”.
H. Kapo: (bërtet) “Kjo nuk është e drejtë. Flisni këtu për të tjerë”.
N. Hrushovi: “Shokë, por ju jeni njerëz seriozё. Nuk mund të sillet njeri kështu. Dëgjoni deri në fund, çfarë desha të them unë”.
M. Shehu: (bërtet, gjestikulon) “Ju, N. Hrushov, duhet të merrni prapa fjalët tuaja...
Po, i merrni prapa dhe i vini në xhepin tuaj”.
E. Hoxha: “Jo, ne nuk do të mbetemi më këtu. Ne ikim”.
Krahasimi nga Hrushovi i bisedimeve me shqiptarët me ato të zhvilluara më
parë me Makmilanin, shkaktoi largimin nga salla në shënjë proteste të delegacionit
shqiptar.834
Bisedimet me Hrushovin, jo vetëm nuk zgjidhën asgjë në marrëdhëniet dy
palëshe, përkundrazi ato arritën nivelin më të lartë të ashpërsisë. Trajtimi i Bazës së
Vlorës në bisedime dhe paralajmërimi për heqjen e saj ishte benzinë në zjarrin e
ndezur. Udhëheqësit shqiptarë, mbetën të pa lëkundur dhe këmbëngulës në qëndrimet
e tyre, në vijim të qëndrimit në mbledhjen e Bukureshtit.
Më 14 nëntor, mori fjalën përfaqësuesi i delegacionit të PKK Tien Siao Pin, i
cili kritikoi qëndrimin e mbajtur nga delegacioni sovjetik, për të mos i hapur
mosmarrëveshjet në punimet e mbledhjes. Ai, e cilësoi letrën e shpërndarё më datën 8
nëntor si fjalimin e delegacionit sovjetik në këtë mbledhje, të mbushur me shpifje e
sulme kundër PKK dhe Mao Ce Dunit. Kryetari i delegacionit kinez, hodhi poshtë
833
AQSH, F. 14/AP, MPKBS, viti 1960, D.24, fl.32,33. Proçes verbal i takimit të zhvilluar midis
delegacionit shqiptar dhe sovjetik, më datën 12 nëntor të vitit 1960 në Moskë. 834
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1960, D.30, fl.225.
199
idetë e shfaqura nga Hrushovi mbi përmbajtjen e epokës, mbi luftën e paqen, mbi
marrëdhëniet midis partive komuniste e punëtore, duke nënvizuar se rreziku kryesor i
prishjes së tyre ishte revizionizmi. Ndërsa, për mosmarrëveshjet ndërmjet PKK dhe
PK të BS beri fajtor sovjetikët, të cilёt kishin shkelur parimin e barazisë midis partive dhe nuk respektonin Deklaratën e Moskës, të vitit 1957.
835 Ai dënoi mbledhjen e
Bukureshtit, kritikoi aspektet negative të vendimeve të Kongresit XX të PK të BS,
kritikoi qëndrimin e mbajtur ndaj PPSH, si dhe propozoi heqjen nga deklarata të
dënimit të veprimtarisë fraksioniste, e cila në fakt drejtohej kundër PKK. Në fjalën e
tij, përfaqësuesi kinez shpalosi të gjitha mosmarrëveshjet e divergjencat midis të dy
partive. Menjëherë filluan dhe vijuan diskutimet kundër fjalimit të përfaqësuesit
kinez, duke e cilësua si shpifje, trillime, sidomos nga Torezi, Novotni etj.
Megjithë vijimin e mbledhjes, pala sovjetike bëri edhe një përpjekje tjetër për
pajtim, para diskutimit të delegacionit shqiptar. Më 14 nëntor, KQ i PK të BS i dërgoi
një letër delegacionit shqiptar, në të cilën nënvizohej fakti se krahasimi i bërë nga
Hrushovi (me Makmilanin) në takimin e fundit nuk “kishte patur asnjë qëllim për të
ofendur përfaqësuesit shqiptarë” dhe propozohej rifillimi i takimit të ndërprerё më 12 nëntor, me të njëjtën përbërje delegacionesh.
836 Në rast mos pranimi, meqënëse
ekzistonin disa probleme midis të dy shteteve, propozohej një takim i përfaqësuesve
të dy qeverive, në nivelin e kryetarëve të Këshillit të Ministrave ose të një niveli tjetër.
Por, pala shqiptare nuk i’u përgjigj këtyre propozimeve.
Më 16 nëntor, në fundin e seancës së paraditës, Enver Hoxha mbajti fjalimin e
tij në mbledhjen e Moskës. Ai sulmoi ashpër Hrushovin dhe PK të BS. Në njё fjalim tё gjatë, Enver Hoxha trajtoi disa probleme që shprehnin pikëpamjet e PPSH.
Enver Hoxha “analizoi situatën e përgjithshme ndërkombëtare.” Në këtë
analizë, vlerësoi kampin socialist me në krye BS si “faktor vendimtar i triumfit të
paqes në botë”, ndërsa imperializmin botëror, ndonëse asistojmë në “shthurje, në
kalbëzim e në agonin e tij” e përcaktoi se po “koncentron, organizon dhe armatos
forcat e tij të sulmit. Ai përgatitet për luftë”837. Ai kritikoi propozimin e qeverisë
bullgare bërë qeverisë greke për çarmatosjen e Ballkanit, pa u konsultuar me qeverinë
shqiptare, në një kohë kur Greqia mbante në fuqi “Ligjin e Luftës” me Shqipërinë.
Gjithashtu, kritikoi inisiativën e qeverisë polake në OKB, për t’u ruajtur statusquoja e
forcave ushtarake, duke mos vendosur raketa dhe duke ruajtur sekretin e bombës
atomike. Nga ana tjetër, vlerësoi domosdoshmërinë e pajisjes me bombë atomike të
Kinës, për qëllime mbrojtjeje.
Duke atakuar pikëpamjen sovjetike të “bashkekzistencёs paqësore”, ai
nënvizoi se për përballimin e kërcënimeve dhe të çdo eventualiteti duhet përgatitur
mirë pët të dy rrugët, “sidomos për marrjen e pushtetit me anën e violencës”838. Për
këtë qëllim, ai kërkoi forcimin e unitetit të kampit socialist, nëpërmjet konsultimeve të
vazhdueshme dhe ndihmës ndaj njëri - tjetrit, veçanërisht të vendeve ekonomisht më
të forta për vendet më të dobëta në pikëpamje ekonomike.
Enver Hoxha “vlerësoi rëndësinë e unitetit të lëvizjes komuniste
ndërkombëtare” dhe mbledhjen e Bukureshtit e cilësoi si “njollë të lëvizjes
835
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1960, D.6, fl.59. Raport i mbajtur në dhjetor të vitit 1960 nga Enver Hoxha
në mbledhjen e plenumit të KQ të PPSH, mbi zhvillimin e mbledhjes me përfaqësuesit e partive
komuniste e punëtore në Moskë në nëntor të atij viti. 836
AQSH, F. 14/AP OU, viti 1960, D.30, fl.226. Letër e KQ të PK të BS (pa nënshkrim) drejtuar
delegacionit të PPSH në mbledhjen e partive komuniste dhe puntore, më datën 14 nëntor të vitit
1960. 837
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1960, D.38,fl.3,5,6. Fjalimi i plotë i Enver Hoxhës në mbledhjen e partive
komuniste e punëtore në Moskë në nëntor të vitit 1960. 838
Po aty, fl.10-12. Fjala e Enver Hoxhës, pjesa për bashkekzistencën paqësore.
200
ndërkombëtare”. Sipas tij nga udhëheqja e PK të BS “pa pritur dhe pa patur asnjë
paralajmërim paraprak” u organizua mbledhja e Bukureshtit, me synim “të kalonin
akuzat e saj kundër PKK dhe të dënohej me çdo kusht PKK”. Ai kritikoi dhe fajësoi
personalisht Hrushovin dhe PK të BS,“që e organizuan këtë konferencë, që e
konceptuan në këtë formë dhe që zbatuan këto norma jo marksiste për këtë çështje”,
duke u “imponuar partive të tjera pikëpamjet e tyre”, si dhe duke “ndërhyrë kundër
PPSH në Koferencën e Bukureshtit” dhe me shumë “qëndrime të padrejta e
jomiqësore” pas konferencës. Sipas pikëpamjes së tij dhe të PPSH, “mbledhja e
Bukureshtit jo vetëm ishte një gabim i madh, por ky gabim me ndërgjegje u
thellua”839.
Në fjalën e tij, Enver Hoxha “parashtroi pasojat që pati Shqipëria” pas
mbledhjes së Bukureshtit. Sipas tij, fill pas Bukureshtit kundër PPSH dhe KQ të saj
“filloi një sulm i papritur, jo parimor, një ndërhyrje brutale dhe presion i
gjithanshëm”, u akuzua udhëheqja e PPSH se “tradhëtoi miqësinë me BS”, me qëllim
të krijohej “përçarje në udhëheqjen e partisë, të eleminoheshin nga udhëheqja e PPSH
ata elementa që udhëheqja sovjetike mendonin se i pengonin në ndërmarrjen e tyre të
shtrembër e jo të ndershme”, si dhe të “ngjallnin dyshime në qëndrimin e drejtë” të
PPSH në Bukuresht. Në këtë aspekt, merret si shembull Liri Belishova, e cila
“kapitulloi përpara lajkave të udhëheqjes sovjetike, përpara shantazheve dhe
frikësimeve dhe të gjendej në opozicion të hapët me vijën e partisë së saj.” Për
veprimtari të tillë, u akuzua ambasada sovjetike në Tiranë dhe përsonalisht
ambasadori Ivanov, të cilët duke shfrytëzuar miqësinë e njohjet dhe duke përdorur
metoda të palejueshme, filluan “të përçanin partinë”, të “krijonin panik dhe konfuzion
në radhët e saj”, si dhe deri nxitjen “e gjeneralëve e ushtrisë...për të ngritur ushtrinë
popullore të Shqipërisë kundër udhëheqjes së PPSH dhe të shtetit shqiptar”840
Enver Hoxha nënvizoi se presioni dhe shantazhi kishin vijuar edhe para dhe
gjatë mbledhjes së Moskës, duke përmendur sulmin kundër PPSH dhe udhëheqjes së
saj nga mareshali R. Malinovski, ministër i Mbrojtjes i BS, në një mbledhje të shefave
të shtabeve të vendeve të Traktatit të Varshavës, deklaratën e mareshalit A. Greçko,
komandant i Forcave të Bashkuara të këtij traktati, i cili paraqiti vështirësi për
plotësimin e nevojave ushtarake të parashikuara në kontratat e marrëveshjet e
nënshkruara më parë nga të dy palët. Presion e shantazh u vlerësua edhe thënia e
Hrushovit se “Shqipëria do të trajtohej si Jugosllavia.” Qeveria sovjetike, u akuzua
gjithashtu për mos dhënien e ndihmes së kërkuar për drithra buke, për shkak të
vështirësive serioze që kalonte Shqipëria nga termeti, përmbytjet dhe thatësira e
tejzgjatur. Në një kohë kur Shqipëria kishte 15 ditë bukë, pas mbledhjes së
Bukureshtit pala shqiptare kërkoi 50.000 ton drithё, ndërsa pala sovjetike jo vetëm e vonoi përgjigjen, por pas disa kërkesave akordoi vetëm 10.000 ton. Për më tepër, nga
qeveria sovjetike nuk u pranua kleringu, por u përdorën rezervat e vogla të floririt në
bankë, për të blerë bukë në BS, si asnjë herë tjetër më parë.841
Pjesë e rëndësishme e fjalës së Enver Hoxhës ishte revizionizmi modern, duke
e përcaktuar si “përçarës të lëvizjes komuniste dhe të kampit të socializmit, shërbëtor
besnik të imperializmit, armiq të vendosur të socializmit dhe të klasës punëtore.” Si
flamurtar i revizionizmit modern, më agresivi dhe më i rrezikshmi vlerësohej prej tij
839
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1960, D.38, fl.25-29.32-33. Vijim i fjalimit të Enver Hoxhës në mbledhjen
e Moskës, në nëntor të vitit 1960, pjesa për unitetin në lëvizjen komuniste e punëtore
ndërkombëtare. 840
Po aty, fl.37-38. 841
Po aty, fl.40-41,43-44. Vijim i fjalimit të Enver Hoxhës në Mbledhjen e 81 partive komuniste e
puntorenë Moskë, në nëntor të vitit 1960.
201
“revizionistët jugosllav, klika tradhëtare e Titos me shokë”, duke e argumentuar me
qëndrimin e tyre djallëzor ndaj Shqipërisë që gjatë luftës e deri në vitin 1948. Sipas
Enver Hoxhës, ndërsa Stalini dhe Informbyroja u konsultuan për Jugosllavinë,
Hrushovi dhe KQ i PK të BS, për kthesën e bërë në vitin 1955 “karshi revizionstëve
jugosllav, nuk u bë çështje e një kosultimi të rregullt me partit e tjera komuniste e
punëtore”842. Duke vijuar veprimtarinë kundër Shqipërisë, ashtu siç vepruan në
Hungari, theksoi Enver Hoxha, “grupi tradhëtar i Beogradit filloi organizimin e
kundërrevolucionit edhe në Shqipëri.”Sipas tij “agjentura jugosllave mendoi se erdhi
momenti të rrëzonte udhëheqjen “kokëforte dhe staliniste shqiptare” dhe organizuan
komplotin.” Përmenden “spiunët e Titos në KQ,” “agjentët e tjerë Dali Ndreu e Liri
Gega,” që u gjykuan dhe u pushkatuan, si dhe “agjenti tjetër jugosllav dhe tradhëtar i
PPSH e i popullit shqiptar Panajot Plaku” i arratisur në Jugosllavi, të cilët u morën në
mbrojtje nga Hrushovi. Enver Hoxha, kritikoi qëndrimin tolerues të Hrushovit ndaj
veprimeve jugosllave në Hungari që çuan në gjakderdhje, që mbështetën njërëzitë e
tyre si Imre Nagin, si dhe për takimin e fshehtë të tij me Titon në Brion në vitin 1956.
Ai, kritikoi gjithashtu Hrushovin për trajtimin e minoritetit grek në Shqipëri gjatë
takimit të tij me liderin e partisë liberale greke Venizellos, si dhe për deklaraten e tij se
“në Korçë pashё grekërit dhe shqptarët që punonin si vëllezër”. Ai, i kërkoi Hrushovit
që “për kufijtë dhe të drejtat tona, duhet të mos bëni politikë”843. Sipas Enver Hoxhës
“revizionizmi ka qenë dhe është rreziku kryesor” dhe nuk është demaskuar plotësisht
siç pretendojnë udhëheqësitë sovjetikë, duke aluduar për ekzistencën e revizionizmit
edhe në PK të BS dhe te vetë Hrushovi.844
Në fund të fjalës së tij, Enver Hoxha mori në mbrojtje Stalinin, duke kritikuar
Hrushovin dhe PK të BS për qëndrimin e mbajtur ndaj kultit të Stalinit, duke filluar
nga raporti sekret në Kongresin XX. Sipas tij, “botës komuniste dhe botës
përparimtare iu imponua dënimi i shokut Stalin nga Hrushovi.” “Stalini u dënuar
rëndë dhe pa të drejtë,” sepse “veprimtaria e tij nuk i përkiste vetëm PK të BS dhe
popullit sovjetik, por na përket të gjithëve.” Në vlerësimin e Enver Hoxhës, për
qëndrimin ndaj Stalinit nuk ishte bërë asnjë konsultim, përkundrazi botës komuniste
iu imponua qëndrimi sovjetik, atë “e shikuan në mënyrë të njëanshme, panë vetëm
gabimet e tij”845. Enver Hoxha, i kujtoi Hrushovit se e akuzonte Stalinin për ndërhyrje
në punët e partive të tjera dhe kërkonte t’u impononte të tjerëve pikëpamjet sovjetike,
por sipas tij Stalini nuk veproi asnjëherë siç veproi udhëheqja ekzistuese sovjetike.
Duke bërë krahasimin midis dy periudhave, ai përmendi vitin 1945 kur Stalini
ndryshoi destinacionin e vaporëve të mbushur me drithra buke, duke i drejtuar për në
Shqipëri, në ndihmë të popullit shqiptarë. Në mbledhjen e Moskës, Enver Hoxha ishte
i vetmi që mori në mbrojtje Stalinin dhe vepren e tij.
Përfaqësuesit e partive të vendeve socialiste dhe të disa vendeve të tjera, në
diskutimet e seancës së pasditës së datës 16 nëntor, duke përkrahur hapur qëndrimin
sovjetik, sulmuan ashpër fjalimin e Enver Hoxhës dhe qëndrimin e PKK dhe të PPSH.
Shumica e delegacioneve të partive komuniste të vendeve socialiste dhe të vendeve të
Evropës, fjalimet e Ten Siao Pinit dhe Enver Hoxhës i quajtën: “si një notë fallco”,
“shpifje të bëra me qëllim kundër PK të BS dhe Hrushovit (Dolorez Ibarruri – PK
Spanjolle); “një shprehje tipike e luftës dhe veprimtarisë fraksioniste” (Koplenig – PK
Austrisë); “fjalimi i Enver Hoxhës ishte një sulm pa përgjegjësi kundër PK të BS,
842
Po aty, fl.50-51,56. Fjalimi i Enver Hoxhës në mbledhjen e Moskës, nëntor të vitit 1960, pjesa për
revizionizmin modern. 843
AQSH, F. 14/AP, viti 1960, D,38, fl.61,63-65,72-73. 844
Po aty, fl.73-74. 845
Po aty, fl.75-76,78.
202
s’keni turp që bëni sulme të tilla provokuese”; “akt prej vagabondi” (Gomulka – PK
Polake); në fjalimin e Hoxhës “ ka hiprokrizi”; është e “shëmtuar përpjekja për t’i kthyer mosmarrëveshjet ideologjike në çështje përsonale kundër Hrushovit” (Longo –
PK Italiane); “fjalim skandaloz i delegatit shqiptar” (Gollan – PK Angleze); “ngjall
një shqetësim të madh fjalimi i delegacionit kinez e shqiptar” (Ali Jata – PK e
Marokut); sikur “nga kjo tribunë fliste “Zëri i Amerikës” apo ‘‘Evropa e Lirë’’, “asnjë
ndryshim nga revizionistët jugosllavё” (Dezh – PK Rumune); “fjalimet e T. S. Pinit
dhe Hoxhës nuk janë konstruktive dhe nuk i shërbejnë unitetit” (Vili Pesit – PK
Filandeze); “e dënoj fjalimin e delegatit shqiptar si të gabuar dhe përçarës”
(Cendenbal – PK Mongole); “nuk janë aspak të drejta akuzat se gjoja Kina është një
vend luftënxitës” (Përfaqësues i PK të Birmanisë) etj.846
Veçanërisht, përfaqësuesitë e vendeve socialiste, fjalën e Enver Hoxhës e
kritikuan me nota tepër të ashpra, duke e quajtur “skandaloz, hiprokrizi, të
papërgjegjshëm”, ‘amballazh shpifjesh e akuzash” dhe “veprimesh përçarëse”, duke e
krahasuar me “Zërin e Amerikës”, apo “Evropën e Lirë”847. Disa delegacione, si i
Partisë Komuniste të Bullgarisë, të Francës, të Polonisë, të Italisë, të Çekosllavisë, të
Marokut etj, bënë deklarata me shkrim për dënimin e fjalës së delegacionit shqiptar.
Pëfaqësues të disa partive aziatike, si të Partisë Komuniste të Tailandës, të
Birmanisë, të Malezisë etj, vlerësuan me respekt PKK dhe Mao Ce Dunin, për
eksperiencën pozitive me rëndësi ndërkombëtare, sidomos për vendet koloniale, si
dhe shprehёn nevojën e domosdoshme të forcimit të unitetit midis PKK dhe të PK të BS. Në tërësi, përfaqësuesit e këtyre partive dhe të shumë partive të tjera, kërkuan
heqjen nga projektdaklerata të formulimit “komunizëm nacional”, “fraksionet e
shantazhet në lëvizjen komuniste ndërkombëtare”, si dhe vlerësuan revizionizmin si
rrezik kryesor.848
Ndërsa, një pjesë e partive komuniste të Amerikës Latine, Afrikës
dhe vendeve arabe, Partia Komuniste e Hollandës, Indisë etj, u shprehën për unitetin e
lëvizjes komuniste dhe se ky unitet nuk mund të arrihej pa PKK.
Më datën 23 nëntor, e mori përsëri fjalën Hrushovi. Sipas tij, “fjalimi i Ten
Siao Pinit dhe veçanërisht fjalimi i shthurur i Enver Hoxhës” e detyruan të rimerrte
fjalën.849
Hrushovi i indinjuar nga fjala dhe kritikat e tyre, hodhi poshtë si shpifje
përpjekjet për denigrimin e PK të BS nga përfaqësuesit kinezё e shqiptarё. Ai u përpoq të polemizonte, për një numër çështjesh si: përcaktimin e epokës, duke e
cilësuar si epokë të triumfit të socializmit e komunizmit në shkallë botërore; për
bashkekzistencën paqësore, si rrugën drejt socializmit por duke mbrojtur tezën e
shfrytëzimit të çdo mundësie për ndalimin e luftës bërthamore; për kultin e individit,
duke e cilësuar luftën ndaj tij si ligjëshmëri dhe nevojë të brendshme morale. Duke
polimizuar me fjalën e Enver Hoxhës për kultin e individit, atë e quajti një problem të
brendshëm, për të cilin nuk mund të pyeteshin partitё e tjera dhe me një ton më të zbutur theksoi se Stalinit i “japim atë që meriton, flasim mbi meritat e tij, flasim edhe
mbi gabimet”850, sepse “punonte Stalini, punonte partia, punonte populli dhe s’mund
të denigrohet ajo periudhë, duke përfshirë edhe Stalinin.” Sipas Hrushovit, pas
goditjes së kultit të individit në BS u arritën suksese në të gjitha fushat.
846
AQSH, 14/AP, OU, viti 1960, D.41, fl.1-28. Fjalime të delegacioneve të partive komuniste e puntore
të vendeve të ndryshme, në mbledhjen e Moskës në nëntor të vitit 1960. 847
AQSH, 14/AP, OU, viti 1960, D.41, fl.3,9. (Përkatësisht, diskutimet e Gomulkës, Dezhit etj). 848
Po aty, fl.2,8,31,38. (Përkatësisht, pjesë të nxjerra nga fjalimet e delegacioneve të partive komuniste
të Birmanisë, Malajzisë dhe Tailandës në mbledhjen e Moskës në nëntor 1960. 849
AQSH, 14/AP, OU, viti 1960, D.29, fl.44. Fjala e N. S. Hrushov në mbledhjen e përfaqësuesve të
partive komuniste e puntore, më 23 nëntor 1960. 850
Po aty, fl.62. Vijim i fjalimit të Hrushovit në mbledhjen e partive komuniste e puntore, më 23 nëntor
1960.
203
Në fjalën e tij, Hrushovi u ndal edhe në problemin jugosllav, duke sulmuar
paqendrushmërinë e Enver Hoxhës dhe udhëheqjes shqiptare në këtë drejtim. Ai citoi
disa deklarime pajtuese të KQ të PPSH ndaj propozimeve dhe qëndrimit sovjetik për
Jugosllavinë, si dhe vendime të tij e të Kongresit III të saj për këtë problem.851
Hrushovi, mbrojti formulimet e projektdaklaratës për moslejimin e veprimtarisë
fraksioniste e të grupazhit, si dhe për luftën ndaj dogmatizmit dhe sektarizmit. Duke
nënvizuar se divergjencat ekzistonin midis PKK e PPSH nga njëra anë dhe të gjitha
partive komunste e punëtore nga ana tjetër, ai bëri thirrje që të dëgjohet zëri i
shumicës dhe mendimi kolektiv i partive, si dhe kërkoi që të bëhet çmos që fronti
komunist të ishte unik.852
Në kundërpërgjigje, delegacioni kinez hodhi poshtë të gjitha akuzat e bëra
ndaj PKK, duke kritikuar pozicionin imponues të PK të BS, marrjen e vendimeve pa u
konsultuar e pa pyetur partitë e tjera, si dhe përpjekjet për të imponuar referencat e
Kongresit XX në dokumentet e mbledhjes etj. Ndërsa delegacioni shqiptar nuk e mori
fjalën për herë të dytë në mbledhje, por bёri një deklaratë me shkrim, në të cilën hodhi poshtë akuzat e adresuara kundër fjalimit të Enver Hoxhës, duke përmendur me emer
Gomulkën për shpifje e fjalë fyese ndaj Partisë së Punës dhe udhëheqjes së saj, si dhe
konfirmoi plotësisht si të drejtё qëndrimin e mbajtur.853 Megjithse mbledhja vijoi
punimet, Enver Hoxha pas fjalës së mbajtur u larguanga salla së bashku me Mehmet
Shehun.
Më 25 nëntor të vitit 1960, në një takim me një pjesë të delegacionit shqiptar
të përbërë nga Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo, udhëheqësit sovjetikë Froll Kozllov
dhe Anastas Mikojan ashpërësuan tonin dhe paralajmëruan se do të “shqyrtojnë në
Traktatin e Varshavës çështjen e Bazës së Vlorës”, si dhe do të “shikoheshin ndihmat
ekonomike për Shqipërinë.” Në këtë takim, pala sovjetike në emër të KQ të PK të BS
kërkoi të dijë nga partia dhe qeveria shqiptare se si “do të zhvillohen marrëdhëniet në
të ardhmën.” Sipas tyre “marrëdhëniet paraqiten mjaft të acaruara dhe ato janë bërë të
padurueshme”, si rezultat i politikës shqiptare. “Ne do t’i përmbahemi marrëdhënieve
më të rrepta, edhe shtetërore edhe ekonomike.” “Çështjet e marrëdhënieve ekonomike
s’mund të zhvillohen si më parë”, deklaruan udhëheqësit sovjetikë. Gjithashtu u
vlerësuan si të rrezikshme qëndrimet ndaj ushtarakëve sovjetikë në Vlorë, duke
kërkuar “krijimin e kushteve normale për ushtarakët sovjetikë.” Sipas tyre, “në Bazën
e Vlorës ishin armatosur njerëzit, ishte shpallur gjendje alarmi dhe ushtarakët
sovjetikë viheshin në pozita të tilla sikur punonin e qëndronin mbi prush”854
Nga ana tjetër, pala shqiptare “kërkoi vazhdimin e marrëdhënieve ekonomike
sipas marrëveshjeve ekzistuese dhe vlerësoi si presion e kërcënim paralajmrimet për
heqjen e Bazës së Vlorës, përjashtimin nga Traktati i Varshavës, si dhe ndërprerjen e
ndihmave ekonomike. Nga ana e tij Mehmet Shehu, problemet e ngritura nga
përfaqësuesit sovjetikë i quajti kërcënime politike, ekonomike dhe ushtarake.855
Ky
takim, do të ishte takimi i fundit i udhëheqsëve të të dy vendeve në Moskë, i cili
paralajmëroi furtunë në marrëdhëniet shqiptaro – sovjetike.
851
Po aty fl.64. 852
AQSH, 14/AP, OU, viti 1960, D.6, fl.69. Raport në plenumin e KQ të PPSH mbajtur në dhjetor të
vitit 1960, mbi mbledhjen e Moskës në nëntor të vitit 1960. 853
AQSH, 14/AP, OU, viti 1960, D.6, fl.73. 854
AQSH, F. 14/AP, MPKBS, viti 1960, D.24, fl.37-49. Takim i delegacionit të partisë dhe qeverisë së
RPSH dhe BS, më 25 nëntor të vitit 1960. Në këto bisedime nga pala shqiptare morën pjesë :
Memet Shehu dhe Hysni Kapo, ndërsa nga pala sovjetike : Froll Kozllov dhe Andrej Mikojan. Ky
ishte takimi i fundit në Moskë i nivelit të lartë midis Shqipërisë dhe BS, pas mbledhjes së Moskës. 855
Po aty.
204
Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu u kthyen menjëherë në Shqipëri. Për efekt
sigurie, kthimi u organizua jo në linjën e zakonshme të udhëtimeve, por me tren në
itinerarin Moskë – Budapest – Vjenë – Bari dhe me avion shqiptar nga Bari në
Rinas.856
Ndërsa pjesa tjetër e delegacionit, Hysni Kapo, Ramiz Alia, Foto Çami etj,
vijuan pjesëmarrjen në mbledhje dhe më vonë në komisionin e redaktimit dhe në
nënshkrimin e deklaratës përfundimtare.
Në punimet e këtij komisioni vijoi lufta për shkak se secili delegacion
kërkonte të reflektonte pikëpamjet e veta. Në diskutimet e komisionit, për
projektdeklaratën e paraqitur u bënë rreth 65 faqe vrejtje. Përfaqësuesit sovjetikë të
ndjekur nga shumica e delegacioneve kërkonin të përfshiheshin në deklaratë
referencat për Kongresin XX dhe XXI të PK të BS,857
për kultin e individit, për
fraksionizmin në lëvizjen komuniste dhe për komunizmin nacional etj, terma këto që
godisnin qëndrimin e PKK dhe PPSH. Këto pikëpamje u kundërshtuan me forcë nga
përfaqësuesit e Kinës, të Shqipërisë dhe të disa delegacioneve të tjera. Mbas shumë
diskutimesh, më 30 nëntor shumica u tërhoq nga qëndrimi i deriatëhershëm, duke
kërkuar vetëm ruajtjen e formulimit për Kongresin e XX, sipas deklaratës së vitit
1957, që ishte pranuar nga të gjithë. Me këto ndryshime, u pranua firmosja e
deklaratës nga të gjitha delegacionet, përfshirë atë shqiptar e kinez.858
Mbledhja e Moskës, shënoi kulmin e ashpërsimit të marrëdhënieve shqiptaro -
sovjetike. Në përgjigje të fjalimit të Enver Hoxhës, më 1 dhjetor të vitit 1960 në
përfundim të mbledhjes, KQ i PK të BS u shpërndau delegacioneve pjesëmarrëse në
mbledhjen e Moskës, një material të gjatë prej 97 faqe, “për një numër çështjesh të
shtruara nga Enver Hoxha në mbledhje.” Në material, për të hedhur poshtë “sulmet e
paargumentuara kundër PK të BS” dhe “orvajtjet e PPSH për të diskretituar
veprimtarinë e madhe dhe të frytshme të Nikita Hrushovit”, bëhej historiku i
marrëdhënieve shqiptaro - sovjetike dhe ndihmës së madhe ekonomike të dhёnё nga
BS. Në material merret në mbrojtje Hrushovi, si njeri që “ndjek drejt dhe me aftësi
politikën e brendshme leniniste”, që “mbron me këmbëngulje interesat e të gjithë
kampit socialist” dhe që “gëzon një autoritet dhe një respekt të tillë të madh në partinë
dhe në mes gjithë njerëzëve sovjetikë”859.
Gjithashtu, materiali u kundërvihej pikëpamjeve të shfaqura nga delegacioni
shqiptar mbi mbledhjen e Bukureshtit, mbi çështjet e marrëdhënieve me Jugosllavinë,
mbi kultin e individit, mbi ngjarjet në Hungari, mbi marrëdhëniet shqiptaro - greke,
mbi pretendimet shqiptare për qëndrimin e ambasadorit sovjetik në Jugosllavi, mbi
qëndrimet e ministrit të Mbrojtjes Malinovski dhe mareshalit Greçko. Në letër
shprehej frika se “mos marrin rrugën e Jugosllavisë edhe shqiptarët”, duke sjellё në kujtesë analogjitё e realitetit jugosllav, “përsekutimet e personaliteteve të shquar si
Liri Belishova, Koço Tashko, Maqo Çomo, Panajot Plaku,* përjashtimin nga partia
856
AQSH, F. 14/AP, viti 1960, D.42, fl.30/1. Letrër dërguar nga Hysni Kapo më 16 nëntor të vitit 1960
nga Moska për Beqir Ballukut në Tiranë, të cilin e njofton për zhvillimet në Moskë dhe mënyrën e
kthimit të Enver Hoxhës e Mehmet Shehut në Shqipëri. 857
Po aty, fl.44/1. Shënime në dorëshkrim të Hysni Kapos dërguar Beqir Ballukut, në dhjetor 1960. 858
AQSH, F. 14.AP, OU, viti 1960, D.6, fl.92. 859
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1960, D.30, fl.49-52. Material i KQ të PK të BS, shpërndar më 1 dhjetor
të vitit 1960, delegacioneve të partive komuniste e punëtore pjsëmarrëse në Mbledhjen e Moskës. * Panajot Plaku(1918-1974). Ushtarak, me detyra të ndryshme në Ministrinë e Mbrojtjes si drejtor i
Drejtorisë Operative, zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm, zëvendës i parë i ministrit të
Mbrojtjes dhe shef i Drejtorisë Politike. Në vitin 1956 caktohet minister pa portofol dhe kryetar i
Komisionit për Gjeologjinë. Më 16 maj të vitit 1957 me motivin se ishte i survejua nga sigurimi i
shtetit, arratiset në Jugosllavi dhe kërkon strehim politik. Një muaj pas arratisjes i shkruan letër
Hrushovit, ku denoncon kultin dhe krimet e E. Hoxhës, likujdimin prej tij të gardës revolucionare të
205
dhe largimin nga Tirana.” Për të gjitha këto çështje, bëhej fajtore udhëheqja e PPSH
dhe për të bindur delegacionet, në material përmenden bisedimet e vitit 1957 e
deklarata përkatëse; bisedimet e zhvilluara nga Hrushovi gjatë vizitës në Shqipëri në
vitin 1959 e deklarata përkatëse; çlirimi i Shqipërisë nga pagesa e borxheve në
shumën 422.7 milion rublash në prill të vitit 1957; dërgimi në Shqipëri të 3027
specialistëve sovjetikё nga viti 1951 deri në vitin 1960; dhënien falas të të gjitha ndihmave ushtarake dhe për gjysmën e ushtrisë ushqime, veshmbathje e tagji falas; si
dhe ndihmat në bujqësi, industri etj. Në material, zgjidhen citime e regjistrime
origjinale të bisedimeve të ndryshme, në të cilat pala shqiptare prononcohej për
miqësinë dhe vlerësimin e ndihmës sovjetike.860
Materiali i shpërndar nga pala
sovjetike tregonte se toni, përmbajtja dhe problemet e trajtuara në fjalën e Enver
Hoxhes në mbledhjen e Moskës, u pritën me shqetësim të shtuar nga udhëheqja
sovjetike dhe me reagime të menjëhershme. Pas mbledhjes së Moskës, qeveria
sovjetike zëvendësoj ambasadorin Ivanov me V. I. Shikin, i cili mbante detyrën e
zëvendësshefit të organizimit të KQ për republikat që nga viti 1954, ndërkohë që më
parë kishte shërbyer në ushtri me gradën gjeneralkolonel.
“Qëndrimin e vendosur e parimor” të delegacionit në Mbledhjen e Moskës dhe
Deklaratën e nënshkruar, e vlerësoi plenum i KQ i PPSH, mbajtur më 19 - 20 dhjetor
të vitit 1960. Në plenumi, u paraqit e gjithë procedura e zhvillimeve në Mbledhjen e
Moskës. Përveç elozheve për “kritikën hapur e me zemër të pastër” të “gabimeve dhe
shtrembërimeve në lidhje me disa çështje të srategjisë dhe të taktikës së lëvizjes
komuniste ndërkombëtare” nga Enver Hoxha, plenumi konfirmoi luftën “kundër
revizionizmit dhe çdo rryme oportuniste ose dogmatike” dhe vuri detyra për
“vigjilencë” pasi “armiqtë do të mbjellin dyshime e pakënaqësi”, si dhe për
informimin e të gjitha organeve dhe organizatave bazë të partisë, për situatën e krijuar
dhe vështirësitё që do të lindnin, ashtu siç po zhvilloheshin marrëdhëniet me BS.
Plenumi, mori vendim edhe për shtyrjen e datës së mbajtjes së Kongresit IV të PPSH
nga dhjetori i vitit 1960 në 13 shkurt të vitit 1961, me motivimin për të pasqyruar
problematikën e dalё nga Mbledhja e Bukureshtit dhe e Moskës.861 Në këtë mënyrë,
për hir të “parimeve” abstrakte po sakrifikohej e ardhmja e zhvillimit të vendit,
rrezikohej plani i tretë pesëvjeçar dhe për të “qetësuar” opinionin, në plenum u
përmend rrugëdalja “gatishmëria e RPK për të ndihmuar Shqipërinë.”
Gjithsesi, në vartësi të qëndrimit shqiptar në mbledhjen e Moskës, udhëheqja
sovjetike në formë hakmarrjeje mori masa tё menjëherëshme ndaj Shqipërisë. Qeveria
sovjetike, kaloi nga zvarritja e vonesat e kredive dhe ndihmave menjëherë pas
Bukureshtit në prerjen e ndihmave ekonomike e ushtarake për Shqipërinë. U anullua
kredia e akorduar sipas marrëveshjes së 3 korrikut të vitit 1959, për financimin e
planit të tretë pesëvjeçar për periudhën 1961 – 1965, si dhe protokolli i shkëmbimeve
tregtare (mbi kleringun) midis të dy vendeve për vitin 1961, nën pretekstin se qeveria
shqiptare duhej të shlyente ratat përkatëse të kredive të mëparshme që BS i kishte
akorduar Shqipërisë.862
Në këto kushte, më 26 dhjetor të vitit 1960 me një notë të
Ministrisë së Punëve të Jashtme dorëzuar të ngarkuarit me punë të BS në Tiranë,
partisë, mungesën e informimit e të demokracisë së brendshme në parti etj. Vdes në vitin 1974 në
një hotel të Beogradit, në rrethana të panjohura. 860
Po aty, fl.53-97. Vijon materiali i KQ të PK të BS, shpërndarë më 1 dhjetor partive komuniste e
punëtore pjesëmarrëse në Mbledhjen e Moskës. 861
AQSH, F. 14/AP, viti 1960, D.6, fl.253. Dosja përmban materialet prej253 faqe të Plenumit XXI të
KQ të PPSH, mbajtur më 19-20 dhjetor të vitit 1960 (Raportin, diskutimet dhe fjalën e mbylljes të
Enver Hoxhës) 862
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1961, D.34, fl.238. Letër e plenumit të KQ të PPSH dërguar KQ të PK të
BS, më 12 tetor të vitit 1961.
206
qeveria shqiptare shprehu gadishmërinë për të dërguar një delegacion me në krye
zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave, Koço Theodhosi, për të diskutuar
problemet ekonomike.
Por, më 30 dhjetor, Presidiumi i KQ të PK të BS, niveli më i lartë partiak e
shtetëror, mori në shqyrtim “çështjen shqiptare”. Presidiumi, miratoi propozimin e N.
Hrushovit “lidhur me bazën luftarake – detare dhe nëndetëseve” dhe u vuri detyra
Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Minstrisë së Mbrojtjes “që të përpunojnë
dokumentet përkatëse, duke pasur parasysh shkëmbimin e mendimeve në seancën e
Presidiumit”863, çka tregonte për shkallëzimin e masave drejt rishikimit tërësor të
marrëdhënieve.
Më 6 janar të vitit 1961, qeveria sovjetike në përgjigje të kërkesës shqiptare
për bisedime kërkoi që në kushtet e krijuara, çështjet ekonomike mund të diskutohen
vetëm në nivelet më të larta të partive dhe të qeverive.864
Ndërsa sipas afateve të
përcaktuara, pritej plotësimi i kërkesave për ndihmë teknike në sektorët minerare, të
industrisë, të ndërtimit etj, qeveria sovjetike më 20 janar njoftoi tërheqja e
specialistëve sovjetikë që punonin në sektorin e naftës, duke filluar zbatimin e
direktivës për rishikimin e bashkëpunimit ekonomik.
Pika kulmore e acarimit arriti në Kongresin IV të PPSH, që i zhvilloi punimet
nga data 13 - 20 shkurt të vitit 1961. Në raportin e tij Enver Hoxha deklaroi në
mënyrë të beftё se “dy fuqi fqinjë, Jugosllavia dhe Greqia në bashkëpunim me disa
tradhëtarë shqiptarë, brenda vendit dhe të arratisur në Jugosllavi dhe në koordinim
me Flotën VI amerikane në Mesdhe, kishin organizuar disa muaj më parë sulmim mbi
Shqipërinë, me qëllim që të likujdonin Republikën Popullore të Shqipërisë. Komploti
kriminal u dështoi fund e krye”865. Kjo deklaratë, e para publike për këtë problem,
ishte surprizë për delegatët shqiptarё dhe sidomos për delegacionin sovjetik dhe delegacionet e vendeve tëtjera komunistё, anëtarё të Traktatit të Varshavës. Në bisedimet e zhvilluara me udhëheqjen shqiptare më 20 shkurt, në
përfundim të kongresit, kryetari i delegacionit sovjetik Pjoter Pospellov (kandidat i
Presidiumit të KQ të PK të BS) i shoqëruar nga Juri Andropov, e ngriti me
“shqetësim” mungesën e informacionit për këtë problem dhe shtroi nevojën për të
informuar strukturat drejtuese të Traktatit të Varshavës për të dhënat e këtij sulmi
kundër një vendi anëtar. Në këtë takim, që ishte takimi i fundit në Tiranë me
udhëheqësit sovjetikë, Enver Hoxha dhe Pospellov trajtuan problemet e
marrëdhënieve midis të dy palëve, por duke këmbëngulur sejcili në pikëpamjen e tij.
Pospellovi, që në fillim i quajti të papranushme disa dukuri të vëna re gjatë punimeve
të kongresit. Sipas tij në një bisedë midis specialistësh, disa thirrje pa emёr por shumё tё lexueshme tё shqiptarëve në adresë të udhëheqjes së partisё sovjetike ishin “të
rënda e ofenduese.” Prandaj u kërkua “ndryshim qëndrimi ndaj udhëheqjes së partisë
sovjetike.” Nga ana tjetër u ngrit me forcë “çështja mbi qëndrimin jo normal që
mbahet ndaj marinarëve sovjetikё në Shqipëri.” U kërkua që “udhëheqja shqiptare të
ftonte përfaqësuesin e Komandës së Bashkuar të Traktatit të Varshavës, gjeneralin
Andrejev, dhe së bashku me gjeneral Ballukun të dëgjonte mendimet e tij lidhur me
këtë çështje.” Delegacioni sovjetik këmbënguli në “përmirësimin e marrëdhënieve”,
863
Hamit Kaba &E. Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,.....fl.218,219. Vendim i Presidiumit të
KQ të PK të BS "Çështje për Shqipërinë ". Propozimi i Hrushovit që miratoi Presidiumi kishte të
bënte me vendimin e Byrosë Politike për evakuimin e Bazës Luftarako – Detare të Vlorës aprovuar
qysh në mars të vitit 1960. 864
AQSH, F. 490, viti 1968, D. 648, fl.49. 865
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1961, D.10, fl.41. Raport mbi veprimtarisë e KQ të PPSH, mbajtur në
Kongresin IV të PPSH, më 13 shkurt të vitit 1961 nga Enver Hoxha.
207
duke nënkuptuar në radhë të parë “miqësinë midis dy udhëheqjeve”, duke aluduar se
“nuk ka asnjë arsye përse të mos takohen udhëheqësit më të lartë të dy partive.”
Pospellovi u interesua veçanёrisht për deklaratën e Enver Hoxhës në kongres
për sulmin kundër Shqipërisë, duke pyetur se “në raportin që ju i paraqitёt kongresit thuhet sikur sulmi kundër Shqipërisë është kryer” dhe “shumë nga delegacionet e
huaja e kanë kuptuar sikur sulmi kundër Shqipërisë është berë”866. Enver Hoxha duke
pohuar ekzistencën e mosmarrëveshjeve theksoi se asnjëherë nuk kemi ndërhyrë në
punët e brendëshme të PK të BS, “por gjithashtu nuk lejojmë në asnjë mënyrë që
udhëheqja sovjetike të ndërhyjë në punët e brëndshme të partisë sonë.”Ai e vlerësoi të
papranushëm qëndrimin sovjetik “për ndihmat ekonomike, sorollatjen e delegacionit
ekonomik për muaj të tërë në Moskë, sjelljen përbuzëse karshi tij dhe vënien në
dyshim të ndihmave e kredive të akorduara nga BS për pesëvjeçarin e tretë” etj. Enver
Hoxha, shpjegoi se komplotin për të sulmuar Shqipërinë “organet e zbuluan dhe të
gjithë komplotistët janë në duart e drejtësisë. Tani është në mbarim procesi dhe kur të
marrë fund kjo punë, ne do të vemë pa tjetër në dijeni dhe me hollësi ambasadorin
sovjetik Shikin”867. Në thelb, përfaqësuesi sovjetik, përveç të tjerave përsëri kërkoi
ndryshimin e qëndrimit ndaj udhëheqjes së partisë sovjetike, përmirësimin e
marrëdhënieve personale midis dy udhëheqësve kryesorё dhe propozoi organizimin e një takimi të nivelit të lartë në Moskë, për të diskutuar edhe një herë çështjen e
marrëdhënieve, gjë e cila u hodh poshtë nga pala shqiptare.
Deklarata e bujshme e organizimit të një sulmi kundër Shqipërisë, u shoqërua
me zhurmën propagandistike për zhvillimin e një gjyqi të “madh” në Tiranë, duke e
vlerësuar Jugosllavinë si armike të kampit socialist, agjente dhe bashkëpuntore të
imperializmit amerikan etj. Qeveria jugosllave, në përgjigje të akuzave uli nivelin e
ambasadës në rangun e sekretarit të dytë dhe në mars të vitit 1961 largoi nga Tirana të
ngarkuarin e përkohshëm Vujoviç, duke shënuar përkeqësimin e mëtejshëm të
marrëdhënieve shqiptaro - jugosllave. Sipas diplomatëve jugosllavë, “qeveria e tyre
në të ardhmën do t’i ndërtojë marrëdhëniet e veta me Shqipërinë, në vartësi të faktit se
si do të zhvillohen marrëdhëniet e Shqipërisë me BS”868. Gjithsesi, për akuzën se
Jugosllavia, Greqia dhe SHBA ishin pёrfshirё nё organizimin e njё sulmi ushtarak kundër një vendi anëtar tё OKB dhe pjestar tё Traktatit të Varshavës, për çudi nga
qeveria shqiptare nuk pati asnjë reagim me notë zyrtare ose proteste pranë qeverive tё vendeve tё akuzuara, siç veprohej zakonisht ose nuk bëri ndonjë denoncim publik apo zyrtar në organizmat ndërkombëtare.
Në mungesë të dokumenteve, duke u bazuar në mendime, në analizën e
situatës e të kushteve përkatëse politike në Shqipëri dhe sidomos në Bllokun
komunist, mund të bëhen disa deduksione, lidhur me deklaratën e Enver Hoxhës në
Kongresin IV të PPSH, se Jugosllavia, Greqia dhe SHBA ishin pёrfshirё nё
organizimin e njё sulmi ushtarak kundër Shqipërisë
Ndërkohë ka pasur edhe mendime, se skenari i komplotit të ashtuquajtur “puç
shteti” i Teme Sejkos ishte vepër e organizuar nga sovjetikët.869
Megjithatë edhe këto
mendime nuk ishin të mbështetura në dokumente por në analiza të situatës dhe
866
AQSH, 14/AP, viti 1960, D.7, fl.20,21. Proçes verbal mbi takimin e zhvilluar më datën 20 shkurt të
vitit 1961në KQ të PPSH në Tiranë me delegacionin e PK të BS, pjesëmarrës në Kongresin IV të
PPSH, të përbër nga Pjoter Pospellov (drejtor i Drejtorisë së Jashtme për vendet socialiste pranë KQ
të PK të BS) kryetar delegacioni, Juri Andropov, si dhe ambasadori sovjetik në Shqipëri Josif V.
Shikin. 867
po aty, fl.20,21. 868
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,....fl.251. 869Revista “Der Spiegl”, Nr.1/1961, 12 prill 1961, fl.54-55.
208
kushteve konkrete politike në Shqipëri dhe sidomos në Bllokun Komunist, të cilin
Hrushovi po mundohej ta mbante radhështërnguar.
Skenari bazohej në disa fakte reale agjenturore. Sovjetikët, sigurimi i shtetit
shqiptar dhe për rrjedhojë edhe udhëheqja shqiptare e dinin se që në vitin 1955, në
zonën e Konispolit vepronte një grup i fuqishëm agjenturor amerikan, me objektiva
për t’u shtrirё në qytetet kryesore të vendit. Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe dokumentet amerikane të deklasifikuara, të cilët bëjnë fjalë për operacionin e zbulimit
amerikan me emërtim “Obsidius” në vitin 1954 - 1955, me pikënisje Konispolin dhe
pikësynim qytetet kryesore si Tirana, Durrësi, Gjirokatra etj.870
Sovjetikët ishin të
mirë informuar dhe nuk mund të bënin të paditurin, pasi ishin në dijeni të plotë të çdo
lloj informacioni e situate në Shqipëri. Këshillëtari sovjetik Voronin pranë ministrit të
Punëve të Brendshёm, Kadri Hazbiu dhe këshillëtarët e tjerë në sektorët e ndryshëm, pëfshirë zbulimin, jo vetëm ishin në dijeni të të gjithë informacionit të grumbulluar,
sepse vepronin kundёr këtij grupi, merrnin pjesë në diskutimet pёr tё dhe përcaktonin masave e “lojёs” që duhej ndërmarrë. Nisur nga veprimtaria konkrete e këtij rrjeti,
këshillëtarët sovjetik kanë stisur “lojën” dhe skenarin, për të kamufluar synimet e tyre
të vërteta.
Nga ana tjetër, menaxherët e këtij rrjeti, që ishin amerikanët është logjike që të
kishin njohuri të hollësishme pёr përbërjen dhe objektivat e rrjetit. Prandaj, nuk është
e rastit që informacioni me burime perëndimore, evidenton faktin se sovjetikët kishin
rekrutuar Teme Sejkon e të tjerë që kishin studiuar në BS dhe filluan t’i aktivizojnë
me synim rrëzimin e zëvendësimin e regjimit me një udhëheqje më miqësore ndaj
Moskës.871
Kjo bëhej për të trembur Enver Hoxhën për të ndryshuar qëndrim, gjë që
përkonte me qëndrimin e hapur antishqiptar të sovjetikëve pas mbledhjes së
Bukureshtit, si dhe për të tërhequr vëmendjen nga skenari real.
Zhvillimet politike brenda vendit dhe ecuria e marrëdhënieve me sovjetikët
tregojnë për mundësinë e një skenari nga ana e tyre. Pas mbledhjes së Moskës dhe
Kongresit IV të PPSH, qëndrimi sovjetik u ashpërsua në mënyre të menjëhershme dhe
nga zvarritjet e vonesat u kalua në sanksione politike, ekonomike dhe ushtarake.
Sovjetikët, përveç kërkesës për informimin e Traktatit të Varshavës për organizimin e
sulmit ndaj Shqipërisë, në mbledhjen e Komitetit Politik Konsultativ të Traktatit të
Varshavës, në fund të marsit të vitit 1961, gjyqin që zhvillohej kundër “puçistëve” e
“vlerësuan të trilluar, fallco”, sepse Shqipëria sipas tyre “nuk është sulmuar nga
askush”872, duke “nxjerrё” atë pjesë të skenarit që njihej dhe që ishte i sërvirur nga
ana e tyre.
Në të njëjtën linjë është edhe informacioni i ambasadës sovjetike dërguar
Moskës, më 31 korrik të vitit 1961. Në informacion, deklarata e Enver Hoxhës në
Kongresin IV të PPSH mbi organizimin e sulmit kundër Shqipërisë ishte cilësuar si
akuzë provokuese, ndërsa procesi gjyqësor kundër pjesëmarrësve në komplot
përcaktohej si përpjekje e autoriteteve shqiptare “për të argumentuar deklaratën e
Enver Hoxhës”. Në informacion shkruhej se: “materialet e procesit lejojnë të arrihet
në përfundimin, se në rastin më të mirë mund të bëhet fjalë vetëm për një organizatë
870Auron Tare. Dossier, Gazeta “Dita.”, Viti IV i botimit, Nr.1320, 26 korrik 2016, referuar dokumentit
sekret amerikan VIA-AIR, SGAA-9343, KAPOK 25/3, Subjekti: OBOPUS/OBHUNT, Plani
Operacional për misionin „E premtja“, Ref: SGAA-4063. 18 shkurt 1954. Dosja e operacionit të
zbulimit amerikan me pikë nisje Konispolin me emërtim „OBSIDIUS.” 871
Edwin Jacques. Shqiptarët,.....fl.521. 872
AQSH, F. 14/AP, viti 1961, D.37, fl.4. Fjala e Enver Hoxha në përfundim të seminarit të zhvilluar në
KQ me sekretarët e parë të komiteteve të partisë të rretheve dhe disa kuadro kryesore të aparatit të
KQ , më 29-30 maj të vitit 1961.
209
të zakonshme spiunazhi, e cila mesa duket është në shërbim të zbulimit grek”873.
Nga ana tjetër, Enver Hoxha në kushtet e krijura nuk i besonte askujt dhe
dyshonte për çdo gjë. Marrja në mbrojtje e Liri Belishoves, Koço Tashkos, Dali
Ndreut, Liri Gegës, Panajot Plakut etj nga Hrushovi, në gjysmën e dytë të viteve ’60,
duhet të jetë bërë shkak për të shtuar mosbesimin e frikën tek Enver Hoxha, si dhe
dyshimin për një veprim konkret të sovjetikëve për rrëzimin e tij. Megjithatë, në këto
kushte i duhej një ngjarje e bujshme, për të sensibilizuar opinionin e brendshëm, pse
jo edhe të jashtëm, prandaj situatën e servirur në Konispol nga “specialistët” e
shfrytëzoi dhe me shpejtësi udhëroi veprimet hetimore dhe zhvillimin e gjyqit kundër
“komplotistëve”, më 15 – 27 maj të vitit 1961.
Burimet perëndimore të informacionit e bëjnë më të besueshëm ekzistencën e
një skenari sovjetik. Ka pasur mendime e analizë nga Revista “Der Spiegl”, se skenar
i komplotit të ashtuquajtur “puç shteti” i Teme Sejkos ishte vepër e organizuar nga
sovjetikët, këshillëtarët sovjetikë në bashkëpunim me segmente të caktuara të
sigurimit të shtetit shqiptar dhe një fraksion brenda PPSH,874
pavarësisht se publikisht
udhëheqja shqiptare ia atribuonte vendeve fqinje, në bashkëpunim me amerikanët. Në
nëntor të vitit 1961, në kulmin e krizës shqiptaro – sovjetike, ambasadori amerikan në
Jugosllavi George F. Kennan (më tej: Kenan) i dërgoi sekretarit të Departamentit të
Shtetit Amerikan disa raporte të rëndësishme nga Beogradi. Ai informonte se nuk
ekzistonin dëshmi të mjaftueshme që të provonin ekzistencën e ndonjë sulmi të
mundshëm nga ana e Jugosllavisë kundër Shqipërisë, pavarësisht se Jugosllavia është
shteti më i interesuar për të ndryshuar regjimi komunist në Shqipëri.875
Sipas
diplomacisë gjermane, rusët komplotonin kundër regjimit të Hoxhës, duke shfrytëzuar
për këtë qëllim grupet e brendshme armiqësore me të.876
Sipas Ministrisë së Punëve të
Jashtme të Turqisë, Teme Sejko dhe mbështetësit e tij ushqenin pakënaqësi për
udhëheqjen e vendit dhe me mbështetjen e Rusisë dhe vendeve satelite të saj, ata ishin
përpjekur të përmbysnin Hoxhën.877
Në dhjetor të vitit 1961, kryeministri grek
Karamanlis nëpërmjet një memorandumi special dërguar ambasadës amerikane në
Athinë deklaronte se “Greqia, në kushtet aktuale ishte e gatshme të pranonte në fakt
sundimin e Hoxhës”, si dhe kundërshtonte çdo plan që do të çonte në përmbysjen e
qeverisë së Hoxhës nga Jugosllavia.878
Greqia, megjithse njëra prej të akuzuarave për
pjesëmarrje në komplot, favorizonte politikën “larg duart” nga Shqipëria, kishte
rezerva ndaj politikës së dy shteteve fqinje me Shqipërinë, Jugosllavisё dhe Italisё, si dhe nuk kërkonte zyrtarisht bashkimin e Epirit të Veriut me Greqinë, por autonomin e
tij. Vetë Departamenti Amerikan i Shtetit përpunoi dhe adaptoi politikën “larg duat
nga Shqipëria”, duke mbështetur politikën për Shqipërinë si “pykë” ndërmjet Kinës e
BS dhe marrëdhëniet e saj me vendet jo anëtare të blloqeve të mëdha; duke ruajtur
pavarësinë e saj dhe politikën e mosndërhyrjes së fqinjëve; duke mos kërkuar
873
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,.....fl.246. Informacion I
ambasadës së BRSS në RRSH mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Jugosllavinë dhe Greqinë,
drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, më 31 korrik 1961. 874
Revista “Der Spiegl”, Nr.1/1961, 12 prill 1961, fl.54-55. 875
Hamit Kaba. Shqipëria dhe të Mëdhejtë. ..... fl.241. Autori i referohet, Record of Department of State
relating Internal Affairs of Albania, 1960-1963, Roll 1, Kennan to Secretary of State, November 19,
1961. 876
Po aty, fl.246. 877
Po aty, fl.241. Referuar British Embassy, Ankara to Central Department of Foreign Office,
No.10730/5, June 17, 1961. 878
Po aty, fl.281, referuar NARA, F.767, Briggs (from Athins) to Secretary of State, nr.737, December
14,1961; Phillips Talbot to Mr. McGhee, The Greek Aide Memoire on Albania, December 21, 1961
dhe fl.282.
210
ndryshimin e regjimit shqiptar dhe as përkrahur qëndrimin e tij; si dhe duke ruajtur e
mbështetur stabilitetin në rajon dhe një zonë të qëndrueshme në Adriatik.879
Kjo
politikë gjykohej me vlera të veçanta edhe për vetë NATO-n dhe vendet anëtare të saj.
Sido si të këtë qenë e vërteta, Enver Hoxha në kushtet e krijuara nuk i besonte
askujt. Gjithsesi, dyshimin, dyzimin dhe mosbesimin e tij për situatën e krijuar,
sigurisht në mënyrë jo të drejtpërdrejtё, do t’a artikulonte në ndonjë rast. Dyshimet e
para, Enver Hoxha i parashtroi publikisht më 29 e 30 maj të vitit 1961, në fjalën e
mbajtur në seminarin me sekretarët e parë të komiteteve të partisë të rretheve dhe
kuadrove të aparatit të KQ. Dyshimi i tij evidentohet nga pyetjet retorike se “pse i
mbrojten (është fjala për sovjetikët – E. M.) këta tradhëtarë e spiunë”, pse “u dogji
atyre dalja e spiunëve e tradhëtarëve të partisë e të atdheut tonë në gjyqin e fundit”,
“përse donin ata të ndërhynin dhe të shikonin dosjet e tradhëtarve tonë” etj,880
përfundon ai pyetjet, para degjuesëve. Në dokumente të mëvonshme nuk rezultojnë të
dhëna për dyshimet e Enver Hoxhës për “puçin” e vitit 1960, me përjashtim të
përsëritjes disa herë të kërkesës ndaj sovjetikëve për mos ndërhyrje në punët e
brendshme të Shqipërisë, si dhe të momentit të arrestimit të Kadri Hazbiut kur në
mbledhjen e Byrosë Politike, në tetor të vitit 1982, shprehu “paqartësi” për procesin e
Teme Sejkos, duke deklaruar se ky komplot “është mbuluar me një mister dhe ngjan
me një legjendë të çuditshme shumë të dyshimtë.” Sipas deklarimeve të vetë Enver
Hoxhës, dyshimi i tij nuk qëndronte për komplotin, por për organizatorët e tij, nëse
ishin jugosllavët e grekët të mbështetur nga amerikanët siç ishte deklaruar apo nga
sovjetikët, siç nënkuptohej. Pyetje – përgjigjet e tij tregojnë se dyshimi për një
komplot sovjetik ka ardhur duke u përforcuar. Megjithatë, “dyshimet” e tij të shfaqura
më vonë, pas 21 vjetësh nuk e shpëtojnë nga makthi dhe nuk e shfajsojnë nga
shfrytëzimi makabër e krimi monstruoz i kryer nën dirigjimin sovjetik, ndaj admiralit
Teme Sejko dhe grupit çam, shumica të pafajshëm.
Me përfundimin e Kongresit IV të PPSH, marrëdhëniet shqiptaro – sovjetike u
rrukullisen pa asnjë kthim prapa. Më 24 prill të vitit 1961, me anën e një note qeveria
sovjetike vendosi të mos dërgojë më specialistë të rinj dhe të mos zgjatë kohën e
qëndrimit të specialistëve që punonin deri në atë kohë në Shqipëri, duke shënuar
kështu tërheqjen e të gjithë specialistëve nga Shqipëria. Në thellim të qëndrimit, vjen
deklarata zyrtare e qeverisë sovjetike e datës 26 prill që vinte në diskutim vazhdimin e
marrëdhënieve ekonomike. Në deklaratë thuhet se “BS sot e tutje e quan të nevojshme
t’i ndërtojë marrëdhëniet e veta me Shqipërinë mbi një bazë të re”881. Gjithashtu, u
ndërpre e drejta për të vazhduar studimet në shkollat e larta sovjetike, si dhe u prenё bursat e studimit për mbi 1100 studentë e aspirantë shqiptarë që vazhdonin studimet e
tyre në shkollat e larta sovjetike, në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara nga të dy
879
Ana Lalaj, "Shqipёria: Nga Pakti i Varshavёs nё NATO, Studime Historike nr. 3-4, Tiranë, 2008, f.
184-186. (Shih: Hamit Kaba. Shqipëria dhe të Mëdhenjtë,....fl.254). 880
AQSH, F. 14/AP, viti 1961, D.37, fl,4,5. Fjala e Enver Hoxhës, në përfundim të seminarit të
organizuar në KQ me sekretarët e pare të komiteteve të parties të rretheve dhe disa kuadro të
aparatit të KQ, më 29 dhe 30 maj të vitit 1961. Në fjalën e tij në këtë seminar, Enver Hoxha trajton
mbledhjen e vendimin e Traktatit të Varshavës më 28 mars të vitit 1961, për heqjen e Bazës së
Vlorës, si dhe presionet për marrjen e të gjitha anijeve e të mjeteve detare, për pengimin e kthimit të
studentëve shqiptarë në atdhe etj. 881AQSH, F. 490, viti 1968, D.648, fl.54. Përmbledhje e Raportit “mbi dëmet e shkaktuara nga shkelja e njëanshme
e marrëveshjeve nga qeveria revizioniste e BS”. Materiali shoqërohet me marrëveshje, protokolle dhe vendime të tjera. Midis tyre është letra e qeverisë së BS datë 26 prill 1961 me këtë pëmbajtje: ”Është e kuptueshme që udhëheqja shqiptare nuk mund të shpresojë më tutje që BS do t’a ndihmojë atë mbi bazën e mëparëshme, ndihmë të cilën kanë të drejtë t’a marrin vtëm miqtë dhe vëllezërit e vërtet. BS sott e tutje e quant ë nevojshme
t’I ndërtojë marrëdhëniet e veta me Shqipërinë mbi një bazë të re”.
211
palët.882
Megjithse kishin filluar punimet për ndërtimin e Pallatit të Kulturës, dhuratë e
qeverisë sovjetike, sipas marrëveshjes së nënshkruar më 3 korrik të vitit 1959, pasi u
zvarrit disa kohë, u pezullua dërgimi i furnizimit me materialet e nevojshme. Vapori
“Vostok” me ngarkesa për Pallatin e Kulturës i ankoruar në Portin e Durrësit më 13
prill të vitit 1961, u urdhërua të kthehej mrapsht pa u shkarkuar, si dhe u tërhoqёn specialistët që punonin për ndërtimin e këtij pallati. Disa ditë më vonë u larguan edhe
specialistët që punonin për ndërtimin e Kombinatit të Sheqerit në Maliq, të Trikotazhit
të Korçës dhe nga fushat e ndryshme të ekonomisë dhe institucionet e shtetit shqiptar.
Marrëdhëniet shqiptaro - sovjetike shkuan drejt ndërprerjes së tyre të plotë, në të
gjitha fushat e bashkëpunimit ekonomik. Sipas shëmbullit sovjetik, vendet e tjera
socialiste anulluan kreditë e akorduara dhe të gjitha ndihmat e tjera. Me anullimin e
kredisë nga BS, u anulluan kreditё edhe nga vendet e tjera të KNER-it, si Bullgaria
4.5 milionë rubla, R. D. Gjermane 9 milionë dhe Hungaria 4.5 milionë rubla, të cilat
përbënin 30 – 35 përqind të të gjitha investimeve kapitale të ekonomisë shqiptare.
Edhe këto vende tërhoqёn specialistët e tyre nga sektorët e ekonomisë. Më shumë se 40 objekte industriale që ndërtoheshin me ndihmën e kredive nga jashtë, u vunë
pjesërisht ose tërësisht në ngrirje. Në fillimvitin 1961, tregtia me BS u reduktua në
maksimum, ndërsa në vitin 1962 u ndërpre fare. U pakësua këmbimi i mallrave me
R.D. Gjermane, Hungarinë, Bullgarinë etj.
Duhet theksuar se ndihmat e kreditё nga BS dhe vendet e tjera socialiste, luajtën një rol vendimtar për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke siguruar
projektimin e furnizimin me makineri, pajisje e material ndërtimi e venien në
shfrytëzim të mjaft veprave dhe përparimin e degëve të ndryshme të ekonomisë. Gjatë
planit të dytë pesëvjeçar 1956 - 1960, u përmirësua gjendja ekonomike deri në atë
pikё sa qeveria hoqi triskat, uli çmimet e ushqimeve, rriti pagat e punëtorëve, si dhe pagesat që u bëheshin fshatarëve për rekuizimet e detyrueshme të grurit dhe të
misrit.883
Gjatë kësaj periudhe u ndërtuan objekte të rëndësishme industriale si
hidrocentrali “Karl Marks” mbi Lumin Mat, rafineria e naftës në Cerrik, fabrika e
sheqerit në Maliq, fabrika e konservimit të peshkut në Vlorë etj. Në bujqësi përfundoi
kolektivizimi. Vetëm gjatë viteve 1951 – 1960, si rezultat i ndihmës e kredive nga BS
dhe vendet e tjera socialiste, në Shqipëri u ndërtuan rreth 400 objekte të rëndësishme
industriale, bujqësore dhe social – kulturore. Gjatë dy planeve pesëvjeçare u ngritën e
u vunë në shfrytëzim vepra rëndësishme si: Kombinati i tekstileve me emrin e Stalinit
në Tiranë, Kombinati i Sheqerit në Maliq të Korçës, Kombinati i Drurit në Elbasan,
Fabrika e Çimentos në Vlorë, Uzinat e Përpunimit të naftës në Cërrik e Kuçovë,
hidrocentralet në Tiranë e Mat dhe 400 km linjë elektrike të tensionit të lartë, fabrika e
Qelqit në Tiranë, fabrika e Konservimit të peshkut në Vlorë, si dhe mjaft fabrika të
përdorimit të gjerë dhe shumë objekte të tjera të rëndësishme për vendin. Gjithashtu,
plani i tretë pesëvjeçar ishte siguruar plotësisht, nëpërmjet dhënies së kredisë dhe
ndihmës teknike nga BS, sipas marrëveshjes së 1 e 3 korrikut të vitit 1959.
Megjithë ndryshimet e mëdha ekonomike, Shqipëria mbeti larg kthimit në një
vend industrilo – agrar, siç parashikohej. Së pari, bujqësia mbeti sektori më i dobët i
ekonomisë, pavarësisht nga përparimet e bëra. Udhëheqja shqiptare nuk hoqi dorë nga
industrializimi, për pasojë bujqësia u bë objekt dështimesh të vijueshme. Kjo mënyrë
veprimi krijoi zhballncim të ekonomisë, me ndikim negativ për shumë vite dhe për
përspektivën e zhvillimit. Një politikë e tillë ndikonte direkt në nivelin e jetesës të
882
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1961, D.34, fl.240. 883
Valentina Duka. Historia e Shqipërisë, ...., fl.277.
212
popullit, e cila pothuajse jetonte në fshat. Së dyti, investimet e mëdha në industri dhe
rendja pas industrisё së rëndë, sillnin përfitime të vonuara dhe jo të menjëhershme për
mirëqenjen e popullit.
Ndërsa, ndërprerja e marrëdhënieve solli dëme të pariparueshme për
ekonominë shqiptare. Sipas dokumenteve të pales shqiptare, nga ndërprerja e
marrëdhënieve ekonomike me BS, u shkelen tërësisht 7 marrëveshje dhe 7 protokolle,
që kishin të bënin me 17 objekte industriale e minerare, 3 objekte komunikacioni, 2
objekte të arsim – kulturës të planit të tretë pesëvjeçar, si dhe objekte të tjera
industriale – bujqësore që kishin filluar dhe ishin në proces ndërtimi. Në industri,
mbetёn pa ndërtuar disa nga objektet më kryesore: TEC-i i Fierit, Kombinati i
Yndyrave, fabrika e Filaturës dhe ngjyrosjes në Korçë, fabrika e stofrave të leshta të
holla pranë kombinatit në Tiranë, fabrikë Çimentoje, tre fabrika druri pranë
Kombinatit të Drurit në Elbasan etj. Në miniera dhe gjeologji u vonua ndërtimi ose
nuk u ndërtua fare: uzina e plehrave azotike, uzina mekanike për industrinë e naftës,
uzina e përpunimit të naftës në Cerrik, nuk u kryen kërkimet gjeologjike për naftë,
krom, bakёr etj. Në komunikacion: vonesa në rindërtimin dhe zgjerimin e Portit të Durrësit, si dhe vonesa në ndërtimin e radiostacionit të Shijakut etj. Në bujqësi,
vonesa në plehrimin e tokës, për shkak të mos ndërtimit të uzinës së plehrave, si dhe
të mosardhjes nga BS të plehut të parashikuar etj. Në arsim – kulturё: u ndërprenë
punimet pёr Pallatitin e Kulturës, dhënë dhuratё nga BS. Në sektorin e mbrojtjes: tërheqja e mjeteve luftarake (kryesisht anije luftarake) dhe e pajisjeve teknike të tyre,
si dhe armatimet, pjesët teknike luftarake, ushqimet e veshmbathjet,të parashikuara
për Shqipërinë me marrëveshje të posaçme, nuk u dërguan.884
Nga marrëveshjet e
papërfunduara ose të realizuara pjesërisht mund të përmendim: marrveshjen e
nënshkruar më 22 nëntor të vitit 1957, mbi dhënie ndihme ekonomike e teknike për
vitet 1957 – 1960; marrëveshjen për ndërtimin falas brenda vitit 1962 të Pallatit të
Kulturës në Tiranë, nënshkruar më 3 korrik të vitit 1959; marrëveshjen e
komunikacionit ajror, nënshkruar më 6 dhjetor të vitit 1955; marrëveshjen e
bashkëpunimit kulturor, nënshkruar më 3 maj të vitit 1956; marrëveshjen mbi
arsimimin e qytetarëve të RPSH në shkollat e larta të BS, nënshkruar më 5 korrik të
vitit 1952, si dhe marrëveshjen për shkëmbimin e filmave, nënshkruar më 31 dhjetor
të vitit 1959. Ndërsa ndër marrëveshjet e protokollet, të cilat nuk filluan fare, mund të
përmendim: marrëveshjen mbi dhënie kredie për pesëvjeçarin e tretë, nënshkruar më 3
korrik të vitit 1959; marrëveshjen mbi shkëmbimin e mallrave e pagesave për vitin
1960, nënshkruar më 4 janar të vitit 1960; një projektmarrëveshje për kredi për
zhvillimin e bujqësisë, arritur në prill të vitit 1960, mbeti e pa nënshkruar; protokoll
për dhënien e një shtojcë kredie për sektorin e naftës për vitet 1959 – 1960,
nënshkruar më 8 shkurt të vitit 1959; protokoll për ndërtimin e linjës së tensionit të
lartë Marinzë – Tepelenë dhe Tiranë – Durrës, nënshkruar më 3 korrik të vitit 1959;
protokoll për ndërtimin e qëndrës së radios në Tiranë, nënshkruar më 3 korrik të vitit
1959; protokoll mbi dhënie ndihme për kryerjen e punimeve të kërkimeve gjeologjike
për zbulimin e lëndës së parё minerale për industrinë e çimentos dhe qelqit, nënshkruar më 3 korrik të vitit 1959; protokoll për kredi për furnizimin me mallrat e
konsumit të gjërë, nënshkruar më 25 korrik të vitit 1959; protokoll mbi dërgimin
reciprok të mallrave dhe disa çështje të bashkëpunimit ekonomik gjatë viteve 1961 –
1965, nënshkruar më 3 korrik të vitit 1959 etj.
Sipas përllogaritjeve të njëanshme të palёs shqiptare, dëmet e shkaktuara nga ndërprerja e marrëdhënieve, nga zbatimi i pjesshëm i disa marrëveshjeve ose mos
884
AQSH, F.490, viti 1968, D.648, fl.3.
213
realizimi i disa të tjerave, në vlerë monetare arrin në 207. 411, 518 rubla, duke u
bazuar në humbjen e fitimit (9.098.155 rubla, nga koha kur do të ndërtohej objekti
sipas marrëveshjes dhe koha kur u ndërtua ose do të ndërtohej në fakt, ndërsa për
objektet që nuk u ndërtuan fare në pesëvjeçarin e tretë, fitimi i humbur llogaritet për
një vit), humbje të tjera (190.375.223 rubla, diferenca e çmimeve ose shpenzime të
tepërta për realizimin e detyrava të marrëveshjes së ndryshuar), si dhe humbjen e
tatimit mbi xhiro, 7.938.140 rubla.885
Në këtë menyrë jo vetëm u vu në diskutim që në
fillim plani i tretë pesëvjeçar, por u kërcënua seriozisht zhvillimi i ardhshëm
ekonomiko – bujqësor i vendit.
Gjithsesi, paralelisht me marrëdhëniet ekonomike, konflikti u thellua me
shpejtësi të madhe në fushën ushtarake dhe konkretisht në Bazën Ushtarake Detare të
Vlorës, në të cilën vepronin një numër i konsiderushëm ushtarakësh sovjetikë dhe ku
pёrkeqësimi i bashkëpunimit mbartte rrezikshmëri tё mёdha.
5.3. Largimi i sovjetikëve nga Baza Ushtarake e Vlorës, maj 1961
Acarimi i marrëdhënieve, mes udhëheqësve të Shqipërisë dhe të BS, u reflektua në
të gjitha fushat e veprimtarisë. Por më shpejt dhe më me forcë, keqësimi i këtyre
marrëdhënieve u reflektua në Bazën Ushtarake Detare të Vlorës.
Në tërësi, deri në muajin qershor të vitit 1960, marrëdhëniet midis ushtarakëve
shqiptarë e sovjetikë vazhduan të mbeteshin të mira dhe pa konflikte. Por qëndrimi
politike në Bukuresht, solli ndryshime të menjëhershme dhe ndikim dramatik në
marrëdhëniet ushtarake shqiptaro - sovjetike. Ndikim i dukshëm dhe shumë i shpejtë
rezultoi në tre drejtime kryesore:
Në radhë të parë, u shfaqën vonesa dhe zvarritje e dërgesave të furnizimit, të
pajiseve, të armatimeve dhe të materialeve ushtarake, si dhe moszbatim i
marrëveshjes për vijimin e punimeve në ndërtimet e instalimet në Bazën e Vlorës, në
ishullin Sazan, në areodromin e Vlorës etj.886
Në gusht të vitit 1960, ishte planifikuar
dhe njoftuar zyrtarisht dërgimi i armatimeve, por në mënyrë urgjente u ndërpre
procedura. Në periudhën korrik - shtator, ashtu si veprohej çdo vit, duhet të arrinin në
Shqipëri pajisjet dhe ushqimet e planifikuara sipas marrëveshjeve, por që u pezulluan
në mënyrë të heshtur ose duke i justifikuar “me arsye te
Në radhë të dytë, pati zvarritje për kalimin e nëndetëseve dhe anijeve detare,
në përdorim nga ekuipazhi shqiptar, sipas programeve të përcaktuara më parë. Sipas
marrëveshjeve, ishte parashikuar që deri në fund të vitit 1959 duhej t’i dorëzoheshin
palës shqiptare katër nëndetëse dhe mjetet e tjera detare. Por, për shkaqe politike, pala
sovjetike e zvarriti këtë procedurë, në mënyrë të pa justifikueshme. Vetëm në korrik të
vitit 1960, si rezultat i këmbënguljes së vijueshme të palës shqiptare, u arrit të merrej
në dorëzim njëra nga nëndetëset e përcaktuara. Në shtator u ndërpre fare dërgimi i
materialeve dhe të aparaturave të caktuara për ndërtimin e objekteve kryesore të
bazës, u pezulluan punimet për ndërlidhjen nën ujë, në artilerinë bregdetare në
Karaburun, në skuadriljen e helikopterëve në aerodromin e Vlorës, për vendosjen e
linjes elektrike të tensionit të lartë etj.
885
Po aty, fl.48. (Llogaritja është bërë me kursin e këmbimit, në bazë të protokollit të nënshkruar në
Tiranë, më 24 mars të vitit 1961. Sipas tij: 1 rubël është e barabart me 5.556 lekë për shpenzime me
karakter tregtar; 1 rubël baras me 28.40 lekë për shpenzime me karakter jo tregtar dhe 1 rubël baras
me 17.0 lekë për shenzime të përziera (tregtare dhe jo tregtare). Mesatarisht,1 rubël e barabart me
16.985 lekë). 886
AQFA, F. 100/3, viti 1960, D.317.
214
Në radhë të tretë, ushtarakët sovjetikë, pas mbledhjes së Bukureshtit filluan të
shfaqin prepotencën e komandimit e të kërkesës së llogarisë ndaj ushtarakëve e
komandantëve shqiptarë. Në këtë bazë, u bënë të zakonshme shprehjet “ne
komandojmë”, “anijet janë tonat” dhe “pse veprohet”, “pse kalohet në gatishmëri”,
“pse pajisen me pestoleta oficerët” etj, pa pyetur këshillëtarët dhe komandat sovjetike.
Qeveria shqiptare, duke parashikuar pasojat negative të Bukureshtit, nëpërmjet
kryeministrit Mehmet Shehu, më 7 korrik të vitit 1960, i drejtoi një letër Këshillit të
Ministrave të BS dhe personalisht Hrushovit, në të cilën kërkonte një kredi shtesë prej
125 milionë rubla. Sipas sqarimeve në letër, kredia kërkohej për probleme ushtarake
me ndjeshmëri siç ishte mirëmbajtja e teknikës luftarake me pjesë ndërrimi dhe
karburant për periudhën 1961 - 1965, kryerja e qitjeve vjetore nga ushtarakët
shqiptarë në poligonet kundërajrore të BS, si dhe plotësimi i nevojave të
domosdoshme për ushtrinë, të cilat nuk mund të siguroheshin nga qeveria shqiptare
me mjetet e veta.887
Nga pala sovjetike nuk pati përgjigje.
Heshtja e qeverisë sovjetike e shqetësoi qeverinë shqiptare. Nё tetor 1960, një delegacion ushtarak shqiptar me në krye shefin e Shtabit të Përgjithshëm gjeneral
Petrit Dume* vizitoi Moskën për të siguruar zbatimin e marrëveshjeve ushtarake, që
tashmë ishin vënë në dyshim. Më 20 tetor, mareshali sovietik Greçko dha një drekë
për nder të delegacionit shqiptar, ku merrnin pjesë mbi 100 marshallë, gjeneralë dhe
admiralë nga të gjitha vendet e Traktatit të Varshavës, ministri i Mbrojtjes i BS
mareshali R. J. Malinovski, shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral armate Antonov, si
dhe oficerë të tjerë të lartë të Ushtrisë Sovjetike. Në drekë, kryetari i delegacionit
shqiptar, Petrit Dume, ngriti dolli për popullin sovjetik dhe miqësinë ndërmjet
popujve. MareshaliMalinovski, në dollinё e tij vlerësoi pritjen e ngrohtë në Shqipëri
gjatë vizitës me Hrushovin, por theksoi se “me hidhërim konstatojmë që kohët e
fundit këto zemra nuk po dëgjohen më dhe populli shqiptar po largohet nga kjo miqësi
për arsye të disa zëmёrimeve personale, të cilat shpien në kultin e individit ...”
Menjëherë ndërhyri Petrit Dume duke u shprehur se “më vjen keq shoku marshall që
ju nuk e njihni popullin shqiptar…Ju nuk keni të drejtë të ofendoni popullin, partinë dhe udhëheqjen tonë. Ne jemi mbledhur këtu për çështje ushtarake.” Më pas
delegacioni shqiptar në shënjë proteste në mënyrë demostrative u largua nga dreka.888
Në takimin zyrtar me Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura
të Bashkuara të Traktatit të Varshavës, mareshalin Greçko, më datën 21 tetor,
delegacioni shqiptar shprehu shqetësimin për deklaratën e Malinovskit dhe ngriti me
shumë forcë problemet e shqetësimet e ndërprerjes ose zvarritjeve të ndihmave
ushtarake. Por nga mareshali mori disa përgjigje pa zgjidhje: “kërkesa akoma nuk
është studiuar”, për raketat tokë – ajër kishte “disa vështirësi në prodhim”, për
zëvendësimin e aeroplanëve Mig – 15 me tipa të tjerë “do të shohim mundësinë e
sigurimit të tyre”, për helikopterët e flotës Mi – 4 dhe katrat silurues “nuk kishte
dijeni”, për artilerinё bregdetare, ofiçinën lundruese, “po shikohej furnizimi” etj. Për
të gjitha problemet e ngritura u dhanë justifikime të ndryshme si asnjëherë tjetër. Në
887
AQFA, F. 100/3, viti 1960, D.382. *P. Dume (1920-1975). Lindi në Lubonjë të Kolonjës. Hero i Popullit. Pjesëmarrës në Luftën
Nacionalçlirimtare si partizan, komandant batalioni, brigade, divizioni dhe nga viti 1952 shef i
Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Përfundoi Akademin Ushtarake në BS. Nga viti 1971 kandidat i
Byrosës Politike të KQ të Partisë dhe deputet në disa legjislatura. Në vitin 1974 u shpall “armik e puçist” dhe një vit më vonë pushkatohet.
888AQSH,F. 14/AP/TV, viti 1960, D.1, fl.2. Informacion (pa firmë) dërguar KQ të PPSH nga
delegacioni ushtarak i kryesuar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral Petrit Dume, më 21 tetor
të vitit 1960, lidhur me drekën e shtruar në Moskë nga komandanti i Forcave të Bashkuara të TV
më 20 tetor, për nder të delegacionit shqiptar.
215
fund të takimit, edhe Greçko, duke pasuar Malinovskin, deklaroi se Shqipëria “po
largohej nga BS” dhe për këtë duhet “menduar sa nuk ishte vonë”889, duke përcaktuar
sipas tij “shkakun” e gjendjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me BS. Pas incidentit,
më 22 tetor, mareshali Malinovski kërkoi të takohej me të gjithë delegacionin
shqiptar, por kërkesa nuk u pranua.
Deklarata aspak diplomatike e ministrit të Mbrojtjes të BS, si dhe përgjigjet pa
zgjidhje të mareshalit Greçko, tregonin se acarimi i situatës dhe mosmarrëveshjet
ishin shtrirë në nivelet më të larta sovjetike dhe të Traktatit të Varshavës. Shtrirja e
mosmarrëvshjeve në këto nivele, reflektonte forma akoma më të ashpra, në nivelet më
të ulta. Ky fenomen u shfaq menjëherë në Bazën Ushtarake të Vlorës, duke u pasuar
më fërkime, incidente dhe provokime nga më të ndryshmet nga ushtarakët e të dy
palëve, të cilët jetonin e stërviteshin bashkërisht.
Më datën 31 tetor të vitit 1960, komandanti i Flotës Luftarake Detare të
Shqipërisë, kundëradmirali Abdi Mati, në përputhje me marrëveshjen e përbashkët
dhe në konsultim të plotë me ushtarakët e lartë sovjetikë në Moskë, nxorri urdhërin
për marrjen në dorëzim të anijeve, duke filluar nga data 1 nëntor. Për këtë veprim
kishin rënë dakort edhe këshillëtari sovjetik pranë tij, Kapiteni i Rangut I P. P. Kulik
dhe komandanti i Brigadës së Nëndetëseve, kundëradmirali S. G. Jegorov.890
Për
konkretizimin e këtij urdhëri, më 1 nëntor, komisioni i përcaktuar prej 9 vetësh me në
krye shefin e Shtabit të Flotës u paraqitën në bazën lundruese, sipas programit të
punës të miratuar e të akorduar me palën sovjetike. Por në bazë, mungonte
komandanti i Brigadës, ndërsa shefi i njësisë, megjithse prezent, “nuk kishte urdhër
për këtë veprim.” Për këtë incident, shkoi në bazë vetё komandanti i Flotës Abdi Mati, ku u njoh me faktin se komanda sovjetike nuk kishte marr asnjë masë dhe nuk kishte
dhënë asnjë udhëzim për dorëzimin e anijeve. Në një situatë të tillë të papëlqyer,
kundëradmirali Mati duke i’u drejtuar shefit të Shtabit të Brigadës së Nëndetëseve,
këshillëtarëve e oficerëve të tjerë sovjetikё, e quajti fyes këtë qëndrim dhe ofendim për shtabin e për ekuipazhin shqiptar të anijeve.
891
Ndërsa më 4 nëntor, përfaqësuesi i Traktatit të Varshavës në Tiranë,
gjeneralkolonel A. M. Andrejev iu ankua ministrit Beqir Balluku, se kundëradmirali
Abdi Mati kishte ofenduar me shprehjet: “instuktorët sovjetikë nuk punojnë”,
“këshillëtari i flotës nuk mbështet komandantin, por mbron veprimët e ekuipazhit
sovjetik” dhe sipas tij “kupa u mbush dhe nuk durohet më” etj. U ankua gjithashtu se
Kapiteni i Rangut I Qamil Poda i kishte thënë ish shefit të shtabit të nëndetëseve, se
“nuk vlen as sa një toger.” Ministri i Mbrojtjes Balluku bashkë me gjeneralin
Andrejev inspektuan bazën për verifikimin e problemit dhe u ndodhën para një fakti
tjetër se “komanda sovjetike nuk kishte kompetencë për dorëzimin e anijeve” dhe për
këtë duhej një urdhër nga Moska. Deri atёherë, ushtarakët sovjetikë deklaronin se marrja në dorëzim e anijeve “ishte puna juaj”, në vartësi të aftësimit të ekuipazhit,
ndërsa momentalisht ata nxirrnin pretendime të ndryshme, si mungesa e “urdhërit nga
lart”, “mos përgatitja e ekuipazhit” etj.892
Gjatë ditëve të zhvillimit të mbledhjes së Moskës, qëndrimi i ushtarakëve
sovjetikë u ashpërsua më tepër, pasi ata përpiqeshin të vinin nën kontroll të çdo gjë
889
Po aty, fl.4,5. Protokoll i takimit të delegacionit ushtarak me mareshalin Greçko, më 21 tetor të vitit
1960, në Moskë. 890
AQSH,F. 14/AP, viti 1960, D.42, fl.6,7. Letër e Beqir Ballukut (në dorëshkrim) dërguar më 10 nëntor
të vitit 1960 Hysni Kapos (gjatë kohës që udhëheqësit kryesor ndodheshin në Moska në mbledhjen
e 81 partive komuniste e puntore). 891
po aty, fl.8. 892
po aty, fl.9.
216
që i përkiste veprimtarisë së nëndetëseve dhe anijeve të tjera të dislokuara në Gjirinë e
Vlorës. Aktet dhe veprimet e tyre u bënë të përditëshme dhe tepër provokative.
Ushtarakët sovjetikë përhapën informacione të ndryshme në bazë, se “anijet do të
niseshin në një lundrim të gjatë”, se “ do të dërgoheshin në Balltik për t’i armatosur
me raketa” ose filluan t’i lëviznin anijet jashtë rregullave të përcaktuara dhe në
mënyrë të befasishme. Kjo ndodhte sidomos me anijet me ekuipazh të përbashkët, ku
lihej në tokë pjesa shqiptare e ekuipazhit. Gjithashtu, nuk zbatoheshin planet e
stërvitjes, kërkohej karburant në sasira të mëdha, boshatiseshin depot përpara se të
sillej sasia e përcaktuar nga Baza e Sebastopulit etj. Enver Hoxha, i cili atё kohё ndodhej në Moskë, i informuar nga Tirana për provokimet dhe për kërcënimet e
udhëheqësve sovjetikë për mbylljen e bazës, jepte porosi që “të merreshin të gjitha
masat për të evituar çdo provokacion”, në mënyrë që të mos ndodhte asnjë
incident/përplasje me ushtarakët sovjetikë në Bazën e Vlorës.893
Pas mbledhjes së Moskës, nëntor 1960, udhëheqja sovjetike përveç masave
ekonomike ndërmori një varg kufizimesh dhe ndalesash në fushën ushtarake. Një nga
vendimet e Presidiumit të KQ të PK të BS, të datës 30 dhjetor të vitit 1960, ishte
detyra për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Minstrinë e Mbrojtjes, për të paraqitur
dokumentet përkatëse lidhur me bisedimet mbi problemin e Bazës Luftarake Detare
dhe të Nëndetëseve në Shqipëri.894
Në këtë mënyrë, zhvillimet u përqëndruan
pikërisht në Bazën e Vlorës, e cila u bë problem shumë i mprehtë në marrëdhëniet dy
palëshe.
Pas Kongresit IV të PPSH, problemet në bazë u agravuan akoma më tëj. Për të
patur nën kontroll gjendjen, menjëherë në Vlorë u dërgua kryeministri Mehmet
Shehu. Ai zbёrtheu materialet e kongresit IV të PPSH për situatën e brendshme dhe
ndërkombëtare, ritheksoi rëndësinë e madhe ushtarake të Bazës së Vlorës pёr Shqipёrinё, si dhe vlerësoi domosdoshmërinë e marrëdhënieve të mira midis
ushtarakëve. Në të njejtën kohë ai shprehu keqardhje në rast se ndokush do të punonte
për likujdimin e kësaj baze të rëndësishme ushtarake.895
Kufizimet dhe ndalesat në fushën ushtarake, e detyruan ministri e Mbrojtjes
Beqir Ballukun t’i drejtohej më më 25 shkurt 1961, me anën e një letre Komandantit
të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Bashkuara të Traktatit të Varshavës,
mareshalit Greçko. Ai e vinte në dijeni atë për problemet e shqetësimet e shfaqura në
marrëdhëniet e bashkëpunimit ushtarak, sidomos për mos respektimin nga pala
sovjetike të marrëveshjeve dhe për pezullimin, zvarritjen ose shtyrjen e grafikëve të
furnizimit të ushtrisë shqiptare, duke penguar vijimin e punimeve në Bazën e Vlorës.
Në letër, përveç arritjeve, trajtoheshin disa nga shqetësimet kryesore të
shfaqura në mënyrë të veçantë gjatë vitit 1960, në bashkëpunimin ushtarak dy e
shumë palësh: ndërprerjen në mënyrë të menjëhershme nga BS, të furnizimit me
ushqime e veshmbathje në masën 50 përqind, në kundërshtim me marrëveshjen e 28
shtatorit të vitit 1949; vonesën e përgjigjes për kërkesën e akordimit të një kredie të re
për armatimin dhe teknikën, për periudhën 1961 - 1965; zvarritjen e dërgimit të
sistemit të raketave tokë - ajër dhe të specialistëve përkatës, për vënien në gatishmëri
të Regjimentit të Raketave; pezullimin e dërgimit të materialeve të përcaktuara për
skuadrёn e helikopterëve gjuajtës kundërnëndetëseve, grupit radiodritë, batalionit të shëbimit të aerodromit, baterive të artilerisë bregdetare 100 mm, baterinë për
mbrojtjen e Bazës së Vlorës, të materialeve për sistemin e zbulimit dhe të ndërlidhjes
893
Po aty, fl. 45. Letër në dorëshkrim e Hysni Kapos, dërguar nga Moska për Beqir Ballukun, rreth
dates 26 nëntor të vitit 1960. 894
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,.....fl.218,219. 895
Fatos Voshtina. Marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike në Bazën Detare të Vlorës,.....fl.291.
217
Vlorë – Sazan - Pashaliman, si dhe të anijes së shpëtimit të nëndetëseve dhe të
ofiçinës lundruese; pengimin e dorëzimit ekuipazhit shqiptar, të dy nëndetëseve dhe
bazës lundruese “Tomorri”, çka duhet të ishte realizuar që më 1 korrik të vitit 1960; si
dhe ndërprerjen që në muajin gusht të vitit 1960, të furnizimeve materiale për Bazën e
Vlorës, duke penguar zhvillimin normal të punimeve ose ndërprerjen e punës në disa
objekte të veçanta.896
Për të gjitha këto zvarritje e vonesa, kërkohej ndërhyrja e
mareshalit Greçko pranë autoriteteve qeveritare sovjetike.
Por, menjëherë pas kongresit u aktivizuan edhe strukturat e Traktatit të
Varshavës. Më 24 shkurt të vitit 1961, kryeministri Mehmet Shehu priti përfaqësuesin
e Traktatit të Varshavës në Tiranë gjeneralkolonel A. M. Andrejev, me kërkesën e këtij
të fundit, për të diskutuar për gjendjen në Bazën Ushtarake Detare të Vlorës.
Më 28 shkurt 1961, gjenerali sovjetik informoi me shkrim “mbi marrëdhëniet
jo normale ndaj marinarëve sovjetikë.”897 Informacioni i gjeneralit Andrejev
përmbante disa raste ordiniere e rutinore, të cilat ai i vlerësonte si shkelje të rënda të
palës shqiptare: Më 23 janar 1961, kundëradmirali Hito Çako ngriti në alarm brigadën
e garnizonit të ishullit Sazan dhe kundëradmirali Abdi Mati i dha alarm flotiljes së
Vlorës, duke mos njoftuar këshillëtarin e komandantin e brigadës sovjetike; më 23
janar “lot” i Sazanit diktoi një grup anijesh të panjohura, duke mos njoftuar sovjetikët;
më 19 shkurt oficeri i rojes të grupit shqiptar të nëndetëseve nxjorri anije e katera në
stërvitje, pa pëlqimin e komandantit sovjetik të brigadës së nëndetëseve; më 26
shkurt, komandanti i nëndetses S -270 toger Aleko Pojani, dezhurni toger Petrit
Myftiu dhe komandantët e anijeve injoruan dezhurnin operativ sovjetik të brigadës;
më 23 janar 1961 dezhurni lejoi mbёrritjen e 20 oficerëve shqiptarë në bazën lundruese “Nemçinov”, pa vënë në dijeni komandën sovjetike; më 1 shkurt 1961
kapteri shqiptar hodhi bishtin e cigarës në mënyrë demostrative në kuvertën e bazës
lundruese; më 1 shkurt një kapter shqiptar i deklaroi një kapteri sovjetik se këtu jam
unë komandant lokali, po nuk të pelqeu shko në BS; më 1 e 2 shkurt efektivi shqiptar i
nëndetsës S - 270 nuk zbatoi udhëzimet e instruktorit sovjetik; më 3 shkurt 1961
komanda shqiptare nxjorri në dok nëndetësen pa ekuipazhin sovjetik; më 5 shkurt
1961 në shtëpitё ku banonin oficerët sovjetikë njërëz të pa njohur kanë bërë nevojën
në kafazët e shkallëve; më 7 shkurt fëmijve sovjetikë në fshatin Dukat u është thënë:
do t’u vrasim të gjithëve, shkoni në shtëpi; më 8 shkurt komandanti i nëndetsës S -
270 A. Pojani refuzoi të bëjë mësim me komandantin instruktor sovjetik; më 13 shkurt
nuk u lejuan puntorët sovjetikë të hynin në nëndetsën S - 270, për riparime; më 7 dhe
14 shkurt 1961 ekuipazhi i nëndetsës S - 296 nuk shkoi në stërvitje me instruktorin
sovjetik. Kishte raste që në prani të marinarëve sovjetikë ishin hequr flamurët
sovjetikë etj. Në informacion, për periudhën dhjetor të vitit 1960 deri në mars të vitit
1961, radhiteshin mbi 38 raste të rëndomta të “prishjes” së marrëdhënieve nga pala
shqiptare.898
Më 22 mars 1961, në mungesë të përgjigjes nga pala sovjetike për problemet e
ngritura në letrën e ministrit Balluku, kryetari i Këshillit të Ministrave, Mehmet
Shehu, i dorëzoi gjeneralit sovjetik Andrejev përgjigjen, në formën e një promemorie,
për problemet e ngritura në letrene 28 shkurtit. Në përgjigje, nënvizohej se problemet
e ngritura nga përfaqësuesi i Komandës së Bashkuar nuk ishin konsultuar e zgjidhur
me instancat e duhura të Bazës së Vlorës, nuk ishin shtruar asnjëherë në Ministrinë e
896
AQFA, F.100/3, viti 1961, D.41. 897
AQSH, F. 14/AP, TV, viti 1961, D.3, fl.11. Informacion pune, dërguar nga general Andrejev, kryetarit
të këshillit të Ministrave M. Shehu, më 28 shkurt 1961. 898
AQSH, F. 14/AP, TV, viti 1961, D.3, fl.11-17.
218
Mbrojtjes të Shqipërisë dhe nuk ishte vënë në dijeni kjo ministri.899
Në promemorien e qeverisë shqiptare vihej në dukje se nga verifikimi në vend
i problemeve të ngritura rezultoi, se realiteti i ngjarjeve në Bazën e Vlorës, nuk
përputhej me paraqitjen e bërë nga përfaqësuesi i Traktatit të Varshavës. Me fakte
hidheshin poshtë rastet e përmendura dhe në të njëjtën kohë evidentoheshin rastet e
shkeljeve disiplinore e të rregullave si nga efektivi shqiptar, ashtu edhe nga efektivi
sovjetik, të cilat kishin ndodhur jo vetëm në periudhën e pretenduar, por edhe në vitet
e mëparshëm. Në promemorie, hidheshin poshtë edhe pretendimet lidhur me
koordinimin e veprimeve dhe respektimin e kompetencave, duke vlerësuar si shkak të
mungesave në këtë drejtim mosnjohjen nga oficerët e instruktorët sovjetikë, të
autoritetit e kompetencave të oficerëve përgjegjës shqiptarë në bazë, veprime këto në
kundërshtim me marrëveshjet dy palëshe. Sipas shpjegimeve, shumica e rasteve ishin
të karakterit ordinier, që mund të ndodhnin në çdo repart ushtarak dhe zmadhimi i tyre
në mënyrë të njëanëshme e jo objektive nuk i shërbente forcimit të marrëdhënieve. Në
promemorie, përcaktohej se shkaku i uljes së shkallës së gatishmërisë në Bazën e
Vlorës, nuk ishin rastet e përmendura nga përfaqësuesi sovjetik, por qëndrimi i ri i
palës sovjetike lidhur me zbatimin e marrëveshjeve për këtë bazë.900
Në këtë situatë e në këto rrethana, bëheshin përgatitjet dhe pritej mbledhja e
radhës e Komitetit Politik Konsultativ të Traktatit të Varshavës, e përcaktuar për në
datën 28 dhe 29 mars të vitit 1961. Këtë veprimtari të rëndësishme, të nivelit më të
lartë të Traktatit të Varshavës, qeveria shqiptare shpresonte ta shfrytëzonte për të
diskutuar problemet e shqetësimet e shfaqura në fushën e bashkëpunimit ushtarak, të
bëra prezent më parë në rrugë zyrtare. Por duke e parashikuar frymën e mbledhjes,
udhëheqja shqiptare vendosi të përfaqësohej nga Beqir Balluku – ministër i Mbrojtjes,
Behar Shtylla - ministër i Punëve të Jashtme dhe Koço Theodhosi - kryetar i
Komisionit të Planit të Shtetit, një nivel më i ulët se zakonisht, pasi Enver Hoxha për
arsye sigurie kishte vendosur të mos merrte pjesë në këtë mbledhje.
Më datën 27 mars, një ditë para hapjes së seancës së mbledhjes, Komandanti i
Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Bashkuara të Traktatit të Varshavës mareshali
Greçko i dorëzoi Beqir Ballukut përgjigjen e letrës së dërguar prej këtij të fundit më
25 shkurt. Letra, përveç trajtesës së ndihmës që BS i kishte dhënë Shqipërisë në
fushën ushtarake, për sigurimin e mbrojtjes, për furnizimin me armatime dhe
materiale ushtarako - teknike, përqendrohej kryesisht në situatën e “palejueshme ndaj
ushtarakëve, specialistëve sovjetikë dhe familjeve të tyre në Bazën e Vlorës”901.
Përveç rasteve të parashtruara nga përfaqësuesi i Traktatit të Varshavës në
Tiranë, në letër radhiteshin edhe disa raste të tjera. Sipas letrës, në fillim të nëntorit të
vitit 1960, flotilja shqiptare dhe artileria bregdetare kishin kaluar në gadishmëri të
lartë luftarake, pa njoftuar përfaqësuesin e Komandës së Bashkuar dhe komandantin
sovjetik të nëndetëseve; në ishullin e Sazanit tre katera silurues ishin armatosur me
torpedo luftarake e dy anije kundërnëndetëse me bomba thellësie, si dhe ishin ndaluar
lejet për oficerët e flotiljes, pa dijenin e sovjetikëve; në Pashaliman ishin vendosur
poste plotësuese për ruajtjen e depove, punishteve e pirsit lundrues, si dhe ishin dhënë
899
Po aty, fl.18-30. Promemorie e kryetarit të Këshillit të ministrave të RPSH Mehmet Shehu dërguar
përfaqësuesit të Traktatit të Varshavës gjeneralkolonel A. M. Andrejev më 22 mars 1961. 900
AQSH,F. 14/AP, TV, viti 1961, D.3, fl.36. (Promemorie e kryetari të Këshillit të ministrave të RPSH
Mehmet Shehu, dërguar gjeneralkolonel A. M. Andrejev, më 22 mars 1961). 901
AQSH,F. 14/AP, OU,TV, viti 1961, D.1, fl.11. Letër e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të
Armatosura të Bashkuara të Traktatit të Varshavës, mareshalit të BS A. Greçko, drejtuar më 27 mars
të vitit 1961 ministrit të Mbrojtjes të RPSH gjeneral kolonel Beqir Ballukut, në Moskë një ditë para
fillimit të mbledhjes së Komitetit Politik Konsultativ të Traktatit të Varshavës.
219
udhëzime për të mos lejuar ushtarakët sovjetikë të shkojnë në depo; më 1 nëntor
kundëradmirali Abdi Mati kishte akuzuar në formë brutale instruktorin sovjetik për
gjoja mësim të keq të ekipazheve shqiptare dhe kishte fyer këshillëtarin Kapitenin e
Rangut I, I. Kulik; më 10 nëntor një togё shqiptare e armatosur në mënyrë demostrative kishte shkuar për të marrë në ruajtje nëndetëset; më 15 nëntor dezhurni
shqiptar, Kapiteni i Rangut II Pali Carapuli u orvat të pengojë ngarkimin e torpedeve
në nëndetëse: më 16 nëntor, kundëradmirali Abdi Mati në një bisedë me
kundëradmiralin sovjetik Zagrebin kishte deklaruar se asnjë nëndetëse nuk do të dilte
nga Pashalimani pa lejen e tij; më 18 nëntor u dha urdhëri për mosdaljen njëherësh në
det të dy nëndetëseve me ekuipazh sovjetik, por nëndetëset të dilnin një nga një e me
ekuipazh shqiptar. Oficerët shqiptarë kishin filluar të sillen me përbuzje ndaj
rekomandimeve të komandantëve dhe instruktorëve sovjetikë. Përmendeshin disa
raste ordiniere, duke përfshirë rastin e 22 marsit, kur pesë gra sovjetike u vunë në
tallje nga një polic shqiptar, si dhe udhëzimi i autoriteteve shqiptare për të mos ngritur
flamujtë sovjetikë në Bazën Ushtarake të Vlorëse etj.902
Gjithashtu, në letër
stigmatizohej deklarata e Enver Hoxhës në Kongresin IV të partisë, për sulmin e
përgatitur kundër Shqipërisë, duke e vlerësuar “si përpjekje për të krijuar në popull
përshtypjen sikur Shqipërisë i kërcënohej një rrezik ushtarak i drejtpërdrejtё”903. Letra
përfundonte me parashtrimin për gjetjen e një “zgjidhjeje tjetër” të bashkëpunimit
ushtarak me Shqipërinë, në kuadrin e Traktatit të Varshavës.
“Zgjidhja tjetër” e bashkëpunimit sipas Greçkos konsistonte në faktin që të
gjitha anijet e nëndetëset dhe elementët e shërbimit të tyre në Bazën e Vlorës, të
kompletoheshin vetëm me efektiv sovjetik. Në të kundërt, paralajmëronte letra,
problemi i bazës do t’i raportohej Komitetit Politik, si dhe do të shtrohej para qeverisë
sovjetike çështja e tërheqjes të të gjitha anijeve ushtarake dhe specialistëve sovjetikë
nga Shqipëria.904
Letra dhe deklarata për mundësinë e tërheqjes së bazës, tregonte se mbledhja e
Komitetit Politik do të ishte mjaft e ashpër. Me t’u njohur me përmbajtjen e letrës,
Enver Hoxha në mënyrë urgjente e udhëzoi Beqir Ballukun: “letrën e Greçkos hidhe
në shportë dhe përgjigju vetëm atyre çështjeve që ai dhe të tjerët do të shtrojnë të në
mbledhje”, si dhe “mos fol i pari.” Ndërsa, lidhur me Bazën e Vlorës udhëzonte të
deklarohej se “qeveria shqiptare nuk pranon as ndryshimin më të vogël nga statuskoja
aktuale e përcaktuar nga marrëveshjet zyrtare në mes dy qeverive”905. Gjithashtu,
Hoxha i kërkoi delegacionit të jepte votën kundra çdo “vendimi që mund të merret
kundër statusit në Bazës dhe mosrespektimit të marrëveshjeve midis BS dhe RPSH”.
Beqir Balluku reagoi menjeherë sipas udhëzimeve, duke i kthyer përgjigje Greçkos po
me letër më 28 mars në mëngjes, para fillimit të mbledhjes. Në përgjigje, shprehej
keqardhje për përmbajtjen e letrës së mareshalit Greçko të një dite më parë, e cila
“përmbante një seri faktesh të paqëna dhe kërcënimesh të palejueshme”, si dhe
hidheshin poshtë pretendimet për keqtrajtimin e ushtarakëve sovjetikë në Bazën e
Vlorës, si të papranueshme. Në letër - përgjigje nënvizoheshin tri probleme kryesore:
a. Baza Ushtarake Detare e Vlorës, si e vetmja bazë e kampit socialist në Detin
Mesdhe, me rëndësi për mbrojtjen e Shqipërisë e të gjithë kampit, e “krijuar me
inisiativën e KQ të PPSH” do të vihej në funksion të plotë, në rast të zbatimit të
902
Po aty, fl.13. 903
Po aty. 904
AQSH, F. 14/AP, TV, viti 1961, D.1, fl.17. 905
AQSH,F. 14/AP, TV, viti 1961, D.2, fl.2. Radiogram i Beqir Ballukut dërguar nga Moska për Enver
Hoxhën, më 27 mars të vitit 1961 dhe përgjigja e Enver Hoxhës në dorëshkrim.
220
detyrimeve të përcaktuara për të dy qeveritё në marrëveshjet e përbashkëta.906
b. Kërkesa “për të plotësuar luftanijet e bazës vetëm me ekuipazh sovjetik”, si
dhe “kërcënimi për tërheqjen e tyre, domethënë të likujdimit të Bazës së Vlorës” do të
ishte në kundërshtim të hapur me marrëveshjet në fuqi dhe do të cënonte sovranitetin
e Shqipërisë dhe se përgjegjësinë për një akt të tillë të njëanëshëm do ta mbante
qeveria sovjetike.
c. Hidheshin poshtë “konsideracionet e padrejta lidhur me njoftimin mbi
komplotin e organizuar nga Jugosllavia dhe Greqia në bashkëpunim me Flotën e 6 - të
Amerikane dhe që u zbulua kohët e fundit nga organet e sigurimit të shtetit shqiptar.”
Në letër theksohet se “nuk i lejohet askujt të vërë në dyshim deklaratën e KQ të PPSH
të bërë në Kongresin IV të PPSH lidhur me këtë çështje.”
Letërkëmbimi përmban qëndrimet e të dy palëve, por të parashtruara jashtë
mbledhjes. Mbledhja e Komitetit Politik Konsultativ tё Traktatit të Varshavës filloi më datën 28 mars. Në seancën e parë, u parashtrua rendi i ditës i paracaktuar: raport i
komandantit të Forcave të Bashkuara të Traktatit të Varshavës “mbi gjendjen e
gatishmërisë ushtarake” dhe Raporti i zëvendëspresidentit të Komisionit të Planit të
Shtetit të BS “mbi specializimin e prodhimit ushtarak të vendeve të Traktatit të
Varshavës”907. Mareshali Greçko referoi për gjendjen ndërkombëtare dhe forcimin e
fuqisë mbrojtëse të vendeve të Traktatit të Varshavës, por nuk trajtoi asgjë lidhur me
përmbajtjen e letrës së një dite më parë. Mbas tij mbajti fjalën kryetari i Komisionit të
Armatimeve, duke treguar për një fillim të “rregullt” të mbledhjes. Megjithatë, me
përfundimin e dy referuesve kryesorё mbledhja u ndërpre, duke mos kaluar në
diskutime siç ishte vendosur në rendin e ditës, dhe u lajmërua se do të vazhdonte në
mëngjesin e ditës tjetër.
Situata tepër e acaruar e letërkëmbimit u reflektua në takimin zyrtar të
zhvilluar midis mareshalit Greçko dhe Beqir Ballukut më datën 28 mars, pasdite. Në
takim, duke shprehur keqardhje për marrëdhëniet jo normale të krijuara, mareshali
Greçko mbrojtji pikëpamjet e shprehura në letrën e datës 27 mars, duke aluduar për
mos respektim dhe diskretitim të Hrushovit në Shqipëri, për ndryshim qëndrimi nga
pala shqiptare e reflektuar edhe në Bazën e Vlorës, duke konkluduar “se kështu nuk
mund të vazhdohet.” Gjithashtu, kërkoi krijimin e një komisioni që do të shikonte
gjendjen në vend, në Bazën e Vlorës dhe t’i raportonte udhëheqjes. Ndërsa Beqir
Balluku, nga ana e tij, mbrojti qëndrimin e shprehur në letrën e datës 28 mars, duke
hedhur poshtë pretendimet e mareshalit Greçko dhe duke kërkuar zbatimin e
protokolleve dhe marrëveshjeve të nënshkruara më parë midis të dy qeverive. Ai u
shpreh dakord për krijimin e një komisioni për verifikimin në vend të gjendjes në
Bazën e Vlorës, por komisioni të shikonte edhe çështjen e moszbatimit të
marrëveshjeve nga ana e qeverisë sovjetike lidhur me bazën.908
Më datën 29 mars të vitit 1961 filloi seanca e dytë e mbledhjës së Komitetit
Politik Konsultativ të Traktatit të Varshavës. Organizatorët e mbledhjes, në
kundërshtim me rendin e ditës të deklaruar, u shpërndanё pjesëmarrësve edhe dy letrat, përkatësisht të Greçkos dhe të Beqir Ballukut, këmbyer dy ditët e fundit, çka
906
AQSH, F. 14/AP, TV, viti 1961, D.1, fl.18-21. Letër e ministrit të Mbrojtjes së RPSH gjeneral kolonel
Beqir Balluku dërguar Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Bashkuara të
Traktatit të Varshavës mareshalit të BS Greçko, më datën 28 mars të vitit 1961, në përgjigje të letrës
së një dite më pare të mareshali Greçko. 907
AQSH, F. 14/AP, TV, viti 1961, D.1, fl.62. 908
Po aty, fl.26-32. Shënime nga bisedimet midis Beqir Ballukut dhe mareshalit Greçko në takimin e
datës 28 mars të vitit 1961, ora 16.30, ditën e fillimit të mbledhjes së Komitetit Politik Konsultativ
të vendeve pjesëmarrëse të Traktatit të Varshavës.
221
tregonte se ishte synimi të diskutohej edhe problemi i Bazës së Vlorës dhe çёshtjet e marrëdhëniet me Shqipërinë. Në këtë seancë, diskutoi Beqir Balluku, i cili duke u
përqëndruar vetëm në rendin e ditës, shprehu qëndrimin e qeverisë shqiptare lidhur
me raportet e mbajtura në seancën e hapjes. Në funksion të “forcimit të gatishmërisë,
për mbrojtjen e atdheut dhe kufijve të kampit socialist”, në emёr të qeverisë shqiptare iu kërkua qeverisë sovjetike që të marrin në konsideratë të favorshme listen e teknikës
luftarake të përgatitur nga komisioni përkatës i Këshillit Ekonomik të Ndihmës
Reciproke për Shqipërinë dhe të sigurojë furnizimin e saj.909
Gjithashtu, u shpreh
bindja se kërkesat e palës shqiptare do të gjenin mirëkuptimin e duhur nga ana e BS
dhe vendeve të tjera të Traktatit të Varshavës. Ndërkohë, në fjalën e tij nuk u ndal fare
në problemin e Bazës së Vlorës dhe problemet e tjera të trajtuara në letrën e Greçkos.
Në mbyllje të fjalës së Beqir Ballukut, mareshali Malinovski pyeti për
mungesën e trajtimit të çështjeve që ngriheshin në letrën e Greçkos, pasi letra u ishte
shpërndarё pjesëmarrësëve. Duke ndërhyrë, Hrushovi shtoi se duhej dhënë përgjigje “për gjendjen e padurueshme të krijuar për njerëzitë sovjetikë në Bazën e Vlorës”910
.
Beqir Balluku, rezervoi të drejtën e fjalës më vonë, për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe
për të sqaruar problemin e bazës.
Ndërkohë, në diskutimet e tyre me radhë T. Zhivkovi, J. Kadar, V. Ulbriht, V.
Gomulka, G. Dezh dhe Novotni, përkatësisht sekretarët e parë e përfaqësues të
Bullgarisë, Hungarisë, RD Gjermane, Polonisë, Rumanisë dhe Çekosllavakisë, duke
“harruar” rendin e ditës kërkuan llogari për “gjendjen e padurueshme të krijuar në
Bazën e Vlorës”, për “mungesën e informacionit për komplotin kundër Shqipërisë”,
me tё cilin “udhëheqësit shqiptarё shkaktuan një panik të kotё” dhe kërkuan
shpjegime për “mungesën e Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut në mbledhje e
Komitetit Politik” etj.911
Valter Ulbriht, lidhur me komplotin shprehu “shqetësimin për
mos njoftimin e vendeve të traktatit dhe të Komandës së Bashkuar” dhe propozoi që
Komiteti Politik të ngarkojë Komandën e Bashkuar “për të dërguar në Shqipëri një
komision me pjesëmarrës nga të gjitha vendet e traktatit, për t’u njohur me materialet
në lidhje me sulmin ndaj Shqipërisë.” Përfaqësuesit e vendeve të tjera diskutuan me
fjalët e sovjetikëve, sepse asnjëri nuk kishte akses në Bazën e Vlorës. Ndërsa,
Hrushovi në fjalën e tij u ndal mbi gjendjen ndërkombëtare dhe mbi Shqipërinë. Sipas
tij, “Shqipëria nuk u përmbahet propozimeve të shteteve socialiste për krijimin e
zonës së paqës në Ballkan”912. Ai theksoi se “Baza e Vlorës ishte paralizuar” dhe nuk
kishte “kuptim që ajo të mbahej më”, prandaj sipas tij, gjendja normale në këtë bazë
sigurohej duke pasur “një komandë sovjetike që t’i nënshtrohej Komandës së
Bashkuar, pa ndërhyrjen e shqiptarëve dhe që anijet ushtarake të kishin vetëm
ekuipazh sovjetik.” Me theks dhe ton Hrushovi foli për Liri Belishovёn, duke e vlerësuar si “luftëtare të zjarrtë” e cila kishte “humbur syrin dhe ishte torturuar nga
fashistët”, ndërsa tani quhej “armike e partisë vetëm pse ishte për BS.” Ndërkohë,
shprehu dëshprim edhe për dënimin e “njeriut të mrekullushëm, komunistit më të
909
Po aty, fl.44. (Fl. 33-45. Fjala e parë mbajtur nga Beqir Balluku, në seancën e dytë të mbledhjes së
Komitetit Politik Konsultativ të Traktaktit të Varshavës, më 29 mars 1961). 910
AQSH, F. 14/AP, TV, viti 1961, D.2, fl.7. Radiogram i Beqir Ballukut nga Moska dërguar Enver
Hoxhës më 29 mars, mbi zhvillimin e punimeve të mbledhjes së Komitetit Politik Konsultativ të
Traktatit të Varshavës. 911
AQSH, F. 14/AP, TV, viti 1961, D.2, fl.46-53. 912
AQSH, F. 14/AP, TV, viti 1961, D.1, fl.57. Fjalimi i parë i Hrushovit në mbledhjen e Komitetit
Politik Konsultativ të Traktatit të Varshavës. Në fjalën e tij, ai trajtoi shkurt gjendjen ndërkombëtare
dhe u përqendrua në vrejtjet për udhëheqjen shqiptare dhe për prishjen e marrëdhënieve midis
Shqipërisë dhe BS.
222
vjetër Koço Tashko” etj.913
Menjëherë pas Hrushovit, fjalën e merr kryetari i delegacionit shqiptar Beqir
Balluku, i cili protestoi dhe denoncoi ndryshimin e rendit të ditës dhe “kthimin e
mbledhjes në një gjyq provokues kundër Shqipërisë”914. Ai hodhi poshtë si shpifje
akuzat e Hrushovit dhe të diskutantëve të tjerë për politikën e jashtme të Shqipërisëe
sidomos për Bazën e Vlorës, duke e vlerësuar si diktat alternativën e Greçkos që
“qeveria shqiptare të mos këtë asnjë të drejtë mbi bazën ose baza të likujdohej”915,
duke përsëritur qëndrimin e njohur të qeverisë shqiptare. Lidhur me komplotin kundër
Shqipërisë, ai sqaroi pjesëmarrësit e mbledhjes për arrestimin e të gjithë agjentëve të
brendshëm në shërbim të komplotistëve dhe vazhdimin e hetuesisё ndaj tyre. Gjithashtu, Beqir Balluku i’u përgjigj me radhë akuzave të diskutantëve.
Hrushovi, duke replikuar me Beqir Ballukun, i revoltuar theksoi se në Shqipëri
veprohej si në kohën e Berias dhe se “Mehmet Shehu ishte Beria i Shqipërisë dhe ai
don të vrasё e të presё”916, se “Baza ushtarake e Vlorës nuk mund të vazhdonte më”
etj. Për të justifikuar këtë, Hrushovi nënvizoi se nëndetëset kishin armatim të
vjetëruar, silura të thjeshta me rreze veprimi 5 - 7 km dhe do të ishte e nevojshme të
zëvendësohet me armatim të ri. Sipas tij, me armatimin e ri edhe pa këtë bazë detare,
mund të goditen objektivat në distanca deri në dhjetra e qindra kilometro larg.917
Mareshali Greçko, duke replikuar edhe ai, mbrojti përmbajtjen e letres së tij
drejtuar Beqir Ballukut, fjalën e Hrushovit dhe të diskutantëve të tjerë. Ashtu si
Hrushovi, edhe Greçko ritheksoi përsëri se Baza e Vlorës mund të realizoi detyrat
duke qënë “një komandë unike në bazë, pa ndërhyrjen e organeve ushtarake
shqiptare”, duke pasur vartësi direkt nga kryekomandanti i Forcave të Bashkuara të
Traktatit të Varshavës, si dhe të gjithë ekuipazhet e anijeve e nëndetëseve të
kompletoheshin me marinarë sovjetikë.918
Greçko dhe Gomulka propozuan krijimin e
një komisioni të përbashkët, për hetimin në vend të fakteve për komplotin kundër
Shqipërisë dhe për zgjidhjen e çështjes së Bazës së Vlorës.
Në përfundim të mbledhjes me shumicë votash, me votën kundër të
delegacionit të Shqipërisë, u miratua vendimi i Komitetit Politik Konsultativ. Në
vendimin prej dy faqesh nuk pasqyrohet asnjë gjë për rendin e ditës. Vendimi fillon
me njohjen e të dy letrave të shkëmbyera para mbledhjes, vijon me deklaratën e Enver
Hoxhës në Kongresin IV të PPSH dhe përfundon me Bazën e Vlorës. Konkretisht
vendimi kërkon nga qeveria shqiptare që t’i paraqesё pa vonesë Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Bashkuara të Traktatit të Varshavës, të
dhënat mbi të cilat ishte bazuar deklarata për sulmin kundër Republikës Popullore të
Shqipërisë.919
Gjithashtu, vendimi përcakton se luftanijet e flotës në Gjirin e Vlorës të
shërbehen vetëm nga ekuipazhe sovjetike dhe drejtimi i tyre të realizohej nga një
komandë unike sovjetike, të varur direkt nga kryekomandanti i Forcave të
Bashkuara.920
Pa këto kushte, pjesëmarrësit do të propozonin largimin e forcave
913
AQSH, F. 14/AP, TV, viti 1961, D.1, fl.57,58. 914
po aty, fl.63. Fjalimi i dytë i Beqir Ballukut në mbledhjen e Komitetit Politik Konsultativ të Traktatit
të Varshavës, më 29 mars 1961. 915
po aty, fl.70. 916
po aty fl.79. (Në dokumentet ruse të botuara, protokolli i mbledhjes rezulton me shkurtime dhe nuk i
përmban të gjitha fjalimet dhe replikat. Për më tepër shih: Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria
dhe Kosova në arkivat ruse ...., fl.219-231). 917
Hamit Kaba &Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,.....fl.226. 918
Po aty , fl.228. 919
AQSH, F.14/AP, OU, viti 1961, D.1, fl.107. Vendimi i Komitit Politik të Konsultativ të Traktatit të
Varshavës, më 29 mars të vitit 1961. 920
Po aty, fl.108.
223
ushtarake sovjetike nga Shqipëria. Procedura e mbledhjes dhe vendimi i komitetit
reflektonin një vendim të marrё përpara mbledhjes për Bazën e Vlorës, nga strukturat
partiake e shtetërore në Kremlin.
Qeveria shqiptare, pavarësisht se nuk kishte dijeni për këtë vendim, nisur nga
zhvillimet në mbledhjen e Komitetit Konsultativ Politik të TV dhe duke e parashikuar
tendencën e qeverisë sovjetike për mundësinë e tërheqjes në mënyrë të fshehtë, të të
gjitha anijeve e nëndetëseve nga Shqipëria, menjëherë mori një varg masash për
forcimin e gatishmërisë së gjithanshme luftarake. Flota Luftarake Detare shqiptare
dhe artileria bregdetare në të gjithë rajonin e Gjirit të Vlorës dhe të zonave për rreth u
kalua në shkallën më të lartë të gatishmërisë; u ndalua leja e oficerëve dhe u urdhërua
mbajtja prej tyre në vijimësi të armatimit personal; u vendos patrullimi 24 orësh i
Gjirit të Vlorës dhe kryerja e shërbimit të gatshëm i anijeve lufarake e i katerave
silurues në Ishullin e Sazanit të pajisur me armatim e silura lufarakё; u ndalua lëvizja nga Pashalimani i anijeve luftarake e nëndetëseve, pa lejen e komandёs së Flotës Lufarake Detare shqiptare, si dhe u ndalua futja e instruktorëve sovjetikë në
nëndetëset me ekuipazhe shqiptare.
Në një situatë të tillë tepër të vështirë e komplekse, në kushtet e degradimit të
shpejtuar të saj, më 1 prill të vitit 1961, Byroja Politike e KQ të PPSH diskutoi lidhur
me Bazën e Vlorës dhe konkludoi t’i përgjigjej kërcënimit të Komitetit Politik
Konsultativ me të njëjtin tonalitet, duke vënë disa kushte dhe duke ngritur shkallën e
pretendimit. Në mbledhjen e Byrosё Politike të PPSH u vendos që t’u dërgohet një
letër anëtarëve të Komitetit Politik Konsultativ, në të cilën të përcaktohej se anijet e
dislokuara në Bazën e Vlorës: 8 nëndetëse, baza lundruese dhe anijet e tjera
ndihmuese, duhet t’u dorëzohen palës shqiptare, sipas marrëveshjeve të nënshkruara,
përndryshe sovjetikët duhet të largohen nga Baza e Vlorës.
Në vijim të kësaj direktive, më 5 prill të vitit 1961, Mehmet Shehu në emër të
qeverisë shqiptare u drejtohet me një deklaratë të gjatë, qeverive të vendeve socialiste,
anëtare të Traktatit të Varshavës, Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të
Armatosura të Bashkuara të TV, Mareshalit Greçko dhe për njoftim qeverive të Kinës,
Koresё,Vietnamit e Mongolisë, lidhur me vendimin e Komitetit Politik Konsultativ të
datës 29 mars dhe qëndrimin e delegacionit shqiptar në mbledhjen e këtij komiteti.921
Në deklaratën e qeverisë shqiptare, hidhen poshtë akuzat për politikën e jashtme të
Shqipërisë, si dhe propozimi për dërgimin e një komisioni të vendeve pjestare të
Traktatit të Varshavës, për te hetuar vërtetësinё e fakteve mbi komplotin e organizuar nga Jugosllavia, Greqia në bashkëpunim me Flotën e Gjashtë.
Në letër, për herë të parë flitej më hapur për skenarin e “organizimit të sulmit”
kundër Shqipërisë. Sipas deklaratës, nga “deponimet” e të akuzuarëve, plani
konsistonte në fillimin e provokacioneve e turbullirave me anën e grupeve
diversioniste të armatosura, të organizuara në territorin e RPSH, duke krijuar tension e
pasiguri dhe me njëherë do të futeshin në veprim banda të armatosura civile nga
territoret e Greqisë dhe të Jugosllavisë, të përbëra nga emigrantët shqiptarë në këto
vende, duke sulmuar kufijtë e Shqipërisë, për krijimin e një plasdarmi për angazhimin
në luftim të forcave të rregullta ushtarake jugosllave e greke, të koordinuara me
veprimet nga deti të Flotës së Gjashtë Amerikane.922
Sipas këtij skenari, “pararoja” e
forcave kryesore të komplotistëve do të ishte rrjeti agjenturor brenda Shqipërisë me në
krye ish kundëradmiralin Teme Sejko, i cili kishte qenë në shërbim të spiunazhit grek
921
AQSH, F. 14/AP, viti 1961, D.4, fl.12-20. Letër e kryetarit të Këshillit të Ministrave të RPSH
Mehmet Shehu dërguar më 5 prill të vitit 1961 (Për më tepër shih: AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1961,
D.4. fl.109-116). 922
Po aty, fl.15-16.
224
qysh prej shumë viteve më parë. Të gjithë bashkëpuntorët e arrestuar u
“vetëdeklaruan” të lidhur me spiunazhin grek, jugosllav dhe amerikan.923
Në letër
shprehej habia për akuzën se Shqipëria kishte shkelur nenet 3 e 5 të Traktatit të
Varshavës, për mos njoftimin për sulmin ndaj saj. Sqarohej fakti se Enver Hoxha në
Kongresin IV të PPSH nuk kishte deklaruar për kryerjen e sulmit, por ishte përgatitur
një sulm, pasi komploti kishte dështuar sepse rrjeti agjenturor ishte likuiduar. Sipas
letrës, menjёherё pas diktimit/zbulimit tё komplotit u deklarua në kongres dhe u
njoftuan vendet e Traktatit të Varshavës nëpërmjet ambasadorëve të tyre në Shqipëri,
si dhe komanda e traktatit, nëpërmjet përfaqësuesit të saj pranë ushtrisë shqiptare.
Prandaj, qeveria shqiptare e quante të padrejtё vendimin për dërgimin e komisionit të
vendeve të Traktatit të Varshavës, duke e vlerësuar si mosbesim dhe ndërhyrje në
punët e brendshme924
.
Gjthashtu, në deklaratë vlerësohej i padrejtё vendimi mbi Bazën e Vlorës, si shkelje e hapur e marrëveshjeve të nënshkruara midis dy vendeve dhe se qeveria
shqiptare nuk do të pranonte kurrsesi dorëzimin e bazës ekuipazheve sovjetike, duke
pohuar qëndrimin e vendosur “se e vetmja rrugë zgjidhjeje e çështjes do të ishte
zbatimi i përpiktë i marrëveshjeve shqiptaro - sovjetike” të 12 shtatorit 1957 dhe 3
maj 1959, në “bazë të të cilave të gjitha mjetet luftarako - detare në Bazën e Vlorës
duhet t’u dorëzohen, në kohën më të shkurtër që të jetë e mundur, ekuipazheve
shqiptare”925. Vijohej, se “në rast se qeveria sovjetike nuk pranon zbatimin e
marrëveshjeve ekzistuese mbi Bazën e Vlorës dhe vendos të largojë forcat e veta
ushtarako – detare nga kjë bazë, në përputhje me vendimin e Komitetit Politik
Konsultativ”, atëherё qeveria shqiptare “nuk do të nxjerr pengesa dhe do të tregohet e
gatshme për t’i dhënë BS lehtësitë e rastit për evakuimin e forcave ushtarako – detare
sovjetike nga Baza e Vlorës”926.
Në deklaratën e qeverisë shqiptare, ndërprerja e ndihmës ekonomike dhe
ndihmës për armatimin e ushtrisë shqiptare, vlerësohej si presion politik, ekonomik
dhe ushtarak në një kohë kritike për Shqipërinë. Duke theksuar se ushtria shqiptare
ishte pjesë përbërëse e forcave të Armatosura të Traktatit të Varshavës, qeveria
shqiptare këmbëngulte për mbajtjen e të gjitha anijeve dhe nëndetëseve që ndodheshin
në Gjirin e Vlorës, ashtu siç ishte përcaktuar në marrëveshjet e nënshkruara.
Reagimi i palës sovjetike, ndaj deklaratës së qeverisë shqiptare ishte i
menjëhershëm. Më 26 prill, zëvendëskryetari i parë i Këshillit të Ministrave të
Bashkimit Sovjetik A. Kosigin, në emër të qeverisë, në letrën e përgjigjes shprehte
keqardhjen që “Shqipëria nuk bashkohej me vendet e Traktatit të Varshavës për të
mënjanuar shfaqjet jo normale lidhur me marrëdhëniet e Shqipërisë me BS dhe vendet
e tjera”927. Në përgjigjen e qeverisë sovjetik, bëhej historia e ndihmave që BS i kishte
dhënë Shqipërisë pas luftës, duke përmendur shifrёn 2 miliardë rubla, faljen e detyrimeve në vitin 1957 prej 456 milionë rubla dhe dhurimin e 26 ndërmarrjeve
industriale; ndihmën ekonomike e teknike, projektimin e rikonstruksionin e rreth 80
923
AQSH, F. 14/AP, MPKBS, viti 1961, D.4, fl.16. Vijon letra e kryetarit të Këshillit të Ministrave të
RPSH Mehmet Shehu dërguar më 5 prill të vitit 1961, qeverive të vendeve socialiste, anëtare të
Traktatit të Varshavës, Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Bashkuara të TV,
Mareshalit Greçko dhe për njoftim qeverive të Kinës, Koresё,Vietnamit e Mongolisë 924
Po aty, fl.14-17. 925
AQSH, F. 14/AP, MPKBS, viti 1961, D.4, fl. 18. 926
Po aty. 927
Po aty, fl.23. (Fl. 21-37 Letër e zëvëndëskryetarit të Parë të Këshillit të Ministrave të BS A. Kosigin,
drejtuar Këshillit të Ministrave të RPSH më 26 prill 1961, në përgjigje të letrës të datës 5 prill 1961
të kryetari të Këshillit të Ministravë të RPSH Mehmet Shehu). (Shih : AQSH, F.490, viti 1961,
D.1149, fl.20-36).
225
ndërmarrjeve industriale në periudhën 1950 - 1960; ndihmën në bujqësi me mbi 752
traktorë e 50 autokombajna; dërgimin në Shqipëri të mbi 3000 specialistëve të
kualifikuar për ndihmë në sektorё të ndryshëm të ekonomisë dhe përgatitjen e mbi
3000 specialistëve civilë e ushtarakë në shkollat e akademitë sovjetike; si dhe ndihmë
ushtarake me vlerë 1 miliardë rubla, nё armatime dhe materiale ushtarako -
teknike.928
Përgjigja sovjetike vlerësonte Bazën e Vlorës si të krijuar “me iniciativën e
qeverisë sovjetike dhe me pёlqimin e mbështetjen e qeverisë shqiptare”, duke
dislokuar 12 nëndetëse, 2 baza lundruese, 12 anije të vogla mbiujëse, 24 anije
ndihmuese e furnizimi, pajisje, armatime e materiale, si dhe ushtarakë e specialistë
sovjetikë për të ndihmuar në ndërtimin e bazës, përgatitjen luftarake dhe stërvitjen e
kuadrove etj. Gjithashtu, përmendet ndihma e dhënë nga BS në arenën
ndërkombëtare, që nga Konferenca e Parisit e vitit 1946, pranimi në OKB,
anëtarësimi në KNER, në Traktatin e Varshavës etj. Për mosmarrëveshjet e sulmet
kundër BS, si dhe për “situatën e papranueshme” për ushtarakët sovjetikë në Bazën e
Vlorës, fajёsohej qeveria shqiptare. Në letër, numroheshin një varg rastesh, që sipas tyre, cilësoheshin incidente të krijuara nga pala shqiptare, si: vënia në gatishmëri dhe
armatosja e anijeve me torpedo dhe bomba thellësie pa dijeninё e sovjetikëve, vënia në gatishmëri të baterive të artilerisë bregdetare që mbulonin hyrjen e daljen në Gjirin
e Vlorës, urdhri për ndalimin e daljes në det të anijeve me ekuipazhe sovjetike, si dhe
raste të sjelljes jo miqësore me marinarët dhe familjet e oficerëve.929
Qeveria shqiptare akuzohej se zbatonte një politikë të jashtme të ndryshme
nga ajo e vendeve të tjera të Traktatit të Varshavës, duke i fryrë histerisë së luftës në
marrëdhëniet me fqinjёt dhe duke acaruar situatën në Ballkan. Në bazë të këtyre arsyeve e parashtrimeve të mësipërme “qeveria sovjetike është e detyruar të
rishqyrtojë çështjen mbi marrëdhëniet e mëtejshme me RPSH.” Sipas letrës,
udhëheqja shqiptare nuk “mund të shpresojë më tutje se BS do t’a ndihmojëatë mbi
bazat e mëparshme, ndihmë të cilën kanë të drejtë t’a marrnin vetëm miqtë dhe
vëllezërit e vërtetë.” Në fund, parashtrohej vendimi se meqenëse se qeveria shqiptare
nuk është dakord me vendimin e Komitetit Politik Konsultativ të TV atëhere “qeveria
sovjetike me keqarrdhje detyrohet të tërheqë të gjitha nëndetëset e saj, anijet
mbiujëse, anijet ndihmuese dhe mjetet e tjera të vendosura në Bazën Ushtarako -
Detare të Vlorës.” Gjithashtu, kërkohej që qeveria shqiptare “t’u japë udhëzime
autoriteteve ushtarake që deri më 20 maj të vitit 1961, të heqi ekuipazhet shqiptare
nga të gjitha anijet, nëndetëset dhe anijet ndihmuese të cilat në kohën e vetë u
dërguara nga BS në Shqipëri, për organizimin e Bazës Ushtarako – Detare në Vlorë.”
Detyra e zbatimit të vendimit dhe evakuimit të anijeve i ngarkohej komandantit të
Flotës së Detit të Zi, admiral V. A. Kasatanov.930
Vendimi i qeverisë sovjetike kërkonte tërheqjen e të gjitha anijeve që ishin
sjellё në Shqipëri, pavarësisht se disa ishin tashmë pjesë e Flotës Detare Shqiptare, ndërsa një pjesë tjetër duhej t’i kalonin palës shqiptare, sipas marrëveshjeve të
përcaktuara dhe të nënshkruara nga të dy palët. Për të qënë solidar me vendimin e
Traktatit të Varshavës, qeveritë hungareze, gjermanolindore dhe bullgare i dërguan
letra qeverisë shqiptare, me tone të forta duke e “këshilluar” të zbatonte vendimin e
Komitetit Politik Konsultativ të Traktatit të Varshavës. Në letrën e qeverisë gjermane,
të firmosur nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Vili Shtof, akuzoheshin
shqiptarët si provokatorё ndaj Jugosllavisë dhe Greqisë.
Qeveria shqiptare, në kundërpërgjigje të vendimit të qeverisë sovjetike dhe të
928
AQSH,F. 14/AP, OU, MPKBS, viti 1961, D.4, fl.23-24. 929
po aty, fl.27-30. 930
po aty, fl.36.
226
kërkesës së vendeve të tjera për zbatimin e këtij vendimi, më 8 maj të vitit 1961,
deklaroi në mënyrë kategorike për domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjeve të
nënshkruara, duke qartësuar qëndrimin lidhur me tërheqjen e forcave ushtarake nga
Baza e Vlorës.931
Deklarata e qeverisë shqiptare, qartëson prerazi dy momente të
rёndësishme: Në radhë të parë, mjetet detare (katër nëndetëse, baza lundruese “Tomorri”,
anijet mbiujëse dhe ndihmëse) të cilat bënin pjesë në grupin e anijeve me ekuipazh
shqiptar, si dhe objektet e tjera të vendosura e të bazuara në Bazën Ushtarake Detare
të Vlorës ishin në pronë e në përdorim efektiv të shtetit shqiptar, prandaj si të tilla do
të mbeteshin në Shqipëri.
Në radhë të dytë, qeveria shqiptare përcaktonte se sipas marrëveshjeve mbi
krijimin e bazës të datës 12 shtator të vitit 1957 dhe 3 maj të vitit 1959, të gjitha
mjetet e ardhura nga BS në Bazën e Vlorës do të kalonin në pronësi të shtetit shqiptar.
Sipas këtyre dokumenteve edhe 8 nëndetëset e tjera dhe baza lundruese
“Katelenikov”, ku shërbimi kryhej nga ekuipazhe sovjetike në cilësinë e
instruktorëve, vlerësoheshin pronë e shtetit shqiptar. Megjithёse, tërheqja e tyre
konsiderohej si padrejtësi, veprim arbitrar dhe i njëanshëm, e cila dëmtonte mbrojtjen
e Shqpërisë, qeveria shqiptare deklaronte se “për hir të miqësisë së përjetëshme që
lidh popullin shqiptar me popullin sovjetik, nuk do të kundërshtojë që këto mjete
detare të largohen.” Gjithashtu, qeveria shqiptare kërkonte që përfaqësuesit e
plotfuqishëm të të dy vendeve, të mblidheshin në Tiranë para datës 20 maj, për të
përcaktuar modalitetet e evakuimit të këtyre mjeteve dhe forcave sovjetike nga Baza e
Vlorës932
.
Kёtë radhë, deklarata e qeverisë shqiptare bёnte një farё diferencimi nga qëndrimet e mëparshme, duke dhënë mundësi për diskutim dhe zgjidhjen me bisedime
të këtij problemi tepër të komplikuar. Nga ana tjetër, qeveria sovjetike autorizoi
ambasadorin në Tiranë I. V. Shikin për t’i paraqitur më 18 maj zëvendësministrit të
Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Halim Budo prememorien e qeverisë sovjetike, në
përgjigje të deklaratave të qeverisë shqiptare.933
Promemoria i referohej qëndrimit
sovjetik të paraqitur në letrën e dërguar nga Kosigini dhe vendimit të Komitetit Politik
të Traktatit të Varshavës, që anijet dhe objektet e Bazës së Vlorës të shërbehen vetëm
me ekuipazh sovjetik. Sipas promemories qeveria sovjetike nuk mund të pajtohej me
deklaratën e qeverisë shqiptare, se “gjoja të gjitha mjetet e forcave ushtarako – detare
sovjetike që gjenden në Gjirin e Vlorës i përkisnin RPSH.” Njëkohësisht, në
promemorie bëhej me dije se qeveria sovjetike pranonte propozimin për takimin në
Tiranë të përfaqësuesve të plotfuqishëm të të dy vendeve, për të diskutuar lidhur me
realizimin e tërheqjes së forcave ushtarako – detare sovjetike nga Vlora, si dhe
përcaktonte delegacionin sovjetik të përbërë nga kryetari N. P. Firjubin,
zëvendësministër i Punëve të Jashtme, dhe anëtarët, gjeneral armate A. I. Antonov,
zëvendës i parë i shefit të Shtabit të Përgjithshëm; N. D. Sergejev, zëvendësshef i
Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Ushtarake Detare dhe S. T. Astavin, shef i degës së
pestё evropiane të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Gjithashtu propozohej që
përfaqësuesit të fillonin punën më 19 maj të vitit 1961 në Tiranë.934
Në bisedën e
931
AQSH, F.490, viti 1961, D.1149, fl.38. (Fl.37-39. Letër e kryetarit të Këshillit të Ministrave të RPSH
Mehmet Shehu drejtuar më datën 8 maj të vitit 1961 Këshillit të Ministrave të BS). 932
po aty, fl.38-39. 933
AQSH,F. 14/AP, TV, viti 1961, D.3, fl.69-71. Promemorie, pa firmë dhe pa datë, dorëzuar dorazi më
18 maj 1961 zëvendësministrit të Punëve të Jashtme Halim Budo nga ambasadori sovjetik Shikin. 934
Po aty. Promemorie, pa firmë dhe pa datë, dorëzuar dorazi më 18 maj 1961 zëvendësministrit të
Punëve të Jashtme Halim Budo nga ambasadori sovjetik Shikin.
227
zhvilluar me rastin e paraqitjes së promemories, zëvendësministri Budo dhe
ambasadori Shikin mbajtën pozicionet e qeverive përkatëse, duke hedhur poshtë
akuzat e njëri tjetrit. Megjithatë, u njoftua se qeveria sovjetike kishte vendosur
dërgimin urgjent të delegacioni për zhvillimin e bisedimeve, gjë që u pranua nga
zyrtari shqiptar, duke shprehur vullnetin për pritjen e trajtimin e këtij delegacioni.935
Më 19 maj të vitit 1961, u dërguan në Tiranë përfaqësuesit fuqiplotë të
qeverisë sovjetike me në krye zëvendësministrin e Punëve të Jashtme N. P. Firjubin.
Qëllimi i përfaqësuesve sovjetikë ishte që të merreshin vesh me shqiptarët për
zbatimin e vendimit të Komitetit Politik Konsultativ të Traktatit të Varshavës. Me
arritjen e delegacionit dhe pa filluar akoma bisedimet, kryetari i delegacionit shqiptar
Halim Budo paraqiti një deklaratë proteste lidhur me pengimin e atasheut ushtarak në
Moskë, Halim Ramohito, për takimin me studentët e marinarët me studime në
Leningrad, si dhe për pengesat e autoriteteve sovjetike për kthimin e studentëve
ushtarakë në Atdhe. Delegacioni shqiptar, nuk pranoi fillimin e bisedimeve deri sa
qeveria sovjetike të merrte masat përkatëse.
Për hapjen e rrugës për vijimin e bisedimeve, më datën 20 maj ministri i
Mbrojtjes të BS Malinovski dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme Kuznjecov,
njoftuan KQ të PK të BS për ndërprerjen e bisedimeve nga pala shqiptare deri sa
qeveria sovjetike të njoftonte për masat e marra për kthimin në atdhe të ushtarakëve
që ndodheshin në BS. Kërkohej gjithashtu që ambasadori në Tiranë të protestonte dhe
të kërkonte vazhdimin e bisedimeve. Po më 20 maj u mor vendimi nga Presidiumi i
KQ të PK të BS që e konsideronte të papranueshëm qëndrimin e mëtejshëm të
atasheut ushtarak shqiptar Halim Ramohito dhe kërkoi largimin e tij nga BS, për
shpifje në drejtim të partisë e qeverisë sovjetike.936
Në të njëjtën kohë, qeveria
sovjetike merrte përsipër krijimin e të gjitha kushteve e lehtësirave për kthimin e
studentëve shqiptarë në Atdhe, si dhe kërkonte krijimin e kushteve për evakuimin e
Forcave Detare Sovjetike nga Vlora dhe vijimin e bisedimeve për këtë qëllim, sipas
kërkesës të palës shqiptare.
Më në fund, më 22 deri më 25 maj u zhvilluan bisedimet në mes të dy
delegacioneve. Kryetarët e delegacioneve bënë nga një deklaratë, duke mbrojtur
qëndrimet këmbëngulëse të qeverive përkatëse. Kryetari i delegacionit shqiptar,
Halim Budo, duke bërë një historik të shkurtër të krijimit të Bazës së Vlorës dhe
përpjekjeve të qeverisë shqiptare për ngritjen e gatishmërisё së saj luftarake, nënvizoi se pas mbledhjes së Bukureshtit, qeveria sovjetike dhe përfaqësuesit e saj në bazë,
krijuan një gjendje jo normale. Qeveria shqiptare ka kundërshtuar me forcë vendimin
e Komitetit Politik Konsultativ të Traktatit të Varshavës dhe kërkonte zbatimin e
marrëveshjeve të nënshkruara nga të dy vendet. Sipas këtyre marrëveshjeve “të gjitha
llojet e anijeve dhe mjeteve të tjera luftarake të vendosura në këtë bazë, që siç dihet
kanë kaluar në pronësi të shtetit shqiptar, duhet t’u dorëzoheshin ekuipazheve
shqiptare.” Sipas përfaqësuesit shqiptar, çështja e bazës të zgjidhet mbi bazën e
marrëveshjeve dy palëshe.937
935
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,.....fl.233. Më 18 maj të vitit
1961, bisedë e regjistruar e ambasadorit të BS në RPSH I. V. Shikin me zëvendësministrin e Punëve
të Jashtme të RPSH, Halim Budo mbi gjendjen e punëve në Bazën Luftarake Detare në Vlorë dhe
mbi marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike. (Shih: AQSH, F. 14/AP, TV, viti 1961, D.3, fl.69-71.
Promemorie e qeverisë së BRSS) 936
Hamit Kaba, E. Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,.....fl.236,239. 937
AQSH F,14/AP, TV, viti 1961, D.3, fl.76-80. Deklaratë e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të
Shqipërisë, më 22 maj të vitit 1961, në takimin me përfaqësuesit sovjetikë.
228
Kryetari i delegacionit sovjetik Firjubin, që në fillim shprehu gatishmërinë e
qeverisë sovjetike për të dhënë ndihmën e plotë për kthimin në atdhe të ushtarakëve
shqiptarë që studionin në shkollat sovjetike dhe hodhi poshtë si trillim fajësinë e palës
sovjetike për gjendjen në bazën e Vlorës. Duke bërë historikun e krijimit të bazës nga
sovjetikët, nënvizoi se “qeveria sovjetike konfirmon gatishmërinë të lejojë forcat
ushtarako – detare dhe teknikën në Gjirin e Vlorës me kushtet e aprovuara nga
Komiteti Politik Konsultativ i shteteve pjesëtare të Traktatit të Varshavës.” Në fund,
duke u ndalur në pronësinё e anijeve nënvizoi “se të gjitha anijet dhe materialet janë
pronë e shenjtë dhe e padiskutueshme e shtetit sovjetik, e popullit sovjetik”938.
Megjithë këmbënguljen e palës shqiptare për dorëzimin e anijeve e mjeteve të tjera të
bazës ekuipazheve shqiptare, pala sovjetike kërkoi tërheqjen e 8 nëndetëseve dhe të
bazës lundruese “Kotelnikov”, ndërsa nuk u pajtua me largimin e personelit sovjetik
që shërbenin si instruktorë pranë ekuipazheve shqiptare. Për këtë kërkuan konsultime
me qeverinë, duke prerё në mes bisedimet dhe u larguan për në BS, pa përcaktuar asgjë mbi mënyrën e evakuimit të forcave sovjetike.
Duke mos arritur asnjë rezultat konkret, të dy palët filluan punën për zbatimin
e vendimeve përkatëse, në një situatë jashtёzakonisht të acaruar dhe të rrezikshme për konflikt ushtarak. Fillimisht, me urdhër të gjeneralit Andrejev, kryesues i grupit të
këshilltarëve ushtarakë sovjetikë dhe përfaqësues i Komandës së Bashkuar të Traktatit
të Varshavës në Tiranë, nisi evakuimi i familjeve të ushtarakëve. Ndërsa, për të
zgjidhur problemet në Brigadën e 40 - të të anijeve në Vlorë dhe kthimin e
nëndetëseve në Bazën e Balltikut, u dërgua me urgjencë kundëradmirali S. G.
Jegorov, ish komandant i kësaj njësie vite më parë. Ky ushtarak u prit shumë keq nga
shqiptarët, pasi bëri përpjekje për të krijuar trazira, sabotazhe dhe veprime
diversioniste në Bazën e Vlorës.
Situata u ashpërsua më tej në fund të muajit maj, me mbёrritjen në Vlorë të komandantit të Flotës së Detit të Zi admiralit V. A. Kasatanov, me mision organizimin
e nxjerrjes të nëndetëseve nga Baza e Vlorës. Ai u nis nga Sebastopuli me kryqëzorin
“Mihail Kutuzov”, të shoqëruar nga dy torpedinierё dhe çisrerna “Briri i Artё”939. Në
ngushticën e Bosforit anijet, u kthyen mbrapsht, për shkak të një telegrami që i
njoftonte se shqiptarët kishin urdhëruar se nuk do të lejonin futjen e anijeve në ujёrat territoriale shqiptare. Kështu, admirali Kasatanov arriti në Shqipëri me linjë ajrore dhe
me të mbёrritur në Vlorë, ngriti flamurin e Komandantit të Flotës në bazën lundruese “Viktor Kotielnikov”, e cila qëndronte në spirancë, në det të hapët. Që këtu urdhëroi
përgatitjen për largimin e anijeve dhe personelit sovjetik drejt BS. Ai bashkё me kundëradmiralët A. V. Zagrebin e S. G. Jegorov dhe Kapitenin e Rangut të I P. P.
Kulika (këshillëtar i shtabit të Flotës Shqiptare), komandantët e anijeve, këshilltarët
dhe instruktorët, përgatiten planin e largimit. Plani u dërgua për miratim në Tiranë nga
kundëradmirali A. Zagrebin dhe mori miratimin nga ambasadori sovjetik dhe nga
gjenerali Andrejev. Kundëradmirali A. Zagrebin i bëri vizitë edhe ministrit të
Mbrojtjes Beqir Ballukut, duke e njofuar për vendimin e largimit të forcave sovjetike
nga Shqipëria. Qeveria shqiptare nuk kundërshtoi që 8 nëndetëset dhe baza lundruese
“Kotielnikov” të largoheshin, duke kërkuar largimin njëkohësisht të personelit tjetër të
instruktorëve sovjetikë.
Më 26 maj të vitit 1961, pasi shkatërruan disa nga instalimet dhe rrëmbyen
çdo gjë në bazë, 8 nëndetëset dhe baza lundruese u larguan nga Gjiri i Vlorës dhe
938
Po aty, fl.72-75. Deklaratë nga kryetari i delegacionit sovjetik N. P. Firjubin në
mbledhjen e parë të komisionit, më 22 maj 1961. 939
Ferdinant Dervishi. Gazeta “Panorama”, 10 mars 2010.
229
ujёrat territoriale shqiptare.940 Lëvizja dhe dalja e anijeve sovjetike nga Gjiri i Vlorës,
u shoqëruan nga tytat e topave të artilerisë bregdetare shqiptare. Në krye të varganit
lëvizi një anije luftarake me zëvendëskomandantin, për t’u siguruar që ngushtica në
mes Sazanit dhe Karaburunit ishte e lirë. Më pas u larguan edhe anijet e tjera, duke
lundruar në drejtim të Gjibraltarit, nën vëzhgimin e habitur të anijeve të NATO-s. Më
datën 5 qershor u largua edhe personeli i instruktorëve sovjetikë.941
I fundit u largua
admirali V. Kasatanov me një anije çisternë dhe në Detin e Zi kaloi në kryqëzorin
“Kuibishev”, ku u prit si “fitimtar.” Por pritja më domethënëse iu bë në Sebastopul
nga komandanti i Flotës Ushtarake Detare Sovjetike, admirali S. G. Gorshkov.942
Në periudhën në fjalë, dy anije gjuajtës të përcaktuara për Flotën Shqiptare,
ndodheshin për riparim në portet e Detit të Zi, të shoqëruar nga ekuipazhet shqiptare,
por që u ndaluan nga autoritetet sovjetike. Qeveria shqiptare disa herë protestoi për
ndalimin e këtyre anijeve. Protesta e fundit daton më 22 qershor të vitit 1961, kur
ambasadori shqiptar në Moskë, Nesti Nase, i drejtohet Ministrisë së Punëve të
Jashtme të BS, duke e konsideruar mbajtjen e anijeve si rrëmbim të paligjshëm. Nota
e protestës nuk u pranua nga pala sovjetike, duke e konsideruar atë si akuzë vulgare
dhe të papranueshme.943
Në këto rrethana, qeveria shqiptare vendosi tërheqjen e
ekuipazheve të dy anijeve dhe kthimin e tyre në Atdhe, duke përdorur linjën
hekurudhore.
Në këtë mënyrë u shua sherri i madh i Bazës Ushtarake Detare të Vlorës, baza
e vetme e BS dhe Traktatit të Varshavës në Detin Mesdhe.
5.4. Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike sovjeto - shqiptare, dhjetor 1961
Mbledhja e Moskës shënoi fundin e marrëdhënieve shqiptaro - sovjetike. Pas
kësaj ngjarjeje, udhëheqësit sovjetikë i shtrinë mosmarrëveshjet politike në të gjitha
fushat e bashkëpunimit, në mënyrë të veçantë në fushën ekonomike. Por hapi më
ekstrem ishte shtirja e mosmarrëveshjeve në fushën e marrëdhënieve diplomatike.
Gjysma e dytë e vitit 1961, u karakterizua nga polemika të forta shqiptaro -
sovjetike, nëpërmjet një numri letrash reciproke. Më 6 korrik, në një letër shumë të
gjatë në përgjigje të vendimeve të qeverisë sovjetike, më shumë për të qenë në rregull
formalisht, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu bënë një kronikë historike “të ndjenjave
prosovjetike dhe të dashurisë së popullit e të komunistëve shqiptarë për BS”, duke
hedhur poshtë pretendimet që bënin fajtor palën shqiptare për situatën e krijuar në
marrëdhëniet dy palëshe, si dhe duke argumentuar ndryshimin e politikës sovjetike
pas mbledhjes së Bukureshtit.944
Në letër vlerësoheshin të padrejta veprimet e
presioneve dhe ndërhyrjeve të palejueshme në punët e brendshme dhe të dëmtimit të
miqësisë shqiptaro - sovjetike pas Bukureshtit; të bllokadës ekonomike e politike ndaj
940
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1961, D. 4, fl.69. Letër e KQ të PPSH dhe Këshillit të Ministrave të RPSH
drejtuar KQ dhe Këshillit të Ministrave të BS, më 6 korrik të vitit 1961. (Nina Smirnova në librin e
saj “Historia e Shqipërisë përgjatë Shekullit XX”, fl.376, thekson se më 4 qershor 1961 doku
lundrues dhe 8 nëndetëset nën komandën e admiralit V. A. Kasatanov braktisën ujrat shqiptare dhe
morën drejtimin e Gjibraltarit, duke shkaktuar habinë e madhe të vëzhguesve të NATO-s). 941
AQSH,F. 14/AP, OU, viti 1961, D.4, fl.69. 942Ferdinant Dervishi, Gazeta “Panorama”, 10 mars 2010. 943
Hamit Kaba & Ethem Çeku. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,.....fl.240. 944
AQSH,F.490, viti 1961, D.1148, fl.6,7. Letër e KQ të PPSH dhe Këshillit të Ministrave të RPSH,
firmosur nga Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, dërguar KQ të PK dhe Këshillit të Minstrave të BS më
6 korrik 1961.
230
Shqipërisë dhe PPSH, si dhe të kërcënimit e moszbatimit të marrëveshjeve ushtarake
dhe vendimit për mbylljen e Bazës Detare të Vlorës, pas mbledhjes së Moskës.945
Gjithashtu, hidheshin poshtë si akuza pa bazë, pretendimet sovjetike se Shqipëria
bënte një politikë të jashtme ndryshe nga vendet e Traktatit të Varshavës dhe se i
“frynte histerisë së luftës” me vendet fqinjë dhe se “acaronte gjendjen në Ballkan.”
Vlerësohej i papranueshëm qëndrimi sovjetik dhe i disa vendeve të tjera socialiste,
ndaj komplotit të organizuar nga Jugosllavia dhe Greqia, në bashkëpunim me
tradhtarët shqiptarë dhe në koordinim me Flotën VI Amerikane në Mesdhe, si dhe
ndaj gjyqit publik të zhvilluar në Tiranë kundër grupit në shërbim të organizatorëve të
këtij komploti. Sipas letrës, në vend të “solidaritetit internacionalist”, “shtypi sovjetik,
ashtu si edhe i disa vendeve të tjera zgjodhën rrugën e heshtjes absolute”946.
Akuzat e ndërsjellta vijuan në mbledhjen e Komitetit Politik Konsultativ të
Traktatit të Varshavës, mbajtur në Moskë më 2 – 5 gusht të vitit 1961. Në mbledhje,
nga pala shqiptare u dërgua Ramiz Alia, sekretar i KQ të PPSH, duke mos shkuar
Enver Hoxha sipas protokollit. Në fillim të mbledhjes, drejtuesi V. Ulbriht propozoi t’i dërgohet një letër KQ të PPSH, në të cilën t’i kërkohej që delegacioni shqiptar të mos
merrte pjesë në mbledhje, për shkak se nuk ishte i kryesuar nga sekretari i parë i
partisë, si të tjerët. Megjithë protestën e delegacionit, përfaqësuesit shqiptarë nuk u
lejuan të marrin pjesë. Për këtë veprim protestoi dhe e denoi Byroja Politike e KQ të
PPSH, në vendimin e datës 7 gusht të vitit 1961.947
Kjo mbledhje shënoi përjashtimin
de fakto të Shqipërisë nga TV.
Ndërkohë, polemika nëpërmjet letrave vijonte. Më 24 gusht 1961, KQ i PK të
BS kthen përgjigje për letrën e datës 6 korrik. Letra e KQ të PPSH, dërguar nga pala
shqiptare vlerësohej me “frymë armiqësore”, “shpifëse nga përmbajtja dhe e padenjë
nga fonia”, mohohej ndihma e BS, sikur BS kërkonte “t’a vdesë” nga uria Shqipërinë,
si dhe specialistët dhe marinarët sovjetikë u quajtën “intrigant e provokatorë.” Në
letër, vihej në dukje se bashkëpunimi ushtarak u përdor për të dobësuar Traktatin e
Varshavës, duke paralizuar veprimtarinë e Bazës së Vlorës dhe refuzimi i qeverisë
shqiptare për kthimin e anijeve e të materialeve ushtarako - teknike vlerësohej
“pushtim piratesk i pronës së BS.” Sipas letrës “udhëheqja shqiptare ndjekte një
politikë të jashtme të veçantë nga vendet e traktatit, një frymë histerie lufte brenda
vendit, ndërsa ndaj fqinjëve ndërmerrte veprime që sillnin në acarimin e gjendjes në
Ballkan.” Sipas letrës, shqiptarët u shmangeshin diskutimeve kolektive, duke u
larguar para kohe nga mbledhja e Moskës, në nëntor 1960, duke mos marrë pjesë në
mbledhjen e Komitetit Politik Konsultativ të TV, në mars 1961, munguan në
mbledhjen e sekretarëve të parë të partive në Moskë në gusht 1961 etj. Letra
vlerësonte se në PPSH ishte krijuar një gjendje krejt e sëmurë, ndalohej shprehja e lirë
e mendimit, lavdrohej pa masë E. Hoxha dhe M. Shehu, ndërsa L. Belishova e Koço
Tashko udhëheqës të shquar u përjashtuan nga partia dhe i quanin qrmiq të partisë e të
popullit, sepse patën burrërinë të dalin kundër politikës së udhëheqjes që kërkonte
shkëputjen nga BS. Sipas letrës, atmosfera brenda partisë karakterizohej nga
“kërcënimet thirrëse” të M. Shehut “plumbin ballit”, që të kujtonin kohën e Berias e të
njerëzve të tij. Në letër, akuzoheshin Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu për represion
kundër miqve të BS, për kult të individit, për familjaritet e mbrojtje të gabimeve të
njëri tjetrit, si dhe u behej thirrje komunistëve e popullit shqiptar për kthimin e vendit
945
Po aty, fl.7,10,23. 946
Po aty,fl.40. Letër e KQ dhe Këshillit të Ministrave të RPSH dërguar KQ dhe Këshillit të Ministrave
të BRSS, më 6 korrik të vitit 1961. 947
AQSH, F. 14/AP, TV, viti 1961, D.4, fl.139-140.
231
në rrugën e miqësisë dhe të bashkëpunimit me BS.948
Nga ana tjetër, për të mos lënë asnjë letër pa përgjigje, KQ i PPSH më 12 tetor,
në një përgjigje të gjatë me përmbajtje “ideologjike” në përfundim të plenumit të këtij
komiteti, i cili analizoi letrën e fundit të sovjetikëve, mbrojti me forcë qëndrimin e
mbajtur deri atëherë dhe sulmoi PK të BS dhe personalisht Hrushovin si “revizionist
modern” dhe si “përkrahës e mbrojtës të një numri teorish të gabuara me karakter
oportunist”949. Për herë të parë, në një forum partie dhe publikisht, përcaktohej se
shkaqet e mosmarrëveshjeve e kishin burimin te raporti sekret i Hrushovit në
Kongresin XX të PK të BS “mbi kultin e individit dhe pasojat e tij” dhe te qëndrimet
kundër Stalinit pas vdekjes së tij. Stalini vlerësohej si një nga “udhëheqësit më të
shquar të BS dhe të Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare, nxënës besnik e mbrojtës i
Leninit, drejtues i luftës kundër fashizmit, arkitekt i ndërtimit të socializmit e i
forcimit të kampit socialist, si dhe demaskues i grupit revizionist të Titos”950. Trajtimi
i Stalinit nga Hrushovi konsiderohej i njëanshëm, tendencioz, i ekszagjeruar e në
frymë mërie të egër, duke e etiketuar “armik”, “brutal”, “kapriçioz”, “despot”,
“vrasës”, “gjakpirës”, “kriminel”, “sylesh”, njeri që “nuk kishte haber”, që bënte
“marrëzira” etj,951
dhe se kishte lënë në harresë “rolin udhëheqës të PK.” Gjithashtu,
në letër radhiteshin pikëpamjet dhe veprimet oportuniste të Hrushovit në fushën e
politikës së jashtme ndaj imperializmit, mbi luftën e paqen, mbi bashkekzistencën
paqësore, mbi format e kalimit nga kapitalizmi në socializëm dhe mbi qëndrimin ndaj
revizionizmit jugosllav.952
Grupi i Hrushovit cilësohej se kishte kryer veprimtari të
hapur armiqësore kundër Shqipërisë dhe popullit shqiptar, me synim përmbysjen me
çdo mjet e mënyrë të udhëheqjes së PPSH. Kështu, në kuadrin e mosmarrëveshjeve,
Partia e Punës dhe Enver Hoxha u bënë avokatë të hapur, duke marrë në mbrojtje
Stalinin dhe stalinizmin edhe në nivel ndërkombëtar.
Me të njëjtën monedhë u përgjigj Hrushovi, në Kongresin XXII të PK të BS,
mbajtur në tetor të vitit 1961. Në fjalën e tij, Hrushovi theksoi se udhëheqësit
shqiptarë nuk ishin dakord me Kongresin e XX të PK të BS, kundërshtonin luftën
kundër kultit të individit të Stalinit, se në Shqipëri ishte vendosur një regjim terrori
dhe se PPSH ishte një “parti terroristësh e kriminelësh”, si dhe u bëri thirrje
komunistëve dhe popullit shqiptar të ngrihen për të përmbysur këtë regjim. Në fjalën e
Hrushovit, pjesa për marrëdhëniet me Shqipërinë, ishte tërësisht e vrazhdë dhe u
sulmuan drejtpërsëdrejti personalitete të veçanta shqiptare.953
Ndërsa, në deklaratën e
përgjigjes KQ i PPSH, më 20 tetor të vitit 1961, jo vetëm protestoi ndaj “shpifjeve
dhe sulmeve antimarksiste të N. Hrushovit” në Kongresin XXII, por e konsideroi
Hrushovin e pasuesit e tij, rrezik serioz për Lëvizjen Komuniste e Punëtore
Ndërkombëtare.954
Pas Kongresit XXII të PK të BS, të gjitha llojet e marrëdhënieve
midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik u ndërprenë plotësisht.
Polemikat e kësaj periudhe, të kujtojnë ato të periudhës së prishjes së
marrëdhënieve me Jugosllavinë, kur Partia e Punës dhe Enver Hoxha përdorën kundër
Hrushovit të njëjtat akuza që kishin përdorur dikur kundër Titos. Gjithsesi, Hrushovi
dhe udhëheqja sovjetike edhe pse në pozitat e superiorit e të shumicës, nuk mund të
948
AQSH, F. 14/AP, OU,viti 1961, D.4, fl.158-177. Letër e KQ të PK të BS, dërguar KQ të PPSH më 24
gusht 1961. 949
Po aty, fl.179-253. 950
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1961, D.34, fl.209. Lëtra e Plenumit të KQ të PPSH drejtuar KQ të PK të
BS, më datën 12 tetor të vitit 1961. (Shih: AQSH, F 14/AP, OU, viti 1961, D.4, fl.179-253). 951
Po aty fl.210. 952
Po aty, fl.215-225. 953
Nina Smirnova. Histiria e Shqipërisë përghatë Shekullit XX,.....fl.377. 954
AQSH,F. 14/AP, OU, viti 1961, D.45, fl.2. Deklaratë e KQ të PPSH.
232
ishin dakord me akuza të tilla të forta e publike. Përveç masave ekstreme ekonomike,
sulmeve verbale politiko – ideologjike dhe thirrjeve publike për rrëzimin e udhëheqjes
shqiptare, disa të dhëna flasin edhe për përgatitjen e ndërmarrjes së veprimeve
konkrete force kundër Shqipërisë.
Sipas doktorit të shkencave të historisë sovjetike Aleksander Okorokov, në
mesin e vitit 1961 u përpunua plani për zgjidhjen me forcë të “problemit shqiptar”955.
Sipas punimit të tij të doktoraturës me titull “Zig – zaket e politikës shqiptare”, duke u
bazuar në dokumente sekrete sovjetike, në mesin e vitit 1961 u përpunua një plan
ushtarak kundër Shqipërisë. Plani parashikonte përmbysjen e Enver Hoxhës me anën
e komunistëve shqiptarë “besnikë të idealeve socialiste”, me kërkesën e të cilëve për
ndihmë, forcat ushtarake të BS e të vendeve të tjera socialiste, me përjashtim të
Rumanisë që nuk pranonte, do të ndërhynin në Shqipëri nga veriu dhe lindja,
nëpërmes Jugosllavisë dhe nga Deti Jon në jug. Sipas tij, ndërhyrja kundër Shqipërisë
do të realizohej deri në shtator të vitit 1962,956
por që në fakt mbeti si projekt në letër.
Sipas gjykimit të studiuesit në fjalë, ky plan nuk u realizua për disa faktorë:
Titua kishte refuzuar të ndihmonte Hrushovin për përdorimin e territorit
jugosllav për këtë qëllim, pavarësisht nga konflikti i vazhdueshëm me Enver Hoxhën.
Në korrik të vitit 1962, Hrushovi i kishte kërkuar Titos leje kalimi për forcat ushtarake
të Traktatit të Varshavës për në Shqipëri, por Titua e kishte kundërshtuar një veprim të
tillë.
Situata ndërkombëtare nuk e favorizonte një ndërhyrje ushtarake kundër
Shqipërisë. Acarimi i marrëdhënieve sovjeto - amerikane, për shkak të situatës në
Kubë, të të ashtuquajturës “kriza e Karaibeve” ose “kriza e raketave”, eklipsonte një
skenar shqiptar, duke ndikuar në mosrealizimin e këtij plani. Konflikti me amerikanët
për shkak të situatë kubaneze, tashmë ishte në kulmin e vet dhe në prag të shpërthimit
të luftës, gjë që ndryshoi prioritetin gjeopolitik të sovjetikëve.
Pas ndarjes me BS, udhëheqja shqiptare duke parashikuar frikën dhe
shfrytëzuar situatën, mori masa të menjëhershme. U bënë spastrime të thella në radhët
e partisë dhe në aparatin shtetëror. Për rrjedhojë, në vitin 1960 - 1962 u rinovua në
masën 70 përqind përbërja e KQ, si dhe e ministrive dhe institucioneve të tjera.
Në të njëjtën kohë u arritën marrëveshje të rëndësishme me Kinën. Gjatë
takimit të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut me Mao Ce Dunin dhe Çu En Lain, u
sigurua ndihmë e gjithanëshme nga ana e Kinës.
Këta faktorë kryesorë dhe frika e bërjes publike e planit e detyruan Moskën të
vendoste për tërheqjen. Për ekzistencën e një plani të tillë bëjnë fjalë edhe mjaft
burime perëndimore, diplomatike e publike të asaj kohe. Në qarqet perëndimore, ideja
e rrëzimit të regjimit shqiptar përmes “grushtit të shtetit” u artikulua sidomos në
pranverën e vitit 1961. Në Perëndim u shfaqën shqetësime, për ekzistencën e një plani
sovjeto - jugosllav, për rrëzimin e regjimit shqiptar përmes “grushtit të shtetit”, çka
lidhet me “puçin” e Teme Sejkos. Italia dhe Greqia e përcollën me shumë shqetësim
ekzistencën e supozuar të një planin sovjeto – jugosllav, që do të sillte rrëzimin e
regjimit në Shqipëri dhe zëvendësimin e tij me një regjim pro tyre.957
Në mbarim të vitit 1961, konflikti në marrëdhëniet shqiptaro - sovjetike nuk
kishte më asnjë kthim prapa. Më 25 nëntor të vitit 1961, zëvendësministri i Punëve të
Jashtme të BS, N. P. Firjubin, me një notë verbale parashtruar të ngarkuarit të
përkohshëm me punë të RPSH në BS Gac Mazit, njoftonte vendimin e qeverisë
955Ferdinant Dervishi. Gazeta “Panorama”, 7 mars 2010 mbi punimin e Doktorit të Shkencave të
Historisë Aleksander Okorokov me titull“Zig-zaget e politikës shqiptare”. 956
po aty. 957
Hamit Kaba. Shqipëria dhe të mëdhenjtë,.....fl.284.
233
sovjetike për largimin e personelit të ambasadës dhe të ambasadorit V. I. Shikin nga
Shqipëria. Sipas tij, shkaku i këtij akti ishte “situata e padurueshme për veprimtarinë
normale të ambasadorit sovjetik”, akuzat se “gjoja zhvillojnë veprimtari armiqësore
kundër Shqipërisë“, si dhe “kërkesa e qeverisë shqiptare për reduktimin e personelit të
ambasadës.” Shkurtimi i personelit të ambasadës sovjetike ishte kërkuar tre ditë më
parë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë. Më 22 nëntor të vitit 1961,
zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Vasil Nathanaili thirri të
ngarkuarin me punë të BS në Tiranë Krekotinj, të cilit i deklaroi se meqenëse BS ka
anuluar të gjitha marrëveshjet e kredive, marrëveshjet ekonomike dhe ato në fushën
ushtarake, nuk justifikohej që ambasada sovjetike në Tiranë të mbante një personel të
madh. Në këto kushte u kërkua shkurtimi deri në 16 veta, aqë sa ishte numri i
ambasadës shqiptare në Moskë, duke respektuar reciprocitetin, në një kohë kur
ambasada sovjetike në Shqipëri kishte një personel rreth 80 veta. Në të njëjtën ditë
Firjubini komunikoi notën tjetër të qeverisë sovjetike e cila kërkonte largimin nga
territori i BS brenda datës 3 dhjetor i të gjithë personelit të ambasadës dhe këshillëtarit
tregtar të Shqipërisë në Moskë.958
Më 4 dhjetor të vitit 1961, Ministria e Punëve të
Jashtme e Shqipërisë i shprehu ambasadës së BS në Tiranë “habinë dhe keqardhjen e
thellë” lidhur me tërheqjen e ambasadorit sovjetik dhe “habinë e indinjatën më të
thellë” për dëbimin e ambasadorit shqiptar. Më 5 dhjetor u mblodh Byroja Politike
dhe u informua mbi prerjen e marrëdhënieve diplomatike të BS me Shqipërinë. Ajo e
konsideroi këtë vëprim të qeverisë sovjetike si aktin më armiqësor karshi RPSH.959
Nën ndikimin e BS, shumica e vendeve socialiste morën të njëjtat vendime ndaj
Shqipërisë, duke ulur nivelin e marrëdhënieve, por duke ruajtur lidhjet diplomatike.
Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve pas 16 vitesh, shënoi
përfundimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit shqiptaro - sovjetike.
Megjithë protestën e qeverisë shqiptare, në vijim Shqipëria u mënjanua edhe
nga Këshilli i Ndihmës Ekonomike Reciproke, pasi vendet anëtare të KNERI-t
ndoqën të njëjtën qëndrim si të BS. Qeveria shqiptare që në shtator të vitit 1960
protestoi pranë Sekretarit të KNER-it, për qëndrimin armiqësor të vendeve anëtare
dhe theksoi se po të vazhdonte një situatë të tillë, atëherë Shqipëria do të refuzonte
pjesëmarrjen në mbledhjet e radhës të kësaj organizate. Ndërsa, Sekretari i KNER-it
në përgjigjen e muajit dhjetor njoftonte se Shqipërisë nuk do t’i dërgoheshin ftesa dhe
materialet përkatëse për mbledhjen e radhës së KNER-it, në rast se nuk tërhiqte letrën
e muajit shtator. Kështu vazhdoi gjendja me qëndrime inatçore nga të dy palët, derisa
në maj të vitit 1962, kur qeveria shqiptare me anë të përfaqësuesit të saj e njoftonte
Sekretarin e KNER-it se ishte e vendosur në qëndrimin e saj, pasi nuk kishte
ndryshuar qëndrimi armiqësor dhe diskriminues i vendeve të KNER-it. Duke qenë se
qëndrimet e qeverisë shqiptare dhe KNER-it nuk ndryshuan, marrëdhëniet midis tyre
u ndërprenë plotësisht, në mënyrë të heshtur.
Deri në vitin 1962, e vetmja derë gjysëm e hapur mbeti Traktati i Varshavës,
mëgjithëse në gusht të vitit 1961 në mbledhjen e radhës të Komitetit Politik
Konsultativ, u “mbyll” edhe kjo derë për delegacionin shqiptar. Në këtë mbledhje u
dërgua Ramiz Alia, i cili nuk u pranua, për arsye se nuk përfaqësonte niveline duhur
politik, që nënkuptonte praninë e sekretarit të parë të PPSH, sipas rregullave të
përcaktuara paraprakisht për mbledhjen
Në fillim të vitit 1962 u largua nga Tirana edhe përfaqësuesi i Traktatit të
958
Nina Smirnova. Historia e Shqipërisë,.....fl.337. 959
AQSH, F. 14/AP, OU, viti 1961, D.47, fl.1. Proces verbal, mbajtur në mbledhjen e Byrosë Politike të
KQ të PPSH, më datën 5 dhjetor 1961.
234
Varshavës gjenerali Andrejev. Në mbledhjen e janarit të vitit 1965 të Komitetit Politik
Konsultativ u ftua pala shqiptare, por udhëheqja shqiptare e refuzoi publikisht këtë
ftesë, ndërsa në mbledhjen e qershorit të vitit 1966, qeveria shqiptare protestoi për
mungesë ftese nga pala organizatore. Situata, as brenda as jashtë Traktatit të
Varshavës, vazhdoi deri në vitin 1968. Me rastin e pushtimit të Çekosllavakisë nga
forcat ushtarake të këtij traktati, qeveria shqiptare e denoncoi hapur e publikisht, duke
u shkëputur de juro nga Traktati i Varshavës.
Krahas këtyre zhvillimeve, qeveria shqiptare forcoi “miqësinë vëllazërore” me
Kinën, “prehri” i radhës, duke shfrytëzuar kreditë e ndihmat e saj për disa vite, ashtu
siç kishte bërë më parë me Jugosllavinë dhe më vonë me BS. Ashpërsimi dhe
keqësimi i marrëdhënieve me BS, njëkohësisht u shoqëruan me forcimin e tyre me
Kinën. Në tetor të vitit 1960, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit teknik e
shkencor në fushën e bujqësisë dhe të industrisë së lehtë midis Shqipërisë dhe Kinës.
Në janar të vitit 1961, një delegacion i lartë qeveritar shqiptar bëri vizitë në Kinë, për
të kërkuar ndihmë ekonomike. Qeveria kineze i plotësoi kërkesat e palës shqiptare,
duke iu përgjigjur me të gjitha financimet e nevojshme. Ndërkohë, në prill të vitit
1961 Kina i ofroi Shqipërisë një kredi prej 125 milionë dollarë. Më ndërprerjen e
programeve të ndihmës nga BS, Kina e mori tërësisht përgjegjësinë ndaj Shqipërisë.
Moska u përpoq të tërhiqte Kinën në anën e vet dhe ta mbante larg Shqipërisë, por në
këto kushte sipas Hrushovit “shqiptarët nuk lanë asnjë dritare për BS.” Përveç
ndihmës financiare, Kina zgjeroi bashkëpunimin në fushën kulturore, të komunikimit,
të shendetësisë, të sportit, si dhe në fushën ushtarake.960
Autoritetet kineze u
dakordësuan të dërgonin në Shqipëri këshilltarë e specialistë ekonomikë, shtetërorë
dhe ushtarakë, si dhe të furnizonin me pajisje e teknikë luftarake, tanke, anije,
aeroplanë, armë këmbësorie dhe të llojeve të tjera. Në këtë mënyrë, Kina doli
plotësisht në mbrojtje të Shqipërisë. Kërcënimet e presionet sovjetike e afruan më
tepër Tiranën me Pekinin dhe mbi këtë bazë Enver Hoxha nisi fushatën antisovjetike,
duke mbështetur përfundimisht Partinë Komuniste Kineze.
960
Jacques Edwin. Shqiptarët,.....fl.520.
235
P Ë R F U N D I M E
Marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë komuniste pas Luftës së Dytë
Botërore (LIIB), kanë qenë sa komplekse aq edhe interesante. Ato kanë pёsuar thyerje të mëdha, madje ka ndodhur që Shqipëria ka qenë në syrin e ciklonit gjatë tronditjeve
të fuqishme që ka përjetuar Kampi Socialist gjatë Luftës së Ftohtë. Në fund të viteve
’70, Shqipёria mbeti pothuajse e izoluar ndërkombëtarisht. Marrëdhëniet miqёsore tё Republikës Popullore të Shqipërisë me Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike kanë zgjatur gati 15 vjet, por në këtë hark kohor ka
tipare dhe nuanca që paraqesin mjaft interes për ne historianët dhe studimi i tyre është
një ndihmë për të kuptuar se si funksiononte blloku komunist, mekanizmat dhe
teknikat e tij në secilin vend – anëtar të Bllokut si dhe në vetë Bllokun në tërësi. Duke
u këshilluar me regjistrimet arkivore për marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin
Sovjetik dhe duke i analizuar ato, mund të tërheqim disa përfundime:
Qeveria e Shqipërisë e krijuar më 22 mars 1946, pas zgjedhjeve tё 2 dhjetorit
1945, ishte në një masë të konsiderueshme vazhdim i qeverisë provizore demokratike
të krijuar në Berat, nё tetor 1944, si nga programi ashtu dhe nga njerëzit. Qeveria e re shqiptare kërkoi njohjen e saj nga Aleatёt e Mëdhenj që në tetor 1944 dhe disa herë
më vonë, por ajo u njoh vetёm nga Jugosllavia (maj 1945) dhe nga Bashkimi Sovjetik (nëntor 1945). Politika e brendshme dhe e jashtme e qeverisë shqiptare ishte
mbështetur në modelin e qeverisjes sovjetike, pavarësisht se direktivat vinin
nёpёrmjet Beogradit. Partia Komuniste Shqiptare që drejtoi Luftën Antifashiste
Nacional Çlirimtare ishte e orientuar nga Moska dhe e tillë mbeti deri në fillim të
viteve ’60.
Prania e përfaqësuesve të Partisë Komuniste Jugosllave që nga krijimi i Partisë
Komuniste të Shqipërisë, gjatë gjithë periudhës së Luftës Nacionalçlirimtare, si dhe
më vonë në strukturat politike, ekonomike, ushtarake e shtetërore të shtetit tё ri shqiptar të pasluftës, ka qenë një faktor i fuqishëm në formёsimin ideologjik komunist të politikës së shtetit shqiptar. Të dyja këto parti, PKJ dhe PKSH, konvergjonin së
bashku tek modeli i Partisë Komuniste (bolshevike) të Bashkimit Sovjetik.
Dokumentet e periudhёs 1941-1948, aq sa zgjati miqësia shqiptaro - jugosllave,
dëshmojnë se ajo çka kishte ndodhur në marrëdhëniet Shqipëri - Jugosllavi, ishte bërë
me dijeninë dhe lejen e Stalinit.
Përcaktimi i sferave të influencёs në Ballkan nga Çurchilli e Stalini, në tetor
1944, dhe më vonë nga vetë Aleatët e Mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore, ndikoi në
orientimin politik të vendeve ballkanike dhe të Evropës në përgjithësi, në periudhën e
pasluftës. Ndërkohë, nuk mund të lemë pa përmendur veprimtarinë e politikanëve
kryesorë ballkanas të cilёt udhëhoqën rezistencën e popujve të tyre gjatë kësaj lufte
dhe patёn një impakt të konsiderueshëm në të ardhmen politike të shteteve që drejtonin, si Tito në Jugosllavi, Enver Hoxha në Shqipёri, Dimitrovi në Bullgari etj.
Pas Luftës së Dytë Botërore ndodhi ndarja politike ndërmjet vetë Aleatëve të Mëdhenj
anti - Bosht, ndarje që u përcoll në Ballkan dhe u imponoi drejtuesve politikë të
shteteve ballkanike orientimin ndaj njërit apo tjetrit prej tё Mëdhenjve. Kështu raporti
politik i Luftës së Dytë Botërore ndryshoi. Filloi Lufta e Ftohtë, “perdja” e së cilës ra
dhe mbi shtetet ballkanike, duke i detyruar ata të ndahen në të dy anët e saj, si pjesë e
dy blloqeve më të mëdha politikë, ushtarakë, ekonomikë etj.
Në këtë kontekst mund të përmendim rastet e Greqisë, Rumanisë dhe
Shqipërisë. Në Greqi, rezistencën më të fuqishme kundër shteteve pushtuese të
Boshtit e zhvilloi populli grek i rreshtuar në radhët e ELAS (Ushtria Çlirimtare e
Popullit Grek) dhe e udhëhequr nga komunistët. Megjithëse në luftë morën pjesë edhe
236
forcat e EDES (Lidhja Nacionaliste Republikane), në përfundim të luftës Partia
Komuniste me ushtrinë çlirimtare, siç thoshte Çurçilli, kishte nën kontroll pothuajse të
gjithë territorin e vendit (4/5). Megjithatë, në Greqi u vendos një regjim
propërendimor, falё politikës dhe ndërhyrjes ushtarake të Britanisë së Madhe,
mbështetjes së Shteteve tё Bashkuara të Amerikës dhe heshtjes së plotë të Bashkimit Sovjetik, qoftë edhe kur u përgjakën rrugët e Athinës e të qyteteve të tjera, siç ishte
rasti i reprezaljeve në fillim të vitit 1945. Në Rumuni, një shtet aleat i Boshtit
nazifashist, në të cilin pothuajse nuk ekzistonte rezistenca dhe veprimtaria komuniste,
pas luftës u imponua sistemi prosovjetik, ashtu siç ishte përcaktuar në marrëveshjet e
tetorit 1944. Ndërsa Shqipëria, ishte nga vendet e rralla në Evropë, e cili u çlirua pa
prezencën e ushtrive të huaja, përfshirë ushtrinë sovjetike apo formacionet e rregullta
amerikane dhe britanike. Gjatë luftës, ishte e hershme (qё nga prilli 1943) prezenca dhe ndihma ushtarake angleze, me një veprimtari aktive të Misioneve Ushtarake
Britanike dhe më vonë, edhe të Misionit Ushtarak Amerikan. Ndërkohë prezenca
sovjetike erdhi e vonuar (gusht 1944) me anë të një Misioni Ushtarak pa ndihma
luftarake e pothuajse me veprimtari pasive. Megjithatë në Shqipëri u vendos sistemi
komunist. Shkurt, ajo që ka ndodhur në këto të tre raste nuk është e rastësishme, në
rrjedhën e ngjarjeve vullneti i Të Mëdhenjve ka qenë, me pak ndryshime, pothuajse
vendimtar.
Në rastin e Shqipërisë duhet thënë se pas marrëveshjes së tetorit të vitit 1944,
vihet re një zhvendosje e rolit të misioneve aleate Anglo - Amerikane, ndërkohë që
veprimtaria e misionit jugosllav (nënkupto dhe sovjetik) fitoi terren, duke çuar në njё balancim të ndikimit Aleat në Shqipëri. Ndoshta ky balancim e ka shmangur
diskutimin e hapur të ndonjë platforme konkrete për statusin politik të Shqipërisë, në
Teheran (1943), në Moskë (1944), apo në Jaltë (1945), ashtu siç ka ndodhur pёr vendet e tjera të Ballkanit e të Evropës.
Pas Luftës, në nëntor 1945, Moska njohu pa kushte qeverinё shqiptare të sapodalë nga Lufta dhe pranoi tё vendosё marrëdhënie diplomatike me tё. Ndërkohë, aleati tjetёr i madh, SHBA, paraqiti kushte për vendosjen e marrëdhënieve
diplomatike shqiptaro – amerikane, ndërsa qeveria britanike u vonua në këtë proces.
Qeveria e re shqiptare e përbërë në pjesën më të madhe nga komunistë ose
bashkëpunëtorë të ngushtё tё tyre, dhe, e instruktuar nga Beogradi e Kremlini, me qëndrimet e saj ekstreme për të vendosur e forcuar pushtetin politik, duke eliminuar
fizikisht dhe politikisht të gjithë kundërshtarët politikë dhe elitën intelektuale
shqiptare me simpatizantё të demokracisë perendimore, krijoi pakënaqësi te qeveritë Aleate të perëndimit. Në këtë mënyrë, qeveria e re shqiptare e pasluftës e prishi
barazpeshën e ndikimit të dikurshëm Aleat, duke anuar jo vetëm ideologjikisht por
edhe politikisht nga Lindja. Misionet perëndimore në Shqipëri morën më tepër
karakter informues e konstatues se sa këshillues e ndikues. Në thelb ishte represioni i
skajshëm politik, i cili u bë shkas që Perëndimi të reagonte duke mos e njohur
qeverinë e re shqiptare dhe duke penguar pranimin e saj në OKB. Si kundërpërgjigje,
pushtetarët e rinj komunistë shqiptarë intensifikuan propagandën kundër qeverive
perёndimore në popull. Natyra totalitare e regjimit të ri u kamuflua me rrezikun e
jashtëm dhe u manipulua fuqishëm me ndjenjat patriotike të shqiptarëve në mbrojtje
të pavarësisë dhe integritetit të vendit. Ndërkohë në pikëpyetje ndodhej vetë regjimit
totalitar komunist që po instalohej. U ndezën të gjitha “bateritë” për të shuar
simpatinë e shqiptarëve ndaj Perëndimit dhe u arrit jo pak.
Ishte koha kur po trokiste Lufta e Ftohtë që ndau Evropën në dy blloqe, që
kundërvepronin në çdo segment të jetës ndaj njeri - tjetrit. Kërkesat e Perëndimit për
të përfshirë të gjitha shtresat e popullsisë shqiptare për ndërtimin e demokracisë pas
237
lufte, si dhe vetёmodeli i sistemit perëndimor, vinin në pikëpyetje jetëgjatësinë e
pushtetit totalitar komunist në Shqipëri, qoftë edhe fitues. Ndërsa sistemi sovjetik, jo
vetëm nuk krijonte probleme për qeverinë komuniste, por duke e mbështetur pa
kushte atë si palë e vetme fituese i siguronte qeverisё shqiptare pozita privilegjuese, jo
vetëm konkretisht por edhe ndaj çdo segmenti tjetër politik që mund të krijohej. Në
këto rrethana, politikanët e rinj shqiptarë të ardhur fitimtarë nga lufta dhe të vendosur
në pushtet si trashëgues legjitimë të fitores mbi pushtuesit nazifashistë, e kishin bërë
zgjedhjen e tyre.
Të gjitha këto ngjarje dhe të tjera që ndodhën në harkun kohor 1944 - 1946, si
qëndrimi britanik në mbështetje të pretendimeve territoriale greke ndaj Shqipërisë,
incidenti i Kanalit të Korfuzit, akuzat për “tradhëti ndaj popullit” për ata shqiptarë që
punonin në stafet e misioneve të shteteve perëndimorё, bënë që misionet vëzhguese
britanike dhe amerikane të largoheshin nga Shqipëria, gjë që i krijoi mundësi edhe më
të gjera veprimtarisë së Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe Partisë Komuniste të
Bashkimit Sovjetik për të përfshirë Partinë Komuniste Shqiptare dhe vetë Shqipërinë
në orbitat e tyre politike e në sferat e tyre të influencës.
Në Shqipërinё e pasluftës ndodhi pikërisht ajo që kryetari i Misionit Civil Amerikan, Jacobs, paralajmëronte Departamentin e Shtetit, në gusht të vitit 1945, se
“vonesat në njohjen e regjimit (në Shqipëri - E. M.) nga ana e Shteteve të Bashkuara
të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, mund ta hedhin Shqipërinë në krahët e
Jugosllavisë ose të Bashkimit Sovjetik”961. Edhe në njё telegram të mëvonshëm të datës 28 shkurt 1946, Jacobs ishte mё konkret nё sugjerimin e tij dërguar Departamentit të Shtetit. Ai shkruante: “në rast se në sesionin tjetër të UNO-s
(Organizatës së Kombeve të Bashkuara – E. M) Shqipëria nuk pranohet, atëherё Shqipëria do kthehet në një njësi të federatës jugosllave”962
. Por qeveritë e Perëndimit
nuk besuan dhe nuk u mbështetën në informacionet që vinin nga misionet e tyre
përkatës në Shqipëri që e njihnin mirë gjendjen; ato bënin llogari të tjera ndoshta më
globale, më të rëndësishme e më fitimprurëse. Është kjo arësyeja që në vitin 1957,
gazetari amerikan Salisbury, theksonte për gjendjen e Shqipërisë se “një pjesë e
madhe e fajit është e vetё vendit dhe udhëheqësve të tij, por po ashtu është një e vërtetё të cilën e dinë shumë pak shqiptarët, se ka ndikuar edhe neglizhenca dhe
armiqësia e Perëndimit ndaj një vendi të vogël ...”963.
Marrëdhëniet shqiptaro - sovjetike u karakterizuan në vijimësi nga zig - zake,
ulje - ngritje, dashuri - urrejtje, deri edhe interesa të ndryshme nga të dy palët.
Fillimisht, interesimi i Bashkimit Sovjetik për Shqipërinë u realizua kryesisht
nëpërmjet Jugosllavisë. Me interesimin e Titos dhe lejen e Stalinit i gjithë ndikimi
politik dhe ndihmat ekonomike sovjetike për Shqipërinë kanalizoheshin nëpërmjet
Jugosllavisë, me synim përfshirjen e saj në përbërje të Federatës së sllavëve të Jugut
ose të Federatës Ballkanike, ku do të përfshihej përveç Shqipërisë edhe Bullgaria me
Greqinë.
Por thellimi i mosmarrëveshjeve në marrëdhëniet sovjeto - jugosllave, të cilat
fillimisht nuk njiheshin nga pala shqiptare, sollën rritjen e interesit të politikës
sovjetike për Shqipërinë. Sinjali i parë ishte vizita e Enver Hoxhës në Moskë, më pas
nënshkrimi i Traktatit të Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke me Bullgarinë, që thyen në
një farë mënyre izolimin që ekzistonte deri në atë kohë për Shqipërinë. Pas
përjashtimit të PKJ dhe Jugosllavisë nga kampi socialist, në qershor 1948, PKSH dhe
961
Hamit Kaba. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,.....fl.139. 962
Po aty, fl.207. 963Harrison E. Salisbury, speciale për Gazetën “New Jork Times”, 9 shtator 1957 (Ribotuar në Gazetën
“Dita”, e hënë, 25 gusht 2014).
238
qeveria shqiptare u rreshtuan menjëherë në krah të Kremlinit. Udhëheqësit shqiptarë
akuzuan Titon te udhëheqësit sovjetikë se ata donin të zhduknin pavarësinë e
Shqipërisë. E vërteta është se marrëdhëniet e Shqipërisë me Jugosllavinë gjatë viteve
1945 - 1948, ishin modeli tipik i varësisë dhe satelitizmit në marrëdhëniet midis dy
shteteve komuniste. Pas ndërprerjes së marrëdhënieve ideologjike dhe ekonomike me
Jugosllavinë, në Shqipëri pati edhe tronditje politike, që arritën deri në pushkatimin e
ministrit të Brendshëm dhe zëvendëskryeministrit shqiptar, Koçi Xoxe. Megjithatë,
situata mbeti e trazuar, pasi ndihej kudo një atmosferë frike për një sulm nga jashtë
ose për rebelim nga brenda.
Pas qershorit 1948, në kuadër të mobilizimit të të gjitha vendeve socialiste
kundër Jugosllavisë, u rrit interesimi i BS edhe për Shqipërinë, e cila ishte shtet fqinj
me Jugosllavinë dhe kishte me të një traktat Miqësie e Ndihme Reciproke ende të
plotfuqishëm. Bashkimi Sovjetik rishikoi politikën ekonomike ndaj Shqipërisë dhe
mori masa konkrete për të plotësuar nevojat e saj. Në të kundërtën, në Shqipërinë e
varfër dhe të rrethuar me shtete jo miqësore, pushteti i qeverisë komuniste mund të
përmbysej dhe një qeveri tjetër, jo komuniste ose antikomuniste mund të instalohej.
Ndërkohë Shqipëria kishte edhe një pozitë të favorshme gjeopolitike,
pozicioni i saj strategjik shumë afër kanalit të Otrantos, porta detare e Evropës për në
Mesdhe, si dhe bregdeti shqiptar i favorshëm për depërtimin e Flotës Detare
Ushtarake Sovjetike në Mesdhe, inkurajuan intensifikimin e marrëdhënieve shqiptare
- sovjetike. Në maj të vitit 1955, Shqipëria u anëtarësua në Traktatin ushtarak dhe
politik të Varshavës, në të cilin merrnin pjesë të gjithë vendet socialiste të Evropës.
Për herë të parë, Republika Popullore e Shqipërisë merrte pjesë në një traktat
ndërkombëtar me karakter ushtarak e politik kaq të rëndësishëm. Traktati i Varshavës
do të qëndronte përballë Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) gjatë gjithë Luftës së
Ftohtë. Nga analiza e të dhënave, fakteve dhe procedurave të zhvillimit të tyre, mund
të evidentojmë se në themel të marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik,
gjatë periudhës 1944 – 1961, parësore kanë qenë jo vetëm interesat ideologjike, por
sidomos ato gjeopolitike.
Sigurisht për Shqipërinë, bashkëpunimi ekonomik me Bashkimin Sovjetik
përbënte elementin kryesor të mbijetesës, pavarësisht se “veshja” ishte politiko –
ideologjike. Ajo që është për t’u shënuar, mbetet fakti se në Bllokun Komunist,
bashkësia ideologjike e politike kushtëzonte dhe marrëdhëniet ekonomike. Kur
lëkundeshin ose ndërpriteshin marrëdhëniet e harmonizuara ideologjike ndërmjet
Kremlinit dhe një partie komuniste të një vendi socialist, atëherë ndërpriteshin të
gjitha marrëdhëniet ekonomike, ushtarake, kulturore etj. Ecuria e marrëdhënieve
Shqipëri - Bashkimi Sovjetik, e dëshmon qartë këtë rregull. Le të tërheqim disa
konkluzione.
Së pari. Pas vitit 1948, marrëdhëniet ndërshtetërore të Shqipërisë me
Bashkimin Sovjetik, ashtu si dikur me Jugosllavinë, nuk i krijuan Shqipёrisё hapje të plotë me të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë edhe vendet
fqinjë. Shqipëria u bë anëtare e Këshillit Ekonomik të Ndihmës Reciproke (KNER)
dhe e Traktatit ushtarako - politik të Varshavës, por edhe këtu të krijohej përshtypja
se lidhjet e Shqipërisë me vendet e Bllokut komunist ishin më tepër garniturë dhe të
ndërvarura nga marrëdhëniet e Shqipërisë me BS. Në vijim të këtij perceptimi vihej re
se organizmat e KNER-it apo të Traktatit të Varshavës e drejtonin qeverinë shqiptare
pranë qeverisë sovjetike, ku problemet pothuajse shtroheshin për diskutim, konsultim
e zgjidhje bileterale Shqipëri - BS. Kalimi nga “prehri” jugosllav në atë sovjetik dhe
më vonë nga “prehri” sovjetik në atë kinez ndikuan jo vetëm në aftësitë
vetëqeverisëse të shtetit shqiptar, por sidomos ndihmuan në izolimin e tij.
239
Së dyti. Në marrëdhëniet Shqipëri – Bashkimi Sovjetik, kriteri ideologjik e
politik i marrëdhënieve kushtëzonte dhe funksionimin e brendshëm të shtetit shqiptar.
Udhëheqja shqiptare nuk arriti asnjëherë të modifikonte metodat dhe përmbajtjen e
qeverisjes së saj në mënyrë të pavarur. Satelitizmi sovjetik shprehej në të gjitha sferat
e jetës institucionale publike dhe politike. Nuk konstatohen ndryshime thelbësore nga
marrëdhëniet e krijuara më parë me Jugosllavinë, me ato të më vonshme me
Bashkimin Sovjetik. Qëndrimi satelit bënte që të përsëriteshin në vite të njëjtët
gabime dhe të thellohej varësia. Është kjo arësyeja që jo vetëm gjatë periudhës
sovjetike, por në të gjithë harkun kohor të sistemit komunist, Shqipëria mbeti në
vartësi të “mikut të radhës”, të “kredisë së radhës”, të “ndihmës së radhёs.” Gabimet
në marrëdhëniet me Jugosllavinë, nuk u shfrytëzuan asnjëherë për të ndërtuar
marrëdhënie me të gjitha vendet, mbi bazën e interesit reciprok e rregullave
ndërkombëtare. Satelitizmi imponoi jo vetëm sistemin komunist nën pushtetin e një
partie të vetme në vend, por siguroi dhe ruajtjen e forcimin e pushtetit të një individi
të vetëm, siç ishte Enver Hoxha, kopje e modelit të tij shpirtëror, Stalinit.
Së treti. Të ngritura mbi kritere ideologjike dhe mbi bazë të një sovraniteti të
kufizuar që ia impononte karakteri satelit, marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin
Sovjetik, patën zenitin e tyre kur Shqipëria u pranua në Traktatin e Varshavës dhe kur
udhëheqësi i Kampit Socialist, Hrushov vizitoi Shqipërinë, duke i falur asaj shuma të
mëdha kredie dhe duke sanksionuar anëtarësinë e “privilegjuar” të Shqipërisë në
Traktatin e Vashavës. Por këto marrëdhënie patën dhe fundin e tyre, që daton në fillim
të viteve ’60. Prishja e marrëdhënieve ideologjike e politike shqiptaro – sovjetike
rezultoi me anulimin e të gjitha marrëdhënieve ekonomike bilaterale, reduktimin e
marrëdhënieve me shtetet e tjera të Kampit Socialist, si dhe me ndërprerjen e
marrëdhënieve diplomatike, ndërprerje që vazhdoi sa jetoi vetë Blloku komunist.
Thyerja e marrëdhënieve Shqipëri - Bashkimi Sovjetik e thelloi izolimin e Shqipërisë
në arenën ndërkombëtare. Parternalizmi jugosllav dikur dhe ai sovjetik më vonë, e
kishin uniformizuar dhe dogmatizuar politikën shqiptare në përmasa ekstreme. E
gatuar si e tillë, udhëheqja shqiptare paraqiste një model të gatshëm për Kinën
Komuniste, e cila atëkohë zhvillonte Revolucionin e Madh Kulturor, dhe u gjend e
gatshme për ta mbështetur jo vetëm ideologjikisht por edhe për ta ndihmuar për të
mbijetuar ekonomikisht.
Ndërtimi i marrëdhënieve të qeverisë shqiptare me qeverinë sovjetike mbi
kritere partiake e shtetërore satelitizmi, ushqeu në vite ndjenjën e përuljes e të
nënshtrimit, diktatit, servilizmit deri në momentin e gjetjes së ndihmës, të kredisë, apo
të ndonjë interesi pushteti të radhës. Duke pranuar çdo lloj kushti politik, fillimisht
nga jugosllavët dhe më vonë nga sovjetikët, udhëheqja shqiptare me në krye Enver
Hoxhёn përdorën çdo instrument politik dhe shkelën mbi vlerat tradicionale të
shoqërisë shqiptare të respektit ndaj njeriut dhe të drejtave të tij, me qëllimin e vetëm
për të ruajtur modelin sovjetik të regjimit në Shqipëri dhe pushtetin e tyre politik në
vend. Shoqёria shqiptare u përça në “besnikë të popullit e të partisë” nga një anë dhe
në “armiq të popullit” nga ana tjetër. Shembuj ka plot.
U pranua dhe u vendos të bashkoheshin të dy ushtritë shqiptare dhe jugosllave,
të parifikohej monedha shqiptare dhe ajo jugosllave, planifikimi i ekonomisë
shqiptare të ishte pjesë e planifikimit të buxhetit jugosllav, të bëhej bashkimi doganor
Shqipëri - Jugosllavi, territori i Shqipёrisë të vihej në dispozicion të ushtrisë jugosllave. Kështu u kërkua, u pranua dhe u vendos që Shqipëria të kthehej në bazë
ushtarake të Bashkimit Sovjetik, gjë që e kthente Shqipërinë në një shtrat të nxehtë të
Luftës së Ftohtë dhe rrezikonte ekuilibrin gjeopolitik në rajonin e Mesdheut. Për më
tepër, kur nënshkruhej marrëveshja për armatimin e Bazës Detare të Vlorës, qeveria
240
shqiptare protestonte pranë qeverisë greke dhe italiane për bazat amerikane në ato
vende. Baza Ushtarake Detare sovjetike në Gjirin e Vlorës paraqitej si “atribut”,
zotësi” dhe “mburrje” e palës shqiptare; të njëjtën gjë predikonte edhe pala sovjetike,
ku evidentohej dukshëm interesi mbrojtës i të dy palëve. Mburrej Enver Hoxha se
ishte i pari që e bëri vendin bazë të huaj në mbrojtje të paqes, mburrej edhe Hrushovi
se ishte i pari që “ruante paqën” me silurat e nëndetëset sovjetike në territorin e një
vendi tjetër, thuajse ishte fjala për ndonjë gubernë ruse. Pozicionimet e të dy palëve,
shqiptare dhe sovjetike, duken interesante për njëanshmërinë e gjykimit të tyre.
Dokumentet dëshmojnë se në tërësi vlerësimet ushtarake e strategjike për
Vlorën, për Sazanin dhe për të gjithë pozicionin e Shqipërisë bëheshin nga
udhëheqësit e ushtarakët sovjetikё, duke filluar nga Stalini, Hrushovi, Zhukovi dhe drejtues të tjerë, ndërsa pala shqiptare jo vetëm i konfirmonte, por e mikluar merrte
iniciativën për materializimin e këtyre vlerësimeve. Kështu përpjekjet e ushtarakëve
sovjetikë, për krijimin e kushteve për bazim të përkohshëm të anijeve të tyre në portet
e Shqipёrisё, pasoheshin nga servilizmi i qeverisë shqiptare, e cila i tejkalonte propozimet sovjetike, duke kërkuar kthimin e Vlorës dhe Sazanit në bazë të
përhershme të ushtrisë sovjetike e të Traktatit të Varshavës. Pavarësisht nga zhvillimet
e mëvonshme, udhëheqja e PPSH dhe e shtetit shqiptar të atyre viteve, dhe
personalisht Enver Hoxha, mbajnë pёrgjegjësi para popullit shqiptar dhe historisë, për ndërtimin e bazës ushtarake të një vendi tjetër në vitet ’50, gjë që krijonte
rrezikshmëri në marrëdhëniet me fqinjët dhe pasiguri për rajonin.
Me po atë pasion dhe me të njëjtat kritere satelitizmi, qeveria shqiptare thelloi
mosmarrëveshjet deri në ekstrem me BS, shtetin më të fuqishëm të kampit socialist,
kreditorin, investitorin e furnizuesin kryesor e të vetëm të ekonomisë shqiptare. Ashtu
siç ishin të gabuara përpjekjet për tё hyrё tërësisht nën ombrellën sovjetike, kur kërkohej nga Enver Hoxha depozitimi i arit të bankës shqiptare në BS, kur kërkohej
traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke me Bashkimin e largët Sovjetik, kur në
Shqipëri vriteshin pa gjyq 22 intelektualë të akuzuar padrejtësisht se kishin vendosur
bombën në Ambasadën Sovjetike, po me të njëjtin tonalitet pasioni, shpërtheu dhe
urrejtja ndaj udhëheqësve sovjetikë, dhe ndodhi ndarja e madhe që i kushtoi
shqiptarëve vite të rënda mbijetese, forcim të dhunës së drejtpërdrejtë dhe të tërthortë.
Nëse në fillim të viteve ’60, Shqipëria u gjend në një anë të barrikadës me Kinën,
kundër BS, SHBA dhe Jugosllavisë, kjo nuk ishte dëshira dhe vullneti i shqiptarëve.
Ky pozicionim, që e izoloi edhe më tej Shqipërinë plotësoi vetëm ambicjet e klasës
politike shqiptare, së cilës i krijoi jetëgjatësi në pushtet.
Klasa politike shqiptare e udhëhequr nga Enver Hoxha nuk e pranoi
destalinizimin, proces që u zhvillua jo vetëm në BS por në të gjithë kampin socialist.
Enver Hoxha nuk u distancua nga stalinizmi, ndërsa represioni ndaj kundërshtarëve
politikë, madje dhe ndaj bashkëpunëtorëve të cilët u enthuziazmuan nga Kursi i ri i
destalinizimit, ra ashpër drapëri dhe cekani i PPSH. Po kështu nuk pati ndryshime
thelbësore në politikën ndaj Jugosllavisë, madje në fund të vitit 1956 marredheniet e
Shqipërisë me Jugosllavinë u ashpërsuan sërish. Kur në të gjithë kampin socialist
ishin ndërprerë pushkatimet, në Shqipëri u pushkatuan tre vetë me akuzën e rreme se
ishin vënë në shërbim të Jugosllavisë, midis tyre dhe një grua, Liri Gega. Enver
Hoxha i rezistoi destalinizmit, se ai vetё ishte kthyer ne nje Stalin i vogël nё Shqiperi dhe kishte frike se mos e hiqte Hrushovi si udhëheqës te tjerë stalinistë në Lindje.
Bllokimi i destalinizimit ose i revizionizmit në politikën shqiptare bëri që Hoxha dhe
PPSH të mos ndahen asnjëherë nga ideologjia dhe praktikat staliniste ortodokse.
Me motivacionin kundra në fillim dhe më vonë pro sovjetikëve, u përjashtuan
nga partia me qindra komunistë, u internuan me qindra, si dhe u asgjesuan fizikisht
241
shumë të tjerë. Me dhe kundra sovjetikëve u pushkatuan apo vdiqën në burgje e
internime qindra e mijëra njerëz, përveç të tjerëve edhe anëtarë të kupolës së lartë të
Partisë e të Shtetit, si Tuk Jakova, Njazi Islami, Dali Ndreu e deri te Mehmet Shehu,
Beqir Balluku, Kadri Hazbiu, Petrit Dume etj. Duke adoptuar metodat staliniste
sovjetike, nëpërmjet dhunës së drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, informacionit të
gjithanshëm, kontrollit në çdo sferë të jetës, me anë të forcave të Sigurimit të Shtetit
instaloi frikën, heshtjen, miratimin apriori, nënshtrimin dhe servilizmin, shkurt jetesën
me dy standarde. Sigurimi i Shtetit konsiderohej syri dhe veshi i Partisë dhe metodat e
punës së tij ishin identike me ato të KGB sovjetike.
Një nga prioritetet e marrëdhënieve shqiptaro - sovjetike ishte bashkëpunimi
në fushën ushtarake. Këtë dukuri e impononte Lufta e Ftohtë. Ky lloj bashkëpunimi
ishte ana më e padukshme dhe jo transparente që thithte pjesën më të madhe të
kredive, ndihmave dhe furnizimeve të dhëna nga pala sovjetike. Gjatë periudhës 1948
– 1960, Shqipëria u furnizua me armatime dhe materiale ushtarake - teknike të kohës,
si tanke, artileri, aeroplanë luftarakё, anije e nëndetëse, raketa dhe makineri të të gjitha llojeve, me një vlerë mbi 1 miliardë rublash,
964 ose diçka më shumë se dyfishi i
kredive të dhëna Shqipërisë nga të gjitha vendet e KNER-it të marra së bashku.
Konvertimi i këtyre ndihmave në vlera ekonomiko - financiare tregojnё dëmet marramendëse që i janë bërë mirëqenies së popullit të varfër dhe zhvillimit ekonomik
të vendit.
Konflikti shqiptaro - sovjetik, pati ndikim negativ në kampin socialist dhe
ishte goditje e rëndë për imazhin e tij ndërkombëtar. Ndërprerja e marrëdhënieve
ideologjike, ushtarake, politike dhe diplomatike e Bashkimit Sovjetik me Shqipërinë
ishte goditja e dytë serioze nga brenda Bllokut komunist. Uniteti i “plotë” që
trumbetohej me zhurmë pësoi fiasko. Ashtu siç nënvizonte studiuesja sovjetike Nina
Smirnova, Hrushovi përsёriti gabimin e Stalinit, i cili në vitin 1948 përjashtoi
Jugosllavinë nga bashkësia socialiste.965
Një qëndrim i tillë ishte goditje edhe për
“politikën e re të Hrushovit”, i cili nga një anë propagandonte afrimin me Jugosllavinë
dhe nga ana tjetër pёrjashtonte një anёtar aktual të Bllokut, siç ishte Shqipëria.
Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë ishte një veprim ekstrem që
ndërmori Hrushovi, veprim i cili nuk ishte marrё as ndaj armiqve më të rrezikshëm të Bashkimit Sovjetik. Me masat ekstreme ndaj Shqipërisë, Hrushovi parashikonte
revolta të brendshme deri nё kryengritje pro Bashkimin Sovjetik e kundër regjimit ortodoks stalinist të Enver Hoxhës. Jeta provoi se Hrushovi gaboi në llogaritë e tij,
pasi influenca sovjetike nuk kishte rrënjë aq të thella sa të shkaktonte tronditje të
mëdha në radhët e PPSH, të ushtrisë e të popullit shqiptar. Ideja e mbrojtjes së
pavarësisë së vendit, që u shpall “detyrë mbi detyrat” mobilizoi popullin shqiptar rreth
PPSH, si e vetmja forcë politike që mund ta shpëtonte vendin. Propaganda e fuqishme
në çdo ndërmarrje, shkollë, institucion dha efekte pozitive. Ndërkohë Enver Hoxha
mori masa sigurie ndaj elementëve të lidhur ngushtë me Bashkimin Sovjetik. Për
rrjedhojë, veprimet e nxituara nga ana sovjetikëve vetëm sa e shtuan më tej
kohezionin politik në Shqipëri.
Largimi i Shqipërisë nga kampi socialist krijoi një situatë delikate për sigurinë
e Shqipërisë. Shtetet fqinjë reaguan në mënyra të ndryshme, duke përpunuar politika
në përputhje me interesat e tyre kombëtare e ndërkombëtare. Pasoja pati edhe vetë
Bashkimi Sovjetik, i cili u detyrua të tërhiqet nga një bazë ushtarake detare me
964
AQSH,F. 14/AP, TV, viti 1961, D.1, fl.12. Letër e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të
Armatosura të Bashkuara të Traktatit të Varshavës, mareshalit të BS A. Greçko dërguar Beqir
Ballukut, më 27 mars 1961. 965Nina Smirnova “Historia e Shqipërisë përgjatë .....fl.378.
242
rëndësi strategjike për Traktatin e Varshavës i cili rivalizonte me Bllokun Ushtarak të
NATO-s. Janë karakteristike debatet polemizuese midis Enver Hoxhës dhe Hrushovit,
në fillim të viteve ’60, kur secili prej tyre “luftonte” për të provuar se cili prej tyre
kishte vënë “tullën” e parë në krijimin e Bazës ushtarake të Pashalimanit e për
rrjedhojë kujt i takonte pronësia e saj.
Shqipëria pati përfitime të konsiderueshme nga marrëdhëniet e bashkëpunimit
me vendet e Kampit socialist në kuadër të KNER-it. Në pamundësi për të realizuar
zhvillimin ekonomik të Shqipërisë me burime të brendshme financiare, u kërkua dhe
u sigurua ndihmë e kredi nga vendet anëtare të kësaj organizate, duke krijuar kushte
për ritme zhvillimi të shpejta, si dhe duke arritur disa tregues pozitivё për daljen nga prapambetja e viteve të para të pas luftës. Sigurisht, pjesa e luanit të ndihmave e të
kredive, rreth 70 përqind i takonin Bashkimit Sovjetik. Gjatë periudhës së
marrëdhënieve në kuadrin e KNER-it, Shqipërisë i janë falur kreditë e akorduara nga
Bashkimi Sovjetik dhe Çekosllavakia. Bashkimi Sovjetik në vitin 1957 i fali
Shqipërisë të gjitha kreditё dhe përqindjet e interesit për periudhën 1945 - 1957, me
një vlerë prej 422 milionë rubla (të reja), të konvertuara në ndërmarrje dhe objekte të
ndryshme industriale. Falje të pjesshme të kredive bëri edhe qeveria çekosllovake në
vitin 1959. Ajo fali 50 përqind të kredive të akorduara deri në fund të vitit 1955 dhe
përqindjet përkatëse të interesit, me një vlerë prej 60.8 milionë rubla.
Ndërprerja e ndihmave dhe e kredive nga vendet e KNER-it, fillimisht krijoi
probleme për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të Shqipёrisё, por edhe për ruajtjen e
niveleve të arritura, sepse me burimet e brendshme Shqipёria nuk mund të përballonte nevojat e domosdoshme të furnizimit të sektorëve të ekonomisë. Nga ana tjetër,
aftësia paguese e ekonomisë shqiptare, për larjen e borxheve ishte dhe mbeti e ulët,
pavarësisht nga kreditë e akorduara dhe të falura nga vendet e KNER-it. Megjithë
përpjekjekjet e gjithanshme, Shqipëria nuk arriti t’i shlyente të gjitha borxhet që
kishte ndaj vendeve të KNER-it, sidomos ndaj Bashkimit Sovjetik. Pa llogaritur
kreditë e falura, Shqipëria në tërësi i shleu detyrimet e saj ndaj shumicës së vendeve të
KNER-it, në përputhje më marrëveshjet e nënshkruara. Kështu, detyrimet për kreditë
e përdorura dhe përqindjet e interesit të akorduara nga Çekosllavakia, Bullgaria, RD
Gjermane, Hungaria, Polonia dhe Rumania, u shlyen në afatet e përcaktuara.
Ndërsa me Bashkimin Sovjetik mbetën njё varg problemesh ekonomikё të pa zgjidhura. Sipas të dhënave të Bankës Shqiptare, në kohën e ndërprerjes së kredive e
të ndihmave në vitin 1961, Shqipëria i detyrohej Bashkimit Sovjetik 80.2 milionë
rubla si kredi të pashlyera, duke mos përfshirё përqindjet e interesit të kredive të shtyra nga qeveria sovjetike në vitin 1960. Por me prishjen e marrëdhënieve, qeveria
sovjetike anuloi shtyrjen që kishte miratuar më parë, duke e kthyer kështu situatën e
mëparshme. Për rrjedhojё qeveria sovjetike, në vitin 1985 (kohë e përfundimit të afatit të shlyerjes), i kujtoi qeverisë shqiptare vlerën e borxhit për principal prej 71 milionë
rubla dhe 38 milionë përqindjet e interesit deri më 1 janar të vitit 1985.966
Mbi këtë
llogari, me ndërprerjen e marrëdhënieve në vitin 1961, Shqipëria i detyrohej
Bashkimit Sovjetik rreth 109 milionë rubla.
Megjithatë, faktet tregojnë se përfitimet nё marrëdhëniet me KNER-in, mund
të ishin akoma më efektive, për shkak se Shqipëria vlerësohej më pak e aftë dhe e
rregullt në angazhimet e saj, në kuadrin e kësaj organizate. Ajo vlerësohej jo shumë
aktive ndaj detyrave që përcaktonin organet përkatëse të Këshillit Ekonomik. Shpesh
herë për mungesë përvoje, specialistësh apo për neglizhencë nuk aktivizoheshin të
gjitha mundësitë që afronte KNER-i. Në Komisionin e Tregtisë së Jashtme, vendi i
966
Eqrem Beci. Mbi marrëdhëniet ekonomiko-tregtare, ..... fl.72.
243
përfaqësuesit të Shqipërisë qëndroi vakant prej dy vitesh.967
Edhe pse merrte pjesë në
mjaft komisione, nënkomisione e grupe pune, Shqipëria përfaqësohej disa herë me
specialistё të papërshtatshëm.
*
* *
Fillimi i viteve ’60, politikën e shtetit shqiptar e gjeti të çoroditur dhe pa
ekuilibër. Prishja e marrëdhënieve me BS çoi në forcimin e darës së izolimit. Vendet e
Evropës Lindore, duke pasuar sovjetikët, tёrhoqën ambasadorët dhe i reduktuan në minimum lidhjet diplomatike me Shqipërinë. Në tërësi këto vende, nën shembullin
sovjetik, ndoqën politikën e sanksioneve, anulimit të kredive, zvogёlimit maksimalisht të tregtisë e të shkëmbimeve ekonomike, tërheqjes së asistencës teknike
etj. Përpjekjet për shkëmbime tregtare dhe ekonomike me vendet jo komuniste, sado
të vonuara që ishin, mbetёn tepër të kufizuara. Nga ana tjetër, marrëdhëniet me vendet
fqinjë ballkanikё vijuan jo normale. Gjithashtu, marrëdhëniet me SHBA vijuan të
mbeten si më parë. Në këtë mënyrë, Shqipëria persёri mbeti e izoluar dhe i vetmi shteg ishte lidhja me Kinën, mbi bazën e kritereve politiko - ideologjike si edhe më
parë. Ky parim u vërtetua plotësisht në vitet e mëvonshme.
Kalimi i Shqipërisë nga sistemi totalitar në sistemin demokratik, mundësoi që
vlerat themelore të shtetit shqiptar të bëhen gjithnjë e më shumë realitet dhe të fitojnë
terren në shoqërinë demokratike.
967
AQSH,F. 14/AP, KNER, viti 1961, D.12, fl.7. Informacion mbi disa çështje të përfaqësisë shqiptare
në KNER më 11 shtator 1961.
244
B I B L O G R A F I A
I. BURIME ARKIVORE 1) Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (AQSH)
Fondi 14/AP STR, Arkivi Partisë
Fondi 14/AP, OU, Organet Udhëheqëse
Fondi 14/AP/2, Konferenca e Partisë, Tiranë 1956
Fondi 14/AP, MPKJ Marrëdhëniet e PKSH me PK Jugosllave
Fondi 14/AP, MPKG Marrëdhëniet e PKSH me PK Greke
Fondi 14/AP, MPKBS Marrëdhëniet e PKSH me PK të Bashkimit Sovjetik
Fondi 14/AP, KNER Këshilli i Ndihmës Ekonomike Reciproke
Fondi 14/AP, TV Traktati i Varshavës
Fondi 15/AP, Dokumente të Kominternit për Shqipërinë
Fondi 10, Enver Hoxha
Fondi 489, Presidiumi i Kuvendit Popullor
Fondi 490, Këshilli i Ministrave
Fondi 494, Ministria e Ekonomisë
Fondi 495, Komisioni i Planit të Shtetit
Fondi 503, Ministria e Tregëtisë
Fondi 1505/1, Koleksion dokumentesh nga Arkivi i Departamentit të Shtetit.
SHBA
Fondi 505, Ministria e Financës
2) Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë (AMPJ) AMPJ, Viti 1944, 1945, 1946, 1947, 1949, 1953, 1954.
3) Arkivi i Qendrës së Studimeve Albanologjike
Dokumente angleze mbi formimin e Qeverisë
Demokratike shqiptare, vit 1944
4) Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura (AQFA) Fondi 100/3
5) Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë (AMPB)
AMPB i RSH,, F.140, viti 1951
II. DOKUMENTE TË BOTUARA
Dokumente mbi miqësinë shqiptaro- sovjetike, Tiranë, 1957.
Dokumente të organeve të larta të pushtetit revolucionar nacionalçlirimtar
(1942 –1944), Instituti i Historisë së Partisë pranë KQ të PPSH, Tiranë, 1962.
Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm e të Komandës së Përgjithshme të
Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, vëll. I,II, Tiranë, “8 Nëndori”, 1976.
245
Kongresi I Antifashist Nacionalçlirimtar, Kryesia e Këshillit Antifashist NÇ,
Tiranë, 1944.
Masakra në Çamëri. Përmbledhje dokumentesh, Tiranë , 55, 2009.
Marrëdhëniet shqiptaro - jugosllave, 1945-1948, (Dokumente), Tiranë,
“Eurorilindja”, 1996.
Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse, Islam Lauka, Tiranë, Toena, 2006.
Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse,1946-1962, Hamit Kaba – Ethem Çeku,
Prishtinë, Brezi "81, 2011.
Politika Antikombëtare e Enver Hoxhës, Plenumi i 2-të i KQ të PKSH, Berat
23 – 27nëntor 1944, (Dokumente), Tiranë, Eurorilindja, 1996.
PPSH – Dokumente kryesore (1941 – 1948), vëll.I, Tiranë, Naim Frashëri,
1971
III. SHTYPI
Gazeta “Pravda”,Moskë, 18 dhjetor 1942.
Gazeta “Bashkimi”, 1945 – 1955
Gazeta Zyrtare Nr.93, Tiranë, 1940.
Gazeta “Rizospastis”,Gjirokastër, 1946.
Gazeta “Zëri i Çamërisë” Nr.7, 1946.
Gazeta “Zëri i Popullit”,Tiranë, 1952; 1953; 1955; 1956
Revista “Der Spiegl” Nr.1/1961, 12 prill 1961.
Gazeta “Panorama”, Tiranë, 2010, 2013
Gazeta “Mapo”,Tiranë, 2012.
Gazeta “Dita”,Tiranë, 2016
IV. LITERATURA
AMERY, Julian, Bijët e Shqipes, Tiranë, Lumo Skendo, 2002.
Albumi“Rezistenca e popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore”, me
rastin e 70 vjetorit të Çlirimit, Tiranë, Gent – Grafik, 2014.
ALIA, Ramiz, Jeta ime, Kujtime, Tiranë, Toena , 2010.
BARTL, Peter, Shqiptarët, nga mesjeta deri në ditët tona, Tiranë , Instituti i
Dialogut e Komunikimit, 2008.
BASHKURTI, Lisien, Diplomacia Shqiptare në fillimet ë Luftës së Ftohtë,
1945-1961, Tiranë, GEER, 2003.
BATTAGLIA, Roberto, Lufta e Dytë Botërore, Tiranë, 8 Nëntor, 1991.
BECI, Eqrem, Mbi marrëdhëniet ekonomiko-tregtare, eksport-importin dhe
bilancin valutor të Shqipërisë 1945 – 1990, Tiranë, Dituria, 2011.
BIBERAJ, Elez, Shqipëria dhe shqiptarët në udhën e rimëkëmbjes, Tiranë,
Instututi i Studimeve Ndërkombëtare, 2014.
BIBERAJ, Elez, Shqipëria në tranzicion (Rruga e vështirë drejt demokracisë
1990 – 2010), Tiranë, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, 2011.
BOÇI, Sonila, Minoritetet kombëtare në Shqipëri midis identitetit dhe
integrimit : 1939-1949, Tiranë, Instituti i Historisë, 2012.
246
CASTELLAN, Georges, Histori e Ballkanit (Shekulli XIV – XX), Tiranë,
Çabej, 1991.
CONTE, Artur, Jeta dhe ndarja e Botës, Tiranë, Albinform, 1994.
CHUVAHIN D. S, Shërbimi im diplomatik në Shqipëri, Tiranë, Almera, 2008.
ÇAMI, Muin, Shqipëria në rrjedhat e historisë 1912 – 1924, Tiranë, Onufri,
2007 .
ÇEKU, Ethem, Kosova në sfondin e diplomacisë së Jugosllavisë dhe të
Shqipërisë 1945 – 1981, Prishtinë, Brezi 81, 2009.
DEDIJER, Vladimir, Marrëdhëniet jugosllavo – shqiptare (1939 – 1948),
Beograd, Prosveta, 1949.
DERVISHI, Kastriot, Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005, Tiranë, 55, 2006.
DERVISHI, Kastriot, Masakra në Çamëri, Tiranë, 55, 2009.
DEZHGIU, Muharrem, Shqipëria nën pushtimin italian (1939 – 1943), Tiranë,
Akademia e Shkencave, 2005.
DRAGOJ, Nuri, Prapaskenat e Konferencës së Londrës (1912-1913), Tiranë,
ICEBERG, 2013.
DUKA, Valentina, Historia e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë, SHBLU, 2007.
DURHAM, Edit, Brenga e Ballkanit, Tiranë, 8 nëntori, 1991.
DYRMISHI, Demir, Konferenca e PPSH së Tiranës, shkaqe dhe rrjedhoja
(prill 1956), Studime historike, Nr.1 – 2, Tiranë 2002.
ERCOLANI, Antonella, L’Albania di fronte all’unione sovietica nel patto di
Varsavia. (1955 – 1961), Roma, SETTE CITTA, 2007.
FISCHER, Bernd J., Diktatorët e Ballkanit, Tiranë, AIIS, 2009.
FISHTA, Iliaz & TOÇI, Valentin, Ekonomia e Shqipërisë në vitet e para të
ndërtimit të socializmit (1944 – 1948), Tiranë, Akademia e Shkencave, 1984.
Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë, Akademia e Shkencave, 1985.
FRASHËRI, Kristo. Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe e themelimit
të PKSH-së 1878 – 1941, Tiranë, ILAR, 2006.
FRASHËRI, Kristo, Shqipëria në Konferencën e Paqes, Paris 1946 (Vështrim
historik), Tiranë, Kristalina – KH, 2015.
GRIMBERG, Karl, Historia botërore dhe qytetërimi, vëll. 12, Tiranë, Uegen,
2005.
GJILAS, Milovan, Biseda me Stalinin, Tiranë, Fan Noli, 2000.
GJILAS, Milovan, Fytyra e totalitarizmit, Tiranë, Fan Noli, 2007
HADRI, Ali, Lëvizja Nacionalçlirimtare në Kosovë (1941 – 1945), Prishtinë,
Rilindja, 1971.
Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar (1939 –
1944), vëll. IV, Tiranë, 8 nëntori, 1989.
Historia e Popullit Shqiptar, vëll. IV, Tiranë, Toena, 2008.
Historia e Partisë së Punës të Shqipërisë, Tiranë, Naim Frashëri, 1968.
HIBBERT, Reginold, Fitorja e hidhur (Lufta Nacionalçlirimtare e
Shqipërisë), Tiranë, A. Z. Çajupi, 1993.
HOXHA, Fadil, Në vetën e parë, Prishtinë, Koha, 2010.
HOXHA, Enver, Hrushovianët (kujtime), Tiranë, 8 nëntori, 1980.
HOXHA, Enver, Kur lindi partia (kujtime), Tiranë, 8 nëntori, ,1981.
HOXHA, Enver, Titistët, shënime historike, Tiranë, 8 nëntor, 1982.
HOXHA, Enver, Rreziku anglo – amerikan për Shqipërinë (kujtime),Tiranë, 8
nëntor, 1982.
247
HRUSHOVI, Nikita, Kujtime, Tiranë, 55, 2006.
IKONOMI, Ilir, Faik Konica – jeta dhe vepra në Uashington, Tiranë, Onufri,
2011.
JACQUES, Edwin, Shqiptarët: historia e popullit shqiptar, Tiranë, Kartë e
Pendë, 1996.
JANI, Karamelo Thoma, Marrëdhëniet shqiptaro-greke, Tiranë, Almera,
2008.
JORGAQI, Nasho, Jeta e Fan Nolit, Tiranë, OMBRA GVG, 2005.
KABA, Hamit. Shqipëria dhe të Mëdhenjtë. Nga Lufta e Dytë Botërore në
Luftën e Ftohtë, Tiranë, KLEAN, 2015.
KABA, Hamit, Refleksione në politikën e jashtme të shtetit shqiptar pas
vdekjes së Stalinit (1953 – 1961), Studime historike, Nr.3 – 4,Tiranë, 2004.
KABA, Hamit, Marrëdhëniet shqiptaro – amerikane gjatë Luftës së Dytë
Botërore, Studime historike Nr.3 – 4,Tiranë, 2004.
KABA, Hamit, Politika e Perëndimit ndaj Shqipërisë gjatë krizës shqiptaro –
sovjetike, Studime historike, Nr. 3 – 4,Tiranë, 2010.
KABA, Hamit, Konflikti shqiptaro – sovjetik dhe sovjeto – jugosllav në sytë e
Perëndimit, Studime historike, Nr.1 – 2,Tiranë, 2008.
KABA, Hamit, Dështimi i përpjekjeve të qeverisë shqiptare për rivendosjen e
marrëdhënieve diplomatike me SHBA (1944 – 1946), Studime historike ,Nr.3
-4,Tiranë, 2005.
KABA,Hamit, Shqipëria në rrjedhën e Luftës së Ftohtë, Tiranë, Botimpex,
2007
KISSINGER, Henry, Diplomacia, Tiranë, Lidhja e Shkrimtarve, 1999.
Konferenca e Bujanit, Prishtinë, Instituti i Historisë, 1998.
Konferenca e Bujanit, Tiranë, Instituti i Historisë, Akademia e Shkencave e
Shqipërisë, 1999.
Konferenca e Teheranit, përmbledhje dokumentesh, Tiranë, Eurorilindja,
1997.
KNIGHT, Amy, Beria, Berat, UEGEN, 1999.
KOLA P. Aristidh, Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, Tiranë, 55, 2007.
KRISAFI, Ksenofon, Diplomaci pas luftës,Tiranë, Dajti 2000, 2009.
LALAJ, Ana, Dosjet e Luftës, Tiranë, Toena, 2014.
LALAJ, Ana, Pranvera e rrejshme e '56, Tiranë, INFBOTUES, 2015.
LALAJ, Ana, "Shqipëria dhe Informbyroja", Studime historike, Nr.3-4,Tiranë,
2009.
LALAJ, Ana, "Konferenca e Partisë e Tiranës, një pranverë e dështuar e së
majtës në Shqipëri (14-19 prill 1956)", Studime historike, Nr.1-2,Tiranë, 2009.
LALAJ, Ana, "Shqipëria dhe Informbyroja", Studime historike, Nr.3 –
4,Tiranë, 2009.
LALAJ, Ana, "Shqipëria në Paktin e Varshavës (1955 - 1968)”, Studime
historike, Nr.1-2, Tiranë, 2004.
LALAJ, Ana, "Plani Marshall dhe Shqipëria", Studime historike, Nr.3 –
4,Tiranë, 2006.
LALAJ, Ana, "Ndarja me sovjetikët dhe aleatja e fundit e Shqipërisë
komuniste", Studime Historike, Nr.3-4,Tiranë, 2010.
LALAJ, Ana, 1956 – "Tronditje në “kampin” komunist", Studime Historike,
Nr.1 – 2,Tiranë, 2007.
248
LUCAS, Peter, Misioni amerikan në Shqipëri (Operacionet sekrete të OSS-it
dhe bashkëpunimi me partizanët komunist gjatë Luftës Nacionalçlirimtare),
Tiranë, Bota Shqiptare, 2007.
LORY, Bernard, Evropa Ballkanike, nga viti 1945 në ditët tona, Tiranë,
Dituria, 2007.
META, Beqir, Tensioni greko-shqiptar 1939-1949, Tiranë, “GEER”, 2002 dhe
Globus R, 2007.
META, Beqir, "Raportet midis Greqisë dhe Shqipërisë në vitet 1950-1953",
Studime Historike, Nr.1- 2,Tiranë, 2002.
META, Beqir, "Raportet midis Greqisë dhe Shqipërisë në vitet 1950 - 1953",
Studime Historike, Nr.3-4,Tiranë, 2002.
META, Beqir, "Tensioni shqiptaro – greke në fundin e Luftës Civile greke dhe
qëndrimi anglo – amerikan", Studime Historike, Nr. 1 – 2,Tiranë, 2002.
MILO, Paskal, Të vërtetat e fshehura; incidenti i Kanalit të Korfuzit,
Tiranë,“Toena”, 2010.
MILO, Paskal, "Bashkimi Sovjetik dhe politika e jashtme e Shqipërisë në vitet
1944 – 1946", Studime Historike, Nr.1 – 4,Tiranë, 1997.
MILLER, David, Filozofia politike (një hyrje e shkurtër), Tiranë, Ideart, 2003.
MISHA, Glenny, Historia e Ballkanit 1804 – 1999, Tiranë,“Toena”, 2007.
MOISIU, Vangjel, PPSH kundër ndërhyrjeve e presioneve të
hrushovianëve,Tiranë, 8 nëntori, 1984
MURZAKU, Thoma, Politika ballkanike e Rusisës dhe çështja shqiptare,
Tiranë, NOBEL, 1999.
MUSAJ, Mehmet, Probleme të Politikës së Sigurimit të vendit, Tiranë, Shtëpia
Botuese e Ushtrisë, 2002.
NASI, Lefter, E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi,Tiranë,
Akademia e Shkencave, 1990.
NATHANAILI, Petrit, "Disa çështje të pozitës ndërkombëtare të Shqipërisë
(1944 - 1946)", Studime Albanologjike, nr. II, Tiranë, 1996.
NATHANAILI, Petrit. |Ideologjia dhe orientimi i politikës së jashtme të
Shqipërisë në vitet 1945 - 1946, "Shqipëria mes Lindjes dhe Perëndimit" ,
Tiranë,"Ani Print", 2014.
NIKOLAS, J. Costa, Shqipëria enigma ballkanike: monografi mbi Europën
Juglindore, Tiranë, Omsca-1, 2002.
OAKLEY – HILL, Dr. Dayrell, Një anglez në Shqipëri, Kujtime të një oficeri
britanik 1929 – 1955, Tiranë, Koçi, 2006.
PIPA, Arshi, Stalinizmi shqiptar. Aspektet ideo-politike, Tiranë, IKK, 2007.
PLAKA, Armand, Shqipëria, ashtu siç e pamë. (Shqipëria moniste në mediat
perëndimore 1945-1990. Përmbledhje artikush studimore), Tiranë, Kristal,
2012.
Plani Marshall, Historia e rimbëkëmbjes së Evropës pas Luftës së Dytë
Botërore, përkthim, Tiranë, Logoreci, 2000.
PUTO, Arben, Shqipëria Politike 1912 – 1939, Tiranë, Toena, 2009,
PUTO, Arben, Demokracia e rrethuar (Qeveria e F. Nolit në marrëdhëniet e
jashtme), Tiranë, Noli, 2010.
PUTO, Arben, Nëpër analet e diplomacisë angleze, botim i dytë, Tiranë, 8
nëntori, 1980.
PUTO,Arben, Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së
imperializmit (1912-1918) (përmbledhje dokumentesh), V. II, Tiranë, 8
249
nëntori,1987.
SILAXHIÇ, Haris, Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit, Tiranë,
Dituria, 1999.
SMIRNOVA, Nina D, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX, Tiranë,
Ideart, 2004.
TILMAN, William, Kur takohen njerëzit dhe malet. Tre oficerë anglezë gjatë
luftës në Shqipëri dhe në Kosovë, Tiranë, Toena, 1997.
SHAHU, Ajet, Disa veçori të zhvillimeve politike në Shqipëri (1945 - 1960),
"Shqipëria mes Lindjes dhe Perëndimit, Tiranë, "Ani Print", 2014.
SHATRI, Muhamet, Kosova në Luftën e Dytë Botërore (1941 – 1945), Tiranë,
Toena, 1997.
TONNES, Bernhard, Sonderfall Albanien (EnverHoxha “eigenereweg” und
die historischen Ursprunge siener Ideologie), Munchen, R, Oldenbourg
Verlag, 1980.
VERLI, Marenglen, Shqipëria dhe Kosova – Historia e një aspiranti, vëll.II,
Tiranë, Botimpex, 2007.
VALENTINA, Duka, Histori e Shqipërisë 1912 – 2000, Tiranë, SHBLU,
2007.
VAROSHI, Liman, Lufta e Ftohtë në Evropën e Lindjes, Tiranë, Naimi, 2010.
VICKERS, Miranda & PETTIFER, James, Shqipëria: nga anarkia në një
identitet ballkanik,Tiranë, Toena, 1998.
VOSHTINA, Fatos, Marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike në Bazën Detare të
Vlorës, Tiranë, Media Print, 2011.
VUKAJ, Shaqir, Rusia dhe Kosova (Shënime të një diplomati), Tiranë, Erico
Cuccia, 2007.
WINSTON, S. Churchil, Lufta e Dytë Botërore (Kujtime), vëll. IV, Tiranë,
Fan Noli, 2006.
V. BURIME NGA INTERNETI Prof. Dr. Hakif BAJRAMI. Parahistoria e aneksimit të Kosovës, tërhequr nga:
www.epokaere.com
Ferdinand Dervishi, Arkivat ruse : Pse e ndërtuam bazën e Vlorës, Hrushovi do
vendoste raketa, tërhequr nga: www.arkivalajmeve.com
ABSTRACT
The PhD thesis entitled "ALBANIAN – SOVIET UNION RELATIONSHIPS, 1949 - 1961" analyzes in
chronological and topical order the general framework and historical circumstances in which the relationships of
Albania and Soviet Union were developed during this period. This study evidences the terms, factors, nature,
achievements and failures of the relationship between the Labor Party of Albania and the Communist Party of the
Soviet Union.
The work is composed of the preface, introduction, five chapters, conclusions and bibliography, and is focused on
some still controversial hypotheses of Albanian - Soviet relationships, such as: Why did Albania made communism
its cause and its installation? Why was Albania included in the exclusive sphere of Soviet Union? Should Albania be
so intensively involved in the Warsaw Pact turning into its military base, meaning a Soviet one? Should the relations
with the Soviet Union be extremely aggravated at a time when Albania relied entirely on Soviet aids and credits, and
should it be stubborn to the offers for restoring normal diplomatic relations between the two countries later?
Key words: Albania, Soviet Union, Communism, Cold War.
ABSTRAKT
Teza e doktoraturës me titull, “MARRËDHËNIET SHQIPTARO – SOVJETIKO 1949 – 1961", analizon
në rend kronologjik dhe problematik, kornizën e përgjithshme dhe kushtet historike në të cilën u zhvilluan
marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik gjatë kësaj periudhe. Ky studim evidenton në disa këndvështrime
kushtet, faktorët, karakterin, arritjet dhe dështimet e marrëdhënieve midis Partisë Punës së Shqipërisë dhe Partisë
Komuniste të Bashkimit Sovjetik.
Punim është i ndërtuar nga parathënia, hyrja, pesë kapituj, përfundimet dhe bibliografia dhe mbi disa hipoteza ende
të diskutueshme të marrëdhënieve shqiptaro – sovjetike, si: Pse Shqipëria bёri kauzё tё vetёn komunizmin dhe instalimin e tij? Pёrse Shqipëria u përfshi në sferën eskluzive të Bashkimit Sovjetik? A duhej të angazhohej Shqipëria aq intensivisht në Traktatin e Varshavës duke u kthyer në një bazë ushtarake të tij, nënkupto sovjetike? A
duheshin acaruar skajshmërisht marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, në një kohë kur Shqipëria mbështetej tërësisht
në ndihmat dhe kreditё sovjetike dhe a duhej treguar kokëfortësi ndaj ofertave për rivendosjen e marrëdhënieve
normale diplomatike mes dy vendeve më vonë.
Fjalët kyçe: Shqipëria, Bashkimi Sovjetik, komunizmi, Lufta e Ftohtë.
top related